Kreu Blog Faqe 1048

Për zgjedhjet lokale në Shqipëri  

0

Një votues duke votuar për zgjedhjet lokale në Tiranë. 14 maj 2023.

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

FITORE BINDËSE E SOCIALISTËVE 

Zgjedhjet lokale të mbajtura me 14 maj në Shqipëri, dëshmuan fitorën e Partisë Socialiste, ku nga 61 bashki fituan 53, ndërsa 7 nga “Bashkë Fitojmë” dhe 1 nga Mega(minoriteti grek), duke qenë fitorja ma e madhe nga socialistët  në pluralizëm qe rikthen  monizmin në skenën politike 

Në fushatën parazgjedhore është bërë praktikë qe konkurentët politikë të përdorin retorikë të veçantë, madje të sforcuar kundër konkurentëve politikë qe tejkalon  madje edhe në kërcënime. Kësaj here e veçantë   ishte deklarata e kryeministrit Rama  duke iu kërcënuar kundërshtarëve politikë  se s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët, do të mbesë e evidentuar ne skenën politike  si thënie e diktarorëve modern. Dhe të ndodhur në një situatë të tillë një numër i konsideruar i qytetarëve u friguan dhe votuan mazhorancën, edhe jashtë vullnetit të tyre, sepse në pyetje ishte e ardhmja e tyre në punë e gjetiu. 

Dy kolona zgjedhore 

Zgjedhjet lokale në Shqipëri kishin një peshë të veçantë, pothuaj si të ishin parlamentare, që u dëshmu përmes fushatës zgjedhore në tërë Shqipërinë. Ishte ky një moment i veçantë për të dëshmuar forcimin e qeverisjës socialiste  si dhe sproven e opozitës së bashkuar e cila pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale  në vitin 2019, për t´u rikthyer qytetarëve.  

Kësaj here në zgjedhje nuk kishte vëshirësi sepse  ishin dy kolona zgjedhore ku qytetarët do të përcaktohen me votën e tyre, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” nga bashkimi i PD të udhëhequr nga S.Berisha dhe PL nga I.Meta.Nga ana tjetër kishim PD e cila ka vulën  dhe partitë e vogla të cilat iu prezantuan  votuesve  jo për kryetar të bashkive por për anëtar të këshillit bashkiak.   

Socialistët fituan bindshëm 

Në vendet me demokraci të konsoliduar, një parti e cila udhëheq gjatë dhe ballafaqohet me probleme të ndryshme sikurse është korrupcioni dhe mosfunkcionimi i shtetit ligjor, partitë e tilla ezaurohen dhe pësojnë rënie,por  në Shqipëri ndodhi e kundërta, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në 53 bashki, si asnjëherë deri më tash në pluralizëm. 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit kishin 3.650.658 persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj, ndërsa  në votim   kanë marrë pjesë 1.395.360 qytetarë   apo 38.22% e tyre.  

Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garuan 23.700 persona. Në zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione. 

Në sajë të numrit të qytetarëve që kanë votuar, del qartë se kjo  dalje është e ulët,  çështje e cila duhet të analizohet nga aktorët e politikës shqiptare si në pozitë dhe opozitë, për të dhënë përgjigjën e duhur pse abstenojnë apo refuzojnë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. 

Shpërndarja territoriale e bashkive në Shqipëri(14 maj 2023)

Presioni ndaj opozitës   

Nga ana e opozitës të gjithë janë unik se u votua nën presionin e narkoshtetit, mafias së pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar, çështje e cila ka kohë qe është bërë shqetësuese për elektoratin votues.Jo vetëm kaq, por është përdorur kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, duke shpenzuar milionë euro për të blerë vota, duke tjetërsuar votën e lirë të qytetarëve. 

Nga ana tjetër  nuk duhet harruar se u realizuan mijëra  punësime shtesë  për qellime elektorale dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve. Si me parë edhe tash u ndanë  qindra milionë lekë  për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione, ndërsa grupet kriminale  dolën hapur në krah të “Rilindjes”. 

Sipas të dhënave  shumë shqetësuese  është  se një numri të madh të qytetarëve  iu është ndryshuar   qendra e votimit. Madje thuhet  se një një numër i  tillë ka qenë disa mijëra,  duke i dekurajuar qytetarët  dhe penguar votimin e tyre, qe u dëshmu me rezultatin e zgjedhjeve. 

Humbja e zgjedhjeve nga ana e opozitës, kryesisht nga PD, ka filluar tatëpjetën tash ca vite, ku vendimtare kanë qenë mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale(2019), dalja nga parlamenti, humbja e zgjedhjeve parlamentare(2021) dhe përçarjet brenda partisë,  krijimin e klanëve  për interesa personale, duke harruar idealet e dhjetorit të vitit 1990, që duhet të jetë mision  për  PD dhe demokracinë në Shqipëri. 

Duhet të ndryshojë  kodi zgjedhor   

Si në zgjedhjet parlamentare edhe të këto lokale mungesa e pjesëmarrjsës së emigrantëve në procesin zgjedhor paraqet çështje të veçantë  qe kërkon zgjidhje politike. Duke marrë parasysh se në emigracion janë pothuaj gjysma e popullsisë, votimi i tyre do të ishte vendimtar në përcaktimin e votuesit.Por, ata kanë mbetur jashtë zgjedhjeve sepse pushtetit socialist nuk iu konvenon të votojnë, sepse ata nuk mund të korruptohen, apo të kushtezohen me vend pune e benificione të tjera. Andaj në këtë aspekt është obligim që  të ndryshojë kodi zgjedhor  që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore,   votimi  me lista të hapura dhe të iu mundësohet të votojnë edhe emigrantët. Vetëm atëherë do të kishim një realitet tjetër në skenën politike qe do të ishte i vullnetit të qytetarëve shqiptarë. 

Refuzimi apo bojkotimi i të djathtës.  

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502.037 vota, ndërsa PD ka marrë 36.895 vota. 

Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota për këshilltarët bashkiakë,  apo 297 mandate, pra 50 % më pak se sa kanë marrë kandidatët në garat për kryebashkiakë. Por një rënie të numrit të votave ka pësuar edhe  Partia  Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26%  përkatësisht  588.421 vota më pak se kandidatët, apo 768 mandate. Ndërsa PD ka marrë 105.705 vota apo 126 mandate. Në këtë aspekt befasi ka paraqitur PSD e cila ka fituar  numër  të konsideruar të këshilltarëve sidomos në Shkodër, Lezhë, Malësi të Madhe e gjetiu,  duke qenë faktor ne formimin e pushtetit lokal. 

Çështje enigmatike e tyre zgjedhjeve qendron të opozita  e cila nuk arriti të mobilizonte radhët e veta, sepse ajo ishte me minus 200 mijë vota ne krahasim me vitin 2021, nga del se votuesit i kanë  bojkotuar.  

Shkodra iu rikthehet socialisteve 

Surpriza e këtyre zgjedhjeve lokale ishte  Shkodra, sepse as ma optimistët nuk kanë mundur  ta parashikojnë se socialistët  do të fitojnë ne këtë qytet, e jo ma të fitojnë bindshëm! Të pakënaqur me pushtetin lokal për tre dekada, nga viti 1991, shkodranët përfundimisht kanë vendosur të votojnë ndryshimin, duke iu mundësuar socialistëve të qeverisin dhe të shohin kapacitetin e tyre. Dhe një ndryshim i tillë fillimisht  u dëshmu me votën e tyre, të cilët votuan kandidatin e socialistëve B.Becin  me 34531 vota(60.23%), ndërsa kundërkandidati  nga demokratët B.Spahija fitoi  22804 vota(39.77%). Diferenca    prej   11727 votash   është dëshmi  transparente  për të kuptuar se qytetarët  votuan  për ndryshimin  në qeverisje lokale. Nuk ka dilemë se këtij rezultati i kanë ndihmuar ish LSI e Shkodrës ( A.Çela) dhe PSD(T.Doshi) që iu bashkuan  PS qe  ishin garanci e kësaj  një fitoreje. 

Analogjia  e 14 majit (1913-2023) 

Ne lidhje me datën 14 maj, për Shkodrën kemi një analogji e cila ka të bëjë me te kaluarën e saj para 110 vitëve.Fjala është për çlirimin e Shkodrës me 14 maj 1913 nga pushtuesit malazez, të cilët nën ndikimin kryesisht te Austro-Hungarisë por edhe  të vendeve tjera të Fuqive të Mëdha, u detyruan ta lëshojnë Shkodrën, ku ishin vendosur me 23 prill 1913, kur iu dorëzoi Esat Pasha.  

Por, 110 vjte me pas, ndonëse nga viti 1991, Shkodra u çliru nga ideologjia e pushteti komunist, pikërisht me 14 maj, qytetarët e saj  bindshëm votuan qe qyteti të qeveriset nga socialistët. Se si do të jetë një qeverisje e re përgjegjësia do të bie mbi qeverisjen vendore, e cila gjatë fushatës kanë premtuar investime dhe ndryshime në zhvillimin e qytetit. Vitet në vijim do të dëshmojnë realitetin se a do të kemi ndryshimin e pritur, apo ishin premtime parazgjedhore, ku do të vlerësohen nga qytetarët e Shkodrës, të cilët kësaj here votuan  për ndryshimin e pritur vite me radhë. 

Riorganizimi i opozitës  

Përfaqësuesit e opozitës duhet të analizojnë zgjedhjet dhe të marrin përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë duhet të reflektojnë nga kandidati për këshilltarë dhe ata për kryebashkiak si dhe udhëheqësit partiak. Askush nuk duhet të i ik përgjegjësisë, duke ofruar analiza të zgjedhjeve në bashkinë përkatëse për të dëshmuar rezultatin i cili ishte dëshprues për të gjithë demokratët, por edhe për partitë tjera  pjesëmarrëse në zgjedhje. Nuk ka dilemë se të vjetrit duhet për  ti lërë vendin një brezi të ri në PD  duke ofruar të rinj të përgatitur  dhe të guximshëm për tu ballafaquar me realitetin në skenën politike  qe do të ishte në favor të opozitës dhe demokracisë pluraliste në Shqipëri. 

Përfundimisht nuk ka dilemë se nëse nuk do të ketë një riorganizim të opozitës, ne zgjedhjet e vitit 2025, ekziton rreziku qe Edi Rama, të vazhdojë me ketë trend  të fitores, madje edhe të marrë i vetëm aq deputetë sa të bëj i vetëm ndryshimet kushtetuese, që do të ishte fatkeqësi për  të ardhmën e Shqipërisë. Sepse vendi do të përballët me një komunizëm të dytë, pas diktaturës së Enver Hoxhës, duke ia mundësuar Edi Ramës të qendrojë në pushtet edhe disa vite. 

(Maj  2023)

Gani Azemi – jetoi gjithë jetën me dashuri për atdheun

Majtas: Hysen Gërvalla, vëllai i madh i heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Gani Azemi dhe Xhafer Leci-Koshare, 23.08.1999

Nga: Xhafer Leci, Gjermani

Çifti Gani dhe Mejreme Azemi, janë gazetarë e publicistë profesionalistë, në gjuhë shqipe dhe frenge, në mediet belge dhe shqiptare. Gjithashtu, ishin veprimtarë të shquar të çështjes tonë kombëtare. Çifti i harmonishëm e plotësonin njëri-tjetrin.

Dy librat e Gani Azemit:

1.-“Stina e zgjuar” 1982 shtypshkronja , “Viktor Hugo” Bruksel

Image

Në foto bashkëshortët, Gani e Mejreme Azemi

F.41 “Zgjohu nënë të thërrasin varret e Kosovës

Se kurrë nuk janë ngroh me rreze të lirisë…”

F.125.- “ Çka më duhet e gjora kokë,

Kur nuk jam zot në timen tokë…”

2.- “Letra për fqinjin tim serb” Nga Teuta Shkupi, përkthyer në frengjisht “Lettre à mon voisin serbe”

Me Gani Azemin jemi njohur në fillim-vitet 1980-ta.

Po përmendi 3 raste nga kujtimet e mia: Me rastin e atentatit – vrasjes nga UDB-ja jugosllave të veprimtarit Enver Hadri, më 25.02.1990, me shumë shokë nga Esslingeni i Gjermanisë, udhëtuam me autobus, të cilin e ngiste veprimtari Nami Ramadani, për të marrë pjesë në varrimin e tij.

Organizatorë kryesorë në varrimin e heroit Enver Hadri ishin: Gani Azemi, Ramadan Gashi, Reshat Sahitaj e tjerë. Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i “Besëlidhjes Shqiptare”, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Ibrahim Kelmendi nga LPK. Xhafer Shatri, gjithashtu bashkëpuntor i Enver Hadrit, në pamundësi të pjesëmarrjes për shkak të refuzimit të vizës, kishte përgatitur një fjalë, e cila u lexua në momentin e varrimit.

Nga Amerika kishte ardhur edhe Joseph DioGuardi, kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i shoqëruar nga veprimtarët shqiptarë në Amerikë, Xhim Xhema, Rexhë Xhakli, Shaqir Gashi – Belushi dhe shokë e bashkëveprimtarë tjerë të tij. Edhe pse të gjithë ndjenim dhimbje të mëdha, për vrasjen e Enver Hadrit, duke dëgjuar fjalimet e zjarrëta të organizatorëve atdhetarë, patriotë dhe intelektualë të çështjes tonë madhore, ata na lehtësonin dhimbjet dhe na jipnin forcë e shpresë, për të vazhduar aktivitete për bërjen e Shqipërisë Etnike, punë kjo hiq e lehtë, por hsitoria është si lumi, i cili nganjëherë del nga shtrati, por përsëri i kthehet shtratit.

Në Konferencën e Dytë të Degëve të LDK-së për Evropën Perëndimore, SHBA, Kanada dhe Australi me 16-17 janar 1999 në Novotel Stuttgart, të cilën e drejtonte Hafiz Gagica, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve në Diasporë, ku merrnin pjesë Prof. Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa ministër i Financave, Fatmir Rexhepi, Sali Çekaj dhe nga Amerika Marjan Cubi, Ramazan Bekteshi e Agim Hadri nga Kanada, të cilët unë i prita në Aeroportin e Stuttgart-it, ku me veturën time i solla në sallën e tubimit. Gani Azemi m`u afrua dhe me përgëzoi për shkrimet e mia që po bëja tek gazeta “Bota Sot”, duke më thënë : “ Mos mendo se nuk ka më të mençur se ti, por po u mungon guximi”. Unë u përgjigja: Ka shumë më të mençur dhe më trima se unë, por janë më të kujdesshëm se unë, për shkak të situatës së acaruar…

U qeshëm dhe u përqafuam.

Më 23 gusht 1999, për rivarrimin e dëshmorëve nga Gjilani, udhëtuam për Koshare me Sinan Gagicën (babai i Hafiz Gagicës) etj. Atje folën Kolonel Rrustem Berisha, Ramush Haradinaj etj.

Aty takova Xhemail Mustafën, këshilltarë i presidentit Dr. I. Rugova, së bashku me Halit Muharremin, ministër i Drejtësisë në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit. Në pyetjen time, pak me humor, a jeni hiq burra të fortë? Ata u përgjigjën: “Kur nuk ka më të fortë se ne, jemi të fortë, kur ka më të fortë, u themi vazhdone rrugën. ”Në Koshare, pas një bisede që patëm me Gani Azemin dhe Hysen Gërvallën, Ganiu më tha :” Sot të kesh kujdes çka po flet, sepse këtu ka gjithçka, situata është e rëndë, shumë shpejt mund të vijë te ndonjë konflikt i papritur.”

E bëmë një foto, pa menduar se Ganiu do ikën në amshim në moshë të re. Do e ruaj si kujtim për gjithë jetën.

Gani Azemi, ka udhëhequr në Bruksel, së bashku me Ramadan Gashin (Ganiu Drejtues e Ramadani Sekretar), Zyrën e Republikës së Kosovës për Beneluks dhe Unionin Europian (1995-2000), gjithmonë duke qenë ndër bashkëpuntorët më të afërt të Presidentit Dr. I. Rugova.

Gani Azemi, si veprimtar me përvojë të madhe edhe në fushën e diplomacisë, i shoqëruar edhe nga miku e bashkëveprimtari tij, Ismail Bytyqi, fillimi i bombardimeve nga NATO kundër Serbisë pushtuese dhe vrastare, në vitin 1999, i gjen në bazën ajrore të NATO-s, në Aviano të Italisë, nga ku informoi shtypin ndërkombëtar në Aviano, për situatën në Kosovë.

Gani Azemi, tri vitet e fundit para vdekjes së tij, punoi këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Gani Azemi së bashku me Enver Hadrin e të tjerë, ishin në ballë të disa nismave, si bashkëthemelues të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut…

Ndërsa Enver Hadri, tani hero i Kosovës, është shqiptari i parë, i cili ka hapur dyert e Parlamentit Evropian, duke prezantuar terorinë e Serbosllavisë pushtuese ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, të cilët vetëm pse kërkonin barazi kombëtare, vriteshin, burgoseshin dhe maltretoheshin në mënyrë shtazarake. Ndërsa Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Ramadan Gshi, Ismail Bytyqi, e tjerë, pas vrasjes së Enver Hadrit, gjatë demonstratave të viteve 1990-ta, kanë arritur të mbajnë lidhje të mira, në përkrahje të lirisë për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

Në Bruksel kishte 3 klube: “Bashkimi”, klub jugoslav thmeluar, në vitet ’70-ta; “Idriz Seferi”, themeluar në vitet ‘80-ta; “Anton Çetta” në fillim vitet ‘90-ta të mijëvjeçarit të shkuar.

Brukseli kishte një brigadë të veprimtarëve atdhetarë shqiptarë, e cila mbante lidhje të ngushta me veprimtarët e çështjes tonë kombëtare në SHBA, të gjithë të ndjekur dhe të denigruar politikisht, nga të gjitha trojet e Shqipnisë Etnike, ashtu sikur edhe paraardhësit e tyre.

Shokët bashkëveprimtarë të Gani Azemit në Bruksel ishin shumë: Enver Hadri (2 prill 1940 – 25.02.1990), i vrarë nga UDB-ja në Bruksel, më 25 shkurt 1990, Ramadan Gashi, Vehbi Ibrahimi (23 maj 1938 -10 tetor 1981), i vrarë nga UDB-ja në Bruksel, 10 tetor 1981. (Vehbiu në atë kohë ka qenë sekretar i “Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, më seli në Donzdorf të Gjermanisë, të cilën e drejtonte kryetari i saj Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, tash i ndjerë. Vehbi Ibrahimin e kam njohur personalisht në vitin 1970, në Kufstein të Austrisë). Reshat Sahitaj dhe bashkëshortja e tij Behare Rexhepi, Ismail Bytyqi, Ramiz Zekolli, tani i ndjerë, Riza Kadrijaj-Budakova, tani i ndjerë, Agim Demaj, Agim Radoniqi, i ndjerë, Musa Hoti (11.07.1946 – 16.01.2004), i vrarë, gjegjësisht, i mbytur në Bruksel, më 16 janar 2004.

Kur flas për Gani Azemin,nuk mund mos ti them pak fjalë për bashkëveprimtarin e Tij më të afërm, Ramadan Gashin, ai rrjedh nga një familje nacionaliste, e cila brez pas brezi ka zhvilluar luftime kundër Serbisë dhe Jugosllavisë së vjetër në kuadër të çetave të Azem Bejtë Galicës dhe në Brigadat e Shaban Polluzhës, kundër çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit.

Pas ndjekjeve nga autoritetet e ish-Jugosllavisë, për shkak të angazhimeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai vendoset në Bruksel në vitin 1974, ku iu bashkua Enver Hadrit, të cilin e njihte që në Kosovë, si bashkëvendas që ishin të lindur në Pejë ! Ata bashkëvepruan në kuadër të Rezistencës Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës, deri në vrasjen e Enverit.

Pas organizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramadan Gashi ishte Sekretar i Degës së LDK-së për Beneluks për disa mandate, dhe më vonë Sekretar i Zyrës së Republikës së Kosovës për Beneluks dhe Unionin Europian

Pas shpalljes së pavarësisë, Ramadan Gashi emërohet Konsull pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel (2009 – 2013), pastaj këthehet në MPJ në Prishtinë, ku ishte Zyrtarë i Lartë për Afrikën.

Më datë 23 nëntor 2016, Ramadan Gashi emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm në Senegal, prej nga ai mbulonte Guinea Bissaun, Gambinë, Çadin dhe 13 shtete tjera të Afrikës.

Ai jeton në Pejë dhe Bruksel. Është i martuar Me Ganimete Gashin dhe kanë dy vajza e dy djem.

Plaku i maleve, Hysen Xhelili – Kalishta nga Gostivari, të cilin e kam takuar dy herë, në demonstratën e 30 majit 1981 në Gjenevë, bashkë me HysenTërpezën dhe në demonstratën e Strasburg-ut, në Francë, më 1983, ku me këtë rast e kam pyetur: Si e kaloni në Bruksel me vëllazërit nga Shqipëria, të cilët sikur ju me Xhemë Hasa i Simnicës të Gostivarit, që keni luftuar për bërjen e Shqipërisë Etnike, edhe ata janë djathtistë. Hyseni: “ Disa nga ata mendojnë se ne shqiptarët e mbetun në Jugosllavi, jemi aq të pasun, sa edhe magarit i japim sheqer me hangër!”

Në Bruksel kishte shumë emigrantë, veprimtarë nga Shqipëria, të strehuar politik, pas mbarimit të LDB-re, të cilët drejtonin disa organizata djathtiste, por edhe parti, si Balli Kombëtar dhe Legalistët e Mbretit Ahmet Zogu, Kolonel Muharrem Bajraktarin, Dr. med. Idriz Basha, Naim Basha e shumë të tjerë.

E djathta shqiptare luftohej brenda dhe jashtë vendit të trojeve të Shqipërisë Etnike, nga dy shtete komuniste, Jugosllavia dhe Shqipëria.

U pa se komunistët shqiptarë dekoronin me medalje komunistët serbë. Edhe sot figuron në arkivat e Shqipërisë emri i kriminelit serb Aleksandër Rankoviç, ndërsa atdhetarët shpalleshin tradhëtarë si: Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Shaban Polluzha e shumë të tjerë.

Pas çlirimit të Kosovës, Ganiu për herë të parë kthehet në Kosovë pas 21 vite në mërgim, në fund qershorit 1999, bashkë me mikun e tij, potikanin belg, Bart Staes, deputet në Parlamentin Europian. Në Aeroportin e Shkupit i kanë pritur, dajtë e Ganiut me miq e shokë, mbi 30 persona

Deputetin, për shkaqe sigurie, nuk kanë guxuar me e vendosë në hotel, por kanë fjetur në banesë të vëllait, Ramushit dhe gjatë qendrimit në Kosovë, kanë vizituar Kosharën dhe disa vende tjera në Kosovë.

Disa të dhëna, të cilat i kam mësuar gjatë një bisede nga vëllai i Gani Azemit, Sabri Azemi.

Të parët e familjes së Gani Azemit, ishin nga Sanxhaku i Nishit, fshati Bellolin-e Krushumlisë. Kur ka ndodhur lufta serbo-osmane-turke dhe dëbimi masiv i shqiptarëve, 1877-1878-1879, janë vendosur në fshatin Babush i Muhaxherëve, afër Gadimes-së Ferizajit, ku është lindur Ganiu dhe paraardhësit e tij.

Prindërit: Jakup dhe Zejnepe Azemi, kishin 4 fëmijë, vajzën Hagjere, djemtë : Ramushi, Ganiu dhe Sabriu, vetëm Sabriu ende jeton. Krejt familja e Ganiut në Prishtinë janë vendosur në vitin 1972, ku edhe sot jetojnë, përveç gruas së Ganiut, zonjës Mejreme Azemi dhe dy djemtë e tyre tanimë të rritur, të cilët jetojnë në Bruksel të Belgjikës.

Gani Azemi, në moshën 17 vjeçe merr pjesë në demonstratat e vitit 1968 në Kosovë dhe, në demonstratat e vitit 1981 në Perëndim, ndërsa në demonstratat e mëdha të viteteve 1990-ta ka qenë njeri nga organizatorët kryesorë në Belgjikë…

Ganiu pasi mbaron Shkollën e mesme Normale në Ferizaj, në vitin 1973/74, regjistron Fakultetin Gazetari/diplomaci, gjenerata e parë në këtë drejtim. Ganiu si student, me një grup, bashkë me Prof.Ukshin Hotin, kanë udhëtuar në Amerikë. Ganiu, në momentin e kthimit, është nda nga grupi dhe e ka vazhdu edhe tre muaj.

Me t`u kthyer nga Amerika, e kanë marrë në sherbimin Ushtarak në Prilep të Maqedonisë.

Nga Prishtina pas një muaj i ka shkuar dosja e përgaditur për qendrimin e tij në Amerikë dhe kanë filluar maltretimet. Prof. Ukshin Hoti, nëpërmjet lidhjeve të veta, ka marrë vesh se Ganiu i ka punët keq dhe e ka porositur shokun e tij, Aziz Purelku nga Kërçova, që ta vizitojë Ganiun. Dhe, e udhëzon të arratiset, sepse i gjallë nuk shpëton, se për çdo natë e kanë marrë në pyetje, për vizitën në Amerikë dhe Belgjikë, të cilin shtet e ka vizituar para se me shkuar në Amerikë. Ganiu ka vendosë të arratiset. Ka qenë ditë e enjte kur është ankuar se ka dhimbje lukthi. Mjeku në kazermë ka sugjeruar se duhet të dërgohet në spitalin e Shkupit. Të enjten e kanë transferuar, të premtën e kanë vizituar dhe kanë përgaditë t´i bëhen të gjitha analizat dhe rentgenat. Por nuk kanë arritur t`i kryejnë ditën e premte dhe ka mbetur me vazhduar ditën e hënë. Me përfundimin e orarit, mjekët kanë shkuar në shtëpi. Ndërkohë, Ganiu i hypë autobusit dhe arrinë në Prishtinë.

Pastaj, Ganiu ka udhtuar me autobus nga Prishtina në Bullgari dhe ka mbërri në Turqi. E ka zgjedhur si destinacion, për arsye se shumë shpejt e kalon kufirin jugosllav, ngaqë vija tjetër ka qenë shumë e gjatë dhe jo e sigurtë për Perëndim. Tri javë ka ndejtë në Turqi, për ta vazhduar rrugën drejt Perëndimit, duke fluturuar me avion në Romë të Italisë. Me mjete materiale e ka ndihmuar një shqiptar nga Peja, emri i të cilit nuk më kujtohet, ai kishte emigruar në vitet 1950-ta, i cili ia ka dhënë djalin e vet për ta shoqëruar Ganiun drejt Perëndimit. Në atë kohë shumë shqiptarë nga Tuqia kanë migruar në Perëndim. Menjëherë nga Roma, me tren, kanë udhëtuar për Austri (Vjenë). Pas 3 ditë qendrimi, kanë mbetur pa mjete materiale.

“Unë, thotë Sabriu, atëherë punoja në Gjermani, më erdhi një telegram nga Ganiu, ku shkruante se është arratisur nga ushtria jugosllave. Në mbrëmje, ora 19.00 jam nisur për Vjenë. Në mengjes, ora 8.00, kam mbërri në Vjenë. Ganiu, bashkë me shoqëruesin e vet ishin vendosur në Hotelin “Kongres”, përballë stacionit hekurudhor të Vjenës. Ende kishin qenë duke fjetur, ua nxora gjumin. Nuk ishim pa një kohë të gjatë. U çmallëm për disa minuta. Pas ngrënies së mëngjesit, unë kam udhëtuar për Maribor të Sllovenisë, ku kam pasur para të kursyera në Bankën e Lublanës, për rrugëtimin e Ganiut. Të nesërmen jam kthyer në Vjenë, kemi paguar fjetjen dhe ushqimin për pesë ditë. Kemi marrë biletat e trenit për Mynih, kemi shetitur tërë ditën, në mbremje unë kam udhëtua për Dresden, mdërsa ata për Belgjikë. Me mbërritjen në Bruksel, ka vazhduar për Namur, aty e kemi pasur një vendas, Qamil Hashani. Dhe, pas një pushimi, Ganiu është lajmëruar te organet belge, se është arratisur nga shërbimi ushtarak jugosllav. Organet kompetente e kanë marrë nën mbrojte. Unë e kam vizituar Ganiun në fund të muajit dhjetor 1979, në qytetin Namur. Pas një kohe është transferuar në Bruksel”.

Arratisja e Ganiut ka ndodhur diku më 15 qershor 1978, nga Shtipi i Maqedonisë, në Belgjikë ka arritur diku në fund të tetorit 1978.

Të gjithë dëshirojnë të jetojnë të lumtur 

0

Në foto: Sinan Kastrati ne Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, 2023

Sinan Kastrati, Suedi 

  • Dhe të gjithë dëshirojnë të jetojnë gjatë, askush nuk dësiron të plaket  

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja do të bëhet nuse”, 23 Maj 2023  

Pjesa e gjashtë (6)  

Nga Ditari im  

Në luftë, viktima e parë është e vërteta (Thënie)  

Sot, më 24 Maj 1992, para 31 vjeëve u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, në Kosovë, në rrethana të rëndë okupimi e shtetrrethimi e gjendje lufte. 

Unë isha një nga antarët e propozuar për deputet të Kuvendit, por që nuk i mora votat e nevojshme, nuk u zgjodha e nuk ula në ato karrige të buta, me ngjyrë të kuq të KK (Kuvendit të Kosovës). Ama, nuk më mbeti merak, se Kuvendi nuk u mblodh asnjëherë. 

Kosova, ishte në luftë, atëherë e sot. Atëherë sundonte me dorën e hekurt, ”fati i jonë”, nga Sllobadan M. e sot nga Aleksandë Vuqiq.  

Vërtetë nuk dihët as so se çka do të ndodh, telalli e marrtë vesh. Askush nuk di çka sjellë dita e nesërme, e vërteta nuk dihët. Ajo është viktimë.  

Të vërtetës i ka dalë përpara rrena ama rrena është rrenë edhe nëse të gjithë e besojnë ate… E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson ate… (Fjalë e urtë)  

Pas natës së shkurtër, sepse në Veri të Suedisë, që nga sot është ditë e dritë 24 orë, dielli sa të perëndoj, kur këthehesh nga lindja, dielli del përsëri sa sofra shqiptare e Kosovës.  

U zgjova i lodhur, më i lodhur se mëngjeset tjera pranverore. 

Mbrëmë, para se të fleja rrjetet sociale, që janë shumua si këpurdhat pas shiut, portalet e televizionet shqiptare në Kosovë, flisnin e shkruanin për një vrasje që ndodhi dje në Gjermani. Një burrë, Besmir Ademi e mbyt gruan, Jetmira Bekën, Ish bashkëshortët (”artakët”) lanë pas vete tre fëmijë, 2-8 vjeç. Ata, shpresoj se do të rriten me ndihmën e Zotit, por pa babë e nënë.  

-Kush do të kujdeset për ta si nëna e baba? 

-Kush do ti ushqej, vesh e laj? 

-Kush do ti përcjellë për në qerdhe, parashkollore e shkollë e kush do ti marrë? 

-Kush do ti edukoj, shkolloj e arsimoj? 

O Zot, “Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë 

Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë” (“VAJË”, ANDON Z. ÇAJUPI) 

Dje shkruajta për jetën e Gonës, një qikë podrimçake, pjellë tipike e mentalitetit patriarkal *) e cila për hirë dokeve e zakoneve, jashtë dëshirës së saj, u dorëzua. Ajo sakrifikoi vehten, u bâ kurban, për dashurinë që kishte për nënën, motrën e vëllain dhe nga frika se do të krisin pushkët nga frengjittë e mbi të gjitha, fjalëve të hallkut, “pranon” të bëhet nuse.   

Kanuni ishte ulur këmbëkrya në kullë e pushka e gatë rrinte vjerrë mbi murin e odës së babës, që sa herë shkonte Gona në odë me i bâ hyzmet babës, me ia pjek kafen e mëngjesit, me ia qu teshat e lane, me fshi odën, pushka me grykë të vogël përpjetë, herë e mbulluar me xhurdi e lëkura ogiçi e herë shplut, ia kujtonte vrasjet e qikave të katundit që nuk iu kishin bindur “Kanunit” 

Po Gonja re, a do ta ketë fatin e “Vitës” e “Shpresës” (person. të J. X.) dhe të fundit dhashtë Zoti e është e fundit, Jetmira? 

Ndarja e Sylës me Gonën ishte një ndarje sa e dhimshme po aq e pakuptueshme. …  

Syla ishte këthye te Hasan Makshana, nip e Gona kishte shkua me nbesat, te halla. Syla e kishte mendua vetëm takimin me Gonën por jo edhe ndarjen. Ai kishte mendua ta marrë nuse Gonën e të bâjnë shumë fëmi. 

Por kësaj pune nuk i dihet. Nuk dihet edhe u martua Gona, a është e kënaqur me ”burrin”? 

Hasani e kishte pritur Sylën e kur e pa që u kthye daja i erdhi mirë qä kishte dalë pakë me hjekë mërzi e kishte shkua me pa mylkin *) 

-O dajë, a je lodhur a mërzit-a? 

-Jo, jo Hasan, faleminderit e Zoti iu dhasht bereqet, tana t`mirat, pse mu mërzit!  

Mandej erdhi Faza, gruaja e Hasanit. Edhe ajo u ul afër Sylës dhe i folte ngadalë që mos ti ndërhyj Hasanit, sepse Hasani e kishte fjalën kryesore, fillimi e fund. Kur fliste Hasani, të gjithë “robt” e familjes nuk ndiheshin të gjallë. Ishte njeri i autoritetshëm, i mençur dhe i autoritetshëm. Mysafirët në odën Hasanit rrinin nga disa ditë e ai nuk e pyste mysafirin kush është (janë) nga droja se ndoshta të parët e tij, baba, gjyshi … kanë bërë ndonjë të punë të ligë e ai do të ndihet keq.   

Kur kish pas vdekur Halili, djali vogël i Hasanit, në të pame, kish ardhur nje kusheri i Senovcit, Ahmet Zogë Krasniqi. Ai kish kallxue një ngjarje, shka i ka ndodh në Stamboll në pranverën e vitit 1999. 

“Shkova nga Zyrihi në Stamboll me e pa një djalë të vllavit që kishte shkue në Stamboll si refugjat lufte. Unë nuk e kisha heq Plisin e Bardhë nga kryet dhe dallohesha si delmja e bardhë në të të zeza, se jam shqiptar nga Kosova. Kur më pa një shqiptar plak, me prejardhje nga Peja i erdhi mirë e afrue e me foli. Më veti: 

-Prej nga cili ven je ?  

-Jam nga Komuna e Rahovecit.   

-Po prej cilit katund je bre burrë?  

-Jam nga Senovci i Rahaveciy.   

Ai plaki jetik më veti për Familjen e Hasan Makshanës.  

-A ka lâ naj djalë Hasani se burrë ma të mirë e shpijanik ma të madh nuk kam pa n`at anë.  

I thash se jemi të afërt, kusheri nga ni katun afë Drenofcit. 

Plaki me tha:  

-Kur i kam pas pesë vjet shkonim me babën në pazarin e Rhavecit e te Hasan Makshana për çdo të shtune e kemi pas kanakin”  

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta ”Bujku”, 25 maj 1992

Halili, djali i vogël i Hasanit kishte shkua herët në vneshtë. I kishte mbushur dy kosha me rrush dhe bëhej gati që nesësr në ferk t`sabahit të shkonte ta n`rronte rrushin, e grunë, kallamoq e pasul në Panorc. 

***

Sylës iu kujtua tiransja të cilën nuk mund ta harronte. 

Eh tiransja, dikur e kishte dashur turjakasi, dashuri që ishte “harrua” 

Ai e kujtoi edhe një nga letrat që dikur ia kishte dërgua tiransja “Humbja e një dashurie nuk është se kalon shumë lehtë dhe pa pasoja shpirtërore, tek disa për një kohë të shkurtër e tek disa të tjerë për një kohë më të gjatë. Megjithate më mirë ështeë të kesh dashur e tä kesh humbur dashurinë se sa të mos kesh dashur kurrë.  

E fillova me një thënie të Benjamin Franklin ”Alla vill leva länge men ingen vill bli gammal” (përkth. ”Të gjithë dëshirojnë të jetojnë gjatë, askush nuk dësiron të plaket”. 

Po ne mbyll me një fjalë të urtë shqiptare, shumë domethënëse p¨r jetën dhe dashurinë “Zemra e (insanit) njeriut, kurrë nuk plaket”. 

 

Sinan Kastrati, gusht 2022, Prishtinë

*) PATRIARKAL mb. 

  1. Që lidhet me patriarkatin, që i përket patriarkatit, i patriarkatit. Fiset patriarkale. Familjet patriarkale. Marrëdhëniet patriarkale.
  2. fig. Që lidhet me zakone a me norma sjelljeje të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha; që s’heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur. Zakone (norma, parime) patriarkale. Mendime (koncepte, paragjykime, mbeturina) patriarkale. Frymë patriarkale. Jetë patriarkale. Familje patriarkale.
  3. fet. Që lidhet me patriarkun a me patrikun, që i përket patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut. Katedralja patriarkale.

PATRIARKALIZËM m. 

  1. hist. Sundim i plotë dhe i padiskutueshëm i burrit a i kryefamiljarit në familje ose në marrëdhëniet shoqërore gjatë patriarkatit. Mbeturina të patriarkalizmit.
  2. keq. Pushtet i pakufizuar i burrit a i kryefamiljarit mbi gruan e mbi njerëzit e tjerë të familjes; qëndrim patriarkal a sjellje patriarkale e dikujt në shtëpi. Shfaqje (prirje) të patriarkalizmit.
  3. Tërësia e zakoneve a e normave të vjetruara të sjelljes, të cilave u ka shkuar koha; mënyrë e vjetruar jetese; prapambetje në mënyrën e jetesës, në mënyrën e të menduarit etj. Lufta kundër patriarkalizmit.

*) MYLK m. 

  1. Pronë e madhe (toka, kullota, vreshta, pyje etj.) e trashëgueshme dhe e tjetërsueshme. Kishte mylk e pasuri. E morën si mylk.
  2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Kishte tetë shtëpi mylqe.

Vazhdon 

Malmö, 24 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Pse duhet t’i besojmë cjapit që i përshtatet thesit me tërshërë?

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

https://www.botasot.info/opinione/1997011/holodomori-si-genocid-dhe-pasaktesite-e-z-shaban-murati/

I “gjithëdijshmi” jashtëtokësor Pirro Prifti përpiqet të ofendon z Shaban Murati me shkarravinën, citoj: “z. Shaban Murati…Mesa duke ai ka marrë përsipër të bëhet më katolik se Papa ka shkuar edhe më larg: të merret vetëm me Rusinë për të treguar sesa pro-amerikan është.”, citat fund.

***

I “gjithëdijshmi” Pirro Prifti …mesa duket ka marrë përsipër të bëhet më greko-ortodoks se mumia Anastas Janullatos, ka shkuar edhe më larg: ka shkarravitur një alamet letre të merret vetëm me Rusinë për të treguar sesa pro-rus është.

Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë përbëhej nga 6 republika dhe 2 krahina. Por, kryeqyteti dhe selia e qeverisë ishte në Beograd, dhe në fakt ishte Serbia që ka dominuar dhe urdhëruar, shfrytëzuar të tjerët, shkatërruar… Pavarësisht çfarë kombësie i përkiste udhëheqësi (presidenti), në radhë të parë ka mbrojtur interesat e popullit dominues, Serbisë naziste-fashiste-terroriste. Apo jo?

Analogji, ngjashmëria e sendeve dhe dukurive: 
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike përbëhej nga 1 milion republika, por kryeqyteti dhe selia e qeverisë ishte në Moskë, dhe në fakt ishte Rusia që ka dominuar dhe urdhëruar, shfrytëzuar të tjerët, shkatërruar… Pavarësisht çfarë kombësie i përkiste presidenti (Josef Stalin, lindur në Gjeorgji, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga 1924 deri në 1953) i cili në radhë të parë ka mbrojtur interesat e popullit dominues, Rusisë naziste-fashiste, terroriste. Apo jo?

E çuditshme. Ndërmjet viteve 1926 dhe 1939, popullsia e Ukrainës u reduktua me 6.6%. Në të njëjtën periudhë, ai u rrit në Rusi dhe Bjellorusi përkatësisht me 16.9% dhe 11.7%.

Shëndet, Aurel Dasareti

PS: “I gjithëdijshmi” dhe jashtëtokësori i çuditshëm fantazon se e njeh edhe historinë time dhe familjen time më mirë se unë.

https://www.botasot.info/opinione/1871890/pirro-prifti-njeri-i-cmendur-ne-kohen-e-duhur/

Zgjedhjet në Shqipëri 2023, kopje e modelit të votimeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA 

Klajd Kapinova, New York

“Populli që zgjedh politikanë të korruptuar nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre.” – George Orwell1  

“Ky është sulmi më i madh që ka ndodhur në Sigurinë Kombëtare të SHBA-së. Ky ka qenë orkestrim i turpshëm, i organizuar nga brenda dhe jashtë SHBA-së, me dijeninë edhe të agjencive federale të zbulimit amerikan. Unë jam betuar, në Ushtrinë Amerikane në West Point, para 66 vjetëve se do t’i shërbej shtetit dhe Kushtetutës Amerikane, kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së. Tashmë, ne po shohim kjartë numërin e madh të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së, në historinë kombëtare të vendit tonë. Dhe amerikanët e kuptojnë këtë.  Ju (Mike Lindell) e treguat hapur, me fakte dhe prova, se ky skenar anti-amerikan, ka qenë organizuar nga Kina, duke sulmuar hapur SHBA-në. Ushtria amerikane, në të cilën unë kam shërbyer për 35 vjet, në forcat ajrore për të mbrojtur SHBA-në nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, sot ndjehet e sulmuar dhe e pambrojtur nga vetë amerikanët qeveritarë. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë më pare në hstorinë e SHBA-së. Ne, po shkojmë tani drejt globalizmit, për të cilin nuk jemi të interesuar. Këto duan të vendosin komunizmin dhe socializmin në SHBA. Këto duan të bëjnë komunizmin global. Këtë gjë duhet ta kuptoni ju amerikanët. Kjo është shumë e rëndsishme për ne. Presidenti Trump, ka fituar zgjedhjet dhe ka dominuar në këtë fitore historike. Ne kemi prova për këtë… Komuniteti i inteligjencës së SHBA-së, si: FBI, CIA, DOJ, Agjencia e Sigurisë Kombëtare etj., kanë deshtuar me turp, duke vijuar edhe tani të mos raportojnë apo informojnë popullin amerikan me faktet, që tashmë po i shohin të gjithë. Media dhe Big Tech etj., ka gënjyer sistematikisht me propaganda manipuluese, se nuk ka fakte dhe prova të manipulimit të zgjdhjeve në SHBA.” – Thomas Mclnerney Gjeneral me tre yje në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së  

“Të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji, që bëjnë politikanët në dobi të interesit tyre, duke lënë shteg devijimi, për të shpëtuar veten e tyre? Lufta duhet të fillojë kundër atyre që prodhojnë ligje, por nuk i zbaton. Lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë, se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët…” – Edval Nuri, Gazeta “Telegraf”  

Shkodranët po përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit 

Ia pishi lëngun dhe ia ndishi lezetin 

Duke folur këto ditë, me një mik timin suedez, në bisedë e sipër ra fjala për Sindromën e Stokholmit, vendi i origjinës i të cilit është atdheu i tij i lindjes Suedia.  

Më pas fjala nxori fjalën… dhe unë i thashë ndër të tjera, se qyteti im Shkodra, e ka ndjerë më shumë se askush peshën e shtypjes së egër të regjimit totalitar komunist, dhe sot është përfshirë nga Sindroma e Stokholmit… 

 Gjatë bisedës, unë i ofrova fakte historike bashkëbiseduesit suedezo-amerikanë, se qyteti i Shkodrës rreth viteve ‘50-të me 40.000 banorë, kishte 26 qeli burgu, ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politik dhe 1924 të internuar politikë. 

Duke shtuar i thashë se këtë muaj u mbajtën zgjedhjet lokale 2023 në Shqipëri, ku komunistët, bijtë dhe nipat e tyre i “fituan” ato në mënyrë masive, njësoj sikurse në vendet e botës së tretë, ku viktima dhe skllevërit e komunizmit votuan masivisht dhe me dashni për skllavopronarët apo persekutorët e tyre… Ai u habit shumë! 

E përshtatur në kushtet e qytetit dhe banorëve të larjes së kujtesës së shkuar të hidhur, plot gjak dhe martirizime të Shkodrës fatkeqe, del apo po provohet aktualisht në vitin 2023, se Sindroma e Stokholmit (lexo së Shkodrës), është një gjendje në të cilën ish të persekutuarit sot po zhvillojnë një lidhje flirtie psikologjike me përmbatje dashnie me persekutorët e tyre gjysmëshekullore.2 

Janë bërë shumë studime shkencore mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve të kohës së diktaturave komuniste kudo në botë… ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim.  

Nga ana e tjetër, ndër vite edhe në Hollywood (California), SHBA, ka arritur të realizoi disa filma artistik me aksion…, dhe në Europë deri edhe broadcast suedez (David Gilmour: “The Stockholm Syndrome”, Sweden, Broadcast, 1984, 2x CD set), duke patur në qendër të vëmendjes këtë subjekt psikologjik, të quajtur në mënyrë rutinë tashmë si Sindroma e Stokholmit.  

(Meqenëse atje shkodranët e ish përsekutuar po përjetojnë me dashni kohën e absurdit postkomunist të sindromit në fjalë, nuk është çudia, që një ditë një grup artistësh apo individë (femijë) apo pasardhës të tjera si nipa (mbesa) apo sternipa (stërmbesa) të të persekutuarëve) po nga ky qytet, në të ardhmen jo shumë të largët t’i kushtojnë disa këngë, poezi apo libra fiction apo një album nderimi dhe respekti, për të persekutuarit e tyre me emra dhe mbiemra konkret, mbasi një pjesë e të cilëve janë gjallë (dhe në prag të kalimit në botën tjetër), të ndjehen krenar, për atë gjakdedhje masive, që ato kanë bërë në këtë qytet martir… e cila fatkeqsisht, sot gjakun e tyre e bëri ujë…)  

Sindroma në fjalë, supozohet të rezultojë nga një grup rrethanash mjaft specifike, përkatësisht mosbalancimet e pushtetit të përfshira si në persekutimet totalitare komuniste, apo sot në forma të reja si marrjen e pengjeve, rrëmbimet dhe marrëdhëniet abuzive. 

Prandaj, është e vështirë të gjesh një numër të madh njerëzish, që përjetojnë sindromën e Stokholmit, për të kryer studime me çdo lloj vlefshmërie ose madhësie të dobishme kampioni.  

Lidhjet emocionale, mund të krijohen midis rrëmbyesve dhe robërve, gjatë kohës intime së bashku, por këto përgjithësisht konsiderohen të paarsyeshme në dritën e rrezikut ose rrezikut, që përballen viktimat (Shembulli më klasik është Shkodra dhe banorët e saj…). 

Sindroma e Stokholmit, nuk është përfshirë kurrë në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore ose DSM, mjeti standard, për diagnostikimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve psikiatrike në SHBA, kryesisht për shkak të mungesës së një grupi të qëndrueshëm të kërkimit akademik. 

Sindroma, është e rrallë. Sipas të dhënave nga FBI (SHBA), rreth 8% e viktimave të pengjeve tregojnë prova të sindromës së Stokholmit. 

Ky term u përdor për herë të parë nga media në vitin 1973, kur katër pengje u morën, gjatë një grabitjeje bankare në Stokholm të Suedisë. 

Pengjet mbrojtën rrëmbyesit e tyre (!!!), pasi u liruan dhe nuk pranuan të dëshmonin në gjykatë kundër tyre. U vu re se në këtë rast, megjithatë, policia u perceptua se kishte vepruar me pak kujdes për sigurinë e pengjeve, duke ofruar një arsye alternative për mosgatishmërinë e tyre për të dëshmuar.  

E njëjta situate apo simdromë në fjalë e freskët paraqiet edhe sot në Shkodër, ku asnjë ish i Përndjekur dhe Persekutuar i regjimit komunist gjatë vitëve totalitare 1944-1990, nuk ka hapur proces gjyqësor denoncues (për të fituar pafajsinë zyrtarisht në gjyq me vulë dhe firmë), kundër sistemit dhe persekutorëve barbarë të tyre dhe familjeve dhe të afërmve të tyre, gjatë kohës së inkuizicionit të zi të komunizmit, sikurse e kanë bërë ebrejt, mbas Luftës së Dytë Botërore tesh 50 vjet… 

Ajo është paradoksale, sepse ndjenjat simpatike që ndiejnë robërit ndaj rrëmbyesve të tyre, janë e kundërta e frikës dhe përbuzjes, që një shikues mund të ndiejë ndaj rrëmbyesve. 

Ka katër komponentë kyç, që karakterizojnë sindromën e Stokholmit: 

  1. Zhvillimi i ndjenjave pozitive të pengut ndaj rrëmbyesit (të përsekutuarit, ndaj përsekutorëve). 
  1. Nuk ka marrëdhënie të mëparshme midis pengut dhe rrëmbyesit (të burgosurve politikë të kohës së komunizmit me xhelatët e Sigurimin e Shtetit komunist). 
  1. Një refuzim i pengjeve për të bashkëpunuar me policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare (refuzimi total historik dhe stoik, që qëndresa dhe rezistenca antikomuniste, ka ndodhur në Shkodër, gjatë vitëve të diktaturës komuniste në vitet 1944-1990 nga i gjithë Kleri Katolik, ajka e intelektualëve të shquar shkodranë dhe të gjithë të dënuarit e tjerë, pa dallim feje në qytet dhe rrethina.) 
  1. Besimi i një pengu në humanizmin e rrëmbyesit, duke mos i perceptuar ata si kërcënim, kur viktima ka të njëjtat vlera si agresori (aktualisht sot viti 2023, ku Shkodranët përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit…) 

Është fakt, që katër rrethanat e lartpërmendura, që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit, kanë qenë tipike për jetën, nën regjimin policorë të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit, për xhelatët totalitarë.  

Po si ndodhi?  

Historia e saj fillon me grabitjen e bankës në Stokholm, Suedi. Kështu në vitin 1973, Jan-Erik Olsson, një i dënuar me kusht, mori peng katër punonjës (tre gra dhe një burrë) të Kreditbanken, një nga bankat më të mëdha në Stokholm, Suedi, gjatë një grabitjeje të dështuar bankare. Ai negocioi lirimin nga burgu të mikut të tij Clark Olofsson për ta ndihmuar atë.  

Ata i mbajtën pengjet robër për gjashtë ditë (23–28 gusht) në një nga kasafortat e bankës. Kur pengjet u liruan, asnjëri prej tyre nuk do të dëshmonte kundër asnjërit pengmarrës në gjykatë; në vend të kësaj, ata filluan të mbledhin para për mbrojtjen e tyre. 

Nils Bejerot, një kriminolog dhe psikiatër suedez e shpiku termin pasi policia e Stokholmit i kërkoi ndihmë, për të analizuar reagimet e viktimave ndaj grabitjes së bankës në vitin 1973 dhe statusin e tyre si pengje. 

Meqenëse ideja e larjes së trurit nuk ishte një koncept i ri, Bejerot, duke folur në “një lajm të transmetuar pas lirimit të robërve”, e përshkroi reagimet e pengjeve si rezultat i shpëlarjes së trurit nga rrëmbyesit e tyre. 

Ai e quajti atë Norrmalmstorgssyndromet (pas Sheshit Norrmalmstorg, ku ndodhi tentativa për grabitje), që do të thotë Sindroma Norrmalmstorg; më vonë u bë i njohur jashtë Suedisë si Sindroma e Stokholmit. 

Fillimisht u përcaktua nga psikiatri Frank Ochberg, për të ndihmuar në menaxhimin e situatave të pengjeve. 

Kjo analizë u bë nga Nils Bejerot, pasi u kritikua në radion suedeze nga Kristin Enmark, një nga pengjet. Ajo, pretendon se ajo kishte krijuar një raport strategjik me rrëmbyesit. Kristin e kishte kritikuar Bejerotin, se po rrezikonte jetën e tyre, duke u sjellë në mënyrë agresive dhe duke agjituar rrëmbyesit.  

Ajo kishte kritikuar policinë, për drejtimin e armëve drejt të dënuarve ndërsa pengjet ishin në vijën e zjarrit dhe u kishte thënë mediave se një nga kapësit u përpoq të mbronte pengjet, që të mos kapeshin nga zjarri.  

Sërisht ajo ishte gjithashtu kritike ndaj kryeministrit Olof Palme, pasi kishte negociuar me rrëmbyesit për liri, por kryeministri i tha asaj se do t’i duhej të kënaqej që të vdiste në postin e saj në vend që t’i dorëzohej kërkesave të rrëmbyesve.  

Sindroma mbërrin në SHBA…  

Një rast tjetër i bujshëm ishte Patty Hearst, mbesa e botuesit William Randolph Hearst, u mor dhe u mbajt peng nga Ushtria Çlirimtare Symbionese, “një grup gueril urban”, në vitin 1974. 

Ajo u regjistrua, duke denoncuar familjen e saj si dhe policinë me emrin e saj të ri, “Tania”, dhe më vonë u pa duke punuar me SLA, për të grabitur bankat në San Francisco.  

Ajo pohoi publikisht “ndjenjat e saj simpatike” ndaj SLA dhe ndjekjeve të tyre gjithashtu. Pas arrestimit të saj në vitin 1975, pretendimi për sindromën e Stokholmit (edhe pse termi nuk u përdor atëherë, për shkak të kohëzgjatjes së ngjarjes), nuk funksionoi si një mbrojtje e duhur në gjykatë, për zemërimin e madh të avokatit të saj mbrojtës F. Lee Bailey. 

Fatkeqsisht, dënimi i saj me 7 vjet burg, u zbut më vonë dhe ajo u fal përfundimisht nga Presidenti Bill Clinton, i cili u informua se ajo nuk po vepronte me vullnetin e saj të lirë. 

Një rast tjetër janë viktimat e abuzimit seksual. Herë pas here, është provuar në kohë dhe rrethana të ndryshme, se shumë viktima të abuzimit seksual në fëmijëri ndjejnë një lidhje me dhunuesin e tyre. Ata shpesh ndihen të kënaqur nga vëmendja e të rriturve ose kanë frikë se zbulimi do të krijojë përçarje në familje.  

Në moshën madhore, ata i rezistojnë zbulimit, për arsye emocionale dhe personale. Një shembull i tillë u shfaq në rastin e rrëmbimit të Jaycee Dugard. 

E parë në një këndvështrim me popullin shkodran, theksoj se kjo pasojë psikike, që karakterizohet te viktimat e persekutuar shkodran i mbajtur peng e i keqtrajtuar mizorisht për 50 vjet, në vend që të urrejë dhe të dënojë kriminelët dhe aktin e tyre kriminal, që ka ushtruar dhunë sistematike psikikologjike dhe fizike, në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, viktimat për çudi në zgjedhjet e majit të vitit 2023 votoi per ato, duke krijuar kështu simpati dhe dashni absurde. Kjo shukoi gjithë Shqipërinë dhe diasporën. 

Zakonisht, Syndrome Stockholm, quhet pikërisht kjo kthesë absurde psikologjike e të përsekutuarve antikomunistë, ndaj kasapëve të qelive të burgjeve në Shkodër dhe sistemin, që e krijoi atë masakër kolektive, atëhere kur kriminelët, duke parë (hetuesit dhe xhelatët komunistë të Sigurimit të Shtetit), që u rrezikohet pozita e tyre në postkomunizem (në demokraci), kryejnë disa veprimtari mirësjelljeje (në mënyrë hipokritike), ndaj viktimave të komunizmit dhe kështu fitojnë simpatinë e tyre dhe mosdënimin apo ndëshkimin moral dhe ligjorë... 

Edhe pse asnjë nga ish persekutorët komunistë të kohës së regjimit sadist deri më sot në vitin 2023, nuk kanë kërkuar falje publike (me shkrim apo gojë), dhe bile ato po mbyllin jetën e tyre të qetë, pa i ngacmuar dhe gjykuar askush deri më sot (nga ish të përsekutuarit dhe përndjekur politikë në Shqipëri), ku, fatkeqsisht ato nuk kanë ngritur asnjë padi penale për qindra (krime kundër njerëzimit) dhe mjëra jetë të humbura të të afërmv të tyre. Eshtë fakt, se atyre ende u mohohet e drejta e rikthimit të tokave dhe pronave të tyre të para vitit 1944…  

Duke iu rikthyer temës në fjalë, theksojmë se reagimi psikik në mënyrë anomalike, ndaj kriminelëve komunistë si dhe përshtatja e tyre me kushtet e dhunës e cila u është ushtrua viktimave quhet Sindromi i Stokholmit. 

Forhåndsvisning av bilde

E keqja nuk vjen nga të varfërit që s’kanë se çfarë të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur!  

Tmerr dhe vetëm tmerr, ndjen çdo njeri i thjeshtë shqiptar, sikurse edhe diaspora dhe të huajt jo shqiptar, kur sheh në Hartën e Re Politike të Shqipërisë rishfaqjen e mbizotërimit të ngjyrës rozë, që fare lehtë lexohet si rikthim në origjinë i ngjyrës së kuqe komuniste të Dullës 2 dhjetor 1945-1990…  

Këto zgjedhje në Shqipëri me “fitore” absolute komuniste mbi 95% e votave, të kujtojnë kohën e largkjoftit (diktatorit Enver Hoxha)… sikurse edhe zgjedhjet “demokratike”, që bëheshin vazhdimisht në vendet komuniste të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe ish Europës Lindore… 

Në këtë situate, njerëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin masiv. Në gjashtë vitet e fundit (2017-2023) mbi 300.000 vetë janë larguar nga Shqipëria në drejtim të shtetëve të ndryshme të botës, por më së shumti në Europën Perëndimore dhe në veçanti në Britani të Madhe.  

Kjo ka çuar në një krizë të ripërtëritjes apo riprodhimit normal të popullsisë se vendit, mbasi 95% e të larguarve janë meshkuj (burra dhe djem të rinj), krizë të fuqisë punëtore në vend, ku punë ka s’i në fason ndërtim, por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve, mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin nëpër botë! 

Ato sot fatkeqsisht dhe për inerci të së kaluarës po vazhdojnë të bëhen rutinë, në vendet e prapambetura të botës së tretë, ku sundon ligji i xhunglës dhe forca ushtarake, vjedhja e hapur dhe manipulimi zyrtar në nivelin më të lartë si pasoj e korrupsionit profesional qeveritar vendas dhe ai globalist majtis ndërkombëtarë, të cilët vetëbëhen si vazhgues të paftuar të “zgjedhjeve”, pas mbushjes së xhepave të tyre dhe si shpërblim bëjnë hapur në emër të “demokracisë” liçensimin e turpshëm të tyre absolut kudo nëpër botë.  

Forhåndsvisning av bilde

Socialdemokatët apo Joe Biden-ët shqiptarë  

“Partia Socialdemokrate mori 86 mijë vota ose 6.4%, me 116 mandate për këshilltarë. Nëse krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, numri i votave të PSD-së është rritur me 2.4 herë, ndërsa numri i mandateve potenciale për parlament është rritur me mbi dy herë.” – Gjergj Erebara, Reporter.al  

Pas datës 14 maj 2023, socialdemokratët dhe kryepolitikani i tyre, mund t’i thotë atyre, që e kanë shpallur persona non grata, është koha për ju, që ju të më Kiss My Ass… 

“Kryepolitikani” socialdemokrat, nuk ka më nevoj pse të vij këtu në SHBA si turist, sepse ëndrrën e tij amerikane e ka gjetur tashmë në Shqipëri, mbasi më 14 maj 2023 nga rezultati bombastik i zgjedhjeve locale, ai ka gjetur sa hap e mbyll sytë Amerikën në vendlindje apo Atdheun e tij, duke u është kthyer me urdhër të peshkut brenda natës së 14 majit 2023 si fotokopje e modelit të Joe Biden-in amerikan, nga mënyra se si i ka fituar zgjedhjet atje pa bërë asgjë.  

Mburojat apo imuniteti i paprekshmërisë zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare  

Të majtët në tërësi, socialistët me simotrën e saj socialdemokratët atje i mbron Rama, me Qeverinë dhe armën e vet policinë militante paraushtarake të verbër, që shkojnë vazhdimisht si mishi për top, pas shtetit të korruptuar dhe droguar të tij, Governatorët apo Ambasada Amerikane në Tiranë, administrata e papërgjeshme dhe e korruptuar antiamerikane e Joe Biden-it në SHBA, Sorosi dhe bythlëpirësit e tij shqipfolës, Bashkimi Komunist Globalist Europian, OSBE e korruptuar dhe socialkomuniste, Big Media e Supër Korruptuar shqipfolëse (si: Top Qeni, Tv Klan, RTVSH, Tv Vizion Plus etj.,), të cilat përfshihen në dyfalëshin e mirënjohur Fake News etj., ndërsa këtu në SHBA Biden-in e mbron për fat të keq (edhe për pak kohë) njerëzit më të korruptuar në nivelin më të lartë të FBI, DOJ, CIA, kongresmenët dhe senatorët komunistë amerikanë, Soros, Big Media, Big Tech, Fake News, etj. 

Këshillat bashkiakë, socialdemokratë sa hap e mbyll sytë, sikurse në lojërat magjike u ngjiten në vend të katërt, ndërsa merhumi anglishtfolës këtu në vend të parë.  

Surpriza më e madhe elektorale e këtyre zgjedhjeve është rritja me 2.4 herë e Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga “politikani” Tom Doshi, e cila ka fituar 86 mijë vota dhe 116 mandate në të gjithë vendin.  

Ai, gjatë vitëve dhe muajve prill-maj 2023, kur u zhvillua fushata elektorale në terren në mbarë Shqipërinë, nuk ka përdor asnjë fjalë politike dhe nuk ka bërë fushatë elektorale, por ka fituar me urdhër të peshkut sa hap e mbyll sytë 2.4 herë, më shumë vota se asnjëherë tjetër si kryetar i partisë hibrite komuniste.  

Interesant është fakti i hështjen si gurr varri i governatorëve të përhershëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, që nga ana e tjetër përshëndet dhe i buzëqesh nga larg fitoren e komunistëve shqiptarë, sepse ata i bashkon ideali globalist komunist si kudo në botë, mbasi janë të integruar me kohë në politikën e tyre majtiste internacionale. 

Për nga numëri i posteve në këshillat bashkiakë të Shqipërisë dhe votave të fituara renditet në vend të katërt, pas Partisë Socialiste, koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike “zyrtare” të Shalgjatit.  

Nëse më 14 maj 2023, do të kishte pasur zgjedhje parlamentare, Tom Doshi do të kishte fituar tre mandate deputetësh në Shkodër, dy në Tiranë, një në Durrës dhe një në Dibër, ndërsa nuk është shumë larg fitimit të një mandati edhe në Elbasan dhe një mandat tjetër në qarkun e Fierit, ku PSD ka marrë rreth 8600 vota. Me 7 deri në 9 mandate deputetësh, kryetari i socialdemokratëve, i sanksionuar nga amerikanët si persona non grata, me shumë gjasa mund të jetë një nga politikanët më të fuqishëm të vendit… 

Partia e Rindertuar Komuniste (alias Socialiste) e Shalgjatit mori 580 mijë vota dhe 757 këshilltarë, pasuar nga koalicioni i opozitës kryesore Bashkë Fitojmë me 248 mijë vota dhe 292 mandate. Partia Demokratike “zyrtare” po e Shalgjatit mori 104 mijë vota dhe 123 mandate.  

Në Shkodër, ku kandidati socialist Benet Beci fitoi duke marrë gati 35 mijë vota në zgjedhjet lokale, PSD arriti të marrë 13 mijë vota për këshill bashkiak, duke sugjeruar se më shumë se 1/3 e suksesit të Becit i dedikohet mbështetjes nga PSD.3 

Forhåndsvisning av bilde

Shqipëria e Shalgjatit dhe ShBA-ja e Biden-it të fjeturit në këmbë  

Edhe i paafti e i fjeturi në këmbë, ose sikurse njihet këtu komunisti Joe Biden dhe administata e tij globaliste e supërkorruptuar, thotë vazhdimisht përmes makinës së shfrenuar të mediave të tejkorruptuar të majta propagandistike globaliste, Big Tech, rrjetet ndërkombëtare sociale komuniste me kampionen Fakebook dhe Fake News, se i lodhuri mendërisht dhe fizikisht Biden, ka “fituar” 81 milion vota, në një kohë që aktualisht të gjithë qytetarët amerikanë vazhdojnë të qeshin dhe ofrojnë fakte me prova të sakta, se është e kundërta e gënjeshtrave të tyre, me gjithë çensurën e madhe dhe të shumanshme komuniste, kundër së vërtetës, që ekziston sot këtu. 

Shkodra, fatkeqsisht dhe me dëshirën sherrbudall të “votuesve” shkoj në origjinën e vet të komunistëve të vitëve të zeza 1932 të shekullit të kaluar (XX), ku sundonin pionierët e ideve trushpërlarëse të mbrapshta komuniste, bolshevike dhe leniniste, si të pandreqshmve jugorë: peshkopit të kuq Fan Stilian Nolit dhe Ali Kelmendit…, dhe për të mbërritur fatkeqsisht deri në Verilindje të Shqipërisë, ku vepronin komunistët, si: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Zef Mala, Tuk Jakova me kompani… 

Tukun naiv e fatkeq asokohe, sikurse edhe shumë të tjerë komunistë (pasi i shërbeu Dullës) si robot pa ndërgjegje, ai sa hap e mbyll sytë u hodh në rrugë si limon i shtrydhur shumë shpejt, u internua familjarisht dhe më pas u burgos. Komunizmi i përdori si marionetë naivët e rinj punëtorë të rëndomtë komunistë shkodranë.  

Nga bashkëvuajtësit e Tukut në birucë, mësojmë se ai në vitet e qelisë u pendua më vonë, për përqafimin dhe shpërndarjen me fanatizëm të ideve vrastare dhe absurde komuniste, por ishte shumë…, shumë vonë për te, sepse i iku jeta e tij dhe e të afërmëve të dashur…  

Shembulli klasik i komunistit të burgosur për 4 vjet më 1939 dhe riburgos për 20 vjet nga komunizmi i tij më 1958  

Tuk Jakova, (1914-1959), ishte marangoz, anëtar i flaktë grupit komunist të Zef Malës, një nga pjesëtarët kryesor të komunistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore si komisar i Brigadës I-rë Sulmuese.  

Sëbashku me komunistët e tjerë, si: Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton etj., ka qenë ndër veprimtarët e Grupit të Shkodrës. A u arrestua, gjykua dhe dënua 4 vjet burg, për idetë e tij komuniste në vitin 1939. Me organizimin e Partisë Komuniste, nën direktivat dhe bekimin jugosllav më 8 nëntor 1941, u zgjodh ndër 7 anëtarët e Komitetit Qendror Provizor. 

Më pas qeveria komunist e bëri president të sindikatave komuniste. Kur ai u kthye nga Beogradi në vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i Parë i Partisë Komuniste, ai u zgjodh Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Ministër i Financave, zv/Kryeministër dhe pastaj pjesë e luftës së klasave brenda llojit. Atij regjimi komunist ia hoqi të gjithë gradat dhe titullin e lartë Hero i Popullit, e internoi familjarisht dhe burg.  

Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike, i akuzuar si zbutës i luftës së klasave dhe në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për t’u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë. 

Në vitin 1955 përjashtohet nga Komiteti Qendror i PPSH-së, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit internohet së bashku me familjen në Berat. Pas dy vitesh, më 1957, dënohet me izolim në Kalanë e Kaninës. 

Në vitin 1958, shpallet tradhëtar dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq një vit më vonë, më 1959, në rrethana misterioze.  

Tuk Jakova, përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit, të cilët kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake: “Që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. (Wikipedia)  

E vërteta historike, që i është fshehur me ose pa qëllim qytetit dhe banorëve “antikomunistë” të Shkodrës  

Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, mësojmë se: “Grupi Komunist i Shkodrës ose Grupi i Shkodrës, ka qenë një organizim parapartiak komunist, që u formua dhe veproi nga koha e mes luftërave botërore dhe deri në themelimin e Partisë Komuniste në Shqipëri. 

Formimi i këtij grupi, lidhet me një grup të rinjsh idealistësh ëndërrimtarë, te elemti ortodoks i qytetit dhe te zanatçinjtë e qytetit (sidomos zdrukthtarët). 

Për shumë vite grupi ishte pika e vetme komuniste, në Veriun e Shqipërisë. Në vitet 1932-33, ka hyrë literatura komuniste në qytet nga Mbretëria Jugosllave, duke mundur të hynte në Gjimnazin e Shkodrës. 

…Të bërit bashkë të të rinjve: Qemal Stafa, Xhemal Broja dhe Vasil Llazari në gjimnazin e qytetit më 1934 nga shkollat e klerit, që u mbyllën me Reformën “Ivanaj”, zgjoi jetën e gjimnazit. Morën kontrollin e shoqërisë “Besa shqiptare” e cila qe formuar më 1931, nën drejtimin e Ernest Koliqit. 

Ata u morën me organizimin e shfaqeve teatrale amatore si dhe me botimin e revistës “Shkëndija”, ku shkruajtën Q. Stafa, Xh. Broja, Pashko Gjeçi, Elez Braha, etj. Ky botim nuk doli më, numri pasardhës u konfiskua dhe u dogj, ngaqë regjimi zogist ra në gjurmë të përpjekjeve të kësaj shoqërie. 

Pas një takimi më 1937 me Niko Xoxin, i larguar nga Grupi i Korçës, dhe një shoshitje me Andrea Zisin për çështjen e grupeve, përafërisht fundi i 1937 dhe fillimi i 1938, është koha kur u formua Grupi i Shkodrës. 

Nismëtarët ishin Zef Mala, V. Llazari, Q. Stafa, Xh. Broja, Voin Grabova dhe Vaso Kadiq. Stafa pasi u shpërngul në Tiranë, ku kishte si bashkëpunëtor edhe Vasil Shanton, krijoi bërthamën e dytë të grupit.  

Më 1938 u ngre celula në Elbasan mbi bazën e ish-celulave të Grupit të Korçës. Sami Baholli kaloi me të Shkodrës. Në Elbasan qe ndikimi i fortë te Normalja e qytetit. Një numër i madh nxënësish iu bashkuan lëvizjes komuniste në vitet 1938-1941. Nën drejtimin e Myzafer Trebeshinës e më vonë të Dashnor Mamaqit, u organizuan të rinjtë. Gjatë 1938 grupi shkoi në 150 anëtarë.”4 

Por Arian Spahiu, ka disa teza interesante. Në komentin e tij, ai shkruan tekstualisht: “Nuk është krejtesisht e saktë. Shkodra para 1939-ës, njihet me grupin më të fuqishëm komunist në Shqipëri. Grupi tjetër ishte ai i Korçës.  

Por emisarët serboçetnikë, Milladin e Mugosha, grupin e Korçës, në të cilin kishte përgjithsisht ortodoksë e favorizuan dhe e nxorën në krye të PKSH-së.  

Grupit të Shkodrës nuk i pëlqente fare sjella e emisarëve të huaj dhe kjo i bëri që emisarët e theksuar t’i nxjerin jashtë loje si të parëndsishëm në marrjen e vendimeve parësore.  

Që këtu lindi antipatia ndaj Veriut në përgjithësi e ndaj Shkodrës në veçanti. Ja disa veprime të komunistëve të Shkodrës, që vërtetojnë sjelljen korrekte të tyre ndaj çështjeve shqiptare dhe që është anashkaluar nga historianët komunistë.  

Më 1943 komunistët e Kosovës që i takonin grupit të Shkodrës, refuzojnë materialet e dërguara nga shtabi i PKJ dhe nga ana tjetër kërkojnë nga shtabi i PKSH-së, që udhëzimet për veprimtarinë e tyre, t’ju dërgohen nga ata e jo nga PKJ.  

Përgjigja ka qenë shumë e shpejtë dhe e prerë ndaj komunistëve kosovarë me plot ofendime: “Ne jemi vëllezër dhe jo sektash, luftojmë për një qëllim të vetëm,…”.5 

 

Shkodra, që ruan ende dhimbje shpirtërore dhe fizike  

Në qytetin e Shkodrës ndodhet Muzeu Historik i Kujtesës së kohës së komunizmit të zi. Një fakt i tillë, tregon tmerrin e përjetuar në atë kohë dhe krijimi i muzeut të krimeve të komunizmit në qytet, është për qytetarët një tjetër mënyrë, për të kthyer dinjitetin, si dhe për të vlerësuar fisnikërinë e Shkodrës, për mënyrën se si janë përballuar me krimet e komunizmit.  

Shkodranët e ruajnë ende në kujtesën e tyre tmerrin e kësaj ndërtese në qendër të qytetit, pasi i kanë akoma të kjarta gjurmët e torturave, që u janë bërë intelektualëve dhe njerëzve të pafajshëm gjatë kohës së diktaturës 50 vjeçare.  

Sot ajo shërben si pikë referimi. “Te ish Dega e Brendshme“, sikurse i thonë shkodranët njëri-tjetrit, kur duan të tregojnë diçka në afërsi të kësaj godine, ndërtuar me kontributin financiarë edhe të Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer”.6 

Muzeu u ngrit në një nga burgjet më të egra të regjimit komunist, ish dega e Punëve të Brendshme, sot pronë e Provincës Françeskane. Arkitektët dhe kuratorët vendas, kanë studiuar edhe modele muzesh të ngjashëm, të ndërtuar kryesisht në vendet e Europës Lindore.7  

Burrat e vërtetë të qytetit ndodhën në Zall të Kirit  

Kjo nuk është teori konspiracioni, por është një fakt, që ka qendruar i hështur për shumë vjet dhe që fatmirësisht deshmohet prej disa dekadave me shembuj të shumtë nga disa ish të përndjekurit të moshuar politikë dhe qytetarë shkodranë, me banim në Shkodër dhe përsona të arratisur para vitit 1990, që jetuan dhe punuan në disa shtete të SHBA-së, Europës dhe atyre banorëve dëshmitarë afër Varrezave Katolike të Rrmajit, që i panë me sytë e tyre pushkatimet… “Shkodra dikur nji qytet i vogël me njerëz të Mëdhenj, sot asht nji qytet i madh me njerëz të vegjël.” – Jacob Enver Parmeza  

Shkodranët apo Burrat e vërtetë, me eshtrat e tyre të krijuar nga plumbat e togave të zeza të pushkatimit, si provë e madhe dhe e pamohueshme ndodhen në Zall të Kirit, ka thënë i ndjeri shkodran, miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë Zef Loro Luka (1926-2012)8 i arratisur nga ferri komunist, i cili sakrifikoi gjithcka si parashutist i pamposhtur, për të përmbysur me armë në dorë komunizmin e zi në Shqipëri… 

Ai ëshë autor i librit Ditar me kujtime: “100 shqipe qi erdhen për me prue lirin n’Shqipni”9 me Parathanie brilante, shkruar nga bashkëqytetari shkodran Injac Saraçi.  

Të ishte gjallë sot sypatremburi parashutisti Zef Luka nga Clevland, Ohio, do të kapte krytin me grushta… dhe do të thoshte, se për këto lloj pasardhës pa identitet as mish as peshk… që na fatkeqsisht kena dasht me u dhanë lirinë… Vetë Zefi si antikomunist i përbetuar kaloi nga Kolegji i Jezuitëve, në kampet e refugjatëve në Greqi e Itali dhe deri sa një ditë mbërriti në Tokën e Bekuar të SHBA-së… 

Këtë përkufizim të saktë, do të kishte thënë nga plasja e zemrës apo zemërimi edhe miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë i ndjeri Kolec Pikolini (15 mars 1923-19 shkurt 2019)10 nga Detroit, Michigan, po nga qyteti i “djepit të komunizmit dhe socializmit”, i cili edhe ai u arratis në viitin 195111 nga ferri i Dullës…  

Ai në librin e tij me kujtime: “Regjimi i hienave” (parathënien e së cilës e kam shkruar unë) dhe në bisedat e lira në Detroit, më thoshte shpesh, se komunizmi e ka shkatërrur keqas Shkodrën dhe banorët e saj, të cilët fatkeqsisht sot flasin me vete…  

Pasardhësit e qytetit antik sot, po vijojnë fatkeqsisht të lakojnë historinë e së kaluemes (duke e përdorur atë si pashaportë identiteti, përballë të tjereve jo shkodranë), së heronjve të heshtur…, sepse ato sot që jetojnë aty (Shkodër), për inerci të transmetimit të brezave, janë thjeshtë kalimtarë apo frymorë rutinë, pa histori… sepse tash 33 vjet, nuk ishin të zot t’i përfaqsojnë idetë përparimtare, jetën plot kalvare dhe gjakun e tyre martir…  

Nga nëna histori kujtojmë, se gjatë vitëve 1944-1945 dhe 1946, shtetet dhe qeveritë antikomuniste anglo-amerikane, përmes njerëzve të tyre në Shkodër dhe disa qytete antikomuniste në Shqipëri, u bënë thirrje tregtarëve shkodranë, që të kontribuojnë financiarisht, për të blerë armë të kohës, për t’iu kundërvu direkt komunizmit si në kryengritjen e Malcisë së Madhe (krahina e Kelmendit), me në krye martirin Prek Calin (1872-1945) dhe në kryengritjen e Postribës…, sepse kështu i don mushka drutë…, por ata “patriote” të kuletës, nuk pranuan me dhanë disa qypa me flori… dhe kështu ata i groposën edhe më thellë nëpër bahçet e tyre private… nga frika se mos ua “marrin” anglo-amerikanët…  

Dulla, duke e nuhatur këtë situatë historike dhe me ndihmën e spiunëve komunistë po shkodranë, për të shpetuar nga kolapsi mbretërine e tij të hurit dhe litarit, shpejt e shpejt nisi fushatën propagandistike të denigrimit, kundër pasanikëve të Shkodrës e i detyroi ata me lopata e kazma me rihap gropat, ku i kishin fsheh qypat me flori dhe ua mori e i rrasi të gjithë në burg, gjoja si pasanikë, sepse sipas tij kishin shfrytezuar “popullin” dhe ishin bërë të pasur, një propagandë bajate proletare-leniniste-bolshevike, e cila fuksionoi dhe pati shumë sukses asokohe….  

Këto zotërinj të nderuar të qytetit të lashtë, në kuptimin e mirë të fjalës, Dulla një nga një i futi në në 46 burgje, që kishte ngritur si ferr në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të tjerët i internoi përjetësisht në qindra kampe përqendrimi dhe gradualisht me gjyqe fallco apo pa gjyq i vari në litar ose i pushkatoi për siguri, që të mos mbijetonin si dëshmi e historisë së perskutimit të tyre…  

Mbas këtij gjenocidi rutinë, ai iu përvesh furishëm dhe me fanatizëm anadollak Klerit dhe popullsisë etnike katolike dhe besimeve të tjera në qytet, mbasi fatkeqsisht vetë ai vinte nga një familje e mirëfilltë e katundeve otomane, dhe kishte një axhë si biçim hoxhe, në qytetin e ish kolonëve të huaj të Gjinokastrës…  

Dulla, duke gjetur dhe përzgjedhur njerëz si vetëvetja, vuri në pushtet me votime fallco fanatikët më të medhenj…, fëmijët nipat apo mbesat e të cilëve kanë drejtuar për dekada dhe vazhdojnë edhe sot për 33 vjet të udhëheqin partinë komuniste (alias socialiste) dhe “demokratike”, sipas modelit të Katovicës. Kjo fatkeqsi vazhdon të sundoj edhe sot… 

Forhåndsvisning av bildeSajimi i rrenës së madhe dhe qëllimi justifikon mjetin  

Të gjithë sot në media, po perdorin Fabulën absurde, se gjoja Shkodra humbi për arsye të non grates, që administrat e korruptuar dhe non grata e Joe Biden (75.000,000 votues amerikane nuk e njohin Biden si kryetar shteti, sepse ai faktikisht nuk është fituesi zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën me 3 nëntor 2020), i bëri liderit historik dr. Sali Berishës etj.  

Duhet të jeni të kjartë, se regjimi katastrofik komunist, i të përgjumurit në këmbë Joe Biden, e ka përdorur këtë armë propagandistike politike subversive dhe mashtrimi kudo nëpër botë, për të mbajtur dhe zgjedhur qeveritë lolo kudo në botë, që i konvenojnë Merhumit, që s’mban mend se çfarë ka hanger nadje… apo kur gruaja e tij “doktoreshe” (sikurse rren hapur pa turp para medieve se ka dhënë mësim (leksione) si profesoresh në universitet, por nuk përmend emrin e universitetit), harron me ia ndërru pampers dhe ai nga pesha e sh… humb orientimin dhe ia zgjat dorën “qënieve” të padukshme, jashtë sistemit tonë diellor…  

Lexuesi i vëmendshëm brënda dhe jashtë vendlindjes, duhet të kuptoj, se këtu nuk është fjala personalisht tek dr. Sali Berisha (apo Edi Ramën etj., nëse do të ishte lidër i opozitës antikomuniste në Shqipëri), por si fenomen rutinë (sepse këtë gjë e kanë gjetur të gjithë si pretekst të humbjes së opozitës sot në muajin Maj 2023 në Shqipëri), por se regjimi komunist i administratës së papërgjegjeshme Biden, këtë veprim apo manovër absurde politike, të shpalljes së Persona Non Grata, e ka bërë apo aplikuar vazhdimisht në të gjithë shtetet dhe liderët e djathtë apo konservatorë kudo në botë, të cilët nuk kanë regjime komuniste dhe supër të korruptuara në pushtet sikurse ajo e Bidenit me familje…  

Kjo është bërë me paramendim, për të manipuluar dhe dëmtuar maksimalisht popujt dhe elektoratin, në prag zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme kurdo që ato zhvillohen.  

Komunistët amerikanë, tradicionalisht si në fillim me Bill Clinton, djalin e komunistit Hysen, presidentin më të deshtuar dhe më të dobët, që ka parë historia e presidentëve të SHBA-së, njëfarë Barok Hysen Obamën 1, 2 dhe me sot me administratën e vijimsisë Obama-Biden 3 në fuqi, si armë të tyre të preferuar kanë ish Racizmin dhe ish Skllavërinë, që kanë ndodhur fatkeqsisht shumë shekuj më parë në SHBA…, për të provokuar dhe rizgjuar ndjejat, dhee manipuluar sot votuesit me ngjyrë afrikano-amerikanë, ispanjikë etj.  

Sot këtu, në Kushtetutën Amerikane, me ligje dhe drekte, federale dhe të 50 shtetëve, askush nuk është skllav dhe në asnjë rast në ligje nuk përdoret racizmi.  

Mirëpo ajo që i tërbon sot komunistët amerikanë është se shumë afrikano-amerikanë të mirëshkolluar dhe edukuar, mbasi kanë mësuar edhe historinë e mëparshmë dhe të sotme, po arrijnë të dallojnë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, sepse të bardhët senatorë, kongresmenë dhe presidenktë komunistë amerikanë, po përdorin vazhdimisht votat e afrikano-amerikanë, për të marrë dhe qëndruar për vete në pushtet dhe asgja nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre, punësimin, integrimin etj.  

Këtë gjë komunistët amerikanë e bëjnë sa herë që afrohen zgjedhjet dhe në ndihmë të tyre si gjithnjë vjen nga pas makina e fuqishme manipulative propagandistike e Fake News, Big Tech, rrjetet sociale komuniste etj.  

Ata nuk mund të përdorin arsyet absurde si teorinë e racizmit dhe skllavërisë në Shqipëri, sepse aty nuk ka afrikano-amerikanë apo hispanjik, por përdorin masivisht dhe në mënyrë abusive, sa herë që vijnë në pushtet “të drejtën”, që ka Departamenti i Shtetit, për të shpall për arsye të mirëfillta politike persona non grata, në emër të “korrupsionit” imagjinar dhe të pa provuar këdo antikomunistë dhe antiglobalistë, që kërkon të hyj brenda territorit të SHBA…   

P.sh. regjimi komunist amerikanë, këtë praktikë pune rutinë e ka aplikuar edhe në shtetet e kontinentit me ngjyrë të Afrikës, që janë pro Rusisë, Azisë, Amerikën Latine, Europën Lindore etj., por atyre popujve të tyre dhe ruseve nuk ia ndin për të fjeturin në këmb…  

Të vetmit shtete skllevër, që bëjnë Amin, për gjithçka me banorë tejmase naivë e sensitivë nga frika dhe që manipulohen më lehtë falë injorancës, janë ato shqipfolës, ku drejtojnë idhujt sorosianë dhe kushdo tjetër…, por kurrsesi shqiptarët e vertetë etnik…  

Korrupsioni ndërkombëtar dhe lokal i shteteve të veçanta, ka për qëllim në vetvete të legjitimojë totalitarizmin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice, që përqendron çdo pushtet në pak duar.  

Jo dr. Berisha, por Antony Blinken është persona non grata, për popullin amerikanë 

Vetë Antony Blinken, që e ka shpall dr. Berishën persona non grata, thjeshtë për arsye politike, është me hije dhe në një farë mënyre si persona non grata nga Kongresi Amerikan… mbasi ai pritet që të akuzohet, për organizimin direkt fallcifikim dhe fabrikim dokumentetit, për hartimin e nënshkrimit gënjeshtër nga 51 agjente sekretë të FBI dhe CIA, se Laptop from Hell i Hunter Biden asht sajesë e sherbimit sekret rus… gjë faktet dhe provat me 100% siguri të lartë e nxorën atë si rrencak të madh, sepse vetë ish punonjësi i CIA-së, deklaroi para Kongresit Amerikan (gjatë dëshmisë së tij), se ka qenë vetë Antony Blinken ai qe e ka nisur këtë inisiativë.12  

Nëse ata do të kishin fakte për dr. Berishën, menjëherë do t’i kishin botuar (publikuar) apo nxjerrë në sheshin e konsumit politik, sepse komunistët amerikanë janë specialistë, sikurse komunistët shqiptarë, për gënjeshtra, sepse ata i dallon vetëm gjuha e ndryshme që flasin anglisht dhe shqip dhe asgjë më shumë…  

U bënë dy vjet dhe nuk ka asnjë “Dosje”, me fakte konkrete për dr. Berishën… Këtu po ndodh e kundërta, sepse për Sekretarin e Shtetit Blinken tashmë është përgatit Dosja, me rrenat e tij, që po zgjerohet dita-ditës para Kongresit, të kontrolluar fatmirësisht nga republikanët konservatorë…  

Në botë, askujt nuk ia ndin për këtë gjë, veçse në vendet e botës e tretë, që besojnë në gjithçka si naiv sikurse janë: Shqipëria dhe Kosova, mbasi komunistët amerikanë që e njohin shumë mirë mentalitetin tuaj atje dijnë ku me prek në tela dhe më pas me lujt arushë me ato…  

Nejse, si punët e Biden-it, sikurse thotë Presidenti Donald J. Trump, se çfarëdo që administrate e Joe Biden merr përsipër të kryej kthehet automatikisht në shit… 

Nga përvoja negative këtu, që kaloi SHBA, në zgjedhjet presidenciale të vitit vitin 2020, është se kur Qeveria fut me këmbëngulje teknologjine e re të makinave të votimit dhe numërimit e bën për të vjedhur sa më lehtë dhe shpejt votat… 

Votimet me makina elektronike janë të manipuluara, sepse kot nuk thonë komunistët janë specialistë, mbasi ato kudo e gjejnë rrugën për të vjedhur votat, sepse kompiuterat dhe maqinat lidhen shumë lehtë me internet.  

Zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor 2020 në SHBA, 90% e tyre janë vjedhur apo ndryshuar me kompiutër dhe njerëzit kanë shkuar kot për të votuar.  

Si mundet Biden komunist këtu të fitoj 81 milion vota, duke ndenjur gjithë ditën në bodrum 24/7 i mbuluar me 4 maska të mëdha të zeza!?  

Presidenti Donald J. Trump dhe ekipi i tij, ka prova dhe fakte bindëse, për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe këto raporte origjinale i kam pasqyrur edhe ne librin tim: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Shkodër, New York) dhe burimet e mia janë anerikane dhe nga avokate dhe investigues profesional anerikanë…  

 Antony Blinken për çdo gënjeshtër para Kongresit Amerikan rrezikon 5 vjet burg  

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ka rrejtur popullin amerikanë, me një dokument fallco të nënshkruar nga 51 agjentë të lartë të Shërbimit Sekret Amerikan, të cilët sëbashku me Blinken i pret burgu. Kështu, e-mailet e reja të zbuluar, tregojnë se Blinken, është i përfshirë në korrupsionin e djalit të Joe Biden, shumë vite më parë.  

Kutia e famshme e Pandorës, sapo është hapur dhe është zbuluar deri tani vetëm Maja e Ajzbergut të krimeve dhe korrupsionit galopant, show, që pritet me shumë interes nga populli amerikanë.  

Këtu janë ngritur prova dhe fakte origjinale të dokumentuara (nga investigimet shumevjecare të Senatit, Kongresit Amerikan etj.), për 12 antarë të familjes Biden, djalin e të përfjeturit në këmbë “bisnesmenit” Hunter Biden, ndaj të cilit ka katër vjet që DOJ, Departamenti i Thesarit, FBI, Kongresi dhe Senati Amerikan intensivisht po investigojnë për 4 veprimtari të tjera kriminale: si pastrim parash, mos pagim të taxave, prostitucion etj.  

Këto ditë priten të dalin para publikut amerikanë, Dëshmi supër skadaloze, që do të trondisin SHBA dhe botën. Kështu Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, që bën presion politik komunist mbi Shqipërinë e varfër nga burimet e reja që priten të dalin shumë shpejt në dritë, para Kongresit, tregojnë se ai personalisht kur ishte në stafin e kampit të fushatës elektorale të kandidatit komunist Biden, ka organizuar një grup agjentesh prej 51 vetësh të Shërbimit të Lartë Sekret Amerikan, që të nënshruajnë një letër, sipas së cilës thuhet se: Laptop from Hell i Hunter Biden nuk është i tij, por është sajesë e shërbimit sekret rus, letër të cilën me dëshirë e kanë firmosur 51 agjentë, letër me firmë, të cilën e ka përdorur Biden si “argument” apo shembull në debatin e fundit televiziv kundërshtarin e tij politik Presidentin Donald J Trump, për të bindur votuesit amerikanë, që të votojnë për të, duke genjyer dhe manipuluar publikisht dhe hapur votuesit dhe popullin amerikan.  

Kjo sipas analistëve kushtetues amerikanë, përbën veprimtari të mirëfilltë kriminale, në nderhyrjet direkte në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në këtë mënyrë, për shkelje të ligjit të ndërhyrjes së jashtëligjshme në zgjedhjet presidenciale organizatori apo skenaristi Antony Blinken dhe 51 autorët e nënshkrimit të letrës Gënjeshtër, mund të rrezikojnë heqjen e lirë ose të drejtën e pamohueshme për të hyrë me deshirë në shtepinë pa qira, qe këtu quhet thjeshtë: JAIL. 

Blinken me hipokrizi bërtet për çimen e vogël në sytë e korrupsionit, për çaj dhe limonata apo dreka dhe darka në Shqipëri e Dardani… dhe nuk do që të tjerët dhe media e pavarur amerikanë dhe botërorë, të flasin me prova dhe fakte për Supër Korrupsionin e tij dhe DOJ, FBI apo administratës Biden, ku këtu flitet për miliona dhe triliona dollarë… 

Investigimi ndaj Blinken, është sot çështje primare për Kongresin Amerikan. Kryetari i Komitetit të Drejtesisë pranë Kongresit Jim Jordan, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të administratës Biden Antony Blinken, që së shpejti ai duhet të paraqitet para Dhomës së Përfaqsuesve. 

Nëse këto fakte vërtetohen zyrtarisht në Kongres, atëherë Sekretarit të Shtetit Blinken, i duhet të gjej një avokat të fortë të mbroj veten, ashtu sikurse edhe boss-it të DOJ apo Prokurorit të Përgjithshem të SHBA-së sot në detyrë i duhet të gjej një superavokat të mbroj vetën nga rruga drejt shtëpisë pa qira, që e pret për Dëshmi të rremë, sepse ai para disa javëve para Kongresit dhe Senatit nuk ka thënë të vërtetën, edhe pse është betuar me dorën lart, se do të dëshmoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. 

Kostoja e çdo gënjeshtre, të bërë nga persona të ndryshëm, që thirren të betohen dhe pastaj të dëshmojnë para Kongresit apo Senatit Amerikan (të cilat janë pushtete, që përfaqsojnë popullin apo elektoratin amerikanë) shkon në 5 (pesë) vjet Burg të shëndetshme… dhe sa herë dikush ka gënjyer kur ka bërë betimin para Kongresit shumezohen me shifren 5…  

Këtë fat apo privilegj brilant apo shumë të mirë, pritet ta ketë shumë shpejt fatmirësisht edhe virusologu gënjeshtar Anthony Fauci…  

Gjithësesi e thënë shkurt dhe saktë, ky do të jetë fillimi i fundit të Lojës së Turpshme të Gjatë Anti Amerikane e luajtur nga shteti dhe aktorët e turpshëm në SHBA për disa vite me radhë, duke marrë peng vendin dhe Shtëpinë e Bardhë… Game is over…  

Ngrihen disa akuza për Shkarkimin e Joe Biden  

Një lajm i gëzuar e i mirëpritur po pushton mediat amerikane dhe botërore. Shumë shpejt në Kongresi fillon proçesi i Shumë Pritur i Shkarkimit të Joe Biden… për shumë çështje të rëndsishme, si korrupsion familjar, trathti kombëtare mbi tërheqjen skandaloze dhe me viktima në radhët e ushtrisë amerikane nga Afganistani, vrasja ne Kabul të 13 marinsave amerikanë dhe plagosja rëndë e 15 të tjerëve, përfitime financiare të jashtëligjshme deri në 10% si Big Guy (pa patur asnjë bisens të vetin), kërcënim dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të pavarur Ukrainës, për arsyen pse ai po hetonte korrupsion e Kompanisë Gaznxjerrese Ukrainase “Burisma”, ku djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden ishte në bordin e drejtimit të tij dhe paguhej pa bërë asnjë punë mbi $120.000 në muaj dhe mbi 3.000,000 ne vit, dëshmi të rreme të përsëritura, se “nuk ka dijeni per bisnesi e djalit te tij Hunter Biden”, kur në fakt ai ka pozuar në foto me bordin e kësaj kompanie dhe ka pritur mbi 80 herë në Shtepinë e Bardhë antarë të kësaj kompanine, kur ishte zv/President i SHBA-së.  

Nga viti 2008-2023, ai ka fshehur korrupsionin e familjes së tij, në forma të ndryshme dhe tashmë dhe në vecanti nga viti 2021-2023, ka heshtur, duke nxitur administratën e tij, qe të mos hetoj dhe mbuloj (cover up) familjen dhe Hunter Biden.  

Ai ka gënjyer, duke përdorur një letër fallco sëbashku me 51 agjentë të lartë FBI dhe CIA, duke nënshkruar një letër, se Laptop from Hell i Hunter Biden nuk është i tij, por ështe sajesë e agjencive sekrete ruse, rrene të cilën e ka treguar dhe hedhur poshtë vetë gazeta komunisteve The New York Times dhe dhjetra kanale televizive e komuniste, ku me klasikja është CNN etj.  

Biden dhe agjentët e sherbimit sekret kanë shfrytëzuar postin qeveritar, për të përhapur lajme të rreme, që më pas kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale me 3 nëntor 2020 në SHBA. Kjo është një vepër e pastër kriminale dhe denueshme, sipas ligjeve federale amerikane. Nëse korrupsioni i Hunter Biden, do të mbuluar nga media, sipas sondazheve del se 70% e amerikanëve nuk do të kishin kurrësesi votuar Joe Biden. 

Lufta absurde e Ukrainën, nuk ka asnjë lidhje me SHBA, sepse Ukraina nuk është shtet i 51-të i Amerikës, një shtet që ndodhet mijëra milje larg, në një kontinent tjetër… Ajo është thjeshtë një çështje e brendshme mes dy shteteve sllavo-ortodokse, në kufi me njeri-tjetrin, që historikisht kanë patur probleme me territorin dhe popullsinë etnike ruse…  

Mbatja ndezur e luftës me para armatime dhe propagandë fallco, po bëhet për të fshehur korrupsionin e familjes së të përfjeturit në këmbë, pra thjeshtë ështe një konflikt interesave private të së supërkorruptuar të Biden-it dhe familjes së tij, brenda Ukrainës, për vite me radhë… 

Sikurse mësojmë nga mediat e pavarura, shohim se dëshmitari drejtpërdrejtë do të dëshmoj para Kongresit Amerikan shumë shpejt, nën mbrojtjen e sigurisë nga autoritetet shtetërore mbrojtëse të sigurisë së larte dhe avokatëve të tij, mbasi dëshmitë dhe dokumentet e shumta origjinale, janë shumë serioze dhe sensitive.  

Ai ka pranuar që të dëshmoj direkt dhe hapur para Kongresit, i cili në këtë rast pasuron edhe me shumë Dosjen e Madhe të faktëve dhe provave origjinale, për të filluar kështu shumë shpejt proçesin final të Shkarkimit të Domosdoshëm të Joe Biden nga Kongresi Amerikan. 

Avokatët e tij, u intervistuan nga Fox News, në lidhje me deshmitë, qe pritet të ofroi klienti i tyre, të flas hapur para Kongresit Amerikan, për gjithçka, që ai di me fakte dhe prova origjinale, të cilat ai posedon fatmirësisht.  

Forhåndsvisning av bilde

Bankat amerikane, me kërkesën zyrtare të Kongresit Amerikan, fatmirësisht kanë ofruar transferat marramendëse financiare të 9 personave të familjes së korruptuar Biden.13   

Kongresi Amerikan në Capitol Hill në Washington D.C., mbajti një Konferencë të Jashtëzakonshme14   

Me datën 10 maj 2023, në Capitol Hill në Washington D.C., në një Konferencë të Jashtëzakonshme, pranë Kongresit Anerikan, kongresmenët patriotë republikanë paraqiten LIVE, përmes mediave dhe kanalëve televizive amerikane dhe botërore, për ngritjen e akuzave direkte të fajësimit të drejtpërdrejtë për ish zv/Presidentin e SHBA-së zotin Joseph Biden Junior, për veprimtari anti Kushtetuese, gjatë kohës që ai ishte në atë post në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Barock Hysen Obamën (2008-2016), duke i ofruar drejpërdrejtë popullit amerikanë fakte dhe prova të dokumentuara, mbi aktivitetin anti ligjor të Joe Biden, i cili, ka marrë miliona dollarë nga Qeveria Komuniste e Republikes Popullore të Kines, etj., duke i favarizuar kinezët dhe shtetet e tjera, në dëm të SHBA-së. 

https://youtu.be/vB1QE81_ddA  

Gjithashtu si fillim sa për të hapur oreksin 5 nga 12 antarë të familjes Biden do t’u ngrihen akuza serioze bazuar në dokumente, fakte dhe prova origjinale bankare etj., për korrupsion financiarë, sepse kanë marrë nga komunistët kinezë etj., miliona dollarë, në shkëmbim të privilegjeve, favoreve politike, ekonomike,  financiare etj., gjatë presidencës së deshtuar dhe më të keqe në historinë e SHBA-së të dyshes Obama-Biden 1, 2 në vitet e errëta të vendit 2008-2016… 

https://www.youtube.com/watch?v=KëfPpn8RWGs   

Whistleblowers, zarfat me kutitë e manipuluar të zbuluara në shtetet Michigan, Pennsylvania, Nevada etj.  

“Të gjithë bordet e qarkut të zgjedhjeve Urdhërohen, në pritje të urdhrit të mëtejshëm të Gjykatës, të jenë në përputhje me udhëzimet e mëposhtme të dhëna nga Sekretari i Komonuelthit, më 28 tetor dhe 1 nëntor, përkatësisht, së pari, që të gjitha fletët e votimit që merren me postë pas 8:00 pasdite, më 3 nëntor 2020, do të ndahen dhe do të mbahen në një anë (kuti) të sigurt dhe të mbyllur, të ndarë (veçmas) nga fletët e tjera të votimit dhe së dyti, që të gjitha fletët e votimit, nëse numërohen, do të numërohen veçmas.” – Samuel Anthony Alito Jr. antar i Gjykatës së Lartë të SHBA   

Whistleblower 1 & 2  

Agjenti i fshehtë informativ – sinjalizues (Whistleblower), që ka përgjuar me sy, veshë, figurë dhe zë (incizuar), veprimet e paligjshme të Sherbimit Postar të SHBA-së United State Post Service (USPS), ku, përfshihen miliona zarfa zyrtare dhe pakot e votimeve të shtetasve amerikanë të 3 nëntorit 2020. 

Ai si dëshmitar okular, që ka parë gjithçka sinjalizon autoritetet informative zyrtare të shtetit federal (FBI), për atë që ka parë vetë dhe dëgjuar me veshët e tij, mbi mashtrimet e votave dhe kutitë e manipuluara të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020, në shtetet kufitare si Michigan, Pennsylvania, Nevada. 

Një tjetër Whistleblower, është zbuluar në Nevada, i cili, edhe ai po bashkëpunon me FBI, Departamentin e Drejtësisë Shtetit (DOJ).  

Më shumë se 90% e votave në shkallë kombëtare janë ndryshuar me kompiutër dhe me zarfa fantazëm, që janë futur masivisht ilegalisht dhe nuk dihet origjina e tyre, se nga kanë ardhur, adresat, identiteti etj. 

Kutitë me zarfa të manipuluara, kanë ardhur në qendrat e votimit 1 deri në 3 ditë mbas votimit dhe janë regjistruar dhe vulosur sikur kanë ardhur më 3 nëntor 2020 para orës 8:00 të mbremjes, kur dhe ka përfunduar zyrtarisht votimi fizik i personave. 

Publiku amerikan sot, po kërkon transparencë dhe të vihen para drejtësisë penale të gjithë manipuluesit dhe urdhëruesit e tyre. 

Kështu me datën 4 nëntor 2020, Whistleblower ka bërë deklaratat e para të tij në Sean Hannity Show, në kanalin e madh televiziv kombëtar amerikan Fox News, në rubrikën investigative, për parregullsitë dhe manipulimet skandaloze në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në shtetet: Michigan, Georgia, Nevada,  Pennsylvania etj.  

Duke folur me një zë të trashë, për të mos u identifikuar (mbetur anonim), sinjalizuesi me detaje, foto origjinale dhe incizime të personave të përfshirë në skandal, ka nis të flas me detaje, duke përshkruar historinë e kutive të paligjshme të futura natën, kur të gjithë votuesit ishin në gjumë në disa qendra votimi, pas mbylljes se proçesit të votimit dhe fillimit të numërimit të votave.  

Po atë natë menjëherë mbas Hannity Show, me ndërmjetësi dhe siguri për  Whistleblower dha informacionin sinjalizues, se në shtetin e Michigan-it, ka pranuar bashkëpunimin me FBI, për të treguar të vërtetën. edhe në këtë rast.  

Gjatë intervistës në një vend të fshehtë, disa Whistleblower, fatmirësisht kanë përshkruar kutitë, vendin se ku ato ndodhen sot dhe personat e lartë (pra bossat), të përfshirë në këtë histori të paligjshme dhe anti Kushtetuese, e cila për autorët e veprës penale quhet veprimtari e pastër kriminale dhe merret tashmë direkt në investigim nga zyrtarët e lartë të ekspertë të shtetit federal, që në këtë rast janë FBI. 

Whistleblower, në shtetin e Michiganit, si një patriot i vërtetë amerikan, ka rrëfyer skemëm dhe mënyrën e jashtëligjshme të shumë përsonave zyrtarë të lartë dhe përgjegjësve në detyrë në USPS, të cilët në mënyrë aktive kanë punuar për manipulimin e kutive të votimit, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, në SHBA dhe posaçërisht në dy shtetet kufitare që përmenda më lart.  

Pak njerëz votuan kundër Trumpit, por gjithashtu besoj se shumë pak ishin të motivuar për të votuar Sleepy Biden, gjë që do të ishte e pamundur, që të marrë kaq shumë vota, sepse askush nuk ka shpreh entuziazëm për kandidatin socialist. 

Partia Republikane dhe senatori Graham, kanë kërkuar që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hetojë. “Si Kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit … Unë nuk do të lejoj që akuzat për parregullsi të votimit dhe sjellje të pahijshme të përfshihen nën qilim,” tha Graham, në një deklaratë të lëshuar nga fushata e tij e Senatit.  

Fushata Trump nisi një seri proçesesh gjyqësore, si në: Pennsylvania, Michigan, Georgia, Nevada, Arizona, Georgia etj., duke pretenduar raste të parregullsive dhe sjelljes së keqe të votuesve që votuan dy here dhe më shumë.  

Antari i Gjykatës së Lartë të SHBA-së Samuel Alito15 urdhëroi të gjitha bordet zgjedhore të qarkut në Pennsylvania të ndanin të gjitha fletët e votimit të vonuara nga të gjitha fletët e tjera të postës. 

Avokatët e fushatës Trump, kanë kërkuar vazhdimisht Gjykatën e Lartë të marrë në shqyrtim çështjen e manipulimeve galopante të shtetit të madh të Pensilvanisë. 

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr e ka shpieguar shumë mirë 3 muaj me parë, në 3 minuta sinjifikative, gjatë një interviste, për kanalin globalist socialist CNN, se votimi permes postës me zarfa është mashtruese, sepse nuk paraqet në shumë raste personin fizik etj. https://www.youtube.com/watch?v=G96rcOGkXss&fbclid=IwAR0hWFZYVhBChm195B0nL2SdKkoK37BZR1mw0_aTf3uiUOPuYQ75Wo-8-2U  

Kryeprokurori i SHBA-së Barr, argumenton se një person keqbërës, mund të marrë zarfet t’i hap dhe mbush (plotesoj) me kandifatët, që do ai preferon e i plotëson. 

Më 3 nëntor 2020 mbi 80% e votimeve me poste USPS u bënë fatkeqsisht në të gjithë Amerikën, e cila përbën skandalin më të madh në të gjithë historinë botërore, duke ia kaluar si shembull i keq turpi edhe vendeve të botës së tretë shumë të prapambetur. 

Kështu përsona të jashtëligjshëm, që kanë një kartë licence së shoferit, por që nuk kanë dokumente resident dhe për më tepër pashaportë amerikane, mund të votojnë me zarf, duke rritur artificialisht numërin e votuesve resident të përhershëm në SHBA.   

Këto ditë pasi media caktoi se kush do te jetë president i SHBA-së, nuk ka asnjë protestë në rrugë, për arsyen e diskriminimit racorë, kartë të cilën gjithnjë ka përdorur Sleepy Joe, BLM dhe Antifa, kundër Presidentit Donald J. Trump.  

Atij i kanë thënë apo ofruar në tabaka kafen e fitores pa luftë, sikurse në filmat fantastiko-shkencorë, se “të kemi shpallur President me 270 vota elektorale”.  

Deri tani kanë votuar me shumë “njerëz” se të regjistruar për votim në shkallë kombëtare.  

Deri në orën 12:00 të natës, të datës 3 nëntor 2020, Presidenti Donald J. Trump ishte fitues i shkëputur shumë thellë nga ndjekësi i tij socialisti Biden dhe për çudi të të gjithëve, kur amerikanët ishin duke fjetur, makinat socialiste të “demokratëve” të USPS vërshuan nëpër qendrat e votimit dhe futën miliona zarfa të paligjshme. 

Big Tech dhe Media mashtruese, i siguroi Biden “fitoren” pa votues direkt, permes korrupsionit dhe vjedhjes së votave masivisht, manipulimit të fletëve të votimit, sipas stilit komunist shqiptar, kubanez, koreanoverior, venezuelas, honduras etj.  

E vetmja pyetje profesionale, që ekipi i akovatëve të Presidentit Trump, do të bëjnë para drejtësisë së lartë amerikane, është se në Kushtetutën Amerikane thuhet kjartë dhe saktë, se një individ duhet të paraqitet fizikisht në qendër të votimit me ID dhe jo me miliona zarfa, që kanë ardhur në drejtime natën në rrugë enigmatike pa adresë, emër mbiemer, firmë, dhe pa asnjë shenj identiteti për personin e zarfit ghost.  

Beniamin Kruta, profesori që studioi elementët bazë të polifonisë

0

Fitim Çaushi, Gjirokastër

Idetë e Prof. Beniamin Kruta janë në të kundërt të nxënësit të tij plangprishës Vaso Tole.

Prof. Beniamin Kruta mori pjesë në mbi 30 ekspedita studimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni(e veriut), Greqi e deri tek arbëreshët e Italisë, duke arkivuar më shumë se 5000 krijime folklorike

Më 24 maj 1994, etnomuzikologu Beniamin Kruta papritur ndërroi jetë, por la një pasuri të artë në fushën e etnomuzikologjisë për këngën polifonike shqiptare. I rritur në qytetin e Vlorës, mes tingujve të pafund të polifonisë labe, i ushqyer me nektarin e magjisë së saj estetike, e ndjeu për detyrim t’i kthente këngës së popullit borxhin e tij fisnik, borxhin që e frymëzoi dhe e motivoi tërë jetën e tij për të provuar etnitetin e spikatur arbëror të këngës polifonike. Prof. Beni, krenar për historinë e këtij populli, ia kushtoi jetën asaj krijimtarie shpirtërore, që i bëri kronikën dhe i la pavdekësinë popullit të vet në shekuj. Dashuria dhe ndjeshmëria për muzikën e popullit, e shprehur qysh në moshën e shkollës së mesme, e nisi Beniamin Krutën për studime në Akademinë e Arteve të Bukureshtit dhe në vitet 1962-1965, vazhdoi Konservatorin e Tiranës. Tema e diplomës mbi folklorin muzikor e përgatiti Krutën për emërimin e tij në Institutin e Folklorit, në të cilin mbuloi edhe sektorin në fushën e polifonisë. Në vitin 1972 Beniamin Kruta zgjidhet anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit. Më 1978 u bë bashkimi i Institutit të Folklorit me Institutin e Etnografisë nën emërtesën Instituti i Kulturës Popullore, në të cilin Beniamin Kruta merr drejtimin e sektorit të etnomuzikologjisë. Në vitin 1982 Beniamin Kruta mbrojti doktoraturën “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë së Jugut” disiplinë shkencore, të cilën e dha qysh nga viti 1982 në kursin e përgjithshëm të etnomuzikologjisë në Institutin e Lartë të Arteve. Aty krijoi edhe grupin artistik “Na bashkoi kënga popullore”. Me përzgjedhjen dhe interpretimin e lëndës muzikore shqiptare, formacioni i ri vokal dhe instrumental, solli një risi në jetën koncertale muzikore.

Ekspedidat

Prof. Beniamin Kruta mori pjesë në mbi 30 ekspedita studimore në Shqipëri, Kosovë Maqedoni, Greqi e deri tek arbëreshët e Italisë, duke arkivuar më shumë se 5000 krijime folklorike. Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda e jashtë vendit, si në Kalabri, Siçili, Austri, Gjermani, Turqi. Më 6-7 tetor 1989, prof. Kruta ka drejtuar në Tiranë Simpoziumin e Polifonisë së Ballkanit. Ka botuar shumë artikuj në revista shkencore jashtë vendit, veçanërisht përgatiti filmin shkencor dokumentar për Këngën Polifonike, me të cilin Shqipëria në vitin 1982 fitoi Medaljen e Artë në Festivalin e Hamburgut në Gjermani. Prof. Beniamin Kruta konsiderohet si muzikologu më me ndikim në jetën muzikore shqiptare, veçanërisht për muzikën polifonike. Ai hartoi monografinë mbi origjinën dhe identitetin e këngës polifonike shqiptare me dialektet, tiparet dhe dallimet e këngës polifonike të studiuara dhe konkretizuara me të dhëna nga terreni. Me bazën që hodhi prof. Kruta në studimin e këngës polifonike, u hodhën themelet për përgatitjen e dosjes dhe futjen e polifonisë shqiptare në UNESCO. Me shumë rëndësi mbetet për kulturën muzikore shqiptare edhe studimi i prof. Krutës për ndryshimet midis Eposit të Kreshnikëve dhe eposit të sllavëve të jugut. Prof. Beniamin Kruta ka realizuar 28 botime diskografike në Austri, Francë, Gjermani, Itali etj. Në vitin 1984 prof. Kruta është zgjedhuar Anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës me qendër në Bratislavë. Në vitin 1993 emërohet drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, deri sa u nda nga jeta. Prof. Kruta është konsideruar një nga studiuesit më të mirë në fushën e etnomuzikologjisë dhe polifonisë shqiptare. Prof. Kruta në metodologji shkencore që ka përdorur, e ka parë këngën polifonike në zhvillimin historik. Rëndësi të veçantë i ka kushtuar elementëve bazë të polifonisë: ”Zhvillimi i zërave nëpërmjet parimit të kontrastit meloritmik i diferencon në kohë këto këngë nga këngët ku dominon parimi i programuar i imitacionit. Kështu formave polifonike shqiptare dy – tre dhe katërzërëshe, u përgjigjen një mori teknikash, si: kryqëzimi i zërave, paralelizmi, kontrapukti, burdoni, teknika antifonale, imitacioni, polimelodika etj”( B. Kruta, Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike. nr. 1, 1990 …f. 13) Në trajtimin e polifonisë sonë popullore, ka theksuar prof. Kruta, në mënyrë të shkëlqyer populli ynë ka krijuar vlera të vërteta emocionale, duke fuqizuar së tepërmi mendimet muzikore, epikën e ngrohtë dhe burrërore të Labërisë e Toskërisë, brenda të cilave shpaloset pasuria e madhe e vlerave stilistike, polifonike, individualiteti i melodive, kontrasti, figurat ritmike, kadencat, format interesante imituese, e deri te krijimi i bashkëtingëllimave harmonike, të cilat kanë me të vërtetë vlera origjinale. Ky zbërthim i detajuar, e bën më të qartë përmbajtjen strukturore të polifonisë shqiptare. Duke e studiuar polifoninë shqiptare në procesin e zhvillimit të saj historik si një çështje, që lidhet me zhvillimin e antropogjenezës, prof. Kruta ka theksuar: “Procesi i zhvillimit të polifonisë shqiptare nuk ka qenë i një trajtshëm dhe nuk ka ecur në vijë të drejtë…rrjedhim i këtij zhvillimi të brendshëm të polifonisë ishte edhe formimi i burdonit (isos) si funksion më vete…kjo dukuri muzikore (formimi i isos) ashtu si shumë të tjera, që kanë lidhje me kalimin nga një formë polifonike më të ulët në një formë më të lartë është rezultat i një praktike të gjatë historike…”( B. Kruta  Polifonia – trashëgim i lashtë kulturor i popullit shqiptar, “Kultura Popullore” 2/1982 f. 471). Prof. Kruta e studioi polifoninë shqiptare brenda etnosit shqiptar, për të cilin arkeologët e vendosin gjatë periudhës së kalimit nga epoka e neolitit në atë të bronzit, epokë në të cilën është e pranuar autoktonia e banorëve iliro-epiriotë. Shumë më vonë, në bronzin, e mesëm, fillon formimi i etnosit kulturor. Në këtë epokë shkalla e përputhjes midis kulturës dhe etnosit, theksojnë studiuesit, është gati e plotë, duke arritur pastaj tiparet më të përkryera dalluese gjatë kohës së hekurit. Kjo krijimtari e hershme është pjesë e proceseve shpirtërore dhe kulturore iliro-epiriote.

Polifonia këndohet në të gjithë Shqipërinë

Meqenëse prof. Beniamin Kruta ka argumentuar, se muzika polifonike është kënduar në tërë territorin shqiptar, Vasil Tole devijon dhe e vendos “isopolifoninë” deri në Shkumbin! Dyzërëshi nuk është i përhapur vetëm në Jugun e Shqipërisë, ka ekzistur dhe ekziston edhe sot në Veri të Shqipërisë përmes vajtimeve dhe këngëve të ndryshme. Për këtë prof. Kruta ka shkruar: “Dyzërëshi i popujve të Ballkanit, si dukuri duhet t’i përkasë një substrati të përbashkët me burim të lashtë, këtë e provojnë një sërë faktorësh, midis të cilëve elementët me bazë strukturore gjenetike dhe formale-intonative janë kryesore”.(B. Kruta – Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë Ballkanike, “Kultura popullore”, nr. 1-1990..f.14) dhe vazhdon: “Disa forma të polifonisë dyzërëshe ekzistojnë edhe në Bosnjë-Hercegovinë, dhe në Kroaci, por në forma rudimentare, të cilat nuk i kanë pasur fiset sllave të zbritura në trojet e banuara nga Ilirët”. (B. Kruta – Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike, “Kultura popullore”, nr.1 1990, f. 14). Ndërkohë prof. Kruta ka sqaruar edhe strukturat polifonike dyzërëshe paraburdonale: “Shtjellimi i njëkohshëm i vijave të ndryshme të institucionit zanor është prototipi i polifonisë labe. Është natyra kontrastuese, kontrapunktike e zërit të dytë, “kthyesit”, në raport me zërat e tjerë, që përcakton këtu një shkallë të veçantë të zhvillimit polifonik”( B. Kruta-Polifonia trashëgimi e lashtë e popullit shqiptar- « Kultura popullore nr. 1 1990, f. 469) që si substrat të saj janë strukturat polifonike paraburdonale: “tiparet unitare të polifonisë shqiptare, veç të tjerash, e kanë bazën te ekzistenca e një substrati të hershëm të përbashkët të kësaj kulture muzikore, që i takon periudhës para formimit të dy nënsistemeve të polifonisë shqiptare tre dhe katërzërëshe burbonale toske dhe labe. Format karakteristike të këtij substrati janë pikërisht strukturat polifonike dyzërëshe paraburdonale me shmangie heterofonike, si dhe vetë format heterofonike, të cilat i ndeshim kudo në Shqipëri”(B. Kruta Polifonia trashëgimi … f. 469). Pas shqyrtimit tërësor tipologjik të shumëzërëshit polifonik në mbarë truallin gjuhësor të shqipes, prof. Kruta jep rezultatin përfundimtar: ”Trashëgimia e polifonisë shqiptare në gjendjen e sotme, me format e saj të zhvilluara tre-dhe katërzërëshe, nuk është veçse rezultante e atyre formave muzikore dyzërëshe, që e kishin kapërxyer stadin e heterofonisë dhe që vepruan që herët për një kohë të gjatë në formimin e saj”(B. Kruta, Polifonia trashëgim…f. 15. Prof. Beniamin Kruta, në Simpoziumin Ballkanik të Polifonisë në tetor 1989, e shtrin polifoninë deri në Shqipërinë e Veriut: “Shqipëria, sidomos ajo jugore, me shumëllojshmërinë e stileve dhe të formave vokale dhe instrumentale dy, tre dhe katërzërëshe, paraqitet një nga trevat më të gjera, më të zhvilluara dhe tipike. Nuk gabohemi po ta quajmë atë, epiqendër e polifonisë së Ballkanit. Polifonia shqiptare mbulon një territor që shtrihet që nga hapësirat verilindore përreth Strugës, e krahut lindor të liqenit Ohër e Prespë e rrethinave të Kosturit dhe krejt jugut të Shqipërisë deri në thellësi të Çamërisë. Por atë, në forma dyzërëshe, e ndeshim edhe nëpër Dibër, Kosovë, (Pejë, Kaçanik) te shqiptarët që jetojnë në Maqedoni në fshatrat e Pologut, prej rrethinave të Tetovës, Gostivarit e deri në rrethinat e Kërçovës. Në Shkup në zonën e Dervenit… Polifonia më shumë e më pak, gjallon në pjesën më të madhe të truallit gjuhësor të shqipes.” Kultura Popullore nr 1, 1990. Simpoziumi Polifonia e popujve të Ballkanit. 6 -7 tetor 1989) Ky fakt ka rëndësi të veçantë, pasi dëshmon, se shtrirja e polifonisë te shqiptarët në këtë apo atë formë, përkon plotësisht me trojet ku është bërë kalimi nga kultura e ilirëve në kulturën e kombësisë shqiptare.

Kontributi i prof. Krutës në problemin e “iso”-s

Problemi i “iso”-s në muzikën polifonike ka mbetur mes studiuesve të huaj, një diskutim i vazhdueshëm. Profesor  Kruta ka dhënë analiza konkrete dhe shteruese për “iso”-n e këngës polifonike shqiptare: “Ky tingull bazal shërben si pikë orjentimi për t’u intonuar me të gjithë pjesëmarrësit e grupit. Është ky tingull që rroket prej grupit dhe mbahet prej tij deri në fund të këngës. Në polifoninë labe sinjali burdonal nga zëri i parë nuk jepet që në hapje të këngës, por në fund të një, dy ose më shumë melovargjeve nismëtare. Kjo është në vartësi të strukturës arkitektonike të këngës”( B. Kruta, Burboni – isua në polifoninë shqiptare, disa çështje të etnogjenezës, “Kultura Popullore”, 1/1991, f.52). Nuk është grupi që mban burdonin, ai që në çaste të ndryshme ndërpret meloditë e dy solistëve, janë dy zërat kryesorë, të cilët me ndalesat e tyre të brendshme kadenciale e ndërpresin rrjedhën e burbonit (B. Kruta, isua…f.  53)...në periudhën e parë të formimit, periudhë, e cila duhet të përkojë me kohën e formimit dhe të zhvillimit të ritualeve, polifonia toske nuk duhet ta ketë njohur burdonin si element funksional”.( B. Kruta, Isua… f. 66) Përkundër analizave tepër të sakta të prof. Krutës, akademiku Tole, pas largimit të Krutës nga jeta, tenton ta ngrejë në mit rolin e “isos”-s: “Isoja është gati si institucion në gjithë muzikën popullore iso-polifonike të Shqipërisë së Jugut, pasi mbart identitetin e gjithë të kënduarit shumëzërësh iso-polifonik”.(V. S. Tole, Kur qanin kuajt e Akilit, f. 148) Sipas akademikut Tole, identiteti i këngës tradicionale shqiptare, nuk qëndron më, në përmbajtjen epiko-heroiko-lirike, në melodikën dhe psikologjinë e saj, por në blegërimat, që formojnë “iso-polifoninë”, “munguar” prej shekujsh në polifoninë shqiptare dhe në vitin 2005, me futjen në UNESCO, “isopolifonia” e Toles i “dha identitetin” kulturës polifonike shqiptare! Kjo na bind se Akademiku Tole nuk i ka njohur studimet e prof. Krutës, i cili si formë karakteristike të substratit polifonik, vendos strukturën polifonike dy zërëshe paraburdonale: “Në llojet e ndryshme të dyzërëshit dhe sidomos të atij fshatari ku, herë njëri zë, herë tjetri kanë karakter kolektiv, pra ekzekutohen në grup. Formimi i një mikrozëri apo i një nënzëri brenda zërit masiv (zërit kolektiv) është një dukuri që e përligj vetë mënyra e të kënduarit në grup, mënyrë në të cilën janë pothuajse përherë të larmishme shmangiet heterofonike”( B. Kruta Vendi i polifonisë shqiptare….f. 15) dhe më poshtë: “…Kemi parasysh këtu disa forma të polifonisë dy zërëshe të kënduara në grup, në të cilën shmangiet heterofonike shfaqen zakonisht në zërin masiv, zë i cili sipas strukturave tipologjike, herë luan funksionin e zërit udhëheqës, herë luan funksionin e zërit të dytë. Ky zë për vetë karakterin kolektiv të ekzekutimit, i ka të gjitha premisat për shmangie individuale nga uniformiteti melodik dhe për formimin e një zëri të tretë”(B. Kruta-Polifonia –Trashëgim i lashtë kulturor i popullit shqiptar. “Kultura popullore” 2/1982)

Speciale në 24 maj – Dita e Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, 3 intervista ekskluzive me të

Ibrahim Rugova dhe Behlul Jashari, më 22 shtator 1994 -intervistë për ATSH

Nga Behlul JASHARI, gazetar, Prishtinë 

PRISHTINË, 24 Maj  2023

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë – në 24 Maj 1992  të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi.  

Në këtë Ditë të Presidentit – 24 Maj 2023 risjellim të plota 3 intervista eksluzive të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që i ka zhvilluar gazetari Behlul Jashari, të parën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në vitin 1994, e dy për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja të viteve 2002 e 2005. 

Ashtu si u botua të hënen e 26 shtatorit 1994  në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë, “Bujku”, intervista me Rugovën e plotë është kjo:   

MBITITULLI: Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare   

Titulli:POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE 

***

NËNTITUJT: Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit 

***

Prishtinë, 25 shtator (ATSH) 

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në)   

Forhåndsvisning av bilde

PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON 

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës? 

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën. 

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.   

REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR 

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?   

-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. 

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë. 

GREQIA NUK KA TË DREJTË 

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht? 

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.   

PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL 

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë? 

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. 

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës. 

  Forhåndsvisning av bilde

BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË 

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu?  

-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh. 

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë. 

PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN 

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?   

-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë,  atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët. 

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces. 

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.   

POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET 

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?   

 -Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë. 

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.   

DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR 

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?  

-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi. 

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar. 

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë. 

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.   

NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN 

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni? 

-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë.  Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë. 

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare. 

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË 

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare?   

-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim.  Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare.  Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër. 

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi.   

VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS 

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës? 

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.  

REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR 

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.   

-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen. 

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.   

INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM 

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë. 

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. 

Forhåndsvisning av bilde

SHËNIM I SOTËM, 24 MAJ 2023: Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar,  rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën. 

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën. 

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë. 

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në ATSH u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë. 

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të ATSH-së në Kosovë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë. 

Forhåndsvisning av bilde

 Intervista e botuar në Gazetën Rilindja në fundvitin 2002 – data 31 dhjetor, numër festiv për Vitin e Ri 2003 :   

Intervistë ekskluzive me Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, dhënë gazetës “Rilindja”   

Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA  

Vlerësimet për progresin në Kosovë janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare, y progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë.- Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte proceset, edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.- Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë.- Unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. 

***

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë. 

RILINDJA: Z. President, kemi nderin dhe kënaqësinë që të kemi këtë intervistë në përfundim të një viti historik të bërjes së Kosovës me institucionet e njohura ndërkombëtarisht dhe në pritje të një viti tjetër shumë të rëndësishëm. Fillimisht, Ju lutem, si e vlerësoni vitin 2002? 

PRESIDENTI RUGOVA: Ju thatë se është një vit historik, por unë po them i rëndësishëm. Filluan punën institucionet qëndrore apo shtetërore të Kosovës. Në përgjithësi kemi vazhduar rrugën e progresit që po e shënojmë qe tri vite e gjysmë në Kosovë. Kemi një situatë shumë më të mirë të sigurisë, më shumë stabilitet dhe tolerancë. Natyrisht, ende ka probleme, ende ka incidente të ndryshme, por në përgjithësi – edhe ju e dini – është një situatë krejt tjetër. Edhe në planin ekonomik ka pasur një ecje, sidomos të sektorit privat. Sektori shtetëror punon tash me një kapacitet ekonomik më të vogël, dhe këtë sektor duhet ta privatizojmë. Për vitin e ardhshëm presim të vazhdojë gjithsesi në mënyrë më dinamike ky progres që e kemi pasur. Edhe institucionet e Kosovës do të jenë më të përgatitura – pra Kuvendi, Qeveria, Presidenca – po edhe ministritë, edhe shoqëria civile, që të ecim më shpejt në zhvillimin ekonomik, në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Kosovës. Po e theksoj këtë sepse kemi një popullatë të re që duhet t’i hapim përspektivë, dhe gjithsesi të krijojmë një stabilitet edhe më të madh politik, që të kemi investime, që të bëhet Kosova atraktive për investime në Kosovë. 

RILINDJA: Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13-vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet. 

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime 

ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual. 

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i ec këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, 

të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë. 

RILINDJA: Institucionet shtetërore të Kosovës së pasluftës, të zgjedhjeve të lira e demokratike, po përmbyllin vitin e parë të fuksionimit të tyre. Si e vlerësoni këtë periudhë të këtyre institucioneve, Presidencës, Parlamentit e Qeverisë, bashkëpunimin, edhe bashkëqeverisjen, e forcave politike të Kosovës, bashkëpunimin me administratën e OKB – UNMIK-un, si dhe procesin e kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët? 

PRESIDENTI RUGOVA: Në përgjithësi, ky ishte viti i parë i funksionimit të institucioneve. Ishin çështjet teknike, praktike, kompletimi i Presidencës, do të thotë i administratës, i Qeverisë, i Parlamentit, i ministrive.Më shumë kemi punuar në këtë plan sivjet. Shpresoj se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kompletohen të gjitha këto institucione, që të jenë efikase. Poashtu ne kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes nesh, por gjithsesi edhe në kuadër të ndarjes së pushtetit, pushtetit legjislativ – Parlamenti, ekzekutiv – Qeveria, dhe Presidenti – Presidenca ai pushtet reprezentativ, përfaqësues i Kosovës, por edhe që garanton për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Pra, gjithsesi, Presidenca u ka dhënë përkrahje Parlamentit, Qeverisë, ministrive, edhe shoqërisë civile. Mund të them se në këtë vit në plan të parë ishte funksionimi i institucioneve të Kosovës. 

Çështja tjetër është raporti me UNMIK-un, me pushtetet e rezervuara me 

kompetenca. Vitin e ardhshëm shpresojmë se do të punojmë më shumë që të kemi raporte produktive dhe forma produktive të bashkëpunimit me UNMIK-un. Siç e dini, për dy vite kemi punuar së bashku (me UNMIK-un), ndërsa tash janë krijuar institucionet e Kosovës dhe duhet të gjejmë forma më produktive të bashkëpunimit. Siç është e paraparë me dokumente, duhet të ketë bartje graduale të kompetencave në 

pushtetin nacional, apo pushtetin kombëtar, të Kosovës. 

RILINDJA: Nga përfundimi i luftës kanë kaluar vetëm më pak se katër vjet, dhe edhe pse një periudhë e shkurtër, Ju vazhdimisht flisni për një progres të madh në Kosovë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka vlerësime të larta, siç ishin edhe ato për zgjedhjet parlamentare si «të shkëlqyeshme e më të mirat në rajon», zgjedhjet lokale si «të standardeve evropiane, ndërkombëtare», vlerësime këto të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, etj. Cila është rruga nëpër të cilën po shkon Kosova, nga e shpie Kosovën kjo ecje me vlerësime kaq të larta? 

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi, vlerësimet për këtë progres janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare. Ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë së Kosovës. Po ju përgjigjem kështu shkurt. 

Veç kësaj, ky përparim në këto tri vite shpie edhe në rrugën e një 

zhvillimi më dinamik ekonomik të vendit. Do të thotë janë krijuar parakushte edhe për investime, për zhvillim më të shpejtuar ekonomik. 

RILINDJA: Ju për shumë vjet keni folur për një Kosovë të pavarur, 

euroatlantike, për NATO-n në Kosovë. Ka vite më parë që keni deklaruar se Kosova ka çka t’i ofrojë NATO-s, keni folur për një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare. Ishte ajo që si një formulë zgjidhjeje e keni theksuar vazhdimisht dhe shumë herë. Si e vlerësoni këtë fazë të zgjidhjes në të cilën ka arritur e nëpër të cilën po kalon Kosova dhe çfarë do të jetë e ardhmja? 

PRESIDENTI RUGOVA: Ky ishte, pra, objektivi yni qe sa vite, synim i popullit të Kosovës. Kërkesën për pavarësi e kam afirmuar unë si President i Republikës së Kosovës, dhe tash si President i Kosovës. Ishte rezultat i bazuar në Referendumin për Pavarësi të popullit të Kosovës që është mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Pra, kjo ishte detyrë e institucioneve të Kosovës. E kërkonim edhe prezencën e NAT0-s, që është tashti në Kosovë. Sigurisht që me pavarësinë e Kosovës NATO do të ketë një mandat tjetër në Kosovë, do të ketë baza këtu. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e strukturave euroatlantike. Edhe protektorati që, pas luftës pra, erdhi si një fazë kalimtare, nëpër të cilën tash po kalojmë, edhe që i jep një siguri Kosovës, një perspektivë. Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte këto procese – edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës. 

Pra e ardhmja, nëse doni t’ju përgjigjem shkurt, e ardhmja, po edhe e 

tashmja, është pavarësia e Kosovës, sa më shpejt. Pra, pavarësia 

formale, se ne de fakto jemi të pavarur. Pavarësia formale do të na hapte shumë dyer në planin e institucioneve financiare, të organizmave ndërkombëtare, në prezencën e drejtpërdrejtë në integrimet veriatlantike. 

RILINDJA: E ardhmja e Kosovës, siç thuhet edhe në mesazhet e ndërkombëtarëve, varet nga përmbushja e standardeve të domosdoshme, veçmas të atyre që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë. Ju edhe shumë më herët, si kryetar i LDK e President i Republikës së Kosovës, vazhdimisht i keni theksuar, e i theksoni edhe tash, garancitë e shtetit të Kosovës për të drejtat e interesat e pakicave. Çka ofron dhe çka do të bëjë Kosova në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me komunitetet minoritare? 

PRESIDENTI RUGOVA: Po, ky, si thuhet, është një prej standardeve. Po, njohja formale e pavarësisë do të jepte mundësi më të mëdha në të gjitha fushat. Sa i përket minoriteteve, ne kemi pasur progres në këto tri vite e gjysmë në Kosovë. Minoritetet tash janë prezente në Parlamentin e Kosovës, pastaj janë në Qeveri nëpër ministri, kanë dy poste ministrash, dhe tash kanë marrë pjesë në zgjedhjet e dyta vendore për pushtetin lokal. Por, gjithsesi, nuk po e them si sllogan, ka dhe do të ketë garanci dhe mbrojtje për grupet etnike, për minoritetet. Dhe, ju e dini, sot është e lirë gjuha për të gjitha minoritetet dhe po përdoret edhe në Parlamentin e Kosovës, që për një vend që ka dalë menjëherë pas luftës nuk është shumë e lehtë. Ju e dini se minoritetet kanë qenë të përfaqësuara edhe në qeverinë e përbashkët me UNMIK-un, në Këshillin e Përkohshëm Administrativ dhe në Këshillin Transitor, në ministri, në dokumente. Pra, ka progres edhe në këtë plan. 

Natyrisht, ende është një kohë me plagë nga lufta; janë ende të zhdukurit, ata që ende nuk u dihet fati. Por, vërtetë kemi ecur shumë, sepse populli i Kosovës është një popull tolerant, me bazë, edhe në praktikë, popull që i respekton të tjerët, por gjithsesi edhe pakicat duhet të tregojnë një vullnet që të integrohen. Ne duhet të garantojmë edhe si shtet, edhe si popullatë shumicë, për të ardhmen e tyre, për një integrim ku do ta shohin perspektivën e vet në planin social, ekonomik edhe politik, që ua garanton Kosova. 

  Forhåndsvisning av bilde

RILINDJA: Evropa, ku Kosova dhe rajoni dëshirojnë të integrohen, ka edhe standardet e komunikimeve e integrimeve kombëtare, si dhe të bashkëpunimeve midis vendeve. Si e shihni bashëkpunimin e komunikimin ndërshqiptar, bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë, po edhe me vendet e tjera fqinje të rajonit?   

PRESIDENTI RUGOVA: Ne folëm pak për këto standarde, që i kemi tash në Kosovë. Me pavarësinë, në këto standarde të tjera, që i paraqesin Bashkimi Evropian dhe integrimet euroatlantike, do të shkonim shumë më shpejt. Gjithsesi, një prej pikave është edhe bashkëpunimi rajonal, apo bashkëpunimi me fqinjët. Me Shqipërinë kemi një bashkëpunim të mirë, në trembëdhjetë vjetët e fundit kemi zhvilluar një bashkëpunim me Shqipërinë, që, për shkaqe praktike ka qenë shumë i vështirë, por ka qenë produktiv. Tash pas luftës është një bashkëpunim në të gjitha fushat, në planin ekonomik, politik, etj. Gjatë këtij viti ishte një bum i vogël turistik i kosovarëve në Shqipëri, të cilin besoj se e kanë respektuar edhe autoritetet e Shqipërisë, edhe populli i Shqipërisë. Dhe, natyrisht, duhet të krijojmë edhe mundësi komunikimi, rrugë – rrugën që e kërkojmë ne, Prishtinë-Durrës apo Prishtinë-Lezhë, për në bregdetin shqiptar. Patjetër duhet të punojmë për këtë, duhet t’u krijojmë njerëzve mundësi si pushtet, edhe institucionet shtetërore të Kosovës edhe të Shqipërisë. Kosova ka një bashkëpunim të mirë reciprok me Shqipërinë. 

Gjithsesi do të bëjmë përpjekje që me Maqedoninë të zhvillojmë 

marrëdhënie… UNMIK-u bën disa përpjekje. Me Malin e Zi, siç e dini, marrëdhëniet janë të mira kështu, në heshtje. Mali i Zi ka qenë më korrekt në raport me Kosovën. Ndërsa me Serbinë ju e dini se momentalisht UNMIK-u i mban disa marrëdhënie. Është më vështirë, sepse Beogradi ende nuk e ka ndryshuar logjikën e vjetër, ende i ka disa ngarkesa, edhe pse janë bërë ndryshime në Beograd. Por, do të bëjmë përpjekje që me të gjithë fqinjët të kemi marrëdhënie të mira edhe me hapa praktikë. 

Për fat të keq, e theksoj edhe këtu, disa fqinjë tanë ende bëjnë pengesa që janë kundër OKB-së, kundër bashkësisë ndërkombëtare. Nuk njihen regjistrimet e targat e makinave të Kosovës, pasaportat e UNMIK-ut, pra të Kosovës…Kemi bërë disa përpjekje, por po ecën shumë vështirë, edhe UNMIK-u ka pasur vështirësi në këtë plan. Pra, ende janë ato alergjitë e vjetra, por shpresoj se shpejt do të thyhen edhe këto. 

Përsëri po them, ndoshta dikujt do t’i dukem i tepërt, por njohja 

formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Pra, njohja formale e pavarsisë së Kosovës do të shpejtonte edhe procesin e marrëdhënieve pozitive apo fqinjësore, edhe miqësore, më fqinjët. 

RILINDJA: Shqiptarët jetojnë në trojet e veta etnike edhe në disa vende 

të rajonit, si në Maqedoni, në Luginën e Preshevës në Serbi, në Ulqin – 

Mal të Zi. Si e shihni të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke pasur parasysh edhe këtë fakt? Lidhur me këtë ekziston qe më se një dekadë edhe Dokumenti i opcioneve i partive politike shqiptare. 

PRESIDENTI RUGOVA: Po, është Dokumenti i ‘tri opcioneve’. Këtë 

politikë, për fat të mirë, e kemi bërë të gjitha partitë politike të trojeve shqiptare, dhe ai dokument i ka dhënë frytet e veta, do të thotë jemi organizuar. 

Zgjidhja e çështjes shqiptare, nëse duam të hyjmë kështu, në mënyrë 

globale, shihet: Shqipëria si shtet, që është e njohur, Kosova e 

pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. Në Maqedoni shqiptarët gjithsesi të jenë element i shtetit, shtetformues; tash janë bërë hapat e parë, siç është Marrëveshja e Ohrit, pastaj integrimi i shqiptarëve në institucionet e tjera, që do të jenë element me rëndësi. Në Mal të Zi, poashtu, shqiptarët duhet të kenë një administrim të vetin, pra të kenë përfaqësim në nivel të Republikës së Malit të Zi në instiucione; edhe atje ka filluar një proces. Poashtu edhe në Preshevë, në Luginën e Preshevës, ka filluar një proces pozitiv; ka robleme, do të ketë probleme, por disponimet janë pozitive. Natyrisht, po e them në mënyre legale, ne, Kosova, do të interesohemi si shtet për shqiptarët në Mal të Zi, për Luginën e Preshevës, po edhe në Maqedoni, dhe nuk do të përzihemi në punët shtetërore, që të krijojmë çrregullime, siç dëshirojnë disa fqinjë ndaj Kosovës. 

Po e theksoj për ju, e kam theksuar edhe më parë, në Evropën Juglindore, në këtë pjesë të Evropës e të botës, popujt duhet ta njohin njëri-tjetrin: edhe historikisht, edhe në pikëpamje politike, edhe shtetërore, sespse kjo mungon. Për fat të keq, shumica e popujve në rajonin tonë kanë pasur atë logjikën e dominimit, kanë injoruar shqiptarët në përgjithësi, nuk i kanë njohur, ose janë përpjekur edhe të bëjnë eliminime të ndyshme. Prandaj është një plan perspektiv, për të cilin ne si Kosovë do të punojmë në të ardhmen. Duhet të njohim njëri-tjetrin në rajonin tonë, përndryshe mund të ketë probleme. Mirëpo, është pozitive se në përgjithësi tash në rajonin tonë shikojnë nga Evropa. Këtë nuk e kishim deri para disa vjetësh. Ndërsa ne, shqiptarët, në përgjithësi, kemi shikuar gjithmonë e shikojmë nga Evropa, nga integrimet evroalantike. 

RILINDJA: Z. President, të kthehemi edhe një herë te pyetja e parë. 

Thamë se pas një viti historik Kosova pret një vit tjetër shumë të rëndësishëm. Ka paralajmërime se në vitin 2003, ardhjen e të cilit po e festojmë, do të fillojnë negociatat për statusin, për pavarësisë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht. A mund të na thoni diç më shumë lidhur me këtë? 

PRESIDENTI RUGOVA: Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë 

negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar. 

Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin. 

RILINDJA: Viti i ardhshëm do të jetë edhe i një momenti të rëndësishëm 

për gjithë njerëzimin, e që ka të bëjë me një shqiptare, Nënën Terezë, 

Shenjëtërimin e saj, që e ka paralajmëruar edhe Papa Gjon Pali ll, të 

cilin në Urimin e Krishlindjeve e keni ftuar të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Katedrales në Prishtinë… 

PRESIDENTI RUGOVA: Po, do të jetë padyshim një vit i veçantë. 

Parashikohet shenjtërimi i Nënës Terezë. Këto ditë Ati i Shenjtë e 

njohu, e pranoi, një mrekulli që ka ndodhur me Nënën Terezë, pra, me njerëzit që janë shëruar edhe me kultin e saj, me mrekullinë e saj… Se ajo vetë ishte një mrekulli, një nënë kosovare-shqiptare, por edhe një nënë universale e njerëzimit. Dhe do të jetë edhe ky një simbol i madh për Nënën Terezë, që i takon gjithë botës, po edhe për shqiptarët në përgjithësi, edhe për Kosovën si shtet, që ajo e çmonte, e donte, e respektonte, dhe të cilën e ndihmonte. 

Forhåndsvisning av bilde

Ju e dini, veprimi i shoqatës me emrin e Nënës Tereze ka qenë jo vetëm 

një simbol, por edhe një ekzistencë e njerëzve tanë në planin e shërimit, të mjekësisë, të jetës sociale në Kosovë, që ka luajtur rolin e një ministrie në dhjetë vitet e kaluara. Edhe tash, në kohën e pasluftës, u tregua se kjo shoqatë mund të ekzistojë si pjesë e shoqërisë civile që i duhet shtetit. Pra, do të jetë një simbol për të gjithë shqiptarët. Skënderbeu ishte një simbol i Evropës, i botës – njihet. Nënë Tereza sot është një simbol universal, i njerëzimit, dhe ne jemi krenar që është shqiptare, që ka dalë nga bota shqiptare, prej popullit shqiptar. 

Dhe, gjithsesi, edhe katedralja që parashikon Ipeshkvia ta ndërtojë në 

kryeqyetin e Kosovës do të jetë me rëndësi, një simbol dhe një vepër që 

i duhet kryeqytetit të Kosovës. Unë, si President i Kosovës, e kam 

përkrahur, dhe natyrisht e njoftova në emër të popullit të Kosovës Atin e Shenjtë për atë që do të bëjmë. Pra, për Pashkët do të vendosim gurin e themelit të katedrales, që do të jetë një qendër fetare dhe kulturore me objekte përcjellëse, që do të jenë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. Vërtet na duhet katedralja. Ju e dini: ka qenë në qendër të Prishtinës një kishë e vjetër katolike shqiptare, që është larguar dikund pas viteve 60-të, që është prishur a është shkatërruar. Katedralja në Prishtinë do të jetë edhe një simbol për Kosovën. Do ta përkrahim të gjithë, do ta përkrahin të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. 

  Forhåndsvisning av bilde

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin 

special të gazetës «Rilindja» për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës «Rilindja», të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që «Rilindja» të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës «Rilindja». 

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë 

gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë. 

Pastaj, me emrin «Bujku», këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë. 

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta «Rilindja», t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të «Rilindjes». Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona. 

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj 

kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt. 

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të 

madhe për «Rilindjen». Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën. 

Forhåndsvisning av bilde

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit. 

  Forhåndsvisning av bilde

Legjenda e fotografisë në faqen 1: 

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë. Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt, tha Presidenti Rugova 

***

Intervista e botuar në Gazetën Rilindja, në 12 Shkurt 2005: 

Mbititull: PRESIDENTI I KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, I DHA INTERVISTË EKSKLUZIVE GAZETËS RILINDJA NË JUBILEUN E 60-VJETORIT   

Titulli në faqen 1 e 2: PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË E MIRA E TË GJITHË QYTETARËVE DHE DO TA QETËSOJË RAJONIN   

 Titulli në faqen 3: Shumë institucione ndërkombëtare e kanë kuptuar se Pavarësia e Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt   

Titulli në faqen 4: Rilindja ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës   

***

Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo 
zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i 
bashkësisë së kombeve të botës së lirë, ka theksuar Presidenti Rugova në një intervistën ekskluzive në jubileun e 60-vjetorit të gazetës Rilindja. 

 “Edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, 
  kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës”, ka deklaruar z. Rugova.
“Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet 
Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e 
Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe 
fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më më e 
shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, tha 
presidenti Rugova në intervistën për gazetën Rilindja.
Presidenti i Kosovës vlerëson se njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe 
marrëdhënet e brendshme. “Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një 
fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia”, tha z. Rugova.
Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët 
tanë, ka theksuar z. Rugova dhe ka shtuar se “këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa 
më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë.”
“Njohja sa më e shpejtë e Pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe 
qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, ka 
deklerësuar z. Rugova. 

***  

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive për gazetën Rilindja të jubileut të 60-vjetorit, i vlerëson lart zhvillimet dhe proceset që shpiejnë drejt statusit final – Pavarësisë së Kosovës, për çka ai pret njohje të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe BE-ja, e mandej edhe nga vendet fqinje e të tjera. Me këtë rast Presidenti Rugova priti në Rezidencën e tij kryetarin e Këshillit Drejtues dhe kryeredaktorin e Rilindjes, Behlul Jashari, i cili  ia dhuroi Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të kësaj gazete tradicionale të Kosovës, të punar me ar e argjend nga argjendarët e Prizrenit, qytetit historik ku më 12 shkurt 1945 doli numri i parë i gazetës së parë të Kosovës. Presidenti Rugova dha përkrahjen e plotë për 
të drejtën dhe ridaljen e Rilindjes duke e vlerësuar “pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës”. Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja, e cila gjatë gjashtë dekadave, është në jetën dhe në familjet e kosovarëve. 

RILINDJA: Z.President, Pavarësia e Kosovës, nga një vizion e kërkesë e dëgjuar fillimisht nga Ju para më se 15 vjetëve, për çka populli i Kosovës në shtatorin e vitit 1991 u deklarua edhe me referendum me 99, 87 për qind të votave, tashmë është bërë çështje debati apo edhe angazhimi ndërkombëtar. Në Bruksel, në konferencën “Kosova drejt statusit final”, u tha se ka ardhur koha që statusi final i Kosovës nuk mund të presë më, ndërkohë që Grupi Ndërkombëtar i Krizave, edhe në Raportin më të ri për Kosovën, zgjidhje sheh Pavarësinë. Si i vlerësoni këto zhvillime? 

PRESIDENTI RUGOVA: Këto zhvillime të fundit i vlerësoj pozitive, sepse që gjashtë vjet pas luftës në liri, ne kemi bërë progres, prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës. Dhe, natyrisht, atë që e përmende ti, prej një vizioni, prej një vullneti, që ishte i popullit, dhe që u vërtetua më 1991, pastaj periudhat që erdhën më vonë, ishte një çështje që u ngrit dhe u avancua me organizimin tonë që e bëmë, që u organizuam si popull, si shoqëri, si shtet. Dhe, jemi sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, që Kosova dhe populli i saj më në fund të jetë një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë. 

RILINDJA: Ky vit është paralajmëruar si Vit i Kosovës, shumë i rëndësishëm, madje edhe vendimtar. Çka do të sjellë vera, mesi i këtij viti, kjo kohë e caktuar nga komuniteti evroatlantik për Vlerësimin Gjithpërfshirës të Standardeve dhe çështjen e Statusit final të Kosovës? 

PRESIDENTI RUGOVA: Shikoni, unë insistoj, edhe institucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Ndërsa është pikëpamja tjetër, apo rruga tjetër ndërkombëtare, që të bëhet një vlerësim i progresit në Kosovë, i normave, apo që u thonë standarde, por ato janë, unë them, më shumë norma ndërkombëtare prioritare për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Dhe, natyrisht, tash do të jetë një vlerësim i kohëpaskohshëm. Ju e dini, Këshilli i Sigurimit ka bërë një vlerësim në fund të nëntorit, pastaj do të ketë edhe vlerësime të tjera, edhe vlerësimet që do të shkojnë gradualisht, edhe që do të thuhet se Kosova i ka përmbushur normat që janë paraparë dhe të bisedohet për Pavarësi, unë nuk po them statusi final me eufemizëm apo me diçka tjetër. Po, unë mendoj se kjo rruga që të njihet drejtpërdrejt është shumë më e mirë e më efikase dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës, edhe po punoj në këtë rrugë, në rrugën e parë më shumë jam përqendruar, natyrisht edhe në rrugën e dytë që së bashku me bashkësinë ndërkombëtare këtu në Kosovë t’i avancojmë këto çështje. 

RILINDJA: Që të arrihet me kohë dhe suksesshëm në cak, a ka edhe një fuqizim të dinamikës në ecje dhe prioritete në përmbushjen e Standardeve? Dhe, cilat janë prioritetet? 

PRESIDENTI RUGOVA: Është stabiliteti politik, si për çdo vend që duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, pastaj mbrojtja e minoriteteve apo e grupeve etnike, apo si doni t’u themi, dhe është edhe një reformim i administratës së përgjithshme, një reformim i pushtetit lokal, që kërkohet nga shumë vende për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe ne, siç e dini, kemi filluar në këto çështje të punojmë që nga viti i kaluar, pastaj sivjet më shumë, është një dinamikë më e madhe e Qeverisë së re, natyrisht edhe e UNMIK-ut, sepse ne, së bashku me UNMIK-un, duhet t’i ecim këto punë, dhe me kalimin e kompetencave, duhet të zhvillohen këto më shumë. Po punojmë, pra, që të arrijmë dhe të bëhet një vlerësim pozitiv për afrim në Bashkimin Evropian sa më shpejt. 

RILINDJA: Grupi i Kontaktit, që takohet rregullisht edhe në Prishtinë, ka theksuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në procesin politik në Kosovë, duke e vlërësuar këtë si rrugën më të mirë për zgjidhjen e shqetësimeve të ligjshme të tyre. Nga diplomatë perëndimorë krijimi i një shoqërie tolerante dhe multietnike shihet si një standard përmbyllës i të gjitha standardeve për Kosovën. Ju vazhdimisht angazhoheni dhe bëni thirrje që serbët e Kosovës të marrin pjesë në procese dhe të integrohen në institucionet e në shoqërinë kosovare. Si i vlerësoni zhvillimet në drejtim të këtyre kërkesave e qëllimeve? 

PRESIDENTI RUGOVA: Shikoni, sa u përket komuniteteve, në këtë rast serbëve, ne i kemi vendet e rezervuara në Parlament për të gjitha minoritetet – 20 vende, 10 i kanë serbët, në Qeveri minoritetet tash i kanë 3 ministri – 2 serbët, një të tjerat. Ata duhet t’i marrin këto vende, dhe kanë filluar t’i marrin një grupacion i bashkësisë apo i minoritetit serb, dhe kjo është ajo jeta demokratike që mund të zhvillohet edhe brenda tyre, por edhe brenda Kosovës, dhe shpresojmë se do ta kuptojnë dhe do të marrin pjesë edhe në Parlament, ku një grupacion merr pjesë, dhe duhet edhe ata të vendosin të integrohen në shoqërinë e në shtetin e Kosovës. Prandaj, kjo është edhe e ardhmja e tyre. Dhe, ne nga ana jonë, i kemi kryer obligimet, edhe natyrisht si njerëz edhe si politikë, ne insistojmë dhe tregojmë gjithnjë e më shumë vullnet të mirë, por edhe ata duhet të tregojnë një vullnet të mirë për të punuar në institucionet e në shoqërinë e Kosovës. 

RILINDJA: Ju vazhdimisht theksoni garancitë për të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në një Kosovë të ardhme me standarde të plotësuara që çojnë në integrimet evroatlantike dhe me status pavarësinë, që është vullnet i shumicës dërrmuese, çfarë do të jenë të drejtat dhe garancitë për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunitetet? 

PRESIDENTI RUGOVA: Do të jenë sipas normave ndërkombëtare, që janë paraparë në kuadër të Unionit Evropian, të OKB-së, pastaj edhe të normave tona brenda Kosovës – do të thotë garanci dhe mundësi të zhvillimit edhe të ruajtjes së identitetit të tyre. Prandaj, ne edhe në këtë gjendje që jemi, pra nën mbikëqyrje, nën administratë ndërkombëtare, kemi bërë mjaft. Sot, gjuhët e të gjitha komuniteteve përdoren në Kosovë edhe zyrtarisht edhe praktikisht, pastaj mos të flasim për mundësitë e ndryshme, në emisionet edhe në Televizionin Publik të Kosovës, radiot private, tekstet, shkollat. Plus, ne edhe i financojmë ekstra, për shembull, për komunitetin serb vendbanimet e tyre, që kanë buxhet special nga komunat përkatëse. Dhe, jemi mjaft tolerantë, që me kohë ata do të kuptojnë dhe do të fillojnë integrimin e tyre. 

RILINDJA: A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda? 

PRESIDENTI RUGOVA: Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave. 

Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara. 

RILINDJA: Ju vlerësoni se Pavarësia e Kosovës është edhe në të mirën e vendeve fqinje, se do ta qetësojë rajonin. Si janë kuptuar dhe pritur këto mesazhe Tuajat në fqinjësi? 

PRESIDENTI RUGOVA: Në fqinjësi, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, siç e dini, të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Evropës dhe të botës, janë deklaruar për Pavarësinë e Kosovës, do të thotë e përkrahin vullnetin politik. 

Me Maqedoninë, kemi marrëdhënie të mira në ngritje e sipër, edhe atje tash ka mendime më pozitive se, nuk iu pengon Pavarësia e Kosovës. Mali i Zi në heshtje, ne kemi marrëdhëine të mira në qarkullim, etj. 

Ndërkaq, për Serbinë dihet, ata i kanë ato pretendimet e tyre, ngarkesat historike, etj., që dëshirojnë të dominojnë, etj. etj. Por, do të ishte mirë edhe për vetë Serbinë që, ata do të merreshin me punët e veta dhe nesër ne të gjithë si vende të pavarura, pra Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse do veç apo bashkë me Serbinë, Serbia, Bosnja, të integrohemi, të jemi në Unionin Evropian, dhe kjo është zgjidhja më e mirë, edhe perspektiva e të gjithëve, do të kishte efekt pozitiv për të gjithë fqinjët tanë. Këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë. 

RILINDJA: Ju lutem, çfarë janë tash marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe si i shihni në të ardhmen marrëdhënet e një Kosove të pavarur me fqinjët e saj, shtetet e tjera në rajon? 

PRESIDENTI RUGOVA: Po, gjithsesi, me njohjen e Pavarësisë do të ndërtojmë më lehtë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të ndërtojmë. Unë thashë, me Shqipërinë janë të mira, me Maqedoninë janë në ngritje e sipër, me Malin e Zi ka marrëdhënie, me Serbinë momentalisht janë të bllokuara, sepse është një vend që nuk i njeh dokumentet e Kosovës, nuk e njeh ende atë që ka ndodhur pas vitit 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s. Do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, pastaj pas njohjes së Pavarësisë, është shumë më lehtë, sipas normave ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë dhe të interesit reciprok. 

RILINDJA: Marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, janë bërë shembull për rajonin. Ky zhvillim erdhi pas thyerjes së kufirit të hekurt që ekzistonte një periudhe të gjatë të kufizimeve të mëdha dhe ndalimeve të marrëdhëieve dhe komunikimeve. Si e shihni të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet evroatlantike? 

PRESIDENTI RUGOVA: Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë – Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë. 

RILINDJA: Ju lutem, edhe një pyetje që ka të bëjë me të ardhmen: Si e shihni zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve edhe në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës? Në fillim të viteve 90-të, këto çështje ishin të përfshira në Dokumentin e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, që Ju e udhëhiqnit, dhe vlerësohet se në realitetet e reja janë apo do të jenë në proces të realizimit. 

PRESIDENTI RUGOVA: Ai është një dokument i rëndësishëm, si i themi Dokumenti i tri opcioneve që ishin atëherë. Dhe, natyrisht, koha e vërtetoi se opcioni për Kosovën e pavarur doli zgjidhja dhe mori legjitimitet gjithnjë e më të madh edhe tek ne edhe në botë. Dhe, siç e dini, atje, në atë dokument, insistohet që shqiptarët në Maqedoni të jenë element i shtetit të Maqedonisë, që ka filluar të realizohet, pastaj shqiptarët në Mal të Zi të kenë administratën e vet dhe të gjitha të drejtat, e po ashtu edhe në Luginën e Preshevës. Tash ka progres edhe në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës gjërat po shkojnë më ngadalë, por ka një progres të vogël në këto çështje dhe natyrisht do të insistohet që të realiziohen. Pra, ky ishte ai vizioni që e patëm atëherë dhe që po funksionon. Dhe, mund të them, ishte dokumenti që shqiptarët e kuptuan se duhet të organizohen, duhet të forcohemi gjithkund aty ku jemi. Sot, edhe njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.   

RILINDJA: Z. Presidenti, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, që në këtë 12 Shkurt ka Ditën e Jubileut të 60-vjetorit. Kemi edhe një falenderim të madh për përkrahjen Tuaj për krijimin e kushteve për punën e “Rilindjes”, të drejtën legjitime të saj. 

PRESIDENTI RUGOVA: Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60-vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejt të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmeriumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin. 

Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!    

RILINDJA: Shumë faleminderit Z.President. 

Kryqëzatat serbe me qëllim gjenocidi ndaj kombit shqiptar 1877-1999

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

 1.KRYQZATA E PARË ANTISHQIPTARE 1-28 XII 1877 GJENOCID KONCEPTUAL 

Historikisht impohet pyetja, pse në fillim të janarit 1877 erdhi deri te marrëveshja sekrete Peterburg-Wjenë. Erdhi për faktin se më 1969 në Stamboll u paraqit ideja për themelimin e një Vilajeti shqiptar, i cili do t` i përfshinte vilajetet: Kosovë, Shkodër, Manastir, Janinë, Selanik. Ky pralajmërim, ishte një vetërimë për politikën pansllaviste, prandaj Ignatievi me nëna e Sulltanit u përkujdes, që idea për Vilajetin shqiptar, të stopohet me të gjitha mjetet. Në bazë të dokumneteve që ruhën në Wjenë, ideolog i themelimit të Vilajetit shqiptar ishte konsideruar se mund të ishte Mthat Pasha, i cili më 1864 u bë drejtuesi kryesor osman i Vilajetit Danubit me qendër në Nish. Derisa e ushtroi atë detyrë, Mithat Pasha e mobilizoi tërë djalerinë shqiptare, që të angazhohet për realizimin e infrasturkturës  dhe projektit të Shtetit etnik Shqiptar. Në krye shtetit etnik shqiptar, do të ishte një mbret, që vinte në rend të parë nga dera e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Rezervë ishin caktuar pasardhsit e familjës Ali Pashë Tepelenës, ose Mustafë PASH Bushatit. Posa Stambolli e hetoi këtë orinetim, Mihtat Pasha do të largohet nga detyra e Vezirit të madh më 1876 dhe do të internohet pa gjurmë. E tërë kjo ndërmarrje u bë me organizim të Nikolla Petroviq Ignatievit (ambasador i Rusisë në Stamboll) me një anë dhe nënës sulltani Abdyl Hamidit në anën tjetër. Me një shpejtësi të rrufeshme, në Principatën serbiane do të sillën dy çeta KOZAKE në Serbi, oficerët e së cilave ushtronin serbianë se si me vrarë shqiptarë, përmes kacaturrave. Krematoriumin e përshkruan besnikërisht Vlladan Gjorgjeviq në librin: “Srpsko turski rat, uspomene i beleshke 1877, 1878, druga kniga, Beograd 1907 ( Lufta serbo-turke, kujtime dhe shënime, libri 2.).

Në këto rrethana programi serbian për realizmin e “Naçertanisë 1844”, i kishte dy qëllime parësore. Së pari, përmes këtij programi do të krijohet “nënprogrami: Prota Mateja Nenadoviq, Depërtimi në Det 1877” si dhe parathënja e tij: Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarsojen e plotë tuajën ose tonën 1902”. Këto prototipe të “Naçertanisë” ishin në funksion të politikës kryqzatë që subvencionohej nga qarqet më të larta të Evropës: ANGLIA, FRANCA, RUSIA; GJERMANIA, ITALIA, AUSTRO-HUNGARIA, të dirigjuara sidomos nga Vatikani dhe Partikana e Stambollit. Shenjat e para të kësaj kryqzate kishin të bënin me ndiekjen e rreligjionit islam nga Evropa, si platformë mesjetare e vijëzuar më 1096. Kjo platformë e kishte këtë përkthim: “kthim i osmanlisë andej kah kishte ardhur”.

Në këtë diplomacia politike Serbia pansllaviset do ta harmonizojë politikën e saj në të gjitha fushat në kohë rekorde. Dhe si pikë reference, e kishte vijëzuar që Shën Naumit t` i kthej funksionin që e kishte pasë dikur, e që ishte në pozicion të partiarkanës, krejtë me qëllim për t` i konkuruar në pozicione kishtare Kievit dhe Patriarkanës Stambollit. Këtë strategji  terthorazi e ushtronte sidomos Vjena katolike, e cila nga viti 1791, kishte arritur që të fitojë të drejtën për t` u përkujdesë për të gjithë shtetasit në Pernadorinë Osmane në Ballkan, që janë të rreligjionit katolik, duke i marrë nën mbikqyrje edhe një pjesë të finansimit të kishave dhe priftërinjëve që sherbenin në to, por edhe duke i shkolluar deri në nivelet më të larta priftërinjë.

VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA  SANXHAKU I NISHITNga FAHRI XHARRA

Marrëveshja sekrete Rusi –Austro Hungari 15 janar 1877 

E për ta racionalizuar iden kryqzatë, Principata serbiane duhej të mbështetej në Austrinë, me të cilën edhe kur u bë monarki dualiste (Austro-Hungari), pozicionet dhe miqësia vetëm sa u forcuan, gjithnjë në bazë të Marrëveshjes sekrete të Bidimpeshtës me Rusinë më 15 janar 1877. Në Marrëveshje theksohet taksativisht se: Ruisa, ka për detyrë për ta ndihmuar me të gjitha mjetet Bullgarinë, që t` i afrohet përmes luftës  Stambollit. Austro-Hungaria në anën tjetër, do të marrë si obligim për ta ndihmuar Principatën serbiane që të: “zgjërohet kah Jugu duke okupuar vise shqiptare sa është e mundur, për një herë, ose nepër etapa”.

Rusia pa vonuar, duke u mbështetur në Marrveshje me Vjenën, do t` i shpallë luftë Portës më 1 prill 1877 dhe për një vit luftë do t` i afrohet Stambollit. Lufa Ruso-Osamne do të përfundojë me një paqe, kushtet e së cilës i caktonte Rusia më 3 mars 1878 në Shën Stefan (Afer Stambollit). Serbia në anën tjetër, do të kalkulojë një kohë duke i dëgjuar këshillat e Wjenës dhe më në fund më 1 dhjetor 1877 do t` i shpallë luftë Portës. Lufta serbo-osmane zgjatë deri më 28 dhjetor 1877. Si rezultat i fatit të luftës, Principata e Serbisë do të arrinë për t` i okupuar 714 fshatra shqiptare me 6 qytete, duke u zgjëruar në teritor edhe për 10972 kilometra katrorë. Së këndejmi, lufta serbo-osmane solli tragjedi të papërshkruar mbi popullsinë shqiptare të Sanxhajut Nishit, por edhe mbi një pjesë të administratorëve osmanli.

Tragjedinë shqiptare më me objektivitet e ka përshkruar Faik Efendia, që ishte drejtues i Medresesë në Arbanas të Kushumlisë. Me këtë luftë shqiptarët autokton të sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Piriotit, u shndërruan në refugjatë duke u shtrirë nepër tërë Vilajetin e Kosovës, në rend të parë. Numri i tyre sipas Myderriz Faik Efendisë ishte 346 286 persona. Këtë tragjedi  e kanë përgatitë dy gjeneral që nuk ishin serbian: Gjeneral Franjo Zah dhe Gjeneral Novosellov, sipas programit: “ Synimi për t` iu afruar Serbia detit”. Në lidhje me këtë tragjedi shqiptare Faik Efendia do të shkruaj tutje: 1. Gjashtë qytetet shqiptare u shkretruan si: Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti; 2. 614 katunde mbetën të shkreta deri më 1879 kur erdhi Komisioni ndërkombëtar i vëndosjës kufirit të ri; 3.Nepër shtëpia mbetën të masakruar  me bajonta nga ushtarët serbianë dhe kozakë 26 287 persona të moshave të ndryshme; 4. Rrugëve duke u arratisur nga vatrat e veta, ekipi i Faik Fendisë i gjeti të vrarë ose të masakruar 34 853 persona; 5. Rrugëve kishin vdekur nga të ftoftit 11 253 persona, prej të cilëve 28052 femra.  Gjithësejt të vrarë dhe të vdekur nga të ftoftit e dimirit ishin 72 393 persona; 6. Sipas evidencës së Myderriz Faik Efendisë kanë arritur të shpërotojnë 274 893 persona.

Lidhur me këtë theksojnë dokumentet e këtij atdhetari nuk ka katund në Vilajet që nuk u gjet një vend me emrin “KOLIBAT E MUHAGJERËVE”. Shtrohet pyetja, kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe? E ushqente: 1. Populli i Vilajetit Kosovës; 2. Organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; 3. Valiu dhe pushteti i tij. Në anën tjetër nga Stambolli Myderriz Efendisë i kishte ardhur një njohtim se për këtë vuajtje duhet në një RRAFSHIRË të Vilajretit të bëhet një lutje!!!: “Për të vdekuruit dhe për të gjallët”, që duhej të shfaroseshin, sipas planit sekret Ruso-Austriak të 15 jnaarit 1877, akorduar në Budapesht. Tërë kësaj tragjedia vërtetë iu bë një “AMIN” në Berlin më 13 qershor 1878 nga fallanga kryqzatë.

Në vijim po i siellim shifrat e të shpërngulurve shqiptarë nepër vite:

Vitet , personat e shpërngulur; familjet e shpërnguluar në kllapa: 1876, 276 389 (69000);

1877, 198 000 (49000); 1878, 76 000 (19000); 1879, 20 763  (5324); 1880, 13 898 (3460);

1881, 23 098 (3780); 1882, 33941 (6396); 1883, 13748 (2690); 1884, 13522 (2816); 1885,13356 (2807);1886, 12084 ( 2614); 1887, 10107 (2092);1888, 11756 (2506);1889, 28451(6134); 1890, 23220( 4835); 1891, 13778 (3024); 1892,18437 (3901);1893, 18778  (3715); 1894, 14040 (1888); 1895,  6643 (1237); 1896, 5846 (1224).

Gjithësejtë gjatë viteve 1876-1896, nga viset shqiptare sidomos, por edhe nga viset evropiane që i kishte nën okupim Osmanlia do të shpërngulën 845 861 banorë, ose 198 543 familje.

Ahmet Qeriqi: Dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, në  Toplicë dhe në Sanxhakun e Nishit II - Radio Kosova e Lirë

Çka flasin dokumentet për gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1877? 

Kjo kryqzatë e gjeti Nishin më 1252 fshatra. Prej tyre 714 ishin fshatra me popullsi shqiptare. Lidhur me këtë që u tha më lartë, sipas konzullit anglez në shkurt 1879 Sanxhaku i Nishit i kishte 998 fshtara, që do të thot se lufta 154 fshatra i kishte fshirë nga hartat, sese e tërë popullsia ishte shfarosë, si popullsi shqiptare autoktone, sepse ishte e rreligjionit musliman. Në këto rrethana sipas kazave del se kishin mbetur Nishi me 248 fshatra, Piroti me 189 fshatra, Vraja me 189 fshatra, Prekupja me 372 fshatra, kurse Kushumlia me asnjë fshat të banuar shqiptar sepse të gjithë kishin qenë të rreligjionit islam.

Në kohën e shpërnguljes pas vitit 1877, saktësisht  93000 banorë në Vilajetin e Kosovës janë instaluar si popullsi muhaxhire. Kurse 1400 kishin arritur të kthehen derisa nuk u vendos kufiri me Kosovën nga Komisioni Ndërkombëtar. Kështu gjatë viteve 1879-1880  në Sanxhakun e Prishtinës me Nahinë e Llapit dhe Vushtrris ishin ardhur 100 000 muhaxhirë, duke ua shtuar edhe sanxhaqet e Prizrenit dhe Shkupit. Në lidhje me tërë këtë realitet kremmatoriumi mbi shqiptarë kemi të bëjmë me 198 544 banorë muhaxherë gjatë viteve 1876-1896. Ndërsa dokumentet shtesë flasin për 845 681 banorë që ishin lëvizë nga mizoritë ruso serbiane. ( shiqo: Mead Osamni, Sanxhaku i Nishit gjatë periudhës osmane shekulli XIX, Prishtinë 2022, f. 221, 227/8; Arkivi i Lozanës, Fondi i Kryqit Kuq “Zhan Anri Dinan”.).

  1. KRYQZATA E DYTË ANTISHQIPTARE 1912-1914

E ndihmuar nga politika dhe diplomacia evropiane, Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi do të ndërmarrin Kryqzatën e Dytë kundër popullit shqiptar, krejt me qëllim që të shfaroset, të paktën popullsia e Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manstirit. Në këtë kryqzatë do të marrin pjesë 614 oficerë dhe specialistë evropian. Gjithë ashtu nga Evropa do të angazhohen 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadolli, përmes Limanit Tivarit dhe përmes Limanit Selanikut.

Lehtë është të thuhet 395 anije bartnin shqiptarë në Anadolli. Po shtrohet pyetja 395 anijet evropiane a kishin firma dhe pronarë. Po. Prej tyre 93 anije, ishin të firmave austro hungareze. 3 firma ishin të Malit Zi. Kurse 106 anije ishin të pronarëve italian. Në numrin e anijeve si “Jahta” të pashallarëve osmanli ishin 26 anije, prej tyre dy ishin nga Familja Vlora (mendohet si jahta të Syrja Bej Vlorës dhe Eqrem Bej Vlorës). Çudi se si këta “patriotë” të bëjnë tregti me kombëtarët e vet. E pse mos ta themi se ata shqiptarë që u shpërngulën, prej tyre më 1915/16 saktësisht 32 812 do të marrin pjesë si mercenrë në Luftën e Çana Kalasë në anën e forave të Mustafa Qemalit. Këtyre mercenarëve u ishte premtuar se pas përfundimit të luftës Austro Hungaria do t` i kthej në vatrat e veta. Anijet tjera ishin pronë e Francezëve, Anglezëve, Gjermanëve, Spanjollëve, Holandezëve, Rusëve dhe Grekëve. Pronarët e këtyre 395 anijeve së pari duhej të lidhinin KONTRATË me firmën e Kryqit Kuq “Zhan Anri Dinan”, me qendër në Llozanë të Zvicrës. Pastaj anijet ankornoheshin në dy limane: në Limanin e Tivarit dhe në Limanin e Selanikut. Lidhur me këtë, 80% e të shpërngulurve janë larguar nga viset etnike shqiptare përmes limanit Selanikut. Ja faktet shifrore sipas viteve:

Viti 1912 në Nëntor u shpërngulën 8866 shqiptarë. Në Djetor u shpërngulën 111493 shqiptarë. Gjatë operacioneve të luftës nuk janë shënuar viktimat shqiptatre, të cilat ishin llogaritë pastaj nga KMKK në 38 216 perosna të vrarë nga largësia dhe të masakruar me bajoneta nga afërsia. Të masakruarit nga afërsia ishin kryesisht gra, fëmi, pleq dhe plaka.

Viti 1913 në Janar u shpërngulën 1288; në Shkurt u shpërngulën 7553; në Mars u shpërngulën 7553; në Prill u shpërngulën 6725; në Maj u shpërngulën 12813; në Qershor 9366; në Korrik u shpërngulën 21045; në Gusht u shpërngulën 29312; në Shtator u shpërngulën 13380; në Tetor u shpërngulën 14764; në Nëntor u shpërngulën 17313; në Dhjetor u shpërngulën 15502 shqiptarë.

Viti 1914 në janar u shpërngulën 10182; në Shkurt u shpërngulën 25060; në Mars u shpërngulën 12346 shqiptarë. Këto statistika i boton pushteti serbian duke u lavdruar para opinionit të Evropës dhe duke i knaqur orekset sllavo-ortodokse se ja: “Serbia po e kthen atë që e ka krjuar turku në musliman, tash po e kthejmë në vise të shkreta, prandaj është detyrë e pansllavizmit që të kolonizohen me popullsi sllave të rreligjionit ortodoks’’. Me këtë devizë shpërngula do të vazhdojë si kryqzatë me “vlerë të shtuar”, prandaj në Prill u shpërngulën 6520; në Maj u shpërngulën 15414; në Qershor u shpërngulën 4821; në Korrik u shpërngulën 26237 shqiptarë.

Sipas një analize të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Anadolli kanë qenë të detyruar nga pushteti serbian dhe malazez të shpërngulën rreth 500 000 shqiptarë. Kështu në bazë të Ligjit mbi Kolonizimin e Kosovës (1914) në trojet shqiptare janë kolonizuar 20000 serbianë dhe 5000 malazezë. Gjithësejt janë 25 000 persona sllavë, me e pa familje.

Dokumentet arkivore me proveninecë serbe vërtetojnë se gjatë rregjimit kolonial serbo- malazez në Vilajetin e Kosovës janë bombarduar 132 fshatra, ishin grabitur 1250 000 bagëti të ndryshme, rrënohen 320 xhamia, shkatrrohen 82 shkolla-mejtepe, ishin diegur 8450 biblioteka private me një literaturë që nuk mund të kompenzohet me asgjë.

Në Zonën e okupimit nga Mali i Zi kishte filluar KONVERTIMI i popullsisë nga rreligjioni silam dhe konfesioni katolik në ortodoks (pravosllavë). Në këtë fushatë që ishte shndërruar në një kryqzatë mesjetare, drejtonin popat e: Deçanit, Pejës dhe Graçanicës. Vetëm në Gazimestan më 28 qershor 1913 publikisht janë siellë 1389 burra shqiptarë dhe janë ekzekutura në prani të Patrikut. Se ky operacion barabar ishte realitet si kryqzatë tregon edhe fakti se 83 fshatra të Lumës janë shëndërruar në gëmadhe. Ishte ky orientim gjenocidal për të sinjalizuar se soldateska serbiane do ta vazhdojë operacionin kah Shqipëria bregdetare në vijim të kohës, krejtë me qëllim për të dalur në detin Adriatik. Fakti se në korrik 1914 filloi Lufta e Parë botërore, planet serbiane mbeten  të parrealizuara.

3.KRYQZATA E TRETË ANTISHQIPTARE 1918-1941 

Mizoritë serbe që i detyrojnë shqiptarët të shpërngulën në Turqi gjatë viteve 1918-1941 janë shënuar në shkallë  kumullative. Deviza e tyre ishte: shpronësim, shpërngulje, shfarosje.

Në Vitin 1919 shpërngulën 23500 shqiptarë; në Vitin 1920 u shpërngulën 8536; në Vitin 1921 u shpërngulën 24532; në Vitin 1922 u shpërngulën 12307; në Vitin 1923 u shpërngulën                       6386; në Vitin 1924 u shpërngulën 9630; në Vitin 1925 u shpërngulën 4315; në Vitin 1926 u shpërngulën 4012; në Vitin 1927 u shpërngulën 5197; në Vitin 1928 u shpërngulën 4326; në Vitin 1929 u shpërngulën 6219; në Vitin 1930 u shpërngulën 13215; në Vitin 1931 u shpërngulën        29807; në Vitin 1932 u shpërngulën 6219; në Vitin 1933 u shpërngulën 3420; në Vitin 1934 u shpërngulën 14500; në Vitin 1935 u shpërngulën 9565; në Vitin 1936 u shpërngulën 4252; në Vitin 1937 u shpërngulën  4234; në Vitin 1938 u shpërngulën 7251; në Vitin 1939 u shpërngulën 7255; në Vitin 1940 u shpërngulën 6729 shqiptarë.

Sipas dokumenteve që gjinden në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtëme të ish Jugosllavisë Mbretërore, gjatë viteve 1919-1941 në Anadolli janë shpërnguluar 255 878 shqiptarë nga Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit. Në Sekretariatin e Kolonizimit Agrar të viseve shqiptare, evidentohet se pushteti kolonial i Mbretërisë Jugosllave i kishte siellur 17679 familje koloniste sllave.

Kryqzata për shpërnguljën e shqiptarëve në Shqipërinë Bregdetare shënon se ishin instaluar nga viti 1919-1939 këto familje shqiptare:pra nuk shënohen antarët e familjeve fare. Ja faktet: Vitët 1919-1923 shpërngulën në Shqipërinë Bregdetare 583 familje shqiptare; Më 1924 shpërngulën 43 familje; Më 1925 shpërngulën 148 familje; Më 1926 shpërngulën 399 familje; Më 1927 shpërngulën 316 familje; Më 1928 shpërngulën 149 familje; Më 1929 shpërngulën 216 familje; Më 1930 shpërngulën 199 familje; Më 1931 shpërngulën 624 familje; Më 1932 shpërngulën 211 familje; Më 1933 shpërngulën 181 familje; Më 1934 shpërngulën 328 familje; Më 1935 shpërngulën 386 familje; Më 1936 shpërngulën 182 familje; Nga vitet 1937 e deri më 1939 në një dokuemnt tjetër jipet vijimi i shpërnguljës. Kështu deri me okupimin e Shqipërisë më 6 prill 1939 në Shqipëri kolonizohen 4046 familje shqiptare të detyruara për t` i lëshuar vatrat e tyre nga terrori shtetëror dhe kishtar serbiano malazezë. Kjo tragjedi e kishte edhe firmën turke, sepse katët konventa ishin bërë për të njejtin qëllim më: 1933, 1934, 1938, 1939.

Qëllimin e pushtetit të Mbretërisë Jugosllave e zbulon lakuriq Konventa Jugosllavo-Turke për DEPORTIMIN me dhunë të popullsië shqiptare në përgjithësi sipas këtij planifikimi që figuron si detyrim në Konventë: Më 1939 parashihej të shpërngulën në anadoll 4000 familje; Më 1940 parashihej të shpërngulën në Anadol 6000 familje; Më 1941 parashihej të shpërngulën në Anadoll 7000 familje; Më 1942 parashihej të shpërngulën në Anadoll 7000 familje; Më 1943 parashihej të shpërngulën në Anadoll 8000 familje; Më 1944 parashihej të shpërngulën në Anadoll 8000 familje shqiptare.

Gjithënjë në bazë të dokumeneve jugosllave gjatë viteve 1918-1941 janë bombarduar 182 fshatra shqiptare. Ndërsa në trojet shqiptare janë siellë 65000 kolonë sllavë. Gjatë viteve 1919-1923 janë krjuar TRI KAMPE TË PËRQËNDRIMIT PËR SHQIPRAR Në: Nish, Leskofc dhe Nikshiq. Gjithësejt 604 antarë: gra, fëmi dhe pleqë e plaka. Ishiqo: Ish AJ. S. 14. F. 104 detalisht. Këto informata i botojmë për herë të parë më 1981 si libër: Rretnanat shororo politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, botim i Institutit Historisë Kosovës).

  1. KRYQZATA E KATËR NDAJ SHQIPTARËVE 1944-1966 

Sipas dokumenteve të NDSH nepër rrethet shqiptare pushteti okupator ka ndërmarrë këto mizori, gjithënjë në bazë të programit: Nikola Stanojeviq,Deri në shfarosjen tuej ose tonën, 1902; Vasa Çubrilloviq, Programi për likvidimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operacionet ushtrake, 3 nëntor 1944.Në bazë të këtyre progarmeve në: Drenicë janë masakruar 4820 shqiptarë; Në Tetovë janë masakruar 4100 shqiptarë; Në Bihor janë masakruar 3820 shqiptarë; Në Prishtinë janë maskaruar 3675 shqiptarë; Në Pejë janë masakruara 3540 shqiptarë; Në Mitrovicë janë masakruar 1970 shqiptarë; Në Llap janë masakruar 1670 shqiptarë; Në Sanxhak janë masakruar 1410 shqiptarë; Në Shkup janë masakruar 1450 shqiptarë; Në Ferizaj janë masakruar1260 shqiptarë; Në Gostivar janë masakruar 715 shqiptarë; Në Plavë-Guci janë masakruara 710 shqiptarë; Në Rozhajë janë masakruar 715 shqiptarë; Në Kumanovë janë masakruar 780 shqiptarë; Në Rahovec janë masakruar 750 shqiptarë; Në Preshevë janë masakruar 690 shqiptarë; Në Dragash janë masakruar 500 shqiptarë; Në Kërçovë janë masakruar 490 shqiptarë; Në Ulqin janë masakruar 515 shqiptarë; Në Suharekë janë masakruar 420 shqiptarë. Prej pasurisë së 49000 të masakruarëve asgjë nuk është mbetur pa iu dhuruar klolonëve serbianë, të cilët menjëherë do ta fillojnë etapën e re kryqzatë antishqiptare.

Pushteti i Jugosllavisë komuniste pas instalimit do të fillojë punën për realizmimin e planeve për shfarosje të shqiptarëve. Këtë detyrë do ta realizojë në mënyrë “origjinale”. Së pari më 1945/46 filloi me kolektivizimin e familjeve shqiptare, duke planifikuar që femrat nepër kolektiva të shoqërohen dhe martohen me sllavë. Natyrisht, ky fenomen duhej të pasonte me kërkesën për HEKJEN e feregjesë si obligim civilizues për femrat shqiptare më 1947. Pas këtij aksioni, më 1948, do të fillojë agjitacioni që shqiptarët të regjistrohen “turq”, në mënyrë që më 1950 të fillojnë aksionet e para të shpërnguljës në Anadoll, fenomen ky që do të zgjatë deri më 1966. Kështu, do të shpërngulën me këtë itinerar në Turqi sipas viteve: Më 1951/52 do të shpërngulën 37000 shqiptarë; Më 1953 do të shpërngulën 19300 shqiptarë; Më 1954 do të shpërngulën 17500 shqiptarë; Më 1955 do të shpërngulën 51000 shqiptarë; Më 1956 do të shpërngulën 54000 shqiptarë; Më 1957 do të shpërngulën 57 710 shqiptarë; Më 1958 do të shpërngulën 41300 shqiptarë; Më 1959 do të shpërngulën 32000 shqiptarë; Më 1960 do të shpërngulën 27 980 shqiptarë; Më 1961 do të shpërngulën 31 600 shqiptarë; Më 1962 do të shpërngulën 15 910 shqiptarë; Më 1963 do të shpërngulën 25 720 shqiptarë; Më 1964 do të shpërngulën 21 530 shqiptarë; Më 1965 do të shpërngulën 19 821 shqiptarë. Në bazë të Seksionit të pashaportave të RSFJ-ës në Turqi deri në Plenumin e Brioneve (qershor 1966) do të shpërngulën 414 500 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Shumicëne këtyre të shpërngulurve gazeta “Nova Makedonia” ua ka shënuar edhe emrat për vitet 1950-1957. Në pronat e shqiptarëve deri më 1966 janë siellë 53 220 kolonë sllavë. Plani ishte që gjatë kësaj kohe të instalohen 65000 kolonë sllavë, prej të cilëve shumica ishin sllavë nga Geqia Veriore.

Arrijtja që Shqipëria të antarësohet në Paktin e Varshavës më 1955, si dhe antarsimi në OKB, do të shënohen si faktor vendimtar që shqiptarët mos të humbin shpresën dhe mos të shpërngulën masovikisht në Turqi. Lidhur me këtë reagimi i Shqipërisë më 1958 në OKB lidhur me “mizoritë ndaj shqiptarëve në Jugosllavi”,imponohet që të ndryshon tërë programi i Shtabit A. Rankoviqit, për deportimin e të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam në Anadolli. Kështu, më 1959 RSFJ do të detyrphet për të ndryshuar kursin politik ndaj shqiptarëve, falë propogandës nga Tirana zyrtare.  Në frymën e kësaj xhveshje të politikës koloniale ndaj shqiptarëve, Jugosllavia do të dethyrohet të themelojp Shkollën e Lartë Pedagogjike në gjuhën shqipe. E më 1960 themelohen fakultetet e para në Prishtinë. Por mbi të gjitha duhet shënuar, se më 1960 Shqipëria de fakto del nga Pakti i Varshavës, duke mos e marrë asnjë shenjë nga NATO se: “qëndrojmë prapa Shqipërisë”. E vërteta edhe pse me demonstratat studentore më 1968 shqiptarët u renditën krahas vlimeve rrevolucionare në Evropë, çështja shqiptare mbeti në gjysmë të rrugës. Në lidhje me këtë Kushtetuta e vitit 1974 do të shënojë hapin ve ndimtar për ta shpalosë shqiptarët hapin e mëtejshëm të guximit përmes Demonstratave patriotike më 1981, duke mos u ndalur më në asnjë veprim drejtë çlirimit.

5.KRYQZATA E PESTË ANTISHQIPTARE PËRPIEKJE PËR GJENOCID 1967-1999 

Politika tinzare serbiane me front të hapur antishqiptar do të mësohet më 1966 në Brione. Pas këtij plenumi politik, në Beograd çdo gjë do të vlojë shovinizëm se si të strukturohet pushteti serbian për ta ruajtur primatin në shtet. Me gjithë këtë më 1967 do të sjellë edhe një “nokdaun” për Beogradin. Kjo për faktin se më 20 mars 1967 në Polit Byro të KQ LKJ Tito do ta shtrojë çështjen e avansimit të Kosovës në Republikë, krejtë pasi që nepër Kosovë ishin mbajtur tubime rreth shqyrtimit të mizorive të pushtetit. Në të gjitha tubimet ishte krijuar bindja se me Serbinë duhet ndarë varësinë dhe duhet në vend të saj instaluar pavarësia-Republika e Kosovës si njësi e shtatë federale. Pas shumë debateve në Politbyro, ishte siellë vendimi që Eduard Kardeli të shkojë në Prishtinë dhe atje ta peshojë pozicionin politik të Kosovës.

Tubimi i komunistëve të Kosovë me Eduard Kardelin do të mbahet në Brezovicë më 21 mars 1967. Aty kuadrot e Kosovës do të tradhtojnë për herë të dytë, pas vitit 1945. Të gjithë si në orkestër do të deklarohen se janë të knaqur nën pushtetin e Republikës Serbisë, si krahinë autonome socialsite.

Pas këtij debakli patriotëve shqiptar, nuk u mbetej asnjë rrugë më, përpos që të ngritën në demonstratë dhe të kërkojnë hapur avansimin e statusit Kosovës në Republikë, duke konsideruar se me atë akt do të mbyllej rruga e prapambetrisë Kosovës në të gjitha fushat e jetës. Demonstrat do të organizohen nga rinia studentore më 27 nëntor 1968 në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës.

Rëndësia e këtyre demonstratave shihet në fitorën që Kosova në shkurt 1969 u bë me Ligjë Kushtretues, në vend të statutit që e kishte deri atëherë. Një vit më vonë, më 1970 Kosova do ta fiton Univerzitetin e Prishtinës, i cili u bë në vijim kala e ngritjës së vetdijës nacionale për shqiptarë. Me atë vetëdije më 1981 do të organizohen Demonstratat patriotike nacionale, të cilat do të luftohen me të gjitha mjetet nga partia, policia dhe kisha serbiane. Dhe, menjëherë, pas mbarimit të demonstratave në Beograd do të organizohet i ashtuquajturi Shtabi i Nikolla Lubiçiqit më 5 prill 1981,  i cili i emroi Demonastratat “kontrarevolucionare”. Jo vetëm kaq, do të ngritët edhe obligimi politik që: “serbët dhe malazezët ta rikolonizojnë Kosovën për herë të fundit në shekullin XX”.

Shembja e Jugosllavisë fillon me shembjen e autonomisë Kosovës më 23 mars 1989  

Pas shumë mizorive nga pushteti 1981-1989 kundër shqiptarëve, në kohën kur çdo gjë u degradua në Kosovë, nuk kishte më rrugë tjetër, vetëm se të mendohet për kryengritje. Në dokumente të shkruara për misionin kryengritës kishim mjaftë njohuri teorike. Së këndejmi, populli ishte mësuar me mentalitetin e një mendësisë. Dhe kur u themelua LDK (dhjetor 1989), një pjesë e intelektualëve kishin dyshim në tërësinë e saj, aq më parë kur u regjistrua si parti në Beograd; kur LDK i gjasonte akronimit LKJ; kur rreth kësaj partie filluan të tubohen edhe disa ish udbash që nuk njiheshin për siellje korrekte ndaj atyre që e luftonin pushtetin kolonial përmes demonstratave dhe veprimeve tjera politike rrevolucionare.

Mbi të gjitha, në radhët e intelektualëve dominoi mendimi se prishtja e LKJ (më 20-22 dhjetor 1990) është njëherit fudni i RSFJ-ës. Prandaj në këtë kohë shtrohen si kërkesë imediate që të themelohen grupe të armatosura, të cilat do ta zavendsonin penden dhe fjalën e shkruar, aq më parë kur pushteti i mbylli të gjitha “portat e informimit shqip”. Po mbi të gjitha, kur filloi largimi nga puna i çdo shqiptari, pra edhe largimi i atyre shqiptarëve që bartnin uniformë në milici, më nuk kishte dilemë, se kishte filluar Epoka e Adem Demaçit,  e që duhej të reagohet edhe me fuqinë e pushkës, pa u shkëputur edhe nga shkrimi i librave, sepse libri bënë që krisma e pushkës më larg të ndihet.

Në këtë drejtim nuk duhet harruar edhe Rezolutën e 2 korrikut 1989, e në vijim Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, do të hapin horizonte të reja shprese dhe obligimi për veprim kombëtar. Kështu do të fillojë etapa historike për t` u shkputur pa dilema nga Serbia. E ajo shkëputje, ishte bindje e palëkundur se mund të ndodhte vetëm me fuqinë e armës. Ky rezonim bazohej në faktin se kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegpvina nuk mundën të ndahën nga Serbia pa luftë, pa vargojë gjaku, atëherë si mundet Kosova. Edhe më kjartë, kur ato republika sllave nuk mundën të bashkëjetojnë me serbët që janë sllavë, ku mundën shqiptarët, ishte pyetje e pyetjeve. Por, një pjesë jo  evogël e shqiptarëve ende iu besonte iluzioneve dhe propogandës tradhtare, se “pavarësia do të sigurohet me dialog”!!!

GJENOCIDI KLASIK ANTISHQIPTAR 1992-1999 

Pas largimit të Serbisë de fakto nga RSFJ më 23 mars 1989, do të fillojë të dominojë mendimi i largimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nga Jugosllavia. Dhe ai largim do të ndodhë definitivisht më 4 korrik 1992. Në këto rrethana organizata që nuk kishte pushuar kurrë së vepruari për çështjen kombëtare ishte Lëvizja Popullore e Kosovës. Me organizimin e mëtejmë ushtrak të LPK më 18 korrik 1993 në Prishtinë do të INSTITUCIONALIZOHET Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Termin UÇK për herë të parë në histori e kishte theksuar Shaban Shala më 1955 në Llap, në një tubim, ku debatohej kundër shpërnguljës shqiptarëve në Turqi. Institucioni UÇK kishte lëshuar shtat edhe për faktin se disa grupe kishin bërë ushtrime ushtarake në Tiranë, me leje të pushtetit atjeshëm. Kështu grupi i parë i partiotëve shqiptarë ishte në Tiranë më 1 tetor 1991 i drejtuar nga Zahir Pajaziti. Grupi i Adem Jasharit ishte përforcim, se investimi në grupin e parë është shumë i qëlluar, sepse kur ngritet në kryengritje Drenica, le të kuptohet se në kryengritje është e tërë Kosova ku Shqipëria i qëndron besnikërisht parapa. Ishte kjo përgatitje e drejtë për luftë sepse Serbia neonaziste e kishte serbizuar Kosovën në çdo pore të jetës.

Lufta në forma të guerilës do të vazhdojë në forma të ndryshme guerile deri më 1 tetor 1997. Prandaj 1 tetori nuk ishte marrë si datë rastësisht sespe lidhje me 1 tetorin 1991. Me demonstrat e studentëve dhe profesorëve të Prishtinë, më nuk kishte dilemë, kishte filluar epoka: Për liri ja vdekje. Në anën tjetër, okupatori nuk do ta ndalë terrorin në asnjë çast.

LOJA ME KURDISJE TË LUFTËS QYTETARE NË KOSOVË 1998-1999 

Në vitin 1998 do të lind ideja që të mbahet një konferencë ndëkombëtare për Kosovën, aq më parë kur UÇK kishte dalë publikisht se ekziston me 28 nëntor 1997 në Prekaz. Në këto rrethana pushteti nazifashist serbian do të orientohet jo për dialog, që e preferonin ndërkombëtarët dhe LDK, por do të orientohet në militarizimin e Kosovës; do të orientohet në terror për ta shkatrruar çdo gjë që është shqiptare. Së këndejmi, terrori në Likashan dhe Çirez të Drenicës më 28 shkurt 1998 ishte paralajmërim se ndaj popullit shqiptar Beogradi është i orientuar të ndërmarr çdo lloj sulmi. Dhe nuk do të vonoi dhe më 5-7 mars 1998 në Prekaz ndaj familjës JASHARI do të organizohet shtetërrethim. Në luftën e pabarabartë do të likuidohet gati në tërësi Familja Jashari, sidomos Komandanti Legjendar Adem Jashari me të vllain Hamzën dhe babën Shabanin dhe gati të gjithë antarët tjerë të familjës. Akti barbar i pushtetit në Prekaz, e detyroi bashksinë ndërkombëtare, didomos Grupin e Kontaktit që të mbajë mbledhje më 9 mars 1998 do ta denojë me forcë aktin barabr serbian ndaj një familje respektive. Por lufta e Familjës Jashari, do t` i tregojë botës se: shqiptarët nuk do të durojnë më asnjë lloj kolonializmi. Së këndejmi, Lufta e UÇK më 1998/99 do të avnsohet në luftë frontale. Por në vend se të përkrahet lufta e UÇK-ës, LDK do të organizojë zgjedhje parlamentare më 22 mars 1998. Në anën tjetër KS OKB duke e vrejtur situatën e krijuar më 31 mars 1998 do ta aprovojë Rrezolutën nr. 1160 me të cilën kërcnohej RFJ se në rast eskalimit të krimeve ndaj shqiptarëve, është i mundur BOMBARDIMI (Kaptina VII e Kartës OKB). Dhe pas një përgatitje solide, në fillim të majit 1998 K. Hill, R. Hollbruk dhe R. Gelbard me autorizim të Bill KLINTONIT do të bisedojnë në Beograd për një paqe të mbikqyruar në RFJ. Kështu, nga 12 e deri më 15 maj 1998 do të akordohet takimi Millosheviq delegacioni shqiptar nga Kosova me përbërje: I. Rugova, F. Agani. M. Bakalli, V. Surroi. Se si ka ngja ky takim është fare indikative se kush ishte prapa tij, dhe si janë zhvilluar bisedimet në këtë garniturë shqiptarësh, pa prezencëne ndërkombëtarëbe, sqarime nuk janë publikuar kurrë.

Më gnjithë shkuarjën në Beograd të Delegacionit të LDK-s më 12 VI 1998, Grupi i Kontaktit do të konstatojë se: “në Kosovë situata është jashtë kontrollit”. Në frymën e këtij konstatimi më 22 VI 1998 në Prishtinë do të ndodhë kontakti I. Rugova- N. Afanasiev (përfaqsues rus). Nga bisedimet në Prishtinë doli propozimi që: “Serbia t` i terheq forcat speciale nga Kosova”, kurse I. Rugova u obligua që: “LDK të distancohet nga terroristët e UÇK-s”. Një ditë më vonë, më 23 VI 1998 në Beograd do të gjëndet R. Hollbruk për të kërkuar publikisht se bisedimet tash e tutje nga Kosova do të janë në ekip I. Rugova (LDK) dhe një përfaqsues nga UÇK. E vërteta më 5 gusht1998 R. Hollbruk dhe N. Afanasiev ishin pajtuar që në Kosovë të instalohet forca ndërkombëtare me emrin Komisioni Diplomatik Mbikqyrës.  Ky fakt i ri ishte paralajmrim i ngjarjës së 13 gushtit 1998, kur Adem Demaçi u emrua përfaqsues politik i UÇK-ës. Ky realitet ishte një lloj shprese se do të ngadhnjej diplomacia mbi dhunën.

Pse dezertoi në fund të qershorit FARKU 1998 

Në Kosovë në ndërkokohë ishte instaluar forca e quajtur FARK, por për një kohë fare të shkurt ky njësit do të dezertoi. Dhe lufta kundër luftës nuk do të pushojë dhe në shtator 1998, një delegacion i LDK-ës do të kërkojë në Zonën e Drenicës që “UÇK të çarmatoset”. Jo vetëm kaq, por në vijim drejtuesit e LDK do të themelojnë Komision për hulumtimin e Krimeve 19 nëntor 1998. Ky realitet në bazë të argumenteve spejgohet se forca të caktuara po vepronin me vetëdie që në Kosovë të “vjen deri te lufta qytetare”. Dhe për ta nxitur këtë luftë Beogradi do t` i përpilojë dy Programe politiko-ushtarake: Programi “PATKOI” kishte për qëllim shkatrrimin e UÇK-ës; kurse Programi “KORIDORET PERPLASËSE” kishte për qëllim shprtazjën e popullsisë shqiptare nga Kosova dhe instalimin e kolonistëve sllavë nga Kini  në Kosovë, ashtu si ishin dakodrduar Millosehviq-Tuxhman në Karagjorgjevë më 1991. Madje në fund të vitit 1998 Beogradi kishte njohruar ambasadat e huaja, i kishte lajmëruar NATO-s, GK, KS OKB, BE. KE-s se në “Kosovë shqiptarët janë në luftë në mes tyre. Prandaj nëse lufta ndërshqiptare (qytetare) eskalon, ushtria dhe policia jugosllave të ndërmjetsojnë. Ja lexues i nderuar deri në këtë pozitë të dinakërisë kishte vajtur diplomacia serbiane, ndërsa në Kosovë propogandohej për “zgjidhje paqesore” të problemit. Ky fenomen është spjeguar në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi se “në Kosovë disa froca politike po provojnë paqe me Milloshin”, i cili çdo takim e lexonte arabisht.

Në këto rrethana do të vlerësohet në opinionin ndërkombëtar, sidomos në Washington që për çështjën e Kosovës është e nevojshme një Konferencë ndërkombëtare e cila u mbajtë në Rambujes nga 6 shkurt-23 mars 1999. Në këtë konferencë drejtues politik për Kosovën do të emrohet përfaqsuesi i UÇK-ës Hashim Thaçi. Kjo do të thot se politika pacifiste kishte shënuar fundin mu në konferencën e Rambujes. Lidhur me këtë me që pala serbiane dhe ruse, nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë, bombardimet e NATO-s për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi, do të fillojnë me 24 mars 1999 dhe do të zgjasin deri më 9 qershor 1999, kur RFJ (lexo Serbia) e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë.

RILEXIMI I FAKTEVE PËR T` U KUPTUAR REALITETI NË KOSOVË 

Akasioni i NATO-s ishte ndërmarrje për dy çështje ushtrako-politike. Së pari, përmes operacionit NATO-s pengohej dhe shkatrrohej projekti “PATKOI” i cili kishte të bëjë me shkatrrimin e UÇK-ës. Dhe me që ai planifikim serbian nuk ndodhi, Beogradi kishte programin rezervë që quhej: “Toka e diegur”, që do të thot spastrim total i trevës Kosovës nga shqiptarët “përmes koridoreve përplasëse”. Pra, përkundër bombardimeve të NATO-s ndaj ushtrisë dhe policiës serbiane do të fillojë DEPORTIMI i shqiptarëve jashtë Kosovës me këtë itinerar: Në Shqipëri deportohën 507 800 shqiptarë; në Maqedoni deportohën 360000 shqiptarë, në Mal të Zi deprotohën 70 000 shqiptarë; Në Bosnje deportohën 21000 shqiptarë; Në Slloveni deportohën 3450 shqiptarë; Në Kroaci deportohën 4000 shqiptarë; Në Francë deportohën 6300 shqiptarë; Në Itali deportohën 10 000 shqiptarë; Në Gjermani deportohën 14 000 shqiptarë; Në Biritani deportohën 3300 shqiptarë; Në Suedi deportohën 7000 shqiptarë; Në Norvegji deportohën 8000 shqiptarë; Në Finlandë deportohën 1000 shqiptarë; Në Danimarkë deprotohën 2800 shqiptarë;Në Belgjikë deportohën 9000 shqiptarë; Më Turqi deportohën 18 000 shqiptarë; Në SHBA deportohën 6100 shqiptarë; Në Kanadë deportohën 3200 shqiptarë; Në Australi deportohën 3500 shqiptarë;Në Zvicër deportohën 4100 shqiptarë; Në Zelndë të Re deportohën 600 shqiptarë; Në Izrael deportohën 450 shqiptarë.Në tërë botën del se ishin deportuar 993 588 shqiptarë. Kjo do të thot mbi 52% të popullsisë shqiptare ishte detyruar të largohët nga Kosova. Në të njejtën kohë pushteti nazifashist do t` i hapë nepër Kosovë dhe Serbi mbi 600 varreza masive, për të humbur gjurmë të krimit. Këto krime janë bërë edhe me bekimin e popave serbian, të cilët i detyronin mercenarët dhe kriminelët ordienrë rusë dhe kozakë që të betohen pranë kryqit, dhe sidomos nepër kisha, për shfarosjën e shqiptarëve. Kështu rreligjioni ortodoks do të avansohet në poltikë, për të provuar më 27 maj 1999 që t` i tubojë të gjitha rreligjionet krishtere, dhe të shpallet Kosova tokë e pagzuar serbe, ku nuk ka më asnjë shqiptarë. Ja edhe këto fakte nëse nuk e ARSYETOJNË LUFTËN E UÇK-ës dhe gjveshjën e PACIFIZMIT gnjeshtar, atëherë njeriu :hono sapiens nuk din asgjë!!! Unë mendoi se Republika e Kosovës duhet ta gjejë një shtet që është antar i OKB dhe përmes tij ta padis Serbinë nazifashiste për gjenocid.

Të përfundojmë. Sot, Gykata Speciale që është themeluar në Kuvendin e Kosovës, është kah i gjykon ÇLIRIMTARËT, përmes dëshmitarëve të mbrojtur (rrejshëm), sepse askush nuk ua sheh fytyrën duke dëshmuar. Kjo KLRYQZATË antishqiptare po vazhdon në formën më tragjike, sepse dëshmitarët e mbrojtur gjatë dy dekadave, janë strehuar nepër Evropë e gjetiu, nga policia e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Në anën tjetër, qarqet e Beogrdait nazifashist kanë deponuar dosje të policisë saj. Madje, dihet se LDK ka deponuar akuza kundër drejtuesëve të UÇK-ës, dhe shumë lehtë është që ato akuza një ditë të publikohën. Vetëm duhet vullnet institucional politik dhe shkencor. Por me që, nuk është depnuar deri me tash asnjë akuzë kundër krematoriumit serbian për dy shekuj, e sidomos për gjenocidit 1998/99  që është ushtruar kundër shqiptarëve, atëherë mbrojtja më e “mirë” serbiane po mbetet që të akuzohën dhe denohët çlirimtarët. Megjithë këtë, drejtësia Ndërkombëtare është para një detyre të shekullit, se me këtë KUTI që po zbatohet ndaj Kosovës që ka bërë luftë mbrojtëse, atëherë duhet akuzuar edhe V. Zelenskin e Ukrainës dhe oficerët e tij, po edhe ata që e ndihmojnë,e që po mbrohet heroikisht nga nazifashizmi rus qe dy vite. Unë drejtësisë i besoi, por jam edhe i sigurtë se e vërteta herdo kur do të shpërblehet.

Studimi iu kushtohet lajmëtarëve të lirisë: Rexhep Selimit, Daut Haradinit dhe Mujë Krasniqit!

Më 24 maj 2023

Holodomori si Genocid dhe Pasaktësitë e  z.Shaban Murati 

0

Pirro Prifti, Tiranë 

Me 18 maj dhoma e ulët e Senatit francez njohu Holodomor-in e viteve 1932-1933 si genocid. 

Njihet historia e Hollodomorit në vitet 1932-1933 në kohën kur Stalini dhe rregjimi i tij në BRSS realizuan kolektivizimin me forcë të fshtatrave në të gjitha republikat sovjetike si dhe në Ukrainën e asaj kohe. Dihet gjithashtu se Republika sovjetike Socialiste e Ukrainës e asaj kohe, ishte një krijesë e bolshevikëve me qëllim që të krijonin një shtet buffer përballë një luftë të ardhshme me Gjermaninë Naziste. 

Holodomor, fjalë ukrainase që d.t.th., një zi buke e krijuar nga njeriu që ndodhi midis viteve 1932-33, ndodhi gjatë mbretërimit të Jozef Stalinit mbi Bashkimin Sovjetik dhe shkaktoi rreth 3.5 deri në 5 milionë vdekje ukrainase. 

Forma perfekte e morytit është zamoryty, ‘vrit ose shtyj drejt vdekjes’ Në anglisht, Holodomor është referuar gjithashtu si uria artificiale, gjenocidi i urisë, uria e terrorit dhe gjenocidi i terrorit. 

Përpjekjet mizore nën Stalinin për të imponuar kolektivizmin dhe për të shtypur nacionalizmin ukrainas lanë rreth 3.9 milionë të vdekur. Në kulmin e urisë në Ukrainë të viteve 1932-33 nën Jozef Stalinin, njerëzit e uritur bredhin nëpër fshat, të dëshpëruar për diçka, ndonjë gjë për të ngrënë (Holodomor | Holocaust and Genocide Studies | College of Liberal Arts (umn.edu).  

Të dhënat zyrtare thonë se të paktën 8 milionë ukrainas humbën jetën: 5,5 – 6 milionë civilë, dhe më shumë se 2,5 milionë vendas të Ukrainës u vranë në front gjatë luftës së dytë Botërore. Të dhënat variojnë nga 8 deri në 14 milionë të vrarë, megjithatë, vetëm 6 milionë janë identifikuar (How many Ukrainians died in ww2? – Google Search). 

Më 18 maj 2023, pra rreth 80 vjet pas ngjarjes së tmerrshme, dhoma e ulët e Senatit francez njeh me shumë vonesë Hollodomorin- pra këtë ngjarje si genocid të Stalinit ndaj popujve që jetonin në Ukrainë, sepse dihet që në Ukrainën e asaj kohe dhe në Ukrainën e sotme ka jetuar një popullsi e përzjerë ku sipas Wikipedias së sotme janë:  

77.8% Ukrainians 

17.3% Russians 

4.9% Others (https://en.Wikipedia.org/wiki/Ukraine) 

Pra Holodomori u ndodhi jo vetëm ukrainasve për të gjithë shtresave të popullsisë përfshi dhe atë ruse në Ukrainë.  

Ministri i Jashtem Ukrainas Dmiri Kuleba, falenderoi Presidentin frances  (të dënuar për korrupsion) dhe dhomen e ulët të senatit frances duke shkruar: `Unë u jam mirënjohës senatorëve francezë për këtë votë historike që rikthen drejtësinë dhe nderon kujtimin e miliona viktimave. Krime të tilla nuk duhet të përsëriten dhe të mos harrohen kurrë.dmitri Kuleba(Senati francez miraton njohjen e Holodomorit si gjenocid (yahoo.com). 

 Vonesat – në përkufizimin si genocid të një ngjarjeje, sigurisht kanë të bëjnë për shkaqe politike dhe në raport me relatat që kanë politikat e vëndeve të interesuara. Ka plot ngjarje që nuk janë miratur as nga senati frances dhe as ngandonjë sentat tjeter si p.sh. , genocide I osmanëve ndaj armenëve, etj, etj, genocide që kanë ndodhur para disa vitesh,  por genocidi I serbve ndaj shqiptarëve të Kosovës  që ka ndodhur para disa vitesh z. Shaban Murati ndoshta do ta lërë përë më vonë që të vjetërohet pak. Mesa duke ai ka marrë përsipër të bëhet më katolik se Papa ka shkuar edhe më larg: të merret vetëm me Rusinë për të treguar sesa pro-amerikan është.  

Madje në vitin  2006 Qeveria amerikane autorizoi ngritjen e “Memorialit të gjenocidit të holodomorit”. Në 14 mars 20018 senati amerikan miratoi rezolutën, që  njeh holodomorin si gjenocid. Në 25 nëntor 2022 në ditën përkujtimore të holodomorit, presidenti i SHBA, Xho Bajden,  theksoi se “Holodomori është vdekja nga uria, ku regjimi i Stalinit imponoi politikat e egra dhe represive për Ukrainën, përfshirë krijimin e një urie të qëllimëshme në 1932-33, që shkaktoi zhdukjen e miliona grave, burrave dhe fëmijëve të pafajshëm”. Edhe shtete te tjera janë kujtuar për Holodomorin pas 80 vitesh si dhe amerikanët ndoshta u kujtuan për shkak të përplasjes Rusi-NATO për Ukrainën pas grushtit të shtetit në 2014. 

Por Historia është ndryshe sipas z. Shaban në shkrimin e tij të sotëm në gazetën Dita. Ai është shprehur se është bërë genocid ndaj popullit ukrainas nga rusët?!, dhe fjalë për fjalë: 

“Në datën 18 maj 2023 senati i Francës miratoi një rezolutë, në të cilën e njeh holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Në muajin mars 2023 dhe Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi një rezolutë, ku e njeh  holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas“ dhe më tej përsëri: Gjenocidi rus ndaj popullit ukrainas, i ndodhur në mes të Europës, është një krim masiv  i përbindshëm kundër njerëzimit. (Kuvendi të njohë holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas – Gazeta Dita). 

 Dhoma e ulet e Senatit francez nuk është shprehur si genocid rus“ siç shprehet zotëria e tij Murati por si genocid nga rregjimi I Stalinit, dhe nëse z. Shaban nuk e njeh Historinë Stalini ishte gjeorgjian BRSS ishte me 16 republika dhe disa qindra popullata të vogla, dhe së BRSS kishte një rregjim komunist, dhe së fundmi në Ukraine nga Hollodomori vdiqën së bashku me ukrainasit edhe plot rusë dhe popullatë tjetër që jetoi në ukrainë.  

Nuk mund t`ja hedhësh fajin një populli të tërë për genocid, por rrregjimit stalinist dhe pikërisht një individ I cili në fakt nuk ishte rus.  

Se përse z. Murati kërkon të tregohet më katolik se Papa duke e ditur mirë se në atë genocide vuajtën jo vetëm ukrainasit, por edhe rusët e plot të tjerë, madje nga ana tjetër vendimmarrja bolshevike për këtë uri massive,  ndodhi jo vetëm në Ukrainë por edhe në të gjitha republikat e tjera të asaj kohe, sepse në kryesi të PKBS ishte Stalini, dhe drejtues të tjerë aspak ruse si- Ukrainasi Hrushov, dhe lituanze, estonezë, letonezë, polake të asaj qeverie bolshevike. 

 Kjo mesa duket për të treguar se sa anti-rus dhe i zoti ndërkombëtarisht na qënka z. Murati, dhe se SHBA duhet ta ketë parasysh këtë artikullshkrues, pavarësisht se deformon fjalët e rezolutës së dhomë së ulët të senatit francez. 

Parlamenti shqiptar sigurisht duhet të ndërmarë një inisjativë të tillë, por përpara kësaj është në Nderin e Parlamentit shqiptar, që të bëje dhe të ribëjë një rezolutë për të quajtur si Genocid veprimet e shtetit serb të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës më parë, së bashku më qeverinë e Albin Kurtit.  

Më përpara le të na dhëmbi plaga jonë e pastaj sigurisht dhe plaga e tjetrit. 

Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më dhe se urrejtja nuk të çon askund përveçse fatkeqësive.  

priftipirro2017@gmail.com 

Për kthimin e serbëve në institucione në komunat e veriut të Kosovës

0

Gani I. Mehmeti 

Largimi i serbëve nga institucionet në veri të Kosovës, përfshirë edhe policët, u bë me dirigjimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk e njeh Kosovën e Pavarur. 

Ata nuk morën pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash po në këto komuna, në veri të Kosovës, gjithsesi me dirigjimin e Vuçiqit.  

Zgjedhjet u kryen. Kush deshi e kush guxoi u kandidua, kush nuk deshi e kush nuk guxoi nuk u kandidua. Kush deshi e kush guxoi doli edhe në votime. Serbët që bojkotuan zgjedhjet në kandidim, shumë syresh e bënë nga frika pse kishin kërcënime nga Vuçiqi, përmes Listës Serbe. Kështu, disi krejt e papritur, fituan shqiptarët në këto komuna për kryetarë. 

Tani, qoftë nga Kosova, qoftë edhe nga ndërkombëtarët, u bëhet ftesë të gjithë serbëve të krhehen në institucione, ashtu edhe policëve, në vendet e tyre të punës. 

Edhe kjo le të mbetet në rregull, se ne shqiptarët nuk jemi të kompleksuar shumë për të sunduar të tjerët, në veçanti kur tjerët janë shumicë. 

Mirëpo, sipas meje, për kthimin e të gjithë atyre në vendet e tyre të punës, me konkurs a pa konkurs, përmes zgjedhjeve apo jo, duhet të kushtëzohen vetëm me:  

NJOHJEN DHE PRANIMIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE KOSOVËN TA DINË PËR SHTET TË TYRE, DUKE PUNUAR PËR TË E JO PËR SERBINË.  

Në lidhje me këtë, duhet ta kenë të qartë se të gjithë ata që do të inkuadrohen në vende pune në institucione komunale e shtetërore të Kosovës, duhet ta dinë edhe për shtet të tyre, ndryshe të mos lejohet sikur deri tani, që përmes punës në Kosovë, të përpiqet për rrënimin e shtetësisë së Kosovës. Kjo nuk lejohet askund në botë, ashtu të veprohet edhe në Kosovë.  

Nuk kemi nevojë ta përkëdhelim fëmijën me huje se ai do të vazhdojë gjatë gjithë jetës duke i rritur e shtuar hujet deri në padurim. 

Kjo do duhej të bëhej edhe me vendosjen e flamujve dhe stemës së Republikës së Kosovës nëpër zyre, objekte   e vende tjera publike në të gjitha komunat e Kosovës, pa marrë parasysh etninë.