Kreu Blog Faqe 1049

Mashtrimet e kishës Ortodokse serbe me Autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

Nga Jusuf BUXHOVI, historian, Prishtinë
___
Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1275).
Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Këshut, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, e cila nën ndikimin e Karaxhxhëviqëve do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Pra, sipas kësaj marrëveshjej të dokumentuar, nuk ishte fjala për vazhdimësi të “autqefalisë kishtare serbe” nga mesjeta, por që pushtimi ushtaraka i Kosovës dhe Maqedonisë , i pranuar ndërkombëtarisht, së pari të legjitomojë asimilimin e popullatës ortodokse (shqiptare dhe maqedone) në serbë, dhe së dyti, të legjitimojë përvetësimin e krishtërimit ortodoks nga mesjeta e këndej bashkë me objektet e kultit (manastiret dhe kishat) që ishin objekte kulti të përbashkëta.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi, në mënyrë që edhe shteti I Kosovës të ruajë të drejtën mbi trashëgimin shpirtërore, kutlurore dhe objektet e kultit, si të përbashkëta në rrethanat kur kjo çështje po ndërkombëtarzohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shteti serb dhe kisha ortodokse vazhdojnë propagandën e tyre të njohur rreth “të drejtës historikedhe kulturore në Kosovë prej tetë shekujsh”! Natyrisht se ky mashtrim hap edhe çështjen tjetër, atë të Dinastisë së Rashës Nemanjane (me prejardhje tribale) dhe fuqizimin e saj që lidhet me kyçjën në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimi i tyre bashkë me ato të dobësimit të Bizantit, që u krijoi mundësi për ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Ne-manjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtyp-shkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lësho-hej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.

Rehabilitimi i vrasësit, kriminelit, armikut …!

0

Afrim Zeqiri, Gjermani

____

  • Trushpërlarja = humbja e të menduarit logjik

A ka diell që ndriçon mendjet e mjegulluara nga propaganda hipnotike e e agjenturave antishqiptare serbo-turko-ruse e greke dhe e mbështetur nga binomi shqipfolës mafioz politiko-fetarë të Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës zyrtare ?!…
Mafia kriminale botërore, nga njëra anë e sponsorizon dhe e nxitë përhapjen e islamizmit, nga ana tjetër i akuzon popujt për fanatizëm islamist !
Trushpërlarja e një pjese bukur të madhe të popullit tonë ka arritë në atë shkallë sa që e ka humbur krejtësisht mendimin logjik edhe për gjërat më të thjeshta.
Duke ja lënë krimin allahut të tyre turko-arab, mjeranët harrojnë se po e rehabilitojnë vrasësin, apo autorin e krimit, sepse në bazë të asajë që shkruan familjari i viktimës, logjikisht i bjen se vrasësi paska krye punën e caktuar nga allahu, derisa krimi qenka bërë me emërin e allahut!
Fatkeqësisht, arësyetime të tilla injorante bëjnë shumë qytetarë të Kosovës edhe pêr krimet serbe në kurriz të popullit shqiptar.
Poshtë allahu turko-arabo-islamist, i cili po “shkruajka” dhe po “urdhënuaka” që të bëhen krime të tilla !
P.S.
Megjithate, ngushëllime familjes, miqëve dhe dashamirëve të të ndjerës !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

“Shpresat për një Shqipëri të pavarur në dorë të Anglisë…”

Ismail Bej Qemali (© Henri Manuel, Paris) — Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2023 

— Intervista e Ismail bej Qemalit për The Christian Science Monitor në Paris (1916)

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 18 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Intervistë me Ismail bej Qemalin për Shqipërinë

Historia e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e vendit të tij shpjeguar nga burrështetasi shqiptar — Shpresat në dorë të Anglisë 

(Speciale për The Christian Science Monitor)

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Paris, Francë — Gjatë një interviste dhënë një përfaqësuesi të The Christian Science Monitor, Ismail bej Qemali, burrështetasi i njohur shqiptar, i cili fitoi pavarësinë e vendit të tij pas 20 shekujsh (këtu gabohet gazeta) nga nënshtrimi i tij ndaj sundimit turk, shpjegoi në detaje historinë e brendshme të ngjarjeve që çuan në shpalosjen e flamurit shqiptar të pavarësisë në Vlorë në muajin nëntor 1912. Këto detaje, shpjegoi ai, nuk ishin përmendur (botuar) më parë. 

E gjithë jeta publike e Ismail Bej Qemalit ka qenë e bazuar në idenë e zhvillimit dhe përparimit shqiptar krah për krah me një Turqi të begatë dhe të mirëqeverisur. Këto dy elemente, tha ai, ishin thelbësore për një zgjidhje të shëndoshë të çështjes ballkanike. Ai është ndoshta i vetmi burrë shteti i mbijetuar, i cili deri në momentin e fundit punoi vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme për ruajtjen e Turqisë dhe për t’u siguruar të gjitha racave dhe kombësive në perandori të drejtën për të marrë pjesë në qeveri dhe për të gëzuar drejtësi absolute. Turqia, megjithatë, deklaroi ai, ishte devijuar nga rruga e drejtë nga partia xhonturke, e cila kishte penguar kryerjen e të vetmes politikë me të cilën ajo mund të rigjenerohej, duke e zëvendësuar atë që e kishte çuar në shkatërrimin e plotë moral të saj. 

Në verën e vitit 1912, kur lufta ballkanike dukej e pashmangshme, Qemal Beu kishte bërë përpjekjen e fundit për të ndryshuar fatet e Turqisë. Gjërat në ato ditë marshuan me shpejtësi dhe tendenca e përgjithshme e ngjarjeve rezultoi në një bashkim të shteteve ballkanike për përmbysjen e Turqisë. Për këtë periudhë u hapën negociatat nga Mbreti i Malit të Zi me qëllim që Qemal Beu ta vizitonte atë për një konferencë. Ky i fundit takoi gjeneralin Becel, të dërguarin e mbretit, i cili e nxiti të shkonte në Cetinje për të takuar mbretin, por ftesa nuk u pranua, pasi Qemal Beu e konsideroi të padëshirueshme për momentin nga pikëpamja politike. Megjithatë, ai ra dakord të shoqëronte gjeneralin Becel në Shën Porta Rosa, ku takoi të parin, Princin Mirka, dhe ku më në fund vendosi të mos e vizitonte Mbretin. 

Për të parandaluar zvarritjen e Shqipërisë në Ballkanin e afërt, Princi Mirka më pas “i kërkoi Qemal Beut” të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Mali i Zi, tha Princi Mirka, do të lejonte që të gjitha furnizimet të kalonin nëpër territorin e tij, do të furnizonte gjithashtu një sasi materiale luftarake për Shqipërinë, në mënyrë që, nëse ishte e nevojshme, të mbronte interesat e saj nga pushtimi i Turqisë, dhe mbi të gjitha do të merrte përsipër të ndërmjetësonte me Rusinë dhe të merrte pajtueshmërinë e saj për autonominë e Shqipërisë. Qemal Beu, i cili pa se Turqisë po i vinte fundi i nervave dhe se Shqipëria do të vuante po të mos bëhej ndonjë ndryshim, parashikoi gjithashtu se do të ishte e kotë të shpallte pavarësinë e saj nëse më pas do të ishte në kapriçon e Rusisë, sepse deri tani kishte qenë një ligj i pashkruar në politikën ruse që të mos përkrahej kurrë një shtet josllav në Ballkan. Gjatë negociatave, u kuptua gjithmonë se ndërkohë që një rirregullim (riorganizim) i territorit në Ballkan ishte i pashmangshëm dhe se disa popuj duhej të çliroheshin nga sundimi i Turqisë, nëse ajo nuk reformonte menjëherë politikën e saj, Turqia, nga ana tjetër, nuk do të shkatërrohej. Pas këtij diskutimi, Ismail Qemal Beu shkoi në Kostandinopojë, ku bëri përpjekjen më të lartë të jetës së tij për ta kthyer Turqinë nga rruga që ajo kishte nisur. 

Fakti që ai mund ta shihte Turqinë nga një këndvështrim i jashtëm dhe se ai e dinte saktësisht se cilat ishin planet e shteteve ballkanike, e vendosi atë në një pozicion unik për të parë qartë përpara dhe për të këshilluar se si mund të shmangej goditja e kërcënuar. Përpjekje të forta u bënë prej tij për të nxitur qeverinë të ndryshonte programin e saj, ndërkohë që kishte ende kohë për të shpëtuar Turqinë, por ato rezultuan të padobishme dhe për rrjedhojë ai bëri më të mirën që mundi, në rrethanat e krijuara, për Shqipërinë. 

Pikërisht në këtë kohë Qamil Beu, anglofili i madh, ishte vezir i madh dhe i ofroi Ismail Qemal Beut postin e presidentit të “Conseil d’Etat”, por meqenëse as vetë Qamili i madh nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë reformë të vërtetë dhe partia xhonturke atëherë ishte shumë e përkushtuar ndaj politikës së tyre, Qemal Beu refuzoi emërimin dhe para se të largohej nga Kostandinopoja shpërtheu lufta ballkanike. Kështu u bë e nevojshme që Qemal Beu të kthehej në vendin e tij sa më shpejt që të mundej dhe ai u largua nëpërmjet Vjenës, ku pati një takim me kontin Berchtold. Armiqtë e Qemal beut nuk ngurrojnë të thonë se ai ia shiti Shqipërinë te Austria, një deklaratë të cilën ai shpjegon jo vetëm që nuk ka të vërteta, por është një shpikje padyshim dashakeqe siç e kanë vërtetuar faktet. 

Me të mbërritur në Vlorë në nëntor 1912, ai gjeti jo më pak se 60 delegatë që përfaqësonin jo vetëm të gjitha rrethet e vendit, por edhe besimtarët e feve ortodokse, katolike dhe myslimane, të cilët morën pjesë në një konferencë kombëtare ku ishin të gjithë krerët e shquar të Shqipërisë. U votua Pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal beu u emërua kryetar i qeverisë së re dhe ministër i punëve të jashtme. Kushtetuta u krijua kryesisht sipas modelit të Zvicrës. Qemal Beu qëndroi në krye të qeverisë për 14 muaj, por me ardhjen e Princ Vidit, vështirësitë e tij u bënë pothuajse të pakapërcyeshme. Princi, të cilin ai e përshkruan si një jo-entitet dhe rrjedhimisht lloji më i vështirë i njeriut për t’u përballuar, ishte i hapur ndaj çdo lloj ndikimi dhe nuk kishte asnjë ide apo përvojë individuale të qeverisjes. Duke konstatuar se ai nuk mund të pranonte planet e tij për bashkimin e të gjitha interesave në mënyrë që të ndeshej me armiqtë e tyre me një front të vetëm, Qemal Beu preferoi të tërhiqej, në vend që të mbetej në pushtet si një figurë e thjeshtë. 

Në përgjigje të pyetjes se pse pushtetet e ndryshme po luftonin të gjitha për Shqipërinë, Ismail Qemal Beu tha se çështja shqiptare mund të përmblidhej në pak fjalë. Fillimisht kishte një marrëveshje midis Austrisë dhe Italisë, e cila parashikonte që, pavarësisht se çfarë do të ndodhte, të dyja do të insistonin për vazhdimin e status quo-së, për sa i përket Shqipërisë. Nuk duhet menduar se ky pakt bëhej në interes të Shqipërisë, sepse, përkundrazi, të dyja lakmonin portet shqiptare të Adriatikut, ndonëse pse secila prej tyre preferonte të qëndronte pa to përgjithmonë, në vend që tjetra t’i zotëronte ato përfundimisht… Këto porte në duart e Austrisë ose Italisë do të përcaktonin praktikisht çështjen e kontrollit të Adriatikut, i cili kishte qenë molla e vërtetë e sherrit midis Austrisë dhe Italisë, dhe kështu Shqipëria kishte mbetur për një kohë të gjatë e pashqetësuar mes këtyre dy forcave. Lufta e fundit e kishte ndryshuar të gjithë këtë. 

I pyetur se cila ishte politika e tij në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, Ismail Qemal Beu u përgjigj se e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë ishte në Angli. Ai synonte të vazhdonte punën e tij për një Shqipëri të lirë, duke zotëruar autonominë e saj. Gjithçka që dëshironin në Shqipëri ishte që të liheshin të qetë. Ishte e rëndësishme që bota të kuptonte se shqiptarët ishin raca më e vjetër në Evropë dhe se ata dëshironin të vazhdonin qytetërimin dhe zhvillimin e tyre. Ndonëse nuk ishin të shkëlqyer si tregtarë, ata kishin qenë të shkëlqyer në mënyra të tjera. Shumë nga shtetarët dhe gjeneralët e mëdhenj të Orientit (Lindjes) ishin furnizuar nga Shqipëria dhe vendi ishte ende i aftë t’i jepte orientit një cilësi intelekti që ishte shumë e nevojshme dhe që ndoshta do të kishte vështirësi ta gjente diku tjetër. 

Aktualisht atyre u ishte hequr një pjesë e madhe e territorit të tyre, sepse fqinjët e tyre, me pretendimet më të dobëta, u kishin marrë atyre të gjitha fushat dhe qytetet, duke i lënë vetëm malet. Një sipërfaqe e madhe toke, për shembull, ishte marrë nga Mali i Zi me pretendimin se në këtë territor të gjerë kishte diku një manastir të banuar nga murgj malazezë. 

Bashkëkombasit e saj kërkojnë rikthimin e territorit të tyre. Nëse Shqipëria do të mbrohej, duhej kuptuar se nuk mund të përfshihej në Serbi, Greqi apo Maqedoni, e lëre më Italinë. Ata donin që kufijtë e tyre të vendoseshin mbi baza etnike. Aty ku territori zotëronte le të themi 80 për qind e lart të nënshtetasve shqiptarë, sigurisht që vetëm të tillët duhej të përfshiheshin në kufij. Për shembull, në Shkodër, mbi nëntë të dhjetat e popullsisë ishin shqiptarë dhe megjithatë Mali i Zi e pretendonte atë. Shqiptarët nuk ishin vetëm sot në shumicën dërrmuese në këtë pjesë të vendit që ata pretendojnë se është Shqipëria e së ardhmes, por të tillë kanë qenë që në lashtësi. 

I pyetur se si priste që të riktheheshin të drejtat e vendit të tij, Ismail Qemal Beu tha se ai mund të përsëriste vetëm se shpresa e tij e madhe qëndronte në ndikimin që Anglia mund të sjellë në zgjidhjen përfundimtare. Nëse e gjithë historia e saj e kaluar nuk ishte një hipokrizi e madhe, të cilën ai nuk e besoi për asnjë moment të ishte rasti, Anglia ishte e detyruar të mbronte kombet e vogla. Shtetasit anglezë e dinin shumë mirë se në momentin që do të largoheshin nga ideja për t’i dhënë një mbrojtje të tillë, Anglia do të humbiste atë që përbënte thelbin kryesor të madhështisë së saj. Pavarësisht nga provat e dukshme për të kundërtën, tha Qemal Beu, unë ende ruaj besimin tim se i gjithë ndikimi i Anglisë do të përdoret për të siguruar lirinë e Shqipërisë.

_____

* Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/shpresat-per-nje-shqiperi-te-pavarur-ne-dore-te-anglise-intervista-e-ismail-bej-qemalit-per-the-christian-science-monitor-ne-paris-1916/.

“Luanesha e ISIS-it” , 21 vjeçarja nga Kosova Bleona Tafallari, dënohet me burg në Itali

0
  • Bleona Tafallari me origjinë nga Kosova, është dënuar me 4 vjet burgim në Itali.

Siç raporton gazeta italiane Il Giorno, 21-vjeçarja ishte pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”, ndërsa vetë njihej me nofkën “Luanesha e ISIS-it”.

Ajo rezulton se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe se ishte gati të shkonte për të luftuar.

Bleona Tafallari është arrestuar më 17 nëntor të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti.

Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, 21-vjeçarja kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”.

“Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej.

Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me ’emoji’ me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe e video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.

Senatori Menendez, lideri i parë i SHBA që e kundërshtin asociacionin serb pa garanci se nuk do të bëhet Republika Srpska tjetër

0
Të dashur miq dhe përkrahës,Më 18 maj, në seancën dëgjimore të plotë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbi “Vlerësimin e politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”, Kryetari Bob Menendez bëri një prezantim mjeshtëror, në të cilin tha se “thelbi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor qëndron te zgjidhja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Megjithatë, ai “personalisht nuk besonte se ne kemi pjesëmarrës të barabartë që veprojnë me mirëbesim”.Duke iu drejtuar dy dëshmitarëve, Gabriel Escobar-it, të Dërguarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Derek Chollet-it, Këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Senatori Menendez përmendi sjelljen e përsëritur të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq duke i qetësuar liderët perëndimorë dhe më pas duke i kundërshtuar publikisht ata. Ai vuri në dukje refuzimin e Vuçiqit që të nënshkruaj marrëveshjen gjoja të arritur në shkurt të vitit të kaluar në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mbikëqyrura nga përfaqësuesit e BE-së “sepse Vuçiqi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”. Ai gjithashtu vuri në dukje përqafimin e Rusisë nga Vuçiqi dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë e qeverisë së tij në dritën e lidhjes midis Beogradit dhe sindikatave kriminale të zbuluar së fundmi në revistën The New York Times. Senatori Menendez ishte lideri i parë i SHBA që vuri në pyetje krijimin e propozuar të Asociacionit të Komunave Serbe në mungesë të një garancie se ajo nuk do të bëhej një Republika Srpska tjetër. Ai ishte gjithashtu Kryetari i parë i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë që përmendi represionin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pyeti se çfarë po bënte Departamenti i Shtetit për ta korrigjuar këtë. Ju lutemi klikoni këtu për të dëgjuar deklaratat hyrëse të Kryetarit Menendez dhe vazhdimin e seancës Çdo të mirë,

                            Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardiKëshilltare për Cështje të Ballkanit         President

Dear Friends and Supporters,On May 18, in the Senate Committee on Foreign Relations’ full hearing on “Assessing US Policy on the Western Balkans,” Chairman Bob Menendez gave a masterful presentation, in which he said that “the crux of stability in the Western Balkans rests with the resolution of the conflict between Kosova and Serbia.”  However, he “did not personally believe that we have equal participants acting in good faith.”Addressing the two witnesses, Gabriel Escobar, US Special Envoy for the Western Balkans, and Derek Chollet, Counselor of the US Department of State, Senator Menendez cited Serbian President Aleksandar Vucic’s pattern of placating Western leaders and then publicly opposing them.  He noted Vucic’s refusal to sign the agreement ostensibly reached last February in negotiations between Serbia and Kosova overseen by EU representatives “because Vucic does not recognize Kosova’s independence.”  He also noted Vucic’s embrace of Russia and questioned the reliability of his government in light of the connection between Belgrade and criminal syndicates recently revealed in The New York Times Magazine.Senator Menendez was the first US leader to question the proposed establishment of the Association of Serb Municipalities in the absence of a guarantee that it would not become another Republika Srpska.  He was also the first Chairman of the Senate Foreign Relations Committee to cite the repression of Albanians in the Presheva Valley and to ask what the State Department was doing to correct this.Please click here to listen to Chairman Menendez’s opening statements and the rest of the hearing All the best,

                  Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardiBalkan Affairs Adviser                   President

Në cilat kushte u lejua përkohësisht veprimtaria e shoqërisë së Të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll

Nikollë Loka, Tiranë
____
Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, gjatë Rilindjes, e veçanërisht pas krijimit të “Lidhjes së Prizrenit” u bënë përpjekje për të krijuar një shoqëri kulturore shqiptare. Intelektualë patriotë shqiptarë u mblodhën në Stamboll, nga të gjitha trevat shqiptare, më 12 tetor 1879 dhe themeluan një shoqëri kulturore shqiptare të njohur si “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, e njohur ndryshe si “Shoqëria e Stambollit”. Formimi i Shoqërisë u bë në kushtet kur Perandoria Osmane nuk i lejoi shkollat në gjuhën shqipe, pavarësisht se me dekretin perandorak (Hatt-i-Humayun të vitit 1856) “të gjithë popujt e Perandorisë kishin trajtim të barabartë në arsim”. Nga ana tjetër, përhapja në Shqipëri e shkollave turke, greke, sllave etj. e bënin domosdoshmëri arsimimin në shqip, për t’i ruajtur shqiptarët nga asimilimi kulturor dhe etnik që u kanosej. (Historia e Popullit Shqiptar, II, 2002: 247).
Me qëllim që të bashkoheshin lehtësisht dhe të mos kishin asnjë problem nga qeveria turke, i ishte kërkuar Vezirit të madh Ali pashës për të lejuar veprimtarinë e grupit. Ali Pasha, duke ndjekur një politikë të afrueshme me shqiptarët, për të mos shtuar armiqësinë ndaj Perandorisë Osmane, “autorizoi dhe inkurajoi komisionin të vazhdonte mbledhjet e tij”(Shabani, 2017:40). Shteti osman fillimisht shfaqi një politikë të moderuar kundër kërkesës për arsim shqip. Edhe pas shfuqizimit të Lidhjes së Prizrenit, Ministria e Arsimit sugjeroi që librat e leximit dhe gramatikës në gjuhën shqipe, ndoshta të shkruara me shkronja arabe nga Daut Boriçi, të shtypeshin dhe të shpërndaheshin në shkollat shtetërore të rajoneve ku jetonin shqiptarët (Gençoğlu, 4922). Por, sulltani Abdyl Hamiti II e lejoi shkollimin shqip aq sa i nevojitej dhe në ato vende ku i duhej. Në kushtet e veprimtarisë së ethëshme të Patriarkanës së Stambollit dhe të shtetit grek në jug të vendit, Sulltani ishte i interesuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore (Somel, 1997: 452, 453).
Për të kundërshtuar veprimet e ethëshme greke për greqizimin e shqiptarëve, që ishin kërcënuese për Perandorinë, në viset jugore të krahinës së Janinës dhe në krahinën e Manastirit, ku vepronte kultura ortodokse greke, u lejuan të ngriheshin disa shkolla shqipe.(Somel, 1997: 452). Në këto rrethana duhet parë dhe veprimtaria e Shoqërisë së Letrave, e cila u rrit brenda kontekstit të eksperimentit kushtetues të viteve 1876-1878(Mitrojorgji, 2016:41). Pas abrogimit të kushtetutës nga Abdülhamit II në shkurt 1878, reforma arsimore u kthye në sintezën e arsimit tradicional fetar me shkollimin më laik të Tanzimatit. Shkollat tani morën një rëndësi më të theksuar politike dhe strategjike, të krijuara për të frenuar kërcënimet e brendshme ndarëse dhe ato të jashtme kolonizuese.
Është pohuar se Porta nxori një ferman në nëntor 1879 që lejonte botimin e librave, revistave dhe teksteve shkollore shqipe me alfabetin e Stambollit. Por ky ferman nuk ishte një akt kushtetues, pasi Abdülhamit II e kishte shfuqizuar kushtetutën gati dy vjet më parë. Mund të ketë qenë thjesht një taktikë vonuese, për të qetësuar Lidhjen e Prizrenit, rezistenca e armatosur e së cilës po rezultonte e turpshme për shtetin osman. Megjithatë, Shoqëria e të shtypurit Shkronja Shqipe përfitoi plotësisht nga ligji i ri dhe ndërmori një fushatë të fuqishme botimesh që synonin të përhapnin alfabetin e Stambollit midis të gjithë shqiptarëve (Mitrojorgji, 2016:41-42). Në Stamboll, Shoqëria e Letrave botoi dy periodikë jetëshkurtër, Drita (Drita) deri në 1884 dhe Dituria (Dituria) deri në 1885, pastaj botimi i tyre u ndërpre, pasi veprimtari të tilla ranë shpejt në kundërshtim me regjimin hamidian, i cili i shpalli ato të paligjshme. Edhe Kryeministri turk Ali Pasha, shumë shpejt ndryshoi mendje, dhe filloi t’u krijonte pengesa anëtarëve të Komisionit, deri sa u ndalua krejt veprimtaria e tij(Shabani, 2017:40).
Në rrethanat e reja politike të krijuara pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, Shoqëria e Stambollit nuk mundi ta vazhdonte veprimtarinë e saj. Disa nga anëtarët e lanë atë dhe pjesa tjetër së bashku me kryetarin e shoqërisë Sami Frashëri e vazhduan veprimtarinë e tyre individuale në ilegalitet. Për të siguruar vijimësinë, veprimtaria e Shoqërisë së Stambollit u zhvillua jashtë diktatit osman. Qysh në vitin 1880, Shoqëria e Stambollit kishte dërguar në Bukuresht një nga anëtarët aktivë të saj Jani Vreto, me mision për të krijuar një degë të shoqatës atje (Peza-Perriu, Kaceli-Demirlika, 2022: 102). Në ato kushte, lëvizja kulturore e shqiptarëve do ta kalonte qendrën e saj Bukuresht, pastaj dhe në Sofje, Kajro, Aleksandri etj, pra në kolonitë shqiptare, ku nuk mund të vepronte diktati osman.

Kosova në 24 Maj 1992  mbajti zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Ibrahim Rugova President Republike

-Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për President: Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur/

-Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut vlerësonte se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit dhe se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën/

-Po para 31 viteve, raportimet që bëja  për zgjedhjet e para pluraliste të 24 Majit 1992 shënonin fillimet e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë/

Forhåndsvisning av bilde

Behlul JASHARI, Prishtinë

PRISHTINË, Maj  2023/ – Kosova para  31 viteve, në 24 Maj 1992, mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi.

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.

Forhåndsvisning av bilde

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 31 viteve  të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

 Në 23 Maj 1992 – një ditë para votimit në zgjedhje, gazeta kosovare e rezistencës  “Bujku” në ballinë me mbititullin “Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës” dhe kryetitullin “Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur” shkruante:

“Në konferencën e djeshme për shtyp të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vetmi kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës, në pika të shkurtëra, paraqiti para gazetarëve programin e vet si kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës.

Si kryetar i Republikës së Kosovës, tha dr. Ibrahim Rugova, do të përpiqem ta zbatoj programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive politike shqiptare në Kosovë, do të përpiqem të zbatoj edhe programin e të gjitha partive të tjera politike në Kosovë si dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të jetë republikë e pavarur e neutrale dhe që të vendosim institucionet demokratike dhe pushtetin demokratik në Kosovë, punë kjo që do të shkojë në të mirë të shumicës shqiptare, të serbëve, të myslimanëve dhe të turqve dhe që Kosova të jetë shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë.

Forhåndsvisning av bilde

Këto zgjedhje, tha Rugova, i çmoj edhe si një hap para në politikën dhe rezistencën tonë paqësore për të realizuar të drejtat tona demokratike.”

Kryetitull tjetër i gazetës në ballinë ishte “Përgatitjet për zgjedhje u kryen me sukses”, ku në raportimin nga konferenca për shtyp e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Kosovës theksohej: “Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të votojnë nëpër vendvotimet e tyre nesër, prej orës shtatë deri në orën 19. – Janë përgatitur mbi 900 mijë fletëvotime për deputetë dhe po aq për kryetar të Republikës së Kosovës në tri gjuhë. – Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë si dhe përcjellin delegacione të shumta nga bota, si dhe gazetarë të shumtë të redaksive dhe agjencive botërore”.

Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Forhåndsvisning av bilde

Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 Maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 Majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

 “Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në vitin 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se zgjedhjet e 24 Majit 1992 janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.Zgjedhjet u mbajtën më 24 Maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë. Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke. Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Forhåndsvisning av bildeNë zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind. Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament. Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 Majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez.

Forhåndsvisning av bildeZgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës. Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konfiskoi një pjesë të materialit zgjedhor. I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 Majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota. Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve. Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 Qershor 1992.

Forhåndsvisning av bilde

Gazetari i Rilindjes dhe ATSH-së, Behlul Jashari

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 Majit 1992 në Kosovë.Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Ai tha se,  gjatë këtyre vëzhgimeve nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, derisa veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë. Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, theksoi se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë vëzhguesit nga SHBA. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion policor të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar.

Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën. Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan, që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi ai.

Forhåndsvisning av bilde

Gazetari Behlul Jashari dhe Presidenti Ibrahim Rugova

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupimi, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilin nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para 31 viteve, në 24 Majin 1992, raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare  që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në Kosovë.

Raportimet nga Kosova për ATSH-në nisën pas një thirrje nga Tirana, para 31  viteve, në mëngjesin e hershëm të një dite historike.

Mëngjesin e 24 Majit 1992 po dëgjoja Radio Tiranën që paralajmëronte angazhimet e përpjekjet që gjatë gjithë kësaj dite të jepnin informacione të mundshme për zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, që do mbaheshin në Kosovë.

Një telefonatë e hershme mëngjesi më erdhi në ato momente pikërisht nga Radio Tirana, në telefonin e banesës në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Më thirrnin për informacione për zgjedhjet dhe më treguan se numrin e telefonit e kishin marrë nga kolegë të mi gazetarë në Tiranë, ku isha në 1 Maj dhe këmbyem adresat me disa që i takuam, në ato pak orë qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, meqë shumicën e kohës së kufizuar na e mori rruga e gjatë përtej udhëtimit nga Kosova-Prishtina, nëpër Maqedoni.

Një Maji 1992 për mua ishte ditë ëndërre, për herë të parë shkoja në Shqipëri. Në Kosovë Shqipërinë e kishim të ndaluar, na ndanin me kufi të hekurt, që ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në një titull reportazhi të botuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, në 19 Mars 1996.

Miq gazetarë shqiptarë nga Maqedonia më kishin njoftuar se atë ditë të parë Maji do jetë i hapur kufiri për ta kaluar edhe me letërnjoftim te Dibra, ku bashkë me gazetarin e Rilindjes Bedri Sadiku shkova në mbrëmjen e një dite më parë, dhe pas natës pa gjumë e në festë, ujin e parë të Shqipërisë e piva në Hotel Turizmi në Peshkopi, me ndonjë gotë raki dhe kafenë e mëngjesit…

Pas ca më shumë se tre javësh më vinte telefonata nga Tirana, përmes së cilës dhash informacionet e para për zgjedhjet, që do të kenë qenë raportimi i parë i një gazetari nga Kosova për median në Shqipëri, ndërsa për komunikime tjera ua dhash numrin e telefonit të zyrës sime në Pallatin e Shtypit Rilindja, në Prishtinë.

U dhanë, pa saktësuar autorsinë, informacionet e mia të para në Radio Tirana dhe kur më telefonuan në zyrë më thanë se do i jepnin me emrin e autorit, po  kishin frikë se për ato raportime që ishin të ndaluara do më arrestonin në ato rrethana okupimi e shtetrrethimi serb.

“Lajmet do i japim me emër-autorësi, që të mos mund të më akuzojnë për ‘veprimtari ilegale armiqësore’”, ju thash dhe shtova: “Problem është vetëm se lidhjet telefonike që më bëni janë shumë të dobëta, të zhurmëshme, ndërsa nga Kosova për në Shqipëri janë të pamundura. Më jepni ndonjë numër telexi…”

Të operoj me telex dija shumë mirë, se derisa isha ushtar në ish-federatën na kishin mësuar madje edhe “si të hyhet në lidhjet e armikut”…

Dhe, me ato mësime, u lidha me miqtë-vëllezërit, kolegët gazetarë e median në Tiranë. Funksionoi lidhja nga Prishtina, nga telexi i Rilindjes, në Tiranë – në telexin e Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmëve të Shqipërisë – ATSH…

Me falënderimet e vlerësimet për raportimet, që doja t’i përmbyllja me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, më kishte ardhur në telex nga ATSH  edhe ftesa për të vazhduar me punën e nisur të korrespondentit në Kosovë…Dhe, raportimet vazhduan më shumë se çerek shekulli – nëpër vitet e para luftës e të luftës, të lirisë e të pavarësisë së Kosovës,  në më shumë se gjysmën e këtyre viteve pa pagë – vullnetarisht…

Raportoja nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes së përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, e që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhunshëm me ndërhyrje policore nga regjimi okupues i Beogradit. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Bujku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit – e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Para 24 viteve, në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me Kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent  i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.

“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:

LEJE PUNE

I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.

Në kohën e luftës në Kosovë, atëherë drejtori i përgjithshm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare – ATSH, Frrok Çupi,  në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998-ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:

“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.

Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.

Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”

Në prag të 17 Shkurtit historik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ATSH  hapi zyrë në Grand Hotel Prishtina në kryeqytetin e shtetit më të ri evropian, bashkë me Dhomen e Tregtisë Tiranë. Kjo zyrë, që pastaj u mbyll, ishte e fundit, por vazhduan raportimet e korrespondentit nga Kosova…

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që e kam zhvilluar para 29 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste për pavarësinë e edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidentin Rugova e kam pyetur edhe për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri 30 Shtator 1991 e që u pasua me zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992. Përgjigja e Presidentit Rugova ishte kjo:

“Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët”…

Zgjedhjet e dyta presidenciale e parlamentare Kosova i ka mbajtur në kohë lufte në 22 Mars 1998.

Pas luftës së përfunduar në Qershor 1999, Kosova në liri ka mbajtur 8 palë zgjedhje parlamentare, 5 prej tyre pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së.

Armend Mehaj shpreh gatishmërinë që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, Heappey e përgëzon

0
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur sot në takim Ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, të shoqëruar nga ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Në këtë takim, ministri Mehaj e informoi Ministrin britanik të Forcave të Armatosura lidhur me avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe theksoi përkushtimin në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë.

Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për Britaninë e Madhe, në veçanti Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e dhënë vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Në takim u bisedua për realizmin me sukses të misionit  bashkë-zbarkues të FSK-së përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe të ndërveprimit me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes. Gjithashtu, u bisedua për mundësitë e radhës në realizmin e misioneve bashkë-zbarkuese të FSK-së përkrah forcave britanike.

Temë bisede në takim ishte lidhur me trajnimet dhe edukimin të ushtarakëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, ku i pari i Mbrojtjes falënderoi për përkrahjen e deritashme në ngritjen e kuadrove ushtarake dhe theksoi nevojën për vazhdimin e mëtejmë të shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë e mbrojtjes në Britani të Madhe.

E po ashtu, temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet më shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Gjatë takimit, Mehaj shprehu gatishmërinë e tij që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, ne veçanti në ofrimin e trajnimeve për forcat ukrainase, me ç’rast u përgëzua nga Ministri britanik, Heappey.

Nga ana e tij, Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, shprehu kënaqësinë për avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm vendin tonë në realizmin e aspiratave në përfshirjen në organizatat euroatlantike.

Podrimçakja bëhet nuse   

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja takohet me çobanin turjakas në vreshtë”, 22 Maj 2023  

Pjesa e pestë (5)  

Tregim   

“-Ti shka ki more vlla? 

-Mu knë bâ teshat pa la 

-Dishi e lej qaty te gardhi 

ti lan motra kur t`vjen s`pari” (Këngë kanagjegji, mbledhur nga Sinan Kastrati, Turjakë, Rahovec *) 

Syla kishte dalur në kohën e caktuar në vendin ku e kishin lënë pjeken mbesat e Sylës dhe të podrimçakës. Rruga deri në vnesthtë ishte 15 minuta larg, me ecur në këmbë por Sylës i dukej sikur koha nuk po ecte e ora është ndalur në vend. Takimi edhe pse ishte i planifikuar dhe e dinin të dytë, Syla nuk ndihej mirë e nuk ishte në qef. I vinte keq për qikën fatkeqe që kishte ikur nga katundi Pataçan. Se i cilit Pataçan ishte, Syla nuk e dinte sepse ishin dy katunde, ndoshta mahallë me të njëjtin emër, Pataçani i Epërm dhe Pataçani i Poshtëm. Ai madje i kishte përzie emrat e katundeve të Podrimes, Pastasellë, Pataçani i Epërm, Pataçani i Poshtëm, Petkoviqi, Papazi, Peqani, Popolani etj. Katunde të Podrimes, të komunës së Rahovecit dhe Suharekës dhe i dukeshin gati të njëjtë. 

Udha nëpër vneshat (vreshtë-at) e Drenocit që te popullsia e asaj ane njihet si Drenofci i Zatriqit, ishte udhë e ngushtë jo më shumë se 2 metra e gjërë, sa për me bajtut të lashtat katundarët, me kerre të drunit, me ki e kuaj. Në të dy anët e udhës, ardhitë rrushit iu bënin hije udhëtarëve. Udhtari, më mirë me thënë mysafirin që rastësisht e qitëte udha anej pari, mund të merrte rrush të bardhë, të zi e të verdhë (sariht) sa të dojë. Ishte nder që ndonjë plak të qëllonte të ishte në vneshtë e të mos mos i lutej udhëtarit: 

-O ndalu bre burrë e ham ni bostan *) a e kërkojmë naj*) kalavesh *) me rrush. Dhe Podrimja më shumë se çdo krahinë tjetër në Kosovë e (ndoshta) edhe në Shqipëri, dhe podrimçakët janë shumë, ama shumë bujarë e bukëdhënës. Nëse ke shkua në dasmë, si krushk me e marrë nusen në katunet (katundet) e fshatrat e Podrimës, nuk ka ndodhur që kur kanë mbërri krushqit (psh.) në Samadrexhë*) Semetisht ose në Studençan me e marrë nusen, pa iu kthye bukë dasmorëve, përveç kafeve, edhe nga një tepsi me pite dhe nga një sepet me rrush, që e hanin nga dy- tre ose katër dasmorë.  

Rrugës kur këtheheshin krushqit që e kishin marrë nusen (psh) në Samadrexhë, katundet prej Samadrexhe, (nëpër Reti, Zoçisht) e deri në Rahovec, ndonjë nip, mik ose i njohur tjetër që e dinte se i njohuri është dasmor, ai e zinte një pulë të gjallë e ia jepte të njohurit ndërsa, katundarët tjerë, e mbushnin nga një tepsi me petlla me tlyn, pemë e rrush, ujë me knata e buria dhe iu jepnin dasmorëve. Në keso raste, i zoti i dasmës, i falenderonte dhe krushqit, ndaleshin e dasmorët pushonin në ndonjë arë, fushë a livadh *). Shahirat (këngëtarët) këndonin një ose dy këngë kaçakësh (këngën e Halilit e Musës, të Hazir Gariqit, Dan Retisë, Halil Hamzës … etj.), bingjitë i ladronin, luanin me kuajt e këcimtarët, valltarët që Podrimja kishte kërcimarë që s`i kishte (psh.) Podguri, Llapi, Llapusha, e as Drenica e Dukagjini kërcenin para surlave e tupanave. 

Podrimçakja kishte shkua përpara Sylës, më herët në vnesht. Ishte hy në kolibën e bostanit dhe ishte ulur në një ”krevat” të kolibës e kishin marua sa mos me i lag shiu e djeg dielli, që në vend të dyshekut, i zoti vneshtës që e ruante vneshtën, e kishte shtrua me kashtë. 

Ajo u qu në këmbë, shenjë nderimi që e bënin qikat dhe gratë podrimçake për ”burrat”, shenjë dhe gjest poshtërues për gratë e mjera dhe e përshëndeti Sylën. Dukej shumë e ndrojtur sikur mos të kishte qenë qika e mbrëmshme që e kishte takua Syla të Kroi i Makshanëve.  

Mbesat e podrimçakes dhe Sylës shkuan pakë më larg në vneshtë dhe i lanë që të flasin shlirë (lirshëm, pa u pengua) dy të rijet.   

Syla nuk e kishte mendua kurrë një pjekje të tillë me një qikë të panjohur në kolibat e bostanit dhe vneshtat me rrush të Drenocit. Ai nuk dinte më shumë për Gonën përveç se ajo kishte ikur nga familja. Nuk ia dinte as emrin asaj.  Njëra nga mesat i tha podrimçakes, Gona Syla por nuk e dinte a është emri i vërtetë i saj Gona. 

Pasi u qetësua pakëz, ani pse Gonës i dridheshin duart ndërsa buzët i lëviznin pashtë e lartë, nga frika e sikur të mëdhinte ose të frikësohej.  

-Po pse frikësohej Gona?  

Syla guxoi e ia mori duart Gonës dhe ia shtrëngoi që ta ndiej ajo vetën të sigurtë afër tij, së pakut tash, dhe se asgjë e keqe nuk do ti ndodh sa ishte me te. 

Ajo i tregoi Sylës se edhe një muaj ka me u martua me një djalë që nuk e njeh. Syla i hapi sytë dhe e u pre kur dëgjoi. Gona i kishte dëgjua burrat se ka me shkua nuse, ajo kish vendosur të ik nga shtëpia. Nuk donte të martohej …  

Veëm nënes dhe motrës së vogël i kishte tregua se do të ik nga shtepia. Nëna kishte qajtur e motra e vogël iu kishte ly përmas, Gonës. Ajo nuk donte të ndahej nga Gonja por motra e kishte lutur që të këthehej se ajo nuk do të shkoj askund dhe do të këthehet shumë shpejt në shtëpi. 

Pasi i tregoi shkurt për jetën e saj dhe të familjes dhe pasi kishted dënesur e kajtur me zâ, dukej sikur Gona u qetësua. Lotët i shkonin rrëke e Syla, me shami të ngjyrës së fletëve të ardhisë së rrushit, shenjë e simbol i Podrimes, ia fshinte sytë e fytyrën, shami të cilën ia kishin mbesat.  

***

Megjithë vendosmërinë që kishte mendua Syla e ajo e ka, që kishte dëgjuar Syla, kur Gona, kishte ikur, ajo kishte n`drrue mendjen, nuk mundi të ia këthent shpinën nënes, motrës dhe vëllait të vogël. Gona kishte vendosur që të këthehej në Pataçan e mos ta lë nënen të vauj. Nëna mund të dergjet*). Çka do të flisnin mahalla e katuni po të mos bëhej nuse Gona e ti vdiste nëna? Po motra e vogël që flinte me Gonën? Gona e lante ia krihte flokët ia nxinte bistekat, e veshte dhe e bënte gati mëngjeseve kur shkonte në shkollë. Kush do të kujdeset për motrën atëherë? 

-Po vëllai i vogël që gjithashtu, edhe pse e kishte rritur shtatin, ai ishte shtalb. Kur i binte delet nga kullosat, ai e thirrte Gonën e jo nënen. Gona i milte delet, e tunte t`pinin, e vlonte tamlin dhe e zinte kosin sepse nëna kishte shumë punë të tjera, me mysafirë që vinin çdo natë në odë, si në han*).  

Kur e kujtonte Gona vëllain për të cilin nuk i hiqej nga mendja kur vinte me delet nga kullosatm, kur motra kur zgjohej, e kjo të shkonte … nuse, te burri? 

Në vesh i tingëllonin ”fjalët e vëllait”: 

“-Ti shka ki more v`lla 

-Mu kanë bâ teshat pa la 

-Dishi e lej qaty te gardhi 

Ti lan motra kur t`vjen s`pari”  

Me këto mendime Gonja veç sa s`kishte fjetë dhe “ëndërronte”. Brenda pakë dakika ajo e kishte kujtua të kaluarën e dëshirat për të ardhshmen. Kishte harrua Gona që e kishte mbështetur kryet në prehën të Sylës e … zemra i rrihte si sahati, i pulsonte … . 

Po as Syla nuk e kishte më të lehtë kur e mendonte Gonën se pas 3 javë dite do të mbështeste kryet në krahët e dikujt tjetër, një djalit podrimçak. Ajo, do të fle në shtrat të shtruar me dyshek kashte. Do ta marrë qejzin *) e shumtë, këmishat e pëlhurës, qilima, çorape, meste … që i kishte marua ne vek si qikë disa vjet pa e ditur se ku kur e ku do të shkoj nuse. Syla nuk do ta sheh dhe do ta “harroj” Gonën sikurse që nuk e kishte harrua ”tiransen”.   

*) BOSTAN m. 

  1. Shalqi; pjepër; përmb. shalqi e pjepër. Boston farëvogël (i ëmbël, dimërak). Farë bostani. Mbjell bostan. Çahet si bostan. Dy bostane nuk mbahen në një dorë. fj.u.
  2. Tokë e mbjellë me shalqi e me pjepër; perimore. Dolën nga bostanet. Ruan bostanet. E rrahën si qenin në bostan e rrahën shumë.

* Për të vënë në bostan i rreckosur, si dordolec. Mbolli bostan e i dolën kastravecë iron. shih te MBJELL. Pikaloshja e bostanit zool. mollëkuqe.  

*) KALAVESH m. 

  1. Vesh rrushi; pjesë e veshit të rrushit që ka disa kokrra së bashku; tufë qershish të lidhura në një rrëfanë. Kalavesh rrushi. Kalavesh qershie. Këput një kalavesh.
  2. Bigaçe. Furkë me dy kalaveshë. E kap me kalavesh.

*) Samadrexhë, katund në komunën e Suharës, në kufi me Rahovecin. Popullsia i thonë: Samadraxhë.  

*) Dasmorët pushonin në ndonjë arë, fushë a livadh etj. Dasmat shqiptare në Kosovë janë bërë zakonisht në vjeshtë, kur janë marrë të korrnat e bereqeti i vitit, gruni, kallamoqi, janë kositur livadhet, janë vjelur pemët, janë sigurua drutë për dimër. Vetëm atëherë kur hambarët janë mbushur me grunë, koshet me kallamoq, lama me ushqim për gjâ (kafshë, bagëti), i zoti i shtëpisë e ka nda vaden. Gjyshi thonte se gjâ-en, në dimër e mban gjalë: kashta dhe krahni.  

*) Shlrë, lok. nga LIRISHT ndajf. 

  1. Pa e kufizuar veten ose pa u shtrënguar nga të tjerët, me vullnet te lirë, pa pengesë; pa druajtje, në mënyrë të lirë e të pavarur. I shpreh mendimet lirisht.

Nuk i shfaq lirisht ndjenjat. 

  1. Me lehtësi, pa vështirësi. Marr frymë lirisht. E flet lirisht frëngjishten.

Përkthen lirisht. 

  1. Pa ndonjë pengesë a ndalim; sipas dëshirës së vet, si të dojë. Hyn e del lirisht. Qarkullon lirisht. Vepron lirisht.
  2. Në mënyrë të natyrshme e pa druajtje, lirshëm. Luan lirisht në skenë.

*) DERGJË f. 

  1. Sëmundje e gjatë dhe e rëndë që u bie frymorëve e bimëve; lëngatë. Dergja e syve. Dergja e kafshëve. Dergja e bimëve (e pemëve, e rrënjëve). Duhanit i ka rënë dergja. E ka dobësuar (e ka këputur) dergja.
  2. krahin. Tuberkulozi. Nuk vdesin më nga dergja.

 *) HAN m. 

  1. vjet. Ndërtesë pranë udhës ose në qytete që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vend për kafshët e tyre. Dera e hanit. Fjeti në han. Zuri han.
  2. keq. Hotel që nuk mbahet pastër a që nuk ka as pajisjet më të thjeshta, hotel i keq.
  3. fig. keq. Vend me rrëmujë të madhe, ku hyn e nga ku del kush të dojë e kur të dojë. Han me dy (me shtatë) porta. U bë han. Ç’është ky han?

* As në han, as në va pa vend të caktuar; as në qiell, as në dhe. 

 *) Këngë kanagjeqi, Turjakë *) 

Sipas traditës e zakonit, kur qika shkonte nuse, tuboheshin qikat e mahallës dhe katundit dhe e këndonin, ndërsa nusja e re qante me zë dhe i merrte n`grykë të gjithat.  

Kjo fillonte, ditën e enjte, kur familja e djalit që martohej, I bibin teshat te miku. Po të entjen, qikës ia ngjitnnin KANËN (bojën, ngjyrën). Ia lyenin flokët … Nga ajo dikë, ajo nuk ishte më nuse anipse jetonte te baba e nëna. 

Te shtëpia e vajzës kemi festën e kanagjeqit kurse te ajo e djalit, dasmën. 

Në vitin 1976, 1977, 1978 dhe 1979 kur sjudjoja Letërsinë (popullore) dhe punoja si mësues Letërie Gjuhe Shqipe, kam mbledhur disa dhjetëra këngë dasme, kangjeqi, këngë djepi etj. Por të gjithat më kanë humbur, djegur, kalbur dhe ndoshta mi ka marrë policia. Kjo strofë e këngës, është këndua nga Qamile Shaban Seferi, gruaja e mixhës nga Turjaka, bijë e Sejdi Godancit nga Gremniki i Klinës. 

Shpresoj se do të shkruaj njëherë tjetër, aq sa më kujtohen edhe për për këngët e vajtimit, këngët e dashurisë, të trimërisë, këngët e kreshinëkeve etj.  

*) PAJË I f. 

  1. etnogr. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej. Pajë e madhe. Paja e nuses (e vajzës). Qëndismat (jastëkët) e pajës. Arka e pajës. Bënte (përgatiste) pajën. Nisi (dërgoi) pajën. Nuk sjellin më pajë me vete.
  2. bised. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë. I mbeti pajë.

* Bëhu pajë! keq. shporru, qërohu! E mori pajë me vete (iu bë pajë) i mbeti përgjithnjë si njollë, nuk i hiqet më. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) e shporri dikë, e hoqi qafe.  

Shpegim rreth fjalëve dhe gjuhës së Podrimes 

Sinan Kastrati, maj 2023, Malmö

Edhe e folmja e Podrimes ka karakteristikat e veta, të ndryshme nga krahinat tjera. Fjala ”kërkojmë naj…”, këtu e ka kptimin ”hamë, shijojmë), jo ”kërkoj”, ”të gjej dikë a diçka që nuk dihet se ku është a që ka humbur ose diçka të re a të panjohur, duke hetuar… ” sipas fjalorit të gj. shqipe.  

Vazhdon  

Malmö, 22 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Udhëpërshkime nga Mesdheu Lindor

Nga Bajram Sefaj 

  • Lexime nostalgjike  

Nëpër Mesdheun Lindor  

(ditar deti) 

Dita e parë: Veneci, e shtunë, 20 shtator 1986  

Shekuj më radhë janë mbajtur (shkruar) ditarë të udhëve të largëta të detit. Ditarë anijesh. Sa ka valë detesh e oqeanesh, mendoj se ka fletë ditarësh që kapitenët e vyer të anijeve i kanë mbushur me elegancë dhe pedanteri. Sa jetëgjatë është kjo histori, shumëkush, ndaj as unë, sot e kësaj dite, nuk e di se çfarë shkruan në ato “raporte deti”. As kapitenët e anijeve të derisotme, as ata që sot përkunden mbi valët e detit (kudo në botën e paanë të ujit!) e, as ata që këtyre rrugëve do të ecin nesër, kurrë nuk do të mësojnë për këtë ditar që, ja tek po lindë, në udhëtimin ti të parë e më të gjatë shtigjeve (“rrugëve”) të detit. 

Nisjen prej Prishtine, kalimin nëpër kufi dhe arritjen deri në Veneci, ku na pret anija e udhëtarëve “Dalmacija” ndoshta duhet ta bëja (kaloja) me të vetmen një fjali. Sikur nëpër tokë kam ecur boll, sikur çdo kallëzim për rrugët, qofshin ato edhe të largëta, nëpër tokë, janë të tepërta, të mërzitshme. Prandaj, ja tek nxitoj për të zënë (kapur) valën e parë të rrëfimit mbi rrugën e parë, të gjatë, nëpër dt. Valë shumë.  E, etja edhe më e madhe që rrëfimi ta nis mirë e mbarë. Ta nis qetë e pa flakërim e djegës që, s’mund ta shuaj as uji i detit. 

Në mesditën e ditës se sotme (20 shtator 1986) në limanin Shen Bazilika të Venecisë, ku dokut krahët ia kanë falur edhe shumë e shumë anije të tjera, të mëdha e solemne sa të duash, mbi shtizat e të cilave valojnë flamuj të vendësve të ndryshme, jo vetëm nga Evropa por nga mbarë bota, anija “Dalmacija”, si pula kur nën krahë merr zogjtë, mbledh udhëtarët e vet, kur duhet të nisën për të bërë xhiron pesëmbëdhjetëditëshe nëpër Mesdheun e Lindjes, apo Lindjen e Mesdheut.  

Barku dhe “zemra” e anijes na pranojnë të gjithëve dhe sakaq motorë e saj të fortë fillojnë të “bluajnë” ujin e qetë në mol. Shimi rrëshqet mbi panoramën e njohur të Venecias për të lënë pas, sakaq, sheshin e njohur e me nam të “Shën Markos”, “Urën e psherëtimave” dhe qindra e mbare mijëra margaritarë të tjerë, me të cilët është i gdhendur dhe i thurur  mozaiku kulturor dhe historik i këtij qyteti të lashtë dhe uni(k(at) në botë, kur i tëri është nën ujë! 

Pas instalimit të ngutshëm nëpër kabina, me një, dy shtretër, por edhe më të mëdha familjare a kolektive, me shpresën së kanë, së paku nga një dritare të vogël sidoqoftë, aq sa shikimi të rrëshqasë syprinës së detit, fill pas kësaj punë të kryer me nxitim e si për ngut, të gjitha “rrugët” shpijnë andej nga restoranti. Drekë e madhe, sofër solemne dhe tejet e pasur e saj, shtrohet në det (anije). “Sheshi” i anijes , shëtitorja e saj në kuvertë, sakaq vërshëllehet nga udhëtarët. Shikimet e tyre janë të degëzuar për të dy (të gjitha) anët e detit. Kur nga shikimi u humbë toka(!), kur brigjet nuk i afrojnë më as tejqyrat më moderne japoneze, ato të prodhimit më të ri, udhëtarët gjejnë argëtim të ri. Të gjithë tok ndjekim “skenën” e mbytjes (perëndimit) të ngadalshëm e solemn të “rrasës” së Diellit në thellësitë e ujit të Adriatikut. Shtizës shtatlartë zbret flamuri. Tingulli lozonjar dhe i këndshëm i ziles (si ai i shkollës fillore në fshat!), që shpërndahet gjithandej hapësirës së anijes. Grishja e tyre për darkë të pasur, pranohet (kapet) me gëzim. Gjersa darkojmë, sapo njihemi më persëafërmi me njeri tjetrin, kuvendojmë. Nisim ndërtimin e godinës se miqësive të reja dhe tërësisht harrohemi, për të rrëshqitur kështu, thellë në natë. 

“Kemi hyrë në ujërat detare të Greqisë, përmes gojës së metaltë të altoparlantit vjen zëri i komisarit të kryqëzimit dhe porosia e tij:” prej këtij çasti “ecim” një orë përpara!”. Pastaj, në sallën gjegjëse fillon vallëzimi. Ritmi i lojës në podium zihet (përzihet) me atë të rrëshqitjes së  anijes mbi valë deti. Lamtumirë i themi një pjese të natës këtu diku, në këtë shteg të rrugës e provojmë të thërrasim gjumin e parë, si të ikur, të natës së parë mbi dallgë deti. Nuk ia arrijmë dot qëllimit. Për vetëm disa (pak) orë, sikur ishte vështirë, ishte e pamundur të kapërcehet një pjesë aq e madhe e jetës.  Kur udhëtimi me anije të bardha në rrugët e kaltra ishte vetëm ëndërr. E kush tha se ëndrra matët me sekonda!  

Tek të nesërmen marr vesh së diku, thellë në natë, megjithatë, me kishte zënë vala e gjumit të thellë. Nëpër gjumë, e di, kënga thoshte:” besoj në dashuri!”. 

Udhëtimi vazhdon!    

Nesër: Dita e dytë: Kanali i Otrantos, e diel, 21 shtator ‘86 

3,300+ Otranto Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images - iStock |  Otranto italy

Dita e dytë: Kanali i Otrantos, e diel, 21 shtator ‘86 

Mbrëmë gjithë natën e sot tërë ditën, kemi udhëtuar (lundruar), pa ndërprerje kuptohet, por edhe pa e parë fare tokën! Ky ishte largimi im i parë, por edhe për shumë udhëtarë të tjerë, largim aq i gjatë prej tokës, dheu! 

Kur atje, në Bjeshkë të Thata, barkthatë përherë i uritur dhe i etur, sa herë përmbi krye më kalonin “shpendët e havasë” – fluturakët, me fjalë të tjera avionët, gjithë ajo që dëshiroja në çast, ishte të gjendesha edhe unë njëherë brenda avionëve krahëlehtë. Ngjashëm ndodhte edhe më ëndrrën shekullore për të shkelur valën e parë të Detit. (DET, gjithmonë duhet shkruar me shkronja të mëdha. Se DETI vetë është i madh!). 

Kur për herë të parë kam parë anijet e mëdha e të bardha, tek sipëri shtizave se tyre valonin flamujt, e qiellin përmbi ua qajnë pulëbardhat, ajme, çfarë dëshirë e parealizuar, syhapur kam ëndërruar që, edhe vetë të zë vend në Anije!  

Sot, ja tek bëhen dyzet e tetë orë të plota, ndoshta më shumë, qyshkur e kam “tradhtuar” tokën dhe ia kam humbur gjurmën asaj.  

Anija qanë valët e detit. Qetë, solemnisht, pa ia varë fare shqetësimit dhe trazimit (impresionist) tim tundues, kur është bagazhi i saj më i rëndë në këtë shtegtim! E, udhëtimi është tejet interesant. I mrekullueshëm është, lirisht e pa fije hezitimi, mund të thuhet. Specialitetet e kuzhinës së anijes , sikur burojnë nga deli, nga thellësia e tij misterioze. Atyre s’u dihet skaji. Por, edhe vetë anija sikur fillon ta shpalosë bukurinë dhe pasurinë e brendinë të saj të fshehtë. Sot u hap pishina. “Rebelimi” i ujit në të, më së miri dëshmoi se ç’valë e tallaze “griheshin” poshtë saj, në DET. Bukurinë dhe hijeshinë e trupit të tyre shtalb, të parat ia falën dy të reja. Uji luante me trupin e tyre të njomë, ashtu sikurse sot në agun e ditës së re, para anijes sonë, kishin lozur, plot çapkënllëk, hijeshi e akrobatikë, delfinët lazdrakë.  

DETI, sot na shkundulloi më shumë se ditën e djeshme. “Dyerve” të Otrantos, tha dikush nga udhëtarët, për shaka a për njëmend, ka ujë më me bollëk. Dhe, këtë njohuri (informatë të tij) e shpjegoi duke thënë se aty Deti Jon (i Joni, etimologjikisht!) është më i ngushti, ndaj i thonë edhe ndryshe, Ngushtica e Otrantos, kur është beli i këtij deti, prandaj, thellësia e tij është më e madhe! Diku, midis dyerve të Otrantos dikush tjetër, priti e tha: Ja, tek shihen ato drita atje larg, aty është Brindizi! Menjëherë fillova të “gjurmoj” nëpër memorie. Me ra ndërmend! Një tjetër udhëtar na e përkujtoi një lajm të hidhur, në momentin kur nuk e kishte as vendin, as kohën të përmendej. Njëmend u quan disa fjalë ogurzeza tek thoshin se diku në Detin Adriatik është shfaqur një gojë (lexo gropë) e cila kanos të gëlltisë tërë ujin e këtij Deti. Qoftë i rremë ai lajmë dhe një gjë (fenomen) i tillë kurrë mos  ndodhtë!   

Në sallën e madhe të anijes, sot ngjanë  shumë gjëra e befasi: ndoqëm ligjërata dhe shikuam filma mbi vendet që presin vizitën tonë. Kapiteni i Anijes, plot rit, organizoi aperitiv për udhëtarë. Ishte ky rast i mirë që të prezantojë para nesh, anëtarët e ekuipazhit. Kapiteni, gjithnjë me gotë rumi në dorë, na dëshiroj det të qetë. Kjo mbase është uratë universale e të gjithë detarëve, kudo në botë.  Pas kësaj u çel koncerti me thirrje të “vallëzojmë deri vonë!”. Bashkudhëtarëve të anijes sonë simpatike (kozmike!), ua shpalla sekretin dhe u thash se jam duke mbajtur ditar, prandaj me duhet të ik e të ndahem nga tryeza e njerëzve të hareshëm dhe miqësorë. Në shaka ua thash edhe këtë: në këtë çast me mungon “personazhi kryesor!”. As vetë nuk e di se ç ‘denjova të them me këtë. Ata qeshën dhe njëzëri me dëshiruan natë të mirë e gjumë të ëmbël. Edhe pse, njëmend koha ishte për gjumë, gjumi i natës kaherë kishte ngelur në anën veriore të Adriatikut a të detit Jon. Ditari ishte fajtor për të gjitha. Duhet pranuar se gjumin e griste edhe meraku e kureshtja e ndezur, kur e dija se me të lindur të ditës se re do të vizitojmë qytetin e vogël, por të bukur bregdetar grek – katalog, kjo sikur mi shtonte e shpejtonte të rrahurat e e zemrës dhe për faktin se ky do të ishte kontakti ynë i parë me tokën, gjatë këtij udhëtimi të këndshëm, gjithsesi. 

Natën e mirë.  

Lundrimi vazhdon! 

Katakalon Peloponnese Greece Ref ZB660 110756 0001 COMPULSORY CREDIT World  Pictures Photoshot Stock Photo - Alamy

Dita e tretë: Katakalon, e hënë, 21 shtator ‘86   

Detin Jon e kemi lundruar nëpër natë. Edhe një pjesë të ditës së djeshme, gjithashtu. Mbi valët e këtij det,anija jonë ishte më e shqetësuara, si e hallakatur të ishte. Det lazdrak është Deti jon, thanë disa nga udhëtarët që kishin qëlluar njohës më tumirë të tij, prandaj, andejpari anija qante “udhën” sikur të ishte paksa e dehur! 

Shumë nga udhëtarët mësuan me këtë rast praktikisht së leksionin e parë  se ç’duhet bërë kur të zë e të mundon deti. Midis atyre udhëtarëve dasmorë, ishte edhe z. Sylejman, xhirues i vyer dhe shumë i talentuar i Televizionit të Prishtinës i cili, sot e tutje, për gjithë kohën sa të zgjatë ky kryqëzim nëpër Mesdheun Lindor, nuk do të konsumojë më supën, sado e shijshme qoftë ajo!  

Deti i vogël Jon, e dimë nga mësimet e gjeografisë, sa rrëshqet edhe pakëz më poshtë, “shkrihet” (derdhet) në Detin e madh, Mesdhe. 

Para se të arrijmë atje, anija jonë ndalet, për një çikëz, në një zgjiç të siujdhesës së madhe greke me emrin Peloponez. Limani e ka emrin Katakalon  dhe, sado që emri i tij merr disa shkronja, “zëri” mëzi i dëgjohet afër qytezës me emrin e madh, Olympia. Sido që të jetë ky është takimi jonë i parë me tokën, kur udhëtarët e çmpijnë këmbët nga lundrimi i gjatë nëpër det. Anijet e udhëtarëve, përgjithësisht, anijet e mëdha që ankorohen në limani e Katakalon-it, nuk janë të shpeshta, prandaj, logjikisht, pritën me interesim të shtuar nga ana e banorëve ujdhesarë, ani pse ato hedhin spirancat e tyre diku thellë në det. Anijet e mëdha, tankerët oqeanikë dhe tej oqeanikë, në limanin e kësaj qytezë simpatike bregdetare, janë më të shpeshta kur ngarkojnë e shkarkojnë aty mallra të ndryshëm. Janë aq të mëdha këto anije transportuese sa që, shtatin e tyre, shpesh herë gjigant, shtatin e tyre e matin me kodrinat që i bëjnë kurorë i Katakolonit!  Barku i këtyre anijeve është plot rrush e fruta pemësh të tjera bregdetar, të cilësisë shumë të lartë, ashtu sikurse i kualitete të larta janë dhe drithërat që prodhohen këtu, në këtë krahinë të vogël, por të bukur kur është edhe aq e bereqetshme. 

Nëpër Katakalon kalojmë kalimthi (kakofoni, si të shembulli ilustrues shkollor: tharku i thiut, thuret me thupra të thata thane, thiu therët me thikë),  dhe në ato dyzet kilometra rrugë për të arritur te Olimpia, trupojmë dhe qytetin e vocërr, por shumë të bukur, Pirgos. Ja, tek jemi pra, qytezën Olimpia e njohur ne tërë botën ë, pos emrit të madh, ka edhe pesë mijë banorë, gërmadhat e Lojërave të para olimpike, muzeun e madh me eksponate të këtyre lojërave që, sikurse dihet, në këtë “Luginë të shenjtë”, u zhvilluan nga viti 776 deri në vitin 394, para erës sonë, kur ato i ndaloi mbreti me emrin Theodosije.  

Para se të rrëfejmë se kush e si i ripërtërinë Lojërat Olimpike, që nisin pikërisht këtu, të themi se gjurmët e kësaj gare të njohur e legjendare që i quajnë edhe Lojëra të Zeusit, me emrin, pra, të një personazhi të fuqishëm historik, ato i ringjallë, i kthen në jetë, në vitin 1894, francezi me emrin Pierre Cubertain. Për ndër të kësaj ndërmarrjeje fisnike, zëmra e tij pushon, është varrosur pikërisht këtu, në hapësirat e Olimpit. Kaq. 

Sa i takon jetës dhe rrjedhës saj në Anije, sikurse nuk ka aq shumë për t’u shtuar, pos që sot, u shënuar dy-tri ditëlindje të udhëtarëve që një gjë të tillë e kishin qitur pas mëndësh, por anëtarët e elegantë, të ekuipazhit të anijes, duke shfletuar pasaportat e udhëtarëve kishte gjetur atje, si të fshehura, ditëlindjet. Si duket kjo ishte një traditë e moçme e udhëtimeve të gjata me anije, kur pasagjerëve harrestarë, u përgatitën surpriza të tilla! Edhe kur vetë e keni qitur pas mendjes  se sot e keni ditëlindjen, këtë nuk e harron komisari i ndihmuar nga autoritet e tjera të anijes. Aq shpesh ndodhë kur papritmas tryezës suaj, gjersa drekoni apo darkoni,  me lule dhe shiheshe shampanjë t’i afrohet komisari i anijes i shoqëruar nga muzikantë, anëtarë të bendit të anijes. Aty është edhe fotografi profesional i anijes. Sonte befasia e ditëlindjes ishte e një udhëtari gjerman, kur ishte i shoqëruar nga një filipinase e bukuroshe.  

Atyre, me fat u qofte festa, uruam e në anën tjetër anija qanë lundrimin nëpër det deri nëpër natë, deri në ishullin e Kretës, respektivisht deri në qytetin Heraklion. 

Deri sa të mbërrijmë aty… 

Heraklion crete, Kreta

Dita e katërt: Heraklion, e martë, 23 shtator ‘86 

 Deti i madh. Rruga e gjatë. Loja e madhe.  

Dje gjithë pasditen dhe mbrëmë tërë natën sikur fluturonim kërcenim prej valës në valë të Detit Mesdhe. Anija jonë sado që ishte e madhe dhe impozante, ngjasonte në një shpend krahëlehtë. Njeriu përnjëherë i entuziazmohet por, në të njëjtën kohë  edhe i frikësohet  fuqisë, fuqisë së pamatur të asaj bote të pamatur, sikurse thonë të moçmit. Pothuaj se, asaj nate të valëzuar, askush nuk shtiri gjumë në sy, madje as ata që vallëzuan deri vonë, deri në orët e hershme të mëngjesit.  

Në pik’ nate, në zëmër të Mesdheut (detit), një si fragment i shkëputur gjumi, midis dy lëkundjesh krah gjëra të anijes, seç me erdhi e mu shfaq beftë një ëndërr endacake budallaqe. Tek denjoja (synoja) të kaloja një lum, një lumth fare të vogël, si udhëtar rruge deti që isha tashti, s’ia kisha besën varkës me të cilën duhej të dilja në anën tjetër të bregut të lumit-lumth. Nejse. 

Në orët e para të ditës së re, në ato çaste  të heshtura kur megjithatë nuk kishin qenë të zotët të më sjellim gjumë në sy, pulëbardhat, albatrosët as edhe shpendaria tjetër krahëlehtë e detit, se ç’brohoriti njerëzia: Heraklion, Heraklion!  

Kaherë kishim kapërcyer një pjesë të mirë të shtatit të thyer të ishullit të Kretës, dyqind e pesëdhjetë kilometra e gjatë e pesëdhjetë e shtatë kilometra e gjerë. Brendapërbrenda kësaj hapësire jetonin (atëbotë) katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind banorë.  

Heraklioni na pret paksa i ngrysur. Pikat e shiut, që këtu bien rrallë,  sikur na dëshiruan mirëseardhje. Mirëseardhje sikur na dëshiruan edhe shumë anije  e trajekte jashtëzakonisht të mëdhenj. Këtu isha tejet afër bindjes  se, vërtetë për nga detaria dhe anijet që nën flamurin grek sillën nëpër botën e ujit, nëpër dete e oqeane, ”ndryshe Greqia e vogël, zë një ndër vendet e para në botë. 

Tash duhet të ecim pakëz nëpër këtë qytet të civilizimit të lashtë. Unë këtu nuk njoh askënd pos, piktorit me famë botërore, El Greko, shkrimtarit Nikos Kazanzakisit, kur me motivet nga romani i tij i njohur “Greku Zorbë”, atëbotë (1964) u realizuar filmi i gjatë dhe njohur artistik greko-amerikan me titull homonim dhe më aktorin në origjinë greke, Ethony Quin, në interpretimin brilant të  rolit kryesor, përjetësimit të Zorbës, si dhe me pjesèemarrjen e aktorës se njohur greke me orgjinë shqiptare që, në këtë film të regjisorit Mihalis Kakogiannis, interpreton rolin e të vesë. Nxitova e shkova pranë shtatores të këtij shkrimtari të madh, bir i Kretës, nga Heraklioni, ekzakt. Nëse emrin e Kzanzakisit e keni harruar, nëse romanin  tij e keni lexuar moti, nxitoni e (ri)shikoni filmin “Greku Zorba” që,le të dihet edhe kjo, është kurorëzuar me çmimin e lartë Oskar, për regji. Bir i këtij qyteti, siç thashë më lartë është edhe El Greko (Domenikos Teotopulos, 1541-1614, piktor dhe skulptor i njohur e me nam botëror. 

“Ekziston një vend që quhet Kretë, në midis të deti ngjyrë vëre, vend i bukur, i pasur…, mes  vendbanimesh e lokalitetesh të tjera gjendet edhe qyteti i fuqishëm Knososi me të cilin udhëheq Minosi që është shoqëruar me Zeusin e madh…”. Ndjekim porosinë e këtyre vargjeve të Homerit dhe, ja sot, më njëzet e tre shtator të vitit 1986, në orët e pasdites gjendemi në pallatin (jo fortesën) e mbretit Minos. Ja edhe njëherë tek i kemi shtrirë dorën historisë së lashtë, madje tepër të lashtë, shumë shekuj para epokës sonë.  

Arkeologut (përndryshe amator) anglez seer Artur Ivansit, që atë ditë kokën ia lagte shiu i muajit shtator, i jam mirënjohës për këtë zbulim  arkeologjik, jo aq shumë pse zbulon këtë gjurmë të një lashtësie të thellë të civilizimit njerëzor, por, pse me sytë e mi, pash (!) fjalën L a b i r i n th! Si bën “pash fjalën!?!”. Lehtë fare. Ejani këtu shiheni vetë e binduni. Në bodrumet e thella të gërmadhave të pallatit të mbretit Minos, paskan ekzistuar  vende të caktuara për ruajtjen e arit dhe të gjësendeve të tjera të çmueshme. Ato ishte e mundur edhe të vidhen, pse jo, por kjo nuk mjaftonte, kur ishte e pamundur, ishte fare e pamundur të dilet jashtë “kthetrave” të Labirintit. Si atë ditë kur është ndërtuar ruhet edhe sot Labirinti në kompleksin e Pallatit të Mbretit Minos, në lokalitetin Knosos që, shekuj para erës sonë kishte tetëdhjetë mijë banorë dhe, për atë kohë, ishte qendër e njohur civilizimit në Evropë.  

Në Anije asnjë e re. Pos që sonte, para se të shkojmë në gjumë, përsëri orën duhet ta kthejmë për gjashtëdhjetë sekonda prapa! Kjo është hra e dytë në këtë udhë, që “luajmë” me orë  para e mbrapa! Herën e parë, diku në Detin Jon, më gjashtëdhjetë minuta përpara i jemi përshtatur njehsimit të “kohës greke” dhe, sonte, më gjashtëdhjetë minuta prapa i përshtatemi matjes se kohës egjiptiane. Kjo do të thotë vetvetiu se edhe për ndonjë orë hesapi, gjendemi në Egjipt. Qyteti i parë i këtij vendi të madh të Mesdheut, me të cilin do të takohemi, është Aleksandria. Aleksandria, thonë është e njohur , pos tjerash, edhe për Bibliotekën, për Pharosin e tjera. Ja, veç sa e mora një libër në bibliotekën e pasur të Anijes, dhe ndonjë minutë para gjumit, nisa të shfletoj. Deri me këtu, nuk hasa në atë që pritja me padurim. Emrin e mbretit Faruk, me prejardhje shqiptare, kur është aq i njohur si njeri i qejfeve, luksit dhe salltaneteve. 

Nesër, gjendemi atje, në Pallatin e Mbretit, Faruk, pikërisht në orën katërmbëdhjetë. Kështu dikton itinerari i udhëtimit, respektivisht, i lundrimit me Anije, nëpër Mesdheun Lindor. Tani, me të vërtetë, gjendemi (për)midis Mesdheut! 

Gresk luksus på sitt beste - Reisetips

Dita e pestë: Aleksandri, e mërkurë, 24 shtator ‘86  

Pa shkëputjes nga Porti në Heraklion (Greqi) tërë pasditen dhe gjithë natën e lume mbrëmë, kemi udhëtuar. Udhëtimi nuk ishte i rehatshëm. Anija rebelohej duke këputur valët e mprehta  dhe si të shqetësuara e të trazuara të Detit Mesdhe. Një maistral i fuqishëm përplasej me anije, për të dy anët e saj dhe e hidhte atë sa andej sa këndej sipëri valëve të harlisura. Kjo copë rrugë, s’di pse, dendur ma kujtoj Titanikun famëmadh për fatkeqësinë e tij tragjike. Kësaj nate kujtova, solla ndërmend, të gjitha anijet që janë përleshur me valët ne mbarë botën detare dhe oqeanike të Planetit tonë e që i kam parë ndërkohë në ekranin e madh të filmit, e së voni, në monitorin e televizorit. Por, nata mbi dallgët e Detit Mesdhe, megjithatë sikur më e shkurtra e të gjitha netëve të tjera.  Bashkë me shumë udhëtarë të tjerë agun e ditës se re, e prita sipër kuvertës së anijes, me sy të shqyer, gjithnjë në drejtim të ecjes saj. Dikush e dha kumtin se  diku këndej zhvilloheshin manovrat e ndonjë flote ushtarake (nuk them se e përmendi Flotën e Gjashtë, emrin se cilës të gjithë e dinë përmendesh!). Duke e shikuar një mizëri anijesh ngjyre gri, kryesisht, që nxinin detin në hyrje të Aleksandrisë, të cilës i shkoja në përqafim të zjarrtë, një udhëtar murmuriti, si në vete, duke shprehur dyshimin në mos kush, këndej pari ka “mbjellë” në port diçka të rrezikshme, mina a diçka edhe me morbide se ato!!!  

Megjithatë, zbarkimi në Aleksandri, në “margaritarin e Mesdheut”, sikurse e quajnë edhe ndryshe, ishte më interesant, më solemn dhe më madhështor, se në çdo film të parë, se në çdo kallëzim të dëgjuar, se në çfarëdo libri të lexuar… Më mbresëlënëse ishte e vërteta se, sot, ditë e mërkurë, 24 shtator 1986, për herë do të shkelja në kontinentin e Afrikës, e se jemi në këtë kontinent, kjo më se miri u pa me hapjen e dyerve të “vaporit” tonë, kur në Anijen “Dalmacija” bashkë me mesditë, u vërsul edhe klima e nxehtë afrikane sa do e që ishte e Afrikës Veriore. 

Do nënvizuar se përgjatë atyre njëzet e katër kilometrash, që limanin e Aleksandrisë, për nga madhësia, e vë në vendin e dytë, fill pas atij të Nju Jorkut, nuk na pritën më asgjë tjetër, pos me një numër të madh, “turli-turli” anijesh, mbi krahët e të cilave valonin flamurët e shumë e shumë vendeve më të skajshme të botës. Në këtë (atë) tollovi të paparë anijesh e kushtëzonin, na bëjnë me dije, pritja edhe nga disa muaj, për t’u zbarkuar (zbrazë) e për t’u ngarkuar. 

Në Anijen tonë, tashmë, pos klimës afrikane  kishin hyrë edhe doganierët dhe përfaqësuesit e tjerë të autoritete kufitare egjiptiane të Aleksandrisë, kur me precizitet, durim dhe elegancë, duke respektuar çdo rregull, qoftë edhe më imta, morë në “dorëzim” Anijen tonë. Ajo tani është nën pushtetin (“juridiksionin”) e tyre të përkohshëm. “Loja” aq e bukur, aq mirë e në relief të dendur, dëshmonte traditën e lashtë që ky qytet ka kur janë në pyetje rrugët e detit dhe detyrimet që sjellin me vete ato! 

Kur komisari, me një dozë gëzimi e hareje që i shkëlqente në fytyrë, nga se çdo gjë mbaroi pa të keq e dyshime, kontrabande etj. etj., kumtoi se dalja nga anija është e lirë, si delet kur nxitojnë të dalin prej torishtës, edhe ne nxituam dhe, menjëherë, aty afër, ngjitur me port, iu veshëm një lagjeje të moçme të qytetit, që dikur paska qenë lagje e njohur peshkatarie, kuart peshkatarësh. Kësaj pjese të qytetit shtegu shpinte atje ku gjendeshin disa katakombe,   që gjëja paskan rëndësi (të madhe) historike nga se i takuakan sundimit monark këtu. Në rrugë e sipër për të vizituar ato farë katakombesh të lashta pamë mjerim e papastërti e mizërie  të skajshmërisë se sotme. Çfarë nuk pamë aty. Mjerim pamë aty, në kuptimin më të thellë e më të mirëfilltë të fjalës. Autobusët tanë iu afrua  një “lukuni” fëmijësh bark e bythë cullakë,  lypsarë të rryer e të devotshëm, “profesionistë” të ri tek kërkonin diçka. Lëmoshë, me siguri. Njëri prej tyre, si më i kursyeri dhe esnafi ndër të gjithë, insistoi të ma shes një krehër të keq që, edhe po mos të kisha krehër fare, nuk me hynte në punë! Disa të tjerë, në gjuhën e tyre arabe, thanë diçka, me siguri “gjuajtën” fjalë, të tjerët qeshën zëshëm. Ma merr mendja se na e “rrafshuan” sa të prapë e nopranë  kishim qëlluar ku në duart e shtrira të tyre, nuk lëshuam asnjë aspre, por as me ble, nuk blemë asgjë prej “mallrave” që na i ofronin. Sikur na shikua me inat. Udhëtarë të udhëve të largëta të botës, që në qytetin e tyre kishin ardhur nga një kontinent i “bardhë”, për tu mrekulluar me bukurinë e kënduar të qytetit të tyre!  

Pas kësaj pamjeje dhe imazhi të degëzuar nëntëmijë e një tablo, ishte e kotë ishte xhiroja, përndryshe, më autobusë tejet luksozë të markës “Zetra” me ajër të kondicionuar brenda, anë e manë Aleksandrisë. Të kota ishin edhe fjalët, ndryshe, të ëmbla dhe plot informacione të çiçeronës sonë, egjiptianes se re, syzezë e vetullhollë, mbi të cilat (vetulla) mirë i rrinte dhe i  kishte hije, shamia e bardhë si bora! Ajo tregoi për këtë apo atë tjetrin monument, për këtë apo atë tjetrin institucion, por asgjë nuk ndihmonte, asgjë nuk ndihmonte për të shlyer, qoftë edhe për një çast, të shkoqemi nga përshtypja e parë që na ishte ngjitë për mendje e trupi! Pak, ose fare pak, ndihmoi në përmirësimin e përshtypjes së parë, vizita që i bëmë Pallatit të Bardhë (sarajeve të bardha!) të Mretit Faruk, sikurse thashë diku më lartë, me origjinë shqiptare që me Egjiptin sundoi disa vjet, punë historie. Gjersa në kopshtin e Pallatit të tij të bardhë,  si dikur, aty në cepin e një thepi të zhytur në valët e trazuara të Mesdheut, ëmbëlsoheshim pre fruta të freskët fiqsh të këputur nga dega, seç me piku në kujtesë se, ndër dyqind e pesëdhjetë e kusur gjellëbërësve që, ia mbushin tryezën “jemeçe” sa më të shijshme për këtë Mbret nazeli, ishin edhe dy kuzhinier shqiptarë, njëri nga Gjakove tjetri nga Sharri. Para vetës “shpalosa” kushtimin e thashë: sa të kthehem nga Aleksandria, do ta gjej një reportazh që, para disa (shumë) vjetësh e kam botuar në faqet e ish javores së popullarizuar të ilustruar “Plavi vjesnik” të Zagrebit, mjaft e popullarizuar dhe e dashur për lexuesin shqiptar, të gjeneratës së re, sidomos. Reportazhi titullin në fjalë titullin e ka “Pilav za kralja”, (Pilaf për mbretin). 

Aleksandria vërtetë ishte, po e konstatoj këtë me kompetencë, në këtë ditar, qytet i mijëra kontrasteve. Para hotelit “Sheraton” po e zëmë, sipër një “bregoreje!”  mbeturinash, mballonin një tufë dhish të cuklëjka. Më për beter se dhitë e Marecit tonë.  

Përgjatë plazhit të madh (dhe të bukur, pse jo!)  , gratë, femrat përgjithësisht, hynin në ujë me veshmbathje të rëndë që kishin në trup. E sa i takon tregtisë, gjithçka, gjithçka, veç me tregtarët e Aleksandrisë mos paç punë, se hairin për shtatëqind vjet s’ke për t’ua parë! 

Me çfarë përshtypje ikën vizitori i shpejt, që kë qyte e viziton për ngut, me çfarë mbresash pra ik unë nga Aleksandria, nu di ta them. Me përshtypje të përziera, gjithsesi. 

Nesër udhëtohet për në Kajro. Atje, pos tjerash na pret Mehmet Ali Pasha i historisë, me prejardhje shqiptare edhe ky, por shumë më i famshëm se mbreti Faruk, pra. 

Për të mirë! 

Kajro, qytet i kulturës dhe historisë antike – Radio KFOR Shqip

Dita e gjashtë: Kajro, e ënjtë, 25 shtator ‘86  

Natën e bëmë në Portin e Aleksandrisë. Në Anije të ankoruar, qetë, jo në lëvizje. Drita a agut herak na zbardhë në këtë qytet të cilin e ka themeluar Aleksandri i Madh, po kush tjetër, të cit, për çudi, as varri nuk po i dihej në këtë qytet e le më diçka tjetër, diçka me shumë. Ja, si përfundon, në mënyrë qesharake, në të shumtën e rasteve, jeta e njerëzve të mëdhenj edhe kur janë legjendarë, madje! 

Po të ecim se, koha nuk premton! 

Kemi përpara rrugë të gjatë. Pesëqind kilometra, madje, e cila, pas pesë ditësh udhe nëpër det e nëpër kreshta valësh, vjen e mirëseardhur, si pushim. Caku i parë i kësaj rruge të gjatë, vetvetiu dihet: Kajro! 

Në dispozicion janë dy shtigje, dy mundësi: të udhëtohet nëpër Saharë, që i bie një çik më shkurt, për të mbërritur më shpjet në cak dhe – rrugën tjetër, më të gjatë e me komunikacion më të dendur, që kalon gjithandej deltës se lumit Nil. Natyrisht se përcaktohemi për autostradën e Agrumit, sikurse ndryshe e quajnë këtë arterie që lidhë, pra, Aleksandrinë më Kajron. Çfarë nuk të sheh syri përgjatë këtij relacioni dyqind e njëzet kilometërshe. Fusha të gjëra e të bereqetshme, të mbjella me gjithfarë kulturash bujqësore, duke filluar nga limoni e deri të plantacionet e pambukut dhe moçalet e orizit. Por, e keqja më madhe është se, këtë relacion, vizitori sheh përsëafërmi fshatin egjiptian dhe jetën (jetesën) e banorëve në te. Me gjasë fshatarët qojnë jetë të nivelit të ulët, dhe, vështirë është të thuhet se në cilën “gradë” do të ndalej në barometrin e njësimit sipas kritereve evropiane. Kur këtu, në Deltën e Nilit (e gjatë deri në njëmijë e, e gjerë deri në gjashtëqind kilometra), jetohet aq keq e në kushte aq primitive, shtrohet pyetja si jetohet në fshatrat e tjera të Egjiptit, jashtë shejtanisë së Nilit, atje nëpër shkretëtira apo gjysmëshkretëtira?! 

Rrëfimi mbi jetën e fshatarëve për dy anët e brigjeve të lumit të shenjt Nil, duhet ndërprerë për dy arsye, e para: pse kemi dëgjuar aq shumë herë shqiptimin e emrit të këtij lumi të gjatë e të madh deri në legjendë dhe, e dyta, autobusi ynë “Zetra”, gjithnjë ajër të kondensuar brenda tij, me frigorifer dhe tualet te nevojshëm për pasagjerët, tek thyen shtatin nëpër periferinë e Kajros, nëpër pjesën industriale dhe të tymosur, si gjithkund në botë, periferive të qytete të mëdha. 

Tashti kemi kaluar nëpër disa ura komplet të Nilit (përpara kishim kaluar vetëm disa degëza të tij!). Ndërkohë kishim “shkelur” (kaluar) edhe nëpër Urën e Aiffel-it, madje. Nëse Parisi ka Kullën e Aiffel-it, Kajro ka Urën e Aiffel-it(!). Fjala, pra, është për dy objekte në zë  vepra të të njëjtit arkitekt të njohur francez, Gustav Aiffel (1832-1923).  

Bëjmë edhe ca “lëvizje” nëpër këtë qytet nëntë milionësh (dikush tha se, s’i besuam se Kajro për çdo vit shtohet për një milion banorë!) dhe ja tek gjendemi Hilton Nil. (Këtu ka edhe Hilton Ramzes, hotel “Sheraton”, po se po. Hoteli Holidey in”, thanë e kanë kapluar flakët dhe, me themel, është bërë shkrumb, gjatë rebelimit paradokohshëm të një organizate, s’morëm vesh çfarë!). Ty, përballë është Muzeu kombëtar i Egjiptit. Si çdo kund, edhe këtu, ky institucion kulturor, është hambar, është libër i madh, është kujtesë , është dëshmitar, udhërrëfyes e çfarë të duash tjetër, i historisë , i kulturës dhe përgjithësisht jetës ndër shekujt, i popujve Egjiptian. 

Që andej, derisa shëtisim nga kati në kat, nga pavijoni në pavijon tjetër të tij, (nga shekulli në shekull), pleqërojmë e hetojmë se thes të vogël ditar kemi për të vendosur edhe të njëmijtën pjesë të “portretit” të këtij qyteti të madh. Heqim dorë nga të gjithat dhe sakaq gjendemi në Citadelë. Në Citadelë, në zemrën e saj, dy minare si dy duar të ngritura e të mbjella në sfondin qiellor blu! Janë këto minaret xhamisë së Mehmet Ali Pashës, mbretit egjiptian me orgjinë shqiptare, që në vitin 960 themeloi Kajron, këtë qytet modern për atë kohë! Varri i Mehmet Alisë është nën kupolat e xhamisë të cilën e vizitojnë mijëra e mijëra turistë nga mbarë bota. Fundi xhamisë është “Qyteti i vdekur” – lypset shumë punë të shpjegohet historia e tij, në anën tjetër, janë varrezat. Për këto të dytat nuk ka çfarë të shpjegohet. 

Nga xhamia e Mehmet Alisë, rruga shpie drejt e në Menfis, që nuk do të thotë tjetër, pos “Mure të bardha”. E, në vend të këtij qyteti të lasht”me famë e mure të bardha, tashti shihen gërmadha, shtatorja e e Sfinksit dhe përmendorja monumentale në pozitë horizontale e faraonit më të njohur ndër faraonë – Ramzesit të dytë. E shikojmë Ramzesin të gdhendur në granit, më të dy këmbët e shkurtuara, nga tërmete  a fatkeqësi të tjera elementare natyrore, e, në anën tjetër, na sillet ndërmend se ky burrë i historisë kishte përtej dyqind gra, me pesëdhjetë prej të cilave kishte pasur gjashtëqind fëmijë, mesatarisht, dymbëdhjetë me secilën. Gjersa Ramzesin e lemë të vazhdojë gjumin shekullor dhe krenar njëkohësisht, ngarendim të shohim disa prej shtatëmbëdhjetë piramidave në Saharë, të ngritura madje, dymijë e nëntëqind vjet para erës sonë. Njëherësh ky edhe ishte takimi ynë i parë me Saharën.  Aty, sikur ndalej, tretej e humbiste jeta. Gjelbërimin dhe palmat plot hurma, një vijë, si e  përmotshme, i ndante me shkretëtirën. Çfarë të thuhet më shumë e më gjatë  mbi shkretëtirën  kur miliarda është folur e shkruar njëmijë herë më mirë e më fuqishëm se to ta thosha e shkruaja unë sot. Ecim e shkojmë tek të tri piramidat e tjera, më të njohura dhe më të famshme. Tërë kohën e shpenzojmë tek ajo e Keopsit. Shënojmë se në “shtatin” e kësaj piramide janë radhitur tre milion rrasa gurësh të mëdhenj, madje shumë më të mëdhenj se një metër kub. Merre lapsin, lexues i nderuar e bën llogari! Me parë do të arrish deri të kjo piramidë  se sa t’ia dalësh me sukses në krye këtij hesapi. Këtu edhe kemi hipur mbi deve këmbëgjata e shtatlarta, me e pa gungaçë…, këtu jemi fotografuar me kamina dhe pronarët e tyre, këtu kemi zbritur deri te Sfinksi më i madh në botë…, këtu i kemi bërë të gjitha marritë që i bën çdo turist nga e mbar bota”që rruga e shpie këtu, deri të këto piramida, deri nën hijen e tyre,  deri të kjo gjurmë sa e lashtë, sa krenare aq edhe e tmerrshme dhe rrëqethëse e historisë. Muhabetin më të gjatë e më të përzemërt, megjithatë, këtu e kam zhvilluara me vogëlushin Ali nga i cili atë (suvenir, kujtim) që më së pakut mu është dashur. Aliu, pos tjerash, m’i ka shfaqur edhe këmbët e përgjakura  e të çelura varrë, të djegura e të përcëlluara mbi rerën e Saharës. E, në anën tjetër, ishte moshatar me djalin tim të madh, Uranin! Pasi vizitojmë uzinën e papirusit origjinal, pasi kemi blerë kartushët dhe broshët (bronz, argjend, ari) me mbishkrime, pasi në”fytyrë vendi” kemi mësuar legjendën mbi bakshishin dhe “rrahjen” (shtyrjen) karaktristike në Pazar, për çfarëdo që të blesh, detyrimisht me duhet, këtu është vendi e koha, t’ia ngrit një piramidë,  korrektësisë shembullore dhe, askund të paparë e të përjetuar një “change-i”, ndërruesi ambulant të  hollave konvertibile me ato vendase, pra egjiptiane. Kur me xhiruesin e vyer, kur të lodhur dhe të paprintueshëm, gjithmonë me kamere në dorë, si në gjendje gatishmërie, kishim thyer të njëjtën, saktësisht të njëjtën shumë të markave gjermane, Syla kishe marrë sasi dyfish më të madhe se unë. Pas dy-tri orësh jemi kthyer në “vendin e ngjarjes” dhe, beson, çdo gjë, ama çdo ka qenë në rregull, natyrisht në saje të korrektësisë se pashoqe të ndërruesit ambulant të valutës në Kajro. Për këtë mirëkuptim dhe gjest burrëror të egjiptianit të ri kemi pirë bashkë nga një kafe të ëmbël miqësie!    

Me pastaj,  përskaj një kanali, rreth të cilit ishin të ngritura “shtëpitë” me primitive që i kam parë deri me sot, pa dritare, pa pullaz, vetëm me nga një birucë që duhej të ishte derë, gjithë periferisë së Kajros, jemi ftilluar për në Port Said,. Akoma pa dalë nga qyteti (Kajro), vozitësi Ahmed frenon autobusin  vetëm sa të “vjedhim” me sy vendin me emër El Sadat. Mubarakun, kryetarin e tashëm, na tha Ahmedi, e duam. Naserin sikur s’e kemi dashur kurrë, tha Ahmedi, ndërroi marshin, shkeli gazin… Duhej nxituar. Deri në Port Said kemi përpara edhe dyqind e dhjetë kilometra rrugë. 

 Nata bie mbi ne. As djathtas, as majtas, s’e shihnim a shkretëtirën, as qytetin Ismailia, as kanalin e Suezit. Edhe Port Said-in nata e kishte mbështjellë me shami terri të dendur. 

Edhe pakëz, pas gjithë kësaj udhe “detare” nëpër tokë, Anija jonë, serishmi, merr detin, për të na quar n¨w qytetin me emrin Haifë, e kjo do të thotë se, me ag të ditës se re, mirë mëngjesin dot?ia dëshirojmë “tokës (dheut) së premtuar” – Izraelit! 

Haifa - Tourist Israel

Dita e shtatë: Haifa, e premte, 26 shtator ‘86   

Me zëmër pak si të thyer, pse nuk me ra rasti sadopak të shijojë dhe përjetoj hijeshinë, se pakut për namin që ka, Port Said-in, për të cilin besoj se nuk dimë aq sa duhet për të, aq sa ai meriton, pos emrin e mirë dhe solemn që ka,  marrim rrugë për në Haifa, që është aty, krejt afër, një “vrap pele” hesapi. Po që se emrit të këtij qyteti, për shumëkënd të largët dhe të panjohur, ia shtojmë edhe emrin r shtetit kontrovers, Izrael, atëherë kjo është diçka tjetër. Të rrahurat e shpejtuara të zemrës së shqetësuar, janë dëshmia më emirë, për ketë. 

Pra, nga Port Saidi, udhëtojmë, me Anijen tonë lundrojmë, në drejtim të Izraelit! Nuk di të shpjegoj shqetësimin e madh tundues që ndjej gjatë këtij udhëtimi të shkurtër nate. E di, ndërkaq se natën që u nisëm në “takimin e parë” më këtë shtet të vogël, kur nuk ka as pesë milion banorë e, ne anën tjetër, është aq zëmadh në Mesdhe (Det) ishte aq e qetë sa që fitohej përshtypja se Anija rrëshqite sipërfaqes se lëmuar e të akullt mbi ndonjë pishinë të madhe. Kjo qetësi e rehati udhëtimi sikur, vetvetiu premton qëndrim të mirë e të ëmbël në Izrael! 

Takimi i pare me te, del i tillë. Haifa, limani më i madh izraelit, qëllon i veshur me diell e ngrohtësi. Pritja, përkundër formaliteteve të gjata e formale të ”pranimit” të Anijes në Port, është korrekt dhe i ngrohtë, mund të thuhet edhe kështu. 

Zotëri Salomun është çiçeroni që do të na shoqëroi  gjatë qëndrimit dyditor në këtë vend. Me elegancë, afarizëm dhe zhdërvjelltësi të denje prej një hebreu, ai nuk lë mundësi për derdhje kohe në punë të parëndësishme. I shkon për pe programit, e programi i ditës se sotme, është mjaft i pasur. Shpejt lëshojmë Portin e Haifës e sakaq gjendemi në qytetin e famshëm Nazaret. Qytet tejet fotozhenik. Interesant. I lashtë. Me gjurma dymijë vjeçare para epokës sonë. I kompozuar (ngritur) në një ambient të gurtë. I pastër. Pastërtia sikur është gajle e përbashkët e të gjithë tridhjetë e pesë mijë banorëve të tij.  

Ky qytet ka një lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin dhe lindjen e tij, për çka më se miri dëshmon kisha e re, ndërtuar midis vjetëve njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë dhe një mijë  nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë, mbi gërmadhat e kishës se lashtë,  që këtu e kishte ngritur dhe ndërtuar Kostaini, në shekullin e katërt. Ja, pra, më në fund,një tempull religjioz në këtë qytet të lashtë, që nuk është më i moçëm se njëzet vjeç. 

Gjatë ditës se sotme përsëri do të “takojmë” Jezu Krishtin. Shkëlqesia e tij “na pret” diku në rrugë, në rrugë për në liqenin e Galileut apo Tiberias. Së pari do të ndalemi te një vendbanim interesant, specifik e karakteristik në botën mbarë, që Kibuc i thonë. Mbase është e vërtetë se, pos atributeve që ka, duhet shtuar edhe ca që, vështirë të besohet se lexuesi im, do mësoj ndonjë gjë të re. Prandaj, asnjë fjalë mbi Kibucët, (spikut këtu e kësaj radhe, ndoshta më vonë, po!).  

K i b u c i! 

Pasi kapërcejmë një grusht konditash të zhveshura e të thata, që, aty-këtu, si kapela të vogla, kokën ua mbulojnë plantacione miniaturale, ullishtash, në bebëz të shkrep Liqeni më dy emra: i Galileut apo Tiberias? Pakëz gjeografi: Liqeni Tiberias (ose  Depresiv), është  i gjatë njëzet e një kilometër, i gjerë njëmbëdhjetë kilometra e i thellë dyzet e dy deri në pesëdhjetë metra. Ky liqe është i njohur në krejt botën për faktin së shtrihet dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit (është në kriptodepresion) dhe se, diku nga ana e tij nis rrugën (buron) e gjatë dyqind e pesëdhjetë kilometra, sa i duhen për t’u shkarkuar në Detin e Vdekur, lumit Jordan. Duhet shtuar se përgjatë këtij liqen rrëshqet rrafsh-larta e Golanit. Ja, tani seria e “takimeve” me Jezu Krishtin. Aty, menjëherë tek buron lumi Jordan, qenka kreshmuar (pagëzuar) Jezui. Aty, atë ditë sot, në shishe të vogla  plasmasti merrej ujë (i shenjtë, i bekuar), për t’u shpërndarë gjithandej nëpër botë. N”fshatin piktoresk Kana Galilejska, Jezu Krishti, si burrë i ri tridhjetë vjeç, paskësh bërë mrekullinë e parë. Ujin e paska shndërruar në vërë. Prodhuesit e vërës, kudo në botë, sot e dinë një lojë tjetër, vërën ta shndërrojnë në ujë! Në Kapernaum u ndalem në Sinagogën në të cilën ka predikuar vete Jezu Krishti. Dendur u shoqëruam me madhërinë e tij dhe do të “takohemi” prapë më te gjate qëndrimit në vendlindjen e tij në Bethlehem, bie fjala.  

Tash është koha të zhytemi në ujë të liqenit Tiberias, të lajmë e pastrojmë gjynahet! Është koha t’i japin shpinën Rrafsh-lartës se Golanit e të rrezitemi në temperaturë “të ulët” diku rreth tridhjetë pesë gradë celsius mbi zero, kuptohet.   

Bukuria magjepsëse e Haifa-së, si gjithë turistët e tjerë, osh e ngacmon edhe kureshtjen tonë. Haifa, posaçërisht është e bukur natën,  sidomos kur vështrohet nga lartësitë pesëqind e dyzet e pesë metra e kodrinës Karmel. Nga atje shihet, si në shuplakë të dorës, tërë limani madje edhe disa ndriçime të largëta të andej kufirit, kur janë thellë në territorin e Libanit. Para se të kthehemi në Anijen tonë të lundrimit dhe të gjumit, vizitojmë uzinën e madhe e, ndër më të njohurën në botë, që eksploator dhe përpunon sasi të mëdha diamanti. Në kuadrin e vizitës kësaj uzine te specializuar, ndjekim një film të shkurtër dokumentar që fliste mbi rrugën e gjatë prej eksploatimit, zejes së hollë të përpunimit delikat dhe të  ndërlikuar të diamantit e deri të shkëlqimi në gishtat dhe qafat e gjatë të burrave dhe grave (femrave) të bukura. 

A jeni për një shëtitje nëpër Bethlehem, Jeruzalem dhe Tel Aviv? 

Urdhëroni! 

Bethlehem - Wikipedia

Dita e tetë: Jerusalem, Bethlehem…, e shtunë, 27 shtator ‘86  

Rruga prej Haifës deri në Jerusalem e kalojmë shpejtë. Autobusët janë të mirë, komod dhe  me nga një krua brenda, në të cilin gjithmonë ka ujë të ftohet akull. Gjatë kësaj rruge (nja dyqind kilometra) pothuaj se nuk na del në rrugë ndonjë befasi e madhe, pos që në të dy kahet e saj zënë sipërfaqe plantacionet e pakufishme të portokallit, limonit dhe, më pak, të pambukut. Disa kilometra para se të hyhet në Jerusalem, i merr “rruga e trimërisë” për ndër të trupave ushtarake izraelite që këtu thyen ushtrinë e Jordanisë, në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë. Sikur forcat e armatosura izraelite mos të shënon këtë fitore, na thonë këtu, ku të dihet ç’do të bëhej më Izraelin e sotëm. Nga kjo pjesë e rrugës shihen bjeshkët e Judës,  që arrijnë deri në tetëqind metra lartësi.  

Tashti pothuaj se me të dyja këmbët jemi në qytetin ndër më të lashtët në botë. Jemi në Jerusalem, që emrin e ka aq të mirë – “Qytet i paqes” që, në përkthim të lirë do të thotë fjala Jerusalem. Në anën tjetër, shih ironinë, ky qytet, sikur kurrë në jetë, ditë paqeje nuk ka përjetuar. Nejse, pavarësisht nga të gjitha, duhet thënë se qyteti Jerusalem shtrihet mbi shtatë kodrina (disi si qyteti i Romës) dhe se është shumë i hijshëm dhe fotogjenik, ndonëse asnjë fotoreporter, sa do i rryer, kurrë, deri me sot nuk ka rritë të zë portretin e këtij qyteti në tërësi. Bota e njeh Jerusalemin si qytet të shenjtë, mitik e para së gjithash, religjioz kur në të, njëra bri tjetrës gjallërojnë tri pjesëtarët e tri konfesioneve fetare: myslimane, ortodokse dhe hebraike. Si shumë vjet më parë, as sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lenë të qetë eshtrat e Muhamedit, Krishtit dhe te Davidit. Derisa myslimanet pohojnë me këmbëngulje se nga këtu Muhamedi “iku” në drejtim të panjohur, të krishterët ortodoksë e konsiderojnë vend të tyrin të shenjtë, vend i vuajtjeve dhe viktimizimit të Jezuit, hebraikët, ndërkaq kategorish thonë se ky është qyteti i Davidit. Njeriu, i painformuari (siç është rasti im!), shumë lehtë humbë rrugën në këtë “xhungël” kishash, xhamish e sinagogash.  Më se shumti e më se shpeshti në këtë qytet megjithatë “takon” Jezu Krishtin që, vetëm brenda dy orësh, do të shohin kishën ku është lindur, duhet të ndiqet “rruga kryqore” të arrihet në kishën ku ka përfunduar jeta fizike e Krishtit. 

Kishave s’u lenë gjë mangut as xhamitë, kur ka boll, shyqyr zotit! Altoparlantët t’i qesin veshët! Drejtë nga “gojë e metaltë” e shoqëruesit Salamud të vijnë ne vesh emra të njohur e te panjohur shenjtërish, Abraham, Izak, Mojsie, Nabukodonosor, Aleksandri i Madh, Herodi i Madh e shumë të tjerë  të mëdhenj. Është e vështirë të mbahen në mend të gjithë ata emra që ky qytet i “shëtiti” shkallëve të historisë. Secili pushtues që ka shtegtuar këtu, pasi që ka rrënuar me themel të gjitha ato që i ka gjetur “trashëguar” këtu, të rejave i ka dhënë emrin e vet.  Për shembull, në kohën e romakëve Jerusalemi është quajtur Aelia Capitaloni e kështu me radhë. Ja, i tillë është Jerusalemi. Ai përjetohet si një ëndërr e përzishme për të mos thënë e keqe. E ngatërruar. Si një ankth. Përjetohet kështu nga pamjet që radhitën në varg. “Muri i vajtimit” (lamentacionit), më parë është trishtues se joshës. Tubohet aty masë e madhe njerëzish  mjekërgjatë, secili për vete a në grup, këndojnë dua, si në vajtim (gjëmë), lexojnë faqet e librave të trashë e të zezë. Leximin e ndjekin me luhatje karakteristike e ritmike dhe – njëmend qajnë e vajtojnë, lamentojnë, pra. Nëpër birat e këtij muri të njohur, ndoshta të vetmin të këtillë në botë, fusin copëza letrash me porositë që (nga qielli) të zbret Mesia! Këputet këtu rrëfimi sipërfaqësor, si për ngut, mbi Jerusalemin, aq më parë kur dihet se mbi këtë qytet të mistershëm, në cdo kënd të vështrimit, janë shkruar qindra e mijëra libra të trashë, janë xhiruar shumë filma dokumentar, në trojet e këtij qyteti me rrethinë janë realizuar shumë e shumë filma të spikatur artistikë, nga ana e kinematografive më të fuqishme të botës. Fama e këtij qyteti që, në afërsi prej tridhjete e pesë kilometrash ka fenomenin natyrore të quajtur “Deti i Vdekur”, është aq e madhe sa që tërheq vëmendjen e turistëve endacakë e kureshtarë nga mbarë bota.  

Në Bethlehem, ndalemi një çik  vetëm sa të vizitojmë vendin e lindjes se Jezu Krishtit. Çudi sa i afër tingëllonte ky emër misterioz dhe mitologjik, njëherësh. Emër i afërt, i mistershëm,i frikshëm, (ruan zot mekati!) dhe i kobshëm, ne të njëjtën kohë. Një ndjesi e tillë përjetohet gjatë qëndrimit të shkurtër në Bethlehem. Fitohet përshtypja  se ke lindur dhe je rritur në këtë qytet, “vëlla të vogël” të qytetit të Jerusalemit, që është aty, afër në distancë prej dhjetë-pesëmbëdhjetë kilometrash, hiç më shumë. Bethlehemi, lirisht mund të thuhet se gjendet në periferi paksa me të shkëputur të Jerusalemit. 

Pas vizitës, përnjëmend të shkurtër por efektive të këtij qyteti të gurtë e të mistershëm, sikur përnjëherësh dalim në ajër të pastër kur pas pak çastesh, gjendemi në Tel Aviv, respektivisht, në Jaffa, pjesë e lashtë e këtij qyteti të ri e krejt modern. Jaffa bashkë me pjesë e re dhe bashkëkohore të  Tel Avivit, përbëjnë  kryeqytetin e Izraelit, shtet i vogël, më vetë  pesë e diçka milion banorë, por, me sherr të madh, sidomos ndaj palestinezëve të ngratë, kur në trevat e tyre shekullore, heqin të  zinjtë e ullirit dhe nuk gjënë paqe dhe rehati. Nga vizita e shkurtër, krejt e beftë, në këtë qytet të ri e modern, të vetmit të këtillë ndoshta në tërë Izraelin, emri i të cilit, në përkthim do të thotë “bregore pranverore”, ndahemi si me vajë në buzë dhe duke pëshpëritur bjë mallkim të urtë në adresë të agjencisë se udhëtimeve duke thënë halla mos i qoftë, që na mblodhi e  me shpejtësi evakuimi, na largoi nga qytet i bukur akoma ende pa e shijuar si duhet bukurinë joshëse të tij. 

The Best Things to Do In Limassol Cyprus in 2023

Dita e nëntë: Limasol, Qipro, e diel, 28 shtator, ‘86   

Mbrëmë në ora njëzet e një kemi lëshuar portin Haifa. Me atë çast edhe jemi përshëndetur (njëherë për njëherë!) me Izraelin, si shtet e, më shumë si fenomen. Dhe, as afër mendësisë nuk jemi të zbërthejmë atë përjetim të takimit të parë më këtë shtet të cilin, fale realitetit objektiv e “shkelëm” (e vizituam) të terin ose se paku gjithë atë që atje është më interesantja dhe më e çmueshmja.  

Por, ja se tani Anija jonë, ndërkohë ka ngrenë disa milja në drejtim të Qipros. Mos(dija)marrëveshje e parë që lindi mes udhëtarëve ishte se ku bën pjesë ky ishull i njohur në botë, që sipas legjendës së bukurisë, hyjnesha e bukurisë Afërdita, lindi nga shkumë e bardhë (që s’është në legjendë) e detit dhe nga velët e detit doli pikërisht në ujdhesën e Qipros. Të paret thanë se Qipro i takon kontinentit të Azisë, të dytët thanë Evropës, ndërkaq të tretët heshtën dhe bënë mirë që heshtën. 

“Qipro bën pjesë (i takon) Mesdheut dhe gjashtëdhjetë e pesë kilometra  është larg Turqisë, treqind e njëzet e pesë kilometra larg Egjiptit dhe plotë katërqind kilometra ujdhesave të tjera të Greqisë” – shkruan, ndër të tjera, në faqen e parë të librit të parë të gjeografisë e, shkencëtari (autori) atje fare nuk precizon cilit nga kontinentet në dispozicion: Evropë, Azi, Afrikë,  i takon kjo ujdhesë. E, me gjithë dilemat, megjithatë, të gjithë e dinë se kjo ujdhesë  më nëntëmijë e dyqind e tetëdhjetë e dymijë kilometra sipërfaqe katror dhe shtatëqind mijë banorë , megjithatë, bën pjesë në kontinentin e vjetër, Evropë. Po kujt, de facto, i takon Qipro në planin gjeopolitik, Turqisë apo Greqisë, duhet ë pyesim dy liderët kryesor aktual, Cipriano-n dhe Dengtash-in 

Sa herë që zihet në gojë Qipro, aq herë njeriut i bie ndër mend Nikozia, disi sikur të mos ishte emër qyteti por shteti, sa herë zihet në gojë emri i këtij qyteti, aq herë të kujtohet emri Makarios dhe mjekra dhe pelerinat e zeza, aq herë bie ndërmend “kriza çipriote” dhe trembëdhjetë shkurti i vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë, kur turqit qipriotë shpallën autonominë e shtetit federal qipriot turk. N a sillën ndërmend edhe shumë e shumë imtësia të tjera mbi këtë ujdhesë trupin e së cilës nuk e lagë, nuk e përshkon asnjë lumë. Mirëpo, mbi asnjërën prej këtyre të dhënave nuk do të flinte më këtë rast, madje as mbi etimologjinë e vetë fjalës Qipro, që nuk do të thotë gjë tjetër, por Bakër, nga se edhe kjo dihet tashmë! Fletët e ditarit të ditës se sotme (e diel, njëzet e tetë shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gashtë)  me diell shumë e temperaturë tejet të lartë, mbi tridhjetë e pesë gradë, e përfundojmë vetëm me disa fjalë mbi qyteti bregdetar Limasol, në portin e të cilit që nga orët e hershme të  mëngjesit të ditës së sotme, është ankoruar Anija jonë me të cilën lundrojmë nëpër Mesdheun Lindor. 

Pas ditës së djeshme, qe përnjëherë kishin vizituar Jerusalemin, Bethlehem-in Tel Aviv-in me Jaffë, kur lypsej thes i madh ditari për të vendosur veç të njëmijtën pjesë të asaj që kishim parë e vizituar,  Limasol-i duket si një limonadë e freskët që me një gllënjkë do e “kapërdinim” me gjithë tetëmbëdhjetë mijë banorët, sa i ka.  

Përndryshe, kjo qytet i bukur, ruan nja dy-tri gjurmë lashtësie, sa për të qenë, (Kuriumin, bie fjala) të cilat i vizitojmë shpejt e shpejt, pa ia vë veshin gjithaq shoqërueses sonë simpatike dhe tejet mikpritëse (të cilës nuk i dhanë mylqet as të prezantohej si duhet, nga se aty-për aty, ia dhamë emrin Afërditë !), të bindur se për të kaluarën e kësaj qyteze nuk është duke kallëzuar “sende” aq të rëndësishme e interesante. 

“Limasoli është lokalitet historik” –thotë ajo dhe shton –“ në gjirin e vet bregdetar ka përtej tetëdhjetë hotele, secili më i bukur se shoqi”.  

Një qytet më njëqind e tetëdhjetë mijë banorë të këtë tetëdhjetë hotele, po kjo është një gjë shumë e mirë dhe kuriozitet në vete.  Mësojmë, po ashtu, ka klimë shumë të mirë, kjo do të thotë se këtu behet rrushi mirë e, ku ka rrush të mirë e kualitativ, kultivohet edhe vëra e mirë dhe kualitative. Pra, është e njohur në botë vëra e këtushme Komandaria, që radhohet këtu dhe gjetkë në Qipro. Në ndarje, nikoqiri nuk pati “zemër” të na nderoi me vërën njohur, në vend teë saj mund të zgjidhnin midis vërës “Othelo” dhe “Olympus”. Shumica e udhëtareve të Anijes sonë preferuan këtë të dytën, “Olympusin”, mbase edhe për shkak të firmës ekzotike e, morëm rrugë. Mëzi prisnim që, atje diku, tej horizontit, të shohim (vizitojmë) një nga shtatë a tetë, sa janë gjithsej, Çuditë e Botës – Kolosin e Rodosit, (i lartë tridhjetë e katër metra). Për ne, pjesëmarrësit e këtij kryqëzimi të këndshëm nëpër Mesdheun Lindor, kjo ishte çudia e dytë e botës. E para ishte Piramida e Keopsit. Gjatë këtij shtegtimi na presin edhe shumë befasi të tjera. E, për të tjerat do të flasim në flete e reja të ditar. Këtu e me këtë rast vetëm mund të shtohet se, sa i pasur është “Baseni i Mesdheut” në përgjithësi, me monumente të lashtë e të rëndësishme, shumë prej të cilave, pra, janë të njohura në rang a shkallë botërore. 

Në Anijen tonë, sonte, deri në orët e vona të natës, apo më drejt, deri në orët e hershme të mëngjesit, zgjatë ballo me maska, loja dhe vallëzimi i zhurmshëm, me maska. 

Papritmas agu i ditës se re, na gdhin në Rodos. E Kolosi, ku është?  

Kolosi është atje, në kodrinë, mbi Rodos! 

Nesër: Dita e dhjetë: Rodos, e hënë, 29 shtator ’86. 

Rodos Palladium Leisure & Wellness Фалираки Greece photo, price for the  vacation from Join UP!

Kolosi i Rodosit ishte një statujë e perëndisë greke diellit Helios, e ngritur në qytetin e Rodosit, në ishullin grek me të njëjtin emër. E hënë, 1986. 

Fiks ne ora njëzet e një, Anija jonë, lëshon Portin e Rodosit, të ujdhesës, pra, me të njëjtin emër. Ky precizitet nuk shënohet rastësisht. Në vete psherëtij, eh medet, sikur në të gjitha punët tona të kishte përpikëri dhe respekt orari, sikurse është ai në Anije, më mirë do të ishim, në çdo pikëpamje!  

Në Rodos, kaluam tërë ditën e lume. A ka 4’të thuhet më  shumë të re mbi këtë “ishull lulesh”, sikurse e quajnë edhe ndryshe, Rodos-in. Kjo është çështje! 

Është ky ishulli kryesor në arkipelagun Peloponez kur zë sipërfaqe të madhe, njëqind e dyzet e katër kilometra katror dhe ka nëntëdhjetë mijë banorë. Është ishull kodrinor, si shumë ujdhesa të tjera të këtij harku, pa asnjë rrjedhë lumi! Bjeshka, maja më e lartë e saj, njëmijë e dyqind e dyzet metra, është ajo me emrin Atairo dhe – ora e gjeografisë mbaroi!  

Me të arritur në Rodos, zhuritemi që sa më shpejt t’i biem në gjurmë Kolosit të famshëm.  

Ndonëse historia na mëson se këtë monument kushtuar Perëndisë se Diellit, Apollonit, që zë vend midis shtatë a tetë Çudirave të tjera të botës, në vitin e largët, njëzet e dy, para epokës sonë e kishte goditur një termet i fuqishëm dhe e kishte rrënuar, megjithatë, dy shtylla a kariatyda, mbijetuan fatkeqësinë dhe, ja, tek gjendën aty, edhe sot e kësaj dite, pozitë të një hapi gjigant, ka qëndruar Kolosi. Sot mbi ato kariatyda qëndrojnë një drenushë dhe një dren me brirë. Dikur, anijet kalonin nen këmbët e hapura të Kolosit, sot e dymijë e njëqind vjet kalojnë nën kupën blu të qiellit të paanë mesdhetar. Çiçeroni nga Rodosi me emrin Farunios, e kryen detyrën e vet me, pedanteri e rutinë të përkryer. Orë e çast e ndalon autobusin dhe me gisht tregues bën me gisht nga ndonjë gjurmë, për shembull, nga Tempulli i Apollonit, pakëz më poshtë, është Stadiumi autentik olimpik, andejpari është edhe tempulli i Afërditës, e kur vjen deri të tempulli i Athinës, na thotë se ai gjendet më larg, nja gjashtëdhjetë kilometra në lindje të Rodosit. Pa numërimit të gjithë këtyre monumenteve duke futur këtu edhe Liceun sotëm të Oratorisë, atje diku në kodrina. Kur hedhim shikimin andej shohim një dhi të kuqe duke kullotë për shatë pale qejfe, çiçeroni, Farunios, me shaka, thotë se ajo është zonja Maria Magdalena. Pos znj. Magdalena, aty afër vërejtëm edhe një deve Kamilë, binâ. Në anën e saj të majtë ishin varur shkallët. Greku dinak i kishte “ngjitur” aty për të hipë me kollaj mbi deve. Zbulim. Inovacion.  

Itinerari i ditës se sotme çon në Lindos, atje ku mbi një kodrinë, nga larg do të shohim akropolin, tempull i Atenës, të bijës se Zeusit. Para se të mbërrijmë atje për pakëz ndalemi në plazhin e madh e modern “Ferilaki”, këtu ndalemi sa për të përkujtuar se mbi ketë hapësirë skenografike është xhiruar filmi spektakolar amerikan“Topat e Navaronës”, dhe për të zënë leksionin e parë pse Greqia e vogël, ka turizëm të madh, shumë të zhvilluar. Vetëm Rodosi, bie fjala, ka përmbi treqind e pesëdhjetë hotele të të gjitha kategorive, sidomos luksozë dhe të standardit të lartë, më mbi pesëdhjetë e pesë mije shtretër. Rodosi ka edhe aeroportin e vet me një frekuentim prej më shumë se një milion udhëtarësh, kryesisht turistë nga vende e vise të largëta të botës, sidomos nga shtetet skandinave.  Në rrugë sipër ndalemi në një nga dyzet e katër fshatrat e ishullit Rodos, sa për t’iu mrekulluar duarve të vyeshme të mjeshtërve tek prodhojnë stoli nga glina.  

Lindosi është i bukur nga se është i bardhë si floku i borës, si i tillë, ia merr mëndet çdo vizitori, prandaj ata për pak harrojnë Nekropolin dhe tempullin e Atenës sipëri tij. ( greq. Athêna, e bija mitologjike e Zeusit që, sipas legjendës ka dalë nga koka e tij, perëndeshë mbrojtëse e artit dhe dredhive, sidomos të femrave, mbrojtëse e trimave dhe qyteteve, sidomos e qytetit Atenë (Athinë), perëndeshë e luftës; (tek Romakët: Minerva). Më kureshtarët u koptisën shkallëve e mbërrijnë atje lartë. Gomarët në grumbull janë ata përherë të gatshëm që bythëtrashat e dynjasë së bardhë dhe mysafirët e tjerë dembelë e përtacë, t’i bartin deri atje lartë, ku është ngritur tempulli i Atenës. Nga atje lartë shikimi zbërthen e kërcen visoret e mrekullueshme, për t’u ndalur atje larg mbi syprinën e Detit të hapur Mesdhe.   Hiq ata pak taksistë me gomarë, Lindosi karakteristik e tipik për ngjyrën e bardhë, të gëlqeres se bardhë më të cilin janë të cilin shtëpitë janë gëlqerosur, jashtë e brenda, mbase është i vetmi fshat në Greqi dhe në botë, që  kultivon zejen e thurjes se ojmeve. E tërë rruga kryesore e fshatit që, prej sheshit, çon drejt  e Tempull, është shtruar me basma e qëndisma çudibërëse, të bardha paftë. 

Fjalë pas fjale, sikur jemi harruar krejt dhe, ja, tek iu kemi afruar krejt ngatë, qytetit turistik turk, të bregdetit mesdhetar, Kushadasi. Në anën tjetër, në Anijen tonë, ende vazhdon “koncerti ”humoristik “Mikrofoni është i juaji”, aq mirë i njohur për gjeneratat paksa më moçme. 

Kushadas hi-res stock photography and images - Alamy

Dita e njëmbëdhjetë: Kushadas, e martë, 30 shtator ‘86   

Kaherë duhet të këtë ndodhur, diku nëpër natë e nëpër det, larg (vetë)dijës sonë, se kemi lëshuar dallgët (herë-herë) të trazuar të Detit Mesdhe dhe se tani, i jemi hedhur në “përqafim” dertit tjetër, vëllait më të vogël të Mesdheut, Detit Egje! 

Deti (Egje) është parehatshëm!  

Edhe Anijen tonë e bën si të ishte e dehur. Salla e ngrënies në Anije, pothuaj se është pa asnjë “abonentë. Vend darke , përndryshe shumë të pasur dhe solemne, na janë ndarë rriska peksimeti e, shumë më shumë, qese plasmani. Ndër pak udhëtarët e qëndrueshëm e të hareshëm ato çaste te vështira, është edhe autori i këtij ditari që, ja vazhdon punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.  Kjo ishte dëshmia më e mirë se kush sa e do detin dhe nuk i trembet atij dhe se kurdoherë është i gatshëm për rrugë sado të gjata deti.  

Kushadasi, emri i të cilit nuk do të thotë tjetër pos “ishull zogjsh”, është për aq më i freskët se Rodosi i djeshëm. Njerëzit e këtushëm janë të ngrohtë dhe mikpritës. 

Turku i ri me emrin bombastik, Barbaros, në një frëngjishte të rrjedhshme do të nis kallëzimin e shkurtër për Kushadas-in, ku teksa kemi zbritur e më shumë për qytetin antik Efes, të cilin do ta vizitojmë më vonë. 

Kushahas-i, thotë ai, është turistik, s’do mëndë. Qytet tejet i ri. Tipik bregdetar. Me hotele plotë. Midis të cilëve është edhe hoteli “Ismet”, aq shpesh edhe presidenti i Republikës së Turqisë. Nga Kushadas-i i lashtë pothuaj se nuk ka ngel asgjë. Asgjë pos Karavansarajt, ndërtesës se moçme, ku dikur kanë pushuar karvanët e rrugëve të gjata. Në këtë godinë, sot thurën qilima të dimensioneve të ndryshme që emër të përbashkët kanë cilësinë e lartë. 

Të prirë nga çiçeroni Barbaros, tashmë jemi në afërsitë qytezës Selxhuk, ku detyrimisht, duhet në shohim vetëm një gjurmë në formë shtylle të tempullit të dikurshëm të Perëndeshës së Pjellorisë, Artemida, që dikur, ky monument hynte në radhën e shtatë-tetë Çudirave të botës.  

Tashti jemi në pragun e vendbanimit të lashtë antik, Efés.  Gjurmët e këtij vendbanimi të lashtë, që kulmin e e zhvillimit e kishte arritur në periudhën e lulëzimit të kulturës helenistike, janë ndër më të ruajturat në botë. Çiçeroni ynë, Barbaros,  me hapa të gjerë kalonte etapa të mëdha historike. Nuk e ka për të keq, aq më pak, për përtesë, por është e vërtetë se ndërkohë, madje edhe bregu i detit, që dikur, në epokën e famës dhe të lavdit, ia lagte thembrat, i ishte larguar madje për dhjetë kilometra. Delta e lumit Meader “detin” e Efes-it e kishte shndërruar në tokë të punueshme pjellore, ku pos plantacioneve të limonit, portokallit e mandarinës, shumë frytdhënëse , aty janë edhe “arat” mbjella me pambuk. 

Si e paharruar e thellë në kujtesë ngel fjala përfundimtare (përmbyllëse) e nikoqirit tonë: “Tërë që nuk gjendet (shihet) sot në Efés dhe rreth tij, gjendet dhe lirisht mund të shihet nëpër muzetë e mëdha të Evropës” dhe, shton, “prandaj ju porosis unë juve, urdhëroni e shkoni në Efes, pesëqind kilometra në jugperëndim të Stambollit, ose, nëse doni, nëpër Muze të mëdha të kontinentit të Evropës. Ua preferoj përpara mundësisë së e dytë, të parën nga se, njëmend, në Efes ka çfarë të shihet dhe të vizitohet!”.   

Deti Egje sonte, po sonte, pikërisht në orën njëzet e një e pesëdhjetë minuta, është quar peshë kur me detyron, desha s’desha, të vë pikën në shënimet e ditarit. Kjo është punë e imtë në krahasim  me atë se, deri në fund, e prishin solemnitetin që sonte duhej të zhvillohej në kafenë e Anijes sonë, kur pritej të zgjidhej bukuroshja e lundrimit tonë, me Anijes tonë, nëpër Mesdheun Lindor.  

Sa zemra e thyer femërore, ngeli sonte e ngujuar në ngushticën e kabinës se fjetjes në Anije, pa gëzimin e gëzimit të pjesëmarrjes në garën e bukurisë, kur secila pandehte se është më e bukur se shoqja. 

Nesër takohemi në Athine. Juve ju dëshiroj natë të mirë e gjumë të ëmbël, ndërkaq mua,nuk di fare se ç’është duke me pritur! 

File:Piraeus Mikrolimano2.JPG - Wikimedia Commons

Dita e dymbëdhjetë: Pirej, Athinë…, e mërkurë, 01 tetor, ‘86  

Mbrëmë Deti (Egje) ishte aq i hallakatur sa që gjysmën e udhëtarëve të Anijes sonë i lidhi për shtrati. Ashtu tek tundeshim maje valësh, me rënë ndërmend lundrimet e gjatë të Odiseut, po këtij shtegu të Egjeut dhe Bekimi (Fehmiu) ynë dhe roli i tij i mrekullueshëm dhe  antologjik në filmin dhe në serinë më televizive më të njëjtin titull, e që, famën e personazhit që e interpretoi e endi përtej deteve dhe oqeaneve. Në botën mbarë.  

Të paçim, o, Bekimi ynë i madh thërras këtu në “dhomën” (kabinën) time që mbi derë mban shenjën U me numrin tridhjetë e nëntë. S’e kam të qatë, mos ndërkohë, kemi lanë detin Egje e , ndoshta, kemi dalë në Detit Jon, që etimologjikisht del se emrin e ka marrë prej fjalës shqipe i Joni, pra. I çuditshëm është, mendoj, lundrimi nëpër ujëra të paanë. Kalohet prej valës në valë, prej tallazit në tallaz, pa e marrë vesh se ku je dhe cilit “ujë” të madh ia shkel shkrepat! 

Mëngjesi i ditës se sotme na zbardhë në Portin famëmadh Pirej që, ne mos ndryshe, e mbajmë mëndë nga filmi i shkëlqyer “Kurrë të dielën”, i regjisorit francez, Jules Dassin. Të përkujtojmë se në ketë film aktorja greke me origjine shqiptare dha një kreacion të lartë artistik kur më njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë, në festivalin e Cannes u nderuar me çmim për interpretim. Por lexuesit dhe përgjithësisht opinioni publik shqiptar zonjën Melina Merkuri e kujton nga interpretimi i mrekullueshëm i melodisë legjendare, së paku dikur na dukej se është e tillë, “Fëmijët e Pireut” , në të njëjtin film. Në këtë çast, gjersa po i avitemi Portit të Pireut, zonja Merkuri, është ministresh e kulturës në qeverinë aktuale grekë. Vasilisi, po vetë Vasilisi, i vrugët ashtu sikurse i ngrysur është edhe vetë agimi i mëngjesit të kësaj dite të re, ditës së parë të muajit tetor të vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, s’denjon të çelë gojën. Si guid me përvojë shumëvjeçare që është, supozon dhe nuk gabon se, mbi Pireun s’ka pse të na flas aq shumë. S’e është  zhvilluar shumë, sa gati është ngjite (bashkuar) me Athinën, s’e ka lulëzuar ekonomikisht, sidomos në lëmin e turizmit, një gjë e tillë shihet me sy të lirë. “Ligjërata”, dy-tri fjalësh mbi Pireun, logjikisht se është shumë e shkurtër. Përtej dyqind mijë banorët e këtij qyteti, si në shumë anë të Greqisë, jetojnë, mirë jetojnë na turizmi dhe, kuptohet, nga detaria.  

Krejt papritmas zotëri  Vasilisi sinjalizon që ndalemi aty në Mirkroliman.  Në liman të vogël, pëshpëriti ai me qesëndi, kënaqësia është e madhe! 

Edhe tetë kilometra rrugë nga Pireu deri në Athinë do të kalonin shpejt dhe pa shumë fjalë, sikur mos  të ishin aq të shpeshtë semaforët, prandaj edhe ndalimet e detyrueshme. Ato sikur e shtyn ciceronin tonë simpatik z. Vasilis, të japë informata të shkurtra telegrafike mbi qytetin e Athinës, tashme katër milionësh. Në Athinë, pothuaj se ka banorë aq sa ka në gjithë pjesën tjetër të Greqisë. Me gjithë ato ujdhesa e siujdhesa që i ka. 

Tashti nga Vasilisi presim të dëgjojmë të dhëna plotësuese mbi Akropolin, (që rrallë ndodhë ta gjesh të qetë e të pastër, pa u zhvilluar në krahët e tij ndonjë arnim dhe intervenim ndërtimor), presim informacione eventuale mbi Panteonin, mbi Hretejonin, mbi Arqipelag , me kot presim të përmendën emrat e kumbueshëm dhe të njohur në terë botën: Solomon, Pizistrat, Klisterit, Periklos, Drakon, Hadrijan… Në vend të këtyre e informacioneve të tjera, z. Vasilis thotë se sot në “territorin” e Athinës punojnë pesëdhjetë e pesë teatro, shumica prej të cilave janë të njohura edhe jashtë Greqisë, se këtu ka mbi treqind salla të kinemasë, as sa ka edhe skena verore. Duhet përmendë edhe Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë, shumë të pasur me eksponate të rralla dhe shumë të vlershme, pastaj shkolla politeknike, ajo e artëve të bukura, nga fillojnë e mbarojnë të gjitha rebelimet dhe grevat që këtu, nuk janë dukuri e rrallë. Një e tillë mund të pritet edhe sot, në vigjiljen e zgjedhjeve komunale! Ja, atu pranë e pranë janë edhe dy sheshet zëmëdha (në qendër të qendrës se qytetit), të Athinës: Sintagma dhe Omonia (bashkimi, fuqia, pajtimi…, ashtu disi). 

Të vish në Athinë e tèe os e vizitosh Akropolisin, është gjynah sikur të vizitosh Parisin e mos të shish  Kullën e Aiflel-it, Portën Triumfale apo Luvrin, muze…   

Hipin në kodrinën e lartë njëqind e pesëdhjetë metra ed bashkë edhe me shumë turistë të tjerë, për kush e di të satën herë, dëgjojmë të njëjtin rrëfim mbi Akropolin dhe “oborrin  tij, kariatydat, shtyllat pak të lakuara të Panteonit. I mahnitemi bukurisë se këtij monumenti të Athinës, e cila, dyer e dritare, i ka kthyera ne drejtimin të këtij monumenti prej të cilit korrë aq shumë përfitime, sidomos në sezonin turistike që nuk soset kurrë në Athinë. Nga këtu të zë syri mbarë Athinën në tërë shkëlqimin e saj të bardhë, kur ka një arkitekturë elegante dhe të pa trazuar, pothuaj se nga asnjë grataqiell ardhacakë. Ndahemi prej Athinës me pyetje të heshtur e plotë xhelozi në buze: A thua, si arritën athinasit  (grekët në përgjithësi) të shlyejnë çdo gjurmë të kulturës dhe të historisë turke, për më tepër kur dihet se edhe këtu, si në tërë      Ballkanin, Turqia e kishte shtrirë teshën e sundimit shumëvjeçar! 

Koha nuk premton.  

Duhet te nisem për në Korfuz. 

Kalojmë nëpër Kanalin e ngushtë të Korinthit. Ai është i gjatë gjashtë kilometra e katërqind metra, dhe i gjerë njëzet e tri metra, aq sa ishte edhe në ditën e inaugurimit, është pak më i thellë se njëmbëdhjetë metra, aq sa ishte i thellë edhe ditën e inaugurimit, në vitin njëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre.  

Korfuzi! 

15 Best Things To Do in Corfu in 2023 - Goats On The Road | Corfu greece,  Corfu, Corfu town

Nesër: Dita e trembëdhjetë: Korfuz, enjte, 02 tetor, ’86. 

Nuk janë raste të rralla, sikurse e dini, që edhe shteti edhe kryeqyteti të mbajnë të njëjtin emër. Për shembull, Algjer, (kryeqytet), Algjeria, Shtet), Meksiko siti, Meksiko e kështu me radhë. I ngjashëm është edhe rasti me Korfuzin që i shkojmë në “takim” ashtu siç ishte edhe rasti më Rodosin e para dy-tri ditësh. Janë këta emra dysh: edhe të vetë (si)ujdhesave dhe të qyteteve që gjenden në to. 

Ja, tek mëngjesin e hershëm të  ditës së dytë të muajt tetor njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, jemi në Korfuz. I thonë edhe Korfu. Vendasit e quajnë Kerkyr, e ky duhet të jetë emrin më autentik i tij. Pa dilemë. Pikërisht në këtë “temë”, zëmë n’thu me shoqëruesin tonë Andre, një i moshuar tejet simpatik që vlon nga inteligjenca. Ai flet bukur gjermanisht, nga se në Gjermani ka studiuar, por për bukuri ia thotë edhe frëngjishtes, po sikurse të kishte lindur dhe të ishte rritur anës lumit Seine. Flet edhe italisht, pakëz më ngadalë se italianët… 

Kerkyra, pra Korfuz, nxjerr etimologjinë nga fjala Selieria, drapër dhe shpjegon se, meqë  përpiluesit e parë të hartave ë hartave gjeografike janë venedikasit, ata në letër kanë vu emrat e shumë vendeve sipas dëshirës. Pastaj, nikoqiri, telegrafikisht sqaron se, Korfuzi, ky “xhep klimatik”, është shumë i vizituar dhe se, në një fare dore, është mekë për turistë të shumtë. Si për dëshmi, në atë çast e sipër, fjalët ia merr zhurma e një aeroplani që furishëm fluturon mbi kokat tona e që pak dekika me parë është shkëputur nga aeroporti i afërm. Zhurma është e tillë sa që fitohet përshtypje se fshin me bisht tërë qytetin Korfuz.  

Korfuzi është vend liridashës, të cilin kurrë nuk e shkeli asnjë këmbë (e keqe) e Perandorisë Osmane. Mësojmë se këtu, pikërisht në Korfuz lindi kënga si shprehje artistike. Duke shënuar këtë sipër, kemi arritur deri të Pallati i Ahilit  (Akilit), duke besuar se nuk e keni harruar atë shprehjen aq shpesh të përsëritur, “thembra e Akilit”, (Akili, apo Ahili, mund të plagosej vetëm në një vend, në thembër: nga kjo: dobësia, ana e dobët e një njeriu), në vitin njëmijë  e tetëqind e nëntëdhjetë e ngriti princesha Elizabeth, në shenjë të respektit dhe admirimit që kishte ndaj kulturës, artit dhe, përgjithësisht, ndaj popullit grek. Vërtetë princesha kishte pasur një talent të rrallë dhe shije të hollë, kur kishte blerë pikërisht këtë thep ujdhese dhe aty kishte ngritur Pallatin që sot e gjithë ditën i thonë Pallati i Akilit. Shumë përpara princeshës Elizabeth, gjatë rrugëtimit të tij aventurier, këtu kishte ardhur Odiseu pas së dashurës se tij, Nansikaja.  

Shëtitjen e shkurtër (gjysmë ditore) në Korfuz e mbarojmë në Esplanadë. Jo, nuk është hotel! Esplanade në Korfuz i thonë sheshit të qytetit që është ndër më të mëdhenjtë dhe të hijshmit në Mediteran.  

Në Anije tonë, sonte ka festë. Shpallet bukuroshja e udhëtimit, lundrimit tonë pesëmbëdhjetë ditësh, nëpër Mesdheun Lindor! 

Nesër: Vera ime në Dhërmi 

Dhërmi - Wikipedia

(Ndërlidhje… 

Disa vjet pastaj (2008) 

 

I  

vera (ime) në Dhërmi 

 ° (ku u lind P. Marko, me parakalim nëpër Himarë dhe nëpër fshatin Piqeras, të Vedat Kokonës).  

“Dora jonë punëtore,/ Që lind çdo pasuri,/ Si një fole qiellore,/ Të bëri Dhërmi…”. 

        (P.Marko) 

Në çastin kur, kohë më parë, qita në letër reportazhin modest, atë me titull, “Me Valbonën nis Shqipëria”, sikur përnjëherë para meje u krah-hapë panorama e shtatit të gjatë e perri të Shqipërisë lozonjare. (Që e duam aq shumë, edhe atëherë kur nuk rri rehat, kur na bën xhelozë, pse dikujt tjetër ia luan synë!, ose kur na vreros, pse në dorë i thyhet ndonjë e keqe, ndonjë ngjarje e shëmtuar a një tjetër e pa-prime. Ajo, prapë na rimerr, na shti në gji, dhe kështu vazhdojmë ta duam, nga se Ti, Shqipëri, moj, e di mirë,  “Shqipëri moj,/ Pikë uji,/ Në shuplakë të t’eturit” – je për ne, moj, siç bukur e tha, në poezinë e vet, i biri i Çabratit, A. Podrimja).  

Pasi dihet se më Valbonën nis Shqipëria, duhet të dihet edhe ku mbaron, ku soset Shqipëria. Dihet, por nuk duam ta themi. Konispoli, vetëm se është lokaliteti më jugor i Shqipërisë, por jo se aty soset Shqipëria, jo, jo! 

Një por është e vërtetë, nuk bën, kurrsesi nuk bën që kapakët e këtij libri plot Shqipëri, të mbyllën pa e marrë rrugën e ëndrrave, nga Vlora në drejtim të Sarandës, gjithandej rrugës që gjarpëron dhe e thyen shtatin, bregut të Detit Jon. Dhe, e përsëdyt, mos të thotë kush se e ka parë Shqipërinë pa e bërë atë rrugë të mrekullueshme Deti.  

Fole e parë, synim i parë, në këtë relacion, është Dhërmiu. Tek kur arrihet atje e (mbase i shtrirë mbi valët e detit të kulluar a mbi zallin kristalor të plazheve) ia sheh shtatin e gjatë (lartë) dhe të shpëlarë, Llogorasë, e matë m vështrim dhe përnjëherësh bindesh se çfarë bukurie kishte rruga që leqon gjithandej faqes saj. Gjersa me autobusin nder-urban, kalonim leqet (serpentinat) më të thyera, por më të bukurat që mund të shihen fytyrë-dheu, provonim t’i identifikonim ato (disa) leqe që i kishim parë, kush e di se kurë, në një film artistik, mjeshtërisht të realizuar të kinematografisë shqiptare, të atij me titull “Udha e shkronjave”, apo ndonjë tjetri, e parëndësishme fare, kjo! 

Nuk e di pse, por kjo është më se e vërtetë, kësaj vere (2008), më parë së t’i mrekullohem rrugës bregdetare, Vlorë e tutje, me ishte pikur që të veroj, të kaloj disa ditë pushimi në Dhërmi. Më parë se plazhet e këtij fshati të madh të Himarës, kur ishin të virgjëra e përrallore, atje sikur më grishte dhe ngashërente, zëri i të madhit Petro Markos, kur është legjendë në përmasa shumë më të gjera se që është Dhërmiu, Himara, tërë Shqipëria, por edhe shumë më gjerë. “Zëri” tij pra, ishte ai që me ftonte atje. Ai ishte zë kushtrimi. Pasi ishte kështu, e kështu ishte vërtetë, akoma pa u vendosur mirë në krahun Jaliskar, të plazhit të Dhërmiut, ashtu i lodhur dhe i rraskapitur, i koptisëm rrugës së thepisur për të mbërri të shtëpia e lindjes, e fill pastaj, të varri, shtëpia e pushimit të mëtejshme, të Petro Markos. Veçse e ngre vështrimin për të parë cakun, me këputën këmbët. Fshati Dhërmi ishte atje lartë, shumë më lartë se mali i Llogorasë ose ai i Çikës, të cikun në det. Në atë çast para këmbëve me ndalet një makinë luksoze. Zotëria as që me jep afat të sqarohem shumë. Kur i them se jam nisur në drejtim të shtëpisë e lindjes dhe varrit të shkrimtarit të madh që, Dhërmiu ia fali letërsisë shqiptare, ai veçse nuk thotë se nuk lypsën më shumë shpjegime dhe se për këtë meritoj të me shpien më dhe dhjetë herë më larg. Me thotë se quhet Mustafa Martinaj, se është krushk (dhëndër) i Dhërmiut dhe se baskë me të shoqen dhe dy fëmijët jeton në Laç. Menjëherë tha se më shtatëmbëdhjetë shkurt 2008, bashkë më njëzet e një anëtar të familjes, ishte në Kosovë për të qenë prezent në gazmendin e festës së madhe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me pak fjalë, si e do rëndi, prezantohem. Pasi, nga larg e shohin shtëpinë e lindjes se shkrimtarit të ndjerë dhërmiot, (ato ditë më të madhe kishin filluar punët në rregullimin e kësaj shtëpie që, tani e tutje, me urdhrin e kryeministrit aktual të Shqipërisë do të shpallet muze dhe se qendra kryesore e Dhërmiut do të mbajë emrin Petro Marko, (1913-1991), dhe se varri i tij të ndreqet e rregullohet mirë dhe në mënyrë të denjë, ashtu siç e meritojnë burrat e mëdhenj të kombit. Të varri i tij, shkrimtarit se ia shtrojmë të njëjtën pyetje që Petro Mako plak, kur e interviston Petro Markon e ri, e pyet: ç’mund të thuash për origjinën tënde dhe fëmijërinë? 

Përgjigje: – Me sa kam dëgjuar, me sa di, unë rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë, erdhi për t’u strehuar Gjin Bue Shpata, nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata… “Ditën që linda unë,/ planeti ish në furtunë!,/ Ditën që rrojta unë,/ planeti ish në ne furtunë!,/ Ditën që vdiqa unë,/ planetin e lashë në furtunë! Kishim ndjenjën se këto fjalë, buronin nga thellësi e varrit tij modest. Nuk patëm fuqi, nga ambicioni tensionues, të dëgjojmë vazhdimin e përgjigjes se tij. (Tek pasi kthehem në Prishtinë, në qetësinë e natës verore, nxjerrim e përshkruajmë edhe këto fjali, nga libri i tij, “Intervistë me vetveten”, – Retë dhe gurët, faqe 538, kur, ndër të tjera thotë: “…Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe njëherë të vetme në Kosovë,  ku me respektonin si shkrimtar dhe luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri me sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia.  

E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri”. 

Tash kur e kishim vizituar shtëpinë e lindjes dhe varrin e tij, kur aty imagjinativisht kishin biseduar me te, ia kishim “dëgjuar” zërin dhe kishin marrë amanetin e tij për Kosovën, pushim (i shkurtër) në Dhërmi, në dy plazhet e tij të mëdhenj, në Jaliskar dhe Drimadh, të virgjëra e të “shtruara” me rërë si kristal, ishte edhe më i këndshëm. I paharruar, për mot e jetë.  

Tani mund të shkojmë, për nga një kafe dhe deri në Himarë. Mbresën nga qëndrimi sado i shkurtër aty, ani në cikun e verës, e lëndojnë bisedat, polemikat rreth pronave dhe abuzimeve në lidhje me to. Për këtë arsye, mbahen dhe mitingje (të zjarrta) protestuese të palëve në mosmarrëveshje, për të mos thënë, në konflikt. 

Kur merret rruga prej Dhërmiut për në Sarandë, qoftë edhe nëse pritet nga disa orë, në pik’ ditë e në ish’ dielli, nuk të pengo aspak, nga gëzimi që një ditë, jo shumë larg edhe në këtë relacion,  makinat do të ngasin shpejtë, nëpër asfalt, të rrugës me dy skorti.  

Pas (para)kalimit nëpër shumë fshatra dhe lokalitete të zëshme, për një çast, do e lusnim shoferin e fugonit taksi, të riun bujar nga Berati legjendar, të ndal makinën në qendër të fshatit të bukur Piqeras, atje maje mali, në mos për asgjë tjetër, sa të “dëgjojmë” zërin e Vedat Kokonës (1913-1998), shkrimtarit, poliglotit, përkthyesit dhe hartuesit më të mirë deri më sot, të Fjalorit frëngjisht-shqip (Dictionnaire français – albanais), nxjerrë nga faqja 138, e librit të tij me kujtime, “endur në tisin e Kohës”. Piqeras, 3 gusht 1996. “Ja ku u gdhi edhe 3 gushti i vit 1996! Sot është 55 vjetori i martesës sonë. Kam dalë në oborrin e vogël të shtëpisë, poshtë pjergulle së rrushit që s’na u bë sivjet, para tryezës me një saksi të vogël plot me borzilokë që me dehin me kundërmimin e tyre. Me duket sikur, asgjë s’ka ndryshuar, sepse qielli i kaltër që kam sipër kokës dhe që e shoh përmes gjetheve të hardhisë dhe deti përtej rozmarinave që zbukurojnë oborrin, janë po ata, që kanë qenë dhe që do të jenë, por e keqja është se, kur vij në vete, vërej se as unë, as Niri nuk jemi ata që kemi qenë pesëdhjetë e pesë vjet më parë…”, kështu kujton krijuesi, përkthyesi, erudit dhe intelektuali i madh shqiptar, Vedat Kokona, pesëdhjetë e kusur vjetorin e ngjarjes se madhe, kur nusja e tij u nda nga e ëma dhe mori udhën e shtëpisë ku do të “kallte këmbët dhe do t’i binin dhëmbët” – siç thotë populli. 

Tashti, në rehatinë e paqes mund të vazhdojmë rrugën (festë) për në Sarandën tonë të bardhë, që përpos befasive të tjera, që presin atje, llogarisim ta takojmë, Adem Demaçin, që tani e disa vjet, këtë qytet te bukur bregdetar shqiptar, e ka zgjedhur për vendbanim. 

Nësër: piknik ëndërr: Sarandë-Korfuz, nëpër Detin Jon

II  

Linja e trageteve Sarande – Korfuz - Saranda Web

piknik ëndërr:  sarandë-korfuz, nëpër detin jon  

Pas pushimit, verimit në kuptimin të mirë të fjalës, dyjavor në Dhërmi (verë, 2008), vajtja deri në Sarandën e bardhë, thuaj se është vazhdim logjik i rrugës gjithkund pas “rrjedhës” se detit Jon. Por, përpara se për parë bukurinë magjepse të këtij qyteti jugor të bregdetit të Shqipërisë, atje shkojmë si për të larë një borxh të moçëm, për të shlyer një kushtrim, për të përmbushur një amanet, lënë vetvetes: mos të lejojë të me dali shpirti, të ndërrojë jetë, pa iu sul Qerqerës (Korfuzit) nga ana e Sarandës. Këtë kushtrim edhe më të plotfuqishëm, fare të pakapërcyeshëm, e bënë ditët e netët e qëndrimit në Dhërmi, kur ditë e natë, qarkullonin anije të mëdha, të bardha, solemne, në drejtim të Korfuzit dhe nga ky lima, detit Jon përpjetë e një zot e di ku e kishin cakun. Ketë endje, andej e këndej, e ndiqja pa ndërpre, nga edhe dhoma e zënë me qira për verim ishte (e pabesueshme, kjo) mbi valët e detit, si një xhemi të ishte. Me etje të pashuar i ndiqja anijet, plot dritë e salltanete që me “hap” të ngadaltë e solemn i afroheshin portit të Korfuzit. I shihja deri atje kur nuk zvogëloheshin e bëheshin pikë e zezë, e vogël fare, natyrisht shumë përpara se të arrinin në portin e skelës së Korfuzit. Sa herë kalonte anije e madhe me “krye” kthyer në drejtim të Korfuzit, vetën e mendoja në bordin e anijes se ngjashme, kur në muajin shtator të vitit 1986, pamëshirshëm me shpinte në Korfuz, pa me dhënë të drejtën ta shohë Sarandën time që nuk e kisha parë kurrë në jetësor që ëndërroja krejt të bardhë, si nuse. Veç në mos e dhentë “egjeli vade”, veç nëse jeta me lë në rrugë, se nuk e shkoj në atë dynja, përpara së të udhëtojë nga Saranda për në Qerqerë (siç i thonë grekët qytetit të tyre, të njohur në botë si Korfuz).  

Dhe, ajo dit shumë e pritur, më në fund, erdhi.  

Ishte pasdite me diell e ditës së hënë, tridhjetë korrik 2008.  

Në orën gjashtëmbëdhjetë e tridhjetë minuta anija e vogël, si amfibi të ishte, shkëputët nga limani i Sarandës, dhe pa u mbushur tamam as një gjysmë ore, jemi në Korfuz. 

Pas një pasdite, mbrëmjeje të paharrueshme të kaluar në qytetin e Korfuzit, kur nuse (recepsioniste) e hotelit “Evropa”, ku bëjmë konak, është zonja Sabrin, nga Tirana, kur pronar i restorantit, aty përskaj është zotëri Mondi (Rajmond Motra), sarandjot, nga Saranda, pra. Kur të nesërmen, herët në mëngjes nga Korfuzi, u nisëm dhe pas gjysmë ore lundrimi, mbërrijmë në Sarandë. Kishin përshtypjen se fare nuk ishim shkëputur, nuk ishin nda fare prej saj.  

Borxhi u la. Amaneti shkoj në vend. Kushtrimi u përmbush! Pas kësaj, lirisht mund të vdes, në rehati paqe… Me plot zemrën Shqipëri). 

Dita e katërmbëdhjetë: nëpër det, e premte, 03 tetor, ‘86 

Portin e Korfuzit e lëshojmë fiks në ora nëntëmbëdhjetë të darkës. Shumë pasagjerë, për pak sa nuk humbën darkën. Ata qëndronin në kuvertën e Anijes dhe shihnin shkëlqimin e dritave elektrike për anët e Detit Jon që, i ndjekur ujdhesat bur shumë i ngushtohet ”rruga”. Parashikimet e anëtarëve të ekuipazhit  dhe të disave nga pasagjerët që këndej kanë kaluar edhe më parë se në Detin Jon do të këtë dallgë të mëdha, nuk dolën të sakta. Aty ku është më i ngushti, në bel, ose në “dyert e Otrontit”, deti ishte i qetë.  

Në Detin Adriatik, hiç pa u ndalur, lundrojmë gjithë ditën e lume. Është një ditë e “zbrazet” nëpër ditë e asgjë më shumë. Por, ja se nuk del ashtu.  

Buletini i programit për ditën e sotme është i dendur, plot ndodhi që do të ngjajnë në Anije. Jashtë programit dhe çfarëdo parashikimi e plani, ishte lajmi i zi, që nëpër etër kishte gjet rrugën e kishte ardhur ashtu i zi, siç ishte: në një aksident tragjik komunikacioni, një kuzhinieri në Anijen tonë, e kishin humbur jetën motra me gjithë te shoqin. Ky lajm na pikëlloi të gjithëve dhe për një çast e lëndoi atmosferën e hareshme që mbretëronte në Anije. Anija, për një çast, ndaloi në Portin e Korçullës. Aty zbriti kuzhinieri fatkeq. Rruga vazhdon. I vdekuri me të vdekur, i gjalli me të gjallë, siç ia thonë fjalës. Në udhë e sipër, shohin plazhet e Hvarit, në plazhet e të cilit “pushuesit” e vonuar, në këtë ditë të bukur e me diell të muajit tetor, bënin banje dhe rreziteshin. Kjo pamje sikur u dha idenë disa bashkudhëtarëve të të kërcejnë në pishinën e madhe te Anijes sonë. 

Sot do të vizitojmë “podrumin” atje poshtë të Anijes. Mbase pjesën më interesante dhe, gjithsesi, më të rëndësishme të saj. Zbresim shkallët e arrijmë atë ku është makineria qindra kalë fuqishme Anijes. Aty bën të nxehtë i madh. Inxhinieri që na udhëheq nëpër këtë “uzinë” të valë, thotë se, temperatura këtu, shumë shpesh i kalon pesëdhjetë gradët e Celziusit. Tek sot, ditën e pesëmbëdhjetë të udhëtimit tonë, e shohim me sytë tanë dhe mësojmë së, derisa në Anije, në ambientet e saj të mrekullueshme e solemne, çfarë heqin atje poshtë, makinistët dhe udhëheqësit dhe drejtuesit e këtij “objekti lundrua”, në luftë të përhershme me detin, kur me fuqinë e madhe që kanë, “grijnë” dallgët e detit dhe atëherë kur është i hallakatur dhe i rebeluar! Derisa, atje lartë, derisa udhëtarët bëjnë se séfa  të  zotit duke dëgjuar melodi “on live” të zgjedhura nga repertori i pasur, i interpretueses së njohur kroate, Zdenka Kovaçiçek e cila, bashkë me bendin e saj, na ka argëtuar çdo mbrëmje gjatë këtij udhëtimi, ajo për sot kishte sajuar një koncert të pasur dhe interesant, me më të mirat melodi të repertorit të saj. Në fund të koncert, si interpretuese dhe profesioniste me mëndur siç është, secilit prej nesh ia dhuron diskun e saj me të ri “Frka”, natyrisht me nënshkrim dhe  pak fjalë për kujtim…  

Pas tremijë e shtatëdhjetë miljesh detare të kaluara bashkë, kapiteni i Anijes sonë, sonte organizon koktej që pason më darkën tradicionale dhe shumë të pasur, kjo në të njëjtin kod dëshmonte se lundrimi është ka fundi dhe se ndarja po afron.  

Pa relacionit ose kryqëzimit Venecie –Katakolon, Katakolon – Heraklion, Heraklion – Aleksandri, Aleksandri – Kajro, Kajro – Port Said, Port – Said Haifa, Haifa – Limasol, Limasol – Rodos, Rodos –Kushadasi, Kushadasi – Pirej, Pirej – Korfuz dhe Korfuz –Venecia, ja pra, tek i afrohemi Portit të Venecias, nga edhe jemi nisur në këtë aventurë, rrugë të gjatë e plot kthesa befasish. Udhëtim i gjatë, me kujtime plot. Por, akoma ende, portën e kësaj aventure nuk janë mbyllur tërësisht.  

Zbarkojmë në Veneci, në Portin nga i cili jemi nis… 

Nesër: Dita e pesëmbëdhjetë: Venecie, e shtunë, 04 tetor, ’86. 

Qué ver en Venecia: 25 símbolos principales | Planet of Hotels

Dita e pesëmbëdhjetë: Venecie, e shtunë, 04 tetor, ’86.  

Çdo rrugë në botë, e shkurtë e gjatë, prandaj edhe kjo jona, nëpër Mesdheun Lindor, ka fillimin dhe mbarimin e vet. Si edhe vetë jeta, më në fund.  

Si dje të ishim nisur. Nga këtu. Nga Venecia. Asaj mesdite me diell e hijeshi shtatori njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, Venecia shfaqej e bukur, ashtu siç është. Por, atë pasdite dilte edhe më bukur, për faktin se na përcillte në një udhë të gjatë, që do të “prek” edhe pjesën e sipërme (veriore)  të Kontinentit të Zi – Afrikës, fitohej përshtypja se hapësirës së Venecia shkrepej një buzëqeshe kolosale lamtumirës dhe, sikur në “duart” e monumenteve te saj të shumtë, të kulturës dhe të historisë, valonin shamitë e bardha me dëshira për rrugë të mbarë e udhëtim të këndshëm. Disi ndryshe nga të gjitha herët e mëparshme, atë ditë Venecia përjetohej aq e afërt, aq e dashur dhe thua se kisha nostalgji sentimentale dhe përgjegjësi morale, pse ia kthej shpinën e nisëm drejtë një “bote” tjetër, të mistershme dhe të panjohur. Me ç’drithërimë  shqetësimi, por edhe admirimi, laja me vështrim rrugët e këtij qyteti të lashtë, krejt të zhytur në ujë, ku, shekuj me radhë, “rrugët e ujit” në të, i përshkojnë gondola e gondolierë kur ia thekin këngës, që ndoshta është edhe vaji i tyre, për diçka të humbur, në ujin mbi të cilin lundrojnë… Si në ëndërr kujtova katërqind urat, sa janë të ngritura, mbi kanalet e shumtë të saj. Me së gjati u ndala në Urën e Psherëtimave”, mbi Kanalin e Madh, pastaj,  në sheshe e rrugica, pashë shtëpitë me dritare të hapura e plot lule erëmira.  

E sot, ditë e shtunë, katër shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, kur duhet të marr rrugë të gjatë nëpër det, sikur jam i qetë dhe pres që Venecia të jetë e shqetësuar, por, jo, kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk ndodhi as atë ditë që u nisëm andej, drejt Detit, kjo nuk do të ndodhe as sot, kur marr rrugë kontinentale (tokësore) në drejtim të Kosovës, të Prishtinës, të Vendlindje. 

Jo, Venecia është mësuar të pres e të nis udhëtare në të gjitha rrugët. Të shkurta a të gjata. 

Po a nuk u nis, pikërisht nga ky qytet, në rrugë të gjatë, aventurieri legjendar, vetë Marco Polo, (1254-1324, në Veneci). 

S’ka më! 

f u n d