Kreu Blog Faqe 1050

Newborn apo denbabaden? – është një pyetje e një rëndësie të madhe

0

Afrim Musliu, Suedi

“Të lutem Zotëri, na trajtoni si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, pra Gadishulli Ilirik, ku ishin ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë”.

(Ibrahim Rugova, ish-President i Kosovës)

Në erën e digjitalizimit në të cilën jetojmë, ka aplikacione të shumta të telefonave dhe kompjuterëve përmes të cilave miliarda njerëz çdo vit gjejnë fluturime në destinacione të ndryshme për në tërë botën. Madje, edhe biletën e merr në formë digjitale në sekondën e parë pasi që e paguan fluturimin.

E tërë procedura është aq e thjeshtë dhe e shpejtë, saqë shumë prej atyre miliarda njerëzve i’u del kohë që po në të njejtin telefon apo kompjuter edhe ta shuajnë kurreshtjen e tyre duke gjetë informacione në botën e pakufishme të Internetit për shumë vende, për natyrën, traditat, kulturën dhe historinë e shumë popujve. Sidomos bien në sy emërtimet e ndryshme të aeroporteve të vendeve të ndryshme e që zgjojnë kurreshtjen e shumë individëve për të kërkuar nga dhe pse ky emërtim. Kështu veproj edhe unë, sepse jam shumë kurreshtar për shumë vende e shoqëri e popuj të ndryshëm në shumë vende të botës. Mjafton t’i ndëgjoshë bisedat rezenerëve të ndryshëm nëpër gejta apo bara të ndryshëm nëpër aeroporte për me ardhë në përfundim se shumë ka që veprojnë njejtë si unë.

Kjo edhe do të jetë tema për të cilën po shkruaj tani. Por, pyetja është se a e shohim të gjithë këtë rezonim nga këndi i njejtë? Sigurisht se jo. Mirëpo, unë dua të shkruaj se si unë e shoh nga këndi im. A e ndani apo jo të njejtin mendim, është çështje krejtësisht individuale.

Të kthehemi tek aplikacionet përmes së cilave gjejmë udhëtime e destinacione nëpër vende të ndryshme.

Për shembull, çka del në ekran kur e kërkon një fluturim për ndonjë destinacion?

Pra, del emri i aeroportit dhe qyteti, e që mandej, me të klikuar, shndërrohet në një ICAO-kod simbas një regulativi ndërkombëtar. Për në Paris, për shembull, në njërin prej aeroporteve del si Aeroporti Ndërkombëtar Charles de Gaulle (CDG). Një ish-burrështetas i madh françez e i njohur botërisht, ndër tjerash edhe për demokratizimin shembullorë të Francës moderne me Kushtetutën e re françeze të njohur si “Republika e Pestë”. Për tërheqjen e Francës nga kolonitë e saj në Afrikën veriore, me ç’rast edhe lejoi pavarësimin e Algjerisë, Marokos dhe Tunizisë. Por, poashtu edhe që Francën e bëri superfuqi botërore bërthamore e faktor të rëndësishëm botërorë si njërën ndër vendet më të fuqishme në botë. Politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht. Emri i tij, madje, edhe është temë në vete në studime univerzitare të shkencave shoqërore. Në Korzikë të Francës, për shembull, aeroporti e bartë emrin e Napoleon Bonapartes, poashtu një prijës i madh françez e i njohur botërisht, i cili bashkë me Gjergj Kastriotin tonë, edhe është njëri ndër pesë gjeneralët më të përfolur, më të mirë e më të suksesshëm në historinë e njerëzimit. Është e pamundur që në ndonjë shkollë diku në botë të mos përmendet emri i tij në mësimet nga lëmia e historisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mongolisë, për shembull, quhet Chinggis Khaan (Gjingis Kan), i cili poashtu është një prej pushtuesëve dhe strategëve ushtarak i shek. XII prej më të mëdhenjëve në historinë botërore. Kur mësojmë më shumë për Gjingis Kanin, është e pamundur të mos mësojmë edhe se ai ishte prijës i një imperie të madhe mongole dhe të lexojmë edhe një histori blic edhe për vetë Mongolinë, për traditat dhe kulturën e popullit mongol.

Të mos marr edhe shembuj të shumtë, ngase lista është shumë e gjatë, që të dal në temë, do të kthehem në Gadishullin Ilirik dhe emrat e aeroporteve tek popujt përreth nesh, të cilët punojnë pandërprerë për të na e vjedhë historinë dhe lashtësinë tone si dhe figurat tona më emblematike të historisë sonë të bujshme. Kujtoni se si jo fort moti serbët na e morën lahutën.

Të marrim si shembull aeroportin ndërkombëtar në Beograd, i cili quhet Nikola Tesla. Tesla, si një emër botërisht i njohur që e ka shpikë elektricitetit, edhe pse ishte me prejardhje nga Kroacia dhe kurrë nuk është e vërtetuar origjina e saktë e tij, serbët e kanë lansuar si serb qysh moti, emri i të cilit i’u bie në sy miliarda njerëzve anëembanë botës saherë që kërkojnë destinacione fluturimesh nëpër aplikacionet e shumta në telefon apo kompjuter. Ky është një plus i madh për serbët dhe Serbinë në aspektin sa diplomatik, aq edhe historik, gjë që duhet respektuar se sa mirë dinë me e lansuar dhe ta shesin veten në botë. Sa me stil i shesin gënjeshtrat e tyre historike.

Mirëpo, një popull tjetër e tejet i ri siç janë maqedonët veriorë e të krijuar nga Josip Broz Tito në vitin 1948, si është e mundur që edhe ata të dalin më të mençur e më të shkathët sesa ne shqiptarët?! Përveç se në flamurin e tyre shtetërorë është simboli i lashtë ilir, por edhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit bartë emrin e Aleksandrit të Madh, i cili në hartat botërore quhet Aeroporti Ndërkombëtar Aleksandar Makedonski. Edhe pse ai ishte i yni, pra Pellazgo-Ilir dhe kurrëfarë lidhje nuk ka me popullin e formuar nga Tito në vitin 1948, maqedonët e lansojnë në botë si figurë të tyre historike, që me kohën t’ua imponojnë botës se janë popull i lashtë e autokton. Njejtë siç bënë edhe serbët gjatë shekullit të kaluar. A thua, ç’ka mendojnë ata miliarda njerëz që kërkojnë fluturime nga telefonat e tyre nëpër aplikacionet e ndryshme kur i’u bie në sy emri i aeroportit të Shkupit? A thua, ç’ka do të mendojnë me miliarda njerëz për maqedonët pas dy apo tri dekadave? Apo pas pesë dekadave? A po mendoni se nuk ishte e qëllimshme edhe zhdukja e gjurmëve arkeologjike të varrezave dardane të zbuluara para pak kohësh në Shkup?

Konstantini i Madh

Poashtu edhe aeroporti ndërkombëtar në Nish të Serbisë quhet Konstantin Veliki (Konstandini i Madh). Pra, një perandorë i Romës lindore me prejardhje ilire, e që e ndërtoi një perandori të tërë të Konstandinopojës, e që kurrëfarë lidhjeje serbët nuk kanë me të.

A nuk po ju duket paksa e çuditshme kjo? Që kur serbët përmendin Kosovën, atëherë ata thirren në car llazara, car dushana e millosh obiliqa. Ndërsa, në pasqyren e tyre në botën e jashtme, ata thirren në ilirin, Konstandinin e Madh?!

Të kujtojmë Presidentin Rugova i cili, kur i prezentonte shqiptarët para botës, gjithnjë thirrej në lashtësinë tonë si popull, në Dardaninë antike dhe në origjinën tonë si autoktonë në trojet tona.

Kur e takonte Papa Gjon Palin II si dhe liderë të tjerë perëndimorë, i’u thoshte : “Të lutem Zotëri, na trajtoni si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, pra Gadishulli Ilirik, ku ishin ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë”.

Në atë mënyrë edhe e ktheu opinionin ndërkombëtarë në favor të Kosovës dhe shqiptarëve si asnjë burrështetas shqiptarë, as më parë, por besa, as pas Tij. Kjo filozofi e thellë politike i lartësonte në atë pikëpamje të gjithë shqiptarët, e veçanarisht neve që ishim nën robëri shekullore jugosllave. Pra, si ne në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi e poashtu edhe në Luginë, të cilën e quante Kosova Lindore.

Kur një klasë e re politike e morën pushtetin në Kosovë në vitin 2007, për ta lartësuar veten në opinionin e brendshëm, filluan ta rishkruajnë historinë dhe të na impononin një bindje se historia e Kosovës fillonte nga ata, duke u munduar që t’i minojnë kontributet e shumë gjeneratave të mëhershme dhe kontributin e tyre me shekuj të tërë.

Kështu ndodhi edhe kur erdhi koha që të emërtohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Kosovës, Aeroporti i Prishtinës. Propozimi paraprak ishte që aeroporti i Prishtinës të quhet Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Mirëpo, kur Kosova e bëri gabimin e Shqipërisë të disa viteve më parë dhe i’a dha aeroportin një kompanie turke me koncesion njëzet-vjeçarë, atëherë kushti i kompanisë turke ishte që në asnjë mënyrë aeroporti i Prishtinës të mos emërtohet Gjergj Kastrioti. Propozimi i turqëve ishte që të quhet Adem Jashari. Ashtu edhe u bë.

Kjo sjellje e “perandorëve” turq ishte logjikisht totalisht e pakuptimtë dhe e paparë ndonjëherë në ndonjë vend që një kompani e huaj t’i vënë kushte nji shteti pronare e resursit e t’i detyrojë pushtetarët e ati vendi të gjunjëzohen para kërkesave të tyre. Por, jaqë kështu ndodhi.

Gjergj Kastrioti

Pse të mos emërtohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Kosovës me emrin e të madhit Gjergj Kastrioti, si figurë historike e jona e njohur botërisht? Po e zëmë se turqëve i’u rëthçethet trupi saherë që e ndëgjojnë emrin e Gjergjit apo e shohin një shtatore të Tij, e për hirë të një kontrate biznesore po don ne i’u bë qefin. Mirëpo, kanë mundur të paktën ta emërtojnë, për shembull, aeroporti Justinianus, apo, Aeroporti Dardanicum, apo diçka nga prejardhja jonë e lashtë, me qëllim që t’iu bie në sy lashtësia jonë si komb autokton tek ata miliarda rezenerë që çdo vit kërkojnë fluturime të ndryshme nëpër aplikacione të ndryshme nëpër telefonat apo kompjuterët e tyre. Jo vetëm për të gjithë ata rezenerë të shumtë kurreshtarë, por kjo e ka edhe efektin e vetë në afat të gjatë të mbrojtjes së lashtësisë sonë. E jo të mendojnē bota se historia e Kosovës dhe qytetarëve të saj ka filluar në vitin 1998, e me atë edhe të besojnë në propagandat serbe dita-ditës më shumë e më shumë të intensifikuara, që Kosova është Serbi dhe se shqiptarët i’a kanë marrë “djepin serb”.

Të potencoj se Serbia dhe akadamia e tyre e shkencave ka disa vite që lansojnë në tërë botën libra të përkthyera në të gjitha gjuhët kryesore të botës, ku thuan se Kosova është emërtim serb që vie nga një zog i zi që serbisht quhet ‘sova’. Që edhe Gjergj Kastrioti e Pjetër Bogdani ishin serb. Ndërsa shqiptarët dhe institucionet tona politike e shkencore nuk bëzëjnë fare, sikur të ishin në amnezi, e nuk dalin me demante dhe t’iu tregojnë botës, sikurse që e bënte edhe Rugova viteve të 1990-ta, faktin se para se me ndihmën e turqëve këto troje i pagëzuan me këtë emërtim serb, deri atëherë e që nga afro një mijë e pesëqind vite më parë, ky vend quhej Dardania, e që rrjedhë nga gjuha shqipe si vend i dardhave. Dhe, kjo është detyrë e jona që ta bindim botën se ashtu është. Këtë, që nga vdekja e Rugovës, askush nuk diti ta bëjë. Përkundrazi, më shumë mundohen me i tregu botës se ç’farë lufte të madhe kanë bërë shqiptarët gjatë një viti gjithsejt 1998-1999 sesa gjatë mbi 2500 viteve ekzistence në ato troje. Apo për luftën e Gjergj Kastriotit, i cili plotë 25 vite mbrojti edhe Arbërinë, edhe civilizimin evropian, për çka edhe shumë vende evropiane kanë ngritë shtatore nëpër shumë kryeqendra evropiane dhe poashtu përmendet edhe në të gjitha librat historik në mbarë botën si njëri prej pesë gjeneralëve më të mëdhenjë e më strategë të histosisë së njerëzimit, strategjia ushtarake e të cilit është edhe temë nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake të botës.

Ne nuk dimë ta bindim botën se edhe emrin e Gadishullit Ilirik turqit i’a ndërruan në ‘Ballkan’ gjatë shek. XVI, që në gjuhën turke do të thotë ‘bal’ (mjaltë) dhe ‘kan’ (gjak). Pra, simbas një shpjegimi osman, vendi ku gjetën të mira natyrore sikur mjalta, por edhe rezistencë të fuqishme nga shqiptarët ku derdhën edhe shumë gjak.

Aleksandri i Madh (Leka i Madh)

Sllavët e jugut dhe popujt tjerë përreth nesh e lansojnë Lekën e Madh dhe Konstandinin e Madh si të tyre, e i’a mësyejnë që ta sllavizojnë edhe Gjergj Kastriotin e shumë figura tjera emblematike nga historia jonë, e po na i vjedhin e po i përvetësojnë heronjtë tanë të lashtë dhe luftërat tona 2000-vjeçare. As ato mbi 700 artefakte nga lashtësia jonë ilire e që ende gjenden në muzeun e Beogradit, të vjedhura nga Muzeu i Kosovës gjatë luftës, kurrë nuk u kthyen në Kosovë. Ardhacakët në trojet tona si marcenarë të Bizantit, e që më pas i trashëguan osmanlinjtë në luftë kundër shqiptarëve, edhe luftërat dhe betejat e shqiptarëve kundër osmanlinjëve na i kanë marrë e i kanë përvetësu. Ditë e natë pandërprerë sllavët e jugut punojnë e nuk lënë metodë pa përdorur për t’na vjedhë historinë dhe lashtësinë tonë. Ndër ato metoda është edhe emërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Shkupit si dhe emërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Nishit, për ta bindur botën se shqiptarët janë popull i ri e ardhacak në ato troje, e jo sllavët e jugut. Ndërsa liderët e institucioneve tona mbesin pa punuar gjë sepse me muaj të tërë për çdo vit bredhin nëpër varreza të viktimave dhe të dëshmorëve nga lufta e fundit, vetëm sa për të pozuar tërë kohën para kamerave televizive e për të shitur popullizëm dhe demagogji tallava-patriotike për konzum të brendshëm.

Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova me ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton 

Me apo pa vetëdije, duke përmendur vetëm luftën e fundit, e duke shënuar çdo prezantim jashtë vendit me figura dhe personalitete vetëm nga lufta dhe historian jonë e fundit, ne shqiptarët në këtë mënyrë edhe po i’u ndihmojmë popujve përreth në vjedhjen e historisë sonë të lashtë.

Bile, edhe po i’u vulosim atë duke dalë dhe duke u krekosur me mburrje si këndusa para disa teneqeve gjigante në mes të Prishtinës ku shkruan “NEWBORN”.

Kongresi i Permetit, i pari Kuvend i Madh Kombëtar i përfaqësuesve të mbarë kombit shqiptar

Dilaver Goxhaj, kolonel në pension, Tiranë

Viti 2023 përkon me 79 vjetorin e Çlirimt të Shqipërisë nga pushtuesit e tradhëtarët, por edhe me ngjarjen më madhore të asaj lufte: me 79-vjetorin e Kongresit të Përmetit.

Por, bazuar në zhvillimet politike, sidomos në këta 10 vitet e fundit, sikundër ndodhi edhe në 70-vjetorin, as nuk pritet që Qeveria Rama të festoi 79-vjetorin e Kongresit të Përmetit dhe atë të çlirimit të Atdheut. Ktëtë e vumë re në datën 19 Maj 2023 Kryeministri Rama shkoi në Shkodër për të “përuruar fitoren” e partisë së tij në Bashkinë e këtij qyteti, i cili vizitën e parë e bëri tek “Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës së Krimeve të Komunizmit”. Dhe jo vetëm e vizitoi, por dha edhe këshilla e udhëzime, se si duhet pasuruar e konkretizuar ky muze, që “nderon Shkodrën”.

Nuk e di Kryeministri i vendit se në Shkodër ekziston edhe Shtëpia Muze e “Tre Heronjëve të Shkodrës”, ku shkodranët Jordan Misja e Branko Kadia, së bashku me vlonjatin Përlat Rexhepi, realizuan një nga epopetë më të lavdishme të LANÇ? Si nuk bëri Kryeministri disa metra në veri të qytetit të Shkodrës, për të përshëndetur 5 Heronjtë e Vigut, që megjithëse i kanë degdisur në rrethina të qytetit, rrezatojnë gjithë dritë e madhështi mbi qytetin e lashtë? Këto dukuri i kemi vënë re edhe në mospërkujtimin e përvjetorëve të brigadave partizane, as të datave të çlirimit të qyteteve etj.

Dhe kjo ka prapavijën politike për për t’i thënë neofashizmit europian: Rilindja e PS është kundër Luftës Nacionalçlirimtare. Dhe kjo ndodh ngaqë politikanët mohues të asaj lufte, nuk nuk duan ta kuptojnë se ndërtimi i së resë nuk fillon nga hiçi, se nuk mund të mbështetesh në mohim kuturu të gjithçkaje, se nuk mund të mohohen rezultatet e arritura të një periudhe të tërë të zhvillimit në emër të një periudhe tjetër. Këtë përfundim e nxjerrim jo vetëm nga cilësimi i LANÇ-it si nga PD-ja edhe nga Edi Rama si luftë civile, si dhe nga sa përmendëm më lartë, por edhe nga bëmat e udhëhequra direkt nga Kryeministri Edi Rama, si me ngritjen e “bunker-art”-ve; të Shtëpisë gjoja torturuse “të Gjetheve” që ishte thjesht një central telefonik; por e pamë veçanërisht në shpalljen e Tepelenës Aushvic, etj. “Aushvici” Tepelenës, nuk është pa një prapavijë antikombëtare, ajo është për ndasinë very-jug.

E themi këtë, pasi një kamp i ngjashëm si ai në Tepelenë u ngrit edhe në Krujë, për familjet e diversantëve nga jugu, por Krujën jo pa qëllim nuk e trajtoi si Tepelenën. Pra, qëllimi është për t’i thënë popullit e sidomos pjesës veriore: Urrejeni Labërinë! Kush nuk e kupton këtë, është i verbër. Por, kryesoria që na bindi përfundimisht se Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë të plotë si armiq të vendosur të vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtareishte, ishte dita kur të dy i pamë krah për krah ditën e inaugurimit të shtatores së kryekolaboracionistit shqiptar, Mit’hat Frashëri. Ajo ditë tregoi se kjo aleancë mes tyre ka egzistuar prej fillimeve të proceseve demokratike, që aq saktë i tregon vetë Edi Rama te libri i tij “Refkleksione”, 1991. Kjo aleancë deri atë ditë ka qenë e maskuar, gjë që tregon se të dy këta, (kuptohet, edhe udheheqjet e partive të tyre), janë në unison të plotë me aktivitetin e qarqeve neofashiste të Evropës, ngaqë kanë bindjen se e ardhmia e afër i pëket rikthimit të fashizmit.

Nëse deri në daljen e Edi Ramës në krye të PS-së, kjo parti mbante një qëndrim as mish as peshk për vlerat dhe heronjtë e LANÇ-it, ndaj dhe heshtte kur PD-ja i anatemonte ata dhe vetë LANÇ-in, gjithkush mendonte se PS-ja vepronte kështu ngaqë ngatëronte luftën me pasluftën. Por, me bëmat e kësaj partie që përmendëm më lartë, me daljen e Edi Ramës në krye të saj, dhe së fundi me deklaratat e tij, Ditën e Dëshmorëve, në 5 maj 2019, në drekën e shtruar nga vetë ai për veteranët: “Nuk e ndryshoj qëndrimin ndaj Mit’hat Frashërit”; “Historia ndahet në dy periudha, para dhe pas 29 nëntorit 1944”; dhe “Nuk i besoj historisë që kanë shkruar fitimtarët”, vetëm injorantët nuk e kuptojnë se aleanca Rama-Berisha është aleancë neofashiste.

Si rrjedhojë as nuk duhet të presim se ai do të festoi 75 vjetorin e Kongresit të Përmetit, i cili nga rëndësia është i barabartë me Kuvendin e Vlorës 1912. Pa do të dalin neofashistët “demokratikas” e “rilindas” duke na pyetur: pse e barazoni rëndësinë e Kongresit të Përmetit me Kuvendin e Vlorës, apo pse e u organizua me këmbënguljen e PKSH-së, edhe pse e dinë mirë rëndësinë e tij. Por, duke qenë se kanë adaptuar politikën neofashiste, natyrisht që vendimet e atij kongresi bien ndesh me pikpamjet e tyre për pavarësinë e Shqipërisë. Ideja për thirrjen e Kongresit të Përmetit dihet që është është realizuar me propozim të udhëheqjes së PKSH.

Thirrja e tij u parashtrua në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar, mbajtur më 15 prill 1944 në Helmës të Skraparit. Dhe nuk duhet harruar, se Kongresi i Përmetit është i pari kuvend i madh kombëtar i përfaqësuesve të mbarë kombit shqiptar. Quhet “kuvend i madh kombëtar”, pasi një ndër ftesat e para në emër të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar qe edhe ajo që iu dërgua Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, por që nuk u shpjeguar prej tyre mosarrdhia në atë kuvend. Këtë ftesë PKSH-ja e bëri duke e ditur, se qëndrimi i Kominternit (Internacionales Komuniste) që prej vitit 1926 e këtej, deri në Kongresin e V të PKJ më 1941, ishte që Kosova do të duhej t’i bashkohej Shqipërisë.

Por, sikundër e shpjegon politikani dhe historiani Ukshin Hoti, zotërinjtë kosovarë nuk duhet të kenë ardhur për shkak të vendimit të këtij Kongresi të LKJ i vitit 1941, i cili kishte vendosur që Shqipëria t’i bashkohej Kosovës për zgjerimin e Jugosllavisë dhe të Sërbisë; në këtë mënyrë të shpërbëhej Shqipëria si shtet. Dhe më tej ai vijon: “Legaliteti dhe Balli Kombëtar, flisnin, por edhe shkruanin, se me dëshirë do t’i hiqnin kokën së pari Enver Hoxhës e pastaj edhe Fadil Hoxhës.

Ata mendonin e mendojnë se këta kanë qenë fajtorë për mos bashkimin e Kosovës me Shqipërinë menjëherë pas lufte. Nuk i përgjigjen dot pyetjes, përse të ishte më shumë fajtore Shqipëria sesa Kosova apo dhe Jugosllavia për një rezultat të tillë negativ për shqiptarët menjëherë pas lufte? Përgjigjet e autorëve tanë ndaj këtyre pyetjeve që u shfaqën pas vitit 1990 nëpër faqet e shtypit tonë fajësojnë ish-regjimin komunist në Shqipëi, sipas logjikës së shtetësisë: “ata ishin shtet dhe jo ne.” Nuk është e nevojshme të komentohet se një rezonim i tillë është më së paku naiv, edhe pse e dinin, si qëndrimin e Kominternës prej vitit 1926 edhe vendimin e Kongresit V LKJ.”(U.Hoti,“Filozofia politike e çështjes shqiptare”,f.189-190). Shqipëria nuk kishte këllqe ta merrte atëhere Kosovën me luftë. Sikundër shihet, kjo ftesë dërguar Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjini është një shuplakë tjetër e fortë ndaj propagandas së më sipërme ballisto-zogiste-demokratikase-rilindase e Tuf-iste.

Si rrjedhojë, Kongresi i Përmetit nga rëndësia e tij ka të njëjtat vlera sa dhe Kuvendi i Vlorës 1912, duke pasur parasysh kushtet politiko-ushtarake të kohës, vendimet që mori si dhe mënyrën e organizmit dhe pjemarrësit në të. Jemi në pranverën e vitit 1944. Porsa kishte përfunduar me dështim Operacioni gjermano-ballist i Dimrit, i filluar në 6 nëntor 1943. Dihej qëllimi i tij: asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Por ja që kishte ndodhur e kundërta. Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare gjatë atij përballimi ishte rritur edhe me 35.000 luftëtarë të rinj. Ishin krijuar 7 brigada të reja partizane ( 2,3,4,5,6, 7 dhe 😎 si dhe 4 batalione partizane të rinj, duke e detyruar armikun të mbyllej në qytete. Prandaj, në 5 prill 1944 Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH lëshoi urdhërin për kalimin e saj në mësymje të përgjitshme. Si rrjedhojë, gjat muajve prill-maj u çliruan gati të gjitha krahinat në jug të Shqipërisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u gjallërua lëvizja partizane. Kjo bëri të mundur që UNÇSH të fillonte nga lufta për çlirimin e qyteteve. Kjo bëri që armiku të bindej përfundimisht se pjesa dërmuese e popullit po anonte nga Nacionalçlirimtaria. Dhe filloi përgatitjen për rifillimin e një operacioni të ri ushtarak pranveror për eleminimin e UNÇSH. Por nuk mundi ngaqë UNÇSH kishte marrë në dorë inisiativëm.

Atëherë pushtusit gjermanë bashkë me forcat ballisto-zogiste menduan që ta shkëpusnin popullin nga Nacionalçrimtaria, për ta ndarë popullin në dy pjesë, me qëllim që ta fusnin në luftë civile; pavarësishtë se apologjetët e sotëm të tyre për këtë duan të akuzojnë Nacionalçlirimtaren. Dhe për këtë qëllim, organet e larta gjermane, duke e ditur se shumica drejtuese e organeve shtetërore kuislinge nuk gëzonin asnjë prestigj para masës së gjerë të popullit, filluan nga përpjekjet për riorganizimin e pushtetit kuisling me ndihmën e forcave të tjera reaksionare.

Për këtë gjë, menduan të aktivizonin “figura” të reja sa më pak të kompromentuara në popull, duke deklaruar se do të bënin edhe “reformë agrare”. Kështu, më 8 shkurt 1944 shpallet plotësimi i qeverisë kuislinge e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, ku përfshiheshin edhe tre ministra të rinj, anëtarë të KQ të Ballit Kombëtar: Koço Muka ministër Arsimi, Kolë Tromara ministër i Kulturës dhe Bahri Omari ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa Legaliteti dërgoi në masë njerëzit e tij të administratës së vjetër të periudhës së Zogut. Ndërkohë, anglezët, në kushtet e krijuara, duke shpresuar se Lufta Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar nuk do të zhvillohej në Veri në ato përmasa që kishte marrë në Jug, menduan t’i vinin në ndihmë mikut të tyre Abas Kupit, me shpresë ta ndanin Shqipërinë në dy pjesë: në Gegëri dhe Toskëri, që më vonë kjo e fundit t’i bashkohej Greqisë. Për këtë arsye urdhëruan kryetarin e misionit të tyre ushtarak në Shqipëri që të mos e pranonte ftesën e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit, gjë që amerikanët bënë të kundërtën.

Në veri, sipas analizës së anglezëve, kishte djepin monarkia, prandaj menduan që Veriu duhej të bëhej barikadë për Frontin Nacionalçlirimtar, për komunistët. Për këtë qëllim dërguan pranë Abas Kupit oficerat e lartë Maklin dhe Emer, me qëllim që Legaliteti të bashkohej me Ballin dhe, duke i forcuar me ndihma, t’i kundërviheshin Frontit Nacionalçlirimtar. Sikundër dihet, kur UNÇSH kaloi për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, anglezët kërkuan që ndarjen Toskëri e Gegëri ta bënin duke ndërhyrë me desant ajror në krahinën e Darsisës (bregu jugor i l.Shkumbin), por nuk u pranua nga SHP i UNÇSH. Paralel, edhe Ahmet Zogu nga ana e tij pat filluar përpjekjet për krijimin e një qeverie të tij në mërgim. Nëse krijohej dhe njihej kjo qeveri në mërgim, do të mund të ndodhte në Shqipëri ajo që ndodhi në Greqi në fund të luftës.

Nga ana tjetër, në shkurt 1944 kryetari i Ballit, Mit’hat Frashëri i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut, nëpërmjet oficerit anglez, që ndodhej në qarkun e Vlorës, të dërgonte në Kajro Skënder Muçon “për të diskutuar mundësinë e një Federate Ballkanike”, me shpresë se do të përkrahej nga anglo-amerikanët si dhe për të siguruar “ndihma të menjëhershme”. Por anglezët nuk kthyen përgjigje as po e as jo, pasi kishin hallin se diskreditoheshin, prandaj u mjaftuan me udhëzimet që i dhanë BBC-së për të mos e diskredituar Ballin.

Njëkohësishtë, kryetari i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, për të realizuar sa më shpejt asgjësimin e UNÇSH, në fillim të muajit prill 1944 filloi nga përpjekja për t’u lidhur me reaksionin grek. Qëllimi ishte që me forca të bashkuara të armatosura të të dy vendeve, të shkatërronin LANÇ-in në Shqipëri dhe Greqi. Madje propozuan që të krijonin edhe një federatë greko-shqiptare, duke shprehur dëshirën që të përfshihej edhe Turqia.

Dhe për ta realizuar sa më shpejt krijimin e federatës greko-shqiptare krijuan një komision të përbërë me përfaqësues të Ballit, të qeverisë kuislinge dhe të Legalitetit. Dhe në fillim të prillit 1944 filluan bisedimet në Selanik Në këtë aktivitet kundër LANÇ-it dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk ndenjën sehirxhinj edhe kuislingët. Ishte vetë Mehdi Frashëri, kryetari i Regjencës Kuislinge, i cili në mars 1944 filloi nga përçapjet të lidhej edhe ai me anglo-amerikanët përmes presidentit turk, të cilin e kishte mik personal.

Qëllimi ishte që, mundësishtë me ndihmën e tyre, pasi të mbaronte lufta, të vinte në pushtet regjimi i vjetër, për të ruajtur privilegjet e tyre. Por ajo që e bënte situatën politike në Shqipëri edhe më të rezikshme për pavarësimin e saj, ishte nisma e të gjithë kuislingve dhe organizatave tradhëtare për të nëshkruar një akord me qeverinë greke në Kajro, përmes të cilit t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturin Vorio-Epir, duke e futur vendin tonë në suazën e mbretërisë greke, me të drejta “autonome”. Por PKSH e kapi qysh në fillesat përpjekje e tyre, gjë që ajo orvatje dështoi.

Dhe këtë dështim e pranon vetë edhe gazeta “Vradhini”, që botohej në Athinë, e cila shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte definitivisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”. Në këto kushte delte urgjentisht e nevojshme të ndryshohej gjendja më favor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe yë Frontit Nacionalçlirimtar. Dhe kjo duhej të arrihej duke marrë masa të reja politike dhe ushtarake.

Cilat ishin këto masa urgjente? 1. Shndërrimi i ushtrisë partizane në ushtri të regullt dhe të bëhej çlirimi i gjithë vendit sa më shpejt prej saj. Për këtë qëllim filloimobilizimi I përgjithshëm. 2. Të bëhej legjitimimi i pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare dhe forcimi i tyre, duke i paraprirë krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare brenda apo jashtë vendit. Me realizimin e këtyre dy detyrave më të rëndësishme, Shqipëria rifitonte pavarësinë e humbur prej 7 prillit 1939. Por që të realizoheshin këto detyra duhej krijimi i strukturave shtetërore të ligjshme, të zgjedhura nga populli. Për këtë lypej një kuvend i ngjashëm si ai i Vlorës 1912.

Për këto çështje fondamentale Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të PKSH, thirri Asamblenë Popullore, që njihet me emërin Kongresi i Përmetit, i cili përcaktoi legjitimitetin urgjent të këshillave nacionalçlirimtare, si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar; rikrijoi shtetin sovran e të pavarur me qeverinë e vetë demokratike; si dhe e shndërroi ushtrinë partizane në ushtri të rregullt.

Nga kjo Asamble doli Kuvendi Popullor, të cilin Kongresi i Përmetit e quajti Këshilli Nacionalçlirimtar, dhe që ishte Kuvendi i parë Popullor në Shqipëri. Nga ky Kuvend Popullor do të krijohej Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e Qeverisë së Përkohëshme, e cila është qeveria e parë demokratike e Shqipërisë. Në Kongresin e Përmetit morën pjesë përfaqësues nga këshillat nacionalçirimtare, (si prej zonave të çliruara edhe nga ato të paçliruara), nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste, nga Bashkimi i Gruas Antifashiste dhe nga Ushtria Nacinalçirimtare, ku 40% e delegatëve vinin prej rradhëve të saj. Krahas rëndësive të tjera, vlen të theksohet, se për herë të parë në historinë e Shqipërisë gratë marrin pjesë në votime për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, madje do të zgjidheshin edhe vetë për herë të parë si përfaqësuese të popullit.

Gjithashtu, për herë të parë përfaqësuesit e popullit nuk do të zgjidheshin në bazë të shkallës fisnore dhe pasurisë, sikundër bëhej në periudhën e Zogut e që bëhet edhe sot, por në bazë të meritave të luftës kundër armiqve të atdheut. Kongresi u mblodh në qytetin e lirë të Përmetit në datat 24-28 prill 1944, i cili, përveç që sanksionoi përfundimisht pavarësinë e Shqipërisë, i parapriu edhe mos krijimit të ndonjë qeverie tjetër me ndihmën e të huajve apo reaksionit antishqiptar, si dhe krijoi të gjitha kushtet për vendosjen në Shqipëri për herë të parë të një pushteti demokratik, si dhe për zgjedhjen e sistemit politik nga vetë populli.

Duke parë rëndësinë jetësore për Shqipërinë të këtij Kongresi –Kuvend, a mund të thuhet : “Jam me Mit’hat Frashërin dhe nuk i besoj historisë që kanë shkruar fitimtarët.” (?!) Të shprehesh në këtë mënyrë për Luftën Nacionalçlirimtare do të thotë të jesh i verbër që, duke parë, nuk sheh.

Tiranë, 22.maj 2023

Dr. Rugova: “Të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste, është i dëmshëm për Kosovën!”

1

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Tashmë, jemi në një fazë, kur ka ardhur koha e “vendimeve të dhimbshme”, siç thuhet e përsëritet në dhjetë-vjeçarin e fundit, kur bëhet fjalë për dialogimin Kosovë-Serbi. Realisht, ky është kurth e hile i disa shteteve të BE-së, në aleanca të hershme të Serbisë, që janë dëshmuar në kohë-zgjatje, të paktën, që nga vitet `70-a të shekullit 19-të e deri në ditët e sotme.

Pranimi, pothuajse, i njëanshëm nga Kurti, por jo edhe nga Vuçiqi, i plan-kornizës të hartuar nga BE-ja dhe të aprovuar edhe nga SHBA, e parathotë përsëritjen e takimeve tjera, pas këtij të 2 majit. Rezervohem për të përmendur – dështimin -, pasi angazhimi i ndërkombëtarëve dallon nga ai që kemi parë për një dakadë radhazi. Por, shqetësuese është se ndërmjetësuesit janë gadi për çfarëdo marrëveshje, vetëm të bëhet një hap para, sa për ta hequr nga agjenda e tyre aktuale konfliktin serbo-shqiptar.

Një zgjidhje gjysmake, gjithnjë në dëm të Kosovës, pritet të ndodhë, nëse Kosova do të “lëshojë pe”. Sepse ngutja për ta bërë Serbinë pjesë të Evropës, është skajmërisht urgjente, e parë nga gjeopolitika e sotme. Lëshimi i madh, madje fatal i BE-së dhe SHBA, ishte se u mjaftuan me përzënien meritore të soldateskës kriminale serbo-sllave nga Kosova, pas një masakre-plojë, kundër popullsisë të pambrojtur. Në vend që të vihen forcat ushtarake në kufirin ekzistues Kosovë-Serbi, ndërkombëtarët, të prirë nga francezët, sajuan një kufi të dytë, kufi ndarës të Kosovës në Lumin Ibër! Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal, ndarja e veriut të Kosovës, në perspektivë shkëputjen dhe bashkëngjitjes Serbisë.

Dilema gjithë shqiptare: Asociacioni i komunave me shumicë serbe!

a) Faji fillestar i Kosovës është pse u lejuan të katapultohen në poste drejtuese e vendimmarrëse njerëzit e shantazhuar me dosje faktike kriminale, edhe pse të tillët u identifikuan qysh përgjatë luftës! Është Bardhyl Mahmuti, i ngarkuar  me politikën e jashtme të LPK-së, ai që denoncoi i pari agjentin e Shërbimit Sekret DGSE të Francës, Danjean Arnaud, dhëndër i Serbisë dhe lidhjen agjenturore të tij me Hashim Thaçin? Dhe, kjo lidhje daton qysh para luftës në Kosovë. Presidenti Rugova ishte në dijeni për këtë. Dhe, porositi “të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste, është i dëmshëm për Kosovën!” Andaj, nuk e pranoi për kryeministër, madje as ministër, duke zvarritur për muaj të tërë krijimin e qeverisë.

Ky denoncim i kushtoi Bardhylit, i cili u detyrua të ndahet nga Hashimi, për të formuar një parti të dështuar. Ndërsa paraja e ndau Limaj nga Hashimi, sepse dhënia e makro-tenderave kushtonte 200 mijë dollarë, por Limaj i dekaronte vetëm 100 mijë!

b) Faji i dytë është pse Kosova pranoi të dialogojë me Serbinë, për çështje politike, përfshi këtu edhe administrimin e brendshëm të Kosovës, siç është Asociacioni komunal? Dhe, këtë e bëri PAN-i, i prirë nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, me aleatët e tij, të dalë nga LPK-ja enveriste-staliniste. Ekziston dyshimi i bazuar se disa nga krerët e LPK-së, ishin argatë të hershëm të Serbisë. Dhe, rekrutimi ka vazhduar, duke kulmuar në vitet `90-a e këtej, që reflektoi në marrëdhëniet konspirative me Serbinë, fshehurazi strukturave partiake e shtetërore.

Proklamimi përbetues i kryenegociatorës Edita Tahiri, se “ne po bëjmë vetëm bisedime për çështje teknike”, rezultoi mashtrues, i gënjeshtërt. Pse mbaheshin kaq sekret këto bisedime?! “Tymi do të dilte më vonë” dhe, pikërisht, me nënshkrimin e Asociacionit, thënë edhe në gjuhën e palës dialoguese -“Zajednicës”-, me kompetenca ekzekutive, në vitin 2013!

Hashim Thaçi ishte i shantazhuari i shummëfishtë. Mbi atë, me shokë, rëndon akuza tmerruese: Përdorimi i të gjithë katalogut të torturave fashiste e komuniste, kopjuar të gatshme nga filosllavi kriminel Enver Hoxha, me Politbyronë e tij servile, si: kidnapime, arrestime, burgosje, dajakosje, maltretime, stërmundime, madje deri në vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Dëshmi janë shtatoret, bustët, pllakat përkujtimore, varret numerike anekënd Kosovës, por edhe pa varre fare, ashtu siç bëri edhe monstrumi Hoxhë, me të paktën 6.000 intelektualë të ekzekutuar, me gjyqe e pa gjyqe fare, përgjatë sundimit kriminal afro gjysmë-shekullor. Qëllimi ishte i njëjtë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit, dhunshëm e përgjakshëm, duke shkelur mbi kufoma shqiptarësh ushtarakë luftëbërës, intelektualë dhe atdhetarë të shquar.

Pas shumë travajash, rininë e bjerrur burgjeve politike, më në fund, prisja gëzimin e lirisë. Dhe, liria e dhuruar nga SHBA, me aleatët e saj, pas rënies në fushën e nderit të 800 dëshmorëve dhe tej 12 mijë viktimave civile të pafajshëm, disa këlyshër shqipfolës, në shërbim të shteteve armike të Kosovës, ia shtuan jetimët Kosovës, duke ua ngrirë buzëqeshjen e lirisë shqiptarëve të përbotshëm.

Doktrina juridike -Clausula “Rebus Sic Stantibus”, mundëson shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Skajshëm i shqetësuar se është nënshkruar dhe votuar, skllavërisht e idiotisht, në Parlamentin e Kosovës, një marrëveshje ndërkombëtare, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse “një njeriu iu nënshtruar një popull i tërë!” Prapa tij ishte një lukuni servilësh e puthadorësh bashkëmendimtarë, nga torishta e partisë-bandë PDK-së!

Duke hulumtuar për mundësinë e zhbërjes të asaj marrëveshje, hasa në një doktrinë të njohur ligjore ndërkombëtare të quajtur – Clausula “Rebus Sic Stantibus”, e cila mundëson shfuqizimin e një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar skajshëm. Ndërkohë që dëmi është fatalisht bllokues për shtetin e Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur në mes Anglisë dhe Islandës dhe është zgjidhur me shfuqizimin e një marrëveshje të dëmshme.

Për prishjen e një kontrate apo marrëveshje, duhej argumentuar bindshëm, duke pasur parasysh rrethanat ekstreme, në të cilat është bërë marrëveshja. Shantazhimi i shumëfishtë i Hashim Thaçit, me dosjen e krimeve para, gjatë dhe pas luftës, në këmbim të lirisë personale, vendosi t`i bëjë lëshime fatale Serbisë. Edhe Isa Mustafa ishte rrast i shantazhuar nga SHIK-u. Prandaj llogaritet si kuadër i bindur i Hashimit.

Fondi shtetëror, i njohur si Fondi i 3 %-it, ka pasur një organizim të shkëlqyer zyrtar. Kontributet mujore e vjetore në Mërgatën shqiptare janë bërë përmes xhirollogarive bankare. Andaj, ish-ministri Isa Mustafa nuk akuzohet për hajni. Por, ka dhënë miliona marka komandantëve edhe në muajin prill e maj 1999, të cilat nuk janë shfrytëzuar fare për luftën. Dhe, ka fakte të mjaftueshme se janë blerë troje e toka, janë ngritur pallate e biznese, kryesisht, nga komandantët, janë paguar atentatorët, përkatësisht, ekzekutorët e kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Përfaqësuesit qeveritarë e shtetërorë i vura në dijeni për mundësinë e rishikimit, deri në prishjen e marrëveshjes në fjalë. Ngritja e akuzës, qoftë edhe formale, ndaj nënshkruesëve të marrëveshjes fatale për Kosovën, do të ishte argument domëthënës. Por, deri më tani nuk është provuar një gjë e tillë.

Opozita destruktive palë me Serbinë dhe kriminelët!

Opozita, paradoksalisht, vazhdon destruktivitetin lidhur me krijimin e Asociacionit! Më të zëshmit janë:

a) Ish-kuadrot e Gjykatës Kushtetuese, të prirë nga Ismet Kryeziu, me shokë, një enverist i rreshkur;

b) Avokat Skënder Musa, kuadër aktiv i organizatës ilegale kriminale SHIK, i cili, pacipërisht dhe rrugaçërisht, sulmon familjet e viktimave, “për dëshmi të rreme” në Hagë, ndërkohë që ata vazhdojnë të jenë në zinë e përhershme dhe të përjetshme familjare, tani e tej dy dekadave;

c) Disa nga krerët e PDK-së, mbrojtës të krimit dhe të kriminelëve;

d) Disa ish-zyrtarë të lartë deshtakë të PDK-së, tani analistë me porosi, në T7, me Express-in e tyre, të cilët akuzojnë gazetën kombëtare “Bota Sot”, për përçarjen e shqiptarëve. E vërteta është se Vëllezërit Mazrekaj, ishin dhe mbetën denoncuesit e parë dhe më të zëshëm të krimit të organizuar vrastar dhe të korrupcionit, më saktë, të hajnisë zyrtare në Shqiptari.

Themi në Shqiptari, sepse pjesë e gazetës të “Bota Sot” ishin çifti Elida dhe Skënder Buçpapaj, përkatësisht, redaktore dhe keyeredaktor, Prof. Dr. Enver Byryçi, Prof. Dr. Eshref  Ymeri, Ambasadori Abdi Baleta, me vajzën Linda, si dhe shumë bashkëpunëtorë të botës intelektuale dhe akademike gjithë-shqiptare.

Dhe, po të ishte lexuar, drejtë e vëmendshëm, denoncimi alarmues, i bërë nga gazeta kombëtare, nuk do të kishte ndodhur ploja e LPK-së: Vrasjet serike numerike politike të ushtarakëve të FARK-ut; kuadro e bashkëpunëtorë të LDK-së të Ibrahim Rugovës; reporterë-gazetarë të guximshëm të luftës; 300 ushtarët, pjesë të bandave ekzekutore; kuadro të hershëm të LPK-së, të cilët donin të luftonin pushtuesin dhe jo t`i vrisnin prapa shpine dhe në pusira, kundërshtarët politkë shqiptarë, për ta marrë pushtetin dhe për ta mbajtur, shunshëm e përgjakshëm, atë;

e) Ish-ambasadorë të privilegjuar, shelegë të Hashimit dhe SHIK-ut të tij, si Kullashi, Bernard Nikaj, me shokë shumë;

f) Gazetarë shërbëtorë të shefave partiakë, si Baton Haxhiu, Halil Matoshi, me shokë, të cilët në debatet e çdo mbremshme e përsërisin se “Zajednica” duhet krijuar e zbatuar;

h) Ish-politikanë të shumë qeverive, si Isa Mustafa, Skënder Hyseni, me klanin e tyre, por që assesi nuk përfaqësojnë LDK-në e mirëfilltë, as dje në pozitë dhe as sot në opozitë.

Përndryshim nga ish-kolegët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët jo vetëm që nuk merakosen për “Zajednicën”, por edhe agjitojnë për zbatimin e saj, profesor Mazllum Baraliu e trajton me kompetencë e profesionalizëm doktrinën juridike -Clausula “Rebus Sic Stantibus” dhe mundësinë e shfuqizimit të Marrëveshjes për Asociacionin. Mos vallë, kolegët e tij, dikur kuadro të Gjykatës Kushtetutës, nuk kanë dëgjuar për këtë doktrinë juridike, edhe pse janë bërë “yje” televizive në mediet e Kosovës dhe përtej?!

Megjithatë, pavarësisht anëshmërisë skandaloze të ndërmjetësuesëve të BE-së, miqtë tanë, SHBA, Anglia me ca të tjerë, për zgjidhjen e çështjes të Asociacionit, i referohen korrigjimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese të vitit 2015. Shpresojmë se kryeministri Kurti, me ekipin e tij, do të jenë në pajtueshmëri me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Një vërejtje domëthënëse që mund t`i bëhet kryeministrit Kurti: Kërkesa serbe për Asociacionin, nuk është e balancuar me çështjen e të pagjeturëve të të zhdukurëve me dhunë. Shqiptarët bashkëndjejnë dhimbjen e familjarëve, për njerëzit e tyre varr-bosh. Por, aktualisht, në vend të saj duhej të kushtëzohej njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Reciprociteti për gjetjen e viktimave të zhdukura dhunshëm, do ta vejë në pozitë të vështirë palën kosovare. Sepse Serbia ka bërë zhdukjen zyrtare të viktimave shqiptare, andaj e ka të lehtë gjetjen e mbetjeve mortore. Ndërsa komandantët shqiptarë kanë vrarë dhe zhdukur cubërisht viktimat e tyre, kryesisht, civilë të pafajshëm. Kujtoni rastin e kuadrit të lartë të LDK-së, juristit të diplomuar, Shaban Manaj, i cili u ekzekutua dhe u dogj kufoma e tij!

Serbia bojkotuese e zgjedhjeve dhe shkelëse e marrëveshjeve 

Thirrja e fuqishme, madje e përsëritur e Beogradit, për të bojkotuar zgjedhjet për pushtetin lokal, është shkelje e rëndë. Presidenti Vuçiq bëri dy shkelje, njëherësh, të marrëveshjes dialoguese:

a) Pika 4 e plan-kornizës të BE-së, obligon palët të mos agjitojnë, përkatësisht, të mos pengojnë njëra tjetrën, në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe nisma të tjera ndërkombëtare. Ndërkohë, Serbia bëri thirrje publike e ngulmuese kundër aprovimit fillestar, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

b) Me gjithë vullnetin e mirë të serbëve të Kosovës, për të garuar e votuar në 4 (katër) komunat në veriun e Kosovës, personalisht presidenti Vuçiq nuk u mjaftua vetëm me thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve, por edhe kërcënoi të gjithë ata që do ta sfidojnë atë, duke ushtruar të drejtën e ligjshme për të votuar!

PAN-istët ishin në unison me Serbinë, duke e quajtur të dështuar procesin zgjedhor të 23 prillit! Dhe, po të mos ndodhte pranimi entuziast i zgjedhjeve, nga zyrtarët e lartë amerikanë e britanikë, si dhe disa shtete të tjera, PAN-i do ta kalonte edhe vet Listën Serbe. Megjithatë, mbizotëroi opinionin i brendshëm dhe i jashtëm se prolongimi, zgjatja-pritëse e mëtejme, për t`i mbajtur zgjedhjet, do të ishte hendikep dhe nonsens i madh. Përligjia e dhunës të bandave serbe, kundër bashkëkombasëve të tyre serbë, në veriun e Kosovës, konsiderohej kriminale. Dhe, për këtë fajësohej qeveria e Kosovës, sepse serbët janë shtetas vendorë dhe Atdheu i tyre lindak e faktik është, pikërisht, Republika e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Hovenier vuri pikën mbi “i” se në veriun e Kosovës serbët nuk po provokohen dhe as torturohen nga shqiptarët, siç mashtron Beogradi zyrtar. Por, bandat serbe atje po i kallin veturat; po dëmtojnë pronat; po i godasin serbët e pafajshëm në veriun e Kosovës, të cilët duan të jetojnë të lirë dhe në qetësi, sepse ata ndjehen shtetas dhe pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës. Dhe, kjo po i pengon bandat serbe në veri!

Lista Serbe, si organizëm kriminal, duhet të disiplinohet. Serbët e Kosovës atdhe faktik kanë Kosovën  dhe shteti i Kosovës ka për obligim moral e ligjor, t`i mbrojë ata nga bandat serbe në veriun e Kosovës. Opozitarët serbë e pranojnë dhe deklarojnë hapur se “me të sigurtë ndjehemi në Prishtinë, se sa në Beograd”. Dhe, kjo e vërtetë e hidhur, duhet t`i turpërojë parlamentin, presidentin, kryeministrën dhe pozitën serbe, e cila mbron krimin dhe kriminelët në veriun e Kosovës, duke e sakatuar, rrënuar dhe shuar opozitën, ngjajshëm me Putinin në Rusi dhe Edvin Rama në Shqipëri!

BE-ja, në vend të ndëshkimit, e përkëdhelë Serbinë agresore!  

Për krimet e saj të tmerrshme, sidomos në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Serbia do të duhej të ndëshkohej qysh në nismën e agresionit në vitet `90-a, kundër ish-vendeve, që dikur përbënin Federatën jugosllvave! Por, ajo kishte miq të fortë, si Rusinë, Francën, shtetet sllaviste e ortodokse. Gjithashtu, shumësinë e shteteve arabe dhe myslimane, andaj, jo vetëm që nuk u godit, përkundër, duke flirtëruar e mashtruar, kulloste dhe vazhdonë të kullotë në Lindje dhe Perëndim!

Kanë kaluar tej tri dekadave nga ndezja e luftës në Ballkan, që Evropa kishte krijuar paqen, pas luftës-plojë në vitet `40-a, të shekullit të kaluar. Megjithatë, rast unik që Serbia nuk ka kërkuar falje, për gjakderdhjen e shkaktuar popujve ballkanikë. Ajo nuk ka dhënë llogari as morale dhe as materiale, duke mos paguar reparacionet, dëmshpërblimet e luftës shkatërrimtare. Përkundrazi, vazhdonë të kërcënojë Kosovën, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me synimin e krijimit të Serbisë së madhe.

Serbia shkeli faktueshëm Marrëveshjen e Ohrit, fillimisht, me deklaratat e përsëritura se “nuk do të zbatoj disa nga pikat e Marrëveshjes”, të parashikuara në plan-kornizën e hartuar nga BE-ja dhe të përsëritura edhe në Takimin e Ohrit.

Arroganca e presidentit Vuçiq dhe e qeverisë serbe, ka kaluar caqet e një shteti normal, në marrëdhëniet me fqinjët dhe ndërkombëtarët. Është koha e fundit që Serbisë agresore, t`i tregohet vendi. Nuk besoj të jetë aq e fortë, sa për ta sfiduar Perëndimin bashkëkohor. Thjesht, po shfrytëzon momentumin e rrethanave gjeopolitike. Sidoqoftë, BE-ja dhe SHBA, më në fund, duhet të vendosin çfarë të bëjnë me ministrat e Millosheviqit në Beograd?!

Njeriu i dyzuar në romanin “Dushkaja” të Jusuf Buxhovit

Nga Kiço Mavro*
____
Dua të shfrytëzoj rastin sot në këtë takim për të shprehur një nga bindjet e mia si njeri, mësues, intelektual dhe krijues, se kontestimi më i mirë i formimit të individit si njësi dhe i shoqërisë si bashkësi, është gjuha dhe historia. Ato e bëjnë njeriun të shprehet bukur dhe saktë, të artikuloj mendime të vlerëshme dhe të thëna drejt, të jetë i dëshirueshëm në bisedë dhe objektiv në gjykim.
E them këtë sepse ky qëndrim i imi ,i shprehur sot këtu, i shkon aq shumë për shtat z. Buxhovi,i cili, në të gjithë rrugëtimin e tij si krijues, gjuhën dhe historinë i ka mbajtur jo vetëm të pandara, por shpesh lexuesi nuk e gjen kollaj se ku ta vendos autorin, te letërsia apo historia.
Jusuf Buxhovi besoj se është unikal në letërsinë dhe historiografinë shqiptare. Letërsia dhe historia për të nuk janë thjeshtë dy faqe të së njëjtës monedhë, por pashmangësishtë ato janë një dhe e vetme, të cilat autori në veprat e tij ka ditur me mjeshtëri ti kaloj secilën në shinat e veta.
Gjuha( kuptojmë dhe futim këtu dhe letërsinë ) si formë e shprehjes së mendimit dhe historia si fakt i zhvillimit kohor, pra letërsia dhe historia te Buxhovi janë plotësuese të njëra-tjetrës, ato udhëtojnë së bashku ,shpeshherë në paqe dhe shpeshherë në përballje, me të vetmin synim që çdo fakt të kthehet në realitet jetësor dhe vetë jeta në kujtesë historike.
“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse tërësia e fjalëve që dimë”- thotë një gjuhëtar. Jusuf Buxhovi nuk di vetëm shumë fjalë, të cilat me mjeshtëri artistike i ka hedhur në veprat e shumta letrare, por ai di dhe njeh mirë shumë realitete historike të vendit të tij, duke ngritur me këndvështrimin e vet një vepër monumentale për histpriografinë e Kosovës.
E përbashkëta në krijimtarinë e tij si gazetar, shkrimtar dhe historian është një truall dhe vetëm një, është Kosova. Ajo është vendi ku lindin, marrin formë dhe flasin veprat e autorit. Ai flet për Kosovën e sotme, për atë çfarë po ndodh në kohën e tanishme, kohë të cilën e kishte menduar dhe ëndërruar krejt ndryshe me atë qe po ndodh realisht.
Buxhovi ka shkruar shumë vepra letrare ,nga të cilat, sot do të veçoj romanin “Dushkaja”.
Që në faqet e para të romanit lexuesi e kupton që “Dushkaja” është një roman ndryshe, me një formë të veçantë. Teksti është ndërtuar mbi rrëfimin e një njeriu të dyzuar dhe si një dialog i dy anëve po të të njëjtit njeri. Po kush është ky njeri, ky personazh që dialogon me veten dhe pse?
Romani ka në qendër një burrë të shkuar në moshë, piktor nga profesioni, i cili, tashmë i mbetur dhe i mbyllur në atë “botë të ftohtë e të humbur”, në Dushkajën “e kapluar me thera e murriza”, por që ai “e merrte për skajin e vetëm të virgjër të botës”, flet e kundërshton veten.
Kështu ,një natë fundvjeshte, mes dyshimesh dhe hamendjesh, fillon dialog me Zërin. Kur e dëgjoi për herë të parë Zërin, piktori u përpoq ta gjente mes pikturave të tij në mur, por jo, atë nuk mund ta shikonte, vetëm do ta dëgjonte. Kështu fillon e ndërtohet një situatë e rrafshit psikologjik që gjatë dialogut merr formë kuptimore. Zëri nuk është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij kundërshtuese. “Duhet ta pranosh se brenda teje ka qenë një zë pa zë dhe një heshtje me zë…”shprehet personazhi diku.
Pra, dialogët, në të vërtetë janë monologë që realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh. Bota e parë dhe e ndjerë nga piktori deri tani, nëpërmjet rrëfimit të dyzuar, kthehet përmbys, është e gabuar sipas Zërit, anës tjetër, kundërshtuese të tij.
Duke bërë një analizë të veprave të tij, piktori ,në fakt analizon historinë dhe ngjarjet kryesore që ka kaluar ai dhe populli i tij. Qendra e botës nuk është tjetër veçse Dushkaja, ”skaji i vetëm i virgjër i botës” Në këtë pafajësi, ligjërimi për Dushkajën nga piktori dhe qëndrimeve kundër nga Zëri fillon dhe ndryshon brenda personazhit edhe Dushkaja, që nga ,”skaji i vetëm i virgjër i botës” bëhet ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” dhe në fund në ”skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë…”
Vërtet Dushkaja nuk del në roman si vend i përcaktuar, por me të rrëfimtari i veprës lidh çdo gjë të tij, prandaj dhe e idealizon atë. Zëri me këndvështrimin e tij e kthen përmbys gjithçka. Ne e kuptojmë se Dushkaja nuk është gjë tjetër veçse një gjetje metaforike që ngërthen brenda saj çdo vend e popull që është sfilitur nga luftërat e gjata e të pafndme, ku në fund fitues dalin maskarenjtë, të poshtrit, vrasësit, tradhëtarët.
Ka çaste që personazhi e vesh me ndjesi të bukura e dashurie Dushkajën, por nuk zgjat kjo ndjesi, sepse nga trysnia që ushtron Zëri e kupton që edhe ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe të tjerët që paguajnë për të vrarë”.
Në roman mungon veprimi i jashtëm. Kjo nuk e tkurr romanin, përkundrazi, me dialogët mes Piktorit dhe Zërit veprimi hapet sa në kohë aq dhe në hapësirë. Atje është një jetë e tërë me gjithçka përjetoi në rrugëtimin e tij njeriu artist dhe artisi njeri. Gjejmë atje mënyrën se si e ka parë botën personazhi dhe si ngre dyshimin se gjithçka ka besuar deri tani është e rreme, e gënjeshtërt, e pavërtetë. Mjeshtëria e Buxhovit qëndron në faktin se ai tërë këtë dyzim brenda një njeriu e ka dhënë me një zbërthim psikologjik të mrekullueshëm, që të tërheq e nuk të lë ta ndërpresësh leximin. Autori është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.
Romani “Dushkaja” është një tablo e qartë brenda kornizës së tranzicionit të Kosovës, vendit ku shkrimtari jeton, por ajo mund të jetë fare mirë dhe e Shqipërisë, nëse sjellim në kujtesë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë për liri dhe demokraci dhe realitetin e ditëve të sotme se sa e çfarë është liria dhe demokracia e fituar.
“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- thotë shkrimtari në një intervistë.
Ky mendim i tij ma forcon bindjen pse Buxhovi nuk e ndan historinë nga veprat e tij. Për të e tashmja është vetëm një përpunim modern i të shkuarës, “përsëritje e së njëjtës” dhe historia është shndërruar në “Histeri”.
Romani “Dushkaja” është një qëndrim qytetar dhe intelektual i ndërgjegjshëm për gjendjen e njeriut të pasluftës në Kosovë, që e do dhe e çmon shumë lirinë, por po kaq do dhe çmon faktin ta shoh veten të vlerësuar. Këtë situatë Buxhovi e ka dhënë me një ndjesi të lartë artistike.
*(Fjalë të thëna në takimin e autorit me krijuesit sarandiotë më,19.05.2022).

Afirmimi diplomatik dhe politik i Kosovës në Senatin Amerikan

0

Nga MSc. Agim Aliçkaj 

  • Asociacioni i komunave serbe i pa arsyetueshëm, i pa nevojshëm dhe i rrezikshëm  

Në senatin amerikan u mbajt seancë dëgjimore jashtëzakonisht e rëndësishme për të trajtuar situatën dhe vlerësuar politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. 

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, senatori Bob Menendez u dëshmua të jetë simboli i drejtësisë dhe madhështisë amerikane sot, njësoj si Presidenti Biden në ditët e tij në Senat, senatorët Bob Dole dhe John McKane, si dhe kongresmenët Tom Lantos dhe Ben Gilman.  

Mbajtja e një seance dëgjimore të këtij niveli dhe rëndësie është e mundur vetëm në vendin më të drejtë dhe më demokratik në botë, në vendin ku edhe kombet e vogla mund të gjejnë drejtësi dhe mbrojtje, SHBA. 

Serbia u trajtua për atë që është, një shtet kriminal autoritar, agresor i luftës dhe agresor në paqe, i orientuar fort drejt Rusisë dhe Kinës. Përderisa Kosova është një vend demokratik në ndërtim, viktimë e luftës dhe viktimë në paqe, me orientim të qartë për BE dhe SHBA, Serbia dhe Rusia janë të angazhuara shumë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, kundër interesave strategjike amerikane dhe evropiane. 

Komentet dhe pyetjet e Senatorit Menendez ishin të qarta, të drejtpërdrejta, të drejta dhe shumë të vlefshme për zgjidhjen e problemit ballkanik dhe të ardhmen e tij në Evropë. Këto janë pyetjet e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë paqedashës, të cilët janë të zhgënjyer nga padrejtësia e hapur ndërkombëtare ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. 

“Ne po shohim presionin të madh ndaj Kosovës dhe asnjë presion ose shumë pak ndaj Serbisë. Nuk shoh asnjë garanci që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet një Republika Srpska tjetër, e cila do ta bënte Kosovën shtet jofunksional, sikurse Bosnja! Të njëjtën pyetje i bëra zotit Escobar një vit më parë dhe nuk mora asnjë përgjigje të kënaqshme”. 

Ai vazhdoi të parashtrojë në detaje situatën reale në Ballkanin Perëndimor. 

Njëra palë në dialog nuk po merr pjesë me mirëbesim. Vuçiq ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit dhe ka shprehur mospajtime me të menjëherë. Ai thotë një gjë për të qetësuar liderët perëndimorë dhe një tjetër për publikun serb përmes mediave të kontrolluara. Serbia tashmë e ka thyer marrëveshjen duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe duke inkurajuar bojkotimin e zgjedhjeve komunale nga pakica serbe. 

Serbia po refuzon të vendosë sanksionet e demokracive perëndimore ndaj Rusisë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka miratuar një vizion të “Serbisë së madhe” në përputhje me “Rusinë e madhe” të Putinit. New York Times Magazine raporton për ndërlidhjen e Vuçiqit dhe qeverisë së tij me bandat kriminale serbe.    

“Unë jam informuar nga krerët e Luginës së Preshevës për diskriminimin e shqiptarëve etnikë atje. Identiteti i tyre po shlyhet përmes pacifikimit të adresave. Çfarë po bëhet për këtë? Po ashtu, çfarë po bëhet për të bindur pesë vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”. 

“Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, jo ndonjë zgjidhje të përkohshme që favorizon njërën palë. Synimi ynë duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare e bazuar në njohjen reciproke, asgjë tjetër”, konkludoi z. Menendez. 

Ishte domethënëse që këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dy diplomatë me përvojë të madhe, në dëshminë e tyre shprehën mbështetjen e tyre të fortë dhe të palëkundur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ata theksuan se nuk do të pranojnë krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë. 

Mirëpo, ata nuk arritën të shpjegojnë se përse nevojitet Asociacioni i komunave serbe pasi që minoriteti serb po i gëzon jo vetëm të gjitha të drejtat, por edhe privilegjet si asnjë minoritet tjetër në botë. Duket qartë se është i nevojshëm vetëm për të kënaqur dhe qetësuar kriminelët dhe shovinistët serbë. 

Shpjegimi i zotit Escobar se Marrëveshja për Asociacion është një detyrim ndërkombëtar i pranuar nga Kosova 10 vjet më parë, se nuk duhet konsideruar si favor për Serbinë, se do t’ua marrë argumentin dhe do të vërë minoritetin serb nën kontroll nga Kosova, është naiv dhe pa kurrëfarë baze. 

Realiteti është se kjo Marrëveshje nuk është ratifikuar asnjëherë nga Parlamenti serb dhe se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur atë jokushtetuese. Serbia ka thyer shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara. Kërkesa për Asociacion është një parakusht serb i planifikuar me kujdes, shumë i rrezikshëm, i cili nëse pranohet, do të pasohet nga parakushte të tjera të pafundme. Është vegël, dëshirë dhe përpjekje serbe për ta shkatërruar Republikën e Kosovës. 

  1. Escobar është mire të marrë këshilla direkte nga Presidenti Biden, i cili e di më mirë se kushdo se si politikanët serbë gënjejnë, mashtrojnë, shtiren, nxisin dhe manipulojnë. Ose, ai duhet të lexojë deklaratën e babait serb Dobrica Cosiq për talentin e tyre për të gënjyer, gjë që, sipas tij, i ka shpëtuar shumë herë në histori. Ata janë mjeshtrit e viktimizimit.

Ishte e paprecedentë që z. Chollet pranoi se artikulli i New York Times Magazine për ndërlidhjen e Vuçiqit dhe qeverisë së tij me bandat kriminale në Serbi dhe në veri të Kosovës është i vërtetë. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si ata mund të konsiderohen partnerë të besueshëm për të punuar dhe zbatuar marrëveshjet. Ai tha se ne i kemi paralajmëruar për këtë dhe se do t’i mbajmë sytë hapur në kontaktet tona. Megjithatë, kjo nuk dukej të ishte një përgjigje e kënaqshme. 

Pjesa më shqetësuese dhe zhgënjyese e dëshmisë ishte kur z. Chollet dhe z. Escobar po përpiqeshin të fajësonin të dyja palët për mungesë bashkëpunimi dhe zbatimi, gjë që thjesht nuk është e vërtetë. Është e qartë se vetëm njëra anë është duke krijuar të gjitha problemet. Është Serbia shoviniste, fashiste, raciste dhe hegjemoniste. 

Ky është vazhdimi i politikës së dështuar evropiane të qetësimit të agresorit dhe fajësimit të barabartë të viktimës. E gjithë kjo për arsye gjeopolitike dhe shpresa të rreme se Serbia do të braktisë Rusinë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë. 

Mund të konstatohet se kjo seancë dëgjimore ishte një ngjarje historike që jep shpresë për një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të problemeve ballkanike. Njohja reciproke dhe përfshirja graduale në strukturat evropiane dhe në sistemin e mbrojtjes së NATO-s është e vetmja rrugë përpara. 

Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që, me marrëveshje ose jo, me njohje ose jo, Serbia do të jetë burim i përhershëm destabilizimi dhe kërcënim për paqen në Evropë. Përgjigja e vetme është ta bëjmë Kosovën të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht në mënyrë që kriminelët serbë të mos guxojnë kurrë të sulmojnë Kosovën apo ndonjë shtet tjetër ballkanik. 

Falenderime të veçanta për drejtuesit legjendar të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, anëtarët e Bordit të Ligës dhe të gjithë mbështetësit e tjerë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në Washington! Jam thellësisht i nderuar dhe jashtëzakonisht i lumtur që jam pjesë e këtyre përpjekjeve Nobel në interes të kombit tonë për më shumë se 32 vjet. 

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

0

Prishtinë, 22 maj 2023

Të nderuar senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters, mirë se keni ardhur në Kosovë,

Të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë, 

Me senatorët Murphy dhe Peters patëm një bisedë të përzemërt. Pikë së pari folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë, të cilët sa vije e forcohen, sa vije e thellohen. 

Dje me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Jeffrey Hovenier ishim bashkë në ceremoninë e fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak në rajon Defender Europe 23, në të cilën Kosova këtë vit po merr pjesë për herë të dytë radhazi si vend mikpritës. Me 1 mijë ushtarë më shumë se sa në ushtrimin pararendës, jemi të katërtit sa i përket personelit ushtarak në mesin e 25 ushtrive të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

E dhjetë ditë më parë së bashku me administratoren e USAID-it, Samantha Power, po në këtë sallë e lansuam ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 megavat. Një vit më herët, në korrik të 2022, në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me MCC  me vlerë prej 236.7 milionë dollarë për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë, të dyja hapa gjigantë drejt tranzicionit të drejtë me pavarësim energjetik me energji të ripërtëritshme në qendër. 

Në takimin e fundit që e kishim në Prishtinë me delegacionin e senatorëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Chris Murphy, e ku ishin edhe senatorët Shaheen dhe Tillis, 13 muaj më parë, patëm theksuar se kurrë nuk  ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë. 

Bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë energjetike krahas sanksioneve të përbashkëta kundër Rusisë është përgjigja më e mirë ndaj realitetit të ri.

Demokracia, shoqëria, pluralizmi politikë, të drejtat e njeriut kanë nevojë të mbrohen më shumë se kurrë. Demokracia është sistemi edhe më i fortë edhe më i brishtë. Është sistemi më i fortë sepse është sistemi më i drejtë, por është sistemi më i brishtë sepse është sistemi më i hapur.  Andaj, duhet ta kultivojmë e ta mbrojmë.

E sot, krahas marrëdhënieve dypalëshve diskutuam po ashtu mbi zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen tonë tani e diç më shumë se dyvjeçare, arritjet, progresin dhe synimet përpara.

Bashkëbiseduam edhe për raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj, na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pakushtëzime.Unë i falënderoj edhe një herë senatorët amerikanë për vizitën, interesimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, për fuqizimin e lidhjeve ndërmjet shteteve tona mike, partnere dhe aleate.

Jeni të mirëseardhur çdo herë!

Megalomani Timo Mërkuri megafon i Vasil Toles për përcaktimin e Isopolifonisë nga sirenat greke

Fitim Çaushi, Gjirokastër
____

Llogaritari megaloman Timo Mërkuri, me pretendimin e enciklopedistit, përpiqet të justifikojë mashtrimet e Vasil Toles për prejardhjen e polifonisë shqipare prej sirenave: “Sirenat nuk kanë pasaportë”. Me sa duket megalomani Mërkuri, që pretendon për një kulturë të thelluar, nuk e ka lexuar padronin e tij shpirtëror, Vasil Tole, i cili e ka njohur pashaportizimin e sirenave në Greqi: “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin gjysmë gra, gjësmë zogj.” (Vasil S. Tole, Odiseja dhe sirenat… f. 10) Këtë konstatim të akademikut Tole, (sirenat si pjesë e mitologjisë greke) e kanë legjitimuar dhjetra botime në Greqi, veçanërisht Fjalori i Mitologjisë Greke. Timo Mërkuri e di mirë se sirenat e kanë pasaportën greke, por pretendimi për “kudogjendjen e sirenave”, i duhet për t’u dhënë sirenave legjitimitetin shqiptar, pretendim i padrorit Tole: “Ne i përmbahemi idesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve të sotme shqiptare. Sikundër shihet, Tole i vendos sirenat në Epir, pranë brigjeve të Shqipërisë, territor ku ka vendosur edhe kufirin greko-shqiptar: “Ende sot pika e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbart togfjalëshin kuptimplotë “Qafa e Botës”, ku shtrihet Shqipëria e Jugut…

Gabimi i Vasil Toles është shumë i rëndë, ndonse pranon për hershmëri të studimit të tij “isopolifonik” epokat antike, ai i vendos sirenat dhe kufirin shtetëror me Greqinë në Shqipërinë politike, por kufiri shqiptaro-grek, nuk shtrihet në “Qafë Botë”, sikundër pretendon Vasil Tole, shtrihet në Prevezë. Pse kjo mospërputhje e hershmërisë antike në kohë, të studimit “isopolifonik” me territoret gjeografike ku mbështetet studimi?! Kujt duhet t’i përkas koha antike që Vasil Tole kërkon të studiojë polifoninë shqiptare?  “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”. (Vasil S. Tole, Odisea dhe sirenat…f. 65) Përse Tole ka preferuar parahelenët dhe jo parailirët?

Vasil Toles dhe mercenarëve të tij, u intereson kufiri tokësor në “Qafë Botë”, për ta prezantuar territorin matanë “Qafë Botës si Greqi.  Për këtë diversion, Vasil Tole përdor si mbështetje krahinën e Sulit:  “…ky territor i nëntokës, ku gjenden sipas Homerit kori i sirenave vajtore… mbitoka e tij e ruan ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi”. (V.S. Tole, Pse qajnë kuajt e Akilit…f. 53)

Shihet qartë tentativa diversioniste e Vasil Toles, për ta konsideruar krahinën e Sulit dhe tërë Çamërinë si territor grek, e bashkë me këtë tërë Epirin. Ndonse sirenat kanë pasaportën greke, përse duhen pranuar si banore të Sulit dhe Çamërisë? Martin Liku, 220 përpra do të shkruante: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të popullsisë shqiptare”. Edhe Pukëvili ka shkruar për këtë realitet: “Republika e Sulit rreth vitit 1660 përbëhej nga katër fshatra: Suli ose Kakosuli, Qafa, Avariko, Samoniva, fshatra këto me regjime të veçanta që ndiqnin traditat e lashta të shqiptarëve. Gjatë 40 vjetëve popullsia u shtua në shtatë fshatra të rinj…Tukididi thotë se epiriotët e mësuan gjuhën greke nga ambrasiotët që ishin fqinjë të tyre, provë kjo që dikur këta jetonin në Epir…”

Përkundër të vërtetës historike, Vasil Tole ka precizuar: “kulturë polifonike te grekët e Epirit” Sikundër shihet Epiri na qenkëka grek, edhe kultura polifonike na qenkërka greke, (!) sepse e tillë është futur në UNESCO, si kryevepër botërore. (!) Këtë na e vërtetoi studiuesi serioz dr. Zeno Jahaj në gazetën Panorama: “Polifonia greke “Carevan” ruhet vetëm në zonën e Epirit në Greqinë Veriperëndimore, e regjistruar në UNESCO në Listën përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të njerëzimit”. (Panorama 17 maj 2023)

Për këtë polifoni të regjistruar në UNESCO si Kryevepër e Njerëzimit, studiuesi grek Nikos Dionisopulos më 6 tetor 1989, kumtoi në simpoziumin ballkanik të polifonisë organizuar në Tiranë: “Kushdo që studion këngën tradicionale greke, menjëherë e vërteton praninë e dy sistemeve të ndryshme muzikore. Të parin e hasim në Greqinë Kontinentale, në Steria, Epirius dhe Thesali…Për mendimin tim kjo është një polifoni primitive dhe rudimentale, një rast unik në një shumëllojshmëri të madhe melodish në këtë rajon. Në fund do të formulonim dy pyetje: A është rastësore që këto dy raste të polifonisë rudimentare në Karpathos, të lidhen me praninë e gajdes dhe ceremonisë së dasmës, dhe a janë këto, fenomene polifonike, apo janë dy raste pa implikime të mëtejshme si përjashtime më interesante të rregullës së monofonisë në muzikën lindore? (Kultura Popullore, nr 1, 1990, f. 94-96)

Ky realitet na bind, se Vasil Tole e ka futur polifoninë shqiptare në UNESCO si derivat të polifonisë greke! Për ta fshehur diversionin e “isopolifonisë”, Tole, te emisioni i Mustafa Nanos, mashtroi gjithë opinionin, se në UNESCO është futur “polifonia me iso”, por nga përkthimi anglisht fjala “iso” ka dalë përpara emrit”. Vasil S. Tole në librat shqip: “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”, “Enciklopedia e isopolifonisë” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, në mënyrë konstatante e ka stampuar qindra herë termin “isopolifoni” dhe jo “polifoni me iso”, çka provon, se nuk ka influencuar anglishtja në evidentimin e “isopolifonisë” në UNESCO. Këtë justifikim të Vasil Toles, llogaritari batakçi, e nge në argument, por nuk shpjegon, se ku e gjeti emërtesën “isopolifoni” në librin e tij “Identiteti i iso-polifonisë” (Timo Mërkuri, “Identiteti Iso-polifonik”, Milosao 2018) dhe nuk përdori “Identiteti i polifonisë me iso”?

Timo Mërkurin e ka lënë koha mbrapa, sepse i përdor “orgumentet” nga “Fjalori muzikor, polifonia shqiptare”, ndërkohë që atë libër Vasil Tole e ka përmbysur me botimin e ri “Enciklopedia e isopolifonisë” (UEGEN 2007), të cilin është mirë ta lexojë Timo Mërkuri. Ky delirant, e fodul,l që i lejon vetes të futet edhe në debat shkencor me kompozitor e studiues kompetent,  i fton muzikantët që e kanë denoncuar diversionin e Vasil Toles për isopolifoninë e sirenave greke: “të na provojnë thënien/shkruarjen e tezës së origjinës së këngës sonë nga kënga e sirenave, qoftë te librit studimor “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”.

Vidion e dosjes së UNESCO-s përgatitur nga Vasil Tole, e panë të ekspozuar në ekran, 70 intelektualë, në Hotel Rogner dhe mund ta shohin edhe qindra të tjerë. E dëgjuan edhe nga prof. dr. Aleksandër Peçi në analizën kritike të librit “Odisea dhe sirenat….”.

Megalomani Mërkuri kalon në gjendje patologjike: “Akuza se gjasme qënka sajuar origjina nga sirenat greke e këngës sonë “polifonike me iso” është artikuluar fillimisht nga z F. Çaushi dhe pas tij e kanë marë “në përdorim” edhe persona të tjerë. Në shkrimin e tij Çaushi shkruan: “Tole, duke injoruar krejt studiuesit shqiptarë që për 50 vjet hulumtim shkencor kanë propaganduar, se polifonia shqiptare e ka origjinën nga ky popull dhe nga ky truall, kryesisht në Labëri, ka ngulur tezën e kundërt, se polifonia shqiptare dhe ajo Labe e ka djepin tek sirenat greke”, por nuk jep asnjë referencë se te cili libër e në cilën faqe të tij e ka shkruar këtë. Sigurisht që na duhet ta pyesim z Çaushi edhe se cili studiues shqiptar ka “propoganduar se polifonia shqiptare e ka origjinën…në Labëri” dhe ku ka shkruar akademiku se kënga jonë me iso e ka origjinën te sirenat greke.”

Po ia përsërisim deliranitit Mërkuri, se polifoninë shqiptare si produkt të sirenave greke e ka dokumentuar vetë Tole: “ ”Në lidhje me këtë veçori tingullore të sirenave, na vjen mirë të pohojmë, se ka një përqasje me mendimet më të përhapura mbi veçoritë e zërave këngëtorë të iso-polifonisë së shqiptarëve“(Odiseu dhe siranat…f. 15) Për pseudoakademikun Tole ekzistojnë dy “isopolifoni” të ndryshme, isopolifonia e sirenve në Greqi dhe “isopolifonia” shqiptare, të cilat kanë përqasje mes tyre, ndonse në vende të ndryshme; sireant në Epirin e jugut dhe shqiptarët në Epirin e veriut.

Dinakëria Vasil Tole, e sfumon përqasjen dhe e kushtëzon polifoninë shqiptare në djepin e sirenave greke: “Lidhja e udhëtimit të Uliksti…se ai do të ballafaqohej me sirenat, është tjetër dëshmi e lidhjes që kanë Sirenat dhe kënga e tyre, me prejardhjen dhe shtratin e vërtetë të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë”.( Odiseu dhe sirenat …f.14)

Për ta vulosur “shpikjen” anormale, akademiku Tole e njeson këtë gjenezë edhe me polifoninë labe: ”Zëri i Sirenave ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia labe, në ish trojet e Epirit të dikurshëm antik.”(Odisea dhe Sirenat… f.24-25) Sikundër shihet, zërin e sirenave antike e gjejmë edhe sot tek polifonia labe! Domethënë, sierenat labe e kanë kulturën e polifonisë nga kënga e sirenave greke! Si mund të mashrojë kaq hapur batakçiu Timo Mërkuri, se gjoja nuk e paska ditur se ku e ka shkruar Vasil Tole prejardhjen e këngës polifonike nga kënga e sirenave greke! Meqenëse Mërkuri e ka “enigmë”, se kush e ka thënë që polifonia labe vjen prej sirenave greke, po i kujtojmë prejardhjen e katër zërave të këngës polifonike shqiptare: “Nga vëzhgimi etimologjik i emrave të Sirenave, rezulton se Ligea është mbartëse e të qarit me dënesë, (me ligje, siç e themi ne e që lidhet aq ngushtë me vajtimin), Thelxipea është magjiplotë, Aglaopea e veçantë dhe Peisinoe e bindur. Mbështetur në një përqasje të këtyre veçorive etimologjike, duket se gjejmë në tiparet e tyre, tashmë si këngëtare, edhe një rreshtim strukturor të ngjajshëm me strukturën e vendosjes së zërave në iso-polifoninë popullore shqiptare. Më konkretisht të zërit të parë Marrësit si magjiplotë, II, Kthyesit si të veçantë dhe të zëriz të III, Isos, e cila s’është gjë tjetër   veçse zëri i së bindurës Peisione.”(Odiseu dhe sirenat…f. 37.)

Më të qartë se kaq, Timo Mërkuri nuk do ta gjente shpjegimin e “isopolifonisë” prej sirenave greke! Muku i tij Vasil Tole ka vëzhguar në aspektin etimologjik emrat e sirenave dhe ka përcaktuar se të katër zërat e polifonisë shqiptare kanë ardhur prej sirenave greke! Duam ta pyesim: me sa zëra kanë kënduar sirenat z. Mërkuri? Në ç’llum dhe në ç’mercenarizëm je zhytur Timo Mërkuri!

Mërkuri dëshiron të dijë se cili studiues shqiptar ka “propoganduar se polifonia shqiptare e ka origjinë në Labëri. Këtë e studiuar babai i etnomuzikologjisë shqiptare prof. Ramadan Sokoli: “Polifonia jonë popullore në djepin e saj dhe në shtresimet e saj më të hershme, mund të duket si më e zhvilluar se në rrezatimet anësore. Nga kjo pikëpamje mund të mendohet se qendra e rrezatimeve të polifonisë sonë popullore është Labëria, aty ku kemi frakturat katërzërëshe, të cilat vijnë duke u pakësuar sa më shumë largohemi së andejmi”. (“Amza Letrare, 20 mars 2004, f.14)

 Timo Mërkuri shqetësohet më shumë për Vasil Tolen, ndonse ai është ende gjallë, dhe nuk shqetësohet për autoktoninë e polifonisë shqiptare! Sipas megalomanit të dalldisur, shpirti i këngës tradicionale shqiptare dhe identiteti i saj, qëndron tek “isua”     “Identiteti i iso-polifonik”, f. 10) Sipas këtij teoricieni, identiteti i polifonisë shqiptare nuk qëndron më në përmbajtjen epiko-heroiko-lirike, në melodikën dhe psikologjinë e këngës shqiptare, por në blegërimat që formojnë “iso-polifoninë”, “munguar” prej shekujsh në polifoninë shqiptare dhe në vitin 2005, me futjen në UNESCO të “isopolifonisë”, këngës shqiptare i “erdhi shpirti në vend”! Një marrëzi e tillë është më pak se padituri, sepse identitetet e kombit shqiptar, janë afirmuar qysh me krijimin e Shtetit të Arbërit, i cili në epokën e Rilindjes, fitoi tipare thelbësore, që përbënin kombin si: gjuha e përbashkët, territori i përbashkët, marrëdhëniet ekonomike të përbashkëta, faktori psikologjik dhe shpirtëror i përbashkët. Madje disa nga këto tipare thelbësore, kanë qenë pjesë e etnisë sonë qysh në antikitet.

Me këtë “Rosinant” të ngordhur, “Identitetin iso-polifonik”, megalomani Timo Mërkuri hidhet në veprim edhe kundër kompozitorëve, që kanë pasuruar fondin e artë të kulturës kombëtare dhe studjuesve të afirmuar. Mercenarët veprojnë dhe Tole bën sehir, si të ishte vërtet “kokë nga ato që ndrijnë për atdhe”(!) sikurse e ka konsideruar këtë mjeran, Timo Mërkuri. Të tilla hosana të diktuara, Mërkuri ia ka bërë edhe në gazetën “Telegraf”, 7 gusht 2014: ”Populli ynë duhet t’i jetë mirënjohës…birit të tij që ja prezantoi shkencërisht botës këtë pasuri të madhe, birit të tij me një emër të thjeshtë Vaso Tole”.Vetëm një karagjoz cirku bën hosana të tilla për atë që i ka tjetërsuar trashëgiminë shpirtërore popullit shqiptar. Është e lehtë të bësh autoritarin dhe t’u bësh pyetje të tjerëve, por çfarë provash na sjell Timo Mërkuri dhe Vasil Tole, për prejardhjen e “isopolifonisë” shqiptare prej sirenave greke? Nëse do të kishte qoftë edhe një studiues që do të hidhte “llum” mbi Vasil Tolen, fare qetësisht Tole, pa ndërsyer mercenarët e tij, mund të prononcohej vetë dhe të na sillte një sirenë për të kënduar “isopolifoninë” e tij, dhe ne do t’i sillnim 20 grupe polifonike që nga Delvina, Vlora, Skrapari Gramshi. Kërçova e deri në Dibër, ku këndohet dyzërëshi, për një koncert të përbashkët.

Ndoshta Timo Mërkuri do ta bind Vasil Tolen për të na sjellë një sirenë, ose do të shkojë vetë deri në Greqi, për të marrë sirenën “isopolifonike”, ndryshe Vasil Tole urgjentisht duhet të shkojë në UNESCO dhe ta ndryshojë emërtesën dhe gjenezën e polifonisë shqiptare prej këngës së sirenave. Ose Sirena të vijë në Akademinë e Shkencave dhe Ministrinë e Kulturës, ose ndryshimi në UNESCO, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm kështu zgjidhet problemi dhe s’ka nevojë për lehjet e larove që bëhen mbrojtje e diversioneve të Vasil Toles. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, se trashëgima e tyre shpirtërore është e prejardhur prej sirenave greke, pra prej një populli tjetër. Pikërisht këtij problemi kyç, i shmanget Timo Mërkuri dhe ushtron ndaj kompozitorit dhe muzikantëve të tjerë, presionin e rrugës, sepse kjo taktikë mjegullon diversionet e Toles.

Përkundër Vasil Toles që e prezanton Uliksin si etnitet grek, Prof. Çabej sqaron: “Në artikullin e tij “Gjendja e sotme e studimeve ilire”, Karl Keren, shënon se prehistoriani gjerman Carl Schuchardt shikon te Odiseu “Ilirinë e vërtetë”, sepse ky mbretëron mbi ishuj që janë të sferës ilire dhe dallohet “me urtësinë dhe e me gjakun e ftohët të tij” prej heronjve të tjerë të Iliadës: Gjithçka te Odiseu është detari, gjithçka lot në Mesdheun perëndimor, gjithçka është mënyrë jetese dhe legjendë ilire”.(Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Rilindja 1975, f. 100)

Megalomani i arithmetikës pranon të zhgarrëzyhet në llumin që e ka futur akademiku Vasil Tole dhe si mercenary ndërmer polemika shterpe për të goditur kritikuesit e Vasil Toles,

Studiuesi italian Lorenco Tardo, ka pohuar traditën e lashtë tek arbëreshët: “Meloditë liturgjike në kompleksin e tyre të përgjithshëm i përkasin mbarimit të shek XIV dhe fillimit të shek XV, sepse shqiptarët morën me vete… një traditë provinciale dhe arkaike, një traditë, që duke qenë ruajtur në 400-tën dhe 500–ën, rrjedh nga koha e bazilejve e ndofta nga një kohë edhe më e lashtë”( Lorenco Tardo, “L’antica melurgia  bizantina” Grotta-ferrata, 1938 f. 111) Duke e çuar djepin e polifonisë në kohën e bazilejve shek IV-V të erës sonë, e ndofta edhe në një kohë më të lashtë, studiuesi italian i etnomuzikologjisë, e ka përjashtuar ngjajshmërinë me isonin e korit kishtar bizantin, spse isoni bizantin ka lindur disa shekuj pas këngës shqiptare. Përse duhet ta fuste Vasil Tole këtë element kompromentues për polifoninë shqiptare në UNESKO? A nuk kanë të drejtën studiues, muzikantë dhe qytetarë të thjeshtë t’i kontenstojnë këto veprime diversioniste të Vasil Toles? Kanë, se janë qytetarë të këtij populli, por nuk i lë megalomani dhe mercenari Timo Mërkuri me shokë.

Prof. Ramadan Sokoli qysh në Konferencën parë të Studimeve Albanologjike në nëntor 1962, e ka saktësuar:  “Meqënëse në muzikologji mbizotëron mendimi se grekët dhe romakët e lashtë nuk këndonin këngë polifonike, është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës  ballkanike është me prejardhje të lashtë, e mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim as është vërtetuar as është miratuar, madje është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore”. Për këtë prof. Sokoli ka shkruar: “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike,  nuk ka ndonjë lidhje morfologjike  me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite  të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca er parë Albanologjike, Tiranë 1965, f. 334)

Sikundër shihet, Debatet për prejardhjen e këngës polifonike nga muzika bizantine qenkan bërë qysh në vitet ’50-’60 dhe profesori e ka sqaruar përfundimisht problemin, përse Tole duhej ta shtrinte këtë problem, kur nuk ishte e domosdoshme, deri në UNESCO, sepse ajo trajton vlerat e kulturës së shqiptarëve dhe jo ngjajshmëritë e elementëve të saj të veçanta me kulturat e popujve fqinj? Kush ia kërkoi këtë ngjajshmëri të isos shqiptare me isonin bizantin, Vasil Toles?

Një studiues i huaj i referohet prof. Beniamin Krutës: “Një fakt i rendësishëm që e bën kompleks problemin e gjenezës së burdonit dhe ne të njëjtën kohë i vë një pikëpyetje ekzistencës së tij herët në këngën bizantine, është kënga polifonike e kishës ortodokse të arbëreshve të Italisë, e cila me gjithë lashtësinë e saj, nuk e njeh ison. Melurgjia liturgjike bizantine, të paktën deri në shek. e XIV, kohë në të cilën nisin emigrimet arbëresheve për në Itali, ne truallin jugor të Shqipërisë zhvillohet pa iso-n”. (B. Kruta 1991, 68-9)

Sikundër shihet, “iso” e polifonisë shqiptare nuk ka lidhje me “isonin” e korit kishtar bizantin. Përse u ngatërrua Vasil Tole, kur e kishte këtë pasuri shklencore nga profesorët e tij, sepse Beniam Kruta ka dhënë lëndën e etnomuzikologjisë në Institutin e Lartë të Arteve dhe ka marrë pjesë në 35 ekspedita studimore nga Kosova, Maqedonia e deri tek arbëreshët e Italisë.

Sokol Shupo, në përgjigjen që i ka dhënë Vasil Toles në vitin 2004, përmes studimit “Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq”, shkruan: “Mund të besojmë, se pavarësisht nga shkrimi, koncepti i isonit është më i lashtë se sa shek IX. Bëhet fjalë për neumën që quhet ison dhe jo për praktikën e isonit…ngjajshmëria e termit ison me termin popullor iso, është fare e qartë dhe këtë gjë e kanë venë re të gjithë etnomuzikologët, por ngjajshëria e termit nuk do të thotë patjetër edhe ngjajshmëri e dukurisë, dhe këtë gjë e ka shpjeguar mirë B. Kruta. Të dy “tezat” e mësipërme të Z. Tole, fshehin poshtë tyre një të tretë – tezën që termi iso Shqipëri vjen e përdoret i filtruar përmes kulturës dhe gjuhës greke”. (Panorama, 4-5 maj 2023)

Iso e polifonisë shqiptare nuk ka asnjë lidhje me isonin e muzikës kishtare bizantine dhe nuk ishte e nevojshme që Vasil Tole ta nënvizonte këtë ngjajshmëri! Përse Vasil Tole nuk u mbështet tek studjuesit shqiptar për të përgatitur dosjen, por iu rerferua studiuesve të korit kishtar bizantin? Polifonia shqiptare është pasuri shpirtërore e tërë popullit shqipar dhe si e tillë ka fituar anonimatin. Askush nuk mund ta përvehtësojë dhe ta falsifikojë atë. Askush nuk e ka caktuar Vasil Tolen për ta falsifikuar dhe përvehtësuar këtë pasuri të shenjtë, për të bërë me të çfarë të dojë, sikur ta kishte pronë private, pavarësisht, se ai diti ta fshihte diversionin e tij kundër kulturës popullore shqiptare me bujën marramendëse të “Kryeveprës botërore”! Populli shqiptar donte ta gëzonte kulturën e tij si kryevepër botërore në vlerën e saj origjinale, si produkt i popullit shqiptar, jo si prodikt i sirenave greke. Edhe sa vjet do ta mashtrojë Vasil Tole popullin shqiptar?!

Sado që megalomani Timo Mërkuri përpiqet ta fshehi Tolen nga mëkati antikombëtar, atë e nxjerr zbuluar harta e “isopolifonisë” me shtrirjen deri në Shkumbin, botuar tek libri “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”. Për këtë fakt, në një postim në WatsApp lexojmë: “Bejleri i Himarës dhe Bejleri i Akademisë së Shkencave, nxorën në shesh një zë shtrige që pickon  polifoninë e këngës.  Harta e Bejlerit  është e njëjtë me atë të Vasil Toles…kufijtë e Vorio-Epirit…Alogjizma merimangash  të një gjëmbaçi  isopolifonik për dashurinë  helenike”.

Përfshirja e “iso-polifonisë” greke deri në Shkumbin, në hartën e përpiluar nga akademiku Tole, dëshmon, se akademiku Tole është vënë në shërbim të politikave shoviniste!  Populli është indjeshëm ndaj këtij problemi dhe sado që Vaso Tole të ndërsejë kundër studiuesve dhe muzikantëve taborët e tij prej mercenarësh, nuk ka për t’i mposhtur me fjalë rrugësh. Etnomuzikologu Siro Shituni për Tolen ka shkruar: “Ai erdhi me një varg deklaratash të tejskajshme, të cilat, janë, në radhë të parë, sa profesionalisht të gabuara, aq edhe moralisht të shëmtuara… mohues i tërë veprimtarisë kërkimoro-shkencore etnomuzikologjike të kryer nga studiuesit etnomuzikologë shqiptarë të mëparshëm, të vdekur ose të gjallë.”

Ajo që e prezanton Vasil Tolen me të vërtetë mediokër dhe nënvleftësues ndaj kulturës popullore të popullsisë së veriut është koncepti i tij antikombëtar: “Iso-polifonia jonë popullore duhet konsideruar ashtu siç është: një fenomen elitar i të menduarit muzikor  shqiptar e më gjerë” (Folklori muzikor 1, f. 16) Për Vasil Tolen, krijimtaia shpirtërore e shqitarëve të Shqipërisë së Jugut që këndojnë “isopolifoninë” na qenka elitare, ndërsa krijimtaia shpirtërore e shqiptarëve të Shqipërisë së Veriut, që këndojnë monofoni, na qenka inferiore! Nisur nga teza e tij se ”isopolifonia” është krijimtari e sirenave greke, pra e popullit grek, për analogji na del se populi grek është elitar, ndërsa shqiptarët janë jo elitar! Në këtë llum ka përfunduar edhe megalomani Timo Mërkuri.

Kryeministri Kurti mirëpriti senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

0

Prishtinë, 22 maj 2023

Sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti senatorët amerikanë, Chris Murphy nga radhët e Republikanëve dhe Gary Peters, nga radhët e Demokratëve, të cilët i falënderoi për vizitën.

Krahas diskutimit për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë, të cilët sa vijnë e forcohen e thellohen, kryeministri i njoftoi senatorët për indikatorët më të fundit ekonomikë dhe ata demokratikë, siç edhe po evidentohen në vazhdimësi nga raporte kredibile ndërkombëtare. Duke folur për pjesëmarrjen e dytë radhazi si vend mikpritës i ushtrimeve ushtarake Defender Europe 23, kryeministri nënvizoi shtimin e buxhetit në mbrojtje në dy vitet e fundit, duke mos lënë anash shtimin e buxhetit në shëndetësi dhe arsim.

Më tej ai veçoi dhe vizitën e administratores së USAID-it, Samantha Power vetëm 10 ditë më parë, me të cilën së bashku lansuan ankandin e parë për parkun solar me kapacitet 100 MË. Kryeministri shprehu falënderimin e tij për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tranzicionin e drejtë energjetik drejt energjisë së qëndrueshme dhe të gjelbër.

Senator Murphy, që kishte vizituar Kosovën diç më shumë se një vit më parë, u shpreh i lumtur që po takohet përsëri me kryeministrin Kurti, të cilin e falënderoi për qëndrimin ndaj Ukrainës dhe për pranimin e refugjatëve afganë, duke dëshmuar që ShBA-të kanë një vend partner të besueshëm. Ai po ashtu e uroi për performancën ekonomike, investimet e huaja, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Senatori Peters po ashtu e përgëzoi kryeministrin Kurti për performancën impresive ekonomike.

Në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. Në lidhje me to, të cilat përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre, kryeministri u shpreh se duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pa kushtëzime, teksa i njoftoi për propozimin e Kosovës, për sa i takon zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, të inspiruar nga modeli kroat.

Senator Murphy u shpreh se Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ndërkaq senatori Peters në takim tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për mos-veprimin e saj për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Senatorët po shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

Podrimçakja takohet me çobanin turjakas në vreshtë  

Drenofci dhe bjeshkët e Zatriqit

Sinan Kastrati, Suedi

Tregim në veten e tretë  

Vazhdon nga numri kaluar me titull: “Prej Podrimjes po vjen haberi” publikuar më dt.21 Maj 2023  

Pjesa e katërt (4)  

”Kur kam nejt ni natë me ty, ni natë sa u nata 

Kur ta çela gjyksin tân, sukur rrezon hana” (motërzim)  

Jeta e Sylës sipas asaj që flitej, ishte një jetë e shthurur e një aventueri *), që nuk dinte ku e ka kryet e ku i shkelein këmbët. Thuhej se ai paska pasur shumë jaranesha. Pastaj, thonin se ai ka pasur edhe fëmijë me më së pakut dy vajza e gra por plakat e ngrata ndienin dhimbje edhe për te. Ato nuk dinin ti thonin fjalët të “shturur” e “aventurier” por thonin i ”dalë fare” e i ”panafakë” *). Syla ishte një dashnor i pasionuar, Ai e donte natyrën, livadhet e lumin Mirusha, arat e buta, malet e bjeshkët e Turjakës. Syla kishte dëshirua të plaket si çoban sepse i donte delet që i mrizonte në mrize te shelgjet renë e ato ku laheshin buallicat në të dy anët e lumit Mirushë. Kur delet mrizonin afër lumit, ai flente nën hijet e kregsit të Pagarushëve. Delet e fusnin krkryet te barku i deles tjetër dhe nuk dihej se ku e kanë kryet por vetëm dëgjoheshin duke marrë marrë frymë me sy mbyllur nga vapa. Edhe Syla e mendonte qikën ”podrimçake” kur ajo të fle symbyllur e Syla ngadalë i afrohet dhe i puth duart që i ka shtri shkujdeshëm mbi gjoks. Ajo sapo e ndien puthjen e Sylës, me të duart e afron kryet e Sylës dhe fillon me puthjet e gjata …  

Syla çdo ditåe në orën e caktuar i kthente dhetë nga mali dhe pasi inin ujë jazin e mullinit, një vijë me ujë të mjaftueshëm për mulli. Ishte çoban i kohës së Imer e Shaban Seferit, Bajram e Muharrem Ramadanit, Metë Xhemajlisë e Sahit Mstafës, Adem Zymerit të Bublit, Latif Reshishit e Hisen Derguti të Panorcit çoban të njohur. 

Nuk i pritej të shihje me podrimçaken e ti lutej që edhe ajo të bëhej çobaneshë e ti kullosnin delet bashkë në Dushkajeve, te Ledina e Sylë Rexhepit, Kershi i Sylymanit, Gropa e Gatë e deri te Ara e Selmanit. Syla me podrimçaken do të rrije gjithë ditën bashkë. Bashkë do të hanin bukë e do të pinin tamel të deleve e do të përqafeshin e putheshin si dy zogj pa u pengua nga askush, as nga kumonat e ogiçëve, blegërima e deleve për kingjat që me vrap futeshin në barkun e nënes e thithnin … Delja nëna vetëm i lëpinte ndërsa qingjat, me bishtin e tyre sikur e falenderonin nënen për ushqimin e shishëm.  

Syla që nga ajo natë gushti që e kishte parë për herë të parë “podrimqaken” në Drenofc të Zatriqit, kishte mendua se vetëm me podrimçaken ka me fjetur në dyshek me kashtë e të mbulohet me jorgan të jorgangjive të Gjakovës, natën e parë të martesës e vetëm vdekja do ti ndaj. 

Vreshtë rrushi dhe tokë pune në Drenofc të Zatriqit të Rahovecit

Syla kishte shkua te Hasan Makshan stërnipi që ishte një burrë 300 derhem burrë e sh`pi në zâ. Edhe “podrimçakja” kishte ardhur te halla po Syla nuk e dinte hallin e saj.  

Mbrëmjeve ku qikat e Drenofcit të Zatriqit (Drenoc) shkonin në vneshta. me nga një krojshe, sepet a kufi, koha para se të perëndonte dielli, aty e kishte parë Syla podrimçaken.  

Dielli ecte në drejtim të Drinin (Drinin e Bardhë) pa u ndalur e futej në Dushkaja, atëherë qikat grupe, grupe këtheheshin nga vneshta me sepetët me rrush. Rrugës për në shtëpi, me sepetat me rrush mbi kokë. Këndonin këngë të qikave podrimçake, këngë se si do të bëhen nuse ato, do ta lënë nënen e vëllain e vogël. këndonin këngë për vëllezërit dhe dëshirat e tyre që të merrnin nuset më të mira të katundit, ato që kishin qef, si motrat për vëlla. 

Te kroi i katundit që ishte mu në mes të katundit, qikat ndaleshishin e pushonin, merrnin frymë, pinin ujë që vinte nga bjeshkët me gurë të zinj, nga bjeshkët e Zatriqit.  

Te Kroi i Makshanëve vin edhe qika të tjera, apostafat me marrë ujë. Me vete merrnin ibrikët, knatat, buriat (e drunjëta) e enët tjera i mbushin me ujë kroi që e pinin mbrëmje e natën. Ibrikun e mbanin te kryet, afër shtrunit. Mandej, pasi merrnin ujë në krua, me pritesë niseshin për në shtëpi. Ibrikut me ujë ia mbyllnin grykën me fletë të ftoit që mos të derdhet e pluhui´roset rrugës e edhe pse qikat e Drenofcit të Zatriqit ishin aq të zojat sa me kular në krye mbanin tepsinë me pite, kur iu qonin argatëve bukë, sepetin me rrush nën sqetulla e ibrikun në dorën tjetër dhe ashtu krenare ecnin e qerpikun nuk e livritnin sikur mos të kishin asgjë në krye e duar. Ishin të sigurta në të ecur, krenare e mendjemëdha, e të gëzuara. 

Ato dëshironin të rrinin te kroi më gjatë sepse mbëmjeve vinin edhe çobanët e kishte shumë nga ato që nuk i shihnin çdo natë prandaj i merrte malli për jaranët. Edhe çobanët nguteshin e me shkua te kroi me shpresë se mos po e shohin mikën, jaraneshën e zemrës. 

Po ato nuk guxonin të voniheshin shumë se nënat i prtinin te lama te dyert e oborrit, nga frika se mos po iu ngjitet qikave naj fjalë e hallkut.  

Thuhet se uji i kroit te Drenofcit të Zatriqit vajzat dhe nuset që martoheshn në Drenofc, i harlisnin *) kurse uji i krojeve të Zatrqitit, i harlisnin djemtë beqarë e burrat që ishin të njohur si dashnor hamshor ndërsa femrat e Drenofcit, njiheshin si dashnore të flakta, shkaku i ujit, rrushit e pjeshkave e ushqimit.
”Mos të shtifshin qikat e nuset n`mes 

Se nuk t`shojnë ethet 20 vjet”.  

Sylës që nga ajo mbrëmje, i kishte ra në sy një qikë e shëndetrshme me gjokse të fryera e këmishë të hollë. Ajo ishte e një katundi tjetër por që kishte ardhur te halla e bashkë e me qikat e hallës kishin shkua në vneshta (vreshta) me marrë rrush për darkë, që e hanin me e pas bukës. Deri atë natë Syla nuk kishte parë qikë më të hishme e të veshur aq mirë sikur me teshat e podrimçakes, sikur ajo të ishte qikë me tesha ”qytetare”.  

Syla nuk dinte si ta takoj edhe njëherë e të flas pakëz, ti “nrroj” dy llafe me qikën podrimçake. Edhe qikat e hallës e panë shikimin e Sylës që ia kishte “ngul” sytë mysafires.  

Çobani turjakas nuk e dinte se a e ka vrejtur “podrimçakja” merakun *) që kishte për te por kishte shpresë se edhe ajo kishte të njëjtin merak e zhig.  

Syla at natë nuk kishte shtini gjumë në sy gjithë natën. E kishte parë podrimçaken se si kishte ardhur te kroi me sepetin me rrush të zi, rrush që i kishte kokrrat e gata sa gishti i dorës e të ëmbël si mjalti i bletëve të malit. Ajo kur erdhi të kroi, nuk priti rendin në por sapo u ofrua, i mbushi shuplakat e duarve me ujë e i kishte larë faqet e kuqe si mollat, pastaj kishte pirë ujë. Duart e qikës podrimçake ishin duar puntore e krahët e gjatë një pash edhe lisin e përthekonin.  

Këmisha e hollë nuk mund të ia mëshifte gjinjët e mëdhenj sa dy bostana që donin ti dilnin nga jashtë. Trupin e kishte mesatar e vithet shumë të hishme, jo të trasha por mesatare. Sytë e podrimçakës ishin si sytë e Larikës, mshtjerrës së Nezir Cufës. Shikimi i saj i butë të mbyste e të shtinte për së gjalli në dhe. Ajo kur të kqyrte të vriste me shikimin. Sy më të mëdhenj s`kishte parë Syla. Vetëm te podrimçakja i kishte gjetur sytë e tiranes., tiransës së dashur që çobani nuk e harronte çehren *) e saj sytë e tiranses. Gojën e kishte më të madhe e buzët më të trasha por që ia shtonin bukurinë qikës puntore të Podrimjes që gjithë ditën, err e terr, rrinte në fushë duke mbjellu perime e mbjellë, mbledhë e korrë të lashtat e bereqetin. Podrimja ishte vend bijqësor prandaj duheshin qika e nuse të shëndetshme që I bënin ballë punëve të shtëpisë, arave, fushave e vreshtave.  

Syla nuk mundi ti bëjë ballë shikimeve të saj me sy aq të mëdhenj. Uli kkryet e nuk mundi ta shikon. Arriti të dåegjoj disa fjalë ga goja asaj që i dilnin si shiqer. Si qikë që ishte, vetullat nuk i kishte nuk por edhe ashtu, vetuullat e qerpikët i kishin hije, tamam si të qikave tipike podrimçake, të pastra e të virgjëra *). Flokët i dukeshin të pluhurosura e të pakrehura nga dita e nxehtë e diellit podrimçak dhe ngase gjithë t´ditën kishin korrur kallamoq me qikat e hallat.  

Me këto mendime u zgjua Syla nga ”gjumi”.  

Sevdija, qika e vogël e Hasanit erdhi në mëngjes me një ibrik e peshkir në dorë për me i la sytë por Syla kishte qef me shkua te kroi me i la sytë me ujë të ftohtë dhe ndoshta do ta shoh përsëri podrimçaken. 

Sevdija pa pritesë ia plotësot dëshirën Sylës dhe dualën bashkë te shko te kroi. 

Sylës nuk i pritej që të shkoj sa më shpejtë te kroi me mbesën për me i la duart, sytë, fytyrën dhe për me marrë ujë. Ai shpresonte se edhe “podrimçakja” do të dalë te kroi. 

Kroi nuk ishte më larg se 30 metra prej dyerve të Hasanit, ”Kroi i Makshanëve”. 

Posa dualën nga dyert me thupra thane të Hasan Makshanës, dera e fqinjit tjetër u hap edhe dera tjetër e kojshiut e doli edhe podrimçakja, sikur të ishin marrë vesh me Sylën. Ajo sigurisht kishte kqyr *) për bira të gardhit dhe e kishte parë Sevdijen dhe Sylën. 

Flokët i kishte krehur e lyer me livandë që ai kishin dhënë qikat e hallës. I vinte erë e mirë livande që në Drenofc e Turjakë qikat e bënin vetë. Mbledhnin lule dhe i fusnin me një shishe me ujë e pas një nate, era e lulet bëheshin livondë me erë të mirë që njeriu me hundë i nuhaste e nuk ngihej. 

Pordrimçakja i përshëndeti që sa herë fliste, Sylës i dukej se don me e hëngër e me e futur të gjallë në bark dhe me e ruajt vetëm për vete. 

Me këto mendime, erdhi mbrëmja e Syla duhej të ngutej e tës hkoj në vendin ku e kishin lënë pjeken*) Sevdija dhe qikat e hallës së podrimçakes.

 

Fëmi në kohën e të vjelave të rrushit, në Drenofc të Zatriqit

*) AVENTURIER m. 

  1. Ai që kërkon e bën aventura, njeri i dhënë pas aventurave. Jetë aventurieri.
  2. Ai që vepron pa parime, njeri që kryen veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme, ai që ka prirje për aventurizëm. Aventurier i njohur.
  3. si mb. ~, ~E. Që vepron pa parime e me mendjelehtësi, që u hyn punëve të rrezikshme pa i peshuar mirë, që kërkon e bën aventura. Tip aventurier. Politikë aventuriere. Plan aventurier.

*) NAFAKË f. bised. 

Fat; mbarësi. Erdhi me nafakë. I preu nafakën. I doli nafaka. Qoftë me nafakë! ur. Ditë e re, nafakë e re. fj. u. 

NAFAKËKËPUTUR mb. bised. 

Fatkeq, i pafat; që ka mbetur e pamartuar (për vajzat). 

NAFAKËPRERË mb. bised. 

I pafat; që nuk i del fati, që mbetet pa martuar (për vajzat). 

 

*) PANAFAKË mb. bised. 

  1. I pafat. Njeri i panafakë.
  2. fig. krahin. I prapë, që nuk lë dy gurë bashkë. Fëmijë i panafakë.

*) HARLIS kal., bised. 

  1. E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase.

I harlisi shiu të lashtat. Plehu i harlis lulet. 

  1. jokal. vet. veta III. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset (për bimët). Harlisi bari (hardhia). Harlisën pemët.
  2. fig. E harboj, e azdis (edhe keq.). E harlisi djalin. E harlisi tagjia e mirë kalin.
  3. jokal. fig. Harbohem, tërbohem, harlisem (edhe keq.). Harlisi fare. …

*) HARLIS kal., bised. 

  1. E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase.

I harlisi shiu të lashtat. Plehu i harlis lulet. 

  1. jokal. vet. veta III. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset (për bimët). Harlisi bari (hardhia). Harlisën pemët.
  2. fig. E harboj, e azdis (edhe keq.). E harlisi djalin. E harlisi tagjia e mirë kalin.
  3. jokal. fig. Harbohem, tërbohem, harlisem (edhe keq.). Harlisi fare. …

*) MERAK m. bised. 

Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje. Ka merak ta dijë. Sa për të hequr (sa për të nxjerrë) merakun. 

Dëshirë e madhe a lakmi që ka dikush për të provuar diçka, për të pasur një gjë që nuk e ka etj. Kishte merak (i ka hipur merak) për një biçikletë të re. Plasi nga meraku për diçka. Hëngri dhe e nxori merakun. 

Shqetësim i madh që ndiejmë për një njeri të afërm a të dashur kur është larg, kur është i sëmurë ose kur ndodhet në një gjendje të keqe; shqetësimi dhe përgjegjësia që ndiejmë për diçka. Ka merak për djalin (për vajzën). U sëmur nga meraku për të birin. Meraket e prindërve s’kanë të sosur. Ka merak për punën. Më ha meraku për diçka shqetësohem shumë, merakosem. S’e zë meraku për asgjë. E futi në merak e shqetësoi shumë. Jam në merak për dikë a për diçka shqetësohem, merakosem. Fle me merak. Mos ki merak! mos u shqetëso! E hoqi merakun nuk shqetësohet më, u qetësua. 

Dashuri, sevda. Pati (zuri, hodhi) merak në të ra në dashuri. E zuri meraku. U martuan me merak. Iu bë merak ajo e dashuroi. 

Kujdesi i madh që tregojmë për një punë a për diçka tjetër dhe përpjekja për ta kryer atë sa më mirë. Ndërtesë (punë) e bërë me merak. E punoi me merak. 

Të dhënët me mish e me shpirt pas diçkaje, prirje për t’u marrë me diçka, gjakim. Ka merak për muzikë (për sport). Merakun e ka për gjueti i pëlqen gjuetia. Ka merak të madh pas librave. 

Dyshim frikë a pasiguri që kemi përpara diçkaje të panjohur, të dëmshme a të rrezikshme, të papastër etj. Kishte merak se mos i ngjiste sëmundjen. Ka merak t’i japë dorën. Pije pa merak! 

Dyshim që kemi për dikë. Më ha meraku se ai e ka bërë. Merakun e ka tek ai. M’u hoq meraku për të. 

fig. Peng; gozhdë. Më mbeti merak që s’ia dhashë. I mbeti merak që s’e pa. Merak në zemër e kam që s’erdha. 

* E bëri për merak diçka e bëri shumë të bukur, shumë të mirë etj., e bëri që ta kesh lakmi. U bë merak u shqetësua shumë, u merakos. 

 *) ÇEHRE f. bised. 

  1. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës. Çehre e zbehtë. Çehrja e vdekjes. Me çehre të vrarë (të prishur). Iu prish (iu nxi, i ndryshoi) çehrja. Merr çehre tjetër. I erdhi çehrja. I iku (iu pre, i ra) çehrja u zbeh shumë. Nuk i qesh çehrja. Duket që në çehre. E njoh në çehre. I ra një çehre e verdhë. Nuk kish çehre të mirë. Një çehre i vinte, një çehre i shkonte i ndryshonte aty për aty ngjyra e fytyrës; here skuqej, herë zbehej.
  2. Shprehje mirëdashëse e fytyrës. I jap çehre e pres me fytyrë të çelur. Miku (mysafiri) do çehre miku duhet pritur buzagaz e me zemër të hapur.
  3. Pamje e vrenjtur e fytyrës, fytyrë e ngrysur. I foli me çehre. E priti me çehre.

Mos mbaj çehre. 

  1. Ngjyra e një bime të zhvilluar mirë, pamja e zakonshme e bimës së shëndoshë. Mori çehre misri.

* I ra çehrja e vdekjes shih te VDEKJ/E,~A. 

*) VIRGJËR mb. 

  1. Që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me dikë; i paprekur, i pacenuar (zakonisht për vajzat). Vajzë e virgjër.
  2. Që shquhet për ndershmëri, çiltëri e pastërti shpirtërore; i padjallëzuar, i papërlyer; i pastër, i dëlirë. Ka zemër të virgjër. Me shpirt të virgjër.
  3. Që është ashtu siç e ka bërë natyra, që ende nuk ka vënë dorë njeriu mbi të, që nuk është përdorur; i paprekur, i pashfrytëzuar; i palëruar, i papunuar.

Pyje të virgjëra. Tokë e virgjër. 

  1. Përd. em. f. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.

VIRGJËRESHË f. 

Vajzë që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me dikë, vajzë që e ka ruajtur virgjërinë e saj. 

VIRGJËRI f. 

  1. Gjendja e një vajze që është e virgjër, të qenët e virgjër. E ruajti virgjërinë.

Prishi (humbi) virgjërinë. 

  1. Të qenët i çiltër e i pastër nga shpirti, dëlirësi e madhe shpirtërore.

Virgjëria shpirtërore. 

VIRGJËROR mb. poet. 

  1. edhe fig. Që shpreh virgjëri; që është veti e virgjëreshës. Me fytyrë virgjërore.

Me sy virgjërorë. Pastërti (dëlirësi) virgjërore. Zemër virgjërore. 

  1. I virgjër. Pyje virgjërore.

Sinan Kastrati, Malmö 2021

*) KËQYR kal. 

  1. edhe jokal. Shikoj me vëmendje; shoh me kujdes, vështroj, vë re. Këqyr një njeri. Këqyri para e prapa.
  2. Kam kujdes, tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj. E këqyr si djalin tim.
  3. Studioj dhe analizoj mirë një çështje, e ndjek dhe e vëzhgoj me qëllim studimi; shqyrtoj. Këqyr një problem.

KËQYREM vetv. 

  1. Shikoj veten në pasqyrë etj., shihem. Këqyrem në pasqyrë (në ujë).
  2. Pës. e KËQYR.

KËQYRJE f. 

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËQYR, KËQYREM.  

*) PJEK II kal. bised. 

  1. Takoj dikë; ndesh. Poqi një mik (një shok). E poqa rrugës (papritur).
  2. Prek, çik. E poqi me gisht.
  3. Përputh. I poqi bashkë dy fletë.

* Piqe (një herë) këtu! ma jep dorën ta shtrëngoj! (i thuhet dikujt që s’e kemi parë ose kur duam ta lavdërojmë për një veprim të guximshëm). I pjekim hutat shih te HUT/Ë,~A II. 

PJEKALLARTHI ndajf. 

Rastësisht, gand. Ishin takuar pjekallarthi. 

PJEKË I f. vjet. 

Vendi i takimit; pikëpjekje. E nxirrnin nusen në pjekë. etnogr. caktonin vendin e takimit për të marrë nusen krushqit.  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 22 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Ministrja Rozeta Hajdari në vizitë zyrtare në Izrael, takime edhe me homologët

0

Prishtinë, 22 maj 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka udhëtuar për vizitë në Izrael.

E para e MINT, do të ketë disa takime të rëndësishme gjatë qëndrimit të saj në Izrael, duke filluar me takimin e parë me ministrin e Ekonomisë, z. Nir Barkat për të diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Izraelit.

Znj. Hajdari gjatë qëndrimit në Izrael do të takohet edhe me presidentin e Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit, z. Uriel Lynn dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë, z. Erez Malul.

Takimet tjera në vijim përfshijnë Ministrinë e Turizmit, Bashkinë e Jerusalemit, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe ndërmarrësit izraelitë të industrisë dhe teknologjisë, të cilëve nga ekipi MINT, do t’iu prezantohet industria kosovare në rritje dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde