Kreu Blog Faqe 1051

Reformimi i PD – së, kërkohet një kryetar pa “Big Lie” në C/V 

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Ka 32 vjet që një grup  gënjeshtarësh patologjikë të drejtuar nga non-gratta ka ndotur gjithë shoqërinë shqiptare me të paveërteta duke zgjatur tranzicionin shqiptar, duke shkaktërruar zinxhirin professional, duke dëmtuar meritokracinë dhe mbushur administratën qëndrore dhe locale me drejtues dhe specialistë të pa-aftë, militantë dhe të inkriminuar, gjë që nuk ka kaluar pa u dëmtuar dhe qeverisja qëndrore dhe locale e maxhorancës së sotme, e cila dashje pa dashje ka vepruar me të njëjtën mënyrë në vendosjen e drejtuesve loklaë dhe qëndrorë duke vonuar adhe ajo gjithashtu integrimin në BE dhe duke zhgënjyer popullatën deri në një farë shkallë përsa i përket përparimit të Shqipërisë krahas sukseseve të cilat zbehen për shkak të gabimeve dhe korrupsionit për të njëjtat shkaqe. 

Problem i madh mbetet për Shqipërinë Opozita e cila ka 4 vjet që ëshë përçarë dhe dëmtuar rëndë nga vendimet e gabuara të drejtuesit të saj sektar dhe gënjeshtar patologjik, gjë që  ka çuar Opozittën dhe rolin e saj në Shqipëri në një teatër sa qesharak ashtu dhe të dhimbshëm për Shqipërinë.  

I dalë zyrat e PPSH dhe i vendosur në krye të Opozitës që në 1992, me detyra të paracaktuara  nga R.Alia, nongratta me formimin e tij politik `0`, zbatoi teorinë që i kishte mësuar PPSH , atë të `luftës së klasave` dhe të bërjes armik të kujtdo që ishte kundër tij dhe interesave të grupit që pëfqësoi. Gbim, pas gabmi ndoën vjehdjet e votave çdo vit zgjedhje, shkatërrimi i shtetit në `97, coup detat i dështuar në `98, , në opozitë vazhdonte me idenë e marrjes së pushtetit me dhunë dhe me verprime të rrugës, kur drejtoi për së dyti pushtetin egzekutiv, shkaktoi ngjarjet e 2007, 2011, gjatë viteve 2013-2023, dha një pseudo-dorëheqje , por duke e drejtuar në hije opozitën dhe me individë tip `intelektualë katundarë`  arriti derisa të bojkotonte parlamentin dhe zgjedhjet. SHBA dhe Anglia, atë dhe familjen e tij e shpallën non-gratta,  më vonë humbi gjyqin për drejtimin e PD, dhe humbi thellësisht zgjedhjet lokale të majit 2023. Çdo herë që ka humbur, ka përdorur strategjinë e `Big Lie` për të justifikuar humbjen, një strategji e përdorur nga Goebels dhe Hitleri por që ka gjetur përdorim të gjërë kudo në botë pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot e kësaj dite. Duke qënë një gënjeshtar patologjik aq sa i besonte pas një farë kohe gënjeshtrat e veta dhe duke bindur edhe besnikët e tij jo dhe aq injorantë sa të mos e kuptonin, por të varur nga ai ose nga dhuratat e dhëna me interes ose sepse ishin ish-bashkëpuntorë të sigurimit, ose ishin shkelës ligji, vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë duke ndotur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare, duke botuar shkrime dhe artikuj në botë me emra të huaj kundër vëndit të tyre, duke dalë çdo ditë e vjellë vrer në mediat e blera nga ai, dhe duke bërë gjithçka që të mbijetojë që të mos dalë para ligjit për shkeljet e ligjit që ka bërë; pra qëllimi justifikon mjetin, madje shan ambasadoren amerikane dhe gjithë të tjerë. Tani i ka hypur në kokë të marrë përsëri drejtimin e Opozitës , gjë që e cila refuzohet me ngulm nga SHBA, Angli, dhe BE por duke përhapur `Big Lie` çdo ditë, gjë që e cila dëmton Shqipërinë në sy të BE por edhe vetë shoqërinë shqiptare të cilën e mëson se mund të mashtrosh e gënjesh pa të hyrë gjëmb në këmbë. Por çfarë është Big `Lie`?  

Nga ana mjekësore Gënjeshtra patologjike zakonisht fillon kur një person është në adoleshencë. Ata shpesh vazhdojnë modelin me vite. Kjo sjellje mund të jetë pjesë e një çrregullimi të personalitetit si antisocial, narcisist dhe histrionik. Kushtet e tjera, të tilla si çrregullimi i personalitetit kufitar, gjithashtu mund të çojnë në gënjeshtra të shpeshta, por këto nuk konsiderohen patologjike. Gjithashtu, disa njerëz thjesht gënjejnë patologjikisht, por nuk kanë kushte të tjera. Nuk është e qartë nëse gënjeshtarët patologjikë e kuptojnë se ajo që thonë nuk është e vërtetë. Disa njerëz i besojnë gjërat që thonë, edhe kur ato gjëra janë qartësisht të rreme. Gënjeshtarët e tjerë patologjikë do të pranojnë se ata kanë gënjyer vetëm kur gënjeshtrat e tyre vërtetohen të rreme. Psikiatrit e kanë njohur gënjeshtrën patologjike për qindra vjet. Quhet gjithashtu “pseudologia fantastica” ose “mitomani”. Nuk është renditur si një diagnozë zyrtare në udhëzuesin psikiatrik të quajtur DSM-V (Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders). Por është një gjendje reale dhe shqetësuese. Realisht `Big Lie` u bë Strategji e Hitlerit nëpërmjet Goebelsit me qëllim që të fitonin përkrahjen e masave. 

“Nëse thoni një gënjeshtër mjaft të madhe dhe vazhdoni ta përsërisni, njerëzit përfundimisht do ta besojnë atë. Gënjeshtra mund të mbahet vetëm për aq kohë sa shteti mund të mbrojë njerëzit nga pasojat politike, ekonomike dhe/ose ushtarake të gënjeshtrës. Kështu, bëhet me rëndësi jetike për shtetin që të përdorë të gjitha fuqitë e tij për të shtypur mospajtimin, sepse e vërteta është armiku i vdekshëm i gënjeshtrës, dhe për rrjedhojë, e vërteta është armiku më i madh i shtetit.” 

Ky është një përkufizim i shkëlqyer i “gënjeshtrës së madhe” ose “Big Lie“, megjithatë, duket se nuk ka asnjë provë që ajo është përdorur nga shefi i propagandës naziste Joseph Goebbels, megjithëse shpesh i atribuohet atij. 

Profili psikologjik OSS (the Office of Strategic Services) i Hitlerit përshkroi përdorimin e gënjeshtrës së madhe nga ana e tij: 

Rregullat e tij kryesore ishin:  

-mos lejoni që publiku të qetësohet;  

-kurrë mos pranoni një gabim ose gabim;  

-kurrë mos prano se armiku yt mund të ketë ndonjë të mirë;  

-kurrë mos lini vend për alternativa; mos pranoni kurrë fajin; 

– përqendrohuni te një armik në një kohë dhe fajësoni atë për gjithçka që shkon keq; njerëzit do të besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt se një të vogël; dhe nëse e përsëritni mjaft shpesh, njerëzit herët a vonë do ta besojnë atë. Goebbels e përshkroi gënjeshtrën e madhe në gjuhë të ndryshme në një artikull që shkroi në 1941, “Fabrika e Gënjeshtrave të Çurçillit”, por ai po akuzonte britanikët për mashtrim: 

Anglezët ndjekin parimin që kur dikush gënjen, duhet të gënjehet i madh dhe t’i përmbahet atij. Ata vazhdojnë gënjeshtrat e tyre, edhe duke rrezikuar të duken qesharake. 

Randall Bytëerk argumenton se as Hitleri dhe as Goebbels nuk do të pranonin të gënjejnë. Goebbels, “gjithmonë ka pohuar se propaganda duhet të jetë e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk gënjeu, por do të ishte një propagandist mjaft i varfër që shpalli publikisht se do të gënjejë.” 

(Joseph Goebbels On the “Big Lie” (jeëishvirtuallibrary.org) 

Fraza “gënjeshtër e madhe apo Big Lie” u përdor në një raport të përgatitur rreth vitit 1943[17] nga Ëalter C. Langer për Zyrën e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara në përshkrimin e profilit psikologjik të Hitlerit. Raporti u botua më vonë në formë libri si Mendja e Adolf Hitlerit në vitin 1972 duke përmëndur arumrntat e Hitleir për një Big Lie“.  

Në Epokën e Luftës së Ftohtë disa zyrtarë të qeverisë amerikane besonin se teknika vazhdoi të përdorej nga teoricienët e konspiracionit antisemitë në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Në raportin e tyre të vitit 1964 mbi një tekst të fabrikuar antisemitik të botuar për herë të parë në Rusi në vitin 1903, anëtarët e Nënkomitetit të Sigurisë së Brendshme të Senatit shprehën besimin e tyre se “shitësit ambulantë” të pamfletit të zhveshur përdorën “teknikën hitleriane të ‘gënjeshtrave të mëdha'” jo vetëm si një mjet për të promovuar sulme antisemitike, por edhe për të shfrytëzuar frikën amerikane nga ndikimi komunist. 

Gjatë karrierës së tij politike, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur atë që është karakterizuar si teknikë propagandistike e një vale zjarri të gënjeshtrës. Për të mbështetur përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2020, ai dhe aleatët e tij pretenduan vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme se kishte pasur mashtrim masiv zgjedhor dhe se Trump ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve. 

Andrew Wilson i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022 si “Lufta e gënjeshtrës së madhe. Gënjeshtra se Ukraina nuk ekziston. Gënjeshtra se Ukraina nuk ka të drejtë për sovranitet të plotë sepse është një shtet kukull të Perëndimit. Gënjeshtra se A pushtoi B-në sepse fajin e ka C-ja – Perëndimi, zgjerimi i NATO-s, hegjemonia globale e SHBA-së”. 

Psikologë, psikiatër dhe të tjerë kanë shpjeguar pse funksionon teknika e gënjeshtrës së madhe. Dr. Ramani Durvasula, një psikolog klinik i licencuar dhe profesor i psikologjisë i cili është ekspert i çrregullimit të personalitetit narcisist dhe abuzimit narcisist thotë se: 

Përsëritja është e rëndësishme, sepse Gënjeshtra e Madhe funksionon përmes indoktrinimit. Gënjeshtra e madhe pastaj bëhet baza e saj e provave – nëse përsëritet mjaftueshëm, njerëzit e besojnë atë dhe vetë përsëritja pothuajse tautologjikisht bëhet mbështetje për Gënjeshtrën. … Dëgjo diçka mjafton që bëhet e vërtetë. Njerëzit supozojnë se ekziston një bazë e provave kur gënjeshtra është e madhe (është si një pikë qorre). … [Njerëzit gjithashtu nuk arrijnë të kuptojnë] se ka njerëz në mesin tonë që nuk kanë ndjeshmëri, nuk kanë kujdes për të mirën e përbashkët, janë madhështore, arrogante dhe të gatshëm për të shfrytëzuar dhe manipuluar njerëzit vetëm për nevojat e tyre egocentrike. … [Në vend të kësaj] një lloj efekti halo i mbush liderët me ekspertizë dhe fuqi të supozuar – kur nuk është aspak kështu (shumica nëse jo të gjithë liderët megalomanë, despotët, tiranët, oligarkët ndajnë narcisizmin/psikopatinë si një tipar) (Big lie – Wikipedia). 

Në përfndim, sipas Dr. Dreë Curtis mbi gënjeshtarët patologjikë, ai pohon sesi njerëzit më të pandershëm rreth nesh ngrihen ndonjëherë në krye në fusha si politika dhe shitjet. Ndoshta politika është një fushë që tërheq gënjeshtarët e mëdhenj dhe i shndërron shpejt njerëzit e ndershëm në liderë të pandershëm.  

Kjo po dodh sot në Shqipërinë tonë kapitaliste, dhe është detyra e çdo drejtuesi demokrat të ndershëm të distancohet nga non-gratta dhe të përpiqen për të ringritur një Opozitë konstruktive që të ri-marrin pushtetin dhe ta integrojnë Shqipërinë në BE. 

priftipirro2017@gmail.com 

Në kujtim të 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës

0

Prishtinë, 22 maj 2023

24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, Kryeministri Kurti: Republika e Kosovës, shteti ynë që po ngritët, po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës

Në një ngjarje të rëndësishme historike si 24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, e pashmangshme ishte edhe vizita e kësaj Qendre Korrektuese nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, fillimisht ngriti lart figurat historike të Adem Demaçit, që vuajti 28 vite burgosje dhe Ukshin Hotit që kaloi nëpër burgje nga viti 1981 deri më 1999, kur dhe u zhduk po në burgun e Dubravës më 16 maj 1999, fare pak ditë para masakrës që sot po e përkujtojmë.

Para të pranishmëve, kryeministri shtoi se të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi, ishin një kategori më vete që nuk mund të injorohej dhe as të shmangej, gjë e cila u dëshmua në luftën e fundit, kur shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 980 të burgosur politikë shqiptarë nga të gjitha burgjet, duke i grumbulluar në burgun e Dubravës, për t’i eliminuar. 

“Ky plan dhe kjo “zgjidhje përfundimtare” e ideuar nga Serbia, e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik, për të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi i tyre politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës mes 19 majit dhe 24 majit të vitit 1999, më së miri e kanë rrëfyer dhe na e rrëfyen edhe sot dëshmitarët e atyre ngjarjeve, të burgosurit e mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, që fatmirësisht janë shumë“, tha kryeministri.

Ndonëse të burgosurit e mbijetuar, sikurse Enver Dugolli, Nait Hasani, Ukë Thaçi, Asllan Selimi e të tjerë autorë, e kanë rrëfyer historinë e masakrës në burgun e Dubravës deri në detaje bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryeministri shtoi se ata ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve.

 Tutje, ai vlerësoi se kjo vizitë përveç për ta kujtuar masakrën e kryer nga Serbia mbi të burgosurit shqiptarë këtu, është edhe për ta denoncuar këtë krim lufte të kryer nga shteti serb, ngase Republika e Kosovës është shteti ynë që po ngritët e po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të bërë gjatë luftës. 

“Lavdi për të gjithë të burgosurit të vrarë në masakrën në burgun e Dubravës dhe secilës jetë të dhënë në rrugën tonë për lirinë e Kosovës!”, tha në fund kryeministri Kurti. 

Në vizitën në Dubravë, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Albin Kurti: 

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca,

I nderuari Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,

I nderuari Enver Dugolli, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  

I nderuari Nait Hasani, ish i burgosur politik, ish-deputet dhe ambasador,

Të nderuar Bujar Dugolli, Andin Hoti, Bajrush Xhemajli, Bislim Zogaj, Gjenerali Kudusi Lame,

Të nderuar deputetë e zëvendësministra,

Të nderuar ish të burgosur,

Të dashur familjarë të të vrarëve, dëshmorëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër, 

Në çdo datë historike sikur sot kur përkujtohen ngjarje të rëndësishme nga e kaluara, përtej të dhënave faktografike, na shtrohet përpara edhe një problem jo i thjeshtë: si duhet lexuar gjithë këto histori masakrash, luftërash, burgosjesh, dëbimesh dhe betejash politike? Çfarë e ushqen dhe e kultivon vetëdijen kolektive të një kombi, që për vite e vite ndër shekuj, përpiqet pa pushim ta arrijë lirinë?! Apo e artikuluar edhe pak më ndryshe: si mund të përkufizohet ndërgjegjja historike e popullit shqiptar?  

Një nga mënyrat për ta kuptuar historinë politike të shqiptarëve gjatë periudhës së Jugosllavisë, është duke gjurmuar për fatin e gjeneratave dhe grupeve të të burgosurve politikë si dhe duke lexuar për burgosjet e tyre sipas rendit kronologjik. Gjatë kësaj periudhe të gjatë mbi gjysmë shekulli, pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët në Jugosllavi ishin komuniteti etnik më i shtypur dhe më i diskriminuar politikisht në Evropë, të burgosurit politikë dhanë dy ideologë të mëdhenj politikë, një në fillim dhe një në fund të asaj Jugosllavie. Besoj se e merrni me mend për kë e kam fjalën. Për Adem Demaçin që vuajti 28 vite burgosje nga fundi i viteve ’50-të deri më 1990 dhe për Ukshin Hotin që kaloi nëpër burgje nga viti 1981 deri më 1999, kur dhe u zhduk po në burgun e Dubravës këtu më 16 maj 1999, fare pak ditë para masakrës që po e përkujtojmë sot dhe vetëm një ditë para se të përfundonte burgosja e tij më 17 maj e dënimet e tretë me 5 vjet burg.  

Fati i tyre personal është gdhendur aq fort nga fati politik i shqiptarëve të asaj kohe, sa që autobiografitë dhe biografitë e tyre, mund të lexohen edhe si vetë historia politike e shqiptarëve në Jugosllavi. Veprat “Libri i vet-mohimit” dhe “Dashuria kuantike e filanit” të shkruara nga Adem Demaçi, apo “Filozofia politike e çështjes shqiptare” dhe “Bisedë përmes hekurash” të Ukshin Hotit, janë dy burime referenciale themelore për të kuptuar jetën e shqiptarëve nën regjimet shtypëse diktatoriale dhe fashiste të Jugosllavisë në përgjithësi dhe të Serbisë veçanërisht.   

Të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi, që përgjithësisht përfaqësonin aktivizmin e kulluar politik kombëtar të kohës, ishin si një kategori më vete, që nuk mund të injorohej dhe as të shmangej. Sepse ishte vetë fryma dhe puna e tyre e trashëguar dhe e përcjellur nga një grup te tjetri, nga njëra organizatë ilegale te tjetra, ajo që prodhoi organizimin politik dhe ushtarak që e solli çlirimin e Kosovës. Andaj edhe në luftën e fundit, shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 980 të burgosur politikë shqiptarë nga të gjitha burgjet, duke i sjellur në burgun e Dubravës, për t’i eliminuar.  

Ky plan dhe kjo “zgjidhje përfundimtare” e ideuar nga Serbia, e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik, për të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi i tyre politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës mes 19 majit dhe 24 majit të vitit 1999, më së miri e kanë rrëfyer dhe na e rrëfejnë edhe sot dëshmitarët e atyre ngjarjeve, të burgosurit e mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, që fatmirësisht janë shumë.   

Si u organizua vrasja masive dhe masakrimi i të burgosurve shqiptarë nga autoritetet e burgut të Dubravës, nga policia e Serbisë si dhe nga të burgosurit ordinerë të mobilizuar prej tyre? Të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës në burgun e Dubravës nganjëherë deri në detaje ditë pas dite e orë pas ore, bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, për të cilin ende nuk janë nxjerrur para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve. E ka rrëfyer Enver Dugolli te libri i tij “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, Nait Hasani te vepra “Ende jam gjallë”, siç e kanë rrëfyer edhe dhjetëra të mbijetuar të tjerë për Ukë Thaçin te libri i tij për skenarët e masakrës në burgun e Dubravës, ashtu sikur së fundi edhe Asllan Selimi te libri i sapobotuar “Tmerri ka emër”.  

Ndërsa, vetë unë, i kam dëgjuar këto ngjarje mizore qysh atëherë, pak kohë pas masakrës së burgut të Dubravës, nga po këta të mbijetuar të saj, me të cilët pastaj ishim shokë burgu në Nish, Pozharec e Çupri. I kam dëgjuar të rrëfyera nga Nait Hasani, nga Liburn Aliu, nga Bislim Zogaj nga Enver Dugolli, dhe shumë e shumë të tjerë. Sigurisht, pa qenë i sigurt që 24 më pas, do të shkojmë bashkë në burgun e Dubravës kështu siç erdhëm sot, pikërisht për ta kujtuar masakrën e kryer nga Serbia mbi të burgosurit shqiptarë dhe për ta denoncuar këtë krim lufte të kryer nga shteti serb. Për më tepër që e tëra kjo, po ndodhë në rrethana krejt të tjera: me Kosovën Republikë, me shtetin tonë që po ngritet e po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk falë asnjë krim të kryer gjatë luftës. Ardhja jonë sot këtu, është një vëmendje e obliguar dhe një kujdes i domosdoshëm për trashëgiminë e luftës së viteve 1997 – 1999 në Kosovë, për drejtësinë dhe para historisë. 

Lavdi të gjithë të burgosurve të vrarë në masakrën në burgun e Dubravës dhe secilës jetë të dhënë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës! 

Më shumë fotografi, gjeni në LINKUN në vazhdim: 

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/24-vjetori-i-masakres-ne-burgun-e-dubraves-kryeministri-kurti-republika-e-kosoves-shteti-yne-qe-po-ngritet-po-forcohet-dhe-i-cili-nuk-harron-dhe-nuk-fal-asnje-krim-te-luftes/

50-Vjetori i revoltës Anti-Komuniste në Spaç

Nga Frank Shkreli 

Me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së tij Presidentit të Republikës, Zotit Bajram Begaj u zhvillua ceremonia e përkujtimit të 50- Vjetorit të revoltës Anti-komuniste të Spaçit me datën 21 maj, 2023, ora 09: 30 në kampin çfarosës të Spaçit.

Përkujtimi me rastin e këtij përvjetori ishte një obligim për të nderuar qëndresën, sakrificën, patriotizmin kombëtar të Shqiponjave të lirisë, që 50 vite më parë, në mes breshërive të plumbave, mbrojtën identitetin kombëtar – Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, përdhosur me yllin bolshevik të stalinizmit! Ishte ky një rast historik për të valvitur flamurin kombëtar mbas 50- vitesh nga ajo revoltë, në nderim të 4 martirëve të lirisë, që u pushkatuan në revoltën Antikomuniste të Spaçit nga regjimi komunist i Enver Hoxhes: Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko e Skënder Daja, por, njëkohësisht, edhe në nderim të mbi 6000 shqiptareve të pushkatuar e të zhdukur nga diktatura komuniste! Në vijim shënimi i autorit, në kujtim të këtij përvjetori dhe heronjve të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës:

Në këtë përvjetor të revoltës anti-komuniste, unë do kisha shumë për të thënë për këtë vend çnjerëzor këtu në Spaç, por fjalët jo vetëm që nuk mjaftojnë por, njëkohësisht, janë edhe të tepërta!
 

Në këtë burg të vdekjes, po t’i mbyllim sytë dhe të dëgjojmë në heshtje, do ndiejmë britmat e viktimave të pafajshme nga qelitë e errëta e të izoluara.

Në heshtje mund të dëgjojmë ofshamën e tyre: ‘Pse na vratë o vëllazën shqiptarë!?’ Ata presin përgjigje prej nesh, ndërsa si patriotë të mirë, në luftë për liri e demokraci, megjithëse skuqën këto shkëmba me gjakun e tyre, sot ata bëjnë thirrje për PAJTIM dhe jo për hakmarrje.

Për fat të keq, kjo ofshamë, ende nuk gjen simpati në Shqipëri. Ende bie në veshë të shurdhër dhe në sy të verbër. Shqiptarët, pa dallim bindjesh politike “të majtë e të djathtë”, si dhe qeveritë dhe kuvendet e 3-dekadave të kaluara po bëhen gjithnjë e më indiferent ndaj këtyre krimeve të komunizmit dhe simboleve të atij regjimi, siç është Spaçi: tre dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar.
 

A është sot Shqipëria, si shtet anëtar i NATO-s, në nivelin e saj njerëzor e moral që të pakën të përballet me krimet e komunizmit, të pranojë, zyrtarisht, me ligj distancimin nga e kaluara e saj kriminale komuniste, në interes të pajtimit kombëtar, ashtu siç kanë vepruar ish-vendet komuniste të Evropës lindore e qendrore, dekada më parë?

Indiferenca dhe heshtja zyrtare nga qeveria shqiptare sot ndaj këtyre krimeve kundër njerëzimit, është e papranueshme në shekullin XXI, në një shtet që e quan veten demokratik dhe anëtar i NATO-s. Kësaj i thonë të jesh i shurdhër dhe i verbër ndaj një peshe të rëndë të historisë: asaj të krimeve të komunizmit!

“Heshtja ndaj çështjeve me rëndësi morale për një komb, është në vetvete një pranim djallëzor i së keqës”,- ka thënë një amerikan i madh i shekullit të kaluar. “Parimet morale nuk varen nga vota e shumicës. E keqja është e keqe, krimi është krim, sidomos, atëherë, kur shumica është në rrugë të gabuar”,- ka thënë Kardinali Fulton Sheen.
 

Sot, viktimat e regjimit të Enver Hoxhës dhe familjet e tyre kërkojnë të vërtetën dhe zyrtarizimin me ligj të Kujtesës së viktimave të krimeve të komunizmit, që e kaluara kriminale e historisë së shëmtuar komuniste, si kjo e burgut të Spaçit të mos bëhet pjesë integrale e historisë së brezave të ardhshëm të shqiptarëve.

Para këtyre qëndrestarëve midis nesh, këtyre simboleve të vërteta të lirisë e demokracisë, të moralit, pajtimit dhe tolerancës unë përulem me respektin dhe falënderimin më të thellë për sakrificat e tyre dhe të gjithë ish-të burgosurve bashkëvuajtës të tyre, që kanë dhënë jetën për këto ideale dhe vlera perëndimore.

Ndërgjegja e jonë kolektive duhej të kërkonte të Vërtetën dhe përballimin me të kaluarën komuniste. Kërkon dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe kujtimin e viktimave siç kanë bërë vendet ish-komuniste evropiane.

Është një domosdoshmëri që viktimave të regjimit komunist në Shqipëri – të gjallë e të vdekur – në mos asgjë tjetër, të paktën, t’u kthehet një pjesë e dinjitetit të tyre njerëzor si shqiptarë. Çdo viktimë e regjimit totalitar komunist të Enver Hoxhës, ka të njëjtin dinjitet njerëzor si të gjithë ne dhe meriton drejtësi, përkujtim dhe njohje nga të gjithë, e sidomos nga autoritetet zyrtare në vend.

Simpatizantëve dhe nostalgjikëve të komunizmit si dhe atyre që deklarojnë se komunizmi ishte në anën e duhur të historisë, unë u them shkoni në Spaç dhe shikoni “sukseset” dhe anën “pozitive” të komunizmit të Enver Hoxhës! Të gjithë kanë nevojë të vizitojnë Spaçin. Ashtu siç është shprehur Ismail Kadare për veprën e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, si një vepër që duhet të lexohet nga të gjithë—ashtu edhe në Spaç e gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë të shkojë e të shikojë për veten, “sukseset” dhe anën “pozitive” të diktaturës komuniste. Kanë nevojë ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq e ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt: për të ka nevojë ndërgjegjja jonë”, ka thënë Kadare.

Unë shpresoj se edhe në Shqipëri, më në fund, siç ka thënë Vaclav Havel: “E Vërteta dhe dashuria do të fitojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet”.

Krimet shtetërore gjysëm shekullore të ish-regjimit komunist kundër bashkombasve këtu në Spaç dhe anë e mbanë Shqipërisë, duhet të kujtohen dhe të mos harrohen, kështu që kjo histori fatzezë e Kombit të mos përsëritet më.

Spaçi kurrë më! NEVER AGAIN!

Greqia po shkon drejt zgjedhjeve të reja

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Ligji Zgjedhor në Greqi i propozuar në vitin 2004, respektivisht aneksi i tij mbi “përfaqësimin proporcional të përforcuar” i mundëson partisë që fiton numrin më të madh të mandateve në parlament i jepet një numër shtesë mandatsh (bonus).

Në Greqi dje ishin zgjedhjet parlamentare. Në orët e mbrëmjes, tek ishin numruar 90 përqind e kutive të votimit, partia konservatore e zotit Mitsokais, “Demokracia e Re” i printe listës me një diferencë prej 20% nga openentja e saj, partia e majtë SYRIZA.
Megjithatë, sipas sistemit të tanishëm zgjedhor të përfaqësimit proporcional, 40% e votave të hedhura për Partinë “Demokracia e Re” nuk mjaftojnë për të siguruar shumicën në parlamentin me 300 vende. Prandaj kryeministrit Mitsotakis i duhet një partner koalicioni, ose e presin zgjedhjet në korrik.

Pas fitores së qartë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare në Greqi, e qartë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Ndërkohë mësohet se partia konservatore Nea Dimokratia (ND) mori 40.8 për qind të votave, por pavarësisht performancës së mirë nuk mjaftoi për një shumicë absolute. Mitsotakis që në paraqitjen e paër pas publikimit të rezultateve, e bëri të qartë se në vend të një koalicioni qeverisës, ai po mbështetet në zgjedhje të reja për të qenë në gjendje të qeverisë i vetëm.
Mundësia që gjithë spektri tjeëtr në krye me SYRIZA-n ta krijojë qeverinë është pothuajse e pamundur.
Në zgjedhjet e së dielës, konservatorët fituan 20 pikë përqindjeje më shumë se partia e majtë Syriza e Alexis Tsipras, e cila mblodhi rreth 20 për qind të votave. Partia e moderuar e majtë e Nikos Androulakis Pasok-Kinal fitoi 11.5 përqind të votave.
Fitorja e qartë e ND ishte një “tërmet politik”, sipas fituesit të zgjedhjeve. Blloku i tij mori 146 nga 300 vendet parlamentare, pesë vende të tjera nevojiten për të formuar një qeveri njëpartiake.
Në funksion të shumicës absolute të humbur, Mitsotakis përballet me alternativën: ose të kërkojë negociata të vështira për koalicionin ose zgjedhje të reja. Ai, shih për këtë, e bëri të qartë të dielën se cilin opsion preferon. “Duke filluar nga nesër, ne do të luftojmë së bashku për të siguruar që ajo që qytetarët kanë vendosur tashmë (…) të konfirmohet edhe matematikisht në zgjedhjet e ardhshme.”

“Deus ex machina” e ligjëvënësve grek

Duke e pasur parasysh mundësinë reale të bllokimit të krijimit të qeverisë, futjes së vendit në krizë politike e rreth vicioz, respektivisht ripërsëritjeve të zgjedhjeve për tekat e partive të vogla, konform interesave nacionale, ligjëvënësit grek kanë aprovuar ligjin që i krijon sistemit politik grek zgjidhje optimale. Ligji Zgjedhor në Greqi i propozuar në vitin 2004, është paisur me çelësin specifik q e kanë pagëzuar me nocionin juridiko-politik “përfaqësimi proporcional i përforcuar”.
Sipas këtij aneksi ligjor, partisë që fiton numrin më të madh të mandateve në parlament, i jepet një numër shtesë mandatesh (bonus), duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë dhe qeverisjes demokratike në vend. Ky aneks i ligjit ia mundëson partisë fituese krijimin e një qeverie të pavarur, pra pa pasur nevojë imediate për partnerë koalicioni.

Humbësi i zgjedhjeve Alexis Tsipras, i cili qeverisi vendin nga 2015 deri në 2019, me sa duket pret zgjedhje të tjera. “Cikli zgjedhor nuk ka përfunduar ende”, tha ai pas publikimit të rezultateve të para. “Lufta e radhës do të jetë “vendimtare”.

Paralajmërimi i rivalit

Megjithë fitoren relativisht të thellë të Mitsotakis, rivali i tij kryesor dhe pararendësi Tsipras paralajmëroi se shifrat rozë të konservatorëve përgënjeshtronin varfërinë në rritje në Greqi dhe pagat nuk mund të vazhdonin të përballonin koston në rritje të artikujve elementar.

Çështjet kryesore të fushatës zgjedhore ishin kostoja e jetesës dhe vendet e punës. Përplasja shkatërruese ballë për ballë midis dy trenave në shkurt, në të cilën humbën jetën 57 persona, duket se nuk luajti farë roli të ndjeshëm në fushatën zgjedhore.
Qeveria e cilësoi si gabimin njerëzor këtë tragjedi dhe duket se çështja është mbyllur me kaq! Por se kush është përgjegjës për rrjetin famëkeq e të varfër të sistemit hekurudhor të Greqisë, në të cilin nuk është investuar për vite me radhë, nuk flet askush nga ish zyrtarët.
Pjesëmarrja në votime të dielën ishte 60 për qind. Pothuajse dhjetë milionë votues me të drejtë vote u thirrën në zgjedhje, duke përfshirë 440,000 votues për herë të parë.
Modeli zgjedhor sipas të cilit u mbajtën këto zgjedhje më 21 maji, nuk përfshin përfaqësuesit shtesë të bonusit; ai bazohet në modelin zgjedhor proporcional.
Siç shkruan njohsi i sistemit zgjedhor politk në Greqi, Dr. Tomi Dimitrovski [IFIMES], qeveria aktuale e udhëhequr nga Mitsotakis ka rivendosur ligjin e vjetër zgjedhor në 2020 me disa modifikime të vogla. Kjo do të thotë se zgjedhjet e ardhshme (sa herë që mbahen pas 21 majit) do të mbahen duke përdorur modelin tradicional me një sistem disi të modifikuar të “përfaqësuesve bonus” për fituesin. Kjo do të thotë se, nëse partia fituese fiton 25% të votave do të marrë një bonus prej 20 përfaqësuesish, dhe nëse fiton 40% (nëse fiton 38% për të qenë më konkret), do të marrë një bonus prej 50 përfaqësuesish. Një simulim i thjeshtë për zgjedhjet aktuale të planifikuara për 21 maj, me shpërndarjen aktuale të pushtetit, do të ishte si vijon: nëse fituesi i zgjedhjeve fiton rreth 42% të votave, sipas legjislacionit aktual fituesi do të kishte 126 përfaqësues, ndërsa sipas ligjit të vjetër, i cili do të jetë në fuqi nga zgjedhjet e ardhshme (për shembull në korrik 2023), do të kishte 158 përfaqësues (mandate).

Pse modeli i aneksit të ligjit zgjedhor grek i duhet Kosovës

Rezultati i zgjedhjeve të sotme e bën këtë përspektivë të skemës politike edhe më të qartë. Përlogaritja e ligjëvënsve duket se ka marrë në konsideratë mundësitë reale maksimale të forcës së parë politike të spektrit aktual. Shih për këtë, presioni nga partitë e vogla për krijimin e koalicionit konform rezultateve të këtyre zgjedhjeve, pritet të jetë më i vogël. Pavarësisht kësaj, efekti i aneksit të ligjit zgjedhor të quajtur ““përfaqësimi proporcional i përforcuar” vihet re që tani. Ndërkaq në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më fuqiplotë.
Në këto zgjedhje garuan edhe shtatë kandidatë me origjinë shqiptare në formacione të ndryshme politike. Shumica e tyre të rreshtuar në forcat e majta greke.

Ky model i këtij aneksi të ligjit grek, do të kishte efekte të dyfishta në rastin e Kosovës:
Së pari, do t’i bënte aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që nëdrlidhen me zgjedhjet, atë për përcaktimin e “grupit më të madh parlamentar” dhe aktgjykimin pasues që përmbyste të parin, të paqenë, duke i dhënë një leksion të mirë vetë Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq efekti i dytë pozitiv që do të prodhonte kjo ndërhyrje e Parlamentit të Republikës në Ligjin për Zgjedhjet, duke aplikuar këtë “Deus ex machina” sipas modelit grek, do ta forconte demokracinë përfaqësuese, duke i disiplinonte partitë e vogla, që në Kosovë kanë pretendime të mëdha edhe atëherë kur nuk kanë më shumë se 7% të votave të elektoratit.

Kë e përfaqësojnë “GERMIN”-istët?!

0

Florim Zeqa  

Konferenca treditore “Diaspora Flet”, e organizuar nga “GERMIN” nën patronatin e sekserëve të pushtetit, e mbajtur nga 18-20 Maj 2023 në Prishtinë, përveq aspektit publicitar të organizatës “GERMIN” në këtë aktivitet puro politiko-biznesor, nuk paraqet ndonjë zhvillim pozitiv sa i përket të ardhmes së ndritshme të vendit tonë.

Germin vazhdimësi e Sorosit

Fillimisht duhet cekur se, sikurse organizata “Sorros” e George Sorosit ashtu edhe organizata “GERMIN” dhe themeluesi i “Diaspora Matters”, zotriu nga Irlanda, Kignsley Aikins nuk kanë gjë të përbashkët me Kosovën dhe nuk të drejt të flasin në emër të mërgatës shqiptare në botë.

Në anën tjetër, në këtë konferencë ka munguar përfaqësimi dinjitoz i mërgatës nga shtetet ku graviton mërgata jonë. Pa dashur të ndalem tutje në aspektet e përfaqësimit, mënyra e organizimit dhe pjesëmarrja e tregojnë qëllimin e saj.

Konferenca “Diaspora flet”, përkundër mangësive të shumta, e ka arritur qëllimin e organizatorit dhe të sekserëve të pushtetit, e për më shumë se kaq, e ka kënaqur egon e pushtetarëve, të cilët, sikurse herave të tjera u ndanë të kënaqur me paraqitjen e “GERMIN-istëve” në Parlament.

Mirëpo për habi, pushtetarët asnjëherë nuk i marrin në konsideratë çështjet e ngritura nga mërgimtarët, siq ishte rasti i letrës së hapur “Legalizoni pronat, pastaj kërkojuni tatim mërgimtarëve!” përmes së cilës ju drejtova kryeparlamentarit Glauk Konjufca më 06.05.2023, në të cilën i ngrita një varg çështjesh dhe shqetësimesh të mërgatës sonë.

Mirëpo, kur janë në pyetje servilët dhe puthadorët, pushtetarët e gjejnë kohën dhe krijojnë hapësirën e duhur, kurse për ne që merremi me problemet reale dhe fondamentale të mërgatës nuk i ndajnë as 5 minuta kohë për një përgjigje të shkurtër!

Një Diasporë që mbështet pushtetarët, nuk ndihmon qytetarët

Ajo pjesë e mërgatës sonë që mbështet pushtetet antipopullore dhe të korruptuara, përveqse nuk ndihmon bashkatdhetarët, ua vazhdon akoma më tepër vuajtjet e qytetarëve të varfëruar në trojet tona etnike dhe peripecitë e mërgimtarëve kur shkojnë në vendlindje.

Lidhja i Diasporës Shqiptare me atdheun assesi nuk bëhet përmes pushtetarëve dhe përmes politikanëve të inkriminuar që ua bënë jetën ferr qytetarëve, por bëhet përmes nismave të shëndosha dhe të pastra kombëtare.

Promovimi i dialogut të dy-anshëm në mes të institucioneve qeveritare dhe organizatës jo qeveritare “GERMIN” me slloganin “Diaspora Matters”, përveqse sllogan irritues dhe turpërues, është mashtrues dhe tendencioz.

Kjo, në radhë të parë ndanë shqiptarët e mërgatës në dy taborre; në vendas dhe të huaj!

Vallë çfarë dialogu u dashka të zhvillohet mes pushtetarëve dhe një OJQ-je ndërkombëtare siq është Germin!

Dialog dhe bashkëpunim i përhershëm duhet të zhvillohet mes qeverive të pastra si loti që janë në shërbim të qytetarëve dhe mërgimtarëve që për dekada e ndihmuan Kosovën dhe dhanë krejt çka patën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Diaspora flet”, improvizim i radhës i pushtetarëve

Asnjëherë mërgimtarët nuk kanë qënë më të anashkaluar dhe më të larguar nga vemdimarrja në vendin e tyre. Ngushtimi i hapësirës së veprimit dhe pjesëmarrjes së mërgatës në jetën publike është rezultat i ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët, zuzarët dhe urithët e nëntokës politike.

Shkaku i politikës diskriminuese në njërën anë dhe aplikimit të haraçit mërgimtarëve në anën tjetër, gjithnjë e më pak kemi riatdhesime dhe investime të mërgatës në vendlindje.

Dyert e hapura për investime i kanë vetëm ata afarist dhe ato biznese që janë në shërbim të krimit të organizuar, kontrabandës dhe shpëlarjes së parave të pista të pushtetarëve.

Andaj, shkaku i situatës së krijuar në vendin tonë, është bërë i pamundur edhe aplikimi i përvojave të afaristëve të mirënjohur të mërgatës sonë.

Hapja e dyerve të Kuvendit të Kosovës për gërministët e “Diaspora Matters”, është mbyllje e dyerve për mërgimtarët që çdo ditë flasin me zë të lartë për pushtetarët e korruptuar, për krimin e organizuar dhe abuzimin e buxhetit të shtetit nga elitat politike në pushtet.

Shtrohet pyetja logjike, me çka i ndihmoj “GERMIN” qytetarët me prezencën e saj 5 vjeçare në Kosovë?!

Përgjigja ime është, me asgjë konkrete, përveq reagimeve të kohëpaskohshme mediatike në mbështetje të pushtetarëve apo me kritika ndaj opozitës dhe anasjelltas!

Nëse dikush e di ndonjë aspekt pozitiv apo lloj ndihme humanitare që “GERMIN” si OJQ ndërkombëtare që është, le ta thotë publikisht, edhe unë si autor i këtij shkrimi do të ndjehesha mirë dhe do t’ju kërkoja falje qytetarëve të vendit tim!

Fakti që organizata “GERMIN” dhe themeluesi i “Diaspora Matters”, irlandezi Kignsley Aikins nuk kanë gjë të përbashkët me Kosovën, e tregon mjaftueshëm fakti se kësaj organizate i mungon ADN-ja e mërgatës shqiptare në botë, përkatësisht veprimtarët më të devotshëm të mërgatës shqiptare në shtetet evro-perëndimore.

Nis ushtrimi Defender Europe 23 – ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake në Kosovë 

0

-Presidentja Osmani: Kam nderin që jam sot me ju në ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe Defender Europe ‘23 të drejtuar nga Komanda e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë/ 

-Kryeministri Kurti: Sot, këtu, në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë dhe njërit prej strategëve më të njohur ushtarakë që ka njohur njerëzimi – Skënderbeut, po shënojmë fillimin e ushtrimit të madh të drejtuar nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ 

-Mbi 1,300 ushtarakë të forcave të Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krahë të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/ 

 

Nga Behlul Jashari , Prishtinë

PRISHTINË, 21 Maj 2023/ Në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë – në Sheshin Gjergj Kastroti -Skënderbeu sot u mbajt ceremonia e fillimit të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe ’23”, me ç’rast Ushtria e Kosovës – FSK do të tregojë kapacitetet e saja luftarake, e po ashtu shkallën e ndërveprimit ushtarak. 

Në ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Gjenerali Amerikan – Gjeneral Brigade Derek Adams, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, gjeneralë të FSK-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë, atashe ushtarakë, si dhe oficerë të lartë të shteteve partnere. 

Ceremonia nisi me intonimin e Himnit të Republikës së Kosovës dhe Himnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Në ceremoni Presidentja Osmani theksoi se objektivi kryesor i kësaj stërvitjeje është shfaqja e fuqisë ushtarake, për të siguruar paqen dhe se ky ushtrim është kujtesë se forca nuk qëndron vetëm në armë, qëndron në lidhjet tona dhe aleancën e përbashkët. 

“Kam nderin që jam sot me ju në ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe ‘Defender Europe ‘23’ të drejtuar nga Komanda e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë”, theksoi Presidentja e Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti tha se “Defender Europe 2023” është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë dhe se FSK në këtë ushtrim, radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse, sa i përket numrit të personelit të angazhuar. 

Më tej, Kryeministri Kurti potencoi se kjo është dëshmi e vullnetit për ndërtim të kapaciteteve të mbrojtjes dhe përkushtimit të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike. 

Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, theksoi se përgatitjet për realizimin e suksesshëm të “Defender Europe ‘23” kanë  filluar qe një vit e gjysmë dhe se trajnimet e vazhdueshme, investimi në blerje të pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, shkollimet dhe stërvitjet kanë qenë intensive dhe i kanë paraprirë këtij ushtrimi. 

“Për ne është shumë e rëndësishme që ngritjen e kapaciteteve tona ta bëjmë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s, sepse rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një dhe i vetëm, anëtarësimi në NATO. Prandaj ne do të përmbushim çdo detyrë e obligim që të jemi pjesë e kësaj familje të madhe”, tha Ministri Mehaj. 

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Hovenier, në fjalën e tij, theksoi se kjo ngjarje është arritje e madhe e Kosovës dhe paraqet përforcim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës dhe se ky ushtrim është përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më sot. 

Ushtrimi ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23” do të mbahet nga data 21 Maj deri me 2 Qershor, ku do të jenë pjesëmarrës 25 shtete me mbi 22 mijë ushtarë. Republika e Kosovës si vend pritës do të ketë mbi 1300 ushtarë. 

Forhåndsvisning av bilde

PRESIDENTJA OSMANI NË “DEFENDER EUROPE ‘23”: KJO STËRVITJE NDËRKOMBËTARE DËSHMI E FUQISË SË BASHKËPUNIMIT DHE TREGUES SE SA E FUQISHME ËSHTË ALEANCA JONË ME SHBA-të 

Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani:   

I nderuar Kryeministër Kurti, 

I nderuar ambasador Hovenier, 

I nderuar Ministër Mehaj, 

Ministër Sveçla, 

I nderuar Komandant i FSK-së, Gjenerallejtënant Jashari, 

I nderuar zëvendëskomandant i divizionit të 34-tët të Këmbësorisë, Gjeneral brigade, Erens, 

Gjeneral brigade Bozicevic, 

Të nderuar partner të Republikës së Kosovës, partner të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 

Ushtarakë të forcave partnere dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 

Të gjithë ju pjesëmarrës në këtë stërvitje historike, 

Të dashur qytetarë të Republikës sonë,  

Kam nderin që jam sot me ju në ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” të drejtuar nga Komanda e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë. 

Sot, qëndroj para jush për të nderuar guximin, përkushtimin dhe angazhimin tuaj të palëkundur në këtë stërvitje ndërkombëtare. 

Ju jeni mishërim i trimërisë dhe përfaqësimit të idealeve më fisnike të shërbimit, sakrificës dhe solidaritetit. 

Ju jeni gardianë të paqes dhe sigurisë në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese. 

Në këtë stërvitje ndërkombëtare, ju jeni krahas ushtrive nga kombe të ndryshme dhe shtete të ndryshme. 

Megjithatë, ju qëndroni të bashkuar nën një kauzë të vetme, kauzës së përbashkët—për ta forcuar bashkëpunimin, për ta ndërtuar besimin dhe për ta rritur ndërveprimin midis forcave aleate. 

Ju jeni mishërimi i punës në grup, duke kapërcyer kufijtë dhe duke punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët- sigurisë dhe mbrojtjes së vlerave tona. 

Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta, të cilat çdo ditë po i kultivojmë. 

Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë, duke dëshmuar se uniteti dhe bashkëpunimi ynë janë çelës për një të ardhme më të sigurt e më paqësore. 

Objektivi kryesor i Defender 23 është ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të ShBA-ve dhe forcave aleate, kundër agresorëve të mundshëm dhe për t`i siguruar aleatët dhe partnerët evropianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme. 

Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për Forcën tonë të Sigurisë. 

Pikërisht para dy viteve me sukses shumë të lartë realizuam së bashku Stërvitjen “Defender-Europe’21”, dhe vazhduam pa u ndalur në përgatitjet për stërvitjen e radhës, e cila po fillon sot me ceremoninë në sheshin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, një ndër emrat më domethënës në historinë tonë.   

Skënderbeu është hero jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën. Njihet si strategu dhe udhëheqësi ushtarak ndër më të mëdhenjtë në historinë e luftërave për mbrojtjen e atdheut dhe mbrojtjen e vlerave civilizuese që ndikuan fuqishëm edhe në mbrojtjen e Evropës kontinentit tonë në përgjithësi. 

Nga ana tjetër, ndodhet  shtatorja e liderit historik, udhëheqësit tonë të lëvizjes për pavarësi, njëherit arkitektit të Republikës sonë, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, vizioni dhe ideali i të cilit, gjatë gjithë rrugëtimit të vështirë, ishte i mishëruar në vlerat properëndimore dhe euroatlantike. 

Defender 2023 përkon edhe me 24-vjetorin e çlirimit tonë, e cila është ditë po aq e freskët sa kujtesa e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së me forcat e vendeve tjera aleate të NATO-s,  kundër gjenocidit të  Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës. Ne ishim viktima, kurse regjimi i Millosheviqit ishte agresori. E, lufta jonë ishte luftë për liri! Kjo është e vërteta e vetme, të cilën do ta mbrojmë çdo herë e kudo! 

Forhåndsvisning av bilde

Prandaj, sot teksa i shohim ushtarët e FSK-së të radhitur në këtë shesh, dua të sjellë në vëmendjen e secilit edhe sakrificën e paraardhësve të tyre, vajzave e djemve të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë, mbrojtën dhe rikthyen dinjitetin tonë. Ata janë mishërimi i vetëmohimit, sakrificës dhe guximit. Të prirë nga komandanti legjendar, Adem Jashari, ata dhe mbi 3 mijë dëshmorë të UÇK-së janë personifikim i lirisë dhe i shtetit tonë. 

Prandaj, falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për vajzat dhe djemtë e UÇK-së! 

Faleminderit edhe për burrat e gratë e popujve të aleancës së lirisë, aleancës së NATO-s dhe gjithë ushtarëve të ShBA-ve për sakrificën në përkrahje të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi! 

Përgjatë, 24 vjetëve të pasluftës na qëndruat pranë me mbështetjen tuaj, duke mbështetur edhe Ushtrinë e Republikës së Kosovës, të cilën  e ngritëm dhe zhvilluam së bashku me ju, e tani në këtë stërvitje do të demonstrojnë praktikisht se ata janë të gatshëm për të realizuar detyrat në kuadër të operacioneve shumëkombëshe të paqes dhe stabilitetit kudo që ka nevojë. 

  Forhåndsvisning av bilde

Të nderuar të pranishëm,   

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës, me statusin e vendit pritës në mesin e 25 vendeve në këtë stërvitje me gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e rreth 1400 trupave të FSK-së përkrah edhe shumë trupave ushtarake amerikane dhe trupave të tjera shumëkombëshe të vendeve aleate dhe partnere e shteteve tjera të NATO-s, konfirmon më së miri edhe besimin e fuqishëm të partnerit tonë strategjik, SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj Ushtrisë sonë. 

Rruga jonë përpara është e pandalshme e ne jemi të vendosur fuqishëm në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit si faktorë jetik në fuqizimin e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes në vendin tonë. 

Në një mjedis shumë të ndjeshëm të sigurisë, kur sfidat dhe kërcënimet sa vijnë e bëhen gjithnjë e më komplekse, rëndësia e bashkëpunimit me aleatët në fushën e mbrojtjes, krahas të gjitha fushave tjera, është e domosdoshme dhe ekzistenciale. 

Këtë e konfirmon fuqishëm edhe niveli i lartë i ndërveprueshmërisë gjatë fazës planifikuese të stërvitjes, e cila besojmë se do të kurorëzohet me sukses maksimal edhe në fazën e ekzekutimit me  integrimin në operacion të përbashkët stërvitor të forcave tona me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. 

Krahas stërvitjes “Defender-Europe’23”, kjo shtron edhe nevojën e krijimit të përbashkët të frontit politik, sikurse edhe atij të sigurisë e të mbrojtjes, duke filluar  me Kartën e Adriatikut, SHBA- A5, ku është e domosdoshme të ecet përpara me anëtarësimin e Kosovës, pastaj me hyrjen e Republikës sonë në Programin e Partneritetit për Paqe, e deri tek anëtarësimi në NATO. 

Ky fakt, duhet të jetë  tregues i fuqishëm për të gjithë shkaktarët e sfidave, të gjithë shkaktarët e destruktiviteteve dhe tendencave për destabilizim se ata do të dështojnë çdoherë, në përpjekjet e tyre për minimin e paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe të rajonit në përgjithësi. 

Vendet tona kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë, sikurse edhe me këtë stërvitje, qëndrueshmëri të plotë falë orientimit të qartë euroatlantik dhe partneritetit të ngushtë me SHBA-të, me vendet e BE-së dhe me vendet tjera anëtare të NATO-s si dhe bashkëpunimit të rregullt e të koordinuar të bazuar mbi vlera dhe objektiva të përbashkëta. 

  Forhåndsvisning av bilde

Ushtarë të forcave mike dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 

Sot do ta kurorëzoni angazhimin tuaj maksimal dhe vetëmohues gjatë fazës së gjatë përgatitore. 

Kam besimin e plotë në aftësitë dhe kapacitetet tuaja profesionale dhe nivelin e forcës, qëndrueshmërisë dhe përgatitjeve tuaja intensive.   

Le të shërbejë kjo stërvitje ndërkombëtare si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, si triumf i shpirtit njerëzor dhe i vullnetit të paepur të ushtarëve si ju. Le të jetë kjo edhe një tregues se sa e fuqishme është aleanca jonë me SHBA-të. 

Qëndroni të palëkundur në qëllimin tuaj, mbajuni fort pas vlerave tuaja dhe kthehuni nga ky ushtrim me krenari, përvojë dhe shkathtësi të reja!   

Së bashku jemi gjithmonë më të fortë me forcat aleate!   

Suksese dhe ju priftë e mbara!   

Zoti e bekoftë aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 

Ju faleminderit! 

Forhåndsvisning av bilde

KRYEMINISTRI KURTI NË DEFENDER EUROPE 23: FSK RADHITET E KATËRTA PËR NGA PERSONELI I ANGAZHUAR NË MESIN E 25 USHTRIVE PJESËMARRËSE, DËSHMI E VULLNETIT DHE PËRKUSHTIMIT TONË PËR ZHVILLUAR SISTEM TË MBROJTJES  

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:   

Shkëlqesia juaj, Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, 

Shkëlqesia juaj, Jeffrey Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, 

I nderuari ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj, 

I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, 

I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, 

I nderuari Gjeneral Adams, 

I nderuari Shef i Stafit të KFOR, John Bozicevic, 

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, 

Të nderuar deputetë të Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, 

Kryetarë të Grupeve Parlamentare, 

Të nderuar Kryetarë të Komunave, 

Të nderuar Gjeneralë të FSK-së, oficerë dhe ushtarakë, 

Të nderuar të pranishëm, 

Të dashur qytetarë,   

Sot, këtu, në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë dhe njërit prej strategëve më të njohur ushtarakë që ka njohur njerëzimi – Skënderbeut, po shënojmë fillimin e ushtrimit të madh të drejtuar nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   

Padyshim, ushtrimi Defender Europe 23 – Mbrojtësi i Evropës 23, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Republika jonë sot është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet prej zonës së Mesdheut e deri në kufijtë lindorë të kontinentit tonë. Mbi 1,300 ushtarakë të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krahë të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

  Forhåndsvisning av bilde

Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar në këtë ushtrim. Kjo dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.   

Siguria e kontinentit Evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e don: të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë. Defender Europe 21 ishte më pak se një vit para se Rusia të shpërfaq në mënyrën më agresive e brutale synimet e saj të kahmotshme për t’u shtrirë dhunshëm në thellësi të Evropës. Defender Europe 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë, dhe që si i tillë ka të bëjë drejtpërdrejt jo vetëm me të ardhmen e Evropës, por edhe mbarë botës. 

  Forhåndsvisning av bilde

Prandaj, përgatitja për t’u përballur me kërcënimet e njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme, ashtu siç është e domosdoshme rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatishmërisë luftarake e që janë objektivat kryesore të ushtrimit Mbrojtësi i Evropës 23. 

  Forhåndsvisning av bilde

I nderuari Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të ushtrisë sonë dhe të vendeve tona mike që jeni sot të pranishëm këtu, para monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, jeta dhe vepra e të cilit na e mësoi se sa të rëndësishme janë aleancat dhe gatishmëria luftarake për të mbrojtur rendin e organizimit dhe të ndërtimit. Madje edhe ky togfjalëshi “Stronger Together” (Bashkë më të fortë), është veçse variacion dhe jehonë e thënies së famshme të kryeheroit tonë Skënderbeut “Bashkimi bën fuqinë”. 

 Forhåndsvisning av bildeJu uroj suksese në përmbushjen e objektivave të ushtrimit dhe njëherit ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e Qeverisë së Republikës dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional. 

Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë pikërisht sepse është sistemi më i hapur. 

  Forhåndsvisning av bilde

Duke mos harruar mësimet nga historia jonë kombëtare dhe ajo e mbarë njerëzimit, le të jemi të bashkuar, me vullnet dhe me disiplinën më të lartë në zhvillimin dhe përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. 

 Forhåndsvisning av bildeSuksese dhe ju faleminderit! 

Forhåndsvisning av bilde

 

“O, prej Podrimjes po vjen haberi …!” 

Pamje e Podrimes, Vreshtat e Rahovecit, Rahovec 2018

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja – i çika që kishte ikur natën e saj të martesës”, 20 Maj 2023  

Pjesa e tretë (3)  

Po kush nuk e ka dëgjua këngën ”Prej Podrime po vjen haberi” *) e nuk e ka marrë malli e nuk është përmallua për qikën podrimçake ? 

Krahinës së Podrimjes dhe qikës podrimçake, më mirë se gjithkush tjetër, më mirë se çdo poet antik e modern, romasier, dramtur, e piktor i ka këndua poeti popullor. Nuk ka poezi më të frymëzuar se sa ajo kur djali i Kosovës i Llapit, Llapushës, Drenicës a Dukagjinit jep haberin duke qarë se me kënd do ta haje shiqerin: 

”O prej Podrimes po vjen haberi, top me top po na vjen shiqeri o pa vjen shiqeri 

E top me top po na vjen shiqeri, me kan ha more unë i mjeri, e unë i mjeri 

E me kan ha as vet s`e di, na shkoj vera në terr të zi, o në terr te zi-e. 

N`terr te zi vera na ka shkue, thujmi vashes ke gabue, ee ke gabue 

O thujmi vashes-o ke gabue, o s`un o gjan kun jaran si unë a arshik si une-e 

Ashik si mu, asik si vetë, na u mushë mali me fletë o mali me fletë…” 

Pjesë nga teksti i këngës ”Prej Podrimjes …” kënduar në ish Radio Prishtinën, Tekstin e këngës e kam deshifrua vetë.  

SALI & FERIZ KRASNIQI – PREJ PODRIMES PO VJEN HABERI 

https://www.youtube.com/watch?v=2oMD8_g1Lj8  

E pra kush nuk do të donte qikën podrimçake ta ketë mike, jaraneshë apo nuse?  

Jam i sigurtë se edhe Naimi e Fishta, Petrka e Poradeci nuk do ta përshkruanin më mirë shpirtin përvëlues të djalit për podrimçaken. 

Kush nuk do të qante e nuk do të çirrej *) po të shkonte podrimçakja te daja, nuse ose vdiste?  

Podrimçakja edhe kur shkon për dy netë bashkë me nënen, te dajat, ashikët e  jaranët*)  janë në gazep*).  

Bajram dhe Halil Makshana, djemtë e plakut të mençur, Hasan Bajram Makshana, tash të ndjerë nga Drenofci i Zatriqit 

Sevdija, qika e vogël e Hasanit kur e pa se sa i mërzitur dukej daja Syla mendon se do të ishte mirë që të shkoj vetë te fqinji e të ia kalloxoi dertin e dajës, ”podrimçakes”.  Syla sa nuk fluturoi prej gëzimit që mbesa po shkon dhe po ia kan kan hallin e dajës podrimçakes. Ai i dha një mindil, një krahër e një pasqyrë që t`ja jap në dorë ”podrimçakes”. 

Sevdija nuk e kishte pritur që podrimçakja ia kishte ble mendjen Sevdijen dhe e dinte pse ka shkua. Ajo i muar dhuratat e Sylës ndërsa nuk kishte çka ti falte Sylës pos fjalës së dhënë, ”Besës” një lufë me lule dhe disa fije floku që i preu nga gërsheti*) i saj i trash i flokëve sa bishti i kalit. 

Sevdija, nuk vonoi dhe erdhi e i tregoi Sylës. I tha sa edhe ajo të don ty dhe ka qef me të takua në mbrëmje të koliba e bostanit. 

Edhe natën e dytë Syla nuk shtini gjum në sy. E priste ditën e re, nafakën e re.  

Në mbrëmje, në odën e Hasanit, përveç Bajramit e Halilit, kishin ardhur edhe Fazillja (shk. Fazë), gruaja e Hasanit, rejat Hatmanja dhe Shema dhe qikat e Hasanit Hanumshahi e Sevdija.  

Si nip e myasafir që ishte Syla, Hasani e kish qit në krye të vendit, te oxhaku e vetë ishte ulur në anën tjetër të oxhakut. Hasani fliste më shumë e gjithëherë i shikonte Sylen dhe kish qef me e marrë edhe «aprovimin» e nipit. 

Shema e pru një sepet me rrush, molla, dardha e pjeshka. Sevdija, qika e vogël e Hasanit, vjedhurazi e shikonte Sylën dhe qeshte. Sylës i vinte turp por zemra i rrihte me të shpejtë e nuk i pritej që të dita e nesërme.  

*) HABER m. bised. 

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj. 

* S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua. 

HABERMADH mb. bised. keq. 

Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë. 

HABERTAR mb. 

  1. vjet. Që sillte një lajm, lajmëtar. Njeri habertar.
  2. bised. Që lajmëron diçka, që jep shenjën për diçka. Pushka habertare.
  3. i em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT vjet. Lajmëtar.

HABERZI mb. bised. 

  1. Që sapo ka vdekur, që i ka dalë lajmi i zi i vdekjes.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ajo haberzeza. La pesë fëmijë haberziu.

*) QAJ jokal. 

  1. Derdh lot me dënesë ose pa zë nga dhembja e madhe, nga hidhërimi ose nga një ndjenjë tjetër tronditëse; lotoj; kund. qesh. Qan me (pa) lot. Qan me (pa) zë. Qan me dënesë (me ngashërim). Qan me të madhe. Qan nga hidhërimi (nga inati, nga gëzimi). Qan foshnja në djep. Qan e bot. bised. derdh lot pa pushuar, me të madhe. Qan si fëmijë. Zuri (nisi, filloi) të qante. Plasi së qari. E bëri të qante. I vjen për të qarë.

*) ÇIRREM vetv. 

  1. Më hiqen rripa ose copa nga rrobat, kur kapen në diçka me majë të mprehtë ose kur tërhiqen fort anash; grisem. Më çirret këmisha. Çirrem nga rrobat. U çora te një gozhdë. M’u çorën pantallonat. Ishte çjerrë te mënga.
  2. Më çahet lëkura në diçka të mprehtë ose me majë, gërvishtem thellë. U çor në fytyrë (në këmbë, në bark). U çor te një ferrë. Ishte çjerrë nga kurrizi.
  3. fig. Thërras fort me një zë therës, të ashpër e të ngjirur, përpiqem të tërheq vëmendjen e të tjerëve duke folur shumë e duke bërë zhurmë të madhe për diçka, bërtas fort. Çirret e bërtet. Çirren e lebetiten. Çirret si i marrë. Çirret sa ka fuqi (sa i ha zëri, sa ka në kokë). Çirret kot më kot. Çirret nga inati. Çirren për të metat e të tjerëve. Çirren në të katër anët.
  4. fig. I bërtas dikujt me të madhe, e shaj ose e qortoj dikë me zë të lartë, i ulërij.

U çirret fëmijëve. Ç’më çirresh ashtu? Shko iu çirr tjetërkujt, jo mua! 

  1. Ngjirem nga të bërtiturit, më ikën zëri nga të thërriturit. U çor së foluri (së thirruri). M’u çor gryka. U çor me këta kalamaj.
  2. fig. Ndiej një dhembje therëse. Më çirret zemra me copëtohet zemra, pikëllohem shumë. Na u çorën veshët.
  3. vet. veta III. krahin. Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).
  4. Pës. e ÇJERR 3,5.

* Çirret (bërtet, flet) në të gjitha udhëkryqet libr. shih tek UDHËKRYQ,~I. 

*) GAZEP m. bised. 

  1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.

Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. 

U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë. 

  1. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
  2. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.

Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz. 

* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.  

*) ASHIK II m. vjet. 

  1. Dashnor. Këngë ashikësh. Zuri një ashik.
  2. keq. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve.

ASHIKËRI f. vjet. 

Të qenët ashik, dashuri; dashuri ashikësh, sa për të kaluar kohën. Këngë ashikërie. 

*) JARAN m. vjet. 

  1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; keq. dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët.
  2. Mik i afërt, shok. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranë në dasmë.

JARANE f. vjet. 

Fem. e JARAN,~I. 

JARANI f. vjet. 

  1. Dashuri, zakonisht e fshehtë (edhe keq.). I dehur nga jarania.
  2. Miqësi e ngushtë, shoqëri. Jarani e fortë. Kishin jarani.
  3. Shaka midis shokësh e miqsh të ngushtë, hoka. Bënte jarani! S’i linte jaranitë!

*) GAZEP m. bised. 

  1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.

Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. 

U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë. 

  1. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
  2. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.

Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz. 

* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.  

Vneshtat me rrush të Halil Hasan Makshanës nga Drenofci i Zatriqit, maj 2023

*) GËRSHET m. sh 

  1. Tufë flokësh si bisht, që vajzat e gratë e bëjnë duke thurur tri tufëza së bashku; bishtalec. Gërshet i gjatë (i trashë). Gërsheta të zezë (të verdhë). Thur gërshetat.

Mban gërsheta. I preu gërshetat. Lidh gërshetat. Si gërshet. 

  1. Diçka e thurur si flokët në trajtën e bishtit; varg. Gërshet kashte (gruri).

Gërsheti i litarit. Gërshet fijesh. Gërshet hudhrash (qepësh). 

  1. Qëndismë me këtë lloj thurjeje ose thurimë në triko, në çorape etj. në trajtë të bishtalecit.
  2. përd. ndajf. Në trajtë të një tufe a të një vargu të përbërë nga tri pjesë të thurura bashkë. Thur (bëj) gërshet flokët (hudhrat, qepët, zorrët).

* E bëj gërshet një punë e ngatërroj, e ndërlikoj, e pleks keq.  

Vneshtat me rrush të Halil Hasan Makshanës nga Drenofci i Zatriqit

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 21 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Ermina Lekaj-Përlaskaj: Në Kosovë mund të zbatohet me modifikim modeli kroat për pakicat

0
Modeli kroat për pakicat kombëtare nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën, thotë deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Megjithatë, Lekaj-Përlaskaj thekson se modeli kroat, implikon ligj kushtetues për pakicat, derisa me disa modifikime do të gjente lehtësisht zbatueshmëri edhe në Kosovë.

Deputetja shqiptare në Kroaci deklaron se edhe qëndrimi i institucioneve kroate për propozimin e kryeministrit Albin Kurti, që modeli kroat për pakicat të merret si shembull edhe në Kosovë është pozitiv.

Ajo thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe në Kroaci i përfshin komunat me shumicë serbe në lindje të Kroacisë dhe është krijuar me marrëveshjen e Erdutit në vitin 1995.

“Kroacia i njeh me Ligjin kushtetues për pakicat, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Kroacia me ligjin kushtetues i njeh 22 pakica, në mesin e tyre është edhe pakica serbe, ku me këtë ligj kushtetues pakicat kanë të drejtë të konsumojnë kulturën dhe gjuhën e tyre dhe traditën e tyre. Pakicat e tjera përmes shoqatave i realizojmë të drejtat e tyre, kurse pakica serbe këtu e ka një rol të themi si rol, ashtu politik. Por, ajo çka është interesant me këtë ligj kushtetues është se janë rregulluar se cilat pakica janë autoktone dhe në të drejtat e tyre”, thekson Lekaj-Përlaskaj.

“Për shembull, në Kuvendin e Kroacisë i kemi tetë deputetë, tre janë prej pakicës serbe, ku një deputet zgjidhet në bazë të ligjit kushtetues si deputetë që i përfaqëson pakicën serbe, kurse dy deputetë të tjerë përmes një partie politike serbe. Sa i përket rolit të serbëve këtu, përmes bashkësisë apo “Zajedincës” kanë të drejtë që në çdo prefekturë në çdo qytet të themelojnë shoqatat e tyre, përmes tyre i realizojnë të drejta e tyre si pakicë edhe pse me numër është më i madh se i gjitha pakicave të tjera. Aty kanë të drejt të bëjnë propozime, varësisht tani nga shumica se a pranohen propozimet e tyre”, shton ajo.

Lekaj-Përlaskaj tregon edhe mënyrën e funksionimit të komunitetit serb në Kroaci dhe kompetencat e këtij “Asociacioni”.

“Ky model është plan i mirë pasi nuk e dëmton shumë shumicën në shoqëri, njëjtë si në Kroaci që nuk e ka dëmtuar shumicën e qytetarëve kroat. Mundësitë jepet, ka këtu komuna, qytete apo fshatra të themelohen shoqata, enklava të ndryshme serbe. Çdo propozim i tyre shkon deri në Kuvend dhe atje me shumicë të votave miratohen ato propozime të tyre, apo ligje. Ky model nuk mund të konsiderohet si autonomi e tyre, pasi kompetencat e tyre janë të përziera me kompetencat e qytetarëve të tjerë kroat dhe çdo herë shkohet në votime me shumicë votash. Interesat është se kanë të drejtë të kenë një këshill, i cili quhet Këshilli i serbëve që gjendet në Kroaci, por roli i tyre nuk e ka atë fuqinë e madhe politike që bënë revolucion”, deklaron deputetja.

Me Ligjin kushtetues kjo nuk ka të bëjë vetëm me pakicën serbe, por edhe me pakicat të tjera ku mundësohet që nëse janë mbi dy për qind që të kenë ndonjë nënkryetar të komunës apo të drejtë tjetër që të jenë të barabartë me shumicën e qytetarëve kroat që jetojnë në Kroaci. Jam e bindur se ky model dhe me disa modifikime që mund të bëhen me ligjin në Kosovë nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën. (Ky model) mund të zbatohet, por prapë shkoj në atë drejtim që ndoshta duhet ndonjë modifikim që t’i përshtatet situatës në Kosovë, por jo me u largu nga baza apo themeli siç e ka në propozim shteti kroat”, pohon Lekaj-Përlaskaj.

Ajo thekson se edhe qëndrimi i institucioneve kroate është në mbështetje të Kosovës, si për propozimin që Kroacia të merret si shembull për rregullimin e vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë, por edhe në konsolidimin e shtetësisë ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë është pozitiv, kurse kur flasim për qëndrimin e kolegëve deputetë serb nuk shprehen në lidhje me këtë gjë. Ata mundohen të paraqitet se nuk merren me këtë problematik të Kosovës…Presidenti i Kroacisë nuk ka dhënë deklarata të tilla në lidhje me këtë model, mirëpo një gjë e di se presidenti kroat, gjatë vizitës së kryediplomatës së Kosovës në Kroaci i ka dhënë mbështetje të madhe Kosovës, gjithashtu edhe kryeministri i Kroacisë ka shprehur një qëndrueshmëri dhe mbështetje ndaj Kosovës, si në aspektin politik ashtu edhe atë diplomatik”, potencon ajo.

Krahas këtyre, Lekaj-Përlaskaj flet edhe për raportet e saj me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe raportimet në Kosovë për përfshirjen e tij në raste të korrupsionit dhe tregtimit me energji elektrike.

Ajo shprehet këto gjëra as nuk janë përmendur asnjëherë në Kroaci dhe se institucionet atje janë shumë miqësore me ambasadorin Berishaj.

“Martin Berishaj, ambasadori i tanishëm këtu në Kroaci po e kryen punën e vet në mënyrë të dinjitetshme. Sa i përket raportit dhe qëndrimit të institucioneve kroate janë shumë miqësore ndaj tij dhe asnjëherë nuk është përmendur pozita e tij dhe asnjëherë nuk është cekur ajo çka raportohet në Kosovë. Deri tani me Ambasadën e Kosovës kam raporte të mira dhe jam e kënaqur që institucionet kroate e mirëpresin çdo propozim nga ana e Ambasadës së Kosovës”, potencon deputetja Lekaj-Përlaskaj.

Në anën tjetër, ajo shton se komuniteti shqiptar në Kroaci është integruar mirë në shoqërinë kroate, me ç’rast shumica e shqiptarëve atje biznese të ndryshme dhe s’ka po thuajse asnjë rast social.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur draft-vizionin e Asociacionit gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel. Draft-vizioni ka ardhur si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin kryeministri Kurti e ka refuzuar, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /KP/

Elfije Ejupi Shatrolli, nëna që jeton me kujtimet e djalit të saj të vetëm Rrahim Ali Shatrolli, vrarë në Vushtrri, më 22 maj 1999 nga policë e paramilitarë serbë

Arif Ejupi, gazetar

Elfije Ejupi Shatrolli, sot në prag të 85-tave, i përket brezit të nënave shqiptare që shquhen për guxim e qëndresë.

Ajo dhe shoqet e saj edhe pse të goditura mu në zemër nga regjimi i kriminelit Milosheviq, qëndruan të pamposhtura, sikurse Kalaja e Rozafës, përballë stuhive dhe rrebesheve që i sillnin motet e liga.

Elfije Ejupi Shatrolli e lindur më 25 korrik të vitit 1937 në Vendenis ( ish-Gllamnik ) të Besianës, qëkur ishte 8 vjeçe mbetet pa baba.

Ajo derisa po qëndronte së bashku me prindërit Arifin dhe Kadiren, si dhe motrën Nafijen tek halla e saj Zet’hane Ejupi Hashani, në Kastriot (ish-Obiliq) xhandarë e ushtarë bullgarë ia keqtrajtojnë rëndë babain Arifin.

Familja Ejupi ishte strehuar tek dhëndëri i saj Fazli Hashani, si pasojë e përndjekjes nga ushtritë bullgare dhe çetnike, të cilat ato ditë pamëshirshëm po e vrisnin dhe po e plaçkitnin fshatarësinë e paarmatosur të regjionit të Llapit.

Ndërkohë këto ushtri të përbëra nga kusarë e vrasës shtrihen edhe në Kastriot e Fushë-Kosovë.

Arifi duke menduar që me kalimin e tyre në këtë pjesë, shtëpitë e tyre janë liruar, niset për t’i vizituar ato.

Ai gjatë rrugës në fshatin Shkabaj (ish-Milloshevë) të Kastriotit, has në dy patrulla të xhandarmërisë bullgare. Katër-pesë xhandarë e ndalojnë Arifin dhe e kontrollojnë hollësisht. Atij i gjendet në xhepin e xhaketës një revolver me disa fishekë.

Kjo merret si pretekst dhe ai keqtrajtohet mizorisht nga xhandarë e ushtarë bullgarë. Në pamundësi për ta marrë ndihmën e parë mjekësore Arifi, vdes pas dhjetë ditësh.

Meqenëse të afërmit e tij ishin ende të shpërndarë nëpër fshatrat e Kosovës, ai varroset nga dy-tre persona të panjohur në varrezat e vjetra të Kastriotit ( ish-Obiliqit).

Fatkeqësisht, sot e kësaj dite nuk dihet saktë se cili është varri i tij. Krahas bullgarëve që njiheshin si hajdutë me damkë, e të egër në sjellje, Lideri i ish-Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, vitin 1945,në Kosovë e shpall si vit të luftës kundër “reaksionit”
Nëpërmjet të këtij aksioni mllefin e tyre shoven ndaj shqiptarëve e shfryjnë policë e ushtarë serbë.

Ata në emër të kësaj lufte me fajin e vetëm pse ishin shqiptarë edhe pse jetonin prej mileniumeve në tokat e tyre, i vrasin mbi 55-mijë burra, gra e fëmijë.

Ai regjim vrasës edhe pse e dinte mirë që Arifi, e luftonte fashizmin, sikurse pjesa dërrmuese e shqiptarëve të tjerë, asnjëherë s’ ia njohu statusin prej luftëtari të LNÇ-së.
Qëllimi i serbo-sllavëve ishte minimizimi i kontributit të shqiptarëve në Luftën Antifashiste.

Ata një vit më herët në bashkëpunim me disa sahanlëpirës e zagarë të tyre në Tauk-bahçe të Prishtinës, i pushkatojnë 300 intelektualë të njohur shqiptarë, të cilët me ngulm luftonin për ruajtjen e Shqipërisë së plotë.

Elfijes pas vdekjes së babait nëna i martohet gjetiu. Ajo dhe motra e saj më e madhe Nafija, do të jetojnë së bashku me xhaxhain e tyre Sherifin dhe bashkëshorten e tij Zahide Tahiri Ejupi.

Edhe pse në kushte të rënda ekonomike dhe të shkërmoqur nga lufta si Sherifi ashtu edhe Zahidja, do të kujdesën për dy vajzat bonjake të Arifit, dyfish më tepër se sa për fëmijët e tyre.

Pas humbjes së babait dhe martesës së nënës Elfijen, do ta godasë edhe vdekja e papritur e motrës së saj Nafijes. Ajo e martuar me Idriz Zabelin e fshatit Kunovik të Vushtrrisë, do të vdes pas një viti si lehonë.

Kurse, Elfija me të arritur moshën madhore martohet me Ali Zymer Shatrollin e fshatit Ceceli të Vushtrrisë.

Aliu një njeri dashur dhe punëtor së bashku me vëllezërit e tij Selimin,Halimin dhe Bislimin, gjatë viteve 1963-1964 do të kalojnë në Vushtrri.

Aliu nis të punojë si punëtor ndërtimi në ndërmarrjen lokale “Kosova “të Vushtrrisë. Ai në pamundësi për t’u shkolluar vazhdimisht thoshte “njeriu i paarsimuar është i verbër dhe i pavlerë, shfrytëzojeni rastin dhe shkollohuni, bëni sa më shumë fakultete e shkolla të larta, se vetëm kështu çlirohemi nga çizmja e huaj”

Këtë dëshirë të tij të zjarrtë do t’ia plotësojnë fëmijët e tij, e sidomos djali i tij i vetëm Rrahimi.

Ai si fëmijë i shëndoshë dhe inteligjent do të jetë njëri nga nxënësit më të mirë në shkollën 8-vjeçare

“Boris Kidriq” të Vushtrrisë, e transformuar më vonë në gjimnazin” Muharrem Bekteteshi”
Sukses të ngjashëm Rrahimi do të shënojë edhe në Shkollën e Mesme Teknike të Mitrovicës, që po ashtu mbante emrin “Boris Kidriq”.

Rrahimi ishte një novator i vërtetë. Atij çka i shihnin sytë ia punonin duart. Si nxënës i vitit të dytë merrej edhe me instalimin e rrjetit elektrik. Atyre që nuk qëndronin mirë materialisht asnjëherë nuk u kërkonte të holla.

Kohën e lirë e kalonte duke lexuar libra dhe shikuar filma, me temë nga ngjarjet mbi Shqipërinë dhe ato ndërkombëtare.

Rrahimi mbi çatinë e shtëpisë e pati vendosur një antenë parabolë, me një përforcues nëpërmjet së cilës i ndiqte drejtpërdrejt edhe zhvillimet në vendin Amë-Shqipëri.

Nga veprat e autorëve tanë i pëlqente ato të Ismail Kadaresë dhe Anton Pashkut, kurse nga të huajit ato të Rabindranat Tagora, Thomas Mann, Herman Hesse, Pablo Neruda etj.
Me të përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë, Rrahimi punësohet si projektues ndërtimi, në ndërmarrjen ndërtimore “Kosova” të Vushtrrisë.

Pashkëputje nga puna i vazhdon edhe studimet në Fakultetin e gjeoshkencave në Mitrovicë.
Edhe pse shtëpia ku jetonte me prindërit Aliun dhe Elfijen, si dhe motrat Nafijen, Naxhijen, Sevdijen e Sanijen, ishte përdhesëse dhe e vogël, nga restaurimi që i kishte bërë Rrahimi, kishte marrë pamje krejt tjetër dhe ishte bërë tërheqëse për të gjithë.

Rrahimi pas përmirësimit të kushteve ekonomike martohet me zonjën Sadije Cimili, nga Vushtrria, e cila po ashtu punonte në Fabrikën e tekstilit “Polet “të këtij qyteti.

Rrahimi dhe Sadija, pa menduar që do të jenë në shënjestër të kriminelëve serbë, me ato pak gjëra që i kishin ndiheshin të kënaqur.

Mirëpo, rrugëtimin drejt një jete më të mirë atyre do t’ua ndërpresë dora e zezë e krimit serbë.

Më 22 maj 1999, në orët e para të mëngjesit shtëpia e Rrahimit, rrethohet nga policë e paramilitarë serbë.

Ata tamam në stil bishash të uritura futen në dhomën ku po qëndronte Rrahimi, pa i dhënë mundësinë as për t’i veshur këpucët, me tyta automatikësh mbi shpinë e nxjerrin nga shtëpia.

Nëna e tij, Elfije Ejupi Shatrolli e lemerisur nga këto skena mundohet t’i dalë në ndihmë, djalit të saj të vetëm Rrahimit, por pa sukses, ngase kriminelët nuk njihnin Zot e as mëshirë.

Ata donin që etjen e tyre prej kanibalësh ta shuanin me gjakun e civilëve të pambrojtur shqiptarë.

Nënë, Elfija këtë ditë tmerri e kujton duke thënë “njeriu qenka edhe më i fortë se sa guri dhe hekuri.” Kur i shihja ata katilë që i seleksiononin me një anë djem e vajza, që shkëlqenin nga bukuria e dija mirë që krimi do të ndodhë.”

Banda tjetër i kriminelëve e armatosur deri në dhëmbë ne të tjerëve na plaçkiti gjithçka që kishim.

Gruas së djalit tim Sadijes ia morën arin, deri edhe vathët ia shkulën nga veshët. Kurse, Aliut burrit tim orën e xhepit dhe ato pak të holla, që ia kishte dhënë Sadija për ushqime dhe nevoja të tjera.

Pastaj sikur të ishim kafshë na rreshtuan dhe na çuan në varrezat e vjetra të qytetit të Vushtrrisë.

Aty u krijua një gjendje e mjerë dhe e pashpresë. Serbët e dija që janë barbarë thotë Elfija, por nuk e dija që janë kaq racë e fëlliqur. Ata pa fajin më të vogël i masakruan djemtë dhe vajzat tona.

Pjesëmarrës në këtë masakër që ishte më e tmerrshme se edhe ato të Aushvicit, Mauthausenit, Dahut dhe Belsenit, janë edhe kolonët serbë që prej vitesh jetuan në Kosovë, si: Vuçina Janiçeveiq, Dragan Mihaloviq, Lubisha Simiq, Predrag Martinoviq. Jovica Laketiq, Dragan Petroviq, Zoran Vukotiq, Aca Konturoviq, Zoran Simiq, Tomisllav Pajkoviq, Zoran Paunoviq dhe njëfarë Milloshi dhe njëfarë Omeroviqi.

Të dhëna nga ky gjenocid që të rrëqethin trupin dhe të bëjnë për të quajtura me dënesë, sjell edhe motra e tretë e Rrahim Shatrollit, Sevdija, atëbotë 34 vjeç.

Sevdija kur kupton që vëllai i saj dhe 67-persona të tjerë të gjithë nga komuna e Vushtrrisë, janë masakruar në shtëpitë e Kahremon dhe Sezai Pasomës, si dhe në shtëpinë e Ramush Kutllovcit, që gjendeshin në rrugën “Abdullah Shabani” sot “22-Maj” pa menduar se mund ta ketë fatin e njëjtë me të masakruarit, niset nga fshati Shtruherë (ish- Shitaricë) dhe shkon në vendngjarje.

Me të arritur tek shtëpia e Karhimonit sheh lum gjaku. Kur futet brenda në dhoma tmerrohet kur sheh rroba të lara në gjak dhe dokumente të identitetit po ashtu të zhytura në gjak.

Ajo me lot në sy rrëfen edhe momentin kur në banjën e shtëpisë së Kahremon Pasomës, e kishte gjetur vaskën e mbushur me gjakun e vëllezërve, nënave dhe motrave tona.

Kriminelët serbë duke menduar se do t’i humbin gjurmët e krimit njëherë e përgjithmonë, trupat e gjymtuar të të vrarëve në shtëpitë e Kahremonit, Sezaiut dhe Ramushit, i ngarkojë në kamionët me frigorifer të mbyllur hermetikisht dhe i çojnë në Batajnicë të Beogradit.

Serbia edhe më herët e njohur si e keqja e Ballkanit, nisë lojën e saj të pistë dhe vite me radhë nuk ua kthen familjeve shqiptare eshtrat e më të dashurve të tyre.

Ajo nën presionin ndërkombëtarë sidomos atë të SHBA-ve, do t’i kthejë në etapa të ndryshme eshtrat e të masakruarve më 22 maj 1999, në qytetin e Vushtrrisë.

Se vërtetë në Vushtrri krimi ishte i projektuar nga krimineli i njohur Vuçina Janiçeviç, shef i Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë kohës së kryekasapit Milosheviq, flet edhe fakti që ai pas kryerjes së masakrës, është dëgjuar të ketë thënë ”Ju lumtë trima e kryet atë që unë e dëshiroja prej kohësh”

Eshtrat e Rrahim Ali Shatrollit nga Batajnica e Beogradit, kthehen në Prishtinë dhe pas ekspertizës nga ekspertët e mjekësisë, i jepen familjes së tij.

Varrimi i tyre me prezencën e familjarëve, shokëve dhe miqve të shumtë, bëhet në varrezat e Vushtrrisë, më 4 tetor të vitit 2005.

Sadije Cimili Shatrolli duke i pasur çdoherë në mendje imazhet e kidnapimit të bashkëshortit të saj nga kriminelët serbë, fillon të ketë shqetësime serioze me shëndetin.
Ajo 6-7 muaj para se të mbërrijë kufoma e Rrahimit në Kosovë, diagnostikohet me një sëmundje të rëndë. Sadija nga mjekët e Shtëpisë së Shëndetit në Vushtrri, udhëzohet për vizita më të detajuara në Spitalin e Prishtinës.

Ajo pas shtrirjes në këtë spital i nënshtrohet një operacioni i cili rezulton i pasuksesshëm. Sadija vdes më 16 mars të vitit 2005, vetëm dy-tri orë pas asaj ndërhyrje kirurgjike, që për te ishte fatale.

Meqenëse, Rrahimi dhe Sadija ,ende nuk e kishin mbushur vitin e tretë të martesës ishin të pa fëmijë.

Ky fakt nënën e Rrahimit, Elfijen dhe katër motrat e tij, i bënë që të mërzitën dhe të vuajnë edhe më tepër.

Po ashtu me zemër të thyer e shpirt të lënduar më 10 gusht të vitit 2006, do të vdes edhe Aliu, i cili me padurim priste që vatra e shtëpisë së tij, të përtërihet me lindjen e ndonjë fëmije të Rrahimit dhe Sadijes.

Vushtrria e njihte Aliun si njeri të prajshëm dhe të sjellshëm, andaj vrasja e djalit të tij të vetëm i pati pikëlluar të gjithë.

Nëna e Rrahimit nga biseda që patëm me te thotë” qëkur isha fëmijë përjetova dhembje e pikëllim, për të mos mu ndarë deri në ditët e sotme.

Në këtë grumbull fatkeqësish shoh vetëm një të mirë, të katër vajzat i kam të martuara në familjeje të mira dhe djem të mirë. Kam nipa e mbesa të dashur e të bukur sikurse yjet në qiell. Dhëndurët më respektojnë dhe nderojnë ngjashëm me vajzat e mia.

Gjithashtu edhe djemtë e axhës, të cilët çdoherë i kam konsideruar dhe i konsideroi tamam vëllezër, më vizitojnë shpesh dhe më marrin në vizita në shtëpitë e tyre. Madje, djali i axhës Isaku, që është nga 26 shtatori i vitit 1973 në Gjermani, më përkrah edhe materialisht.

Elfije Ejupi Shatrolli, edhe pse në moshë të shtyrë dhe e lënduar nga ngjarje e përjetime të shumta mendjen e ka të kthjellët sikur loti.

Ajo thotë “në banesën ku jam kam shoqe, që kanë pasur të njëjtin fat me mua. Unë dhe ato shpesh e evokojmë atë ditë të zezë të 22 Majit 1999, që na la pa djem e vajza, e që edhe sot na ndjek si hije deri në bashkimin me ta.

Elfija rrëfimin e saj e mbyll me porosinë:” Evropa të mos bëjë sehir, por të gjithë kriminelët e kësaj masakre t’i çojë në Hagë dhe t’ua japë dënimin e merituar. Në të kundërtën të mos zihen fare-fare në gojë fjalët ”Drejtësi” dhe ”Luftë kundër krimit.”

Jetës sime thotë Elfija dhe asaj të brezit tim mos i thënçin jetë. Përherë jetuam në ethe e ankth nga këta djaj të kuq, që në trojet tona shekullore erdhën nga Karpatet.

Beteja që Ukraina duhet të fitojë

0

Nga Aurel Dasareti

Pritet që Ukraina të nisë një kundërofensivë të madhe për të dëbuar forcat terroriste ruse nga territori i pushtuar ukrainas. Ukraina ka marrë sasi të mëdha armësh dhe pajisje të tjera ushtarake nga vendet Perëndimore, por ende nuk dihet se kur Ukraina do të nisë sulmin. 

*** 

Ushtarët ukrainas po i afrohen një ofensive ushtarake të paralajmëruar prej kohësh në Ukrainë. Është një ofensivë që ushtria ukrainase duhet të fitojë. 

Unë mendoj se një ofensivë e madhe ukrainase mund të jetë një sukses, nëse ata i luajnë kartat e tyre siç duhet. 

Ofensivë: Ushtarët ukrainas duhet ta përdorin (shfrytëzojnë) ofensivën e paralajmëruar prej kohësh në mënyrë sa më efektive. Është ndoshta e vetmja mundësi që ata do të kenë këtë vit. 

Për muaj të tërë, forcat ukrainase kanë pajisur forcat e tyre ushtarake dhe po kryejnë stërvitje për të krijuar divizione operative. Tanke, raketa, avionë dhe municione kanë derdhur në vend, ndërsa bota ka mbajtur frymën në pritje të një kundërofensive të ardhshme. 

Presidenti ukrainas Zelenskyj e kupton rëndësinë e një ofensive të tillë dhe ndoshta është i vetëdijshëm për pritshmërinë nga Perëndimi dhe në Ukrainë. 

Me kalimin e kohës, me siguri është krijuar presion rreth kësaj ofensive të paralajmëruar ukrainase. Gjithmonë ka më shumë se një argument se kush fiton me kalimin e kohës, dhe siç është situata tani, kjo është ndoshta e rrezikshme për Ukrainën dhe Rusinë. 

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se përgatitjet për ofensivën e paralajmëruar pranverore ishin “në fazat përfundimtare”. Kur Zelenskyj u takua me liderët e disa vendeve të Evropës veriore në Helsinki javën e kaluar, ai gjithashtu bëri deklarata të qarta. 

– Së shpejti do të kryejmë një ofensivë dhe pas kësaj jam i sigurt se do të na jepen aeroplanë. Mendoj se ky vit do të jetë vendimtar për ne, për Evropën, për Ukrainën, vendimtar për fitoren, tha Zelenskyj. 

Në të njëjtën kohë, ka disa që thonë se nuk duhet t’i lejojnë vetes t’i bëjnë presion për të nisur një ofensivë përpara se të vije momenti i duhur. 

Do të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për Ukrainën nëse kjo kundërofensivë dështon, sepse ata nuk do të kenë një shans tjetër, të paktën jo këtë vit. 

Presidenti ukrainas ka krijuar pritshmëri si në Ukrainë ashtu edhe në Perëndim. Në të njëjtën kohë, ai e di se ata përballen me një detyrë të vështirë. 

Deri më tani, as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë treguar aftësinë për të depërtuar në zonat e mbrojtura mirë (të kundërshtarit) dhe është shumë e pasigurt se si do të merrte formën një sulm i tillë. 

Gati për betejë 

Deri në 40,000 ushtarë ukrainas të sapo trajnuar do të jenë tani gati për betejë, të pajisur me pajisje ushtarake nga NATO dhe të trajnuar nga instruktorë perëndimorë. 

Ukraina ndoshta nuk do të nisë një kundërofensivë derisa këta ushtarë të jenë gati, në çdo rast. Do të varet edhe nëse toka është tharë siç duhet, sepse ju duhet një sipërfaqe e thatë për të manovruar me brigada të mëdha të blinduara. 

Ka qenë një pranverë me shumë reshje dhe ndoshta toka nuk do të jetë vërtet e thatë përgjatë gjithë frontit deri në fund të majit, ndoshta në fillim të qershorit. 

Ka 9 brigada me pajisje perëndimore dhe vetë Ukraina ka disa njësi të pajisura mirë. Ata ndoshta kanë 12-13 brigada të stërvitura mirë që mund t’i vënë në sulm. 

Do të përballen me rezistencë 

Brigadat e stuhisë mund të përballen me një kundërshtim të ashpër. Rusët janë duke u përgatitur për këtë kundërsulm prej disa muajsh. 

Rusët ndoshta do të vazhdojnë të përgatiten për atë që ata mendojnë se do të vijë. Që në vjeshtën e kaluar, ata filluan të ndërtonin barrikada dhe fortifikime nja dy milje pas frontit, nga kufiri me Rusinë në veri dhe në jug përmes Donbass dhe Zaporizhzhya deri në Kherson. Dhe veçanërisht në mbrojtje në thellësi ndaj gadishullit të Krimesë. 

Ende e pasigurt 

Por përkundër faktit se ekspertët ushtarakë (si vogëlsia ime), politikanë dhe gazetarë kanë spekuluar prej muajsh, ende nuk dihet saktësisht se ku do të drejtohen këta ushtarë. 

Se ku do të sulmojnë është çështja e madhe. Një sulm më i madh kundër Zaporizhzhya dhe poshtë drejt Detit të Azov do të kishte qenë i dukshëm në aspektin strategjik. Atëherë ata do të jenë në gjendje të ndajnë forcat ruse në dysh dhe praktikisht të izolojnë forcat në Kherson dhe Krime. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se kjo është ajo që duhet bërë, sepse rusët ndoshta janë të përgatitur për këtë. 

Luftë e paaftë (e rusëve) në të gjitha nivelet. 

Është gjithashtu e pasigurt se çfarë nevojitet që ofensiva të konsiderohet e suksesshme. 

Jam i bindur se do të shohim përparim të Ukrainës në luftë, por nuk është e sigurt se do të mjaftojë për të ndryshuar pikëpamjen e Moskës për luftën. Gjithçka në strategjinë e Rusisë sugjeron se ata do të thithin ofensivën ukrainase me dëmin më të vogël të mundshëm dhe do ta zgjasin luftën pafundësisht. Nuk është strategjia e preferuar, por ata janë detyruar në të si rezultat i luftës së paaftë në të gjitha nivelet. 

Nëse Ukraina arrin të ruajë avantazhin rreth veprimeve luftarake aktuale që ka pasur deri më tani, arrin të vazhdojë të dobësojë rusët përmes sulmeve sabotuese – dhe ndoshta edhe të arrijë të krijojë një befasi që ata mund ta shfrytëzojnë – atëherë do të thosha se ata kanë mundësi të mira për sukses. 

Ndoshta nuk është fundi i luftës 

Por ndoshta nuk do ta shohim fundin e luftës menjëherë. 

Ndoshta nuk do të thotë se ata do të jenë në gjendje t’i japin fund luftës me një ofensivë të tillë, por se ata mund të arrijnë përfitime aq të mëdha sa të mund të përdoren në të ardhmen. 

Forcat ukrainase mund të zgjedhin të sulmojnë në zonën e Luhanskut ku pozicionet e mbrojtjes ruse janë ndoshta më të dobëta, por mendoj se ky si të thuash do të ishte një gabim strategjik ushtarak. 

Nuk do të ndryshonte shumë në luftë. Potenciali për të ndryshuar rrjedhën e luftës qëndron në prerjen e urës tokësore me Rusinë. Më pas ata duhet të ndërpresin rrugën dhe lidhjen e trenit në qytetin e Melitopol, drejt Detit Azov. Nëse ata ia dalin, do ta bëjnë dukshëm më të vështirë për forcat ruse. 

Po sikur të dështojnë në ofensivë? 

Është një sfidë e madhe dhe është çështje përkufizimi se çfarë llogaritet si dështim. Ata mund të fitojnë shumë terren pa shkuar domosdoshmërish deri në Detin Azov. 

Megjithatë, atëherë ukrainasit kanë kaluar në të tre shtresat mbrojtëse të rusëve dhe do të marrin pjesë të vendit. Nuk është diçka e vogël, por ndoshta do të konsiderohet e pamjaftueshme. 

Më e keqja që mund të ndodhë 

Pastaj mendoj se ata rrezikojnë të ngecin në një konflikt të ngrirë që mund të zgjasë për shumë vite në vijim. 

Më e keqja që mund të ndodhë është që ata të ngecin dhe që rusët të shkatërrojnë dhe kapin pjesë të mëdha të armëve dhe automjeteve që kanë marrë nga Perëndimi. 

Mund të jetë rrezik që ukrainasit të humbasin shumë pajisje dhe ushtarë, për të cilat rusët padyshim shpresojnë. Nuk është domosdoshmërish aq e lehtë për të marrë (nga perëndimi) disa qindra tanke të reja. 

Një luftë e papërfunduar ku Rusia ka mbetur e ulur në një pjesë të madhe të Ukrainës, për fat të keq nuk është një zgjidhje e pamundur. 

Kjo mund të përfundojë me një situatë të ngrirë ku rusët zotërojnë një sipërfaqe më të madhe toke sesa kishin para 24 shkurtit 2022 

Nëse Ukraina humb luftën, rrezikojmë të humbasë e gjithë Evropa dhe Perëndimi. Unë nuk kam asnjë dyshim. Nuk mendoj se Putini do të ndalet në Ukrainë. Ai do të shkojë në vendin tjetër. 

Është një paralajmërim dhe mesazh i qartë për aleatët dhe popullatën tonë se është e rëndësishme të përgatisim gjërat (forcojmë ushtrinë-mbrojtjen) qysh tani dhe të mos mendojmë se nëse tërhiqemi dhe dorëzohemi, Rusia nuk do të na japë probleme. 

Rritje e rrezikut për të gjithë Evropën 

Beteja është tani për t’i ndaluar ata në lagje, në vend që të jenë në kamion kur të arrijnë atje te shtëpia juaj. Një Rusi që fiton luftën dhe e ndërton veten ushtarakisht do të jetë një kërcënim në rritje për të gjithë Evropën.  

Ky shtet pan-sllavist fashist nazist-terrorist mund ta bëjë botën më të rrezikshme. Dhe ne më të pambrojtur. Veçanërisht ne shqiptarët (në Shqipëri, Dardani dhe në trojet nën pushtim) më të rrezikuarit… 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike