Kreu Blog Faqe 1052

Podrimçakja, qika që kishte ikur natën e saj të martesës !

Pamje e Turjakës në pranverë

Sinan Kastrati, Suedi 

  • Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja”, 19 maj 2023 

Për pjeshkat e Podrimes, se sa të shishme janë tregonin pleqtë kur dy kojshi janë qu herët në mëngjes e kanë shkua në vneshta. Pasi përshëndeten dhe i n`rrojnë kutitë e duhanit, e pshtjellin nga një cigare, duhan kaçak njëri plak e pyet tjetrin:  

-A e ke prish me naj sen o Hajdar (dmth e ke hëngër diçka) ? 

-Sa për kamish i kam hëngër veç 70 pjeshka përgjigjet plaku.  

Një tjetër arësye pse nuk mund ta harroj Podrimjen e ”podrimçaken” është se në Rahovec ka shumë objekte tradicionale, shtëpi të vjetra që nuk i kanë qytetet e tjera, çeshme (çezma) *) ku pazargjinjët pinin, edhe sot pinë ujë në çdo vend, aty ku i shitnin prodhimet e tyre, në pazar. Rrugës së gjatë që vinte nga Drenofci i Zatrqiit dhe Astrazubi, nga Rrasa e Rahohavecit, që është në herje të Rahovecit në anën e djathtë janë varrët por, dheu kishte ra në xhade *) e shiheshin skeletete e eshtrat e këmbëve e të duarve të vdekur. Murin që e kishin ndërtua rahovecasit nuk i mbulonte por prap shiheshin eshtrat që kushedi se kur kanë vdekur apo vrarë të ngratët. Pakë më poshtë, pasi i kapërcenim varret, rrugës, në të dy anët e rrugëve teposhtë *) në drejtim të qendrës, jorgangjinjët i virrnin jorganët në muret e shtëive e me ata jorganë, të rinjët martoheshin, mbuloheshin me nuset e reja, në natën e parë të martesës e muajin e mjaltit.  

Ështe e njohur kënga për natën e parë të martesës, që mbulohën dy të rinjët me “jorgan” 

”Ai jargani, jargani kutli 

E g`zueme koft kjo nata e sontshme 

Ish kân` kysmet me fjet me ty (refreni)  

Ish kân` kysmet mu mlu me ty”  

Pastaj me rend, shitej bylmeti, tlyni, djathi, shpezët, pulat knojsit e vetë e katundit. 

Poshtë qytetit, afër teqes së Sheh Bakisë rruga për në jug, ishte namazgjahu ku shiteshin gjâtë e trasha, desh e dele, lopë, buallica e kuaj. 
Gjakovarët, që vinin çdo të shtune në Rahovec, si tregtarë që iu kalonin edhe jahudive, dilnin te Rrasa e Rahovecit dhe i pritnin katundarët që vinin me qeze me kuaj nga Zatriqi, Drenoci, Senofci e Pastaselei por edhe nga Astrazubi, Dragobili, Maxharra, Maralia, Malisheve, Turjaka, Panorci, Damaneki, Bubli, Carravrana, Javiqi, Sferrka e Gashir, Përrqeva, Rixheva e nga Drenica që kishin me vete ve (voe). Gjakovarët blenin vezët e katunditse ishin të lira e të mira e me vetë që i shisnin, iu blenin fëmijëve tesha, ndonjë brisk, fyej e kavallë *), si barinj që ishin e më vonë kur u hapën shkollat shqipe, fëmoijëve iu blenin libra fletora e lapsa.  

Pse zgjodha “podrimçaken” si personazh? 

 Si i ri kisha lexua shumë libra të autorëve të njohur, që e kishin përjetësua vendlindjen e vetë në poezi, dramë e romane, pa harrua edhe këngët, legjendat e historitë e tyre të lavdishme. Dritëroi kishte shkrua për Devollin, për Hatixhenë e për Sadijen. Kadareja për Gjirokastrën, për Kalanë, për rrugët me kalldrëm e për Princeshën …. Ndërsa Alberto Moravia, shkrimtar italian, shkruan për Çezirën, Çoçarien, romanin “Çoçarja” (krahinë në Itali).  

Dhe edhe unë mendova të shkruaj për “podrimçaken” si një nga qikat më të hishme të të gjitha krahinave të Kosovës.  

Jeta e podrimçakes, si e re kishte qenë shumë e dhimshme. Ajo ishte fejuar e re pa dëshirën e saj.  

Podrimçakja, ashtu qysh tregoi njëra nga stërmesat e mia, kishte ikur nga shtepia e babës dhe kishte ardhur te halla e cila i kishte thënë: 

-Eja e rri te ne. Mos u marto me djalin që nuk e don e nuk e njeh. Nëse nuk të pëlqen djali, mos shko te burri.  

Podrimçakja kishe vendosur që të ik. Pasi e kishin da vaden dhe e kishin caktua ditën kur do të shkonte podrimçakja te burri, ajo ik, natën e dasmës. 

Kroi i Makshanëve në Drenofc të Zatriqit (”i renovuar”)

 Njohja e Sylës me podrimçaken, ia kishte thy mendjen çobanit turjakas që donte patjetër ta shihte edhe njëherë vajzën me flokë të zeza e të trasha që kur i ldhte me një pe të kuq e i hudhte në njërin krah, të gjithë djemtë e katundit iu mbetej kryet shtremtë  

Edhe jeta e Sylës, çobanit nga Turjaka ishte e ngjashme me jetën e disa nga personazhet e atyre veprave kur dëgjoi për podrimçaken i erdhi keq. Edhe Syla ishte djalë dylber. Në Turjakën e Sylës kishte pleq të mençur, trima, kaçakë e komit, shahirë, bujq e barinj por nuk kishte asnjë shkrimtarë. Po ku të kishte shkrimtarë kur Turjaka nuk kishte pasur as shkollë e as mejtepë që ndoshta do të thurnin e këndonin ”bejte” Sylës, tiranses, turjakaseit, podrimçakes, Verës e ndoshta edhe Bajram Ramadanit e bacës Tah (Fetah Nurqit).  

Syla kishte pasur një jetë, plot vështirësi e me shumë të panjohura. Disa plaka turjakase Sylën e kujtonin si djalin të panafakë, nafakëprem që e kishte lënë nënen fatkeqe, nuk e kishte gëzua me një nuse, pse jo edhe podrimçake e ajo të kishte shumë nipa e mbesa.  

Sylës i pëlqeu podrimçakja por si të ia thonte se, ku ta gjente, qikën që nuk donte të ikte nga Drenofci pa e pa e pa folë me qikën që kishte ikur natën e dasmës?  

”Me k`to vetlla kujna i gave 

Nanes zojë e vetë trimneshë 

Rreth e rrotull me qapraz 

Bash si fllazat nat kafez 

…” 

*) ÇEZMË f. 

Gyp a lug nga ku rrjedh ujë i pijshëm, që vjen prej ujësjellësit ose prej një burimi të mbuluar; burim i mbuluar, nga ku uji rrjedh nëpër një gyp. Çezmë e ftohtë. Çezmë e njomë çezmë që ka ujë gjithnjë. Çezmë e thatë çezmë që shteron gjatë verës. Çezmat e fshatit. Ujë çezme. Pi në çezmë. Mbush ujë në çezmë. 

* Të çon (të shpie) në njëqind (në dyzet) çezma (në krua, në shtatë kroje) e s’të jep ujë shih te KRUA, KROI.  

*) XHADE f. 

  1. bised. Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar (jashtë qendrave të banuara), ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete. Xhade e gjatë (e gjerë). Xhadeja e vjetër

(e re). Xhade e shtruar. 

  1. përd. mb. edhe fig. I shtruar, i rrafshët, i sheshtë që nuk ka pengesa a vështirësi, shesh me lule. E bënë fare xhade. E ka rrugën xhade. Jeta nuk është xhade. fj.u.

*) TEPOSHTË 

  1. ndajf.
  2. Tatëpjetë. Shkoi (zbriti, mori) teposhtë. Varej (lëshohej) teposhtë. Ia dha vrapit teposhtë.
  3. Poshtë. Me grykë (me kokë) teposhtë. E ka vënë teposhtë.
  4. parafj. Tatëpjetë. Ranë teposhtë grykës. Zbritën teposhtë shpatit.

Mrizet e Mëdha në Turjakë

*) KAVALL m. 

  1. Fyell i madh me tytë prej druri dhe me gojëz në trajtë sqepi, fyell. Vrimat e kavallit. I bie kavallit.
  2. hist. Pushkë e vjetër me një tytë, që mbushej nga gryka dhe shkrepej me gur stralli.

* I bie kavallit (fyellit) flet kot, mundohet më kot t’ia mbushë mendjen dikujt. Është vrima e fundit e kavallit (bishti i kavallit) është njeri pa rëndësi, fjala e tij nuk ngre peshë dhe nuk dëgjohet nga të tjerët. Peshk kavall zool. shih te PESHK,~U. 

Vazhdon  

Malmö, 20 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Turqia shkon në balotazh: thellohet polarizimi i shoqërisë

1

 

 

 

 

 

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Zgjedhjet presidenciale në Turqi dërgojnë Erdoganin në raundin e dytë. AKP e tij ka fituar një shumicë absolute në parlament. Këtë përparësi Erdogani do të mudn ta përdorë në balotazh m 28 maj. Mbështetja për Erdoganin nga kryeministri I Shqipërisë politike dhe një pjesë e mirë e mediave dhe opinionit shqiptarë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore (pjesa shqiptare) ka për bazë ndërvarësinë idologjike, mjerimin politik dhe interesat partikulare.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi u mbajtën të dielën që lamë pas, më 14 maj. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas 20 viteve qeverisjeje me dorë të fortë dhe pretendimeve të hapura për rikthim të epokës së sulltanëve, u sfidua nga Kemal Kilicdaroglu. Bashkimi opozitar me kandidaturën e tij, siç pritej, e trandi shoqërinë turke. Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli i Lartë Zgjedhor, presidenti aktual mori 49.5 për qind të votave në raundin e parë, dukshëm më shumë vota se kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu, i cili mori 44.9 për qind. Vendi shkon në balotazh. Por me një përparësi prej diku afër 5 % në të mirë të Erdoganit, që është e kundërta e asaj që prognozonin anketat dhe si ishte pritshmëria e opinionit. Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, aleanca e drejtuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan arriti një shumicë absolute: 322 nga 600 vendet në parlament. Kjo mund të lëkundë shumë votues të opozitës ose t’i vë në lëvizje ata që nuk kishin votuar fare më 14 maj, që të votojnë për qëndrueshmëri e stabilitet në zgjedhjet e balotazhit. Është hera e parë në historinë e vendit që do të mbahet një balotazh. Sondazhi ishte i padëshirueshëm nga Erdogani, prandaj ai kishte vënë në veprim të gjitha forcat që kishte në dispozicion, përfshi edhe administratën. Ky rezultat megjithatë i ka shkaktuar shqetësime jo të pakta. Me këtë rezultat, megjithatë, askush nuk duket të jetë vërtet i lumtur. E diela prandaj u konsiderua me të drejtë si Dita D, pikë kthese për politikën turke, megjithëse kthesa nuk ndodhi në formatin e plotë të pritshëm.

“Disa festojnë nga kuzhina e disa festojnë këtu në ballkon”, kështu me këto fjalë ju drejtua Recep Tayyip Erdogan mbështetësve të tij. Erdogan qëndron përpara një turme brohoritëse në selinë e

AKP-së në Ankara. Është mënyra e tij për t’i thënë kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu: “Unë të munda”.

Megjithatë në raundin e parë Erdogani nuk arriti të fitojë shumicën absolute. Atij tashmë i duhet të përballet me Kilicdaroglu në balotazh, pas dy javësh. Por duke pasur parasysh krizën ekonomike në vend, menaxhimin e dobët të krizës pas tërmetit dhe përparsitë që kishte me këtë rast opozita, Erdogani korri një fitore reale, shumë më mirë se sa edhe ai vetë mund ta keët pritur. Për miliona turq në vend, por edhe për mbështetësit e tij jashtë, në diasporën turke në Europën Perendimore, fitorja e tij e radhës është e pritshme që të kurorëzohet më 28 maj, në balotazh. Ky fakt dëshmon se Erdogani kontrollon tutje shoqërinë turke; por ky fakt flet qartë se edhe një pjesë e madhe e shoqërisë turke ende e sheh Erdoganin si një lider fetar-nacionalist të domosdoshëm për ta drejtuar shtetin turk edh epër një mandat, prandaj ai mund të falet për çdo gjë. Sytë tani gjykohet se janë përqendruar tek kandidati i tretë Sinan Oğan, i cili fitoi 5.17% [2.8 milionë vota] dhe kështu u bë shkaku kryesor i dështimit të Erdoganit për të siguruar fitoren që në raundin e parë. Dy javët e mbetura të betejës politike prandaj do të dëshmojnë se lojërat e mëdha të prapaskenave dhe tregtia politike e bazuar në kërkesa implicite nga neofashisti, Sinan Ogan, por edhe nga Moska e Brukseli, do të vazhdojnë të jenë më intenzive.

Zgjedhjet e 14 majit megjithatë dëshmuan se Kilicdaroglu, si kreu i CHP-së laike, nuk është mjaftueshëm fetar apo fanatik për ta merituar votën e shumicës së qytetarëve turq. Duket se Turqia po ecën drejt Lindjes më shpejt se mirrej me mend edhe nga një pjesë e mirë e vëzhguesve perendimor.

Në fillet e qeverisjes së tij, Erdogani ishte një figurë e pëlqyer në Turqi dhe më gjerë në Ballkan, Mesdhe dhe në republikat turkemene në Azi. Por shpejt ai u tundua nga idologët e tij me politikat që për bazë kishin rikthimin triumfal të neootomanëve. Ra kështu kokë e këmbë në batakun e nacionalizmit panturk si një narcist tipik. Përballja e ashpër me lëvizjen politike, që me gjasë qëndroi prapa puçit të dështuar, e ashpërsoi klimën politike dhe e ndau shoqërinë turke më dysh. Pastaj çdo gjë u duk se e mori tatpjetën.

Kemal Kilicdaroglu është kreu i një koalicioni gjashtëpartiak. Edhe nëse fiton, e gjasat i ka më të vogla, në rastin më të mirë, ai do të jetë vetëm një figurë e ndërmjetme e tranzicionit politik drejt rikthimit të Turqisë në normalitet. Atëherë Turqia do ta ketë një qeveri tranzitore.

Ky është një hap i mirë, jo vetëm për Turqinë.

Nga Brukseli ndiqen me shumë vëmendje lajmet nga Turqia. Ursula von der Leyen të hënën foli shqeto. Kur u pyet se çfarë mendonte për njoftimin e Kemal Kilicdaroglu se vendi do të bashkohej me BE nëse ai fitonte zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan. Për Brukselin tutje Turqia është një partner i rëndësishëm, u përgjigj ajo me ghuhën diplomatike. Sidoqoftë, “ne do të duhet të shohim se çfarë do të sjellë raundi i dytë.” Presidenti i Këshillit, Charles Michel, i cili iu bashkua von der Leyen në këtë konferencë për media për të folur për samitin e ardhshëm të G-7, ra dakord me pohimet e saj. Edhe para raundit të parë, Brukseli ishte treguar I kujdeshëm në deklarimet publike gjatë fushatës zgjedhore turke. Pavarësisht kësaj Erdogani vazhdimisht ka akuzuar konkurrentin e tij se ai në fakt na qenkërka agjent i fuqive perëndimore. Erdogani duket se e kishte të qartë se Brukseli do të donte që të fitonte Kilicdaroglu, që ka dhënë sinjale se është më bashkëpunues.

Edhe në NATO, ku njerëzit në përgjithësi janë më pak të interesuar për politikën e brendshme të vendeve anëtare, zgjedhjet presidenciale u ndoqën dhe po ndiqen me shumë vëmendje. Pyetja këtu është nëse Suedia mund të ulet në tryezën e aleancës si anëtarja e 32-të në samitin e ardhshëm. Kjo shpresë lidhet edhe me emrin e kreut të opozitës.

Në hapësirën shqiptare gjithësesi këto zgjedhje janë ndjekur me vëmendje të shtuar. Deklarimi paraprak i kryeminsitrit të Shqipërisë politike pro fitores së Erdoganit ishte shprehje jo vetëm e pamaturisë diplomatike, ai akt mirret me mend se ku bazohet. Shkon përtej miqësisë mes autoritarëve gjithësesi. Ndërkaq në Kosovë dhe Maqdonin Veriore nuk kisht embështetje institucionale, por një pjesë e mirë e mediave dhe opinionit ishin të rreshtuar gjithashtu pro Erdoganit. Kjo mbështetje për Erdoganin ka për bazë ndërvarësinë idologjike, mjerimin politik dhe interesat partikulare. Neootomanizmi i veshur edhe me petkun e islamit politik që ka kultivuar Turqia gjatë gjithë epokës së Erdoganit, ka hedhur tashmë shtat edhe brenda institucioneve shtetërore dhe ka filluar të jap frutet e saj sidomos në Kosovë. Ndërkaq Bashkësia Islame [BIK-u] me kohë është shndërruar në një superstrukturë e këtij ndikimi.

***

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi jo pa arsye u quajtën “zgjedhje të fatit”. Nëse Erdogani mbetet në detyrë si president, e gjasat tashmë janë se ai do të jetë tutje president fuqiplotë i Turqisë, ndërka parlamentin tashmë është e qartë se do ta ketë nën kontroll të plotë, duhet të pritet që ai të vazhdojë kursin e tij të ashpër kundër figurave të opozitës dhe kritikëve në vend. Por këtë kurs ai do ta mbajë edhe në raport me Perendimin. Ndërkaq Ballkanin Perendimor do të vazhdojë ta trajtoj tutje si “mbetje të Perandorisë Osmane”, ku ka të drejtë “legjitime e historike” të rikthejë ndikimin e tij. Përqëndrimi I fuqisë tutje në duart e personit Recep Tayyip Erdogan do të nxisë pashmangshëm tensione në Turqi. Para së gjithash në hapësirat e banuara me kurd. Por jo vetëm. Zgjedhjet pasuese prandaj do të mund të ishin të jashtëzakonshme, meqë Turqia mund të rrëshqasë në destabilitet politik. Këtë rrëshqitje do ta ndihmojë edhe rrjedha e luftës në Ukrainë, por gjithësesi edhe qëndrimi i së djathtës në Europë. Që tashti, në prag të balotazhit, dhuna e krahut të djathtë në Francë po rritet. Ajo reflektohet edhe në raport me qytetarët turq që jetojnë në Perendim dhe vetë raporteve të Turqisë me perendimin.

15 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë

0

Prishtinë, 20 maj 2023

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në shënimin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare.

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me organizata dhe institucione të tjera gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë, po organizojnë aktivitete të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Duke uruar shtetin gjerman për gjithë kontributin që ka dhënë për Kosovën, kryeministri Kurti tha se ka nderin që është këtu për të kremtuar 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni, në të cilën ishte edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, para të pranishmëve, kryeministri Kurti kujtoi se Gjermania ishte ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, e veç kësaj Gjermania ishte shteti që u bë strehë për shumë shqiptarë që nga vitet e ’70-ta, qoftë për shkak të okupimit apo edhe të luftës më vonë.

“Në këto 15 vite të miqësisë, ndërmjet Republikës sonë dhe asaj Gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se bashkëpunimi ynë, partneriteti ynë, aleanca dhe miqësia jonë me shtetin gjerman, sa do të vije duke u thelluar e zgjeruar.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman që janë këtu, për të cilët tha se që nga çlirimi i kemi pjesë të mbrojtjes edhe të sigurisë së vendit tonë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari ambasador Rohde,

E nderuara ministre Rizvanolli,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Unë kam kënaqësinë dhe nderin që jemi sot bashkë për të kremtuar 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë disidentë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta, e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj.

Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj Gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.

Bashkëpunimi ynë, partneriteti ynë, aleanca jonë, miqësia jonë, sa do të vije duke u thelluar edhe zgjeruar. Dhe me këtë rast dua t’i falënderoj edhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman që janë këtu, e të cilët që nga çlirimi i kemi pjesë të mbrojtjes edhe të sigurisë së vendit tonë.

Edhe njëherë faleminderit ambasadorit Rohde dhe të gjitha organizatave, ndërmarrjeve dhe institucioneve gjermane, të cilat na e kanë përgatitur këtë festë të rëndësishme të këtij 15-vjetori, me pije edhe me ushqime gjermane, andaj Vielen dank und prost.

Kryetari Glauk Konjufca: Ta bëjmë diasporën komponentë vendimtare të zhvillimit ekonomik 

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar lart rolin e diasporës në arritjet e popullit shqiptar përgjatë historisë.   

Sot, në hapje të Konferencës “Diaspora flet”, në sallën plenare të Kuvendit, kryetari Konjufca tha se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, me kontribut konstant nga Rilindja deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në.   

Kreu i Kuvendit shtroi nevojën që të dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, të krijojnë mekanizmat e nevojshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës, si dhe për ta bërë diasporën komponentë vendimtare të zhvillimit ekonomik.  

Kryetari Konjufca shtoi se nëse kontributi i diasporës ishte një kapitull, tani ka ardhur koha që të hapet kapitulli i dytë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponentë vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja janë dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.  

Duke u ndalur te ruajtja dhe afirmimi i identitetit dhe vlerave kombëtare në mërgatë, veçanërisht te gjeneratat e reja, kreu i Kuvendit bëri thirrje për zhvillimin e mekanizmit të mbrojtjes të kulturës dhe gjuhës sonë.  

“Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë, sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur dhe po rriten atje, dhe po ashtu janë të integruar shumë mirë në shoqëritë ku jetojnë, kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila organizohet drejtpërdrejt prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them, dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, deklaroi kryetari Konjufca.   

Duke u uruar bashkatdhetarëve punime të mbara të kësaj konference, kryetari Konjufca shtoi se Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës.  

Konferenca vijoi punimet me diskutime të pjesëmarrësve, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të organizatës GERMIN, Lirim Krasniqi.   

Para bashkatdhetarëve një fjalë rasti mbajti edhe deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e GP të Vetëvendosjes, e cila po ashtu vuri në spikamë rolin e rëndësishëm që diaspora ka luajtur ndër dekada. Ndër të tjera, Kusari-Lila tha se Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të rregullojë edhe votimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë saj, ka unifikuar partitë politike dhe pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive në Kuvend. 

Në emër të organizatorit, një fjalë hyrëse mbajti edhe Avni Mustafaj, bashkë-kryesues i Bordit të organizatës GERMIN. 

Nga mesi i bashkatdhetarëve, nga foltorja e Kuvendit u adresuan përfaqësues nga shtete të ndryshme të Evropës.  

Forhåndsvisning av bilde

Anila Hyka-Smorgrav nga Franca, bashkë-kryetare e bordit GERMIN, Rosario Petta, kryetar i Komunës së Horës së Arbëreshëve në Itali, Hilmi Gashi, pjesëtar i Diasporës në Zvicër, Vjollca Robelli, këngëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Muhamet Idrizi, pjesëtar i Diasporës në Gjermani dhe Nestor Dede, pjesëtar i Diasporës në Greqi, ndanë pikëpamjet e tyre përkitazi me zhvillimet aktuale në tërë hapësirën shqiptare dhe rolit të diasporës në proceset zhvillimore.  

Presidentja Osmani mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatović 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, krahas presidentëve të rajonit, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.  

Presidentja Osmani ka uruar homologun Milatović për detyrën dhe ka potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe historinë e lidhjeve të fuqishme të popujve dhe shteteve. 

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur. 

Derisa kontinenti ynë e gjen veten në këtë pikë kritike, është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin dhe rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit me Malin e Zi. 

Mendime për dy libra të dyqind viteve më parë

Fahri Dahri, studjues

[Tjetër kush nuk bëhesh, mos e harroni vendlindjen e të parëve-Shqipërinë]

Qëllimi i shkrimeve që ndërmarrim për ti pasqyruar në mediat e ndryshme, nuk lidhet me konkurencat ndaj specialistëve të fushave përkatëse studimore dhe shkencore, por me nevojën për të zbuluar të vërterat historke që vazhdojnë të glorifikohen duke manipuluar, mashtruar dhe shpifur. Në këtë rast bëhen thjesht për tre arësye:

a) shfrytëzojmë mundësitë që na krijon koha për të mos lejuar boshllëqe, të cilat gjumashin disa pak energji të mbetura (përpjekje për të mos lejuar që truri të na myket);

b) ato njohuri që arrijmë t’i marrim për vete, e ndjejmë të nevojshme dhe të përshtatshme për të informuar lexuesit që dëshirojnë njohuri, por nuk kanë mundësi kohore të mjaftueshme për të lexuar apo hulumtuar.

c) me mbarimin e cikleve shkollore, kishim mangësi njohurish për lashtësinë tonë. Interesimi për të plotësuar mangësitë historike, më shtynë për të lexuar dhe hulumtuar. Njohuritë që përfitoj, m’i plotësojnë disa nga mangësitë, të cilat dëshiroj t’i mësojnë edhe lexuesit që kanë interes. Kur shkruhet me dëshirë, me vetvullnet, ngjarjet, përfundimet dhe mendimet kanë vlera të veçanta, mbasi thuhen vetëm të vërtetat që burojnë nga një ndërgjegje e pastër me synim zhbërjen e mashtrimeve duke siguruar saktësitë në ekuivalencë me metodat shkencore që kanë nisur të gjurmohen me ADN-në.

                        ●●●

Materiali që paraqitet është komentim i dy librave të dy studjuesave të nivelit të lartë me rrënjë të etnisë shqiptare, me arsimim në shkolla të huaja, kontribues atdhetar gjatë gjysmës së shekullit XIX, si dhe fraza nga autorë të ndryshëm. I përmbledhur në ligjërata të drejta dhe të zhdrejta, por i pranuar për vërtetësi dhe saktësi edhe në arësyetimin, interpretimin dhe gjykimin tim intelektual. Shkrimet janë të periudhës kur territoret shqiptare ishin nën perandorinë osmane dhe quheshin troje perandorake. Më poshtë do njihemi me të dhëna shkencore të përmbledhura për vendin tonë të shkruara afërsisht dy shekuj më parë: shtrirja e trojeve etnike shqiptare, fiset, gjuha, traditat, karakteri.

                       I

Arbëreshi Vinçenco Dorsa(1) në librin e tij: “Mbi shqiptarët” (Hulumtime dhe gjykime-1847, shtypur në “Reklama”, përkthim i Qemal Velija, viti 2021.

Në faqet 12,13, të librit të studjuesit Vençenso Dorsa lexohet: “Shqipëria zë në kohën e sotme atë pjesë vendi të Turqisë Europiane (territoret tona ishin nën pushtimin perandorisë osmane-fd) që, e kufizuar në veri nga mali Sharr apo Prizreni dhe nga lumi Drin, në jug nga gjiri i Artës, në lindje nga Maqedonia e Thesalia, dhe nga Adriatiku e Joni në perëndim,- duke e vënë në përqasje me pozicionet e lashta,- përfshin në shtrirjen e saj një pjesë të Maqedonisë, një pjesë të Ilirisë dhe Epirin. (Aristoteli- Meteor…,1.14) dhe shkrimtarë të tjerë, thonë se Mollosia në Epir dhe Thesalia ishin pjesë e një krahine të vetme). Në të vërtetë, Iliriku- Maqedon ishte në kohët e vjetra vendi ku ngrihet Durrësi (Dion Kasi thotë: “Durrësi dikur gjendej mes partinëve (fis ilirë), dhe tashmë gjithashtu përfshihet në Maqedoni”), deri në Keraune, dhe Epiri ruan ende sot emrin parak (fillestar-fd) të tij”. “Prej kësaj, vazhdon Vinçenco Dorsa, del qartas si rrjedhojë se kombi shqiptar, në epokën e parë, të historisë, u ngjiz nga njerëz të të trea këtyre provincave.

Prandaj duke folur për albanezët, [shqiptarët] e kohëve të lashta, do të kuptojmë me këtë si ilirët dhe maqedonët ashtu dhe epirotët, e, duke folur për ata të kohës së sotme, do t’i shënojmë pa dallim herë me emrin e albanezëve- shqiptarëve, herë me të epirotëve”. “Është e sigurtë, vazhdon Vinçense, se gjuha e grekëve të kohës para Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8), ndryshon shumë prej asaj të Greqisë së mëpasme. Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të huaj zbritën në kohë të ndryshme të mbushin Peloponezin.Kështu  erdhi si rrjedhojë shkrirja e zakoneve dhe e gjuhëve të shumë popujve, prej nga zënë fill pastaj zakonet dhe gjuha e Helenëve. Këtu kuptohet dallimi që bën Dorsa mes, grekeve dhe helenëve: ndërsa të parët janë ata që banuan Greqinë e vjetër dhe konsiderohen si grup etnik i dallueshëm; të dytët (helenët-fd) janë fryt i përzierjes së të parëve me popujt dyndës në Greqi, që krijuan një realitet të ri multietnik, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme prej të parëve, si, rrjedhojë e kësaj shkrirjeje të grupeve etnike të ndryshme”. [Shënime të përkthyesit]. “Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në Hyrje e cek këtë gjë, kur thotë se grekët kishin braktisur jo vetëm gjuhën, u tha më lart, ishin Pellazgët; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë, gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir”.

Nga sa u tha më sipër Dorsa, arrin në përfundim se: “Nëse ne pra në gjuhën e Epirit e të Maqedonisë, e cila është pikërisht gjuha shqipe e kohëve të sotme (kuptonë kohën e V. Dorsës- shek.19), do ta gjejmë të themeltë e të shpjeguar pikpamjen e Herodotit, do të arrijmë qartë me siguri:

1. se gjuha e shqiptarëve është ajo barbare e folur në Greqi (kupto periudhën e kulturës greke, jo shtetin grek) para Homerit;

2. se ajo është një mbetje e asaj të pellazgëve.

                           II

Dijetari tjetër shqiptar, Sami Frashëri (2), i shekullit 19, kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë osmane, shkruan në librin e tij: “Personalitetet shqiptare” botim “aulona 2”, fq 27 informon se pellazgët, d.m.th. shqiptarët e lashtë, ishin të ndarë në katër degë:

1) Ilirët. Ishin të përhapur që nga kufiri i Greqisë së Vjetër deri në pikën më në veri të gjirit të Adriatikut, dmth në Shqipërinë e tanishme (flitet për kohën e Samiut), në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Dalmaci. [Në tekstin origjinal lexohet “Arnautllëk” që nënkuptonte trojet etnike shqiptare].

2) Maqedonasit (e lashtë-M.P.); banonin  në pjesën e Maqedonisë që shtrihet nga mali Pindos dhe mali Sharr e deri në malin Rodop, lumi Karasu (shqip: Uji i zi) dhe Detin Egje, dmth në anën e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit (në verilindje të Selanikut).

3) Thrakasit, banonin në anët e vilajetit të Edrenesë, Bullgari e, mbase, deri në anën e djathtë të lumit Danub.

4) Frigiasit (frixhiasit) ishin të përhapur në pjesët nga bregdeti i Anadollit deri në Ankara e Sivas(3).

Për të katër këta popuj, Samiu spjegon se është argumentuar bindshëm që janë degë të popullit pellazg. Vetëm se shumë më të afërt, si në gjuhë, si në veti dhe zakone, ishin ilirët me maqedonasit, në njërën anë dhe thrakasit me frigasit, në anën tjetër. Veçanërisht gjuha e ilirëve me gjuhën e maqedonasve ishte si një gjuhë e vetme.

                            III

Nga njohja e situatës së para 2 shekujve, le të shikojmë ndryshimet e ndodhura, arritjet dhe humbjet deri ditët e sotme, brenda kontekstit të shprehur në librin e Vinçenso Dorsa.

● Mendoj se jemi dakort me konkluzionin e Vincenco Dorsës që: “Me komb nuk kuptohet tjetër veçse ajo përbashkësi njerëzish të cilët njohin një origjinë dhe një gjuhë të vetën, zakone dhe tradita të vetat”. Ky përcaktim i kombit rezulton se nuk qenka i sotëm për ne, por edhe para Lidhjes së Prizrenit (6), ku lindi ndërgjegja kombëtare, e cila u mbështet tek forca e bashkësisë fisnore. Qëndrim i cili është unik e me bazë gjenetike.

“Njohja e një vendi ka rëndësi mjaft  të madhe kur faktet e historisë lexohen të gdhendura thellë mbi malet e tij, liqenet e tij, fushëtirat e tij. Atëhere ai është një libër i madh i hapur kujtimesh që duhet shfletuar pashmanshmërisht për të arritur në rezultate mjaft të dobishme”.

Po ashtu e mendoj të drejtë edhe mendimin që, “Kombi shqiptar nuk ka pasur shkrimtarë, pasi, i dhënë vetëm pas armëve, nuk u gjend në mundësinë të lëvrojë letrat: prandaj, me sa di unë, shkruan Dorsa, asnjë bashkëkombas, nuk është marrë siç duhet me atë shtrirje hulumtuese që dëshirohet për një histori të plotë”.

Mungesa e shkrimeve të shqipes, dihet nuk lidhet me karakterin e popullit tonë, ato ishin masat drastike të perandorive, që me urdhëra, predikime dhe me fermane të veçanta ndalonin shkrimin e gjuhës shqip. Këtë e vërteton fakti i dukurisë së inteligjencës gjenetike të shqiptarit, në të gjitha prezencat e personaliteteve të shumta të këtij kombi në çdo perandori, të cilët, në mungesë të arsimimit në vend, janë shkolluar në shtete të tjera?

● E gjithë hapësira e territoreve shqiptare, me male, me kodra, me ultësira, me lugina, lumenj e përrenj, është dëshmitare e gjitha luftërave, pushtimeve tepër të egra gjatë këtij dymijëvjeçari. Në gjithë vendin është derdhur gjaku shqiptar në mbrojtje të territoreve. Ky fakt vërteton thëniet e Vinçenso Dorsës, ku për historinë tonë më shumë kanë folur e shkruar të huajt, ndërsa ne, në vend të shkrimeve tona, kemi të ruajtura ngjarjet e ndodhura  në malet, fushat, kodrat, lumejtë, në gjithë trojet tona. Gjithçka që lidhet me vendlindjen, edhe kur je larg tij, kur e shikon në televizion, foto, apo dikush i përmend emrin, na pushton entuziazmi, na rrëmben ngazëllimi, emocionohemi dhe themi duke buzëqeshur: “Ky është mali ynë, kjo është kodra jonë, lumi, fusha etj, etj, pastaj vjen dhe na pushton malli për të tërat e vendit tonë”. Kjo forcon bindjen se çdo pjesë e territorit kombëtar, mbart historinë tonë të pashkruar. Besoj nuk është nevoja për shemuj, sepse janë të vërteta që dihen .

Të lexuarit vëmëndshëm rrjeshtat e librit, me plot argumente shkencore, fillon e “bluan” me mendime, në vitet dhe kohën që flet autori.

“Është e sigurtë, thotë ai, se gjuha e grekëve të kohës para Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8),

ndryshon shumë prej asaj të Greqisë së mëpasme. Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të huaj zbritën në kohë të ndryshme në Peloponez.

Dyndjet e popujve të ndryshëm ndikuan në shkrirjen e zakoneve dhe të gjuhëve të shumë popujve, prej nga zunë fill pastaj zakonet dhe gjuha e Helenëve.

Kuptohet qartë dallimi që bën Dorsa mes, grekëve dhe helenëve: ndërsa të parët (grekët-fd.) janë ata që banuan Greqinë e vjetër dhe konsiderohen si grup etnik i dallueshëm, të dytët (helenët-fd.) janë fryt i përzierjes së të parëve (grekëve) me popujt dyndës (të ardhur-fd.) në Greqi, që krijuan një realitet multietnik të ri, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme prej të parëve, si rrjedhojë e asaj shkrirjeje të grupeve etnike të ndryshme”. “Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në “Hyrje” e cek këtë gjë, kur thotë se grekët (pellazgët siç u tha më lart) kishin braktisur jo vetëm gjuhën; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë, gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir”.

Nga ky fakt, kuptohet se gjuha që mbeti në Epir, pavarësisht nga zilitë, është gjuhë proto, e cila ruan të gjallë pellazgjishten. Historia tregon se në trojet shqiptare nuk ka patur dyndje popujsh të ndryshëm që të jenë ngulur, prandaj nuk ka ndikime në “shartimin” etnik, si rrjedhojë nuk ekziston rrënimi i racës së vjetër që të lindëte një racë tjetër nga popujt pushtues. Këto të vërteta flasin për autoktoninë e pastër pellazge të etnisë tonë edhe në ditët e sotme. Nuk lodhen fallsifikatorët e historisë, të cilët vazhdojnë të trumbetojnë duke hedhur fletushka se ne, shqiptarët jemi turq, kaukazianë etj. Kur popullsia e Greqisë, të paktën, e sigurtë nga viti 1923 e në vazhdim, është e vërtetuar një përzierje, një konglomerat popujsh, ku peshën specifike, afro 47% e përbëjnë arvanitasit, etnikisht shqiptarë; ndërsa të përcaktuarit e kombit sipas ortodoksisë, konvertohen në komb grek.

Me këto fakte të historike, arrihet tek e vërteta që zbulon mashtrimin. Theksojmë se “me Greqi të Lashtë duhet të kuptojmë një qyteterim të lashtë të gadishullit të Ballkanit”.

Greqia është qytetërimi që i përket periudhës së historisë së lashtë që zgjati nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma në Betejën e Korintit. Kjo kupton se toponimi “Greqi e lashtë” nuk është emër i përveçëm, i veçantë i një shteti, por tregon një kulturë-qytetërimi të popujve të Ballkanit. Në antikitetin klasik, periudha helenistike mbulon kohën në historinë e Mesdheut pas Greqisë Klasike, midis vdekjes së Aleksandrit të Madh në 323 para Krishtit deri në vdekjen e Kleopatrës VII (7). E ndjekur nga shfaqja e Perandorisë Romake, që nënkupton Betejën e Actium në 31 pes dhe pushtimi i Egjyptit Ptolemeik një vit më pas. Fjala greke e lashtë Hellas u njoh gradualisht si emri i Greqisë, nga e cila rrjedh fjala helenistike. “Helenistik” dallohet nga “heleni” në atë që kjo e fundit i referohet vetë Greqisë, ndërsa e para, fjala helenistik, përfshin të gjitha territoret antike nën ndikimin grek, në veçanti Lindjen pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Kultura e grekëve të lashtë, së bashku me disa ndikime nga Lindja e Afërt e lashtë, ishte baza e artit, filozofisë, shoqërisë dhe arsimit, deri në periudhën perandorake romake. Romakët ruajtën, imituan dhe përhapën këtë kulturë në Evropë, derisa ata vetë ishin në gjendje të konkurrojnë me të, dhe bota klasike filloi të flasë Latinisht dhe Greqisht.

Kjo bazë kulturore greko-romake ka qenë jashtëzakonisht ndikuese në gjuhën, ligjin, politikën, sistemet arsimore, filozofinë, shkencën, luftën, poezinë, historiografinë, etikën, retorikën, artin dhe arkitekturën e botës moderne. Gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë (pellazgjia), në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa gjuha pellazge mbeti e paprekur në Maqedoni dhe në Epir”.

Për ta kuptuar më thjeshtë dhe qartë po e konkretizojmë me shartesat tek pemët. Kur shartohet një gorricë me fidanë molle, në ish trungn e gorricës konvertohet molla dhe pas kësaj ajo pemë e humb identitetin dhe nga gorricë identifikohet në mollë. Po kështu ndodh edhe me ndërzimin e kalit me gomaricën ose anasjelltas. Pasardhësi nuk quhet as kalë, as pelë, as gomar, e as gomaricë, e humbet identitetin duke u quajtur mushkë. Kështu ka ndodhur me grekët e lashtë, të cilët duke u përzier me popujt të tjerë, e humbën identitetin e grekëve të lashtë (pellazgëve) duke u identifikuar në helenë. Ndërsa banorët pellazgjikë të ndodhur në Epir dhe Maqedoninë e lashtë, nuk u përzienë me popujt të tjerë, si rrjedhim ruajtën të pastërt prejardhjen pellazgjike. Si të tillë nuk kishin asnjë arësye për të kërkuar ndonjë identitet tjetër kombëtar; ndërsa helenët, në rastin e analizës tonë, mbasi e humbën identitetin e tyre fillestar, filluar kërkimet për të gjetur një emërtim për popullin e tyre të përzier. Për këtë u erdhi në ndihmë besimi fetar ortodoks me të cilin krijuan kombin grek. Një variant emërtimi mbi të cilin u krijuan kombet e shteteve të tjerë Gadishullit Ballkanik, me përjashtim të etnisë së shqiptarëve që bazohet tek elementë të sigurtë, realë, si gjuha, territori, zakonet, karakteret, antropologjia, veshjet. Dy përcaktime të ndryshme për kombin që nuk përputhen dhe as mund të takohen në një pikë, ashtu siç ndodh në gjeometri me dy vijat paralele. Këtu na vjen në ndihmë edhe dallimi mes dy përcaktimeve kombëtare, ku njëri ka bazë objektive, natyrore territorin, hershmërinë e prejardhjes, autoktoninë, gjuhën e pa tjetërsuar, zakonet, veshjet dhe ushqimin të përfituar nga toka përkatëse; ndërsa përcaktimi me kriter besimin fetar, bazohet në kushtet subjektive, tek besimi fetar, krijesë e njeriut, e ndryshueshme në vartësi të ndikimeve të zhvillimit ekonomiko- shoqëror dhe në përshtatje të interesave të grupimeve të caktuara shoqërore.

● Në kohën e Vinçenso Dorsës dhe të Sami Frashërit, bashkëjetonte dhe historiani francez, albanologu Dumont. Gjatë një udhëtimi që kishte ndërmarrë nëpër Shqipëri dhe Greqi (1870-1871), me temë  studimi: “Ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut”. Në librin “Ballkani dhe Adriatiku”, bot. i vitit 1875, pasqyron origjinën e shqiptarëve, tiparet, karakterin, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore. Dumonti vë në dukje racën e pastër shqiptare. I tërheqin vëmëndjen malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit. Ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson, se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze e gjermane. Flet edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek. “Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët”, konkludon në studimet e tij. Lidhur me numrin e shqiptarëve ai shprehet se nuk e dinte saktësisht se sa frymë përbëhej në atë kohë raca shqiptare, mbasi përpjekjet e rralla për regjistrim të bëra nga turqit, i ndajnë përherë shtetasit sipas kriterit fetar. Këtë kriter kanë përdorur e përdorin edhe grekët.  Madje duke mos patur kriter të drejtë në përcaktimin e kombit, gjoja në emër të të drejtave të njeriut, kanë zell të përdorin deklarimin vullnetar individual për identitet. Megjithëse kjo linjë nuk është aspak demokratike, por diktaturë e pastër që vërtetohet edhe tek detyrimi i ndërrimit, konvertimit të emrave të emigrantëve nga besimet e tjera në atë të besimit ortodoks. Gjetje këto që përkojnë me shfrytëzimin e situatave jo të mira ekonomike dhe politike të hallexhinjëve.

Nga të gjitha kërkimet e Dumontit, rezultonte se raca shqiptare mund të përllogaritej gjithësej rreth një milion e tetëqind mijë frymë brenda Shqipërisë së Epërme dhe të Poshtme. Ndërsa në lindje, deri në kufijtë e Maqedonisë, në Dalmaci, pranë Zarës, mjaft fshatra banoheshin prej shqiptarëve. Statistika e sllavëvë të jugut, i vlerësonte në 46.000 shqiptarë që jetojnin në zonat serbe dhe boshnjake. Në Mbretërinë helene përllogariteshin 173.000; në Italinë jugore 85.000, që kishin lënë vendin e tyre në shekullin XVI. Sipas Vinçenso Dorsës, me shifrat e mësipërme, në kohën e Vinçensos numuri i shqiptarëve etnikë, rezultonte në 2,104,000 frymë (1,800.000+ 304.000 =2,104,000).

Asnjë dëshmi klasike, nuk flet për epokën që të tregojë kohën se kur shqiptarët të kenë ardhur në gadishullin e Ballkanit. Ata kanë qënë të vendosur aty qëkur, shumë më përpara se pushtuesit sllavë të zbrisnin nga Danubi, pa dyshim që kanë qënë aty, shumë shekuj më parë….”. Shqiptari, vazhdon Dorsa, ka një dallushmëri të përkryer: kokë e vogël, hundën fine, sytë e gjallë, të çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin të dobët, këmët e gjata dhe të shkathëta, që të kujton tipin e parë të njeriut, siç paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë.. Deri tek veshja, që të kujton lashtësinë. Fustanella e bardhë, sjell ndër mend si duhej të ishte pala, që nga brezi, dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë knemide të kohëve heroike. Veshja nuk është e fryrë dhe valëvitëse, si në kohën e greke, por shihet qartë në vazot e stilit të lashtë, se helenët e dikurshëm nuk i kishin këto zakone të bashkohësëve të Perikliut. Pikërisht në Shqipëri, duhet kërkuar sot shpjegimi i kostumeve më të lashta “helenike”. [Përmendja e emërit “grek”, lidhet jo me etninë, por me kohën e kukturës të periudhës së bukur greke-fd]. Mes fiseve të ndryshme në shqipëri, nuk ka patur lidhje, shkruan Darsia. Ato flasin dialekte pak të ndryshme, kanë emër të përbashët, bashkohen kundër armikut të huaj.

Në kohë paqeje, secili prej tyre rri i mëvetësuar në mallin e vet. Vendi është i ndarë në klane që administrohen sipas dëshirës ose më mirë, që jetojnë sipas dëshirës, nga që fjala “administrohen” nuk shkon në këtë rast. Asnjë organizim nuk është më i thjeshtë, pleqtë apo plakat merren me çështjet e rralla që mund të paraqiten, për shembull, për kohën kur çohen bagëtitë në kullotë, për ndarjen e këtyre kullotave, për mosmarrveshjet me klanin fqinj, zënkat midis dy banorëve etj. Nuk ka patur ligj të shkruar, apo rregull të vendosur.

Në të shumtën e rasteve, nuk është e nevojshme të zgjidhen krerë të rinj; por kur lind nevoja për armët dhe vendoset për një ekspeditë të largët, duhet zgjedhur një prijës me shumë autoritet.

Në jetën e një klani të vogël, ideja e principatës s’ka pse ekziston; ajo lind vetiu, sa herë që shqiptarët kanë dashur të ndërmarrin një veprim të përbashkët. Këto veprime kanë qenë gjithnjë afatshkurtra, pa bërë të mundur që mbretërimi të institucionalizohet.

                     Epirotët

      Epiri i Vjetër dhe Epiri i Ri

Hapësira e Epirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67-285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjiri i Artës deri në Vlorë. Me riorganizimin e ri perandorak romak në vitet e mëpasme mbi hapësirën e Epirit të Vjetër u shtua hapësira e Epirit të Ri (Epirus Nova) që shtrihej nga lumi Vjosa deri në Lezhë. Midis shek. IV-VII e.s., hapësirat e Epirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Prefectura Praetorio per Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka.

Le të sjellim këtu edhe mendimin e historianes greke znj. Eleni Arveler, e cila shkruan: “Të gjitha faktet provojnë se jo vetëm Epiri i Veriut por edhe ai i Jugut dhe e gjithë Greqia e sotme kanë pasur gjithmonë vazhdueshmëri etnico historike shqiptare”.

Eleni Arveler(9) është një ndër bizantinologet më të mëdhenj dhe është e para rektore femër në Universitetin e Sorbona-s (France) pas 700 vitesh themeluar. Epiri në lashtësi përfshinte Kaoninë e Mollosinë që ndodhet nga lindja drejt veriut; Thesprotinë mbi detin Jon; dhe Akarnaninë në jug.

Popullsi e atyre fiseve ishte tërësisht barbare dhe hiç fare nuk kishte përzierje as me grekë dhe me as kënd tjetër. Thashethemet i ka marrë dhe i merr era.

Më të shquar, sipas Strabonit (L.VII), ishin thesprotët dhe mollosët. Historianët tregojnë se i pari që zotëroi mbi ‘ta, mbas përmbysjes së Madhe, ishte Faetonti (Phedoni), i cili ishte njëri prej atyre që kaluan bashkë me Pellazgun në Epir. Thuhet se bashkë me mollosët kanë ndaluar të banojnë Deukalioni dhe Pirra, pasi patën ngritur tempullin e Dodonës (Plut.,Vita di Pirro).

Fakti historik i sigurtë që lidhet me Pallazgët në Epir dhe lashtësinë e tyre që i përket dyndjeve të para nga lindja, mbetet përherë i pandryshuar dhe i pa tundur.

Në rrjedhat e kohës Pirro Neoptolemi i biri i Akilit, e pushtoi Epirin dhe la atje një farë  mbretëruesish të prejardhje së tij, të cilët quheshin Pirridë. Me shkatërrimin e Trojes priti pranë vetes Helenin, birin e Priamit të cilin e bëri Zotëri të Kaonisë dhe e martoi me të venë e Hektorit – Andromakën. Prej këtu e kanë zanafillën kolonitë frige dhe dardane në Epir, prej këndej si rrjedhojë rezulton dhe mikpritja që iu bë Eneut, kur ai kaloi andej për në kërkim të tokave latine. Dinastia e Pirridëve zgjati për nëntë shekuj pa u kërcënuar, deri në pasardhjen e Akilit. Tarriba qe i pari që zbukuroi qytetet me zakone, me letra, me ligje të mira për njerëzit (popujt), prej të cilave bë i famshëm. Nga Tarriba lindi Alketa, nga Alketa erdhi Arriba. Nga Arriba eTrojada lindi Eakidi i cili u martua ne Ftian, të bijën e thesalit Menon (u shqua në luftën Lamiake dhe më pas Leostenit) që pati dinjitetin të madh mes bashkëluftëtarëve. Prej Eakidit dhe Ftias lindën dy vajza, Deidamia dhe Trajada, si dhe djali që u quajt Pirro, heroi i popullt të lashtë shqiptar, që ashtu si Filipi dhe Aleksandri kanë lënë emër kaq shumë të ndritur në analet e historisë. Pirro vdiq në vitin 272 para Krishtit. E pasoi në fron i biri i tij Aleksandëri II, dhe këtë e pasuan të bijtë Pirro dhe Ptoleme, të cilët ishin të fundit të asaj fare të shquar. Mbretërve të Epirit iu humbet zëri rreth kohës së zbritjes në Epir të galëve (shih).

Kur Pal Emili pushtoi Maqedoninë, pasi Epiri lulëzonte prej pasurisë dhe fuqisë, Roma për ta shtënë nënvete, me një senat-konsultë (viti 585) e shpalli pre të ushtarit të duhishëm (vrullshëm) e të pangopur. Kjo politikë e rrënoi Epirin, i cili iu nënshtrua Romës.

                          ●●●

Në shek. XI Shqipëria ra nën pushtimin e Normanëve. Robert Guskardi(4), pasi pushtoi Durrësin, kaloi në Kostur dhe prej andej me ndihmën e të birit, Bohemundi, pushtoi edhe Artën, të cilën ja la të birit për ta qeverisur. Në luftë me perandorin Aleks, u detyrua të hiqte dorë. Mbas luftrash të ndryshme mes perandorëve të Bizantit dhe mbretërve të Siçilisë, të cilët donin ti rimerrnin ato toka, mbretëresha Konstancë e martuar me Henrikun e VII, perandor i perëndinit, arriti të përfitonte një tribut vjetor ndaj tyre. Atë të drejtë e humbi me vdekjen e Henrikut. Mbas largimit të sundimtarëve normanë në Shqipëri, erdhën Svevët(5) pasi Manfredi, i fundit i familjes së svevëve, i martuar me Helenën të bijën e Mikelit (despot i Epirit dhe Etolisë) kishte marrë si prikë një pjesë të asaj province.

Pas vdekjes së Manfredit, qeverisjen e Shqipërisë e mori Filip Kinardi, i dërguar nga mbretëresha vejushë e Siçilisë. Despoti Mikel nga ndruajtja e hoqi qafe Filipin, por ushtria siçiliane ju kundërvu Mikelit dhe vendosën në qeverisje Karlin D’Anzhu, i njohur në atë periudhë mbret i Siçilisë. Karli dërgoi në Epir forca të mëdha dhe bëri premtime. Pas vdekjes së tij, qeverisjen e pason i biri Karli II. Nga konfliktet e shumta me perandorinë Karli, të drejtat që kishte mbi ato toka ja kaloi Filipit, princ i Tarantit, djalit të dytë të tij. Ky u martua me Itamarën, bijën e Niqifor Komnenit (despot i Etolisë), ai i zgjeroi zotërimet e tij në Shqipëri, por Gjoni, vëllai i tij, duke i pretenduar ato, me luftë pushtoi Durrësin dhe mori titullin Dukë dhe u quajt Dukë i Durrësit. Prej tij zbritën Karlët dhe Gjonët që hypnin në fronin e Napolit. Kështu vazhduan të mbretërojnë Anzhuinët, deri sa Durrësi ra më duart e Venedikasve. Në atë periudhë del në skenën e historisë Despotati i Artës. I cili ishte një despotat i themeluar nga sundimtarët shqiptarë gjatë shekullit të 14-të, pas disfatës së despotit lokal të Epirit, Nikefor II Orsini, nga fiset shqiptare në Betejën e Achelous në 1359 dhe pushoi së ekzistuari në 1416, kur kaloi në Carlo I Tocco.

Gjatë trazirave dhe luftërave që mbanin të okupuar mbretërit e Napolit, shumë zotërinj shqiptarë kishin vendosur  sundimet e tyre mbi trevat e ndryshme të Shqipërisë. Ndër këta renditen:

1- Arianit Topia Golemi, vjehërr i Gjergj Kastriot Skëbderbeut. Ai qeveriste trojet që shtrigeshin nga lumi Vjosa deri në gjirin e Artës.

2- Gjergj Stresi, një tjetër i tillë që i a bashkon Krujën, Lezhën, të fituara nga i ati i tij Gjergj Balsha, që ishte bërë kryezot i feudit të Durrësit.

3- Lekë Zaharia, qeveriste qytetin e Danjës dhe trevën e Zadrimës.

4- Andrea Topia, trevat e quajtura Sueria, Muzakiema, Kerabi dhe Himara.

5- Pal Dukagjini, vendin përtej Drinit.

6- Pjetër Spani dhe Lekë Dushmani, trojet e Peonisë, Pelagoninë, Drishtin, etj.

7- Kastriotët, zotëronin Emantian, që përbënte pjesën qëndrore të Shqipërisë

Kryezotët ishin krerë të familjeve të mëdha dhe zotër tokash të zgjeruara. Pushtimet e huaja, nuk arritën të ndikonin në vendosjen e ligjeve themeltare në përcaktimin e të drejtave dhe detyrave të sundimtarëve dhe qytetarëve. Sistemi feudal që ishte në fuqi pranë Normanëve apo Svevëve, Anzhuinëve e Spanjollëve, për shkak të kundërshtisë së shqiptarëve, nuk arritën të hidhnin rrënjë.

Kjo ishte, pak a shumë, gjëndja e Shqipërisë nga shek XI deri në shekullin XV. (Fa 55,56,57, sipas Vinçenso Dorsa, (shif librin e tij: “Mbi shqiptaret”).

***

Po e mbyll këtu kltë koment apo interpretim për dy librat e shkruara në shekullin XIX-të, duke theksuar edhe me një dëshmi e trishtuar, mes shumë e shumë të tjerave, lidhur me mënyrat dhe metodat e përdorura për poshtërim të autoktonëve etnik shqiptarë,  nga të ardhurit në Greqi, jo autoktonët, nga ata që nuk kanë etni. Këtë na e tregon një shqiptar, banues jashtë trojeve të R.Sh. Gëzim Mekuli…”Më vonë ca shokë shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoin se “dukesha” i prapambetur, jo qytetar dhe “sealak”- katundar. Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të “dukesha” i kulturuar dhe më “qytetar”. Realisht kjo ishte një mënyrë mbrojtje për ekzistencë, padyshim jo e pranueshme, por e përdorur nga disa shqiptarë për të “hedhur lumin”.  Qendrim i njëjtë ndodhi edhe me të ardhurit nga rajoni etnik shqiptar i Çamërisë, ku propaganda greko-komuniste lëshoi ndaj tyre gjithë arsenalin shpifës, manipulues dhe mashtrues. U diktua heshtje, mos përmendje të asaj zone dhe poshtërimi i banorëve të dëbuar dhunshëm nga shteti ortodoks grek.

Janë teori të njohura se kur nuk ka e nuk gjenden argumenta, vërtiten rreth fjalëve qesharake: turkoshak, tradhëtar të kombit grek (kupto nga mos pranimi i konvertimit në  besimin ortodoks), gjoja të ardhur nga Turqia, Kaukazi, etj.

Harrojnë për veten e tyre, që një pjesë e banorëve të sotëm të shtetit ortodoks grek, rreth 15-17%, mendohet se janë të vërtetë; rreth 46-48% janë arvanitas (shqiptarë të konvertur) dhe pjesa prej rreth 35-40% përblhet nga ortodoksët e ardhur mbas vititt 1923 nga Azia e Vogël, si dhe vëllah, çifutë, turq, bullgarë etj.

Harrojnë gjithashtu se peshën specifike më të madhe, të të ashtuquajturit komb  grek, e përbëjnë arvanitët (shqiptarët).

Nëse përfshihen në llogari edhe arvanoi (emigrantët shqipëtarë pas 1991)), rezultati është tepër i hidhur për “iso propagandën” greke të tellallëve me dhe pa pagesë.

Ndërsa shqiptarët, në vendin e tyre autokton, si dje në katër vilajetet edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë, përbëjnë 85-90% të popullsisë, banorë etnikisht të pastër pasardhës të pellazgjisë.

Të gjitha sa u tha më lart janë fakte dhe faktet janë kokë fortë. Është ky argumenti që ka ndalur synimet për zhdukjen tonë të të gjithë pushtuesave, të cilët kanë përdorur kundër kombit tonë forcat ushtarake, ekonomike, politike, luftërat e mbidheshme e të nëndheshme, fetare, mashtruese, manipuluese, po që nuk kanë arritur në asgjësimin etnik të kombit shqiptar. Besoj se të ecurit drejt strategjisë dymijëvjeçare për zhdukjen e kombit shqiptar, është rrugë pa krye, prandaj lypset që t’i thërrasun pak mendjes që të kuptojnë se ky komb nuk ka lindur për tu zhdukur. Në horizont duket qartë ardhja e periudhës për rivendosjen e emrit të hershëm të gadishullit, nga Gadishulli Ballkanik, në Gadishulli Ilirik.

●●●

Shënim(1): Vincenzo Dorsa (26 shkurt 1823 – 04 dhjetor 1885) ishte një studiues, shkrimtar dhe përkthyes arbëresh.

Shënim(2): Sami bej Frashëri ose Şemseddin Sâmi ishte një shkrimtar, filozof shqiptar osman. Lindur, më 01/06/1850 në Frashër, Përmet, Shqipëri. Vdiq: 18/06/1904, në Erenköy, Stamboll, Perandoria Osmane.

Shënim(3): Sivasi ndodhet në verilindje të Selanikut.

Shënim(4): Robert Guiscard (lindi rreth 1015-vdiq më 17 korrik 1085) ishte një aventurier norman i kujtuar për pushtimin e Italisë jugore dhe Siçilisë. Roberti lindi në familjen Hauteville në Normandi, u bë kont dhe më pas dukë i Pulias dhe Kalabrisë (1057-1059), Duka i Siçilisë (1059-1085), dhe shkurtimisht princ i Beneventos (1078-1081) përpara se t’i kthente titullin papatit.

Shënim(5): Svevët. Ishte një familje e vogël, u rrit gradualisht në pushtet dhe nga sundimi i një qarku alpin, në veriperëndim të Italisë kaloi në sundimin absolut të Mbretërisë së Siçilisë nga viti 1713 deri në 1720, kur atyre iu dorëzua ishulli i Sardenjës, mbi të cilin ata do të ushtronin sundim direkt në vazhdim.

Shënim(6): Ka qenë një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullata, në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878.

Shlnim(7): Kleopatra VII. Ishte mbretëreshë e Mbretërisë Ptolemeike të Egjiptit nga viti 51 deri në 30 para Krishtit, dhe sundimtari i fundit aktiv i saj.  Pasardhëse e themeluesit të saj Ptolemeu I Soter, gjeneral dhe shoqërues i Aleksandrit të Madh.

Shënim(8): Heziku i Aleksandrisë, gramaticien i shek V pas Krishtit.

Shënim(9): Helene Glykatzi-Ahrweiler; lindur më 29 gusht 1926) është një bizantinologe akademike greko-franceze. Gjithashtu një ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it për Greqinë. Në shfaqjen Grekët e Madh të vitit 2008, ajo u emërua në mesin e 100 grekëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Maj 2023.

Vetëm tek ne shqiptarët nga disa herë ripërsëritet historia

0
Afrim Musliu, Suedi
____
Ka disa vite që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) është kritikuar për pasivitet e mospunë. Tani, pas një gjumi të thellë, ASHAK më në fund, pak me vonesë, del me një elaborim shkencorë të qëlluar e të saktë rreth pushtimit të egër otoman, pushtim ky mbi 500-vjeçarë që dikur njërin nga popujt dhe kulturat më të vjetra e më të zhvilluara të njerëzimit, na shtyen në errësisë, gjersa tokat tona i’u dhanë marcenarëve të tyre të ardhur nga Karpatet, ndërsa neve shqiptarëve na vodhën lashtësinë, na konvertuan me dhunë të formave të ndryshme në fenë e pushtuesit, na imponuan kulturën e tyre aziatike, na tjetërsuan, na lanë të copëtuar, të paarsimuar, të pushtuar e në mjerimin më të madh në të gjitha segmentet e jetës.
Sollën “imamë” qerkezë nga Rusia me mision të posaqëm dhe i shpërndanë nëpër trojet shqiptare, të cilët duke keqpërdorë e manipulu me emrin dhe fuqinë e Zotit, punuan ditë e natë për të penguar zgjimin kombëtarë të shqiptarëve e duke na imponuar një urrejtje ndaj fesë së stërgyshërve tanë dhe ndaj çdo kulture perëndimore, me qëllim të përçarjes së shqiptarëve në baza fetare e çorientim total nga kombi ynë i lashtë e kultura europiane, të cilës po ky komb i lashtë arbërorë i’a dha bazat civilizimit europian.
“Kur kalon llatini (shqiptari katolik), duhet me u fshehë pas trupit të pravosllavit për me e rujtë myslimanizmin dhe për mos me e humbë Xhenetin” – ishte propaganda më e fuqishme e “imamëve” qerkezë nga Rusia të instaluar nga pushtuesit otomanë. Pastaj, frazat e imponuara nga pushtuesit otoman, e pastaj edhe të atijë serb, të cilat pleqtë e paarsimuar tek ne deri vonë i kanë përdorë, si: “Turk elhamdurulah” e “u bofsha turk”. Imponim ky simbas së cilit me qenë turk na qenka diçka superiore.
Filozofi dhe historiani amerikan, Will Durant në librin e tij, “The Story of Civilization”, thotë: “Një popull nuk mund të pushtohet nga jashtë, poqëse së pari nuk vetëshkatërrohet nga brenda”.
Pikërisht kjo ka ndodhë tek ne me pushtimin otoman atëherë, e njejta është ka ndodhë edhe tani e 10-15 vite përmes BIK-ut e “imamëve” të ndryshëm e argatë të dreqit, të cilët sollën në trojet tona një rrymë të paparë më herët tek ne të ekstremizmit fetar me qëllim të ç’kombtarizimit të shqiptarëve. Pra, simbas agjendave të paktit turko-rus.
Këtë e vërteton edhe vetë fakti se këto dhjetë vitet e fundit fëmijët e posalindur pagëzohen me emra që e tejkalojnë edhe Turqinë, e shkojnë edhe më larg deri në emra nga Lindja e Mesme e Gjiri Persik. Pra, prindër me emra të bukur shqip e emra shqiptarë, e kthejnë trendin e para 100 viteve e i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra të huaj nga Lindja e Mesme e nga Gjiri Persik. Trend ky i mbrapsht që filloi të zhduket kur shqiptarët filluan të arsimohen e të vetëdisohen kombtarisht qysh viteve të 60-ta, e që ishte në kulmin e zhdukjes viteve të 90-ta, e që tani në Shek. XXI po rikthehet me të madhe tek shqiptarët.
Të mos harrojmë se pikërisht kjo dukuri kërkohet edhe në Memorandumin e Vasa Çubrilloviqit të vitit 1937 “The Expulsion of the Albanians” për tjetërsimin e kombit shqiptarë e që botës t’ua japin bindjen se shqiptarët nuk janë autoktonë në trojet e veta e nuk janë europianë e që duhet dëbuar kah Turqia dhe Lindja e Mesme.
Ka afro dhjetë vite që Erdogani kërkon nga autoritetet shqiptare në Shqipëri ndërrimin e librave historik që otomanët të mos përshkruhen si pushtues, por si shpëtimtarë të shqiptarëve. Të njejtën propagandë e shpërndajnë edhe krerët e BIK-ut e “imamë” të ndryshëm me mision të posaqëm në trojet tona. Absurditet që mendja e shëndoshë nuk mundet me e kuptu, sepse asnjë pushtues kurrë nuk mundet me qenë edhe shpëtimtar.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në programin e zhdukjes së analfabetizmit në Kosovë ku mbi 95 përqind të shqiptarëve ishin analfabetë, pengesën më të madhe atijë programi u’a bënin “imamët” e ndryshëm të mbetur nëpër xhamia të Kosovës e lojalë të agjendave të Çubrilloviqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë, të cilët çdo mbrëmje i tubonin fshatarët e i’u thonin që është haram me shku në shkollë e me i mësu shkronjat latine, ndërsa femrat assesi nuk duhet të arsimohen.
Atë betejë ata “imamë” e humbën falë vendosmërisë së mësuesëve shqiptarë që u shpërndanë atëbotë nëpër fshatra e qytete të Kosovës për të arsimuar dhe emancipuar popullatën shqiptare të Kosovës. Nga ato gjenerata që u arsimuan, dolën intelektualë të shumtë që hapën Univerzitetin e Prishtinës e më pas themeluan edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila ishte edhe truri dhe baza e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga robëria shekullore dhe arritjen e qëllimit imperativ të shqiptarëve të Kosovës, Pavarësinë e Kosovës.
Sot, kur ASHAK del me një elaborim shkencorë të bazuar nga faktet historike e aktuale, prap dalin si të tërbuar krerët e BIK-ut dhe “imamët” me mision të posaqëm në Kosovë, të cilët jetojnë jetë sheikësh me financa nga qarqe të ndryshme anti-shqiptare, sulmojnë ASHAK-un dhe kreun e ati institucioni të rëndësishëm të Kosovës, Akademikun Mehmet Kraja, duke u munduar t’i shtrembërojnë faktet historike në favor të agjendave turko-ruse, kërkesa në unison të plotë me kërkesat e Erdoganit për ndryshimin e teksteve historike shkollore në Shqipëri e Kosovë.
Kjo na vërteton se armiqtë e kombit tonë, sikurse atëherë, ashtu edhe tani, përmes “imamëve” të tyre e sulmojnë trurin e kombit tonë për t’i realizuar agjendat turko-ruse. Sikurse atëherë, ashtu edhe tani, këtë e bëjnë duke keqpërdorë emrin e Zotit dhe fuqinë e Tij për t’i frikësuar shtresat primitive të popullatës shqiptare të cilët u “prodhuan” në mënyrë sistematike gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit përmes qindra xhamive të panumërta e të panevojshme të ndërtuara në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare.
Krerëve të BIK-ut dhe atyre “imamëve”, por më shumë atyre që verbësisht i ndjekin dhe i përkrahin agjendat e tyre anti-shqiptare, përveç masakrës së Çidhnës, Zhabjakut, Drishtit, Kavajës, Lezhës, Shëngjinit e shumë vendeve tjera ku u masakruan me qindra mijëra shqiptarë nga pushtuesit otomanë, dua t’ua përmendi një fakt më konkret historik të pushtimit të dhunshëm otoman si dhe detyrimit të dhunshëm në fenë e pushtuesit e që është treguar gjeneratë pas gjenerate tek pasardhësit e tyre.
Siç e dini, të pakta janë ato fshatra ku nuk ka lokacione që quhen “te guri i kishës”, “te kroni i kishës”, “te kisha”, etj. etj. Në fshatin Vinarc poashtu gjendet kisha e vjetër të cilën banorët, edhe pse të konvertuar me dhunë në islam, e kanë mbrojtur mëse 700 vite që të mos tjetërsohet e parasegjithash të mos shkatërrohet e rrënohet, sikurse që u rrënuan në mbarë Kosovën, e ato kisha që ishin më të mëdha, u përvetësuan nga serbët e u shndërruan në kisha pravosllave.
Arsyeja pse banorët e Vinarcit e ruanin kishën me aq këmbëngulje, ishte kjo:
Në atë fshat të Mitrovicës buzë lumit Ibër, njëri nga tre vëllezërit me familje të shpërngulur aty nga Malësia e Gjakovës duke ikur nga dhuna dhe represioni otoman, aty ku e gjetën një kishë, aty edhe u stacionuan.
Gjatë fazës kur turqit i detyronin shqiptarët katolikë të konvertonin në islam, në këtë fshat feja e stërgjyshërve tanë u mbrojt edhe me luftë. Si hakmarrje, turqit me hyrje në Vinarc, vranë të gjithë meshkujt e atij fshati. Pra, TË GJITHË! Fëmijë e pleq! I vetmi fëmij mashkull që mbijetoi, ishte foshnja disa javëshe, Ujkani, të cilin e ëma e tij e shpëton duke thënë se nuk është djalë, por vajzë. Kështu që turqit vetëm arritin që Ujkanit t´ia vërbojnë njërin sy me thikë kur e ëma e tij e shtyen turkun që të mos i’a ngulë thikën në gjoks. Sot, familja më e madhe dhe vendase e Vinarcit ende mbanë mbiemrin Ujkani.
Ky tregim është vetëm një nga qindra apo mijëra tregime të ngjashme dhe jam mëse i bindur se secili fis apo vend në trojet shqiptare ka ndonjë tregim të ngjashëm. Krerëve të BIK-ut dhe “imamëve” me mision të caktuar anti-shqiptarë, e sidomos ndjekësve të tyre të verbër, duhet rikujtuar edhe ultimatumin e Sulltan Muratit kur i’a kërkon Dibrës 300 nuse me duvak për oficerët otomanë, si këmbim që të mos i masakrojnë me të hyrë në Dibër…
Sot, del kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, dhe neve që e kundërshtojmë riosmanizimin e trojeve shqiptare, humbjen e identitetit kombëtar e europian, si dhe ndërtimin e panevojshëm të afro një mijë xhamive nëpër Kosovë, del dhe na tregon rrugën për Beograd. Pra, personi i cili implementon agjendat turko-ruse dhe Memorandumin e Çubrilloviqit në Kosovë, del dhe na tregon rrugën për Beograd.
Çelu tokë!
Kur del një gjak i shitur si çifti i Naim Tërnavës dhe të tillëve si ai dhe ma tregon rrugën për Beograd, me qëllim që pas një karte të tillë kvazi-patriotike e fallco t’a fshehë servilizmin e tij ndaj agjendës turko-ruse dhe akademisë serbe të shkencave për tjetërsimin e kombit shqiptarë dhe çorientimin e shqiptarëve nga drejtimi euro-perëndimorë, mua vetëm sa më ngritet edhe më shumë revolta që të radhitem kundër agjendës së tij dhe të tillëve për deformimin dhe çkombtarizimin e kombit shqiptarë.

Gjyshi prift, rrëfen… , tregim nga Bajram Sefaj

0

nga Bajram SEFAJ  

(Tregim për fëmijë)

Gjyshi prift, rrëfen… 

  • Mbesa Angjelinë, dëgjon e mëson.

                                    “Njeriu mund të ketë çfarëdo fe,  

                                    s’mund të zgjedhë tjetër kombësi,  

                                    pa venë në ballë vulën e madhe prej tradhtari”                                                               

Fan S. Noli  

Sikurse dihet, mbesë e ime, e dashur Angjelinë, kur të ka Gjyshi engjëll, ndonëse më numër relativisht të vogël banorësh, as pesë milion gjithsej, duke mos llogaritur të  shpërndarët, “si vetë e qyqes”, (siç thotë një ekspresion yni i moçëm), në madje pesë shtete të Gadishullit Ilirik e, po aq, në mos edhe më shumë, të syrgjynosur nëpër të katër anët e botës së shkretë mërgimtare, brendapërbrenda kombin shqiptar ekzistojnë dhe bashkëjetojnë, janë në funksion dhe gjallërojnë, madje tri religjione fetare: myslimanizmi, ortodoksizmi dhe katolicizmi. Ta them më krenari, në krye të herës dhe haptazi se, jo  mbështjellët e kamufluar, në mbarë botën e paanë, populli shqiptar, merret si shembulli i mirë dhe ilustrues, sa herë bie fjala mbi tolerancën fetare ose bashkëjetesën religjioze. Kësaj të mire, mbase i dhanë  krahë, fjalët e arta, derdhur në poezitë, ndër më të cituarat dhe ndër më të riprodhuarat, në historinë e letërsisë shqipe: “E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria”, Pashko Vasa – Shkodrani. (U lind në Shkodër, më 30 qershor 1825, vdiq më 29 qershor 1892 në Bejrut të Libanit!). 

Gjyshi ia tha këto fjalë mbesës Angjelinë duke e porositur që t’i mbajë në mëndë. T’i di që, t’i gjenden pranë e pranë, përgjithmonë. Kur të rritët edhe pak, do t’i peshojë në peshoren miniaturale të e argjendarit, tek atëherë, do të kuptojë rëndësinë kapitale dhe vlerën e madhe të këtyre fjalëve, të  kësaj porosie të shenjtë, që del në dritë akoma më të bardhë, kur kjo është, qind për qind, e vërtetë! 

Duke ia ledhatuar flokët e mëndafshtë, sikur denjonte që nga  Mbeska të kërkojë ndjesë për ketë hyrje (prolog) paksa të zgjatur e të zvarritur, Gjyshi zuri fijen e rrëfimit. Lidhi nyjën! 

-Pas mbarimit të shkollimit (gjegjes) të mesëm  dhe studimeve të larta të teologjisë diku larg në dhe të huaj, kthehem në vendlindje për t’i shërbye popullit tim, besimtarëve të konfesioni tim katolik. Nga atëherë, çupa ime, engjëlli im, isha dhe, akoma jam, prift ortodoks shqiptar. Në të gjithë shqiptarinë, predominojnë konfesion mysliman dhe ai ortodoks, por, pothuaj se nuk ekziston pëllëmbë ë trojet shqiptar, ku nuk ka pjesëtarë të besimit katolik. Me sakrifica të mëdha, herë-herë të paimagjinueshme, pjesa e besimit ortodoks dhe katolik, të popullsisë shqiptare, arriti të ruaj fenë ilire të të parëve te tyre ilire. E gjatë dhe, e ngatërruar është, kjo histori…  

–Vazhdova shkallë-shkallë shkollimin, si të thash dhe, sa herë kujtoi atë hark kohor dhe peripecitë nëpër të cilat eca e shtegtova, shpeshherë ndalem e mendoj, me duket se jam në ëndërr. Ndjehem sikur jam mijëvjeçar. Jeta me ngjanë si e pamundur, e pa fund dhe e pa imagjinuar. Për ta kaluar tërë atë udhë kalveri, gjithë  ato shtigje, sikur lypsën, jo një, por, disa jetë!  E sheh vogëlushja ime, jam gjallë e shendosh, madje i lumtur, me ty në fronin e prehrit tim, kur ço fjalë timen, kam përshtypjen dhe bindjen se, jo vetëm që e dëgjon, por edhe e përjeton, me shpirt e zemër. Me vëmendje e përqendrim, dëgjon.  

-Profesioni im si prift katolik, ta them edhe këtë, nuk ishte aspak i lehtë. Përkundrazi, ishte aq i ndjeshëm dhe, njëkohësisht delikat, do të shtoja. Më parë se profesion është mision, tejet i zorshëm, madje. Me shumë pragje e pengesa në shtegun e tij. Nuk kam ndërmend, Mbesë ime e dashur, të ngarkoj dhe të ngatërroj në detaje, janë shumë për moshën tende të njomë. Të gjithat, nuk do t’i zinte as një thes i pa kurrkund fund! 

Pas studimeve teologjike, si të thashë, u ktheva në vendlindje, “në folën ku me ka rrënuar koka”, siç tha poeti mendjendritur i rilindjes sonë kombëtare, Çajupi. 

 . Para së të shprish edhe ndonjë fije jetëshkrimi për vetën time, nuk kam qare, pa ta tërhequr vëmendjen në një detaj që, midis shumë të tjerëve, qe flet mbi tolerancën fetare shqiptare. Këtë fragment që e shkoq (me gjithë rrënjë!) nga  facebook-u, nuk ia mungoj, as nuk ia shtoj, as të vetmen një pikë as presje. E lë ashtu siç ishte. Në origjinal: “Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, (vendbanim në Dukagjin) gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98 në Kosovë, rrahu kambanat për t’u treguar myslimanëve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt e kambanave,  se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”. Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e kambanës në atë vaktë, krijuan kureshtje, por kur mësoi arsyeje, kishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që, bëjnë iftarin me kambanat e Kishës! Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet…”!  

Shembuj të tillë, si ky, të fortë e bindes, janë shënuar gjithandej në hapësirat e Atdheut. Përfitoj nga rasti e ta them edhe këtë: në Shqipërinë tonë të dashur të epokës së diktaturës se egër të Enver Hoxhës me kompani, fesë, besimeve fetare e bashkë me to, tempujve të kultit fetar, u shpall luftë e hapur! Në shumicën e rasteve, ajo luftë, ishte  e përgjakshme. Shumë priftërinj të rebeluar që, provuan t’i dalin digë kësaj çmendurie, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, u viktimizuan, e paguan më jetë. U keqtrajtuan, në burgjet famëkëqija, më të serta se në mesjetën e zezë. Kishë e xhami, u braktisën, u shndërruan në depo hekurishtesh të ndryshkur e të pa kurrfarë vlere, ose u rrënuan dhe u zhbënë fare. U rrafshuan me tokë, që t’u humbët gjurma njëherë e përgjithmonë. Ç’është edhe më keq, kur çmenduria komuniste, preku kulmin e marrëzisë, udhëheqja  e kohës, Shqipërinë tonë të shpalli Shtet Ateist, që do të thotë, shtet të pa fe, kurrfarë. Deri ku kishte shkuar, deri ku kishte mbërri, kjo marrëzi, shihet edhe po ta shfletosh FJALORIN (e Gj. S. Sh.). Edhe aty, hej, kur jepet shpjegimi, gjëja shkencor,  shfrytëzohet rasti për përqeshje e nënçmim, si ky: “barku i priftit është hambar, për të pirë e për të marrë”! 

* 

Gjyshi, pa e parë fare orën e madhe të murit, mendja ia preu se kishte vajtur vonë. Kështu e ka ky shejtan fragment muhabeti, kur kujtohet kjo periudhë kalveri dhe vuajtja “si gjarpri nën gur” dhe trajtimi që kishin të gjithë klerikët, pa përjashtim përkatësie fetare…  

Tashmë, jo vetëm se kishte vajtur vonë, por terri kishte ra mbi pullaze nga të gjitha anët, ishte instaluar gjithkah. Bashkë me muzgun e mbrëmjes, sallonin e kuvendimit, të Gjyshit me mbesën e tij Angjelinën engjëll, e kishin pushtuar aromat e mrekullueshme të erëzave. Ishte vakti i darkës. E ëma e Angjelinës, Mrika, ishte mbretëreshë e universit të kuzhinës. Atë ditë, për darkë kishte gatuar një specialitet special me ngjyrë dhe aromë të fortë kombëtare. Pak e njohur edhe për “klientët” e saj.  

Gjyshi duke vërejtur një tis të hollë zymtësie në fytyrën engjëllore të Angjelinës që, sikur ishte i mangët rrëfimi që kishte pritur, Gjyshi e porositi:  mbi jetën dhe veprimtarinë time, do të gjesh të dhëna sa të duash, pa merak. Në librat që i shkova vetë e, sidomos, në ato që, të tjerët i  shkruan për mua. Kjo porosi e Gjyshit ishte si para-gjellë e preferuar enkas për Angjelinën, engjëllin e tij të vogël!! 

(diku në Francë, janar 2020) 

Mashtrimi perfid i Kurtit

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
_____
Pardje (19 maj 2023) KM Kurti mashtroi qytetarët e Kosovës: “Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë – atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme.”
Po e quaj mashtrim të KM Kurti, sepse nuk dëshiro të besoj që (pseudo)inxhinieri Kurti beson në këtë që ka thënë me rastin e inaugurimit të fillimeve në ngritjen e një centrali diellor për prodhim të energjisë elektrike nga kompania Solar Energy Group Europe. [për informim për këtë kompani sygjeroi të informoheni nga portali i tij.]* Sigurisht që ajo kompani ka marrë donacion nga BE-ja për të prodhuar energji ekologjike për tregun e BE-së…
Për ata që dëshirojnë të dinë të vërtetën, ky investim nuk e rrit kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Kosovës, sepse kompania investon për të prodhuar rrymë për ta shit në tregun e lirëtë BE-së, nuk prodhon rrymë për Kosovën, meqë Kosova nuk ka fuqi financiare për të ble rrymën që prodhon kjo kompani. Pra, e gjithë leverdia e këtij investimi, janë 4-5 paga mujore të atyre që do të ruajnë panelet solare. Kosova nuk ka ndonjë përfitim, sepse prodhimi që eksportohet nuk paguan asnjë lloj tatimi.
Para ca ditëve prezantova leverdinë ekonomike nga një investim i një bashkatdhetari në Gjermani për investim në energji elektrike solare. Sheti gjerman subvencionon këtë lloj investimi, prandaj bashkatdhetari paguan vetë 234 Euro në muaj, për rreth 17 MWh energji elektrike që prodhohet gjatë një vitio. Që i bie, paguan rreth 165 Euro pëe një MWh. Ky lloj kreditimi që bëhet nga subvencionimi i shtetit gjerman është i afatizuar 20 vjet. Për rrymën që i tepron bashkatdhetarit, detyrohet t’ia shet kompanisë publike të komunës, me 7 centë KWh…
Kapacitetin i centralit të energjisë elektrike diellore qenkësh 150 MWh (gjatë kohës sa rrezon Dielli). Rrymën që prodhohet nga ky investim nuk do të mund ta blen as shteti i Kosovës dhe as konsumatorët privat, meqë kjo kompanin nuk do të shet rrymë me çmim nën 160 Euro/MWh, ndërsa KEK ia shet rrymën KEDS-it turk me vetëm 29.50 Euro/MWh, të cilën rrymë qytetarët e Kosovës e paguajnë me mbi 150 Euro/MWh (duke ia mundësuar KEDS-it erdoganist të na plaçkit mbi 700 milionë Euro në vit).
Akoma më groteske është edhe një fakt: Kosova ka një ligj që shteti ka detyrim ta blen rrymën e prodhueseve privat, nëse prodhojnë rrymë ekologjike (diellore, me erë apo me ujë), me kosto të prodhimit. Që to të thotë kjo kompani rregullon planin biznisor që kostoja e prodhimit të rrymës të dalë më 200 Euro/MWh. Meqë ZRRE-ja ia ka miratuar projektin, shteti detyrohet ta blen gjithë rrymën që prodhon kjo kompani (rreth 375.000 MWh në vit, nga 200 Euro/MWh, i bie rreth 75 milionë Euro në vit.). Kriminale!
Për idiotë që e quajnë informim gjenial të inxhinerit Kurti, “rryma nuk ruhet në frigorifer”, po ofroi sqarimin konkretizues. Një firmë në Suharekë prodhon për kompanin GEOX këpucë supër të mira. Kompani në suharekë paguehet me 3-4 Euro për finalizim të këpucëve (meqë lënden e parë e marrin nga GEOX). Pra, Kosova ka fitim vetëm pagat e punëtorëve që i prodhojnë ato këpucë. GEOX i shet ato këpucë në tegun e BE-së me çmim mesatar rreth 70 Euro. Interesant do të ishte firma në Suharekë të prodhont këpucë të saj dhe të fitonte nga shitja e tyre, e të mos skllavërohet për fitimet e GEOX-it…
KM Kurti duhet të kupton, më në fund, se duhet të ngrit termolektrana në kuadër të KEK-ut, sepse vetëm prodhimi i rrymës nga KEK mund të përballohet nga konsumatorët e Kosovës dhe do të nxit zhvillimin ekonomik, duke shpresuar që Erdogan do të humb zgjedhjet dhe KEDS dë të nacionalizohen, meqë Familja e Erdoganit nuk e ka zbatuar kontratën që ka bërë më Kosovën, kur e kanë ble KEDS-in tonë shtetëror për vetëm 26,5 milionë Euro.
(ibrahim kelmendi)
Portali i Solar Energy Group Europe:

Ese mbi romanin e Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

Nga: Dr. Bardhyl Maliqi, Sarandë

Në Librin e parë të rëndësishëm të Jusuf Buxhovit, botuar në Prishtinë më1982, pra para 40 vjetësh, te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përshkruhen të njëjtat rrugë, që përdor Perandoria Osmane për shfarosjen e popullsisë si viseve të pushtuara. Para se të flasësh për librin e Buxhovit mendojmë se duhet folur për teorinë e Tomas Maltusit, që u bë i famshëm me librin e tij “Mbi parimet e popullsisë”, Londër 1798, ku flitet për diferencat që krijohen në mes rritjes dhe zhvillimit gjeometrik të popullsisë me atë aritmetik të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore. Maltusi provon se gjatë periudhave të ndryshme të historisë njerëzore ka pasur disa rrugë për zbritjen e diferencave mes rritjes së popullsisë dhe pakësimit të produkteve ushqimore, përmbledhtas ai tregon se luftërat, sëmundjet dhe epidemitë, izolimi dhe e kundërta e tij arratisja, sterilizimi dhe pakësimi i detyruar i lindjeve kanë qenë zgjidhja.
Libri “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përshkruan po këtë kohë dhe flet për murtajën e sjellë prej pushtuesit osman, nga lindja në malësitë shqiptare, për ta shuar farën e këtij populli ose reduktuar ndjeshëm atë. Në qoftë se pushtuesi sillte karroca ngarkuara me kufoma të infektuara mbuluar me mushama të zinj dhe minj e pleshta, që e transportonin sëmundjen nga kafshët tek njerëzit, malësorët u kundërvunë me grithjen përmes së cilës me dregëzat e hundëve të personave të infektuar, pra kërkohej një vaksinim (i quajtur kështu në kohët moderne), që bëri të dështojë plani osman në fazat e tjera të tij.
Lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi, Maltusi si prift, ekonomist e demograf i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Popullsia dhe varfërimi i saj, sipas tij, vareshin nga ligjet konstante natyrore. Ai argumenton se si do të vinte çështja deri te kufizimi i mjeteve për ekzistencë, ndaj duheshin ndërmarrë një varg masash të karakterit preventiv dhe pozitiv për zvogëlimin e lindjeve. Ai preferonte që numri i lindjeve të kufizohej me abstenim moral dhe ngurim seksual, me shtyrjen e martesave dhe me mos hyrje në martesa, si pengesa preventive, dhe me epidemi, uri dhe luftëra, si pengesa pozitive. Këtu duhet kërkuar arsyeja pse ndaj Teorisë së Maltusit në vende të ndryshme janë mbajtur qëndrime jo vetëm të ndryshme, por shpesh edhe të kundërta.
Natyrisht, duke lexuar veprat e Buxhovit, që kanë në vetvete vlera dhe merita të padiskutueshme, gjen pikëtakime të temave apo ideve të tij me autorë dhe vepra të tjera të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Vepra e parë që unë kam lexuar prej këtij autori është romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, vepër që përmendej në kuadrin e letërsisë Kosovare pas vitit 1985 në tekstet tona të shkollave të mesme bashkë me Jusuf Gërvallën e para tyre me Nazmi Rrahmanin, Ali Podrimjen, Anton Pashkun e Asem Shkrelin. Kur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” u botua njëherësh në Tiranë dhe në Beograd dhe në disa vende të tjera, pas botimit të parë nga “Rilindja” në Prishtinë më 1982 mendoja për arsyet që e përcollën këtë botim njëherazi në Beograd dhe tek ne. Qysh atëherë kjo vepër është botuar e ribotuar në shqip dhe në gjuhë të huaja në disa vende. E megjithë atë pretendimi se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fytyrën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.” mendoj se është i tepruar, jo vetëm se Alber Kamy ka një vepër, që titullohet “Murtaja” 40 vjet më të hershme se ajo e Buxhovit, jo vetëm pse Kadare pasqyron me mjete dhe teknika të tjera të njëjtën rezistencë ndaj hordhive osmane, por sepse është kusht ekzistencial për një vepër letrare të ketë fytyrën dhe origjinalitetin e vet dhe e trajtuar kështu biem në një mendje. Duke menduar pse vepra u botua njëherësh tek ne dhe tek sllavët më 1985-ën siç e përmendëm, besoj se një prej arsyeve ishte se ata gjurmonin se cilat qenë mundësitë e rezistencës sonë.
Dihet se Buxhovi krijon gradualisht pas viteve ‘90 një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar, që nga antikiteti e deri në ditët tona, temë që zgjodhëm edhe ne për analizë. Megjithatë në romanin e tij të parë, Buxhovi paraqet kredencialet për të qenë autor i zëshëm i letërsisë sonë. Pak autorë e arrijnë këtë me veprën e tyre të parë. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një proces letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Vetë shkollimi i tij universitar për Letërsi dhe doktoratura për Histori e favorizon këtë. Këtij inkuadrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, veçmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit, pa përmendur këtu vlerësime të tjera të merituara të tij.
Le t’i kushtojmë më tepër vëmendje romanin në fjalë. Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet nga epokat e mëparshme, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat, të cilët mbijetojnë ne trupin e minjve dhe kalojnë kështu edhe tek njeriu. Murtaja ka ardhur nga Kina në Detin e Zi dhe në Evropë disa herë. Në enciklopedi lexojmë se “Për herë të dytë ri vjen në Evropë ne 1600 dhe në Angli, ku vrau mbi 200 milion njerëz dhe popullsia e kontinentit u përgjysmua/” Pikërisht autori te “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” merret me këtë mortajë. E pra, në qendër të romanit është përballja e njeriut me vdekjen. Kjo është një nga temat që krijon fizionominë letrare të këtij autori, stilin dhe të veçantën e tij. Le të shohim disa nga titujt e tij letrarë për argument ku përballja me vdekjen shfaqet direkt apo indirekt: “Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984,”Nata e shekujve” – roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës),”Galeria e të vdekurve” – roman, “Rilindja” – 1987, “Libri i të mallkuarve”- roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”),”Prapë vdekja 1″ – roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës), “Prapë vdekja 2” – roman, “Rilindja” -1993, “Prapë vdekja 3” – roman, “Rilindja” – 1995,”Qyteti i dënuar me vdekje”- roman, “Faik Konica” – 2000, “Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004, “Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004 etj.
Dimë se emri i Gjon Nikollë Kazazit, është ai i zbuluesit të “Mesharit” të Gjon Buzukut. e pra jo më kot autori është kapur pas një emri të tillë, nuk janë thjesht shoqërimet e përfytyrimeve dhe korrelacionet, që krijohen në pavetëdijen tonë në mënyrë të natyrshme, por janë trokitjet e qëllimshme në vetëdijen tonë kryesorja. Ne jetojmë në një territor të begatë nga natyra, plot pasuri tokësore e nëntokësore, ujëra dhe resurse. Kjo ka qenë edhe shkaku i lakmisë së të tjerëve edhe ajo që ne nuk na ka nxitur përpjekjen e grabitjes së gjësë së tjetrit, gjetjen e rrugëve të mbrapshta për ta realizuar këtë gjë, që e kanë bërë të gjithë pushtuesit e trojeve tona gjatë shekujve, përfshi këtu pushtuesit romakë, sllavë, bizantinë e osmanë. Ata janë murtajë-sjellësit edhe në këtë vepër. Kjo është bashkë me asosacionet një arsye pse vepra kumton disa ide, që duan përkushtim dhe vëmendje, ndaj disa autorë dhe studiues e trajtojnë atë si roman të imazheve. Prapaskenat e befta, tubimet e ideve, imazhet që zhvendosen në vazhdimësi, elementët e psiko-analizës të realizuara nga personazhet apo autori janë qartazi dalluese në këtë vepër letrare. Lufta, daullet, kështjella, varrezat, kampi pushtues, drejtuesit e tij brutalë, të diturit dhe të palexuarit, armiqtë dhe heronjtë e heshtur, të kamurit e skamnorët janë të pranishëm gjithandej. Kajmekami Ibrahim Pasha, mjeku Shefki aga me thikat e gjata, dervishët e çartur e të përgjakur, poetët e çartur po ashtu, vërtiten të gjithë si atoperlantë bërtitës.
Imazhet e karrove të mbushura me të infektuarit e të mbulura me mushamatë e zinj, Malësorët e nxitur nga Gjon Nikollë Kazazi e kushëriri i tij i fesë myslimane, Lam Mula, që vdes si misionar i shpëtimit të të tjerëve, nxënësi i tij jetim, por prift i përkushtuar dhe poeti i çartur e i varfër gëlojë brenda veprës Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit”, murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanët e zinj të Perandorisë, prej dijetarësh djallëzorë, vegla të sulltanëve, që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarosjen e popujve rebelë, e së pari të malësorëve tanë. Të pakënaqur nga rezistenca dhe mbijetesa e malësorëve shqiptarë, që nuk mposhten nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin pushtimin e tmerrshëm të sa padukshmes murtajë. Karrocat me mushamatë e zinj, bërtitjet, kërcënimi, ndali i i qarkullimit, minjtë e infektuar janë ata vetë dhe mjetet e tyre diabolike.
Viti 1747 nuk është më kot viti i zbulimit të “Mesharit” dhe viti që na sjell ngjarjet e romanit, E përbashkëta e tyre është pikërisht prifti Gjon Nikollë Kazazi, misionar i fesë, që do të bëhej Arqipeshkvi në Gjakovë, por edhe hero i shqiptarizmës, i rezistencës së malësorëve shqiptarë ndaj hordhive të perandorisë dhe djallëzive të saj në këtë vepër.
Gjon Nikollë Kazazi si zbulues i Mesharit, dihet se kush është, por pse ndodhet si krye personazh i kësaj vepre? Autori mund të krijonte një tjetër krye personazh, por Gjon Nikollë Kazazi duke qenë personazh historik dhe duke u përshkruar edhe si i tillë, krijon më shumë besueshmëri. Kjo është njëherazi edhe ura lidhëse mes specialistit të letërsisë dhe doktorantit për histori. Në këtë vepër kemi shumë fakte historike si emrat e vendeve, të fshatrave e qyteteve të përmendura apo përshkruara në të, të vendasve dhe pushtuesve, me gjithë hierarkitë e tyre reale. Ndaj kur lexon librin të duket i besueshëm. Për më tepër ne, që kemi përvojat e grithjeve apo gërvishtjeve në krahë dhe e dimë se çfarë ishte ky lloj vaksinimi popullor. dobinë e vaksinimeve paçka se me gjilpëra e jo me gërvishje e mësuan edhe fëmijët tanë tani në kohën e Pandemisë së Covid 19.
Aeqipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi është filli lidhës mes mjediseve të brendshme të shqiptarizmës me Kajmekamin dhe pushtuesit, mes të pasurve e të varfërve, të mençurve e të çmendurve, sepse të gjithë ata ishin pjesë e këtij vendi, që quhej Gjakovë, malësi e mbasandaj Shqipëri. Kundërvënia ndaj Fermanit të Padishahut dhe urdhrave të Kajmekamit e rrezikon disa herë Gjonin dhe misionin e tij, por më tepër rrezikohen edhe ata që veprojnë në praktikë si kushëriri i tij Lam Mula a ndjekësi i tij i përkushtuar ndaj misionit shpëtimtar Patër Coli. Po kush është Patër Coli? Kandidat për studime në Romë, nxënës i zellshëm i Gjon Nikollë Kazazit dhe ndihmës i tij në Kishë, përhapës i grithjeve në Malësitë jashtë Gjakovës, i spiunuar, kapet nga zabitët e Kajmekamit, por është krenar për misionin e tij, është gati të vdesë me devocion dhe me buzëqeshje në gojë. Kajmekami Ibrahim Pasha dhe Mjeku Shefki aga bashkë me zabitët janë veglat e perandorisë, veprojnë me urdhrin dhe orientimet e saj. Ata nuk janë të verbër ndaj realitetit të vdekjes së zezë, por e njohin mirë atë dhe veprojnë në emrin e shfarosjes së popullatës.
Në këtë libër ka shumë material që të tërheq vëmendjen. p.sh.në faqen 78 të botimit të parë gjej këtë Paragraf: “Në mbrëmje fillova të lexoj librin e Kavijusit “Strategjia osmane”, në të cilën bëhej fjalë për politikën e gjatë 300 vjeçare pushtuese dhe asimiluese të Portës dhe mbi përpjekjet e saj që në tokat e pushtuara të krijonte njëfarë njeriu të ri osman, i cili do të paraqiste një krijesë të re, të përzier nga elemente orientale dhe evropiane.” Dhe gjeja e parë që mendova ishte se pushtuesit kopjojnë njeri-tjetrin. Ashtu si kanë kopjuar dhe përhapur në shkekuj vdekjen e zezë, pra murajën, a nuk u përpoqën vendet ish socialiste për krijimin e njeriut të ri?! Kjo shihet si premisa kryesore asimiluese, pavarësisht shkallës së rezistencës së etnive dhe individëve të ndryshëm. Ne përfshihemi te kombet dhe gjuhët që asimilohen me vështirësi.
Por duhet bërë një dallim kombi ynë është asimiluar me tepër se mendojmë dhe shkruajmë ne, territoret pellazgo-ilire sot janë katandisur një grusht. Vet asimilimi ndodh për ditë me emigracionin tonë të shumtë, por në territoret e Serbisë nga Nishi e poshtë sa shqiptarë kanë qenë e sa janë sot, po në Mal të zi e Maqedoni, në Greqinë veriore në trojet etnike të Çamërisë, pa llogaritur Kosovën dhe vetë Shqipërinë? Kjo ndodhi me vendimet e padrejta të fuqive të mëdha dhe lakmisë së fqinjëve tanë sllavë e grekë. Ndryshe nga ajo që ndodhi me trojet në sistemin sintaksor të shqipes nuk ka asnjë huazim, ndryshime brenda nesh kemi në trajtat morfologjike dhe në leksik. Por në leksik ne ndodhemi në trysninë e gjuhëve të mëdha, por edhe ato të fqinjëve, ndaj pastërtia e fjalorit është e domosdoshme. Ky libër është një argument i mirë në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe një ilustrim për këtë çështje që po diskutojmë. Ka fare pak gjera që na ndajnë në kuptimin e ca fjalëve dhe në përdorimin e trajtave dialektore, por gjithësesi kemi sundim të plotë të gjuhës letrare të njësuar.
Disa nga përvojat dhe idetë e këtij libri janë jetëgjata. E tillë është vjelja e kujtesës nga malësorët, jeta dhe mbamendja e malësorëve të moshuar, që kanë kaluar përvojën e mortjes së zezë te prindërit apo të afërmit e vet. Kështu u rizgjua kujtesa e grithjeve. Kjo dëshmohet edhe në shënimet që mban Gjon Nikollë Kazazi, jo si Arqipeshkv, por si shqiptar i devotshëm. Kjo i ka dhënë autorit edhe titullin e librit. Por shënime mbajnë edhe Patër Coli, kryesisht poezi, edhe Selamiu këngëzime, edhe vetë Kajmekami, secili prej personazheve zbulon në këto shënime temperamentin dhe karakterin e vet, Por Ibrahim pasha shkruan edhe për planet dhe praktikat djallëzore të tyre për të infektuar krejt malësinë, por kur thika shkon në palcë e uria të grin stomakun nuk ka zgjidhje tjetër veç armëve. Dhe nëse terrenin e përgatiti i ati i Drinit, birit të Lam Mulës, është Drini me shokë që realizojnë kryengritje, vrasjen e Kajmekamit Ibrahim Pasha, largimin e Shefki agës dhe pushtuesve. Drini zbulon edhe ditarin ogurzi të kajmekamit ku planifikohet dhe përcillen në malësi kafshët e infektuara dhe kufomat terrorizuese dhe plani i gjithë të zezave që ndodhën në këto troje. Dhe shumë më tepër se kaq, shfarosjen e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. Në të gjithë librin, por veçanërisht në faqen 80 të tij autori shkruan qartë për shpërfytyrimin e njerëzve që humbasin kombësinë, gjuhën e kulturën.
….