Kreu Blog Faqe 1061

Liqeni dhe fundi …

0
Ato që Leotrimi një copë herë m’i përplasi për fytyrë të përcjella me pështymë dhe, së fundit më zuri për fyti, saqë kur po më sosej fryma po e ndjeja atë fundin e merituar që edhe e pritja, kur më përplasi përtokë, më pshurri në fytyrë.
Shurra e nxehtë përcillej me hingirisje kënaqësie…
Në atë gjendje, që nuk e mora për nënçmuese, ndodhi që ai kryeneçi i fshehur në mua, ai qyqari që ndonjëherë për pak shfaqej dhe tërhiqej si vetëtimë, befas u zgjua gjithë egërsi, saqë e zuri për koçe atë që po më përshurrte. Ia shtrëngoi aq sa i pëlcitën…
Dhe, ai kryeneçi i fshehur në mua, befas i zgjuar gjithë egërsi, jo vetëm që nuk u tërhoq, siç ndodhte përherë, por kur e pa të shtrirë për tokë me ulërima gjëmuese, me buzëqeshje të tharta në fytyrë, pasi ia vuri shkelmin në fyt, hoqi pantallonat dhe i dhjeu në gojë…
Mbasi u largova nga ai që me një mut në gojë po jepte frymën e fundit, mora rrugën e liqenit, drejt fundit, që e kisha paraparë për të tillë…
Po nxitoja ta arrija sa më parë ujin e ftohtë nga frika se ai kryeneçi në mua, siç ndodhte përherë, mos do t’ia lëshonte vendin qyqarit – viktimës së përhershme, që do të pendohej?
Drejt liqenit, po nxitoja edhe nga ndjenja e tmerrit, se po të merrej vesh ajo që ndodhi, banorët e Bujtinës (dështakët e shumtë dhe të çmendurit që gjenin strehim aty dhe gjithë çirrje aktronin lirinë), mund të më shpallnin “hero”!…
(Shkëputje nga romani “Rrushja”, botimi i dytë, Prshtinë, 2023)

Abuzimi i politikës me mediat alias shantazhet e medias ndaj politikës

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Shuarja e mediave të shtypura në Kosovë është shpërfaqja më simbolike për keq në politikën mediatike në Republikën tonë.

Kosova mundet se është vendi i parë në botë që nuk ka media të shtypura; transformimi i gazetave në portale tashmë është i përmbyllur.
Derisa në secilin vend fqinjë vazhdojnë të publikohen nga një duzinë gazetash ditore, në Gjermani janë më shumë se 300 sosh.

Ditë më parë mediat austriake njoftuan se së shpejti mbyllet gazeta “Wiener Zeitung”, që kishte 320 vjet që kur kishte fillar botimi i saj. Ajo konsiderohet gazeta më e vjetër në botë. Botuesi shtetëror — Parlamenti, kishte hequr dorë nga finansimi i saj për shkaqe thjeshtë ekonomike. Vetëm brenda javës, që kur u publikua njoftimi në fjalë, janë paraqitur tre investitorë vullnetarë që kanë shprehur gadishmërinë për t’ia vazhuar jetën këtij mediumi me vlera e karakter historik. Sipas raportimeve, janë tre botues në Austri që kanë shprehur gjithashtu një interes për vazhdimin e botimit të gazetës në fjalë.

***

Ish gazeta e përditshme jona — Rilindja, organ që financohej nga strukturat publike shtetërore, ka kohë që ka shkuar në histori. Hapësirën vakum të saj, me kohë, e kishin mbushur iniciativat private, herë serioze e herë produkt i ndonjë oligokrati, që kishte objektiv të qartë që median ta shfrytëzojë si paravan për katapultim në politikë.

Shuarja e mediave tona të shkruara, përfshi edhe mungesën e një agjensioni shtetëror të lajmeve, shpërfaqë politikën mediatike në Republikën tonë që i është lënë në dorë tërësisht vullnetit të biznesit. Në kohën kur lufta hibride ruse e serbe ka shtrirë kthetrat e saj edhe në këtë sferë tonën publike, e rrjedhimisht dezinformata dhe lajmi i rremë është prezent në përmasa alarmante, nuk ka ide e iniciativa private për përmbushjen e këti vakumi në formën si e kërkon interesi publik.

E gjithë kjo në një vend ku bulevardi gjithsesi luan një rol dominues. Financuar masivisht nga politika.

Media si fuqia e katërt

Gjermania konsiderohet si vendi i origjinës së gazetës. Por, derisa në këtë gjigant ekonomik europian e botëror, në një krahasim ndërkombëtar, peizazhi aktual i shtypit është jashtëzakonisht i larmishëm, në Republikën tonë jemi katandisur pa as edhe një media të shtypur dhe me një dyzinë gazetash elektronike që lënë shumë për të dëshiruar në rrafshin profesional.
Në vitet e asaj pak autonomie që kishte Kosova në periudhën 1974–1981, në dispozicion të publikut u vunë një varg mediash, duke ju shtuar Rilindjes dhe radios edhe televizioni, duke hyrë kështu vendi në epokën e komunikimit masiv. Por të gjitha këto, megjithatë, politikat redaktoriale vazhdonin të ishin nën kontrollin e plotë të politikës, respektivisht policisë kulturore që komandohej nga shërbimi sekret serb.
Për dekadën e fundit të pushtimit serb, kur Beogradi instaloi apart’heidin e plotë, media në gjuhën shqipe pothuajse u shua fare.
Në këtë rrafsh, kjo dekadë e dhunës ekstreme reflektohej edhe tek mediat. Derisa në Kosovë përmes LDK-së ishte instaluar një kontroll i dyfishtë i medias: në njërën anë ishte aparati i dhunës i instaluar tashmë nga Beogradi dhe në anën tjetër policia kulturore e LDK-së, që mezi nga fundi i dekadës toleroi alternativën e Bujkut e QIK-ut — Kohën ditore, në perendim po vazhdonte të thellonte prezencën e vetë gazeta Zëri i Kosovës, që ishte organ i Këshillit të Përgjithësshëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Gazetat kryesore të të dy krahëve ishin në ballë të formimit të opinionit publik. Politika kontrollonte tërësisht mediat dhe shfrytëzonte atë si fuqinë e katërt në dobi të agjendës së vet.

Pas çlirimit, kjo skemë erdhi duke u ndarë me grupet tjera të interesit. Shumica e gazetave dhe revistave me tirazh të kënaqshëm ishin nga katër grupe të interesit që identifikoheshin qartë — ai që operonte tutje nën kontrllin dhe për interesat e LDK-së (Gazeta Bota sot etj); grupi i dytë, më i fuqishëm, tashmë ishte ai i Familjes Surroi (Koha ditore…); grupi i tretë ishte i kontrolluar nga SHIK-u (Epoka e re, Dita…); grupi katërt, që luante rolin e medias “neutrale”, ishte ai i Familjes Kelmendi (TV 21…), që fillimisht ishte thjeshtë media komerciale, ndërkaq shpejt kaloi në shërbim të LDK-së, e me ardhjen në pushtet të PDK, edhe në shërbim të saj.
Ndërkohë kësaj katërsheje dominuese në rrafshin medial, i janë shtuar edhe grupi i mediave të manjatëve tjerë që operojnë nën siglën e TV Dukagjinit, TV Klan Kosova …

Televizioni publik (RTK), si mjeti kryesor i komunikimit masiv, ishte organizuar nga ana e OSBE-së sipas të drejtës private dhe publike (sistemi i dyfishtë), por shumë shpejtë edhe ai kaloi në shërbim të grupeve të interesit, duke marrë tiparet e një shoqërie aksionare që do t’ju shërbejë varësisht nga fuqia politike — sa PDK-së, aq edhe LDK-së dhe AAK-së.

***
Para se të mund të vlerësohen konkretisht akuzat për pushtetin mediatik dhe abuzimin e medias, është vendi të rikujtojmë se roli i medias në Kosovë është i veçantë. Gazetarinë e lirë e garanton kushtetuta jonë. Është e padiskutueshme që shtypi ka një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë demokratike. Duke e vlerësuar drejt rolin e medias së lirë dhe lirisë së shprehjes, ndërkohë Kosova në indeksin e lirisë së mediave, sipas organizatës Reporterë pa Kufij, shenjon progresin e lirisë së medias, me ç’rast e rangon Republikën tonë 22 vende më lart për 2 vjet qeverisjejes aktuale.

Përveç pranimit dhe shpërndarjes së lajmeve, funksionet e mediave tona përfshijnë kritikën dhe kontrollin, gjë që është jetike për mbijetesën në një demokraci dhe pjesëmarrjen në formimin e opinionit. Jo pa arsye ky funksion kritik është përcaktuar qartë si detyrë në ligjet progresive të shtypit edhe tek ne.

Në Kosovë aktualisht ushtrohet një lloj pushteti mediatik dhe rrjedhimisht edhe manipulimi mediatik i lloit të vet. Ka prerogativa që një lagje e mediave tona e kontrollojnë me vetëdije opinionin publik dhe dëshiron të ndikojë në opinionet politike të lexuesve dhe shikuesve.

Funksionet e masmedias

Sistemi politik i demokracisë liberale i sanksionuar tek ne edhe në kushtetutë, i atribuon mediave masive, në rrafshin formal, funksione të ndryshme qendrore.

Ato duhet:

1. Të raportojnë për ngjarjet publike në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, reale dhe qartë e kuptueshëm, duke përmbushur statusin e saj formal, respektivisht funksionin informues;

2. Të jenë një forum për diskutimin e lirë dhe të hapur të çështjeve me interes publik dhe të kontribuojë në formimin e opinionit dhe vullnetit publik nëpërmjet komenteve të veta (funksioni formues i opinionit);

3. Të marrë pjesë në kontrollin, respektivisht mbikqyrjen e politikës, duke zbuluar dhe kritikuar abuzimet e mundshme, si bie fjala për funksionimin administrativ; të tërheq vëmendjen edhe për ankesat në shoqëri dhe ekonomi (funksioni i kritikës dhe kontrollit), duke u shndërruar në një tip të institucionit paralel formal të Kuvendit.

Por, sa ka enë në gjendje të përmbushë këtë mision media jonë këto vitet pas pavarësisë, së paku, lë shum për të dëshiruar.

Më e keqja që ka ndodhur, sidomos në këto vitet e fundit, është nëpërkëmbja e kodit profesional dhe atij të etikës.

Respektimi i së vërtetës, mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe informimi i vërtetë i publikut janë prioritetet kryesore të shtypit.

Ky fakt potencohet në shumicën e kodeve profesionale të mediave gjithandej në demokracitë liberale, madje në nenin e parë të tyre.
Në këtë hark kohor në fjalë, e vërteta është vrarë edhe përmes medias; dinjiteti njerëzor është nëpërkëmbur si është më keq e mundshme; publiku është dezinformuar qëllimisht në shkallën siprore të mundshme!

Sipas një përmbledhjeje studimi të studjuesit të shkencave të komunikimit Stephan RUSS-MOHL, kriteret e cilësisë së gazetarisë përfshijnë:

  • Reduktimi i kompleksitetit: thjeshtëzim me besnikëri faktike;

Nëse venerojmë me kujdesë këtë skemë të kritereve në fjalë, do të mund të konkludojmë lehtë edhe për ca prej të metave më të theksuara në median tonë.

Sidoqoftë objekt konflikti mes palëve mbetet kufizimi, për arsye nga më të ndryshmet, i lirisë së mendimit. Jo rrallë edhe cënimi i nderit personal, personalitetit të individit, sidomos zyrtarëve të lartë dhe personaliteteve publike, kur ata bëhen objekt i përndjekjes politike [shih rastet si vijon: ai i arrestimit të ish guvernatorit të Bankës Qendrore, rasti i aktivistëve të VV dhe vdekja tragjike e Astrit Deharit; rasti i montuar i krimit shtetëror ndaj autorit të këtij teksti i koduar si “Syri i popillit”; rasti aktual i koduar me emrin Brezovica 2, kur publikisht i vihen prangat shkrimtarit e aktivistit të njohur Bedri Halimi, që për prapavijë kishte dhe ka luftën dhe interesat politike…]

Në një anketë të ushtruar nga Statista Research Department, më 27.05.2022, ishte parashtruar, ndër të tjera, edhe kjo pyetje: A mendoni se sot ka më shumë gënjeshtra dhe keqpërdorime të fakteve në politikë dhe media, sesa 30 vjet më parë? Përgjegjia ishte pothuajse kudo në demokracitë e Europës perendimore e qartë: po, madje deri 69%. [2]

Kur media kontribon që demokracia të humbas kuptimin

Marrëdhënia mes medias dhe politikës dhe reflektimi i këtyre raporteve në opinion, kishte intencë nga dirigjentët e luftës speciale kundër Kosovës, t’i bënin gjithnjë e më të tensionuara.
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forumi Global Mediatik i Deutsche Welle-s, së bashku me dy gazetarë të shquar nga Gjermania dhe SHBA-të, kishin hedhur një vështrim mbi rolin që luajti media në zgjedhjet e në vendet përkatëse.

Në këtë aktivitet, gazetarja amerikane dhe fituesja e çmimit Pulitzer Anne Applebaum shprehu shqetësimin e saj për gjendjen e demokracisë në përgjithësi: Në të gjithë botën mund të vërehet ngritja e partive politike që nuk do të pranonin më humbjen e pushtetit në kontekstin e një zgjedhjet.

Ata e shohin veten, ose të paktën e paraqesin veten, si përfaqësuesit e vërtetë të popullit, në ndryshim nga kundërshtarët e tyre politikë, të cilët do të ngriheshin vetëm për “elitën” ose “të huajt”. “Një nga gjërat më të rëndësishme që ata bëjnë: ata përpiqen të minojnë median,” tha gazetari amerikan, i cili punonte për Washington Post për një kohë të gjatë dhe dha mësim në universitete të shumta të njohura — duke përfshirë Yale, Harvard dhe Columbia. Mediat diskreditohen duke i quajtur raportet e tyre “fake news”. Si rezultat, media nuk mund t’i kërkonte më politikanë përgjegjës. [3]

Ky fenomen nuk mund t’mos e prekte edhe hapësirën shqiptare.

Demokracia nuk toleron askënd të tregojë me gisht, kur gjërat shkojnë në drejtim të gabuar, në rast se paraprakisht ke larë duart si Pilafi. Lëngata në të cilën e kanë sjellë sistemin tonë politik partitë tradicionale, i ngjet krimit politik të gërshetuar me atë ordiner, që ndërkohë është ndëshkuar nga elektorati, por jo edhe nga sistemi i drejtësisë.

Demokracia jonë e brishtë [në Kosovë] për vite të tëra pas çlirimit, nuk kishte si të merrte jetë e të ecte në rrugën e duhur të prosperimit. Partitë tona politike dhe sistemi politik që ato kishin ndërtuar, ishte në themel i kalbur, prandaj me ta marrë timonin PDK-ja, sistemi po rrëshqiste në terrenin e autoritarizmit. Nuk ishte krejt e rastësishme miqësia e ish kryeministrit tonë me sivëllain e tij turk T. Erdogan dhe me neofashistin hungarez V. Orban.
Në këto rrethana edhe media kontriboi ndjeshëm që demokracia të humbas kuptimin.

Pasojat e atij sistemi të prishur dhe atre mediave të abuzuara, sot i ndjejmë gjithandej, në të gjitha poret e jetës: në sistemin shëndetësor, në atë të arsimit, në ekonomi, në fushn e informimit, e mbi të gjitha në drejtësi.

Pjesëmarrësit në sistemin tonë politik, duhet t’i përmbushin në radhë të parë kriteret elementare njerëzore e morale, pastaj të jenë pjesë e debatit publik.
Palët duhet të përmbajnë forma të reja, qofshin edhe eksperimentale të pjesëmarrjes në jetën aktive publike e politike. Vetëm partitë me demorkraci të brendshme funksionale, vetëm partitë që janë të afta të përthithin mendimin e ri dhe të ripërtrihen me koncepte moderne politike, natyrisht duke thelluar profilizimin e tyre, mund të formësojnë të ardhmen e shoqërive tona dhe t’i garantojnë demokracisë të ardhme funksionale.

Dy shoqëritë tona aktualisht përballen me hemorragjinë që po shkakton plaga e mërgimit të të rinjëve, sidomos ajo e profesionistëve të fushës së mjekësisë dhe inxhinjerisë e teknologjisë informative. Kombi ka rrezik që dhjetëvjetshin që po kalojmë, ta përmbyllë me rrudhje tragjike të harëts sonë demografike dhe ikje të trurit!

Ekspertët gjithandej në demokracitë liberale të etabluara, vërejnë se, përveç çështjeve programore, mënyra e dukshme për të dalë nga kriza është ndalimi i ngritjes së njerëzve të papërshtatshëm në poste të larta. Kjo tingëllon e thjeshtë, por duket mjaft e vështirë, nëse shikoni vendimet e personelit të marra nga PS, PD, PL, LDK, PDK, AAK-ja…

Fakti që PS apo VV bëjnë gabime herë-herë spektakolare kur qeverisin, nuk mund të jetë ngushëllim për të tjerët, për opozitën, sepse baza e kundërveprimit të saj, sidomos në Kosovë, mbetet sabotazhi në sistem dhe protesta me përmbajtje e ngjyresa banale.

Është dëm i madh për demokracinë, nëse palët vazhdojnë të mos investojnë më shumë energji në personelin menaxhues, që është evidente se ju mungon. Mjafton t’i përcjellim një muaj punimet e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të konstatojmë mjerimin politik të diskursit të kësaj legjislature.

Përndryshe dështimi i forcave politike thënë kushtimisht të vjetra (PS, PD, PDK, LDK…) është i programuar, në rast se ato vazhdojnë të udhëhiqen me personel aspak autentik dhe tejet konservator.

Në shoqëritë tona me demokraci ende të brishtë, mbesin kokat drejtuese, liderët, ata që luajnë rol në drejtimin tonë politik dhe kultivimin e demokracisë. U takon atyre të mishërojnë dhe formësojnë përmbajtjen e një lëvizjeje të re politike. Në Shqipërinë politike, duket se lideri i Lëvizjes BASHKË është një ogur i mirë për shëndetin politik dhe demokracinë dhe të ardhmen e saj. Kjo forcë politike në ardhje, jep shpresë se mund të bëjë në një të ardhme jo të largët, atë që para dy viteve bëri Lëvizja Vetëvendosje në Republikën e Kosovës.

Në ambientet kulturore e mediale europiane, jo rastësisht thuhet se, koha është malli ynë më i çmuar, ndërkaq Shteti kryevlera politike e civilizimit tonë. Prandaj as koha e as Shteti në shoqëritë demokratike nuk tolerohet që të abuzohen nga askush, as nga politika, por as edhe nga media. Ka ardhur koha që edhe politikanët tanë duhet ta shohin këtë çështje me këtë sy.
Për disa vite, Kosova është qeverisur nga politikan të papërgjegjshëm, me dekrete, pa diskutime të gjera publike apo shqyrtim parlamentar. Në këtë rast kishim të bënim jo vetëm për “menaxhimin e krizës”, por edhe për davaritjen e moralit politik e publik. Rrjedhimisht kishim rrëshqitje të Shtetit në ujërat e krimit , duke rrezikuar të dështonte fare.

______________________________________________

1. https://www.lernhelfer.de/schuelerlexikon/politikwirtschaft/artikel/medien-als-vierte-gewalt

2. https://de.statista.com/statistik/daten/studie/922600/umfrage/umfrage-zu-unwahrheit-und-missbrauch-von-fakten-in-politik-und-medien/

3. https://www.dw.com/de/gmf-wie-medien-die-politik-beeinflussen-und-umgekehrt/a-55404083

Shefi i Wagner akuzon forcat ruse për ikje nga luftimet në Bakhmut

0

NTB / Aftenposten

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se forcat ruse po iknin nga luftimet në Bakhmut. Në të njëjtën kohë, ai thotë se është ende në pritje të municioneve.

Prigozhin, i cili kryeson kompaninë famëkeqe mercenare, postoi një video ndërsa parada ushtarake u zhvillua në Moskë në Ditën e Fitores.

Në video, ai thotë se ende nuk ka asnjë shenjë që municionet e tjera t’u dërgohen forcave të tij në Bakhmut. Ai ka qenë në konflikt me Ministrinë e Mbrojtjes, duke i akuzuar se nuk kanë dërguar municione të mjaftueshme.

“Ne duhet të kishim marrë municione deri tani, por kjo nuk ka ndodhur,” tha Prigozhin.

Ai akuzoi gjithashtu forcat ruse për ikjen nga luftimet në Bakhmut.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vazhdon të “pushtojë“ Amerikën 

Nga Frank Shkreli 

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, trim i trimave, i përgjithmonshmi i Kombit Shqiptar i përmasave botërore, në Ditëlindjen e tij, 6 Maj. Por, a është i tillë, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu për të gjithë shqiptarët?!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Presidentja Osmani ka kujtuar ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu .- Lajme – Presidente e Republikës së Kosovës – DR. VJOSA OSMANI – SADRIU (president-ksgov.net)

Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e kujtoi Gjergj Kastriotin Skënderbeu në ditëlindjen e tij me një deklaratë, fund javën që kaloi – Albin Kurti  Facebook, duke e cilësuar Heroin Kombëtar me këto fjalë: “Luftëtar i guximshëm e patriot i madh, prijës i shquar dhe strateg ushtarak, politikan vizionar dhe diplomat i shkathët, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar. Lavdi heroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për jetë e mot!”, është shprehur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Ditën e lindjes së Skënderbeut.

Ndërsa në Shqipëri nuk pashë të jetë kujtuar kjo ditë. U vendosën kurora me lule pranë monumentit të Dëshmorëve të Kombit. Një akt shumë me vend! Por, pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeu, në Sheshin me të njëjtin emër në Tiranë, nuk lexova të jetë vendosur asnjë buqetë me lule për të kujtuar zyrtarisht, “kryendërtuesin e atdheut të shqiptarëve.” Qofsha i gabuar për këtë, dhe nëse jam i gabuar, kërkoj ndjesë, paraprakisht! Nejse: duket sikur pozita dhe opozita politike në Shqipëri janë kacafyt në një fushatë për pushtet – “për jetë e vdekje” – dhe nuk kanë kohë as të mendojnë për Skënderbeun, as për historinë e Kombit dhe as për rolin e këtij vigani në historinë e shqiptarëve dhe në ruajtjen e identitetit historik të Kombit Shqiptar. Sidoqoftë, kjo është puna e tyre dhe e votuesve shqiptarë, që tolerojnë shkelje të tilla të historisë së kombit dhe të heronjve të saj, si Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, por të jenë të sigurt, të dy palët e politikës shqiptare, se pa Skënderbeun nuk shkohet “përpara”, as nuk fitoni të “bashkuar”.

Kam drojë se në këtë fushatë politike në Shqipëri, por jo vetëm, pasi ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur përvjetorë të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut kanë kaluar pa u përmendur fare nga disa qarqe të caktuara; duket se edhe sivjet aktivitetet dhe brohoritjet politike në Shqipëri, me qëllim ose pa qëllim, vazhdojnë të jenë pjesë e një harrese, që çon drejt shuarjes së kujtimit të tij dhe të veprave të lavdishme të Krye-Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

NDËRKAQ dhe për fat të mirë, shqiptarët këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mundohen që çdo vit ta kujtojnë Skënderbeun, në data të caktuara, për veten e tyre dhe të brezave këtu, por edhe për amerikanët që edhe ata të dinë e të mësojnë se kush ishte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i Kombit Shqiptar dhe kush në të vërtetë janë shqiptarët!?

Komuniteti shqiptaro-amerikan, nën drejtimin e aktivistit të dalluar të komunitetit tonë këtu, Z. Mark Gjonaj, i cili me ndihmën e shumë organizatave shqiptaro-amerikane, organizuan edhe sivjet; në përvjetorin e dytë të shpalljes me emrin “Rruga Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronks të Nju Jorkut – Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me një rrugë të tijën në Nju Jork Gazeta Telegraf – u organizua festimi dhe panairi i rrugës. Të Dielën, më 7 Maj, për nja 6 orë me mijëra pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan morën pjesë dhe u argëtuan me programe të ndryshme, nga dhjetëra këngëtarë e këngëtare të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare në Nju Jork për këtë qëllim. Ata me krenari kombëtare, me fjalë, këngë e valle shpalosën traditën dhe kulturën, muzikën, vallet popullore, ushqimet dhe aktivitete të tjera, jo vetëm për komunitetin, por edhe për amerikanët vendas. Ishte kjo një ditë gëzimi e festimi, në kujtim të Heroit të madh të Kombit Shqiptar: aty në hapësirën e rrugës që mban emrin Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Këtu në Amerikën e largët u mblodhën shqiptarët nga të gjitha trojet dhe pa dallim duke shpalosur krenarinë dhe Bashkimin e tyre rreth Kryeheroit Kombëtar.

Ndërsa në një komunitet tjetër shqiptaro-amerikan – që cilësohet si më i vjetri këtu në Shtetet e Bashkuara – në Uster të shtetit Masaçusets, jo larg Bostonit – një kryeqenër tjetër e madhe e shqiptaro-amerikanëve, me 21 të Marsit që kaloi, mësuam se Këshilli Bashkiak i atij qyteti miratoi, në parim, kërkesën e përfaqsuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan atje për të emëruar një rrugë të atij qyteti me emrin Gjergj Kastrioti- Skenderbe.  Kronika e gazetarit Ardian Murraj në Youtube:  Gjergj Kastrioti Scanderbeg Ëay, Public Ëorks Committee, 04 /24 /2023 – YouTube. Sipas këtij informacioni, Komiteti i Punëve Publike të Bashkisë së qytetit të Usterit miratoi, përfundimisht dhe zyrtarisht, me 25 Prill, 2023 vendimin  për nderimin me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Ëay).  Ceremonia zyrtare festive e nderimit me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të mbahet në prag të Festivalit Shqiptar të Usterit, që pritet të bëhet gjatë fundjavës së parë të muajit Qershor, 2023.

Shpesh media shqiptare në përgjithësi ia “ben me hile” këtij komunitetit në Uester, duke e qitur në harresë pa të drejtë, pasi edhe sot ashtu si, historikisht, ky komunitet ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve në Amerikë që kanë emigruar heret, por që është ringjallur si të thuash me emigrantë të ardhur dekadat e fundit nga të gjitha trojet shqiptare, por sidomos nga Shqipëria, prandaj vendimi për të emruar një rrugë në emër të Skenderbeut është domethënse për shqiptaro-amerikanët, duke u kujtuar atyre Heroin dhe Atdheun.

“Kjo shënoi me të vërtetë një ngjarje historike pasi lidhet me disa vite jubilarë përkujtimorë së bashku dhe po kaq festive për shqiptarët e Usterit të cilët kanë treguar në vazhdimësi përpjekjet e mërgimtarëve të vendosur këtu gati 150 vite më parë.  Prania e bashkëatdhetarëve shqiptarë dhe të Kosovës (në seancën e Bashkisë) me flamuj dhe kostume popullore ishte e gëzueshme dhe solemne pasi ata bashkohen rreth Heroit të tyre Kombëtar, figurës shumë të dashur për ta, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, ka shkruar me këtë rast gazetari Ardian Murraj në kronikën e tij mbi këtë ngjarje historike për komunitetin shqiptaro-amerikan në Uester dhe për shqiptaro-amerikanët, në përgjithësi.

Gazetari Murraj me të drejtë lavdëron rolin historik të komunitetit shqiptaro-amerikan në Uester të shtetit Massachusetts, “Si një bashkësi që vlerëson dhe shkëmben vlerat e historisë, kulturës dhe traditave të shumë kombësive Usteri u bë qyteti parë në Masaçusets që nderon një figurë legjendare të historisë botërore të lidhur ngushtë me krenarinë e një populli, një histori që bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë kanë filluar ta shkruajnë pasi ata shquhen gjerësisht dhe janë pjesëmarrës në zhvillimet e jetës së këtij qyteti”, është shprehur ai.

Përkujtimi i Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, sidomos në Shqipëri e Kosovë, por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, pa përjashtuar edhe diasporën shqiptare qoftë në Amerikë, qoftë në Evropën Perëndimore – ka shumë rëndësi, sepse siç është shprehur me një rast Ernest Koliqi: “Pak janë ata të huaj që na përfillin. Dikush na urren, shumica harron se ka një komb shqiptar. Kemi nevojë për kuptim e mbështetje sepse shumë paragjykime ushqejnë përgjithësisht të huajt mbi ne dhe çeshtjet tona…”.  Duke shënuar përvjetorë të Gjergj Kastriotit -Skenderbe, ka shkruar Koliqi, i kujtojmë vetes dhe botës, njëkohësisht, ekzistencën tonë dhe vuajtjet e padrejta që na kanë mbuluar, por njëkohësisht, një përkujtim i tillë i Skenderbeut, sjellë një shërbim të pashoq, Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo. Është obligim moral dhe atdhetar që Skenderbeu të kujtohet dhe të mos harrohet nga diaspora shqiptare në Amerikë, por as nga Shqipëria dhe Kosova.  Përkujtimi i Gjergj Kastriotit -Skenderbeut është një përgjegjësi numër një e udhëheqësve aktualë të Kombit – në të njëjtin nivel siç është përgjegjësia e tyre për mbrojtjen e sigurisë, të territorit shqiptar dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Budallallëk me brirë i Enciklopedisë së Madhe Greke apo i Profesorit Xhevat Lloshi?! 

1

Në foto: Xhevat Lloshi

Eshref Ymeri 

Në emisionin televiziv “Spotlight – Prejardhja e shqiptarëve / Gjuhëtari LLoshi: Teoritë pellazgjike, budallallëk me brirë”. YouTube · Vizion Plus TV · 8 qershor 2022), përmes një folësi prapa ekranit u bë prezantimi në vijim: 

“Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha e sotme shqipe shkruhet me shkronja latine”. 

Ore folësi prapa ekranit! Ju lutem të informoheni më shumë për të vërtetën rreth atij alfabetit “latin” të shqipes, në mënyrë që të mos vazhdoni ta prezantoni veten si një njeri me formim gjysmak. Për të shmangur gjysmakësinë në formimin tuaj intelektual, lexojeni dhe mos e harroni kurrë informacionin në vijim, i cili është bërë publik dhjetë vjetë më parë: 

“Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist romak i famshëm, botoi në vitin 77 e.r. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar “Naturalis Historia”. Në vëllimin VI të këtil libri ai shkruan: 

Latin: “Ex quo aparet aeternum litterarum usum. In Latium eas attulerunt Pelasgi”. 

Italian: Da questo risulta l’uso perpetuo delle lettere dell’alfabeto. Nel Lazio le portarono i Pelasgi (le lettere dell’alfabeto)”. 

English: “This results in the perpetual use of the letters of the alphabet. Inm Lazio (the letters of alphabet) were carried by the Pelasgians”. 

Albanian: “Nga kjo rezulton një përdorim i vazhdueshëm i shkronjave të alfabetit (gjuhës së shkruar). Në Lazio ata që i sollën ishin Pellazgët (shkronjat e alfabetit)” (Citohet sipas: “Gaius Plinius Secundus (Plini Plaku – 23-79 e.r.) “Naturalis Historia”. Vëll VI. f. 95”. Faqja e internetit Brunilda Ternova. Giovedi, 23 maggio 2013). 

Pra, gjuha shqipe, ore folës i padukshëm, nuk shkruhet me shkronja latine, por me shkronja pellazgo-iliriane. 

Profesor Xhevat Lloshi deklaron se teoritë pellazgjike na qenkan budallallëk me brirë!!! “Mirë” e ka ky Prodesor, por është halli se studiuesit seriozë të fushës së historisë dhe të gjuhësisë sikur kanë tjetër këndvështrim, prandaj rrinë dhe shtrojnë pyetjen: 

Kush deklaron budallallëqe me brirë, Enciklopedia e Madhe Greke apo Profesor Xhevat Lloshi?! Sepse në vëllimin 19 të asaj Enciklopedie, f. 873, shkruhet e zeza mbi të bardhë: 

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”. 

Profesor Xhevat Lloshi, duke i vlerësuar teoritë pellazgjike si “budallallëk me brirë”, e paska renditur veten krah Anila Omarit, e cila, në librin me titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, ka ardhur në përfundimin se 93% e Fjalorit të gjuhës shqipe është “e huazuar”. Ai, po ashtu, ka dalë në krah të Panajot Barkës, daulles së shpuar të politikës shoviniste greke, i cili na paska botuar një libër-paçavure, ku deklaruaka se shqiptarët na qenkan ardhacakë, se “otomanët na i paskan sjellë në këto troje”. Në këtë mënyrë, Profesor Xhevat Lloshi plotëson treshen antishqiptare kundër lashtësisë së gjuhës shqipe dhe, për pasojë, kundër lashtësisë së kombit shqiptar. 

Mirë do të ishte që Profesor Xhevati ta çlirojë trurin nga rrëmuja që e ka pllakosur , dhe, pavarësisht se është vonë, ta renditë veten denjësisht pranë dijetarëve të shquar evropianë, të cilët, në kundërshtim me politikën shoviniste evropiane ndaj kombit shqiptar, e kanë argumentuar me vërtetësi shkencore se ç’është gjuha shqipe dhe cila është lashtësia e saj dhe e kombit shqiptar. 

Kaliforni, 08 maj 2023

Çka ka një shtet më shumë se kaq…?

0

Gani I. Mehmeti 

  • Stemën po, himnin po, flamurin, po! Çka i duhet tjetër një shteti?   

Unë e di se këto tri simbole  ka vetëm shteti, kur bëhet fjalë për Asociacionin serb.
Mund të ketë stemë, e kanë edhe komunat për dallim nga njëra-tjetra, mund të kentë edhe shoqata, e çfarëdolloji qoftë. Mund të ketë flamurin ndonjë ekip sportiv, më duket, por himn nuk ka asnjë, përveç shtetit. Madje, Kosova edhe himnin e ka të cunguar, jo ashtu si i prgjigjet.  

Nuk ia lane himnin e vet Republikës së Kosovës, qoftë Ahtisari, qoftë serbët përmes bashkësisë ndërkombëtare, qoftë edhe partitë politike shqiptare përbrenda vetë Kosovës. 

Dhe, a do i flente një himn më i mirë se “KUR KA RA KUSHTRIMI NË KOSOVË”, Kosovës? Jo, nuk ka, asnjë himn më mirë nuk I fle e as i rri. Mirëpo, me gjithçka, ende pa u shpallur Pavarësia e Kosovës, ndërhynë të gjithë, që vetëm elemente kombëtare shqiptare të mos ketë as himni as flamuri, dhe, se si ende nuk u ngopën me gjithë këto ndërhyrje, por çohen e sot kërkojnë të ketë edhe himn edhe flamur asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe sërish thonë se nuk do të prekë Kushtetutën e Kosovës! Kjo është një çmenduri e llojit të vet.  

Shihni  Nenin 11. As komunat Brenda Serbisë nuk do të ishin më serbe se këto në Kosovë! Deri edhe me referendum për ndryshime kur të duan e çka të duan, se ata jan aq të “drejtë”, aq “njerëz” dhe sikur u munguka çdo e drejtë në Kosovë sot!  Vuçiq, pikërisht kjo është një marrëzi, kur e thoshe me rastin e Kosovës Lindore! 

Edhe Komnadantin e policisë ta zgjedhin ata vetë për ato komuna!  

Edhe burimet natyrore (depozitat e qymyrit, xeheve të metaleve dhe jometaleve, ujit, rrugëve ujore, të tyre burimet, burimet nëntokësore dhe gjeotermale, etj.) të vendosura në territorin e Komunitetit t’i menaxhojnë ata vetë, sikur këto komuna nuk bëjn pjesë brenda Kosovës! 

NENI 54: Asetet me interes të përbashkët (tokë bujqësore, pyje dhe tokë pyjore, ujë në tokë, ujë objektet, rrjetet e furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë, burimet natyrore të mbrojtura, të mirat kulturore, etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të menaxhohen nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit. 

Po ashtu, asetet në përdorim të përgjithshëm publik (rrugë publike, hekurudha, tunele, ura dhe struktura të tjera të cilat përbëjnë pjesë integrale dhe funksionale të rrugëve publike, hekurudhave, tuneleve, urave, rrugëve, shesheve, parqet publike etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të jenë menaxhohet nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit. 

Vuçiqi e ka ditur përmbajtjen e këtij draftstatuti, i cili është përpiluar me dirigjimin e tij, prandaj e kërkonte me ngulm këtë asociacion, prandaj thoshte për Kosovën Lindore se është marrëzi edhe vetëm ta kërkosh, lëre më edhe të bëhet!  

Jo, nuk duam të hyjmë as në Europë pa veriun e Kosovës, të sakatasour e të përgjysmuar si shtet e si Kosovë.  

Madje, këso fare, as do të kërkoja një njohje nga Serbia, por do të funksionojmë si shtet i pavarur nga Serbia. 

Ky, Asociacion si është paraqitur, është shtet. 

Merre me mend, në asnjë rresht, në asnjë nen, në asnjë vend nuk është cekur, përmendur e shkruar Republika e Kosovës!  

Këtu është bërë fjalë për një shtet, jo as brenda shtetit të Kosovës, por për një shtet krejtësisht të pavarur, por gjithsesi i dirigjuar nga Serbia.  

Këto të gjitha, është dashur t’i shohin edhe ndërmjetësuesit e bisedimeve. Në vend të Albin Kurtit, është dashur vetë Borelli e Lajçaku ta hedhin poshrtë këtë draftstatut. A do të pranonin ata një diçka të tillë në shtetet prej nga vijnë? 

7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër Shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931 (4)

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2023

Pjesa e katërt : “Durrësi antik po shndërrohet në portin kryesor të vendit. Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare…” 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten 6 marsit 1931, në ballinë dhe në faqen n°8, rrëfimin e katërt të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tragetet primitivë të Shqipërisë i japin aromë (shije) tureve me motor; Plazhi ofron një rrugë të qetë

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 6 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 6 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8

Gjysmë rrethi i kodrave

Porti detar i Vlorës

Anijet e mëdha ankorohen larg bregut — Pasagjerët zbarkojnë me varka të vogla 

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor 

Vlora, Shqipëri — Nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, mund të fluturohet drejt Vlorës, porti i saj më i njohur detar, 100 milje në jugperëndim, në saktësisht një orë. Është një mënyrë e këndshme, e lirë dhe e sigurt udhëtimi. Megjithatë, duke qenë se doja të kisha një pamje më intime të vendit, shkova me automobil dhe kalova gjithë ditën në rrugë, duke u nisur në 7 të mëngjesit dhe duke mbërritur pas orës 7 të mbrëmjes.

Fillimisht shkuam 20 kilometra në perëndim nga Tirana në qytetin antik të Durrësit, të cilin Shqipëria po përpiqet ta shndërrojë në portin e saj kryesor detar. Një liman është duke u bërë nga një kompani italiane dhe puna është duke përparuar. Shqipëria ka katër porte detare, në asnjërin prej të cilëve nuk mund të sillet anije në breg. Ato gjithmonë duhet të ankorohen larg bregut në gjire pak a shumë të pambrojtur dhe të transferojnë pasagjerët dhe mallrat në varka të vogla. 

Ndonjëherë, në mot të keq, ato nuk guxojnë të ndalojnë dhe për këtë arsye duhet të transportojnë njerëzit dhe mallrat, duke shpresuar për mot më të mirë gjatë rrugës së kthimit. Kur porti i Durrësit të përfundojë, këto shqetësime dhe pasiguri do të eliminohen. 

Teksa dikush largohet nga ky qytet duke shkuar në jug, ai me gëzim hedh poshtë rrugën krejtësisht të lënë pas dore dhe shpejton përgjatë plazhit të qetë me rërë, mbi autostradën në të gjithë Shqipërinë, atë që ruan natyra. Nuk ka gjurmë, nuk ka rrënoja, nuk ka ura, nuk ka gropa. 

Çdo ditë dallgët godasin rërën, duke e bërë atë të fortë dhe të niveluar, dhe zbut çdo rrudhë. Por kjo rrugë e shpejtë është shumë e mirë për të zgjatur dhe së shpejti na duhet të shkojmë në rrugën zyrtare dhe të kërcejmë përgjatë gungave që nuk mund t’i shmangim. Pjesa më e madhe e rrugës është e veshur me grumbuj zhavorri, të cilët profetizojnë ditë më të mira në të ardhmen. Pjesa më e madhe e urave dhe të gjithë kanalet janë të reja. 

Megjithatë, urat mbi tre nga lumenjtë më të mëdhenj janë ende të papërfunduara, kështu që na u desh të kalonim në trapë primitivë të manipuluar me zgjuarsi. Një kabllo e fortë është shtrirë mbi rrjedhën mbi pikën e kalimit. 

Tragetet primitivë të Shqipërisë u japin shije tureve 

Makina zbret nga bregu i rrëshqitshëm, përshkon një dok të improvizuar elastik, të bërë nga shtresa degësh dhe balte të mbajtur në vende me shtylla, dhe zbret ngadalë një palë shkallë të rënda si afrim mbi tragetin e brishtë ku në rast nevoje ndalet me anë të një çekiçi të madh (çekan) të cilin një shoqërues e mban përtokë. 

Më pas, shkallët tërhiqen mbi varkën e sheshtë dhe njerëzit e lëvizin atë në mënyrë të pjerrët në rrymë (dallgë) me ndihmën e shtyllave të gjata. Një litar i fortë i mbërthyer në një cep e bashkon trapin me një rrotull që shkon mbi kabllo dhe rryma që godet notuesin (rrotëlluesin) në një pjerrësi e shtyn ngadalë përtej lumit. 

Në anën përballë, trageti na ka drejtuar dhe na ka sjellë fort përballë një bregu tjetër të rrëshqitshëm dhe të ngjeshur, shkallët si shina vendosen sërish në vend dhe makina rrëshqet e devijon në rrugë. Koncesionet për këto tragete bëhen nga shteti dhe një makinë duhet të paguajë 75 cent sa herë që përdor një të tillë. 

Ishte shumë errësirë kur kaluam lumin tonë të fundit, i cili është një nga më të gjerët në Shqipëri. Kur zbritëm me makinë poshtë bregut në buzë të ujit, ishim të lumtur që nuk gjetëm askënd që na priste përballë. Në përgjigje të borisë sonë, u shfaq një djalë dhe na tha se trapi po vinte nga ana tjetër. Shoferi ynë fiku motorin dhe drita e tij u shua. Asgjë nuk mund të dëgjohej përveç vorbullës shumë të butë të ujit të padukshëm dhe asgjë nuk shihej. Dukej se po prisnim në një pyll të gjerë ose në buzë të një deti të sjellshëm dhe të pakufishëm. 

Dëgjojmë një tingull gërvishtjeje, trapi ka arritur në breg dhe një karrocë kau kërcet, pas së cilës ndezim motorin, ndezim dritat dhe lëvizim butësisht mbi të. 

Ankorimi (Zbarkimi) në breg 

Dritat fiken sërish, trapi futet në mënyrë të pjerrët në lum, rryma me valëzim të butë frenon këndin që i ofrojmë dhe na shtyn qetësisht përpara sikur të shtypte me doreza kadife. Një natyrë e madhe dhe e sjellshme na mban në prehrin e saj. Duket një kohë shumë e gjatë përpara se një breg të shfaqet. Trapi ynë është e lidhur në breg dhe dërrasat e pjerrëta vendosen në vend. Shkelim gazin por rrotat na rrotullohen kot. Nuk mund të dalim në breg. Tre herë, shoferi ynë kthehet në skajin e ujit të atij trageti të vogël pa hekurudhë për t’i dhënë gaz makinës dhe më në fund ne nisemi duke e karikuar, lart e largohemi. Nuk ka më lumenj për të kaluar. 

Për një orë lëvizim me shpejtësi përgjatë rrugëve shumë të errëta midis rreshtave të pemëve vezulluese, të varura, nën degët e varura. Është shumë fantastike dhe joreale, si një udhëtim në botën e çudirave. Një xhungël e palodhur si nënë po na lëkund në djepin e saj të mbështjellë. Ne zbresim një kodër të gjatë shkëmbore dhe hyjmë në Vlorë, ku qindra qirinj shkëlqejnë nëpër xhami me rastin e një feste të madhe myslimane. Udhëtimi i ditës ka mbaruar dhe ne ndalemi në një hotel tërheqës zviceran, një fund i përshtatshëm për një ditë të përsosur. 

Nën kodrat e larta 

Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare. Ka një park, një treg të brendshëm, një numër rrugësh të klasit të parë, xhami të mirëmbajtura, disa ndërtesa masive, hotele të mira dhe dy brigje (skela) të shkëlqyera për anije të vogla. Ajo shtrihet në bazën e kodrave të larta e të gjelbëruara që zbresin në formë gjysmërrethi drejt detit. 

Bregu këtu përbën një nga gjiret më të mira në anën lindore të detit Adriatik. Është si një palë pinca të mëdha rrethore, nofullat e të cilave mbajnë, pa e prekur, një ishull të vogël shkëmbor, që i përket Italisë, 40 milje larg. Me traktatet e paqes të lidhura pas Luftës Botërore, ky ishull iu dha atij vendi për ta ndihmuar në përpjekjet e tij për të kontrolluar grykën e detit Adriatik. 

Roma aspiron ta bëjë atë det një liqen italian. Adriatiku është si një shishe e madhe me një grykë mjaft të ngushtë. Vlora në Shqipëri dhe Otranto në Itali formojnë qafën. Italia do të donte ta mbante Vlorën dhe malet rreth saj, siç bëri deri në vitin 1920, por duke mos e pasur kënaqet të paktën me këtë ishull. 

Dikush mund të dyshojë për vlerën e tij reale ushtarake, por me fortifikimet e tij është të paktën një simbol. Italia nuk do të pranojë që asnjë fuqi tjetër të marrë kontrollin e kësaj pjese të bregut lindor të Adriatikut.

Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje”

Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…” 

Pjesa e tretë : “Tirana është qyteti më triumfues në këtë pjesë të botës…”

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/7-udhetimet-e-reporterit-reuben-henry-markham-neper-shqiperi-rrefyer-ne-gazeten-amerikane-me-1931-pjesa-e-katert-durresi-antik-po-shnderrohet-ne-portin-kryesor-te-vendit-vlora-eshte-nje-nga-qytetet-me-te-mira-shqiptare/.

Konstantin Jireček : “Kolonizimi i Ilirisë nga sllavët” 

Konstantin Jireček

  • Pjesa e fundit e kapitullit: “Kolonizimi i Ilirisë nga sllavët” 

Sllavët në lajme dalin si një popull liridashës, kryeneç dhe mendjemadh. Te Menandrosi përfaqësuesi i antenëve flet krenar dhe sfidues përparaprijësit  të avarëve. Po ashtu, tek i njëjti historian prijësit e sllavëve u përgjigjen të dërguarve të avarëve, të cilët kërkojnë nënshtrim dhe haraç: “Kush nga njerëzit, të cilët ngrohen nga rrezet e diellit, është i krijuar në mënyrë të atillë që mund t’i nënshtrohet pushtetit tonë? Jemi mësuar të sundojmë mbi të tjerët dhe të tjerët mbi ne.” Edhe Strategica i përshkruan sllavët dhe antenët si popull i lirë, të cilët nuk mund t’i bindësh që të nënshtrohen. Është e kotë të bësh marrëveshje me to, për shkak të mendimeve të ndryshme, tëcilat tek ata i kundërvihen njëra – tjetrës; përmes frikës mund të arrihej më shumë sesa përmes dhuratave. Ekzistenca e fiseve është dëshmuar qartë nga Jordanesi, i cili përmend emrat e këmbyeshëm “per varias familias at loca” të grupeve të veçanta të “Sclaveni” (sllavëve) dhe antenëve. Ekzistenca e shoqërive të tillatë sjellshme duhet presupozuar edhe në rastin e zakonit të gjakmarrjes, mbi të cilin njofton Strategica. Të huajt shoqërohen miqësisht nga një vend te tjetri; nëse mysafirit i ndodh një e keqe, mikpritësi i fundit fillon luftën (πολεμονκινει) për të marrë hak për të, gjë që përkon plotësisht me rregullat e gjakmarrjes së sotme sllave të jugut dhe ato shqiptare1.Të burgosurit nuk mbahen gjithmonë në skllavëri, por mund të kthehen në vendin e tyre pas një kohe të caktuar ose mund të qëndrojnë në vendin e sllavëve si miq të lirë; rasti më i fundit nxiti përzierjen e popullit me element të huaj. Sipas një lajmi te Theophylaktos Simokattes të dërguarit e sllavëve udhëtonin të paarmatosur, me instrumente muzikorë (χιϑάραι)2. 

Prokopi i përshkruan sllavët si burra shtathedhur, të fuqishëm. Ngjyra e lëkurës së tyre dhe flokët nuk ishin as të zinj e as biondë, por të kuqërremtë(υπερυϑρον)3, mënyra e jetesës së tyre e papërpunuar dhe e lënë pas dore, plot pisllëk. Sipas Stratetigca-s, vapën, të ftohtin dhe shiun, lakuriqësinë e trupit dhe mungesën e mjeteve të jetesës, e duronin më me lehtësi sesa frankët, langobardët dhe popujt e tjerë biondë (ξανα εϑνη). Banesat e tyre sipas Prokopitishin të varfra, kasolle të shpërndara larg nga njëra-tjetra, vendi i të cilave ndërrohej shpesh; ka gjasa të ishin ndërtesa druri dhe argjile. Lajmi të kujton përshkrimin e shtëpive të gjermanëve te Tacitusi, ku çdo shtëpi ishte e vetmuar pranë burimeve, pyjeve dhe fushave. Të gjithë këta evropianë veriorë kishin një neveri ndaj fshatrave tip qyteti dhe të dendur, siç ishin të zakonshëm te grekët dhe romakët. Sipas Strategica-s te sllavët çdo shtëpi kishte dalje të shumta; gjithçka me vlerë ishte groposur dhe fshehur. Sipas Jordanesit pyjet dhe moçalet u shërbenin si kështjella. Edhe sipas Menandrosit pylli i dendur ishte fortesa e tyre, në afërsi të fshatrave dhe fushave. Strategica-t lavdërojnë pasurinë që kanë në kafshë, drithë dhe mel, një dëshmi kjo për bujqësinë krahas rritjes së gjedhës. Por zakonisht vendi i sllavëve ishte i pakalueshëm, plot me pyje dhe ujëra. Fshatrat shtrihen zakonisht përgjatë rrjedhave të lumenjve, pak larg njëri-tjetrit. Në rast sulmi mbi vendbanimet e para gjithçka arratiset në pyje dhe moçale, bëhen sulme nga shkurrnaja dhe armikun e tërheqinbrenda, si në një grackë. Prandaj është më e lehtë që lufta me to të bëhet në dimër; atëherë ujërat janë të ngrirë, pyjet pa gjethe, dhe dimri tradhëton çdo gjurmë. Këtë epërsi të fushatave dimërore e njihnin në mesjetë po aq mirë në Rusi dhe Lituani, si në vendet e Hemusit, ende në kohët e perandorit Bazili II dhe Manuel Komneni. Por autori i Strategica-s këshillon që edhe stina e verës mos të lihet pa u shfrytëzuar, meqenëse dendësia e pyjeve me gjethe u lehtëson të burgosurve romakë arratisjen në vendin e sllavëve. Duhej vepruar me kalorës të armatosur lehtë dhe me këmbësorë, me shigjeta dhe me gurë që i vërvitin, me marshime në heshtje të plotë dhe me sulme të papritura në kolona të ndara.  

Mbi pikëpamjet fetare të sllavëve Prokopi e di se ata nderonin një Perëndi, Zotin e bubullimës dhe të gjithësisë, të cilit i flijoheshin qé dhe flijime të tjera. Krahas kësaj, ata nderonin perënditë e lumit, nimfat dhe demonë të tjerë. Idhuj nuk përmenden. Ishte një paganizëm i thjeshtë, si ai i kretasve apo romakëve në periudhën më të lashtë. Sipas Strategica-s, të vejat vetëvriteshin pas vdekjes së burrit. Mbreti Musokios, siç tregon Theophylaktosi, u sulmua natën dhe u burgosnga trupat romake lindore, i dehur nga vera gjatë një gostie të përmortshme për vëllain e tij.  

Plaçkitja dhe lufta ishin të përditshme. Sllavët dhe antenët nuk luftonin vetëm kundër armikut, por edhe kundër njëri-tjetrit. Ushtritë e sllavëve sipas historianit Justinian, siç e thekson gjithashtu edhe Tacitusi, ecnin në këmbë. Prokopi përshkruan gjithashtu edhe frankët e dikurshëm si popull këmbësor, te të cilët në kuaj uleshin vetëm mbretërit me shpurën, në një kohë kur në sistemin romak të luftës kalorësia e kishte prej kohësh përparësinë. Po ashtu, ushtria e rusëve në Silistria (971) sipas Leon Diakonos, përbëhej vetëm nga populli këmbësor. Përballë këtyre këmbësorëve kishte epërsi përherë në fushë të hapur kavaleria sulmuese e hunëve, avarëve dhe e popujve të tjerë nomadë. Sipas Prokopit sllavët nuk mbanin koracë; armatimi i tyre përbëhej nga heshta dhe mburoja, ose nga dy ushta gjuajtëse, të cilat i njeh edhe Johannes von Ephesos. Harku prej druri te Strategica është arma kryesore, me heshta të vogla të helmuara, të cilat njiheshin ende në vendet e Ballkanit në mesjetën e mëvonshme. Sipas Prokopit, Johannes von Ephesos dhe Strategica-s sllavët luftonin pa dëshirë në fushë të hapur, më me dëshirë ata luftonin në terren të thyer pas shkëmbinjve dhe pemëve, në pyje dhe shtigje të ngushta, të ushtruar me surprizat e të gjitha llojeve, në sulme të natës dhe me përvojë si notarë të mirë në luftë në ujëra dhe moçale. Por shpejt ata mësuan të pushtonin edhe kështjella me mure dhe muret e qytetit t’i sulmonin me shkallë, pas një breshërie të shtënash. 

Nga atdheu sllavët prunë me vete një praktikë të madhe në udhëtimin e anijeve në lumë, i cili në fushat e Rusisë dhe Polonisë kishet përherë një rëndësi të madhe. Në degët e lumenjve të Danubit në Vllahinë e sotme sipas Theophylaktosit ata shpesh posedonin bashkë 150 barka ose “therka” kundër të cilëve vepronin nga Danubi edhe flotat romake lindore të lumit4. Sllavët u ndërtuan avarëve në Sirmium anije për kalimin mbi Danub dhe Savë, krahas mjeshtërve italianë të ndërtimit të anijeve, të cilët mbreti i langobardëve ua kishte dërguar në atë kohë prijësit5.Udhëtimi në lumë me anije e lehtësoi kalimin në udhëtimin në det, ashtu si rusët paganë të shekullit të 9 dhe 10, edhe kozakët e shekullit të 17 me barkat e tyre të lumit mund të vizitonin Detin e Zi. Një dëshmitar okular i sulmit të Kostandinopojës (626) shkruan se sllavët do të kishin fituar shumë përvojë në rrahjen e detit, qysh kur kishin rënë në kontakt me romakët6. 

Me rënien e trupave kufitare romake për sllavët ishte e lehtë që të imitonin shembullin e gjermanëve dhe të hunëve për të plaçkitur provincat dhe qytetet dhe fshatarët me familjet e tyre t’i çonin në burg. Për mizoritë e tyre tregon Prokopi, sesi të burgosurit, të cilët nuk mund t’i merrnin me vete, bashkë me qetë dhe delet i bënin shkrumb e hi në shtëpi. Romakë të tjerë u vunë mbi hunj me majë, ose u lidhën midis katër hunjve dhe u vranë për vdekje me topuzë si qenër apo gjarpërinj. Të gjitha rrugët e Ilirisë dhe Trakisë pas këtyre fushatave plaçkitëse, ishin plot me kufoma të pavarrosura. Një oficer kalorës romak i burgosur, Asbadi, u rrop nga sllavët dhe u dogj7. 

Marrëdhëniet e sllavëve me fiset e hunëve pontikëështë pak e njohur. Ata nuk mund të ndërmerrnin fushata të përbashkëta, meqenëse hunët e përshkonin shpejt si kalorës vendin e hapur, zakonisht në dimër, ku mund të kalonin lehtë mbi Danubin e ngrirë, por sllavët, si popull këmbësor, përparuan me ngadalë, dhe në verë duhet të qëndronin në pyje, përpara se të binin sërish gjethet. Megjithatë, konfuzionin e shkaktuar nga fushatat e njërës palë, e shfrytëzuan ndërmarrjet e të tjerëve. Antenët ishin armiq të hunëve. Justiniani i vendosi ata si roje kufitare kundër hunëve. Me romakët antenët kishin aleanca, si nën sundimin e Justinianit ashtu edhe në atë të Justinit II dhe Maurikios. Sipas raporteve të Prokopit, sllavët ishin miqësuar edhe me gepidët8. 

Si mercenarë, çetat sllave nuk shërbenin vetëm te princi langobard Ildigis, por edhe te romakët. Ishin trupa të rekrutuar nën udhëheqësit vendës apo tëarratisur, siç i përmend Strategica, të nxitur nga armiqësi të panumërta fisnore dhe gjakmarrje për të shkelur në zonën romake. Në këto kohëra shpesh shfaqej edhe rasti kur të burgosurit i dërgonin në provinca të largëta si ushtarë. Në rrethimin e parë të Romës strategët Martinus dhe Valerianus u dërguan në Itali, me 1600 kalorës, shumica hunë, sllavë dhe antenë (538). Në fushatën e dytë të Belizarit në Itali veproi një çetë e vogël antenësh, e stërvitur në një luftë të vogël nëLukania (547)9. Në vendngjarjen e luftës persiane në Lazica (549-556) Agathias përmend një anten, Dabragezas-in, si nëngjeneralnë betejën e kalorësve dhe në operacionet e anijeve kundër persëve në Phasis (djali i tij quhet Leontinos) dhe një sllav Svarun-in në luftërat kundër misimianëve kaukazianë10.Edhe nën sundimin e perandorit Maurikios te Theophylokatosi përmendet një sllav me emrin Tatmir si komandant i një reparti romak anë Danubit. Madje këta mercenarë nën flamujt e Bizantit ishin të krishterët e parë në mes të sllavëve; paganët nuk i duronin dot më në ushtrinë perandorake. Ka të ngjarë që nga kjo periudhë e kanë prejardhjen fillesat e para të terminologjisë sllave për konceptet e krishtërimit, në të cilën p.sh. me emrin Christi nuk emërtohen vetëm të krishterët, por edhe kryqi  (serb. krst) dhe pagëzimi (serb. krstiti). Nëpërmjet marrëdhënies me romakët e Danubit dhe bizantinët nis te sllavët e jugut marrja e fjalëve të huaja të panumërta romane dhe greke. Kontakti me romanët në kohët më të vjetra ishte më i dendur sesa me grekët. Sllavët vetëm rrallëi quanin bizantinët si romakë (Rumi), siç e quanin veten romakët e lindjes(Pωμαιοι) ose siç u quajtën prej persëve, arabëve dhe turqve (rȗm, Urum), por zakonisht si grekë (Grk, Grčin), krejt sipas përdorimit të gjuhës romane (rum. dhe shqip grek). Perandori, në latinishten e mëvonshme caesar, quhej edhe te sllavët cȇsar, siç mund të lexohet ende në përkthimin e ungjillit në sllavishten kishtare dhe në shkrimet e tjera më të vjetra, te kroatët sot ende ćesar, cesar, në lindje tanimë në mesjetë si pasojë e theksimit të rrokjes së fundit përkon me cьsar, car. Qyteti perandorak Kostandinopoja në sllavisht quhej Cȇsar’ grad (caesaris civitas) më vonëCar’ grad, serbisht sot Carigrad11.  

 

Përktheu nga gjermanishtja Dr. Elda GJANA – BORIÇI, Tiranë 

Çka mund të mësojnë Shqiptarët nga tragjedia Serbe e fillim majit 2023

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , historian, Prishtinë

Serbët kanë filluar ta vrasin njeri tjetrin publikisht, më në fund. Me këtë dukuri shoqëria serbiane po tregohet se është e smurë nga sindromi i inferioritetit dhe superioritetit dikur. Në fund të shekullit XX pata shkruar për EUTANAZINË, që kufoma Serbi politike duhet ta përjetojë, në mënyrë që në për Ballkanin mos të flitet si një “infeksion” që mund ta përfshijë Evropën. Po, pata shkruar se Evropa e ka siellë Ballkanin, pra Serbinë në pozitën e belagjisë, e jo e kundërta. Kështu në Serbi po dëshmohet se njerzitë më të smurë janë ata me grada shknecore, dhe fëmijët e tyre. Po, ky konstatim është i vërtetë, sepse fëmijët serbian, në përgjithësi, sot jetojnë me shenja naziste. Ata janë lindur dhe piekur në to dhe në to do të vritën.  Nga superioriteti në anën tjetër në Serbi janë të smurë sidomos: popat, oficeër, policët vrastarë, nëpunësit e lartë-tërë kamarilla që ka jetuar në fantazi radioaktive, duke mos shiquar fare prapa, por duke planifikuar vrasje te të tjerëve, krejtë duke imituar vllaun e madh në hapësirë jetësore, madje duke u promovuar tinzisht se “janë Rusia e dytë për kah fama”. Mjerishtë, kësaj “fame” i kanë vënë zjarrë “energjitik” edhe francezët dhe anglezët me gjerman e austriak, së bashku, kuptohet gjatë historisë. (shiqo: Tajna Konvencia izmedju Austro- Ugarske i Srbije 28 VI 1881, për sfera të interesit në Ballkan). Me këtë konventë ka vrarë e prerë serbiani gjatë gjithë shekullit XX, sidomos shqiptar.

Për çudi 4 maji 2023, përputhej me promovimin e Nikollaj Velimiroviqit, pop dhe politikan, adhuronjës i Adollf Hitlerit, njëri ndër ideatorët e shfarosjës së hebrenjëve në Serbinë e Milan Nediqit më 1941/4. Lidhur me këtë, po e shtoj vetëm edhe një relikt serbian, se Kisha Ortodokse Serbe i pati premtuar Adollf Hitlerit strehim në Hilandar më 1945. Mu për këtë, historianët serbian dhe ata kroatë ishin në një luftë pa kufi për tri dekada, për t` iu bashkuar edhe ekipi i historianëve shqiptar kroatëve, sepse qysh më 1902 serbiani Nikolla Stojanoviq, pati shkruar program për: “Shfarosjën e juej ose tonën”, ku shqiptarët dhe kroatët ishin mish për topat e tyre, që ua dhuroi Austria, për ta luftuar kinse Osmanlinë, e këta e luftonin Shqiptarinë. Dhe ai moment për serbianin “superior” u realizua gjatë tetor/nëntorit 1912. E tash kur e kanë kuptuar se janë inferior, sidomos pas luftës së UÇK-ës më 1998/99; pas sulmeve të NATO-s për ta penguar politikën  e tyre hitleriane që mos të metastazojë në viset tjera, e kanë kuptuar se nuk janë as inferior, sepse belaja u ka ardhur nga qielli, gratis. Nuk e di në çka do të katrrithën popat dhe oficërt e politikanët serbian në të ardhmën. Por e di që nëse nuk reflektojnë, populli serbian do të izolohet sikurse të ishte një “bakterje” infektonjëse.

Në çdo gjë pra, serbiani mund të ndryshoi, por në programinin e shfarosjes së atyre popujve që tangojnë me ta, janë të papërmirësueshëm. Programi për “Shafrosjen e juej ose tonën”, gjithëmonë aktual për Beogradin, tregon se kemi të bëjmë me një politikë nazifashiste që për të tjerët planifikon llogore dhe kampe përqëndrimi. Kështu më 28 VI 1924, nuk  ishte rastësisht në tavolinën e punës së Nikolla Pashiqit (brenda i thonin se je cincar prandaj duhet tregohesh se…), plani i gjandarmërisë për therrjën e shqiptarëve. Pikërisht me këtë datë, Nikolla Pashiqi kishte planifikuar që në Gazimestan të tubohën 582 ylema shqiptarë (intelektual-hoxhollarë shqiptar-Hb) dhe ata të likuidohën sikurse veproi pashai turk në Manstir më 1830, me 500 politikanë shqiptarë, të cilëve ua preu kokën brenda dhjetë minutave, pa asnjë reagim. Duhej të përseritët historia, sepse më 28 VI 1913, po në Gazimestan u likudiuan 550 shqiptarë të zgjedhur brenda 30 minutave, thonë dokuemnetet serbiane me shenjë sekret shtetëror: 0 13/13, 28 VI/1913 në Albanska Arhiva, Dosja: “Albanski odesek”). E vërteta, shqiptarët ylema të palnifikur për likuidim më 28 VI 1924 i shpëtoi Nazim Gafurri, sepse të gjithëve u tha hapur: “Nuk duhet të shkoni në darkë, sepse gjellën e kanë bërë me mish derri”!. Kuptohet, si kundër peshë, likudimi i Nazim Gafurrit pastaj do të ndodhë në dy etapa. Më 1927 e palgosën. Kurse më 1928 e likuiduan mizorisht, duke ia mveshë atentatin një shqiptari, që nuk kishte lidhje me tribunin shqiptar.

Pse serbianëve po ju përseritet historia si bumerang  

E ndigjova me kujdes Kryetarin e Serbisë duke moralizuar, dy herë para popullit tij të zhytur në psikologji kriminale, duke folur me një ofshamë që le përshtypje të njeriut që brengoset për fotele se për vrasje makabër, nuk i jep pesë pare, sepse është mësuar me vrasje masive të shqiptarëve duarthatë. Po mbushën mbi 30 vjetë që në Serbi të gjithë flasin para fëmijëve sidomos se:  “ Ne Serbët nuk kemi armiq më të mdhjenë se shqiptarët, e nëse duhet ta ngrem kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t` i urrejë ata. Që shqiptartë ta lëshojnë vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë t` ua nxijmë jetën”.  Shqiptarëve, në frymën e kësaj politike nazifshsite mësonte Vasa Çubrilloviq dhe popi Nikollaj Velimiroviq: “Duhet t` ua mohojmë prejardhjën ILIRE, EPIROTE, DARDANE; duhet t` ua ngatrrojmë emrat dhe çdo simbol kombëtar; duhet sidomos gjuhën dhe zakonet t` ua shkatrrojmë duke i lërë pa miqë, duke ua vjedhur hostorinë, në mënyrë që mos të kanë asnjë fërkim me vatrat e tyre të lashta PELLAZGO-ILIRE-DARDANE E EPIROTE”. Kjo politikë morbide është në “çarkullim” edhe sot.

Historia te serbianët nuk mësohet ajo vret e pret kundershtarë 

Botërisht dihet se më 2 prill 1981 patriotët demonstrantë shqiptarë, e filluan përleshjen me policinë dhe ushtrinë serbiane, me armë të grabitura nga kamionët që sillnin armatim për sërbët që i kërkonin special, për të vrarë shqiptarë. E pse mos të thuhet se ai armatim u dedikohej qytetarëve serbian. Po, në veri të Prishtinës, në vendin e quajtur BESI, pati filluar të shkruhet histiria shqiptare, për të vazhduar në Prekaz më 13 maj 1981 kundër Tahir Mehës me familje. Po e theksoi për herë të parë se në Germi, ku ishin siellë kufomat e milicëve të varrërë nga Tahir Meha me babë, kishin mbetur gjurmët e 14 milicëve ku ishin ekspozuar kufomat e tyre. Dhe ajo përpiekje për kryengritje nga viti 1981, nuk pushoi deri më 1 tetor 1997, kur rinia partiotike studnetore dhe profesorët atdhetar dualën ball për ball me tanket e armikut serbian, që ishte mësuar të vrasi i masakroi dhe mos të përgjigjej për asgjë. Pra, në këtë ditë ka filluar lufta e hapur me okupatorin serbian, dhe nuk pushoi për asnjë çast deri më 10 qershor 1999, kur ushtria dhe policia serbiane u detyrua ta nënshkruajnë KAPITULLIMIN në Kuamnovë para forcës së NATO-s dhe UÇK-ës, që ishte prapa saj si ushtri këmbësorie.

Le ta dinë A. Vuçiqi e kompania 

Nuk ka pasë hyrje të ndërtesave në kyeqytetin e Kosovës (Prishtinë), që nuk ka qenë i stacionuar një tank, nga 28 marsi e deri më 10 qershor 1999. Pranë tankut,në çdo hyrje ishin nga pesë ushtarë dhe tre policë, të armatosur deri në dhëmb, duke soditur se kush po hynë dhe po del nga ndërtesat e banimit. E sa femra dhe mashkuj janë grabitë pa xhurmë në ato rrethana, këtë e dijnë vetëm serbianët. Ata e disjnë sa shqiptarë janë dhunuar dhe masakruar e humbur kufomat, vetëm ata dhe shtabet e tyre serbiane, e dijnë. Po mbi të gjitha A. Vuçiqi ishte ministër i informatave, të një shteti nazifashist që i ka hapur 600 varreza masive, që ka bartë kufoma deri në Batajnicë e gjetiu nepër Serrbi. Edhe këtë fakt kryetari serbian e ka të njohur. Madje e ka të njohur kur e ka bombarduar Burgun në Burim. Po edhe Ivica Daçiqi me kompani e ka të njohur se sa shqiptarë pacientë janë masakruar nepër korideoret e Spitalit Prishtinës, sa shqiptarë janë vrarë në një burg të improvizuar në Dardani, ku tani ai vend është shndërruar në shitore mallrash ushqimore. Po, pas çlirimit e pata vizutuar atë “strehimore burg”, dhe hapur aty shiheshin muret dhe toka e përgjakur. Askush nuk e ka hulumtuar nga prokurorët e UNMIK-ut, apo EULX-it që këtë çështje e kanë pasë të ndaluar për shqiptarët, qofshin ata hulumtues shkencor, prokurorë apo gjykatës. Pra atë vend në Dradani dhe me mija vende të tilla nepër Kosovë, do të mbesin vetëm për të vajtuar sukurse unë tani, kuptohet edhe me fajin e ndërkombëtarëve.

Po, po mbahet mend kur serbët kërkonin armë 1990-1998, kptohet për t` i vrarë shqiptarët. Për të kaluar në një realitet që nuk kishte familje serbiane në Kosovë që nuk ishte shndërruar në një arsenal armatimi, të çdo lloji, nga automatikët e deri te pushkomitralozët, e prodhimit rus, tani po deshmohet se kur armet u kanë dalë për hundësh popullit serbian, i cili pesë herë e votoi Milloshin, po dëshmohet se familjet e tyre janë sterilizuar nga dlirësia; janë infektuar me tregime para fëmijëve duke debatuar se si: “ duhet vrarë fëmijë shqiptar, kur nënat i kanë ngryk”. Serbianët tani e kanë rendin për ta paguar llogarinë e tyre të çmendurisë nazifashiste, e cila nuk guxon të përseritet më në Evropë.

E kam lexuar librin e serbianit: “QESHJA nën trekëndshin e varjës”. Dhe jam i obliguar moralisht t` u them serbianëve se më në fund është rendi të reflektojnë, do të thot ta kuptojnë se ata serbianë që e kanë lëshuar Kosovën, kanë qenë shtresa e privilegjuar si kolonista, që ua kanë grabitë shqiptarëve tokat, dhe si dahi që ishin prap do të kërkojnë: “kthim në vendin e krimit”, sespe janë mësuar të fitojnë çdo gjë.

Po, po, i kam hulumtuar kampet e Përqëndrimit më 1920-1924 të hapura special për familjet e njohura shqiptare të strehuara në: Nish, Çaçak, Leskofc dhe Nikshiq. Ato kampe serbe ishin të dedikuara për familjet e njohura shqiptare, që nuk kishin pranuar të shpërngulën në Turqi. Shtrohet pyetja, sa fëmijë kanë lind në ato kampe përqëndrimi, e të gjithë kanë vdekur nga infektimet dhe smundjet e pasherueshme. Lidhur me këtë, po e theksoi se 315 fëmi vdiqën urie vetëm në Kampin e Përqëndrimit në Nish nga viti 1921-1924. Fakturat për këtë tragjedi mendoi se do t` i paguan populli serbian, i cili nuk është përfshirë nga KATARZA e pendimit dhe pagimit të reparacioneve. Po, edhe në mes Luftërave botërore, e pas vitit 1949 e deri më 1966 në dy limane: në Tivar dhe Selanik kanë kujdestarur anije të ankornuara evrpiane, të cilat i kishte kontraktuar Beogradi, për të bartur shqiptarë në Anadolli. ( shiqo: Dosja e “gazatarit”: Hulusi Kejnanit, në DASIP.B. 1937-1967, agjent i disa garnituave qeveritatre si: Menderes, Bajar, Ynen etj.).

Tash (2023) kryetari serbian propozon që çdo shkollë në Serbi të militarizohet 

Më kujtohet kur shkova për të punuar në Podujevë, si arsimtar, më 1 shtator 1969. Pa pritë e pa kujtua, në shkollë erdhën të gjitha banditët komunistë dhe filluan të kërcnohen se: “Në oborrin e gjimnazit më 28 XI 1969, duhet stacionohen 100 milicë.  Nepër koridore të gjimnazit, duhet të sillen milicët dhe supovcat si civilë. Ndërsa arsimtarët të mbajnë mësim”, sespe është rrezik se do të ketë demonstrim rinor”.(përshkrim besnik). Pata reaguar në prani të tyre se: ” Aty ku ruan milicia, aty mësim nuk mbajë. Dhe u detyrova të largohem nga shkolla, edhe pse e kisha ideal të punojë me ata fëmijë të etshëm për dituri dhe çlirim kombëtar. Edhe pse u punësova menjëherë në Gjimanzin e Prishtinës, emocionet, pse ua ktheva shpinën atyre nxënësve në Podujevë, nuk pushuan kurrë. Pra, fëmojët janë dielli i ardhmërisë, sikurse u bënë nxënsit e mij kudo që ishin dhe jetonin për dituri të reja, për të marrë pjesë në UÇK, jo më pak se 311 sa e do deri me tash. Por, të kuptphemi, ata kanë bërë luftë të drejtë, çlitrimtare.

Sot (2023) Kryetari i Serbisë propozon që: “populli serbian të çarmatoset e vet me Sheshelin e Milloshin e Daçiqin e kanë armatosë dhe indokrtrinua po këtë popull së bashku me popat e fashizuar dhe mjeshtër të rrenave adventive dhe grotekse. Dëgjova, se nepër shkollat serbiane në Serbi, do të patrollojnë policë me e pa uniformë, për të zbuluar se kush mund të jetë vrasësi i radhës ndaj fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm. E vërteta, edhe një vrsaje masive ndodhi në një qytezë të Serbisë nazifashiste. Ndodhi aty ku çdo shtëpi është bunker armatimi, ku çdo shtëpi më 1999 i kishte nga 10 deri 15 mercenarë që kishin bërë mizori në Kosovë, kundër shqiptarëve duarthatë. Ata me tregimet dhe lavdatat e tyre kanë lërë gjurmë psikologjike, prandaj vrarëja e njerzëve për ta është një lojë bigjozi, sepse tërë Serbia ishte në lojë bigjozi e sot pa vetëdie është në pranga të së kaluarës.

A është ndezja e çirive në Prishtinë teatër apo dhimbsuri? 

Pati në Prishtinë realitet që para Teatrit Kombëtar kombëtar, disa qytetarë shqiptar, madje në prani të pushtetatrëve ndezën çiri.  Naivitet ose idiotizëm i thon këtij gjesti në rrafshin e etnopsikologjisë, sepse Aleksander Vuçiqi për çdo ditë, po kërcnohet, se jemi të armatosur si kurrë më parë, kuptohet për ta kthyer Kosovën sërish në koloni serbiane.

Ndoshta Kryetari i Parlametit Republikës Kosovës me ngushllimin e tij drejtuar popullit serbian, në anën tjetër, ka bërë punë humane, sepse në Parlament ka edhe serbian. Por, Kryetari i Parlamentit duhet të mësojë se ai serbian që në Makofc i ka prerë shqiptarët me sharrë, është ende gjallë dhe kohë pas kohe endet nepër Kosovë, pa therrë në këmbë. Ai ka emër dhe mbiemër e ne kemi polici dhe AKI, kinse shumë profesionale, por që “nuk dijnë asgjë”. Lidhur me këtë, po deshmojmë se: “ne nuk jemi as qytetar të mirë, as punëtor të mirë, po as sundimtarë të mirë, sespe nuk jemi stabil dhe nuk jemi kah shohim përtej bregut asgjë”. Po, nuk jam kurrfar konspiracionisti, por duhet ta themi publikisht, se jemi të prirur me  iu kundervu njeri tjetrit me inate dhe më e shti “ndër BESË” për një fjalë. Madje, kemi shqiptarë në që në kulmin e luftës (1998/99) kanë punuar për okupatorin, dhe sot punojnë për ta përbaltur UÇK-ën, dhe luftën e saj të drejtë, duke “siguruar jetë të mbrojtur nepër Evropë, e duke dëshmuar rrejshëm, duke u paguar nga kusarët e Vuçiq-Daçiiqt pa asnjë problem. Këta jemi dhe dhezim çiri për t` u dukuar se jemi filantrop ndaj të tjerëve. Ndoshta por mbi 1500 të masakruarëve ende nuk u dihen as varret. Pra kolektivisht duhet të jemi të përgjegjëshem, dhe jo dikush ta mbush qytetin me përmendore, e dikush që ka bërë burgje politike dhe luftë atdhetuare, madje edhe të shahet. Këta jemi dhe si të tillë bota na njeh fare mirë.

 Serbia është tinzare dhe nazifashizuar 

Serbia është tinzare dhe e nazifashizuar, së cilës do t` i duhet kohë për t` u denacifikuar populli i sharruar në urrejtje dhe shovinizëm, populli që mednon se është i zgjedhur, që nëse ka perandori në qiell, e nuk ka, ajo u është rezervuar serbianëve dhe prijësve politikë të tyre, nga Shën Sava të cilit ia kanë verbuar të dy sytë, në luftën për pushtet të afërmit e tij. Prandaj, vështrë të ndalet derdhja e xhakur brenda këtij populli, aty ku xhaku është bërë modë e komoditetit, është bërë një lloj simfonie shoviniste, që të jetohet mbi kundërmimin në te, dhe për te!

Fjalimi i kryepopit serbian 

Më 5 maj kryepopi serbian e mbajti një fjalim për fëmijët e vrarë në bankat e shkollës. Popi, që në sytë e tij palonte urrejtje dhe mykësi shoviniste, i ftoi serbianët të heshtin! I ftoi të heshtin, sepse shtresa e ulët nëse fillon të flasi, edhe këta do ta kanë fatin e Milloshit, prandaj këta do ta zbulojnë se fëmiu serbian e paska planifkuar tragjedinë edhe më të gjërë. Shtrohet pyetja përse dhe kush ia ka imponuar atë veprim monstruoz. Po, një fakt duhet shënuar se për vrasjen e dyfishtë në Beograd dhe në një qytezë serbiane, nuk do të mundën më për t` i kauzuar më shqiptarët siç kanë vepruar për nja 200 vjetë, duke vrarë vet serbian dhe duke ua mveshë shqiptarëve. Ajo kohë ka kaluar. Madje në Mitrovicën Veriore më 6 maj 2023 hudhën bombë në kamera dhe vetura, sepse në njerëz tani për tani nuk kanë nevojë sepse as varrosë të masakruarit nuk i kanë ende. E koha do të tregoi se serbianët kanë nevojë që çdo famije ta ketë nga një psikiatër dhe policë që i shoqërorn. Prandaj, cili do t` iu preferoi një kohë dyvjeqare që mos të flasin, ashtu si i porositi kryepopi, do të jetë një fitore e pafytyrësisë. Po ne të viktimizuarit, nuk i besojmë këtij falli poplitik të popoave dhe “psikiartrave” serbian, sespe deri sa t` i paguajnë REPARACIONET, sherim të shoqërisë serbiane nuk ka. E, vështirë do ta kemi edhe ne, fqinjët e tyre, sepse smundjës tyre nuk i shihet ilaqi as  fundi në horizont.

E kishin pasë pyetur komunistët jugosllavë një brigadë punëtorësh: a jeni lodhur? Kryepunëtori do të përgjigjet: Nuk jemi lodhur duke punuar 6 ditë në javë. Por jemi lodhë duke dëgjuar politikë prostitucionale qe 50 vejtë.  Ja e tillë është edhe jeta reale në Serbi dhe ne jemi të “detyruar” amdje edhe t` u ndezim çirijë.

Më 7 maj 2023 

Ne na e kanë zhveshur kulturën përdhunshëm përgjatë dekadave dhe kjo ka lidhje të pashmangshme me regjimet dhe tranzicionet politike

Nga: Ervina Toptani, Tiranë

  • Kultura, një ndër pikat më të rëndësishme në lidhje me interesin kombëtar shqiptar. Eshtë një titull i rëndësishëm, një filozofi e lidhur me ekzistencën e një kombi të cilën nëse do ta shndërroja në një punë të plotë e të mirfilltë do t`i shtoja dhe 3 pika të tjera: atë ekonomike, ushtarake dhe politike.

Pra, secila nga këto pika më vete shërben për të dhënë konfigurimin e plotë të rëndësisë së kombit e bashkë me të në mënyrë të pandashme edhe të shtetit. Interesi kombëtar është një koncept, pjesët përbërëse të të cilit nuk janë fort të thjeshta për t`u përkufizuar në një shkrim të shkurtër. Ai është i lidhur ngushtë me karakteristikat e një kombi sikurse dhe me ndjenjat popullore të cilat në mënyrë të vazhdueshme e të pandërprerë përcaktojnë vazhdimësinë e tij të ndryshueshme në kohë e në hapësirë.

Si koncept, është më mirë i shpjegueshëm në fushën e politikës sesa në fushën e shkencës, pavarësisht se në vetvete ai përbëhet nga ato principe dhe vlera të cilat, (sic shkruan dhe Tocqueville në librin e tij “Demokracia në Amerikë”), përfaqësojnë duke filluar nga pikënisja shoqërore e rrugëtimit social, pikën referuese në të cilën shoqëria e shteti në themel të saj, shohin orientimin drejt rrugës së vazhdimit e ngritjes së tyre. Kur vjen puna tek shpjegimet e nocioneve filozofike në përgjithësi mua më pëlqen më shumë t`i referohem enciklopedive italiane, si një sinonim i kulturës së padiskutueshme botërore. Enciklopedia italiane mbi shkencat, fushën e letrave dhe artit, “La Treccani”, e përkufizon kulturën si: “bashkësia e njohurive intelektuale të cilat të përftuara nëpërmjet studimit, letërsisë, eksperiencës, influencës së ambientit, të përpunuara në mënyrë subjektive dhe autonome, bëhen element i përhershëm i personalitetit, duke kontribuar për të pasuruar shpirtin, për të zhvilluar e përmirësuar aftësitë individuale, veçanërisht aftësinë e të gjykuarit”.

Ne na e kanë zhveshur kulturën përdhunshëm përgjatë dekadave dhe kjo ka lidhje të pashmangshme me regjimet dhe tranzicionet politike që kemi kaluar përgjatë viteve. Ka lidhje të pashmangshme edhe me atë çka reflektohet sot tek brezi i ri, tek grupimet politike të cilat udhëheqin një popull dhe një shtet që nuk bazohet më tek kultura si një ndër pikat e rëndësisë së veçantë sepse pikërisht këtu reflektohet dhe mungesa totale e kulturës politike, e kulturës së udhëheqjes, e kulturës së kuptueshmërisë së interesit kombëtar si pjesë e pandashme e konfigurimit të plotë të nocionit komb dhe shtet. Këto nocione duken filozofike por në trajtimin e tyre (nëse në Shqipëri do të ishin trajtuar ndonjëherë) mbartin gjithë thjeshtësinë dhe lehtësinë për të kuptuar me shembuj konkretë thelbin që duhet ta vinim në zbatim çdo ditë. E them këtë sepse kultura është një proces formimi individual i bazuar mbi të mësuarit e të nxënit e disa dijeve, qëllimi i të cilave është zhvillimi i ekuilibruar dhe i plotë i personalitetit njerëzor por është njëkohësisht dhe mënyra e jetesës, të menduarit e të shprehurit si pjesë e aktivitetit intelektual të njeriut, të cilat të marra së bashku karakterizojnë një grupim shoqëror.

Artikulimin e saktë të këtij procesi kompleks, kulturës pra, e gjejmë të preçizuar në trinomin: gramatikë, retorikë, dialektikë sikurse dhe në aritmetikë, gjeometri, astronomi e muzikë e mbi to vjen zonja e vërtetë, filozofia, e quajtur edhe si bashkërendëse e teologjisë. Në ditët tona, kultura në botën perendimore, të asaj që ka mbetur prej vlerave të cilat globalizmi po dëshiron kaq fort t`i përpijë e t`ua humbë kuptimin e vërtetë, konsiderohet si formimi rrënjësor i njeriut. Po i përmend të gjitha këto fakte për të trokitur në brendinë e shpirtit e të mendjes të atyre që do e lexojnë këtë shkrim sepse jam e ndërgjegjshme që shumica nuk ka kohë për të humbur për të reflektuar tek mungesa e kulturës në shoqërinë tonë të sotme shqiptare. Për ta ilustruar fare thjesht e me fjalë aspak të vështira: grupimet politike (sepse kurrsesi ne nuk kemi elita politike, ato do t`i kishim nëse kultura do të kishte qenë në mënyrë të vazhdueshme në themel të formimit tonë individual njerëzor e më pas si grupim shoqëror) që na udhëheqin kanë mungesë të theksuar të kulturës politike e shkencore e kjo reflektohet më së miri në politikat që ata ndjekin për të zhvilluar shtetin, plotësisht inekzistente.

Ne vuajmë pikësëpari si shoqëri prej mungesës së kulturës e cila më pas reflektohet në çdo hallkë tjetër duke filluar tek ato në dukje më të parëndësishmet: mënyra sesi flasim, si ushqehemi në tavolinë në nivel të përgjithshëm shoqëror, si prezantohemi në publik, si e trajtojmë gruan brenda e jashtë familjes, si na përdorin, mashtrojnë individë të tjerë me pushtet politik për t`u ndërsyer ndaj njëri tjetrit, si i kërkojmë të drejtat kur na i shkelin, mënyra sesi imponohemi kur nuk jemi dakord me mendimin e tjetrit, sesi fyejmë kur diçka nuk na pëlqen, mungesa e konceptit të respektimit të lirisë individuale tek tjetri e cila më së shumti tregon këtë mungesë tek vetja.

Mënyra sesi respektojmë ambientin ku jetojmë, toleranca ndaj tjetrit, respektimi i rregullave, ligjeve, botëkuptimi për të rrokur të bukurën në të gjitha dimensionet e për t`u frymëzuar prej saj, mënyrën e të kuptuarit për të nxjerrë mësime nga ato që jetojmë e për t`i vënë në zbatim të përmirësimit të të ardhmes. Të gjitha këto pjesëza të vogla të thëna shkurtimisht reflektojnë kulturën tonë, për të mos futur këtu zhvillimin e intelektit e cila është më së shumti pikë që i përket individualitetit. Të tjerat më lart janë normat bazike të kulturës që i imponon ambienti dhe shoqëria përreth. Përse kultura është kaq e rëndësishme politikisht? Kultura, qysh prej se njeriu ka lindur, përfaqëson një element shumë të rëndësishëm për jetën dhe të shkuarën e çdo kombi.

Duke e marrë për të mirëqenë këtë aksiomë mendoj fort se kultura duhet të jetë një ndër pikat parësore që një qeveri që ka dëshirë të jetë sa më gjatë në pushtet, duhet të ndërhyjë. (gjithnjë nëse individët që e përbëjnë këtë qeveri ia dinë kuptimin e mirfilltë nocionit “kulturë”). Për të qenë e qëndrueshme në kohë dhe për të qenë e shkrirë në ndërgjegjjen e shoqërisë të cilën kjo qeveri do të udhëheqë duhet të krijojë strukturën e një kulture që të nisë nga themeli përbërës i shoqërisë si e tërë duke zbritur tek individi si bërthama qëndrore e kësaj shoqërie. Pa kultivimin e individit nuk do të kemi kurrë një shoqëri të kultivuar. Hapja e muzeve, ndërtimi dhe pasurimi i bibliotekave (edhe nëse shoqërisë së pangopur materialisht që kemi ne sot kjo gjë nuk i pëlqen, rëndësi kanë brezat e ardhshëm), ruajtja e arkivave, etj, të gjitha këto do të thonë të “vesh dorë” tek pjesa më e rëndësishme e një kombi: tek tradita e tij, tek madhështia e tij e prekshme materiale e morale.

Është vërtet e thjeshtë për ta kuptuar: kultura është një bashkësi sjelljesh, vlerash, ideologjish organizative dhe sociale, elementë këto që ndihmojnë në interpretimin e universit tonë dhe menaxhimin e ambientit tonë natyral e social. Kultura është mënyrë jetese, tradita, kostumet, folklori, praktikat shoqërore në jetën e përditshme. Ta rizbulosh këtë tek vetja e tek njerëzit që të rrethojnë do të thotë të rizbulojmë vetveten dhe historinë tonë, ta bëjmë e ta pasurojmë këtë gjë do të thotë të ofrojmë cilësi intelektuale të denja për t`u vënë re. Më bën shumë përshtypje shpesh kur mendoj sa shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë e çfarë bën pjesa institucionale drejtuese që Shqipëria të jetë e pranishme kudo ku jetojnë shqiptarë. Shpesh ndodh që ambasadorët e akredituar në vende të ndryshme as nuk i presin shtatasit. Po marr një shembull të vogël si ilustrim në vendin ku jetoj: Austria është një shtet i vogël por me një prejardhje kulture gjigande.

Pjesë e kësaj kulture dhe e veçantisë që ajo përfaqësonte ishin nacionalitetet e ndryshme të popullsisë në kohën e Perandorisë, jo pak por rreth 27 të tilla. Të gjithëve u lejohej të flisnin gjuhën e tyre e ta mbanin gjallë atë me çdo mënyrë. Të gjithë gatuanin e visheshin sipas zakoneve të tyre, bënin shfaqje publike e prezantoheshin me të mëdhenjtë e tyre në fushën e letrave e artit. Po sot, e kam fjalën sot sot, tani që po shkruaj, kjo Austria e vogël, që prej dekadash të gjata nuk është më Perandori, ka ruajtur traditën e prezervimit të zhvillimit të kulturave të ndryshme në vendin e saj. Këtu ka mësues shqiptar (mësues të dhjetra gjuhëve të tjera sigurisht por po veçoj mësuesit e gjuhës shqipe në Austri) që sipas planit qeveritar (të çdo qeverie që vjen në pushtet e cila ka një fond të veçantë të akorduar për këtë gjë) paguhen nga shteti austriak për të dhënë mësim në gjuhën shqipe për fëmijët e grupmoshave të ndryshme me origjinë shqiptare. Që ata të mos e humbin gjuhën e tyre, që të marrin njohuritë të paktën bazike në gramatikë e linguistikë.

E siç e bëjnë për gjuhën shqipe e bëjnë edhe për shumë gjuhë të tjera, përfshi këtu dhe mësimin fetar në të paktën 5 fe` të ndryshme. A nuk do të ishte më bukur që qeveria shqiptare të dërgonte mësues të gjuhës shqipe e jo vetëm, në rolin e emisarëve të kulturës, të cilët të bënin jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe po dhe histori, letërsi, etj., e të cilët të paguheshin prej qeverisë tonë në marrëveshje me qeveritë e vendeve nëpër botë ku jetojnë shqiptarë?

Impakti i diçkaje të tillë do të ishte i mrekullueshëm tek brezat që rriten, duke mos e humbur kurrë lidhjen me bërthamën e shpirtit, Atdheun. Por nesër duke përftuar dhe shtetasit e “huaj” por me gjak shqiptar që të kthehen në vendlindje, të kontribuojnë për ta ngritur e fuqizuar atë në fushën e biznesit, ekonomik e financiar. Atdheu ynë do të bëhej i madh dhe i pakufishëm duke jetuar në çdo zemër që rreh shqip deri në qytetin më të largët.

Dhe kjo do të ishte një mrekulli që do e bënin të mundur individët me kulturë, nëpërmjet së cilës do të prodhonin vetëm të mira, begati e mendje brilante. Sepse në fund të fundit kjo është kultura e kjo përftohet prej saj! p.s. me lidershipin politik që kemi zgjedhur në dekada kemi përfituar “kulturalisht” pikërisht atë çka thoshte i madhi Fishtë “… njashtu siç na don hasmi”, (njatè që don hasmi me pa te na).