Kreu Blog Faqe 1060

Këngën dhe Shoqatën “Labëria” e kanë lartësuar gjigandët Qose, Kadare, Agolli

0

Këngën dhe Shoqatën “Labëria” e kanë lartësuar gjigandët Qose, Kadare, Agolli, i padituri, Tole dhe  Mërtiri

– Polifonia popullore labe nuk është  “produkt i serenatave greke”.

– Kemi dy dokumente të Vasil Toles, të cilat e shpartallojnë “mbrojtjen” e bujshme dhe false të mashtruesit Mërtiri.

– Sokol Shupo; Loja e tij me “isopolifoninë”, “filtron përmes kulturës greke”.

– Vasil Tole me tezat e tij antikombëtare të huton, sepse edhe vet nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare.

– Kush fyen këngën labe fyen Shqipërinë, ajo mbetet shqiptare dhe jo greke!

Shoqata Labëria “Nderi Kombit”

Në strategjinë e diversionistit Vasil Tole, pas ekspozimit të mashtrimeve dhe spekulimeve të tij me kulturën popullore shqiptare, është bërë ndarja e detyrave: Kristo Mërtirit i jep detyrën për të goditur simpoziumin e Shoqatës ‘Labëria’ për këngën polifonike, sikurse Vasil Gjikës i dha detyrën për të goditur emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit kurajoz Marin Mema. Dy nga veprimtaritë e rëndësishme që demaskuan veprën tinzare të Vasil Toles. Kristo Mërtiri, ndonse një gazetar i rëndomtë dhe mediokër, që askush nuk mban mend ndonjë shkrim në disa dekada të punës së tij, me një gjuhë që pëfaqëson një njeri të pakulturuar dhe me padituri të theksuara profesionale dhe etike, i shmanget problemit që ka trajtuar emisioni dhe simpoziumi për identitetin e kulturës shqiptare, Polifoninë popullore si “produkt i serenave greke”, dhe fyen rëndë Shoqatën ‘Labëria’, historikisht dhe aktualisht me kontribute në jetën e kombit shqiptar. Mërtiri, një fyell që këndon vetëm në vrimën e Vasil Toles, përdor gjuhën e një rrugaçi: “lërini dënglat e ndryshkura personale, fetare e krahinore”! Sikurse shihet, me një demagogji të neveritshme, Mërtiri tenton ta personalizojë problemin: “Dy-tre lakmitarë keqdashës “që ngjallen kur shohin dikë më mirë se veten dhe tërë jetën e tyre janë përpjekur t’i venë zile edhe miut, duke u tundur e shkundur me dekorata kallpe deri te ajo “Nderi i Kombit” (O Zot, i përfytyroni dot këta megalomanë myteberë përkrah….”

Me këtë fjalor ordiner, të rrugëve, bindemi se ky megaloman e ka në gjak rrugaçërinë.

Mërtiri nuk ka forcë logjike dhe analizë serioze për dy veprimtaritë kryesore të organizuara për korigjimin e “isopolifonisë së sirenave greke”, por kërkon ta trajtojë shqetësimin e Shoqatës ‘Labëria’, si injektim të dy apo tre ‘lakmitarësh’ dhe ziliqarësh, që kanë sensibilizuar mijra njerëz, të cilët nuk e kuptojnë dot “isopolifoninë e prejardhur prej sirenave greke”! Duket qartë se Mërtir gazetaruci e ka ndërgjegjen e errësuar; nga padituria, nga miqësia, apo nga koha kur kanë qenë për trajnim në Athinë, nuk e dimë, por e sqarojmë, se në diskutime për “isopolifoninë” e sirenave greke, Shoqata ‘Labëria’ nuk mund të ketë çështje personale me akademikun Tole dhe me askënd tjetër, ka vetëm çështje parimore me vlera kombëtare (pasi e ka ftuar z. Tole në Simpozium të thotë fjalën e tij). Mërtiri, për të mbjellë mjergull dhe dyzim tek lexuesit, përdor një pseudoargument: Nga gjithë ai grup specialistësh që përgatitën dosjen për në UNESCO, përse nuk përmendet asnjë tjetër me emër e mbiemër? Mërtiri ka të drejtë, në përgatitjen e dosjes për në UNESCO nuk përmendet asnjë person tjetër veç Vasil Toles. Vetë Tole ka pranuar: Në vitin 2005, Vasil Tole, si ekspert i etnomuzikologjisë, përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore, e cila u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”. (Vasil S. Tole, Encikpopedia e Isopolifonisë, f. 320) Madje Tole, me autorizimet që ka depozituar në dosjen dërguar UNESCO-s, dokumenton autorësinë e tij. (Enciklopedia e isopolifonisë, f. 189).

Kemi dy dokumente të Vasil Toles, të cilat e shpartallojnë “mbrojtjen” e bujshme dhe false të mashtruesit Mërtiri.

Si mund të krijohen emra solidarë me Vasil Tolen, kur nuk ka patur të tillë? Pikërisht kjo mungesë, duhet ta detyrojë Mërtir sejmenin, t’i kërkojë llogari Tole “akademikut” se përse ke përgatitur një dosje i vetëm, për një kulturë popullore që është studiuar për 50 vjet nga një grup studiuesish më në krye Ramadan Sokolin dhe e ke futur fshehtas në UNESCO? Por këtë s’mund ta bëj Mërtir mercenari, sepse ai vuan nga qafa e lart. Si një pretencioz fals, u kujtua të marri në mbrojtje “përmetarin e mirë” që s’ka asgjë të përbashkët me Përmetin e vëllezërve të lavdishëm Frashëri: Po mbushen 9 vjet që dëshira dhe pasioni gati urrejtës ndaj studiuesit jo dosido në fushën e etnomuzikologjisë, ndaj një përmetari të mirë me themele atdhetarie e kulturore familjare. Vasil Tole ka, jo nëntë vjet, sikurse shkruan Kristo Mërtiri nga padituria e tij, por 20 vjet që i është argumentuar diversioni i tij antikombëtar, qysh në vitin 2003, përmes shkrimit të kompozitorit Sokol Shupo; se loja e tij me “isopolifoninë” “filtron përmes kulturës greke”. Me këtë denoncim, pa u botuar ende dy librat e Toles: “Sirenat dhe isopolifonia në Epir” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, fytyra e Vasil Toles është damkosur si spekulant dhe mercenar i të huajve, pavarësisht, se cila ambasadë e ndihmon. Argumentimet kundër teorisë greke të Vasil Toles, i ka vazhduar prof. Bardhosh Gaçe në vitin 2008. Pas tyre u futën në këtë kundërshti edhe të tjerë studiues, deri në Simpoziumin e 25 nëntorit 2015, të cilin e organizoi kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencës, “Artisti i Merituar”, Limos Dizdari, i cili e përjetoi futjen e “isopolifonisë” së sirenave greke në UNESCO,si shqetësim të të gjithë kulturës popullore shqiptare, prandaj këtij simpoziumi iu bashkua Shoqata “Labëria”, si dhe 12 Shoqata Kulturore dhe Atdhetare të Jugut të Shqipërisë, sikurse shoqata “Mallakastra”, shoqata e Skraparit, e Përmetit, e Delvinës, e Sarandës etj, dokumentet e të cilave, të firmosura dhe të vulosura, janë dërguar në Ministrinë e Kulturës në vitin 2015.

Pavarësisht këtij realiteti, Mërtir mizantropi përdor figuracione fyese për personalitetet e kulturës shqiptare: herë pas here nga lëndinat mediatike dëgjohet befas si një fyell, xhura, cylë a zile dyjare me zë të çjerrë. Zë që po i kapërcen kufijtë e etikës dhe bën zhurmë përtej istikamit shkencor e profesional. Me këtë fjalor të rëndomtë rrugaçërie, Mërtiri e ka ulur veten në nivelin kulturor që përfaqëson një mercenar. Në shkrimin e Mërtirit ka një llafazanëri të shfrenuar, fanfarone, mburravece, pretencioze, në sulmet kundër të vërtetës. I ndjeshëm ndaj mashtrimit deri në histerizëm, shtiret sikur kujdeset për thelbin e çështjes, por e anashkalon atë. Mërtiri nuk ka kuptuar dhe nuk mund të kuptojë, se problemi ka përmasa shkencore dhe kombëtare dhe si i tillë nuk ka nevojë për trajtim sentimental, e aq më pak për lokalizma, apo besime imagjinare fetare. I padituri i polifonisë Kristo Mërtiri, tenton ta trajtojë kritikën ndaj Vasil Toles, si problem besimesh fetare; sikur Tole po “denigrohet” sepse është i fesë orthodokse! Deri këtu arrijnë taktikat dizinformuese të duetit famëkeq Tole – Mërtiri. Mërtiri si një ushtar i keq i Toles, trillon “urrejtje”, dhe aspekte fetare me dashakeqësi, sikur opinione të tilla helmuese, do ta shpëtojnë Vasil Tolen nga përgjegjësia e veprimeve të tij antikombëtare. Kompozitori Sokol Shupo ka mbaruar studimet në Bukuresht të Rumanisë dhe më vonë është specializuar në Vjenë të Austrisë. A mund të konsiderohet ky personalitet i muzikës si “një zë i çjerrë”, sepse merr në mbrojtje kulturën kombëtare, ndërkohë që edhe pas 20 vjetësh, në datën 5-6 maj 2023, boton një shkrim tepër shkencor në një gazetë prestigjioze të përditshme kundër teorisë së “isopolifonisë” të Vasil Toles! Prof. Zhani Ciko ka admirimin e tërë popullit shqiptar jashtë e brenda Shqipërisë, për kontrbutet e mëdha që i ka dhënë Fondit të Artë të Kulturës kombëtare dhe sukseseve që ka arritur në skenat muzikore të Evropës, e së bashku me prof. Aleksandër Peçin, të vetmin kompozitor me krijimtari të bollshme, që na ka mbetur nga e kaluara dhe na përfaqëson denjësisht sot në Europë, organizuan më 6 maj 2023 në Hotel “Rogner”, një lektorium për dhjetë alogjizmat e Vasil Toles në librin “Sirenat dhe isopolifonia në Epir…” duke hedhur poshtë shkencërisht mashtrimet e Vasil Toles, mbi prejardhjen e polifonisë shqiptare nga kënga e sirenave greke. Nuk po shkruaj për personalitet e tjera si: prof. Pirro Miso, Mjeshtrin e madh Bajram Lapi, Mjeshtrin e madh Ermir Dizdari, Mjeshtrin e madh dhe prof. Roland Çene etj., sepse Mërtiri, po të fillojë të lexojë pak, do t’i gjej ata në gazetat e ditës. Si nuk i dridhet dora pseudogazetarit dhe mediokrit Mërtiri, kur shkruan për elitën kulturore të kombit, konsiderata për “zëra të çjerrë”?! Të drejtën për të diskutuar pronësinë e saj kulturore, e ka jo vetëm një shoqatë kulturore dhe atdhetare, por edhe çdo qytetar i thjeshtë që e do krijimtarinë shpirtërore të stërgjyshërve të tij, pavarësisht se kundër tyre, Vasil Tole ndërsen sejmenët e tij.

Përse Kristo Mërtiri e pranon prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke? Për çmotive?

Përse i shmanget terrenit ku luftohet dhe dizinformon me lloj lloj shpifjesh? Me çmendurinë e tij, Mërtiri ankohet: “Dhe një ditë papritur e pakujtuar del e organizon një “simpozium” fantazmë për…Isopolifoninë. Për mua dhe për mjaft lexues brenda e jashtë Shqipërisë, ata “nismëtarë” janë ca guralecë të pagdhendur nga dalta e ndershmërisë (mbase jo e djallëzisë), që me hobetë llastiqe të vjetëruara duan të “groposin” një Akademik të pamykur në moshën e profesionin e Etnomuzikologut”. Me këtë nivel të ulët kulturor dhe entusiazëm agresiv ndaj shoqatës Labëria, është derdhur helmi djegës i pabesisë ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit dhe identitetit kombëtar. Këtë diare stilistike, Kristo Mërtiri përpiqet ta paraqesë si manifest të njeriut të revoltuar, ku budallallëkun e ngre në meritë. Egoizmi i neveritshëm i Mërtirit, paraqitet në trajtë të zbukuruar si një flijim për interesa të Vasil Toles dhe poshtërsia bëhet fisnikëri. Kush është ky “Krisht”, që i paska ardhur fare i papritur simpoziumi i shoqatës “Labëria”?! Duhet t’i merrte leje Shoqata “Labëria”, këtij njeriu që s’ka kënduar kurrë këngën labe për të organizuar veprimtari të saj? Mos duhet t’i marri leje qiries Mërtiri, edhe kur Shoqata “Labëria” të organizojë së shpejti konferencën për Polifoninë edhe me përfaqësues të UNESCO-s?! Anonimi i polifonisë Mërtiri e di fare mirë, se organizatorët e Simpoziumit për polifoninë, ishin Kryesia e Shoqatës “Labëria”. A mund të konsiderohen njerëzit e nderuar të kryesisë së shoqatës, si “guralecë me llastiqe të vjetëruara…që donin “groposjen” e Vaso etnomuzikologut, këtij “mali të lartë” që s’pyet për guralecat e Shoqatës “Labëria”! Përse nuk shkruan vetë Vaso Tole për këtë devijim dhe mashtrim monstruoz dhe i shmanget Simpoziumeve?

Ky është kulmi i mëndjemadhësisë dhe paditurisë për Polifoninë hyjnore!

Kristo Mërtiri vendos Vasil Tolen përballë Shoqatës “Labëria”, një person që i ka vjedhur trashëgiminë shpirtërore të stërgjyshërve dhe ia ka kaluar një populli tjetër. Këtë mashtrues Mërtiri e lartëson shumë më tepër se sa mijra njerëz që e pasojnë Shoqatën “Labëria”! Kjo është poshtëruese, jo për anëtarët e Shoqatës “Labëria”, por për vetë Kristo Mërtirin dhe Vasil Tolen. Ç’i duhet Kristo mercenarit, se çfarë veprimtarish ndërmerr Shoqata “Labëria”, “Toskëria”, “Malsia”, “Përmeti”, “Mallakastra”,  etj. në zbatim të programeve vjetore? Qylaxhiu i Vasos, nuk mjaftohet me kaq, ai fyen edhe intelektualët që e përkrahën Rezolutën e Shoqatës “Labëria” për të bërë ndryshimet në UNESCO: “Dhe u bë një regjistër a listë e gjatë emrash rrokopujë për ta përdorur përfundimisht si disa krehëra fishekësh kallashnikovi nga “97-ata zezonë. Sa për listën “superfletërrufe e monizmit”, nuk dua të besoj ende se janë katandisur “si gurë në hobe”…Por të shpërdorosh tmerrësisht reputacionin e secilit në lista superfletërrufesh si “argument” shterues, nuk është thjesht pabesi, aguridhllëk e as djallëzi foshnjore … të arrish të futësh në valle e të marrësh si vjedhurazi pas kaq vitesh edhe firmat e mjaft figurave të njohura në emër të shoqatës “Labëria”, (shkrimi i Botuar) më shëmbëlleu si me një ulërimë përmes një shkretëtire morale e pse jo atdhetare… Ky është interpretimi i pamoralshëm i gazertarohiçit Kristo Mërtiri, i cili e trajton problemin parimor, si një “marrjeje osh e vjedhurazi” të miratimit të Rezolutës së Shoqatës “Labëria”, nga profesorë, akademikë, deputetë, muzikantë, e të tjerë intelektualë të shquar, si të ishin fëmijë naivë dhe të mund t’i gënjejë kryesia e Shoqatës “Labëria”! Sikundër shihet, Kristo Mërtiri prezantohet si një narcist që i buzëqesh vetvetes, i dehur pranon falenderimet e Vasil Toles, duke e ngritur në shkallën e profesorit ekstraordiner, në rolin e kapterit të kavalerisë. Mërtir “guximtari” që s’del kurrë rrugëve në Tiranë e di pse, për të zbutur diskretitimin e Vasil Toles, na qenka mjeshtër për të krijuar skena tronditëse mbi ndërgjegjen e lexuesve! Pavarësisht fjalomanisë së rëndë të pseudointelektualit Kristo Mërtiri, secili ka të drejtën e shenjtë, që kulturën popullore ta trajtojë si vazhdim të studiuesve paraardhës, duke respektuar terminologjinë e përcaktuar prej tyre, si dhe dy kërkesat kryesore që shtron shkenca e etnomuzikologjisë sot në botë: Vendi ku ka lindur polifonia dhe koha e lindjes së saj. Këtu duhet të dallojmë metodologjinë serioze nga mënyra jo e ndershme në trajtimin e çështjes, sikurse bën përfaqësuesi i shkencës servile, pseudogazetari Mërtiri, i cili i shmanget konkluzionit antishkencor të Vasil Toles, që e ka përcaktuar vendin e lindjes së Polifonisë popullore te sirenat në Greqi, ndërsa kohën e ka përcaktuar në epokën e Odisesë, kur sirenat i mësonin “isopolifoninë”! Vasil Tole me tezat e tij antikombëtare të huton, sepse edhe vet nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare: Ka lindur në epokën e sirenave greke, apo ka lindur në epokën e korit kishtar Bizantin?! Ka lindur nga kënga e sirenave greke, apo ka lindur nga kori kishtar bizantin?! Pavarësisht vërejtjeve për funksionimin organizativ të Shoqatës “Labëria”, Mërtiri ka edhe cilësinë e mashtrimit dhe me kompetencë ulëret: “nuk gjendet asgjëkundi ajo shprehja e shpifur “që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine”. Sepse gjithollogët tashmë fryhen e çfryhen si gjela të rinj a të plakur, si namusqarë shqiptarie me kokrra e dokrra “atdhetarie”. Kristo Mërtirin e ka “stëvitur mirë”, Vasil Tole dhe nuk i ka lënë ndërgjegje të ndriçuar për të lexuar faqen zyrtare të UNESCO-s. Studiuesi i nderuar dr. Zeno Jahaj, oficeri i kulturuar që ka shërbyer në Ambasadën e Shtetit Shqiptar në Athinë e gjetkë, në datën 6 maj 2023, ekspozoi në ekran para 70 intelektualëve në ‘Rogner’, vidion e UNESCO-s, të cilën e panë të gjithë të pranishmit e bashkë me të edhe autorin e përgatitjes së saj Vasil S. Tolen dhe lexuan prejardhjen e isopolifonisë nga kori kishtar bizantin dhe nga sirenat greke. Pse mashtron Kristo Mërtirti përmes dy gazetave të përditshme?! Përse nuk na sjell një sirenë, të këndojë vetëm një minutë, ndërsa ne jemi gati t’i sjellim dhjetë grupe polifonike për të dhënë disa orë koncert artistik? Këtu do të mbyllej problemi pa qenë nevoja e fjalëve. Po, ku ta gjejë Kristo mavria sirenën?! Nëse Vasil Tole do të ishte dikushi në etnomuzikologji, sikurse e konsideron Mërtiri, ai nuk do ta kishte tjetërsuar Polifoninë shqiptare në “isopolifoni”, të korit bizantin dhe sirenave greke, nuk do ta tjetërsonte kulturën kombëtare, identitetin shqiptar dhe të fyente rëndë studiuesit dhe pedagogët e tij që për 50 vjet e kanë konsideruar Polifoni Popullore Shqiptare, që ka lindur në këtë vend dhe nga ky popull. Me fyerjet dhe injorimet e tij ndaj Shoqatës “Labëria”, Mërtiri e pretendon veten dragua, por s’është veçse një…. e dini vetë ju të dashur lexues. Kush fyen këngën labe fyen Shqipërinë!

Asociacioni i Kosovës, të mbështetetet në asociacionin e shqiptarëve në Serbi

0

Gani I. Mehmeti 

Sa është si shtet Serbia më përpara se shteti i Kosovës, dhe nuk ka një Asociacion për pakicat tjera kombëtare, e,  sa pakicat kombëtare janë në Serbi! 

Prandaj, do të ishte e udhës që edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, të kishte për model një asociacion serb, për të cilin është dashur të këkohet nga vetë BE-ja, në mënyrë që të kenë të drejta të barabarta të gjitha pakicat kombëtare në të gjitha shtetet ku jetojnë, pa dallime.  

Dhe, për deri sa shteti serb është shumë më i vjetër se shteti i Kosovës, nuk i takon Kosovës ta ketë një asociacion më përpara Serbisë. Kjo për shumë arsye : 

  1. Që edhe Serbia të pranojë të drejtat e pakicave, jo vetëm të deklarohet me fjalë, ndërsa në anën tjetër pakicat në Serbi nuk kanë të drejtë në përdorimin e flamurit të tyre kombëtar, nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre, të mësojnë historinë e tyre, të kultivojnë kulturën e tyre  dhe muzikën. 
  1. Të shohim se si do të formohej ai asociacion në Serbi, dhe ta kemi për model. 
  1. Të kenë të drejtat e njëjta pakicat në cilindo shtet që jetojnë, se ashtu nuk do të kishte as ankesa. 
  1. Nëse Serbia refuzon një asocicion të tillë, nuk do të ketë të drejtën të kërkojë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë? 

Me sa di, nuk jemi asgjë për ngut, prandaj, përse të mos pritet deri sa të formohet Asociacioni për komunat me shumicë shaiptare në Serbi, pastaj të formohet edhe ai për komunat me shumicë serbe në Kosovë! 

Një fjalë e urtë shqipe thot: Çka nuk ta kana ty, mos ia ban as tjetrit!  

Serbia kërkon nga të tjerët, çka vetë nuk është në gjendje të jape. Kjo është padrejtësia e saj në dialog, por po e ndihmojnë edhe ndërmjetësuesit e dialogut, për çka shihet se janë me Serbinë e jo të asnjëanshëm. 

Kryeministri Kurti në Policinë e Kosovës ritheksoi zotimin për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës

0

Prishtinë, 10 maj 2023 

Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Së bashku me  Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri Kurti vizitoi Drejtorinë e porsa themeluar për Hetimin e Krimeve të Luftës, që në të kaluarën ka qenë në nivel sektori. Sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

U vlerësua struktura e re organizative e miratuar e Policisë së Kosovës, me të cilën ky sektor, që ka vepruar me gjithsej 19 zyrtarë hetues, është ngritur në nivel të drejtorisë, dhe në nivelin hierarkik dhe funksional është lidhur drejtpërdrejt me Departamentin Qendror të Hetimeve.

Nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm, tha Kryeministri Kurti.

Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin, Kryeministri Kurti ofroi  mbështetjen e plotë për drejtorinë e re.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e zbatimit të ligji për gjykimin në mungesë si dhe Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, Kryeministri tha se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e  adoptimit të deklaratës pёr personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovë. Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Po ashtu, theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë.

Në takimin e përbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha,  Drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të emëruar së fundmi, Bashkim Spahiu, hetuesit dhe zyrtarët e kësaj drejtorie, u ritheksua zotimi i Qeverisë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Përderisa që nga nesër do të fillojnë punën 15 hetues të rinj, procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar me strukturë, pra 41 sosh.

Forcat ukrainase raportojnë përparim në Bakhmut

0

Tymi ngrihet mbi Bakhmut. Pjesë të mëdha të qytetit shtrihen në rrënoja pas shumë muajsh luftimesh. Fotografia: Libkos / AP / NTB

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë bërë përparime dhe i kanë kthyer forcat ruse në jugperëndim të qytetit Bakhmut të kontestuar ashpër.

“Sulmet u kryen në një thellësi prej tre kilometrash dhe gjerësi 2.6 kilometra,” tha në Telegram Andriy Biletsky i batalionit ukrainas Azov.

Më tej ai pretendon se zona e rifituar është krejtësisht bosh nga forcat ruse dhe se ukrainasit kanë marrë robër .

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pretendoi gjithashtu se forcat ruse ishin tërhequr pranë Bakhmutit.

Mijёshja e artё e Rusisё dhe ditёt e fundit

Prof. Tomasz Kamusella 

  • Universiteti i Shёn Andreas 

Rusia e sotme neoimperialiste, duke shkuar drejt zhdukjes, me këpucët ideologjike të vjetëruara të Bashkimit Sovjetik e paraqet veten si mikeshё e masave tё varfёra dhe tё shtypura nё Perёndim. Rashistёt, nё krye tё Kremlinit, e kritikojnё “miljardin e artё” apo banorёt e Perёndimit, qё shijojnё paqe dhe mirёqenie nё mbarё Veriun e pasur tё globit. 

Me kёtё platformJ, qeveria ruse i rezervon vetes tё drejtёn pёr tё folur nё emёr tё tё varfёrve tё botёs dhe 7 miliardё njerёzve, qё jetojnё ne Jugun e globit. Po cilёt janё njё mijё tё artёt e Rusisё, qё pёrfitojnё nga kjo retorikё dhe qё e zotёrojnё vёrtet Rusinё? 

Moska: tepёrimi me Jugun e Globit  

Ёshtё e lehtё pёr Kremlinin tё thotё se 7 miliardё njerёz e mbёshtesin luftёn e Rusisё ndaj Ukrainёs paqёsore. Nuk ka rёndёsi qё kjo thёnie ёshtё pa pёrmbajtje dhe vёshtirё e besueshme. Propaganda rashiste ёshtё pёr konsum tё brendёshёm nё Rusi. Gjithҫka ёshtё mirё, nё se vendet udhёheqёse tё Jugut tё Globit nuk ballafaqohen pёr kёtё mendim tё pandershёm dhe teprim tё Kremlinit. Aq mё mirё kur udhёheqёsve tё Jugut tё Globit nuk u janё drejtuar pyetje jo tё kёndёshme lidhur me koston e luftёs pёr Rusinё dhe vendet dhe popujt e tyre.  

Mbi tё gjitha, sulmi i Rusisё mbi Ukrainёn shkaktoi njё krizё mbarёbotёrore ushqimore, qё bёri qё transporti me automjete dhe arsimi, pёrsёri, tё bёhet i pamundur pёr qindra milionё nё Jugun e Globit, ndёrsa miliona vetё tёvdesin nga uria. 

Nё njё situatё tё tillё, a duhet qё udhëheqësit e vendeve jo perёndimore tё vazhdojnë të bashkohen me Moskën në kurriz të popullsisë së tyre? Kujt i bёhet vonё? Diktatorёve nuk u bёhet vonё. Kur nisi pandemia e zgjeruar, kriza e luftёs dhe e ushqimeve ndihmoi tё zgjohet pak pёrgjegjёshmёri demokratike por dhe forcim i prirjeve autokratike dhe diktatoriale nё mbarё Jugun e Globit. Autokratёt e gjithё llojeve gjetёn njё farё parajse.  

Qendrimi nё pushtet ia vlen, derisa sa vdekja tё tё ndajё nga froni.  Me kёtё qasje, ata e ngrenjё lart presidentin rus, nё fakt tё pёrjetёshёm, qё sillet si car dhe tё cilin shumё rusё do pёlqenin ta shihnin tё kurorёzuar si Car. Fuqia absolute tё korrupton absolutisht. Kjo shpesh fiton vlerёsime miratimi pёr diktatorёt, duke shpresuar se “ai” gjithnjё, njё mashkull alfa (nuk ka femra diktatore), do ju japё atyre lёmosha mё tё mёdha se tё tjerёt.  

Jeta ёshtё, madje, mё e mirё pёr njё elitё qeverisёse diktatoriale, qё sundon praktikisht shtetin dhe grabit banorёt, si frutet e punёs sё tyre ashtu edhe projektet pёr njё tё ardhme me tё mirё.  

Ёshtё mekanizmi politik dhe ekonomik kryesor, ai qё parandalon tё varfёrit e Jugut tё Globit t’i bashkohen “miliardit tё artё”. Demokracia e prish kёtё rreth vicioz te Jugut tё autokracisё dhe ofron njё perspektivё stabiliteti dhe mirёqenie, e cila, pёr shembull, u bё realitet nё rastin e Koresё sё Jugut.  

Pavarёsisht propagandёs sё Rusisё, qё e denigron Perёndimin si tё degjeneruar, tё varfёr, nёn sundimin e “fuqisё sё dreqit”, ose pa tё ardhme, refugjatёt dhe emigrantёt ekonomikё nga Jugu i Globit priren drejt Europёs dhe Amerikёs sё Veriut, jo drejt Rusisё.  

Aktualisht, me bashkёfajёsinё e Bjellorusisё dhe ndihmёn e vullnetshme tё saj, Kremlini pёrfiton nga emigrantёt kryesisht tё Lindjes, qё kёrkojnё njё jetё mё tё mirё nё Europё. Ai mundёson dhe i kthen nё armё kёta emigrant, jo pёr sulme rashiste hibride kundёr Bashkimit Europian dhe NATO-s. Qёllimi ёshtё ta destabilizojё Europёn dhe ta minojё demokracinё duke i kthyer votuesit drejt populistёve dhe autokratёve tё djathtё, pro Kremlinit. 

Deri nё sulmin rus ndaj Ukrainёs, ҫdo vit 100- 400 mijё emigrantё vinin nё vit nё Rusi. Por pothuajse pёrjashtimisht tё gjithё ata vinin nga vendet mё tё varfёra pas-sovjetike (CIS, Bashkёsia e Shteteve tё pavarura), qё nga Moldavia dhe Armenia deri tё Taxhikistani deh Kirgizistani. Numri i gjithё emigrantёve nga vendet jo pas-sovjetike (jo tё CIS), ishte i pandjeshёm. Ai varionte nga 10-50 mijё ҫdo vit. Ҫdo fluks  pёrmbajtёsor nga emigrantёt jo tё CIS, rreth dy mijё, vinin nga shtetet ende komuniste tё Kinёs Popullore dhe Vietnamit. 

Nuk kishte refugjatё nga Siria mike, as nga Afganistani pranё, qё e konsiderojnё Rusinё (ose Bjellorusinё) njё destinacion jo tёrheqёs. Ata e kuptojnë se do të ishte shkëmbim i një autokracie të njohur për një të huaj, që do të thotë perspektiva edhe më të këqija për të arritur një standard jetese normal (pra të ngjashëm me Perëndimin).  

Pёrkundrazi, pas sulmit tё Rusisё mbi Ukrainёn, njё milionё rusё e lanё atdheun e vet, nga frika  e paqendrueshmёrisё, varfёrisё dhe pasigurisё.  

Le tё flasё paraja  

Rusia po shpenzon rreth njё milliard dollarё nё ditё pёr luftёn qё vazhdon, qё shkakton, pёr ҫdo ditё, gjysёm miliardё dollarё dёme nё Ukrainё. Gjatё muajve tё fillimit tё invazionit rus, me gjithё sanksionet, ҫdo ditё Kremlini vazhdonte tё merrte nga Europa njё miliardё dollarё si pagesё pёr naftёn dhe gazin. Kёshtu, regjimi rashist mund ta pёrballonte lehtё luftёn shkatёrruese nё Ukrainё.  

Sidoqoftё, nga mesi i vitit 2022, fluksi ditor i petrodollarёve u tkurr nё dy tё tretat ose mё 0.3 miliardё dollarё. Pёr ca kohё, kjo nuk bie nё sy, sepse Rusia ka fondin kombёtar tё pasurisё nё bankё, me 200 miliardё dollarё (gusht 2022). 

Po ta shpenzonte presidenti rus kёtё pasuri financiare pёr popullin e vet, ҫdo qytetar rus do merrte njё ҫek prej 150 dollarёsh nё ҫdo dy ditё, ose 2200 dollarё nё muaj, dmth 27 mijё dollarё nё vit. Njё familje prej katёr anёtarёsh, me dy fёmijё, mbi pagat e tyre, do merrnte 108 mijё dollarё nё vit! Ndёrkohё, paga mujore mesatare ёshtё rreth 800 dollarё, nё ditёt e sotme. Duke e marrё familjen katёr anёtarёshe tё sipёrpёrmendur si referencё, Kremlini shpenzon pёr luftёn tri herё mё shumё se sa tё ardhurat mesatare pёr njё anёtar familje, nё njё familje relativisht ekonomiqare. 

Njёkohёsisht, njё e pesta e rusёve (28 milionё) nuk kanё ende banjo brenda shtёpisё ose ujё tё rrjedhshёm. Pёr mё tepёr, 3400 shkolla ruse nuk kanё banjo nё ndёrtesat e tyre. Shpenzimet pёr ndёrtimin e njё banjoje tё mirё cilёsore nё Rusi kapin shumёn 14 mijё dollarё. Prandaj, 5o milionё dollarё do mjaftonin pёr ta zgjidhur problemin sanitar nё tёrё gllubinkёn (Rusinё provinciale) duke e pajisur ҫdo shkollё ruse me njё banjo si duhet. Kёto shpenzime janё sa shpenzimet pёr njё orё luftё qё bёn Rusia nё Ukrainё.  

Por, mbase, duke kursyer pёr popullin e vet, Rusia furnizon me ndihmё zhvillimore vendet e varfёra dhe mike nё Jugun e Globit. E bёn ajo kёtё? Para sulmit rus nё Ukrainё, Kremlini kish ndarё njё miliardё dollarё pёr kёtё qёllim, ҫdo vit. Prandaj, pёr ҫdo ditё, Rusia shpenzon aq shumё pёr luftёn sa do shpenzonte duke ndihmuar vendet e varfёra nё njё vit. Ҫmimi i luftёs pёr Rusinё, pёr tёrё vitin,  ёshtё aq shumё sa Rusia do mund tё shpenzonte pёr miqtё e vet jo perёndimorё pёr tre shekuj e gjysёm rresht.  

Nё tё njёjtёn kohё, Perёndimi- ose vendet e OECD- shpёrndajnё 186 miliardё dollarё pёr ndihmёn zhvillimore nё vit. 

Finlanda, me popullsi 28 herё mё tё vogёl se Rusia, jep ndihmesё pёr kёtё qёllim rreth 1.5 miliardё dollarё ose 50 % mё shumё se sa Federata e fuqishme ruse me 11 zona orare.  

Rusia pёlqen ta kritikojё Britaninё dhe SHBA si “bёrthama tё kalbura” tё “njё milirdёshit tё artё” botёror, egoist. Por tё dy vendet, japin njё ndihmё zhvillimore, pёrkatёsisht, 15 herё dhe 50 herё mё tё madhe se Rusia pёr Jugun e Globit. 

Nё se, nё tё vёrtetё, Moska bёn kaq shumё pak pёr 7 miliardёt qё jetojnё nё varfёri nё botёn jashtё perёndimit, kush atёhere pёrfiton nga e tёrё kjo pasuri? Pёrgjigjia ёshtё: “rusёt e rinj” ose i pasuri i ri rus. Cilёt janё ata? Shoqёria ruse  ёshtё njё piramidё shkallёsh. Ndarja bazike etno racionale ёshtё ajo ndёrmjet rusёve etnikё dhe qytetarёve etnikё jo rusё. Ata qё jetojnё nё pjesёn europiane tё vendit, e shohin veten mё tё mirё se ata ‘tё mёrguar” nё pjesёn mё pak mikpritёse por mё tё madhe aziatike, qё pёrbёn mё shumё se tre tё katёrtat e tёrё territorit tё vendit.   

Ky pёrdallim ndёrmjet zonave urbane dhe atyre provinciale komplikohet me qytetet qё duken si fshatra. Nё letёr, tre tё katёrtat e rusёve jetojnё nё qytete dhe metropole. Por nga pikёpamja ruse e gjёrave, vetёm Moska dhe Shёn Petersburgu mund tё quhen “qytetet tё vёrteta”. Me 21 milionё dhe 6 milionё banorё pёrkatёsisht, nё zonat e tyre urbane qё tё dy, kryeqyteti i tanishёm dhe i dikurshёm bёjnё ҫerekun e popullsisё sё vendit. Moskovitёt dhe petёrsburgasit, tё mbledhur bashkё, pothuajse barazojnё popullsinё aziatike prej 37 milinёsh. 

Jetesa nё njёrin nga dy qytetet, shijimi i posteve tё renditura mirё, plotёsisht alfabetё nё rusisht dhe nё lutjet ndaj zotit ortodoks, janё hapi i parё pёr t’u bёrё pjesё e elitёs ruse. Ajo qё vjen pas, ёshtë një ngjitje e frikshme vertikale socio-ekonomike përmes një labirinti pothuajse të pamundur drejt pushtetit, të mbushur me rreziqe kriminale dhe politike. Maja e piramidёs ёshtё e mprehtё dhe e vockёl. Nё Rusinё Cariste, elita e fisnikёve shkonte deri nё 1.2 milionё njerёz, ose plot 1 % e banorёve nё Perandorinё Ruse tё atёherёshme. Elita e sotme politike dhe ekonomike, pёrfshi edhe familiarёt e tyre, numёron jo mё shumё se 4000 vetё ose vetёm 0.003 % tё popullsisё ruse prej 145 milionёshe.   

Por motorёt dhe tundёsit e vёrtetё janё 1000 kryefamiliarёt meshkuj. Gratё nuk mirren nё konsideratё. “Vlerat tradicionale” dmth patriarkale, mbizotёrojnё sistemin dhe rregullat e tij, si  njё shembull pёr t’u ndjekur nga e tёrё bota. 

Kёta alfa meshkuj tё biznesit, politikёs dhe ushtrisё pёrbёjnё “njё mijёshen e artё” tё Rusisё neoimperialiste. Rashistёt e bindur qeverisin dhe zotёrojnё vendin. Kёta individё, shёrbimet dhe kompanitё e tyre drejtojnё Rusinё dhe i mundёsojnё presidentit rus tё pёrcjellё luftёn e tij tё qenёve kundёr Ukrainёs. Gara e vёrtetё pёr pushtet dhe ndikim, duke u bërë e kuqe në kthetra dhe dhëmb, ndodh vetёm midis kёtyre “njё mijё tё artёve”. Njё qen i vetёm i majёs nё krye tё tufёs, ose presidenti rus, i mban tё gjithё “njё mijё tё artёt” nёn kontroll, nё ҫdo kohё. Po ndalove sё lёvizuri, mbetesh i vdekur bashkё me familjen tёnde. Ҫdo anёtar i tufёs ёshtё gati ta shqyej fytin e tjetrit. Ҫdo njёri pret ҫastin kur mund t’i vijё rasti ta zёvёndёsojё qenin e kreut. Nuk mbahen pengje. Mos prit mёshirё nё betejёn e vazhdueshme pёr fronin. Ёshtё bota e pasurive stratosferike dhe e jetёs sё lakmueshme me para tё vjedhura nga pjesa tjetёr e rusёve. Për ta jetuar, duhet të luash bixhoz me jetën tënde dhe të të afërmve të tu.  

Me kёtё luftё nё Ukrainё zari ёshtё hedhur sёrish. Prit atё qё nuk pritet nё Rusi, por jo mё shumё se njё riorganizim nё kreun e vendit.  

Rusia: E ardhmja e vetёm e botёs?  

Pasi Kremlini urdhёroi sulmin mbi Ukrainёn, Perёndimi pothuaj menjёherё i vuri sanksione mijёshes sё artё ruse. Emrat e tyre u mblodhёn si duhet dhe u bёnё tё njohur nё shumё regjistra reference interneti. Ato imitojnë katalogët e fisnikërisë së viteve të shkuara. Por atёhere titujt e fisnikërisё mjaftonin ndёrsa tani duhet noteri. Nё kohёn e tashme lista e individёve tё sanksionuar mbulon nё rritje familiarёt e mijёshes sё artё dhe kёshilltarёt, duke numuruar rreth 10000 vetё. Pёr mё tej, 17000 nga ndihmёsit dhe bashkёpunёtorёt e mijёshes rashiste tё artё, me rёndssi dytёsore, janё nёn hetim pёr tё vendosur sanksione pёr veprimtarinё dhe krimet e tyre. 

Me luftёn nё Ukrainё, mijёshja e artё, e prirё nga presidenti rus, ka marrё pёrsipёr tёkritikojё ‘miliardin e artё”, duke menduar pak pёr fatin e hidhur tё popullsisё ruse nё tёrёsi ose tё 7 miliardё njerёrzve nё mbarё Jugun e Globit.  

Sipas sunduesit tё Kremlinit, jeta ёshtё e mbivlerёsuar. Lufta atomike dhe shkatёrrimi i botёs ёshtё i mirё, bashkё me tё, sepse nё kёtё vijё mendimi tё gjithё rusёt (ortodoksё) do shkojnё nё parajsё, ndёrsa tё tjerёt (‘tё pabesёt’ jo ortodoksё) do vdesin si kafshё.  

Kisha Ortodokse Ruse ёshtё plotёsisht dakord dhe e mbёshtet qytetёrimin rashist tё vdekjes tё Kremlinit. Sipas patriarkut tё Moskёs, kushdo qё e kundёrshton persidentin rus dhe luftёn e tij, i pёrket “fuqise sё dreqit”. 

Tё shpresojmё qё miqtё pa mend tё Rusisё (apo ‘budallenjtё e dobishёm’) nё Jugun e Globit tё mbajnё shёnim. Kremlini nuk kujdeset  aq pёr ta, pёr 7 miliardё tё varfёrit qё shpresojnё pёr njё jetё mё tё mirё (si mё tё mirёn nё Veriun e Globit). Mijёshja e artё ruse e tepёron me Jugun e Globit pёr nevojat e propagandёs. Ndёrkohё, mijёshja e artё ruse ёshtё plotёsisht dakord me presidentin rus qё Rusia e ka tё drejtё natyrore tё jetё superfuqi dhe qё bota nuk vlen tё ekzistojё, nё se ajo nuk lejon njё perandori tё madhe ruse.  

Eventualisht, i gjithё globi duhet tё shohё dritёn dhe t’i bashkohet Rusisё Nёnё tё Lumnueshme, kёtij vendi tĝpёrbotshёm, me kufij tё pafund, si dikur e njё kohё e planifikoi Zoti Lenin. Dmth njё botё e gjitha ruse, qё e pёrfyturon ideologjia neoimperialiste e rashizmit.  

Maj 2023 

Pёrktheu Bardhyl Selimi, Tiranë, 8 maj 2023 

7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër Shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931 (5)

Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, gjurmë muresh dhe kalldrëme të vjetra

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2023

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

  • Pjesa e pestë : “Nga Vlora për në Sarandë, ndalesa në Tepelenë dhe legjendat e Ali Pashës…”

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 14 marsit 1931, në ballinë dhe në faqen n°5, rrëfimin e pestë të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Fortesat e Shqipërisë feudale të braktisura pasi regjimi modern vendos tokën nën udhëheqjen e një sundimtari

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 14 mars 1931, ballinë dhe faqe n°5

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 14 mars 1931, ballinë dhe faqe n°5

Faktorët e vështirë me të cilët përballen fermerët

Zonat përgjatë detit shpesh përmbyten dhe kodrat kanë tokë pak pjellore 

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor 

Saranda, Shqipëri — Ka dy rrugë automobilistike që shkojnë nga Vlora, porti më i mirë i Shqipërisë, deri në gjirin e vogël të Sarandës në pjesën ekstreme jugore të mbretërisë. 

Më e shkurtra ndjek bregun e detit për 70 milje mbi male të thepisura e të larta të mbushura me gremina të mëdha, shkëmbinj të mëdhenj të zhveshur dhe lugina të ngushta të thella dhe është një nga rrugët më piktoreske që mund të gjendet kudo në Evropën Juglindore. 

Është e rrezikshme dhe e vështirë për makinat, kështu që shoferët e shmangin atë. Megjithatë, ajo përshkohet dy herë në javë në çdo drejtim me kamion postar dhe mund të fitohet një vend në sediljen pranë shoferit për 2 dollarë. Udhëtimi zgjat gjithë ditën dhe në mesditë mund të hahet (drekohet) në qytetin e Himarës, i vetmi vendpushim i mirë veror i Shqipërisë, shumë lart mbi detin Jon. Kjo është e vetmja pjesë e bregdetit shqiptar e cila është e lartë dhe pothuajse e vetmja pjesë e pyllëzuar. 

Unë mora rrugën tjetër. Është 105 milje e gjatë, kalon në lindje rreth grupit shumë të lartë të maleve bregdetare dhe kalon nëpër disa qytete interesante të Shqipërisë. 

Kodrat rrethojnë Vlorën 

Duke u ngjitur në kodrat që rrethojnë Vlorën, ne ndjekim rrjedhën e një lumi të vogël për një rrugë dhe më pas drejtohemi në kodra të larta, të zhveshura, shkëmbore. Kjo është hera e parë në udhëtimin tonë që largohemi nga fushat shqiptare. 

Nga qyteti më verior, Shkodra, në Tiranë, kryeqytet, dhe nga Tirana në portin e Vlorës, ne përshkonim tokën e sheshtë jo shumë larg detit Adriatik, duke kaluar nëpër një pjesë të madhe të asaj që konsiderohet zona më e mirë bujqësore e Shqipërisë. 

Udhëtuam nëpër fusha, pamë bimësi aty-këtu, takuam njerëz që lëronin (plugonin) dhe takuam disa qerre me dy rrota dhe madje tufa gjelash deti, por këtu në male gjithçka është e zhveshur. Nuk ka as pyje, as fusha dhe rruga jonë dredha-dredha, e cila rrotullohet njëra pas tjetrës, na çon nëpër një vend të zymtë dhe steril, ku ka disa fshatra të vegjël, të gurtë, të gjithë duken të zymtë, të ngërthyer dhe të uritur. 

Të rralla dhe të pakta janë pasuritë që natyra ka shpërndarë mbi këto male. Është një vend i heshtur, i lartë dhe i vetmuar. Nuk takojmë asnjë udhëtar dhe nuk parakalon asnjë. Rruga është e mirë dhe mjaft e mirëmbajtur edhe pse e rrezikshme. Megjithatë, shoferi ynë mburret se aksidentet nuk ndodhin kurrë në asnjërën prej këtyre kthesave të pambrojtura që qarkullojnë mbi humnerat që gogëzojnë. Drejtuesit shqiptarë, thotë ai, janë të gjithë të aftë, të kujdesshëm dhe të matur. 

Fortesat shqiptare të braktisura nën sundimin modern 

Sado i lartë, djerrë dhe i thatë të jetë ky vend, ai nuk është shumë më pak produktiv se fushat buzë detit. Dhe kjo është një prej vështirësive më të mëdha të Shqipërisë; shumë nga ato pak fusha të vogla që zotëron nuk mund të shfrytëzohen. Ato janë shumë të ulëta dhe gjithashtu, shpesh nën ujë. 

Ato janë aq moçalore dhe të lagura sa nuk mund të kultivohen. Ato përmbyten aq shpesh saqë as nuk mund të banohen, prandaj ka vetëm pak fshatra fushore. 

Shtëpitë e fshatarëve zakonisht vendosen në vende të larta. Kështu, shumica e maleve janë të thata dhe të shkreta, ndërsa fushat, të paktën përgjatë detit, janë të shkreta, të shkretuara, të mbushura me insekte dhe me bimësi të padobishme. Në tokë ka fuqi prodhuese, por Shqipëria duhet ta zbusë dhe ta bëjë produktive. 

Pasi udhëtuam për tre orë, zbresim nga majat e malit në një lumë të madh, me rrjedhje të shpejtë dhe ndalojmë për t’u freskuar në qytetin e vogël të Tepelenës të zhveshur dhe pa pemë. Ajo ka një rrugë të shkurtër kryesore të veshur me ndërtesa të reja dykatëshe dhe disa rreshta kasollesh të vogla të improvizuara, ndërsa pranë tyre ndodhet një kështjellë gjigante e vjetër. 

Ditët e shkëlqimit oriental 

I gjithë vendbanimi mund të vendosej në një cep të saj. Dhe është ndërtuar nga mjeshtra. Gurët, të gjithë të latuar dhe të matur dhe të vendosur shumë kohë më parë me kujdes njëri mbi tjetrin, qëndrojnë po aq të fortë dhe të drejtë sot si kur ishin të bardhë dhe të rinj. 

Ata duken të zymtë poshtë dy luginave konvergjente po aq të frikshme dhe kërcënuese sa kur hynë në detyrë për herë të parë. Sa ditë duhet të kenë tingëlluar këtu çekiçët dhe daltat para se të formoheshin të gjithë, dhe sa tufa kuajsh e gomerësh duhet të kenë zgjedhur rrugën e tyre poshtë shtigjeve malore për të mbledhur gjithë këtë material. 

Sa lloj ushtrishë duhet të jenë mbledhur këtu, sa borive u janë rënë dhe sa tinguj shpatash janë dëgjuar. Me çfarë pompoziteti hynë në këtë kamp të madh të rrethuar kryekomandantët orientalë me mjekër të gjatë e byzylykë të artë. Sa roje kanë vëzhguar nga këto kulla dhe sa roje kanë ecur, vigjilentë, përgjatë këtyre mureve të gjera. 

Kjo është Shqipëria e vjetër. Kjo është një mbresë e lënë nga qeveritë e djeshme, një emblemë e anarkisë, tiranisë dhe shtypjes feudale. Kjo është kështjella e Ali Pashës, dhe ky vend i vogël i mjerë është qyteti i tij i lindjes. Lugina është plot me fshatra të shpërndara, me shtëpi të vogla, të ndrojtura, fusha të punuara keq dhe fortesa gjigante, të pafytyra.

Kjo ka qenë një tokë e pashallarëve, e pronarëve grabitqarë dhe e luftës. Kjo ishte një luginë e paqëndrueshmërisë, e tradhtisë dhe e frikës. Nuk kishte rend, drejtësi, nder dhe siguri. Popullsia e varfër ishte gjithmonë viktimë e grabitësve të guximshëm, aventurierë. Dhe nga këta më i forti dhe më i keqi ishte Ali Pasha i këtij qyteti. 

Legjendat e Ali Pashës 

Legjendat e tij ende e mbushin luginën. Për fuqinë dhe tmerrin e tij këngëtarët ende këndojnë. Ai dikur ndihmoi për ta çuar Shkodrën shumë më në veri. Ai jetonte pranë liqenit të bukur të Janinës, në jug. Ai aspironte të krijonte një mbretëri të gjerë duke përfshirë Maqedoninë, Greqinë dhe Shqipërinë. 

Ai u përgëzua një herë nga Lord Nelson, u vizitua nga Lord Bajroni dhe u shkrua për të nga Dumas; ai negocioi me Napoleonin, sfidoi Perandorinë Turke dhe ndihmoi grekët të arrinin pavarësinë. Ai komplotoi me kusarët që dikur u dërgua për t’i kapur dhe ndau plaçkitjen e tyre, duke u dhënë atyre mbrojtjen e tij. 

Ai lidhi aleancë me të krishterët kundër feudalëve myslimanë dhe me myslimanët kundër të krishterëve, dhe me tradhtinë e tij të suksesshme mblodhi një grup njerëzish të shkëlqyer rreth tij. Ai jetoi shumë i vjetër dhe kaloi në folklor si një hero shqiptar. 

Dhe kështjellat e tij të mëdha të vjetra janë ende në këmbë. Por ato heshtin dhe disa prej tyre po shkërmoqen. Ato janë emblema e Shqipërisë së vjetër. Ato tregojnë se nga ka ardhur Shqipëria e re. Ato u kujtojnë vizitorëve vështirësitë me të cilat duhet të përballet Shqipëria. 

E gjithë Shqipëria nuk ka qenë kurrë e bashkuar nën një sundimtar deri më tani. Nuk ka pasur kurrë ligje të shkruara për të gjithë, rend të vendosur, gjykata autoritare, libra, komunikime. Ajo ka pasur fortesa. Fshatarët e saj kanë dhënë gjysmën ose tre të katërtat e të gjithë atyre që kanë mbledhur, drejtpërdrejt zotërve në fortesa. 

Qeverisja me pushkë 

Pasuria e shumicës së njerëzve është varur nga kapriçot e zotërinjve të fuqishëm, të cilët nuk jepnin llogari. Vetëm banorët e guximshëm malësorë guxuan të mbronin pavarësinë e tyre, prandaj drejtësia u bë sinonim i abuzimit të mirëmenaxhuar. 

Pikërisht nga ky material Mbreti Zog po përpiqet të bëjë një Shqipëri të re, të shëndoshë, të rregulluar, të ndritur me qytetarë që respektojnë ligjin. Ai nuk është një Ali tjetër, nuk është një Pasha më shumë. Ai është babai i popullit të tij, në vështirësi të mëdha që përpiqet të krijojë një shtet modern. Kështjellat e vjetra refuzohen dhe hidhen poshtë, por nuk është aq e lehtë t’i zëvendësosh ato me shkolla, gjykata dhe ferma model. Kjo kërkon kohë. 

Shkoj lart lumit për 30 milje, duke parë ujin blu-jeshil të pulsojë poshtë gjetheve të rrapave të artë, pastaj kthehem në perëndim drejt detit, përsëri lart kodrave dhe poshtë në portin e vogël të Sarandës, i cili me dritat e tij vezulluese përmes errësirës i ngjan një qyteti pionier të minierave të Far West-tit. 

Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje” 

Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…”

Pjesa e tretë : “Tirana është qyteti më triumfues në këtë pjesë të botës…” 

Pjesa e katërt : “Durrësi antik po shndërrohet në portin kryesor të vendit. Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare…”

“Maqedonia” e historianit Buxhovi në anglisht

“MAQEDONIA” NË ANGLISHT
Jusuf Buxhovi: “MACEDONIA – FROM ATIQUITY TO OUR TIME”, boti “Jalifat Publishing”, Houston, faqe 677.
Përkthimi i këtij libri në anglisht nga Avni Spahiu si dhe plasimi i tij në qarqet shkencore dhe universitare amerikane por edhe botërore në përgjithësi, siç ka ndodhur edhe me “Kosovën” në tri vëllime, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët dhe të përjashtuar nga historiografia institucionale shqiptare, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, të shtrirë në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia, i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVII e këndej me ndihmën e osmanëve!
Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia), me ç’rast janë bërë edhe përpjekje të vazhdueshme që ata me luftëra dhe gjenocide të përjashtohen prej saj, siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me etnocidet në përputhje me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953.
Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 në Kuvendin e ASNOM-it (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1991, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.
Duke elaboruar edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë në vitin 1991, krahas kritikës që u bëhet politikave hegjemoniste veçmas asaj serbe dhe jugosllave me sy kritik vlerësohet edhe roli i faktorit politik shqiptar nga viti 1991 e këndej, ngaqë nuk kanë qenë në gjendje ta mbrojnë pozicionin e referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti federal-konfederal të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas), dhe po ashtu, edhe luftën e UÇK-së të vitit 2001, të filluar me kërkesën për shtet federativ (shqiptar-maqedon), brenda një kohe do ta ndryshojnë me atë të “shtetit qytetarë” të të drejtave demokratike! Kjo do të pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, ku klasa politike “me meritat e luftës”, që do të vijë në pushtet, nuk do të bëjë tjetër, që për përfitime personale dhe klanore, do të shndërrohet në një vasale të politikës maqedonase, e cila faktorin shqiptar do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha duke degraduar statusin e saj në atë të pakicës kombëtate, në përputhje me numrat ku kuota mbi 20% e popullsisë është parakusht për aplikmin e të drejtës së gjuhës në nivel të administratës lokale dhe të arsimimit shqip!
…
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Jusuf Buxhovi MACEDONIA FROM ANTIQUITY το OUR TIME Jalifat Publishing -Houston Jusuf Buxhovi Jusuf Buxhovi Jusuf Buxhovi MACEDONIA FROM ANTIQUITY Το OUR TIME MACEDONIA FROM ANTIQUITY το OUR TIME MACEDONIA FROM ANTIQUITY το OUR TIME MACEDONIA FROM ANTIQUITY Το OUR TIME Jusuf Buxhovi"

Xhaketa e shtrenjt, e dizajnuar, zgjon vëmendjen

0

Presidenti i tmerrshëm i Çeçenisë Ramzan Kadyrov pozoi me një xhaketë me vlerë dhjetëra mijëra dollarë në një video propagandistike.

XHAKETA E DIZAJNUAR: Ramzan Kadyrov ka treguar në disa raste zakonet e tij ekstravagante. Këtë javë, ai paraqiti një xhaketë me vlerë mbi 27,000 kroner në një video në Telegram. Fotografia: Screenshot / Telegram

Ivar Benjamin Østebø / Dagbladet
Publikuar të mërkurën, 10 maj 2023 

Presidenti i republikës autonome ruse të Çeçenisë po shkakton tërmet, pasi ai postoi foto të vetes së tij duke veshur një xhaketë stiliste porky në llogarinë e tij Telegram.

Videoja është nga një takim me një numër zyrtarësh të lartë në policinë dhe ushtrinë e Çeçenisë.

Kadyrov u shfaq me xhaketën ngjyrë kamuflazhi, e cila me sa duket është e tipit Louis Vuitton. Sipas uebsajtit në gjuhën gjermane të prodhuesit të luksit, xhaketa ka vlerë 2370 euro, ekuivalente me mbi 27,000 kroner me normën e sotme.

Rasti u raportua për herë të parë në gazetën gjermane Bild.

Shih videon në tekstin norvegjisht të Dagbladet të Oslos:

Detajet e takimit mes liderit të Çeçenisë Ramzan Kadyrov dhe presidentit rus Vladimir Putin po bëjnë bujë. Video: AP/Telegram @Kadyrov_95. Reporter: Vegard Krüger / Dagbladet TV.
Zhvatje
Rasti për videon ishte ajo që ekspertët besojnë se është një përpjekje për të shantazhuar ushtrinë e Rusisë.

Ushtria e tij private “kadyrovtsy” i atribuohet të qenit prapa akteve brutale të luftës në tokën ukrainase pas pushtimit në shkallë të plotë të Putinit më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ndër të tjera, ato ishin kryesorët për kapjen e Mariupolit.

Në postimin e Telegram, Kadyrov tha se ishte gati të dërgonte forcat e veta në qytetin ukrainas Bakhmut pasi grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin kërcënoi se do të tërhiqej nga qyteti ukrainas.

Më tej ai pretendon se i ka dërguar një letër Vladimir Putinit ku sqaron se dëshiron të dërgojë forca në qytet.

“Ne thjesht po presim urdhërat,” shkroi Kadyrov.

– Do të rivendoset
Instituti për Studimin e Luftës, një institucion kërkimor i njohur, beson se Prigozhin dhe Kadyrov kanë koordinuar komunikimet për t’i bërë presion Valery Gerasimov, komandantit të ushtrisë së rregullt të Rusisë, për të siguruar më shumë burime për Grupin Wagner.

“Mbështetja e Kadyrov për këtë shantazh është ndoshta një përpjekje për të rivendosur pozicionin e tij në aparatin e pushtetit në Kremlin,” shkruante institucioni kërkimor në një analizë të fundit.

ISW beson se kjo jep arsye për të vënë në pikëpyetje se sa kontroll ka Rusia mbi aktorët e saj në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, theksohet se Prigozhin dhe Kadyrov janë të varur nga Putini që në fakt përdorin forcat e tyre. ISW beson se gjasat e kësaj pakësohen kur përpiqet të shantazhojë ushtrinë.

Vetë Ramzan Kadyrov ka qenë një figurë shumë e diskutueshme edhe para se të bëhej një lojtar kyç në aparatin e luftës së Putinit në Ukrainë.

Diktatori ka qeverisur Çeçeninë me një grusht të hekurt që kur erdhi në pushtet në vitin 2007. Gazeta opozitare ruse Novaya Gazeta raportoi në vitin 2017 se regjimi i Kadyrovit i kishte futur homoseksualët në kampe përqendrimi.

Kadyrov është, si personalisht, ashtu edhe nëpërmjet aparatit të tij të pushtetit, i akuzuar për torturimin e kritikëve të tij.

Ekstravagant
Shfaqja e xhaketës Louis Vuitton nuk është hera e parë që Kadyrov habit me zakone ekstravagante. Në një numër postimesh në rrjetet sociale, Kadyrov ka dokumentuar si makinat e tij të shtrenjta, ashtu edhe kafshët shtëpiake ekzotike.

Në llogarinë e tij tani të bllokuar në Instagram, ai postoi rregullisht foto të vetes me tigrin e tij të kafshëve shtëpiake, si dhe makinat e shtrenjta dhe një armë të veshur me ar.

Foto: Ramzan Kadyrov / Instagram
Foto: Ramzan Kadyrov / Instagram

Ndërsa presidenti duket se po jeton në luks, pjesa e madhe të rreth 1.5 milionë banorëve të Çeçenisë jetojnë në varfëri. Sipas agjencisë statistikore Statisa, Çeçenia është republika e dytë më e varfër e Rusisë, pas republikës fqinje të Ingushetias.

Ai ka paraqitur gjithashtu një listë të gjatë të të famshëmve të profilit të lartë, të tillë si Gérard Depardieu, Elizabeth Hurley dhe ylli i Liverpulit Mohamed Salah.

Në vitin 2011, Jean-Claude Van Damme dhe Hilary Swank udhëtuan për në Grozny për të marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së Kadyrovit.

Ramzan dhe babai i tij Akhmat fillimisht ishin pjesë e lëvizjes separatiste çeçene, por e zhvendosën besnikërinë e tyre ndaj Rusisë në fund të viteve 90.

Ramzan erdhi në pushtet edhe pasi babai i tij u vra gjatë një ndeshje futbolli në vitin 2005.

Ryktestorm

 

“Shtet brenda shtetit”, jo !

0

“SHTET BRENDA SHTETIT

Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë.

Një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës  – nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues.

Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë.

Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani.”

LDK -Zyra për Informim

Mbi 200 persona janë ekzekutuar në Iran këtë vit

0

NTB / Aftenposten

209 vetë janë ekzekutuar në Iran deri tani këtë vit, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke i bërë thirrje Iranit të ndalë ekzekutimet.

Ky është një numër i lartë , marramendës,” tha zëdhënësja Ravina Shamdasani.

“Mesatarisht deri tani këtë vit, më shumë se dhjetë vetë janë ekzekutuar çdo javë në Iran. Kjo e bën vendin një nga vendet që kanë më shumë ekzekutime,” tha ajo

Shumica u ekzekutuan për vepra penale të drogës.