Kreu Blog Faqe 1070

Çdo qytetar i Republikës ndihet më evropian dhe më afër Evropës – Fwd: Adresimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e 140-të të Qeverisë

0

Adresimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e 140-të të Qeverisë

Të nderuar zëvendëskryeministra,

Ministra e zëvendësministra,

Të dashur qytetarë, 

Javën që lamë pas edhe këtë javë, çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës.

Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të BE-së. Me shumë punë dhe angazhim, veçanërisht në raport me vendet hezituese, vitin e kaluar arritëm që gjatë Presidencës Çeke të zhbllokojmë këtë proces.

Javën e kaluar me 18 prill, Parlamenti Evropian kaloi vendimin e liberalizimit të vizave, për të nënshkruar pastaj të nesërmen me 19 prill. Dua të falënderoj edhe një herë zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, sikurse edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe stafet e tyre për punën e palodhshme dhe të suksesshme. 

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët tanë më në fund, do të mund të udhëtojnë pa viza, në 32 vende të tjera e reja evropiane përfshirë këtu edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme, ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë.

Ndërkaq, këtë javë u mor një vendim tjetër i rëndësishëm në po të njëjtin qytet, në Strasburg. Të hënën pra pardje me 24 prill, Komiteti i Ministrave me mbi 2/3 e votave të nevojshme votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Ne besojmë thellësisht që si shtet i ri, demokratik dhe paqedashës, do të japim kontributin e çmueshëm në të ardhmen si anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Dhe natyrisht që rezultatet gjithnjë e më të mira sa i përket tri vlerave fundamentale të Evropës, sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut kanë ndikuar shumë në këtë arritje të madhe.

Këto dy vendime të rëndësishme, brenda më pak se një jave, konfirmojnë rrugën tonë evropiane. Konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë që Kosova i përket Evropës – si Union, si vlerë.

Sot do të shqyrtojmë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Kjo iniciativë e aprovuar në parim vite më parë, sot po konkretizohet dhe po merr drejtimin e duhur.

Çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë është një çështje aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të saj. Temë prioritare, e cila do të vazhdojë të adresohet edhe më tutje si çështje e natyrës urgjente. Miratimi i këtij Projektligji sot, është i një simbolike të veçantë dhe gjithashtu i një rëndësie të madhe. Jo vetëm për faktin që jemi në prag të shënimit të 27 Prillit- Dita e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë Luftës në Kosovës, por është edhe në vazhdën e iniciativave të konkretizuara së fundmi si në procesin e liberalizimit të vizave ashtu dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e po ashtu në kohën kur çështja e personave të zhdukur me forcë ka marrë një dinamikë të re edhe në kuadër të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Shteti ynë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, tanimë ka një histori të gjatë të bashkëpunimit me ICMP. Ky aderim, pas mandatit dhe statusit të ri që ICMP ka marrë viteve të fundit, do të jetë një rritje e këtij bashkëpunimi në këtë fazë të rëndësishme të procesit , njëkohësisht do të jetë edhe një mundësi që e kam prezantuar edhe kohë më parë gjatë takimit me ekspertët tanë mjekoligjorë mbi gatishmërinë për angazhim dhe dhënie të kontributit në ndriçimin e të vërtetës si në rastet e luftërave të tjera jashtë vendit tonë,  siç ishte ajo në Ukrainë së fundmi por edhe vatrat e tjera anë e mbanë botës. Kapacitetet tona institucionale e profesionale, përmes edhe angazhimit si anëtarë në ICMP, do të jenë në shërbim te të gjitha vendeve e shteteve që kanë kaluar nëpër tragjedi të ngjashme të luftës, e kësisoj do të jemi në shërbim të paqes dhe në shërbim të adresimit të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën kudo.

Kontrastet shqiptare

0

Gani I. Mehmeti

Pas një dite të stresuar, të lodhur e të dërmuar, natyrisht duhej pushuar. 

Kisha ndërmend të udhëtoja me aeroplan. Bileta e paguar javë më heret, përgatitja në nivel. Në anën tjetër pritja  e gëzimi, porosia për të dalë në aeroportin tjetër, mbetën të gjitha vetëm dëshira, vetëm  përgatije e mundime deri në aeroport, sepse kur shkuam atje, në aeroport, mësuam se fluturimi për në destinacionin tim ishte anuluar! 

Vizitën po e prisja me padurim, por tani kur jemi në këto kohë të pakohë, pritet gjithçka. 

Mbasi u ktheva në banesë, i lodhur, dola në balkon dhe aty, i shtrirë në kokërr të shpinës, hyra në NJU TUBE, si rastësisht. 

«Se Shqipnia nuk don tjetër, veç don vendin me sundue» – lexova. U përpoqa ta dëgjojë këtë këngë që ka kohë nuk e kam dëgjuar, por nuk po shfaqej fare në ekranin e telefonit.  

Nejse, pas saj doli kënga « Xhamadani vija vija»! Bën edhe kjo! -mendova me vete dhe nisa ta dëgjojë nga këngëtarja Elvana Gjata. Po e dëgjoja me vëmendje, vëmendje po i kushtoja edhe tekstit, që gjithsesi më bënte përshtypje shumë. 

Mirëpo, po bëja një lidhje mes tekstit, këngës dhe realitetit shqiptar. 

Sa këngëtare e madhe! Dhe jo vetêm këngëtare, por edhe aktore me gjithë atë zë të bukur, artiste me gjithë ato lëvizje sipas tonit e ngjyrës së zërit, sipas tekstit e sipas muzikës ishte një harmoni e plotë, sa të bënte krenar si shqiptar.  

Sa Shqipëri e Madhe, sa Shqipëri Etnike e çka jo tjetër, me kufijt deri te Molla e Kuqe, deri përtej Nishi!  

Mirëpo, kur t’i kthehmi realitetit, ne nuk jemi as Shqipëri e Madhe, as Shqipëri Etnike, as deri te Molla e Kuqe!!! Jemi me një Shqipëri fare të vockël, me troje të copëtuara e të shpërndara në shtatë shtete: Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi e Turqi. Po, po – edhe në Turqi, pse edhe deri atje i kemi trojet tona të vjetra. Dardanelet ishin të Dardanëve dikur motit, e të mos flasim, për Greqinë, Serbinë e Malin e Zi që vetë i kemi çliruar e formuar shtete, shumë kohë më përpara se ta bëjmë atë Shqipërinë Londineze,  Maqedoninë e krijuan tjerët si shtet për të  minimizuar sa më shumë popullin shqiptar dhe trojet e tij.  

Dhe, çka është edhe më e rëndë, sot në dy shtete, të quajtura shqiptare, nuk punohet as veprohet për shqiptarizëm! Është për të qajtur, kur cila do parti që vjen në pushtet, bëhet rob i tjerëve dhe i hajnisë dhe shkojnë skajshmërisht në dëm të kombit, popullit, shtetit e vendit, pa e vrarë mendjen fare për forcimin e dy shteteve në zhvillimin e tyre arsimor, shëndetësor, ekonomik, ushtarak e besa edhe politik. Nuk shohin se si bëjnë shtetet e tjera, ata nuk shiten, por i blejnë politikajt tanë, që shiten tek armiku dhe lakmia për pasuri! 

Jemi popull i ndarë e i përçarë edhe brenda dy shteteve  shqiptare sa ne vritemi, rrahemi  ndërmjetvetit pa u ndalur e nuk na e do punën fare. Dëshirojmë të pasurohemi gjatë natës edhe fare pa punuar e në dëm të tjerëve dhe gjithsesi në dëm të shteteve tona, që kanë mbetur kaq larg shteteve të tjera!  

Ne e duam trimërinë e tjerëve, i vemi edhe në këngë dhe krenohemi me të bëmat e heronjve e luftëtarëve tanë, por vetë disi nuk na e do të jemi e as të bëhemi heronj të vërtetë, se si i tillë duhet të sakrifikohet jeta, e jeta është e ëmbël!  Ne këto i kemi vetëm në këngë, ndërsa në realitet nuk na e do shumë, pse do duhej të japim edhe jetën, për çka i rrimë pak si anash e nuk futemi në zjarr!…  

Dhe mendoj: Sikur ne të kishim Shqipërinë e Madhe, Shqipërinë Etnike, Shqipërinë të shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, a do të kishim nevojë për këtë këngë? Unë mendoj se nuk do të kishim nevojë fare për këngën. Mirëpo, pse jemi në këtë gjendje çfare jemi, e kemi nevojën më shumë që të mendojmë për tokat tona nën sundimin e pushtuesve dhe që ëndërrojmë t’i rimarrim, apo, kjo mbetet vetëm sa për t’ju treguar pasardhsve tanë se deri ku ishim, se deri atje duhet të jetë Shqipëri… 

Doli pastaj në NJU TUBE kënga «6 tetor 68» e kënduar nga Albina Kelmendi! Një aktore dhe këngëtare e vërtetë. Me bukuri fizike, me thjeshtësi, me një zë prej zërit të një Malësoreje, me gjestet sipas nevojës, duke lëvizur  e dridhur kokën, duke lëvizur herë me njërën dorë e herë me të dyjat, dukej sikur një mbretëreshë, një kënaqësi e madhe për lejimin e përdorimit të Flamurit KUQ E ZI në Kosovë nga viti 1968, i ndaluar deri atëherë. Kënga, teksti, melodia , ngritja e zërit deri në kupë të qiellit, të bëjnë për vete, të ngrejnë edhe flokët e kresë përpjetë nga një ndjenjë e një fitoreje aq të madhe , aq të dashur, aq të pritur e të dëshiruar, aq madhështore, aq krenare sa arrinë kënaqësi dhe emocione aq të larta, sa gati humb njeriu së ëndërruari e nuk di vet ku është! 

Pra, kur i kthehmi realitetit, ne kemi një realitet krejt tjetër nga këngët, por kjo nuk do të vërehej, po nuk i hyre një analize të thellë dhe shumë reale, sa këtu vërejmë kontrastet mes këngëve dhe realitetit në të cilin jemi. 

Prandaj, do të ishte mirë që ne të zbresim me të dyja këmbët në tokë e të punojmë shumë më shumë për vendin, për popullin, për bashkimin që nuk do të bëhet dot vetëm përmes këngëve e dëshirave të shprehura, por vetëm përmes punës dhe veprimeve politike reale. 

Që të mos e zgjasë, mora shembuj vetëm këto dy këngë, përndryshe, kemi përplot këngë të tjera  të këtilla, që nuk përkojnë me realitetin, por më shumë si këngë lirike, apo shprehje të dëshirave. 

Jemi të ngazëllyer me heronjtë, me Avni Rrustemin, me Shote Galicën, me Fazli Grajçevcin, me Shaban Shalën e tjerët, por edhe pse na e do shpirti e nevoja shpeshherë, vetë nuk bëhemi si ata!… 

Kjo është kështu, se, ne e duam atdheun më pak se të tjerët, siç e thot edhe i madhi, Ismail Kadare. 

Më 5 korrik 2022 

Jireček: “Kolonizimi i Ilirisë nga sllavët” 

0

Konstantin Jireček

“Kolonizimi i Ilirisë nga sllavët”

Faqe 94

Vijim 2.

Në letërsinë e romakëve lajmet e para mbi këtë pjesë të Europës arrinin përmes tregtisë Bernstein të bërë nga Panonia në derdhjen e Ëeichselit. Vendët i përmend në fillim Pliniusi midis popujve në lindje të Weichsel-it. Tabloja etnografike e Europës Lindore është e plotë te Tacitusi në librin mbi Gjermaninë (i shkruar në ’98): gjermanët, dakët, sarmatët, vendët, estierët (lituanezët) dhe finët. “Venetët” i pëshkruan një portret në miniaturë në llojin e episodeve etnografike, në zbatimin e të cilave historiografia antike ka arritur një virtuozitet të çuditshëm. Ata përshkojnë si plaçkitës (latrociniis peerrant) të gjitha pyjet dhe malet nga njëra anë midis gjermanëve dhe sarmatëve, nga ana tjetër midis bastarnëve në Karpatet Lindore dhe popullit gjuetar të “fenni” pa kuaj, të armatosur vetëm me hark dhe shtizë, të mbështjellë me gëzofë. Ndryshe nga popujt nomadë kalorsiakë të sarmatëve, “venetët” ndërtonin shtëpi, luftonin në këmbë dhe mbanin mburoja si armë mbrojtëse. Pra ishte një popull i madh, luftarak, mbrojtës, i armatosur lehtë dhe këmbëshpejtë (pedum usu ac pernicitate gaudent) 1. Disa tipare të këtij përshkrimi të Tacitus-it përkojnë me lajmet bizantine të shekullit 6. Pushtimi i Dacisë e afroi më shumë mbretërinë romake në verilindje të Europës, por kjo periudhë nuk ka lënë pas asnjë përmendore letërsie në llojin e “Galisw” sw Çezarit apo “Germania” e Tacitus. Gjeografi aleksandrian Ptolemeu në shekullin e 2 krahas galindëve lituanezë dhe sudinëve njeh edhe venedët ndër “popujt më të mëdhenj” (έϴνη μεγιστα) të kësaj zone2. Kopja e njohur me emrin tabela Peutingeriane, e një harte romake rrugësh të shekullit të 4, i paraqet venedët në dy anë, direkt në pjesën veriore të Dacisë dhe në veri të derdhjeve të Danubit. Të pakta janë lajmet në legjendat gote te Jordanesi. Në një lloj tabele popujsh, tek ai mund të dallohen emrat e fiseve të sllavëve rusë, shumë – shumë ato të merierëve finë dhe mordvinëve. Por i qartë këtu është kujtimi i armiqësisë së vjetër, luftërave të gotëve kundër sllavëve dhe antenëve.  

Faqe 95 

Është e mundur që shtegtimet e popujve gjermanikë të Lindjes kanë dhënë shkakun e parë të lëvizjes për depërtimin e sllavëve drejt verilindjes dhe lindjes, drejt lituanezëve dhe finëve; sigurisht që tërheqja e gjermanëve të Pontusit nga Dacia dhe nga Danubi Qendror dhe i poshtëm drejt perëndimit u ka lehtësuar sllavëve sulmin drejt jugut. Nuk dihet sesa e gjerë është shtrirja e pushtetit të hunëve të Atilas drejt veriut; ajo përfshiu një pjesë të sllavëve, në kohën kur ato ishin vendosur në jug të Karpateve në Hungarinë Veriore dhe në Zibenbyrgen (Transilvani)3. 

Në gjysmën e dytë të shekullit të 5 sllavët ka të ngjarë të kishin pushtuar tashmë Zibenbyrgenin në kurriz të gepidëve, në nomenklaturën topografike të të cilit kanë lënë shumë gjurmë. Prej andej, ashtu si përmes Moldavisë, ata filluan të depërtonin në Danubin e Poshtëm, të cilët në kohën e largimit të gotëve lindorë drejt Italisë kishin mbërritur tashmë4. Nga lajmet e Prokopit, Jordanit, Agathias, Menandros, Johanit të Ephesos, Theophylaktos-i Simokattes-it, nga vepra strategjike e krijuar përpara luftërave me arabët myslimanë, kushtuar më përpara perandorit Maurikios dhe nga burimet  

Faqe 96 

mbi kohën e Heraklios-it mund të përpilohen një sërë lajmesh mbi sllavët e zonës së Danubit në vitet 527 deri në 626. Vendbanimet e “Slavinen” përfshinin në atë kohë sipas Prokopit “pjesën më të madhe të bregut tjetër të Istrias”. Antenët jetonin në veri dhe verilindje të hunëve pontikë, të ndarë në fise të panumërt (εϴνη τα Aντων αμετρα) dhe në jug arrinin deri në derdhjet e Danubit. Disa lajme i përkasin sllavëve matanë Danubit të sipërm. Një pjesë e herulëve u tërhoq nga Danubi përmes zonës së fiseve të shumtë të sllavëve deri te varnët dhe danezët, për t’u kthyer në atdheun skandinav5. Nga sllavët, të cilët ishin vendosur pas gepidëve dhe langobardëve matanë Tisit dhe Danubit, në veri dhe në lindje të Hungarisë, është fjala për historinë e djalit të princit langobard Ildigis, një nga figurat aventureske të kësaj kohe. Ai u arratis te vranët, pastaj te sllavët, dhe më vonë erdhi me të arratisurit langobardë dhe sllavët e panumërt te gepidët, me të cilët luftoi kundër bashkëatdhetarëve të tij. Pas kësai u nis për herë të dytë te sllavët dhe prej andej donte të shkonte te mbreti Totila bashkë me 6000 vetë, megjithatë u thye nga gjenerali romak Llazar në Venecia dhe për herë të tretë kaloi Danubin, për të shkuar në vendin e sllavëve. Më vonë ai ishte komandanti i një reparti të Gardës së pallatit të perandorit Justinian në Kostandinopojë, por u arratis te gepidët ku e vranë6. Prokopi i njeh shumë më mirë sllavët në Besarabinë e sotme, Moldavinë dhe Vllahinë. Invazionet mbi Danub në Durostorum (Silistria) dhe në kështjellat e Scythias (Dobrudža) shtrihen deri në Adrianopojë7. Një pikë tjetër kalimi ishte në krahinën e Vidinit. Edhe në zonën e gepidëve, të cilët në atë  

faqe 97 

kohë ishin fqinjë të Singidunumëve dhe Sirmiumëve, përmendet një urë e përdorur nga sllavët mbi Danub. Nën perandorin Maurikios (582-602) rezidencat kryesore të sllavëve shfaqen në bregun e majtë të Danubit përballë fortesës kufitare Durostorum, Novac (Svišov), securisca (në Nikopol), Asemus (në derdhjen e Osemit) dhe Palatiolum (në derdhjen e Iskerit). Vllahia e sotme matanë Danubit në atë kohë u quajt “vendi i sllavëve”, Slavinia8. Jordanesi, në njogtimet e të cilit zonat e sllavëve shtrihen nga derdhjet e Danubit dhe nga burimet e Weichsel-it “përmes hapësirave të pamata” (per immense spatia) drejt veriut, thekson numrin e madh të këtij populli (natio populosa; numerositas-in e tyre, multitude)9. 

Nga grupet e veçanta në shekullin e 6 shfaqen vetëm antenët, por që sipas Prokopit ishin ndarë sërish në fise (εϴνη) të panumërt. Është gabim që emrat e fiseve të konsiderohen si diçka e stërlashtë, e pandryshueshme. Te gjermanët, frankët dhe alemanët shfaqen vetëm në shekullin e 3, bajoarët vetëm në shekullin e 6. Te sllavët rusë del një dhe i vetmi fis me tri emra njëri pas tjetrit, si Duljebi, Bužane (nga lumi Bug), në fund në Volynian e sotme si Volynjane. Në disa raste kuptimi është i qartë. Drêvljan-ët në Rusi dhe në Elbë sipas kronikës më të lashtë ruse janë “banorë të pyjeve” (drêvo dru, pemë). Smoljanët te sllavët e Elbës dhe në Rodope kanë emrin e tyre nga emri pisë ose rrëshirë (smola). Poljanët në Kiev dhe në Poloni janë banorët të fushave (polje). Kronika ruse emrat Radimič dhe Vjatič, në skajin e dikurshëm lindor të Rusisë, i nxjerr nga emrat e njerëzve, nga dy vëllezërit Radim dhe Vjatko. Kuptimi i emërtimeve të tjera është i panjohur, p.sh. Duljebi në Rusinë Perëndimore, Bohemi dhe Panoni, ose Chorvaten në zonën e madhe të Bohemisë, në Galacinë e sotme Lindore dhe në zonën bregdetare të Adriatikut10. Me gjithë përpjekjet më të reja shpjeguese, është i errët edhe emri i serbëve, i cili rikthehet në Lauzic (Lausitz, Luzhiça) dhe në vendet e Ballkanit11.Përsëritja e të njëjtit emër fisnor në krahina të ndryshme, shpesh i shfaqur te keltët, gjermanët dhe sllavët, çoi në ngritjen e dy teorive. Njëra, e përfaqësuar nga Šafařik dhe Müllenhoff, pranon një lidhje genetike të fiseve me emra të njëjtë. Tjetra, e shprehur nga Zeuss, thotë se edhe fise jo të afërta me njëri-tjetrin mund të mbajnë të njëjtin emër, ashtu siç kanë njerëz të ndryshëm të njëjtin emër12. Shembujt nga vendet sllave i japin të drejtë pikëpamjes më të fundit. Fiset me të njëjtin emër që jetojnë larg nga njëri-tjetri i përkasin gjuhësisht degëve krejt të ndryshme. Ndërkohë që p.sh. serbishtja në Serbi i përket grupit sllav të Jugut, gjuha e serbëve nga Lausitz ka një pozicion qendror midis polabishtes, polonishtes dhe bohemishtes.  

FAQE 99 

Gjendja e sllavëve në shekullin e 6 të kujton gjermanët perëndimorë përpara shtegtimeve të popujve në përshkrimet e Tacitus-it: shumë fise të vogla, të grupuara sipas familjeve (familiae et propinquitates) me mbretër trashëgimtarë apo princër pa fuqi të madhe, të cilët mund të vendosnin vetëm për punë më të vogla, ndërkohë që për çështje të rëndësishme vendoste kuvendi i popullit. Vetëm te gjermanët e Lindjes mbretërit kishin në atë kohë më shumë autoritet, siç janë edhe në epokën e shtegtimeve të popujve prijësit e popujve. Sllavët dhe antenët, sipas Prokopit, nuk sundohen nga një burrë, por qysh prej lashtësisë jetojnë në demokraci, ku diskutonin së bashku çështjet më të rëndësishme dhe më të vështira. Në Mirabilien legjendare të Pseudo-Cezarit të shkruar në të njëjtën kohë, sllavët matanë Danubit janë “autonomë” dhe “pa prijës”13. Ndërkaq legjenda e gotëve te Jordanesi përmend tashmë në shekullin e 4 një mbret të antenëve (rex Boz) me 70 fisnikë (primates), i cili u mund nga mbreti i gotëve Vinitharius14. Lajmet e mëvonshme bëjnë që të shquhen qartazi kryetarët trashëgimtarë të fiseve, autoritet i të cilëve ishte në rritje gjatë mbrojtjes ndaj bizantinëve. Te Menandrosi dalin (rreth 560) në një lidhje gjenealogjike princat e quajtur, pra trashëgimtarë (αρχοντες) të antenëve si një lloj këshilli popullor, i cili e dërgon Mezamirin, të birin e Idariziosit dhe vëllain e Kelagastos, si të deleguar nga gjiri i tij tek avarët. Po ashtu, te “Slavinët” princët  (ηγεμονες) krijonin një këshill të tillë, me Dobretan në krye15. Në kohën e perandorit Maurikios te Theophylaktos Simokattes përmenden në Vllahinë e sotme tre princër të krahinës (φνλαροι) apo mbretër (ρηξ). Autori i Strategica-s i përshkruan sllavët në Danub si fise të panumërt, që nuk ishin në një mendje, shumë mbretër (ρηγξ) që nuk jetonin në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mbretëritë në kufi sipas këshillave të këtij libri, mund të fitohen përmes dhuratave dhe fjalëve të mira; për mbretërinë romake një bashkim apo monarki te këta popuj (ενωσις η μοναρχα) do të ishte gjëja më e rrezikshme. Po ashtu, legjenda e Shën Demetrit të Selanikut (600-800) njeh mbretër apo princër (γηγες αρχοντες) të fiseve të veçanta sllave të fqinjëve. Perandori Konstantin Porphyrogennetos përmend te sllavët në zonën e Adriatikut (rreth vitit 950) familje princërore, gjenealogjia tradicionale e të cilave shkonte në shumë shekuj. Emërtimet më të lashta vendëse të princërve dhe prijësve ishin: vladika 16 (nga vlad-, vlasti  αρχειν), në fillim sundues, më vonë në serbishte e vjetër do të thoshte një grua fisnike, në kohën e re një ipeshkv; čelnik (čelo ballë); načelnik; vojvoda, e cila fjalë për fjalë i përgjigjet στρατηγος, prijës i ushtrisë; gospodin ose godpodar, zotëri. Me prejardhje gjermanike është fjala  къnеь (rus. knjaz, serb. knez), nga König (gjer. mbret) (nord. e vjetër konungr.). E paqartë është fjala župan, e njohur përafërsisht në të njëjtën kohë, që do të thotë princ i krahinës, kryetar, sundimtar ose administrues i një rrethi, krahas fjalës župa: rreth, krahinë17. 

Përktheu nga gjermanishtja: Dr. Elda GJANA-BORIÇI 

Përkujtim për gjenocidin ndaj Armenëve, kusherinjve të largët të Shqiptarëve

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
____
Shqip – fregjisht
PRILL 1915 = Gjenocidi armen: 1,500,000 armenë të vrarë mizorisht nga Turqit. Ju informoj se Armenët janë një popull shumë i vjetër me prejardhje nga Pellazgo-thrako-frigjianët dhe kushërinjtë e largët të Shqiptarëve. Më shumë se 2000 vjet para erës sonë ky rajon i nënshtrohej Perandorisë Hitete (me origjinë pellazgo-frigjiane). Unë kam njohur shumë armenë në Egjipt (si dhe në Liceun francez) prindërit e të cilëve kishin ikur nga Armenia nën shtypjen turke dhe i shpëtuan këtij gjenocidi : një popull inteligjent, dinjitoz, i talentuar në shumë disiplinash dhe punëtorë me funksione të shumta në Egjipt, duke përfshirë një kryeministër (Nubar Nubarian Pasha) i mbretërisë të Egjiptit me oiriginë shqiptare dhe në mbarë botën. Kirurgu që më operoi syrin e majtë është me origjinë armene të cilit i ofrova librin tim të parë ku citoja gjuhën armene dhe ku interpretoja rreth dyzet fjalë falë gjuhës shqipes. LAVDI për popullin armen dhe rroftë Armenia !
AVRIL 1915 = Génocide arménien : 1.500.000 arméniens atrocement tués par les Turcs. Je rappelle que les Arméniens sont un très vieux peuple descendant des pélasgo-thraco–phrygiens et cousins lointains des Albanais. Plus de 2000 ans avant notre ère cette région était soumise à l’Empire hittite (d’origine pélasgo-phrygienne). J’ai connu beaucoup d’Arméniens en Égypte (ainsi qu’à mon Lycée français) dont les parents avaient fui l’Arménie sous l’oppression turque et ont échappé à ce génocide : un peuple intelligent, digne, doué dans plusieurs domaines et travailleurs aux multiples fonctions en Égypte dont un premier ministre (Nubar Nubarian pacha) du royaume d’Égypte d’origine albanaise et à travers le monde. Le chirurgien qui m’a opéré l’œil gauche est d’origine arménienne auquel j’ai offert mon premier livre où je cite la langue arménienne et où j’ai interprété une quarantaine de mots grâce à l’albanais. HOMMAGE au peuple arménien et vive l’Arménie !
Për të nderuar këtë popull Armen martir, ja dy nga këngët më të bukura të Charles Aznavour / Aznavourian (1924-2018), këngëtar dhe aktor francez me origjinë armene, njeri dhe këngëtar të cilin e kam gjithmonë vlerësuar. Ky ishte një patriot i madh, besnik dhe i ndershëm që nuk e mohoi kurrë origjinën e tij armene dhe që mbeti armen kundër të gjitha gjasave deri në frymën e tij të fundit, pavarësisht natyralizimit të tij francez. Këtu i bëj një nderim solemn këtij njeriu të cilin e respektoj thellësisht dhe që më kujton ekzistencën time në dy vende të ndryshëm larg Atdheut (Egjipt dhe Francë), por me vetëm një origjinë dhe një Atdhe të vetëm : Shqipërinë. Bravo Sharl Artisti i madh !
Français
Pour honorer ce peuple arménien martyr voici deux des plus belles chansons de Charles Aznavour / Aznavourian (1924-2018), chanteur et acteur français d’origine arménienne, homme et chanteur que j’apprécie beaucoup. Voici un homme patriote, loyal et intègre qui n’a jamais renié ses origines arméniennes et qu’il est demeuré arménien contre vents et marées jusqu’à son dernier souffle malgré sa naturalisation française. Je rends, ici, un hommage solennel à cet homme que je respecte profondément et qui me fait penser à ma propre existence dans deux pays différents (Égypte et France) mais avec une seule origine et une seule patrie : l’Albanie. Bravo Charles le grand Artiste !
Charles Aznavour - "La Bohème"
YOUTUBE.COM
Charles Aznavour – “La Bohème”

Pseudoakademiku Tole, mashtron gazetarin Mustafa Nano

0
Fitim Çaushi, Gjirokastër
_____
Ju falenderojmë Z. Nano për ekspozimin publik të një mashtruesi dhespekulatori, si pseudoakademiku Vasil Tole. Në situatën e diskretimit të plotë profesional dhe zyrtar të tij, nuk i ka mbetur tjetër, veç dizinformimi i atyre që nuke njohin problemin e “isopolifonisë”, dhe gjenezën e saj “prej sirenave greke”. Një prej tyre pranuat se ishit edhe ju. Në emisionin tuaj, Tole iu shmang përgjegjësisë së tij për futjen e “isopolifinosë” së sirenave grke në UNESCO, dhe manovroi me falsifikimin, se ka futur në ruajtje “polifoninë me iso, por termi “iso” ka dalë përpara emrit nga përkthimi anglisht”.Një mashtrues kaq gjakftohtë mund të jetë vetëm Vasil S. Tole. Ky kabotuar në shqip librat: “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike tëEpirit”, në vitin 2005, “Enciklopedia e isopolifonisë”, në vitin 2007 dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, në vitin 2011, të cilat në mënyrë konstatante kanë stampuar mijra herë termin “isopolifoni” dhe jo “polifoni me iso”, çka provon, se nuk ka influencuar anglishtja në evidentimin e “isopolifonisë” në UNESCO. Po qe se dotë kishte influencuar përkthimi anglisht, nuk do të mund të ekzistonte termi“isopolifoni“ në librat e botuara shqip, të Toles dhe nuk do të ekzistonte kjoemërtesë tek ndonjë mercenar i tij në Ministrinë e Kulturës e deri në bazë. Tole, i detyruar nga presioni i emisionit “Gjurmë Shqiptare” dhe simpoziumi model i Shoqatës “Labëria”, manovron, duke mashtruar opinionin, ai ka pohuar: “Dosja e përgatitur nga pala shqiptare përfshin: “Studimin e plotë shkencor për iso-polifoninë nga Vasil S. Tole”. (Enciklopedia e Isopolifoinisë Shqiptare, Uegen, 2007, f. 128-129) Sikundër shihet, emërtesa “isopolifoni” është produkt i studimit të Vasil Toles dhe jo i përkthimit anglisht. Nuk ka kurkund punime për “isopolifoninë” as nga autorëshqiptarë dhe as nga autorë botëror, ky është spekullim i Toles, ka vetëm studimpersonal të Vasil Toles, i cili e ka dokumentuar: “Si ekspert i etnomuzikologjisë në vitin2005, Vasil Tole përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” (Vasil S. Tole “Enciklopedia eisopolifonisë” UEGEN 2007, f. 319-320). Ekzistenca e këtyre botimeve në shqip, me “isopolifoni”, e autodemaskon akademikunTole. Studimin për “isopolifoninë” Tole e ka shtrirë, para se ta depozitonte në UNESCO, edhe në polifoninë e Skaparit, për të cilën ju Z. Nano treguat interes: “Vëmë re një ndryshim ndërmjet iso-polifonisë labe dhe asaj toske, i cili buronprej tipareve thelbësore të tyre. Duke filluar me zërin e isos, do të thonim se, në përgjithësi, isoja në polifoninë trezërëshe toske … fillon edhe këngën në trezërëshin tosk, dukuri që nuk e hasim në asnjë krahinë tjetër… Pikërisht,natyra e isos është e dhëna më e domosdoshme për të kuptuar se mbi ç’bazëfillojnë e ndërtohen zërat e tjerë”. ( V. S.Tole, Odiseja dhe sirenat …vep e cit. f. 32-34) Sikurse e shihni, akademiku Tole e ka pagëzuar edhe polifoninë toske të Skraparit, “isopolifoni”, sepse ajo “fillon me zërin e isos“ dhe mbi “bazën e isos, fillojnë e ndërtohen zërat”! Këtu kemi një injorancë profesionale, sepse prof. Ramadan Sokoli, të cilin Tole e përmendi si “mentorin e tij”, ka argumentuar: “Në polifoninë tre zanëshe… marrësi dhe kthyesi janë udhëheqësit e këngës. Jonënkryesore e merr zani i parë. Jonia e këtij zani asht ma e stolisur me glisando e melizma. Përsa i përket vendosjes së tre zërave, ai i marrësit mund të jetëpërsipër, ose në mes, por asnjëher përposhtë zaneve të tjerë …Në shumicën ekëngëve të shkrueta, tonin e isos e jep prijësi i këngës, i cili e përdredh zaninnë një farë grupeti rreth këtij toni dhe e këput tue e rrëshqit tëposhtë. Pastaj parashfron temën”. (Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike Tiranë, 15-21 nëntor 1962, f. 332-333)Sikundër shihet, tonin e isos në polifoninë shqiptare e jep prijësi i këngës, marrësi, Xha Demiri dhe jo e kundërta, “isua”. Jo se Tole nuk e ka lexuar prof. Sokolin, por Tole e ka tjetërsuar me ndërgjegje, si premisë strategjike. Edhe prof.Beniamin Kruta ka argumentuar të njëjtën realitet artistik: “Ky tingull bazal (i xha Demirit) shërben si pikë orientimi për t’u orientuar me të gjithë pjesëtarët egrupit”. Pra është zëri i marrësit që orienton zërat e tjerë, e bashkë me të edhe ison, prandaj nuk justifikohet shkencërisht vendosja e “isos” para Polifonisë. Vasil Tole e ka tjetërsuar “mentorin” e tij. Prof Sokolin dhe tërë studiuesit shqiptar, përshkakqe strategjike. Mund ta pyetni Z. Nano akademikun Tole, përse j’u mashtroi gjatë emisionit me akrobacitë e tij? Mashtrimet e Toles janë fëminore, sepse nuk e mbulon dot medikritetin e tijprofesional: ”Theksoj faktin se sipas meje, iso-polifonia nuk ka patur ndonjëzhvillim historik në formimin e tipareve të saj me dy, tre apo katër zëra, porgjithmonë ka funksionuar si një lëndë e përbashkët, e cila ka qenë thërrmuar, nëkëto trajta të klasifikuara si të tilla.” (V. Tole- Folklori muzikor-1 f. 93-94) Nga“mënçuria” e Toles, del se “isopolifonia”, nuk është produkt i zhvillimit historik dhe shoqëror të etnisë tonë. Ajo nuk është formuar nga një zhvillim i brendshëm gjatë historisë së kulturës së popullit tonë, por rezultat i “thërrmimit të mëvonshëm”!Të kujt?! Pse gjithë kjo metafizikë dhe empirizëm i pseudoakademikut Tole?! Problemi kryesor, i nderuar Nano, nuk është tjetërsimi i emërtesës “isopolifoni”, është spostmi i gjenzës së saj me prejardhje prej kulturës greke, për këtë ai shkruan: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik,monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëvenë këtë epokë”. ( V. S. Tole, Odiseja dhe sirrenat, vep. e cit. f. 65) Këtu fshihet lepuri!Tole e trajton poemin epik “Odisea”, prej të cilit dëshmon, se polifonia shqiptareka ardhur nga kënga e sirenave greke, si parahelene, jo parailire. Këtu përfundonproblemi dhe polifonia shqiptare merr etnitet grek. Sirenat mund të jenëparahelene, sepse janë produkt i mitologjisë greke, shkruan Tole, por jo Odiseu dhe polifonia popullore shqipare. Tole ka shkruar se “Muzikanti më i madh i antikitetit grek, Orfeu, me lirën dhekëngën e tij, i konkurroi sirenat…” (V. S. Tole Odiseja dhe sirenat…vep. e cit. f.40) Ështëshkruar qartë, ashtu si Orfeu, edhe sirenat kanë përkatësi etnike greke. Për rrjedhim edhe “isopolifonia” shqiptare, përderisa e ka djepin e saj tek sirenat,duhet të jetë doemos greke! Për të dokumentuar prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke, Tole ka shkruar dy libra: “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin…” (Vasil S. Tole, Odiseja dhe sirenat…vep e cit. f. 10) Këtëprejardhje ka përcaktuar Tole edhe ndaj polifonisë shqiptarer: “Ekzistenca në folklorinmuzikor iso-polifonik e disa gjinive si p.sh. kënga iso-polifonike me prejardhje mitologjike, mund të provojnë, se iso-polifonia ka qenë…”(Vasil Tole, Pse qajnëkuajt e Akilit, f. 65) Sikundër shihet, sirenat vijnë prej mitologjisë greke, edhe kënga polifonike shqiptarevjen prej mitologjisë, dhe meqenëse edhe ajo vjen prej mitologjisë dhe sirenave greke, “është produkt kulturor grek”! Mund ta kishit pyetur Z, Nano, Tolen, pse e keshpurë krijimtarinë shpirtërore të popullit të Skraparit tek djepi i sirenavegreke?! Apo s’ka rëndësi kjo për Ju?I gjithë diversioni i Toles, është shtrirja e këngës së sirenave në Epir, deri nëShkumbin, diversion për të cilin ka depozituar në UNESCO, edhe hartën e“isopolifonisë”: “…ky territor i nëntokës, ku gjenden sipas Homerit kori i sirenavevajtore… mbitoka e tij e ruan ende sot, një ndër të vetmet traditashumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtiminiso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërës”. (V.S. Tole, Pse qajnë kuajt…f. 53)Akademiku Tole zbuloi, se nëntoka e Hadit në Çamëri, ku jetojnë sirenat, ruanende mbi të, “traditën shumëzërëshe të trashëgimisë shpirtërore botërore: iso-polifoninë”! Nuk ka asnjë dyshim, se akademiku Tole, vuan nga qafa e lart!A mundet që kori i sirenave të nëntokës, të ketë pjellë polifoninë shqiptare?! Toleështë i vendosur që sirenat t’i pashaportizoj në Shqipëri: “Ne i përmbahemiidesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve tësotme shqiptare. ( S.Tole, Odisea dhe Sirenat…vep. e cit. F. 41)Sikundër shihet i nderuar Nano, vendodhjen e sirena të krijuara nga populligrek, akademiku Tole e vendos pranë territorit politik shqiptar, ndërkohë që kufirietnik shqiptar ndodhet pranë kufirit anik grek, në Prevezë! Brigjet shqiptareaktualisht fillojnë nga Kepi Stillos në lumin Pavlla në Vrinë, deri në kepin eLlogarasë! Shikoni sa afër na i sjell Tole sirenat, madje ai i çon deri nëShkumbin!Prof. Eqrem Çabej i referohet studiuesit francez Ami Boue, i cili jo vetëm brigjet e sotme të Shqipërisë i konsideron territor shqiptar, por edhe brigjet e Epirt tëJugut që ka gllabëruar Greqia, i konsideron territor shqiptar. Po ashtu Martin Liku, do të shkruante: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të popullsisë shqiptare”. Në këtë sens ka shkruar edhe bashkëkohësi i tij, Pukëvili, 200 vjet përpara: “Republika e Sulit rreth vitit 1660 përbëhej nga katër fshatra: Suli ose Kakosuli, Qafa, Avariko, Samoniva, fshatra këto me regjime tëveçanta që ndiqnin traditat e lashta të shqiptarëve. Gjatë 40 vjetëve popullsia u shtua në shtatë fshatra të rinj.” (F. Pouqueville, Voyage de la Grece, Paris, 1826, v. 3, f.82)Ka me dhjetra dokumente dhe argumente që dëshmojnë, se qëllimi i futjes së“isopolifonisë” në UNESCO nga na e Toles, nuk është i rastësishëm, po të ishte i tillë, Tolekishte futur në UNESCO polifoninë shqiptare sikurse e ka studiuar shkenca shqiptare nëterritoret e popullit shqiptar. Pavarësisht, se Tiole kërkon ta fshehë veprën e tij të zezë për “isopolifoninë”me parrulla propagandistike si “aritja më e madhe e njohur nga një institucion ndërkombëtar”. Tole mund t’ia hedhë një vit, dhjetë vjet, 20 vjet, por s’mnd t’a mashtrojë inteligjecën dhe popullin shqiptar për tërë jetën. Kjo mund të besohet për Ardian Vebiun dhe mercenarët e tjerë. Me një hipokrizi prej Uriahipi,Tole u shpreh i “mallëngjyer” për prof. Ramadan Sokolin, ndërkohë që prof. Sokoli ka tërhequr vëmendjen: “Mohohen arritjet e muziktarit që parapriu në disa degë të muzikologjisë shqiptare”. Ky mohues ishte Vasil Tole.

“Open Ballkan“ me reperkusione fatale për shqiptarët

0
Nga: Arif Ejupi
Slogani i stërpërseritur i kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, për njëfarë Ballkani të hapur apo Mini-shëngeni, të vendeve ballkanike për shqiptarët është fatal. Gjenocidi serb në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë të gjithëve na është i njohur. Serbia duke dashur që t’i mbajë nënsundim popujt tjerë jo serbë në ish-Jugosllavi, çdoherë ka shkaktuar trazira e gjakderdhje. Ajo synime të ngjashme ka edhe sot, pa e kuptuar që tani nuk është në pozitat e dikurshme.

Serbët të përgjumur dhe të hipnotizuar nga Aleksandër Vuçiq, nxënës dhe zbatues i përpiktë i politikës së kriminelit Milosheviq, edhe pse kanë kaluar mbi dy dekada nga përfundimi i luftës ende llogarisin mbrapsht.

Ata bëjnë plane të errëta në kurriz të fqinjëve të tyre, veçanërisht të shqiptarëve. Të dehur nga ëndrra për Serbinë e Madhe, gjeografikisht me të gjitha mjetet po provojnë që ta rikthejnë rolin e kryexhandarit në Ballkan.

Të nxitur nga Rusia liderët e Serbisë, projektplanin për njëfarë Ballkani të hapur apo Mini-shëngeni ballkanik të përgatitur shumë më herët e kanë qitur mbi tavolina gjatë këtyre tri-katër vjetëve.

Pas kësaj ideje pa asnjë të mirë për shqiptarët kanë vrapuar sikur dhitë pas kripës Edi Rama ,Hashim Thaqi dhe disa çirakë të tyre politikë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Shqiptarët nuk janë aq naiv sa mendojnë armiqtë e tyre. Ata e dinë që bisedat dhe dialogu me serbët është i pashmangshëm.

Gjithashtu e dinë edhe të vërtetën tjetër që ata në mezhdë nuk u ka caktuar zoti, po djalli.

Bisedime duhet të ketë por, jo ashtu siç po mendon kryeministri i vendit tonë Edi Rama, pa asnjë kusht. Serbia edhe pse e ka mbushur Kosovën me varre prapë e kërcënon atë me luftë.

Ata pak kolonë serbë të mbetur në Kosovë i përdor kur ndjenë lëkundje dhe kriza në Beograd.
Kjo lojë e ndytë me ta duhet të përfundojë. Deri kur do të mbesim të nëpërkëmbur e të nënshtruar në tokën tonë?

Kudo në rruzullin tokësor ai që e shpenzon rrymën edhe e paguan. Ky është rregull për të gjithë. S’ka edhe si të jetë ndryshe.

Kolonët serbë në Kosovë, sidomos në Mitrovicën e Veriut, jo vetëm që e shpenzojnë energjinë elektrike për nevojat e veta, por edhe e keqpërdorin për prodhimin ilegal të kripto-valutave.

Kaosin e krijuar në këtë pjesë të Kosovës me një përkushtim pak më serioz ka mundur ta zbus Edi Rama.
Pozita të cilën ai vazhdon ta mbajë i krijon mundësi që në qendrat e diplomacisë botërore t’i paraqesë këto shkelje dhe ndërhyrje të rënda të Serbisë në Kosovë.
Rama është dashur që në takimet me burrështetas të ndryshëm të botes, të tregoj që Serbia e ka rikolonizuar Veriun e Mitrovicës, me banditë e kriminelë.
Ajo enkas për ta ka ndërtuar qindra shtëpi, duke ua dhuruar falas dhe duke u krijuar favore të tjera të shumta.

Derisa, Vuçiq edhe për brengën më të vogël të kolonëve serbë në Kosovë, ngre zërin kudo edhe Rama, duhet ta bëjë të njëjtën gjë, për shqiptarët e ndjekur nga shtëpitë e tyre stërgjyshore në këtë pjesë të Mitrovicës.

Rama me prirje për aktrim i ka bërë disa deklarata në Medie,bukur të serta. E, në prapaskenë ka vepruar krejt ndryshe.

Ai së bashku me Vuçiqin ka thirrur për aprovimin e “Open Ballkan”. Ndër shqiptarë, sidomos ata të Kosovës, kjo ide e tij, jo që nuk ka gjetur përkrahje por është kundërshtuare kategorikisht.

Përkundër kësaj Vuçiq e Rama, kanë vazhduar avazin e vjetër. Ata këtë temë të bezdisshme na kanë servuar në mëngjes, drekë e darkë.

Edi Rama asnjëherë nuk ka sqaruar se çfarë parasheh Ballkani i hapur. Ai ka përmendur vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shkëmbimin e mallrave. Sipas tij Shqipëria me këtë projekt do të bëhej “llambë ndriçimi e Ballkanit”.

Sa ëndërr e mirë !….
Mirëpo ,ngjarjet e derisotme dhe raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve na çojnë në pyetjet:
Çfarë lëvizje e lirë dhe këmbimi i mallrave mund të bëhet në atfarë rrethi vicioz, pa u liruar nga paragjykimet dhe e kaluara e tyre fashiste serbë, malazezë e maqedonasë ?

Çfarë mallrash mund të shkëmbejnë këto vende të kësaj zone në mes veti, kur dihet që ekonomitë e tyre janë të shkërmoqura dhe në prag të falimentimit ?
Greqia disa herë për shkak të borxheve të jashtme ka qenë në prag të bankrotimit. Situatë e ngjashme është edhe në Serbi, Mali të Zi, Shqipëri e Maqedoni.

Qëllimet ogurzeza të Serbisë shqiptarët i kanë të njohura që nga vitet 1887-1888. Serbia padalje në Detin Adriatik, e ndjen veten sikur sardelet e ngjeshura në kuti.
Andaj, me të gjitha mjetet mundohet që të rikthehet aty ku ishte më 1912 dhe 1913,qoftë edhe me lutë.

Yryshin dhe apetitet e saj po i nxit Rusia dhe Greqia, dinake që vazhdimisht nëpërmjet një grushti minoritarësh të rrethit të Himarës e kërcënon Shqipërinë.

Këtë gjendje e ka krijuar pavendosmëria e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ajo në bisedimet Kosovë-Serbi, si ndërmjetësues ka angazhuar zotërinjtë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, vendet e të cilëve ende nuk e kanë njohur Kosovën, si shtet të pavarur.

Çfarë bisedimesh mund të zhvillohen me Serbinë, kur në krye të saj është Vuçiq,i cili njihet me thirrjet e tij fashiste.
Ai përpara mijëra serbëve ka kërkuar vrasjen e të gjithë boshnjakëve, myslimanë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

E, mos të flasim për djallëzitë e tij ndaj shqiptarëve. Njëherë duhet të paqësohet Ballkani dhe në krye të vendeve të tij, të vijnë njerëz vullnetmirë që këtë pjesë e integrojnë me Perëndimin.

Këtë gjë mund ta bëjë vetëm Bashkësia Ndërkombëtare. Mirëpo, ajo duhet t’ia tregoi vendin Serbisë, dhe aleatëve të saj. Në të kundërtën flakët e luftës nga Ukraina mund përhapën fare lehtë edhe në këtë pjesë të Evropës.

Edi Rama dhe vasalët e tij e dinë fare mirë që Aleancat me serbë e rusë, për ne shqiptarët çdoherë kanë qenë fatale.
Ato gjatë një shekulli na kanë ngujuar në kafaz dhe na kanë zhytur në varfëri enorme.

Rama po ashtu duhet të kuptoj që pa Prishtinën, zyrtare nuk mund të hyjë në pazare me Serbinë.
Serbia tash e 24 vjet bën lojë me eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga kriminelët e saj, gjatë viteve 1997,1998 dhe 1999.

Shqiptarët të ardhmen e tyre e kanë në forcim marrëdhëniesh me SHBA-të dhe vendet e Evropës Perëndimore, ku edhe janë të vendosur në numër të madh.

Sot më fort se kurrë: Qëndro Shqipëri! 

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
  • 30-vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri

Papa Gjon Pali i II, e cilësoi vizitën e tij në Atdheun e shqipeve, si “Një ditë që na e dhuroi Zoti”.  Ishte gjithashtu një ditë, që sadopak, do të bindëte shqiptarët se bota nuk i kishte harruar ata, me gjithë vet-izolimin e Shqipërisë komuniste nga pjesa tjetër e botës, e sidomos të izolimit nga Perëndimi demokratik, për pothuaj gjysëm shekulli.

30-vjetori i vizitës së tij në Shqipëri

“Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjell farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë, në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare”!  (Papa Gjon Pali i II, 25 prill, 1993 në vizitën e tij historike në Shqipëri).

Me 25 prill 2023, Kisha Katolike në Shqipëri dhe shqiptarët kudo, kujtojnë 30-vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të II në tokën Arbërore. Është kjo një datë e shënuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, por është historike, sidomos për Kishën Katolike në Shqipëri, pasi ajo vizitë – e para në trojet shqiptare – ndodhi aq shpejt pas një periudhe të gjatë e të errët, gjysëm shekullore, kur Kisha dhe kleri shqiptar, në përgjithësi, kishte pësuar vuajtjet, vrasjet dhe persekutimin më barbar të komunizmit, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës dhe botës.

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve, zëdhënësi i Kishës Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja deklaroi për Radio Vatikanin në gjuhën shqipe se udhëheqësit e Kishës Katolike në Shqipëri po e shënojnë këtë përvjetor “me një tubim në Shkodër, mbrëmjen e 25 prillit, në shenjë falënderimi të Madhit Zot për atë vizitë 30-vjet më parë të Papa Gjon Palit të II në një periudhë aq kritike, por edhe shpresëdhënse, në Shqipëri. Vizita kujtohet me kremtimin e një meshe që do të pasohet nga një koncert i përmasave kombëtare nga kori, Musica Nova, nën drejtimin e maestro Harlen Nikolli,”- shtoi ai.

Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja e cilësoi vizitën e Papa Gjon Palit të II dhe Nënë Terezës, që shoqëronte Papën në Katedralën e Shkodrës më 25 prill, 1993, si një, “Demostrim i lidhjes së hershme dhe besnikërisë unikale të katolikëve të Shqipërisë ndaj Kishës universale dhe katedrales së Shën Pjetrit.” Sipas zëdhënësit, premtohen një seri programesh nëpëmjet të cilave, Kisha po shënon këtë datë të shënuar 30-vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri – për historinë e Kishës Katolike shqiptare, por njëkohësisht, edhe për historinë e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar dhe për marrëdhëniet shekullore midis Vatikanit dhe trojeve Arbërore. Si rrjedhim, ai njoftoi se edhe në nivel shtetëror, kjo vizitë do të kujtohet me organizime të ndryshme kulturore dhe të tjera.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër me 25 prill, 1993, Papa Gjon Pali i II, përshëndeti para të gjithë shqiptarëve dhe botës, Bijën e Kombit Shqiptar, Gonxhe Bojaxhiun Nënë Terezën, me këto fjalë: “Të dashur, nuk mund mos të përshëndes një person fort të përvuajtur, që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza e Kalkutës. Por të gjithë e dinë nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte, pikërisht, kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbëtore e përvuajtur, e më të varfërve ndër të varfër, që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj. Në të, në personin e Nënë Terezës, Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj e i të gjithë atyre, që porsi ajo, janë ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të përdëllimit. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Universale, ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj”,- ka falënderuar Kombin Shqiptar, Papa Gjon Pali, që i ka falë botës bijën e vet, Nënë Terezën.

Nga Shkodra, Papa Gjon Pali është kthyer atë ditë të 25 prillit, 1993 në Tiranë, nga ku, para se të largohej nga trojet e Gjergj Kastriotit-Skënderebe ka përshëndetur Shqipërinë dhe ka falënderuar mbarë Kombin shqiptar për pritjen madhështore që i kishin bërë atij të gjithë shqiptarët me atë rast, pa dallim feje a krahine: “Vëllezër e Motra shqiptare! Ju përshëndes përzemërsisht! Pas një dite me një program të ngjeshur me kremtime e takime, të cilat më dhanë mundësinë të shikoja dhe të përjetoja nga afër jo vetëm fenë e gjallë të Bashkësisë katolike, por edhe ngrohtësinë e mikpritjes së popullit shqiptar, ja erdhi momenti i ndarjes e përshëndetjes dhe thellësisht i prekur nga përzemërsia, po përgatitem të ndahem prej jush. Në miqësinë që më keni shfaqur, kam kuptuar se pata të bëj me miq që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund e të errët të një diktature e të një ateizmi mbytës. Ju faleminderit për mikpritjen tuaj! Vëllezër e motra shqiptarë, fort të dashur! Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti e mbrojt popullin shqiptar në mbarë botën. Në emër të Zotit ju përqafoj dhe ju bekoj të gjithëve. Mirë u pafshim. Ju uroj me gjithë zemër: gjithë të mirat”,- ka përshëndetur Papa Gjon Pali i II duke i dhënë fund vizitës historike të tij në Shqipëri më 25 prill, 1993!

Siç dihet, ajo vizitë ndodhi pas një dimri të gjatë e të egër nën regjimin ateist të komunizmit. I vetdijshëm dhe i mirë informuar për gjëndjen e shqiptarëve, nën pothuaj gjysëm shekull komunizëm, në vizitën e parë të një Pape në Shqipëri, me 25 Prill, 1993, Papa Gjon Pali i II, e cilësoi vizitën e tij në Atdheun e shqipeve, si- “Një ditë që na e dhuroi Zoti”. Ishte gjithashtu një ditë, që sadopak, do të bindëte shqiptarët se bota nuk i kishte harruar ata, me gjithë vet-izolimin e Shqipërisë komuniste nga pjesa tjetër e botës, e sidomos të izolimit nga Perëndimi demokratik, për pothuaj gjysëm shekulli.

Kudo që shkoi dhe me këdo që u takua, gjatë asaj vizite, Papa Gjon Pali II vetëm shprehu dashurinë, mirëkuptimin, por edhe dhëmbjet e tij për vuajtjet dhe për martirizimin e njerëzve të pafajshëm gjatë periudhës së komunizmit, ndërkohë që vuri në dukje edhe fisnikërinë e shqiptarëve tani dhe gjatë historisë, si popull e si komb. 30-vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit në Shqipëri, kujtojmë fjalët e tija dashamirëse drejtuar shqiptarëve: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe sprovash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.

Por, me atë rast, Papa Gjon Pali II pati edhe një porosi për shqiptarët, një amanet që është aq aktual edhe sot pas 30-vitesh, ndërkohë që për arsye dhe rrethana krejt të tjera, Shqipëria, Kosova, shqiptarët në përgjithësi, po kalojnë një periudhë tepër të vështirë e dramatike, sidomos, përballë largimit të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore gjatë 10-viteve të fundit: ”Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”! Por edhe thirrja e tij për kujtesën e përhershme: “Që të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja…kjo liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Perëndinë është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pikë të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror”, ka porositur Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill, 1993, ndërsa ka theksuar se, sado të vështira qofshin sfidat, ato janë më të lehta për t’u përballur sipas tij, “Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, atëherë që të gjithë jemi vëllezër”,- është shprehur ish-udhëheqsi i Kishës Katolike.

Në këtë përvjetor të vizitës së Papa Gjon Palit II, (të datës 25 prill, 1993) le të kujtojmë porositë e asaj dite të paharrueshme, si tejet aktuale edhe përball realitetit të sotëm shoqëror të vendit dhe për aktualitetin e sotëm politik e shoqëror. Se çrregullimet politike, shoqërore dhe shëndetësore, gjithçka është më e lehtë për t’u përballur, nëqoftëse përballë këtyre sfidave sillemi si vëllezër e motra dhe në bashkpunim me njëri tjetrin, siç porosiste Papa Gjon Pali II, 30-vjet më parë, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri.

Respekti, toleranca e pse jo edhe dashuria për njërin tjetrin janë e vetmja mënyrë për të ulur tensionet aktuale politiko-shoqërore në botën shqiptare dhe për të hapur shtigje të reja bashkëjetese dhe tolerance politike drejt një demokracie të vërtetë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Me qëllim që shqiptarët: “Të fluturojnë sa më lartë, ashtu si shqiponjat që nuk e lenë kurrë folenë e tyre”,- siç është shprehur – Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri, 21 shtator 2014: “Shqipëri, qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, sepse gjithçka ngjallet dhe përtërihet.

Hapet Shkolla Shqipe në Villanova di Castenaso, Bologna

0

Prishtinë, më 25.04.2023 

Komunikatë për shtyp

Në komunën Castenaso në provincën e Bolonjës në Itali, me datë 22 prill 2023 u inaugurua hapja e Shkollës Shqipe, një arritje e madhe për kombin tonë, për mbrojtjen e vlerave të trashigimisë kulturore përmes gjuhës sonë. 

Projekti lindi nga komuniteti shqiptar që banon në këtë zonë, me mbështetje të shoqatave si “Korabi” drejtuar nga Z. Astrit Poti, sipërmarrësve dhe aktorëve të shumtë, bashkëndarës të synimeve primare të kësaj nisme. Shkolla fillimisht do ketë si seli ambientet e qendrës sociale “Casa Sant’Anna”, dhënë në përdorim nga Komuna e Castenasos. 

Fjalimin e hapjes e mbajti Znj. Lauriana Sapienza, Këshilltare e Komunës së Castenasos për Politikat Sociale, Emigracionin dhe Inovacionin Dixhital, e cila nënvizoi vlerat e çmuara kulturore dhe bukuritë natyrore të territoreve shqiptare. Ajo theksoi se kjo nismë ka vlera të mëdha dhe do kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqipatare por edhe në përforcimin e miqësisë mes popujve.  

Në inaugurimin e Shkollës Shqipe morën pjesë promotorët kryesorë: nga Roma Z. Lorik Cana, kampion futbollist i njohur i kombëtares, Z. Mehmet Prishtina, pasardhës i Hasan Prishtinës, nga Venecia Z. Muharem-Marco Salihu, sipërmarrës i njohur, drejtues i AFEDS dhe mbështetës i gjithanshëm i nismave në favor të vlerave kulturore e sociale të kombit shqiptar, si dhe personalitete të shquara nga Shqipëria dhe Kosova, dashamirës të arsimit dhe të ftuar vendas ndër të tjerë edhe arbëreshë. Emeruesi i përbashkët festiv, pas atyre të njëpasnjëshme fetare, ishte padyshim edhe ky evenimet kulturor. 

Integrimi dhe forcimi i kohezionit ndëretnik si vlerë e shtuar do të jetë më i dobishëm, më i shpejtë dhe më i drejtë kur fillon nga bankat shkollore. 

Hapja e shkollave shqipe nëpër Evropë do t’a shpejtonte evropianizimin e Ballkanit Perëndimor. Mergata jonë nëpër botë, nuk duhet të lejojë që edukimet e ndryshme fetare, pamvarësisht vlerave të tyre, të zëvendësojnë shkollat tona shqipe apo të jenë alternativë e edukimit primar.  

Shoqata “Korabi” me një numër të madh vullnetarësh mërgimtarë shqipetarë të dekadave të fundit por edhe të atyre shekullore-arbëresh në Itali, është dëshmi e krenarisë kombëtare dhe e shpresës së integrimit në Evropë përmes përforcimit të identitetit dhe të vlerave kulturore shqiptare.  

Vlerësim  maksimal për bujarinë dhe mirëkuptimin e autoriteteve italiane. 

AFEDS – Emirjeta Prela 

Venezia, 25 Prill 2023 

Para 30 viteve Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Shqipëri takim me Papa Gjon Pali II

-Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Shqipëri  në 25 Prill 1993 takoi Papa Gjon Palin II dhe i dhuroi një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin/ 

-“Vizita e Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri është një ngjarje e madhe për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë, për Kosovën, për paqen në rajon” , theksonte Presideni  Rugova në konferencën për shtyp në 23 Prill 1993 para nisjes drejt Tiranës/ 

-Gazeta e rezistences “Bujku”: Kjo vizitë ka rëndësi të madhe të përkrahjes dhe afirmimit të Shqipërisë demokratike dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse edhe me këtë mesazh vjen Ati i Shenjtë në tokat shqiptare e në Ballkan/   

-Po në vitin 1993, në 11 Mars, në Vatikan Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova, e më parë, në Shkurt, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova udhëheqte delegacionin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…/ 

  

Nga Behlul Jashari , Prishtinë  

PRISHTINË, 25 Prill 2023/ Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova para tridhjetë viteve udhëtoi për në Tiranë për t’u takuar me  Papa Gjon Palin II  që do vinte në vizitën e parë historike në Shqipëri në 25 Prill 1993. 

 Gjatë vizitës së Atit të Shejtë Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti i Kosovës Rugova e takoi në Tiranë dhe i dhuroi një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin. 

 “Vizita e Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri është një ngjarje e madhe për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë, për Kosovën, për paqen në rajon” , theksonte Presideni  Rugova në konferencën për shtyp në 23 Prill 1993 para nisjes drejt Tiranës. “Kosova pret papën” ishte titulli i raportimit nga kjo konferencë shtypi në gazetën kosovare të rezistencës “Bujku”, e cila  në 24 Prill kryetituj në ballinë kishte edhe “Papa Gjon Pali i Dytë nesër viziton Shqipërinë” dhe “Lutje e Papës për shqiptarët”. 

Një nga shkrimet në ballinë kishte mbititullin “Interesim i madh në Kosovë për vizitën e Papës në Shqipëri”, titullin “Manifestime të shumta të shprehjes së mirëseardhjes” dhe nëntitullin “Dëshira e madhe e shumë shqiptarëve për të shkuar në Shqipëri për ta pritur e përshëndetur Papën nuk mund të realizohet për shkak të kufirit të mbyllur midis Kosovës e Shqipërisë e të kontrolluar rreptë nga forcat militare serbe”. 

Në këtë shkrim përmbledhje raportimesh që bëja edhe për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë theksohej: 

“Vizita e Papës në Shqipëri në oponionin shqiptar kudo në Kosovë po pritet me shumë interesim dhe po përjetohet si ngjarje e madhe historike për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha trojet etnike shqiptare, njoftojnë korrespondentët tanë. Njëherit konsiderohet se kjo vizitë ka rëndësi të madhe të përkrahjes dhe afirmimit të Shqipërisë demokratike dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse edhe me këtë mesazh vjen Ati i Shenjtë në tokat shqiptare e në Ballkan…” 

 E në 25 Prill të vitit 1993, atë ditë të lume, raportimin për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë se si pritej e përjetohej në Kosovë vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri, e ku theksoja se Papa është sot edhe në çdo familje shqiptare në Kosovë,  e nisja herët në mëngjes me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë. 

 Më pas për të përcjellë e parë vizitën shkova në Gjakovë, qytetin pranë kufirit të hekurt që ndante, ku mund të shihej Televizioni Shqiptar përkundër pengesave e zhurmuesve që i kishin vënë në gjithë Kosovën në rrethanat e okupimit të egër nga regjimi i Beogradit. 

  

Për vizitën e parë historike të një Pape në Shqipëri, nga transmetimet e Radio Televizionit Shqiptar në televizorin e një familje gjakovare u bënë edhe foto për gazetën e vetme të përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë “Bujku”,  themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha dhe që si gazetë e rezistencës me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 Janari i vitit 1991, pasi me dhunë ishte ndaluar gazeta tradicionale kosovare Rilindja… 

Gazeta “Bujku”, që nga ballina, raportonte gjërësisht për vizitën e Papa Gjon Palit II në Shqipëri, shqiptarëve… 

Në ballinë në botimin e 27 Prillit 1993 gazeta kishte mbititullin  “Përfundoi vizita e Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri”, titullin “Mbështetje e madhe morale e politike për shqiptarët” dhe nëntitujt: “Papa falënderoi shqitarët për pritjen e përzemërt e madhështore. – Vatikani i njeh mirë dhe i kupton problemet e popullit shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në viset tjera autoktone. – Në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, që ishte përplot qytetarë, folën Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe Ati i Shenjtë Papa Gjon Palit i Dytë”. 

Pjesë e raportimit në ballinë ishte edhe ky lajm:  

“Dr. Rugova u takua me Papa Gjon Palin II 

Tiranë, 26 prill 

Mbrëmë në Tiranë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i shoqëruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës dr. Bujar Bukoshi dhe prof. Anton Çetta, patën një takim përshëndetës me  Papa Gjon Pali II me rastin e vizitës së parë të Shenjtërisë së Tij, Papës në Shqipëri. 

Me këtë rast dr. Rugova i dhuroi Papa Gjon Palit II, në shenjë nderimi, një gur nga muret e qytetit antik të Ulpianës, në shenjë kujtimi të Laurit e Florit, dy martirëve të qytetërimit nga shekulli II në këtë qytet të Dardanisë së vjetër. A.S.” 

*** 

 Më parë, në 11 Mars 1993, Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova nga i cili mori një Promemorie për çështjen shqiptare. Gjatë qëndrimit në Itali Presidenti Rugova takoi Kryeministrin e atëhershëm Italian Xhuliano d’Amato, nga i cili kërkoi angazhimin e Qeverisë Italiane për vendosjen e forcave paqeruajtëse në Kosovë si hap i parë për shtensionimin e situatës dhe fillimin e zgjidhjes së krizës. 

 Para udhëtimit në Itali-Vatikan, po në vitin 1993 – në 16 Shkurt Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova udhëheqte një delegacion nga Kosova, që kishte shkuar në Amerikë me qëllim që të njoftojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtypjen e të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Rugova bëri publik planin dhjetëpikësh të veprimit për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’u dhënë fund padrejtësive. Për herë të parë kërkon një protektorat civil ndërkombëtar në Kosovë. 

Gjatë qëndrimit në Uashington Presidenti Rugova u prit nga Tomas Najllz, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropë dhe Kanada si dhe në Komitetin e Kongresit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë nga kongresmenët Li Hamilton, Tom Lantos dhe Ben Gilman. 

Nga 17 deri më 19 Shkurt 1993 Presidenti Rugova mori pjesë në tubimin kushtuar problemit të ish-Jugosllavisë të organizuar nga “Qendra Karter” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës… 

E, në 11 Gusht 1993 Presidenti Rugova i shkruajti letër Ambasadores së SHBA-ve në OKB, Medlin Ollbrajt, të cilën e falënderon për angazhimin për miratimin e Rezolutës për vazhdimin e misioneve vëzhguese në Kosovë si dhe kërkon që si preventivë Kombet e Bashkuara të marrin në protektorat Kosovën për të normalizuar jetën dhe evituar konfliktin… 

   

Papa Gjon Pali – Nene-Tereza dhe Sali Berisha

26 GUSHT 2005, RUGOVA: KATEDRALJA NËNË TEREZA NË PRISHTINË, E PËRKRAHUR NGA PAPA GJON PALI I DYTË    

Në 26 Gusht 2005 Presidenti historik Ibrahim Rugova vuri gurthemelin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë  së bashku me atëherë Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalin e Uashingtonit Teodor Mekkerik. 

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova…   Forhåndsvisning av bilde

Presidenti i ndjerë Rugova me gazetarin e redaktorin e gazetës Rilindja, Behlul Jasharin

5 SHTATOR 2017: SHQIPTARËT VATRANË NGA AMERIKA NË SHUGURIMIN E KATEDRALES-SHENJTËRORES SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË 

Në 5 Shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni - Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Shqiptarët nga SHBA - Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar… 

Bashkimi Evropian, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës 

0

PRISHTINË, 25 Prill 2023 – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Tomas Szunyog, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Hajrulla Çeku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, vizituan në Prizren Katedralen e Zojës Ndihmëtare dhe Muzeun e Hidroelektranës. 

Të dyja këto vende të trashëgimisë kulturore po restaurohen përmes projektit të financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe të zbatuar nga UNDP, i quajtur “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” 

“Trashëgimia e pasur kulturore e Kosovës është lidhja jonë me të kaluarën dhe mësuesi ynë për të ardhmen. Flet për tolerancën, miqësinë dhe bashkëjetesën, të cilat janë mëse të nevojshme në botën ku jetojmë”, tha Szunyog. “Përmes Instrumentit për Asistencë së Para-Aderimit, dhe Instrumentit të Politikës së Jashtme, BE-ja ka ndihmuar në restaurimin e 56 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë, ndër të tjera, xhamitë, kishat, vendet arkeologjike dhe kulturore dhe muzetë, dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës për të gjitha komunitetet dhe gjeneratat që vijnë.” 

Të dy lokacionet e vizituara në Prizren janë në listën e aseteve të mbrojtura kulturore të MKRS-së. Katedralja u ndërtua në fund të shekullit të 19-të nga Dario Bucciarelli, Kryepeshkop i Shkupit, gjatë Perandorisë Osmane dhe ka qenë objekti kryesor fetar i komunitetit katolik për rajonin e Prizrenit, ndërsa Hidroelektrana ”Prizrenasja” u ndërtua ndërmjet viteve 1926 dhe 1928 duke furnizuar Prizrenin me energji elektrike deri në vitin 1973. Në vitin 1979 u shndërrua në Muzeun e Energjisë Elektrike. 

“Jemi shumë mirënjohës dhe të përkushtuar për të rritur partneritetin tonë me partnerë ndërkombëtarë, për të bashkuar forcat për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të Kosovës. Mbrojtja përmes ndërhyrjeve fizike është shumë e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme, ndaj duhet të punojmë shumë për t’u siguruar që të ofrojmë burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të zhvilluar modele menaxhimi që do t’i japin jetë monumenteve tona dhe të sigurohemi që ato t’i shërbejnë komunitetit para së gjithash, por edhe të tjerëve. 

Kemi kënaqësinë të ofrojmë mbështetje shtesë financiare për këtë program të përbashkët dhe të bashkojmë forcat edhe në mjete financiare për t’u siguruar që të gjitha punimet e konservimit të përfundojnë në mënyrë profesionale. Krahas ndërhyrjeve fizike, duhet të punojmë ngushtë në funksionimin e trashëgimisë kulturore për t’i afruar ato me komunitetet dhe për të siguruar transmetimin e tyre te brezat e ardhshëm” tha Ministri Çeku, duke theksuar rëndësinë e restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. 

Ndërsa punimet restauruese në Katedrale kanë përfunduar, punimet në Muzeun e Hidroelektranës janë ende në vazhdim. 

“Gjatë shtatë viteve të fundit, së bashku me BE-në dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kemi zbuluar bukurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbarë Kosovën. Nëpërmjet restaurimit dhe rehabilitimit, u kemi dhënë atyre një jetë të re. Më e rëndësishmja, kemi bashkuar komunitetet për të vlerësuar dallimet e tyre, por edhe për të festuar të kaluarën e tyre të përbashkët përmes trashëgimisë kulturore jomateriale – përmes librave, muzikës, veprave artizanale dhe përrallave. Duke parë përpara, ne po përqafojmë mundësitë dixhitale, duke punuar me të rinj me ide inovative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Jemi të lumtur të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë, më të ndritshme dhe të përbashkët për komunitetet e Kosovës.” tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Kosovë. 

Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Zef Shani, dhe përfaqësues të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe të Institutit Arkeologjik të Kosovës, iu bashkuan vizitës dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e BE-së në ruajtjen e shumë objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës. 

Shënim rreth projektit:  

Projekti “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, i financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe me kontribut nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nxit besimin dhe mirëkuptimin reciprok, njeh diversitetin dhe respektin përmes ndërhyrjeve kulturore të cilat promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptim dhe promovojnë një ndjenjë të përbashkët të pronësisë së trashëgimisë kulturore ndërmjet të gjitha komuniteteve të Kosovës.  

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:  

Burbuqe Dobranja, Zyrtare për komunikim në UNDP   

Tel: (038) 249 066 ext. 410;   mob: 049 720 800      e-mail: burbuqe.dobranja@undp.org  

Danijela Mitić, Zyrtare në komunikim në UNDP   

Tel: (038) 249 066 ext. 412;    mob: 049 720 824     e-mail: danijela.mitic@undp.org  

Enisa Rashlanin Kasemi, Zyrtare për Informim dhe Komunikim, Zyra e BE-së në Kosovë    

email: Enisa.RASHLANIN-KASEMI@eeas.europa.eu