Kreu Blog Faqe 1069

Bisedë me Afërdita Krasniqin, veprimtare e dalluar e Dritë për Kulturën Shqiptare

Intervistoi: Nexhmije Mehmetaj

Zonjën Afërdita Krasniqi e takova rastësisht në Festën e përfundimit të vitit shkollor të Shkollës shqipe në Gjenevë

– Zvicër. Kisha dëgjuar për një veprimtare të pasionuar me univers të gjerë kulture e me këmbëngulje mbi ruajtjen dhe kultivimin e këngës së bukur shqiptare. Para disa ditësh në Gjenevë priti grupin polifonik “Bilbili” nga Vlora. Mund të them se deri sot nuk e kisha takuar një organizim kaq të përsosur kulturor dhe atdhetar. 

Znj Afërdita Krasniqi është ekonomiste, këngëtare, udhëheqëse e grupit muzikor “Hareja” në Gjenevë dhe kryetare e shoqatës “Komunitetit Shqiptar në Gjenevë”. Ajo ka treguar tek të gjithë ne sa e thjeshtë është të qëndrosh në këmbë, të hapësh horizonte të rinj për ata që kanë humbur vizionin largpamës. Nga biseda me te po shkëpusim një pjesë për lexuesit. 

Znj. Krasniqi, cila është vendlindja juaj dhe çfarë trashëgoni prej saj në kujtesën dhe zemrën tuaj? 

Kam lindur në qytetin e lashtë e të bukur të Prizrenit. Jam rritur në një familje atdhetare, të persekutuar nga pushtuesi serb, babai im mësues matematike ishte i larguar nga puna pas demostratave të vitit 1981. Jam e martuar dhe kemi dy fëmijë Elioni dhe Eni. Punoj 100% – nëpunëse në sektorin e aferave internacionale e juridike, pranë Konfederatës së Zvicrës, dega në Gjenevë.  

Në familje e kultivojmë këngën shqipe. Së bashku me bashkëshortin Shpejtim Krasniqi  jemi të pranishëm  në fushën e kulturës, të këngës dhe muzikës. 

Në mërgim kaluam mbi 30 vite malli dhe dashuria për vendlindjen sa vjen e shtohet. 

Prizreni ka shumë burime kulturore. Në cilin burim jeni frymëzuar për muzikën dhe këngën tuaj.   

Jam rritur e ushqyer me muzikën shqipe. Këngën gjithmonë e kam pas në shpirt , që nga mosha 14 vjeçare kam qenë soliste në SHKA « Besa » në Prizren.  Këndoja bashkë me motrën time Merita Veseli,  albumin e parë e kemi realizuar vitin1992 me titull « Kushtrimi » . Me krenari e shumë dashuri u këndoja heronjve, flamurit, gurbetit kësaj plage të madhe të popullit tonë. Në teatrin amator të Prizrenit isha anëtare e rregullt.  

Kur keni ardhur në Zvicër dhe si ju lindi ideja të formoni grupin e këngës “Hareja? Sa anëtarë ka “Hareja”? 

Ne Zvicer kam ardhur në dhjetor te vitit 1994. Pas një jete të pasur kulturore nder vite si soliste e prezantuese e programeve artistike e koncerteve të shumta në atdhe, këtu se bashku me shokun tim të jetës e partnerin tim në skenë Shpejtim Krasniqin, në vitin 2017 mblodhëm adhurues të këngës, miq e dashamirës të artit e kulturës formuam grupin muzikor “Hareja”. Fillimisht si korali “Nostalgjia” emër që i këndonte mallit të pashuar për vendlindjet tona. Të mbledhur nën obrellën e KSHGJ-së jemi prezentuar me shumë sukses në aktivitete të ndryshme kulturore këtu në Gjenevë. Vitin që shkoi morëm pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtare “AULONA INTER FOLK FESTIVAL” në VLORE në edicionin e 14-të. Festival shumë prestigjioz me pjesmarrje të grupeve e ansambleve nga Ballkani, Europa e Azia. Prezentimi ynë brilant bëri që edhe këtë vit të marrim ftesë për pjesmarrjen në edicionin e tij të 15-të.  

Këto ditë ishim në mesin e vëllezërve arbëreshë në fshatin CIFTI (CIVITA) shfaqem një koncert të përbashkët me rastin e festës së tyre të quajtur “Festa e Valles”. Një veprimtari e bukur që u kënaqem të gjithë. Ajo çka na bëri përshtypje ishte ruajtja e gjuhës dhe kulturës arbëreshe- shqiptare edhe pas 500 vjetësh duhet t’i bëjë shqiptarët kudo janë të ndërgjegjësohen për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.   

Sa kohë keni që merrni me organizimin e shoqatës KSHGJ si kryetare cilat janë sukseset dhe vështirësitë? 

Shoqata “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë” është themeluar në 2013 nga z. Ali Mehmeti. Të shkruash apo të flasësh për figurën e tij  është me të vërtetë e vështirë. Një shembull prej intelektuali të përkushtuar (që nuk i shikon veç punët e veta sikur disa) ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Gjenevë – Zvicër. 

Kam pasur nderin të jem anëtare e kryesisë së kësaj  shoqate që drejtohej nga z. Mehmeti ku mblodh në gjirin e vet gjithë shqiptarët pa dallim. Historia dhe aktiviteti shumëvjeçar i kësaj shoqate e dëshmojnë këtë më së miri. Vazhdimisht shoqata ka organizuar dhe organizon aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese për nxënësit dhe brezin e ri që po lind dhe rritet larg atdheut.  Nga viti 2017 jam zgjedhur Kryetare e KSHGJ-së, vazhdoj të organizoj aktivitete të shumta kulturore e kombëtare për komunitetin shqiptar në Gjenevë dhe më tej. Këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës dhe mbjellin dashurinë për atdheun.  

Dëshiroj të përmend disa nga sukseset tona: Për të tërhequr më shumë nxënës në Shkollën shqipe kemi bërë një Reklamë dhe e kemi financuar e për fat të keq televizioni  RTK si medium publik shtetëror nuk i dha shumë rënësi e transmetoj vetëm për një kohë të shkurtër.  

Që të sjellim një pjesëz të kupolës qiellore shqiptare për bashkatdhetarët kemi mundësuar shfaqjen e filmit dokumentar “Një jetë në tri epoka » prodhim i RTSH-së kushtuar prof Astrit Leka. Dy shfaqjet teatrale nga artisti i popullit z. Mirush Kabashi. Tash së fundi pritem grupin polifonik “Bilbili” – nga Vlora. Më shumë shih aktivitetin në www.cageneve.ch. 

A ka vështirësi për ta mbajtur grupin e këngës “Hareja”, për të tërhequr të rinjtë, a ka ndonjë gjë që atyre do të u kushtonte shumë ? 

Për ne që jetojmë këtu, natyrisht edhe si familjar jo gjithnjë e kemi lehtë. Por me vullnet e deshirë punët shkojnë mbarë dhe sukseset nuk mungojnë. Këtu dëshiroj ta felenderoj bashkëshortin tim për mbështetjen e pakursyer që më jep kurdoherë. Pastaj  një shembull i përkryer janë anëtarët e grupit “Hareja”,  të gjithë janë të përkushtuar, të palodhur çdo herë mundohen që të përcjellin artin e këngës shqipe te brezat e rinj. 

Nga krijimtaria juaj në fushën e këngës dhe muzikës cilën këngë do ta dalloni? 

Mendoj se ia vlen të përmend elegjinë për nënën  “Vaji i nënës” kushtuar të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. E financuar nga KSHGJ-ja , e përkthyer edhe në gjuhën frënge nga Alferd Papuqiu dhe e inqizuar në studion BY HEKI-producent Hekuran Krasniqi. Promovimin e të cilës e kam këtu në Gjenevë pranë një organizate ndërkombëtare për të zhdukurit e luftërave nëpër botë “Parku i të zhdukurve”. Këtu për shumë vite kam përfaqësuar nënat Kosovare dhe dhimbjen që bartin ato me qëllim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar për të zhdukurit në Kosovë. 

Si e shihni të ardhmen e kulturës shqiptare në Zvicër, konkretisht në Gjenevë? 

Ka vite që në Gjenevë përveç Shkollës shqipe, punojnë me përkushtim Ansambli “Gëzuar”” e “RINIA CONTACT” ku fëmijet dhe rinia jonë kultivojnë e ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Zemra ma do që sa më shpejt të hapet një qender kulturore për të cilën është folur vite më parë. Të rinj të talentuar kemi mjaf dhe nëse realizohet ky projekt jam e bindur se edhe pse në dhe të huaj vlerat e trashëgimise sonë kulturore do të gjallërojnë e frymojnë lirshëm se fundja të gjithe kemi nevojë ta ndjejm dorën, mbështetjen e shtetit – shteteve tona të cilat deri tani lënë shumë për të dëshiruar. 

çfarë pjese të jetës ju plotëson kënga? 

Kënga – skena zë një vend të rëndësishëm në jetën time. Përveç tjerash, më jep kënaqësi, gëzim dhe arsye ta dashuroj jetën. 

çfarë do të u transmetoje mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër? 

Mos prini që të ju vlerësojnë të tjerët, nëse ti vet nuk e vlerëson veten. Duajeni gjuhën shqipe,  ruani kulturën tonë shqiptare, kultivoni këngën e bukur shqiptare. Mbilleni atë edhe tek fëmijët tuaj. Bukur e ka thënë i madhi Gjergj Fishta 

“……gjuhën tuaj kurrë mos ta lini, Mos ta lini sa të jetë jeta……… «   

Gjenevë, 27. 04. 2023 

Kryeministri Kurti në Ditën e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës: Kemi nevojë për drejtësi dhe përgjegjësi

0

Prishtinë, 27 prill 2023

Në Ditën e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën nderim te Memoriali për të zhdukurit. 

27 Prilli është dita kur ne përkujtojmë masakrën e Mejës, por gjithashtu është Dita e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë, pra Dita e të Pagjeturve, të atyre, të cilët u rrëmbyen me forcë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, i cili përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës, tha Kryeministri Kurti. 

Ai theksoi se në pesë varreza masive në Serbi janë eksumuar deri më tani rreth 950 kufoma, ndërsa ende janë mbi 1600, të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit.

 Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhen prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja ndërkombëtare, por edhe mobilizimi kombëtar, tha Kryeministri Kurti. 

Pranë memorialit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës bën homazhe edhe ministrat Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, ambasadorë të akredituar në Kosovë, drejtuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të të zhdukurve.

Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës së personave e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, shoqatat familjare dhe organizatat vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur, organizojnë homazhe në Prishtinë dhe Mejë ( Komuna e Gjakovës) 

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti: 

27 Prilli është dita kur ne përkujtojmë masakrën e Mejës, por gjithashtu është Dita e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë, pra Dita e të Pagjeturve, të atyre, të cilët u rrëmbyen me forcë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, i cili përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës.

 

Në pesë varreza masive në Serbi janë eksumuar deri më tani rreth 950 kufoma dhe siç e tha edhe kryetari i Kuvendit janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhen prapa grilave  dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar. 

Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej se Kuvendi i Republikës ka mundësuar përndjekjen, akuzën, gjykimin dhe dënimin në mungesë dhe nuk ka ditë më të duhur se sa 27 Prilli për t’i bërë thirrje edhe njëherë Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi, të cilat i kemi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës të shndërrohen në aktakuza për ata përgjegjës, të cilët po e ritheksoj sikurse në Kroaci edhe në Kosovë do të mund të gjykohen e të dënohen në mungesë. Nuk bëhet fjalë thjesht për historinë e popullit tonë, bëhet fjalë për jetën tonë, e cila është këputur përgjysmë meqenëse këto krimet e kryera kanë ndodhur përbrenda kohës së jetës sonë. As nuk duhet t’i lexojmë librat e historisë dhe as t’i pyesim gjyshet e gjyshërit tanë e prindërit tanë për këto krime sepse këto krime i kemi përjetuar vetë ne. Andaj, është e paarsyeshme çfarëdo vonese në kohën kur koha nuk punon për neve sa i përket dëshmitarëve të cilët po plaken edhe po vdesin edhe sa i përket dëshmive materiale, që me shumë mund familjet por edhe institucionet vazhdojnë t’i ruajnë 24 vjet pas këtyre krimeve makabre.

 Më shumë fotografi, gjeni në linkun më poshtë:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-ne-diten-e-te-zhdukurve-me-dhune-gjate-luftes-kemi-nevoje-per-drejtesi-dhe-pergjegjesi/

Kosova 24 vjet pas luftës ende mbi 1600 të zhdukur

0

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

–27 Prilli – Dita e të pagjeturve të Kosovës/

-Në 27 Prill 1999 në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit,  forcat serbe masakruan e zhdukën 376 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve/ 

-Presidentja Osmani:  Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli

 PRISHTINË, 27 Prill 2023/ Në Kosovë  27 Prilli është  Dita e të Pagjeturve, që shënohet me mesazhe për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave që ende figurojnë të zhdukur që nga lufta e përfunduar në Qershorin e para 24 viteve.

Në Mejë të Gjakovës, në Lëndinën e Pikëllimit, para 24 viteve,  në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 376 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve. 

Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë. 

 Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

 

Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur gjatë viteve nga familjarët në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë kosovare dhe te Obelisku i të Pagjeturve i ngritur aty në sheshin kryesor të Prishtinës.Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila përkon me datën e Masakrës së Mejës ka deklaruar sot:

 “Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.”

PRESIDENTJA E KOSOVËS: MEJA ËSHTË PLAGA JONË E PËRHERSHME 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka kujtuar masakrën e Mejës. 

“Në Mejë ka ende varre të hapura, ka nëna që vijnë aty dhe qajnë pranë varrit të zbrazët, sepse regjimi serb ende i mban të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve të Mejës e të gjithë Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani: 

Sot kujtojmë njërën ndër masakrat më të tmerrshme të regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, atë të Mejës, në të cilën 376 burra të moshës 15 deri në 75 vjeç, 36 nga të cilët nën 18-vjeç, u ekzekutuan nga polica dhe ushtria serbe.

Meja është plaga jonë e përhershme, por edhe gurë që duhet të peshojë rëndë në ndërgjegjen e regjimit serb, të djeshmit, i cili në mënyrë të planifikuar i ndau e i vrau bijtë tanë, i fshehu ose i zhduku përjetësisht kufomat e tyre, sikur edhe i këtij të sotmit, i cili vazhdon të jetojë mbi krimet e kryera nga shteti i tyre, pa e vrarë ndërgjegjen dhe pa u kërkuar falje viktimave.

Kosove Dita e te pagjeturve – foto-Behlul-Jashari, me 26 prill 2017

Prandaj, e themi zëshëm, këtu e përditë: të vrarët e Mejës janë viktima të gjenocidit serb të kryer në Kosovë. Ky gjenocid duhet të njihet me emrin e vërtetë.

Meja është dëshmia e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm të një shteti për vrasjen kolektive të një populli, por edhe thirrja e përhershme e jona për ta artikuluar kumbueshëm thirrjen tonë për drejtësi.

Në Mejë ka ende varre të hapura, ka nëna që vijnë aty dhe qajnë pranë varrit të zbrazët, sepse regjimi serb ende i mban të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve të Mejës e të gjithë Kosovës.

Fotot e të zhdukurve në rrethoja të Kuvendit e Qeverisë – foto: Behlul Jashari

Në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë, me 6 maj 2023, në orën 13, mbahet festë gjithëkombëtare në kujtim të Kryetrimit Gjergj Kastrioti

1
Bijtë e bijat e Arbërit
Gjakë nga gjaku i pastërt i tij
Shqipëtarë e shqipëtare
Zonja e zotërinjë
Ndihem jashtëzakonishtë i nderuar për besimin e dhënë nga Këshilli organizativ… të shpërndaj unë ftesën për të kremtuar për Kryetrimin e kombit, Gjergj Kastriotin, yllin polar të atdhedashurisë Shqiptare. 
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pal – I. Idrizi
Mund të jetë një imazh i 1 person

Fillesa e fatkeqësisë së kombit tonë

Nga: Fahri Dahri, analist i çështjes çame

Në muajin mars të këtij viti trajtova problemin: “Ku janë shqiptarët etnikë”. Sot do njihemi se kush dhe ç’farë janë shqiptarët etnikë. Për këtë po i referohem Sami Frashërit.

● Sami Frashëri 150 vjet më parë na kujton: “Shqiptarët, të cilët sëbashku me Lekën e Madh kishin pushtuar botën, nuk pranuan t’u nënështroheshin lehtë romakëve….”.

***

Si pensionist, të shumtën e kohës gjatë ditës, merrem me lexime gazetash, librash, futem në faqet e internetit, shkruaj, bëj komente në ndonjë rrjet social, televizorin e ndez kur ka ndonjë telenovelë me subjekte historike. Sigurisht kaloj kohë me familjarët, miqtë, shokët, bëj xhiro rreth orëve 10 deri 11, ndalem në ndonjë lokal për kafe, etj. Ky ritual ditor i kohës time, është pothuaj i përditshëm.

Kemi dëgjuar, lexuar që thuhet se dituria nuk ka fund, po ashtu dhe se sa më shumë të dish aq më të paditur e ndjen veten. Të dyja janë të vërtetuara dhe të pranuara prej meje.

Këto ditë po lexoj dy librat e Sami Frashërit (lindur në Frashër të Përmetit, në qershor të vitit 1850 dhe vdiq në Stamboll, në qershor të vitit 1904): “Qytetet e Shqipërisë” dhe “Personalitetet shqiptare”. Në këtë shkrim, do të ndalem tek libri “Personalitetet shqiptare”, në kapitullin “Shqiptarët”. Kjo se më tërhoqën vëmëndjen dy arësye:

a) Samiu para afro 200 viteve, një dijetar i përmasave botërore, i paisur me kulturë lindore dhe perëndinore, njohës i disa gjuhëve, më krijon bindjen se konkluzionet e tij, lidhur me kombin shqiptar, janë më të sakta dhe të drejtpërdrejta;

b) Trajtimi i prejardhjes së shqiptarëve, nga autorë të huaj e të brendshëm, hera- herës na lënë mangësira, të qëllimshme, ose jo, por që zbardhen, qartësohen duke lexuar Samiun. Në këtë trajtim do përdor ligjëratat e drejta dhe ligjëratat e zhdrejta, për rëndësinë e madhe historike që merr tema.

Fëmijët pa prindër çam, dikur …

● Sami Frashëri në “Personalitet shqiptare”, fq 25-32, shkruan: “Popujt që janë në Evropë, në kohë shumë të lashta, sipas argumenteve më bindëse, duke u këputur nga anët e Belhit dhe Heratit të Azisë Qëndrore, grupe-grupe kanë migruar drejt perëndimit….. “Këto migrime, ndërkaq, nuk kanë ndodhur njëkohësisht, por me intervale të gjata kohore”. Sipas Samiut, populli kelt, i cili u shpërnda në Europën Perëndimore, është në të parët që ka ardhur. Ai mendon se dhe shqiptarët mundet të kenë ardhur në atë kohë, ose pak më përpara, ose më mbrapa. Keltët qenkan vendosur në perëndim të Europës, kurse shqiptarët, shkruan Sami Frashëri, u vendosën në lindje të Europës. Më pas, shumë më vonë, në veri të Europës erdhën dhe u vendosën totonët dhe sllavët. “Në atë kohë shqiptarët quheshin “Pellasxh” ose “Pellazg”. Sipas një varianti, ky emër rrjedh prej fjalës shqipe “plak”, që sipas historianëve, u jepej atyre që ishin të vjetër”. (Kur thuhet se rrjedh prej fjalës shqipe “plak”, duhet kuptuar se fjala “plak” është pellazgjisht, por që është ruajtur e tillë deri sot nga ne, shqiptatët).

Në vijim Samiu na informon se pellazgët, d.m.th. shqiptarët e lashtë, ishin të ndarë në katër degë:

1) Ilirët, ishin të përhapur që nga kufiri i Greqisë së Vjetër deri në pikën më në veri të gjirit të Adriatikut, dmth në Shqipërinë e tanishme ( në kohën e Samiut), në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Dalmaci. [Në tekstin origjinal lexohet “Arnautllëk” që nënkuptonte  trojet etnike shqiptare].

2) Maqedonasit (e lashtë-M P.); banonin  në pjesën e Maqedonisë që shtrihet nga mali Pindos dhe mali Sharr e deri në malin Rodop, lumi Karasu (shqip: Uji i zi) dhe Detin Egje, dmth në anën e Selanikut, Manastirit, Shkupit dhe Serezit.

3) Thrakasit, banonin në anët e vilajetit të Edrenesë, Bullgari e, mbase, deri në anën e djathtë të lumit Danub.

4) Frigiasit (frixhiasit) ishin të përhapur në pjesët nga bregdeti i Anadollit deri në Ankara e Sivas(1). Të katër këta popuj, është argumentuar bindshëm se janë degë të popullit pellazg. Vetëm se shumë më të afërt, si në gjuhë, si në veti dhe zakone, ishin 1ilirët me maqedonasit, në njërën anë dhe thrakasit me frigasit, në anën tjetër. Veçanërisht gjuha e ilirëve me gjuhën e maqedonasve ishte si një gjuhë e vetme.

Për vërtetësinë e afërsisë së këtyre katër popujve, Samiu, krahas tjerave, sjell rastin e mbretërve dhe heronjëve grekë, të cillt u tubuan për të sulmuar mbretin trojan që konsiderohej nga populli frigasit. Historikisht është e vërtetuar se në ndihmë të mbretit trojan (frigas) shkuan shumë maqedonas dhe thrakas. Ndërsa për linjën iliro-maqedone, citon Strabonin, i cili thoshte: “Banorët e Epirit, të Maqedonisë dhe të Ilirisë flasin me një gjuhë, i presin flokët (qethen) në të njëjtën mënyrë si zakonet dhe vetitë (moralin) i kanë të njëjta”.

Samiu vazhdon në konkludim me mendimin e prerë se katër popujt që u përmendën më sipër rrjedhin nga pellazgët, po ashtu, pa fije dyshimi, është konstatuar se ilirët janë gjyshërit e shqiptarëve të sotëm. I bindur në arritjet e tij, Samiu shkruan: “Pra, pa u friguar se do të përgënjeshtrohem nga historia dhe, duke menduar se nuk do të mendohem se kam dashur t’i zmadhoj gjërat, meqënëse vetë i takoj racës shqiptare, mund, të them se populli shqiptar dikur ka qenë një popull i madh që shtrihej nga Trieshta (Trieste) deri në Sivas, pra dy territore të mëdha: në Evropë dhe në Azi. Mirëpo, duke qenë në mes të popujve dhe shteteve të mëdha të Iranit, Greqisë, Romës etj. dhe, duke rënë në dorë të pushtuesave të ndryshëm, pellazgët (katër degët, disa prej tyre- FD) u asimiluan dhe u zhdukën në Anadollinë e atëhershme, pastaj duke u tërhequr edhe nga Thrakia, dhe nga anët juglindore të Maqedonisë dhe nga ana e Ilirisë, dmth nga Bosnja dhe Hercegovina dhe, duke u nxjerrë nga ana e bullgarëve dhe sllavëve të cilët sulmuan vazhdimisht, janë ngjeshur (rrudhur afruar pranë njëri-tjetrit -FD) në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë dhe në pjesën perëndimore të Ilirisë, dmth në Shqipërinë e sotme (në kohën e katër vilajeteve, të kohës së Samiut – para 1913).

Përcaktimi i vendndodhjeve ku filloi asimilimi, i gjejmë të qarta në ditët tona, një pjesë e tyre sot kërkojnë rikthimin në identitet, fakt që u trajtua edhe tek shkrimi: “Ku janë shqiptarët etnikë”. Shqiptarët, (pjesa e degës iliro- epirote – FD) shkruan Samiu, nuk i kanë ndryshuar zakonet dhe vetitë (moralin) që i kanë pasur nga koha e ilirëve dhe pellazgëve. Gjithnjë kanë jetuar të ndarë dhe të vetmuar nga popujt e tjerë. Edhe në mes tyre kanë jetuar të ndarë në fise të vogla dhe të hasmuar (armiqësuar-FD) njëri me tjetrin. Samiu nisur nga situatat e atyre kohëve, arrin në konkluzion se shqiptarët prej kohësh ishin të ndarë në fise-fise dhe, meqë janë udhëhequr nga kryetarët e fiseve dhe nga këshillat pleqërore, nuk u është dokumentuar historia e tyre. Sikurse është e ditur, kishin formuar tri shtete; njëri ishte në Shkodër, tjetri në Epir, dmth në territoret e Janinës dhe i treti në qytetin e vjetër Pella, që ishte në afërsi të Jenixhe-i Vardarit (27 km në veri të Selanikut, pranë së cilës kalon lumi Vardar) të Maqedonisë. Në ato kushte dega iliro-epirote, nuk u asimilua, ajo arriti të trashëgoi identitetin pellazg, me të cilin na njeh edhe sot historia e vërtetë. Pra, ne, shqiptarët e sotëm, jemi trashëgimtarët e degës iliro-epirote.

Si përfundim Samiu spjegon kohën e fillimit të së keqes për shqiptarët: “Shqiptarët, të cilët sëbashku me Lekën e Madh kishin pushtuar botën, nuk pranuan t’u nënështroheshin lehtë romakëve. Ata u bënë atyre një qëndresë të vendosur, saqë Paol Emili, pasi i mundi me forcat e tij të mëdha, për hakmarrje i rrënoi 85 qytete të tyre dhe disa qindra mija njerëz i zuri peng dhe ashtu të lidhur me pranga i dërgoi në Romë. (Historia sot flet se u rrafshuan 70 qytete dhe u morën skllevër 150,000 epirotë). Shqiptarët në atë kohë, nga njëra anë u gjendën nën romakët, nga ana tjetër avarët, hunët dhe popujt e tjerë gjakpirës, shkatërrintarë dhe të egër, shqiptarët u tërhoqën në vende malore dhe të sigurta, duke qenë të detyruar të lëshojnë vendet pjellore dhe të rrafshta (sheshta), kurse një pjesë, bastisën në tërësi atdheun dhe emigruan në Greqi, në More, në ishujt e Greqisë deri në anët qendrore dhe në ujdhesën (ishullin) Marmara. Gjysma e kombit mbeti në Greqi dhe në More. Pjesa që mbeti në atdhe u tërhoq në vende të sigurta natyrore.

Ja, pra nga ajo kohë filloi fatkeqësia e këtij populli”, përfundon konkluzionin e tij Sami Frashëri.

Kjo ishte gjendja e shqiptarëve, kur në pjesën e Rumelisë shkeli këmba e sulltanëve osmanë”.

***

● U njohëm me kohën kur filloi fatkeqësia e kombit tonë, sipas përcaktimit të bërë  rreth150 viteve më parë nga Sami Frashëri.

● Sot kombi ynë jeton realisht në fatkeqësinë e krijuar nga periudha romake dhe pushtuesit e ndryshëm gjatë 2,000 viteve të pas Krishtit.

Pasojat negative të atij fillimi fatkeq për ne, kanë vazhduar deri në ditët tona. Për të cilën, shkurtimisht u trajtuan në shkrimin: “Ku janë shqiptarët etnikë”.

●●●

Shënim(1): Sivas (është një qytet në Turqinë qendrore dhe selia e provincës Sivas.

Shënim(2): Shpresoj të kem ndihmuar sado pak në trashëgiminë e pellazgjisë së kombit tonë, paçka thënieve të disa akademikëve, historianëve, gjuhëtarëve dhe studiuesave të brendshëm dhe të huaj që mohojnë ekzistencën e popullit pellazg.

Më 26.04.2023

Zgjedhjet e dështuara në veri, fundi i mashtrimit të politikanëve!

1

Nga: Florim Zeqa

Pas votimit të fundit në Parlamentin Evropian për liberazimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, i cili parashihet të hyn në fuqi më 2 Janar 2024, është kthyer në temë debati dhe garë të hapur për marrjen e meritave personale dhe partiake! 

Liberalizimi i vonuar i vizave

Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovar është i vonuar dhe gati i pavlerë për shkak të zbrazjes enorme të Kosovës nga të rinjët dhe popullata e saj. Liberalizimi i paralajmëruar i vizave për janarin e vitit të ardhshëm do të kishte kuptim sikur të ndodhte së paku 12 vite më parë e jo tani kur kanë mbetur fare pak të rinjë në Kosovë dhe shumë të interesuar për largim nga vendi.

E vërteta është se ky liberalizim nuk po vjen si shpërblim dhe as meritë e përmbushjes së obligimeve të parashtruara, por si produkt i pazarit politik të liderëve paraprak dhe zotimit të këtyre aktual për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit apo të “Zajednicës” serbe siq quhej në të kaluarën nga pushtetarët aktual.

Kësisoji pas një getoizimi të gjatë dhe të padrejt, Kosova me një çmim tepër të lartë do ta fitojë levizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Meqenëse është pikërisht kështu, nuk e kemi asnjë arsye për gëzim dhe as për falenderim të atyre që na ndëshkuan kaq gjatë dhe kaq keq dhe krejt në fund na detyruan të paguajmë edhe çmim tepër të lartë për një të drejt elementare që e gëzojnë të gjithë popujt në kontinentin evropian. 

Fituan bojkotuesit e zgjedhjeve 

Zgjedhjet e 23 prillit 2023 e dëshmuan realitetin e krijuar ne veri të vendit 24 vite më parë, përkatësisht të shtrirjes simbolike të sovranitetit të shtetit të Kosovës në atë pjesë dhe të dominimit të plotë të shtetit të Serbisë tek serbët e veriut.

Mbajtja parciale dhe e qetë e gjedhjeve dhe pa asnjë incident dhe e dështimit të procesit zgjedhor si pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët lokal, e vërteton dakordimin dypalësh të këtij inskenimi zgjedhor në veri nga i cili fitues dolën bojkotuesit e zgjedhjeve, kurse humbës organizatorët e tyre.

Sikur të mos kishte dakordim mes Vuciqit dhe Kurtit për themelimin e Asociacionit nuk do të kishte gjasa teorike dhe as mundësi praktike të mbajtjes së zgjedhjeve as nëpër Kontejnera, por zgjedhjet përveq bojkotit do të shoqëroheshin me pengesa fizike dhe incidente të parashikuara nga serbët e veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka çfarë të çertifikojë, pasi bojkoti masiv i zgjedhjeve nga popullata shumicë e katër komunave veriore e deçertifikon tërë procesin zgjedhor.

Pas dështimit të këtij procesi zgjedhor, përfundimisht dështoj edhe shteti i Kosovës në veri, ku tashmë është i pashmangshëm themelimi i Asociacionit, i pranuar si obligim ndërkombëtar edhe nga kryeministri aktual i vendit tonë, i cili nuk mund ta pengoj dhe as prolongoj tutje “Zajednicën” serbe.

Situata e krijuar pas procesit zgjedhor në veri, e bën situatën akoma më paradoksale, ku kryetarët e “zgjedhur” shqiptar në veri nuk do të mund ta ushtrojnë funksionin e tyre pa legjimitet të shumicës elektorale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri e vërtetuan situatën e ndarjes “De Facto” e cila pritet edhe të legjitimohet me ndarjen “De Jure” pas themelimit të Asociacionit njëetnik serb në veri. 

Me themelimin e Asociacionit do të ju vie fundi i mashtrimit dhe gënjeshtrave të politikanëve kosovar kinse për shtrirje të sovranitetit në veri të vendit, por jo edhe fundi i kauzës së ndërkombëtarëve për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Jusuf Buxhovi e risjell foton me Ibrahim Rugovën, që i rikujton themelet e miqësisë me SHBA-të

0
Përkujtesë
NGA THEMELET E MIQËSISË ME SHBA-të
Në ditën e sotme, para 33 vitesh, në Uashington, pas dëshmive në Kongresin amerikan, me Dr Ibrahim Rugovën dhe akademik Idriz Ajetin – vitë varrëzave nacionale…
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe monument
Në foto: Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Idriz Ajeti etj.

Profesori dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, me prirje edhe në poezi !

0
  1. Fatmir Sejdiu, përveç që ka qenë profesor i dalluar universitar dhe udhëheqës i suksesshëm i vendit, është shquar edhe për mirësjellje dhe afrimitet me prindërit, motrat, vëllezërit dhe gjithë farefisin.

Ai po ashtu ishte dhe mbetet prind dhe gjysh shembullor. 

Me rastin e njëvjetorit të lindjes së nipit të tij Fatmirit (junior) ai nxjerr në pah edhe pasionin për poezinë. 

Gëzimin dhe dashurinë e papërshkruar ndaj nipit të Tij, tani 5-vjeç e pati shprehur nëpërmjet këtyre vargjeve: 

Ti një vjet unë gjashtëdhjetetetë,
Të njëjtën datë erdhëm në këtë jetë,
Unë në kohë të rënda – në robëri,
Ti në ditë gëzimesh – në Liri
Ti Fatmir e unë Fatmir,
Ec e shtyhemi cili më i mirë,
Që në fillim unë e humb këtë garë,
Kohë e jotja tash ka ardhë.
Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,
Shtatin tënd do ta burrërojnë,
Mendje kthjelltë e plotë gjallëri,
Kështu të do gjyshi ty!
Paç shumë gëzime Nipi im,
U rritsh pa brenga, burrë e trim,
Këso vargjesh për të gjithë Ju, gjithmonë radhita,
Me dashni gjyshi për mbesa e nipa ! 

Prishtinë,23 tetor 2019 

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z.Talat Xhaferi 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.  

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.  

Më tej në takim me Kryeparlamentarin Xhaferi, Presidentja Osmani foli për rëndësi ë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive. Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive. 

Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur kontributin e shqiptarëve për shtetformim dhe shtendërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve. 

Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim  të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri. 

Presidentja Osmani në Maqedoninë Veriore: Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me aleatët

0

Presidentja Osmani u prit me nderime të larta shtetërore e ushtarake nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fillim të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur me nderime të larta shtetërore e ushtarake nga Presidenti Stevo Pendarovski. 

Të dy presidentët i kanë rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Presidentja Osmani ka theksuar se raportet me Maqedoninë e Veriut janë të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe të forcuara nga synimi i përbashkët për të ardhmen euroatlantike të vendeve tona. 

“Ne jemi dy shtete fqinje dhe synimi ynë është e ardhmja e përbashkët euroatlantike. Në këtë përpjekje, marrëdhëniet tona janë model i funksionimit në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi ynë për marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e stabilitet është edhe në funksion të stabilitetit në rajon e më gjerë. Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i Kosovës, ndaj vlerësojmë lartë mbështetjen e deritashme dhe llogarisim në mbështetje të vazhdueshme në përpjekjet tona për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani.

 

Teksa ka folur për raportet ndërfqinjësore, Presidentja Osmani, ka theksuar se lidhjet ndërmjet të dy shteteve bëhen edhe më të fuqishme me kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se shqiptarët kishin rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se përfundimi më i shpejtë i autostradës Bllacë-Shkup do të krijojë mundësi më të mirë për lëvizje të qytetarëve të të dy shteteve dhe për shkëmbime të dyanshme. Në takim u përmendë edhe nevoja e hapjes së pikave të reja kufitare për ta lehtësuar më tej lëvizjen në drejtim të të dy shteteve. 

Duke folur për zhvillimet aktuale politike dhe ato në fushën e sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me aleatët dhe se mbetet e përkushtuar për paqe e stabilitet. Presidentja Osmani dhe Presidenti Pendarovski kanë biseduar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.