Kreu Blog Faqe 1068

1432 fëmijë viktima të gjenocidit serb, akoma pa memorial

New York-Leonora Laçi

Mungesa e një memoriali, mungesa e një vendi perkujtimor për ato viktima të pafajshme është e pafalshme nga shteti i Kosovës. Dhe kjo është një thirrje publike drejtuar qeverisë së Kosovës që për nga axhenda e saj mbi kujtesen historike kombëtare i ngjanë shteti simoter Shqipërisë që perkujtimin e ka vetëm në data kalendarike, por vetëm kaq. Në Kosovë ende mbetet në letër memoriali i fëmijëve viktima të regjimit sllav.

 Për këtë dhe shumë të tjera u diskutua mbrëm si homazh në Federaten PanShqiptare Vatra-New York me dr.Nusret Pllanen dhe bashkëpuntorin e tij Ma.Agim Aliçkaj. Ku të dy të pandashëm punojnë për të njëjtën kauze, kauzen e mos harreses së kaluarës, për rikujtesë.

Vrasjet e këtyre fëmijëve të pafajshëm është kryekeput vrasja e së ardhmes së një populli. Serbet kanë dashur t’i vrasin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptarve.

Libri me titull “Fëmijët Shqiptarë në Kosovë – Viktima të Gjenocidit Shtetëror të Serbisë” i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana sjell dëshmi mbi vrasjet nga forcat serbe të 1432 fëmijëve shqiptarë në Kosovë, në periudhën 1981-1999.

 Ky libër iu shtua koleksionit për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit në Washington po ashtu u promovua në Houston, Dallas, New York, e për të vazhduar në Detroit, ku u pritën mjaft ngrohtë nga komuniteti shqiptar në këto vende.

Sa i takon promovimit që u zhvillua në New York në ambientet e Vatres pati një interes të lartë pjesëmarrjeje. Aktiviteti u moderua nga editori i gazetës Dielli z.Sokol Paja, dhe u përshëndet nga Kryetari z.Ilmi Berisha, fjala iu dha dhe Imam Elez Osmani. U shfaqen dy video të shkurtëra mbi librin dhe reportazhi nga Zëri i Amerikës ku dy veprimtarët z.Pllana me z.Aliçkaj i bënë librat e tyre pjesë të Bibliotekes  së Kongresit në Washington. Në fjalën dhënë për Zërin e Amerikës aktivisti Aliçkaj thotë se propaganda serbe duhet të luftohet me lobim në Washington. Ai si pjesë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste që për dekada me radhë është angazhuar për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Thotë se:-“Çështja jonë është aq e drejtë, saqë me 5 ose 2 për qind të parave që i shpenzon Serbia ne mund të arrijmë rezultate trefish më të mëdha. Por ata janë shumë të angazhuar dhe kanë shfrytëzuar këtë periudhën e vakuumit, që ne jemi tërhequr pak. Janë shumë agresiv në Uashington”.

Autori Pllana bën thirrje për më shumë mbështetje nga institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat sipas tij nuk po bëjnë mjaftueshëm që këto krime të mos harrohen. “Asnjë shtatore, asnjë përmendore, asnjë obelisk. Këtë nuk do ta bënte asnjë racë në botë. Për fat të keq del se ne shqiptarët i kem tri defekte të mëdha, harresën e kujtesës historike, bajraktarizmin dhe servilizmin ndaj të huajve”, përmbyll ai.

Të gjithë u perlotem teksa shifnim ato filiza të rinj që i pritet endrra në mes. Të emocionuar folen dhe autori librit z.Pllana dhe bashkëpuntori i tij z.Aliçkaj që kanë më shumë se një vit që bashkëpunojnë për drejtësi dhe vetëm drejtësi. Misioni i tyre vazhdon, ashtu siç vazhdon dhe i imi për të mbështetur kauza të tilla.

Profesori Pllana na solli një copëz nga takimi që kishte pasur me amabasadorin William Walker ku i kishte shprehur, citoj :”Po gëzohem që kam nderin të kem këtë libër aq më tepër që këta fëmijë i keni pasqyruar me foto duke shmangur paraqitjen e fotove të masakruar, dhe për ato që s’kanë pasur foto janë vendosur lule”. Sepse ato ishin vertetë lule.

Në një takim të veçantë Profesori Nusret Pllana në emër të shoqatës”Yjet që nuk vdesin”i jep mirënjohje Joseph DioGuardi, Shirley DioGuardi, Ma.Agim Alickajt, z.Florim Krasniqi dhe z.Tome Mrijaj me motivin: “Për kontributin dhënë çështjes kombëtare në përgjithësi dhe zbardhjen e gjenocidit serb mbi shqiptarët në veçanti”.

Dyftyrësia e Anton Berishës, që u shfaq dje në Sofren Poetike “Ymer Elshani” në Drenas 

0

Zeqir Bekolli, shkrimtar, Drenas 

Në Drenas, dje, u mbajt Sofra Poetike “Ymer Elshani”. Edhe kësaj here bashkë organizatorë ishin Drejtoria Komunale për Kulturë Rini e Sport e Komunës së Drenasit dhe Karavani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” nga Kryeqyteti. Rrodhi si rrodhi ky manifestim tradicional, që nuk kishte ndonjë dallim nga të tjerët, por për befasinë e të pranishmëve, sidomos për gjeneratën e vjetër, në panelin e këtij organizimi u pa Anton N. BERISHA, dikur punonjës i Institutit Albanologjik, që foli për librat e rinj të poetit martir Mr. Ymer Elshani. Edhe pse sipërfaqësisht preku disa vargje të Ymerit, ai u prezantua edhe si seleksionues i dy veprave të hershme të Ymerit, në mesin e të cilave edhe i romanit të tij “Ndodhitë e Hundëkarrotës”. Kjo më befasoi dhe me shqetësoi njëkohësisht kur pashë dyfytyrësinë dhe “guximin” e tij për të ardhur në Drenicë dhe për të folur pikërisht për romanin për të cilën e kishte sulmuar shkrimtarin Ymer, për ndikim nga literatura e huaj, që aso kohe një kualifikim i tillë ishte me rrezik për poetin , dhe të tillin e bënte vetëm policia informative e sistemit totalitar, që i ndiqte krijuesit dhe veprimtaritë e tyre. Si sot më kujtohet se kjo polemikë pat zgjatur bukur shumë dhe si e tillë kishte pasoja për shkrimtarin Elshani, që e shpinte në binarët e anatemimit.  

Por është një përparësi që gjërat që shkruhen, mbesin bashkë me kujtesën, kurse dëshmia e tij sot ekziston.  

Mendoj se një vërejtje edhe kësaj radhe duhet t’i bëhet edhe bashkëorganizatorit DKRS-së në Drenas e cila po injoron kuadrot vendore dhe po angazhon individë si në rastin e Berishajt, i cili e ndoqi shkrimtarin Ymer, e dje erdhi për t’a shpërlarë turpin e hershëm, në raport me shkrimtarin Elshani dhe për këtë nuk u skuq fare, madje as që kërkoi falje! 

Akademia e Studimeve Albanologjike prezantoi sot në Tiranë studimin “Maqedonia – nga antikiteti te koha jonë” e autorit Jusuf Buxhovi

Rektori i ASA-s, prof. dr. Luan Përzhita mbajti fjalën përshëndetëse për nder të autorit që “ka shkëlqyer në tri fusha krijuese si shkrimtar, publicist dhe historian”. Për të dhënë një profil më të plotë mbi punën studimore të Buxhovit, ai u ndal në veprën paraardhëse të autorit, “Kosova, një histori e shkurtër”, një sintezë e 8 vëllimeve dhe e një pune voluminoze me rreth 5 mijë faqe, për historinë e Kosovës, nga antikiteti deri në momentin historik të pavarësisë. “Kosova shfaqet jo vetëm si një organizim politik e shoqëror me peshë në Ballkan, rol të cilin me mënyra e forma të ndryshme do ta luajë edhe në periudhat e mëvonshme historike, por na sjell në të sotmen rrënjët dhe lidhjet me të kaluarën duke na vërtetuar pazgjidhshmërinë e identitetit kombëtar shqiptar në territoret e tanishme të Kosovës.”
Prof.dr. Përzhita vlerëson “qasjen e autorit ndaj ngjarjeve dhe fakteve historike në rrjedhat e shekujve mbështetur në një bibliografi të shumtë dokumentare dhe në një literaturë të pasur historiografike”.
Prof. asoc. dr. Belisa Muka (drejtore e Institutit të Arkeologjisë) u ndal te historia komplekse e disa Maqedonive që Buxhovi ka shkruar duke u bazuar në një aparat të pasur bibliografik.
“Larmishmëria e të dhënave burimore dhe qasja metodike në argumentimin e tyre u jep mundësi lexuesve të kategorive të ndryshme, të reflektojnë e të diskutojnë mbi çështje, pyetje e dilema që prekin tabutë politike të krijuara gjatë periudhave të ndryshme. Domosdoshmëria për një reflektim kolektiv, në dukje rreth të shkuarës, në thelb për të ardhmen, është lajtmotivi kryesor i këtij botimi.”
Prof. dr. Romeo Gurakuqi (studiues pranë Institutit të Historisë) tha se “Maqedonia” është shkruar nga perspektiva e një shkrimtari iluminist dhe është rezultat i një pune permanente. Nisur nga kjo, prof. dr. Gurakuqi i dha një përgjigje pyetjes pse një libër i tillë nuk mund të shkruhej në Shqipëri. “Ky është një studim i gjithanshëm dhe autori i tij ecën në rrugë të ndryshme nga ajo e historiografisë shqiptare. Buxhovi ka shkruar një histori pa ngarkesa nacionaliste, pa komplekse, që nuk injoron asnjë komponent etnik dhe kulturor, që e trajton subjektin me saktësi dhe korrektesë shkencore dhe e sheh të pashkëputur nga historia rajonale e popujve të tjerë. Ai ia ka dalë të përmbushë procesin e rishkrimit të historisë pa dogmë.”
Në fund e mori fjalën autori. Ai pohoi se përherë e më tepër po vërehet rënia e dasive midis Tiranës dhe Prishtinës që edhe në fushën e studimit të historisë kanë funksionuar si dy realitete të ndryshme. Për rrugën e tij si studiues i historisë, ai e quajti me rëndësi vitin 1968, kur u botua për herë të parë në Prishtinë “Historia e Popullit Shqiptar” ku Maqedonia dhe Dardania përjashtoheshin. Atëherë kishte menduar se duhej të ndryshonte diçka. Që shqiptarët të mos përjashtoheshin etnikisht e politikisht nga hapësira e tyre, që të mos vazhdonte ai shpërfytyrim i botës iliro-arbërore-shqiptare, si në tekstet e studiuesve serbë, maqedonë e të tjerë, do duhej hulumtuar në thellësi fati i shqiptarëve që nga koha kur Maqedonia, bashkë me Dardaninë dhe Epirin, kishte qenë në antikitet një mbretëri me rëndësi.
Periudha e qëndrimit në Gjermani dhe studimi i veprës së plotë të autorëve nga Straboni te Plini dhe e studiuesve bashkëkohorë me peshë, ishte vendimtare për të kryer një punën sistematike që sot rezulton te kjo vepër “Maqedonia – nga antikiteti te koha jonë” (Jalifat Publishing, 2019) e përkthyer tashmë edhe në gjuhën angleze.

Poezi e Abedin Sutajt, kushtuar Amina Nurajt nga Masbjeshka

0

Abedin Sutaj

Vargje
(Kushtua Masbjeshkës, Amina Nuraj)
***
Nuk e mrrin naltsin tane maja e Peshterit t’lasht
ku kumonte guha Shype dikur
nuk mun ta puthin naltsin tané
as shkrepat e thyme t’Gjeravices
si flamur i qum permi Dukagjinin plak
lashtsit lutje bajn me shekuj
tuj dhan gji tokes
e priten diten ku Shqypja ka me gufu
bashk me ty si bimt e malit
shpirtat e t’parve vijn e t ‘peshperitin lutje
me murmurimen e maleve t’Masbjeshkes
épin bekime per ty
zogjt e zi iken, nuk rrin ma n‘lisin e oborrit
Gat paska prit ylli i yt me le n’Masbjeshk
e t’kthehesh n’fluturime zanash
si ni Ore rojtare
qenron me hyllat e qelles
e shpirt, i ep rrájes Dardane
____
* Amina Nurajt nga Masbjeshka (Sanxhaku), poezi përkushtuese nga Abedin Sutaj, në librin e tij Gdhendjet e Kohes .

Kryeministri Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

0

Gjakovë, 27 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, gjatë vizitës në organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”.

Mbështetja për të mbijetuarat për të gëzuar të drejtat e tyre dhe destigmatizimi i dhunës seksuale, ishin në qendër të takimit të përbashkët me ish- presidenten Atifete Jahjaga dhe drejtoreshën e “Medica Gjakova”, znj. Mirlinda Sada.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për përkrahjen e pakushtëzuar të familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me organizatat, për procese të drejtësisë tranzicionale që janë gjithëpërfshirëse, të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore, Kryeministri Kurti veçoi Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend. Ai theksoi se gjatë muajit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.

Kryeministri tha se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë. Ai shtoi se për këtë Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës. Ndërsa, në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda me 19 zyrtarë, me strukturën e re të miratuar, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës, e cila do të ketë 41 hetues.

U bisedua për procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe trajtimin konfidencial të informacionit nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës. U theksua se Qeveria i ka vazhduar mandatin këtij Komisioni deri në 2025, ndërsa ka dërguar në Kuvend Ligjin për vazhdimin e procesit të aplikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në takim u theksua angazhimi i përbashkët i institucioneve, Komisionit Qeveritar dhe organizatave të shoqërisë civile, për të krijuar hapësirë që të mbijetuarit të flasin lirshëm për rastet e dhunës seksuale të përdorur si armë lufte nga Serbia.

1885 / “Thëllëzat e Fatmës”, tregimi i Leïla Hanoum në librin e saj “Sheherazadja e re”, që përshkruan mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Prill 2023 

Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheherazadja e re” të Leïla Hanoum-it, botuar në Paris më 1885, gjejmë një tregim mbi Ali Pashë Tepelenën dhe vajzën e tij “Les tourterelles de Fatma — Thëllëzat e Fatmës”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Thëllëzat e Fatmës

nga Leïla Hanoum

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në pashallëkun e Shqipërisë, në Janinë, dikur sundonte Ali Mehmet Pasha (Ali Pashë Tepelena). Ai ishte një njeri mizor dhe fanatik, një tiran i vërtetë, siç u imponon ndonjëherë despotizmi krahinave të nështruara; por askush nuk do të kishte guxuar të ngrinte zërin për të kërkuar drejtësi. 

Ankesa ose qortimi do të kishte vdekjen për përgjigje. Myslimanët, të mësuar me nënshtrim, ulën kokat; vetëm të krishterët murmurisnin me zë të ulët kundër zgjedhës që i shtypte. 

Ali Pasha kishte një vajzë : Fatmën, një brune dhjetëvjeçare, sytë e zinj të së cilës përhapnin dritë si dielli afrikan dhe shpirti i saj ishte i butë si një pëllumbeshë. Tekë e çuditshme e natyrës që nxjerr trëndafila mbi kaçube! Në pallatin e frikshëm të Janinës, Fatmën e donin aq sa i urreshin të atin, kishte aq miq sa i ati armiq, dhe nëse herë pas here një krah hakmarrës mendonte të ngrihej kundër të pabesit, kujtimi i Fatmës e çarmatoste: sepse fëmija i dashur dukej se kishte lindur për të zbutur mizoritë e babait të saj.

Ali Pasha i urrente të krishterët. Fatmës i vinte keq për ta. Shpesh, vajza e vogël, me një përkëdhelje apo një fjalë të butë, merrte më shumë hire se të gjitha ambasadat e fuqive europiane. Barbari ndjente zemrën t’i shkrihej në kontakt me këtë zemër të pastër dhe naive, dëgjonte llafet fëminore të këtij engjëlli të mirë që Zoti kishte vendosur në rrugën e tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Krijesë e vogël e dashur dhe e ëmbël, çfarë detyre plot gracka e trishtim kishte mbi supe ! Por me çfarë guximi e çfarë durimi e realizoi çdo ditë !… Përhapje dashamirësie ku mbretëron padrejtësia; për të ngushëlluar të shtypurin, për të mbështetur të dobëtin, për të inkurajuar të pafatin, për të shpëtuar të dënuarin, për të falur fajtorët, kjo është ajo që Fatma u përpoq të bënte në Janinë; Prandaj, myslimanët dhe të krishterët e bekuan njëzëri këtë vajzë të vogël, aq të vogël në moshë, aq të madhe në zemër, të cilën e kishin pagëzuar me pseudonimin Mélêk (engjëll). 

Një ditë Ali Pashës i ra në vesh se kundër tij ishte kurdisur një komplot. Një dervish i vjetër la të kuptohej se të krishterët nuk ishin të huaj për të. Menjëherë, duke dashur të japë një shembull të tmerrshëm, guvernatori shkon në qytet dhe, duke ndaluar rrugës një çift të rinjsh shqiptarë që po shkonin në kishën ortodokse për t’u martuar, kap dhëndrin dhe nusen; pastaj, për emocionin e madh të të gjithë të pranishmëve, i lidh me zinxhirë dhe i çon në pallatin e tij. 

Është e lehtë të imagjinohet tronditja e përgjithshme për këtë lajm të tmerrshëm. S’kishte më shpresë veç Fatmës; Pikërisht asaj iu drejtuan prindërit e bashkëshortëve të rinj : një degë e dobët shpëtimi, së cilës i ishin bashkangjitur dy jetë të reja ! 

Fatma e vogël u premtoi se do të bindte pashain. Kështu ajo shkoi, pas namazit, në hajatin ku Shkëlqesia e Tij ishte shtrirë në mënyrë të pahijshme për të tymosur çibukun. Fatma kishte marrë në duart e saj të lezetshme dy thëllëza që i kishte për zemër dhe që i ati i kishte dhuruar gjatë Bajramit të fundit. Duke u dridhur, me zemrën e saj të trazuar fort, vajza e vogël qëndroi midis mureve të hajatit, duke iu lutur në heshtje Allahut që t’ia zbuste zemrën Ali Pashës.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Çfarë do, e dashura ime, dhe pse po vjen kaq vonë në selamlik ? pyeti guvernatori, duke parë një emocion të papërmbajtur në sytë e së bijës.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Shkëlqesi, dua që të më jepni për një moment jataganin tuaj, u përgjigj Fatma me një zë të prerë. 

— Dhe çfarë do të bësh me të, o bijë e shkretë ? 

— Që të pres kokat e këtyre thëllëzave dhe t’i ekspozoj sonte në dritaret e kështjellës tuaj… 

— Çfarë të kanë bërë këto krijesa të pafajshme që je kaq mizore me to ? tha Ali Pasha, i habitur që në zemrën e pastër të së bijës mbiu një ndjenjë gjakmarrjeje. 

— Ato nuk më kanë bërë asgjë më shumë, babai im, se ata të dy të krishterët që do të flijohen pas pak; por, për të qenë të denjë për ju, a nuk duhet të sakrifikojmë pafajësinë ndaj shpifjeve dhe padrejtësive ?… 

Ali Pasha shikoi të bijën : ajo kishte lotë të mëdhenj në sy; e tërhoqi butësisht pranë vetes dhe duke e përqafuar i tha : 

— Mbaji thëllëzat e tua, e shtrenjta ime; Unë do të fal çiftin e krishterë, me kusht që të mos më bësh më kurrë një vërejtje të tillë. Lotët e tu, që rrjedhin, e ndaluan hakmarrjen time. 

— Le të pengojnë gjakun të rrjedhë njësoj, thirri Fatma ! Të të bëjnë, o babai im, po aq të nderuar nga drejtësia, ashtu siç je i madh nga trimëria ! Është kaq e ëmbël të duhesh nga ata që qeveris ! a nuk është më mirë, më thuaj, të ngjallësh besim sesa frikë ?

— Fatma, tha Ali Pasha pasi u mendua pak çaste, fuqia në duart e mia është si një shpatë e mprehtë që plagos e shtyp, ndërsa mirësia jote, fëmijë i dashur, më duket si një mburojë gjithmonë e gatshme për të mbrojtur ata që dua të godas. Kështu Allahu në mëshirën e tij të pafund e lejon luanin e shkretëtirës të kursejë thëllëzat e pafajshme… Butësia shumë shpesh paralizon forcën më brutale… Vazhdo të jesh e mirë dhe bamirëse, bija ime, dhe jam unë Pashai i Janinës që do të përpiqem të jem si ti !

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/1885-thellezat-e-fatmes-tregimi-i-leila-hanoum-ne-librin-e-saj-sheherazadja-e-re-qe-pershkruan-mizorite-e-ali-pashe-tepelenes-dhe-miresite-e-bijes-se-tij/.

Viktimat civile në Luftën e Kosovës, përfshirë edhe gjatë fazës së bombardimit të NATO-s kundër Jugosllavisë 

Nga: Gjergj – Skender Jashari

Sot, më 27 prill përkujtohet një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. Përveç kurorave me lule, fjalëve pseudongushëlluese, nuk dëgjojmë diç shpresëdhënëse, për ta vënë drejtësinë në vend edhe për këtë rast. Sesa duhej të bëhej në aspektin institucional, fatkeqësisht jam tepër i zhgënjyer për gjitha këto vite pas luftës.  

Gjysma e popullatës Shqipëtarë ishte zhvendosur, 200.000-300.000 për në Shqipëri para bombardimeve të NATO-s, 68.000 në Mal të Zi, 440.000 në Shqipërinë jug-perëndimore, 240.000 në Maqedoni, derisa në total 850.000-900.000 të 1.8 milion Shqipëtar të Kosovës u deportuan pas fillimit të bombardimeve të NATO-s. Gjegjësisht 90% e Shqipëtarëve ishin zhvendosur gjatë luftërs, gjegjësisht 848.000-863.000.1  

Humbjet e jetëve njerëzore në Luftën e Kosovës, u vlerësuan në 13.535 persona, prej tyre 10.812 Shqipëtar, 2.197 serb dhe 526 rom, boshnjak, malazez etj, e që më pas kjo shifër bie në 10.317, prej tyre 8.676 shqipëtar, 1.196 serb dhe 445 romë dhe të tjerë, përfshirë edhe 3.218 pjestarë të forcave të armatosura, prej tyre 2.131 ushtar të UÇK-së dhe FARK-ut, 1.084 pjestarë të forcave serbe dhe 3 pjestarë të KFOR-it.2  

Sipas burimeve serbe, gjatë 78 ditë bombardime, NATO-ja  thuhet se paska vrarë 2.500 civil, përfshirë edhe 89 fëmijë, si dhe kanë plagosur rreth 6.000 civilë, prej tyre 2.700 fëmijë. Edhe presidenti i Komitetit për Bashkëpunim i Jugosllavisë me UNICEF( Margit Savoviq, më 22 maj 1999, deklaronte që ishin rreth 1.200 të vrarë e në disa burime më shumë se 5.000 viktima,3 kurse drejtori i Zyrës federale të Statistikave, Milovan Zhivkoviq më 14 korrik 1999, deklaronte në konferencë shtypi, se vlerësonin që ishin 1.200 viktima, në disa burime deri 5.000 viktima, e deri në maksimumi në 18.000.4 Kurse ambasadori serb Gjorgje Lopiqiq, më 5 gusht 1999, deklaronte qe ishin 2.000 viktima civile dhe mbi 10.000 të lënduar.5 Sipas burimeve serbe, NATO, ka vrarë 1.031 ushtar dhe polic serb dhe ka plagosur 5.173 të tjerë,6 gjegjësisht 1200-5000 civil.7  

CNN citonte burimet zyrtare të NATO-s, që vlersohej se forcat serbe dhe të Jugosllavisë, kishin të vrarë dhe të plagosur rreth 10.000 pjestar, derisa  forcat amerikane humbën 2 pjestarë në aksidentin e  helikopterit në Shqipëri, tre diplomat kinez ishin vrarë aksidentalisht në rastin e Bombardimit të Ambasadës Kineze në Beograd.8  

Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatë të OKB-së dhe qeverisë së Jugosllavisë, raportohej për 1.500 civil të vrarë dhe për 5.000 të plagosur gjatë bombardimeve të NATO-s. Edhe siç deklaronte në shtator 1999, gjenerali Joseph W. Ralston, zëvendës-shef i Shtabit të Përbashkët, që përkundër sasisë së madhe të bombave të hedhura, pasojat në civilët serb, kanë qenë shumë të lehta, vlerësohen më pak se 1.500 të vdekur.9  

Edhe pse forcat serbe, në vazhdimësi u shpërndanë nëpër lokalitete të banuara, afër objekteve të banimit, u maskuan dhe u përzien me refugjatë, por edhe përdorën “mburoja të gjalla” për t’iu shmangur goditjeve të avionëve të NATO-s.10 Mirëpo nga 6 maji 1999, kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, dukej që jepte rezultate në terren, e që forcat serbe de fakto shfrytëzonin refugjatët Shqipëtar, si mburojë humane  dhe manipulonim edhe me valët e refugjatëve me qëllim për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s dhe me qëllim që NATO të shkaktonte dëme kolaterale siç kishte ndodhur edhe me kolonën e refugjatëve më 14 prill,11 në Gjakovë.  Por forcat jugosllave, civilët Shqiptar i përdorën si mburojë e gjallë, siç ishte në rastin e Korishës.12  

Ne Shqipëtarët shpesh kemi pa dhe dëgjuar raste që zyrtarët serb por edhe qytetarët serb, propagandonin dhe kërkonin që të bëheshin “mburojë e gjallë” e fabrikave, urave dhe objekteve të tjera në Serbi, me qëllim që avionët e NATO-s, mos të mund t’i bombardonin. Një këso propagande e kanë përhapur edhe vetë mediet e Serbisë dhe kanë paraqitur shembuj gjoja patriotik që qytetarët serb, qëllimisht dilnin mbi ura, në afërsi të objekteve që rrezikoheshin të bombardoheshin nga NATO.  

Edhe përkundër kujdesit të shtuar, që të kursehen jetët e sidomos jetët civile si dhe hedhjes së mbi 23.000 projektilëve( 23.614 projektilëve13), ndodhën 20 incidente ku bombat e NATO-s, shkaktuan edhe dëme kolaterale.14 OSBE, kishte kërkuar nga NATO, që të ndryshonte caqet, që mos të përdorte bomba me nënmunicione në afërsi të vendbanimeve civile; kanë sulmuar caqe joplotësisht me legjitimitet ushtarak, siç e përfshijnë Radio Televizionin Serb, impiantet e ngrohjes së qyteteve dhe urat; nuk kanë bërë paralajmërime të duhura për sulmet për civilët; nuk kanë bërë identifikim të mjaftueshëm të prezencës së civilëve kur kanë sulmuar konvojet dhe caqet mobile dhe kanë shkaktuar më shumë viktima duke mos marr masa të majftueshme për verifikimin e caqeve ushtarake.15 Sipas Raportit final për Prokurorinë, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e kampanjës së bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, thekson që nëse mediet janë përdorur vetëm për shpërndarje të propagandës për të gjeneruar mbështetje për luftë nuk janë caqe të lejuara, por nëse si në rastin e Ruandës, janë përdorur për të nxitur krime atëherë janë caqe të lejuara.16 E që katërcipërisht edhe në rastin e Kosovës, mediet proqeveritare serbe, ishin një mjet(armë) shumë e fuqishme e luftës së regjimit serb. 

Pothuajse asnjëherë nuk kemi pa që të ketë së paku ndonjë punim shkencor, që do evidentonte pakontestueshëm dhe me argumente, e mos të flasim ndonjë aktakuzë për krime lufte. Për krimet e luftës, që forcat serbe, në vazhdimësi u shpërndanë nëpër lokalitete të banuara; afër objekteve të banimit; mbajtën peng civil; u maskuan dhe u përzien me refugjatë-civilë; por edhe përdorën “mburoja të gjalla” për t’iu shmangur goditjeve të avionëve të NATO-s,17 përdorën civilët Shqipëtar dhe objektet e tyre si mburojë; armët e rënda ushtarake i shpërndanë, i fshehën nëpër objekte dhe vendbanime civile dhe vetëm i koncentronin kur kishin nevojë për operacione ushtarake; lëvizjet e konvojeve të tyre i përzienin me lëvizjet e civilëve; shfrytëzonin makinat civile dhe i bënin makinat e tyre si makina civile me qëllim të zvogëlimit të aftësisë për t’i identifiku ato nga avionët e NATO-s.18 

Gjergj – Skender Jashari

Më:27.04.2023  

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Presidentja Osmani i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut, në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, e cila është në themelim e sipër. 

Presidentja Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit. Tutje, Presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty ku edhe buron alfabeti jonë i njësuar dhe gjuha jonë e unifikuar”. 

 

“Është gjithashtu inkurajuese që kjo iniciativë është ndërmarrë nga një vajzë, dhe besoj fort se si plot iniciativa tjera frymëzuese nga gratë dhe vajzat, impakti i saj do të jetë jashtëzakonisht i madh. Përfitimet e kësaj biblioteke janë afatgjate dhe do të shkojnë përtej brezave”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e dorëzimit të librave studentes Emira Selimi. 

Në fjalën e saj, Emira Selimi i shprehu mirënjohjen e përzemërt Presidentes Osmani për dorëzimin e librave. 

Presidentja Osmani nderohet me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Bilall Kasami, i cili e ka nderuar Presidenten Osmani me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës. 

“E nderuar që vizitën në Tetovë ta filloj me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, një simbol i përkushtimit tonë të çdoditshëm për të qëndruar pranë bashkëkombasve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani. 

 

Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët gjithandej dhe ka falënderuar tetovarët që gjatë luftës në Kosovës, më 1998-1999 kanë hapur zemrat dhe dyert e tyre për t`i strehuar refugjatët kosovarë të dëbuar me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.  

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të dy shtetet. 

“Tetova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, prandaj sot, së bashku me kryetarin Kasami, rikonfirmuam angazhimin tonë për kultivimin e mëtejshëm të raporteve tona të veçanta”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Presidentja Osmani ka dekoruar post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi 

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar sot post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij. 
 
“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani. 

 
Në emër të familjes së Arbën Xhaferit, i biri i tij Iliri, falënderoi Presidenten Osmani për respektin institituconal të treguar ndaj filozofit, intelektualit dhe liderit Arbën Xhaferi.