Kreu Blog Faqe 1067

Maqedonia nga lashtësia në ditët tona e Jusuf Buxhovit*

0
Nga Romeo Gurakuqi, Tiranë
Randësia e këtij aktivteti promovues ka të bëjnë me personalitetin e autorit, me vepren konkrete që sot po e promovojmë në Tiranë, temën mjaft të rëndësishme të marrë në shqyrtim, shtrirjen kohore të studimit, përgjithshmërinë e subjektit të saj dhe faktin që është ndër punët e përkthyera në gjuhën angleze, një prej “vuajtjeve” më të mëdha që ka historiografia jonë, krahas defekteve të metodës së kërkimit, çlirimit nga dogmat dhe pasionet, njohjes së mangët të arritjeve të historiografisë perëndimore dhe të vendeve fqinje ballkanike, për shkak të izolimit tonë të mjeruar në diktaturë dhe nënvleftësimit me varfëri të shkollës së studimeve historike në tranzicion.
Autori i librit, profesor Buxhovi, është para së gjithash një intelektual, gazetar dhe aktivist politik, pjesë se strukturës më rilindase dhe më pro europiane që ka nxjerrë bota shqiptare e 40 vitet e fundit, e drejtuar nga shtetari i mirëfilltë shqiptar, Doktor Ibrahim Rugova;
Në karrierën e tij të gjatë si studiues Profesor Buxhovi ka arritur të shkruajë vepra kapitale për Historinë e shqiptarëve në Ballkan, dhe ato punime janë shkruar në liri, janë të “çliruara” nga skemat e ngurta që u janë ofruar dhe vazhdojnë t’u ofrohen, për fat të keq edhe sot e kësaj dite, publikut në dy anët e kufirit, mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, ndër institucionet universitare;
Ajo që duhet të them është se veprat gjeneraliste mbi Kosovën dhe kjo mbi Maqedoninë, nuk mund të shkruhen pa një njohje jetësore të arritjeve historiografike të vendeve fqinje me ne, dhe posaçërisht në historiografisë jugosllave dhe serbe;
“Maqedonia nga lashtësia në ditët tona” është një shkrim i historisë maqedonase i bërë i mundur të realizohet për shkak të një studimi të përmanent, 20 vjeçarë dhe skedimi sistematik të çdo studimi të shkruar deri më sot për Maqedoninë, ose për vendet e tjera të Ballkanit, që lidhen me fokusin e studimit.
Është shkruar jo për shkak të një projekti zyrtar me afate, me linja të përcaktuara ideologjike dhe teza të dhëna gati nga “mbikqyrësit” dhe “koordinatorët” e akademive politike.
Asnjë krijim i mirëfilltë shkencor dhe i referueshëm ndërkombëtarisht nuk mund të shkruhet me urdhër dhe me afate, siç ndodh ende në vendin tonë, “Republikën e Çudirave”, por për shkak të misionit personal të autorit si shkencëtar dhe atdhetar europianist.
Ky liber është shkruar me saktësi shkencore, korrektesë akademike dhe ban dallim nga përpjekjet që bëhen sot në Shqipëri nga institucionet e ngarkuara, që përpiqen të shkruajnë vepra gjeneraliste përmes copëtimeve të autorësisë, duke humbur boshtin dhe rrënuar ekspertizën, duke shkelur standardet e etikës dhe korrektesës së studiuesve, deri edhe duke mos cituar, përvetësuar teza, etj…
Ajo çfarë vuan aktualisht bota shqiptare është mungesa e përkthimeve të veprave mbi historinë tonë në anglisht, ndërkohë që professor Buxhovi ia ka dalë ta plotësojë këtë hapësirë të lënë bosh nga të gjitha institucionet shqiptare në dy shtetet, për studiuesit ndërkombëtarë, të cilët deri më tash kanë si version të ofruar përgjithësisht, studimet e autorëve të vendeve fqinje, por jo të autorëve shqiptarë. Dhe këtë boshllëk të veprave të autorëve shqiptarë të fushës së historisë ne e konstatojmë sa herë që punojmë në bibliotekat perëndimore dhe kjo mangësi nuk duhet të mbetët kështu edhe më gjatë. Korigjimet në këtë drejtim do të duhet të fillojmë që nga shkolla e përgatitjes së historianëve, që fakteqësisht është në mjerim, në formalizëm, mbyllje hapësirash për konkurencën dhe zaptim anti-akademik.
Libri që kemi ardhur sot të promovojnë i kushtohet Maqedonisë, pikërisht asaj pjesë gjeografike të Ballkanit qendër jugor, ku nga antikiteti janë takuar “pllakat” kryesore etnike të rajonit, kulturat, religjionet dhe ku çështja e identitetit, përkatesisë është më së shumti e diskutueshme në historiografi dhe në politikë, deri në ditët tona.
Nga ana tjetër, në bashkëkohësi ky rajon është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të arsyeve gjeopolitike dhe ekspansonit propagandistik të tre shteteve ballkanike, që të errësuar nga nacionalizmi dhe fanatizmi, janë munduar të shtrembërojnë të vertetën mbi përkatësitë, rrjedhat historike, religjionet, kishat dhe në rastin e kombit tonë, edhe të vertetën mbi shtrirjen e popullit shqiptar në trevat e veta lindore dhe verilindore, kanë mohuar edhe të drejtat e popullit sllavo-maqedonas, minoriteteve që banojnë në ato anë, përfshirë edhe komunitetin katolik shqiptar në Shkup, bashkësinë e Nanës Terezë, që sot rezulton i zhdukur në heshtje me kontributin e të gjithëve, edhe të shqiptarëve atje.
Ndërkohë, sllavo maqedonasit, nga ana e tyre, në përpjekjen e ligjshme, do të thoja, për rifmormësimin identitar të veçantë në raport me bullgarët dhe serbët, kanë tejkaluar më pas “tagret e të drejtës të dhëna nga Hyu”, duke lëshuar goditjet e tyre ndaj popullit shqiptar në “Iliridë”, kanë nxitur deri vonë shtrembërimet identitare etj.. Po ashtu, politikanët tranzicionistë të këtij vendi deri para Marrëveshjeve demokratizuese të Republikes së Maqedonisë së Veriut, janë munduar të krijojnë një Republikë Maqedonase të vetën, për shumicën sllave, ngjashëm me atë që krijoi Tito në vitin 1945 për nevojat zvogëlimit të ndikimit të Serbisë në Federatën Jugosllave, duke vijuar për gati një dekadë në vitet 1990’, të mohojnë të drejtat e popullsisë shqiptare, duke injoruar faktin se qënia e Dibres, Tetovës, Gostivarit, Shkupit, Strugës, etj., ndër ato anë, është produkt i dy procesve: (A) i copëtimit të trevave shqiptare në vitin 1913 dhe 1919-21, rikonfirmit në vitin 1945 të kësaj ndarjeje të padrejtë historike; (B) si edhe i politikave denacionalizuese, kolonizuese dhe zhbimëse në pikëpamje identitare të ndjekura në Serbi para LIB, dhe në Jugosllavitë e pas LIB dhe pas LDB.
Për t’u kthyer në mënyrë të fokusuar tek libri ynë: “Maqedonia nga lashtësia në ditët tona”: është përspektiva e një shkrimtari illuminist shqiptar për Maqedoninë kuptuar shumë më gjërësisht se Republika e Sotme e Maqedonisë së Veriut; është përmbledhja e dijes së tij, arritur gjatë studimit permanent, kërkimit të vazhdueshëm arkivor dhe faktit që ai ka jetuar, në një Jugosllavi, një shtet, që për hirë të së vertetës, ka qenë më i emancipuar, më i përparuar dhe më i qytetarizuar se sa ishte Shqipëria e mbyllur dhe e dhunuar e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe ministrave të tyre pashpirtë të arsimit dhe shkencës;
Studimi i mikut dhe profesorit tonë është produkt i faktit që shkollat e përgatitjes së historianit e studiuesit të shkencave humane në hapësirën e Jugosllavisë, ku përfshihej Prishtina e Shkupi, kanë qenë shumë më të mira, krejtësisht të konsoliduara, më pak të ideologjizuara se në Shqipëri, vende me biblioteka shumë të pasura, me mundësi të mobilitetit akademik të shkëlqyeshme dhe një mbështetje financiare për intelektualët të ngjashme me atë që vendet perëndimore ofronin.
Edhe këto ditë kam ndej duke menduar: A mund të shkruhej një libër i tillë në Shqipëri?
Profesor i nderuar, keni ardhur ndër ne këto kohë, ndër të tjera për të na kujtuar shumë gjëra, por mbi të gjitha, se ku ndodhemi.
Ky libër mund të shkruhej nga studiues shqiptarë jashtë Shqipërie që ia kanë kushtuar jetën e tyre shkencës, por nuk mund të shkruhej në Shqipërinë e mbyllur dhe sot të hapur, por pa një bosht;
nuk mund të shkruhej në qoftë se një jetë nuk je marrë me studim, konspektim, skedim, pa u ndërprerë me ecjen ndër disa punë të tjera paralele që skanë lidhje me shkencën;
ky liber nuk mund të shkruhej pa njohjen tuaj të gjuhëve sllave, latinishtes dhe greqishtës së vjetër dhe gjuhëve perëndimore;
nuk mund të shkruhej në një vend ku nuk ka biblioteka që furnizohen përditë me libra;
ky liber nuk mund të shkruhej në qoftë se nuk ekziston një formësim metodologjik dhe filozofik prej historiani të mirëfilltë.
——
Historia e Maqedonisë e autorit Buxhovi në fakt ilustron marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet identitetit etnik, gjuhës dhe pavarësisë kombëtare.
Duke u mbështetur mbi të dhëna sporadike historike, gjeografike, kulturore ose gjuhësore, Serbia, Greqia dhe Bullgaria shpesh kanë avancuar pretendime ndaj Maqedonisë në aspektin e territorit dhe përkatësisë etnike me popullsinë, duke e injoruar situacionin konkret bashkëkohor, rrjedhat e ndërlikuara të 2000 viteve histori ndër këto anë dhe faktin se qenia e këtij territori nën perandorinë otomane deri në fillim të shekulllit XX, kishte ndryshuar dhe ndërlikuar gjithshka në pikëpamje të etniciteve dhe religjioneve
Si lektor i Historisë së Ballkanit për më shumë se 32 vite ndër të parat përgatitje të detajuara që më asht dashur të bëj, kur fillova punën, ndërkohë që regjimi po binte, ka qenë historia moderne dhe bashkëkohore e Maqedonisë dhe me udhëzimin e profesorit tim, Thoma Murzaku, jam adresuar ne Bibliotekën Kombëtare për të gjetur librat e historisë zyrtare maqedonase në gjuhën shqipe.
Ajo çfarë kam kuptuar nga tekstet zyrtare të këtij vendi është se Shkupi zyrtar i përiudhës së Jugosllavisë Dytë kishte investuar në mënyrë strategjike dhe të jashtëzakonshme për krijimin e një Historie Zyrtare të Maqedonisë, për hartimin, nga “konglomerati dhe mishmashi i qendrës së Ballkanit”, një Histori Kombëtare Sllavo-Maqedonase, krijimin e një identiteti të posaçëm sllavo-maqedonas, në mbrojtjen e përsosur të drejtave politike dhe kulturore për vete, të Republikës së vogël dhe të brishtë të Jugosllavisë.
Në qoftë se sot shkon në Arkivin e Maqedonise, atje do gjesh të arshivuar, kopjet e dokumentacioneve që zotërojnë arkivat e më të rëndësishëm ndërkombëtare, çdo dokument që ka të bëjnë me emrin MAQEDONI. Dhe këtë ata studiues zyrtarë e kanë berë shumë kohë para se studiuesit shqiptarë të Shqipërisë të mbërrinin me hap dritaret e tyre të vogla dhe gjysmake, në arkivat e Stambollit, të Venedikut, Raguzës, Romës etj..
Pse ka ndodhur një gjë të tillë? Shtetarët e Maqedonisë së djeshme nën Jugosllavi e kanë pasur të qartë se përkatësia etnike e maqedonasve ishte dhe është ende shumë e diskutueshme.
Më ka bërë përshtypje të posaçme fakti se si nga një kryengritje e reduktuar në kohë dhe hapësirë, si ajo e Ilindenit dhe Republika e Krushevës që e pason, nga studiuesit zytare të atij vendi është ngritur një “Kështjellë” e Rilindjes së tyre, e Nacionalizmit e Patriotizmit Maqedonas, që edhe sot ka reflekse në politikë dhe në mbruajtjen dhe përforcimin e tyre identitar. Normalisht historia e nacionit sllavo maqedonas ka qenë e vështirë mbasi bëhet fjalë për një popullsi të shpërndarë në veri dhe në jug të atij rajoni, që ka pësuar edhe shtypje, edhe zhbimje, deri edhe pas LDB, siç është rasti i shpërnguljes massive nga Maqedonia greke të forcave partizane slave të kësaj kohe. Për rrjedhojë rikompaktësimi dhe mbrojtja në këtë pjesë, krijimi i republikës dhe shtetit, ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm i tyre dhe unë mendoj se ata ia kanë dalë, falë unitetit kulturorë, religjioz dhe gjuhësor dhe sot edhe falë kuptimit që njohja e realitetit dhe e të drejtave të popullit shqiptar atje, është kusht themelor i ekzistencës, paqes dhe europianizimit në këtë anë.
Për këto arsye dhe të tjera që do përmend më poshtë, sipërmarrja e Buxhovit në fakt nuk ka qenë e lehtë mbasi Caktimi i Maqedonisë në një Kombësi Ballkanike është edhe sot i komplikuar, sepse ishte një rajon me etni të përzier.
Deri vonë nuk ka pasur regjistrime të besueshme; Hartat e disponueshme kanë qenë kontradiktore.
Bullgarët edhe sot pohojnë se maqedonasit janë bullgarë dhe ata flasin një dialekt sllav shumë të ngjashëm me bullgarishtja.
Serbët pretendonin se ishin serbë sepse kishin zakone popullore si ato të Serbisë.
Grekët, te fiksuar në nocionet antike dhe në ndërlidhjet gjeografike kanë vënë përherë në dukje mbizotërimin e kishave ortodokse greke dhe praninë e grekëve në zonë që nga koha e Aleksandrit të Madh dhe argumentojnë me forcë se fshatarët e Maqedonisë ishin grekë sllavishtfolës.
Libri i professor Buxhovit mbi Maqedoninë, sipas meje, ka veçorinë, është një histori gjenerale e këtij vendi kuptuar në përmasë të plotë, (me përjashtim të historisë bashkëkohorë të Maqedonisë së Jugut) i shkruar pa ngarkesat nacionaliste të përmendura më sipër, jashtë komplekseve të shkrimit të tezave të paracaktuara për arsye politike dhe nevojave të mbijetesave shtetërore.
Ai është një libër i cili nuk injoron asnjë komponent etnik dhe kulturorë në dy mije vite histori të kësaj ane të ballkanit, por ndjek të vërtetën përmes shqyrtimit të rezultateve kërkimore të autorëve seriozë. Para së gjithash ky liber ndjek faktorin iliro-dardan, arbnor dhe shqiptar në këto anë.
Ndryshe nga mënyra e studimit dhe e shkrimit të deritashëm të historive nacionale ballkanike, autori e ka shkruar historine e Maqedonisë, ashtu siç duhet, të pashkëputur nga historia rajonale e popujve të tjerë me të cilët maqedonasit kanë ndarë të njëjtin fat, brenda perandorive dhe brenda rrjedhave të historisë së marrëdhenieve ndërkombëtare.
Në këtë libër ne kemi Historinë e Maqedonisë nga koha e Ilirisë dhe Romës, Bizantit, Mbretërise Bullgare dhe Serbe, Perandorisë Osmane. Gjejmë të trajtuara raportet mes Fuqive të Mëdha me perandorinë e sipërpërmendur otomane, dekadencën e kësaj perandorie në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, Gjenezën e Çështjes Lindore në tërësi dhe të krizave që kulmuan here pas here për shkak të kësaj çështjeje të pazgjidhur të Lindjes, për Europen, që kishte të bënte me emancipimin e popujve të robëruar ballkanikë nga PO dhe shpërbërjen e saj; përpjekjet e Fuqive të Mëdha për Reforma, etj.
Shumë interesante paraqitet historia e LDB dhe e Jugosllavisë së Dytë, Përiudha e viteve 1981-1991, e pavarësisë së Maqedonisë dhe e krizës së vitit 2001.
Pra, e thënë më qartë, kemi të bëjmë një studim kompleks, të gjithanshëm të atij entiteti historiko- gjeografik, parë në kuadrin e historisë së Europës Juglindore, marrëdhenieve ndërkombëtare të kohës dhe shteteve ku ai territor dhe popullsitë e kësaj ane, kanë bërë pjesë, duke përfshirë, Jugosllavinë e Parë në përiudhën mes dy luftrave botërore dhe Jugoslavinë e Dytë, deri ditën kur pjesa veriore e Maqedonisë u mevëtësua si republikë e pavarur, shtet që prirej dhe priret edhe sot të europianizohet.
Duke qenë se si pjesën e Rilindjes maqedonase dhe shqiptare, ashtu edhe pjesën e Bashkëkohësisë, më ka takuar t’i studio, verëj se autori ecën në rrugë të ndryshme nga historiografia shqiptare, që ende është peng i fshirësve të të vertetave dhe atyre që duan të kalojnë kohën kot.
Për të kanë rënë me kohë shabllonet e histriografisë komuniste; njeh krejt mirë realitetin e kesaj periudhe dhe për pjesën bashkëkohore, saktësisht pas rënies së Murit të Berlinit.
Buxhovi mund të themi se ecën në një rrugë krejtësisht të veten të rishkrimit si historian dhe si deshmitar i procesve në tërësi në Kosovë, Maqedoni e Jugosllavi, i çliruar nga komplekset dhe ngarkesat politike dhe duke i qendruar besnik profesionit të historianit serioz, që nuk ngurron të thotë edhe të verteta, që të paditurve e të fanatizuarve nuk u pëlqejnë.
Në qoftë versionet e historisë zyrtare të Maqedonisë janë përpjekje për të themeluaar një histori nacionale nga interesa të veçanta të atij shteti, të trashëguar nga Jugosllavia e Dytë, libri professor Buxhovit është histori e Maqedonisë që nuk ecen në kahun e fshirjes së identiteteve të tjera në atë territor kaq të përzier; është një histori që nuk len në heshtje interesat e popullit shqiptar, rolin e tij si faktor paqësor shtetformues ndër këto anë.
Jusuf Buxhovi është prej historianëve shqiptarë që ia ka dale të kryejë procesin e Rishkrimit të Historisë së trojeve shqiptare në formë gjenerale, që zakonisht e bëjne institutet. Por ai e ka bërë një gjë të tillë, i vetëm, i çliruar nga dogmat që vazhdojnë të rëndojnë mbi ne në Tiranë dhe që mbajnë lidhur në një fare mënyrë, për një mijë arsye edhe institucionet historishkruese kosovare.
Një histori e Maqedonise ne versionin qe shqiptaret atje duhet ta dijne dhe të krenohen që janë pjesë e saj, mbase për shkak të padrejtësisë së historisë, që i shkëputi nga shteti amë.
Një histori që mban nalt flamurin e Ilirisë, Dardanisë dhe Arbnisë, Rilindjes dhe te drejtave te shqiptareve, pa shkelur të drejtat e të tjerëvë dhe mbi të gjitha duke respektuar të vertetën, historinë dhe kompleksiteti e kësaj të vertëtë në rastin e kësaj hapësire ballkanike
Ju faleminderit!
*(Kumtesë e lexuar me rastin e promovimit të librit “Maqedonia nga antika deri te koha e jonë” nga Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë, më 28 prill 2013)

Kur demokracia humbet kuptimin

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

  • Pse partive tona tradicionale u mungon përgjigjia konstruktive për të ardhmen?

Prishtinë, 29 prill 2023 – Demokracia nuk toleron askë të tregojë me gisht, kur gjërat shkojnë në drejtim të gabuar, në rast se paraprakisht ke larë duart si Pilafi. Lëngata në të cilën e kanë sjellë sistemin tonë politikë partitë tradicionale, I ngjet krimit politik të gërshetuar me atë ordiner, që ndërkohë është ndëshkuar nga elektorati, por jo edhe nga sistemi i drejtësisë.
Demokracia jonë e brishtë [në Kosovë] për vite të tëra pas çlirimit, nuk kishte si të merrte jetë e të ecte në rrugën e duhur të prosperimit. Partitë tona politike dhe sistemi politik që ato kishin ndërtuar, ishte në themel i kalbur, prandaj me ta marrë timonin PDK-ja, sistemi po rrëshqiste në terrenin e autoritarizmit. Nuk ishte krejt e rastësishme miqësia e ish kryeministrit tonë me sivëllain e tij turk
T. Erdogan dhe me neofashistin hungarez V. Orban.

Pasojat e atij sistemi të prishur sot i ndjejmë gjithandej, në të gjitha poret e jetës: në sistemin shëndetësor, në atë të arsimit, në ekonomi, e mbi të gjitha në drejtësi.
Prandaj nuk ishte as e rastësishme dhe e paparitur edhe ndarja e shoqërisë në dy pjesë rigjide njëra kundër tjetrës, ku dy kampe të ngurtësuara po luftonin dhe vazhdojnë ta luftojnë ashpër njëri-tjetrin. Revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021 e bëri kthesën e duhur në rrafshin politik e emocional, por frutet e tij qytetarët ende nuk po i shijojnë sa e si duhet në asnjërin nga segmentet e shoqërisë sonë. Eshaloni i barikaduar i kapsve të shtetit është pozicionuar fort dhe po reziston ende, sidomos në segmentet e drejtësisë dhe në ndërmarrjet publike.

Këto pasoja të këti sistemi të prishur partiak, sot, fatkeqësisht, i vëmë re edhe në rrafshin europian e botëror, madje edhe në hemisferën perendimore, ku demokracia ishte e etabluar kaherë.
Kushdo që dëshiron të dijë se çfarë mund të jenë pasojat e një sistemi të prishur partiak, mund të shikojë në Francë, ku po zhvillohen beteja në rrugë nëpër qytete, ose në SHBA, ku dy kampe të ngurtësuara po luftojnë ashpër njëri-tjetrin, shkruna e përditshmja vjeneze në editorialin e sotëm – Wiener Zeitung, që pas 320 vite jetë, po shkon drejt mbylljes.

Kosova dhe Shqipëria politike, dy republikat tona, prandaj kanë vështërsitë e veta specifike dhe i ashtuquajturi proces i tranzicionit politik nuk po merr dot fund ende, as pas dy a katër dekadave të mbushra me histori zhgënjimi të dy brezave.
Prandaj pakënaqësia, zhgënjimi dhe zemërimi po rriten gjithashtu nga Konispoli në Vermosh. Ndërkaq në Republikën e Kosovës, pavaërsisht ndryshimit pozitiv të dy viteve të fundit, rezistenca e opozitës gjithandej, e përqëndruar në sistemin e drejtësisë së fundmi, merrë përmasat tragjiko-komike dhe bëhet objekt debati në Kuvend e studio televizive, duke shpërfaqur mjerimin tonë politik të përmasave groteske.
Ky realitet i ri kërkon përgjigje konstruktive e të shpejtë.

Pjesëmarrësit në sistemin tonë politik, duhet t’i përmbushin në radhë të parë kriteret elementare njerëzore e morale, pastaj të jenë pjesë e debatit publik.
Palët duhet të përmbajnë forma të reja, qofshin edhe eksperimentale të pjesëmarrjes në jetën aktive publike e politike. Vetëm partitë me demorkraci të brendshme funksionale, vetëm partitë që janë të afta të përthithin mendimin e ri dhe të ripërtrihen me koncepte moderne politike, natyrisht duke thelluar profilizimin e tyre, mund të formësojnë të ardhmen e shoqërive tona dhe t’i garantojnë demokracisë të ardhme funksionale.

Dy shoqëritë tona aktualisht përballen me hemorragjinë që po shkakton plaga e mërgimit të të rinjëve, sidomos ajo e profesionistëve të fushës së mjekësisë dhe inxhinjerisë e teknologjisë informative. Kombi ka rrezik që dhjetëvjetshin që po kalojmë, ta përmbyllë me rrudhje tragjike të harëts sonë demografike dhe ikje të trurit!
Ekspertët gjithandej në demokracitë liberale të etabluara, vërejnë se, përveç çështjeve programore, mënyra e dukshme për të dalë nga kriza është ndalimi i ngritjes së njerëzve të papërshtatshëm në poste të larta. Kjo tingëllon e thjeshtë, por duket mjaft e vështirë, nëse shikoni vendimet e personelit të marra nga PS, PD, PL, LDK, PDK, AAK-ja…
Fakti që PS apo VV bëjnë gabime herë-herë spektakolare kur qeverisin, nuk mund të jetë ngushëllim për të tjerët, për opozitën, sepse baza e kundërveprimit të saj, sidomos në Kosovë, mbetet sabotazhi në sistem dhe protesta me përmbajtje e ngjyresa banale.

Është dëm i madhë për demokracinë, nëse palët vazhdojnë të mos investojnë më shumë energji në personelin menaxhues , që është evidente se ju mungon. Mjafton t’i përcjellim një muaj punimet e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të konstatomë mjerimin politik të diskursit të kësaj legjislature.
Përndryshe dështimi i forcave politike thënë kushtimisht të vjetra (PS, PD, PDK, LDK…) është i programuar, në rast se ato vazhdojnë të udhëhiqen me personel aspak autentik dhe tejet konservator.

Në shoqëritë tona me demokraci ende të brishtë, mbesin kokat drejtuese, liderët, ata që luajnë rol në drejtimin tonë politik dhe kultivimin e demokracisë. U takon atyre të mishërojnë dhe formësojnë përmbajtjen e një lëvizjeje të re politike. Në Shqipërinë politike, duket se lideri i Lëvizjes BASHKË është një ogur i mirë për shëndetin politik dhe demokracinë dhe të ardhmen e saj. Kjo forcë politike në ardhje, jep shpresë se mund të bëjë në një të ardhme jo të largët, atë që para dy viteve bëri Lëvizja Vetëvendosje në Republikën e Kosovës.

Pellazgologu Mathieu Aref, përgjigje Leonard Pipa-s: Nuk keni të drejtë të paragjykoni e provokoni, kur vërehet se nuk i keni lexuar librat e mi

2

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris

→ @Leonard Pipa –
Kur lexoj, dëgjoj dhe shoh njerëz si ju, më vjen turp ti thëm vetës Shqiptar. Kam kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet për të rivendosur të Vërtetën historike të Kombit tonë të përbuzur, të keqtrajtuar, të ndotur nga armiqtë tanë grekë e serbë si dhe nga disa shqiptarë që janë bërë shërbëtorët e tyre. Vini këtu në faqen time të FB-ut ndersa nuk u njoh dhe nuk ju ftova kjo është në vetvete një hyrje agresive dhe mbi të gjitha një sfidë në kalanë time me miqtë që kam zgjedhur. Ju vini dhe derdhni helmin tuaj dhe për më tepër më provokoni. Kur sfidoni dikë, kur e provokoni, kur e fyeni, duhet të jeni në gjendje të përballeni me të. Ju nuk mund të përballeni me mua as historikisht, as kulturalisht, as patriotikisht, madje as fizikisht. Sepse vij nga disa breza stërgjyshësh që luftuan për atdheun, dinjitetin dhe nderin e tyre. Ata që guxojnë të më njollosin nderin dhe dinjitetin tim, në një mënyrë apo tjetër, përfundojnë duke e paguar shtrenjtë. Dijeni se unë vij nga kjo racë malësorësh e fortë, rezistues dhe guximtarë që nuk ndalen para asgjëje. Edhe nëse jam 85 vjeç, ju me siguri nuk do të arrini peshën, sepse kam qenë gjithmonë një sportist i madh. Arma ime sot kundër individëve si ju është pena ime dhe ju jeni me fat që nuk jemi 150 vjet mbrapa sepse përdorimi nuk do të ishte stilolapsi. Kur nuk e dini se me kë keni të bëni, përmbahuni të luani atë që nuk jeni. Thjesht sulmimi i dinjitetit tim, nderit tim apo vënia në pikëpyetje e cilësimeve të mia shkencore, historike, kulturore, gjuhësore dhe… patriotike e çon zemërimin tim në kulmin e tij sepse i urrej gënjeshtrat, manipulimet, të pavërtetat apo paqartësitë… : Gjithë jetën kam reaguar dhe luftuar për të gjitha këto. Keni rënë keq me mua. Në çdo rast vetëm duke të parë në një foto e kuptoj menjëherë se kush jeni dhe çfarë përfaqësoni. Nuk dyshoni se jam morfo-psikolog i informuar. Tani unë do t’i përgjigjem marrëzive tuaja, gënjeshtrave tuaja dhe akuzave tuaja të pabaza, budallalleqeve tuaja feminore.
• Së pari, me sa duket, ju nuk më njihni dhe nuk i keni lexuar librat e mi (a mund t’i lexoni ato ?).
• Për ju jam vetëm gënjeshtar dhe manipulator dhe dikush që vetëm i mashtron shqiptarët dhe i përça dhe mbi të gjitha jam “antishqiptar” !!!
Së fundi, ju citoni një individ nga një grup etnik afrikan me origjinë Martinikane (ish-koloni franceze e cila është bërë një departament i shtetit francez). Ai braktis emrin e tij me origjinë franceze “Jean-Philippe” dhe e zëvendëson me “Nioussérê Kalala Omotunde” një mënyrë që ai të afirmojë dhe të rilidhet me origjinën e tij afrikane, me rrënjë egjiptiane dhe kongoleze. Ja tre nga librat e tij të shumtë :
• Origjina negro-afrikane e njohurive greke (2000)
• Tregtia evropiane e skllevërve: e vërteta dhe gënjeshtra (2003)
• Rrënjët afrikane të qytetërimit evropian. (2004), etj., etj.
• Pélasgia – Historia afrikane e Evropës (2020)
Ky individ është ndjekës i “Afrocentrizmit” dhe dishepull i anglezit Martin Gardiner Bernal, lindur në Kembrixh (1937 – 2013), profesor emeritus në Universitetin Cornell, i njohur kryesisht për librin e tij “Athina e zezë”, një vepër shumë e diskutueshme (3 vëllime. ), i cili rishqyrton ndikimin e kulturës egjiptiane në origjinën e kulturës dhe gjuhës së lashtë greke. E kunderta e tezës sime që konsideron “pellazge” (“evropian” jo zezak) bazën e civilizimit helen dhe që vetëm pushtuësit të huaj ishin me originë semito-egjiptiane…deshmitë i gjëjmë tek shumë AUTOR TË LASHTË (baza e referencave të tezës ime…dhe jo “autorët modern”). Prandaj teza e tij përfundoi në një rrugë pa krye.
Këta dy shkrimtarë janë të njohur për ideologjinë e tyre afrocentriste. Afrocentrizmi është një formë etnocentrizmi që konsiston në atribuimin e një vendi qendror për kulturat dhe vlerat sub-Sahariane në kurriz të çdo kulture tjetër.
Për Bernalin, Pellazgët ishin me origjinë afrikane (zezakë!) !!! Por ai gabonte sepse i lexoi gabimisht shkrimet e lashta apo nuk e kuptonte se kjo origjinë afrikane kishte të bënte vetëm me helenët dhe jo me pellazgët. Por edhe atje ai nuk e kuptoi vetë thelbin e shkrimeve të lashta ku Herodoti, tragjikët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi sapo kishin kuptuar se dymbëdhjetë mbretërit e parë të Athinës ishin egjiptianë), Danaos ishte egjiptian, Kadmi ishte fenikas, etj. Por ata ishin një “minoritet sundues” që nuk kishin asnjë ndikim etnik apo gjenetik në popullatën masive “pellazge” të Greqisë në atë kohë. Përveç të gjitha statujave të skulptorëve të asaj kohe përfaqësues model i burrit dhe gruas janë të bardhë me tipare të shkëlqyera : skulptorët përfaqësonin atë që ishte më e bukura në vend…pse pra nuk kemi gjëtur statuje zezakesh !!! Në Iliadë (poemë epike e traditës gojore pellazge) perënditë dhe perëndeshat dhe heronjtë dhe heroinat e luftës së Trojës ishin biond dhe bionde ! Nuk ka asgjë afrikane në këto skulptura ! Për mbit të gjutha ZEUSI në Iliade ishte « pellazg », jo grek, as afrikan !.
Jam kundër testeve komerciale dhe të përafërta që kryhen veçanërisht në laboratorët amerikanë. Marrëdhëniet tona shoqërore, ajo që hamë, pimë dhe marrim frymë ndikojnë në shprehjen e gjeneve tona. Zbulimet e fundit tregojnë se mekanizmi është jashtëzakonisht reaktiv. Sidomos duke qenë se testet gjenetike të kryera nga laboratorët në SHBA bazohen në elemente luhatës, metodat e tyre nuk janë të besueshme, veçanërisht në lidhje me Evropën Juglindore (Ballkanin ku për mijëvjeçarë përzierjet e njëpasnjëshme të grupeve etnike dhe gjenetike kanë qenë shumë të rëndësishme duke shkaktuar shumë mutacione. Panelet e përdorura janë të përafërta dhe jo të besueshme. Së fundi, të gjithë këta laboratorë nuk marrin parasysh migrimet, jo vetëm jashtë-evropiane por edhe brenda-evropiane. Një shembull flagrant : në Greqi, p.sh., në Peloponez (Morea) ku gjatë Pushtimit osman pati shumë emigrime të popullsive shqiptare : këta laboratorë do t’i konsiderojnë si grekë shumicën e banorëve të Peloponezit pa marrë parasysh se disa nga testet e marra kanë të bëjnë me shqiptarët e Peloponezit !
Në foto Omotunde (franko-martinikezi) dhe libri i Martin Bernal

Gazeta franceze (1822) / Përkthimi fjalë për fjalë i shkresës bashkëngjitur poshtë kokës së prerë të Ali Pashë Tepelenës, e ekspozuar në mesin e turmës së madhe në Kostandinopojë

Portreti i Ali Pashë Tepelenës (1818), nga Spyridon Ventouras

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2023 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 31 marsit 1822, në ballinë, një shkrim rreth shkresës bashkëngjitur poshtë kokës së prerë të Ali Pashë Tepelenës, ekspozuar asokohe në mesin e turmës së madhe në Kostandinopojë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Turqi,

Kostandinopojë, 25 shkurt.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Dje dhamë një pasqyrë të lajmeve nga Kostandinopoja; këtu janë disa detaje zyrtare në lidhje me Ali Pashën, të cilat ofrojnë një nuancë të zakoneve dhe institucioneve osmane.) 

Lajmi i parë për kapjen dhe prerjen e kokës së Ali Pashës mbërriti këtu më 14 shkurt, por koka e tij, si dhe raporti zyrtar për ngjarjet e Janinës, u sollën vetëm më 23 nga silih-dari i Hurshid Pashës. Silih-dari solli me vete nipin tetë vjeçar të Ali Pashës, haremin dhe thesaret e tij. Marshimi i këtij oficeri drejt Portës dukej si një triumf. Dërgesat iu dorëzuan Madhërisë së Tij nga Veziri i Madh. 

Më datë 24, në mes të një turme të madhe njerëzish, u ekspozua koka e Ali Pashës. 

Këtu është përkthimi fjalë për fjalë i Jaftës (Yafta), ose shkresës, bashkangjitur poshtë kokës : 

“Është e njohur për universin se Ali Pashë Tepelena, për 30 deri në 40 vjet, pati marrë favore të shumta nga Porta e Lartë : shumë prona dhe distrikte (krahina) i ishin besuar administrimit të tij; ai, fëmijët dhe prindërit e tij gëzonin shenja të panumërta dashamirësie nga Perandoria. Larg nga njohja e vlerës, ai guxoi, kundër vullnetit të shprehur të Portës, të shtypte popujt me dinakëri dhe me forcë; historia nuk paraqet shembuj të një të keqeje më të thellë se ajo e tij. I zënë pa pushim me përfundimin e projekteve të tij mëkatare, ai nuk kënaqej të mbështeste fshehurazi e haptas, me agjentë e mjete të tjera, rebelimin dhe tradhtinë kudo që gjente elementë; por ai shkoi përtej kufijve të territorit të tij, duke nxitur telashe kudo dhe duke i zhytur në rrënim nënshtetasit tanë fatkeq, zotimet e besuara në kujdesin tonë nga Gjykatësi Suprem dhe i Plotfuqishëm. Disave ua rrëmbeu mallin, të tjerëve jetën dhe nderin; qytetet Janinë, Manastir, Sarigol dhe të tjera kanë përjetuar efektet e tij të trishtueshme; rrëmbeu dhe shkatërroi familje të tëra atje dhe tirania e tij i dëboi shqiptarët e frikësuar nga shtëpitë e tyre. Porta kishte kohë që i kishte tërhequr vëmendjen; të gjitha kërkesat mbetën pa përgjigje; ai vazhdoi në sistemin e tij të urryer; ai grumbulloi krim mbi krim dhe më në fund e shtyu guximin e tij të pafytyrë deri aty sa që të qëllonte me armë ndaj disa kundërshtarëve të tij, me banim madje në Kostandinopojë, në rezidencën e kalifit, në qendër të sigurisë. Kur, pas kësaj shkeljeje të hapur të të drejtave të Madhërisë, që kërkonte hakmarrjen publike, atij iu hoq dinjiteti dhe një tjetri iu besua administrimi i qeverisë së tij, kështu ai hodhi tërësisht maskën, ngriti flamurin e rebelimit dhe u mbyll në kështjellën perandorake të Janinës; dhe duke besuar, në iluzionin e kotësisë së tij, se do të mund të përballonte fuqinë e Portës së Lartë, ai më në fund mori përsipër të zbatonte këtë plan tradhtie që kishte medituar për kaq gjatë. Kryengritja e grekëve shpërtheu dhe Aliu, duke u zhytur në skemat e tij të hakmarrjes, përdori shuma të mëdha për të armatosur rebelët e Moresë dhe krahinave të tjera kundër njerëzve të besimit (Islamit). Kjo provë e fundit e perversitetit e bëri të pashmangshëm dënimin e tij; ligji ynë i shenjtë dhe shpëtimi i perandorisë kërkonin gjithashtu shkatërrimin e tij. Prandaj ai u zu rob nga Seraskieri fitimtar i Romelisë, Hurshid Ahmet Pasha dhe dënimi me vdekje, i shqiptuar në « fetfahun » sublim të nisur kundër tij (nga myftiu), u zbatua në përputhje me urdhrat e Lartësisë së Tij. Ja koka e Ali Pashë Tepelenës, e ndarë nga trupi, e këtij tradhtari të fesë, dinakërisë, pabesisë dhe tiranisë nga e cila çlirohen përfundimisht rrëfimtarët e besimit.” 

Tersana-emini (kujdestari i arsenalit) ishte përgjegjës për marrjen dhe vendosjen e pasurisë dhe korrespondencës së konsiderueshme të këtij njeriu që për kaq shumë vite konkurroi për pushtet dhe pasuri me princat më të mëdhenj dhe që ka pasur shumë lidhje në më shumë se një vend. 

Ja çfarë dimë deri tani nga komunikimet zyrtare mbi rrethanat që çuan në ekzekutimin e tij: 

“Pasi humbi të gjitha trupat dhe forcat e tij, Ali Pasha ishte mbyllur me pesëdhjetë burra në një kullë të fortifikuar të kalasë së Janinës. Është një ndërtesë trekatëshe; ai zinte katin e sipërm me suitën e tij. Thesaret e tij ishin në katin e mesëm, dhe kati përdhes ishte i mbushur me një sasi të madhe baruti. 

Hurshid Pasha dërgoi “seliktarin” e tij tek Ali Pasha për ta bindur atë të dorëzohej vullnetarisht. Duke qenë se e kishte kërcënuar shpesh se do të hidhte në erë ndërtesën ku ndodhej, Hurshid Pasha, duke mos u shqetësuar nga ky kërcënim, e bëri të deklaronte se do t’i vinte zjarrin vetë, në rast se Aliu do të ngulte këmbë në refuzimin e tij. Ky i fundit më pas filloi të kapitullonte : ai kërkoi siguri për jetën e tij. Hurshid Pasha u përgjigj se kjo pikë varej vetëm nga vendimi i Sulltanit dhe se ai nuk mund të ndërhynte për të, vetëm, në rast se kishte ende kohë, ai do të dorëzonte menjëherë të gjitha thesaret e tij dhe do të shkonte të jetonte me familjen e tij në banesën e caktuar për të. 

Pas shumë bisedimesh, Ali Pasha më në fund vendosi të dorëzohej. (Letra private njoftojnë se ai vendosi ta bënte këtë me kërkesën e njërës prej grave të tij.) Vetëm një nga të besuarit e tij mbeti në kullë, që e kishte ngarkuar në mënyrë sekrete, sipas një sinjali që do t’i jepej, për t’i vënë zjarrin magazinës së barutit ose për t’ia dorëzuar Hurshidit gjithçka që përmbante ndërtesa. Aliu u dërgua me suitën e tij, nën një shoqërim prej pesëdhjetë burrash, të cilëve shumë shpejt u shtuan njëqind të tjerë, dhe të cilëve Hurshid Pasha u bashkua me një numër të barabartë të trupave të tij, në një ishull të vogël në liqenin e Janinës dhe afër kështjellës. 

Aty u trajtua me të gjitha nderimet që i takonin rangut të tij; ai priti një numër të madh vizitorësh dhe dukej se nuk e humbi shpresën për çlirimin e tij, edhe në ditën e katastrofës së tij të fundit; ai kërkoi verë, e cila ishte për të një nevojë e madhe, duke theksuar megjithatë se ishte kundër ligjit. 

Ndërkohë, dënimi suprem ishte marrë në Kostandinopojë, me urdhër të Sulltanit për ta ekzekutuar atë menjëherë në vend. Mehmet Pashës, seraskieri i dytë dhe guvernatori i Moresë, iu desht ta ndërmerrte vetë këtë mision. Më 5 shkurt shkoi te Ali Pasha, foli me të për ca kohë dhe e vrau duke i ngulur kamën në anën e majtë të gjoksit; pastaj personat e suitës së tij hynë në dhomë dhe ndanë kokën nga trupi. Menjëherë trupat e Aliut dhe trupat e Sulltanit u përplasën dhe disa njerëz humbën jetën. Por luftimi ishte i shkurtër dhe përfundoi me thirrjen : Rroftë Sulltan Mahmudi dhe veziri i tij Hurshid Pasha! 

Vendi që drejtonte Ali Pasha, sipas një ndarjeje të mëparshme, i është besuar administrimit të pashallarëve më poshtë. Omer Pasha u emërua guvernator i Janinës dhe djali i tij, Hysen Beu, u ngrit në gradën (rangun) e mirimiran-it. Qeveria e Elbasanit iu dha Mahmud Pashës dhe ajo e Ohrit Abaz bej Dibranit. 

Porta, duke triumfuar kështu mbi armikun e saj më të rrezikshëm, dhe nënshtrimi i aleatëve të tij duke dhënë arsye për ta konsideruar luftën si të mbaruar, Hurshid Pasha u nis për të depërtuar nga Arta në More. 

Ja deri ku arrijnë lajmet nga Kostandinopoja. Sipas një letre të besueshme nga Korfuzi, e datës 5 mars, ekspedita që u largua nga Dardanelet në fillim të shkurtit, hyri në Gjirin e Patrës më 20 ose 21 të po këtij muaji. Forca e saj u vlerësua në 60 anije (që përputhet me të dhënat e mëparshme); Nga ky numër kishte 40 anije transporti me 10.000 trupa zbarkuese; pjesa tjetër përbëhej nga anije të tjera luftarake. 

Më 1 mars, një flotë prej rreth gjashtëdhjetë anijesh greke të armatosura mirë nga Hidra, Spezia dhe Ipsara u pa pranë Zantes, duke lundruar drejtpërdrejt kundër Patrës dhe dukej se po luftonte me anijet turke. Ndërkohë, trupat turke kishin zbarkuar në Patra dhe meqë ato të Hurshid Pashës duhet të kenë mbërritur në të njëjtën kohë në këto rrethina, ngjarje të rëndësishme mund të ndodhin shumë shpejt.”

* Aurenc Bebja, Francë.  Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1822-perkthimi-fjale-per-fjale-i-shkreses-bashkengjitur-poshte-kokes-se-prere-te-ali-pashe-tepelenes-e-ekspozuar-ne-mesin-e-turmes-se-madhe-ne-kostandinopoje/.

Kryeministri Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dendias

0

Delphi, 29 prill 2023

Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Delphi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik, teksa shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja kanë shënuar rritje viteve të fundit, ishin pjesë qendrore e takimit.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dendias dhe shtetin e Greqisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset integruese.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takimi i sotëm i kryeministrit Kurti me ministrin Dendias ishte i dhjeti në dy vite. Muajin e kaluar, ministri grek Dendias kishte vizituar Kosovën. Ajo ishte vizita e tij e gjashtë zyrtare në Kosovë.

Lajçak, Ura e Ibrit, a është mbyllur dyanshëm, që të mos hapet njëanshëm?

0

Gani I. Mehmeti 

Lajçak deklarohet nga Greqia: Nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit! 

MË: 28 PRILL 2023 NË ORA: 23:18, BOTA SOT 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i prerë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. 

Lajçak këtë e ka thënë në forumin e Delfit në Greqi, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Emisari evropian e ka quajtur kalim nga kriza në tjetrën diskutimet për targat, energjinë elektrike e tokat, duke kërkuar nga pala kosovare dhe serbe të shmangin veprimet e një-anshme. 

Pas fjalëve të Lajçakut, pyesim atë: 

Kërkesën e bërë me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, Këshilltarët komunal në veri të Mitrovicës e kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. 

Me gjithçka që nuk iu pëlqen serbëve të Kosovës, është bërë apo kërkuar në mënyrë të njëanshme! 

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës – është e njëanshme! 

Kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit – e njëanshme! 

Çdo kërkesë e shqiptarëve  – është e njëanshme!
Çdo veprim i shqiptarëve – është i njëanshëm! 

Edhe liria e fituar me gjak – është e njëanshme! 

Ndërkaq: 

Serbët nuk kanë veprime e vendime të njëanshme?! 

Kosovën nuk e kanë pushtuar para 111,  vitesh më 1912, me anshmërinë tonë. Pra është pushtuar njëanshëm. 

Nuk na kanë mbajtur të pushtuar për 87 vite me dashjen tonë, nuk na kanë pyetur fare! 

Njëanshëm na kanë vrarë, prerë, djegur, rrahur, maltretuar! 

Njëanshëm na kanë ndjekur nga trojet tona! 

Njëanshëm na kanë dhunuar! 

Njëanshëm na i patën marrë tokat e njëanshëm na kanë shpërngulur për në Turqi e Shqipëri! Pa dashjen tonë, pa na pyetur fare. 

Për asnjë të keqe që na e kanë bërë, nuk ka qenë e dyanshme, vetëm e njëanshme nga ta. 

Tani, deri sa ata duan të na mbajnë të pushtuar, u dashka t’i pyesim deri sa atyre t’iu bëhet mjaft!!! Atyre nuk iu bëhet mjaft kurrë, vetëm nëse kanë arritur të na shfarosin ne si shqiptarë! Atëherë do të dalin me cinizmin më të madh dhe do të tallen me ne: Mirë ua kemi bërë, ku jini tani që nuk iu dëgjohet zëri!… 

Ndoshta, edhe atëherë do të kenë frikë sikur Sulltani i Çajupit prej Gjergj Kastriotit, me frikën se mos do dalë nga dheu…! 

Pra, Ura e Ibrit është mbyllur njëanshëm, për të cilën kurrë nuk kërkoi Lajçak të hapet. Dhe, mos prit se do të japin pëlqimin serbët për hapjen e saj. 

Kështu që, ajo duhet të hapet njëanshëm, por që do të shërbente dyanshëm! 

Meditim në kohë pandemie

0

Fahri Dahri, studjues

Disa vit më parë, udhëtova nga Elbasani, Cërriku, Belshi, Kuçova për në Berat. Ndjeva kënaqësi që dora e njeriu ka ndërhyrë “rëndshëm” për të mirë në krahinën e Dumresë. Rrugë të asfaltuara, kodrat plot gjelbërim, të mbjella me ullinj, vreshta, grurë. Nga xhami makinës në disa kodra shiheshin që kullosnin dhentë, në disa vende plugonin  traktorat. Kudo punohej. Një pamje shumë e bukur, krejt ndryshe nga si ishte para 44 viteve, kur jam larguar prej andej. Ndjeva vërtet një frymëmarrje të pastërt, kudo punohej.

E nisa kështu hyrjen e shkrimit, por qëllimi është tek ndjenjat që të jep fshati, mjedisi “bio” që ndodhet në katunde, ndërsa në mjediset e qyteteve, nuk ka ndjesi “bio”. Në qytete ndeshesh me ndjesinë e nënprodukteve të rrjedhura nga “biot” e katundeve, të cilat përfitohen nëpërmjet përpunimeve të ndryshme. Sepse atje ka lindur kjo, e sotmja, qytetërimi, “civilizimi”!.

Mos nënvlerësoni”, “mostrat”‘, “modelet”, “shëmbëlltirat” e natyrës, ato duhen vrojtuar me kujdes dhe përshtatur sipas kohës dhe nivelit të zhvillimit të njerëzimit, ndryshe kalohet në fallsitete që shpejtojnë shpërbërjen.

Vini re: Përse janë vendosur halat tek peshqit?, Pse janë vendosur brinjët tek kafshët dhe njerëzit, po kockat tek shpendët?. Apo unazat kurrizore?. Edhe më tej, shikohen damarët tek gjethet e rrapit, pemëve, etj. Sigurisht të gjithë e kanë të gjetur përgjigjen. Por vrojtimi i kujdesshëm dhe tepër i vëmëndshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon, është i paplotë prej shumicës, përveç të “përzgjedhurve”.

Le të ndalemi tek bujqit, apo fermerët që gjatë mbjelljeve të pemëve, vreshtave, bostanoreve, etj. përdorin me kujdes distancat ndaj njëra-tjetrës dhe në një kohë mbas mbirjeve përdor rrallimin, sqetulloret, sipas rasteve edhe shartesat,  që ato të rriten të shëndetshme.

Kujtohuni se bujku përdor edhe “taracat”, si mbrojtëse për të mos rrëshqitur dherat, ashtu si natyra ka vendosur halat tek peshqit, apo brinjët e bagëtive, tonat, nese nuk do ishin halat dhe brinjët, sado të fortë të ishin muskujt, të gjithë trupat do të ishin si “pelte”- të qullta!.

Po në qytete? Në qytete mes njerëzve ka shum rremujë, kaos, nuk mbahen distanca, kjo domosdoshmëri kërkohet të korigjohet për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme. Është një prej rasteve të mundshme për të marrë përvojat që natyra rreth nesh i ka me bollëk.

Po thuaj është kaluar pandemia dhe ne duhet që COVID-19 të na bëjë të vetëdijshëm, të ndryshohen sjelljet, të rrisim masat mbrojtëse ndaj vetes dhe shoqërisë në tërësi.

Shtimi i popullsisë rrit kontaktet mes njerëzve të ndryshëm, shtohen lëvizjet, marrëdhëniet mes tyre zgjerohen në hapësira të mëdha, dikur të kufizuara. Të gjithë këta faktorë kërkojnë, ose i bëjnë të detyrueshme ndryshimet e sjelljeve tona ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Le të “vrasin pak mendjen” specialistët, profesionistët e këtyre profileve, për të përputhur sjelljet, rregullat që i duhen njerëzimit, me stadin e sotëm hapësinor, sasior dhe cilësor të arritur. Le ti “vjedhim” natyrës më të mirat që i ka dhe të vihen në shërbim të jetës. Kjo do të na ndihmojë të gjithëve drejt më të mirave, duke u larguar pak nga “politika”, e cila ka dekada dhe shekuj që është kthyer në “opium”, me ndikim negativ në shumë aspekte të jetës shoqërore.

Meqënë se nuk na ndahet politika dhe meqënë se përmendëm “opiumin”, të ndalemi tek ç’farë është politika. Është përcaktuar nga të tjerët para nesh që “Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime apo mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve”.

Nëse i marrim me radhë përgjigjet që duhet të japë politika, dallojmë se aktualisht “Politika“, të paktën tek, ne nuk jep asnjë përgjigje. Vërtet vendimet merren të detyrueshme, por ja që nuk zbatohen njelloj për të gjithë; por as marrëdhëniet ndërmjet njerëzve nuk ka treguar se i pëlqen, përkundrazi, stimulon dhe mbron anëtarësimin e grupimit të saj partiak edhe kur vjedhin, manipulojnë, fallsifikojnë, terrorizojnë dhe shkatërrojnë. Nëse je i kësaj apo asaj partie, edhe kur del nga binarët e ligjeve, apo sjelljeve dhe rregullave të shoqërisë, je i mbrojtur nga grupi që aderon. Dhe Janë pikërisht këto “mbrojtje” të padrejta që kanë dëmtuar shoqërinë tonë për dekada të tëra në ekonomi, në drejtësi, në jetën sociale deri edhe vetë politikën, duke i çuar në atë derexhe sa që nuk mbetet njeri për të treguar sadopak respekt apo interes. Pikërisht këto sjellje të partive kanë çvlerësuar profesionin e politikës dhe rrjedhoja është e dukshme tek përkeqësimet e shumë natyrshme të shoqërisë tonë.

U ndalëm pak tek politika aktuale, sepse ajo na është “qepur” dhe nuk na ndahet edhe kur pihet kafe me miq dhe shokë. Aftësia jonë, në raport me njohjen e ekzistencave në natyrë dhe vënien e tyre në favor të njerëzimit, nuk mund të themi se është e thjeshtë. Dihet ajo është shumë e vështirë. Ato aftësi arrihen vetëm nga individë të rrallë, që duan përparimin. nga të diturit, të përgjegjshmit, as nga pasanikët dhe as nga të varfërit. Tek fshati nis, zhvillohet dhe sigurohet jeta. Përpara kësaj të vërtete, kërkohet që gjithkush, duke filluar së pari nga politika, t’i kushtojë vëmëndjen, të kujdeset dhe t’i jepet përkushtimi përkatës. Fshatin e kemi, ujin po ashtu, klima nga më të mirat, diellin më të zgjatur se vendet e tjera në çdo ditë. Nuk na mungon tjetër gjë, veçse duhet të ndërgjegjësohemi se të mirat e më të mirave i kemi këtu, në vendin tonë. Nuk na ka munguar asgjë në përmbushjen e kushteve të jetës. Po. Është krijuar një mungesë, ajo e administrimit, nikoqirllëkut të pasurive të shumta që na rrethojnë. Për fat të keq, të keqen kryesore na e kultivon politika, që nuk di (do) të na udhëheqë. Dhe kjo duhet korigjuar, jo me rotacionin  politik ekzistues, por ndryshim rrënjësor, pa riciklime. Këto arrita të konstatoj dhe ti rendis si të nevojshme për aktualitetin.

Prill, 2023.

Shqiptarët ishin detyruar të shkonin në Turqi, jo si shqiptarë, por si myslimanë

Studimin e saj Elif Becan e nis qysh nga marrëveshjet e para që shteti i Turqisë kishte bërë me vendet ballkanike për kthimin e turqve që si pasojë e rënies së Perandorisë Osmane kishin mbetur jashtë kufijve të saj. Çështja e shqiptarëve dhe loja me termin “mysliman” nis mu këtu. Shqiptarët kishin shkuar në Turqi, por jo si shqiptarë, por si myslimanë

Elif Becan | Collège de France - Academia.edu
Elif Becan, studjuese

Asimilimi i shqiptarëve – synim i marrëveshjes jugosllave-turke më 1938

“Historiografia e marrëveshjes së vitit 1938 tregon se si turqizmi është përdorur për të ndryshuar përbërjen etnike të ‘Serbisë Jugore’ në favor të popullsisë sllave”, ka thënë studiuesja Elif Becan, e cila të enjten, në Seminarin e Antropologjisë, ka mbajtur ligjëratën “Riatdhesim apo transferim? Negociatat prapa Konventës së vitit 1938 ndërmjet Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë”. Shqiptarët atje do të shpërnguleshin si turq, ka qenë një tjetër dëshmi që ka dhënë Becan, mbesë e një emigranti shqiptar. Gjyshi i saj kishte migruar nga Kosova në Turqi gjatë viteve ’30

Ka interpretime të ndryshme, dilema e të pathëna për shpërnguljen, transferimin a dëbimin e shqiptarëve të Jugosllavisë së dikurshme në Turqi, por studiuesja Elif Becan, kur qëmton prapavijën e një marrëveshjeje jugosllave-turke të 85-vjetëve më parë, nxjerr konstatime të prera. Njëri prej tyre: se ajo kishte për qëllim sllavizimin dhe një tjetër: se shqiptarët atje do të shpërnguleshin si turq. Ka dhënë dëshmi për këto. Konventa – ani pse e mbetur në tentativë – është thelbi i atyre që u realizuan para e pas saj në raport me shqiptarët.

“Riatdhesim apo transferim? Negociatat prapa Konventës së vitit 1938 ndërmjet Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë”, ka qenë titulli i ligjëratës që Becan e ka mbajtur të enjten në kuadër të Seminarit të Antropologjisë, organizuar prej Departamentit të Antropologjisë në Fakultetin Filozofik në UP. Hulumtimet rreth kësaj çështjeje i kishte bërë në kuadër të temës së doktoratës. Becan, nga Université de Nanterre në Paris, është mbesë emigranti. Gjyshi i saj kishte migruar nga Kosova në Turqi gjatë viteve ‘30.

Studimin e saj Becan e nis qysh nga marrëveshjet e para që shteti i Turqisë kishte bërë me vendet ballkanike për kthimin e turqve që si pasojë e rënies së Perandorisë Osmane kishin mbetur jashtë kufijve të saj. Çështja e shqiptarëve dhe loja me termin “mysliman” nis mu këtu. Shqiptarët kishin shkuar në Turqi, por jo si shqiptarë, por si mysliman. Kjo, sepse deri vonë, sipas saj, në shumicën e vendeve të Ballkanit të jesh mysliman ka nënkuptuar të jesh turk.

“Historiografia e Marrëveshjes së vitit 1938 tregon se si turqizmi është përdorur për të ndryshuar përbërjen etnike të ‘Serbisë Jugore’ në favor të popullsisë sllave. Meqenëse turqizmi mund të interpretohej si praktikë gjuhësore ose si religjion, literatura argumentoi se turqizmi u bë një element i dobishëm, i përdorur nga qeveria jugosllave për të mërguar popullsinë shqiptare”, ka deklaruar Becan.

Sipas saj, migrimet që filluan pas krijimit të shteteve ballkanike, njëherësh shpërbërjes së Perandorisë Osmane, në të vërtetë lidheshin edhe me krijimin e një shtrese borgjeze dhe një klase të mesme rurale, e cila do të vendosej në toka të pabanuara e të cilat do të nisnin të punoheshin nga ta.

“Këto interesa ekonomike dhe sociale ndikuan në politikat e mikpritjes dhe përjashtimit. Kjo strategji u zbatua kryesisht përmes politikave të marrëveshjeve dhe emigrimit, të cilat ju mund të preferoni t’i quani politika çrrënjoseshe ose kolonizim. Citoj se qeveria turke ‘e konsideronte si një gjë të sigurt se jugosllavët do të fusnin edhe shqiptarë në mesin e emigrantëve’. ‘Raporti i majit 1940 përmbledh procedurën e negociatave dhe tregon se marrëveshja midis autoriteteve jugosllave dhe turke nuk e kishte përmendur çështjen e shqiptarëve. Dhe në fakt, ky raport tregon se qeveria jugosllave asnjëherë nuk e ka shkruar me shkrim synimin e saj politik dhe e kishte bërë të padukshme çështjen e emigrimit të ‘shqiptarëve’”, ka thënë Becan, bazuar në gjetjet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.

“Marrëveshja e vitit 1938 nuk arriti të hynte në fuqi për shkak të luftës, por në fillim të viteve 1950 dy shtetet vendosën të mblidheshin përsëri për një arsye të ngjashme. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe Republika e Turqisë filluan diskutimet në vitin 1951 për të arritur një marrëveshje migracioni që do të lejonte të ashtuquajturën popullsi turke të Jugosllavisë të emigronte në Turqi. Por, kësaj radhe dialogun nuk e nisi qeveria jugosllave, por ajo turke, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për emigrimin e pjesëtarëve të minoritetit turk në Jugosllavi në kuadër të bashkimit familjar”, ka bërë të ditur Becan.

Teksa arsyet pse Serbia dëshironte dëbimin e shqiptarëve janë të qarta për shqiptarët, Becan e kishte parë këtë aspekt më shumë nga ana e qeverisë turke. Sipas saj, arsyet se pse Turqia i dëshironte shqiptarët lidhej më shumë me aspektin ekonomik të vendit dhe përfitimet që mund të merrte prej tyre. “Marrëveshje të shkëmbimit të popullsisë u hartuan dhe u negociuan në të njëjtën mënyrë si marrëveshjet e migrimit të detyruar. Në këtë kuadër të kësaj, dy qeveri kishin rënë dakord që njëra palë të niste një proces emigrimi të detyrueshëm që synonte një popullsi të caktuar dhe tjetra të merrte jo vetëm atë popullsi, por edhe një kontribut financiar të barabartë me numrin e njerëzve të pranuar. Sipas kësaj, kjo popullsi përcaktohej nga përkatësia fetare dhe gjuha. Kjo procedurë lidhej me aspiratat kohore të të dyja palëve, pasi e para i dëbonte ose eksportonte ‘të padëshiruarit’ dhe e dyta fitonte mundësinë e instalimit të ‘të dëshiruarve’ në zona ku ato mund të ishin të të ndihmonin në jetën ekonomike dhe sociale”, ka thënë ajo.

Para se të nisnin negociatat midis Turqisë dhe Jugosllavisë gjatë vitit 1936, Becan bën të ditur se Ankaraja fillimisht kishte kërkuar mendimet e ambasadorit turk në Beograd, Haydar Aktar, dhe konsullit të Shkupit, Erdogan Sevki. Pyetja lidhej me atë nëse kjo ishte një gjë e mirë dhe deklaratat e tyre në të vërtetë japin edhe përgjigjen lidhur me atë nëse Turqia e dinte që bëhej fjalë për shqiptarë e jo për “serbë jugorë”.

“Në raportin e tij të prillit 1936, ambasadori Haydar Aktar shpjegoi se kërkesa jugosllave ishte e lidhur ‘me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe se qeveria jugosllave ishte e shqetësuar për numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Ai sqaroi se qeveria jugosllave ‘ndiente nevojën për të ndjekur një politikë vigjilente në Maqedoni dhe se, për këtë arsye, autoritetet jugosllave morën vendim që në Maqedoni të çonin popullsi sllave’. Prandaj qeveria e kuptoi shpejt se Marrëveshja kishte të bënte më shumë me shqiptarët sesa me turqishtfolësit”, ka shpjeguar ajo.

Të njëjtin mendim kishte shprehur edhe konsulli në Shkup sipas së cilit, me një politike të tillë Turqia do të shpëtonte shqiptarët të cilët gjendeshin në një gjendje të njëjtë me turqit që kishin mbetur jashtë territoreve të Turqisë. Në letrën që Aktar ia kishte dërguar Ministrisë së Jashtme, e të cilën kishte arritur ta siguronte Becan, konfirmohej edhe nevoja për ndihmë ekonomike.

“Kur ambasadori në Beograd, Haydar Aktar, ia dërgoi këto dokumente Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai deklaroi se një konventë, siç sugjeroi qeveria jugosllave, do të ishte një mundësi për të mirëpritur popullsinë turke dhe shqiptare në Turqi, dhe ai shprehimisht deklaroi se nëse qeveria jugosllave ishte e gatshme të paguante për udhëtimin e tyre dhe kompensimin e pasurisë së paluajtshme dhe tokën që ata do të linin detyrimisht pas, qeveria turke ‘do t’i shpëtonte ata që ishin nga e njëjta prejardhje (pra turqit) dhe në të njëjtën kohë do të merrte disa komponentë dinamikë, punëtorë dhe të kursyer’”, ka cituar ajo.

Sipas saj, një kriter tejet i rëndësishëm njëherësh i paqartë dhe që linte hapësirë të mjaftueshme për manipulim ishte ai i racës dhe kulturës.

Me një gjë të tillë Becan ka thënë se Turqia vazhdon të luajë edhe sot dhe për këtë ka marrë shembull edhe migrimin e sirianëve, shumë prej të cilëve kanë arritur të strehoheshin në Turqi vetëm falë këtij kriteri: kulturës turke dhe njohjes së turqishtes.

“Përkufizimi i termit ‘kulturë turke’ është i paqartë dhe bëhet gjithashtu një kriter i pranimit arbitrar. Ekziston një raport anonim i shkruar në maj të vitit 1940 nga një analist i Ministrisë së Jashtme turke që përmbledh draftin e Konventës; në të flitej për paqartësinë e shprehjes ‘kultura turke’: ‘Në nenin e parë të marrëveshjes përcaktohet se kush do të preket nga emigracioni. Sipas klauzolës emigrimit i nënshtrohen ‘subjektet myslimane jugosllave me origjinë dhe gjuhë turke dhe ata me kulturë turke’. Shprehja është shumë e përgjithshme. Në veçanti shprehja ‘dhe ata me kulturë turke’ është shumë elastike; me këtë term mund të kuptohen myslimanët që nuk janë turq, por që kanë jetuar në komunitetin turk”, ka shpjeguar Becan teksa ka cituar dokumentin në fjalë.

Ofensiva e Ukrainës tashmë mund të jetë duke u zhvilluar

0

Nga Aurel Dasareti 

Aktiviteti i shtuar nga të dyja palët përgjatë disa seksioneve të përparme tregon se ofensiva e Ukrainës po afrohet. Në fakt, ajo tashmë mund të jetë duke u zhvilluar. 

*** 

Përditësimi Ushtarak 27 Prill 2023: Ne e dimë se forcat ukrainase kanë kryer sulme të vogla për të formuar frontin për disa javë tani. Tani ka më shumë lëvizje në disa vende. 

Nuk është e sigurt që sulmi kryesor ka nisur, por ka shumë indikacione se ofensiva e paralajmëruar prej kohësh në fakt është duke u zhvilluar. 

Forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro. 

Fotot, videot dhe mbulimi në disa kanale nga të dyja palët e bëjnë të qartë se forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro në Kherson. 

Nuk është konfirmuar se ata kanë krijuar një urë të përhershme në anën jugore të lumit, por ka shumë indikacione se ukrainasit kanë marrë kontrollin e disa zonave këtu. 

Kjo është një deltë lumi në dalje të Dnipro në Detin e Zi. Shumëllojshmëria e rrjedhave të lumenjve do të thotë që shumë ishuj janë formuar në zonë, të ndarë nga lumenj. Ajo bën të mundur që forcat ukrainase të marrin kontrollin e një zone në një kohë, me një rrezik të reduktuar të kundërsulmeve ruse. 

Raportimet ruse dhe ukrainase tregojnë se forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnieper në Kherson dhe kanë marrë kontrollin e disa ishujve në anën jugore të lumit. 

Ata gjithashtu kryen bastisje dhe sulme të vogla në anën jugore të lumit. Pra, ne e dimë se ata kanë aftësinë për të lëvizur forcat përtej lumit. Ata gjithashtu do të kenë mbështetje artilerie nga ana veriore e lumit, kështu që ky është një operacion për të cilin forcat ukrainase ka të ngjarë të jenë të pajisura mirë për të kryer. 

Duke i detyruar rusët të bëjnë zgjedhje. 

Duke krijuar një urë të tillë, ukrainasve u mundësohet të lëvizin forca më të mëdha përtej lumit. Duke kontrolluar të dyja anët e lumit, ata gjithashtu mund të vendosin ura të përkohshme, të cilat i kanë marrë nga mbështetësit e vendeve perëndimore dhe të lëvizin pajisje më të rënda dhe forca të mekanizuara përtej lumit. 

Një ngritje e tillë e forcës i paraqet rusët në një dilemë. Ata duhet të bëjnë një zgjedhje ku asnjë opsion nuk është veçanërisht i mirë. 

Ata duhet të konsiderojnë nëse do të sjellin forca nga seksionet e tjera të përparme për të përforcuar mbrojtjen në këtë pjesë të frontit. Në këtë rast, gjëja më e afërt është tërheqja e disa forcave nga fronti i Zaporizhzhyas menjëherë në lindje të kësaj zone. 

Nëse e bëjnë këtë, aftësia e rusëve për të mbrojtur frontin e Zaporizhzhyas do të dobësohet. Dhe nëse nuk e bëjnë, ata mund të mos jenë në gjendje t’i ndalin ukrainasit në Kherson. Gjëja më e mirë për t’ua imponuar këtë dilemë rusëve është se ukrainasit mund të presin të shohin se çfarë bëjnë rusët përpara se të vendosin se ku të nisin sulmin kryesor. 

Qëllimi për ukrainasit në jug është ndoshta të arrijnë një përparim në të paktën dy pjesë të frontit dhe të çlirojnë Melitopolin. Pastaj ata kanë izoluar në mënyrë efektive gadishullin Krym. 

Ka gjithashtu raporte për disa sulme ukrainase përgjatë frontit të Zaporizhzhyas. Jo sulme të mëdha, por formësimi i frontit. 

Ukraina ndoshta dëshiron të arrijë një përparim si në Kherson ashtu edhe në Zaporizhzhya, në mënyrë që ata të mund të sulmojnë Melitopolin nga të dy anët. Nëse ata çlirojnë Melitopolin dhe arrijnë në Detin Azov, atëherë Gadishulli Krym është izoluar në mënyrë efektive. 

Ukraina do të hedhë përsëri në erë urën e Kerçit dhe rusët nuk do të kenë asnjë mënyrë për të furnizuar apo përforcuar forcat e tyre në Krym. 

Nëse ukrainasit ia dalin me këtë manovër, rusët do të detyrohen të kundërsulmojnë në përpjekje për të rivendosur një urë tokësore në Krime. Nëse jo, do të jetë vetëm çështje kohe para se të heqin dorë nga gadishulli. 

Nga ana tjetër, është e mundur që Ukraina po bën këtë lloj sulmi për ta bërë Rusinë të dërgojë pjesën më të madhe të forcave të saj në jug për të mbrojtur Krym, gjithashtu rezulton se forca kryesore e ofensivës së Ukrainës po vjen në veri në frontin e Luhanskut. Këtë ndoshta do ta dimë shumë shpejt, por gjithsesi është e qartë se diçka është në punë. 

Grindjet ruse dhe kundërsulmet e Ukrainës në Bakhmut. 

Rusët sulmojnë vazhdimisht përgjatë gjithë frontit të Bakhmutit. Por javën e fundit ata kanë bërë veçanërisht përpjekjet në veri të qytetit, dhe dy ditë më parë ata arritën në njërën nga dy rrugët e hapura që furnizojnë forcat ukrainase në Bakhmut. Që atëherë, forcat ukrainase kanë kryer dy kundërsulme dhe kanë rimarrë shumë territore. 

Madje ka pasur raportime se grupet e ndryshme ruse kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit, por është e vështirë të vlerësohet besueshmëria e këtyre raporteve. 

Fotot nga kundërsulmi ukrainas tregojnë përdorimin e transportuesve të blinduar të personelit që drejtojnë këmbësorinë deri në llogoret ruse. Pastaj stuhia e këmbësorisë ukrainase sulmon llogoret e gjuajtësve rus me mbështetje zjarri nga mjetet e blinduara të sulmit, ndërsa dronët ofrojnë një pasqyrë të situatës që bën të mundur sulmin e pikës së dobët të rusëve. 

Është një lajm i mirë për ofensivën e ardhshme të ukrainasve që ata duket se janë në gjendje të sulmojnë linjat e përgatitura mbrojtëse në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se këto ishin llogore që rusët i kishin marrë vetë kohët e fundit, kështu që nuk kishin pasur mundësi të mbronin pozicionet e tyre me fusha të minuara, tela me gjemba apo pengesa të tjera përveç vetë hendekut. 

Dhe forcat ruse nuk duket të jenë të një cilësie apo disipline veçanërisht të lartë. 

Sulmi ndaj furnizimeve dhe pajisjeve ruse. 

Ditët e fundit, ukrainasit kanë përshkallëzuar sulmet ndaj linjave ruse të furnizimit, depove të municioneve, artilerisë dhe pajisjeve speciale duke përdorur artileri dhe dronë. 

Në përditësimet e përditshme të ushtrisë ukrainase për humbjet ruse, kategoria e “pajisjeve speciale” është rritur veçanërisht në javët e fundit. Kjo është një kategori koleksioni për pajisjet që lidhen me inteligjencën, luftën elektronike, sistemet e radarëve, komunikimin dhe menaxhimin. 

E gjithë përvoja tregon se palët ndërluftuese në një konflikt mbivlerësojnë humbjet e armikut, kështu që shifrat zyrtare nga autoritetet ukrainase duhet të merren me kujdes. Por ato janë ende një tregues. Dhe e bëjnë publike çdo ditë, ndaj kur ka ndryshime në atë që po shkatërrohet, është një tregues i besueshëm. Javët e fundit janë shtuar veçanërisht artileria dhe pajisjet speciale. 

Mënyra se si Ukraina i llogarit këto humbje janë raportet që ajo merr nga fusha e betejës. Kur shkatërrojnë një automjet që mbante, le të themi, gjashtë ushtarë, e numërojnë atë si tre të vrarë. Me kalimin e kohës, ata besojnë se do të jetë një tregues i saktë. Me fjalë të tjera, ne nuk e dimë nëse rusët kanë afër 190,000 ushtarë të vrarë, por ky është treguesi më i mirë që kemi. 

Shifra mbështetet edhe nga inteligjenca perëndimore. 

Kjo shpjegon se rusët kanë pësuar humbje më të mëdha se numri i përgjithshëm i forcave me të cilat filluan pushtimin e Ukrainës. Çka do të thotë më tej se është një ushtri e freskët dhe e trajnuar dobët që do të përpiqet të ndalojë një forcë ukrainase të trajnuar mirë, me përvojë, të pajisur dhe të motivuar. 

Agresorët rusë përballen me disa javë të vështira. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!

0

 Florim Zeqa 

Një legjislaturë e papërgjegjgjshme e Parlamentit të Kosovës e cila e shkelë rregullën bazike dhe etike të mospjesëmarrjes në Seancat e Kuvendit nuk e meriton te vazhdoj mandatin e fituar më votën e lirë për shkak të papërgjegjesisë ndaj qytetarëve.

Ku mbeti betimi i deputetit?!

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Në momentin e dhënjes së betimit në Kuvend, deputetët e zgjedhur me votën e popullit paraprakisht duhet të jenë përfaqësues të popullit e pastaj anëtarë të partive politike në Parlament.

Deputetët janë pasqyra e shtetit para qytetarëve, andaj me sjelljet e tyre në Kuvend duhet të jenë shëmbulli më mirë dhe pasqyra më reale e shoqërisë (qytetarëve) që përfaqësojnë, duke u prezentuar me kulturë të lartë qytetare dhe edukatë të shëndoshë familjare.

Në të gjitha ligjeslaturat e deritanishme ka pasur dhe ka deputet të përgjegjshëm, mirëpo në dy-tre legjislaturat e fundit ka rënë niveli i përgjegjësisë dhe ka ndodhur rritja arrogancës dhe fjalorit jo parlamentar! 

Të largohen grindavecët nga Kuvendi 

Militantantët e partive politike në Kuvend si nga radhët e opozitës ashtu edhe të pushtetit po grinden mes veti sikurse fëmijët e paedukuar në rrugë, duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, duke e përdorur Parlamentin si “Koloseum” e jo si tempull të demokracisë për qërim hesapesh partiake, duke u sjellur me rrebelizëm të paparë duke i shkelur të gjitha rregulloret e Kuvendit, duke hyrë dhe dalë nga seancat e kuvendit sipas qejfit dhe urdhërave të liderëve partiak.

Mungesa e kuorumit dhe gjuha jo parlamentare janë bërë dukuri i shëmtuar e Kuvendit të Kosovës. Përzierja e roleve në Kuvend, gjegjësisht e intelektualit me injorantin, e akademikut me rrugaçin, e atdhetarit me trathtarin e ka kthyer tempullin e demokracisë në arenë gladiatorësh!

Kontrabandimi, përkatësisht kalimi i deputetëve nga një grupim parlamentar në tjetrin, e ka kthyer Kuvendin në Treg të partive politike, të cilat deputetët i trajtojnë si numra e jo si produkt i vullnetit të qytetarëve! 

Harruan qytetarët duke mbrojtur kauzat partiake në Kuvend 

Disa nga deputetët e papërgjegjshëm të Parlamentit të Kosovës, gjegjësisht të zgjedhurit e popullit në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi po kalojnë në mbrojtje të interesave partiake dhe të kauzave të rrejshme të liderëve partiak për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Bojkotimi i Seancave në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve, sa e papranueshme dhe e pamoralshme, është e kundërligjshme dhe antikushtetuese, për shkak të mungesave të paarsyeshme në vendin e punës, në vendin e punës me pagat më të larta në nivel vendi dhe me priviligjet e pafundme që ju sjellë posti i deputetit!

Braktisja dhe bojkotimi i seancave po ndodh për shkak të mungesës së një ligji adekuat që përcakton qartë të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Mbase është nevojë urgjente përcaktimi i masave ndëshkimore për deputetët e papërgjegjshëm, duke filluar nga ndalesa e meditjeve e deri tek marrja e imunitetit të deputetit, përkatësisht e largimit nga lista e deputetëve në Kuvend dhe zavendësimi i tyre me deputet të rinjë sipas votës qytetare.

Vetëm kështu mund të vie më shpejtë deri tek ndërgjegjësimi dhe vetëdijësimi i deputetëve të papërgjegjshëm, të cilët në Kuvend sillen herë si `Kaubojë` e herë si sharllatan të kohës moderne të veshur me petkun e politikanit dhe zyrtarit shtetërorë të cilët në vendin e punës shkojnë kur të ua do ëndja e jo sipas përgjegjësive ligjore që kanë ndaj vendit të punës.

Deputetët janë të obliguar që të qëndrojnë në seancat e Kuvendit edhe ateherë kur urdhërohen nga lideri partiak, për shkak se punëdhës i deputetit nuk është lideri por qytetari i cili i ka dhënë besimin me votën e lirë. Prandaj, largimi i deputetëve nga seancat e Kuvendit është papërgjegjësi dhe fyerje ndaj qytetarëve, është shkelje ligjore dhe mungesë e etikës njerëzore.