Kreu Blog Faqe 1066

Fotoreportazh nga Shqipëria e 1 e 2 maj 1992

SPECIALE – 1 E 2 MAJ 1992: NË SHQIPËRI PA PASAPORTË –  Behlul JASHARI

Para 31 viteve në Shqipëri për herë të parë, nga Kosova nëpër Dibër, dhe një thirrje nga Radio Tirana, ku bëra raportimin e parë nga Prishtina, pas së cilës nisa raportimet për ATSH…

PRISHTINË, 1 Maj 2023/ NË SHQIPËRI PA PASAPORTË ishte titulli i shkrimit  tim – fotoreportazhit ekskluziv me fotografitë e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi botuar në Prishtinë në gazetën e rezistencës Bujku para 31 viteve. Në 1 e 2 Maj 1992 isha për herë të parë në Shqipëri bashkë edhe me gazetarin  Bedri Sadiku  dhe shoferin Bilall Demiri. Ishim ekip special i gazetës Bujku…

Fotoreportazhi i paralajmëruar në faqen e parë e botuar i plotë në faqen e pestë të gazetës së datës 5 Maj 1992 ishte ky:

EKSKLUZIVE

NË SHQIPËRI PA PASAPORTË

Datë që do të mbetet në kujtesë, gjatë kohë, edhe në histori: dita e parë e majit 1992.

Këtë ditë më se pesëdhjetëmijë shqiptarë nga trojet e veta etnike jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë – të gjysëmtokës së trojeve shqiptare, nga Dibra e Madhe e nga qytetet e tjera në Maqedoni, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, edhe nga gjithë Kosova, erdhën në Shqipëri pa pasaportë. Sipas marrëveshjes ndërshtetërore në dy ditët e para të këtij muaji u “rrënua”  muri ndërdibran edhe ndërshqiptar, po edhe ndërshtetëror, midis Shqipërisë e Maqedonisë, në vendkalimin në Bllatë.

Ky ishte një hap i madh në hapjen e kufirit, apo më mirë të themi pakufirit mes shqiptarëve, edhe mes shteteve ku fitoi e frymon demokracia e që hapërojnë në integrim në Evropën pa kufij.

Fatkeqësisht, deri tek ai kufi i hapur, shqiptarët nga Kosova, edhe nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, u desht të kalojnë edhe nëpër kufij të mbyllur,  të dhunshëm, që Serbia i ka vënë edhe në pikat kufitare të një shteti tjetër – të Kosovës.

E, atje ku ishte i hapur, njerëzit e kaluan, jo vetëm pa pasaportë, po edhe pa e treguar letërnjohtimin.

Kolona e gjatë e njerëzve që ecnin këmbë, e veturave, autobusëve e automjeteve të tjera,  u nis nga Dibra e Madhe në Maqedoni kah Dibra e Vogël (Peshkopia) në Shqipëri ende pa çelë dita. Ajo kolonë ishte shumë e gjatë deri në kufi dhe zgjatej e zgjatej  Grykës së Radikës…

Në anën tjetër të kufirit kishin dalë mijëra njerëz nga mbarë Shqipëria për t’i pritur vëllezërit e vet, farefisin, bashkëkombasit, që nuk i kishin parë me vite, edhe me dhjetëvjetësha. I pritnin me shumë gëzim edhe me shumë mallë. Me të njëjtën ndjenjë, si të një zemre, edhe shkohej atje.

Ato dy ditë Dibra e Vëgël ishte më e madhe se Dibra e Madhe, edhe më e madhe se të dy Dibrat bashkë këndej e andej kufirit, se aty erdhën shqiptarë nga të gjitha trojet e veta etnike. Rrugët, sheshet, janë plot njerëz, plot përqafime, edhe plot pranverë e diell. Plot fjalë mirëseardhje:

Edhe çdo shtëpi, çdo konak, çdo kafene, është plot mysafirë. Ka edhe shumë lot. Po, ata janë lot gëzimi e përmallimi…

Kështu është edhe në katunde, në Maqellarë, Pocest, Kërçishtë, Bulqizë…Shqiptarët nga Kosova e nga viset e tjera të tyre zbresin shkojnë edhe kah viset e tjera të Shqipërisë, zbresin luginës së Drinit, kah Miloti, Burreli, Mamurasi, Kruja, Tirana…Automjetet me regjistrime kosovare rrugëve të Shqipërisë u japin pamje e përshtypje si të ishim në Kosovë.

Gazeta Bujku fq 1 date 5 Maj 1992 – e Martë-shkrim-Behlul Jashari

LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE:

-E para fotografi për histori, në ditën e parë të këtij muaji, ndonjë minutë pas orës gjashtë të mëngjesit: Kolona e gjatë e njerëzve, e shqiptarëve matanë kufirit,  hyn në Shqipëri pa i pyetur kush as për pasaportë, as për letërnjoftim.

-Në kufi, në Shqipëri, pret përshëndetja e shkruar në pano të mëdha: Mirëseerdhët vëllezër dhe motra!

-Dibër e Madhe, ora pesë e mëngjesit. Ka kaluar nata e pagjumë nga ndjenja e gëzimit e pritjes së të mirës. Dibranët kanë dalë në rrugë, me padurim presin të nisen, të hipin në autobusë, vetura. Nuk është larg kufiri, prandaj shumë nisen edhe këmbë…

-Në anën tjetër të kufirit, në rrugë kah Dibra e Vogël, në pritje të vëllezërve, që nga mëngjesi, gjithë ditën e lume…

-Në pritje me bukë, kripë e zemër, me përqafime plot gëzim e mall, i madh e i vogël shkojnë, ecin rrugëve të Dibrës së Vogël.

-Pamje nga mikpritja, nga takimet e gëzueshme e të përmallshme, në shtëpitë e Peshkopisë.

-Nuk është jeta veç dy ditë. Kur do të shihemi prapë, kur do të hapet përgjithmonë kufiri: Pamje nga largimi, përcjellja nga Shqipëria.

Tirane-2 maj1992-gazetari Behlul Jashari ne me -ne anen e djathte te tij gazetari Bedri Sadiku-majtas shoferi Bilall Demiri-foto Ilaz Bylykbashi

Reporter: Behlul JASHARI    Fotoreporter: Ilaz BYLYKBASHI

 (Gazeta Bujku, Prishtinë – e martë, 5 Maj 1992 – Faqe 5)

RAPORTIMET NGA KOSOVA NË SHQIPËRI I NISA ME THIRRJE NGA TIRANA NË DITË ZGJEDHJESH, PARA 31 VITEVE

Në Prishtinë, mëngjesin e 24 majit 1992 po dëgjoja Radio Tiranën që paralajmëronte angazhimet e përpjekjet që gjatë gjithë kësaj dite të jepnin informacione të mundshme për zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, që do mbaheshin atë ditë historike në Kosovë.

Një telefonatë e herëshme mëngjesi më erdhi në ato momente pikërisht nga Radio Tirana, në telefonin e banesës në lagjen Ulpiana  të kryeqytetit të Kosovës -Prishtinës.

Më thirrnin për informacione për zgjedhjet dhe më treguan se numrin e telefonit e kishin marrë nga miq të mi gazetarë në Tiranë, ku isha në 1 e 2 maj 1992 dhe këmbyem adresat me disa që i takuam, në ato pak orë qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, meqë shumicën e kohës së kufizuar na e mori rruga e gjatë përtej udhëtimit nga Kosova-Prishtina, nëpër Maqedoni.

Një maji 1992 për mua ishte ditë ëndërre, për herë të parë shkoja në Shqipëri. Në Kosovë Shqipërinë e kishim të ndaluar, na ndanin me kufi të hekurt, që ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në një titull reportazhi të botuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, në 19 mars 1996.

Miq gazetarë shqiptarë nga Maqedonia më kishin njoftuar se atë ditë të parë maji do jetë i hapur kufiri me Shqipërinë për ta kaluar edhe me letërnjoftim te Dibra, ku shkova në mbrëmjen e një dite më parë, dhe pas natës pa gjumë e në festë, ujin e parë të Shqipërisë e piva në Hotel Turizmi në Peshkopi, me ndonjë gotë raki dhe kafenë e mëngjesit…

Pas ca më shumë se tre javësh më vinte telefonata nga Tirana, përmes së cilës dhash informacionet e para për zgjedhjet, që do të kenë qenë raportimi i parë i një gazetari nga Kosova për median në Shqipëri, ndërsa për komunikime tjera ua dhash numrin e telefonit të zyrës në Pallatin e Shtypit Rilindja, në Prishtinë.

U dhanë, pa saktësuar autorsinë, informacionet e mia të para në Radio Tirana dhe kur më telefonuan në zyrë më thanë se do i jepnin me emrin e autorit, po  kishin frikë se për ato raportime që ishin të ndaluara do më arrestonin në ato rrethana okupimi e shtetrrethimi serb.

“Lajmet do i japim me emër-autorësi, që të mos mund të më akuzojnë për ‘veprimtari ilegale armiqësore’”, ju thash dhe shtova: “Problem është vetëm se lidhjet telefonike që më bëni janë shumë të dobëta, të zhurmëshme, ndërsa nga Kosova për në Shqipëri janë të pamundura. Më jepni ndonjë numër telexi…”

Të operoj me telex dija shumë mirë, se derisa isha ushtar në ish-federatën na kishin mësuar madje edhe “si të hyhet në lidhjet e armikut”…

Dhe, me ato mësime, u lidha me miqtë-vëllezërit, kolegët gazetarë e median në Tiranë. Funksionoi lidhja nga Prishtina, nga telexi i  gazetës Rilindja, në Tiranë – në telexin e Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmëve të Shqipërisë – Agjenisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Raportimet për zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare kosovare shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Zyra e telexit u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovën e asaj kohe, që nisi të dalë nga 18 janari 1991, me përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, duke sfiduar ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja. Edhe duke vendosur bashkëpunimet e para me ATSH-në edhe me marrjen e botimin e lajmeve nga kjo agjenci kombëtare-zyrtare shqiptare themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri, që nisën e zhvilloheshin përkundër se ishin të ndaluara nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Me falënderimet e vlerësimet për raportimet, që doja t’i përmbyllja me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, më kishte ardhur në telex nga ATSH  edhe ftesa për të vazhduar me punën e nisur të korrespondentit në Kosovë…Dhe, raportimet vazhduan mëse çerek shekulli, gjysma e këtyre viteve, të paraluftës, luftës, etj, pa pagë -vullnetarisht.

Para e gjatë luftës së përfunduar në Qershorin 1999 dhe disa vite pas saj raportoja edhe për RTSH – Radio Tiranën…

FOTOGRAFITË:

1. Gazeta Bujku – faqe 5  – data 5 Maj 1992, ditë e Martë

2.­ Gazeta Bujku – faqe 1  – data 5 Maj 1992, ditë e Martë

3. Tiranë, 2 Maj 1992: Gazetari Behlul Jashari në mes, në anën e djathtë të tij gazetari Bedri Sadiku dhe majtas shoferi Bilall Demiri – Fotografi e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi

Mirë e kurrqysh hiq!

0

Florim Zeqa 

Këtë shkrim po e nisi nga një ngjarje e vërtetë e para disa ditëve më parë. Ndodhesha për ngushëllime në një ceremoni mortore në kryeqytet, erdhi një i moshuar duke u mbajtur në një patericë në dorën e djathtë, pasi u ulë e pyetën qysh je o bal, plaku u përgjigj shkurt, “mirë e kurrqysh hiq”! 

Rrëfime trishtuese të qytetarëve në prag të largimit nga vendi 

Më bëri përshtypje përgjigja e plakut, andaj më kurreshtje e dëgjova përgjigjen e tij. E fillojë rrëfimin për gjendjen e tij shëndetësore, por më e trishtë ishte gjendja shpirtërore e plakut të tronitur pas largimit të familjarëve të tij në mërgim!

Ky ishte vetëm një rrëfim i një prindi të vetmuar, i një shpirti të trazuar i cili tërë jetën ia ka kushtuar ardhmërisë së fëmijëve, nipave dhe mbesave të tij në Kosovë, porqë e papritura në shtetin e lirë e sprovoj me sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme në moshën e pleqërisë.

Ditën tjetër me rastin e një vizite mjekësore në një qendër spsecialistike në një qytet tjetër të Kosovës, gjatë bisedës me një punonjës shëndetësorë u zhgënjeva akoma më keq nga rrëfimi i tij për ditët e numëruara në Kosovë, po citoj; “Të lumtë ju që jeni në perëndim, këtu politikanët s’na kanë lanë vend për me jetue, na kanë shkatërruar çdo përspektivë të jetës. Jam në pritje, në momentin që ta marrë të bekuarën vizë do të largohem menjëherë për të mos u kthyer më asnjëherë në këtë vend”, e përfundojë rrëfimin e tij i riu 24 vjeçar i puësuar në sektorin privat shëndetësorë!

Për të riun tjetër 28 vjeçar, përfundimi i studimeve me suksese shëmbullore e gjenë pa asnjë shpresë për punësim në sektorin publik në profesionin e tij me titullin ‘Doktor i Shkencave’. “Për neve që nuk jemi të lidhur me krerët e partive politike, as si pastrues nuk na pranojnë në institucionet publike”, kurse familjarët e politikanëve me rezultate të dobëta në studime dhe pa asnjë kriter profesional punësohen si drejtues nëpër institucione të larta shtetërore dhe publike”.

Por, akoma më rrënqethëse janë rrëfimet e mjekëve dhe infermierëve në sektorin publik shëndetësor, të cilët punojnë me paga të ulëta dhe pa kushte elementare për punë. Poashtu të trishta janë rrëfimet e të punësuarëve në sektorin privat, të cilët detyrohen të punojnë si skllëvër, me orar të stërzgjatur dhe më paga të ulëta, pa shujta, pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë të garantuar nga punëdhënësi dhe as nga shteti. 

Dashuria e pafundme e mërgimtarëve për vendlindjen 

Për ne mërgimtarët e viteve të ’90-ta që jetojmë prej dekadash në vendet e huaja, ëndërra për kthim në atdhe na shoqëron për çdo ditë dhe në çdo hap të jetës, na i ushqen shpresat për kthim të shpejtë në vendlindje.

Ne kur vijmë në Kosovë çdo gjë na duket e mirë në këtë vend, duke filluar nga rrezet e ngrohta të diellit e deri tek aroma e luleve të Pranverës, e mirë për ne është  gjithçka që frymon në këtë vend, filluar nga më të dashurit që e i kemi këtu, pra nga familjarët, miqët e farefisi i gjërë e deri tek të panjohurit që i takojmë në rrugë.

Por ne kemi mallë e nostalgji edhe për varret, vendin ku prehen të qetë prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilëve ju rrëfehemi pranë varrit për ndryshimet e thella shoqërore, për të gjitha të arriturat dhe sukseset, por edhe për aspektet negative të shoqërisë sonë dhe për gjithka të keqe që ka ndodhë pas shkuarjes së tyre në botën e amshueshme, siq janë: humbja e respektit dhe dashurisë ndërvëllazërore, e humbjes së bujarisë dhe besnikërisë, e humbjes së humanizmit dhe solidaritetit njerëzorë e deri tek largimi nga traditat, doket dhe zakonet e bukura popullore.

Krahasuar me vitet e ’90-ta, kur përveq prangave të robërisë gjithçka tjetër ishte në binarët e shëndoshë të një shoqërie njerëzore, tri dekada më pas gjithçka duhet riparuar dhe rikthyer në binarët normal të funksionimit të shoqërisë sonë. 

Përseri po më shfaqen fjalët e plakut; “Mirë e kurrqysh hiq”! 

Mirë në Kosovë është vetëm për politikanët e nivelit të lartë dhe familjet e tyre, përkatësisht për pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes (qendrore dhe lokale) dhe për familjet e oligarkëve ekonomik, por jo edhe për qytetarët e zakonshëm të cilët mezi arrijnë të mbijetojnë nga ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor.

Kjo e shtron nevojën imediate që të mirën ta bëjmë të plotë dhe të gjithanshme, në mënyrë që njerëzit në këtë vend ta ndjejnë vetën mirë pavarësisht moshës dhe gjinisë, pavarësisht përkatësisë partiake apo fetare.

Këtë nuk do ta bëjnë asnjëherë ata që e sollën në këtë deregje këtë vend dhe këtë popull të mirë dhe fisnik që se gjen dot në rruzullin tokësorë.

Ky vend i bukur dhe ky popull i mirë nuk  meriton të qeveriset edhe më tutje nga kjo klasë kusarësh politik (pushtet dhe opozitë) të cilët mendojnë vetëm për xhepat e tyre, për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiak por jo edhe për mirëqenjen dhe trajtimin e  barabartë të qytetarëve. 

ADN shkëndijë shprese për ndryshim 

Me ADN-në, thënja e plakut që e ceka në fillim “Mirë e kurrqysh hiq” do të kthehet në “Më mirë nuk bën hiq”.

Ndryshimin që do ta bëjë Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nisma e re politike e përmasave të alternativës politike e viteve të ’90-ta, rreth vetës do të tubojë të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzit e kësaj hapësire gjeografike.

 Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është një nismë e re politike, është një shkëndijë shprese për qytetarët e zhgënjyer nga mashtrimet serike të politikanëve aktualë.

ADN do t’i bëjë qytetarët e këtij vendi që të ndjehem mirë dhe të barabart në të gjitha aspektet e jetës.

Me ADN-në nuk do të jetë e largët dita kur shteti i Kosovës do të bëhet vend i dashur dhe tërheqës për të jetuar në të dhe vend i sigurtë për investime të mërgatës dhe investitorëve të jashtëm që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari afariste në vendin tonë. 

Tri shkronjat e arta ‘ADN’ simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme dhe do ta kthejnë shtetin kah e mbara, bashkë me ketë edhe shpresën e qytetarëve për jetë dinjitoze në  Republikën e Kosovës.

Shqiptarë! Armiku i Ukrainës, Rusia, përmes Serbisë, rrezikon edhe ekzistencën e Kombit tonë

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, SHBA

   Terrori rus në Ukrainë i neveritshëm, të vjen të vjellësh nga ligësia e terroristëve

Besoj gjithashtu se ofensiva e paralajmëruar pranverore ka nisur tashmë prej disa javësh. Unë besoj se një pjesë e këtij aktiviteti lidhet me një mashtrim ukrainas, si pjesë e zbulimit ukrainas me synimin për të gjetur se ku janë rusët më të fortë dhe më të dobët.

Blloqet e banesave me civil brenda janë objektiva strategjike për Rusinë. Rusia (dhe Serbia) është një shtet i gërditshëm që ngjall neveri në botën e civilizuar.

Bota e qytetëruar distancohet fort nga ky terror rus, një fuqi e madhe si Kina nuk e bën këtë, është jashtëzakonisht e trishtuar. Atëherë ne shpresojmë për një pastrim të drejtë pranveror ku Ukraina do të nxjerrë jashtë bajgën ruse.

Shpresoj se Ukraina do të ketë sukses me kundërsulmin e saj dhe hapin e parë në rrugën për të dëbuar pushtuesit nga Ukraina.

Rusët kanë në shënjestër civilët, rrëmbejnë fëmijë ukrainas dhe dërgojnë në Rusi për asimilimin dhe adoptimin (birësim) por edhe si skllevër seksi; pushtojnë për të mbajtur një vend tjetër.

E neveritshme, të vjen të vjellësh… Bombardimi i blloqeve të apartamenteve dhe mburrja se goditën të gjitha objektivat e synuara. Nuk ka fjalë për të përshkruar ligësinë, egërsinë, terrorizmin…

Sa keq që perëndimorët nuk shfaqën asnjë “kujdes” që ta dërgojnë Rusinë atje ku duhet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Putin është i sëmurë mendor (problemi është se në mesin e tyre ndodhen me dhjetëra milion Putin-a nazistë-fashistë) dhe ai e di se nuk ka asnjë shans kundër NATO-s në një luftë konvencionale. Kjo është arsyeja pse ai kërcënon edhe armët bërthamore. Fatkeqësisht, mendoj se lufta do të duhet të bëhet më e madhe përpara se Perëndimi, që vazhdimisht puthë, lëmon dhe ledhaton brekët e palara të Rusisë në Ballkan, të cilët kërkojnë “Zajednica” në Dardaninë ilire-shqiptare – të kuptojë se me kë kanë të bëjnë.

Përveç ndihmës me armë që po marrin tani, Ukrainës duhet t’i jepet menjëherë gjithashtu një numër i konsiderueshëm avionësh luftarakë për të mbështetur kundër-ofensivën që mund të ketë filluar tashmë.

***
Shqiptarë! Armiku i Ukrainës, Rusia, përmes Serbisë, rrezikon edhe ekzistencën e Kombit tonë. Kthjelloni mendjet dhe bashkoni qëndrimet dhe veprimet. Kombi që ne i përkasim është para zhdukjes. Mos lejoni që e djeshmja të shpenzojë shumë nga e sotmja.

PS: Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë ndaheni në baza partiake, fise, klane. Sidomos në baza fetare. Ilustrim: Pronarët kokëmish gjysmë-analfabetë të shumicës së portaleve shqipfolëse, 100% do të botonin çdo shkarravinë të ndonjë shakaxhiu shqipfolës, apo arabi, turku (…) vetëm pse i përket komunitetit mysliman, sesa ndonjë letër të mirëfilltë të ndonjë intelektuali të mirëfilltë shqiptar-katolik…Pse? Sepse të paguar nga të huajt ustallarë, nuk duan mirëqenie dhe bashkim (unitet) kombëtar. Duan ikjen e rinisë shqiptare, zbrazjen e trojeve stërgjyshore (që do trashëgohen nga të huajt), kanë mbetur pothuajse vetëm pleqtë…

Shëndet, Aurel Dasareti

Ukrainë: Sulmi i Sevastopolit ishte përgatitje për ofensivë

0

Nga: NTB

Ushtria ukrainase thotë se sulmi me dron në një strukturë të magazinimit të naftës në Gadishullin Krime gjatë fundjavës ishte pjesë e përgatitjeve për ofensivën e pritshme në pranverë.

“Shkatërrimi i logjistikës armike është një nga elementët e përgatitjes për veprimet e fuqishme të forcave tona mbrojtëse që kemi planifikuar për një kohë të gjatë,” tha të dielën një zëdhënëse e Komandës Jugore të ushtrisë ukrainase.

“Dhe kjo punë është përgatitje për ofensivën e madhe që të gjithë po presin,” tha zëdhënësja Nataliya Gumeniuk.

Si pasojë e sulmit me dron mëngjesin e së shtunës, një zjarr shpërtheu në një depo të madhe nafte në qytetin Sevastopol dhe dhjetë tanke me 40,000 ton naftë u dogjën, sipas një burimi ukrainas.

Autoritetet në Kiev ende nuk kanë thënë publikisht se ishin prapa sulmit, por inteligjenca ushtarake ka thënë se do të ketë më shumë shpërthime të tilla. (Aftenposten)

Re të eksplodimit mbi Sevastopol

FOTO: REUTERS

Me rastin e botimit studimor: “Frymëzuesi i Lirisë” së Safet Sadikut

0

1. Safet Sadiku ka lindur më 1 nëntor të vitit 1964 në Zhabar të Epërm të komunës së Mitrovicës.

Biografi 

(Me rastin e botimit stdimor: “Frymëzuesi i Lirisë”).

Shkollimi

1). Në vitin 1979 ka mbaruar shkollën fillore në ”Fazli Graiçevci” në Shipol- Mitrovicë.

2). Në vitin 1983 mbaron Gjimnazin Frang Bardhi në Mitrovicë.

3). Në vitin 1984 mbaron shërbimin ushtarak në ish APJ.

4). Më 1984-1988 ndjek dhe mbaron studimet në Universitetin e Prishtinës, drejtimin “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”.

7). Nga viti 1989-91 ka jetuar në Slloveni.

8). Në vitin 1991-92 ka jetuar në Zvicër,

9). Në vitin 1993 ka jetuar në Shqipëri

10). Nga fillim prilli i vitit 1994 jeton në Zvicër. Merret aktivisht edhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Në Zvicër ka kryer disa specializime në kuadër të mësimdhënies dhe poashtu edhe në menaxhim të saj si mësim plotësues për të huaj.

Botimet

1. Përveç botimit të shtatë numrave të revistës kulturore „Qëndresa“-Kopër (vitet`90-ta), si kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës poashtu z. Safet Sadiku, është edhe redaktor i librit studioz historik kushtuar Bylysit, “Hekali në Histori” (745 faqe, botuar në Vlorë më 2015) i autorit Hajdar Sulaj.

2. Safet Sadiku duke qenë edhe njohës i kulturës sllovene, në vitin 2021, ka përkthyer nga sllovenishtja në shqip, vëllimin poetik me titull “Zemra në mur” të autorit nga Lubljana Srečko Čoz. Ky libër përmban 108 poezi dhe është botuar në Tiranë. Analiza dhe vlerësime mbi poemat e poetit Srečko Čoz, kanë shkruar Darinka Pavlic-Kamien, dhe përkthyesi Safet Sadiku.

3. Vëllimin poetik: “Shekulli i pafund” i botuar në Prishtinë më 2022.

4. Vëllim poetik: “Zërat e Krenarisë” botuar në Prishtinë 2023.

5. Vëllimi poetik: “Frymëmarrja e lirisë” (në shqip-rumanisht). E botoi Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë“. Bukuresht 2023.

6. Studim kushtuar lindjes së njësiteve të para ushtarake: “Frymëzuesi i lirisë).

Publicistika dhe veprimtaria

1). Safet Sadiku ka pasur veprimtari aktive atdhetare. Ai është edhe tani shumë aktiv dhe i pranishëm në debate të ndryshme publicistike. Është themelues i disa shoqatave kulturore në vendbanime të ndryshme ku ka vepruar. Poashtu ka botuar gjithmonë shkrime kushtuar aktualitetit politik, analiza të ndryshme, por edhe krijimtari letrare, sidomos poezi, qysh nga mosha studentore.

2). Në vitet `80-ta qysh kur ishte student, ka botuar në gazetën e studentëve “Bota e re”, në të përditshmen “Rilindja”, “Pioneri” etj.

3). Ka marrë pjesë në filmin, “Shoku është shok”, nën regjinë e Sejdi Zekës, i realizuar në Mitrovicë në vitet 1980/81

4). Në vendlindje ka themeluar SHK “Besa” në vitin 1985.

5) Safet Sadiku më 15 dhjetor të vitit 1988, së bashku me 21 studentë të tjerë nga Kosova, merr pjesë në tryezën e universiteteve në Sarajevë, e organizuar nga Universiteti i Bosnjës dhe Hercegovinës. Përfaqësuesve tanë të 13 Fakulteteve dhe 7 Shkollave të Larta të Universitetit të Kosovës, u kërkohej pranimi i planprogrameve mësimore të Serbisë. Kjo kërkesë kundërshtohet kategorikisht.

6). Në vitin 1989-91 ka themeluar SHKA „Fan S. Noli“ në Kopër të Sllovenisë. Ka qenë botues i revistës kulturore „Qëndresa“. Në Slloveni merrej edhe me pikturë. Njëherit ishte kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës “Qëndresa” në Koper në kuadër të SHKA”Fan Noli”.(Gjithsej ka botuar shtatë numra; pesë numra në Slloveni, viti 1990, një në Kosovë, në mars të vitit 1991 dhe një në Cyrih, në qershor të vitit 1991 (i përbashkët me Qëndresa” të Cyrihut).

7). Më 6 maj 1991 merrë pjesë në themelimin e Unikombit në Prishtinë.

8). Në vitin 1991-92 në Sion/VS të Zvicrës, ka punuar si mësimdhenës i shkollës shqipe në kuadër të LASH „Naim Frashëri“.

9). Më 1 janar 1993, me ftesën e Mr. Halil Alidemaj e lëshon Suedinë dhe kthehet direkt në Shqipëri. Safet Sadiku këtu do ta kryejë detyrën e zëdhënësit të Partisë së Unitetit Kombëtar-Unikombit të Kosovës, zyra në Tiranë. Ai në Shqipëri kishte shkuar me qëllimin e vetëm që të bëhet pjesë e formimit të njësiteve ushtarake (aktivitet i filluar që nga viti ’91) dhe të kthehet së bashku me shokët në mbrojtje të Kosovës, (pasi ishte i bindur se lufta ishte në prag, dhe Serbia nuk do të largohej nga Kosova me dëshirë dhe me marrveshje politike). Në Tiranë kryen detyrën si zëdhënës i zyrës së Unikombit, të cilën e drejtonte Mr. Halil Alidema, deri më 9 prill 1994.

10). Në fillim të prillit 1994 vendoset në Zvicër ku jeton edhe sot.

11). Më 1995 në Cyrih inicon botimin e revistës kulturore: ”Top Kultura”.

12). Gjatë viteve 1995-2000, ai do t’i hapë dy klasë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në qytetet Altdorf dhe Erstfeld të kanton Urit. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës, (në konkursin e hapur për të pranuar mësimdhënës për gjithë Zvicrën), duke parë kualifikimin e tij përkatës me një Aktvendim të datës 10 gusht 1996, e emëron mësues të LAPSH “Naim Frashëri”- për Kanton Uri (në Altdorf dhe Erstfeld), pasi edhe në këtë pjesë të Zvicrës kishte nxënës shqiptarë të migruar së bashku me prindërit e tyre.

13). Ndërkaq, Safet Sadiku nga viti 1997-99 (gjatë tërë kohës së luftës) ka  kryer detyren e sekretarit të Shoqatës Humanitare „Nënë Tereza“ me seli në Luzern të Zvicrës. Angazhimi i tij në këtë shoqatë bamirëse vlerësohet nga të gjithë.

14). Me këtë rast, duhet veçuar edhe një tjetër aktivitet senzibilizues të tij, sa politik aq humanitar, nga të shumtët e tillë, edhe të tryezës me temën: ”Pse ekziston konflikti shqiptaro-serb?“ mbajtur më 3 qershor të vitit 1998 në Altdorf, në mbështetje edhe nga subjektet dhe shoqatat të tjera shqiptare të kanton Urit. Këtë tryezë  të inicuar nga z. Sadiku, politikisht e mbështeti edhe Kryqi i Kuq i Zvicrës, i Kanton Urit përmes udhëheqsit të tij z. Kurt Streller, duke i bërë ftesë zyrtare KMLDJ-së me seli në Gjenevë, për sjelljen e fotografive nga “Masakra e Drenicës” si ngjarje e një rëndësie të veçantë.

a). Ligjëratën e mbajti z. Safet Sadiku, i cili prezantoi fakte  për faktorët: historikë, ekonomikë dhe rrethanat politike të çështjes shqiptare duke afruar shumë shembuj për të pranishmit pse duhet të njihet Pavarësia e Republikës së Kosovës.

b). Në këtë tubim patën marrë pjesë edhe funksionarë të lartë kantonalë, të komunave të këtij kantoni, si dhe përfaqësues të shumtë të medieve të shkruara dhe vizive të Zvicrës  gjermanishtfolëse. Interesim të jashtëzakonshëm, (përveç video-filmit kushtuar helmimeve në Kosovë i realizuar nga një TV suedez), pati zgjuar ekspozita “Masakrat në Drenicë”, me fotografitë e sjellura nga KMLDJ-së, të Kosovës.

c). Ndërkaq, z. Sadiku me qëllim të sensibilizimit të faktorit ndërkombëtar karshi Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në revistën “Alternative” të kanton Urit, boton artikujt: ”Der menschenverachtende krig des serbischen regimes” (Lufta çnjerëzore e regjimit serb), shkurt 1999 nr. 237, dhe “Begrenzte hilfe selbsthilfe-die ohnmacht, damit umzugehen”, (Ndihmë e kufizuar për vetëndihmë-pafuqi për t’u marrë me të), mars 1999 nr. 238.

16). Në ndërkohë Lufta në Kosovë po thellohej dhe jetët e humbura të njerëzve dhe dëmet materiale dhe shkatrrimet e shumta ishin të paparashikueshme. Si familje me ushtar aktiv  pjesëmarrës në radhët e formacioneve të UÇK-së, dhe mbështetës i saj me të gjitha mundësitë, hordhitë ushtarake të regjimit të Millosheviqit, tërë banorët e fshatit i dëbojnë në Prill të vitit 1999, dhe djegun shtëpitë e shumë familjeve cik-cak. Ndër këto shtëpi të djegura rezultaon edhe e familjes së Safet Sadikut, ku shtëpia digjet rrafsh me tokë, dhe fatin e keq dhe djegien totale e pësojnë edhe bibloteka e shtëpisë, bashkë me qindra shkrime të botuara dhe dorshkrimet me fotografitë të jetës studentore. (Ndërkaq plagosaja e vëllaut të tij Nuhi Sadiku ndodh në një front në mbrojtje të zonave të vendbanimeve, vetëm 48 orë, para se të futen forcat e NATO-s, ku për fat i afrohet ndihmë urgjente, pasi me helikopter dërgohet në Tiranë, dhe arrinë t’i mbijetojë plagëve).

17). Në vitet 1999-2002 ka punuar edhe si bashkëpunëtor i Radios “Deutsche Welle” (DW). Ai i dhënë pas shkrimeve, krahas punës, prapë gjen kohë që të punojë edhe si bashkëpunëtor i Radios “Deutsche Welle” (DW) programi në gjuhën shqipe. Kronikat e tij mbi aktivitetet e mërgimtarëve tanë në Zvicër, të shumtën e herëve transmetoheshin në emisionin:“Ura radiofonike”.

18). Safet Sadiku gjatë viteve 2000-2004 punoi në industrinë e njohur “Dettwyler AG” të Altdorfit.

15). Më 2008 në Basel ka hapur emisionin shqip-gjermanisht “Alba X” në kuadër të “Radio X”.

19). Ka botuar me qindra-qindra artikuj në gazetat e ndryshme të përditshme gjatë gjithë kohës si në “Rilindja”, në “Bota sot”, “Fakti”, “Zëri” etj.

20). Safet Sadikun lexuesi e njeh edhe nëpërmjet poezive dhe tregimeve të shumta. Puna e tij, si mësimdhënës dhe krijues e veprimtar në mërgim është pasqyruar me disa fjali edhe në librin “Emra që nuk Harrohen”-(Arsimtarë shqiptarë në diasporë IV), të autorëve Tahir Z. Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, botuar më 2006, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

21). Safet Sadiku për kontributin e tij modest me një raport pune prezantohet edhe në botimin: “MES LUFTËS E PAQES-Monografi“ e SHH “Nënë Tereza“ në Zvicër-Luzern. (botimi në Prishtinë, nëntor 2022, autor Engjëll I. Berisha).

Disa nga artikujt e veçuar:

Me këtë rast po përmendim vetëm disa nga artikujt dhe krijimet më mbreslënëse për lexuesit:

1). Ese: “Në Hap“ botuar në “Qëndresa” Koper, nr. 4/5, dhjetor 1990.

2). Përkthimin nga kroatishtja (marrë nga “Fokus”-Zadër) artikullin e autorit, Mr. Halil Alidemës,“Serbosllavija Murtajë në Ballkan” botuar në “Qërndresa”, Kopër, nr. 4/5, dhjetor 1990, (i përkthyer në sllovenisht dhe në italisht). E ribotuar edhe në “Bota Sot” me 7 prill 1996.

3). Intervistë me Mehë Ukën, (dëshmor i lirisë), ish udhëheqës i Kryesisë së Rinisë Studentore të Universitetit të Kosovës, botuar në “Qëndresa”, më 21 mars 1991, botimi në Prishtinë

4). Intervistë me Adem Demaqin; “Ta kuptojmë njëri-tjetrin” botuar në “Qëndresa” Zürich, shtator 1991.

5). Intervistë me z. Murteza Bajaraktari, ish sekretarin e parë të ambasadës së Shqipërisë në Bern, “Lufta duket e paevitueshme”, botuar „Rilindje“ dhe e ribotuar në  “Mërgimi”(Zvicër), gusht të vitit 1992.

6). “Fati i nxënësve shqiptarë në diasporë”, botuar në “Rilindje” më 3 korrik 1992.

7). Safet Sadiku ka dhënë intervistë në të përditshmen sllovene “Republika”, botuar  më 5 prill 1994. “Za Kosova je resitev neodvisna republika” (Për Kosovën zgjidhja e vetme është një Republikë e pavarur).

8). Analizë: “Kush është Mr. Ukshin Hoti” botuar më 15 shtator 1994 në “Zëri i Kosovës”.

9). Përsiatje politike: “Kush është i gjallë e kush është i vdekur?!” botuar në “Bota Sot” më 21 qershor 1996.

10). Analizë: “Gjykata e Hagës teatër politik ndërkombëtar apo vërtet institucion i drejtësisë?!” botuar më 30 shtator 2002 në “Fakti”.

11). Analizë: „Maqedonia një ardhmëri me shumë pikëpyetje” botuar më 14 tetor 2002, “Fakti”.

12). Përkthyer nga gjermanishtja, studimin e marrë nga “Terra Cognita”, “Migrimi, kultura dhe lidhjet nacionale”,(tri vazhdime), botuar më 5 nëntor 2002 në “Fakti”.

13). Intervistë me Dr. Gjovalin Shkurtaj, ”Vërejtje dashamirëse për gjuhën e mediave”, botuar më 20 qershor 2003 në “Fakti” (tri vazhdime).

14). Persiatje politike: “Cili do të jetë përcaktimi i statusit juridiko-politik i Kosovës?”, botuar më 30 prill 2005 në “Fakti”.

15). Poashtu me rastin e pavarësisë së Kosovës, “17 Shkurt 2008” jep një intervistë në të përditshmen “Punkt. CH”, (botuar më 3 mars 2008) ku në pyetjen e gazetarës se çfarë do të thotë  Pavarësia  e Republikës së  Kosovës?, z. Safet Sadiku, e thotë qartë: „Asgjë më shumë, asgjë më pak se sa një pjesë e korigjimit të historisë shqiptare. Kemi pritur 100 vjetë për këtë ditë” etj.

16). Recension, kushtuar vëllimit poetik “Zvicra Shqipëria ime” e poetit Vehbi Skënderi, botoi, “Pashtriku” më 9 prill 2012 ( dhe media të tjera elektronike).

17). Veprimtarinë e diasporës sonë ai e prezanton edhe në formë të shkruar fillimisht në gazetën ditore “Rilindja”, dhe më vonë bashkëpunon edhe me gazetat tjera si: “Bota Sot” dhe ”Fakti” , të cilat shpërndaheshin në gjithë Zvicrën dhe në Evropë.

18). Në vitin  2005 z. Sadiku për arsye pune vendoset me banim në kantonin Basel-Land, ku mërgimtarët shqiptarë poashtu janë të përqendruar në numër të madh. Ai edhe këtu (nga viti shkollor 2007/08-2017) do ta bëjë punën e udhëheqësit (si koordinator i LAPSH “Naim Frashëri“-BL) dhe të „mësuesit të shkollës shqipe të mësimit plotësues” të këtij kantoni.

19). Në mënyrë që familjet shqiptare të informohen me ngjarjet më të reja, dhe ta ruajnë gjuhën e origjinës, në kuadër të radios lokale “Radio X”, Safet Sadiku përgatitë dhe redakton emisionin javor shqip-gjermanisht “Alba X“.

20). Aktualisht jeton në Zvicër. Dhe është i përkushtuar në avancimin e projekti më të pranueshëm shqiptaro-shqiptar: “Platforma për Referendum Kombëtar“.

Gjërsisht:www.platformakombetare.com

Keqardhjet e Vasil Gjikës për akademikun Vasil S. Tole

0

Fitim Çaushi, Gjirokastër

Vasil Gjika, ish punonjës i seksionit të urbanistikës në Përmet dhe ish deputet, ndjehet i mangjëllyer për pozitën e mikut të tij Vasil Toles, se “nuk e kanë thirrur për ta dëgjuar apo për të dhënë shpjegime, përballë kamerës së gazetarit Marin Mema, ku të gjithë të ftuarit “rezononin një avaz, të linçonin një person (akademik Vasil Tolen), blasfemonin një dosje të aplikuar në UNESCO për mbrojtje te ISO-Poliphony shqiptare, e cila e “përgatitur në fshehtësi përmbante gabime të renda e parimore, në dëm të interesit kombëtar …  na ofrojnë të “pjekur në saç”, fajtorin V.T.” etj., etj.!

Kjo mëshirë ndaj Vasil Toles është e tepërt z. Gjika, sepse Tole është ende gjallë, dhe e dyta ka qenë Vasil Tole që nuk ka patur “mëshirë” ndaj studiuesve dhe etnomuzikologëve shqiptarë. Me një keqardhje dhimbëse, në ditët e fundit të jetës së tij, Ramadan Sokoli shkruante: “Mohohen arritjet e muziktarit që parapriu në disa degë të muzikologjisë shqiptare”. Ky mohues i veprës shkencore të prof. Ramadan Sokolit ishte Vasil Tole.

Vasil Gjikës nuk i vjen keq për këtë kolos të studimeve etnomuzikologjike, nuk i vjen keq as ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar, i ardhka keq për një manovrator si Vasil Tole, të cilit i ka bërë hosanara dhe ditirambe perandorake, sikurse në maj të vitit 2014 në një nga lokalet e “Shallvareve”, për futjen e “isopolifonisë” në UNESCO. Vasil Toles iu dha rasti në televizon tek gazetari Mustafa Nano, të kundërshtonte denoncimet ndaj tij, por ai mohoi të ketë futur në UNESCO “iso-polifoninë”, me pretekstin se kishte futur “polifoninë me iso”, të cilën e kishte “ngatërruar përkthimi anglisht”! Kush ia ka fajin se Tole iu shmang denoncimeve dhe i adresoi ato përmes Vasil Gjikës? Vasil Tole i ka të pakufizuara mundësitë për të dalë në televizion dhe të sqarojë:

1-Përse e tjetërsoi emërtesën e polifonisë, të studiuar prej studiuesve shqiptarë, në “isopolifoni”? Askush në botë, as në Greqi, shkenca etnomuzikologjike nuk e njeh “isopolifoninë”! Në simpoziumin ballkanik të polifonisë në 6-7 tetor 1989 në Tiranë, studiuesi grek Nikos Dionisopulos kumtoi: “Kushdo që studion këngën tradicionale greke, menjëherë e vërteton praninë e dy sistemeve të ndryshme muzikore. Të parin e hasim në Greqinë Kontinentale, në Steria, Epirius dhe Thesali…Për mendimin tim kjo është një polifoni primitive dhe rudimentale, një rast unik në një shumëllojshmëri të madhe melodish në këtë rajon. Në fund do të formulonim dy pyetje: A është rastësore që këto dy raste të polifonisë rudimentare në Karpathos, të lidhen me praninë e gajdes dhe ceremonisë së dasmës, dhe a janë këto, fenomene polifonike, apo janë dy raste pa implikime të mëtejshme si përjashtime më interesante të rregullës së monofonisë në muzikën lindore? (Kultura Popullore, nr 1, 1990, f. 94-96)

Sikundër shihet vetë studiuesi grek e konsideron polifoni dhe është në dilemë nëse këngët dyzërëshe rudimentare, të studiuara prej tij në Epiri dhe Thesali, janë fenomene polifonike, apo duhen konsideruar përjashtim nga monofonia që këndohet në Greqi? Studiusi grek pranon se polifonia dyzërëshe greke në Epir është rudimentare, primitive, a mund të krahasohet ajo me polifoninë dy, tre dhe katërzërëshe shqiptare që përmban brenda saj qindra simfoni muzikore? Nuk e di Vasil Tole këtë realitet artistik? Nëse nuk e di, ç’këron ai në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

2-Vasil Tole duhet të shpjegojë “prejardhjen e polifonisë shqiptare prej sirenave greke” dhe të mos i shmanget “zbulimit” të tij historik! Studiuesi serioz, dr. Zeno Jahaj, në gazetën “Panorama” të datës 26 prill 2013: ka ekspozuar materiale nga faqja zyrtare e UNESCO-s, në të cilën Tola ka futur dosjen e “Isopolifonisë”: “Në një video të dërguar nga institucionet shqiptare me titullin “The Albanian Iso-polifoni”, isoja kushtëzohet me mitologjinë e sirenave. Por kalohet më tutje sesa kushtëzimi mitologjik: “Etnomuzikologjia siç është vëzhguar që nga ekzistenca e sirenave në mitologjinë e stërgjyshërve tanë…”

Nuk po qëndrojmë në idiotizmat e Vasil Toles për etnomuzikologjinë qysh në kohën e sirenave, por meqënëse Vasil Gjika merr përsipër avokatinë e Vasil Toles, duhet t’i jap spjegime popullit shqiptar, krijuesit të polifonisë popullore: Për cilët stërgjyshër flet Tole në dosjen e UNESCO-s, për stërgjshërit shqiptarë apo grekë, sepse stëgjyshërit e popullit shqiptar nuk kanë asgjë të përbashkët me mitologjinë dhe ekzistencën e sirenave greke! Përse Tole e kushtëzon mitologjinë e stërgjyshërve tanë, pra strëgjyshëve shqiptarë, me sirenat greke?

Me vendosmërinë e një mercenari besnik, Vasil Tole në videon e futur në UNESCO, ka deklaruar vendosmërisht: “Polifonia do të mbetet gjithnjë një këngë magjike e sirenave, ose një kaba me klarinetë e performuar nga Mjeshtri Laveri…” Hata e zezë që e ka gjetur Shqipërinë e gjorë; nga maja e Akademisë së Shkencave, trashëgimia shpirtërore e popullit shqiptar i është dhënë sirenave greke, sirenave që nuk kanë jetuar e kënduar kurrë! Deklarata e Toles dërguar në UNESCO, se populli shqiptar nëpër shekuj ka kënduar e këndon ende, polifoninë popullit grek, duhet ta kishte tronditur Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, si edhe Ministrinë e Kulturës, e cila ka patur për mision të saj vetëm ndarjen e të dhjetave.

Profesori bullgar, Nikollai Kaufman, në simpoziumin e polifonisë Ballanike në Tiranë, ka kumtuar: “Më 1952 prof. Cvjetko Rihman, muzikolog jugosllav, shkruante se të kënduarit folklorik shumëzërësh në Ballkan, ishte ndoshta mbeturinë e kulturës së vjetër trako-ilire. Disa vjet më vonë, më 1958, edhe unë shkrova të njëjtën gjë. Të kënduarit folklorik shumëzërësh i popujve të Ballkanit, është një traditë shekullore që dëshmon një faktor të frytshëm në studimin e gjenezës së popullsisë”. (Kultura Popullore nr. 1 1990, f. 64-67)

Sikurse shihet, të kënduarit folklorik shumëzërësh, na qenka një traditë trako-ilire dhe jo traditë e sirenave greke. Kaq poshtë kanë rënë akademikët shqiptarë sa të pranojnë një diversionist që jeton me mashtrime dhelpërore, si Vasil Tole?

Prof. Kaufman, dëshmoi se të kënduarit e shumëzërëshit folklorik, shërben për studimin e gjenezës së popullsisë. Po ja kujtojmë edhe një herë inxhinierit Vasil Gjika, se shumëzërëshi folklorik, shërben për të përcaktuar gjenezën e popullsisë. E dinte këtë mision të shumëzërëshit polifonik Vasil Tole, kur dërgoi në UNRSCO studimin mbi isopolifoninë e sirenave greke? Sigurisht që e dinte, prandaj Vasil Tole e përdori “isofolifoninë” e sirenave greke, për të dëshmuar se gjeneza e popullisë në Epir, ku këndohet kënga e sirenave na qenkërka greke. Me këtë synim kolonel Vasil Tole e shtrin hartën e “isopolifonisë”, si të ishte hartë ushtarake deri në Shkumbin.

Tole është krejtësisht i paditur për probleme teorike të etnogjenezës së polifonisë shqiptare, përderisa shkruan broçkulla, se polifonia jonë vjen nga kënga e sirenave, që nuk kanë ekzistuar kurrë, prandaj çuditemi se kush e ka afruar këtë – Padituri të Dëmshme – në Akademinë e Shkencave dhe përse e mbajnë akoma, kur ai ia ka shitur vlerat albanologjike shovinizmit fqinj!

Sami Frashëri nga Përmeti, nga është edhe Vasil Tole dhe Vasil Gjika, ka shkruar: “Në ka një gjë, për të cilën shqiptarët duhet të kujdesen më tepër, ajo pa dyshim është dituria”.  Vasil Gjika na tërheq vëmendjen drejt paditurisë, drejt prejardhjes së polifonisë shqiptare prej sirenave greke! Ky është kulmi i injorancës!

Avokat Gjika duhet ta pyesë kllounin Tole për akrobacitë në UNESCO; “Isopolifonia shqiptare ndahet në “Polifoni të thatë dhe Polifoni detare…Bazuar në Isopolifoninë Mesdhetare dhe këngët tradicionale…” (Panorama, 26 prill 2023) Këtu lind pyetja; cilën kulturë ka futur Tole si trashëgimi botërore në UNESKO, kulturën shpirtërore të popullit shqiptar, apo të popujve mesdhetar? E kanë të qartë mercenarët e Toles përmbajtjen e veprimit të tij “novator”? Z. Gjika, meqënse Tole të futi në këtë debat, si është polifonia shqiptare; “isopolifoni e thatë”, apo detare?

3-Vasil Tole duhet të japë shpjegime përse hartën e “isopolifonisë” së sirenave greke e shtrin deri te lumi Shkumbin dhe Epirin e trajton si territor dhe popullsi greke! Vasil Tole nuk e ka kurajon dhe as ndershmërinë, t’i sqarojë veprimet e tij diversioniste. Vasil Gjika mbase ka arsye ta mbështetë Vasil Tolen në qëndrimet e tij antishqiptare, por të paktën ta njohi produktin antikombëtar të Toles : ”Muzika isopolifonike shtrihet në një territor gjeografik ku përfshihet shumica e Shqipërisë jugore. Dy zona të mëdha etnografike dallohen në këtë territor gjeografik, Toskëria dhe Labëria. Gjysma jugore e këtij shteti është quajtur Epir dhe pjesa tjetër është quajtur Iliri”. (Panorama, 26 prill 2013, materiali marrë nga faqja zyrtare e UNESCO-s.)

Për këtë ndarje gjeografike, përveç hartës së “isopolifonisë” deri në Shkumbin, Tole ka future në UNESCO edhe hartën gjeografike të përpiluara nga të huajt, njëra prej të cilave e sjell Serbinë deri në Prizren. Këtu kthjellohet misioni diversionist i Vasil Toles, Serbinë e zbret në Prizren, ndërsa Gërqinë e ngjit deri në Shkumbin. Ç’ka qenë nevoja t’i dërgohet UNESCO-s ndarja gjeografike e Shqipërisë – Epir – Iliri, kur Epiri dhe Iliria janë një, sepse kanë patur të përbashkët elementin kryesor që pëcakton identitetin – gjuhën arbërore! Dardani, Epir, etj. kanë qenë fise ilire, të trajtuar edhe prej prof. Aleks Budës në “Etnogjenezën e popullit shqiptar në Shekuj”. Edhe Çamëria edhe Kosova edhe Labëria edhe Toskëria flasin shqip.

Prof. Beniamin Kruta në Simpoziumin Ballkanik të Polifonisë, ka kumtuar: “Shqipëria sidomos ajo jugore, me shumëllojshmërinë e stileve dhe të formave vokale dhe instrumentale dy, tre dhe katërzërëshe, paraqitet një nga trervat më të gjera, më të zhvilluara dhe tipike. Nuk gabohemi po ta quajmë atë epiqendër e polifonisë së Ballkanit. Polifonia shqiptare mbulon një territor që shtrihet që nga hapësirat verilindore përreth Strugës, e krahut lindor të liqenit Ohër e Prespë e rrethinave të Kosturit dhe krejt jugut të Shqipërisë deri në thellësi të Çamërisë. Por atë në forma dyzërëshe e ndeshim edhe nëpër Dibër, Kosovë, (Opejë, Kaçanik) te shqiptarët që jetojnë në Maqedoni në fshatrat e Pologut, prej rrethinave të Tetovës, Gostivarit e deri në rrethinat e Kërçovës. Në Shkup në zonën e Dervenit… Polifonia më shumë e më pak, gjallon në pjesën më të madhe të truallit gjuhësor të shqipes.” (Lorenc Antoni, “Trajtat polifonike të muzikës polifonike, vokale të gegëve në Jugosllavi”, Gjurmimie Albanologjike, II 1972, Prishtinë, 1974.  Arkivi i Institutit të Folklorit “Marko Cepenkov”, Shkup, 1977, AIKP, Bobina 830/1, 15, etj. Kultura Popullore nr 1, 1990. Simpoziumi Polifonia e popujve të Ballkanit.  6 -7 tetor 1989)

Ky fakt ka rëndësi të veçantë, pasi dëshmon, se shtrirja e polifonisë te shqiptarët në këtë apo atë formë, përkon plotësisht me trojet ku është bërë kalimi nga kultura e ilirëve në kulturën e kombësisë shqiptare. Përse Tole e veçon Epirin nga Iliria dhe e konsideron atë territor grek, territor i sirenave greke, dhe vendos deri në Shkumbin hartën e “isopolifonisë” së sirenave? Akademiku Pëllumb Xhufi në studimin e tij monumental “Arbërit e Jonit”, ka dokumentuar, se të paktën për 1000 vjet përpara nuk ka patur grekër në Epir. Çuditemi, se si e mban Akademia e Shkencave brenda mureve të saj një mercenar të shovinizmit grek, dokumentuar në dy librat e tij “Odisea dhe sirenat…”, “Pse qajnë kuajt e Akilit”, dhe “isopolifoninë” e futur në UNESCO.

Ne kemi bindjen se inxhinier Gjika nuk e ka kulturën folkorike për të bërë avokatin e Toles, për këtë na bind edhe plagjiatura e mëposhtme:  “Në kërkim të argumentave boshe, modusi nacionalist zbulon/kundërshton vetveten, tek trajton përciptas argumentin se prejardhja e polifonisë tonë s’mund të jetë nga këngët e sirenave greke (kjo, nje hipotezë e ndonjë të ashtuquajturi profesor), pasi i duhet të hedhë poshtë lendën e proferuar nacionaliste te fakteve se sirenat jane pjesë e mithologjisë pellasgjike/ilire dhe jo greke, se gjetjet e tyre ndodhin rëndom në gjeografinë pallasgo-ilire të Epirit jogrek, se këngët e sirenave siç shpjegon Homeri përngjajnë me polifoninë apo ison e trevave shqiptare, etj. “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit, 2005 nga Vasil S. Tole.” Vetëm për atë fjalë greke ISO, moderatori dhe profesorët braktisin platformën e tyre “kombëtare”, duke harruar që edhe fjala Poliphony, që ata e mbrojnë stoikisht, përsëri eshtë fjalë greke. Kjo e bën qesharake analizën e çfaqjes pasi dihet që bota në terminologjitë muzikore, shkencore, fizikën, mathematikën, mjekësinë, etj., kanë në përdorim latinishten dhe greqishten e vjetër, pra sulmi purifikues kësisoj, eshtë as më shumë as më pak, një nga partet e këtij revolucioni kulturor në studio!?!?!? Jashtë atij emisioni, revolucionarët shpërndanë platformën e tyre “kulturore” duke renditur pa inventar argumenta si: ISO eshte terminollogji qe i jep polifonise shqiptare perkatesi (autoresi) greke; marrja e vajtimit apo ligjerimit te sirenave te mitologjise greke te Epirit si baze e krijimit te polifonise, i jep emertese greke polifonise tone; trajtimi i ndikimit te ISON-it bizantin si ndikim te ISO POLIFONISE, i jep origjine bizantine; tjetersim i identitetit te kenges shqiptare.; revolucionarët evokojnë të njëjtën papajtueshmëri me drurin në identitet dhe ngasje të plotë me bandat e “gardistëve të kuq” (Revolucioni Kulturor kines 1966-1976, në Shqipëri Revolucioni Kulturor filloi një vit më von), të cilët shkatërruan të gjitha veglat muzikore prej druri, si kulturë e huaj perëndimore”.

Vasil Tole po të jetë burrë i shkruan këto me emrin e tij dhe s’ka përse të fshihet pas një anonimi, por ai e di se e gjithë godina e veprës së tij të “isopolifonisë” së sirenave rrëzohet vetëm nga përtkatësia iracionale e Vasil Toles, sepse sirenat janë qenie ireale dhe as duhet diskutuar për to, e ca më pak të përdoren si krahasim apo prejardhje të polifonisë shqiptare. As Vasil Tole dhe as Vasil Gjika, nuk mund të na mbushi mendjen për krijimin e kulturës polifonike shqiptare nga hiçi i sirenave, dhe nga pretendimi se ky hiç duhet të pushtojë Shqipërinë e Jugut deri në Shkumbin. Këtu shqepet e gjithë thurrja dhelparakee e Vasil Toles.

Në denoncimet ndaj Vasil Toles, nuk flitet për mitologjitë, por për një krijimtari konkrete të popullit shqiptar, që asgjë nuk e lidh me mitologjitë dhe sirenat, por me popullin e gjallë, që ka qenë autokton në këto brigje e troje të lashta. Për ç’arsye Tole dhe Gjika kërkojnë ta ngatërojnë kulturën e lashtë shqiptare me mitologji dhe sirena, le ta kërkojnë organet kompetente. Specialistët e muzikës dhe kulturës kombëtare duan kulturën, që ua kanë lënë studiuesit shqiptarë të mbledhur në popull, jo në kulisa agjenturore.

Nuk është argument mbrojtës manovrimi i Vasil Tole Gjikës, se bota në terminologjitë muzikore, shkencore, fizikën, mathematikën, mjekësinë, etj., kanë në përdorim latinishten dhe greqishten e vjetër. Po ato kanë, z. Gjika, po në cilin fjalor të latinshtes dhe Greqishtes së vjetër, ekziston fjala “isopolifoni”? Asgjëkund, ky është krijim i një të çmenduri si Vasil Tole, sepse po të ishte një krijim shkencor, do ta kishin fjalorët latinisht dhe greqishtja e vjetër, sikurse ka patur fjalët:  polifoni, filozofi, psikologji etj. Këto fjalë janë fjalë universale që përdoren nga shumë studiues në vende të ndryshme të botës, po nuk ka asnjë studiues dhe popull që të të ketë pranuar, se kultura popullore e vendit të tij të quhet “isopolifoni” e ca më pak të pranojë se kultura e tij polifonike të ketë prejardhje prej sirenave greke, apo qenieve mitologjike të popujve të tyre. Janë njerëzit që prodhojnë mitologjitë dhe jo mitologjitë të prodhojnë kulturën njerëzore.

Problemi është fare i thjeshtë, dhe pikërisht këtë thjeshtësi duan ta eliminojnë dhe ta komplikojnë mercenarët e Toles me opinione të bujshme dhe intriga të fshhta. Nuk ka nevojë për asnjë avokati të Gjikës, mjafton që ai së bashku me Tolen të na sjellë për demostrim praktik një minutë të këngës së sirenave dhe të gjithë referuesit dhe kritikuesit e Toles janë të gatshëm t’i kërkojnë të falur atij dhe tërë opinionit publik për shqetësimin e tij, njëkohësisht t’i përgjigjen organeve të drejtësisë sipas procedurave civile. Por, nëse Tole dhe Gjika, nuk na sjellin një demostrim të sirenave, duhet ti kërkojnë falje popullit shqitar që i kanë tjetërsuar krijimtarinë shpirtërore shumëshekullore.

Këtu merr fund diskutimi, për këtë duhet të kontribuojë Akadrmia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe UNRESCO, të vrapojnë të gjejnë ndonjë sirenë që këndon dhe ne do t’u sjellim dhjetë grupe polifonike nga labëria dhe Toskëria, për të kënduar polifoninë shqiptare. Kjo është zgjidhja konkrete dhe jo fjalët, mashtrimet dhe frazeologjitë e Toles, që ua vesh atyre që vuajnë nga injoranca.

Avokat Gjika ka shkruar disa përjetime për dobësimin e jetës folklorike në periudhën e pas viteve ’90, dhe tërheq vëmendjen e referuesve tek emisioni “Gjurmë shqiptare” që nuk interesohen për vazhdimësinë e grupeve folklorike, por merren me “linçimin” e Vaso Toles! Gjika nuk e di, se në vitin 2008, ekziston në UNESCO një Projekt “ODA” të përpiluar nga Vasil Tole, për krijimin dhe funksionimin e “Iso-Polifonisë”. Për këtë veprimtari folklorike ka bashkëpunuar me pushtetin vendor, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Departamentin e Arsimit në Korçë, Gjirokastër, Përmet dhe Vlorë. Është nënshkruar edhe Marrëveshja për mbështetjen e “Projektit ODA”. Janë emëruar 4 Mjeshtra dhe 4 Koordinatorë të Projektit Oda, si: Ilir Çulli, Niko Mihali, Aleks Xhelili, Josif Minga, Muhamet Tartari, Sejmen Gjokoli, Stefan Arseni,  Arian Shehu, emrat, firmat dhe portretet e të cilëve, si bashku me firmat e Toles dhe surretin e tij,  janë në UNESCO. Ka edhe një kontratë për realizimin e projektit dhe përzgjedhjen e grupeve të fëmijëve për çdo qytet.

I gjithë ky aktivitet është bazuar në Kontratën e Financimit të Aktivitetit ndërmjet UNESCO-s dhe Këshillit të Muzikës Shqiptare, (Kontrata nr. 8791057, FR 3240160131, dt 20.12.2007), për realizimin e projektit të trashëgimisë kulturore ndërkombëtare: “Ruajtja e iso-polifonisë popullore shqiptare”, “Një Kryevepër në UNESCO e Trashëgimisë Kulturore Orale dhe Jomateriale të Njerëzimit”, financuar në bazë të Fondit Japonez të Besimit për ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Sikundër shihet, z. Vasil Gjika, Vasil Tole ka ndërmarrë masa intensive për ruajtjen dhe vazhdimësinë e Polifonisë shqiptare edhe në lidhje me UNESCON, dhe ka siguruar prej saj edhe fondet financuare, të cilat i ka pranuar edhe në “Enciklopedinë e isopolifonisë”. Përse ankoheni z. Vasil Gjika, se puna me “isopolifoninë” shqpitare është në gjendje vajtuese? Kemi në çoban, një veqil,  për “isopolifoninë”, Vasil Tole, patriarkun e etnomuzikologjisë dhe UNESCO-s!

E gjithë kjo pasqyrë ndodhet në faqen elektronike zyrtare të UNESCO-s. Në 15 vjet tajnim për ruajtjen e këngës polifonike, askush prej të trajnuarve, nuk di të këndojë dhe t’ia kthejë këngës polifonike. Ne nuk e kemi shtruar dhe as do ta shtrojmë ndonjëherë  si problem, se sa përfitim financiar kanë marrë nxënësit, sa kordinatorët dhe sa Vaso Tole, ne na intereson problemi parimor; përkatësia shqiptare e popullsisë së Epirit dhe kultura jonë polifonike, por për këtë mund të merren akademikët e Akademisë së Shkencave dhe jo Vasil Gjika, që tërë jetën me tulla dhe llaç është marrë.

Ne mendonim, se Gjika do kishte dy pare mend, për të mos rënë në këtë batak të Toles dhe të mos ndërmerte krahasime banale, e pa sens, si “revolucioni kulturor kinez” në Shqipëri dhe emisioni “Gjurmë shqiptare”. Mercenar Vasil Gjika, dhe të tjerë mercenar të Toles, nuk analizojnë devijimet skandaloze dhe “mirëbërësitë“ e Vasil Toles ndaj shovinizmit grek, por ironizojnë dhe akuzojnë intelektualët që mbrojnë kulturën e popullit tonë, veçanërsiht muzikantët dhe intelektualët e shquar që i kanë dhënë vlera kulturore Fondit të Artë të Kulturës Shqiptare.

Gjika guxon, themi Gjika. sepse në fakt pas tij qëndron Tole që e ka përgatitur dhe postuar “mbrojtjen” e Gjikës, të ironizojë dhe fyejë gazetarin e talentuar dhe kurajoz Marim Mema, sepse denoncimi i emisionit, e ka tronditur pozitën mashtruese, artificiale të Vasil Toles në opinion e gjerë, ku ai maskohej dhelpërisht si personalitet i muzikës shqiptare. Prandaj Vasil Tole Gjika, ka lëshuar një vrer që do t’i shkonte një njeriu të degraduar: “prokuror/gjykatës M.M., i cili në pediestalin ku ka hipur, i duket vetja patriark i kombit, i vetëquajtur/shpallur president në hije, i pushtuar nga të gjitha deliret e mitomanëve që trajtojnë “çeshtje të mëdha”, si i drejti, i qarti, kopetenti që i çkoqit gjërat, në mbrojtje të interesit të lartë të kombit…”

Duket qartë se Vasil Gjika ka firmosur parafabrikatet e Vasil Toles, i cili në faqen e tij në fb, i shpërndan si krijimtari të adashit Gjika. Edhe Gjika edhe Tole duhet të dinë se nuk i afrohen dot kontributeve atdhtare të gazetarit Mema, dhe nuk është seroze që kur gazetari të nxjerr lakrat në shesh ta denigrosh. Referuesit në emisionin “Gjurmë shqiptare” dhe në simpoziumin e Shoqatës “Labëria”, nuk kishin për detyrë të sillnin fakte të reja përtej Ramadan Sokolit, por të vërtetonin, se botimet e Vasil Toles ishin të gabuara shkencërisht dhe etnikisht, sepse mohojnë krijimtarinë shpirtërore të popullit shqiptar. Këtë mision muzikanët dhe profesorët e kryen me shumë kompetencë dhe iu drejtua shtetit shqiptar Rezoluta, për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në UNESCO, për të afirmuar trashëgiminë shpirtërore të popullit shqiptar dhe jo “isopolifoninë” e popullit grek. Të shtrosh problemet e mësipërme, nuk ësht linçim, por detyrë para kulturës së popullit tonë dhe gjithë atij brezi studiuesish që kanë hulumtuar në fushën e Polifonisë Popullore Shqiptare në çdo cep të Shqipërisë.

Misionar i Identitetit  kombëtar 

0

Dr.Nail  Draga , Ulqin

Misionar i Identitetit  kombëtar 

Azgan Haklaj, Jam dardan i Malësisë së Gjakovës,GEER, Tiranë, 2022 

Në opusin krijues të Azgan Haklajt bën pjesë edhe libri me i ri me titull  Jam dardan i Malësisë së Gjakovës, botuar nga GEER, Tiranë, 2022.  Nga vet titulli del qartë se autori shkruan me përkushtim për vendlindjen e tij, por nuk anashkalon viset tjera shqiptare, sepse ai çështjen kombëtare e trajton një dhe të pa ndarë. 

Në këtë botim që është përmbledhje të artikujve të ndryshëm, autori prezanton një gamë të gjërë çështjesh, që si preokupim parësor ka identitetin kombëtar shqiptar, në hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha e ilirëve e deri në ditët tona.  

Autori në sajë të prezantimit të artikujve në këtë botim del qartë se është misionar i identitetit kombëtar, duke luftuar kundër politikave shkombëtarizuese të popullit shqiptar si në të kalurën edhe në ditët tona. Ai është në mbrojtje të trashegimisë kulturore kombëtare, duke kontribuar në  mbrojtjën e simboleve kombëtare nga sulmet e ndryshme antishqiptare. 

Pasi të lexohet  ky botim del qartë se kemi të bëjmë me një autor idealist ashtu siç ishin rilindasit tanë, i cili është i shqetësuar për të tashmën dhe të ardhmën e kombit tonë. Duke qenë i vetdijshëm për aktualitetin shqiptar, sidomos për kohën pas moniste, ai është kritikë edhe për dukuritë e ndryshme ne pluralizëm, sepse çdo gjë varet nga angazhimi i strukturave qeveritare në nivel lokal e deri të ai qendror.  

Në këtë aspekt, ai mund të merret si shëmbull për të tjerët si nga përfaqësuaesit e politikës apo të institucioneve shtetërore, për qasjen, angazhimin intelektual dhe guximin e dëshmuar në prezantimin e çështjeve të  identitetit tonë kombëtar, nga Kosova, Çamëria në jug e Plavë-Gucia, e Malësia në veri, duke cekur personalitete të njohura që janë bërë pjesë e historisë kombëtare. 

Duke lexuar këtë libër  del qartë se kemi të bëjmë me një botim shumëplanesh që nxitë kureshtjen e lexuesve, sepse të dhënat e prezantuara kanë referenca shkencore nga del se autori ka konsultuar një litaraturë selektive . Në mbrojtje të identitetit kombëtar, autori në mënyrë të veçantë prezanton shqetësimin në lidhje me emërtimet gjeografike, përkatësisht toponimet të cilët në sajë të pushtuesve të ndryshëm kanë ndryshuar fzionomin dhe përmbajtjën e tyre. Në këtë aspekt trajton në mënyrë të veçantë vendlindjen e tij e cila quhet historikisht Malësia e Gjakovës, e cila si e tillë ishte deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, por më pas pushteti i instaluar komunist vendosi të emërtohet Tropojë, qe e ka edhe sot. Ashtu sikurse kemi bashkinë Malësia e Madhe në mënyrë analoge është e drejtë të quhet Malësia e Gjakovës, ku i përket popullsisë vendore të inicojë një çështje të tillë e cila besoj se do të mbeshtetet nga pushteti vendor dhe ai qendror. 

Në artikuj të ndryshëm na paraqiten të dhëna për shpërndarjën territoriale të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike por edhe tkurrjën e tyre në sajë të luftërave pushtuese të fqinjëve, por edhe të vendimeve të padrejta kundër shqiptarëve në konferencat ndërkombëtare si në Berlin(1878) dhe Londër(1913). 

Në kët aspekt  autori  është i vetdijshëm në intrigat e të tjerëve  kundër shqiptarëve por njëkohësisht është edhe  kritik  për qendrimin inferior të politikës shqiptare ndaj ngjarjeve me peshë kombëtare si në kohën e diktaturës në monizëm dhe në pluralizëm. 

Me një qasje të tillë autori i librit dallohet nga përfaqësuesit e politikës shqiptare si qeveritar apo politikan, sepse është transparent në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë sidomos në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve  në trojet e tyre jashtë Shqipërisë londineze.  

Ne këtë aspekt ai mbeti model duke mos qenë opurtunist, por me qasje intelektaule dhe i guximshëm në prezantimin e çështjeve konkrete, sepse çështja kombëtare nuk është personale,  private e partiake por është e të gjithë neve pavarësisht përkatësinë e ngjyrimet politike. Në këtë aspekt ndihmesën duhet  ta japin të gjithë, e sidomos edhe përfaqësuesit e politikës si të votuar nga populli, duke qenë aktiv e jo duke heshtur, sepse punët tona nuk i kryejnë të tjerët.  

Dhe në fund të këtij vështrimi dua të theksoj  për një shkrim të autorit  i cili  trajton trashëgiminë kulturore ku me pak fjalë ia kushton kullës së bajraktarit të Hotit Çun Mulës, në Malësi të Madhe, dëshmon shqetësimin intelektual për këtë monument të kulturës që ka mbetur në mëshirën e kohës, që nuk mund të arsyetohet me asgjë si në të kaluarën dhe në ditët tona. 

Nga një zhgënjim i tillë autori me të drejt  pyet se ku janë institucionet kulturore shqiptare? Dhe një shqetësim i tillë që është apel për qytetarët e Malësisë e jo vetëm të saj për tu angazhuar në këtë drejtim qe ajo kullë të restaurohet dhe të bëhët shtëpi muze si kudo në botën e qytetëruar. 

Por, ate qe nuk e bëri shteti përkatësisht  qeveria  përmes ministrisë së kulturës  apo pushteti vendor në Malësi të Madhe, e bënë  qytetarët  të cilët inicuan nismën për të mbledhur fonde për restaurimin e kullës së bajraktarit. Një nismë e tillë gjeti mbeshtetje nga malësorët vendas e në veçanti të ata në diasporë ku sipas informacionit të fundit ata kanë mbledhur një fond  prej  rreth treqendmijë dollarësh për restaurimin e këtij monumenti, që daton nga nga viti 1814.   

Shpresojmë dhe urojmë në realizimin praktik  të kësaj nisme  e cila nderon diasporën, sfidon qeveritarët, duke  qenë model në nderim të vendlindjës dhe trashëgimisë kulturore e historike, që dënjësisht trajtohet në këtë botim, nga autori i cili me të drejtë e meriton epitetin misionar i identitetit kombëtar. 

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Shkodër, më 4 mars 2023) 

Tivari i Vjetër, 1917: “Telalli serb” luste nga Gjakova të shkohej në Turqi, disa fshatra të Shkupit vendosën të shkonin se “ua ndaluan shamitë”!

0
Shkup, 1914
Shkup, 1914

Shpërngulja në Turqi, opiumi dhe muhamedanët, vrasja e shqiptarëve në Manastirin e Deviqit

Nga raportet e konsujve austro-hungarezë

1914: Banorët e tri fshatrave afër Shkupit vendosin të shpërngulen në Turqi, pasi gjatë një dasme kryetari serb i komunës kërkoi që gratë dhe vajzat muhamedane të heqin shamitë. Në Pejë dhe Gjakovë tellalli njoftonte nëpër qytet se “turqit” që duan të shpërngulen në Turqi i priste një anije në Tivar. Ky apel nuk pati suksesNë një raport të dërguar më 19 mars 1914, konsulli nga Shkupi Heinrich Jehlitschka shkruante mbi pasojat që linte në ekonomi shpërngulja e popullsisë myslimane, e cila bëhej nën presionin e serbëve. Në këtë kontekst Jehlitschka njoftonte se shpesh, fshatra të tëra vendosin të braktisin vatrat e tyre. Sipas tij banorët e fshatrave Ellovë, Crni Vrh (Maja e Zezë) dhe Dërzhillovë në jugperëndim të Shkupit vendosën të shpërngulen në Turqi pasi gjatë një dasme kryetari serb i komunës kërkoi që gratë dhe vajzat muhamedane të heqin shamitë. Konsulli shkruan se politikani lokal serb ishte i ftuar në dasmë.

Në një raport tjetër, konsulli Wenzel Lejhanec shkruante nga Prizreni më 21 prill 1914 se më datën 17 të atij muaji tellalli kishte njoftuar në Pejë dhe Gjakovë se ata “turq” që duan të emigrojnë në Turqi, duhet të lajmërohen tek autoritetet deri më 21 të muajit vijues. Një anije në portin e Tivarit ishte gati për të pranuar ata që largoheshin, njoftonte tellalli. Por konsulli bënte me dije se nuk ekziston disponim për largim, pasi që shqiptarët muhamedanë shpresojnë fuqishëm se sundimi malazias në tokat shqiptare do të përfundojë shpejt.

Image
Gjakova rreth vitit 1910

Myslimanët dhe droga: një shënim i konsullit austro-hungarez në Shkup më 20 prill 1914

Konsulli Heinrich Jehlitschka, shkruante nga Shkupi mbi shpërnguljen e popullsisë joserbe dhe pasojat për ekonominë. Rajoni, sipas tij, me këtë eksod po humbte prodhues, konsumatorë dhe tatimpagues, por edhe kapital. Si veçanërisht shqetësuese përshkruhej rënia e të hyrave nga burimet e rëndësishme si mbjellja e duhanit dhe opiumit, veprimtari kjo që varej nga duart e vyeshme të popullsisë muhamedane. Siç më tha një ekspert, shton konsulli, në sezonin e ardhshëm të opiumit, nuk do të ketë fare rendiment dhe sa i përket eksportit ka vetëm rezerva, vlerësohet 10 mijë deri 15 mijë okë.

Image
Tivari i Vjetër rreth vitit, 1917 (Foto nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Austrisë)

1914: Vrasja e shtatë shqiptarëve të Klinës në Manastirin Serbo-Ortodoks të Deviqit. Protestë në Drenicë kundër kolonistëve të armatosur malazias. Vrasje, arrestime, dëbime

Më 24 maj 1914 konsulli i përkohshëm austro-hungarez në Mitrovicë, Josef Umlauf, raportonte se shtatë shqiptarë të Klinës kishin vendosur të padisin kryetarin e komunës. Pasi kuptoi për këtë synim të tyre, kryetari i akuzoi shqiptarët për nxitje të rezistencës, me ç’rast shqiptarët u arrestuan dhe menjëherë u ekzekutuan në Manastirin e Deviqit. I ndërtuar më 1434, Manastiri gjendet në jug të Skenderajt.

Në vijim konsulli numëron disa raste të dhunës në Kosovë.

Rushiti nga Radisheva u ther nga xhandarët. (Kufoma u la katër ditë e pavarrosur).

20 maj: Në trevën e Shalës (katër orë larg Mitrovicës) përleshje triorëshe mes katër kryengritësve dhe dhjetë komitëve serbë (humbjet e serbëve: një i vdekur, një i plagosur).

22 maj: Në Suhogërllë (në perëndim të Mitrovicës) kryengritësit plagosën një çoban; xhandarmëria e ardhur në vendin e ngjarjes humbi dy pjesëtarë gjatë luftimeve.

15 maj: Banorët e 12 vendbanimeve serbe afër Mitrovicës u morën vesh që të delegojnë nga pesë burra të përshtatshëm, detyrë e të cilëve do të jetë ngacmimi i pandërprerë i shqiptarëve dhe përkrahja e lëvizjes serbe të komitëve.

Komitët serbë po i kërkojnë popullsisë shqiptare në Drenicë të shpërngulet, sepse, sipas tyre, nuk mund të bëhet fjalë për tolerancë ndaj shqiptarëve. Fshatarët shpesh arrestohen nga komitët dhe ushtarët pa arsye dhe dëbohen duke i shoqëruar. Asnjëri prej tyre nuk është kthyer deri më tani.

Në pesë ditët e fundit në Gradicë u vranë tre persona, në Radishevë u arrestua një person dhe u dëbua, në Abri u arrestuan dhjetë persona dhe u dëbuan. Të gjitha viset e banuara me shqiptarë janë vërshuar nga komitët.

Më 14 maj një komision i përbërë nga një kapiten dhe një veterinar, i shoqëruar nga 40 ushtarë dhe 10 xhandarë, shkoi në Drenicë për t’i regjistruar kafshët. Fshatrat tashmë të plaçkitura duhet të kujdesen për të siguruar ushqimin e komisionit dhe shoqëruesve të tij.

14 maj: 27 malazias u autorizuan nga inspektori i policisë Ceroviq që në Drenicë të zgjedhin dhe përvetësonin shtëpitë dhe arat të cilat ishin pronë e shqiptarëve të përndjekur. Më 16 maj këta malazezë erdhën në Drenicë bashkë me familjet e tyre për t’i përvetësuar patundshmëritë e shqiptarëve.

Më 17 maj tre imamë e kontaktuan inspektorin e policisë dhe iu lutën që malazezët e sapoardhur të vendosen në fshatrat e banuara me serbë, pasi që nga këta ardhacakë (malazias) nuk pritet asgjë e mirë, ngase janë të armatosur me mauzerë dhe municion. Inspektori i policisë Ceroviq i qetësoi ankuesit duke i siguruar se malaziasit e armatosur do të kujdeseshin edhe për sigurinë e jomuhamedanëve; çdo fshat i banuar nga muhamedanët do të ketë 10 ardhacakë të tillë (malazias). Inspektori Ceroviq tha se preferohet që fshatarët t’u japin malaziasve një pjesë nga arat e tyre.

Përktheu dhe përgatiti: Enver Robelli

Burimi: Politika dhe shoqëria në Vilajetin e Kosovës dhe në Kosovën e sunduar nga serbët. Raporte të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani qendror (1870-1914), botoi Akademia Austriake e Shkencave, Vjenë 2020. Edituar nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz. [Tekstet janë botuar në origjinal në gjuhët që kanë shkruar konsujt, gjermanisht dhe herë-herë frëngjisht].

Përse përqeshen dhe kritikohen hulumtuesit që kërkojnë të zbulojnë të vërtetat e historisë së Shqipërisë? 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Një epokë e re ka lindur pas viteve ’90. ashtu si dolën mashtrime e të dërguarve të komunizmit për një shoqëri pa të varfër ku do hahej me lugë floriri, ashtu dhe në të gjitha fushat dolën njerëz të rinj për të zbuluar të rejat por dhe korrigjuar gabimet shtrembërimet fallcifikimet në cdo fushëtë jetës sociale dhe shkencore. Përsa I përket historisë së Shqipërisë, albanologët, arkeologët , linguistët, etimologët shqiptarë krahas punës u bënë ‘teslim’ para të huajve e sidomos para presionit të te huajve se historia e lashtë dhe e bizantit ishte tërësisht greke . dhe kjo e bazuar vetëm sepse historia e lashtë ishte shkruar me të ashtuquajturat  gërmat dhe gjuhën greke. 

Është njëlloj sikur sot; meqënëse shkruajme anglisht- pas ardhesit duhet të na quajne anglezë ballkani?!. epo nuk është kështu historia. Në fillim, pra në kohën e lashtë, gjuhë `nderkombetare` kane qene shkonjat qe sot quhen greke, por se `lineari b` lindi rreth shek xv pes (Linear B – Ëikipedia), të cilët linguistët perëndimorë (edhe ata pa njohur historine e gadishullit Ilirik dhe të Anatolise- të dyja me kuptim në shqipen e sotme), e quajtën kultura miceane greke ?! pra, para se te vinin greket të cilët erdhërn si dorianë dhe jonianë në shek viii-vii pes. 

 Atehere përse linguistët tanë e pranuan këtë linear si – greke? 

Përse nuk bënë artikuj për ta kundersbtuar? 

Po kështu dhe për Historinë Shqiperise ndodhi njëlloj si me shkrimin grek ‘ ndërkombetar’ të asaj kohe,  apo me shkrimin latin, me shkrimin turk, pra sipas pushtimeve  të tokave të Arbërisë, Dardanisë dhe Epirit që sot quhen Shqipëri dhe Kosovë, dhe sot me shkrimin anglez. Pra shqiptarer nuk duhet hutohen e te quhen greker, latinë, turq, apo anglezë por thjesht shqiptare. 

 Pa I hyrë Historisë së mirëfillitë në këtë shkrim të shkurtër, po rreshtoj disa elementë që vetë shqoëria shqiptare pa dashje po bëhet pengesë ndoshta duke qënë një shoqëri kozmopolite dhe e prirur për të emigruar sin ë lëashtësi, mesjetë edhe sot nën demokracinë liberale perëndimore që promovon Globalizmin, hulmtuesit shqiptarë duhet të bëjnë dallimin për atë që është shqiptare me atë që është ë e huaj, sepse kjo është kamufluar ndërvite duke mos patur mundësi reale për të kundërshtuar apo dhe kur e kemi patur, politika, paraja, spiunllëqet I kanë detyruar hulumtuesit e atëhershëm shqiptarë që të gënjenin apo të bëheshin `teslim` ndaj teorive të huaja. 

Të shash e të përqeshësh përpjekjet sado nganjëhere amatore për të zbuluar të vërtetat e historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri më sot- është si të veprosh njëlloj me `grekafonët` dhe politikat e akademive greke ( për shkaqe politike) por edhe ndërkombëtare (për shkakqe të mos njohjes së atëhershme të popullsisë shqiptare por si popullsi greke për orthodokse dhe turke për myslimanët), e cila ka deformuar historinë e lashtësisë së popujve të Ballkanit dhe Shqipërisë.. 

Këtë manovër pro historisë greke për Shqipërinë e ka fuqizuar dhe me ndihmën e historianëve të blerë si Hammond (i cili vizitoi Butrinitn në kohën e diktaturës dhe tha që kultura është greke , madje dhe historianë-arkeologët tanë të pranishëm nuk e kundërshtuan?!). 

Hostoria pro helenike e Shqipërisë është përkrahur edhe nga iluministët francezë dhe gjermanë si Vikto Hygo, Shlimman etj (ndoshta nga mos njohja e mirë e historisë së shqiprësisë dhe shqiptarëve që në atë kohë quheshin Ilirë, Epirotë dardanë, arbër dhe pas 1703 -shqiptarë, dhe nuk kishin si ta dinin kur Shqipëria ishte nën sundimin osman), duke deformuar Historinë e lashtëisë për hir të  përkrahjes se revolucionit grek të cilën e realizuan kryesisht arvanitasit ne Greqi. Për shkak të simpatisë për luftën kunër një perandorie myslimane osmane, këta iluministë perëndimorë u dhanë atributet e lashtesisë emrit grek dhe Greqisë. Duke  i quajtur pasardhës të grekëve të lashtë , e  duke ngatërruar orthodoksinë bizantine si orthodoksi greke, pra duke përfshire këtu edhe arvanitasit edhe shqiptaret duke I quajtur si greke, por cuditerishtkëta iluministë nuk i përfshinë popullatat sllave por vetëm shqiptarët orthodoksë dhe vllehët. 

Une kam bere perpjekjet e mija per kete problem si plot të tjerë dhe kam botuar një librër analitik per historine e Shqipërisë.  E kam bërë duke besuar se Historia e Shqipërisë është gjymtuar fshehur nga fqninjët por edhe harruar për shkak të multireligjioneve ndër shqiptarë. 

 E rëndësishme është ashtu siç thonë edhe Reaserchers si Prof. Professor Gene Haddlebury, I studimeve helenike, tek revista e tyre me titull “Historians Admit To Inventing Ancient Greeks“dhe nën titull: Scholars apologize for attributing Western democracy to a make-believe civilization.. Profesori u shpreh: “Sinqerisht, ne kurrë nuk kemi dashur që gjërat të shkojnë kaq larg,” tha profesori Gene Haddlebury, i cili ka ofruar të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenike në Universitetin Georgetoën. “Ne ishim të rinj dhe përpiqeshim të avanconim karrierën tonë, kështu që sapo filluam t’i krijonim gjërat: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe pikëmbështetja, retorika, etika, të gjitha llojet e ndryshme të kolonave – gjithçka vetëm me një nga artefaktet “të lashta” të ëndërruara në një bodrum në Somerville, MA. Shumë më shumë gjëra nga sa mund të kishte dalë çdo qytetërim, padyshim,” (https://ëëë.theonion.com/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks-1819571808). 

Fatmirësisht une nuk dua te behem një fake-VIP në mediat shqiptare ashtu si bëhen fare lehtë ata që përkrahen nga politika. Koha do tregojë vërtetësinë. Kam derguar 3 shkrime per ne konferencat ndërkombëtare për këto probleme si `Researcher`. Kaq është  mundësia ime dhe e atyre që po punojnë për këto probleme të pazgjidhura. 

Mediat dhe Tv e kanë lehtë të bëjnë e promovojnë një tip VIP-ërie sipas kërkesave të konsumit social dhe mediatic, këdo palaço që bën për të qeshur palaçot, vajzat e shkreta që kërkojnë punë e që mendojnë se janë të emancipuara porn ë fakt janë tëskllavëruara nga pasojat e revolucionit të degjeneruar seksual,  politikanë egërsira, ata që shkelin ligjin, pra e keqja është në median e `lirë` të paguar nga dëshira e pronarëve. 

E mira  del nëpërmjet përpjekjeve personale apo shokëve  neper fb- ra, e miq. 

Të  shash e të përqeshësh përpjekjet sado nganjëherë amatore për të zbuluar të vërtetat e Historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri më sot- është si të veprosh njëlloj me `grekafonët`e sllavofilët dhe politikat e akademise politike të tyre të cilat kanë deformuar historinë e lashtësisë së popujve të Ballkanit dhe Shqipërisë. 

 Këto manovra, këto akademi prej kohësh janë fuqizuar edhe me ndihmen e historianëve të blerë si Schmid, Hammond,  dhe me ndihmen e iluministeve franceze e gjermanë të cilët përkrahën revolucionin në Greqi, i quajtën grekër, duke u dhënë atyre atributet e lashtesisë. duke i quajtur pasardhës të grekëve të lashtë duke ngatërruar orthodoksinë bizantine si orthodoksi greke duke përfshirë këtu edhe arvanaitasit edhe shqiptarët por cuditerisht duke lënë sllavet mënjanë, ndoshta nuk u interesonin sepse erdhën vonë në gadishullin Ilirik.  

priftipirro2017@gmail.com 

Përse i njëjti person është mik dhe armik?

0
Nga Laura Olldashi

 

U bë vonë. Po bie nata, edhe mbi këtë fotografi, tashmë e vjetër…

Më duhet të shkruaj, e bllokuar në një karrige nga dhimbja e kurrizit. Është një distancë ndryshe, e një tjetër lloji, nga unë tek faqja e shkrimit. E duhura për këtë moment. Po të afrohem ose të largohem, sikur edhe pak, dhimbja shtohet njëlloj si fletët e fizarmonikës që hapen. Klithma që lëshon muzika i ngjan dhimbjes time. Përpara se të ulesha në ketë karrige isha e shtrirë në krevat. Duart e fizioterapistit kujdeseshin për vertebrat e mia. Me sa fuqi që kishin, ushtronin forcën mbi kockat e mia. Bërtitja nuk kishte zë, por lot. Mbasi ma shtrëngoi fort dhe e lidhi pjesën e sipërme të trupit me fasha të bardha, vetja mu duk pak Frida (*), e cila, shtrirë në krevat, pikturonte. Ndërsa kurrizi im si vazhdim i karriges, pret duart që të shkruajnë. Kjo distancë nuk më lë t’i afrohem shkrimit e ta fus në barkë. Nuk më lë të përdor metodat e mia, për t’ia nxjerrë ujin mendimit, deri në fund. Por ka edhe si sot, që gjërat mund të jenë ndryshe, si herë të para, por aspak të fundit. Derisa të zgjasë dhimbja e kurrizit, do të mundohem të kem një metodë për të shkruar edhe në këtë pozicion kaq qesharak. Energjia magnetike, këmbëngulëse e vështrimit tim do të bëjë që gërmat të vijnë tek unë, duke më thënë që, shkëlqimi i shikimit tim, nuk i bën të shohin asnjë rrugë tjetër, përveçse atë të neoneve të mi.
Nuk më kujtohet kur e kam përdorur për herë të fundit këtë lloj vështrimi intensiv?

E kam fjalën kur kam pasur përballë një qenie frymore, e cila i ka ngjarë njëriut.

E kam fjalën për atë, ku sytë e mi janë ngjitur mbi sytë e dikujt tjetër dhe kanë ndezur shkëndijat.

Kanë kaluar kohë. Njerëzit nuk të shohin më në sy. Vështrimi i tyre bie në cepin e tavolinës gjatë konsumimit të një gote verë; të harruar dhe pa shije.
Kisha marr kohë për të studiuar cepin e tavolinës, për të kuptuar nëse kishte diçka interesante apo frymëzuese për ndonjë bisedë, por muzat që kisha gjetur ishin të zhveshura, pa luledielli metaforash. Pastaj isha munduar t’i tërhiqja vëmendjen me diskutime të rëndësishme. I kisha parë fiks, me sytë e mëdhenj, por guximi i tyre nuk kishte qenë aq i famshëm. Vazhdonin të bënin vrima cepit, tashmë, pa ngjyrë të mobiljes.

Më kujtohet dikur. Kanë kaluar vite. Gjendesha në një pazar “vintage”. E pohoj, nuk më pëlqejnë pazaret, sepse konfuzioni m’i lodh nervat. Ose, ndoshta, unë vetë jam e lodhur nga njerëzit, të cilët, kur i kam parë nuk i kam njohur dhe, kur i kam njohur, nuk i kam parë më. Jam e lodhur edhe nga hija e hijes së tyre. Nga gumëzhima e llafeve që grimcat e hapësirave të largëta m’i afrojnë. Besoj se kam qenë shumë e re kur kam shkuar në këtë pazar të vjetër. Bëhej të dielën e fundit të çdo muaji. Në krahë të kanalit, rruga e ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë kalonin njerëzit dhe nga ana tjetër kafshët. Pastaj, atë ditë kishte ndodhur diçka krejt ndryshe dhe unë nuk e di pse isha gjetur në xhiron e kafshëve. Që nga momenti i parë kur kisha shkelur aty, më kishin parë dhe më kishin ndjekur me sytë e tyre nostalgjik. Kur kishte ardhur momenti që të kaloja urën për të shkuar në pazarin e njerëzve, një qen më kishte shoqëruar deri në fund të rrugës me sy të ngazëlluar nga lotët. Kisha pas një dyshim të madh atëherë, e cila më cungon akoma. Ndoshta i përkisja atyre prandaj gjeja kaq vështirësi të rrija me njerëzit. Sidomos tani që nuk i takoj, sepse, kur i takoj, nuk më shohin në sy dhe nuk dinë më të komunikojnë.
Oh! – dëgjohet rënkimi ime.

Pa dashje e shtrij kurrizin më shumë seç duhet dhe dhimbja më depërton ngado. Për të mos e lëvizur, një mik i vë thika imagjinare rretheqark kornizës së gjoksit tim. Duke menduar që, po të përkulem pak më shumë, thikat do prekin e do më therin trupin.

Fjala “ther”.

E kisha dëgjuar javën që shkoi, kur po vendosnim ku të hanim një picë: “Më mirë mos shkojmë tek ky restorant, sepse dje therën njërin.”

Nuk e di pse në mëndje më zbritën thertoret me mure të lyera me gëlqere të bardha. Në tavan ishte varur litari që mbante të varur kafshën. Koka poshtë dhe pikat e gjakut binin mbi tokë. Ashtu do ta kishin therur edhe atë. Një problem e kisha. Po të kisha shkuar të haja aty, këmbët do ti kisha varur mbi supe për të mos shkelur pikat e padukshme të gjakut që kishin kulluar dhe mbushur dyshemenë.
Oh!

Tani nuk është më dhimbja e kurrizit, por gërvishtja e thikave imagjinare që prek vertebrat e mia.
Njerëzit bëhen idealiste kur duan të zgjidhin hallet e të tjerëve. Përgjigjet që japin, janë ato që duan të dëgjojnë, sikur vetë të jetonin në një botë idealiste. Ose ndoshta mendojnë që unë jetoj në një botë idealiste. Ka mundësi të jetë idealiste bota ime, sepse, e vetmja ditë që nuk punoj, është e sotmja, ku jam e bllokuar nga dhimbja, e cila bën që të zbresë nga trutë e mia forma të çuditshme mendimi.

Trupi im i ngujuar në mes majave të thikave. Trupi im që nuk mund të spostohet as majtas dhe as djathtas; as përpara dhe as mbrapa. Kështu, në atë kohë, të cilën nuk e kam jetuar, do ta kenë lidhur, poshtë një dielli të madh. Një dorë burri, i cili është armiku im, e torturon, duke e lënë në qendër të rruzullit; në mes të ditës, në mes netëve të gjata. Atëherë, kur nuk ndjej asgjë dhe kur trupi është gati të paloset dhe të theret nga thikat, uji i një kove më sjell në vete. I ftohti më shkund dhe shoh armikun tim që mbyll telefonin dhe e fut në xhep. Ulet në tokë për të shkulur thikat një nga një. Më liron duart nga litarët dhe hedh trupin tim mbi supet. Eci me këmbët e tija. Pastaj më mbështet mbi një dyshek uji dhe kujdeset të më mjekojë plagët që i krijoi ai vetë. Çuditem nga ngrohtësia që më japin gjestet e tij.

Përse i njëjti person është mik dhe armik?
Kush pjesë e tij më do?
Kush pjesë e tij më urren?
Në ç’linjë toke të trupit ekziston kufiri që ndan të mirë dhe të keqen tonë?
Ai sikur t’i kishte dëgjuar të gjitha pyetjet e heshtura, më thotë që lufta mbaroi. Qeveritë e mendimeve tona kanë vendosur paqe.
Më flet si të tjerët, pa më parë në sy dhe unë dyshoj në formën e kuadratit që do ta kualifikoj.
Fjalët apo vështrimin?
Vështrimin e ka mbi studimin e cepave të tavolinës.
Ndërsa fjalët përsërisin çfarë i kishte thënë zëri i telefonit: popujt tanë nuk janë më në luftë (sikur unë të isha individ i një tjetër Atdheu).

Prandaj nuk i jam armike. Mund të më përkëdhelë, mund të dashurohet me trupin tim.
Ajo pak ngrohtësi, apo gjesti i paqes, mund ta bëjnë mik?

Ato thika rreth e qark kufirit të trupit tim mund ta bëjnë armik?

Po sikur të më shoh në sy, në brendësi të tyre. Sikur ta kuptojë dhimbjen, vetminë, sikur të mi heqë thikat nga kurrizi, mund edhe ta dashuroj.
Si ta shpjegoj që ekziston mundësia se mund të dashurohem me të?

Nga rënia e diellit në kokë, nga dhimbja e kurrizit, apo sepse do më shoh në sy, sepse do më flasë gjatë, apo nga mungesa e njerëzve dhe asgjësimi i dashurisë?
Në një moshë fare të re, jo rastësisht, kisha përfunduar në një pazar ku kafshët kishin zëvendësuar njerëzit!

Edhe tani që jam ulur në një distancë të konsiderueshme nga gërmat, dyshimet janë të shumta. I shoh gjatë me një vështrim këmbëngulës, dhe, jo të gjitha bëhen të miat. Ka nga ato që nuk bashkëpunojnë, paçka që më shohin në sy dhe prekin dhimbjen time. Energjia ime nuk i çmend por i bën të logjikshme njëlloj si ky moment:

– Je ulur në një karrige, tek një kohë që duket sikur nuk lëviz, me një dhimbje të tmerrshme kurrizi.

Ajo dhimbje ka ndaluar dhe ndryshuar ritmin e ditës. Ndoshta nuk e ke kuptuar, por ke kohë që ishe ulur dhe prisje ndryshimin. Edhe dhimbja është sinjal.
Për të mos lëvizur nga aty apo për t’u larguar nga ai vend, ku ke qënë ulur deri dje
Sy të drejtuar nga porta. Njerëz hyjnë. Njerëz dalin. Kalendari shfleton ditët. Këto mund të jenë minutat e fundit të ekzistencës. Koha është gangrena e jetës. E ha ngadalë. Herë nga jashtë dhe herë si krimb nga brenda. Dita vjen. Koha është, por jo më trupi.

Pra, mund të ulesh përjetësisht në një karrige si sot me një dhimbje.

Mund të presësh përjetësisht ardhjet. Mund të mos lëvizësh dhe mos të largohesh kur ai të godet me thika shpinën dhe ta mbush embëlsisht gotën e verës me pika të ngadalshme loti. Do t’i paguash një nga një llogarinë e konsumimit të jetës kamarierit, i veshur me rrobat e Zotit (kush ta tha që jeta është e jotja). Mund të marrësh karrigen dhe të kërcesh tek një sallë bosh, me hijen tënde. Mund të rrish aq shumë me të, sa do të behët monotone dhe do ta zhveshësh nga vetja e të rrish me veten, pa veten (kjo është ngordhja).

Mund të ndodhë që trupi të mos vdesë por të bëhet skilet (e quajnë agoni). Shumë gjëra mund të ndodhin ulur në karrige, në mesin e një salle, e veshur për festë, në pritje të fatit tënd që në fund të fundit është vdekja.

Dhe kush është kuptimi?
A do të kujtohemi për mburrjet, diplomat e varura në banjot e social-it?
Fytyrat tona, mrekullisht të bukura, por sa pak njerëzore: pa dhimbje, pa rrudha, pa lotë?

A do të kujtohemi si e groposëm njëri-tjetrin; thikat, arrogancën, indiferencën që ngulëm në emër të poezisë, Atdheut, dashurisë? (jo në emër të Lirisë sepse jemi skllevër të lirë)
Por, kur e humbëm dinjitetin dhe si një nga këto ditë kërcejmë një valle turpi me individin që na jep me pikatore ajrin dhe tallet me varfërinë tonë?

Ndërsa, barkë-plotët e botës boshe, moderne, ngjyejnë kafshatën në tepsinë e Atdheut për të pasur dy gramë “favore” dhe me pecetë të hekurosur, të bardhë si drita, fshijnë me kujdes buzët.

***

U bë vonë. Po bie nata, edhe mbi këtë fotografi, tashmë e vjetër. Kamerierët e kanë edhe një shtëpi. Ndoshta dhimbja e kurrizit do të bëhet e durueshme. Do zbres me ngadalë nga këtu. Përpara se të dal, do i fik të gjitha dritat.

~Lauraolld

E premte, 28 prill 2023