Republika e Shqipëris’e e viteve 1945-1990 ishte diktaturë apo shtet ligjor?
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përmasat e efektivit të ushtrisë së tij

Kryeministri Kurti u takua me emisarin e ShBA-së, Escobar
Bruksel, 2 maj 2023
Në prag të takimit të sotëm të nivelit të lartë politik në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ishte një takim miqësor e produktiv, të cilin kryeministri Kurti e filloi duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës.
U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit.
Kush po luan me emrin e Hasan Prishtinës ?

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Reagim
Nuk është hera e parë që emri i Hasan Prishtinës provohet të nepërkëmbet. Madje, edhe të akuzohet… Më kujtohet se me çfar mundi i kam rrxuar rrenat se kinse Hasan Prishtina-legjenda e Kombit në shekullin XX, “më 28 XI 1912 paska qenë duke mbajtur fjalim në Parlamentin e Turqisë”. Ndërsa më 28 Xi 1912 ndodhi Shpallja e Pavarësisë Shqipërisë në Vlorën heroike. Ishte kjo një përpiekje atentati për të satën herë, kundër Hasanit, ishte kjo një njollë e zezë e kurdisur në Tiranë më 1962, për kolosin e politikës shqiptare. Unë nuk e di kush ka qendruar prapa, por dokuemnetet kanë mbetë. Me fakte u hasi sharra në gozhdë, më 1974 edhe në Prishtinë. Dhe, nuk dua të hy më thellë. Por, nuk mundem për t anashkaluar faktin se disa “islamista”, që kinse Kryengritja shqiptare më 1912 kundër okupatorit osman: “na paska dobësuar dhe na erdhi okupatori më ogurzi, ai serbiano-malazez” si pasojë e Luftës Ballkanike. E duhet të dihet se në vend të pasigurtë e patën virrë këtë rrenë horrat e nëntokës. E vërteta, ky soj i shkrolagjive, nuk kishte as dituri, as invencë, as guxim për t` i hulumtuar dokuemntet, dhe për të ardhur në përfundim se: Lufta Ballkanike ishte imperialiste, ishte një Kryqzatë Evropiane dhe në kuadër të bojatisura të Alenacës (Fallangës) Ballkanike, ku ishin jo më pak se 614 oficerë të lartë evropian por si mercenarë-instruktor dhe komandues. Jo vetëm kaq, Hasan Prishtina me ushtrinë e vet ingenioze, sipas Lav Trockit, Nde Mjedës, Leo Franindllingut, Arçibad Rajsit, provoi që në Shkup ta shpallë pavarësinë. Por, e penguan diplomacitë e: Francës, Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Në Shkup më 26 gusht 1912 me Hasan Prishtinë patën folë diplomatët special: Rusi, francezi dhe austriaku. Me Hasanin foli francezi në gjuhën e tij duke i thënë: “Çfardo rezultati me pasë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Pernadorisë Osmane nuk ka. Duhet zotëri Hasan ta jepni urdhërin që ushtria juej të demobilizohet. Për ndryshe do keni edhe armiqsinë tonë pas shpine”. (Shiqo: K. Jezdiq, Narod i Drzavnici, Beograd 1913, dok. i botuar në tri kopje, sekret shtetëror nga Dosja Masone “Llozana”; Shiqo, “Studim i pabotuar në Redaksinë e “Radniçke Novine” 1912.). Hasan Prishtina i diskreditoi me peticione disa kancalari Evropiane duke i akuzuar se i kanë angazhaur 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadoll, nga Liani i Tivarit dhe Limani i Selanikut.
Hasan Prishtina edhe gjatë viteve 1914-1918 ishte luftetari më i njohur për pavarësinë e Shqipërisë. Bile në organizim me Isa Boletinin, Bajram Currin dhe Elez Isufin, themeluan front për ta sulmuar Ushtrinë serbiane në vijën e frontit: Perpellac-Rozhajë-Plavë-Guci-Prizren-Tetovë-Dibër. Ishte kjo kohë që përputhej me luftën e Çanakalas (dhjetor 1915/ janar shkurt 1916).
Popull shqiptar, deri sa frontit Hasanit iu bashkuan 6218 kreshnikë shqiptar, për turkun që na kishte shkatrruar si popull për gjashtë shekuj, shkuan për të luftuar, jo më pak se 32 118 shqiptar bashibuzuk. E Hasan Prishtina tërë këtë tradhti e qau me lot në shtëpinë e Sali Manit në Malësi. Por, me që në Çanakala fitoi Kemail Ataturku me fuqinë shqiptare mbi aramta Frango-angleze, Cherchilli do të japi dorëheqje. Por do të na hakmirret më 1944 duke i thënë Titos në Bari të Italisë, se Kosova mbetet me Beogradin sepse kam kontratë me Jugosllavinë për shfrytzimin e Trepçës deri më 2050”. (shiqo: A KQ, LKJ strogo pov, çuvati stalno, 1 fletë)
Në mes Dy luftërave botërore dihet se si është trajtuar Hasani nga qeveritë e: Beogradit, Tiranës, Athinës dhe Ankaras. Jo më pak se pesë herë është denuar me vdjeke. Po, Hasani është i pari shqiptar që e ngriti ZËRIN me Peticion drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, duke prezantuar pozitën koloniale të shqiptrëve në Jugosllavi, të cilën janë mbi 1 milion, por që nuk e kanë asnjë shkollë të lejuar në gjuhën më të lashtë të Evropës”. Hej, Rektor i Univerzitetit “Hasan Prishtina”, qeveria e Bozha Maksimoviq-Kunakut më 1927, ia dhuroi Anglisë koncesion Trepçën, kurse Francës Borin, me kusht që Peticionet e Hasan Prishtinës mos të dalin në rend dite në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë.
Po, jam hulumtues i Jetës dhe veprës së Hasan Prishtinës. Nepër arkiva i kam evidentuar 8 biografi të Hasan Prishtinës, që i kishin në dispozicion kancalaritë e vendev Ballkanike dhe Evropiane, krejt me qëllim që të këputet bima e Hasan Prishtinës me një atenta eventual. Dhe ai atentat u gjet dhe u zbatua nga një laro i paguar shqiptar. Nuk është modeste, por më duhet të them se në të gjitha monografitë për Hasan Prishtinën ose jam redaktor ose recenzent. Madje e kam pasë temë të para magjistraturës më 1973. Pra, nuk më lejon ndërgjegja të heshti për një tentim atentati si ky që emri i Hasanit të hiqet nga Rektorati. Nuk kalon një ligësi e tillë, duhet të dihet. E rektorati, në vend se të intervenon kudo nepër Evropë e OKB se duhet rrënohet kisha fashiste e Millosheviqit në oborrin e Univrzitetit, i bje murit me kokë, duke provuar ta largojë emrin Hasan Prishtina.
Të kuptohemi, se në vitët e robërisë shumë rrugëve si historian ua patëm vu emrat Hasan Prishtina. Shumë shkolla e kishin këtë emër me propozimin tonë nga Instituti i Historisë. Ndër ato institucione ishte edhe Shkolla Fillore “Hasan Prishtia “ në Prishtinë. Dhe, kur serbo-çetnikët e larguan BUSTIN para shkollës e pamë si obligim: Dr Tahir Abdyli, Dr Liman Rushiti dhe Dr Hakif Bajrami të shkojmë dhe shkuam me që rast Busitin e Hasanit e kthyem në vendin e vet, me ndihmën e arsimtarëve patriotë, po edhe punëtorëve ndihmës.
Pas çlirimit, ishte mençuri që Univerzitetit Prishtinë iu vu emri “Hasan Prishtina”. Ju lus, larg duart nga ndërmarrja e atyre që po provojnë ta “vrasin Hasanin” edhe për të satën herë. Por, le të dihet se EMRI i këtij kolosi do të mbetet përgjithëmonë, aty ku është.
Në fund e lus Kryetarin e Parlamentit të Republikës Kosovës Glauk Konjufcën, e lus Pfresidentën e Republikës Kosovës Vjosa Osamnin, e lus Krhyeministrin e Republikës Kosovës Albin Kurtin, që me dekret ta stopojnë çdo nismë të Rektoratit lugat se kinse Hasan Prishtia “po i pengueka në promovimin e punimeve shkencore”, kinse emri univerzitetit është më i vjetër, nga viti historik 1970. Jo more tregtar flamujsh. Ai punim shekncor që meriton me u botua, ai nuk ka fuqi që e pengon. Ju them nga pervoja ime. Por, papunësia dhe provat meskine, le të dihet se nuk do të kanë sukses për askend.
Pas neve qëndron tërë bota studentore patriotike shqiptare. Qëndron ajo bota e dlirë, sepse e donë Republikën e Kosovës,e donë Republikën e Adem Jasharit, që i ka rrënjët në lumenjë xhaku. Ta dini se po të ishte Adem Demaçi gjallë, i cili edhe para xhelatëve është deklaruar se: “Jam nxënës i Hasan Prishtinës”. Baci do të ju mallkonte, si bukë përmbysës. Pra, as mos ëndrroni se Univdrzitetin “Hasan Prishtina”, do ta ktheni prapa. Ky Univerzitet, e them me kompetencë se është KALA e pamposhtur, që e ka rrënuar Jugosllavinë, burgun e popujve, sidomos burgun e përgjakur me xhak të njomë shqiptari si: me denonstrata, me reagime, dhe më në fund me luftë të armatsur, që quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Prishtinë, më 2 maj 2023
Akademi Prof Dr Hakif Bajrami, historian
Ofshamë dhe mallkim!
Florim Zeqa
Mëngjesi i sotëm ishte njëri ndër mëngjeset më të vëshira, njëra ndër ditët më të rënda dhe më të mundimshme me rastin e përcjelljes në emigrim të dy nipave të mi, njëri Mr.Sc., kurse tjetri nxënës dhe student shëmbullor gjatë shkollimit të mesëm dhe superior.
Kur fiket drita në fund të tunelit të pritjes
Sikurse që nuk dëshrojë ta personalizojë rastin me emra të përveqëm, nuk dua të ndalem në meritat familjare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për shkakun se ky nuk është një rast i vetëm, por është njëri ndër dhjetramijëra e qindramijëra raste në tërë Kosovën, ku të rinjët e rritur dhe të shkolluar në vendin e tyre, po e braktisin vendlindjen si pasojë e mungesës së përspektivës në Kosovë.
Mungesa e përspektivës është pasojë e politikbërjes, gjegjësisht e keq-qeverisjeve 15 vjeçare në Kosovë, ku të gjitha partitë dhe politikanët pa dallim ua nxinë jetën qytetarëve në vendin më të bukur të Gadishullit Ballkanik.
Në shkrimin paraprak me titull “Mirë e kurrqysh hiq”, e ilustrova me disa raste dhe ngjarje të hidhura përditëshmërinë tonë, por përjetimi im përsonal i momentit të shkuarjes në emigrim të dy nipave të mi, duke i lënë prindërit e vetmuar, të përlotur dhe zemër të plasur më goditi thellë në shpirtë! Në atë moment m’u kujtua largimi im në vitet e ’90-ta kur ika nga vendlindja duke i lënë me lot ndër sy dy prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të vetmin vëlla dhe tri motrat, por edhe nxënësit në përfundim të vitit shkollor.
Dita e sotme ishte përseritje e ngjarjes së 28 viteve më parë, me ç’rast nga zhgënjimi dhe thyerja shpirtërore, ofshama ime shkoj deri në kupë të qiellit; mallkue qofshi ju parti të inkriminuara politike e ju politikan e faqezi, që joshët me premtrime mashtruese dhe gënjeshtra të pafundme elektoratin e ndershëm e atdhedashës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, derisa ua thyet të gjitha shpresat dhe ua fikët të gjitha dritat në tunelin e gjatë të pritjes.
Ofshamë dhe rënkim, ikje dhe mallkim
Tani kur plaga e rëndë e mërgimit ka marrë përmasa shqetësuese, do të thoja alarmante deri në trishtim, fjalët mbetën të varfëra dhe i vetmi ngushëllim për prindërit e vetmuar dhe të rinjët e larguar nga Kosova!
Fjala më e shpeshtë që po e dëgjojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë është, “Zoti e bëftë mirë”. Kjo uratë e mirë ka mbetur i vetmi ngushëllim për njerëzit që i kanë humbur të gjitha shpresat në këtë klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë.
Zbrazja e Kosovës është “meritë” e politikanëve të papërgjegjshëm dhe komandantëve të vetëshpallur të cilët e uzurpuan (sunduan) Kosovën duke e trajtuar si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.
Europë, përse?…
Gani I. Mehmeti, 2 maj 2023
A e dini se:
Evropa bashkë me Rusinë, nuk lejuan Mehmet Aliun e Egjiptit ta pushtonte Perandorinë Osmane.
Po kjo Evropë, nuk lejoi as pushtimin e Greqisë, po nga Mehmet Aliu i Egjiptit.
Evropa ndaloi formimin e shtetit Shqiptar në verë të vitit 1912 në të katër vilajetet e saj, ani pse kishin çliruar edhe Shkupin., duke thënë se nuk lejohet formimi i një Shqipërie në të gjitha tokat e saja, se gjoja nuk ishte koha!
Ndërkaq, po kjo Europë e asaj kohe, menjëherë kishte bërë organizimin nga shtetet sllave Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi për pushtimin e tokave shqiptare, nën të cilat vuajnë edhe sot nga pushtimi i tyre dhe shqiptarëve u është ndaluar gjithçka kombëtare.
Ndërsa ne, kemi sulmuar të parët tanë përse nuk i kanë ndenjur gati çlirimit të vendit në të gjithë territoret shqiptare.
A po shihet edhe sot se po kjo Evropë, hiç SHBA-të, është e njëjta për ne shqiptarët. Për këtë arsye, kanë vënë në ballë të bisedimeve negociatorët nga shtetet që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, Lajçak e Borell.
Shihni ledhatimet që i japin Serbisë dhe Vuçiqit, përkundër që nuk u bindet as shteteve të BE e as SHBA-së pr sanksione ndaj Rusisë. Çdo kërkesë serbe në bisedimet Kosovë – Serbi, e pranojnë negociatorët Lajçak e Borell, ndërsa asnjërën nga kërkesat shqiptare nuk e pranojnë!
Edhe Urën e Ibrit, e cila ka pasur fjalë të lirohet që nga viti 2016, Lajçak nuk lejon të lirohet!
Por, Serbia, kur e sheh se ndërkombëtarët e kanë seriozisht, lëshon pe, ashtu sikur lëshoi për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Ndërkombëtarët ndërhynë për targat në favor të Serbisë, prandaj Serbia nuk i pranoi, duke vënë barrikadat në të gjitha rrugët atje. Sikur ndërkombëtarët t’i jipnin të drejtë Qeverisë së Kosovës, nuk do të kishte as barrikada dhe do të pranoheshin targat legjitime me RKS nga serbët në veri të Kosovës.
Ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nuk kërkojnë nga Serbia përmbushjen e obligimeve që ajo i ka marrë për realizim. Shihe, edhe marrëveshjen e 27 shkurtit dhe të 18 marsit 2023 i mohon Vuçiqi, duke thënë se nuk kam nënshkruar asgjë.
Vallë, a nuk është kjo një lojë e Serbisë me ndërkombëtarët dhe në dëm të Kosovës?
Evropë, përse kështu, deri kur kështu?
Shtetet që na rrethojnë janë zgjëruar territorialisht në dëm të ne shqiptarëve dhe ende nuk jeni ngopur as ju, deri sa i përkrahni!
7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër Shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931
Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Maj 2023
— Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje”
“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 17 janarit 1931, në ballinë dhe në faqen n°5, rrëfimin e parë të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëria po ecën përpara drejt progresit

Përparim i ngadalshëm, por i pagabueshëm, pavarësisht pengesave të shumta
Gjuha e përbashkët po zhvillohet
Në fushën e rendit, vendi është tashmë një nga më të sigurtit në Ballkan për udhëtime
Nga R. H. MARKHAM
Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor
Tiranë, Shqipëri — Shqipëria po përparon. Progresi është me të vërtetë i ngadalshëm, por i pagabueshëm. Kushdo që e viziton rregullisht vendin, siç e bën autori i këtij artikulli, gjithmonë sheh prova bindëse për këtë.
Për të vlerësuar atë që po arrijnë liderët e Shqipërisë, duhet të krahasohet vendi siç e gjen sot, jo me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, madje as me Bullgarinë, të çliruar 50 vjet më parë, por me atë që vetë Shqipëria ishte dje dhe pardje.
Krijimi i shtetit të pavarur të Shqipërisë ishte një arritje shumë heroike, që kërkonte një besim të madh, sepse Shqipëria kishte shumë pak gjëra në fillim. Në radhë të parë është jashtëzakonisht i varfër ekonomikisht. Padyshim që ka pasuri të mundshme. Nëse zhvillohet mirë, ajo mund t’u ofrojë prosperitet njerëzve që e banojnë. Por në fakt është dëshpërimisht e varfër. Duket si dollapi i Nënës Hubard.
Megjithatë, populli i Shqipërisë duhet të gjejë para për rrugë, shkolla, ura, një forcë policie, një ushtri dhe një trupë administrative gjyqtarësh, zyrtarësh, prefektësh, etj. Për shkak se janë kaq të varfër dhe shumë prapa, kanë nevojë të veçantë për fonde të mëdha për shtetin, por për shkak të varfërisë së tyre mund të paguajnë pafundësisht më pak taksa se popujt e tjerë me më pak nevoja.
Përballje me detyrën gjuhësore
Për më tepër, shqiptarët nuk kishin një gjuhë të vendosur. Me rritjen e nacionalizmit në Evropë, kombeve iu desht të formonin gjuhët zyrtare, të pranuara përgjithësisht. Dhe Shqipëria tani është përballë kësaj detyre.
Pastaj tradita shqiptare është dëshpëruese. E kaluara ekonomike dhe politike e Shqipërisë nuk ishte shumë e rëndësishme. Pronarët e mëdhenj e mbanin vendin në nënshtrim ekonomik, duke përjetësuar varfërinë, ndërsa krerët e fiseve dhe “fisnikët” e privilegjuar e sundonin vendin në një mënyrë të padrejtë dhe kapriçioze.
Shqipëria po ecën përpara drejt progresit
Është e rëndë, por e drejtë të thuash se Shqipëria ishte një vend i çdo lloj anarkie dhe kapriçoje. Nuk kishte gjykata të mira, kishte një administratë të neveritshme, një injorancë thuajse të patejkalueshme midis masave dhe një përçarje e plotë.
Kësaj duhet t’i shtohen edhe grindjet fetare. Shqiptarët ortodoksë shiheshin nga shumë bashkatdhetarë të besimeve të tjera si grekë dhe deri më sot shumë shqiptarë të krishterë i quajnë vëllezërit e tyre myslimanë turq. Ky është termi i zakonshëm. Dhe le të mbahet mend se shqiptarët myslimanë i shtypën dhe keqtrajtuan të krishterët. Në shumë raste, armiqtë më të këqij të shqiptarëve kanë qenë shqiptarët.
Natyrisht, në rrethana të tilla njerëzit filluan ta shihnin forcën si autoritetin suprem, sepse zakonisht ishte. Dhuna mbizotëroi dhe u përgjigj me dhunë, kështu që burrat shkuan të armatosur, përçmuan ligjet dhe morën drejtësinë në duart e tyre. Njeriu duhet të përpiqet të kuptojë se çfarë idealesh solli kjo gjendje. Dhe veçanërisht në mesin e një populli të cilit qeveria turke i privoi absolutisht të gjitha librat dhe të gjitha shkollat. Shumë prej shqiptarëve janë ushqyer keq për dekada dhe një administratë kaotike dhe grabitqare e bëri të padobishme për këdo që të mblidhte më shumë se ç’duhej për të ngrënë.
Kërkohet besim
Nga një material i tillë shqiptarëve iu desh të bënin një shtet të begatë modern. Përpjekja kërkonte besim, sakrificë, devotshmëri dhe heroizëm. Por këto nuk kanë munguar dhe është duke u bërë përparim. Për shembull, është duke u formuar një gjuhë e përbashkët, mbizotëruese. Nuk do të krijohet menjëherë. Ajo do të vazhdojë të pësojë shumë ndryshime. Fjalët dhe format do të luftojnë për një kohë të gjatë për vende në ato shtëpitë e thesarit shoqëror më të sigurt nga të gjitha, gjuhën, por nuk paraqiten vështirësi të pakapërcyeshme.
Shqiptarët kanë mësuar të gjithë të kuptojnë njëri-tjetrin dhe qarkoret e dërguara nga qeveria e Tiranës janë të kuptueshme edhe në pjesët më të errëta të mbretërisë. Gradualisht po përgatiten dhe shtypen edhe tekstet shkollore. Po shfaqen shumë gazeta dhe revista.
Në fushën e rendit ka pasur arritje të mëdha. Pa diskutim që Shqipëria është aktualisht një nga vendet më të sigurta në Ballkan. Njerëzit vazhdimisht udhëtojnë nëpër të natën dhe ditën. Plaçkitja është praktikisht e panjohur. Administrata është imponuar gjithashtu në çdo cep të mbretërisë. Në Shqipëri nuk dominojnë më krerët e fiseve, as pashallarët dhe bejlerët despotikë.
Komunikimet përmirësohen
Qeveria e Tiranës është autoriteti final dhe i padiskutueshëm. Kjo është një gjë e re për vendin. Nëse dikush udhëton tani nëpër male, sheh kulla dhe kështjella të vjetra në të cilat jetonin bejlerët dhe pashallarët që ishin tiranë të bukur dhe kapriçiozë që mbanin njerëzit e thjeshtë të pafuqishëm në duart e tyre. Ajo situatë është shfuqizuar plotësisht. Dhe të gjithë në Shqipëri i thonë me gëzim dikujt sot se nuk u frikësohen më bejlerëve. Natyrisht, nuk dua të them se nuk ka pasur bejlerë të drejtë dhe të dobishëm. Ka vërtet shumë që kanë bërë shumë për Shqipërinë, por vetë sistemi ishte feudalizëm në rastin më të keq dhe shfuqizimi i tij është një fitim i madh.
Komunikimi në Shqipëri vazhdon të përmirësohet. Ky është një problem shumë i vështirë, sepse lumenjtë e Shqipërisë janë tekanjozë dhe shumë të rrezikshëm. Nevojiten shumë ura jashtëzakonisht të forta. Por ato janë duke u ndërtuar dhe edhe pse gjysmë duzine nga më të rëndësishmet kanë mbetur për t’u përfunduar, tashmë ka komunikime më të mira në qark të pakrahasueshme se kurrë më parë në histori.
Edhe në aspektin fetar Shqipëria ka bërë progres. Islami është çliruar nga çdo lidhje administrative me Lindjen dhe Kisha Ortodokse Shqiptare vetëudhëhiqet, ndërsa marrëdhëniet mes katolikëve romakë, myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë janë bërë të përzemërta. Nuk ekziston pothuajse asnjë intolerancë fetare.
Është formuar një Bankë Kombëtare, një monedhë kombëtare po imponohet gradualisht, është ndërtuar një kapital kombëtar, është trajnuar dhe organizuar një ushtri kombëtare.
Sigurisht, e gjithë kjo nuk është veçse korniza e Shqipërisë. Është një fillim i varfër dhe modest. Kushtet ekonomike janë të këqija dhe gjendja financiare është në fakt e pasigurt. Ka shumë për të bërë. Por gjëja e rëndësishme është se kaq shumë është bërë kaq mirë. Dhe praktikisht e gjithë kjo brenda pesë viteve, sepse më parë një revolucion ndiqte një tjetër dhe gjithçka ishte e pazgjidhur.
Shqipëria e vogël po mëson të ecë. Sido që të jetë, është në këmbë. Dhe kur kishte kaq shumë njerëz dhe rrethana që punonin për ta mbajtur atë poshtë, nuk mund të mos gëzohemi që po qëndron dhe që jep çdo premtim për të përparuar përgjatë rrugës së përparimit.
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/7-udhetimet-e-reporterit-reuben-henry-markham-neper-shqiperi-rrefyer-ne-gazeten-amerikane-me-1931-pjesa-e-pare-arritjet-e-shqiperise-nuk-duhet-te-krahasohen-me-zvicren-apo-holanden-te-cilat-kane-qene-te-lira-per-shekuj-por-me-ate-qe-ajo-vete-ishte-dje-dhe-pardje/.
Dodona Pellazge është cituar nga autorët antikë që e vendosin në Epir në shpatin lindor të malit Tomaros (22 km nga Janina)

Pellazgët, Ilirët dhe Dardanët, në “Eneida” të Virgjilit

Gani I. Mehmeti
Kur ne kemi fakte përpara vetes, nuk duhet të heshtet dhe të paraqesim atë që dikush e ka thënë përpara nesh.
Unë, kësaj radhe do të merrem me Virgjilin dhe “Eneiden” e tij për përfaqësimin e hiostorisë së vjetër Pellazgo-Ilire- Dardane. Libri është përkthyer nga Henrik Lacaj, me parathënie të prof. Dr. Engjëll Sedaj, botuar nga “BUZUKU”, në Prishtinë në vitin 2000.
Një libër të tillë e kemi më përpara të botuar me titullin: Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë, botuar në kuadër të serisë Burime të Zgjedhura për Historinë e Shqipërisë dhe paraqet një përmbledhje të burimeve të autorëve antikë grekë, latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, duke filluar prej kohëve të lashta homerike e deri në shek. VII të e.r.
Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna tjera që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të atilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor e kulturor, etj. Autorët antikë janë dhënë në renditjen kronologjike. Vëllimi është pajisur edhe me tregues emrash dhe me dy harta.

Këtu do paraqesë fragmente vargjesh ku përmenden Pellazgët, Ilirët dhe Dardanët, por të mos harrojmë, se që në fillim të librit shkruan për Albanët, pa e përsëritur më tutje në krejt librin. Këtu na vë në dymendje se a duhet të jetë më i vjetër fisi latin apo etërit albanë!? Kush duhet të jetë më i vjetër? Fisi nuk mund të jetë pa njerëzit, ata e bëjnë edhe fisin më pastaj. Por, edhe fisi, mund të japë etërit. Sipas mendimit tim, në rastin konkret, më parë vijnë etërit e pastaj fisi, apo mund të jenë të dyja përnjëherë, që mund të kenë dal prej të njëjtit popull, me gjasë, nga Pellazgët!

19 herë e kemi të paraqitur Dardaninë në forma të ndryshme, ndërsa tri herë Pellazgët. Dy herë përmendet Pirroja, mbreti Ilir, ani se këtu nuk përmendet në cilësi të mbretit.
Më tutje kemi vargun 401 në faqe 41: Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë. Çka na e jep të kuptojmë edhe fisin e Liburnëve se janë fis Ilir.
Më poshtë, kemi vetëm fragmentet, më shumë vetëm vargun ku përmenden Pellazgët, Dardanët e Pirroja.
Hyjnitë e veta nga më pas na dolën
Fisi latin dhe etërit albanë, faqe 32, vargjet 10 e 11
Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë, faqe 41, vargu 401
Kështu tha Ilioneu dhe Dardanët, faqe 53, vargu 895
Kur ja ç’të shohësh, ca barinj Dardanë, faqe 66, vargu 85
Dhe deri sa vetë Dardanët e zemëruar, faqe 67, vargu 120
E vranë pellazgët, ndonëse s’kishte faj, faqe 67, vargu 139
Te krimet, te dredhia pellazgjike, faqe 68, vargu
Dhe me dredhinë dhe me mjeshtërinë pellazge, faqe 70, vargu 251
Ju ledhet e Dardanëve që fituat, faqe 73, vargu 498
Plot ngashërim: O dritë e dardanisë, faqe 75, vargu 461
Na erdhi fundi, ky është çasti i fundit
Për Dardaninë, mbaruan krejt Trojanët
Mbaroi Ilioni dhe lavdia e tij, faqe 76, vargjet 532, 533, 534
Dhe Eureu aq krenar për kuajt e Agimit, faqe 80
Kurse nga ana tjetër Dardanët, faqe 81, vargu 724
Na del papritmas Pirroja, armatura, faqe 82
I nxit, i ndezhyjnitë kundër dardanëve, faqe 88, vargu 1013
Priami i shkretë kur pa se Dardanisë, faqe 100, vargu 77
Atje ka lindur Dardani edhe Jasi, faqe 104, vargu 278
Gruaja e Hekorit je, apo e Pirros, faqe 110, vargu 511
Edhe ngarkon në anije një sasi
Të madhe argjendi edhe enë Dodone
Dhe një parzmore me zinxhirë floriri, faqe 115, vargjet 740, 741, 742
E madhe argjendi edhe enë Dodone, faqe 115, vargu 741
Dhe që si krzefis kanë vetë Dardanin, faqe 117, vargu 803
Por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi, faqe 121, vargu 996
T’i ndjek Dardanët e ardhshëmm, në ditët tona, faqe 153, vargu 1057
Tri radhë djelëmoshash dhe të gjithë Dardanë, faqe 162, vargu
U thuaj të ma japiun çmimin, Dardanidët, faqe 173, vargu 633
Të plakut Acest, Qtz gjithë Dardanidët, faqe 180, vargu 930
Këtu ti ke Akastin, një Dardan, faqe 185, vargu 1162
Që mori prej shigjetës së Dardanëve, faqe 261, vaergu 1263
Prej dorës së Dardanit, pa çarë kokën, faqe 342, vargu 536
Shumë kapardisët dhe heroin Dardanë, faqe 361, vargu 1321

Shënime për librin Eneida të Virgjilit

Hartë e mijëvjeçarit të parë para erës së re, pra pothuaj edhe e kohës kur jetoi Virgjili. Marrë tek ILIRËT DHE ILIRIA TEK AUTORËT ANTIKË.

Hartë e Perandorisë Romake. Iliria përballë Italisë deri në kufi me Panoninë dhe në kufi me Maqedoninë, fis ilir. Është interesante se e kemi një Shqipëri (ALBANIE) përtej Armenisë, ndoshta nën Perandorinë Perse.
Virgjili lindi afër Mantovës në vitin 70. Virgjili studioi për retoriken dhe filozofinë në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia.
Mania e konvertimit të mbiemrit Sylejmani në Mani e jo Syla
Adem Breznica, historian
Një bashkatdhetar nga Zvicra, i nxitur nga takati i tij patriotik, e paska ndërruar mbiemrin nga “Sylejmani” në “Mani”, që, sipas tij, i pari paskësh qenë turk e i dyti shqiptar.
Këtë veprim atdhetar, i cili mori vëmendje të madhe mediatike në Kosovë, e paskësh bërë për tri motivacione:
1. Mbiemri Sylejmani ka ndikuar që zviceranët të mendojnë se ai është turk ose arab;
2. Mbiemri Sylejmani po i korrosponduaka me Sulltan Sylejmanin e Perandorisë Osmane, i cili, gjithnjë sipas tij, paskësh bërë zullum kundër shqiptarëve; dhe
3. Mbiemri i ri Mani, që është shkurtesë e pjesës së dytë të emrit Sylejmani, i përgjigjet fjalës shqipe “man” (dud).
Madje, ai nuk e ka lënë me kaq, por ka bërë thirrje që edhe të tjerët, si rasti i tij, ta bëjnë të njejtën gjë.
Bukur shumë. I urojmë për zgjedhjen dhe mbiemrin e ri, dhe njëherësh i dëshirojmë shijim të këndshëm të manisë së tij, respektivisht dudit të tij (jo manaferrës).
Megjithatë, motivacioni i tij patriotik duket i dyshimtë. Kjo, për faktin se atij ka mundur t’i rastiste mbiemri edhe Kurveleshi. Në këtë rast, edhe pse shqip, cilëndo pjesë që ta hiqte në favor të tjetrit, prap do mbështillej me pambukun e konkubinës.
Mërgimtari ynë gjithashtu gënjehet kur thotë se mbiemri i tij lidhet me Sylejman Kanunin, të cilin, për shkak të cilësive të larta, evropianët e quajtën “Magnificer” (“I madhërishmi”, “Madhështori”).
Në fakt llagapi i tij i deri djeshëm ka të bëjë me emrin e një prej paraadhësve të tij nga vija mashkullore (gjyshi, stërgjyshi), i quajtur Sylejman (Sylejmon, Sulejman, Sulejmon), e që sigurisht, ashtu siç e kemi traditë të bukur edhe gjithë shqiptarët tjerë, është thirrur përkëdhelësisht “bali Sylë” (“bali Sulë”, në rastet kur emri ishte Sulejman e jo Sylejman) ose “bali Man” (“bali Mon”) apo edhe “baci Sylë” ose “baci Man” (“baci Mon”). I njejti fenomen është edhe tek emrat Paulin, i cili në trajtën e shkurtuar vjen si “Pal”, Nik(k)ol(l)a që vjen si “Nikë” ose “Kolë”, aLEKsandri si “Lekë”, etj.
Pavarësisht se etimologjia e mbiemrit “Sylejman-i” shkon tek gjuhët semite (hebreje, arameike, arabe), mbaresa “-i” i jep karakteristiken e shquarsisë fundore të shqipes sonë.
Përveç trajtës semitike (arabike), mbiemri në fjalë ka hijezim edhe altai (turk), po ashtu oriental. Kjo vërehet tek “y”-ja karakteristike turke. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e vërtetë pse bashkatdhetari ka zgjedhur pjesën e dytë për mbiemër (Mani) e jo të parën (Syla). E po të ishte Sulejmani, ndoshta edhe do ta provokonte patriotizmin e tij oksidental gjenerali romak i para Krishtit të zgjidhte pjesën e parë për mbiemr (Sula).
Përndryshe, mbiemrat e njerëzve, në trajten e sotme, kanë lindur shumë vonë dhe shumica e tyre vijnë nga emrat e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Por ka edhe të tillë që rrjedhin nga profesionet, zanatet, vendbanimet si dhe etnia.
Mbaresat e hasura edhe sot tek shumë mbiemra të popujve të ndryshëm, si: “son” (Jon’son), “sen” (Perter’sen), “ogllu” (Beg’oglu, Beg’olli), “i”, “a” (Sylejman’i, Syl’a, Man’i; Agron Sylejman-i, Agron Syl-a, Agron Man-i – dmth Agroni i Sylejmanit, Agroni i Syles, Agroni i Manit), ose parashtesat: “ben” (ben’Jamin), “bin” (bin’Halid), “ibn” (ibn’Haldun), “i biri” (i biri i Sylejmanit, i biri i Syles, i biri i Manit – Agroni i Sylejmanit, Agroni i Syles, Agroni i Manit), tregonjnë karakteristikat dhe përkatësinë e tyre gjuhësore gjermanike, altai, semitike e shqipe.
…
Si rrjedhoj, nga sa më sipër, bashkatdhetari nuk është shkëputur nga Sylejmani, pavarësisht se ka synuar ta bëjë një gjë të tillë. Sepse gjinia e tij, prej nga e ka trashëguar mbiemrin paraprak, sërish mbetet Sylejmani.
Pra, familja e re Mani është vetëm njëra nga familjet e gjinisë Sylejmani, ndërkaq kjo dhe të tjera gjini të përafërta mund t’i takojnë njërit prej fiseve tona të njohura: Berisha, Krasniqi, Gashi, Shala etj.
Sido që të jetë, për shkak të kahes pezhorative, do të ishte mirë që këshillat “fake” të zotëri Manit të mos merreshin parasysh, sidomos nga Bardhyl Mah’muti, Xhera’qina Tu’hina, Valentina Sara’qini, Lindita Kara’daku, Ali Laj’qi, Yllka Ku’qi, e të ngjashëm.
/Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë/




