Kreu Blog Faqe 1064

30-vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit: Gazetaria nuk është krim!

“Një komb delesh do ketë shpejt një qeveri ujqërish”.

Nga Frank Shkreli
                  

3 Maji, 2023 shënon 30-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), nëpëmjet UNESCO-s, po organizon veprimtari të ndryshme për të shënuar këtë ditë dhe rëndësinë e lirisë së shtypit, si një prej lirive themelore që siguron edhe liritë e tjera bazë të njeriut, të garantuara në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut në botë. Në një deklaratë të OKB-së me këtë rast thuhet se ç’prej vitit 1993, kur është shpallur Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, është shënuar përparim i dukshëm drejt lirisë së shtypit dhe liriës së të shprehurit anë e mbanë botës. “Mirëpo, liria e fjalës, siguria e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre dhe liria e të shprehurit në përgjithësi po sulmohen gjithnjë e më shumë, gjë që prek rëndë lirinë e të drejtave të tjera të njeriut”,- thotë OKB-ja.

Sipas organizatës botërore, “E drejta e lirisë së të shprehurit, që ruhet dhe mbrohet si diçka e shenjtë nga Artikulli 19 i Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, është një kusht paraprak dhe fuqi shtyrëse për zbatimin e gjithë të drejtave të tjera bazë të njeriut. Prandaj Dita Ndërkombëtare e Lirisë së shtypit është një thirrje për një rikushtim të ri ndaj lirisë së shtypit, por edhe një angazhim serioz për një media të pavarur, pluraliste dhe të shumëllojshme”, thuhet në deklaratën e OKB-së, në mbështetje të lirisë së shtypit si një e drejtë që, njëherazi, është edhe gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut. E drejta e lirisë së të shprehurit është kusht paraprak dhe gur themeli i të gjitha të drejtave të tjera të njeriut .

The right to freedom of expression is a prerequisite and a driver to the enjoyment of all other human rights. PHOTO:UNESCO

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë, në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një deklaratë për të shënuar Ditën Ndlërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se, “Gazetaria nuk është krim – por është një e drejtë themelore, në një shoqëri të lirë”. Ndërkohë, deklarata shpreh, njëkohësisht, respektin e Presidentit, “për të gjithë gazetarët, reporterët dhe të gjithë punonjësit e medias, të cilët, trimërisht, përpiqen të zbulojnë të vërtetën. Statement from President Joe Biden on the Oçasion of Ëorld Press Freedom Day 2023 | The Ëhite House. “Asnjë gazetar – qoftë amerikan, apo tjetër nuk duhet të rrezikojë jetën as jetesën, ndërkohë që punon për të zbuluar të vërtetën”, -thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. “Sot dhe çdo ditë, ne duhet të qëndrojmë pranë gazetarëve anë e mbanë botës për të mbrojtur lirinë e veprimit dhe të drejtat e tyre bazë. Ne duhet të deklarohemi fuqishëm kundër të gjithë atyre që duan t’ua mbyllin gojën gazetarëve. Dhe të gjithë ne duhet të vazhdojmë të mbështesim lirinë e shtypit, që është gur-themeli i demokracisë tonë dhe i demokracive të tjera anë e mbanë botës”,- përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Shumë bukur e mirë këto deklarata në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe në mbështetje të gazetarëve anë e mbanë botës, në këtë ditë kushtuar lirisë së fjalës, qoftë nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtëpia e Bardhë, qoftë edhe nga shtete të tjera, të mëdha e të vogëla, anë e mbanë botës, ndërsa e deklarojnë veten, të pakën për një ditë, si mbrojtës të lirisë së shtypit dhe të gazetarëve. Të gjithë e dimë se gjëndja e lirisë së shtypit, anë e mbanë botës, është në rënje e sipër, Të drejtat e gazetarëve po kufizohen dhe kërcënohen në mbare botën, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga grupe interesash korruptive dhe kriminale, të lidhura me institucionet qeveritare. Gjëndja e nderë e lirisë së shtypit në botë, ka berë që organizata jo-qeveritare, amerikane dhe ndërkombëtare, të shprehin dyshimet e tyre nëse ushëheqësit politikë botërorë dhe organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja, me të vërtetë e kanë seriozisht, me deklaratat e tyre në Ditën Ndërkombëtare të lirisë, në mbrojtje të gazetarëve dhe lirisë së të shprehurit. Organizata Freedom House, një ent amerikan që merret me mbrojtjen e të drejtave bazë të njeriut, përfshirë lirinë e shtypit organizoi me këtë rast një diksutim “online”, titulluar me një pikëpyetje: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit: Një celebrim i kotë? Freedom House shprehet se, “edhe pse vendet perëndimore dhe shtete të tjera demokratike kanë deklaruar përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias dhe aksesit në informacion, zëra të fuqishëm brenda disa shoqërive gjoja demokratike vazhdojnë të shpifen dhe të mbjellin mosbesim në media. Ndërkohë, qeveritë autoritare që nuk besojnë në përfitimet që i vijnë një shoqërie nga një qytetari e mirëinformuar, shpesh persekutojnë, burgosin, madje edhe vrasin gazetarë, që raportojnë të vërtetën. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit 2023, pyesim se çfarë po ndodh me lirinë e shtypit si një e drejtë themelore e njeriut? A ka shumë arsye që të festojmë këtë vit? – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit?

Unë tentoj t’u besoj burimeve jo qeveritare në lidhje me gjëndjen e lirisë së shtypit në vendet tona, Shqipëri e Kosovë,  për të cilat jemi specifikisht të interesuara për arsye të natyrshme, por edhe për gjëndjen e të drejtave të njeriut në botë, në përgjithësi. Një tjetër organizatë, që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, “Reporterët pa Kufij”, me qëndër në Paris në raportin e saj me rastin e 30-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit njofton se gjëndja e lirisë së shtypit anë e mbanë botës, është përkeqësuar dukshëm anë e mbanë botës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Për fat të keq, sipas entit, “Reporterët pa Kufij”, Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të madh të lirisë së shtypit, në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke u renditur në vendin 96. Ndërsa Kosova ka shënuar një përparim të vogël prej 5 pikësh, nga 61 në 56. Por, fatkeqësisht, të dy shtetet shqiptare renditen në listën e “vendeve problematike”, nga organizata “Reporterët pa Kufij”, sa i përket lirisë së shtypit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndonëse, përgjithësisht, liria e fjalës dhe e shtypit konsiderohen si gur-themeli i të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut dhe duke marrë parsysh se Shqipëria dhe Kosova ende konsiderohen si “vende problematike”, sa i përket lirisë së fjalës dhe të shtypit, s’do mend se pse këto dy vende tre dekada pas shembjes së komunizmit ende konsiderohen si vende “pjesërisht të lira”, nga organizatat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut në botë. Ky është vlerësimi shqetësues i organizatave ndërkombëtare mbi gjëndjen e lirisë së shtypit dhe të gjitha të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor në këtë Ditë Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Është një vlerësim, që duhet të shqetësojë edhe shqiptarët kudo, të gjithë ata që janë të interesuar në zhvillimet demokratike dhe liritë bazë të njeriut për shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Përndryshe, siç është shprehur dikur ish-gazetari i njohur amerikan, Edëard Murroë, në lidhje me mungesën e lirisë së shtypit, “Një komb delesh do ketë shpejt një qeveri ujqërish”, nëqoftëse nuk mbrohet liria e shtypit, si gur themeli i të gjitha lirive të tjera, nga grabitqarët e pushtetit.

Shkaqet e largimit nga vendi!

0

Florim Zeqa

Sa është e lehtë po aq është e vështirë të shkruhet nga largësia. Eshtë e lehtë sepse nuk e ke rrezikun e përballjes së drejtëpërdrejt me grupet e interesit, por është e vështirë të goditet çdo herë mirë caku shkaku i mungesës së informacioneve nga dora e parë. 

Pse po ikin të rinjët nga Kosova?! 

Gjatë qëndrimit në Kosovë po e kam më lehtë të shkruaj, për arsye se informacionet po i marrë nga dora e parë, po i marr jo nga mediat por nga takimet dhe bisedat me qytetarët e zakonshëm, me njerëz të ditur dhe të ngritur jashtë fushës së politikës me të cilët po kënaqem dhe mbushem me energji pozitive.

Jo një shkrim, por me dhjetra e qidra shkrime nuk mjaftojnë për të përshkruar të gjitha rrëfimet e qytetarëve për realitetin e hidhur në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë!

Kësaj radhe do të ndalem vetëm në shkaqet e largimit të të rinjëve nga vendi, të cilat janë të shumta dhe të shumllojshme, filluar nga ato objektive dhe subjektive.

Zbërthyer më qartë, shkaqet objektive janë moszbatimi i ligjit të punës në sektorin publik dhe privat, mungesa e sigurimeve sigurimeve shëndetësore, pasiguria në punë dhe mungesa e ardhmërisë në këtë vend.

Kurse shkaqet subjetive janë të shumta duke filluar nga ndikimet partiake, nepotizmi dhe trajtimi ç’njerëzorë i punëtorëve në sektorin privat, ku punëtoret trajtohen si skllevër me paga tepër të ulëta, por edhe për vonesat e pagave deri në 3-4 muaj, të cilat ndikojnë në përkeqësimin e situatën ekonomike të familjeve kosovare.

Mosmarrja me kohë e pagave në sektorin privat ndikon në mënyrë zinxhiore në përkeqësimin e jetës së qytetarëve, për shkak se secila familje kosovare është e lidhur me kredi bankare. E dihet mirëfilli se mospagesa me kohë e oligimeve ndaj kredidhënësit, i nënshtrohet ngritjes së interesit bankar, i cili bëhet i papërballueshëm për xhepat e cekët të qytetarëve. 

Lidhja e politikës me oligrakët ekonomik 

Lidhja apo më mirë të themi futja e liderëve partiak nën varësinë e oligarkëve ekonomik, këtyre të fundit ua ka lënë duart e lira të veprojnë si të duan në sektorin privat.

Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë e deritanishme i injoruan shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, sektor ky i cili duhet të jetë i mbikëqyrur rreptësisht nga organet përkatëse shtetërore (Inspektoriati i Punës dhe monitoruesit e tjerë ligjor).

Kur jemi në këtë segment ia vlenë për të theksuar se në nivel vendi janë vetëm 33 inspektor të punës. Si pasojë e vakumit mbikëqyrës  (inspektorëve) kemi mungesë të sigurisë në vendet e punës, ku si pasojë e kësaj kemi abuzime me djersën e punëntorëve dhe rrezikimin e jetës së tyre, për çka për çdo vitt kemi rritje të vdekjeve aksidentale të punëtorëve në vendet e tyre të punës. Dhe askush nuk i jepë llogari askujt anipse mbeten jetim fëmijët e punëtorëve pa pension të prindit dhe pa asnjë kompensim material nga shteti!

Mirëpo, e njëjta gjë nuk ndodh tek familjet e politikanëve. Nëse një familjarë i një politikani e pëson aksidentalish në rrugë apo në ndonjë piknik, shteti e kompenson me dhjetra mijëra euro e në disa raste edhe më shumë se kaq!

Përderisa në të gjitha vendet e lira dhe demokratike sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, e forcimit të shtetit dhe mirëqenjes së qytetarëve, tek ne në Kosovë ende është margjinat e saj.

Protestat e 1 Majit në Kosovë ishin dëshmi e shkeljes drastike e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, e shfrytëzimit të punëtorëve si skllevër nga ana e punëdhënësve dhe e mosinteresimit të shtetit për të drejtat e tyre.

Përderisa pushtetarët dhe kuvendarët vetëm flasin por nuk veprojnë për nivelizimin e pagave në sektorin publik, sektorin privat ka kohë që e kanë harruar, bile as që e çajnë kokën për pagat më të ulëta të punëtorëve në rajon (mesatarja 250 euro).

Mirëpo, shkaku i mungesës së fuqisë punëtore e cila tashmë është larguar nga Kosova, i ka “motivuar” punëdhënësit që të shkojnë në ngritje të detyrueshme të pagave të punëtorëve, të cilat në disa raste e kalojnë dyfishin apo edhe trefishin pagës së një viti më parë ose janë të detyruar që të shkojnë në mbyllje të aktiviteteve të tyre afariste në Kosovë.

Por të njëjtën gjë nuk po e bën edhe shteti me iniciativën për krijimin e bazës së sigurimeve shëndetësore. Jemi i vetmi vend në rajon dhe evropë, e mbase nga të paktët në botë që nuk kemi sigurime shëndetësore.

Pa dashur ta ndaj nga qeverisjet e mëparshme në Kosovës së pasluftës, as qeverisja aktuale e orientimit majtist me mi 51% të votave të qytetarëve, edhe pse ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes ende po i mungon iniciativa për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore!

Po ndodhë pikërisht kështu për arsyen e thjesht, pasi shumica e kohës kësaj qeverie po i shkon në dialog me Serbinë në Bruksel. Kryeministri aktual i ka ndërruar prioritetet e qeverisjes, dialogun me Serbinë dhe takimet me Vuçiqin i ka vënë në plan të parë, kurse interesin e qytetarëve të vendit as që e ka në agjendën e tij politike. 

Edhe ky, sikurse kryeministrat paraprak në vend të agjendave zhvillimore të vendit, po vrapon pas akademive përkujtimore, aktiviteteve kulturore dhe sportive, pa i lënë anash drekat e darkat dhe ahengjet pas përfundimit të aktiviteteve partiake.

Deklarimi i Kryeministrit Kurti pas takimit të nivelit të lartë politik në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

0

Bruksel, 2 maj 2023

Të nderuar gazetarë, 

Ju faleminderit shumë që na keni pritur deri në këto orë të vona, për deklaratat publike sa i përket takimit të sotëm të nivelit të lartë që u zhvillua këtu në Bruksel, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrel dhe Emisarit të tij Special për Ballkanin, z.Miroslav Lajçak. 

Këtë takim të nivelit të lartë e filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes, të shndërruar pra në Marrëveshje për çështjen e të pagjeturve, për çështjen e të zhdukurve me forcë, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Ne e dimë që janë edhe 1617 të pagjetur dhe këtu viktima nuk janë vetëm ata të cilët janë rrëmbyer por njëkohësisht edhe familjet e tyre, dhe i gjithë populli e shoqëria. 

Tek të pagjeturit e kemi situatën ku zemërimi dhe ankthi janë më të mëdhenj sesa pikëllimi e vajtimi. Andaj është një çështje urgjente siç u pat vendosur edhe në Aneksin për Zbatim të Ohrit, që ju bashkëngjit si një pjesë integrale Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, të bërë pikërisht këtu në Bruksel në formatin e njëjtë 

Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues i cili prezantoi një draft statut, në gjithsej 67 nene, dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.

Andaj, me këtë rast, unë propozova një draft vizion si Kryeministër i Republikës së Kosovës përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike, duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Dhe gjithsej në 10 plus 1 pika, apo 11 pika unë kam propozuar një vizion, pra një draft vizion, se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, çfarë do të duhej të ishte korniza e cila e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, të pakicave kombëtare, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë. 

Besoj që ajo do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit, nga fasilituesit Borrel dhe Lajçak, sepse në atë mënyrë ne do të mund të ndërtojmë diçka të mirë, diçka të re, të drejtë, të vërtetë, të dobishme për të gjithë, jo vetëm pra për serbët, sepse serbët duhet të jetojnë në shtetin tonë, të jenë anëtarë me të drejta dhe obligime në shoqërinë tonë dhe në këtë mënyrë bashkërisht të krijojmë shoqëri e cila është kohezive së brendshmi dhe që nuk e lë askënd prapa. Ky ishte vizioni të cilin e prezantova unë. 

Me këtë rast, më duhet të theksoj që dorëzova tek ndërmjetësit edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti, kur jemi pajtuar për Marrëveshjen Bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Dhe nga ai dokument shihet qartë, në mënyrë faktike të dokumentuar se nga 11 nene të Marrëveshjes Bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar. Pra, vetëm në muajt mars e prill janë shkelur 8 nga 11 nene. 

Gjithashtu, kam dorëzuar edhe një dokument ku janë tri deklarata të presidentit të Serbisë, se si ai thotë që nuk është pajtuar me Marrëveshjen Bazë, si propozim evropian, se si nuk do ta zbatojë atë në tërësi, andaj unë kisha nevojë për një garancion se kemi soliditet të procesit meqenëse kemi marrëveshje, dhe kemi siguri ne si palë, meqenëse kemi marrëveshje, dhe kjo mu tha qartazi nga ndërmjetësit Borrel dhe Lajçak, se kemi marrëveshje, pra ekziston marrëveshja dhe 27 shkurti në Bruksel dhe 18 marsi në Ohër njëmend kanë ndodhur. Pra, ato janë ngjarje në të cilat ne jemi edhe akterë, edhe dëshmitarë, andaj nuk do të mund të mohohen nga askush. 

Gjithashtu ua dhashë dhe një dokument për të treguar që koordinatorja e Ekipit Menaxhues znj. Danijela Vujiçiq, në fakt ka dhënë betim në Parlamentin e Serbisë dhe ajo ndodhet në konflikt të interesit. Pra, kam renditur disa fakte për koordinatoren e Ekipit Menaxhues. 

Por, ajo çfarë është e qartë sot, është se me rastin e prezantimit të këtij draft statuti, mund të thuhet që Ekipi Menaxhues është dekomisionuar, meqenëse nuk ka funksion, rol e as status më. E kanë dorëzuar draftin. Unë ua thashë në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, të logjikshme se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë të fillojmë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror çfarë kam propozuar unë sot. 

Draft statuti që ka propozuar Ekipi Menaxhues, i cili pra sonte dekomisionoj veten me rastin e prezantimit të draft statutit, është rezultat i dëshirës për Republika Srpska në Kosovë.

Qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut. Ndërkohë që, draft vizioni që propozova unë, mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që ka bërë Serbia tashmë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë. Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, ku parashihen edhe të drejta, dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqenëse siç dihet nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë, Kroacia doli si shtet i pavarur edhe ne si Republikë e Kosovës jemi pjesë e të njëjtit proces të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Duke pas parasysh, që Kroacia edhe është anëtare në Bashkimin Evropian, edhe është anëtare në NATO, edhe i ka normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e ne si Republikë e Kosovës aspirojmë edhe në NATO, edhe në Bashkimin Evropian, besoj që ka qenë një model i duhur prej nga unë kam marrë frymëzim që të shkruaj këtë draft vizion me 11 pika apo në 10 plus 1 që të jem më i saktë. 

Në vijim do të ketë edhe takime të tjera. Pra, unë kam ardhur në mirëbesim, me vullnet të mirë, me qëllime të mira, që sa më parë ta zbatojmë në plotni Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit si pjesë integrale, sepse kemi nevojë për normalizim evropian e të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve tona Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Çka humbtë, kurrë mos u gjettë! 

0

Bajram Sefaj, shkrimtar, Paris

Prozë nga bajram sefaj 

(ose kronika e një historie, lenë për gjysmë!) 

 As atë vetë, nuk e kishte ftuar askush. S’kishte shkuar vetë as për qejf. Me vullnetin e verë të pa tundur. Personal. Të shkoi atje e kishte ftilluar mjeku familjar, i kombësisë rumune. Emrin e kishte Ion-Nicolae Gagiu.  

Prej dekikut kur e pa, kur për herë të parë, shkoi për vizitë mjekësore në ordinancën tij, nuk ia ngarkoi vetës mundin ta thërriste ndryshe pos, Nicolae Çaushesku…  

Kështu i vinte më kollaj, më për së mbari.  

Emrin Nicolae e kishte dëgjuar shumë vjet përpara. Asokohe e kishte mësuar edhe emrin e gruas se tij, bashkëshortes, bashkudhëtares, mbretëreshës së tij të bukur, Jelena me mbiemrin Çaushesku!  

Mjeku tij familjar, mbiemrin ka GAGIU, e jo si të ish diktatorit të Rumanisë – Çusheshku . 

(Historia, ajo më e reja e botës, mban mend mirë, sikur të kishte ndodhur dje para dite, kur këtë çift të mallkuar, e nxorën keq e për adalet (si jashtëqitje të ishin!), nga një birucë e një  helikopteri të vjetër, si hequr e të qitur jashtë përdorimi. 

Pasi që me proces të shpejtë (express) ua bënë gjyqin formal, i pushkatuan, si dy qen endacakë, ashtu siç ishin në fakt!  

Plakushi mëkatar, kujtonte i gjori se krejt kjo që po ngjate, ishte një loje skenike për fëmijë, një vodëvil. Ani, le të mendojë çka e si të dojë…!  

Mr. Ion Nicolae Gagiu, nga momentit që punonte si médesine généralist, (mjek  i praktikës së përgjithshme), në provincën e humbur krejt, si të paemër, në verilindje të Francës, mbiemri i shqiptohej krejt ndryshe, çuditshëm ndryshe. Francezët e quanin Zhazhiu!, apo kështu disi, përafërt. Ky avatar i emrit të mjekut nga Rumania, të gjorin shqiptar, e qet maje një mali të lartë, pa askund shteg! 

***  

Shqiptimin e emrit të “ri” – Nicolae Çusheshku,  mjeku rumun, si njeri i urtë, siç kishte qëlluar, me buzëqeshje të butë, kapërdinte këtë humor të zi. Vazhdonte punën i patrazuar dhe në qetësi hyjnore, mund të quhet edhe kështu.   

U shoqëruan, jo se ushtronin të njëjtin profesion, por për arsye së të dytë bashkë, veshnin të njëjtin kostum të galmë. Të dytë vinin nga Lindja e egër, e mallkuar socialiste-komuniste. Të dytë bashkë kishin ngrenë peksimetin (bukën  hidhur me shtatë kothere) komuniste. Me pak ndryshime e variante të padallueshme, në vështrim të parë – dergja komuniste, pothuaj se gjithkund ishte e njëjtë. 

Nuk kishin të njëjtit profesion. As të së njëjtës moshe nuk ishin!  

Njeri ishte plakush 82 vjeç, ish gazetar shqiptar nga Kosova, gjithnjë heroike, gjithmonë kreshnike. Tjetri ishte zoti Ion-Nicolae Gagiu, mjek i praktikës së përgjithshme. Vinte andej dika, nga ana e Karpateve në vargmale të Rumanisë.   Docteur généraliste, në Francë. Edhe pak ditë,  pensionohej. 

*** 

Marrëdhëniet e tyre miqësore, për një katramëz, shkonin matanë shinave të ngushta, siç janë ato, të një doktori me një pacient, klient të zakonshëm.  

Ish gazetari i TVP-, pos që me fjalë, gjatë bisedave të pafund, marrëdhëniet e mira tradicionale midir rumunëve dhe shqiptarëve, sidomos në të gjerën fushë të letërsisë, të artit dhe të kulturës përgjithësisht, përpiqej t’ia dëshmonte edhe përmes romanit tij “Parisi kot” që në vitin 2007, i përkthyer edhe në gjuhen rumune, botuar në Bukuresht,  me titull “Parilsul in zadar”, një ekzemplar të cilit, me kënaqësi të madhe, ia kishte dhuruar, mjekut Nikollae.  

Autori insistonte, në ato pjesë të romanit ku përshkruanin marrëdhënien e mira e tradicionale midis dy popujve tanë, sidomos në lëmin artit letrar dhe muzikor. Me nënvizim të shpeshtë të emrit të Victor Eftimiut dhe të ndonjë tjetri. Duke pandehur se, mbi këtë poet të shquar, si të thuash poet kombëtar rumun, me prejardhje shqiptare (nga Boboshtica e Korçës tonë), di krejt Bukureshti me gjithë Rumaninë, shpi për shpi!  

Doktori rumun, nuk kishte haber rreth gjithë kësaj rrëmuje.  Ani çka, dert i maadh, hiç s’ka dert! 

Medicina dhe poezia! 

Gazetari dhe shkrimtari shqiptar nga Kosova, me jetë të pjesshme në Francë, si francez i natyralizuar,  thurte gardhin e një kallëzimi të trashë, mbi një miqësi të stisur, aq edhe reale, me mjek të praktikës së përgjithshme, diku në një provincë të Francës, kur befas dhe papritmas, kompjuteri mori të dridhura ethesh. U turbullua. U shkund, (si magari kur shkundet pas shkarkimit të barrës së rëndë., që e bart nga larg!). Aparati mushkëri-prishur, gjysmë i qoftë, sillte nga larg, një porosi të vogël, sikur të ishte porosia e fundit në jetën e tij: “O bacë, uroj fillimisht të jesh mirë me shëndet! Po pate ndonjë tregim të shkurtër mundem me e futë, me shumë kënaqësi, në kornizat e një nga numrat e Rrethit Letrar. Respekt pafund”! 

Kjo kërkesë skofiare, shprehë me vetëm dy-tri fjalë, aq shumë e tundoi, e shastisi krejt, e çarmatosi. e qiti mëndësh të gjorin gazetar dhe shkrimtar shqiptar, pasi që vuri buzën në gaz dhe u kënaq kur mendja i shkoi e pikërisht tekstin që po e shkruante do t’ia dërgoi miku për Rreth…, pështjellur dhe nuk dihet çka të zezditën bëri e tekstin e humbi pa fije pa doke. 

Çka huptë mos u gjettë, thotë një fjalë jonë e leshtë popullore! 

(Gaillard, tre maj 2023) 

Maska e re e islamit politik dhe manipulimi i shqiptarëve euforik

0

Afrim Musliu, Suedi

Që jemi popull tepër euforik, ajo s’ka diskutim fare. Që jemi edhe tepër impulsiv, as ajo s’na mungon fare duke i parë sjelljet tona edhe si shtet, edhe si individë. Jemi, siç thuhet, si teneqja, të cilës, si t’ia afron shkrepzën e ndezur, nxehet në sekond. Si t’ia largon, ftohet poashtu në sekond.

Sikurse sjelljet euforike, ashtu edhe veprimet impulsive, tregojnë një papjekuri si shoqëri që i ngjajnë një adoleshence të hershme, veti këto që qarqet e ndryshme intelegjente qëllimkqinja, munden shumë lehtë të manipulojnë, por besa edhe ta shfrytëzojnë atë papjekuri tonën për qëllime të tyre të errëta ndaj nesh, sepse kanë pretendime territoriale të trojeve tona të pasura me të gjitha që i ka falë nëna natyrë.

Pushtimet e ndryshme e të egra shumë-shekullore na kanë bërë një popull me lëkurë shumë të fortë.

Gjatë gjashtë shekujve na kanë vrarë me qindra mijëra e me qindra mijëra të tjerë me dhunë e metoda tjera nënshtruese na kanë dëbuar nga trojet tona, mirëpo kurrë nuk kanë mundur të na asimilojnë apo të na çfarosin për të mundur t’na i marrin tokat tona. E kanë parë që me të keq vetëm sa na kanë bërë edhe më të qëndrueshëm dhe më homogjenë si popull. Ndërsa, me të mirë, e kanë parë që munden të na e thyejnë çafën shumë më lehtë. Për të arritur tek ne, ata duheshin së pari të na përçajnë dhe polarizojnë.

Siç thotë edhe Will Durant në librin e tij, “The Story of Civilization”, “Një popull nuk mund të pushtohet nga jashtë, poqëse së pari nuk vetëshkatërrohet nga brenda”. Me ardhjen e islamistëve radikalë në pushtet në Turqi, në fillim të viteve të 2000-ta, pra, të Rexhep Erdoganit dhe Fetullah Gylenit, filloi edhe ekpansioni i islamit radikal e me atë edhe të islamit politik edhe në Gadishullin Ilirik.

Më konkretisht, tek shqiptarët dhe boshnjakët. Turqia, fillimisht, në Kosovë u fut që t’i restaurojnë mbi 300 xhami të vjetra të ndërtuara nga ata gjatë pushtimit të tyre 507 vjeçarë, të cilat u dëmtuan gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pastaj, duke i’u ofruar televizioneve private hapsirë falas në TurkSat, në mënyrë perfide e sistematike, poashtu falas, atyre televizioneve i’u dhanë me qindra seriale turke, të cilat transmetohen afro 20 vite pa ndërprerë e nga disa herë në ditë, me qëllim që qytetarët e Kosovës t’i bëjnë më të afërt me gjuhën dhe traditat turke, me qëllim të riosmanizimit të shqiptarëve, seriale këto ku nuk mungonte as indoktrinimi sistematik i islamit radikal.

Poashtu duhet theksuar, se po këto televizione sulmonin pandërprerë Presidentin e atëhershëm të Kosovës dhe politikën e tij pro-perëndimore, që ishte edhe pengesa më e madhe për ekspansionin turk dhe të islamit radikal edhe në Kosovë, pasi që në Shqipëri, me ndihmën e forcave të majta politike, pas vitit 1997, veçse kishin depërtuar dhe i kishin lëshuar rrënjët si në ekonomi, poashtu edhe në kulturë, fe dhe arsim.

Atje nuk mungonin as rrymat më ekstreme të islamit të instaluar nga vende të ndryshme aziatike dhe nga vendet e Afrikës veriore.

Pas vdekjes së Presidentit Rugova në janar të vitit 2006, në Kosovë poashtu në pushtet erdhën forcat e majta politike, të cilat jo vetëm se ishin të afërta me grupe të ndryshme radikale islamike, por ishin shumë të afërta edhe me Turqinë e Erdoganit, të cilët përveç se e lejuan që kurrizi ekonomik i Kosovës të kontrollohet nga Turqia, por organizatave me ombrellë humanitare turke dhe jo vetëm, si dhe atyre fantome nga vende të ndryshme arabe i’u lejua veprim i lirë në Kosovë.

Bashkësia Islame e Kosovës mundemi lirshëm të thuam se vepron si dorë e zgjatur e Erdoganit në Kosovë.

Gjersa organizatat e shumta e të ndryshme arabe i kanë vënë nër sjetull grupacionet e islamit ektrem. Më pas, nga ato qarqe, filluan financimet për ndërtimin e xhamive tjera e të panevojshme në çdo cep të Kosovës. Me këto financime, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe jo vetëm u pasuruan shumë e shpejt. Jipeshin deri në një milion Euro për ndërtimin e një xhamie, ndërtimi i të cilës nuk kushtonte as 70 mijë Euro.

Aktivitetet e “policisë së islamit” nëpër rrjetet sociale u bënë më të intensifikuara, ku sulmonin dhe kërcënonin secilën fjalë që shkruhej apo thuhej kundër Turqisë apo Erdoganit, si dhe kundër asajë dukurie të një islami tjetër e të paparë ndonjëherë më herët në trojet tona që në çdo mënyrë u munduan të na tjetërsojnë, të na degjenerojnë, e para se gjithash, të na çkombtarizojnë. Me këto sjellje si dhe me agjendën e tyre të çkombtarizimit të shqiptarëve, vetëm sa e rritën averzionin e shqiptarëve ndaj islamit radikal e politik e të importuar nga kulturat aziatike, që janë shumë larg traditës dhe kulturës tonë shqiptare e evropiane, të cilat i kemi ruajtë me mburrje me mijëra vite.

Madje, edhe gjatë dhe pas pushtimeve të ndryshme e të egra shumë-shekullore. Sot, kur nga qarqet intelegjente islamike është vërejtë një rritje e vetëdisimit kombëtar tek shqiptarët në Kosovë, të cilët në këtë aspekt dolën më kombëtarë, më të fortë dhe më të qëndrueshëm sesa shqiptarët në Shqipëri dhe në Maqedoni, në atë rast, islami politik, duke e pasë të njohur euforizmin tonë adoleshent dhe dashurinë tonë të madhe për komb dhe për atdhe, filloi të luajë me kartën e kombtarizmit në vazhdën e përpjekjeve të tyre për të na çkombtarizuar. 

Me direktivë të BIK-ut, falja e Bajramit u bë me thirrje dhe terminologji patriotike. Diku nuk munguan as plisat dhe veshjet kombëtare të meshkujve në xhami, gjersa femrat dukeshin të strukura me një qoshe të xhamisë me veshje beduine e të përshtatur për stuhitë e zallit në shkretëtirën arabe.

Në një xhami tjetër, imami del me plis në kokë dhe në plis ka vënë emblemën e UÇK-së. Të rikujtojmë vitin 1998/1999 kur nga Zenica e Bosnjës erdhi një grupë muxhahedinësh në Shqipëri të cilët donin të kyçen në luftën çlirimtare të Kosovës.

Ata së pari u refuzuan nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës , me seli në Tiranë, e pastaj edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Shteti shqiptarë i Fatos Nanos nuk donte t’i dëbonte nga Shqipëria, edhe pse MMRK kishte bërë kërkesë për një gjë të tillë. Mirëpo, ata muxhahedinë në asnjë mënyrë nuk u lejuan në radhët e UÇK-së, sepse Kosova nuk bënte luftë fetare, por luftë për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore.

Dhe, tani, pas 24 viteve nga ardhja e lirisë, në lijën e re perfide të islamit politik me maskën e kombtarizmit, del një hoxhë dhe mundohet t’a islamizojë UÇK-në duke e vendosë emblemën e saj në kokë gjatë predikimit të tij islamik.

Njashtu edhe kryeministri Kurti, gjatë një vizite që i’a bëri BIK-ut dhe kreut të saj, (vizita e dytë e tij në BIK brenda dy javëve), poashtu e islamizoi luftën çlirimtare duke thënë se 76 apo 78 hoxhallarë paskan luftuar për UÇK-në.

Çka na qenka aq relevante se çfarë profesioni kishin ata? A paskan luftuar ata për “Tokën e Shamit” e për islam, apo për Kosovën Shqiptare?

Kjo na tregon, se sikurse në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, me ardhjen e forcave të majta në pushtet, edhe islami politik krijon shtet në shtet. Fiton krahë dhe mbështetje politike shumë të madhe.

Metodat e luftës psikologjike të forcave të majta politike për të fituar pushtet janë identike me ato të islamit politik. Të dyja shfrytëzojnë sjelljet euforike të kombtarizmit të shqiptarëve të Kosovës për t’i manipuluar drejt greminës.

Kuptohet, se cak i manipulimit janë shtresat e paarsimuara, të cilët rallë e hiç që e lexojnë ndonjë rubrikë “bombastike” të mediave elektronike, ndërsa ndonjë shkrim me mbi gjashtë rreshta kurrë nuk e lexojnë. Manipulohet ajo shtresë e cila nuk ka mundësi të rezonimit dhe të një zbërthimi logjik të një problemi, por që u imponohet çka ndëgjojnë. Manipulohet ajo shtresë që ndëgjon vetëm çka ka qef. Qe ajo edhe rrenë e kulluar. Manipulohet ajo shtresë që kanë qef të vetëkënaqen, duke i’a bërë vetes rrafsh për çdo gjë.

Andaj, kujdes e mos bini pre e kësajë loje të re perfide të islamit politik, sepse ata kanë vënë maskën e kombtarizmit për të na çkombtarizuar më lehtë.

Për gazetarët e mirë përherë duhet të jetë i pranishëm 3 maji. Pse?

0

Nga: Prof. Musa Sabedini, Gjilan

– Asnjëherë nuk ka pasur më tepër interesim sesa këtë vit për të dënuar dhe gjykuar gazetarët. Vet fakti se mafia dhe grupet kriminale të interesit kërkojnë kokat e gazetarëve përmes gjykatave apo dëmshpërblimeve tregon qartë se në çfarë pozite ndodhet medie e lirë dhe e pavarur në Kosovë. Kjo edhe është arsyeja kryesore pse gazetarët e mirë dhe të ndershëm profesionalisht duhet të jetojnë dhe bashkëveprojnë çdo ditë me datën 3 maj.

Koncepti për ditën e 3 majit duhet të ndryshojë në kuptimin pozitiv duke u marrë me sfidat, pakënaqësitë dhe telashet reale që ka një gazetar apo një media për të kryer me sukses misionin e saj. Një gazetar me ndershmëri dhe kredibilitet profesional, nëse arrin që për çdo ditë të plasojë lajmin e mirë, të balancuar, shkrimin, kronikën ose intervistën e mirë duke respektuar parimet dhe kodet e etikës, ajo ditë për atë gazetar duhet të jetë festë në kuptimin pozitiv. Kjo në fakt edhe është arsyeja kryesore pse data 3 maj duhet të jetë datë e sensibilizimit, datë e përpjekjeve të vazhdueshme për ta ndryshuar media në kuptimin pozitiv, për të parë gabimet dhe të metat tona dhe për të ndikuar që kjo gjendje të ndryshojë gradualisht.

Media e ka të drejtën të bëjë kritika, të merret me të tjerët, të flas e shkruaj për të gjitha temat, të jep vlerësime, opinione, komente e këndvështrime nga më të ndryshmet, por gjithashtu media, mediat dhe gazetarët duhet edhe të jenë vetë kritik për punën e tyre të përditshme. Nuk jemi shumë keq krahasuar me mediat në rajon, por edhe nuk jemi për shumë lavd. I mbetet gazetarëve të guximshëm, atyre që jetojnë e veprojnë çdo minutë e orë për ta zbuluar të vërtetën dhe për të sjellur zhvillime dobiprurëse për publikun e lexuesin, që ta ndryshojnë trendin e gazetarisë online, trendin e një gazetarie që do jetë edhe profesionale, duke respektuar gjithnjë etikën, parimet dhe kodet etike.

Personalisht jam ithtar që media dhe gazetarët të kenë maksimalisht kujdes në qasjen, mënyrën dhe standardet e raportimit online. Jemi para një situate ku askush nuk e din saktë se çfarë po përfaqëson. Nëse i sheh televizionet të vjen me vjell në çfarë niveli bëhen ato emisione. Pa asnjë kriter dhe pa asnjë shije gazetareske.

Dalim te portalet që janë bërë shumë. Edhe këtu ka portale që gazetarinë e shohin vetëm si luftë për “like”, duke e humbur çdo kriter të vlerësimit. Nuk dëshirojë të bije nën nivelin tim profesional, për tu marrë me këto emisionet e Shoë bizit ose shtëpitë e mbyllura, ku asgjë të mirë e të dobishme nuk i sjell publikut, degjenerim e devalvim të shumtë mund të gjesh aty..asgjë tjetër. Konsideroj se data 3 maj duhet të jetë një mundësi e mirë që të flasim për vetën, për përvojat tona, për të gjitha brengat, dobësitë, problemet në teren, problemet që kanë gazetarët e rinj me kontratat e punës, kushtet e profesionit, niveli i edukimit të tyre, mundësia e trajnimeve dhe përzgjedhja e gazetarëve që do ta përfaqësonin me shumë dinjitet e profesionalizëm gazetarinë kosovare. Ne po jetojmë, punojmë e veprojmë në kushte bukur të rënda sepse në Kosovë ekziston një klimë e padurueshme dhe neveritëse ndaj gazetarëve në përgjithësi.

Gazetarët e mirë e të ngritur profesionalisht duhet të përballojnë këto presione, por ky presion dhe kjo luftë kundër nesh mund të bëhet vetëm nëse ne tregojmë aftësi, edukim dhe zhvillim profesional mediatik. Zanatin tonë duhet ta duam edhe atëherë kur jemi në krizë, edhe atëherë kur jemi të kërcënuar e shantazhuar, edhe atëherë kur ndeshemi me kriza financiare e forma tjera të pengesave. Asnjëherë nuk ka pasur më tepër interesim sesa këtë vit për të dënuar dhe gjykuar gazetarët.

Vet fakti se mafia dhe grupet kriminale të interesit kërkojnë kokat e gazetarëve përmes gjykatave apo dëmshpërblimeve tregon qartë se në çfarë pozite ndodhet medie e lirë dhe e pavarur në Kosovë. Gazetarët në Kosovë dhe gjetiu, nuk kanë asnjë arsye të merakosen për nenet e ligjet qeveritare, sepse për ta parësore dhe obligative në fushën profesionale mbetet zbatimi i kodit të etikës, si parakusht për të shmangur çfarëdo pasoje ligjore në punën e tyre. Krahas këtyre sfidave të shumta gazetarët për asnjë moment nuk duhet të dorëzohen, dhe nuk guxojnë të jenë viktimë e asnjë shantazhi a kërcënimi. Përkundrazi këto dukuri e akte kërcënuese duhet të jenë edhe një motiv më tepër për ta avancuar punën e tyre profesionale. Gazetarët e mirë dhe ata që e duan dhe kanë investuar në këtë profesion, nuk kanë frikë asnjëherë, as nga fyerjet, as nga shpifjet e as nga kërcënimet. Jam shumë i sigurt se gazetarët e mirë bëjnë të pamundurën për të përcjellë ngjarjet në mënyrë profesionale dhe për të qenë të aftë e të përgatitur për t`u përballur me sfida të shumta.

Gazetaria e mirë dhe profesionale mund të zhvillohet pa asnjë problem, kuptohet vetëm duhet durim për të balancuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve. Tani qytetari e, në këtë rast lexuesit, tanë po vetëdijesohen çdo ditë dhe po e kuptojnë rolin e medias dhe rolin që gazetari ka në shoqëri. Por, ende ka të atillë që me çdo kusht mundohen të pengojnë punën e gazetarëve, qoftë duke i fyer, kërcënuar e shantazhuar në mënyra të ndryshme. Data 3 maj nuk duhet të shënohet vetëm si datë e lirisë së medias, po mbi të gjitha, kolegët e mi duhet të jenë më solidarë me njëri-tjetrin, duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin. Nuk duhet harruar se kur gazetarët profesionistë punojnë me hile dhe tentojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin, atëherë shtrati i krimit dhe i kriminelëve të fushave të ndryshme e ka shumë të lehtë të gjejë vendin e duhur. Pra rrezik dhe krizë për mediat profesionale dhe gazetarët e të gjithë sektorëve mbetet respektimi i etikës dhe i kodeve të saj. Etika nuk duhet të jetë “saç” mbi kokë për mediet, por udhëzues dhe udhërrëfyes i shëndoshë për të shmangur dëmet ligjore.

Personalisht shumë më sfiduese për mua do të mbetet ballafaqimi eventual me ndonjë paditës në KMSHK sesa në Gjykatë. Gjykatat janë ashtu siç janë dhe asnjëherë nuk e kanë mbrojtur punën e gazetarëve. Dhe krejt ky inercion i gjykatësve vije nga fakti i një perceptimi të gabuar ndaj medieve. Gjykatat dhe gjykatësit ende mendojnë se politikanët, qeveritarët, zyrtarët e të gjitha kategorive janë të paprekshëm. Në fakt interesi publik dhe interes për publikun mbetet çdo figurë publike që paguhet nga taksapaguesit. Kuptohet mediet kanë obligim të zbulojnë vetëm të vërtetën dhe faktet. Dëmet ligjore që mund të shkaktohen nga raportimi gazetaresk, kryesisht vijnë nga raportimi për gjykatat, raportimi për krimet e rënda, fatkeqësitë, aksidentet, zjarret, vrasjet, dhunimet, prostitucioni, kontrabanda, korrupsioni etj. Mos të harrojmë një fakt se tani, me daljen në skenë të shumë portaleve dhe shfrenimit ekstrem të rrjeteve sociale, pak ka mbetur të dihet se kush po bënë gazetari e kush po bënë “argatllëk” ditor.

Mediet dhe vet gazetarët duhet të jenë sa të lira aq edhe të përgjegjshme ndaj punës së tyre. 3 Maji duhet të shfrytëzohet pikërisht për të ndërgjegjësuar botuesit e shumtë, të cilët ende i shfrytëzojnë gazetarët sikur të ishin robër. Ka shumë gazetarë, fatkeqësisht, që ende punojnë pa kontrata pune, ka shumë gazetarë e gazetare që nuk gëzojnë as minimumin e të drejtave të garantuara në kontratat e tyre eventuale. Pra, ngritja e kapaciteteve profesionale, shkollimi dhe vetëdijesimi i gazetarëve për të ditur më shumë rreth respektimit të etikës, do të duhej të ishte primare për mekanizmat që merren me të drejtat e gazetarëve. Ndershmëria është kategori e cila kërkohet në mënyrë ultimative nga gazetarët. Vetëm një gazetar i ndershëm e ka integritetin e plotë dhe opinioni i beson posaçërisht atij nëse e shpreh mendimin e vet lidhur me çështje e ngjarje të rëndësishme. Mediat duhet të jenë të lira nga çdo ndërhyrje politike dhe ekonomike gjatë punës së tyre për të informuar publikun. Ndërsa gazetarët në përgjithësi duhet të çlirohen nga frika, lakmia, servilizmi dhe vetë censura.

Gazetarët duhet t`u mbesin besnikë përgjegjësive profesionale, duke respektuar parimet e saktësisë, korrektësisë dhe objektivitetit. Kurse Qeveria e Kosovës dhe institucionet në përgjithësi duhet ta kuptojnë se mediet janë të lira dhe të pavarura. Kjo Qeveri fatkeqësisht ka treguar një qasje krejt ndryshe për mediet që gjithsesi ishte dëshpëruese sjellja dhe veprimi i tyre në shumë raste. 

  • Autori është mësimdhënës në UBT – Higher Education Institution në Prishtinë, ku punon si ligjërues në Kolegjin UBT në degën e Medias dhe Komunikimit.

Borell, a po i fryen zjarrvënies në pjesën veriore të Kosovës?

0

Gani I. Mehmeti 

  • Njënshmëri e skajshme përgjatë bisedimeve Kurti – Vuçiq më 2 maj në Bruksel 

Me deklaratën e tij, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në veriun e Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit për pushtetin komunal, që u bojkotuan nga votuesit serbë me kërkesën e Beogradit, mund të çojnë në përshkallëzim dhe të pengojnë zbatimin e marrëveshjes”, për normalizimin e marrëdhënieve siç e tha Borell, nuk është një shqetësim i tij, por kjo është një thirrje e serbëve për përshkallëzim të gjendjes nga ana e serbëve në veri të Kosovës. Kjo është një thirrje që të çohen në këmbë serbët, se në krah e kanë Borellin, i cili i përkrah ata, ndërsa e fajëson Kosovën. 

Borell nuk ndalet vetëm me kaq, ai vazhdon pas mosmarrëveshjes Kurti-Vuçiq, sërish fton serbët për situata të këqija: “Për fat të keq ata nuk arritën asnjë marrëveshje për këtë çështje dhe kam frikë se mund të përballemi me situatë të keqe”, tha zoti Borrell.  

Borell nuk do duhej të ftonte serbët për keq, ai do duhej të kërkonte që të vazhdojë qetësia deri sa të mirren vesh politikisht për gjithçka. Dhe se, për mosdalje në zgjedhje të serbëve me ftesën e Vuçiqit, nuk mund të fajësohen shqiptarët e as Qeveria e Kosovës, por faji është i tyre, që kur lëshuan punën kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe të tjerët, si dhe për mosdaljen në zgjedhje më 23 prill. 

Ndërmjetësi nuk guxon t’i fryjë zjarrit në asnjë mënyrë dhe në asnjërën anë. Ai nuk duhet e nuk guxon deklarativisht të anojë e as të shprehë shqetësimin për ngjarje të këqija, sepse në këtë mënyrë kuptohet sikur ai thërret njërën palë për përkeqësim të gjendjes, gjë që Borell e bën një gjest të tillë. Kjo është sikur ai i prin së keqes dhe sikur i fryn zjarrit. 

Krejt kjo ishte pasi Kurti-Vuçiq nuk u morën vesh për projekt statutin e Asociacionit të paraqitur, të hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë. 

Me origjinë nga Vukli i Kelmendit të Malësisë së Madhe në karrigen e gjykatësit në Amerikë

____

 

Në shkrimet e mia modeste në të kaluarën – duke shënuar raste suksesi në fushë të ndryshme të jetës tonë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam përpjekur të pasqyroj individë me prejardhje shqiptare, që e kanë dalluar veten në fusha të ndryshme si në politikë, ekonomi, financë, arsim, kulture, tregti, e të tjera. Vazhdimisht, kam bërë thirrje dhe vazhdoj të inkurajoj, në atë mënyrën time, sa më shumë rininë shqiptaro-amerikane të shkolluar në këtë vend, që të angazhohen sa më shumë në të gjitha aspektet e jetës amerikane, sidomos në ekonomi, politikë e drejtësi. Për fat të mirë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka një numër të konsiderueshëm histori suksesi në të gjitha fushat, përfshirë edhe avokatë të diplomuar, në rritje e sipër, në universitetet më të njohura amerikane dhe të angazhuar në sistemin e drejtësisë të këtij vendi. Disa herë kam pasqyruar edhe fillimet sado të rralla, por disa të suksesshme e disa jo aq të suksesshme të shqiptaro-amerikanëve në përpjekjet e tyre për t’u angazhuar në proceset e politikës amerikane në nivel vendor, shtetëror dhe federal. Unë jam i bindur se është vetëm fillimi dhe është një fillim që premton, kur të merret parasysh numri i madh i shqiptarëve që kanë kërkuar strehim këtu në Shtetet e Bashkuara pas shembjes së komunizmit dhe çlirimit të Kosovës. Këtu në Shtetet e Bashkuara, diaspora e tre dekadave të fundit, përbëhet nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga mbarë trojet shqiptare, që për fat të keq dhe si rrjedhojë e politikave dështuese në dy shtetet shqiptare, numri i shqiptarëve që po largohen nga vendlindja për në botën perëndimore, po rritet gjithnjë, edhe këtu në Amerikën e largët. Shumë prej tyre, kanë përfunduar në punë shumë të mira dhe po konkurojnë me më të mirët në Amerikë, për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të shoqërisë ku jetojnë.

Gjykatësi shqiptaro-amerikan John (Gjon) Vukli me origjinë nga Kelmendi i Malësisë së Madhe

Megjithëse një komunitet i madh, pra dhe shumë të përgatitur shqiptaro-amerikanë nga pikëpamja e arsimit të lartë dhe zotërimit të gjuhës anglisht: gjatë gjithë kësaj kohe, nuk kisha dijeni për ndonjë rast që një shqiptaro-amerikan të jetë zgjedhur në detyrën e gjykatësit, të paktën në rajonin veri-lindor të Shteteve të Bashkuara ku jeton shumica e shqiptarëve në Amerikë. Jam shumë i kënaqur të njoftoj lexuesit se: më në fund, mund të themi me krenari se kemi një gjykatës shqiptaro-amerikan i zgjedhur me vota dërmuese, nga zgjedhësit e zonës Pleasantville të rajonit Westchester të shtetit Nju Jork. Me 3 Prill, 2023 bëri betimin John (Gjon) Vukeli, i zgjedhur nga votuesit e Westchesterit në Nju Jork. Me 21 Mars, 2023, si gjykatës në Pleasantville. Me sa dimë është i pari shqiptaro-amerikan në një detyrë të tillë të lartë të drejtësisë, të pakën në këto anë. Zgjedhja e tij në detyrën e gjykatësit këtu në Amerikë, besoj se shënon vetëm fillimin e shqiptaro-amerikanëve, që zgjedhin këtë fushë të veprimtarisë së tyre si gjykatës në sistemin amerikan të drejtësisë në nivele të ndryshme rajonale.

Gjykatësi i ri i posa zgjedhur shqiptaro-amerikan, John (Gjon) Vukli rrjedh nga një familje e njohur anti-komuniste nga Vukli i Kelmendit të Malësisë së Madhe – asaj diasporës anti-komuniste shqiptare të arratisur nga regjimi komunist enverist. Familja e Sokol Dedës, babait të gjykatësit të ri shqiptaro-amerikan, nuk qe pajtuar me regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe si pasojë familja e tij e pësoi shumë keq saqë është detyrua të arratisej nga vendlindja për të shpëtuar jetën e vet dhe të familjes së tij, ndërkohë që familja e Sokol Dedës është vendosur në Bronks të Nju Jorkut, si shumë bashkatdhetarë të tjerë refugjatë politikë nga malet tona, më shumë se një shekull më parë për të kërkuar lirinë dhe të drejtat bazë të njeriut.

Në fjalimin e tij me rastin e betimit në detyrën e re, Gjykatësi shqiptaro-amerikan me origjinë nga Vukli i Malësisë së Madhe, duke pasur parasysh historinë dhe vuajtjet e familjes nën komunizëm në Shqipërinë e pas Luftës së dytë Botërore, shprehu krenarinë për origjinën e tij nga Kelmendi i Malësisë së Madhe dhe mirënjohje  për strehimin që Amerika i kishte ofruar  familjes së tij dhe për mundësitë që ky vend i ka ofruar atij për të arritur karrierë, që gëzon sot si gjykatës i zgjedhur. Ndër të tjera, gjykatësi shqiptaro-amerikan, John (Gjon) Vukli https://www.youtube.com/watch?v=bX3VG2hRtIY – foli, shkurtimisht, për jetën, karrierën dhe për familjen e tij të vuajtur dhe të persekutuar nga komunizmi: “Mësimet më të rëndësishme që mund të nxjerr nga kjo përvojë e fushatës politike është se ne jetojmë në një vend të mrekullueshëm. Ne, si individë, nuk jemi dakort për çdo gjë, por mendoj se të gjithë ne dëshirojmë të kemi të njëjtat gjëra, të drejta dhe mundësi të barabarta në jetë. Fushata për këtë detyrë, më ndihmoi të kuptoj se nëqoftë se i trajton njerëzit me respekt edhe ata do të respektojnë ty. E gjithë kjo përvojë do të jetë e vlefshme për mua, ndërsa filloj detyrën e re si gjykatës”,- theksoi John Vukli gjatë fjalimit, pasi bëri betimin në detyrën e re. Ai u tha të pranishmëve se kishte edhe diçka tjetër për të ndarë me ta dhe me të tjerë, që mund të jetojnë jashtë komunitetit, ku ai do të shërbejë si gjykatës. “Kam edhe diçka tjetër për të ndarë me ju”, vazhdoi ai.

Prindërit e gjykatësit të ri shqiptaro-amerikan John Vukli. Nëna Gjystja dhe i ndjeri babai Sokol Deda Vukli, nga Vukli i Kelmendit të Malësisë së Madhe, i Lahutës dhe i Xhubletës – Sokol Deda Vukël – VENDIT TIM – këndon Vasel Shkreli – YouTube – Kangë me lahutë nga lahutari shqiptaro-amerikan, Vasel Shkreli kushtuar Sokol Dedës dhe familjes së tij.

Krenar se është shqiptar! “E kam fjalën për komunitetin shqiptaro-amerikan. Nuk e di nëse ka pasur gjykatës shqiptarë amerikanë më parë, qoftë këtu në Nju Jork, qoftë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara. Ndoshta, po, ndoshta jo. Por, unë jam shumë i vetëdijshëm për mbështetjen, që kam marrë nga komuniteti shqiptaro-amerikan ç’prej kohës që kam njoftuar vendimin për të shpallur kandidaturën time për gjykatës të kësaj zone adminstrative. Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte plot krenari për kandidaturën time dhe unë gjithashtu, si pjestar i këtij komuniteti, “jam krenar që jam shqiptar”,- theksoi ai në fjalën e tij përshëndetëse pas betimit. Gjykatësi i ri ndau me të pranishmit disa të dhëna mbi origjinën dhe historinë e familjes së tij: “Prindërit e mi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara. Vëllëzërit e mi dhe unë kemi lindur këtu në Shtetet e Bashkuara. Në familjen tonë kemi folur shqip, kemi dëgjuar muzikë shqiptare dhe kemi marrë pjesë në një grup kërcimtarësh pranë Kishës Katolike shqiptare në Nju Jork. Duke u rritur në këtë vend, mësuam për persekutimet ndaj përindërve të mi, familjes dhe popullit tonë në Shqipëri. Mësuam për vështirsitë me të cilat prindërit e mi dhe paraadhësit tanë ishin përballur, gjë që i detyroi të arratiseshin nga vendi i të parëve për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kjo histori padrejtësisht, vuajtjesh dhe persekutimesh të prindërve dhe të para-ardhësve tanë, më ka ndihmuar të përvetësoj një përspektivë në jetë dhe më ka nxitur për të vazhduar studimet në degën e drejtësisë. Unë dhe vëllezërit e mi jemi përballur me sfidat, me të cilat përballen të gjithë ata të brezit të parë emigrantësh në këtë vend, përfshirë sfidën se si të, “nderosh Atdheun e të parëve, dhe njëkohësisht, të bëhesh pjesë e këtij vendi të adaptuar? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje më ishte bërë e qartë që në fillim nga prindërit e mi shumë të mençur”,- u tha Z. Vukli pjestarëve në ceremoninë e betimit të tij. “Ata depërtuan atë mjegullën, që i rrethonte, duke na dhënë ne fëmijëve të tyre, këshillat dhe vlerat më të mira amerikane: studio shumë, pastaj edhe pak më shumë, shumë më shumë e ashtu me radhë… Sot mendoj për babain tim, Sokol Deda Vukli. Jam i sigurt se ai është duke shikuar nga lart dhe jam i bindur se e ndjen veten shumë krenar në këtë ditë…”, tha ai. Më në fund, gjykatësi i ri shqiptaro-amerikan John (Gjon) Vukli, bir i Sokol Dedës; i një familjeje fisnike e bujare, por edhe trime e patriotike nga Vukli i Kelmendit, kreshnik të Malësisë së Madhe, që nuk u përkul kurrë para padrejtësive. Falënderoi të gjithë ata, që votuan për të, ndërsa shprehu krenarinë e tij me rezultatet e votimeve në favor të tij. Me këtë rast, ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën e familjes, miqve, komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, përfshirë dhe personelin e gjykatës ku do punojë ai për punët e tyre, ndërsa u zotua se do t’i shërbejë me përkushtim komunitetit Pleasantville të rajonit administrativo-juridik Westchester të shtetit Nju Jork. Si një hap i parë në këtë drejtim, ai ka vendosur që angazhimet dhe premtimet që u ka dhënë votuesve gjatë fushatës elektorale, të vazhdojnë të jenë të postuara në portalin e tij, si një kujtesë për votuesit, se cilat ishin premtimet e tij dhe si do t’i zbatojë ato premtime gjatë mandatit të tij në detyrën e re. Përgjegjësi ndaj votuesve dhe respekt për mbështjen e tyre, bazuar në premtimet e bëra!

Një hap i parë, por i rëndësishëm për gjykatësin e ri shqiptaro-amerikan drejt një karriere të frutshme e të suksesshme. Urime shqiptaro-amerikanit John (Gjon) Vuklit dhe përparime të shpejta atij në nivele edhe më të larta në fushën e drejtësisë dhe të gjykatave shtetërore e federale në Shtetet e Bashkuara. Lartë e më lartë!

1 Maji është kremtuar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
_____
1 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE E KLASËS PUNËTORE NE SHQIPERI
Për herë të parë 1 Maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Atë ditë, një grup të rinjsh e punëtorësh shkodranë organizuan një manifestim nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës dhe më pas një piknik jashtë qytetit, tek ura e Mesit.
Ndërsa shpallja e 1 majit dita e punëtorëve shqiptarë dhe festë zyrtare në Shqipëri është bërë më 14 mars 1946 nga Asambleja Kushtetuese, kur ajo pranoi Kushtetutën.
Si rrjedhojë gjatë rindërtimit të ekonomisë dhe zhvillimit të gjithashëm të Shquipërisë pas çlirimit të saj nga UNCSH, festa e 1 Majit caktohej si afat përfundimi veprash të ndryshme ekonomiko-sociale. Ja disa prej tyre:
(1). Në 1 maj 1946 u inaugurua rruga Berat-Çorovodë, në mes të një gëzimi dhe entusiazmi të papërshkruar të popoullit të Skraparit. Gjatësia e rrugës ishte 49 km, e cila pati edhe 30 ura të mëdha e të vogla. Në inaugurimin e saj morën pjesë më se 5.000 burra, gra, të rinj e të reja dhe pionerëtë shkollave përqark Çorovodës si dhe ushtarët e repartit Ushtarak “980” të xhenjos, të cilët fituan simpatinë e gjithë popullit të Skraparit, pasi qenë ata ushtarë që çanë ripin e Strores, e cila dukej se ishte e pamundur të hapej. Për inaigurimin e kësaj rruge shkuan Ministri i Botores ing. Spiro Koleka dhe Kahreman Ylli.
(2). Më 1 maj 1948 u inaugurua fillimi i Prodhimit në Kantjerin e Bitumit në Patos, punimet për ndërtimin e të cilit kishin filluar në mars të vitit 1947.
(3). Po më 1 Maj të vitit 1948 u inaugurua përfundimi dhe lëshimi i ujit në Kanalin Ujitës “Naum Panxhi”, punimet për të cilin kishin filluar në nëtor të vitit 1946. Ky kanal pati një gjatësi prej 33 km dhe gjerësi 2-5 m. Me këtë kanal ujiteshin 2.500 ha tokë arë. Rrjedhja e tij fillonte nga kanali Hajdaraj, që e merrte ujin nga lumi Shkumbin, dhe pastaj kalonte fushat e Hajdaranit, Kryezjarrthit, Mjekësit, Kuqanit, fushat e Shirgjanit e ato të fshatrave Gjormë, Gjergjan, Bejlik, Malesej, fushën e madhe të Pozhakut prej 700 ha, si dhe tokat e fermës së Cërikut.
(4). Më 1 maj 1955 është bërë inaugurimi i Kanalit Ujitës Vjosë – Levan – Fier, i cili gjarpëronte që nga Selishta e gjer poshtë në Pojan. Kanali ishte me gjatësi 32 km, me kapacitet ujitës për 15.000 ha tokë arë. Shifrat treguan se puna ishte shumë e madhe: 1.300.000 metra kub gërmine me krahë, lëvizje dheu me makineri – 1.204.000 metra kub. Ceremoninë e inaugurimit të kanalit e hapi kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Qarkut të Vlorës, Faik Ahmeti; shiritin e preu Kryetari i Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, ndërsa përshëndetjen e bëri Sekretari i Parë i KQPPSH Enver Hoxha, kurse portat e kanalit i hapën Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.