





TË DREJTAT E NJERIUT NË IRAN
NTB / Aftenposten
Më 6 maj 2023 në orën 05:50
Suedezo-iranian i ekzekutuar në Iran Suedezo-iranian Habib Chaab do të ekzekutohet në Iran, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediat shtetërore në Iran. Ai është dënuar për kryerjen e një sulmi me bombë.
Autoritetet suedeze kanë punuar për të ndaluar ekzekutimin e Chaab, një shtetas suedez.
Chaab është një aktivist politik dhe ish-udhëheqës i një grupi separatist arabo-iranian me siglën ASMLA.
Ai ka jetuar në mërgim në Suedi për disa vjet. Në vitin 2020, ai u rrëmbye gjatë një vizite në Turqi nga ajo që besohej se ishte inteligjenca iraniane. Që atëherë ai është burgosur në Iran.

Nga: Eshref Ymeri
U bënë tash shumë vjetë që kur në mjetet e informimit masiv në Dardani, u hodh në qarkullim ideja e “ekzistencës së kombit kosovar”. Këtë ide, sa idiote, aq edhe armiqësore, e pati hedhur në qarkullim Profesori Nexhmedin Spahiu. Asokohe pata menduar se ky farë profesori është pjesë e aradhes së agjentë-argatëve të Serbisë në Dardani dhe në këtë mes nuk kishte asgjë për t’u habitur. Sepse dihet që mercenarizmi, tradhtia e disa shqiptarëve të shitur, në shërbim të armiqve tanë të tërbuar tradicionalë serbogrekë, është një virus i mallkuar me aftësi të jashtëzakonshme mbijetese në organizmin e tyre. Pra, edhe në rastin e Profesorit Nexhmedin Spahiu, autorit të shpikjes së “kombit kosovar”, nuk kishte asgjë të çuditshme: ai po kryente detyrën e vet, si agjent i Beogradit. Dhe nënkuptohet që agjentët shqiptarë në shërbim të armiqve të huaj, domosdo që janë varrmihës të kombit të vet, sepse për ta është shumë më e shtrenjtë ylefeja që u paguajnë armiqtë në fjalë, sesa atdheu, kombi nga kanë origjinën.
Nuk e quaj të arsyeshme të ndalem në dallimet mes kombit dhe shtetit, sepse këtë problem e kanë trajtuar analistë të tjerë, si historiani i talentuar dhe specialisti i së drejtës ndërkombëtare, Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni, i cili ka bërë sqarimet përkatëse sa herë që Profesor Nexhmedin Spahiu, pasi ngopet së kulloturi në grazhdin serb, del e pëllet breg më breg për shpikjen e “kombit kosovar”.
Me kalimin e viteve, ky profesori Nexhmedin Spahiu, si argat i regjur i Beogradit, pati shkruar dhe botuar disa libra-paçavure, kushtuar shpikjes së”kombit kosovar”. Me sa kam dijeni, ai hodhi në qarkullim paçavure të tilla, si, fjala vjen, “Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004; “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014; “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”, Prishtinë, 2021, etj.
Megjithatë, në bindjen time se Profesori Nexhmedin Spahiu është agjent-argat i Serbisë, paskam qenë i gabuar. Sepse e vërteta rezultuaka krejt ndryshe. Ai nuk qenka agjent-argat i Serbisë, ai qenka armik i betuar i Dardanisë. Kisha dëgjuar dhe herë-herë edhe ndjekur në mjetet e informimit masiv se Profesori Nexhmedin Spahiu ftohej për intervista në studio televizive serbe. Prandaj u interesova te miku im dardan, Profesor dr. Mehdi Hyseni, nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, i cili mund të më ndihmonte me ndonjë burim nga mjetet e informimit masiv të Serbisë, në të cilat shkruhet për Profesorin Nexhmedin Spahiu. Dhe Profesor Mehdiu, si një intelektual tepër korrekt, më dërgoi një artikull të gazetës serbe “Politika”, të datës 01 shtator 2007. Artikulli titullohet:
Albanski političari s Kosova putuju s pasošima SAD i Unmika
Nga ky artikull kam shkëputur vetëm dy paragrafët e fundit, ku flitet për Nexhmedin Spahiun. I jam shumë mirënjohës Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi për përkthimin e titullit të gazetës dhe të dy paragrafëve të fundit. Materiali i përkthyer fillon me citimin nga ana e gazetës të fjalëve të Nexhmedin Spahiut:
Gazeta serbe “Politika”
1 shtator 2007
Politikanët shqiptarë nga Kosova udhëtojnë me pasaporta amerikane dhe të UNMIK-ut
____
“Jam i martuar me një shqiptare dhe e kam pasur të lehtë ta marr pasaportën. Në fund të fundit, me dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, kam kaluar tranzit kudo në botë dhe kur është fjala për viza, duke pasur parasysh që jam në gjendje të mirë me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në vendet e tjera, nuk e kam të vështirë të shkoj atje”, – thotë Nexhmedin Spahiu, i cili kujton se dikur, në vitin 2005, kur kishte shkuar në Beograd, ku ishte i ftuar në një emision në një televizion të Beogradit, “ka kaluar lirshëm në vendkalimin kufitar -administrativ në Rudnicë, sepse askush atij nuk i kërkoi dokumente…”.
Në vërejtjen e gazetës (Politika) se nuk mund ta kalonte “kufirin” aq lehtë, më ftesën e zonjës Sonja Biserko në Beograd, Spahiu pohon se ftesën ia kishte dërguar ajo dhe se “ndoshta për këtë nuk i kushtohej vëmendje”.
Përkundër pretendimeve të Spahiut, i cili përndryshe është një “përkrahës i Kosovës së pavarur”, gazeta arriti të marrë informacionin se ky analist politik shqiptar posedon një dokument udhëtimi të Republikës së Serbisë, të lëshuar në Rashkë, të regjistruar me numrin e pasaportës 004607754.
Pasaporta e tij është lëshuar më 27 janar 2005. Pikërisht vitin kur ai pretendoi se “ka kaluar pikëkalimin administrativ të Rudnicës” kur asnjë nga shërbimet e policisë dhe doganave nuk kontrollohej nga askush”.
Pra, Profesor Nexhmedin Spahiu qenka edhe shtetas serb. Nuk ka asgjë të keqe kur bëhesh shtetas edhe i një shteti tjetër, duke u pajisur me pasaportë. Por Serbia nuk është shtet si çdo shtet tjetër. Sepse ajo është armike tradicionale e mbarë kombit shqiptar në përgjithësi dhe e Dardanisë në veçanti. Se të kërkosh të marrësh shtetësinë e një vendi armik, do të thotë të shndërrohesh në ushtar të atij vendi dhe të rreshtohesh kundër vendit nga e ke origjinën. Prandaj Nexhmedin Spahiu duhet të dëbohet nga Dardania dhe të dërgohet në Serbi. Kjo për arsye se në Serbi ai nuk do t’i shkaktojë ndonjë dëm Dardanisë, se atje do të radhitet përkrah egërsirave fashiste serbe dhe do të vazhdojë të lehë në kor me to kundër kombit tonë, ashtu siç kanë lehur dhe vazhojnë të lehin gjatë më shumë se një shekulli. Por në Dardani Profesor Nexhmedin Spahiu është shumë i rrezikshëm, sepse me propagandën e tij thellësisht armiqësore për shpikjen e “kombit kosovar”, ai përbën një vatër shumë të rrezikshme infeksioni, me të cilin ka helmatisur dhe vazhdon të helmatisë edhe një takëm njerëzish, të zhveshur nga çdolloj morali dhe dinjiteti kombëtar. Pra, nëse nuk dëbohet për në Serbi, duhet të merret në ndjekje penale për propagandë antikombëtare, proserbe.
Para disa vjetësh, Profesori Nexhmedin Spahiu, si shtetas serb, ishte ftuar për intervistë në studion e televizionit shtetëror serb RTS, ku kishte përballë ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Në mjetet e informimit masiv u dha njoftimi në vijim:
“Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Europian.
Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës.
Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat serbe, Spahiu i bëri në RTS, televizionin shtetëror serb, te cilin e kishte bombarduar NATO për propagandë antinjerëzore në vitin 1999 (Citohet sipas: “Nexhmedin Spahiu në Serbi thotë se Edi Rama merr drogë” . Faqja e internetit “lajmi.net”. 20 maj 2017).
Një sulm të tillë kundër kryeministrit Rama mund ta bëjë vetëm një fashist serb, jo një shtetas shqiptar. Por Nexhmedin Spahiu, duke pasur shtetësi serbe, ka veshur mantelin e një fashisti serb.
Katër vjet më vonë, Profesori Nexhmedin Spahiu pati lëshuar deklaratën në vijim:
“Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia” (Citohet sipas faqes së internetit “ekonomia online”. 24 korrik 2021).
Edhe kjo deklaratë e ka frymëzimin në mjedisin fashist serb, ku Profesori Nexhmedin Spahiu ndihet si në shtëpinë e vet. Se një intelektual shqiptar, me rrënjë dhe me taban të shëndoshë kombëtar, nuk mund ta lëshojë kurrsesi një deklaratë të tillë. Kjo për arsye se një bashkëkombas dardan, me brumosje të shëndetshme nacionaliste, mund t’i drejtohet me pyetjet në vijim:
“Çfarë duhet t’i japë Kosova Serbisë, ore faqezi, ore turpi i mbarë kombit shqiptar? Harrove, ore i pafytyrë, se sa borxhe i ka Serbia Kosovës pas gjithë atyre mizorive, shkatërrimeve, vrasjeve dhe poshtërimeve që kreu në fundin e viteve ’90 dhe deri tani nuk është penduar për asgjë absolutisht? Paç faqen e zezë dhe turpi të mbuloftë në jetë të jetëve, ty dhe bashkëmendimtarët e tu!”.
Kaliforni, 04 maj 2023
Seul, 4 maj 2023
Kryeministri Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 në Seul të Koresë së Jugut, të organizuar nga Federata e Paqes Universale
Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
“Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” është titulli i samitit në këtë vit. Kryeministri Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.
Në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Newt Gingrich, Kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.
Kryeministri veçoi dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër. Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik.
Si një prej rajoneve më dinamike dhe me rritjen më të shpejtë si në aspektin e numrin të popullatës ashtu edhe në fuqisë ekonomike dhe kapaciteteve ushtarake, rajoni indo-pacifik kap vëmendjen të gjithëve. Republika e Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, mbështetë zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë.
Ai shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Taivanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.
Jemi të interesuar dhe të përkushtuar të punojmë në të ardhmen, mbi bazën e respektit reciprok dhe vlerave të përbashkëta, për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse.
Ndërkaq, gjatë pasdites, kryeministri ishte panelist në diskutimin që në fokus kishte Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku pati mundësi që të ndajë me të pranishmit këndvështrimin e tij sa i përket zhvillimeve dhe situatës në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Kosova po e bënë më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Prezantoi të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit. Veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Ai tha se në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë. Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë. Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar qw t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njejtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti.
Video materiali nga fjala e Kryeministrit Kurti në sesionin e paradites me titull “Drejt paqes në Indo-Pacifik”: https://we.tl/t-aoeWhK2Ym9
Video materiali nga fjala e Kryeministrit Kurti në sesionin e pasditës: https://mab.to/t/43TVYZc4NPl/eu1
Foto: https://we.tl/t-M5IKetukcE
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në sesionin e paradites me titull “Drejt paqes në Indo-Pacifik”:
Your Excellencies,
Ladies and Gentlemen,
Dear participants,
First of all, let me sincerely thank you for the invitation to participate in this Conference and to speak at the forum “Toward Peace in the Indo-Pacific”.
I just arrived in Seoul this morning, two hours ago, flying from Brussels, where we had a high level meeting between Kosova and Serbia, facilitated by the EU, and we did manage to agree on the text concerning missing persons issue, getting to an agreement on 1617 forcibly disappeared as result of the war we have had a quarter of a century ago. And it is great to be back in Seoul after four years, we celebrate 80th birthday of mother Moon when it is more obvious than ever that only universal peace is a sustainable peace and when peace need a federation of those who really want it.
The time we are going through represents a historical turning point. Two trends are sweeping through the world today: freedom, peace and democracy on one hand, and invasion, war and autocracy on the other. Both of these trends have become very clear, especially after the Russian invasion of Ukraine. We find that these two trends are present all over the world, so also in the Indo-Pacific.
In this time of globalization, Europe, Asia and the Pacific are not far away. My country is located in Europe, but developments in the Indo-Pacific are also having an impact on the Southeast European region, just as the unprovoked Russian aggression against Ukraine is having an impact on the Indo-Pacific region.
This region is receiving great attention. It is not only diverse but also one of the most dynamic and fastest growing regions in the world, very important both in terms of population size, economic strength and military capacity. This is the region of some of the largest and most populous countries on earth, such as India, China and Indonesia, which together in this region account for more than half of the world’s population. But it is also a region of sparsely populated countries such as the Pacific Islands, with their unique histories, cultures and perspectives. 60% of world GDP is generated in this part of the world, which is also home to seven of the world’s largest armies.
We are closely following the US-China competition in the Indo-Pacific on regional security, technology and global leadership. China’s perspective in Europe is diverse: as a trading partner, as an economic competitor and as a political opponent. We in Europe find it difficult to understand the reluctance of some Asian countries to openly condemn the Russian invasion of Ukraine, and the decision not to impose sanctions on Russia. Some countries have even increased cooperation with Russia since the invasion.
Despite its diversity, the Indo-Pacific region shares a common interest in maintaining peace, stability and security. This is reflected in the many initiatives and organizations that have sprung up to promote regional cooperation and integration, such as ASEAN, QUAD and the Pacific Islands Forum. In our view, the cooperation of Japan, South Korea, Singapore, India, Indonesia and other countries in the region with the United States, Europe Union, Australia and Canada is very important for world peace and security, especially for peace and security both here and beyond.
The Republic of Kosova supports peaceful developments in the Indo-Pacific region. Respect for territorial integrity, peace and security in the region are vital to world peace and prosperity. Stability in the Taiwan Strait and freedom of navigation through the South China Sea are very important to that end. Peace is regularly disturbed by missile launches from North Korea. Like our allies, we find such conduct dangerous and unacceptable.
Another serious problem is climate change. Pacific countries such as Tuvalu, Marshall Islands and Kiribati are seriously threatened by rising sea levels. It would be a great loss to world culture if the territories of these countries were to be covered with water due to our negligence in combating global warming. We therefore, wholeheartedly support world-wide efforts against clime change. And we have also joined those efforts by investing in renewable energy and beginning our transition to a green economy.
Kosova’s strategic interests are identical to those of our allies. Kosova shares the democratic values of the EU and the United States, has a similar multi-party system, and holds regular and free elections. Freedom of expression, freedom of the press and association, human rights and non-majority communities are respected in our country.
We will continue to work with our allies to combat transnational threats to peace and security in the Indo-Pacific region, and to promote mutual respect, safe movement and navigation, cooperation on climate change challenges, global health and cybersecurity. If we work together for peace and security, the region will prosper. The future of the Indo-Pacific is a free and open region, connected, prosperous, secure and resilient for generations to come.
Kosova greatly admires the achievements and the potential that South Korea, Japan Singapore and Taiwan have in the digital field. We are very interested in working with these countries, and with others, in these areas.
We have excellent relations with Japan, Australia, New Zealand, Thailand, Malaysia, Singapore and almost all of the Pacific Islands. The government I lead has reached out to the countries of the Indo-Pacific to cooperate in a number of areas. We commit to working together in the future, on the basis of mutual respect and shared values, to promote peace, stability, democracy and prosperity.
Let me conclude by saying that I believe people are good and peace loving. People, nations, do not start wars. People suffers wars. This is why I am helpful that freedom of the people and peace among the people do prevail.
Thank you very much!

Paraardhësit e intelektualit dhe dëshmorit Ejup Shala në Konushevc të Podujevës, kanë ardhur rreth viteve 1900-1902 nga fshati Kovaçicë e Shalës së Bajgores.
Lagjia ku ata shtrihen nga të gjithë njihet si lagjia e Bajgorëve. Ruajtja me fanatizëm e këtij toponimi e tregon më së miri etnogjenezën e kësaj vëllazërie të madhe.
Kjo familje malësorësh e edukuar në odat e tipit shkollë dhe Kanunin e maleve edhe në vendbanimin e rinj do ta ruajë nderin, atdhedashurinë dhe mikpritjen.
Zgjerimi i kësaj familjeje më 1950 do t’i detyrojë Sherifin, Zenunin, Rexhepin, Hysenin dhe Shabanin të kalojnë në Prishtinë dhe Podujevë. Ndërkaq, Ramadani me gruan dhe fëmijët e tij, mbetet në Konushevc.
Ata të organizuar mirë dhe në raporte tamam vëllazërore me njëri-tjetrin, gjithçka do të orientojnë në shkollimin e fëmijëve të tyre.
Arsimimi dhe edukata e duhur prindërore do të bëjnë që djemtë e kësaj familje në momentet më kritike t’i dalin zot Kosovës.
Edhe pse ende i njomë në ballë të demonstratave të mbajtura më 27 Nëntor 1968, në Podujevë, do të jetë Hasan Shaban Shala . Ai nga regjimi i atëhershëm komunist i Titos, do të mbahet 1 muaj në burgun e Prishtinës.
Kurse i vëllai Behxhet Shaban Shala, në mars dhe prill të vitit 1981, si student i Fakultetit të Mjekësisë në Sarajevë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, do t’i mbështesë haptas studentët e Universitetit të Kosovës, që ato ditë nëpërmjet demonstratave paqësore po kërkonin të drejta të barabarta me popujt e tjerë të ish- Jugosllavisë.
Ai për mosrespektim të diktateve të serbo-sllavëve më 25 maj 1981, do të dënohet më tri vite burgim, të cilat do t’i vuajë në burgun e Sarajevës, Foçës dhe Mostarit.
Në burgun e Mostarit së bashku me Behxhetin, dënimin e vuan edhe heroi i kombit Rexhep Malaj.
Ai nga ky burg lirohet më 23 maj të vitit 1983,e dy ditë më vonë do të lirohet edhe Behxhet Shala, shok i të njëjtit ideal me Rexhën.
Vetëm 6 muaj pas lirimit nga burgu Behxheti, dërgohet në shërbimin e detyruar ushtarak të Jugosllavisë, në Ilirska-Bistricë të Sllovenisë.
Ai do të dënohet prapë në prill të vitit 1984,së bashku me Hysen Shuradhanin e Kaçanikut. Ata me nga 12 vite burgim të rëndë me një proces të montuar politik do t’i dënojë Gjykata Ushtarake e Zagrebit.
Nënpretekstin e njëjtë dhe akuzën se ishin organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave të mëdha studentore të 1 prillit të vitit1981,të mbajtura në Prishtinë, nga familja Shala, do të dënohen vëllezërit Ejup dhe Ukshin Shala, si dhe kushëriri i tyre Mehmet Shaban Shala.
Kurse, Mustafë Rexhep Shala- Taki, teknik në Shtypshkronjën “Rilindja” të Prishtinës, do të keqtrajtohet rëndë nga policia serbe.
Në radhët e para të demonstratave gjithëpopullore të vitit 1989,do të jetë edhe bashkëshortja e Behxhet Shalës, Fexhrije Bilalli Shala.
Ajo vetëm pse ishte vënë në mbrojtje të kushtetutshmërisë së Kosovës mbahet në burgun e Mitrovicës, 12 muaj e pesë ditë.
Nga biseda e drejtpërdrejtë me zonjën Shala, mësojmë që gjatë qëndrimit në këtë burg,ajo rrahet deri në gjakosje nga disa UDB-ashë, shqipfolës shërbëtor të Serbisë.
Është për indinjatë dhe zemërim fakti që sot fëmijët e këtyre UDB-ashëve, janë të sistemuar për lakmi në institucionet e shtetit të Kosovës.
Në vitin 1989, derisa Behxhet Shaban Shala, po e vuante ende dënimin në llogoret e Stara Gradishkës së Kroacisë, policia serbe ia bastis shtëpinë në Podujevë.
Me ç ‘rast i keqtrajton dhe i arreston vëllezërit e tij, Hasanin dhe Ekremin . Ata pa kurrfarë shpjegimi paraprak do të mbahen të ngujuar nga 15 ditë në burgun e Prishtinës, gjegjësisht në atë të Smrekonicës së Vushtrrisë.
Me fillimin e luftës frontale Sredoje Radojeviq i njohur me nofkën Cipiripi, dhe njëfarë Bosanaci i Madh, në dukje identik me një hipopotam, futën pa kurrfarë paralajmërimi në dyqanin “Vlora “pronë e familjes Shala.
Këta dy policë serbë të njohur edhe më herët me agresivitetin e tyre ndaj banorëve duarthatë të Llapit, e keqtrajtojnë brutalisht Ekrem Shaban Shalën.
Veç kësaj edhe ia demolojnë lokalin që kohëpaskohe shfrytëzohej edhe si vendtakim i aktivistëve të KMDLNJ-së, Nënkëshilli në Podujevë.
Në dhomat aneks të këtij lokali me në krye Atdhetarin e njohur llapjan Xheladin Rekaliu, mbaheshin edhe konsultime, se si duhet vepruar në situata emergjente karshi Serbisë okupuese.
Shtëpia e bacës Shaban ishte e hapur në çdo kohë për Xhelën dhe veprimtarë të tjerë, që me ngulm synonin shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
Edhe pas kryerjes së burgut sistemi komunist i Jugosllavisë, burrave dhe grave të familjes Shala, do t’ua ndalojë punën në Arsim e Administratë.
Ata si të papërshtatshëm “moralo-politikisht“ do të bëjnë punë kuzhinieri, shitësi ambulator, rritësi të viçave etj, vetëm sa për të mbijetuar.
Kjo paperspektivë me mungesë të gjërave më elementare, ata do t’i përcjellë sikurse shumë familje të tjera, deri në çlirimin definitiv të Kosovës, nga shovinistët serbo–sllavë dhe bajgat e tyre.
Shaljanët në përgjithësi e kanë një të kaluar të dhimbshme. Djemtë e tyre vazhdimisht janë përndjekur dhe burgosur nga regjimet serbo-sllave.
Kësaj radhe lexuesin do ta njohim në pika të shkurta me jetën dhe veprën e Ejup Halim Shalës, mësimdhënës dhe drejtor i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani “në Podujevë, vrarë më 5 maj 1999, nga policë e grupe paramilitare të Serbisë .
Ejup Shala lindi më 19 prill 1951 në Konushevc të Llapit. Ai është fëmija i tretë nga gjithsej tetë fëmijët e Halimit dhe Hasimes.
Ejupi, katër klasat e para të fillores i përfundoi në shkollën e fshatit Sibovc i Epërm, paralele e ndarë e asaj “Ganimete Tërbeshi“ të Gllamnikut. Mësues i tij ishte Shefki Bahtir Duriqi nga Obrança e Podujevës.
Kurse, klasën e -V-,-VI-,-VII-dhe-VIII-, me shtim lëndësh dhe me 5-6,arsimtarë të rinj, të cilët në mungesë kuadri i jepnin nga dy-tri lëndë mësimore e kreu në Lluzhan.(fshat i regjionit të Llapit)
Meqenëse i takonte grupit më të mirë të nxënësve regjistrohet në gjimnazin “8 Nëntori “të Podujevës.
Edhe pse Ejupi me plot dëshirë dhe entuziazëm do t’i nisë mësimet në këtë gjimnaz, papritur do të hasë në një problem të pazakontë.
Përkundër, asaj që ai kishte nota shumë të mira, vitin e parë do t’ia humbë njëfarë Mile Paunoviq,i cili e jepte lëndën e Artit muzikor(Muzička umetnost).
Në mungesë kuadri kjo lëndë zhvillohej në gjuhën serbe. Paunoviq ishte një skile dhe nga brenda vlonte nga urrejtja ndaj shqiptarëve. Ai këtë akt të ultë e bënë duke qenë i sigurt që Ejupi, do ta braktisë shkollimin.
Me veprimin e tij do të habiten të gjithë, ngaqë Ejupi në të gjitha lëndët e tjera kishte 4-she dhe 5-sha.
Kuptohet që ky rast do ta rëndojë Ejupin shpirtërisht, sepse klasa e tij si gjeneratë e gjashtë e gjimnazit “8 Nëntori “të Podujevës, kishte nxënës të sjellshëm dhe të dalluar, si në mësime ashtu edhe në sport.
Ai shok klase e kishte edhe prof.dr.Fatmir Sejdiun, mësimdhënës shumëvjeçar i Historisë së shtetit dhe së drejtës në Fakultetin Juridik të Prishtinës, dhe ish-President i vendit tonë gjatë viteve 2006- 2010 .
Zejnullah Zejnullahu–Zena, një shok tjetër klase i Ejup Shalës, sot 72 vjeç e kujton atë periudhë të erret, kur horri Mile Paunoviq, të gjithë ata që nuk e njihnin gjuhën serbe i fyente me fjalët më të rënda.
Mirëpo, Ejupi një djalë i shkathët e plot gjallëri s’do të dorëzohet. Ai do të punojë sistematikisht dhe do të diplomohet në këtë gjimnaz me nota të larta.
Edhe pse posedonte njohuri të përgjithshme rasti me Pauno-viçin, ishte një motiv dhe nxitje ma tepër që Ejup Shala, të studioj në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, drejtimi: Gjuhë shqipe dhe letërsi.
Ai më 1978 diplomohet në këtë Fakultet me notë të përgjithshme mbi 8 (tetë). Pastaj, 5-6 muaj punon së bashku me të vëllain Ukshinin, në shkollën 8 -vjeçare “Boro e Ramizi” tani “ Kongresi i Manastirit“ në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Në vjeshtën e vitit 1979 krijon marrëdhënie të rregullt pune në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës.
Ish-nxënësit e tij Hamdi Jaha dhe Florin Llugaliu, sot inxhinierë të ndërtimtarisë, përkatësisht të elektronikës e vlerësojnë lartë punën edukativo-arsimore të Ejup Shalës.
Ata thonë “profesor Ejupi, na këshillonte vazhdimisht për punë ekipore dhe mosnënshtrim, në asnjë mënyrë përpara shovinistëve serbë.”
Veprimtaria e Ejupit përcillej nga UDB-a, jugosllave çdo hap. Megjithatë, ai nuk zmbrapsej por vazhdonte aktivitetin kombëtar pa iu trembur syri.
Më 28 prill të vitit 1981 në orët e hershme të mëngjesit UDB-a, jugosllave dhe zagarët e saj, që ishin jo të paktë, e rrethojnë shtëpinë e Ejupit, në fshatin Konushevc dhe e arrestojnë atë, së bashku me vëllezërit e tij, Ukshinin dhe Enverin.
Ukshini dhe Enveri në mungesë provash do të lirohen nga burgu si të pafajshëm . Ndërkaq, Ejupi, i akuzuar sipas nenit 133,të LPJ-së, do të dënohet me 4-vjet burgim të rëndë.
Ai burgun do ta vuajë në Mitrovicë, Zenicë dhe Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pas lirimit nga burgu Ejup Shala, do të angazhohet në LDK-së, dega në Podujevë.
Në këtë subjekt politik që për kohën ishte Lëvizje Mbarëpopullore, Ejupi do ta kryejë funksionin e kryetarit për Kulturë, Rini dhe Sport. Ai katër-pesë mandate do të jetë edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Podujevë.
Ejup Shala gjatë periudhës së okupimit ishte njëri nga organizatorët e përvjetorit të 25-të, të demonstratave studentore të vitit 1968.
Ky simpozium i mbajtur në nëntor të vitit 1993,në amfiteatrin e shkollës fillore “Naim Frashëri” të Podujevës, do të kujtohet gjatë.
Mbi këto ngjarje që sollën hapjen e Universitetit të Kosovës dhe zyrtarizmin e simboleve tona kombëtare, patën referuar bartësit e tyre, Xheladin Rekaliu, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Hakif Sheholli etj.
Ejupi po ashtu ka ndihmuar edhe në organizimin e tryezave të ndryshme me temë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Rreshtat me stilolaps janë shkruar në mars të vitit 1993, me rastin e shënimit të katër vjetorit të rënies së dëshmorit Mehmet Maliq Ejupi.
Mehmeti, vritet më 27 mars 1989,nga policia gjakatare e Serbisë. Ai edhe mijëra llapjanë të tjerë atë të hëne kritike, po protestonin fuqishëm në qytetin e Podujevës, kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës.
Këta rreshta të shkruar nga dora magjike e profesorit Ejup Shala, sot me shumë mall e respekt ruhen nga autori i këtij shkrimi Arif Ejupi.
Ai gjatë gjithë jetës do të ndihet krenar që pati rastin të bashkëpunoj me eruditin dhe trimin e pakrahasueshëm, Ejup Halim Shala.
Ejup Shala krahas veprimtarisë atdhetare edhe në kohë okupimi nga Serbia, do ta bëjë punën e mësimdhënësit të Gjuhës Shqipe, në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani “ të Podujevës.
Mësimi zhvillohet në kushte jashtëzakonisht të rënda. Ai mbahet në shtëpi private dhe baraka të ndërtuara me pllaka tallashi.
Në vitin 1996 me votën unanime të mësimdhënësve dhe aprovimin e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së komunës së Podujevës, z. Ejup Shala, emërohet Drejtor i përgjithshëm i këtij gjimnazi.
Ai deri në vdekje do të mundohet që të japë gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që ky gjimnaz të zhvillohet, e të mos bije nën gërshërët e Pauno-viçve, që në kohën kur ai ishte nxënës ishin munduar me ia nxirë jetën dhe me lënë sharrëxhi apo çoban.
Me ardhjen e bandave kriminale nga Serbia, popullata e Llapit, kishte filluar të largohej nga shtëpitë e veta, sidomos ajo e fshatrave që gjendej përreth rrugës Podujevë-Prishtinë.
Ejup Shala edhe pse e njihte më mirë se shumëkush barbarizmin mesjetar të ardhacakëve serbë, nuk kishte lëvizur dot nga shtëpia e tij. Ai kishte vendosur ta mbroj pragun e shtëpisë qoftë edhe me kokë.
Vendosmërinë e tij për të vdekur në mbrojtje të tokës dardane e shpreh edhe nëpërmjet këtyre vargjeve:
Nëse nuk vdes
Ku do të mbes
Nëse jetoj
Ku do të vdes.
Armiku duke parë që po i vije fundi në fillim të majit të vitit 1999, me tërë arsenalin që kishte në dispozicion i garanton fshatrat e Llapit.
Me gjithë sulmet e pandërprera profesor Ejup Shala, do të rezistojë në Kullën e tij prej guri.
Qerpikun pa e lëvizur. Gishtin pa e dridhur. Shpinën pa ia kthyer Atdheut.
Më 5 Maj 1999 forcat serbe të përforcuara me ushtarë, policë e paramilitarë e rrethojnë shtëpinë e tij, në Konushevc të Podujevës, dhe e vrasin Ejupin.
Kumtin mbi vrasjen e tij do ta japë Radio ”Kosova e Lirë“ Ky lajm i rëndë në Llap e më gjerë pritet me dhembje e lot.
Ejupi si çdoherë i çiltër dhe i gatshëm për të ndihmuar secilin respektohej nga farefisi, nxënësit, kolegët dhe miqtë.
Edhe pse në të katër anët dëgjoheshin krismat e armëve dhe kundërmonte erë baroti dhe gjaku, profesor Ejup Shala, ia del të mbaj Ditar lufte, mbi zhvillimet në Llap.

Familja e Ejupit në shtëpinë e bërë shoshë nga plumbat e armikut do t’i gjejë të shpërndara nën një llamarinë disa fletë me shënime dhe vjersha të shkruara nga ai.
Profesor, Ejup Shala kishte nis të shkruaj shumë herët, mirëpo regjimi komunist nuk e kishte lejuar të botoj as edhe një varg të vetëm, ngase poezitë e tij, ishin thirrje për ndërgjegjësim dhe rritje të vetëdijes kombëtare.
Krijimtaria letrare e profesorit, Shala do ta shohë dritën e botimit vetëm pas Pavarësisë së Kosovës.
Në vitin 2012 Qendra e Kulturës e Podujevës, do ta botojë librin e tij me 110 poezi, me titull mjaft domethënës “ERDHA”
Shala, ishte i bindur që liria e Kosovës, do të vijë patjetër. Optimizmin e tij e shpreh edhe në këta rreshta:
Hë moj Vlorë
E tallëseve
E valëve
E bujës e rrëmujës
Ngrite me lart vetë më dorë
Flamurin e Krujës !
Kjo përmbledhje vargjesh me vlera dhe rënia në mbrojtje të Atdheut e bëjnë Ejup Shalën, pjesë të Historisë dhe Kulturës sonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin Ejup dhe të gjitha ata që u flijuan për lirinë e Kosovës!


Nga Aurenc Bebja (Francë)
— Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…”
“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 20 shkurtit 1931, në ballinë, rrëfimin e dytë të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Drini, i padisiplinuari i Shqipërisë, duhet të kontrollohet në regjimin modern të rendit dhe ligjit

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 20 shkurt 1931, ballinë
Kullat e rrënuara të bëhen shtëpi
Fiset e kullave do të kenë shkolla, rrugë dhe gjykata
Nga R. H. MARKHAM
Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor
Shkodër, Shqipëri — Shkodra, ose siç quhet zakonisht në botën perëndimore Scutari, ka qenë prej kohësh një qytet sovran, megjithëse tani është rrëzuar, ose të paktën reduktuar në gradën e një princeshe modeste.
Ajo ndodhet në skajin veriperëndimor të Shqipërisë në skajin e poshtëm të një liqeni që mban të njëjtin emër. Liqeni dhe qyteti bashkëjetojnë me vështirësi, sepse është një trup ujor me temperament, edhe nëse nuk është plotësisht përgjegjës për dëmet që shkakton.
Këtu është një lumë që “ngacmon” gjithë rrethin. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër të vjetër, të cilët vendosën fortesa në të gjitha këto kodra dhe për shekuj me radhë morën haraç nga tokat përreth.
Drini, i cili përshkon gjithë Shqipërinë, është i egër dhe i furishëm në pjesën më të madhe të rrjedhës së tij dhe ka një mënyrë të çuditshme dhe të pakëndshme për të dalë në det. Deri para një gjysmë shekulli më parë, ai thjesht përshëndeti kalimthi qytetin e Shkodrës, dërgoi përshëndetje për liqenin afër, u kthye në jug dhe derdhej i qetë në Adriatik përmes një duzinë degësh (grykësh), të cilat nuk i shkaktuan askujt dëm. Por gjatë një pranvere jashtëzakonisht të lagësht, ai doli nga shtrati dhe nxitoi në lumin e shkurtër të Bunës që mbart ujërat e liqenit të Shkodrës.
Grumbullon tonelata zhavorri
Dhe ky rezultoi të ishte një nga pushtimet më shkatërruese që ka pësuar ndonjëherë kjo luginë, e mësuar prej kohësh të shkelej nga këmbët e pushtuesve. Sepse kanali i vogël modest i Bunës nuk ishte aq i madh dhe as i thellë sa duhet për Drinin e egër të vjetër.
Duke mbledhur tonelata zhavorri dhe rërë në rrugën e tij nëpër më shumë se 100 milje male, ai i derdhi të gjitha në shtratin e tij të ri, duke e mbushur atë shpejt, në mënyrë që ujërat të mos arrinin në det.
Megjithatë Drinit plak nuk i interesonte asgjë për këtë; asgjë nuk mund ta ndalonte atë. Nëse do të ishte në gjendje ta drejtonte tufën e tij të shkumëzuar e të leshtë nëpër malet më të padepërtueshme të Ballkanit, me siguri do t’u gjente një shtëpi (stan) në fund dhe meqenëse nuk mund t’i fuste në liqen.
Por atje nuk ka vend për to; liqeni është plot pa to. Rrjedhimisht në stinë të caktuara bëhet pothuajse një det; ai shtrihet në të gjitha brigjet e saj, mbulon pemët në breg, dërgon qindra fshatarë në male, pret tregjet në rrugët e Shkodrës dhe madje pushton gjysmë duzine qytetesh jugosllave, si çdo pasha tjetër pushtues, duke bërë një çështje ndërkombëtare për këtë.
Kështu Drini i vullnetshëm i shqetëson mjaft diplomatët dhe kur ata e qortojnë, ai përgjigjet se fillon në Jugosllavi dhe ka të drejtë të mbarojë aty nëse do, duke pretenduar se në pasaportë ka vetëm një vizë tranziti shqiptare.
Megjithatë, kjo është konsideruar si një përgjigje shumë e pakënaqshme dhe do të merren masa për të kulluar Bunën dhe për të mbajtur brenda kufijve rrjedhën e padisiplinuar. Duhet të mësojë se ligji dhe rendi sundon në Shqipërinë e re.
Këtë e ka mësuar vetë Shkodra. Për shekuj ishte një zonë e vogël autonome dhe shërbeu si kështjella e shumë zotërve të fuqishëm. Është e njohur në mbarë Ballkanin. Zotërit e saj dominonin dikur pjesë të Malit të Zi, të gjithë Shqipërinë veriore dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë. Ata shkëmbenin me Kostandinopojën, Venedikun dhe Vjenën.
Përzierje e shumë racave
Shkodra ka shumë ngjyra, një qytetërim të caktuar, një farë begatie. Të gjitha gjuhët fliten në të, të gjitha monedhat kalojnë këtu. Në të përzihen shumë raca. Qytetarët e saj udhëtojnë shumë larg, kthehen dhe enden përsëri. Në dyqane shiten mallra të huaja.
Disa nga shkollat e saj janë të shkëlqyera dhe sigurisht që ka qenë një qendër jetike e kulturës shqiptare. Por ajo ka qenë viktimë e kapriçove dhe çrregullimeve. Liqeni mbi të cilin është ulur është i padisiplinuar, lumi që vërshon pranë saj është shkatërrues; kështjellat shkëlqejnë nga të gjitha majat rreth saj, malet madhështore që e rrethojnë kanë qenë foletë e Robin Hoods-ve më të guximshëm të Evropës. Dhe gratë në të, madje edhe të krishterët, përzihen me ndrojtje me fytyra të mbuluara ose të shmangura.
Shqipëria e re nuk mund të ndërtohej në krahët e këtyre maleve të egra, në hijen e despotëve. Shkodra është e rrethuar si Orienti dhe e kërrusur nën një të shkuar të rrëmujshme. Është një qytezë e pashallarëve me mjekër të thinjur.
Por tani Shqipëria është e re dhe virile, me fytyrë të pambuluar dhe shpatulla të ngritura. Pra, ka një mbret të ri, ka ndërtuar një kryeqytet të ri në fusha të hapura dhe shikon nga perëndimi. Burrat e fisit të Shkodrës do të fitojnë rrugë, shkolla, gjykata dhe rend, lumenjtë do të kthehen në shtëpi dhe rinia do të flakë peshën e përkuljes së epokave kaotike skllavëruese.
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/7-udhetimet-e-reporterit-reuben-henry-markham-neper-shqiperi-rrefyer-ne-gazeten-amerikane-me-1931-pjesa-e-dyte-shkodra-dhe-lumi-qe-ngacmon-te-gjithe-zonen-quhet-drin-por-mendoj-se-duhet-te-quhet-drin-pasha-pasi-u-ngjan-pushtuesve-te-eger/.