Kreu Blog Faqe 114

“Snajperkat nga SHBA-të” dhe rrenat e Xhabir Zharkut

0
* MERITAT E TJETËRKUJ –MOS I PËVETËSONI SA JEMI GJALLË
Armet janë dërguar në emrin e Sadikut në Terminal C. Door no. 4.
Këto ditë, në një emision televiziv, XHABIR ZHARKU alias Komandant Qorri, na rrënte për furnizimin me SNAJPERKA nga SHBA për në Kosovë. Historia e ardhjes së Snajperkave është akt historik, por jo ipas rrëfimit të Xhabir Zharkut, ngase Xhabiri alias komandant Qorri, e përvetëson tërë procesin e ardhjeve te armëve për ta ngritur grupin e tij, të cilet nuk kanë pasur lidhje as kur nsen e as çka po niset nga SHBA. Historia e këtij procesi është e gjatë, por unë po i permendi akteret kryesorë që kontribuan në ketë ekspeditë të rrezikshme, e që janë: Maria një femër amerikane koordinatore e një kompanie amerikane në bashkëpunim me FBI. Sadik K, Shefki M, Hysni S, Agim Z. dhe Azem Syla në Tiranë.
Armet janë dërguar në emrin e Sadikut në Terminal C. Door no. 4.
Pa ndihmën e amerikanës Maria e martuar me Sadikun,kurrë armet nuk do kishin ardhur ne Kosovë. Bashkë me armatim, kanë ardhur edhe 3 milionë dollarë te cilat u treten brenda dy orëve në Tiranë, per te cilat kam shkruar në “Kosova Sot” humë vite më herët.
Nuk ishin 100 por 300 snajperka. Snajperisti mê i mirë nuk ishte ai qe e permend Xhabir Zharku, por njëri nder më te mirët ishte Xhelal Rexhepi (vëllau i grues sime), për te cilin më mirë ju tregon Naim Maloku. Xhelal Rexhepi, sot nuk ka as pension e as punë.
PS/ Xhabir Zharkun e njoh qe nga 1985, pas luftës jemi takuar rastësisht dhe jemi pershendetur vetën 5minuta . Kur ishte kryetar i Kaçanikut shkova me e takue , por rojet e tij nuk me lejuan ta takoja.

Kur kastraveci mendonte se ishte agronom

0

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

Në një fshat ku çdo burrë ishte më i çmendur se tjetri, jetonte një grua e pamartuar me emrin Rrushe Nevojkari, e cila ishte më e fortë, më e çmendur dhe më e rrezikshme se të gjithë ata alamet burra së bashku.
Ajo ishte aq e fortë, aq e çmendur, aq e rrezikshme dhe aq e paparashikueshme, saqë askush nuk guxonte t’i afrohej “shpellës së lagësht” të trekëndëshit të saj bermudian mes kofshëve.
Por kjo nuk e kishte bërë Rrushe Nevojkarin më të butë e më të mëshirshme ndaj burrave të fshatit; përkundrazi, e kishte bërë edhe më të egër, më të rrezikshme dhe më hakmarrëse.
Për gabimin më të vogël në sjellje ndaj saj, ajo ia thyente secilit nofullën, ndërsa hundën ia shndërronte në një pajisje për dhurim vullnetar të gjakut.
Një ditë, më i dobëti dhe më frikacaku ndër ta iu afrua Rrushe Nvojkarit me kujdes, si lepuri lakrës, dhe i kërkoi ta mbronte nga huligani më i egër dhe më i rrezikshëm i fshatit Hyzri Çekanthi.
Kur pa se ai ishte i pashëm, por i dobët, i ndjeshëm dhe frikacak si një lepur, ajo mbolli disa koka lakrash në pjesën më pjellore të trekëndëshit të saj bermudian mes kofshëve, me qëllim që ta joshte drejt shpellës së saj të lagësht, përgjatë mureve të së cilës rridhte mjalta e shkrirë nga temperatura e lartë e krijuar prej dëshirës së zjarrtë për depërtimin e shpejtë dhe të fuqishëm të një kastraveci të gjatë, të trashë e mishtor, që do të përplasej për pikën G si treni për vagonin e rebeluar.
Por, për fat të keq, plani i Rrushe Nevojkarit dështoi që në hapin e parë.
Djaloshi, i cili kishte frikë edhe nga hija e vet, kur i pa lakrat e mbjella në shpellën e trekëndëshit të saj bermudian, nuk mendoi aspak për romancë.
Përkundrazi, mendoi se Rrushe Nevojkari kishte hapur aty një kooperativë bujqësore.
Të nesërmen u kthye me një thes plehu organik, dy shata dhe një fletore ku kishte shënuar këshilla për kultivimin e perimeve.
Rrushe Nevojkari e shikoi me habi.
— Çfarë janë këto? — e pyeti.
— Kontributi im modest për zhvillimin e ekonomisë lokale të Trekëndëshit të Bermudës — u përgjigj ai me një zë që i dridhej nga frika si teli i kitares.
Për herë të parë në jetën e saj, Rrushe Nevojkari mbeti pa fjalë.
Ajo ishte mësuar që burrat ose të iknin prej saj, ose të përfundonin me hundë të shtrembëruara. Por askush deri atëherë nuk i kishte sjellë pleh për lakrat.
Lajmi u përhap nëpër fshat me shpejtësinë me të cilën zakonisht përhapen vetëm thashethemet dhe gripi.
— Djaloshi e ka zbutur Rrushen ! — thoshin disa.
— Jo, Rrushe Nevojkari e ka futur në biznes! — thoshin të tjerët.
Ndërsa plaku më i mençur i fshatit, i cili ishte martuar katër herë dhe ishte penduar pesë herë, dha mendimin e tij:
— Burra, mbajeni mend këtë: kur një grua e fortë mbjell lakra në shpellën e Trekëndëshit të Bermudës mes kofshëve, mos kërkoni filozofi. Mund të ketë nevojë vetëm për një kopshtar.
Dhe kështu, për habinë e të gjithëve, fshati që deri atëherë prodhonte vetëm sherre, filloi të prodhonte edhe lakra.
Sherret nuk pushuan krejtësisht, por të paktën tani shiteshin bashkë me perimet në treg.
Kaluan disa javë dhe i gjithë fshati priste me padurim të mësonte nëse kopshtari frikacak do ta gjente ndonjëherë guximin për ta çuar deri në fund misionin e tij bujqësor.
Rrushe Nevojkari vazhdonte të kujdesej për lakrat e saj me një përkushtim që do ta kishte bërë krenar edhe ministrin më optimist të bujqësisë.
Ndërsa djaloshi vazhdonte të sillte pleh, ujë, farëra dhe tabela statistikore.
Sa herë që Rrushe Nevojkari i afrohej me sy të zjarrtë, ai nxirrte një laps dhe fillonte të fliste për rendimentin mesatar të lakrave për metër katror.
Sa herë që ajo psherëtinte thellë, ai mendonte se kishte nevojë për ventilim më të mirë.
Sa herë që ajo i buzëqeshte, ai nxirrte fletoren dhe shënonte:
“Bima duket e kënaqur me kushtet klimatike.”
Më në fund, një mbrëmje vere, kur hëna ndriçonte mbi fshat dhe bretkosat këndonin si kor operistik i dehur, Rrushe Nevojkari humbi durimin.
— O njeri! — bërtiti ajo. — A e kupton ti fare pse i kam mbjellë ato lakra?
Djaloshi u zverdh.
— Për zhvillimin e sektorit primar?
— Jo!
— Për vetëpunësim rural?
— Jo!
— Për eksport?
— Jo!
Për herë të parë në jetën e tij, djaloshi vendosi të mos ikte.
Qëndroi aty, duke u dridhur si gjethe plepi në erë.
Pastaj bëri atë që askush nuk e kishte pritur.
E mbylli fletoren.
E lëshoi shatin në tokë.
Dhe për herë të parë e shikoi Rrushe Nevojkarin jo si projekt bujqësor, por si grua.
Fshati nuk mësoi kurrë saktësisht çfarë ndodhi atë natë.
Dëshmitë ishin kontradiktore.
Disa thanë se u dëgjua një britmë.
Disa thanë se u dëgjua një e qeshur.
Disa këmbëngulnin se ishte kënga e një gomari.
Por të nesërmen në mëngjes u vu re një ndryshim i madh.
Rrushe Nevojkari buzëqeshte.
Ndërsa djaloshi nuk dridhej më.
Madje i përshëndeste njerëzit pa u fshehur pas gardheve.
Plaku më i mençur i fshatit ndezi pipën dhe tha:
— E shihni, burra? Problemi nuk ishte te kastraveci. Problemi ishte se kastraveci mendonte se ishte agronom.
Që nga ajo ditë, djaloshi u bë burrë, Rrushe Nevojkari u bë pak më e butë dhe fshati fitoi dy gjëra të rëndësishme:
më pak sherre dhe më shumë lakra.
Megjithëse, sipas thashethemeve, rendimenti i një parcele të caktuar vazhdonte të ishte jashtë çdo statistike normale.
Por për këtë askush nuk mbante evidencë zyrtare.

Ndërtimi i termocentraleve është mëse i nevojshëm

0

Agim Vuniqi, Vashington

Ndërtimi i Termocentraleve është më se i nevoshëm që te koordinohen me Shqipërinë, dhe rajonin, dhe më gjërë duke nivelizuar koston krahasuese të prodhimit të energjisë termo-elektrike.
😂
Meqë kohët e fundit është vërejtur nje interesim i shtuar i politikanëve opozitarë për termocentralet, bile së fundi me një studim të shkruar (ju lutem që mediat ta publikojnë si shkrim me interes publik) ka dalur eksperti i Termocentralave Rame Bushi, andaj duke u fascionuar me guximin e tij intelektual dhe profesional, më nxiti ta përkrahu publikisht me ca të dhëna… “No kidding”. Për mos me harru në zgjedhjet e para parlamentare, pas luftës, LDK pat dalur me projekt promovues gjatë fushatës, ndërtimin e elektranave nukleare, si shtesë e eksportit të turshive, gatimeve autoktone, langut me speca djegës dhe qenëve të Sharrit për eksport dhe ekspertë. “No kidding😂😂
Termocentrali
Termocentrali është është objekt-strukturë industriale që shndërron burimet primare të energjisë në energji elektrike. Shumica e termocentraleve përdorin gjeneratorë rrotullues për ta kthyer lëvizjen mekanike në energji elektrike. termocentrali prodhon energji elektrike nga avulli, i cili nxehet duke djegur lëndë djegëse fosile (qymyr, naftë, gaz natyror, reaksion bërthamor) dhe tash Në këtë kohë nga nxehtësia diellore dhe e Tokës. Sot, turbinat me avull me një presion avulli prej rreth 20 megapaskalësh (MPa) dhe një temperaturë prej 500 °C përdoren kryesisht për shtytje. Ekzistojnë gjithashtu termocentrale ku prodhohet njëkohësisht avull për ngrohje qendrore dhe energji elektrike, sikurse që janë TC Kosova A (5) dhe Kosova B Temperatura e votrës në kalda (boiler) midis 1000-81200 °C dhe 1400 °C, ndërsa temperatura e avullit (mbinxehësit) është rreth 540 °C gjatë funksionimit nominal. Presioni i avullit të turbinës: Presioni nominal i avullit të freskët (presion i lartë) është 176 bar. Megjithatë, në praktikë shpesh mbahet në rreth 150 bar për të zvogëluar ngarkesën e sistemit dhe për të shmangur rrjedhjet në tubat e kaldasë (bojlerit)
Kazan (kalda, bojler thoni si të doni) me avull
Avulli prodhohet duke ngrohur ujin në një kazan me avull. Kazani, si një komponent kyç i një termocentrali, përbëhet nga një numër i madh tubash përmes të cilëve rrjedh uji ushqyes. Përveç kësaj, ekziston një kuti zjarri, ndezës, pompë rrjedhëse, si dhe impiante për deionizimin e ujit. Në termocentralet konvencionale me qymyr, presioni është i lartë, deri në 285 bar, dhe temperatura është e lartë, deri në 600 °C, ndërsa në termocentralet bërthamore, këto vlera janë shumë më të ulëta. Termocentralet e mëdha kanë një shpejtësi rrjedhjeje prej disa mijëra tonësh avull në orë. Ekzistojnë gjithashtu lloje të termocentraleve pa kazan me avull. Termocentralet diellore, për shembull, veçanërisht nëse kanë një rrjedhë parësore me vaj të nxehtë, marrin avull direkt nga kolektorët parabolikë të gropës të ngrohur nga Dielli.
Turbina me avull
Turbina me avull vë në lëvizje gjeneratorin duke përdorur avull me presion të lartë. Ato janë të lidhura direkt me transmisionin dhe rrotullohen me të njëjtën shpejtësi. Turbina ka disa dhoma me presion të ulët, të mesëm dhe të lartë. Avulli nxehet në një kazan me avull pasi kalon nëpër një rrjedhë paraprake ngrohjeje. Përdoret avull i pangopur, dhe në raste të jashtëzakonshme avull i ngopur. Turbinat me avull të ngopur përdoren në termocentralet bërthamore
Gjeneratori elektrik, duke përdorur parimin dinamoelektrik, prodhon energji elektrike. Gjeneratorët sinkronë përdoren zakonisht, veçanërisht në termocentralet e mëdha. Kryesisht prodhohet rrymë trefazore. Përveç kësaj, ekzistojnë gjeneratorë njëfazorë, si dhe të rrymës së vazhdueshme. Ato përbëhen nga rotori dhe një statori. Rama e vazhdueshme rrjedh nëpër stator, duke krijuar një fushë magnetike. Prandaj, shumica e gjeneratorëve kërkojnë një burim të jashtëm energjie (nxitës)
Kulla ftohëse
Pasi avulli përdoret në turbinën me avull dhe ftohet në kondensator, uji i nxehtë (kondensati) kalon nëpër kullën ftohëse. Atje, përmes energjisë së avullimit dhe efektit të oxhakut, nxehtësia lirohet në mjedis. Për shkak të kapacitetit të ulët të nxehtësisë së ajrit, kulla ka tuba të shumtë me brinjë (radiator) përmes të cilëve rrjedh ujë i nxehtë. Kryesisht përdoren kulla me rrjedhje uji. Disa termocentrale në afërsi të menjëhershme të detit, liqeneve, lumenjve etj., nuk kanë kullë ftohëse. Në zonat me mungesë uji, përdoren kulla të rrjedhjes së ajrit të drejtuara nga ventilatorë të fuqishëm (sikurse TC-të në Kosovë, uji industrial vie nga liqeni i Ujmanit), konsumi i energjisë është rreth 1-3% e energjisë elektrike të termocentralit. Një kombinim i llojeve të ndryshme të ftohjes është gjithashtu i mundur. Kohët e fundit, kullat e ftohjes përdoren si oxhaqe të gazrave të shkarkimit.
Mbrojtja e mjedisit
Termocentralet me qymyr kanë emetimet më të larta të gazrave të mbeturinave dhe pluhurit. Duke e ngritur temperaturën në 1350 C, në termocentralet që përdorin reaksione katalitike (SCR) dhe jo-katalitike (SNCR), sasia e oksidit të azotit zvogëlohet. Filtra të veçantë elektrostatikë ndajnë pluhurin nga gazi. Duke shtuar gur gëlqeror në reaksionin kimik që ndan squfurin, ka termocentrale që prodhojnë njëkohësisht gips. Nxehtësia e mbeturinave kalon nëpër rigjenerues që ngrohin ujin e furnizimit, gjë që çon në kursimin e energjisë.
Llojet e burimeve të energjisë:
Qymyr, qymyr kafe, linjit
Vaj karburanti
Gaz natyror
Uranium
Diell (Centrali i energjisë diellore)
Energji gjeotermale
Energji e shkrirjes
Centralet termike me qymyr
Centrali Termik
Centralet klasike termike fuqizohen nga qymyri (qymyr kafe, qymyr i fortë, linjit), fuqia elektrike tipike varion nga 100-1000 MW. Ato mbulojnë konsumin bazë dhe të mesëm. Efikasiteti i tyre është rreth 35-45%. Duhet shtuar gjithashtu se marrja e qymyrit kafe kërkon një sasi të konsiderueshme energjie dhe ka një vlerë kalorifike më të ulët se qymyri i fortë. Termocentralet moderne kanë mullinj që lejojnë përdorimin e pluhurit të qymyrit si lëndë djegëse. Konceptet më të reja përdorin termocentrale e reja.
Centralet e energjisë me gaz
Termocentrali me gaz
Centralet e energjisë me gaz fuqizohen nga nafta e karburantit ose gazi natyror. Përveç kësaj, ato mund të përdorin gjithashtu: gazin i furrës së koksit, gazin e mbeturinave nga deponitë, etj. Ato funksionojnë me kapacitet të plotë në rreth 3-4 minuta, prandaj përdoren gjatë kohës së ditës kur konsumi i energjisë është më i lartë. Ato përdoren kryesisht për rregullim gjatë ndryshimeve të papritura në konsum. Efikasiteti është rreth 40%, efikasiteti mund të rritet ndjeshëm nëse përdoren si një termocentral i kombinuar i nxehtësisë dhe energjisë.
Termocentralet me cikël të kombinuar gaz-avull (CCPP)
Termocentralet me cikël të kombinuar (CCGT) kombinojnë një turbinë me gaz dhe një turbinë me avull për të prodhuar energji elektrike nga i njëjti burim karburanti (zakonisht gaz natyror). Kjo teknologji shquhet për efikasitetin e lartë, duke arritur norma konvertimi të energjisë deri në 60%.
Si funksionon procesi?
Cikli i parë (Turbina me gaz): Karburanti (gazi) përzihet me ajrin dhe digjet. Gazrat e nxehtë vënë në lëvizje një turbinë, e cila gjeneron energji elektrike përmes një gjeneratori.Kondensimi / Rikthimi i nxehtësisë: Gazrat e shkarkimit nga turbina me gaz dalin në temperatura shumë të larta (rreth 500°C–600°C). Në vend që të humbasin në atmosferë, ato kalojnë në një kazan rikuperues (HRSG).
Cikli i dytë (Turbina me avull): Nxehtësia nga gazrat shërben për të ngrohur ujin dhe për të krijuar avull me presion të lartë. Ky avull vë në lëvizje një turbinë të dytë, duke prodhuar energji elektrike shtesë pa djegur karburant të ri.Përparësitë kryesoreEfiçencë e lartë: Përdorimi i dyfishtë i nxehtësisë rrit efikasitetin nga rreth 30-40% (që është cikli i thjeshtë i gazit) në mbi 55-60%.
Emetime më të ulëta: Duke djegur gaz natyror, këto centrale çlirojnë dukshëm më pak dioksid karboni (CO₂) dhe pluhura krahasuar me termocentralet tradicionale me qymyr ose naftë.Fleksibilitet: Mund të ndizen dhe fiken shpejt, duke ndihmuar rrjetin elektrik të balancojë luhatjet e burimeve të ripërtëritshme (si energjia diellore dhe e erës).Nëse dëshironi të mësoni më shumë, më tregoni nëse jeni të interesuar për:Impaktin mjedisor dhe krahasimin me burimet e tjera.
Meqë janë projektuar projekte dhe plane rajonale për ndërtimin e Termocentraleve është më se e nevojshme që te koordinohen me Shqipërinë, dhe rajonin, dhe më gjërë duke nivelizuar koston krahasuese të prodhimit të energjisë termo-elektrike.

Nuk harrohen 10 marrëveshjet e turpit

2
10 MARRËVESHJET E TURPIT – PSE POPULLI NUK HARRON
Sot disa prej ish-pushtetarëve që për vite të tëra qeverisën Kosovën dalin e bërtasin nga opozita, por harrojnë se populli mban mend.
Populli mban mend:
• Planin e Ahtisarit dhe kompromiset e dhimbshme.
• Dhënien e mbi 8200 hektarëve Malit të Zi.
• Ndarjen komunale që fuqizoi strukturat etnike serbe.
• Marrëveshjet për Asociacionin/Zajednicën.
• Privatizimet e dyshimta dhe shkatërrimin e shumë fabrikave.
• Amnistimin e strukturave kriminale në veri.
• Krijimin e Gjykatës Speciale.
• Shitjen e pasurive strategjike dhe rrjeteve publike.
• Dëmtimin e interesit publik në çështjet e energjisë dhe pasurive shtetërore.
• Pasurimin e një grushti njerëzish ndërsa qytetari mbeti në varfëri e mërgim.
Prandaj sot nuk mjaftojnë fjalët, akuzat e as shpifjet kundër kundërshtarëve politikë.
Populli kërkon:
DREJTËSI – LLOGARIDHËNIE – LIGJ.
Nuk ka rëndësi sa para, vila apo miliona janë grumbulluar.
Historia nuk i mat njerëzit me pasurinë që kanë marrë, por me dëmin ose të mirën që i kanë lënë atdheut.
Kosova ka nevojë për institucione të forta, jo për grindje të përjetshme të atyre që për vite të tëra e patën pushtetin në duar.
Nga Sak Muji, ish i burgosur politik 1981–1990
Rugovë – Kosovë

Si mund ta vajtoj Xhevat Prekazi mungesën e Serbisë në botëror, kur Kosova ende i mbanë plagët e krimeve, masakrave dhe të pagjeturve?

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Duke lexuar në disa portale shqiptare deklaratën e Xhevat Prekazit, se qenka ndier i mërzitur për moskualifikimin e Serbisë në Kupën e Botës 2026, nuk mund të mos ndalem te pesha morale dhe historike e një qëndrimi të tillë. Kjo deklaratë nuk mund të trajtohet thjeshtë si një koment i zakonshëm sportiv. Kur një shqiptar i lindur në Mitrovicën e Kosovës shpreh kaq shumë keqardhje për mungesën e Serbisë në një garë ndërkombëtare futbolli, natyrshëm preket një plagë e ndjeshme e kujtesës sonë kombëtare.

Xhevat Prekazi është, pa dyshim, një emër i njohur dhe i respektuar në historinë e futbollit. Askush nuk mund t’ia mohojë talentin, karrierën, suksesin dhe gjurmën që ka lënë në fushën e lojës. Mirëpo, një figurë publike nuk vlerësohet vetëm për golat, fanellat apo duartrokitjet. Ajo vlerësohet edhe për ndjeshmërinë morale, për kujtesën historike dhe për raportin që mban me rrënjët e veta.

Për Kosovën, Serbia nuk është vetëm një kundërshtar sportiv. Ajo lidhet me një histori të rëndë politike, kombëtare dhe njerëzore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, aparati shtetëror serb i kohës ushtroi dhunë, dëbime, masakra dhe krime të rënda mbi popullsinë civile shqiptare. Prekazi, Reçaku, Meja, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, Izbica, Suhareka, Qyshku, Pavlani, Zahaqi, Kralani, Lubeniqi, Pokleku dhe shumë vende të tjera, nuk janë vetëm emra gjeografik në hartën e Kosovës, por janë një dëshmi të një tragjedie të madhe kombëtare dhe plagë të hapura në kujtesën historike të shqiptarëve.

Prandaj, ta quash “tragjedi” mungesën e Serbisë në Botëror është një shprehje e tepruar dhe e dhimbshme për ndjeshmërinë shqiptare. Tragjedi nuk është mungesa e një kombëtareje në një garë futbolli. Tragjedi janë fëmijët e pafajshëm, civilët e vrarë, familjet e dëbuara, gratë e dhunuara, shtëpitë e djegura, të pagjeturit dhe varret masive. Këto janë plagët reale që Kosova ende i bart në trupin, kujtesën dhe ndërgjegjen e saj kolektive.

Nostalgjia për karrierën, për klubet, për bashkëlojtarët apo për vitet e kaluara në fusha të ndryshme futbolli mund të kuptohet në rrafshin njerëzor. Çdo njeri ka të drejtë ta kujtojë të kaluarën e vet profesionale. Mirëpo, kur kjo nostalgji e zbeh kujtesën e Kosovës dhe dhimbjen e viktimave të saj, ajo bëhet e rëndë dhe e papranueshme.

Një shqiptar i Mitrovicës, siç është Xhevat Prekazi, nuk duhet ta harrojë prej nga vjen, sidomos kur vetë Mitrovica mbetet një nga simbolet më të ndjeshme të plagës, ndarjes dhe qëndresës shqiptare. Ky qëndrim nuk është thirrje kundër sportit, as nxitje e urrejtjes ndaj askujt. Përkundrazi, është thirrje për kujtesë, dinjitet dhe përgjegjësi publike. Sporti mund t’i afrojë njerëzit dhe popujt, por ai nuk duhet të shërbejë si mjet për relativizimin e dhimbjes historike. Pajtimi i vërtetë nuk ndërtohet mbi harresë, por mbi të vërtetën, drejtësinë dhe respektin ndaj viktimave.

Pra, e përsëris se ish-futbollisti Xhevat Prekazi mund të mbetet një emër i madh i futbollit, por, si çdo figurë publike shqiptare, duhet të jetë i kujdesshëm dhe i maturuar me fjalën e tij. Fjala e tij publike ka peshë, sidomos kur prek tema të ndjeshme historike dhe kombëtare. Një gol mund të harrohet me kalimin e kohës, por një deklaratë që lëndon kujtesën e viktimave dhe ndjenjën e popullit prej nga ai vjen mund të mbetet gjatë në ndërgjegjen kolektive.

Në fund, këtë këndvështrim timin e përmbyll me një pyetje: si mund të vajtohet kaq shumë mungesa e Serbisë në Botëror, kur Kosova ende i mban plagët e krimeve, masakrave dhe të pagjeturve?

Për një shqiptar të Kosovës, veçanërisht për një shqiptar të Mitrovicës, kujtesa nuk është zgjedhje. Ajo është detyrim moral, historik dhe njerëzor.

Më 20 qershor 2026

Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare, mendime për librin e Daut Dautit “Nëpër gjethe kujtimesh”

0

Ismet Azizi, Gjilan

NJË UDHËTIM NËPËR KUJTESËN SHQIPTARE

Daut Dauti sjell librin e ri “Nëpër gjethe kujtimesh”

Në letërsinë shqiptare të viteve të fundit po shtohen veprat që rikthejnë kujtesën si vlerë dhe si dëshmi të kohës. Njëra prej tyre është edhe libri më i ri i historianit, publicistit dhe shkrimtarit Daut Dauti, “Nëpër gjethe kujtimesh”, i cili sjell para lexuesit një galeri rrëfimesh ku ndërthuren fëmijëria, tradita, historia dhe përjetmet e mërgimit. Përmes kujtimeve personale, autori arrin të rindërtojë një botë që po largohet, por që vazhdon të jetojë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve

                            Nga kujtesa personale te memoria kolektive

Një nga vlerat kryesore të librit, që thekson edhe recenzenti Emin Azemi është aftësia e autorit për ta shndërruar kujtimin individual në rrëfim kolektiv. Personazhet, ngjarjet, zakonet dhe vendet që përshkruhen në libër nuk mbeten vetëm pjesë e biografisë së autorit, por bëhen pjesë e historisë së përbashkët të një brezi të tërë shqiptarësh.

Përmes tregimeve të tij, Daut Dauti dokumenton jo vetëm jetën e dikurshme në Kosovë, por edhe transformimet e mëdha shoqërore që i kanë shoqëruar shqiptarët nga periudha e fshatit tradicional deri në realitetin e diasporës moderne.

Nga oborret e fshatit shqiptar, te rrugët e Londrës shumëkulturore, libri i ri i historianit, publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit Daut Dauti sjell para lexuesit një mozaik kujtimesh, personazhesh dhe përvojash që pasqyrojnë jetën shqiptare ndër breza.

Botuar nga shtëpia botuese Agoraprint në Prishtinë, libri “Nëpër gjethe kujtimesh” përmbledh tregime të frymëzuara nga kujtesa personale e autorit, por që në të njëjtën kohë shndërrohen në rrëfime të kujtesës kolektive shqiptare. Përmes përjetimeve të fëmijërisë, jetës në Kosovë dhe përvojës së mërgimit, autori ndërton një botë narrative ku ndërthuren historia, tradita, kultura dhe identiteti.

Libri është ndarë në tri pjesë: “Fëmijëria”, “Tregime të mëvonshme” dhe “Tregime nga Londra”. Secila prej këtyre ndarjeve (kapitujve) paraqet një etapë të veçantë të jetës së autorit, por edhe një panoramë të zhvillimeve shoqërore që kanë shoqëruar shqiptarët gjatë dekadave të fundit.

Në recensionin e tij, që në fakt më shumë duhet të cilësoht si ese, që mban titullin “Letërsia e kujtimeve dhe narrativa e përvojave”, studiuesi i letërsisë, botuesi dhe publicisti Emin Azemi e vlerëson librin si një shembull të letërsisë autobiografike që arrin të kapërcejë kufijtë e përvojës individuale dhe të shndërrohet në dëshmi të një kohe dhe të një shoqërie. Sipas Azemit, Dauti ndërton një univers letrar ku bashkëjetojnë realiteti, kujtesa dhe simbolika kulturore. Veçanërisht të rëndësishme janë përshkrimet e jetës tradicionale shqiptare, ritualeve, zakoneve dhe figurave karakteristike të fshatit, të cilat autori i sjell me gjallëri dhe autenticitet.

Në faqet e librit lexuesi takohet me personazhe që përfaqësojnë një botë tashmë në zhdukje, por ende të gjallë në kujtesën kolektive. Përmes tyre autori rikthen atmosferën e fshatit shqiptar, marrëdhëniet njerëzore, humorin popullor, frikërat, besimet dhe ëndrrat e një brezi të tërë.

Si shtesë, duhet theksuar se “Nëpër gjethe kujtimesh” është një libër që lexohet me kënaqësi, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj kujtesës. Autori na rikujton se historia nuk ruhet vetëm në dokumente dhe arkiva, por edhe në rrëfimet e njerëzve të zakonshëm, në kujtimet e fëmijërisë, në zakonet e trashëguara dhe në përvojat e jetuara. Pikërisht për këtë arsye, libri i Daut Dautit paraqet një kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe në ruajtjen e memories sonë kolektive.

Një vend të veçantë zë edhe përvoja e mërgimit. Tregimet nga Zvicra dhe Londra paraqesin përplasjen mes traditës shqiptare dhe realitetit të shoqërive moderne Perëndimore. Me një gjuhë të qartë, plot humor dhe ironi të hollë, autori trajton temat e identitetit, integrimit dhe ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen.

Në analizën e tij, Emin Azemi vëren se Londra në librin e Dautit nuk është thjesht një qytet, por një hapësirë ku historia shqiptare takohet me historinë evropiane. Përmendja e figurave si Faik Konica dhe lidhjet e tij me qarqet intelektuale të kohës e pasurojnë librin me dimensione historike e kulturore që tejkalojnë rrëfimin autobiografik.

Si shtesë, “Nëpër gjethe kujtimesh” nuk është vetëm një përmbledhje tregimesh. Është një udhëtim nëpër kujtesën individuale dhe kolektive të shqiptarëve, një dëshmi letrare për botën që po largohet dhe një përpjekje për ta ruajtur atë përmes fuqisë së rrëfimit.

Në një kohë kur kujtesa kolektive rrezikon të zbehet përballë ritmit të shpejtë të jetës moderne, libri i Daut Dautit vjen si një dëshmi letrare për botën shqiptare që jeton ende në rrëfime, kujtime dhe përvoja njerëzore.

Daut Dauti është historian, shkrimtar, gazetar dhe publicist. Karrierën e gazetarisë e ka filluar në gazetën studentore “Bota e Re”, sa ishte në studime në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më vonë ka qenë korrespondent i revistës “Zëri” nga Londra, si dhe bashkëpunëtor i shumë gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe.

Studimet pasuniversitare i kreu në Londër, gjegjësisht në “West London University” (ish Thames Valley University), ndërsa doktoroi në histori në Universitetin e Leeds-it. Daut Dauti ka qenë pjesë e programeve kërkimore në këtë universitet dhe në disas të tjerë, ndërsa në vitin 2005 shërbeu si këshilltar për media dhe zëdhënës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Postjerash, ai ka punuar edhe si konsultant në zyrën e IOM-it, në Londër dhe në disa organizata tjera të ngjashme ndërkombëtare.

Interesi i tij kryesor shkencor mbetet historia e marrëdhënieve anglo-shqiptare gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Ai është autor i veprës së njohur “Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire 1876–1914”, botuar nga shtëpia prestigjioze londineze Bloomsbury, si dhe i një sërë librash dhe studimesh të tjera në gjuhën shqipe dhe angleze.

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

0

Prof. Musa Sabedini, gazetar hulumtues, Gjilan

– Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari atij. Për këtë arsye kam qenë kritik ndaj çdo qeverisjeje, pa dallim emri, partie apo individi. Kam trajtuar tema të ndjeshme e të rrezikshme, kam hulumtuar raste që kanë çuar deri te arrestimi i individëve të fuqishëm të krimit dhe botës së nëndheshme, kam ngritur alarmin për keqpërdorime të parasë publike dhe kam denoncuar veprime që cenonin interesin e qytetarëve.

Këtë nuk e kam bërë për lavdi personale, por sepse ky është misioni themelor i gazetarisë: të jetë në anën e së vërtetës, të mbrojë interesin publik dhe t’u japë zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen. Gazetaria duhet të mbetet gjithmonë në anën e qytetarit, të së vërtetës dhe të llogaridhënies, e jo në shërbim të liderëve politikë apo interesave të momentit. Vetëm kështu ajo e ruan misionin e saj fisnik dhe rolin e pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike.

Demokracia nuk forcohet nga heshtja e mediave, por nga pyetjet e tyre. Ajo nuk zhvillohet përmes duartrokitjeve për pushtetin, por përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes së tij. Një gazetari që nuk e sfidon pushtetin, që nuk e vë atë përballë përgjegjësisë dhe që nuk kërkon transparencë, pushon së qeni gazetari në kuptimin e saj më fisnik. Kritika profesionale nuk është armiqësi ndaj institucioneve, ajo është një mekanizëm i domosdoshëm për të korrigjuar gabimet, për të parandaluar abuzimet dhe për të mbrojtur interesin publik.

Ajo që më shqetëson më së shumti nuk janë sulmet që vijnë nga pushteti. Historia e gazetarisë ka treguar se pushteti shpesh e sheh median kritike si pengesë. Më e dhimbshme është kur vetë gazetarët harrojnë misionin e tyre dhe zgjedhin të bëhen mbrojtës të qeverive, zëdhënës të liderëve apo sulmues të kolegëve që ushtrojnë profesionin me integritet. Kur gazetari e vendos besnikërinë ndaj politikanit mbi besnikërinë ndaj së vërtetës, ai humbet identitetin profesional dhe e zbeh rolin e medias në shoqëri.

Në këtë kontekst, më të ekspozuarit ndaj presioneve, sulmeve dhe përpjekjeve për diskreditim mbeten gazetarët hulumtues, ata profesionistë që çdo ditë merren me zbardhjen e aferave, keqpërdorimeve dhe shkeljeve të mundshme në institucionet publike, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal. Pikërisht për këtë arsye, ekzistenca e një gazetarie hulumtuese të pavarur dhe të guximshme është një vlerë e çmuar për çdo shoqëri demokratike.

Është inkurajuese që edhe sot ka gazetarë që vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin me integritet, duke i shërbyer interesit publik dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Megjithatë, shqetësues mbetet fenomeni kur sulmet ndaj tyre nuk vijnë vetëm nga qendrat e pushtetit, por edhe nga individë brenda vetë komunitetit mediatik, të cilët, për shkak të afërsisë me politikën apo interesat e caktuara, zgjedhin të sulmojnë kolegët e tyre në vend se të mbrojnë parimet e profesionit.

Një qasje e tillë nuk e dëmton gazetarinë hulumtuese, sepse e vërteta dhe faktet mbeten gjithmonë më të forta se propaganda, por cenon rëndë kredibilitetin etik të profesionit dhe misionin që media duhet të ketë në një shoqëri demokratike. Gazetaria nuk fiton asgjë kur gazetarët shndërrohen në mbrojtës të pushtetit, përkundrazi, ajo forcohet kur mbetet e pavarur, kritike dhe në shërbim të qytetarëve.

Gazetaria hulumtuese nuk është profesion për ata që kërkojnë rehati, privilegje apo afërsi me qendrat e pushtetit. Është profesion për ata që janë të gatshëm të përballen me presion, kritika dhe pengesa në emër të interesit publik.

Një gazetar nuk duhet të matet me numrin e fotografive me politikanë apo me qasjen në zyrat e pushtetit, por me ndikimin që ka pasur në zbardhjen e së vërtetës dhe në mbrojtjen e qytetarëve. Gazetaria hulumtuese është gjithmonë aty e pranishme, e guximshme, e pa kompromis në çdo shtresë të shoqërisë, në çdo hapësirë ku e vërteta kërkon të dalë në dritë. Ajo na mëson kujdesin ndaj parasë publike, ndaj hajnisë së organizuar dhe krimit të maskuar me pushtet. Na paralajmëron për rreziqet që shpesh ia shkaktojmë vetes përmes heshtjes apo mosveprimit. Ky është një mision që nuk fal lehtë dhe nuk përkëdhel askënd, pavarësisht pozitës, autoritetit apo pasurisë që dikush mund të ketë. Gazetaria hulumtuese nuk njeh frikë nga pushteti, sepse burimin e saj e ka te liria, përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare.

Si një nga gazetarët e rrallë, që e ka përjetuar në lëkurë të bërit gazetari hulumtuese, duke trajtuar tema hulumtuese nga më të ndryshmet, kam arritur të kuptojë se profesionalizmi, guximi, vendosmëria, beteja mbi të vërtetën, lufta për ta ndaluar dhe ekspozuar të keqën, këmbëngulësia, sinqeriteti, integriteti i fort dhe morali e motivi ndikues, janë shtyllat kyçe që një gazetar profesionist dhe hulumtues, të arrijë të mbijetojë mbi faktet e ofruara, edhe atëherë kur të tjerët ju pengojnë, me të gjitha format e mjetet. Gazetaria hulumtuese është një rrugë e vështirë, por e denjë, një ecje mbi tehun e së vërtetës, ku vetëm të guximshmit mbeten në këmbë. Gazetari hulumtues nuk duhet të ikë nga asnjë përgjegjësi publike. Ai duhet të jetë i gatshëm të ekspozojë çdo formë të padrejtësisë dhe abuzimit, duke u bërë zëri i ndërgjegjes qytetare dhe mbrojtësi i interesit të përbashkët. Një pushtet, qoftë lokal apo qendror, mund të mbetet transparent dhe llogaridhënës vetëm nëse aty ekzistojnë gazetarë profesionistë, që nuk heshtin përballë akuzave për korrupsion, nepotizëm, keqpërdorim apo menaxhim të dobët financiar.

Prandaj, apeli im për ata “kolegë” që zgjedhin ta nënshtrojnë profesionin ndaj interesave të klaneve politike apo liderëve partiakë është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, mos e humbni misionin e gazetarit për shkak të afërsisë me pushtetin. Mos e zëvendësoni etikën profesionale me konformizmin, integritetin me oportunizmin dhe gazetarinë me servilizmin. Gazetaria nuk është krijuar për të mbrojtur qeveritë, por për t’i mbikëqyrur ato, për t’u kërkuar llogari dhe për të mbrojtur interesin publik. Do të ishte e dhimbshme të pranohej se një pjesë e gazetarëve kanë hequr dorë nga pavarësia profesionale për t’u shndërruar në mbrojtës të pushtetit.

Në raste të tilla, gazetari nuk vepron më si kontrollues i institucioneve, por si zgjatim i tyre. Kur media humb autonominë kritike dhe bëhet pjesë e narrativës politike, ajo humb funksionin e saj demokratik dhe rrëshqet drejt një forme komunikimi të kontrolluar, ku lojaliteti ndaj pushtetit vendoset mbi të vërtetën. Historia e gazetarisë na mëson se vlera e një gazetari nuk matet me afërsinë që ka me qendrat e vendimmarrjes, por me gatishmërinë për t’i sfiduar ato kur cenohet interesi publik.

Një gazetar pa identitet profesional, pa guxim kritik dhe pa dinjitet intelektual, rrezikon të shndërrohet në një instrument propagande, duke e zbehur jo vetëm reputacionin e vet, por edhe besueshmërinë e profesionit në tërësi. Për këtë arsye, gazetaria duhet të mbetet gjithmonë në anën e qytetarit, të së vërtetës dhe të llogaridhënies, e jo në shërbim të liderëve politikë apo interesave të momentit. Vetëm kështu ajo e ruan misionin e saj fisnik dhe rolin e pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike. Vetëm kur media e kryen këtë rol me integritet, guxim dhe pavarësi, ajo e meriton besimin e publikut dhe respektin e historisë.

Në fund, gazetari i vërtetë nuk kujtohet për ata që i ka mbrojtur në pushtet, por për të vërtetat që ka pasur kurajën t’i thotë kur të tjerët heshtnin. Në thelb, gazetari hulumtues e mbron publikun duke kërkuar llogaridhënie, duke nxjerrë në pah të vërtetën dhe duke ndihmuar që çdo qytetar të ndihet i barabartë, i respektuar dhe i sigurt në jetën e tij të përditshme.

Shqipëria, ky thesar në Gadishullin Ballkanik

0

Nertila Meta, Tiranë 

Sot, vendi ynë gjendet në një ndër momentet më delikate të historisë së ekzistencës së tij si komb i vetëm. Kjo për shkak të mjaft situatave disa vjeçare jo të mirë menduara nga shkaqe qofshin këto politike ose koordinimi mes politikave ndër-shtetërore.

Ajo që duhet të mos harrojmë është kjo: Kemi pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore,naftë me cilësi, të kesh naftë dmth të kesh potencial dhe një stabilitet të mirëfilltë ekonomik/ energjetik.

Kemi ujë, të dytët në Evropë pas Norvegjisë për nivelin e ujit, ndërkohë kemi ende kërkesë në shumë zona të vendit për ujë të pijshëm. Në 2026 as Afrika nuk do ujë e rrugë se i ka, ne ende nuk i kemi.

Hidrocentralet nuk ndërtohen nëse nuk ka kapacitet uji të mjaftueshëm. Daljet tona në detin Adriatik e detin Jon janë module transportuese të forta për import- eksport. Kush nuk do ta donte Sazanin?! Një ishull shkëmbor që dominon me radar gjithë Mesdheun. Kemi krom, bakër , por uzinat e ripërpunimit, u mbyllën nga ata që nuk e deshën këtë vend.Destabilizimi i hekurudhave ndër-qytetase,apo ndërtimi i infrastrukturës mjaft të dobët shkaktojnë aksidente tek ne njësoj si bilanc lufte.

Shqipëria ka resursetë veçanta , të mjaftueshme për 3 milion banorë të jetojnë rehatshëm në vendin e tyre. Bujqësia dhe blegtoria i kanë fushat, kodrat djerrë për produkte të mira ushqyese, por si gjithnjë nuk ka mekanizma.Këto mekanizma i plotëson vetëm politika, vetëm shteti.Dhe kur gjithçka sigurohet të kalojë në 4 duar , për katër persona, për 4 miq, për 4 fiq gjithë të tjerët dalin tepër. Kjo është drama jonë 36 vjeçare, jetojmë në vendin më të pasur në Ballkan por jemi më të varfërit në të.

Aspekti i mos rregullimit të tregut, i mos përshtatjes së formulës midis biznesit të vogël e të mesëm, ndërtoi thyerjen e tepruar të shtresës së mesme.Sot në Shqipëri ose ke të pasur ose ke të varfër. Tirana e mbushur me kulla por pa rrugë, pa trotuare, e mbushur me smog dhe me tepri ndërtimesh në pallate. Kur të rinjtë mezor mbyllin muajin kush do ti gëzojë këto ndërtime?!

Për të mos përmendur krizën disa vjeçare të urbanistikës,ndërtimet e bëra kuturu, kërkojnë sot një rishikim të thelluar për çdo qytet ,fshat,apo krahinë.

Nëse doni të kuptoni fiks si është sot Shqipëria lexoni 4 linja shtet- formuese.

1- Ekonomia bashkëpunuese Cilat janë kompanitë që koperojnë në veri, qendër, jug.Të kujt shteti janë. Marrëveshjet ekonomike janë qeliza bazë e qëndrueshmërisë së një kombi.

2- Eksport- import. Cilat shtete importojnë tek ne? Në Cilat shtete eksportojmë ne?

3- Mjetet lundruese Cilat anije / shtetërore ose jo ndalojnë në bregdetin tonë? Arsyeja? Këtu ka vënd plot për diskutime.

4- Cilat janë ato shtete kanë ofruar ndihmë për shtet – ndërtim ?

Dhe Cilat janë ato shtete që kanë ofruar ndihmë për shtet- rrënim ? Nëse ndiqni këto 4 hapa me qetësi do ta kuptoni qartë pse jemi në pikën fundore si komb. Sepse të gjitha këto pika të rezultojnë tek një emër I vetëm. Tjetërsimi i pronës qoftë publike ose private duhet të rimodulohet me ligjin më famëkeq të vendit 7501.Shfuqizimi ose korrektësimi i këtij ligji nuk e di nëse do të bënte mirë a keq, se është një popull që ka vuajtur çdo ditë këtë maskaradë pikërisht prej këtij ligji.

Shqipëria , ka një element natyror të rrallë diellin. Tek ne rrezet të ngrohin 300 ditë në vit, kush nuk do ta donte një vend kaq dritë. Pse? Sepse ne nuk kemi industri, ky element shkarkon në atmosferë dhe tjetërson kushtet atmosferike. Shqipëria sot është më keq se në komunizëm, lufta e klasave atëherë, lufta mediatike sot.

Sheh lloj -lloj telendari të bëj moral për rininë që protestojnë ndërkohë vetë janë të shitur, të dështuar , të fiksuar pas veseve , pas famës, pas egos personale. Protestat e qershorit i rikthyen shpirtin në vend këtij populli , më në fund njerëzit gjetën pikën e tyre të referimit, po përballen me një të vërtetë që u heshtë për më tepër se në 1945.

Uroj që kjo shkundje morale dhe psikologjike të na ndihmojë për të kuptuar që nuk jemi vonë për të ndërtuar një shtet që ka numrin e banorëve sa një lagje në New York. E kemi terrenin, nuk mungojnë profesionistët nga të gjitha fushat, koha qoftë në kahun tonë. Shqipëria ka qenë një ndër shtetet më padrejtësisht e trajtuar në rang historik dhe gjeografik nga të gjitha shtetet ose kontinetet e tjera .

Shpresoj shumë që të kemi një konfigurim të ndërgjegjes sonë qytetare intelektuale, sepse pas saj çdo gjë do të jetë më e plotë , më e drejtë. Qoftë e bekuar Shqipëria! Qofshin të bekuar Shqipëtarët!

Qershor 2026

Histori e fshehur apo si erdhi asimilimi nga shqiptar në “turk” në Ohër dhe Rrethinë

0
Si erdhi asimilimi nga shqiptar në “turk” në Ohër dhe Rrethinë
Ohri Flet Shqip | Histori e fshehur
Në Ohër, shqiptarët nuk u zhdukën brenda një nate. Asimilimi ndodhi gradualisht, në heshtje, përmes presioneve politike, administrative dhe shoqërore.
Pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht gjatë periudhës së Jugosllavisë:
• Arsimi në gjuhën shqipe u kufizua ose u bë i paarritshëm për shumë familje.
• Administrata shtetërore ushtroi presion të vazhdueshëm mbi popullsinë shqiptare.
• Shumë familje shqiptare u regjistruan ose u detyruan të regjistroheshin si “turq”.
Ky ndryshim, në shumë raste, nuk ishte zgjedhje identitare, por një mënyrë për të mbijetuar në rrethanat e kohës.
Dokumentet kishin rëndësi vendimtare.
Pa dokumente të regjistruara si “turke”, shumë familje përballeshin me vështirësi në:
• regjistrimin e pronës,
• blerjen dhe trashëgiminë,
• qasjen në institucione dhe shërbime shtetërore.
Në shumë raste:
• toka shqiptare zëvendësohej me prona më pak të favorshme,
• prona humbiste për shkak të mungesës së dokumentacionit,
• pronarët detyroheshin të largoheshin ose të heshtnin.
Këto politika sollën pasoja afatgjata:
• shpërngulje masive drejt Turqisë,
• humbje graduale të gjuhës shqipe te një pjesë e popullsisë,
• dobësim të pranisë shqiptare në qytet.
⚠️ Sqarim historik i rëndësishëm:
Perandoria Osmane sundoi këto troje për shekuj si fuqi perandorake dhe jo si shtet-komb modern turk. Proceset e asimilimit që ndodhën në shekullin XX lidhen kryesisht me rrethanat politike dhe shoqërore të periudhës jugosllave.
Historia duhet njohur për t’u kuptuar, jo për të krijuar përçarje. Vetëm duke njohur të kaluarën mund të ruajmë identitetin, gjuhën dhe kujtesën tonë kolektive.

Me 36 % të votës elektorale mungon legjitimiteti qeverisës!

0

Florim Zeqa

Kam qenë kundër marrëveshjes së 19 prillit 2013, jam edhe sot e përgjithmonë, por një gjë nuk e kam të qartë, pse Albin Kurti për gjashtë vite qeverisje me vendin nuk e inicoj rishikim e asaj marrëveshje fatkeqe për vendin fillimisht në Qeveri, pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës për të provuar votën kundër!

Qeveri gjithëpërfshirëse për evitimin e ngërçit politik

Edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ, dihet partia fituese, partia e dytë, e tretë, e katërt e kështu më radhë. Bazuar në numrin e deputetëve që ka siguruar për në Kuvend, partia fituese pa asnjë problem mund ta formojë qeverinë me votat minoritare, mirëpo sërish problem do të kemi me zgjedhjen e Presidentit/es.

Kësaj radhe partitë opozitare me vetëm 47 deputet do ta kenë të vështirë që ta ndalojnë Albin Kurtin në skenarët e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje të pafundme, por jo edhe të pamundur!

Bashkimi i partive opozitare me një ofertë të përbashkët për bashkëqeverisje, mund dhe duhet ta kushtëzoj Albin Kurtin që të mos e formojë qeverinë pa një marrëveshje paraprake për Presidnetin!

Ngase ‘nyja gordiane’ për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe evitimin e ngërçit politik qëndron tek zgjedhja e presidentit.

Në rrethanat e krijuara pas bojkotit qytetar të zgjedhjeve të 7 qershorit, e vetmja mundësi reale për evitimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Nuk ka asnjë lloj logjike për çuarjen e vendit në zgjedhje pa një alternativë të re politike, ngase partitë aktuale e dëshmuan forcën e tyre (i)reale! Nëse vendi shkon shpejt në zgjedhje, LVV nuk mund të ngritet më shumë se kaq, sikurse edhe partitë opozitare, nuk e kanë luksin të bëjnë eksperimente politike pa një reformim të thellë.

Qytetarët i kanë dhënë besimin Albin Kurtit për qeverisje dhe duhet të qeverisë me vendin dhe jo ta dërgojë në zgjedhje

Kosova ka humbur shumë kohë, ka humbur shumë përspektiva zhvillimore, ka humbur me qindra miliona nga bashkësia ndërkombëtare dhe rrezikon ta humbas edhe ‘Projektin e Gazit Amerikan’!

Me humbjen edhe të ‘gazit amerikan, Kosova do ta pësoj një goditje të rënd jo vetëm në aspektin energjetik, por edhe të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik afatëgjatë të vendit tonë!

Andaj duam qeverisje stabile dhe jo kriza të njëpasnjëshme, duam mirëqeverisje dhe jo abuzim me shtetin. Ngase partia fituese ka përgjegjësi shtetërore dhe morale para qytetarëve që të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj besimit të tyre.

Qytetarët i kanë dhënë besimin Albin Kurtit për qeverisje dhe duhet të qeverisë me vendin dhe jo ta dërgojë vendin në zgjedhje të panevojshme, kur edhe tani po e pranon, se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme!

Në këtë ikje të Albin Kurtit nga qeverisja e vendit, e shoh ikjen nga ballafaqimi me bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht në ikjen e implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova në Bruksel, Uashingon dhe aneks marrëveshjen e Ohrit!

Kurti e di mirë që arrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për Kosovën, e aq më tepër marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe vetëm aty (në Kuvend) mund të zhbëhet një marrëeshje e tillë e jo me ikje nga përgjegjësia politike!

Me mosdaljen e rreth 64 % të elektoratit në zgjedhje, u ndëshkuan të gjitha partitë pa dallim.

Sikurse LVV si fituese e zgjedhjeve që nuk ka arsye të mburret me votën e 36-shit, as partitë opozitare nuk mund ngushëllohen me humbjen e zgjedhjeve të 7 qershorit!

Opozita e bashkuar jo vetëm që mund ta rrisë fuqinë negociuese me Albin Kurtin, mund ta kushtëzojë këtë të fundit që të lëshojë pe, gjegjësisht të reflektojë për kompromis politik!

Në të kundërtën, nëse Albin Kurti e refuzon kategorikisht opozitën e bashkuar, atëherë hapet rruga për diçka tjetër!

Që i bie se, në rast të kundërshtimit autoritar nga Albin Kurti, opozita e ka të drejtën e kërkimit të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare për dalje nga ngërçi politik, ashtu siç kishte ndodhur me zgjedhjen e presidentes Jahjaga në vitin 2011 përmes zarfit famoz!

Kështu pra, pas bojkotit qytetar, vetëm një qeverisje gjithëpërfshirëse i shkon për shtati aktualitetit politik në Kosovë, kur asnjëra parti nuk e ka legjitimitetin e plotë për të qeverisur vendin me 36 % të votës elektorale kundrejt bojkotit prej 64 % të popullatës shqiptare në Kosovë!