Kreu Blog Faqe 113

Shumëkund vritesh nëse u afrohesh ambasadave të huaja e lere më t’ua heqësh flamurin shtetëror nga ambasada

0
Rami Misini, Shkup
___
Ky është Hamza Ibraimi nga Shkupi që kërkon dorëheqjen e Ramës!
Pse më bëri përshtypje budallallëku i tipit të Hamzës. U interesova të gjurmoj se kush është, çfarë është e si është. Vetëm në bazë të profilit të tij në Facebook arrita të kuptoj egon e tij për t’u dukur sa më budalla.
Hamza nga Shkupi i kishte ndërruar të gjitha partitë politike. Në fillim kishte qenë në BDI, më pas në BESA, pastaj kishte vazhduar te Alternativa, prej Alternativës ishte futur në ASH-në e Selës, e sot po thonë se rri pak afër Zejdit.
Në profilin e tij në Facebook shihet se ka simpati për Turqinë dhe politikat turke, nuk dua të them se është shumë “turkofil”, atë mund ta thoni ju. Në vitin 2016 kishte shkruar “u var Nexhat Agolli” . Disa herë thonë se ka protestuar kundër Skënderbeut, pra bustit të Skënderbeut në Çarshinë e Shkupit.
Madje disa thonë ka qenë i flaktë në protesta për Sirinë e Palestinën
E tash, kur i grumbullova të gjitha këto informacione, ky Hamza nga Shkupi kurrë nuk kishte protestuar për Çairin, aty ku jeton. Aty ku shkatërrohet gjithçka, aty ku ndërtohet pa leje, aty ku trotuaret janë parkingje e hapësirat e gjelbra bëhen ndërtesa.
Dhe kur vendosa ta bëjë publike këtë që kam shkruar, nuk e di çfarë emri t’i vëndojë Hamzës!
Vazhdoj ende të mendoj se si ta quaj, nëse keni ndonjë emër specifik ju kisha lutur të komentoni ose më kontaktoni që t’ia ngjes pseudonimin këtij.
“Bytha jote do e rrëzoje Ramën!”
____
PS- Shikoni edhe ju profilin e këtij në Facebook dhe krijoni portretin e këtij me mendimet e juaja!

Protestat, solidariteti dhe kufijtë e përfshirjes

0

MSc. Adem Lushaj, Deçan

Prej disa ditësh në Shqipëri po zhvillohen protesta që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm brenda vendit, por edhe në hapësirat e tjera shqiptare. Si zakonisht në raste të tilla, krahas diskutimeve për shkaqet dhe kërkesat e protestuesve, është hapur edhe debati rreth pjesëmarrjes së personave nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora në këto tubime. Pikërisht në këtë kontekst, mendoj se duhet bërë një dallim i qartë ndërmjet interesimit për zhvillimet në Shqipëri dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë në to.

Protestat janë një e drejtë demokratike dhe një mjet legjitim përmes të cilit qytetarët shprehin pakënaqësitë, kërkesat dhe qëndrimet e tyre ndaj institucioneve dhe politikave publike. Në shoqëritë demokratike ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës politike dhe qytetare.

Në rastin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, është e natyrshme që ato të zgjojnë interesim edhe te shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë. Lidhjet kombëtare, historike, kulturore dhe emocionale mes shqiptarëve bëjnë që zhvillimet në një pjesë të kombit të ndiqen me vëmendje edhe në pjesët e tjera.

Megjithatë, mendoj se duhet bërë dallimi ndërmjet interesimit dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë. Secili ka të drejtë të informohet, të komentojë, të shprehë mbështetje apo mospajtim me zhvillimet politike në Shqipëri, por protagonizmi në protesta dhe procese politike duhet t’u takojë para së gjithash qytetarëve të Shqipërisë. Ata janë që jetojnë përditë me pasojat e vendimeve politike, që zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe që mbajnë përgjegjësinë demokratike për të ardhmen e vendit.

Ky parim, sipas mendimit tim, duhet të vlejë njësoj për të gjitha shtetet. Ashtu siç nuk do të ishte e dëshirueshme që qytetarë nga shtete të tjera të kishin rol aktiv në protestat për çështje të brendshme të Kosovës, po aq e arsyeshme është që protestat në Shqipëri të mbeten kryesisht në duart e qytetarëve të saj. Kjo nuk nënkupton mungesë solidariteti, por respekt për autonominë demokratike dhe për proceset e brendshme të secilit shtet.

Shqiptarët kudo që jetojnë kanë të drejtë të ndihen të lidhur me zhvillimet në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të Veriut. Por mbështetja morale, ndjekja e ngjarjeve dhe debati publik janë një gjë, ndërsa pjesëmarrja fizike dhe përfshirja aktive në protesta politike është një çështje tjetër. Ruajtja e këtij dallimi ndihmon që kauzat qytetare të mos humbin fokusin e tyre dhe të mos krijohen perceptime të panevojshme për ndërhyrje nga jashtë.

Në fund, demokracia forcohet kur qytetarët e secilit vend marrin përgjegjësinë për sfidat dhe proceset e tyre politike, ndërsa të tjerët tregojnë solidaritet, respekt dhe mirëkuptim, pa u bërë pjesë e drejtpërdrejtë e tyre.

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës

0

REAGIM PUBLIK

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shkrimi i publikuar nga Blerim Latifi, si: https://www.facebook.com/share/p/1BYzpdCYD3/

Në shkrimin e publikuar nga Blerim Latifi, ndër të tjera thuhet, citoj: “Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb”.

Ky konstatim është i pavërtetë, ofendues dhe cenon dinjitetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për këtë arsye, reagojmë publikisht për të sqaruar opinionin dhe për të kundërshtuar këto pretendime.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dëshmuar vazhdimisht organizim politik, qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Këtë e dëshmojnë:

A.Referendumi 1-2 Mars 1992,

B.Kryengritja e armatosur nga UÇPMB-ja, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine.

C.Marrëveshja e Konçulit,është arritur nën monitorimin, prezencën e instancës më të lartë të BE-ës dhe faktorit politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Referendumi, lufta e UÇPMB-ës, dhe Marrëveshja e Konçulit,edhe me të gjitha aktet dhe konventat ndërkombëtare jan veprime, dhe gjithnjë mbesin  udhërrëfyes për vizionin e të ardhmes politike, jan shprehja e vullnetit të pjekur politikisht, plebishitar dhe popullor që ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare përmes Referendumit. Ishte dhe mbeti artikulimi politik i shqiptarëve, një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve të kësaj Krahine.

U arrit ngritja në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit, dhe vazhdohet me aspiratën se kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme nën garantimin ndërkombëtarë.

Po ashtu, në shkrimin e tij z.Latifi pretendon se shqiptarët e Luginës së Pteshëvë, citoj: “Nuk arrijnë të organizojnë as një miniprotestë…”.

Ky pretendim bie ndesh me faktet, janë organizuar disa protesta vetëm në më pak se 3 vite, dhe marshime paqësore, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prodhuan një alarm e mesazh paqeje të ndalohet DISKRIMINIMI. Por edhe instanca e mekanzima nga BE-ja, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, protesta, si:

A.Prishtinë, më 23 tetor 2023,

B.Bujanoc, më 12 gusht 2024,

C.Preshevë, më 23 shtator 2024,dhe

D.Medvegjë, më 3 nëntor 2024.

Gjithashtu, z.Latifi shkruan: “Ndërgjegjja njerëzore sikletoset nga paradokse të tilla shqiptarësh…”.

Pikërisht ky lloj gjykimi i përgjithësuar dhe i pambështetur në fakt ngjall shqetësim te opinioni publik. Është e papranueshme të fyhen e të etiketohen shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, të cilët për dekada me radhë kanë mbrojtur identitetin, dinjitetin dhe të drejtat e tyre përmes angazhimit politik, qytetar dhe institucional.

Përmes këtij reagimi publik kërkojmë nga z.Latifi, që të kërkojë falje publike për deklaratën e tij fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në debat publik, por rrezikojnë të nxisin përçarje dhe keqëkuptime ndërmjet shqiptarëve,të kësaj Krahine Shqiptare.

Njëkohësisht, konsiderojmë se është e nevojshme që mediat, intelektualët dhe personalitetet publike të reagojnë ndaj gjuhës fyese dhe stigmatizuese, duke mbrojtur kulturën e dialogut, respektin reciprok dhe frymën e unitetit Kombëtar, pa dallim besimi, Krahine e bindje politike.

Nga Mr.Sc.Refik Hasani,Publicist dhe Veprimtar. 

Mos e njollosni protestën me akte që dëmtojnë interesin kombëtar

0
Protesta është një e drejtë demokratike dhe çdo qytetar ka të drejtë të shprehë pakënaqësinë e tij në mënyrë paqësore. Mirëpo, kur gjatë një proteste ndodhin akte të papërgjegjshme, si heqja dhe përdhosja e flamurit të një shteti të huaj nga ambientet e ambasadës së tij, atëherë dëmtohet jo vetëm imazhi i protestës, por edhe i vetë shtetit ku ajo zhvillohet.
Veprimi ndaj flamurit të Izraelit nuk mund të arsyetohet si pjesë e një proteste qytetare. Përkundrazi, ai ngre pikëpyetje serioze për nivelin e sigurisë së institucioneve shtetërore, por edhe për praninë e individëve që mund të kenë interesa krejtësisht të ndryshme nga qëllimet e deklaruara të protestës. Organizatorët kanë përgjegjësi morale dhe qytetare të distancohen qartë nga çdo akt vandalizmi dhe dhune.
Izraeli është një vend mik i shqiptarëve. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve mbështeten edhe në një trashëgimi të çmuar historike: gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët strehuan dhe shpëtuan shumë hebrenj, duke mbrojtur me nder parimet e besës dhe humanizmit. Kjo histori është një ndër faqet më të ndritura të kombit tonë dhe nuk duhet të njolloset nga veprimet e papërgjegjshme të disa individëve.
Prandaj, identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve të këtij akti duhet të jetë prioritet i organeve të rendit dhe drejtësisë. Vetëm një hetim i plotë dhe transparent mund të sqarojë nëse kemi të bëjmë me një akt individual, me provokatorë të infiltruar apo me veprime të organizuara për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Deri në përfundimin e hetimeve, çdo pretendim për sponsorë ose urdhërues duhet të trajtohet si dyshim dhe jo si fakt i provuar.
Shqipëria ka zgjedhur rrugën e demokracisë, të partneritetit me vendet mike dhe të integrimit evropian. As provokimet, as vandalizmi dhe as retorika e urrejtjes nuk mund ta ndryshojnë këtë orientim strategjik. Ata që përpiqen ta komprometojnë këtë rrugë nuk i shërbejnë interesit kombëtar, por vetëm dëmtojnë reputacionin e shtetit shqiptar.
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por askush nuk ka të drejtë ta përdorë protestën për të cenuar simbolet diplomatike, për të nxitur përçarje apo për të dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet mike. Vetëm protesta paqësore, e përgjegjshme dhe e bazuar në respektimin e ligjit i shërben demokracisë dhe interesit të kombit.

Protestat në Shqipëri: Solidaritet apo ndërhyrje politike?

0

Naim Krasniqi, Gjermani

Disa pyetje rreth protestave në Shqipëri

Protestat e fundit në Tiranë, të nisura fillimisht për çështjen e Sazanit dhe Zvërnecit, tashmë kanë kaluar kufijtë e një kundërshtimi ndaj një projekti të caktuar investimi. Ato janë shndërruar në një debat më të gjerë mbi korrupsionin, transparencën, kapjen e shtetit, nepotizmin dhe mënyrën e qeverisjes në Shqipëri.

E drejta për të protestuar është themel i çdo shoqërie demokratike. Po aq legjitime janë edhe kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit. Në këtë aspekt, mbështetja morale që shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi apo diaspora i japin qytetarëve të Shqipërisë është e kuptueshme dhe e natyrshme.

Megjithatë, zhvillimet e javëve të fundit kanë ngritur disa pyetje që meritojnë debat publik.

Në protesta kanë filluar të shfaqen jo vetëm aktivistë dhe qytetarë të zakonshëm, por edhe figura politike nga Kosova, përfshirë këshilltarë, aktivistë dhe deputetë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë përdorur një gjuhë shumë më radikale sesa vetë organizatorët fillestarë të protestave, duke folur për “rrëzim sistemi” apo “revolucion”.

Kjo ngre një pyetje të thjeshtë: ku përfundon solidariteti kombëtar dhe ku fillon ndërhyrja politike?

Askush nuk mund t’ua mohojë shqiptarëve jashtë Shqipërisë të drejtën për të pasur mendim mbi zhvillimet në shtetin shqiptar. Shqipëria nuk është një shtet i zakonshëm fqinj për shqiptarët e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut; ajo ka një peshë të veçantë historike dhe simbolike për mbarë kombin shqiptar.

Por një gjë është mbështetja e protestave qytetare dhe një gjë tjetër është përfshirja aktive e figurave politike që janë pjesë e strukturave qeverisëse ose partiake të një shteti tjetër.

Ajo që bie në sy është se ndërsa për protestat në Shqipëri ka mobilizim të madh politik dhe mediatik, nuk është parë i njëjti angazhim për çështje që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në rajon. Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë debatet për të drejtat gjuhësore dhe përfaqësimin politik. Në Luginën e Preshevës, çështja e pasivizimit të adresave dhe pasojat e saj vazhdojnë të shqetësojnë banorët shqiptarë. Megjithatë, rrallëherë shohim protesta apo mobilizim me të njëjtin intensitet.

Pikërisht për këtë arsye lind pyetja nëse kemi të bëjmë vetëm me shqetësim qytetar apo edhe me përpjekje për të fituar ndikim politik në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë.

Këto pyetje nuk janë akuza dhe as teori konspirative. Ato janë pjesë e një debati të nevojshëm demokratik. Në fund të fundit, qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse protestat po mbeten një lëvizje autentike kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, apo nëse po shndërrohen gradualisht në një arenë ku grupe të ndryshme politike përpiqen të projektojnë ambiciet e tyre.

Shqipëria ka nevojë për debat, për transparencë dhe për qytetarë aktivë. Por po aq e rëndësishme është që protestat të mbeten të qytetarëve të Shqipërisë dhe të mos humbasin qëllimin e tyre fillestar në mes të interesave dhe kalkulimeve politike të aktorëve të ndryshëm.

Sepse forca e një proteste matet jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga qartësia e kauzës që ajo përfaqëson.

Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon!

0

Nga Aurel Dasareti

Keqbërësit mund t`i torturojnë trupat tonë, thyejnë këmbët tona, të na vrasin. Atë që ata marrin atëherë, janë trupat tonë të vdekur – jo bindjet tona.

Por, ngrihuni tani dhe qëndroni në këmbët tuaja. Ju duhet të hapni sytë e tyre, që ata të kthehen nga errësira në dritë, nga pushteti i Djallit në atë të Perëndisë.

***

Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon. I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja aktuale politike në shtetet vasale Shqipëri dhe Kosovë duhet të zhduket përgjithmonë. Askush nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur. Prandaj, detyra hyjnore e çdo shqiptari është të bashkëpunojnë për t`i kapur për fyti dhe tërheqin zvarrë nga Kuvendi të gjithë ata meshkuj lavire që vazhdojnë të shesin dhe shkatërrojnë Vendin.

Burgosni minjtë e kanalizimeve. Këtyre kriminelëve u ka hy vetja në qejf. Duhet vendosmëri dhe veprime praktike për t`i burgosur me qetësi dhe dashuri të gjitha plehrat e politikës, prokurorisë dhe drejtësisë të cilët ia bënë të gjitha të zezat shqiptarëve në këto 28 viteve të “demokracisë”. Banditët duhet t`i dorëzohen përjetësisë. Të ndëshkohen për krimet gjithëpërfshirëse monstruoze, të mos dalin kurrë gjallë nga burgu.

Jo, brekët e vjetra nuk duhet t`i veshim por t`i hedhim në koshin e mbeturinave.

***

Frika e ofendimit të pakicave islamike ka çuar në verbëri dhe dështim intelektual. Jemi vend laik. Shqipëria (brenda dhe jashtë murit të arbrit) nuk është vend mysliman. Besimi (feja) nuk duhet të shfaqet publikisht, veçanërisht nëse është në dëm të kombit dhe vendit. Besimi im (nëse e vendoj para kombësisë) nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në qëndrimet e mia politike. Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin, qoftë vet ose së bashku me të tjerët, në kisha dhe xhamia, ose privatisht (në oborret e shtëpive), për të shprehur praktikën, adhurimin dhe ritualet e tyre. Nuk duhet lejuar që në objektet fetare të ketë edhe predikues spiun antikombëtar që ua marrin mendtë besimtarëve me gjithfarë dokrrash, i trullos. Keqpërdorimi i fesë i matufos njerëzit. Fetë nuk mund të krijojnë identitete nacionale. Feja nuk është as përcaktuese e etnisë e as identitetit.

Thyerësit e simboleve kombëtare duhet të ndëshkohen rëndë. Skënderbeu nuk është hero që i takon feve, por është hero kombëtar. I gjithë shqiptarëve. Mos e ofendoni heroin që gjithë bota e respekton, o ju bastardë!

***

Një shtyp i lirë kritik është me rëndësi të madhe për demokracinë.

Të gjitha mediat që zëvendësojnë kërkimin e së vërtetës me gënjeshtra, së shpejti ose më vonë do të ballafaqohen me probleme serioze. Prerja apo anashkalimi i lajmit që i përshtatet fabulave të paracaktuara mafioze antikombëtare ka kosto. Sa duhet të gënjeni për ta bërë lajmin të përshtatshëm?

Një kriter i teorive të konspiracionit është të përmbledhë faktet dhe informacionin në mënyrë që marrësit (dëgjuesit, lexuesit) të jenë të përshtatur për ta kuptuar realitetin nga një kënd i caktuar. Një konspiracion shpesh ka dyshime: Gjërat nuk janë ato që pretendojnë të jenë.

Unë, kolegët dhe miqtë e mi nga vendi dhe diaspora, jemi shumë të shqetësuar për të gjitha shakatë, të pavërtetat dhe gënjeshtrat që përhapen përmes mediave sociale dhe faqeve të zhurmshme “kombëtare” (por në thelb-joserioze) të internetit. Një kalemxhi duhet të ketë aftësinë për analiza të mprehta dhe formulime të guximshme. Jo blabla e kurrgjë nuk tha. Marrëzi që paraqiten si fakte të forta apo lajme që në asnjë mënyrë nuk i plotësojnë kushtet për t`i marrë seriozisht, por botohen pasi pronarët e gazetave janë të përfshirë në konflikt interesi. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë dallimin midis gazetarisë së mirëfilltë dhe pisllëqeve.

***

Në Shqipëri, u shkatërrua komunizmi por nuk solli ndonjë formë të re më të mirë të organizimit shoqëror. Përkundrazi, u bë edhe më keq, për shkak se vendi ra pre e mafisë politike tradhtare kriminale antikombëtare. Qëllimi i shkatërrimit të komunizmit nuk ishte vetëm të përgatisë një elitë të re, por edhe një vetëdije të re, por kjo nuk ndodhi në rastin e Shqipërisë.

Lidhjet familjare dhe pushteti politik. Kur më shumë lidhje familjare janë pjesë e një kulture politike me shumë pushtet, këto marrëdhënie bëhen me interes publik. Anëtarët e familjes duhet të respektohen si individë të pavarur në domenin publik, pa përfshirjen e lidhjeve familjare. Jam plotësisht dakord se është e rëndësishme që politikanët dhe anëtarët e tjerë të debatit shoqëror të flasin në debate publike si individë të pavarur.

Përqendrimi i pushtetit. Mirëpo, kur ekzistojnë forma të ndryshme të përqendrimeve të pushtetit që kanë elemente familjare ose miqësie, është gjithmonë e rëndësishme që të jemi sy hapur. Mjerisht, në partitë politike shqipfolëse, përveç dominimit total të përqendrimeve të pushtetit nga ana e familjarëve dhe miqve të politik-bërësve, ekzistojnë edhe klanet politike, të cilat prapa perdes mbështesin klanet rivale sepse janë pjesëmarrës në veprimet e përbashkëta kriminale.

***

Themeli i shoqërisë tonë shkërmoqet. Kur shoqëria shkon në shpërbërje, atëherë është si rregull që familja shkatërrohet më parë. Një familje jofunksionale dhe një shoqëri në shpërbërje.

Pjesa më e madhe e kësaj është dëgjuar përmes mediave, komenteve dhe raporteve inteligjente: Vdekja Industriale. Globalizimi dhe Kapitalizmi jashtë kontrollit. Papunësia. Mungesa e perspektivave. Fenomeni që ka të përbashkët se ato janë faktorë të jashtëm ku individi ka pak ndikim në atë që po ndodh.

Rinia jonë braktis atdheun. Vendin e lëshojnë edhe mjekë, infermierë, inxhinierë, profesorë të degëve shkencore, mjeshtërit me certifikatë elektricisti, muratori, instaluesit e gypave etj. Shqipëria dhe Kosova kanë investuar për shkollimin dhe kualifikimin e tyre, kurse tani BE-ja, sidomos “mikesha jonë” Gjermania ku lindi dhe veproi Otto Bismark, pa asnjë kompensim, i merr të gatshëm nga ne duke na shfrytëzuar dhe dëmtuar edhe kësaj here shumë rëndë. Pacientët tanë vdesin për shkak të mungesës së mjekëve apo infermierëve, që tani shërojnë dhe kujdesen për pacientët e huaj…

***

Një fokus shumë më i fortë është i nevojshëm për sigurimin e kufijve të jashtëm, veçanërisht atë me Greqinë. Shqipëria nuk guxon të lejojë hyrjen ilegale të asnjë “refugjati” (mes tyre ka edhe xhihadistë-terroristë të mjaftueshëm) dyndja e të cilëve është një oqean i pafund.

Shqipëria nuk duhet të sjellë asnjë “refugjatë” nga BE. Zero. Asnjë. Nuk i kemi borxh askujt. Ne nuk jemi anëtarë të BE-së, as nuk duhet të jemi kurrë.

Mos lejoni që Shqipëria të kthehet në një shkretëtirë, në një vend të pistë.

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Dy lajme të mira, paralajmërimi i për ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve të masakrës ndaj familjes Jashari dhe për infiltrimet në protestat e Tiranës

0
Sot mora dy lajme që më japin shpresë se ende ka forca që veprojnë në interes të drejtësisë, shtetit dhe kombit.
Lajmi i parë është paralajmërimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve të masakrës së familjes Jashari. Ky është një hap historik drejt vendosjes së drejtësisë për krimin më simbolik të luftës sonë çlirimtare. Kjo nuk është vetëm meritë e prokurorëve që kanë punuar në këtë rast, por edhe e vullnetit politik të qeverisë aktuale që ka krijuar kushtet që krimet serbe të trajtohen me prioritet institucional. Edhe pse e vonuar, drejtësia për Prekazin mbetet detyrim shtetëror dhe kombëtar.

 

Lajmi i dytë është reagimi i organizatorëve të protestave qytetare në Tiranë lidhur me incidentin e papranueshëm me flamurin e Izraelit. Përshëndes distancimin e qartë nga ky akt dhe paralajmërimin për dekonspirimin e elementëve të infiltruar që përpiqen t’i japin protestës ngjyra fetare, ekstremiste apo agjenda të huaja. Ky është një mesazh i rëndësishëm se protestat qytetare duhet të mbeten qytetare, kombëtare dhe demokratike, pa u rrëmbyer nga grupe që synojnë përçarjen e shqiptarëve ose dëmtimin e aleancave tona strategjike.
Të dy këto zhvillime tregojnë se mbrojtja e interesit kombëtar kërkon njëkohësisht drejtësi për krimet e së kaluarës dhe vigjilencë ndaj atyre që përpiqen të dëmtojnë orientimin tonë euroatlantik në të tashmen.

Mos harro…!

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Një letër drejtuar, personalisht Sali Rexhes….!
Gjakovë, 21 qershor 2026
Shanë Gjakovën marë e mbrapshte!
Gjakova nuk voton shkije e shkina more zuzar. Ato 300 vota e imagjinuara nga gjak prishurit mund ti gjeshë në pragun e shtëpisë tende. Ende pa u zbehur kujtimi i njërës prej krimeve serbe, asaj të Gjakovës, e tjetra në mediat shqiptare, në skenë do të ngjitej Sali Rexha, shemra e tij.
Dorën në zemër, kemi Rrospi meshkuj. Edhe atë: aq sa kanë të hanë edhe qentë e rrugëve. Edhe kurva, g.. me pashterka të kuqe. Edhe pse, gr… u ka hije të jenë “ku…”, po jo edhe burrave me kollare. Megjithatë, me Rrospi Meshkuj e kudra nuk bëhet politikë e mirfilltë. E sidomos, kur janë në pyetje “vëllezërit e ty” me të cilët jetojmë në një shtëpi të përbashkët me vite e vite.
“Shikoni këtë kuder, o shqiptarë”.
Në vend të kripës Natyra i ka dhënë këtij derri një shpirt, me qëllim që ky të mos kalbet. Kjo është shkalla më e ulët e natyrës së njeriut para çdo kulture, dhe pikërisht instikti më i ulët e natyrës së njeriut para çdo kulture dhe pikrishte instikti thjesht shtazor.
Titulli shoqërues i medias ishte shkatërrues, duke shërbyer si akuza përfundimtare për marraveshjet e tyre të fshehta ndaj Gjakovës e Albini Kurtit.
Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Urrejtja dhe mizoria e tij i kanë rrënjët thellë në historinë e tij. Kjo nekrofili nuk mund të perceptohet pa piromaninë dhe serinë e manive tjera të makinerisë sllavoserbe, e cila po bënte përpjekjet e fundit për të zhdukur nga faqja e dheut biofilinë shqiptare. Jeta e shqiptarëve ishte e zhveshur nga çdo gjë, ishte si një shfaqje teatrale, e rregulluar sipas qejfit të ketij faqeziut. Po kanë frikë nga çdo gjë që është shqiptare, çdo gjë që jeton jashtë tyre dhe nga çdo gjë që është e ndryshme prej tyre. Të gjitha këto, mjerisht, ishin të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe të këtij faqe ziu!…
Falmë Zoti ynë, thashë prapë dhe disa çaste pas kësaj shqyerjeje e ofendimi mizor nuk e kuptoja dot Sali Rexhen se në cilën anë kishte mbetur truri i tij, në të këtejshmen apo në të atjeshmen e Zvicërss. Ç’njeri, ç’komb, ç’derq, je, vallë, shqiptarë jo, këtë? Thashë “Shqiptar!” Jo.
Sali! Të turpërohesh përimoralitetin tënd është një hap në shkallën në majë të së cilës të vjen turp edhe për fytyrën dhe moralin tënd. Tema që po shkruaj nuk është e re për këtë antishqiptar. Shkaku i këtij shkrimi ka qenë ulërima e në media” mjeran që mbanë datën 17 qershor 2026 me refrenin e kukamës së një kukuvajke nga degët e thara merrë trajtën e tij prej një cubi.
Në fillim deklarata e tij në afcebbok mu dukë si një kërcnim alienësh, por jo ky ishte shqiptar. Shqiptar thash. Jo! E megjithatë reagimi i tij ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës e ndiheja vetën të “rrezikuar” në qytetin tim nga një bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e Saliut e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit…
Truri apo koha e tij e ngrirë… Dhe jo vetëm kaq, kishte ardhur, me sa dukej, koha e hakmarrjes për Gjakovën. Hakmarrja e rrugeqërve, e zagarve e shndërruar në kuisje dëshpëruese, ishte e gjatë për njerëzit e pendës e të dijës. Është gjithnjë e më e theksuar, element armiq kanë zhvilluar veprimtari mjaft tendecioze e shpifëse ndaj Gjakovës….
Deklarata e tij me titull (“PSE GJAKOVA I KA VOTUAR SHKIJET!”) e paska tronditur shumë Sali Rexhen e Zvicërres? Ulërima, imazhi tij dhe deklarata e tij vdekjes, që nuk më shqiteshin nga mendja, regëtinë para tij… ferri Sali, simbol i biorrezikut, mjeku çoban i mortajës ose një kërcënim biologjik. Dhe përseri, “burri, që shanë kotë” fytyra e kaçurelit me sy të zinj, me flokë, mustaqe e me mjekërr të thinjur që deklaronte nga bregu i përtejmë të Zvicërres.
Të menduarit e paarsyeshëm (irracional), përfitimi i botës së nëndheshme në menyrë krejt të ndryeshme nga ç’e jep deklarata e tij ndajë Gjakovës, faktet, pamjen e tij, është cen i njeriut nga zvicërra, por diçka e pashmangëshme. Në mërgatë krijoheshin ca njerës të lig sa herë që sektet apo oraganizatat totalitare kishin nevoj për të shpërndar një ide, për të përligjur një krim ose një vijë të re politike antishqiptare. Krijoheshin dy llojesh: shqiptar të gjallë apo të vdekur.
“Qarkullonin fjalë se ky njeri është i zhytur në një liqen katrani të valuar dhe është klient i veçantë kishte pasur takime me oraganizata të huaja gjatë muajve të fundit dhe kjo sikur konfirmonte ato thashethemet përtej. Mos lejoni që tradhtia e gënjeshtra tij të na mashtrojë, ai është një armik i rrezikshëm!”. Ndoshta edhe bashkëpunëtor i ndonjë gazete serbe antishqiptare”…
Mblidhe mendjen Sali dreqi: ti je asgjë. Nga asgjëja nuk vjen veç asgjë. Ose vjen prapë asgjëja, e kështu pa fund. Kush dreqin je ti?! Mos jeni vallë ndonjë spiun brenda zvicërres. Këndë përfaqësoni dhe në cilin sektë apo organizatë serbe opa turke shërbeni… Mesiguri ti i takon asaj organizate për të cilën punon që përbëhet nga shumë sektorë, për sektorin “turko-serb” – Mbështetja e Vëzhgimit dhe Reagimi kundër shqiptar.
Në çdo betejë Gjakova ka hyrë i përgatitur, i pajisur me dije, kulturë, njohuri e mençuri intelektuale, por edhe me trimëri, krenari e dinjitet njerëzor. Jamë thellësisht të bindur dhe e dini se demokracia duhet vënë në shërbim të shtetit dhe kombit dhe jo në shërbimë të qarqeve e sekteve të huaja. Sali Rexha, është fakti që, Ti, sekti apo organizata që ju bëni pjesë nuk keni tagër të bëni të tilla lorja, (apo kombinacione siç thuhet në terminologjinë e agjenturave), ndoshta për të maskuar ikjen tënde drejrë Zvicërres, ndoshta për të mos u dukur si pjestar të këtij grupazhi sektesh apo organizatash të huaja…?
Ne e dime se cilës parti i takoni, Ërrësimi i detyruar, i një islamisti të tërbuar! Ulërimatë e Sali çobanit, përshpërit shërbëtori gjak humbur, teksa i afrohej ngadal imazhit të zymtë të botës së nëndheshme, që tash – më projektohet si flet rrufe në muret Zvicërres.
Ndërkaq, në mendje më erdhi një fjalë e urtë nga zhytësit e thellësive të Ilirisë së lashtë, që gjuanin gaforre në guvat korale të ishujve të saj. Kur noton në një tunel të errët, mbërrin në një pik moskthimi ku nuk ke më aq frymë sa ta bësh rrugën mbrapsht Zvicërr – Prishtinë?. Rrugëzgjidhja jote e vetme është të notosh përpara në të panjohurën… dhe të lutesh për një dalje. Unë ju korrigjoj: E tashmja dhe e ardhmja na janë ampotuar, kanë mbetur ende vetëm gjurmët e së djeshmes Rexhjane..?

“Maskat” heqin flamurin e Izraelit në Tiranë, reagon Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

0
Maskat Heqin Flamurin e Izraelit, Reagon Ministria e Jashtme
Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, disa persona të maskuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë kanë hequr flamurin e Izraelit nga ambientet e ambasadës. Ky është një veprim i papranueshëm që cenon normat diplomatike dhe bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes, respektit dhe nderit.
Protesta është një e drejtë demokratike e çdo qytetari, por aktet e dhunshme dhe provokuese nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë. Sulmi ndaj simboleve të një ambasade nuk i shërben as kauzës së protestuesve dhe as interesit të Shqipërisë.
Ky veprim ngre shqetësime serioze dhe lë hapur pyetjen se kush fshihet pas këtyre provokimeve që po tentojnë ta devijojnë karakterin paqësor të protestave. Institucionet duhet të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe të mbajnë përgjegjës autorët.
Respektimi i ligjit, i institucioneve dhe i normave diplomatike është në interes të çdo shoqërie demokratike. 🇦🇱

Victoria Times (1975) / Udhëtim në Shqipërinë e izoluar, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve meshkuj

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2026

Victoria Times (Australi)” ka botuar, të enjten e 28 gushtit 1975, në faqen n°5, rrëfimin e udhëtimit asokohe në Shqipërinë komuniste të reporterit të Manchester Guardian, Michael Bailey, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria : Njeriu i çuditshëm në Kontinent

Nga Michael Bailey, Manchester Guardian

Burimi : Victoria Times, e enjte, 28 gusht 1975, faqe n°5

Burimi : Victoria Times, e enjte, 28 gusht 1975, faqe n°5

Tiranë, Shqipëri — Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës ka një atmosferë fantazmë; terminali gjallërohet vetëm përkohësisht me mbërritjen e fluturimit javor nga bota e jashtme që prek tokën në kryeqytetin e një vendi që duhet të renditet ndër shtetet më të izoluara në botë.

Shqipëria, me një popullsi prej 2.4 milion banorësh, është i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të vendosë marrëdhënie diplomatike si me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik.

Vizitorët e huaj janë të rrallë — më pak se 10,000 pranohen çdo vit — dhe qeveria ka kundërshtuar përpjekjet për t’i shndërruar rërat e bardha të bregdetit Adriatik në një fabrikë fitimprurëse valute për adhuruesit evropianë të diellit.

Shumica e vizitorëve janë anëtarë të grupeve politike simpatizuese, shumë komunistë nga Evropa Perëndimore, të cilët janë zhgënjyer nga zhvillimet në Bashkimin Sovjetik, dhe Shqipëria ka zhvilluar një lloj pelegrinazhi leninist.

Të ftuarit e huaj në Shqipëri vijnë në vendin e tyre, siç theksoi së fundmi udhëheqësi i saj Enver Hoxha; vendi refuzon të dëgjojë “armiqtë që na këshillojnë ta kthejmë vendin tonë në një han me dyer të hapura për këdo, për njerëz me pantallona ose pa pantallona fare, për turistin dhe punëtorin e paguar, për njerëzit e djegur nga dielli me flokë të gjatë që bëjnë orgji të egra në dunat e bukura të popullit tonë.

Aeroporti i Tiranës tani ka edhe berberin e vet, i cili qetësisht rregullon çdo pasagjer mashkull që mbërrin me flokë që prekin veshët, ndërsa dyqani i suvenireve jo vetëm që shet kujtime të zakonshme, por edhe pantallona për gratë, nëse fundet e tyre janë shumë të gjata ose shumë të shkurtra. Shqipëria është e vendosur të mbajë jashtë vlerat e individualizmit perëndimor edhe në shfaqjet më sipërfaqësore. Ajo i sheh ato si një kërcënim ekstrem për integritetin e saj revolucionar.

Valët radiofonike janë përçues famëkeq të dobët të kufijve ndërkombëtarë dhe, kur televizioni u prezantua për herë të parë në Shqipëri disa vite më parë, shumë njerëz duket se shikonin kanalet e fqinjëve të tyre jugosllavë, italianë dhe grekë. Për të ndalur fluksin e imazheve të huaja, u instalua një sistem kontrolli kundër përhapjes së “dyshimtë” të antenave televizive që mbulonin shumë blloqe banimi. Por televizioni shqiptar nuk arrin në qytetet e largëta të veriut dhe perëndimit të vendit.

Vetëm disa milje nga aeroporti i Tiranës na u tregua me krenari stacioni transmetues i Radio Tiranës i ndërtuar nga kinezët në malin e Dajtit. Programet transmetohen në 18 gjuhë.

Nuk është Shqipëria ajo që është e izoluar, pretendojnë udhëheqësit e saj, por përkundrazi qeveritë e tjera evropiane që kanë rënë nën zgjedhën e dy superfuqive, duke u shkëputur kështu nga popujt e Evropës. “Kur na dëgjojnë,” vuri në dukje së fundmi Enver Hoxha, “disa njerëz buzëqeshin dhe qeshin dhe thonë: Sa arrogantë janë këta shqiptarë. Ata pretendojnë të rregullojnë botën. Ne nuk jemi arrogantë,” tha udhëheqësi, “ne jemi pjesë e lëvizjes së re revolucionare kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

U njoftua vendimi për të qëndruar larg samitit të Helsinkit dhe për të denoncuar marrëveshjen evropiane të sigurisë si një përpjekje e rrezikshme nga dy superfuqitë për të konfirmuar sferat e tyre përkatëse të ndikimit.

Shqipëria ka arsye të mira për t’u ndjerë e kërcënuar nga Uashingtoni dhe Moska. Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka bërë disa përpjekje për të instaluar një “qeveri Coca-Cola” në Tiranë që do t’i shërbente interesave amerikane. Helm i veçantë ruhet për tradhtinë e Bashkimit Sovjetik ndaj kauzës socialiste. Statujat e Stalinit vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet kryesore të çdo qyteti shqiptar, si një gjest sfidues ndaj banorëve të tanishëm të Kremlinit.

Këtë verë shumica e vitrinave janë zbukuruar me postera të mëdhenj të udhëheqjes sovjetike, dhe një pamje tipike paraqet Leonid Brezhnevin me vetulla të dendura duke lexuar me zell librin Marks-Engels-Lenin. “Stalini është hedhur poshtë — por rusët kanë rënë.

Gjatë viteve të fundit si Uashingtoni ashtu edhe Moska kanë dhënë sinjale për mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Të gjitha propozimet për afrimin me Kremlinin dhe me Uashingtonin janë refuzuar.

Zyrtarët shqiptarë thanë se Bashkimi Sovjetik kohët e fundit kishte ofruar ndihmë të konsiderueshme ekonomike si një mënyrë për ta futur vendin sërish në ndikimin e tij. Ofrimet ruse u pritën ftohtë dhe regjimi sovjetik tani konsiderohet një rrezik më i madh për botën sesa politika e jashtme amerikane në rënie — ndërsa ajo e aleatit kinez — ka të ngjarë të mbetet për momentin e pakompromis.

Shqipëria mund të përballojë të mbajë një qëndrim kaq të pakompromis ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik sepse ka marrë mbështetje nga Kina. Tregtia me Kinën është në përmasa të mëdha.

Megjithëse ndihma kineze për Shqipërinë është e vogël krahasuar me ndihmën sovjetike të së kaluarës, prania kineze është kudo. Disa mijëra teknikë dhe specialistë kinezë ndodhen në vend, dhe shumë të tjerë janë të angazhuar kryesisht në tregti dhe ndihmë teknike.

Ndihma praktike e Kinës shpesh merret si simbol solidariteti. Në disa çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, megjithatë, ka pasur dallime të rëndësishme midis dy vendeve. Shqipëria nuk ka mbështetur gjithmonë afrimin kino-amerikan dhe as mbështetjen kineze për Tregun e Përbashkët Evropian.

Por Kina ka politikën e saj të jashtme,” tha udhërrëfyesi ynë. “Dhe ne kemi tonën.” Meqenëse si Tirana ashtu edhe Pekini kanë politikat e tyre për çështjet kryesore, ka në mënyrë të pashmangshme shumë ngjashmëri në qëndrimet e dy regjimeve.

Deri në pranimin e Kinës në Kombet e Bashkuara, qeveria shqiptare ishte zëdhënësja kryesore e Pekinit në forumet botërore. Prandaj, në Tiranë kishte disa frikëra se Kina mund të bëhej më pak e shqetësuar për interesat e aleatit të saj ballkanik.

Por këto frikëra kanë pasur pak bazë, dhe vetëm muajin e kaluar u nënshkrua në Pekin një marrëveshje sipas së cilës kinezët premtuan edhe një kredi të madhe të re për zhvillimin e sektorit industrial në zgjerim të Shqipërisë.

Shqipëria — megjithëse mbetet “i vetmuari i çuditshëm” në kontinentin evropian — ndodhet në një pozitë relativisht të fortë sot. Marrëdhëniet me fqinjët e saj ballkanikë, Jugosllavinë dhe Greqinë, janë përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe ekziston një shkallë më e madhe sigurie.

Tirana ende nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Britaninë apo Gjermaninë Perëndimore dhe nuk duket se ka ndonjë perspektivë të menjëhershme për ta bërë këtë.