Kreu Blog Faqe 1168

Në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës

Frank Shkreli, New York

Më 2 dhjetor të vitit 1944, ka lindur Ibrahim Rugova, njëri prej themeluesëve dhe ish-Kryetari për një kohë të gjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.  Ibrahim Rugova u rizgjodh me vota dërmuese kryetar i Kosovës në zgjedhjet e mbajtura nën okupimin serb, në mars të vitit 1998.  Vdiq me 21 janar të viti 2006, u varros me nderime dhe pjesëmarrje të larta shtetërore dhe ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sivjet po e kujtoj ditëlindjen e këtij burri të madh të Kombit, jo me fjalët e mia, por me fjalët e tij. Pasi jemi ende në frymën e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, me kënaqësi po shpërndaj një artikull të Ibrahim Rugovës, shkruar me rastin e 28 Nentorit, të vitit 1968, në një prej gazetave të Prishtinës së asaj kohe.  Titulli i shkrimit është, “Pavarësia Kombëtare -28 Nëndor 1912- 28 Nëndor 1968.”

Për ata që mund të kenë harruar, e sidomos për ata fatzezë, shumë prej të cilëve, atëherë e sot,  të influencuar nga idetë sllavo-komuniste, ende flasin keq dhe gjithnjë nuk duan të njohin meritat e këtij udhëheqësi unik të Kombit shqiptar, duhet kujtuar se viti 1968,  kur është shkruar artikulli,  ishte një periudhë e rëndë në historinë e Kosovës, por edhe e lavdishme,  ndoshta ndër datat më të spikatura të historisë kombëtare të shqiptarëve.

Ishte viti i demonstratave të shqiptarëve të Kosovës për të drejtat e tyre, demonstrata që fillimisht shpërthyen në Prizren me 6 Tetor 1968, e që më vonë u përhapen anë e mbanë duke kërkuar të drejtën e përdorimit lirisht të flamurit kombëtar dhe hapjen e Universitetit të Prishtinës. Demonstratat e vitit 1968 ishin vërtetë një kryengritje popullore e shqiptarëve që shkundi nga themelet regjimin komunist jugosllav të asaj kohe, megjithëse demonstratat u shtypën brutalisht nga regjimi komunist jugosllav. Por demonstratat patën edhe suksesin e tyre, pasi çuan në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe në miratimin e ligjeve të reja të favorshme për shqiptarët, përfshirë Ligjin Kushtetues për Krahinën Autonome të Kosovës.

Ishte pra, në këtë periudhë të tensionuar politike dhe mjaft të rrezikshme për intelektualët e Kosovës, të asaj kohe, siç ishte Dr. Ibrahim Rugova, kur Presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës shkruante artikullin “Për Pavarësinë Kombëtare” që po ju sjellim më poshtë në faksimil, të botuar në Nëndor, 1968.  Më thënë të drejtën, mua nuk më habiti fare ky shkrim,  pasi bazuar në aq sa e kam njohur Dr. Rugovën, ai ishte një atdhetar i palëkundur në mendimet e tij dhe në besimin në vlerat kombëtare, sidomos në pavarësinë dhe bashkimin kombëtar, siç kishte titulluar edhe shkrimin, – që prej vitit 1968.

“Viti 1912. Zgjedha otomane  zenë të hiqet. Këtë e bënë ata që me shekuj ndjenë peshën e saj, peshën e saj të ndyet shkombëtarizuese, vëllavrasëse due coptuese. Edhe toka e Mëmëdheut është e zgjuar. S’duron më këmbën e ndytë poshtëronjëse që fikte njomësitë pa lindë fare. Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende, në të gjitha anët…”, -shkruante ndër të tjera Ibrahim Rugova në nëntor të vitit 1968.

Ndonëse shkrimi ishte botuar dy muaj pas demonstratave në Kosovë, është kollaj të shihet se Rugovës, “gjuha i shkon aty ku i dhemb dhëmbi”, ndonëse i referohet “kuçedrës së Anadollit”, ai sikur shkruante edhe për situatën e atëherëshme të shqiptarëve, nën kuçedrën komuniste të Jugosllavisë: “…nuk kemi asgjë se kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po, ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë, që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e strëgjyshorëve. S’u harrua porosia e stërgjyshërve. E shpumë më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi këtë tokë të dashur…”

“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”, -ka thënë Ibrahim Rugova. Ata që e kanë njohur Dr. Ibrahim Rugovën gjatë viteve, besoj se e dinë se Dr. Rugovës mund t’ia prisje kokën, por mendimet e tij nuk mund t’ia ndryshonin kurrrë. Ky shkrim më poshtë, është edhe një provë tjetër për këtë thënje. Lexim të këndshëm:

 

Në përgjigje të thirjes së “Simpatizantëve të Marin Memës & Elena Kocaqit” lidhur me “Asociacionin….” Botuar në You Tube

0
Nga: Fahri Dahri, Londër
__________
Nuk mendoj se dhe mbas 200 viteve të mos jetë kuptuar që shteti Grek ecën me programin e “Megalloidesë”, për vendosjen e helenizmit. Në rastin konkret, në Shqipëri duan të shtrijnë territorin helen deri në nën lumin Shkumbin. Sepse këtë e din edhe “BUFI”.
Për të arritur këtë shtrirje territor, realizimi  e ka nismën që në vitin 1913, më pas me Turqinë në vitin 1923 (Lozan), ka ecur më tej me Telinin, në vazhdim pa u sprapsur nga askush me Janullatos, me varrezat e “kockave të fëmijëve në Kosinë”, me përdorimin e të drejtës së  “Vetos” vend e pa vend kundra Shqipërisë, etj. Më pas me joshje delegacionesh edhe parlamentare, për të bërë deklarime të vizitave si tepër të “suksesëshme”, super të shkëlqyera në marrëdhëniet mes dy shteteve”, të primarëve tanë partiakë, më pas me marrëveshjen detare, sot me asocimet, etj. etj. Nëse “liderët” e vendit tonë janë të vetëdijshëm shqiptarë dhe nëse i njohin marrëdhëniet mes dy shteteve, e kanë të thjeshtë përgjigjen duke i kërkuar shtetit grek: “Të gjitha trojet të banuara edhe sot nga shqiptarët etnikë autokton matanë kufirit tonë “londinez” me Greqinë si dhe territori toponim modern i Çamërisë, së pari dhe urgjentisht të njihen si pakica etnike, t’u njihen të gjitha të drejtat, sipas ligjeve ndërkombëtare. Mbas këtyre vendosje njohjesh, të ndërmerren nisma për marrëveshje për zgjidhur të gjitha problemet e tjera madhore që ka krijuar shteti Grek gjatë 110 viteve kundër shtetit Shqiptar dhe shqiptarëve.
P.S. Ky tekst-koment bëhet në përgjigje të kërkesës që të ngrihet zëri edhe nga ana e intelektualëve.
Lutemi ZOTIT që të kthjellojë mendjen dhe qëndrimet e “liderëve tanë partiakë”, të shtetit Grek dhe të Bashkimit Europian
Londër, më 02/12/2022

Krimet “e nderit”, terrorizëm islamik kundër familjes! 

0

Foto nga Afganistani: Amnesty International.

 Gjergj – Skender Jashari

Kohëve të fundit ballafaqohemi me fenomenet kriminale të paramenduara dhe të qëllimshme, që ishin parapa me kohë që mund të na ndodhnin.  

Pasiqë propaganda fetare dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike ishte orientuar në dy drejtime:  

  1. në propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike pas 2001-shit, e sidomos atë në formë perfide pas 2016-ës, apo edhe në formë të propagandës fetare islame, me qëllim të provokimit dhe nxitjes së akteve terroriste islamike konkrete, sidomos ndaj “armiqëve” të Islamit- që shkaktoi kryerjen e disa Akteve terroriste islamike në termin klasik. 
  1. në propagandën fetare islame e deri propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike, me qëllim të nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale”–që ka të bëjë me formën e re të Akteve terroriste islamike kundër Familjes Shqiptare, e që janë shkaktuar në numër shumë më të madh. 

Kryerja e formave më të rënda të krimeve të nderit, siç është “vrasja e nderit” në kohët e fundit, ka terrorizuar publikun e gjerë në Kosovë dhe mund të shihen si “akte terroriste islamike kundër familjes. E që Republika e Kosovës, nuk ballafaqohet vetëm me fenomenin kriminal të “vrasjeve të grave” e që për fat të keq, as emërtim të duhur nuk i bënë, pasiqë në gjithë botën, vrasjet e femrave të familjes, për shkak të nderit emërtohen si “vrasje nderi”, derisa format tjera të krimeve të nderit, në vendin tonë, as nuk emërtohen e as nuk trajtohen si të tilla, por siç ndodhi kohët e fundit, me ndalimin e testimit të virgjërisë si vepër penale me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës. Kurse format e krimeve të nderit si: leçitja-largimi dhe emigrimi; izolimi-kufizimi-kontrollimi-shoqërimi; kërcënimi; tortura; sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; martesa e detyruar, e rregulluar a shitja; testimi i virgjërisë, shtatzënisë a ADN-së së foshnjes; rivirgjërimi dhe abortimi; rrëmbimi; gjymtimi; përdhunimi, përdhunimi hakmarëës a grupor; vetëvrasja e detyruar; vrasje dhe tentim-vrasje nderi dhe hakmarrja e gjakmarrja, të gjitha këto të kryera në emër të nderit, do duhej inkriminohen si vepër e veçantë penale, apo si formë e cilësuar( e rëndë) e çdo vepre penale.  

Propaganda fetare është e lejuar dhe nuk ndalohet në vendet demokratike, derisa në vendet e caktuara arabe ndalohet çdo propagandë tjetër fetare jashtë fesë islame. Mirëpo propaganda fetare islame, do duhej përshtatur vendit tonë, e jo të jenë kopje e asaj të vendeve arabe, pasiqë as Turqia, Egjipti etj, nuk tolerojnë propagandën fetare islame, të tipit të Arabisë Saudite etj. Propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, që ka të bëjë me propagandimin e temave të caktuara fetare, të cilat bëhen me qëllimin e nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale” sidomos duke nxitur familjarët kundër familjarëve femra. Propaganda fetare islamike dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, janë aq të shumta në predikimet, duke përdorë metaforat, frazat, shembëllimet e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore, duke filluar nga dallimi gjinor, diskriminimi gjinor, nënshtrimi gjinor i femrave ndaj meshkujve, të gjitha këto në çdo raport familjar, bashkëshortor, shoqëror dhe eskatologjik etj.  

Patriarkalizmi:Prej nga mund të kuptohet qartë lidhja shkakore, mes predikimeve islamike me patriarkalizmin e në veçanti patriarkalizmin islamik. Në Lindjen e Mesme, patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”1 e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.2 Supremacia mashkullore dhe pushteti në kontrollin seksual të femrave, kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e fuqisë riprodhuese të femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me ligje hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhunë gjinore dhe krimet e nderit, u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura, tradita, zakone dhe praktika fetare. Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë ashtu edhe sanksionet që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë,3 e që në të rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses,4 pastaj çështja e  sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë.5  

Krimet e nderit: Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar si në: judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj.6 Prandaj krimet e nderit në Lindje, vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare,7 e që asesi s’mund dhe s’duhet të  trajtohen vetëm siç shpesh shihet që bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si fisnore, a edhe kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që zakonisht ç’kapen nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si liderët fetar islam që e dënoncojnë forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve të nderit dhe feve,8 e veçmas fesë islame.  

Mirëpo kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”,9 shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,10 derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë,11 kurse vetëm 5% raportohen,12 ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të padënuara.13 Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas gjetjeve të gazetarëve të BBC-së,14 derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të grave nga partneri a familjarët e saj për çdo ditë.15 Grupet e avokimit të grave, theksojnë që shifra çdo vjeçare e viktimave të krimeve të nderit, është afër 20.000,16 dhe se një numër i madh nuk raportohen dhe poashtu edhe fshehen.17  

Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar në vendet muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet joislame.18  Madje 91% të rasteve në nivel global, janë musliman,19 që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën veriore janë 84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi të bërë nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë ndodhur mes viteve 1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë musliman dhe 68% e viktimave janë torturuar para se të vdesin.20 Prandaj krimet e nderit që shumica e rasteve të raportuara tashmë në Europë, kanë ndodhur mes komunitetit musliman ose emigrantëve musliman,21 e që lidhen kryesisht me kulturën arabe.22 Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,23 por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet arabe dhe me muslimanët.24 Derisa ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit, në Indinë veriore nuk është aq e theksuar dhe e zakonshme sesa është në Pakistan dhe në Afganistan.25 

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“terrorizmit islamik kundër familjes”: Republika e Kosovës, duhet ta trajtoj në shumë dimensione dukurinë e “terrorizmit islamik kundër familjes.” Për këtë nevoitet trajtimi: masat ligjore; masat politike-ekonomike, masat fetare(Bashkësitë fetare, duhet të mbikëqyrin klerikët e tyre, përpara se klerikët e tillë të ndiqen penalisht, si dhe predikimet e tyre duhet të jenë në pajtim me ligjet në fuqi në Republikë të Kosovës( p.sh: dallimi gjinor i femrave dhe meshkujve nuk është në pajtim me ligjet në fuqi. Predikimet që gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda. Nënshtrimi i femrës ndaj mashkullit etj janë të gjitha kundër ligjeve në fuqi në Republikë të Kosovës), masat panale etj.  

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“akteve terroriste islamike kundër familjes” për rastet konkrete: Sikur të kishte Avokat të Popullit “të vërtetë” në Republikë të Kosovës, do kishte ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Repulikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet a mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike,26 pastaj sipas paragrafit 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-019, do fillonte procedurë me iniciativën e vetë apo të ndonjë personi në emër të të dëmtuarit,27 veçmas ky(Avokati i Popullit) ka kompetencë për të kryer edhe punë të përcaktuara edhe më Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore.28 E që të gjitha thirrjet për dallim-diskriminim gjinor dhe pabarazi gjinore të bëra nga klerikët islam, kanë qenë publike. 

Familjarët e viktimave të “krimeve të nderit”-“akteve terroriste islamike kundër familjes” angazhoni avokat që do e mbronte meritorisht rastin tuaj( jo avokat servil, haraçexhi dhe joprofesionist).   

Avokati profesionist, do ju ofronte mbrojtje në: 

  1. Procedurë penale: Të ndjeken penalisht dhe dënohen policët dhe prokurorët që i kanë regjistru rastet e krimeve të nderit dhe raportimet që nuk i kanë regjistru( sepse zakonisht në këto raste ndodhë që shpesh viktima riviktimizohen edhe më keq nga policia, prokuroria dhe gjykata, mes të tjerash as nuk i regjistrojnë rastet e kërcënimit, rrahjes etj), si dhe ndaj gjykatësit që ka shqiptu urdhër gjyqësor a vendim gjyqësor që ka leju qëndrimin në liri të kryesit.  

Kjo është detyrë dhe kompetencë ligjore e prokurorit në shtetet ligjore dhe demokratike, por mos pritni që prokurorët “taleban” të Kosovës, të ju përfaqësojnë a që gjykata të emërojnë avokat ex officio( sa për sy e faqe), për t’iu përfaqësu. Prokurorët do përpiqen të hedhin fajin ekskluzivisht në kryesin e veprës penale, për të shfajësu policinë, prokurorinë dhe gjykatat e Kosovës. 

  1. Procedurë civile: Pas perfundimit të përgjegjësisë penale, filloni procedurë civile për kompensim material. Mesatarisht shuma e kompensimit për një jetë të humbur kur përgjegjës është shteti, është rreth 5 milion euro, varësisht nga rrethanat.  
  1. Procedim ndërkombëtar: Përmes procedimit të rastit të tillë në instanca të ndryshme ndërkombëtare, institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, që mund të jenë të shumta në numër. Sidomos me qëllimin që Institucionet e tilla Ndërkombëtare, të ushtrojnë presion, ndaj Institucioneve gjegjëse të Republikës së Kosovës, që këto të fundit, t’i përmbushin detyrimet ndërkombëtare respektive, sidomos për sa i përket respektimit të ligjeve dhe zbatimit efikas të tyre. 

Më:02.12.2022 

  

 Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Presidentja: Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë.

Postimi i plotë i Presidentes:
Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre.
Udhëheqja e tij është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë.

Kalendar: Sot, 78 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova

SPECIALE-Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2022/ Para 78 viteve,  në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Tradicionalisht, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë  i bëjnë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij.

Në veprimtaritë në Kosovë theksohet se  në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

Që para mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, para 33 viteve – në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Shtet Sovran dhe të Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Po në vitin 1992 kur u votua në zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare, Rugova për herë të parë si President i parë i Kosovës Ditën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin e festoi në Vlorë në 80 vjetor. Nga Vlora dhe në festimet tjera e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare, “e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”.

“Në 28 Nëntor 1992 Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar”, shkruaj nga faqe historie.

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë.

“Një  URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”.

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste të 24 Majit 1992. Presidenti historik Rugova ka uruar në një deklaratë ekskluzive të botuar me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë”  në 28 Nëntor 1992 në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.

I zgjedhur president i Kosovës në zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Rugova pas vizitës në Shqipëri në Nëntor për festën e 80 vjetorit të Pavarësisë, në Dhjetor 1992 shkoi në Bruksel, ku takohet me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari Amerikan i Shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës.

Presidenti Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para 28 viteve fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si edhe në raste të tjera, falënderonte e vlerësonte shumë për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Atë intervistë të parë me Presidentin e parë të Kosovës e zhvilloja në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger.

Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ibrahim Rugova u shua në 21 Janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

SHKRIME NGA ARKIVI:

KRYETARI I VATRËS, Z. ELMI BERISHA, NDEROI ME MIRËNJOHJE TË ARTË DR. IBRAHIM RUGOVËN (PAS VDEKJES)

Të Premten, 3 tetor 2020, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha ka nderuar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Pas vdekjes) me Medaljen e Artë të Vatrës.

Në tekstin e Mirënjohjes shkruhet:

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderon me “Mirënjohjen e Artë” – Post Mortem – Presidentin e Parë Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e jashtzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për udhëheqjen vizionare të Rezistencës të Kosovës për Liri dhe Demokraci, për ndërtimin e urave të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Dr. Rugova ishte arkitekti i ndërtimit të shtetit dhe Pavarësisë së Kosovës.”

I pyetur nga gazeta Dielli, Kryetari Berisha, tha se ishte i privilegjuar që e ndau këtë nderim me familjen Rugova, i cili kishte një vlerësim të jashtzakonshëm për Vatrën. Z. Berisha tha se takimi me Zonjën e Parë të Kosovës, Fane Rugova dhe pjestarët e tjerë të familjes në Shtëpinë Historike të Presidentit, ishte i përzemërt dhe i mbushur me emocione.

– Ne biseduam dhe kujtuam miqësinë dhe bashkëpunimin për rreth tri dekada me Presidentin Rugova. Posaçërisht kujtuam kohën kur isha përfaqësues special i Presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë Zyrës së Senatorit Republikan Bob Dole, – tha Kryetari Berisha.

Zonja Fane falenderoi Vatrën për nderimin që i bëri Presidentit Rugova.

Ky nderim që iu bë Presidentit Historik nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” përkoi me 31 vjetorin e vizitës së Parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ishte Seminari kushtuar 300 Vjetorit të Pjetër Bogdanit, kur Dr. Rugova u ftua së bashku me ligjërus të tjerë në SHBA.

Me 4 tetor të vitit 1989, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, organizoi seminarin shkencor, në të cilin ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës Kombëtare të asaj periudhe, si : Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj, ardhur nga Gjermania. (Gazeta Dielli)

ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 i 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte vendosur mbishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…

22 Janar 2006: PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.
“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.
Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./

Albin Kurti, një “fundërrinë terroriste”, Aleksandër Vuçiqi, një “super engjëll paqësor”!?

0

FADIL MALOKU

Prof. Dr.

* Albin Kurti, në mendjen dhe gjykimin serb një “fundërrinë terroriste”, kurse, Aleksandër Vuçiqi, një “super engjëll paqësor”!?

Përgjigja; Po z. Vuçiq, Ne shqiptarët e Kosovës që gjithë jemi “terroristë”(sepse mbrojtëm konakun e shtëpisë)!Kurse, Ju dhe bandat e Tuaja shtetërore që na vranë, dhunuan e na ndjekën nga shtëpitë tona, jeni “engjëj” (sepse; ushtruat gjenocid)!

1. Nëse Albin Kurtin dhe gjithë shqiptarët që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë me mjete demokratike për ta ndërtuar një shtet të ri e demokratik?!) që Ju z. President i Serbisë i quani dhe i shquani si “fundërrinë terroriste”, atëherë, DUHET ta kuptoni që ne shqiptarët e Dardanisë, që jemi diku kah 2milion (pa ata të Shqipërisë dhe ata të diasporës,që janë diku në total 20 milion frymë etnike puro shqiptare!) do jemi pa asnjë dyshim që të gjithë “fundërrina terroriste”!?

2. Por, paraprakisht Ju z. President i Serbisë fqinje, më lejoni t’u pyes se nëse ndonjëherë shikoni vetën Tuaj në pasqyre në mënyrë që ta kuptoni nëse sadopak u brenë ndërgjegjja për gjithë ato viktima në; pleq, fëmijë, gra që u shkaktuat në pesë luftëra popujve të ish Jugosllavisë (me deklaratën e famshme “se për një serb të vrarë, do vrasim 100 mysliman”) derisa ishit; si (pushtetar) propagandues aktiv i urrejtjes ndëretnike e ndërfetare nëpër frontet e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, por, edhe si bedel ushtar e çetnik i vojvodës së akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, Voislav Sheshel.

3. Po ashtu po ua përkujtoj, z. President i Serbisë që edhe si ish “gebelsian” i kryeterroristit të Ballkanit (ish Presidentit Slobodan Milosheviq)Ti me bandën Tuaj paramilitare (një makineri e organizuar dhe e paparë shtetërore për shfarosje masive!) vrave, dhunove, ndjeke e masakrove sa dhe ku munde viktima të pafajshme civile, në Kroaci, Bosnje, e Kosovë!? Pa më thuaj (të lutem) tani, se cili nga epitetet e lartcekura u “flenë” më së miri në gjerdanin e karakterit Tuaj? Ai i nxitësit dhe propaganduesit kryesor për; gjenocid, vrasje, terrorizim, ndjekje dhe persekutim masiv të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, apo ai i organizatorit kryesor për ushtrimin e terrorizmit shtetëror?! Në ndërkohë, çfarë mund të presin shqiptarët nga Ju (ish mjeshtëri “gebelsian”) dhe nga (z.Ivica Daciq) një ish këlysh i kasapit Sllobodan Milloshevic që me duar Tuaja e ndezët “fitilin” e pesë luftërave në Ballkan…!?

Po z. Vuçiq, Ne shqiptarët e Kosovës që gjithë jemi “terroristë”(sepse mbrojtëm konakun e shtëpisë)!Kurse, Ju dhe bandat e Tuaja shtetërore që na vranë, dhunuat e na ndjekën nga shtëpitë tona, jeni “engjëj” (sepse; ushtruat gjenocid)!
Në ndërkohë,çfarë mund të presin shqiptarët nga Ju (ish mjeshtëri “gebelsian”) dhe nga (z.Ivica Daciq) një ish këlysh i kasapit Sllobodan Milloshevic që me duar Tuaja e ndezët “fitilin” e pesë luftërave në Ballkan…!?

Largimi i të rinjve, një pseudo-argument i opozitës për të dëmtuar Shqipërinë dhe Qeverisjen- përballë BE 

0

Pirro Prifti, Tiranë 

Fenomeni i largimit të popullatës është një fenomen i njohur në Sistemet e Demokracive Perëndimore sidomos në terrenin e Globalizmit dhe të tregut ndërkombëtar të punës. 

 Dihet se emigrimi ka disa shkaqe thelbsore dhe këto janë 

-Pagat e vogla në Shqipëri  , e rëndësishmë janë pagat e ulta në axiendat private, gjë që detyron njerëzit të kërkojnë të punojnë në administratë, polici, roje, 

-Sistemi i shërbimit të kujdesit shëndetësor publik i dëmtuar rëndë, i korruptuar dhe mitmarrës, pra kërkohet një reform shëndetësore në sistemin public shëndetësor, 

– Sistemi agro-blegtoral i dëmtuar rëndë pa reformat ë qënësishme, mungesa e parakontratave pr shitje të siguruar për prodhimin bujqësor-blegtoral, 

-Mungesa në buxhetet bashkiake të një fondi të caktuar  financiar për specialistët  që kërkojnë dhe mungesa e para kontratave të favorshmë për specialistët, 

-Dëmtimi nga Politika i Meritokracisë dhe i zinxhirit profesional  të cilët duhej të drejtonin superstukturën, por në vënd të saj militantët, miqtë, amatorët, po drejtojnë pushtetin lokal dhe qëndror, 

– Mungesa e një ligji për këshilltarët e ministrave, qeverisjes locale të cilët duhet të jenëprofesionist të fushës përkatëse, 

– Mungesa e dëshirës pr të punuar punë të rëndomta në vënd, por jashtë vëndit emigrantët i bëjnë këto punë?!!! 

– Mungesa e rritjes se GDP dhe e Reformave për Shëndetësinë, Arsimin dhe Bujqësinë 

 Problemi në Shqipëri qëndron se Opozita e përçarë po përdor një fenomen 32 vjeçar për të akuzuar para Europianëve perëndimore qeverisjen e sotme. Këto akuza të amplifikuara nga disa analistë totalisht të kapur e të paguar nga dy persona non gratta  të cilët drejtojnë dy parti opozitare , kërkojnë ta faturojnë emigrimin  32 vjeçar si një dështim të politikave të së majtës. Këto objektiva të opozitës së përçarë sigurisht janë një mënyrë të pëçfajësuar vehten e tyre dhe të të krijuar një argument për të bindur shqiptarët se gjëndja 32 vjeçare e krijuar nuk është për faj të tyre, dhe objektivi i dytë i dy non-grattave është ngritjen e një tymnaje destabiliteti në Shqipëri duke përdorur të gjitha  burimet e tyre financiare e njerzorë, si dhe kryesisht nëpërmjet mediave për ti bërë të gjithë të pakënaqur. 

 Qëllimi është i qartë për ata që njohin realitetin; të shpëtojnë vehten nga shkeljet  ligjore që ata kanë bërë ndër vite.  

Nuk është rastsi që SHBA DHE Anglia e kanë bërë non-gratta një person ish komunist dhe ish bashkëpuntor i sigurimit i cili ka drejtuar pa e ditur shqiptarët (me urdhër të Ramiz Alisë) Shqipërinë dhe opozitën gjatë 32 viteve në poste të ndryshme dhe ka shkatuar shumë dëme në Shqipëri.  

Objekitvi i fundit që i ka vënë vehtes ky njeri së bashku me non-grattën tjetër ( no-gratta e dhënë nga opinion shqiptar), është të protestijë me 6 dhjetor , ditën e takimit me Presidenten e BE dhe të përfaqësuesve të tjerë të K.E, me qëllim që tu thotë atyre se `mua më do populli`. 

Objektivi i dytë është presioni që kërkon ti bëje gjykatës së Apelit e cila po me 6 dhjetor do të japë vëndim se kujt nga drejtuesve të Opozitës së përçarë do ti jepet e drejta ligjore për të drejtuar PD.  

Për të sqaruar situatën e emigracionit po jap disa të dhëna të iNSTAT që tegojnë se emigracioni ka qënë constant gjatë 32 viteve.  

Aktualisht Popullsia në Shqipëri është 2.793.592 banorë-1 Janar 2022, Shkalla e punësimit 55,1 % prill 2022. 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona. Tirana, me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi. 

Year  Immigrants  Emigrants  Net migration 
2016  23,060    32,533   -9,473 
2017  25,003    39,905   -14,902 
2018  23,673    38,703   -15,030 
2019  20,753    43,835   -23,082 
2020  7,170    23,854   -16,684 

(http://ëëë.instat.gov.al/al/statistika/t%C3%AB-dh%C3%ABna-ky%C3%A7e/) 

Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. 

rreth 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998 (Pasqyra e trishtë e braktisjes së Shqipërisë — Korrik 1990 e në vazhdim – Exit | Shpjegon Shqipërinë) 

Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga iNSTAT, në vitin 2001 popullsia shqiptare është 3,07 milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Diferenca ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 000 persona nga të cilët 390 000 meshkuj dhe 320 000 femra. 

Në vitin 2003 në Greqi, sipas Raportit Vjetor të Komisionit Evropian mbi Statistikat e Migrimit, Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptarë. 

Në vitin 2006 në itali, sipas iSTAT-it dhe Zyrës italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin 348.813 shtetas shqiptarë. 

Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin 113.661 shtetas shqiptarë. 

Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB, jetonin dhe punonin 50.000 shtetas shqiptarë. 

 Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14.935 shtetas shqiptarë. 

 Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630 shtetas shqiptarë  (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Emigrimi). 

 Total jane 1.7 milione shqiptare te emigruar dhe rreth 60% jane te rinj e të reja. 

Absolutisht negative dhe malinje janë analizat dhe komentet e mediave që paguhen nga dy non-gratat, të cilat sistematikisht kanë ngritur nivelin e të pavërtetave dhe për të krijuar pakënaqësi dhe konfuzion sidomos tek të rinjtë, nxisin indirect emigracionin duke sharë dhe nxirë Shqipërinë, në jë kohë që Shqipëria ka progress të mirë megjithë fatkeqësitë natyrore te tërmetit të vitit 2019, pandemisë, dhe të problemve nga lufta në Ukrainë 

Përpjekjet nga dy non-grattat, për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë mëe qëllim që të shpëtojnë vehten e tyre duke zbatuar parimin famëkeq `Qëllimi Justifikon Mjetin` ka krijuar jo vetëm një imazh të keq  dhe mjedis të pasigurtë për të rinjtë shqiptarë të cilët krkojnë të ikin, por edhe një neveri dhe përçmim tek populli shqiptar ndaj këtyre dy figurave donkishoteske dhe me mentalitet fshatar që i kanë rënë për pjesë politikës shqiptare. 

Aktualisht kësaj qeverisjeje dhe qeverisjeve të ardhshme i duhet të bëjnë shumë punë për të përmirësuar gjëndjen dhe gjëndja mund të përmirësohet në bashkëpunim me një Opozitë konstruktive që ka ide, Projekte dhe Plane për të përmirësuar gjendjen e për të pakësuar emigracionin.  

Kjo po pengohet nga dy non-grattat duke mbajtur peng opozitën shqiptare. Është njëlloj sikur Shqipërinë ta drejtojë përsëri  Don Kishoti  (Berisha) dhe Sanço Pança (Meta) nëse realizohet ideja malinje këtyre dy figurave politike që praktikisht e kanë mbaruar ciklin e tyre famëkeq, por populli mund tu këndojë frazat e famshme të Cervantesit:  

Këtu prehet Don Kishoti                                 Këtu prehet Sanço Panca 

Ish i fortë e ish i zoti                                        Si ay s`ka parë Mança  

Botën prapa desh ta kthente                              E kish barkun sa një kosh          

dhe me ushtë ta mbërthente                             E kish kokën fare bosh. 

priftipirro2017@gmail.com

Pse kërkoni dorëheqjen e ministrave ju tellallet e televizorëve

0
Çun Lajçi
________
Për që nuk di, po iu shkruej e do t’iu shkruej deri sa t’lëvizë gishti, por jo juve që m’lexoni! Ju jeni si unë, njerëz që flisni me vetvetën, që i shihni gabimet e të tjerëve, por që s’keni pse i thoni e kujt t’ia thoni!
Po iu shkruej juve që s’keni frej për kuajt e pa shaluem, jo atyne që s’kan kohë me u marrë me shkrimet e tjerëve, se goja e tyne asht e barabartë me trakalicën, pykën që rrin mbi gurin e mullinit, e rrak-rrak e llak-llak iu ban gjuha e kurrë s’pushojnë tue shitë ujem!
Për që nuk di po shkruej, se t’paditun kan qëllua edhe ata që nuk dinë me cokatë gurin e mullinit të vet, prandaj drithin e bluejnë aq trash sa sita mbushet krunde e s’dimë çka hamë, bukë thekne, gruni apo elbi. Të gjitha po dalin të vrugëta e therrat e kajzave po na mbesin në fyt!
Tani edhe uji i krojeve asht turbullua nga shinat vjeshtor e tamthat asht dro me na pëlcit nga zalli e fjalët e pamatuna të gojëve që bajnë llak-llak! Ata janë ba edhe gjykatës edhe policë. Hoxhë e prift i keni do t’pa cokatun në Televizionet tona, që fajin e endin herë të hajni, herë të vrasësi, herë të viktima herë të Kryeministri! Madje atij ia vjerrin kumonën n’qafë, si dreqit sykuq e duen ta katërrisin kërrshave e t’ia thejnë brinat si cjapit!
__Ti je e liga e të gjithave. Ti je vrasësi i nanës shtatzanë! Ti je dhunuesi i çikës 13 vjeçare! Ti je hajni i kacës se Ministrisë, me miliona euro e kilogram kokaine! Ti je e zeza e tabelave dhe e marrëveshjeve t’Brukselit!
Harrojnë kajzit e elbit se ai vrasës i shtatzanës e ka nji babë që s’e ka edukua birin e vet. (Madje as këta vet s’e kan edukua fëmiun e tyne)! E ka pasë edhe nji shkollë që s’e kan mësua arsimtarët për jetën martesore, për femnën që quhet jetë, për fëmiun që ta vazhdon gjenezën!
Jo! Atyne mullini iu bluen trash. Kërkojnë dorëheqje kolektive, që t’mos votohet Vetingu! Ata s’duen me gjetë vrasesin (ashtu siç nuk i gjetën edhe vrasësit e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Ekrem Rexhës e sa e sa të tjerëve), por duen me shkarkua nji qeveri, nji ministreshë me të gjithë ministrat e Kryeministrit me ia thye qafën kërshave vetëm pse llak-llakët duhet me shitë ujem në televizionet e bykut!
Eh, sa vrasja e fëmijëve e nanave e pleqve bahet n’Amerikën demokratike, por kurrë s’u kërkua dorëheqja e Presidentit, madje as e Sekretarit të shtetit.
Pse kërkoni dorëheqjen e ministrave ju tellallet e televizorëve e nuk kërkoni nga arsimtarët e prindët që ti edukojnë fëmijët, e prokurorët ta pastrojnë egjrën e policia ta ruej popullin, po gjueni gurë mbi të tjerët!
Dardani, 02.12.2022

Klevis VS Kastro: Një diskurs filozofik me artistin Kastro Zizo 

0

Nga Artemisa Kastrioti, Nju Jork 

Kastro Zizo (Klevis Bega), është një ndër artistët shqiptarë më të kërkuar të industrisë së muzikës, showbizit dhe entertainment me famë botërore. Kastro vazhdon e pushton industrinë e muzikës shqiptare ndër vite, duke lënë gjurmë në festivalet më prestigjioze internacionale dhe kombëtare shqiptare si Kënga Magjike, Top Fest, Mikrofoni i Artë, Festivali i Këngës, etj, ku është shpërblyer me shumë çmime (Artisti më i mirë, Artisti i Vitit, Interpretimi më i mirë, Best Pop, Best Male Artist, Best Tendencë, Best Feat., etj).  

Përveç një karrierë të suksesshme në muzikë, Kastro Zizo ka dëshmuar që është një aktor i fuqishëm me nivel të paarritshëm. Sot në Shqipëri janë të pakët ato artistë dhe aktorë të një niveli të paarritshëm si Kastro Zizo që i përkasin brezit të sotshëm të kualifikuar artistësh (bëhet fjalë pas brezit të papërsëritshëm të aktorëve të mëdhenj Robert Ndrenika, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, etj). Falë nivelit të lartë artistik dhe të krijimtarisë së tij, origjinalitetit, profesionalitetit, dhe inteligjencës, Kastro Zizo kapërceu ekranin dhe bëri popullor jo vetëm identitetin e tij artistik, por i hapi rrugë krijimit të zhanreve të reja së muzikës moderne shqiptare.   

Momentalisht, Kastro Zizo është konkurent në Dance Albania, spektakli më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në TV Klan, me juri yjet e mirënjohura Ermal Mamaqi, Klaudia Pepa dhe Ilir Shaqiri. 

Forhåndsvisning av bilde

Si e kuptoni ekzistencën njerëzore karshi identitetit? Në prizmin e ekzistencës së kohës – e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja, apo sipas filozofisë eternaliste ku ngjarjet e ardhshme janë “tashmë atje/tani” dhe nuk ka rrjedhë të kohës? Domethënë e ardhmja a është duke u shkruar në ato momente (në të njëjtën kohë që po ndodh), apo mendon se çdo gjë ka kohën e vet të përcaktuar? 

 Kastro Zizo: Ekzistenca, apo ajo njerëzore karshi asaj që ne e quajmë identitet nuk është asgjë më shumë se një copëz e asaj që është një “Identitet masiv”. Identiteti jonë i krijuar si pasojë e pasqyrimit të realitetit objektiv ose më saktë të atij realiteti që po ne kemi krijuar. Një realitet i lidhur kushtimish me 5 shqisat tona.  

 Mikro realitetet e krijuara individualisht si pasojë e “nënshtrimit” fizik (dhimbje ndjesore, dashuria ndonjëherë, etj) bëjnë “pasurimin” e “realitetit të madh objektiv” duke hapur shkak pasoja të papërcaktuara më parë në rrjedhën që vetë realiteti tenton të jetë “rregullator”.  

Në konceptin algjebrik ose vektorial të kohës ajo vjen si “pjellë” e mendimeve njerëzore. Edhe koha vjen dhe “prek” individualisht si pasojë e dukurive fizike të realitetit. Koha “riprodhohet” si “entitet” universal dhe individual. Në një mos prekje të një të tashme absolute, rrjedha, e ardhmja vjen dhe “kalon” në një cikël “pikë”. Pika kohore që në rrjedhën e saj vë në zbatim mendime të ekzistencave duke paracaktuar rrjedhën e eventeve. Koha si një koncept relativ “shkrihet” në atë rrjedhë hapësinore-kohore me burim mendimin dhe vetë ekzistencën njerëzore. Fatalisht në çdo milisekondë kohore të së “tashmes” e ardhmja është përcaktuar, por me fleksibilitetin për t’u ndryshuar në po atë milisekondë.  

Forhåndsvisning av bilde

Energjia që secila “ndërgjegje objektive” jep, ka hapur dhe hap rrjedhë dhe fatin e asaj që ne e quajmë Botë. Mendimi jonë është realiteti dhe koha jonë. Ajo që ne jemi është si pasojë e energjisë së prodhuar në “grup” dhe na orjenton drejt fatit tonë. Energjia “stilon” njeriun dhe i përcakton “fatin”. 

Teoria e personalitetit e Frojdit identifikon Id-in, superegon dhe egon. Në realitetin tuaj personal dhe artistik si i përcaktoni këto tre koncepte? 

Kastro Zizo: Id percaktoj si ajo që bën “punët e pista” dhe shumë jetike mbi atë që ne e quajmë jetë. Në lidhjen e egos dhe superegos, ato janë aty fillimisht si trashëgimni gjenetike dhe si vazhdim, plastifikimi i të dyjave percakton të ardhmen time gjenetike. Në një shoqëri morale ose jo (koncepte të paracaktuara nga lloji i shoqërisë) krijon, strukturon egon dhe automatikisht ndikon në “realitetin masiv”.  

Artistikisht ndihem i lirë në rregullat morale që superego mi ka “imponuar” por që në lirinë e fantazisë shkoj përtej duke krijuar mikro realitete dhe përcaktuar “fatin” tim artistik në atë që Unë dua të jap. 

 Cilat konsideroni si arritje dhe çfarë idesh dëshironi të realizoni? 

Kastro Zizo: Nga ana njerëzore dhe ajo artistike arritjet e mia më të mëdha janë fëmijët e mi, Dankan, Nia dhe Dante. Kënaqësia personale në lidhje me këto arritje është shkrirje, bën dhe plotëson egon time dhe e rafinon duke e bërë më të “mirë” mbi atë etalonë matëse që ne kemi paracaktuar. Mes shumë ideve, dua të bëj një botë më të mirë në marrëdhënien energjitike që secili prej nesh ka me njëri-tjetrin. Dua të “vras egon” që Id-i “instiktivisht” të bëjë dhe “punët” që i thuhen dhe s’i bën vetë (shkrirjen e disa ndjesive, dashurisë pa paracaktime morale). 

Për cilat gjëra jeni të ndërgjegjshmëm dhe të pandërgjegjshmëm në realitetin tuaj personal dhe atë artistik? Kjo nga ana individuale. 

Kastro Zizo: Jam i ndërgjegjeshëm qe do vdes por do jem gjallë. Jam i pandërgjegjshë kur dashurinë e jap pa vlera e kushte dhe kjo me jep lumturi. 

Po në aspektin kolektiv – pa/ndërgjegjshmëria që keni parë sipas përvojës tuaj nga shoqëria përreth artit? 

Kastro Zizo: Arti duhet të jetë i pandërgjegjshëm se ndryshe estetikisht bën “pis” sytë dhe objektivisht reflekton tjetër gjë duke mos dhënë vetë qellimin e krijimit artistik. 

Cilët faktorë sollën rilindjen tuaj personale dhe artistike? 

Kastro Zizo: Dashuria për fëmijët e mi dhe bashkëudhëtaren time në jetë. Reflektimi që unë kisha mundësinë për të ndryshuar veten, botën dhe krijuar një realitet të ri. 

Një personazh publik, a mund të jetë i sinqertë 100% ndaj egos (qenies) personale kur ushqen qenien artistike? 

Kastro Zizo: Jo, e pamundur! Ndryshe nga njerëzit “normal” pesha dhe konjuktura që ka një personazh publik është kushtimisht e lidhur me shumë realitete të reja që e rrethojnë dhe i ndikojnë. Sinqeritetin artisti e ka vetëm kur nuk bën kompromis me veten dhe botën. Por kjo është e vështirë t’a bëj edhe kur izolohet në realitetin e vet, ku është plot me copëza të realitetit masiv. 

Lufta dhe paqa midis dy qenieve (personale dhe artistike) – a ka balanc midis dy qenieve dhe a mund të triumfojnë të dyja në të njëjtën kohë? 

Kastro Zizo: Mos balancimi i tyre bëjnë që të “dy” të kenë një bashkëjetesë në simbiozë me atë që ushqen njëri dhe tjetri. Fajet, peshat morale të njerit apo tjetrit bëjnë rrjedhën e dy realiteteve në një trup. Rrjedha dhe ndërthurja e tyre forcojnë pozitën mendore të qenies sime artistike. Mendoj që në këtë pikë, personalja dhe artistikja janë pjesë e një entiteti të vetëm që më bëjnë mua përballë pasqyrës por jo në realitetin objektiv. 

Mund të shpjegoni evolimin e krijimtarisë tuaj artistike nëpërmjet projekteve, të cilat kanë qenë kulminante në rrugëtimin tuaj si artist dhe pse? 

Kastro Zizo: Në vitin 2001 me grupin 2 Farm kënga “Lodhem” (Ia ke fut kot plako) erdhi si pasojë e një nevoje komerciale që gjërat dhe mendimet të shpreheshin dhe vinin më shpejt. Si një çunak me shumë energji për të ndryshuar botën, materiali erdhi për të plotësuar shumë ego. Pas disa vitesh në 2007 “Gjinkalla” do t’më “këndonte” në vesh për të shkruar e kompozuar të ardhmen time personale. Muzika nga viti në vit filloji të piqej dhe ndonjëherë të kërciste si një “kokoshkë” pa shumë vlera. Jam gjykues e paragjykues i madh i artit tim. Janë të shumta veprat muzikore që tregojnë atë që unë jam dhe të shumta ato që kam “vjedhur” nga ego të ndryshme. 

Motivimi i vetes dhe rishpikja e saj – sa të rëndësishme janë dhe si ndikojnë sjelljen e njeriut? Si e keni rishpikuar veten tuaj? 

Kastro Zizo: Fëmijët “pjella” jote është vetëm vazhdimi i qenies tënde dhe në mbivlerësimin e egos ne japim dhe shprehim dashuri pa kompromise. Në çdo moment mund të bëhet kjo dhe nga kushdo. Rishpikja ime ishte shumë e thjeshtë, dashuria…për veten dhe gjithë tjerët. 

Vendosja e vetes në funksion të të tjerëve – a ndërpritet vetëvetja (jeta personale) kur vendoset njeriu në shërbim të tjerëve? Dhe a është kjo një akt hyjnor përtej humanizmit njerëzor (psh falja e dashurisë nga Zoti, mirëkuptimi shpirtëror duke i shërbyer të tjerëve)? 

Kastro Zizo: Vendosja në sherbim dhe funksion të të tjerëve më bën që të hap hapësirat e mia energjitike dhe vetëvetja ime vetëm pasurohet. Frekuenca që lëshon ndienja, dashuria pa kushte apo imponime, pastron dhe sjell rrjedha të reja të realitetit. Nuk ka asgjë hyjnore në të bërit këtë… është detyrim universal që unë po e bëj me shumë dashuri. 

Cilat janë disa nga eventet dhe aktivitetet organizuar nëpërmjet organizatës tuaj “E ardhmja ime, e tashmja ime”. Mund të na tregoni pak më tepër për themelimin, qëllimin dhe misionin e saj? 

Kastro Zizo: “E ardhmja ime, e tashmja ime” është një organizatë jofitimprurëse (nonprofit organization) e themeluar në Tiranë, që me mundësitë e veta ka krijuar hapësira për të rinjtë. Është një shoqatë e re, 2 vjeçare që ka për qëllim mbështetjen dhe orjentimin e të rinjve drejt pasioneve dhe talenteve të tyre. Në realizimin e projekteve me këtë shoqatë kemi dashur të krijojmë një ambient mbështetës mbi çdo ide që të rinjtë kanë. Me projektin që mban të njëjtin emër me shoqatën, së fundmi, në shtator 2022 realizuam një seri “podcus-ësh natyror” me tematika për të ndërtuar e krijuar të ardhmen tonë sot. 

Cila është trashëgimia që dëshironi të leni pas? 

Kastro Zizo: Dua të le ndjesira të bukura që të ndikojnë në jetën e secilit. 

Projekti juaj i fundit?  

Kastro Zizo: Projeti i fundit vjen në fund të dhjetorit në Festivalin e RTSH me grupin 2 Farm. Projekti është një shuplakë e fortë e një sistemi diktatorial shpirtëror që te disa ndodh. 

Cfarë do të thotë Oscar për karrierën e një aktori? Përvoja juaj në filmin “Pharmakon”? 

Forhåndsvisning av bilde

Kastro Zizo: Oscar do të thotë një eksperiencë shumë e bukur që mentalisht e kam kaluar në vitin 2012, ku filmi “Pharmakon” përfaqësoi Shqipërinë. Filmi ka qenë ndër eksperiencat e mia më të bukura dhe ka ndikuar në bërjen e shumë materialeve artistike nga unë. Punova pranë emrave të mëdhenj në regji, produksion dhe aktorë. Një “punë” e bërë mirë dhe unë jam shumë krenar. 

Dhuna në familje (vrasja e grave) shikohet nën dritën e ndërtimeve kulturore të gjinisë

0

Nga Aurel Dasareti

Dhuna në marrëdhëniet e ngushta, dhuna nga partneri ose dhuna në familje prek gratë dhe burrat. Autori i dhunës mund të jetë partneri juaj, fëmijët tuaj të rritur ose prindërit tuaj. Të dy gjinitë mund të jenë kryerës të veprimeve të tilla. Femrat në më shumë raste ekspozohen më shpesh se meshkujt. Kjo vlen për dhunën e përsëritur, serioze dhe abuzimin seksual nga partneri. 

*** 

Shumë njerëz jetojnë në marrëdhënie abuzive. Shumë gjithashtu përjetojnë dhunë dhe kërcënime në familje ose në marrëdhënie të tjera të ngushta. A jeni i ekspozuar ndaj dhunës, kërcënimeve apo detyrimit? Apo dyshoni se të tjerët janë në rrezik? Atëherë lexojeni këtë letër, ndoshta t’ju ndihmojë pak. 

Cili është dënimi për dhunën në familje? 

Paragrafi përkatës (i çdo vendi demokratik) trajton abuzimin në marrëdhënie të ngushta ose të ashtuquajturën dhunë në familje, dhe për rrjedhojë është një dispozitë shumë e rëndësishme në Kodin Penal. Dënimi për abuzim në marrëdhënie të ngushta është me shumë vite burgim.  

Çfarë është dhuna në familje? 

Dhuna në marrëdhënie të ngushta përfshin forma të ndryshme të dhunës dhe abuzimit ndërmjet anëtarëve aktualë dhe të mëparshëm të familjes, si dhe përfshin edhe fëmijët që janë dëshmitarë të dhunës. Kontrolli negativ social, martesa e detyruar dhe gjymtimi i organeve gjenitale gjithashtu bien nën këtë term. 

Çfarë konsiderohet dhunë në familje? 

Në nenin (e vendit përkatës) të Kodit Penal, abuzimi në marrëdhënie të ngushta: marrëdhëniet e ngushta përkufizohen si: bashkëshorti aktual ose ish-bashkëshorti ose bashkëjetuesi, i afërmi aktual, dikush në familjen ose dikush në kujdesin e tyre. 

Si të ndihmoni dikë me dhunë në familje? 

Nëse keni frikë se dikush është në rrezik të menjëhershëm, telefononi në numrin e urgjencës së policisë përkatëse etj. Mund të kontaktoni në mënyrë anonime nëse dëshironi. Policia mund të ofrojë informacione dhe këshilla, si dhe të sigurojë kontakte me shërbime të tjera të ndihmës dhe trajtimit. 

A mund të merrni ÇSPT nga dhuna psikologjike? 

Për më tepër, efekti i dhunës në shëndetin mendor mund të zgjasë për disa vite pasi dhuna ka pushuar dhe problemet shëndetësore rriten sa më shumë incidente të përjetohen. Çrregullimet mendore më të zakonshme që vijnë nga dhuna e partnerit janë depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik 

Sa kohë më pas mund të raportoni dhunën? 

Nuk ka afat për raportimin e veprave penale. Ju gjithmonë mund ta bëni këtë. 

Çfarë e karakterizon dhunën psikologjike? 

Dhuna psikologjike është kur dikush përdor zërin, gjuhën e trupit dhe fjalët në një mënyrë që ofendon, dëmton, kërcënon dhe kontrollon të tjerët. Ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës psikologjike shpesh ndiejnë faj, turp, frikë, pasiguri, trishtim dhe inferioritet. Dhuna psikologjike nuk lë gjurmë fizike ashtu siç mundet dhuna fizike. 

Kur babai është i dhunshëm? 

Duhet ta raportoni – si në polici ashtu edhe në mbrojtjen e fëmijëve. Shërbimet e mirëqenies së fëmijëve përfshihen nëse kontaktoni policinë dhe anasjelltas. Ju nuk duhet të përjetoni një ndjenjë të tillë dhe babai juaj duhet të marrë ndihmë për t’u bërë baba. Është e rëndësishme që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve të dijë se si po ia kaloni, pasi janë ata që mund t’ju ndihmojnë dhe t’ju mbrojnë më së miri. 

Si e dini nëse jeni duke iu nënshtruar dhunës psikologjike? 

Shenjat e dhunës psikologjike: 

Duhet të bëni përpjekje që partneri juaj të mos bëhet xheloz. 

Partneri juaj po përpiqet të kontrollojë me kë kaloni kohën tuaj. 

Partnerit juaj nuk i pëlqejnë miqtë tuaj. 

Partneri juaj nuk ju beson kur flisni për vendin ku keni qenë. 

Partneri juaj ankohet se kaloni shumë kohë me njerëzit e tjerë. 

Ku është kufiri i dhunës? 

Dhuna është një veprim i drejtuar kundër një personi tjetër. Nëse dikush ndjen zemërim, i cili është një emocion, brenda vetes, kjo nuk është dhunë. Nëse e ndjeni veten duke u zemëruar aq shumë sa që vraponi në pyll dhe goditni një pemë, kjo nuk është dhunë, por agresion. 

Çfarë është dhuna e rëndë? 

Na pëlqen të bëjmë dallimin midis dhunës fizike të rëndë dhe asaj më pak të rëndë. Dhuna e rëndë: Me dhunë të rëndë nënkuptojmë, për shembull, goditjen me grusht ose sende, goditjen me shkelma ose rrahjen. 

Çfarë bëni kur jeni të kërcënuar? 

Kushdo që është i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe dhunës duhet të kontaktojë policinë e tyre lokale dhe të kërkojë të flasë me dikë që punon me njerëz të ekspozuar ndaj kërcënimeve. Policia mund të marrë masat e nevojshme pas një vlerësimi konkret të situatës. 

Çfarë është abuzimi emocional? 

Dhuna psikologjike, e quajtur edhe terror psikologjik ose dhunë emocionale, sipas një përkufizimi të gjerë, mund të përfshijë të gjitha mënyrat e dëmtimit, frikësimit ose ofendimit të dikujt, por që nuk janë drejtpërdrejt të natyrës fizike. Pikërisht se ku janë kufijtë do të ndryshojë në rastin individual dhe është e vështirë të jepet një përgjigje e saktë. 

Çfarë është neglizhencë emocionale (dështim i kujdesit emocional)? 

Përfshin mungesën e dashurisë, sigurisë, dashurisë, mbështetjes emocionale ose ndihmës psikologjike kur është e nevojshme. Fakti që fëmijët vëzhgojnë dhunë në marrëdhëniet me partnerin (midis prindërve) perceptohet gjithashtu si një lloj neglizhence. 

Çfarë është dhuna pasive? 

Dhuna pasive ose qëndrimet pasive-agresive janë rezultat i paaftësisë për të zgjidhur konfliktet me autoritet, në një ose më shumë nga manifestimet e ndryshme të tij, ose një situatë të pafavorshme. Është një ndjenjë pafuqie ose pambrojtjeje që bëhet dorëheqje. 

Çfarë është kujdesi i dobët? 

Dështimi i kujdesit është kur nuk plotësohen nevojat fizike, psikologjike ose emocionale të fëmijës dhe fëmija nuk merr kujdesin dhe mbrojtjen që i nevojitet në shtëpi. 

Çfarë u bën dhuna fëmijëve? 

Fëmijët dhe të rinjtë që kanë përjetuar dhunë raportojnë probleme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni, dhimbje koke, të përziera dhe dhimbje në trup. Ata gjithashtu kanë mungesë të shkollës së lartë, më shumë vështirësi për të fjetur dhe janë më pak të kënaqur me jetën e tyre sesa fëmijët dhe të rinjtë që nuk kanë përjetuar dhunë. 

Çfarë bëni kur fëmijët nuk dëgjojnë? 

Këshilla të mira për dëgjim të mirë: 

  • Vëzhgoni dhe njihni ndjenjat e fëmijës. Mundohuni të dalloni dhe ndani emocionet e fëmijës, si zemërimi, trishtimi dhe gëzimi. 
  • Ndani ndjenjat tuaja nga ato të fëmijës. Mundohuni të bëni dallimin midis ndjenjave tuaja dhe ndjenjave të fëmijës suaj.  
  • Dëgjoni atë që thotë fëmija. 

Për t’i mësuar fëmijët të dëgjojnë siç duhet, ne të rriturit duhet së pari të mësojmë të dëgjojmë më mirë vetë. Në këtë mënyrë ne mund t’i tregojmë fëmijës se si të dëgjojë. 

*** 

PS: Dëgjova se një kriminel i fëlliqët me emrin sokol halili e masakroi bashkëshorten e tij Hamide Magashi, si dhe foshnjën e saj që nuk kishte lindur. Përveç dhimbjeve të tmerrshme që ndjejmë për viktimat në këso vrasjesh barbare që ndodhin shumë te shqiptarët, armiqtë e kombit tonë i përdorin edhe këto tragjedi që t`i tregojnë botës se ne (shqiptarët e trojeve dhe diasporës) nuk jemi të kulturuar,  jemi të egër, nuk kemi edukim-kulturë familjare, nuk respektojmë femrat… 

Edhe ky rast më la shumë përshtypje, prandaj në shpejtësi e shkrova këtë letër të përgjithshme për dhunën në familje…sa (ndoshta) për të kontribuar pak…  

 ____________

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike