Kreu Blog Faqe 1296

100 – vjetori i marrëdhënieve shqiptaro – amerikane … Gëzuar për shekuj të shekujve !

0
Nga: Frank Shkreli

Pse sllavëve u konvenon përkatësia myslimane e Shqiptarëve?

0

E përgatiti: Fahri Xharra

Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që, sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse, sipas tyre, shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, po sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre myslimanë. Po del se, çdo ushtar osmanli nën sqetull paska sjëllë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si fara e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme.

Por, ç’t’i bëjmë shkrimtarit Mateja Matevskit, i cili botërisht dhe vullnetarisht prishi skemat dhe tezat sllave për përkatësinë totale myslimane të shqiptarëve? Ose, a mund ta përfytyroni situatën sikur Mateja të mos ishte kthyer fare te rrënjët e të parëve? Sigurisht, pas vdekjes, tapinë e përkatësisë së tij kombëtare do ta mbanin vetëm falsifikuesit sllav të historisë sonë kombëtare. Prandaj, akti i kthimit të tij tek trungu kombëtar, nuk është aspak individual. Përkundrazi, ky akt, shpëton nga djegia politike e një kauze të mohuar kombëtare dhe futjen e saj në rrjedhat normale të valorizimit historik e kombëtar.

Përpjekjet e pasuksesshme maqedonase për të denigruar dhe deformuar kompaktësinë etniko-fetare të shqiptarëve, janë vërejtur në forma e variante të ndryshme, por kulminacioni ishte me Enciklopedinë Maqedonase, e cila pretendonte se po e thoshte të vërtetën për karakterin ardhacak të prezencës shqiptare në Maqedoni. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë ata që kanë njohuri nga historia fetare e 2-3 shekujve të fundit (të këtyre trojeve), nuk e kanë vështirë të hetojnë lidhshmërinë e daljes në dritë të Enciklopedisë problematike të ASHAM dhe djegies së manastirit të Shën Mbigurit (versioni sllav: Sv. Jovan Bigorski), që ndodhi para 3 vjetëve.

Kur do të zgjohet nga gjumi Kisha Autoqefale Shqiptare? 

Argumentet që na japin të drejtë të ndërlidhim daljen e Enciklopedisë Maqedonase dhe djegien e manastirit të Shën Mbigurit, janë të shumta, por ne do t’i radhisim vetëm disa: 

E para, komuniteti ortodoks shqiptar në Maqedoni, asnjëherë nuk ka dalë në dritën e vërtetë të identifikimit të interesave e nevojave që i ka, falë politikës asimiluese të konjukturave shtetërore të Beogradit e Shkupit. 

E dyta, autoktonia shqiptare në Maqedoni, gabimisht është trajtuar nga studiuesit sllavë, vetëm si segment nacional i shqiptarëve myslimanë, pa dhënë asnjëherë sqarime se çka ndodhi me vazhdimësinë territoriale e etnike të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni. 

E treta, nëse në Maqedoni ka ekzistuar dhe ekziston një komunitet ortodoks shqiptar, atëherë shtrohet pyetja, se ku i kanë zbatuar faljet dhe ritet e tyre fetare, pjesëtarët e këtij komuniteti. 

E katërta, për autorët e Enciklopedisë Maqedonase, por edhe për të gjithë shpifësit e pafytyrë, që abuzojnë me të vërtetën shkencore, do të ishte vdekjeprurëse kundër-argumenti shqiptar përmes dokumenteve dhe freskave (tashmë të zhdukura) në manastirin e Shën Mbigurit, prandaj dikujt iu kujtua ta zhbëjë këtë kundë-argument, duke ia vënë zjarrin manastirit në fjalë. 

Djegia e Manastirit të Shën Mbigurit është një krim i rëndë kulturor e fetar, që i është bërë trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve. Memoria historike e shqiptarëve të Rekës është ngushtë e lidhur me këtë manastir dhe të gjithë ata që nuk duan të dinë për vazhdimësinë etnike e fetare të këtyre njerëzve, të kësaj treve, punën e parë që do ta bënin do të ishte zhbërja e këtij manastiri. Lëndimi shpirtëror, që u bëhet shqiptarëve me këtë krim, tejkalon dhimbjen dhe vetëdijen e fjetur të atyre njerëzve, që me shekuj pëshpëritën ninulla dhe shuguruan fëmijë në gjuhën e tyre amtare-shqipe. Pleqtë ortodoks të Rekës, të cilët shumë pak dinë të llafosin maqedonisht, e kanë të pamundur të mos pikëllohen, kur mbi manastirin e tyre, dora e një piromani zhduki një pjesë të kujtimeve të tyre, një pjesë të dëshmive të tyre dhe një pjesë të krenarisë s tyre. 

Vetëm ata që i frikësohen të ardhmes, mund të ngrenë dorë mbi të kaluarën. Prandaj, ky nuk është vetëm një rast observimi kriminalistik, por më tepër se kaq, është një alarm për politikën anemike shqiptare, por edhe për të përgjumurën – Kishën Autoqefale Shqiptare, tek të cilët, bie theksi i përgjegjësisë konkrete morale e institucionale për të problematizuar këtë krim. 

KUJTESA E SHQIPTARËVE ORTODOKS TË REKËS NUK MUND TË RETUSHOHET: Pasardhësit e tanishëm të Josif Bagerit, as s’kanë rënë nga qielli, as faljet e tyre nuk i kanë bërë në ndonjë xhami të fshatit. Argumenti i shkokordhaft sllav për gjoja ardhacakërinë e shqiptarëve në këto troje, nxjerr në pah frikën nga hija e tyre për të pi ujë në pusin e shkretëtirës. Vuajtja në shkretëtirën e mendjes së mbyllur shkakton fatamorganën e cila nuk ngeli edhe pa pasoja: djegien e Manastirit të Shën Mbigurit, aty ku edhe ka ngelur hiri dhe bloza e dokumenteve të djegura, që është vështirë të kompensohen për të retushuar një histori të shpifur për realitetin etnik të këtyre hapësirave. Megjithatë, ajo që nuk mund të retushohet është kujtesa e shqiptarëve ortodoksëve të Rekës, të cilët edhe pas djegies së manastirit të tyre, do ta mbajnë thellë në kujtesë historinë e tyre josllave. Do ta kujtojnë Josif Bagerin dhe aksiomën e tij se pa një bashkim shpirtëror nuk mund të arrihet edhe bashkimi fizik. Mirëpo ky proces, sipas tij, nuk është aspak mekanik, por kërkon sakrifica dhe mbi të gjitha harmoni brendakombëtare. I lindur dhe rritur në një gjeografi të vështirë kombëtare, Josif Bageri e ndiente më shumë se kushdo tjetër rrezikun e përçarjes, andaj ai me ngulm apelonte që “Njësia bon forcing, Dhe bashkimi ka fuqin! Cili komb kta i ka: Kurri s’vritet vllai me vlla…” (1908). 

Josif Bageri tingëllon edhe sot aktual me porositë e tij. Nderimi më i madh që mund t’i bëhet atij aktualisht është rikthimi i identitetit të gjithë atyre që në periudhën e komunizmit harruan amanetin e bashkëkombësit të tij nga Nestrova dhe e gjithë Reka, për ta ruajtur dhe kultivuar me xhelozi gjuhën dhe përkatësinë kombëtare shqiptare. 

Mateja Matevski, erdhi, dhe mirë bëri që erdhi, por kur do të vijnë të tjerët, që ngjashëm si ai me dekada fshehën identitetin e tyre të vërtetë. A mjaftojnë vetëm aktet individuale, apo është i nevojshëm një proces më kompleks dhe më i guximshëm i korrigjimit të një lajthitjeje të madhe që ndodhi me bekimin e shtetit dhe të politikës.    ( Miqesisht nga  Enver Vela ) 

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

0

Florim Zeqa

Sikurse intelektualët dh   e dijetarët, ashtu edhe atdhetarët dhe çlirimtarët janë ajka e kombit dhe vlerat më sublime të shoqërisë sonë. Të parët (intelektualët dhe dijetarët) duhet të jenë prijetarë të shtetit, kurse atdhetarët dhe çlirimtarët janë dy bazamentet më të forta dhe më çmuara të shtetit dhe kombit në përgjithësi.

Ikja e qytetarëve nga vendi, pasojë e kusarëve politik

Shkaku i sundimit antivlerave dhe pseudopatriotëve në Kosovën e pasluftës kemi anashkalim deri në përbuzje të vlerave njerëzore dhe kombëtare. Si pasojë e nepotizmit dhe klientelizmit, vendet e intelektualëve dhe atdhetarëve në qeverisjen e vendit po i zënë injorantët dhe pseudopatriotët.

Kjo ka bërë që shteti të mos trajtohet si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, por si plaçkë lufte e kusarëve politikë, të cilët rropën e ç’rropën gjithçka nga pasuria dhe patundshmëria shtetërore.

Sjellja e drejtuesve partiak dhe shtetëror jo si shërbyes por si sundimtar të gërditshëm, jo si atdhetar por si kusarë politik, i ka irrituar aq shumë qytetarët saqë të vetmin shpëtim e shohin largimin nga vendi.

Diskriminimi i thellë social, burim i pakënaqësive të qytetarëve

Publikimi i të ardhurave të zyrtarëve të lartë shtetërorë nga Agjensioni Kundër Korruspionit) (AKK) i nxori në sipërfaqe padrejtësitë e mëdha të kohës nëpër të cilën po kalojmë si shtet dhe si shoqëri njerëzore.

Përderisa një çift bashkëshortor në majat e hierarkisë së lartë shtetërore i ka të hyrat vjetore nga buxheti i shtetit mbi 72 mijë euro (2×36000), të hyrat vjetore të një veterani të vërtetë të luftës, të një pensionisti apo të një familje me asistencë sociale sillet diku ndërmjet 2-3 mijë euro e jo më shumë!

Për ta thjeshtësuar akoma më shumë këtë situatë, një zyrtarë i lartë shtetërorë merrë pagë mujore nga 2000-3000 euro në muaj, ndërsa veterani apo invalidi i luftës detyrohet të “kënaqet” me 170-250 apo 300 euro në muaj.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë diskriminim më skandaloz sesa ky, kur të ardhurat mujore të një zyrtari të lartë shtetërorë janë më të larta se të ardhurat vjetore një invalidi, të një pensionisti apo të punësuari në sektorin publik apo privat me pagë minimale!!!

Përderisa ta kemi këtë nivel të pabarazisë qytetare, në Kosovë nuk do të bëhet fjalë për shtet ligjor dhe demokratik! Nuk ka dhe nuk mund të ketë shoqëri të civilizuar dhe paqe sociale me një diskrepancë kaq të lartë sociale, ku dikush e bën jetën e “sheikut” në Kosovës, ndërsa tjetri të një skllavi të robëruar…!

Shteti i pseudovlerave, me kategori të shumëta abuzive

E keqja më e vogël për vendin do të ishte sikur t’i kishim vetëm veteranët mashtrues apo kategoritë abuzive të skemave sociale, pasiqë shuma e të ardhurave të përgjithshme të tyre është dukshëm më e vogël sesa e një armate të akademikëve pa mbulesë!

Rritja e numrit të “doktorëve” të shkencave dhe “akademikëve” me plagjiaturë, të cilët marrin paga të majme nga buxheti i shtetit pa asnjë vepër shkencore dhe pa asnjë kontribut në çlirimin e vendit dhe shtetndërtim është vazhdimësi e figurave të uniformuara të ngritura në  gradën e “gjeneralit” pas lufte, pa diplomë përkatëse ushtarake dhe pa asnjë meritë në fushën e betejës!

Mirëpo, paradoksalisht askush nuk e ngrit zërin kundër këtyre kategorive që më së shumti e rëndojnë buxhetin e shtetit!

Atdhetarët nuk shkuan në luftë për t’u shpërblyer pas saj dhe as për të fituar privilegje nga shteti, por për t’i sjellë vendit liri, për të pasur një shtet të lirë dhe të pavarur, ku secili i gëzon të drejtat e barabarta në shtetin e lirë.

Të gjithë do të ishim të kënaqur dhe të lumtur në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës sikur të kishim sigurime shëndetësore dhe nivelizim të pagave, që i bie se paga maksimale në vend të ishte jo më e lartë se trefishi i pagës minimale dhe anasjelltas.

Mirëpo, kur pagat e larta në vend janë 15 deri në 20 herë më të larta sesa pagat minimale, fjala drejtësi bëhet e neveritshme dhe e paduerueshme për shumicën e qytetarëve që jetojnë në varfëri dhe pa asnjë përspektivë të përmirësimit të mirëqenjes së tyre.

Edhe në pushtetet e vendeve më të zhvilluara dhe demokratike ka shtresa të pakënaqura, por ato janë më të vogla dhe të papërfillshme sa i përket pabarazisë ligjore dhe sociale. Ndërsa tek ne shkalla e pabarazisë sociale e ka arritur kulmin shkaku se drejtësinë nuk e përcakton ligji por “maliqi”, që i bie se, drejtësia është në dorën e të fortëve të politikës e jo të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Festa librit në Treviso me promovim të dy librave të Beqir Cikaqit

0
Gëzim Muçolli
Ka kohë që emri i qytetit të Trevizos përmendet shpesh dhe sjell idenë e një suksesi të mirënjohur në proceset e integrimit të mërgatës shqiptare në Itali. Tashmë pas një periudhe mbi tridhjetvjeçare qysh se u vendos në Gadishullin Apenin një pjesë e konsiderueshme e masës së emigracionit nga Shqipëria dhe Kosova, ata nuk janë më vetëm pjesë e numrave statistikore dhe kontigjent rezidencial i ri por janë edhe një element i ri kultural që dëshmoi dëshirën për ti tejkaluar paragjykimet dhe pengesat duke u stabilizuar në kushte të reja pune dhe mbijetese ekonomike.
Prania e veprimtarëve të palodhshëm e të përgatitur për sfidat e integrimeve dhe multikulturalitetit si dhe bashkëpunimi i sinqertë i mërgimtarëve tonë që arritën me suksese të bashkërenditen në mesin e afaristëve më të mirë sidomos në lëmin e ndërtimtarisë dhe atë të gastronomisë, bënë që edhe sukseset të jenë shkallët e ngritjes së vlerës dhe respektit për komunitetin shqiptar. Mbi të gjitha veprimtaria e gjerë e konsoliduar në shoqatat kulturore shqiptare si dhe në shkollat shqipe të mësimit plotësues janë treguesit e vërtetë të punës së pandërprerë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Pikërisht janë mësuesit vullnetarë ata që me mund e përkushtim ka vite që çdo fund jave mbajnë mësimin e gjuhës shqipe duke iu mësuar fëmijëve gjuhën shqipe bashkë me elemente të muzikës, valleve dhe historisë së lavdishme të kombit tonë.Ata dallohen mbi të gjitha me vullnetin dhe asnjëhere nuk u ndalën përballë vështirësive dhe ndryshimeve rrethanore që solli sidomos në këto dhjetë vitet e fundit kriza e thellë ekonomike italiane (që solli detyrimisht edhe lëvizje të reja migruese drejt vendeve tjera) si dhe efektet e pandemisë së Covid-19 me masat shtërnguese që kufizuan deri në pamundësi mbajtjen e mësimit shqip në prezencë, në dy vitet që i lamë pas.
Fatmirësisht ky vit ishte edhe vit i ringjalljes dhe ripërtëritjes së aktiviteteve shkollore dhe kulturore të mërgatës shqiptare ku vazhdoi për vijimi i nxënësve për të shkuar në shkollë për ta mësuar gjuhën shqip.
Sa herë që vjen qershori radhiten edhe shpeshtohen festat e shkollave dhe të komunitetit shqiptar që zakonisht ndërlidhen edhe me festat kombëtare si përvjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe me çlirimin e Kosovës nga okupatorët serbë para 23 vitesh.
Festat më të mëdha u shënuan si zakonisht në Trevizo, në organizim të Shoqatës shqiptare “Shën Nëna Terezë” dhe shkollës me të njëjtin emër me seli në Quinto di Trevizo, Ato mblodhën numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish ku vazhdimisht vijnë e marrin pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve lokale italiane si dhe të kishës katolike e cila gjithmonë e ka mbështetur çdo aktivitet duke vënë gratis në dispozicion lokalet e parrokias në Via Graziati 2. Ditën e shtunë me 11 qershor 2022 në organizim të koordinatorit të shkollës shqipe prof. Bajram Desku, aty u mbajt edhe një ngjarje kulturore që tuboi bashkatdhetarë të vendeve të ndryshme të regjionit Veneto.
Ishte pikërisht promovimi i dy krijimeve të fundit publicistike të z. Beqir Cikaqi, bosht i kësaj feste kulturore që në mënyrë saj kronologjike ktheu vëmendjen dhe kujtesën kolektive në veprimtaritë e përbashëta afirmuese në të kaluarën në provinën e Trevizos.
Tubimin e udhëhoqi me nivel të dalluar përgjegjësie dhe komunikimi prof, Refki Tafaj, i cili poashtu ka punuar me nxënësit shqiptarë në Montebelluna e tash gjendet me punë në Gjermani.Ai pasi e hapi takimin duke kujtuar rëndësinë e librit si proces krijues tha se prezentimi i një libri është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, përgjegjësi morale për diskutuesit dhe është një nderim qytetar e intelektual për autorin dhe është ngjarje e shënuar në jetën kulturore, Pastaj sipas radhës e ftoi për fjalën e tij përshëndetëse mikpritësin e këtij organizimi z,Bajram Desku i cili përkujtoi kohën dhe sfidat kur bashkë me autorin Beqir Cikaqi kishin qenë mësues të shkollës shqipe në Quinto di Trevizo. Ai e uroi autorin për librat e tij duke i dëshiruar edhe punë të sukseshme në krijimtari.
I ftuar për të marrë fjalën i pari i Parrokias së Quinto di Treviso, Don Stefano Bressan i cili foli me admirim për komunitetin shqiptar dhe për punën e kryer me përkushtim nga Bajram Desku me shokë në shkollën shqipe me nxënësit e vegjël si dhe për veprimtarinë e tyre të lidhjeve kulturore integruese me komunitetin vendor ku vlerë të pakrahasueshme ka shtatorja e bronxtë e Nënë Terezës në hyrje të qytetit e cila është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për qytetin mikpritës. Ai poashtu u falenderua edhe një herë për punën e mirë për restaurimin e fasadës së parrokias që ishte dëmtuar nga koha dhe kushtet atmosferike e që vullnetarisht e ka kryer firma e suksesshme ndërtimore “AZ Costruzioni” e z.Hetem Zogaj. Unë iu kam folur shpesh besimtarëve që vijnë në kishën tij se komuniteti shqiptar i këtij vendi është komunitet i mirëorganizuar dhe shumë punëtor. Personalisht iu kam falenderuar edhe në publikimin javor për ndihmën e tyre të pakusht dhe do të jem gjithëmonë afër jush dhe do t’ju përkrah në aktivitetete tuaja. Ai e uroj z. Cikaqi për librat e botuara dhe pranoi nga autori dy libra, njërin në gjuhën italiane.
Për librin e parë “abc Shqip në Treviso” foli njëri nga recenzentët e tij, z. Ragip Thaqi, koleg dhe bashkëpuntor i vjetër i autorit qysh nga koha kur ai ishte i angazhuar si mësues në shkollën shqipe të Shoqatës Kulturore “Bashkimi Kombëtar” në Bassanoi del Grappa. Ai duke kujtuar eksperirncën e bashkëpunimit në veprimtarinë e përbashkët të mësimdhënies në ruajtjen e gjuhës shqipe te brezi i lindur në diasporë si dhe nëpërmjet organizimit të programeve kulturore me karakter edukativ dhe kombëtar, aty e përmendi edhe faktin se mësuesi Beqir bënte rreth njëqind kilometra udhë çdo të shtune deri në Bassano për të dhënë kontributin e tij vullnetar për ruajtjen e identitetit në mërgatë. Libri sqaron këmbëngultësinë e autorit duke nxitur e stimuluar prindërit mërgimtarë që ta kuptojnë bindshëm arsyen pse fëmijët duhet ta vijojnë mësimin e gjuhës shqipe.Librin e vlerësoi edhe si udhërrëfyes të rëndësishëm për mësuesit duke shtjelluar metoda didaktike brenda mësimit plotësues dhe ide orientuese për të arritur realizimin e objektivave në mbajtjen gjallë të mësimit plotësues në nivel institucional. Poashtu në vazhdim të recensionit të tij, z. Thaqi foli për angazhimet në veprimtarinë shoqërore dhe kulturore të autorit në organizime të ngjarjeve të ndryshme si orë letrare, promovime librash dhe projekte të tjera të përbashkëta me bashkëpuntorë me kërkesa drejt institucionalizimit të raporteve të mërgatës me institucioneet shtretërore të Kosovës dhe Shqipërisë. Ragipi në fund duke shprehur kënaqësinë e tij që pati fatin ti ndante shumë eksperienca pune me autorin, i uroi ati suksese të vazhdueshme në veprimtarinë krijuese letrare.
Sipas radhës fjalën e morën edhe miq e bashkëpuntorë të autorit të cilët dëshironin të rikujtonin para të pranishmëve kohën kur bashkë kanë qenë në veprimtari të ndryshme të vlefshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar. Kryetari i Shoqatës kulturore nga Bassano del Grappa, z. Avdi Beqiri foli me respekt për kohën dhe rrethanat kur ishte njohur me mësuesin Beqir Cikaqi dhe ishte i kënaqur që ai pati pranuar të shkonte në shkollën e tyre ti mësonte fëmijët shqiptarë. Pastaj foli për angazhimet e përbashkëta për promovimin e punës së shoqatës dhe shkollës shqipe dhe ndërlidhjes aktive me shkolla dhe shoqata tjera. Avdiu e falenderoi për bashkëpunim dhe e uroi të vijojë me sukses krijimtarinë e tij.
Edhe z. Faik Tafolli profesori i dikurshëm i Beqirit gjatë shkollimit të mesëm në qytetin e Therandës, i cili ka shumë vite që jeton dhe vepron në mërgim duke qenë kryetar i Shoqatës kulturore “Dardanija” dhe njëherit mësues dhe koordinator i shkollës shqipe në Montebelluna, foli gjerësisht për kohën kur e mësoi edhe Beqirin bashkë me nxënës të tjerë që qysh atëherë ishin dëshmuar në vijën e drejtë të edukimit patriotik e disa janë heronj të Kosovës e disa tjerë ranë dëshmorë në luftën e Uçk-së për çlirimin e Kosovës. Beqiri ishte nxënës i dalluar e edhe këtu në mërgim u dallua edhe si mësues po edhe si veprimtar i suksesshëm në organizime e manifestime të rëndësishme kulturore.
Nga Sllovenia kishin ardhur miq të dalluar për tu takuar me Beqirin dhe bashkëpuntorët tjerë me të cilit kishin pasur bashkëpunim vëllazëror plot sukses në afirmimin e veprimtarive kulturore dhe identitetit të ruajtur kombëtar në mërgatë. Z. Heset Ahmeti , kryetar i Shoqatës kulturore “Ilirija” nga Kopri i Istrës sllovene bashkë me veprimtarin e afaristin e dalluar Besim Hajdari nga Postojna të shoqëruar nga intelektuali dhe studiuesi i madh i historisë arbërore në Kopër dhe në Istër, mr. Peter Shtoka. Heseti foli për njohjen dhe bashkëpunimin e frytshëm mbi dhjetëvjeçar me Beqir Cikaqin dhe veprimtarët tjerë të kësaj ane të Italisë Gëzim Muçollin, Ragip Thaqin e sidomos Bajram Deskun, veçanërisht në koordinimin e manifestimeve të mëdha kulturore. Neve na kanë bashkuar aktivitete, dikush shkruan libra, tjetri organizon diçka , tjetri bënë një punë tjetër, të gjitha këto me qëllimin e përbashkët për të bërë gjëra e punë të mira për mërgatën dhe atdheun.
Pastaj edhe Peter apo Pjetri siç e pëlqen të quhet, pa harruar asnjëhere rrënjët e tij familjare nga Pojani i Korçës, i ftuar të merr fjalën përshëndeti të pranishmit në gjuhën italiane duke përdorur edhe shprehje shqipe të cilat i kishte mësuar me theksin e duhur. Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur që kam ardhur te shoqata juaj që është në pikëtakim shumë i rëndësishëm, Këtu duke shfletuar librin vura re se kishte shumë shoqata në Treviso dhe jam i kënaqur që jeni shumë të gjallërishëm dhe produktivë e poashtu edhe ne kemi një president (Hesetin) në shoqatën tonë i cili na bënë të punojmë shumë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që mund t’ju them se edhe ne jemi në përfundim të një libri që jemi duke e shkruar qe shumë vite dhe kur kemi filluar të shkruajmë për historinë shqiptare nuk mund të ndalesh vetëm te familja Bruti, pastaj Brati shek XIX, por jemi kthyer prapa në kohë te ilirët pelazgët dhe kemi arritur ta paraqesim jo vetëm një imazh por një histori të tërë në krahinën e Koperit e më gjerë, Për punën tonë është e interesuar dhe po bashkëpunon edhe Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe së shpejti do të kryhet ky projekt dhe do të del para lexuesve dhe studiuesve të historisë mesjetare dhe antike shqiptare. Poashtu jemi duke përgatitur edhe numra të rinj të revistës “Ilirija” që e nxjerr shoqata jonë. Pjetri i dashur dhe i afërt në komunikim me publikun e uroi autorin për librat e tij.
Fjalë përshëndetëse për autorin dhe veprimtarinë e tij folën edhe miq e bashkëpuntorë të tjerë si Arif Musaj, i vëllai i veprimtarit të ndjerë z. Selim Musaj, ish kryetar i Lëvizjes Unikomb njëkohësisht edhe udhëheqës i grupit folklorik të valleve shqiptare “Bajram Curri”, pastaj dhe veprimtari Xhelal Shaqiri ish luftëtar i Uçk-së i cili punon dhe vepron në provincën e Trevisos, si dhe Sami Binakaj kryetar i Shoqatës kulturore shqiptare në Portogruaro dhe Selman Hasa. Ata folën me respekt për autorin duke lavdëruar punën e tij dhe i uruan suksese të reja.
Me respekt të veçantë dhe falenderim për pjesëmarrjen e tyre në këtë veprimtari kulturore, moderatori përshëndeti edhe përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Milano, konsullin Sh.T. z. Driton Blakçori dhe zëvendëskonsullin z. Besnik Maxherra.
Konsulli i nderuar z. Blakçori duke marrë fjalën përshëndeti me emër miqtë e nderuar duke filluar nga mikpritësi i takimit z. Bajram Desku pastaj, z. Heset Ahmetin dhe Peter Shtoka nga Sllovenia, Gëzim Muçollin nga Padova, kryepriftin Don Stefano për punën dhe bashkëpunimimin e tij me diasporën në Quinto ku u bë e mundshme që tregohen edhe vlerat tona si shqiptarë, Një përshëndetje të veçantë konsulli ia dedikoi autorit të librit z, Beqir Cikaqi, Me këtë aktivitet kushtuar librit dhe veprimtarisë së shkollave po e shoh se mësimi shqip do të vazhdojë edhe i ka rrënjët shumë të forta. E kjo na jep një shtytje përpara edhe neve si konsullatë e edhe ambasadës që ta japim përkrahjen tonë, Normalisht dera jonë si institucion është e hapur për gjithë diasporën shqiptare kudo që gjenden në gjithë territorin e Italisë por edhe në vende të tjera. Dua t’ju them bindjen time se kemi një diasporë të mrekullueshme sepse kam rast ti takoj e ti shoh përditë dhe shquhen si puntorë të mëdhenj. Dua të them që një kontribut të madh në shtetndërtim e ka pasur diaspora jonë jo vetëm nga ana financiare por edhe në përkrahje të luftës, zhvillimeve politike e të gjitha aspekte të tjera. Sepse dihet se ne deri në vitin 2008 nuk kemi pasur konsullata apo ambasada por ju keni qenë ambasadorët tonë, diplomatë të shquar të Republikës së Kosovës po e të gjithë shqiptarisë prandaj është gjithmonë kënaqësi të jem në mesin tuaj.
Edhe veprimtari, kolegu dhe bashkëpuntori i autorit, Gëzim Muçolli e përgëzoi autorin me rastin e promovimit të dy librave të tij të fundit duke e çmuar sidomos angazhimin e tij që të futet në kronologjinë e aktiviteteve edhe veprimtaria e disa shoqatave që fatkeqësisht me kalimin e kohës për shkaqe të ndryshme kanë pushuar aktivitetin e tyre mjaft të dobishëm.Ai foli poashtu për përvojën e bashkëpunimit gjatë redaktimit të librit që Beqiri ia kishte kushtuar gjyshit të tij Halitit botimi i të cilit ka një vlerë jo vetëm memoriale por edhe monumentale kushtuar kushteve dhe raporteve në organizimin e jetës sociale dhe familjare një shekull më parë në fshatin e tij të lindjes në Ilirion (Doberdolan) të Therandës.
Duke i uruar suksese të reja ai e recitoi vargjet e poezisë “Vendi i vendlindjes” nga përmbledhja poetike “Diell mbi horizont” i autorit Cikaqi.
Në pjesën e dytë të kësaj mbrëmje u fol edhe për librin me poezi të publikuar vitin e kaluar nga shtëpia botuese “Lena”. Recenzenti i këtij libri, poeti i mirënjohur dhe fabulisti i shquar nga Shqipëria z.Bari Dervishllari, foli për njohjen e tij me autorin fillimisht , për aktivitetet e përbashkëta si dhe për vlerën artistike dhe kompozicionin e librit”Diell mbi Horizont”. Bariu e vlerëson autorin si model të njeriut të mirë që e gjejmë në të gjitha fushat e jetës, ku ai edhe me penën e vet është protagonist.
Kjo përmbledhje poetike me titull karakteristik thotë recenzenti, përmban edhe vlerë artistike letrare metaforike , me krijime moderne poetike që fuqishëm e shpreh autori në poezinë e që ka titullin e librit.Duke e quajtur pishtar drite për aktivitetin e tij për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar te gjeneratat e reja në mërgim, vlerëson se në fushën e letërsisë kemi të bëjmë me një autor që hedh shtat në cilësi dhe sasi, në prozë dhe poezi dhe letërsi për fëmijë.
Gjatë këtij manifestimi për disponim të publikut u përkujdesën veprimtarët dhe valltarët e mirënjohur Muamer Murtezani nga Shkupi dhe Arif Musaj nga Tropoja me grupin folklorik duke shpalosur valle autoktone shqiptare që u mirëpritën nga të pranishmit.
Në fund u organizua edhe një koktej rasti nga autori i dy librave që u promovuan në Quinto di Treviso.
Kurse në pjesën e lirë për nder të autorit. miqëve nga konsullata e Milanos dhe nga Sllovenia si dhe kontribuesve të festës kulturore, afaristët Hetem Zogaj dhe Burim Obrazhda ofruan një darkë solemne në restorant-pizzerinë e mirënjohur “Al volo” afër aeroportit internacional të Trevizos.

Opozita është degraduar në gene

0
Afrim Caka, Gjakovë
Deputetët opozitar mund t’i ndjamë në agresivë dhe të dhunshëm. Për agresivët, deputetët që sulmojnë, janë karakteristike lëvizjet e tyre të forta. Deputetët e tipit agresiv, kur janë ata të korruptuar, e shndërrojnë çmendurinë e tyre në kafshëri, që t’i tregojnë mazhurancës se sa trima janë ata, dhe në këtë mënyrë demonstrojnë ndjenjën e rrënjosur të provincializmit thellë të pasigurisë në vetvete.
Si u zhvilluar karakteri i Albeard Tahirit, veçori për të, mishëron drejtimin, në të cilin psikika e tij është zhvilluar që në fëmijërinë e hershme. Ky zhvillim i tij, në rastin e parë, Tahiri synon drejtë realizimit të qëllimit të vetë drejtpërdrejtë radikal, por tek ai zhvillohet karakteri agresiv dhe shkatërrues.
Në historinë e shoqërisë shqipatre gjen një pikë sqaqjeje të sëmurë dhe dobësimi në të cilën ajo rreshtohet deri edhe në anën e atij që e shkakton dëm, në anën e zullumçarit Albeard Tahiri, dhe madje me gjithë mend dhe çiltërishtë, që të ngjallë frikë… Pesëdhejtë vjetë të shtypur dhe njëzet vjetë në demokraci ne si popull nuk lëvizim dot. Aty jemi ne. Këtë natyre kemi ne, është pjesë e antropolgjisë së një kombi. Opozita është degraduar në GENË.
Dhe kështu si po bëjnë në do të shkrihemi si komb. Këta opozitarë mundohen të na marrin përpara, nuk kanë lë gjë në këtë vendë pa përvetësuar sepse nuk ishte e ndërtuar për këta maskarenjë.
Vetëdija në vetvete e kolektivitetitn e Partisë së PDK-së shembet, thyhet besimi i saj në vetvete, shtylla e saj kurrizore, siç mund të thyhet, me shpërthimin e flaktë të instikteve më të larta dhe shumë të fuqishme që e tërheqin deputetin shumë larg dhe përmbi shpirt vogëlsisë e vetdijës së turmes së rrugeqërve; për pasojë do të parapëlqehet të damkosen dhe të përdhosën pikërisht këto instikte kafshërie, mediokriteti i instikteve shtazore që ngrihen në ndere dhe në përkufizimin e “moralit”.
Ky komb í vogël dʋket se nʋk gjen qetësí. Dardania ka pasur një fat keqë në udhëheqësi, sidomos pas luftës. Shqiptarët më të këqinjë i kishte vendi dhe në elitën udhëheqëse në pushtet e në parlamentin e Dardanisë. “Kombín tonë e moɾí lʋmí. Po ɾɾísím shqíptɑɾë të këqίnj, tɾɑdhtɑɾë që íu shëɾbejnë ɑgjentuɾɑve të huɑjɑ”. Lamtumirë vendi im që po zduket ngadalë. Lamtumirë vendi im i bekuar… Dhe se “deputetit tropikal” i duhet nxjerrë boja me çdo kusht, qoftë si patologji dhe zvetënim i qenies si deputet.
Gjithçka është e thellë në partinë e PDK-së e do maskën, gjërat më shumë të thellë provojnë madje urrejtjen për shëmbëlltyrën dhe metaforën në parlamentë. Mbi të gjitha a nuk duhet të jetë antiteza maskimi i “drejtë” në të cilin shfaqet fytyra e një zotnie (deputeti apo shefi i alltijave me shurdhues) Albeard Tahiri? Një dyshim që të bën të pyesësh, ai përdor emocionet e veta sa herë kur ato i përgjigjen qëllimeve të tij ose partisë së tij.
Shumë deputet të opozites janë të aftë ta prishin dhe ta nëpërkëmbin kombin e vet për t’i hakmarrur të paktën mbi ata deputetë të vetëm turpi është i pasur me zullume. Nuk janë gjërat më të këqija ato që na bëjnë të turpërohemi më shumë, nuk ka vetëm shpifje prapa një maske për fytyren e djallit, ka po aq dinakëri në mirësi. Çdo shpirt opozitari, thellë ka nevojë për një maskë, madje përreth çdo shpirti të thellë rritet vazhdimisht një maskë në sajë të interpretimit vazhdimisht të shtrembër dhe me budallallëkun e disa deputetëve.
Kafsh grabitçare dhe njeriu grabitçar (për shembull), keqkuptohen plotësisht: natyra keqkuptohet derisa vazhdon të kërkohet një “patologji” në fund të këtyre egërsirave politike, të këtyre krijesave, më të shëndosha midis gjithë kafshëve parlamentare; ose madje kërkohet një “shkatërrim” i bashkëlindur tek ata siç kanë bërë deri më sot pothuajse të gjithë moralistët opozitar duket se tek opozitarët ka një urrejtje përpyllin e virgjër parlamentar dhe për vendin e tyre!!!
Pas humbjes së pushtetit ndeshen deputet, të cilët shfaqin tipar të karakterit, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar. Kësaj kategorie i përkasinë të gjithë opozitarët në forma të ndryeshme.
Për deputetët agresive janë karakteristike të tilla tipare brutaliteti dhe egërsie në parlamentë dhe nëse, për më tepër, priren drejt pesimizmit, kjo i i ndryshon të gjtiha marrëdhënjet e ndërsjella me realitetin rrethues, meqenëse duke qenë armiqësorë ndaj gjithë mazhurancës, ata nuk janë të aftë as t’u vijë keq për të tjerët, as të bashkëpunojnë me ta. Një ndër format e tilla të maskuara është mizantropia, varianti i egërsisë dhe urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj mazhorancës.

Turnir humanitar në futbollin e vogël në Bad Urach të Gjermanisë

0
Mustafë Krasniqi
Të nderuare bashkatdhetarë, mërgata shqiptare kudo që është po bënë një punë të vyer për atdheun, në të gjitha fushat, aty ku ka mundës dhe hapësirë për ta ndihmuar. Meqë zëri atdheut ndihet kudo që jemi dhe, për atë jemi të obliguar t’i përgjigjemi ashtu siç na thërret dhe e ndien se jemi bijë e bija të saj!

 

 

 

 

 

Andaj, ne, komuniteti shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë në Bad Urach të Gjermanisë, në shenjë respekti për të gjitha familjet, në atdhe, të cilat kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore kemi organizuar turnir në futbollin e vogël.
Pra, për këtë ftojmë të gjithë bashkëkombësi që t’i bashkangjiten aksionit tonë humanitar, që mbështetet krejtësisht në baza vullnetare dhe, njëkohësisht përmes pranisë suaj zgjohet ndjenja e një shqiptari të vërtetë dhe human. Mbi të gjitha familjeve me nevoja sociale, përmes mjeteve të grumbulluara, sado pak t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre ekonomike.

Bahri Qyqalla, trajner dhe lojtarë i shumë skuadrave të Bad Urahut me rrethinë

Në këtë takim humanitar do të ketë edhe muzikë popullore, të kënduar nga këngëtari Arton Preniqi me grupin e tij, kurse drejtues i lojës futbollistike do të jetë Bahri Qyqalla, trajner dhe lojtarë i shumë skuadrave të Bad Urahut me rrethinë. Qyqalla në këtë takim do të jetë në rolin edhe të gjyqtarit.

Mysafir special do të kemi poetin, publicistin, koordinatorin e shkollës shqipe në Bavari, njëheri dhe kryeredaktorin përgjegjës të portalit-gazeta Ura e Bashkuar (www.uraebashkuar.com) z. Mustafë Krasniqi. Të pranishëm do të kemi edhe RTK-ën, që enkas do të vije ta përcjell lojën futbollistike humanitare.

Takimi do të mbahet më 10.07.2022, duke filluar nga ora 9:00, ku do të jenë të pranishëm shumë ekipe, gjë që për këtë shpresojmë se do të kemi përkrahjen tuaj; Si të adhurueseve të futbollit të vogël, po ashtu edhe bashkëkombësve tjerë.

Takimi mbahet në adresën:
Zittelstatt. 1
72574 Bad Urach

Turnirin do ta mbështesin sponsorët:

  • Euro 2009- Bahri Qyqalla
  • H. H.M Idrizaj
  • Elezaj Baudienstleistungen-Bekim Elezaj
  • GS Dienstleistungen- Valon Sadiku
  • LMN Stuckateur – Xhevat Llumnica
  • Plankenhorn – Xhafer Aliu
  • Arian Zeka
  • Arton Preniqi
  • Gazmend Salihu
  • Mehdi Dervisholli
  • Valon Sadiku

Në fund ju përshëndet këshilli organizativ, me shpresës se ftesës sonë do t’i përgjigjeni pozitivisht, njëkohësisht për informacion shtesë lajmëroheni te Gazmend Salihu, në e-mailin: salihu77@gmail.com, apo në nr. tel. +49 174 5261799.

Këngëtari Arton Preniqi dhe organizatori, Gazmend Salihu

Nënshtrimi dhe bindja e verbër ndaj gjelave të feminizuar

0

Nga Aurel Dasareti

Shqiptarët mendojnë se po ndjekin yjet, dhe më pas përfundojnë si peshku i artë në një tas. Shqipëria po bëhet më e fragmentuar, e veçuar dhe e plasaritur çdo ditë që kalon. Një shoqëri pa një grup të përbashkët vlerash është e dënuar të shembet. 

 *** 

Sa më tepër që kalon koha dhe gjendja në vendlindje (në të gjitha trojet shqiptare) po përkeqësohet, më shumë shqiptarë po luftojnë me mendime që u harxhojnë energji, dhe temat në kokën dhe zemrën e tyre mund të jenë shumë të ndryshme. Pavarësisht nga tema, shqiptari është i rraskapitur nga forcat e vlefshme për të cilat ai ka nevojë nëse kërkon ditë të mira ku është i pranishëm në jetën e tij dhe ndjen që është gjallë. Dhe kush nuk e kërkon atë? 

Këshilla ime është të merrni seriozisht humbjen e energjisë duke mbështetur sundimtarët e këqij, dhe të përdorni terapinë e bisedave “sepse e meritoni”, ashtu siç i meritoni politikë-bërësit e juaj dashakeq që i keni votuar nga budallallëku ose sepse ju kanë paguar. Shpirt i shitur. Shqiptarët votojnë bazuar në prioritetet e tyre egoiste dhe personale. Ju jeni shfrytëzuar dhe do të vazhdoni të shfrytëzoheni! Kthejeni, a i meritojnë politikanët votuesit e tyre? 

Dialogu me njohuri, i mençur dhe emocionues për gjërat thelbësore të jetës duke ndarë shapin nga sheqeri, është një mundësi për të jetuar jetën e përditshme me më pak humbje energjie! Dhe me shpresë të vërtetë. 

Është e lehtë të shpenzosh para për gjërat që duken gjithmonë të nevojshme; orendi shtëpie & makina, pushime verore, veshje për tu dukur mirë etj. Të gjitha gjërat thelbësore për të ruajtur vlerat, por ndaloni me kaq apo fokusoheni vetëm në atë që mund të shihet nga jashtë? Është e lehtë të anashkalosh “brenda këmishës”.“harrosh” se regjimi i korruptuar kriminal antikombëtar që shkatërron gjithçka edhe për brezin e ardhshëm duhet përmbysur sa më shpejtë të jetë e mundur?! Ndoshta këtu është me të vërtetë më e rëndësishmja, që ju të keni mundësinë të shkëlqeni dhe t’ju jepet një jetë e gjallë.  

Indiferenca është më e rënda nga sëmundjet e shpirtit. Çdo indiferencë e vetme është fajtore për atë që po ndodh. Ju mund të projektoni dhe krijoni, dhe të ndërtoni vendin më të mahnitshëm në botë. Por nevojiten njerëzit për të realizuar ëndrrën. Ku janë njerëzit? Kanë ikur jashtë vendit.  

Fatkeqësisht, kjo “demokraci” shqiptare po të kujton gjithnjë e më shumë një diktaturë të xhaxhit. Në sipërfaqe një demokraci. Pra, çfarë është ajo në të vërtetë? 

Në këtë “demokraci” të shtetit amë që sundohet nga mercenari i serbëve dhe grekëve, zgjedhjet universale dhe të lira gjoja se mbizotërojnë, liria e opinionit mbizotëron formalisht, por politika dhe mediat masive mbizotërohen nga një elitë pushteti antidemokratik-postkomunist, thënë më mirë, regjim i korruptuar i lidhur me krimin e organizuar, që është i gatshëm të lejojë vetëm shfaqjen e disa shprehjeve të opinionit. Pasoja është se qytetarët jetojnë në një iluzion se atyre u përcillet një përfaqësim i gjithanshëm dhe objektiv i realitetit. Mbyllja e opinioneve fshihet mirë dhe debati i lirë (fjala e lirë) është mbytur. Duhet shtuar gjithashtu se është pjesë e përkufizimit të një “demokracie” që shumica e njerëzve në një shoqëri të tillë nuk e perceptojnë vetë se jetojnë në një demokraci. 

Është delja që i përshtatet qeses me tërshërë.  

Media (e korruptuar) mbështet regjimin për të marrë sa më shumë subvencione (përfitime-lek). Është kaq çmendurisht banale. Nuk është domosdoshmërish rasti që shtypi prodhon lajme të rreme, por përzgjedhja e temave dhe këndvështrimi i problematikave është i tillë që me kalimin e kohës përfiton regjimi, pra edhe vetë shtypi i regjimit. Mund të duket se shumë njerëz të “opozitës” nuk janë në gjendje apo nuk duan ta kuptojnë këtë, për fat të keq. Prandaj nuk bashkohen. Janë duke e mbytur njëri-tjetrin. 

Në çdo popullsi inteligjenca është e shpërndarë me 80% kundrejt 20%. Kjo shpjegon pse demokracia nuk mund të funksionojë kurrë në mënyrë optimale. Unë do të argumentoja se “propaganda” e përmendur mund të quhet edhe shpëlarje truri! Mediat tona “kombëtare” thonë se po e rrethojnë demokracinë, por fatkeqësisht po bëjnë krejt të kundërtën! Me dallaveret e tyre, ata refuzojnë opinione të tjera (nuk i botojnë letrat e mirëfillta që ua prishin pazarin) përveç “të vërtetave” të tyre! Kjo është shumë e dëmshme për lirinë e shprehjes dhe demokracinë!  Tradhti ndaj Vendit dhe Kombit. 

E vërteta është se ne nuk kemi një parti të vetme konservatore kombëtare me përfaqësim në Parlament. 

Politikani: “Një person me veshin në tokë dhe me dorën në xhepin e taksapaguesve”, është një citat me origjinë të panjohur. Rrallëherë është e përshtatshme si këto ditë.  

Një nga përfaqësuesit tanë më kryesorë dhe shumë të paguar, të zgjedhur, më ka treguar se lakmia për përfitimin e tij është më e madhe se besnikëria ndaj atyre që ai është caktuar t’u shërbejë. 

Askujt nuk i shërbehet me politikanë pa të meta, dhe të gjithë mund të bëjnë gabime. Por ka një ndryshim midis një gabimi dhe mashtrimit të qëllimshëm. Paradoksi është sigurisht që ndërsa njerëzit e thjeshtë përfundojnë në burg për ndonjë vogëlsirë të vjedhur, kryeministri maniak, (sivëllai i serbëve dhe grekëve) mban dorën mbi arkën shtetërore dhe gjithë pasuritë e vendit. “Karakteri im i keq më ka bekuar me shumë përfitime”, – krenohet ai. 

Armiqtë më të rrezikshëm të së vërtetës dhe lirisë mes nesh janë mbështetësit e mercenarëve. 

Një thënie e njohur është “ne marrim politikanët që meritojmë”.  

Një nga parimet më të rëndësishme të një demokracie është zëri i popullit, i cili manifestohet përmes zgjedhjeve të lira. Në teorinë politike, Revolucioni Francez i 1789 shënoi ndryshimin me fuqinë e mbretit duke u fragmentuar dhe deleguar tek njerëzit. Në demokracinë e pastër ose të drejtpërdrejtë, populli duhet të qeverisë vetë shoqërinë përmes referendumeve. 

Demokracia e mirë është një demokraci “konfliktesh”, një shoqëri me aftësinë dhe vullnetin për të lënë dallimet dhe zërat e rinj të dëgjohen dhe thyhen kundër njëri-tjetrit. 

Ka një arsye pse njerëzit që shërbejnë në qeverinë tonë (amerikane) i betohen Kushtetutës. Siç e pranuan Etërit tanë Themelues, demokracia është e brishtë. Njerëzit në pozita të besimit publik janë të detyruar ta mbrojnë atë, të ecin përpara kur kërkohet veprim. Në vendin tonë, ne nuk i bëjmë betim një individi apo një partie politike. 

“Demokracia është një sistem që garanton se nuk jemi të qeverisur më mirë sesa meritojmë.” – George Bernard Shaw 

____

* Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kryeministri Kurti: Përdhunimet kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë

0

Prishtinë, 19 qershor 2022

Me vendosjen e luleve të freskëta, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri nderime te memoriali “Heroinat” i cili përkujton mijëra  gra e vajza, burra e djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri kujtoi e nderoi viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që nuk janë më në mesin tonë dhe të gjithë personat e mbijetuar, që me forcë të pashembullt kanë folur hapur për këtë krim, për këtë armë lufte.

Sot nderojmë të gjitha ato të cilat u përdhunuan dhe me kurajon e tyre treguan të vërtetën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, tha kryeministri Kurti. Në veçanti sot dëshirojmë që të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë për zonjën Vasfije Krasniqi Goodman e cila ju dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimin e Serbisë. Por qysh në vitin 2013 kemi pasur shembullin e Marte Tunajt, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në maj të vitit 2016 dhe e cila e pat thyer heshtjen duke rrëfyer rastin e saj, shtoi ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi se shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajojmë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve edhe si individ edhe si shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër kjo edhe faktorëve ndërkombëtarë ua bën me dije se nuk duhet të harrojmë një luftë e cila ka ndodhur në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje.

Duke i falënderuar të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat iu kanë qëndruar pranë dhe i kanë ndihmuar viktimat e mbijetuara të dhunimit seksual, kryeministri u bëri thirrje të gjitha burrave e djemve, që ta kuptojnë se heshtja kushton më së shumti.

Çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që ta përjetojë atë si diçka personale apo vetëm individuale. Sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, sikurse edhe vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne. E ne e dëshmojmë që e duam këtë vend pikërisht duke shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti, theksoi ai.

Së bashku me kryeministrin Kurti, homazhe bënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, këshilltari i kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues e përfaqësuese të institucioneve.

 Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Sot vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderim këtu tek memoriali i cili përkujton rreth 20.000 gra e vajza, por edhe burra e djem të cilët u përdhunuan nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Është Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, andaj edhe me gra e vajza të institucioneve, të Qeverisë, të Kuvendit, sot nderojmë të gjitha ato të cilat u përdhunuan dhe me kurajon e tyre treguan të vërtetën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Përdhunimi seksual ka qenë armë e luftës dhe ndonëse kemi një numër  kaq të madh të të përdhunuarve, megjithatë vetëm në vitin e kaluar më në fund është dënuar Zoran Vukotiqi, për përdhunimin e një shqiptareje në Vushtrri.

Por në veçanti sot dëshirojmë që të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë për zonjën Vasfije Krasniqi Goodman e cila ju dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimin e Serbisë. Por qysh në vitin 2013 kemi pasur shembullin e Marte Tunajt, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në maj të vitit 2016 dhe e cila e pat thyer heshtjen duke rrëfyer rastin e saj.

Këto përdhunime kanë shkatërruar jetë, kanë shkatërruar familje, kanë krijuar plagë të thella në shoqërinë tonë, të cilat vazhdojnë që të kullojnë.

Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajojmë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve edhe si individ edhe si shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër kjo edhe faktorëve ndërkombëtarë ua bën me dije se nuk duhet të harrojmë një luftë e cila ka ndodhur në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje.

Pra nuk e kishim vetëm Luftën e dytë Botërore, që tash të fokusohemi në luftën në Ukrainë, ishin edhe luftërat në Ballkan në vitet e ’90-ta, në Kroaci, në Bosnjë dhe këtu në Kosovë, dhe është tejet e rëndësishme që rrëfimi ynë për luftën të aktualizohet mu tani.

I falënderoj të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat iu kanë qëndruar pranë dhe i kanë ndihmuar viktimat e mbijetuara të dhunimit seksual. Gjithashtu u bëj thirrje të gjitha burrave e djemve sidomos në Kosovë që ta kuptojnë se heshtja kushton më së shumti dhe se duhet të pranojmë çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe guximi duhet ta mund turpin. Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë çfarë ka ndodhur, për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që ta përjetojë atë si diçka personale apo vetëm individuale. Sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, sikurse edhe vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne. E ne e dëshmojmë që e duam këtë vend pikërisht duke shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti.

Ju falemnderit.

Thirrje ndërgjegjës së veteranit mashtrues!

0

Florim Zeqa

Vjedhja dhe mashtrimi janë dy dukuri të ndërlidhura njëra më tjetrën. Pa qenë mashtrues nuk mund të bëhesh hajn dhe anasjelltas. Vjedhja dhe mashtrimi janë dukuritë më të shëmtuara në Kosovën e pasluftës, të cilat për fatin e keq të vendit tonë po vazhdojnë edhe në ditët e sotme!

Hajnia dhe mashtrimi rrënjet i kanë tek politika

Rrushi e sheh rrushin e piqet, e thotë një fjalë e urtë popullore. Një pjesë e qytetarëve të pandërgjegjshëm apo me vetëdije të ulët, duke parë dhe dëgjuar për pasurimin e paligjshëm të një pjese të politikanëve të pasluftës, filluan të mendojnë edhe ata për përfitime të sojit të tillë!

Në fillet e pasluftës, abuzimet e para filluan me ndihmat humanitare. Përderisa ata (politikanët) që ishin të “presa” u bënë përfituesit më të mëdhenjë të ndihmave humanitare, qytetarët e papërgjegjshëm gjetën forma të tjera të përfitimit.

Shkaku se në Kosovën “multietnike” të parët që përfitonin ndihma humanitare ishin pakicat minoritare, “patriotët” shqiptarë si mundësi përfitimi e gjetën konvertimin në minoritar, në çergash, boshnjak, turk dhe ashkali për të përfituar asistencë sociale në kohën e UNMIK-ut.

Përderisa politikanët dhe zyrtarët që ndodheshin tek “presa” i ushqenin qentë e tyre me kaçikë të pulave, “minoritarët” e rinjë i ushqenin familjet e tyre me lëmoshën nga shteti “multietnik”.

Pas 17 shkurtit 2008 ndryshoi forma e abuzimit me shtetin

Pas shpalljes së pavarësisë ndryshoi rrënjësisht forma e mashtrimit dhe hanjisë. Pas kalimit të fazës së ndihmave humanitare me konsolidimin e institucioneve të shtetit fillojë një etapë e re e abuzimit me shtetin.

Si gjithnjë të parët që abuzuan me shtetin ishin bartësit e institucioneve shtetërore, me punësimin e familjarëve dhe militantëve partiak nëpër institucione, borde dhe agjencione, kompani publike dhe private.

Nxjerrja e një gjysëm ligji për kategoritë e dalura nga lufta ishte mundësi e artë përfitimi në emër të luftës çlirimtare. Futja në një thes e pseudoveteranëve me veteranët e vërtetë të luftës çlirimtare i ka dëmtuar rëndë imazhin e vlerave të luftës.

Përderisa përllogaritjet preliminare të ish krerëve të UÇK-së, të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që e kishin monitoruar luftën çlirimtare flitnin për më pak e jo më shumë se 13 luftëtarë nën uniformën e ushtrisë çlirimtare dhe jo vetëm, paradoksalisht numri i tyre u ngrit deri në 60 mijë!

Fryerja e listave të veteranëve për motive korruptive dhe elektorale

Dihet mirëfilli se fryerja e listave të veteranëve është bërë për motive të ndryshme, filluar nga ato të interesave personale e deri tek ato elektorale të partive të caktuara politike!

I takon Kuvendit të Kosovës, përkatësisht të zgjedhurëve të popullit që ta nxjerrin një projektligj të veçantë për kategoritë e dalura nga lufta, për verifikim të thellë të listave të veteranëve nëpër të gjitha zonat e luftës, përmes komandatëve të ish Shtabeve të UÇK-së për nxjerrjen e numrit real të ish ushtarëve të uniformuar dhe atyre pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në luftën çlirimtare, për shkak se jo të gjithë çlirimtarët ishin të uniformuar.

Përveq komandantëve të Zonave Operative, përgjegjësinë për zbardhjen e listave të veteranëve i bartin edhe ushtarët që ishin në vijat e frontit, të cilët e kanë obligim kombëtar identifikimin e secilit bashkëluftëtar, e jo të mbetet kjo Veteranomani e krijuar nga komisionet e papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme.

Më mirë sesa ushtarët e vërtetë të UÇK-së, askush tjetër nuk mund t’i ç’fryejë listat e veteranëve, filluar nga strukturat udhëheqëse e deri tek ushtari i fundit në pikë!

Thirrje kombëtare pseudo-veteranëve

Edhe pse nuk e kam të drejtën të thirrem në emrin e gjithë popullit shqiptarë, në emrin tim personal ju bëjë thirrje kombëtare dhe njerëzore të gjithë atyre që nuk e ndjejnë veten veteranë të vërtetë të UÇK-së, le t’i dorëzojnë vullnetarisht çertifikatat e veteranit në shenjë respekti për gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, në shenjë respekti për invalidët dhe veteranët e vërtetë të luftës çlirimtare.

Tërheqja e vullnetshme nga listat e veteranëve e përfituesve pseudo-veteran, përveqse akt i lartë kombëtar, është nder dhe dinjitet njerëzor i cili do të mirëpritet nga të gjithë, e në veçanti nga familjet e dëshmorëve.

Nuk është etike dhe as njerëzore, e ligjshme dhe as humane barazimi i dezertorëve të luftës me luftëtarët, nuk është i ndershëm barazimi i atyre më buzëkuq të nuseve në fytyrë dhe kokë të mbuluar që ikën nga lufta me ata që qëndruan tërë kohën nën flakët e luftës.

Është fyes dhe i paskrupullt barazimi i tradhëtarëve (bashkëpunëtorëve të Serbisë) me atdhetarët dhe idealistët e lirisë së atdheut me të njëjtin statut të veteranit të UÇK-së!

Kuvendi i Kosovës duhet të caktojë një afat kohorë prej 3 muajsh për tërheqje vullnetare nga listat të veteranëve mashtrues, pa asnjë konseguencë ligjore, në të kundërtën ata që nuk tërhiqen brenda afatit të përcaktuar ligjor, qofshin ata veteranë mashtues apo abuzues me listat e veteranëve duhet të përballen me ligjin, përkatësisht me kthimin në mënyrë retroaktive të pensioneve apo beneficioneve që i kanë marrë ndër vite në emër të veteranit të UÇK-së!

Letra / Edith Durham nga Grand Hotel (Cetijne) për gazetën katolike angleze “Tablet” : “Ejani dhe hetoni gjendjen e vështirë të krishterëve në vilajetin e Shkodrës…”

0

Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Qershor 2022

“La Gazette de France” ka botuar, të mërkurën e 16 tetorit 1912, në ballinë, letrën e Edith Durham dërguar asokohe gazetës katolike angleze “Tablet” për të alarmuar mbi situatën e vështirë të krishterëve në vilajetin e Shkodrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Situata e të krishterëve në Turqinë Europiane

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Tablet”, gazeta kryesore katolike angleze, botoi më 5 tetor letrën e mëposhtme të një protestanteje angleze, zonjës Edith Durham, e cila ka jetuar për shumë vite në Turqi :

Zotëri,

Pak kohë më parë ju botuat një artikull të zonjës Christitch (Kristiç) për katolikët në Turqi. Mund t’ju siguroj, pas një eksperience disavjeçare, se tabloja që ajo ju ka paraqitur për gjendjen e tyre është e lyer me ngjyra tepër rozë. Duke qenë se nuk jam vetë katolike, nuk e kam të lehtë të kontaktoj personat e interesuar që mund t’u vijnë në ndihmë këtyre popullatave fatkeqe, prandaj po ju bëj thirrje.

Në Shqipërinë veriore, ato janë në rrezik të madh për t’u dëbuar, vrarë ose detyruar nga fatkeqësia më mizore të bëhen muhamedanë (myslimanë). Gjendja e tyre ishte mjaft e vështirë para revolucionit turk (1908). Që atëherë, ajo është përkeqësuar çdo vit. Përballë shqiptarëve katolikë, sikundër gjithë nënshtetasve të tjerë fatkeq të krishterë të turqve, praktikohet politika e osmanizimit të detyruar.

Kjo shtyu popullsinë e dëshpëruar në revoltë. Verën e kaluar (1911) ata luftuan me guxim kundër forcave turke që i rrethuan. Presioni i Fuqive të Mëdha i detyroi ata të pranonin një traktat dhe për respektimin e këtij traktati fuqitë nuk dhanë garanci.

Për më tepër, nuk është thjesht nënshkrimi i këtij traktati të veçantë që është i nevojshëm për të siguruar paqen, sepse, në çdo detaj të jetës, katolikët vuajnë padrejtësi të pandërprera.

Xhandarët hyjnë në plantacionet e tyre, rrëmbejnë frutat e tyre, thyejnë pemët për të bërë dru zjarri. Ankesat për dëme priten me tallje. Në një proces gjyqësor midis një myslimani dhe një të krishteri, është shumë e rrallë që myslimani të shpallet përgjegjës. Nga ana tjetër, të krishterët arrestohen dhe burgosen pa gjyq me pretekstet më të kota.

Kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave, autoritetet lokale pothuajse kudo përpiqen të zhvatin nga të krishterët më shumë se sa pjesa e tyre e kontributit në shumat e taksuara.

Nëse të gjithë banorët mund të merrnin armë, ata do të kishin një shans të mirë për të fituar. Por Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk kujdesen për mbrojtjen e tyre, i pengojnë me të gjitha mjetet e mundshme të blejnë armë kontrabandë dhe, në të njëjtën kohë, ua japin turqve duke thithur fitime të mëdha.

Unë nuk mund të tërheq vëmendjen tuaj në mënyrë të prerë për faktin se të ashtuquajturat shtete të krishtera dhe të qytetëruara të Evropës po ofrojnë tani fonde për blerjen e armëve që do të përdoren në këtë luftë shfarosjeje. Vetë popullatat e ndjejnë këtë shumë thellë dhe akuzojnë fuqitë se tani janë më barbare se turqit. Me pushkët e saj, qeveria armatos kështu popullsinë myslimane dhe i punëson si bashibozukë. Dhe, në të njëjtën kohë, posedimi i armëve është i ndaluar për të krishterët.

Për t’ju vërtetuar se termi “barbarë” nuk është shumë i fortë, dua t’ju jap disa detaje mbi ngjarjet e fundit. Në vilajetin e Shkodrës ndodhet një fshat, Reimeli (Hajmelit). Në fushën përreth Zadrimës ka fshatra të shpërndara, disa të krishterë, të tjerë muhamedanë (myslimanë). Gjatë gjithë dimrit të kaluar, të krishterët u sulmuan nga fqinjët e tyre të armatosur dhe, me aq sa mundën, ata blenë armë për mbrojtjen e tyre personale. Kohët e fundit popullsia e Reimelit (Hajmelit) u terrorizua dhe u pengua të punonte në arat e tyre. Guvernatori i Shkodrës dhe komandanti, Ali efendiu, i siguruan këta njerëz se nuk kishte asnjë rrezik dhe se mund të vazhdonin qetësisht punën e tyre. Dy ditë më vonë, natën e 5 shtatorit, mbërriti Ali efendiu me 1000 ushtarë dhe një numër të madh bashibozukës. Ata arrestuan 50 fshatarë në shtëpitë e tyre dhe u lidhën duart. 35 prej tyre i dërguan në garnizonin më të afërt nëpërmjet një eskorte ushtarake. Fjala për këtë sulm të paprovokuar dhe të pabesë u përhap dhe një grup të krishterësh nga Zadrima, të cilët posedonin armë, vendosën të përpiqeshin të shpëtonin fqinjët e tyre. Duke dëgjuar të shtënat e tyre, turqit masakruan 15 të burgosurit e lidhur, ua nxorën sytë, ua prenë këmbët dhe 4 prej tyre u çanë kafkat; lënduan rëndë një numër të madh personash të tjerë dhe vranë disa të moshuar në shtretërit e tyre. Më pas, pasi mbaruan veprën e gjakut, turqit u larguan. Ipeshkvi (prifti) i kësaj dioqeze që ndodhej në vend, dëshmoi vërtetësinë e të gjitha këtyre detajeve; doktori bëri të njëjtën gjë. Një nga të vrarët ishte shërbëtori i priftit.

Nga ana tjetër, më 2 shtator, 50 ushtarë dhe disa oficerë erdhën në fshatin e krishterë të Blinishtit dhe kërkuan ushqim dhe strehim. Kryeplaku i fshatit i priti në shtëpinë e tij, preu dy deshë dhe një lopë dhe gatoi posaçërisht për ta. Të nesërmen i thanë se, në cilësinë e shefit (kryeplakut), duhej t’i shoqëronte për një pjesë të udhëtimit. Sapo u larguan nga ky fshat, e kapën këtë njeri pa mosbesim, e lidhën, e çuan në Shkodër dhe e futën në burg, pa asnjë gjyq dhe padi. Më 7 shtator, e evakuuan trupin e tij dhe u konstatua se ai kishte marrë katër goditje me bajonetë nën syrin e majtë dhe në krahun e majtë dhe se koka i ishte mavijosur plotësisht. Trupi ishte në gjendje kalbëzimi. Ai jo vetëm që ishte vrarë në burg, por duket se autoritetet më pas e mbajtën trupin derisa ishte në një gjendje të tillë që ata besuan se më pas do të ishte varrosur pa u ekzaminuar.

Të krishterët e Zadrimës kanë ikur shumë herë nga fshati i tyre dhe kryeplaku (Mudiri) njofton se do t’i zëvendësojë ata me myslimanë të importuar.

Politika e importimit të myslimanëve në rrethet katolike dhe krijimit të fshatrave për ta po përhapet me shpejtësi.

Zotëri, ka misionarë trima katolikë që janë gati të hetojnë tmerret e Putumayo-s. Unë besoj se mes lexuesve tuaj do të gjendet gjithsesi një prift anglez që do të vijë dhe do të hetojë gjendjen e vilajetit të Shkodrës. (Atje shkohet duke u nisur nga Trieste me vaporët e Llojdit austriak dhe nuk duhet ngatërruar ky vilajet me Shkodrën e Kostandinopojës.) Kushdo që ndërmerr këtë udhëtim duhet të jetë në gjendje të flasë italisht, sepse është e vetmja gjuhë e Europës perëndimore që flitet nga kryepeshkopët, peshkopët dhe priftërinjtë, të cilët, pothuajse pa përjashtim, janë të gjithë shqiptarë.

Lutem, në emër të njerëzimit, që kjo thirrje të dëgjohet dhe dikush, ose më mirë, disa të vijnë e të shohin. Unë jam munduar të bëj më të mirën, por nuk mund të punoj vetëm.

Unë jam, etj.

(S.) Znj. Edith Durham,

Grand Hotel, Cetinje (Mal të Zi).

22 shtator 1912.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-edith-durham-nga-grand-hotel-cetijne-per-gazeten-katolike-angleze-tablet-ejani-dhe-hetoni-gjendjen-e-veshtire-te-krishtereve-ne-vilajetin-e-shkodres/