Kreu Blog Faqe 1328

Fahrije Hoti është Evropianja e Vitit 2022  

0

Amb Szunyog dhe Fahrije Hoti

Prishtinë, 10 maj 2022 – Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar për Ditën e Evropës në Prishtinë se zonja Fahrije Hoti është fituesja e sivjetme e Çmimit “Evropianja e Vitit”. 

Ky është viti i shtatë me radhë që BE-ja i ndanë këtë çmim në Kosovë një personi që gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane. 

Të nominuarit për Çmimin e vitit 2022 ishin:  

  • Znj. Behare Bajraktari, themeluese e “BB Green Kosova”, 
  • Znj. Fahrije Hoti, themeluese e “Kooperativa Bujqësore Krusha”,  
  • Znj. Jovana Radosavljević, themeluese e “New Social Initiative”, 
  • Z. Samir Karahoda, prodhues filmash dhe programues i filmave të shkurtër në “DokuFest”, dhe 
  • Znj. Sebahate Hajdini, drejtoreshë ekzekutive e “Down Syndrome Kosova”. 

Ndërsa të nominuarit i propozoi familja e BE-së në Kosovë, është populli i Kosovës ai që e zgjodhi fituesen. Të pesë kandidatët, katër prej të cilëve janë gra, kanë krijuar interesimin më të madh për këtë çmim deri më tani, me rreth 15,000 vota në mediat sociale.  

Kjo është një dëshmi e rolit të rëndësishëm që luajnë gratë në shoqëri dhe i kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në përparimin në të gjitha sferat e jetës. 

“Jam i nderuar që po i jap çmimin “Evropianja e Vitit 2022” znj. Hoti dhe dua të falënderoj znj. Barjaktari, znj. Radosavljevic, z. Karahoda dhe znj. Hajdini për kontributin e tyre të përditshëm në përmirësimin e shoqërisë kosovare”, u shpreh ambasadori Szunyog. 

“Duke u kujdesur për shoqërinë e tyre dhe duke bërë atë që është e rëndësishme për pjesëtarët e saj, ata po e mbështesin drejtpërdrejt Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe si të tillë ata janë të gjithë modele që duhen ndjekur. Uroj që më shumë njerëz në Kosovë të ndjekin gjurmët e fituesve dhe të nominuarve tanë aktualë dhe të mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit”, dhe shpresoj që çmimi për znj. Hoti do të ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi ai. 

Profili i nominimit online të znj. Hoti thekson:  

Znj. Fahrije Hoti është shembulli më i mirë se si një përvojë e dhimbshme të shndërrohet në kurajë dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila asaj i mori burrin së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të jashtëzakonshme se si të rrisnin fëmijët pa asnjë të ardhur. Sot, Fahrija është pronare krenare e “Kooperativës Krusha”, një kompani që punëson 50 gra, e cila merret me prodhimin shumë llojeve të turshive dhe ajvarit. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit “Zgjoi”, të nominuar për çmimin “Oscar”. 

Fituesit e mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit” janë: 

  • 2021: Armend Shabani, kryetar i Shoqatës së Matematikanëve, 
  • 2020: Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës,  
  • 2019: Visar Ramajli, drejtor i kompanisë “KIVO”,  
  • 2018: Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimedia, 
  • 2017: Erzen Shkololli, kurator dhe artist, dhe 
  • 2016: Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo. 

BE në Kosovë e ndihmon Kosovën të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Në Gjenevë të Zvicrës i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit të hershëm Shemsi Rexhep Shatri, i njohur nga shumëkush edhe si James Stern

0

Sot, në ora 10 në Qendrën jo-religjioze “Chapelle Johon Camoletti” të Gjenevës është mbajtur një ceremoni morti në nderim të mërgimtarit Shemsi Rexhep Shatri, nga Tomoci i Burimit të Kosovës.

Nga: Arif Ejupi, Gjenevë

Shemsiu në fakt ka vdekur më 15 prill të muajit të kaluar në “Clinique de Joli-Mont” aneks i Spitalit Universitar të Gjenevës.

Mirëpo, varrimi i tij është shtyrë deri sot si pasojë e procedurave të shumta administrative dhe vendimit të tij të prerë, që të varroset në Gjenevë, ku prej vitesh jetonte me gruan dhe djalin e tij 5-vjeç, Eitanin.

Edhe pse ditë pune Shemsiut lamtumirën e fundit ia dhanë shumë mërgimtarë tanë që jetojnë në Gjeneve e qytete të tjera të Zvicrës.

Kjo ceremoni morti nisi me fjalët ngushëlluese të zotit,Barnérias Denis, përgjegjës i shtëpisë “Chapelle Johon Camoletti” të Gjenevës, drejtuar familjareve, shokëve dhe miqve të shumtë të Shemsiut.

Pastaj, jetën dramë e me plotë ngitje e rënie të Shemsiut nëpërmjet një shkrimi të përgatitur nga veprimtari i çështjes sonë kombëtare zoti,Xhafer Shatri, ish-edhe Ministër i Informatave të Republikës së Kosovës në Gjenevë, para të pranishmeve e shpalosi Kaltrinë Shatri, mbesë e të ndjerit Shemsi Shatri.

Ky jetëshkrim i përcjellë edhe me dy pika muzikore që Shemsiu i dëgjonte me shumë ëndje sa ishte gjallë i bëri me vaj të gjithë të pranishmit.

Pas përfundimit të ceremonisë arkivoli me trupin e pajetë të Shemsiut, i njohur nga shumëkush edhe si James Stern u përcoll në “Cimètiere d’Aïre“ të komunës Vernier të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Me këtë rast edhe pse i prekur thellë nga dhembja e pikëllimi në ndarje me Shemsuin disa fjalë i tha edhe bashkëvendësi i tij Muhamet Imeraj.

Ai vdekjen e Shemsiut në dhé të huaji e cilësoi si një vdekje që dhemb shumëfish më shumë se ajo në truallin e etërve dhe gjyshërve tanë.

Shemsiu edhe pse djalë inteligjent e me projekte të shumta për të ardhmen goditet rëndë shpirtërisht kur ishte vetëm 19 vjeç.

Ai dhe familja e tij më 2 shkurt të vitit 1986,e merr lajmin e trishtueshëm që Haki Rexhep Shatri,me profesion teknik i stomatologjisë ditën kur e kishte përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Armatën e ish-Jugosllavisë, në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, vritet pabesisht nga eprorët e tij serbë.

Më vonë u vërtetua që urdhrin për vrasjen e Hakiut e kishte dhënë serbi Aleksandar Vasiljeviq,me gradën ushtarake kolonel.

Vetëm pesë muaj më vonë, saktësisht më 5 qershor të vitit 1986,në Shtutgard të Gjermanisë nga dhembja e madhe për të birin nga një sulm në zemër vdes Rexhep Shatri.

Rexhepi atëkohë vetëm 53 vjeç duke bërë vetëm punë të ndershme mundohej që ta nxjerrë familjen e tij nga varfëria.

Nga ky moment jeta e Shemsiut,e merr tatëpjetën. Dhembjen për të vëllain Hakun dhe babain Rexhepin ai mundohet me tret nëpërmjet gotës së rakisë.

Megjithatë, edhe pse bënë jetë bohemi ngjashëm me shkrimtarit tonë të madh Mirko Gashi, çdoherë orvatet që të bëjë diçka të mirë në dobi të Kosovës, për lirinë e së cilës u sakrifikuan të parët e tij, brez pas brezi.

Shemsiu nga dëshira që ta përtërijë me investime vendlindjen e tij të bërë shkrumb e hi nga armiku serb më 2001, e lëshon Zvicrën dhe kthehet në Kosovë.

Tamam kur nis realizimin e një projekti milionësh disa kusarë shpirtligë që Kosovën e konsideronin “tokë të babës “e kidnapojnë dhe e rrahin brutalisht.

Kjo çmenduri e këtyre kriminelëve që jetën e çojnë me plaçkë e haraç bënë që Shemsiu të kthehet përfundimisht në Gjenevë.

Ai, i zhgënjyer tepër nga ajo që pësoi në vendlindje nga bashkëkombësit e tij preket edhe nga kanceri, i cili duke ia përfshirë trupin dhe duke i bërë metastaza të shumta e ndan nga jeta në kohën kur më së shumti i duhej Eitanit të vogël.

Shemsiu për vuajtjet e tij të njëpasnjëshme dhe të pafundme shpërblim nga Zoti e pastë parajsën !

Familja, Shatri në përkujtim të tij për të gjithë pjesëmarrësit e këtij morti shtroi drekë në restorantin “La Cité des Vents SA ” të Gjenevës, pronar i të cilit është afaristi i njohur shqiptar Kamber Idrizi.

__________

Redaksia e Drinit e ngushëllon familjen Shatri nga Gjeneva dhe Tomoci i Burimit, (Istogut)  për vdekjen e hershme të Shemsi Shatrit, James Stern-it

Redaksia e Drinit, e sidomos Gjergj – Bajram Kabashi, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta Familjes Shatri nga Tomoci i Burimit (Istogut) dhe nga Zvicra, për vdekjen në një moshë relativisht të re të Shemsi Shatrit (James Stern), që vdiq para një muaj në Zvicër. Vdekja e Shemsiut i ka pikëlluar të gjithë ata që e kanë njohur gjatë jetës, apo që kanë ndejt vetëm një herë me të.

Shemsi Shatri ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, që përkundër vuajtjeve të mëdha familjare e personale nga regjimi okupues i Serbisë, ka pasur forcë e fuqi të madhe shpirtërore për ta shpërfaqur harenë dhe fuqinë e pamposhtur të jetës.

Duke ndie pikëllim të thellë për ikjen e parakohshme të Shemsi Shatrit nga jeta, i shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes së tij të ngushtë dhe asaj më të gjerë Shatri.

Ngushëllime …

Shpirti i Shemsi Shatrit u prehtë në paqen e përjetshme!

Po e risjell për miqët e të njofshim e mij, edhe një herë foton tonë me Shemsi Shatrin …
Foton e pata përshkruar në këtë mënyrë:
Dedë Kabashi, djathtas, në mes ebreu James Stern, dhe une Gjergj Kabashi,majtas.

Fotoja është bërë nga ndeja jonë me Shemsi Shatrin me 01.07.2018, në restaurantin “Shija” të Gurrakocit, kur foton e kisha përshkruar në këtë mënyrë:

Një përkujtim dhe disa mendime për Shemsi Shatrin

Dje u varros në Gjenevë të Zvicrës miku im dhe i çdo kujt që e ka njohur, Shemsi Shatri, i njohur në opinion si James Stern.
Shemsiu vdiq në një moshë relativisht të re, duke e lënë pas gruan dhe një fëmijë pesëvjeçar.
Të rrallë janë njerëzit si Shemsiu që përgjat kalimit nëpër rrugët jetësore, lënë pas vetëm mirësi, atmosferë gëzimi e hareje.
Shemsiu sikurse e gjithë familja Shatri nga Tomoci, e kanë pasur një jetë veçanërisht të vështirë, apo si të gjarpnit nën guri , siç thuhej jo aq moti, duke qenë vazhdimisht të përgjuar, të ndjekur, të torturua, të vrarë, siç e vranë në ish- “APJ”-Ushtrinë e Jugosllavisë, vëllain e tij Haki Shatrin.
Ishin tepër të rralla familjet , si familja Shatri nga Tomoci, që kanë përjetuar aq të zeza nga pushtimi serbomadh dhe veglat e tyre, duke nisur nga vuajtjet e papërshkrueshme të Demë Shatrit e të birit të tij, Xhafer Shatrit, aktivistit të njohur të çështjes kombëtare.
Shemsiu është burgosur e torturuar mizorisht qysh në moshën 18 vjeçare, përderisa bënte përpjekje të ikte nga Serbia (Jugosllavia e atëhershme), por zihet dhe torturohet mizorisht.
Me një korrik 2018 (01.07.2018), me kusheririn tim Daut Kabashin ndejtëm bukur gjatë me Shemsiun në restaurantin “Shija” të Gurrakocit, duke mos e kuptuar se ajo ishte ndeja e fundit me James Sternin tonë të dashur.
Ai ka qenë një person me humor të gjallë, njeri që e ka njohur humorin (hajgaren) mjaft mirë, edhe në rastet kur e ka bërë për të tjerët apo kur të tjerët bënin e krijonin atmosferë humori me të e rrëfimet e tij përplot imagjinatë.
Njerëzve shpirtmëdhenj si Shemsi Shatri, as vuajtjet e pësimet e mëdha jetësore, nuk mund t’ua vrasin humorin dhe natyrën e hareshme …!

Kur Sojlinjtë e politikës janë kthyer në ca Sojsëzë..

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë
 

Ngarjet dhe transformimet më të çuditshmë ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimimit nga diktatura në demokracinë perëndimore, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e çveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt mbeti një individ që në psikiatri quhet `personalitet i shumëfishtë`, pikërisht se përpiqej në atë kohë të fshihte personalitetin e tij të vërtetë për shkak të presionit të diktaturës. 

Më interesant është fakti se drejtues dhe miq e farëfis të tyre të asaj kohe u caktuan nga Pamiz Alia në drejtimin e katër partive të reja në fillimet e vitit 1991 (të cilat pas 30 viteve u shumuan në 117 parti), në fakt ishin të ashtuquajturit Sojlinjtë e asaj kohe tek të cilët populli i shihte si e ardhmja e drejtimit demokratik të vëndit populli i të cilët thërriste në atë kohë  `E duam Shqipërinë si Europa`. 

Pavarësisht se janë fjalë turke të cilat përkthehen si Fisnik për fjalën SOYLI, dhe bastard për fjalës SOYSUZ, këto fjalë mund të përcaktonin ndoshta përkohësisht, më saktë veprimet dhe punët aspak të ndershme të politikanëve dhe miqve të tyre si biznesmenë. 

Metamorfoza e tyre nga Sojlinj në Sojsëzë gjatë këtyre viteve të tranzicionit ndodhi pikërisht për shkak se ideologjia komuniste dhe idealizmi për atë sistem dështoi dhe njerëzit u deziluzionuan. Gjithashtu në atë kohë u krijua një boshllëk ideor apo më mirë një vakum që ngjan me atë kur vdes prindi dhe fëmijët për një çast mendojnë se ka humbur gjithçka, por pasi e marrin vehten shohin perspektivën.  

Kjo perspektive në Shqipëri  shumë shpejt shkatërroi idealizmin dhe u zëvëndësua me një perëndi të re -Paraja. Lufta për tu pasuruar dhe për të krijuar klasën e re të të pasurve u ashpërsua shumë derisa ndodhi `97, ku të gjithë ishin bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, sepse të gjithë pak a shumë shkelën ligjin duke zaptuar toka, duke marrë nga pasuria shtetërore, duke mbjellë hashash, duke u larguar masivisht nga Shqipria për shkak të mungesës së ligjit dhe të standarteve që kuhtetuta konfirmon, duke i hapur rrugë kriminalitetit, dhunës, sex-it dhe duke pranuar dogma perëndimore në kundërshtim me fenë si LGBTQ. E përse? Pikërisht për tu pasuruar. 

Sojlinjtë e djeshëm që lexonin Marksin e Leninin, që lexonin fshehurazi Trockin me idenë e `Revolucionit permanet` në librin e tij `Literature and Revolution` by Leon Trotsky (Haymarket 1923; 2005) , apo `Një djalë një bir, një luftëtar`  të tijin, që përpiqeshin të imitonin diktatorin i cili lexonte libra që nuk mund ti lexonin atëherë si ` Inkuizitore dhe Rebelë` të Jan Husit, apo Makiavelin, tashti pas shumë vitesh filluan të lexojnë kritikën e komunizmit në librat `The Last Resistance` by Jacqueline Rose (Verso 2007; 2017).  

Ndryshimi i ideve dhe adhurimi i një Perëndie të re si `PARAJA`, në vënd të  Perëndisë së vërtetë, kalimi në ateistë dhe në liberale apo neoliberalë nën ndikimin e neo-liberalizmit i transformoi  Sojlinjtë e diktaturës dhe sojlinjtë e rinj që po formojnë klasën e pasur por që nuk lexojnë fare libra dhe në vënd të tyre informohen nga celulari sot lexojnë opozitarin rus të pëlqyer nga perëndimi si Aleksandër Dugin, bir i gjeneralit të famshëm rus Dugin i kohës së WW2, një autor i shumë librave por më i lexuari është  `The Rise of the Fourth Political Theory`, Arktos (2017)- Aleksander Dugin,  por dhe një nga librat e neoliberalizmit “Kapitalizmi dhe liria” me autor Milton Friedman i botuar që në vitin 1962. Ky transformim për keq i konvertoi në Sojsëzë këtë kategori, së bashku me sojsëzët e zakonshëm që shoqëria kapitaliste ka me shumicë rrugëve në administratë tek privatët brënda dhe jashtë shtetit.  

Sidoqoftë transformimi i Sojlinjve të dikurshëm plot ide përparimtare e plot idealizëm , të cilët mendonin se si shoqërinë e diktaturës ta kthenin në një shoqëri të demokracisë perëndimore ku të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronës të respektoheshin, në ca Sojsëzë të neveritshëm, ku sojsezllëkun e tyre e mbulonin me kostume e rroba e mallra të shtrenjta, ku make-up-i dhe patinimi dhe depilimi i lëkurës dhe i fytyrës nuk mund të hiqnin qelbsirrllëkun me të cilin ishte mbushur shpirti i tyre që në momentin kur PARAJA u bë Perëndia e tyre e re. Këtë pisllëk moral dhe material që shprehej në mitmarrje, korrupsion, marëdhënie me kurtizanet, drogë, madje dhe vrasje politike për hir të pasurimit, po dëmton shoqërinë shqiptare. 

 Gjithmonë e më shumë mendoj se ky kalim i shëmtuar i Sojlinjve klasikë shqiptarë apo i të ashtuquajturve  elitë politike dhe sociale, madje edhe i atyre pseudo-Sojlinjve, qofshin mediakë apo të të ashtuquajturave shoqëri civile në Shqipëri ndoshta dhe pedagogë- në Sojsëzë të zakonshëm që sot gjënden kudo në Shqipëri, sigurisht po pengojnë shoqërine e sakatuar shqiptare nga emigrimet masive të ecë përpara, aq sa sot po mendojmë se sojlinjtë e religjioneve janë shënjtorë, karshi pisllëkut social që po sjellin sojlinjte e konvertuar në sojsëzë apo kripto sojsëzët që hiqen si sojlinj por se janë po aq të poshtër e gjakpirës si dhe të mëparshimit. 

Shpresojmë që politika shqiptare të vetëpastrohet apo të pastrohet me ndihmën e institucioneve të huaja  nga hija e këtyre sojlinjve dhe pseudo sojlinjve të së kaluarës që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet me rregulla dhe ligje që zbatohen, që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet që bën ligje dhe rregulla në respekt të lirisë dhe të drejtave për pronën, punën e ndershme, për paga dinjitoze, për një Shqipëri ku të mos largohen njerëzit sepse nuk ka punë apo rregull, për një Shqipëri pa LGBTQ (IU), pa tutorë femrash, pa drogë , ku femra të jetë e emancipuar , dinjitoze, dhe jo e gënjyer nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucionit seksual` apo perversitete e lakuriqsi që hiqen si modernizëm, për një Shqipëri ku tradita dhe toleranca fetare, bashkëpunimi, mikpritja  dhe njerzillëku, etika morale, të  mbizotërojnë, dhe për një Shqipëri që të zgjedhë njerëzit më të mirë të mundshëm, e ku vota të mos tjetërsohet. 

priftipirro2017@gmail.com 

Diktatura në demokraci, produkt i autokracisë!

0

Florim Zeqa 

Autokratët erdhën në pushtet me parulla populliste dhe premtime megalomane, duke i shfrytëzuar pakënaqësitë e qytetarëve dhe dështimet e pushtetarëve paraprakë, duke mohuar të gjitha të arriturat e qeverive paraprake, duke mohuar themeltarët e shtetit, bashkë me ketë edhe ngjarjet historike ku u vunë themelet e Republikës së Kosovës.

Rruga e ardhjes në pushtet, pengesë e mbajtjes së pushtetit

Sikurse në të gjitha rastet kur autoktratët vijnë në pushtet, edhe në Kosovë erdhen me premtime joshëse, kinse duke promovuar vlerat demokratike, ndërsa menjëherë pas ardhjes në pushtet filluan nga brenda minimin e sistemit të demokracisë. Me gojën plotë demokraci e instaluan një diktaturë të re dhe të paparë deri më tani!

Kohëve të fundit është bërë sfiduese publikimi i ndonjë shkrimi në rrjetet sociale kundër pushtetarëve aktualë. Menjëherë të vërsulen si çakejt militantët e partisë (ve) në pushtet, me sharje e fyrje, akuza dhe kërcënime nga më të ndryshmet!

Autokratët përmes “ç’kapjes” së institucioneve të pavarura fillimisht e kapen sistemin e drejtësisë, pastaj të gjitha hallkat e sistemit qeverisës në vend.

Autokratët e ngritur në karrierë politike përmes protestave dhe trazirave, pas ardhjes në pushtet, janë duke e përdorur sistemin e drejtësisë dhe policinë e shtetit për të shtypur rivalët politik.

Pra, rruga e ardhjes në pushtet e autokratëve (përmes protestave dhe trazirave) bëhet pengesa kryesore e qeverisjes së tyre. Këtë e vërteton më së miri shpërblimi i policëve të sakatosur me dorën e tyre në protestat e dhunshme si opozitarë.

Prandaj me të gjitha mjetet mundohen të pengojnë dhe shtypin me forcë kërkesat e drejta të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe veprimtaritë afariste të atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetarët.

Hipnoza dhe dezinformimi, mjeti kryesor i sundimtarëve autokrat

Hipnoza e mrekullisë së premtuar dhe dezinformimi janë bërë mjeti kryesor i vënies në gjumë të qytetarëve nga ana e autokratëve, të cilët drejtojnë shtetin bashkë me oligarkët ekonomik, bashkë me njerëzit me të kaluar kriminale dhe militantët partiak të cilët i vënë në vijën e parë të frontit kundër rivalëve politik.

Autokratët janë njerëz të zgjuar, nuk e kapin “zjarrin me dorë”, por i përdorin veglat (hajdutët) me përvojë në zhvatjen e buxhetit të shtetit për mbushjen e llogarive të tyre në “Parajsat Fiskale”!

Mashtrimi dhe propaganda e autokratëve është e tejët e sofistikuar, ajo e ka për qëllim mbajtjen sa më largë të qytetarëve nga e vërteta dhe realiteti i krijuar.

Për këtë shkak në autokraci (diktaturë) mediat futen nën “grilat e pushtetit”, kurse gazetarët përndjeken dhe kërcënohen për mos publikimin e së vërtetës dhe mos zbardhjen e aferave korruptive.

Dekorimi me “medalje” i “herojnëve” inekzistent dhe shpallja e “armiqëve të brendshëm janë manipulimi më i madh që ju bëhet qytetarëve të ndershëm!

Me shkatërrimin e familjes po bëhet shkatërrimi në embrion i shtetit. Futja e përçarjes mes anëtarëve të së njëjtës familje është një ugur i keq për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur në një familje katër anëtarëshe janë futur pesë parti!

Përgjatë qeverisjes autokrate, kundërshtarët politik konsiderohen si armiq, kurse lideri autokrat si “babai dhe shpëtimtar” i kombit! Të gjithë ata që nuk e përkrahin, në veçanti ata që e marrin guximin ta kundërshtojnë “babain e kombit”, përveqse shpallen armiq të shtetit, anatemohen edhe në shoqëri!

Për themeltarët e shtetit e mundimshme ishte periudha e rezistences paqësore kundër okupimit klasik të Serbisë, e vështirë lufta, zhgënjyese paslufta, por akoma më e rëndë po del të jetë periudha e autokracisë në të cilën po injorohet çdo e arritur dhe çdo vlerë e luftës dhe e paqes. Të lumtur do të jenë ata që e kapërcejnë edhe këtë sfidë!

Një vështrim filozofik mbi fuqinë e vetëdijes së pastër krijuese!

0
Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Përgjigja e fundit shkencore për krijimin e Universit është teoria e Bing Bengut e cila thotë se Universi është krijuar para 13.82 Miliard vitesh, nga njē eksplodim i një pike pakufi te vogel, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, eksplodim ky i cili duhet të ketë ndodhur brenda një kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës!?
▪︎ Deri te teoria se Universi eshte krijuar nga nje pikë pakufi e vogel, eshte ardhur nga e kunderta e që është zgjerimi i vazhdueshem i universit! Kur permendet Universi njeriut menjëherë i shkon medja tek shkencëtaret e kalibrit të Ajnshtajnit, Njutnit, Kopernikut, Brunos e tjerë, por sa i përket krijimit të Universit Ajnshtajni kishte një shpjegim shumë të çuditshēm, ai thjesht besonte se universi ka qenê gjithëmonë kështu siç është dhe i till do të mbetet!?
▪︎ Në fakt shkenca ka zbuluar qe universi nga krijimi e deri sot ka qenë dhe vazhdon te jete ne zgjerim deri ne pakufi! Nese universi per njeriun eshte diçka pakufi dhe vazhdon te zgjerohet edhe me tuje ne pakufi te pakufishnërisë, atëherë shtrohet pyetja si ka qenë universi ne fillim kur filloi te zgjerohet? Logjilisht qe duhet t’ketë qenë diçka pakufi e vogēl por me pakufi shumë energji!
▪︎ E pabesueshme por e vërtete, fakti që Universi ka një fillim, i cili duhet të jetë diçka pakufi e vogël, por me pakufi shumë energji, u zbulua nga një prift! Ishte ky prifti belg Georges Edouard Lemaître ( 1894-1966), i cili para se tē bëhej prift, kishte studjuar Astrofizikë e Matematikë !
▪︎ Prifti Lemaitre deri te fillimi i krijimit të botës erdhi nga teoria e të kundërtës! Fillimisht prifti Lemaitre kishte zbuluar se Universi vazhdimisht po zgjerohej dhe se është ne ekspandim (zgjerim) të vazhdueshëm, erdhi ne perfundim se ky ekpsandim duhet te kishte nje fillim dhe ky fillim duhet te ishte nje pikë pakufi e vogël me pakufi shume energji!?
▪︎ Deri këtu jemi në rregull, por pyetja që mbetet pa përgjigje është se çka kishte para se te fillonte krijimi i botës – çka kishte para Bing Bengut? Prej çkahit u krijua kjo pikë pakufi e vogël, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim të lartë, qe eksplodoi brenda një kohe pakufi të shkurt – më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës dhe nga e cila u krijua Universi?!
▪︎ Në këtë pyetje nuk mund të gjejmë një përgjigje të elaboruar as në librat shkencore e as në ato fetare! Prandaj, ta shtrojmë edhe njëherë pyetjen se çfar kishte para kësaj pike me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, qe eksplodoi brenda nje kohe të shkurtër sa një e bilionta pjesë e sekondës, pikë kjo nga e cila u krijua universi dhe të provojmë t’i japim një pergjigje filozofike!
▪︎ Mendoj se pèrgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë nëse kthehemi prapa dhe shkojmê më tutje se prifti Lemaitre, pra shkojmë para pikës së Bing Bengut, para kësaj pike pakufi të vogël, ku logjikisht nuk do të duhej të kishte patur kurrëfarê pike, pra do të duhej ishte një gjendje ku nuk kishte gjë prej gjëje, një zbrazëtirë, njê hiç – njê “Asgjë”!
▪︎ Nga që njeriu është qenie me Vetedije Krjuese dhe buron nga kjo “Asgjë”, atehere mendoj qe si pjesë e “Asgjësë”, njeriu do të duhej të ishte ne gjendje te komunikonte me “Asgjënë” dhe ta shpjegonte kete gjendje të gjendjes prej “Asgjëje”!
▪︎ Ta lëmë për një çast shpirtin dhe frymen tonë Njerezore që të këthehet në gjendjen e parakrijimit te Universit, në gjendjen para Bing Bengut, në gjendjen e “Asgjësë” ku do të duhej t’kishte patur pakufi shumë vite pa ndodhur asgjë! Me siguri që “Asgjëja” do të duhet të jetë mërzitur ashtu duke qendruar “kot” pa bërë asgjë dhe një ditë ‘Asgjeja’ duhet të ketë vendosur të MENDOJ, sepse padyshim që MENDIMI duhet te jetë i pari! Pra, mendoj që gjënë e parë të cilën duhet ta ketë krijuar ‘Asgjëja’ ështê MENDIMI, kurse gjëja e parë për të cilën duhet të ketë menduar ‘Asgjëja’ duhet të ketë qenë VETVETJA ! Normale që ishte vetvetja për të cilën do t’ketë menduar “Asgjëja,” sepse në fillim s’kishte asgjë tjetër, përpos ‘Asgjësë’!
▪︎ Ky mendim i parê i ‘Asgjësë’ për vetveten, për ate që e quajmë UNË, duhet të ketë lindur nga një VETËDIJE të cilen mund ta quajmë VETËDIJA E PASTËR KRIJUESE! Pasi që ‘Asgjëja’ e njohu vetveten dhe e quajti UNË, në mënyrë që t’mos ishte vet, filloi tê mendoj per krijimin edhe të gjërave tjera rreth vetes! Kjo VETËDIJE KRIJUESE me pakufi shumë energji duhet të jetë munduar me miliarda vite që të bënte diçka tjetër ndryshe nga vetvetja, por që nuk po arrinte të bënte!
▪︎ Një ditë VETËDIJA KRIJUESE me pakufi shumë energji, per një moment duhet të jetë ndalur së menduari, gjendje kjo e cila nuk kishte zgjatur as sa një e bilionta pjesë e sekondës dhe mu në këtë gjendje të Ndalimit të Mendimit, VETËDIJA KRIJUESE duhet të ketë pëlcitur dhe t’jetë bërë copë copë në miliarda pjesë të vogla nga të cilat është krijuar Universi: qielli planetet, ajëri, tokën, drita, uji dhe jeta!
▪︎ Universit i cili u krijua në gjendjen kur VETËDIJA KRIJUESE vendosi të ndalonte së menduari, ju deshtën edhe 3.8 miliardë vite që një ditë ta krijonte Njeriun e parë i cili sikur ‘VETËDIJA E PARË KRIJUESE ‘ i tha vetes UNË dhe e njohu VETËDIJEN KRIJUESE duke e quajtur ate KRIJUES i çdo gjëje në Univers – ZOTI!
#Mesazhi im: Çdo gjë në këtë botë është energji! Pa e lodhur kokën me mendime nuk mund të krijohet asgjë, por xixat e fuqishme krijuese nuk mund të dhezin kur jemi duke vluar në mendime! Vetëdija Krijuese dhezë në zbraztirën mes mendimeve – atëherë kur arrijmë t’i ndalim mendimet!

Romani “Rrushja” i Buxhovit promovohet nesër në Bibliotekën Komunale “Ibrahim “Rugova” të Gjakovës

0
Romani “Rrushja” i Jusuf Buxovit nesër do të promovohet në Gjakovë, në vendlindjen e autorit.
NESËR, “RRUSHJA” NË GJAKOVË
Promovimi mbahet këtë të enjte, në orën 13, në Bibliotekën Komnale “Ibrahim “Rugova”.

Vetëm ndriçimi i mendjes e çon përpara shoqërinë njerëzore

0
Kolec P. Traboini
Luftrat nuk i sjellin asnjë dobi popujve. Njeriut i mjafton mundimi i përditshëm, ajo që një figurë humaniste me mendje gjeniale si Viktor Hygoi thoshte “Jeta është luftë”. Edhe unë kësaj i përmbahem. Kësisoj tërë jeta ime ka qenë jo një, por disa lufta që nuk ishin të lehta për t’u përballuar. Përtej kësaj lufte njerëzore për të përparuar e mbijetuar, të gjitha luftrat e tjera janë vrastare. Secili të mbajë mendimin që ka për zgjidhjen e problemeve të mprehta shoqërore në mënyrë radikale a tjetersoj, ku përfshihen edhe te ashtuquajturat revolucione sociale, por unë kam disa parime e bindje te tjera. Luftat ne mes shteteve bëhen vetëm për pushtime dhe nga babëzia e kastave luftënxitës që kanë uzurpuar pushtete dhe e konsiderojnë popullin e vet si mish për top. Lufta e Dytë Botërore u bë nga Hitleri. Më thoni çfarë zhvillime solli. Gjysma e Europës e vu nën thundrën e muzhikëve të komunizmit. Asnjë përfitim veç tmerre. Lufta është mallëkim, një e keqe që bëhet kur nuk ka zgjidhje tjetër. Brenda shtetit veç kur bëhet për t’u çliruar nga pushtimi i huaj konsiderohet e dobishme.
Për më tepër luftat civile brenda një populli janë një mallëkim. Mjer kush i pëson travajat e luftës. Ndërrohen kastat sunduese dhe gjithherë ai që paguan, në luftë me gjak e në paqe me djersë, është populli. Ajo historia që keni mësuar në shkolla ka qenë demagogji e retorikë sofiste, përralla trimërore e jo realitet historik.
Shoqëria moderne ka zgjidhur mjaft çështje historike e të mardhënieve shoqërore. E këto janë mekanizmi politik demokratik për ndërrimin e pushtetit. Ne duhet ti përmbahemi këtij mekanizmi dhe ta përsosim atë e jo ta thyejmë. Shteti na duhet, edhe qeverisja, Legjislativi dhe Ekzekutivi, por a punojnë hallkat e tjera të këtij mekanizmi, Drejtësia si dhe Shtypi e fjala e lirë? Çdo dobësi në këto dy te fundit sjell anomali tek dy te parat. Jo më kot Amerika insiston në reformimin e Drejtësisë Shqiptare që ka qenë vatër korrupsioni e jo drejtësie. Pa një drejtësi solide, të fortë e të pa korruptueshme, të pa ndikueshme nuk mund te kete një qeverisje të mirë. Pastaj ka një gjë, populli zgjedh një qeverisje, e nëse kjo nuk funksionon në rregull, të kemi kurajon të themi se edhe populli gabon. Po ama ajo aforizma qendron që populli ka atë qeverisje që meriton. Vetë e ka zgjedhur. Aktivistet politikë duhet te kenë durim sepse jeta e shtetit është më e gjatë se jeta e një njeriu. Kanë katër vjet një legjislaturë, kohë e mjaftueshme të bindin popullin se qeverisja duhet ndërruar. E kjo bëhet me bindje e me zgjedhje e jo me luftë.
Ka shumë erëra të verbëra e të marrëzishme që fryjnë e ndjellin zjarr. Unë jam kundër çdo lloj lufte revolucionare apo kundër revolucionare brenda popullit. Kulturimi, dijet, botëkuptimit, shkëmbimi i ideve në kushte lirie individuale e çojnë përpara shoqërinë njerëzore, këto e vetëm këto dhe asnjë mjet tjetër. Çdo lloj radikalizmi që na shfaq si një shoqëri vulgare me shenja primitivizmi bolshevik apo haxhiqamilizmi orjental shqiptar duhet përjashtuar. Ne e kemi lindjen në perëndim. Duhet të bëhemi dishepujt e kulturës dhe dijeve sepse vetëm ndriçimi i mendjes e çon përpara shoqërinë njerëzore.
K. P. Traboini
Washington DC, 10 maj 2022

Rrënjët Tona – Cilat ishin perandoritë PRO dhe KUNDËR Shqipërisë? Pjesa Parë dhe e Dytë e intervistës së Fredi Balaj me Saimir Lolja

Në këtë video (përmes You Tube) mund ti shihni intervistat e Fredi balajt me studjuesin e mirënjohur SaimirmLolja. Ju lutem shikojini interevistat që autori i intervistuari Saimir i dërgoi për lexuesit e Drinit që mund t’i shikoni përmes Tube.

Peshorja perandorake, qindra ton ar të grabitur, etj. etj. nga libri Receta Pa Komb.

Shikim të   këndshëm:

TV Ora News, Pjesa e Parë, 2022-04-30
TV Ora News, Pjesa e Dytë, 2022-05-07

Dritan Goxhaj, ekspert ushtarak në një bashkëbisedim me Kreshnik Osmanin rreth luftës në Ukrainë por edhe për zhvillimet rreth Kosovës

2

Intervistë e Dritan Goxhajt për ngjarjet në Ukrainë, por edhe per Kosovën. Gjatë luftës së Kosovës Dritan Goxhai ishte koordinator midis SHP te UÇK-së dhe grupit te oficerave amerikanë në Shqipëri, i ngarkuar nga Kadri Veseli e Bislim Zyrapi, pastaj luftoi ne Preshevë (UÇPMB). Ka mbaruar studimet ushtarake në Turqi dhe në Shqipëri për pilot ushtarak.

Veteran pa pushkë nuk ka./ Përgojimi i Kurtit, “ma mbajë kopilin, t`i them kurvë”!

0
Nga: Idriz Zeqiraj, analist, Gjermani
Skandali “Veteranët”
                    VETERAN PA PUSHKË NUK KA/
Përgojimi i Kurtit, “ma mbajë kopilin, t`i them kurvë”!    
 
Albini ishte pjesë aktive e UÇK-së. Kurti dhe Rugova kanë qenë më të ekspozuarit, më të rrezikkuarit nga armiku, se sa ata që ishin në uniformë dhe armë në dorë. Por, veteran, pa pushkë, nuk ka. Rrjedhimisht, Albini mund të futet në kategori tjetër, jo më pak të lavdishme, madje, krejt të veçantë, por, veteran nuk është. Ai nuk e ka kërkuar një favor të tillë. Por, në bazë të kritereve paushalle, e kanë bërë veteran.
Ish-“mashqit” e Albinit, Dardan Molliqaj, me shokë e shoqe, me akuzat e sforcuara, si argatë të PAN-it, po​ e dëmtojnë vetën dhe partinë. PSD-ja, e themeluar nga një zonjë e nderuar, siç është Kaqusha Jashari, e cila, në përballjen me kriminelin Millosheviç, i tha: “Zotëri, ju keni probleme psiqike”, Molliqaj me shokë e kanë degraduar partinë e saj, njësoj siç ka bërë klani i Isa Mustafës, me LDK-në e Rugovës. Ata fshehin, qëllimshëm, arsyen e tërheqjes zyrtare nga UÇK-ja të Albinit. Dhe, kjo flet, mjaftueshëm, për xhelozinë, smirën që kanë karshi tij. Albini nuk mund të vazhdonte, si pjesë zyrtare e UÇK-së, ngaqë rrezikonte shumë, sepse punonte në një zyrë me Demaçin, e cila më shumë ishte informative. Dhe, këtë ç`regjistrim, duhet t`ia kenë sugjeruar të tjerët. Dhe, ai ka vepruar drejt.
     Realisht, ashtu si Presidenti Rugova, që ishte trim i mençur, i cili u dëshmua me themelimin e LDK-së, m​ë 22 dhjetor 1989, me krijimin e UÇK-së, më 28 Nëntor 1990 dhe të institucioneve paralele të Kosovës, si dhe qëndrimin me familje, përgjatë gjithë luftës në Kosovë, edhe Albin Kurti ishte trim e stoik. Këtë e ka dëshmuar me qëndrimin dinjitoz, përgjatë vuajtjes të një burgu të rëndë e maltretues, nga policia kriminale serbo-sllave. “Albini është më i guximshmi, më trimi dhe më punëtori, nga ne të tjerët”, – ka deklaruar bashkëpartiaku dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Tashmë, për këtë ka dhënë prova.
 
 
          Përgojimi i Kurtit, “ma mbajë kopilin, sa t`i them kurvë”!
     Ndër vite vazhdon përgojimi i Albin Kurtit, se “si pati guximin, duke qenë i burgosur, ta quaj Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij fashist”?! Përgjigja është e thjeshtë. Albini ka guximin intelektual, me bindjen në ndërgjegjën e tij, me parimin e lartë, se për fjalën e lirë, shprehjen e lirë, ia vlen të sakrifikohesh në çdo kohë e rrethanë.
     Qëndrimi i Albin Kurtit në burgjet e Serbisë, më kujton heronjtë e burgjeve të Shqipërisë staliniste e fashiste të Enver Hoxhës. Kemi parë raste kur, përgjatë gjykimit, të akuzuarit viheshin para alternativës: Të pranojë diktaturën në këmbim të jetës apo ta refuzojnë atë. Dhe, me vetëdije shkonin në litar, plumb, vdekje, në emër të demokracisë.
     Kur po gjykohej intelektuali dhe poeti Trifon Xhaxhika, akuza për të cilën i bëhej, parashikohej maksimumi i dënimit 10 vjetë burg. Por, ai në një gjyq të hapur tha: “Partinë tuaj, pushtetin tuaj kriminal, po të më jipej mundësia, do ta gjuaja me top”. Dhe, intelektuali e poeti, në shenjë të mohimit të diktaturës, në emër të lirisë, vetëdijshëm, sakrifikoi jetën, në lulën e rinisë. Poeti ndjenjatar, liridashës e parimor, Trifon Xhaxhika u ekzekutua dhe si masë rënduese e shtesë vuajtje për familjen, mbeti pa varr-prehje të trupit të tij.
     Pra, akuzat, me dyshimin e pabazuar, të bëra për Albinin, lidhur me deklarimet trimoshe publike, duke qenë “në gojën e ujkut”, i mbani për vete, sepse provat e gjertanishme, u shkojnë “për shtati”. Albini nuk është cub me banda haraçiste e vrastare, si akuzuesit e tij PAN-istë, por ka guximin intelektual, si kupolë e trimërisë.
     Albin Kurti nuk e ka forcën ke bandat vrastare të shqiptarëve të pafajshëm, për ta arritur pushtetin dhe pasurinë, me grabitje, uzurpime, haraç, privatizime, tenderime, dhe hajni të tjera zyrtare. Ai nuk e aprovoi “harresën” e Veriut të Mitrovicës, me qëllim të kontrabandës shpenguese, të komandantëve, me krerët e komunitetit serb, siç e konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
     Kontrabanda nënkupton palët në bashkëpunim. E gjithë ajo kontrabandë, edhe pse bëhej në errësirën e natës, në fakt, ishte e tëra legale, sepse protagonistët e saj ishin komandantët mujëshorë e fuqiplotë dhe krerët e “Listës Serbe”, me seli në Veriun e Mitrovicës.
          Protestat e përligjura të LVV dhe sabotimi i reformave nga PAN-i!
     Opozita u është qasur kritikave të sforcuara e artificiale, në adresë të LVV. Në veçanti PAN-i, me politikën vrastare e hajnore, përgjatë tej dy dekadave, nuk po arrinë të pajtohet me pozicionin opozitar, ku i ka caktuar vendin vota e lirë e popullit të Kosovës. Ajo kundërshton dhe bllokon çdo nismë reformatore të pozitës – LVV. Mjerisht, jo rrallë, krah i bëhet edhe LDK-ja, në veçanti, klani brenda saj, tashmë,”i rënë nga fiku”!
     Me mendësinë diktatoriale, linçuese, edhe akuzuesit e Albinit, në mungesë të guximit të tyre, qofshin ata çobejë apo intelektualë, nuk arrijnë, ose më saktë, nuk duan ta pranojnë epërsinë absolute intelektuale e guximtare të Abin Kurtit. Anatema e opozitës së tanishme, për kundërshtitë e LVV, që nga hapi i parë në politikë, i është kthyer në bumerang vet asaj.
     Sepse që nga protestat ke Ura e Ibrit, kundër tradhtisë të “komandantëve”: 6 (gjashtë) pikëshin e Baki Munit; Fusnotës; nënshkrimin e Asociacionit; nënshkrimin e Demarkacionit; e deri ke “zgjedhja” banditeske e Hashimit president, rezultuan të kenë qenë të drejta, në mbrojtje të tërësisë tokësore të Republikës së Kosovës.
     Edhe granatimi i Kuvendit, nuk është asgjë, në krahasim me humbjen e 8.226 hektarëve tokë. Sepse, fundja, godina e Kuvendit është – tulla-llaç – dhe nuk mund të bëhet asnjë krahasim me tokën e humbur. Madje, sikur të kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesës së Kuvendit, edhe ata që ngulmuan në votimin e Demarkacionit, (përjashto masën e deputetëve, të cilët votuan nën diktatin e eprorëve të tyre kriminelë, si rrjedhojë e mungesës totale të demokracisë së brendshme partiake), nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për Kosovën, (përjashto familjet e tyre), në krahasim me faljen e mijëra hektarëve tokë të Kosovës, Malit të Zi.
     Hedhja e – gazit-lotësjellës-, në Sallën Kuvendore, ishte reaksion ekstrem, karshi provokimit enormë, që bënte pozita, PDK-LDK, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe për të gjithë shqiptarët e përbotshëm. Sepse po falte tokë Malit të Zi; po e bënte Serbinë hisedare në Kosovë; si dhe po ua katapultonte një agjent, me dyshimin e bazuar për krime serike, në krye të shtetit! Në çdo rast, gjithë lavd e fodullëk, përsërisnin slloganin, sa rrënçethës, aq edhe neveritës: “I kemi kokërrat, i kemi numrat, i kemi votat, për ta kaluar Demarkacionin, Asociacionin, Hashimin president”! Dhe, me diktaturën e numrave, mburreshin kinse, “për t`i çuar proceset përpara”!
          Dialogu, “dhuratë” e Hashimit, për t`i bishtnuar drejtësisë!
     Dhe, habitëm kur dëgjoj se ende vazhdojnë seancat gjyqësore, kundër aktivistëve të LVV, në vend që të fillojnë proceset gjyqësore, kundër atyre, të cilët nënshkruan marrëveshjet fatale, me elemente të bollshme të tradhtisë Kombëtare. Se sa është përmasa e kësaj tradhtie, po sjellim një konstatim, mburrës, të kryeministrit serb, të atëhershëm, Ivica Daçiq:
 
     “Po të mos kishin qenë bisedimet në Bruksel, shumë procese do të ishin kryer në favor të Kosovës, dhe se integrimi i saj në organizata ndërkombëtare, do të mund të kishte përfunduar.
 
     Po të mos kishim marrëveshjet e Brukselit, me siguri Kosova moti do e kishte rrumbullaksuar shtetin e saj dhe do ishte shtet i njohur ndërkombëtarisht”.
     Më çart nuk ka si të thuhet. Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetme në mbrojtje të Republikës, kundër bisedimeve fatale, krejt të panevojshme. Hashimi dhe shelegia e tij, Edita, kryenegociatore, “bënin be e rrëfe”, se “po bisedojmë vetëm për çështje teknike”, ndërkohë që bisedonin për çështje rrast politike, konspirative!
     Me protestat e saj, LVV, qoftë edhe të dhunshme, mbrohej integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, i cili u vu në ankand nga Hashim Thaçi, me disa vartës të tij, i shantazhuar nga Serbia dhe Gjykata e Hagës, për krimet monstrume, gjatë dhe pas luftës, kundër shqiptarëve të pafajshëm, si dhe Isa Mustafa, i shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-u i tij kriminal.
 
         Realisht, në veprimet e saj, LVV, bëri, të paktën, 6 (gjashtë) faje: 
1) Sulmi i egër para Selisë të Qeverisë, ku u goditën për vdekje dy aktivistë, ngaqë policia ndërkombëtare ka -vija të kuqe-, në                       mbrojtje të institucioneve;
2) Sulmi banditesk ndaj vilës së kryeministrit Mustafa, në Prapashticë;
3) Lëndimi i lehtë i ambasadorës amerikane Xhekebson, në një protestë të LVV;
4) Nxjerrja e dhunshme e rrugaçërore, nga vetura e tij, e Shasivar Haxhiaj, i cili, po të mos ishte pjesë e një partie të krimit, do të ishte qytetar i parë i komunës të Istogut;
5) Hezitimi, për ta nënshkruar kontratën, për gazin amerikan, me arsyetimin se “na duhet kohë, për studimin e kësaj oferte”;
6) Mohimi, deri në injorim, të Marrëveshjës së Vashingtonit, është faji i radhës. Pjesa politike, siç është klauzola për Liqenin e               Ujmanit apo edhe ndonjë tjetër, që mund ta dëmtonte Kosovën, duhen parë ndaras dhe në koordinim me SHBA, të zgjidhën. Ndërsa ana ekonomike, sidomos Hekurudha dhe Autostrada, janë jetësisht të nevojshme, kur dihet se 57 % e popullësisë të Kosovës, jeton në Evropë dhe gjetkë në botë. Hekurudha, sidomos, do të kursente miliarda euro të mërgimtarëve; do ta lehtësonte udhëtimin; si dhe do të kursente shumë jetë njerëzish, të humbura në aksidente komunikacioni.
     Dy fajet e fundit, përkatësisht, në renditjen numër 5 dhe 6, nëse ka vullnet të mirë dhe mençuri të nevojshme, ka mundësi të korrigjohen, duke e shoqëruar me një kërkim-falje, gjë që kjo vlen më shumë për gabimet, se sa për fajet. Sidoqoftë, më mirë të nismohet korrigjimi, se sa të tejkalohen në heshtje e refuzim, me kryeneçësi dhe fodullëk idiotesk!
     Megjithatë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij, kanë reflektuar dukshëm. Thirrja për bashkim me shtetin-amë, Shqipërinë, në rrethanat aktuale, ishte thirrje për ndarjen e Kosovës. Pavarësisht se Albini nuk paguante për lobimin e kësaj ndarje, siç vepronte, madje ethshëm, Hashimi, me një grup horrakësh rreth tij. Kujtoni firmën lobuese parisiene, ku u u dhanë 168.000 euro, për lobim! Qëllimi ishte bindja e Francës, amortizimi i kundërshtisë së Gjermanisë dhe ndarja ishte punë e kryer.
     Këtë e kuptuan Albini dhe VV-ja e tij dhe e hoqën nga agjenda programore. Dhe, mirë bënë. Edhe reflektimi në marrëdhëniet me SHBA dhe BE-në, po japë rezultatet e para. Dhe, kjo kthesë pozitive e Albinit, rrjedhimisht, edhe e LVV, po i bënë xhelozë kuqaloshët PAN-istë, të cilët vetëm deklarativisht janë properëndimorë, ndërkohë që frymojnë majtas, në Lindje.

ADN-ja e PAN-it është LPK-ja, e cila protestonte në Evropë, kundër rrënimit të Murit të Berlinit! Sepse “bashkimi i dy Gjermanive, dobëson Bashkimin Sovjetik, rrjedhimisht, komunizmin”, i justifikonte protestat e saj LPK-ja! Paradoks i trishtë, por, mjerisht, ndodhira të vërteta!