Kreu Blog Faqe 1329

Putini dhe manipulimi nga ana e tij i ortodoksëve të rruzullit nga Mali Athos

0

Fahri Xharra

Gazeta gjermane “ Bild “ shkruan : Mali Athos është një vend i mbyllur, i shenjtë i Kishës Kristiano-Ortodokse – dhe fsheh një anë të errët: Kremlini blen gjithnjë e më shumë ndikim atje, oligarkët rusë vijnë dhe drejtojnë veprimtari kriminale! 

Vetë Putin ka qenë atje disa herë – priftërinjtë flasin për një moment “të bekuar” për vizitën e tij. 

BILD njeh një raport sekret të detajuar në lidhje me aktivitetet kriminale të murgjve pranë Kremlinit në malin Athos – përveç pastrimit të parave, merret edhe me trafikimin e qenieve njerëzore, armëve dhe kontrabandën e njerëzve

. https://www.bild.de/bild-plus/politik/ausland/politik-ausland/berg-athos-bild-enthuellt-geheim-bericht-zu-kriminellen-russen-im-heiligtum 

BILD: Manastiret ruse me hije të keqe në Greqi : BILD ka parë raportin sekret për aktivitetet kriminale të murgjve të Kremlinit në malin e izoluar Athos Për priftërinjtë besnikë të Putinit, ishte një “moment i bekuar”: Putin dhe Patriarku Kirill në Shën Panteleimon 

Gazeta Bild e përshkruan kështu :” Një dhomë plot burra, në veri të Greqisë. Të gjithë përveç njërit janë të veshur me të zeza. Një murg po derdh verë. Një burrë thotë me zë të ulët: “Diçka e madhe do të ndodhë së shpejti. Mos u shqetësoni, mos u shqetësoni ose frikësoni. Do të përfundojë brenda disa ditësh.” Ajo që tingëllon si një skenë nga një roman i Dan Brownit ka ndodhur në të vërtetë – në malin Athos, një nga vendet më të shenjta të Kishës Ortodokse Lindore, e vendosur në një gadishull autonom në Greqinë Veriore. Disa ditë para sulmit rus në Ukrainë. 

Dhe, isa ditë pas vizitës së tij, një grup rusësh të ekstremit të djathtë vizituan një manastir në malin Athos, duke valëvitur flamurin e Perandorisë Ruse. 

Kjo ngjarje ilustron se Athosi, ky vend i shenjtë dhe shpirtëror, ka një anë të errët. Hulumtimi i BILD tregon shkallën në të cilën gadishulli është përmbysur nga Kremlini. Manastiri Esphigmenou në malin Athos. BILD foli me Abbatin e ligjshëm, Bartolomeun. Ai thotë: “Manastiri ynë është pushtuar nga rusët për vite me radhë”Ka qenë gjithmonë një sekret i hapur që Moska përpiqet të përdorë malin Athos si një kalë troje, në mënyrë që të fitojë një bazë në Evropë dhe të minojë BE-në. Megjithatë, shkalla e kësaj është tronditëse. “Për vite të tëra, manastiri ynë është pushtuar nga rusët dhe pro-rusët, dhe asnjë qeveri apo autoritet nuk ka guxuar të bëjë asgjë për këtë”, thotë Bartolomeu, Abati i ligjshëm i Manastirit Esphigmenou, për BILD. 

Meqenëse gadishulli është territor grek, por autonom, për të zbatohen rregulla të veçanta. Një nga këto është se gratë nuk duhet të hyjnë në gadishull me 20 manastiret kryesore, dhjetëra kisha më të vogla dhe afërsisht 2000 murgj. Prandaj BILD takoi Abbatin jashtë gadishullit të izoluar, i cili mund të aksesohet ligjërisht vetëm me varkë. 

“Të gjithë – jo vetëm unë – e dinë se rusët kanë qenë vizitorë të rregullt në Malin Athos, përfshirë këta të ashtuquajtur oligarkë. Ata kanë dhuruar shumë para për manastiret, veçanërisht për Manastirin e Shën Panteleimonit (manastiri më i rëndësishëm rus). Prania e tyre nuk ishte rastësi; dhe as donacionet e vazhdueshme. Këto vizita janë simbolike. Ato përshtaten me planet e zgjerimit që Rusia ka pasur gjithmonë për Malin Athos” e shpjegon prifti 

Përveç lojërave gjeopolitike, Abati Bartolomeu dënon edhe aktivitetet kriminale të rusëve. “Ne u thamë autoriteteve greke për përdorimin e paligjshëm të skafeve, të cilat – ndryshe nga skafet e tjera – nuk u kontrolluan kurrë nga rojet bregdetare”, thotë ai për BILD. 

“Kryetari i portit u thoshte gjithmonë pushtuesve kur varkat e rojes bregdetare ishin në patrullë ose dislokoheshin ndryshe. (…) Pasi policia kishte arrestuar zyrtarin e lartë të rojes bregdetare rajonale, disa gra u nxorën në breg. Nëse më kujtohet mirë, ata erdhën nga Ukraina…”, vazhdon Abati Bartolomeu. Dyshimi është se këto gra janë nxjerrë në breg nga një varkë trafikanti dhe janë lënë aty pas arrestimit të zyrtarit. 

Abati Bartolomeu është Abati i ligjshëm i Manastirit Esphigmenou, i cili është pushtuar nga murgjit pro-rusë dhe rusë për vite me rradhë.Christos, një informator (emri i ndryshuar, red.) konfirmoi për BILD se incidenti me komandantin e rojes bregdetare dhe trafikimi kishte ndodhur në të vërtetë. Ai di edhe më shumë: “Një nga anëtarët e stafit të tij më të afërt (…) është zhdukur pas arrestimit dhe tani zotëron një lokal në Gjermani”. Christos konfirmoi gjithashtu për BILD se një oligark dinte për pushtimin e Ukrainës nga Putini kur ai vizitoi manastirin dhe përgatiti murgjit për të. 

Ai thotë: “Mali Athos është një vend i shenjtë dhe ata e bënë qendrën e tyre të biznesit. Oligarkët rusë dhe elitat qeveritare vazhduan të mbërrinin në Selanik. Ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre i kalonin pushimet në vendpushimet e Kalkidikisë në Egje, burrat udhëtuan për në Athos.” Sipas Christos, arsyeja është: “Në mjedisin fetar, është e sigurt që ata të diskutojnë ose të bëjnë atë që duan”. 

Shumë nga “mysafirët” në Athos janë sanksionuar nga Perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo vështirë se është një rastësi. Aktiviteti kryesor i shumë prej rusëve në Athos është pastrimi i parave. 

Një zyrtar grek, i cili pranoi të fliste me BILD në mënyrë anonime, e përshkruan pastrimin e parave ruse si “babushka”: “Ne e dimë se si kanë ardhur paratë, por nuk e dimë se si janë zhdukur. Por ne do ta gjejmë atë. Ne kemi një listë të personave që hetohen. Sigurisht, kjo përfshin edhe personat që i përkasin Kishës.”. “Problemi me Athosin është se ne kemi akses të kufizuar në vend për shkak të natyrës së shenjtë. Ne as nuk mund të monitorojmë telekomunikacionin – as amerikanët nuk munden”, thotë zyrtari. 

BILD ka parë një raport sekret nga autoritetet greke që jep emrat e rusëve të njohur që kanë vizituar Athosin; lidhjet e tyre me diktatorin e Kremlinit, Vladimir Putin; cilat manastire u bënë donacione; dhe cilat role luajtën abatët e këtyre manastireve.Raporti liston gjithashtu manastiret që hetohen nga autoritetet. BILD e ka parë listën, por nuk mund ta bëjë publike për sa kohë që hetimi vazhdon.
Në Manastirin e Vatopedit, Abati Efraimi u përfshi në një skandal të madh korrupsioni midis qeverisë greke dhe kishës, në të cilin u lanë qindra miliona. Ai është shumë i afërt me Patriarkun Kirill. Kur Efraimi u arrestua, një protestë publike në Greqi – e kryesuar nga udhëheqja e Kremlinit – çoi në lirimin e tij. 

Përfundimi i raportit: “Kremlini ka kapitalizuar fenë e përbashkët (kristiano-ortodokse). Për të arritur qëllimet e saj, ajo përdor nëpunës civilë dhe oligarkë që përpiqen të forcojnë praninë ruse përmes donacioneve për manastiret dhe mbështetjes për disa abatë dhe udhëheqës të tjerë ortodoksë. https://www.doxologiainfonews.com/2022/05/bild-the-shady-russian-monasteries-in-greece/

Ja kjo është shenjtëria e malit Athos !

Nesër ; Kur dhe si u ba mali Athos i shenjtë ?

Gjakovë, 10.05.2022

Kur xhamitë e kishat nuk i financon dhe kontrollon shteti, i financon dhe mbikqëqyr armiku!

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
KUR XHAMITË DHE KISHAT NUK I FINANCON DHE KONTROLLON SHTETI, KLERIKËT FETARË PUNOJNË PËR INTERESAT E SHTETEVE QË I FINANCOJNË
Qeni është instinktivisht besnik ndaj pronarit që e ushqen.
Mirëpo klerikët fetarë dallojnë prej qenve besnikë, sepse ata kanë predispozita të mjaftueshme fizike dhe mendore sa për të mos vdekur nga uria.
Ndaj pabesia e tyre ndaj kombit dhe shtetit është e qëllimshme, sepse ata grykësinë për poste, para dhe famë, e kanë shumë më të madhe sesa lidhjen emocionale me zotin, kombin dhe shtetin.
Natyrisht ka prej tyre që janë të indoktrinuar nga dogmat spekulative, apo të pjekur si tullat në zjarrin e dogmave ekstremiste fetare.
Dhe pikërisht të atillët janë ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të dhunës, vrasjeve dhe akteve terroriste, që ua marrin jetën njerëzve të pafajshëm anë e mbanë globit.
Sepse bëhet fjalë për individë që shkelin mbi kufoma njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm për t’i jetësuar dogmat e tyre klerofashiste në praksë.
Nga ana tjetër, sa më i fortë dhe më i pasur që bëhet shteti, aq më të dobëta dhe të zbrazëta do të bëhen xhamitë dhe kishat.
Sepse ai që jep para, drejton sjelljen, trupin, mendjen, shpirtin dhe qëllimin e njerëzve.
Në Gjermani kishat financohen nga kontributet e pagave, që kontrollohen nga shteti, ndaj veprojnë në përputhje të plotë me interesat e kombit dhe të shtetit.
Në Kosovë, xhamitë financohen nga Turqia, Serbia, vendet arabe dhe Rusia, ndaj veprojnë në përputhje të plotë me interesat e popujve dhe shteteve turke, arabe, serbe dhe ruse.
Kishat serbe financohen nga Serbia dhe Rusia, ndaj janë degët më të sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse.
Kisha Ortodokse ,,Autoqefale” Shqiptare, drejtohet kontrollohet dhe financohet nga Shërbimi Sekret Grek, gjegjësisht nga kryeagjenti grek i veshur me petkun e patriarkut që quhet Janutollas.
Fatmirësisht, Kisha Katolike financohet nga Vatikani, ndaj sillet në përputhje të plotë me vlerat dhe interesat evropiane, të cilat janë në përputhje të plotë me vlerat, interesat dhe synimet tona kombëtare dhe shtetërore.
Situata bëhet edhe më e palakmueshme nga fakti se klerikët fetarë që luajnë rolin e humanistëve gjatë ditës, gjatë natës bëjnë thirrje për xhihad.
Ata në fakt janë kthyer në institucione sociale private.
Çka është më e keqja, ata janë bërë institucione sociale shumë më të pasura dhe më të forta se sa institucionet sociale shtetërore.
Por, ndihmën e tyre ata e kushtëzojnë me sjellje, veprime dhe synime që janë në përputhje të plotë me interesat e popujve dhe shteteve që i financojë.
Fatkeqësisht financuesit e tyre janë tepër të interesuar për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe dobësimin e dy shteteve të tyre.
Sepse ai që jep para, drejton dhe kontrollon sjelljen, veprimin, mendjen, shpirtin dhe qëllimin e njerëzve.
Por aq sa më trishton fakti që një numër jo i vogël shqiptarësh e shesin edhe nënën e tyre për para, po aq jam i sigurt, se në momentin e parë që do të forcohet shteti dhe do të bëhet kontrolluesi dhe kreatori i vetëm i financimit të xhamive dhe kishave, 90% e shqiptarëve të shitur do të bëhen besimtarë të shtetit.
Fatkeqësisht, ende nuk e shoh gatishmërinë e krerëve të shtetit dhe të opozitës për të folur për këtë fenomen të rrezikshëm para se të bëhet vonë, e aq më pak për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar situatën.
Dhe ata nuk do ta bëjnë këtë për aq kohë sa mund të fshehin në shpellat e patriotizmit të rremë dhe primitiv, paaftësinë e tyre për të treguar rezultate konkrete zhvillimore.
Ndaj për aq kohë populli do t’i ndjekë verbërisht pas, si delet që i ndjekin pas barinjtë e tyre.
Pra, fatkeqësia më e madhe e popujve dhe shteteve ballkanike janë politikanët që jetojnë si Zot në Paris, duke mbajtur qëllimisht tensione të larta ndëretnike, ndërfetare dhe ndërshtetërore.
Sepse vetëm në këto kushte dhe rrethana ata mund ta shpallin veten shpëtimtarë të popujve të tyre nga çdo fatkeqësi.
______
 Autori është kryetar i FeD për Kosovën.

Për kombin shqiptar rruga e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, është rrugë drejt Perëndimit!

Nga Frank Shkreli 

Në fillim të muajit që kaloi (9 prill, 2022) në lagjen Bronks të Nju Jorkut është mbajtur një ceremoni për emërimin e një rruge, në atë lagje të banuar nga shumë shqiptaro-amerikanë, duke i dhënë emrin e Fan S. Nolit. Ishte, ndër të tjera, një zhvillim në kuadër të 100-vjetorit, këtë vit, të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për të nderuar njërin prej nesh, emigrantin, diplomatin, poetin, shkrimtarin dhe themeluesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin.

Me Z. Mark Gjonaj, realizuesin e shumë projekteve në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në interes të ruajtjes së gjuhës, historisë, traditave dhe trashëgimisë së personaliteteve të mëdha të Kombit  si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shën Nënë Tereza dhe Fan Noli edhe këtu në Amerikën e largët.

Nismëtari, promovuesi dhe realizuesi i kësaj ndërmarrjeje jo të lehtë – kur të merren parasysh pengesat administrative dhe burokratike të një metropoli siç është Nju Jorku – aktivisti i palodhshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan; politikani i njohur shqiptaro-amerikan, i cili si anëtar i legjislaturës së shtetit të Nju Jorkut dhe vitet e fundit si anëtar i Bashkisë së qytetit Nju Jork Z. Mark Gjonaj ka realizuar për komunitetin tonë këtu një mori projektesh në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan.
 

Nga ceremonia e emërimit të rrugës “Fan Noli, me 9 prill, 2022. Ceremonia për emërimin e rrugës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të djelën që vjen në Bronks premton të jetë shumë më e madhërishme, ashtu siç e meriton figura e Heroit Kombëtar.                               

Me rastin e emërimit të rrugës “Fan Noli”, muajin që kaloi në lagjen Bronks, në vetvete kjo: një ngjarje me rëndësi për komunitetin tonë këtu në Nju Jork dhe në rrethe, Mark Gjonaj njoftoi se projekti i radhës do të ishte emërimi i një rruge tjetër, në njerën prej lagjeve të mëdha të banuar nga shqiptaro-amerikanë që të djelën që vjen do marrë emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Ky premtim i Z. Mark Gjonaj, sipas një njoftimi prej zyrës së tij që më arrijti sot në kutinë postale, do bëhet realitet të djelën që vjen, me 15 maj, gjatë një ceremonie dhe festivalit ku do të marrë pjesë edhe një grup folklorik nga Arbëreshët e Italisë (Gjaku nuk prishet) prej orës 12 të mesditës deri në ora 6 pas dreke. Në lagjen e Arthur Ave e Crescent Ave, një zonë kjo ku jetojnë shumë shqiptarë dhe ku ata kanë me shumicë, dyqane, restaurante dhe lokale tregëtish të ndryshme. Një rrugë aty do mbajë emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, për t’u kujtuar mijëra shqiptarëve vendas dhe të Amerikës, që vizitojnë atë zonë, çdo ditë e javë, për qëllime të ndryshme – se prej kah vijnë dhe ku duhet të shkojnë,- por edhe duke u lehtësuar sado pak edhe mallin për Atdhe.

Busti i të përgjithëmonshmit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Sallën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut, ku së shpejti në oborrin e saj, do të inaugurohet edhe përmendorja madhështore e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve e përmasave të përmendores së Heroit në Krujën heroike.

I vetëdijshëm i thënjes popullore ndër ne shqiptarët, “Burri i Mirë me shokë shumë” – ndonëse ai vet është motori i këtyre projekteve të papara deri tani në komunitetin shqiptaro-amerikan

Mark Gjonaj bën thirrje dhe falënderon me plot sinqeritet e mirënjohje (si më poshtë në anglisht) të gjithë sponsorizuesit e këtij evenimenti për ndihmën e tyre të pakursyer dhe plot bujari ashtu që edhe ky projekt të realizohet ashtu si i ka hije këtij komuniteti dhe në dobi të tij. Pa ndihmën e tyre,- shprehet Z. Mark Gjonaj, ky projekt dhe të tjerë si ky nuk do të mund të realizoheshin. Bashkimi bën fuqinë.

Për Kombin Shqiptar ka vetëm një rrugë: One Way – Rruga drejt
Perëndimit – Rruga e Gjergj Kastrioti -Skënderbeu! – “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way”.

“Friends, 

As you are aware, on Sunday, May 15th, from 12pm – 6pm, we will be hosting the Street Co-Naming Ceremony and Fair for our great hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu on Crescent Ave and Arthur Ave in the Little Italy section of the Bronx!

Attached, please find the flyer with the list of sponsors for the event. 

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Co-Naming and Fair Flyer[11500].pdf

Our sincerest gratitude goes to all our sponsors for their generosity. Without your support, this event would not have been possible. Please support those that support our community.  Please share this flyer with your loved ones, family and friends. Post on facebook and other social media outlets. I am thankful for your continued friendship. Looking forward to seeing you and your loved ones there. If you have any questions, please do not hesitate to contact me at (917) 731-6850.

Sincerely,

Mark Gjonaj”

Dy rrugëve në Bronks të Nju Jorkut ku tanimë u është dhënë emri “Mother Teresa Way” dhe “Fan Noli Way”, këtë javë i shtohet edhe rruga, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Way”.  Ceremonia e emërimit të rrugës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe festivali që e shoqëron, që sipas programit të njoftuar të ditës 15 maj 2022 do të zgjasë 6 orë të tër, premton të jetë një ngjarje vërtetë me rëndësi historike për komunitetin shqiptaro-amerikan, në rritje e sipër.

Vetëm Heroi i Kombit, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu i bashkon shqiptarët, mbrenda dhe jashtë Atdheut. Siç shihet edhe nga lista e sponsorizuesve të kremtimeve me këtë rast, Mark Gjonaj ka mundur të sigurojë, për këtë dhe për të gjitha nismat e tija në vazhdim, një shumicë mbështetësish pa dallime politike, krahinore ose fetare, për projekte të tilla madhore, në këtë vend të dashur për ne: Amerikën tonë të bekuar për ne dhe familjet tona. Ky vend që na ka dhënë lirinë dhe mundësinë të festojmë dhe të kujtojmë heronjtë e kombit, identitetin tonë kombëtar, traditat dhe historinë, që na janë mohuar për një kohë të gjatë nga ideologjitë dhe pushtuesit e huaj në trojet tona shekullore.

Urime komunitetit shqiptaro-amerikan, urime Mark Gjonajt, nismëtarit të këtyre projekteve kombëtare, në Amerikën e lirë të George Washingtonit dhe Abraham Linkolnit për këto shërbime të çmueshme, që i bëjnë Atdheut të të parëve, ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, por edhe Atdheut tonë të dytë, të adaptuar – Amerikës.

Teologu Tim Shkupi, për Milazim Krasniqin: A mund të themi se ky është një viktimë e “qyl popave” të fesë së Bagdadit?

0

Nga: Tim Shkupi, teolog

(Musa Lamallari)

A mund te themi se ky është një viktimë e “qyl popave” te fese se Bagdadit?

-Jo !

Është akademik.

Ose kështu ka dëshirë të vetquhet!

Ky saktësisht e di se shqiptarët u turqizuan, në 33 shartet e turqnisë, qofsha “tyrk me din e iman”

Ç‘lidhje ka ISLAMI i Kuranit me këtë se cfare thotë ky akademik?

– Asgjë.

ISLAM-i – si nënshtrim në ligjet e Zotit nuk vjen si reagim i ndonjë terrori, por vjen si udhëzim hyjnor qiellor prej Zotit të njeriu.

Ta zëmë se “ky akademik i fesë se Bagdadit” ka të drejtë, atëhere një pyetje shumë logjike:

Pse shqiptarët nuk u krishterizuan në katolik dhe protestan masivisht si reagim ndaj terrorit të regjimit të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe me ndërhyrjen e Britanisë dhe Amerikës në Kosovë?

Përkundrazi.

Akademik Milazim Krasniqi është bë një zëdhënes i dexhallit i qyl popave të fesë së Bagdadit për hesapet (llogaritë) meskine politike në dëm të interesave kombëtare shqiptare në Ballkan.

P.S.
Ju shumica keni me i besuar këtij, sepse këtë e keni akademik që sillet bashk me tokën 1600 km ne ore dhe mashtrimi i tij shitet vetem te aplikantët e mylla Shefqetit, siç është Ibrahim Kelmendi !

A kemi arsye të festojmë?

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Sot është dita e Europës. Pikërisht me 9 maji. Me këtë datë përfundoj lufta e dytë botërore dhe përfundoj epoka më e errët e njerëzimit, fashizmi. Shqiptarët nuk ishin faktor ndryshimi e as vendosjeje të kësaj lufte globale. Ishin fuqitë e mdha qe e nisen dhe e përfunduan luftën. Ishte Boshti trepalësh fashist, Berlin-Romë-Tokio dhe ai antifashist, Vashington,Londër, Paris e Moskë. Përfituesi me i madh i kësaj lufte, doli BRSS. Përveç 22.4 milio kilometra kartor, i takonin dhe gjitha shtetet socialiste, duke përfshirë dhe Jugosllavinë e Shqipërinë, përveç Polonisë, Çekosllovakisë, Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë e Republikës Gjermane. Si duket shtetet përëndimore, Amerika, Franca dhe Anglia u vetëkënaqen me Gjermaninë përëndimore, si pre e tyre në këtë luftë, e cila mori mbi 20 milion jetë. Në këto kushte të ndarjes përfundoj koha e fashizmit dhe nisë ajo e blloqeve të mdha ushtarake të NATO-s dhe paktit socialist të Varshavës.

Sot dita e 9 majit njifet si dita e Europës. Pra dita e çlirimit të saj. Po vertet a ishte kjo ditë e çlirimit për gjithë popujt e Europës apo jo dhe a e meriton kjo datë festën e gjitha shteteve europiane? Pikë se pari shqiptarët nuk duhet ta festojnë këtë datë në përgjithësi e aq më pak ata të Kosovës. Me ikjen e fashistëve gjermanë nga Kosova, vendi ra në duar të çlirimtarëve antifashistë partizanë.

Në fakt kjo luftë udhëheqej nga partizanët jugosllavë, qe ishin në përkrahje të madhe të perëndimit dhe ishin pajisur me armët moderne të kohës. Shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin deklarue në konferencën e Bujanit, për bashkim me Shqipëri, ju ndalua me dhunë vendimi i bashkimit, sipas kësaj konference. Fillim viti i 45-es, ishte viti i luftërave të ashpëra të komandantit partizan të eshallonit, Shaban Polluzha, kundër atij të komandantit Fadil Hoxha. Lufta ishte shkaktua për faktin se çetnikët e deridjeshëm ishin shëndrruar në partizanë dhe bënin tortura nëpër Kosovë. Pra dita e çlirimit të Europës e gjeti Kosovën e robëruar nga serbo- çetnikët dhe partizanët shqiptarë, qe nuk kishin asnjë mundësi ta ndryshonin gjendjen luftarake në teren, pa përkrahjen e aleatëve përëndimorë.

Sot Kosova festoj ditën e Europës, duke qenë akoma pa mundësinë e levizjes se lirë, pa u njohur nga të gjitha shtetet e BE-së, e pa anëtarësuar në Këshillin e Europës e as në NATO. Atëhere vie pyetja, përse ta festojmë ditën e Europës, ku nuk kemi as një element konstitutiv europian?

Madje, EuLeks dhe, UNMIK janë neutralë ndaj statusit të shtetit të Kosovës. Qëllimisht Eurropa ka lënë Kosovën, nën ndikimin politik dhe fetarë të lindjes, duke e dëmtuar rëndë tradicionalisht, kulturalisht e fetarisht, popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës! Loja me banorët e Kosovës tejmase, do të ketë pasoja të pa renovueshme, duke shkaktuar emigrim, stagnim ekonomik e prapambetje në të gjitha aspektet. Kosova, sot, as nuk është shtet socialist e as kapitalist. Eshtë një mishmash, të cilin e krijuan ndërkombëtarët me udhëheqësit tanë të padijshem, të pa ndershëm e egoiste.

Dy festa duhet ti heqim, Ditën e Europës dhe festën e një majit. Kjo e dyta, qe i kushtohet klasës punëtore duhet të rregullohet në atë menyrë, qe tu garantohet me ligj, sejcilit e drejta në punësim, orar pune e paga të dinjitetshme. Në vend se ta ndërojmë Europën, paraprakisht ta nderojmë veten, ti heqim nga festat shtetërore ditën a 1 dhe 9 majit, ndërsa në vend të këtyre dy festave ta bëjmë festë shtetërore ate të SHENGJERGJIT. Europa po na largon për ditë e më shumë nga gjiri i saj, prandaj edhe ne duhet të gjejmë rrugë tjera, për mbijetesë!

Një hajdut keqdashës me shpirt të zi!

0

Nga Aurel Dasareti

Kur armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët e godasin popullin me thikë pas shpine dhe luftojnë që ne të mos ekzistojmë, ne duhet të jemi krenarë për veten dhe të mbrojmë çdo pëllëmbë të vendit tonë me të gjitha mjetet. “Në një luan të ngordhur, edhe minjtë guxojnë të urinojnë”, – Jean de La Fontaine 

*** 

Shumë shqiptarë që në mënyra të tjera kanë rregull të plotë në jetën e tyre, mbeten në varfëri të skajshme për shkak të mungesës së vullnetit për të parë se kush është fajtori kryesor për vuajtjet e tyre të panevojshme.  

Ndër të tjera, mund të jetë më mirë për ty nëse ke sy ta lexosh këtë që them! Sapo të filloni të përjetoni gjithçka që keni në një mënyrë tjetër, jo të njëanshme, do të filloni të tërhiqni më shumë përfitime. Kujdes, kujdes! Përqendrohuni në atë që është më e mira për ju dhe jo për politikanët dhe qeveritarët e korruptuar – ata nuk janë zotërinjtë tuaj (në një demokraci), ata janë shërbëtorët tuaj dhe duhet të jenë në roje, për ju. 

Një parti politike që supozohet të përfaqësojë drejtësinë për shumë njerëz, nuk mund të kryesohet nga tipa kriminelë që përdorin aparatin për të siguruar privilegje për veten e tyre. 

*** 

Diktatori keqdashës i vendit më të varfër në Evropë, përndryshe hajduti kryesor që kontrollon të gjitha pushtetet, pa asnjë kufizim, është fatkeqësia më e madhe e kombit dhe vendit që nga dita kur daja shkoi në amshim. Kryeministri ilegal i një qeverie më të korruptuar dhe kriminale në Evropë, i rrethuar nga disa legen të shpuar, është bërë “kampioni i errësirës” dhe dëshiron të shkatërroj Shqipërinë – për hatër të Serbisë.  

Ka një ndryshim të madh midis dëgjimit të një insekti në Kuvend dhe në mbeturina. 

*** 

Mediat e kontrolluara nga sulltani nudist i stërzgjatur po pjellin dhe përhapin propagandë kriminale antikombëtare. Përveç kësaj, aktiviteti është i lartë në mediat sociale dhe ka ndikim veprimesh në fshehtësi.  Prandaj, gazetaria është problemi më i madh i ndotjes në shtetin amë Shqipëri – por edhe në vendet e tjera arbërore. 

Çfarë mund të presim nga një “gazetar” gjysmë analfabet dhe shpirtrob që i nënshtrohet secilit çiban sikur të ishte skllav i tij? Kjo ndikon shumë në terrin informativ, mashtrimin, manipulimin e popullit nga regjimi mafioz.  

Një nga intelektualët dhe atdhetarët më të mëdhenj që i ka lindur shqiptaria (jeton në diasporë), më shkroi: Serbosllavizmi ka hyrë në çdo pore të tradhtarëve shqiptarë, të cilët për kolltuk dhe ylefe shesin edhe shtëpinë, edhe atdheun”. 

*** 

Shqipëria është gati të hedhë veten në erë.  

Në botën shqiptare është kultura klanore ajo që funksionon më së miri. Njerëzit duhet të rrëzojnë regjimin, por deri kur do ta lejojnë veten të tolerojnë ligësitë dhe të nënshtrohen?! Mediat po i mashtrojnë. Alternativa është kaosi. Beteja për Shqipërinë e mjegullt. Të rinjtë u larguan dhe vazhdojnë të ikin në masë të madhe; nga mungesa e shpresës. Opozita mungon. Diktatori shënon pikë për indiferencën e popullit – dobësinë. 

Vetëm njerëzit që kanë më shumë përgjegjësi ndaj detyrës që u jepet, sesa besnikëri ndaj atyre që ua dhanë detyrën, duhet të zënë postet tona më të larta! 

Ai që gënjen dhe e di se gënjen, dhe e di se të tjerët e dinë se ai gënjen, e megjithatë gënjen, ai ka si udhëheqës vetveten e keqe. E mbaj mend këtë nga gjyshja ime në fëmijëri, por fatkeqësisht shumë e rëndësishme sot me klounin si kryeministër. 

Guximi është karakteristika më e rëndësishme e atij që përpiqet të kuptojë gjuhën e botës. 

Kam pamje të përditshme gëzimi, por jo lumturie. Bashkatdhetarët e mi e urrejnë më së shumti njëri-tjetrin, jo armikun. Shikoni pemët jashtë. Erërat e forta dridhen në to dhe ato luftojnë kundër njëri-tjetrit. A është era e lumtur, a janë të lumtur pemët? 

Tendenca e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. Vetëm politikanët oportunistë mendojnë në kategori fisnore. Janë bisha që përçmojnë popullin e tyre dhe që për shkak të ambicieve politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjen e popullit tonë për të arritur qëllimet e tyre të pista politike dhe për të shuar etjen për pushtet dhe dominim politik. 

Le të mos bëhemi një vend i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur. 

PS: Kur isha 16 vjeç, disa djem të “ashpër” me prejardhje serbe, moshatarë të mi, përndryshe emigrantë nga ish-Jugosllavia, më urrenin sepse kishin dëgjuar se jam me prejardhje shqiptare. Një ditë më kërcënuan se do të më rrihnin. Unë i paralajmërova ata: 

“Unë nuk jam njeriu që dëshironi të takoni në një rrugicë të errët.” 

______

* Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Turqia s’mund të ndërhyjë te KMSH dhe nuk lejohet ndërhyrja ndaj asnjë komunteti fetar ne vend, tha Berisha në Kuvendin e Shqipërisë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar mbrëmjen e së hënës kryeministrin Edi Rama se i ka bërë presion kryetarit të Komitetit Mysliman të Shqipërisë që të japë dorëheqjen.

Ndërsa kujtoi se xhamia nuk u hap për besimtarët as me rastin e Fitër Bajramit, Berisha shtoi se dorëheqjen e kreut të KMSH-së e ka kërkuar presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sali Berisha kërkoi që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në autonominë e komuniteteve fetare në Shqipëri, ndërsa u zotua se kur PD të vijë në pushtet, paratë e hedhura për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë do të paguhen nga qeveria shqiptare.

“Besimtarëve myslimanë Rama ua prishi gëzimin e Bajramit, nuk e hapi xhaminë, por informohem se ka dërguar njerëzit për t’i bërë presion kryetarit të KMSH, të japë dorëheqjen. Sepse sipas tij këtë kërkon presidenti i Turqisë, Erdogan. Jam këtu për t’i kundërshtuar këto qëndrime të Edi Ramës. Asnjë ndërhyrje në autonominë e komuniteteve fetare nuk lejohet. Presidentit të Turqisë i them që të fajësojë qytetarët se janë shkolluar me fondet e Gylenit, që dikur ka qenë aleati juaj, kjo nuk mund të ndodhë. E paimagjinueshme që të ndërhyhet se kush duhet të jetë kryetar i KMSH. Nesër PD në pushtet do të paguajë çdo qindarkë të paguar për ndërtimin e saj. Dënoj qëndrimin e këtillë, tha Berisha.

“Dita e Evropës”, jo ditë pushimi por reflektimi!

0

Florim Zeqa 

Edhe pse jo ndjenjë festive, për qytetarët e Kosovës edhe këtë vit 9 Maji ishte ditë pushimi, humbje e kotë dhe e paarsyeshme e orëve të mësimit nëpër shkolla dhe universitetete, humbje e qindra mijëra orëve të punës në sektorin publik dhe privat!

14 vjet festim i pakuptimtë, 14 izolim për shqiptarët e Kosovës

Jemi i vetmi vend në kontinent që e festojmë “Ditën e Evropës” pa qenë fare pjesë e saj! Futja e “Ditës së Evropës” në vargun e gjatë të festave zyrtare, jo vetëm që ishte hapë i ngutshëm i politikanëve tonë, na u kthye si bumerang i keq me izolimin e gjatë dhe të pambarim nga zyrtarët e BE-së!

“Ditën e Evropës” në Kosovë pa qenë fare pjesë e saj, është dashur kuptuar më tepër si shenjë respekti dhe mirësjellje ndaj ndihmës së bashkësisë evropiane në çlirimin dhe pavarësimin e vendit, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, por jo si ditë festive (ditë pushimi), kur në të gjitha vendet e BE-së 9 Maji është një ditë e zakonshme pune!

Nga momenti se institucionalistët tonë e shpallën 9 majin ditë feste zyrtare, zyrtarët evropian abuzuan me mirësjelljen tonë. Jo vetëm që nuk na respektuan aspak për këtë mirënjohje, u sjellën me injorancë të skajshme ndaj kosovarëve, thuajse ne jemi jashtëtokësorë në kontinentin evpropian.

Edhe pse jemi ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit që e pranuam pa asnjë hezitim monetën e Bashkimit Evropina (Euro), edhe pse i respektuam dhe përfillëm të gjitha rekomandimet e BE-së për liberalizim të vizave, paguam edhe çmim tepër të lartë për këtë (iu falëm tokë fqinjëve tanë nën premtimin për liberalizim), mirëpo kjo ishte e pamjaftueshme për BE-në, që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë!

Kompromisi me Serbinë, pengesa kryesore për liberalizim të vizave

Edhe pse nuk e thonë zyrtarisht zyrtarët e BE-së, dialogu me Serbinë, respektivisht kompromisi (falje të tokës) që po kërkojnë nga ne për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, është i lidhur drejtëpërdrejt me liberalizimin e vizave!

Ky është kushti themeltarë pse qytetarët e Kosovës kanë mbetur të vetmit të izoluar në rajonin e Ballkanit perëndimorë. Evropianëve nuk po u bën përshtypje çasja jonë pro-evropiane, nuk po u bën përshtypje as festimi i “Ditës së Evropës, pasi ata vetë nuk e festojnë.

Vërehet qartë, se “Evropa Plakë” e ka vendosur ta shpërblejë edhe një herë Serbinë!

Prandaj, festimin e kësaj dite nga “jashtëtokësorët” e kontinentit evropian janë duke e përdorur si tallje dhe nënçmim ndaj nesh!

Kur e themë këtë e kam parasysh faktin se, në vendet e rajonit ka më shumë korrupsion dhe krim të organizuar sesa në Kosovë, ka më shumë kontrabandë me njerëz dhe lëndë narkotike sesa në Kosovë, ka më shumë informalitet fiskal dhe pasiguri qytetare sesa në Kosovë, por shtetasit e tyre lëvizin lirshëm drejtë BE-së dhe vendeve tjera transatlantike!

BE-ja mosnjohëse dhe e padrejtë ndaj shtetasve kosovarë

Përderisa të vazhdojnë padrejtësitë dhe mosnjohja e Kosovës nga BE-ja, përveqse nuk ka arsye, nuk ka as logjikë për festimin e mëtutjeshëm të 9 majit, të kësaj feste inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian!

Meqë është kështu, ligjvënësit kosovarë (deputetët) e kanë për obligim qytetarë, që sa më parë të inicojnë nxjerrjen e një projektligji që e largon “Ditën e Evropës” nga festat zyrtare. Me largimin e 9 majit nga festat zyrtare ndihmohet sektori publik dhe privat në Kosovë, gjegjësisht evitohen humbjet enorme të ditëve të punës dhe orëve të mësimit nëpër shkolla, bashkë me këtë ngritet edhe vetëdija qytetare për respekt të ndërsjellë me të tjerët!Prandaj, jo vetëm për deputetët, por për të gjithë politikanët pa dallim, pushtet dhe opozitë, “Ditën e Evropës” duhet ta kuptojnë si ditë repflektimi për kërksesën urgjente drejtuar Bashkimit Evropian për liberalizimin pa asnjë kusht të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi liria e shprehjes dhe lëvizja e lirë e qytetarëve janë themel i demokracisë dhe vlerë e civilizimit evropian!

Në fund shtrohet pyetja logjike, vazhdimi i festimit të 9 majit në Kosovë, kësaj feste inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian, a është largëpamësi apo mangësi, injorancë apo mençuri e politikanëve tonë?!

Promovohen libra kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër   

0

Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues në Zvicër

Drejt shqipes jashtë atdheut

LAPSH “Naim Frashëri” në promovimin e librave kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër 

Të shtunën, pasdite më 7 maj ’22 në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë LAPSH “Naim Frashëri “në Zvicër zhvilloi ceremoni për promovimin e disa librave kushtuar historisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të mësimdhënies. Merrnin pjesë mësuese dhe mësues me përvojë të gjatë, prindër anëtarë të shoqatës dhe veprimtarë shoqëror.  

I ftuari që na nderoj me prezencën dhe mbështetjen e tij ishte pedagogu, albanologu zviceran  Prof. Dr Dr Basil Shader, ku ndër të tjera vuri në dukje se për organizimin e mësimit shqip nevojitet kujdesi i shteteve shqiptare dhe atij zviceran. 

Mirëserdhët ! Me ketë urim u pritën të pranishmit nga përfaqësuesja zyrtare e ambasadës znj Favzije Blakaj.  

Fjalën e hapjes e mbajti Nexhat Maloku aktualisht kryetar i LAPSH-ës  cilësoi se sa e rëndësishme është përpjekja dhe këmbëngulja jonë e vazhdueshme për të organizuar mësimin shqip ku fëmijëve tanë të afrohet për të mësuar mbi 30 vjet. 

Në pjesën e parë u  promovuan librat: “Mësimi shqip në kantonin e Aargaut-“ Zvicër autor mësuesi Hamëz Morina.  

Shkolla Shqipe” në Gjenevë mësuesi Agim Paçarizi.   

Vepra jubilare “30 vjet Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Zvicër-1990-2020” grup autorësh, koordinatorë të projektit Prof Dr Dr Basil Shader dhe Nexhat Maloku ndërsa redaktore Nexhmije Mehmetaj dhe Saime Isufi.  

Donator i librit atdhetari i pakursyer Adem Osmani përfaqësues i Këshillit Kantonal Argau.  

Libri “Doracak për mësimin plotësues” i përbërë nga shtatë pjesë didaktike me lidhje të veçanta, nga Prof Dr Dr Basil Shader. Falënderojmë profesorin e nderuar Shader për mirësinë ndaj gjuhës shqipe. Është i njohur kontributi i tij për studimet e shqipes në kontakt me gjermanishten në Zvicër i cili edhe në mungesë të katedrës së gjuhës shqipe vuri themelet e albanologjisë zvicerane, bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor. Ne jemi mirënjohës dhe vlerësojmë ndihmesën e tij të pakursyer në mbështetje të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. 

LAPSH “Naim Frashëri” ka arritur që në saje të përpjekjeve të anëtareve të saj të  përsos zhvillimin e mësimit shqip. Ajo beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona… një jetë më të mirë, të integruar në shoqërinë zvicerane ku jemi ardhur, një shkollim më të përkushtuar për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të zhvillohet e mos të stërkeqet.  

Gjithashtu është fakt që arbëreshët kanë ruajtur gjuhën për 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm për origjinën tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes, pasurinë e saj.  

Programi u moderuar për mrekulli nga mësuesi i Amrush Avdimetaj dhe mësuesja Mirela Xoxi- Duka. 

Mësuesit në diasporë kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e mërgimtarëve që mos të i harroi rrënjët e tyre. Pedagogu skandinave i quajtur Landa thotë:  “Njeriu nuk duhet të largohet trungut kombëtar dhe pason me shembullin e gjetheve të drurit. Ato sa janë në degët e tij janë dikushi, e kur të bien nga degët ato mbeten askushi, me qe erërat i bartin kah të duan.”   

Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin e tyre për jetësimin e këtyre veprave të rëndësishme si një hap më shumë drejt afrimit të kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë atdheut. 

Pjesa e dytë u mbyll me një atmosferë pozitive dhe koktej të pasur për të ftuarit. 

Gjenevë, 08.05. 2022                              

Fajet e Nanos dhe Ramës …, nuk mbarojnë me kaq !

Afrim Caka, Gjakovë

Të flasësh për këtë gjë është gjithnjë shokuese, edhe pse Nano si ish kryeministër ai ka qenë gjithnjë pjesë e “shërbimit sekret serb”. Kjo është një pikë shumë kritike, sepse ne shqiptarët jemi buzë të humnerës morale, ekonomike, politike, kombëtare ku na ka sjellë me qëllim paria sunduese e Tiranës dhe ajo e Vuçiçit. Përse Rama e barazonë kriminelin serb me viktimën shqiptare me mënyrën se si i duken gjërat? Rama që bënë barazimin tërheqës në mes vrasësit dhe viktimës është ky mendim i tij apo i Vuçiçit:
“Unë mund të gaboj rreth asaj se si Rama fletë dhe se si janë gjërat politike në të vërtetë, por të paktën nuk gaboj në mënyrën se si më duken mua. Por, a jemi vërtet të pagabueshëm rreth mënyrës se si sillet dhe fletë një kryeministër banal i Shqipërisë?

Rama ik… Rama ik….
Tragjedi që alarmojnë kombin shqiptar…
Hap i pamatur politik. Le të shpresojmë se përpjekjet e tilla për ta bërë një renegatë “Presidentë të Shqipërisë” do të jenë, me gjithëthatë, të kota. Rrota e historisë nuk kthehet mbrapa!!!
Me pushtetin e kapur nga RAMA historia mundë të kthehet edhe mbrapa dhe Fatos Nano mundë të bëhet Presidentë…

Deklarata e ish kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano për Dardaninë në takimin Ballkanik të Kretës bien ndesh me deklaratat e mëparshme të Ministrisë së Jashtme në qeverinë e tij. Çështja e Dardaninë dhe çështja shqiptare në përgjithësi është çështje e statusit politik, nga i cili varen drejtpërdrejt edhe të drejtat e liritë e tjera njerëzore e qytetare.
Anatomia ose statuti special, që ateherë Nano në takimin me kryekrimiminelin Sllobodan Millosheviç ia afroj Dardanisë nga Ilirida dhe nga disa liderë të opozitës shqiptare në Shqipërinë shtetërore, madje edhe në Dardani, janë po në të njejtën vijë. Pajtim me rimbetjen e Dardanisë koloni nën sovranitetin serb edhe pas shpërbërjes së ish – Jugosllavisë!

Deklarata e pamatura dhe papërgjegjëshme në Samitin e kretes e gjer te vizita e tij në Ilirid, të Maqedonisë është edhe deklarata e zotit F. Nano mbi mundesinë e vënies së Shqipërisë nën protektoratin Italian, gjithnjë në emër të evropianizmit, pavarësisht nga gjendja reale ekonomike, politike dhe e sigurisë në të cilën gjendet Shqipëria sot si shtet me sovranitet të lëkundur, gjendje kjo në të cilën e solli atë regjimi i mëparshmë autoritar me politikën e tij rrënuese.
Demokracia nuk është anarki, as diktaturë e re. As kriza ekonomike, as skamja materjale, as vuajtjet personale e familjare në të kaluarën nuk i japin të drejtë askujtë të sillet në menyrë të pakontrolluar dhe t’i nxisë pasionet vëllavrasje në këto “orë të liga të Shqipërisë”. Nuk i duhet Ramës revanshizmi ndaj Dardanisë, që do të sillet një kapitull të ridhune represioni. Nuk i duhet një Presidentë si Fatos Nano dhe nuk na duhen përçarjet, por uniteti kombëtar (Dardani e Shqipëri), nuk na duhet urrejtja, por tolerance demokratike, sepse vetëm në saje të tyre do të mund ta realizonim synimet tona historike. Rama largë duartë nga politika e Dardanisë.

Ç’është edhe më keq, ai bënë përpjekje nga “kancelarie e tij”, ku bënë përpjekje që edhe institucionet e Qeverisë së Shqipërisë të viheshin në shërbim të Vuçiçit dhe të këtij anatemimi…. Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, që këtë institucion të lartë ta kompromentojë në këtë fushatë bolshevike për ta bërë anti/shqiptarin Fatos Nanon, Presidentë.
Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijuar nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë NANOISTE, mund të jetë, mbase, edhe një farë instikti natyror i pajtimit aprioristik të shqiptarit me pushtetin e Vuçiçit, për shkak të varësisë së tij nga e kaluara dhe nga autoritetet pushtetore ose nga interesat që do të mund t’i përmbushte kërkesat greko-serbe.

Por si do qoftë, mendësia e gjykimit eksluzitivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin e Partisë Socialiste, shfaqet rëndom Fatos Nano sipas formulës së monizmit primitiv. Rrëshqitjet e tilla politike për “Mini Shengenin sllav” dhe zgjedhja kryehajdutit Fatos Nanos Presidentë janë të dëmshme për interesat kombëtare., ndërsa gabimet historike janë gjithnjë me pasoja tragjike. Nuk është hera parë që kreu i shtetit merr vendime e bën veprime që fyejnë dinjitetin e popullit të saj, do të thotë të jesh politikisht i verbër, kurse moralisht i rrënuar.
Le të shpresojmë të jetë e fundit.