Kreu Blog Faqe 1330

Kush po tenton të ndaj e përvetësoi merita dhe po dezinformon në Republikën e Kosovës

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

E ndëgjova Presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putinin duke e theksuar rastin e Kosovës, të Donjetskiut dhe Donbasit (nuk e përmedi Krimenë), që sipas tij duhet trajtuar në shkallë specifike, për shkak të strukturës së popullsisë. Është mirë që çdo popull ta ketë pavarësinë dhe sovranitetin e vet.

Pra, Donjetski, Donbasi dhe Krimea të shpallën shtete sovrane dhe me Kushtetuta të mos u lejohet bashkimi me Ukrainën e as me Rusinë, ashtu si e ka të ndaluar Republika e Kosovës, për t`iu bashkuar Shqipërisë, Serbisë, Malit Zi apo Maqedonisë Veriut, si fqinj.( lexo: Kushtetuta e Republikës Kosovës, Prishtinë 2008, neni 1 alineja 3).

Lexova më 5 maj 2022 në portalin Drini, se më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Lexova, po aty se më 5 maj 1991 u mbajt Kuvendi i kësaj partie, për të cilën isha i bindur se do të jetë zë i fuqishëm i kombit në luftë për çlirimin e viseve të pushtuara shqiptare dhe, për bashkimin kombëtar. Në dokumentin e Kuvendit prezantohen edhe emrat e zgjedhur (të gjithë personalitete eminenete për Kosovën dhe për shqiptarë, atëherë-HB), që do ta “drejtojnë” vednin, përkatësisht do të luftojnë për çlirimin e tij. Ata që nuk kanë njohuri për këtë parti, mësohet se nga themlimi (23 XII 1989) kishte qëndrim programor (Nuk po hy në çështje të Statutit, sepse organizmi i piramidës politike ishte tradicional, nga lartë poshtë-sa më lartë të drejtat më të mëdha, sa më poshtë obligimet më të mëdha sepse detyrat ishin të shumta e të drejtat ishin askund, sepse vendi ishte i okupuar-HB), se Republika e Kosovës do të ndertohet në parimin politik, si njësi federative në kuadër të Federatës Jugosllave. Ajo federatë ishte po në atë kohë në
shkatërrim e sipër, nga sllavët, pra nga ata që e kishin themeluar, dhe në te me përjashtim të shqiptarëve, si populli i tretë për nga madhësia, ishin të programuar të shfarosën nga viti 1949 e tutje, në të gjitha etapat.
Në Kuvendin e Dytë të LDK-ës, mbajtur më 5 maj 1991, mësohet se lëshohet pozicioni politik dhe programor, se Kosova duhet ndërtuar si shtet i pavarur. Pra, mirret një qëndrim dhe përseritet pa ndërprerje për dhjetë vjetë, që si konstantë pasive evolutive, duke krijuar miqë dhe duke bërë lutje okupatorit, një ditë Kosova do të shkëputet nga Serbia, sepse nuk do të ketë fuqi për ta mbajtur “peshën” e saj në “qafë”, sepse populli nuk i takon nacionalitetit sllavë.

E vërteta, askund nuk shënohet se “miqët tanë”, më shumë e përkrahnin RFJ (Serbinë), se sa kerkesën e një partie (me disa parti satelite), që të shkëputën nga Serbia gjakatare, e cila për çdo muaj po shënonte në “konton” e saj krime të çdo lloji, kuptohet ndaj atyre që bënin politikë aktive-antiokupuese.
E për të treguar se “miqët” tanë së pari shkonin në Beograd, se atje i merrnin së pari instruksionet, të cilat me prepotencë ua caktonte S. Millosheviqi. Pasi që “kryenin” punë në Beograd, “miqët tanë” vinin në Kosovë (Prishtinë) dhe na i zbraznin “letrat” me kushte të limituara se: “Kosova është pjesë integrale e Serbisë nga 23 marsi 1989”.

Ndërsa, ne e kishim shansën të dukemi elgantë dhe të kujdesëshëm, në pamje. Po, kishte negociator që propozonin, (jo si mendim të Beogradit) si provë për të na testuar, se ku jemi, se “mund të kthehemi në Kushtetutën e vitit 1974”, dhe asgjë më tepër. Këtu nuk përfundonte “pazari pa hangjinë” i ndërkombëtarëve, i cili pazar disa herë do të lëkundet si ide, se atë që e ka fituar si PROPOZIM Kraina e Kninit e që quhej “Z 4”, mund ta
ketë edhe Kosova. Pra, këto qëdrime i kishin ata që na kishin ndarë trevat copa – copa nepër kongrese e konferenca, dhe tash kërkonin prej neve që ta shtrijmë qafën edhe për të satën herë, dhe t`u themi se “jeni shpëtimtarë”. E ata të na e kthejnë me lavdata duke u thirrë në emra të njohur të historisë botërore, nga arsenali i demokracisë. E drejtuesve tanë u trashej ujemi, duke kujtuar se janë në rrugë të drejtë, në rrugë të kombit, pa e ditur se ishin futur në një stuhi në detin e pafund, e ku nuk kishte dalje në breg pa u shfarosë, sipas okupatorit.
Për fat më 1993 doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila që në ishte një forcë e ideuar drejtë. Ishte e ideuar nga militantët e republikës dhe bashkimit kombëtar. Në fillim, këto forca ishin minore, madje ilegale, por kurrë nuk u hamndën që të luajnë nga istikamet e të pranoin autonomi, republikë në kuadër të RSFJ (RFJ-ës), “Z 4”, por sa kam informata ishin dhe mbetën, që në hapin e parë Kosova të avansohet në Republikë të pavarur dhe sovrane-në shtet që duhet të jetë antar i OKB-ës. Po kishte ëndërrime që në vijim të pasonte etapa e bashkimit kombëtar. E ajo etapë nuk guxonte të zgjaste pafund, mësonin idealistët e saj. Nëse kërkesa jonë nuk pranohet, thonin e shkruanin ata, le të
dihet se do t`i marrim armët dhe do të luftojmë, deri në pikën e fundit të gjakut. E edukuar kështu, ngadal kjo forcë do të fillojë të shtrihet në tërë vendin, dhe sigurinë më sublime do ta gjejë në tokën e Shqipërisë Bregdetare, prej kah vinin kuadro, oficerë partiotë me dituri të lartë profesionale. Në Shqipëri, mu për këtë qëllim do të ndërtohet një shkollë, e cila përfaqsonte trurin e UÇK-ës, sepse atje organizoheshin ushtrime, nën kujdesin e oficerëve patriotë të Akademisë Ushtarake “SKENFDERBEJ”.
Nëse hulumtohet realiteti i rritës së UÇK-ës, në shumë etapa vërehet se më shumë vinin djemë e vasha patriot e partiote nga diaspora (sidomos nga Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika, SHBA….), për t`u rekrutuar në UÇK, se sa që rekrutoheshin në Kosovë, kuptohet në fillim. Ky fenomen e pati brengosur Adem Demaçin dhe për këtë qëllim disa herë do të shkojë në Shqipëri, në Slloveni, madje edhe në Norvegji për t` u takuar me Oficerin Ahmet Krasniqi, për të cilin flitej se është emruar Ministër i Mbrojtjës. E vërteta, në OSLLO, Adem Dema- Baca dhe Ahmet Krasniqi do të arrijnë marrëveshje, por ajo kurrë nuk u realizua, në saje të SABOTERËVE dhe atyre që kishin strategji të kundërt politike, që do të thot se ishin për politikë PAQESORE me okupatorin, duke shpresuar se do të marrin edhe çmimin “NOBEL”, për paqe, mundësi kjo që nuk ishte as teorike e as mjegull fluide e ëndrrave.

Në realitet, kur Fehmi Baftiu do ta pyet gjeneral Ahmet Krasniqin: “A jeni Ministër i Bujar Bukoshit apo i Adem Demaçit?, Gjenerali Ahmet Krasniqi do të përgjigjet
shkurt e shqip :” Jam MINISTËR i UÇK-ës”.

E kush dëshiron ta kuptojë këtë pozicionim të Gjeneralit, le ta kuptojë se kush ka pasë gisht në eliminimin e tij.
Në këto rrethana sidomos në Kosovë ishte pjekur një politikë që quhej “GANDIZËM”, se përmes tij do të pasojë çlirimi. E gandizmi dihet se ka pasë të bëjë me relacionet Britani e Madhe –Indi, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rend të parë, këto dy vende nuk ishin fqinjë, por kishin një largësi shumë të madhe në mes veti. Së dyti, shteti kolonizator ishte me siperfaqe shumë i vogël, për ta krahasuar me tokën e popullit të okupuar. Tutje, popullsia e tokës okupuar (INDIA, në jug të Azizë) ishte afër 200 milionëshe, me 34 milionë banorë Anglezë në Britani në Evropë.

Rasti i Kosovës ishte në tërësi jashtë këtyre rrjedhave, edhe pse mund të thuhet se popullsia sllave në Kosovë nja 87% ishte e kolonizuar nga vitit 1912 e tutje, përmes dhunës që e ushtronte okupatori.

Prandaj, çlirimi i Kosovës si realitet, e përjashtonte çdo lloj kopje të “gandizmit” indas. E vërteta, propoganda politike ndodhte edhe nga fakti se një femër shqiptare e përkushtuar në punë të shenjët të BAMIRSISË, e që quhej Nëna Tereze, pikërishtë në Kalkutë të Indisë, e kishte themeluar një institucion bëmirës, sa që ia kishte lakmi çdo pushtet politik. Po ky realitet nuk i ndihmonte çlirimit të Kosovës në asnjë isntancë, sepse Serbia kurrë nuk mund të bëhet Agli, në asnjë variantë politike dhe kulturore.
Pra, në analizat historike duhet të ruhemi nga shabllonet. Bije fjala ata që e fituan luftën e Dytë Botërore, ata ia dhuruan veti të drejtën që ta marrin pushtetin. Kështu ngjau në të gjitha vendet ku u vëndos Diktatura e Proletariatit (sistemi një partiak i majtë). Në këtë sistem populli në aspektin filozofik gjithëmonë duhej të mbetej në frikë, se ai që ka luftuar, e fitoi të drejtën si individ, që të jetë si në Malësi ku, “mbretër janë të tanë”!.
E në rastin e UÇK-ës, rrethanat ishin krejtë tjera. Kishte parti pas 10 qershorit 1999, që e kishin kritikuar dhe luftuar UÇK-ën publikisht. Madje, përfaqsuesit e UÇK-s nuk kishin të drejtë për të luftuar për pushtet, pa krijuar parti politike, sespe pushteti në mënyrë demokratike mirret vetëm me fuqinë e votës ku konkurojnë partitë. E partitë i krijuan: jo një, por disa, që ishte gabim i tyre strategjik, nëse mendonin se “pushteti i takon pa dilema, madje se kishin derdhur gjak”. Realiteti i ri shkoi deri aty sa që partitë e tyre, do të fokusohen në reprezantim të regjioneve dhe lagjeve dhe mjerisht ashtu kanë mbetë edhe sot.


E vërteta, prapaskenat e LDK-ës plus…. nuk pushojnë edhe pas 10 qershorit 1999. Ato prapaskena janë sot duke çarkulluar në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila hiqet si e Kosovës, dhe nuk është e saj fare. Të përfundoj: Ata që sot janë në Hagë, duhet konsioderohen se e drejtuan Luftën Çlirimtare deri më 10 qershor 1999. E vërteta, lufta e dy tre personalitetve që janë sot në Hagë duke u hetuar, është përgjegjësi e tyre, pse u themelua Gjykata Speciale nga Kuvendi I Kosovës. E ajo ngjau për faktin se ata akterë mendonin se vet nuk janë në ‘çarkullim’ në listën e Millan S. Protiqit dhe Dik Martit, të cilëve idenë ua skicoi një rusomadh, që ka gisht edhe në okupimin e Krimesë më 2014, por edhe në luftën e pashpalluar ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, me çka
Globi është vënë në udhëkryq shumë të ndërlikuar. Madje agresori po krekoset se “nuk është në luftë fare, por në një operacion special”.

Pengesat që i kishte UÇK në Kosovës dhe jashtë saj 1995-1999
Katër pengesat e brendëshme

Pengesa thelbësore për drejtuesit e UÇK-ës në luftën çlirimtare, ishte furnizimi i njësiteve efektive në Kosovë me armatim. Kjo ndodhi për faktin se pas Konferencës Dejtonit, më nuk kishte dilema se çka duhet bërë për çlirimin e Kosovës. Fakti u konfirmua se: Vetëm me fuqinë e armës, çlirohet Kosova. E okupatori i kishte të gjitha kushtet për ta realizuar Marrëveshjen Millosheviq-Tuxhman nga vitit 1991, për të cilën partitë që ishin në lëvizje politike si dhe “Qeveria e Kosovës në ekzil” nuk dinin asgjë.
Pengesa e dytë për UÇK-ën doli në skenë kur në qershor 1998 dezertoi një efektivë e FARK-ut, efektivë ajo që duke e dorëzuar tërë armatimin te okupatori, i solli në pikpyetje shumë të arritura me vargoj gjaku në fushëbeteja. E vërteta, dezertimi i FARK-ut e kurajoi pushtetin në Beograd, sa që një emisar (nga Vjena) do të thot se “tash është momenti që ta zbardhim Marrëveshjën Miloasheviq-Turxhman 1991”. Dhe, çështja e dezertimit nuk u bë problematike në LDK për asnjë moment, por nuk u problematizua nga negociatorët e shumtë që vinin e shkonin pa kryer punë. Këtë “indiferencë”, në planin e brendshëm, të LDK e shpjegon atmosfera në Kosovë si ishte pas dezertimit, edhe fakti se në shtator 1998, do të drejtohet një delegacion i prirë nga një femër, e cila delegacionin prej 13 përfaqësuesëve e vendosi në Drenicë, me mision që ta ÇARMATOS në tërësi UÇK-ën, sepse politika PAQESORE mbi ate jopaqesoren ka përparësi tek miqët e shumtë”. E që aksioni i Shtabit për ÇARMATIM të UÇK –ës nuk dha rrezultate, do të pasojë organizimi i një Komisioni për hulumtimin e KRIMEVE, i cili u themelua më 19 dhjetor
1998. Fatkeqësisht dokumentacioni për krime të okupatorit dhe vrasje enigmatike të aktivistëve të LDK-ës, mbeti para opinionit i panjohur. Atë material asnjë prokuror deri me tash nuk e ka hulumtuar, ashtu si nuk i ka hulumtuar edhe shumë vrsje enigmatike, si thuhet në dokuemnt, e ku figurojnë edhe emrat e atyre që fituan autorizim që të themelojnë edhe nënkomisone nepër degë, me të njetin destinacion.

Pra, nëse thuhet se “na takonte pushteti, ose kishim pushtet paralel, të takon edhe përgjegjësia”. Kujdes pra para historisë se….

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 22 korrik 2010 (Foto: Gerald van Daalen/Capital Photos)

Konkluzat e kësaj politike

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën më 2011, është grancion i
përjetëshëm i shtetësisë saj. Drejtuesit e pushtetit në Kosovë, duhet të mësojnë se insistimi i BE-s dhe OKB-ës që të bissedohet për Kosovën në nivele ndërkombëtare i ka dy qellime: Së pari ta zbres paksa vendimin e GJND dhe shqiptarët mos të lejohen se janë komodë në pozitën e tyre.
Dhe në anën tjetër, ta joshin Serbinë që të demokratizohet dhe mos ta ndjek politikën ruse, për ekspansion sepse mund të ndëshkohet sërish me intervenim të NATO-s. Pra, nga kjo analizë, nxjerrim përfundimin se Republika e Kosovës është nderkombëtarisht e siguruar nga NATO dhe GJND në aspektin ndërkombëtar.
Kurse në spektrin e brendshëm, Republika e Kosovës është duke u mbrojtur në saje të Kushtetutës që është obligative për të gjithë: pozitë, opozitë.

Adem Demaçi dhe Hashim Thaçi

Konferenca e Rambujesë 6 shkurt 19 mars 1999

Janë shkruar shumë “studime” kinse Adem Demaçi e ka refuzuar Konferencëne Rambujesë. Jo, Baci i ka refuzuar 10 pikat e panegociueshme, të cilat e plasonin Serbinë “këmbëkryq” në Kosovë.
Madje, kinse Baci ka provuar t` ia imponoi Hollbrukut qëndrimin e tij. E vërteta, pozita e Holbrukut gjithnjë e më tepër vinte duke u forcuar. Por qëndrimet e tij nuk kanë qenë gjithmonë në harmoni me të drejtën për çka populli i Kosovës i kishte marrë armët në dorë. E pozitën e Bacit jo që nuk e njihnin, por në shumë raste edhe është provuar dhe ia kanë arritur, si nga nga jashtë dhe nga brenda, ta nxjerin nga “loja”. Po, disa herë Hollbruk ka qenë i nervozuar dhe ka folë fjalë shumë rënda, për të gjithë Ballkanasit. Por është kuptuar se ai përfaqëson interesat strategjike të SHBA-ve në Ballkan dhe më gjerë. Pra, Kosova në “noteset” e Hollbrukut, Hillit etj., ishin një thermi, dhe nuk ishte e nevojshme për t` iu treguar se ku i ka rrënjët UÇK, nga vitit 1945 e tutje.
Megjithë këtë, kurrë, në asnjë situatë nuk kemi provuar që të huajëve t`ua shpjegojmë historinë tonë. Po, ua kemi shpjeguar kërkesat tona, të cilat ishin të shënuara në letër si dokuemnete , që nuk shkelnin mbi gjakun e luftës për liri, por as në të drejtat e qytetarit. Vetëm në një rast ka pasë dalje nga klishetë e diploamcisë, kur na është glorifikuar Gj. Washingtoni dhe mohuar Lufta Antifashiste. Aty për aty kemi shprehur një refuzim duke thënë: I njohim edhe ne të gjitha personalitetet respektive të Perendimit dhe të Lindjes. Madje është thënë se: “Gjorgj Washingtoni ka pasë skllavër në ranxhin e tij, se Lufta jonë Antifashiste ishte ajo që me armet e veta e çliroi çdo pëllambë të tokave shqiptare 1944/45, por që në Paris më 1946, u përseritë historia e Kongresit Berlinit (1878), Konferencës Londrës (1913) dhe Konferencës së Versajit (1919), pa i përmedur vitet!”. Në anën tjetër, në Beograd ka pasë fyerje kombëtare ndaj shqiptarëve, dhe Hollbruk vetëm ka qeshë.

Në Rambuje ishte një pazar i mundëshëm në çarkulim, por që deshtoi me fajin e palës: RFJ, Serbi dhe Rusi, të cilat nuk vunë firmën e tyre në dokuemnt fare, sepse jo vetëm 10 pikat e panegociushme, por edhe ca realitete tjera, Serbia kishte mbetur për t`i realizuar. E vërteta, as shqiptarët që ishin në Konferencë (të gjithë), as përfaqsuesit e BE e as ata të SHBA-ve, nuk e dinin planin e Sllobodan Milosheviqit për shfarosjen e shqiptarëve, plan ai që buronte nga Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman nga vitit 1991. Prandaj, jo për shkak të mosnënshkrimit të dokumentit të Rambujes, por për ta shporrë Rusinë nga “kulaçi” i ndarjes së Botës, pasoi bombardimi i RFJ-ës për 78 ditë. E vërteta, NATO, sidomos SHBA ato ditë kanë mundur të bëjnë “manovra” eksperimentale sikurse në rrethana lufte. (Këtë rrethanaë V. Putini nga 24 shkurti 2022 kur e sulmoi Ukrainën po e quan Ofenzivë Speciale, pra jo luftë. Mbetet çka do të zbulojë me 9 maj 2022
në paradën e lajmëruar, e shpresoi se nuk do të thot asgjë të re sespe është në armiqësi me vetvetën-HB). Në ralitet, përfaqsuesit shqiptar, BE-ja dhe SHBA, nuk e njihnin politikën e okupatorit, i cli i kishte në tavolinë, jo më pak se 36 programe për serbizimin e Kosovës, sikurse e kishte serbizuar Sanxhakun e Nishit dhe gjashtë Fuqitë europiane ia kishin pranuar.
Po një fakt duhet shënuar kur jemi te Lufta e UÇK-ës në Kosovë. Fjala është te menjanimi i
përfaqsuesëve të UÇK-ës nga Marrëveshja e Kuamnovës, ku “myhyrët” e vet i vunë vetëm
përfaqsuesit e NATO-s dhe të Armatës Jugosllave (kjo e dyta e nënshkroi KAPITULLIMIN-HB). E pse ndodhi ky përjashtim, përgjegja mund të gjëndet prap, te dokumenti i Rambujesë, sepse aty nuk përjashtohet RFJ (Serbia) që të mbetet këmbkryq në Kosovës, me 11000 efektiva ushtarake dhe policore, e mos të flasim për administratë që mbetej në serbishte dhe me çirilicë. E vërteta, Rrezoluta e KS OKB nr 1244, e 10 qershorit 1999, e vërteton pozitën e Serbisë që “duhet ta ketë në Kosovë”. E atë pozitë e ka shkatërruar vet Serbia, me rastin e dërgimit të Republikës Kosovës (u shpallë Republikë sovarne më 17 shkurt 2008, me sugjerim të Presidentit SHBA -Bush i Riu!) në Gjykatën Ndërkombatare të Drejtësisë, ku e humbi padinë. GJND me rastin e shplljës së verdiktit, i dha të drejtë luftës së UÇK-ës, i dha të drejtë shpalljes së Pavarësisë Kosovës në çdo aspekt, pa
asnjë të drejtë rishqyrtuese. Lidhur me këtë, përfaqsusit e Republikës Kosovës sot e kanë një argument të pakontestueshëm në dorë, si aksiomë, se nuk ka NEGOCIATA me palën serbiane më.
Mund të negociohet vetëm ndonjë detal sepse çështjën e statusit të Kosovës shtet sovran, në çdo segment e saktëson Kushtetuta e saj. Përtej Kushtetutës, nuk ka asnjë fjalë për pleqërim, qoftë edhe nga ndërkombëtarët.

Ps: Shkrimi i kushtohet Ilir Konushefcit, Dr Hazir Malës, të gjithë heronjëve të Kosharës, sidomos Sali Çekut dhe efektivit kombëtar të Kuksit!

Prishtinë, më 9 maj 2022

Himni kombëtar i Rusisë u luajt në Ditën e Lirisë në Serbi

0

Një burrë mban lart simbolin Z në festimin e Ditës së Çlirimit në Beograd, Serbi të hënën. Foto: Marko Djurica, Reuters / NTB

nga: Vilde Skorpen Wikan

Të hënën, Serbia shënoi fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Në kryeqytetin Beograd, dita u festua me himnin kombëtar rus.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Serbia është një aleate tradicionale e Rusisë, por gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në BE.

Në manifestimin në Beograd, mund të shihej simboli Z. Ajo tregon mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Përveç himnit kombëtar serb dhe rus, u luajtën edhe himni kombëtar i Azerbajxhanit, Kirgistanit dhe Bjellorusisë. Aftenposten

Qeni për gjetjen e minave dhe bombave Patron mori çmimin e nderit ukrainas

0

Efrem Lukatsky / AP Foto: Qeni Patron mori çmimin në Kiev të dielën.Të dielën, qeni për gjetjen dhe identifikimin e minave dhe bombave Patron mori një çmim nderi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për përpjekjet e tij në luftë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt.

Patroni punon për të nuhatur minat dhe eksplozivët rusë në qytetin Chernihiv në verilindje të Ukrainës, shkruan CNN. Atje ai ka ndihmuar në gjetjen e rreth 150 eksplozivëve, sipas kanalit.

Patron është një përzierje jack russell-terrier dhe është bërë një simbol kombëtar që nga pushtimi rus. CNN e përshkruan atë si qenin më të famshëm të vendit.

Së bashku me pronarin, ai mori një çmim për shërbimin besnik gjatë një takimi me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, pasi grupi i bombardimeve në Chernihiv ka përdorur teknologjinë kanadeze. Aftenposten

Propaganda turke në Atdheun tonë për gjoja suksesin e dronëve turq në Ukrainë, kundër agresionit rus

1

Gjergj – Skender Jashari

Ka shumë propagandë në Trojet tona, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me Turqinë, e shumë pak të vërteta ngërthehen në to. Kam përcjellur me vëmendje dhe kam lexuar e shikuar një pjesë të madhe të kësaj propaganda që ka filluar sidomos gjatë muajit mars 2022. Kjo propagandë turke në Atdheun tonë, ka të bëjë kryesisht me hiperbolizimin e rolit të dronëve turk TB-2 në luftën e Ukrainës.
Sa për fillim, të gjitha sulmet e suksesëshme të këtyre dronëve, ushtria Ukrainase i ka publiku, pasiqë dronët TB-2, nga qendra e komandimit kanë video-incizim. Ndërsa aksionet e raketave FGM-148, apo të tjera, nuk kanë video-incizim të ruajtur, por vetëm në disa raste që janë regjistruar nga persona të tretë. Raketat FGM-148 Javelin, ishin arma kryesore që shkatërroi pamëshirshëm tanket, blindat, makinat ushtarake etj të forcave të Rusisë, gjatë fazës së parë 24 shkurt-7 prill 2022 në Ukrainë. Pra këto raketa Javelin, ishin arma kryesore në fushëbeteja, derisa dronët turq, ishin të suksesëshëm siç do paraqiten rastet konkrete më pas, vetëm në rastet kur forcat ruse, nuk kishin mbrojtje antiajrore, gjegjësisht në mbrapavijë të forcave ruse, e më shpesh kundër ligjistikës ruse. Nga burime jozyrtare, të forcave Ukrainase, theksohet që deri në 95% të shkatërrimit të tankeve, bindave të rënda ruse, janë bërë nga kjo raketë.
Dronët kamikaz, mund të transportojnë lehtësisht 40 kg kokën luftarake, në distanca 1000 km me kosto për njësi prej 50.000 deri 100.000 dollarë, derisa në krahasim me masën e municioneve të vogla të dronëve TB-2 të përdorur në Ukrainë, është 2 herë më e madhe, derisa kostoja është e plotë sa një predhë Javelin, derisa distanca për dronin është me kosto 10 herë më e lirë sesa e raketave kryqëzore. Edhe në rastin e Ukrainës, kundër agresionit rus, duke qenë se vetëm dronët TB-2, nuk ishin të mjaftueshëm, por forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë dronë për sulme strategjike, e që kjo mund të plotësohej vetëm me dronët kamikaz. Dronët TB-2, edhe pse janë më të lirë në kosto, sesa dronët e tjerë perëndimor, edhe në këtë rast, në krahasim me dronët kamikaz, nuk janë më efikas, për shumë arsye, por edhe: dronët kamikaz, kanë kosto shumë të ultë derisa rrëzimi i tyre kundërshtarit do i kushtonte shumë më shumë, derisa kundër dronëve TB-2, kundërshtari do kishte arsye të shkrepte një rakete antiajrore.
TB-2, kategorizohet në kategorinë e „fluturakeve ajrore papilot me qëndrueshmëri të gjatë kohore me lartësi mesatare“, e që në këtë kategori hyjnë dronët që mund të fluturojnë në lartësi 3000-9000 metra për kohë prej 24 deri 48 orë. Ky tip i dronit, është treguar shumë efikas i përdorur nga Azerbejxhani në luftën në Nagorni-Karabakh më 2020, por edhe në luftën në Ukrainë më 2022, kundër invazionit rus.
Dronët TB-2, përdoren nga: Azerbejxhani, Etiopia, Kirgistani, Libia, Maroku, Katari, Turqia, Turkmenistani, Iraku, Nigeria, Polonia, e që kanë porositur dhe janë në bisedime edhe: Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kazakistani, Letonia, Omani, Ruanda, Somalia, Serbia, Sllovakia.
Shumica e pjesëve të këtij droni, janë prodhim Britanik, Kanadez, Gjerman, Amerikan etj, e që shpesh ka pasur konteste dhe ndërprerje licencash dhe furnizimesh nga kompanitë perëndimore.
TB-2, fluturimin e parë e bëri në gusht 2014, më 18 dhjetor 2015 shkrepi raketa MAM(Mini Akıllı Mühimmat) për herë të parë. Karakteristikat e këtij droni janë: gjatësia 6.5 metra, gjerësia e krahëve 12 metra, peshën maksimale e fluturakes që mund të ngritet për fluturim 650-700 kg, ngarkesa e armatimeve 150 kg, prej të cilave 55 kg peshon sistemi i shënjestrimit dhe zbulimit optoelektronik, kurse për bomba-raketa është 95 kg, kapaciteti i rezervuarit 300 litra benzinë, shpejtësia maksimale 220 km/h, qëndron në fluturim deri 27 orë, armatimet që përdorë në Ukrainë janë: MAM( MAM-C operon deri 8 km, kalibri 70mm, gjatësi 970mm, pesha 6.5kg; MAM-L, operon deri 15km, kalibri 160mm, gjatësia 1 metër, pesha 22 kg).
Ukraina në janar 2019, kishte blerë 12 TB2 dhe 3 qendra kontrolli tokësor për 69 milion dollarë, e të cilat filloi t’i pranojë në mars 2019. Derisa pastaj zyrtarët turk dhe ukrainas njoftuan për bashkëpunimin për prodhimin edhe të 48 dronëve të tjëre TB-2 në Ukrainë. Por Ukraina në fund të vitit 2020, kishte prodhuar edhe dronin ekskluziv ukrainas, Sokil-300. Në janar 2022, Ukraina njoftonte që i kishte 20 dronë Bajraktar, kurse më 2 mars Ministri i Mbrojtjes njoftonte që kishin arritur edhe dronë të tjerë TB-2.
Dronët TB-2, me qëllim zbulimi u përdorën më 9 prill 2021, në regjionin e Donbasit, kurse në tetor 2021, për herë të parë përdorën në luftime duke shkatërruar një hovitzer D-30 të seperatistëve rus, që me këtë armë granatonin trupat ukrainase afër Hranitne. Më 24 shkurt milicia e të vetëquajturës Republikë popullore e Luhanskut, pretendonte që kishte rrëzuar nga TB-2, afër qytetit të Luhanskut, kurse më 27 shkurt 2022, kryen dy sulme me TB-2 në regjionin Kherson dhe Zhytomyr. Suksesi i parë i përdorimit të dronëve Bajraktar TB-2, ishte në shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, në ditët e para të agresionit rus, në distriktin Malyna të regjionit të Zhitomirit, më pak se 100 km nga Kievi, për të vazhduar pastaj me aksionin tjetër në Kherson në paralagjet jugore, në rrugën M14 që lidhte Kherson-in me Mikolaivin, sërish në shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, për të vazhduar pastaj me 1 mars, në rajonin Sumy. E më pas në një numër sulmesh me dronët TB-2 ishin kryer, përfshirë poste komande, makina ushtarake, tanke, kamion, sisteme raketash tokë-ajër, sisteme raketash shumëtytëshe, sisteme të luftës elektronike, pastaj në shkatërrimin e dy trenave cistern të Rusisë.
Duke qenë se video-incizimet për sulmet kur janë përdorë dronët TB-2, janë publikuar edhe në rastin e konfliktit në Ukrainë, kundër agresionit rus, gjë që ka më shumë të ngjarë që të jenë publikuar shumica e këtyre rasteve nga fillimi i agresionit deri më sot, mund të vlerësohen se këta dronë janë përdorur në shkatërrimin e: 6 makinave të blinduara luftarake( 2 BMD-2IFV; 1 MT-LB me ZU-23AA; 3 blindave të paidentifikuara ushtarake; 1 R-149MA1); 5 armëve artilerike( 5 hovitzera 152mm 2A65Msta-B); 1 sistemi raketor shumëtytësh( 1 220mm BM-27 Uragan); 2 armë antiajrore(2 ZU-23); 13 sistemeve raketore tokë-ajër( 1, 9K35 Strela-10; 1, 9A310M1-2 TELAR ; 1, 9A39M1-2 TEL; 4, 9A317 TELAR; 1, 9A316 TEL; 2, 9A331 TLAR; 1, 9A331M TLAR; 1 Sistem Tor të panjohur dhe 1,Pantsir-S1); 2 poste komande; 1 stacion komunikimi; 10 helikopter( 3, Mi-8 helikopter transporti- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria; 2, Ka-52 ‘Alligator’- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria; 5, helikopter të paidentifikuar- të shkatërruar nga TB-2 dhe artileria); 5 anije lufte( 4 anije patrolluese Raptor; 1 anije zbarkimi Serna); 2 trena( me cisterna karburanti); 24 kamion, makina dhe xhipa( 4, KamAZ 6×6; 4, KamAZ-6350 8×8; 1, KamAZ-5350 me eskavator EOV-3523; 5, Ural-4320; 2, kamion të paidentifikuar; 8, kamion të paidentifikuar furnizimi); 3 poste komande; 1 stacion ndërlidhje; 1 depo për strehimin e makinerisë, 1 depo municioni. E që shumë qartë duket që dronët TB-2, kanë qenë efikas sidomos në mbrapavijën e armikut( si në linjat e furnizimit, pikat e artilerisë armike, ajroportet e armikut etj), e që nuk janë përdorë aspak në fushëbeteja, pasiqë shembull edhe helikopterët më të avansuar sulmues të Rusisë Ka-52, janë shkatërruar në pista të ajroporteve e jo në fluturim. Derisa në disa raste ku shihen këta dronë të rrëzuar, ishin kryesisht në afërsi të fushëbetejave, ku kuptohet që mbrojtja antiajrore ruse, ka qenë plotësisht efikase në mbrojtjen e forcave të saj, nga këta dronë.
Dronët TB-2, në krahasim me dronin amerikan Reaper, janë shumë më të lirë në çmim, gjegjësisht në vlerë mes 1 deri 2 milion dollarë, por në krahasim me dronët kamikaz, vërehet sheshazi që kanë kosto ende shumë të lartë.


Më 26 shkurt 2022, dy dronë TB-2, pretendohet që ishin rrëzu në afërsi të Schastias, pastaj më 17 mars 2022, një tjetër ishte rrëzuar në qiellin e Kievit, e që forcat ruse kishin publiku mbetjet e tij. Një dronë tjetër TB-2 ishte rrëzu më 29 mars në Ukrainën lindore, kurse më 2 prill një tjetër dronë TB-2 ishte rrëzuar. Më 12 prill, një TB-2 pretendohej se ishte rrëzu nga fregata ruse Admirali Essen në bregdetin e Krimesë, kurse më 13 prill forcat ukrainase deklaronin që përdorën dy TB-2 për të mashtruar mbrojtjen antiajrore ruse të kryqëzorit Moska, për ta goditur me dy raketa R-360 Neptune. Më 26 dhe 27 prill edhe 3 dronë TB-2 janë shkatërruar, dy prej tyre në Rajonin Kursk në Federatën ruse, derisa i treti në Rajonin Belgorod, gjithashtu në Rusi, i rrëzuar nga një Pantsir-S1.

Më:09.05.2022

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Në Presheve u mbajt Manifestimi kulturor: “Promovimi dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore-Takimet e Krijuesve kulturorë të Rajonit” 

Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci 

Fjalë në promovimin e librit: Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare, në Preshevë 07.05. 2022  

Jemi së bashku këtu sot për ta shënuar një sukses të këndshëm pune, jemi në takim të natyrshëm dhe shumë kuptimplotë për promovimin e librit Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare. Ky libër realisht është tregues dhe pasqyrë e punës së Konferencës me të njëjtin emërtim, të mbajtur këtu në Preshevë në tetor të vitit 2020. 

Në një rast e në një Konferencë  disi të ngjahsme me Konferencat shkencore të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Preshevës, pata theksuar se konferencat e këtilla, ndoshta fillesën e kanë nga fakte e shkrime të vogla, por që sigurisht se këto fakte e shkrime do të krijojnë histori dhe do të japin tema të mëdha! Po, taman kështu! Ndërsa sot, unë  me kënaqësi konstatoj se Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Preshevës, vërtetë ka bërë histori, ka dhënë dhe vazhdon të jep tema të rëndësishme e të mëdha.  

Duke vlerësuar faktin se mendimet e thella jetojnë në dukuritë shoqërore dhe në trashëgiminë kulturore, kjo Shoqatë ka hulumtuar e regjistruar materiale të spektrit të gjerë, ka organizuar e mbajtur shumë Konferenca shkencore, ka realizuar botimin e materialeve të këtyre konferencave, dhe i ka ofruar studiuesëve dhe lexuesëve të interesuar një lëndë tejet të gjerë dhe studime me tematika të larmishme, por të përzgjedhura me kujdes, që simpatikisht dhe me domethënie të thellë vijnë nga  hapësira të shumënumërta etnogjeografike të arealit e të etnisë shqiptare. Duke iu referuar Sami Frashërit, që na mësoi se “gjysma e punës është e mbaruar kur ajo fillon me dëshirë”, e kam patjetër të potencoj me këtë rast entuziazmin e dashamirësve të trashëgimisë kulturore, largëpamësinë e themelimit të Shoqatës këtu në Preshevë, zemërgjërësinë e donatorëve, gatishmërinë e studiuesëve të marrin pjesë në këto konferenca, punën e pandalshme dhe të palodhëshme, vizionare të pjesëtarëve të Shoqatës, nën udhëheqjen e kryetarit të saj – studiuesit pasionant dhe shumë të përkushtuar z. Xhemaledin Salihu, dhe të konstatoj se vetëm kështu u mundësua kjo veprimtari shumë e dobishme dhe domethënëse. Vërtetë shembull nga i cili jo vetëm se duhet të mësojmë, por edhe ta lavdërojmë. 

                                   

Është e njohur se studimet në nivel të krahinave etnogjeografike, ose sipas regjioneve, sipas vendbanimeve të vogla ose të mëdha e të ngjashme, mundësojnë vështrim specifik të thelluar të trashëgimisë shumë komplekse kulturore sipas hapësirave përkatëse, e që të gjitha së bahsku japin tema, shtrojnë problematika të gjëra të trashëgimisë kulturore shqiptare. Prandaj, them se ky zell i Shoqatës së Preshevës dhe këto rezultate që ajo i shpërfaqë, vërtetë duhet quajtur sukses. Po cili është ky sukses në rastin konkret të sotëm? Libri: Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare është rezultat i kumtesave të mbajtura në Konferencën shkencore të tetorit të vitit 2020. Nga 22 punime shkencore me tematikë të përzgjedhur e të përcaktuar qartë për Konferencën respektive me temën bosht si në këtë Libër, dhe me 3 shkrime të natyrës informative ose vlerësuese, sikur paraqitet vështirë të thuash  cili punim është më i arrirë, cili është më interesant, ose cili sjell vlera të larta, vlera më të lashta, apo më të rejat kulturore e trashëgimore. Përmbledhësi përfaqëson një paraqitje tejet dispersive dhe të hapët antropologjike në aspektin e fushave albanologjike, por edhe më gjerë. E bukura e Përmbledhësit qëndron pikërisht në llojllojshmërinë e studimeve të përfshira në të,  në lënden e bollshme të mbledhur në terren, në ndonjë studim krahasimtar, ndonjë rast e ndonjë punim edhe me shmangie nga tema bosht, pastaj në përfshirjen e klasikës dhe të modernes deri në kuptimet e gjëra të globalizimit brenda fushave përkatëse antropologjike, ndryshe kulturore dhe trashëgimore. Të dalin përpara materialet  burimore të terrenit, dhe ndjenë kënaqësi kur të dhënat origjinale nga terreni vështrohen nën thjerrëzen e teorive antropologjike botërore. Këto janë vetëm disa elemente domethënëse e të rëndësishme që ofron Përmbledhësi i  Konferencës shkencore të vitit 2020.  

 

Në këtë Përmbledhës, si në kronologji mbarë e mirë mësojmë për sa vijon: bashkëzanime ndërmjet kulturës materiale dhe asaj jomateriale; merr informata për një teqe të vogë në një vendbanim rural;  mbushesh histori për kalanë e ShkupitI mëson edhe për trashëgiminë kulturore të Prizrenit; të vie si nihmesë historike e dhena për xhaminë e Vërbocit e për imamët e saj; ndjen kënaqësi e mbushesh traditë kur lexon për institucionin e Odës së burrave; mullinjt e Vushtrisë me rrethinë të shpalosin traditën ekonomike; kultura materiale e Gjilanit të qartëson për periudhën osmane të këtij qyteti; teqetë e rajonit të Kumanovës të ofrojnë të dhëna me rëndësi historike për teqetë më gjerësisht; historiku i arkitekturës në Dardanë të përplotëson tabllon për Dardaninë e lashtë; trashëgimia kulturore materiale e Bozovcës të plotëson njohuri për hapësiren e gjerë të etnisë shqiptare; kullat e sahatit si ndërtime të veçanta, të shpalosin shijen arkitektonike te Mesjetës; vendbanimet nga e kaluara të plotësojnë tabllon arkeologjike të Preshevës; hapësirat krijuese të manifestimit të trashëgimisë kulturore të japin një pasqyrë për të vjetren dhe për të rejën; kalaja iliro dardane e Dubovcit të Vushtrrise ose dëshmitari dardan i manastirit të Deçanit, apo shkrimi për urën e gurit të Shkupit dhe ai për Velegllavën e Dardanës ta qartësojnë vizionin historik dhe artistik të këtyre vendeve e të kësaj trashëgimie kulturore; dhe në vazhdim pasojnë shkrimet për baskëpunimin e një qendre rajonale për trashëgimi kulturore; pastaj si përfundim vijnë shkrimet plot informacion për lokalitete arkeologjike të Preshevës dhe për Tërnocin si vendbanim i hershëm i Luginës së Preshevës. Natyrisht, Përmbledhësit nuk i mungon as fjala hyrëse dhe as ajo përmbyllëse. 

Risi e këndshme në  Përmbledhësin e vitit 2020 shfaqet të jetë pjesëmarria e studiuesëve të rinj me moshë e me përvojë, të cilët sjellin punime me tone e stile të reja antropologjike. Këto kuadro të reja sigurisht se premtojnë për të ardhmen e mirë, të them bashkëkohore, në fushën e trashëgimisë kulturore. Kështu tregohet se edhe kultura shqiptare prezantohet me sukses dhe përballet me sukses me kulturat e huaja. 

Besoj se jemi të vetëdijshëm se tradita-trashëgimia kulturore na ushqen kulturalisht dhe shpirtërishtt, ajo i mëson të tjerët për ne, por edhe ne na mëson për të tjerët. Trashëgimia të bën me traditë, të bën rrënjës dhe me sukses të vendosë në një rrafsh të njëjtë  me të tjerët, në  Europë ose gjetiu, dhe të mban stabil e me kulturë të formuar edhe në modernitet e në kohën globalizuese. Andaj kërkohet shumë kujdes për trashëgimi, e këtë po na e shpërfaqë sot ky Përmbledhës i Konferencës shkencore të vitit 2020 i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Preshevës. 

               

  1. Xhemaledin përgëzime e suksese në të ardhmën!

Urime për Shoqatën e Preshevës dhe për ne të gjithë ! 

Ju falemnderit! 

Energjia Femërore Hyjnore 

0

Aferdita Zaja, studjuese, Norvegji

Jemi mësuar që Zotin apo energjinë superiore të Universit t’a quajmë si mashkull apo t’a fusim nën kutinë e përkufizimit vetëm të gjinisë mashkullore. Mendjet tona të programuara nga fetë si bie fjala tek ajo e krishterta, aty ku Papa është mashkull, ku Jezusi është burrë pavarësisht se përmendet si energjia femërore e fshehur tek të krishterët ajo quhet edhe si Fryma e Shenjtë, por ata as vetë nuk e mirënjohin më se cfarë ajo nënkupton në të vërtetë. Ndërkohë Dituria e Vedave, dituria Hyjnore para se të krijoheshin fetë na tregon të vërtetën absolute se qoftë edhe Hyjnitë më të lartë supreme janë krijuar nga një fuqi pa kohë si edhe e të gjitha kohërave, ajo quhet MahaShakti (Shakti e madhja). Në shumicën e rasteve Shakti paraqitet si Forcë absolute Hyjnore femërore. Sic na meson guru ynë dhe mjeshtri i Vedave Prashant TriVedi, nëse njeriu e humbet lidhjen me këtë energji hyjnore femërore atëherë ai humbet fuqinë e tij të shpirtit të brendshëm, të vetë qenies së tij të pavdekshme duke patur jetë jo të mirë, duke humbur kështu fuqinë e tij të vetëdijes. I ligu është përpjekur që njeriu t’a humbasë lidhjen me këtë energji, prandaj dhe injoranca apo zvogëlimi i shpirtit/vetëdijes ekziston sot kudo rreth nesh. Bie fjala Lopa që simbolizon nënën Tokë (gaia, kau tek pellazgët) është qenia më e keqtrajtuar në Tokë, ajo është vetë një nga perëndeshat hyjnore e quajtur Toka. Kalendari hënor tek ne nuk respektohet fare, hëna simbolizon përkujdesjen e nënës që ushqen dhe balancon mendjen tonë. 

Trupi ynë fizik krijohet dhe del nga nëna biologjike kur lindim në tokë, së pari është ushqimi i gjirit të nënës ajo që na jep ushqim dhe energji për të mbijetuar. Shumica e njerëzve në epokën ku jetojmë harrojnë se edhe shpirti ynë brenda trupit ka një nënë të përjetshme dhe ajo është energjia që përmban emra të ndryshëm si Kundalini, Devi, Prakriti, Shakti etj, dhe lidhja me këtë nënë ushqen vetëdijen apo inteligjencën tonë në të gjitha rimishërimet tona. Përse vallë mbizotëron vetëdija kaq e ulët tek ne sot? 

Edhe pasi rritemi fizikisht dhe bëhemi të ashtuquajtur burra dhe gra, pavarësisht se nëna biologjike ndodh edhe të largohet nga kjo botë, ekziston nje qenie gjigande e gjallë që është përherë rreth nesh që na ushqen kur jemi fëmijë, të rritur apo pleq. Kjo qenie është nëna Natyrë, si bie fjala nëna Tokë prodhon drithëra, perime, fruta etj. Të 5 elementët e natyrës pa të cilat ne nuk do të jetonim asnjë cast janë ajri, uji, zjarri, toka dhe qielli. Ne jemi bijtë e nënës natyrë. Trupi i njeriut përbëhet nga këto 5 elementë gjithashtu dhe kur ato nuk janë në balancë ne sëmuremi. Arsyeja kryesore e kësaj është sepse veprimet tona janë tërësisht kundra Parimeve të Nënës Hyjnore apo kundra Ligjeve Hyjnore të Multiversit. 

Vedat përshkruajnë energjinë hyjnore me personifikime të ndryshme, për shembull Perëndeshën Saraswati si hyjneshën e artit, muzikës, fjalës, Kali si Hyjneshën e Kohës (prej të cilave kemi fjalën Kale-ndar), BhuDevi Perëndesha e Tokës, Aditi Perëndesha e qiellit etj. 

Prashant TriVedi tek libri i tij Eposi PT na mëson se Zoti i vërtetë është përtej polaritetit femër mashkull. Tek pellazgët termi Hermafrodit përfaqëson Hyjninë që përmban energjinë mashkullore Hermes dhe energjinë femërore Afërdita, tek Vedat quhet Narayan dhe Lakshmi, Purusha dhe Prakriti, ShivShakti apo Ardhanareeshwara. Sipas gjeniut shqipëtar Petro Zheji, Hyjnia përfaqëson unifikimin e dy të kundërtave e cila ndodh tek Kodi esencial E i Algoritmit Simbolik. 

Nga ana praktike, ashtu sic mësojmë tek meditimi lotusocean brenda trupit të cdo njeriu gjendet gjithashtu kanali diellor mashkullor i djathtë (pingala) si edhe kanali femëror hënor i majtë (ida). Praktikimi i të folurës së duhur të mantrave apo ligjeve hyjnore nga qendra e zerit si edhe ushqimi i duhur i balancon këto dy kalanet e energjisë hënore dhe diellore brenda nesh, dhe atëherë shëndeti fizik, mendor dhe shpirtëror arrin përmirësimin maksimal që nënkupton rritje të vetëdijes/inteligjencës/shpirtit gjithashtu. Nëna natyrë është pjesa e Zotit që mund t’a shikojmë, prekim, adhurojmë dhe mund t’a ndjejmë me 5 shqisat tona. 

Në të tanishmen është mëse urgjente që cdokush duhet të rindërtojë devotshmëri/përkushtim ndaj nënës natyrë duke i lavdëruar bukuritë e saj me zë qendërzues dhe me përulësi. Në këtë mënyrë ti rifillon lidhjen me nënën natyrë duke i treguar vëmendje, kështu ajo të dhuron inteligjencë. Një nga mantrat që realizojmë tek meditimi lotusocean është «Natyra m’i bën shqisat të shquara”. Kur ne nga padituria shkojmë kundra ligjeve hyjnore apo parimeve hyjnore të natyrës atëherë furia e nënës rritet, derisa të mësojmë sic duhet. Natyra është qenie gjigande, me vetëdije shumë më të lartë se e njeriut. Pa u lidhur me nënën natyrë me përulësi, kurrë s’kemi për t’u pranuar në Parajsën e Zotit. 

Për më tepër shiko videon në youtube: 

Energjia Femërore Hyjnore – YouTube 

Pesë mendime të Lis Bukurocës

0

Nga: Lis Bukuroca
(Naser Aliu)
Pesë mendime
1. Problemi jonë më i madh është shtrirja e ngushtë, e tkurrur gjeografike: në një hapësirë aq të vogël, brenda një populli aq të vogël, vazhdimisht kanë ushtruar ndikimin e tyre:
kaltolicizmi,
ortodoksizmi,
kanuni,
islami dhe
bektashizmi
Pesë kushtetuta, si askund në Europë, janë përpjekur të krijojnë identitet të ri, shpresa dhe karakter të njeriut të veçantë. Atyre pesëve u është shtuar më vonë edhe kushtetuta komuniste dhe i kemi bërë gjashtë. Asnjërën nuk e kemi kuptuar mirë. I besonim zakonisht asaj që na shkaktonte më shumë frikë dhe që na rrezikonte më shumë, rrjedhimisht, asaj që na nënshtronte: pra shpesh nga frika e madhe, por herë-herë edhe nga përfitimi, pra egoizmi, apo pritshmëria për përfitime. Pse nuk i kemi kuptuar ato kushtetuta të huaja? Nuk i kemi kuptuar sepse ishin në gjuhë të huaja. Po kujt i besonim atëherë? I besonim atyre, që përfitonin nga përhapja e atyre kushtetutave.
Nëse kombet tjera në Europën Perëndimore kanë vetëm një ndikim kushtetuese në jetën qytetare, (religjioni nuk ka më asnjë pushtet) një qëndrim kombëtar dhe një psikologji nacionale, ne kemi edhe pesë tjera që kanë ndikuar në të gjykuarit shqiptar, në sjelljen tonë, në qëndrimet tona dhe kjo ka krijuar një çorbë mendësie, që prodhojnë vazhdimisht situata tendosjeje. Kjo është arsyeja pse tradhtari dhe atdhetari publikisht kanë ndjekësit e vet. Devijimi në vlerësim dhe gjykim është pasojë e atyre parimeve bazë, që pengojnë përkufizimin e një vepre me rrezatim nacional si duhet.
Për ato ndikime të jashtme shpesh nuk jemi të vetëdijshëm, sepse janë bërë pjesë integrale të karakterit tonë, ku mungojnë qëndrimet koherente dhe shfaqen luhatje të vazhdueshme. Nuanca. Kjo ndoshta është arsyeja pse nuk mundemi pa tutor, gjersa kombet tjera për rreth nesh, po…
Edhe pas çlirimit dëshirojmë të kemi një pronar që na rrah supet. Prandaj stalinisti i djeshëm, mund të jetë demokrat i sotshëm, apo pse ateisti i djeshëm, mund të shfaqet si zëvendës i një profeti sot: mungon ndërgjegjja dhe ftyra parimore njerëzore! Sidoqoftë Kanuni i Lekës ka krijuar një kufi dhe ka ndaluar asimilimin total, sepse ai zbatohej në jetën private dhe aty lexohej identiteti i shqiptarit.
2. Kur adhurohet një politikan kriminel, hajn ose i korruptuar, pyes veten: Ku ka trurin ky njeri? Çfarë e detyron të shpërfill krimin e tij dhe të kujtojë ndonjë të mirë, por duke i falur shkeljen e ligjit? Pse ky njeri nuk skuqet kur detyrohet të mbrojë politikanin që ka dëmtuar?
A nuk i shkon mendja se çdo mercenarë, çdo spiun, çdo tradhtarë, është i detyruar të bëjë edhe ndonjë vepër të mirë sa për ta mbuluar aktivitetin e njëmendët? A nuk sheh se tradhtarët janë të detyruar të dëmtojnë interesat nacionale? Pse? Sepse paguhen!
Njeriu duhet të jetë tepër injorant nëse pret ditën, kur ai do të deklarojë se ishte në shërbim të këtij apo atij shteti! Dëmi që shkakton vegla e huaj, tregon se dikujt i shërben! Një dëmtim shtetit mund t’i falet, por kurrë jo dy!
Mos mbroj maskarain, ji i pavarur, krijo bindjet tua, mos beso, por krahaso. Dhe, atë pasuri të padrejtë, që shpërfill te idhulli, a është e rekomandueshme ta bëjë çdo politikan? Nëse jo, atëherë ndihmo në rrëzimin e tij. Demokracia jeton nga ripërtrirja e përhershme dhe bëhet tragji-komike me surrate të njëjtë në pushtet!
Ke kuptuar demokracinë, kur kupton peshën e votës dhe lirinë, detyrën që ke për ta mbrojtur shtetin nga hajdutët, por jo siç je duke bërë: je duke mbrojtur kriminelët nga shteti!
Nëse nuk e do shtetin më shumë se politikanin, në pyetje është vetëm dita, kur do të humbësh atdheun, por se do ta humbësh, është e sigurt! Jo rrallë, ai për të mbuluar vjedhjet, i qaset zotit, religjionit!
3. Një familje është aq e mirë, sa janë të mirë pjesëtarët e saj. Nëse ka një kriminel, njerëzit largohen prej saj. Iu bie vlera edhe të mirëve brenda saj.
Një lagje është aq e mirë, sa janë banorët e saj. Nëse ka dy kriminelë, njerëzit evitojnë atë lagje dhe paragjykojnë edhe të mirët brenda saj.
Jo të gjithë, por një numër prej tyre e bën atë. Madje edhe çmimi i shtëpive bie aty. Një qytet është aq i mirë, sa janë edhe qytetarët e saj. Nëse ka pesë apo gjashtë kriminel, njerëzit paragjykojnë edhe të mirët brenda asaj bashkësie.
Nëse një popull ka qindra kriminel, paragjykimet edhe për të mirët, nuk përfundojnë lehtë. Nëse një Qeveri ka një kriminel brenda, atëherë krejt Qeveria është kriminele. Është kriminele, sepse një kriminel nuk mund të mbijetojë vet: atij i duhet krimineli i familjes, i lagjes, i qytetit, i popullit, sepse kështu krijohet rrjeti, që qeveriset pastaj nga një apo disa pjesëtarë të Qeverisë, ku pastaj prokuroria u garanton mosndjekjen, ose gjykata lirinë.
Shteti ligjor merr fund kur në politikë gjendet edhe vetëm një kriminel. Aty në fakt shteti është thjesht një improvizim.
4. Ti thua Berisha ka vrarë shqiptarë në demokraci, Einsteini shqiptar të thotë, ka vrarë edhe Enveri në diktaturë! Po a nuk duhet një herë të mbushemi mend dhe kuptojmë se burgu nuk është vetëm për hajna të vegjël, por edhe për vrasës e hajdutë të mëdhenj?
Einsteini shqiptar, provincialist, akoma nuk ka kuptuar dallimet mes demokracisë dhe diktaturës! Vrasësit dhe hajnat në politikë i pranon dhe i mbron si fat të domosdoshëm! Mjafton të vrarë të mos ketë nga familja e tij!
E pse jeton ky njeri, kur ushqehet vetëm me mendimet e përtypura të idhullit të vet politik? Ai nuk e di!
5. „A ka naj adapter që i mbush me mend shqiptaret?“, pyet njëri në fb.“
Edhe sikur të ketë, nuk kryen punë tek ne: nuk duam të dimë, prandaj nuk bëjmë asgjë kundër arsimit më të dobët në Europë. Neve na pëlqen mësuesi që nuk di; arsimtari i shqipes, që nuk e flet shqipen si duhet, profesori i fakultetit që nuk di të shkruajë shqipen dhe kënaqemi duke shikuar në televizor mediokritetet, që na prezantohen si ekspert për çdo fushë, pa qenë të specializuar për asnjë dhe, pa asnjë vepër, pos pallavrave…
Pse nuk dimë? Ne në fakt nuk dimë sepse besojmë se dimë shumë. Rrjedhimisht, edhe sikur të zbulohej një adapter i tillë, ne do ta refuzonim, sepse ne dimë shumë për ta refuzuar, por jo pak, së paku pak, sa për të kuptuar gjendjen tonë të mjerë intelektuale. Madje shumë vetave u duket se dinë pak për vetveten, por se dinë shumë për botën.

________

LIBRA LIS BUKUROCA TEK AMAZON

LIBRA TE LULU

Presidentja Osmani ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit, znj. Uzra Zeya 

0

Sot, në kuadër të vizitës në Kosta Rikë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu u takua me znj. Uzra Zeya, Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit Joe Biden. 

Me Nënsekretaren Zeya, Presidentja Osmani, ka biseduar për progresin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA. 

Në diskutim me Nënsekretaren Zeya, Presidentja Osmani ka folur për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat. 

Presidentja ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët tanë në mbrojtjen e vlerave demokratike. “Në këtë kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, Presidentja Osmani po qëndron në Republikën e Kosta Rikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves. Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të këtij shteti si dhe do të realizojë takime me përfaqësues të shteteve tjera. 

Dy fjalë për darkën e Kurtit me Vuçiqin!

0

Florim Zeqa  

Tanimë, kur partitë e deridjeshme në pushtet janë në opozitë dhe shumica e liderëve partiak (për shkaqe të njohura) nuk janë më në krye të partive, sikur i kemi harruar mëkatet e tyre dhe me (pa) të drejtë shigjetat i kemi drejtuar vetëm nga Albin Kurti!

Pse?

Sepse, Albin Kurti edhi në pushtet me premtime të mëdha elektorale dhe me premtimin bazik kundër dialogut pa njohje paraprake nga Serbia!

Por çfarë ndodhi? Albin Kurti hyri në dialog me Serbinë pa kushtin e njohjes reciproke, pa kërkimfalje dhe pa dëmshpërblim nga Serbia, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve si dhe pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake nga ana e shtetit serb!

Jam i bindur se, kreyeministrit Albin Kurti nuk i pëlqen të flas për obligimet ndërkombëtare të Kosovës! Për të mos thënë e pamundur, do ta ketë tepër të vështirë t’i ikë çështjes së Asociacionit (Zajednicës) në dialogun e Brukselit!

Sikurse që do ta ketë të pamundur ta kthejë pas Demarkacionin me Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku në të dyja rastet së bashku, Kosova u tkurr për rreth 12 mijë hektarë, nuk do të mund ta kthejë pas as çështjen e Asociacionit në dialogun me Serbinë!

Dallim në kohë, por jo edhe në përmbajtje!

Ky nuk është dialog i ri siq e quante në të kaluarën Albin Kurti, por është ky i njëjti dialog që ai  si opozitarë e kundërshtonte me të gjitha mjetet demokratike dhe jo vetëm. Dallojnë vetëm ndërmjetësuesit e këtij dialogu dhe ky si negociator i ri!

Pra, dialogu po mbahet në të njëjtin vend (Bruksel), me të njëjtin Vuçiq dhe me të njëjtën Serbi me të cilën dialoguan Thaçi, Mustafa e Hoti. Tani po dialogon edhe kryeministri Kurti për të njëjtat tema që (s) janë pajtuar kryeministrat paraprakë!

Siq dihet, Albin Kurti si opozitarë e ka kundërshtuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën, filluar nga ajo e Rambujesë nga e cila u ndëshkua Serbia me bombardimet e NATO-s, e ka kundërshtuar ‘Pakon e Ahtisarit’ mbi të cilën u shpallë pavarësia e Kosovës.

Me një fjalë, si opozitarë ka kundërshtuar dhe ka protestuar për gjithçka dhe çdo gjë, për të cilat, sot si kryeministër i vendit po i zbaton në plotni!

Pas ardhjes në pushtet Albin Kurti nuk po flet më për enklavat serbe, për Manastirin e Deçanit, për Demarkacionin, për Gjykatën Speciale, për simbolet shtetërore, për të cilat jo vetëm që po hesht, po i qëndron gatitu himnit pa tekst dhe flamurit lara-lara, siq e quante në të kaluarën flamurin e shtetit që e drejton!

Janë këto dhe shumë qëndrime të tjera nga të cilat është larguar aq shumë kryeministri Kurti, saqë njerëzit me të drejtë kanë filluar të pyesin; a është ky i njëjti Albin!?

Nënat nuk harrojnë…

Nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë të Kosovës ulen në një tavolinë (për të ngrënë dreka dhe darka) me përfqësuesit e shtetit (serbë) që ka kryer krime dhe gjenocid ndaj popullit të tyre.

Darka e kryeministrit tonë me Aleksandër Vuçiqin do të ishte normale dhe nuk do të ishte kontestuar nga askush, sikur Albin Kurti nuk do t’u kishte premtuar nënave shqiptare që i kanë fëmijët e humbur në luftë, se nuk do të ulet të tavolinë me Vuçiqin pa gjetjen e të zhdukurit të fundit në luftë, pa kërkimfaljen e presidentit serb për krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe shumë premtime tjera populliste në relacion me shtetin e Serbisë.

Anashkalimi i premtimeve të dhëna dhe ulja në një darkë pune me Vuçiqin në Bruksel ka ngritur reagime të fuqishme të nënave shqiptare dhe jo vetëm!

Ndryshe, dialogu me Serbinë nuk është diçka e re për Kosovën. Me Serbinë kemi dialoguar para dhe gjatë luftës, por është i papranueshëm dialogu i filluar pas shpalljes së pavarësisë, pa kushtin e njohjes reciproke dhe pa kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e saj.

Portretizimet e gabuara për Albin Kurtin

Pasi qytetarët e vendit i gëlltitën shijshëm foret mashtruese të Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe në zgjedhjet komunale! Kjo është shenjë se  qytetarët kanë filluar të zgjohen nga hipnoza dhe të vetëdijësohen.

Pa përmbushjen e asnjë premtimi të dhënë elektoral, askush nuk e ka të drejtën ta portretizojë Albin Kurtin si shpëtimtar dhe as ta krahasoj me Hasan Prishtinën!

Për ta arritur nivelin e legjendarit Hasan Prishtina, Albin Kurti duhet të jepë çdo gjë nga pasuria e tij për shtetin e jo ta përdorë arkën e shtetit, djersën e qytetarëve (mërgimtarëve) për serbët e veriut.

Në takimin me Vuçiqin, gjegjësisht me darkën e përbashkët në Bruksel, Albin Kurti nuk ia kthejë krenarinë popullit shqiptar, siq po e glorifikojnë adhuruesit e tij, por as nuk i turpëroj shqiptarët siq e akuzojnë rivalët politik, por e shpërfaqi personalitetin e tij të dyfisht, karakterin e ulët në mosmbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve, e në veçanti para nënave shqiptare të cilat, që 23 vjet jetojnë me ankth dhe shpresë për gjetjen e bijëve dhe bijave të tyre.

Pak ka rëndësi, se a ishte i ulur Albin Kurti në “krye” apo në “fund” të tavolinës së rrumbullakët në njërin nga restorantet e Brukselit, sa është e rëndësishme përmbajtja e bisedimeve dhe prapaskenat me Vuçiqin!

Gjimnazi real shqiptar i Prishtinës 1945-1955

0

Bardhyl Selimi, shkrimtar, Tiranë

  • Monografi nga Hamdi V. Thaçi

Hamdi Thaçi ka dhënë mësim në Gjimnazin “Sami Frashëri të Prishtinës. Tani zyrtarisht ai është në pension, por realisht nuk e ka ndërprerë kurrë punën e vet hulumtuese në lëmin e arsimit dhe me gjerë. Në shtator 2016, ai më dhuroi vëllimin e parë të një monografie kushtuar periudhës së parë të gjimnazit shqiptar “Sami Frashëri”, që përputhet me “Kohën e Shqipërisë” dmth 1941-1944. Në atë kohë ka dhënë mësim në atë gjimnaz edhe im atë por edhe kuadro të tjera vendase dhe nga Shqipëria, ndër të tjerë edhe prof. Ahmet Latif Gashi, drejtor në 1944, emrin e të cilit e mban tani Gjimnazi Shoqëror, i shkëputur nga gjimnazi mëmë.

Hamdi Thaçi me Bardhyl Adem Selimin

Kam shkruar për vëllimin e parë atëhere. Tani që zoti Hamdi më dhuroi vëllimin e dytë, do tregoj diçka që më ka tërhequr vëmëndjen.
Duhet të them së pari që të dy vëllimet voluminozë janë plot dokumente, jetëshkrime, vlerësime, fakte të shumta, të mbledhura me durim dhe sistematikisht nga autori. Ato janë të denjë për një punë diplome Masteri apo Doktori shkencash!
Në bangat e këtij institucioni qendror të arsimit shqip në Kosovën e sunduar nga serbomëhenjtë kanë kaluar dhe janë edukuar qindra studentë që, më pas, janë shquar në fusha të ndryshme të politikës, artit, shkencës.
Një ndër ta është edhe “Mandela i Kosovës”, Baca Adem Demaçi. Por është edhe “Bilbili i Kosovës” Nexhmije Pagarusha. Që të dy nuk janë më në këtë jetë por në kujtesën mbarëpopullore.
Autori ka shkruar për pedagogë të veçantë që edhe janë flijuar për lirinë e Kosovës. Një ndër ta është Gjon Serreqi, për të cilën më hollësisht na ka treguar Abdulla Musliu, shoku i vet i kampit nazist të internimit. Gjoni u pushkatua me 31 gusht 1947 në Tagjliqe të Prishtinës nga pushteti sllavokomunist. Nga libri marr vesh se Gjoni ka dhënë mësime matematike, pra qenka një kolegu im…
Ashtu si Gjon Serreqi, ishte edhe Xheladin Hana, që e kish përvetësuar ideologjinë komuniste me shpresë dhe bindje se komunizmi ishte forca që do të zgjidhte problemin e popujve të robëruar, pra edhe të popullit shqiptar. Madje ai ishte anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës.

Është me interes analiza që bën zoti Thaçi për ata pak komunistë që vepronin në radhët e shqiptarëve në Kosovë. Ai veçon një palë si Fadil Hoxhën, Ali Shukriun, Xhavit Nimanin, Ismet Shaqirin etj që ishin projugosllavë dhe mashtrues, nga pjesa tjetër ku hynte edhe Xheladini, si Emin Duraku, Zenel Hajdini, Xhevdet Doda, Hajdar Dushi, Abdullah Krashnica, Rifat Berisha, Ibrahim Hoxha, Emrush Miftari, Dervish Kopriva etj që do likuidoheshin nga pushteti, pasi të deklaroheshin kundër premtimeve të Fadil Hoxhës. Ndër këta mund të fusnim edhe professor Zekiria Rexhën që, fatmirësisht, kaloi në Shqipëri në 1958 pasi e ndjeu rrezikun serioz për veten e familjen. I biri, Dukagjini më tregoi kujtimet për të nga Baca Adem Demaçi, që dinte të dallonte mësuesit dhe intelektualët atdhetarë nga ata të shitur.


Edhe Zeqir Bajrami, një ndër profesorët më të vjetër të Kosovës, ishte medresant në Shkup me tim atë dhe bashkëstudent me të në Zagreb, me gjasë me bursë nga ish Mbretëria Shqiptare që im atë ua dha më shumë e 12 maturantëve të Medresesë me prirje atdhetare me porosi të konsullit të Shqipërisë atje.. Ai jepte gjeografi dhe vijoi ta jepte këtë lëndë edhe në universitetin e Prishtinës. Kjo mbase ai diti të ruajë një farë asnjanësie politike por jo të heqë dorë nga dashuria për atdheun.
Nuk do zgjatem më. E di që pena e zotit Hamdi Thaçi nuk do ndalet, presim vëllime të tjera edhe për këtë gjimnaz, ndaj të cilit por edhe arsimit shqip në përgjithësi, ai ka ngritur vërtet një monument të madh.

Tiranë, 7 maj 2022