Kreu Blog Faqe 1351

“Kosova” e Buxhovit në anglisht, në Bibliotekën e Stokholmit

0
Krahas depërtimit gjithnjë e më të madh në bibliotekat e universiteteve dhe të instituteve shkencore amerikane si dhe në shumë qendra të tjera universitare botërore, “Kosova” në anglisht, këto ditë, në saje të angazhinit të Ilir Canhasit, gjeti vend edhe në Bibliotekëne Stokholmit. Këtyre veprave së shpejti do t’u bashkohen edhe “Maqedonia” dhe “Dosja B” në anglisht.

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – At Gjergj Fishta, njëri prej protagonistëve kryesorë i këtyre marrëdhënieve

Nga: Frank Shkreli 

Viti 2021 shënoi 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, më 15 mars, 1991 – pas një ndërprerjeje prej gjysëm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës — dhe rihapjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zyrtarisht, më, 1 Tetor, 1991. Ndërsa ky vit shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara me 28 Korrik, 1922.

Këto data më sollën në kujtesë një artikull që kam shkruar kohë më parë mbi vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara e që ndoshta ia vlen të përmendet dhe të ribotohet, në lidhje me këtë përvjetor të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për të kujtuar rolin që ka luajtur At Gjergj Fishta, si njëri prej arkitektëve kryesorë në zanafillën e këtyre marrëdhënieve, në fillim të shekullit të kaluar. E shoh të arsyeshme të kujtoj vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1922, si dhe veprimtarinë e tij lobuese me atë rast, në mbështetje të interesave të shqiptarëve, për të cilat pak njerëz janë të informuar dhe më pak dëshirojnë të flasin e të shkruajnë për të sot, përfshirë lobimin që At Gjergj Fishta ka zhvilluar gjatë vizitës së tij të parë në Washington, në takime me zyrtarët të lartë amerikanë — në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Këto shënime janë bazuar pothuaj, kryesisht, në disa të dhëna dhe korrespondenca nxjerrë nga libri i vjetër përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës, më 30-dhjetor, 1940. Nga këto të dhëna del se historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, e ka fillimin shumë më heret se këto tre dekada të fundit, megjithëse protagonistët aktualë të këtyre marrëdhënieve do të donin të na bindnin sot, se historia e këtyre marrëdhënieve ka filluar me ta, e ndoshta po mos të jemi të kujdesshëm, edhe mund të mbarojë me ta.

Image

Libri përkujtimor ku përfshihen të dhënat për vizitën e Fishtës në Amerikë

Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë të kohës së Faik Konicës dhe Fan Nolit. Veprimtaritë, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët e Amerikës kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur ish-Presidenti Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se, “një zë do të ketë në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”. Shumë është shkruar për këtë takim si dhe për veprimtaritë lobiste të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë pothuaj 50-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve, kudo.

falë urrejtjes, shpalljes së tij si armik e tradhëtar i popullit, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës, për pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi komunist sllavo-aziatik, por edhe në 30-vjetët e regjimeve post-komuniste, përfshirë median dhe historiografinë shqiptare aktuale, të influencuara nga komunizmi vizita e At Gjergj Fishtës në Amerikë në fillim të shekullit të kaluar nuk përmendet fare. Pak, ose aspak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fusha të ndryshme, si në letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, përfshirë atë ndërkombëtare, At Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare. Këtë ai e ka bërë vazhdimisht në konferenca dhe takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Është i njohur fjalimi i tij, “Të Drejtat e Shqiptarëve” në Konferencën e Paqës në Paris, 1919. Veçanërisht, njihet shumë pak roli që ka luajtur Gjergj Fishta për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe në vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve tona më 1922.

Image

At Gjergj Fishta dhe Konferenca e Paqës: fjalimi monumental në historinë e Kombit Shqiptar, 20 Qershor 1919.

Përpjekjet lobiste të Fishtës në Amerikë janë shënuar në disa të dhëna dhe korrespondenca, përfshirë librin përkujtimor, të lartpërmendur, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës, me 30-dhjetor, 1940. Bazuar në korrespondencën e pasqyruar në atë botim të veçantë përkujtimor – midis Fishtës, At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj – Gjergj Fishta njoftonte Kuvendin françeskan në Shqipëri për mbërritjen e tij në Amerikë, duke shkruar se: “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”.

Nga të dhënat që paraqiten në këtë libër, del se vizita e At Gjergj Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: Një, që të “kujdesej për interesat e Shqipënisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris. Objektivi i dytë ishte që Fishta, të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë. I rëndësishëm është fakti se nga korrespondenca e Poetit Kombëtar që ai ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të Urdhërit Françeskan në Atdhe, pas takimeve me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan si, Faik Konica — gjatë asaj vizite — mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington. (I vetëdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës që dërgonte nga Amerika më 1922 do t’u interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë, megjithëse deri më sot nuk duket që ky dokumentacion të ketë tërhequr vëmendjen as interesimin e historiografisë zyrtare pseudo-komuniste, që gjithnjë dominon interpretimin e historisë së Kombit shqiptar.

Sidoqoftë, le t’i kthehemi disa prej komunikimeve midis Fishtës në Amerikë dhe Kuvendit Françeskan në Shkodër, të cilat pasqyrojnë veprimtarinë lobiste të Fishtës në Washington për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Washingtoni.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor, “At Gjergj Fishta, 1871-1940”, se në një letër të datës 8 Maj, 1922, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara si dhe për takimet që ai kishte zhvilluar me senatorë katolikë amerikanë, ndërmjetësuar me ndihmën e françeskanit të njohur amerikan të asaj kohe, Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet politike dhe diplomatike të Washingtonit, sipas të dhënave në këtë libër:

Image

Logoja kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës. “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore, – shënim i autorit), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë, asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nënsekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës.” Në faqen tjetër të letrës, sipas At Palë Dodaj, Fishta ishte shprehur se: “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare, ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt në Shkodër. Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija, cituar më lartë”. Albania – Countries – Office of the Historian” (state.gov)

Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami, që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake, se në datën 28 Korrik, 1922, ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, njoftimin me shkrim për njohjen ‘de jure’ të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara”, gjë që përkon me vizitën e Fishtës në Washington. Mbështetur në Zyrën e Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqësuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith, i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë, pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, theksohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

Thonë se njerëzit e mëdhenj të një Kombi, siç është Fishta, vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur ende, zyrtarisht, me At Gjergj Fishtën, ndonëse edhe sot pas 30-vjet “post-komunizëm”, Poeti i Kombit dhe Mbrojtësi më i vendosur i të drejtave, vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, sot e kësaj dite është i stigmatizuar si “tradhëtar”, gati, gati si një person i padëshiruar në Shqipëri: person ‘non grata’, në vendin e vet, Atdheun, për të cilin punoi e veproi aq shumë.

Unë e kam, gjithnjë, shumë të vështirë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tij përjetësoi çdo gjë të mirë, me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj. Qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në përgjithësi, qoftë kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit të kaluar, në veçanti. Unë ende nuk e kuptoj se pse sot, gjoja në demokraci, gjithnjë, “At Gjergj Fishta sakrifikohet, pikërisht, si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”, siç është shprehur me një rast, i ndjeri Profesor Arshi Pipa.

At Gjergj Fishta, ndoshta mbrojtësi më i vendosur, historikisht, i interesave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, i këtij populli, të drejtat e të cilit i mbrojti si askush tjetër në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, meriton që të pakën të përmendet – në mos tjetër, si në kalim, në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për rolin e tij, deri tani jo aq të njohur. Megjithëse mund të jetë naivitet nga ana ime që pres që emri i Fishtës të përmendej në këtë 100-vjetor në Tiranë dhe në Washington, kur të merret parasyshë stigmatizimi i Fishtës nga ish-regjimi i Enver Hoxhës. Pasi, zyrtarisht, kemi të bëjmë ende me një At Gjergj Fishtë, i cili për pothuaj një shekull, i shpallur “armik i popullit” dhe “reaksionar” nga ish-regjimi komunist i Enver Hoxhës, vazhdon ende të trajtohet si persona ‘non grata’ në vendin e vet edhe nga regjimet pseudo-demokratike, të të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist”, i tre dekadave të kaluara në Shqipëri.

Vlerat perëndimore janë vlerat e At Gjergj Fishtës! Ato janë të një përfaqsuesi madhor të vlerave kombëtare dhe perëndimore, të një shqiptari të madh pro-perëndimor si Fishta. Ato vlera duhet të kujtohen gjithmonë me mirënjohje për kontributin e tij, por sidomos, edhe në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, si njërit prej arkitektëve kryesorë të këtyre marrëdhënieve.

(Ribotim i përditësuar)

*Autori ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend, Mars/Prill 1991.

Image

Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe i SHBA -ve

Flamuri i Kosovës dhe SHBA-ve

Disa nga figurat e diplomacisë amerikane në kohën kur At Gjergj Fishta ka vizituar Amerikën në vitin 1922.

Image

Charles Evans Hughes, Sekretari Amerikan i Shtetit (1921-1925)

Image

Senatori Republikan, Henry Cabot Lodge, Kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, kur Fishta vizitoi Washingtonin.

Image

Ministri (Ambasadori) i parë amerikan në Tiranë: 4 Dhjetor 1922 – 8 Shkurt 1925

Image

Françeskani amerikan Godfried Shilling mik i ngushtë i politikanëve amerikanë të kohës, me të cilin u takua At Gjergj Fishta në Washington, 1922

Babëzinjt dhe rituali i tyre i kryqëzimit!

0
Afrim Caka, Gjakovë
Dardania e katandisur me ata lypsar e bythgrisur të ish politikanëve:
“Duhet me ule kokën e bishtin dhe me i lanë serbët me votue në Kosovë!”
Çirret kori i babëzinjve. Me rrufjanët tanë, na polli belaja..! Analista e politikanë, që vetëm ngjiren duke ulëritur me marrshin e “zagarëve në emër të Serbisë”… Ju arrestuatë Lirinë e Kombit! Po vallë kush i solli! Dhe, kjo rracë e babëzinjve nuk e dimë se nga dolën në politik?
Në këtë stad, shumë lexues mund të ngrenë pyetjen: “Vallë, a nuk është sadizmi politik i rexhimeve të vjetra, ashtu siç e kemi përshkruar këtu, i njejtë me etjen për pushtet?”
Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është se, ndonëse format më shkatërrimtare të sadizmit, ku qëllimi është shkatërimi i pushtetit të zgjedhur nga sovrani, janë të njejta me etjen për pushtet, gjithsesi kjo e fundit përbënë shprehjen më kuptimplotë të etjes për pushtet. Problemi ka marrë një domëthënie të shtuar në kohën e sotme në media e në parlamentë.
Kuptohet, jo vetëm të gjorët, që skanë çfar të thonë, por edhe mbretërit, kur flutorojnë nga koka e mend të shkreta. Do të duhej një vetëdije më e lartë e kombit, pikërisht ajo duhet të dilte përpara manipulimeve politike e fetare për këtë çështje për qëllime të Serbisë. Te këta njerëz qëndrojnë diçka më pak se 30% mesatarja e zgjuarsisë. Prandaj, ne kemi nevojë që shteti një ditë duhet t’i shfuqizojë këto masa gjysmake dhe të bëjë ndalimin e këtyre analistëve e deputetëve të mirren më analiza e me politikë.
Sa më shumë që nuk i dëgjojmë, heshtja e tyre na tmerronë… Imazhe të forta të trupave përpëlitës ju erdhën në mendje… dhe pezull mbi pushtet, maska e murtajes, ky simbol ishte i njohur për ne ndër vite. Ndëshkimi i kombit mund të menjanohet vetëm nga stuhia e pasioneve të zjarrta vullkanike, por vetëm të apasionurit e qeverisë mund ta ushtrojnë udhëheqësit fuqinë e fjalës që, ashtu si ndonjë çekanë, mund të hapë dyertë për të zemrat e popullit.
E kuptuam poshtërsinë e kësaj teknike të opozitarëve me anën e së cilës lëvizja e Buzhalës, Limës, Mustafës e Lytes zhvillonin një fushatë “terrorizmi mendor” ndaj popullit dhe pushtetit, të cilët nuk ishin të pajisur as moralisht e as shpirtërisht për t’u bërë ballë këtyre sulmeve nga Serbia, deri sa nervat e tyre është të parit nga Serbia t’i hapin rrugë me shpresën se kështu do të mund të jetonin në paqe me Serbinë. Por shpresat e tyre kanë dalë gjithmonë të kota dhe “antishqiptare”.
Për tmerret që pamë ne media, populli s’mund të heshtë. Sepse, për të madhin paradoks të këtij mileti, pikërisht atje, në ato media, gjërat bëhen befas më të qarta dhe antishqiptare dhe “proserbe”. Dhe këta na kujtojnë “se serbët janë autoktonë në vendin e tyre”.
Çmitizuesit e kombit shqiptar, pa hequr dorë krejtësisht, por, edhe pa shpresuar fort te puna e prejardhjes së shqiptarëve, u vunë në kërkim burimesh të panjohura e të tjera për dënimin e kombit shqiptar.
Një gjah i tillë është i njohur që nga dy deceniet e fundit. Dardania është plot me deputetë të ndotur, që, për një ndërlikim rrethanash, ftojnë kolonizatorët e beogradit të mbajnë zgjedhje në Dardani duke fituar kurora befasuese në halete e mediave të Serbisë e që janë gati, të paguar prej kujdo, t’i turren gjithkujt në çdo vend.
Eposi i vogël i opozitës shqiptare, ndonëse i paktë e i zbehtë, janë të pamëshirshëm ndajë të gjithë pushtetarëve të pozitës: shqiptar ministra, qofshin a deputetë në parlamentë. Ata u nisën me ëndërren e Vuçiçit, ky dyesia, siç u përmend më lart zgjedhje duhet të mbahen në Dardani. Ëndrra ka kumt të rëndë për shtetin tonë – të mbahen zgjedhjet apo të nisen për në Beligrad? Jo më pak në mëdyshje Janë kryezotët e partive opozitare dhe të mediave. Natën ata shohin ëndrra të këqija gjithashtu. Ditën, mendohen si ti realizojnë zgjedhjet në Mitrovicë. Kaq mjafton që në trurin e tyre të vihen në lëvizje një mekanizëm i vjetër. Po këtë herë trajtë rapsodike. Në trajtë të një thënieje të moçme:
“Kanë zakone politikash të vjetëra e të korruptuara!!!”
Duke pasur parasysh se deputetët opozitar të ish regjimeve nisnin ta pëlqenin këtë reformë debatesh të luftës “revulucionare” në Parlament dhe në kuvendet provinciale, gradualisht nuk pranonin që zgjedhjet duhet të mbahen në Dardani. Këta opozitar të egër nuk e donin vallen e kryeministrit, pikërisht për këto zgjedhje. Nuk është e vështirë të mos e marrësh parasysh morinë e provave që mbështesinë këto opinione të politikanëve opozitar të “Dr”. Limes, Lytfi Hazirit, akademikut – diferencuesi i viteve 1981 Isa Mustafës dhe ulësit të kokes dhe të bishtit Berat Buzhalës e shumë të tjerëve. Këta Frojdian në asnjë rast nuk pranuan ndonjë sygjerim me peshë nga qeveria. Ose duhet të ishin kryekëput në një mendje me teorinë e Vuçiçit.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Minsitri Krasniqi dhe Ministri Frej bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore e Hebrenjeve

0

12 prill 2022, Prishtinë

Në vazhdën e ditës së dytë shtetërore të Ministrit për Bashkëpunim Regjional të shtetit të Israelit, z. Frej së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Krasniqi filluan ditën me homazhe te Pllaka Përkujtimore për Hebrenjtë në oborrin e Qeverisë duke vënë kurora lulesh.

Ndërsa në takimin bilateral, Ministri Krasniqi dhe Ministri Frej konfirmuan vullnetin, për konkretizimin e hapave drejt realizimit të interesave të përbashkëta, bashkëpunim i cili hap një epokë të re të zhvillimit mes dy shteteve.

Delegacioni i shtetit të Israelit, gjithashtu ka qenë i përfaqësuar nga kryetarë komunash ku edhe është vënë theks i veçantë në binjakëzimin e komunave të Kosovës me qytetet e Shtetit të Izraelit, në fushën e kulturës, arsimit, zhvillimit ekonomik lokal dhe shkëmbimit të përvojave me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të komunave.

Takimi ka përfunduar me konferencë për media nga dy Ministrat.

Kryeministri Kurti priti në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej

0

Prishtinë, 12 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, priti në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej.

Kryeministri i uroi mirëseardhje në këtë vizitë zyrtare, njëherit vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë. Kryeministri shprehu falënderimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Ministri Frej tha se për shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme që të mbajë e forcojë lidhjet me Republikën e Kosovës. Ai i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit izraelit, Naftali Bennett.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, si dhe u bisedua për mundësitë konkrete. Ministri Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit në aspekt ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë.

Ne jemi të hapur për mundësi të reja dhe së bashku do të arrijmë suksese, tha ministri Frej.

Kryeministri Kurti u shprehë mirënjohës për gatishmërinë për bashkëpunim. Ai theksoi potencialin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), duke veçuar digjitalizimin si një nga objektivat në programin e Qeverisë.

Duke folur për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura, kryeministri theksoi se Qeveria synon ndërthurjen e rritjes ekonomike me drejtësi sociale. Ai tha se rritja ekonomike prej 10,53%, do të shpërndahet te qytetarët, nëpërmjet masave si këto të sotmet. Rritjen që e arrijmë bashkë do ta shpërndajmë te të gjithë, tha kryeministri.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vizitës së delegacionit të shtetit të Izraelit dhe projektet e bashkëpunimit të iniciuara në mes të dy vendeve, Ministri Krasniqi veçoi marrëveshjet për binjakëzimin e tre komunave të Izraelit dhe tre komunave të Kosovës, si dhe ndihmën për spitalin pediatrik dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Ai tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumëta dhe se ato do të konkretizohen në plane të përbashkëta.

Udhëheqës dhe redaktor mediash, Deputet të Kuvendit të Kosovës, kryetar komunash, në gjunj përpara imamit Shefqet Krasniqit!

3
Udhëheqësi dhe redaktori i njohur i RTK-së, Resul Sinani, me Shefqet Krasniqin…
Ilir Canhasi, Suedi
Nuk mundem të mos reagoj kur shof se si deputet të Kuvendit te Kosovës dhe Kryetar të Komunës, marrin pjesë në promovimin e librit të një Hoxhe i ekstremit islamik!
Hoxhë, që ka dërguar me dhjetëra të rinjë në grupet e ISIS-it, shpërlarjes së trurit të mijera të rinjëve, fyerjen që i ka bërë heroit tonë të madh Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, fyerjen e Nënës tonë të madhen Nënë Terezen.
Emrat e atyre që morrën pjesë:
Eman Rrahmani -VV
Gramoz Agusholli – VV
Bekë Berisha – AAK
Mergim Lushtaku – PDK
Visar Korenica -VV
Alban Hyseni- Kryetar i komunës së Gjilanit -VV
***
Intelektual ngriteni zërin, nesër do të jetë vonë!
Autori i shkrimit Ilir Canhasi
Postimi i vitit 2020 kishte 350 shpërndarje!
Miq të nderuar, ja se çka flasin serbët dhe turqit në arenen ndërkombëtare?
Ky postim vlen për ata shqiptar që truri është duke ju shpërlarë pak nga pak!
Miroljub Jevtic ekspert për islamin, profesor i rregullt në fakultetin e shkencave politike me kënaqësi shkruan se nuk ka – komb shqiptar.
”Nuk ka komb shqiptar, ekziston vetëm një etni shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurrë s’është profiluar si komb.
Kombi shqiptar është i ndarë në tegela fetar dhe si i tille vetëm fetarisht mendon”.
Me tutje profesori Jevtic na pershkruan kështu: ” shqiptarët myslimane janë turq, shqiptarët katolikë janë kroatë dhe italianë, kurse shqiptarët ortodoks te jugut te Shqiprisë, janë grekër.
Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk është projekt kombëtar shqiptarë por mbrojtje e islamit”.
Kështu e përfundon ky profesor:
” Po e nënvizoj se islami nuk njeh kombësi. Nëse vazhdon kjo shkallë e islamizmit, të gjithë shqiptarët do të shndrrohen në arabë, sikur të gjithë ata që janë shkuar ne Turqi që u bënë turq”.
Pikë- nuk dua një xhami nga ky i poshtër Erdogan që kërkon të ma ndërrojë historinë e popullit tim.
Ne vitin 2008, ky pis gjate një vizite zyrtare në Tiranë , kërkoj korigjimin e teksteve të historisë shqiptare.
Disa ditë më parë të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadori serb në Tiranë.
Për të mi ngrit nervat edhe më tepër ngritet një pis akademik nga Kërçova me emrin Feti Mehdiu dhe e perkrah Erdoganin, ku ky e konsideron të padrejtë krahasimin e Perandorisë Osmane me pushtimin serb, ja çka thotë ky i marrë:
” Se sulltanati Osman ka qenë i eger dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”.
Ish kryeministri turk Ahmet Davodoglu në librin e tij shkruan:
” Kriza ballkanike, ajo kosovare dhe boshnjake, pothuaj se u shndrrua në operacion likuidimi të identitetit islam dhe osman”. Në një intervistë tjetër thotë: ” Turqia duhet ti rizbulojë rrënjët e veta, koha otomane në ballkan ishte një sukses i madh. Ajo duhet te kthehet përsëri”.
Erdogan: Kosova dhe Shqiperia Muslimane Janë Turqi!
Erdogan: “Ne jemi NJË komb me një flamur islam! Ne jemi dege të një peme, kemi të njëjtat rrënjë. Jemi VËLLEZËR TË NJË BESIMI. Nuk ka ndarje TURK, SHQIPTAR, ARAB, KURD, PAKISTANEZ, PALESTINEZ, AFRIKAN…. Nuk ka dallim. Ne kemi të njëjtin besim. KUFIJTË e zemrës sonë (myslymane) shtrihen nga deti Adriatik deri në Murin e Madh kinez.” – Erdogan, Perurimi i Xhamisë së Madhe, Tiranë.
Erdogan: “Pushtim do të thotë Meka. PUSHTIM do të thotë Sulltan Saladin, DO TË THOTË QË TE VALËVITET FLAMURI I ISLAMIT NE JERUZALEM, Pushtim do të thotë RUAJTJA E TRASHËGIMISË SË SULLTAN Fatih Mehmetit (“Mehmet PUSHTUESI”. Pushtim do të thotë rimëkëmbja e Turqisë (Rimëkëmbja e Neo-Otomanizmit, nenvizimi ynë). Ju jeni gjenerata që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi I 562-vjetorit të Pushtimit te Konstantinopojes (Stambollit)” Marrë nga gazeta gjermane “Die Welt”.
Erdogan: “Nuk ka rëndësi se kush jeni SHQIPTAR, TURK, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NË ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)
Davutoglu: “Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVË dhe SHQIPËRI, TË KETË NJË RILINDJE TË KULTURES SONË ISLAME OSMANE… SHQIPTARËT MUSLIMANË, JANË MBETJE OSMANE…” Ministri i Jashtem, Ish Kryeminister dhe neo-otomanist turk, Kryetar i Partise Islamike të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Pra po e përfundoj me thënien e famshme të dramaturgut të madh Teki Dervishi se këto xhami të turkut në tokat shqiptare janë vetëm sa për të prodhuar turq të rinjë.
Deputeti Mërgim Lushtaku me Shefqet Krasniqin
Deputeti i AAK-ës Bekë Berisha, Shefqet Krasniqi
Eman Rrahmani i LVV me Shefqet Krasniqin
_________

“UÇK-ja” nën peshoren e sheriatit dhe gjykimi mbi ata që kanë qënë në radhët e saj

0

Panislamistët e rënë “shehid” për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” e Levanit, Lavdërim Muhaxheri e Ridvan Aqifi. Kësi “ushtarësh” do shqipfolësi i fshehur pas nofkës Abdullah Abu Sumejja .

Abdullah Abu Sumejja

  • Shkrimi është botuar në nje faqe islame në gjuhën shqipe, e titulluar “Ansaaru-Sunnah”.
  • Emri i vërtetë i autorit të këtij shkrimi nuk dihet, prandaj ai paraqitet me nofkë, që është edhe një fakt se organet e sigurisë , jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë, janë të obliguar që ta zbardhin identitetin e personave të tillë, që pa asnjë dyshim paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

UÇK-JA NËN PESHOREN E SHERIATIT DHE GJYKIMI MBI ATA QË KANË QËNË NË RADHËT E SAJ *

* بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Shpesh herë kamë parë dhe dëgjuar se disa ”hoxhallarë” lavdërohen dhe krenohen për pjesëmarrjen e tyre në UÇK. Dhe i lavdërojnë ushtarët dhe disa ”heronj të kombit” (siç pretendojnë), duke bërë dua (lutje) për ta dhe duke i përmendur veprat e tyre të guximshme. Është e njohur për ne, se këta ”hoxhallarë” kanë gabime të tjera shumë të rënda në çështje që lidhen ngusht me Teuhidin, të cilat janë tregues i qartë se këta nuk janë musliman. Në këtë shkrim do të përpiqemi ta sqarojmë realitetin e hidhur lidhur me pjesëmarrjen e tyre në UCK.

Realiteti i ”UÇK-s”

1.) UÇK-ja është themeluar në bazat e kufrit

2.) UÇK-ja është formuar për krijimin e shtetit laik dhe demokratik në të cilin feja nuk ka vend dhe është diçka sekondare dhe private.

3.) UÇK-ja është deklaruar si një ushtri nacionaliste, e cila lufton për interesat e kombit dhe atdheut.

4.) UÇK-ja, liderët dhe themeluesit e saj janë deklaruar si demokrat dhe përkrahësit e demokracisë

5.) UÇK-ja e ka konsideruar Francen, Anglinë, SHBA-n dhe shtetet e tjera të kufrit si ”aleat”, mik të ngushtë dhe ndihmës. I ka lavdëruar dhe i ka marë ata si shembull të tyrin. Allahu i Madhëruar ka thënë: يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاءَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ ”O ju që keni besuar! Mos i zini jehudët dhe të krishterët për Eulija (shokë, miq e mbrojtës). Ata janë shokë, miq e mbrojtës vetëm për njëri-tjetrin. Dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata Eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është një prej tyre. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë popull që është Dhalimun (keqbërës, mohues)” (El Madieh-sofra e shtruar:51)

6.) UÇK-ja ka luftuar kundër okupatorit për lirimin e territorit dhe për krijimin e shtetit laik, e jo për implementimin e sheriatit

7.) UÇK-ja, komandantët e saj i ka patur anti-islam, kanë fyer fenë, parimet fetare, kanë urrejtur çdo element që ka të bëjë me islamin. Kanë bërë shumë kufrijate dhe mëkate haptas pa pikën turpit.

8.) Komandantët dhe themeluesit e kësaj ushtrie nuk kanë ditur ta shqiptojnë shahadetin, e aq më pak ta kuptojnë atë

9.) Komandantët dhe ushtarët e kësaj ushtrie tani janë bërë deputetë dhe vendosin ligje krahas Allahut në parlamentin e Kosovës, duke formuar ligje dhe norma sipas epshit të tyre. Ndërsa ata që nuk kanë patur ‘dituri’ për të hyrë në politikë, janë bërë policë dhe ushtarë të TMK-s. Pra, vazhdojnë duke e mbrojtur ligjin dhe shtetin laik me trup dhe shpirt.

10.) UÇK-ja, komandantët dhe themeluesit e saj kanë patur dashuri për çdo shqiptar – pa marr parasysh fenë apo besimin, ndërsa kjo është në kundërshtim me el-Uela dhe el-Bera (dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut) dhe paraqet shirkun e madh sepse dashuria dhe urrejtja është bazuar te UÇK-ja në emër të rracës dhe kombit.

11.) Në besatimin që është bërë (për hyrjen në ushtri) ka shumë fjalë të kufrit dhe shirkut. Një prej besatimeve (betimeve) që i kanë bërë pjesëtarët e kësaj ushtrie të shejtanit është: “Unë (e cekë emrin), ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.

Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem.”

Linku nga betimi i kësaj ushtrie të kufrit:

https://www.youtube.com/watch?v=hfROJWN8iaI 12.)

Në radhët e UÇK-së është konsumuar alkooli, duhani, është dëgjuar muzika dhe ka qënë e përhapur përzirja mes grave dhe burrave. Këto gjëra kanë qënë normale dhe të lejuara në këtë ushtri.

Pra, nuk është respektuar fare ligji i Allahut të Madhëruar, por nëse dikush ka thënë: ”Mos e bëni këtë dhe këtë vepër se është haram..”, kanë qeshur më atë person dhe e kanë nënçmuar. Ka edhe shumë gjëra të tjera, por këtu i kam cekur pikat që më kujtohen për momentin dhe gjërat që më kanë treguar ish-ushtarët e kësaj organizate dhe ushtrie të humbur. Nuk ka dallim mes UÇK-së apo ushtrisë së Firaonit, apo ushtrisë së Ebu Xhehlit apo ushtrisë së Bashar Al-Assadit.

Besatimi në këto ushtri është thuajse i njëjti.

¤ Gjykimi mbi ushtarët, komandantët dhe ndihmuesit e kësaj ushtrie

¤ Kushdo që ka dashuri ndaj kësaj ushtrie ose e lavdëron ose krenohet dhe mburret se ka qënë pjesëtar i kësaj ushtrie të shejtanit e cila ka synuar implementimin e demokracisë dhe formimin e shtetit laik, i tilli është kafir mushrik dhe nuk ka dallim mes tij apo ushtarëve të Musejleme el-Kedhebit apo ushtarëve të Firaon

Nevzat Bejta u drejtohet “turqve”: në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Gostivar!

0

Në fjalimin e tij, kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta potencoi që si kryetar, si ministër dhe si deputet gjirhmonë kam qenë në shërbim të qytetarëve pa përjashtim.

“Ne si qytet ndër më të mëdhenjtë në vend, kemi një mozik të bukur me shqiptarë, turq, maqedonas, romë. Kur isha kryetar nuk kishte dallime nga unë, punoja për të gjithë njëlloj. E dini se para meje as një kryetar për ju nuk bëri asgjë. Nga viti 2005 kur erdhe në mandatin e parë, kemi punuar shumë. Në Zdunjë e bëmë shkollën, poashtu në Banjicë. Për herë të parë nga ne në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Komunën e Gostivarit. Poashtu, në bashkëpunim me qeverinë ne ndërruam edhe emrin e shkollës “Petre Jovanovski”, në “Mustafa Kemal Atatur”, shkollë fillore ku mësojnë fëmijët e komunitetit turk. E bëmë edhe sallën sportive në këtë shkollë dhe kemi vendosur para komunës edhe flamurin turk”, tha Bejta.

Tash shtoi ai, kemi një program të ri, i cili do ta ngjallë ekonominë e qytetit.

“Në këtë program i kemi paraparë të gjitha problemet që i ka qyteti jonë. E para është problemi i deponisë Rusino që do ta zgjidhim si problem së bashku me ndihmën e qeverisë dhe miqët ndërkombëtar. Në njëqindditëshin e parë do ti laegojmë edhe qentë endacak, komunikacionin i cili është i mbingarkuar, poashtu do ta shkarkojmë me urë të re sikurse e bëmë urën e tretë mandatin e kaluar. Do ti largojmë edhe të gjitha mini deponitë e vogla brenda njëqindditlshit të parë. Unë dallohem nga kundërkandidati, ai bënë karierë politikë, kurse unë vijë për të punuar. Do ti rinovojmë dy stadiumet, atë kryesorin dhe ndihmësin. Do ti rregullojmë parqet dhe shtegun për ecje rrerh lumit Vardar, do ta rregullojmë edhe qwndrën e Gostivarit. Për këto projekte kërkojë mbështetjen tuaj, mbështetjen e të gjithve, turqve, maqedonasve, shqiptarëve. Votoni për të mirën tuaj dhe fëmijëve tuja me 31 tetor, rrethoni numrin 3”, deklaroi Bejta.

Takimi u ndoq nga qindra pjesëtarë të komunitetit turk në Gostivar dhe kaloi në një atmisferë tejet pozitive.

Tetova Sot, më 23:16 27 Tetor, 2021

Kërkohet intervenim urgjent i shtetit në Bashkësinë Islame!

0
Pamje nga varrimi i shqiptarëve të rrethinave të Shkupit , të djegur në autobusin që kthehej nga Turqia përmes Bullgarisë vitin e kaluar… U dogjën pothuaj të gjithë ata që ishin në autobus afër Sofjes. Ky ishte “një rast i mirë” që hoxhallarët proturq e arab ti varrosnin si arab , e jo si shqiptarë që ishin!
Shteti i Kosovës,si çdo shtet tjetër në Europë e botë, nga buxheti shtetëror që sigurohet me djers gjaku nga taksapaguesit dardan, investon në arsim dhe kulturë !
Një pjesë e këtyre mjeteve ndahen për pagat e mësimdhënëve të HISTORISË,GJUHËS DHE LETËRSISË, EDUKATË MUZIKORE,EDUKATË ARTI DHE GJEOGRAFI!
Përmes këtyre lëndëve mësimore sigurohet ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar!
Mjerisht,në Kosovë, ekziston një BUXHET dhjetëra herë më i madh sesa i MINISTRISË SË ARSIMIT,i cili buxhet destinohet për TOPITJEN. E NDJENJAVE KOMBËTARE SHQIPTARE!
Bashkësia Islame e Kosovës në krye me Naim Ternava,është shndërrue në organizatë POLITIKE PARTIAKE NEOOTOMANISTE,e cila në mënyrë sistematike është duke injorue dhe mohue historinë,kulturën,zakonet,
traditat dhe SIMBOLIN E SHENJTË KOMBËTAR FLAMURIN KUQ E E ZI ME SHKABEN E ZEZË DYKRENARE!
Të nderuar besimtar shqiptar të të gjitha religjioneve!
Të parët tanë ILIRO-PELLAZGËT ishin me origjinë hyjnore siç thotë HOMERI,ose të mbirë nga dheu siç thotë HESIODI!
FLAMURI I YNË KOMBËTAR,është më i vjetri në Europë dhe më i BUKURI në botë!
PLISIN E BARDHË apo QELESHEN, shqiptarët e përdorin qe 5.000 vite e mëtepër!
Kur kishin shtetet e tyre ILIRËT,popujt tjerë jetonin nëpër drunj!
Kur Europa dridhej nga invazioni i HORDHIVE TË SULLTANËVE BARBARË OSMANË,USHTRIA SHQIPTARE në krye me Gjergj Kastriotin -Skënderbeun, FESTONTE FITORET PARA KËSHTJELLËS SË KRUJËS!
Kur Perandoria Osmane nuk e njihte,nuk e pranonte popullin shqiptar dhe Bismarku e quante shprehje gjeografike Shqipërinë, Luftëtarët e Lidhjes së Prizrenit me pushkë dhe pend në dorë i treguan Europës se Shqipëria dhe populli shqiptar është Zot i vetvetes!
Kur shtetet e Aleancës Ballkanike:Serbia,Greqia,
Mali i Zi dhe Bullgaria masakronin dhe coptonin tokat shqiptare,Ismail Qem ali,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi e Isa Boletini,përgaditen dhe shpallen Pavarësinë e Shqipërisë!
Derisa,Serbia millosheviçiane masakronte dhe dëbonte qindra mijëra dardanë nga trojet e tyre, ishte jehona e pushkëve të Jasharajve dhe e avionave amerikan që ndalen spastrimin etnik të Dardanisë!
Qytetar të nderuar të DARDANISË!
Duke marrë para sysh Historinë tonë të lavdishme,kulturën,adetet,
zakonet,simbolet tona të shenjtëra disa mijëra vjeçare,atëher vetvetiu lind pyetja nga shpirti dhe zemrat tona: CILA ËSHTË ARSYEJA QË IMAMËT,HOXHALLARËT PREDIKOJNË HISTORI TË FISEVE ARABE TË SHEKULLIT – VII të Mesjetës dhe HISTORI TË PUSHTUESVE TË EGËR BARBARË OTOMA TË ANADOLLIT?!
Cila është arsyeja e mbështjelljes së kufomës së shqiptarit me flamur
arab?!
Shqiptari lind me gjak shqiptar,jeton si shqiptar,
vdes si shqiptar dhe VARROSET SI ARAB!
Çfar ironie,çfar padr
ejtësie,çfar tradhtie ,çfar torture mizore, çfar mëkate ndaj të ndjerit nga familjarët,shoqëria dhe miqësia e tij?!
Çfar tallje me drejtësinë me fuçinë e PERENDISË?!
Pra nga e gjithë kjo maskarad mësojm se LIGJET e Naim Ternava dhe Shefqet Krasniqi janë MË TË FUQISHME SE FUQIA MBINATYRORE E KRIJESËS SË UNIVERSIT E QË NE MË TË DREJT E QUAJM Z O T Ë !
DARDANË të Konstandinit,të Justinianit, të Sylejman Vokshit,të Hasan Prishtinës,të Nënës Terez,të Adem Jasharit,të dr.Ibrahim Rugova, ZGJOHI NGA GJUMI LETARGJIK,SHËROHI NGA OPIUMI NEOOTOMANIST I INJEKTUAR NË VENAT,DAMARËT E GJAKUT TË PASTËR DARDAN!
Mos lejoni që injoranca anadollake të dominoi ndërgjegjen Tuaj komëtare shqiptare!
DARDANËT DO TË JENË NËN PËRKUJDESJEN. DHE MËSHIREN E PERËNDISË, VETËM SI SHQIPTAR DUKE RESPEKTUAR GJUHËN AMTARE,HISTORIN,KULTURËN,TRADITAT, ZAKONET DHE SIMBOLET TONA KOMBËTARE E AS SESI NDRYSHE…!
Nëse nuk ndodh kjo, gjëma e shpirtërave të fëmijëve të masakruar, do të rëndon rëndë,shumë rëndë në NDËRGJEGJEN TUAJ TË VRARË QË KUNDERMON ERË TRADHTIE…!!!

Refleksioni “kundër” narracionit?…

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar, Prishtinë
Botime
* Besnik Mustafaj: “Një roman i pamundur”, botoi “Bard Books”, Prishtinë, 2021.
Proza më e re e Besnik Mustafajt “Një roman i pamundur”, me atë që e quan sprovë, ndonëse formalisht hap “konfliktin” e vazhdueshëm midis narracionit dhe refleksionit si qasje e prosedeut krijues, praktikisht ngre dilemën e misionit që i ngarkohen veprës, që nuk është që në nuk mund të zgjidhen, por që, për autorin, zgjidhja sikur i bën të pazgjidhshme në kuadër të stereotipeve të krijuara nga dogmat ideologjike! Kjo, madje, theksohet, në fund të librit me atë se “vendimi për ta shkruar romanin shtyhet përsëri, si e vetmja zgjidhje për ta shmangur shtratin e Prokrustit”.
Me këtë, sikur pranohet se edhe më tutje, krijuesi i nënshtrohet anatemës së paragjykimeve morale pa marrë parasysh rrethanat, dhe se, i mbet atij që, të luftojë këtë.
Në të vërtetë këtu dhe të kjo çështje fillojnë dilemat e autorit, që përshkojnë fund e krye veprën të shumtën me premisat e një eseu-amallgam, që edhe mund të përkojnë me atë të “ndjekjes së autorit nga personazhet”, pse janë të pakënaqur me të, ose pse dëshirojnë të duken ndryshe (krejt njëjtë), siç i ndodhin Pirandellos. Por, në këtë rast, ndjekja kthehet në një paradigmë, meqë personazhet (Gjyshja, Shog Sokoli dhe Dren Ceka brenda një qarku kohor prej afër një shekulli, që i lidh tragjedia e gjenocidit serb), me sjelljet thuajse të pakuptueshme kur ndodhën të ballafaquar me tragjicitetin makabër (Shog Sokoli kur këndon para burrave që hapnin varrin e përbashkët, ose Dren Caka, fëmijë dhjetë vjeçar, kur thotë se ndoshta motra do të kursehej nga vrasësit, që para syve ia kishin pushkatuar bashkë me nënën dhe dhjetëra të tjerë në shtëpinë e tyre, po qe se do ta din se ajo kishte ditëlindjen e dytë), autorin e mundojnë deri te shkalla e obsesionit pse nuk përkojnë me shabllonet folklorike e as me ato të “heroit” dhe të “armiqve” në anën tjetër, por as me ato që personazhet të kthehen në patllake me të cilat qërohen hesapet historike.
Këto dilema, megjithatë, sikur gjejnë shpjegimin, siç e pranon me sinqeritet autori, tek shpërputhjet midis botëkuptimit “prej shtetasit komunist” dhe “shkrimtarit shqiptar”, që nënkuptonte dogmën socrealiste dhe pasojat e njohura, me ç’rast ajo e “misionarizmit” ishte kryesorja. Këtu kuptohet edhe hezitimi i autorit që t’i qaset sinopsisit të një proze, nga “kohët e hershme”, që mbetet fletë e bardhë!
Në këtë kontekst mbase duhet kuptuar edhe përcaktimin e autorit që, që pas vite e vite mundimesh me një sinopsis letrar, pra pasi që të ketë përfunduar diktatura komuniste, përmes refleksionit të nxjerrë në pah diskursin midis traumës shoqërore dhe politike e cila në rrethanat e diktaturave komuniste, nëpër të cilat ka kaluar autori gjatë formimit është dashtë t’i nënshtrohen logjikës së urdhrit nga veprimi deri te mendimi, kapërcim ky që sipas Çesllav Milloshit paraqet arketipin e krijimit të botëkuptimi ideologjik, si dogmë, që përcakton të gjitha, pra edhe të të menduarit, me çka fillon ajo gjendja e robërisë së vullnetshme fizike dhe shpirtërore.
Këtu dhe te kjo pikë, refletkimet e autorit si kundërnarracion i mbajnë peng personazhet e skicuar emblematikisht të ngujuar brenda për brenda enigmës së veprimit pse ata edhe në situatat më tragjike sillen thuajse pakuptimisht (këndojnë, siç bën Shog Sokoli, ose mendojnë për “mirësinë” e vrasësve, siç pandeh Dren Ceka për motrën dyvjeçare).
Mbajtja e personazheve në nivel të skicimit si dhe reflektimi për rrethanat që paraqesin viktimat e një gjenocidi mbi një shekullor të serbëve ndaj shqiptarëve, nga reflektimi esejistik, shpalos shkakun dhe pasojat tragjike për shqiptarët, por jo edhe dramën e saj shumështresore, që kërkon pikërisht narracionin. Ndaj, është edhe e kuptueshme që dilemat me të cilat ata rrethohen, mbesin në suazat e një reflektimi.
Sidoqoftë, sprova e Besnik Mustafajt, si reflektim, dimensionin tragjik historik, atë të sjelljes gjenocidiale të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë njëqind vjetëve të fundit, si dhe pamundësinë e kthimit të saj në një narracion të njëmendtë letrar, e ndërlidh me mbetjet apo ngarkesat që ka lënë diktatura komuniste dhe shabllonet e saj rreth misionarizmit në kuadër të dogmës socrealiste, që shkel lirinë krijuese dhe integritetin moral të krijimtarisë. Në këtë aspekt, Mustafaj, është ndër shkrimtarët e paktë të gjeneratës së vet, që është kritik dhe autokritik ndaj kohës dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar.
Andaj, “Një roman i pamundur”, paraqet një reflektim esejistik katarsis, të domosdoshëm për shoqërinë tonë në rrethanat e tanzicioneve të turbullta…