Kreu Blog Faqe 1352

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë

0

Në vitin 2014, regjimenti Azov bëri emër duke rikthyer Mariupolin nga forcat pro-ruse. Ata fituan një reputacion si një forcë luftarake efektive. Fotoja është e datës 5 shtator 2014. Foto: Sergei Grits, AP / NTB

 

Ali Mehmeti, Gjenevë, 12.04.2022 

 Lufta në Ukrainë, ose më saktë invazioni rus mbi Ukrainën, është ngjarje që përfundimisht do të shkakton një lëvizje tektonike gjeopolitike mbarë botërore, që patjetër do të prek edhe regjionin tonë, tanimë të emëruar sikur Ballkani Perëndimor (BP) që përfshinë 6 shtete: Shqipërinë, Kosovën, Maline e Zi, Maqedoninë e V, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë. 

Ndikimi i parë dhe i drejtpërdrejtë do të jetë mbi Serbinë e cila gjer me tani ka dashur “paratë evropiane, armatimin rus, tolerancën amerikane dhe investimet kineze”, siç tha Albin Kurti në CNN dhe, mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, në formë të Ballkanit të hapur apo vetëm me heshtje, siç e shtoi Elvis Hoxha në RrugaPress. Gjer me tani të gjitha këto i ka pasur të mundshme.  

A do të mund të vazhdoj me këtë politikë? Sigurisht që jo, sepse të tjerët nuk do e lejojnë. Invazioni rus mbi Ukrainën ka shkaktuar polarizime aq të forta saqë edhe Zvicra dhe shtetet skandinave, tradicionalisht neutrale, po heqin dorë nga ky status. Por, deri sa këto shtete po rirreshtohen nga bindja dhe parimet e drejtësisë dhe respektimit të ligjeve ndërkombëtare, Serbia do rirreshtohet nga interesi sepse, 61% të shkëmbimit tregtar e zhvillon me shtetet e Bashkimit Evropian (BE), kurse me Rusinë rreth 5%. Në investimet e përgjithshme të huaja BE merë pjesë me 70% kurse Rusia me 10%. Eksporti i Serbisë drejtë Rusisë është më i vogël sesa ai në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës (1 miliardë ndaj 1,35 miliardë dollarëve).   

Pra, e vetëdijshme se nuk do mund të mbaj pozicionin dual të gjertanishëm dhe e vetëdijshme se sanksionet e vendosura do e dobësojnë dukshëm Rusinë në dekadat e ardhshme, Serbia do heq dorë nga dashuria me Rusinë dhe do orientohet nga Evropa. Shenjat e para tashmë janë dhënë, me votë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB për Drejtat e Njeriut, edhe pse vetë Vuçiqi e pranoi se, këtë votë e dhanë nën presion dhe shantazh ndaj Serbisë. Vetëm kjo deklaratë e Vuçiqit, e dhënë për tu arsyetuar para opinionit të vet dhe atij rus, mjafton që të konkludohet sesa i sinqertë do jetë ky rirreshtim. Tek e fundit, sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë nuk kanë kurrfarë peshe në krahasim me dobinë që Rusia mund të ketë nga prania e Serbisë, sa më në brendi të qarqeve evropiane, nëse jo edhe të jetë anëtare me të drejtat e plota(!). Madje, kjo mund të jetë edhe një marrëveshje e fshehtë mes tyre, për çka Rusia do e toleron dhe vazhdon ta përkrah Serbinë.        

Me heqje dorë nga Rusia, Serbia dhe serbet do i kthehen shkathtësisë së tyre të vjetër të quajtur mimikri, duke dashur të bëhen më evropian se evropianët, respektivisht “më katolikë se papa”. Këtë shkathtësi serbet e ushtrojnë nga koha e Perandorisë Osmane, kurse edhe e studiojnë nga koha e etnopsikologut të tyre të parë Jovan Cvijiq, nga fundi i shekullit XIX në veprën e tij “Vetitë psikologjike të Sllavëve të Jugut”. E kombinuar edhe me interesin euroatlantik për shkëputje të Serbisë nga Rusia dhe me simpatinë e disa shteteve dhe qarqeve evropiane për Serbinë, do e vendos këtë të fundit në pozicion edhe më të favorshëm. Pavarësisht se ky pozicion i favorizuar në raport me shtete tjera të BP nuk i ka munguar. Me çka e kanë merituar këtë favorizim ndihmësit e Putinit, pyet Haris Silajxhiq – ish ministër, kryeministër dhe kryetar i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës (BH), në një intervistë të javëve të fundit.? Me shkaktimin e tre luftërave, me gjenocid, me qindra mijëra të vrarë, të plagosur, të dhunuar, me kampe përqendrimi, me shkatërrimin e qyteteve të tëra … ? 

Nëse e marrim si të mirëqenë mundësinë që Serbia ti braktisë raportet vëllazërore me Rusinë, çoftë edhe duke e simuluar këtë braktisje, shtrohet pyetje çfarë pasojash do të ketë kjo për regjionin dhe sidomos për Kosovën? Për këtë kthesë, nuk do jetë çudi nëse Serbia, përveç vazhdimit të favorizimeve të gjertanishme të kërkon nga Evropa, dhe të has në mirëkuptim, edhe diçka tjetër. Çka mund të kërkon, përveç territorit të Republikës serbe në BH ose/edhe në veri të Kosovës? Dhe, pa dashur të jam sarkastik, ndoshta këto kërkesa të Serbisë, mund t’i duken Evropës të pakta dhe lehtë të realizueshme, në krahasim me problemet që lidhen me furnizimin me gaz, me fara të lulediellit apo plehra artificial për bujqësi, që vijnë nga Rusia apo Ukraina. 

Të shpresojmë se Evropa ka nxjerr mësime nga rasti i Ukrainës, pasi e paska harruar mësimin nga Lufta e dytë botërore, se diktatorëve të tipit Putin dhe Vuçiq me aspirata ekspansioniste, duhet prerë rrugën sa më herret. Sa më vonë, çmimi do të jetë më i lartë – për të gjithë.  

Sa i përket Putinit dhe Rusisë, tashmë janë vonuar. Mos të vonohen edhe për Vuçiqin dhe Serbinë duke i mbyllur sytë para armatosjes së tyre.  

Me karota të freskëta nuk asgjësohen këto armë, veçse do hynë në përdorim më herret! 

Ministri i Shtetit të Izrealit Esawi Frej vizitë zyrtare në Kosovë

0

PRISHTINË​,11 Prill 2022/ Delegacioni nga shteti i Izraelit, kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional,  Esawi Frej, ka mbërritur sot në vizitë zyrtare shtetërore në Republikën e Kosovës.

Në fillimin e kësaj vizite Ministri Izraelit Frej dhe Ministri Kosovar i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar Monumetin Newborn dhe kanë bërë homazhe tek Memoriali Herionat në Prishtinë, ku kanë vendosur lule.

Nesër do bëhen homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit  në oborrin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vizita  e delegacionit të Izraelit do të pasohet me një numër të madh të aktiviteteve dhe takimeve në ditët në vazhdim, thekson njoftimi i dërguar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

0

Prishtinë, 11 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë takim morën pjesë, Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, z.Naser Aziri, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, z.Shqiprim Musliu, Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, z.Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, z. Arben Ferati. Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin Kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi, veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe me pasivizimin e mbi 6000 adresave të banorëve shqiptarë në këto komuna, u tha në fillim të takimit. Kryeministri Kurti tha se ky është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha. Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike, tha ai.

Mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front, ishte një faktor tjetër i dëmshëm për rezultatet zgjedhore, veçoi kryeministri.

Ai më tej tha se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.  Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës.

Tërnava: Dick Marty akuzat ndaj UÇK-së i ka bërë me urdhër të shërbimeve serbe, për përfitime financiar!

0

Image

Hajrullah Tërnava
Në lidhje me kërcënimet e Dick Marty-t, në një prononcim për “Drinin” eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i përmendi të gjitha deklarimet e Marty-t në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe akuzat e shumta ndaj saj dhe ushtarëve.

Dick Marty ish raportuesi në Këshillin e Evropës, me rolin e tij që e kishte dikur në këtë institucion të rëndësishëm evropian, dikur ndërhyri dhe i akuzonte çlirimtarët tonë se gjatë luftës në “shtëpinë e verdhë” në rrethinë të Kukësit kishin transplantuar organe trupore. Në bazë të këtyre thashethemeve, jo rastësisht u krijua edhe Gjykata Speciale në Hagë, ku prej më shumë se një vit janë duke u zhvilluar seanca të rëndësishme për pastërtinë e luftës së UÇK-se, ku si të akuzuar tani janë ata luftëtar që ishin në ballë të atyre luftërave, e që tani janë të akuzuar si të dyshuar për krime lufte, e që dikur ishin të akuzuar për trafikim të organeve njerëzore. Gjë që rreth dy vite që funksionon ai gjyq, asnjëherë nuk u konstatua se a ka pasur krime të llojit sikur që dikur i akuzonte ky Dick Marty, i cili e di vetë se kush e detyroi të fliste ashtu pa pas asnjë fakt për ato aktakuza aq të rënda ndaj ushtarëve çlirimtarë të Kosovës”, deklaroi eksperti.

Krahas kësaj, Tërnava dyshon se Dick Marty ka mund të përfitojë financiarisht nga të gjitha ato akuza ndaj ushtarëve të Kosovës.

Madje, ai supozon që tani për këtë arsye shërbimi serb po e kërcënon atë me vrasje.

Mund të supozohet si konstatim se krejt këto akuza i ka bërë për përfitime të majme financiare, nga po ai shërbim sekret i Serbisë, e që tani i njëjti shërbim sekret po e kërcënon me vdekje nga elementi radikal i shërbimeve inteligjente serbe. Dick Marty ka deklaruar se plani ishte që vrasja e tij të kryhej nga veteranët serbë profesionist dhe që faji t’iu mbetej shqiptarëve të Kosovës, sikur që jemi të ballafaquar në të kaluarën edhe me shumë raste tjera, sa për ilustrim-rikujtim, rasti “Panda” në Pejë”, vlerësoi Tërnava.

Në vazhdim, eksperti i sigurisë potencoi disa nga vrasjet që serbët i organizonin në Kosovë, në disa prej lagjeve serbe.

Sikur në shumë raste të vrasjeve që i organizonin serbët gjatë periudhave 1990-1999, shërbimi sekret i organizonte sulmet e improvizuara ndaj lagjeve serbe apo varrezave serbe në dëmtimin dhe shkatërrimin e tyre, dhe pastaj ndërmerrte masa reprezalje ndaj popullatës shqiptare, dhe me këtë e arrinin qëllimin e tyre që e kishin të vrasin shqiptarë nëpër rrugë e restorante”, nënvizoi ai.

Krejt në fund, Tërnava thotë se qëllimi i vetëm i Serbisë është shpërngulja e shqiptarëve dhe marrja e Kosovës nën kontroll, gjë të cilën nuk ia arritën ta bënin.

Krejt qëllimi ishte që ta shpërngulin Kosovën nga popullata e banuar me shumicë absolute shqiptare, sikur që në shumë raste ia arritën atij qëllimi, sepse Kosova me suprimimin e autonomisë të viteve 1989, u okupua me forca të tjera speciale policore dhe ushtarake, deri në rezistencën luftarake nga ana e shqiptarëve të viteve 1998-1999 e që gjatë kësaj lufte që u zhvillua edhe faktori ndërkombëtar na ndihmuan në krye me Amerikën, NATO-n dhe shtetet mike që tani Kosova të jetë shtet i pavarur dhe i njohur nga shumë shtete të botës”, përfundoi Hajrullah Tërnava.

Lufta në Qafë të Çakorrit dhe lufta në mbrojtje të Pazarit të Ri

Kapiten Rudi në front

Sinan Kastrati, Suedi

Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe qenies së tyre kombëtare, më 1943, 1944 zvillohet në dy fronte, kundër fqinjëve tanë, në perëndim të Kosovës, në kufi me Malin e Zi, me qendër qytetin me natyrë të bukur të me burime të shumta uji e male, Pejës dhe në Veri, në kufi me Sangjakun, Serbinë, me Mitrovicën e pasur me xehe.

Kjo luftë u zhvillua  dhe u organizua nga ushtarët vuulnetarë shqiptarë nga Kosova e oficerët e shkollura nga Gjakova e Shkodra.

Në popul kjo periudhë njihet edhe si Koha e Shypnisë, ku shqiptarët nga të dy anët e kufirit, muarën frymë lirshëm. U hapën shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe administrata përgjithësisht ishte në gjuhën shqipe. Deshëm e s`deshëm ta pranojmë, meritë për këte ka Italia dhe Gjermania ”fashiste” të cilat na hoqën qafe zgjedhën serbe.

Shqiptarët në ish Mbretëinë Serbe (Kroate e Sllovene) nuk trajtoheshin si njeërëz dhe nuk i gëzonin as të drejtat më elemntare, të drejtën për jetë e të mos flasim për të drejtat për punë, shkollim, për mjekim e informim në gjuhën shqipe. Në Kosovë nuk kishte të mendohej për ABETARE apo gazetë të përditshme. Vinte vetëm ”Politika” beogradase e shprëndahej nëpër ”opshtina”. Edhe aty ku kishte kryetar komunash shqiptarë, ata nuk dinin të lexonin …. (Kjo pas ”çlirimit”, edhe pas vitit 1945)

Prandaj duke pasur parasysh këto kushte të mjerueshme, ”Në krahasim me gjenocidin serb, me shfarosjen totale, fashizmi dhe nacizmi sollën lirinë dhe i shpëtuen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste sepse ndalën gjenocidin serb, shumfish ma të rrezikshëm. Tash, a tingëllon kjo absurde” dhe sidomos shqiptarët e Kosovës që ishin në kufi me Malin e Zi dhe Serbinë.

Ukë Imeri -Kastrati nga Turjaka, luftëtari ushtar i Kapetan Rudit në Qafë të Çakorrit deri në Nokshiq

Mbrojtaja e tokave tona shekullore edhe ashtu të tkurrurua, ishte nevojë dhe domosdoshmëri. Ngo kjo gjendje e padurueshme, populli shqiptar i Kosovës rroki armër dhe u organizua për mbrojtje por tash ishte shumë më mirë sepse kishte edhe kuadro ushtarake vullnetarë që e komandonin dhe e udhëhiqnin luftën.

Mbrojta e tokave shqiptare në Qafë të Çakorrit 1*) e deri në Plavë e Guci është bërë nga vullnetarë shqiptarë, të udhëhequr nga oficerë të shkolluar nga Shqipëria dhe Kosova, oficerë që kishin krye akademitë ushtarake në Itali. Më të njohur që njihen janë: Kapetan Rudi 2*) nga Gjakova dhe Kapetan Palushi 3*) nga Shkodra.

Kazermat e Ushtrisë së Shypnisë kanë qenë në Pejë. Kjo ndërtesë  më vonë, pas ripushtimit të Jugosllavisë socialiste është përdor si shkollë, Gjimnazi i Pejës.

Ushtarët vullnetarë nga Bajraki i Astrazubit, rrethi (serezi i Rahovecit) ishin nga katundi Turjakë: Ukë Imeri-Kastrati, Halil (Lil) Derguti- Kastrati, Asman Cufë (Isuf)- Kastrati, Avdyl Imeri -Kastrati nga Turjaka, Rexhep Hajdari- Paqarizi nga Dragobili, Nezir Sinani- Paqarizi, Zeqë Brahimi- Paqarizi nga Lubizhda, Azemi, djali i Veli Bajramit nga katund Panorc, është vrarë në lufte, etj.

Edhe pse ishin nga ”Bajraki i Astazubit” 4*), nga katundi Astrazub (Astrazup) nuk kishte asnjë vullnetarë. Sëpakut askush nga ish ushtarët që unë kam bisedua nuk e kanë zënë në gojë e as mbajt në mend asnjë ushtar nga Astrazubi 5*)

Imer Seferi, njëri nga luftëtarët vullnetar në mbrojtjen e Pazarit të Ri

Vlen të përmendet Imer Maliqi i Nokshiqit 6*) i Nokshiqit i cili njihej si burr trim, më i njohur e luftëtari më i madh, krahas Ali Pashë Gucisë. ”Ai na ka pritur si miqët më të mirë në konakun e tij, luftëtarërëve nga Kosova. Na ka dhânë bukë. ”Te Imer Maliqi pam burrin e besës, bukës e fjalës. Te Imer Malqi i Nokshiqit, si ushtarë të Shqipnisë i kemi hângër dy silla të Bajramit në kohën kur luftonim kundër sllavo-komunistëve serbë e malazezë, në mbrojtje të tokave etnike, viti 1943 -1944”. Kështu më ka thënë Ukë Imeri -Kastrati (Baba i autorit Sinan Kastrati).

Thyerja e kufirit me Serbinë, në Leposaviq’

Ndryshe nga fronti i Perëndimit, që lufta ishte më e organizuar nga ushtria me eprorë profesionistë ushtarakë, me komandë në gjuhën shqipe e me kazerma ushtarake, në Veri të Kosovës, organizimi ishte krejt në dorën e vullnetarëve. Nuk kishte ushtri të rregullt e as oficerë që muarën pjesë në luftën për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve historike, Pazarin e Ri.

Pazari i Ri (Novi Pazari, qytet në Serbi)

Shumë shqiptarë të organizuar vullnetarisht, nga Bajraki i Astrazubit, Rrethi (Serezi) i Rahaveci kanë shkua në Pazar të Ri 7*) me i ndihumua vëllezërit tanë të Sangjakit, në Pazar të Ri (Novi Pazar) që ishin nën terrorin serbo-qetnik.

Vullnetarët nga Bajraku i Astrazubit, janë tubua në odën e Hajdar Malokut në Plaqicë, katund afër Kijevës dhe Murges dhe prej aty janë janë nisur për në Mitrovicë e Leposaviq.

I pari që e ka thye frontin ka hypur mbi Vigun e lumit Ibër, ka qenë Avdi Hamidi- Kastrati i katundit Turjakë. I dyti, pas Avdi Hamidit, ka shkua Haxhi Fazlia- Berisha i Carravranës dhe i treti, ka hyp në Vig, Sadri Hisen Syla- Krasniqi i Damanekit, katund afër Turjake, më 1944. Kur kanë kalua vigun shqiptarët, serbo-qetnikët kanë ikur.

Vullnetarët shqiptarë nga krahinat e ndryshme të Kosovës, që kishin shkua në luftë në mbrojtje të Sangjakut dhe popullsisë së pambrojtur i drejtohen Avdi Hamidit nga Turjakam e këto fjalë:

-Prini Aga i Zatriqit se ju ka hije he lum Bajraku ! Duke pasur parasysh se edhe në luftërat tjera, udhëhqës ishin burrat nga Zatriqi. Një nga më të njohurit si udhëheqës i Luftës së Nishit, ishte Dan Zatriqi 8*)

Lil (Halil) Derguti – Kastrati nga Turjaka, luftëtar në mbrojtjen e tokave nga serbo-malazezët, sllavo-komiunist 

1*) Qafa e Çakorrit

Çakorri është mal i cili shtrihet në Alpet Shqiptare, në kufi në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një lartësi 2,058 m. Çakorri përbën ujëndarësin në mes lumit Lim dhe Lumëbardhit të Pejës. Përbëhet nga rreshpet argjilore të Paleozoikut dhe dolomitët kristalore të Triasit.

Çakorri është e mbuluar me pyje halore dhe kullota alpine. Është i njohur për bukurinë e tij natyrore. Qafa malore e Çakorrit (1,849 m), lidhë Andrijevicën dhe Pejën me rrugën e ndërtuar në vitin 1926, e cila është lidhja më e shkurtër në mes

Kosovës një pjesë të madhe të bregdetit Adriatik. Për shkak të reshjeve të rënda të dëborës dhe ortekëve të shpeshta trafiku në muajt e dimrit ndërkrehet rregullisht. (Nga Wikipendia, Enciklopedia e lirë)

2*) Hysni (Muharrem) Rudi (1917-1947). Ushtarak, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare dhe poliglot. (Fliste shqip, serbisht, turqisht, italisht dhe nga pak frëngjisht).

Hysniu kreu Gjimnazin në Tiranë, Kolegjin Ushtarak në Romë (1936), Akademinë Ushtarake në Torino (1938) dhe Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhinierisë në Romë (1942).

U arrestua nga organet e Sigurimit Jugosllav, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Shkup në gusht të vitit 1947.

Rexhep Hajdari. Paqarizi nga Dragobili, bashkëluftëtar me Ukë Imerin e Lil Dergutin

Marrë nga:”Një emër i eklipsuar që bën dritë në faqet e historisë sonë”

MUHAMET SHATRI BOTA SOT, 17 KORRIK 2019 NË ORA: 20:46

3*) Kapetan Palushi

Për Kapetan Palushin nuk di shumë. Baba dhe kusherinjët e tjerë që kishin shërbye si ushtarë në Pejë thonin se Kapetan (kështu e quanin ”Kapetan”, jo ”Kapiten”, e folmja e Turjakës me rrethinë), ka qenë shkodran. Ishte shumë i zoti si oficerë. Kishte shkua bashkë me ushtrinë gjermane, me një kolonë kamionësh të ushtrisë gjermane, nga Qafa e Çakorri në drejtim të Beranës (Ivangradit). Baba më thonte se e pash ”Kapetanin”, të veshur me uniformë gjermane, por nuk isha i sigurtë prandaj vrapova dhe e zura automjetin dhe e thirra ”Zotëri Kapetan, ku po shkoni, ku p ona leni neve?

Sadri Hiseni- Krasniqi nga Damaneku i Turjakës, luftëtari në mbrojtjen e Pazarit të Ri

-Ukë, tha Kapetan Palushi ”Pleqt tanë në Shkodër kanë thân ”Mâ mirë âsht me kân qen i t`fortit se plak i t`ligit”. -Pa fitojnnë komunistat, fara e keqe prandaj edhe unë po iku e ju, pishni ndonjë urë e ndoshta i p`shtoni pushkatimit …. ”

4 *) BAJRAK m.

  1. vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Ngriti bajrakun. Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! fj. u.
  2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative, që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë sipas organizimit fisnor dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.
  3. etnogr. Shami e kuqe, me lule e me xhufka, që e mbanin krushqit si flamur kur shkonin të merrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses).
  4. fig. Njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët. E kemi pasur bajrak ndër nuse.
  5. përd. mb. Që e ka trupin të gjatë e të drejtë; i bukur, i hijshëm. Me shtatin bajrak.

* Është me bajrak keq.: është me nam të keq, është i njohur prej të gjithëve. Ndërroi bajrak: tradhtoi, ndërroi flamur.

BAJRAKTAR m.

  1. vjet. Flamurtar (edhe fig.). Bajraktar i mendimit shqiptar.
  2. hist. Kreu i bajrakut, që përfaqësonte interesat e shtresës më të pasur e të privilegjuar dhe që drejtonte bajrakun në bazë të kanuneve patriarkale. Kullat e bajraktarit. Sillej si bajraktar.
  3. keq. Njeri që sillet ashpër e me mendjemadhësi, që i pëlqen vetëm të sundojë e të urdhërojë; ai që drejton punën me metoda të vjetruara, patriarkale e konservatore. Bajraktar i vogël. Ishte bërë bajraktar.
  4. etnogr. Krushku që mbante bajrakun e dasmës, kur shkonin të merrnin nusen; krushku i parë. Bajraktari ecte përpara.

5*) Astrazubi (Astrazupi)

Astrazubi, është katundi më në Jug- Lindje të të katundeve Magjarr, Marali, Dragabil dhe Javiq (Burim), në rrugën Malishevë Rahovec. Tash i takon komunës së Malishevës por njihej më shumë se Malisheva, shkaku i ”Bajrakut” që në shumë lufta ka përfaqësua shumë katunde të rrethit të Llapushës e deri në Bllacë, Arllat, Llapushnik, Kijevë, Sferrkë e Gashit (sipas pleqëve)

Avdi Hamidi- Kastrati, i pari që e theu frontin në Leposaviq

6*) Kajë Galja (Gali, dëshmor i Betejës së Nokshiqit, ishte i shoqi i Kajës, nga martesa e saj e parë në Nokshiq; mënyrë tradicionle e mbiemrave të grave të martu-ara), ose Kajë Shabanja, kur ishte vajzë, e njohur edhe si Kajë Selmanja, ose, ndryshe, e njohur si motra e Zhujit, siç kishte dëshirë ta quante veten dhe siç njihet në këngë popullore, është bijë e shquar e familjes Zymeraj, e martuar në Nokshiq. Kaja dhe Zhuji ishin fëmijët e dy vëllezërve, Shaban e Selman Muça.

Kajë Galja ishte pjesëmarrëse në mbrojtjen e atdheut nga sulmet e Malit të Zi: Beteja e Nokshiqit, më 1879, si dhe betejat në Nokshiq, më 1912-1913 dhe, përsëri, betejat në Nokshiq, më 1918-1919, ku luftoi së bashku me fëmijët e vet: Zymerin, Imerin e Begen. Pra, u shquan për atdhe dhe këndohen në këngë popullore edhe fëmijët e Kajë Galës, nga martesa e dytë, të lindur në Nokshiqin e famshëm: djemtë Zymer Maliqi e Imer Maliqi dhe e bija Bege Maliqja. Të shquar nga pasardhësit e Gjekës, të parit të Koshutanit të sotëm.

(Përdoruesi: Albanian Historian)

7*) Pazari i Ri (ose Tregu i Ri, serbisht Нови Пазар/Novi Pazar) është qytet në Serbinë Jugore, qendra e Sanxhakut, themeluar më vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar,[1]sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Yeni Pazar.

Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.[2]

Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.

8*) Sipas këngë popullore, Dan Zatrqii ishte udhëheqës i luftës së Nishit

Kapiten Rudi, para se të pushkatohej nga regjimi ish jugosllav

Prej Prokuple e deri ne Nish

Prej Propkuple e deri n’Nish,

Asht mbush rruga me dervish.

Dervishet po falen bajraqet s’po nalen.

Dervishet po luten,

Bajraqet s’po nguten.

Maliq Pasha ne ate te zi,

T’kofte pirolla moj Malesi.

Shqipnia mori fushes,

E mbloi timi i pushkes.

Maliq Pasha ne ate te bardhe,

ugurolla bajraktare .

Bajraku i Zeqirit ,

S’po doket prej timit.

Kur i rane takamit t’pare,

Me batilin balle per balle.

Bini djem dushmanit,

Per hater te vatanit.

Kur i rane takamit te dyte ,

me kaurrin fyt per fyte.

bini djem dushmanit,

Per hajret e imanit.

Kur i rane takamit trete ,

Me batilin heshte per heshte.

Bini djem t’i bina ,

Bajraqet t’ia perzina.

Imer Hoxha prej Bellenice,

fort po qitshin Kemenica.

Kemenica t‘gurit,

Bini djemlosha kaurrit.

Kapakli Bajraku ,

s‘po doket prej gjaku.

Nami i Pashe Maliqit,

Preu shpata e Dan Zatriqit.

Kenduar nag Salih, Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenovci i Llapushes.

Kjo kenge i kushtohet betejave te ashpra te cilat i zhvilluan bajraqet e Shqiperise gjate luftes Ruso-turke 1870 -1878. Ne anen Ruse ishin forcat serbe kurse ne perberje te forcave turke ishin shumica shqipare. Ne keto luftime u dallua Bajraku i Ostrozubit. Pjesa me e madhe e treves se Llapushes ishte pjese e ketij Bajraku . Ky Bajrak ne popull nihej si Kapakli Bajraku, pasi ne luftera luftetaret e ketij bajraku luftonin me pushke te tipit Kapakli.

Bajraqet shqiptare luftuan per te mbrojtur trojet etnike te Shqiperise verilindore pra Sanxhakun e Nishit ( sot Serbia jugore).

Kenga perfundon me nje refren kuptimplote qe edhe sot e kesaj dite perdoret per te aluduar ne dike qe fiton fame ne krahe te dikujt tjeter: ,,Nami i Pashe Maliqit, preu shpata e Dan Zatriqit”.

Pra luften e bene shqiptaret por nami i mbeti pashait turk ose Turqise . Ka edhe isa variante te kesaj kenge. Marrë nga një faqe e forumit në Internet.

Feriz e Ali Krazniqi – Prej Prokuple deri ne Nish 1

https://www.youtube.com/watch?v=L5r1VQMGKxY

Artikujt tjerë të  konsulltuar :

  1. ”Lufta e shqiptarëve në Qafë të Qakorrit deri në Plavë e Guci!”

SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 26 DHJETOR 2017 NË ORA: 14:40

https://www.botasot.info/opinione/810565/lufta-e-shqiptareve-ne-qafe-te-qakorrit-deri-ne-plave-e-guci/

 ”BALLISTËT E FAMILJES SË ALI AGËVE NGA TURJAKA!”

HTTPS://WWW.BALLIKOMBETAR.INFO/BALLISTET-E-FAMILJES-SE-ALI-AGEVE-NGA-TURJAKA/

SINAN KASTRATI, SUEDI, MALMÖ, 20 DHJETOR 2016

  1. ”Kush ishin ushtarët e tjerë vullnetarë të kapiten Rudit nga Turjaka, Panorci, Dragobili, rrethi i Llapushës” ? Revista Drini, 16 qershor 2020

HISTORIA

4) ”Tre trimave të dy gjeneratave, Ballistë!”

NGA: SINAN KASTRATI, Bota Sot, 20 DHJETOR 2016 NË ORA: 13:17

https://www.botasot.info/historia-lajme/626184/tre-trimave-te-dy-gjeneratave-balliste/

5) ”Kur dhe ku është shtypur Abetarja Gegënishte”, Drini.us, 7 Maj 2021

https://drini.us/kur-dhe-ku-eshte-shtypur-abetarja-gegenishte/

Ku autori (jam unë autor) flet për disa nga prijësit e fisit Kastrat nga Zatrqiqi:

Dan Zatriqi, KASTRATI, ishte udhëheqës i LUFTËS së Nishit, më 1977/1978, bashkë me Rahovecin Podrimqak, Imer Hoxhën e Bellenicës.

Halili e Musa, vëllezër, ishin KASTRAT, kaçakët e parë shqiptarë I pret në besë, dhëndërri, Bejta Syla e Veziri i Shkodrës, në Shkodër.

Hajdar Aga i Zatriqit, ishte kryeroja e Vezirit të Shkodrës, Kastrat, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës së Drenicës, 1943-1944 ishte Kastrat, Hasan Zatriqi nga Turjaka, komiti i fundit, ishte me fis Kastrat. Balistët: Imer, Seferi, Met Gjemajlia, Asman Cufa, Avdi Hamidi, Sahit Mstafa, ishin Kastrat, nga Turjaka.

Avdi Hamidi, ishte i pari qï hyri në VIG, te Leposaviqi i sotshëm dhe i theu qetnikët serb që bënin masakra te vëllezërit tanë në Pazar të Ri e Sangjak. Bashkë me te, i dyti ishte Haxhi Fazlia i Crravranës dhe Sadri Hiseni i Damanekit.

Lil (Halil) Derguti, Avdyl Imeri e Ukë Imeri (baba im), luftuan në Qafë të Qakorrit, në Berane, Plavë e Guci në mbrojje të tokave shqiptare, më 1943, 1944 dhe të katundeve tjera men ë krye Kapetan Rudin e Gjakovës dhe Kapetan Palushin e Shkodrës.

Hajdar Aga i Zatriqit, ishte kryeroja e Vezirit të Shkodrës, Kastrat, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës së Drenicës, 1943-1944 ishte Kastrat, Hasan Zatriqi nga Turjaka, komiti i fundit, ishte me fis Kastrat. Balistët: Imer, Seferi, Met Gjemajlia, Asman Cufa, Avdi Hamidi, Sahit Mstafa, ishin Kastrat, nga Turjaka.

Avdi Hamidi, ishte i pari qï hyri në VIG, te Leposaviqi i sotshëm dhe i theu qetnikët serb që bënin masakra te vëllezërit tanë në Pazar të Ri e Sangjak. Bashkë me te, i dyti ishte Haxhi Fazlia i Crravranës dhe Sadri Hiseni i Damanekit.

Lil (Halil) Derguti, Avdyl Imeri e Ukë Imeri (baba im), luftuan në Qafë të Qakorrit, në Berane, Plavë e Guci në mbrojje të tokave shqiptare, më 1943, 1944 dhe të katundeve tjera men ë krye Kapetan Rudin e Gjakovës dhe Kapetan Palushin e Shkodrës.

Edhe Gjergj Kastrioti ishte Kastrat, por jo nga Turjaka.

Pra, siq shihet, Turjaka ka me çka krenohet, me vasha të bukura e djem të hishëm, me ushqime të shishme që vetëm plakat turjakase din të gatuajnë që edhe gishtat i lëpinim.

6) ”Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste

Drini.us, 8 Shkurt 2022, Agim Morina, Londër

Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste

7) ”Kapetan Rudi që luftoi në Qafë të Çakorrit!”, fokusi, 22.03.2018

Kapetan Rudi që luftoi në Qafë të Çakorrit!

Malmö, 7, 11  prill 2022

sinan.kastrati@hotmail.com

Rusia paralelisht me agresionin në Ukrainë, është duke trajtu çështjen e islamistëve të saj 

2

Batalioni i Çeçenisë në Ukrainë

 Gjergj – Skender Jashari

Bëhen gati dy muaj që bota tronditet me agresionin rus në Ukrainë, derisa bota arabe duket që verbërisht mbështet Putinin. Për fat të mirë të Rusisë, shumica e ushtarëve rus që janë përdorë në agresionin në Ukrainë, janë musliman të Rusisë. Por askush nga bota arabe a edhe islamike nuk e ngritë zërin, ndoshta edhe nuk e kuptojnë, që Rusia është duke i përdorë qëllimisht muslimanët, sidomos muslimanët etnik të Rusisë, për t’i spastru etnikisht, për të zvogëlu gjasat që etnitë e tilla të ngriten kundër Rusisë etj. Rusia ka problem serioz me etnitë minoritare që janë 193 grupe etnike, e mbi gjitha ka pasur problem tejet serioz me muslimanët, derisa gjasat edhe më të mëdha dhe kërcënimet potenciale në të ardhmen i kanosen nga muslimanët. Prandaj Rusia, me rastin e agresionit në Ukrainë, është duke i përdorë muslimanët etnik të Rusisë, për t’a zvogëlu potencialin luftarak dhe kërcënimet potenciale që mund t’i ndodhin në të ardhmen asaj. 

Identiteti rus, është farkëtuar gjatë shekujve me konfrontime, bashkëjetesë dhe bashkëpunim me muslimanët.1 Rusia është e përbërë kryesisht me krishterizmin ortodoks, ku sipas cenzusit të 2010-ës, 47.4% janë ortodoks, prej tyre 41.1% besojnë në krishterizmin ortodoks rus, dhe 4.1% nuk janë të përcaktuar për cilin krishterizëm, derisa 1.5% besojnë në krishterizmin ortodoks, kurse katolik më pak se 0.1%, protestant rreth 0.2%.2 Rusia ka popullatën më të madhe muslimane në Europë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, e që janë rreth 14 milion me plotë 10% të popullatës,3 apo në disa burime jepet deri në 20 milion të etnive të ndryshme.4 Kurse sipas kryemyftiut të Rusisë Ravil Gaynetdin, thotë se ka 25 milion musliman në Rusi.5 Edhe pse shtet laik i normuar edhe në kushtetutën e saj, Rusia njeh 4 tradita fetare të vendit, mes tyre krishterizmin( ortodoks), judaizmin, budizmin dhe islamizmin.6 Mirëpo fal “mbështetjes” së Kremlinit për Islamin, supozohet që në vitin 2050, në Rusi, muslimanët të përbëjnë nga 1/3 e popullësisë deri në 1/2.7   

Islamizmi në disa pjesë të Rusisë, ishte shfaqur përpara krishterizmit,8 e që në vitin 2000, muslimanët e Rusisë festonin 14 shekuj të ardhjes së Islamit në vendin e tyre,9 e që për dallim nga muslimanët e Europës që janë kryesisht emigrant, muslimanët e Rusisë janë popullatë etnike autoktone.10 Muslimanët e Rusisë, i përkasin më shumë se 40 grupeve etnike, si Tataërëve të Vollgës, Tatarëve të Siberisë, Çeçenëve, Ingushëve, Bashkorëve, Dagestanëve, Balkarëve, Avarëve, Karaçajve, Lezginëve, Kabardinëve dhe shumë të tjera etni. Muslimanët e Rusisë praktikojnë kryesisht islamin suni, kurse Çeçenët dhe Ingushët, praktikojnë medhhebin Shafi, derisa shi-itët janë minoritet.11 Edhe pse popullata muslimane në Rusi është e shpërndarë në tërë territorin e kësaj federate, por se muslimanët etnik, janë dominues në 7 nga 21 republikat, si në Bashkortostan, Tataristan, Çeçeni, Ingusheti, Dagestani, Kabardino-Balkari, dhe Karaçai-Çerkezi,12 derisa në qytetet si në Moskë, komuniteti islam është rreth 2 milion ose 20% e totalit, në Shën Petersburg është rreth 700.000 prej 4.78 milion banorë.13 Derisa hapësira të koncentruara me musliman ka edhe në Lindjen e Largët përfshirë Omsk, Tjumen, Tobosk, Novosibirsk, Vladivostok, Khabarovsk dhe Urengoi.14 

Islami është një forcë e rëndësishme në Rusi dhe Kisha Ortodokse Ruse ka raporte të shkëlqyera me Islamin, që datojnë që prej 700 vite më parë, e që edhe sot të dy këto fe, ballafaqohen me fenomenet e fundit, edhe pse ortodoksët kanë frikën e ringjalljes së ekstremizmit islamik anti-krishter, siç ishte shfaqur në luftën sovjetike në Afganistan dhe pastaj edhe në konfliktet tjera regjionale që shpien në rënijen e Bashkimit Sovjetik.15 Edhe për dy dekadat e pastajme, shihet rritje e nacionalizmit në disa hapësira me shumicë islamike, gjithashtu rritja e nacionalizmit edhe tek rusët, por për të cilat ende politikëbërësit rus nuk merren seriozisht.16 E në këtë rast duket sheshazi që Putini në mënyrën më brutale është duke trajtuar këtë problem, duke i përdorë muslimanët e sidomos muslimanët etnik për agresion në Ukrain. 

Historikisht Rusia ka përdorur islamizmin për qëllime të saj qoftë kundër minoriteteve të tjera, kundër fqinjëve( si rasti kundër Ukrainës), për mbajtje të pushtetit( përdorimi i Kadirovcëve për mbajtjen nën pushtim të Çeçenisë) etj. Fryma hegjemoniste, shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin dhe autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, daton që nga viti 1715, kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve tona muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”.17 Pastaj për të vazhduar me Katarinën e Madhe e cila e sponsorizoi islamizmin dhe klerikët islamik,18 e që islamikët i ishin lojalist ndaj saj sesa ndaj osmanëve.19 Gjatë sundimit të Katarinës së Madhe 1762-1796, e centralizoi administratën islamike, duke e sjellur nën udhëheqjen e shtetit, e që me pak ndryshime edhe gjatë Bashkimit Sovjetik deri në ditën e sotme ekziston.20 Madje qeveria e Katerinës, miratoi ligje islamike për çështjet e martesës, familjes, moralit publik, e që shpeshherë anëtarët e komunitetit të mullave dhe xhamive ktheheshin në polic carist që denonconin fqinjët e tyre për kryerje të tradhëtisë bashkëshortore, apo mos ndjekje të namazit, duke u bë islami shtyllë të rendit perandorak konservativ.21 

Pas rënijes së Bashkimit Sovjetik, filloi një rilindje a riislamizim edhe në Rusi,  shkuan për studime teologjike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e që këta klerikë radikal zakonisht ishin nga vendet islamike etnike të Rusisë, si nga Kabardino-Balkaria, Dagestani, etj.22 Në këtë rast mund të shihet me lehtësi, që dërgimi për studime në “universitetet teologjike islamike” me ideologji radikale-vehabiste, nga vendet etnike muslimane të Rusisë, ishte e qëllimshme nga ndikimi i drejtëpërdrejt a i tërthortë i institucioneve të sigurisë së Rusië, për t’i shfrytëzu për qëllime të saj. 

Kurse pas Erës së Bashkimit Sovjetik, organizatat islamike, nuk kanë qenë gjatë nën kontrollin e shtetit, por ato fituan statusin e organizatave private, derisa kryekëput kontrollohen nga institucionet e sigurisë së Rusisë, e që u ngritën tre organe kryesore që veprojnë në këtë federatë, e që konkurojnë mes vete për influencë në komunitetin islam, derisa hoxhallarët sfidojnë njëri-tjetrin për supremaci duke akuzuar për ekstremizëm dhe herezi dhe duke apeluar shtetin rus dhe policinë që të ndëryjnë kundër njëri-tjetrit,23 pra luftojnë e shkatërrohen mes vete. Derisa predikime konservatore e radikale islamike vijnë edhe në Rusi kryesisht nga migrantët musliman nga Azia qendrore dhe Kaukazi, krahasuar me interpretimet konservative të islamit nga Rusia.24 Vehabistët kërkojnë pastrimin e Islamit, derisa tradicionalistët kërkojnë ruajtjen e traditave të tyre islamike, kjo ka bërë që të ketë një mori vrasjesh mes tyre dhe dhunë.25 

Nga një anketë e vitit 2010, 73% e mohonin ekstremizmin fetar dhe politik, derisa në Dagestan 97% kurse në Çeçeni 86%, kurse në Kabardino-Balkari 39%,26 duke treguar sheshazi që ekstremizmi dhe terrorizmi islamik i shkonte për interes Rusisë. E që kishin ndodhur 4 komplote të mëdha që shënjestronin imamët e lartë sufi në Dagestan, nga salafistët që në tetor 2011 deri në fund të nëntorit 2014, 3 prej imamëve ishin vrarë, e që ishin të motivuar kryesisht nga feja, por edhe për motive shtesë politike.27 Pra terroristët islamik shënjestronin islamistët më liberal( tradicionalist). Prandaj Rusia fshehtas nxitë radikalizmin dhe terrorizmin islamik, kundër muslimanëve tradicionalist etnik të Rusisë, e që pasi të kryhen akte terroriste, del në mbrojtje të viktimave, duke sulmu pastaj brutalisht radikalët dhe terroristët islamik. Kështu u mbyllën e u ndaluan organizata islamike, si: MexhlisulShura  Supreme ushtarake e Forcave të Bashkuara të Muxhahedinëve të Kaukazit,  Kongresi Popullor i Ishkerisë dhe Dagestanit, Baza( e Al Kaidës), Osbat al-Ansar, al-Jihad( al-Masri), Al-Gama’a al-Islamiyya, Vëllazëria Muslimane, Lashkar-e-Taiba, Talebanët, Lëvizja muslimane e Uzbekistanit( ose Partia islamike e Turkmenistanit), Jamiat al-Islah al-Idzhtimai,  Jamiatlhya at-Turath al-Islami, al-Haramain, poashtu edhe ndalime u bënë edhe nga autoritetet regjionale duke ndaluar operimin e organizatave të tilla në territorin e tyre.28 

 Askush më shumë sesa regjimi i Putinit, nuk e ka përdorë islamizmin, duke u prezentu njëherit si mbrojtës i tij, derisa në prapavijë si vrasës perfid i tij, njëherit si nxitës i fshehtë dhe përdorues i fshehtë i radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik derisa pastaj edhe si ndëshkues brutal i tyre. Putini e integroi islamin si pjesë të kodit kultural të Rusissë,29 duke i inkurajuar emigrantët islamik nga ish blloku sovjetik dhe dënoi gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve siç ishte edhe rasti me karikaturimin e Muhamedit,30 duke përfitu simpatinë e ekstremistëve dhe terroristëve potencial islamik të mbarë botës. Prandaj edhe sot e shohim që mrekullisht e përzemërsisht muslimanët e Rusisë i shërbejnë agresionit të Putinit. Edhe pse popullata ruse është 53% e tyre kundër emigracionit, e që shkaku i nevojës së fuqisë punëtore, shkaku i natalitetit të ultë të rusëve, bëhet e nevojshme që të pranohen emigracioni nga vendet islamike të Azisë Qendrore, Azerbejxhani dhe Kaukazi verior,  që për një vit ishin 3.5 milion njerëz,31 

Sundimtarët rus, gjithmonë kanë pasur lojalitetin e komuniteteve muslimane nën autoritetin e tyre, jo vetëm në pjesën jugore të Rusisë, por edhe në Rusinë Europiane, e që marrëveshja e udhëheqësve shpirtëror kanë mbështetur raportet dhe i kanë respektuar ato, e që as sot nuk dallojnë e që kanë forcuar edhe më shumë raportet e tyre, po ashtu edhe me Kishën Ortodokse Ruse.32 

Prandaj Putini, në rastin e agresionit në Ukrainë, duket që trajton njëkohësisht edhe çështjen e muslimanëve e kryesisht të muslimanëve etnik të Rusisë, në mënyrën më brutale, duke i përdorur si mish për top kundër Ukrainës, derisa në prapavijë synon spastrimin etnik të tyre, zvogëlimin e rrezikut potencial dhe kërcënimit potencial të tyre ndaj Rusisë 

 Më:11.04.2022 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Shërbimet serbe deshën ta vrasin zviceranin Dick Martyn. Reagon Agjencia e Inteligjencës së Serbisë (BIA) i dergon leter Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS)

0
Bernë/Beugrad, 11 prill -Pas informacioneve nga Zvicra se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërcënuar me vdekje nga shërbimet e inteligjente serbe, per te fajesuar shqiptaret per “terrorizem” ky lajm ka beri jehone te madhe duke shkaktuar reagime te shumta nga ne Kosovë, Serbi dhe Shqiperi dy ditet e fundit. Shërbimet serbe deshën ta vrasin zviceranin Dick Martyn, reagon Agjencia e Inteligjencës së Serbisë (BIA) përmes nje letreje derguar Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS) shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Reagime nga Serbia dhe Kosova. Dështimi i atentatit ndaj zviceranit Dick Marty, u dëshmua se kush janë terroristët!

Rreth ketij kercnimi per vdekje ndaj ish-senatorit zviceran Marty deri tash ska pasur reagime nga zyrtare nga Beogradi, Prishtina dhe Tirana. Pas 48 oreve te paret sot kane reaguar autoritet serbe, rrespektivisht Sherbimi sekret serb (BIA) te cilet permes nje letre derguar Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS) ka mohuar përfshirjen e BIA-s në planifikimin e vrasjes së Dick Martyt, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në letër, siç raportoojne mediat serbe “BIA mohon ashpër akuzat e qëllimshme për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së kujtdo”.

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin. BIA do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letrën e BIA-s,  transmton Le Canton27.ch

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Nëse Dick Marty është kërcënuar nga serbët, është koha të tregojë si e krijoi narrativën që e çoi Thaçin në burg

Edhe pse nuk ka reagime zyrtare nga Prishtina, ish-presidenti i Kosoves, zvicerani Behgjet Pacolli, megjithate ka reaguar. Pacolli për gazeten zvicerane Le Canton27.ch eshte shprehur se “Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve, për çka Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së..”, eshte shprehur Pacolli.

Lidhur me atentatin mbi Dicka Marty nga sherbimet sekrete serbe ka folurArtan Bajrami këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar për gazten zvicerane Le Canton27.ch se “Serbia tenton ta vrasë ish-senatorin zviceran, Dick Marty, për ta fajësuar shtetin e Kosovës. E çka bën shteti i Kosovës pas publikimit të këtij skandali me përmasa ndërkombëtare?! Asgjë! Asnjë reagim nga Qeveria, asnjë reagim nga opozita, asnjë reagim nga shoqëria civile! Asnjë shqetësim nga askush, përveç gazetarëve.. Paramendo, çfarë do të bënte Serbia?! Këshilli i Sigurimit do të thërriste mbledhje urgjente deri më tani! Vuçiqi kish vajtu çdo tre minuta nëpër media të Serbisë dhe ato ndërkombëtare!..Dick Marty për së gjalli ka arritur që të jetësojë agjendën serbe dhe ruse për demonizimin e krerëve shtetëror dhe djallëzimin e shtetit të Kosov….”

Edhe pse ende nuk ka reagime zyrtare nga Beogradi dhe Tirana, megjithate kercnimet per vdekje ndaj Dick Martyt nuk kane kaluar ne heshtje nder shqiptaret sidomos nga analiste dhe mediat ne Kosove, Zvicer dhe Serbi. E kontaktuar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch lidhur me kercnimet e sherbiumit sekret ndaj Dick Marty ish-kyreprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar ne Hagë znj. Carla del Ponte, nuk ka dashur të komentojë

Mediat /Analistet: Deshtimi i atentit ndaj zviceranit Dicak Marty, deshtim i terrorizmit nderkombëtar nga Serbia!

Fillimisht disa analiste shqiptare ne Kosovë dhe Zvicer kane pohuar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se me rastin e Dick Martyt Serbia ka hequr masken dhe u deshmua se kush jane terrositë, serbet apo shqiptarët?

“Deshtimi i atentatit ndaj zviceranit Dick Marty, eshte nje deshtim i terrorizmit nderkombëtarnga Serbia. Nese sherbimet sekret serbe paskan pasur per qellim te vrasin nje zviceran ne nje shtet me te sigurt ne botë, a thua sa shqiptare nga keto sherbime jane likuiduar në Serbi, sidomos ne Lugine e Presheves bizsnsmen, intelektualë dhe politikaj..” kane pyetur analistet.

Lidhur em rastin e Dick Marty ka reaguar politikani zviceran Cédric Wermuth. Deputeti Wermuth ka shkruar në Facebook se tentimin për vrasjen e Martyt nga Serbia dhe më pas t’u lihej faji shqiptarëve, e ka quajtur të papranueshme. Kjo është e papranueshme: shteti serb u përpoq ta vriste Martin dhe fajësojë ish-luftëtarët e UÇK-së”

Sipas Wermuth, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përpiqet në mënyrë agresive të mbjellë urrejtje dhe dhunë në rajon dhe ta ndajë Kosovën nga Evropa. Ai ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia bashkë me Vuçiqin duhet ta pranojnë këtë realitet.

“Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?”; “Dick Marty: U befasova që ishin serbët ata që deshën të më vrasin e jo shqiptarët”; “Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t’i fajësonin shqipatret”..jane keta vetem disa tituj te mediave shqiptare ne Kosovë dhe Shqipëri qe shkruajten per kercnimet serbe ndaj zviceranit Dick Marty.

Edhe mediat serbe edhe pse jo aq shume sikur ato shqiptare, shkruajten per kercnime te sherbimeve sekrete serbe ndaj Dick Martyt. Shkrime te tilla pat sidmos nga mediat e opozites qe nuk jane ne kontroll te presidentit serb Aleksander Vucic… “Media: Elementë radikalë të shërbimeve serbe donin të vrisnin Dik Martin (Mediji: Radikalni elementi srpskih službi hteli da ubiju Dika Martija) ka raportuar tv serb N1, Nova dhe disa media tjera lokale por jo edhe ato nacionale.

Cfare fshihet pas deshtimit te atentatit te serbeve mbi zvicerenin Dick Marty

Sipas Xheva Salihaj, shkrimtare, autore e njohur nder shiptaret “Me rastin e kecnimeve per vdekje te sherbimeve serkete ndaj zvceranit  Dick Marty po del gjthecka ne shesh, ku tani  po Triumfon Vepra e Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh” i cili pergenjeshtroi fuqishem Dick Marti dhe Propaganden Serbe mbi Gjenocidin qe beri gjate luftes ne Kosove dhe u munduan tja m’veshin UÇK- se..! Nje pune e shkelqyer e autorit me fjalë duke ja perplas ne fytyre te vërtetë! E verteta vonon, por nuk mund te fshihet dot pergjithmonë!..”

Për fund gazeta Le Canton27.ch ka shkruar se. pasi doli ne shesh kercnimi serioz nga sherbimet serbe, ai tash e tutje do te jet me i sigurt si deri me tani, sepse pos nga policia zvicerane ai do te mbrohet edhe nga shqiptaret dhe serbet, duke menduar se njeri tjetri do t’i mbet faji.

A është duke e eksperimentuar Rusia në Ukrainë Luftën e Tretë Botërore?

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Luftërat fillojnë dhe mbarojnë, zakonisht për të okupuar territore të reja. Në rastin konkret, Rusia në shiqim të parë dihet se ka jo mjaftë, por ka tepër territore. E ndonjë tiranë i saj, siç është V. Putini edhe pse ishte agjent i sigurimit, nuk  e dinë sa territore i ka, por po provon të okupojë edhe më shumë, sidomos synimet e ka në jug, ku ka humbur shumë treva të begatëshme që i pati okupuar me luftëra të padrejta, sikurse bërët kjo tani në Ukrainë. 

Botën e civilizuar e ka pasë përfshi një lloj eksperimenti labaratorik i covid19, sa që virusi “marionetë” nuk respektoi as viza, as asnjë fuqi ushtrake dhe policore. E vetmja fuqi që luftoi këto dy vite me “luftën misterioze-infektimin me virus19”, ishte mantëlbardhësia dhe farmacia që shënoi rekorde përfitimi. Pra, a do të shënoi Rusia me luftën ndaj Ukarinës, rekorde fitime, apo do të mbetet humbëse morale dhe politike e materiale, sepse po e zhvillon një luftë jo të drejtë, po e zhvillon një luftë neokolomniale, me rrezik që t` i tejkaloi  caqet i izolimit vetëm në këtë pjesë të globit. 

Faktet po tregojnë se në mes Perendimit të pasur dhe të fuqishëm me një anë dhe Rusisë së egër dhe agresore në anën tjetër është kah zhvillohet një luftë speciale e fromatit që në çdo kohë mund të metastazojë në viset tjera, kuptohet në rend të parë nëse soldati rus e sulmon cilindo shtet aty në kufi e që është antare e NATO-s. Edhe më kuptueshëm, nga informatorët Perendimor po vijnë lajme se Ushtria ruse po vret civilë dhe rrënon lokalitete që nuk kanë lidhje me pozicionet strategjike ushtarake”. Kjo tregon se strategjia ruse është me qëllime skpanzioniste kah eksperimenton. Këtij rreziku i shtohet fakti se lufta e quajtur “EMBARGO” ndaj Rusisë me një kujdes të matur, Rusia dëshmoi se sulmin nuk e ka aq të kontrolluar, aq më parë kur Putini po i ndryshon komandantët e luftës, e që tregon se humbje ka, por synimet i ka aq iluzore sa që zyrtarët e lartë të Kremnilint po kërcnohen se: “Rusa do ta kontrollojë hapësirën jetësore nga Vlladivostoli e deri në Lisabonë”. A nuk është kjo fjali hitleriane e ngajshme me atë të S. Millosheviqit kur huliganët e tij klithin: “Nga Tokio deri Adriatik”; Vetem urdhëro Sllobodan do të shkojmë deri në Tiranë”. Dhe bota e civilizuar jo moti (para 30 vitesh), edhe pse kishte embargo akonomike dhe ushtarke, bile me Rrezoluta të KS OKB, Jugosllavia Federative ia patë marrë 2 miliardë dollarë para kesh nga Bota arabe; një miliardë dollarë nga Gjermania; tetëqindë e pesdhejtë milionë nga Franca dhe shtatëqindë e pesdhejtë milionë dollarë nga Italia etj. Ato para patën shkuar në kontot e Jellcinit: Serbia  blente armatim, Rusia blente mallëra për tregun e saj të brendshëm, sepse ishte buzë greminës nga uria. Dhe a do vejnë në gjujë me këso “Embargosh” Putinin, unë mendoi se JO. Janë kohë e rrethana tjera, sepse malli rus, kudo nepër Evropë dhe Glob nuk po bojkotohet sa e si duhet. 

“Dokumenti i mbrapsht” dhe Mollotovi në Krime 1945 

Çdo luftë përfundon me një paqe. Edhe Lufta e Dytë Botërore i mbaroi me pazaret e 

TRESHES të filluara në Teheran në tetor 1944: Villson, Stalin dhe Ceherchill. Më vonë në një proces të Konferencës Krimes (2-12 mars 1945) Cherchilli në një pako të cigarës do të shkruaj se si duhet ndarë sferat e interesit në 

Ballkan.Cerchilli në pakon e cigares që donte ta hudhë, por që Stalini e vlerëson si “të arsyeshme”, e nënshkruan dhe propozon që dokumenti të ruhet dhe është ruajtur. Aty Tri shtete ballkanike propozohen t` i takonë sferës totalitare, dy shtete t` i takojnë sferës së demokracië. Jugosllavia mbetët nën ndikimin 50% ,me 50%. Shqipëria mungon në dokumentin fillestare në tërësi. E kur e pyeti Mollotovi që ishte Ukrainas Cherchilin pse mungon Shqipëria?, Cherchill përgjigjet me ekovoke diplomatike: “Sepse e dini se çka më kanë bërë shqiptarët më 1916 në Luftën e Daradanelës. Më kanë detyruar të japi dorëheqje, sepse e humba luftën. Tash e kam shansën, unë t` ua japi dorëhejen atyre, sepse: “kanë bashkpunuar me fashizmin”. E kush ka bashkpunuar me fashizmin, sipas treshës së madhe dhe vendimit tyre në Teheran (tetor `44), fituesit e luftës kishin siguraur të drejtën për  likvidim të popullsive të tëra. Me këtë “parim” neofashist, Tito i likuidoi 520 000 gjermanë nga Vojvidina, kurse Stalini i likuidoi nja 12 000 000 banorë nga ato vise që i “çliroi”, sidomos treva e Kaliningradit sotshëm u rusizua plotësisht. Po edhe në viset tjera. Në Krime (mars 1945) me insistimin  kambëngulës të Mollotovit, Shqipëria u pranua si “duhet të pranohet si shtet dhe ndarja e saj në sistem të jetë 50% me 50%. Gjërat i ndrroi koha dhe sistemi që shqipëria të mbetet sferë e interesit Lindor!.   

E për shqiptarët në Jugosllavinë titiste, dihet çfar planifikoi Vasa Çubrilloviq më 3 nëntor 1944. Propozoi që të akuzohen për “popull kuislling” dhe si të tillë të likidohen. Dhe më lakuriq: Tito, nuk është e rastësishme pse më 9 prill 1945 i tha Delgeacionit shqiptar në Beograd se: “Ju 90% keni qenë me fashizmin”. Kjo do të thot se Diktaturën ushtarke nuk do t` ua heki kurrë dhe e mbajti fjalën! Deri më 1966 i largoi 415 000 shqiptarë nga Kosova dhe Maqdonia në Turqi me pazare meskine. 

           E vërteta Vlladimir Putini do ta humbë luftën 

Gati të gjithë popujtë e Lindjës janë skllavçr të fantazisë dhe zmundjës imperialiste që i shpje në pozitë inferiore. Në gjysmën e dyë të shekullit XIX, Rusët e quanin Ukranbinën “Rusia e RE”, krejt hapur për ta okupuar dhe nga deti për t` iu afruar Stambollit, që ta “forcojnë pozitën rreligjioze, si një Vatikan i Dytë. Dhe kur të forcohën me të gjitha mjetet duhet sulmuari  Vatikanin e Parë (Romën). E mendonin një perandori ashtu si e pikturon këto ditë Medvedevi (mik i Putinit): Rusia nga Vlladivostoku e deri në Lisabon”. Po, këta (Putin etj) e duan një Rusi më të madhe se ajo që ua pati lërë Stalini. E tërë këtë propogandë e pati dhe po e kopjon Serbia si një satelit i saj, që tani në te po gërmon edhe Kina komuniste, se: “Kosova është Serbi e vjetër” (nga viti 1853 lindi kjo teori konspirative-hb), dhe me asnjë shenjë nuk dëshmon se do ta evitojë nga Preambula e Kushtetutës. Po këtu një krahasim historik në mes Kosovës dhe Ukraninës (Krimes), është sa anakronik aq edhe naiv. Kjo për faktin se në Kosovë popullsia është  autoktone shqiptare, dhe me shumicë apsolute. Ndërsa në viset që i aspiron Rusia në Ukrainë, popullsia është e KOLONIZUAR me dhunë , me gjenocid të tipit hitlerian. 

Prandaj, për mos më e zgjatë, Rusia nuk ka shansë që ta nsië luftën bërtahmore, sepse i kthehet bumerang. Në këtë drejtim, Putini duhet të jetë i kontrolluar sepse qysh tani ka shenja se ai do të përgjigjet penalisht, jo nga ndonjë gjyq nderkombëtar, por nga erupcioni i kundershtimeve brenda Rusisë, sepse po e dërgon vendin në luftë vetëvrasëse. Dhe këtë aksiomë Putini e dinë shumë mirë. E dijnë edhe gjeneralët e tij, që do të përgjigjen penalisht. Por, “loja” e filluar ka filluar të ndihet në çdo cep të Globit dhe indinjata është në rritje antiruse. Por, arbitri që i jep penallti njerës palë, asaj agresore, një herë si duket po KALKULON, që çështja e krimve dhe padrejtësieve ruse, të shkojë sa më largë në rrafshin e krimeve me moton: “po luftojnë slllavët në mes evti”, panterej. 

Ukraina në luftën që është zhvilluar në ish Jugosllavi ishte në anën e agresorit serbian 

Jo vetëm mercanrët ukrainas, por edhe ushtria e rregullt Ukrainase me helikopterë ka bërë luftë sidomos ndaj shqiptarëve në katër raste. Qarqet e NATO-s këtë faktë e dijnë dhe i kanë edhe fotoset nga satelitet dhe disa korrespodentë gjerman të luftës, rastet i kanë të shënuara. Por, gjermanët, sa luftë lokale që zhvillohet  pas Nyrenbergut, i lutën zotit që tragjeditë e reja të jenë edhe në permasa edhe në lartësi më të egra se ato të nazifashistëve. Këtu pushon djalli ndër “tepih”, dhe popujt e vegjel e psojnë. Bota duhet ta dinë se në Kosovë nuk ka parti fashiste e Serbia është me shtatë të tilla. Në Kosovë nuk ka parti komuniste e as socialiste, e Serbia i ka tri parti të tilla agresive. Madje nuk ka as politikanë si individ që kultivojnë politikë raziste. Po, ka mjekrrosha sa të duash, por këta nuk janë në pozicion që të dominojnë në asnjë lëmi të jetës. Mund të destabilizojnë diçka, por kontrolli është shumë vigjilent. E në Ukrainë ka parti te të gjitha niveleve, ashtu si është e mbushur Rusia apo Franca me shumë vende tjera të globit. 

Demonstrata antiruse në Tiranë (8 prill 2022) vijimësi e asj në Prishtinë (mars 2022) 

Demonstratën në Prishtinë dhe Tiranë me moton “Jemi përkrah Ukrainës, dhe strehojmë ukrainas” janë shenja se shqiptarët janë bujar dhe njeriun në vuajtje nuk e injorojnë, sikurse vepruan me Hebrenjët. Por, diplomacisë Ukranisë duhet bërë me die se edhe ambasadori i saj në Beograd është piesë e tyre, por po deklaron se: “Nuk do ta pranojmë Kosovës, sepse Kosova është pjesë e Serbisë”. Askush publikisht nuk i reagoi nga politika e Kievit. E ne i dijmë hallet e Zeleninit, por i kuptojmë më thellë se kushdo tjetër ambicjet e Kremlinit, sepse ato i keme me thika e topa para hundës qe dy shekuj gjencid mbi ne dhe në ne shqiptarët, në trojet tona.  

E unë në vogëlsinë time ia them edhe ambasadorit ukrainas në Beogrda, po edhe kushdo që ka kësi qëndrimi se Kosova e ka shpallë PAVARËSINË më 17 shkurt 2008, dhe të cilën e ka vulosë edhe Gkykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë, më 2010. Këtu jemi, por lufta tash e tutje, nëse sulmohemi, nuk do të zhvillohet vetëm në Kosovë, por duhet llogaritur edhe Sanxhakun e Nishit,i cili deri më 1878, besa me ndihmën e shteteve Evropiane, gjithnjë me moton kryqzatë: “Po e luftojmë osmanlinë dhe po luftojmë kundër islamit në Evropë”. Kështu maskohej gjenocidi më i egër që ka ndodhë në Evropë ndaj një populli, siç janë shqiptarët në tojet e veta. E tërë Vilajeti i Kosovës, pra edhe Sanxhaku i Nishit me kazatë: Nish, Leskofc, Vrajë, Trrn, Prekupe e Kushumli lindej, jetohej dhe vidisej shqip 84%, ishte me tapi tokë shqiptare. 

Po, ne bërëm luftë të drejtë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e Adem JASHARIT, bartëte armë me gomarë, dhe në krah. Kudo i blente me paratë e popullit (sidomos diasporës). Ukraina sot, është shtet, ka fabrika, banka, dhe spitale dhe plus po dërgohen dihma nga mbarë bota. Madje ka lajme se po dërgohen edhe armë moderne, e neve na i ndalonin ose konfiskonin edhe ato që i blenim me parat tona. Jo,JO, po t` i kishim, vetëm llojin e armëve që i ka sot Ukraina, ne nuk do të kishim nevojë për një luftë HUMANITARE që e bëri NATO, e të cilën luftë nuk do ta fitonte kurrë pa këmbësori, mësa a e fitoi Hitleri në Angli, për faktin se e kishte qiellin, por nuk kishte mundësi dot ta okupojë tokën e anglosaksonit. Po ashtu, edhe më rëndë ishte gjendja në Kosovë, sepse Serbia me ndihmën e Rusisë, Kinës dhe Ukrainës, patën siellë 160 000 trupa ushtrarë, policë e mercenarë për me pre e diegë, dhunuar dhe rrënuar, çdo gjë në Kosovë. E vërteta, NATO e gjeti Kosovën në germadha. Por falë Perendimit dhe miqëve të shumtë nga tërë Globi,  Kosova u ngritë nga hiri dhe sot është kandidat për KE, NATO DHE OKB, gjithnjë në saje të diersës sonë të dlirë dhe këshillave e ndihmave të miqëve të shumtë. Respekt.  

  • Ky shkrim i kushtohet Agim Ramadanit, komandantit legjendar të UÇK-së në Koshare.
          

  11 prill 2022 Prishtinë 

Stamboul (1883) / Si u prit emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke ?

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022

 “Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkollat greke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),: https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1883-si-u-prit-emerimi-i-naim-frasherit-si-inspektor-i-shkollave-greke/.

Dick Marty, ky shqiptar i madh…!

0
Shkruan dhe këndon: Agim Morina prej Londre
O SA ZOR ME QENË SHQIPTAR, O HEJ!
Qenkan ba 16 muej që Dick Marty – pa i kallxu kurrkujt – qenka konvertu e qenka ba shqiptar me emnin Dikush Marri. Edhe menjëherë ia paska nisë m’u anku.
Kur i thoshim na që nuk asht kollaj me qenë shqiptar, nuk na besonte hiç. Prap po del që, pësimi asht mësimi ma i mirë. Sa ma ngusht, aq ma shlirë.
Foto: Dikush Marrti dalë si burrat te Kulla e Tutës, ku qenka nguju rrafsh 16 muej, prej ditës kur paska hangër gjizë me speca, në ceremoninë e shenjtë të konvertimit në shqiptar.