Kreu Blog Faqe 1353

Ato çaste , poezi nga Agim Morina

0
Agim Morina, Londër
Poezi
ATO ÇASTE
1.
Në ato çaste që kam me qenë tue vdekë,
Dikush ka me qenë në ndoj nevojtore të ndërgjegjes.
Mbasi ta ketë kry nevojën, të madhen e të voglën,
– tue qenë se ato shpesh shkojnë bashkë –
Ka me tërheqë telin e pendesave.
E bashkë me të qeshunat çmendurake të ujit
Ka m’e lëshu në kanalizim edhe shpirtin tem
Të mykun prej dhembjesh së kësaj bote.
Një shtrues rrugësh gjujazi ka me qenë
Tue shtru pllaka guri të moralit njerëzor,
Dhe një pllake – si zakonisht – që s’ka me i ra tamam,
Si dhambët e mi çatrafil prej bindjesh,
Ka me i mëshu me çekiç dhe ka m’ia thy një qoshe.
Ka m’u pikëllu, edhe m’u helmu,
Jo për mue që jam tue dhanë shpirt,
Po për pllakën që ka m’e thy tue u qesëndisë.
Ndoj maçorr bankash, i dashunuem,
Ka me qenë tue ngajtë mbas ndoj maceje prej paresh,
E ndoj qen i shfrenuem babëzie, në atë çast,
Ka me qenë tue pshurrë njerëzillëkun,
Në rranzën e ndoj trungu prej ligji të thamë
Tue çu kambën me përshëndetje hitleriane.
Ndoj xhigolo shqiptar në ndoj katund të Zvicrës,
I cili sapo ka ba dashni me ndoj fabrikë plakë të pareve,
Ka me thanë, tue përbi një hurbë vene lodhjeje:
‘Sa mirë asht me qenë gjallë!’
2.
E nëpër të gjitha çastet e jetës teme sa miliona njerëz kanë vdekë?
Sa kanë qenë tue vdekë kur unë kam qenë në nevojtore?
Sa kanë qenë tue dhanë shpirt kur unë kam qenë në kinema
Tue pa “Rashomonin” e tue hangër fara të zeza të ditëve?
Sa kanë qenë tue vdekë, derisa kam qenë barkaz
Tue notu nëpër ujnat e Drinit Kuqezi?
E tue e nga biçikletën e hutesës teme?
E tue rrëshqitë me sajën e dyshimeve nëpër borë?
Në ato çaste mbrapanumëruese
Ndoj gjethe e lotit tem ka me qenë tue ra prej lisi,
E pikëllueme që po ndahet prej synit tem kryengritës.
Kurrkush nuk ka me qa për atë gjethe.
E për mue ka me vajtu gjethja e shkretë.
Në ndoj tempull në bodrumet e arsyes,
Tamam pak pa vdekë, kryeprifti ka me thanë me intonim:
‘Aaaata që s’kan’ be-sue / kaaan’ me shkue / drejt e në feeeerr!’
Dhe unë kam me mendu:
‘Ah, së paku për biletë s’paskam problem,
E paskam parapagu hotel-ferrin dhe – hej – e dij se ku po shkoj!
Si për pushime në Spanjë: Pallma de Majorka?
Kurrë s’i dihet! Çfarë ngushëllimi i mirë!
I lumi unë!
Po ata që hala nuk e dijnë ku kanë me shku?
Gjithmonë ka keq e ma keq!’
Ndoj fëmijë ka me qenë tue e shty biçikletën e dëshirave
Me një kambë, pa e dijtë ku po shkon tamam.
Si unë tanë jetën e lume!
Tue përdredhë nganjëherë timonin në rrugën me gropa,
Si unë tue përdredhë kryet nëpër jastëkun pa gropa!
Ato çaste dera e miqësisë së dikujt s’ka me u hapë!
Ka m’iu blloku prej ndryshku të zilisë!
Dhe aj ka me u zemëru sa s’ka!
Unë tue i shqiptu fjalët e fundit: Kha, kha, kha!
E aj tue i thanë të parat:
‘A ia vlen me jetu kështu me jetu në këtë dynja?
Në këtë shtëpi? Me këtë derë që nuk hapet
E merr thue sa herë që jam i lodhun?
Çfarë jetë e mutit asht kjo!?
E unë pa mujtë me i thanë: ‘A ndërrohemi?’
3.
Unë tue i thanë fjalët e fundit,
Ndoj semafor kujtimesh ka me u dhezë në të kuqen:
‘Tash, unë a duhet me vdekë? A më lejohet me vdekë?
Apo duhet me pritë me u dhezë e blerta epshndjellëse?’
A duhet me thy rregullën? A muj me e thy ligjin?’
A, mac! Tash, Agim, po të kujtohet ligji,
Që s’e ke respektu kurrë!
Unë në rrokjet e mia të fundit,
Një fëmijë i sapolindun tue uluritë tërbueshëm,
Si me pasë ra kollotumba prej parajse në ferr!
A ka mundësi, pra, që unë qenkam tue dalë prej ferri?
A thu po më pret një befasi e kandshme?
A thu hyrijat sisëzbulueme po më presin me legena në dorë?
A thu muj me ra me Budën në një dhomë hoteli Atje?
Apo bashkë me babën tem, Ramën, e me Charli Chaplinin,
Tue qenë se stilin e musteqeve i kanë pasë njësoj!?
A mos, sapo të vdes, matanë kam me i pa dadat me duer hapë
Që më presin matanë me peshqir e gërshanë me ma pre kërthizën! Mozomakeq!
Prapë prej fillimi a? A thu çfarë emni kam me pasë?
Çfarë feje? A kam me le prap si njeri apo si mushkojë?
Kam me le si lopë në Indi apo derr në Pakistan?
Më fal… a ban mos me le hiç? A muj me kthy biletën?
Unë në frymën e fundit
Dhe një aeroplan i zemërimit jep shpalljen e fundit:
‘Lidhuni, po aterrojmë!’
Unë tue aterru në ferr, e ata pëmbi tokë!
‘Ju shkoftë mbarë burra, gra! Paqistë e terroristë!
Unë eca! Ju pres! S’asht lazëm m’u ngutë! Veç me rend!’
Unë në fjalët e fundit,
E dikush me dhambë të krymbun babëzie
Tue ia ngjitë kofshës së pulës e tue fsha:
‘Po i paskan qitë pak krypë, bre, dreqi e hangërt!’
E unë tue mendu:
‘Po mirë, e unë që po shkoj në ferr, a ka krypë atje?’
Të gjithë rreth shtratit tem habiten:
‘Ku iu kujtu këtij krypa, e asht në grahmat e vdekjes!’
Po qysh hahen pa krypë gjithë ato pula të pjekuna në zjarmin e ferrit?
Po virgjneshat a kam me mujtë me i pa, së paku, prej larg?
E Shën Pjetri, a thu ka me ma çelë derën?
Mos ka m’i dhimbtë dhambi e s’ka me qenë aty!
A e ka kush numrin e telefonit të Shën Pjetrit?
I shkruj në fejsbuk Papës. E din aj! Se jaran e kam!
Aj i don edhe ateistat dhe u ka dhanë leje me hy në parajsë!
Unë tue mërmëru nëpër buzë:
‘E numri, numri katërdhjetë, numri katërdhjetë…’
Habiten ata rreth meje!
‘Numri katërdhjetë… A asht edhe dyzet?
Dhe pse: edhe dyzet, edhe katërdhjetë?’
Ata, dëshmitarët e mi të fundit në këtë dynja jallane,
Prapë tue shiku njeni-tjetrin me habi!
Çka kam unë me matematikën në çastet e fundit të jetës?
‘Jo, bre, desha me thanë:
‘E hangshin a dyzet a katërdhjetë mijë dreqën…
Që asnjëherë nuk i rashë në fije:
Ka apo nuk ka…’
4.
Sa kanë me qenë tue vdekë në atë çast bashkë me mue?
O komb bashkëvdekatarësh! Erdhi koha! A ecim burra?
Njeni tue ba: ‘Përt!’ Tjetri: ‘Tërt!’
Aj: ‘Shfuu!’ Ky: ‘Pushshshsh!’
Njeni: ‘Allah, t’u dorëzova!’
Tjetri: ‘Jahve, ku je?’
Nën hijen e krahut që luhatet në ajër tue ndjekë vijat e kryqit:
‘O Krisht, falja mëkatet…’,
Mbas qetësisë së thyeme prej gjelit:
‘O Buda, po vij në dritën tande!’
‘Mos harro me ushqy magarin…’
‘Ku je, Shakinsinavatra?’, ‘Ftohtë a nxehtë?’
‘Sa lugë sheqer?’, ‘Pordhë… edhe piskamë!’, ‘Falja dreqit!’
Një malsor shqiptar tue dridhë gjuhën e ntrashun
Tue e lypë me shikim gruen e vet e tue dashë me thanë:
‘Ku dreqin hupi kjo vega e thiut?’
S’dalin fjalë! Veç do liga e fluska
Që pëlcasin tekanjozshëm në grykën e buzëve,
Si vullkan i vogël me magmën prej pështymash dhe pendimesh.
Buzët shtangen e musteqet drejtohen si bisht mini!
Ding-dong, ding-dong, ding-dong
Kumbonat e ndërgjegjes tue i gjujtë plumba jehonash njëna-tjetrës
Shiriti filmik tue u çmbështjellë ndërmjet dy veshëve
Si uçkur dimiash të sheherzadeve në hareme.
Perdja e territ plot dritë tue u ra si gijotinë.
Fëëshshshsh! Edhe pak…
Trakallum! Buuum! Këëërc…
Zhvëz! Akh! Kha!
Tëkër! Tëkër! Puc!
Puuuffffff!
O komb bashkëvdekatarësh, bashkohuni!
O ushtri e pandalshme ahmakësh delirantë
Që s’ditët me jetu as edhe një çast të vetëm të jetës!
Tash po shkojmë me flejtë!
Me ba gjumë në shtratin e gjithësisë!
Po shkojmë me u ba gjithësi!
Në mos na zantë gjumi? S’ka problem!
‘Çka tha frati? Shko te shtrati!
Mos të marrtë gjumi, të pushon shtati!’
(2015)

Kuvendi i Shqipërisë është një grup njerëzish të pavullnetshëm të zgjedhur nga të paaftët për të bërë të pamundurën

0

Nga Aurel Dasareti

Gjurmët e mia ishin të qarta para meje, para se t’i kisha vënë ato. Kam mësuar t’u besoj këmbëve të mia. Zakonisht më çojnë atje ku po shkoj, është vetëm një çështje për t’i lënë ato të punojnë në paqe. Unë isha i lirë. Gjurmët ishin të vdekura. Bari u ngrit dhe brohoriti.

***

Një atdhe nuk është një atdhe përpara se një njeri të ketë qenë atje. Një qenie njerëzore nuk është një qenie njerëzore para se të ketë një atdhe.

Ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet të rikthehem dhe kaq pak për të pritur me padurim sa që pothuajse të humbas nga sytë se ku po shkoj.

Jeta e shqiptarëve është një pishinë bosh. Nëse ka një ton bazë në atë që shkruaj tashmë në këto 20 vjet, është të kuptuarit se pothuajse gjithçka ka marrë fund nëse nuk zgjoheni menjëherë për të nxjerrë zvarrë nga Kuvendi dhe t`i burgosni rrugaçët kryesor (ju e dini mirë se kush janë ata maskarenj) – për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Njëkohësisht, për të shpëtuar dinjitetin tuaj që me vite ua fyen dhe merr nëpër këmbë regjimi antikombëtar i mafiozit të stërzgjatur që s`ka pikë dinjiteti.

Mercenarit që nëpërmes “Ballkani i hapur” dhe jo vetëm, është vënë në shërbim të serbo-sllavizmit të cilët në 100 vitet e fundit kanë kryer shumë masakra dhe gjenocide të tmerrshme ndaj nesh vetëm pse jemi shqiptarë.

Shtetit amë, Shqipërisë, i mungojnë bazat themelore të një shoqërie të gjallë dhe të qëndrueshme.

Popullata patjetër të bashkohet sa më shpejtë që është e mundur që të shpëtojnë vendin nga një regjim i ligë i lidhur me krimin.

Deti i mbledh lumenjtë. Të gjithë njerëzit liridashës duhet të punojnë për të shporrur regjimin e mercenarëve oligark komunist-enverist që janë në shërbim të armiqve tradicionalë të Kombit dhe pushtuesve (copëtuesve) të trojeve tona stërgjyshore, duhet për të ndihmuar që ta kthejnë vendin e tyre në rrugën e demokracisë, si të ndërtojnë institucionet demokratike dhe si të zhvillojnë një shoqëri të qëndrueshme të gjallë.

Fatkeqësisht, akoma nuk e shoh të ndodhë. Nuk ekziston një opozitë. Ajo që shoh është se mijëra e mijëra bashkëkombës të rinj po ikin nga vendi i tyre. Pra, shanset që shoqëria shqiptare të ketë numrin e nevojshëm të njerëzve, të gatshëm të luftojnë brenda vendit për të rifituar demokracinë, zvogëlohen çdo ditë.

Gjatë disa viteve, regjimi i sulltanit të stërzgjatur ka forcuar gradualisht kontrollin e tij ndaj atyre pak mediave të pavarura. Ai nuk i lejon ato të fokusohen në korrupsion, krim dhe çështje të tjera të denja për kritika.

Një regjim që nuk toleron kritikat drejtohet nga frika. E vërteta perceptohet si një kërcënim. Kur të gjitha kritikat heshtin, propaganda zyrtare bëhet dominuese.

Liria e shprehjes dhe e shtypit në Shqipëri janë cenuar në mënyrë sistematike prej disa vitesh. Dëgjoj se ligji i ri për mediat e bën vepër penale publikimin e të ashtuquajturave “lajme të rreme”. Është vetëm një term tjetër për lajmet që autoritetet e regjimit nuk i pëlqejnë dhe që devijojnë nga propaganda zyrtare e sulltanit të droguar nga kanabisi që ka kapur për fyti vendin.

Vitet e fundit, është bërë errësirë. Vetëm “kryeministri” joligjor (që i ka vjedhur ose paguar votat) vendos se çfarë duhet të mendojë dhe çfarë duhet të dijë populli shqiptar. Dhe, në errësirë ​​e vërteta vdes.

Çfarë bëjnë shumica e shqiptarëve në Shqipëri? Pothuajse asgjë. Nga të gjitha shtetet e tjera komuniste ish-autoritare evropiane, vetëm shqiptarët janë ulur në hu të gardhit duke lënë liderët e tyre autoritarë të luajnë me ta teatër kukullash.
Qëndrimi pasiv i shqiptarëve ndaj liderëve të tyre të korruptuar të përfshirë në tradhti kombëtare dhe krimin e organizuar, si dhe mungesa e vullnetit për të kërkuar ndryshim pozitiv, do t’i kafshojë në qafë përfundimisht.

Gjatë gjithë historisë, ka rezultuar shumë e vështirë për të hequr qafe despotët. Despotët kanë nevojë për mbështetjen e shumë njerëzve për të vazhduar rrënimin.
Shumica prej nesh janë frikacakë, egoistë të dobët dhe kundërshtues ndaj “konflikteve” të domosdoshme, dhe nuk shikojnë më larg se hunda. Është në dorën e vetë shqiptarëve nëse zgjedhin ta kenë një regjim të tillë, dhe u takon atyre të formojnë të ardhmen e tyre. Dashuria për atdheun është të përmbahesh nga shkatërrimi i tij. Aftësia për t’u emocionuar pa frenime dhe dyshime është një cilësi që duhet kultivuar.

***

Lufta për pushtet në politikë është shenjë e «shëndetshme».

Mediat (e regjimit) shkruajnë me entuziazëm dhe dëshirë për lojëra politike, ndërsa dallimet reale politike shpërfillen në heshtje. Pse? Dhe si mund të kryhet në mënyrë të shëndetshme? Po, ndoshta është më e rëndësishme se kurrë të mendosh për pyetje të tilla.
Luftë në Evropë ka, Rusia fashiste-naziste kryen gjenocidin e radhës, por kemi pasur edhe atë që sipas standardeve normale mund të quhet një luftë 30-vjeçare në politikën “demokratike” shqiptare. Nëse do t’i besojmë gazetarisë politike shqiptare, thelbi i luftës për pushtet në trojet tona është servilizmi, hajnia, kanabisi, nepotizmi, intriga, trafikimi i qenieve njerëzore, grindjet, konfliktet personale me shkopinj, me lopata, me thika, me pistoleta, me pushkë e raketa.

PS: Ka dy lloje njerëzish: ata që bëjnë punën dhe ata që marrin meritat. Mundohuni të jeni në grupin e parë. Aty konkurrenca është më e vogël.

Unë shoh pranverën duke kaluar nëpër botë,
e lë të qeshurën e saj të gjelbër,
dhe ka një marrëveshje me diellin.

______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kur polici e arreston policin, bie imazhi i shtetit!

0

Florim Zeqa 

Pas aksionit javë më parë të “Pika 1”, të arrestimit të 48 punonjësve policorë dhe dy zyrtarëve doganor, vazhdoi vala e dytë e arrestimeve “Pika 2”, ku janë arrestuar së paku edhe 30 punonjës të tjerë policorë nën dyshimin për vepra penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”!

“Pika 2”, paralajmërim i arrestimeve të reja politike

Sikurse aksioni i parë “Pika 1”, edhe aksioni i dytë “PIKA 2” për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, nën urdhërat e politikës, i udhëhequr nga Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK) në bashkëpunim më Prokurorinë Speciale po vazhdojnë të “pastrojnë” institucionin më kredibil në Kosovë!

Sipas njoftimit të IPK-së, thuhet se këtij aksioni i paraprinë një hetim një vjeçar i strukturave të sigurisë, përkthyer në gjuhën politike, i bie se, nga ardhja në pushtet e “Qeverisë së shpresës” ka filluar operacioni “fshesa” i koduar në “Pika…” në oborrin më të pastër të institucionit shtetëror, duke i lënë në harresë të plotë “oborret” më të ndotura nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, siq janë ato të: Qeverisë, Presidencës, Parlamentit, Gjykatatave dhe Prokurorive!

Nuk janë aspak kredibile arsyetimet e IPK-së, se ndërmarrja e veprimeve policore ka për qëllim fuqizimin e “integritetit policor”! Në fakt, ky është vetëm preteksti i arrestimeve, pasi dyshohet se është duke ndodhur e kundërta, ajo e kapjes së sistemit të sigurisë nga politika me largimin e policëve dhe zyrtarëve të lartë doganor për shkak të bindjeve politike dhe pikëpamjeve ideologjike.

Pikë pas pike po njolloset një faqe e bardhë e institucionit më kredibil shtetërorë

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur arrestohet një zyrtar shtetëror për 2.5 euro (dy euro e gjysmë) të supozuara si “marrje ryshfeti”, qoftë ai punëtorë i administratës, polic apo doganier! Kjo, përveqse qesharake është edhe paradoksale në shtetin e varfër të politikanëve të pasurur skajshmërisht.

Aksionet e koduara me emrin “Pika 1” dhe “Pika 2”, i cili rezultoi me mbi 80 polic dhe zyrtarë shtetëror të arrestuar në pikat doganore, pa asnjë arrestim të nivelit të lartë shtetërorë është shqetësim për të ardhmen e shtetit tonë!

Kur polici arreston policin, përveqse bie imazhi i shtetit, humbet besimi kolegial në mesin e policëve i cili rezulton me rritjen e kriminalitetit dhe nepotizmit në nivelet e larta të institucioneve shtetërore.

Kur e themë ketë e arsyetoj me faktin se në të gjitha shtetet demokratike ku funksionon ligji dhe sistemi i drejtësisë, kur evidentohen shkelje ligjore të zyrtarëve shtetërorë nuk ndodhin arrestime spektakulare siq ndodhin në vendin tonë, por paraprakisht ndërmerren masa këshilluese dhe ndëshkuese ndaj individit me qëllim të vetëdijësimit e tek pastaj merret vendimi për largim nga puna dhe rasti kalohet në prokurori për vazhdimin eventual të procedurave gjyqësore!

Një kafe e “paligjshme” e policëve kosovarë më e kushtueshme sesa një darkë e shijshme e zyrtarëve të lartë shtetërorë

Arrestimet spektakulare të policëve dhe doganierëve është duke i qitur hije të zezë imazhit pozitiv të Policisë dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Nuk mund të arsyetohen me asgjë arrestimet spektakulare të zyrtarëve policorë, pasi ato kanë mundur të ndodhin pa pompozitet dhe pa spektakle televizive, për faktin se në rastin konkret, akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve policorë nuk përbëjnë krim të organizuar, por vetëm dyshime të supozuara për ryshfet dhe keqpërdorime të vogla dhe të papërfillshme, në krahasim me aferat abuzuese që ndodhin në baza ditore në institucionet e larta shtetërore.

Një kafe e “paligjshme” e një zyrtari policorë nuk krahasohet me dreka e darka të përditshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe as me koston e udhëtimeve jashtë shtetit dhe vizitave familjare të udhëheqësve të lartë shtetërorë me paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë!

Por, ja që një kafe e “paligjshme” e një polici kosovarë, përveqse e barasvlershme me drekat dhe darkat e zyrtarëve të lartë shtetërorë, po konsiderohet edhe vepër penale në shtetin e politikanëve më të pasur në rajon! Paradoksalisht, njerëzit e varfër dhe shtresat e ulëta të shoqërisë arrestohen dhe dërgohen në vuajtje të dënimit për një karroc dru dhe një kafe “ryshfet”, ndërsa abuzuesit e nivelit të lartë dhe hajdutët e milionave nga thesari i shtetit lirohen në “mungesë” të provave ose dënohen me kusht që të jenë më kujdesshëm në vjedhjet e radhës!

”Si ia nxorra serbit zemren! ” ose t`a them sa s`ma ki thënë!

Fahri Xharra, Gjakovë

Postuar nga KosovaLindore më Sht 20th, 2012

” Le të zbardhet e vërteta edhe nëse bota shkatërrohet”

“Burrat dhe gratë ,të shëndetshëm dhe te fuqishëm ,nëpërmjet kanaleve  ilegale u dërguan në llogoret e e Shqipërisë Veriore. Dëshmitarët të cilët kishin marrë pjesë në bartjen e tyre , kryesisht shqiptarë të Kosovës, tregonin për klinikat e improvizuara në Kukës dhe Burrel. Nëpër kanalet e përpunuara mirë ,kryesisht ushtarët e UÇK-ës, i bartnin organet deri në aeroportin e Rinasit , nga ku në mengjes herët  dergoheshin për në Stamboll me fluturaket komerciale  të të Hënave dhe të Merkureve.” ( raporti i Dick Martit ). Kur jetoja në Zvicër ,më thonin se ka Zvicëran dhe  ka “ Zvicëran” ….

“ Unë qëndroja në anën e djathtë të të burgosurit, kurse D. më tregonte se ku duhet prerë në gjoksin e të burgosurit. Mua më kapi paniku. I burgosuri kur e pa skalpelin filloi të ulurinë të lutet që t`ia falin jetën.Parase të vinte mbi tavolinë,aq shumë ishte rrahë ,sa nuk kishte fuqi të kundërvehej. Kur djaloshi serb filloi të ulurinë dhe t të kundërvehet, ushtari i UÇK-ës , i cili nën hetime është shënuar me D. ia vuri dorën mbi gojë. Dëshmitari , thoshte se nuk e dinte që ai  ishte i Kosovës  ,nga ku e solli A.-ja. (Novosti.10.09.12) ”….

– Politika është një, kurse krimi diçka tjetër. Pyetjet e hapura ,si janë krimet në të kaluarën, vetëm së bashku mundemi t`i zgjidhim. UÇK-ja ,për një kohë të gjatë ishte e  shikuar  gjatë konfliktit ,nga bashkësia ndërkombëtare si ”e drejtë dhe me qëllime humanitare” ,dhe tani me vështirësi  vehen në pah detajet e krimeve brutale të luftës që ata i kanë bërë.Dhe mu për këte edhe sot e kësaj dite shifet një rrezistencë e madhe ndaj kësaj temeje dhe ndaj pranimit të fakteve mbi të vërtetën. Kjo është gjithmonë një metodë e sprovuar e diskreditimit të dëshmitarëve dhe  e çverësimit t ë dëshmive.Motivi ynë nuk është politika, ne angazhohemi për bisedime, për çdo lloj arritjeje të zgjidhjeve politike dhe për pajtim.Por e vërteta nuk guxon të heshtet (Vladimir Vukçeviq, gjykatës për krime të luftës , për Novosti ,10.09.12).

Vladimir Vukçeviq , gjykatës i turpit serb

T`a them sa s`ma ki thënë !

“ Mësimet kryheshin në veriun e Shqipërisë , për shumë gjëra por edhe intervenime mjeksore.Ata i thoshin atij që duhej të mësohej mirë se mund të ndodhë që ndonjerit prej  komandantëve të UÇK-ës mund t`i ndodhë që i nevojitet ,prandaj duhet të mësoj se si bëhët
transplantimi i organeve njerëzore.” ( Bruno Vekariq , Emision special në RTS) . Vekariqi thekson se në këtë rast nuk përmendet “shtëpija e verdhë” që është e ” njohur” për publikun sepse dëshmitari e ka përmendur atë vetëm një herë . Por ka më shumë. Sipas tij ,dhëshmitari  paska thënë se ishin mësuar të kryenin transplantimin e organeve në kukullën e plastmasit. ” Mësonim se si transplantohen organet nga një njeri në tjetrin.”( dëshmitari). ….
T`a them sa s`ma ki thënë !

“ Unë qëndroja në anën e djathtë të të burgosurit, kurse D. më tregonte se ku duhet prerë në gjoksin e të burgosurit. Mua më kapi paniku. I burgosuri kur e pa skalpelin filloi të ulurinë të lutet që t`ia falin jetën.Parase të vinte mbi tavolinë,aq shumë ishte rrahë ,sa nuk kishte fuqi të kundërvehej. Kur djaloshi serb filloi të ulurinë dhe t të kundërvehet, ushtari i UÇK-ës , i cili nën hetime është shënuar me D. ia vuri dorën mbi gojë. Dëshmitari , thoshte se nuk e dinte që ai  ishte i Kosovës  ,nga ku e solli A.-ja. (Novosti.10.09.12) ”….

– Politika është një, kurse krimi diçka tjetër. Pyetjet e hapura ,si janë krimet në të kaluarën, vetëm së bashku mundemi t`i zgjidhim. UÇK-ja ,për një kohë të gjatë ishte e  shikuar  gjatë konfliktit ,nga bashkësia ndërkombëtare si ”e drejtë dhe me qëllime humanitare” ,dhe tani me vështirësi  vehen në pah detajet e krimeve brutale të luftës që ata i kanë bërë.Dhe mu për këte edhe sot e kësaj dite shifet një rrezistencë e madhe ndaj kësaj temeje dhe ndaj pranimit të fakteve mbi të vërtetën. Kjo është gjithmonë një metodë e sprovuar e diskreditimit të dëshmitarëve dhe  e çverësimit t ë dëshmive.Motivi ynë nuk është politika, ne angazhohemi për bisedime, për çdo lloj arritjeje të zgjidhjeve politike dhe për pajtim.Por e vërteta nuk guxon të heshtet (Vladimir Vukçeviq, gjykatës për krime të luftës , për Novosti ,10.09.12).

T`a them sa s`ma ki thënë !

” Filluam të mësonim atëherë kur mjeku i njohur në botë dhe  në Kosovë (? fxh) na tregonte se si kryhet transplantimi, se si nxirret zemra nga trupi dhe se si ajo vakumohet në një kuti plastike, mandej se si duhet shtuar disa vajëra, disa lëngje medicinale , deri dy orë por nuk e di të saktë” dhe në mënyrë të detajuar e përshkruante se si ia nxjerrte zemrën të burgosurit të moshës 19 apo 2o vjeqare.” ( nga Novosti)…

”Ruejtja dhe bartja e e zemrës dhe zemër-mushkërive të dhënësit ( donatorit) me jastyk që fruhet dhe ftofje eutektoide ” Source Heart Transplant Research Unit, Papworth Hospital, Cambridge, England.” Metoda e përshkruar nga Wheeldon DR, Wallwork J, Bethune DW.
Një metodë dhe sistem i bartjes së organeve me ftofje kimike, e cila siguron bartje dhe ruatje të sigurtë duke i ikur problemet shoqëruese të kësaj natyre. Koha mesatare e is-kemike për zemrat është 2.5 orë (1,5-4,2 orë) dhe për zemrën- mushkërive  në blloqe 2.2 orë (1,2-4,1 orë).”…. E kuptuam? Zemra jeton aq kohë sa e ka is-keminë , në kushte të përmendura më lartë.

Viti 1999. Rruga  Kukës- Rinas .Sa orë?     ….. T`a them sa s`ma ki thënë!
” Dhe filloi prerja e parë. Pak  ndër fyt në pjesën e përparme të gjoksit. D.-ja gjithënjë më këshillonte dhe atëherë më tha: ” Shiko të jesh preciz”!… Në dhomë ishin tre njerëz të veshur si mjek si dhe tre-katër ushtarë të UÇK-ës me uniforma gjermane lara -lara.
-Polici special e solli një të burgosur ,me duar të lidhura prapa shpine-tregon dëshmitari. I burgosuri ishte gjysmë i zhveshur. E kishte majicën e shqyer nga rrahjet, nuk e dij se në çfarë ngjyre.Poshtë i kishte pantollat e zakonshëm. Nuk ishte ushtar. Ishte i mavijosur nga të rrahurat.Ishte Serb.Asgjë nuk fliste.Atëherë kur filloj të ulurinë dhe të lutet  e morra vesh që ishte serb. Të dy rojet e vunë mbi tavolinë- tri banka shkolle të afruara(?).. Pastaj i thirrën edhe dy të tjerë nga ”policia ushtarake” që ta mbajnë për këmbësh. Por , meqenëse mjeku e kishte harruar ”hallatin”(veglën) ,serbi i burgosur duhej të prehej i gjallë. (shtypi serb)….

Se si e paska nxjerr zemren nga “serbi i gjore , pa ”hallatin” e harruar

”-Të kujtohet se si e mësuam? Tani e ke rradhën  këtu t`a provosh- më tha D.-ja dhe së bashku edhe me atë që  e quanin doktor i lanim duart me disa lëngje. Nuk guxonim të preknim asgjë para se ta bënim atë kryesoren. Pastaj D.-ja e muarr një shishe të trashë  një litërshe,dhe me një lëng të tejdukshëm e shpërlau gjoksin e të burgosurit.  Filloi prerja .Shpërtheu gjaku , u mbuluam me gjak. Gjat gjithë kohës D.-ja ishte me duar në dhe mbi të burgosurin.Por meqenëse doktori e kishte harruar sharrën ,atëherë brinjët u deshtëm të`i presim që të ”mbërrijmë deri te zemra”.. E muarrëm thikën e bajonetës , e cila lehtë shndërrohej në gërsherë. Pacienti  një kohë të gjatë nuk lëvizte ,por përkundër kësaj ate ende e mbanin. Pas shumë prerjeve e nxorrëm zemrën e serbit” ( Novosti.10.09.12)….

T`a them sa s`ma ki thënë!

”Rritja e kohës së ruajtjes dhe të bartjes së zemrës me një model heterotopik duke e ushqyer me Oksid të Azotit   (D J Pinsky, M C Oz, S Koga, Z Taha, M J Broekman, A J Marcus, H Liao, Y Naka, J Brett, P J Cannon). Oksidi i azotit(NO) është një mesazher i ri me efekte të ndryshme  por me një rol të pazavendësueshem në transplatimin e zemrës.Duke e përdorur një mikrosensor porfirinik  ,rritet koha e ruajtjes” …..

A thua cilën metodë e paskan pas përdorur ”doktori”. dëshmitari A. dhe ai D. për ruajtje e zemrave ,prej ”spitaleve” në veriun e Shqipërisë ( pra tani po dalin shumë ” spitale”) në rrugën e Kukësit  (1999) për Tiranë e në Aeroport të Rinasit , dhe me aeroplan e në Stamboll,  dhe prej aty  nëpër Stamboll e deri të marrësi i porositur? Hajde shkencë hajde !

T`a them sa s`ma ki thënë! Të ta them para se ti t`ma thuash! K jo është taktikë shumë e vjetër e serbëve. Ata dijnë mirë të çfajsohen. Ata nuk heshtin ,edhe kur heshtin rrejnë diçka , e mendojnë ndonjë rrenë për t`a ” lënë kopilin  në derë ”. E ne ?
Qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën ; ne nuk lejojmë që të njolloset një luftë e jona çlirimtare të cilën e kemi pritur një mijë vjet. Jemi të hapur për hetime ; e duam të vërtetën.
Por më tepër duhet mbyllur goja falsifikatorëve serb dhe vërshimet e tyre mediatike nëpër botë.
Disa herë e përsërita : T`a them sa s`ma ki thënë!  A ka të vërtetë në këtë pyetje t`timen?
Po luftën kush e nisi dhe kush i bëri katër luftëra në ish Jugoslavi. Një aparat shtetëror ,mirë i përgatitur fizikisht , psiqikisht dhe materialisht. Një aparat shtetëror mirë i konsoliduar me armatim dhe spitale; me ushtarë ,me vrasës , me kriminel dhe doktor të vërtetë ( jo të tillë me trajnim dy orësh mbi kukullë plasmasi). Athua  ,mos këta e kanë  përdorur plaçkitjen e organeve që nga lufta në Bosnje?  Atje janë vrarë e masakruar mbi 200 mijë veta. Sa prej tyre që hyjnë në numërin e të zhdukurve , i kanë përjetuar nxerrjet dhe vjedhjet e organeve trupore nga një aparat medicinal mirë i konsoliduar ? Po në Kosovë ,nëse ata i kishin dhunuar mbi 20 mijë vajza e gra shqiptare , i kishin vrarë mbi 15 mijë veta , sa prej tyre kanë mundur të përfundojnë  mbi tavolinat e vërteta të mjeksisë serbe. Athua sa prej atyreve ,në ”mënyrë humane ” iu janë vjedhur organet , dhe trupat  iu kanë përfunduar në furrëlarta? . Është e dhimbëshme për familjarët që nuk i kanë të vetët të prehur në varrezat e fshatit apo qytetit, është e dhimbëshme të bisedohet për ta. Por , sa prej të të  pagjeturve kanë mundur të përfundojnë në furrat serbe pasi iu janë vjedhur organet?
Mirë , edhe sa vjet na duhet t`a durojmë shkizofreninë serbe ,akuzat e tyre dhe çpifjet e tyre?
Iu kemi thënë ejani , gjurmoni ,hetoni ; se edhe na e duam të vërtetën  . Por boll mo se na lodhët!

“Fiat justitia, et pereat mundus”
 
Fahri Xharra, 18.09.2012

Vendi ka një histori shumë të veçantë. Tani qyteti Kaliningrad po nervozon Rusinë dhe NATO-n.

0

Flota Balltike e Rusisë në veprim vitin e kaluar. Për fat të mirë, kjo ishte vetëm një stërvitje – e cila u zhvillua në zonën e trajnimit Khmelevka në Kaliningrad. Foto: Vitaly Nevar / Reuters / NTB

Vetëm shtatë milje lidhin vendet baltike me pjesën tjetër të aleancës së NATO-s. Të njëjtat kilometra e izolojnë Kaliningradin nga pjesa tjetër e forcave ushtarake ruse. Nëse dikush bën një gabim, pasojat mund të jenë të përgjakshme.

Histori. Politikë internacionale

Maria Olerud (Aftenposten)

“Janë bërë përpjekje për të destabilizuar situatën këtu,” tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Kaliningrad, Rusi, në gusht të vitit të kaluar, sipas Irish Times.

Ai vazhdoi: “Ne e dimë se disa nga partnerët tanë të huaj po përpiqen të prezantojnë një të ashtuquajtur identitet Königsberg.” Kaliningrad ishte gjerman – dhe quhej Königsberg – për disa qindra vjet.

Qyteti me historinë e tij unike është ende i rrethuar nga fuqitë perëndimore: vendet e NATO-s Lituania dhe Polonia rrethojnë enklavën ruse në Detin Baltik:

Në të njëjtën kohë, është vetëm shtatë milje nga Kaliningrad në Bjellorusi, aleatja e Rusisë: Kështu, NATO dhe Rusia ndihen të pambrojtur, sipas një eksperti të mbrojtjes, i cili beson se situata rreth Kaliningradit mund të përshkallëzohet me krizën në Ukrainë. Atëherë rezultati mund të jetë më shumë dhunë.

Fakte

Kaliningrad

  • Enklava ruse e Kaliningradit kufizohet me Detin Baltik, Lituaninë dhe Poloninë.
  • Qarku ka rreth një milion banorë. Shumica jetojnë në qytetin e Kaliningradit.
  • Marina Balltike e Rusisë është e vendosur në qytet.
  • Shtatë milje e ndajnë enklavën nga Bjellorusia. Shtrirja midis të dyve quhet Korridori Suwalki.                                                                                                                                                                                                                                              
    Ky poster varet në stacionin e trenit në Vilnius, Lituani, ku rusët në rrugën e tyre nga Kaliningrad për në zonën qendrore ruse duhet të ndalojnë nëse udhëtojnë me tren. Fotografi është ukrainasi Maksim Dondyuk, dhe motivi është një ndërtesë ukrainase e shkatërruar nga Rusia. Foto: Andrius Sytas / Reuters / NTB                                                                                                                                                                          Hansaby me filozofin e famshëm
    Por për çfarë po fliste Lavrov në të vërtetë? 
    Për të filluar: Para vitit 1200, popujt e vjetër prusianë jetonin në tokat në lindje të Detit Baltik.Më pas mbërriti Urdhri i Kalorësve Urdhri Gjerman.Në 1255 ata themeluan Königsberg, kryeqytetin e parë të Prusisë me kështjellën dhe katedralen e saj.
    Si pjesë e formacioneve të ndryshme shtetërore prusiane, qyteti kishte anëtarësim në Lidhjen Hanseatike, një komunitet të pasur biznesi dhe një port të njohur veçanërisht për transportin e qelibarit.   

    Harta angleze e Mbretërisë së Prusisë nga viti 1799. Königsberg ndodhet afërsisht në mes të hartës, midis Neuhausen dhe Brandenburg. Foto: Wikimedia Commons                                                                                                                                               

  • Në 1544 u hap Universiteti Albertina.Tani qyteti u bë një qendër njohurish në sferën kulturore gjermane.Ndër të tjera, këtu punuan matematikani Christian Goldbach (1690–1764) dhe filozofi Immanuel Kant (1724–1804):                                                         
  • Foto: Wikimedia Commons 
  • Qyteti gjerman i Königsberg në vitin 1910. Foto: Wikimedia Commons
  • Prusia u bë pjesa kryesore e perandorisë kur e gjithë Gjermania në 1871 u bashkua në një shtet federal.   Një luftë botërore vazhdoi.Shpërtheu tjetra .Pastaj Forcat Ajrore Britanike bombarduan qytetin.Ata lanë qendrën e qytetit dhe katedralen mesjetare – me varrin e Kantit – në gërmadha.Kur fituesit e luftës shpërndanë plaçkën e luftës, Königsberg shkoi në Bashkimin Sovjetik.                                                                                                                                                                                         Në 1946, Königsberg u bë Kaliningrad.                                                                 
  • – Kjo është arsyeja pse Kaliningrad është në njëfarë kuptimi një territor i rëndësishëm për Rusinë.Vendi simbolizon zgjerimin gjeografik të shtetit, thotë studiuesi rus Jørn Holm-Hansen në Oslo Met.                                                                                   
  •  Qyteti është emëruar pas Mikhail Ivanovich Kalinin, kreut zyrtar të shtetit të Bashkimit Sovjetik nga 1919 deri në 1947. Kalinin vdiq kur Konigsbergut do t’i jepej një emër rus.                                                                                                                                  Fakte Historia e Kaliningradit:
  • 1255: Urdhri klerik Urdhri gjerman themelon Königsberg. Zona i përket Prusisë, një principate gjermanofolëse dhe përfundimisht një mbretërie.
  • 1340: Königsberg bashkohet me Lidhjen Hanseatike.
  • 1724: Filozofi Immanuel Kant lind në qytetin e Königsberg. Qyteti është një qendër kulturore.
  • 1871: Gjermania është e bashkuar. Prusia dhe Königsberg janë nën shtetin e ri gjerman. 1941–45: Forcat Ajrore Britanike bombardon Königsberg.
  • 1945: Aleatët ndajnë tokat e fituara rishtazi mes tyre pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkimi Sovjetik merr Königsberg, i cili bëhet një zonë shumë e militarizuar.
  • 1946: Qyteti ndryshon emrin e tij në Kaliningrad, sipas heroit revolucionar Mikhail Kalinin.
  • 1954-50: Bashkimi Sovjetik deporton qindra mijëra banorë gjermanë dhe vendos rusët nga vende të tjera të bashkimit.
  • 1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet. Kaliningrad tani i përket Rusisë.
  • 1992: Rusia fillon rindërtimin e Katedrales Königsberg, ku është varrosur Kanti.
  • 1999: Polonia fqinje bëhet anëtare e NATO-s.
  • 2004: Lituania fqinje bëhet anëtare e NATO-s.
  • 2022: Kaliningrad është në fokus për shkak të luftës në Ukrainë.                                                                                                                                                            Burimi: Enciklopedia e madhe norvegjeze                                                                                                                                                                                        
  •  Udhëheqësit sovjetikë dëbuan popullin gjerman nga Kaliningrad.                                 
  • Holm-Hansen shpjegon se Bashkimi Sovjetik dëboi midis 10 dhe 15 milionë gjermanë nga zonat e Evropës Lindore që ata kishin marrë nën kontroll pas Luftës së Dytë Botërore.                                                                                                                 
  • – Kjo ishte një fatkeqësi e madhe refugjatësh në atë kohë, thotë ai.                                                                                                                                                    
  • Rrjedha e migrimit shkoi gjithashtu në drejtim të kundërt: njerëz nga e gjithë Bashkimi Sovjetik u shpërngulën. Rusishtja u bë gjuha që dëgjohej në rrugë.                             
  • Holm-Hansen beson se ky ndryshim i popullsisë është një nga arsyet pse Kaliningradi iu nënshtrua Republikës Sovjetike Ruse – domethënë territorit rus në Bashkimin Sovjetik – dhe jo, për shembull, Republikës Sovjetike Lituaneze. Lituanezët jetonin atje.                                                                                                                                 
  • Shtëpia sovjetike, e ndërtuar në sfond, as nuk u përfundua dhe as nuk u financua gjatë epokës sovjetike. Objekti do të prishet pas hetimeve që tregojnë se ndërtimi është i dobët si konstruksion. Përpara është një memorial për Flotën Balltike. Foto: James Heintz / AP / NTB                                                                                                                                                                                     
  • Nga qyteti i mbyllur në perëndimor                                                                                                                                                                                                         
  • Së shpejti, udhëheqësit sovjetikë zbuluan se Kaliningrad kishte një avantazh. Ndryshe nga Leningrad (Shën Petersburg), porti ishte pa akull gjatë gjithë vitit. Kështu, ata ankoruan pjesën më të madhe të flotës së tyre Baltike në qytet dhe e bënë zonën një zonë të mbyllur ushtarake.                                                                                                                                                                                                                         
  • Personat e paautorizuar nuk lejoheshin të hynin në qytet.                                                                                                                                                                     
  • Kështjella Königsberg e ndërtuar nga Gjermania , u shkatërrua në vitin 1968.                                                                                                                                             
  •  Në vitin 1990, Gjermania Lindore dhe Perëndimore nënshkruan të ashtuquajturën marrëveshje dy plus katër, e cila hapi për ribashkimin e Gjermanisë si një shtet sovran, ndërsa katër fuqitë aleate pushtuese u tërhoqën plotësisht. Në këmbim, Gjermanisë iu desh të hiqte dorë nga disa pretendime territoriale, mes tyre edhe Kaliningrad. Tani qyteti ishte zyrtarisht sovjetik.                                                                                   
  •  Por më pas – vitin e ardhshëm – Bashkimi Sovjetik u shemb. Rusia e re u hap për bashkëpunim me perëndim.                                                                                                                                                                                                                       

    Katedralja Königsberg u ringrit:

Megjithatë: Studiuesi e përshkruan qytetin e sotëm si “tipik sovjetik”, me të njëjtin lloj ndërtesash të parafabrikuara si në qytetet e tjera që dikur ishin në Bashkimin Sovjetik. – Siç thonë rusët, ky është një qytet si të gjitha qytetet e tjera, thotë Holm-Hansen.                                                                                                                                          Kaliningrad më 2011.                                   

Kanti – Kontraverz.                                                                                                  

Nëse Kaliningrad në vitet 1990 u kthye drejt perëndimit, të paktën autoritetet tani janë larguar. Mediat miqësore të Kremlinit paralajmërojnë kundër “gjermanizimit”.                                                                                                                                                   

Në vitin 2018, një referendum për emrin e aeroportit të qytetit krijoi bujë, shkruan BBC: Thirrja e aeroportit sipas Kantit nuk bëhej fjalë, tha një zëvendësadmiral rus. Filozofi gjerman ishte një tradhtar, pohoi ai.

Fjalimi i Lavrovit të vitit të kaluar është kështu pjesë e një serie deklaratash skeptike ndaj Gjermanisë në lidhje me Kaliningradin, i cili është i rrethuar plotësisht si nga NATO ashtu edhe nga BE.

                                                                                                                                                                                                                                   

Qelibar – rrëshirë e fosilizuar – është nxjerrë dhe eksportuar nga Kaliningrad për shekuj me radhë. Fotoja tregon gjuetarët e qelibarit në Pionersky në enklavën ruse në fillim të këtij viti. Foto: Vitaly Nevar / Reuters / NTB  

– Lavrov paralajmëron kundër «königsbergifiseringen» të qytetit dhe beson se ekziston rreziku i futjes së fshehtë të të menduarit perëndimor përmes lidhjes gjermane, thotë Holm-Hansen. Ai beson se deklaratat e ministrit të Jashtëm janë pjesë e një linje ksenofobike që Rusia ka ndjekur vitet e fundit.

Lavrov i quan qytetarët liberalë të Kaliningradit euro-rusë, thotë studiuesi. Këto funksionojnë në turizëm dhe në jetën kulturore – dhe gjithsesi nuk duhet të kenë më shumë ndikim.

“Tani Lavrov mendon se muzetë duhet të ndalojnë së pranuari artistë gjermanë dhe të shfaqin fotografi nga epoka gjermane, dhe më mirë të krijojnë ekspozita patriotike, për shembull me fotografi që tregojnë se sa bukur është në pjesën tjetër të Rusisë”, thotë Holm-Hansen. 

Një korridor vendimtar                                                                                         

Sot, qyteti është më i hapur se në kohën sovjetike. Por enklava është ende pjesërisht e militarizuar.                                                                                                       –

Nga Kaliningrad mund të kontrolloni sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi, thotë mësuesi i lëndës Amund Osflaten në Shkollën e Luftës së Forcave të Armatosura.                                                                                                                                      Anijet detare ruse nga ana e tyre gjatë stërvitjes ushtarake ruso-bjelloruse Zapad-2021 vitin e kaluar. Ushtria ruse mund të jetë trajnuar për të pushtuar Korridorin Suwalki gjatë kësaj stërvitje. Foto: Vitaly Nevar / Reuters / NTB                                                                                                                                                                                        

Prandaj ai beson se Kaliningrad është një zonë strategjike vendimtare për Rusinë, edhe sepse enklava i shkëput pjesërisht shtetet baltike nga pjesa tjetër e aleancës së NATO-s:                                                                                                                                   

Vija kufitare midis Polonisë dhe Lituanisë është vetëm 70 kilometra e gjatë.                                                                                                                                                   

Shtrirja quhet Korridori Suwalki sipas një qyteti kufitar polak.

Këto shtat milje e ndajnë Kaliningrad nga aleati i Rusisë, Bjelorusia 

Këto shtatë milje ndajnë Kaliningradin nga aleatët e Rusisë në Bjellorusi. Vitin e kaluar, forcat ruse thuhet se kanë praktikuar pushtimin e korridorit dhe kështu kanë shkëputur Ballkanin nga pjesa tjetër e NATO-s.                                                                         

“Për NATO-n, zona është e rëndësishme sepse aleanca i sheh vendet baltike si të prekshme”, thotë Osflaten.                                                                                                                                                                                                                          Ushtarët lituanez në ushtrime duke e praktikuar mbrojtjen e Korridorit Suwalki në 2017, vijën kufitare midis Lituanisë dhe Polonisë, që ndan Kaliningradin dhe Bjellorusinë.Foto: Ints Kalnins / Reuters / NTB 

Shtrëngimi me krizën në Ukrainë                                                                        

Por Rusia gjithashtu e konsideron zonën të pa prekshme, shpjegon ai: Vendet baltike mund të jenë porta për në zonat kryesore të Rusisë. Mëskimdhënësi i shkollës luftarake mendon se Rusia ka vërtet frikë nga një ndërhyrje e NATO-s. Dhe kur të dyja palët e shohin zonën si të pambrojtur, tensioni rritet.                                                                                                                                                                                           

– Situata është përkeqësuar me krizën në Ukrainë. Të dyja palët mund të duan të bëjnë diçka para tjetrës dhe të krijojnë forca herët, thotë Osflaten.                                                                                                                                                                             

 – Si mendoni se do të zhvillohet situata rreth Kaliningradit?                                                                                                                                                                                

 – Nuk mendoj se Rusia ka synime ofenduese me vendet baltike. Megjithatë, pë r shkak të krizës në Ukrainë, mund të ketë nevojë për të ndërmarrë veprime përpara se NATO-ja ta bëjë këtë. Dhe atëherë Rusia mund të bëjë diçka që çon në përshkallëzimin e situatës rreth Kaliningradit, thotë Osflaten.                                                                                                                                                                                                                       

Nëse trupat ruse ose bjelloruse ndërhyjnë ose pushtojnë Korridorin Suwalki, hyn në fuqi Neni 5 i NATO-s: Një sulm ndaj Polonisë dhe Lituanisë konsiderohet një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes.                                                                                                                                                                                                       

Atëherë e gjithë aleanca është e obliguar të vijë në shpëtim – me armë të mbushura dhe çizme shtatë milje për të mbrojtur shtatë milje të pambrojtur.  Aftenposten, me 7 prill 2022.

  • Përktheu nga norvegjishtja: Gj – B.Kabashi 

 

Paradoksi i një strukture politike me figura të ndrydhura

0
Afrim Caka, Gjakovë
Të babëziturit! Njëzet vjet të njejtat fytyra, këta që ishin dje prapë janë sot. mjerë djepi që i ka përkundë, shokët e tyre si gjenë kundë. Nuk ka gjë më të shëmtuar sa një opozitë të shëmtuar…
Janë “bukshkelës” nga natyra. Edhe pas shumë se 20 vjet në pushtet duke e fituar një imazh të fortë dhe të pa prekshëm mbeten “…….”. Po mbushim njëzet vite që nga pas lufta, ku vaji i kandilit i tyre është fikur, ishte fikur dhe vetëm naivët dhe servilët nuk e shihnin dot. Shumica e politikanëve tanë në opozitë duan ta arrijnë pamundëren:
“Me vrundulla shpifjesh, gënjeshtrash e sajesash të neveritshme nga turmat e cilësuara “rr……. të opozitës” dhe t’u takojë edhe lavdija e …….!”.
Këta vazhdonin të na kujtonin, madje përherë e më fort. Kundër logjikës, kundër ligjeve të kësaj dardanie.
Politika shqiptare (në Dardani) dje ishte një politik partikulare e provinciale, pa asnjë vizion historik e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtur më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik, interesat partiake, aferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Lufta ideologjike e pushtetore sot është rrënuesi më i madh i stabilitetit kombëtar dhe i çështjes shqiptare.
Ç’dukuri e çuditshme kjo lëvizje në errësirë! Sidoqoftë kjo frymë e kësaj lëvizjeje MUNDOHET të shkonë drejtë sundimit të vendit…
Pse jemi në këtë gjendje? Partia e PDK-ës dhe këto figura të vdekura politikishtë kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të “qeverisë në mjegull”. Kjo ideologji e jo sinqeritetit ka për qëllim të mashtrojë ata që kanë rënë nën gracken e ish pushtetit të asaj elite, dhe t’ju lehtësojë atyre shfrytëzimin dhe manipulimin e tyre.
Këtu jemi për shumë shkaqe. Jemi në këtë gjendje në një masë të madhe për shkakë të mendësisë sonë provinciale. Çmitizuesit do të shqyeshin gazit me të gjithë këta tipash antropologjik të deformuar, sikur njëri prej tyre, pikërisht ai që, pasi ishte tallur me maninë përvetësuese të mamografisë politike, në kundërshtim me vetveten, mendjeletësisht, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi, e shpallin numrin e veteranëve mbi 60 mijë. Këto janë rrezultatet e asaj ideologjie që nuk na shërbente ne, por vetëm parisë sunduese në opozitë dhe pronarve të tyre të huaj, kjo pari opozitare është thjesht parazitare dhe skllavëruese e kombit shqiptar.
Një batalion insekteshë politik prej një “…..” hibritesh pa gjak e pa nderë dhe për dhunime politike 20 vjeçare… Këta politikanë me bririn e tyre “mitik” në ballë është një shenjë e keqe që ushqehen me faqe e fletësh të grisura! Ky parim i kombinimit të gomerëve absolut me përgjegjësinë absolute do të bëjë të lind një grup i zgjedhur udhëheqësish në mesin e gomerëve, çka nuk mund të mendohet në kohën e tyre të parlamentarizmit. Sa më sipër, nuk mund të kundërshtohet duke thënë se strukturat me figura të ndrydhura të kohëve të fundit, veçanarisht lëvizjet në parlament, nuk i përshtaten modelit kulturor që e kanë skicuar gjatë debateve në media dhe se do të ishte më mirë që rrënjët dhe karakteri i tyre të kërkoheshin në tendencat kulturore e sociale të kohëve të fundit.
Këta humbës kronik… Apo ringjallja e shpirtërave të humbur. Shume prej tyre shkruajnë dhe flasin dhe nuk dinë të ngrehin politiken në art… Të gjithë me pretendime të mbrapshta duke qenë ata që sjanë, duke mësuar ligjin e mohimit. Çdo politikan duhet të reflektoj kultur dhe pastaj duhet të marrin guximin për të kritikuar sovranin dhe pushtetin.
Këta nuk janë popull, por një pakicë fanatikësh bolshevikë që kërkojnë vetëm rrëmujë. Këta, nuk ishin nevojë ta njihni vetveten. E kundërta do të ndodhte me liderët, deputetët opozitar të shembjes së “komunizmit”, të cilët dëshironin t’i udhëhiqnin vetë proceset e brendëshme dhe të jashtme politike për t’i nxjerrë partitë e tyre nga plehërat e dhe bataku ku janë fundosur.
Paraqet interes fakti që, pikërisht në momentet kur bolshevikët opozitar humbën edhe qeverisjen e stabilitetit politik nga lëvizja shumë e gabuar e tyre opozitare, të cilët nuk u tërhoqën prej saj kur po dukej se nga të gjitha pikëpamjet do të kishte zgjedhje të parakohshme dhe do të vinin në pushtet me një forcë të re korruptive për gllabërimin e hektarëve të ri. Kryetarët e grupeve opozitare nxitnin kundërshtitë brenda për brenda parlamentit.
Me sa duket e kuptohet, frika e tyre ishte se nga brenda parlamentit dhe mediave mund të merrnin një goditje edhe më të keqe, e prirje drejt një skenari dramatik, të cilët meritojnë më shumë vëmendje për t’i lexuar karakteretë e tyre deri në skutat më të thella të vetëdijës dhe në stazat më të veçanta “antishqiptare”.
Duhet ndalur rrënuesit! Duhet t’u zvogëlohet hapsira e veprimit, duke i bindur njerëzit për prerjen e tyre rrënuese! Kurrë dhe në asnjë rast një çift politik nga opozita nuk është kujdesur dhe nuk ka ushtruar trusni për të krijuar një mekanizëm të “përbindshëm” institucional, të ndjeshëm dhe syçelë, oreçast në punë për shpëlrarjetë e trurit të shqiptarëve sikur ata oligarkët ishin themeluesit dhe të ndërtuesitë e “Dardanisë së re”, por edhe se e gjithë lufta politike e popullit shqiptar qenkan zotëruar nga “figura e tyre lavdishme” të ish pushtetarëve në pushtet. Në zbatim të kësaj detyre si “falsifikues”, nuk kanë guxuar kurrë të flasin historikisht për të vërtetën.
E tmerrshme. Politikanët paguhen nga popullli. Opozitarët janë të përlyer e të ndyrë nga stabilishment të ndyrë politik e mediatik thurin intriga dhe urrejnë të gjallet e pozitës e të opozitës! Armët dhe politikën janë gati t’i hudhin në plehëra e therra, e pastaj ti qajnë therrat e plahërat dhe drejtë thesarit e subvencioneve në një shtetë të vogël e të ndryshkur nga “korrupsioni e hajdutëritë”. Në Dardaninë tonë ka përplot politikanë që duhet mjekuar, gjykuar e jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve por fatkeqësia e jonë. Një pjesë e shqiptarëve të konfesionit politik duket se kanë defekt në kompozimin e tyre gjenetik, që i bën ata të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili bashkëkombasit e tyre të pa korruptuar.
Opozitarët marrin gjithmonë formën e enës të mbushur me “f…..”. Nuk heqin dorë as nga mjetet, as nga filozofia e mashtrimit dhe “krimit politik”, për shkak të marrëzisë së tyre. Por dinë ta bëjnë menjëherë edhe kapitalistin, e t’i kalojnë organizatat bazë të biznismenëve brenda partisë. Sigurisht, këtu ishte frika e lëkurës, po më e zeza ishte ngjizur tek votuesit.
Populli i përçarë dhe i ndarë në copa e grima… Nga do që ta kapësh e sheh se objektivat politikë të brendshëm dhe të jashtëm ishin dështim i plotë. E vetëm këto nuk mund të jenë objektiva politike të një shtet kombi normal. Në rastin e Dardanisë, nuk ishte vetë mjegulla njëzetvjeçare që muzgonte mashtrim, haraç e gjithçka tjetër. Të lidhura me të, e shpesh pjella të saj, do të ishin gojëdhënat e korrupsionit, e bashkë më to “veteranët e rrejshëm” (kështu flitetë kudo në Dardani), ato që më lehtë se bari keq mbinin gjithkund si këmbanatë e zonave. Këto figura të ndrydhura, ky lëmsh tipash të ndryshëm antropologjikë, kjo “…..” e përçarë në njëzët dialekte partish plotësisht të pakuptueshme, ulërin dhe përplasen mes veti midis një anarkie prej sketerre.

Moj Elizabetë, moj “malokja” jonë e bukur

2
Nga: Kolec P. Traboini
Ç’ faj ke ti që ajo që të urren është e shëmtuar?
Çfarë përshkrim i mrekullueshem i Indro Montanelit për malësorët e Veriut. Krenari. Mbetesh pa gojë kur lexon New York Times të vitit 1911 ku vajzat e Malësisë së Madhe i quan Amazona e ndër me të bukurat e të hijshmet në botë. Dhe natyrshëm të lind pyetja pse kjo intrigë djallëzore dhe urrejtje e pacak e gjyqtares se Vettingut Genta Bungo ndaj kryeprokurores se Tiranës Elizabeta Imeri? Shprehimisht nga goja e gjyqtares prej te cilës pritet drejtesi kanë dalë fjalet ” Ta heqim e të shpëtojmë prej asaj maloke”. Mos vallë vetem urrejtje krahinore. E akoma më tej, mos vallë vetem ajo e ka atë urrejtje krahinore? Nuk besoj. Sepse ekzistojne disa elemente turbullues në te gjithe segmentet e shtetit ku Veriu nuk gjendet kurrkund. Që të mos keqkuptohem do të thosha që kjo frymë e keqe ndjehet ne segmente drejtuese te shtetit, por nuk ka klime perçarese nder shqiptarë. Në popull asnjë nuance e kesaj natyre. Rasti konkret tregon diçka por jo te teren. Është dhe individuale. Çeshtje smire. Qe ajo qe drejton Vettingun te thojë ta heqim kryeprokuroren e Tiranës e te shpetojmë nga ajo maloke do te thote shumëçka edhe per SPAK-un. Diku fshihet lepuri i gjyqtares Bunga qe shpreh këtë urrejtje. Dhe e natyrshme do te ishte qe vete shteti te reagonte. Por jo, sepse segmente te kesaj urrejtje për verioret janë dhe ata. Më thoni sa titullare të lartë ka nga “malokët” e Veriut? Një Linditë në Parlament. Kaq mjerueshem. Po keto politika dikush i bën. Pas asaj gjyqtare qyqare dikush fshihet. E ky eshte Kryeministri qe tollovit gjithçka në Shqipëri si të ishte padrino i shtetit. Qe thënë te drejten, prej politikes idiote te organizimit te qeverisjes me çupëlina që nuk dinë as te artikulojnë mirë në gjuhen shqipe, e ka kthyer qeverisjen në një Club personal argetimi. Dhe vete ndjehet Pasha Dovlet. Dhe një fjalë nuk e thote për kete rast skandaloz të gjyqtares Bunga Dunga, e cila me urrejtjen patologjike ndaj Elizabetes se Veriut, tregon se si eshte katandisur ajo si person dhe reforma si institucion.
Por fundja përtej aneve sociale e profesionale, merreni more vini portretet perballë jush, kendej Elizabeta andej Bunga dhe pasi ti soditni i pershkruani dhe do ta kuptoni se pse gjithmonë drita urrehet prej erresirës. Dhe se shpirti i mire të zbukuron qenien dhe e kunderta nuk eshte krejt pa motiv.
Po te kemi drite, moj Elizabeta Imeri, ne te Veriut krenohemi me ty moj tropojane, vajzë bjeshke, moj “maloke”!
K. P. Traboini
Washington DC, 10 prill 2022

Dik Marti objekt i luftës hibride serbo-ruse

0

 

Prishtinë, 10 prill — Në kulmin e luftës në Ukrainë, kur përballja e Rusisë me Prendimin ka hy në javën e gjashtë dhe po jep mesazhe se lufta mund të vazhdojë në kohë të papërcaktuar, shërbimet e fshehta serbe, me gjasë të mbështetura edhe nga ato simotra ruse, përkohësisht duket se kanë gjakuar spostimin e vëmendjes në një front tjetër, duke pas në shënjestër sërish Kosovën dhe interesat e saj.

Megjithëse lajmi bombë për tentimin e vrasjen e ish Këshilltarit Federal të Zvicrës — Dik Marti, tok me konfirmimet nga ana e Shërbimeve Intelegjente të Zvicrës, por edhe deklarata e vetë z. Dik Marti, nuk linin të dyshohej se, vrasja ishte projektuar e porositur nga shërbimet e fshehta serbe, sërish një lagje e medias ka filluar t’i fryjë propagandës antishqiptare, duke u zhytur në llumin-llucë të luftës hibride ruso-serbe!
E përditshmja zvicerane Tages Anzeiger, në ballinën e saj sot solli këtë titull: “Këshilli Federal mobilizon ushtarët elitë për të mbrojtur Dik Martin”. Ndërkaq shpjegimi telegrafik vazhdon që në nëntitullin e tekstit: “Ish-nëtari i Këshillit të Lartë Federal të Zvicrës, i cili hetoi krimet e luftës në Kosovë, është nën mbikëqyrje 24-orëshe — pjesërisht edhe nga ushtria. Prokurori i Përgjithshëm po heton çështjen”.

Por nëse lexohet me vëmendje dhe deri në fund artikullskruesi na rezulton se i përket dr spinofëve që dinë ta përdorin një rast për të drejtuar vëmendjen atje ku duan. Pavaërsisht të dhënave të policisë dhe deklaratës së Dik Martit, TA, respektivisht gazetari i saj, shfrytëzon momentin të vjellë insinuata kundër UÇK-së si “organizatë e inkriminuar”. “Rrethanat rreth kërcënimit të Dik Martit mbeten të paqarta” konkludon artikullshkruesi, duke ra ndesh me përfundimet e hetimeve të Intelegjencies zvicerane dhe bindjen e deklaruar publikisht të Martit që ndërlidhin shërbimet serbe në këtë rast![1]

Tek po zhytesha në leximin e shkrimeve që kishin të bënin me këtë lajm senzacional, një mik imi ma dërgoi një analizë të veçantë, që ndërkohë paska publikuar Instituti për Studime Nëdrmkombëtare të Sigurisë (me seli në Beograd), që më bëri ta lë anash për pak çaste zhurmnajën rreth fatit tragjikomik të Dik Martit, që nuk dallon shumë nga fati i të gjitha marionetave të të gjitha kohërave.

Drejtuesit e këtij instituti, sikur kanë parasysh sentencën e Dante Alighierit, tek shprehej se “vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që qëndrojnë neutralë në kohë krize të mëdha morale”.

E qartë, konstatimi i kokave të kthjellta serbe se “Serbia nuk mund të qëndrojë neutrale” tutje në raportet mes Perendimit dhe Rusisë, meqë ai pozicion do të mund të rezultonte me pasoja “katastrofike për të”, atëherë , sipas autorëve të analizës në fjalë, Beogradi duhet të marrë vendim të shpejt, që d.t.th se Serbia, sipas tyre, duhet t’i bashkohet urgjent Perendimit.

“Vendimi i saj duhet të jetë i shpejtë, sepse përndryshe të tjerët do të vendosin për Serbinë”, konkludojnë autorët e analizës në fjalë.

Në shikim të parë, asgjë e jashtëzakonshme, nëse kemi parasysh historinë emarrëdhënieve mes Rusisë dhe Serbisë, madje edhe atë të vitit 1948, kur Jugosllavia pat marrë vendim për pozicionim krejt tjetër ngasa do të dëshironin shumica absolute e qytetarëve të ish Jugosllavisë, rrjedhimisht edhe të Serbisë.

Rasti Marti ndërkohë rikthehet në vëmendjen e publikut jo vetëm zviceran. Kësaj radhe si objekt i krimit shtetëror serb, interesave të të cilit i kishte shërbyer tek kishte përvetësuar dosjen e shërbimit serb duke e prezantuar para Këshillit të Europës si raport të tij personal! Ndërkohë duket se për likuidimin e tij kanë qenë të interesuar segmente të Intelegjencies serbe që punojnë për agjendën e shërbimeve ruse. Po këto segmente, tashmë është verifikuar se, kishin qenë të implikuar në puçin e dështuar në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Putinit dhe Rusisë ndërkohë i duhet ta zhvendosin agresionin e tyre nga Ukraina në Ballkan, por mundësisht duke tronditur edhe Perendimin me aksione të kësaj natyre. Aksioni me gjasë nuk është cilësuar si i dështuar nga ana e Intelegjencies zvicerane, prandaj masat e rrepta ët sigurisë ndaj personit të Dik Martit vazhdojnë edhe sot. Por në rast se ky aksion i pregaditur e studjuar mirë nga dy shërbimet simotra serbo-ruse, do të përmbyllej me sukses ndaj Dik Martit, pasojat do të ishin katastrofale jo vetëm për Zvicrën, por edhe për shqiptarët. Zvicra do të ndëshkohej rreptë për qëndrimin e saj të qartë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës, kur pa hezitim hoqi dorë nga pozicioni i saj tradicinal neutral dhe iu bashkua Perendimit, ndërkaq shqiptarët dhe me theks Kosova, do të mund të bëhej një objekt i një lufte të gjerë speciale serbo-ruse dhe jo vetëm.

Për të parandaluar skenarë ogurzi të kësaj natyre, që implikojnë shumë palë, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të marrin vendime të shpejta, jo vetëm për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perendimor brenda strukturave euroatlantike, por edhe për t’i prerë linjat e bashkëpunimit mes Beogradit dhe Moskës.

Serbia në raport me shqiptarët ka më shumë se një shekull (1877/78), që është angazhuar intenzivisht për shuarjen e kombit shqiptar. Tashmë janë të njohura për historiografinë tri valët e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Ato gjithësesi përfunduan edhe në dëm të gjeografisë shqiptare, meqë humbi Toplicën e krahina të tëra ku përfshiheshin tetë qytete e më se 998 fshtra ku popullsia shqiptare ishte shumicë e ndjeshme, ndërkaq në vitin 1912 edhe Kosovën dhe Sanxhakun (Novipazarin e Tutinin) që ndërlidhte atdheun e shqiptarëve me atë të boshnjakëve, si një rrip toke me peshë gjeopolitike të ndjeshme edhe sot e kësaj dite.

Dik Marti sërish shndërrohet në “objekt loje” për palën serbe, por kësaj radhe duke tentuar ta viktimizojnë. Herën e parë për ta dëmtuar historinë e lavdishme të UÇK-së, ndërkaq kësaj radhe duke e vënë atë në shërbim të luftës hibride serbo-ruse në raport me Ballkanin Perendimor dhe përgjithësisht Perendimin.
Beogradi edhe me këtë rast vazhdon të bëjë lojë të dyfisht: në njërën anë të pregadisë terrenin për shkëputje nga Rusia, duke ndërtuar agjenda strategjike që do t’i mundësonin Perendimit të tumirë Anschluss-in e Republikës Serbska në Bosnjë dhe aneksimin e veriut të Kosovës, në anën tjetër, duke toleruar segmente të intelegjencies së vetë që, tok me simotrat ruse, të trandin Perendimin, duke startuar me akte të terrorit mu në zemër të Europës.

Serbia tashmë është e qartë, në politikën e saj të jashtme po pregaditet të bëjë një kthesë të madhe, duke mos mbetur asesi si aksesore e Putinit, por ajo për këtë po kërkon të shpërblehet shumëfish, jo vetëm me garancione për investimet e Perendimit në ekonominë e rrëgjuar serbe, por edhe me territore, respektivisht përmbylljen e projektit serb të fundit të shekullit 19-të — zgjerimin në Perendim, në brendi të Bosnjës, por mundësisht edhe me veriun e Kosovës.

Flijimi i Martit për një kthesë të kësaj natyre, do t’i hynte në punë për justifikimin e aneksimit të veriut të Kosovës, meqë do ta shiste si vepër hakmarrëse e ish pjesëtarëve të UÇK-së, pra e Kosovës. Ky akt i krimit shtetëror serb mbeti vetëm në tentativë falë syçeltësisë së Intelegjencies zvicerane dhe u përmbyll pa dëme kolaterale. Megjithatë, si i tillë, ai flet shumë për rrezikun që paraqet regjimi fashist i Vuçiqit, tashmë i rimandatuar për ta drejtuar Serbinë edhe për një mandat.

Hulumtimi i mediumit zviceran ka bërë që të bien sërish kambanat e alarmit, të cilave në rrugë zyrtare e pa zhurmë u kishte rënë policia e shtetit në dhjetor të 2020-s, duke u bazuar në informacionin që kishte marrë prej shërbimit inteligjent zviceran.
Një burim i televizionit zviceran (“RTS.ch”) qenka shprehur se dokumenti që ka marrë policia shkruante se “Dick Marty, sipas urdhrit të shërbimit sekret serb, duhet të vritet. Vrasja e Martyt duhet të kryhet nga serbët që ka kohë që kanë kryer misione të tilla për shërbimin sekret serb, që i ka trajnuar, dhe që thuhet se janë ‘profesionistë’ që do të kryenin vrasjen mjeshtërisht ‘pa lënë asnjë gjurmë’”.

Tragjeditë personale, ashtu si edhe shpërfaqja e akteve heroike individuale, jo rrallë janë të ndërlidhura me fatet e popujve. Ky akt kriminal në tentativë ndaj Dik Martit zanafillën mund ta ketë tek historia makabre e “tregëtimit me organet e ushtarëve serb”, që sipas Intelegjencies serbe e paskërkan bërë UÇK-ja. Në këtë histori ishin ngatërruar keq dy personazhet publike zvicerane: Dick Marty dhe Carla DelPonte, duke ra në kurthin e propagandës serbe. Por, nëse në këtë kurth kishin ranë atbotë dy zyrtarë të lartë të shtetit, siç e dëshmon pjesa në vazhdim e kësaj drame, nuk ranë edhe shërbimet e intelegjencies zvicerane.

1. Shih artikullin e plotë të TA:

https://www.tagesanzeiger.ch/bundesrat-mobilisiert-elitesoldaten-zum-schutz-von-dick-marty-790307673267

Uniteti kundër terrorizmit të regjimit të Iranit dhe ngërçit në bisedimet bërthamore

0

Në një aleancë ndërpartiake që është e rrallë në Shtetet e Bashkuara, figurat politike dhe ushtarake në Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj heqjes së IRGC-së nga lista terroriste

Kundërshtarët e tërheqjes së IRGC-së nga lista terroriste dhe pesimizmi për të ardhmen e bisedimeve bërthamore me regjimin iranian, i cili i ka ngecur bisedimet duke insistuar në largimin e IRGC-së së tij terroriste, përfshijnë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, anëtarë të Kongresit dhe Senatit, dhe komandantët e lartë ushtarakë.

Shembuj të këtyre pozicioneve si më poshtë:

Ligjvënësit amerikanë të shqetësuar për kushtet e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po bëjnë presion për të siguruar që Kongresi të votojë për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.

Michael McCaul (R-TX) po nis një peticion për të siguruar përputhjen me Aktin e Rishikimit të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të vitit 2015.

McCaul: ‘Ne jemi duke hartuar një peticion shkarkimi për të mandatuar që administrata të jetë në përputhje me ligjin’.

Deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë ngritur shqetësime për kushtet e marrëveshjes. 18 Demokratët thonë se SHBA nuk duhet të hyjë në një marrëveshje që i lë të pakontrolluara aktivitetet terroriste të Teheranit.

Elaine Luria (D-VA): “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur për kthesën e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese që thuhet se kanë marrë këto bisedime”.

Gjenerali kryesor i SHBA: Forca Quds e IRGC është një organizatë terroriste

Kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët kundërshton heqjen e përcaktimit terrorist të Forcave Quds të IRGC.

‘Unë besoj se Forcat Quds të IRGC-së janë një organizatë terroriste,’ tha gjenerali i ushtrisë Mark Milley. ‘Unë nuk e mbështes heqjen e tyre nga lista,’ i tha Milley Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit

Regjimi i Iranit po kërkon heqjen e përcaktimit terrorist të IRGC-së si pjesë e bisedimeve të vazhdueshme bërthamore.

Blinken nuk është optimist për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Sec. i shtetit Antony Blinken nuk është “tepër optimist” për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve që kemi bërë për të, ne nuk jemi aty”, tha Blinken për NBC. ‘Dhe koha po shkurtohet jashtëzakonisht.’

Pas një viti negociatash, bisedimet bërthamore në Vjenë kanë ngecur. Regjimi i Iranit kërkon që SHBA të heqë emërtimin terrorist të Gardës Revolucionare.