Kreu Blog Faqe 1354

Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?

0

shkruan Fahri Xharra 

 Vetë Marty ka folur për këtë situatë. “Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai. /Express 

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane. 

Diskreditimi i Kosovës  “Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran
“Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën. – shkruan “Mise au point “
(https://www.voxnews.al/kosovabota/dick-marty-merret-ne-mbrojtje-kercenohet-nga-sherbimet-inteligjente-s-i5700  )

Pse Dick Marty filloi të rrezikohet nga serbët një muaj pas shkuarjes së Hashim Thaqit në Hagë ? 

Në vitin 2010, shkruan shtypi i Kosovë : Çështja e dyshimeve për trafikim me organe njerëzore gjatë luftës në Kosovë, e cila në vitin 2010, tronditi opinionin publik në vend, rajon dhe botë duket se do të riaktualizohet sërish këtë javë. Raporti i hetimeve të bëra nga task forca speciale për akuzat që dolën nga raporti i përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, do të jetë pjesë e raportit për Kosovën, të cilin do ta prezantojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, nuk dihet saktësisht se çfarë do të përmbajë raporti që hyn në kuadër të raportit të zakonshëm të punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe nëse do të zërë vend në diskutimet që do të zhvillohen në OKB. Zëdhënësi i task forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Las, i tha Radios Evropa e Lirë se hetimi i udhëhequr nga prokurori amerikan, Klint Uilliemson, është ende në fazën e mbledhjes së informacioneve.”

Sipas informatave, nuk doli asgjë nga raporti dhe se ky ishte një inskenim i Serbisë. Asgjë nuk u vërtetua . Duhet të shkruaJ “ ndoshta “.Pra, ndoshta  ky libër i Dick Martit ishte i përgatitur nga serbët në bashkëpunim me ndonjë kosovar dhe me ndonjë nga Shqipëria “

Tani serbët frigohen se del e vërteta në shesh dhe me “ likuidimin” e Dick Martit i kryejnë dy shërbime të mëdha për politikën e tyre kundër Kosovës; “ Nëse vdes Dick Marti , nuk ka kush të tregon të vërtetën e krijimit të atij libri që e tronditi Europën dhe që bukur shumë ia humbi autoritetin e Luftës së UÇK-së në botë dhe e dyta prapë një akuzë ndaj shqiptarëve,: “ e vranë se iu friguan të vërtetës”

Një pyetje , pse kurrë shteti i Kosovës nuk e paditi Dick Martin për shpifje  aq të rëndë ?  Çka e pengonte Kosovën por edhe Shqipërinë që me një padi të tillë, t`ia zbardhin fytyrën luftës së    Kosovës ? 

Gjakovë, 10. 04. 2022 

Fan Noli bashkon shqiptarët në Nju Jork

0
Frank ShkreliNga Frank Shkreli

Të nderuar me praninë e udhëheqësit të shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Senatorin nga Nju Jorku, Z. Chuck Schumer dhe me diplomatët e Shqipërisë, Ambasadorja në Washington, Zonja Floreta Faber dhe Ambasadori pranë OKB-së në Nju Jork, Z. Ferit Hoxha

Fjala në ceremoninë e emërimit të një rruge në Nju Jork, me emrin Fan Noli:

Përshëndetje dhe mirëdita të gjithëve…

Jemi mbledhur këtu sot si individë dhe si komunitet për të kujtuar një burrë të madh të Kombit shqiptar. “Nji ndër njerëzit ma të mëdhej që ka lindur fisi arbnuer. Poet letrar, fletorar, orator, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznisë vigane të Rilindjes së Kombit, për të cilin u përpoq sa mujti, me vepër e shkrim”. Kështu është shprehur Ernest Koliqi, një tjetër i madh i Kombit, në një shkrim të gjatë botuar në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit, në Mars të vitit 1965.

Image

Me Z. Mark Gjonaj, realizuesin e këtij projekti dhe shumë të tjerëve në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nuk jemi këtu që si individë të mburremi me pjesëmarrjen tonë. Jemi këtu sot të bashkuar rreth Fan Nolit për të nderuar këtë burrë të Shqiptarisë. Jemi këtu si shqiptaro-amerikanë, por me origjinë vijmë nga të gjitha anët e trojeve shqiptare.

Noli na ka mbledhur sot këtu nga Vërmoshi e deri në Gjirokastër. Nga Kosova e lirë dhe e pavarur dhe nga Çamëria martire. Korçarë e labë, mund të ketë edhe arbëresh. Për besë ka edhe shumë malësorë të veriut e të jugut dhe shqiptarë të fushave nga e gjithë shqiptaria. Mesazhi është i qartë! Jemi këtu nga të gjitha anët, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nga qytetet dhe fshatrat e mbarë trojeve shqiptare, pa dallim dhe pa urrejtje për të nderuar një klerik të lartë të fesë orotodokse shqiptare, por mbi të gjitha një shqiptar të madh.

Në të vërtetë, nismëtari, promovuesi dhe arkitekti i këtij projekti përbashkues kombëtar dhe i shumë arritjeve të tjera në komunitetin tonë gjatë viteve, është shqiptaro-amerikani katolik nga veriu, i lindur jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë, politikani dhe aktivisti i palodhshëm i çështjeve shqiptare, shqiptaro-amerikani dhe bashkëvendësi im, Z. Mark Gjonaj, i njohur tashti, i botës shqiptare. Thank you Mark for working so hard to make this and other projects for the Albanian-American community a reality and for getting us all together today to celebrate this moment. Thank you!

Image

Frank Shkreli

Falënderimet gjithashtu i shkojnë edhe Federatës Pan-Shqiptare Vatra për ndihmesën e dhënë në organizimin e këtij celebrimi, në nder të themeluesit të saj, Fan Nolit.

Jemi këtu, pra për të kujtuar dhe për të nderuar Fan Nolin dhe veprën e tij në mbështetje të interesave të Shqipërisë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshir edhe rolin që ka luajtur në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – një trashëgimi kjo që vazhdon edhe sot e kësaj dite në radhët e këtij komuniteti. “Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”. Fan Noli, 1917

Prandaj, ia vlen të përmendet fakti se kjo ceremoni po zhvillohet këtë vit — siç duket në koincidencë — me 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, se Fan Noli ishte njëri prej mbështetësve dhe promovuesve më të fortë të këtyre lidhjeve, midis dy popujve tanë.

Image

Kontingjenti “Iliria” i Policisë së Nju Jorkut

Por, më në fund dhe më me rëndësi, jemi këtu për të celebruar Amerikën tonë të dashur dhe lirinë që gëzojmë dhe që na mundëson ky vend-planet, që në liri dhe pa paragjykime, të nderojmë heronjtë dhe të dalluarit e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, siç është Fan Noli, pa dallim e pa urrejtje krahinore, fetare ose politike prej askujt — përfshirë autoritetet qeveritare – por as ndaj njëri tjetrit, as ndaj të tjerëve.

Për 100 vjet Amerika, që nga koha e takimit historik të Nolit me Presidentin Wilson e këndej, iu gjend pranë Kombit shqiptar dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke na dhënë dorën dhe ndihmën kur kishim nevojë në mbrojtje të interesave tona këtu por edhe mbështetjen e pazëvendësueshme ndaj bashkë- vëllezërve tanë matanë oqeanit. Është një histori e gjatë kjo përpjekjesh ç’prej kohës së Nolit e Konicës, për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi në fillim të shekullit të kaluar e deri tek çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, në fillim të këtij shekulli.

Ndihmat materiale, mbështetja diplomatike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët, në përgjithësi, nuk kanë qenë kurrë të kushtëzuara ndaj një individi ose partie politike, por bazuar në bindjen dhe besimin e fortë se – me gjithë dallimet që mund të ekzistojnë midis shqiptarëve — për arsye historike dhe politike — të gjithë shqiptarët pa dallim, gjithmonë janë shprehur, historikisht, (me përjashtim të regjimit të djallëzuar komunist të Enver Hoxhës), se janë një dhe të pandarë në një miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Me klerikët e Kishës Orthodokse – të themeluar nga Peshkop Fan Noli

Edi Rama sërish flet për Ballkanin e Hapur, nuk i intereson se “çka të duan përfaqësuesit e turbofolkut nacionalist!”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se beson se çdo shqiptari i vjen mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me Perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë dhe, sipas tij, kjo nuk do të kishe ndodhur pa Ballkanin e Hapur.

Rama në konferencën për shtyp pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste, Rama ka thënë se nuk do të zmbrapset nga projekti Ballkani i Hapur.

“Jemi shumë të vendosur të vendosur të ecim me Ballkanin e Hapur. Le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur dhe besoj që asnjë shqiptari të arsyeshëm nuk i vjen keq, përkundrazi s’ka si të mos i vije mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë dhe me lejoni t’iu them se pa Ballkanin e Hapur kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha Rama, transmeton KP.

“Ballkani i Hapur është shumë i çmushem për të ardhmen e rajon dhe të çdo vendi në rajon për ata që e kuptojnë sot dhe do ta kuptojnë edhe të tjerët më herët se sa vonë, do të bashkohen të gjithë. Ne na duhet të mbajmë këtë kurs paqe, e sigurie. Mos harroni se në Ballkan ka filluar edhe një luftë botërore, kështu që ky territor nuk është aq i thjesht dhe ne nuk kemi asnjë llogari që t’i fryjmë zjarreve të kota, të gjitha llogarit tona janë që t’i fryejmë erës së bashkëpunimit”, tha ai.

Me Sergei Lavrov-in e Rusisë së Putin-it dhe me Baton Haxhiun, publicistin shumë të afërt me të.

Kreu i PS, duke iu referuar Sali Berishës, ka thënë se është një i gjallë që ka vdekur dhe nuk i përgjigjet.

Rama është pyetur edhe për mandatin e katër dhe konkurrencën e mundshme që mund ta ketë nga Sali Berisha, ku tha se përtej tij që në 2025, Shqipëria mund të votojë për t’i shkuar mbrapa gjeneralit të ushtrisë së vdekur, kjo do të sfidonte edhe kryeveprën e Ismail Kadares.

Kryengritja Myslimane e Dude Balje-s në Parlamentin e Kosovës

0
Afrim Caka, Gjakovë
* REBELIMI MUSLIMAN DHE FETARIA E DUDA E BALJES NË PARLAMENT…
Bile edhe Perëndia fletë në emrin tëndë
Të na rrofsh o deputetja e jonë!
“Nëse mundë ta quajë rebelim!?”
“Ringjallje etno-talibanizmit te deputetja Duda Balje?”
Një thirrje i vinte që andej vazhdimisht nga shumë deputet. Një thirrje për ndihmë për t’i futur shamit e ferexhet nëpër tempujtë e diturisë. Që vendin tim ta bënte pjesë në atë univers të egër e shkretan, kjo ishte edhe një arsye tjetër për të që të interesohej për atë botë. Kështu, Duda krijoi këtë dëliri të mbrapshtë që rrezatonte aq larg “mjerim”. Dardania e lirë s’mund të jetë e qetë me atë fjalim të shpërndarë në parlament e media.
Fjalia e saj ishte plotë enigma që e rrethoi e vazhdon ta rrethoj ende sot Parlamentin e Dardanisë duke ia prekur, ngacëmuar themelet e shtetit tonë sekular!!!
Deputete, “shamit dhe ferexhet” mundesh t’ju mësosh vetem fëmijëve tu…
Dhe nga dita në ditë vendi ynë zhytet poshtë e më poshtë në vorbullën e fondamentalizmit radikal.
Ja pse unë nuk po ju kujtoj revulucionin; unë po ju kujtoj rebelimin. Revulucioni është çështje e turmës; rebelimi është çështje personi, individualiteti. Kur deputetja bëhet rebele ajo e ndryshon ose mundohet të ndryshon modelin tonë të vjetër iliro – dardanë. Ajo e shqetëson pushtetin dhe rendin kushtetues. Kjo mundohet të ndryshojë thelbin e vet, i japin vetes lindjen e një shteti të ri sipas sheriatit.
Duda, e gjithë veprimi i saj – ky është një zinxhir i pandërprerë i përpjekjeve për ta ndryshuar shoqërinë shqiptare. Ne e pamë këtë edhe tani në “Parlamentin e Dardanisë” – duke e sulmuar edhe drejtoreshen e shkollës së mësme “N. Nixha”. Pas kësaj, ajo do të rrënonte historinë, kulturën, gjuhën dhe identitëtin kombëtar, për ta zavëndësuar me një histori të rreme, të zëvëndësonte artin me një tetër art, kulturën me një tetër kultur, gjersa ashtu si “djalli”.
“Mbi këtë baltovinë me erë të keqe u ngritë deputetja dhe ajo që kaloi mbi “kushtetut” mund ta konsideroj minoriteten jo dashamirse ndaj kulturës shqiptare”.
“Kur e dëgjova Duden, thashë ra termet!!!”
– O Perëndi! Tani e kam të qartë se për çfarë fletë deputetja varfur. T’i nuk duhet të jeni deputete në sistemin tonë parlamentar. Unë, natyrisht nuk e kuptoj këtë Duden. Gjithçka që bën ajo, është absolutitsht e pandershme dhe antishqiptare, por sistemi ynë nxjerr jo deputete intelegjente dhe që të dinë, por deputete me kujtesë të dobët.
Në këtë rebelim, nëse shumë deputet qofshin ata “musliman ose të krishter” marrin pjesë të këto dy llojet e “rebelimit”, që deshirojnë të kalojnë përmes rebelimit, sepse duhen shkatërruar shumë gjëra, ekonomia, vlerat kulturore, historia, gjuha por edhe deshirojnë të ndërtojnë një tjetër kultur. Dhe, ne gjakovarët do ti dalim kësaj balte përpara… që borgjin nuk ia kami askujtë të na ndrrojnë modelet tona të vjetra gjakovare…
Duda! Lëre Gjakoven në vendin tij…
Gjakova! Është flamur i shqiptarizmës, djepi i patriotizmit!
Deputete! Gjakova nuk i duron dot çibanët dhe as veshjet e huaja arabe…
Deputete! Kësaj toke i thonë Dardani e jo Azi…
Deputete! Dhe mbajeni në mend – këtu në Gjakovën tonë të (Dah Polloshkes, Sylejman Vokshit, Mic Sokolit, Bajram Currit, Bajram Daklanit etj.), nuk kanë mundur të zëjnë vendë as Romakët, as karrocjerët e talebanëve, as turqit, as Maxharr pasha (Karlo dë Trua), as serbi, as malazezi e as bullgari… e lere më shamit dhe ferxhet”.
Sot në Dardani, mjerisht, ka shumë femra të tilla, të gjymtë. Dhe do të ketë së shpejti edhe më shumë, nëse nuk nuk i ndihmon Zoti. Një sakat, që s’e ka madhështinë shpirtërore të një SERVANTESI, rënkon e kërkon lehtësim për veten në sakatimin që deshiron t’ua shkakton të tjerëve përreth.
Konkretisht, çfarë mbijetoi dhe çfarë u rigjallërua në parlamentin e Dardanispara moderne? Apo kishim një “komb”? A ka pasur ndonjëherë një nacionalizëm popullor brenda parlamentit pas luftës, që u ringjallë Duda e Baljes në vitin 2022. A mund të flasim për një bashkësi etnike që i mbejetoi e paprekur nga fondamentalizmi neoosman prej kohëve të mëparshme apo kishim një “komb” të përzier paramodernë, që kishin rënë në gjumë, sipas shprehjes nacionaliste, vetëm e vetëm për t’u rizgjuar nga amullia, apo nga një puthje në atmosferën marramendëse të viteve 1999?
Do të duhej një vetëdije më e lartë e parlamentarëve, pikërisht ajo duhet të dilte përpara manipulimeve të Duda Baljes, partiake e fetare për këtë çështje për qëllime pushtetore. Intelektualë do të quhen, jo ata që kanë grada shkollore e shkencore, pse JO, por ajo kategori shqiptarësh që mendojnë, që shtrojnë çështje e krijojnë synime e norma shoqërore, detyra për çështjen kombëtare e të cilëve është ta thojnë të vërtetën, të tjerët t’i besojnë…
Sa kundërthanëse janë këto ndjenja të mia; në njërën anë jamë krenar për punën dhe qëndrimin e “palëkundshëm” të politakanëve tanë brenda parlamentit, në anën tjetër, nuk dua që ata të vdesin për të qenë heronjtë e të gjithëve. Mëkatin e paguam me jetën shqiptarëve dhe dhashtë Zoti e përfundon me kaq.
Zon. Duda Balje! Mësohuni t’i shndërroni helmet tuaja në mjaltë ndaj Gjakovës dhe drejtoreshës…. Respektojeni këtë unikalitet. Kjo është ajo që duheni ta bëni. Kjo thirrje nuk është armiqësi, këtë duhet ta kuptoni. Duhet të përpiqemi e gjithë kultura e jonë, i tërë modeli i qytetërimit duhet të funksionojë pa u penguar nga këta përbindësha “si ju”. Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo deputetë i keqpërdor ligjet në parlament, nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqant.
Respekte për deputeten minoritare?

Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës – 9 Prilli , në 14 vjet Pavarësi

Shkruan: Behlul Jashari

PRISHTINË, 9 Prill  2022/ Kosova në 23 vjet Liri e 14 Pavarësi shënon sot Ditën e Kushtetutës, 9 Prillin.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës së miratur para 14 viteve, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi në 15 Qershor 2008”.

Mesazhi i dërguar sot i Presidentes kosovare Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës është ky:

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.

Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit.

Urime Dita e Kushtetutës!”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, sot priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani ftoi që diskutimet për rëndësinë e Kushtetutës të jenë të vazhdueshme dhe të mos zhvillohen vetëm me përfaqësuesit institucional, por edhe me qytetarët…

Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Fatmir Sejdiu e Jakup Krasniqi – 15-qershor 2008-foto-Behlul-Jashari

“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha atëherë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit, cituar në raportimin që kam bërë për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  – Agjencinë Telegrafike Shqiptare /ATSH/ në 9 Prill 2008.

Raportimi theksonte se kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.

“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, të shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.

Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili ishte ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 Janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 Shkurti – dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.

Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga Paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu,  “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 14 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 14 vjetorin e Ditës së Kushtetutës pavarësia e Kosovës është e njohur nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.

Para 33 vitesh, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.

Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për pavarësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

2008 – 04.09 -Kushtetuta , Kuvendi i Kosoves

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kuvendi i Kosove me 2 Korrik 1990 – foto nga filmi dokumentar ku shihet edhe Behlul Jashari duke duartrokitur

Para katër vitesh, me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëherë Presidenti Hashim Thaçi.

Katërmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës do shënohet në kohën kur nëpër qytetet e fshatrat kosovare do festohet 23 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë.

***

Raportim që bëja  për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  para 14 viteve-9 Prill 2008:

PËRMBLEDHJE – KUSHTETUTA FUQIZON SHTETIN E PAVARUR, SOVRAN, DEMOKRATIK, UNIK DHE TË PANDASHËM TË KOSOVËS

PRISHTINË, 9 prill /ATSH-B.Jashari/ – Kuvendi i Kosovës i mbledhur sot në një seancë solemne të jashtëzakonshme, ashtu si kur shpalli pavarësinë para më pak se dy muajsh, miratoi njëzëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, siç u tha, fuqizon shtetin më të ri në botë si të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit.
Gjithçka ishte unanime në këtë seancë, që nga fillimi i saj, kur ishin të pranishëm në sallë 103 deputetë, të cilët aprovuan të vetmen pikë të rendit të ditës: Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, trupi diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, hapi punimet pak pas orës 10:00, nën drejtimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hap punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjesht vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Më pas, Kuvendit iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, e kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, të cilët nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  e vlerësuan një moment tjetër historik pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës”, tha presidenti  Sejdiu.
”Kushtetuta, me peshën e saj të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e fut Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike”, shtoi ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të sukseshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ”, theksoi presidenti Sejdiu.
Ai u shpreh optimist se mbi bazën e parimeve të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, “Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
Kryeministri  Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është evoluim i historisë së përbashkët të kosovarëve dhe garanton liriëtë dhe të drejtat e të gjithëve.
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Vlerat fondamentale dhe liritë e të gjitha kombeve demokratike janë të mbrojtura me anë të kushtetutës. Prandaj, edhe ne sot kemi vendosur që ta ndjekim rrugën e shteteve të lira dhe demokratike”, u shpreh ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është vullneti ynë, është legjitimiteti dhe vula e shtetit të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.
“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.
”Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona, në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve”, është shprehur Kuqi.
“Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara”, siguroi ai.
”Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e përcaktuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij”, theksoi Kuqi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar të hënen pasdite nga Komisioni Kushtetues në një ceremoni zyrtare në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit e të komunave dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.
Në dy ditët e para të prillit Komisioni Kushtetues i Kosovës e miratoi me konsenmsus të plotë tekstin final të Projektkushtetuës, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, e certifikoi atë duke vlerësauar se është në përputhje me Paketën Ahtisaari.
Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.
Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”.

Kryeministri Kurti mori pjesë në drekën e shtruar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

0

Delfi, 9 prill 2022

Në përmbyllje të Forumit Ekonomik të Delfit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në drekën e shtruar nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në drekë ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryetari i Qeverisë së Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Gjatë drekës u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, situatën e sigurisë në Evropë dhe në rajon, pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe për ndihmën që të gjithë duhet t’i japim popullit ukrainas. Në veçanti u diskutua për luftimin e korrupsionit, demokratizimin dhe integrimin evropian, si shtylla të domosdoshme për paqe e prosperitet në Ballkan.

Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, kryeministri Kurti tha se është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Që në fillim të agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë, Kosova dhe populli i saj e kanë dënuar dhe janë bashkuar me botën demokratike, në përkrahje të luftës çlirimtare të popullit të Ukrainës, tha kryeministri Kurti. Qeveria e Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas ka ofruar strehim për 5.000 refugjatë dhe  20 gazetarë ukrainas.

Si lindi emri mauzole? 

0

  

shkruan Fahri Xharra

Pse bota, nga mos njohja e historisë të popujve pellazgjik, çdo gjë ia mveshë Greqisë dhe greqishtes? Pse kur shkruajmë ne shqiptarët për lashtësinë, së pari ne vet nuk i besojmë e lere më që as fqiinjët e me gjërë por edhe  qeshin me ne ? Si do ta mbizotërojmë propaganden aq të keqe për ne dhe historinë tonë ? 

Duhet të mendojmë pse grekët e rinj nuk munde të gjejnë emrin grek për Carianët, por e shkruan ashtu si ata mënduan :Καρία, Karia” pa e ditur të vërtetën e origjinës së emrit 

Caria (/ˈkɛəriə/; nga greqishtja: Καρία, Karia, turqisht: Karya) ishte një rajon i Anadollit perëndimor që shtrihej përgjatë bregut nga mesi i Jonit (Mycale) në jug deri në Liki dhe në lindje deri në Frigji. Jonët dhe Dorët e kolonizuan në perëndim të saj dhe iu bashkuan popullsisë së karajve në formimin e shteteve të dominuara nga grekët atje. Karianët u përshkruan nga Herodoti si me prejardhje Minoane, ndërsa ai raporton se vetë Karajt pohonin se ata ishin kontinentalë të Anadollit të angazhuar intensivisht në detari dhe ishin të ngjashëm me Myzët dhe Lidiasit. Karajt flisnin vërtet gjuhën e tyre, një gjuhë amtare të Anatollisë pellasgjike e lidhur ngushtë me luvianishten. Gjithashtu ishin të lidhur ngushtë me Lelegët ( lejlekët ), që mund të jetë një emër i mëparshëm për Karajt. 

Mausolus ishte djali më i madh i Hekatomnusit, një karian vendas, i cili u bë satrap i Karias  kur Tissaphernes vdiq, rreth 395 para Krishtit. 

Mausoli mori pjesë në Revoltën e Satrapëve, si në anën e sovranit të tij nominal Artakserks Mnemon ashtu edhe (shkurtimisht) kundër tij. Në vitin 366 para Krishtit, Mausolus së bashku me Autophradates të Lidias, me kërkesë të Artakserksit, udhëhoqën rrethimin e Adramitit kundër Ariobarzanes, një nga anëtarët e Revoltës së Satrapëve të Mëdhenj, derisa Agesilaus, mbreti i Spartës, negocioi tërheqjen e rrethuesve. 4] 

Mausolus pushtoi një pjesë të madhe të Lycias rreth 360 pes, duke i dhënë fund linjës së dinastëve që kishin sunduar atje. Ai pushtoi gjithashtu Jonin dhe disa ishuj grekë; dhe ai bashkëpunoi me Rodianët në Luftën Sociale kundër Athinës. Ai e zhvendosi kryeqytetin e tij nga Mylasa, selia e lashtë e mbretërve Karianë, në Halicarnassus 

Maussollos dhe Artemisia sunduan nga Halicarnassus mbi territorin përreth për 24 vjet. Maussollos, edhe pse rrjedh nga banorët vendas, fliste greqisht dhe admironte mënyrën e jetesës dhe qeverisjes greke. Ai themeloi shumë qytete të dizajnit grek përgjatë bregdetit dhe inkurajoi traditat demokratike greke. 

Maussollos vendosi të ndërtojë një kryeqytet të ri, një qytet po aq të sigurt nga kapja dhe po aq madhështor sa çdo tjetër që mund të shihet. Ai zgjodhi qytetin e Halicarnassus dhe filloi ta bënte atë një kryeqytet të përshtatshëm për një princ luftëtar. Në portin e tij, nëse anijet e Maussollos do të bllokonin një kanal të vogël, ata do të ishin në gjendje të mbanin jashtë të gjitha anijet luftarake të armikut. Punëtorët e tij thelluan portin e qytetit dhe përdorën rërën e gërmuar për të bërë breshëritë mbrojtëse përpara kanalit. Në tokë, ata shtruan sheshe, ndërtuan rrugë dhe shtëpi për qytetarët e thjeshtë dhe në njërën anë të portit ndërtuan një fortesë-pallat masive për Maussollos. Nga ky pallat, me pamje të qartë nga deti dhe nga brendësia e kodrave, do të shiheshin qartë përparimet e një armiku. Në tokë, punëtorët ndërtuan gjithashtu mure dhe kulla vrojtimi, një teatër dhe një tempull për Aresin, perëndinë e luftës.
Maussollos dhe Artemisia shpenzuan shuma të mëdha parash taksash për të zbukuruar qytetin. Ata porositën statuja, tempuj dhe ndërtesa prej mermeri të shkëlqyeshëm. Në qendër të qytetit, Maussollos planifikoi të vendoste një vend pushimi për trupin e tij pasi të kishte vdekur. Do të ishte një varr që do të përkujtonte përgjithmonë lavdinë e tij dhe të gruas së tij, e cila ishte gjithashtu motra dhe mbretëresha e tij. 

Në vitin 353 p.e.s. Maussollos vdiq, duke e lënë Artemisinë me zemër të thyer. Në Caria ishte zakon që sundimtarët të martoheshin me motrat e tyre. Martesa të tilla inceste ruanin fuqinë dhe pasurinë në familje. Si një haraç për të, Artemisia vendosi ta bënte varrin që kishte planifikuar vërtet të shkëlqyeshëm, një strukturë kaq e famshme sa emri i Maussollos tani është eponimi për të gjitha varret madhështore, me fjalën mauzoleum. Ndërtimi ishte gjithashtu aq i bukur dhe unik sa u bë i njohur si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. 

Vendi dhe disa mbetje mund të shihen ende në qytetin turk të Bodrumit ( ish Halikarnasi). Me prejardhje nga emri i tij, termi mauzoleum ka filluar të përdoret përgjithësisht për çdo varr madhështor. 

Si një haraç për Mbretin, Mbretëresha Artimisia u angazhua t’i ndërtonte mbretit të saj një varr ekstravagant. Ky monument u përshkrua nga dy tregime të ndryshme. Karakteristikat e përbashkëta të ndërtesës midis dy llogarive ishin një kolonadë prej tridhjetë e gjashtë shtyllash jonike, ndoshta një bazë piramidash me shkallë. Në krye është një karrocë me katër kuaj. Sipas Biers, ndërtesa ishte 45.11 metra e lartë, baza ishte 38.15 metra e lartë dhe 38.40 metra e gjerë. Ajo u shkatërrua nga një tërmet në shekullin e 13 pas Krishtit, dhe më pas u plaçkit nga Kalorësit e Shën Gjonit. Ajo u gërmua në vitin 1856 pas Krishtit ku gjetën shumë skulptura të vlefshme. Dyshohet se artistët kryesorë janë thirrur për të punuar në mauzole. Që nga varri i mbretit Mausolus, struktura të ngjashme kanë marrë emrin e Mauzoleut
Karajt,  Palasgologu Mathieu Aref e shpjegon që rrjedh nga emri i organit të mashkullit

e përgatiti Fahri Xharra
09.04.22 Gjakovë

Botohet libri i Tomë Mrijajt, “Një jetë në shërbim të nacionalizmit, humanizmit dhe kulturës shqiptare”

0

Shkruan: Lekë Mrijaj  

Dje, në orët e pasditës nga edituesi i librit z. Nue Oroshi kam pranuar disa kopje të librit të titulluar: “TOMË MRIJAJ NJË JETË NË SHËRBIM TË NACIONALIZMIT, HUMANIZMIT DHE KULTURËS SHQIPTARE”. 

Ndaj nga këndveshtrimi im shfrytëzoj rastin ta përgëzoj edituesin e librit, z. Nue Oroshin, kryetar i forumit të intelektualëve “Trojeve të Arbrit” për punën dhe përmbledhjën e opinioneve nga studiuesit tjerë. Për librin “TOMË MRIJAJ NJË JETË NË SHËRBIM TË NACIONALIZMIT, HUMANIZMIT DHE KULTURËS SHQIPTARE” kanë reflektuar edhe shumë studiues të tjerë pikërisht janë ata të cilët e kanë begatuar librin në fjalë në dedikim studiuesit, hulumtuesit dhe humanistit lugdrinas, z. Tomë Mrijaj. 

Lugdrinasi, z. Tomë Mrijaj për afro pesë decenie vepron në Amerikë i cili qe ne fillim ishte anëtarë i kryesisë së Vatres e me vonë Sekretar i Lidhjes së III të Prizrenit njëkohësisht qe nga themelimi është anëtarë i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro – Amerikanë si dhe anëtarë i ngushtë e bashkëthemelues (me mrs.sci. Nue Oroshin e prof. Dr. Muhamet Shatrin) i Shoqatës “Trojet e Arbrit”.  

  1. Tomë Mrijaj, ende edhe sot është aktiv në të gjitha sferat kulturore, kombëtare dhe merr pjesë në shumë simpoziume shkencore e promovime librash brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut.

PËRMBAJTJA E LIBRIT: 

SHËNIMI HYRËS: Nue OROSHI: VLERA E ATDHETARIT TË MIRËFILLTË NUK MVARET ME FJALËT QË FLET POR ME PUNËT QË I BËN 

-KREU I- 

-TOMË MRIJAJ NË FOKUSIN E STUDIUESVE 

Prof. dr. Muhamet SHATRI, Instituti i Historisë së Kosovës: NDERIM PËR EMRIN DHE VEPRAT E MIKUT TIM TË SHTRENJTË, TOMË MRIJAJ 

Prend BUZHALA: TOMË MRIJAJ,NJË PROFIL I JETËS DHE I SHKRIMIT 

Eugjen MERLIKA: TOMË MRIJAJ – PUBLIÇISTI I SHQIPËRISË ALTERNATIVE  

Klajd KAPINOVA: TOMË MRIJAJ – VEPRIMTAR, INTELEKTUAL DHE STUDIUES I APASIONUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE NË AMERIKË 

Bianka GJOMARKAJ: TOMË MRIJAJ MIKU MË I MIRË DHE MË I BESUESHËM I
DERËS SË KAPIDANIT TË MIRDITËS  

Mërgim KORÇA: PAK INFORMACION SHOQATËS ” TROJET E ARBRIT ” SA DIJ UNË RRETH Z. TOMË MRIJAJ ATDHETARIT TË MADH KOMBËTAR SI DHE AKTIVISTIT TË PASHOQ TË SHOQATËS NË

Prof.dr. Riza SADIKU: SI E NJOHA TOMË MRIJAJN ? 

Msc.Kristinë: OROSHI TË JETOSH ME VENDLINDJEN EDHE KUR NUK JE FIZIKISHT ATY  

Dr.sc.Ermelinda KASHAH:MENDIMI IM PËR STUDIUESIN TOMË MRIJAJ 

Dr.sc.Besim MORINA: TOMË MRIJAJ PËR AFËR DY DEKADA NË PËRKRAHJE TË SHOQATËS “TROJET E ARBERIT” 

Pal CANAJ: TOMË MRIJAJ NJË FIGURË ME VEPRIMTARI TË SHUMËANSHME 

Sadri MORINA: TOMËN E KISHA SHOK DHE MIK TË IDEALIT KOMBËTAR 

Beqir SINA – New York: TOMË MRIJAJ NGA “TROJET E ARBRIT” NË AMERIKË,NJË JETË ME PATRIOT E ATDHETAR QË MBAJTËN NDEZUR FLAKËN E SHQIPTARIZMËS 

Selman ETEMI: TOMË MRIJAJ INTELEKTUAL E NACIONALIST I DËSHMUAR 

Prof Isuf BAJRAKTARI: NJOHJA IME ME TOMË MRIJAJN 

Pjetër NIKOLLA: LUGDRINASI TOMË MRIJAJ FIGURË E SHQUAR INTELEKTUALE NË MËRGATËN AMERIKANE

Astrit TOTA, Skenograf: AKTIVISTI DHE PUBLICISTI I SHQUAR TOMË MRIJAJ NË NEW YORK  

Avni I.BILALLI: TOMË MRIJAJ FIGURË E NDRITSHME E MËRGATËS TEJ OQEANIKE 

Mr.sc.Rezehana HYSA: SI E NJOHA TOMË MRIJAJ 

Prend Gjokë PRENDI; DY FJALË MIRËNJOHJE TË MERITUARA NGA FAMILJA E MONS.DR. ZEF OROSHIT (ÇOKUT) PËR Z. TOMË MRIJAJ 

Ma.sc.Leonora LAÇI: NË VEND TË MIRËNJOHJES 

Lekë MRIJAJ: HISTORIANI, PUBLICISTI DHE ATDHETARI TOMË MRIJAJ I TAKON PLEJADËS SË KRIJUESVE MODERN 

Mikel GOJANI: ODA E TOMË MRIJAJT U SHËNDRRUA NË VATËR TË AKTIVITETEVE POLITIKE, KULTURORE DHE ATDHETARE  

Loreta L. MRIJAJ: ODAT SHQIPTARE DHE ROLI I TYRE NË LËVIZJEN PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS  

Mr.sc.Nue OROSHI: TOMË MRIJAJ, 44-VJET FIZIKISHT NË MËRGIM, POR ME SHPIRT E ZEMËR, JETON NË NË SHQIPËRINË ETNIKE 

-KREU II- 

RECENZIONE DHE ANALIZA PËR LIBRAT E BOTUARA TË TOMË MRIJAJT  

Eugjen MERLIKA: FAMILJA SHQIPTARE NË SHEKUJ  

Mërgim KORÇA : KONSIDERATA RRETH VËLLIMIT SHKRUAR NGA MIKU PERSONAL I MONSINIOR ZEF OROSHIT, ANALISTI TOMË MRIJAJ  

Prof.dr.Riza SADIKU: VEPËR ME VLERA TË VEÇANTA KOMBËTARE DHE FETARE

Prend BUZHALA: DUKE E LEXUAR LIBRIN ” MONSINIOR DR. ZEF OROSHI, NJË JETË E SHKRIRË PËR FE E ATDHE”– JETËSHKRIM  

Mentor QUKU: PARATHËNIE MBI LIBRIN NDRE MJEDA VEPRAT 

Mikel GOJANI: BESIMIN NË ZOTIN DHE NDJENJËN KOMBËTARE PASQYRIMI I NJË FIGURE QË KA MBAJTUR GJALLË NDJENJËN SHQIPTARE 

Avni I.BILALLI: MARIJE SHLLAKU –VAJZA SHKODRANE QÊ NË VEND TË
NUSËRISË ZGJODHI FLIJIMIN PËR KOSOVËN 

Eleonora GJOKA: TOMË MRIJAJ GDHEND NË MERMER VIGANËT E KULTURËS SHQIPTARE

Klajd KAPINOVA: MONS.DR.ZEF OROSHI NË LOGUN E KUVENDIT DHE TË TJERËT PËR JETËN DHE VEPRIMTARINË E TIJ 

Bep KUQANI: HOMAZH PËR MONSINIOR DR. ZEF OROSHIN  

Ma.sc.Leonora LAÇI: DON ANTON KÇIRA, AMBASADORI I SHQIPTARËVE NË SHBA  

Shefqet DIBRANI: ISMET BERISHA – PERSONALITET I SHQUAR QË KA NDIKUAR NË ZHVILLIMET POLITIKE TË KOHËS 

Lekë MRIJAJ: LIBRI PËR NDERIN E KISHËS, E TË KOMBIT “DON ANTON KÇIRA NË JUBILEUN E 50-VJETORIT TË MESHTARISË” 

-KREU III- 

PESHA E FJALËS (INTERVISTAT E TOMË MRIJAJT NË SHTYPIN E KOHËS) 

Entela BINJAKU: TOMË MRIJAJ NJË JETË NË SHËRBIM TË NACIONALIZMIT DHE KULTURËS SHQIPTARE 

Beqir SINAJ: LISA MRIJAJ, MERR MANDATIN E DYTË E PËR SHEFE STAFI NË BASHKINË YONKERS – NEW YORK 

Mikel GOJANI: ËSHTË E DHIMBSHME TË SHIKOSH MONUMENTIN E PROFESOR ANTON ÇETTËS QË PREJ SHUMË VITËSH QËNDRON NË OBORRIN E SKULPTORIT  

Leonora LAÇI: KUJTIME: SI E NJOHA KOLONEL XHEMAL LAÇIN (1912-1994) 

Klajd KAPINOVA: MONS.DR.ZEF OROSHI NË LOGUN E KUVENDIT DHE TË TJERËT PËR JETËN DHE VEPRIMTARINË E TIJ 

FOTO ALBUMI 

Libri përfshin gjithsejt 315 faqe dhe ka një pergaditje kualitative teknike. Është Shtypur në Shtypshkronjen “Berati” Prizren. Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.  

Krejt në fund edituesit në fjalë dhe reflektuesve tjerë të librit i uroj suksese dhe gjithë të mirat ndërsa subjektit të librit-Tomë Mrijajt i deshiroj shëndet dhe reflektime tjera të reja në kuadër të kauzës së gjithmbarshme kombëtare, kulturore e njerëzore. Gëzuar!!! 

Prof.Dr.Shyqri Galica,rizgjedhet Kryetar i LSHK-së

Nga Flori Bruqi

Prishtinë,9.04.2022.

Kryetar i LSHK-së rizgjedhet Prof.dr.Shyqri Galica

Me shumicë votash, kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ka zgjedhur prof. dr. Shyqri Galicën(43 vota) dhe kundërkandidati Dibran Fylli (21 vota) Prof.dr.Shyqri Galica, fitojë edhe një manda katër vjeçar, për kryetar të saj.

Me këtë rast është zgjedhur edhe kryesia e re në përbërje të Adem Zejnullahu( 41 vota), Ramë Oraça(43 vota) Bedri Halimi(40 vota), Drita Syla(37 vota), Migena Arllati(35 vota),Xheladin Mjeku (33 vota), Sylejman Dërmaku(32 vota), Agim Berisha(31 vota), Sabile Basha(29 vota).

Profesor Dr.Shyqri Galica e ka të kryer  Gjuhën dhe letërsinë shqipe (1975), në Fakul­tetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe e ka kryer shkallën e tretë të studimeve.

 Më 1986 ka magji­struar me temën “Poezia e Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës e ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik Konica – eseist dhe kritik letrar”, të cilën e ka botuar po atë vit si libër .

Si student i vitit të tretë, më 1974, ka filluar të punoj si spiker (folës) në Radio-Prishtinë, ndërsa nga viti 1978 derisa është mbyllur gazeta “Rilindja” e Prishtinës (2002) ka punuar gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor. Ndërkaq, në vitin akademik 1998-1999 ka mbajtur lëndën fillet e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, kurse në vitin 2000 ka kaluar mësimdhënës i rregullt në Fakultetin e Arteve të UP-së, ku punoj derisa u pensionua (njëkohësisht ka punuar edhe në gazetë). Në vitin 2000 është zgjedhur docent, më 2004 profesor i asocuar për lëndën histori e letërsisë, kurse më 2009 profesor i rregullt. Ka dhënë lëndët histori e letërsisë botë­rore, letërsi kombëtare I, II, letërsi I, II e III, si dhe dramatologji; në master – metodologji e punës shkencore, letërsi e sotme shqiptare. Gjithashtu në Fakul­tetin e Edukimit të UP-së ka dhënë shkrim akademik dhe kulturë gjuhe, si dhe lëndët bazat e gazetarisë dhe mediet dhe komu­ni­kimi publik (2004-2015). Në Universi­tetin Internacional të Prishtinës ka mbajtur lëndën shkrim akade­mik. Në Fakultetin Ekonomik të UP-së tre vjet ka mbajtur shkrim akademik. Deri në janar 2018 ka mbajtur mësim në Fakultetin e Arteve të Universiteti të Prishtinës, Dega e Arteve Dramatike. Ka qenë shef i Katedrës së Dramaturgjisë të Fakultetit të Arteve të UP-së, kurse një mandat ishte edhe anëtar i Senatit të UP-së. Aktualisht ishte kryetar i Lidhjes së Shkri­m­tarëve të Kosovës. Ka qenë kryeredaktor e redaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së. Ka botuar shkrime letrare – poezi e prozë, pastaj ka shkruar punime kritike për letërsinë e artin, ka publikuar artikuj studimorë, kumtesa e studime për letërsinë; ka bërë biseda me personalitete të shkencës e të artit, ka shkruar artikuj për kulturën, përkatësisht për librin, muzikën, radiotelevizionin, jetën tea­tro­re e atë kulturore; për figurat historike dhe të kulturës kombëtare e të asaj botë­rore, si dhe shkrime për aspekte të ndryshme të shkencës, të letërsisë dhe të artit. Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime letrare e shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka botuar këto vepra: Koha flet me brezni, poezi, 1979 Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990 Amësia, tregime, 1991 Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995 Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997 Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999 Dashuria vdekërisht, roman, 2003 Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005 Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005 Bota magjike e fëmijës, kritikë letrare, 2007 Mesazhi intelektual, studime, 2012 Gjatë kësaj periudhe ka hartuar tridhjetë e gjashtë zëra nga fusha e letërsisë dhe e shtypit shqiptar për Fjalorin enciklopedik shqiptar (tri vëllime) të Akade­misë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (tashmë ndodhet në qarkullim), si dhe rreth tridhjetë zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Koso­vës. Në vëllimin Sovremenija albanistika: Dostizenija i perspektivi është botuar studimi im me titull Vetëdija kritike dhe eseistike e Konicës (Konica’s critical and esthetic awareness) (më 2012) në vëllimin e veçantë të punimeve të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Gjithashtu ka paraqitur punime shkencore e letrare në tubime të ndryshme brenda e jashtë Republikës së Kosovës dhe ka botuar punime në revista e botime të ndryshme gjithashtu brenda e jashtë vendit. 

Rusia është duke u bërë gati për të sulmuar kah lindja. Ukraina ka nevojë për një gjë për të kthyer luftënm në favorin e saj

0

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksij Reznikov është lart në listën e atyre ndaj të cilëve Rusia dëshiron ti sulmoj. Kur Aftenposteni e takoi, ai ruhej nga një mori ushtarësh. Foto: Espedal, Jan Tomas

HORENKA, UKRAINË (Aftenposten): Ministri ukrainas i mbrojtjes përsërit një lutje të vjetër. Tani ai mendon se është më urgjente se kurrë.

Lufta në Ukrainë

Ushtarët që na marrin në pallatin presidencial në Kiev të premten në mëngjes nuk e fshehin pse takohemi.

– Do të flisni për armët. Ju jeni nga shtypi norvegjez. Prandaj je këtu.

Vendi ku do të shkojmë tani është sekret. Ndërsa kalojmë para postblloqeve dhe llogoreve kur dalim nga kryeqyteti, një nga pesë ushtarët e makinës nxjerr telefonin e tij dhe u tregon një fotografi kolegëve të tij.

“Shiko,” thotë ajo.

Një nga ushtarët psherëtin kur sheh videon e trupave dhe valixheve të gjakosura. Vendndodhja ku filmohet videoja nuk është për t’u gabuar. Është stacioni i trenit në Kramatorsk, në lindjen e largët të Ukrainës ku rusët kanë planifikuar një ofensivë të madhe në javët e fundit. Është tani. Dhe njeriu që do të takojmë së shpejti do të udhëheqë ushtrinë ukrainase në betejë.

Më shumë armë, më shumë armë, më shumë armë

Ne qëndrojmë në fshatin Horenka ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksij Reznikov arrin dhe na takon.

Me një jelek antiplumb dhe me një helmetë në kokë, ai ecën me një grusht ushtarësh rreth tij. Disa qëndrojnë roje nga larg. Të gjithë e kanë gishtin gati në këmbëz. Kjo nuk është e habitshme. Si një ministër, Reznikov është lart në listën e atyre që Rusia mund të dëshirojë të drejtojë sulmet kundër. Por sot ai do të donte të fliste për diçka tjetër.

– E sheh këtë vend. I sheh tmerret këtu. Ky nuk është një vend ushtarak,” thotë ai, duke parë restorantin e bombarduar pas tij. Një mace e bardhë me gëzofin e saj të njollosur me blozë dhe pluhur është shenja e vetme e jetës që ka mbetur.

“Këtu ishin të pranishëm vetëm objektiva civilë. Mund ta shohësh në Butsja, në Irpin, dhe sot mund ta shohësh në Kramatorsk.

Ministri i Mbrojtjes nuk mund të ndalet për shumë kohë në një vend kur ai është jashtë në një fushë të hapur. Vizita në lagjen e bombarduar të Horenkës përfundon ndërsa një qen i zemëruar i leh atij. Fotografi: Espedal, Jan Tomas

– A është ky fillimi i ofensivës së madhe të frikshme të Rusisë që është paralajmëruar javët e fundit? Nga mbrojtja në sulm – Po, thotë ministri i Mbrojtjes. – Është e rëndësishme që qeveria juaj të kuptojë se ne kemi nevojë për më shumë armë. Ne kemi nevojë për më moderne. Jo armë të vjetra sovjetike. E kam fjalën për standardin e NATO-s. Lista e dëshirave për ministrin e Mbrojtjes është e gjatë. Ai do tanke. Dhe artileri. Me kalibër 155. Jo 152 si në Bashkimin Sovjetik. Raketat kundër anijeve për të ndaluar sulmet në Odesa në jug. Por mbi të gjitha, ai dëshiron një gjë për të kthyer valën e luftës: armët me rreze të gjatë veprimi.

– Qeveria juaj i ka këto. Kërkoj që ta marrim që të mbarojmë punën, vazhdon ai. Puna për të cilën ai flet është që mbrojtja ukrainase të kalojë nga një strategji mbrojtëse në një strategji sulmuese. Qëllimi përfundimtar? Për të dëbuar ushtarët rusë njëherë e përgjithmonë. Qeveria norvegjeze tashmë ka dërguar armë në Ukrainë. Midis tyre janë raketat antitank M72.

– A janë përdorur këto?

– Po , po i përdorim, thotë ministri i Mbrojtjes.

– Por ato janë për vetmbrojtje. Ne kemi nevojë për më shumë.

Rrezik përshkallëzimi

Kërkesa nuk është e re. Që nga fillimi i luftës, autoritetet ukrainase kanë kërkuar armë, armë, armë. Një sërë vendesh kanë ofruar. Por më shumë ngurrojnë të japin më shumë. Me pak fjalë, është për shkak të rrezikut që pushtimi rus i Ukrainës të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore. Sa armë mund t’i japë një vend një vendi tjetër para se të bëhet pjesëmarrës aktiv në luftë?

Ku shkon kufiri?

Nuk ka rregulla ndërkombëtare që japin përgjigje plotësisht të sakta.

– Po rreziku që vendet e tjera do të tërhiqen në luftë nëse ne ofrojmë armë sulmuese?

Ministria e Mbrojtjes beson se Rusia ka nisur Luftën e Tretë Botërore. Mos mendoni se mund të vijë, se mund të nisë. Rusia tashmë e ka nisë luftën kundër botës së qytetëruar, thotë ai.

Fakti i pushtimit të Ukrainës nga Rusia është në fakt Lufta e Tretë Botërore. Jo të gjithë janë dakord me këtë përshkrim, disa vende gjithashtu kanë frikë se do të ketë një luftë të tretë botërore nëse i japin Ukrainës mbështetje ushtarake dhe bashkë me të Rusisë një pretekst për t’i sulmuar ato. Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes pyet se sa larg duhet të shkojë në Ukrainë.

– Çfarë shkalle të përshkallëzimit do të dëshironi, e pyet ai.

– Sa njerëz duhet të vdesin këtu? Sa gjak ukrainas duhet të derdhet në tokë? Shumë më tepër nëse dëshirat e tij për armë nuk plotësohen, mendon vet ai.

Nuk mund të mbrohet kundër tyre

Sulmi me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk thuhet se është kryer me raketa Iskander. Mbrojtja e Ukrainës nuk ka asgjë për të mbrojtur kundër të tillave, thotë ai. Atëherë ai nuk do t’i përgjigjet më pyetjeve. Por, para se të vazhdojë, ai shkon në rrugën ku jemi. Në të dy anët ka shtëpi me vrima të hapura në çati nga sulmet ajrore. Jashtë një shtëpie ku gjysma është hedhur në erë, qëndron një pitbull. Lëhet ndërsa afrohemi. Njollon dhëmbët. Një nga ushtarët qëndron në mbrojtje para ministrit të Mbrojtjes. E mban pushkën në pritje.

Horenka u godit rëndë gjatë pushtimit rus. Këtu është një burrë që qëndron pranë shtëpisë së tij të rrënuar në ditën e 11 të pushtimit, të dielën 6 mars. Foto: Efrem Lukatsky / AP / NTB

Më pas ministri i Mbrojtjes shikon orën. 12:11. Ai duhet të shkoj në takimin tjetër. Ai kthehet në makinë. Ushtarët tërhiqen. Pastaj ai largohet me makinë. Por dita nuk ka mbaruar. Së pari, ushtarët duan të na tregojnë diçka.

– Tani ata nuk mund të vrasin më fëmijët tanë.

Butsja është 15-minuta larg me makinë. Gjatë javës së kaluar, sytë e botës kanë qenë në periferi të Kievit, ku ushtarët rusë kanë lënë varreza masive dhe kanë likuiduar civilë në rrugë. Aftenposten ka takuar vendasit në qytet të cilët kanë treguar për përdhunime dhe mizori kur forcat ruse pushtuan qytetin.

Pas një muaji pushtim, ata u përzunë. Shtatë prej tyre nuk arritën kurrë larg. Tani ata janë të djegur buzë rrugës. Era thumbuese vazhdon ende në ajër. Një nga ushtarët me të cilin udhëtojmë, heq mbetjet e uniformës së një ushtari rus.
– Shiko kete. Ushtria e dytë më e madhe në botë, dhe ata kanë uniforma të kësaj madhësie. Mund të gjendet në një dyqan për fëmijë, thotë ai.
Kur mbrojtja ukrainase mbërriti, ky ishte fundi i rrugës për një kolonë tankesh ruse. Më shumë se një javë më vonë, eshtrat e ushtarëve rusë mbeten. Foto: Espedal, Jan Tomas
Ndërsa kalojmë një nga tanket, ai paralajmëron.
– Mos shiko këtu, thotë ai.
Brenda janë eshtrat e dy ushtarëve rusë. Të dy u vranë kur tanket ukrainase qëlluan mbi ta, duke e detyruar ushtrinë ruse të largohej nga qyteti. Kocka e kofshës zgjatet mbi një nga trupat e djegur.
– Tani ata nuk mund të vrasin më fëmijët tanë. Aftenposten