Kreu Blog Faqe 1355

1000 thirrje nga shpirti, miliona mirënjohje atdhetare lexuesve besnik!

0

Florim Zeqa

Përgjatë rrugëtimit të përbashkët 12 vjeçar, krahas mijëra paraqitjeve dhe prononcimeve publike për mediat e shkruara dhe elektronike në trojet etnike dhe diasporë, ky është shkrimi im i 1000-të autorial, janë këto 1000 thirrje shpirtërore drejtuar qytetarëve të vendit tim.

Gazetaria mision i shenjtë dhe fisnik

Erdhi natyrshëm kjo hyrje e veçantë në këtë shkrim, sepse është bëhet fjalë për një rrugëtim të gjatë e të pafund në shërbim të vendit, e në veçanti të bashkatdhetarëve kudo që ndodhen ata, në trojet etnike apo në diasporë.

Rrugëtimi im në fushën e gazetarisë dhe publicistikës nuk ishte aspak i lehtë, ngenjëherë i mundimshëm dhe me sfida të paparashikuara, por falë vendosmërisë në rrugën e nisur asnjëherë për këto 12 vite nuk jam ndalur nga qëllimi im fisnik për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve, pa llogaritur asnjëherë aspektin material, por gjithnjë duke e menduar interesin e përbashkët shoqëror dhe kombëtar, interesin e shtetit dhe mirëqenjen e qytetarëve të vendit tim të shenjtë.

Pavarësisht vështirësive dhe sfidave, gazetarët dhe publicistët duhet të dëshmojnë etikë gazetareske, kulturë njerëzore, gjuhë të pastër, të dëshmojnë se janë të zotët të shpërndajnë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, pa kamuflime, pa censurë dhe pa ndikime partiake.

Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe analistëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër!

Por, gazetarët dhe analistët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë dhe fisnik, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e politikanëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.

Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të tërhiqem nga misioni fisnik, përkundrazi pas çdo sfide kam dalur edhe më i fortë dhe i pathyeshëm në rrugën e nisur në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Paanësia partiake, kusht themelor i shprehjes së lirë

Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë një partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit. Gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve senzacionale, pas VIP-ave, për ta bërë “zogun” apo “bilbilin” e dikujt më të rëndësishëm sesa skandalet e politikanëve.

Pasi, zbardhja e skandaleve të politikanëve mbetët prioritet i gazetarisë hulumtuese. Kur lajmet senzacionale për VIP-at ngarendin njëri pas tjetrit nuk është shenjë e mirë e informimit, është tregues i fundosjes në greminë të gazetarisë!

Andaj, të gjithë gazetarët, pa dallim cilit medium i përkasin, pa dallim pikëpamjesh ideologjike duhet të mendojnë për krijimin e një imazhi sa më pozitiv të gazetarisë bashkëkohore.

Mbi të gjitha, gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve pozitive shoqërore, e jo të mbetëm zë i pakicës, por të shndërrohen në zë plural dhe të respektuar nga opinioni i gjërë.

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Kur jemi tek gazetaria dhe gazetat, për dallim nga Shqipëria, Kosova po përballet me paradoksin më të keq dhe të pazakont, pa asnjë gazetë të shkruar (printuar)!

Nuk duhet harruar faktin, se edhe përkundër zhvillimit të hovshëm teknologjik (rrjeteve sociale dhe portaleve), gazeta e shkruar është e pazavendësueshme në fushën e informimit, përhapjes së kulturës dhe edukatës së shëndoshë njerëzore.

Mungesa e gazetave të shkruara sikur është duke u zavendësuar me shumë libra të printuar të autorëve të rinjë. Mbase kjo është gjë pozitive për rrethanat e kohës. Mirëpo, edhe përkundër rritjes së numrit të autorëve të rinjë dhe librave të shumtë në treg, lexueshmëria shënon nivelin më të ulët në këto tre-katër dekadat e fundit.

Në fund, shfrytëzojë nga rasti t’iu dërgojë me miliona përshendetje dhe falenderime, respekt dhe mirënjohje atdhetare të gjithë lexuesve besnik, të cilët, me mbështetjen e tyre janë bërë motivi dhe inspirimi i rrugëtimit tim publicistik. Poashtu, një falenderim publik shkon për të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike, për bashkëpunimin e sinqertë, korrekt dhe imediat në trajtimin dinjitoz të shkrimeve të mia autoriale.

Vazhdojmë tutje misionin tonë të përbashkët në shërbim të kombit, shtetit dhe qytetarëve për t’i bërë vendet tona të dashura dhe prosperuese për të jetuar, tërheqëse dhe prioritare për investitorët e jashtëm, ashtu siq i ka bekuar Zoti me bukuritë dhe pasuritë e pashterrshme natyrore dhe nëntokësore.

Punëmirët e Zadrimës …

0
Frano Kulli , Lezhë

E kam evokuar nga e shkuara titullin e shkrimit. Ka qenë titulluar kështu një shkrimi im i mëse tri dekadave më parë, matanë kufirit ku ndahen kohët tona e dy regjimeve administrative; pak pa u mbyllë e shkuara dhe duke ardh e ardhmja.

Diku në kapërcyellin e fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90. Ma kujton shpesh miku e kolegu Tom Therçaj edhe si për të më matrikuluar origjinën time, gjithnji si respekt e parapëlqim i tij, diku i arshivuar, po herë-herë edhe si qestisje e “shpoti”…

Se zadrimorët, më shumë se për pushkë, disi ndryshe nga me ç’janë krenuar shqiptarët në shumicë, sidomos në male, ata janë për punë. Jo se pushkën s’kanë dijtë me e përdorue kur ua ka lypë nevoja. Në Hajmel, për shembull, ka pasë qenë e zhvilluar zeja e prodhimit të çarqeve të hutave, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. E kishin krijuar dhe e kolonisnin zejtarët e mëdhenj të qytetit, të Shkodrës.

Sikurse ka lulëzuar rritja e krimit të mëndafshit e cikli i përpunimit të fijes së tij vezulluese, thuajse derë për derë e shtëpi për shtëpi, katund më katund. Rrallë, grua a vajzë nuk nderte në oborrin e shtëpisë trinën me thupra, me shtroje me gjethe mandi, ku për tri javë a një muaj krimi i vogël i mëndafshit, ushqyer po me gjethe mandi, rritte fshikëzën e vet. Fshikëza, masandej, kthehej në fije mëndafshi.

E me fijen e hollë e të ndritshme thureshin veshje dritëpërcjellëse e vezulluese të nuses së Zadrimës; riza, boçe e këmisha harkate (e madhe, e gjatë) me mëngët e mëdafshta. Kjo ka ndodhë rëndom, së paku deri në fundvitet ‘60 të shekullit të shkuar. Për këto kam shkruar edhe atëherë se për këto mund të flitej.

Siç mund të flitej edhe për zeje të tjera. Po për aso zejesh, që nuk i bënin hije kooperativizmit dhe socializmit të “ndritur”… E nuk viheshin përballë me luftën kundër zakoneve prapanike a paragjykimeve fetare, deviza e revolucionionarizimit të jetës, si shëmbëlltyra e pështirë e revolucionit kulturor kinez, që e rrënoi për disa dekada antropologjinë e njeriut shqiptar. Pra, për punë e zeje janë dalluar zadrimorët edhe kur ka qenë rasti i armëve. Po për punë të bukura, sidomos.

Etnografi i shënjuar Rrok Zojsi, që në hulumtimet e tij nuk pati lënë pëllëmbë pa shkelë, në qytet e katund, në mal e në fushë e, mbasi e kishte njoftë e studiue si ai e kurrkush Shqipërinë etnografike, me doke e zakone, me kulinari e veshje sidomos, e vinte në krye të kresë kostumin e gruas zadrimore. Por jo vetëm ai, apo pasuesja e tij më vonë, mjeshtrja Afërdita Onuzi.

Të rrallë janë piktorët shqiptarë me emër, të njëqind vjetëve të fundit, që të mos kenë hedhë në tablotë e tyre penelata nga ky reliev estetik i kësaj krahine të begatë në krijimtarinë e tyre. Portreti i zadrimores ka qenë gjithherë joshës për ta. Simon Rrota, Kel Kodheli, Zef Shoshi, Pashk Pervathi, Nikolin Ivanaj, Pjeter Koleci…

Po edhe të huaj “shëtitës” këndej, piktorë a fotografë, gjithashtu… Me larminë e paskajshme të ngjyrave dhe me mjeshtërinë e ndërthurjes estetike të tyre në punimet e pambukut a të linit, të leshit a të mëndafshit sidomos. Nusja zadrimore, veshja e saj, shndrit si fërfërima e krahëve të fluturës.

Dhe, për fat, edhe në këto këtë kohë shprishjesh të mëdha të traditës në përballje me prirjet e gjithësishme globale, kjo traditë është mpakë, por nuk është shuar. Në Blinisht a në katunde të tjera ka tezgjahpunuese të mira që e ushtrojnë ende këtë zeje. Por, edhe në Shkodër, në familjen me emër të Mjedave, ushtrohet ky artizanat. Si në traditën më të mirë të Shkodrës emërmadhe edhe për këto punë…

Në Zadrimë, edhe me tokën e me bukën është bërë art. Toka, gjithherë është punuar mirë e bukur. Kollomoqja (buka e misrit) ka qenë në shéj e në zá në shqiptari. “Bukë Zadrime e vénë (verë) Podrime”, thoshin herët.

Një bukë e hollë, me miell të bluar imtë, por dhe e vizatuar me ornamente të bekuara me gishtat dhe me shputën e dorës së gatojcës (gruas së shtëpisë që e gatuante) ajo dilte një bukë e shijshme sa s’ka, por edhe e pashme, e bukur, gjithashtu. “Pshesha me kollomoqe, të mira e për zotni/kur don për rob e shpi, me i fal’ i madhi Zot”, lëmonte vargjet e veta për kollomoqen, liriku i lëmuar, poeti Mjeda…

NË ZADRIMË SHKOHET PËR… MRIZ

Sot, në Zadrimë shkohet për shumëçka; shkohet për te poçeria e Vasilit në Krajnë, a për një tours kulturor a pelegrinazh nëpër kishat duke filluar nga Kisha e Sh’misë në Kallmet për historinë që mbart, nga Kuvendi historik i Troshanit, prej të cilit kanë filluar shkollimin e tyre françeskanë si Fishta e Gjeçovi, që më vonë janë shënuar si fondamente të kulturës së kombit të kohëve të reja e deri në Nenshat, në Sapën e dikurshme ku prej më se 960 vjetësh është Katedralja, qendra e Dioçezës së Sapës.

Por një atraksion gati unitar është ai i kulinarisë e më përtej. Më shumë se për shumëçka, në Zadrimë sot shkohet për…mriz. Ky është motivi i fortë, për cilindo që në fundjavën e vet, pas zagushisë së “vapës” që të shtyp dimër e verë në qytetet e rrëmujshme shqiptare, të josh të pushosh, të mrizosh atje. Janë së paku katër restorante me emër në Zadrimë.

Porse “Mrizi i Zanave” i Altinit, Altin Prengës, në zemër të Zadrimës në Fishtë, sot është një patentë turistike shqiptare, për shqiptarë mbrenda e jashtë e për mjaft të huaj nga Europa e më përtej. Këtë të vërtetë e pohojnë të gjithë; media e politikanë nga dy krahët; edhe ata në majë të piramidës. Kjo arritje ka ndodhë sepse krijuesit e Mrizit kanë prekë në rrënjët e traditës së këtushme dhe e kanë evokuar atë në më të mirën e saj. Dhe Zadrima ka përbërë epokë në mirësinë e saj.

Shekuj me radhë. Do të shkruante Frang Bardhi (1606-1643), Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, më i riu ipeshkëv në historinë e Kishës Katolike shqiptare dhe ndër më të diturit, po ashtu, në njërin prej relacione të tij të njohura që dërgonte në “Propaganda Fide” e Vatikanit në Romë, të cilat i ka pasë sjellë në të sotmen tonë në shqip në vitet ’60 të shekullit të kaluar, eruditi Injac Zamputi: “Krahina e Zadrimës… një provincë e vogël në mes dy qyteteve, Shkodrës dhe Lezhës, në një fushë të bukur, shumica e së cilës shtrihet përgjatë Drinit, është shumë pjellore, ku bëhen të gjitha llojet e frutave. Ka fiq, dardha, kumbulla, shegë, pjepër, shalqi, maré, çikore, rrepa, hudhër, qepë dhe zarzavate të tjera e të gjitha llojet e perimeve në sajë të Perëndisë.

Po rritet edhe grurë e mel dhe bëhet verë. Ka qé, lopë, dele, derra, kuaj … ka burime të freskëta çdo metër përgjatë maleve e kodrave shumë të bukura që e rrethojnë atë. Ka lumenj të mëdhenj e të gjatë si Drini, po edhe Gomesigeia (Gomsiqja) e Ghiadri (Gjadri), të mbushur plot e përplot me të gjitha llojet e peshkut. Ka burime uji për mullij për të bluar grurin…”.

Thotë edhe që kishat janë ndërtuar në shumicën e tyre me altar drejt lindjes dhe dyert e tyre kryesore të hapjes në perëndim… Por ajo që ndërlidh kohët e vendet e vlerat ndërmjet, prej atëherë e deri te “Mrizi…”, sot është njohja mirë e kësaj tradite e trashëgimie. Po është kombinuar mirë me përvojën e fituar në vitet e emigrimit në Italinë fqinje, njëshi europian i kulinarisë. Sigurisht, edhe me nuhatjen e hollë të djemve vullnetmirë si Altini.

FISHTA, I PARI E FUNDMI PARLAMENTAR ZADRIMOR

Gjergj Fishta, lindë në Fishtë të Zadrimës, është i pari deputet zadrimor. I zgjedhur në Parlamentin e Parë të Shqipërisë me 1921 edhe nënkryetar i tij, gjithashtu. Kjo është e njohur e hershme dhe e përsëritur shumë e shumë herë. Ajo që njihet pak e rreth së cilës flitet pak e hiç publikisht, është tjetra, se Fishta ka qenë i pari, por edhe i fundmi parlamentar zadrimor.

Mjeshtrit e politikës, prijësit 30-vjeçarë që e kanë pasë në dorë si pronë të vetën parlamentarizmin këtu, e kanë psikologjisë e njoftë mirë cilësinë e mosbëzamjes e mosbërtitjes së zadrimorëve, si sjellje e qytetëruar e jo për tjetër. Dhe nuk e kanë mirëpërdorë atë. Sidomos ata të së djathtës.

Duke i parë e kategorizuar ata si votues të një bastioni të sigurt, rregullisht kanë dërguar të preferuemin e kupolës, me lidhje krejt të tërthorta me krahinën.

I vetmi rast kandidimi i një zadrimori në Zadrimë ka qenë Zef Preçi, një format dinjitoz e i plotpërputhshëm me kërkesat e përfaqësimit për një krahinë si kjo. Por… u çmua si në krahun e gabuar e në kohën e gabuar, gjithashtu. E q’prej atëherë (2005), nuk ka ndodhur më…

Moj e bukura More …

0
Shkruar nga K. P. Traboini
Poezia, gjuha dhe megalomania
Ka plasur një mani të merren të gjithë me poezi. Di apo nuk di çfarë është poezia, ke apo nuk ke talent në këtë gjini të artit, njeri nuk do të dijë, veç shkruan se ka mësuar shkrim e këndim. Po t’u thuash se në Amerikë ka edhe degë universitetesh ku mësohet poezia, te shohin me dyshim. Po tu thuash lexo autorë nga bota, të lënë hijen. Dhe shkruajnë asisoj sa ta neverisin poezinë. Dhe lexuesit e shumtë të mësuar me ketë mori vulgaritetesh poetike, kur takojne një poezi të mirë e venë në dyshim sepse vulgariteti ne mediat sociale i ka kultivuar një shije të keqe.
Një herë mungoi shitësi i veres se u sëmur dhe i tha të birit ta zëvendsojë në dyqan, ku shitej verë e hapur.
Djali e shiti veren verë. Të nesërmen kur erdhi i ati, klientet u ankuan se i biri u kishte shitur vere te keqe.
Babai pyeti djalin e ai tha se kishte shitur verë.
-Nuk e përzieve me ujë – i tha babai hileqar.
-Jo, i tha i biri. Babai qeshi sepse klientet ishin mesuar me vere të keqe dhe vera e mirë ju dukej uthull. Dhe vazhdoi tu hidhte ujë se ashtu e deshën. Vaj halli i poezisë së mirë.
Në këtë vazhdë pasionesh internetike dhe Mediave banale po shkruajnë se mirë George Washingtoni, por edhe presidentet Bush na qenkan as më pak e as më shumë por shqiptarë. Dhe këmbëngulin sa bëjnë të qeshin edhe kuajt në rançat e Texas-it për ato që gomarët tonë i marrin seriozisht.
Na ruaj Zot e na jep mend sa të lidhim ushkurët thonin pleqt e motit. Ka diçka të mënçur në këtë thënie.
Po tashmë ka shumë që i janë kthyer edhe Gjuhësisë. E mjera Gjuha Shqipe çfarë po heq nga specialistat gjithologë të internetit. Diku gjeta një “konstatim” se fjala MOJ qenka greke dhe e ardhur nga fjala moro. Mirëpo në gjuhë të ndryshme ka të njëjtat fjale që kanë kuptime të ndryshme Mirëpo ngulmojnë dhe harrojnë humorin e madh qe i bë në Shqipëri kur Duçja donte të dergonte në Tiranë gjeneralin Ettore Muti. Dhe Duçja e anulloi gjeneralin që të mos menderosej Imperatoria Fashiste.
Mirëpo këta tonët nuk duan t’ia dinë. Gjejnë fjalë të huaja e thonë kjo është fjalë shqipe. Lemeri. Po ca të tjerë thonë të kundërten, kjo fjalë shqipe nuk është shqipe por greke. Kështu dhe me fjalën “moj” qe e konsiderojnë fjalë përçmuese. Seç kanë gjetur dhe tek Leksiku i të ndjerit Kolec Topalli ndonjë fjalë a shpjegim e ta sjellin si zbulim.
Sado që mundohen, nuk gjej asnjë lidhje të fjalës greke “moro” me pasthirrmen shqipe “moj”.
“Mωρο μου” do to thotë bebi im.Vogëlushi im. E perdorin edhe kur duan ti thonë dikujt, siç themi shqip, je akoma bebe, buzëqumësht.
Duhet te mesojme pak nga etimologjia e fjalëve, prejardhja. Ne fillesat e veta fjala vjen prej tingujve të veçuar dhe me pas historikisht sjell artikulimin e tyre. MOJ, mendoj unë, eshte fjalë shqipe po aq e vjeter sa fjala MËNI që ështe fjala e parë e Iliadës. MOJ vjen gradualisht nga pasthirrma O. Që kur njihen shqiptaret ne këtë botë, në halle të medha e dhimbje kanë thirrur “Oh, moj nanë.”.
Edhe kur vranë në luftë atë shprehje kanë nxjerre para se tu shkimej fryma. Është e pafalshme të mohohet kjo fjalë e vjeter shqipe. Ajo tregon lidhjet. Pra eshte thjeshte shkurtese e “oh nana ime”. Kjo kthehet “oh, moj nanë”. Pra nana ime. Tregon perkatësine. Ata që thone se kjo fjalë është ofenduese janë te paditur më fushen e gjuhësisë. Ose nuk kanë konceptin e ngjyrimit te fjalëve. Ngjyrimi i fjalës jep dashuri por mbase dhe urrejtje. Varet nga konteksti. Thuhet mor gomar! Po kur thuhet edhe more djalë, mori vajzë, moj e bukura More, kjo e folur është ndryshe. Ndersa në anglisht ka tjeter kuptim fjala “Moron” qe nuancohet si i trashë, budalla, trap nga mendja.
Lerini këto fantazira me fjalët e Gjuhën tonë të bukur Shqipe, se duke dashur të vini vetulla nxirrni sytë, more djem e mori vajza, mos e vrisni gjuhen tuaj se mjaft e kanë vra të huajt. E kam fjalën për morinë e armiqëve. Në këtë rast mori – shumësi, a mizëri, të shumtë si mizat.
Ah, moj nanë! Nuk gjen kund në botë një shprehje ma të bukur dhe ma emocionale se kjo.
Moj e bukura More / E bukura Moreja ime!
©️K. P. Traboini 2022

Kur ka qenë përballja të jesh o të mos jesh, Ramiz Kabashi, ndër të parët, e ka ditur ku e ka vendin

1
Januz Januzaj, ish- epror i UÇK-së dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare  
Prigodë, Istog, me 08.04.2022
* Fjalimi në varrimin e Ramiz Kabashit
Çka të themi për njeriun e vendosur në rrugën për çlirimin e atdheut? Si të ndahemi me bashkëluftëtarin, me shpirtin e palakuar e t’i themi mirë u takofshim atje ku ti po shkon para nesh?
Sëmundja ta ka mundur trupin, por jo edhe idealin për lirinë e tokës shqiptare, as jetën e ndershme për zhvillimin e vendit, as fjalët porosi për rritjen dhe edukimin kombëtar të fëmijëve tuaj.
Ramizi, duke jetuar e përjetuar frymën e tokës e të popullit të robëruar, ishte i bindur se ky vend vetëm me Luftë do ta arrinte lirinë njerëzore.
E gjithë veprimtaria dhe lufta për çlirim, me Ramizin nuk ishte vetëm si një punë që e ka një fund, por ajo ka qenë përkushtim që do të vazhdonte edhe në liri.
Sot, kur neve po na lë pa fjalë, ti po shkon pa dhembje; ato po i lë si barrë; familjarëve, shokëve, bashkëluftëtarëve, miqve e bashkëvendësve.
Kur ka qenë përballja të jesh o të mos jesh, Ramiz Kabashi, ndër të parët, e ka ditur ku e ka vendin dhe ai sot, në dheun e vendlindjes, i prerë si drita e lirisë, po shkon te bashkëluftëtarët që kanë dhënë çdo gjë për liri.
Ramiz, pushofsh i qetë, bashkë me shokë dhe lavdi idealeve e veprave të juaja!

Dje vdiq Ramiz Kabashi, ish-epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, ndërsa sot u varros në Prigodë të Istogut (video)

0

Një ndër ushtarët e hershën të UÇK-ës dhe epror i saj, Ramiz Kabashi nga Prigoda e Istogut vdiq dje pas një sëmundje të rëndës, ndërsa sot u varros në vendlindje me nderime të larta ushtarake, ku ishin të pranishëm banorë nga mbarë Kosova dhe viset shqiptare. Ramiz kabashi ishte epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Për vdekjen e tij dje njoftoj edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se është tronditur nga lajmi për vdekjen e mikut të tij të ditëve të lavdisë.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim të ditëve të lavdisë, Ramiz Kabashi nga Prigoda e Istogut, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Ramush Haradinaj

Çdo ditë po ndahen nga ne bashkëluftëtarë, me të cilët na bashkuan idealet e lirisë.

I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim të ditëve të lavdisë, Ramiz Kabashi nga Prigoda e Istogut, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Dhembjen e ndajmë me familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
U prehtë në paqe!
Kan være et bilde av 1 person

Ramiz Kabashi

* Drini në vijim do të njoftoj më me hollësi për ceremoninë e varrimit të luftëtarit të lavdishëm të UÇK-ës, për jetën dhe veprën e tij atdhetare. 

Këtu është video nga varrimi i eprorit të UÇK-ës, Ramiz Kabashi :

Kush janë pretendente e supozuar për Kryetar të LSHK-së

0

Kuvendi zgjedhor i LSHK-së, mbahët ditën e shtunë,më dt.9.4.2022.

Kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, do të mbahet më datë 9 prilll 2022 nga ora 12:00, në Lokalin e ri të LSHK-së, në Mëhallën e Muhaxhirëve.

LSHK  numëron afro 300 anëtar, prej tyre, mbi 100 shkrimtar janë aktiv  ndërsa të tjerët janë shumë pasiv .

Sipas statutit, anëtarët duhet ta paguajnë anëtarësinë vjetore, e cila  është e paraparë me Nenit 13 të Statutit të LSHK-së.

Neni 15.Sipas Statutit Anëtari që braktis LSHK-në duhet ta njoftojë me shkrim Komisionin për anëtarësi.

Anëtari që nuk merr pjesë një vit në veprimtarinë e LSHK-së dhe nuk paguan anëtarësinë konsiderohet se e ka braktisur atë dhe fshihet nga anëtarësia.

Neni 16 .Para largimit të anëtarit nga LSHK-ja, atij i tërhiqet vërejtja me shkrim nga Komisioni për anëtarësi.

Për largimin e anëtarit vendos Kryesia, me propozimin e Komisionit për anëtarësi.

 Anëtari i larguar mund t’i ankohet Kuvendit në afatin njëmujor pas vendimit për largim.

Ankesa bëhet nëpërmjet Komisionit për anëtarësi.

Sipas supozimeve dhe pretendimeve në kuolare letrare janë disa pretendentë për Kryetar të LSHK-së, nëse ata i fitojnë votat nga anëtarsia e Kuvendit të LSHK-së, por vota nuk mund të marrin nga shkrimtarët e rrjeteve sociale të facebokut apo shkrimtarët jo active që nuk kanë marrë pjesë më vjetë në aktivitete letrare dhe artistike.

Shkrimtarë e përjashtuar apo larguar nga LSHK nuk mund të marrin pjesë apo të kandidohët pë Kryetarin e LSHK-së.

 1.Pretendenti i parë për Kryetar i LSHK-së flitet së do të jetë  Prof. dr. Shyqri Galica .

Profesor Galica e ka të kryer  Gjuhën dhe letërsinë shqipe (1975), në Fakul­tetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe e ka kryer shkallën e tretë të studimeve.

 Më 1986 ka magji­struar me temën “Poezia e Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës e ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik Konica – eseist dhe kritik letrar”, të cilën e ka botuar po atë vit si libër .

Si student i vitit të tretë, më 1974, ka filluar të punoj si spiker (folës) në Radio-Prishtinë, ndërsa nga viti 1978 derisa është mbyllur gazeta “Rilindja” e Prishtinës (2002) ka punuar gazetar, redaktor e zëvendëskryeredaktor. Ndërkaq, në vitin akademik 1998-1999 ka mbajtur lëndën fillet e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, kurse në vitin 2000 ka kaluar mësimdhënës i rregullt në Fakultetin e Arteve të UP-së, ku punoj derisa u pensionua (njëkohësisht ka punuar edhe në gazetë). Në vitin 2000 është zgjedhur docent, më 2004 profesor i asocuar për lëndën histori e letërsisë, kurse më 2009 profesor i rregullt. Ka dhënë lëndët histori e letërsisë botë­rore, letërsi kombëtare I, II, letërsi I, II e III, si dhe dramatologji; në master – metodologji e punës shkencore, letërsi e sotme shqiptare. Gjithashtu në Fakul­tetin e Edukimit të UP-së ka dhënë shkrim akademik dhe kulturë gjuhe, si dhe lëndët bazat e gazetarisë dhe mediet dhe komu­ni­kimi publik (2004-2015). Në Universi­tetin Internacional të Prishtinës ka mbajtur lëndën shkrim akade­mik. Në Fakultetin Ekonomik të UP-së tre vjet ka mbajtur shkrim akademik. Deri në janar 2018 ka mbajtur mësim në Fakultetin e Arteve të Universiteti të Prishtinës, Dega e Arteve Dramatike. Ka qenë shef i Katedrës së Dramaturgjisë të Fakultetit të Arteve të UP-së, kurse një mandat ishte edhe anëtar i Senatit të UP-së. Aktualisht ishte kryetar i Lidhjes së Shkri­m­tarëve të Kosovës. Ka qenë kryeredaktor e redaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së. Ka botuar shkrime letrare – poezi e prozë, pastaj ka shkruar punime kritike për letërsinë e artin, ka publikuar artikuj studimorë, kumtesa e studime për letërsinë; ka bërë biseda me personalitete të shkencës e të artit, ka shkruar artikuj për kulturën, përkatësisht për librin, muzikën, radiotelevizionin, jetën tea­tro­re e atë kulturore; për figurat historike dhe të kulturës kombëtare e të asaj botë­rore, si dhe shkrime për aspekte të ndryshme të shkencës, të letërsisë dhe të artit. Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime letrare e shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka botuar këto vepra: Koha flet me brezni, poezi, 1979 Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990 Amësia, tregime, 1991 Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995 Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997 Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999 Dashuria vdekërisht, roman, 2003 Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005 Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005 Bota magjike e fëmijës, kritikë letrare, 2007 Mesazhi intelektual, studime, 2012 Gjatë kësaj periudhe ka hartuar tridhjetë e gjashtë zëra nga fusha e letërsisë dhe e shtypit shqiptar për Fjalorin enciklopedik shqiptar (tri vëllime) të Akade­misë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (tashmë ndodhet në qarkullim), si dhe rreth tridhjetë zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Koso­vës. Në vëllimin Sovremenija albanistika: Dostizenija i perspektivi është botuar studimi im me titull Vetëdija kritike dhe eseistike e Konicës (Konica’s critical and esthetic awareness) (më 2012) në vëllimin e veçantë të punimeve të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Gjithashtu ka paraqitur punime shkencore e letrare në tubime të ndryshme brenda e jashtë Republikës së Kosovës dhe ka botuar punime në revista e botime të ndryshme gjithashtu brenda e jashtë vendit. 

 

2.Pretendenti i 2-të për Kryetar i LSHK është Jahja Mustafë Lluka 

Jahja Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.

Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.

Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë“Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta”,ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm jugosllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.

 Bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi “Këshillin e Solidaritetit”, këshill ky që i ndihmojë minatorët e “Trepçës”,të “Goleshit”, të “Kishnicës”, të “Fabrikës së Municionit” në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.

Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.

Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,

Pejës,Pozharevcit etj.

Është shkrimtar dhe publicist letrar.

Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .

Ka botuar disa  libra:

1.Edhe ti Atdhe 2.Vargje vetmie 3.Mos eja në ëndër 4.Në kalanë e zemrës sime 5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994 6.Për Shtetin tim,Kosovën 7.Kosovo from “Naçertanie”to independence 1844-2008 8.Përmbledhje shkrimesh. Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash. Etj. 

 

3.Pretendenti i tretë i supozuar është Dibran Fylli  

Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956.

Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë.

 Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës. Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm). Vepra të botuara Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998 Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998 Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000 “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006 “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006 “Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007 “1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012 “Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013 “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013 “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013 “Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014 “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015 “Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015 “Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016 15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018 Çmime letrare Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012. Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti. Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013. Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014. Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014. Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997-1999 – mbi 200 fotografi, – mbi 400 minuta xhirime filmike. Filma të realizuar “Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996) “Kalanica e Kadiut“, komedi (1996) “Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA. Role të realizuara Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri, filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes” – Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018. 37 filma dokumentarë dhe dy monologë “Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998). “Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne simpoziumin ndërkombëtar (Prishtinë, 29.9.1999). Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000). Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001). Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“ (2001). Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës së Koshares (2001). Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes ushtarake” (22 prill 2002). Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008). Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina (2008). Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar dëshmorit Faruk Elezi (2008). Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008). Film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008). Dokumentari “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj (2008). Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008). Filmi dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008). Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak Guta (2008). Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009). Filmi dokumentar “Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama (2009). Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi (2010). Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011. Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK (2010-2011). Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012). Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012). Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan Prishtinës (2013). Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).

 

  1. Pretendenti i 4-tërt për Kryetar në LSHK Profesor Naim Kelmendi

Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. 

Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj.

 Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar. Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999. Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë. Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra: Shtreza në fjalë, 1985 Nyja e Gordit, 1992 Albanoi, 1992 Pse ashtu Pandorë, 1993 Çka të bëj me dhembjen, 1993 Satanai me fytyrë tjetër, 1994 Eklipsi i diellit, 1997 Përballje me vdekjen, 1999 Shqiptari vdes duke kënduar, 2000 Kohë për të folur gurët, 2001 Sipërfaqja e padukshme, 2003 Vrasja e deputetit – monografi, 2003 Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008 Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008 Në një jetë pas Krishtit, 2010 Esenca,2010 Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010 Antologjia e dhembjes poetike, 2012 Është vetëm kujtesë, 2012 Po i flisja vetes, 2013.

  1. Pretendent për president të LSHK-së është edhe prof.Asllan(Lan) Qyqalla.

Asllan Qyqalla ,lindi më 1 prill të vitit 1959 në Bardhin e Madh Prishtinë.

Shkollimin fillor e mbaroi ne vdnlindje, Gjimnazin ne Prishtinë dhe Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë shqipe e letërsi. 

Më 2014 në QSA ne Tiranë e regjistroi Disertacionin e doktoratës. 

Në vitin 1984 u punësua mësimdhënës në Shkollën fillore në Bardh të Madh gjerë më 1994 ku edhe u zgjodh drejtor i SHF në Bardh të Madh . 

Më 1 gusht 2003 emrohët Drejtor në Qendrën e Kulturës, në Fushë-Kosovë gjerë më 2015. Fotografia e Lan Qyqalla Punon si profesor në Shkollën e Mesme Profesionale në Fushë-Kosovë. 

Profesor Asllani është marrë me aktrim dhe regji. Ka përgatitur disa drama e komedi me aktorët e trupës së SHKA “Naim Frashëri” , SHKA “Bajram Curri”, Prishtinë, me studentët e FF në Prishtinë , SHKA të studentëve “Ramiz Sadiku” , si dhe me “Radio Çakallën ” , dhe me trupen e aktoreve te rinj te Prishtinës. Është drejtor i Shoqatës së Krijuesve, letrarëve e artistëve “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë si dhe Drejtor i Festivalit “Malli Poetik i Kosovës” edicioni IX tradicional. 

Ka mbajtur në prill 2017 Simpoziumin Shkencor “Muhaxhirët në luginën e Anamoravës dhe Preshevës” në Universitetin e Gjilanit. 

Më 1 gusht 2019 po ashtu nën patronatin e tij ka mbajtur Simpoziumin e dytë shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 -2018” në Institutin Albanologjikë në Prishtinë, në të cilin morën pjesë më se 15 studiues me Kumtesa të ndryshme duke hapur foto ekspozitën me 140 fotografi të Muhaxhirëve.   Veprat letrare : -“Bardhësi në Bardh” monografi, 1995 -“Nimfa e një zemre të lënduar”, tregime, 2014 -“Loti det dhimbjesh” poezi, 2016 -“LORA” poezi, 2017 -“A lombre des musse” SHB L`HARMATTAN- PARIS ,poezi, 2018 -“My love “ poezi,anglisht, Bukuresht, 2018 – LORA – MON AMOR” frëngjishtë, Bukuresht 2018 -“Anthology of Albanian poetry” Bukuresht, 2019 Fotografia e Perikli Shuli -Monografi bashkë autor Lan Qyqalla e Reshat Sahitaj “Gani Xhafolli- princ i letërsisë për fëmijë” Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare vër veprimtari letrare dhe artistike. Nga viti 2018 është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup. Libri me poezi i’Lora”-së i Asllan Qyqallës, që në imazhin e parë të krijohet se është ai i një dashurie idilike mes një Romeoje dhe një Zhuliete shqiptare. Për shumë kënd, që njeh veprën e mëparshme të Asllan Qyqallës, por dhe vetë Asllanin, kjo ndoshta nuk përbën ndonjë risi. Por, pasi e keni lexuar dhe në momentin kur ke mbyllur librin, padyshim, mënyra sesi autori ka arritur të japë me shumë finesë dhe ndjenjë.. dashurinë idilike në fushat dardane, të cilën as Shekspiri nuk do të gjejë fjalë për Lorën, që ta ngrejë në oqeanin e dashurisë, e Lanin, patërmale të jetës së brishtë, që mbuluar e kanë vitet e thyera, e ndien që ke lexuar vargjet e diçkaje të veçantë, ndoshta një prej elegjive më të realizuara në letërsinë shqiptare. Të gjitha poezitë e vëllimit i lidh personazhi i Lorës, madje edhe tek ato të cilat ajo s’ është, dhe aty ku duket se tema dhe vendi kanë rrëshqitur jashtë pranisë së saj, ajo ndihet ndihet në heshtje. Edhe aty ku s’është, ajo mbush edhe me mungesën e saj. Në vëllim, çdo varg sillet rreth saj, si vorbull ere, ajo thith rreth vetes vargje dhe ndjenja, ajo është epiqendra rreth të cilës vërvitet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, sepse edhe e ardhmja siç thotë Lani…si zogu në pranverë, shtegton në të djeshmen. Është padyshim, një prej personazheve më të veçanta të kësaj lloj poezie në letërsinë shqipe. Ka diçka nga Beatriçja e Dantes, në atë hyjnoren e saj, në forcën dhe mundësinë për të lëvizur në të dy botët, por edhe në kohë, në të tashmen dhe në të ardhmen, është si eteri hyjnor dhe fryma që ka lënë shenjë kudo. Siç thotë poeti: Lora frymon në shtalbësinë amullore, amulli shkakton në histori. Po ashtu, është pak Zhulietë, është femra me mish e me gjak, që Romeos së saj i fal dashurinë më të bukur, por është edhe si Sibilat e Bogdanit, “të veshuna me dritë e të mbathuna me hanë”, siç shkruante Bogdani, po nga logjet dardane pikërisht 333 vite më parë, pasi në këtë botë moderne trualli shqiptar i ka dhënë vulën e vet. Dikotomia dhimbje-gëzim, përshkon poezitë e këtij vëllimi, dhimbje për atë që s’ është më, dhimbja që shkakton mungesa e madhe e asaj që botës së poetit i jepte kuptim. Dhe nga ana tjetër, është ajo çfarë i ka dhënë gëzim për atë çfarë është përjetuar, duke u përjetuar në jetën reale sërish si ninullat e djepit. Kujtimet e së shkuarës, i japin forcë për të ecur përpara, për të vazhduar jetën, madje edhe për të bekuar kohën kur Lora ishte dhe rrezatonte e i jepte dritë jetës së (Lanit) zërit poet. Dukshëm mbizotërojnë vargjet për dhimbjen, dhimbje që rrëfehet nga zëri poetik i vetmitarit të braktisur, mbi shpirtin e të cilit u derdhën shira që i hapën shteg vajit. Por ama, tek ky vëllim, Lani nuk është i mbërthyer dhe i dorëzuar nga trishtimi, madje përkundrazi ai ka filluar ta mund dhimbjen, siç thotë ai, ashtu si Gjergj Elez Alia, edhe pse ka plagë të shumta që duken se nuk do të mbyllen kurrë. Megjithëse edhe vetë plagoma e dashurisë, është dhimbja, por edhe forca për të vazhduar përpara. Filli i kësaj ndjenje të përzier mes dhimbjes, gëzimit dhe adhurimit i bashkon të gjitha poezitë si filli i një rruzareje. Ajo çfarë kam parë tek vëllimi i Qyqallës, është se në mjaft poezi poeti përdor arketipin folklorik në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë si motiv, si temë apo dhe teknikë krijimi. Jo rradhë shprehja poetike është formuar përveç elementesh të tjera, edhe nga takimi emblematik i shprehjes poetike të shkruar vetjake, me shprehjen poetike popullore, që e afron atë me ligjërimin e gjallë të shqipes, kumbimet dhe format e të cilës siç duket Asllani i njeh dhe i përdor me përsosmëri. Lora pa vello numëron orët, në gjerdek nuse pa dasmorë, skënderbeu ngjesh shpatën krutane, Aga Ymeri ndalon në shadërvan, rinjeh nusen, rrugës së Gërmisë Por gjithnjë duke i përfshirë këto dhe duke i bërë pjesë në mënyrë mjeshtërore brenda modelit të tij poetik vetjak surrealist: Takim i vonuar me Lorën; në pranverën e blertë; në thellësinë e syve, pranë vullkanit, ku zgjimi kafshon harresën në vjeshtën e vonë. Mua personalisht, ndoshta ngaqë dhe gjuhësia është profili im, më kanë bërë përshypje mënyra sesi Lani e përdor dhe luan me fjalën shqipe, fjalët e krijuara si plagoma e dashurisë, rrugëbraktisje, ..mbytje moshake, e fjalë të tjera të këtij tipi vijnë pa sforco dhe krejt natyrshëm në vargjet e Lanit, që përveç talentit poetik, dëshmojnë edhe për një njohje dhe intuitë gjuhësore. A s’është në fakt vetë poezia një lojë me fjalën? Pasi ke përfunduar së lexuari poezitë dhe ke mbyllur librin, ke një ndjesi. Ke kuptuar se personazhi i Lanit dhe Lorës në libër, nuk janë thjesht dy personazhe që vërviten diku jashtë në kohë dhe hapësirë. Nuk janë Danteja dhe Beatriçja moderne shqiptare, nuk janë as Romeo dhe Zhulieta që luajnë tragjedinë e tyre të dashurisë në Dardani, madje nuk është as Lani dhe Lora në Prishtinë e gjetkë. Autori duke bërë vargjet e poezive, pasqyrë të shpirtit të tij ka tejkaluar dukshëm veten. Nuk është më ai, që do të na rrëfejë diçka të tijën personale, nuk është më ai personazhi që sjell dhe rrëmon kujtime nga jeta intime e tij. Besoj se ajo çfarë ke përjetuar nga leximi, nuk është as kurioziteti dhe as modeli artistik sesi një burrë i thur vargje të dashurës së tij. Ato gjëra e ndjesi të holla që dalin nga vargjet e Lanit janë të gjithsecilit që merr frymë në këtë botë, dashuria, lumturia dhe zhgënjimi nga ajo çfarë jeta të ofron, si dhe frika nga ikja e asaj që do, frika se mos e lëndon qoftë edhe me dashurinë tënde…ashtu siç thotë Lani, të lëndova nga xhelozia e stepur, në mykun e kohës, ortiqe fjalësh në pamjen tënde burbulloi-ikja e parakohshme, prush le në hapërim, në shelgje vare dashurinë… …frikë që të kthehet edhe në makth kur e humb atë që mendon se e ke, dhe do ta kishe pranë, në çdo frymëmarrje tënden, por ke vetëm atë që kujtesa të ka fiksuar në atë shikim mallëngjyes që venitej në heshtjen e janarit. Të gjithë kemi shumë pjesë tonat nga Lani dhe Lora, dhe kjo mendoj është ajo çfarë e bën këtë vëllim me poezi të lexohet me një frymë dhe të të emocionojë. Për mua, është një art i ndjenjës, sepse Lani nuk i qëndron fort kodeve të unifikuara të poezisë, ai vizaton thjeshtë dhe natyrshëm me vargjet e tij,shkruan mes tjerash Prof. dr. Erzen Kopera. Se kush do të jetë president pë 4 vjetë do të shofim kush merr vota më shumë nga vetë shkrimtarët pjesëmarrës.

Urime të gjithë kandidatëve.

Flori Bruqi , Prishtinë

Fjalë e plotë në Akademinë e nderimit dhe mirënjohjes për veprimtarin Mehmet Hajrizi

0
Mehmet Hajrizi, Prishtinë
Prishtinë, më 4 prill 2022
Motra dhe vëllezër
Zonja dhe zotërinj
DREJT LIRISË
Ju përshëndes përzemërsisht dhe falemnderit për prezencën tuaj që më nderon kaq shumë. Falënderoj gjithashtu organizatorët dhe parafolësit për kontributin e fjalët e zgjedhura që thanë për mua.
1.
Po çfarë t’ju them unë tani nën këto emocione? Kam lindur në fshatin tim të bukur, në Strofcin e Qyqavicës legjendare, aty midis themeleve të një kishe shqiptare dhe një xhamie të një fshati fqinj, jo larg varrezave ku prehen breza të fshatit, me shumë luftëtarë dhe dëshmorë, jam lindur aty midis njerëzve të mirë që më bëjnë krenar. Në shtëpinë tonë, të ndërtuar nga mjeshtër dibranë, prindërit e mi të mrekullueshëm na rritën, neve pesë djemtë dhe motrën tonë. Babait tim ia vranë forcat serbe të vetmin vëlla që kishte, prandaj u kujdes edhe për fëmijët e tij.
Si çdo i ri kisha shumë pasione. Dëshiroja të bëhesha mjek, por profesor Mazllumi i gjuhës shqipe më “mori në qafë”, se i pëlqenin shkrimet e mia në hartimet shkollore, prandaj mbarova studimet për gjuhë dhe letërsi. Sidoqoftë, përcaktimi im politik, i motivuar edhe nga vëllai Zeqiri, i burgosur politik i Goli Otokut, nuk ishte larg mjekësisë shpëtimtare të jetës. Deri tani kam punuar dhjetëra punë, krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që bëjnë një bilanc të përbashkët.
2.
Të përkushtuar bashkë në një kauzë të madhe dhe fisnike, ne veprimtarët nuk mund as do të duhej folur për vete në njëjës. Ne ishim shumës dhe rrëfimet janë në shumës. Asnjëri prej nesh nuk do të vlente i papërplotësuar me të tjerë, sepse vetë qëllimi ynë kërkonte angazhim kolektiv, pa rënë në anarkizëm, se trimi është i mirë me shokë shumë.
Ora e historisë na thërriste të ishim në krye të detyrës të çështjes kombëtare. Në përgjigje të saj, ne plot shend e verë, si zogjtë e rosës u hodhëm në ujin e rrëmbyeshëm, (më shumë nga vrulli rinor sesa nga pjekuria e profesionalizmi i të formuarit); u hodhëm për të mësuar artin e notit revolucionar nacional-çlirimtar. Me përpjekje i zotëruam mësimet fillestare dhe bëmë, jo vetëm teorinë, por edhe praktikën çlirimtare, ashtu siç thoshte Aristoteli se shkenca e politikës përveç njohjes ka për qëllim edhe veprimin. Ne kishim shumë dëshira, por nuk u bëmë skllevër të tyre, sepse historia kërkonte pragmatizëm dhe taktika… I bëmë të gjitha në emër të një dhe vetëm një strategjie; çlirimi dhe bashkimi kombëtar, si kurorë dafine dhe kapak floriri mbi arkivolet e dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë.
Si të rinj, gabimisht besonim se dinim gjithçka, por shtigjeve hasnim në shumë të panjohura e të papritura, prandaj mësonim dhe formoheshim si veprimtarë profesionistë. Janë tri shtylla bosht që e mbajnë në këmbë veprimtarin; besimi i patundur në fitoren finale, besnikëria e pathyeshme ndaj saj dhe vendosmëria. Hasan Prishtina, thellë nga vitet na mësonte: “Në vend të një kolltuku me turp në Stamboll, parapëlqeva kryengritjen me nder në malet e Kosovës.”
3.
Kur nisëm veprimtarinë, në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, pak njerëz në Kosovë u besonin ideve tona. Një pjesë e tyre mendonin që në Kosovë ishte arritur tashmë ideali i lirisë, sepse satrapi Rankoviq nuk ishte më në skenën politike as pushtetore; sepse të drejtat e mohuara kombëtare e demokratike të shqiptarëve po realizoheshin në jetën politike, ekonomike, arsimore e kulturore; sepse Kosova po emancipohej e përparonte shpejt e gjithanshëm; sepse kishim një autonomi të mjaftueshme në ballë të së cilës ishin shqiptarët, kundër të cilëve nuk duhej rebeluar; sepse edhe vetë Shqipëria po i përmirësonte marrëdhëniet në shumë fusha me Jugosllavinë etj. Me një fjalë, në Kosovë po ngjallej një iluzion i lirisë.
Një shtresë tjetër e shoqërisë ishte e vetëdijshme se të drejtat tona vazhdonin të na mohoheshin, por konsideronin utopizëm të ngriheshim kundër një fuqie policore e ushtarake, siç ishte Jugosllavia.
Klasa më e vogël, por më e rrezikshmja, e akomoduar jo vetëm në sistemin politik jugosllav, por edhe në agjendën e UDB-së, ishte ajo që bënte punën e kolaboracionistit kundrejt një page dhe mirëqenie personale. Ata na quanin “zë i vetmuar në shkretëtirë”, duke pretenduar të na ndanin nga baza jonë mbështetëse – populli.
Në këto rrethana dukej sikur po sulmonim qiellin. Shumë njerëzve me ndjenja kombëtare u dhimbseshim, por kishin frikë dhe ndjenin rrezik të thoshin hapur një fjalë solidariteti me ne.
Nga qarqe të vogla organizatorësh, megjithatë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare u rrit dhe u zgjerua, duke u shndërruar në lëvizje të popullit. Në përvojën e lëvizjeve çlirimtare, një momentum i stadit të tyre e përcakton fitoren, në perspektivë të afërt, apo pak më vonë.
“Rebelimi i mendimeve gjithnjë i paraprin rebelimit të armëve”, thotë një fjalë e mençur. Kështu ndodhi edhe në Kosovë, sepse ky ishte programi i gjithë Lëvizjes Kombëtare të Kosovës që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kryengritja e armatosur, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i dha fund pushtimit dhe robërisë së gjatë. Përcaktuese e fitores së shpejtë ishte gjithashtu solidariteti ndërkombëtar me NATO-n në krye.
Rol historik për mbrojtjen e Kosovës dhe mbështetjen e saj kishte edhe Shqipëria. Ndonëse e dërmuar historikisht, ndikimi i saj në lëvizjen çlirimtare të Kosovës ishte i madh, i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë. Me dy tela çiftelie Shqipëria i çonte peshë ndjenjat atdhetare të rinisë së Kosovës, të cilat Jugosllavia as me kolona tankesh e me krisma pushkësh nuk mund t’i mbante nën zap. Nënë Shqipëria, si ajo klloçka që mbron zogjtë e saj, madje duke tërhequr zjarrin drejt vetes, e mbronte brenda dhe jashtë Kosovën martire, sepse gjaku nuk bëhet ujë.
4.
Bijtë dhe bijat e Kosovës ndërkaq, nën betimin në tokë e në qiell, me besë e me jetë, dëshmonin atdhedashurinë përballë stuhive e sakrificave supreme. “Më mirë të tradhtohesh dhjetë herë, se të bëhesh tradhtar një herë”, thotë mençuria dhe besnikëria shqiptare.
Veprimtarët e pasuronin shpirtin e tyre luftarak me virtytet e larta njerëzore dhe atdhetare. Prandaj, si në veprimtari, si në luftën çlirimtare ata u përmbaheshin parimeve, normave e rregullave të drejtësisë dhe pastërtisë së rezistencës, pa i hequr kurrë moralin politikës. Sistemi shqiptar i vlerave është kultivuar gjatë shekujve, në luftë e në paqe, me gjak e me fisnikërinë e shpirtit. Ky sistem sot mund të mirëmbahet dhe të pasurohet vetëm me idealet që e kanë krijuar.
Kryengritjet çlirimtare fisnikërojnë popujt dhe pastrojnë e përtërijnë gjakun e tyre, kurse forca e popullit të zgjuar përlanë plehrat e historisë, si ato përmbytjet e rrëmbimshme të cunameve.
5.
Të ngrije kokë kundër Jugosllavisë së Titos, do të thoshte të përballeshe me burgun e gjatë ose me vdekjen. Por, burgjet dhe gjaku janë pjesë e çmimit të lartë të lirisë. Qindra shekuj burgimi mbajtën shqiptarët e Kosovës pas LDB dhe dhjetëra të burgosur politikë u vranë, ose u mbytën në torturë. Ne e kemi paguar shumë shtrenjtë lirinë, me gjak e sakrifica. Ish-kryetari i Asamblesë Franceze, Edgar Faure, ka thënë: “Që moti kam mësuar një gjë: Nëse njeriu nuk dëshiron të humbasë kurrgjë, atëherë as që meriton të fitojë gjë.” Kthesa e fortë në jetë pas arrestimeve nuk ishte e paparashikuar për veprimtarët. Dënimet dhe vrasjet ishin akte të zakonshme në veprimtarinë e çlirimtarëve kudo në botë, sidomos në Kosovën e robëruar. Do thënë gjithashtu se regjimi pushtues në Kosovë nuk i dënonte vetëm veprimtarët, por edhe familjet e tyre, duke i izoluar, diskriminuar e përndjekur. Kur na arrestuan, mua dhe nipin tim Jahirin, bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja ime e përkushtuar Haxherja, i shpëtoi dënimit, por autoritetet e pushtetit nuk i lejuan kohë të gjatë të punonte as të kishte të ardhura jetese. Ajo, si shumë penelopa të tjera shqiptare, vetë nënë dhe vetë baba, i rriti dhe i edukoi me sakrifica tre fëmijët tanë, sot të suksesshëm në karrierën e tyre.
Ne nuk bëmë heroizma, sepse nuk ishim heronj. Disa bashkëveprimtarë tanët, po. Ne vetëm po përpiqeshim ta justifikonim ekzistencën, siç do të thoshte Niçe (Nietzsche). Në këto çaste emocionante i kujtoj përunjësisht bashkëveprimtarët e mi, të rënë në altarin e lirisë, duke ndjerë thellë boshllëkun në shpirt nga mungesa e tyre në jetën time.
Por, kjo është rruga e lirisë, e kapërcimit dialektik nga errësira në dritë. Si çdo lindje edhe rilindja e popujve arrihet me dhembje e gjak.
6.
Zonja dhe zotërinj
Kosova e vogël, e lirë, sovrane dhe demokratike vazhdon të mbahet në shënjestër të armiqve të saj. Fqinja jonë, Serbia e paradokseve dhe anakronizmit, ndodhet sot në një udhëkryq, midis së kaluarës dhe të ardhmes, midis mitit dhe realitetit, midis Lindjes dhe Perëndimit, midis demokracisë dhe totalitarizmit, midis Evropës dhe Rusisë, midis lakmisë ekspansioniste dhe pamundësisë… Ajo i do favoret evropiane, por syrin e mban drejt mugullit rus, duke qëndruar fort në agjendën doktrinës antishqiptare e pansllaviste, rrënjët e së cilës shkojnë thellë në historinë e saj, pa lavdi.
Ja përse kombi ynë duhet të vigjilojë për ruajtjen dhe fuqizimin e lirisë së tij, duke rritur çdo ditë aftësinë mbrojtëse deri në ekuilibrin midis fuqive të rajonit, në funksion të sigurisë dhe paqes, brenda kufijve të vet dhe përtej tyre. Kombi shqiptar kurrë nuk i ka rënë në qafë askujt, por as nuk do të lejojë që Atdheu i tij i larë në gjak të nxirret në ankand si dikur.
Me Serbinë mund dhe duhet të bisedojmë, ndonëse nuk është e lehtë, siç thoshte Xhon Kenedi “…të bisedosh me njerëzit që nuk lëvizin nga e veta, po duan pjesë nga jotja.” Nëse politika është art i së mundshmes edhe negociatat janë të tilla.
7.
Kombi ynë ka arritur shumë në kapërcyell të shekullit të kaluar dhe në këtë fillimshekull të ri. Janë çliruar rreth 11 mijë kilometra katrorë dhe në vazhdim të bilancit do përmendur formimin evropian të brezit të ri, zhvillimin ekonomik, avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës etj. Këto të arritura historike brenda një çerek shekulli, gjithsesi na ngazëllejnë. Por, në anën tjetër kam përjetuar si shumë prej jush edhe hidhërime si dhe zhgënjime nga individë, grupe veprimtarësh e pushtetarësh, me procese e zhvillime.
Në këtë moshë, nuk kam nevojë më të madhe shpirtërore, se të ndjehem krenar çdo ditë me njerëzit tanë dhe rezultatet e tyre në fusha të ndryshme, me Atdheun tim…
Dëshiroj që brenda dhe në mërgim ta mbajmë lart flamurin e identitetit historik, kombëtar, kulturor e moral të shqiptarit dinjitar e të papërkulur.
Po e mbyll këtë fjalë, duke cituar Kadarenë tonë: “Desha t’ju uroja sonte gjithë të mirat Juve të dashurve, Juve të mirëve. T’u uroj maleve pleqëri të mbarë, Fushave dhe deteve – pjellori; Oxhakëve – tym të zi, Nënave – qumësht të bardhë, Rrugëve – zhurmë kalamajsh. Të rënëve – qetësi.”
Kurse unë, siç urojnë himarjotët, ju them juve të dashurve të mi: U bëfshi plaka dhe pleq të plakur!
Ju falemnderit shumë.

Shën Tereza, krenaria jonë …!

0
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
TË DUA DHE KRENOHEM ME TY OJ E SHENJTA TEREZË, NËNA JONË E DASHUR
Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës); lindi më 26 gusht 1910 si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Üsküb, Perandoria Osmane (tani Shkup, Maqedonia e Veriut) dhe vdiq me 5 shtator 1997 në Kalkuta.
Shën Tereza ishte një murgeshë dhe misionare e Kishës Katolike në Indi. Ajo u bë e njohur në mbarë botën për punën e saj me të varfërit, të pastrehët, dhe të sëmurët që po vdisnin.
Për angazhimin e saj të pakrahasueshëm ajo mori “Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979”.
Në Kishën Katolike, Nënë Tereza nderohet si shenjtore.
Kolë Bojaxhiu ishte babai i Agnes Gonxha Bojaxhiut
Ajo lindi në një familje të pasur shqiptare katolike dhe u rrit me motrën e saj Agën dhe vëllain Lazërin. Babai i saj Kolë Bojaxhiu ishte një tregtar me origjinë nga Mirdita, një rajon në veri të Shqipërisë dhe jetoi në Prizren për shumë vite.
Nëna e Gonxhe Bojaxhiut quhej Drane dhe ishte e lindur në Novosellë, një fshat në zonën e Gjakovës.
Gonxha u shkollua në një shkollë katolike për vajza në Shkodër. Babai i saj vdiq papritur kur ajo ishte tetë vjeç, ndërsa përkundër vdekjes së hershme të babait ajo vazhdoi t’i përkushtohej besimit. Tashmë në moshën 12-vjeçare ajo vendosi të bëhej murgeshë dhe në moshën 18-vjeçare kërkoi të pranohej në novatoren e Motrave të Loretos.
Motrat e Virgjëreshës së Bekuar, një degë irlandeze e Misses angleze (IBMV) ishin veçanërisht të përfshira në veprimtarinë humane në Bengali në atë kohë. Fillimisht ajo u dërgua në shtëpinë mëmë të motrave Loreto në Irlandë, por pas vetëm dy muajsh ajo u dërgua prej andej në Bengali.
Ajo mori emrin e saj fetar duke iu referuar St. Tereza e Lisieux. Në Shkollën e Infermierisë në Patna, ajo ishte studente e Motrave Mjekësore Misionare të themeluar nga Anna Dengel.
Ajo e bëri profesionin e saj në Kalkutë dhe punoi atje për shtatëmbëdhjetë vjet në shkollën e Shën Mërisë, fillimisht si mësuese dhe më vonë si drejtoreshë.
Më 10 shtator 1946, ndërsa udhëtonte nëpër Kalkuta, ajo pa Jezus Krishtin dhe ndjeu thellë në shpirt thirrjen e tij për t’i ndihmuar më të varfërit dhe braktisurit e kësaj bote. Në ditarin e saj, ajo e përshkroi këtë përvojë si një takim mistik me Jezusin, i cili i kërkoi t’i shërbente atij duke i shërbyer më të varfërve prej të varfërve me fjalët “Kam etje”.
Ajo aplikoi për leje për t’u larguar përkohësisht nga manastiri i Motrave Loreto, por e mori atë vetëm dy vjet më vonë.
Mirëpo para se ta merrte lejen ajo u përjashtua, e tek pastaj u lejua të largohej nga manastiri, por mbeti murgeshë. Që atëherë, Nënë Tereza jetonte në Kalkuta, ku fillimisht punoi e vetme derisa disa nga ish-nxënësit e saj iu bashkuan asaj. Një portret i njohur i revistës Life, i dha asaj pseudonimin “Saint of the Gutter”.
Marrja e NOBEL-it në Oslo …
Disa nga ish nxënësit e Manastirit Loreto me vonë deklaruan :
“Nënë Tereza ishte gjithmonë shumë engjëllore dhe tepër e çiltër, e dashur dhe e sjellshme. Nuk kishte asgjë të veçantë që binte në sy. Ajo ishte thjesht një vajzë normale, shumë e butë në shpirt dhe plotë energji pozitive. Ajo i gëzohej dhuratës jetë pavarësisht sfidave.
Në atë kohë nuk kishte asgjë që paralajmëronte se ajo do të largohej ndonjëherë nga Loreto, absolutisht asgjë. Nuk e kishim menduar kurrë se ajo do të arrinte kaq shumë”.
Nënë Tereza kishte marrë nënshtetësinë hinduse në vitin 1947, menjëherë pas pavarësisë së Indisë. Në atë kohë ajo tashmë veç e fliste rrjedhshëm gjuhën bengaleze.
Në vitin 1950 ajo themeloi komunitetin e Misionarëve të Bamirësisë që jetonin sipas këshillave ungjillore. Komuniteti fetar më vonë mori miratimin e Papes. Bashkësia fetare kujdeset për të vdekurit, jetimët, të pastrehët dhe të sëmurët, por angazhimi i tyre i veçantë qëndron në kujdesin ndaj lebrozëve.
Sot, Misionaret e Bamirësisë përfshijnë më shumë se 3000 murgesha dhe më shumë se 500 vëllezër në 710 shtëpi në 133 vende anembanë botës. Nënë Tereza mori çmime të shumta për punën e saj. Më të rëndësishmit ishin Çmimi Balzan për Njerëzimin, Paqen dhe Vëllazërinë midis Kombeve në vitin 1978 dhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.
Në fjalimin e saj në dhënien e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza e përshkroi abortin si “shkatërruesin më të madh të paqes”:
“Shkatërruesi më i madh i paqes sot është klithma e fëmijës së pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë mund të vrasë fëmijën e saj në barkun e saj, është krim më i rëndë se çdo vrasje tjetër. Por sot miliona fëmijë të palindur po vriten dhe shumica prej nesh heshtim. … Për mua, kombet që kanë legalizuar abortin jetojnë në vendet më moralin më të varfër. Ato kanë frikë nga të vegjlit engjëllorë, kanë frikë nga fëmijët e palindur.”
“Ajo nga e cila vuajnë më së shumti ata [lebrozët] është se të gjithë kanë frikë prej tyre dhe se nuk janë të mirëseardhur askund. Unë dhe motrat e mia përpiqemi t’u japim atyre një jetë ndryshe, një jetë të dytë si të thuash. Ne kemi ndërtuar shumë qendra trajtimi dhe rehabilitimi në Indi. Aty mund të jetojn me dinjitet pa pasur nevojë të na luten dhe gjunjëzohen. Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me ta dhe u japim kujdes dhe dashuri. Ne duam që edhe këta njerëz të ndihen të dashuruar.”
Duke iu përgjigjur akuzave se punonjësve të saj shpesh u mungon trajnimi mjekësor, Nënë Tereza u përgjigj: “Nuk ka rëndësi titulli shkencor, por besimi në sukses i cili shpërthen kodra ”.
Shënimet dhe letrat e ditarit të Nënë Terezës, të botuara në formë libri në vitin 2007 nga Brian Kolodiejchuk, postulatori i procesit të saj të lumturimit, tregojnë se ajo e gjeti veten në një krizë besimi për dekada. Dyshimet e saj për ekzistencën e Zotit filluan menjëherë pas themelimit të bashkësisë së saj fetare dhe nuk e lanë atë të qetë deri në vdekje.
Ajo shkruan: “Po ngrin brenda meje” ose “Shpirtrat nuk më tërheqin më – parajsa nuk do të thotë asgjë – mua më duket si një vend bosh.” Vështirësitë në besim (“nata e errët e shpirtit”) i shfaqen gjithashtu edhe shenjtorëve të tjerë që u lumturuan para saj.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, ndërsa më 13 shtator 1997 u varros në Kalkutë me një funeral shtetëror dhe me kërkesë të saj u varros në manastirin që kishte themeluar.
U varros me simpati, dashuri dhe pjesëmarrje të paparë të publikut nga mbarë bota.
Procesi i lumturimit filloi në qershor të vitit 1999 me lejen e posaçme të Papa Gjon Palit II, pasi një proces i tillë zakonisht nuk niset pa kaluar pesë vjet. Procesi më i shkurtër deri tani i lumturimit në kohët moderne përfundoi me lumturimin e Nënë Terezës më 19 tetor 2003. Dita e përkujtimit të saj në liturgjinë e Kishës Katolike Romake është 5 shtatori.
Në vitin 2002, Papa Gjon Pali II e njohu shërimin e një gruaje hinduse nga një tumor i madh në stomak si një mrekulli. Disa mjekë nuk kishin asnjë shpjegim mjekësor për shërimin e gruas pasi që kishte vendosur në bark një fotografi të Nënë Terezës.
Në dhjetor 2015, shërimi i një burri brazilian nga tumoret e shumta të trurit në vitin 2008 u shpall një mrekulli nga një komision ekspertësh të kishës dhe u njoh zyrtarisht si i tillë nga Papa Françesku. Familjarët e burrit i kishin kërkuar ndihmë Nënë Terezës dhe një komision ekspertësh mjekësor e kishte përshkruar shërimin si shkencërisht të pashpjegueshëm. Me këtë mrekulli të dytë të njohur nga Kisha, ajo plotësoi kriteret për kanonizimin.
Kanonizimi u shpall nga Papa Françesku në prag të përkujtimit të saj liturgjik më 4 shtator 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë dhe u konsiderua si një nga pikat kryesore të Vitit të Shenjtë të shpallur si Vit i Mëshirës.
Shumica e kritikëve të saj janë njerëz të pa shpirt dhe mosmirënjohës, të cilët kurrë asgjë të mirë s’kanë bërë për njerëzimin.
Vetë fakti se ka njerëz që e kapin mikroskopin në dorë për t’i gjetur dobësitë e Nënës Terezë, ndërsa vetë kanë dobësi që shihen nga aeroplani, është dëshmi se ekziston djalli në person dhe se nuk lejon që nga engjëlli t’i prishet plani.
Shqiptarët duhet të jenë pafundësisht të lumtur, mirënjohës dhe krenar që ia dhanë njerëzve më të varfër, më të sëmurë dhe më të pashpresë në botë një nënë të vërtetë dhe një ambasadore të virtyteve, vetive, cilësive dhe atributeve të tyre më bujare dhe fisnike.
Çuditërisht numri i shqiptarëve tru shpërlarë që po e kontestojnë veprën e Nënës Terezë po rritet gjithnjë e më shumë, sepse po i toleron shteti që është gjunjëzuar para klerofashizmit që mbanë emrin “islami ekstrem” dhe që është ambasadori më i shëmtuar i virtyteve, cilësive, vetive dhe atributeve tyre më të shëmtuara.
Nënës Terezë sa ishte gjallë i përkulëshin duke e hequr sheshirin madje edhe politikanët dhe monarkët më të fuqishëm të botës.
Kur princeshës Diana Monarkia më e fuqishme në botë ajo britanike ia ktheu shpinën Nënë Tereza e priti atë me duar të hapura dhe e përqafoi si fëmiun e saj.
Humanizmi dhe bujaria e Nënës Terezë e kalon çdo përmasë që mbanë mend historia e njerëzimit para dhe pas saj.
Ceremonia e varrimit të Nënë Terezës (Shën Terezës) , gruas që ia kushtoj gjithë jetën të varfërve. Bota e pikëlluar për vdekjen e një Njeriu të jashtëzakonshëm.
Sepse mori aq shumë përgjegjësi mbi vete në kushtet më të rënda të mundshme sa që nuk e realizon dot imagjinata e njerëzve të rëndomtë.
Të dua dhe krenohem me ty oj e Shenjta Terezë, nëna jonë e dashur.

Iliada, Odisea, Eneada, prralla të klonuara keq

Shkruan: Saimir Lolja

Dielli është drita e jetës mbi Tokë dhe prandaj arbërit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorinë e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi përfundimisht cipa fetare e krishterë. Caku i Errësimit, domethënë i mos nderimit të diellit, qe Marrëveshja e Milanos më 313 e shpallur prej perandorit romak ilirit Flavius Valerius Constantinus. Pjesa perëndimore e saj u fik në vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mugët deri më 1453. Me zhdukjen dhe djegien e tërë shkollave, universiteteve e bibliotekave Europës i ra një errësirë që do t’i mbahej të paktën 1000 vite. Si me magji, nuk pati më qytete e pastërti por vetëm kasolle me kashtë e baltë. Të vetmit që lexonin e shkruanin me porosi ishin murgjërit. Qëllimi ishte të harrohej qytetërimi dhe zhvillimi i mëhershëm i njerëzimit dhe të mbushej boshllëku për të shkuarën me një përfytyrim të gënjeshtërt për të.


Në shekullin V murgu Fabius Planciades Fulgentius botoi në latinisht për murgjërit e tjerë librin Mythologiæ, që fjalë për fjalë domethënë Shkenca e të Pavërtetës. Meqenëse ay libër nuk do të anonte peshoren po të ishte vetëm, në të njëjtën kohë u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. Për dy të parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetrën ia caktuan vjershëtarit romak Publius Vergilius Maro (70 – 19 p.e.s.) ndërkohë që prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujqësore ARBANUS. Jetëshkrimi i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij janë ndryshe nga Eneada edhe si lloj edhe si përmbajtje. Titullin e vjershës blegtore e kaluan në Eclogae kurse atë bujqësore në Georgica. Që të shtohej vërtetësia e dëshiruar me kalimin e shekujve, vjershat Eclogae, Georgica dhe Eneada u lidhën si dorëshkrime me vizatime në fashikujt Vergilius Vaticanus në shekullin IV dhe Vergilius Romanus në shekullin V. Të dy tituj e urdhëruar Eclogae e Georgica as nuk janë latinisht as nuk gjenden në këto fashikuj në Bibliotekën e Vatikanit (https://digi.vatlib.it). Një gjë bën përshtypje në ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me çka prodhojnë nxënësit e shkollës fillore tani.
Njihen mbi 2000 krijime apo kopjime prej murgjëve në copëza fletësh ose fashikuj dhe përkthime për autorin Homer. “Perënditë” në ata fashikuj u krijuan qëllimisht që t’i jepnin lashtësisë përfytyrim fetar (me jo nderim të diellit), në ngjashmëri me atë që përhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. Të gjithë fashikujt e dorëshkrimet që lidhen me trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada që kur u ngjizën kanë qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kishës si qëllim dhe mjete të saj. Përkthimet krijuese në anglisht të trekëndëshit Iliada-Odiseja-Eneada morën udhë në shekullin XVI. Në vitin 1685, vjershëtari anglez Matthew Prior shkrojti një “Përqeshje për përkthyesit bashkëkohorë” kur edhe vjershëtari anglez John Dryden, i cili do të botonte përkthimin e tij të Eneadës më 1697, merrej si shembull për t’u përqeshur. Vetëm për Eneadën, 30 përkthime të ndryshme nga përkthyes mbretnorë ishin në qarkullim në Angli në fund të shekullit XVII. Vjershëtari anglez William Cowper shkruante në parathënien e përkthimit të tij të Iliadës më 1791: “Nuk kam lënë gjë. Nuk kam shpikur gjë”.
Ndërsa murgjërit kryenin detyra çbotimi e botimi, priftërinjtë ngurtësonin turmat popullore me fenë e krishterë. Inkuizicioni i shekujve XII – XIX dënonte çdo njeri që dyshohej se i kishte lindur një shkëndijë e të menduarit ndryshe. Në vitin 1567, autori venecian Natalis Comes botoi në latinisht për freskim rradhorin me dhjetë vëllime të titulluar Mythologiae. Që atëherë, Rilindja Europiane e madhështisë së lashtë e pati atë rradhor si një dorë mendore për të pikturuar fytyrën e lashtësisë. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot botohen shkrime, libra e vulosen doktorata “shkencore” në fushën e Mitologjisë (alb.), domethënë në Shkencën e të Pavërtetës.

Thuhet se murgu Proclus Lychus i shekullit V përmendi gjashtë vjersha prrallore pa autorë, të cilat tani i quajnë Cikli i Vjershave Epike. Ato qëndrojnë dorë për dore me vjershat Iliada dhe Odisea për të cilat thanë e thuhet se kanë qenë shkrojtur prej autorit të hamendësuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thonë se vjershëtari Homer ka qenë edhe i verbër. Ndërsa e qeshura rrjedh me udhëtimin në kohë të historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili në librin e tij “Greqia e lashtë” më 1866 rrëfente se Homeri kishte edhe një vegël muzikore, harpën. Dhe se ai e përdorte atë për frymëzim, para dhe gjatë recitimeve.

Pa shaka, libri i tij përdoret që atëherë si dokumentar i vërtetë për “Greqinë e lashtë”. Si rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin kështu:
1) Cypria me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit në Trojë. Thuhet se i mbijetuan 50 rreshta.
2) Iliada me vetëm 57 ditë shtrirje në kohë. Nuk ka Kalë Troje apo vrasje të Akilit aty.
3) Aethiopis me çfar ndodhi pas vdekjes së trojanit Hektor. Thuhet se i ngelën 5 rreshta.
4) Iliada e Vogël me Odisenë që sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thonë se i tepruan 30 rreshta.
5) Iliou persis me djegien dhe plaçkitjen e Trojës. Thuhet se mbeti me 10 rreshta.
6) Nopstoi me kthimin e luftëtarëve pas Luftës së Trojës. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.
7) Odiseja me varavitjet detare të Odisesë derisa ndaloi gjatë në ishullin e tij.
8) Telegonia, e thënë se i mbetën 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rrëfen Odisenë që shkon më vonë në Thesproti (Çamëri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet në Itakë ku i vjen djali jashtëmartesor Telegoni që pat patur me perëndeshën Circe. Në luftim Telegoni vret Odisenë. Telegoni martohet me gruan e të atit Penelopën dhe Telemaku me Circen, gruan tjetër të të atit (incests, ang.).
Ata vjershëtarë që hodhën farën dhe e klonuan atë seri epike kanë përdorur pa dashje fjalë apo shprehje fjalorë të Shqipes. Letrarët e sotëm që krijojnë rradhorë me romane ose vjersha e kuptojnë mirë atë seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja, Eneada formojnë një trekëndësh për nga përmbajtja, ndërtimi, vjershimi e qëllimi. Atyre nuk u dihet saktë fillimi i dukjes dhe cilët i shkruan, edhe pse emërtohen autorë për to. Klonimet e tyre dallojnë me pështjellimet, zhvendosjet, riqarkullimet, pa përputhshmëritë, pikëpyetjet dhe palosjet kohore e vendore. Qëkur u ngjizën, ato vjersha artistike janë qethun, ngjitur, ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim.
Vulgatum u quajt përkthimi në latinisht i dhiatës së krishterë i përgatitur nga murgu ilir Shën Jeronimi në vitin 382 dhe që u bë dhiata zyrtare e kishës perëndimore. Meqenëse vjershërimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kanë qenë në furriqet e kishës perëndimore qëkur u ngjizën, ato tani quhen si veprat letrare më të vjetra perëndimore. Rri shtrembër në Lindje e fol drejt në Perëndim, kjo domethënë se e drejta dhe pronësia e autorëve ruhet. Kur furriqet e tyre nisën të ngroheshin prej perandorisë britanike, klonimet e tyre arritën në shekullin XIX një optimum dhe morën vulën “Vulgate”. Çdo përkthim, botim, copëz flete papirusi me gërma lindore të bërë nga murgjërit e shkuar apo copëz dërrase e gërvishtur nga piktorët bashkëkohor krahasohej me Iliadën vulgate. Nëse qoftë edhe një fjalë e rëndomtë përputhej atëherë ai apo ata rreshta quheshin të Iliadës dhe dokumentit i caktohej një shekull origjine. Po ashtu, një skulpturë e gjetur edhe me copa apo e bërë i caktohej apo caktohet një emër nga këto prralla ose Mitologjia (alb.).

Që të mbulohet klonimi qindra vjeçar, veçanërisht tek Iliada, thonë e thuhet se është e shkrojtur si amalgamë e të folurave vendore të ndryshme. Domethënë i verbi Homer si ecejak ndër vise të largëta e të laguna mblidhte me magji copëzat e Iliadës që i kishte pat shpërndarë era e tërbuar; shaka serioze kjo. (Për kujtesë, amalgam quhej dikur përzierja e mërkurit me oksidin e zinkut për të mbushur dhëmbët e prishur.) Çdo libër ose botim sado i vjetër nuk është botim shkencor, domethënë i rimatshëm, sepse nuk i zbulohet qëllimi i botimit dhe as nuk i vërtetohet vërtetësia e përmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse romanet dhe vjershat më e shumta janë thjesht vepra krijimtarie vetjake në letërsi. Bie fjala, libri “20’000 lega nën det” i Zhyl Vernit më 1871 nuk domethënë se atëherë kishte nëndetëse dhe çfar ndeshën detarët nën det janë të vërteta.
Edhe prrallat e sotme janë po prralla. Ato nuk përcaktojnë ndonjë komb apo popullatë, nuk kanë vërtetësi jete e natyre, dhe nuk mund të përdoren për të vërtetuar jetën e sotme. Ato nuk kanë histori, kohë e vendndodhje, dhe nuk mund të jenë busull për njeriun. Nëse thuhet e thonë se “Iliada formoi kombin grek” (pse-si-qysh-kur-ku?), atëherë i bie që seriali i librave Harry Potter, fatmirësisht vërtetohet se autorja është J. K. Rowling, është shkencor dhe formoi kombin anglez në vitet 1997-2007.
Në jugun e Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart këtë emër natyror sepse po të shihet nga shumë lart, ose tani mbi hartë, ka formën e dorës. Prandaj në latinisht ndeshet edhe me emrin Manus (lat.). Pjesa e poshtme e tij quhet rajoni i Manit i cili përkon me rajonin e spartanëve, pasardhësit e dorëve në shekujt XI – II p.e.s. U bënë disa shekuj që historianët vulgatë e shpjegojnë historinë vetëm më lëvizje popullatash pushtuese nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug. Ata të shekullit XIX, me dashje dhe pamundësi, shpikën idenë e “pushtimit dorik” për të sqaruar “Greqinë e lashtë”. E megjithatë, edhe sot e kësaj dite, nuk kanë arritur të zbulojnë origjinën e dorëve. As nuk kanë për ta zbuluar sepse dorët ishin vendas dhe jo ardhacakë.
Gadishulli Dorik u quajt Morea në shekujt X – XIX dhe më pas Peleponez. Akaia është rajoni që ndodhet në pjesën më veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia në gjuhën dhimotiqi të shtetit të sotëm Greqi dhe Achaea në anglisht. Përkundrejt shtrirjes së madhe të drurit të ahut (beech, ang.) në Europë, pikërisht vetëm në rajonin Akhaia ka tani pak pemë të ahut. Prandaj vendasit e atij rajoni janë thërritur ahej, emërtim i cili për t’u theksuar si tingull në Shqip kalon në Akej. Emri Akil dhe Ahil nënkuptojnë njëri-tjetrin. Me gjuhët e tjera origjina e këtij emri as ka për t’u marrun vesh.
Thonë e thuhet se qe një i quajtur Eratosthenes (276 – 194 p.e.s.) në Bibliotekën e Aleksandrisë i cili e caktoi fundin e Luftës së Trojës në vitin 1183 p.e.s. Deri tani nuk i kanë gjetur ndonjë mbiemër emrit Eratosthenes, të cilin e quajnë edhe “grek” ndonëse Greqia u krijua për herë të parë më 1830 dhe nuk është në Afrikë; apo jo? Që të mbulohet vjedhja dhe tjetërsimi i shkencës pellazge-arbërore edhe në Etruria dhe Romën e shquar emrit Eratosthenes i mveshin matematikë të gjithanshme, algoritëm për numrat primarë, gjeografi, vjershëri, astronomi dhe muzikë. Sipas prrallës vulgate, bie fjala, ai llogariti me saktësi të mahnitshme vijën rrethore, meridianët, paralelet dhe pjerrsinë e boshtit të Tokës.

Në shekullin XII p.e.s. spikaste qyteza e Mikenës pellazge në Gadishullin Dorik kurse lindjen e “helenëve” historia vulgate që rishkruhet edhe sot e fillon vetëm në shekullin VIII p.e.s. Një Errësirë 400 vjeçare dallohet në shekujt XII – VIII p.e.s., të cilën historianët vulgatë edhe sot nuk guxojnë as ta kapërcejnë. Në Iliadë, “helenët” nuk përmenden, sepse as më dëshirë nuk ka patur. Ndërkohë që aty lexohet se Helena e rrëmbyer ishte emri i gruas së Menelaut nga Sparta dhe Helen ishte emri i njërit prej djemve të mbretit Priam dhe i një parashikuesi në kështjellën e Yllit, Illit, Illionit, në Trojë.
Tek Iliada, Odiseja dhe Eneada nuk ka qëndrueshmëri në formimin e emrave, nuk ka ditë e data. Iliada është një vjershim tmerri e skenash të llahtarshme ku vërshojnë vetëm dhunë e vrasje të cilat përshkruhen imtësisht. Aty nuk ka citate, fjalë të urta e mirësi për jetën. Aty ka vetëm luftë, barbari, kafshëri, dhimbje, qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllavëri, armiqsi, përbuzje, pirateri, hareme dhe gjaktrazime (incests, ang.). Në këto vjersha të zymta nuk ka ndonjë gjë të bukur, as nga ana letrare.
Iliada fillon me Akilin që u adhnua e u tërhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori një nga vajzat e haremit të tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojtësit thirren Trojanë-Trojsë ose Dardanë ose Teukër. (Një fshat i quajtur Trojsi ndodhet pranë qytezës së Belshit afër Elbasanit.) Të gjithë palët e palat flasin të njëjtën gjuhë. Iliada mbyllet me ritet e nderimit të Hektorit, djalë i Priamit, të vdekur dhe djegien e trupit të tij në kështjellën e Yllit. Kaq dhe fund. NUK KA VRASJE TË AKILIT në themrën (zemrën) e tij me shigjetë nga Parisi ose Paridi ose Leka, djalë tjetër i Priamit. NUK KA KALË TROJE dhe djegie të saj.
Kali i Trojës u shtua pak tek vjersha Odiseja. Kënga IV rrëfen për Helenën që i vinte rrotull Kalit të Drunjtë dhe pëshpëriste. Në Këngën VIII flitet me 33 rreshta për Kalin e Drunjtë, trojsit që zgjodhën ç’të bënin me të dhe akejtë që sulmuan. Shtesa është e gjatë tek vjersha Eneada ku Kënga II është vetëm për Kalin e Trojës, shkatërrimin e kalasë trojane të Illit dhe arratinë e Eneas me të atin dhe të birin.
Vdekja e Akilit u shtua nga vjershëtari anglez Alexandre Pope kur ai botoi përkthimin e tij të Iliadës në vitin 1720. Në shekullin XVIII, ai qe vjershëtar mbretnor me famë. Tani, sipas Fjalorit të Oksfordit për Citatet (The Oxford Dictionary of Quotations), ai është shkrimtari më i cituar pas vjershëtarëve anglezë William Shakespeare (1564-1616) dhe Alfred Tennyson (1809-1892). Në Këngën XXII ose faqe 657, në skenën ku Hektori i plagosur për vdekje dhe Akili bisedonin, Alexandre Pope krijon një shënim në fund të faqes ku përshkruan gjatë vrasjen e Akilit në thembrën e tij me shigjetë nga Parisi dhe ç’bëhet më tej me trupin e tij. Dhe pastaj me një faqe mbyllëse në fund të Iliadës së tij ai vulos shtesat: Troja ra pas vdekjes së Hektorit. Akili u vra para rënies së Trojës prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes së Parisit u martua me të vëllain e tij Deifobus. Përbri, Helena paraqitet po kështu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).
Që atëherë vërtetësia e pavërtetë u spërkat kudo dhe mbeti. Shembulli më i dallueshëm është filmi me ngjyra “Made in Hollywood” i vitit 2004 i titulluar “Troy”. Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja të kenë qenë ngjizur e dukur në shekullin VIII p.e.s. dhe Eneada të ketë mbirë vërtetas në shekullin I p.e.s., matematika nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plotë për Kalin e Trojës është shtuar 700 vite më pas dhe ai për vdekjen e Akilit bashkë me seriale të tjerë u prodhuan 2450 vite më vonë.
Kohëzgjatja e Luftës së Trojës është një tjetër varg qesharak thashethemesh. Është e pamundur që sulmuesit e mbrojtësit të rronin e të luftonin me vite ashtu si përshkruhet në më pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Thëniet jo vërtetuese kohore janë: “Plot nandë vjet të Zeusit kaluen…” (II, rr. 169); “…të dhetin vjet Ilioni u katandis…” (XII, rr. 16); “…e për dhjetë vjet rrotull kalasë…” (XXIV, rr. 648); Helena duke qarë për Hektorin “Plot 20 vjet që kur braktisa atmen…” (XXIV, rr. 911). Kurse një tjetër kohë (XXI, rr. 45-64) duket më pranueshëm: Duke luftuar, Akili ndeshet me Lykaonin, një djalë i Priamit. Akili e kishte kapur atë më shumë se 12 ditë më parë duke prerë dru fshehtas natën në pronat e të atit. Pastaj e kishte shitur si skllav në ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe dy herë të tjera. Por para 11 ditëve mundi të arratisej e të vinte në Illion dhe ditën e dymbëdhjetë u përball me Akilin përsëri. Pra Akili e akejtë ishin të pa nisur para 12 ditëve për në Luftën e Trojës.

Për ta bërë “grek” një vend apo emër është shpikur një prrallë, qesharake, e cila botohet me seriozitet edhe në enciklopeditë famëmëdha. Pra, vërtetimi i pavërtetë se një vend apo emën ka qenë apo mbetet “grek” është se për të ka prralla “greke”. Kështu ndodh edhe me Lugun e ngushtë të Dardaneleve që lidh Detin Egje me atë Marmara të cilin e quajnë Hellespont (Pika Helle) në Iliadë. Sipas njërës nga prrallat që ndodhet në Enciklopedinë Britanike, Dardanus ishte bir i Zeusit sipas gojëdhanës greke (?!) dhe themeloi Dardaninë (Çanakkale, sot) në Hellespont. Dhe se ai qe babi i Dardanëve të Trojës dhe përmes Eneas edhe i Romakëve. (?!?!?!)
Edhe si vend Kështjella e Yllit ose Troja nuk vërtetohet me Iliadën të jetë në hyrje të Lugut të Dardaneleve. Sepse Iliada e jep atë mbi kodër të lartë me mure me gurë të mëdhenj, me malin pranë të lartë të Idës nga ku Zeusi vërente betejat, me një fushë të gjanë përpara, e rrethuar nga male pyjorë, hone e humbnera, dhe të paktën dy lumenj të rrëmbyeshëm malorë. Bregdeti ishte një gji ranor midis dy kurrizve malorë kurse deti i pa matë. Këto nuk janë veti që lidhen me vendin dhe rrethinat e rrënojave të quajtura të Trojës (Hissarlik, sot) që gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve Heinrich Schliemann në vitin 1873. Duke përdorur dinamit dhe zbuluar asgjë lidhur me prrallën e Luftës së Trojës, ai preku nëntë shtresa jetese që cekin 3600 vite. Simbas Iliadës, vendi përputhet me fushën, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalanë e Lezhës me malin pranë të Velës.
Tek Iliada, djali i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg në shtëpi (XIX). Kurse tek Odiseja Ullisi hyn në Mbretërinë e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se djali i tij luftoi deri në fund në Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe librat e Mitologjisë (Shkencës së të Pavërtetës) imtësitë e historive gjenealogjike të çdo emri njerëzor dhe perëndie ia kalojnë edhe gjendjeve civile të sotme. Libri “Lufta dhe Paqja” më 1869 i Leon Tolstoit me afërsisht 1500 faqe duket çikërrimë kundrejt pemëve gjenealogjike mitologjike “greke”. Këto prralla bëhen më qesharake kur në to lexohen ëndrrat apo bisedat e njerëzve dhe hyjnive.
Odiseja e Odisesë-Ullisit ose Udhësia e Udhësit është e pakuptimtë fillim e mbarim. Ithaka aty nuk është ishulli i thatë i Ithakës tek Deti Jonë. Ullisi quhet mbret i Ithakës por besnik të tij në Ithakë ka vetëm një bari derrash. Lufta e Trojës është një thënie “9 vite” (III, XXII) ose “9 vite e ca muaj” (XIV). Në Këngën XIV rrëfehet se Ullisi qëndroi një muaj i kthyer në shtëpi me plaçkë lufte, më pas 7.5 vite në Egjypt dhe 0.5 vite në Fenicia. Pastaj deti e hedh në breg të Thesprotisë. Nga aty ai shkon në Ithakë ku bashkë me bariun dhe të birin Telemakun vrasin bandillët që donin t’i martonin gruan Pendelopën. Janë dy thënie “20 vite larg” (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thotë ke 5 vite që je larguar Ullisi i përgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (incest, ang.) duket përsëri: princi Alcinus martohet me vajzën e të vëllait (VII) dhe mbreti Aeolus marton 6 vajzat me 6 djemtë e tij (X).
Prralla e Eneadës pati qëllim madhor gënjeshtrën se Roma magjepse nuk kishte origjinë vendase. Trashëgiminë e Arbrit që urtësia e atit mbahet mbi supe kurse fëmija drejtohet për dore e tjetërsuan me prrallën e Eneas. Udhëtimi i Eneas ngjan me një udhëtim turistik të sotëm me Cruise Ship nëpër Detin Mesdhe. Ai niset andej nga Troja e hamendësuar me shumë anije, arrin në Kretë, pastaj merr përpjetë tek Deti Jonë, shkon në Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit që sundonte pjesë të mbretërisë së Pirros. Pastaj lundron përreth Siçilisë, i mbyten shumë anije e zbresin në Kartagjenë ku vozit një dashuni tragjike me mbretëreshën aty. Pastaj ata nisen përqark Siçilisë e ndalojnë përfundimisht në Latium. Aty ay hyn në luftimet ndërmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku shkonte, të gjithë i kujtonin se sipas fletushkës turistike ndalesa e fundit do ishte Latiumi. Gjysma e parë e Eneadës është film i ngjashëm me atë të Odisesë, kurse gjysma e dytë ngjason me Iliadën.

Tek Iliada-Odiseja-Eneada, perënditë e krijuara paraqiten si tifozë mizorë, gjakpirës ndaj njerëzve dhe kafshëve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojanët kurse Poseidoni me akejtë. Hyjnitë i shohin nga lozhat e tyre betejat ndërmjet njerëzve që i nxisin po vetë. Ata duan t’u behët fli me njerëz ose kafshë sepse përndryshe toksorët e pësojnë. Hyjnitë martohen mes vedi dhe me njerëz. Zeusi atë që e kishte motër e kishte edhe grua (incest, ang.). Hyjnitë duan të quhen të fortë apo të bukur prej njerëzve, sepse përndryshe fyen keq dhe njerëzit lëngojnë. Ato luftojnë mes vedi, marrin pjesë në betejat e njerëzve dhe si alienë lëvizin me mjetet e tyre në ajër, mbi tokë e nën ujë. Perënditë aliene “greke” apo “romake” janë kopjim i Qiellorëve në tekstet Sumere, i të Fuqishmëve (Elohim, hebr.) në dhiatën jahudite apo i Vëzhguesve (Watchers, ang.) në dhiatën e krishterë dhe moslemane.
Shpikja e Mitologjisë të zotave, që përfshinte trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada, afër shekullit V ushqente të pavërtetën për lashtësinë e të Romës arbërore në veçanti. Atë detyrë e mori Perandoria Romake Lindore e Krishterë, për të cilën u gatuan gërma e gjuhë ndryshe nga ato perëndimore. Lugu ndërlidhës Lindje-Perëndim ishte Patriarkana Latine e Kostandinopojës, ku spikati kardinali Bessarion (1403-1472). Dhe sajuan një bosht qesharak kulturor “heleno-romak” kurse perënditë “greke” i bënë “romake” duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur perënditë. Romakët nuk morën dhe nuk kishin nevojë të merrnin qoftë edhe një gjilpërë të vetme nga “helenët apo grekët”. Helenë nuk ka patur ndonjëherë dhe Greqinë me 1/6 e sipërfaqes së sotme e polli Lidhja Britani-Francë-Rusi vetëm në vitin 1830. Qytetërimi romak mbiu e lulëzoi në shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytetërimit të përsosur në E-tru-ria dhe Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romakët nuk krijuan ndonjë rajon të quajtur “Greqi”, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme në Kretë.

Pas 1000 vite Errësirë europiane, drita e lëshuar afër shekullit XV kaloi përmes prizmit fetar. Ashtu, përthyerja e dritës që jepte ai prizëm paracaktoi se si do ndërtohej të menduarit dhe si do vizatohej fytyra e dëshiruar e lashtësisë. Dhe kur Europës po i binte ai spektër drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi Errësira mongole-arabe-osmane për 500 vjet. Në shekullin XIX, krijimi nga hiçi i një “Greqie” e “Servie” qe jetik për majat evropiane fetare sepse përndryshe ëndërrimet dhe fantazitë e tyre po treteshin shpejt në eter me rënien e dritës.

_______

  • Asnjë foto nuk mund të merret nga të tjerët prej kësaj analize, pa u cituar burimi se këto foto janë gjetur nga studjuesi i njohur Saimir Lolja.                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Shkrimi i Saimir Lolja , si dokument, PDF :                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     Iliada, Odiseja, Eneada, prralla të klonuara keq_2022 [2].pdf             

Lugina e Preshevës përballë neokolonializmit osmano-islam dhe turkifikimit sllav

1

Gjergj – Skender Jashari

Lugina e Preshevës edhe sot, si gjatë shumë rasteve në histori, ndeshet me forma të pushtimit dhe ndikimit të huaj, që është qëllim keq dhe me prapavijë ogurzeze. Të qenit pjesë kufitare e etnikumit Shqipëtar, si dhe pozita gjeografike në korridorin Morava-Vardar, ka qenë fatkeqësia e shumë peripecive që kaloi.
E argumentuar katërcipërisht në aspektin shkencor e historik, që Perandoria Osmane, filloi përdhuni islamizimin e Shqipëtarëve sidomos pas vitit 1689, prej nga tezat turko-serbofile thonë gjoja që ne Shqipëtarët edhe të Luginës së Preshevës kemi ardhur nga Malësia e Shqipërisë Londineze. Shtuar kësaj edhe mungesa e vazhdueshme e klerikëve katolik, pas vitit 1689, duke lënë vendin në errësirë të plotë. Ndërsa Dekretet e sulltanëve Osman të pasviteve 1836, përdhuni dhe me oferta(“ shkop e karrot”), ofronin opsionin Shqipëtarëve, që të islamizoheshin që automatikisht nënkuptohej turqizoheshin( pra ndryshim kombi). Këtë praktikë e mori edhe Naçertania dhe ligjet e shumta agrare të Serbisë, që Shqipëtarët t’i etiketonin dhe asimilonin në turq, musliman, e më pas edhe në kombe tjera ballkanike( boshnjak, goran, egjiptas etj). Nga vitet 1877-1878, Shqipëtarët e Sanxhakut të Nishit, deri në Luginë të Preshevës, në përmasa epokale u detyruan nga pushtimi serb të shpërngulen, saqë është i pakalueshëm të mos përmendet historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 e që kishin mbetur 12.000 të tillë. Ushtarët serb shitnin fesin turk për kryefamijarët Shqipëtar, në këmbim të gjithë pasurisë së palujtshme dhe të luajtshme( përjashto disa herë një pen qe me karrocë për të ikur familja), apo për dhjetëra lira turke, derisa pastaj para botës ia prezentonin sikur turq dhe luftën e tyre si luftë kundër turqëve, e që në realitet kryenin gjenocid kundër Shqipëtarëve.
Dekretet e Sulltanëve Osman për islamizim që nënkuptonin automatikisht edhe turqizim-osmanizim të Shqipëtarëve, bashkërenduar nga elaboratet shovene si Naçertania dhe dhjetëra ligjeve agrare të Serbisë dhe ca në mashtrim të hoxhallarëve të Serbisë( të ndikuar nga Serbia), u detyruan të quhen, apo të duken sikur turq, të shpërngulen për në Anadolli. Kujtojmë po ashtu disa marrëveshje jugosllave e serbe me Turqinë, për shpërnguljen e qindëra mijëra Shqipëtarëve, të cilët ishin turqizuar nga Serbia, psh: viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 të shpërngulur për në Turqi, duke i paraqitur për turq-derisa sot, në dokumentare televizive dëshmojnë që ende janë Shqipëtar edhe pse janë në Anadolli.
Në kohën kur arma nuk bënte punë, për Serbi punonin një numër hoxhallarësh, sepse ende në popullin Shqipëtar të Luginës së Preshevës thuhet:” ai është bërë turk” kur thuhet që është bërë musliman. Pas vitit 1990, Serbia për në vendet arabe, edhe nga Lugina e Preshevës, dërgoi disa dhjetëra shqipfolës, të cilët rrjedhin kryesisht nga familje që shquhen për lojalitet ndaj Serbisë, për lidhje të ndryshme me Serbinë dhe që nuk kanë qenë të dalluara ndonjëherë për aktivitet kombëtar Shqipëtar. Shkollimi në vendet arabe, Akida e Islamit e të cilëve kontrollohet nga Arabia Saudite, që është e njohur në popullin tonë si islami vehabi-salafist, ideologji kjo e cila armiqëson dhe nxitë urrejtjen e besimtarëve islam kundër SHBA-së, Europës Perëndimore, por aspak nuk ka armiqësi ndaj të krishterëve ortodoks-shkaku i së cilës ishte në interes të Serbisë dhe pansllavizmit, duke e kuptuar shtimin e influencës së SHBA-së dhe Europës Perëndimore në Tokat Shqipëtare.
Shtetet tona Shqipëtare, ende nuk kontrollojnë Akidën-Besimin islam, por atë e lejojnë që të kontrollohet nga Akida Turke( pra Turqia të kontrollojë islamin tradicional) dhe Akidën e Arabisë Saudite( pra Arabia Saudite të kontrollojë islamin vehabi). Derisa imamët, varësisht nga vendi që marrin fonde propagandojnë Akidën Turke apo të Arabisë Saudite. Ndërsa në interes të Serbisë, janë si Akida Turke ashtu edhe Akida e Arabisë Saudite, e para ende lidh islamin me kombin turk dhe e dyta lidh islamin me terrorizmin islamik.
Andaj pos nacionalistëve Shqipëtar, që reaguan sërish, siç kanë reaguar historikisht, shtetet Shqipëtare heshtin për fat të keq, por për fatmirësi reagoi Aleati yn SHBA, duke kërkuar ndalimin e ndikimit neokolonialist turk në Trojet Shqipëtare dhe gjithashtu edhe listën e zezë të hoxhallarëve. Çdo formë e shtimit të influencës turke, arabe, islamizimit më të theksuar tek Shqipëtarët automatikisht është në interes dhe dobi edhe të Serbisë dhe largim i orientimit Shqiptar drejt antarësimit dhe integrimit në strukturat Euro-atlantike. Sepse përpjekja e Turqisë për anëtarësim në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër këtij anëtarësimit, derisa përqindja e njejtë e turqëve në favor të këtij anëtarësimi dhe riorientimi i saj drejt Rusisë, dëshmon nevojën imediate të Kombit tonë, që të kemi kujdes nga çdo ndikim turk në vendin tonë.
Ndikimi turk në Luginë të Preshevës, vje nga:
⦁ ndikimi turk drejtëpërdrejt, përmes organizatatve gjoja humanitare, kulturore etj;
⦁ ndikimi i hoxhallarëvet të Akidës turke dhe mentalitetit islamiko-turk;
⦁ ndikimi i muhaxherëve;
⦁ ndikimi i Serbisë në turqizimin e Shqipëtarëve.
Shtimi i ndikimit turk, falë ekonomisë problematike të Turqisë është reflektuar edhe në Trojet tona, pra edhe në Luginë të Preshevës. Investimet e tilla, nga organizata gjoja joqeveritare, humanitare, e sidomos fetare dhe kulturore turke, bëhen vazhdimisht me prapavijë politike. Mjafton të shikohen investimet, janë kryesisht në objekte fetare për propagandim të Akidës turke; në renovimin e objekteve historike duke ia tjetërsuar historinë; në përhapjen e Islamit turk. Ndërsa në krahasim me këtë në Serbi investimet janë kryesisht në fabrika për punësim të punëtorëve, për dallim në Kosovë, Shqipëri investimet kapitale janë më të rralla, madje duke i marr me çmime qesharake( kujto privatizimet në fushën elektro-energjetike në Kosovë). Edhe nga Lugina e Preshevës disa partizan pro Erdoganit, ngriteshin me rastin e grusht shtetit në Turqi, derisa të drejtat dhe liritë e Shqipëtarëve nga Serbia nuk respektohen fare.
Ndikimi i hoxhallarëvet të Akidës turke dhe mentalitetit islamiko-turk i krijuar tek Shqipëtarët e besimit islam në Luginë të Preshevës( pra islamit tradicional), siç edhe në aspektin historik u pa më sipër, por që edhe sot ndodhë e njejta. Ende Luginasit e kuptojnë që islam dmth baraz me kombin turk( nuk e përceptojnë ndarjen e islamit nga kombi turk)- ashtu siç Perandoria Osmane e aplikoi islam=Osman=turk, të njejtën edhe Serbia pastaj përdhuni dhe me hoxhallarë të ndikuar prej saj e përforcoi edhe më shumë. Akida turke edhe sot, ende përdorë islamin, për t’i turqizu besimtarët musliman, për të ushtruar ndikimin e shtetit turk tek besimtarët islam, për të glorifikuar dhe madhëruar turqizimin e Shqiptarëve dhe për të armiqësuar me perëndimin.
Ndikimi i muhaxherëve dhe lidhjeve farefisnore të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, janë ende të gjalla. Madje familjet e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, që kanë farefisni si muhaxherë( refugjatë) në Turqi, janë tejet turkofiliste, po ashtu janë më lojaliste ndaj Serbisë dhe më akuzuese dhe kundërshtuese ndaj identitetik Kombëtar dhe Interesave Kombëtare Shqipëtare. Disa të tillë madje edhe sot, thërrasin në turqizimin, osmanizimin e Shqipëtarëve, apo në kthimin e Atdheut tonë si koloni e shtetit turk.
Ndikimi i Serbisë në turqizimin e Shqipëtarëve sidomos të Luginës së Preshevës, është evident edhe sot. Madje Serbia në disa mënyra e bënë këtë, si: vendosjen e refugjatëve sirian në Luginë të Preshevës; shtrimin e ndikimit të Bashkësisë Islame të Novi Pazarit duke i boshnjakizuar; lehtësimin dhe mbrojtjen e heshtur të islamit radikal dhe fondeve të dyshimta të lidhura me terrorizmin islamik; lehtësimin e projekteve dhe fondeve gjoja humanitare, kulturore turke dhe arabe; promovimin dhe mbështetjen materiale dhe logjistike të hoxhallarëve të caktuar që turqizojnë dhe radikalizojnë Shqipëtarët; neutralizimin e nacionalistëve dhe zërave kundërshtues kundër ndikimit turk, arab dhe kundër turqizimit dhe radikalizmit islam etj.

Më:08.04.2022

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.