Kreu Blog Faqe 1350

Përgjigje pyetjes së Prof. Dr. Elmas Lecit

5

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë

I nderuari Prof.Dr.Elmas Leci, në datën 24 Nëntor 2021 ka botuar në gazetën “Bota Sot”, Prishtinë, opinionin e titulluar me një pyetje retorike: “Çfrarë roli luajtën në Kosovë forcat partizane të Enver Hoxhës?”, dhe, në datën 12 prill 2022 e ka hedhur këtë opinin edhe në fejsbuk. Përmes këtij opinioni, profesor Leci mundohet ta bindi lexuesin, se shkuarja e divizioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për çlirimin e Kosovës na paska qenë për të ndihmuar Titon , për nënshtrimin e popullit shqiptar në Kosovë.
Është vetë titulli i këtij opinioni që shpjegon përmbajtjen qëllimkeqe të tij, e cila vërehet te grupfjalët: “forcat partizane të Enver Hoxhës”. Me këtë grupfjalësh, qysh në titull profesor Leci fyen jo vetëm UNÇSH por gjithë popullin shqiptar që e krijoi atë ushtri çlirimtare si dhe vetë Luftën tonë Nacionalçlirimtare. Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare nuk ishte ushtri personale e Enver Hoxhës, por e popullit shqiptar. Por, nuk po merrem gjatë me analizën e kësaj fyerjeje, por për të sqaruar lexuesin se cili ishte misioni i formacioneve të UNÇSH që shkuan në Kosovë dhe viset e tjera shqioptare në ish-Jugosllavi, të cilat i di shumë mire edhe Pr.Dr. Elmas Leci.
Por, për t’iu përgjigjur këtij opinioni keqdashës është mirë t’ia lëmë fjalën njërit prej protagonistëve kryesorë, i cili ka komanduar një prej divizioneve të UNÇSH për çlirimin e Kosovës. Dhe ky është Komandanti i Divizionit të Pestë i Ushtrise Nacionalçlirimtare Shqiptare, Gjenerali Rrahman Parllaku. Ja se cfare pergjigje jep kësaj pyetjeje retorike të P.Dr.Elmas lecit, Gjenerali Rrahman Parllaku në librin e tij “Kosova e lire, ëndrra e jetës sime”, Tiranë, 2011, f 26-27:
” Me çlirimin e Kosoves divizioni jonë i plotesoi me nder të katër detyrat e ngarkuara nga Komanda e Pergjithshme: (1) Ndihmuam në clirimin sa me shpejt të Kosoves; (2) nxitem pjesëmarrjen sa me masive të shqiptarëve në luftë, me qëllim që edhe ata të bëheshin pjestarë të Aleancës Antifashiste të Popujve që udhëhiqej nga Anglia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që edhe ata të kishin të drejtën për vetëvendosje, pasi deri atëherë kosovarët me Divizionin SS “Skenderbeg” dhe Regjimentin “Kosova” kishin luftuar në anën e gjermanëve dhe me qeverinë Deva-Mitrovica. Kosova ende nuk e kishte përcaktuar pozicionin e saj antifashist dhe kjo ishte në interes të serbëve, për t’i quajtur kosovarët bashkëpuntorë të nazifashizmit dhe për të vënë në jetë planin e Çubrolloviçit për spastrimin etnik të Kosovës, por, pjesmarrja e kosovarëve në luftë ua dogji këto plane.
(3) Ndihmuam në ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare që do të ishin në shumicë shqiptare dhe, së fundi, (4) Goditëm forcat e Grup-Armatës ERE, i dëmtuam e i penguam të mos tërhiqeshin në mënyrë të organizuar në Frontin e Perëndimit, ku synonin të shkonin, si edhe shkatërruam rrugët e tërheqjes së tyre në mënyrë që të humbnin armatimin dhe teknikën e rëndë ushtarake.
Plotësimi i këtyre 4 (katër) detyrave ishte edhe një (5) kontribut tjetër që jepte populli shqiptar në luftën antifashiste.”
Ndërsa në f. 50-52, Gjeneral Parllaku i jep këtë përgjigje historianit Kristo Frashëri në një konferencë të mbajtur në Tiranë më 1993, me temë: “Lufta e divizioneve tona në Jugosllavi”, po citoj: “profesor Frashëri në mes të tjerave tha se forcat e divizioneve tona ndihmuan serbët në luftimet e Drenicës…Kërkova fjalën dhe e nisa me pyetjen drejtuar referuesit: “Profesor, kjo gota që e kam përpara, a mund të ndodhet në këtë moment edhe në tavolinën tuaj? Ai bëri të çuditurin e më tha: “Çështë kjo pyetje?!. Ju përgjigja: Po ju pyes, pasi ligjet e fizikës nuk pranojnë që një trup të ndodhet në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme. Kur zhvilloheshin ngjarjet në Drenicë, forcat e divizioneve tona luftonin në Vishegrad e në Bosnjë, e nuk mund të ndodheshin edhe në Drenicë, duke ndihmuar serbët. Miku im, profesori i nderuar Kristo Frashëri pranoi se ishte një lapsus nga ana e tij për mungesë informacioni.” (f.50).
Në fq.51-52 të po këtij libri, pasi Gjenerali Rrahhman Parllaku përsëit ato çka cituam në f.26-27, vijon: “Divizioni SS “Skenderbeg” e Regjimentin “Kosova” kishin luftuar ne anën e gjermanëve dhe me qeverinë Deva-Mitrovica. Një gjendje e tillë u interesonte serbëve kur ishin në prag të fitores dhe donin që për këtë shkak t’i akuzonin kosovarët si bashkëpuntorë të gjermanëve, me qëllim që të kishin dorë të lirë nga aleatët për të zbatuar planin e Akademikut Vasa Çubrilloviç, dorëzuar Titos, për të bërë spastrimin etnik të Kosovës. Edhe Aleatët me vendimet e tyre kishin lejuar të bëheshin spastrime etnike të gjermanëve, italianëve e aleatëve të tyre. Kështu p.sh. u përzunë miliona gjermanë nga Prusia Lindore, Krakovia, e Sudetët; po ashtu u veprua me italianët, me hungarezët e rumunët. Në këtë kategori Sava Çubrilloviç deshi të fuste edhe Kosovën.
Plani i Çubrilloviçit mbeti në sirtarët e Titos, ai u dogj nga pjesëmarrja në luftë e 50.000 Kosovarëve që luftonin në Armatën e ish Federatës Jugosllave, që e shpëtuan Kosovën nga Blloku Fashist dhe e bashkuan atë me Aleancën Antifashite të popujve. (Dhe në këtë masivizim të kosovarëve në luftën antifashiste një rol të jashtëzakonshëm luajtën divizionet tona në Jugosllavi. D.G). Si rrjedhojë, nuk mund të përziheshin familjet shqiptare nga trojet e tyre, kur 50.000 kosovarë ishin duke luftuar kundër nazistëve.
Vetëm në divizionin që komandoja unë erdhën vullnetarisht mbi 1600 kosovarë, prej tyre vetëm në dy brigade , tek e III-ta dhe tek e V-ta, kanë rënë dëshmorë 102 luftëtarë kosovarë, duke luftuar në Sanxhak e Bosnjë. . . . .Me gjithë sakrificat që bënë kosovarët në luftën antifashiste, nuk e fituan pavarësinë e lirinë e tyre, por arritën një fitore të madhe, qëndruan në trojet e tyre etnike. Ata nuk e lanë të shkretë vendin dhe Kosova nuk u bë tokë e serbëve siç ndodhi për fat të keq, me Çamërinë. . . Por u ruajt thelbësorja, Kosova nuk u shkombëtarizua.”
Në përforcim të këtyre të vërtetave mbi “rolin që luajtën në Kosovë forcat partizane të Enver Hoxhës”, na vjen në ndihmë edhe historiani kosovar, Dr. Ali Hadri, me librin e tij ”Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë”, Rilindja –Prishtinë – 1971, ku, midis të tjerave, shkruan: “Organizata më masive e Lëvizjes u formua plotësisht në pikëpamje organizative në nëntor 1944. Në këtë periudhë forcohet edhe më shumë bashkëpunimi me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, jo vetëm në planin politik, por edhe në atë ushtarak. Pjesëmarrja e njësivev të UNÇ të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës dhe të disa viseve të tjera të Jugosllavisë e forcoi edhe më shumë miqësinë luftarake në mes të dy lëvizjeve çlirimtare fqinje.” (fq. 643-644).
Po të kemi parasysh vitin kur Dr.Ali Hadri ka botuar këtë libër, ka qenë kulmi i acarimeve politike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, prandaj dhe ka shkruar me kaq shumë rezerva dhe nuk është zgjatur, pasi dihet se luftimet e njësive UNÇSH filluan luftimet në Kosovë ende pa mbaruar çlirimi i plotë i Shqipërisë. Si rrjedhojë e asaj gjendjeje tepër të tensionuar Shqipëri-Jugosllavi kur Dr Ali Hadri boton historinë e LNC në Kosov, prandaj ai nuk zgjatet e të thotë se formacionet e mëdha të UNÇSH i filluan veprimet luftarake në Kosovë e viset e tjera shqiptare qysh në verën e vitit 1944. P.sh forcat e Brigadës së Parë e të Katërt të UNÇSH dhe të Brigadës Maqedonase hynë në dibër më 2 gusht 1944 (AQU. Fondi Div.I, kutia 2, dos. 59, f.5) Po ashtu forcat e Br.5 i shkaktuan humbje të mëdha armikut në rajonin e Dibrës gjatë luftimeve 18 – 23 gusht 1944. (AQU, Fondi Div.I, v.1944, kut.1, dos.16).
Forcat e UNCSH, sikundër dihet, hynë në Kosovë me kërkesë të misioniit ushtarak jugosllav, sikundër shkruan Akademiku M.Apostolski “Osloboditelnata vojno na makedoski naroda 1941-1945’, Skopje, 1971, (pasqyrruar në Revistën tonë “Për mbrojtjen e atdheut”, nr.9, 1979, f.33). Sikundër thekson ky Akademik, këtë kërkesë e bëri Shtabi Suprem i UNÇJ, pasi pjesa dërmuese e reparteve jugosllave ishin angazhuar në luftimet për çlirimin e Beogradit.
Atë çka deklaron Gjeneral Rrahman Parllaku, se një nga detyrat e forcave të UNÇSH ishte “pengimi i konsolidimit të njësive armike dhe shpartallimi i forcave të tyre”, e thekson edhe hitoriani I. Antonovski në librin “Formiranje i razavoj Kosovo-Metohiskih”, botuar te revista “Kosova”, nr.4, Prishtinë 1975.
Edhe përsa i përket pjesmarrjes masive të kosovarëve në luftën antifashiste në periudhën kur shkojnë formacionet tona në Kosovë na e vërteton edhe Buletini i “Buçitjes”, organ i Br. V S, prej dt.5-20 tetor 1944 (AQU, Fondi Br.V, 1944,,kut.1, dos.7, fl.131), ku shkruhet: “edhe ato pak katunde që ishin gënjyer nga reaksionarët u kthyen menjëherë me partizanët.”
Besojmë se me këto përgjigje të dokumentuara, i jepet përgjigje pyetjes së Pr. Dr. Elmaz Lecit: “Çfrarë roli luajtën në Kosove forcat partizane të Enver Hoxhës?”, dhe i pritet rruga manipulimeve keqdashës për rolin e shkuarjes së divizionit V e të VI të UNÇ SHqiptare në Kosovë e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi.
Nuk ka dyshim se rrethanat në të cilat vepruan formacionet e UNÇSH në Kosovë e në viset e tjera ishin jashtëzakonisht të rënda, të ndërlikuara, por edhe vendimtare për të ardhmen e popullit shqiptar. Kjo situatë shtronte detyrë përpara forcave politike që udhëhiqnin kalimin në ato vise të formacioneve tona në Kosovë të përpilonin një program të saktë e të qartë, në të cilin do të gjenin zgjidhje problemet që shtronte koha, si dhe interesat themelore të shqiptarëve në ato vise. Nëse do të qe hartuar një program i tillë, ai do t’u shërbente formacioneve të UNÇSH gjatë atyre luftimeve, sidomos në pranverën e vitit 1945, gjatë periudhës së rikthimit të tyre në Kosovë. Aq më tepër kur dihet se në atë periudhë u konkretizuan planet e fshehta të udhëheqjes së PKJ për ripushtimin e ketyre territoreve, për të cilat udhëheqja e PKSH nuk kishte dijeni.
Tiranë, më 12 prill 2022

Sot 32 vjet më parë u themelua dega e Lidhjes Demokratike në Gjakovë

Përkujtesë historike, 14 PRILL 1990
32 VJETORI I THEMELIMIT TË DEGËS SË LIDHJES DEMOKRATIKE NË GJAKOVË
Një ndërim i veçantë Profesor Bardhyl Çaushit, Urim Rexhës, akademik Fehmi Aganit, akademik Pajazit Nushit, akademik Esad Sravilecit, profesor dr. Zekeria Canës, profesor dr.Ymer Jakës, Aqif Shehut si dhe gjithë atyre veprimtarëve nga Gjakova, që me veprën dhe jetën e tyre i dhanë frymë Lëvizjes Kombëtare që mori përsipër procesin demokracisë dhe të krijimit të shtetit të Kosovës.

Medvedev njofton riarmatosjen nëse Suedia dhe Finlanda hyjnë në NATO

0

Ish-presidenti rus Dimitri Medvedev. Foto: AP Photo / Alexander Zemlianichenko / NTB

Nga: NTB/Aftenposten

Nëse Suedia dhe Finlanda hyjnë në NATO, kjo do të ketë pasoja. Kështu tha të enjten në mëngjes ish-presidenti rus, Dimitri Medvedev. Tani ai është nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Medvedev thotë se anëtarësimi suedez dhe finlandez në NATO do t’i bëjë këto vende kundërshtarë të Rusisë dhe se rusët do të duhet të “marrin veprime” në rajon për të “rikthyer ekuilibrin”, sipas Sky News.

Nëse Suedia dhe Finlanda hyjnë në NATO, Rusia do të ketë dy kundërshtarë të rinj dhe riarmatimi do të jetë i nevojshëm, sipas Medvedev.

Ai thekson se nëse të dy vendet anëtarësohen në NATO, kufiri i Rusisë me aleancën do të dyfishohet.

– Prandaj, natyrisht do të jetë e nevojshme të forcohen kufijtë, thotë ai sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

– Nuk mund të flitet më për statusin pa armë bërthamore për rajonin e Detit Baltik. Deri më tani, Rusia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim dhe nuk kishte plane për ta bërë këtë. Por nëse jemi të detyruar, mos harroni se nuk ishim ne ata që e sugjeruam këtë, citon The Independent britanik.

Në javët e ardhshme, Suedia dhe Finlanda do të vendosin nëse do të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Nëse kjo ndodh shpejt, ata mund të përfshihen në aleancë tashmë në samitin në Madrid në fund të qershorit.

Telefonata dhe iftari

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Xrrrr,xrrrr më bëri telefoni.
Mirë mbrama Bajram, po ku je, a je gjallë? Jo valla jam dekë bile edhe e pamja është kryer i thash.Ti as në t’pame mos me ardhë të shoqi, marre!
Hahaha, Xhevati jam, Xhevat Zeka!
Po ku je mor burr malcije, n’Zvicërr a je këndej?
Jam n’Pejë t’Haxhi Zekës!
A po takohemi e bajmë muhabet, se me pëlqeu intervista jote me Enver Hoxhën, qe e kishe postue në Fejzbuk.
Po more, me ty kam kënaqësi të veçantë të të takoj.
U morem vesh të takohemi në Univers, para orës 19.
Pasi, qe vëllau Bino Binakaj kishtë ardhur poashto nga Gjermania në pushim shkuam në Univers se bashku. U takuam dhe zumë vend në një kënd, në sallën e madhe. Asnjë njeri ulë as n’fund e as n’krye të sallës. Ishte objekti krejt bosh. Xhevat Zekaj me pyet:
“Çështë kështu, as një njeri n’restoran”?
“Prit pak, i thash, tash edhe nja 15 minuta ke me pa marifet me sy”.
Morem nga një birrë Peje dhe pas disa minutash u degjue ezani. Futu një grup, futu tjetri e futu tjetri pas tij.
Deri sa u mbush knap, krejt salla. Ndërsa mue mu kujtue një roman, qe e kisha lexue në fillore ku në një rast shkruante:”Si e ke emrin”?
“Fuk e n’dushk”!
Po ti:”Fuk e mbas tij”
Në këtë moment, Xhevati, qe nuk ishte mësue më këto pamje me pyet:
“Mos ka far dasme në këtë hotel”?
“Jo more”, i thash, iftar ka o shoqi jem, ku po rrnon”?
Secila tavolinë kishte menynë për iftar.
Kamarierët, fillimisht nisen sherbimet me llokume e ujë, pastaj me paragjellë, gjellë e për fund me tortë e bakllavë.
Të vetmit ne ishin, qe pinim birrë.
Hiq si besohej Xhevatit, qe i tërë restoranti kishte musafirë agjerues, qe kishin ardhë për iftar aty. Unë i thash:”Vetëm një birrë nese e gjen në tërë hapsirën e restorantit, qe dikush pi, unë do ti jep 100 euro! Dhe vertet shiquam në të katër anët dhe nuk kishte, asnjë, qe shërbehej me birrë.
Unë isha krejt indiferente, poashtu edhe Xhevati, ndërsa Mustafa, me një zë të ulët tha: “Kosova po kthehet në Arnautstan”, siq thot Bajram Kabashi!
Mendoj, qe Ramazani është çështje përsonale, mirëpo, iftari nëpër rrugë, restorante, vende publike nuk i bën nderë as muslimanit e as zotit!

Shtëpia e Lubica Stojanoviçit, shtëpi ekzekutimesh

0
MSc. Adem Lushaj

(Dubravë, 14 prill 1999)
Fshati Dubravë është njëri ndër fshatrat më të vogla të komunës së Deçanit. Shtrihet ndërmjet fshatit Gllogjan dhe Gramaçel. Në këtë fshat, deri në vitin 1999, ka jetuar edhe një familje malazeze, e cila ishte në afërsi të shtëpisë së familjes së Hilmi Haradinaj. Kjo ishte shtëpia e Drag Stojanovicit, që pas vdekjes së tij, më shumë njihej si shtëpia e Lubicës, emri i bashkëshortes së tij. Po ashtu, në fshatin Dubravë, pos familjeve të konfeksionit mysliman, ka familje edhe të konfeksionit katolik. Është familja Kurtaj, e cila historikisht kishte raporte të mira me familjet tjera të Dubravës, por edhe të fshatrave tjera të këtij rajoni.
Më 14 prill 1999, persona të maskuar kanë ekzekutuar dy qytetarë, Gjon Kurtaj (Lush Alia) dhe Riza Dinaj, nga fshati Dubravë. Lushi dhe Riza, si dy fqinj të pandashëm që ishin, ashtu të pandashëm edhe u ekzekutuan në shtëpinë e Lubica Stojanoviç, jo larg shtëpisë së tyre. Kjo vrasje e kishte shtuar edhe më shumë panikun te popullata.
Arsim (Pjetër) Kurtaj, i lindur më 2.7.1982 ka dëshmuar për rrëmbimin e axhës së tij. Në dëshminë e tij, Arsimi ka treguar se si dy persona të maskuar, me makinë ngjyrë të errët, ishin futur në oborrin e tyre, në familje dhe i kishin marrë Lushin dhe Rizën. “Isha duke ia shkurtuar flokët një të riu, më duket djalit të Rizës, sepse në atë kohë nuk kishim mundësi të tjera për t’u qethur. Isha së bashku me vëllain, Labinotin, djalin e Rizës, Arbenin, si dhe një nip të Rizës nga Ratishi, që quhej Vllaznim Vishaj. Axha (baca Lush), së bashku me Rizën, po qëndronin në makinë (mercedes), duke dëgjuar lajmet e Radios Deutsche Welle, ngase makina e axhës ishte në oborrin tonë. Ka ardhur një makinë, në të cilën u vërejt se ishin dy persona të maskuar. Në hyrje të oborrit e ndalën makinën dhe furishëm dolën duke u vërsulur drejt nesh. Vllaznimi tentoi të largohej, por ata bërtitën “stoj tamo” (ndalë aty). Pastaj na u drejtuan me fjalët “gde je gazda” (ku është i zoti i shtëpisë). Unë kam shkuar te axha dhe Riza dhe ju tregova se dy persona po thonë ku është “gazda”. Axha doli nga makina dhe tha se po shkoj të shoh se ç’po ndodhte. Menjëherë pas tij doli edhe Riza, edhe pse axha e luti që të mos dilte. Kur shkuam te ata dy, pashë se Vllaznimit, Arbenit dhe Labinotit, veç iu kishin thënë që të ngujoheshin në një dhomë që ishte afër derës së oborrit. Ata ua kërkuan axhës dhe Rizës letërnjoftimin. Derisa axha po ia jepte letërnjoftimin ia rrëmbyen nga dora dhe ia shqyen dhe i urdhëruan që të hipnin në makinë, duke u nisur në drejtim të Gllogjanit. Familja veç u alarmua pas marrjes së axhës dhe Rizës. Nuk vonoj shumë dhe dëgjuan krisma. Kjo nuk ishte fare shenjë e mirë. Diçka e keqe kishte ndodhur”, – është shprehur Arsimi, i cili më vonë e kishte kuptuar se axha i tij Lushi dhe Riza ishin ekzekutuar në shtëpinë e Lubicës.
I pari që i kishte shkuar në shtëpinë “e vdekjes” është Kujtim (Muharrem) Dinaj, i lindur më 6.3.1964, në Dubravë. Në dëshminë e tij të dhënë më 19 gusht 1999 ka rrëfyer për atë çfarë kishte parë dhe përpjekjet e tij për ta shpëtuar axhën (Rizën), që kishte arritur të largohej disa metra larg vendit të krimit.“Atë ditë të 14 prillit të vitit 1999, kur na treguan se disa persona të maskuar dhe të armatosur i kanë marrë me vete Lush Kurtin dhe axhën tim, Rizën dhe se pas disa minutash janë dëgjuar të shtëna në shtëpinë e Lubicës (Predrag Stojanovicit), bashkë me djalin e axhës, Agimin, kemi vrapuar drejt shtëpisë ku janë dëgjuar krismat. Aty e kemi gjetur Lushin të vdekur, ndërsa Rizën e plagosur e kemi gjetur disa metra larg shtëpisë së Lubicës, duke tentuar që të ikte. E kemi marrë Rizën dhe e kemi dërguar në shtëpi. E kemi pyetur se çfarë kërkuan ushtarët serbë prej tyre. Ai ishte përgjigjur se iu kishin kërkuar para”, – ka thënë në dëshminë e tij, Kujtim Dinaj, duke treguar se axha i tij kishte vdekur pas dy orësh.

(Shkëputur nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”)

Hasan Kaleshi spiun i UDB-s jugosllave

„Orientalisti Hasan Kaleshi përfaqësoi në një ese të publikuar në vitin 1975 në München, por edhe shumë të pranuar në Ballkan, pikëpamjen sipas të cilës islamizimi nuk duhej vlerësuar negativisht, por përkundrazi islamizimi paskësh mbrojtur shqiptarët nga asimilimi në grekë dhe serbë ortodoksë.

Pikëpamja e Kaleshit duhet vlerësuar nga prapavija e të ashtuquajtures tezës „Arnautaši“ të serbëve nacionalistë sipas të cilës shqiptarët veriorë myslimanë qenkëshin serbë të islamizuar dhe të shqiptarizuar, të cilët – po qe nevoja, edhe me dhunë – duhej të ktheheshin në origjinën e tyre të supozuar. Kaleshi Islamin nuk e shifte si një „trup të huaj“, por më shumë si një „religjion të kombit“ përballë religjioneve kombëtare të serbëve dhe grekëve, kishat e të cilëve ndiqnin etnopolitikën duke asimiluar antarë ortodoksë të gjuhëve të tjera përmes strukturave të tyre kishëtare.

Kaleshi nisej nga një homogjenitet religjioz pothuajse të plotë të shqiptarëve në Jugosllavi dhe nuk merrte parasysh fare rrethanat fetare shumë më komplekse matanë bjeshkëve, pra në Shqipëri. Teza e Hasan Kaleshit shpërtheu konsensusin shqiptar mbi identitetin transreligjioz (mbifetar) shqiptar të bazuar në gjuhë, prejardhje dhe histori të përbashkët. Teza e Kaleshit drejtohej edhe kundër sekularizimit të identitetit. Poaq sa hasi në kundërshtim tek elitat laike shqiptare, kjo tezë e tij reflektonte përvojën jetësore të Kaleshit, do të thotë ndjenjën e fortë fetare të shqiptarëve në Jugosllavi deri në vitet 1960-ta, ndjenjë e cila edhe sot ekziston tek shqiptarët në Maqedoni dhe e cila vazhdimisht ndesh në kritika nga ana e intelektualëve laikë dhe me orientim perëndimor.“

Prof. Oliver Jens Schmitt – Islamizimi tek shqiptarët, 2013, f. 247-248.

Prof. Oliver Jens Schmitt nuk mbështet tezën e Hasan Kaleshit sipas të cilës Perandoria Osmane dhe islamizimi paskëshin mbrojtur shqiptarët nga asimilimi, ngase ekzistojnë mjaft faktorë dhe shpjegime që hedhin poshtë këtë tezë të Kaleshit.
Ndërsa, orientalisti Hasan Kaleshi (1922-1976) përshkruhej nga Shërbimi Informativ Amerikan (CIA) si agjent i mundshëm i shërbimit sekret jugosllav “UDBa” (lexo më poshtë). Hasan Kaleshi kishte përfaqësuar disa teza kontroverze në lidhje me shqiptarët ku pushtimi osman paraqitet si “shpëtim” dhe se islamizimi paskësh shpëtuar shqiptarët nga “asimilimi”, teza të hedhura poshtë nga shumë historianë bashkëkohorë. Këto pikëpamje të Kaleshit u prezantuan pikërisht gjatë përpjekjeve të regjimit jugosllav (serb) për të forcuar identitetin fetar-islamik tek shqiptarët e Jugosllavisë duke shuar kështu atë kombëtar siç ndodhi në veçanti në Sanxhakun e Pazarit të Ri ku vendosen kryesisht identitetin fetar mbi atë etnik dhe gjuhësor duke u asimiluar kështu në sllavofolës myslimanë.

Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës (Maqedoni – atëbotë Jugsllavi) ku mësimet e para i mori nga i ati, Ahmed Kaleshi, i cili ishte hoxhë. Shkollën fillore e kreu në medresenë e madhe “Mbreti Aleksandar” në Shkup, shkollën islame të emëruar sipas mbretit serb që sundoi nga 1914 deri në 1934. Atëbotë, shteti serb lejonte krahas shkollave serbe vetëm shkolla islame për shqiptarët e Jugosllavisë. Shkollat sekulare apo edhe katolike në gjuhën shqipe ishin të ndaluara. Kështu murgu françeskan, Shtjefën Gjeçovi, u vra në tetor 1929 nga nacionalistë serbë për aktivitetin arsimor në gjuhën shqipe në Kosovë. Në vitin 1946, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Kaleshi u regjistrua në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në vitin 1951. Prej vitit 1952 ai punoi, në fillim si asistent e më pas si lektor i gjuhës arabe, në katedrën e filologjisë orientale në Beograd, ku në vitin 1960 përfundoi doktoratën mbi “Najistariji vakufski dokumenti u Jugosllavia na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra Arabisht – Gjuha Vakuf në Jugosllavi). Gjatë viteve të 1950-ta, kur kundër shqiptarëve në Jugosllavi mbretëronte terrori i Ranković-it (shefi i “UDBa”-së) dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi duke i cilësuar si «mbetje osmane» në Ballkan, Kaleshi u dërgua në Stamboll “në detyrë të qeverisë jugosllave”, sipas raportit të CIA e cila dyshonte se Kaleshi mund të ishte agjent i UDBa-s (lexo më poshtë). Kaleshi botoi dhe përktheu veprat e intelektualit serb, Ivo Andriç, i cili njihet për pikëpamje antishqiptare dhe serbomadhe. Kaleshi ishte anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Bashkëshortja e Hasan Kaleshit ishte me prejardhje serbe. Tezat kontroverze të Kaleshit sot përdoren dhe keqpërdoren kryesisht nga çarçet neo-osmane për të sulmuar identitetin sekular kombëtar të shqiptarëve.

Përfundimisht, mund të thuhet që orientalisti dhe osmanologu Hasan Kaleshi, ndonëse ka sjellur dhe përkthyer dokumente interesante dhe me vlerë për të kaluarën shqiptare nën Perandorinë Osmane, nuk arriti të interpretojë dhe të nxjerrë konkluza adekuate në kontekstin edhe të lëvizjes dhe aspiratave kombëtare shqiptare si dhe identitetit sekular transreligjioz shqiptar mbi të cilin bazohet idea e kombit shqiptar ashtu siç e definuan Rilindasit, etërit ideologjikë të kombit shqiptar.

CIA për Hasan Kaleshin: 

«10. One of [ ] correspondents appears worthy of further investigation. Hasan Kaleshi, an assistant professor on the faculty of the Oriental Philology Department at University of Belgrade, is a member of the CPY [Communist Party of Yugoslavia] who was sent to Istanbul during the fall and winter of 1954 to engage in research for the Jugoslav government. On 23 September, [ ] who had been in previous correspondnce with Kaleshi, had a two-hour meeting with Kaleshi in Istanbul where [ ] had gone to attend a congress of the Associtation of European Refugees. In view of the possibility that Kaleshi engaged in intelligence activity for UDBa while in Turkey, he should be green listed and full Headquarters traces run on him. if such has not already been done. In addition, Headquarters should request the [ ] to obtain from [ ] plus any other sources which it may have available, any information available regarding Kaleshi (biographical data) and Kaleshi’s activities and contacts while in Turkey. Even though Keleshi is probably back in Yugoslavia by now, such a request should be made for its defensive CE value.
(…)

11. (6) He had contact in Istanbul on 23 September with a possible UDBa agent, Hasan Kaleshi, and he objected strongly to checks by the Italian I.S. as to whether he had contacted Qazim Gojani, an UDBa agent in Istanbul, indicating thereby that the Italian I.S. regarded his bona fides as somewhat suspect.» 

Dokumenti i CIA ku përmendet Hasan Kaleshi (faqja 2, pika 10 dhe pika 11 nënpika 6): https://www.cia.gov/readingroom/docs/OBDURATE%20DEVELOPMENT%20AND%20PLANS_0007.pdf

Cristian Abanian Heritage

Beteja për Mariupolin parashikohet të përfundojë së shpejti

0

Më shumë se 100,000 civilë janë bllokuar brenda qytetit port të rrethuar të Mariupol. Në një kohë të shkurtër qyteti pritet të jetë nën kontrollin rus. Foto: Alexander Ermochenko, Reuters / NTB

Ushtarët ukrainas kanë luftuar për gjashtë javë për të mbrojtur Mariupolin. Ekspertët tani mendojnë se qyteti do të bjerë gjatë Pashkëve.

Åshild Langved

Gazetar

Lufta në Ukrainë

Mariupol, qyteti ukrainas në Detin Azov, është bërë një simbol i brutalitetit të luftës. Rreth 160,000 civilë janë bllokuar brenda qytetit për javë të tëra pa akses në ujë, ushqim dhe ilaçe. Për po aq kohë, bota e jashtme ka besuar se një kolaps ukrainas ishte disa ditë larg.

Tani duket se pushtimi rus po ia del mbanë.

Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se më shumë se 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar në Mariupol. Mesazhi nuk konfirmohet nga burime të pavarura.

– Është jashtëzakonisht mbresëlënëse që forcat ukrainase kanë arritur të mbrojnë Mariupolin gjatë gjithë këtyre javëve. Rusia ka folur për rënien e Mariupolit që nga fillimi i marsit. Por tani duket se po ndodh. Mendoj se qyteti do të bjerë gjatë Pashkëve, thotë Pavel Baev, ekspert i Rusisë në Prio, Instituti për Kërkime për Paqe.

– Morali luftarak rus vështirë se forcohet nga fakti që ata arritën të marrin qytetin pas gjashtë javësh rrethimi, thotë Pavel Baev në Prio, Instituti për Kërkime për Paqe. Foto: Private

– Simboli i qëndresës së Ukrainës

Një pjesë e mbrojtjes ukrainase është ngulitur në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal. Të hënën, brigada postoi një mesazh të dëshpëruar në faqen e saj në Facebook. U raportuan humbje të mëdha dhe u kishin mbetur pa municione.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhij Orlov, që atëherë ka pohuar se mesazhi ishte i falsifikuar.

– Mariupol është bërë vetë simboli i opozitës së Ukrainës. Fakti që Mariupol nuk ka rënë më parë është pjesërisht për shkak të mbrojtjes së fortë ukrainase dhe problemeve nga pala ruse. Është komplekse të marrësh nën kontroll një qytet. Rusia ka nënvlerësuar si luftën urbane ashtu edhe heroizmin ukrainas, tha Baev.

Një imazh satelitor i kohëve të fundit tregon disa nga shkatërrimet e mëdha në perëndim të Mariupolit. Foto: Maxar / European Space Imaging

Rrethimi që nga fillimi i luftës

Rusët rrethuan Mariupolin menjëherë pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Organizatave të ndihmës humanitare u është mohuar hyrja në qytet. Një javë e gjysmë më parë, një ekip i Kryqit të Kuq u desh të kthehej teksa ishin në rrugë për të evakuuar fëmijët, gratë dhe burrat. Arsyeja ishte se Rusia u tërhoq në premtimet për një armëpushim.

Forcat ruse sulmuan një spital në Mariupol më 9 mars. Ky ishte një krim lufte, sipas Osse (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

Studiuesi Baev nuk ka asnjë dyshim për atë që ushtria ruse do t’i japë përparësi kur ata më në fund të marrin Mariupolin:

– Prioriteti i parë është fshehja e krimeve të luftës brenda Mariupolit. Unë mendoj se nuk ka gjasa që Rusia të lejojë ndihmën emergjente, sepse ata nuk duan që askush të shohë se çfarë u kanë bërë banorëve të qytetit. Mos harroni se civilët kanë jetuar nën pushtimin rus prej disa javësh. Dhe ne nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur me ta, thotë ai.

Më shumë se 700 njerëz janë gjetur të vrarë në Butsja dhe në periferi të tjera të Kievit. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës të mërkurën.

Të mërkurën mbrëma, presidenti amerikan Joe Biden e quajti pushtimin rus një gjenocid.

– Biden është një hap përpara në përshkrimin e mizorive të luftës. Ndërsa shohim më shumë krime lufte ruse, ndoshta do të ketë më shumë njerëz që do të pajtohen me Biden, duke përfshirë edhe mua, thotë Baev.

Karen-Anna Eggen, studiuese në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes. Foto: Paal Audestad

Qyteti është shndërruar në rrënoja

Është e vështirë të përcaktohet një datë se kur bie Mariupol. Por po afrohet, sipas Karen-Anna Eggen. Ajo është një studiuese në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes.

– Mariupol ka zgjatur me qëndresën shumë më tepër se sa mendonte dikush. Pavarësisht se forcat ruse e kanë rrafshuar pak a shumë me tokë qytetin dhe pavarësisht se prej shumë javësh ka rrethim, Eggen thotë dhe vazhdon:

– Ndërsa forcat ruse janë tërhequr nga veriu i Ukrainës, dhe Rusia përgatit një ofensivë të re në Donbas, presioni mbi Mariupol ndoshta do të intensifikohet gjithashtu.

Ajo thekson se Mariupol është strategjikisht i rëndësishëm për sigurimin e korridorit tokësor midis gadishullit të Krimesë dhe Donbasit në lindje.

Rusët kanë përdorur pajisjet që kanë për të shndërruar në gërmadhë qytetin. Dhe shkuan përpara, por me siguri rrugë më rrugë , sipas Eggen.

– Pra, ndoshta është për fat të keq vetëm çështje kohe para se ata të mund ta shpallin qytetin të fituar. Ndoshta ka edhe presion për ta pushtuar pasi do të jetë në gjendje të çlirojë forcat ruse që më pas mund të kontribuojnë në frontet e tjera ruse, thotë Eggen. Aftenposten.

_____

Kampen om Mariupol spås å være over om kort tid (aftenposten.no)

Përktheu nga norvegjishtja: Gj. – B. Kabashi

Skandal: Për portalin “Zëri” shteti i Kosovës është i rremë!?…

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Të punosh në gazetari dhe ta duash profesionin duhet derdhur djersë si në minierë. Kështu e kemi konsideruar ne gjeneratat e më hershme këtë profesion sa atraktiv aq edhe të rëndë, sepse për ta shkruar një lajm me përmbajtje të qendrueshme dhe të besueshme është dashur kujdes i madh.

Na ka ndodhur, jo rrallëherë, që gjumin si gjumë nuk kemi mundur ta bëjmë kur kemi shkruar, duke pritur të nesërmen reagimin e publikut për atë që kemi shkruar. Ka pasur raste, që gjatë punës sonë janë bërë gabime, ndoshta edhe nga pakujdesia dhe një veprim i tillë na ka shqetësuar.

Por, kur ka qenë puna për raste serioze dhe me peshë i kemi bërë sytë katër, ose ndonjëherë i kemi lutur kolegët për ta lexuar para se të publikohej ose te lexohej nga redaktori, mbase edhe për ta marrë mendimin e tyre. Dhe kur shkrimin, para se të publikohej e kanë parë disa parë sy, jemi ndjerë të qetë.

Mendoj se përgjegjësia për atë që kemi shkruar në kohët tona ka qenë në nivel më të lartë se sot, kur hasim gjithfarë lëshimesh edhe të llojit të Portalit “Zëri”, i cili në ballinën e vet, duke e cituar kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas asnjë distancim, Shtetin e Kosovës e quan të rremë! Një emër të respektuar, siç ishte “Zëri”, si revistë, por edhe si gazetë i përvidhet një lëshim i tillë, skandaloz, dëshmon se deri ku ka devalvuar gazetaria e sotme, papërgjegjësia për atë që shkruajmë dhe pakujdesia njëkohësisht.

Them kështu, duke besuar se nuk ka shqiptar në Kosovë, por edhe në redaksinë e këtij portali, që mendon se Shteti i Kosovës është i rremë.

Le të jetë ky shembull i keq, si një lloj alarmi për të gjithë ata që kanë marrë lapsin në dorë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë, se fjala publike ka peshë, ndëra kur janë në pyetje Atdheu dhe interesi nacional, kërkohet syqeltësi e madhe dhe reagim i mënjëhershëm. Nëse për fashistin Vuçiç, “Kosova është shtet i rremë”, për ne shqiptarët e Kosovës, shteti ynë është i shenjtë, sepse për të kanë sakrifikuar gjenerata dhe janë shuar familje të tëra.

Esat Pashë Toptani -një Prototipi i politikanit tradhëtar shqiptar

Pirro Prifti, Tiranë

Historia e Esat Pashë Toptanit mbetet historia e një politikani tradhëtar i cili për lavdinë e tij personale dëshirën për pushet e pasuri u shndrua në tradhëtar klasik i atdheut të tij.
Mbetetet tradhëtari i dytë më klasik i kombit shqiptar pas Ballaban Pashës.
Vepra e tij e fundit ishte ajo e para 99 vitesh me 13 prill 1920, Esat Pashë Toptani ndërmori një përpjekje të fundit me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë e asaj kohe paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore. Kjo Lëvizja esadiste u shkatërrua nga forca të armatosura, të komanduara nga Bajram Curri, nën urdhërat e Ahmed Zogut si ministër i Brendshëm. Kështu, 72 udhëheqës kryesorë esadistë – përfshi ish prefektët e Tiranës dhe Durrësit, shefin e xhandërmarisë së Shijakut, si dhe nipin e Esadit, Veli bej Kruja – dolën para një gjykate ushtarake dhe u dënuan në burgun e Kalasë, Gjirokastër. Gjatë kësaj kohe Esad Pasha kishte shkuar në Paris, Francë, ku pas një muaji (13 qershor) do të vritej me atentat nga Avni Rustemi – student shqiptar – i cili “kishte ardhur në Paris për të vrarë një tradhëtar të kombit të vet”, do të shprehej avokati. Gjykata franceze e shpalli Avniun fajtor për vrasje politike dhe e dënoi atë me gjobë (1 frankë). Avni Rustemi 24 vjeçar, pagoi gjobën, u lirua në sallën e gjyqit, dhe u kthye në Shqipëri ku u prit si hero; qeveria i lidhi pension; më pas u bë anëtar udhëheqës i Klubit Bashkimi, i Partisë Demokratike të Fan Nolit, dhe anëtar parlamenti. Edhe Rustemi me atentat u vra; u qëllua me plumba në Tiranë më 20 prill 1924, dhe vdiq në spital pas dy ditësh nga plagët e marra; vdekja e tij do të shfrytëzohej politikisht, dhe demokratë erdhën në pushtet duke përmbysur me dhunë një qeverie të zgjedhur. https://konica.al/2019/04/histori-cfare-ka-ndodhur-me-13-prill/.
Kjo është një copëz e Historisë së Shqipërisë së pavarur ku politikanët të ndarë në dy grupe të mëdha si gjithmonë njëra palë me ide të mëdha pra idealist edhe tjetra përmbledh politikanët e blerë nga fqinjët dhe politikanët egoist e arrogantë të cilët gjithashtu për interesa të tyre shesin vëndin e tyre për tu pasuruar dhe për pushtet dhe bien në prehërin e politikave fqinjë antishqiptare duke u quajtur tradhëtarë. Po si arriti të bëhet Esat Pashë Toptani aq tradhëtar sa edhe hymni ynë kombëtar flet për tradhëtinë dhe tradhëtarët e shumtë që paska patur Shqipëria?

Esat pashë Toptani lindi në Tiranë, 1863 dhe- u vra në Paris, 13 qershor 1920). U lind në Tiranë, i biri i Ali bej Toptanit dhe Vasfije hanëm Alizotit. Ka qenë ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër shqiptar.
Në vitin 1929, qyteti i Parisit vendosi të sjellë në një vendvarrim të vetëm në Thiais eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës, të vrarë në Luftën Botërore. Eshtrat e Esatit u shpunë në atë parcelë më 2 korrik 1934.
Në 1897 luftoi nën ushtrinë osmane në Greqi tek gryka e pesë puseve,dhe aty i dhanë gradën general brigade.
Më 1902, pas një situate të pakëndshme me valiun e Janinës, Osman Pashën, emërohet komandant xhandarmërie në Shkodër, qëndroi në postin e ri gjer më 1908, kur u shpall Hyrrijeti dhe shpalli kandidaturën për deputet i Durrësit.
Më 1908, u zgjodh, duke qenë pjesë e partisë “Bashkim e Përparim” të Xhonturqve dhe ishte kundër Komitetit “Bashkim e Përparim” .
Më 1913 në mbrojtjen e Shkodrës pasi u vra nga Osman Bali, Hasan Riza Pasha komandanti i ushtrisë turke, Esat Pasha u bë vali i Shkodrës deri në prill të atij viti. Pastaj në marëveshje me Malazezët Esat Pasha u shpërblye me një shumë prej 600 mijë frangash nga malazezët. Dhe dorëzoi Shkodrën.Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambiciet e tij personale.
Në fund të qershorit të 1913 u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë e ismail Qemalit dhe ditët e para të korrikut mori kabinetin e lënë nga Libohova. Shkoi në Itali atë verë, ndërkohë në Vlorë zienin intrigat dhe në tarafin e tij ishin radhitur kushërinjtë e tij Toptanë, Mehdi bej Frashëri, Dervish Hima dhe iu bashkua Faik Konica.
Esat Pasha kur e pa se Ismail Qemali s´i nënshtrohej dot vullnetit të tij, i ndërpreu përfundimisht lidhjet me te, dhe më 12 Tetor 1913 në Durrës shpalli një qeveri të emërtuar si: “Pleqësia e Shqipërisë së Mesme“ . Pas këtij akti ndjellakeq Esati e bashibozukët e „pleqësisë…“ intensifikuan hapur luftën kundër qeverisë së Vlorës për ta shtrirë sundimin e tij në jugë e në veri të vendit.
Në mbledhjen e 31 korrikut u vendos që në krye të shtetit shqiptar të caktohet një princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetë Fuqitë e Mëdha. Dhe me propozimin e Austro-Hungarisë – Italisë të miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua që në fronin shqiptar të vijë princi gjerman Ëilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili me religjion ishte protestan dhe nuk i përkiste asnjë besimi ekzistues fetar në Shqipëri dhe ky ishte fakti kryesor ndikues në vendimmarrjen e Fuqive të Mëdha.
Meqenëse Fuqitë e Mëdha caktuan princ Vidin për të qeverisur në Shqipëri, Qeveria e Vlorës me Ismail Qemalin në krye, dha pëlqimin për ardhjen e tij në vend. Më 15 janar 1914 ismail Qemali i propozoi Komisionit të Kontrollit që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Për t´i hapur rrugë një zhvillimi të ri politik në Shqipëri si dhe sigurisë së saj në të ardhmen, më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.

Politikan serbë tek varri i Esad Pash Toptanit në Paris

Më 1914 kryesoi delegacionin shqiptar që i dorëzoi kurorën e fronit shqiptar Princ Vidit. Atë të kapitullimit të qytetit, malazeztë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë.
Më 1914 u emërua ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës. Në Durrës iu organizua një komplot nga oficerët hollandezë, këshilltarët austro-hungarezë dhe disa bejlerë me mbështetjen e Vidit. Me ndërhyrjen e italisë, u largua pa u burgosur.
Në dhjetor të 1915, pasi përzuri përfaqësuesit diplomatikë të Vienës dhe Sofies nga Durrësi, i shpalli luftë Austro-Hungarisë. E shtriu qeverisjen në një hapësirë më të madhe se qeveria e Vlorës, derisa hyri ushtria austro-hungareze në territorin shqiptar. i detyruar të largohej, e vendosi qeverinë e tij në Selanik në krahun e Antantës.
Esati e shpalli veten të pavarur nga Qeveria provizore e Vlorës. Është fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij, dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200 mijë frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe “taborin” i tij të famshëm.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t’i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Gjatë viteve 1918-20 Esat Pasha përfaqësonte të vetmen qeveri legjitime shqiptare në Paris, Francë pranë Konferencën e Paqes që kishte mbajtur qëndrim gjatë luftës. Por për shkak të konkurrencës politike në Shqipëri, delegacioni shqiptar nuk e përkrahte.
Më 18 janar 1919 në Paris filloi punimet Konferenca e Paqes, organizuar nga pesë Fuqitë e Mëdha (fituese të LPB-së): SHBA, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, për të përfunduar Traktatin e Paqes me fuqitë tjera të mundura. Për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Paris shkuan delegacioni i Qeverisë Durrësit, delegacioni i qeverisë së Tiranës i dalë nga Kongresi i Lushnjës, si dhe disa delegacione nga mërgata shqiptare jashtë atdheut. i mbështetur drejtpërdrejt nga Qeveria serbe në krye me Nikolla Pashiqin dhe me përkrahjen e qeverisë franceze, në Paris po qëndronte edhe Esat Pashë Toptani me pretendimin se ishte përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit shqiptar.
Esat Pasha, duke pretenduar se ishte kryeministër i shtetit shqiptar, në vend se t´i mbrojë interesat e Shqipërisë, ai u vu në shërbim të Serbisë, dhe kështu ka vazhduar rrugën e tij antikombëtare të trasuar prej kohësh.
Esat Pashë Toptani për interesat e tij politike u afrua dhe shiti edhe miqtë e partnerët e tij politikë të vëndit dhe të huaj por mbajti lidhje të forta me Sërbinë e Pashicit i cili e ndihmoi për të shkatërruar lëvizjen e Haxhi Qamilit i cili i dogji kullat e tij në Tiranë. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Esad_pash%C3%AB_Toptani.
Edhe Mit-hat bej Frashëri e akuzon atë si tradhëtar.. Megjithëse Esat Pasha justifikohej se përkrahu dhe luftoi përkrah ANTANTËS kundër autstriakëve , ai ndikoi për keq edhe kundër Republikës Autonome të Korçës, ku e akuzoi Themistokli Gërmenjin si njeri të austriakëve.
https://ëëë.xhafershatri.info/kuislingu-shqiptar-esat-pashe-toptani/
Pos italisë dhe Francës, më 26 tetor 1918 bëhej me dije që edhe Anglia pajtohet me të dy aleatët, që Esat Toptanit të mos i lejohet kthimi në Shqipëri. Madje, u kërkua që të mos dukej as afër kufijve të Shqipërisë. Në këtë situatë, Esat Pasha i humbi shpresat se do të mund të hyjë në Shqipëri dhe përfundimisht kah fundi i dhjetorit 1918 nga Selaniku shkoi (nëpër Shkup) në Beograd, prej nga pastaj kthehet sërish në Paris.
Madje, më 19 prill 1919 në Paris, në cilësinë e kryeministrit, Toptani ka shkruar një memorandum ku shpjegonte arsyet se përse e meritonte këtë pozitë të lartë shtetërore. Sipas Esat Pashës, me të filluar Lufta e Madhe, (kështu quhej atëherë Lufta e Parë Botërore , duke qenë aleat i Serbisë, ai u bashkua me Antantën kundër Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Shqipëria radhitet me shtetet fituese e si pasojë, edhe ai, si aleat i Antantës, ka të drejtë të jetë kryetar i qeverisë shqiptare… shkruan në memorandum Toptani. Përkujdesja e Nikolla Pashiqit për Esat Pashë Toptanin nuk ka munguar asnjëherë, madje ndihma e tij ka vazhduar Këtë fakt e dëshmojnë shumë dokumente arkivore.
Në 30 janar 1920, Nikolla Pashiqi për kontributin e Esat Pashë Toptanit dhënë, në kuadër të Fuqive të Antantës në Frontin e Selanikut, më 30 janar 1920 i dërgon një letër Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris z.Aleksandër Mileran, i cili ishte edhe kryeministër i Francës. Pas vrasjes së Esat Pashë Toptanit, sënduku me dokumentat private të Esat Pashë Toptanit i mori qeveria serbe për ti ruajtur (https://sites.google.com/site/juridikal/seksioni-i-historise/veprimtaria-antikombetare-e-esat-pashe-toptanit).
Kjo tregon edhe njëherë se çfarë politikani tradhtar për interest shqiptare ishte ky njeri. Për fat të keq edhe në ditët e sotme në Shqipëri, ndoshta edhe në Kosovë ka politikanë të tillë.

priftipirro2017@gmail.com

Këtu janë ushtarët myslimanë të Putinit. Tani ata po vdesin në luftën e shenjtë të Rusisë

0

Një imam qëndron pranë arkivolit të parashutistit Rustam. Ai u varros në qytetin e tij të lindjes, Kirgistan. Foto: Vkontakte

Ata shkuan në luftë për Putinin, patriarkun dhe Rusinë “e shenjtë”. Tani të rinjtë myslimanë po kthehen në shtëpi në arkivole zinku nga Ukraina.

  • Sean Meling Murray

    Përpunues në redaksi
  • Torkjell J. Trædal

    Gazetar
    Rustam (18) u vra kur tankut në të cilin ndodhej iu vu zjarri në luftimet e ashpra për qytetin e Izyum më 14 mars.
    Rreshteri Aibulat vdiq në një automjet të blinduar më 9 mars pas një sulmi të pasuksesshëm në fshatin e vogël Rusaniv afër Kievit.
    Togeri Tasjib nga Dagestani la pas dy fëmijë kur u vra në luftimet e ashpra mbi Mariupol. Aftenposten ka hartuar sfondin e rreth 1000 ushtarëve rusë të vrarë.
    Pothuajse një në katër prej tyre janë myslimanë ose rusë jo-etnikë. Pse kaq shumë të rinj myslimanë janë të gatshëm të vdesin për luftën e Putinit në Ukrainë?
    Arkivolet që vijnë në shtëpi në Rusi tregojnë një sekret. Kjo tregon shumë përse Kremlini mund ta vazhdojë luftën me forcë të plotë.

Në qytetin Derbent të Dagestanit janë vënë fotot e 20 ushtarëve të vdekur nga lufta në Ukrainë me rastin e një ceremonie përkujtimore. Republika e varfër me një popullsi kryesisht myslimane përbën një pjesë shumë të madhe të humbjeve pas luftës në Ukrainë. Foto: VKontakte / zëri i Dagestanit

Një panair tronditës në Moskë

Në Moskë, “operacioni special” në Ukrainë portretizohet si një luftë e shenjtë. Të vdekurit janë martirë dhe “heronj të përjetshëm, qiellorë”. Ikonat që qajnë shfaqen në televizionin shtetëror për të treguar se Zoti është në anën e Putinit.

Mesazhi u bë i qartë kur Patriarku Kirill mbajti meshën në Moskë më 6 mars. Ai i dha luftës në Ukrainë një karakter të fortë fetar, ku Rusia mbron vlerat e krishtera kundër shthurjes djallëzore të Perëndimit.

“Ne kemi hyrë në një luftë që ka rëndësi jo vetëm fizike, por edhe metafizike”, tha patriarku. Lufta është një luftë për “shpëtim të përjetshëm”.

Por një pjesë çuditërisht e madhe e ushtarëve që vdesin në “luftën e shenjtë” nuk janë as të krishterë dhe as rusë etnikë.

Kend e dërgoi Putinin të parin në front?

Javët e fundit, Aftenposten ka hetuar disa mijëra burime të hapura ruse, media sociale dhe gazeta lokale.

Deri më tani, ne kemi hartuar sfondin, moshën dhe vendndodhjen e rreth 1000 ushtarëve rusë të vrarë.

Kush ishin ata? 

Shumë prej tyre janë shumë të rinj deri në moshën 18 dhe 19 vjeç. Aftenposten e ka dokumentuar më parë këtë.

Por ku dërgohen arkivolet?

Nëse shikojmë më nga afër sfondin e ushtarëve të vdekur, shfaqet një model që befason shumë.

Shumë prej arkivoleve dërgohen në republika dhe zona ku shumica janë myslimanë ose i përkasin pakicave të tjera fetare dhe etnike.
* Shumë pak ushtarë të vdekur vijnë nga Moska apo Shën Petersburgu.
* Numri i ushtarëve të vrarë është të paktën 10-30 herë më i lartë në republikat e dominuara nga myslimanët si Dagestani, Bashkortostani, Tatarstani dhe Ingushetia, sesa në qytetet e mëdha të Moskës dhe Shën Petersburgut.
Një tjetër republikë me humbje të larta është Burjatia e varfër. Ndodhet shumë në lindje midis Liqenit Baikal dhe Mongolisë. Këtu budizmi dhe shamanizmi janë po aq të përhapur sa krishterimi.
Paragjykimet e mëdha kanë disa arsye.
Ata gjithashtu mund të ndihmojnë në shpjegimin pse Rusia po e vazhdon luftën me forcë të plotë, pavarësisht humbjeve në rritje.

 

 

 

 

 

 

Rusia e Putinit është një jorgan lara-lara
Rusia është një jorgan i madh lara-lara i ndarë në 85 rrethe të ndryshme federale, duke përfshirë 22 republika, 46 rajone, 10 “korba”, katër “barërat e këqija” dhe tre qytetet federale të Moskës, Shën Petersburg dhe Sevastopol.
Vendi përbëhet nga mbi 190 minoritete. Dhe një popullsi myslimane në rritje të shpejtë prej përafërsisht 20 milionë njerëz.
* Ka disa arsye pse janë kryesisht myslimanët dhe pakicat ata që vdesin: Dallimet ekonomike janë ekstreme në Rusi. Disa nga vendet ku Aftenposten gjen më shumë ushtarë të vdekur janë po aq të varfër sa disa vende afrikane. Republikat e Burjatia, Dagestan, Ingushetia dhe Çeçenia kanë një krijim vlerash në të njëjtin nivel me Angolën dhe Xhibutin (matur në PBB për frymë).
* Në republikat më të varfra myslimane, shkalla zyrtare e papunësisë është 15-30 për qind. Paga mesatare është vetëm 3–4000 korona në muaj. Atëherë është e lehtë të rekrutosh ushtarë. Djemtë e Dagestanit janë të gatshëm të paguajnë ryshfet për të hyrë në ushtri.
* Një shpjegim tjetër mund të jetë se Kremlini zgjodhi qëllimisht të dërgojë njësi ushtarake nga Siberia, Lindja e Largët dhe republikat myslimane në luftë. Kjo i jep Putinit më pak probleme në shtëpi. Të vdekurit janë varrosur larg Moskës dhe Shën Petersburgut.
Në javët e fundit, Kremlini ka intensifikuar kërkimin e tij për rekrutë të rinj. Një ofensivë e re e madhe në Ukrainën lindore është duke u zhvilluar. Tani ofrohet një privat përafërsisht. 19,000 korona paga mujore. Kjo është pothuajse pesë herë më shumë se paga mesatare në Dagestan.
Dy ushtarë të rinj nga Dagestani janë intervistuar nga kanali televiziv i Kremlinit në Mariupol. “Nëse do Allahu, ne do të marrim Mariupolin, do të lexojmë një lutje dhe do të shkojmë në shtëpi,” tha një ushtar. Foto: MB / Rusi 1
– Nëse do Allahu, ne do ta marrim Mariupolin
Kremlini nuk shpenzon vetëm para. Pjesa më e madhe e propagandës i drejtohet pikërisht popullatës myslimane. Një shembull është dagestani Nurmagomed Gadzhimagomedov.
Ai është shndërruar si një lloj superheroi rus.
Të gjithë fëmijët e shkollës ruse duhet të shikojnë një video për parashutistin e vdekur.
Thuhet se ai hodhi veten në erë në ditën e parë të luftës për të vrarë sa më shumë “nazistë ukrainas”, sipas kanaleve televizive të kontrolluara nga Kremlini.
Një shembull tjetër është diktatori i Çeçenisë Ramzan Kadyrov. Ai merr shumë hapësirë ​​në mediat ruse me deklarata ekstreme.
Dy ushtarë të rinj nga Dagestani u shfaqën gjithashtu në televizionin rus në rrënojat e Mariupolit.
“Nëse Allahu do, ne do të marrim Mariupolin, do të lexojmë një lutje dhe do të shkojmë në shtëpi. InshaAllah”, thotë njëri.
Por në rrjetet sociale gjejmë edhe gjurmë kritikash. Disa guxojnë të postojnë mendime që dënojnë luftën. Kjo mund t’u kushtojë atyre shtrenjtë.
“Pse?”, thuhet në një mendim që Aftenposten ka gjetur në disa vende në mediat sociale ruse. 1 nga 3
A mund t’u besohet këtyre numrave?
NATO vlerëson se nga 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë janë vrarë. Ai bazohet kryesisht në numërimin e tankeve, automjeteve dhe pajisjeve të tjera të dëmtuara. Vetë Rusia deklaron se në Ukrainë janë vrarë 1351 ushtarë.
Sondazhi i Aftenposten përfshin rreth 1000 ushtarë rusë të vrarë. Mund të ketë paragjykime në renditje, megjithëse gjetjet janë në përputhje me një anketë të ngjashme të kryer nga BBC. Në shumë raste nevojitet një test i ADN-së.
Disa vende në Rusi janë mbyllur plotësisht. Këtu, shërbimet e sigurisë kanë kontroll total, edhe në rrjetet sociale. Ata që bëjnë gabime mund të përballen me gjoba të rënda dhe dënime të gjata me burg.
Një shembull janë qytetet ushtarake në rajonin e Murmanskut, si Pechenga disa milje larg Kirkenes. Këtu, humbjet ndoshta kanë qenë shumë të larta. Por qyteti është i mbyllur hermetikisht. E njëjta gjë vlen edhe për Çeçeninë, ku Ramzan Kadyrov kontrollon gjithçka. Këtu, pothuajse të gjitha humbjet mbahen të fshehura.
Prandaj, shumica e funeraleve mbahen të fshehta.
Funeralet, të cilat megjithatë mbahen hapur nën kujdesin e komisarëve ushtarakë vendas, kanë një funksion shumë të qartë: Mblidhni më shumë mbështetje për një luftë që mund të kushtojë shumë më tepër.
Disa rajone në Rusi dallohen me më shumë vdekje se të tjerat:
Aftenposten ka hartuar një renditje se nga kanë ardhur 874 nga ushtarët që kanë vdekur në Ukrainë.
Table with 3 columns and 75 rows. Currently displaying rows 1 to 10.
Dagestan
64
2<span class=”decimals” aria-hidden=”true”>,0</span>
Burjatia
56
5,7
Volgograd
39
1,6
Basjkortostan
30
0,7
Nizjnij Novgorod
27
0,9
Krasnodar
26
0,5
Tatarstan
25
0,6
Tsjeljabinsk
24
0,7
Omsk Oblast
23
1,2
Kostroma
22
3,5
_______
Nga norvegjishtja: Gj. – B. Kabashi