Kreu Blog Faqe 1367

Kryeministri Kurti: Vizioni ynë afatgjatë është të bëjmë Kosovën vendin më prosperues në rajonin e Ballkanit Perëndimor

0

Prishtinë, 24 mars 2022

Vizioni ynë afatgjatë është të bëjmë Kosovën vendin më prosperues në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënim të 18 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ai theksoi se Kosova ka diçka që vendet e rajonit nuk e kanë, dhe ajo është komuniteti i fortë i biznesit nga mërgata jonë, sidomos në Amerikë dhe vendet gjermano-folëse.

Si Qeveri, dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe odat tjera, synojmë të krijojmë politika dhe ambient të të bërit biznes që mundëson rritje të hovshme dhe të qëndrueshme të Investimeve të Huaja Direkte, eksportit, konkurrueshmërisë së kompanive vendore, startupeve, si dhe infrastrukturës që mundëson rritjen e këtyre të mësipërmeve, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, ndërsa pjesën më të madhe të ekosistemit të sektorit privat e përbëjnë Investitorët e Huaj Direkt dhe kompanitë më konkurruese të vendit.

Përveç specialistëve sektorial dhe lidhjeve me tregje, jemi duke e shqyrtuar mundësinë e rekrutimit të atasheve ekonomikë për mbi 20 vende të ndryshme në botë, roli i të cilëve do të jetë të krijojnë lista të investitorëve prospektiv, t’i sjellin në Kosovë dhe pastaj do të jetë roli ynë i përbashkët, i Qeverisë dhe odave, që t’i bindim të investojnë këtu, tha kryeministri. Ai theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një të ashtuquajtur harte të vetme të konsoliduar investive për tërë Kosovën.

Vetëm nga deficiti i gjithmbarshëm i shteteve të BE-së, Kosova mund ta synojë një pjesë të një tregu rreth 120 miliardë euro, përderisa qarkullimi i përafërt vjetor i prodhuesve vendorë është rreth 1.4 miliard euro, apo vetëm 1% e deficitit relevant të BE-së, tha kryeministri, duke shtuar se mundësitë për prodhuesit vendorë janë të jashtëzakonshme.

Jemi qeveri me dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me të gjitha odat e kompanitë vendore dhe të huaja të vullnetit të mirë, ta avancojmë sektorin privat dhe ta bëjmë Kosovën vendin më të begatë në rajonin tonë, tha kryeministri në përmbyllje të fjalës së tij.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuar Ambasador Hovenier,

Të dashur anëtarë dhe staf i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,

Të nderuar mysafirë,

Kur ka zhvillim ekonomik të gjitha sfidat e problemet tjera lehtësohen.

Sektori privat është shtylla jonë kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Pjesën më të madhe të ekosistemit të sektorit privat e përbëjnë Investitorët e Huaj Direkt (IHD) dhe kompanitë më konkurruese të vendit. Në këtë Odë janë anëtarë mbi 200 kompani të tilla. Prandaj, jam i lumtur që jam këtu me ju sot për ta shënuar 18 vjetorin e kësaj organizate prestigjioze.

Qeveria jonë ka mirëpritur vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me OEA.

Shefi im i Stafit është një ndër bashkëthemeluesit dhe udhëheqësit e Bordit të kësaj Ode.

Dje ne poashtu kemi shënuar 1-vjetorin e Qeverisë sonë dhe i kemi prezantuar para publikut të arriturat tona.

Unë do të fokusohem vetëm tek ato që kanë të bëjnë me zhvillim të sektorit privat:

⦁ Sipas të dhënave preliminare të ASK, kemi pasur rritje ekonomike prej 10.53% për vitin 2021, që përbënë rritjen më të madhe në rajon;

⦁ Kemi miratuar në parim Koncept Dokumentin për Fondin Sovran;

⦁ Gjykata Komerciale pritet të operacionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm. Kjo do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja;

⦁ Kemi formalizuar 10.000 vende të reja falë masave të Pakos për Ringjalljen Ekonomike, kurse janë regjistruar në total 25.200 vende të reja të punës krahasuar me vitin 2020;

⦁ Gjatë 2021 eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë arritur vlerën 2 miliardë e 698.8 milionë €, apo 83.6% rritje krahasuar me vitin e kaluar;

⦁ Gjatë këtij viti vlera e mallrave të eksportuara ka shënuar rritje për 61.92% krahas rritjes së sasisë së mallrave të eksportuara prej 88.3%, ndërkaq krahasuar edhe me vitin 2019 eksporti ka shënuar rritje në vlerë prej 104%;

⦁ 2021, krahasuar me 2020, kemi pasur rritje të IHD për 21.8%, kurse krahasuar me vitin 2019 kemi shënuar rritje 65%;

⦁ Rritje të të hyrave buxhetore për 30% pa ndryshuar politikën fiskale. Kur njerëzit janë optimistë dhe kanë shpresë ata shpenzojnë më shumë se sa kursejnë, pastaj kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa dhe të kontribuojnë për shtetin dhe shoqërinë;

⦁ Në 2021, Dogana ka pasur 31% më shumë të hyra se 2020;

⦁ Të hyrat tatimore nga ATK janë 165.1 milionë € apo 34.3% më shumë në krahasim me vitin paraprak;

⦁ Rritja e investimeve kapitale në vitin 2021 është 10.3% më shumë se sa në 2020;

Dhe ndër të tjera që dua të theksoj është:

⦁ Rihapja e terminalit doganor të Trepçës pas shtatë vjetësh;

Zhbllokimi i rrugës në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit;

⦁ Funksionalizimi i Ndërmarrjes Shoqërore “Brezovica” dhe fiskalizimi i shërbimeve pas 22 vjetësh;

⦁ 50 milionë € për fermerë – përkrahja më e lartë ndonjëherë për një vit fiskal;

⦁ Rritja e subvencionimit të grurit nga 150 €/ha në 474 €/ha – 216% më shumë. Kosova është e para në rajon në mbështetje të fermerëve;

⦁ 5 milionë € i kemi alokuar për subvencionimin e naftës për bujqit (36 cent/litër). Pra, do t’u mundësojmë fermerëve të blejnë naftë pa akcizë;

⦁ 3 milionë € për dëmet në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Dhe e fundit, ndonëse jo për nga rëndësia:

⦁ Rruga Prishtinë – Tetovë, me tunel rreth 6 kilometra nën malet e Sharrit, për të cilën jemi dakorduar në mbledhjen e dy qeverive në Maqedoninë e Veriut; dhe

⦁ Hekurudha Prishtinë-Durrës (Komiteti i përbashkët ndërshtetëror është duke i hartuar termat e referencës për studim të fizibilitetit).

Si Qeveri dhe në bashkëpunim me OEA dhe Odat tjera synojmë të krijojmë politika dhe një ambient të të bërit biznes që mundëson rritje të hovshme dhe të qëndrueshme të:

⦁ Investimeve të Huaja Direkte;

⦁ Eksportit;

⦁ Konkurueshmërisë së kompanive vendore (shndërrimi i atyre tregtare në prodhuese dhe prodhuese në eksportuese);

⦁ Startupeve, me rininë më të madhe në rajon; dhe

⦁ Infrastrukturës që mundëson rritjen e këtyre të mësipërmeve, përshirë edhe bashkërendimin më të mirë të arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.

Vizioni ynë afatgjatë është të bëjmë Kosovën vendin më prosperues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse i shihni të dhënat e 10-vjeçarit të fundit do ta shihni që vendi ynë fatkeqësisht listohet nga fundi, si në IHD ashtu edhe në eksporte.

Por, ne kemi diçka që vendet e rajonit nuk e kanë, dhe ajo është komuniteti i fortë i biznesit nga mërgata jonë, sidomos në Amerikë dhe vendet gjermano-folëse.

Vendi ynë është në mënyrë unike i pozicionuar – gjeografikisht, me kulturë, histori dhe politikë – në qendër të rajonit të ashtu-quajtur ’EMENA’ (Ang: “Europe, Middle East and North Africa”), Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë.

Nga kjo pikëpamje, vendin tonë duhet ta shohim si një qendër të ardhshme për fasilitimin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve si dhe ofrimin e shërbimeve, përfshirë procese biznesi që mundësohen nga teknologjia informative (‘IT enabled BPO – Business Process Outsourcing’).

Përveç specialistëve sektorial dhe të lidhjeve me tregje, jemi duke e shqyrtuar mundësinë e rekrutimit të atasheve ekonomik për mbi 20 vende të ndryshme në botë, roli i të cilëve do të jetë të krijojnë lista të investitorëve prospektiv, t’i sjellin në Kosovë dhe pastaj do të jetë roli ynë i përbashkët, i Qeverisë dhe odave që t’i bindim të investojnë këtu.

Tani e kemi të nevojshme që ta zhvillojmë një të ashtuquajtur hartë të vetme të konsoliduar investive për tërë Kosovën, e cila do të paraqes:

⦁ sektorët që synojmë t’i zhvillojmë;

⦁ projektet infrastrukturore publike (që jemi duke i identifikuar dhe mund të kapin shumën e gjithmbarshme mbi 3 miliardë euro (infrastrukturë, ujë, ujëra të zeza, menaxhim i mbeturinave, rrugë, etj.);

⦁ Zonat ekonomike;

⦁ Lokacionet;

⦁ Incentivat financiare (hapësira për biznes, ndërtimi i infrastrukturës bazike, mbulimi i kostos së trajnimit për punëtorë, etj.);

⦁ Incentiva fiskale (për shembull: lirim nga apo reduktim i tatimeve të ndryshme për një numër vitesh), e kështu me radhë.

Vetëm nga deficiti i gjithmbarshëm i shteteve të BE-së, Kosova mund ta synojë një pjesë të një tregu rreth 120 miliardë euro. Prej tyre 20 miliardë euro në produkte ushqimore dhe 100 miliardë euro në produkte të tjera. Qarkullimi i përafërt vjetor i prodhuesve vendorë është rreth 1.4 miliard euro, apo vetëm 1% e deficitit relevant të BE-së. Që do të thotë se mundësitë për prodhuesit vendorë janë të jashtëzakonshme. Dhe kur kemi parasysh botën mbizotëruese ekonomike të kohës sonë, besoj se mundësitë për vendin tonë janë të mëdha.

Jemi qeveri me dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me të gjitha odat e kompanitë vendore dhe të huaja të vullnetit të mirë, ta avancojmë sektorin privat dhe ta bëjmë Kosovën vendin më të begatë në rajonin tonë.

Gegë e Toskë, jemi Vetvetja!

0

Fahri Dahri, analist

Populli shqiptar përbëhet nga dy degë të mëdha, në “gegë” dhe “toskë”. Kjo ndarje jo etnike njihet prej disa shekujsh. Dhe seicila degë ka territorin e saj. Sipas ndarjes territoriale gegët ndodhen mbi lumin Shkumbin dhe toskët nën lumin Shkumbin. Sipas këndvështrimit tim ky grupim nuk ka kuptim ndarës etnik, gegët dhe toskët janë të të njëjtit popull. Etnikisht shqiptarët janë të gjithë pasardhësit e pellazgëve. Për këtë nuk ka dilema. Grupimet gegë dhe toskë janë të njëjtët, nuk ka ndarje etnike, por gjeografike, krahinore, gjithënjë brenda territorit të tyre etnik.

Gjuha shqipe është gjuha e tyre e përbashkët, ndërsa disa dallime në të folurat gegë dhe toskë, nuk janë veçse dallime dialektore. Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se: “Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët”. Kufiri natyror në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Cila e folur është gegërisht dhe cila toskërisht? 

Personalisht edhe pse disa të folura ndryshojnë, apo theksimi në fjalë dhe shkronja ka veçori, absolutisht nuk e largojnë nga gjuha bazë, që është gjuha shqipe. Disa veçori  që u përmendën më sipër, krahas ndikimit kohor, gjejmë edhe gjurmët e ndikimeve të popujve të ndryshëm që kanë qenë pushtues, të cilat pasojnë disi, si në demografi dhe në politikë.  Në të vërtetë nuk ka veçori thelbësore mes tyre, por ka disa ndikime nga faktorë kryesisht të jashtëm. Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, në territoret veriore të etnisë shqiptare kane zbritur pushtues të ndryshëm dhe me periudha të gjata kohore, të cilët kanë ndikuar në shqiptimin e fjalorit të vjetër shqip, kryesisht në theksim. Këtë mendim,  intuitiv, që e kam shfaqur në disa shkrime, m’u perforcua edhe nga Hamp (1963), i cili citohet tek libri: “Familja ime” fq.97 e prof. Agim Binaj dhe Dr. Ilir Binaj: “Ndarja e dialekteve të gjuhës së shqipes në Toskë dhe Gegë mendohet përpara dyndjeve sllave, sipas prof Eric Hamp-it (1963) në fillim të mijëvjeçarit të sundimit Romak, e ndarë në mes nga linja Jireçek (konceptim që ndan ndikimin latin dhe atë grek në Ballkan që fillon pranë Laçit dhe vazhdon deri në Varna- Bullgar”.    Trojet e banuara nga gegët janë njohur  si Gegëri, kjo vrehet kryesisht gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Veçori dialektore që i vrejmë si efekt i rotacizmit të disa shkronjave:                    *- Në gegërishten verilindore, shqiptarët në shtetin maqedonas, bashkëtingëlloret kl; gl, janë reduktuar në k dhe g, p.sh: glim-gjëmb; klumsht- kumsht; qumësht; gluri; gluni-guni. Emrat mashkullorë që mbarojnë me k, g, h, kur shquhen marrin mbaresën -i: mik-miki, zog-zogih, krah-krahi.

– Në gegërishten veriperëndimore, dmth banorët e Malësisë së Madhe, bashkëtingëlloret kl, gl, kanë dhënë përkatësisht kj, gj, klumsht-kjumsht; gluri-gluni-gjuni. Grupi “fsh” është thjeshtuar në sh: klofsh-kjofsha-kjosha.

– Në gegërishten qëndrore, zanoren y, në këto të folme, e gjejmë në i: gjysmë-gjismë: krypë-kripë, syri/syni/ sytë – siri/sitë. pyll/pyje-pill/pije. Bashkëtingëllorja g dhe gl, është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha -gluha.

– Në gegërishten e Shqipërisë së Mesme: si veçori është përdorimi i përemrave pronorë: im, ime, tat, tate: çuni im, çunin tat, goca ime, goca tate.   Për rastin e kapërcyellit të shkronjês “r” në shkronjën “n”, mendoj se nuik duhet të ketë ndodhur rotacizmi i “n” në “r”, por llogjika na thotë se rotacizmi ka ndodhur tek shkronja “r”, e cila është zëvëndësuar me shkronjën “n”, si në: trimëri/trimëni. Jam ndalur shpesh në shkrimet e mia për të kërkuar nga institucionet shkencore dhe specialistë të fushës gjuhësore që të studjojnë të folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm, autoktonë në Çamëri e të moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri. Kjo kërkesë, m’u forcua edhe këto ditë, kur lexova një shkrim të datës 6 shtator 2021, të nxjerrë nga “Arkiva”: “Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës, version që më pas u pohua edhe nga Çabej. Një fragment nga shënimet e Moikomit në DITA”. Midis të tjerash më tërhoqi vëmendjen paragrafi “Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti, në “Historia e Skënderbeut” jep mendime edhe për origjinën, gjenezën e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Ai thotë se epirotët quhen edhe “arbër” dhe se “prej këtyre ka rrjedhur gjuha epirote ose arbërore”. E folura toskërisht ruan edhe sot fjalë me shkronjat e para rotacizmit. Fenomeni nuk është konstatim i sotëm dhe as  dëshmi për të krijuar ndarje artificiale dialektore, por është mundësi për të vërtetuar trashëgiminë pellazgjike të gjuhës shqipe. Veç kësaj, llogjika na  shpie në konkluzionin: “Nëse në të folurën e toskëve rotacizmi nuk ka ndikuar në tërësi, atëhere rrjedhimisht kjo e folur është e folura e vjetër shqipe, që vërteton përafërsinë më të plotë me pellazgjiken”. Qënësia edhe në epokën tonë e konservimit dhe ruajtjes me më tepër e fjalëve të gjuhës së vjetër shqipe në të folurën toskërisht, me gjykim të drejtë, të pa djallëzuar arrihet në të vërtetën se “Fjalori i gjuhës shqipe” llogjikisht i takon të ketë akses më tepër drejt fjalëve toskërisht. Kjo dëshmohet në mënyra të ndryshme nga shumë autoritete shkencore. Le të ndalemi ne dis fjale.

Toskërisht……….. Gegënisht                 Mëri……………..…. Mëni                              Bëri…………….. …. Bani                               Armik………………..Anmik                           Gluri…………….…..Gjuni                              Dhelpër………….….Dhelpën                        Siri………………….Syni                                 Truri…………………Truni                              Kufiri……………….Kufini                             Gegërisht……………Gegënisht                   Emër……………….. Emën. etj.    

Krahas rotacizmit shkronjor, si më lart, dallimet (gjithëmonë jo esenciale) i shikoj kryesisht tek theksi, ku në të folurën veriore është më i fortë. Gjithashtu kemi veçori tek përdorimi më i shpeshtë i shkronjës “ë” tek e folura jugore dhe përdorim më të shpeshtë të shkronjës “a” tek e folura veriore.

Kjo trajtesë merr shkas nga një meditim që i bëhet të folurës së banorëve të Rajonit të Çamërisë, prej autorit Arqile Gjata, me titull: “Çamërishtja dhe disa Karakteristika”, botuar tek “Fjala e lirë”, datë 06/01/2021. Meditimi i z. Arqile, të cilin e falenderoj, për trajtimin e disa të veçantave që gjinden në të folurën e dialektit Çam. Perafron konkluzionin e arritur e të pasqyruar në disa shkrime, ku theksohet se e folura e Çamërisë, ka më shumë afërsi me gjuhën e vjetër shqipe. Në shkrimin e z. Arqile, gjithçka shkruhet është e pranueshme dhe do bëjnë mirë gjuhëtarët tanë ta studjojnë këtë thesar, i cili po vendoset në rrezik, po venitet dalë nga dalë, si efekt i faktorëve: kohë dhe sulmeve të qëllimshme, të pandërprera që bëhen për t’a shuar këtë të folme. Fenomen ky i theksuar në shtetin “demokratik” Grek, por e habitëshme dhe qendrimi inaktiv i Akademisë dhe institucioneve tona shkencore.

Nëse vërtet ka gjuhëtar me shpirt dhe zemer shqiptari, nga studimi i të folurës së Çamërisë, do të jetë e lehtë shuarja e zërave të kohës së fundit, ku po debatohet jo pak për të krijuar epërsi dalluese mes dialekteve të toskërishtes dhe gegërishtes, herë i jepen përparësi gegërishtes dhe herë toskërishtes. Debate këto që nuk i shërbejnë gjuhës së kombit tonë, por ashtu si dhe në fusha të tjera shikojmë përpjekje për përçarje, me arritje për të përmbushur projektet serbo-greke me vijë ndarëse lumin Shkumbin.

Një stërmundim i tyre, pa vlerë, por në asnjë mënyrë për tu nënvlerësuar, kur dihet se është saktësuar e folura e Elbasanit. Kongresi i drejtëshkrimit e ka ndarë shapin nga sheqeri, sigurisht është dialektike të kryhen përditësime, por bazamenti është i fortë dhe i qendrueshëm. Sjellim disa fjalë tepër të qarta në shqip dhe që përdoren në Kosovë, që duhen reflektuar në përdorimin e përditshëm.

Farmaci……………Barnatore                   Kasap……………….Mishtore                        Berber………………Rrojtore, etj.

Mendoj se është i detyrueshme dhe i shpejtë reflektimi në fjalorin e shqipes, për ndryshimet e toponimeve sllavo – greke të shumë fshatrave dhe qyteteve të ndodhura në të gjitha trojet autoktone ku banojnë shqiptarët. Kemi nja dy raste të kohës së fundit, ku Bashkitë janë zgjuar nga gjumi dhe po vendosin emrat shqip, si Bashkia Kuçovë që vendosi emrin shqip “Dimale”. Apo sinjalet e këtyre ditëve të Bashkisë Çorovodë. Këto vendosje, për të ndrequr vendemërtimet e pushtuesave ndërshekullorë, duhen të shoqërohen nga të gjitha Bashkitë. Dhe krahas tyre të veprohet me vendosjen në “Fjalorin e gjuhës shqipe”. Mendoj një e drejtë që duhet korigjuar edhe për toponimet jashtë Republikës së Shqipërisë, ashtu si dhe përfshirjen e fjalorit me fjalët shqipe në ato troje. Kërkohet zëvëndësimi i emrave sllave me emrat e vendit të banorëve autoktonë: Golem, Novoselë, Zadrimë, Çorovodë, Galbaq, Konispol,  Smokovinë etj. etj.?  Ne, shqiptarët kemi shumë halle dhe shumë gjëra për të rikthyer dhe rivendosur në vendin e tyre që të gjitha për të pastruar, seleksionuar (tëharrur) nga barishtet e këqia, të mbjella kohëve të shkuara dhe aktuale nga disa që pëlqejnë fjalë të huaja.

Profesionistët e këtyre fushave, duhet të largohen nga nivelet parciale, jo thellimit të debateve dialektore, por krehjes së fjalorit nga fjalët e huaja.  Jam ndalur shpesh në kërkesën që institucionet shkencore dhe specialistë të fushës së gjuhësisë e arkeologjisë  të studjojnë të folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm autoktonë në Çamëri dhe të moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri.

Një arritje tjetër për gjuhën shqipe e gjejmë edhe tek studiuesi italian Gaetano Petrotta, i cili tek “Vijimësia dhe ruajtja e gjuhës shqipe në Epir”, është shprehur: “Duke kufizuar kërkimet për Epirin dhe duke mbledhur me kujdes e me durim pak shënime nga ato që historianët, gjeografët, etnografët, gjuhëtarët, kanë thënë rreth popullsive dhe gjuhës së kësaj krahine të rëndësishme të Shqipërisë, besojmë se na del e qartë: Që Epiri, në një farë mënyre, mund të konsiderohet si djepi i letërsisë shqipe”. Këmbëngulje, nuk do ta quaja, por dëshirë për të tërhequr vemendjen e institucioneve përkatëse dhe profesorëve, specialistëve të fushës që me këto grimca (shenjë jete) të ndihmohen për të vendosur në baza shkencore se, e folura shqipe është gluha e pellazgjisë. Jemi të vetëdijshëm sa shumë shtrëmbërime i janë bërë historisë së kombit tonë jo vetëm në identitet, por kudo. Të gjitha perandoritë, në unison mes tyre, na ndaluan me ligje dhe fermane të mos shkruhej gjuha shqipe, ndërsa fqinjët nuk lanë “gur”pa lëvizur për të ndaluar edhe të folurën e kësaj gjuhe. Janë të njohur heronjtë tanë që kanë dhënë jetën për shkrimin dhe të folurën shqipe, sikundër janë bërë shënjtorë priftërinjtë e kishave të fqinjëve, si dhe disa priftërinj bashkëkombas, të cilët kanë predikuar dhe luftuar kundër të folurës shqipe, duke e cilësuar atë si gjuhën e djallit. Ashtu siç veproi këto ditë edhe një “Hoxhë” në Gjermani, i cili urdhëroi të grisej dhe të hidhej tej flamuri shqiptar, se gjoja qenka flamur i djallit.

Këto fakte dhe shumë të tjera, për kohën që kanë ndodhur, kanë qenë probleme madhore në ruajtjen e kombit. Shumë intelektualë sakrifikuan pasurinë dhe jetën. Ne sot vërtet i kemi të gatëshme, por nuk mundet të harrojmë sakrificat sublime të gjyshërve tanë, detyrim për të vlerësuar përpjekjet e të parëve dhe për ruajtjen e vazhdimësisë dhe sigurinë e etnisë. Kush nuk e kupton, pse neve luftohemi kryesisht në gjuhën dhe prejardhjen, identitetin? Dihet, po të humbasin këto dy zotërime, zhduket etnia e këtij apo atij populli.  Dhe të dy fqinjët tanë historikisht kanë patur dhe kanë këto synime për të na asimiluar dhe zhdukur. Prandaj, duke ditur dhe kujtuar “ndeshjet” e egra të të parëve tanë me pushtuesit e shumtë dhe armiqtë e përbetuar në shekuj kundra nesh, ruhen dhe përsosen arritjet e djeshme dhe sigurohet vazhdimësia. Përpara këtyre rrugëve plot me humnera që ka kaluar ky popull, kërkon të mbahet gjallë vigjilenca, mbrojtja e fortë e gjuhës, traditave, zakoneve dhe të ruhet rreptë identiteti ynë kombëtar.

  • Nëse armiqësitë e vjetra arrihet të gjejnë pendimin dhe faljen, në këndvështrimin tim, është e nevojshme të pranohen dhe të bashkëpunohet, por kjo duhet të realizohet në kushtet e një rezerve dhe vigjilece të pandërprerë për një periudhë të gjatë.
  • Nëse armiqësitë e vjetra, në një formë apo tjetër, shfaqen herë pas here, pavarësisht metamorfozave të ndryshme; shqiptarizma kudo, kurdo dhe me këdo duhet të shkëpusin çdo marrëdhënie. Ndaj tyre, pa mëdyshje, vendoset “kufirin tek thana”.
  • Nëse në rastin e dytë do të ketë kërkesa për “pajtim”, kushdo subjekt i tillë, i huaj apo i gjinisë tonë, do të kthehet mbrapsh. Nëse ai subjekt do të vazhdojë ndërhyrjet, është e qartë se i shërben të keqes, si i tillë, apo të tillë duhen braktisur.- Historiani arbëresh Nikoll Ketta (1747-1803 ) vëren se : «nuk zotëron asnjë shtet tjetër i botës aq shumë monumente të lashta lidhur me emrat, sa Kombi ynë”. Kanë të tilla edhe të tjerët, por mos harrohen edhe graabitjet e bera  gjatë shekujve tek ne.

(Pjesë nga Libri: Të vërtetat historike të tjetërsuara)

Itali, më 25.03.2022

Në kujtim të Heroit të Kombit Idriz Seferi, me rastin e përvjetorit të vdekjes

0

Foto e Idriz Seferit

Gjon KekaNga: Gjon Keka, Vjenë

Idriz Seferi ishte patriot i vërtetë të kombit shqiptar i cili nuk bënte as vëllazëri me armiq otoman e as nuk i trembej syri i shqiponjës kundër armikut serbë e bullgar.

IDRIZ SEFERI – Ekskluzive: Idriz Seferi i kapur nga serbët në vitin 1912 (Foto)

 

Figura dhe heroizmi i Idriz Seferit i pengonte armiqtë, kështu…“dy serbë që shërbenin si oficerë osmanë në Nish, i kishin kërkuar Portës së Lartë që Idriz Seferi të dënohej me vdekje ,sepse ai ishte ‘kryengritës i pandreqshëm” në Moravë’.”(Sh,B,1981)

Por, Idriz Seferi ishte brumosur qysh si i ri i cili e shprehte patriotizmin me këto fjalë:“ Një popull jena , nji gjuhë kena , nji zakon kena, nji tokë kena e veç për këto luftojmë kundër turkut që na ka shkelë e kundër Serbisë e Bullgarisë që po na sillen me na e marrë frymën e shpirtin si shqiptar që jena se nuk duen me pa Shqipni përmi dhe.”(Sh.B.1981)

Edhe sot, figura e Idriz Seferit mbetet simbol i atdhetarisë ,lirisë dhe i mosnënshtrimit ndaj asnjë armiku, e aq më tepër i mosvllazërimit me armiqtë e kombit shqiptar europian.

Pro-shqiptarizmi i Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Anti-Shqiptarizmi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama!

0
 Prof. Dr. Enver BYTYÇI, Tiranë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, sot në samitin e NATO-s në Bruksel ka propozuar që Kosova të bëhet anëtare e Aleancës Atlantike. Në fakt ai e kishte përmendur nevojën që Kosova të bëhet pjesë e aleancës gjatë një vizite në Prishtinë më 25 dhjetor të vitit të kaluar, pra, para tre muajsh. Atë moment kishte reaguar qeveria e Zagrebit, duke u distancuar nga pozicioni i presidentit të vendit të saj. Por atëherë bota dhe Evropa nuk përballeshin me një agresion rus në Ukrainë. Ndërkaq Milanoviç është shprehur disa herë kundër Open Balkan, duke e konsideruar atë të panevojshëm dhe jo funksional, sa kohë që nuk janë pjesë e saj Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Është interesant fakti që presidenti kroat u shpreh në rastin e agresionit rus në Ukrainë se Kroacia do të qëndrojë larg këtij konflikti, duke ushqyer një lloj neutraliteti të vendit të tij. Edhe ndaj kësaj deklarate të para një muaji u distancua qeveria kroate, duke shprehur mospajtimin e saj me pikëpamjen e kreut të shtetit.

Sot sërishmi Milanoviç i drejtohet forumit më të lartë të Aleancës Atlantike me propozimin direkt e pa ekuivok të pranimit të Kosovës si anëtare e kësaj Aleance. Por Milanoviç nuk është aleat i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai është aleat i madh i shqiptarëve, ashtu si edhe qeveria dhe populli kroat. Kurse kryeministri ynë nuk pranon të jetë përkrah tyre. Sot në Bruksel zoti Rama nuk e tha asnjë fjalë në mbështetje të presidentit kroat, Zoran Milanoviç, për Kosovën. Ai as propozoi diçka të tillë në atë samit, as tha ndonjë fjalë miratimi e aq më pak falënderimi ndaj kreut të shtetit kroat.

Kjo ndodh, sepse Edi Rama ka vendosur piketa të tjera në marrëdhëniet e tij me fqinjët. Në vend të një aleance në drejtim të Vjenës prej Tiranës, në Podgoricë, pastaj në Sarajevë e deri në Zagreb, kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur tashmë një aleancë tjetër, në kahje të kundërt, atë nga Tirana në Shkup e në Beograd. Përmes Beogradit më pas shkohet drejt Moskës dhe Minskut, por jo drejt Brukselit, ku kanë qendrën e vet NATO dhe Bashkimi Evropian. Ndërsa përmes Zagrebit shkohet në Vjenë, Berlin e me një trajektore të butë, në Bruksel. Edi Rama ka zgjedhur trajektoren e Lindjes! Punë për të!

“Darka e fshehtë” e Edi Ramës me të vetët …

Megjithatë shqiptarët, edhe pse pragmatikë e të pashpresë për shkak të mungesës së një opozite serioze, nuk e ndjekin dhe nuk do ta ndjekin nga pas një të marrë! Ata janë përcaktuar në integrimet euro-atlantike dhe janë të vendosur të udhëtojnë drejt Brukselit. Krerët e shteteve dhe të qeverive anëtare të NATO-s sot në Bruksel kanë marrë një trokitje të fuqishme në veshët e tyre për Kosovën. Propozimi i Zoran Milanoviç është zë që thërret për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për forcimin e shtetësisë së saj. Heshtja e Edi Ramës është uverturë e politikave dhe diplomacisë diversioniste të Serbisë në Kosovë. Kaq e thjeshtë është të bëhet dallimi midis pro-shqiptarizmit të një presidenti kroat dhe anti-shqiptarizmit të një kryeministri, fatkeqësisht shqiptar!

“Gjuha e trupit” (në këtë rast, e fytyrës), flet më shumë se që flasin fjalët, apo jo?

Sot ditë zie në Kosovë në nderim dhe për kujtim të ish-Sekretares Madeleine Albright

0

Sot do të jetë ditë zie në Kosovë, në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare, raporton Express.

Me vendim të Presidentes Vjosa Osmani, flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Albright, e cila udhëhoqi diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë, konsiderohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që NATO të ndërhynte mbi caqet ushtarake e policore serbe – ndërhyrje kjo që çoi në çlirimin e Kosovës.

Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.

Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.

Madeleine Albright tek përmendorja për të në Prishtinë para disa vitesh.

Lidhja dhe zgjidhja e “qenëve” në Kuvend, pasqyrë reale e “kulturës” politike!

0

Florim Zeqa 

Askush në Kosovë nuk ka pritur që pas lufte të ushqehet me lugë të ‘artë’, por askush nuk e ka menduar që 23 vjet pas luftës Kosova do të sundohet nga antivlerat, nga shqipfolësit, nga injorantët, gjysmanalfabetët dhe kusarët polikë që mendojnë vetëm për xhepat e tyre.

Gjuhë rrugaçërie në Kuvend

Për ata që i kanë përcjellur legjislaturat e pasluftës të Kuvendit të Kosovës, gjithnjë kemi pasur rënje të vazhdueshme të vlerave dhe nivelit të përfaqësimit! Edhe në të kaluarën kemi parë përballje të pozitës dhe opozitës në Kuvend, por asnjëherë nuk na ka rënë të dëgjojmë gjuhë kaq fyese dhe vullgare në mes të përfaqësuesve të popullit!

Gjuha e rrugaçërisë e përdorur në seancat e fundit të kuvendit nga ana e deputetëve, e dëshmon dallimin e vogël dhe të papërfillshëm që ekziston në mes të politikanëve kosovarë, të cilëve u mungon dashuria për shtetin dhe respekti ndaj qytetarëve.

Ndodhë pikërisht kështu, pasi mendjen nuk e kanë tek shteti por tek pushteti, tek pasurimi personal e jo tek interesi i qytetarëve!

Lidhja dhe zgjidhja e “qenëve” në Kuvend nga elitat shtetërore dhe partiake në Kuvend janë pasqyra reale e “kulturës” politike, e degradimit demokratik të vendit tonë, e zavëndësimit të vlerave me antivlera.

Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë ligjvënës dhe demokratik i shtetit është shndërruar në amfiteatër i tragjikomedive kombëtare apo në “teatër kukullash”, ku këto të fundit dirigjohen me telekomandë nga liderët partiak!

Por e keqja bëhet akoma më e madhe kur liderët partiak dirigjohen nga mentorët e tyre politikë nga prapaskenat e dhomave të errëta, kur parlamenti mbushet me analfabetë,  injorantë, dhe servil të liderëve partiak.

Interesi personal e dominon interesin e përgjithshëm

Ballafaqimi i deputetëve në Kuvend për tema me interes të përgjithshëm me gjuhë të pastër, me fakte dhe argumente bindëse, përveqse vlerë e demokracisë, është avancim i të drejtave të drejtave të njeriut, barazisë qytetare dhe meritokracisë në vendin tonë.

Mirëpo për fat të keq, tek ne po ndodhë e kundërta, nga interesi i përgjithshëm po kalohet në interesa personale dhe partiake, me ç’rast instituzioni më i lartë në vend nuk po i ngjet më një parlamenti, por një amfiteatri kukullash ku luhet tragjikomedia më e dhimbshme kombëtare.

Po ndodhë pikërisht kështu për faktin se klasën politike i ndan vetëm pushteti, ndërsa i bashkon korrupsioni, hajnia, kriminaliteti, kontrabanda, nepotizmi, e çka jo tjetër në këtë gjysmështet, me gjysmëpavarësi dhe gjysëmliri!

Nuk e besoj që ka tragjikomedi më të madhe kombëtare sesa ajo kur deputetët me barkun plot i shfrytëzojnë vuajtjet e popullit me barkun gjysëm të zbrazët për llogari personale dhe partiake kundër njëri-tjetrit në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Megjithatë, për dallim prej politikanëve të cilët atdheun e duan më bark, qytetarët atdheun e tyre e duan më zemër dhe më shpirtë, e në veçanti mërgimtarët, të cilët, edhe pse largë në dhe të huaj, gjithnjë mendjen e mbajnë tek vendlindja e tyre, duke u lutur për kthim të shpejtë, të paktën për së vdekuri ta shijojnë aromën e dheut në vendlindjen e tyre.

Këtë shkrim dëshirojë ta përmbylli me një varg të poezisë time “Ëndërra për Atdhe”:

Edhe i vdekur, në varr,

aromën e dheut ta shijoj,

nën erën e blinit të djegur ndër shekuj,

ndoshta shpirtin qetësoj,…!

Ndërroi jetë Madeleine Albright, gruaja që u shpëtoi tiranive fashisto-komuniste

0


Nga Frank Shkreli

Madeleine Albright, e para femër Sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), dhe ish-refugjate e tiranive fashisto-komuniste në fund të Luftës së Dytë Botërore –ndërroi jetë të mërkurën nga kanceri në moshën 84-vjeçare. Zonja Albright kishte lindur në ish-Çekosllovaki.

Në njoftimin e familjes, për kalimin në amshim të Zonjës Albright, ajo u cilësua, ndër të tjera, edhe si “kampione e palodhur e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.” Pas njoftimit se Zonja Albright kishte ndërruar jetë, përfaqësues të politikës amerikane dhe botërore reaguan shpejt për vdekjen e gruas së parë në histori në krye të diplomacisë amerikane, e emëruar në atë post nga Presidenti Bill Clinton, në vitin 1996.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti Bill dhe Hillary Clinton e cilësuan vdekjen e Zonjës Albright si një humbje të madhe për botën. Ish Presidenti Clinton dhe Hillary Clinton thanë se ishin, “thellësisht të hidhëruar”, me kalimin në amshim të Zonjës Albright, me të cilën ata kishin një miqësi prej disa dekadash. “Vdekja e Zonjës Madeleine është një humbje e madhe për botën, në një kohë kur kemi më shumë nevojë për mësimet nga jeta e saj, por jemi të vetdijshëm se trashëgimia e saj do të vazhdojë të lulëzojë nepërmjet studentëve të shumtë, të cilëve ajo u ka dhënë mësim në Universitetin Xhorxhtoun. “Me marrjen fund të Luftës së Ftoftë, ndërsa filloi një periudhë e re ndërvartësie globale, Albright qe bërë zëri i Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe më vonë ajo u emërua në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit (në administratën e Presidentit Bill Clinton), ku ajo shërbeu me një fuqi e bindje pasionante në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, u shprehën Bill dhe Hillary Clinton në deklaratën e tyre me rastin e vdekjes së bashkpuntores dhe mikes së tyre të ngusht, prej shumë vitesh.

Ndërkaq, Presidenti aktual Joe Biden iu referua origjinës së Zonjës Albright, e cila është lindur në Pragë dhe ka ardhur në Shtetet e Bashkuara si refugjate në vitin 1948 pasi komunistët morën fuqinë në atë vend dhe anë e mbanaë Evropës Qëndrore dhe Lindore. “Ajo ishte një emigrante që u arratis nga persekutimet (nazi-komuniste). Ishte një refugjate që kishte nevojë për strehim të sigurt nga kërcënimet dhe frikësimet. Dhe si shumë të tjerë, para dhe pas saj – ajo ishte krenare se ishte Amerikane”, është shprehur Presidenti Joe Biden. Presidenti Biden shtoi se, “bashkpunimi im me Sekretaren Albright gjatë 1990-ave ishte kulmi i karierës time në Senatin e Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit tim në Komisionin e Senatit për Punët e Jashtme…ne ishim bashkpuntorë dhe miqë në punën tonë për të mirëpritur demokracitë e reja të posa çliruara nga komunizmi si anëtare të NATO-s – ashtu edhe në punën tonë për tu ballafaquar me barbarizmat gjenocidale serbe në Ballkan.”

Ndërsa Senatori i Nju Jorkut, Shumer, duke iu referuar jetës së Zonjës Albright si refugjate në Evropën e pas Luftës së dytë Botërore, tha se ajo u arratis, fillimisht, nga “nazizmi dhe (pastaj edhe nga) komunizmi sovjetik”, nënvijoi kryetari i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Çarles Shumer. Duke shtuar se, “ajo mishëronte ëndërren amerikane” dhe e cilësoi atë një “vigane e historisë Amerikane”, që ka frymëzuar gratë dhe vajzat, anë e mbanë botës”, ka thenë me këtë rast Senatori i Nju Jorkut, Z. Chuck Shumer.

Nga refugjate e arratisur nga nazizëm-komunizmit arrijti në maje të diplomacisë botërore. Kreu i pakicës në Senatin amerikan, Senatori republikan, Mitch McConnell, gjithashtu iu referua fëmijërisë së Zonjës Albright si refugjate që u arratis nga tiranitë shtypëse të shekullit të kaluar në Evropë, pasi për fat, ajo “shpëtoi me familjen e saj nga komunizmi sovjetik si vajzë e re, duke arritur nivelet më të larta të shërbimit publik amerikan, “për të drejtuar — një gjysëm shekulli më vonë – politikën udhëheqëse globale të Amerikës”, është shprehur Kryerepublikani i Senatit amerikan. “Nuk ishte e nevojshme që të ndaje me ‘të, të gjitha pikëpamjet politike për të vlerësuar lidershipin e saj të dedikuar ndaj kombit tonë”, ka shkruar, Senatori McConnell. Sekretarja Albright, sipas Senatorit McConnell, e kuptonte mirë faktin se Shtetet e Bashkuara janë një fuqi botërore me interesa por edhe me përgjegjësi globale”, tha ai. Aspektin e saj të jetës si refugjate e arratisur nga tiranitë nazi-komuniste të shekullit të kaluar në Evropë – dhe arritjet saja në krye të diplomacisë amerikane në fund të shekullit të kaluar, e kanë përmendur shumë personalitete amerikane dhe botërore, me rastin e kalimit të saj në amshim, si një aspekt pozitiv që ka ndihmuar atë punën e saj në mbështetjte të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës.

Historia e saj familjare si refugjate nga tiranitë nazi-komuniste të shekullit të kaluar në Evropë, është shumë e ngjashme me shumë prej nesh që kemi ardhur në këtë vend të bekuar për strehim të sigurt nga persekutimet, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për veten dhe familjet tona. Ashtu ka ndodhur edhe me familjen e Zonjës Albright. Babai i saj, një anti-komunist i bindur që nuk mund të pajtohej me komunizmin, kishte vendosur të largohej, në 1948, nga Çekosllovakia për në Shtetet e Bashkuara, ku ai dhe familja e tij, përfshi vajza e vogël Madeleine, kërkuan dhe siguruan strehim politik nga frika se në vendin e tij, babai i saj do të persekutohej nga regjimi komunist për “bindjet e tija të thella në idealet e demokracisë.”

Vet Zonja Albright ka shkruar disa vite më parë (2016) se, “Shtetësia amerikane ka qenë gjëja më e rëndësishme në jetën time”, duke shtuar se, ashtu si të “gjithë refugjatët e tjerë në këtë vend, edhe unë shpresoja për një jetë në siguri, me dinjitet, e që të kisha mundësi të kontriboja diçka për atdheun tim të ri.”

Fatkeqsisht, Evropa po përballet përsëri me forca gjenocidale, si ato kohës rinore të Madelein Albright në Çeki, të kryesuara nga Rusia putiniste, që duan, pikërisht, të çbejnë arritjet politike dhe diplomatike të ndryshimeve të mëdha post-komuniste në Evropë, lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e vendeve. Evropa, përsëri sot po përballet me miliona refugjatë ukrainas, refugjatë siç ishte edhe vet Madeleine Albright para 8 dekadash e sa. Është vështirë të parashikohet se si do përfundojë agresioni barbar i Rusisë kundër Ukrainës dhe sa krime kundër njerëzimit, dhimbje, vrasje e sa miliona refugjatë – siç Madeleine Albright më 1948 — do të shkaktojë më në fund ky agresion i paprovokuar kundër një shteti të lirë e demokratik.

Por ajo që mund të bejmë ne sot në këtë ditë të kalimit në amshim të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright – sidomos shqiptarët, qofshim ata ish-refugjatë të vendosur në Amerikë e gjetkë për arsye të persekutimeve nazi-komuniste të shekullit të kaluar, qofshin sidomos shqiptarë refugjatë të luftës së fundit gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë ne – mund dhe duhet të falënderojmë Zotin që një ish-refugjate nga komunizmi, me origjinë çeke, gjëndej në krye të diplomacisë amerikane në njërën prej periudhave më të vështira të historisë së shqiptarëve: lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim në mendimin tim se përvoja personale dhe familjare e Zonjës Madeleine Albright, si refugjate e arratisur nga komunizmi sovjetik çek në vitin 1948, të ketë luajtur një rol të jetik në politikën amerikane të 23-viteve më parë, në përpjekjet politike, ekonomike dhe ushtarake për të ndaluar krimet kundër njerzimit në Kosovë nga forcat terroriste të Millosheviqit. Në një intervistë të ënjtën me CNN, Hillary Clinton vuri në dukje lidershipin e Zonjës Albright, veçanërisht gjatë konfliktit në Kosovë. Ajo tha se, “Ç’prej fillimit, besoj se Madeleine, më shumë se kushdo tjetër, ishte e bindur se gjëndja e krijuar në Kosovë nga Millosheviqi, përbënte kërcënim ndaj stabilitetit dhe unitetit evropian, si dhe një kërcënim ndaj aleancës transatlantike…por edhe ndaj interesave amerikane”, ka thenë Hillary Clinton për gazetaren Christiana Amanpour në CNN.

Ky fakt është pasqyruar në shumë reagime të ditëve të fundit dhe nga shumë personalitete amerikane dhe botërore– me rastin e kalimit në amshim të Madeleine Albright. Një ndër udhëheqsit botëror ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani e cila u shpreh me këtë rast se “Madeleine Albright na dha shpesë kur shpresë nuk kishim. Ajo u bë zëri dhe arma jonë kur ne nuk kishim as zë, as armë. Ajo përjetoi dhimbjen e popullit tonë sepse ajo vetë ishte e persekutuar në fëmijëri. Kjo është arsyeja që ajo ishte aq e vendosur që të ndalonte gjenocidin serb të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës. Albright mbështeti Kosovën deri në fund dhe kjo është arsyeja që populli i Kosovës do ta kujtojë atë për sa të jetë jeta”, ka thënë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj me rastin e kalimit në amshim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeliane Albright.

Fati i shqiptarëve! “Vështirë të ndodhë që një lider ose lidere të jenë aq të përshtatëshëm dhe të përsosur për periudhën që kanë shëbyer”, siç ishte Madeleine Albright për periudhën që ajo ka shërbyer në krye të diplomacisë amerikane, përfshirë kohën e luftës në Kosovë. Kështu janë shprehur Bill Clinton dhe Hillary Clinton me rastin e kalimit në amshim të ish-refugjatës nga komunizmi sovjetik-çekosllovak dhe nazizmi, e cila pas strehimit të saj prej refugjati politik në Shtetet e Bashkuara, arrijti kulmin e diplomacisë amerikane.

Mirënjohje të përjetëshme Madeleine Albright nga ky ish-refugjat politik shqiptaro-amerikan dhe shumë e shumë të tjerë, si unë në këtë vend të lirë e demokratik – në Amerikën tonë të dashur — që ashtu siç ishte për ju i “pazëvendësueshëm” për lirinë dhe demokracinë në botë, ashtu vazhdon të jetë edhe për miliona njerëz anë e mbanë botës.

CBSNews

Çmenden Vuçiqi , Brnabiqi e Vulini pas shkarkimit të gjykatëses Stevanoviq dhe e kërcënojnë Kosovën, se “Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë”

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është shkarkuar kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Biljana Stevanoviq.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq u shpreh se me vendimin e shefit të Qeverisë së Kosovës, Kurti synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo që janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”, tha ai.

Sot, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Bililjana Stevanoviq.

Një vendim i tillë u bë i ditur në një komunikatë nga kjo instancë e drejtësisë, teksa u tha se suspendimi i saj vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e radhës”.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.
 
“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.
Reagon edhe Bërnabiq: Marrëveshja e Brukselit vdiq sonte
 
“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë po vazhdon.
Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin çdo ditë, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë.
Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha kryeministrja serbe.
Ministri serb i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar pas suspendimit të gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
 
Vulin siç shkruan B92 ka thënë se Serbia është një hap drejt përfshirjes në luftë me Kosovën apo konflikt siç e ka quajtur ai.
 
Tutje ai një shkarkim të tillë e ka konsideruar “provokim të përmasave të mëdha”.
 
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin.
Policia e Kosovës deklarohet për pjesëmarrjen e policëve në takimin me Vuçiq-in
Mbledhja e thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq
Policia e Kosovës ështe deklaruar rreth pjesëmarrjes së drejtorëve të PK-së në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një përgjigje nga PK kanë thënë se rasti është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
 
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se, është përcjellë shkresa njoftuese për këtë çështje tek Inspektorati Policor i Kosovës, për procedurë të mëtutjeshme të veprimit”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
 
Në anën tjetër, nga IPK kanë deklaruar se kanë marrë informacionet dhe është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje.
Vuçiq më 22 mars, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, mbajti një takim me ku të ftuar ishin edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, përkatësisht gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
 
Andaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 24 mars ka marrë vendim për ta suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
Këtë vendim, e ka përshëndetur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
 
Ajo ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 
Reagime nga Serbia
 
Suspendimi i Stevanoviq-it, ka ngjallur reagime të krerëve shtetërorë të Serbisë.
 
Vuçiq, përmes një video të publikuar në “Instagram”, tha se “Kurti ka sulmuar Serbinë”.
 
Reagim pati dhe nga ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
 
Ai tha se “Kurti nuk i do serbët e Kosovës dhe se ai (Kurti) dëshiron luftë”

Suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur më 24 mars, ku u vendos edhe për themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor ndaj Stevanoviqit. Në njoftim u tha se vendimi për suspendim do të jetë në fuqi deri “në një njoftim tjetër”.

Suspendimi i Stevanoviqit vjen pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.

Lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë takim që u mbajt më 22 mars kishte pasur reagime edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kishte argumentuar se veprime të tilla cenojnë integritetin profesional dhe moral të kryetarëve të gjykatave të Kosovës.

“Gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave në Republikën e Kosovës duhet të sillen me integritet të lartë moral dhe profesional. Çdo pjesëmarrje në një takim të tillë e cenon këtë integritet”, kishte thënë Haxhiu.

Radio Evropa e Lirë më 23 mars ka tentuar që të marrë një reagim nga Lilana Stevanoviq, por ajo është përgjigjur se “nuk ka kohë”, ndërkaq më 24 mars ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve të REL-it.

Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët bisedoi për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe serbët e Kosovës, sipas Vuçiq, do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore.

Madeleine Albright, 29 korrik 1999: Kosova, gjithmonë shtëpia juaj

0
Pristina, SERBIA AND MONTENEGRO: Kosovo President, Ibrahim Rugova (R) presents former US secretary of state Madeleine Albright with a diploma, The Golden Medal of Freedom in Pristina, 05 July 2005. Albright urged Kosovo leaders and people to strengthen democracy in the province and respect minority rights. AFP PHOTO/NIKOLA BESEVIC (Photo credit should read NIKOLA BESEVIC/AFP/Getty Images)

 

-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në vizitën e parë historike në Kosovë, vendin e lirë të sapoçliruar, në 29 Korrik 1999: Le të zotohemi se në Kosovë do të ketë një lindje të re të lirisë bazuar në tolerancën, ligjin dhe respektin për çdo jetë njerëzore/

-Së bashku me ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright në Qershor 2019 në Kosovë mori pjesë në festimet  e 20 vjetorit të lirisë e në përurimin e bustit të saj në sheshin me emrin e saj në Prishtinë/

Gazeta DIELLI /DRINI : nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 23 Mars 2022/ Në 29 Korrik 1999 Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, vizitoi për herë të parë Kosovën, vendin e lire të sapoçliruar, pas luftës së përfunduar me dëbimin e forcave serbe e hyrjes shpëtimtare të forcave të NATO-s duke nisur nga 12 Qershori historik 1999.

Pas 20 vitesh, së bashku me ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright në Qershor 2019 në Kosovë mori pjesë në festimet  e 20 vjetorit të lirisë.

Në 12 Qershor 2019, në festimet  e 20 vjetorit të lirisë – hyrjes së forcave të NATO-s,  u bë përurimi i bustit të ish Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Madeleine Albright, në praninë e saj, në sheshin me emrin e saj afër simbolit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Newborn në Prishtinë, në 17 Shkurtin historik 2008.

Në një pllakë-faqe historie të vendosur afër bustit është shkruar mesazhi nga fjala e Sekretares së Shtetit të SHBA të viteve 1997-2001, Madeleine Albright, në vizitën në Prishtinë-Kosovë në 29 Korrik 1999:

“Le të zotohemi se në Kosovë do të ketë një lindje të re të lirisë bazuar në tolerancën, ligjin dhe respektin për çdo jetë njerëzore”.

Për vizitën historike në Kosovë të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Madeleine Albright në 29 Korrik 1999 kam raportuar nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmëve të Shqipërisë.

Nga raportimet që kam bërë në 29 Korrik 1999, që i gjejë sot:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-07-29.ata.html

[11] Albright meets with Thaci and other Kosova Albanian politicians in Prishtine

PRISHTINE, July 29-ATA Correspondent Behlul Jashari reports: Tens of thousands of Albanians gathered in Prishtine today in front of the U.N. and KFORF headquarters to greet U.S. Secretary of State Madeleine Albright.

Albright met with the head of the Kosova interim government, Hashim Thaci, and his cabinet members, as well as with the LDK deputy chairmen.

Albright met earlier with academician Rexhep Qosja, head of the United Democratic Movement, and Hydajet Hyseni, one of the leaders of this party.

Albright arrived at Prishtine airport at 09:15 (local time) and at first met with the KFORF commander, British Lieutenant-General Mike Jackson, and the head of the United Nations administration running Kosova, Bernard Kouchner. /pas/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

[20] We will build a free and democratic Kosova – Albright

PRISHTINE, July 29 (ata) – ATA correspondent in Kosova Behlul Jashari reports: “We will build a free and democratic Kosova,” with tolerance and cooperation among all factors in Kosova, the U.S. Secretary of State, Madeleine Albright, told thousands of citizens gathered in Prishtine from all Kosova.

“Kosova will always be your house and never again will people with guns come in the night. Never again will houses and villages be burned and never again will there be massacres and mass graces,” she said.

She added that Milosevic will respond for his crimes, and voiced the hope that “there will be a birth of freedom based on tolerance, law and respect for human rights.”

In the afternoon, Albright will visit the U.S. sector where she will meet with U.S. officers in Gjilan. The U.S. Secretary of State is also expected to meet with Serb representatives in Kosova. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

ARKIV-5 KORRIK 2005: PRESIDENTI RUGOVA I DORËZOI ISH SEKRETARES AMERIKANE TË SHTETIT, MEDLIN OLLBRAJT, MEDALJEN E ARTË TË LIRISË

PRISHTINË, 5 Korrik 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një solmnitet rasti, sot i dorëzoi ish sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar më 12 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës.

Presidenti Rugova zhvilloi edhe një takim me zonjën Ollbrajt ku bisedoi për gjendjen aktuale në Kosovë.

Presidenti Rugova pasi shprehu kënaqësinë për takimin me zonjën Ollbrajt, e çmoi si mike të madhe të Kosovës dhe të popullit tonë. Duke e falenderuar që sot ndodhet në vendin tonë dhe që ka gjetur kohë të jetë këtu, Presidenti tha se ajo “gjithmonë është e dashur dhe e respektuar”.

Duke folur për takimin, Presidenti Rugova tha se me zonjën Ollbrajt ka biseduar për progresin e Kosovës dhe se e ka njohur me arritjet që janë bërë, për gjendjen e mirë të sigurisë, stabilitetin e përgjithshëm.

“Po punojmë në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme që të hapen bisedat për të ardhmen; punët që i kemi t’i kryejmë dhe natyrisht për të ardhmen, për pavarësinë”, u shpreh Presidenti Rugova, duke insistuar që të njihet sa më shpejt pavarësia nga SHBA-të BE-ja, po sidomos nga SHBA-të. Pavarësia, tha ai, do të hapte perspektiva të reja për të ardhmen e Kosovës, për popullatën e saj të re, duke u angazhuar për një mbrojtje dhe siguri të minoriteteve dhe të grupeve etnike.

“Kemi bërë një progres, por duhet të punojmë më shumë, po me pavarisinë do të bënim edhe më shumë. Unë punoj për këtë çështje, sikur edhe qeveria e grupet politike”.

Në fund duke i shprehur një falenderim të madh ish-sekretares së Shtetit për të gjitha ato që ka bërë për Kosovën, për lirinë e Kosovës, Presidenti tha se pret përkrahjen dhe ndihmën e mëtejshme të zonjës Ollbrajt në këtë fazë të rëndësishme për Kosovën: “Jeni një mike e madhe e Kosovës. Unë kam miqësi permanente me SHBA-të”, tha Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Zonja shprehu kënaqësinë e madhe që sot ndodhet në Kosovë.

“Kosovës i kam kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmoja. Shumë shpesh jam ndjerë edhe e shqetësuar për të. Prandaj sot jam shumë e kënaqur që jam këtu, pikërisht këtë vit që është vendimtar për Kosovën”, u shpreh pas takimit zonja Medllin Ollbrajt.

Ish-sekretarja e Shtetit porositi që në Kosovë duhet të zhvillohet demokracia dhe kërkoi mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave.

“Unë e kam bërë të qartë në mesazhet e mia, ashtu edhe në bisedat me Presidentin se demokracia në Kosovës është shumë e rëndësishme. Unë tash jam shefe e Institutit Nacional Demokratik, i cili i është i përkushtuar në ndërtimin e demokracisë në Kosovë dhe në vende të tjera”, tha zonja Ollbrajt duke thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë një vend shumetnik, ngase, siç tha, kjo e bën atë më të fortë.

Zonja Ollbrajt vlerësoi se është bërë mjaft progres, por duhet të bëhet edhe më shumë, duke premtuar se si qytetare amerikane dhe mike e Kosovës do të bëjë çmos që është e mundur që ta ndihmojë Kosovën edhe në këtë fazë.

“Të gjithë duan t’ju ndihmojnë. Unë nuk i përfaqësoj SHBA të zyrtarisht, por po flas si një qytetare amerikane dhe, shpresoj, si një mike e këtij vendi, do të bëj çdo gjë që t’ju ndihmojmë dhe, sepse ky vit është vendimtar për Kosovën”, theksoi zonja Ollbrajt.

 

Kosovë: Newborn , Prishtinë. Foto-Behlul Jashari

Përshpirtëria e Nënës Tereze

0

Don Lush GJERGJI

(25 – vjetori i vdekjes)
JEZUSI DHE FËMIJTË
“Lini të fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni, sepse atyre u përket Mbretëria e Hyjit. Përnjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija i vogël, nuk do të hyjë në të.”
(Mk 10, 14-15)
“Nëse sot, ka kaq shumë vuajtje në botë, kaq shumë dhembje, sepse fëmija ende i palindur, fëmija i pafajshëm dhe i pambrojtur, dëbohet, anashkalohet, pengohet…Fëmija është dhurata më e madhe e Zotit, familjes, kombit, botës; fëmija është jeta e Zotit, i krijuar për gjëra të mëdha, në përngjasim të Hyjit, për të dashur dhe për të qenë i dashur.”
(Nëna Tereze)
Jezusi, së shpejti ishte i nderuar dhe i dashur nga njerëzit. Vazhdimisht ishte i rrethuar me popull, të sëmurë, të djallosur, miq, gra, shpesh edhe me fëmijë. Ishte i përzemërt me të gjithë, sidomos me fëmijë: i përqafonte, i afronte, bisedonte me ta dhe i donte.
Ky qëndrim, apostujve u dukej sadopak i çuditshëm, si diçka jo serioze dhe e padenjë, si humbje kohe, apo si diçka që do të mund ta komprometonte Mësuesin, apostujt, tërë misionin e tyre.
“Ia sillnin fëmijët që të vinte dorën mbi ta, por nxënësit ua ndalonin. Jezusi, kur i pa, i erdhi keq dhe u tha: “Lini fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni; sepse atyre u përket Mbretëria e Hyjit! Përnjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija i vogël, nuk do të hyjë në të.”
Atëherë i mori fëmijët ngrykë dhe i bekoi duke vënë duart mbi ta.”  (Mk 10, 13-16)
Jezusi, jo vetëm i donte fëmijët, por kishte bërë edhe më shumë, duke propozuar qëndrimin e fëmijëve si kusht  për hyrje në Mbretërinë e Hyjit, pra, për shëlbim për të gjithë. Shprehja “porsi fëmija i vogël”  në këtë rast domethënë mbi të gjitha pafajësia, thjeshtësia, sinqeriteti, çiltëria, mirësia, natyrshmëria.
Në një rast tjetër, Jezusi i kishte befasuar edhe më tepër nxënësit e tij, publikun, mbarë popullin që ishin përreth tij, por edhe armiqtë e tij, me një gjest edhe më të “bujshëm.” Duke dashur të përgjigjej në pyetje të nxënësve: kush është më i madh në Mbretërinë e Hyjit, Ai bëri kështu: “Thirri një fëmijë, e vuri para tyre e u tha: “Përnjëmend po ju them: nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.” (Mt 18, 2-3)
Me këtë sjellje kaq befasuese, do të thosha gjeniale, Jezusi ka çmuar atë që ishte e nënçmuar, fëmijën, duke vlerësuar atë që kishte pak vlerë, thjeshtësinë e fëmijës, ishte identifikuar me fëmijë, duke treguar kështu rrugën – horizontin tërësisht të ri për jetë, për Mbretërinë e Hyjit.
Fatkeqësisht edhe sot në shumë vende dhe shoqëri fëmija konsiderohet si barrë, peshë, “i tepërt”, pengesë për të jetuar dhe shijuar jetën, punën, fitimin, për të qenë të lirë dhe të pavarur, pa brenga dhe shqetësime. Shoqëria industriale dhe pas-industriale mbëshetet mbi disa “vlera”  që fyejnë, lëndojnë, dëbojnë, vrasin jetën e re, fëmijën, nëpërmjet abortit – dështimit; anëson të moshuarit nga familja duke i strehuar në vende të paracaktuara për ata… Pëlqehet vetëm pjesa më e mirë e jetës, rinia dhe pjekuria, dhe kërkohet eliminimi i lindjeve dhe fëmijëve, si dhe anësimi dhe largimi e pleqve.
Kemi arritura absurdin e egoizmit që vret dhe rrënon çdo gjë që nuk është në shërbim të kënaqësisë, pasurisë, mirëqenies, dëfrimit, argëtimit… Kështu, jeta “seleksionohet”, copëtohet, në disa raste fatkeqësisht edhe keqtrajtohet dhe rrënohet. Dhuna e tillë shkon kundër atyre që janë të pafajshëm dhe të pambrojtur: fëmijët dhe të moshuarit, dhe dëshmon frikën nga jeta dhe nga vdekja!
Nëna Tereze, me rastin e pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe në Oslo, më 10 dhjetor 1979, ndër të tjera tha: “Dështimi është rreziku më i madh për paqe. Mendoj që asnjë dorë njerëzore nuk do të duhej ta vriste jetën. Çdo jetë është jeta e Zotit në ne. Edhe fëmija i palindur,  e ka në vetvete jetën e Zotit. S’kemi kurrfarë të drejte ta rrënojmë këtë jetë me çfarëdo mjeti që mund të përdorim ne… Fëmija është gjithmonë dhuratë e Zotit…”
Absurdi është edhe më i madh: në vendet materialisht të pasura më shumë praktikohet dështimi. “Për mua, nëse lejohet dështimi në vendet e pasura, që kanë të gjitha mjetet dhe pasuritë që mund të sigurohen me para, këto shtete janë të varfëritë ndër më të varfër… Shumë fëmijë sot janë të padëshiruar, të padashur… Gjëra e mrekullueshme  është që fëmija ka arritur t’i ikë vdekjes nëpërmjet duarve të prindërve të vet, kur ata e kanë pranuar… Kjo është një ndër veçoritë e mrekullueshme të popullit tonë, gatishmëria për t’i pranuar fëmijët, për t’i birësuar dhe dhuruar atyre një vatër dhe dashuri për fëmijët e padëshiruar, Krishtit në trajtën e këtyre fëmijëve.” (Nëna Tereze)
Sot, bota e të pasurve rrezikon vetëshkatërrimin, për shkak të dështimit, luftës kundër jetës dhe dashurisë, martesës, familjes, jetës së shfrenuar dhe të pamoralshme.
“Fëmijëve dhe të sëmurëve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë të vetmuar, dhurojuni buzëqeshjen tuaj: jo vetëm vëmendjen tuaj, por edhe zemrën tuaj… Është shumë gjë e veçantë që Zoti ka zgjedhur një fëmijë ende të palindur për ta dëshmuar para të gjithëve ardhjen e Jezusit; por është shumë e dhimbshme të mendojmë për shumë fëmijë të palindur, sot, me vullnetin e prindërve të tyre… Rreziku më i madh për paqe është dështimi, sepse nëse mund ta shkatërrojmë jetën që e dhuron Zoti, dhe nëse nëna mund të bëhet vrastare e fëmijëve të saj, çka të themi atëherë për vrasjet tjera, luftërat në botë? Sot njerëzit nuk e duan më njëri-tjetrin, dhe shi këtu është zanafilla e rrezikut për paqe. Dështimi është nisja e të këqijave në botë.” (Nëna Tereze)
Të kthehemi në pikënisjen tonë. Jezusi kërkon që të jemi së fëmijët dhe ta pranojmë çdo fëmijë sikur të ishte vetë Ai! Ky është parakushti i Mbretërisë së Hyjit, pra, i shëlbimit tonë. Si mund të pranohet Jezusi Foshnje, nëse nuk pranohet fryti i dashurisë, jeta e re, ajo e fëmijëve ende të palindur?
Shterpësia e jetës, dështimi, pa dyshim, është edhe shterpësia e dashurisë, fesë-ose është pasojë e mungesës së tyre. Zoti na ka krijuar për të qenë bartësit e jetës, dashurisë, gëzimit, haresë, lumturisë, për të qenë shenjë të pranisë së tij në botë. Kush është burim i vdekjes nëpërmjet dështimit, ose anësimit të të moshuarve, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dëshmitar i JETËS – JEZUSIT, sepse është pjesë e Herodit, djallit, e jo Zotit.
Nëpërmjet qëndrimit ndaj jetës vërtetojmë qëndrimin ndaj fesë, marrëdhënien me Zotin dhe me të afërmin.
“Ka uri për bukën e përditshme, për mirësi, dashuri, për jetë dhe për kujdes. Sot kjo varfëri e madhe i mundon shumë njerëz…O Zot, na jep këtë hir që të ndërpritet vrasja e fëmijëve në kraharorin e nënave në botë. Virgjëra  tejet e Shenjtë, ti që e ke pranuar me aq dashuri Jezusin, ndihmo dhe mbro të gjitha nënat e botës nga mëkati i dështimit.” (Nëna Tereze)
Disa statistika: sot janë në botë më se 6000 motra Misionare të Dashurisë, në më se 130 shtete. Në Itali janë 129 murgesha në 18 bashkësi rregulltare. Sipas disa studiuesve dhe kronistëve Nëna Tereze është kujdesur për 160. 000 fëmijë të varfër, bonjakë apo të rrezikuar nga aborti – dështimi.
Disa thënie të Nënës Tereze për fëmijë dhe jetë:
“Fëmijët janë dhurata më e bukur e Zotit…
Nëse do ta ndërrosh botën, shko në shtëpi tënde dhe duaje atë, sidomos fëmijët.
Jepe pjesën më të mirë të vetvetes – dashurinë.
Fëmija është bekimi i provanisë së Zotit dhe dhurata më e bukur për familje.
Fëmija nuk shikon me sy por me zemër. Ata na mësojnë artin e  pafajësisë dhe dashurisë.
Kur nuk ke asgjë jep gjithçka, vetveten.
Përvujtëria është fillimi i shenjtërisë
Sëmundja më e keqe është mungesa e dashurisë.”

 

Prishtinë, 23 mars 2022 – Radio Maria – Kosovë