Kreu Blog Faqe 1366

Shefqet Dibrani, krijues e kritik letrar

0

Musa JUPOLLI, shkrimtar

Kur flasim për kritikën letrare mund të themi se është edhe “zanatë” arti i të bukurës për të bukurën, vërtetësia e krijuesit letrar, ku lexuesi e merr si pasqyrë analizën që i bëhet veprës. Diskurs teorik i bazuar në teorinë e literaturës, sa edhe zbërthimin e një vepre letrare që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, gjykimi që i sjellë librit në duar të Shefqet Dibranit na bënë të njohur argumentin, objektivitetin, thelbin e temës, stilit, formës dhe mesazhit!

Në teorinë e kritikës nuk mund të themi se kritika është literaturë, por diskurs që përcakton (thuhet) për literaturën. Në rastin e Shefqet Dibranit i kemi që të dyja: Krijues dhe kritik letrar, ku artin e letrave e pasuron dhe është komplimentative që elementet e refleksionit për veprën ndriçojnë dhe i japin vendin që meriton.

Kritika letrare, a mund të quhet vepër letrare?

Mu nga kjo kritika quhet Kritikë letrare, pra mund të themi se (+) është çelës i vlerave letrare! Shefqet Dibrani në kritikën e tij përcakton edhe më mirë, parë se edhe vetë është krijues, veç analizës jep mendimin e vet, kështu që i afrohet lexuesit duke i hapur “rrugë” ndriçuese për veprën në lexim. Problemi te ne është se kemi mangësi në këtë çështje, kemi krtik të mirë po jo të mjafteshëm.

Ta marrim Prend N. Buzhala, kritika e tij rreth veprës ka dozë aq të ndjeshme, ndihet afiniteti letrar, thuajse është duke biseduar drejtëpersëdrejti me autorin, këto dy paralele pasurojnë filozofinë e kritikës letrare, kulturë që ia kemi lakminë! Në anën tjetër “deviza“, e një vepre në analizën që i jep Shefqet Dibrani ka qëndrim filozofik që përcakton vlerën, çka bindemi se vepra është lexuar me pasion.

Kur veprës i jep dritë, do të thotë shtëllisë të menduarit kritik dhe i kundërvihet paragjykimit. Në atë sa kam arrirë ta lexoj kritikën e Shefqet Dibranit ka një dy luftim të hapur mbretëror, principin që të lejohet kundërshtimi, dhe në asnjë mënyrë ndarjen apo përçarjen me pretekst se ideja qëndron dhe filozofia e vlerësimit mos të jetë shkas për dhe kundër që të dëmtohet vepra, aty ku kritika është objektive, dhe subjektivitetin e njeh me një me shtesë të një metafore që zbusin ndikimin qoftë ai për inate apo nga kryelartësia! Kjo kulturë e kritikës letrare të Dibrani ka emër, e përsëris se është vetë krijues, pra kemi të bëjmë me një kritik të kulturës letrare të një urtësie mjeshtërore që rrallë e hasim, dhe mu nga kjo e kemi atë “shtytjen” letrare, që është jo vetëm eksperiencë por studim gjeo-kritkë, sikur t‘ishte një studim psikanalize!

Shpesh poetet sjellin “paragjykime në vargjet e tyre” me mesazhet që ata i vlerësojnë, këtu kritika ka të bëjë pikërisht me analizë psiko-filozofi në zbërthim, dhe kjo (prirje) sipas kritikut mund të thuhet se më shumë është zë i lartë se literaturë e vlerës. Shefqet Dibrani këtë teori nuk e përfillë, ai i përket një filozofie që teoria e analizës se një vepre është prodhim i dijes mbi dhe për artin letrar, mu si kronikë historike me simbiologjinë e artit, ku edhe i jepet temës jetë!

Polarizimi mes krijuesit dhe kritikut a është dogmë apo devizë artistike?

Renditja poetike, elementet mes reales dhe imagjinatës, vendi dhe mesazhi i metaforës, ajo “mes rreshtave” thuhej dikur e kam fijen në shoqërinë tonë, çastet historike në kontekst me krijuesin, forma dhe stili, ndikimet, literatura në mërgim e sa e sa çështje tjera që donë zbërthim në shoqërinë tonë, n‘anën tjetër nuk kemi pas as “fatin” e as mundësinë të jemi “krijues oborresh” po “të përshtatshëm me sistemin ideologjik” pa dyshim, këtu kritika ka “guxim”, kjo “modë “ e plagosmë për shoqërinë tonë e tema tjera që kritika i vë në pasqyrë në mënyrë teatrale dhe që e pasurojnë gjithë artin e letrave të bukura!

 Morali vepra dhe kritika!

Teoria e mospëlqimit, mendimi në mos zhgënjim, arsyes, përgatitja e një vepre, e një përmbledhje poetike, ese e tregime, arti i kritikës i vë në shkallë të meritës, në pajtim me urtësinë e artit. E, sipas etimologjisë kritika përmban në vete gjykimin.

Çdo krijues, shkrimtar a poet e rishkruan historinë letrare, hedh themelet sipas traditës, paraqet vizionin e tij, peripecitë, mu si një tablo arti të kompletuar me figura që imagjinohen apo edhe ato që janë reale duke i m’veshur sa më bukur personazhet, qofshin ato negative (që do një mund tepër më të madh) dhe tjera figura që e lirojnë rrafshin e letrave në rrjedhë më të këndshme, këtu Shefqet Dibarni nuk është i mbushur me negativizmat e si karakteristikë e njëanshme që ndodhë bukur shpesh në shoqërinë tonë, apo Dibrani është më “selektiv” në lexim të krijuesve që ai i zgjedhë!

Shefqet Dibrani e ka këtë kulturë, pra nuk është diakronik po sinokronik, sinokronizëm me kohën, me histori moderne në kohë të duhur, në kohë që nuk pret se vonesa në letrat shqipe ka qenë dhe si duket prapë çalon nga ndikime ideo-besime që dëmtojnë jo vetëm artin, të kaluarën, të tashmen po dhe lënë pasoja për t‘ardhmen!

Ne ta vlerësojmë me: Kjo është literaturë në “martesë “ që vepra të jetësohet!

Një vepër është në jetë deri sa lektorët e saj, estetika e perceptimit jetësohet nga jo mediokritet po nga lektor, këtu kritika ka rolin kyç që veprës t’i jap jetë me kulturë letrare! Përderisa shkruajmë nuk jemi të trishtuar, shkrimtarët kanë “aksin” e tyre mes dy botëve apo edhe më shumë, epokë moderne, epokë reale, apo imagjinatë që ta pasurojnë veprën sa më bukur sa më ngadhënjyese e që kritika ta vë atë në udhëtim të këndshëm për në duar të lexuesit, ndaj Dibrani do të na këshillonte që të shkruajmë mirë që t’i jepet mundësi kritikës ta thotë fjalën e vet që i takon dhe që e ngritë artin dhe emrin e tyre!

Ta marrim kronologjinë e autorëve tanë: Klasik jo të mjaftueshëm, rilindës të frytshëm ani se pak me vonesë, modern e post-modern më të rrallë, po në udhëtim të duhur që të zënët hapi ynë parë se jemi paksa në vonesë!

Besoj se Prend Buzhala, Shefqet Dibrani e të tjerë që kritikën e kanë tashmë “mjeshtri” do të pajtohen me mua nëse them se është kohë e ngutshme që të kemi studime universitare rreth kritikës si lëmi në vete, po pse jo edhe “shkencë” nëse më lejohet, kështu që botuesit tanë në Dardani, Shqipëri e vende tjera ku botohen veprat e autorëve tanë të mirën në shqyrtim dhe të jenë në takim me vlerat e letrave të bukura!

Në kontekstin e “krizës” teorike, kritikës, studimeve letrare, krijuesit ndihen më të vetmuar dhe se puna e tyre nuk ka mbështetje as materialisht as edhe për njohje të mjaftueshme, kjo që tash e sa vjet e them se horizontet e metodologjisë që të hapet një kapitull i ri ku studiuesit e letërsisë dhe kritikës ta thonë fjalën dhe vlerësimin për botim të veprave, e mos të biem në grackë vetëm se arrimë t’i botojmë pa asnjë kriter letrar!

Nuk e kuptoj pse Shtëpitë Botuese (ndoshta jo të gjitha) nuk punojnë në këtë drejtim, pse ata nuk i kanë redaktorët e vet, dhe pse autorët duhet ta paguajnë librin dhe ai libër mos të jetë në asnjë librari, në bibliotekat e shkollave në fshatra dhe qytete?

Ku është Akademia e Prishtinës, ajo e Tiranës që nuk dukën në këto tema, për artin dhe kulturën kombëtare?

Paris, 15.03.2022.

Burimi: Musa Jupolli, Facebock: https://www.facebook.com/photo?fbid=10227147050130204&set=a.1577291600294

Në doktrinën ushtarake ruse, civilët janë objektiva legjitime

Ushtarët rusë pushojnë pas sulmeve në Grozny në shkurt 2000. Foto: DMITRY BELYAKOV/AP/NTB

Lufta brutale e Rusisë u zhvillua në Çeçeni.

Lufta në Ukrainë
Aage Borchgrevink
Komiteti Norvegjez i Helsinkit
Shefi i Shtabit Valery Gerasimov është njeriu që do të modernizonte ushtrinë ruse. Miliarda rubla nafte u përdorën për të zhvilluar armë të reja, ndërsa ushtria u zvogëlua dhe u profesionalizua. Taktikat dhe teknologjia e re, sipas doktrinës Gerasimov, duhet t’i mundësojnë ushtrisë të kryejë operacione të avancuara në të cilat degët e armëve bashkëpunonin pa probleme.
 
Civilët një qëllim më vete?
Realiteti ishte ndryshe. Automjetet mbeten të bllokuara në tokë, ndërsa forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha. Bota po shikon me tmerr se si Rusia bombardon qytetet e Ukrainës. Rrethimi i Mariupolit duket të jetë një krim lufte me përmasa të mëdha. Civilët nuk janë vetëm viktima të sulmeve arbitrare. Shpesh duket sikur janë qëllime në vetvete.
 
Si mund të sillet një nga makineritë më të avancuara të luftës në botë si një mercenar mesjetar?
Një ushtar rus ruan robërit në Komsomolskoye më 22 mars 2000. Foto: AP/NTB
Çeçenia ishte lufta e parë e Gerasimov. Pas disa muajsh luftimesh të ashpra, shumë luftëtarë çeçenë ishin tërhequr në Komsomolskoye, rrëzë maleve të Kaukazit. Gerasimov udhëhoqi forcat që sulmuan fshatin në dimrin e vitit 2000, ku kishte edhe disa mijëra civilë.
 
Në vend që të përpiqeshin të kursenin popullsinë civile, siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar i luftës, forcat ruse i përdorën ato si mburoja alternative dhe pengje gjatë tre javëve të betejës. Në praktikë, ata ishin një mjet në luftën e Gerasimov.

Valerij Gerasimov (i dyti nga e djathta) me Vladimir Putin në vitin 2017. Foto: MICHAEL KLIMENTYEV / REUTERS

Mëngjesin e 4 marsit 2000, helikopterët rusë qëndronin mbi shtëpitë e fshatit ku qëndronte popullata civile. Nga ky pozicion, ata qëlluan mbi pozicionet çeçene në pyjet jashtë fshatit. Komandantët ndoshta supozuan se çeçenët nuk do të qëllonin kundër nga frika se mos goditnin popullsinë civile. Kur popullata civile tentoi të ikte, ata u ndaluan nga ushtarët rusë. Përdorimi i civilëve si mburoja është një krim lufte.

Mëngjesin e 5 marsit shpërthyen luftime të ashpra. Në panik, një grup civilësh tentuan të largoheshin, por u qëlluan nga ushtarë dhe helikopterë. Shumë u plagosën ose u vranë. Dëshmitë dhe hetimet nga grupet lokale të të drejtave të njeriut tregojnë se autorët ishin ushtarë rusë. Qëllimi përsëri duket se është nevoja për mburoja njerëzore.
 
Bomba dhe predha artilerie goditën pjesën jugore të fshatit, ku fshiheshin shumë civilë. Trupat u gjetën më vonë në rrënoja. Në mesin e 30 të vrarëve kishte shumë fëmijë. Vetëm ushtria ruse kishte akses në armët e rënda të përdorura në këtë sulm vdekjeprurës.
 
Njerëzit që u përpoqën të iknin u ndaluan përsëri nga ushtarët rusë dhe u kthyen. Në luftimet e rënda që pasuan, rusët përdorën bateri raketash me fuqi të madhe shpërthyese. Të mbijetuarit treguan se si u përpoqën të gjenin strehë ndërsa toka dridhej dhe fëmijët qanin. Ata ishin pa ushqim dhe pothuajse pa ujë për disa ditë. Më 8 mars, ata u granatuan përsëri nga ushtarët rusë. Katër persona u plagosën.
Gjatë rrethimit, të paktën gjashtë burra në fshat u arrestuan nga forcat ruse. Dy u gjetën më vonë të vdekur. Të tjerët janë midis rreth 6,000 të zhdukurve në Çeçeni. Shumica besohet se janë vrarë. Vetëm më 9 mars popullata e prekur u evakuua me ndihmën e Kryqit të Kuq. Luftëtarët çeçenë të dorëzuar u ekzekutuan me një mënyrë maskruese.
 
Meqenëse shumë nga civilët u zhvendosën brenda vendit dhe shumë u hodhën në erë nga granatimet, është e paqartë se sa prej tyre vdiqën. Më shumë se 600 trupa u varrosën pas luftimeve dhe grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se gjysma mund të kenë qenë civilë.
 
Çfarë e bënë Rusinë të ndryshme nga të tjerët
Në të gjitha luftërat kryhen krime lufte. Oficerët dhe ushtarët amerikanë dhe britanikë kanë kryer mizori në Irak dhe Afganistan, bombat e NATO-s kanë goditur objektiva civilë dhe kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

Ushtarët rusë në Grozny më 7 shkurt 2000. Foto: REUTERS/NTB

Ajo që e bën ushtrinë ruse cilësisht të ndryshme nga ushtritë e tjera të avancuara, pasqyrohet në vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në rastin e Isayeva kundër Rusisë, e cila merret me sulmet ruse ndaj civilëve çeçenë në dimrin e vitit 2000, verdikti vuri në dukje se lufta ilegale ishte autorizuar në Manualin në terren të Ushtrisë Ruse.

Doracaku përshkruante rregullat për oficerët në luftime dhe u përhap për hir të ligjit ndërkombëtar të luftës. Ai hapi përdorimin e popullatës civile si mjet lufte duke thirrur në “turpin” për oficerët në fusha që nuk shfrytëzuan çdo mundësi për të fituar:
 
Turp për komandantin që nga frika e përgjegjësisë nuk arrin të veprojë dhe të mos përdorë të gjitha forcat, masat dhe mundësitë e disponueshme për të fituar në fushën e betejës.
 
Ky seksion u përdor nga Rusia për të justifikuar sulmet ndaj objektivave civile. Gjykata vuri në dukje se rregulli është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por ka pak indikacione se Rusia ka ndryshuar praktikën e saj. Sot, doracaku është një dokument sekret. Abuzimi vazhdon si më parë.
Mësimi që Putin dhe Gerasimov mësuan në Çeçeni është se ka mosndëshkim për abuzim. Lufta nuk pati pasoja përveç promovimeve dhe popullaritetit. Ky mosndëshkim ka nxitur luftëra të reja: Gjeorgji, Ukrainë, Siri, si dhe ndërhyrje ushtarake në një numër vendesh në Afrikë.
Vetëm një opsion
Nëse këto krime serike do të ndalen dhe doktrina e paligjshme ushtarake ruse do të hidhet poshtë, ka vetëm një rrugë për të shkuar: Valery Gerasimov dhe Vladimir Putin duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre në një zgjidhje të madhe gjyqësore ndërkombëtare.
 
Sipas ekspertit norvegjez të së drejtës ndërkombëtare Terje Einarsen, është plotësisht e mundur që Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë të hetojë Rusinë për një krim agresioni kundër Ukrainës. Atëherë hetimi do të jetë në gjendje të fokusohet tek drejtuesit me përgjegjësinë më të madhe që në fillim.
______
Kronikë (Aftenposten, Oslo)

Frymëzime poetike të veprimtarit Sami R. Dërmaku

0

Prof. Demë JASHARI, Zvicër

FRYMËZIMET POETIKE TË NJË VEPRIMTARI

Meditim rreth librit me poezi «TË NDRITURIT» të autorit Sami R. Dërmaku, Prishtinë 2021.

Sami Dërmakun e kam takuar në Zvicër në gusht 1989 edhe pse për të, veçmas për veprimtarinë e vendosmërinë, qëndresën dhe pathyeshmërinë e tij përballë strukturave të UDB-së kisha ndëgjuar edhe më heret. Nga ky moment, për një kohë të gjatë, me Samiun kemi bashkvepruar në organizime të ndryshme të veprimit për Kosovën dhe kemi mbetur në miqësi të pa cënuar.

E njihja Samiun si ish i burgosur për ideale kombëtare, e njihja poashtu edhe për grevat e urisë nëpër burgjet serbojugosllave, e njihja edhe për guximin dhe vendosmërinë e veprimit, për vrullin dhe energjinë e pashterrshme vepruese; kështu pra e njihja edhe si autor e hartues të shumë komunikatave, elaborimeve programore, artikujve e shumë shkrimeve të angazhuara kombtarisht…

Në gusht 1989, me rekomandim të veprimtarit kombëtar Sabri Novosella, në kuadër të «Grupi Patriotik Revolucionar» fillova të bashkëpunoj më ngjeshur dhe shumë intensivisht me Samiun, i cili, deri me kyçjen time në grup, ishte redaktor dhe përgjegjës për komunikim me publikun – përgjegjësi të cilën pastaj ma kaloi mua. Ky angazhim, pos tjerash, na mundësoi që të bashkpunonim e të bashkvepronim edhe më ngusht. Materialet për botimin e tre numrave të organit të grupit i kishim të gatshme, të redaktuara e të përgatitura për publikim.

Në vjeshtë të po atij viti, nga personalitete të angazhuara në Kosovë dhe në mërgatë, morëm udhëzimet që të angazhoheshim dhe përkrahnim me gjithë fuqinë tonë nismën e re dhe forcën e re të qëndresës dhe përpjekjeve për liri që po bëhej gati të dilte hapur në Kosovë.

Kështu edhe vepruam duke bërë që grupi ynë, me Sami Dërmakun, Hafiz Gagicën (i cili nga Gjermania për të marrë pjesë në takimet vinte gjithnjë i shoqëruar me Rifat Jasharin), Shaip Latifin, Nazmi Pecin, Elmaz Ademin, Imer Berishën, Januz Mustafën, Demë Mustafën, poashtu edhe një shok i Demë Mustafës – me sa di quhej Hasan Mula, (por emri i të cilit nuk jam i sigurt se po më kujtohet) dhe unë Demë Jashari e mëpastaj edhe Naim Maloku me disa veprimtarë të shoqatës «MIGJENI» të Lubjanës, si Fadil Demiri e Shefqet Cakiqi, të jemi bërthama e parë fillestare për nismën e themelimit të LDK-së në Zvicër e Gjermani dhe shërbyem edhe si model i formës organizative dhe vepruese edhe në shtetet tjera të Europës Perëndimore e më gjërë.

FRYMËZIMET POETIKE TË SAMI DËRMAKTUT

Samiu ka shkruar poezi edhe më heret por, mua më ka rastisur të lexoj ndonjë strofë apo poezi të tij vetëm nga koha e njohjes fizike me të. Tash më ra në dorë përmbledhja e tij poetike «TË NDRITURIT» me redaktor Kadri Rexhën dhe recenzentë Sylejman Dërmakun e Shefqet Dibranin.

Për mua ishte një befasi shumë e këndshme sepse kisha në dorë një përmbledhje të mikut e bashkëveprimtarit. Përjetova gëzim të madh edhe për faktin se Sami Dërmaku paska sendërtuar dëshirën dhe ëndrrën e vet jetësore për të shpalosur e përmbledhur në letër ndjenjat dhe frymëzimet e bartura me vite e dekada, thurje e vrulle poetike për shokët e veprimtarisë kombëtare, për shokët e burgjeve dhe heronjt e Kosovës.

Vargu dhe poezia e Samiut, shihet mirërëfilli se nuk janë vargje e poezi të një pende të skalitur të këtij lloji letrar, nuk janë të latuara e të lëmuara, ato kryekput janë shprehje përplot ndjenja kulmore, përplot përjetime – pra janë vargje që dalin nga zemra dhe thellësia e shpirtit. Si të këtilla, këto edhe e kanë fuqinë shprehëse krejt të natyrshme, burimore e të pastër si loti dhe dalin si shpërthim frymëzimesh krejt të çiltërta si vet zemra e shpirti i autorit.Në këtë mënyrë dhe formë shprehëse vargu dhe poezia e Samiut kanë kuptim dhe mezash konkret, fuqizohen më shumë, janë më rënkues, më luftarak, më sublim e shpërthyes njkohësisht.

ARTI POETIK DHE MOTIVET

 Pa u thelluar në trajtim përcaktues teorik letrar, them se poezia e Samiut është një lloj proze poetike, është rrëfim poetik përplot ngjarje historike dhe personazhe të cilët i përgatitën, i krijuan dhe i udhëhoqën këto ngjarje. Përmbledhja fillon me poezinë kushtuar Simbolit të Qëndresës Adem Demaçit, të cilin autori e vlerëson shumë lart duke e quajtur Promete, duke e identifikuar me qëndresën, me angazhimin dhe përkushtimin kolektiv dhe sakrificën për liri e bashkim kombëtar. Autori vazhdon me vargjet e rrjedhëshme për Tribunin, martirin e heroin Metush Krasniqi, vargje këto që mund të konsiderohen si betim, jo vetëm i Samiut:

“O mësues i dashur farën e lirisë mbolle

Dhe ne bijtë e shqipes do ta rrisim prore

Amanetin tënd do ta çojmë në vend

Për lirinë e Kosovës deri në fitore”

Në këtë frymë është edhe poezia “Për flamur e për liri” kushtuar mësuesit të popullit dhe të lirisë Fazli Grajçevci, i cili u vra në burg nga torturat e UDB-së dhe që në popull identifikohet me flamurin për të cilin e dha jetën.

 “Nga dhuna në burg nuk u dorëzove

Për vdekje të kanë torturuar

Se për liri e flamur ti luftove

Okupatorin nga vatra për ta dëbuar”

Poezia kushtuar Rexhep Malës është vijim i ciklit përkushtues e rrëfyes për shokun dhe bashkëveprimtarin, i cili, bashkë me Nuhi Berishën, bëri një qëndresë heroike të armatosur kundër milicisë serbojugosllave. Të dytë ranë heroikisht në altarin e lirisë. Rexhep Malën Samiu e krahason me yllin në errësirë i cili shkon në përjetësi.

“Kosovë trime

Yjet tu në qiell

Fanar drite në errësirë

Qirinj në festa

Ylber në të reshura”

Dhe pastaj poeti shpërthen në ndjenja personale përplot emocione dhe pikllim :

 “Vjershën e parë në jetën time

Po shkruaj për ty or vëlla or shok

Përplot mbresa e kujtime

Zemra po më grihet po më bëhet copë”

Një ode ua thurë edhe prindërve të Rexhep Malës. Po në këtë frymë është edhe poezia kushtuar Isa kastratit, shokut të orgnizimeve, të rezistencës dhe vuajtjeve:

“Çka të pyes kur më s’të kemi

Të debatojmë shtruar me urtësi

Për gjuhësi, letërsi e filozofi

Për shkencë e letërsi

Për ideale për liri”

Ndër poezitë e realizuara është edhe ajo kushtuar Shaqir Shaqirit, veprimtar dhe intelektual i shquar e titullur “Udhëtim nëpër teh shpate”. Samiu e shprehë në vargje se Shaqa ishte i organizuar me shokë të besës dhe të përzgjedhur si Teki Dervishin, Kadri Rexhën, Jusuf Gërvallën, Kujtim Myftarin, familjen Dobruna, Nexhmedin Sobën, pastaj me poetë, shkenctarë veprimtarë e atdhetarë të përkushtuar. Edhe Shaqir Shaqiri, sikur shumica e veprimtarëve kombëtar, zbulohet dhe burgoset, torturohet e gjymtohet nga UDB-a gjakatare.

“Nga torturat mizore Shaqa qe bërë hija e vetvetes

I rrahur me kërbaç veshkat i lëshonin urinë e gjak

I kërcëllonte dhëmbët lotët i rridhnin nga dhimbja

Nga hetuesit kriminelë serbë e shqiptarë UDB-ash”

Një kapitull tjetër i përmbledhjes është edhe “Kosovë e përgjakur ndër shekuj” ku në mënyrë kronologjike përshkruhet robëria shekullore dhe luftërat e parreshtura shqiptare për liri. Ndërkaq poezia “Flamur shkabë krenaria jonë” është himn kushtuar flamurit kombëtar për të cilin u derdh gjak e të cilin ndër shekuj e përdorëm për festa e për vdekje – por me të në ballë shkuam në gjitha luftat çlirimtare kundër armiqve e pushtuesve.

Motiv tjetër në libër është edhe ai i dhëmbshurisë dhe krenarisë së autorit për personalitete të qëndresës e të sakrifices, të cilët i vizitoi nëpër spitale në fazën përmbyllëse të jetës së tyre – të gjithë të shkatërruar fizikisht nga burgjet e rënda dhe torturat çnjerëzore. Ahmet Haxhiu, Xheladin Rekaliu, Jashar Salihu, Xhavit Hoxha, Fadil Vata, Shabi Hajdini dhe shumë të tjerë, janë vetëm disa prej tyre.

Histori qëndrese” quhet poezia, e cila mund të jetë edhe kapitull më vete, kurse poezia “Tryezë e shtruar” i kushtohet tryezës me gjithë të mirat e të kqiat që mbanë sipër, por edhe lojërat e hilet që bëhen në të nga hileçarët dhe ata që luajnë me fatin e popujve. Kurse masakra në Burgun e Dubravës autorit i ka shkaktuar drithërima shpirti dhe revoltë. Kësaj ngjarjeje Samiu ia kushton poezinë “Lugetërit e errësirës”.

“Në burgun kasaphanë të Dubravës

Fantazmat bënin orgji

Shëmti e zezë policë e ushtarë

Kriminelë e paramilitarë…”

Përmbledhjen poetike, Sami Dërmaku e përmbyllë me poezinë kushtuar vendlindjes dhe personaliteteve që dha dhe që i ka Shipashnica. “Kujtesë për vendlindjen” është njëherit edhe shprehje e mallit dhe dashurisë së pashuar për vendlindjen e munguar për shumë vite.

Samiu askund në libër nuk flet për veten e as në vetën e parë. Ai rrëfen për shokët, për qëndresën e tyre, për vuajtjet dhe sakrificat e tyre, për heroizmin flijues e vetflijues. Personazhet e Samiut nuk janë imagjinarë. Ata janë realë, janë bashkëveprimtarë dhe bashkëvuajtës, prandaj edhe nuk ju ipen atribute e as dimensione të mbinatyrshme.

NGJARJET DHE PERSONAZHET KANË SHTRIRJE NË KOHË DHE HAPSIRË.

Kohët janë zezonat e njëpasnjëshme që e goditën dhe katandisën Kosovën dhe shqiptarinë. Ajo e para luftës dhe gjatë Luftës së Dytë botërore, e pas LDB dhe periudhës deri në luftën çlirimtare të UÇK-së pjestar të cilës ishte edhe vet autori. Në fund po përmendi dy autorë të spikatur hebrej: Baris Cirilnikun me veprën e tij “Shpejto (mund të përkthehet edhe IK) jeta të thërret” ku përshkruan vuajtjet e hebrenjëve në kampet shfarosëse naziste, tmerrin e të cilave e përjetoi edhe vet si fëmijë për të vazhduar jetën me dëshmime e shkrime shumë të sukseshme romaneske psikologjike, dhe shkrimtarin tjetër – Primo Levi me veprën e tij kulmore “E nëse është një njeri”?! Vargjet e e tij të skalitura në një pllakë përkujtimore në Torino të Italisë në janar 1947 në kujtim të tmerrit që përjetoi njerëzimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, bartin mesazhin ndër breza, mesazh ky që do duhej të vlente përjetësisht edhe për ne:

 “Gdhendni këto fjalë në zemrën tuaj.

Mbajini mend në ju, në rrugë,

Duke fjetur, duke u zgjuar

Përsëritjuani fëmijëve tuaj!…”

Lausanne 17 shkurt 2022

Presidentja Osmani takoi të dërguarin special të Presidentit Biden, ish-Sekretarin John Kerry

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu është takuar me mbështetësin e madh të Kosovës, John Kerry, i Dërguar i Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit. Në takim morri pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla Schwarz.

Presidentja Osmani ka falënderuar z. Kerry për angazhimin dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj të ecë përpara, që sot të gëzojë marrëdhënie unike dhe të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja dhe z. Kerry diskutuan edhe për zhvillimet në Evropë dhe rajon si rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe përmendi përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i ardhur në ndihmë popullit ukrainas. Presidentja Osmani theksoi rrezikun nga destabilizimi i rajonit nga satelitët e Rusisë dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO si garancë më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ajo ka vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke potencuar se tani është edhe më e rëndësishme që të rritet përkrahja në procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.

Duke e uruar z. Kerry në rolin e tij të ri si i dërguar i posaçëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, Presidentja Osmani ka vlerësuar se adresimi i efekteve të drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike kërkon qasje dhe udhëheqje transformuese.

Presidentja Osmani me të dërguarin special të Presidentit Biden, ish-Sekretarin John Kerry

“Pavarësisht politikave vendore dhe globale, ndryshimet klimatike nuk do të ndalojnë së ndodhuri. Është një nga sfidat më serioze të kohës sonë. Të flasim për ndryshimet klimatike nuk është temë luksoze, por ekzistenciale për të siguruar jetën e fëmijëve tanë. Kosova nuk është imune ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Andaj, Kosova me të drejtë kërkon të jetë pjesë e nismave globale për luftimin e ndryshimeve klimatike” ka thënë Presidentja.

Ukrainë: Vritet gjenerali rus Yakov Rezantsev në Ukrainë

0

Sot në 12:58

nga Sigrid Gausen

BBC shkruan. Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se gjenerali Yakov Rezantsev (Jakov Rezantsev) u vra në një sulm në qytetin Kherson, në Ukrainën e jugut.

Ai thuhet të ketë qenë gjenerali i shtatë që vdiq në Ukrainë, dhe gjeneral-lejtnant i dytë – oficeri më i lartë që thuhet se u vra.

Në një bisedë që u kap nga ushtria ukrainase, një ushtar rus u ankua se Rezantsev kishte pretenduar se lufta do të mbaronte brenda disa orësh, vetëm katër ditë pasi filloi.

Mediat ukrainase raportuan se gjenerali u vra në bazën ajrore Tsjornobaivka pranë Khersonit, të cilën Rusia e përdor si një post komandues dhe është sulmuar disa herë nga ushtria e Ukrainës. (Aftenposten)

Ditë e lodhshme dhe natë e mërzitshme në Shqipëri

0

Kopertina mbrame e librit e Kleitia Vasos, ”Fluturum Flught”, nga Tirana

Sinan Kastrati, Suedi

* Vazhdon nga numri i kaluar me ”Kujtimet e mia nga Shqipëria e Kosova” me titull ”Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”

Reportazh, Drini.us, 24 Mars 2022

Para se të vazhdoj me kujtimet e mia rreth vizitës në Turjakë, Tiranë e në Prishtinë, dua të qëndroj edhe pakëz në Tiranë, në Tiranën e tiranses.dhe e turjakasit tim.
Kujtimet zakonisht shkruhen në kohën kur ato ndodhin e publikohen pas një kohe, të shumtën e herave pas disa vjetëve kur shumica e heronjëve kanë vdekur e janë ”harruar”.
Kam lexuar shumë kujtime nga atdhetarë e për atdhetarë të njohur, shkrimtarë, studjues letërsie e kritikë dhe te shumica e tyre kam vërejtu një renditje të jetës së tyre që nga fëmijëria, rinia e deri në pleqëri, për jetën e veprimtarinë por edhe sjelljet e të tjerëve, që janë në lidhje farefisnie, shokë të shkollës e të punës,
Thuhen më të mirat e jetës sikur ata të kishin lindur e rritur në pallate mbretërish, si princë e kishin fjetur në jastëket me penla pule e guse.
Të rrallë janë jetëshkruesit që tregojnë dobësitë, dështimet e të metat e tyre. Shumica paraqiten si viktima.
Ata përveç që janë në qendër, me meritë, i fusin edhe të afërmit si më të merituarit për ta, sukseseve të tyre por kur të tjerët shkruajnë për ta, monografi, njohim edhe shumë pjesë nga jeta tjetër e tyre, dembelinë, mendjemadhësinë dhe gabimet e ”vogla” që kanë pasur që ne kemi mendua se ata kanë qenë hyjnorë e nuk kanë shkelur nëpër tokë.
Sikur jemi të prirur që më shumë iu besojmë njerëzve që kanë bërë ”nam” në letërsi, kulturë, art e muzikë dhe mundohemi ti kopjojmë pikë për pikë ato që ata/ato kanë thënë. Kështu edhe e humbim jo vetëm origjinalitetin por shpesh dalim edhe qesharakë duke u mburrur se qe: ”edhe unë i shkruajta kujtimet e mia”, që është bërë zakon të quhen si ”memoare” e krenohemi para të tjerëve për ate që në të vërtetë, nuk e meritojmë.
Kujtime të tilla lexova edhe nga Dhimitër S. Shuteriqi e Mitrush Kuteli.

Mbeta gojëhapur pa diturs se kujt ti besoj ato që lexova për Shuteriqin, nga Kuteli: “Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”.

Luela, nxënësja ime duke më dhuruar lule, pas një paraqitje time në manifestimin për Demonstratat e vitit 1981, Malmö, 25 shkurt 2022

Po pse e përmenda mu tash Kutelin ?

-Mu kujtua Kuteli, tregimtari më i njohur dhe Shuteriqi, historiani i letërsisë shqipe
Sepse diçka e ngjashme ose përafërsit e njëjtë më ndodhi edhe mua, por jo duke mu vjedhur vepra ime letrare, libri në dorëshkrim për Turjakën dhe Tiranën që edhe ashtu ende nuk e pa dritën e diellit, por pse pasuria ime e vogël që trashëgoja, një copë mali dhe një shtëpi me truall që e pata blerë para 40 vjetëve, duan të ma vjedhin.
Do ti këthehem kësaj teme pasi të flas për vizitën time të fundit në Shqipëri e në Kosovë, që isha në ditët e fundit të muajit shkurt, 2022.
Derisa iknim nga Tirana, prapa linim një mbrëmjej të frikshme, një shi të rrëmbyeshëm të një nate të shkurtit plot mall e më shumë mërzi. Vizita në Tiranë ma kujtonte heroin tim, Sylën, çobanin nga Turjaka dhe tiransen, vajzën bukuroshe që asnjëherë nuk e humbi njomësinë dhe freskinë. Turjakasi kur ishte ndarë nga tiransja, ajo kishte qajtur në heshtje por lotët e kishin tradhtua dhe ia kishin lagur dy faqet me dy bira në mes e Syla, ia kishte puthur faqet e bashkë me lotët i kishte lëpirë e fshirë faqet e mallëngjimit, lot mërzie. Ajo i lutej Sylës:
-”Sulo edhe nëse nuk takohemi më, mos më harro, më mbaj në gji e më fut në zemër”. Edhe unë, po të mundja do të fusja në bark do të mbaja gjithë jetën kudo që të shkoja, sikur të isha shtatzënë, me Sylën në bark”.
Me siguri se edhe ajo mbrëmje ka qenë mbremje me shi, kohë e keqe, me frymë të fortë e të ftohtë që të futej në palcë. Tiransja, i kishte mbathur një palë çorape të gjata por kishte të ftohtë dhe këmbët i fuste në mes të këmbëve të Sylës. Syla nuk e kundërshtonte sepse ndiente një kënaqësi që s`e kishte provua asnjëherë më parë. Syla ia rroku këmbët e tiransën dhe i afroi edhe më shumë e i shtrengoi më fortë me tërë fuqinë që kishte.

Luela Fetaj, nxënëse gjimnazi, moderatorja e moderuar, Malmö, mars 2022

Tiransja zgjati duart dhe kokën e afroi afër gjoksit me leshe me gojë, kërkonte gojën dhe buzët e Sylës.

Boria e makinave që vraponin rrugëve nga Qendra e Tiranës në drejtim të Durrsit, ma këputi fijen e hollë të penit që me aq dashuri e kujtoj Sylën dhe tiransen, mi ndërpreu mendimet për turjakasin e tiransen.
E mallkova X. shoferin e makinës që ma ndau nga ndeja e ëndërrat për tiranse, që për disa minuta i kujtova dy heronjët e mi.
Kush e di a janë tiransja e turjakasi ende gjallë dhe ku janë duke tash, në Tiranë?
Sikur të ishte tash tiransja në Tiranë?
Po sikur ta kem takua rrugëve të Tiranses, tiransen pa e ditur se ajo është tiransja, e dashura e Sylës nga Turjaka?
A thua a është plakur?
Nuk e besoj se ajo plaket.

Luela me familje të afërm në përvjetorët e lavdishëm, që ajo na prezentoi dinjitetshëm. Malmö, mars 2022

Me këto mendime, për tiransen sytë gjysëm të mbyllur e kujtoja edhe turjakasin.
Tashmë terri i natës kishte mbulua Tiranën e unë isha ulur e rrija i menduar në skemlitë e mbrama të makinës. Afër meje ishte ulur Mediu e Fikrija, një poete me banim në Finlandë ndërsa në skemlinë e parë, afër shoferit, ishte Dinorja, një mësuese e zonja që unë i thoja:
-Motra Liri Loshit.
Në një restoran në Fushë Krujë vizitorët e lodhur donin të ndalonin e ta darkonin. Makina para neve që kishte gjithashtu katër udhtarë, mësues, lakoi rrugën dhe hyri në një parking të madh. U parkuan. Mua nuk më dilej nga makina. Nuk doja të haja as ushqim. Dikur një nga bashkëulësit me mua më tha:
-Hajde Sinan çka po pret, dil e merr ajër të pastër!
Dola por këmbët nuk më dëgjonin. Ecja sikur të isha pijanec. Hyra pas tyre në restoran me pritesë. Aty ku ishin ulur shumica e “delegacionit”. Ata hanin e pinin sikur mos të kishin ngrënë gjithë ditën, ndërsa unë vetëm ujë pija.
Desha, s`desha duhej të këtheshim në Prishtinë sepse nesër, ditën e mërkurë, më 23 shkurt kishim vizita, mere me mend, vizita në Ministrinë e Punëve të Jashme dhe të Diaspoës, që në orën 10.00.
Pasi hëngën ushqim, nuk dia a ka qenë i shijshëm a jo, një nga llafazanët e grupit u ngrit i pari dhe dual. Pas ti, dualëm të gjithë.
Mua nuk më hiqej nga mendja tiransja e turjakasi.

Eliza Kuqi, nxënëse duke recitua, Malmö, mars 2022

Makina iu kishte afrua Kuksit, qytetit ku bashkohej Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, afër kufirit me Kosovën.
Po atë mbrëmje, rrugës asgjë nuk më pëlqente e nuk më dukej e bukur, as ujët e liqenit e majat e larta të maleve që veç Kosova e Shqipëria i ka, afër Prizrenit. Hapa sytë dhe u mundova ta shoh borën e bardhë e gurët e thepisur, pa drunj. Nuk shihja asgjë. Dëshiroja ti mbyll sytë e të ëndërroja e të rrija me Sylën.
-Pasaportat bëni gati, tha shoferi I makinës !
Pasaportën nuk mund ta gjeja ndërsa letërnjoftimin e Kosovës e mbaja në dorë. Mediu ma muar Letërnjoftimin ”kosovar” dhe më tha se nuk ka nevojë pasaporta.
Këmbët mu kishin mpirë ngase ishim shumë ngushtë mbrapa dhe çdonjëri kishim nga 30-40 libra që kishim marrrë dhuratë nga autorët dhe nga një çantë me tesha.
Librat, i shikoja rrugës dhe mundohesha të lexoj ndonjë pjesë, aty ku e hapja rastësisht librin.

Me Milazim Krasniqin dhe Haqif Mulliqin, shkrimtar e … dramaturg në ”Amaro”, Prishtinë, 24 shkurt 2022

Ende pa mbërri në Prishtinë, mu kujtua një letër që dikur ”tiransja” ia kishte dërgua turjakasit, ditën apo natën e fundit kur ishin takua në Tiranë. Kjo sigurisht ka qenë letra e fundit nga takimi i fundit i turjakasit me tiranses. Letra ishte plot vrer e urrejtje, e shkruar në gjendje depresioni.
”Une i lashe 3 libra ne hotel. Nqse nuk i keni marrë nuk do të të flas më! X. nuk paska asnjë konsideratë për ty e sigurisht as për mua. Nuk dua më asgjë nga ti. Sinqerisht asgjë, me një burre si ti, urrë. Të paaftë dhe gënjeshtarë jeni.
Nqse ti nuk kthehesh të marresh tre librat e g. ne të dy nuk do të pajtohemi më kurrë, sa të jem gjallë. Për asnjë arsye në botë. Ndejta 2 orë ne shi dhe nuk ta fal. Je shumë idiot. Asgjë nuk di të bëssh.
Nuk dua, nqse nuk kthehesh ti marresh ato libra. Kthehu dhe merri! Nuk ta fal përjetë. Ishte një gjë e shëmtuar dhe aq e thjeshtë ishte. Mund të zbrisje nga makina e ti merrje librat. Mund të merrje taxi I kapje rrugës. Nqse nuk i merr, ti je i vdekur për mua. Librat jane tek banaku, në hotel, tek ajo gruaja ndryshe jam e ikur përjetë. Merr vetëm librat kaq . Dhe zhduku idiot, i trash i paafte. Isha me v. e mia kur të pritja ty e ti nuk erdhe. Ti lash librat
Ose merri me ate shoqen kaq, Se nuk dua tju them këtyre që më gënjeve. Vetem merri nga hoteli!
Po e mbaj, … edhe keto ditë me shpresë që do të gjesh një mënyrë për të marrë librat .
Nqse nuk arrin në asnje formë ti marrësh, më konsidero të vdekur për jetë për ty.Te betohem për shpirtin e babait tim.
V. e mia ishin ngjitur me mua kur degjuan biseden time me X . fakti që ju nuk u kthyet dhe ai genjeu pa pikë turpi kur ajo i kishte bërë librat me dedikim per ju , është shumë e rëndë për mua sepse unë i thashe asaj qe ju u kthyet dhe i morët librat.
Pra nqse nuk ndodh kjo , që ju te gjeni një mënyrë e ti merrni, unë duhet të shkoj atje dhe ti hedh në plehëra ato libra.
Për këte do t`ju mallkojë .
Per mua nuk ka më rendesi.
Ti nuk të le të jesh e gëzuar deri në fund, asnjeherë. Gjithmonë e dhjet në fund. Je frikacak ne lidhje me mua.
Dhe ti me fut mua në telashe kot sepse kërkon gjëra kot.
Unë as nuk doja te vija, as per librin. .G. më thanë: coja . Dhe ti të nxjerr bojën, të turpëron me të gjithë.
Po e heq v.
E plotesuat qëllimin e vizitës. Rrugë të mbarë !
Dita e fundit këtu ishte sh. zhgenjyese. Asgjë nuk mund të jetë si më parë. Por jeta i ka këto. Nuk mund të mbulosh punën dhe njëkohësisht edhe qejfin. Duhet të nxjerr mësime.
Energjine e mirë qe kam do e kanalizojë për punë e njerëz që më vleresojnë dhe meritojnë miqesinë (e dashurinë, plot. i aut.) time.
Ashtu besoj edhe për ty. Duhet te mbash fort e perreth , të ngjashmit dhe ata që të lidh puna.
Falemnderit për kohën, për pulën dhe dhuratën.”

Milazim Krasniqi ”Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”

“Por, së pakut nuk kishte një përshëndetje, një natë të mirë e kam meritua nga ti, shkruante Syla që nuk kishte arritur të ia dërgonte”.
Çfarë ngjashmërie në mes të asaj që i kishte ndodhur Sylës para dhjetëra vjetëve, natës së fundit dhe kësaj që unë largohesha nga Tirana, unë turjakasi,
Sa më vinte keq për sjelljet e Sylës, çobanit turjakas. Nuk mund të besoja se ka mundur të ndodj diça e tillë në jetë?
Kjo as në art, në poezi e as në dramë e skena teatrale nuk guxon të ndodh, aq më pakë Sylës.
-Jo, nuk e besoj se turjakasi ka qenë i pabesë e dy librat që kisha marrë si dhuratë në Tiranë e në Pristinë nga shumë të tjera, i mora me vete në Suedi.
Lexoja.
”Vuajtjet e njerëzve atij i therte në shpirt (Ibrahim Rugovës). Edhe kjo prirje si human e kishte burimin te fëmijëria e tij e vështirë dhe fati i rëndë i së ëmës, po mbase edhe te formimi humanist në Paris” (M. K.).
Mbaj mend se me 24 prill 1988, e gjeta në zyrën e Shoqatës së Skrimtarëve, shumë të mërzitur. Pinte duhan dhe rrinte kokëulur në mendime. Fytyra i ishte nxirë, gjë që i ndodhte kur ishte shumë i anatosur (ai inatin e mbante mbrenda vetes, shpërthente shumë rrallë). Kur e pyeta se çfarë nuk shkonte, , ai më më tregoi see kishte thirrë me telefon një grua nga Velenja e Sllovenisë dhe i kishte thënë se ajo bashkëndjente me te për sulmet që po i bëheshin atij dhe familjes së tij nga mediet serbe. Gruaja nga Sllovenia e cila nuk ia kishte treguar as emrin dhe nuk kishte pranuar që as të takohej me te, i kishte thënë se ajo ndihet pjestare e familjes së Ibrahimit.
Saktësisht ashtu i kishte thënë: ”Ndihem pjestare e familjes suaj”. Ndër të tjera, ajo grua i kishte tregua se kur kishte qenë e re, kishte jetuar në Beqej dhe që nga ajo kohë mbante mend një grup të madh të djemve të rinj shqiptarë, të cilët kishin luftua në Frontin e Sremit. Pas shpërthimit të atij fronti, ata djem shqiptarë i kishin këthye në Beqej, ku i kishin akuzua si ballistë. Pastaj i kishin mbyllur në një sallë dhe i kishin lënë pa ushqim derisa kishin vdekur urie. Ibrahimi po hamendësonte (shkrua Milazim Krasniqi) në mos ajo grua e kishte njohur babanë e tij (Ibrahimit) në atë vend. Po hamendësonte mos ai ka shpëtuar e ka ikur me atë femër në Slloveni, po pastaj për tërë jetën nuk ka guxuar të lajmërohej në familje? Ishte shumë i mërzitur si anjëherë tjetër. E kishte lutur atë gruan që të i`a jepte adresën , sepse ishte i gatshëm të shkonte në Velenje, që ta takonte por ajo kishte refuzuar. Megjithate, shpresonte se ajo grua do të lajmërohej prapë, gjë që nuk ndodhi. ”M`u hap edhe kjo plagë” tha mendueshëm ”, një fragmet nga libri i Milazim Krasniqit ”Sekreti që nuk i mori me vete Ibrahi Rugova”.
Ngjashëm dhe për të gjalli tim, një grua shqiptare nga rrethi i Istogut, afër vendlindjes së Ibrahim Rugovës, me banim në Malmö, i kishte thënë gruas time: ”burri yt ka një një fëmi me një shqiptare që jeton në Amerikë. Djali tash i ka 20 vjet”.
Kështu më tha gruaja, para disa vjetëve dhe nuk e di a ka besua a jo?. Ajo grua, ishte ndarë nga burri. Ishte martua dhe përsëri ishte ndarë. Kishte një jetë të shthurur.
Dhe mora librin e Kleitia Vaso-s, ”Fluturim”.
Fillova të lexoj por nuk mund të ndahesha nga libri I Kleitias. Ishte i libër që të benë për vete e nuk të lë të ndahesh pa e lexua.
”Rruga e një manjole, e nisur drejt meje si dhuratë, u ndërpre nga dikush tjetër që e mori padrejtësisht. ” . Manjola, nga libri ”Fluturim”, fq. 10. dhe ”Rite të shenjta”
”Jeta është një seri ndjenjash.
Lotët, paaftësi për të qëndruar në formë likuide.
Dhuratat, pamundësia për të dhënë veten.
Ritet e shenjta, një seri simbolesh që zëvëndësojnë zhbërjen tonë”, fq. 212.
Ishte fat që kam në dorë që lexoja librin e Kleitias, një autore që meritont ë krahasohet me klasikët e letërsisë së përbotshme në të gjitha fushat e letërisisë, si një tergimtare e udhërrëfyese e jetës në të aardhmen.
Është fat që kjo gocë tiranse paraqitet para lexuesit shqipfplës e angloemerikan me një libër, vërtetë ANTOLOGJIK.
Nuk e njoh dhe nuk di a ka botua Kleitia tjetër libër, pas vitit 2017 por të mos harrojmë: Kleitia është emër që premton.
Gjitsesesi, nxënëset e mia Luelen, moderatoren e moderuar. Eliza Kuqin, valltaren podrimqake, Eron Pacollin dhe Ervën e Elmën nuk do ti harroj.
Ata/ato, janë krenaria ime si mësues. Me ato/ata krenohem.

Vazhdon

Malmö, 25, 26 mars 2021
( sinan.kastrati@hotmail.com )

Si e kopjuan Slobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman programin e Milan Nediqit më 1991?

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

  • SI E SHEH MILAN NEDIQ HOMOGJENIZIMIN SERBIAN PËR KRJIMIN E SERBISË MADHE
    NË DHJETOR 1941 DHE PASOJAT GJENOCIDALE
  • SI e kopjuan S. Millosheviq dhe F. Tuxhman Programin e Milan Nediqit më 1991?

Ishte koha kur nazifashistët serbian edhe në rrethana të okupimit, provonin të përfitojnë në kasoin që e kishte shkaktuar Lufta e Dytë Botërore. Në lidhje me këtë, Milan Nediqi jo vetëm që u avansua në gradën e Gjeneralit nga Qeveria Mbretërore Karagjorgjeviqe në Londër, por mori guxim të planifikojë një Serbi homogjene dhe integrale, me që rast planifikohej që të shfarosën kombe dhe popuj të të pambrojtur.

Milan Nediq ishte oficer i lartë i ushtrisë jugosllave më 1941. Më parë kishte vepruar në organizatat terroriste si: ORJUNA, SRNAO dhe NARODNA ODBRANA. Në këto organizata deri në detale është programuar dhe programet janë ekzekutuar se si të likuidohet lufta Nacionalçlirimtare shqiptare e drejtuar nga KMKK dhe Azem Galica, në viset e okupuara shqiptare. Në bazë të programit të Gjeneral Shtabit serbian: “Likuidimi i forcave kaçake 1924-1941” janë vrarë: Azem Galica më 1924, Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Stjepan Radiq më 1928, Shtjefën Gjeçovi më 1929, janë planifikuar likuidohet e Shtjefën Kritit, Luigj Gashit dhe Gjon Bizakut më 1930. Por, këta pas dërgimit të Prememorjës në Shoqatën e Kombeve më 5 maj 1930 u arratisën në Shqipëri dhe i shpëtuan likudimit. Në vijim, organizatat terroriste serbe, që u përmndën më lartë, e vranë në Zagreb Millan Shufljain më 1931(historian kroat që e hulumtonte dhe e vërtetoi autoktoninë shqiptare në tërë hapsirën ballkanike).

Në vijim, nga dy mercenarë serbianë dhe dy agjentë turqë, do të vritet në vitin 1933 në Selanik Hasan Prishtina.

Këto vrasje politike e kishin një adresë. E ajo adresë ishte Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq. Dhe, për t` iu hakmarrë kundër tij, do të organizohet atentat në Marsej në tetor 1934.

Lidhur me këtë vrasje të mbretit mizor, në të gjitha planifikimet vrastare të personaliteteve shqiptare, Aleksandër Karagjorgjeviq i kishte dy detyra parësore, spjegojnë dokumentet ushtarke serbe. Ato detyra ishin: dobësimi dhe serbizimi deri në “ekstrem i popullit Kroat, dhe shfarosja e shqiptarëve në përgjithësi.

Mu për këtë, Serbisë neofashiste në shfarosjen e popullit shqiptar, do t` dali në ndihmë edhe byrokraica politike e Tutqisë, për ta siellë popullin shqiptarë, të tërin në Anadolli. Për këtë “detyrë të shekullit”, me kohë ishin angazhaur shtabe politike dhe ushtarake serbe, të cilat punonin si të ndara: dy organizata serbe, një turke dhe një greke. Këto organizata e filluan punën në Lozanë më 1923 dhe aty u dakorduan greku dhe turku, që të “këmbejnë popullsinë”. Ndërsa më 1926, pazari i “shekullit”, do të kalojë më 1933 për të u realizuar me dakordim të Turqisë në mënyrë që popullsia shqiptare në Shqipërinë Kontinentale të DEPORTOHET në Anadolli”.

Një vit më vonë (1934), do të përpilohet Konventë e re që: “Shqiptarët me detyrim të shpërngulën nga Jugosllavia dhe në trevat e tyre të krijohet Serbia homogjene dhe Jugosllava ingtegrale”. Ky planifikim u arrit në mes Jugosllavisë dhe Turqisë më 11 korrik 1938, kur u pajtuan serbi dhe turku në Stamboll. Për këtë “Pazar të shekullit “popullsia shqiptare në Jugosllavi detyrohej të shpërngulet në Turqi deri më 1944 (aludimi i vitit 1844, kur u publikua Naçertania). Se si duhet të sillet pushteti ndaj shqiptarëve udhëzimin do ta shkruaj Vasa Qubrilloviq qysh më 1937. Prandaj, Milan Nediqi nuk e kishte vështirë që në dhjetor 1941, në kushte të okupimin nazist ta prezantoi një planifikim të përgjithëshëm për krijimin e Serbisë homogjene, me mjete të gjenocidit, sepse nuk i përgjigjej askujt, në kohë lufte.

Planifikimi i Milan Nediqit në dhejtor 1941 për Serbinë homogjene

Së pari oficeri serbian ia fillon planifkimit rreth koncentrimit të popullsisë në Vojvodinë, për ta forcuar krahun verior për Beogradin si kryeqytet dhe për ta përvetësuar “zemrën e ujrriedhës së Danumbit”. Sipas tij, viset që do të shndërrohen në Serbi të pastër etnike do të ishin:

Baçka ku jetojnë 188 478 serbë, ose 24%; 92 233 janë janë katolikë dhe 50 803 janë sllavë të tjerë pa rreligjion ortodoks.Në këtë trevë janë 331 514 serbianë ose 43%. Ndërsa 268 603 janë hungarezë, ose 35%, kurse 72 544 banorë janë gjermanë ose 22%. Tutje 5618 banrë janë janë josllavë. Në këtë trevë jetojnë 446 765 ose 57% josllavë, përfundon Milan Nediqi tregimin e tij, duke mos u lodhë fare për faktin se a janë shifrat dhe përqindjet e sakta apo jo.

Në Baranjë janë 52 846 banorë. Serbë janë 20%, 16 973 janë hungarezë, 15 751 janë gjermanë si dhe 478 janë pa përcaktim. Ndërsa 898 janë josllavë.

Në Banat jetojnë 586 922 banorë, ku serbët përfaqsojnë 45%, sllavë të tjerë janë 11 578 sllavë jo ortodoks, të tjerët janë 27 218 janë hungarezë ose 16%, gjerrmanë janë 120 455 , ose 21% dhe sllavë të tjerë janë 67 747 perosna.
SREMI, mëson Milan Nedq duhet t` i takojë Serbisë me çdo kusht, duke krijuar një prapavi që lumi Sava të “serbizohet deri në afersi të Zagrebit”. Sipas M. Nediqit, në Srem jetojnë 453 204 banorë. Prej tyre serbianë jasnë 217 961 ose 48%. Pra mjaftueshëm që të shëndërrohet kjo trevë në Serbi të pastër integrale.

Në Sllavoni jetojnë 612 280 banorë, prej tyre 145 797 janë serbë ose 24%. Edhe kjo trevë, sipas Milanit duhej të shndërrohej në tokë serbe, kuptohet përmes forcës ushtrake dhe policore.

Në Kroaci janë 1 980 866 banorë. Prej tyre 363 679 ose 19% janë serbianë. Kjo popullsi duhej të bartet në trevat që do t` i takonin Serbisë.

Në Dalmaci jetojnë 683 084 banorë, prej tyre 117 376 ose 17% janë serbianë. Edhe kjo popullsi duhej të trasferohej në viset serbiane.

Në Bosnje jetojnë 2  010 976 banorë. Prej tyre serbianë janë 926 891 banorë ose 46%, ndërsa kroatë janë 406 924 banorë ose 20% janë katolikë. Muslimanë janë 648 073 banorë ose 32%. Ndërsa 29 088 banorë i përkasin feve të tjera. Bosnja dhe sidomos Hercegovina, sipas Minaln Nediqit duhet me të gjitha mjetet të serbizohet.
Në Hercegovinë jetojnë 305 630 banorë, prej tyre 98 192 janë serbë ose 32%. Ndërsa 137 140 janë katolikë ose 45%, dhe 70 001 ose 23% janë muslimanë. Por, thot Nediq, me që kjo trevë është afer kufirit me Serbinë dhe me që lumi Drina duhet të “serbizohet”, e tërë Hercegovina duhet të shpallet tokë serbiane.”

Sipas këtij programi serbian, nga trevat perendimore të Serbisë ku u themelua Mbretëria SKS , e që “serbët as nuk u liraun as nuk u inufikun”, më 1 dhjetor 1918, do t` i bashkangjiteshin së bashku me territore 2 337 936 banorë. Me që ato treva si jugosllave i pranoi edhe Konferenca e Versajit më 1919, “tani ajo hapësirë, sipas Milanit, është coptuar dhe pej copzave të saj, duhet themeluar Serbia e Madhe”. Por detyrë mbi detyrat tani (1941), sipas Milan Nediqit, “është caktimi i kufijëve të rinjë”. Prandaj, “Serbisë në këto rrethana nga tokat e Hercegovinës ( 137 140), Bosnjës ( 282 591), Dalmacisë ( 111 365) dhe Sremit ( 130 072), duhet për t` i dëbuar të gjithë katolikët-kroatët (771 168), në mënyrë që gjithëandej të sillen 750 263 serbianë dhe kështu Serbia të homogjenizohet mbi parimet e Shën Savës dha parimet tjera hyjnofre të Vaselenës.” Në total. Bosnja që do të serbizohej plotësisht do t` i kishte ende 572 426 muslimanë, të cilët Turqia me padurim do t` i pranonte në kuotën e Arnautëve”. Të njejtin veprim politik Serbia homogjene do ta zbatonte në Hercegovinë ku dominojë në shkallë apsolute elemntët serbian”.
Koketimi i Xhafer Devës me Milan Nediqin nën rregjinë e Herman Nojbaherit

Posa u okupua Shqipëria (prill 1939); posa u okupa Jugosllavia (prill 1941), në skenën politike u lajmëruan disa persona të rinjë, të cilët për një kohë fare të shkurtër do të shndërrohën në “prijës të politikës”. Lidhur me këtë, Xhafer Deva si një tregtar flamush para Luftës, me sugjerimin e Herman Nojbaherit, të cilin e njihte nga Vjena, do të vihet në ball të pushtetit në Kraiskomandaturën (Qarkun) e Mitrovicës, në postin e Prefektit. Për tetë ditë Xhafer Deva do t` i zgjedhë nënprefektët në Mitrovicë, Vushtrri, Llap dhe Pazar të Ri, që kishin mbetë nën administrimin e pushtetit kuislling të Beogradit, e ku në pozitën e kuisllingut ishte instaluar si drejtues pushteti në fillim oficeri Milan Açimoviq. Pas një kohe të shkurtër, kur Qeveria Mbretërore e Karagjorgjeviqëve e dekroi Milan Nediqin në gradën e gjenralit, i njejti do të avansohet edhe në Kryetar të Qeverisë kuisllinge serbe në Beograd. E vërteta, qeveria e tij do të mbetet si më stabilja në Ballkan deri me largimin e ushtrisë naziste( 20 tetor 1944).

Xhafer Deva sipas sugjerimeve të Herman Nojbaherit, nuk do të ekspozohet përnjëherë për të koketuar me forcat kuisllinge serbe. Së pari, do të merr për detyrë për ta mbajtur një tubim në Mitrovicë (aktivitetin e filloi më 19 prill dhee mbaroi më 21 prill 1941. Në Mitrovicë nën rregjinë e rtij do të gjinden përfaqsuesit e nënprefekturve të: Llapit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Drenicës, Istogut, Pejës dhe Sanxhakut. Prej të gjithëve , Xhafer Deva do të merr garancione se: “pushtetin nazist gjerman e kanë pranuar në plotëni”. Kjo për faktin se pushteti okupator i Beogradit sidomos nga viti 1938 i kishte caktuar çdo familje shqiptare se nuk mund të ketë më shumë se 0. 40 ari tokë në vijim. Prandaj shqiptarët çdo okupator tjetër do ta presin si negacion të atij që ishte shumë më i egër. Së dyti, po ai pushtet serbian, e kishte të pranura një Konventë për t` i deportuar shqiptarët në Anadoll deri më 1944.

Kështu, për ta maskur rolin e tij prej “lideri” pronazist Xhefer Deva, do të udhtojë për Tiranë dhe atje do të takohet me Fuad Dibrën, që ishte një nacionalsit shumë i njohur shqiptar. Prej tij do të kërkojë që t` ia caktoj përsonat që ishin të lidhur me kohë me Beogradin. Xhafer Deva kështu do t` i merr emrat e: Eshref Frashërit (djali i Mehdi Frashërit i arratisur në Beograd si kundershatr i Zogollit), Myslim Pezës (i njohur më vonë si simpatizant i antifashistëve), Ali Dragës (Kryetar i Lidhjës Popullore Shqiptare 1941-1944 me seli në Beograd, për ndryshe dali i Ferat Dragës.),Qazim Komonit (ky nuk kishte asnjë lidhje me Beogradin, dhe nuk e pranoi kurrë ofrimin e bashkpunimit me Xhefer Devën. Për ndryshe Qazim Komoni ishte oficer i shkolluar dhe partiot i pathyeshëm, i cili më 1944 do ta merr për detyrë organizimin e mbrojtjës së vijës kufitare në veri lindje të tokave shqiptare: Prespë, Manastir, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Vrajë, Perpelalc, Mitrovicë, Pazari i Ri, Podgoricë, Tivar). Xhafer Deva i kishte në planin e parë si bashkpuntorë: Pajazit Boletinin, Ibrahim Lutfiun dhe N. Zhubit. Emrat e këtyre personaliteteve Xhafer Devës iu neviteshin për ta bërë një BESË për mos sulmim në mes Serbëve dhe Shqiptarëve. Për atë lidhje BESE, Xhafer Deva dhe oficeri Eberhard do të punojnë intenzivisht, deri më 26 tetor 1941 kur u lidh e ashtuquajtura “BESA E PODUJEVËS”. Gjatë kësaj kohe Milan Nediq dhe Xhafer Deva do të kanë konsultime mujore me Herman Nojbaherin. Sidomos konsultimet do të thellohen pas 22 qershorit 1941, kur Hitleri e filloi luftën me BRSS-ën.

Besa e Podujevës e 26 tetorit 1941 dhe pasojat

Në Besën e Podujevës Xhafer Deva më 26 tetor 1941 do të arrijë për t` u takuar me 22 vojvodë serbianë të cilët ishin nën komandën e kuisllingut Milan Nediq. Këta vojvodë do të betohen tinzishtë para popit fashist Nikollaj Velimroviq se: “Në Kosovë do të sillemi sikurse ishte siellë Shën Sava në kohën e tij. Kjo për faktin se ashtu si po sillej Hitleri ndaj Hebrenjëve, ashtu ishte siellë Shen Sava dhe pushteti serbian ndaj Arbanasëve, të cilët e kanë pasë të ndaluar të komunikojnë shqip edhe në familje”. Me këto synime Xhafer Deva po i pajtonte kuisllingëy shqiptarë me ata serbian, kuptohet “për hatër të Nojbaherit”. Në Podijevë, bashkpuntorët e okupatorit, nga të dy anët betohen se do ta ndihmojnë pushtetit nazifashist, sepse është në interes të serbëve dhe shqiptarëve.

Por kur jemi te ky “pajtim”, nuk duhet harruar se një muaj (shtator 1941) më parë Luba Popoviq ( një vojvodë çetnik) kishte deklaruar: “Do të jam i lumtur se kur të më japi Kosta Peçanci urdhër. lumenjët: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do të bartin për dy muaj koka dhe plisa të shqiptarëve. Nuk ka rëndësi, Xhafer Deva dhe Pajazit Boletini le të koketojnë me Nojbaherin, sepse në momentin e duhur do t` i hudhim të dytë në Danub”. (AVIIB. Arkiva çetnike 1941). Me që shqiptarët pa lejën e Xhafer Devës dhe oficerit Eberhard, kishin vëdosë për ta ruajtur kufirin, i njejti oficer (Eberhard) do të organizojë Kuvendine Kushimlisë në nëntor 1941. Aty, Millan Açimoviq dhe Xhafer Deva me Ali Dradën do të “besatohën” sërish për ta ruajtur rendin dhe çetësinë. Por asesi, “rendi dhe çetësia” të vëndoset, sepse serbianët ishin ata që në trevën e Rrethit Llapit dhe në veri të Mitrovicës, me kacaturra e coptuar Lin Prekun dhe Nurë Shatrin dhe i kishin hudhë në rrugë për t` i dërmuar kufomat egersirat e pyllit.
Xhafer Deva ishte entuziast i nacizmit. E kjo është çështje ideologjike, mu sikurse komunistpët shqiptar, që servonin “prralla të lumturisë duke u çliruar’, pa e parnuar se ishin të rirobëruar edhe pas vitit 1945. Prandaj, Nojbaher nuk pushonte po do të pasojë

Mbledhja e Beogrdait në dhjetor 1941, ku do të takohen Xhafer Deva dhe Milan Nediq me bashkëpuntorët. Aty do të vëndoset që lëvizja e lirë e qytetarëve të zhvillohet duke e kontrolluar vijat e hyrje daljes nga Serbia në rrethet shqiptare në Kosovës. Edhe kjo “besë”, prej disa të tjerave, do të thyhet shumë keq nga bandat e Drazha Mihajloviqt dhe Mashan Gjuroviqit, sidomos në Bihor të Sanxhakut, me që rast do të pushkatohen me rend, (nga 150 persona për një herë) 9500 shqiptarë dhe boshnjakë. Mendoi se kjo tragjedi ishte shenja kulmore që tregon se okupatori nazist ishte në anën serbiane, sepse nuk e ndermori asnjë veprim. Përkundrazi, Milan Nediqi do ta vizitojë Berlinin dhe atje do të lavdohet për detyrën që e kryente. E vërteta, nazistët nuk ishin të interesuar fare për “rend dhe qetësi”, por ishin të interesuar për Trepçën që ta shfrytëzojnë maksimalisht. Për këtë dhe jo vetëm, Xhafer Ddeva ose nuk e kuptonte rrethanën, ose i pelqente, sepse nuk kemi asnjë reagim prej tij (Çështja e Bihorit).

Çka parasheh Programi i Milan Nediqit për tokat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni
Sipas Milan Nediqit, në Kosovë dhe Maqedoni “do të largohet tërë popullsia arnaute dhe ajo do të shpëngulet me DETYRIM, sipas Konventës së 11 korrikut 1938 në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë, në Anadolli. Serbia homogjene do të thiret në atë dokument ndërshtetëror (Jugosllavi-Turqi) në nenin 2 ku theksohet çdo krahinë që duhet të spastrohet nga shqiptarët dhe të serbizohet me kolonistë serbianë”. Neni 2 i konventës parashihte që të SERBIZOHEN plotësisht këto rrethe:

1.Nga Banovina e Vardarit parashiheshin të serbizohen rrethet- Sharit, Dragashit, Therandës, Nerodimës, Tetovës, Gostivarit, Galicës, Dibrës, Strugës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Preshevës, Prespës, Ohrit, Kërçovës, Poreçit, Prilepit, Morihovës, Manastirit, Kavadarit, Negotinin, Shkupit, Kumanovës, Velesit, Ovçe Polës, Shtiëit, Koçanës, Radovishtës, Strumicës, Dojranit, Gjevgjelisë, Kriva Pallankës, Kratovës, Carevosellos, Maleshit;

2. Nga Banovina e Zetës parashiheshin të serbizohen rrethet- Pejës, Burimit, Mitrovicës, Gjakovës, Rahovecit;

3. Nga Banovina e Moravës parashiheshin të serbizohen- Llapi, Vushtrria, Drenica. (Nga Konventa Jugosllavo-Turke, neni 2). Çka parasheh neni 4 i Konventës Jugosllavoi-Turke (11 korrik 1938)
Vitet 1939-1941 Milan Nediqi u quan “vite të bredhjeve serbe”. Prandaj, intenzitetin e shpërnguljës shqiptarëve për vitet 1939, 1940, 1941, thekson ai duhet bartur për vitin 1942. Kjo do të thot se duhet t` i dëbojmë gjatë vitit 1942 në Turqi 32000 familje arnaute. Pstaj, sipas Konventës, mbesin për vitin 1943 dhe 1944 për t` u shpërngulë shqiptarët në madhësi prej 16000 familje të tjera .
Me këtë spastrim të shqiptarëve, Serbia homogjene, e cila do të serbizohej në plotëni, më 1944 do t` i kishte mbi 165 550 kilometra katrorë. Në vijim, kjo nuk do të thot ndalje e Serbisë në ekspanzion, sepse Mali i Zi zotëron detin, ndersa Serbisë i mungon. Prandaj në raundin pasues të ndonjë krize botërore, të cilat nuk do të mungojnë, parashohim (Milan Nediq) dalje të Serbisë në: Selanik dhe në Durrës. Këtë pozicion po e gjurmon sot (1941) Qeveria mbretërore e Jugosllavisë e instaluar në Londër, synimet e së cilës i përfaqsojmë ne në atdhe”, thot Milan Nediq.
Pas dezintegrimit të Jugosllavisë Federative, paria shoviniste serbe dhe kroate do të përpiqën që me pazare sekrete ta ndajnë trevën që nuk i takonte këtyre popijve. Prandaj, historia do të përseritet në fund të shekullit, prapa si tragjedi gjenocidale. Këtë tragjedi e kanë planifikuar qarqet drejtuse serbe dhe kroate në Karagjorgjevë të Beogradit.
Çka kopjuan S. Mollosheviqi dhe F. Tuxhamni nga Programi i Milan Nediqit më 1991
Sipas dokumenteve të kohës më 1991 në Karagjorgjevë do të takohen kryetrai i Serbisë S. Millosheviq dhe Kryetrai i Kroacisë F. Tuxhaman. Në pazarin në ms tyre do të pasojë marrëveshja xhentelmene që të themelohen dy shtete si: Kroacia e Madhe dhe Serbia Homogjene. Nga ai pazar është e njohur se Bosnja dhe Hercegovina do të ndahej në proporcion 62% do ta merrte Serbia dhe 38% do ta merrte Kroacia. Ndersa, sipas akterëve në pazarin serbo-kroat, Maqedonia dhe Kosova do të serbizohshin sipas rrethanave deri më 28 qershor 1999 në përgjithësi, kuptohet pa i bërë Tuxhmani asnjë pengesë Milloshit. (Nga Marrëveshja…).
Çka ka ndodhë në Kosovë, opinioni e ka të njohur. Por çka do të ngjante në Maqedoni, opinioni nuk e ka në dieni. E sipas dokumenteve sekrete serbeiane, Maqedonia do të sulmohej nga të gjitha anët, posa të serbizohej Kosova. Me që Maqedonia nuk do të sulmohej, pas reagimit Bullgar se: “Ju mund të hyni në Kumanovë, por ne synojmë të marrshojmë drejtë Pirotit, Zajçarit dhe Borit, me që rast synohet Nishi…”. Pas këtyre “fjalëve”, Milloshi çështjen Maqedone e futi në frigorifer. Dhe filloi ta nuhatë shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë. Dhe e nuhati , kur Fatos Nano i tha në Kretë: “Çështja e Kosovës është problem i brendshëm i Serbisë”.
Edhe më tragjikisht Milloshi mori “krihë”, pas tragjedisë shqiptare në mars 1997, sepse kur u ÇKALLMUA SHQIPËRIA, oficerët e Milloshit duke ditur se UÇK nuk ka fabrika, as kazerma, as banka, do të vërsulet mbi popullin duarthatë shqiptar. Folni pushtetarë të Tiranës, këtu jam. Ka dokumente që juve nuk ju lanë as deti. Po edhe ata të Kosovës nuk janë prapa juve në sabotime. Dhe keni filluar tani (2021/22) të propogandoni hipokrizi se: “……ja kush ishte UÇK. Na ka çlitruar NATO, se për ndryshe….”. Po ua shtrojë një pyretje publike: Pse nuk e fitoi Hitleri luftën në Britani më 1941/22. Kishte avionë sa të duash dhe ata bombardonin me shumë pak probleme. Por, Britania nuk u pushtua, sepse Hitleri zotëronte qiellin, por nuk kishte KËMBËSORI në Tokë. Edhe më afër, SHBA në Vietnam e humbi luftën, sepse nuk kishte këmbësori në tokë. Pra UÇK, lirishtë mund të thuhet se ishte KËMBËSORIA E NATO-S NË TOKË në Kosovë më 1999 për 80 ditë. Kjo është e vërteta. (Dokumentet sekrete shtetërore posedohen, posedohen edhe kujtimet e atyre që vëndsen për fatin e Luftës në ish Jugosllavi 1991/99).Por, se do të vjen deri te lufta në mes serbëve dhe kroatëve, për këtë është “vëndosë” në qendrat e “fuqisë” në Llozanë-Vatikan dhe Vaselenë”. Edhe ky fakt duhet të publikohet me dokumengte, e jo me prrala dhe metafora letrare.
Nga pazari Milosheviq-Tuxhamn për njëzetë vite Sarajeva ishte lejuar të mbetet një distrikt i lirë ku do të grumbulloheshin të gjithë muslimanët sllavë, që flasin serbisht dhe kroatisht”. Kjo leje ishte mundësuar për faktin se vendet arabe kishin miqësi dhe nostalgji me Jugosllavinë, si varr i çyqeve sllave. Pra kush kend e tardhtoi në Karagjorgjevë më 1941 dhe 1991, duhet botuar dokumentet e kohës, të cilat posedohën.
Të përfundojmë: Lufta sllavo-sllave në Ukrainë sot është një çrregullim i skajshëm me përmasa tragjike. Por, kush do ta fitojë dhe kush do ta humb luftën, tani për tani dihet me saktësi: humbës i luftës është Ruisa neofashiste. Humbës i luftës do të jetë edhe Ukraina, për faktin se bota më nuk do të jetë kurrë sikurse para 24 shkurtit 2022. Është fjala për 211 miliardë dollarë humbje nga të dy palët për të gjithë, dhe jo vetëm për këta. Lufta e ftoftë, nuk është më model. Gjelat pipirez kanë filluar të krekosen me bomba atomike. Burravecët po hudhin bomba ndaj civilëve, për ta treguar fuqinë e tyre. Por, para se t` i përdorin atomin, duhet ta vrsin vehtën, sepse njerzimin Putini e ka vënë para litrait. Pra reagimi me fjalë është pa vlerë, sepse humbjet jashtë Rusisë janë më të mëdha se kurrë më parë!

Prishtinë, më 26 mars 2022

Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë, thërret për ndihmë Shqiptarëve të Ukrainës

1

Hajriz Mamaj

Intervistë me Dr. Gani Zeka, mjek internist në Poloni

Intervistoi: Hajriz Mamaj, Gliwic- Slaska, Poloni

  • A P E L që të ndihmohen Shqiptarët në UkrainëShoqatat e shumta të shqiptarëve që veprojnë në vende të ndryshme në Ukrainë duke parë aktivitetet e shumta humanitare i janë drejtuar Dr. Gani Zeka ,mjek internist në Poloni i cili që nga dita e parë e sulmeve ruse në Ukrainë është vënë në shërbim të refugjatëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. Duke par gjendjen e refugjatëve dhe strehimin e tyre në Poloni për lexuesit shqiptar të revistës Revistës Drini e vizituam dr. Gani Zekën në Poloni dhe zhvilluam një bisedë me të rreth numrit të refugjatëve dhe gjendjes së tyre në Poloni.

H. Mamaj :Dr. Gani lufta në Ukrainë ka bërë që mijëra njerëz t’ia mësyjnë Polonisë për ti shpëtuar më të keqes. Si është gjendja e refugjatëve ?

Dr. Zeka: Populli polakë që nga dita e parë e shpërthimit të luftës e deri në këtë moment kur po flasim ka shprehë solidaritet dhe në vazhdimësi është në shërbim të secilit refugjat që me zemërgjerësinë polake së paku t’ia zbusë vuajtjet që i merr me veti çdo refugjat ukrainas , duke ia kthyer shpinën atdheut me shpresën që të kthehen sa më shpejtë në vatrat e tyre, në atdheun e tyre tek baballarët e tyre që shumica janë ndarë nga familja për ta mbrojtur atdheun nga terrori dhe gjenocidi rus.

H. Mamaj: Nga dita e parë e fillimit të luftës ju kemi parë në rrjetet televizive shqiptare angazhimin tuaj në ndihmë refugjatëve ukrainas si arrini ta bëni gjithë këtë aktivitet kur dihet që ju jeni edhe mjek në klinikë?

Dr. Zeka: Angazhimin tim e shohë në dy rrafshe .Në betimin e Hipokritit dhe pamjet e kolonave të popullit tim kur dëboheshin nga Kosova për në Shqipëri nga ushtria serbe e drejtuar nga Milosheviqi që sot po përsëritet nga Putini e që ukrainasit në këto çaste kanë nevojë për ndihmën e e secilit njeri në botë. Nuk ka më vështirë që t’ia kthen shpinën atdheut e të marrësh rrugën e refugjatit. Unë në jam në çdo moment me mendje tek refugjatët e në çdo fundjave edhe në kufirin Polako – Ukrainas për të dhënë ndihmën time në zbutjen e vuajtjeve të secilit refugjat që mbrapa kanë lënë gjurmët e shkatërrimeve të shtëpive madje edhe anëtarë të familjarëve që në mbrojtje të atdheut kanë dhënë edhe jetën.

H. Mamaj :Dr.Zeka si e vlerësoni gatishmërinë dhe solidaritetin e popullit polak me popullin ukrainas?

Dr. Zeka: Lufta është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë njerëzimit. Ketë e bëjnë vetëm diktatorët e që për fat të keq numri i tyre është i madhe në botë. Ne si popull e kemi përjetuar, po ja që tani po e shohë dhe po i prek me dorë vuajtjet dhe plagët e qytetarëve ukrainas që në Poloni kanë kaluar mbi dy milion refugjatë.
Solidariteti i popullit polak është i njëjtë me atë të popullit tim nga unë i kam rrënjët. Ju kujtohet juve si familjet shqiptare hapën dyert për refugjatët nga Kosova .Ky humanizëm është edhe tek populli polakë. Përveç ofrimit të strehimit nëpër kampe shtetërore nga ana e Qeverisë Polake , një pjesë e madhe e refugjatëve janë të vendosur edhe në familje polake të cilët me të gjitha vështirësitë ekonomike po pranojnë refugjat ukrainas për t’ia zbutur sa do pak dhimbjet deri në një moment më të volitshëm për kthim në vatrat e tyre të shkatërruara . Armiku rus ua ka bombardua shtëpitë po jo edhe dashurinë për atdheun dhe ndjenjën e kthimit në vatrat e tyre.

H. Mamaj : Dr. Zeka përmendet dashurinë dhe ndjenjën e kthimit. Në shumë skena filmime që shohim nga stacione televizive kemi parë familjarë që sjellin fëmijët deri në kufi dhe kthehen në luftë për ta mbrojt atdheun. Si e vlerësoni patriotizmin e ukrainaseve që deri më sot shumë pak e hasim tek popujt tjerë?

Dr. Zeka :Kam menduar se ne jemi të parët që sakrifikojmë për atdheun por kishte edhe më të fortë se ne dhe më patriot. Atë që kam parë në kufi asnjëherë nuk mund ta heq nga mëndja. Kam parë raste kur familjarët kanë sjellë në kufi familjarët e plagosur dhe i janë kthyer frontit të luftës . Kush mund ta bënë këtë përveç një populli që mbi të gjitha e vënë jetën në shërbim të atdheut. Përshëndetjet e fëmijëve në ndarje nga më të afërmit e tyre me ngritje dore dhe shkëmbim puthjesh nga ana tjetër e kufirit do më mbetet në kujtesën time përherë si një veprim se si duhet dhe mbrohet atdheu. Kjo më bënë që dijen dhe mundësit e mija ti vë në shërbim të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën time si mjek dhe si një qytetar i rëndomtë.

Dr. Gani Zeka dhe Arben Zeka …

H. Mamaj : Përveç përjetimeve emocionale që gjatë punës tuaj me pacientët ju shoqërojnë a keni arrite që sadopak ta kanalizoni ndihmën që ata kanë në këto momente?

Dr. Zeka: Në situata lufte mjekut nuk i duhet shumë të mendoj. Refugjatët në kampet për pritje që i ka organizua Qeveria Polake i ka panisur me të gjitha shërbimet mjekësore duke filluar nga ofrimi i ndihmës së parë e deri tek ato specialistike. Po ajo çka paraqet problem të dorës së parë është trajtimi psikologjik ngase shumica e refugjatëve janë të traumatizuar e sidomos minorenët që kanë përjetuar skena që në memorien e tyre më vështirësi shlyhen. Po pas marrjes së ndihmës së parë ata sistemohen dhe shpërndahen në vendstrehime për refugjatë dhe familje polake.
Ky solidaritet i polakëve është për tu përshëndetur dhe përkrahur nga çdo njeri i vullnetit të mirë i çfarëdo nacionaliteti qoftë ai. Ky solidaritet po vihet në shërbim edhe nga ana e mjekëve shqiptarë të cilëve po i prij unë si mjek dhe si anëtarë i Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë e cila është në shërbim të popullit ukrainas. Zaten Federata edhe në Konferencën e XI të mbajtur në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagën që në shërbim të popullit ukrainas të vë dijen dhe aktivitetin e vetë në shërbim të refugjateve. Shih për këtë ata edhe mblodhën një numër të hollash si ndihmë e parë për refugjatët ukrainas.

H. Mamaj: Dr. Zeka përmendet nismën e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë po ju si do veproni në Poloni?

Dr. Zeka : Çdo nismë për ndihmë është për tu përshëndetur .Federata ka bërë punë të mirë e që kjo nismë natyrisht që do vazhdojë edhe në Poloni dhe si hapë të parë aktiviteti ynë në Poloni pas shumë vizitave që u kemi bërë kampeve të refugjatëve kemi arritur në përfundim të regjistrojmë nevojat dhe kërkesat elementare si nevoja të përditshme.
Ndihma jonë është orientuar në grumbullimin e barnave, mjeteve sanitare, orientimin e pacienteve në shërbimet specialistike, angazhimin e punëtorëve social dhe psikologëve për tu marrë me problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët dhe shumë shërbime tjera nëpër familje ku janë të strehuara refugjatët ,këtu nuk përjashtohen edhe ndihmat në ushqime për të cilat kanë nevojë të larguarit nga atdheu. Një pjesë e pacientëve që kanë probleme më të rënda i marrim për trajtim edhe nëpër klinika pa asnjë problem ngase Qeveria Polake çdo gjë ka vënë në shërbim të refugjatëve ,shembull që meriton respekt nga çdo njeri në botë.

Dr.Gani Zeka, Hajriz Mamaj dhe Dr. Arben Zeka

H.Mamaj : Dr. Zeka dihet që në Ukrainë ka edhe qytetar shqiptar e sidomos në rrethinën e Odes. Keni marrë kontakte me ta?

Dr. Zeka : Natyrisht se kemi marr dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ata kanë organizimet e tyre nëpër shoqata ku takohen shqiptarët dhe natyrisht se që nga dita e parë jemi në kontakt me ata të cilët na janë drejtuar për ndihmë ngase deri me tani na kanë munguar kontaktet ,por ne shqiptarët bëhemi bashkë atëherë kur na kanoset ndonjë rrezik që këtë faj më së shumti ia hudhi qeverive të shteteve tona që nuk interesohen ta bëjnë bashkë mërgatën shqiptare. Mendoj që mjekët të tubuar në Federatën e Mjekëve shqiptar në Evropë së cilës po i prinë Dr. Aurora Dollenberg me seli në Gjermani po japin shembullin më të mirë në organizimin e shqiptarëve në Evropë ngase tek mjekët nuk dominon politika dhe bajraktarizmi por puna dhe humaniteti. Me këtë rast dua të falënderoj edhe Dr. Arben Zekën ,mjek i ri që është në shërbim të pacientëve dhe ofrimin e ndihmave për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Dr. Arben Zeka

H.Mamaj . Faleminderit juve dhe të gjithë atyre mjekëve që dijen dhe mundin e kanë vë në shërbim të qytetarve të rrezikuar nga lufta në Ukrainë.

Dr. Zeka : Ju lutem, e kemi për detyrë ta ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për ndihmën e mjekut.

Vuçiq, përfaqësuesi i Putinit në Ballkan, e konsideron Kosovën si Krimea serbe!

0

Vuçiq, Putin e Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Shoygy


Zeqir Bekolli, Prishtinë

Agresioni rus mbi Ukrainën e pavarur i ka frymëzuar serbët, jo vetëm në Beograd por edhe në Kosovë. Me një protestë të turpshme, serbët në Beograd “shënuan” vdekjen e ish- Sekretares së Shtetit të ShBA-së, Medlin Ollbrajt, duke thënë se ajo “duhet të digjet në ferr”. Këtë protestë atje, pas të cilës fshihet pushteti, e bënë serbët për hirë të Rusisë dhe apetiteve të saja, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Ballkan. Në të njëjtën ditë, Vuçiq, duke luajtur rolin e Putinit për Ballkanin, mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Beograd , e aty i kishte ftuar edhe serbët e Kosovës , njësoj si Putini që veproi me përfaqësuesit e Krimesë dhe të dy zonave ukrainase të cilat i shpalli të pavarura, duke i trimëruar ata dhe ftuar në protesta, kësaj radhe kundër Kryeministrit Albin Kurti. Me këtë gjest, Vuçiq, dha sinjale të qarta, se po dëshiron të provokojë luftë të re në Kosovë duke i bind serbët se Kosova është si Krimea.


Mirëpo, në këtë plan, duke luajtur me lojen e dyfishtë, Vuçiq nuk arriti të bëjë asgjë, pos që ta rris autoritetin e Kryeminsitrit Albin Kurti, i cili në suaza të reciprocitetit, i tha atij se për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë nevojitet një marrëveshje ndërmjet dy qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, si dy shtete të pavarura. Kjo mbase e xigëloi përfaqësuesin e Putinit në Ballkan, i cili një marrëveshje ndërmjet dy qeverive për këtë çështje e cilësoi si njohje. Pas kësaj, ai, trilloi edhe gënjeshtrën se “nëse do të organizoheshin zgjedhjet, policia e Kosovës do t’i vriste serbët”!

Afër Putini e Vuçiqit , gjithsesi duhet të jetë edhe Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Sergej Shoygy …!

Me një fjalë, këto veprime të Beogradit, jo vetëm Kosova, por edhe faktori ndërkombëtar, nuk bën t’i nënçmojnë dhe si të tilla flasin qartë se njohja e Kosovës nga Beogradi nuk shihet as në horizont. Në anën tjetër edhe Beogradi duhet ta ketë të qartë se ëndrrat për Kosovën si “zemra e Serbisë”, apo si “Krimea serbe” kanë përfunduar kaherë, apo mund të jenë vetëm përralla të harxhuara .

La Revue Diplomatique (1886) / Kur Papa dekoronte Pashko Vasën

Pashko Vasa (1825 – 1892)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Mars 2022

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkëlqesia e tij Pashko Vasa, guvernatori i përgjithshëm i Libanit, sapo ka marrë një dallim të lartë nga Hirësia e tij Papa (Leon XIII). Delegati apostolik në Siri shkoi me një ceremoni madhështore në selinë e qeverisë në Liban dhe dekoroi Shkëlqesinë e Tij Pashko Vasën me Kryqin e Madh të Shën Gregorit të Madh.

Shkëlqesia e Tij Imzot Ludovic dekoroi njëkohësisht me shenjat e klasit të tretë të të njëjtit urdhër Kupelyan efendiun, sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Libanit dhe dhëndrin e Shkëlqesisë së Tij Pashko Vasës.

“La Revue Diplomatique” ka botuar, të dielën e 3 tetorit 1886, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me dokorimin e lartë asokohe të Pashko Vasës dhe dhëndrit të tij armen nga Papa, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-revue-diplomatique-1886-kur-papa-dekoronte-pashko-vasen/.