Kreu Blog Faqe 1365

Starstreak në Ukrainë – mund të rrëzojë avionët luftarakë

0

Starstreak është në vend në Ukrainë dhe i gatshëm për përdorim, tha Ministri britanik i Mbrojtjes. Foto nga Twitter.

   

Starstreak e prodhuar në Britani është tani në vend dhe e gatshme për përdorim në Ukrainë. Sistemi i raketave është i krahasueshëm me Stinger amerikan, por fluturon më shpejt dhe shkon më lart.

Sistemi portativ i armëve konsiderohet të jetë shumë i fuqishëm. Raketat arrijnë tre herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe mund të shkojnë deri në 7,000 metra lartësi (Stinger: 4,800 metra). Kështu, avionët luftarakë me fluturim të ulët janë brenda rrezes së distancës.

I gatshëm për përdorim

Sistemi i armëve tani është gati për përdorim në Ukrainë, sipas ministrit britanik të mbrojtjes Ben Wallace.

Defence Secretary Ben Wallace told The Mail on Sunday that the Starstreak system – a shoulder-mounted missile that travels at more than three times the speed of sound to take down low-flying enemy jets – was ready to be used imminently.

Mr Wallace said the first Ukrainian troops had been trained and were now deployed with Starstreak, adding that the UK was ‘doing more than pretty much anyone else’ to help the war-torn country. (Mail on Sunday)

Starstreak gati për nisje në Dartmoor, Angli. (Wikimedia Commons)

Shkakton dëme ‘katastrofike’

Starstreak shkakton dëme “katastrofike” në avionët luftarakë dhe helikopterët fluturues të ulët, tha koloneli britanik Graham Tejlor për The Times.

He said that British troops were being deployed to a secret location in eastern Europe to teach Ukrainians how to use the portable system, which launches missiles capable of travelling at more than 2,000 mph.

Starstreak ndahet në tre “darts” pasi është i drejtuar me lazer drejt objektivit nga një ushtar në tokë, dhe është një i ashtuquajtur Manpads; sistemi i mbrojtjes ajrore të njeriut, i zhvilluar nga Thales.

Ushtria amerikane ka përdorur sistemin që nga viti 1997, fillimisht i montuar mbi automjete, më vonë edhe për gjuajtje nga pozicionet e shpatullave, sipas Defense News. Midis përdoruesve të Starstreak janë edhe Afrika e Jugut dhe Indonezia.

Putin ka humbur tashmë

Putin tashmë e ka humbur luftën, tha Ministri i Mbrojtjes Wallace.

He added: ‘Putin has already lost. Putin is no longer a force in the world. Whatever he may think he’s won today, he is lost in the long run. His legacy is now one of loss.

‘He will be remembered as a man who demonstrated that his armed forces were not invincible and were, in fact, badly equipped.

‘He will be remembered by Russian mothers as a man who sent needlessly to their death thousands of young Russian men, he will be remembered as a man who instead of furthering Russia in the world has made it more isolated.

‘And he will probably live out his days being invited to the North Korean annual celebration.

‘I think, on one level, the world won’t have to fear Putin any more. He’s not a force of power.’

Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i politikanëve të papërgjegjshëm!

0

Florim Zeqa 

Veprimtarët e viteve të ’90-ta edhe pse i kaluan afro 3 dekada larg atdheut nuk u shkëputen për asnjë çast nga vendlindja, edhe pse të politizuar, asnjëherë nuk u shantazhuan, edhe pse të injoruar nga pushtetarët, asnjëherë nuk u ndalën së vepruari për të mirën e vendit të tyre.

Duke e analizuar situatën në shtetin e Kosovës 23 vjet pas çlirimit, pa dashje u ktheva në vitet e ’90-ta, u ktheva në lokalet e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, ku asokohe në një lokal të përbashkët punonin dy sisteme paralele të arsimit. Në njërën anë ishin të barrikaduara strukturat serbe që gëzonin të gjitha privilegjet e pushtetit, ndërsa në anën tjetër ishim ne shqiptarët që punonim të ndarë prej tyre në kushte tjera.

Përkundër të gjitha vështirësive, me ne ishte morali i fortë për mbjelladituri tek ai brez shkollarësh, të cilët bashkë me ne përjetonin katrahurat me plot vështirësi të kohës.

E gjitha kjo bëhej më e lehtë falë financimit nga mërgata shqiptare, ku me kontributin e qytetarëve dhe mirëmenaxhimin e mjeteve financiare nga institucionet shtetërore dhe atyre arsimore në veçanti (LASH-i), e mbanim gjallë sistemin paralel të arsimit shqip në Kosovë në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë.

Pushtetarë të rinjë me mentalitet të vjetër qeverisës

Edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, qasja e qeverisjes mbeti e njëjtë! 23 vjet pas lufte në shtetin e Kosovës, përseri përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të popullatës. Në njërën anë janë të privilegjuarit e pushtetit, gjegjësisht familjet e pushtetarëve, militantët partiak dhe oligarkët ekonomik, ndërsa përballë tyre janë shumica e pupullatës shqiptare, të pa punë dhe të harruar nga shteti, të cilët jetojnë në kushte të vështira dhe varfëri ekstreme.

Duke e mos e parë asnjë “dritë në fund të tunelit” për një jetë më të mirë në shtetin e kapur dhe kriminalizuar, qytetarët e lënë pas dore, të nëpërkëmbur nga politika dhe të shfrytëzuar nga oligarkia kriminale, po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë me kosto të lartë për të ikur nga Kosova, ndërsa ata të cilët nuk i kanë mundësitë e blerjes së vizave, janë duke e pritur me padurim liberalizimin e vizave për të ikur sa më parë dhe sa më larg nga vendi i pashpresë!

Politikanët e korruptuar dhe injorantët politik fundosën shpresat e qytetarëve

Përderisa politikanët e korruptuar i kishin thyer shpresat e qytetarëve, “shpëtimtarët” e veshur në petkun e pushtetit, injorantët dhe praktikantët politikë, janë shndërruar në vrasësit më të mëdhenj të ardhmerisë së vendit tonë.

As okupatori serb nuk ua ka shkatërruar ardhmërinë gjeneratave të reja në këtë masë sesa kusarët e politikës, të cilët e duke e trajtuar shtetin si plaçkë lufte, e rrjepën dhe e bënë leckë.

Dallimi në mes pushtetarëve paraprak dhe këtyre aktualë, qëndron në kohë dhe në kauzat e rrejshme, ndërsa kapja e shtetit ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Thyerjen e shpresave të shqiptareve të Kosoves nuk mundi ta bëjë regjimi okupues serb përmes formave më të vrazhda të represionit; helmimit të nxënësve, mbylljen e shkollave e fabrikave, burgosjen dhe vrasjet sistematike, por, po e realizojnë fatkeqësisht me sukses politikanët e papërgjegjshëm shqipfolës nga paslufta e deri në ditët e sotme të cilët ua bën jetën ferr qytetarëve në pjesën e shtetit të liruar nga pushtuesit serb.

Pabarazi qytetare dhe padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës

Tani e mbi dy dekada ndaj shumicës shqiptare në Kosovë është ushtruar presion psikologjik me pabarazi qytetare dhe padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës, duke filluar nga degradimi i sistemit shëndetësor, arsimor e kulturor e deri tek mohimi i punësimit në sektorin publik, për shkak se të gjithë pushtetarët pa dallim dhe politikanët në përgjithësi u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre dhe të militantëve partiak pa konkurs dhe pa përmbushjen e asnjë kriteri bazik.

Kjo përveqse mohim i së drejtës së qytetarëve për punësim në shtetin e tyre, paraqet aktin e parë të krimit dhe të fundit të thyerjes së të gjitha shpresave për jetë në Kosovën e çliruar nga barbarët serb.

Popullata e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i mbajti mbi kurrizin e saj pseudopatriotët dhe pseudokomandantët, që u shndërruan në “sheik” kundrejt një popullate të varfër.

Intelektualët e mirëfilltë dhe atdhetarët e vërtetë u injoruan dhe anashkaluan nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Vendet e tyre i zunë servilët dhe puthadorët, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit.

Përderisa në vitet e 90-ta, udhëheqësit politikë, aktivistët dhe veprimtarët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin dhe respektoheshin aq shumë nga populli, në Kosovën e sotme, politikanët shikohen me ironi nga popullata, të cilëve përveqse u mungon pushteti moral, janë bërë sinonim i të këqijave, si; nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar e dukurive të shumëta negative si produkt i gënjeshtrave të politikanëve mashtrues.

Shkrim nga Hotla e Kumanovës, vendlindja ime, aty ku para 33 vitesh e mora trenin që të largohem nga Jugosllavia në Norvegji

0
Rexhep Kurtishi, Hotël, Kumanovë
Tani që po shkruaj nga Hotla, vendlindja ime e dashur, po bëhen 33 vite kur në qytetin Kumanovë morëm trenin për t’u larguar nga ish Jugosllavia për në Norvegji. Pra, ishte pikërisht ora 23 e 10 minuta, kur unë, ime grua, vajza e madhe Valbona, vajza e dytë Lulzimja, djali Gëzimi, tani i ndjerë dhe Ariani, djali në moshën 5 vjec.
Me tren udhëtuam 3 ditë. Në Oslo arritëm ditën e enjte, më 30 mars 1989. Ishte ora 7:00 e mëngjesit, nuk dinim kujt t’i drejtohemi.
M’u kujtua kushëriri Qerim, i telefonoj dhe pas disa minutash erdhi ai, u përshëndetëm me të dhe na tregoi vendin ku duhet të lajmërohemi. Pas kryerjes së detyrymeve shtërore për azil politik dhe vendosjen në pallatin në vendin Urtegata, na mori kushëri Qerimi në apartamentin e tij, u përshëndetëm me familjen e tij bujare dhe aty kaluam një mbrëmje me plot emocione.
Tani gruaja dhe nëna e kushëririt tim janë më të ndjerë. Sivjet, unë me time grua dhe dy vajzat; Valbonën dhe Lulzimen, erdhëm në vendlindjen tonë të dashur për ta kujtuar 33 vjetorin e largimit tonë nga vendlindja dhe nga më të dashurit tanë.
P.s.:
Në Urtegata takuam edhe kushëri Abedinin Abdiun dhe mikun Lulzim Ademi.
Ishte një takim shumë emocionues dhe i dhimbshëm.
En fortelling på norsk
Nå som jeg skriver fra Hotla, min kjære hjemby, er det 33 år siden jeg tok toget til byen Kumanovo for å forlate det tidligere Jugoslavia til Norge. Det var nøyaktig klokken 23:10, da jeg, min kone, den eldste datteren Valbona, den andre datteren Lulzime, sønnen Gëzim, nå han er ikke sammen med oss i denne verden og sønnen Ariani, sønnen i en alder av 5 år. Med tog reiste vi 3 dager. Vi ankom til Oslo torsdag 30. mars 1989. Klokken 07.00 på morgenen. Vi visste ikke hvem vi skulle henvende oss til. Jeg husket kusinen min Qerim, ringte ham og etter noen minutter kom han, hilste på hverandre og viste oss stedet hvor vi skulle henvende oss til.
Etter å ha utført statlige oppgaver for politisk asyl, ble vi plassert i Urtegata. Deretter tok vår fetter Qerim oss med til leiligheten sin, hilste på hverandre med den sjenerøse familien hans og der tilbrakte vi en spennende kveld full av følelser. I år, jeg og min kone sammen med to døtre; Valbona og Lulzime, kom til vårt elskede hjemland for å minne 33-årsdagen for vår avreise fra hjemlandet og fra våre kjære. P.s.: I Urtegata møtte vi også fetter Abedin Abdiu og Lulzim Ademi.
Det var et veldig spennende og vondt møte.
______
* Rexhep Kurtishi deri në pensionimin e tij para disa vitesh ka punuar si arsimtar i mësimit plotësues (arsimtar dygjuhësh) me nxënësit shqiptarë gjithandej në shumë shkolla të Oslos dhe rrethinës së saj.

Romani Sytë e Simonidës i Dhimitër S. Shuteriqit, një libër në përballje me rrenën serbe

0
Nga: Bedri Tahiri
(Pluhurat e shenjtëruar)
Duke lexuar romanin e Dhimitër S. Shuteriqit, SYTË E SIMONIDËS (Pluhurat e shenjtëruar), lexuesi mëson një të vërtetë, për një krim, për gërryerjen e syve të Simonidës në afreskën e manastirit të Graçanicës, që serbët u përpoqën ta paraqesin si vepër vandale të shqiptarëve.
Kjo vepër e pjekurisë së shkrimtarit, i cili, më mirë së çdokush e ka njohur Mesjetën dhe ka bërë emër me tema nga historia, ngre para lexuesit perden e Mesjetës ballkanike-evropiane në përgjithësi, dhe të asaj shqiptare, në veçanti. Edhe pse, në shikim të parë të duket se autori subjektin e romanit e ka ndërtuar mbi bazën e udhëtimit të princeshës Simoidë nga Konstatinopja në Rashë, ngjarja përqendrohet tek ideja themelore e veprës dhe e autorit, te mbijetesa arbërore.
Në fakt, siç duket, poenta e gjithë romanit, qëndron në përballje me një të pavërtetë që e kishte lëshuar poeti serb, Millan Rakiq (1876-1938), i cili ishte edhe konsull serb në Prishtinë. Ai në vjershën “Simonida” me nëntitullin “Afreska e Graçanicës”, paraqet shqiptarët si vandalë që i prishin afresket në kishën e Graçanicës, konkretisht ia gërryejnë sytë e Simonidës.
Simonida ka qenë vajza e mbretit bullgar të Bizantit, Andronikut II, me të cilën u martua mbreti serb, Millutin Nemanjiqi, i cili edhe kishte verbuar djalin e vet, Stefanin. Mbreti plak, që i kishte tri gra, mori përdhunshëm edhe Simondiën për grua të katërt, kur ajo ishte vetëm tetë vjeçe. Ai kishte ndërtua e meremetua disa kisha e manastire në Kosovë. Ndër to edhe atë të Graçanicës, ku në një afreske kishte përjetësuar edhe Simonidën e bukur.
Simonida e kaloi jetën për gazep dhe mezi kishte pritur t’i vdiste burri e të ikte. Kështu, kur më 1321 vdes mbreti Millutin, ajo kthehet tek i ati, ku nuk u prit mirë nga rrethi shoqëror.
Pas ikjes së Simonidës, njerëzt e Millutinit, në shenjë hakmarrjeje ia nxorën sytë me hanxharë afreskut të Simonidës në kishën e Graçanicës, shkruan edhe Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime”..
Natyrisht në roman dominon artistikja dhe disa nga personazhet dalin edhe me emra tjerë, por, autori i vëmendshëm, përmes botës së tyre të brendshme, bisedave dhe konflikteve, zbulon të vërtetën. Ata, pa dashje, të dehur nga rrenat e tyre, e zbërthejnë enigmën dhe demantojnë vetveten…
“Sytë e Simonidës”, duke qenë një segment artistik i historisë së mundimshme të mbijetesës shqiptare, është nga njëra anë , vepër me vlera të shquara njohëse dhe edukative për brezat e rinj, dhe nga ana tjetër, një përgjigje në llojin e vet të kualifikuar, që i jepet historiografisë dhe letërsisë serbomadhe, vlerëson Nasho Jorgaqi.

“Kryqëzimi i myslimanëve” (Shqiptarëve) në rrethinën e Nishit

0
Prokule , qyteti i banuar kryesisht me shqiptarë dikur…, një “kasaba muslimane” në Lumin Toplica.
Jusuf Osmani, historian dhe arkivist nga Prishtina
Një numër i konsideruar i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit pas dëbimit të tyre në dimrin e vitit 1877/78, kanë qëndruar në vendlindjen e tyre, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara, dhunës e terrorit pas një kohe kanë qenë të detyruar që të konvertohen në fenë krishtere ortodokse dhe pas kohe edhe të asimilohen. Kështu edhe sot në territorin e sotëm të Republikës së Serbisë ka shumë familje që janë me prejardhje shqiptare. Siç shihet në dokumentin në vijim këto familje i kanë rezistuar konvertimit një kohë të gjatë.
Përkitazi me këtë dukuri, Hafiz Muhamed Panxha, nga Sarajeva, më 31 dhjetor 1939, në revistën “Glasnik Islamske Vjerske Zajednice BiH”, VIII, nr. 1/1940 boton artikullin “Pokrštavanje muslimana u okolici Niša” (Kryqëzimi i myslimanëve në rrethinën e Nishit”), të cilin po e botojmë në tërësi:
Gazeta beogradase “Vreme” e datës 16 nëntor të këtij viti ka sjellë një artikull me titull: “Dhjetë familje me 40 anëtarë janë kryqëzuar në fshatin Malçë te Nishi”, ku është paraqitur puna e mjerë të disa priftërinjve ortodoksë, të cilët mundohen që myslimanët e varfër t’i kthejnë në ortodoksi, kështu që të dëshmohen se si me sakrificë po e kryejnë “misionin e tyre baritor”. Ky lajm për kryqëzimin e myslimanëve në rrethinën e Nishit e ka ndjekur me çudi edhe shtypi i huaj, duke e theksuar si dukuri shumë të mjerueshme në shekullin e sotëm të liberalizmit fetar, dhe që bie ndesh me bindjet e njerëzve dhe familjeve të caktuar, që me mjete të ndryshme prozelite njerëzit e varfër të ndërrojnë fenë. Kjo ngjarje e mjerueshme ka shkaktuar shqetësim të madh dhe të kuptueshëm në tërë opinionin e gjerë mysliman, i cili këtë e ka pranuar më habi dhe ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje, që në këto ditë fatale dhe të vështira në një anë të caktuar e godasin vetëdijen dhe bindjen fetare të myslimanëve. Kjo indinjatë është edhe më e madhe, meqë me Ligjin për bashkësinë islame, në nenin 11 ndalohet çdo propagandë fetare nga jashtë në mesin e myslimanëve. Përveç kësaj, nga aspekti shtetëror dhe popullor është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, sepse krijon luftë fetare dhe fronte fetare që askujt nuk i duhet, ai i cili ia do të mirën dhe përparimin shtetit tonë popullor. Dhe për këtë është i kuptueshëm dëshpërimi i myslimanëve, të cilët me zemër e duan këtë shtet dhe që kanë dhënë dëshmi të shumta për dashurinë dhe lojalitetin ndaj shtetit, të cilin papërmbajtshëm e duan”. Autori i këtij artikulli me sugjerim të Reis-Ulemasë dhe me referentin e Ulema Mexhlisit në Shkup, ka shkuar për të shqyrtuar arsyet e këtij kryqëzimi masiv të myslimanëve.
“Që shkaqet e këtyre kryqëzimeve të myslimanëve të përcaktohen në mënyrë të drejtë, është e nevojshme të kthehemi në kohën e para 70 e më tepër vjetëve, kur këto vise, të cilat tani i janë të banuara popullatë të shpërndarë myslimane, pushteti turk i ka lëshuar. Me shkuarjen e turqve nga këto vise, këta myslimanë i ishin lënë vetvetes në aspektin e jetës së tyre fetare. Pushteti serb në disa vende kishte caktuar hoxhë dhe i kishte paguar me mjete shtetërore, por puna e këtyre nëpunësve në ngritjen fetare nuk ka kaluar nga suazat e edukimit nga vendi i shërbimit. Vendbanimet myslimane të shpërndara në edukimin fetar kanë mbetur dhe i janë lënë vetvetes dhe derisa ka pasur disa njerëz të vjetër, i kanë mbështetur dispozitat myslimane dhe zakonet islame. Gjendja e këtyre vendbanimeve myslimane deri në luftërat ballkanike, në aspektin fetar, ishte mjaft e volitshme, sepse ka të bëjë me përzierjen e përhershme me jomyslimanët, që kanë filluar të marrin shumë zakone të krishtera, si p.sh. kremtimi festave të pagëzimit dhe dhënia e emrave të krishterë fëmijëve të tyre. Organet shtetërore ishin mjaft tolerante, por edhe pushteti kishtar është përmbajtur ndaj çdo veprimi prozelitues në mesin e këtyre myslimanëve. Luftërat e gjata prej vitit 1912 deri në vitin 1918 kanë ndihmuar shumë që ritet fetare të këtyre myslimanëve gati në tërësi të jenë zbehur dhe pas mbarimit të luftës situata ka ndryshuar për të keq, kur priftërinjtë ortodoksë kanë filluar t’i bindin myslimanët që në masë të kalojnë në fenë ortodokse. Për këtë arsye kanë ndodhur disa kryqëzime masive të vendbanimeve të largëta myslimane. Në disa vite të fundit ky aksion pak është heshtur, por në dy-tre vjetët e fundit ka filluar në masë të madhe të aplikohet. Si pasojë e kësaj janë kryqëzimet masive të myslimanëve në Zhinipotok, të rrethit të Prokuples, që është bërë në maj të këtij viti si dhe kryqëzimi i fundit në Malçë.
Nga ajo që është theksuar, shihet se rrethanat për zhvillimin e jetës fetare nëpër këto vendbanime të shpërndara myslimane në Nish dhe në rrethinën e tij ishin mjaft të pavolitshme. Deri në luftërat ballkanike nuk kishte në përgjithësi asnjë aksion për kryqëzimin e këtyre myslimanëve, por pas luftës rrethanat ndryshuan dhe pushteti kishtar aktivisht ka marrë pjesë, e nganjëherë drejtpërdrejt kanë ndihmuar disa organe të pushtetit politik. Po të kishin më shumë mirëkuptim nëpunësit fetarë, të cilët, edhe pse në numër të vogël, kanë shërbyer në këto treva, që sa më shpesh të binin në kontakt me këta myslimanë, kjo propagandë nuk do të kishte kurrfarë suksesi, edhe nëse do të kishte, ajo do të ishte e parëndësishme. Që 70 vjet, mijëra e mijëra nga këta myslimanë nuk kanë pasur asnjë hoxhë, e as që kanë pasur rastin të shohin se si kryhen detyrat fetare islame. Islami është ruajtur te ta vetëm sipas traditës, ka mbetur emri mysliman, ka mbetur e rrënjosur ndjenja se i takon Islamit, po pa kurrfarë forme islame. Për këtë shkak kanë mundur dhe janë detyruar në rrethanat e caktuara të përvetësojnë shumë zakone të krishtera, e më shumë ritet krishtere. Këta myslimanë i ishin lënë vetvetes, andaj edhe i ka gjetur ky fat i rëndë, që i dhemb në zemër çdo myslimani, kur sheh se sa ka gabuar dhe sa lëshime të mëdha ka bërë, duke i lënë këta myslimanë në fatin e rëndë. Nëse organet e Bashkësisë Islame që nga viti 1930, kur administrata unike shtrihej në tërë elementin myslimanë të këtij vendi, të merrnin me seriozitet këtë situatë të vështirë të myslimanëve të këtyre viseve dhe të kërkonin mënyrën e duhur të shërimit, jam i bindur që këto ngjarje të fundit të mjerueshme nuk do të ndodhnin. Sepse, siç kam theksuar, vetëdija islame, domethënë vetëdija që i takonin bashkësisë islame, te këta myslimanë është e fuqishme dhe e palëkundur. Kur e pyetni ndonjë mysliman të moshuar të moshës 60-70 vjeç, se pse ndihet mysliman, ai vendosmërisht dhe me krenari përgjigjet: “Unë jam mysliman, sepse edhe baba ishte mysliman, por edhe gjyshërit e mi më se 500 vjet e kanë mbajtur këtë fe dhe as unë nuk do ta lëshoj”. Po ashtu, edhe kur e pyetni ndonjë të ri, që kurrë nuk e ka parë hoxhën dhe asgjë nuk di për dispozitat islame, ai vetë me vetëdije përgjigjet: “Po, bre, mysliman jam dhe nuk dua të kryqëzohem”.
Te kjo duhet të theksoj se që Ulema-mexhlisi i tanishëm në Shkup përpiqet të ndërmarrë masa të nevojshme për ngritjen fetare të këtyre myslimanëve, por fatkeqësisht nuk ka hasur në përkrahje të Këshillit të Saborit në Shkup, i cili u ka shkurtuar mjetet buxhetore të nevojshme për pagesën e disa nëpunësve fetarë në hapjen e mejtepeve.
Tani në pika të shkurtra se si ka ndodhur ky kryqëzim masiv i myslima-nëve kohët e fundit, ku më së miri do të shihen shkaqet e këtij kryqëzimi.
Më 26 dhjetor 1939 në imamatin e xhematit në Prokuple është mbajtur konferenca me myslimanët e shumtë të atjeshëm. Duke i pyetur për jetën e tyre fetare, kanë deklaruar se për ne myslimanët askush nuk është kujdesur, se fëmijët e tyre kurrë nuk e kanë mësuar mësimin fetar dhe se nuk kanë vijuar shkollën, por kohët e fundit gjendja po përmirësohet, sepse u ka shkuar një hoxhë i ri dhe i mirë, që po i mëson që të ruhen nga zakonet e këqija, në xhami i ka tubuar ata dhe sipas këshillës së tij në këtë vit shkollor kanë regjistruar mbi 40 fëmijë të tyre në shkollën fillore, e fëmijëve të tyre u mbahen edhe orët nga edukimi fetar. Ata janë edhe për atë që t’u hapet mejtepi, por janë të varfër dhe nuk janë në gjendje që ta mbajnë, andaj luten që vakëfi t’u hapë mejtepin. Duke i pyetur për shkakun e kryqëzimit të myslimanëve në Zhinipotok, ata deklarohen se këta myslimanë kurrë nuk e kanë parë hoxhën dhe nuk kanë ditur se çka është feja islame.
Një prej atyre kaluesve, që atë ditë ishte në Prokuple, menjëherë është thirrur në dëgjim. Ai konvertues quhej Raim (tani Rajko) Huseinoviq dhe në deklaratën e tij në procesverbal thuhej:
“Në maj të këtij viti kam kaluar në fenë ortodokse me fqinjët tjerë të mi nga fshati Zhinipotok, gjithsej 12 familje. Ky kalim ka qenë vullnetar dhe e vërtetoj se askush nga famullia ortodokse e as fqinjët nuk na kanë detyruar. Famullia gjatë kohës së pranimit na kanë premtuar se do të na japin prona dhe çdo zot shtëpie i janë dhënë, sipas numrit të anëtarëve të familjes, nga 45 deri 55 dinarë. Jam plotësisht i gatshëm dhe kam dëshirë që të kthehem unë në Islam, vetëm nëse pranojnë edhe fqinjët e tjerë të mi, e unë do të bisedoj me ta. Shkaku kryesor është se kurrë nuk ka ardhur imami, por edhe të vdekurit vetë i kemi varrosur, sepse nuk kemi mundur ta sjellim nga Prokupla, që është 40 km larg nga fshati ynë. Më a është e njohur se famullia nuk e ka lajmëruar hoxhën tonë, se kemi kaluar në krishterim, si dhe as ne nuk e kemi lajmëruar si dhe nuk kemi kërkuar kurrfarë dokumenti, por kemi ditur se jemi regjistruar në librin amë. Deklaroj se toka e premtuar kurrë nuk na është dhënë”.
Sipas kësaj deklarate shihet se në çfarë mënyre bëhej propagandë për kryqëzimin e myslimanëve dhe njëherësh konstatohet se ky veprim i priftit ortodoks në përgjithësi nuk u përgjigjet dispozitave ligjore për kalimin nga një fe në tjetrën. Pra, një propagandë e tillë ilegale me vete duhet të sjellë pasoja ligjore.
Me qëllim të ilustrimit më të mirë të kësaj propaganda ilegale kam paraqitur edhe procesverbalin e deklarimit të myslimanëve të Malçës, ku është bërë kryqëzimi masiv si dhe deklarimi i një të konvertuari nga Vrezhina e Epërme afër Malçës.
Më datën 27 dhjetor 1939 kanë dhënë deklarata këta persona:
1. Vulle Buniq, farkëtar nga Malça ka dhënë këtë deklaratë:
“Gjithsej kam 8 anëtarë të familjes dhe këta dy djem (Mirosllavin dhe Zhivojinin), një vajzë (Branën), dy reja (Desankën dhe Leposavën) dhe mbesën (Nadën) si dhe bashkëshorten (Spasenën). Nga të gjithë këta nuk kemi kaluar në fenë krishtere vetëm unë dhe bashkëshortja. Arsyen e kalimit të tyre nuk e kam saktësisht të njohur, por mendoj se famullitari disa herë u ka thënë se do t’i kurorëzojë pa pagesë dhe do t’i shpërblejë shumë. Edhe mua dhe bashkëshorten disa herë na ka ftuar Prefektura e rrethit në Nish dhe ka kërkuar që të kurorëzohemi ose atje ose atje. Kjo është bërë për shkak se imami i Nishit ka paraqitur fletëparaqitjen që po jetojmë në mënyrë jashtëmartesore, edhe pse unë jam kurorëzuar para 40 vjetëve te hoxha në Nish”.
2. Vlladimir (Latif) Buniq, farkëtar nga Malça ka deklaruar:
“Gjithsej i kam 4 anëtarë të familjes, bashkëshorten Cana, e cila ishte e fesë ortodokse dhe ka kaluar në islam; pastaj kam tre fëmijë: Rabinë (Radën), Mustafën (Mutën) dhe Rankun. Asnjëri prej këtyre nuk ka kaluar në fenë krishtere. Famullitari i atjeshëm disa herë, nëpërmjet të romëve, ish-myslimanë nga Vrezhina e Epërme na ka ftuar për një bisedë, por unë nuk kam shkuar, sepse e kam ditur se do të na këshillojë që të braktisim islamin. Hoxha nga Nishi kurrë nuk na ka ardhur, as ne nuk e kemi ftuar, sepse jemi shumë të vobektë. Unë para lufte isha toger i xhandarmërisë në Shtip dhe s’kam qenë në xhami dhe e njoh pak fenë. Fëmijët askund nuk i mësoj”.
3. Uskokoviq Ranxhell nga Malça ka deklaruar:
“Unë i kamë 4 anëtarë të familjes, nuk e kam lejuar askënd të kalojë në fenë ortodokse. Famullitari nga Malça më ka dërguar porosi nëpërmjet romëve të Vrezhinës së Epërme që të kaloj në fenë ortodokse dhe se falas do të kurorëzohemi, ndërsa te hoxha kushton 500 dinarë. Njëjtë na ka thënë edhe prefekti i Rrethit të Nishit, kur na ka thirrur për paraqitje në imamatin në Nish.
E kam të njohur se janë kryqëzuar këto familje në Vrezhinën e Poshtme: Vuka Musiq, farkëtar, që ka 6 anëtarë, 2. Maliq (Mihailo) Xhaferoviq me 8 anëtarë, 3. Smailoviq Çedomir me 5 anëtarë, 4. Deva Musiq me 2 anëtarë (ndërsa baba i tij Arifi ka mbetur në fenë islame); Nga Malça: 5. Mirko Buniq me 2 anëtarë, 6. Zhivojin Buniq me bashkëshorten, dhe djalin Bulla Buniq. Këtë kryqëzim e ka bërë famullitari z. Nikolla Rançiq në kishën e atjeshme në ditën “Poklada”, të hënën, më gëzim dhe festim, të cilin e ka organizuar “kumbara” Çeda Stamenkoviq, tregtar nga Nishi. E kam të njohur se këta që kanë kaluar në fenë ortodokse janë penduar dhe mendoj se nëse hoxha bën pak përpjekje ata do t’i kthejë.
Na jetojmë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk po mund t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, sepse nuk kemi para për libra si dhe as shkolla e as komuna nuk na i japin falas”.
Në fund të këtij procesverbali të gjithë të përmendurit më lart në mënyrë solidare deklarojnë: “Të gjithë të shënuarit më lart deklarojmë se neve askush nuk mund të na detyrojë që të braktisim islamin dhe deri në vdekje do të mbesim myslimanë dhe edhe fëmijët tanë do të mundohemi që edhe ata të gjithë të kthehen në Islam, pasi kanë kaluar në fenë krishtere.” Në fund Vlladimir Buniq pohon se e ka një fëmijë, Mustafën, i cili e ka kryer shkollën fillore, andaj lutet që të dërgohet në ndonjë shkollë më tutje, sepse ka dëshirë për mësim.
Më tutje gjatë dëgjimit të myslimanëve nga Malça thuhet që në mënyrë vullnetare ka vepruar Çedomir Selimoviq, kovaç nga Vrezhina e Epërme, që në emër të myslimanëve të kryqëzuar e jep këtë deklaratë:
“Kam kaluar në fenë krishtere para dy muajve në Malçë me tërë familjen. Prefektura e Rrethit në Nish ka kërkuar që të kurorëzohem, prandaj kam shkuar të prifti, sepse kurrë nuk kam qenë në Nish, ndërsa baba më ka stërpikur me ujë gjatë lindjes.
Aryseja kryesore që kemi kaluar është sepse jetojmë vetëm në mes të krishterëve, e hamë mishin e derrit dhe e kremtojmë festën dhe kemi dëshiruar që të llogaritemi si ortodoksë. Pra, të gjithë ne nga Vrezhina e Epërme kemi kaluar vullnetarisht dhe pa asnjë presion. Kumbarë ka qenë Çeda Stamenkoviq, ndërsa jemi kurorëzuar në të hënën e fundit. Gjatë kurorëzimit, kumbara, sipas adetit, i ka qerasur gratë tona me nga një shami. Të tjerët asgjë nuk kemi marrë.
Më së shumti na ka ardhur rëndë se hoxha nuk na ka ardhur kurrë, andaj vetë i kemi varrosur njerëzit tanë dhe kemi parë se ata që kanë kaluar në Islam para disa vjetëve kanë probleme të mëdha për shkak të kësaj dhe ne kurrsesi nuk mund të paguajmë hoxhën, ndërsa popi të gjitha këto na i kryen falas. Po të dija diç për fenë islame kurrsesi nuk kisha kaluar dhe se unë kam qenë si i pafe. Tjetër nuk kam çka të them për këtë”.
Deklarata e mëparshme e myslimanëve të Malçës dhe e konvertantit Selimoviq Çedomirit e ilustrojnë mjaft se cilat ishin shkaqet që këta myslimanë janë kryqëzuar. Gjithsej në Malçë dhe në Vrezhinën e Epërme janë kryqëzuar 28 persona. Ky akt i kryqëzimit të myslimanëve është ilegal, sepse nuk janë zbatuar formalitetet e dispozitave ligjore kur kalohet nga feja në fe. Të gjithë këta myslimanë të kryqëzuar edhe tani në librat amëz janë të regjistruar si myslimanë, sepse akti i kryqëzimit të tyre është bërë në mënyrë ilegale.
Te kjo duhet të konstatohet një fakt shumë falënderues se fshatarët ortodoksë janë tolerantë ndaj fqinjëve të tyre myslimanë, që edhe të tjerëve duhet t’u shërbejë si shembull i mirë.
Myslimanët në Nish dhe në rrethet përqark jetojnë në gjendje shumë të vështirë materiale. Më së shumti merren me zejen e farkëtarisë dhe të shportarisë. Në Nish ka njerëz me gjendje paksa më të mirë, por duhet të konstatohet me keqardhje se shumë punëtorë të kualifikuar nuk mund të punësohen, edhe pse në Nish ekziston mundësia. Jemi të gatshëm që kjo padrejtësi do të përmirësohet dhe që myslimanëve do t’u ofrohet rasti që në bazë të fuqisë numerike do të punësohen në sipërmarrje të ndryshme, që në Nish ka në numër të madh. Sidomos fakti falënderues duhet theksuar se këta myslimanë në luftën për jetesë janë mjaftë të shkathtë dhe se në mesin e tyre, me gjithë varfërinë nuk mund t’i shohësh si lypës. Çdonjëri dëshiron që bukën ta fitojë me duart e veta. Në mesin e tyre shihet se edhe janë të prirur që fëmijët e tyre t’i shkollojnë, andaj si shembull në këtë vit shkollor në Prokuple janë regjistruar në shkollën fillore mbi 40 fëmijë myslimanë, ndërsa më herët fëmijët e tyre fare nuk kanë shkuar në shkollë. Ata duhet të falënderojnë imamin në Prokuple. Me vendosjen e imamëve agjilë dhe sakrifikues dhe të sejjar-vazit në këto treva, arsimi në mesin e myslimanëve të atjeshëm do të lëshojë shpejt rrënjë të thella.
Këtu shkurtimisht është paraqitur gjendja e myslimanëve në Nish dhe rrethinën e tij dhe arsyet e kryqëzimit të tyre. Andaj, duhet shpejt të merren masat e nevojshme që në të ardhmen të pengohen këto ngjarje të këqija, që i prekin ndjenjat e të gjithë myslimanëve të këtij vendi, si dhe i dëmtojnë interesat e shtetit dhe të bashkësisë kombëtare.
Që të vërtetohen masat e nevojshme, kam udhëtuar nga Nishi në Shkup me referentin e arsimit të Ulema-mexhlisit në Shkup, kështu që në konferencën e përbashkët të Ulema-mexhlisit dhe të anëtarëve të Saborit të vakëfit, të cilët gjendeshin në Shkup, kemi përcaktuar masat të cilat duhet të merren që kjo gjendje sa më shpejt të përmirësohet.
Në fund theksoj besimin se ende ekzistojnë kushtet që gjendja shpejt të përmirësohet, sepse ndërgjegjja e myslimanit, edhe pse më decenie e papërpu-nuar, është e fortë dhe e palëkundur. Fara e mirë e mbjellë, shpejt jep fryt të mirë dhe të shpejtë”.

Pse dikush nuk i parashtron vetës pyetjen se pse është viktimë e injorancës?

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
* Shqip, serbokroatisht, gjermanisht, anglisht.
Pra ju jeni viktima të mentalitetit skllavëror, servilizmit, frikes dhe propagandes keqdashëse.
Dhe si të tillë, ju vetë keni fajin për padrejtësitë që ju janë bërë, bëhen dhe do ju bëhen në të ardhmen.
Njerëzit e mençur pyesin me të drejtë veten e tyre :
Trupi, mendja dhe jeta ime që ma ka dhënë natyra pa lejen e askujt, pse vazhdimisht i ekspozohet maltrerimit dhe shkatërrimit nga njerëzit e këqij që s’marrin leje prej askujt?
Individët që kanë të drejtë ta bëjnë këtë pyetje duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk kanë nevojë për lejen e askujt për të shkatërruar jetën e njerëzve të këqij, nëse shteti nuk i mbron prej tyre.
Pra, nëse shteti nuk i mbron prej tyre, ata nuk duhet t’i kërkojnë askujt leje për t’ua nxirë jetën drejtuesve të shteteve të tilla.
Parakushti për nxirjen sa më të suksesshme të jetës së udhëheqësve të tillë mafioz, përbindësh dhe tradhtarë të shteteve hegjemoniste, okupatore, konolizatore dhe kriminale, është që njerëzit e mirë dhe të drejtë të bien dakord mes tyre për idealet fisnike dhe humane si liria, pavarësia, mirëqenia, drejtësia dhe barazia për të gjithë.
Sepse vetëm së bashku mund të shpëtojnë nga mafia politike, ekonomike, ushtarake, farmaceutike, bankare, narkotike, bujqësore, shëndetësore, mediatike dhe mjedisore.
Në fakt, ata duhet pyetur veten e tyre:
“Pse njerëzit e këqij kaq lehtë pajtohen, koordinohen dhe bashkohen me njëri-tjetrin rreth idealeve të ndyra si dhuna, shtypja, padrejtësia, mëkati, pabarazia, shfrytëzimi, pushtimi, poshtërimi, masakra dhe grabitja?
Si është e mundur që njerëzit e këqij të ngjiten kaq lehtë në majat e hierarkisë së pushtetit dhe kush i frymëzon ata të bëjnë kaq shumë të këqija në emër të lakmisë personale?
Pra, në emër të lakmisë egoiste për monopol mbi jetën dhe pronën e njerëzve të drejtë dhe paqësorë anë e mbanë globit.
Këtë pyetje ia bëja vetes shumë shpesh dhe e vetmja përgjigje që më kënaqte shpirtin ishte hakmarrja e shumëfishtë.
Pra hakmarrja në emër të vetëqeverisjes, popullit, flamurit, atdheut, drejtësisë, barazisë, lirisë, paqes dhe pavarësisë.
Sepse, parakushti kyç për një jetë, paqe dhe natyrë më të mirë e më të shëndetshme është një bashkim njerëzish të mirë, të drejtë dhe të mençur rreth idealeve të lirisë, drejtësisë, paqes, pavarësisë dhe barazisë për të gjithë.
Një komunitet i bashkuar rreth idealeve kaq të drejta, fisnike dhe jetike, nuk mund të kontestohet kurrë nga njerëzit keqdashës me argumente të vërteta.
Pra nuk mund të kontestohet kurrë si bashkim mbi baza ideologjike dhe politike marksist-leniniste.
Vetëm mund të keqinterpretohet qëllimisht si rikthim në mentalitetin komunist.
Por e vërteta është kjo :
Ky interpretim keqdashës, hipokrit dhe cinik vjen pikërisht nga njerëzit keqdashës, të cilët qëllimisht nuk e pranojnë se komunizmi marksist nuk ka ekzistuar kurrë.
Sepse kishte vetëm shndërrim monstruoz të fjalëve të Marksit në vepra, fillimisht nga Lenini dhe Stalini, e më vonë nga Mao, Tito, Fidel Castro, Enveri e kështu me radhë.
Pra, nuk flitet për marksizmin origjinal dhe burimor, përkundrazi, ajo që ne si komb dhe kolektiv kaluam në kohën e Bashkimit Sovjetik, Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos ishte fashizëm i majtë që nuk dallonte shumë nga nacional-socializmi i djathtë i Hitlerit.
Pikërsisht për këtë arsye bashkimi i njerëzve qëllim-mirë dhe të drejtë, duhet të ndodhë për shkak të nevojës së tyre natyrore për t’i realizuar idealet e lartpërmendura jetike.
Sepse pa realizimin e këtyre idealeve jetike, as natyra nuk mund të mbijetojë nga ndotja e që ia shkaktojnë njerëzit e përshkruar më sipër dhe aq më pak mund të sigurohet paqja, përparimi dhe mbijetesa e qenieve të gjalla dhe e natyrës që i rrethon.
Sepse njerëzit e pangopur me asgjë përmes propagandës u sugjerojnë konsumatorëve uri të paparë për konsum.
Mirëpo mendja dhe barku ii uritur i konsumatorëve për konsumim të çmendur nuk mund të ngopet kurrë pa prodhim të artikujve ushqimor, trupor dhe teknologjik për të cilët askush s’ka nevojë, sepse janë të dëmshme për shëndetin trupor dhe mendor.
Në anën tjetër janë të dëmshme edhe për ambientin sepse prodhimi i një sasie aq të lartë produktesh të panevojshme nuk mund të bëhet pa ndotjen e atmosferës.
Mirëpo pikërisht ndotja e atmosferës, tokës dhe ajrit shkakton ngrohje klimatike globale.
Sepse helmet e gazrave i vrasin artet bimore dhe shtazore në tokë dhe nën dete e oqeane.
Pra i vrasin artet bimore dhe shtazore që e pastrojnë ajrin dhe që e mbajnë konstante temperaturën e ujit në dete dhe oqeane.
Pra siç po e shini rrethimi vicioz i djallit nuk mund të shpërthehet pa jetësimin e idealeve të lartpërmendura jetike.
Prandaj unë i përshkruaj idealet e tilla jetike si vlera të përhershme njerëzore, kombëtare dhe universale.
VI KOJI SEBI NE POSTAVLJATE SLJEDEĆE PITANJE STE ŽRTVE NEZNANJA
Autor : Lirim Gashi
Dakle, vi ste žrtve ropskog mentaliteta, servilnosti, straha i zlonamjerne propagande.
I kao takvi, sami ste krivi za nepravde koje su vam učinjene, čine, i biti učinjene ubuduće.
Mudri ljudi se s pravom pitaju:
Moje tijelo, um i život koji mi je priroda podarila bez ičije dozvole, zašto je stalno izloženo maltretiranju i uništavanju od strane loših ljudi koji ni od koga ne dobijaju dozvolu?
Pojedinci koji imaju pravo postavljati ovo pitanje trebaju biti svjesni da im ne treba ničija dozvola da uništavaju živote loših ljudi ako ih država ne zaštiti od njih.
Dakle, ako ih država ne zaštiti od njih, ne treba ni od koga tražiti dozvolu da zamrače živote lidera takvih država.
Preduslov za najuspešnije zamračenje života ovakvih mafijaških vođa, monstruma i izdajnika koji imaju glavnu riječ u hegemonijskim, okupatorskim, kolonizatorskim i zločinačkim državama je da se dobri i pravedni ljudi međusobno dogovore oko plemenitih i humanih ideala i načela kao što su sloboda, nezavisnost, blagostanje, pravda i jednakost za sve.
Jer samo zajedno mogu pobjeći političkoj, ekonomskoj, vojnoj, farmaceutskoj, bankarskoj, narkotičkoj, poljoprivrednoj, zdravstvenoj, medijskoj i ekološkoj mafiji.
U stvari, trebalo bi da se zapitaju:
“Zašto se loši ljudi tako lako pomiruju, koordiniraju i ujedinjuju jedni s drugima oko prljavih ideala kao što su nasilje, ugnjetavanje, nepravda, grijeh, nejednakost, eksploatacija, okupacija, poniženje, masakr i pljačka?”
Kako je moguće da se loši ljudi tako lako popnu na vrh hijerarhije moći i ko ih inspiriše da čine toliko zla u ime lične pohlepe?
Dakle, u ime sebične pohlepe za monopolom nad životima i imovinom pravednih i miroljubivih ljudi širom svijeta.
Često sam sebi postavljao ovo pitanje i jedini odgovor koji je prijao mojoj duši bila je višestruka osveta.
Dakle osveta u ime samouprave, naroda, zastave, domovine, pravde, jednakosti, slobode, mira i nezavisnosti.
Jer, ključni preduslov za bolji i zdraviji život, i prirodu je zajednica dobrih, pravednih i mudrih ljudi oko ideala slobode, pravde, mira, nezavisnosti i jednakosti za sve.
Jer Zajednicu ujedinjenu oko tako pravednih, plemenitih i vitalnih ideala, zlonamjerni ljudi nikada ne mogu osporavati pravim argumentima.
Dakle, nikada se ne može osporiti takva Zajednica na marksističko-lenjinističkim ideološkim i političkim osnovama.
Može se samo namjerno pogrešno protumačiti kao povratak komunističkom mentalitetu.
Ali istina je sledeća:
Ovo zlonamjerno, licemjerno i cinično tumačenje dolazi upravo od zlonamjernih ljudi koji namjerno ne prihvataju da marksistički komunizam nikada nije postojao.
Jer, došlo je samo do monstruozne transformacije Marksovih reči u dela, prvo od Lenjina i Staljina, a kasnije od Maa, Tita, Fidela Kastra, Envera i tako dalje.
Dakle, ne govorimo o izvornom i originalnom marksizmu, naprotiv, ono kroz šta smo mi kao narod i kolektiv prošli u vrijeme Sovjetskog Saveza, Enverove Albanije i Titove Jugoslavije bio je lijevi fašizam koji se nije mnogo razlikovao od Hitlerovog desnog nacionalnog socijalima.
Iz tog razloga mora doći do sjedinjenja dobronamjernih i pravednih ljudi zbog njihove prirodne potrebe da ostvare gore navedene vitalne ideale.
Jer bez ostvarenja ovih vitalnih ideala, ni priroda ne može preživjeti zagađenje koje su joj izazvali gore opisani ljudi, a još manje mir, napredak i opstanak živih bića i prirode koja ih okružuje.
Jer ljudi pohlepni za bilo čim kroz propagandu sugeriraju potrošačima neviđenu glad za potrošnjom.
Ali gladni umovi i želuci potrošača za ludu konzumaciju nikada se ne mogu zasititi bez proizvodnje hrane, tjelesnih i tehnoloških predmeta koji nikome nisu potrebni jer su štetni za fizičko i mentalno zdravlje.
S druge strane, štetne su i za okoliš jer se proizvodnja tako velike količine nepotrebnih proizvoda ne može obaviti bez zagađenja zraka.
Ali upravo zagađenje atmosfere, tla i zraka uzrokuje globalno zagrijavanje.
Jer plinovi otrovi ubijaju najkorisnije vrste biljaka i životinja na kopnu i ispod mora i oceana.
Jer ubijaju biljke i životinjske vrste, koje čiste zrak i održavaju konstantnu temperaturu vode u morima i oceanima.
Dakle, kao što vidite, opaka opsada đavola ne može eksplodirati bez ostvarenja gore navedenih vitalnih ideala.
Zato ja takve vitalne ideale opisujem kao trajne ljudske, nacionalne i univerzalne vrijednosti.
SIE , DIE SICH DIE FOLGENDE FRAGE NICHT STELLEN , SIND OPFER VON UNWISSENHEIT
Verfasser : Lirim Gashi
Sie sind also Opfer einer sklavischen Mentalität, Unterwürfigkeit, Angst und böswilliger Propaganda.
Und als solches sind Sie schuld an dem Unrecht, das Ihnen angetan wurde, angetan wird und auch in Zukunft angetan werden wird.
Weise Menschen fragen sich zu Recht:
Mein Körper, mein Geist und mein Leben, das mir die Natur ohne Erlaubnis von irgendjemandem gegeben hat, warum ist es ständig der Belästigung und Zerstörung durch böse Menschen ausgesetzt, die niemandem um Erlaubnis fragen ?
Personen, die das Recht haben, diese Frage zu stellen, sollten sich darüber im Klaren sein, dass sie niemandes Erlaubnis brauchen, um das Leben böser Menschen zu zerstören, wenn der Staat sie nicht vor ihnen schützt.
Wenn der Staat sie nicht vor ihnen schützt, sollte man daher nicht um Erlaubnis bitten, das Leben der Führer solcher Staaten zu zerstören .
Voraussetzung für die möglichst erfolgreiche Zerstörung des Lebens solcher Mafiaführer, Monster und Verräter, die in Hegemonial-, Besatzungs-, Kolonial- und Verbrecherstaaten das Sagen haben, ist, dass sich gute und gerechte Menschen auf edle und humane Ideale und Prinzipien Vereinen, wie Freiheit, Unabhängigkeit, Wohlstand, Gerechtigkeit und Gleichheit für alle.
Denn nur gemeinsam können sie sich retten von der politischen, wirtschaftlichen, militärischen, pharmazeutischen, Banken-, Drogen-, Landwirtschafts-, Gesundheits-, Medien- und Umweltmafia.
Eigentlich sollte man sich fragen:
„Warum versöhnen, koordinieren und vereinen sich schlechte Menschen so leicht um schmutzige Ideale wie Gewalt, Unterdrückung, Ungerechtigkeit, Sünde, Ungleichheit, Ausbeutung, Besetzung, Demütigung, Massaker und Raub?“
Wie ist es für schlechte Menschen möglich, so leicht an die Spitze der Machthierarchie zu klettern, und wer inspiriert sie dazu, im Namen persönlicher Gier so viel Böses zu tun?
Also im Namen selbstsüchtiger Gier nach einem Monopol auf das Leben und Eigentum gerechter und friedlicher Menschen auf der ganzen Welt.
Ich habe mir diese Frage oft gestellt und die einzige Antwort, die meine Seele erfreute, war mehrfache Rache.
Also Rache im Namen der Selbstverwaltung, des Volkes, der Flagge, der Heimat, der Gerechtigkeit, der Gleichheit, der Freiheit, des Friedens und der Unabhängigkeit.
Denn die zentrale Voraussetzung für ein besseres und gesünderes Leben und eine bessere Natur ist die Gemeinschaft guter, gerechter und weiser Menschen um die Ideale von Freiheit, Gerechtigkeit, Frieden, Unabhängigkeit und Gleichheit für alle.
Da eine Gemeinschaft um solch gerechte, edle und lebenswichtige Ideale vereint ist, können böswillige Menschen sie niemals mit echten Argumenten herausfordern.
Daher kann eine solche Gemeinschaft niemals aus marxistisch-leninistischen ideologischen und politischen Gründen herausgefordert werden.
Es kann nur absichtlich als Rückkehr zur kommunistischen Mentalität fehlinterpretiert werden.
Aber die Wahrheit ist folgende:
Diese böswillige, heuchlerische und zynische Interpretation stammt genau von böswilligen Menschen, die bewusst nicht akzeptieren, dass der marxistische Kommunismus nie existiert hat.
Denn es gab nur eine monströse Umsetzung von Marxs Worten in Werke, zuerst von Lenin und Stalin, und später von Mao, Tito, Fidel Castro, Enver und so weiter.
Wir sprechen also nicht von ursprünglichem Marxismus, im Gegenteil, was wir als Nation und Kollektiv während der Sowjetunion, Envers Albanien und Titos Jugoslawien durchgemacht haben, war Linksfaschismus, der sich nicht wesentlich von Hitlers rechtem Nationalsozialismus unterschied .
Aus diesem Grund muss es eine Vereinigung von wohlmeinenden und gerechten Menschen geben, aufgrund ihres natürlichen Bedürfnisses, die oben genannten lebenswichtigen Ideale zu erreichen.
Denn ohne die Verwirklichung dieser lebenswichtigen Ideale kann nicht einmal die Natur die Verschmutzung durch die oben beschriebenen Menschen überleben, geschweige denn den Frieden, den Wohlstand und das Überleben der Lebewesen und der sie umgebenden Natur sicherstellen.
Denn Menschen, die nach allem gierig sind, suggerieren den Verbrauchern durch Propaganda einen beispiellosen Hunger nach Konsum.
Aber die hungrigen Köpfe und Mägen der Verbraucher für wahnsinnigen Konsum können niemals ohne die Produktion von Lebensmitteln, physischen und technologischen Gegenständen, die niemand braucht, zufrieden sättigen, weil sie der körperlichen und geistigen Gesundheit schaden.
Auf der anderen Seite sind sie auch umweltschädlich, weil die Produktion so großer Mengen unnötiger Produkte nicht ohne Luftverschmutzung möglich ist.
Aber gerade die Verschmutzung der Atmosphäre, des Bodens und der Luft verursacht die globale Erwärmung.
Weil Gasgifte die nützlichsten Pflanzen- und Tierarten an Land und unter Wasser und töten.
Denn sie töten Pflanzen und Tierarten, die die Luft reinigen und die Wassertemperatur in den Meeren und Ozeanen konstant halten.
Wie Sie also sehen können, kann die böse Belagerung des Teufels nicht zerbrochen werden, ohne Umsetzung der oben genannten lebenswichtigen Ideale.
Deshalb beschreibe ich solche lebenswichtigen Ideale als dauerhafte menschliche, nationale und universelle Werte.
YOU WHO DO NOT ASK YOURSELF THE FOLLOWING QUESTION ARE VICTIMS OF IGNORANCE
Author : Lirim Gashi
So they are victims of a servile mentality, subservience, fear and malicious propaganda.
And as such, you are to blame for the wrongs that have been done, are being done, and will be done to you in the future.
Wise people rightly ask themselves:
My body, mind and life that nature has given me without anyone’s permission, why is it constantly subjected to harassment and destruction by evil people who ask no one’s permission?
Persons who have the right to ask this question should be aware that they do not need anyone’s permission to destroy the lives of evil people if the state does not protect them from them.
Therefore, if the state does not protect them from them, one should not ask permission to destroy the lives of the leaders of such states.
A prerequisite for the most successful possible destruction of the lives of such mafia leaders, monsters and traitors who call the shots in hegemonic, occupying, colonial and criminal states is that good and just people unite on noble and humane ideals and principles, such as freedom , independence, prosperity, justice and equality for all.
Because only together can they save themselves from the political, economic, military, pharmaceutical, banking, drug, agricultural, health, media and environmental mafia.
Actually you should ask yourself:
“Why do bad people so easily reconcile, coordinate, and unite around sordid ideals like violence, oppression, injustice, sin, inequality, exploitation, occupation, humiliation, massacre, and robbery?”
How is it possible for bad people to climb to the top of the power hierarchy so easily, and who inspires them to do so much evil in the name of personal greed?
So in the name of selfish greed for a monopoly on the lives and property of righteous and peaceful people around the world.
I have asked myself this question many times and the only answer that pleased my soul was multiple revenge.
So revenge in the name of self-government, the people, the flag, the homeland, justice, equality, freedom, peace and independence.
Because the central prerequisite for a better and healthier life and a better nature is the community of good, just and wise people around the ideals of freedom, justice, peace, independence and equality for all.
Because a community is united around such just, noble, and vital ideals, malicious people can never challenge it with genuine arguments.
Therefore, such a community can never be challenged on Marxist-Leninist ideological and political grounds.
It can only be deliberately misinterpreted as a return to the communist mentality.
But the truth is this:
This malicious, hypocritical, and cynical interpretation stems precisely from malicious people who consciously do not accept that Marxist Communism never existed.
Because there was just a monstrous translation of Marx’s words into works, first by Lenin and Stalin, and later by Mao, Tito, Fidel Castro, Enver and so on.
So we’re not talking about original Marxism, on the contrary, what we went through as a nation and collective during the Soviet Union, Enver’s Albania and Tito’s Yugoslavia was left-wing fascism, not very different from Hitler’s right-wing Nazism.
For this reason there must be a union of well-meaning and just people, because of their natural need to attain the vital ideals mentioned above.
For without the realization of these vital ideals, not even nature can survive the pollution caused by the humans described above, let alone ensure the peace, prosperity and survival of living beings and the nature around them.
Because people who are greedy for everything, through propaganda, suggest to consumers an unprecedented hunger for consumption.
But the hungry minds and stomachs of consumers for insane consumption can never be satisfied without the production of food, physical and technological items that nobody needs, because they are harmful to physical and mental health.
On the other hand, they are also harmful to the environment because the production of such large quantities of unnecessary products is not possible without air pollution.
But it is precisely the pollution of the atmosphere, soil and air that causes global warming.
Because gas poisons kill the most useful plant and animal species on land and under water.
Because they kill plants and animal species that clean the air and keep the water temperature in the seas and oceans constant.
So, as you can see, the devil’s evil siege cannot be broken without realizing the above vital ideals.
Therefore, I describe such vital ideals as enduring human, national, and universal values.

NATO, Just do it!

0
Armand Plaka, Tiranë
Ankohemi shpesh si komb se nuk kemi pasur fat. Ne fakt qendron, por duhet relativizuar disi dhe madje jo pak, pasi ne nje moment shume te rendesishem te historise sone, mund ta kishim pesuar shume keq.
Dhe krahasimi me pamundesine e NATO-s per te nderhyre ne Ukraine, e nxjerr edhe me shume ne pah ate qe ajo beri per shqiptaret ne 1999 me bombardimet ndaj objektivave ushtarake te Armates se Milloshevicit.
Fotot qe po botoj jane marre nga arkivat e shtypit gjerman ( te fotoreporterit Georg Hilgemann) qe i bente jehone tubimeve te diaspores para godines se Parlamentit te Landit NRW ne Dyseldorf menjehere pas nderhyrjes se Aleances Veriatlantike ne mars 1999.
Dallohet qarte pervec simboleve kombetare e pankartave, edhe perdorimi i edituar i logos dhe sloganit te njohur te markes NIKE: Just do it! per te theksuar me fort domosdoshmerine dhe mbeshtetjen ndaj aksionit te NATO-s.

Në Ministrinë Punëve të Jashtme dhe Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë

0

Në Institutin e Historisë, Prishtinë, 23 shkurt 2022

Sinan Kastrati, Suedi

Dita e parë e vizitva në Kosovë, e mërkurë, 23 shkurt 2022

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Ditë e lodhshme dhe natë e mërzitshme në Shqipëri”

Reportazh Drini.us, 26 Mars 2022

Nga Ditari im me kujtime nga vizita në Shqipëri dhe Kosovë, vazhdimi i tretë (3) 

Gjumin e bëra në restoran afër tregut të pemëve e perimeve, në mes të ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Gjykatës së Qarkut dhe Xhamisë së Llapit, një motel si ”Hani i derrit”.  Për Pazar, qysh thonin aty, çmimin për natë ”mos ta nin” se dhomat  i kemi të lira. ”Mos ta nin”, aq më pengonte kjo shptrehje rrugësh (”mos ta nin”) sa disa herë iu thash, pse po e përdorni këte zhargon rrugës?  Mos ma thuani mua. Së pakut mua kursemni nga këto shprehje por fjalët shkonin në vesh të shurdhët, ku hyja nepër shitore, të njëjtën shprehje e dëgjoja.

Derisa në motelin në Tiranë hëngrëm mëngjes, në Prishtinë, përveç tymit të duhanit që ishte i lejuar, në ”Pazar” nuk hynte as kafja, qaji e as kaftjalli. Thjesht, një gjum e ik !

Para se të shkoj te Ministria e Punëve të Jashtme, e të takohem me delegacionin e mësuesve nga Suedia, e thirra në telefon Hamzë Morinën e Polluzhës së Rahovecit të vije e të takohet me mua, te Plepat, te (ish) RTP-ja sepse kisha një amanet me ia dhënë. Iu luta që mos të vonohet se në orën 10:00 kemi një vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Derisa erdhi Hamza unë hyra në një argjentari, ”Argjentaria Italia-Oro- Silver”, te vëllai i aktorit Lauan Jaha, gjakovar dhe mbesave të mia: Enit, Anës e Trinë iu zgjodha vath të arit.

Në Institutin e Historisë, Prishtinë, 23 shkurt 2022

Hamzës, kisha me ia dhënë një kopje të Abetares Gegënishte që ia kisha marrë Fetah Berishës. Doja të ia ktheja Fetahut në dorë por nuk kisha mundësi e kohë që të shkoj në Prizren prandaj, burrë më të papritueshëm e besnik se sa Hamzën, nuk njihja. Ai është i afërt me gjak me Fetahin, një burrë 300 derhem i Drenofcit të Zatriqit. Fetahin e njoh qysh kur isha fillorist. Ai është gjenerata e pare si nxënës I gjimnazit të Rahovecit, mësimi në gjuhën shqipe. Fetahu shte bashkë me villain tim Ademinn me një klasë, me Smajl Xhemajlin, e Turjakës, Demush Krasniqin e Vll. Drenofcit etj.

Fetahu, pas demonstrative të vitit 1981, u largua nga puna ku punonte si mësues gjuhe e letërsie shqipe dhe u dënua me burgim të rëndë.

Me Fetahin ishim të lidhur si mishi me asht, para demonstrative të 1981. Sa here që shkoja në Drenofc të stërnipat, te djemt e Hasan Makshanës, Bajrami e Halili, I qoja fjalë Fetahit e ai vinte, bashkë me Skënder Gashin, ish cimer imi, tash mjek-gjinekolog.

Hamza erdhi me gruan të më takoi, por u vonua. U preka pakëz por pasi që ishte me gruan, e ”hëngra guhën” e nuk i thash gjë. Pastaj, kur më pa që nuk po mund të eci, pasi e kishte parkua makinën te ish Gjimnazi “Ivo Llolla Ribar” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nikolla Teslla”, shkoi e muar makinën dhe u nisëm te MPJ, te e ish “Domi I APJ-së”, Komanda e Garnizonit të Prishtinës. Rrugës patëm mundësi vetëm shkurt ti kryejme llafet sepse mua më ngutej. Dëshiroja të mbërrij para kohe.

Hamza ndali makinën para ish Pallatit ”Boro e Ramizi” e unë, kapërceve rrugën dhe hyra në Ministri, i pari.

Një roje policie që ishte te dera më pyeti se kënd po e e kërkoj apo kënd ke me e takua. Unë u prezentova, si “në t madh:

Jam … mësues. Vije nga Suedia. Ende pa e mbaruar fjalën, dikush nga një shallter, foli:

-Lere të hyje se kanë me u akua me zv. Ministern Liza Gashi.

Më treguan se ku mund të ulem të pres dhe erdhi një grua e më pyeti:

-Çka doni me pi ?

Nuk vonoi shumë e erdhën edhe të tjerët. Erdhi edhe z. ministre.

Dreka kreshmore, me Sabit Sylën, drejtor i IH, Prshtinë, 23 shkurt 2022

Pastaj filloi prezantimi që për mua ishte një përseritje e refren I mërzitshëm por duhej të dëgjoja e të mësohem që të bëhem i diciplinuar. Ajo që më merziste më së shumti ishte se një mësues, i pari I merrte fjalën dhe I përsëriste të njëjtat fjalë si papagall:

-E kemi X. dhe Y. që flasin.

Kjo më mundonte shumë se nuk e kuptoja pse unë e ne kemi shkua atje, që të rrim si ”huj gardhi”.

Pastaj, përsëri pas fjalës së politikajve, përsëri i nëjti llafazan, fliste se si ka qenë 15 herë me nxënës nga Suedia në Kosove. E qante me lot e ankohej për ”lodhjen” e madhe e mundin por këte e bënte për nxënës ”sepse mësimi nuk zhvillohet nëpër klasë  ….”. Kjo ma kujtonte ”Epopenë e Ballit Kombëtar” 1*)

Pos fotgrafive që kush mund të shtyhej më shumë me brryla, të ishte më afër z.ministres, nuk mbaj mend ndonjë gjë me rëndësi.

Edhe ”delegacioni” ynë i përsëriste të njëjtat kërkesa: Duam libra të përshtatshme për nxënësit në Suedi. ”Duam”, ”Duam”. Ishte fjala më e shpeshtë sikurse parulla e viteve të 1935-ta  në Shqipëri, ”Duam bukë”!

Në kohën e drekës erdhi e më takoi mësuesi Hysen Molliqaj nga Lluka e Epëme me të cilin u muarëm vesh që të takohemi, të nesërm, të enjten sepse te ai më priste edhe Sylë Morina i Astrazubit.

Statuja e Nastradin Hoxhës

Takimi që është për me e mbajt mend, është ai i orës 13:00, në Institutin e Historisë.

Instituti I Historisë ishte vendosur në një ndërtesë bukuroshe ngjit me Institutin Albanalogjik, afër udhëkryeqit të  rrugëve afër Menzës së Studentëve, te Qyteti I Studentëve. Në oborr ishte vendosur një statujë, busti i historianit Ali Hadri i cili me të drejtë mund të quhet edhe historian i pare shqiptar i Kosovës në ish Jugosllavi. Profesor Hadri ishte një arushan. Aty ku e shtinte kryet Ali Hadri, veç ai me fjalë mund ta nxirrte.

Ali Hadrin e njoha kur fillova studimet në ish Fakultetin Filozofik, ku ai ishte Dekan.

Për  profesor Hadrin pata shkrua para disa vjetëve, një kujtim të vockël:

“Shtatë burra sa shtatëdhjetë!”

SINAN KASTRATI Bota sot, 23 SHKURT 2017 NË ORA: 18:29, në rubrikën ”opinione”

https://www.botasot.info/opinione/659614/shtate-burra-sa-shtatedhjete/

”Kujtimet luajnë me mua”, dhuratë nga autori i librit me poezi, Milazim Krasniqi. Prishtinë, 23 shkurt 2022

Faqja e mram e kopertinës së librit ”Kujtimet luajnë me mua”, Milazim Krasniqi

U ngjita shkallëve përpjetë deri në katin e tretë. Një puntor i administratës, pasi më pyeti për qëllimin e ardhjes, vizitës sepse ishin të rralë vizituesit aty, pos shkenctarëve. U ula në do mobile të vjetruara dhe i kërkova ujë. Ai u soll fort mirë me mua dhe më tregoi se drejtori është Dr. Sabit Syla është në zyrë.

E pranoj se edhe unë jam llafazan dhe nuk u durova pa e pyetur nga cili katund është e çka punon.

-Nga Prekazi jam dhe punoj diçka me financa e ekonomi.

Vërtetë ishte drenicak e burrë Prekazi, kreshnik me trup e mendje të hollë. E falenderoj edhe pse emrin ia kam harrua sepse është hera e parë që bllokun me shënime e lapsin nuk i kam kap me dorë.

Me mësuesin e mësuesve, Hysen Molliqajn e Llukës së Epërme, Kosovë, 2020

Rreth kohës se kur kemi me u takua kishte ndodhur një paqartësi. Ne e dinim se takimi do të mbahej në orën 13:00 ndërsa, Institutin e kishin lajmërua me një letër, që takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe gati sa Sabit Syla, drejtori i IH sa nuk kishte shkua e ne sihim zi ”si specat në furrat e shporetit”.

Ishte një kohë e nxehtë sikur të ishte qershori apo korriku e në Prishtinë, verës ta kall dielli e dimrit, mërdhin sepse më shumë se në qytetet e tjera, aty ka cement, afalt e qielli nuk shihet nga ndërtesat shumë katëshe. Shkurt, në Prishtinë të zihet fryma.

Pasi erdhën të gjithë, Sabit Syla, drejtor na priti në zyrën e tij dhe menzi gjetën disa karrige e na bënë vend diqysh e u ulëm.

 

Sabiti, ishte njeriu më i sinqertë që kisha takua deri tash, si drejtor ndoshta pse ishte edhe në krye të një Institucioni Shkencor. Thjeshtësia e tij shihej në të folur, në pamje, në rroba e në ndejë.

Instituti i Historisë së Kosovës, ishte për keqardhje, ishte bâ, për vitra  

Ata që punonin aty, puntorët shkencorë dhe administrat, përveç rrobave të trupit, nuk kishin asgjë tjetër. Nuk kishin as karrige ku mysafirët nga shtetet tjera, historianë, nuk kanë ku ti presin e ku të ulën. Nuk kishin një sallë të pritjes për mysafirë. Nuk kishin madje as filgjana të kafesë, sheqer, kafe e qaj. Drejtori nuk kishte as telefon zyrtar.

Po tregoj dy ngjarje, nga shumë të tjerë që na tregoi, Dr. Sabit Syla:

”Kur erdha në Prishtinë, pasi kisha qenë ushtar i uçk-së dhe pas studimeve, më pyetën:

-Me kend je ?

Njherë tjetër, pritnim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Historisë nga Shqipëria e karrige të mjaftueshme nuk kishim. Ku ti ulim mysafirët. Drejtori i Institutit të Historisë nga Tirana, Beqir Meta nuk kishte kut ë ulej, nuk kishte vend ku të vendosim edhe një karrige për te dhe kjo më mundonte, na tha Sabit Syla.

Instituti nuk kishte as bibliotekë, dhe kur mbaruam takimin, na u lut drejtori që ndonjëherë tjetër do të na i dhuroj nga disa libra, sepse biblioteka e IH është në një ndërtesë tjetër. Dikush, pas takimit mu afrua te veshi dhe më tha:

-Gurin e temelt të Institutit të Historisër e ka ven në vend, Ibrahim Rugova dhe nga ky shkak, Instututin nuk e kanë përkrah organet shtetërore që udhëhiqeshin nga qeveritë e majta por që e quanin veten “demokratike” e të ”djathta”.

 

Drekë kreshmore nga Instituti i Historisë

Sabit Syla, nuk pranoj të ikim pa na dhënë një drekë, që nuk kishte ndodhur kështu në Shqipëri. “Askush s`u kuq” e as “nuk e lajti gojën” me na lut as për drekë e darkë. Ne iu k`thyem darkë në Shqipëri.

Po Sabiti ishte burrë I burrave.

Ende pa përfundua dreka, në një restoran në ish shtëpinë e Xhevdet Hamzës, afër ish Hotelit “Bozhu”, unë kërkova falje nga Sabit Syla dhe shkova në “Amaro”, një byfe afër Institutit Albanalogjik dhe Fakultetit Filologjik, ku më priste Milazim Krasniqi, professor Univerziteti, poet, studjues e ish shok imi I studimeve.

Megjthate, kuzhinierët kur më panë se po dua me shkua, ma kishin mbushur një kuti kartoni me mish e pije, nuk më l`shuan duar thatë.

E mora ushqimin se nuk kisha ngrënë, pos supës në fillim dhe eca.

Milazimi më priste bashkë me Sali Bashotën në “Amaro”.

Saliu më përshëndeti dhe kërkoi falje sepse ishte I zënë por kishte pasur dëshirë vetëm të më takoj mua, pasi I kishte tregua Milazimi. Por “i ndrruam do llafe edhe me Saliun”.

-Milazim, ma hupe një drkë, deri në gu, si në të “Shtatat e Dovlelit” dhe I tregova për agjendën që kishim pasur sot, për takimet e për drekën.

-O merr sa të duash ushqim o Sinan, merr deri sa të gagsoh me tha ai duke qeshur dhe ia filluam bisedën e muhabetin. Pasi folëm për shumë tema derisa u lodhëm, ai shkoi në kabinetin që e kishte në degën e gazetarisë dhe mi dhuroi dy libra, një të Ibrahim Rugovës, “Sekretet … “ dhe një libër, me poezi, më të riun, “Kujtimet luajnë me mua”.

Në mbrëmje, Shoqata “Iliria” ¨nga Suedia dha një darkë në Prishtinë për ata që na kanë përkrah .

Mendoj se ishte një darkë me ushqime të shishme e me meselegji dhe anekdota që vetëm edhe Aziz Nesin e Nastradin Hoxha na munguan.

***

Nuk po më pritet ti kryej vizitat e të flas për nxënësit e mi, ata të cilët e bëjnë programin madhështor duke iu këndua heronjëve e heroinave, shkrimit e shkollës shqipe e duke na i kujtua ballallarët e kombit, të gjuhës e të fjalë shqipe. Ata e ato janë e ardhmja e Kosovës e jo politikanët:

Eron Pacolli, Erva Qaili, Luela Fetaj,  Eliza Kuqi e Elma Daljifi, janë disa nga më të dalluarit e më të merituarit.

 

1*) Epopeja e Ballit Kombëtar është një poemë e gjatë e krijuar nga shkrimtari Shefqet Musarajt, ku ndërthuren sarkazma e hollë qesëndisëse e autorit dhe përshkrimi i personaliteteve të Ballit Kombëtar nga poeti i veteshpallur komunist Shefqet Musaraj.

Në vargjet e këtij poemë me elemente të theksuara rrealiste, vihen në lojë krerët e Ballit, për qëndrimet e tyre kuislinge në kohë lufte. Midis të tjerash ironizohet edhe kreu i kësaj organizate patriotike Mit’hat Frashëri, i cili paraqitet si njeri mondan, aristokrat e mendjemadh, një përshkrim ky shumë rrealist. Në vargjet e poemit, Musraj kështu parodizon veshjet e jashtme të ballistëve :

Jaka të ngrira,

bastun e ombrella,

pantofla, gante,

pixhame e kapella.

Poema ironizon pëmes sarkazmës ndaj Ballit komëtar, të gjithë qëndrimet oportuniste të kuislingëve dhe oportunistëve. Poema shquhet per nje gjuhe popullore dhe te kuptueshme dhe morri statusin e parodive te rrecituara si psh:

’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,’’

’’u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’.

  1. S. Koha kur është shkrua poema, ishte sistemi monist prandaj edhe duhet vlerësua për kohën.

Me Shefqetin kam pasur fatin ta takojhem në shtëpinë e ”Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, në qershor të vitit 1979 ku ai dhe I. Kadare na pritën.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 27 mars 2021

Pështera dhe Meli, shetitje e meditime …!

0

Shkruan: Syrja ETEMI, pedagog,Tetovë

Ditë e shtunë fundmarsi. Vendosa të “pushtoj” dy vendbanime të harlisur që, i kam hasur vetëm në disa dokumente të shkruara, por edhe në shumë gojëdhëna të banorëve të zonës që i takoj (fshatra të komunës së Tearcës). Këto vende janë Pështera dhe Meli, që ndodhen mbi fshatin Përshevcë e Tearcë, përkatësisht: Otushishtë – më saktë: në anën e majtë të Lumbardhit – lumi që ndan këto dy vendbanime fqinjë. Si nëpër legjenda shumë-shumë të lashta më vijnë vërdallë thëniet e rrëfimet për këto vendbanime tanimë të përhumbur nëpër rrathët e kohëve hutaqe. Në rrugëtim për të akceptuar më për së afërmi këto lokalitete të harruara edhe nga “bijtë” e vet – gjeta ngenë për të pikasur thesaret e heshtura të Sharrit. U nisa këmbë udhës gjarpërore në anën e kundërt të rrjedhës së Lumbardhit, i cili në ngjitje përpjetë kodrinave të Sharrit, më vinte në anën e majtë. Menjëherë në krye të fshatit Përshevcë, ku në të djathtë të çon udha për në Jelloshnik, mora trajektoren drejt bjeshkës, udhë kjo që është e hapur për nevojat e tre minihidrocentraleve në luginën e lumit që përmendëm më lartë.

Në kurreshtjen time për të evidentuar çdo vendemërtim, bashkudhëtari im mundohet të më sqarojë për çdo imtësi: “… Ja tani jemi në vendin që i themi: Taum’ e Çaukës, sepse edhe vet vendi është kështu si ngrehinë apo “taum” – më thotë ai.

Udha është e shtruar me zhavor dhe, nuk i është nënshtruar ndonjë kushti apo standardi ndërtimor nga ana e autoriteteve të cilët janë kontraktuar (nëse është bërë një procedurë e tillë). Si do që të jetë, ne në ngjitje terma, vazhdojmë të kalamendemi e të hidhemi njëherë majtas e njëherë djathtas, të cilat nuk janë pakëz. Në anën e majtë, andej lumit, nga distanca jo fort e largët duken shpatijet që ngriten butësisht përpjetë mbi lagjen Përveshe të Tearcës apo Otushishtës. Meqë jemi në stinën e hershme të pranverës, kur natyra ende nuk ka mugulluar, nga këtu duket se këto hapësira janë të dendura me dru gështenje, që në stinën e vjeshtës këtu gëlon nga vizitorë të ndryshëm, ku secili ka destinacionin dhe qëllimin e vet të caktuar, e, këndej kah lëvizim, kodrinat janë të veshura me dru dushku, blini e lajthie. Jo mëkot këtij vendi këtu i thonë: Te Lipa. Në anën e majtë të udhës, në vazhdim e sipër të dëshirojnë “mirë se ardhje” Arat e Esatit, këto toka shumë pjellore e të punueshme, ku të parët e kësaj familje, në këtë vend, me shekuj kanë shfrytëzuar këtë vend për ruajtjen e bagëtisë.

Në ngjitje e sipër përmes udhës, i afrohemi Karaxhinës (Xhindet e Zeza), ku na pret Ledina për pak relaks. Karaxhina lidhet me Arat e Esatit, e, disa hapa më përpjetë të del para beftas një shkëmb gjigant që quhet Strugja e Vogël dhe të duket se të zë pritën në rrugëtim. Por kur këtë e “pushton”, të shfaqen përballë bjeshkët hijerënda të Sharrit… Rruga gjithnjë e më tepër po fut kryen në Dushkallajk , i cili në vitet 80-ta, e përpin një zjarr i fuqishëm dhe jo vetëm që i shëmton këto pllaja, por edhe shkakton një katastrofë të paparë ekologjike, me ç’rast ka ndryshuar në tërësi edhe sistemin bimësor të florës, ku ka dominuar druri i dushkut dhe lisit. Kështu, përderisa shprehim një keqardhje të thellë për këtë katrahurë të ndodhur dikur, sërish “na zë rrugën” një shkëmb tjetër akoma më i madh se i pari. Këtu është Strugja e Madhe. Pasi kalojmë këtë dhe të mbërrijmë te Kep’i Çatit, më së pari të kalojmë Çeshmën e Refetit”.

Dhe, kështu, në këtë rrugëtim epik, kalojmë Livadhet e Gjata, ku nga thellësia e një lugine të afërt,  vazhdimisht të përcjell simfonia gurgulluese e Lumbardhit, e, diku-diku edhe  gurgullima të valëzuara të përrockave të shumta që derdhen në luginën e këtij uji të cemtë, siç është në këtë rast Reka që vjen nga bjeshka e Karaxhinës.

Dhe udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Kapërcejmë Livadhet e Gjata, për pak kohë “prekim”  Pështerën “tonë”, ku pas një eksplorimi të shkurtër, vërejtëm shumë isharete të një vendbanimi të hershëm: mure të degdisur me gurëz të zënë myshk, muranë, drunj të rrëzuar, therra e kërrupulla. Nga drurësia, më tepër dallohen lajthitë, kumbullat e molla të egra. Këtë lokalitet të lashtë, e përshkon Udha e Këmës, e cila lidhet edhe me Udhën që vjen nga Jelloshniku drejt Breznës.Kalojmë këtë dhe, për nja dy orë në këmbë, pikasim edhe lokalitetin tjetër tani të braktisur, që emrin e ka: Meli.

Pasi arritëm në këtë destinacion, unë këtu nuk do të zgjërohem shumë në atë që pash, por në do të shpalosi ato pak dëshmi të shkruara, të cilët i kam në dispozicion. Kësaj radhe me kaq do t’i vë pikë këtij reportazhi, për t’i çelë shtegun shkrimit të radhës.

Pështera dhe Meli kanë qenë vendbanime të banueshme dikur (në Mesjetë, deri në shekullin e .XV-të). Kisha e tanishme, Shën Jovani është ndërtuar në vitin 1976 mbi themelet e kishës së vjetër, që në popull njihej si kishë e të parëve tanë, që sllavomaqedonasit i dalin zot. Tani vendi është i pa banuar. 

PËSHTERA NË DRITËHIJET E DOKUMENTEVE TË QËMTUARA

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve”  të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e vendbanimeve të zhdukura në Pollog e Sharr (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke ezauruar shkrimet dhe dokumentet ekzistuese si dhe punën në terren.

Në këtë rast do t’i referohem një punimi hulumtues të autorëve: Ilija Petrushevski dhe Nikolina Petrushevska të vitit 1999: “Përmbledhje të vendemërtimeve të anës verilindore të Pollogut”, që në faqen 86 të librit për Pështerën potencohet kështu:

“Peshtera – vend rrafshinor me rrënoja të vendbanimit të shpërngulur dhe gërmadha të kishës dedikuar Shën Jovanit, gjendet në atarin e fshatit Otushishtë, në shpatijet e Malit Sharr. Banorët e këtij vendbanimi tregojnë se fshati i tyre  dikur ka qenë pikërisht në këtë vend. Kjo gojëdhënë ende nuk mund të vërtetohet, sepse në regjistrimet turke të vitit 1468 dhe 1568 përmenden dy fshatra Peshtera, njëri me 4 familje, kurse tjetri me 57 familje, ndërsa Otushishta në tre vende me gjithsejt 112 familje. Vendi i parë: Peshterë me 4 familje mund të locohet në Zheden, si vend skajshmërisht pasiv në atarin e fshatit Jegunovcë në lokalitetin e quajtur Peshterë, (i cili më vonë edhe shpërngulet, S.E.). Fshati i dytë Peshterë, sipas dokumenteve osmane të vitit 1568,  identifikohet me 57 familje…”

Sido që të shkruhet e interpretohet, kësaj vërtetësie shkencore, nga ana e institucioneve tona “të vakta” kërkohet mjaft impenjim dhe këmbëmbëngulësi në ndriçimin e fakteve “të heshtura” që presin “shpëtimtarët” pasionatë e profesionalë. E, në këtë zonë e trajektore pak më lartë nga Pështera, bën gjumin e thellë të shekujve edhe një vendbanim tjetër shumë indikativ. Është ky MELI (në dokumente të vjetra) e, Mell(ova) si ojkonim i shtrembëruar.

Pamje …

MELI

Edhe ky vendbanim po dergjet nëpër shumë dokumente e shkrime të vjetra, që pret të sheh dritën. Unë në këtë rast do t’i referohem disa shkrimeve kishtare bizantine që burojnë nga mesjeta. Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për të kaluarën e Pollogut –  këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet  tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske.

Kur flitet për Melin, kuptohet se ky vendbanim mesjetar ka qenë i lidhur me pronat kishtare të Manastirit të Tetovës, i cili ka qenë nën juridiksionin    e Peshkopatës së Prizrenit, që ka patur prona të konsiderueshme edhe në Pollog. Kjo dëshmon për interesimin e madh për “vendet kishtare” të këtushme. Në këtë përfundim indicon diskursi i peshkopit me seli në manastirin Shën Arangell (Shqip: Engjëllkraharti, S.E.) – të Prizrenit, Gjergj Markushi. Kleriku në fjalë,  në një rast para këshillit të bujarëve dhe popullit të Pollogut është shprehur: “Unë jam “Zot zotëri” i kishës dhe mund të marr toka kishtare sido që të jetë e mundur, kudo që të gjejë e, sido që të jetë…” Nga këto fjalë elokuente, nuk mund të kuptohet se çfarë autorizuesi ishte dhe çfarë ishin të drejtat e peshkopit të Prizrenit në Pollog. Por një gjë është e sigurt se, Pollogu deri në mesin e shek. XIV nuk ka patur peshkop.

Siç cekëm mëlartë, Manastiri ka zotëruar apo poseduar edhe “të ardhura për altar”, fshatra dhe vendbanime, shumë ara e livadhe dhe shumë objekte të ndryshme ekonomike. Ky, patjetër se ka patur edhe bagëti, pasi që i janë dhuruar edhe bjeshkë me kullota e zabele. Janë të njohura edhe emrat e fshatrave që i posedonte manastiri, edhe atë: Htetova, Hrashtani, Gari (me siguri: Gajra, S.E.), Mllaçica, Leskovjani, Shtençe, Krpena (Neproshteni i sotëm), Zhelina e Moçme (Staro Zhelino), madje një të katërtën e fshatit Sallarevë (Sedllarevo) dhe një të shtatën e fshatit Falishtë (Hvalishte), si dhe fshatin Brod.

Në gramotat e pronave janë të shënuar, përveç tjerash edhe objekte tjera ekonomike shoqëruese, si dhe të ardhura tjera që i kishte ekonomia kishtare. Pikërisht, manastiri ka poseduar edhe mullinj në Htetovë, Hrashtan, Mllaçicë (Mllaçice), Kërpenë (Krpena), Zhelinë (Zhelino) dhe në Vrutok, si dhe mullinin e Dhimitër Çalapisë ( Dimitar Çalapija), pronari feudal i Melit (që me siguri duhet të jetë vendbanimi tani i braktisur: Mell (ovë), mbi fshatrat Tearcë – Otushishtë dhe Përshevcë-Gllogjë, në anën e majtë të  lumit Lumbardh (Bistrica), S. E.).

Pra, siç shihet, në Pollog e Sharr kanë qenë të përhapur edhe të ashtuquajturat prona të feudalëve shenjtorë, që dispononin me fshatra, kisha, bjeshkë, zabele, kodrina, pyje dhe ara, madje edhe toka për mbjellje si dhe bagëti. Ata nga pronat ekzistuese ndanin objekte për dhurim  feudalëve shpirtërorë dhe shenjtërorë. Në mes atyre që pranuan dhuratë nga zotëruesit kanë qenë manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) dhe Dhimitër Çalapia (Dimitar Çalapija), zotëri feudal i f.Mel. Feudali i përmendur rrjedh nga rendi i zotërinjve në shoqërinë feudale, përkatësisht nga radhët e fisnikëve pollogasë.

Ja, kështu shkruhet për Melin në këto shkrime mesjetare. Por të shfletojmë pak edhe dokumentet osmane që flasin për këtë vendbanim.

MELI sipas Dokumenteve Turke,më 1468 ka ekzistuar vendbanim i quajtur Mel – me 52 familje. Meli në këto dokumente është i shënuar  edhe si:  Mil dhe, tani  ky  fshat  nuk  ekziston. Sipas të dhënave të disa autorëve dhe indikatorëve suplementarë, ky vendbanim ka qenë diku afër Tetovës, edhe atë: 50 familje; të pamartuar 2, gjithsejt 52. Kurse për të ardhurat vjetore gjendja paraqitet e këtillë: Grurë, barrë    82 ……….1640, Elb etj., barrë 80 ………..1200 Ushur për vreshtat ……………1600, Tatim për dasma dhe  niabeti……..200, Ispenxhe …………..1300.  Të ardhura:      5940 “aspra”.

Këto shënime e, shumë e shumë të dhëna gojore tjera nga banorët autoktonë të vendbanimeve përreth Pështerës dhe Melit, përveç që mund të cilësohen si argument e fakte kokëforta që dëshmojnë për të kaluarën dhe lidhjen iliro-arbërore të këtyre trojeve, por njëkohësisht janë edhe copëza historie, të cilat duhet shpaluar përpara gjeneratave të reja për të njohur vetveten.

Prandaj filozofët e vjetër kanë thënë: “Njih vetveten për të njohur të tjerët”.

Nëntoka, ne dhe historia e vjedhur

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

”Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta, të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.” (Aurel Dasareti).

Çfarë është çmenduri dhe çfarë është normalitet? Pyetje me shumë përgjigje e sidomos atëherë kur  dikush mendon se është e vetja edhe pse nuk është aspak.  ironia më e madhe kishte me qenë sikur spanjollët dhe portugezët si pushtues që ishin, sot t’ ashtuquajturës Amerika Latine , të thoshinin dhe të “dokumentonin” se janë “ trashëgimtaret “e vetëm  dhe të vërtetë të Actekëve, Inkasve dhe Majasve, Thjeshtë bota do ta quante Çmenduri !

Dihet mirë  se spanjollët kur shkuan , si shkuan, vendin e kujt e zunë , kë e asimiluan ( jo 100%) dhe se sot andej pari flitet spanishtja( jo 100 % ) . Ky është normalitet !

Por në këtë Ballkanin , gjithmonë të trazuar gjërat shkojnë ndryshe. Këtu nuk ka normalitet, ka vetëm çmenduri.

Jo shumë larg në kohë , shqiptarët me dhunë u barten nga Serbia e sotme  u ndërrua konfiguracioni demografik i atyre viseve dhe  nga pushtuesit po harrohet që nëntoka e  çet në pah të vërtetën. Ajo që  gjendet nën tokë pa marrë para sysh se sa  e vjetër është, ajo nuk duron spekulime, ndërrim datash e prodhuesish ; nëntoka e flat vetë të vërtetën.

Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë,- thot Aurel Dasareti dhe shton: Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër, megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. .

’’Lokaliteti Belica afër Jagodinës ( Serbi) vendi i shenjt më i vjetër në Europë . e vërtetuan specialistet e Institutit Gjeologjik të Hajdelbergut dh ata të Universitetit të Tybingenit ( Gjermani). Në  një vendbanim të  kohës së neolitit u gjet thesari më i madh i artefakteve parahistorike në botë me rreth 100 figura njerëzish nga guri. ashti dhe argjila. që janë të vjetra mbi 8 000 vjet. .Ky ishte rezultati i hulumtimeve të specialistëve serb dhe gjerman në një lokalitet  i cili u zbulua në vitin 2002 nga doktor Milorad Stojić nga Instituti arkeologjik e akademisë serbe SANU “ (Arheološki lokalitet Belica kod Jagodine najstarije je svetilište Evrope, potvrdili su ugledni njemački Geološki institut u Hajdelbergu i Univerzitet u Tibingenu. U naselju iz ranog neolita nađena je najveća riznica praistorijskih umjetnina na svijetu sa oko 100 čovjekolikih figura od kamena, kosti i gline, starih oko 8.000 godina.

Ovo je rezultat istraživanja koje su zajedno obavili njemački i srpski stručnjaci prošlog ljeta na lokalitetu koji je 2002. godine otkrio profesor doktor Milorad Stojić iz Arheološkog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti /SANU/, pišu beogradske “Večernje novosti”.  )

( E he ! paska  hala institute e akademi që kërkojnë vjetersina në nëntokë; se këta shqiptarët e kanë harruar “ zanatin” , janë ‘akomoduar’ dhe “ arreduar “ nëpër zyre; zgjate zot , kësi moti! !! )

Këto janë disa nga gjetjet në tokën e të parëve tanë

Si e përshkruan gazeta , sipas fjalëve të prof. Stojić , në këtë anë të Bjelicës banorët e asaj kohe ishin bujq , sepse për ketë flasin figurëzat e gjetura me të cilat shumë saktë flasin për kultin e pjellshmërisë së asaj kohe, e që ishte karakteristikë e bashkësive të lëvruesve të arave të cilët e adhuronin tokën. Figurëzat janë të një niveli shumë të larte artistik që i kushtoheshin organeve riprodhuese të mashkujve dhe femrave, shtatzënave, nënave me fëmijë etj, pra paraqiten të gjitha fazat e që nga ngjizja e deri te zhvillimi i njeriut, shtatzënija dhe lindja e jetës së re.

Ç ka është për kureshtje që asnjëherë nuk janë gjetur të vjetrat të këtij niveli artistik askund në botë “ – përfundon lajmi.

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )

Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë  i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë kthyer pushkën amerikanëve “

Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrsesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre , por mos ta zgjas. E kam “ hallin” tek serbët si popull i vuajtur , që shpesh ngrisin pyetjen pse janë në shënjestër e të gjithëve ? Çfarë hipokrizie nacionale serbe ?

(Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë, por të cilët nuk janë shqiptar të vërtetë. Dhe, këta krijesa nuk përfaqësojnë shqiptarët. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me ideologjinë e huaj. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre.(160315)

Politikanët injorantë, servil, tradhtarë dhe të korruptuar deri në veshë.