Kreu Blog Faqe 1368

Lufta çlirimtare në Kosovë dhe NATO-ja

0

Nga: Dilaver Goxhaj

Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një  luftë  e nisur rastësishtë, por ajo është  një  luftë  që  i ka rrënjët në  përpjekjet shekullore të  të  gjithë  popullit shqiptar që  jeton në  Kosovë  dhe ish Jugosllavi për liri, pavarësi dhe zhvillin shoqëror. Si e tillë, ajo ndryshon shumë  nga luftrat e mëparëshme, si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në  të .

LUFTA   GJATE  VITIT  1998

Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në  vitet 60-të, të  cilat sollën hapjen e universitetit të  Prishtinës, shpalljen e Kushtetutës dhe fitoren e autonomisë  së  Kosovës. Më  vonë, paralel me  arsimimin dhe zhvillimin kulturor, kërkesat e popullit shqiptar në  Kosovë  erdhën në  rritje, derisa në  vitin 1981, ai zemërim shpërtheu në  demostrata të  fuqishme, me kërkesën: “Kosova Republikë “. Kjo kërkesë nuk u shqit më  nga zemra, mendja dhe goja e popullit shqiptar në  Kosovë e trojet e tjera shqiptare për gati 20 vjet, pavarësisht nga vrasjet, burgimet ,torturat dhe masakrat që  iu bënë.  Kjo rezistencë  e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit. Në  vitin 1989, kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive, me heqien e autonomies së Kosovës  dhe suprimimin e Kushtetutës së saj, në  skenën politike të  popullit tonë  në  Kosovë  doli një  forcë  e re politike, e cila i dha kahe të reja kësaj rezistence aktive, duke e shndërruar në  rezistencë  pasive. Kjo lloj rezistence fillon me braktisjen e punës nga e gjithë  policia shqiptare; me mbylljen e gjithë sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më  vonë  të  të  gjitha vëndeve të  punës nga të  gjithë  shqiptarët, e në  mënyrë  të  veçantë  u braktisën  mediat, ku u pamundësua komunikimi me popullin.

Këto, jo vetëm që  i erdhën regjimit sërb në  favor, por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protesta më  e ashpër ishte demostrimi me arkivolë  në  krahë, e cila dukej si e mjaftueshme për të  fituar lirinë! Kjo mënyrë  “të  luftuari”, jo vetëm që  nuk e shqetësonte aspak Beogradin, por priteshin me buzëqeshje edhe nga diplomacia ndërkombë tare. Kjo e favorizoi Millosheviçin që  të  hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të  ushtrisë  aktive e policisë sekrete për t’i përdorur në  republikat e tjera rrebele, pa e çarë  kokën për shtetin fantazmë  të  Kosovës, me institucione gjoja paralele, por që  nuk ekzistonte as në  qëndër e as në  bazë. “Në  realitet, këto leva pseudoshkencore – shkruan Blerim Shala -shërbenin për të  mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare.”(Vitet e Kosovës,f.23). Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet. Kjo solli mos ftuarjen dhe mos përmëndijn e Kosovës në  Dejton, pasi, “Në  Dejton u ftuan ata që  kanë  luftuar”,u shpreh në  janar të  vitit 1996 Rudolf Perina, shef i misionit diplomatik të SHBA në  Beograg .

Si përfundim mund të  themi se, Kosova, deri në  vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht, për luftë  të  armatosur, edhe pse kishim dy parti politike ilegale që  punonin në këtë  drejtim, me organet e tyre “Zëri i Kosovës” dhe “Çlirimi”. Mos trajtimi i çështies së  Kosovës në  Dejton i hodhi në  aktivitet më  të  madh këto dy forca politike ilegale, duke kaluar në  organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të  armatosura, duke luftuar kundër policisë  dhe agjentëve sërbë  si dhe filloi blerja në  masë  e armatimit prej idealistëve shqiptarë. Nga më  aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.

Trazirat në  Shqipëri krijuan kushtet për armatosjen e shpejtë  të  popullsisë  mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit, pavarësisht se bëheshin përpjekje që  këto veprime të  viheshin nën kontrollin e Shtabit të Përgjithëshëm. “Faktikishtë – shprehet Xhavi Haliti – kemi qënë  krejtësishtë të  pa përgatitur me bazë  materiale, deri në  fillimin e sulmit të  sërbëve në  Prekaz. Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së  me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)

Lufta e Jasharajve në  Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të  luftës së  armatosur dhe i rriti në  mënyrë  maramëndëse radhët e UÇK-së. Pra, gjarjet, prej vitit 1990 e deri në 5 Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë, Komunitetin Ndërkombëtar, organizatorët e UÇK-së  si dhe politikanët  shqiptarë. Sërbia u befasua nga dorëzimi i vëndeve të  punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave, gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte  kohë, mund e forca për marrien e tyre; dhe së dyti, me shpërthimin e luftës, pas Prekazit, në  formën e një bumi.

Edhe Komuniteti Ndërkombëtar u zu në  befasi me shpërthimin e UÇK-së, pasi ishte vënë  në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në  Kosovë.

Edhe Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi, pasi përgatitjet për armatim dhe luftë i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një  periudhë  më  të  vonët.

Ndërsa, përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që u kapën në befasi dhe u shokuan, por u pozicionuan jo drejt për mbështëtjen e saj, duke qënë  të  bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.

Shpërthimi në  shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës, duke e kapur Sërbinë  në befasi, bëri të  mundur që  për 5 muaj, (mars – korrik 1998), UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës, kryesisht fshati. Mirëpo, duke qënë  se lufta i kapi në  befasi organizatorët e saj, nuk u arrit që Shtabi drejtues t’u paraprinte të  gjitha veprimeve luftarake, me një  strategji të  studjuar hollë. Kjo bëri atë që pala e jonë  të  llogariste për kundërshtar policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe, prandaj dhe armatimi i asaj periudhe është  totalisht armatim i lehtë, armë krahu. Sërbia, duke u zënë  në  befasi dhe, njëkohësishtë, për të fituar kohë, u detyrua që  këta 5 (pesë) muaj të  bëjë  luftime mbrojtëse, duke sjellë në Kosovë  përforcimë  të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave. Pasi u përgatit mirë në këtë drejtim, më  24 Korrik 1998 Serbia kaloi në ofesivë, por me drejtime, duke e filluar me Drenicën. Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në  30 shtator, kur shpallet armëpushimi.

Këtë  luftë  populli shqiptar në  Kosovë  e filloi me format e thjeshta  të  qëndresës kundër pushtuesit sërb, dhe shumë  shpejt e organizoi dhe e zgjeroi, duke e shndërruar në  një  luftë  të  përgjithëshme, por që e detyroi Sërbinë  të  angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore, dhe i nxorrëm jashtë  luftimit rreth 400 ushtarë  e paramilitarë  të  vrarë, mbi 500 të  plagosur, iu shkatërruan më se 50 tanke e mjete të  tjera të  blinduara, 3 helikopterë  të  rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak.

Duke qënë  një luftë tepër e pabarabartë , e izoluar pothuajse nga e gjithë  bota, UÇK-ja pësoi humbje të  ndjeshme dhe u detyrua të  lëshoi një  pjesë  të  territoreve të  saj, duke kaluar në  forma të  reja organizimi dhe luftimi. Gjatë  asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë, ku rreth 2000 ishin civilë dhe të tjerët luftëtarë, na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë  nga Kosova 200 mijë  banorë.

NDËRHYRIA   NDËRKOMBETARE, 24 Mars 1999

Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të  padëshiruara, e vuri në  lëvizie më  aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare, ku në Tetor  të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB-së  kërkoi nga Sërbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit; tërheqjen e gjithë forcave të  sjella në  Kosovë  prej fillimit të  vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të  ndryshme të  ndihmave humanitare; të  lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë  të  huaj, si dhe të bënte një  grafik kohor për bisedime me  shqiptarët, për autonominë  e Kosovës.

Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në  Kosovë, pasi ajo rrezikonte të  përhapej edhe në  vëndet e tjera ballkanike ku ka shqiptarë, gjë  që  do të  rindizte konfliktin ballkanik, ku mund të  përfshiheshin edhe dy antarë të  NATO-s, (Greqia dhe Turqia); të  shmangej katastrofa humanitare dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve, midis shqiptarëve dhe serbëve.

Kjo bëri të  mundur që  UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të  dyja palët ndërluftuese, edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë  patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të  OSBE-së.

Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në, pasi i dha mundësi që të  riorganizoi tërë  strukturat e saj; të ridimensionohej; të rivendoste lidhjet e humbura; të eleminonte pasojat, si dhe të  bënte furnizime me materiale luftarake, municione, ushqime, veshmbathie, medikamente etj.

Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë  periudhë armëpushimi, ku mundi të  përqëndroi në  Kosovë rreth 100 mijë forca, duke llogaritur forca të  ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë  dhe popullsi të  mobilizuar nga sërbët, romët, malazezë të  Vrakës së Shkodrës etj. Krahas kryerjes së  këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të digjte e vriste shqiptarë. Ky shtet, si shteti më hipokrit i njohur deritash, i inkurajuar edhe nga bërja e njërit veshi shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë, e shumëfishoi terrorin e fshehtë, dhe duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.

Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të  qartë  për ato që  ndodhnin dhe do të  ndodhnin në  Kosovë, në  rast se nuk do të  ndërhyhej ushtarakisht. Reçaku konfirmoi atë  që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të  vërtetë në Kosovë. Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz, ndërsa disa shtete kishin vite që e dinin, por heshtnin. Reçaku i bindi të  gjithë  se Serbia po luante me Bashkësinë  Ndërkombëtare dhe se nuk kish ndërmend të ndëronte rrugë në  lidhje me Kosovën. “Perëndimi u zu në  befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. – shprehet analisti Pedi Eshdaun – Ai tregoi se Millosheviçi nuk është  pjesë e zgjidhjes, por problemi”.(Zëri,30.03.2000). Si rjedhojë, ngjarja e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën.

Konferenca e Rambujesë, pasi hartoi dokumentin e kosultuara me të  dyja palët ndërluftuese, kërkonte: tërheqjen e të  gjitha forcave ushtarako – policore serbe, ato paramilitare e rezerviste serbe nga Kosova; kthimin e gjithë refugjatëve shqipëtarë  në  trojet e shtëpitë e veta në siguri dhe vetqeverisje, si dhe vendosjen e një  force ndërkombëtare sigurie në  Kosovë, për të  parandaluar kthimin e dhunës.

Këto kërkesa ishin më  të  avancuara se ato të  Këshillit të  Sigurimit, të  cilat edhe mund të ishin më  të  avancuara, në rast se delegacioni shqiptar do të ishte më  unik, “Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të  ngocuar”, sikundër shprehet Kristian Pauls, ambasador pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane dhe pjesmarrës në atë  Konferencë. (Zëri,03.04.2000).

Kush ishte shkaku i kësaj dobësie prej palës shqiptare?

“Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në  Kosovë, pa një  lidership natyror. Në  mungesë  të  një  udhëheqieje organike, shoqëria kosovare u shoqërua nga një  anarki politike, mu në çastin kur neve na nevojiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqja shqiptare nuk mundi të  krijohej nën praninë  sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000)

Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në  përdorimin e forces nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.

NATO – ja vendosi të  kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.

Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se, “Unë nuk kam ndërmend  të  fus trupat tona në  Kosovë  për të  bërë luftë”.

Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman,shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të  zhvilluar një  luftë  kundër Jugosllavisë, me qëllim që  ta mposhtë  këtë  vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të  tillë, atëhere një operacion i tillë  do të  ishte zhvilluar në  mënyrë  krejt tjetër, shumë  më  shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)

Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në  në  përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) pati ndërmarrë  dy  goditje të  fuqishme të njëkohëshme, të  sfazuara në  dy ditë: në  ZO të  Drenicës dhe në atë  të  Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar, si dhe mbi 40 mijë  forca, të  mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.

Gjatë javës së fundit të Marsit, e cila ishte faza e parë  e bombardimeve nga NATO, jo vetëm që mbi Kosovë  veçse binte shi e dëborë pa pushim, por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të  objekteve ushtarake serbe në  Kosovë. Në  atë  fazë  ish parashikuar nga NATO thjesht fitimi i supermacisë  në  ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të  karakterit ekonomiko -strategjik, që  ndikonin në  ecurinë e luftës, ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së  karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj. Në  këto kushte, ushtria serbe në  Kosovë ende nuk e ndjente goditjen e NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të  lartë. Kjo periudhë është  faza e shpërngulieve më  të  mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra nga ana e forcave të UÇK-së.

Gjithashtu, në  këtë  fazë, qysh ditën e parë janë  vendosur lidhjet midis Shtabit tonë  të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë erdhi duke u forcuar bashkëveprimi luftarak.

Faza e dytë  e goditjeve të  aviacionit nga ana e NATO-s, 1 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një  gamë  më të gjërë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake në  Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të  teknikës të tyre etj.

Në  këtë  fazë  ushtria serbë  kaloi në një strategji të re, në  shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve, në pyje dhe në banesa (lagje) qytetesh. P.sh., brigadën e tankeve që  e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të  mjeteve, poshtë  banesave të  lagjes Dardania, te Kurrizi.

Përsa i përket veprimit të  forcave të  UÇK-së gjatë kësaj faze, ato ishin të  kombinuara: luftime mbrojtëse, por edhe sulmuese. Këto të fundit kryheshin me formacione deri në  kompani, pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara më shumë se bataljon.

Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë vetëm pas datës 10 Prill 1999, pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re me raketa të  programuara bëheshin në  vijimësi kundër objekteve të  mëdha tokësore.

Strategjia e ushtrisë  serbe, qysh në  fillim të  ofensivës së saj, ishte: të përfundonte spastrimin etnik të  Kosovës dhe më  vonë  të  përçante unitetin e NATO-s, duke pranuar edhe bombardime, pasi  do të  fitonte më  shumë, do të  përjetësonte Kosovën si pjesë të saj, duke i afruar NATO-s konçesione të  rreme.

Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa aftësuar atë  ta mbante Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, lirinë  dhe sigurinë  e popullsisë  që  jeton me shekuj në  Kosovë. Domethënë  se NATO u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që  po masakrohej, gjë  që përbënte kërcënim për tërë  rajonin; ajo ishte njohtur me operacionin “Potkoi” dhe qëllimet e tij; si dhe u vu para përgjegjësisë  morale kur ndodhi Reçaku, ngaqë pat deklaruar se nuk do të lejomë  një  Bosnjë  të  dytë, ndërkohë  që  Reçaku ishte një  Srebenicë e dytë.

Shpopullimi total i pjesës më  të  madhe të  Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë  komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së  parë  të  bombardimeve se Serbia do të  dorzohej. Kjo ndodhi edhe për faktin se në  këto dy javë luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të  ashpra, sa na u konsumua një  sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së  filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të  shumta. Gjithashtu, një  pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në  zonat që  kontrollonte UÇK-ja, gjë  që  formacionet tona u detyruan të  kryenin luftime mbrojtëse, në  mbrojtje të  kësaj popullsie, si p.sh. në  Shalë  të  Bajgores, Qyqavicë, Berishë , Nerodimë, Dushkajë, Gallap, Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në  secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të  filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë. Konfliktin etnik, Sërbia e shndërroi në spastrim etnik.

Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore, në  1 Prill 1999 krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirrjen për mobilizim të  përgjithshëm. Kjo, jo vetëm që  e fuqizoi luftën, por ngriti lartë  edhe moralin e luftëtarëve të  UÇK-së  dhe të  popullit që  ndodhej në  Kosovë. Mirëpo, në  këtë  moment dramatik të  popullit shqipëtar në Kosovë, nuk pranoi LDK-ja të  kyçej në  këtë  qeveri, edhe pse pati rënë dakort në prezencën e zonjës Ollbrajt në rambuje dhe e kish nënshkruar marrveshjen. Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale mbi ato kombëtare. Këtë na e shpreh fare hapur Kryeministri I Qeverisë paralele në Kosovë, z.Bujar Bukoshi, i cili thotë: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që  të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë, ai nuk pranonte, ngaqë dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

Në  kë to kushte UÇK-së  iu desh që  të  kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi I UCK-së nga NATO?

Arësyet janë  të shumta, por ne po rendisim disa:

  1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre, si aleat i UÇK-së .
  2. Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është  friguar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe  tutej nga propaganda Serbe e ndonjë  force politike shqipëtare, të  cilat e paraqesnin UÇK-në  ideologjike (marksiste) dhe terroriste.
  3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë e Kosovës  me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
  4. Mos krijimi i qeverisë gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të  luftës civile dhe do të  akuzohej ajo si përkrahëse e krahut më  të  fortë.
  5. Perëndimi nuk parashikonte futjen në luftim të  forcave tokësore.
  6. Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë  e shpreh shumë qartë  z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë  do të  ketë  opinione të  ndryshme… Më  duhet të  jem i sinqertë, para fillimit të  konfliktit jo të gjithë  aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së.” (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të  UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike  të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj; ndërsa filozofia politike ishte pavaresia e Kosovës, e shprehur në betimin e saj.

Të  gjitha këto hezitime të Perëndimit sollën trimërimin e Millosheviçit, i cili, në  kohën e zhvillimit të  Konferencës së Rambujesë konstatoi se disa politikanë  bënë  deklarata të tilla, të  cilat mund të  interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për  të vepruar. Atë e trimëroi gjithashtu edhe mos-përgatitja e NATO-s për të  përdorur forcat tokësore. Nëse Millosheviçi do të ish ballafaquar me një  kërcënim të  tillë qysh në  fillim të  luftës, ai me siguri që do të  kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të  ishte zhvilluar ndryshe, dhe Kosova sot me siguri që do të  ishte më ndryshe.

Ne fillim të  fazës së tretë, 1 Maj 1999, duke e parë  se ish bërë  gabim mos-parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në  përdorim avjonët e frontit “A- 10 ” , të  cilët janë  të  paracaktuar për luftë në lartësi të ulta  kundër mjeteve të  blinduara dhe forcave të  tjera në terren. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më  18 Maj, Presidenti  Klinton  deklaroi: “Ne apo aleanca jonë   nuk duhet të  përjashtojmë  asnjë  mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë “, dhe u rrit numri i avjonëve në  1200 copë. Kjo deklaratë  si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton më  23.05.1999: “Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të  ndërrmarrë  ofensivë  kundër forcave Serbe, të  cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë  tonë  dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë  që  t’i bënte hesapet ndryshe .

Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të  ktheheshin më në Kosovë, me  qënë se  ishin të  shpërndarë  në  30 shtete dhe, si rrjedhojë,  raporti i popullsisë  do të  ishte në  favor të  Serbëve dhe pakicave të  tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë  të  sistemit energjitik, burimin bazë  të  ekonomisë  së  Serbisë, të  përziera me friken e futjes në  përdorim të  forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë  si Gjermania në  fund të  Luftë s së  Dytë  Botërore, e detyruan Serbinë  të  pranonte kapitullimin pa kushte, më  10 Qershor 1999, në  Kumanovë, pa prezencën e UÇK-së edhe pse palë  fituese! Këtu qëndron edhe një  nga manovrat  e shteteve pjesëtare në  NATO, por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë  gabim trashanik tonin.

Në  këtë  luftë  barrën më  të  rëndë  e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një  potencial më  të  madh për ta mbajtur atë barrë; e mbajti populli shqiptar i Kosovës, e në  mënyrë të veçantë  UÇK-ja si dhe populli në Shqipëri.

Lufta Clirimtare në Kosovë është  lufta e dytë  e madhe  që  populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët. Dhe çudia qëndron në atë  se ato forca që  e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në  Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të  Kosovës!, gjë  që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve.

Lufta e jonë  Çlirimtare dy vjeçare, 997-1999, i shkaktoi Kosovës rreth 2.000 dëshmorë, 12.000 viktima, 4.000 të  zhdukur dhe 6.000 të  burgosur ende; 80 mijë  shtëpi të  djegura e të  shkatërruara dhe pothuaj tërë  blegtorinë të zhdukur, gjë që janë  tepër të  ndjeshme për të  ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të  blinduara në  Kosovë ; pajisjet e saj për të  prodhuar armatim, municione e automjete; të  gjitha kapacitetet e saj për të  rafinuar produktet e naftës, si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10 mijë ushtarë e forca të  tjera, por mbi të  gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën.

“Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të  harrojnë  të  kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të  preokupohen me të  kaluarën, pa nxjerrë  prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë  z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky është  mesazhi që  duhet të  nxjerrim  nga kjo luftë .

Kolonel Dilaver Goxhaj

* Këtë shkrim e kam shkruar në Prishtinë, më  31.05.2000.

 

Dilema: Kush e çliroi Kosovën?

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Dilema: “Kush e çliroi Kosovën?”, përmbi dy dekada, vijon të jetë në diskutim një temë mbarë kombëtare prej mediave shqiptare, por edhe të huaja. Ky është një fakt i rëndësishëm historik, që tregon se temat me të vërtetë kombëtare, nuk janë tema abstrakte dhe as jashtëkohore, por janë motive që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me rrugën e Kosovës drejtë progresit, me ndeshjen e forcave përparimtare me reaksionin serb e atë shqiptar, të djeshëm e të sotëm, që përpiqen ta mohojnë atë luftë heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një lloj forme “demokratike”, me tituj shkencorë, me emëra të bukur partishë e shoqatash të ndryshme “intelektuale”.

Që të jemi sa më të qartë në këtë diskutim sa profesional aq dhe historik e politik, saktësoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës gradualisht erdhi duke u shndërruar në një ushtri tipike guerile e oganizuar, me një komandë unike. Si e tillë, ajo nuk mund të bënte strategji të madhe, (organizimin e betejave të mëdha), pasi po ta bënte atë lloj strategjie, do të ishte mundur sikundër edhe u mund gjatë verës së vitit 1998. Dhe pse nuk bëri këtë “strategji të madhe” apologjetët intelektualët tanët “patriotë” na dalin me teorinë, se “Kosovën as e çliroi dhe as kishte mundësi ta çlironte UÇK-ja”. Duke qenë sa janë profanë në fushën ushtarake aq dhe dashakeqë, “teoricienët” analistë shqiptarë të formateve të ndryshëm nuk mund ta kuptojnë, edhe sikur të duan, se pse UÇK-ja gjeti strehë në strategjitë e vogla, që është luftimi, dhe jo në ato të mëdhatë. Por, duke qenë se nuk kanë haber se ç’janë luftrat çlirimtare, duke u manipuluar prej ideologjisë pacifiste, edhe u falet nëse nuk e kanë nga urrejtja për UÇK-në pse ajo vërtetoi se politka pacifiste në Kosovë ishte politikë antokombëtare. Luftimet e shpeshta e me forca të vogla, që përzgjodhi UÇK-ja, përbëjnë strategjinë e vogël, që është shumë më e tmerrshme se strategjia e madhe. Kjo lloj strategjije që aplikoi UÇK-ja është një lloj beteje pa anë e pa fund. Quhet “betejë pa anë e pa fund” sepse luftimet zhvilloheshin në të gjithë hapësirën e Kosovës: nëpër pyjet, kodrat, malet, grykat, rrugët, depot e armikut; kudo ku stacionohej e lëvizte armiku. Këto lloj luftime edhe pse nuk i shkaktonin armikut përgjakje shumë të ndjeshme, ato e shkurajuan vijimisht atë, prandaj dhe më në fund pranoi të ulej në tavolinën e bisedimeve.

Këtë lloj strategjie të UÇK-së e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliç, (komandant i Br.549 me bazë në Prizëren), i cili, në Gjyqin që i bëhej Millosheviçit në Hagë, thotë: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdonin taktikën: godit dhe ik”.(Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević).

Kjo metodë luftimi, në artin ushtarak botëror quhet edhe metoda e tërthortë, pasi e mposht armikun jo me beteja, por me luftime të vogla e të shumta, që do të thotë jo ndeshje direkte: ushtri me ushtri me sulme ballore; por në mënyrë të tërthortë, me luftime të befasishme, që ndryshe quhet: me luftime guerile, se vetëm ashtu i heqet armikut liria e veprimit. Me një fjalë, lufta e UÇK-së ishte betejë pa anë e pa fund.

Pra, gjatë luftës në Kosovë u ndeshën dy ushtri, njëra me strategji të madhe, sikundër ishte ushtria e Serbisë, dhe tjetra me strategji të vogël, sikundër ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe faktikisht fituam ne që përdorëm strategjinë e vogël.

Ne duhej të fitonim dhe fituam, pavarësishtë se ata që nuk kishin besim tek ne dhe ata që na urrenin e na urrejnë, si dhe ca politikanë e analistë që nuk marrin vesh aspak nga arti ushtarak, duan ta mohojnë fitoren tonë, duke thënë: “Kosovën e çliroi aviacioni i NATO-s”. Mirëpo, këtë e kundërshton vetë Komandanti i Përgjithshëm i forcave të NATO-s, që drejtoi luftën e parë në historinë e saj, gjenerali me katër yje Uesli Klark, i cili në kujtimet e tij për atë luftë që bënte me aviacion kundër forcave serbe në Kosovë, e thekson në bisedat që ai bënte shpesh me Gjeneral Edvin H.Burba, (mentor i programit trajnues të Komandes së Ushtrise Amerikane për Beteja), me Ruper Smith, (gjeneral-leitnant në Ushtinë Britanike, zv.Komandat Suprem i NATO-s), dhe me Dieter Stockmann, (gjeneral i Ushtrisë Gjermane, Shef Shtabi i forcave të NATO-s), ku midis të tjerave thekson: “Përderisa mbrëmjeve qëndroja ulur me mikun tim të vjetër dhe mentorin Ed Burba dhe pasqyronim progresin tonë gjat takimve tona çdo pasdite me Rupert Smithin dhe me Dieter Stockmannin, opsioni tokësor ishte në mënyrë konstante në mendjet tona. Ekzistonin kufij se çfarë mund të arrijë realisht fushata ajrore. Forca Ajrore mund të kërcënojë, të dënojë, të shkatërrojë objekte dhe të sulmojë forcat në tokë. Por, pa një forcë tokësore, nuk ekzistonte garanci se ne do të mund ta dëbonim Milosheviçin nga Kosova. Ishte e panjohur se a do të mund ta bënim këtë gjë nga ajri.” (U.Klark,”Të bësh luftë moderne”,Tiranë, 2003, f.303).

Por kjo çfarë e pranon gjenerali Klark është provuar edhe në shumë raste të tjera:

      1.Hitleri, me urdhërin e tij nr.17, datë 1 gusht 1940, urdhëroi Geringun që me forcën e aviacionit të ulte Anglinë në gjunjë. Dhe ai pasi ndërtoi me qindra aeroporte ushtarake dhe grumbulloi që nga Kanali la Manshit dhe deri thellë në Norvegji 3358 avionë Junkers, Dornier, Heinkes, Stukas dhe Messermid, një forcë e paprecedentë dhe tepër shokuese dhe, duke kryer nga njëmijë sulme në ditë, nuk e mposhti dotë Anglinë, edhe pse kishte një spiun brenda në kabinetin e luftës së Anglisë, i cili jepte të dhënat për MKA dhe forcave të tjera angleze, duke e mundësuar aviacionin gjerman të godiste me preçizion, edhe pse Anglia kishte prodhuar radarin, që nuk e kishte atëherë asnjë shtet tjetër.

  1. 2. Nga viti 1943 deri në vitin 1945 bombardimet e pandërprera të SHBA dhe të Anglisë ndaj qyteteve gjermane nuk e detyruan dot të kapitullonte Hitleri, ushtra e të cilit kapitulloi kur u takuan ushtria amerikane me atë sovjetike në territorin e Gjermanisë në 25 prill 1945, në Qytetin Torgau, mbi Lumin Elbë, shumë larg Berlinit, në perëndim të tij.
  2. 3. “Në Kore, – thekson historiani ushtarak amerikan Sam C. Sarkesian, – ne mësuam se vetëm me fuqinë detare dhe atë ajrore nuk mund të fitohet lufta, ashtu siç nuk mund të fitohet edhe vetëm me forcat tokësore të pamjaftueshme”.(C.Sarkesian “Përtej fushës së luftimit”, Tiranë,1995,f.122).
  3. 4. Këtë pamundësi të mposhtjes vetëm me aviacion e pamë 12 vjet rresht në luftën midis Vietnamit të Veriut dhe aviacionit të SHBA, 1960-1972,  ku edhe pse ai aviacion e plugoi gjithë Vietnamin, por më në fund ishin SHBA ata që i propozuan Vietnamit të Veriut të uleshin në bisedime.
  4. 5. Lufta kundër Irakut, si për çlirimin e Kuvajtit edhe në pushtimin e Irakut (1991 dhe 2003) u fituan vetëm sepse goditjet ajrore u pasuan nga ndërhyrja tokësore.
  5. 6. Kemi gati 10 vjet, 2012-2022, që po e shohim aviacionin e 30 shteteve të Perëndimit e të Lindjes që po lufton kundër ISIS-t, madje në një terren krejtësishtë fushor, ndryshe nga terreni kodrinor, malor dhe i pyllëzuar i Kosovës, dhe ende nuk po e mundin dot. Apo edhe kësaj doni t’i vini ndonjë vegje, e të thoni se “nuk duan ta mposhtin”?! E kemi dëgjuar edhe këtë përrallë.

Analogjitë historike është e vërtetë që janë delikate, për shkak të ndryshimeve në kohë, por këta shembuj janë më se kuptimplotë dhe më se bindës për të rrëzuar shpifjet dhe idetë nihiliste për kontributin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, duke bindur cilindo se fitorja e një lufte vetëm me goditje ajrore është absurde. Realizimi që matet me sasinë e avjonave, raketave dhe bombave, çon në mosrealizimin më të keq. Të hedhësh bomba nga 5000 metra lartësi nuk mund të konsiderohet luftë. E këtë askush nuk e beson.

Por, për ta bërë sa më bindëse këto që theksova më lartë, po u citoj shkrimtarin e njohur anglez, Frederik Forsyth, ish-pilot ushtarak pjesmarrës në atë fushatë ajrore të NATO-s, se çfarë shkruante ditët e fundit të muajit prill 1999, për mundësitë e mosfitores së luftës nga ana e NATO-s kundër Serbisë, që çuditërisht koinçidon me letrat që ne si SHP i dërgonim po ato ditë Gjeneral Uesli Klarkut, për të na furnizuar me armatim e municion: “60 për qind e misioneve tona të bombardimit u ndërprenë për shkak të reve; pilotët tanë, të përgatitur për sulme në kuota të ulëta, në Kosovë janë duke kërkuar të gjejnë topat dhe tanket e fshehur nga një lartësi prej 5000 metrash (si ish-pilot mund të siguroj se nuk është e mundur) dhe kemi arritur deri aty sa kemi goditur fshatarët kosovarë… Më keq akoma, as NATO nuk mund të përballojë gjashtëdhjetë ditë. Në Romë, Paris e Berlin, e Majta po kërcënon se do të rrëzojë qeverinë (e çuditshme, nëse e mendojmë se po luftojnë një regjim fashist që bën masakra të mëdha); Greqia mbështet Serbinë unanimisht, të paktën në nivel popullor; të gjitha qeveritë, përveç asaj britanike, vazhdojnë të mos besojnë atë që tashmë është e qartë: që Kosova nuk mund të çlirohet pa forcat tokësore, sepse nuk mund të bllokohet makina e genocidit nga 5000 metra lartësi. Ka vetëm një rrugëdalje nga ky ferr: të dërgohen 40.000 të rinj vullnetarë kosovarë nga vendi i tyre i origjinës, të pajisur me çdo lloj arme që janë në gjendje ta përdorin; t’u hedhësh armë nga lart atyre qindra mijëra të rinjve kosovarë të tjerë që fshihen në male dhe pyje në brendësi të krahinës; t’u jepen disa nga njerëzit tanë të stërvitur të forcave special siç janë ërdoruesit e pajisjeve të transmetimit dhe të lokalizimit të objektivit armik; duke u siguruar gjithashtu një mbështetje ajrore të plotë. Nuk ka asnjë të dhënë që të provojë se ushtarët dhe policët serbë, për të mos folur për paraushtarakët psikopatë të Beogradit, të jenë më të mirë se kosovarët brenda vendit të tyre”, (“Lufta kundër luftës”, Tiranë,2001,f.164-165)

Sikundër shihet, më realist dhe besim më të madh ka pas ky ish-pilot ushtarak anglez, për mundësitë e “forcës tokësore” që quhej UÇK, si dhe në strategjinë e saj të vogël në bëshkëveprim me aviacionin e NATO-s, për çlirimin e Kosovës, se shumica e inteligjencës kosovare dhe e të rinjve dhe të rriturve kosovarë që morrën arratinë, ku shumë prej tyre na përbuzën e na shanë, ndërsa sot paguajnë nën dorë komisionerët e Qeverisë së Kosovës për të marrë çertifikatën e pjestarit të UÇK-së!

Përfundimisht mund të themi, se Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s, duke mos guxuar ta përjashtojnë aspak njëra-tjetrën.

Fortifikimi shqiptar dhe mallkimi i tij

0

Kolonel: Dilaver Goxhaj

                           “Bëje token të luftoi për ty!”

                                                             Pirua i Epirit

Gjatë luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka filluar më 24 shkurt 2022, nuk është reshtur pa u përmendur edhe mundësia e përdorimit të armëve bërthamore. Mirëpo, sikurse dihet, edhe kundër armëve bërthamore ekziston veprimi ekuivalent. Ai është  fortifikimi permanent, (betoni e çeliku), mjeti më efikas kundërveprues. Kjo është vërtetuar shkencërisht si nga analizat që u janë bërë efekteve të bombave të para atomike 20 kilotonshe të hedhura në Horoshimë e Nagasaki, ashtu edhe nga studimet dhe eksperimentimet e mëvonshme nga shumë shtete, po asht edhe nga ne.

Nisur nga sa më sipër, udhëheqja e lartë e vendit, sidomos pas daljes “de fakto” të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, duke parë se armët atomike po futeshin deri edhe në municionet e artilerisë, urdhëroi të studjoheshin dhe të vlerësoheshin këto dukuri në mënyrë dialektike,  të cilat u parashikuar në Artin tonë Ushtarak mbi Luftën Popullore. Si rrjedhojë e atij studimi e eksperimentimesh, Shqipëria i bëri fortifikim permanent të fuqishëm të të gjith, origjinal e të pangjashëm me të gjithë fortifikimet që kanë përdorur shtete të tjera si para Luftës së Dytë Botërore, gjatë zhvillimit të saj, ashtu edhe  më pas. Kjo lloj strategji mbrojtëse, duke e fortifikuar fuqishëm të gjithë territorin e vendit, u bazua në politikën  e asnjëanësisë të shtetit tonë, e përcaktuar kjo prej udhëheqjes së lartë të vendit.

Mirëpo, në Shqipërinë e këtyre 32 viteve të ashtuquajturit “sistem demokratik” ka patur dhe ende vijojnë spekullime të turpshme rreth këtij sistemi mbrojtës të fortifikuar i ndërtuar gjatë periudhës 1945-1985. Spekullimet më të mëdha bëhen jo vetëm për politikën e përgatitjes ushtarakisht të gjithë popullit shqiptar, si dhe për sasinë dhe llojet e Forcave të Armatosura që patëm, por veçanërisht për fortifikimin. Këto spekullime janë bërë dhe bëhen si nga politikanë dhe  “analistë të shquar” shqiptarë në të dy Shqipëritë, (këtej e andej kufijve politikë), por edhe nga gazetarë, diplomatë e “analistë” të huaj.

Analizat “shkencore” prej shtypit shqiptar kanë marrë spunto edhe më shumë pas jehonës që ka bërë albumi dizinformues i fotografit hollandez David Galjard, të titulluar “Concresco”, të cilin revista “Wired” e trumbetoi në artikullin e saj me titull:  “Paranoja e diktatorit komunist – epoka e bunkerëve, tani një telash kombëtar”. David Galjard me këtë libër, botuar në nëtor 2012, ftoi në Paris çmimin: “2012 Aperture Foundation/ Paris photo first photobook award”.

Menjëherë pas këtij publikimi morën edhe më shumë kurajo gazetarët, “analistët” dhe politikanët tanë të gjithëditur, aq më shumë kur mësuan se botimi i librit ishte mbështetur edhe nga Ambasada Holandeze në Tiranë. Këta shqipfolës nxorrën në pah dukurinë e shëmtuar të servilizmit, karakteristike për ta ndaj çdo të huaji, ku çdo thënie denigruese të tyre për vendin tonë, qoftë ai me titull shkencor, gazetar, diplomat, politikan, por edhe budalla qoftë, e marrin sikur e ka thënë Perëndia.

Madje hollandezi David Galjard shkon deri atje sa heq një paralele gati hipnotizuese se çfarë ka ndodhur në psikikën e shqiptarëve, duke thënë se “alarmin e sulmit shqiptarët e kanë pasur pas koke gjithë kohën, duke qenë gati të shkonim në psikiatri.”(!)

Midis të tjerave, hollandezi David Galjard shkruan: “Në Shqipëri, 750.000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo”.  Nuk e dimë se sa kohë i është dashur këtij gazetari “të zgjuar” hollandez, madje të dekoruar edhe nga Franca, t’i numëronte një nga një të “750 mijë bunkerët”! Kjo gënjeshtër e qëllimshme është aq e madhe, sa dhe Nastradin Efendisë nuk i ka shkuar ndër mend të thoshte hiperbolizime kaq të madha e kaq të trasha! Por, më e keqja është se këtë shifër e kanë trumbetuar dhe po e trumbetojnë gazertarë, kronistë televizivë, analistë e politikanë “demokratë” e “rilindas” në Shqipëri, njëri më i “mençëm” se tjetri. Madje ka edhe ish-ushtarakë që tash kanë “reflektuar” dhe fortifikimin e quajnë “çmënduri apo lajthitje të Enverit”, “kosto ekonomik”, etj.

Cila është shifra vërtetë e Qendrave të Zjarrit të ndërtuara?

Bazuar në Vendimin me Nr.13, datë 04 Dhjetor 1974, i Këshillit të Mbrojtjes i RPSSH, i mbështetur në konceptin tonë strategjik dhe planin e organizimit të mbrojtjes strategjike të vendit si dhe të përdorimit të gjithë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte llogaritur se duhej të ndërtoheshin gjithsej: 201.175 Qëndra Zjarri Permanente (QZP).

Por sa u ndërtuan faktikisht?

Faktikisht u arrit të ndërtohen vetëm 161.878 QPZ, mes tyre 824 QZ kundërtanke nga 17.177 që ishin parashikuar. Kjo shifër del edhe nëse bëjmë llogaritjen sipas mesatares së sasisë të një zone mbrojtje divizioni (8.000 QZ): 22 divizionet që kishte ushtria, (dy divizione ishin rezervë e Komandës së Përgjithshme), sasia e QZ rezulton: 20×8.000 = 160.000 QZ. Bazën e këtij fortifikimi mbrojtjës e bënte mbrojtja kundër-tanke dhe mbrojtja kundër desantit ajror masiv të armikut.

Sikundër shihet, autori hollandez i gënjeshtrës hiperbolizuese dhe të gjithë pasuesve të tij shqiptarë, (politikanë, gazetarë e analistë), shifrën e vërtetë e kanë shumëzuar 4,6 herë më shumë! Lind pyetja: nga qëllimi i mirë apo i keq e kanë bërë ata këtë hiperbolizim, si dhe  ambasada që e ka financuar? Mund t’i falet hollandezit D. Galjard, por, po këta politikanët e “gazetarët” tanë çfarë i ka penguar të kërkonin ato dokumenta?!

Kur ka filluar fortifikimi i terrenit në Shqipëri?

Menjëherë pas çlirimit nga nazi-fashistët, i menjëhershëm ishte urdhëri për fortifikimin i  Komandantit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, më 16 dhjetor 1944, ku theksohej: “Nga ana tjetër të mos nënvlerësohet rëndësia e organizimit të tokës për mbrojtjen, sepse, me anën e fortifikatave lehtësohet mbrojtja jonë, duke u bërë më i efekshëm zjarri ynë, më pak i efekshëm zjarri i armikut dhe përgatiten konditat për zhvillimin e mbrojtjes dhe transformimin e saj në ofensivë.”, (“Dokumenta të SHP” v.2,f.360). Ky urdhër ishte fillesa e punës kolosale që do të niste për fortifikimin e teatrit shqiptar të mbrojtjes, duke filluar nga brezi kufitar dhe buza e ujit, rajonet e pozicioneve të mbrojtjes, të brezave të thellësisë dhe të objekteve fortifikuese për artilerinë, tanket, për objektet e drejtimit, për strehimin e popullatës, të mjeteve e të forcave, për ndërtimin e bazave ushtarake detare e ato ajrore, brezave strategjikë, për industrinë e luftës, krahas ndërtimit të transheve, hendeklidhjeve, QZ, strehimeve etj.

Në tekstin e Artit tonë Ushtarak të Luftës Popullore përcaktoheshin tre drejtime kryesore për mbojtjen e vendit: përgatitja e popullit ushtar; pajisja dhe modernizimi i teknikës luftarake dhe përgatitja e teatrit të luftës (fortifikimi). Sikundër shihet, fortifikimi i vendit ishte një nga faktorët më kryesorë, i cili parashikonte që mbrojtja jonë të ishte poziconale, e bazuar në sistemin e rajoneve të fortifikuara e tepër të fortifikuara. Rajone tepër të fortifikuar parashikoheshin në terrene fushore tepër të ekspozuar nga vrojtimi dhe zjarri i armëve të armikut.

Fortifikimi ynë u ndërtua sipas kapacitetit taktik, operativ e starategjik, i cili nuk lejonte shpërthimin e mbrojtjes dhe depërtimin e armikut në thellësi edhe me forca të blinduara, duke u siguruar një aktivitet i gjerë e i gjithanshëm nëpërmjet të cilit arrihej asgjësimi pjes-pjesë i forcave të armikut dhe fitorja përfundimtare mbi të.

Qëndrushmërinë e sistemit tonë të fortifikimit e rriste shumë edhe mpleksia organike e fortifikimit permanent me fortifikimin fushor (transhe e hendeklidhje) sipas kushteve konkrete të terrenit. Mbi bazën e këtij fortifikimi do të zhvillohej aktiviteti i pandërprerë i mbrojtjes sonë në kushtet e epërsisë absolute të kundërshtarëve në ajër si dhe në forca e mjete.

Sipas llogaritjeve, për asgjësimin e një rajon mbrojtjeje batalioni duheshin 27-30 bomba atomike  20 kilotonshe me plasje tokësore, ndërsa me plasje ajrore – dyfishi.

Pse Shqipëria përzgjodhi mbrojtjen pozicionale aktive?

Shqipëria përcaktoi këtë lloj mbrojtje pozicionale aktive, pas daljes “de fakto” nga Traktati i Varshavës, me qëllim për ta parandaluar çdo tentativë të ambicjeve “historike” të fqinjve tanë ose dhe të aleatëve të tyre për coptimin e Shqipërisë duke kapur hapësira brenda kufijve shtetërorë, apo që të shpërthente rajonin e mbrojtjes së forcave tona. Këtë strategji ushtarake Shqipëria e mori duke u nisur nga parimi se ajo nuk do të merrte kurrë inisiativën për të sulmuar fqinjët, të cilën e theksonin Nenet 87 e 88 të Kushtetutës. Pra, Shqipëria përmes kësaj strategjie mbrojtëse shpallte neutralitetin, duke mos marrë pjesë në asnjë pakt apo aleancë ushtarake rajonale a ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj politike ishte shijimi i paqmë i lirisë dhe i barazisë, ku ambicia e vetme e çdo qytetari të ishte dëshira për të merituar Atdheu lavdinë dhe për t’i shërbyer atij.  Edhe pse Shqipëria zgjodhi vijën politike të neutralitetit, për strategji ushtarake zgjodhi atë të mbrojtëse pozicionale aktive.

Dikush edhe mund të pyes:

Si është e mundur që edhe pse Shqipëria zgjodhi politikën e neutralitetit, u përgatit aq shumë për luftë?

Ndoshta  në aparencë kjo pyetje mund të duket logjike. Por fqinjët tanë asnjëherë nuk e kanë pas parim neutralitetin politik, por, përkundrazi, ende pretendojnë territore të vendit tonë. Këtë ambicie historike e ekspozuan si Serbia ashtu edhe Greqia menjëherë pasi qeveritë e vendit tonë pas vitit 1990 bënë shkrirjen e Forcave të Armatosura. Serbia pushtoi menjëherë Kosovën, ku edhe sot kërkon ta rimarri atë me forcë; ashtu edhe Greqia, e cila edhe pse anëtare e NATO-s nuk e lejoi aviacionin e saj të përdorte hapësirën ajrore greke për të goditur forcat fashiste serbe në Kosovë.

Së dyti, përmes krijimit dhe forcimit të të gjithë llojeve të Forcave të Armatosura, e në mënyrë të veçantë duke e shoqëruar me fortifikimin e gjithë territorit të vëndit, indirekt Shqipëria e demoralizoi çdo pretendues për ta sulmuar atë. Dhe faktikisht nuk na sulmoi kush, ngaqë ishin të bindur se i gjithë populli shqiptar ishte profesionalizuar ushtarakisht, që nga kreu i Forcave të Armatosura e deri tek qytetari i fundit. Si rrjedhojë, Shqipëria e fitoi luftën pa bërë luftë, siguruam paqen pa derdhur gjak. “Të fitosh mbi armikun pa betejë është triumfi më i lartë. Pra, ajo që është më e rëndësishme në luftë është të godasësh strategjinë armike”, shprehej  Homeri i letrave ushtarake  Sun Xu. (“Arti i luftës”,f. 152).

Fitorja e asaj lufte pa gjak bëri që Shqipëria, e cila në vitin 1945 i ngjante një shtëpie të rrënuar, pa dyer, pa dritare dhe pa çati, u rindërtua nga e para me rindërtimin e banesave, me bujqësi, blegtori dhe industri moderne të gjithë llojeve; nga një milionë banorë arriti në katër milionë banorë, ku shkolloheshin, mjekoheshin dhe stërviteshin të gjithë falas si dhe të gjithë në punë; të gjithë u armatosën dhe merrnin pjesë në fortifikim, prandaj dhe askush nuk guxonte ta sulmonte Shqipërinë, edhe pse me varfëri të pranueshme e të ndershme. Gjithë këto arritje e nxitën shkrimtarin Ismail Kadare të shkruante romanin “Kështjella”, duke i ngritur një përmendore letrare qëndresës shqiptare, një monumentalitetit kështjellor, një përgjasim që i është sugjeruar Kadaresë nga e gjithë historia shqiptare mes qëndresës shqiptare në shekullin e 15-të e qëndresës bashkëkohore të Shqipërisë, duke zhbiruar rrënjët  e disfatës të çdo agresori të huaj, siç e konstaton vetë Tursun pashai, se “Ata që do të jetojnë më vonë mbi këtë tokë, do ta kuptojnë se ne nuk e patëm lehtë të ngriheshim në këtë luftë vigane kundër përbindëshit më të madh të kohës.” (“Kështjella”, f.244). Kjo ishte vija politike e neutralitetit dhe strategjia ushtarake mbrojtëse e Shqipërisë moniste.

Po sot? Sot, duke eleminuar të gjitha llojet e Forcave të Armatosura, natyrisht, fortifikimi duket i kotë; prandaj dhe jemi pushtuar pa luftë, dhe jemi në luftë pa luftë; kemi mbetur një milionë dhe nuk ushqehemi dotë nga bujqësia e blegtoria jonë; ¾ e popullsisë kanë ikur dhe punojnë për botë, prandaj është hequr Çajupi nga programi mësimor i shkollave, ngaqë thotë: “Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq!  Kujto vëndë tek ke lerë dhe tek heq.”

Duke organizuar një mbrojtje të tillë, Shqipëria mbronte edhe tërësinë e unitetit kombëtar.

Por fortifikimi i vendit filloi në shkallë edhe më intensiv në vitin 1974, sipas vendimeve të udhëheqjes politike të vendit, duke përfunduar në fillim të viteve ’80-të.

Lind pyetja: Si është e mundur që, kur mbaroi fortifikimi dhe u ndërprenë investimet e mëdha e “të kota” për “programin e pazakontë të bunkerizimit”, filloi varfërimi i Shqipërisë?!

A është fortifikimi një shpikje shqiptare?

Jo. Fortifikimi nuk është një shpikje shqiptare. Ai i ka fillesat e veta prej para erës së re. Dhe kjo ndodh ngaqë lufta që zhvillon çdo shoqëri e caktuar mund të ndryshojë dukshëm nga një tjetër. Futja në armatim të artilerisë prej të dy Traktateve Ushtarake, NATO dhe ai i Varshavës, sikundër thamë, i predhave të artilerisë me mbushje bërthamore, i ndryshoi rrënjësisht jo vetëm mënyrat e sulmit, por edhe ato të fortifikimit. Nga kjo zë fill ai lloj fortifikimi me urgjencë që u bë në Shqipëri prej vitit 1974-1985, me qëllimin e vetëm që të ruhej populli dhe pavarësia e vendit, pasi mundësi të tjera për ne, si një vend i vogël, ishin shumë më të kushtueshme dhe jo të përhershme për mbrojtje.

A ka pasur dhe a kanë luajtur rol mbrojtës fortifikimet e mëdha?

Për t’u përgjigjur kësaj pyetje po i referohemi fortifikimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

  1. Në kufirin sovjeto-finlandez në Istmën e Karelisë ishte ndërtuar vija e fortifikuar Manerhejm, e cila kishte një shtrirje frontale prej 40 km dhe thellësi 30 km. Në të ishin ndërtuar 22 nyje rezistence me nga 4-5 pikëmbështetje, ku secila pikëmbështetje kishte 5 QZP me shumë frëngji. Gjithsej ishin ndërtuar 550 QZP dhe 178 QZ gjysmëpermanente. Dendësia mesatare e qendrave të zjarrit ishte 0,5 QZ për çdo km2. Gjatë luftës midis BS dhe Finlandës (30 nëntor 1939 – 12 mars 1940) për shpërthimin e kësaj vije sovjetikët përqëndruan të pajisura me tanke e teknikë tjetër të rëndë luftarake në sasi shumë të madhe. Në atë vijë u luftua 101 ditë dhe me gjithë epërsinë e madhe e të pakrahasueshme në forca e mjete, sovjetikët nuk mundën ta shpërthenin dot këtë vijë për 101 ditë. Vetëm pas 101 ditësh, kur u futën në përdorm edhe faktorë të tjerë, sovjetikët mundën më 12 mars të krijonin një të çarë në këtë vijë. Për shpërthimin e vijës Manerhejm sovjetikët pësuan humbje shumë të mëdha në forca e në mjete luftarake.
  2. Vija Mazhino e ndërtuar nga Franca në kufirin me gjermaninë shtrihej në një front rreth 700 km dhe në thellësi 2 km. Në drejtime të veçanta thellësia arrinte 20-30 km. Në vijën Mazhino ishin ndertuar 5.800 qendra zjarri të mëdha e të vogla për mitraloza e topa, duke krijuar një dëndësi mesatare prej 1,45 QZ për km2. Vetë ekzistenca e kësaj vije si dhe pasiguria e komandës gjermane për shpërthimin e saj e detyruan atë që në betejën e Francës, goditjen kryesore ta jepnin në veri të vijës Mazhino, ndërsa përballë saj vendosën grup-armatën “C”. Të gjitha përpjekjet gjermane për të shpërthyer vijën Mazhino nuk patën asnjë rezultat. Vetëm në 14 qershor 1940, kur gjermanët kishin hyrë në Paris dhe i kishin dalë në shpinë vijës Mazhino, armata e parë gjermane ndërmori shpërthimin e vijës Mazhino në sektorin e fortifikuar të Sarës ku ndodheshin 320 QZ, e që ishte sektori më pak i pajisur nga pikëpamja fortifikuese, i cili mbrohej nga dy regjimente të këmbsorisë së fortesave dhe një regjiment mitralier i këmbsorisë koloniale. Raporti i forcave ishte 9:1 në favor të gjermanëve, që do të thotë se kundër çdo batalioni të fortesave mësynte një divizion këmbsorie gjermane.
  3. Vija Zigfrid, ose siç e quajnë ndryshe “muri i perëndimit”, i ndërtuar nga gjermanët gjatë viteve 1936-1939, në kufirin e tyre perëndimor. Vija Zigfrid kishte një shtrirje frontale prej 500 km dhe një thellësi mesatare 35-75 km. Ajo përbëhej nga dy pozicione me thellësi 5-7 km secili. Si pozicion të tretë kishte të ashtuquajturën vijë Gidenburg. Pozicionet ishin përgatitur me QZP, me punime fushore dhe objekte të tjera të fortifikuara. Në vijën Zigfrid ishin ndërtuar gjithsej 15.500 QZ, që krijonin një dendësi mesatare prej 0,6 QZ për km2.

Ndonse i mbrojtur me forca të pakta, të papërgatitura mirë dhe pa përvojë luftarake, vija Zigfrid përballoi goditjet e ushtrisë anglo-amerikane që kishin epërsi shumë herë më të mëdha në forca e mjete. Disa herë tentuan anglo-amerikanët në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 ta shpërthenin atë vijë, por nuk ia arritën qëllimit. Rezistenca në vijën Zigfrid u ndërpre vetëm atëherë kur Komanda e Lartë Gjrmane urdhëroi tërheqjen e trupave nga kjo vijë.

  1. Vija izralite e fortifikimit “Bar Lev” ishte një zinxhir fortifikimesh të ndërtuara nga Izraeli përgjatë bregut lindor të Kanalit të Suezit në vitin 1967, pas “Luftës gjashtë ditore” me Egjyptin. Vija përfshinte një mur masiv rëre prej 150 km i gjatë, i thellë 7-8 km. Ajo ishte një mur rëre me lartësi nga 20–25 metra me pjerësi prej 45–65 gradë dhe mbështetej nga një mur betoni; kishte 22 kalata, të cilat përfshinin 35 pika të forta. Bunkerët dhe strehimoret siguruan mbrojtje kundër çdo bombe deri 500 kg. I gjithë muri kushtoi 238 milion $.

Po të bëjmë krahasimin midis sistemit tonë të fortifikimit me sistemet e fortifikimit që përmendëm më lartë del se sistemi ynë i fortifikimit nuk ka asnjë ngjashmëri taktiko-operative dhe tekniko-shkencore me të gjitha llojet e fortifikimit të mësipërm. Le të krahasojmë dëndësinë e QZ në një km2 që e jona është 80-100 herë më e madhe sesa ajo e vijës Manerhejn e Zigfrid, dhe 35 herë më e madhe sesa ajo e vijës Mazhino.

Sistemi ynë i fortifikimit u bë i vazhdueshëm, i pandërprerë dhe mbulonte gjithë kufirin tokësor dhe detar të vendit; ndërsa në vijat Manerhejn, Mazhino e Zigfrid mbuloheshin vetëm pjesë të shkëputura të kufirit shtetëror, prandaj dhe janë anashkaluar nga drejtimet e pafortifikuara. Sistemi ynë i fortifikimit kapte gjithë thellësinë e territorit të vendit, ndërsa vijat Mazhino, Manerhejn, Zgfrid e Bar-Lev ajo lëkundej nga 2-50 km.

Në brezin e parë të mbrojtjes sonë, fortifikimi permanent i pozicionit të zjarrit i skuadrës së këmbsorisë u bë në formë “garnizoni”, duke vendosur 3-5-7 QZP, në varësi të terrenit dhe rëndësisë së drejtimit për mbrojtje. Rajoni i mbrojtjes së togës përbëhej nga dy transhe (9-15-21 QZP); i kompanisë nga 3-4 transhe (27-45-63 QZP), ndërsa rajoni i mbrojtjes së batalioneve përbëhej nga rajonet e mbrojtjes së kompanive (81-135-189 QZP, nëse i qëndrojmë besnik sistemit “tresh”), si dhe pozicionet e zjarrit të armëve të rënda të artilerisë, vendkomandave, vendmjekimi, vendfurnizimi etj, ishin lidhur me sistem të zhvilluar transhesh e hendeklidhje (gjithsej 6-8 transhe), duke siguruar mbrojtje rrethore. Në një brez mbrojje BrK me 5 batalione do të kishte afërsishtë 800 QZ. Krijohej kështu një kamp i fortifikuar me ndihmën e një sërë QZ që mbronin me zjarr anësor e në shpinë njëra-tjetrën.

Në vendosjen e QZ ishte pasur parasysh kryqëzimi i zjarrit të mitralozëve, automatikëve, pushkëve dhe armëve të tjera të vendosura në rajonin e mbrojtjes, ku mbi çdo pikë të terrenit sigurohej më shumë se shtatë palosje zjarri, ndërsa në terrene të fortifikuara malore më shmë se katër, duke mbrojtur QZ njëra-tjetrën. Vendosja e QZ u jepte mundësi trupave ta sulmonin armikun nëpër intervalet, porsa zjarri i bërë nga QZ të kishte dobësuar presionin e sulmit të armikut.

Në brezin e dytë të mbrojtjes brigadat qëndronin të përqëndrura, ku, veç elementëve të fortifikuar, (njësoj si brigadat e skalionit të pare), fortifikoheshin pozicionet e zjarrit për grupimin e artilerisë tokësore, vendkomanda, objektet për depot e rapavijës, spitali i divizionit, spitali veteriner etj. Fortifikohej edhe rajoni i pritshëm i desantit ajror, rajonet e mbrojtjes të forcave vullnetare, qendrat e rëndësishme të banuara, objektet industriale, aerodromet, portet, urat etj.

Thellësia strategjike e mbrojtjes, që quhej edhe brezi i tretë i mbrojtjes, përbëhej nga fortifikimi i rajoneve të përqëndrimit të njësive RKP dhe gjithë industria prodhuese ushtarako-industriale e ajo ushqimore, për luftë dhe për popullsinë e fshatrave e qyteteve, e sistemuar në tunele të betonuar. Si rrjedhojë, e gjithë hapësira e vendit mbulohej nga vendstrehimet masive të popullsisë, objektet social-ekonomike, organet administrative të pushtetit qendror e vendor, tunelizimi i industrisë, masat për mbrojtjen nga armët kimike etj. Dendësia më e madhe e fortifikimit ndodhej në brezin e parë të mbrojtjes.

Konkluzionin e atij fortifikimi e ka bërë Mehmet Shehu në seminarin e mbajtur  më 22 mars 1977 me kuadrot kryesore të ushtrisë në Durrës, theksoi se “fortifikimi ynë i heq armikut faktorin hapësirë, – ky është plusi i parë për ne; i heq armikut faktorin kohë – ky është plusi i dytë për ne; me anën e fortifikimit tonë gjakosim rëndë armikun – ky është plusi i tretë për ne”.

Në javën e parë të muajit Tetor 1992 në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm erdhi një grup prej pesë oficera (pedagogë) amerikanë për t’u njohur me programet e akademisë tonë ushtarake si dhe për të na sjellë përvojën e tyre pedagogjike. Ditën e parë i prezantuam me programet e secilës armë e shërbimi, ndërsa ditën e dytë i njohëm me kabinetet mësimore. Kur mbaroi prezantimi në kabinetin e  Xhenjos, në të cilin pasqyrohej me imitacion gjithë dinamika e zhvillimit të operacionit për përballimin dhe asgjësimin e desantimit ajror e atë detar në rajonin Gjiu i Durrësit – Gjiu Lalësit, që përfundonte me dhënien e kundërmësymjes nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe rivendosjen e situatës në buzën e ujit, kryetari atij grupi pedagogësh amerikanë na tha: “Me këtë organizim e përgatitje që keni ju, me këtë fortifikim, me këtë mobilizim të të gjithë popullit në luftë, ka gjasa që dhe NATO do ta kishte të vështirë t’u pushtonte.

A ishte i tepëruar dhe absurd ky lloj fortifikimi?

Hollandezi David Galjard si dhe gjithë politikanët tanë të këtyre tre dekadave pluraliste, mes tyre edhe ushtarakë, kanë theksuar e theksojnë se fortifikimi ynë ishte “i tepëruar” dhe “absurd”. Por kjo nuk është aspak e vërtetë, për të vetmen arsye se punimet për hapjen e tuneleve dhe groposjen e QZ janë bërë nga forcat e shërbimit të detyrueshëm të ushtrisë. Fortifikimi i bërë, është e do të jetë investim i domosdoshëm për të gjitha kohrat.

Arti ynë Ushtarak i Luftës Popullore me këtë sistem fortifikimi parashikonte se nga çdo anë e drejtim që të vinte armiku, si nga ajri, nga toka ose nga deti, do të ndodhej gjithmonë përballë morisë së madhe të objekteve tona të fortifikuara, të cilat edhe në qoftë se do t’i shpërthente në një drejtim ose rajon, shpërthim të cilin do ta paguante me humbje shumë të mëdha, ai menjëherë pas këtyre rajoneve, në mënyrë të pandërprerë, në të gjithë thellësinë e territorit, do të ndeshej me rajone  dhe breza të tjerë të fortifikuar më të njëjtën ekuivalencë qëndrushmërie, gjë që do t’i duhej ta niste sulmin nga e para. Ky është rezultati i atij investimi “të kotë” e “të tepërt”.

Fortifikimi i vendit nuk ka qenë projektuar dhe ndërtuar sipas koniunkturave politike dhe marrëdhënieve me fqinjët, por sipas Planit Operativo-Strategjik të Mbrojtjes së vendit dhe detyrave luftarake të njësive përkatëse, në bazë të kapacitetit operativ të terrenit, që lejonte mundësinë e përdorimit të forcave armike, si nga toka, deti e ajri, në këmbsori e teknikë luftarake, pa marrë parasysh se cili do të ishte armiku.

Në ato vite dhe për atë sistem organizimi të pushtetit, fqinjët konsideroheshin kundërshtarë të sistemit politik, armiq të pushtetit tonë dhe me pretendime të theksuara territoriale.

Merita e ideuesve të kësaj shkolle të fortifikimit shqiptar është se kjo shkollë e ktheu artin e fortifikimit në rregulla matematikore të përpikta, duke bërë kombinimin propocional-simetrik të vijave të vendosjes së QZ, duke ia përshtatur teorinë shkencore kushteve të ndryshme të drejtimeve të caktuara për t’u fortifikuar, si dhe teknologjisë së armikut të mundshëm.

Kuadrot e larta ushtarake shqiptare, me në krye strategun e shquar ushtarak Mehmet Shehun, që e projektuan atë fortifikim dhe që u realizua në 20 vite, përveçse ishin komandantë me përvojë luftarake, ishin edhe shkencëtarë shoqërorë, por edhe mendimtarë, diplomatë, politikanë, të cilët luftën e kishin profesion, duke u nisur nga fakti që ushtria e asaj kohe shprehte interesat e shoqërisë që e kishte ngritur. Qëllimi i projektuesve të atij sistem fortifikimi ishte organizimi dhe sistemimi i dukurive kaotike të luftës, në një sistem të efekshëm, duke pasur besim se populli, kur të mobilizohej për luftë, do ta përdorte me shumë efikasitet.

Mallkuesit shqiptarë të fortifikimit shqiptar ngelën duke përsëritur,

se ai fortifikim kishte një kosto shumë të shtrenjtë për kushtet e asaj kohe.

Ata, nëse nuk e kanë nga padija, atëherë e kanë për paranë e shpërblimit që marrin me këtë propagandë qëllim keqe. Ekonomistët modernë thonë se: të gjithë pasurohen kur asnjëri nuk kërkon përparësi. Strategët ushtarakë modernë thonë: Në një luftë, e cila drejtohet nga kabinete të aftë, nuk ka vend për zbutje, përligjia e saj është fitorja, pavarësishtë me ç’metoda është arritur, qoftë edhe ato ekstreme. Bazuar në këtë aksiomë, fortifikimi ynë u organizua e u zbatua me qëllimin e vetëm: që lufta, nëse na imponohej, të mbaronte për një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak gjak, ngaqë e bënte mësymjen e çdo ushtrie armike shumë më të vështirë. Prandaj theksova më lart, se Shqipëria e fitoi luftën, paqen, pa bërë luftë, pa derdhur gjak.

Vetitë mbrojtëse të atij fortifikimi u zhvilluan gjer në atë pikë, sa rajoni i mbrojtjes së një batalioni mund të përballonte deri edhe 27 goditje me predha bërthamore artilerie, krahasuar me efektin e bombave atomike që u hodhën në Hiroshima e Nagasaki, në vitin 1945. A e justifikon kjo mbrojtje atë investim?

Sikundër e theksova pak më lart, fortifikimi intensiv i vendit në Shqipëri filloi kur ajo doli “de fakto” nga Traktati Ushtarak i Varshavës. Që në fillim duhet theksuar se fortifikimi i vendit nga udhëheqja shtetërore e Shqiërisë u përcaktua të ishte fortifikim mbrojtës, i cili të mundësonte ta bënte të gjithë territorin e vendit të aftë për mbrojtje të përherëshme dhe jo vetëm për një kohë të shkurtër, dhe vende-vende edhe në fortifikim mësymës, i cili të përmbante edhe rregullat e luftimit në rrethim dhe të rrethimit të armikut. Prandaj ai u nda në tri forma: në fortifikim të përhershëm, me Qendra Zjarri (QZ) e Qendra të Pëhershme Zjarri (QPZ); në art të kryerjes së rrethimit si dhe në fortifikim fushor, që ndryshe quhet fortifikim i përkohshëm, për shkak të rëndësisë së përkohëshme që ato mund të marrin në kushtet e veçanta të një luftimi. Si rrjedhojë, fortifikimi i vendit në Shqipëri u realizua në mënyrë të pashkëputur e ngushtësisht i ndërthurur midis tre llojeve, duke krijuar rajone të fortifikuara, tepër të fortifikuara dhe fortifikim të përkohshëm.

Edhe pse fortifikimi ynë u bë tepër i studjuar e me karakter të përhershëm, një investim i përjetshëm që nuk i humbet vlerat e tij në shekuj, përsëri, pas prishjes së sistemit shoqëror socialist, si nga shtypi i huaj edhe nga ai shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë, është spekulluar dhe vijon të spekullohet sot e gjithë ditën, duke arritur deri aty sa të thuhet, se “u ndërtua një bunker për katër banorë”, “24 bunkerë për çdo kilometër katror”, “sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues”, si dhe e quajnë budallallëk që “çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar” për mbrojtjen e vendit!

Bazuar në përvojën e fortifikimit të ushtrive të huaja, sulmi kundër një mbrojtjeje të fortifikuar kërkon më shumë forca e mjete. Për shembull, regullorja amerikane e luftimit “FM-105”, kundër një mbrojtjeje të fortifikuar mirë, në drejtimin kryesor të goditjes, për mësymje parashikonte një raport shumë më të thellë forcash, minimalisht 6-8:1. Kjo normë ishte tipike për rajone të fortifikuara me 10-15 QZ për km/front a km2, për gjithë thellësinë e mësymjes.

Kurse tek mbrojtja jonë kishte minimalisht 15 deri 35 QZP për km/front, në varësi nga terreni, që do të thotë se raporti i forcave për mësymje i kundërshtarit do të ishte jo 8:1, por 3 deri 4 herë më shumë, pra 24-32:1. Ndaj mbrojtja jonë me të tillë dëndësi kaq të lartë fortifikimi, e ndërtuar sipas kapacitetit të terrenit, mund të përballonte forca më të shumta, duke e bërë vendin të papushtueshëm. “Fortifikimi, -thekson teoricieni dhe historiani ushtarak anglez Xhon Kigan-, u ka shërbyer për mirë popujve sa herë që është bërë e mbajtur në rregull, pasi ka përballuar modernizimin dhe çdo teknologji ushtarake si dhe ka përfeksionuar aftësinë udhëheqëse, e cila i ktheh komandantët në udhëheqës.” (“A History of Warfare, London, 1993).

Ndoshta në praktikë, më mirë se kushdo tjetër vlerat  mbrojtëse të fortifikimit shqiptar i kuptuan ushtarakët dhe popullsia e rretheve Kukës e Tropojë kur u luftua në brezin kufitar midis malit Shkëlzen e malit Pashtrikut gjatë periudhës së luftës në Kosovë, 1998-1999, fortifikim i cili u shfrytëzua masivisht prej tyre.

Dilaver Goxhaj, Tiranë, 14 mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

6

Foto në Akademinë e Shkencave në Tiranë, me akademikë e studjues historie, Tiranë, 21 shkurt 2022

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime nga Shqipëria dhe Kosova

Dy libra, dhuratë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nga Milazim Krasniqi, studjues “Sekrtetet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” dhe Kleitia Vaso, studjuese e re ”Fluturim, Flight” (Flight në anglisht).
Kthimi në Suedi
Programi për nder të Epoposë së Jasharajve … me më të merituarat, nxënëset e mia:
Luela, Ema, Elma e Erva
Vizitat e Ministres së Punëve të Jashtme, Zv. Ministres nga Kosova dhe Ambasadorës së Kosovës në Stockholm

Në vendin e punës, Sinan Kastrati, Malmö, Mars 2022

Në mëngjes herët ishim nisur një grup prej shtatë -tetë vetësh nga Suedia, shumica mësues nga Malmö për në Kopenhagë dhe prej atje, me avion do të zbrisnim në Shkup.
Rruga nga Shkupi për në Kosovë, deri në Han të Elezit, ishte ajo rrugë e ish Jugosllavisë por nga Kufiri, brenda Kosovës, ishte rrugë për lakmi, gati si rrugët në shtetet përendimore.
Në Prishtinë mbërrim në mbrëmje. Qyteti i Prishtinës dukej i madh. Me lagje të reja luksoze, rrugë,me ciment e beton e me pakëz hapsira gjelbrimi që nuk mund të gjeje as edhe gjilpëren ku mund ta lëshosh.

Nga Turjaka në Tiranë

Pasi kishim pushua dy netë një ditë dhe ishim shmallur me më të afërmit tanë, Murati dhe Mediu erdhën e më më muarën mua, në Malishevë.
Të dielën në drekë u nisëm me dy makina nga Kosova për në Shqipëri.
Unë kisha marrë ushqim në Turjakë, pulë të pjekur, bukë e djath Turjake, ushqim të shishëm që edhe gishtat i lëpinin Mediu e Murati.
Dhe u nisëm për në Shqipëri që para 30 vjetëve as në andërr nuk e kishim parë Shqipërinë
Rruga e Kombit ”Ibrahim Rugova” ishte arritja më e madhe e këtyre 22 vitev të fundit. Nga Pishtina e Prizreni, nëpër Kuks, Rrëshen e Mirditë e deri në Milot por mjerisht rruga ende nuk ishte krye. Nuk kishte vende pushimi për udhtarë pa pagesë gjatë rrugës, WC etj, por sapo e kaluam kufrin e hymë në Shqipëri, ishte vendosur një rampë ku duhej pagua disa euro për taksë rrugore.

Një ndejë në lokalet e Ministrisë së Arsimi, Tiranë, 21 shkurt 2022

Në të dy anët e rrugës shiheshin gjurmët e ish sistemit socialist, burgje e shtepi internimi ku shumë të burgosur kishin qenë të ngujuar e kishin bërë punë të detyrueshme, shtëpi kooperativash gjade gurësh nëpër maje malesh.
Vizita në Shqipëri, për mua ishte vizita e parë ta quaj zyrtare pas asaj të vitit 1979, kur si student i Letërsisë Shqipe i Univerzitetit të Prishtinës, isha mysafir në Univerzitetin e Tiranës, atherë i vetmi univerzitet në Shqipëri.
Kufiri shtetëror në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me doganierë e policë ishte ende por edhe këtu, kishte shumë dallime. Nuk ishte kufiri si ai i vitit 1979. Derisa atherë për me shkua në Shqipëri, duhej udhtua deri në Qafë Thanë, pikën kufitare në mes të qytetit të bukur, Strugës dhe Pogradecit, qytetit të Lasgushit e duhej këthyer në Hanë të Hotit, afër Shkodrës, për me dalur në Tuz e në (Titograd) Podgoricë në Mal të Zi, tash hym dhe dualën në Qafë të Morinës, te Vermica afër Kuksit dhe Prizrenit.
Ndryshim tjetër në kufi ishte se askush nuk na pyste a keni ndonjë libër ndërsa atherë, frigën më të madhe pushteti jugosllav e kishte nga gazetat, revistat, librat, fotografitë (me parulla të PPSH-së e xhaxhit Enver), këngët etj. Mjaftonte vetëm titulli i librit psh. ”Nënë Shqipëri” e D. Agollit apo, ”Përse mendohen këto male”, ”Domri i (vetmisë) madh” dhe na i merrnin librat… Mua, ma muarën librin ”Mendimi politik dhe shoqëror i Rilindjes Kombëtare” që më kishte porositur një miku im për temë magjistrature.
Kishte edhe raste të tjera kur profesorëv univerzitarë, iu merreshin librat dhe i maltretonin. Bile, më kujtohet një rast kur edhe të madhit Eqrem Çabejn ia kanë marrë të gjitha librat doganierët në Vermicë, në ish karaullën që shërbente si pikë kalimi në mes të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Kishte shumë ndryshime por malli për Shqipërinë ishte i pakufi

Ndryshimi ishte i madh dhe i pakrahasueshëm por jo i dëshirueshëm. Më 1979, rrugët e Tiranës ishin të boshatisura. Shihej vetëm ndonjë ”Urban” (autobus qyteti), taksi apo makina “shtetëore” por më së shumti kishte biciklistë.
Unë nga dhoma e hotelit ”Arbëria”, natën vonë e mëngjeseve herët shikoja se si i fshinin rrugët gratë me disa fshisa që ne Turjakë, si çobanë i merrnin në bjeshkë, fshisa nga drunjët e shkozës sepse druri i shkozët, ishte më i fortë e kishte rrema të hollë e fletë shumë.

Në Ministrinë e Arsimit, Tiranë, 21 shkurt 2022

Qendra e Tiranës, ”Sheshi Skënderbej”, atherë kishte përmendoret e Leninit, Stalinit, Enver Hoxhës dhe të Gjergj Kastriotit- Skëndertbeut.
Për çdo njërin tregohej nga barcoletë (batutë, mahi), se si Stalini i lutet Leninit të hyjnë në Dajt të pinë nga një kafe e ai e falenderon me dorën në zemër … shenjë nderimi e respekti.
Tash ishte vetëm statuja e Skënderbeut e ata të tjerët i kishin largua, lënë në ndonjë muze apo zhdukur fare. Edhe Hotel ”Dajti” nuk ishte më ndërsa Hotel ”Arbëria” që atherë pata buajtur, më tha një miku im se është ”privatizua”.
Po kjo është vetëm pamja e jashtme që posa afrohej Tiranës, që në Milot, rruga që vazhdonte për Lezhë e Shkodër, Fushë Krujë, të zihej fryma nga tymi i makinave të shumta e pritjet e gjata që nuk besoj se kam parë e ka aq shumë makina e mjete tjera transporti as në Berlin, Bratisllavë, Bukuresht e … Beograd, rrugë që e kisha bërë disa herë nga Suedia për në Kosovë.
Megjitha, hymë disi në Tiranë dhe u vendosëm në një hotel që më shumë i ngjante një bujtine apo hani se sa hotelit.
Por Tirana është Tiranë me shumë të mira që për mua si shqiptar i Kosovës, kam veç kujtime që nuk i harroj, kur isha për herë të parë si student, Tiranën e vitit 1979.

Shqipëri, Tiranë shkurt 2022

Vizitën e parë që e bëmë, bashkë me një grup mësuesish nga Suedia, ishte ajo në Ministrinë e Arsimit, pastaj në Akademinë e Shkencave dhe së fundit, në Qendrën e Botimeve për Diasporën me mëues. Dinoren, Mirelën, Meritën, Mediun, Muratin, prof. Muhamet Shatrin, poeten nga Finlanda, Fikrije Salihun etj.

Me Mimoza Hysën dhe poeten, Erina Çoku, Tiranë, 22 shkurt 2022

Kudo na pritën e na përcollën mirë e me fjalë të mira e edhe më shumë premtime.
Në Ministrinë e Arsimit, na piti Zv, ministrja Nina Guga, në Qendrën e Botimeve të Diasporës, Mimoza Hysa kurse në Institutin e Historisë ishte një ndejë do të thosha me burra të penës e të punës. Takimi u mbajt në një sallë në Akademië e Shkencave të Shqipërisë. Aty na pritën dy studjues historie, akademik Beqir Meta dhe Marenglen Verli.
Nuk mund të harroj fotografitë e akademikëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që i ishin varur fotografitë e tyre në muret e sallës ku ishim ulur. Shumë nga ta i njihja, Eqrem Cabejn, Shaban Demirajn, Dh. S. Shuteriqin … e deri te ky i fundit, kryeakemiku, Skënder Gjinushi, ish kyetar e një partiet ë vogël, me orientim të majtë dhe ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nën qeverisjen e socialistëve.

Vizitë në Qendrën e Botimeve të Diasporës, Tiranë, 22 shkurt 2022

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 24 mars 2021

Duke lexuar romanin “Parisi kot” të Bajram Sefajt

0

Gani Bytyçi

Një temë e veçantë

Siç mund të konstatojë vetë lexuesi, tërë rrëfimi i romanit “Parisi kot” të Bajram Sefajt është i konceptuar brenda kornizave të vdekjes. Romani hapet me vdekjen )e motrës) si realitet dhe mbyllet me vdekjen (e Ndrecit) si fiksion. Pra, gjatë gjithë rrëfimit nëroman ngjarja zhvillohet brenda këtyre dy nocioneve, vdekja-realitet dhe vdekjafiksion. Udhëtim-Ikja Ndreci, personazh fiktiv, apo Bajram Sefaj, personazh real, udhëtimin, në rrethana normale, kudoqoftë ai, e ka pasion. Ndërkaq, udhëtimi për në Paris përherë është një ëndërr e bukur për të. Edhe pse i pasionauar deri në fanatizëm për të udhëtuar, si një zog shtegtar, pikërisht këtë udhëtim Ndreci nuk e ka zgjedhur as dëshiruar. Pra, meqë nuk e ka dëshiruar fare këtë udhëtim, ai nuk e ka zgjedhur as ditën e orën e udhëtimit, as destinimn e tij. Por të gjitha këto dita e ora e nisjes, mjeti i udhëtimit e destinimi i tij, e kanë zgjedhur atë – Ndrecin. Si i tillë, pra, është udhëtim i detyrueshëm, është udhëtim-ikje. Në ditën, në orën, në vendin dhe për në destinimin e caktuar Ndreci ikën – udhëton. Rastis që kjo ditë e ikje-udhëtimit të tij, të jetë edhe ditë-varrimi e motrës së tij. Meqë këtë ikje-udhëtim ai nuk e ka zgejdhur vetë, ndaj si i tillë ky edhe do të tregohet tepër i pamëshirshëm aq sa nuk do t`i lejojë Ndrecit qoftë edhe një ast të vetëm sa për të qenë bartës i arkëmortit të së motrës dhe për t`i hedhur një grusht dhe mbi varrin e saj. Këtë udhëtim-ikje, që është edhe ditë varrimi. Ndreci do ta bartë me vete si gur varri dhe mungesa e tij në ritualin e varrimit, sa do t`ia plotësojë tablonë tragjike të bredhjeve të mëtejme, aq do t`i rëndojë si shkëmb në ndërgjegjen e tij, për mospërmbushje të obligimit moral e familjar për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të së motrës. Me mijëra herë Ndreci do ta kujtojë këtë ditë varrimi dhe pamjet imagjinative të fshatarëve duke e bartur arkëmortin e motrës dhe familjarët duke hedhur dheun mbi trupin e saj. Më në fund, Ndreci ikën. Destinim është Brukseli. Pas një udhëtimi tepër të merzitshëm, ai arrin në Bruksel. Aty ai ka edhe të njour.Ata do t`i propozojnë që Ndreci të qëndrojë aty. Ai nuk do të pranojë. Ëndrra për të vizituar Parisin Ikje-udhëtimi i Ndrecit mbaron në Bruksel. Ai tani ndodhet në botën e lirë dhe eventualisht mnd të mendojë dhe të zgjedhë rrugëtimin e tijtë mëtejshëm. Tani, meqë i është hapur kjo portë. Ndrecit papritmas i është shfaqur ëndrra e kahmotshme për të vizituar Parisin. Për këtë ai është i vendosur. – Do ta vizitoj Parisin me çdo kusht, ai përsërit vetës ai me qindra herë. Ashtu edhe ndodh. Ndrci udhëton për në Paris. Mirëpo, asnjë nga gjërat, që vizitorit të 12 rëndomtë, do t`ia bënin të këndshëme arritjen dhe qëndrimin në Paris. Ndreci nuk i ka. Gjendja emocionale tepër e nderë, mungesa e një strehe për të kaluar natën, madhështia e Parisit përballë vogëlsisë së tij, shkëlqimi i qytetit të dritave përballë zymtsisë së tij shpirtërore, dinamika e metropolit përballë inercionit, plogështisë së tij, ballafaqimi i ashpër e brutal i imagjinatives dhe reales, ia kthejnë së prapthi ëndrrën e tij. Ai tani dëshiron që sa më parë të ikë edhe nga Parisi. Për të satën herë i bën me shenjë kamerierit për t`i paguar kafenë dhe për të ikur sa më shpejt. Papritmas në kafeterinë ku kishte pirë kafenë ishfaqet një person i hendikepuar, që mezi lëvizte karrocën e tij. Me gjasë ishte edhe i verbër. Kjo pamje do t`ia kujtojë Ndrecit një varg të një poeti të madh, ku thotë se është shumë vështirë të jesh i verbër, por është shumëfish më e vështirë të jesh i verbër në Paris, ngase në Paris ke çfarë të shohësh. – Unë, së paku mund ta shoh Parisin, i përshpërit Ndrci vetes dhe papritmas vendos që të qëndrojë në Paris.Pas vendimit të papritur për të qëndruar në Paris, Ndreci do të ballafaqohet me të prëditshmën e metropolit, madje jo rrallë edhe me skenat më banale të tij. I ndjeshëm së tepërmi në shpirtin e tij prej artisti, i pikëlluar për të gjitha ato që i kishte pasur në vendin e tij e që i kishte lënë përgjithmonë. Ndreci tani jo rrallë do të mendojë edhe për vetëvdekje. I mbetet për ta zgjedhur mënyrën, që vdekjes së tij do t`i bënte më së shumti jehonë. Ky është edhe qëllimi i tij, ngase ideja për vetëvdekje nuk është pasojë e gjendjes së shëndetit të tij psikik. Ajo është shprehje e revoltës ndaj robërisë, dhunës, detyrimit, padrejtësisë dhe gjithë asaj që njeriut ia bën jetën të pamundur, prandaj edhe dëshiron që atëta bëjë në mënyrën më spektakulare. Kur bindet se vetëvrasja në Paris është një e përditshme, ndajedhe vetvdekja e tij, jo vetëm që nuk do të bënte jehonë, por as që do të shënohej fare, heq dorë edhe nga kjo ide. Dhe jo vetëmqë do të heqë dorë nga ideja për vetëvdekje, por ai këtë do tabëjë nëpërmjet një ironie të skajshme: Më në fund, pse ta kërkoj unë atë (vdekjen)? Le të më kërkojë ajo mua dhe le të më gjejë, po deshi, thotë Ndreci. Mbyllja fiktive e autobiografisë. Derisa gjatë gjithë rrëfimit në roman, lexuesi ballafaqohet me vdekjen, varrimin, idenë për vetëvrasje, të gjitha tërësisht reale; në mbyllje të romanit, autori tërë këtë e kthen në fiksion, nëpërmejt vdekjes së Ndrecit. Këtu autori Bajram Sefaj edhe e krijon distancën me realitetin, me vdekjen dhe me personazhin e tij – Ndrecin. Këtij të fundit ia lë vdekjen peng. Ndreci, pra, vdes dhe dëshira e tij është që urna t`i hidhet në lumn Senë. Këtë dëshirë, të shprehur nëpërmjet personazhit të romanit, autori Bajram Sefaj sikur përpiqet, që në rrethana identike, ta rezervojë për veten e tij. Kështu edhe bëhet mbyllja e romanit. Pra, bie perdja. Romani “Parisi kot” i Bajram Sefajt është një vepër e veçantë. Është i tillë sepse ka shtruar një temë të veçantë – ekzilin, këtë dhembje të njerëzimit, me ët gjitha traumat që sjell ai. Është libër i veçantë edhe për mënyrën e të vështruarit të fenomenit të ekzilit. Është i tillë se është krijuar në mënyrë tëveçantë, me stil të shkëlqyeshm, me gjuhë tëpasur, me rrëfim të lehtë, të rjedhshëm e elegant. Është vepër e veçantë, sepse është ditar i pikëllimit, i dhembjes e itrishtimit. Më në fund, romani “Parisi kot” i Bajram Sefajt, nuk është vetëm vepër e shkruar, por është edhe jetë e jetuar dhe e rrëfyer me një sinqeritet, ndjeshmëri e subtilitet të veçantë. Si i tillë, ky roman paraqet një lektyrë 13 të mrekullueshme për lexuesin e vëmendshëm e të pasionuar dhe me kërkesa artistike të avancuara.

(Kronikë në letër, Rozafa – Prishtinë 2016, faqe 34-38)

Bashkimi i PD-së , a bashkohet buka e thyer?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Dorëheqja e Lulzim Bashës pas 7 humbjeve rradhazi në tetë vitet e fundit, mbetet i vetmi lajm i mirë për PD e copëtuar zyrtarisht nga momenti kur SHBA shpalli non gratta Usta të Paudhin- Berisha. Kjo ishte goditja përfundimtare e cila copëtoi PD të vetmen parti opozitare reale e cila që nga marrja e drejtimit nga Basha e deri më sot nuk ka paraqitur asnjë Program dhe Projekt real se si mund të merret pushtetin lokal dhe ai parlamentar kur bëhen zgjedhjet e përgjithshme.
Interesant është fakti se kjo PD ka patur si lajt motiv kryesor parrullën fëminore `Rama ik` sikur Rama po e pengon fitoren e zgjedhjeve dhe jo votuesit. Parrulla tjerër fshatareske është `qeveria bandë` , `banditë, dhe plot fjalë rrugaçërore që hasin kur grinden katundart për gardhin e fqinjit.
Asnjë Program real gjatë gjithë kësaj kohe sesi mund të përmirësohet gjëndja ekonomiko-financiare në Shqipria, se si mund të rregullohen taksat dhe tatimet dhe sesi mund të përfshihet e gjithë popullata për të paguar taksat e detyrueshme, se cilat mund të ishin prioritet kryesore në ekonominë shqiptare nëse duhej turizmi dhe si mund të përmirësohej gjëndja, ose industria e plehrave, apo do të mund të ishte prioritet një nga fushat më të prekëshme dhe më të dobëta të sistemit si p.sh., reformat në sistemin shëndetësor publik i cili pavarëisht përmirësimit në infrastrukturë, manaxhimi shëndetësor public ambulator dhe spitalor mbetet një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare në të cilën popullata shpenzon ¼ e pagës mujore çdo muaj për medikamente, vizita, shtrime në spital në formën e bakshisheve, si dhe mungesën e kontrollit të PPP në mjekësi të cilat thithin një pjesë të madhe të buxhetit që vjen nga taksapagonjësit shqiptarë, pa përmendur mos funksionimin si duhet të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Në Programin e kësaj Partie Opozitare nuk u pa asnjëherë zgjidhje e problemit të sistemit të pagave për punonjësit publikë dhe privatë, mos realizimi i pagaës minimale reale, rritja dhe rregullimi i pensioneve të ulta dhe rritja e pensioneve të tjera.
Një pikë tjetër e cila nuk u pa në asnjë Projekt dhe Program të PD gjatë këtyre 9 viteve në pushtet të maxhorancës socialiste problemi i rregullimeve të reformës në Arsimin e Lartë, nuk u pa asnjëherë një propozim nga ana e PD opozitare për rregullimin me ligj të këshilltarëve të ministrave dhe të Kryeministrit, të Presidentit apo dhe të këshilltarëve të Kryetarëve të bashkive të cilët duhet të kishin kritere të sakta si eksperienca mbi 20 vjeçare në punë, profesionalizmi, meritokracia dhe titujt, por kanë lënë këshiltarë vetëm militant dhe persona me moshë të re pa eksperiencë.
Nga PD nuk u pa asnjë rresht në Proramin e saj të problemit të shtetëzimit të prodhimit të Naftës (pra të lëndës djegëse) për shkak se prodhimi i saj është një element Strategjik kombëtar ashtu si dhe hidrocentralet, por ja kanë lënë një firme private e cila nuk paguan asnjë taksë dhe tatim me justifikimin se po bën investime.
Po si mund të ketë bërë kjo firmë që quhet Bankers investime për 20 vjet dhe të mos paguajë asnjë cent në arkën e shtetit? A nuk do të ishte kjo një opsion shumë i mirë për të bindur elektoratin se ardhja në Pushtet e PD do të sillte më shumë të mira dhe përmirësim të gjëndjes së popullit, sesa nga qeverisja e maxhorancës socialiste. Ka plot probleme të tjera me të cilat mund të bëhej një Program bindës dhe i fortë me të cilin mund të konkurohej shumë saktë PS.
Por ç`ndodhi? Ish pushtetarët e PD të korruptuar që humbën zgjedhjet që nga viti i largët 2013 vazhduan të sillen si gangsterw politikë, duke luftuar politikisht Maxhorancën e sotme me parrulla të vjetëruara dhe qesharake si ato të `Nano ik` me `Rama ik`, bojkotuan Parlamentin gjë që solli edhe krizën e madhe dhe `thyerjen e bukës` në Pd, thyerje e cila nuk mund të riparohet dhe ngjitet me dorëheqjen e Bashës.
Kjo thyerje nuk mund të ngjitet as me mbajtjen larg të Berishës non gratta. Një nga mënyrat për të rikthyer partinë opozitare më të madhe si PD në funksion të plotë nuk mund të arrihet as me protesta politike në këtë periudhe të rrezikëshme lufte, por me krijimin e një komisioni iniciator të përbërë nga individë e politikanë të papërlyer , komision i cili do të mbledhë në të ardhmen një kongres mbarë kombëtar të PD me tematike jo vetëm bashkimin formal të PD por edhe largimin e të korruptuarve dhe personave të njollosur.
Kjo do të jetë e vështirë për tu realizuar por e vetmja rrugë, Ndryshe nuk do të ketë PD por do të ketë dy, ose më shumë derivate të PD të cilat nuk do të mund të fitojnë ndaj kësaj maxhorance.
Si përfundim mund të shprehet se Programi i maxhorancës aktuale pavarësisht gabimeve dhe gabafave, korrupsionit, pavarëisht reforme në drejtësi, ka patur pozitiven sepse në këto gjëndje të turbullta ka patur përkrahjen e shumicës së votuesve si dhe përkrahjen e Perëndimit: SHBA dhe BE.
Kjo tregon se buka e thyer e PD nuk mund të ngjitet me të dy ish drejtuesit e dështuar Berisha dhe Basha, nuk mund të zgjidhet me ish drejtues dhe deputetë të sotëm të lodhur dhe të ezauruar të cilët pengojnë më të rinjtë që të futen dhe drejtojnë në të ardhmen këtë Parti vetëm e vetëm për arësyet e tyre personale , për të mbijetuar, për të fshehur shkeljet e tyre të ligjit, dhe për të ruajtur një krenari idiote e cila nuk do tu shërbejë në asnjë rast.
Kjo maxhorancë nuk mund të `luftohet` më klithma rrugaçërie, as me forcën e parrulës budallallaqe `Rama ik`, por me një Program dhe Projekte të cilat do të mund të bindin votuesit se kjo Parti Demokratike (tashmë e copëtuar nga kafshimet e `ujqërve` të partisë); do të mund të fitojë kur në krye të saj do të vihen njerëz të pakorruptuar dhe të pastër por me eksperiencë politike dhe që pëlqehen edhe nga votuesit.

priftipirro2017@gmail.com

Avionët  që SHBA përdori kundër Serbisë( Jugosllavisë), më 1999!

0

 

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë( Serbisë), padyshim ishte kontributi vendimtar i SHBA-së që bëri të ndërprehej gjenocidi, spastrimi etnik, krimet kundër njerëzimit dhe masakrat serbe kundër Shqiptarëve të Kosovës. SHBA, gjatë Operacionit Forcat Aleate, pati barrën kryesore, e që gjatë këtij operacioni rriti ndjeshëm  si numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe numrin e sulmeve që u kryen.  SHBA në bazat e NATO-s, në Europë kishte të stacionuar 334 avion, e që prej tyre në ditën e parë të Operacionit Forcat Aleate morën pjesë 214 të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Më 13 prill( në ditën e 20 të  Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340.[1] Kurse më 7 maj  1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në proces për të vendosur 1.100 avion,  prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin 277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.[2]

Në tërë kampanjën ajrore dhe raketore të NATO-s kundër Jugosllavisë, asetet e SHBA-së, ishin në mbi 70% të rasteve.[3]

Aviacioni ushtarak amerikan, përdori shumicën e bazave të saj në vendet anëtare të NATO-s, në Europë, por edhe nga aeroplanbartëset e saj në Mesdhe. Avionët e rëndë bombardues B-2, dëshmuan që moti nuk mund  t’i frenojë, në çdo kushte klimatike, janë avion superiorë.[4] Avionët B-2, kanë bërë rreth 49-50 fluturime deri në fund të kampanjës ajrore dhe raketore kundër Jugosllavisë, e që secili nga ta, ka mundur të lëshoj nga 16 bomba me dirigjim me GPS 2000 pound ose 8 bomba 5.000 pound bunkershpuese.[5] Kostoja e tyre për një orë fluturim ishte 6.000 deri në 14.700 dollar dhe vetëm karburant harxhon mesatarja 5.193 dollarë për orë, e që është afërsisht ekuivalent me F-15, e që fluturonte për 30 orë nga baza ajrore amerikane në Misuri.[6]

Prandaj avionët e parë që penetruan mbrojtjen antiajrore serbe, në natën e parë të bombardimit, ishin avionët e rëndë bombardues B-2, të cilët treguan efikasitet në 96% të rasteve.[7] Mesatarisht bënin 28 deri 32 orë fluturim dhe mbi 40.000 këmbë, mbi vranësira duke lëshuar  bombat GBU-31.[8] Nga të gjitha 49 fluturimet e avionëve të rëndë bombardues B-2,[9] në 45 fluturime bombarduan, dhe B-2 lëshuan  11 % ose diku 700 bomba kundër caqeve fikse në Serbi dhe Kosovë,[10] gjegjësisht 1/3 e të gjitha municioneve të dirigjuara( PGM).[11] Zakonisht B-2, mbusheshin me bomba JDAM( që ishin zakonisht bomba GBU-31, e që mesatarja për një fluturim e këtyre bombave që hedhnin ishin 6 copë për avion[12]), por edhe ngarkoheshin edhe me GBU-37, për goditjen e caqeve të varrosura nën tokë( bukerëve) dhe caqeve shumë të forta.[13] B-2 kishin hedhur mbi 80 % të 652 bombave JDAM-s( sipas një burimi tjetër 656 bomba JDAM-s në 45 misione[14]) dhe 4 GBU-37.[15] Sipas vlersimit të Forcave ajrore amerikane, B-2, kishin goditur caqet e tyre në 89% të rasteve,[16] e që sipas disa burimeve B-2, kishin hedhur 1,4 milion pound të municioneve, ose 11% të të gjithë municioneve të hedhura mes 24 marsit dhe 30 qershorit, prej jo më shumë se 50 fluturime nga 33.000-37.500 fluturimet e NATO-s gjatë tërë kampanjës.[17] Në 58 ditët e para të bombardimit mbi Beograd, ishin vetëm avionët e rëndë bombardues B-2 dhe F-117, që sulmonin caqet në tokë.[18] Pos kësaj kurrë B-2, nuk u hetuan nga radarët e Serbisë duke fluturuar plotësisht të pavarur( pa nevojën që të mbrohet nga avion mbështetës) dhe asnjëherë nuk u gjuajtën me raketa SAM( Surface-to-air missile).[19]

SHBA, mbi të gjitha bëri 30.018 fluturime, përfshirë 11.480 hedhje ndihmash, 8.889 fluturime luftarake, 322 fluturime bombarduese, 6.959 fluturime tankere( furnizuese me karburant të avionëve tjerë), 1.038 fluturime zbulimi, inteligjence dhe vëzhgimi, 834 operacione speciale dhe 496 misione me fluturake papilot(UAV).[20]  SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve,[21] 53% të sulmeve, mbi 80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave kryqëzore.[22]

Grafikoni 1. Llojet e misioneve të avionëve të SHBA-së, gjatë Operacionit Forcat Aleate.[23]

Për herë të parë u përdorën edhe UAV(Unmanned aerial vehicle), përmes të cilave eprorët dhe planifikuesit përfitonin video-imazhe reale në kohë dhe pa rrezikuar aspak pilotët.[24] Si  Ushtria amerikane, Marina dhe Forcat Ajrore amerikane, përdorën fluturaket UAV.[25] SHBA përdori edhe 175 fluturake, me të cilat zakonisht i zbulonte pozicionet e forcave serbe,[26]  e sidomos caqet mobile i identifikonin dhe krijonin harta softuerike për të siguruar gjeolokacionin e pastaj goditeshin caqet e tilla nga avionët[27] dhe se video-imazhet për pozicionet e forcave serbe, i transmetonin në bazë përmes satelitit, për vonesë vetëm 1 sekondë.[28] Këto fluturake UAV, fluturonin 1000 këmbë, mbi forcat serbe, e që eprorët e NATO-s, kërkonin që të fluturonin sa më poshtë, gjë që bëri që mbrojtja antiajrore serbe t’i rrëzonte disa të tillë.[29] Fluturakja UAV, që u përdorë RQ-1A Predator, e cila mund të fluturonte pandërprerje për 24 orë.[30] USAF, kishte dërguar 3 fluturake pa pilot (UAV), në Tuzla të Bosnjës, prej nga operonin kundër Jugosllavisë,[31] kurse nga 4 prilli, fluturaket e tilla fluturonin nga Shkupi.[32]

Rreth 47 fluturake pa pilot ishin rrëzuar, disa burime japin shifrën prej 15 fluturake UAV, të rrëzuara( që nënkupton fluturake të SHBA-së),[33] prej tyre 17 të SHBA-së, 7 të Gjermanisë, 5 të Francës dhe 14 të Britanisë së Madhe si dhe 4 nuk ishin specifikuar.[34] Kurse sipas burimeve perëndimore numri i fluturakeve UAV, gjatë gjithë periudhës 78 ditore, u rrëzuan nga zjarri armik a nga dështimi teknik ishte 25, prej tyre SHBA humbi 4 “Predator”, 4 “Pioneer” dhe 8 “Hunter”( tre prej të cilëve nga raketat tokë-ajër, një në radar të raketave tokë-ajër dhe të tjerët shkaku i dështimit mekanik), kurse Gjermania dhe Franca humbën  në total 6 drona CL-289( prodhim kanadez) dhe 2 prodhim francez “Crecerelles”, shumica e tyre brenda një jave.[35]

Nga avion të forcave ajrore amerikane, që ishin në dispozicion gjatë 78 ditëve të bombardimit të Jugosllavisë, e që nuk u përdorën, prej tyre ishin: nga bazat ushtarake amerikane në Turqi, 68 avion amerikan, prej tyre: 36 avion F-15E në bazën Balikesir në Turqi, 12 avion F-16CJ në bazën Bandirma në Turqi, 20 avion KC-135 në bazën Incirlik në Turqi.[36] Si dhe ishin në dispozicion por nuk u përdorën edhe 62 avion në bazën amerikane në Aviano të Italisë, e që prej tyre ishin 28 F-16C dhe 24 avion F-16 CJ.

Kurse  mbi 650 avion amerikan u përdorën në bombardimin e Jugosllavisë.[37] Shumica e avionëve amerikan, u përdorën nga bazat ajërore të NATO-s në vendet Europiane, si nga Hungaria, gjithsej 31 avion, nga Franca gjithsej 30 avion; nga Bosnje dhe Hercegovina gjithsej 2 fluturake; nga Italia gjithsej rreth 219 avion dhe 12 helikopter; nga Gjermani gjithsej 51 avion; nga Britania e Madhe gjithsej 106 avion; nga Spanja, rreth 29 avion; nga Misuri në SHBA, 6 avion; nga aeroplanbartsja Teodor Rusvelt, gjithsej 71 avion dhe 6 helikopter; nga Kearsarge 8 avion dhe 21 helikopter; nga Inchon gjithsej 10 helikopter; nga Shqipëri, gjithsej rreth 56 helikopter; dhe nga vende të ndryshme gjithsej rreth 74 avion.

SHBA, përdori 214 avion sulmues, 18 bombardues, 175 tanker, 43 transportues.[38]

Tabela 1.Avionët amerikan që u përdorën dhe qw ishin nw dispozicion( pwr t’u pwrdorur) nga bazat e ndryshme ajrore ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.

Tabela 2.Numri i avionëve sipas vendeve të përdorura në Operacionin Forcat Aleate.[39]

Tabela 3. Kontributi i aviacionit të SHBA-së dhe aleatëve në Operacionin Forcat Aleate.[40]

SHBA-të në Vietnam kishin përdorë 15% të aseteve të forcës ajrore, në Desert Storm rreth 30%, kurse në Operacionin Forcat Aleate, në Kosovë, pothuajse gjysmën.[41] Komanda e lartë, kontrolli, komunikimi dhe kompjuteret/ Inteligjenca, Vëzhgimi dhe Zbulimi u përdorën në 45% e totalit, përafërsisht 22% e bombarduesëve dhe 44% e avionëve luftarak, derisa F-16CJ pothuajse të gjithë u përdorën, më shumë se 40% e avionëve tanker.[42]

Tabela 4. Numri i avionëve dhe tipet e tyre që SHBA përdori në bombardimin e Jugosllavisë.[43]

Prandaj kontributi i SHBA-së, ishte i pazëvendësueshëm qoftë në marrjen e vendimit për intervenim të NATO-s, por edhe duke filluar bombardimin avionët e saj, pastaj duke bartur barrën kryesore të gjithë kampanjës.

Më:24.03.2022

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] NATO statistics refer to 400 aircraft on day one. The lower figure comes from Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 31.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 31.

[3] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 251

[4]https://www.jstor.org/stable/pdf/resrep13830.13.pdf?refreqid=excelsior%3A9ee1f1d11ecf5888d494a5590f564149, faqe 79.

[5] The lessons and non-lessons of the air and missile campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman,  2001, faqe 270 ;https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

[6] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

[7] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 89-90.

[8] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 90.

[9] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 19.

[10] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

[11] Paul Richter, “B-2 Drops Its Bad PR in Air War,” Los Angeles Times, July 8, 1999; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

[12] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

[13] Adam Hebert, “Air Force Follows Roadmap in Employment of Bombers Against Serbia,” Inside the Air Force, April 2, 1999, p. 2; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

[14] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 96; The Lessons and Non-lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 43; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 246.

[15] Barry D. Watts, “The EA-6B, E-8C, and B-2 in Operation Allied Force,” Northrop Grumman Analysis Center briefing, Rosslyn, Virginia, May 8, 2000; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

[16] Jane’s Defense Weekly, July 7, 1999, faqe 3; Associated Press, June 30, 1999, 15:53; Rebecca Grant, “The Kosovo Campaign: Aerospace Power Made it Work,” Arlington, Air Force Association, September 1999, faqe 19.

[17] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

[18] Colonel Tony Imondi, 509th Operations Group commander, quoted in Bill Sweetman, “B-2 Is Maturing into a Fine Spirit,” Jane’s International Defense Review, May 2000; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 92; https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf, faqe 86.

[19] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 92.

[20] https://www.afhistory.af.mil/FAQs/Fact-Sheets/Article/458957/operation-allied-force/ ; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 63; https://media.defense.gov/2016/Mar/17/2001481638/-1/-1/0/PAGES%20FROM%20AIR_POWER_HISTORY_SUMMER-2015.PDF, faqe 18.

[21] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[22] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20, 1999, faqe 5-6; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

[23] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 63.

[24] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

[25] U.S. Policy and NATO Military Operations in Kosovo: Hearings Before the Committee on Armed United States  one hundred sixth Congress, First Session, February 25; Aprill 15; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999; By United States. Congress. Senate. Committee on Armed Services, United States, faqe 338.

[26] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 88-89.

[27] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

[28] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

[29] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

[30] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

[31] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

[32] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 96.

[33] Brian Palmer, “Is It Hard to Kill a Drone?” Slate Magazine, (6 June 2012),

http://www.slate.com/articles/news_and_politics/explainer/2012/06/cia_drone_program_is_it_hard_to_shoot_one_down_.html (qasur 3 janar 2014);

http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 108.

[34] https://www.radardaily.com/reports/Unmanned_Aerial_Vehicles_Increase_In_Numbers_999.html

[35] 1William M. Arkin, “Top Air Force Leaders to Get Briefed on Serbia Air War Report,” Defense Daily, June 13, 2000, faqe1. For further details on UAV operations, see Lieutenant Commander J. D. Dixon, “UAV Employment in Kosovo: Lessons for the Operational Commander,” paper submitted to the Naval War College, Newport, Rhode  Island, February 8, 2000;  https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 97.

[36] https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm (10.04.2016).

[37] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/  (10.04.2016).

[38] https://media.defense.gov/2016/Mar/17/2001481638/-1/-1/0/PAGES%20FROM%20AIR_POWER_HISTORY_SUMMER-2015.PDF, faqe 18.

[39] DoD, Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report, Washington, D.C, January 31, 2000, faqe 78.

[40] DoD, May 26, 1999, briefing; DoD, “Operation ALLIED FORCE,” last updated June 21, 1999, qasje online:  http://www.defenselink.mil/specials/kosovo  (10.04.2016).

[41] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15.

[42] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 75.

[43] https://www.academia.edu/31574193/Die_jugoslawische_Luftverteidigung  (10.04.2016).

Pushtimi i Ukrainës dhe fashizmi rus

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Pushtimi i Ukrainës me 24 shkurt nga Rusia të përkujton pushtimin e Polonisë nga Gjermania me 1 shtator 1939, që ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me fashizmin rus me konceptin ideologjik të Perandorisë ruse, kërcënim për fqinjët e saj dhe ndaj rendit të ri botëror

Dështimi i ideologjisë komuniste dhe socializmit si rend shoqëror, filloi me rënien e Murit të Berlinit(9 nëntor 1989), duke pasuar me miratimin e pluralizmit politik(1990), ku kulmin e arriti me shkatërrimin e ish BRSS në vitin 1991. Ishte kjo një ngjarje me përmasa botërore , ku nga ajo perandori komuniste u pavarësuan republikat duke u pranuar ndërkombëtarisht.
Në këtë kuadër edhe Republika e Ukrainës shpalli pavarësinë me 24 gusht 1991. Por, nga ajo kohë e deri më tash ka kaluar shumë sfida duke mbeshtetur ambiciet perëndimore. Nuk ka dilemë se Rusia, nuk mund të pranojë një Ukrainë të fortë, të lidhur me Perëndimin e të jetë pjesë e NATO-s, por të ketë qeveri e kryetar prorus.
Por, Ukraina dallohet nga ish republikat tjera, të ish BRSS, sepse ajo është vendi me sipërfaqe ma të madhe në Europë, pas Rusinë europiane me 603.628 km2, dhe më popullsi prej 44 milionë banorë! Pikërisht kjo sipërfaqe dhe popullsi, ku dominojnë ukrainasit me 76%, ndërsa rus ka 20% si dhe me resurse të mëdha natyrore paraqet pengesë për politikën ekspansioniste ruse.

Ukrainasit-popull i protestave

Analistët e ndryshëm vlerësojnë se ukrainasit janë popull i veçantë, madje e quajnë si „popull i protestave“, sepse për këto tridhjetë vite kanë çuar në rrezimin e katër presidentëve, me protesta të fuqishme, por edhe me viktima. Kujtojmë me këtë rast vitin 2001 ku u zhvillua fushata e protestave me moton “Ukraina pa presidentin Kuçma”.
Në veçanti të opinioni ka mbetur në kujtesë “Revolucioni Portokalli” në fund të vitit 2004, ku në “Sheshin e Pavarësisë” qindra mijëra protestues u mblodhën në shesh dhe rrugët aty pranë dhe ngritën tenda për disa javë. Protestat ishin me moton kundër mashtrimit zgjedhor nga presidenti ne fuqi,ku çuan në një raund shtesë të zgjedhjeve presidenciale të urdhëruara nga Gjykata e Lartë e Ukrainës, të cilat u fituan nga kandidati i opozitës, Viktor Jushçenko. Ishte kjo fitorja spektakulare e opozitës! Më pas gjatë vitit 2009, Yulia Tymoshenko u propozua si kandidate për presidente e opozites duke mbledhur ne këtë shesh rreth 200,000 njerëz.
Në veçanti duhet cekur protestat antiruse dhe proeuropiane, te cilat filluan ne nëntorin e vitit 2013, të cilat me pas u kthyen në përleshje të dhunshme, qe perfunduan me vrasjen e 100 ukrainasve. Sheshi qendroi i pushtuar nga protestuesit gjatë gjithë ditës dhe natës, nga 1 dhjetori 2013 deri me 27 janar 2014.
Këto protesta ia arritën qellimit sepse çuan ne rrëzimin e presidentit Viktor Janukoviç dhe largimin e tij drejt Moskës, sepse ai ka refuzuar hapjen e negociatave me BE-në, kunder vullnetit te popullit ukrainas, duke dëshmuar se ishte në favor të politikës pro ruse.

Mashtrimi ukrainas në vitin 1994

Kemi të bëjmë me marrëveshjen në mes SHBA-Britani e Madhe dhe Rusisë të cilët e binden Ukrainën që të dorëzpjë Rusisë armët bërthamore, me garancionin e tyre se do ta mbrojnë nëse sulmohet nga një vend tjetër. Por, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nga data e 24 shkurtit 2022, dëshmon se ajo është mashtruar sepse nuk është respektuar marrëveshja e tillë. Madje ky pushtim të kujton sulmin e Hitlerit ndaj Polonisë me 1 shtator 1939, edhe pse një javë më parë ishte nënshkruar marrëveshja Ribentrop-Milotov, përkatësisht Hitler-Stalin, për mos sulmim ndaj Polonisë.

Heshtja e ndërkombëtarëve

Duke pasur interesa të ndërsjella vendet europiane nga Rusia kanë importuar gazë, naftë dhe mallra të tjera, që ndikoj në forcimin e saj ekonomik duke investuar në armatim. Nga një pozitë superiore ndaj fqinjëve Rusia, sulmoi ushtarakisht Gruzinë(2008), duke ia shkëputur Abhazinë dhe Osetinë Jugore. Duke parë se faktori ndërkombëtar qendroi në heshtje ata nuk u ndalën sepse në vitin 2014, aneksuan Krimenë, si dhe i mbeshtetën dy republikat e të vetshpallura në regjionin e Donbasit(Luganski dhe Donjeck ) duke i pranuar së fundmi si shtete të pavaruara(21 shkurt 2022)! Ndërsa me 24 shkurt, ndodhi sulmi dhe pushtimi i Ukrainës, si shtet sovran, pas asnjë shkas, por me qellime ekspansioniste, sipas ideologjisë për shtetin e madh të Perandorisë ruse.

Sanksionet kundër Rusisë

Duke marrë parasysh se Ukraina nuk është në NATO, vendët e BE-ës por edhe të NATO-s, u zgjuan dhe reaguan mënjëherë duke vendosur sanksione të ndryshme ndaj Rusisë, ku dominojnë ata ekonomike, dilpomatike, finaciare etj. Madje në këtë situatë kritike, presidenti i SHBA-ve ka deklaruar se në këtë moment kemi vetëm dy mundësi të veprojmë me sankasione ekonomike, apo të fillojmë luftën e tretë botërore. Nuk ka dilemë se për një vend nuk mund të fillohet lufta e tretë botërore, sepse do të kishte pasoja të mëdha, por, për momentin çdo gjë do mbesë në sanksione, si dhe furnizime të ndryshme për popullsinë e Ukrainës, për të përballuar pushtimin dhe organizuar rezistencën popullore.

Solidarizimi me popullin ukrainas

Pamjet nga pushtimi i Ukrainës kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar, të cilët kanë organizuar protesta të ndryshme në shumë vende të botës, duke akuzuar pushtimin e një vendi të pavarur, që paraqet rastin e parë në Europë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kemi të bëjmë me fashizmin tipik si në kohën e Hitlerit, i cili si pasues modern ka Putinin. Bombardimi, shkatërrimi i objektëve të banimit, infrastrukturës, vrasja e popullsisë, shpërngulja e tyre dhe vendosja në vendët fqinje e më gjerë, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një okupim klasik në kohën moderne.
Në këtë aspekt, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Serbisë, të gjitha vendet europiane, akuzojnë politikën ekspansioniste të Rusisë. Një politikë e tillë ka ndikuar jo vetëm në solidaritetin e popujve dhe vendeve europiane por edhe në unitetin e BE-së dhe të NATO-s, duke u bindur se kemi të bëjmë me agresion i cili është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare kundër një shteti sovran.

Spastrimi etnik strategjia e politikës ruse

Ajo çka është duke ndodhur në Ukrainë, nuk është luftë, por spastrim etnik të qytetëve sidomos pranë Detit të Zi e Detit Azov ku qyteti i Mariupolit është rast i veçantë kriminal ndaj popullsisë, sepse përmes tij lidhet territori toksor nga Krimea në drejtim të lindjës ku janë republikat e vetshpallura në regjionin e Donbasit.
Kemi të bëjmë me një situatë identike sikurse në BeH (1992-1995)dhe Kosovë(1998-1999) që vepronte ushtria serbe, duke rrethuar e granatuar qytetët, masakruar popullsinë e detyruar të shpërngulët, që ishte qellimi i politikës neofashiste serbe, ku pamjet e prezantura në media e dëshmojnë një konstatim të tillë.
Nga pasojat e luftës bëhet me dije se deri më 23 mars, nga Ukraina janë larguar 3,5 milion banorë, ndërsa të zhvendosur brenda vendit janë mbi 2 milion banorë.

Në pritje të marrëveshjës ndërkombëtare

Pavarësisht se sa do të zgjatë okupimi i Ukrainës, përvoja e deri tashme dëshmon se do të kemi një marrëveshje ndërkombëtare për të përfunduar luftën dhe vendosjën e paqës në mes dy vendëve. Në këtë konferencë përveç dy palëve do të marrin pjesë edhe shtete që do të jenë garant të marrëveshjes së arritur. Ndonëse deri me tash janë organizuar disa takime nga përfaqësuesit e delegacionëve (Ukrainë –Rusi) njoftohet se pala ukrainase ka pranuar të të tërheq nismën për tu bërë pjesëtarë të NATO-s, duke mbajtur pozitën neuatrale. Një deklarim i tillë duket se është i pranueshëm edhe për palën ruse, por kontestuese do të mbesin statusi i Krimesë, që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si dhe dy republikat e vetshpalluara si të pavarura(2014) dhe të pranuara nga Rusia(21 shkurt 2022).
Opinioni është njoftuar se Ukraina ka akuzuar Rusinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila me 16 mars ka marrë vendim të përkohshëm duke urdhëruar Federatën Ruse që mënjëherë të ndërprejë operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. Duhet cekur se urdhëri për ndërprerjën e operacioneve ushtarake është masë e përkohshme gjyqësore deri në marrjen e vendimit definitiv për çështjen e ngritur në Gjykatë. Nuk ka dilemë se më pas do të trajtohet çështja e dëmshpërblimit si pasojë e krimeve të luftës nga ushtria ruse në Ukrainë.
Pavarësisht se sa do të zgjasë lufta, Putini e ka të humbur luftën dhe ate do ta presë fati i Sllobodan Millosheviqit në përballje me gjykatat ndërkombëtare, sepse ka prova të mjaftueshme për krimet e kryera deri më tash.

(23 mars 2022)

Kalendar-24 Mars 1999 , dita që i hapi shteg lirisë së Kosovës

Foto: NATO – Kosovë – bombardime të caqeve ushtarake serbe

NATO – 12 qershor 1999 – Behlul Jashari , Kosovë

Shkruan: Behlul JASHARI

-Në Kosovë, në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve të aviacionit të NATO-s kundër forcave kriminale të Serbisë – terrorit e gjenocidit. Raportoja nga Prishtina në Tiranë. Media shqiptare ka shkruar se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën…/
 
PRISHTINË, 24 Mars 2022/ Sot u bënë 23 vjet nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës.
Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës.
Prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 23 viteve, në 24 Mars 1999, për Kosovën e popullin e saj ndodhi fillimi i ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s me goditjet nga aviacioni luftarak të pozicioneve të forcave serbe që po bënin krime, masakronin e dëbonin shqiptarët në fushatën e egër të spastrimit etnik.
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të NATO-s.
Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Bombardimet e pranverës 1999 në Kosovë ndaj caqeve serbe

Shtoja se, “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.
Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.
Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.
Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.
Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.
Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.
Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.
Nga radioja e vogël dgjohej edhe zëri i shpresës dhe besimit të madh, fjala e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton që i drejtohej Kombit Amerikan.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksonte në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.
Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Nga Amerika dhe aleatët…

NATO 12 June (Qershor) 1999 – Kosove

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…
Më pak se një vit më parë, në 29 Maj 1998, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në fillimet e pranverës së para 22 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje – Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit, në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…
Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë…
Viteve të ecjes drejt pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…
Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Elmi Berisha-Bob Dole- Ibrahim Rugova

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Në vitin e luftës e lirisë 1999, edhe derisa bisedohej në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.
Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin Vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri…
E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.
Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain Demë Jashari në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vëllai Dema me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…
Dhe, vazhdoja raportimet…Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.
“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata,  i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.

Vizita e parë menjëherë pas përfundimit të luftës e Bil Klinton në Kosovë

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.
Behlul jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…
Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.
Ai mëngjes i 25 Marsit 1999  sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.
Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.
“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999  i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.
Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mburojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte:
“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të
qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me
radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.
Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.
Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 6 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit – kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë…

Rugova me Clinton – foto: Behlul Jashari – nga ekspozita 24maj 2018 .

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur  Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Lajmi që është dërguar nga Prishtina në Tiranë përmes Zvicres – vëllait Demë Jashari -në 24 mars 1999 – NATO nisi ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën

Demë Jashari, Zvicër

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…
Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 117 shtete të botës…
Njëmbëdhjet vite pas takimit të 29 Majit 1998 në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.

Rilindja e dates 13 qershor 1999 – Foto Bedri Sadiku 

“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

Presidentja: Para 23 viteve, NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer ndaj popullit të Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka kujtuar 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s.


“Ne u mbetemi përjetësisht falënderues aleatëve tanë për mbështetjen e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Para 23 viteve, NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer ndaj popullit të Kosovës.

Ne u mbetemi përjetësisht falënderues aleatëve tanë për mbështetjen e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe demokracisë.

Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori të suksesit.