Kreu Blog Faqe 1369

Me rastin e vdekjes së Sekretares Albright, luftëtare e lirisë dhe shtetit të Kosovës

0


Shkruan: Nuhi Bytyçi

Pikërisht në 23-vjetorin e fillimit të bombardimeve ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, u nda nga jeta ish-Sekretarja amerikane e shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Zonja Medeleine Albrigjht. Ky lajm jehoi me dhembje të madhe kudo në Kosovë. Zonja Albright bashkë me Presidentin amerikan Bill Clinton, gjeneralin Wesely Clark dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre, si dhe me Kryeministrin britanik Tony Bler, kanë merita të jashtëzakonshme në momentet vendimtare për ndëshkimin e regjimit gjenocidal serb në krye me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Zonja Albraght, qysh në periudhëne përgatitjes së Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës, gjatë dhe pas saj ishte kreatorja e politikës ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës, luftëtarja dhe garantuesja e lirisë dhe e pavarësisë sonë.
Me rastin e ndarjes nga jeta e Zonjes Albright, do të përkujtoj disa momente të posaçme që kam pasur gjatë takimit tim me të në Stejtdepartamentin Amerikan të Shtetit në Washington DC në gjysmën e shtatorit të vitit 1999.

Kryeministri i QPK-së Hashim Thaci, gjate takimit te pare zyrtar me Sekretaren amerikane Medeline Albright e cila ofroi mbeshtetjen e SHBA-ve per Kosoven, Washington -14.09.1999

Takimi historik me Sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright

Isha i privelegjuar që isha gazetari i vetëm që mora pjesë në fillim të takimit zyrtar të Sekretares Amerikane të Shtetit Zonjës Albright me rastin e vizitës dhe të takimit të parë të delegacionit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në muajt e parë të çlirimit në krye me Hashim Thaçin.
Më 14 shtator në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Washington DC, në kabinetin e sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ishte paraparë takimi i parë zyrtar i delegacionit të Kosovës së re. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Mehmet Hajrizi, zëvendëskryeministër, Jakup Krasniqi, ministër i Rindërtimit dhe Zhvillimit dhe Hydajet Hyseni, zv/ministër i Jashtëm. Unë isha në cilësinë e gazetarit. Ky ishte një nga momentet më të rëndësishme gjatë karrierës sime gazetareske, sepse për herë të parë mu dha rasti historik që të jem pjesëmarrës i një ngjarje vërtetë historike për Kosovën, institucionet dhe popullin e saj. As në ëndërr nuk e kisha pare se një ditë do të jem në kabinetin e sekretares së Shtetit më të fuqishëm në botë – Amerikës. Ishte i kufizuar numri i anëtarëve të delegacionit të Kosovës për shkaqe protokollare dhe Fatmir Limaj, Bajram Kosumi dhe disa anëtarë të Qeverisë së Kosovës, që mund të merrnin pjesë në takim, thanë “më mirë le të hyjë Nuhiu që të bëjë raportin dhe ndonjë fotografi nga ky takim historik”. Kështu, veprimtari Dino Asanaj ma dha fotoaparatin e vet digjital dhe më tregoi se si mund ta bëj ndonjë fotografi të delegacionit tonë me zonjën Albright. Shumë mirë e mësova dhe e provova aparatin para takimit, në mënyrë që mos të dështoj. Me që isha mësuar që ta kryeja vetëm punën time si gazetar dhe nuk isha profesionist i fotografisë, kisha mjaft frikë se nuk do të mund të bëja fotografi cilësore. Kur delegacioni i Qeverisë së Kosovës u takua dhe u përshëndet me Zonjen Albright dhe kur Kryeministri Hashim Thaçi u ngrit në këmbë para oxhakut të kabinetit të sekretares amerikane të Shtetit, unë shkrepa aparatin dhe bëra disa fotografi. Ishin foto për histori. Isha i vetëdijshëm se edhe si gazetari i vetëm nga Kosova e re isha pjesë e një delegacioni të një vendi të porsaçliruar nga sundimi serb dhe që synon lirinë, shtetësinë dhe demokracinë sipas standardeve më të larta evropiane. Kur hyra në takim, me vete e kisha një diktafon për ta incizuar për çdo eventualitet zërin e bisedës. Në këtë takim shumë të përzemërt, zonja Albright u interesua në mënyrë të veçantë të dëgjojë nga kryeministri Thaçi vlerësimet e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë, bashkëpunimin me KFOR-in, UNMIK-un, OSBE-në dhe me organizmat e tjerë ndërkombëtarë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Hashimi pasi falënderoi Sekretaren Albright për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve dhe të aleatëve të saj për çlirimin e Kosovës, ishte shumë i drejtpërdrejtë në vlerësime lidhur me zhvillimet në Kosovën e re. Ai kërkoi mbështetjen e mëtejshme të ShBA-së për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës dhe për transformimin e UÇK-së, për krijimin e Forcës Mbrojtëse të Kosovës, si dhe për çështjet e tjera për rindlërtimin e Kosovës.
Sekretarja e ShBA-së me interesim të posaçëm dëgjonte Thaçin dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve për mbështetjen e Kosovës së re. Mirëpo, për shkak të karakterit të takimit me dyer të mbyllura, nga kabineti i zonjës Albright më thanë të dal nga takimi. E kuptova protokollin dhe duke nxituar, e harrova diktafonin që e kisha lëshuar të inçizojë. Për të mos dyshuar në qëllimin tim të paplanifikuar, i them një zonjushe, e cila ishte pjesë e ekipit për informim të sekretares amerikane të shtetit, se e kam harruar diktafonin, duke e lutur që, pasi të mbarojë takimi, të ma japin. Nuk më interesonte diktafoni si aparat, por mendoja se ma japin pa e kontrolluar çfarë ka incizuar. Kur mbaroi takimi, në agjendë të delegacionit të Kosovës ishin edhe disa takime, i radhës ishte në USAID. Mua më interesonte pjesëmarrje në takimin në USAID, por prisja ta merrja diktafonin. E marr adresën ku mbahej takimi në USAID dhe u them anëtarëve të delegacionit të Kosovës të shkojnë në takim se unë mund të vonohem derisa ta marr diktafonin. M’u dashtë të pres më shumë se një orë derisa ishte fshirë krejt çfarë ishte incizuar në diktafon, madje edhe një material që e kisha incizuar para këtij takimi. Kur erdhi shefi i Sigurimit i sekretares amerikane të shtetit, një burrë trupgjatë, ma dha diktafonin dhe më shikoi pak si me inat, me siguri duke menduar se diktafonin e kam lënë me qëllim në tavolinë. Kur e marr diktafonin kontrolloj se a ka mbetur diçka nga incizimi i takimit historik, por asgjë nuk dëgjohej, asnjë zë nga takimi. U detyrova ta marr një taksi para Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ia jap adresën e USAID-it, ku ishin në takim anëtarët e delegacionit të Kosovës. Mbërrij para ndërtesës së USAID-it dhe pres të dalin për ta vazhduar agjendën tjetër. Aty e bëmë nga një foto me Hashim Thaçin, Mehmet Hajrizin, Jakup Krasniqin, Bajram Kosumin, Fatmir Limajn e të tjerët dhe vazhduam deri në hotel për të pushuar dhe vazhduar agjendën e paraparë.
Meqë më duhej të përgatisja një raport telefonik nga takimi me zonjën Albright dhe zyrtarët e tjerë të Departamentit të Shtetit (zëvendësin e Departamentit të Shtetit dhe zëdhënësin e tij James Rubin, ndihmës­sekretarin e Departamentit të Shtetit, Frank Loy dhe zëvendësin e tij Harold Koh, këshilltarin special të Presidencës dhe të sekretares së Shtetit për Kosovën, James F. Dobbins, bashkëkryesuesin e Konferencës ndër­kombëtare për Kosovën, diplomatin e mirënjohur amerikan Christopher Hill, drejtorin e ekipit të Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit, James B. Steinberg, nënsekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së – Pentagonit, Walter B. Slocombe, ekspertin për çështje të Ballkanit – Balkan Action Council, Morton Abramovitz dhe drejtuesit e USAID-it, Hattie Bobbit dhe Brandy Andersen, e pyeta Hashimin se si kaluat me zonjën Albright. Ai më tha: “Takimi ishte shumë i përzemërt dhe i suksesshëm. Zonja Albright ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, sidomos angazhimet tona për ndërtimin e institucioneve dhe të një vendi demokratik shumetnik”.

Albright gjatë takimit me delegacionin e Qeverisë së Kosovës, shtator 1999

Në selinë e OKB-së në New York

Nga Washington-i me tren nisemi për New York, aty ku ishin paraparë takimet në selinë e OKB-së dhe në Ambasadën Amerikane në OKB. Pasi shkaku i një stuhie të fuqishme disa lisa kishin rënë në binarët e hekurudhës, u detyruam ta vazhdojmë rrugëtimin me autobus. Në New York kemi fjetur në një hotel shumë të shtrenjtë për standardin tonë dhe kemi vazhduar agjendën tonë. Vizituam zyrën e Kosovës në New York dhe nga Dino Asanaj, shef i saj, u informuam për veprimtarinë e madhe të komunitetit shqiptar në Amerikë para, e sidomos gjatë luftës në Kosovë. Këtu ishte edhe veprimtari i Fondit “Vendlindja thërret” në ShBA, Shefki Mexhuani, Hysni Syla, si dhe shumë veprimtarë të tjerë. Bashkë me Dinon kemi vizituar selinë e OKB-së, ku Hashim Thaçi mbajti një konferencë me gazetarë. Sipas protokollit të OKB-së, ajo nuk mund të xhirohej me kamera të jashtme, me kamerën që e kishte huazuar Abazi nga shqiptarët e Amerikës, nga kolegu Hys Shkreli. Konferencën e xhiron vetëm ekipi i OKB-së dhe materiali mund të merrej pasi të paguhej. Shfrytëzuam rastin ta vizitojmë sallën e madhe të OKB-së, ku mbaheshin takimet e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, ajo e Këshillit të Sigurimit dhe ambientet e tjera. Takojmë aty edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në OKB, Agim Neshon, i cili kishte qenë shumë aktiv me prezantimin e zhvillimeve në Kosovë, sidomos gjatë periudhës së luftës para ambasadorëve të shumë shteteve të botës. Diplomati shqiptar dukej shumë i përgatitur dhe i vendosur në punën e tij të cilën e bënte me përkushtim. Ai më ndihmoi duke ma dhënë në shërbim edhe telefonin mobil për të raportuar në TVSh për takimet e delegacionit të Kosovës me zonjën Albright dhe në OKB. Në selinë e OKB-së kanë qenë edhe Shaban Shala dhe Ahmet Shala, të cilët kishin qenë pjesë e Konferencës në Lansdowun.
Delegacioni nga Kosova ka shkuar në ambientet e Ambasadës së ShBA-së në OKB në New York, në afërsi të selisë së OKB-së, ku u takua me ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Hollbrooke. Takimi me Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës ishte shumë i përzemërt. Hollbrooku ishte mik i madh i shqiptarëve dhe i njohur për qëndrimet kundër politikës së diktatorit serb Millosheviq. Delegacioni i Kosovës ka vizituar edhe Zyrën e Kosovës në New York, ku është pritur nga shefi i saj Dino Asanaj, Hysni Syla, Shenasi Rama, Shefki Mexhuani, Ahmet Zherka dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë, kurse në mbrëmje darkoi në restorantin e Bruno Selimajt dhe morën pjesë edhe disa kongresistë amerikanë, mbështetës të Kosovës dhe shumë mërgimtarë nga të gjitha viset etnike shqiptare në Amerikë.
Kështu përfundoi vizita e delegacionit të Kosovës në ShBA. Unë u ktheva bashkë me anëtarët e delegacionit të Kosovës deri në aeroportin e Shkupit dhe më 18 shtaor 1999 nga Shkupi përmes helikopterit të KFOR-it kemi ateruar për në bazën e tij në Arbëri.

Presidenti amerikan Bill Clinton dhe Sekretarja Albright priten si heronj në Kosovë

Për herë të parë në Kosovën e lirë, më 23 nëntor 1999, vjen miku i madh i saj, Presidenti amerikan Bill Clinton. Ai me administratën e vet, bashkë me zonjën Albright dhe ushtarakët amerikanë në NATO, bënë shumë që forcat ajrore të NATO-as t’i bombardojnë caqet ushtarake dhe policore serbe në Kosovë e Serbi. Clinton në tubimin me qytetarët e Ferizajt thotë: “Ne e fituam luftën, kurse ju duhet ta fitoni paqen!”.
Unë isha i akredituar si gazetar i RTK-së dhe RTSh-së për ta përcjell këtë ngjarje. Në Kampin Ushtarak Amerikan në Sojevë të Ferizajt (Bonstill), me kolegët e mi dhe të mediave të tjera shkuam me autobus special të KFOR-it amerikan dhe patëm rastin që nga afër ta ndjekim këtë vizitë të njeriut të parë të ShBA-së, shtetit mik të Kosovës dhe shtetit më të fuqishëm në botë. Clintoni në Kosovë u prit si hero. Ai këtë e meritoi, sepse në mars të vitit 1999 mori vendimin historik për sulme ajrore të NATO-s ndaj Serbisë. Gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 1999 Kosovën e vizojnë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan. Shefi i Misionit të Vëzhguesve të OSBE-së, ambasadori amerikan William Walker, përveç kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës, viziton edhe Reçakun e Shtimes, vendin ku më 15 janar 1999 ndodhi masakra e njohur e forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Walker këtë e pat quajtur Krim kundër njerëzimit. Edhe Walkeri pritet si hero.

Një ndejë privare e vitit 2019 e Jens Stoltenberg me ish-Sekretaren Madelaine Albright

Këto ishin vetëm disa nga ngjarjet dhe momentet më të paharrueshme gajtë punës sime si gazetar, nga të cilat pata nderin që të raportoj për Televizionin Shqiptar. Edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur raportoja për takimet e udhëheqjes politike të UÇK-së me diplomatin e njohur amerikan Christopher Hill dhe me diplomatët e tjerë evropianë, isha i bindur për mbështjen e parezervë të SHBA-ve dhe të aleatëve të saj dhe se Kosova do të çlirohet dhe populli ynë do ta realizojë asporatën shumë shekullore lirinë dhe pavarësinë e plotë. Prandaj, duhet që mos të harrojmë kurrë që tu jemi mirënjohës miqëve tanë, veçmas Zonjës Albright, Presidentit Clinton, gjeneralit Clark, Walker dhe të gjithë ushtarakëve të NATO-s për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë. Lavdi e përjetëshme Zonja Sekretare!

Jens Stoltenberg
@jensstoltenberg

Saddened to hear the news of

Albright’s death. She was a force for freedom, an outspoken champion of #NATO, an inspirational colleague and friend. My deepest condolences to her family & the American people.

Përkujtesa historike e 24 marsit 1999: Bombat e NATO-s dhe fundi i pushtimit serb në Kosovë

Jusuf BUXHOVI, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Përkujtesë historike: 24 mars 1999
Fushata ushtarake ajrore e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore jugosllave në Kosovë dhe Serbi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, paraqet një ngjarje gjeostrategjike të përmasave botërore, jo vetëm pse parandaloi soldateskën e Millosheviqit që çështjes së Kosovës t’i japë zgjidhje ushtarake në përputhje me projektin e pastrimit etnik të saj me mjetet e luftës, por edhe për atë se Aleanca Veriatlanike e drejtuar nga administrata amerikane, në pesëdhjetëvjetorin e saj, ndryshoi edhe karakterin, nga faktori i sigurisë veriatlantike, që kishte gjatë bipolaritetit blokist, tek krijuesja e paqes.
Veprimi ultima ratio i NATO-s, ndonëse theu edhe rendin e deriatëhershëm botëror të sovranitetit shtetëror, u bë me pretekste humanitare në përputhje me pikën shtatë të kartës së OKB-së, me të cilën parashihet ndërhyrja humanitare në rastet kur shteti përdor mjetet ushtarake kundër pakicave ose grupeve etnike. Vendet perëndimore në krye me SHBA-të ia dolën që në nëntor të vitit 1998, pas masakrave të forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Drenicë, gjatë marsit, me ç’rast u masakruan familje të tëra (të Delijajve, Jasharëve e të tjera) si dhe ofensivës së verës dhe vjeshtës ndaj grupeve të UÇK-së në gjithë vendin, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të nxjerrin një rezolutë (1353) ku bëhet fjalë për krizën humanitare që kërcënonte popullatën e Kosovës, veçmas zhvendosjen e mbi 200 mijë vetave që u ishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat. Kjo, megjithatë, nuk e ndaloi regjimin e Beogradit, që përkundër marrëveshjeve me OSBE-në, OKB-në dhe NATO-n, për ndërprerjen e luftimeve dhe kthimin e të zhvendosurve, duke siguruar kushie për to, të vazhdojë misionin për pastrimin etnik të Kosovës me anën e provokimeve luftarake, siç ishin masakra e Raçakut në janar të vitit 1999 si dhe krimet tjera në Rugovë të Hasit dhe pjesë të tjera të pambrojtura, ku përherë pretekste gjendeshin te”provokimet” e njësive të UÇK-së, ndonëse në nëntor të vitit 1998, Millosheviqi kishte shpallur fitoren ndaj “terroristëve shqiptarë”.
Sjellja e tillë e Millosheviqi, në shkurt të vitit 1999, i detyroi perëndimore në krye me SHBA-të, që luftën e deriatëhershme diplomatike ndaj Beogradit ta kthejnë në diplomaci të luftës. Kjo u pasqyrua më së miri me thirrjen e Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë nga 6 shkurti deri më 18 mars, me ç’rast, delegacionit të shqiptarëve të përbërë nga përfaqësuesit e LDKS-së, UÇK-së, LBD-së dhe dy përfaqësuesve të pavarur si dhe delegacionit të Serbisë,iu ofrua një pako kushtesh ultimative për ndërprerjen e luftimeve dhe krijimin e rrethanave të paqesh, të cilat, në formë e një letre zotuese, u pranuan nga shqiptarët, por u refuzua nga Millsheviqi, me çka u krijua casus belli për fushatën ushtarake 78 ditësh, që përfundoi me marrëveshjen e Kumanovës midis gjeneralëve të NATO-s dhe Armatës Jugosllave për tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja ushtarake e Kumanovës e 10 qershorit ia hapi rrugën rezolutës 1244 të KS të OKB-së të 12 qershorit, me të cilën Kosova u vu nën administrimin ndërkombëtar nën përgjegjësinë e misionit të KFOR-it dhe të UNMIK-ut, që zgjatën deri më 17 shkurt 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.
Natyrisht se 24 marsi i vitit 1999, si ngjarje që pas fushatës njëmbëdhjetë javësh ajrore të NATO-s i dha fund pushtimit 87 vjeçar serbo-jugosllav të Kosovës, nuk duhet parë të shkëputur nga zhvillimet shoqërore politike që përcollën fatin e Kosovës dhe të pjesëve të tjera të etnisë shqiptare të shkëputura dhunshëm nga trungu i saj me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913, atyre të Konferencës së Paqes të Parisit të vitit 1920, Konferencës së Jaltës dhe veçmas ato që solli përfundim i Luftës së Dytë botërore, pas intermexos së shkurtër të “bashkimit” të pjesshëm (1941-1944), meqë ato vazhdimisht pasqyruan kundërshtimin pushtimit serbo-jugosllav me kryengritje, luftë kaçake dhe forma të tjera të rezistencës popullore paçka se u përcollën me shtypje dhe terror të egër policor dhe ushtarak. Natyrisht se përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe përkatësi botës perëndimore nuk u shuan as atëherë, kur pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore, ideologjia komuniste si dhe bashkëpunimi internacionalist shqiptaro-jugosllav në frontin e përbashkët antifashist në rrethanat e vëllazërim-bashkimit midis Tiranës dhe Beogradit, Kosovës ia riktheu pushtimin serb bashkë me metodat e njohura antikombëtare (terrorin shtetëror ndaj “kundërrevolucionarëve” dhe “kuislingëve”, kolonizimin e serbëve të përcjellë me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi) si dhe metodat tjera të dhunës shtetërore, që vazhduan deri në vitin 1966. Periudha postbrioniane, e pasqyruar me përpjekjet për barazi, që në demonstratat e vitit 1968 patën për moto kërkesën për Republikën e Kosovës, hapën kapitullin e luftës për zgjerimin e identitetit kulturor, arsimor dhe zhvillimit ekonomik mbi bazat institucionale, që për pikënisje kishin shkëputjen nga Serbia nëpërmes lidhjes me federatën jugosllave, siç do të arrihet me kushtetutën e vitit 1974. Kërkesa legale për barazi në federatë nga klasa intelektuale dhe ato të grupeve ilegale, që vepruan vazhdimisht me platformën e çlirimit dhe të bashkimit qoftë edhe me anën e irredentizmit ideologjika të bazuara mbi të drejtën e vetëvendosjes së popujve, u bënë kompatabile dhe u vunë në binarët e njëjtë politik, çastin që Beogradi, më 23 mars 1989, n rrënoi me dhunë autonominë e Kosovës. Lëvizja kombëtare që u themelua më 23 dhjetor 1989, nepërmes një puçi kushtetues, mori përsipër procesin e rezistencës institucionale (me shtetin paralel), e cila, në vitin 1997, me daljen në skenë të UÇK-së nga shtrati i guerilë së Kosovës, vuri në veprim diplomacinë e luftës. Pra, angazhimi dhe mundi i shumë gjeneratave për barazi dhe liri, ku nuk u kursye edhe gjaku, e mbi të gjitha përcaktimi që çlirimi nga Beogradi të bëhet me ndihmën e Perëndimit (SHBA-ve dhe NATO-s), këtij procesi historik ia siguruan suksesin, që solli edhe shtetin e Kosovës – të arriturën më të madhe të këtij shekulli.

Kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu, priti veprimtarin e shquar Ramiz Tafilaj 

0
Zyra për Informim e Komunës së Junikut 
Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, ka pritur në zyrën e tij, veprimtarin e shquar, shqiptaro-amerikanin, z. Ramiz Tafilaj.

Kryetari Shehu, pasi që ka falënderuar Tafilajn për vizitën dhe për gjithë veprimtarinë e tij atdhetare, e ka njoftuar për zhvillimet komunale dhe planet qeverisëse, ku prioritet do ketë arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi i turizmit si njëri nga sektorët e zhvillimit ekonomik. “Ju përgëzojmë për kontributin që po jepni në promovimin e vlerave tona kombëtare, duke mos kursyer në botimin e librave historike, shkencore apo të natyrave tjera. Puna e bashkatdhetarëve tanë në botë, e sidomos Lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara, është garancë për miqësinë e këtij shteti me Kosovën”, është shprehur kryetari Shehu, duke i bërë të ditur disa nga projektet qeverisëse të cilat mund të realizohen me përkrahje të donatorëve vendor apo ndërkombëtar.
Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, veprimtari i palodhshëm, Ramiz Tafilaj, është shprehur i lumtur se Kosova si një nga shtetet më pro amerikane, çdo ditë e më shumë po zhvillohet, sidomos me investimet infrastrukturore. “Kosova është vend strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk është e rastësishme miqësia me këtë shtet. Interesi amerikan është që të jetë e pranishme në Gadishullin Ballkanik, ndaj Kosova dhe Shqipëria janë shtete strategjike për interesa amerikane”, ka thënë Tafilaj, i cili i dhuron kryetarit Shehu disa ekzemplarë të librit “Krimet serbe në Deçan dhe Junik”, të autorit Adem Lushaj, libër i përkthyer në gjuhën angleze!

Çka tu desht takimi me Oliver Jens Schmitt, Albin Kurti …?

0
Niq Krasniqi, Vjenë
A e dini që ky Schmitt për disa vite ka kërkuar dhe nuk ka arritë të botoj pamfletin kundër Skenderbeut në kuadër të Universitetit të Vjenës, ku ka studiuar dhe ku punon dhe as në kuadër të Institutit për Europën Juglindore që e udhëheq? 
Dhe se për këtë ka arsye specifike! Nisur nga përmbajtja joshkencore e pamfletit.
Dhe se për shkak të kësaj vonese, respektivisht të mosplotësimit të kërkesës së tijë, ai dhe bashkëpunëtorët e tijë vendosin që mos të presin me botimin e përkthimit të këtij pamfleti në gjuhën shqipe, të cilin e botojnë në vitin 2008 në Tiranë dhe tek pas një viti (2009) të vendos që ta botojë origjinalin nga një botues privat në Gjermani!
Andaj parashtrohet pyetja se kush dhe pse e solli këtë autor të pamfleteve e bashkëpunëtorët e tij në Kryeministri në Kosovë dhe pse pritet e nderohet ai dhe ata nga kryeministri Albin Kurti?
Albin pse ky nderim i një sajuesi të “historisë” shqiptare, të cilit për shkak të agjendes (kohore) nuk i pritej të botojë origjinalin, por e boton përkthimin ne gjuhën shqipe, në vitin 2008 – në vitin e Shpalljes së Pavarësise së Kosovës.
A është ky një gabim i madh nga ti, apo është ky nje orientim i zgjedhur nga ti?
Po të pyes kështu, sepse Kryeministrin ende nuk po dua ta pyes!
PS
Një përgjegje, a pranim për këtë gabim do të kursente nga rreshtimi i pyetjeve e dëshmive për prapshtitë e këtij djali dhe bashkëpunëtorëve të tijë. Edhe heshtja ndihmon, sepse tregon, por uroj një guxim për reflektim!
Kan være et bilde av 8 personer
______
Vërejtje e portalit Drini.us ,
* Ja kush ia promovon veprat antiskenderbegasit nga Vjena:

Fjala e kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e 68-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njëvjetorin e marrjes së mandatit qeverisës

0

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Sot bëhen një vit prej se qytetarët me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhje dhe votën e tyre plebishitare, i patën zgjedhur qeverinë dhe institucionet e reja, me ç ‘rast përafërsisht në këtë orë, saktësisht para një viti me 22 mars 2021 ne morëm detyrën e re.

Qytetarët në vitin e kaluar:

–          Votuan për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë sonë;

–          Votuan për luftën ndaj korrupsionit institucional e financiar;

–          Votuan për rikthimin e virtyteve në institucione që shpërndajnë barazi e drejtësi;

–          Votuan për kthimin e aftësisë në bordet që administrojnë burimet ekonomike dhe njerëzore;

–          Votuan për rritjen e punësimit dhe shpërndarjen me të drejtë të punës sipas aftësive dhe kualifikimit;

–          Votuan për forcimin e ushtrisë dhe,

–          Votuan për rritjen e ekonomisë së buxhetit e të forcimit të shtetit e sovranitetit.

Vota e qytetarëve të Republikës anembanë vendit tonë, u bë edhe votë në Kuvendin e Republikës për qeverinë tonë e të tyre.

Dhe këtë e kemi bërë ne, në një vit të punës, ku gjatë këtyre 365 ditëve kishim gjithsej 67 mbledhje të qeverisë. E sot jemi në mbledhjen e 68-të, e ku morëm 581 vendime, e sot i tejkalojmë 600 sosh, ku proceduam 128 projektligje, ku sot i kalojmë edhe 130, më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake në vitin e parë të saj.

 Përgjatë një viti kemi naviguar nëpër kriza botërore, të cilat kanë testuar jo vetëm aftësinë tonë qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë tonë shoqërore. Së bashku kemi menaxhuar pandeminë Covid-19 me masa, të cilat kanë ruajtur edhe shëndetin publik të qytetarëve edhe shëndetin e ekonomisë tonë publike e private, duke e shënuar numrin më të ulët të vdekjeve në rajon e numrin më të lartë të vaksinimit.

Së bashku kemi përmbushur zotimin, që brenda vitit të vaksinojmë mbi 60% të popullsisë së vaksinueshme dhe sot kemi hapur ekonominë, jetën shoqërore dhe ngjarjet kulturore e sportive që na kanë munguar shumë gjatë.

Krahas pandemisë kishim krizën e energjisë, e cila ende s’ka kaluar. Së bashku kemi marrë masat emergjente duke subvencionuar koston shtesë në mënyrë që kriza të mos i rëndojë ata që fitojnë më së paku.

S’ka dyshim se problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha. Mirëpo, qytetarët na kanë besuar ne që ta bëjmë ndryshimin. E ky ishte vit i kthesës drejt zhvillimit.

Por, le ti marrim radhazi elementet kryesore të këtij viti të qeverisjes sonë të mbarë e të mirë. 

Ishte vit i planifikimit.

Kemi aprovuar një sërë strategjish që na tregojnë rrugën drejt ndryshimit për 10 vitet e ardhshme.

–          Kemi filluar procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030.

–          Është finalizuar Strategjia shtetërore për parandalim, menaxhim dhe kontrollim të pandemisë COVID-19.

–          Është finalizuar drafti i parë i Programit për Reforma në Ekonomi 2022-2024.

–          Është lansuar procesi i ndryshimit të Programit për Zvogëlimin e Barrës Administrative.

–          Është lansuar platforma ‘SmartKosova’, si dhe është finalizuar Analiza Kuantitative e potencialit ekonomik, shkencor dhe inovativ të Kosovës.

–          Është miratuar në Qeveri Strategjia e Sektorit të Sundimit të Ligjit.

–          Është miratuar Strategjia Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje.

–          Është miratuar Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028, si dhe Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030.

–          Hartimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031, i cili do i paraqes kahet e zhvillimit të sektorit të energjisë për periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare.

 

Ky ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe i investimeve.

Përkundër krizave e sfidave, viti i parë i qeverisjes sonë ishte vit i zhvillimit ekonomik, duke dëshmuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes demokracisë dhe ekonomisë, mes qeverisjes së mirë dhe rritjes së shpenzimeve e investimeve nga qytetarët, që besojnë në qeveri e presin ditë më të mira.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Bruto Produkti Vendor real gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje prej 10.53% krahasuar me vitin paraprak.

 –          Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë arritur vlerën prej 2 miliardë e 698 milionë euro që krahasuar me vitin paraprak kemi një rritje të eksportit prej 1 miliard e 228.8 milionë apo 83.6%. Eksporti është rritur për 83.6% për mallra e shërbime.

–          Të hyrat doganore janë rritur për 31%, nga 1 miliard e 50 milionë në 1 miliard e 376 milionë.

–          Investimet e huaja direkte, krahasuar me vitin 2020 janë rritur për 21.8%, ndërsa krahasuar me vitin 2019, për 65%. Pra, për 65% janë rritur investimet e huaja direkte kur e krahasojmë me një vit para pandemisë, ndërkaq,  me vitin 2020 për 21.8%.

–          Këtë vit kemi aprovuar buxhetin në vlerë prej 2.75 miliardë euro që është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova e që është për 12% më i lartë se ai i vitit të kaluar (2021) e për 17% më i lartë sesa në vitin 2020.

–          Janë krijuar 25 mije vende të reja të punës, prej të cilave 10 mijë si rezultat i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ishte vit i reformave në drejtësi.

Premtimi jonë për reforma në drejtësi në vitin e parë ka filluar të jetësohet. Janë miratuar një sërë ligjesh e dokumentesh që hedhin bazën për luftimin e mirëfilltë të korrupsionit dhe të kthimit të integritetit e dinjitetit në sistemin e drejtësisë, sikurse koncept dokumenti për zhvillimin e procesit të vetingut, Projektligji për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kodin e procedurës penale dhe miratimi në Qeveri të Kodit Civil, atë për Gjykatën Komerciale e për Pronën Publike, për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe themelimin e institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Ishte vit i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Krahas reforma në drejtësi, kemi qenë të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

–          Janë konfiskuar mbi një ton narkotikë.

–          Janë kryer 550 operacione policore, 1,102 bastisje ku janë shkatërruar 54 grupe kriminale e janë arrestuar 12 mijë persona, në mesin e këtyre mbi 270 zyrtarë shtetërorë e publikë.

–          Njësia për Inteligjencë Financiare ka lëshuar 46 urdhra për ngrije të përkohshme të transaksionit në vlerë totale prej afër 9 milion euro. Këto fonde pas ngrirjes janë sekuestruar nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

 Ishte edhe vit i kursimit edhe i mirë menaxhimit.

–          Janë anuluar marrëveshje të dëmshme (tenderë, kontrata & memorandume) me vlerë rreth 150 milionë euro.

–          Është ndalur keqpërdorimi i 43 milionë eurove në shpronësime për segmentin Klinë-Kijevë-Zahaq,

–          Është anuluar projekt-prokurimi i dyshimtë për furnizimin me dokumente personale identifikuese në vlerë prej 21 milionë eurove ku nga rinegocimi do të kursehen rreth 4 mil euro në vit.

–          Dogana ka trajtuar 1,774 raste të kundërvajtjeve me mallra në vlerë prej mbi 4 milionë euro. Gjobat e shqiptuara për këto kundërvajtje janë në lartësi prej mbi 1.36 milionë euro.

–          Janë konfiskuar mallra si rrjedhojë e shkeljeve doganore dhe mallra të ndaluara në vlerë prej 9 milionë euro nga 4.3 milionë euro sa ishin në vitin 2020.

–          Kemi larguar detyrimin për pagesën prej 100 euro për homologimin e automjeteve, duke kursyer miliona euro të qytetarëve nga zhvatja që po u bëhej atyre. 

Viti i parë i qeverisjes sonë ishte edhe vit i departizimit dhe rimëkëmbjes së ndërmarrjeve publike dhe mbrojtjes së pasurisë së Kosovës.

–          Është rihapur terminali doganor i “Trepçës”, i cili shënon hapin e parë drejt kalimit të të gjitha terminaleve doganore në prona publike.

–          Janë emëruar Bordet e rregullta të Drejtorëve me mandat tre vjeçar në Ndërmarrjet Publike sikurse në Telekom, KEK, Postën e Kosovës, Infrakos, Trepçë e Hidromoravë.

Ishte vit i investimit në arsim.

Për herë të parë shkollat janë parë si hapësirë e dijes dhe e pasurimit të trurit e jo si infrastrukturë betoni.

–          Për një vit kemi ndarë buxhet për arsimin mbi 12% më të lartë;

–          Kemi bërë arsim publik falas për nivelin baçelor dhe master;

–          Janë ndarë mbi 3,000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit;

–          1,365 bursa për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM;

–          100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta;

–          Tekste shkollore në gjuhët e komuniteteve;

–          Është publikuar fjalori më i madh dixhital shqip-serbisht-shqip me rreth 40,000 fjalë;

–          Janë ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian;

–          Janë ndarë 3,5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional në fushën e TI;

–          Janë ndërtuar 4 çerdhe të reja dhe janë ri-funksionalizuar 2 shkolla në çerdhe, ndërkohë që vazhdon ndërtimi i 9 çerdheve të reja;

–          Si dhe janë themeluar edhe 5 Qendra të Karrierës duke e dërguar në 15 gjithsej numrin e qendrave të karrierës.

Ishte edhe vit i bujqësisë viti i qeverisjes sonë.

–          Në bujqësi, janë realizuar pagesa në vlerë prej 21 milionë euro;

–          Janë luftuar keqpërdorimet dhe organet e rendit dhe ligjit kanë arrestuar 23 zyrtarë për keqpërdorimet e mëhershme në Ministri dhe Agjenci;

–          Janë ndarë mbi 70 milionë euro për fermerët, çka shënon përkrahjen më të madhe ndonjëherë brenda një viti fiskal;

–          Kemi rritur subvencionimin e grurit nga 150 euro për hektar në 474 euro për hektar – që përbënë një rritje prej 216%;

–          Kemi ndarë 5 milionë euro për subvencionimin e naftës për bujqit, 36 centë për litër, që i bie që bujqit do ta kenë naftën pa akcizë.

Vit i reformimit të diplomacisë ishte viti i parë i qeverisjes sonë.

–          Kemi filluar reformimin e diplomacisë e cila ishte e mbushur me militantë e me familjarë.

–          Janë shkarkuar 13 ambasadorë dhe 4 konsuj;

–          Janë emëruar 6 ambasadorë politikë e 9 të karrierës;

–          Nga 31 ambasada në total, 6 ambasadorë janë politik, 19 të karrierës, dhe janë 6 pozita të lira.

–          E vendi ynë është vizituar si rrallëherë më parë nga Presidentë e Kryeministra e Ministra të Jashtëm: Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer; Ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë; Ministrja për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

–          Kurse janë realizuar takime bilaterale me Kryeministri belg, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg; Kryeministrin e Mbretrisë së Bashkuar Boris Johnson; Kryemninistrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis, Kryeministrin e Bullgarisë Kiril Petkov, Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, etj.

 Viti ynë ishte edhe vit i drejtësisë, barazisë dhe rritjes së mirëqenies për të gjithë.

–          Është themeluar Komisioni Ministror dhe Ekipi Teknik për Skemën e Garantuar për të Rinj.

–          Janë ndarë shtesat për Lehonat (13 mijë nëna) dhe shtesat për fëmijë të lindur nga viti 2015 e këtej – 146 mijë përfitues.

–          Pensionet janë rritur për 11%, ndërkaq ato për persona me aftësi të kufizuar për 33% dhe nuk ka më asnjë pension nën 100 euro.

–          Për të përballuar ngritjen e çmimeve janë ndarë 100 euro për 300 mijë familje për muajin nëntor si dhe dyfishuam asistencën sociale për muajin nëntor dhe dhjetor.

–          Mbështetje për 2.900 familje që kanë humbur kryefamiljarin nga COVID-19 (1.500 euro për to, dhe 10.000 euro kur i vdekuri ishte staf mjekësor).

–          Subvencionimi i kredisë investive për bizneset prodhuese dhe në pronësi të grave në vlerë prej 20% të kredisë,10% për bizneset që kanë nevojë për likuiditet;

–          Subvencionimi i kredive personale deri në 300 euro.

Ishte vit i investimeve në mbrojtje dhe në ushtrinë e Kosovës.

–          Është rritur buxheti për ushtrinë në vlerë prej 100 milionë euro.

–          Janë rritur kapacitetet operacionale dhe profesionale të FSK-së: janë pranuar 55 autoblinda (ASV), janë pranuar donacionin nga Turqia (pajisje SARP dhe SARP dual për modernizimin e automjeteve COBRA në vlerë 1.295.000$).

–          Janë blerë 4 drona ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

–          Janë rekrutuar 400 rekrutë të rinj, dhe në proces janë edhe 840 të tjerë.

–          Kemi marrë pjesë në ndërmarrjen më të madhe ushtarake të NATO-s Defender Europe 21, në mesin e 27 shteteve, ku madje ne ishim në mesin e 16 shteteve nikoqire me gjithsej 330 ushtarë tanë pjesëmarrës.

–          Dhe kemi bërë bashkëzbarkimin me ushtrinë amerikane në Kuvajt.

Ishte edhe vit i Kosovës sovrane.

–          Kemi filluar aplikimin e reciprocitetit në targa me Serbinë dhe në vazhdimësi po identifikojmë fusha të tjera të reciprocitetit në përputhje me përgatitjet e brendshme për të zbatuar atë me sukses të plotë.

–          Dialogun me Serbinë e kemi trajtuar në përputhje me prioritetet e qytetarëve dhe në respektim të kushtetutës dhe ligjit tonë.

Ishte vit i arritjeve kulturore e sportive.

–           Kemi themeluar Institucionin e Operës së Kosovës.

–           Kemi themeluar Komisionin Shtetëror për Rini.

–           Kemi dyfishuar fondin për Trashëgiminë kulturore në rrezik duke filluar ndërhyrjet emergjente në 30 asete që janë të rrezikuara.

–          Pas shumë vite të premtimeve më në fund kanë filluar ndërhyrjet në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

–          Janë ndarë mbi 11 milionë euro mbështetje financiare për organizatat dhe individët në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë.

–          Është themeluar Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe gjatë luftës 1998-1999.

Pra, të nderuar anëtarë të kabinetit qeverisës, këto janë vetëm disa nga veprimet e shumta të cilat e kanë bërë kthesën e madhe drejt zhvillimit, drejt drejtësisë në vitin e parë qeverisës.

E punët i kemi bërë në dritën e diellit, pa asnjë skandal, dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit.

Andaj unë ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipet në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë.

Pra nevojitet edhe një vit tjetër që të mbërrijmë në gjysmë të mandatit, andaj kemi shumë punë në këtë vit, në përputhje me atë punëtorinë që e kemi zhvilluar në fillim të vitit. Por nuk ka dyshim që me vullnetin që kemi, me dijen që kemi, me përvojën që kemi fituar, nuk ka sfida të cilat nuk do t’i kalojmë së bashku për hir të popullit, shtetit e kombit tonë.

Letër z. Edi Rama dhe Bashkësisë së Korçës

0
Foto: Nëna gjakovare që ende pret 4 djemt dhe burrin e zhdukur nga kriminelët serbë.
Ilir Canhasi, Suedi
A thua në Festivalin e Birrës që do të mbahet sivjet në Korçë do të ftoni ndonjë këngëtar rus që janë vëllezërit e serbëve?!
Sa kam dëshirë ti dëgjoj ata që më kundërshtonin se politika nuk ka të bëj me kulturën.
Po sot çfarë po bën bota demokratike ndaj rusëve – ata po përjashtohen nga gjithçka që vjen nga Rusia.
Ju a përsëritëm disa herë, mosni ju lutem, se ende është herët, ende nuk kanë kërkuar falje për torturat, burgosjet, vrasjen e 12.000 civilëve, largimin e mbi 860.000 shqiptarëve nga vendi, dhunimin e mbi 20.000 grave.
Ju thashë që ende Serbia i ka topat e drejtuar nga ne, që ende nuk na ka pranuar si shtet, por ju nuk donit të dini për këto.
Ato shkrime drejtuar juve i bëja me lot, lot që më dilnin kur kujtoja 6 anëtarë të familjes sè ngushtë të vrarë dhe varrosur në varret e Serbisë duke mshefur krimin e tyre kur pas shumë viteve nga presioni ndërkombëtar na dërguan trupat e tyre për ti varrosur në vendin e tyre të lindjes- Gjakovë, duke mos e kuptuar edhe sot se pse e bëtë atë veprim të shëmtuar duke lënduar një popull të tërë.
E sa të mjerë që ishit, ju a fali se nuk e keni bërë me qëllim por nga mos dija, por injoranta mund të ju quaj shlirshëm.
Shpresoj që më në fund të keni mësuar diçka nga gjithë ajo që ndodhi. Kjo vlen edhe për ju z.Josif Papagjoni, që më pasket larguar nga miqësia.
”Historia që harrohet, rrezikon të përsëritet”

Historia e Abetare-s dhe kujtimi kur në Prizren qe përuruar Abetarja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës

Shkruan: Ragip GJOSHI

(Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të nis nga e para ?!  

NË PRIZREN ËSHTË PËRURUAR ABETARJA E PËRBASHKËT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Historia e abetareve të gjuhës shqipe është e vjetër dhe e lavdishme. Me abetaret janë të lidhura gërshetë përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë përballë pushtimeve të njëpasnjëshme. Me përmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishëm në edukimin e gjeneratave të tëra me ndjenjat më të larta atdhetare dhe fisnike. Ato ndikuan në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të  gjuhës së ëmbël shqipe dhe trashëgiminë e saj brez pas brezi.

Kur të gjithë nxënësit, mësuesit, pedagogët dhe prindërit ishin duke pritur edhe më tej unifikimin e udhës së shkronjave shqipe ,me avansim të kurrikulave të përbashkëta,teksteve shkollore e universitare të përbashkëta, diplomave të përbashkëta, qëndrimin ditor të nxënësve,prodhimin e mjeteve mësimore,zhvillimin e arsimit profesional, organizimin e mësimit plotësues në diasporë, edhepse po mbushën gati dhjetë vite që tashmë në duart e tyre nxënësit shqiptar,e kanë Abetaren e përbashkët…Dy zonjat ministre, si përqartë folën,dy drejtueset e ministrive të arsimit paskanë paralajmëruar se “këtë vit shkollor nxënësit e të dy shteteve do ta kenë Abetarën e përbashkët…!”  Kaq shpejt ju paska shlyer memorja e historisë së arsimit kombëtar!? Në vend që të premtohej se këtë libër me vlera të qëndrueshme,e të përbashkëta do ta kenë në duar që lexohet me të njëjtën dashuri dhe pasion përtej dy shteteve shqiptare: jo veç në Gjirokastër,Skënderaj e Besianë, në Mitrovicë e Vlorë ,në Korçë,Prizren e në Shkodër, por që të mundësohet e të shpërndahet edhe në Shkup, Tetovë,  Ulqin, Preshevë dhe diasporë,ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshje për përdorimin e abetares së përbashkët në të dyja vendet, nga viti i ardhshëm….!Sa anakronike e paradoksale!
Sa harrestarë jemi… Historia e abetareve të gjuhës shqipe është e vjetër dhe e lavdishme. Me abetaret janë të lidhura përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë përballë pushtimeve të njëpasnjëshme. Shkronjat shqipe ndihmuan në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të  gjuhës së ëmbël shqipe dhe trashëgiminë e saj.Abetarja, si asnjë libër tjetër në të gjithë rruzullin tokësor, lidhet ngushtë me jetën e çdo fëmije që ulet për herë të parë në bankat e shkollës. Me këtë libër fillon dhënia dhe përvetësimi i një kulturë dhe arsimimi të programuar. Me të mësojnë lexim-shkrimin në gjuhën amtare…
Udha e shkronjave shqipe ishte e gjatë dhe e vështirë…Udha e arsimit në gjuhën shqipe ishte e anatemuar gjatë…Shkronjat shqipe dhe Abetarja shqipe ishte venë në listat e zeza të botimeve të ndaluara….Librat shqip u dogjën, siç digjeshin dikur nga inkuizicioni veprat e dijetarëve të mëdhenj në mesjetë. Lufta kundër abetares u bë në emër të pushtuesit, në emër të injorancës, të fanatizmit, të prapambetjes, të antishqiptarizmit. Por prapëseprapë ky libër i mësimit të gjuhës shqipe mbijetoi triumfues.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës, Arbërie Nagavci (majtas) dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, në të djathtë.

UDHA E SHKRONJAVE SHQIPE… UDHA HISTORIKE E ALFABETIT DHE E ABETARES JANË VETË HISTORIA E SHQIPTARËVE

Kronika historike e Alfabetit dhe Abetares janë vetë historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qe nga botimi i Abetares së parë, që kur u hap një faqe e re e historisë së gjuhës sonë, e tani mbushen 178 vjet, janë shtypur mbi 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Por, në mesin e tyre shquhet Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare që u përurua në Prizren, sepse ka një simbolikë të veçantë. Në qytetin e gurtë, nën Kështjellë, pranë Shtëpisë së Lidhjes, thënë figurativisht u lëkunden gurët e varreve të gjithë atdhetarëve. Më 17 maj 2012 u thyhen eshtrat e mëkatëve të heshtjeve tona. Erdhi çasti që ngjan me mëngjesin e kthjellët më të kthejllët se loti, ku lumenjtë bëhen bashkë, ku malet merren në grykë vëllazërisht… Atë ditë buzëqeshja iu kthye historisë! 36 filigranët e shkronjave në Prizren u praruan në ar. Udhë e kombit solli udhën e shkronjave, këtë idil të këndshme të rilindasve e të trimave të Lidhjes… Atë ditë u gëzua nëna gege e toske, të përqafuara tash 50 vjet më parë në Tiranë në Kongresin e Drejtshkrimit, për ëndrrën tonë për një gjuhë e një komb, për fatin tonë të prerë me copa, për shijen e pashijuar të bashkimit të kombit, për mallin e lirisë, për pëllumbat e lirisë – heronjtë e të gjitha kohërave që përherë janë të gjallë.
Atë vit shënoheshin 100 vjet udhë të përgjakshme! 100 vjet liri matanë kufirit! 100 vjet robëri këndej gurit të ndarjeve! Udhë e shkronjave dikur në gergje e shkrepa plot rreziqe, atë ditë në Prizrenin hstorik erdhen të bashkuara 36 shkronjat shqipe të Veqilharxhit. Erdhen udhës së kombit që e hapen pushkët e dalazotësve, të çlirimtarëve të UÇK-së, që e hapen vizioni i dy kryministrave dhe i dy ministrave të arsimit, krahëpërkrah në një libër të përbashkët- në librin e parë në jetën e fëmijës, ku u përururua përafrimi i punëve tona – drejt ecjeve tona të përbashkëta në udhën që shpie për Evropën e Bashkuar. Dikur, Abetarja ishte e anatemuar. U bë udhë e gjatë dhe e mundimshme që nga Kongresi i Manastirit. U ndeshem me armiqtë e kombit dhe të arsimit kombëtar. Atëbotë, ishin vënë në lëvizje pushtues nga më të ndryshëm që Abetaren shqipe ta vëjnë në listë të zezë të librit të ndalur. Në shumë raste ajo u dogj nëpër sheshe e rrugë, siç digjeshin dikur nga inkuzicioni veprat e shkencëtarëve që rrëzonin tabut mesjetare. Ky libër i shenjtë u quajt dhe libër i mallkuar! Ky libër i shenjtë depërtoi edhe nëpër burgje, u mësua në natyrë në qiell të hapur dhe në kullat e gurta. I thanë libër i mallkuar, sepse aty përbrenda ishte dashuria për gjuhën e mëmës, aty u ngroh zemra e vogëlushve shqiptarë, që u shpërthenete liria për mëmdhenë e robëruar

Që nga “Ëvetari shqip…” i Naum Veqilharxhit  e deri më sot janë shtypur mbi 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Atëhere, abetaret qenë armë nga më të fuqishmet për të shkëputur arsimin tonë nga varësia e shkollave të huaja.
Shkronjat shqipe dhe Abetaret do t’i kishin dyert të mbyllura, rrugët e prera, shtigjet të zëna pa mbrojtjen e armëve të luftëtarëve shqiptarë. Shumica e autorëve të abetareve shqipe qenë njëkohësisht pedagogë e luftëtarë, shkencëtarë dhe veprimtarë të lëvizjes kombëtare, tekstologë dhe organizatorë të arsimit.

E gjithë kjo udhë e gjatë,që kanë kaluar shkronjat shqipe kanë lënë gjurmë në kronikat e arsimit dhe të kulturës shqiptare…Me abetaren nuk u lidhën vetëm mësimdhënësit, nxënësit e klasëve të para dhe proindërit e tyre,por edhe pedagogë,hartues tekstesh, politikanë, ithtarë të lëvizjes sonë kombëtare,por edhe botues e përfitues anësor.
Për abetaren shqipe derdhën mundin, djersën e intelektin e tyre: N. Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriçi, S. Frashëri, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S. Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci, G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri më të rinjtë si Q. Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega etj.

SA SHPEJT PASKËNI HARRUAR MINISTRET TONA TË ARSIMIT, SE NE KEMI ABETAREN E PËRBASHKËT-DUHET TË SHKONI PAK PËRTEJ…!

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshje për përdorimin e abetares së përbashkët në të dyja vendet, nga viti i ardhshëm, dhe madje paskan filluar procedurat e konkursit për Abetaren e përbashkët.
Madje, kësaj pune edhe në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, në Elbasan,ishte nënshkruar një marrëveshje e dy kryeminstrave.
Dy zonjat minister,paskan harruar se jo veç që e kemi një Abetare të përbashkët,por ajo është e bazuar në kontekst të ri social, kulturor,dhe në kurikulë të re të bazuar në kompetenca.Madje është e bazuar edhe në metoda të mësimdhënies, zhvillime të teknologjisë dhe revolucionit digjital…Mos bëni punë veç sa për kamera televizive! Bëni diçka më të qëndrueshme për arsimin tone!

“HISTORIA “E ABETARËS SË PËRBASHKËT… SA HERË DUHET TË NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR ABETARE TË PËRBASHKËT- A JANË NË DIJENI DY MINISTRET E ARSIMIT QË NGA 17 MAJI 2012 ,DY KRYEMINISTRA TË DY SHTETEVE SHQIPTARE KANË PËRURUAR ABETARËN E PËRBASHKËT…?!

“Nismëtaret” e reja për Abetaren një përbashkët,sikur paskan harruar për promovimin e Abetares së përbashkët, që para një dekade ishte quajtur moment të rëndësishëm historik për kombin shqiptar. Zonjat minister të arsimit të Shqipërisë e Kosovës paskan harruar edhe faktin se,në një manifestim impozant atë ditë, teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë .Abetarja e përbashkët ishte përzgjedhur, më 24 prill të këtij viti. Teksti ka katër bashkë-autorë, Shezai Rrokajn dhe Mimoza Gjokutajn nga Shqipëria, si dhe Islam Krasniqin dhe Saranda Kumonova-Pozhegun nga Kosova.
Këto dy zonja në vend që ta hedhin një hap përpara unifikimeve tjera,në 50 vjetorin e unifikimit të gjuhës shqipe,paskanë hedhur në harresë faktin se Abetarja e përbashkët ishte realizuar me nismën e dy ministrive të Arsimit, të Shqipërisë dhe Kosovës.Këto zonja,do të mund të vazhdojë lidhur me unifikimin e teksteve të tjera shkollore dhe punëve tjera…
Atëbotë,drejtuesit e institucioneve të larta të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të enjten e 17.5.2017 janë takuar në Kryeqytetin historik të shqiptarëve, jo rastësisht në qytetin e Prizren, kryeqytet shpirtëror të shqiptarëve, për të promovuar Abetaren e përbashkët të këtyre dy vendeve.
Atë ditë në Prizrenin e bukur,Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte theksuar se Abetarja e përbashkët është libri bazë dhe më i rëndësishëm i kulturës dhe arsimit në gjuhën shqipe. Krijimin e Abetares së përbashkët ai e ka quajtur “arritje historike”.
​​”Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot po e prezantojmë për herë të parë Abetaren e përbashkët të shqiptarëve, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar. Kjo është e arritur historike. Është Abetarja e parë e përbashkët, e bashkautorëve nga Shqipëria dhe Kosova”, pati thënë kryeministri Thaçi.
Dy zonjave ministre të arsimit, po ua rikujtoi edhe disa fjalë të kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.Ai ,me këtë rast pati thënë se kombi shqiptar nuk ka qenë kurrë më i bashkuar dhe më i sigurt se sa tash, në kohën kur edhe u promovua Abetarja e parë e përbashkët.Berisha në mes tjerash pati theksuar se shqiptarët janë të vendosur në të ardhmen tonë evropiane, kombi shqiptar, kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar, më i sigurt në të ardhmen e tij që e meriton.Dhe vazhdoi “Abetarja është margaritari i kurorës së 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes mund t’i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur fëmijë, Abetarja ju dorëzohet juve sot, pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve”.

ABETARJA E PËRBASHKËT-SIMBOLIKË DREJT INTEGRIMIT KULTUROR TË SHQIPTARËVE, SIPAS MODELIT TË KOMBEVE TË PËRPARUARA

Në kryeqytetin historik të shqiptarëve ,në Prizren,më 17 maj 2012, në vigjilje kur Shqipëria bënte 100 vjet shtet e Kosova po hynte në 13 vjetorin e lirisë dhe në vitin e pestë të Pavarësisë atë pranverë u festua Dita e Abetares së Përbashkët,.
Atë ditë është promovuar Abetarja e Përbashkët Kosovë-Shqipëri.Në këtë manifestim, ishin të pranishëm dy kryeministrat  e të dy shteteve shqiptare,ai i Kosovës dhe Shqipërisë,ku morën pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës,ambasadorë të të dy shteteve,dy ministrat e arsimit dhe ministra tjerë;ishin të pranishëm deputetë dhe bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ishte  baca Adem Demaçi dhe baca Rifat Jashari…

Ajo ishte një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar.Për herë të parë u prezantua Abetarja e përbashkët shqiptare, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, kjo ishte e arritur historike.Ishte kjo Abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Jo rastësisht drejtuesit e dy shteteve shqiptare ishin mbledhur në Prizren, ku çdo shqiptar do të dëshironte të ishte.

Shpirtërisht atë ditë maji të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, diasporë,ishin me Abetaren e përbashkët ,ishin me zemër e shpirt në Prizren…Athua paskan harruar dy qeveritë e reja kë[të ditë kaq shpejtë?!Atë ditë qyteti historik, kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, ishte qytetin më I lumtur në mesin e kryeqyteteve politike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës,…Atë ditë nga ky qytet i bukur jipej mesazh historik dhe i drejtë, për bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm…Ky veprim e kurorëzim i punës së dy ministrive të arsimit ishte bërë në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…Ky veprim erdhi si prolog i punës së përbashkët të të dy institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë…Kjo është dita më e shënuar në atë jubilee-u promovua libri bazë i kulturës dhe të arsimit shqip,për shkollat shqipe.

Kjo ishte fitore e kombit shqiptarë! Ishte fitore e dy shteteve tona e nisur me moto :”Një komb, një gjuhë, një abetare …”! Ishte fitore për të gjithë shqiptarët.Këtë të arritur do ta mbajë në mend popull shqiptar! Abetare e Përbashkët ishte edhe  një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve sipas modelit të kombeve të përparuara.
Mos harroni zonja kaq shpejt…Udha e abetareve ishte e përgjakshme…Tani kur klima historik, për vlerat dhe risitë didaktike është diametralisht më e përshtatshme,shfrytëzojeni për reforma më të thella…Kapërcejeni Abetaren ,sepse e kemi……Kulmi i përpjekjeve për të sëndertuar idealet e rilindasëve dhe i konceptim të ri bashkëkohor të rolit të këtij libri kaq të rëndësishëm është arritur ,më 17 maj 2012 në Kryeqytetin historic të shqiptarëve, për të pasë në historinë e një shekulli e gjysëm të ushës së shkronjave shqipe me kurorën e saj –Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Kjo Abetare ishte përcjellë me Librin e mësuesit dhe me me programin e ri në frymën e Kurikulës së Re dhe me metodologjinë dhe mjetet,format e teknikat e reja.
Historia e udhës së shkronjave përbrenda ruan dramën e shqiptarëve në 500- vjetshin e fundit.
Mos luani me ndjenjat e nxënësve,mësuesve e të prindërve!
Nuk rishkruhet,përditë,historia!

23 marsi 1989 , dita kur përfundimisht u rrënua Autonomia e Kosovës

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Përkujtesë historike: 23 mars 1989
RRËNIMI I AUTONOMISË SË KOSOVËS – FILLIMI I SHKATËRRIMIT TË JUGOSLLAVISË DHE LINDJA E SHTETIT TË KOSOVËS
Rrënimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, më 23 mars 1989 në rrethanat e gjendjes së shtetrrethimit, ishin pjesë e skenarit të Beogradit për riformatizimin e Jugosllavisë në një shtet unitarist që do të mbikëqyrej nga Serbia. Demonstratat e 11 marsit 1981, me ç’rast u ripërsërit e dinamizuar kërkesa për Republikën e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, u shfrytëzuan si shkas për hapjen e këtij procesi, që do të kthehet në program politik të udhëheqjes serbe me rastin e spalljes së Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në nëntor të vitit 1986. Dalja e Millosheviqit në skenën politike si dhe përdorimi i lëvizjeve populiste për disciplinimin e federatës jugosllave, duhej të përcillej edhe me ndryshimet kushtetuese, të cilave udhëheqja serbe ua përcaktoi formatin dhe kornizat, që për synimim kishin “barazinë e pozitës kushtetuese të Serbisë me subjektet tjera në federatë”, që nuk do të thoshte tjetër pos rrënimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974 kur ajo fitoi statusin e njësisë së barabartë federative e me këtë edhe të largimit nga tutela serbe.
Rrënimi me dhunë i autonomisë së Kosovës, sigurisht se nuk do të ishte i mundur edhe pa aminin e njësive të tjera të federatës jugosllave që iu dha Serbisë nga aprovimi i platformës politike për Kosovën nga dy kryesitë e vendit në maj 1981, kur demonstratat e Kosovës u vlerësuan ngjarje kundërrevolucionare, gjë që hapi procesin e gjatë të diferencimit politik, viktimë e të cilit ishte arsimi, kultura, ekonomia dhe të arriturat tjera insitucionale që solli kushtetua e vitit 1974 si dhe burgosjet e qindra dhe mijëra të atyre që nuk pajtoheshin me këtë gjendje.
Në këtë proces të mundimshëm të diferencimit, udhëheqja e atëhershme politike e Kosovës, nuk ishte në gjendje që t’i kundërvihje Serbisë në rrethanat kur kishte prapa republikat tjera që secila në mënyrën e vet spekulonte me viktimizimin e Kosovës, gjë që ndodhi kursi i nënshtrimit në përputhje me logjikën e mbijetimit, që të humbet sa më pak, deri te limiti i mbrojtjes me anën e nenit 49, që nënkuptonte mos dhënien e pelqimit për ndryshime, po qe se prekej subjektiviteti i Kosovës në federatë, që shfaqej më shumë iluzion se sa realitet politik.
Në këto rrethana, udhëheqja e atëhershme (Vllasi dhe K. Jashari), në fund të vitit 1988 dhe në fillim të vitit 1989, u përpoqën që fushatës serbe t’i kundërpërgjigjeshin me demonstratat gjithëpopullore në Kosovë kundër këtyre ndryshimeve, me ç’rast u shfrytëzuan edhe minatorët për grevë dhe të ngjashme, që përfunduan me burgosjen e Vllasit dhe shpalljen e gjendjes së jashtazakoshme, që i duhej Beogradit që në Kosovë të përdorej për rrënimin e autonomisë.
Këtë e tregoi edhe farsa e votimit në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 1989, kur delegatët e Kosovës, nën kërcënimin e tankeve, u desh të jepnin “pelqimin” për këto ndryshime. Por, 11 prej tyre nuk iu nënshtruan kësja trysnie. Votuan kundër dhe me këtë nxorën në pah dinjitetin dhe guximin politik dhe njerëzor edhe në rrethanat e kërcënmit me jetë. Kjo bëri që në gjithë Kosovën puçi kushtetues i Serbisë ndaj kushtetutes së Jugosllavisë e me këtë edhe të Kosovës, të përcillet me demonstrata të përgjakshme, meqë e gjitha u përjetua si ripushtim i tretë i Kosovës nga pushtimi i vitit 1912.
Ripushtimi i Kosovës nga Serbia (i par më 1918 dhe i dyti më 1944), megjithatë nuk u pranua me vullnet. Përkudrazi, krahas demonstratave të përgjakshme, u përcoll me lëvizjen kombëtare që filloi me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 nga intelektualët e njohur (shkrimtarë, akademikë, gazetarë dhe të të tjerë) në të cilën u përfshinë e gjithë popullata e Kosovës, me ç’rast u mor përispër jetësimi i procesit të legjtimimit të vullnetit të popullit të Kosovës (Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpallja e Republikës së Kosovës në kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990 si dhe referendumi për pavarësi, në vitin 1991). Me to iu dha legjitimiteti demokratik lëvizjes së rezistencës institucionale dhe asaj të armatosur, që me ndihmën e vendeve të NATO-s të drejtuara nga SHBA-të, pas bombardimit 72 ditësh ( 24 marsi 10 qershor 1999), çoi te çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe vendosjen e saj nën protekteratin ndërkombëtar me rezolutën 1244 të KS të OKB-së nga 10 qershori 1999.
Protektorati ndërkombëtar mori fundi më 17 shkurt 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Lelegët –popull i lashtë pelasg

0

shkruan Fahri Xharra

Lelegët ishin një popull aborigjen i rajonit të Egjeut, përpara se të vinin grekët. Ata dalloheshin nga një popull tjetër parahelen i rajonit, pellazgët. Zonat e sakta në të cilat ata ishin vendas janë të pasigurta, pasi ato me sa duket ishin të parashkolluar dhe të vetmet referenca për to janë në burimet e lashta greke. Këto referenca janë të rastësishme dhe (pretendohet) ndonjëherë fiktive Po kështu, pak dihet për gjuhën e Lelegëve.
Shumë autorë grekë i lidhin Lelegët me Karianët e Anadollit jugperëndimor. Homeri emëron Lelegët ndër aleatët trojanë së bashku me karianët ( karajt ), paionët dhe gaukonët
Etymologjia është shumë e thjeshtë: në gjuhën e lashtë pellazge quheshin leleg e që janë lejlekët. Lejlekët e kanë mar emrin ngase shëtiteshin shumë dhe ktheheshin prapë në tokën e tyre, pra është exonym
Mirëpo ka edhe sypozime tjera :Traditat e vona të raportuara në Pseudo-Apollodorus, Bibliotheke, dhe nga Pausanias, e marrin emrin nga një mbret me emër Lelex; një etimologji e krahasueshme, duke përkujtuar një themelues legjendar, ofrohet nga mitografët grekë për pothuajse çdo fis helenësh: “Lelex dhe Lelegët, pavarësisht nga rëndësia e tyre historike, kanë vepruar si një fletë e zbrazët mbi të cilën vizatohet Lakonia dhe gjithçka do të thotë”, vëren. Ken Dowdeni.
Në Iliadën e Homerit, Lelegët janë aleatë të Trojanëve, megjithëse ata nuk shfaqen në katalogun zyrtar të aleatëve në Librin II të Iliadës, dhe atdheu i tyre nuk specifikohet. Ata dallohen nga karianët, me të cilët disa shkrimtarë të mëvonshëm i ngatërruan; ata kanë një mbret, Altesin dhe një qytet Pedasus që u pushtua nga Akili. Emri topografik “Pedasus” gjendet në disa vende të lashta: afër Cyzicus, në Troad në lumin Satniois, në Caria, si dhe në Messenia, sipas Encyclopædia Britannica 1911. Gargara në Troad u numërua si Lelegian. Alcaeus (shek. VII ose VI p.e.s.) e quan Antandrusin në Troad “Lelegian.

Sipas Homerit, Lelegët ishin një fis i veçantë i Anatolisë pelasgjike Megjithatë, Herodoti thotë se Leleges ka qenë një emër i hershëm për Karianët ( Karajt ). E mundshme, Karaj është etnonym, leleg është exonym
Pherecydes i Athinës (rreth 480 pes) ia atribuoi Lelegëve tokën bregdetare të Karias, nga Efesi në Fokea, me ishujt e Samos dhe Kios, duke i vendosur Karianët ( karajt )e vërtetë më në jug nga Efesi në Milet.

Pausanias iu kujtua se tempulli i perëndeshës në Efes i parapriu kolonisë Joniane atje, kur iu ridedikua perëndeshës Artemisa. Ai pohon me siguri se ai i ka paraprirë emigrimit jonik me shumë vite, duke qenë më i vjetër edhe se faltorja orakulare në Dodonë. Ai thotë se banorët para-jonikë të qytetit ishin lelegët dhe lidianët (me mbizotërimin e këtyre të fundit) dhe se, megjithëse Androkli i dëboi nga vendi të gjithë ata që gjeti në qytetin e sipërm, ai nuk ndërhyri me ata që banoi rreth shenjtërores. Duke dhënë dhe marrë zotime, ai i vendosi këto në një bazë neutraliteti. Këto vërejtje të Pausanias gjejnë konfirmim në formën e kultit në kohët historike, duke u përqendruar në një ikonë me shumë gjokse të “Zonjës së Efesit” të cilën grekët e quanin Artemis. Aspekte të tjera kulti, duke qenë në thelb johelenike.

Zonja e Efesit, gjendet në Muezeun arkeologjik të Efesit

Shpesh historianët supozojnë, si rregull i përgjithshëm, se banorët autoktonë i mbijetojnë një pushtimi si një klasë e ulët ku ata nuk tërhiqen në rrethet malore, kështu që është interesante të dëgjosh në Deipnosophistae që Filipi i Theangelës (një historian i shekullit të IV para Krishtit) përmendi Lelegëve që ende mbijetonin si bujkrobër të “karianëve të vërtetë”,dhe madje edhe më vonë Straboni u atribuon Lelegëve një grup të veçantë kalashë dhe varresh të shkreta në Caria që njiheshin ende në kohën e tij si “kalatë lelegean”; Encyclopædia Britannica 1911 i identifikoi këto si rrënoja që mund të gjurmoheshin ende duke filluar nga lagja e Theangela dhe Halicarnassus deri në veri deri në Miletus, kufiri jugor i “karianëve të vërtetë” të Pherecydes. Plutarku gjithashtu nënkupton ekzistencën historike të serfëve lelegianë në Tralles (tani Aydin) në brendësi.
Historiani i shekullit të katërt para Krishtit, Philippus of Theangela, sugjeroi që Lelegët mbanin lidhje me Messeninë, Laconian, Locrisin dhe rajone të tjera në Greqinë kontinentale, pasi u mposhtën nga Karianët në Azinë e Vogël.
Një pasazh i vetëm në Katalogun fragmentar Hesiodik të Grave i vendos “Leleget” në kohën e mitizuar dhe arkaike të Deucalionit në Lokris në Greqinë qendrore. Lokrisi është gjithashtu streha e disa prej banorëve pellazgë të detyruar nga Beotia nga Kadmusi dhe aventurierët e tij fenikas. Por deri në shekullin e IV pes, ndonjë shkrimtar tjetër vendos Lelegët diku në perëndim të Egjeut. Por konfuzioni i lelegëve me karianët (pushtuesit emigrantë të ngjashëm me lidianët dhe mizianët) që shfaqet për herë të parë në një legjendë Kretane (cituar nga Herodoti, por e mohuar, siç thotë ai, nga vetë Karianët) dhe përsëritet nga Callisthenes, Apollodorus. nevojite dhe shkrimtarë të tjerë të mëvonshëm, çuan lehtësisht në sugjerimin e Callisthenes, se Lelegët u bashkuan me Karianët në sulmet e tyre (gjysmë legjendare) në brigjet e Greqisë.
Ndërkohë, shkrimtarë të tjerë nga shekulli i IV-të e këndej pretenduan se i zbuluan në Beoti, Akarnaninë perëndimore (Leucas), dhe më vonë përsëri në Thesali, Eubea, Megara, Lacedaemon dhe Messenia. Në Meseni, ata njiheshin se ishin themeluesit emigrantë të Pylos, dhe ishin të lidhur me tafianët dhe teleboanët detarë dhe dalloheshin nga pellazgët. Megjithatë, në Lacedaemon dhe në Leucas ata besohej se ishin aborigjenë dhe Dionisi i Halicarnassus përmend se Leleges është emri i vjetër për Lokrianët e mëvonshëm. Këto Lelege evropiane duhet të interpretohen në lidhje me përsëritjen e emrave të vendeve si Pedasus, Physcus, Larymna dhe Abae, si në Caria, ashtu edhe në këto pjesë “lelegiane” të Greqisë. Ndoshta ky është rezultat i një migrimi të hershëm; ndoshta është edhe shkaku i këtyre teorive lelegiane; ndoshta ka pasur një kulturë të përhapur pellazgjike që lidhte lirshëm këto rajone, një mundësi mbi të cilën janë ndërtuar shumë hipoteza moderne.

Sidoqoftë, lelegët ishin ata që e mbanin emrin pellazg , sot lejlekët

Pellazgët

Emri Pellazgë (greqishtja e vjetër: Πελασγοί, Pelasgoí, njëjës: Πελασγός, Pelasgós) është përdorur nga shkrimtarët klasikë grekë për t’iu referuar paraardhësve të grekëve,[1][2] ose të gjithë banorëve të Greqisë përpara shfaqjes ose ardhja e grekëve. Në përgjithësi, “pellazg” do të thotë më gjerësisht të gjithë banorët autoktonë të rajonit të Detit Egje dhe kulturat e tyre, “një term i izoluar për çdo popull të lashtë, primitiv dhe me sa duket indigjen në botën greke”.[3]

Gjatë periudhës klasike, enklavat me atë emër mbijetuan në disa vende të Greqisë kontinentale, Kretës dhe rajoneve të tjera të Egjeut. Popullatat e identifikuara si “pellazge” flisnin një gjuhë ose gjuhë që në atë kohë grekët i identifikuan si “barbare”, megjithëse disa shkrimtarë të lashtë megjithatë i përshkruanin pellazgët si grekë. Mbijetoi gjithashtu një traditë që pjesë të mëdha të Greqisë dikur kishin qenë pellazge përpara se të helenizoheshin. Këto pjesë ranë kryesisht, por jo ekskluzivisht, brenda territorit i cili në shekullin e 5-të para Krishtit banohej nga ata folës të greqishtes së lashtë që u identifikuan si Jonianë dhe Eolianë.

Citimet:

1-Abel 1966, p. 13: “Common fifth century tradition claimed not only that the Pelasgians were the oldest inhabitants of Greece and among the ancestors of the Greek heroes.”; p. 49: “Fifth century opinion assumed that the Pelasgians were the ancestors of the heroic Greeks, e.g. the ancestors of the Danaans, Arcadians and Athenians.”.
2- Brug 1985, p. 41: “The Greek sources identify the Pelasgians as forerunners of the Greeks in the Peloponnesus and Attica.”.
3-Rhodios & Green 2007, p. 223 (Commentary on I.987).

Gjakovë , 21.03.2022

SCG fitues i turnirit “Epopeja e UÇK-së”

0

Florim Zeqa  

Sikurse viteve paraprake, edhe këtë vit, mërgimtarët në vendet evro-perëndimore organizuan aktivitete të larmishme për nderë të “Epopesë së UÇK-së”, në kujtim të sakrificë sublime të Familjes Jashari. Për dallim nga vendet e tjera, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca  Treviso, më datat 19 dhe 20 Mars 2022 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan turnir në futboll të vogël.

Për dy ditë rresht të gjitha rrugët çonin në pallatin e bukur të sporteve në One di Fonte (TV-Itali), ku në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror për dy ditë rresht u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe në turnirin tradicional në futboll të vogël për nderë të sakrificës sublime të Familjes Jashari.

Këshilli organizativ i turnirit në krye me veprimtarin Bajram Jupaj, e kishin përgatitur një skenografi të shkëlqyeshme, të gërshëtuar bukur me flamuj kombëtar dhe shtetërorë, me flamuj të UÇK-së dhe fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari.

Pjesa finale e turnirit filloj me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij shtetërorë të Kosovës, e cila pasoj me fjalën e rastit për historinë e lavdishme të Familjes Jashari, përgatiur nga publicisti Florim Zeqa, njëherësh edhe moderator i kësaj ngjarje të bukur sportive.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në frymën e lartë sportive, me lojëra të mira dhe gola të bukur, por, ndeshja finale në mes të ekipeve ACG dhe Shala Coperture publikut i dhuroj momente më të veçanta të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve në këtë turnir futbolli.

Pas një një ndeshje sa të bukur, po aq edhe të barabartë, në fund ndeshjen e fitoi ekipi ACG nga Arzignano me rezultatin 3 me 1 ndaj Shala Coperture.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse që e nderuan sakrificën e Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuan për mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Autofficina Fll. Elshani”, “Capital Group”, “Gashi”, “Diar”, “7 Color”, “Redil” dhe “Edilcoperture”.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

-Lojtari më i mirë: Ardian Zhegrova (nga ekipi ACG),

-Portieri më i mirë: Bujar Nuha (nga ekipi Shala Coperture),

-Golashënuesi i parë: Ardenis Luzha (nga Nexhmedin Morina).

Organizatori me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, lojtarin më të vjetër të këtij turniri, z. Fadil Bajraktari, për të ardhur kështu edhe tek momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një Kupë dhe medalje të tre vendeve të para:

-Vendi i tretë, Kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Rinia AG Costruzioni”,

-Vendi i dytë, Kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Shala Coperture”,

-Vendi i parë, Kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.

Kur jemi në këtë segment, duhet falenderuar tre referët profesionist: Ivan Alburnio, Iarriccio Luigi dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlenë për të përshendetur edhe kontributin e DJ Arben Nexhipi i cili me një mjeshtri të rrallë e mundësoi zërimin e kësaj ngjarje futbollistike.

Krahas pjesëmarrësve të shumtë në këtë aktivet sportiv vlenë për të përmendur edhe prezencën e disa personaliteteve të shquara të mërgatës sonë, si veprimtarët Rexhep Berisha e Burim Obrazhda, veteranët e UÇK-së, Florim Lumi dhe Fehmi Agushi.