Kreu Blog Faqe 1371

Në 32 vjetorin e hemimit të nxënësve shqiptarë

0

Florim Zeqa

Helmimet e nxënësve, krim i pandëshkuar!

Përveç shumë të keqijave që i shkaktoi popullit shqiptar regjimi serb i Millosheviqit, siç ishin vrasjet, burgosjet, përjashtimi masiv nga puna, mbyllja e shkollave, përndjekja politike, vrasja e djemve të rinj që shërbenin me padashje në ushtrisë jugosllave, e shumë krime të tjera, ndodhi edhe helmimi i nxënësve shqiptarë.

Në pranverën e vitit 1990, gjegjësisht në marsin dhe prillin e këtij viti, u helmuan rreth 8 mijë nxënës shqiptarë të shkollave të Kosovës. Ky ishte një gaz toksik i përgatitur nga shërbimet sekrete ushtarake serbe, me të cilin u helmuan nxënës të shkollave të mesme, por kishte edhe në ato fillore dhe në entet parashkollore.

Meqë Kosova asokohe nuk kishte pasur laboratorë përkatës për të vërtetuar se me çfarë ishte bërë helmimi i nxënësve, analizat ishin dërguar në Kroaci, Angli e Francë. Mirëpo, asnjëherë nuk ishte zbuluar lloji i saktë i këtij helmi kimik.

Ndryshe i kanë përjetuar helmimet e nxënësve ata që i kanë përcjellë përmes televizionit apo video-incizimeve të kohës, e krejt ndryshe i përjetojnë ato familje që i kanë përjetuar traumat e këtij helmimi misterioz.

Simptomat e këtij helmimi ishin aq të fuqishme dhe tronditëse për familjarët, do të thoja traumatike, duke i parë me sytë e tyre vuajtjet e fëmijëve, vëllezërve dhe motrave të tyre me ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash, halucinacione e shumë pasoja të tjera.

Ishte ky një helmim i rëndë toksik, i cili përveç lëndimit fizik dhe shpirtëror e kishte qëllimin edhe të dëmtimit të qenjes tonë kombëtare.

Helmimin e nxënësve serbët e kishin bërë nëpër shumicën e komunave të Kosovës.

Aq i madh ishte numri i nxënësve të prekur nga ky helmim, saqë spitalet nuk mund t’i përballonin të gjitha rastet. Si rezultat i kësaj, mjekët shiptarë kishin filluar që edhe shtëpitë e tyre t’i shndërronin në ambulanca për kurimin e nxënësve të hemuar.

Më të rënda se helmimet e shkaktuara në pranverën e vitit 1990 ndaj moshës më të re në Kosovë, ishin kualifikimet që vinin nga Serbia, për kinse inskenim dhe aktrim të shqiptarëve në Kosovë.

Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”.

Se a ishin ato “inskenime” apo trauma të rënda fizike dhe shpirtërore të këtij helmimi, më së miri e tregojnë familjet e nxënësve të helmuar, personeli arsimor dhe mjekët shqiptarë, të cilët ishin përballur drejtpërdrejt me traumat e të helmuarve.

Në mesin e mijëra familjeve shqiptare, edhe familja e jonë Zeqa e patëm fatin e hidhur që të ballafaqohemi dhe përjetojmë rëndë helmimin e bijës dhe motres tonë Shpresës, e cila asokohe ishte nxënëse e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë, qendër shkollore kjo nga më të goditurat nga helmimet e barbarisë serbe në Kosovë.

Aq të rënda dhe të tmerrshme ishin traumat e atij helmimi, saqë ishin vështirë të menaxhueshme, trishtuese dhe gati të papërballueshme për familjen.

Aq i rëndë ishte helmimi saqë edhe mjekët shpeshherë ndodheshin përballë situatave të pamenaxhueshme nga traumat e nxënësve të helmuar.

Kurimi i motrës tonë Shpresës ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Pas qëndrimit disa javësh në QKUK në Prishtinë dhe në Spitalin e Gjakovës, për rehabilitimin e plotë të saj u deshën edhe mjekime alternative që zgjatën me muaj të tërë.

Përkundër gjendjes së vështirë socio-ekonomike të kohës, falë mbështetjes së fqinjëve dhe miqëve kemi arritur të i përballojmë më lehtë momentet e vështira të këtij helmimi misterioz, të kësaj traume kolektive dhe përvoje të hidhur familjare.

Sot, motra jonë Shpresa është e martuar, është nënë e mirë, i ka dy fëmijë binjakë dhe ka krijuar një familje të mrekullueshme.

Thonë qëllimet e këqija nuk realizohen asnjëherë. Serbia kishte menduar që përmes helmimit të nxënësve të arrinte edhe zvogëlimin e shkallës së natalitetit në Kosovë. Nga informacionet që kam për disa nga vajzat e helmuara të asaj kohe, secila prej tyre është shëndosh e mirë, janë të martuara, kanë krijuar familje të shëndosha dhe kanë pasur lindje të dyfishta (binjakë) dhe të trefishta (trenjakë).

Serbisë gjakatare i është kthyer në bumerang helmimi i nxënësve në Kosovë, pra me shumfishim të popullatës dhe ndërgjegjësim të popullatës shqiptare për të qëndruar e palëkundur në trojet e lashta stërgjyshore.

Mendime rreth librit antologjik të Dibran Fyllit, “Ujëvarë fjalësh artistike”

0

Shkruan: Flori Bruqi, Prishtinë

  • Mirënjohje që nuk shterrë kurrë….

Përkitazi librit antologjik të Dibran Fyllit “Ujëvarë fjalësh artistike”, Press liberty, Prishtinë 2021.

 Më rastin e përvjtorit të themelimit të Shtëpisë botuese “Press Liberty”, Prishtinë, stafi redaktorial i SHB u  angazhua në botimin e librit me poezi dhe tregime me titull”Ujëvarë fjalësh artistike”, ku 8o shkrimtar  janë të përfshirë  në këtë antologji me poezi dhe tregime,  nga të gjitha trevat shqiptare si dhe diaspora.

Të gjitha poezitë dhe tregimet janë të seleksionuara nga Stafi redaktorial,dhe ato që i kanë përmbushur kriteret letrarë  janë të botuara në këtë libër antologjik që është përgatitur mjaft mire  nga Akademik  Dibran Fylli.

…Poetët japin pa kursim gjithçka  për lexuesin  e tyre,pa e pritur ata që atyre t’u kthehet kjo mirënjohje.

A ka më të bukur, se sa shkrimtarët t’ju thurin vargje poetike fëmijëve,prindërve, atdheut

dëshmorëve, natyrës, që ata të  shpërblehën  sadopak  më -Durtrokitje frenetike !

Këtë gjë po e bëjmë sot  më këtë libër antologjik me poezi dhe tregime ,  për herojtë, për nënat dhe ballarët tanë, luftën e  lavdihsme të UCK–së , e cila Dardanisë ia  solli  në panetonin e vet Lirinë!

Kjo dashuri transmetohet në këtë Libër antologjik me poezi dhe tregime më shumë Lule erëmirë duke na falë  buzëqeshjen e ditës dhe ëndrrën e bukur të natës.

Gjithmonë në ndjenjn tone krijuese,së pari ndërlidhemi nga leximi. 

Leximi i poezive dhe tregimeve sjellë shumë  argumente të reja në pasurimin e ndjenjës  së të lexuarit.

Ajo që më ka bërë shumë përshtypje në këtë analizë antologjike  është edhe  fakti se është moderuar  më mjaft përkushtim  letraro-artistike të 80 autorëve që flasin më një gjuhë ,më  një vlerë përgjithsuese  më  shëmbuj konkretë të disa poetëve të mirënjohur : Bilall Xhaferi(më poezinë “Kosova”,faqe 51 ; Dritëro Agolli,”Tespiht e Idriz Seferit,’’faqe 56;  Fatos Arapi,  me poezinë “Atdheu”,faqe 60; Havzi Nela më poezinë”Nusja e flamurit”, faqe 71, Iljaz  Prokshi ,,më poezinë”Çyqavica”, faqe  76., Jusuf Gërvalla, më poezinë”Do të kthehëm, nënë” faqe 83; Lulzim Hajdari më poezin “Plisi’’. Faqe 90; Leonora Bruqaj më poezinë “Mallkimi”, faqe 92, Namik Selmani

 me poezinë “Me duart nga varret e pagjetur”

faqe 104; Nuhi Vinca “ Tre lisa” faqe 111,

; Qerim Ujkani,me poezinë “Populli i di të gjitha”, faqe 112;Trandafile Molla Baja,”Liria ka një emër’’, faqe 125, Zef Pergega, me poezinë” 150 vjet të lem prej FIshte” ,faqe 132, Zef Mulaj, me poezinë Anatomia e atdheut tim”,faqe 138, si dhe shumë tregime  si fjala vjen : Asllan Qyqalla-Lani”Vjeshtë e mall në Prishtinë”, faqe154, Bedri Tahiri,” Vorret e murtajës’,faqe 163,Dibran Fylli, “Medaloni I luftës hyjnore”, faqe 175;

Mevlyde Mezini Saraci’Cdo grua është zonjë e shtëpisë së vet’ faqe 224; Reshat Sahitaj “ Dita me e lumtur e Azem dhe Shotë Galica, “ faqe 235 etj.

Tek  i lexojmë poezitë dhe tregimet në pak rreshta që përcillën më një domëthenie sociale forte e thellë që nuk mund të mos bijshë në mendime  shpresëdhenëse dhe shpresëdëshpruese të disa autorëve në këtë Antologji  që punët nuk shkojnë bukur mirë në ketë rruzullimin tonë poetik. Varfëria si një sëmurje ngjitëse ,nuk po u shqitët nga jeta e njerëzve.

Në një poezi të vietve 80’-ta poeti i ynë Dritëro Agolli, në një varg të tillë, në të cilin, duke ju drejtue një fshatari,shprehë një urim në adresë të tij”t’u bëftë gruri dele”, kurse në një poezi  tjetër të po atyre viteve, kur bënë fjalë për ca vajza, që janë duke mbledhur fasulë në një kooperatvë bujqësore, thotë””mblidhni vajza, mblidhni, por kujdes mos vidhni.'”

Mjaftojnë këto 3 vargje të Agollit, për të arritur në një përfundim të dhimbshëm rreth marrëzisë komuniste shqiptare pë tufëzimin e bagëtive në fshat në vitët  1980-81, dhe për degrdaimin  sitemit kooperativist, që e shpuri në varfëri të skajshme fshatarsinë shqiptare që u mbyll në një katastrofë endemike kombëtare në fund të viteve të 80-ta.

Në një katërvargësh të poetit Ferit Lamaj, që unë e vlerësojë tej  mase si aristokrat i fabulës shqiptare, bëhët një vlerësim universal ” Që së lashti i vjen e thëna: “Qengji i urtë pi dy nëna”.

Falenderojmë Shtëpinë botuese ,autorin Dibran Fylli si dhe 80 autorët shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që mundësuan botimin e librit  “Ujëvarë fjalësh artistike”(poezi dhe tregime më ISBN 978-9951-830-05-8  dhe CIP :821.18-1

821.18-32.

_______________

Ujevara….pdf

Arsyeja themelore e prezantimit të ‘Xhihadit në interpretim’ nga Khamenei

0

A është Lukashenko i çmendur ?

1

Nga: Flori Bruqi, Prishtinë

“Lukashenko është i çmendur! Flinte me automatik”, eksperti Karamuço bën publike faktet tronditëse dhe zbulon qëllimin e tij të frikshëm: Ai është butoni i vërtetë i kuq i Putinit!

Studiuesit pretendojnë se kanë gjetur shenja të skizofrenisë që mund të gjenden në flokët e njeriut.

Në një studim të botuar në revistën shkencore “EMBO Molecular Medicine”, studiuesit zbuluan se sulfuri i hidrogjenit ishte i pranishëm në trurin e njerëzve dhe minjve me simptoma të çrregullimeve mendore dhe se ai veproi si një biomarker për këtë gjendje mjekësore.

Skizofrenia karakterizohet nga një larmi simptomash duke përfshirë halucinacione, të sëmurët dëgjojnë zëra, kanë iluzione dhe mendim të paorganizuar dhe nuk kanë gamën e plotë të emocioneve si një person mesatar.Rreth 1% e popullsisë së botës vuan nga skizofrenia, e cila zakonisht ndodh nga fundi i adoleshencës deri në moshën 30 vjeç në jetën e një personi. Si faktorët mjedisorë, ashtu edhe ata gjenetikë kontribuojnë në shfaqjen e skizofrenisë.

Studiuesit nga Japonia testuan minj që kishin frenime të larta ose të ulëta para-pulsit.  Minjtë me frenime më të ulëta para-pulsit u gjet se kishin një sasi më të lartë të një enzime specifike që ndihmon në prodhimin e sulfurit të hidrogjenit dhe për këtë arsye kishin nivele më të larta të këtij gazi. Duke zvogëluar sasinë e enzimës së prodhuar nga minjtë, studiuesit ishin në gjendje të përmirësonin frenimet e tyre para pulsit.

Për të hetuar nëse të njëjtat zbulime mund të shiheshin te njerëzit, studiuesit shikuan trurin e njerëzve me skizofreni që kishin vdekur tashmë dhe zbuluan se një enzimë specifike u gjet në përqendrime më të larta në trurin e të sëmurëve sesa në trurin e njerëzve të shëndetshëm.Ekipi hulumtues gjithashtu studioi gjëndrat e flokëve të 149 njerëzve me skizofreni dhe i krahasoi ato me ato të 166 njerëzve të shëndetshëm. Përsëri, nivelet e enzimës që prodhon sulfur hidrogjeni ishin më të larta në pacientët me këtë çrregullim mendor.

Nivelet e larta të enzimës besohet se çojnë në ndryshime në zhvillimin e ADN-së që vazhdojnë edhe në moshën e rritur. Një nga autorët e studimit, Takeo Yoshikawa, i Laboratorit të Psikiatrisë Molekulare në Qendrën Japoneze RIKEN për Shkencën e Trurit, i tha Newsweek se ilaçet që përdoren aktualisht për të trajtuar skizofreninë u zbuluan më shumë se gjysmë shekulli më parë, por nuk janë efektive për 30% të pacientët.

“Sidoqoftë, kompanitë farmaceutike kanë braktisur përpjekjet për të krijuar ilaçe të reja,” tha ai.

Yoshikawa arrin në përfundimin se ky hulumtim pritet të japë një shembull të ri për zhvillimin e ilaçeve. Frenuesit e enzimave që sintetizojnë hidrogjen sulfur duket se janë të rëndësishëm në trajtimin e skizofrenisë, të paktën për pacientët që nuk mund të ndihmohen nga ilaçet ekzistuese.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin & Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko
“Lukashenko është i çmendur! Flinte me automatik”,

Profesori i Kriminologjisë pranë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Ervin Karamuço, zbërtheu sot sjelljen e Putin, Zelensky-t dhe Lukashenkos me gjuhën e trupit.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, duke folur fillimisht për Lukashekon, Karamuço u shpreh se “ai është i çmendur”. Sipas tij, ai flinte me automatik pasi thoshte se do vinin ato të NATO-s.

Profesori shton se Lukashenko është butoni i vërtetë i Putin dhe se duan që të krijojnë një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane.

“Lukashenko është i çmendur. Mjeku i tij psikiatër është larguar në vitin 2000 urgjent nga Bjellorusia sepse kishte kartelë. I tha kam pasur kartelën tënde. Ai bëri publike faktin që në 1982 ky e la ushtrinë, ose më mirë u përjashtua nga ushtria sepse pati probleme të rënda të çrregullimeve paranoide. Ky flinte me automatik gjumë se thoshte do vijnë ato të NATO-s. Ne flasim gjithmonë me burime, jo me 1 por me 2-3 burime mbi biografinë, që janë shumë të rëndësishëm për ne, sepse është një gjë shumë serioze. Profesorët nuk flasin kot asnjëherë. Dhe ky program e ka identifikuar me kohë Lukashenkon për shkak të problemeve të tij, të kartelës së tij psikiatrike, si një person me çrregullime të mëdha. Çrregullimi paranoid shoqërohet me një sëmundje mendore, kjo mund të jetë ose bipolare ose skizofreni, forma nga më të ndryshmet.Por çfarë ndodh në raport me Putin? Ky është butoni i vërtetë i Putin. Do ju them një fakt mjaft interesant gjeo-politik. Nuk është ai butoni i kuq që thonë shumë veta, butoni i vërtetë është Lukashenko. Pse? Sepse përveçse është i nënshtruar për shkak të paranojës, është kokëfortë, i ka të gjitha, domethënë është një ish-kryetar koperative në biografinë e tij, i ka propozuar Putinit së fundmi që të krijojë atë që quhet suvalki, korridor.

Çfarë është korridori suvalki? Është një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane. Por duke krijuar këtë korridor, duke e marrë de facto si pushtim, ndërpret rrugët e kalimit të tre vendeve baltike. E prandaj ka një përqendrim shumë të madh të forcave të NATO-s në atë zonë, sepse e dinë që ky është një mendje e çmendur që edhe mund të bëjë këtë”, zbulon Karamuço.

****

Sa vijnë e bëhen gjithnjë e më shumë këmbëngulëse zërat se Vladimir Putin është i sëmurë: ai dyshohet se vuan nga çrregullime të trurit të shkaktuara nga skizofrenia, nga sëmundja e Parkinsonit ose nga sulme zemërimi të shkaktuara nga trajtimet steroide për të kuruar kancerin, nga i cili thuhet se është prekur.

Ajo që i rikthehet problemeve të supozuara shëndetësore të presidentit rus, është britanikja “Daily Mail”, një gazetë jo gjithmonë e besueshme, por shumë e informuar që citon burime të inteligjencës perëndimore pranë Kremlinit: zyrtarë ekspertë të “Five Eyes”, “Pesë Sytë”, të aleancës së inteligjencës që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Pas sjelljes së Carit mund të ketë edhe shpjegime delikate të natyrës fizike dhe mjekësore.

Raporte të shumta perëndimore, do të kishin arritur në këtë përfundim, duke mbivendosur në sjelljen e presidentit 69-vjeçar rus, ënjtjen e dukshme të qafës dhe kokës që u shfaq në videot më të fundit dhe distancimin e konsiderueshëm fizik të vendosur gjatë vizitave të liderëve të huaj në Kremlini.

“Në pesë vitet e fundit ka pasur një ndryshim të dukshëm në procesin e tij të vendimmarrjes, njerëzit e afërt kanë vënë re gjithashtu një qartësi më të vogël në të folur dhe në të kuptuarit e botës rreth tij”, shpjegoi një burim për “Daily Mail”, duke konfirmuar se, mungesa e mirëkuptimit do të ishte edhe për shkak të mungesës së mendimeve kontradiktore në rrethin e tij të ngushtë, gjë që do ta pengonte të kuptonte dështimin e pushtimit ukrainas. “Ai thjesht nuk është i informuar”, vazhdon ai.

Historia e “Daily Mail”, ndoshta bazohet në një burim të vetëm, është e dobët dhe e vështirë për t’u konfirmuar, por ajo përforcon dyshimet që janë shfaqur muajt e fundit: zgjedhjet e Putinit do të ndikoheshin nga Parkinsoni, nga një formë më gjenerike e demencës ose nga përdorimi i zgjatur i steroideve për trajtimin e kancerit, i cili do të prishte ekuilibrin e tij.

Teoria e fundit, do të konsiderohej gjithashtu e besueshme nga inteligjenca britanike. Distanca e madhe e mbajtur në takimet e javëve të fundit me liderët e huaj – deri në gjashtë metra, si në rastin e presidentit francez Emmanuel Macron – do të konfirmonte gjithashtu ekzistencën e sëmundjeve të mëparshme, të cilat do të rrisnin rrezikun e vdekjes nëse ai infektohej me Covid ose përdorimin e barnave që pengojnë sistemin imunitar, duke e bërë më të lehtë infeksionin.

Menjëherë pas takimit me Macron, një zyrtar francez konfirmoi se Putin “nuk dukej njësoj” si dy vjet më parë, sepse ai ishte “jashtë kontrollit”.

Britanikët – por edhe amerikanët – besojnë gjithashtu se kanë një dukshmëri të madhe të asaj që ndodh në dhomat e Kremlinit: kjo shpjegon gjithashtu vendimin e pazakontë për të bërë publike të gjitha informacionet e inteligjencës, të cilat normalisht duhet të mbeten sekrete, për të parashikuar – dhe ndoshta shmangin – lëvizjet e Moskës.

“Dukshmëria jonë është e jashtëzakonshme: krahasuar me Xi Jinping dhe Kinën, ne kemi cilësi të jashtëzakonshme”, tha një burim londinez për “Daily Mail”.

“Edhe një vëzhgues sipërfaqësor nuk mund të mos jetë i mahnitur nga metamorfoza somatiko-fizionomike që ka pësuar fytyra e Putinit gjatë viteve: nga krahasimi midis një fotoje rinore apo të pjekur dhe disa fotove të fundit si ajo në “UnHerd”, në të cilën vështrimi kërcënues dhe shikimi i munguar i përmbahet tipareve, duke filluar nga faqet e hiper-vaskularizuara nga botoksi”, shkroi Sandro Modeo për “Corriere”-n javën e kaluar në artikullin e tij të gjatë, në të cilin trajtonte edhe hipotezat për problemet e mundshme shëndetësore të liderit rus.

“E para ka të bëjë me shpinën”, shpjegoi ai, “ose problemet e mundshme me shtyllën kurrizore për shkak të lëndimeve të mëparshme sportive, siç përmendi dikur vasali bjellorus Lukashenko, apo edhe një neoplazmë të palcës kurrizore, simptomat e së cilës do të ishin të pajtueshme me disa vështirësi në ecje dhe disa shqetësime posturale të Putinit”/ “Daily Mail”; Përshtati: Gazeta “Si”.

***

… Rusia e filloi ofensivën ushtarake kundër Ukrainës. Tanke, avionë, autoblinda me dhjetëra mijë ushtarë dhe oficerë garantuan qytete e fshatra të shumtë të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve.

Vladimir Putin dëshmoi se nuk ka asgjë ndryshe nga Adolf Hitler. Ai duket se është ndjekësi më besnik i udhëheqësit të nacional-socialistëve gjermanë të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Ngjashmëritë dhe madje identitetet janë të njëjta. Sidomos në filozofinë e luftës. I vetmi dallim është se Putin i ka dhënë kohë vetes më shumë sesa Hitleri. Nuk është nxituar aq shumë deri tani. Por tash po vepron me kryeneçësi dhe kokëfortësinë e Hitlerit.

Adolf Hitleri erdhi në pushtet duke shfrytëzuar padrejtësitë e Konferencës së Parisit ndaj Gjermanisë si fuqi humbëse e Luftës së Parë Botërore, më saktë ndaj Francës, e cila kishte insistuar në cenimin e integritetit territorial të Gjermanisë. Vladimir Putin erdhi në pushtet me kritikat e ashpra ndaj Perëndimit, të cilin e bën përgjegjës për shpërbërjen e ish Bashkimi Sovjetik. Shpërbërjen e BS Putin e konsideroi që në ditën e parë si president “tragjedinë më të madhe” për vendin e tij. Dhe prej këtu nisi e gjitha çfarë ka ndodhur më vonë Gjeorgjinë dhe çfarë po ndodh sot me Ukrainën në dy faza.

Hitleri erdhi në pushtet me premtimin e “bashkimit të botës gjermane” dhe rivendosjes së drejtësisë. Putin vijoi në shekullin XXI me të njëjtin premtim për “bashkimin e botës ruse”, përfshirë dhe ato popuj e kombe që flasin sllavisht ose i përkasin besimit ortodoks. Ai elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht Abkazinë dhe Osetinë e Jugut (2008), ose të Krimesë në vitin 2014. Derisa erdhi te agresioni për aneksimin e Ukrainës.

Krimea u aneksua në mars të vitit 2014 me pretendimin se në gadishull po kryhej dhunë kundër rusëve. Ndërkohë që asgjë e tillë nuk kishte ndodhur. Putin fabrikoi asokohe gënjeshtrën se “Në Kiev dhe zonat ku banojnë rusët ishin formuar formacione nacional-socialiste (naziste) të cilat kërcënonin rusët e Ukrainës”. Por as kjo nuk ishte e vërtetë. Asnjë lloj krimi nuk kishin bërë ukrainasit kundër rusëve dhe minoriteteve të tjera në vendin e tyre. Thjesht ata anuluan një ligj të Viktor Janukoviçit ku refuzohej Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në. D.m.th shprehën vullnetin për t’u integruar në BE.

Ky vullnet i lirë i ukrainasve dhe përfaqësuesve politikë të tyre nuk i pëlqeu presidentit të Rusisë. Ai e donte Ukrainën zonë të vetën të ndikimit dhe imponimit. Ashtu siç ka sot Bjellorusinë dhe shumicën e republikave të Kaukazit. Në të kundërtën do të përdorte forcën, siç nisi ta dëshmojë që prej të hënës së shkuar, veçmas ditën e sotme. Edhe Hitleri me të tilla formula e filloi luftën. Fillimisht “mori në mbrojtje sudetët” dhe pushtoi Çekinë. Më pas nisi Luftën e Dytë Botërore me pushtimin e Polonisë.

Putin, njësoj si Hitleri, ka si tipar të tijin kërcënimin. Ndërsa Evropa e kohës së Hitlerit iu nënshtrua kërcënimeve të kancelarit gjerman, Evropa e sotme është e trembur dhe e përçarë. Polonia, Hungaria, presidenti çek dhe ai kroat, kryeministri slloven, politikanë në Sllovaki e Bullgari, shumica e politikanëve dhe e opinionit publik në Serbi, madje dhe fraksione parlamentare në Francë, në Austri, Itali e gjetkë bëjnë Kollonën e Pestë në Bashkimin Evropian dhe i japin fuqi Moskës. Këto segmente evropiane ende nuk po shohin se armët që vringëllojnë në Ukrainë do të stacionohen në vendet baltike e Detin e Veriut, në brigjet perëndimore të Detit të Zi dhe madje në brigjet lindore të Adriatikut. Atëherë bashkëpunëtorët e sotëm të Putinit do të ndjejnë dridhma përpara tij! Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, e cila e ftoi para disa vitesh Putin në dasmën e saj, nuk do t’i përulet më Carit rus për ta ftuar në vallëzim, por do të zvarritet para tij!

Prandaj bota duhet të bëhet bashkë. Madje jo vetëm Evropa dhe SHBA-të, NATO dhe BE. Këto lokomotiva të politikës botërore duhet të tërheqin me vete të gjitha vendet paqedashës. Duhet vënë kriteri i qëndrimeve: – Nëse je me paqen e rendin botëror, reago, protesto dhe izoloje politikën hitleriane të Vladimir Putin. Në të kundërtën nuk mund të jetë asnjë shtet dhe vend sovran i sigurt.

Vetëm unifikimi evropian mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndërkohë ka ardhur momenti që Gjermania të rifitojë të drejtat e plota për t’u përgatitur për mbrojtje, përfshirë dhe të drejtën e zhvillimit të arsenalit bërthamor. Nëse Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe të gjitha vendet e tjera evropiane bashkohen, atëherë Putin do të detyrohet të rikthehet në kufijtë e Rusisë dhe të respektojë të drejtën sovrane të shteteve sipas Kartës së OKB-së. Ndryshe rendi botëror do të shkatërrohet dhe bota do të ketë një fat shumë më të trishtë se ai i Luftës së Dytë Botërore,thotë mes tjerash politikologu i njohur shqiptar prof.dr.Enver Bytyçi.

Pse Sali Barisha nëvitin 1996 nuk shkoi në Paris me Kadarenë?

Shkroi: Fahri Xharra , Gjakovë

Ceremonia e mori kahën  jo te deshiruar , sepse Sali Berisha e kishte dërguar Ambasadorin e Shqipërisë  në Francë.

Zoti Alain Planty – Kryetar iAkademisë, u drejtua me këto fjalë: ” Më falni Zoti Ambasador , protokoli e do Kryetarinë e Shtetit të jetë i pranishëm në mënyrë që të ngritet flamuri shqiptar dhe të këndohet Hymni i Shqipërisë. Meqenë se Kryetari nuk është prezent, atëherënuk mund ta zbatojmë protokolin”

“Ne ju duam, Zotëri,dhe jo pse e duam Ismailin , por me ju së bashku edhe Shqipërinë e bjeshkëve dhe legjendave, të rapsodëve dhe të bardëve ,Shqipërinë e rezistencës dhe okupimeve të vazhdueshme, Shqipërinë e të vdekurve dhe të gjallëve që nëpërmjet magjisë së shkrimeve kanë hyrë në historinë e përjetshme botërore( Séance du lundi 28 octobre 1996 Académie des Sciences morales et politiques.) “ . I madh je, zoti KADARE!

Ishte kjo nata, kur ismail Kadaresë iu nda çmimi anëtarë i përjetshëm i Akademisë së Shkencave politike dhe morale (Académie des Sciences morales et politiques , Paris, Francë)“Urdhëroni Zotëri e zëni vend në mesin tonë , sepse duke ju zgjedhur juve, ne jemi përcaktuar për një Europian të vërtetë , por një Europian të llojit të posaçëm, një Ballkanas e cili edhe më shumë se kjo është edhe një Shqipëtar , përfaqësuesin eminent të një kombi dhe një kulture më autentike të Ballkanit. “ . Fjalë të zgjedhura të njeriut të madh dalë nga një popull i madh !Kadarenë duhet ditur të lexohet !Përderisa japonezët e lexojnë Prillin e thyer, norvegjezet e lexojnë Kush e solli Doruntinën ? , derisa Baskët e lexojnë në gjuhën e tyre Urën me tri harqe , të gjithë në një çast flasin shqip , dhe mundohen ta kuptojnë dhe përjetojnë jetën politike shqiptare.Ky Ballkan, dmth. malet e thyera ; gadishulli morfollogjija e të cilit është e një origjinaliteti shqetsues, tokë e udhëve kaluese të hapura dhe e klimës së tepruar dhe erërave të egra , e kryqëzuar nga stepat e vrazhdë me butësinë e brigjeve të lumenjëve, udhëkryqi i qytetërimeve. Shpërnguljet dhe pushtimet janë munduar të lëne shtresat etnike , të përziera nga fiziku njerëzor , i komplikuar nga nga karakteri njerezor dhe social. Pelazgët. ilirët , grekët dorik , Romakët , Gotët , Bizanti, Hunët , Bulgarët dhe turqit aty janë takuar dhe kanë luftuar. Të gjthë i kanë lënë gjurmët , por askush nuk ka mundur ta bashkojë Ballkanin. Por gjuha fenomen natyror , në jë shtrierje të madhe shqiptare ka dhënë shembull.Por të gjitha këto i mësuam nga Kadareja , të cilin e kemi në mesin tonë , u tha në natën e të Hënës së fundit të Tetorit 1995 , në Paris . E madhe ajo natë! (por pa kryetarin e shtetit shqiptar ?)Ju, Zotëri e keni treguar se sa e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar , i cili pushon në guximin dhe talentin e juaj. vendi i juaj është në mesin tonë – u tha atë mbrëmje .Por kë po e pranojmë sonte në mesin tonë ?- M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie). “Romansierin më të madh të kohës sonë, që do të ulet në mesin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Akademisë sonë . Zotëriu Plantej ( Plantey ). Pastaj e vazhdoi ” Në vitin 1989 , Ismail Kadare ishte zgjedhur anëtar me korrespondence në sektorin e historisë dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një njeri i romaneve në sektorin e gjeografisë dhe historisë ? Po , ishim plotësisht të bindur që puna e juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolomeu i pari e quajti Albanoi . një fjalë që ai mendonte vendin me male të cilat e zënin dy të tretat e territorit , atu ku u mëshefen jo vetëm të gjitha rezistencat kundër pushtuesve , por mëshifej dhe ruhej , vallja , zakonet dhe muzika dhe më thelbësorja gjuha shqipe.Ju Zotëri, jeni i tokës së shqipeve ! Ju i lëvizni shekujt duke e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe , princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake te dy sulltanëve.Kadare e mori fjalën: ” Jam i sigurt që kur flisni për Shqipërinë e keni gjithmonë parasysh anijet e mbushura me varfnjakë duke kërkuar ikje. Por ju qe e keni pasur lirinë , ju e keni pranuar pa ngurrim të uleni rreth tavolinës sonë të varfër për të shijuar ushqimin shpirtëror që e kishte parë dritën në skllavëri.“Shqipëtarët , bashkatdhetarët e mi e kishin humbur Europën në dy raste tragjike, në shek e 15-të , sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin ottoman ; dhe së dyti pas luftës së dytë botërore në kthetrat e komunizmit”

Për më shumë lexoni http://www.asmp.fr – Académie des Sciences morales et politiques.

Rreth figurës atdhetare të haxhi Rushan Mujës nga Çegrani!

Në foto: Haxhibaba Neim Sulë Muja

Nga: Nafi Çegrani, Çegran

Figura atdhetare e haxhi Rushan Mujës !

* Ishte atdhetar i kombit shqiptar nga Çegrani, të cilin duhet ta kujtojnë brezat…

Rushan Rexhepi lindi në fshatin Çegran të Gostivarit, atje ku ky vendbanim i madh etnikisht shqiptarë struket rrëzë kodrinave të Malit të Thatë, buzë Vardarit. Ishte i biri më i madh nga 4 djemtë e haxhi Sulë Mujës : Osmani I cili vajti në luftërat e Anadollit dhe nuk u kthye më. Kurse Rushani, Raufi dhe Neimi u kujdesën për jetën dhe egzistencën e familjes së tyre e cila kishte kaluar rrëmuaja e rrëmete, plotë vuajtje e tmerre ndër breza e vite… Ishin pasardhës fisnikësh me prejardhje dhe rrënjë, fillimisht nga Çamëria I fisit Prroj, e të cilët pas dëbimeve nga tatarër ortodoks greko –rus, u vendosën në pllajat e Matit, ku më vonë edhe nga andej u shpërgulen nga hataja , djegjet dhe plaçkitjet e horghive serbosllave që vërsuleshin nga Shumadija,ikën duke u shpërngulur edhe nga andej me plang, fëmijë e mushka të ngarkuara me plaçka…dikur në verën e vitit 1646 u vendosën në vendbanimin që sot quhet Çegran.
Çegrani, siç ceka më lartë, ashtu siç kam përmendur edhe në librin tim monografik me titull : “Çegrani dje Trungu i fiseve”, shtrihet në pllajat e ledinave të gjata rrëzë Malit të Thatë nja 6-7 km në lindje të Gostivarit dhe luginës së Pollogut.
Historia e këtij fshati të madh që nga koha e Serbisë së vjetër apo edhe të Jugosllavisë komuniste, etnikisht i banuar nga shqiptarët, është i përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare. Këtu banojnë shumë fise e familje të njohura për nga traditat si fisnikë, bujarë e mikpritësa, që kanë rrënjët dhe historinë e tyre, por ka edhe nga ata të cilët në shekuj e dekada janë përballur me rrebeshe e vuajtje të kohërave përplotë uragane e stuhi. Shumë burra nga koha e dominimeve serbosllavo-çetnike, disa nga vojvodët e kohës si Ristja i Turçanit dhe hordhitë e tij të armatosur me hanxharrë e bajoneta, me dhjetëra e qindra të rinj nga ky fsgat dhe të atyre që kanë gravituar me Çegranin, i kanë lidhë me tela me gjemba dhe i kanë dërguar në rrugët pakthim, drejtë vdekjes, ku në rudiunat e Balindollit i kanë therr dhe masakruar me thika e bajoneta dhe kufomat ua kan hudhur në lumin Vardar… Masakër e cila edhe sot mbahet mend nga brezat e moshuar !
… Haxhi Rushan Sulë Muja, si një atdhetar i cili kishte rrënjë nga fisi që i takonte, pat vepruar në këto troje, ndërmjet viteve 1937-1946 duke qenë një samuraj i vërtetë, ishte veprimtarë dhe patriot i kombit shqiptarë nga këto anë. Si i tillë morri pjesë me grupin e armatosur guerilesh që e kishte formuara vetë dhe ishte në mbrojtjen e fshatarëve të pambrojtur të kësaj ane, e që kishte bër emër me nam gjer në Zajaz të Kërçovës, ishte vëllazëruar edhe me trimat e Zajazit, Mefail Shehun dhe Mefailin e Vogël. Si i tillë haxhi Rushani i haxhi Sulë Mujës me grupin e tij guerile tëarmatosur cdhe shumë burra trima nga Çegrani dhe Korita u futën në betenën e Treskës që zhvillohej kundër çetave të armatosura antishqiptAZre komuniste (partizane), Me nxitim e ndihmuan shumë trima vullnetarë Xhemë Hasën e Simnicës i cili gjendej në ballë të betejës.
E mbaj mend, haxhi babë Rushanuin, mi tregonte edhe shumë fotografi interesante ku kishte dal me Kalosh Danin e Zajazit, madje edhe me Mefeailat dhe Xhemën… ( Por të njëjtat plaku me nam, fotgrafitë i dogji në zjar nga droja që kishte sepse, me ardhjen e komunistëve në pushtet, atë dhe vëllezërit e tij, haxhi Raufin dhe gjyshin tim haxhi Neimin, udba i survejonte dhe i mbante në lisdtat e saj si njerëz të rrezikshëm për regjimin komunist, shpesh thirreshin edhe në « biseda informative » aq më shumë edhe nga fakti si pjesëmarrës në Luftën e Treskës, madje edhe përshkak se pas vrasjes së Mefail Shehut- Zajazit, familja e tij ishin vendos në shtëpinëe gjyshërve të mi, sepse Mefaili ashtu ia kishte lënë amanet. Jetuan bashkë me të parët e mi, me xhaxhallarët dhe gjithë familjen Muje, gjersa u shp♪rngulën për në stamboll diku kah vitet 1955. Njëri djal i Mefailit,me emrin Mixhait,i cili vdes në nërkohë, varrin e ka në Çegran. Kurse vajza e Mefailit, të cilën ne e thirrnim Tata Safije, nga shtëpia e pleqëve të mi doli nuse, sipas traditës sonë, u martua në fshatin Negotinë ku sot jetojnë bijtë e saj… !
Kujtimet e bashkëfshatarëve të mi, edhe sot janë të freskëta, bindëse dhe interesante. Dhe I mbajnë mend këto histori dhe vujtje shqiptari ndër breza…
Thonë, historia, e cila është mësuesja e jetës, nuk do të duhej ti harrojë asnjëherë atdhetarët e mëdhenj të kombit tonë. Ata janë emra të shenjtë e të shtrenjtë të popullit. Pa aktivitetin e tyre madhor, historia e popullit shqiptar e këtyre anëve rrëzë Malit të Thatë do të ishte e varfër. Pra, historia nuk do duhej ti harrojë këta emra të këtyre atdhetarëve, sepse, ata kanë lënë gjurmë të thella në jetëshkrimet tyre historike e dokumentare…
Andaj, edhe figura e haxhi Rushan Sulë Mujës dhe vëllezërve të tij, Xha Osmanit, madje haxhi Raufit dhe gjyshit tim , haxhi Neimit, nuk është harruar, siç nuk duhet harruar as emri I Milaim Pelivanit I cili si bash bëri bujë të madhe në Turkinë e Kemal Ataturkut dhe Jedrene. Më 1939 ngrijti Flamurin shqiptarë me shqiponjën dykrenare në Çikago të Amerikës me rastin e Lojërave Olimpike që u zhvilluan atje ato vite, e ku fitoi medajlen e artë si bash pelivan dhe zuri vendin e oarë.Sot, padyshim se emrin e tij duhet ta mbajnë institucione apo ndonjë rrugë në qytetin e Gostivarit, apo edhe në Tiranë. Pse jo?
Kjo, zatën është edhe figura e ndritur patriotike e haxhi Rushan Sulë Mujës, një atdhetar i denjë i kombit, i cili, edhe në ato vite të hershme, është angazhuar për Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në këtë cep të Ballkanit.

haxhi Rushani me kosovarë

Gjyshi im haxhi Neimi i haxhi Sulë Mujës, ishte burrë me nam si babai dhe biri. Ishin 4 vëllezër axha Osman ishte vllaiu më i madh, i cili i ri vajti në rrugët pakthim në Luftën Jemenit . Pas tij ishte haxhi Rushani, kryebalist dhe i vëllazëruar me Kalosh Danin dhe Mefail Zanazin , madje vjente në rradhë haxhi Rauf Sulë Muja . Kurse haxhi Neimi ishte mjfat i guximshëm , ishte krenar dhe ruante traditën dhe zakonet, dinjitetin e tij si tunxhi, duke u bërë ballë stuhive dhe uraganeve të jetës në këtë cep të Ballkanit ! Si i ri,thonë rrëfimet për te se, gjersa kishte kullotur bagëtinë në afërsi të fshatit sllav- Tumçevisht, kishin dal nga fshati afro 12 vetë dhe e kishin sulmuar që ta vrisnin për shkak të kullosave.

Por ky, kishte pas një shkop të fortë me krabë dhe i pjekur në flakë zjarri, shkop thëne me nye dhe që është lakuar, por jo të thyhej kurrë. E pasi haxhi Neimit, në kulmin e rinisë i asaj kohe, mjaft i zhdërvjellt dhe luftarak, kishte arritur që 12 vojvodët kreneq të Tunçavistit ti shtrinte për toke, disa prej tyre kishin arritur të iknin e disa kishin mbetur të mbuluar me gjak..


Që atëherë gjyshi im njihej si një samuraj shqiptar i cili sytë dhe hundën i kishte si shqiponjë mali…!
Duhan “kaçak” pinte me çubuk të sjellur nga Misiri dhe sumlla qe e thithte në gojë ishte prej fildishi dhe e madhësisë së një kokër arre e lëmuar dhe e përshkuar me nuanca ngjyrash guri të çmuar…!

( Vijon )

Krimet serbo-sllave në Komunën e Deçanit

MSc. Adem Lushaj 
* Misioni ndërkombëtar nuk e kishte penguar krimin serb në Deçan 
(Pjesë e shkëputur nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”!)

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar për paqe nuk po respektohej. Forcat serbo-sllave po vazhdonin misionin e tyre, duke shkaktuar krime të reja dhe jetë të humbura. E, krimit serbo-sllavë, nuk i kishte shpëtuar as familja Selmonaj nga fshati Rastavicë. Por, jo vetëm familja kjo familje.
Më 22 mars të vitit 1999, këto forca kishin kidnapuar disa nga meshkujt e kësaj familjeje. Fillimisht i kishin maltertuar rëndë, ndërsa tre prej tyre i kishin burgosur në kazamatet serbe, ku ishin mbajtur deri pas çlirimit të vendit.
Njëri nga të arrestuarit ishte Blerim (Brahim) Selmonaj, i lindur më 10.03.1966. Disa orë ishte mbajtur dhe maltertuar në stacionin policor të Deçanit nga Zoran Nikiç, komandant i këtij Stacioni. Blerimi, në dëshminë e dhënë më 25 nëntor 1999, ka deklaruar: “Ishin dy ditë para se të fillonin bombardimet e NATO-s. Ne qëndronim nëpër shtëpitë tona, në Rastavicë. Diku në mesditë kanë ardhur njerëz të uniformuar serbë dhe kanë hyrë nëpër shtëpitë e lagjes (Lagja e mullinjve). Na arrestuan dhe na dërguan në stacionin policor të Deçanit. Pos meje, ishin Xhavit Smajli me të vëllanë Bekën, Ramiz Idrizi, Gani Muharremi dhe Binak Misini”. Gjithnjë sipas Blerim Selmonaj, në stacionin policor kishte pa edhe disa të  arrestuar tjerë, në mesin e të cilëve edhe një i ri nga Gramaçeli.
Për torturimin dhe arrestimin e babait të saj dhe të tjerëve, ka treguar Armentina (Xhavit) Selmonaj, e lindur me 15 mars 1985 në Rastavicë.
“Më 22 mars 1999, policia serbe erdhi nga drejtimi i Baballoqit. Ata i rrethuan shtëpinë tona. Policët hynë në shtëpinë e Brahim Nezirit, ku po qëndronin gjashtë burra, të cilët i nxorën nga shtëpia dhe i mbështetën te një makinë e blinduar, duke i rrahur me shkopinj. Pas rrahjes i detyruan të hipnin në makinën e blinduar për t’i dërguar në Deçan. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe babai im, Xhaviti. Së bashku me babin tim u arrestuan edhe Bekë Selmonaj, Binak Selmonaj, Blerim Selmonaj, Ramiz Selmonaj dhe Gani Selmonaj”,-ka rrëfyer Armentina, në dëshminë e dhënë më 25 nëntor 1999.
Dhunën e 22 marsit të vitit 1999 e kishin përjetuar edhe Arton Mushkolaj, Sali Lushaj, Xhafer Dobraj dhe Fadil Sadikaj
“Mëngjesin e 22 marsit të vitit 1999, rreth orës 9:00, policët serbë hynë në shtëpinë time. Më detyruan mua dhe babain tim, Smajl Mushkolaj, që të hipnim në një makinë. Na dërguan në Stacionin Policor të Deçanit. Aty na mbajtën për 4 orë. Aty në stacion na rrahën brutalisht. Aty i pashë edhe katër civilë të tjerë shqiptarë të torturuar barbarisht. Dy prej tyre kanë qenë, Xhavit Selmonaj dhe Faik Jasiqi”, ka treguar Arton (Smajl) Mushkolaj, i lindur më 19 tetor 1980, në dëshminë e tij të dhënë më 9 gusht 1999.
Edhe, Sali (Demush) Lushaj, i lindur me 1 gusht 1959, nga fshati Shaptej, në dëshminë e dhënë më 3 gusht 1999, ka treguar për torturat e tmerrshme që kishte përjetuar në stacionin policor të Deçanit, së bashku me Xhafer Dobraj dhe Fadil Sadikaj.
“Më 22 mars të vitit 1999 jam arrestuar nga policët serbë. Kur më arrestuan isha në fshatin Gramaçel për të marrë ndihmat e fshatit. Aty e kanë marrë edhe Xhaferin dhe Fadilin. Më kanë mbajtur në stacionin policor për 30 orë. Brenda stacionit të policisë më kanë rrahur brutalisht, pos kësaj, i jam nënshtrua edhe një procesi pyetës provokues e maltertues nga Vllada Mirçiç, Vul Mirçiç, Voja dhe Zita”, ka treguar Salihu, i cili një maltertim të tillë të rëndë e kishte përjetuar edhe më 24 mars 1998, atëherë kur ishte kryer sulmi ndaj familjes Haradinaj.
Dëshmi të ngjashme ka dhënë edhe Xhafer (Lan) Dobraj nga fshati Gramaçel. Dobraj, i lindur më 3 maj 1966, në dëshminë e dhënë më 5 gusht 1999, ka treguar se  çka i kishte ndodhur atij dhe disa të tjerëve, që ishin arrestuar në të njëjtën ditë.
“Unë dhe dy miqtë e mi, Sali Lushaj nga Shaptej dhe Fadil Sadikaj nga Dashinoci, ishim në qendër të fshatit, kur tri makina të blinduara me policë dolën para nesh. Policët na futën me forcë në makinat e tyre dhe na dërguan në stacionin policor të Deçani. Aty na rrahën me gjëra të forta, kondak të armëve e çfarëdo që kishin. Na torturuan pamëshirshëm dhe tek në mbrëmje na kthyen në fshat”, ka treguar Xhaferi, i cili ka përmendur disa nga emrat e torturuesve, ndër ta: Stanisha Radulloviç (nga Dashinoci), Zoran Gjurishiq (nga Prapaçani), Novaku dhe Rada Radunoviç (nga Ratishi), Zhelko Dashiç dhe Velko Dashiç (nga Pozhari), dhe Lubisha Radunoviç.
(Vijon)

“Kosova” e Buxhovit, në Kishën e Nolit në Boston

0
Promovimit të “Kosovës” në anglisht në Universitetin e Bostonit, i parapriu vizita mbresëlënëse në Saint George Cathdral (Kisha e Shën Gjergjit) dhe në Bibliotekën e Fan Nolit, ku ai ushtroi pjesën më të madhe të veprimtarisë patriotike dhe letrare në SHBA. Me këtë rast, drejtori i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing” nga Houstoni Ramiz Tafilaj dhe donatori, farmacisti Milaim Abdullahu, i dhuruan kishës së themeluar nga Noli, 200 komplete të “Kosovës” në anglisht si donacion për nevojat e kishës.

“Ora e historisë” në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, shteti i Kosovës me rrënjë të thella në histori

Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Në kuadër të veprimtarisë së bashkëbisedimit me nxënësit e gjimnazeve të Kosovës, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashërit” në Deçan, u hap “Ora e historisë”, që për temë trajtimi pati lindjen e shtetit të Kosovës. Me këtë rast, u tha se shteti i Kosovës, i shpallur më 17 shkurt 2008, kurorëzoi përpjekjen e gjatë prej një shekulli, e nisur me rezistencën që iu bë pushtimit serb dhe më vonë atij jugosllav me anën e luftës kaçake për të vazhduar me moslejimin që të realizohen dy nga qëllimet e hegjemonizmit serbo-jugosllav: kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe dhe malaziase si dhe shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi në përputhje me konvente jugosllave-turke të viteve 1938 dhe 1958. Pas luftës së dytë botërore, kur Kosova u ripushtua nga forcat sllavo-komuniste edhe me ndihmën e partizanëve të Shqipërisë, Kosova u përball me terrorin komunist, prapa të cilit Serbia synonte vazhdimin e të politikës hegjemoniste në rrethanat e reja ideologjike. Në këtë konstalacion forcash, pra kur Shqipëria dhe Jugosllavia ndodheshin nën diktaturën komuniste, veprimtaria ilegale për bashkimin kombëtar pati për platformë irredentizmin ideologjik, kurs ky që në vitin 1968 ndryshoi me kërkesën për Republikën e Kosovës në kuadër të federatës jugosllave, që u rishfaq edhe në demonstratat e vitit 1981 për të vazhduar si e tillë deri më rrënimin e autonomisë me dhunë nga Beogradi më 23 mars 1989. Me këtë ngjarje fillon një kapitull tjetër, ai i lëvizjes kombëtare për shtet të pavarur, që e imponuan rrethanat që sollën shpërbërjen e federatës jugosllave në vitin 1991. Kjo kthesë e madhe historike, promotor i së cilës ishte “Lidhja Demokratike e Kosovës” dhe i gjithë spektri tjetër politik që iu bashkuan, legjitimitetin demokratik e mbështeti me Deklaratën për Pavarësi të 2 korrikut 1990, te Kuvendi i Kaçanikut i 7 shtator 1990 kur Kosova u shpall Republikë sovrane si dhe te Referendumi për pavarësi i shtatori të vitit 1991, që do t’ua hapë rrugën zgjedhjeve të para presidenciale dhe parlamentare të prillit të vitit 1992 me ç’rast fillon koha e rezistencës institucionale, ku përfshihej edhe ajo e armatosur që do të dinamizohet nga vitet 1996-1999, e cila ia hapi rrugën ndërhyrjes ajrore të NATO-s në mars të vitit 1999 dhe futjes së Kosovës nën protektorat ndërkombëtar, që do marrë fund me shpalljen e pavarësisë pas tetë vitesh.
Në këtë orë të historisë, gama e kundrimit të shtetit të Kosovë, përfshiu edhe paradigmën historike nga antikiteti e këndej, me theks të veçantë te mbretëria e Dardanisë dhe roli i saj i madh në antikitet, që bashkë me Mbretërinë e Maqedonisë dhe atë të Epirit përbën trinomin e mbretërive ilire në antikitet.
“Ora historisë”, pati digresion të pashmangshëm edhe aktualitetin e tanishëm që lidhet me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë ajo për rrethanat në rajon dhe në veçanti për shtetin e Kosovës, i cili edhe më tutje vazhdon të rrezikohet nga pretendimet hegjemoniste serbe. U tha se lufta e Ukrainës paraqet përpjekjet hegjemone të Rusisë së Putinit për rikthimin e ndikimit të saj në përmasat që kishte ajo e kohës së Bashkimit Sovjetik, të shpërbërë në vitin 1991. Kjo krizë globale, gjithsesi se do të ketë pasoja në rendin e ri botërorë si dhe në raportet midis aleatëve perëndimorë, por njëherësh shtron nevojën që edhe të dy shtetet shqiptare të krijojnë një strategji të përbashkët ndaj rrethanave të reja që mund të paraqiten, në mënyrë që bota shqiptare të dalë fitues dhe assesi të kthehet në monedhë kusuritjeje siç ka ndodhë në të kaluarën. Me këtë rast, klasës politike në Kosovë i bie detyra që ta ndryshojë kursin e deritanishëm nga ai që shteti i Kosovës të shikohet si interes personal, tek kauza e forcimit të tij që të jetë në gjendje t’u bëjë ballë të gjitha sfidave të mundshme.
Në fund të kësaj ore, botuesi “Jalifat Publishing”, zoti Tafilaj dhe donatori, Milaim Abdullahu, bibliotekës së shkollës, nxënësve dhe arsimtarëve të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, ua dhuruan 100 libra (“Kosova – histori e shkurtër” dhe romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”).
….