Kreu Blog Faqe 1372

Përshpirtëria e Nënës Tereze  

0

Don Lush GJERGJI , Prishtinë

(25 – vjetori i vdekjes) 

JEZUSI  THËRRET 

“Dashuria më e madhe që ndokush mund ta tregojë është: ta japë jetën e vet për miqtë e vet. Ju jeni miqtë e mi nëse bëni çka ju urdhëroj unë. Nuk ju thërras më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk di çka bën zotëria i tij; unë ju quajta miq, sepse ju zbulova gjithçka që dëgjova prej Atit tim”.  

                                                                                         (Gjn 15, 13-15) 

“Thirrja është ftesë për të qenë tërësisht të Krishtit, me bindje se asgjë s’mund të na ndajë prej dashurisë së tij. Thirrja është një ftesë për të qenë gjithmonë të dashuruar në Zotin dhe për ta treguar këtë dashuri gjithmonë dhe gjithkund”.  

                                                                                             (Nëna Tereze) 

Shumë njerëz e përcillnin Jezusin në udhëtime të tija, në veprimtari dhe në takime, duke ecur pas tij hap në hap. Disa prej tyre ishin aq shumë të lidhur me Të, sa që kishin braktisur çdo gjë, vetëm për të qenë me Jezusin, për të qenë afër tij, për ta ndjekur për së afërmi, për ta dëgjuar, dashur dhe ndihmuar. Jezusi, për këta njerëz, ishte realiteti i ri, i madh, domosdoshëm, gjithçka. E këta ishin nxënësit e Jezusit. 

Bashkësia formohej nga dëgjimi  dhe përsiatja e fjalës, pastaj nga urata, dhe së fundi nga ftesa e Mësuesit, pranimi dhe zbatimi i kësaj thirrje me zemër dhe me jetë, me bashkëpunim miqësor, me vendosmëri dhe dashuri që i shtynte deri te martirizimi. 

Mes grupit të nxënësve të Jezusit, ai zgjodhi apostujt, si bashkëpunëtorët më të ngushtë për veprën e shëlbimit, dymbëdhjetë për t’i paraqitur dymbëdhjetë fiset e Izraelit. (krhs. Lk 6, 12-16) 

Në breg të liqenit ishte një mëngjes dhe ditë e rëndomtë, me shumë njerëz në lëvizje; mes tyre kishte edhe shumë peshkatarë. Edhe ata, si shumë të tjerë, shpresojnë në një ditë të mirë, Çka do të sjellë dita e re? Për disa, asgjë, përpos një dite dhe numri kalendarik, si ditë si çdo ditë tjetër, e mërzitshme, e lodhshme, e padobishme…Për të tjerët do të jetë dita e jetës, zgjedhjes, dërgimit. 

Ja përshkrimi i Shën Markut: “Ndërsa po kalonte bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa Simonin e Andreun, të vëllanë e  Simonit, duke gjuajtur peshk – ishin peshkatarë. Jezusi u tha: “Ejani pas meje e do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”. Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij. Si eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut e të vëllanë e tij, Gjonin: ishin në lundër e po arnonin rrjetat. Menjëherë i thirri edhe ata. Ata lanë të atin e vet Zebedeun në lundër bashkë me meditës dhe shkuan pas tij.” (Mk 1, 16-20) 

Kjo është familja e re, ajo e Jezusit, që ka një qëllim të vetëm: dëshminë e dashurisë së Atit, ftesën e njerëzve për kthim, ndërrim, përmirësim me dashuri dhe me falje. 

Thirrja, zgjedhja lind nga miqësia me Jezusin, nga dashuria e tij për ne, nga mësimi dhe sjellja e tij e re. 

“Askush nuk mund të jetë mik më i mirë se Jezusi, sepse dashuria e tij është aq e përvujtë, aq e butë. Ai është gjithnjë besnik deri të dhurimi i jetës së tij për ne.” (Nëna Tereze) 

Nëse e lexojmë më vëmendje Ungjillin, hetojmë disa sjellje karakteristike të Jezusit në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij. 

Disa, pasi e kanë njohur për së afërmi Jezusin, pasi kanë nxjerrë ndonjë dhuratë, hir apo mrekulli, kanë dëshirë të shkojnë pas tij. Mirëpo, Jezusi nuk e pranon këtë propozim dhe dëshirë.  

Ja një shembull tipik dhe karakteristik: “Njeriu, prej të cilit dolën djajtë, i lutej ta merrte me vete, por Jezusi e përcolli me këto fjalë: “Kthehu në shtëpinë tënde – i tha – dhe trego gjithë çka bëri Hyji për ty.” Ai shkoi dhe tregoi anembanë qytetit çka bëri Jezusi për të.”  (Lk 8, 38-39) 

Dërgimi i njeriut të shëruar, është shumë e qartë dhe e përpiktë: dëshmia e veprave të Zotit! 

Disa ishin të ftuar prej Jezusit, mirëpo nuk ishin të gatshëm për t’i mohuar të gjitha, e për të jetuar dhe ecur pas Krishtit. Tipik ishte rasti i djaloshit të pasur, i cili, kishte jetë vërtet shembullore. Shi për këtë, Jezusi e deshi dhe e ftoi në përsosmëri, duke e vendosur atë në një sprovë mjaft të rëndë, një zgjidhje jetësore: ose Jezusin ose pasurinë.  

“Nëse do të jesh i përsosur, shko, shit çka ke, falja skamnorëve e ke për të pasur visar në qiell: pastaj eja e më ndiq mua!” (Mt 19, 21) 

Ishte kjo “prerje” e vendosur, zgjedhje themelore, vështirësi dhe vendim jetësor. Fatkeqësisht, mbizotëroi pasuria. “Por, kur djaloshi e dëgjoi këtë fjalë, shkoi i trishtuar, sepse kishte pasuri të mëdha.”  (Mt 19, 22) 

Djaloshi nuk kishte arritur ta kuptonte, pranonte dhe jetonte Jezusin si pasurinë më të madhe, të mirën e jetës dhe për jetë. Prandaj, për dashuri ndaj Tij, t’i braktiste të gjitha për t’i ndihmuar të varfëritë, si mjet dhe mundësi konkrete për t’u liruar nga robëria e pasurisë,  parakusht ky qenësor për të qenë, jetuar dhe vepruar me Jezusin dhe për Jezusin. 

“Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet: “Për të vërtetë po ju them: vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit. Prapë po ju them: Është më lehtë të përshkohet devja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.” (Mt 9, 23-24) 

Nëna Tereze duke shqyrtuar mungesën e thirrjeve meshtarake dhe rregulltare, thotë: “Mendoj se sot mungojnë thirrjet e shenjta në Kishë, apo janë të pakta, kjo kryesisht varet nga fakti që ka tepër pasuri, tepër mirëqenie, niveli i jetës është mjaft i lartë jo vetëm në familje, por edhe në bashkësitë rregulltare…Ne jemi vetëm laps i vogël në dorën e Zotit. Ai shkruan çka do nëpërmjet nesh”.  

Me një rast Nëna Tereze ma ka treguar këtë rast: “Në Kongregatën tonë, tashmë kemi motra nga viset e ndryshme të botës: edhe nga familjet e pasura dhe në mirëqenie. Kur vijnë tek ne, mbesin të kënaqura me jetën tonë. Unë shpesh i pyes: Përse doni të rrini me ne? Qartas, përgjigja e parë është: “Për Jezusin dhe pastaj për shkak të varfërisë tonë”. Ato më thonë kështu: “Nënë, ne duam ta kemi një pasuri të vetme, Jezusin, dhe jemi të lumtura se kemi gjetur Kongregatën që vërtet është e varfër dhe varet tërësisht nga Provania hyjnore.” 

Pasuria, vetvetiu është e mirë, nëse përdoret mirë. I riu nga ungjilli pati rastin për t’i ndihmuar të varfëritë, pastaj do ta kishte bërë edhe hapin vijues: ecjen pas Jezusit. Mirëpo fatkeqësisht nuk bëri ashtu. Kur pasuria bëhet qëllimi i jetës, njeriu e humb lirinë, dhe çka është edhe më keq, rrezikon ta humbin edhe shpirtin! 

Nga përvoja lind fjala e urtë popullore shqiptare e cila thotë kështu: “Pasuria është shërbëtor i mirë, por zotëri i keq”.  

Nëna Tereze thoshte kështu: “Thirrja ime e posaçme është për të varfëritë ndër më të varfër. Kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë,,, Kisha nevojë për një kulm për t’i grumbulluar të braktisurit. Vendosa të kërkoja…Eca, eca pa ndërprerje deri te lodhja, aq sa s’kisha më fuqi. Atëherë e kuptova më mirë sa shumë vuajnë të varfëritë, gjithnjë në kërkim të strehimit, ushqimit, mjekimit, gjithçka. Kujtimi për mirëqenien dhe qetësinë  materiale që e kisha më parë në kuvendin e Motrave të Loretos, mu ka paraqitur si tundim. Atëherë jam lutur kështu: “Zoti im, për zgjidhje të lirë dhe për dashurinë Tënde, dua të mbesë këtu, për të bërë vullnetin Tënd, atë që Ti kërkon prej meje! 

Bashkësia ime, janë të varfrit. 

Siguria e tyre, është e imja.  

Shëndeti i tyre, është i imi. 

Shtëpia e re është shtëpia e të varfërve”.  

Duke folur për thirrjen e saj të dytë, apo siç thoshte ajo “thirrja në thirre”, më tha: 

Ne jetojmë dhe punojmë për Zotin, nëpërmjet Kongregatës sonë, duke u munduar për t’ua dëshmuar atyre dashurinë e Zotit, sidomos atyre që vuajnë…Thirrja jonë është shenjtëria… Të gjithë e kemi për detyrë ta shërbejmë Zotin, aty ku jemi: në familje, në punë, në shkollë, në spitale, kudo.”  

Fjala është për thirrje humane dhe kristiane, për të gjithë ne, sipas përcaktimeve tona, por gjithnjë të ftuar në fe dhe në dashuri, që na mundëson shërbimi dhe flijimin ndaj të tjerëve. 

Si dikur në ungjill, ashtu edhe sot, Jezusi thërret: në jetë, në jetë me të tjerët dhe për të tjerët, në jetë me Zotin, me fe dhe me dashuri. Disa, nuk e dëgjojnë fare këtë thirrje, sepse nuk njohin aspak Jezusin. Të tjerët e dëgjojnë, pjesërisht edhe e njohin, mirëpo nuk ecin me të dhe pas tij, sepse nuk e duan. Vetëm një pakicë, fatkeqësisht, sot, pranojnë thirrje e Jezusit: jetojnë, dashurojnë dhe dëshmojnë Krishtin me jetë, me dëshmi dhe në përditshmëri.   

Mendo edhe ti: je i gjallë, shi për këtë je i ftuar në jetë. Je i pagëzuar, prandaj je i rilindur për jetën e re të fesë, për të jetuar në bashkësi me Zotin dhe me të afërmin. Do të mund të ishe i ftuar edhe për një hap më tutje, për përsosmëri, dhurim dhe flijim të plot ndaj Krishtit, Kishës, njeriut. 

Me thirrje plotësisht të pranuar dhe të zbatuar, Nëna Tereze i solli Kishës dhe botës kaq shumë të mira! Edhe ne mund të themi me siguri dhe gëzim të fesë së krishterë: Zoti është i pranishëm në botën tonë! Ai na do dhe na thërret. 

Prishtinë, 16 mars 2022 – Radio Maria – Kosovë        

Ambasadori i “pushtetit të butë”

0

Kosova në prag të legjitimimit të ndarjes politike!

0

Florim Zeqa  

Lansimi i tezave për ndarje dhe shkëmbim territoresh në dialogun e Brukselit, më tepër se realitet, ishin testim për lidershipin tonë se deri në ç’masë mund të shkojnë me kompromiset e tyre. Nënshkrimi pa asnjë hezitim i ish dy kryeministrave kosovarë i marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe dhe miratimi nga deputetët shqiptar në Kuvendin e Kosovës, e ka trimëruar Serbinë për të vazhduar tutje me agresionin politik ndaj Kosovës.

Ndarjet politike prodhuan sovranitet të dyfisht

Edhe pse tashmë Serbia e ka në xhep kartën e themelimit të Asociacionit një etnik serb në veri, siq duket ajo nuk po kënaqet më kaq, ajo po synon shtrirjen e sovranitetit të saj edhe në brendi të Kosovës, e cila tashmë përveqse në pesë komuna në brendi, e ushtron sovranitetin  edhe në Manastirin e Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës me zgjerim enorm territorial, në kisha dhe lokalitete (fshatra) serbe gjithandej Kosovës të përvetësuara përmes të ashtuquajturit Decentralizim administrativo-politik, produkt i së cilës ndodhi edhe ndarja e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë; në Mitrovicën Jugore (shqiptare) dhe në Mitrovicën Veriore (serbe)!

Ndarje kjo e legjitimuar në Kuvendin e Kosovës dhe nga instancat ndërkombëtare!

Ideja e ndërkombëtarëve për një ndarje politike të Kosovës për qëllim e ka ruajtjen e tërësisë gjeografike (mosndryshimin e kufijve të jashtëm), e cila parasheh parcializimin politik dhe juridik brenda tërësisë territoriale dhe kushtetuese (Plani i Ahtisarit).

Sipas projeksioneve të shteteve mosnjohëse dhe disa prej sheteve që e kanë njohur Kosovën, janë të gatshme t’i shpërblejnë serbët e Kosovës jo vetëm në veri, por edhe në brendi me një lloj autonomie e cila vetëm formalisht do të mbetej brenda tërësisë kushtetuese dhe territoriale të Kosovës, në të cilën autonomi do të vetëqeverisen serbët lokal me ligje të Serbisë dhe të dirigjuar drejtëpërdrejt nga Beogradi!

Kësisoji, serbët e Kosovës do ta kenë Serbinë në Kosovë, kurse shqiptarët shumicë në këtë vend do ta gëzojnë “Statusin Special” në shtetin e tyre multietnik të njohur dhe mbikëqyrur nga SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja.

Pa njohje multilaterale të Kosovës nga OKB-ja dhe BE-ja, “autonomistët” serb do të jenë shtetas të Kosovës pa sovranitet (të mbikëqyrur nga OKB dhe BE) dhe shtetas të “autonomisë” shtetërore të Serbisë.

Edhe pse kjo nuk do të konsiderohet ndarje klasike, Kosova si një shtet i papranuar nga instancat më të larta ndërkombëtare (OKB dhe BE) do të trajtohet si territor “Sui generis”, si territor integral dhe treg i Serbisë.

E njohur vetëm unilateralisht (nga shtetet veç e veç), Kosova nuk mund të zbatojë juridikisht standardet e një shteti sovran, derisa mbikëqyret nga organizatat multilaterale OKB-BE!

Serbia humbëse e luftës, sillet si fitimtare e paqes

Si produkt i avancimit të Serbisë në dialogun e Brukselit, ajo në tavolinën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po sillet si humbëse e luftës dhe fitimtare e paqes! Kurse Kosova me fusnotë* sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, po trajtohet si e pabarabartë dhe si palë e “voluntarizmit” politik.

Serbët në institucionet e Kosovës marrin pjesë si shtetformues të privilegjuar me vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, kurse nuk e njohin shtetin e Kosovës por atë të Serbisë!

Nuk do të jetë e largët dita kur do të legalizohet ndarja faktike me njohje “De Jure” të ndarjes politike (jo territoriale)!

Legalizimi i ndarjes politike të Kosovës do të ndodhë përmes të ashtuquajturit “Status Special” jo vetëm në veri, por edhe nëpër enklavat serbe në tërë territorin e vendit.

Por në realitet, statusi special i dizajnuar shumë vite më parë do të aplikohet vetëm ndaj shqiptarëve, sepse serbët janë shtetas zyrtarë të Serbisë!

BE-ja shpërblen krimet serbe, ndëshkon shqiptarët në trojet e veta etnike

Arsyeja pse zyrtarët e BE-së nuk merren asnjëherë me politikën e jashtme të Kosovës është se ajo nuk ekziston. Për këtë arsye ata merren me politikën e brendshme duke e kritikuar në vazhdimësi kualitetin e dobët të qeverisjeve në Kosovë si një paaftësi e shqiptarëve për t’u shtetformuar dhe shtetndërtuar!

Si pasojë e mungesës së efikasitetit të sistemit të drejtësisë, qeverisjeve jo efikase dhe mungesës së unitetit të spektrit politik në Kosovën e pas 17 shkurtit 2008, për çdo gjë ka vendosur BE-ja, duke e fajësuar për çdo gjë Kosovën, përkatësisht shqiptarët e Kosovës me konstatimet e tyre zyrtare se Kosova nuk është shtet ligjor por i kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për fat të keq, këtë konstatim të zyrtarëve të BE-së e ka vërtetuar edhe kryediplomatja e Kosovës në adresimin e parë të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së!

Mirëpo, në këtë rast shtrohet pyetja logjike, kush e ka qeverisur këtë kriminlaitet? Misionet e BE-së apo qeveritë jo faktore dhe jo funksionale të “mbikëqyrura” nga misionet e BE-së?

Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë. Janë të huajt (ndërkombëtarët) ata që e mbajnë në duart e tyre ligjin, po na mbajnë të izoluar tani e 23 vjet dhe po e ndalojnë përcaktimin dhe vetëqeverisjen e shumicës shqiptare në Kosovë!

BE-ja po e ledhaton dhe shpërblen Serbinë. Bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht BE-ja, në vend që ta ndëshkojë Serbinë për krimet gjenocidiale të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, ajo po e bën të kundërtën. E ka sjellë Serbinë e Vuçiqit një hap para integrimit në BE anipse ajo nuk ka ndryshuar agjë nga platforma e Millosheviqit ndaj shqiptarëve!

Konfirmimi nga Senati për zgjedhjen e Christopher Hill ambasador i ri i SHBA-së në Serbi nuk është i rastësishëm! Prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare e ka detyruar presidentin Biden të bëjë zgjedhjen e duhur me emërimin e diplomatit të karrierës ambasador në Serbi, i cili e ka përvojën e zhvillimit të negociatave dhe zgjidhjes së shumë problemeve ndërshtetërore dhe ndëretnike në botë.

Ashtu sikurse Serbia që duhet të përgatitet mirë për efektet diplomatike të ambasadorit Hill, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta merrë seriozisht diplomatin amerikan, ngase për dallim nga diplomatët e tjerë perëndimor, ambasadori Christofer Hill palëve në dialog nuk iu lë shumë hapësirë manovrimi, por shumë shpejtë i sjellë para dy zgjidhjeve përfundimtare.

Sikurse që asnjë luftë nuk përfundon pa dialog, edhe dialogu nuk përfundon pa kompromise të dyanshme! Duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan serbët, bashkësia ndërkombëtare nuk do t’na pres pafundësisht derisa ne të dakordohemi për çështjet e hapura mes nesh! Sa më parë që të mbyllet kapitulli i luftërave në Ballkan, e në veçanti i armiqësive shekullore serbo-shqiptare aq më mirë do të jetë për të dy palët.

Christopher Hill , shkëndijë shprese për qytetarët e Kosovës!

2

Florim Zeqa 

Mund të themi se konfirmimi nga Senati për zgjedhjen e Christopher Hill ambasador i ri i SHBA-së në Serbi nuk është i rastësishëm! Prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi e ka detyruar presidentin Biden të bëjë zgjedhjen e duhur me emërimin e diplomatit të karrierës ambasador në Serbi, i cili e ka përvojën e zhvillimit të negociatave dhe zgjidhjes së shumë problemeve ndërshtetërore dhe ndëretnike në botë.

Pritet çasje e re në dialog

Zyrtarizimi i diplomatit amerikan Christopher Hill për pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi është një zhvillim i rëndësishëm pozitiv sa i përket dinamizimit të procesit të dialogut mes të dyja vendeve. Si pasojë dialogut të pasukseshëm 11 vjeçar Kosovë-Serbi, pritet të ndërrojë çasja dhe formati i këtij dialogu! Që i bie se, duhet të caktohen afatet kohore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të përfshihen në dialog institucionet e të dyja shteteve (presidenca, parlamenti, qeveria, partitë opozitare, shoqëria civile dhe ekspertë të fushave përkatëse) në mënyrë që marrëveshja përfundimtare në mes dy vendeve të garanton paqe dhe stabilitet afatëgjatë në Ballkanin perëndimor.

Bazuar në “rezultatet” e deritanishme pas rifillimit të dialogut Kurti-Vuçiq, zgjidhja përfundimtare nuk shihet as në horizont! Në vend të progresit kemi regres për shkak të rrëshqitjes së dialogut nga niveli politik në atë teknik, të cilit nuk i shihet fundi!

Meqë BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut për 11 vite, jo vetëm që nuk arriti të ofrojë një zgjidhje optimale, nuk e paraqiti asnjë dokument lehtësues që i përafron palët drejt zgjidhjes përfundimtare!

Pasojat e ngërçit politik nuk është se po i vuajnë politikanët, por po i vuajnë qytetarët e të dyja vendeve, e në veçanti qytetarët e Kosovës, të vetmit të getoizuar në Ballkanin perëndimor dhe pas asnjë shpresë për ardhmëri në vendin e tyre.

Andaj, emërimi i diplomatit amerikan Christopher Hill për pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi është një shkëndijë shprese për qytetarët e Kosovës, që më në fund të shohin një progres dhe të lëvizin lirshëm dhe pa asnjë pengesë drejt vendeve evro-perëndimore.

Hill alarm për palët në dialog

Siq dihet Hill ishte pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’, ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje të Francës më 1999.

Për Serbinë emri i Christofer Hill rikujton simfoninë e zhurmshme të aeroplanëve bombardues të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, ku pas refuzimit të kësaj të fundit për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën në Rambuje, kishin nisur sulmet 78 ditëshe ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pa dashur të ndalem në historinë e suksesshme diplomatike të ambasadorit, vlen të theksohet se diplomati Christofer Hill ka qenë person vendimtar në shumë procese që determinuan veprimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shtetit të Serbisë, përfshirë bombardimet e NATO-s.

Deklaratën e tij: “Unë do ta inkurajoj Serbinë të angazhohet seriozisht dhe urgjentisht për të arritur një kompromis” duhet kuptuar si ultimatum ndaj dy palëve në dialog, Serbisë dhe Kosovës.

Ashtu sikurse Serbia që duhet të përgatitet mirë për efektet diplomatike të ambasadorit Hill, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta merrë seriozisht diplomatin amerikan, ngase për dallim nga diplomatët e tjerë perëndimor, ambasadori Christofer Hill palëve në dialog nuk iu lë shumë hapësirë manovrimi, por shumë shpejtë i sjellë para dy zgjidhjeve përfundimtare.

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se, sikurse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili kot tenton të viktimizohet para ambasadorit Hill i cili e njeh mirë të kaluarën e ish ministrit të Millosheviqit, edhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe praktik në dialog me Hillin amerikan, ngase këtij nuk i bëjnë përshtypje oratoria dhe përformanca e fantazive poetike.

Sikurse që, asnjë luftë nuk përfundon pa dialog, edhe dialogu nuk përfundon pa kompromise të dyanshme!

Tolstoji ishte një serbofil, që punonte për krijimin e Serbisë

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Dashuria e pa fat dhe fatet tragjike të Ana Kareninës dhe Kontit Vronskit janë të njohura për ne nga leximi. Por a e dini se Leo Tolstoi e bazoi personazhin e Vronskit mbi ushtarin Nikola Rajevski i cili vdiq heroikisht duke luftuar për Serbinë?
Rejevski vdiq më 20 gusht 1876, afër fshatit Gornji Androvac afër Aleksinacit. Trupi i tij, para se të transferohej dhe varrosej në Ukrainë, u soll në Katedrale, ku i gjithë Beogradi i dha lamtumirën e fundit personazhit kryesor të klasikut rus dhe heroit nga fusha e betejës.
Interesant që si prototip për figuren e Vronskit kaTolstojit i ka shërbyer Nikolaj Rajevski i cili me të vërtete ka shërbyer si vullnetar në Luftë Ruso- turke dhe aty edhe ka vdekuar (“Zanimljivo je i to da je kao prototip za lik grofa Vronskog poslužio pukovnik Nikolaj Rajevski koji je zaista kao dobrovoljac učestvovao u Srpsko-turskom ratu i tamo poginuo. )

Nikolaj Rajevski –grof Vronski te Ana Karenina

(Nikolai Nikolaevich Raevsky (rusisht: Николай Никола́евич Раевский; Kerch, 5 nëntor 1839 – Gornji Adrovac, afër Aleksinac, 20 gusht 1876; sipas kalendarit të vjetër) ishte një kolonel rus dhe vullnetar serb (alias Vronski, rusisht: Beteja e Бпонский) Tashkent, misionar i Aleancës Gjithsllave (për Ballkanin dhe Serbinë) si dhe pjesëmarrës në luftën serbo-turke (1876) në betejën e Gornji Adrovac afër Aleksincit, ku edhe vdiq. )

(Николај Николајевич Рајевски (рус. Никола́й Никола́евич Рае́вский; Керч, 5. новембар 1839. — Горњи Адровац, код Алексинца, 20. август 1876; по старом календару) је био руски пуковник и српски добровољац (алијас Вронски, рус. Bpонский) учесник битке код Ташкента, мисионар Свесловенског савеза (за Балкан и Србију) као и учесник у Српско—турском рату (1876) у бици за Горњи Адровац код Алексинца где је и погинуо. Носилац је руских и српских одликовања (Таковски крст).)


Nikolaj Nikolajeviç Tolstoj

Gjatë periudhës së luftërave serbo-turke ( ruso- turke fxh ) , nga viti 1876 deri në vitin 1878, (Lufta Ruso-Turke e 1877-78 vuri Rusinë dhe Serbinë kundër Turqisë për autonominë për Bosnje dhe Hercegovinën. Rusia ishte fitimtare, por fitimet që arriti sipas Traktatit të San Stefanos (1878) u kufizuan nga Kongresi i Berlinit (1878), i imponuar nga Britania dhe Austro-Hungaria. ) një numër i madh ushtarësh vullnetarë nga Rusia u nisën drejt vendit tonë për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Serbisë ( Ushtria ishtria ishte ruse, me ca vullnetar serb ). Një ditë, Nikola Rajevski, një kolonel kalorësie dhe oficer i shtabit të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Timok-Moravë, Mikhail Chernyayev, një anëtar i linjës së gjakut blu të famshëm rus dhe nipi i gjeneralit Rajevski, i cili udhëhoqi Baćušken kundër Napoleonit.
Kështu përfundon “Ana Karenina” dhe nisin ditët e fundit të Nikolla Rajevskit.
Tolstoi thotë në këtë roman: “… Pas aksidentit të Anna Kareninës, Vronsky nuk foli me askënd për gjashtë javë. Nëna e tij nuk u lejua ta linte vetëm. Ata hoqën gjithçka që ai mund të vriste … Zoti vetë dërgoi ne këtë luftë serbe. Vetëm të shkosh në fushën e betejës mund ta shpëtonte atë … ”
I arsimuar dhe i pasur, Rajevski vendosi të ndjekë traditën e gjakut të tij ushtarak. Ai lë pas një jetë komode dhe shkon në Serbi për të luftuar kundër turqve.
Rajevski ose Vronski, tregoi guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës së Moraves, ku vdiq në moshën 36 vjeçare.
Thuhet se Rajevski, pak para vdekjes, ka drekuar dhe ka derdhur verë mbi ushqim . Pas kësaj ai shkoi në pozicion duke thënë fjalët e fundit: “Nëse unë vdes, lëre zemrën time në Serbi, dhe trupin tim transfero në Rusi”.
Kjo dëshirë e Rajevskit është realizuar. Fillimisht u varros në portën e manastirit të Shën Romanit afër Đunisit, por aty pushoi vetëm disa ditë, derisa nëna e tij Ana Mihajlova erdhi në Serbi.

Trupi i ushtarit Rajevski më pas u transferua në Beograd, më saktësisht në Katedrale. Aty me nderimet më të larta shtetërore u bë varrimi i Nikolla Rajevskit, ku përveç një numri të madh të qytetarëve, mori pjesë edhe princi Milan Obrenoviq. Trupi i ushtarit më pas u dërgua në fshatin Razumovska në Ukrainë, ku u varros në varrin familjar.

Në vendin ku Rajevski vdiq në Gornji Androvac në vitin 1903, u ndërtua Kisha e Trinisë së Shenjtë, e njohur gjerësisht si Kisha Ruse ose Kisha e Dashurisë. Nga ana e tij, rruga që të çon në hyrje të kishës është e stolisur me një rrugicë me pemë bliri që janë sjellë nga pasuria Rajevski në Ukrainë.
Të gjitha gazetat serbe të asaj kohe shkruanin për transferimin e eshtrave të heronjve nga Adrovac në Kiev. Italiani Giuseppe Barbanti, një avokat i ri që luftoi në Drina, shkruan për këtë në ditarin e tij “Garibaldi on the Drina 1876”:
“..Dje në mëngjes mora pjesë në varrimin e një koloneli të ri rus në fushën e betejës në Moravë, kur nëna ime erdhi posaçërisht për ta çuar atë edhe në Moskë. Kush nuk do ta dinte se për çfarë bëhej fjalë dhe kush jo, në ajo rrëmujë, shpesh kishte para vetes një figurë të pangushëllueshme gruaje, ndoshta për ta shijuar. Ishte si një ceremoni e vërtetë, kapele ushtarëve nga rojet me kapele shërbyesish me uniforma të përditshme, civilë e fshatarë të panumërt nga të gjithë epokave, disa prej të cilëve mbanin flamuj dhe spërkatën lule, të tjerë ecnin në heshtje dhe ulnin kokat, të tjerët kënduan përsëri me mijëra tone e kushedi sa gjuhë, Ishte një përzierje e pacaktuar ngushëllimesh, gëzimi, solemniteti, diçka e çuditshme, e pazakontë, dhe ndoshta përfaqësonte ndjenjat e vërteta të asaj mase popullore ndaj dëshmorit të lirisë serbe dhe faljen e atij fatkeqi. dhe mirënjohjen që populli i shprehu në një mijë mënyra zemrës së saj të plagosur… Kufoma mbahej vazhdimisht e zbuluar… Kur mbaroi varrimi, meqë isha i zymtë, shkova të shikoja kalanë…

Kronisti i vjenezit “Zora” në numrin e shtatorit të shtatorit 1876 ka shënuar se: “…nga 4 deri më 5 shtator, trupi i tij shtrihej në kishën katedrale të Beogradit, ku erdhi edhe nëna e tij Ana,. Për të ndjerin u mbajt një përkujtim solemn, në të cilin Mitropoliti mbajti një fjalim të bukur dhe rreth orës 17:00 trupi i tij u përcoll në mënyrë më solemne në anije, me Mitropolitin vepruan 24 priftërinj.
Kështu i detyrohej Beogradi heroit nga Adrovac, kolonel Rajovskit apo Vronskit, siç e njohim nga romani i Tolstoit “Ana Karenina”.

Referencat :
-Вронски погинуо у Горњем Адровцу („Вечерње новости“, 3. август 2013)
( Vronski ka rënë ne Gornji Adrovac
-Рајевски издахнуо на рукама Нишлије („Јужне вести“, 17. фебруар 2014)
( Rajevski ka dhene shpirtë ne duart e një nishlije)
– Срце Вронског остало у Србији
( Zemra e Vronskit ka mbetur në Serbi )
-Погибија Аниног љубавника („Српско наслеђе“, бр. 3, 1998)
( Vdekja e dashnorit të Ana Karenines )

Fahri Xharra, Gjakovë më 13.03.22

Si të ishte Shqipëria, që të na bënte krenar ?

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Kur them Shqipëria e mendoj edhe Kosovën e edhe Maqedoninë Perëndimore, edhe Luginën e Preshevës edh pak ata shqiptarë që kanë mbetur në Malin e Zi.
E dua një Shqipëri që e çmojnë edhe të tjerëT , që edhe opinionistat në zë të botës të shkruajnë për të mirat e saj. Nuk jam idealist , por e kundërta shpesh njeriu kalon në pesimizëm kur lexon dhe ndëgjon çka flitet për ne.

Një mik më shkroi : “Kur e kalon njeriu mu në rrugën kryesore të Nikozias (në Ledra Street), “Checkpoint-in” kufitar që të shpie për në pjesën e këtij qyteti të hijshëm e cila ndodhet në Republikën e Qipros Turke dy shtëpi dhe ca hapa më tutje; atëherë gjendesh në një situatë komike ku polici turk-qipriot të pyet: “Nerelisin (Nga je)?”; dhe kur ti i thua: “From Tirana!”; ai zgurdullon sytë papushim dhe ta kthen sërish “Teheran?”…
Më pas, si ke bërë një xhiro shopping-u të lirë në anën turke të kryeqytetit qipriot, kthehesh prapë nga “Lokmacı Caddesi” (“Ledra Street”, sipas turqve), dhe je para policit qipriot grek, i cili të pyet: “Where are you from?”, pa u marrë shumë me dokumentet.
I thua: “From Tirana!”; dhe të përgjigjet: “From Torino?”…
-“Why not from Toronto then?”, i thua ti me shpoti, pasiqë të janë ngritur nervat paq nga kjo kërshëri mesdhetare, e përzjerë fort me një dozë injorance gjeografike të egër.
Dhe greko-qiprioti të përgjigjet: “You don’t seem that much canadian my friend”.
-“JASAS!” i thua ti, dhe vazhdon udhën tënde! (Elvi Sidheri) .
E pa kapshme për kohë të sotit !

Mos thuani se ata të kontrollëkufirit që u cekën më lartë në shkrimin e mikut , janë injorant Aspak. Por nuk kemi emër . Nuk e njofin Tiranën?, e pa mundur . Por nuk duan t`ia përmendin emrin për shumë arsye dhe kryesorja nuk na duan.Prandaj.
E dua një Shqipëri , që kur t`i tregoj dikujt se vij nga Prishtina , të lëvizë së paku kokën dhe të më jep shenjë se e ka ndëgjuar për qendër të njohur universitare. E dua një Shqipëri që kur ti them dikujt se vij nga Shkupi; së paku ta njef si një qendër edhe shqiptare ; të kërkon nga unë që t`i jap më shumë spjegime për nobelistat e saj ane.

T`i flas për një përparim të madh në shkollim , t`ia rekomandoj shkollimin në anën shqiptare në mënyrë që të jetë i sigurt në ardhmërinë e tij . Por…..
E dua një Shqipëri që kur t`i them dikujt se vij nga Shkodra ;të kërcen nga lakmia për ata karanfilat e Shkodrës që kishin për t`u shitur nëpër botë sikur lulet e Hollandës.
Pse jo? Edhe Shkodra e ajo anë është e njohur për tokat më të ulëta se sa niveli i detit Mu si Hollanda apo Toka e Ulët . Ata në ato ultësira ia thyen hundët detit , e thyen zemrimin e natyrës dhe e bënë tokën për veti . Tulipanat e Hollandës !
Pse jo , një lule e kultivuar në tokat e ulëta buzë Adriatikut.?
Tirana , me çka të krenohet ? Made in Albania është vetëm skrapi. Po shkollat , universitetet, doktorat e shkencave , akademia e arteve dhe e shkencave ?
Po politika? Ku jemi ? Ta kemi një gjë të qartë që pa Kosovë nuk ka Shqipëri , por nga Shqipëria duhet të na vij frymëzimi , modelimi i shtetbërjes, atdhedashuria, nacionalizmi i moderuar, politikanët në zë që i pranon bota.
Po bregdeti . po Adriatiku pronë e kujt është ? Pse mos të jetë Adriatiku shqiptar ai që të lë pa frymë.?
Nëse ne mëndojmë që nga tokat tona do të ketë vetëm refugjatë . ikje për një jetë tjetër shëmti në mentalitetin tonë , jo stabilitet në politikën tonë , gërdi nga shkollat tona atëherë …. më mirë të bëjmë diçka tjetër. 09.03.15
E dua një Shqipëri që bota do ti ka lakmi!

Rivarol (1961) / Koloneli francez : “Në kohën e mbretit Zog, Shqipëria nuk ishte komuniste, ndërsa tani Moska…”

0

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja (Francë)

“Rivarol” ka botuar, me 4 maj 1961, në faqen n°13, shkrimin e një koloneli francez me rastin e ndarjes nga jeta të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Në kohën e mbretit Zog, Shqipëria nuk ishte komuniste…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbreti Zog I vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Foch në Suresnes, në moshën 65-vjeçare, larg atdheut të tij martir, që prej kohësh shpresonte ta shihte sërish dhe që u largua tragjikisht në kushte të panjohura për shumëkënd.

Tani, ata që kanë pasur nderin ta shohin këtë sovran në punë në vendin e tij, kanë vlerësuar njëzëri cilësitë e tij brilante të inteligjencës, dashamirësisë, thjeshtësisë, delikatesës dhe mirësisë, si dhe dëshminë madhështore që dha gjithë energjinë e tij për çështjen e pavarësisë shqiptare, për të cilën u sakrifikua pa hezitim sepse nuk dinte rrugë tjetër veç asaj të detyrës. Në vijim, asgjë nuk do ta kishte pasur më të lehtë për të ruajtur fronin e tij : do t’i duhej një farë fleksibiliteti diplomatik, por do t’i duhej të tradhtonte atdheun dhe kombin shqiptar, gjë që nuk do ta kishte dashur kurrë.

Në të vërtetë, ai ishte mbreti më i madh i kohës së tij, sepse me koston e vështirësive më të mëdha dhe në kohën më të shkurtër të mundshme, arriti, siç është shkruar, “mrekullinë e Shqipërisë”, pasi ia doli të bënte, pa humbje të jetëve njerëzore, të një vendi mesjetar dhe larg çdo shteti modern. Në fakt Mbreti Zog ishte krijuesi i admirueshëm i Shqipërisë së re. Ai pati gjithashtu meritën e madhe të ishte një faktor paqeje në gadishullin ballkanik, aq shpesh i torturuar nga luftërat, dhe vendosi marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet që kishin planifikuar të pushtonin Shqipërinë ose ta ndanin atë.

Ajo që është injoruar plotësisht në Francë, madje edhe në qarqet që mund të jenë më të informuarit, është lidhja e sinqertë dhe e thellë që ky sovran tregoi me kaq guxim dhe me kaq fisnikëri ndaj Francës, duke e bërë Shqipërinë një vend me ndikim francez, këtë me dëshirën e tij, duke mos marrë kurrë as më të voglin inkurajim nga qeveria franceze.

Krahas këtij edukimi ushtarak francez të dëshiruar nga mbreti për nipërit e tij — kush e kujton se ai bëri që dy nipërit e tij të shkolloheshin në Saint-Cyr (shkollë ushtarake në Francë) ? —, gjuha jonë kishte statusin e gjuhës zyrtare dhe jo italishtja siç do të donin autoritetet e Romës. Në të vërtetë, propaganduesi ynë më i mirë ishte vetë mbreti, i cili sponsorizoi liceun francez të Korçës, i cili, duke konkurruar me institucionet italiane, i dha rinisë shqiptare një arsim francez. Nga ana e saj, mbretëresha, një katolike e zjarrtë, në një vend ku një e treta e popullsisë i përket kësaj feje, dhe franceze në zemër, solli, me dashamirësinë që e njohim dhe në të gjitha rastet, ndihmën më të përkushtuar për vendin tonë.

Më në fund, ishte e nevojshme të vizitohej pallati veror i Durrësit për të matur se sa e mrekullueshme ishte ndjenja e mbretit në lidhje me Francën. Në të vërtetë, me përjashtim të shumë qilimave të shkëlqyer persianë, gjithçka atje mbante shenjën e vendit tonë : mobilje të rralla të kohës, piktura të mjeshtrave (përfshirë portretin e bukur të Dukës së Burgonjës), libra të bukur, kujtime (suvenire). Ky zbulim i papritur në një vend kaq të ndryshëm nga i yni, kaq i largët dhe kaq i vështirë për t’u arritur për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, dhe që dëshmoi edhe për kaq shumë simpatinë për Francën dhe për aq shumë frymën e pavarësisë, preku thellë francezët kalimtarë.

A mund të matim gjithë meritat e mbretit dhe gjithë guximin që ai tregoi, duke pohuar kaq qartë shijet dhe preferencat e tij, kur të gjitha veprimet dhe gjestet e tij ishin nën syrin (vrojtimin) e Italisë ?

Por në vitin 1939, kur largimi i sovranëve u bë urgjent dhe mbreti vendosi të vinte në Francë, ku jetonte nëna e mbretëreshës dhe ku ai vetë kishte miq të vjetër, qeveria franceze nuk nxitoi t’i jepte të drejtën e azilit.

Megjithatë, ata arritën në Versajë, ku një gazetë shpalli me një titull të madh, mbi një fotografi të Château de La Maye, dhe në këto terma : “Versaja do të mirëpresë Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë të hënën.” Pastaj shkruajtën : “Pikërisht në Château de La Maye, ku banuan Duka dhe Dukesha e Windsor-it vitin e kaluar, sovranët, foshnja e tyre dhe suita e tyre shqiptare do të vendosen për disa muaj. Versaja, qyteti i mbretërve, thërret të mëdhenjtë e tokës që kanë mbajtur një kurorë. Ishte në Versajë që Duka i Windsor, vitin e kaluar, në pranverë, deshi të pushonte. Nesër, në të njëjtin vend, nën të njëjtën çati, do të vendoset një mbret i rritur nga fatkeqësia. Château de La Maye është gati të presë Zogun I dhe të gjithë familjen e tij.”

Fatkeqësisht, Versaja do të ishte vetëm një etapë, sepse kolapsi i përgjithshëm i Francës dhe vërshimi i trupave gjermane nëpër territor e detyruan mbretin dhe suitën e tij që të shmangnin edhe një herë rrezikun duke u tërhequr në Biarritz, nga ku u nisën për në Angli.

Mbreti Zog nuk është më. Kurrë vdekja nuk më ka prekur aq shumë shpirtin dhe zemrën time, sepse asgjë nuk i lëndon aq sa padrejtësia, mosmirënjohja.

Nëse ka ndonjë ngushëllim për mua, e gjej në shembullin e dhënë nga këta shqiptarë të përulur që kanë ardhur nga e gjithë Franca dhe jashtë saj, me koston e vështirësive më të rënda të parave, pasaportave, lodhjes, jo për të kërkuar diçka, por për t’i dëshmuar mbretit të tyre gjithë dashurinë e tyre, në varrezat e Thiais, fytyrën e gërryer nga ngurtësia e ekzistencës së tyre të dhimbshme në tokën e mërgimit prej të cilës rrjedhin lotët rrëke. Nga ana tjetër, 2000 telegrame (aq të shtrenjta për varfërit) iu dërguan mbretëreshës nga e gjithë bota. Le të më citojnë, në kohën e tanishme dhe në situatën tragjike në të cilën ndodhet vendi ynë, çdo veçori që mund t’i afrohet këtij mësimi besnikërie dhe dashurie ndaj atij që ishte mbreti i tyre, dhe atë nga ana e shqiptarëve të përulur të shpërndarë në gjithë universin!

Shtypi, aq i frytshëm me rastin e një krimi të tmerrshëm apo ndonjë ligësie, me përjashtim të një gazete të vetme, heshti për temën e funeralit të Mbretit Zog, ku, megjithatë, kishte kurora të mrekullueshme, ndër të cilat tri të mbretëreshës së Bullgarisë dhe mbretit Simon, aktualisht në Spanjë, kurora me një çmim prej 90.000 frangash., si dhe disa delegacione. Nëse Presidenti De Gol i kishte telegrafuar Mbretëreshës dhe nëse Mbretëresha e Anglisë dhe ushtria britanike i kishin shprehur ngushëllimet e tyre përmes një personaliteti princit Leka, Franca, domethënë qeveria, nuk përfaqësohej personalisht.

Deri në vitin 1939 Shqipëria, kaq e dobët, vështirë se llogaritej në Evropë, por gjithsesi përbënte një zonë paqeje dhe qetësie, aq më tepër që me Mbretin Zog nuk ekzistonte asnjë komunist në këtë vend. Që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë pasi Moska i ka bërë brigjet shqiptare dhe ishullin Sazan Gjibraltarin e Adriatikut, gjë që për më tepër nuk emocionon askënd në Francë.

Koloneli G…

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/rivarol-1961-koloneli-francez-ne-kohen-e-mbretit-zog-shqiperia-nuk-ishte-komuniste-ndersa-tani-moska/. 

Programet e vjetra dhe intrigat e reja pansllaviste në luftën për dominim

Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Toplica

Historiani Hakif Bajrami. Fotografuar në Prishtinë nga Gj.-B. Kabashi

Shkruan: Prof. Dr. Hakif Bajrami, Prishtinë

Kriteret e definicionit të gjenocidit 

1. Vrasja e pjestarëve të grupit; 2. Shkatrrimi dhe lëndimi i rëndë trupor apo material të antarëve të grupit; 3. Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës, me qëllim të shkatrrimit të plotë apo të pjesëshëm të grupit; 4. Imponimi i masave me qëllim të parandalimit të lindjeve brenda grupit; 5. Bartëja me forcë e fëmijëve të grupit në grupin tjetër; 6. Ndalimi i shkollimit dhe detyrimi që fëmijët të konvertohen duke ndryshuar rreligjionin. E tërë kjo veprimtari mund të quhet “GEWALTSAKEIT”-tirani humane”.
Programet e vjetra ruse dhe serbe janë plotë parashikime gjenocidale ndaj popujve për rreth, me qëllim të okupimit dhe shfarosjes. Mbi këto parime qysh gjatë shekullit XIX-të Franjo Zah, i ndkuar nga pansllavizmi do të shkruaj programin: “KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”.1. Krijimi i kësaj perandoire, thuhet aty, duhet të ndodhë përmes Luftës për hapësira të reja; 2. Përmes SPASTRIMIT të territoreve të asaj hapësire “sllave” nga të huajt. Lidhur me këtë, qytetarët që gjithëmonë nuk u “vdes shteti”, dhe kisha duhet të janë vetëm sllavët. Ndërsa, të tjerët janë pa dallim në grumbullin e “shtetit të vdekur për ta”, të paraparë për shfarsje. Kështu, gjenocidi sipas analizave nga pozicioni i filozofisë së historisë rrezulton se i ka TRI rrefshe: 1.Rrafshi i parë është gjenocidi teorik. Një politikanë serbianë për shqiptarë gjatë shekullit XIX shkruante: “Shqiptarët janë rajë pa emër që banojnë në vendin pa emër, pa histori, pa letërsi, pa gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atrubutet, që njerun dhe fisin e bëjnë llojë njerëzor. Pra, këta Gegë e këta Toskë, këta melezë të tipareve të ndryshme antropologjike, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dielekte, plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thrret ndër veti në anarki shterrëse”.

Vrasësit çeçen të “presidentit” Ramzan Kadirov të Republikës së Çeçenisë, që është në kuadër të Federatës Ruse, “i luten Allahut” në një pyll ukrainas, pak para se luftëtarët e Ukrainës t’i vrisnin të gjithë, në krye me gjeneralin e tyre Tushaev, mikun e ngusht të “presidentit” Kadirov, të cilit rusët ia vranë babain, që po ashtu e kishte “president”! Shkrimtarja norvegjeze Åsne Seierstad, në romanin e saj doumentar për Çeçeninë dhe çeçenët, “De krenkende” (“Të poshtëruarit”), e tregon përvojën e saj si reportere lufte në atë republikë të masakruar të Federatës Ruse, takimet dhe intervistën me gjeneralin e vrarë Dudaev si dhe faktin e trishtë se 40 % e fëmijëve, në luftën e fundit të Çeçenisë me ushtrinë e Rusisë mbetën të pa prindër, për shkak të vrasjes të thuash masive të burrave e nënave çeçene nga Ushtria superiore në armatim e Rusisë.

2.Lidhur me këtë konkludim propogandisitik parafashist një teoriticent tjetër ruso-serbian lidhur me shqiptarët mëtej shkruante më 1853: “Një pjesë e tyre (arbanasëve) ka bisht të kalit dhe pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Këtë fakt e kanë parë edhe të huajtë, kur i kanë vizituar trevat e tyre. E realiteti i tyre shkon deri aty , sa që gati të gjithë nuk dijnë çka është krypa e çka është sheqeri”. (Marrë nga Ditari i Koça Popoviqit, shënuar me dorë më 1953 me titull: “SI NUK DUHET TRAJTUAR POPUJTË JOSERBIANË, PËR NEVOJA DIPLOMATIKE JUGOSLLAVE”.

Lufta në Ukrainë

Tri lloje të gjenocidit

2. Gjenocidi ideor , sipas Vasa Qubrilloviqit do të thot:” Aparati shtetëror duhet t` i shfrytëzojë deri në fund ligjet, në mënyrë që ta HELMOJË sa më tepër qëndrimin e shqiptarëve në shtetin tonë. E helmimi janë: gjobat, arrestimet, dispozitat policore duke denuar çdo njeri, duke u mveshë se po i preni pyejet, parandaj duhet lëshuar qenët, duhet agazhuar në hangari, duhet të mos u pranohet asnjë tapi e vjetër, duhet t` u caktohet tatimi enorm, duhet t` u merren kullosat, t` u suprimohen koncesionet, duhet përjashtuar çdo shqiptarë në adminsitratë, të u rrënohen muret rreth shtëpive, të aplikohen masat veterinës që mos të mundën ta qesin bagëtinë në tregje dhe njëherit të kërkohet prej tyre tatime të papërballushme, t` u prishën varret, të detyrohën fëmijët të bëjnë kryq, të armatosen të gjithë kolonistët, dhe ata të kanë të drejtë të zbatojnë edhe rrolin e policisë, të infiltrohen intrigatë në me s familjeve dhe fiseve, të përdoret diegja e kurteve dhe katundeve shqiptare natën, ashtu siç ka ndodhë më 1877 në Sanxhakun e Nishit”.

Ja pra këto ide i ka përdorë pushteti okupatr serbian gjatë shekullit XIX dhe XX ndaj shqiptarëve.

3. Gjenocidi praktik, dihet se ka ndodhë më 1877 dhe ka vazhduar pa ndërprerëje deri më 1998/99.

Lidhur me këtë dy konceptet e para të gjenocidit kanë një doemthënje se: Serbia zyrtare ka zbatuar GJENOCOID ndaj shqiptarëve gjatë dy shekujve të fundit. Së pari në Sanxhakune Nishit më 1877 dhe pastaj në vazhdimësi deri në vitin 1999.

Ngjajshmëritë dhe dallimet në mes luftës në Kosovë dhe Ukrainë

A ka ngjajshmëri në mes Kosovës dhe Ukraninës, po shtrohet shumë shpesh pyetja, këto ditë. Përgjegja është se, JO. Kjo për faktin se Serbia e ka sulmuar një popull që është autokton e që nuk është sllavë. Kurse, Rusia në anën tjetër po e sulmon një popull që është sllavë por që është dhe autokton.

Pra, dallimi është se kemi të bëjmë në rastin shqiptarë po popullsi që është jo sllave kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë me një luftë origjinale qytetare. Po luftojnë sllavët në mes veti.

Ta zbërthejnë çështjën më në hollësi

Presidenti i Ukrainë , Zelensky i veshur si ushtar në Donbass me 9 prill 2021. Foto: The Presidential Office of Ukraine (CC BY 4.0). Që nga ajo kohë vazhdimisht ka qëndruar me ushtarët si ushtarak dhe me popullin e shtetin e vet në krye të së cilit gjëndet.

Volodymir Zelenski dhe Ukraina u sulmua nga Rusia më 24 shkurt 2022 (aludim në 24 marsin 1999, që do të thot se: “Jemi një muaj përpara”!!!), e ka hapë një kaptinë të vështirë për të gjithë kryetarët e shteteve, sepse ky nuk pranoi të qetë fall nga kabineti, por e veshi uniformën, e mori armën dhe mbi të gjitha me guximin e fjalës dhe grykën e armës, po jep shembull popullit se çka është lufta e drejtë dhe burrshtetasi patriot.

Ata që e njohin historinë ruse e kanë shumë lehtë për ta kuptuar se çka sajon stratregjia e Vlladimir Putinit në anën tjetër.

E vërteta, shkatërrimi i Rusisë sovjetike më 1990, tregohet me këtë sulm brutal ndaj Ukrainës, se ku qëndron çështja e rrënjosur në shpirtin preandorak rus, duke u ndarë nga megalomania dhe oligarkia pansllaviste, si mendim i mykur i fallgjive të Kievë-Kremlinit, për të “domunuar në Evropën katolike”, pasi që islami më 1912 u “largua nga Ballkani”, ngjashëm sikurse Muhamedanizmi nga Spanja. Kjo do të thot se nuk kemi të bëjmë me një fashizëm të tipit hitlerian, por me një neofashizëm rreligjioz me synime pansllaviste.

Këtë aksiomë që e thamë më lartë, e vërteton fakti se Rusia është e gatëshme për të paguar çmimin më të lartë dhe për ta kthyer siperfaqën prej 23 milionë kilomatrea katror.

Dhe, menjëherë shtrohet payetja: A do të ndodhë kjo, varet sa ka Rusia kapacitete për luftë të gjatë, përderisa një ditë qentë do t`ua hanë mushkritë ushtarëve të saj të vrarë, ose të plagosur. E shkrepëm këtë fjali, sepse V. Putini nuk është Adollf Hitleri, por është dhe do të mbetet kopje e tij, e temperamentit insufinet që mendon, nuk flet, por vepron,sepse e ka një fuqi në dorë, që nëse e vren katastrofën personale dhe të atyre që e finansojnë (oligarkët e drogës, gasit dhe naftës), fakturën do ta paguaj njerëzimi, nëse e përdorë bombën atomike.

E pra, ky është më i rrezikshëm se Hitleri, në këtë rrafsh nëse nuk i qëndrojnë psikologët ushtrak pranë.

E kuptueshme se maikneria e Putinit nuk do ta përdorë bombën atomike kur është në luftë me fqinjët, e pasiqë do t` i “pushtojë”, ato toka si një “tapi” rusomadhë dhe nuk do të ndalet. Pra, nëse Putini do të i përdorë edhe bombat atomike, kur ushtria e tij të jetë shumë largë kufijëve strategjik rus; kur tanket e tij të arrijnë në Rajnë, Allzas dhe Lloren, natyrushit se ky qëndrim konsiderohet se Putini do të bërët më “hero” se Stalini.

E tërë kjo mjegulli pansllaviste e ëndrrave të mykura, si një përshkrim i koncizuar, Perendimit dhe NATO-s llogaritet se do të i kushtojë shumë për faktin se kemi të bëjmë me trevë të industrualizuar të nivelit të lartë dhe ku bombat vetvrasëse kanë efektin e plotë. Kjo do të thot se në Prendim, nuk kanë më çka të presin, sepse qëllimet ruse tani janë mbi dheun e varrit tyre.

Prandaj, duhet intervenuar shumë shpejtë dhe në shkallë kolektive, sespe çdo pjesë e botës është e rrezikuar , e sidomos viset ku ka kompozitet të madhë industrial, viset ku janë në rrezikë nga kjo fantazmë kanë filluar të quhet: “Rrenci Putin”, alias “Llazhni car Shqepan Malli”.

Bota evroperendimore nuk e ka të njohur se çdo burrshtetas rus vuan nga KOMPLEKSI dhe ideologjia atrofike e inferioritetit, për shkak se janë shumë prapa me kompleksin modern të jetës në përgjithësi. Prandaj, ky kompleks që ka shpërthyer në siperfaqe tërë maninë e madhësisë pansllaviste, e cila kërkon sipas Danillevskit dhe Dostojevskit, Prota Mateja Nenadit, VUAJTJE në përthekimin e lëvizjës progresive në histori, për të mbetur së pakut në bishtin e luksit Perendimor. Pra, duhet kuptuar se udhëheqësi shtetëror rus gjithëmonë e ka ose duhet ta ketë, sipas kishës dhe Dostojevskit, vuajtjën inferirore në qafë, e cila e rëndron si plumi i armës. Madje, ajo vuajtje duhet të duket sa më HYJNORE, sepse në këtë botë vetëm “kisha i i posedon dhe i ka në dieni të gjitha fatet e njerëzimit”.
Mbi këto filozofema ruse, misioni i pushtetarëve pansllavistë mbetet konstantë periodike, me vlera të dyfishta: shpirtërore dhe politike. Në këtë drejtim politika ruse kudo që mbisundon, pa çare duhet ta lexon së pari Testamentin e Pjetrit të Madh, ku katërçipërisht kuptohet se fashizmi i përkryer vlon në pallatet e tij dhe sidomos duhet nga koha e Leninit të vlonë në Kremlin. Ky fakt, të cilit fashizëm V. Putini tani për tani po ia hjek maskën, dhe është mirë që po ndodhë në të kuptuarit e konfliktit të civilizimeve dhe kulturave, sepse konflikti i ideologjive nuk po absorbohet me demokraci liberale, për faktin se edhe bota e mykur (pansllave), posedon armë dhe arsenal shkatërues gati sa Perendimi së bashku; për faktin se bota e civilizuar me këtë kontinutet krimesh: së pari pa nderprerje pas Luftës së Dytë Botërore në vendet arabe, sidomos në Siri, Libi, Sudan, Jemen, falë edhe tradhtarëve vendas, në lidhje me shumë popuj jorus, që ishin të robëruar nga Sovjetizmi, dhe tani kundër një populli që është sllavë (Ukrainas), po manifestohet krimi në shkallën më të egër. Prandaj shtrohet pyetja kur dhe ku mund të ndalet ky fashizëm i përkryer dhe eklatant, kur janë në pyetje popujtë e vegjël dhe të varfër.
A i shihet fundi luftës së këtillë të kufizuar
Lufta kundër neofashizmit të Vlladimir Putinit, i cli për një muaj rrente se ka dërguar ushtrinë në kufi me Ukrainën për MANOVRA, mund t` i japi fund vetëm lufta guerile, në çdo cep të akcilës trevë që e ka okupuar siç është rasti me Krimenë (2014).

Por, Putinim mund ta ndalë edhe ndonjë atentat ndaj tij, mundësi kjo që tani është vetëm teorike. Putinin sigurisht do ta ndalë vetëm dashuriçka e pleqërisë , për faktin se manjakodepresioni i tij do të ngushtohet vetëm në ruajtjn e oborrit, siç kanë bërë të gjithë diktatorët, mundësi kjo për ta likuiduar më lehtë. Kështu, fundi i Putinit si e parashoh do të jetë sikurse fati i një feudali, të cilit dikush ia ka dhuruar pasurinë, ndërsa ajo i mirret posa të vdes, për ta gëzuar tjetri që e pason, pa ia garantuar as atij fundin nëse nuk reformohet.

Po lloza e “putinëve” nuk mund të reformohet, sepse kisha që është e mbështetur në rreligjion, ka për mjet fantazinë dhe iluzionin në besimin në diçka që kurrë askush nuk e ka parë, dhe nuk ka komunikuar me te.

Makina e luftës së Rusisë duke u shkatërruar nga lufttëtarët e mbrojtjes së Ukrainës

Tek e fundit, nga 24 shkurti 2022, Rusët dhe Ukrainasit janë në luftë. Deri me tash lufta në të dy anët shihet nga burimet e para se ka kushtuar rreth 150 miliradë dollarë. Nga këto mjete, fatura i drejtohet faktorit agresiv rus në 133 miliardë dollarë humbje. Por, në këtë kuotë nuk hyjnë humbjet dhe çrregullimet finasiare që i ka shkaktuar nepër botë. Me folë për ato humbje është tani për tani tepër herët.
Bisedimet përkundër luftës po shihet se po vazhdojnë. Por humbjet nga bombardimet në tokën e Ukrainës, ku kanë hise në faje dhe ata që janë rusë dhe prorus, sepse kanë kontribuar në rreshtimin e tyre kuislling. Nuk ka dyshim se Rusët dhe Ukrainasit janë dakorduar se janë “dy popuj vllazër”, por duhet të dihet se e kanë siellë botën para një krize që nuk ka qenë realitet që nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore, me përjashtim që një realitet i tillë ka mundur të ndodhë kur TË PARËT, në qershor 1999 kanë hyrë rusët në Kosovë, me batalonin e tyre të blinduar dhe u instaluan në Aeroportin e Sllatinës, si skele ajrore, duke i prituar aeroplanët e tyre të luftës aty. Tash shtrohet pyetja, a do ta përdorë Putini bombën atomike si vëlla i madh, kundër vëllait të vogël, kjo tani për tani nuk vjen në shprehje fare, sepse lufta zhvillohet në kufi me Rusinë. Furnizimi me armtim ndodhë nga toka ruse që është fare afër, e sidomos nga Krimea si hapësirë gjeostrategjike, tani për tani ruse.

Pra gabimi i Perendim it ka qenë më 2014. Tani përmirësimi është i mundur vetëm nëse ushtria e Ukrainës e mund armatën ruse dhe i kthen trevat që i kishte para vitit 2014.

A do të denohet Putini dhe pushtetarët e tij, sepse po thuhet se kanë filluar hetimet në Hagë. Hapur them se JO, sepse Rusia është antare e KS OKB dhe aty pushon çdo gjë tani për tani.

Pra bota ka ardhur në një “korrner”, që zor se do të ketë drejtësi për viktimat që po pësojnë. Po, një shansë për të u gjykuar Putini mbetët çështje latente. E ajo shansë është nëse autanazia e kufomës gjallë, nuk do ta tolerojë pas largimit nga pushteti, ashtu si i ndodhi Milloshiqit në Serbi pas vitit kur kapitulloi më 9 qershor 1999. Panterej!

Prishtinë, më 14 mars 2022 

Rusia në agresionin kundër Ukrainës përdorë minoritetet për qëllime ekspansioniste të saj

0

Presidenti i republikës proruse në Rusi, Ramzan Kadirov me gjeneralin tashmë të vrarë në Ukrainë, Magomed Tushaev

Nga: Gjergj – Skender Jashari

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, nuk është asgjë e re, është praktikë e njohur e saj, e ndjekur në vazhdimësi gjatë historisë nga vitet 1715-ta. As agresionet e fundit, të Rusisë nuk janë ndaluar, si ndaj Gjeorgjisë më 2008, ndaj Krimes dhe Ukrainës Lindore më 2014, ndaj Sirisë më 2015. Për fat të mirë, duket që në rastin e agresionit të fundit të 24 shkurtit 2022, të Terror-rusisë kundër Ukrainës, Bota Perëndimore, e ka marrë më seriozisht. Por sipas të gjitha mundësive dhe gjasave do ketë përshkallëzim edhe të mëtejshëm dhe zgjerim edhe të konfliktit.
Mirëpo një gjë që pothuajse aspak nuk trajtohet në asnjë nivel e në asnjë rast, është çështja e minoriteteve të Rusisë. Në fakt praktika e përdorimit të minoriteteve për qëllime ekspansioniste ka qenë e hershme dhe e përdorur gjerësisht nga shumë kolonizatorë. Për fat të keq, përdorimi i minoriteteve edhe në ditët e sotme, e që nuk do duhej toleruar, madje do duhej reaguar ndërkombtarisht. Gjatë këtyre ditëve të agresionit në Ukrainë, kemi pa në shumë raste, fotografi e video-incizime të ushtarëve rus të vrarë a të kapur rob lufte, që vërehen që janë minoritete, e që nuk janë rus, e që kryesisht janë çeçen dhe musliman të Rusisë, pastaj minoritete të tjera të Rusisë aziatike të racës kineze etj. Madje tashmë disa raste janë publikuar ku edhe forcat çeçene janë tradhëtuar qëllimisht nga FSB-ja ruse, mes tyre rasti më i rëndë ai në Buça afër Kievit, e që tërë njësia çeçene u eliminu nga forcat ukrainase. Pastaj përdorimin e grupeve çeçene dhe muslimane të Rusisë, për të kryer aksione speciale si kundër presidentit të Ukrainës, kundër kryeqytetit të Ukrainës apo sulme diversive-sabotuse në mbrapavijë të thellë të kundërshtarit( Ukrainës); duke i future në pikat më të rrezikshme etj, kryesisht për dy qëllime: arritjen e objektivave ushtarake strategjike a taktike të rëndësishme dhe në mbrapavijë asgjësimin e minoritetit çeçen e musliman në Rusi. Pos kësaj shohim shumë video-incizime të të kapurve rob, që deklarojnë që janë rekrut, që janë përdorë “mish për top” e që shumica deklarojnë që gjatë muajit të manovrave ushtarake të Rusisë, para fillimit të agresionit, i ishin ndaluar gjitha rrjetet sociale dhe qasja në telefona celular dhe medie, si dhe i ishin ndaluar kontaktet me familjarët e tyre, e pastaj ishin dezinformu për gjoja sulmin ukrainas kundër Rusisë apo kundër rusëve në Ukrainë a Ukrainën lindore, apo që të shkonin pas kolonës ushtarake etj.
Duke pasur parasysh jo vetëm këto raste, por edhe keqpërdorimin madje edhe detyrimin e minoriteteve në të kaluarën që të përfshihen në luftëra, mund të kuptohet lehtësisht që kjo bëhet e qëllimshme. Prandaj Terror-rusia pos që është duke kryer agresion, terror kundër popullatës civile ukrainase dhe krime lufte, ajo njëkohësisht është duke kryer edhe:
⦁ Përdorimin e minoriteteve për qëllime eksansioniste të Rusisë;
⦁ Përdorimin e Luftëtarëve të huaj Terrorist nga ana e Rusisë dhe
⦁ Spastrim etnik ndaj minoriteteve në Rusi.

⦁ Përdorimin e minoriteteve për qëllime eksansioniste të Rusisë gjatë historisë

Rusia duke qenë se është ndër vendet e pakta në botë, që ka më së shumti minoritete, etni etj, është e kuptueshme që historikisht ka patur probleme. Rekrutimi i detyruar ushtarak-përdorimi i pakicave etnike a fetare, pra edhe i hebrenjëve në kuadër të forcave ushtarake ruse, edhe gjatë Luftës së I dhe II Botërore, ashtu edhe më parë, është formë e paramenduar për t’i shfarosë në luftëra të huaja; për t’i asimilu; për t’i përdorë për qëllimet e saj ushtarake etj, daton që nga koha e Carit Nikolla I. Fëmijët e pakicave etnike dhe fetare, pra fëmijët e gjithë jorusëve, ishin shënjestër e planit të tillë, p.sh: fëmijët katolik polak, fëmijët hebrenj, etj, e të cilët rekrutoheshin nga mosha 8 deri 13 vjeç, gjë që dallonte nga rekrutimi i fëmijëve rus që ishte nga mosha 18 vjeçare. Rekrutimi i dhunshëm i rekrutëve nënmoshë, nga popullatat indigjene( pakicat etnike), të besimeve jo-ortodokse ruse, romëve si dhe nga vagabondët, u apliku që nga viti 1805. Në vitin 1825, Car Nikolla I, rekrutoi të gjithë meshkujt hebrej prej moshës 12 vjeçare, shumica e të cilëve ishin kidnapuar nga “khapers-sët” e që u dërguan “mish për top” në vija të frontit, derisa i ndalohej të bëheshin oficer. Dekreti i 26 gushtit 1827, i obligonte në shërbim ushtarak, mes moshës 12 deri 25 vjeçare, dhe atë nga 4 rekrut( gjegjësisht 10 rekrut) për 1000 banorë, e që në realitet kishte edhe rekrutime fëmijësh 8 dhe 9 vjeçar. Kuota të tilla aplikoheshin për gjitha pakicat. Në kohën e mbretërimit të Nikollës së I të Rusisë, numri i kantonistëve( nxënsëve ushtarak), arriti në 36.000, të cilët përgatiteshin për artiler, inxhinjier, kartograf, madje të tillët bëheshin edhe zyrtarë administrativ të shtetit, artizan, tregëtar etj. Ndërsa pas vitit 1842 Car Nikolla I, në formë më të organizuar, përmes komandantëve të njësive, priftave ortodoks rus, përmes propagandimit dhe ofrimit të shpërblimeve për të pagëzuarit. Këta fëmijë shkolloheshin për 6 vite në shkolla ushtarake, pagëzoheshin nga kisha ortodokse ruse, si ortodoks rus( siç thuhet bëheshin rus të mirë) dhe pas mbarimit të shkollimit, shërbenin si ushtar për 25 vjet, pasi kishte mbushur 18 vjeç, e kjo ishte edhe formë e asimilimit të fëmijëve të pakicave, pasiqë gjatë gjithë kësaj kohe, fëmijët nuk kishin asnjë kontakt me familjen. Gjatë vitit 1827 deri 1840, prej 15.050 fëmijëve kantonist, 1/3 ishin konvertuar, ndërsa 9.772 kishin ruajtur hebraizmin-e njejta ngjante edhe me pakicat tjera fetare. Vetëm fëmijë hebrenj në mes viteve 1827-1854, ishin rekrutuar rreth 50.000 fëmijë, këta dallonin nga të rekrutuarit ushtar të rritur hebrenj. Fëmijët bonjak, fëmijët ilegjitim të lindur në gratë e ushtarëve( kantonistët nëse martoheshin dhe kishin fëmijë, ata ishin pronë e shtetit, që ishin të destinuar të ndjeknin shkollën e njejtë si babai i tyre) dhe fëmijët e vejushave, fëmijët e të varfërve shpejt u bënë targeti kryesorë i rekrutimit, derisa fëmijët e rabinëve dhe të pasurve filluan të paguanin për t’i shpëtu rekrutimit të tillë. Bërjen e listave të rekrutëve binte mbi Kahal-ët, që pas vitit 1827, të cilët angazhuan khapersët( rrëmbyesit e fëmijëve hebrenjë për rekrutim), që ishin nga komuniteti të përzgjedhur si njerëz që ishin mashtrues, që joshnin fëmijët me gënjeshtra dhe rrëmbim. E njejta u përsërit edhe në luftën e Krimes të vitit 1853-1856 madje duke u shtu dukuria e tillë, duke u apliku ndaj të gjithë pakicave etnike dhe fetare, duke u katërfishu kuota e rekrutimit të fëmijëve hebrenj dhe fëmijëve jorus, shkaku i së cilës më shumë u shtu nevoja e khapersëve, që sidomos në vitet 1852-1855, rrëmbenin fëmijët e gjitha moshave, gjitha statuseve, madje edhe vëllezërit e të rrëmbyerëve.

Forcat e vrasësve çeçen duke iu lufut “Allahut” para një beteje kundër ukrainasve në vendin e vet në Ukrainë. Këtu së bashku me gjeneralin e tyre të vrarë janë në një pyell të Ukrainës. 

Pas vitit 1856, thuhet që është ndërprerë kjo, por që në fakt vazhdoi në numër më të ulët, gjegjësisht në çdo vit nga 1500 fëmijë rekrut dërgoheshin, derisa në fund të shekullit XIX, kjo kuotë u rritë për 5 deri 6 herë, derisa ekzistimi i ushtarëve hebrenjë fëmijë, regjistrohet deri në vitin 1917. Cari Alexander II, më 1874 nxori Statutin e përgjithshëm për detyrat ushtarake, në të cilën barazoheshin të gjithë rekrutët padallim race, etnie, feje, mirëpo shpejt pas saj u aprovuan edhe disa amendamente speciale që sërish pakicat etnike, fetare i diferenconte, gjë që bëri të vazhdonte prapë kantonizmi. Rusia edhe në Luftën me Japoninë në vitin 1904-1905, i joshte pakicat etnike a fetare, mes tyre edhe hebrenjët që të shkonin në luftë, në këmbim të ndonjë të drejte, në këtë rast hebrenjëve i jepej e drejta që të dilte për banim jasht vendbanimeve hebreje( Pale-ve). Në vitet e mbretërimit të Alexander II, 1855-1881, më përdhuni filloi krishterizimi-rusifikimi i kantonistëve. Në mes viteve 1874 deri 1914, më konkretisht në vitin 1907, në ushtrinë ruse, ishin 5 % e ushtarëve hebrenj, derisa numri i popullatës hebreje ishte 4% në nivel vendi. Hebrenjët, ashtu edhe pakicat të tjera kombëtare e fetare, në Rusinë e viteve 1874 e më pas, shërbenin kryesisht në 90% të rasteve në pozicione luftimi; 75% në njësi këmbësorike; mes 7-20% në artileri dhe 2-4 % në kalorësi, kurse më pas në vitet 1900, dramatikisht bie numri i hebrenjëve a pakicave tjera në artileri vetëm në 4-6 %. Rënija dramatike e pjestarëve të pakicave pra edhe hebrenjëve në artileri, është e shpjegueshme vetëvetiu, sepse në këtë periudhë u zhvilluan armë artilerike që gjuanin në distanca të mëdha, gjë që shumë pak rrezikohej jeta e artilerit nga luftimi direkt. Gjatë vitit 1911-1912 do pasigurohet pozita e pakicave, mes tyre edhe e hebrenjëve në ushtrinë ruse, mirëpo prapë u përdorën pakicat si “mish për top” për luftërat ruse.
Përfshirjen e fëmijëve jorus, në luftërat ruse, si ajo e Krimes, Luftërat ruso-turke, luftën ruso-japoneze, por edhe më vonë luftërat tjera si ajo e I dhe e II Botërore, luftën civile ruse etj, në vazhdimësi mund ta kuptojmë edhe nga numri i viktimave sipas përkatësisë kombëtare a fetare, p.sh: guri përkujtimorë hebre në Krime; gravimi i emrave hebrenjë, në kapelën e Plevnës; dekorimet etj. Derisa për shumë grupe etnike a minoritete të tjera, nuk mbetën as të dhëna përkujtimore a historike.
Në Luftën e I Botërore më shumë se 400.000 hebrenj ishin mobilizuar, prej tyre 80.000 në vijën e parë të frontit, përkundër kësaj në çdo rast kur pësonte disfatë ushtria ruse, komandantët e saj shpërthenin akuza kundër popullatës hebreje, duke i akuzuar për tradhëti dhe spijunazh tek Gjermanët, e për të cilat pësonin dënimet masive me shpërngulje të popullësisë hebreje në drejtim të vijave të frontit( që të shfarosen në luftë), si rasti më tragjik përmendet ai i Courland dhe Lituanisë veriore më 1915. E njejta praktikë, mund të shihet lehtësisht edhe nga shifrat e viktimave ushtarake dhe civile, por edhe nga burime që në mënyrë implicite a eksplicite e theksojnë, që është aplikuar ndaj gjithë jorusëve, në Luftën e I dhe të II Botërore, në luftën civile ruse etj.
Madje vendosja në afërsi të vijave të fronit të popullësive të caktuara kryesisht pakicave etnike dhe fetare, vazhdimisht ishte politikë perfide ruse, e tillë ndodhi edhe gjatë Luftës së II Botërore me hebrenjët, të njejtën Lenini kishte bërë gjatë kohës së tij. Derisa në luftërat e vendeve tjera, shohim që pakicat etnike, kombet tjera a njerëz të feve tjera në numër më të vogël i janë bashkuar atyre luftërave. Edhe pse nuk thuhet në shumicën e rasteve por kjo kuptohet që ishte e qëllimshme, që për interesa ekspansioniste ruse dhe për interese shoveniste të spastrimit etnik të popullatave joruse, të rekrutoheshin më shumë jorusët në kuadër të ushtrive ruse, nën parullat mashtruese të “ bashkim vllaznimit”, “ komunizmit dhe socializmit” etj. P.sh:rekrutimi i 200.000 hebrenjëve në forcat e Bashkimin Sovjetik e që 40% e të gjithëve që morën pjesë në luftë u vranë ose u kapën robë gjatë Luftës së II Botërore. Gjatë Luftës së II Botërore, vlerësohet që më shumë se 2 milion hebrenj sovjetik u vranë, kurse në Ushtrinë e Kuqe ishin rreth 500.000 ushtar hebrenj derisa rreth 200.000 u vranë, rreth 160.000 u dekoruan, e qindëra arritën në rangun e gjeneralëve, mbi 150 u nderuan si Heronjë të Bashkimit Sovjetik.

Në mesin e të vdekurve është edhe gjenerali Tushaev

Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent” ka raportuar se ka shkatërruar batalionin çeçen të përbërë nga 56 tanke dhe të drejtuar nga gjenerali Magomed Tushaev, njëri i besuar i kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Të vrarët jo-rusë si ushtar në Luftën e II Botërore, e që u përfshinë në listën e të vrarëve si ushtar rus.
1 Hebrenjë Rreth 200.000 hebrej shërbyen në forcat e Bashkimin Sovjetik e që 40% u vranë ose u kapën robë.
2 Tatarët më shumë se 350.000 të vrarë.
3 Bashkirsët rreth 300.000 të vrarë.
4 Mordovasit rreth 130.000 të vrarë.
5 Çuvashët(Chuvashes) rreth 106.470 të vrarë.
6 Turkmenët prej 1.25 milion banorë, 700.000 të vrarë si ushtarë
7 Republika Jakutia( Yakutia) 37.965 banorë, 64.74% e tyre vdiqën,
Tabela . Të vrarët jo-rusë si ushtar në Luftën e II Botërore, e që u përfshinë në listën e të vrarëve si ushtar rus.
Kopjues perfekt të praktikave të luftërave të Rusisë si gjatë Luftës së I dhe II Botërore, ashtu edhe regjimit Stalinist, ishte Jugosllavia, e cila i aplikoi ndaj gjithë joserbëve e veçmas ndaj Shqiptarëve.

Më:19.03.2022


Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Never Forget !

0


Nga: Leonora Laçi

Rasti Ukrainës është një shembull dëshmues se sa të rrezikuar jemi dhe të pasigurt në shekullin që jetojmë. Rasti Ukrainës me solli ndermend krimet e serbve ndaj Bosnjes e ndaj Kosovës, më solli ndërmend masakrat që janë zhvilluar ndaj popullit shqiptar ndër shekuj.
Një libërth që u botua në këtë kohë nën përkujdesen e prof.dr.Nusret Pllana, Msc.Agim Alickaj na sjell ndermend ngjarjet aktuale të ngjashme me ato të së kaluarës jo shumë të largët që populli shqiptar i Kosovës perjetoi në token e vet.
Një libër që dëshmon me fakte me anë të fotove Gjenocidin dy shekullor serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 e ndarë mjaft mirë në pesë etapa. Etapa parë 1844-1912, etapa dytë 1912-1914, etapa tretë 1918-1941, etapa katërt 1945-1966, etapa e pestë 1989-1999.
Një botim i vogël por që njeh çdo kend me krimet e serbve ndaj shqiptarve në periudha të ndryshme. Krimet e serbve ndaj shqiptarve s’kanë qenë të njëtrajtshme, kanë pasur luhatje kushtëzuar nga udhëheqësja dhe politika e asaj udhëheqje për asimilimin e popujve të tjerë, duke mos gjetur terren tek shqiptarët kanë gjetur si zgjidhjen më të mirë zhdukjen. Krimet e serbve ndaj shqiptarve kanë qenë të favorizuara nga politikat pro dhe kunder të ndërkombëtarve, sa më i përgjumur reagimi ndërkombëtar aq më i ashpër ka qënë dhunimi i të drejtave të shqiptarve nën thundren e pushtuesit sllav, dy luftërat botërore kanë qenë në favor të politikave asimiluese e gjenocidit serb ndaj shqiptarve dhe popujve të tjerë, por dhe krizat politike dhe mungesa e vemendjes së duhur i ka drejtuar serbet drejt shtrengimit të lakut ndaj popullit shqiptar.
Gjithmonë ata kanë ndjekur politikën e “tatimit të pulsit”, mos reagimi ndërkombëtar për ta ka qenë miratim, një miratim i nënzëshëm. E njëjta gjë po përsëritet në Ukrainë nga Rusia.
Në këtë libërth shohim foto tronditëse të njerëzve të masakruar e të vrarë pa dallim moshe e gjinie, foto tronditëse që shërbejnë si dëshmi për babëzinë e perendimit se për hir të interesave gjeopolitike kanë lejuar të ndodhin masakra të tilla dhe ende po ndodhin dhe sot që unë po shkruaj këtë artikull, në një kohë tjetër në një vend tjetër. Perendimi nuk duhet ta lejoi cenimin e lirisë, integritetit territorial, ne sot nuk duhet të flasim me gjuhën e urrejtjes ndaj kombëve të tjera, të drejtat e njeriut po shkelen në emër të një lirie inekzistente. Asnjë popull nuk e do thundren e pushtuesit aq më pak Ukraina e meriton fatin që ka sot, populli civil nuk ka kërkuar çlirim, nuk ka kërkuar luftë, çdo popull meriton të jetoi i lirë dhe i pavarur. Sot ne duhet të punojmë që të zbusim gjakrat dhe të ulim tensionet, lufta nuk ka fitues, lufta sjell shkatërrim dhe dëmë ekonomike, sjell trauma ndër civil, sjell humbje jetë njerëzish të pafajshëm, sjell shkatërrim të identitetit historik kombëtar, sjell pasoja që duhen shumë vite që brezi aktual t’i superojë.

Por ne s’duhet asnjëherë të harrojmë shembujt e ngjashëm nga e kaluara dhe duhet të kishim marr mësim nga ajo e kaluar jo shumë e largët si gjenocidi në Kosovë e Bosnje.
Ky libër “Never forget”! -Mos harro kurrë! – The serbian genocide on albanians 1844-1999 i shërben atyre që harrojnë, i duhet diplomacisë ndërkombëtare që të parandalojnë një gjenocid të mundshëm në Ukrainë. I shërben historiografisë si fakt historik. I shërben fëmijëve tanë, i shërben brezave të ardhshëm që ajo çfarë ka ndodhur nuk duhet të harrohet por kjo nuk duhet të na mbush me urrejtje për hakmarrjet e nga të përsekutar në persekutor.