Kreu Blog Faqe 1378

Mësuesit e mirë si Fadil Haliti, mbetën nxënës të përjetshëm!

Nga: Arif Ejupi

Gjimnazi“Aleksandër Xhuvani”i komunës së Podujevës,i njohur deri në vitin 1991, si Gjimnazi i Përgjithshëm “8 Nëntori” sivjet shënon 60-të, vjetorin e themelimit të tij.

Gjatë viteve 1961-1962, ky gjimnaz veproi si paralele e ndarë e atij “Sami Frashëri” të Prishtinës(dikur Ivo Lola Ribar)

Pas një viti me gjithë kundërshtimin dhe zhurmën e serbëve dhe malazezëve dhe indiferentizmin e disa poltronëve shqiptarë,që veten e konsideronin si jugosllavë, ky gjimnaz do të veprojë i pavarur nga ai i Prishtinës.

Kjo arritje e jashtëzakonshme ishte meritë e disa intelektualëve llapjanë, veçanërisht e zotit, Ramush Rrahim Rama, atëbotë udhëheqës i Arsimit dhe Shëndetësisë në rrethin e Llapit.

Ai me urtësi dhe mençuri u parapriu të gjitha proceseve, derisa hapja e këtij gjimnazi me rëndësi jetike për trevën e Llapit u bë realitet.

Në këtë institucion të Arsimit të Mesëm regjistrohen nxënësit e qytezës së Podujevës, dhe të fshatrave periferike, si dhe ata të viseve malore si; Shalë e Bajgores, Grykë e Mavriçit dhe Orllan.

Kriter për t’u regjistruar në këtë gjimnaz ishte përfundimi i tetëvjeçares,në ndonjërën nga shkollat fillore të Kosovës, si dhe dhënia e provimit pranues.

Sikurse në gjimnazet e tjera të Kosovës, ashtu edhe në atë të Podujevës, programet mësimore zgjatnin 4 vjet.

Në vitin akademik 1980 në emër të njëfarë reforme në Arsim, të gjitha gjimnazet në ish-Jugosllavi, shndërrohen në Qendra të Arsimit të Mesëm të Orientuar.

Ky riorganizim që njihej edhe si sistemi i Stipe Shuvarit, në kushte dhe rrethana çfarë ishte ekonomia e Kosovës, rezulton i pasuksesshëm.

Më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, ish- deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratojnë kushtetutën, si aktin më të lartë juridik të vendit. Faktikisht nga ky moment edhe fillon vënia e themeleve të shtetësisë së Kosovës.

Serbia duke parë vendosmërinë e shqiptarëve të Kosovës, për shkëputje nga ajo, aplikon gjendje të jashtëzakonshme.

Qyshkur ndodhi suprimimi i Autonomisë së Kosovës,shqiptarët mbeten pa kurrfarë mekanizmi mbrojtës.Ata në çdo kohë bastiseshin, arrestoheshin dhe vriteshin, pa dallim moshe dhe gjinie.

Me gjithë situatën tejet komplekse organet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovë, edhe pse të gjendura jashtë objekteve të tyre të ligjshme, në shtator të vitit 1992, marrin vendim që në mbarë vendin të bëhet rihapja e gjimnazeve të mëhershme.

Gjimnazistët e Podujevës të ndjekur më 13 dhjetor 1990, me kërbaç e tanke nga objektet e tyre shkollore, do të detyrohen që nga 3 shkurti i vitit 1992, mësimin ta vazhdojnë në shtëpitë shkolla.

Qytetarë e mësimdhënës të Llapit,do të mobilizohen dhe do të vihen seriozisht në mbrojtje të këtij mësimi, duke mos kursyer edhe jetët e tyre.

Kuptohet që kushtet e punës ishin të vështira dhe të papërshtatshme. Në dhomat e planifikuara për nevoja të familjes të shumtën e herëve ishin mbi 30 nxënës.

Armikun e pengonte edhe kjo formë organizimi. Ai qëllim kishte gjunjëzimin e shqiptarëve dhe lënien e fëmijëve të tyre jashtë çdo rrjedhe.

Personeli udhëheqës i këtij gjimnazi shpeshherë thirrej në të ashtuquajturat biseda informative, më ç’rast keqtrajtohej psikikisht dhe fizikisht, nga policia serbe.

Me gjithë stuhitë dhe agresivitetin e pandërprerë të shovinistëve serbë gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” i Podujevë mbijeton.

Duhet theksuar që gjatë viteve nënokupim si ndër mësimdhënës, ashtu edhe ndër nxënës të këtij gjimnazi, kishte harmoni edhe unitet, si në mendime ashtu edhe në principe.

Në mbrojtje të këtij djepi të dijes që i dha qindra kudro Kosovës, duke filluar nga profesorë universitar e deri në President të vendit,më 5 maj të vitit 1999, nga policia serbe vritet Ejup Halim Shala, nga Konushevci i Podujevës.

Ejupi, përveç funksionit të drejtorit të përgjithshëm të këtij gjimnazi, vite me radhë me dashuri e profesionalizëm kreu edhe detyrën e profesorit të Gjuhës shqipe.

Ai nga armiqtë mbahej në shënjestër, ngase së bashku me kolegët e tij Avdi Gjata e Hamdi Mustafa-Lala, si mësimdhënës të këtij gjimnazi, patën organizuar daljen masive të nxënësve, të kësaj shkolle në protestat e vitit 1981.

Të tre profesorët e apostrofuar patën vuajtur dënime të rënda, me burgim në kazamatet e ish-Jugosllavisë komuniste.

Çdo përshkrim i zhvillimeve brenda gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, do të mbetej i mangët sikur të mos përmendej edhe kontributi i jashtëzakonshëm i z.Fadil Haliti, mësimdhënës i lëndës së kimisë.

Fadili lindi më 15 shkurt të vitit 1965 në Dumnicë të Poshtme të Podujevës. Ai rrjedh nga një familje atdhetare dhe arsimdashëse.

Latif Tahir Haliti,babai i Fadilit në vitin 2000, pronën e tij e fal për ndërtimin e shkollës së re në Llaushë të Podujevës.

Ai përveç këtij gjesti human si teknik ndërtimi, do të bëjë edhe punë vullnetare, deri në hapjen solemne të saj.

Fadili si pinjoll i një familjeje bamirëse dhe atdhetare arsimin e detyrueshëm e kryen në shkollën e vendlindjes “Lasgush Poradeci” të Dumnicës së Poshtme.

Paralele të kësaj shkolle deri në vitet 1992-1993, ishin edhe shkollat e fshatrave Përpellac, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë.

Mjerisht,shkolla në Përpellac, ka mbetur pa asnjë nxënës,dhe është rrënuar tërësisht.

Sot, në këtë fshat në kufi me Serbinë, që deri në fund të viteve të 70-ta, numëronte mbi 40 shtëpi s’jeton askush.

Në fakt shkolla në Dumnicë të Poshtme në periudhën kur Fadili,ishte nxënës i saj, me pëlqimin e njëanshëm të serbëve dhe malazezëve, që ishin pakicë dhe kolonë në këtë fshat, ishte emërtuar si shkolla tetëvjeçare “Vuk Karaxhiq.”

Çdo vërejtje apo mospajtim nga ana e shqiptarëve përveç keqtrajtimit dhe burgosjes së tyre do të çonte edhe në mbylljen e saj.

Adem Xheladini- Shala mësues i Fadilit, që nga klasa e parë deri në atë të katërtë, me të vërejtur aftësitë e tij në matematikë, konstaton që bëhet fjalë për një fëmijë me shkallë të lartë të zhvillimit dhe aspiracionit.

Fadili të katër klasat e fillores do t’i përfundojë me rezultate të larta. Këtë sukses e përsërit edhe në katër klasat e tjera, me më shumë edukatorë e lëndë mësimore.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë arsimtarët e tij si; Baki Mehmeti, Hamit Osmani, Behxhet Islami, Ramadan Maliqi, Fahri e Xhafer Shabani, etj ndihen të nderuar me punën dhe sukseset e ish-nxënësit të tyre Fadil Haliti.

Fadili i vendosur për të arritur rezultate të ngjashme në shtator të vitit 1979, mësimet do t’i vazhdojë në QAMO “8 Nëntori” të Podujevës.

Meqenëse me kohë kishte fituar shprehi pune edhe në mjedisin e ri do të jetë njëri nga nxënësit më të mirë të shkollës.

Ai mënyrat e të mësuarit intelektual dhe me kuptim do t’i përvetësojë nga arsimtari i tij i kimisë z.Selman Hoti, të cilit gjatë gjithë jetës i është mirënjohës.

Haliti i motivuar nga arsimtari Hoti, më 1 tetor të vitit 1984, do t’i fillojë studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, seksioni-Kimi.

Me punë të palodhshme dhe sistematike më 30 qershor 1988, diplomon me notën 9 (nëntë) te prof.dr.Vuksan Lekë Kalaj, mësimdhënës me përvojë të gjatë i lëndës së Kimisë organike, në Universitetin e Kosovës.

Diplomimit të Fadilit i gëzohet jo vetëm familja e tij, por e gjithë shoqëria, sepse profesorët e kimisë deri vonë në komunën e Podujevës, ishin kuadër deficitar.

Dy muaj pas diplomimit, saktësisht më 1 shtator të vitit 1988, Haliti krijon marrëdhënie pune në QAMO ”Gjuro Gjakoviq” të Podujevës.(transformuar më 1992 në gjimnaz)

Ai plot 34 vjet me shumë sukses në këtë institucion e kryen punën e mësuesit të kimisë ( Haliti i njohur në modesti preferon të quhet mësues kimie)

Puna e tij e gjatë në Arsim, karakterizohet me përjetime nga më të ndryshmet. Ai e kujton me një emocion të veçantë qershorin e vitit 1992.

Derisa me kolegët e tij; Qazim Nazif Hoxha, Mehdi Çitaku dhe Afrim Shabani,po regjistronin në shkollën fillore të fshatit Obrançë, semimaturantët e 14 shkollave tetëvjeçare të Llapit, kandidatë për të qenë nxënës të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, arrestohen nga policia serbe.

Materialet me vulën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës, thotë Fadili “i patën tmerruar policë e inspektorë të dhunshëm, të stacionit të policisë në Podujevë.”

“Ata të dalë nga vetvetja nga zemërimi, që dokumentet ishin me mbishkrimin Republika e Kosovës, përveç keqtrajtimit psikik dhe fizik, na fyenin edhe në baza kombëtare.”

Haliti nga policia serbe do të arrestohet edhe më 21 qershor të vitit 1994, por tani në cilësinë e Kryetarit të LDK-së-Aktivi, Dumnicë e Poshtme.

Ai pa kurrfarë procedure paraprake gjyqësore dërgohet në burgun e Prishtinës, ku mbahet 8(tetë)ditë, nënakuzën se kinse paska rrezikuar rendin dhe qetësinë e qytetarëve të Jugosllavisë.

Këto arrestime arbitrare të shqiptarëve vërtetë ishin tragjiko-komike, sepse në këtë periudhë Jugosllavia, ishte shtet ineksistent.

Mirëpo, Serbia do të jetë ajo, që e veshur me petkun e këtij shteti fantazmë, do të kryejë gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

Me gjithë dhunën dhe terrorin Haliti, në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga puna me nxënës.

Madje, ai do ta dyfishojë punën me ta. Në mënyrë që të kompensohen orët e humbura ai organizon edhe kurse intensive nga lënda e kimisë.

Meqenëse në kohë okupimi puna në laborator ishte utopi Haliti, matjen e njohurive të nxënësve do ta bëjë nëpërmjet pyetjesh, testesh dhe zgjidhjesh të detyrave të ndryshme.

Me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, atij i shtohet edhe më tepër dëshira për punë dhe suksese.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar gati 23 vjet, nga çlirimi i vendit gjimnazi ”Aleksandër Xhuvani”i Podujevës, ende s’ është i pajisur me laborator eksperimentues të Kimisë.

Ky absurditet i llojit të vet duhet të prek në ndërgjegjen e përgjegjësve të Arsimit, të Republikës së Kosovës, të cilët asnjëherë nuk u morën me problemet bazike të shkollave tona.

Haliti, i ambientuar në kushte të rënda pune do të bëjë çmos që këtë boshllëk ta plotësojë, me hapjen e një shkollë të veçantë për studiuesit e kimisë.

Ai për të gjitha ata që pretendojnë studimet në Fakultetin e Kimisë dhe atë të Mjekësisë, ka kohë që organizon leksione private.

Kjo metodë ka dhënë rezultate të kënaqshme dhe konkrete. Sot,të gjithë ish-nxënësit e z.Haliti, studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Kimisë, kanë arritje të shkëlqyera, dhe janë bursistë të Universitetit të Kosovës.

Punës me rezultate të dukshme të pedagogut Fadil Haliti, i detyrohen jo vetëm organet komunale të Arsimit të Podujevës, por dhe ato të Republikës së Kosovës.

Mosnjohja e meritave atyre që dhanë gjithçka në mbrojtje të shkollës shqipe, çon në demoralizim, dhe mospërfillje të institucioneve tona, të mbrojtura me jetë e gjak.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch shpall “Personalitete të Vitit” presidenten e Kosovës dr. Vjosa Osmani

0
Bernë, 7 mars -Me rastin e Dites Nderkombëatre te Grus – 8 Marsit, Redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka shpallur Personalitete të Vitit (Person of the Year)  presidenten e Republikës së Kosovës Dr.Vjosa Osmani për rolin dhe angazhimin e saj permanent ne avancimin e gruas ne shoqeri, për kontributin ne procesin e dialogut, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë kombetare në arenën  nderkombëtare.

Këtë përzgjedhje redaksia ne fjalë e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të presidentes shqiptare ne Prishtinë Dr.Vjosa Osmani presidnet e pare gur e zgjhdur nga vota e popullit.. Njëkohesisht për angazhimin e saj për integrimin e vendit në BE-së, në NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-të per një Kosovë te sigurt per te gjithe qytetaret  e saj, nje vend tolarant dhe demokartik, një Zvicër ne ballkan!

Vjosa Osmani, gruaja që i mposhti të gjithë burrat e cila ndoqi vijen proamerikane aty ku e la presidenti Rugova!

Dr. Vjosa Osmani është Presidentja e re e Kosovës. Gruaja më e votuar në histori të zgjedhjeve aty arriti dje të marrë besimin e Kuvendit pas 3 raundesh. Forca e saj politike dhe besimi i qyterave ndaj saj u deshmua me 14 shkurt ne vitin 2021 e cila fitoi bindshëm 300.788 vota, qe mund te thuhet se kjo eshte gruaja e pare shqiptare presidente me voten e  popullit,  shkruna gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ajo qe kur u kyq ne pilitike mbajti vijat e LDK-së se presidentit histroik te Kosoves dr.Ibrahim Rugova. Kete politike te forcimit te shtetin te Kosoves ajo e vazhdoi edhe kur ishte ne krye te Parlamenetit te Kosoves, kur ishte kryeministre dhe tash po e vazhdon me perkushtim si presineete e Repunlikës ne avancimin e procesve demokratike duke mbeshtetur dialogun e Brukselit duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Kosoven do ta bejme nje Zvicër te re në ballkan, nje shetet tolerante dhe demokatik ku do te funksionoje shteti juridk

Vjosa Osmani përfaqëson një fytyrë të re, të papritur të shtetit më të ri në Evropë. Vizita e Presidentes në detyrë në Bern rriti shpresat për një kapitull të ri në marrëdhëniet Kosovë-Zvicër e cila tha se me shtetin helevtik kemi mardhenie me shume se miqesore, vellezerore, meqe kemi  ne Zvicer edhe rreth 300 mije vellezer e motra, punëtor te vyeshe, shembull integrimi dhe ambasadore te imazhit të vendit tone!

Njëkohesisht kjo mirenjohje dedikuar presidentes se Kosovës eshte merite e saj për ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë kombetare en aren nderkombëtare, angazhimi saj me te zhdukurit si dhe kontributi i saj ne lobim dhe integrimin e Kosoves ne instancat Veriatlantike dhe ato evropiane drejt anetaresimit të Kosoves ne NATO, BE, UNESCO dhe interpol

Sipas Le Canton27.ch ka shumë arësye pse Vjosa Osmanit i dhurohet kjo mirënjohje Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare, për  angazhimin e vazhdueshem për liberlizimin e vizave angazhimin  e  saj permanent me kreun e qeverisë së Kosoves per zero tolerance ndaj krimit te organizuar per funksionimin e nje shteti juridik siq e meritojne qytearet e Kosovës, per ta bere Kosoven Zvicer siq ishte shprehur presidentja Osmani gjate vizite se saj të fundit ne Bernë te Zvcrës.

Kush eshte presidentja e Kosoves te cilen gazeta zvicerane e shpalli Personalitete të Vitit (Person of the Year)?

Dr. Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj 1982 në Mitrovicë, në Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Mitrovicë, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës.

Studimet Master dhe studimet e Doktoratës i ka të mbaruara në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, ShBA. Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate, kështu duke u bërë gruaja më e votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë si dhe politikania e dytë më e votuar në zgjedhje parlamentare. Në mandatet e kaluara ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Integrime Evropiane dhe ka qenë Nënkryetare e Komisionit për Reformë Kushtetuese.

Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 5 nëntor 2020, ajo mori detyrën e u.d. si Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë viteve 2006-2010, Vjosa Osmani ka shërbyer si Shefe e Stafit të presidentit Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze. Osmani është e martuar ma Prndon Sadriu nga Presheva (Lezbali) dhe ka dy vajza binjake.

 

Presidentja Osmani: Ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës na rikthen kujtimet e plagëve të shkaktuara ndaj qytetarëve të Kosovës në vitet e ’90 nga regjimi gjenocidal i Serbisë

0
“Natyrisht, se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetarë të Kosovës gjatë viteve të ’90 nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Prandaj, edhe i jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, por në të njëjtën kohë për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar, do të bashkojmë zërin dhe veprimet tona sikurse edhe deri më tani, dhe jam e bindur që sikurse në rastin e Kosovës në vitin ’99, edhe tani në Ukrainë në vitin 2022 do të triumfojë liria dhe demokracia”, ka theksuar Presidentja Osmani.  Sipas Presidentes Osmani, Kosova me të gjitha kapacitetet e saj është e gatshme të pres refugjatë nga Ukraina.
“Që nga dita e parë e agresionit të Rusisë në Ukrainë e kemi iniciuar këtë çështje me institucionet relevante. Tashmë ju e dini që është miratuar edhe një rezolutë e Kuvendit të Kosovës, dhe institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që janë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina t’i shfrytëzojmë. Në të njëjtën kohë, natyrisht që këtë ia kemi bërë të ditur edhe shteteve të cilat tani kanë më shumë refugjatë, por edhe shteteve tjera aleate. Për më tepër Kosova, ka treguar gatishmëri që t’i jap mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina, në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë, por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë dhe raportimit këtu nga një vend i sigurt, pra nga Republika e Kosovës. Gjithçka që është në dorën tonë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe më tutje brenda kapaciteteve që një shtet i vogël si Kosova i ka. Por, të jemi të qartë se është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet në çdo kënd të botës se çfarë ndodhë kur diktatorët ledhatohen dhe se sa e nevojshme është ndihma e aleatëve tanë perëndimor dhe shteteve të tjera paqedashëse në raport me popullin e Ukrainës që tani po bombardohen nga ana e Rusisë”, ka theksuar Presidentja Osmani. E para e vendit, po ashtu ka bërë të ditur se si institucione kanë komunikuar me  ambasadat e Ukrainës anekënd botës, sidomos në shtetet ku edhe Kosova ka ambasada. “Ne natyrisht që kemi komunikuar me ambasadat e Ukrainës anekënd botës, sidomos në shtetet ku edhe Kosova ka ambasada. Kemi dërguar mesazhet tona edhe të institucionet qendrore të Ukrainës. Natyrisht, që ata janë të vetëdijshëm për të gjitha masat që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës në përkrahje të popullit të Ukrainës, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti. Po ashtu, janë të vetëdijshëm se cili është shteti në rajonin tonë, i cili po vazhdon të qëndrojë përkrah Putinit dhe Rusisë, dhe natyrisht ajo është Serbia”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ndërsa shoh mijëra refugjat të Ukrainës, unë kujtoj dhimbjet e popullit tim…; ja çka thoshte Gazeta zyrtare e Romës e vitit 1912

Në foto: Osman gazi, themeluesi i Perandorisë famëkeqe Osmane
Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
Ndërsa shoh mijëra refugjat të Ukrahinës, unë kujtoj dhimbjet e popullit tim…
Gazeta zyrtare e Romës e vitit 1912 shkruante:
Dy luftime të rënda kanë ndodhur me 4 dhe me 5 korrik në Istok pranë Pejës dhe në Sogai në rrethin e Gjakovës për të cilat nuk kemi të dhëna.
Qeveria (Turke) me qëllim që të godasë kryetarët e kryengritësve ka propozuar të dërgojë në internim bijtë dhe gratë e tyre ( të afërmit e kryengritlsve) në Anadoll.
Shumë prej këtyre familjeve janë trasportuar atje të shoqëruar me ushtarë .
Popullsia myslymane është shumë e indinjuar për këtë problem dhe shumë personalitete të shquara i kanë kërkuar favore konsullatës Angleze në Shkup për të ndërhyrë për këta të pafajshëm.
Nga Selaniku , një dezertor, ( kuptohet shqiptar ) tenenti Adil ka lënë Shkupin për një drejtim të paditur i shoqëruar nga 40 shqiptarë dhe nga të tjerë myslymanë.
Një batalion rezervë i Azisë së vogël i regjionit të Verisovies ka shkuar tek stacioni me armë dhe me bagazhet duke kërkuar që t’i lirojnë menjëherë dhe t’i dërgojnë në Shkup me një tren special duke kërcënuar se në rast të kundërt, do të dezertonin. Komandanti i batalionit i ka bindur ushtarët të presin deri më sot në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen . Situata në ushtri është shumë kërcënuese.
Dhe së fundi mbërrin dërgesa e mëposhtëme nga Selaniku , shumë e ndryshme nga intonacioni optimist i qeverisë Turke.
Ministri i luftës ka urdhëruar përgatitjet ushtarake në fungsion të 12 brigadave në territorin e Selanikut dhe të Manastirit për të qënë të gatshëm nëse në Shqipëri do të shtoheshin ( rëndoheshin) kryengritjet.
Sipas lajmeve që kanë si burim zyrat turke të marra në Manastir, zyrtarët që i janë dërguar Tahir Beut kryetar i kryengritjes janë kthyer pa asnjë rezultat.
Tahir Beu ka refuzuar të nështrohet . Sot do t’i dërgohet një ultimatum i fundit pas kësajë do të fillojë raprezalja.
Në Durrës kanë filluar trazirat. Shumë prej bejlerëve janë strehuar në male.
Beu i Krujës Koni ka thënë që lëvizja kryengritëse nuk është kundër atdheut po kundër padrejtësive të qeverisë turke. Ai ka ftuar qyetarët o ti bashkohen lëvizjes o të rrinë neutral.
Qeveria turke ka shpallur në Krujë shtetrrethimin.
Dhimbje e madhe kur shikoj refugjatët Ukrainës të lënë vendin e tyre, por dhimbjes i shtohet edhe dhimbja e popullit tim që e detyruan të lënë vendin nën presionin e shpatave, bajonetave, armëve , kallashnikovëve, lanë atdheun.
Shoh Morean që i drejtohet Italisë, shoh në to Kosovarët që serbët i detyruan të shkonin në Turqi, shoh Dibrën e sakatuar nga Serbi, shoh Çamët e vjetër që lanë varret e të parëve , shoh 800 mijë Kosovarët që nën dhunë lanë vatrat. Mjaft Carëve, Satrapëve e Hitlerëve….
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

UDB- ishte makineri e frikshme!

( Autori  në kazamatën e Zenicës 1981 )

Shkruan  Nafi  ÇEGRANI

Refleksione

Shërbimi i Sigurimit  shtetëror  jugosllav , zakonisht në popull  e njohur me emrin e saj origjinal  si UDB-a, e cila është  formuar me 13 maj 1946   fillimisht si OZN-a , e përbërë nga katër sektore : i Pari për zbulim nën drejtimin e Maks Moloqit, i Dyti për kundërzbulim i udhëhequr nga  Pavle Pekiq, i Treti VOS /Shërbim informative ushtarak/ në krye me Jefto Shashiq dhe sektori i Katërt ishte ai teknik dhe për logjistikë, e të cilin  fillë pas 1946  e njohur si OZN-a  me sektorin e ZBULIMIT u shëndërua në UDB-a, kurse VOS-i dhe KUNDËRBULIMI në KOS dhe më 1955 krahas tyre u formua edhe SID   (Shërbimi për informim dhe dokumentacion diplomatic, i cili funksiononte si rrjet i posaçëm në të gjitha ambazadat dhe qendrat konsulare diplomatike jugosllave), dhe njëkohësisht vite më vonë, në dekadat e saj të fundit  UDB-a ishte e përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete  politike- një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë – koordinuar nga zyra qendrore federale në Beograd  në krye me shefin famkeq Aleksandar Rankoviqin, veproi deri në shkrirjen e saj në SDB, pas Plenumit në Brione më 1966 dhe shembjen e Rankoviqit.

… Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944 themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), qe në vitin 1946 u shndërrua në UDB. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara. Nën Rankoviç, ajo ruante depo malore municionesh sekrete, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat ​​zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale…

Që nga formimi  dhe gjatë zhvillimit të Shërbimit secret jugosllav të quajtur UDB-a dhe deri në vitin 1966 kur u mbajt  kongresi në Brione, udhëhiqej në mënyrë vertikale dhe centralike nga Qendra e saj në Beograd, e udhëhequr nga Aleksandar Rankoviqi .

Ky fenomen e përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDB-a arriti të ketë ndikim sot. Tito e kishte çimentuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad-hoc me liderët e huaj, një akt balancues midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontakte me botën në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e “Lëvizjes së të Paangazhuarve” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet…

Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara të drejtuara nga  Rankoviqi si dhe spiunazhi i UDB-së me  qendër  në Beograd, zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë në strategjitë ushtarake, agjenture   dhe diplomatike .

Pra, UDB-a, siç kam theksuar edhe here të tjera, ishte organizata sekrete e policisë së Jugosllavisë. Më e njohur në të gjitha kohërat thjesht nga akronimi UDB-a, në dekadat e tij të fundit ishte i përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale jugosllave – të koordinuara nga selia qendrore federale në kryeqytet të Beogradit.

 Megjithëse funksiononte me më shumë përmbajtje sesa agjensitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore, UDB-a ishte megjithatë një mjet kontrolli nga frika.

                    ( Tito dhe Xhon Kenedi )

 Janë bërë me qindra e qindra survejime, atentate, eleminimet ndryshojnë  ndaj krerëve të emigracionit  kroat Ante Pavelić dhe Vjekoslav Luburić (në Spanjë dhe Argjentinë) etj , deri tek shkrimtari emigrant kroat Bruno Buçiq dhe shkrimtari emigrant serb Dragiša Kašiković, e kështu me rradhë. Por, pa mos anashkaluar as ata shqiptarë, Brenda dhe jasht Jugosllavisë komuniste. Funksionet  dhe veprimtaritë e saja UDB-a  i formoi paralelisht, duke përfshirë pjesën më të magje të agjenturës së saj, zbulimit dhe kundërzbulimit që nga 1946-1966 dhe pas kohës së Rankoviqit, gjatë gjithë  periudhave kur veproi ajo makineri e tmerrrshme jugosllave, aktivitetet e inteligjencës dhe të sigurisë u përqëndruan më pak në inteligjencë dhe më shumë në siguri të brendshme. Dekreti për Organizimin e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Shtetit rregulluan autoritetin e sigurimit të inteligjencës si prerogativë të Drejtorisë së Sigurisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Riorganizimi i mëposhtëm adresoi çështje që lidhen me kompetencën e federatës (siguria e shtetit, trafiku ndërkufitar, shtetasit e huaj, pasaportat, prezantimi dhe shpërndarja e shtypit të huaj dhe shtetësia federale).

Shërbimi për Kërkim dhe Dokumentim (SID) i cili mblodhi informacione politike të jashtme, inteligjenca e mbrojtjes ushtarake u trajtua nga Departamenti i 2-të i GS – KOS (Kontraobaveštajna služba / Контраобавештајна служба / Shërbimi i Kundërzbulimit) të Ushtrisë Popullore Jugosllave. SDB në republika nuk ishte autonome, por ishte e lidhur me shërbimin federal i cili koordinonte punën dhe nxori udhëzime.

Siguria e shtetit rregullohej me legjislacion sekret (Gazeta Zyrtare e fshehtë), e cila përcaktonte përdorimin e operacioneve speciale. SDB kryente kërkime në shtëpi, përgjime të fshehta brenda ambienteve, përgjime telekomunikuese, mbikëqyrje të fshehtë të njerëzve dhe përgjime të fshehta të letrave dhe dërgesave të tjera. Me interes parësor për SDB ishte siguria e brendshme; duke identifikuar dhe penguar aktivitetet e “armikut të brendshëm” (d.m.th. “drejtës së djathtë borgjeze”, klerikëve, anëtarëve të Kominformës, nacionalistët dhe separatistët). Puna e inteligjencës jashtë vlerësohej më pak e rëndësishme dhe ishte nën kontrollin federal. SDB ishte një “polici politike”, e përgjegjshme ndaj organizatës së partisë nga e cila mori udhëzimet e saj dhe për të cilën raportoi. SDB ishte aq e rrënjosur në sistemin politik sa që një nga detyrat e saj ishte përgatitja e “Vlerësimeve të Sigurisë Politike”; domethënë vlerësime mbi të gjitha sferat e jetës. Gjatë veprimtarisë së saj, SDB gëzonte një gamë të gjerë të pushtetit, duke përfshirë fuqitë klasike të policisë (identifikime, marrje në pyetje dhe arrestime). Organizata SDB po ndryshonte vazhdimisht dhe po bënte përmirësime, por mbeti e lidhur me njësinë qendrore në  Fedratë dhe vertikalisht  në hijeharkinë e tyre etë kontrolit të SDB së republikave.

Aktivitetet operative në periudha të ndryshme gjatë viteve  1946–1966  dhe 1967-74 dhe më pas,  kishte mbikqyrje personale edhe vetë Josip Broz Tito me përfaqësues të UDBA, e që me aksionet e para  si   operacioni   ,,Gvardijan,, , i cili mohoi  mundësinë e Bozhidar Kavran të depërtonte në grupet  dhe organizatat emigrante kroate gjer  te  Dr, Jeliq, të cilët organizonin  kryengritje  kundër Jugosllavisë, duke kapur përfundimisht vetë Kavran. Nga viti 1963-1974, shërbimet e inteligjencës së sigurisë merrreshin me një seri ngjarjesh politike vendase dhe të jashtme. .. Ajo, kishte infiltruar rrjetin e spiunazhit  sidomos në rradhët  e organizatave të emigracionit kroat dhe Dr. Jeliqit, përmes të cilëve, nga burime paralele, spiunonin edhe krerët e emigracionit shqiptarë në Perëndim, veçmas në SHB-a, Kanda, Australi dhe Zelandë të Re .

 

( Shefa ogurzi që drejtonin UDB-në).

Në Shtëpinë  e “Uzhiçkës” , pati konfrontime politike si para dhe pas Plenumit  të Brioneve   të 1966, nisin edhe disa plasaritje brenda për brenda institucioneve kroate dhe sllovene, nisin  flakërime liberale dhe demonstrata masive studentore të majta në Beograd në 1968, Hrvatsko proljeće (Pranvera Kroate) ose “MASPOK” (lëvizje masive) në Kroaci në 1971, dhe hedhja e parashutistëve  nga  grupet teroriste  kruate  në mallet e Bugojnos në zonën Raduša (1972), dhe një ringjallje e nacionalizmit në republikat Jugosllave, ishin të njëpasnjëshme.

Ngjarja më domethënëse jashtë vendit ishte pushtimi i trupave të Paktit të Varshavës në Çekosllovaki në 1968. Këto ishin rrethanat në kohën kur akti i parë për punët e brendshme të republikave individuale u miratua në vitin 1967. Sipas këtij akti, punët e brendshme trajtoheshin drejtpërdrejt nga organet administrative komunale dhe sekretaritë e punëve të brendshme të secilës republikë ose nga provincat e tyre Trupat. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1945 që republikat fituan kontroll dhe ndikim më të madh mbi organet e tyre individuale të sigurisë dhe shërbimet e sigurimit të inteligjencës. Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB) përcaktohej me ligj si një shërbim profesional brenda Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Republikës (RSUP). Natyrisht, shumica e kompetencës së saj mbeti brenda institucioneve federale, siç përcaktohet me Ligjin për Trajtimin e Punëve të Brendshme nën kompetencën e Organeve Federale Administrative (1971), i cili përcaktoi se sekretariati federal i punëve të brendshme koordinon punën e SDB në republikat dhe provincat . Hapat e mëtutjeshëm u ndërmorën me transformimin e administratës shtetërore, miratimin e Aktit Federal mbi Administratën e Shtetit (1978) dhe Aktin e Republikës (1978). Akti i sapo miratuar për punët e brendshme ngarkoi Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Republikës (RSUP) me çështje të sigurisë së shtetit, të cilat më pas u bënë çështje RSUP dhe nuk iu dha më trajtim special “në RSUP”. Kjo rezolutë mbeti në fuqi deri në ndryshimet e vitit 1991 të aktit për punët e brendshme.

 ( Konflikti !)

Periudha pas vitit 1981 ndryshoi Roli i inteligjencës dhe sigurisë, kur një mentalitet tjetër mbretëroi brenda Partisë komuniste  dhe filluan proceset e demokratizimit, të cilat në atë kohë ishin ëndërr. Agjensitë e sigurimit të inteligjencës u sulmuan dhe shumë njerëz filluan të shkruajnë publikisht dhe kritikojnë SDB-në ( ndër të parët autori i këtij shkrimi ).

***

Pas  kongresit në Brione, kur edhe bëhet heqja e Rankoviqit nga funksionet e tij , UDBJA transformohet në organizimin e brendshëm dhe emrohet SDB /Sluzhba drzhavne bezbednosti/, e cila me Qendër të nivelit federative jugosllav mbetet në Beograd  pranë Ministrisë Federative të PB, por edhe republikat dhe krahina autonome e Kosovës krijuan Shërbimet e tyre të SDB / Shërbimi i Sigurimit shtetëror/, e që kishin zyra të detashuara të vetat nëpër komuna. Por, që të gjithë SDB e republikave dhe veprimtaria e tyre qoftë për çështjet e mbrendëshme teritoriale apo ato të punëve të jashme dhe diplomatike, kordinohej gjithmonë nga SDB Federative e Beogradit, e të cilët aprovonin ose jo ndonjë çështje që lidhej me problemet e brendëshme apo të jashme.

Përbrenda sketorëve dhe resorëve të SDB federative dhe të atyre republikane e krahinore funksiononin disa Drejtori, por më të rëndësishmit ishin Drejtoria apo sektori i II i  cili merrrej me çështjet e të ashtuquajturit  “emigracionit armiqësor” / por që këtë çështje të emigracionit qoftë atij kroat, serb, shqiptarë apo maqedonas, ishte e angashuar edhe SID, që ishte Shërbimi informative diplomatic/. Kurse, një rëndësi të veçantë kishte edhe sektori i analitikës sin ë nivel federative njashtu edhe në atë republican, ku bëhej përpunimi i raporteve, informacioneve, të dhënave  nga burime të ndryshme nga vendi dhe jashtë, e që ishin të dobishme, relevante dhe  interesante për Shërbimin në tërësi, bëheshin analiza dhe elaborate të thukëta dhe nga këto bëhej edhe informimi i  shefave të SDB federative dhe të republikave,  krerëve të  KQ LKJ ,Kryesisë së shtetit   dhe personaliteteve udhëheqëse diplomatik etj. Është interesante që të përmendim se në kuadër të SDB të niveleve republikane dhe asaj federative ishin vë në funksion edhe një rrjet i posaçëm kuadrash të zgjëdhur për punë agjenturore, dhe vepronin si zyrtarë të lartë të autorizuar  nga  Udhëheqësitë  politike  si kuadra politik  në punët e Shërbimit të Sigurisë publike /SJB/, pranë zyrave të shefave të SVR /Sekretarijateve për Punë të Brendëshme/, e që kishin kompetenca nga KQ apo organet ekzekutive të LK të nivelit federative dhe republikan, e që kordinonin punët dhe planet e fshehta, me pëlqimin e SDB-së. Detyra e këtyre zyrtarëve të këtij rrjeti ishte që të angazhiheshin dhe punonin jasht vendit për çështje të caktuara në përgatitjen e terenit dhe operacioneve që ishin të karakterit TOP SEKRET  e që do të kishin lidhshmëri edhe me veprimtaritë e grupeve apo personave të veçantë  të evidentuar sipas kategorive dhe veprimit nga rradhët e emigracionit, ndjekjen dhe vëzhgimin e tyre, grumbullimin e informacioneve të nevojshme  dhe të ndryshme.Këto rrjete ishin gjithmonë në kordinim të zhvillimeve dhe të punës së tyre me  operativistët e SDB, ku paralelisht vepronin edhe Shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimit jugosllav, e të cilët njëherit edhe bënin vlerësimin e proceseve për vendim-marrje rreth organizimit të ndonjë operacioni për  rrëmbime  apo atentate të personave të cilët UDBJA i mbante në evidencë  si armiq kundër shtetit ose nëse ishin të kategorisë që kishin qenë të angazhuar si informatorë, e që për shkaqe të ndryshme ,,ishin larguar,, nga të tillët kërkohej ,,llogari,,! Zyrtarët e lartë të këtyre rrjeteve në zyrat e SDB, paralelisht mbanin dhe kryenin edhe funksione të ndryshme dhe pozita nën udhëheqjen politike të vendit  ose të caktuar në postet  udhëheqëse si nënsekretar apo ndihmësa të sekretarit republican për PB të nivelit republican njashtu edhe ato të nivelit federative.

Si zakonisht, zyrtarët e SDB –së /UDB-së/, të të gjitha sektorëve si ata të analitikës, Shërbimit të zbulimit dhe kundërzbulimit, apo ata të rrjetit për punë jasht vendit dhe në punët pranë konzulateve dhe përfaqësive diplomatike, e që janë marrë me veprimtari secrete të spiunazhit, për to zyrtarisht nuk shpallet ndonjë konkurs, por pranohen në vende pune sipas propozimit  dhe besueshmërisë për  zgjedhje  nga vetë Shërbimet e fshehta.

Veprimtaria dhe aktivitetet e brendëshme dhe të jashme të UDB-së u përcaktuan me ,,Ligjin për punë të brendëshme,, të Jugosllavisë dhe rregulloreve dhe plan-programeve  veçmas për SJB dhe SDB, e që kishin për detyrë mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve nga fushë të ndryshme, e veçmas pë rata të karakterit  që mbante SDB mbi aktivitete e grupeve dhe organizatave të emigracionit, grupeve clandestine dhe dhe personave të  caktuar për të cilët mbaheshin edhe dosje të ashtuquajtura ,,PPR,, ose ,,DL,, etj. Dhe mbaheshin për qëllime të caktuara operative… Duhet të cekim se UDBJA me aktivitetin e saj jasht vendit, ishte dhe bëhej në mënyrë shumë konspirative, vepronte përmes rrjeteve të saj të spiunazhit dhe kundërspiunazhit , duke vepruar tërësisht në fshehtësi të plotë. Këtu kemi edhe veprimet e saj ndaj emigrantëve qoftë me rrëmbime, kërcënime dhe vrasje, por edhe ndjekjen e personave të tjerë pavarsisht shtetësinë, nëse ishin të deklaruar si armiq të sistëmit dhe ideologjisë komuniste të Jugosllavisë.Për të gjitha këto, kryesisht kujdesej Drejtoria apo sektori i II i SDB-së  duke vepruar me  të ashtuquajtura ,,mjete operative,, dhe bëheshin plane dhe projekte pune ,skenar të ndryshëm dhe akuza të përpiluara për  arrestime e burgosje personash të cilët kanë qënë  të evidentuar në ,,listën e zezë,, të UDB-së, duke u kurdisur gjygje, janë dënuar dhe shpall ,,fajtor,, dhe vite e  vite kanë kaluar në burgje ose dikur në Goli Otokun famoz, ishullin e vetmisë apo Kështjellën e Djallit rrethuar me mure të larta e të trasha me tela me gjemba ku  nuk duket  rrezja e diellit, pos  një copë qielli .

Ky Shërbim, pos medtodave dhe mjeteve  specifike operative që ka përdor gjatë veprimtarive dhe aksioneve operative që ka ndërmarrë, ka pas edhe metodën e të ashtuquajturës: DIZINFORMACIONIN, nëse është dash nevoja që të komprometohej personaliteti dhe karakteri i ndonjë personi, atëherë është vepriuar me dizinformacione kundër tij, ose metodën e materialeve komprometuese, apo këmbimi i të dhënave operative të spiunazhit përmes të ashtuquajturës “mrtva javka” (posta apo zgavra e vdekur)  ku fshiheshin materiale, raporte etj.  veprime  këto tè cila  janë përdorur dendur si në vend njashtu edhe jasht vendit gjatë veprimtarisë së spiunazhit andej kufirit, ose  për persona nga rradhët e mërgatës në përgjithësi, për veprimtarinë e tyre brenda dhe jasht kufijve, duke  e ,,pasivizuar,, personin deri në burgosjen e tij ose likuidim.  

 ( Vijon )

Elbasanasi Mehmet Gjevori, Mësuesi i mësuesve shqiptarë në Kosovë

Behlul Jashari, Prishtinë

-“Unë Mehmet Gjevori nga Elbasani, por tani që gjendem në Kosovë, prej vitit 1941, kur erdhëm rreth 350 mësues nga Shqipëria dhe hapëm shkollat e para në gjuhën amtare në të gjitha viset e Kosovës, në vitet 1945-47 kam pas ardhur në disa shkolla të Drenicës dhe i kam pas udhëzuar mësuesit e parë të rinj, një ndër ta ka qenë edhe babi i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari”, shkruante mësuesi i mësuesve shqiptarë në librin e madh të përshtypjeve, të pafund e të përjetshëm, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz/

 Në Ditën e Mësuesit – 7 Mars 2022,  ribotojmë shkrimin e dërguar sot nga Behlul Jashari të para 12 viteve – 7 Marsit 2010:

KUJTESË – MEHMET GJEVORI, I LINDUR NË ELBASAN PARA 100 VJETËVE, MËSUESI I MËSUESVE TË KOSOVËS

PRISHTINË, 7 Mars 2010/  Elbasanasi Mehmet Gjevori, mësuesi i mësueve të Kosovës, këtë vit do mbushte 100 vjet. “Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën”, thoshte ai.
Autori i abetarës së parë në gjuhën shqipe në Kosovë, botuar në vitin 1946, dhe i shumë teksteve shkollore e të tjera, veterani e njeriu i kontributit shumë të madh në arsimin kosovar, Mehmet Gjevori, i lindur më 1910 në Elbasan, ka ndërruar jetë më 1 maj 2007 në moshën 97-vjeçare në Prishtinë.
Në shtator të vitrit 1941 iu përgjegj vullnetarisht apelit të ministrit të atëhershëm të Arsimit të Shqipërisë Ernest Koliqi për të ardhur në shërbim në Kosovë. Në atë kohë, misionarët e arsimit në trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë u bënë 400 normalistë, shumica e tyre djem dhe vajza të Elbasanit.
Emrin e Mehmet Gjevorit, sot në Ditën e Mësuesit dhe në këtë 12-vjetor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjejmë edhe në librin e madh të përshtypjeve, të pafund e të përjetshëm, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Në atë libër, në Prekaz të Drenicës, në vendin e shenjtë të pavdekësisë së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare, Kryemësuesi i Kosovës ka shkruar:


“Më 11. 8. 2002
Unë Mehmet Gjevori nga Elbasani, por tani që gjendem në Kosovë, prej vitit 1941, kur erdhëm rreth 350 mësues nga Shqipëria dhe hapëm shkollat e para në gjuhën amtare në të gjitha viset e Kosovës, në vitet 1945-47 kam pas ardhur në disa shkolla të Drenicës dhe i kam pas udhëzuar mësuesit e parë të rinj, një ndër ta ka qenë edhe babi i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari. Pikërisht gjatë atyre ditëve kam pas buajtur në disa familje, emrat e të cilëve mjerisht nuk më kujtohen, e më kanë pas pritur përzemërsisht.
Një ndër mësuesit e parë, që ka pas ardhur e ka shërbyer vullnetarisht në dy shkolla fshatrash të Drenicës, ka qenë edhe Ahmet Meha Kelmendi, …Geci e të tjerë. Më kujtohet se të gjithë nxënësit e katër shkollave fillore të Drenicës i kanë pas ndjekur mësimet me zell të madh dhe pasi shumë nxënës ishin edhe pak të rritur, ne i kalonim edhe nga dy klasë disa, pra prej klasës II në klasën IV. Të paharrueshme kanë qenë ato ditë të atyre dy viteve që i kam pas kaluar në rrethin e Drenicës.
Lavdi u qoftë Adem Jasharit si dhe të gjithë anëtarëve të familjes Jasharaj!
Mehmet Gjevori”.
Pas ardhjes nga Elbasani, fillimisht, Gjevori emërohet në Prizren si drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, ndërsa nga 1944 deri më 1950 shërbeu si kryeinspektor i shkollave shqipe të Kosovës, e pastaj redektor në shtpinë botuese “Mustafa Bakija” në Prishtinë. Nga viti 1958 e deri në pensionim më 1975 ka punar redaktor e kryeredaktor në Redaksinë e Botimeve Rilindja.
Gjevori tregonte: “Krahas detyrës kryesore  si redaktor i botimeve kam  bërë  edhe  detyrën  e lektorit  në gazetën Rilindja. Para  dite punoja  në Redaksinë  e Botimeve kurse pasdite  në  redaksinë  e gazetës Rilindja… Kontrolloja  gjuhësisht  shkrimet  e  gazetës  që do të jipeshin për botim.”

Mehmet Gjevori ka marrë shumë dekorata, mirënjohje dhe falënderime, por ai, gjithnjë veçonte dy nga ato: “Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë ‘Naim Frashëri të klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar”, ka shkruar Gjervori.
“Me sinqeritetin më të madh njerëzor veçoj e theksoj se këto dy dekorata të arta i konsideroj jo vetëm si sukses timin personal, por edhe të të gjithë punonjësve të arsimit, që kanë shërbyer e kontribuar në Kosovë e në viset e tjera shqiptare”, shkruante Gjevori në një letër falënderimi drejtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova për dekorimin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi.

“Mironjohje të veçantë, jam i informuar këto ditë, do të më bëjë edhe Bashkia e Elbasanit për kontributin tim gjatë gjatë këtyre gjashtë dekadave e gjysmë në arsimin në Kosovë”, ka thënë Gjevori në një intervistë për numrin jubilar të 60-vjetorit të gazetës Rilindja më 12 shkurt 2005. Atë vit në dhjetor Bashkia e Elbasanit ka nderuar me “Certifikatë Mirënjohjeje” 149 normalistë të qytetit të Elbasanit, ndër të cilët Mehmet Gjevorin, për shembullin që kanë dhënë për përhapjen e arsimit shqip.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e shuarjes së Mehet Gjevorit ngushëllonte:
“Mehmet Gjevori është nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetën ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.
E gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ka një mision të përbashkët në përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare.

Për rolin e veçantë të tij prej mësuesi dhe atdhetari, Presidenti Rugova e ka dekoruar me Medaljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u jepet personaliteteve të rralla për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në veprimtari atdhetare.

I falemi përgjithmonë përkushtimit të tij jetësor!”

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë si një shenjë kulturore në epokën e sotme

Në foto: Mësuesja Ida Abdiu Jashari

Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Zvicër

Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe me 7 mars 1887 në Korçë, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të arsimit shqip. Ajo vuri themelet e shkollës së parë kombëtare shqiptare laike e drejtuar nga mësuesi Pandeli Sotiri dhe ndihmuar nga atdhetarë tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhmen e kombit.
Mësonjëtorja e parë shqipe ishte jo vetëm një ngjarje për rrugën e dijës por përbënte një ngjarje me rëndësi të madhe politike, shoqërore dhe kombëtare për Shqipërinë, e cila përgatitej të linte pas pushtimin pesëshekullor osman dhe të dilte si një komb i pavarur me kulturën e gjuhën shqipe të trashëguar brez pas brezi e jo të huazuar prej dikujt tjetër.
Me hapjen e shkollave shqipe rruga drejt lirisë dhe pavarësisë së ëndërruar e popullit shqiptar nga udhëheqësit e Rilindjes së ndritur kombëtare po bëhej realitet.
Nuk duhet harruar se jeta e mësuesve në atë kohë ishte në çdo aspekt në rrezik prej sundimtarëve turq të cilët kishin ndaluar gjuhën shqipe dhe dënoni çdo përpjekje për mësimin e saj. Siç e dimë mësuesit e parë të gjuhës shqipe vdiqën në mënyrë të llahtarshme e të mistershme.
Ai brezi i shqiptarëve që u sakrifikuan në atë kohë ishin me të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën.
Vetvetiu të vjen pyetja e sot, ku të gjendën shqiptarë të tillë me ideal mahnitës shqiptar. Është e dhimbshme çdo ditë mbyllen shkollat e gjuhës shqipe sepse prindërit shqiptarë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, gjuhën e kombit të vet.
Mirënjohja, respekti dhe mirësia janë ndjesitë që na pushtojnë të gjithëve në një ditë të vetme në festën e 7 Marsit – Dita e mësuesit. Në një ditë që kushdo që kthen kokën pas e ndien nevojën për të përkujtuar, uruar dhe falënderuar bijtë e mëdhenj të kombit, që vunë gur themelin në krijimin e shumë brezave. Ndjesi të tilla janë kthyer në motivin kryesor në festën e mësuesit për të gjithë ne.
Fytyra të buzëqeshura, urime të përzemërta, buqeta me lule që tashmë e kanë kthyer 7 Marsin në një ditë feste kombëtare. Në këtë ditë të veçantë ndanë me ne emocionet dy mësueset e gjuhës shqipe në Zvicër po i përcjellim intervistat në vijim.


Mësuesja Ida Abdiu Jashari, e njohur për pasion e saj pranë shkollës shqipe në Ostermundigen kantoni i Bernit.

A na tregoni përshtypjet e përvojës tuaj në fushën e arsimit?

Puna me fëmijët për mua është diçka shumë e veçantë, e cila përveç përgatitjes profesionale, kërkon shumë përkushtim, durim dhe mbi të gjitha dashuri për ta. Jam përpjekur t’i reflektoj këto në punën me nxënësit e mi, gjatë 13 viteve në atdhe dhe 14 viteve këtu në Zvicër, prej të cilëve gjithashtu kam marrë shumë dashuri.

-Si ndihesh në profesionin që ushtron?

Gjithmonë e kam dashur profesionin e mësueses, ishte një nga ëndrrat e mia. Dy herë në javë me shumë kënaqësi ndodhem në mjediset e shkollës shqipe ku kam dy klasë me fëmijë të bashkatdhetarëve tanë. Është një nga ngjarjet më të bukura të javës në shkollën shqipe të Ostermundigenit. Nxënësit i kam në zemër punoj për ta me dëshirën e madhe, që fëmijët të mos harrojnë gjuhën e të parëve, të njohin historinë dhe gjeografinë e atdheut pavarësisht në cilin vend jetojnë.

Çfarë është të jesh mësuese larg atdheut?

Ndjenjë shumë e mirë dhe njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe. Duke nderuar prindërit, të cilët i sjellin fëmijët edhe nga larg, më obligon dhe njëkohësisht edhe më motivon që të përgatitem edhe më shumë në aspektin profesional.

Cila është më e bukura e profesionit të mrekullueshëm të mësuesit?

Klasa e mbushur me zogj shqiponje dhe cicërima në gjuhën shqipe është bukuria vet. Gjithashtu, kënaqësi dhe falënderim që na jepet mundësia nga autoritetet Zvicerane, që fëmijëve nga të gjitha trojet shqiptare të ju mësojmë gjuhën e nënës edhe pse të lindur e të rritur larg atdheut.

Mësuesja: Ganimete Jakupi Demiri

Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite?

7 marsi, festa e mësuesit shqiptar, më kujton mësuesin tim të parë dhe të tjerët radhazi, që kontribuuan në arsimimin e popullatës e në veçanti femrës shqiptare, 30 vitet e sakrificës për mbajtjen gjallë të gjuhës e shkollës shqipe këtu në Zvicër, me qëllim integrimin por jo asimilimin e shqiptarëve. Në fakt, kjo është ditë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, e cila u themelua me 7 mars 1887. Në rrafshin kombëtar, Dita e mësuesit shërben për të kujtuar e nderuar figurën mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezave të rinj për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.
Mësuesja Ganimete Jakupi Demiri plotë zell e dashuri pranë shkollës shqipe në Monthey Chablais.
Përshtypjet e përvojës tuaj në fushën e arsimit? Përvoja e fituar në mësimin plotësues të gjuhës shqipe pranë LAPSH “Naim Frashëri “ në Zvicër i dhanë jetës time larg atdheut vlera të çmuara. Përvoja ime si mësuese pasurohet gjithë një e më shumë. Vitet kalojnë dhe unë ndihem më e përkushtuar në mësimdhënien e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë. Me gjithë vështirësitë që kemi hasur unë personalisht ndihem shumë e lumtur kur jam pranë fëmijëve të cilët kanë kaq shumë zell për të mësuar gjuhën e tyre amtare.
Çdonjëri që zgjedh një profesion mendoj se është i frymëzuar për të punuar në atë profesion, mision që ushtron, ashtu edhe unë ndihem mjaft mirë, është kënaqësi t’ua mësosh fëmijëve edhe pse kaq larg atdheut gjuhën dhe traditat shqiptare, është ndjesi hyjnore të punosh me fëmijët e atdheut tënd.
Të jesh mësuesja e Gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve veç lumturi ndjen, është krenari, sepse përcjell nga brezi në brez gjuhën e kombit tënd, por njëkohësisht ke edhe mjaft vështirësi, sfida të cilat dallojnë shumë nga mësimi i rregullt, nga mësimi ku si gjuhë primare është gjuha amtare, por me orët e pakta që kemi është paksa e vështirë për ta arrit atë që dëshiron, por çdo herë mundohem sa më shumë t’i thjeshtësoj gjerat për t’u bërë më të lehta (kapshme) për fëmijët.
Më e bukura e profesionit të mësueses është: kur shoh se fëmijët kanë motivim për të mësuar, folur gjuhën amtare shqipe, kur kanë kuptuar atë çfarë kam shpjeguar dhe padyshim rezultatet do të jenë të shkëlqyera.
Dita e 7 Marsit është një ditë me një ndjesi të veçantë për mua dhe të gjithë mësimdhënësit, zanafilla e kësaj dite përkon që me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, më 1887, ditë për të përkujtuar mësuesit/et për vlerësimin, përkushtimin e tyre në mësimdhënie brez pas brezi duke i dhënë shpirt arsimit dhe dijës kombëtare, kontributi i mësuesve ishte i gjithanshëm si me penë ashtu edhe me pushkë për të nxjerrë popullin nga errësira që na kishte mbuluar nga okupimet e njëpasnjëshme. Sot kjo ditë festohet me aktivitete, programe të ndryshme edukative arsimore të nxënësve dhe mësuesve në shkollë.
Puna me fëmijët është një eksperiencë e mrekullueshme dhe se çdo 7 Mars urimet dhe buzëqeshjet e nxënësve janë gjithçka që i nevojitet për t’ia zbukuruar ditën e mësuesit/es. Gëzuar festën, ju të mirët mësues!

Gëzuar nga mot!

Gjenevë, 6 mars 2022 

“Ballkani i Hapur” u varros, o kokëtul!

0

Nga Aurel Dasareti

Je tekanjoz, kokëmushkë dhe popullin as që e llogarit fare.
***
Unë jam i kualifikuar për të menduar mendime të errëta. Lufta pushtuese terroriste e Rusisë në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Askush në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt. Sidomos jo Kosova dhe Shqipëria të cilat po mbrohen edhe në Ukrainë. Duhet të përgatitemi për më të keqen. Nëse Ukraina bie dhe Rusia zgjeron kufijtë e saj, atëherë një Rusi e paparashikueshme do të jetë papritmas shumë më afër dhe më e rrezikshme për vendet e BE-së. Lufta nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Ukrainës, por edhe të pjesës tjetër të Evropës.
***
Shteti amë, Shqipëria, patjetër të ndërtojë (të forcojë) ushtrinë e saj sa më shpejt të jetë e mundur që të mund të mbrojë Vendin dhe Kombin brenda dhe jashtë kufirit të imponuar.
Krimineli i luftës, Putin, nuk kursen askënd, kryen gjenocid brutal ndaj atyre të cilët në të njëjtën kohë i përshkruan si “populli vëlla i Ukrainës“. Le të reflektoj edhe klouni i stërzgjatur shqipfolës, të cilin çetnikët (sivëllezërit e Putin-it) duke e parë se është mercenar dhe servil budalla e thërrasin “vëlla”.
Nazistët rusë janë aq të ligë saqë masakrimin e fëmijëve të pafajshëm, grave dhe burrave ukrainas në Ukrainë e quajnë: “Lufta kundër nazistëve“!
Imagjinoni se çfarë do t’u bënin shqiptarëve nëse kryeministri joligjor me këlyshët e tij, u jep atyre gjakpirësve qasje në detin shqiptar përmes projektit serbo-rus “Ballkani i Hapur”. Shqipëria do të bëhej një port e lirë për emigrantët, terroristët, oligarkët, kriminelët, sabotuesit dhe diversantët serbo-rusë.
Rusia në Ukrainë ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto janë sulme ndaj civilëve. Të njëjtën gjë bëri Serbia kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1992-1999).
***
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Reznikov, është shumë i qartë: “Rusët janë terroristë dhe terroristët do të eliminohen”.
Dhe vazhdon: Pakënaqësia dhe demoralizimi midis forcave ruse po rritet. Ata vazhdojnë të pësojnë humbje të konsiderueshme. Rusia sulmon fëmijët dhe gratë e Ukrainës. Sot, Ukraina vazhdon të mbrojë lirinë në emër të pjesës tjetër të botës. Ushtarët tanë shkojnë në kundërsulm kundër rusëve në vende të caktuara. Në disa vende, armiku ikën nga pajisjet e tij dhe kështu na ndihmon të forcojmë mbrojtjen tonë me pajisje ruse. Rusët do të vdesin duke përdorur armët e tyre.
***
Njeriu më i urryer në botë, Putin, nuk pati fitore të shpejtë në luftë. Ushtarët rusë po vriten në numër të madh. Dhe sanksionet financiare janë shumë të ashpra. Tani edhe çmendaraku ka probleme të mëdha në shtëpi. Një diktator nën presion dhe i dëshpëruar po përdor masa shumë drastike. Është një shenjë e keqe. Ajo që ai sheh tani në fushën e betejës brenda territorit ukrainas dhe në hapësirën ajrore mbi qytetet më të mëdha, nuk jep asnjë arsye për të besuar se lufta do të përfundojë së shpejti. Përkundrazi, ky është ndoshta vetëm fillimi i një lufte nga më mizoret në historinë njerëzore me humbje dhe vuajtje të paimagjinueshme.
***
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka fituar statusin heroik, ka aftësinë për të mbledhur popullin dhe për të krijuar besimin se ata mund të mbrohen, por nuk ka ekspertizë ushtarake. Gjithçka duhet të qepet së bashku në një plan të madh dhe presidenti me mençuri ia lë këtë ekspertizës ushtarake profesionale. Është plotësisht në përputhje me arsyen e shëndosh dhe kuptimin e njohur të operacioneve ushtarake.
***
Pak orë më parë, presidenti ukrainas paralajmëroi terroristët rusë se forcat e mbrojtjes do të ndjekin “deri në varr” çdo ushtar rus që kryen krime lufte në vend.
– Nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Ne do të ndëshkojmë këdo që ka kryer mizori në këtë luftë. Në tokën tonë.
– Nuk do të ketë asnjë vend të vetëm të qetë në tokë për ju, përveç në varr.
***
Lufta mësymëse/pushtuese (agresioni, sulmi i pajustifikueshëm ndaj një vendi të pafajshëm që nuk rrezikon të tjerët) është një krim i dënueshëm kundër paqes, – sipas Parimeve të Nurembergut.
Putin është si një majmun me një granatë në dorë, i paparashikueshëm që nuk e keni idenë se çfarë mund të shpikë”, – thonë ukrainasit.
Rusia është një shtet agresor nazifashist që shkel vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e sjell Evropën në një epokë të re. Duhet të sigurohemi që Shqipëria (dhe Kosova) të mos jetë e vetme në një luftë të re të mundshme. Shqipëria (që nuk ka pothuajse asnjë ushtri dhe armë serioze vdekjeprurëse) ose duhet të marrë shumë më tepër përgjegjësi për sigurinë dhe aftësitë e saj mbrojtëse ose të pranojë një rrezik më të madh lufte – dhe zhdukje.
Shqipëria duhet të shpenzojë më shumë burime për ushtrinë dhe të sigurojë që ne të mos mbetemi vetëm në rast të një lufte të re në të ardhmen.
Shqipëria tani ka nevojë për një qeveri serioze profesionale patriotike (si ajo e Ukrainës) e jo klounë, kriminelë, tradhtarë, mercenarë e zagarë të serbo-rusëve, dhe jo vetëm. Shqipëria ka nevojë për unitet kombëtar të pathyeshëm, strategji gjithëkombëtare të mbrojtjes (brenda dhe jashtë murit të Arbrit), të bëhet shtet i vërtet dhe jo të vazhdojë me shkatërrimin e monumenteve kulturo/historike kombëtare, rrënimin e shtëpive të fukarenjve dhe mbi atë truall ndërtimin e pallateve që qeveria e korruptuar i bën për pastrim parash të pista nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe droga. Ndërtesat do t’u shiten oligarkëve rusë, serb, arab…
***
Shumë politikanë naiv evropian besuan se lufta në Evropë duhet të ishte një kapitull i së shkuarës. Në vend të kësaj, zgjimi i ariut të Karpateve dhe sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës na çon në një normalitet të ri. Prandaj edhe piktori nudist shqipfolës që duhej të ishte pas hekurave për korrupsion, tradhti kombëtare dhe tradhti ndaj vendit, “Ballkanin e Hapur” duhet ta fusë në (b…), e jo t`u ofrohet shqiptarëve. Askush nuk ka të drejtë të sjellë në Iliri armiqtë e përjetshëm.
***
Me përjashtim të luftërave në Ballkan (1992-2001), Evropa ka qenë paqësore dhe e qëndrueshme për tre dekada, por si gjithmonë, e padrejtë ndaj shqiptarëve, të cilët nga ana e tyre e urrejnë vetveten.
Lufta tradicionale mes shteteve evropiane ka qenë pothuajse e paimagjinueshme. Fokusi i politikës së sigurisë ka qenë në ndërhyrjet humanitare, ndryshimin e regjimeve, luftën kundër terrorizmit dhe “krizën e refugjatëve” (për të mbushur Evropën me “azilkërkues” të paligjshëm në vend të forcimit të aftësive ushtarake të mbrojtjes).
Tani shtetet e civilizuara evropiane duhet të kthjellojnë trurin dhe pranojnë se lufta është një fenomen i përsëritur në politikën ndërkombëtare, dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat, si dhe të ndalojnë njëherë e përgjithmonë përkëdheljen e nazistëve/terroristëve serb në kurriz të shqiptarëve, boshnjakëve…
***
Një thirrje serioze zgjimi për shqiptarët: Ne tani kemi një pasqyrë mjaft të qartë të situatës. Rusët kanë kaluar shumë më keq nga sa pritej. Ata padyshim menduan se do të ishte shumë më e lehtë të pushtojnë vendin fqinjë nga sa mendonin më parë. Në vend të kësaj, agresorët rusë janë përballur me ukrainas të përgatitur për betejë dhe luftarakë të guximshëm, të cilët ngrihen në mbrojtje të vendit të tyre dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre në luftën kundër makinës ruse të luftës. Është ky mentalitet dhe moral i lartë luftarak, që mund të rezultojë të jetë një shembull edhe për shqiptarët e përçarë të përforcojnë unitetin kombëtar, dhe si mbrohet atdheu nga pushtues armiq nazistë…
***
Ndryshe nga sa kanë argumentuar shumë “ekspertë” Perëndimor në vitet pas Luftës së Ftohtë, lufta në Ukrainë tregon se as ndërvarësia ekonomike dhe as sanksionet nuk mund të parandalojnë një luftë, sidomos kur është në pyetje Rusia gjakatare.
Diplomacia, e Drejta Ndërkombëtare dhe institucionet si BE, OKB dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë rezultuar të paaftë për të ndalur një luftë të rrënjosur në dëshirën e Rusisë për të kontrolluar territorin e një vendi tjetër.
Është një pyetje e pakëndshme nëse aleanca e NATO-s do të mbijetojë nëse Rusia në të ardhmen provon përsëri gjenocid kundër të tjerëve.
Ky është një alarm serioz për shumicën e vendeve evropiane (sidomos Shqipërisë dhe Kosovës) që duan të garantojnë sigurinë e tyre (sovranitetin dhe integritetin ). Ata tani duhet të investojnë më shumë në armatime për t’u përballur me sfidat e sigurisë jo-tradicionale dhe kërcënimet ushtarake tradicionale (“të modës së vjetër“).
Në të ardhmen, mund të kemi edhe një president amerikan me më pak interes për aleancat dhe lidhjet transatlantike.
Duhet të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse. Kur lufta të kthehet në agjendën e politikës evropiane të sigurisë, është e rëndësishme që Shqipëria të ruajë aleancën transatlantike. Është garancia e sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe anëtarësimi në NATO ato që bëjnë diferencën.
***
Para disa ditësh kam shkruar:

Sulmet e pajustifikueshme barbare ruse në Ukrainë janë rrezik për ardhmërinë e gjithë Evropës, dhe jo vetëm…
Në të mirë a në të keq, i mirë ose i keq, falënderuar liderit historik të PD që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO… Nuk është rastësi që vendet e NATO-s janë pothuajse të sigurta, ndërsa ato jashtë jetojnë në mëshirën e Rusisë.
Kryeministri i shtetit amë, patjetër, përfundimisht, detyrimisht duhet ta harroje “Mini Shengenin” (Ballkani i hapur). Duhet të qëndrojmë sa më larg Serbisë dhe Rusisë, e jo ta sjellësh brenda përmes Ballkanit të Hapur… as edhe sabotues përmes turizmit në bregdetin shqiptar…
Të harrohet përfundimisht asociacioni i Karpateve në tokën e Dardanisë…
Detyra kryesore e Kryeministrit është të sigurojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë (dhe Kosovës), e jo të na sjelli barbarizmin në trojet pellazge-ilire-arbërore.
***
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës u tha agresorëve rusë: “Ju erdhët në tokën tonë për të vrarë dhe për t’u vrarë“.

_____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Përjetësia e heroizmit biblik të Familjes Jashari

Gani Qarri

Tanimë u bënë plot 24 vite që nga rënia heroike e familjes Jashari lufta biblike dhe vepra e pashembullt e të cilës, që nga epopeja e saj e njohur legjendare kanë hy ballëlartë, përjetësisht në historinë kombit, që me pietetin më të lartë do të kujtohet përgjithmonë si akti më sublim kombëtar dhe do ta mbajnë përjetësisht me krenari emrin e saj. 

Kryevepra më ndritshme e kësaj familje Emblemë, vrau përfundimisht frikën nga armiku dhe dëboi përgjithmonë robërinë shekullore, nga okupator të cilët ndër shekuj, ndërroheshin dhe nga një çizme pushtuese në tjetrën, pushtuesit vetëm zëvendësoheshin, pa u dhënë shqiptarëve kurrë mundësinë që ta sundojnë njëherë vetveten, çlirojnë vendin dhe fitojnë lirinë kombëtare. 

Ndaj një akt i tillë kaq i ndritshëm e madhështor si ai Familjes Jashari, nuk kishte se si të mos mbështetej, ngrihej lartë e më lartë dhe adhurohej nga e gjithë bota demokratike e liridashëse, për të cilin edhe vet administratori i viteve të para të pasluftës në Kosovë, Bernard Kushner i cili vizitoi këtë familje emblematike, pati deklaruar se; sikur të kishte një çmim Nobel për Liri, ai do ti takonte Familjes Jashari! 

Historitë e luftërave dhe dëshmitë mbi heroizmat e ndodhura gjatë zhvillimit të tyre shekullor, janë të shumta dhe të ndryshme, ashtu siç ndryshojnë edhe popujt dhe sakrificat e tyre për çlirim kombëtar, por deri më tani, në vitet që ne po jetojmë, nuk na ka rastis të lexojmë ndokund apo edhe dëgjojmë nga dikush, qoftë edhe njëherë të vetme, të ketë pasur edhe një rast të tillë a të ngjashëm, në kronikat e kohërave nga cilado luftë qoftë, të zhvilluara për çlirim vendesh dhe liri popujsh edhe tek kombet më të mëdha, siç është rasti i veçantë i sakrificës së pashembullt sublime dhe vetëflijimit heroik të mbarë Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, për lirinë e Kosovës.   

Nuk ka edhe një familja tjetër e cila të ketë dhënë një shembull kaq të lartë atdhetarie dhe të ketë bërë, një akt të tillë kaq emblematik e të papërsëritshëm vetëflijimi kolektiv, ku do të binte e tërë familja, me të rritur, pleq, gra dhe fëmijë, duke u shkrirë e bërë kurban i lirisë së atdheut, pa frikë as hezitimin më të vogël, në zjarrin e një lufte aq të përgjakshme. 

Luftë në të cilën, do të flijoheshin 56 veta, që të gjithë për një herë dhe në një betejë të vetme për mbrojtjen e nderit familjar, ndërgjegjes kombëtare, lirisë së vendit dhe krenarisë së shqiptarëve në përgjithësi, siç ishte rasti që me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, dëshmoi familja heroike Jashari.  

Sakrifica e tyre është vepra më e shenjtë, sublime dhe e papërsëritur ndonjëherë kudo qoftë, e cila tejkalon të gjitha përmasat e një vetëflijimi të rëndomtë, të njohur nga e kaluara e afërt dhe ajo e largët, jo vetëm në historinë e kombit tonë, por edhe te popujt e tjerë shumë më të mëdhenj në numër, se shqiptarët, duke u kthyer në mit për të gjitha kohët si dhe legjendë e paharruar e përmasave të padëgjuara biblike, në të gjithë hapësirën kombëtare shqiptare dhe më tej.  

Kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit të veçantë, vetëflijues kombëtar, me bëmat e saj mbinjerëzore dhe kolektive familjare, ia ktheu nderin e humbur dhe dinjitetin e nëpërkëmbur të popullit të robëruar shqiptar për afro një shekull nga sllavët, e cila dëshmoi veten me heroizma të përmasave bibliko-historike në çastet më vendimtare me luftën e saj të paepur deri në vdekje si Davidi kundër Goliatit për çlirim dhe bashkim kombëtar, duke nderuar vendin dhe ngritur në piedestal krenarinë e gjithë kombit shqiptar.  

Sakrificat e pashembullta familjare në luftën për liri dhe heroizmat e këtyre përmasave të papara deri më atë ngjarje apokaliptike, stimuluan një solidaritet të madh dhe të pashembullt gjithëshqiptar, përfituan mbështetjen e shtetit amë, Shqipërisë, si dhe morën përkrahjen e merituar ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës nga Serbia.  

Një akt i tillë kaq i ndritshëm e madhështor si ai Familjes Jashari, nuk kishte se si të mos mbështetej dhe adhurohej nga e gjithë bota demokratike e liridashëse dhe ngritej në piedestalin e sakrificave më sublime në botë.Vetëflijim legjendar i kthyer në mit shekullor, që ndryshoi me rrënjë, njëherë e përgjithmonë për të mirë kahen e historisë sonë më të re, ngase flaka e zjarrit të luftës së kësaj familje dhe bashkimi i forcave kombëtare, e vunë çështjen tonë madhore kombëtare, në ecje më të shpejt dhe të drejtpërdrejt në rrugën e cila çonte kah liria e shumëpritur për shqiptarët dhe Dardaninë tonë të lashtë.   

Me gjithë flijimet e tilla të familjes Jashari, e cila u ringjall si Feniksi nga hiri i heroizmave të saj për liri, sakrificave të panumërta edhe të shumë familjeve të tjera shqiptare dhe rënies së shumë dëshmorëve e heronjve të kombit nga të gjitha trojet tona për çlirimin e vendit, Kosova edhe pas kaq vitesh nga këto ngjarje të jashtëzakonshme në historinë më të re shqiptare dhe evropiane, dhe shpalljes së Pavarësisë, mjerisht, ende nuk mund të quhet plotësisht e lirë dhe në tërësi sovrane, derisa 30 % e territorit në veriun e saj, vazhdon të sundohet nga bandat kriminale serbe dhe strukturat paralele të Serbisë.  

Në Kosovë edhe sot gjenden dhe dallohen qartë gjurmët e luftës edhe pas kaq vitesh të rënies së familjes Jashari, jo vetëm në shtëpinë muzeale të Adem Jasharit, ku muret dhe shumë gjurmë të tjera përreth mbajnë shenjat e plumbave dhe të djegieve masive, njëjtë si eshtrat e të vrarëve dhe veshjet e tyre të copëtuara nga lufta, pamja e të cilave vijon të vras edhe sot, veçanërisht zemrat e nënave dhe baballarëve të të pagjeturve, për moskthimin politik dhe tendencioz edhe të 1643 shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, që nga lufta e viteve 1998-1999, nga Serbia.   

Edhe 24 vjet pas rënies së Adem Jasharit dhe 14 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të pagjeturit, ende nuk ka asnjë gjurmë, që na bën t’i kujtojmë, tash e atëherë me shumë dhimbje të madhe.   

Kosova e pavarur nuk ishte ëndërr vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë ata, ndaj megjithëse ajo tanimë është bërë shtet i pavarur, çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur përfundimisht, përderisa nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare, për të cilat luftoi me aq vendosmëri edhe “Baca” Adem Jashari. 

Merita për çlirimin e Kosovës u përket shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, të cilët u bënë shembull se si edhe një popull i vogël e i ndarë e copëtuar në disa shtete, i bashkuar mund ta arrij lirinë e vet të mohuar ndër shekuj, liri që Kosova me sakrificat e veta dhe ndihmën e NATO-s më në fund e realizoi.  

Por edhe pse arriti të çlirohet nga Serbia dhe të shpallet shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht,tanimë nga mbi 116 shtete anembanë botës, në kohën kur shpresonim se më në fund u çlirua edhe nga mbikëqyrja ndërkombëtare e përfaqësuesve të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, mu atëherë asaj iu zu fryma tërësisht, me fusnotën renegate të imponuar nga kuislingë vendor, të cilën kush e di kur dhe si mund ta heqë Kosova nga qafa e saj…

Rifat Jashari me gazetarin e njohur Behlul Jashari …

Flijimi i Familjes Jashari na ka mësuar se çështjet madhore kombëtare duhet ta bashkojë si një, gjithë popullin shqiptar dhe sot e në çdo kohë, kur është në pyetje çështja jonë ende plotësisht e pazgjidhur nacionale, politika shqiptare gjithandej, nuk guxon të jetë e përçarë asnjëherë, ngase shqiptarët me gjithë Shqipërinë shtet të lirë dhe Kosovën e pavarur, ende vazhdojnë të mos jenë plotësisht të lirë në trojet e veta, nuk janë faktorë vendimtarë dhe as vendimmarrës në Ballkan e aq më pak në Evropë.

Familja Jashari, nuk u sakrifikua vetëm për Pavarësinë e Kosovës, por për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve tona etnike, që ishte edhe moto e luftës së shenjtë të UÇK-së realizimin e të cilave nuk e arriti, edhe pse luftëtarët e saj dhanë jetën për këtë ideal, për bashkimin e tokave padrejtësisht të copëtuara shqiptare me shtetin amë Shqipërinë që ishte edhe BETIMI i secilit ushtarë para se të nisej në luftë. 

Madje ajo që rrit edhe më tepër brengën e shqiptarëve, është fakti se përveç qëndrimit armiqësor e vazhdimisht kërcënues të Serbisë fashiste, ndaj shtetit të Kosovës, përveç trashëgimisë së hidhur nga e kaluara, Kosova ka shumë probleme edhe me pavarësinë e cunguar, ngase me flamurin e ri u zyrtarizua jo vetëm ndarja  nga Shqipëria, por edhe ndarja “zyrtare” e kombit shqiptar më “dysh” të cilën Edvin Kristaq Rama e vulosi edhe me ndarjen e gjuhës shqipe, në tri të folme rajonale?! 

Kosova me flamurin aktual, jo vetëm se përfaqësohet me një flamur të imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare , ndryshe nga ai kombëtar me të cilin luftoi Adem Jashari për liri, por me kalimin e kohës, qytetarët e saj gjithnjë e më rrallë quhen shqiptar dhe identifikohen me emrin kosovarë, nga të huajt.   

Këtë me siguri nuk e deshën heronjtë e familjes Jashari as ata që kanë dhënë jetën në ditët më të vështira për vendin dhe derdhur gjakun për lirinë e shqiptarëve.  

Nuk mund ta duan e aprovojnë as shqiptarët, të cilët kundërshtuan gjithmonë qëndrimet e padrejta të fuqive të mëdha, për copëtimin e pa drejt të trojeve tona etnike, dhe mospranimin e çështjes sonë kombëtare që në Kongresin e Berlinit të vitit 1878,vendimet e padrejta të të cilit bënë ndarjen e disa tokave tona nga shteti amë, kurse Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1913, vendosi që mbi gjysma e trojeve shqiptare, të mbeteshin jashtë shtetit amë-Shqipërisë.  

Nga ajo kohë, copëtimi i trojeve shqiptare për shumë bashkëkombës tanë u kthye në tragjedi kombëtare, ngase shumë pjesë të kombit nuk arritën t’i mbijetonin copëtimit, i cili u bë shkak i dhembjeve dhe vuajtjeve mbi njëshekullore për popullin shqiptar nën pushtimin e shteteve hegjemoniste fqinje si atë grek dhe sllavë. 

Fakt që i detyroi shqiptarët të ngriheshin kundër padrejtësisë së ndarjes dhe copëtimit të dhunshëm të trojeve të tyre, në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, e cila asnjëherë nuk pushoi deri në historinë tonë më të re.  

Kështu që, tanimë edhe ne jemi bërë dëshmitarë të tragjedive të mëdha me flijime dhe sakrifica të pa shembullta, deri në shkrirje totale të familjeve shqiptare për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë, duke vdekur të pathyer dhe pa ia kthyer shpinën armikut për asnjë çast, qoftë edhe me çmimin e vdekjes kolektive familjare për çlirimin e atdheut të pushtuar, siç dëshmoi Familja heroike Jashari.   

Sipas historisë, derisa përfaqësuesit shqiptarë në Konferencën e Londrës mungonin dhe fjala e tyre nuk dëgjohej aty ku vendosej për të ardhmen e shteteve të Ballkanit, ndarja e trojeve tona, me 1913 përfundoi pa kundërshtime, duke u ngushëlluar vetëm me një deklaratë të ministrit të atëhershëm të Jashtëm britanik, Eduard Grei, i cili në fund të Konferencës së Londrës, kishte thënë: “Sot morëm një vendim të padrejtë ndaj shqiptarëve të cilën herë do kur, ne duhet ta rregullojmë!!!” 

Ndaj, është shumë e çuditshme se si ka mundësi që tani shqiptarët ta pranojnë vetë ndarjen, derisa është e njohur për të gjithë se për mbrojtjen e shtetit amë dhe forcimin e pozitës historike të popullit shqiptar në tërësi, përveç luftërave kombëtare, na u dashtë edhe ndihma e madhe e miqve tanë më të mëdhenj ndërkombëtar si SHBA, e cila pati rol vendimtar për mbijetesën e kombit tonë nëpër kohë. 

Ndihma e SHBA-ve, daton veçanërisht pas letrës së dërguar nga Hasan Prishtina në vitin 1919, Presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili edhe do ta shpëtonte Shqipërinë nga ri-copëtimi i tërësishëm, për të vazhduar me luftën për çlirimin e Kosovës më 1999 dhe vendimin e Presidentit Bush, i riu, më 2007, për Pavarësinë e Kosovës dhe ndihmën për shtet ndërtim e njohjet ndërkombëtare të saj, ndihmë e cila i duhet edhe më tej Kosovës së lirë.   

Përkundër terrorit që përjetonte Kosova nën pushtimin serb, në kohën kur vetëm mund të ëndërrohej për pavarësinë e trojeve të pushtuara shqiptare, me emrin e Adem Jasharit në gojë dhe bëmat e tij heroike në zemër, mijëra shqiptarë nga të gjitha anët u hodhën në luftë e demonstrata masive, duke përvetësuar ndjenjat patriotike për lirinë e dëshiruar për një shekull, të cilën na u desh ta pritnim aq gjatë për të përjetuar shijen e saj të shenjtë dhe gëzimin e realizimit të shtetit të pavarur, arritje të cilat deri atëherë ne ende nuk i njihnim.  

Ndërsa vendosmëria për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, u dëshmua me historinë madhështore kombëtare të familjes Jashari, e shkruar në vepër, pa fjalë të mëdha, thjesht dhe pa mburrje, që edhe sot mbartë aq bukur mbi vete dëshminë e një historie të rrallë e të papërsëritshme, e cila ushqen me aq krenari lavdinë e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen e veçanërisht për ata që në çastet më vendimtare, dhanë edhe jetën për çlirimin e Kosovës.  

Falë gjakut të Familjes Jashari, shokëve të Ademit dhe bashkëthemeluesve të UÇK-s, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, të cilët ranë heroikisht, më 31 janar të vitit 1998 në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit serb, e shumë heronjve tjerë më të ri kombëtar, viktimave të Reçakut dhe gjithë dëshmorëve të luftës anembanë trojeve shqiptare, që edhe janë lavdia më e lartë e kombit tonë, sot Kosova është e lirë dhe shtet sovran e i pavarur, pavarësia e të cilës më 22 korrik të vitit 2010, është vulosur edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mbetet e pakthyeshme përgjithmonë!.  

Por pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme nga udhëheqjet e paafta, që në vend se ti sillnin këtij populli zhvillim e prosperitet, dhe ti hapnin rrugën për lëvizje e qarkullim të lirë në Evropë dhe kudo në botë, zhvatën e plaçkitën vendin pa asnjë dhembje, për mbi 2 dekada me radhë, duke futur varfëri, korrupsion e thellim të krimit të organizuar, derisa me bëmat e tyre mafioze e izoluan shtetin e ri të Kosovës, nga e gjithë bota, mafioz të tillë mbytën të gjitha shpresat e dikurshme të popullit shqiptar për begati familjare, shkollim cilësor e lëvizje të lirë me pasaportën e shtetit tonë të pavarur, anë e kënd botës. 

Ndaj sot, fatkeqësisht, te shqiptarët e dëshpëruar ka ndryshuar çdo gjë, që nga sjelljet, humori, hareja dhe këngët tona dikur të bukura, të cilat pothuajse janë bastarduar tërësisht dhe gati nuk ekzistojnë fare.   

I vetmi i pandryshuar dhe i përcjellë me pietetin e merituar monumental ndër vite, mbetet kujtimi i paharruar i veprës heroike kombëtare të Familjes Jashari, dhe heronjve të luftës së UÇK-së, që për popullin tonë të vogël, janë kthyer në legjend me vlerat më të mëdha gjithëkombëtare, me të cilët identifikohen shqiptarët e të gjitha trojeve, që e sollën Kosovën deri këtu. 

Qëndresa dhe rënia heroike e Familjes Jashari  

Rreth dhjetë vjet pas shtetrrethimit të Tahir Mehës nga policia dhe ushtria serbe, e cila në majin e vitit 1981, kishte luftuar trimërisht për mese 20 orë me qindra polic e ushtarë të armatës serbo-jugosllave, duke vrarë dhjetëra prej tyre, derisa kishin rënë heroikisht nga predhat e ushtrisë okupatore, Tahir Meha me të atin Nebiun, ajo që ndër të parat do të provonte edhe njëherë përsëritjen e akteve makabër të okupatorit serb ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur, kësaj radhe ishte Familja Jashari.  

Pra vetëm dhjetë vjet pas vrasjes së Tahir Mehës, në dimrin e ftohtë të dhjetorit të vitit 1991, nga policia dhe ushtria serbe, ishte rrethuar për herë të parë edhe shtëpia e Familjes Jashari, megjithatë rrethimi parë u shndërrua në momente jo fort fatlume për shkijet, ngase në shtëpi gjendeshin të tre vëllezërit, të tre djemtë trima të Shaban Jasharit, heronjtë të cilët do ta mbronin si çdoherë me vendosmëri dhe trimëri e heroizëm të paparë, familjen e tyre.  

Ndaj zjarrit të hapur kundër shtëpisë dhe familjes Jashari nga policia dhe ushtria serbe, vëllezërit Jashari në mbrojtje iu përgjigjen po ashtu me zjarr-flakë për flakë, duke i kthyer mbrapsht forcat e pushtuesit në mënyrë të turpshme.  

Familja Jashari, në dhjetorin e ftohtë të atij dimri, nuk ishte vetëm, ngase në çastet më të vështira shqiptarët nga e gjithë Kosova ia kishin mësyrë Prekazit, për t’iu gjendur pranë kësaj vatre të lavdishme, duke kaluar dhjetëra kilometra këmbë, edhe pse policia serbe Familjen Jashari e kishte rrethuar nga të gjitha anët me një rrethim të trefishtë, njësoj si dikur familjen e Tahir Mehës.   

Populli kishte filluar të vetëdijesohej dhe t’i mbronte heronjtë e vet nga pushtuesi, kështu që policia e okupatorit serb nuk pati sukses, me gjithë rrethimin e hekurt që i kishte bërë kësaj familjeje, ngase solidarizimi i popullit shqiptar me familjen heroike të Jasharëve ishte më i madh se kurdo herë më parë.   

Policia okupatore e Serbisë, duke vërejtur rrezikun e rrethimit të saj nga të afërmit dhe dashamirët e familjes Jashari, që ia kishin mësyrë nga të gjitha anët e Kosovës Prekazit historik të qëndresave legjendare, atëbotë kishte pranuar ndërmjetësimin e Adem Demaçit dhe me arritjen e muzgut të mbrëmjes, ishte larguar kokulur nga kishte ardhur, për të bërë kërdinë në fshatrat e tjera përreth dhe gjithandej Kosovës, por duke mos u lajmëruar më në ato anë për afro shtatë vjet me radhë.  

Derisa familja Jashari kështu e kishte mbijetuar sulmin e parë nga policia serbe, në pjesët e tjera të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat përreth Prekazit, vrasjet dhe keqtrajtimet nuk pushuan asnjëherë, madje më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, derisa po hynte në derë të shkollës, pa asnjë shkas as arsye, ishte vrarë pa asnjë faj mësuesi Halit Geci.  

Në varrimin e këtij mësuesi, në praninë e mijëra pjesëmarrësve, për herë të parë u pa edhe paraqitja publike e pjesëtarëve të UÇK-së, duke mbajtur edhe një fjalim patriotik, para pjesëmarrësve në varrim.  

Rrethimi i dytë  

Pas më se shtatë vjetësh të kaluara, më 22 janar të vitit 1997, duke shfrytëzuar errësirën e natës për mos vërejtjen e lëvizjeve të tyre bizare, para agut të mëngjesit, policia serbe e kishte rrethuar për herë të dytë familjen Jashari. Dhe përderisa gratë dhe fëmijët po flinin pa ditur se ishin të rrethuar nga okupatori, policia barbare pushtuese e Serbisë e kishte filluar sulmin e dytë ndaj familjes së pambrojtur, ngase asnjëri nga të tre vëllezërit, Rifati, Hamza dhe Ademi, nuk gjendeshin pikërisht ato momente të vështira në shtëpi.   

Rrethimin e kishte hetuar plaku Shabani, i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe shushuritjen e trupave serbe me armatim dhe makinerinë luftarake, që tashmë njihte përvojën e sulmeve kriminale të tyre.   

Bacë Shabani, me gjithë moshën e shtyrë, ishte ngritur menjëherë dhe i ndihmuar nga gratë dhe fëmijët më të rritur, me gjithë plagosjen e dy vajzave, ia kishte arritur ta mbronte familjen me nder nga sulmet e pushtuesit, duke e thyer me turp edhe një herë sulmin e policisë pushtuese të Serbisë.  

Rrethimi i tretë fatal   

Më 5 mars të vitit 1998,për dallim nga dy herët e mëparme, tanimë për herë të tretë, bashkë me familjen Jashari dhe Prekazin, forcat okupatore të policisë dhe ushtrisë së Serbisë, me tanke dhe topa si dhe të gjitha llojet e armatimit të rëndë, kishin rrethuar edhe një pjesë të Drenicës. Kështu familja heroike Jashari po ngrihej nga gjumi për të hyrë në historinë më të lavdishme kombëtare me qëndresën e saj historike dhe një heroizëm të pa njohur deri atëherë, kur qindra policë dhe ushtarë të pushtuesit serb marshonin drejt shtëpisë së familjes Jashari në Prekazin legjendar, për rrethimin dhe shkatërrimin e shtëpisë dhe të familjes së tyre në tërësi.   

Heronjtë vigjilentë Ademi, Hamza dhe Shabani të cilët ato net të rënda, pothuajse fare nuk flinin, ishin njoftuar për lëvizjet e forcave të pushtuesit në drejtim të Prekazit, por për shkak të gjerësisë së operacionit dhe numrit të madh të forcave policore ushtarake që merrnin pjesë në operacion, sipas shkrimeve publike edhe nga vëzhguesit e UÇK-së nuk kishte mundur të kuptohej shpejt nëse ishte kjo mësymje për operacion ndëshkimor kundër tërë rajonit të Drenicës, apo sulm i organizuar i okupatorit për shfarosjen e familjes Jashari.    

Dhe megjithëse luftëtarët mitikë të familjes Jashari i kishin hetuar lëvizjet e armikut, përmasat e vërteta të rrethimit të kobshëm do ti vërenin vetëm me zbardhjen e agut të atij mëngjesi historik, kur mijëra ushtarë e policë të okupatorit tashmë e kishin rrethuar Prekazin dhe po i afroheshin familjes Jashari, të cilën heronjtë e saj kishin vendosur ta mbronin me çdo mjet e mundësi, deri në vdekje, me të gjithë pjesëtarët e familjes së tyre, të mëdhenj e të vegjël, duke hyrë në histori, me qëndresën dhe heroizmin e treguar në luftime me okupatorin.   

Luftimet e para kishin filluar që në orët e hershme të mëngjesit për tu kthyer në një beteje biblike, si Davidi kundër Goliatit dhe përkundër forcave të pabarabarta, me qëndresën e dëshmuar dhe vendosmërinë për tu sakrifikuar, familja Jashari nuk u gjunjëzua deri në vetëflijimin kolektiv, ngjarje e pa parë deri atëherë, që do të shkruhej me shkronja të arta në historinë më të re të kombit shqiptar.  

Qindra policë dhe ushtarë të okupatorit serbë sulmonin një shtëpi të vetme, në të cilën gjendeshin mese 20 pjesëtarë të familjes, disa prej të cilëve i takonin moshës fëmijërore, nga 7 deri në 18 vjeç, të cilët të rrethuar nga tanket dhe autoblindat e pushtuesit po sulmoheshin nga të gjitha anët, pa asnjë mëshirë dhe në mënyrën më të tmerrshme të mundshme e me të gjitha llojet e armatimit të rëndë ushtarak. 

Por edhe pse të vetëm kundër të gjithëve, ata edhe nën ato kushte të pabarabarta, kishin vendosur të qëndronin deri në vdekje, duke u bërë heronj sublim të mbrojtjes së atdheut të robëruar, gardian të familjes së pa mbrojtur dhe ushtar të pragut të shtëpisë së tyre të cenuar.   

Secili pjesëtarë fëmijë, grua apo burrë që mund të mbante një armë në dorë, që nga më i vogli e deri tek më i moshuari, ishin kthyer në ushtarë të mbrojtjes së familjes dhe atdheut, për të mos kaluar armiku andej, para se të binin mbi trupat e tyre të vdekur.  

Viktima e parë e kësaj lufte të pabarabartë, sipas shënimeve dhe intervistave të pjesëtarëve të familjes në shtypin e vendit, shkrimeve të shumta në portalet shqiptare dhe dëshmive të dëgjuara për këtë ngjarje madhështore në shkallë heroizmi, e cila begatoi historinë tonë më të re kombëtare edhe me një ngjarje dhe vepër të re, të paparë në historinë tonë të deritanishme, ishte bashkëshortja e Ademit, Adilja, e vrarë derisa po i sillte municion luftarak të shoqit, para syve të fëmijëve të saj, të cilët edhe ata ishin vënë, po ashtu në vijën e mbrojtjes.   

Megjithatë, do të kalonin ditë dhe net, por qëndresa heroike e Jasharëve në mbrojtjen e shtëpisë, atdheut dhe të familjes nuk do të ndalej, deri në rënien e pjesëtarit të fundit në këtë luftë të pabarabartë, ndërmjet një familje të vetme dhe një ushtrie të tërë pushtuese, siç ishte ajo e okupatorit serb.   

Ditën e dytë të sulmit, lufta ishte përhapur edhe në shtëpitë përreth. Disa shtëpi dhe familje të lagjes digjeshin në flakë, por qëndresa e tyre kishte vazhduar e paepur edhe për të tretën ditë me radhë.  

Prekazi digjej në çdo anë, që nga dita e parë edhe në ditën e dytë e të tretë të sulmi barbar ushtarak serb dhe nga pullaze e shtëpi dilte tym e flakë, të cilat ndriçonin gjithë hapësirën ku zhvillohej tragjedia biblike e familjes Jashari.   

Kulmin e dramaticitetit të saj mitik, lufta do ta arrinte ditën e tretë, më 7 mars, kur forcat terroriste të okupatorit serb në pamundësi që ta pushtonin familjen dhe lagjen Jashari, kishin filluar me granatime nga topat e rëndë në shtëpinë e familjes Jashari, në bodrumin e të cilës ishin strehuar një numër i madh i pjesëtarëve më të ri të saj, kryesisht fëmijët.  

Pas granatimit me topa të rëndë, një predhë e kalibrit të madh kishte goditur bodrumin e shtëpisë, e cila bashkë me hedhjen në erë të pjesës ballore të bodrumit, të tavanit dhe një pjese të shtëpisë së tyre, goditja fatale e predhës, kishte vrarë menjëherë 13 pjesëtarë të familjes Jashari dhjet nga të cilët ishin fëmijë.    

Por, Ademin dhe pjesëtarët e mbijetuar të familjes, edhe pse të mbetur vetëm dhe nën rrethim të plotë, e pa asnjë ndihmë apo plumb të shkrepur nga jashtë, qoftë edhe përpjetë në ajër, para betimit për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë nuk i zmbrapste as dobësonte, çfarëdo flijimi sado i rëndë dhe i dhimbshëm të ishte, dhe nuk kishte forcë e cila do të arrinte që të gjallë t’i thyente as dorëzonte.   

Ademi e Hamzai bashkë me plakun Shabanin, para çdo thirrje të okupatorit që të dorëzoheshin, edhe në ato momente të rënda të sulmeve të tmerrshme me topa, përgjigjeshin se nuk i kishin kap armët për t’u dorëzuar, por se ishin betuar të luftonin deri në frymëmarrjen e tyre të fundit, deri në vdekje për lirinë e atdheut, për të mos rënë kurrë të gjallë në dorën e okupatorëve serb edhe pse luftonin të vetmuar kundër një ushtrie të tërë pushtuese.   

Madje duhet theksuar fort dhe me zë të lartë se heroizmi i përmasave të tilla mitike të pjesëtarëve të familjes Jashari ishte dëshmuar jo vetëm nga pjesëtarët e rritur dhe të regjur për luftë e qëndresa të mëdha heroike, por edhe nga më të vegjlit e saj, të cilët, edhe pse ishin fëmijë dhe ende nuk i kishin rënë as brisk fytyrës siç thuhet në shprehjet popullore, as ata nuk u dorëzuan para sulmeve vrastare të armikut edhe pas rënies së shtyllës kryesore të kësaj qëndrese historike, Adem Jasharit, i cili do të vritej nga një plumb snajper në derën e shtëpisë së tij, duke e mbrojtur atë dhe familjen me heroizëm. 

Dhe megjithëse pas rënies mitike të heroit Adem Jashari, tanimë kishte ngelur tërësisht i vetëm, mbrojtësi më i ri dhe i fundit, ani pse për nga mosha ishte ende fëmijë, luftën do ta vazhdonte trimërisht e me një heroizëm të rrallë dhe i paepur deri në fund, njëjtë sikur i ati, edhe Kushtrimi, djali vetëm13-vjeçar i Adem Jasharit.   

Kushtrim Jasharin, heroin vetëm 13 vjeçar, përkundër moshës minore, nuk kishte arritur ta poshtëronte armiku dhe as ta mundonte frika, madje atë e kishte kapluar aq shumë urrejtja dhe mllefi kundër okupatorit serb, sa që përkundër sulmeve me të gjitha llojet e armëve me të cilat okupatori serb, po mundohej t’ia pushtonte atdheun e tij të shtrenjtë dhe shtëpinë e shkrumbuar me themel të familjes së heroike Jashari, ai qëndroi me heroizëm të pa përshkruar, deri në fund.   

Kushtrim Jashari i cili dëshmoi trimërinë e një burri me nam, ra në fushëbetejë si një Mic Sokol i vogël, i cili me automatik në dorë u kishte dalë hapur për fushe dhe ballë për ballë topave të okupatorit serb, duke u flijuar trimërisht si hero mitik i legjendave tona të njohura kombëtare dhe vrarë nga largësia me armët e kalibrave të mëdhenj nga okupatori barbar serb, i etur edhe për gjak fëmijësh shqiptar.  

Por edhe pas rënies së Kushtrimit, okupatorët, nuk kishin guxim t’i afroheshin shtëpisë së kësaj familjeje heroike të ngritur në histori dhe legjendë e mit bashkëkohor me veprën e saj.   

Të masakruarit e familjes Jashari …

Me rënien e Kushtrimit, si ushtari më i ri i asaj qëndrese të paharruar historike, për mbrojtjen e shtëpisë, familjes, nderit të atdheut dhe kombit, u shua edhe mbrojtësi i fundit i qëndresës legjendare të familjes Jashari,që vërtet, e mbajtën betimin e dhënë para varrit të Tahir Mehës, duke luftuar deri në frymëmarrjen e tyre të fundit dhe nga 22 pjesëtarët e pranishëm të familjes Jashari, që gjendeshin në shtëpi, 20 nga ta ranë heroikisht, për të mos u harruar kurrë, emrat e të cilëve po i shënojë në vijim:   

 1.Shaban Murat Jashari,babai 74 vjeçar   

2.Zahide Geci Jashari, nëna 74 vjeçare    

3.Zarife Jashari,gruaja e Rifatit ,49 vjeçare  

4.Hidajete Rifat Jashari,vajza 18 vjeçare  

5.Valdete Rifat Jashari, vajza 15 vjeçare  

6.Igball Rifat Jashari, djali 13 vjeçar  

7 Igballe Rifat Jashari,vajza 11 vjeçare  

8.Hamëz Shaban Jashari,47 vjeçar  

9.Feride(Mecini)Jashari,bashkëshortja e   

Hamzait 43 vjeçare  

10.Selvete Hamëz Jashari,vajza 20 vjeçare  

11.Atifete Hamëz Jashari,vajza 17 vjeçare  

12.Besim Hamëz Jashari,djali 16 vjeçar  

13.Lirie Hamëz Jashari, vajza 15 vjeçare  

14.Blerim Hamëz Jashari,djali 12 vjeçar  

15.Fatime Hamëz Jashari,vajza 9 vjeçare  

16.Blerina Hamëz Jashari,vajza 7 vjeçare  

17.Adem Shaban Jashari,42 vjeçar  

18.Adile(Rama) Jashari,bashkëshortja e   

Ademit,40 vjeçare  

19.Fitim Adem Jashari,djali 17 vjeçar  

20.Kushtrim Adem Jashari, djali 13 vjeçar  

Në mesin e të rënëve, nga më të rinjtë ishte vajza e Hamëz Jasharit, Blerina, 7-vjeçare, kurse dëshmori më i moshuar i kësaj lufte ishte Bacë Shaban Jashari, 74-vjeçar.  

Epilogu i heroizmit të Familjes Jashari  

Rifat Jashari (i lindur më 1946),për mbrojtjen e familjes, pragut të shtëpisë dhe të atdheut të tij të shtrenjtë, në këtë luftë dhe për lirinë e këtij vendi, flijoi gruan dhe 4 fëmijët e tij, nga mosha 11 deri 14-vjeçare. Kurse ai me djalin e ti, Muratin, djalin e të vëllait-Hamzës, Bekimin dhe djalin e Adem Jasharit, Lulëzimin, gjendeshin në Gjermani.   

Hamëz Jashari (1950-1998),do të vritej ditën e dytë të sulmit barbar serb, me 6 mars të vitit 1998 në mbrojtje të shtëpisë, familjes dhe atdheut bashkë me gruan dhe 7 fëmijët e vet, nga mosha 7 deri në moshën 20-vjeçare, derisa djali Bekimi gjendej në Gjermani, kurse vajza e vogël te dajat.   

Adem Jashari (28 nëntor 1955-7 mars 1998),do të vritej i parafundit, duke rënë heroikisht në pragun e derës së shtëpisë, ndërsa gruaja e tij ishte viktima e parë e asaj lufte heroike, por të pabarabartë, me ç`rast ishin vrarë edhe dy fëmijë të tyre, nga 5 fëmijë sa ata kishin. Derisa djali Lulëzimi gjendej në Gjermani, dy vajzat e tij kishin qëlluar te farefisi i tyre.   

Ndërsa ajo që rritë edhe më tepër dhimbjen por edhe krenarinë e pafund për heroizmin e dëshmuar të tij, është rasti i Kushtrimit 13-vjeçar,i cili do të vdiste i fundit në fushë të mejdanit kombëtar, duke u dalë ballë për ballë armiqve që e kishin mësyrë edhe me topa ushtarak shtëpinë e Familjes heroike Jashari dhe rënë si një Mic Sokol i vogël, për trimërinë e të cilit me siguri historia jonë kombëtare duhet të shkruajë më shumë si për heroizmin e madh e burrërorë në moshën e tij fëmijërore, ashtu edhe për historinë e famshme të Familjes heroike Jashari!   

56 të vdekur, vëllezër e kushërinj të afërt të Familjes Jashari   

Se çfarë flijime të mëdha kërkohen për qëllime të larta kombëtare dhe lirinë e atdheut, më së miri e dëshmoi familja Jashari me qëndresën e saj historike. 

Familje emblematike, që mbi dhjetë vite me radhë, zhvilloi luftë intensive kundër terrorizmit të policisë dhe ushtrisë okupuese të Serbisë, duke u bërë shembull i trimërisë dhe pathyeshmërisë kombëtare, për të cilën më e shtrenjtë ishte liria jonë kombëtare sesa jeta nën robëri, megjithëse 20 anëtarë të një familjeje kaq të devotshme kombëtare dhe 36 kushërinjtë e saj patriotë nuk arritën kurrë që ta shijonin lirinë e ëndërruar.   

Luftë që në mesin e të gjithë atyre plumbave dhe granatave shkatërrimtare, la prapa vetëm një dëshmitare të gjallë dhe ajo ishte vajza e vogël e Hamëz Jasharit, Besarta, duke shpëtuar e fshehur nën magjen e shtëpisë, mbi të cilën nëna e saj derisa ishte gjallë, kishte gatuar bukën për Besartën dhe heronjtë e mëdhenj e të vegjël (në moshë) të familjes Jashari, kurse kushëriri i saj, Bashkimi, kishte mundur t’i shpëtonte rrethimit.  

Bashkimi e Besarta dhe 4 pjesëtarët e familjes që gjendeshin në Gjermani, si dhe dy vajzat e Ademit që kishin qëlluar tek të afërmit e tyre, ishin 8 anëtarët e mbijetuar nga 28 anëtarë sa kishte gjithsej atëbotë familja Jashari.   

Kurse sot, pas kaq vitesh, kjo familja e ndritur është shtuar, rritur dhe gëzuar edhe me emrat e ripërtërirë të Bacë Shabanit, Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët të ri-ngritur nga hiri i heroizmave të vet historikë, mu si Feniksi, sigurojnë rritën e jetës së re dhe garantojnë vijimësinë e historisë së lavdishme të paraardhësve të tyre heroikë me shumë krenari.   

Dhe për fund, nëse rilindësit Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi etj, i paraprinë lirisë së kombit dhe heronjtë Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Buletini, Bajram Curri e të tjerët, sollën Pavarësinë e Shqipërisë, vetëflijimi i familjes Jashari, ishte dhe mbetet vula e shenjtëruar e lirisë së Kosovës e cila u arrit me kaq shumë luftëra e përpjekje titanike dhe shembuj të tillë të paparë sakrifice e vetëflijimi të pa përsëritshëm biblik, si Familja heroike Jashari.

Lavdi e përjetshme anëtarëve të familjes heroike Jashari dhe gjithë të rënëve për liri!

135 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Rafail Lipi

“Nuk ka mjet më të mirë të çmosh një popull,
se sa të vëresh gjëndjen e shkollave te tij.”
Zef Jubani

Arsimi si pjesë e superstruktures te shoqërisë në tërësi ka për funksion te pajisë me dije brezin e ri per ta bërë atë forcë lëvizëse per zhvillimin e gjithanshëm te vendit. Arsimimi i një populli është pjesë përbërëse e historisë së tij, i kushtëzuar nga rrethana të caktuara politike, shoqërore dhe ekonomike. Janë pikërisht këto rrethana që në vënde dhe popuj të ndryshëm të botës nuk kanë patur të njëjtin ritëm të zhvillimit arsimor si në kohë ashtu edhe në cilësi.

Shqipëria si pjesë përbërse e Evropës, me një pozitë të favorshme gjeografike, që njohu të gjitha rendet ekonomike-shoqërore nga bashkësia primitive, në atë skllavopronar, feudal, kapitalist e atë socialist, kryesisht për arsye politike, nuk eci me të njëjtin ritëm në drejtim të zhvillimit asimor në krahasim me vëndet e tjera. Kjo jo për arsyje se populli shqiptar nuk ka qënë arsimdashës, por duke u bërë shesh luftrash dhe duke njohur pushtues të një pas njëshëm me qëndrime shekullore, u privua nga mundesitë reale per të patur nje arsim dhe
shkollë kombëtare, ndërkohë që funksiononin shkolla në gjuhë të huaja.

PERPJEKJET E PARA PER SHKOLLAT DHE MESIMIN SHQIP

Ne përkujtojme sot 135 vjetorin e shkollës së parë kombëtare laike shqipe të hapur në Korcë më 7 mars të vitit 1887, ndërkohë që përpjekje për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe janë bërë edhe disa shekuj më parë.

Le të hedhim nje vështrim të shkurtër në të kaluarën e largët lidhur me çështjen në fjalë:
Institucione edukimi kanë ekzistuar edhe në kohën e vonë antike dhe mesjetare të hershme si ato të edukimit fizik dhe ushtarak, të edukimit fetar etj. Periudha e sundimit romak ndikoi në futjen e elementeve të latinishtes se vjetër në gjuhën e popullsisë vëndase, në kulturën materiale dhe atë shpirtrore, por pa arritur të romanizohej sic ndodhi me ndonjë popull tjetër në Ballkan. Periudha bizantine dhe ajo e pushtimit bullgar ndikuan fuqishëm në përhapjen e institucioneve fetare të krishtera, megjithse periudha e lindjes së principatave feudale shqiptare në shek 12-14 po krijonin premisa per lavrimin e gjuhës, kulturës e artit me karakteristika vëndase, arbërore etj. Ajo që e ndërpreu këtë zhvillim ishte padyshim pushtimi osman me zgjatjen e tij 5 shekullore.

Sundimi osman shënoi periudhën më të errët në historinë e popullit shqiptar në të gjitha fushat e jetës. Përpjekjet për ekzistence, për ruajtjen e identitetit te gjuhës, kulturës etj, ndeshën në pengesa të mëdha. Të vetme institucione që mbijetuan në disa krahina te vëndit ishin kishat ortodokse dhe ato katolike, të cilat u vunë në vështiresi për shkak të politikës islamizuese që ndoqi pushtuesi osman. Ne veprën e saj “Brenga e Ballkanit” anglezja Mis Edith Durham duke folur për këtë proces midis të tjerave shkruan: “Islamizmi gjatë gjithë kohës ka zhvilluar një propogandë të pandërprerë…Metodat varfanjake të kristianizmit, të krahasuara me metodat bujare e dorëhapta te islamizmit, streha e mjeruar e kishës dhe xhamia e re, mjaftonin për të bindur një popull krejt te paditur se e para po vdiste ndërsa e dyta ishte ne lulëzim.” (faqe 203). Megjithatë duhet të theksojmë që zonat e thella te Malësise në Shqipërinë e Veriut i rezistuan më mirë ketij fenomeni, duke ruajtur besimin e mëparshëm të fesë katolike, ndërsa në disa krahina të Shqipërisë së Jugut u ruajt besimi i mëparshëm ortodoks, i vënë në vartesi te Patrikanës Greke të Stambollit. Ndarja e popullit shqiptar në besime të ndryshme fetare (katolike, ortodokse e muslimane), e dëmtoi shumë unitetin e këtij populli si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, duke e bërë më të lehtë nënshtrimin e tij.

Në rrethanat e një analfabetizmi total, të vetmit që dinin shkrim e këndim ishin priftërinjtë, të cilëtedhe pse në gjuhë të huaj luajtën rol pozitiv në mbajtjen gjallë të kombësise shqiptare. U shquan në vecanti priftërinjtë katolikë, që në krahasim me ata ortodoksë, ishin më të përgatitur. Në gjirin e tyre pati shumë nga ata që shërbesat fetare i bënin në gjuhën amtare, apo në kolegjet dhe seminaret franceskane krahas gjuhëve te huaja, u mësonin nxënësve shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Ka mjaft të dhëna nga dokumentacioni i shek 17 dhe 18 mbi funksionimin pranë kishave katolike të shkollave me kararerit fetar ku gjuha bazë ishte latinishtja, por në të njëjtën kohë nga klerikë të vecantë shfrytëzoheshin edhe për mësimin e gjuhës dhe gramatikës shqipe. Si tekste mësimore u përdorën veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit etj. Te tilla shkolla ishin me dhjetra, ku ndër më të njohura ishin ato te shek. XVII, ne Velë e hapur nga ipeshkvi i Lezhës, në Kurbin të Mirditës (1632), në Pllanë dhe Blinisht (1638), Himarë, Shkodër, Kosovë etj etj.

Eshtë e vërtetë që gjatë periudhes të socializmit nuk iu dha vendi i merituar përpjekjeve per mësimin e shqipes ne shkollat fetare si dhe kontributit që mund të kenë dhënë shumë nga klerikët e kohës, por të flasësh për shkolla kombëtare në kuptimin e saktë të këtij koncepti që në fillimet e shek.17, nuk është shumë e argumentuar. Gjithashtu ti quash autorët e parë që filluan botimin e veprave të tyre në gjuhën shqipe si iluministë, apo si rilindas të parë ata që hapën këto shkolla, është e parakohshme për faktin se akoma
iluminizmi evropjan ishte në fazën fillestare te tij. Fillimi i iluminizmit dhe i Rilindjes Kombëtare është i lidhur me rrethana te caktuara ekonomike e shoqërore, pikërisht me fillimin e lindjes së marrëdhenive kapitaliste në prodhim dhe borgjezisë së re.

Kjo situatë pak a shumë e ngjashme, lidhur me shkollat dhe mësimin e gjuhës shqipe, vazhdoi deri në vitet para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur mësimi bëhej fshehurazi, me libra dhe pa libra, në dyqane e bodrume, në shtëpira ose shkolla te huaja. Vetëm në Shkodër dhe Manastir funksiononin disa shkolla private për djem dhe vajza, të një niveli të ulët si nga pikpamja e programit ashtu dhe nga ana metodike e pedagogjike.
(H. Myzyri, “Shkollat e para kombëtare shqipe”, fq.39-40.) Megjithatë përpjekjet e mësipërme kanë rëndësi të vecantë historike dhe duhen vlerësuar pozitivisht sepse ato shërbuen si nxitje për patriotët shqiptarë brenda dhe jashtë vëndit për të kordinuar më mirë veprimtarinë e tyre dhe për ta detyruar Portën e Lartë që të njihte
zyrtarisht hapjen e shkollave kombëtare në gjuhën shqipe.

SHKOLLA DHE ARSIMI SHQIP DETYRE KRYESORE E RILINDJES KOMBETARE

Iluminizmi ishte ideologjia e re që lindi ne Evropë kundër errësirës dhe prapambetjes mesjetare në fillimet e shek të shek. 18. Si një lëvizje e borgjezisë së re ajo përgatiti terrenin për fillimin e revolucioneve kundër rendit feudal, për ti hapur rrugë zhvillimit dhe përparimit shoqëror. Si në të gjitha vëndet evropjane kjo ideologji ndikoi edhe në Shqipëri. Ajo u pasqyrua në programin e Rilindjes Kombëtare të mesit të shek 19, nga përfaqësuesit e parë te saj , N. Veqilharxhi, Jeronim de Rada etj. Duke qënë se levizja kombëtare shqiptare filloi në rrethanat e pushtimit të huaj osman, përpara saj dilnin detyra më të vështira sic ishte ajo luftës për çlirim, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet autonom ose të pavarur, zhvillimin e arsimit, shkollës dhe kultures kombëtare. Realizimi i tyre kërkonte bashkimin e popullit në luftë dhe sidomos kapërximin e përçarjes fetare. Ky bashkim mund të bëhej vetëm duke rritur ndërgjegjen kombëtare duke vënë patriotizmin mbi ndjenjat fetare. Këtij qëllimi i shërbeu parrulla e njohur e Pashko Vasës se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Për rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe të ndjenjave patriotike u shrytëzua edhe trashëgimnia historike si psh origjina e lashtë pellazgjike e popullit shqiptar, luftrat heroike të udhëhequra prej Skënderbeut, lavrimi i letërsise shqipe ku në poezitë lirike e patriotike i bëhej jehonë bukurisë së natyrës dhe patriotizmit te popullit shqiptar etj. U shquan në këtë drejtim patriotët si Zef Skiroi, Jeronim de Rada, vellezerit Frasheri, Ndre Mjeda, A. Z. Cajupi, etj.

Detyrë e rëndesishme e Rilindjes Kombëtare ishte lufta për shkrimin dhe shkollën shqipe, e pare kjo jo vetëm ne planin kulturor, por edhe në atë ideopolitik. U desh një angazhim i madh për arritjen e suksesit në këtë fushë, duke filluar që nga botimi i abetareve dhe të librave në gjuhen amëtare, te përdorimit të një alfabeti të përbashkët, ngritja e ndonjë shtypshkronje, dhe sidomos për nxjerrjen e lejës për botim e librave dhe më vonë
për hapjen e shkollave. Meritë të veçantë në këto drejtime pati diaspora shqiptare me shoqërite patriotike, sidomos ato të Stambollit dhe të Rumanisë. Ndër patriotët e parë që u shquan në këtë fushë ishin N.Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi , Thimi Mitko, Vëllezërit Frashëri etj, etj.

Periudha pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shënoi një rënie te përkoheshme ne luftën e armatosur per liri, por i dha një shtytje pozitive lëvizjes për hapjen e shkollave shqipe. U shquan në këtë drejtim përveç Vëllezërve Frashëri edhe Jani Vrejto, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini e Koto Hoxhi. Ata botuan një seri librash të tjera shkollore, si Gramatikën, Gjeografinë, Historinë e Përgjithshme, Dituritë, Vjershat dhe mësonjetoret e para, Arithmetikën, Mirëvetinë (mësime morali) etj. (H. Myzyri “Shkollat e para kombëtare
shqipe”, f 46-47.) Ndërkohë që në Shqipëri funksionin një numër i konsiderueshëm shkollash në gjuhën turke, greke dhe latine, u rrit presioni nga ana e patrioteve rilindas për ta berë legale futjen e gjuhës shqipe në këto shkolla, kërkesë e cila ose u la pa përgjigje ose u refuzua si nga Porta e Lartë, ashtu edhe nga Patrikana Greke e Stambollit dhe Pleqësia e Mitropolisë së Korcës. Ishte pikërisht ky presion në rritje si nga patriotët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, ashtu edhe nga mbështetja që ata gjetën nga popullsia arsimdashëse, që Porta e Lartë, të detyrohej të jepte lejen per hapjen e shkolles se parë shqipe në qytetin e Korcës.

ÇELJA E SHKOLLES SE PARE SHQIPE NE QYTETIN E KORCES

Çelja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Korcës nuk ishte as veprim i çastit as edhe dëshirë e një personi te vetem. Çelja e saj ishte rrjedhim llogjik i të gjitha përpjekjeve që patriotet brenda dhe jashtë vendit bënë që në mesin e shek. te 19. Mund te lindë pyetja : Pse pikërisht ne Korcë u dha leja për hapjen e shkolles shqipe, kur dëshira dhe pëtpjekje për mësimin e gjuhës amtare eksistonte në të gjitha krahinat nga veriu deri në jugë te Shqiperisë?

Korça ishte qyteti i dytë me rëndësi ne Vilajetin e Manastirit në fundin e shek te 19, qëndër e rëndësishme tregtare, ku dy të tretat e popullsisë ishte ortodokse. Në këtë qytet kishte 3 shkolla në gjuhën turke dhe katër shkolla në gjuhën greke. Shkollat greke nga njera anë dhe kleri grek ortodoks nga ana tjeter krijuan një atmosferë helenizimi, gjë të cilën nuk e dëshironin as popullsia vendase dhe as Porta e Lartë. Pavarsisht nga presioni dhe efektet negative te politikes shkombëtarizuese, popullsia qytetare dhe sidomos ajo fshatare e
Qarkut te Korçës (Kolonje, Pogradec, Bilisht), ruajtën gjuhën, zakonet e traditat tradicionale amëtare.

Gjithashtu nga Korca dhe qarku i saj pati shumë atdhetarë në kolonitë shqiptare te mërgimit, sidomos në Rumani, Bullgari dhe gjetkë, të cilët i ruajtën lidhjet me vendlindjen. Ishte pozitive fakti qe patriotët rilindas përveç popullsisë të krishterë gjetën mbështetje edhe tek ajo muslimane nga radhët e të cileve pati patriotë si Ohran Pojani dhe Alo Dishnica, që përveç se kontribuan financiarisht, morën pjesë edhe në komitetin e fshehtë
kombëtar të ngritur në qytet, krahas Jovan Kosturit dhe Thimi Mitkos, komitet i cili u angazhua në përgatitjen e kushteve materiale dhe financiare per hapjen e shkolles shqipe.
Në përgjigje të kerkesave te këtij komiteti, u mblodhën vullnetarisht nga popullsia vendase dhe patriotët e shoqërisë së Bukureshtit një sasi të hollash si dhe godinën ku do hapej kjo shkollë, pikërisht në shtëpinë e bërë dhuratë nga Diamandi Terpo, anëtar i shoqerisë së Bukureshtit. Po kjo shoqëri dërgoi edhe një kontigjent të librave shkollorë. Nga ana tjetër patriotët shqiptarë në Stamboll, veçanërisht vëllezrit Frasheri, pas disa përpjekjeve të përseritura nxorën lejën për hapjen e shkollës shqipe nën emrin e Pandeli Sotirit dhe dërguan në Korçë mësues për dhënie mësimi.. Kështu, pas një përpjekje dy vjecare më 7 mars të vitit 1887 u cel shkolla e parë kombëtare laike në Korçë. Hapja e kësaj shkolle u vlerësua si një fitore e madhe e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo u prit me entusiazëm nga banorët vendas, ashtu. sic pati edhe reagime jo pozitive nga rrethe të caktuara! Te gjithë patriotët përshëndetën njëri tjetrin per fitoren e arritur. Thimi Marko në letrën që i shkruante V. Dodanit shprehej: ” Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet ketu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla…” ( H. Myzyri vep. e cituar, fq 60.), ndërsa poeti i shquar N. Frashëri i kushtoi Mësonjtores se parë një poezi, ku midis te tjerave thote:

“Lumja ti! moj Korç’o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball’u sule,
Ta paçm për jetë hua.”

poezi të cilën e recitoi në sokaket e këtij qyteti pak kohë më parë edhe Presidenti i ynë, i frymëzuar nga ledhatimi i flokëve te dëborës që i binin mbi supe!!!
Nën shëmbullin e shkollës së Korçës, disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, në Rekë dhe Ohër dhe u bënë përgatitje në Ersekë, Leskovik, Elbasan etj. Disa vite më vonë me kontributin e familjes së Qirjazëve u hap edhe shkolla e parë për vajza (23 tetor 1891) me mësuese Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Fanka Eftimiu, Polikseni Luarasi etj. Funksionimi i këtyre shkollave ndeshi ne vështiresi nga qëndrimi jo mirëdashës i qeveritarëve turq apo e klerit orthodoks. Shumë nga partiotët u persekutuan dhe sakrifikuan edhe jetën e tyre për çështjen e arsimit kombëtar si P. Sotiri, P. K. Negovani, P. N. Luarasi, Mati Logoreci, Gjecovi etj..

Populli shqiptar, si një nga popujt më të vjetër ne Ballkan, vitalitetin e vet e tregoi me ruajtjen bres pas brezi te gjuhës amtare si gjuhë e folur. Pushtuesit shekullorë i imponuan asaj mjaft huazime, shkrime me alfabetet e tyre, por nuk arritën ta asimilonin atë. Në kushtet e një analfabetizmi te plotë u takonte bijve të saj të pakët, që kishin kryer shkollat e huaja, të viheshin në drejtim të perpjekjeve për çeljen e shkollave amtare, duke i konsideruar ato si pjeseë të pandaë të luftës për liri e pavarësi. Edhe pse te kufizuara në numër ato që në fillim ndikuan në rritjen e ndërgjegjes kombëtare.

Problem që duhej zgjidhur për funksionimin normal të shkollave shqipe ishte edhe çështja e alfabetit. Ishin në përdorim më shumë se 3-4 të tilla, gjë që nuk i shërbente çështjes se unitetit kombëtar dhe lavrimit të gjuhës shqipe. Ky shqetësim u kapërxye me mbledhjen e Kongresit te Manastirit në nëntor 1908, ku pas diskutimeve të gjata u vendos përdorimi i alfabeteve të shoqerisë Bashkimi të Shkodrës dhe ai i shoqërise së Stambollit, duke i lënë rrugë të hapur alfabetit te tanishëm të shqipes, bazuar në shkronjat latine. Me të u hodhën bazat për formimin e gjuhës letrare shqipe, gjuhë e cila u sanksionua me vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit te Gjuhës Shqipe në nëntor të vitit 1972 në Tiranë.

GURI I THEMELIT TË ARSIMIT SHQIP

Eshtë fakt i pamohueshem historik, ashtu siç trajtuam me sipër, që shkolla shqipe e Korçës nuk ishte shkolla e parë shqipe në historinë e arsimit shqiptar, por përcaktimi i datës 7 Mars si Dita e Mësuesit dhe e festës kombëtare të arsimit është e llogjikshme. Nuk e vë në diskutim këtë çështje, pavarsisht se kohët e fundit ka patur pretendime nga studiues të ndryshëm që data perkujtimore e arsimit kombëtar të rishikohet, me pretendimin se shkolla ka patur edhe para asaj të 7 Marsit te vitit 1887. Eshtë e pranueshme që historia e
popullit shqiptar ka nevojë të rishikohet për rivlerësimin objektiv të ngjarjeve dhe te figurave jashtë cdo paragjykimi dhe politizimi te saj, por për rastin konkret nuk ka të dhëna më bindëse se ato qe po praqesim më poshtë:

Duke mbështetur argumentat që historiani H. Myzyri sjell në veprën e tij te cituar, fq 61, theksoj se shkolla e Korçës në ndryshim me ato pararendëse i plotësonte kriteret që përmban koncepti “shkollë” si intitucion arsimor, ku mësohet dhe edukohet në mënyrë të organizuar me program dhe tekste mësimore, në një ndërtesë që i takon këtij institucioni.
së dyti, ajo ishte një shkollë kombëtare dhe laike që i përgjigjej idealeve që i kishin vënë përpara vehtes patriotet rilindas brënda dhe jashtë vendit. Çelja e saj ishte rezultat i përpjekjeve të përbashkëta duke kapërxyer dallimet fetare, pra në këtë aksion kontribuan ortodoksë, muslimanë e katolikë.

Së treti, mësonjtorja e Korçës ishte shkollë ku në themel te saj ishte gjuha shqipe, e cila qëndronte zonjë në vënd të vet dhe jo shërbëtore e ndonjë gjuhë të huaj.
së katërti, për hapjen e shkollës shqipe në Korçë u dha për herë të parë leja zyrtare nga Porta e Lartë, gjë që indirekt e detyroi atedetyroi atë të njohë ekzistencen e kombesise shqiptare pavaresisht përkatesise fetare te saj, sidomos për krahinat e Shqiperisë së Jugut ku pretendimet ishin tri demensinale!

Së pesti, në mësonjtoren e Korçës, i gjithë personeli mësimdhënes ishin laikë dhe nxënësit djem dhe vajza i përkisnin të dy besimeve fetare të krahinës, duke vënë në bazë parimin e kombësisë mbi fenë.

Së gjashti, programi mësimor përvec gjuhës dhe letërsisë shqipe, kishte edhe lëndë plotësuese të njohurive si histori, gjeografi, dituri natyre dhe morali , mësime që ndikonin në formimin dhe rritjen e ndërgjegjes kombetare si dhe në bashkimin e vëllazerimin jo vetëm të nxënësve por edhe të prindërve të tyre.

Së fundi, shkolla e Korçës nuk ishte vepër apo dëshirë e një personi të vetem, por ishte rrjedhim i një angazhi total të patrioteve brënda dhe jashtë vendit, shkollë e cila hapi rrugën për një sistem masiv arsimor laik e demokratik, aq i dëshirueshëm nga masat e gjëra, barierë ndaj shkollave të huaja.

Pra si konkluzion njohja zyrtare e 7 Marsit të vitit 1887, si data e festimit të shkollës së parë shqipe, jo vetëm që nuk i mohon përpjekjet që u bënë ndër shekuj për arritjen e kësaj dite të shënuar, por ajo ishte kurorëzim i tyre. Kjo datë simbolizon paraardhjen dhe mbasardhjen e të gjitha sukseve që arritën patriotët klerikë dhe laike për çështjen e shënjtë të arsimit kombeëtar, prandaj duke përkujtuar dhe festuar këtë ngjarje ne përkulemi me respekt para veprës së tyre, vepër që shërben si gur themeli për arsimin e sotëm në Shqipëri.

Mars, 2022