Kreu Blog Faqe 1379

In Memoriam: Vdekja e Abdylatif Arnautit apo si e pushtoi “gjenerali” botën e madhe të gjuhës arabe

0

Nga: Bajram SEFAJ

* Në vend të in memoriamit: Abdullatif Arnauti: si e pushtoi “gjenerali…” – botën e madhe të gjuhës arabe.  

( Nga libri monografik “Përballë kolosit”, Shtëpia botuese “Faik Konica” – Prishtinë 2021, faqe 46- 51. Botohet me rastin e vdekjes së përkthyesit).

-Gjenerali…” – i Kadaresë ishte romani i parë që e lexova në gjuhën shqipe. Aq shumë u impresionova saqë, menjëherë vendosa që, nga gjuha shqipe ta përktheja në gjuhën arabe. Deri në atë kohë nuk kishte asnjë përkthim të asnjë romani të ndonjë shkrimtari shqiptar në gjuhën arabe”, thotë Abdul Latif Arnauti, sirian me origjinë shqiptare, përkthyes i veprës së Kadaresë në arabisht
– E bëtë përkthimin e veprave të Kadaresë në gjuhën arabe ngase konsideronit se Letërsia shqiptare nuk është e përkthyer sa duhet, apo nga bindja se gjuha shqipe që ka lindë këtë letërsi, duhet të lëmohet me tepër në rrethe kulturore botërore? Ja përgjigja e Abdul Latif Arnautit.
“Gjenerali…”, romani i parë shqiptar që foli arabisht
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i shkrimtarit Ismail Kadare, ishte romani i parë që e lexova në gjuhën shqipe. Aq shumë u impresionova saqë, menjëherë vendosa që, nga gjuha shqipe të përkthej në gjuhën arabe. Deri në atë kohë nuk kishte asnjë përkthim, të asnjë romani të ndonjë shkrimtari shqiptar në gjuhën arabe. Kështu “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Kadaresë është romani i parë, jo vetëm i këtij shkrimtari, por përgjithësisht i letërsisë shqiptare përkthyer e botuar në gjuhën e botës së madhe arabe.
Botimin e këtij romani, në përkthim timin, e mori përsipër Ministria e Kulturës e Sirisë. Tre mijë kopjet e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në arabisht, që pa dritën e botimit në vitin 1978, u shitën pa u bërë një muaj i plotë. Kjo është dëshmia më e mirë se me çinteresim u prit ky roman i njohur i shkrimtarit shqiptar ndër lexuesit arabë të Sirisë, por edhe më gjerë. Kësaj duhet shtuar edhe shkrimet e shumta kritike. Për këtë roman u shkrua shumë dhe me lavd e mburrje. Edhe përkthimi im u vlerësua tejet pozitivisht. Meqë njëmend kisha dhënë çdo gjë nga vetja, duke u përpjekur maksimalisht që përkthimi im i parë të dalë sa më i suksesshëm, më vinte mirë kur kritikat, ndër të tjera, thoshin se, kishin fituar përshtypjen se “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” e lexonin në origjinal. Një vlerësim i tillë, si për mua ashtu edhe për akëcilin përkthyes, është një mirënjohje e madhe dhe tejet e çmuar.
Emri i Kadaresë u bë shumë i çmuar në rrethe letrare e kulturore në mbarë botën arabe
I entuziazmuar nga suksesi i konsiderueshëm i përkthimit tim të parë dhe jehona që bëri ai në hapësirën e gjerë të botës arabe, fill pa “Gjeneralit…”, iu qasa përkthimit të romanit tjetër të njohur të Ismail Kadaresë, “Kështjella”. Edhe botimin e përkthimit tim të këtij romani në gjuhën arabe, e mori përsipër, po sikur herën e parë, Ministria e Kulturës e Sirisë. Përkthimin tim të “Kështjellës” e botuan edhe në Kajro. Në Bibliotekën “El hilal” (Hëna e re) e cila boton veprat e shkrimtarëve më të njohur botërorë, “Kështjella” që u botua në njëzet mijë kopje, është shitur (atëbotë) menjëherë.
Pas suksesit, si të them, të papritur me këto dy përkthime, shpeshtova vajtje-ardhjet në Shqipëri. Të takohesha me shkrimtarët më të shquar shqiptarë, veçmas me Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin, por edhe me poetë e shkrimtarë të tjerë të njohur. Atëbotë atje (pos “Gjeneralit…”) mora edhe poezitë e Kadaresë që, të përkthyera në gjuhën arabe, disa prej tyre i botuan gazetat dhe revistat letrare. Ministria e Kulturës e Sirisë u tregua e kujdesshme, i tuboi ato dhe i botoi në një vëllim të veçantë me titull “Kali i Trojës gjen vdekjen”. Kritikët, edhe këtë vëllim me poezi, e pëlqyen shumë. Kështu emri i Kadaresë u bë shumë i çmuar, jo vetëm në rrethe letrare e kulturore, por në mbarë botën arabe.
“Dosja H” është romani i tretë i Kadaresë që unë e përktheva arabisht. Këtu, me duhet të bëj një lakim të vogël sqarues. Derisa Kadarenë tashmë gjithnjë e më dendur filluan ta përkthejnë, sidomos nga gjuha frëngjishte dhe ndonjë gjuhë tjetër, e veçanta e përkthimeve të mia ishte ngase unë veprat e shkrimtarit shqiptar i përktheja drejtpërdrejt nga origjinali, nga gjuha shqipe në gjuhën arabe.
Përmes Kadaresë arabët njohin kulturën, por edhe vetë popullin shqiptar
Letërsia titanike kadareane, natyrisht se është bërë e përbotshme, ngase ndërkohë është përkthyer dhe gjithnjë vazhdon të përkthehet, në shumë gjuhë të botës, por unë, jo pa krenari, përsëris shpeshherë se në këtë drejtim, dhashë kontributin tim modest duke hapur rrugën përkthimit të veprave të tij edhe në gjuhën arabe. Nga se më parë, pra para shfaqjes së përkthimeve të mia të veprave të Kadaresë në gjuhën arabe, jo pjesë e kësaj bote të madhe as që ka pasur idenë e ekzistimit të gjuhës shqipe e lëre më të dije diçka më shumë e më për së afërmi për letërsinë e saj. Ta përkthesh veprën e Kadaresë në këtë gjuhë është punë tejet e vështirë dhe delikate. Gjithnjë e përherë duhet pasur kujdes e duhet gjetur kompromiset më fatlume në përkthimin e teksteve (pjesët e tyre) që prekin fenë, por edhe politikën. Po të përkthehen ato siç janë në origjinal, sigurisht se nuk do ta shihnin dritën e botimit. Unë, ndërkaq isha i interesuar që ato të botoheshin dhe të depërtonin në këtë oqean të gjuhës arabe, të cilën sot e flasin mbi 250 milionë njerëz.
Falë punës së përkushtuar dhe tejet serioze në qasjen e përkthimit, kam arritur më shumë sesa që kam pritur. Nisa hullinë në lërimin e kësaj fusha të gjerë. Tash kemi një brez të ri të krijuesve sirianë me origjinë shqiptare. Muhamet Mufaku është ndër më të shquarit ndër t; ky është një autor e studiues i frytshëm i çështjeve ballkanike. Ata sigurisht se do të vazhdojnë dhe do t`i çojnë përpara, jo vetëm përkthimet, por edhe këmbimet dhe komunikimet letrare e shpirtërore përgjithësisht midis dy popujve. Unë vetëm sa kam hapur portën e vogël të kësaj rruge të gjatë. Ndryshe, përkthimin e shoh si televizionin sot: që nuk ka as havale, as kufij!

Bibliografi e Abdul Latif Arnautit
Abdul Latif Arnauti është i lindur në vitin 1931, në Damask të Sirisë. Rrjedh nga një familje shqiptare e Dobërllukës së Vushtrrisë, e cila, në vitin 1913, ka emigruar në Siri. A.L. Arnaut-i ka mbaruar studimet në gjuhën dhe letërsinë arabe dhe ka punuar në organe të shtypit letrar të këtij vendi. Ishte ndihmës kryeredaktor i revistës letrare “El maukef el Arabi” (Trashëgimet arabe). Abdul Latif Arnauti është shkrimtar, kurse librat e tij “Përtej maleve dhe deteve” dhe “Zjarri i mallit”, janë botuar edhe nga Rilindja në Prishtinë, kurse librin me titull “Flas për grua” ia ka botuar LSHA-ja e Shqipërisë, në Tiranë. Së shpejti, po ashtu në gjuhën shqipe, i botohet libri me titull “njëqind vajza dhe një grua në jetën time”. A.L. Arnauti tash është në pension, jeton dhe krijon në Damask të Sirisë.

Përvetësim i papranueshëm i Fondit të Sigurisë!

0

Florim Zeqa

Edhe në të kaluarën kemi pasur mospajtime dhe kundërshtime në shprehjen e mendimeve të lira, por asnjëherë nuk kemi arritur në nivelin e tanishëm, ku secili që mendon ndryshe nga kryeministri i vendit, nga militantët e partisë në pushtet shpallet antishtetërorë dhe bashkëpunëtorë i Serbisë! Deri në këtë nivel ka arritur degradimi ynë njerëzorë dhe kombëtar!

Secili prej nesh kemi hise në shtetin e larë më gjak

Në këtë shkrim nuk dëshirojë të tërheq paralele, se cili është më pak apo më shumë shtetërorë, se cili politikan ishte më antishtetërorë apo më antikombëtarë, pasi janë qytetarët e vendit ata të cilët i vlerësojnë veprimet e secilit prej nesh në këto tri dekadat e fundit të rezistencës aktive paqësore, luftës çlirimtare, shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës!

Askush nuk mund t’ia merrë meritat e sakujt dhe as t’ia hudhë fajin tjetërkujt për dështimet e veta në periudhat e caktuara historike!

Sikurse që historia e shtetit të Kosovës që nuk ka filluar me 14 shkurt 2021, e cila është pak më e gjatë dhe më e përvujtshme, më e lavdishme dhe më krenare sesa kjo e dy viteve të fundit, edhe historia e humanitetit dhe solidaritetit ndërshqiptar nuk fillon me Qeverinë e Albin Kurtit!

Duhet kujtuar të gjithëve se shkalla e vetëdijes kombëtare, gjegjësisht e dhënjes gjithçka për shtetin në vitet e ’90-ta dhe gjatë luftës çlirimtare ishte e përmasave biblike, e papërseritshme edhe për 100 vjetët e ardhshme.

Shqiptarët në trojet e veta dhe në Diasporë dhanë gjithçka patën nga vetja e tyre pa asnjë lloj imponimi apo presioni psikologjik siq po ndodhë në ditët e sotme!

Shfletim i memories historike për reflektim në ditët e sotme

Këtë që ceka më sipër dëshiroj ta ilustroj me një rast konkret gjatë grumbullimit të ndihmave për mirëmbajtjen e objektit shkollor. Ishte periudha e fundit të shtatorit 1993, kur punoja si arsimtar në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës.

Ndodhëshim në lagjen e Krasniqëve (Lladroviqëve) në Grabanicë, gjatë kalimit nga dera në derë, nga njëra familje tek tjetra, me të arritur tek dera e familjes së Isuf Kransiqit, derisa unë i thoja kolegut tim Hazir Tigani; “po e kalojmë Isufin se i ka punët ngusht, është i pa punë dhe ka shumë fëmijë”, në atë moment hapet dera dhe na shfaqet përpara Isuf Krasniqi me këto fjalë, po citoj; “A vetëm se jam i varfër po ma kaloni derën a, edhe fëmijët e mi që vinë në shkollë dua që të jenë të barabartë me fëmijët e atyre që kanë, edhe pse s’kam, kam dëshirë që së paku të flisni dy fjalë edhe me mua, dhe në atë moment e nxori nga xhepi i palltos portofolin, e hapi para syve tanë, i kishte vetëm 5 DM të paluara mirë, i nxori e na i dha duke na thënë, se edhe pse i kam të fundit, këto janë për shkollën tonë”.

Ishte ky një moment i veçantë, prekës dhe emocionues, i cili preku thellë ndërgjegjën tonë, i cili mbase nuk ishte i vetmi në Republikën e Kosovës.

Në atë kohë, qytetarët e Kosovës udhëhiqeshin nga parimet e shëndosha, nga ndjenja e dashurisë ndaj atdheut dhe solidaritetit njerëzor përgjithësisht.

Ishte kjo Kosova me njerëz të mirë dhe shumë solidarë, çfarë duhet të ishte edhe në ditët e sotme, por për fatin e keq, si e tillë solidare nuk na është më!

Ne që jetuam në atë kohë, që e përjetuan epokën e viteve të krenarisë kombëtare, na ka mbetur i vetmi ngushëllim për ditët e sotme, ku vlerat janë zëvendësuar me antivlera.

Të tillë ishin njerëzit e mëdhenjë të asaj kohe që e lam pas, që dhanë gjithçka që patën nga vetja e tyre për Kosovën, por që s’muarën gjë prej saj, duke na lënë si pasuri kujtimet më të bukura si dëshmi të kohës.

Ngutja e Albin Kurtit me Fondin, e dëmton të ardhmen e FSK-së

Unë edhe pse nuk isha anëtarë i Këshillit Inicues për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, kam qenë në komunikim të rregullt me disa nga anëtarët e këshillit inicues, të cilët i kam mbështetur në idenë e tyre qëllimirë, fisnike dhe atdhetare, sikurse që i kam mbështetur në veprimin e fundit për dërgimin e letres kryeministrit Kurti bashkë me Statutin e Fondit me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe veprimeve pozitë-opozitë-mërgatë, për të vepruar si një trupë e përbashkët organizative.

Mirëpo çfarë ndodhi, kryeministri Kurti në vend të përgjigjes e zgjodhi heshtjen, në vend të bashkëpunimit e zgjodhi injorimin e Këshillit Inicues duke e bërë me nxitim veprimin më të gabuar politik, të përvetësimit të këtij fondi të përmasave kombëtare.

Kjo sjellje e mospërfillëse, apo më mirë të themi shpërfillëse e kryeministrit Albin Kurti përveqse i ka irrituar inicuesit e Fondit, e ka komplikuar situatën dhe i ka ngatërruar mes vete anëtarët e këshillit inicues.

Dalja e ngutshme e Albin Kurtit me Fondin e Sigurisë pa projekt dhe pa përmbajtje, jo vetëm që nuk garanton stabilitet financiar për FSK-në, ky fond nuk do të jetë stabil dhe i përhershëm siq ishte qëllimi i tij fillestar.

Fillimisht do ta ndihmojnë një pjesë e mërgatës sonë, bisnesmen dhe oligarkë ekonomik, por financimi afatëgjatë, qoftë edhe më shuma simbolike siq e kam cekur më lartë në shfletimin e memories historike do të garantonte sukses dhe vazhdimësi të gjatë të këtij fondi për arritjen e objektivave madhore shtetërore dhe kombëtare.

Askush nuk është kundër Fondit për Siguri, madje do të ishte çmenduri dalja kundër një fondi kaq madhor dhe jetik për forcimin e sigurisë kombëtare, por vendimi i ngutshëm i ‘Qeverisë Kurti’ pa koordinim me spektrin politik vendor dhe pa paralajmëruar nismëtaret e mërgatës jo vetëm që ka ngjallur indinjatë të thellë dhe të gjërë të mërgatës sonë, ky fillim i mbrapsht që në start e rrezikon suksesin e dëshiruar.

Kush janë Vllehtë ?

0

shkruan: Fahri Xharra

“Arumunët janë një grup etnik dhe komb autokton (?) me vendbanim në të gjitha shtetet e Ballkanit.
Arumunët flasin gjuhen arumune, një gjuhë latine e përafërt me gjuhën rumune dhe atë italiane. Arumunët gjenden ne shtete si Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia.
Shumica e Arumunëve të Shqiperisë kanë banuar ne qytetin e atëhershëm Voskopojë, e cila u dogj nga Ali Pasha dhe ku “Arumunët u detyruan ta braktisin qytetin e tyre duke u shpërngulur nëpër zona të tjera, si dhe në shtete si Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia.” (?)
Vllehtë në territorin shqiptar ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi,… Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e kishtare, si dhe ndërtues urash. (shkruan APOSTOL EDMOND PETRAJ )

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë.
Mbretëria iliro -thrakase e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin
Pra vllehët ose vllahët janë një popull që banon kryesisht në Evropën Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, vijnë nga ilirët dhe thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.
Mbas shembjes se Perandorise Romake ata u kthyen ne një popullsi thjesht blegtorale qe shtegtonte gjate veres nga qendrat fushore ne pika malore. Kështu jetuan gjate shekujve. Ata nuk u bene bujq dhe as profesione nuk mesuan. Duke qene se jetuan ne pika te vogla të shpërndare pa shume lidhje territoriale ndërvedi, shumë prej tyre janë asimiluar, prandaj popullsia prej 150.000 nuk u shtua shume gjatë shekujve. Gjate shek XIX kur ne Ballkan u përjetua rilindja e kombeve arumunet nuk munden te krijonin një levizje të vertetë rilindëse, sepse u mungonte bashkësia e territorit, dhe sidomos u mungonte ekzistenca e qyteteve, ku mund te krijohej një elitë intelektuale e cila mund të perpunonte ideologjia e rilindjes kombëtare. Vllehtë ishin një popull i shperndarë dhe mik më të mirë e njihnin popullin shqiptar, pasardhesin e lirirëve, me të cilin kishin jetuar pa u ngacmuar ne shekuj
Vllehët banojnë kryesisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e Veriut, por sot shumica janë asimiluar ose kanë emigruar. Edit Durham në librin e saj “High Albania”, përshkruan se në Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në 1909-ën. Në librin e saj ajo tregon se vllehët në Kosovë jetonin dhe në Prishtinë e Mitrovicë. Edit në veprën e saj, tregon se në atë vit, çereku i 2500 shtëpive në Prishtinë ishin ortodokse, dhe shumica e ortodoksëve ishin vllehë. Ajo shton se vllehët dhe shqiptaret takoheshin si vëllezër, dhe Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllehu. Ajo dëgjon pohime si: “Vllehët, kanë gjak të ëmbël”-thoshte Marko; “Jo si sllavët”. “Vllehët janë si ne”–;i thotë një shqiptar tjetër Edit Durhamit, “nje shqiptar e jep vajzën te një vllah, por jo te një sllav”
Shqiptarët i quajtën vëllam .
(Their vernacular, Aromanian, is an Eastern Romance language very similar to Romanian, which has many slightly varying dialects of its own.[20] It descends from the Vulgar Latin spoken by the Paleo-Balkan peoples (Romanized Thracians and the related Dacians for example) subsequent to their Romanization. The Aromanian language shares many common features with Albanian, Bulgarian and Greek; however, although it has many loanwords from Greek, Slavic, and Turkish, its lexicon remains majority Romance in origin (James Minahan (1 January 2002). Encyclopedia of the Stateless Nations: A-C. Greenwood Publishing Group. p. 175. ISBN 978-0-313-32109-2. )

Feja tek rumunët dhe arumunët . Linja Jireček është një vijë imagjinare që tregon se ku takohen ndikimet latine dhe greke në Ballkan, sipas të dhënave arkeologjike epigrafike.

Ekzistojnë disa teori në lidhje me origjinën e krishterimit në Rumani. Ata që mendojnë se rumunët e kanë prejardhjen nga banorët e “Dacia Traiana” sugjerojnë se përhapja e krishterimit përkoi me formimin e kombit rumun. Romanizimi dhe kristianizimi i paraardhësve të tyre, rezultat i drejtpërdrejtë i kontaktit midis dakëve vendas dhe kolonistëve romakë, zgjati për disa shekuj.
Rumania ishte e krishter latine deri në shek 10-të, E njëjta gjë vlen edhe për emërtimet e krishtera të festave kryesore të krishtera: Crăciun (“Krishtlindjet”) (nga latinishtja: calatio(ne) ose më mirë nga latinishtja: lacreatio(ne)) dhe Paste (“Pashkët”) (nga latinishtja: Paschae ); Disa emra shenjtorë arkaikë ose të njohur, të gjetur ndonjëherë si elementë në emrat e vendeve, gjithashtu duket se rrjedhin nga latinishtja: Sâmpietru, Sângiordz, Sânicoară, Sânmedru, Sântilie, Sântioan, Sântoader, Sântămărie dhe Sânvăsii.

Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar –ortodoks në Thrakinë e lashtë . Edhe një herë sllavët në këtë kohë ishin të pa dukshëm. Serbët aq egzistonin si etni, të cilët s` i njeh e vërteta historike.

Sipas historianit Ioan-Aurel Pop, rumunët ishin të parët që adoptuan krishterimin ortodoks midis popujve që tani banojnë në territoret në kufi me Rumaninë. Ata miratuan liturgjinë sllave kur ajo u prezantua në Perandorinë e Parë Bullgare fqinje dhe Rusinë e Kievit në shekujt 9 dhe 10.
Gjuha rumune përvetësoi gjithashtu shumë terma fetarë sllavo- bullgar. Për shembull, fjalë si duh (“shpirt, shpirt”), iad (“ferr”), rai (“parajsë”), grijanie (“Kushimi i Shenjtë”), popă (“prift”), sluzhbă (“shërbimi i kishës”) dhe taină (“mister, sakrament”) janë me origjinë sllave të sllavishtes së vjetër ( Bullgarishtja e shek. 10 )

Studime gjenetike

Në 2006 Bosch et al. u përpoq të përcaktonte nëse arumunët janë pasardhës të dakëve, ilirëve, trakëve të latinizuar apo një kombinim i tyre, por u tregua se ata gjenetikisht nuk dallohen nga popullsitë e tjera ballkanike. Dallimet gjuhësore dhe kulturore midis grupeve ballkanike u konsideruan shumë të dobëta për të parandaluar rrjedhën e gjeneve midis grupeve.

Vëllamet u shpërndan nëpër territore ilire, thrako- ilire, pas futjes së ortodoksisë në tokat rumune. ( shek.11-12 – të ) Pjesa që mbeti ata e pranuan Krishterimin Ortodoks.
Referencat i mbanë autori.

Gjakovë, me 05. 03. 2022

Për Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë

0

Fehmi Ajvazi, Prishtinë

PSE DUHET TË PEZULLOHET DHE TË MBYLLET GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS ?

Përgjatë krizës historike të Kosovës, në vigjilje të shkatërrimit të Jugosllavisë, Rusia kishte mbështetur Serbinë dhe agresionet e saj brenda Jugosllavisë. Prandaj, cila ka qenë agjenda ruse në kontekstin e historisë më të re të Kosovës ? Në instancat ndërkombëtare, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përgjatë bisedimeve ndërkombëtare rreth zgjidhjes së këtyre krizave, përfshirë edhe bombardimet e NATO-s në Kosovë, Rusia vazhdimisht ishte pozicionuar në anën e Serbisë. Estabilishmenti politik rus, e ka trajtuar në mënyrë sistematike – historike, Kosovën si pjesë integrale territorial të Rusisë. Në çdo pikëpamje, me këtë qëndrim, Rusia e ka mbyllur rrethin e pozicionimit ndryshe, por edhe portën e çfarëdo relacioni pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-ruse. Qysh në vitet e 90-ta, Moska e ankoroi në Ballkan një emisarë, e pastaj ambasador sa në Zagreb, Sarajevë, Beograd, z. B. Hrashqenko – ambasadorin aktual në Beograd, i cili penetron pa shkëputje fizike, tash e tri dekada politikat ruse për Ballkanin.

1. Agjendat ruse në kontekstin e Kosovës

E qartë qëndrimet politike dhe ushtarake ruse, shprehin tendencat e hapura dhe të kamufluara si në rastin eklatant të 11 qershorit 1999, kur trupat ruse nga misioni në Bosnje u futën pa marrëveshje ndërkombëtare në Prishtinë, në demonstrim të rivalitetit dhe të ruajtjes së ndikimit në gadishullin ballkanik. Partneriteti rus me Serbinë dhe kundër Kosovës, ka vazhduar në kontinuitet në forma të ndryshme: lejimin e vullnetarëve rus në mesin e forcave ushtarake serbe në Kosovë (1998/99), infiltrimin e agjentëve të GRU-së dhe SFR-së brenda njësive civile në UNMIK, brenda misionit të OSBE-së, dhe brenda policisë së EULEX-it. Nuk po ndalemi mbi faktet se sa ka qenë i infiltruar rrjeti i spiunazhit rus, brenda organizatave të ndryshme ndërkombëtare që erdhën mbas luftës në Kosovë me dhjetëra e me qindra!
Qindra incidente, vrasje, afera dhe diversione, e përbëjnë historinë e Kosovës vetëm përgjatë viteve 1999-2008. Në kontekst, një i ashtuquajtur “kamp” agjenturorë rus me seli në qytetin e Nishit, ka kohë që e koordinon rrjetin e spiunazhit rus në Ballkan. Por, nuk duhet harruar se qendra kryesore e spiunazhit rus në Evropën Juglindore, gjendet në malin Atos, brenda kampit politik dhe agjenturorë kishtar ortodoks. Po ashtu, në Prishtinë qysh kur është e hapur një e ashtuquajtur zyre ndërlidhëse Kosovë – Rusi që pothuajse nuk komunikon fare me institucionet e Kosovës, por që kjo zyre dominohet me dhjetëra pjesëtarë të personelit, sikur t’ishte me statusin e ambasadës! Çfarë i duhet Moskës një zyre e këtillë në shtetin që se njeh, e që madje e konsideron territor të një shteti tjetër ?
Veprimtaria ruse kundër Kosovës, nuk ka vetëm karakter politik dhe historik. E, as vetëm karakter të një qëndrimi shtetërorë që, mund të ndryshojë nesër…! Rusia, ka edhe një qëndrim strategjik në viset etnike shqiptare, dhe kjo e bën edhe më të ndërlikuar situatën. Sepse, ndryshe, as nuk mund të shpjegohet koherenca ruse shekullore që, me çdo kusht në çfarëdo periudhe historike dhe në çfarëdo konteksti, të përzihet në çështjet shqiptare, siç është çështja e Kosovës. Jo rastësisht, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (2008), Rusia ka shfaqur mos pajtime dhe e ka penguar në forma dhe metoda të ndryshme rrjedhën e pavarësisë, e po ashtu, e ka penguar stabilitetin e Kosovës. Në të gjitha organizatat ndërkombëtare, që prej OKB-së e deri te UNESK-o, Rusia ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës, dhe kundër materializimit të shtetit të Kosovës duke vendosur vete, duke votuar kundër etj. Mbi një koherencë të vazhdueshme propagandistike dhe agjitative, brenda dhe jashtë shtetit, Rusia ka zhvilluar një luftë speciale politike, diplomatike, mediale, agjenturore etj. E gjitha, për ta sabotuar në vazhdimësi gjendjen dhe perspektivën e Kosovës.
Në kontekst, Kosova është goditur vazhdimisht në agjendat dhe perspektivat e stabilizimit të saj, si dhe në agjendat e zhvillimit të saj. Prandaj, kapja dhe dëbimi i agjentëve rus nga Kosova në fund të vitit të kaluara (nëntor, 2021), nënkupton të vërtetën se sa shumë e përkushtuar ka qenë dhe mbetet Moska për ta penguar me çdo mundësi politike dhe me çdo mjet, perspektivën e Kosovës. Prandaj, nuk ka dyshim se në “kontekstin e Kosovës”, politika ruse ka qenë dhe mbetet aktive, madje në shkallë të lartë politike dhe agjenturore. Shaqir Vukaj, ish ambasador në Rusi në vitet 1998-2022, thotë se është e gjerë dhe e thellë tema e trajtimit të problemit të Kosovës në hapësirën rusofone. Për shembull, në librin e tij “Maratona presidenciale”, Boris Jelcini presidenti i parë i Federatës Ruse mbas shpërbërjes së “BRSS”-së në rekapitulim të kujtimeve të tij dhjetëvjeçare në politikë si president i Rusisë, një vend të rëndësishëm ia ka kushtuar Kosovës. Ish agjent i KGB-së për Lindjen e Mesme, ministri i jashtëm në periudhën e krizës kosovare dhe gjatë luftës kryeministër i Rusisë, Jvgeni Primakov, në librin e tij “Vitet në politikën e madhe”, është marrë goxha gjatë me temën e Kosovës, madje, thekson z. Vukaj për të, “ajo ka qenë tema më e mprehtë dhe problemi më i vështirë i asaj periudhe.”
Në kronologjinë e udhëheqësve të lartë politik dhe shtetërorë rus, gjenden të tjera figura prestigjioze që kanë qenë të fokusuar rreth problemit të Kosovës, madje me zell dhe qasje jashtëzakonisht influencuese. “Ish kryeministri Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1990, N. I. Rizhkov i ka kushtuar Kosovës një libër me rreth 450 faqe, të titulluar “Golgotha jugosllave”. Pothuajse asnjë personalitet i lartë i politikës ruse të asaj kohe, që ka shkruar për atë periudhë, nuk i është shmangur temës së Kosovës. Tema e Kosovës vazhdon të tërheqë edhe sot e kësaj dite vëmendjen e studiuesve, historianëve e analistëve rusë. Në këtë kuadër përmendim botimin e Institutit të Analizës politiko-ushtarako të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse “Ballkani sot dhe nesër”, librat “Faktori Kosovë”, “Faktori shqiptar i krizës ballkanike”, botimin voluminoz i Akademisë së Shkencave të Rusisë, “Konflikti në Kosovë dhe siguria ndërkombëtare” etj. Në kuadrin e këtyre botimeve, një vend të rëndësishëm zë libri i V. S. Çërnomërdinit “Ftesa”. Autori është personalitet shumë i njohur shtetëror dhe shoqëror në Rusi, i cili në periudhën 1993-1998, ka qenë kryeministër i Rusisë. Libri, që mund të përfshihet në zhanrin e kujtimeve politike, i kushtohet veprimtarisë ndërmjetësuese dhe rolit që ka luajtur ai si përfaqësues i posaçëm i presidentit rus Boris Jelcin, për përfundimin e Iuftes në Kosovë, në vitin 1999.

2. Shpërfytyrimet politike dhe shtetërore – aktuale të Rusisë

Pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin, mbi 120 000 trupa ushtarake me armatime të rënda që e kishin rrethuar Ukrainën qysh nga mesi i nëntorit (2021), shkelën pikat kufitare dhe hynë në territorin e këtij vendi të pavarur. Rusia, në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, e filloi invadimin ushtarak të Ukrainës të cilën, e ka njohur edhe vetë. Fakti se armata ruse e shkeli integritetin territorial të një vendi të lirë dhe sovran, e shtyri Këshillin e Evropës që përkohësisht ta suspendoj Rusinë nga kjo organizatë ku përfaqësohet me më së shumti anëtarë, dhe ku ka një rol dominant në përfaqësim dhe vendimmarrje. Ndonëse, ishte paralajmëruar nga shtetet e ndryshme, Rusia me këtë veprim ka bërë shkelje të shumta të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit aktual ndërkombëtarë, ka cenuar konventat e OKB-së mbi paprekshmërinë e integritetit dhe të sovranitetit të shteteve, konventat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtën humanitare etj. Të nesërmen e fillimit të agresionit, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se BE do të ndërmerre hapa konkret në raport me gjendjen, përfshirë edhe sanksione ndaj presidentit Putin dhe ministrin të jashtëm Lavrov. “Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë”, ka thënë shtoi ministrja Baerbock, raportoi televizioni CNN.
Aktualisht, në terren po zhvillohen luftime të ashpëra. Armata ruse po përdorë makineri të rënda (aeroplan, helikopterë, tanke, artileri dhe sistemet raketore), dhe po sulmon fshatra e qytete, përfshirë edhe kryeqytetin Kijev. Pa dyshim, ushtria ruse është duke i shkelur ligjet e luftës. Në videot e shumta që janë shpërndarë gjithandej, janë parë skena të goditjes së shtëpive dhe lagjeve, por edhe vrasje (likuidime) të civilëve ( në periferi të Mariupolit) në përpjekje për tu larguar nga zonat e luftimeve. Aksionet blic – krug dhe bombardimet në distancë, kanë shkaktuar goditjen e pikave civile: çerdhe, spitale, objekte shërbimesh të ndryshme. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, janë vrarë 352 civilë, prej tyre 14 fëmijë dhe se janë plagosur 1684 persona, përfshirë 116 fëmijë. ( 28.02.2022. Indeksonline). Dëmet material, janë të pallogaritshme për momentin. Kështu, lideri urainas Zelinski, ka thënë se Ukraina do ta padis në gjykatën e Hagës estabilishmentin rus për krimet që po i bën ndaj popullsisë civile. Agjencitë e lajmeve, kanë bërë të ditur se tashmë, edhe zyrtarisht është dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë padia e Ukrainës. Krahas ashpërsimit të luftimeve, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa të ashpër ndaj regjimit të Putinit: shtetet anëtare e kanë mbyllë hapësirën ajrore Rusisë, dhe kanë ndarë një pako prej 450 milion euro ndihmë Ukrainës. Të njëjtin veprim, kanë ndërmarrë edhe shumë shtete të tjera. Urgjentisht, janë vendosur sanksione ekonomike ndaj individëve dhe kompanive ruse nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe se Rusia, tashmë është larguar edhe nga SVIFT. Po ashtu, janë bllokuar edhe lëvizjet e politikanëve dhe ushtarakëve të lartë rus. Rusia, është përjashtuar nga aktivitetet e ndryshme kulturore, mediale, sportive etj. Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), ka marrë vendim që Rusia të përjashtohet nga garat e Evrovizionit, ashtu si dhe UEFA që ka anuluar ndeshjet futbollistike me Rusinë.

3. De faktorizimi i politikës ruse dhe raporti diversiv i Dick Martit

Mobilizimi politik dhe ushtarak i SHBA-ve, Anglisë, Kanades dhe i vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, përfshirë edhe mobilizimin humanitar, shëndetësorë, në pritjen e refugjatëve etj., e shpjegon më së miri faktin se Rusia, është duke shkaktuar agresion dhe se me veprimin e këtillë gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një shtet të padëshiruar në shoqëritë globale, në marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Politikat e gabuara dhe destruktive ruse, po e rrezikojnë sigurinë e popujve dhe të kombeve, rendin demokratik, dhe janë duke e futur në spirale të dhunës perspektivën tonë globale. Të dielën më 27 shkurt, presidenti Putin urdhëroi komandën e armatës ruse që t’i vendosë në gjendje gatishmërie armët bërthamore.
Ndërsa i kthehemi agjendës ruse në Ukrainë, s’i në asnjë rast tjetër në historinë moderne ruse të këtyre 70 viteve të fundit, madje as edhe s’i në rastin e intervenimit të armatës ruso-sovjetike në Afganistan (1979), nuk mund të gjejmë shembull krahasimi, jo vetëm nga pikëpamja shpërfytyruese por edhe e nga pikëpamja e de faktorizimit masiv të politikës ruse në marrëdhëniet ndërkombëtare. E gjithë bota liridashëse dhe demokratike, është tronditur me intervenimin rus në Ukrainë, dhe se tronditja po vazhdon në përmasa të thella, të paparashikueshme. Njerëzimi, po e jeton makthin e luftës dhe të perspektivës së pasigurt nën kërcënimet e armëve ruse, madje edhe nën kërcënimin nuklear rus. Kështu, përgjatë kundërvënies së madhe antiruse, përfshirë sanksionet e ndryshme deri te ato sportive dhe teknologjike, Këshilli i Evropës qe një nga organizatat e para supranacionale që, të nesërmen e invazionit rus në Ukrainë, praktikisht më 25 shkurt 2022, e suspendoi Rusisë nga organizata. “Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, mori vendimin për të suspenduar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, bëri të ditur Di Maio, ministri i jashtëm Italian. Të kujtojmë këtu se Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin evropian.
Reagimi i këtillë, mbase urgjent, tregon mllefin e arsyeshëm dhe serioz të anëtarëve të kësaj organizate ndaj sjelljeve dhe veprimeve ruse brenda “familjes” ndërkombëtare të shteteve, dhe brenda rendit global.
Në rrethanat aktuale, politika shtetërore ruse e ka humbur autoritetin e saj në përmasa ndërkombëtare dhe se, sjelljet e papërgjegjshme dhe luftënxitëse ruse po e vendosin gjithnjë e më shumë Moskën në “listën” e shteteve të bushtit të së keqes! Po ashtu, politika shtetërore ruse po shfaqet jo vetëm si agresive në përmasa ndërkombëtare, por e pasigurte, e pabesë, dhe e rrezikshme për rendin dhe paqen globale. Sido qoftë, politika ruse nuk e ka ndryshuar diskursin e saj në vitet e fundit, apo edhe përgjatë këtyre dy dekadave etj. Politika ruse, në përgjithësi e ka ndjekur diskursin historik shekullorë të ekspansionizmit, nxitjes së luftërave dhe të pushtimeve, si dhe listën e aleancave dhe të aktiviteteve që, fare pak i kanë kontribuar paqes dhe stabilitetit global.
Kur është fjala për “kontekstin e Kosovës”, politika ruse ka ndjekur ndikimet e të fortit, qasjet destruktive, dhe diskursin e kundërvënieve agjendave të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Rusia, ka nxitur dhe ka përkrahur aktivitetet dhe veprimet kundër dhe pavarësisë së popullit të Kosovës, gjithnjë e blinduar në anën e Serbisë. Në këtë aspekt, shembulli destruktiv dhe me pasoja të mëdha për shqiptarët dhe Kosovën, është “raporti i Dick Martit”. Fillim e fund, Rusia përkufizohet si pjesëmarrëse në inicimin, projektimin dhe materializimin e këtij raporti politik dhe agjenturorë me përmasa diversive, e ku pasojat për shqiptarët dhe Kosovën kanë qenë të pallogaritshme.

4. Gjykata Speciale: Pse duhet të mbyllet kjo gjykatë…?

Në kontekst, përmes veprimeve pararendëse si për shembull raporti i Dick Martit, tamam si një pykë mes një lisi të trashë, Rusia në bashkëpunim me Serbinë, e nxiti me çdo kusht formimin e detyrueshëm dhe të padrejtë të Gjykatës Speciale të Kosovës. Pra, fillesat e kësaj gjykate, formimi dhe funksionalizimi, u bë nën presionin e madh të Rusisë, në bashkëpunim me Serbinë. Gjuetia ndërkombëtare e UNMIK-ut që filloi menjëherë mbas luftës kundër strukturave që kishin udhëhequr zonat e luftës në Kosovë, u ngritë në shkallë më të lartë përmes EULEX-it, duke shkaktuar afera dhe arrestime të ish strukturave të Shtabit të UCK-së. Për vite të tëra, u nxitën, u montuan dhe u përgatitën lloj-lloj skemash dhe aferash agjenturore, me çka u bënë arrestime dhe burgosje, u ngritën hetime dhe akuza të cilat, kurrë s’u dokumentuan deri në fund. Publikimi pastaj i raportit të njohur i Dick Martit (2010), e skandalizoi hapësirën albanofone, ashtu si edhe gjithë skenën ndërkombëtare. Epilogu i gjithë kësaj hajke, u finalizua me formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës nën presionit të tmerrshëm politik dhe propagandistik ndërkombëtarë të Rusisë dhe të Serbisë. E gjitha, përfundoi me fletë-arrestet ndaj presidentit në detyrë të Kosovës z. Hashim Thaci, të kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli, dhe të burgosurve të tjerë si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj etj.
Ekskluzivisht, raporti i Dick Maritit u zyrtarizua më 16 dhjetor 2010, dhe u aprovua nga Asambleja e Këshillit të Evropës më 25 janar të vitit 2011. Nga një përmbajtje voluminoze prej 171 pikave, ky raport përfundoi në shportën e mbeturinave. Por, raporti e mbajti peng Kosovën për vite me radhë: e skandalizoi Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm, e destabilizoi, ndikoi në keqësimin dramatik të raporteve të brendshme politike në Kosovë, e shkatërroi imazhin e Kosovën në politikën e jashtme, ndikoi në humbjen e shpresës tek njerëzit etj. Për më keq, shqiptarët u panë si “dele e zezë” në Ballkan dhe në Evropë për shkak të fokusit akuzues të raportit, dhe e humbën në shkallë të gjerë imazhin pozitiv që kishin. Miliona lajme, raporte, analiza, debate dhe deklarata në shtypin e shkruar dhe në televizion, u lansuan gjithandej. Lufta speciale kundër shqiptarëve mori përmasa të atilla sa që, nga të trajtuarit e tyre me sinqeritet kudo në botë, shqiptarët u kthyen në qenie njerëzore të trajtuar me përbuzje.
Në kontekst, c’ishte ky dokument ? Nga erdhi, pse, c’farë objektiva synoi…? Mbi të gjitha, kush qe autori i raportit, Dick Marti ?
Dhjetë vite më vonë pas publikimit të raportit, gazeta franceze “L’Opinion” (qershor, 2020), botoi një artikull ku bënte me dije se Dick Marti, qysh në fillim të vitit 2010, ishte fërkuar apo kishte qenë në lidhje me shërbimin sekret ushtarak rus: GRU. “Në prill të vitit 2018, konsulli gjeneral i Rusisë në Strasbourg, Valery Levistky, u dëbua. Kjo masë ishte marrë për shkak të aktiviteteve klandestine si agjent i GRU (Shërbimit informativ ushtarak rus). Por, siç ishte përmendur në Le Monde (23 dhe 24 qershor 2019), ky spiun ishte në kontakt me senatorin Marty në fillim të vitit 2010. Do të thotë, një vit para hartimit të raportit të tij. Zyrtarisht i dërguar në administratën në Duma, Levistky e kishte shoqëruar Dick Martyn në Kaukazin verior. Duke e parë pedigrenë e tij, vështirë të imagjinohej se Levistky ishte i kënaqur të ishte vetëm shoqërues (guide). Epizodi, duket si një ‘shkëmbim informatash’, gjerë e gjatë për ta kultivuar më pas ‘legjendën’ e trafikut të organeve? Sepse, autoritetet e Beogradit, sikurse aleatët e tyre moskovitë, nuk ishin ndalur së bllokuari pavarësinë e Kosovës. Aq mirë sa që duket që historia i paraprinë operacioneve të dezinformomit të ngritura përmes goditjeve ‘fake news’ nga autoritetet ruse në Evropë. Dick Marty, asnjëherë nuk është detyruar t’i shpjegonte aproksimimet e tij; imunitetit i tij parlamentar i shërbente për të evituar kërkesat e EULEX-it…”

Epilog: Vitet kaluan, ndërsa pas formimit të Gjykatës Speciale në 2015, raporti i Dick Martit dhe vetë Dick Marti, u avulluan si fluskë sapuni. Por, në kontekst, në skenë u shfaqën “raporte të tjera”, shemra hetuese dhe akuzatore të cilat quan në arrestimet që, tashimë i dimë të gjithë. Realisht, populli dhe shteti ynë Kosova, pësuan goditje të tjera sistematike: në planin e brendshëm dhe, të jashtëm. Veçse, diskursi ruso – serb, nuk ndryshoi aspak. Dhe, ndërsa që Ukraina, është “piktura” më e fundit e përgjakur ruse s’i pasojë e këtyre diskurseve, Serbia po përpëlitet që të gjejë rrugë për diskursin e saj, po ashtu të përgjakur politik dhe historik për ta trazuar edhe njëherë Ballkanin. Prandaj, mbi këto kondita të deformuara, agresive, luftë zhvilluese dhe kërcënuese për kontinentin tonë dhe paqen globale, madje edhe aktualisht, kërkesa zyrtare e institucioneve të Kosovës drejtuar faktorëve vendosës për ta mbyllur Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duhet të jetë një veprim i patjetërsueshëm. Kjo gjykatë, ashtu si edhe plotë të tjera, as nuk janë të besueshme dhe as kredibile sepse, janë shtyrë dhe janë formuar nën presionin, ndërhyrjet dhe veprimet direkt dhe indirekte të Rusisë dhe të Serbisë.

Lufta në Ukrainë / Shqiptarët: Më mirë tri vjet burg se 300 vjet nën sundimin sllavë të regjimit diktatorial të Putinit!

1
Prishtinë/Bernë, 5 mars
-Siç kemi raportuar të dielën e fundit presidenti ukrainas Vladymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë për balle pushtimit rus.

“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”, njftofton nga Prishtina korrespondenti i gazets zvicerane Le Canton27.ch

“Arusha duhet pritur në komshi, se nesër e ke n’shtëpi..” thotë një proverb i lashtë shqiptarë..

“Zviceranët që duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë rrezikojnë tre vjet burg”, ka thene shefi i armates zvicerane Thomas Süssli në një interviste ekskluzive dhënë gazetës Blick.ch. Nje ligj i ngjajshem eshte edhe ne Kosovë dhe Shqiperi, ku ju ndalohet qytetarëve te këtyre dy vendeve te lufotjne ne vendet e huaja. Kjo ndalese ishte vene qe kur nisen te shkonin vullnetaret e pare ne Siri apo Afganistan.

Ndryshe, javen qe shkoi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch shkroi se në Zvicer 35 persona kanë kontaktuar tashmë ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar apeleve per vullentare ne Ukrainë, në mesin e të cileve tre persona janë të nacionalitetit zviceran, kurse të tjerët janë rezidentë të huaj, sidomos shqiptare nga ballkani.

Sipas Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thëne se “Aktualisht ne Ukraine jetojne dhe veprojne mbi 5000 shqiptare. Ata jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa, Karkruti, Zaporizhia, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka…”

Tirana dhe Prishtina demantojne Putinin. Thone se bene propagande me qëllime te caktuara
Pas deklaratave te presidentit aktual rus Vladimir Putin se “shqiptaret po luftojne ne krah te Ukrainës” ka reaguar Tirana dhe Prishtina rrespektivisht nga Ministrine e Puneve të Jashtme te cilat e kane demantuar poshte këto akuza, duke i cilësuar si propagande dhe me parapavije te destabilzimit te rajonit.

Por burimt tona nga Prishtina dhe Tirana zyrtare mësoojne, se atutorriteteve të Kosoves dhe te Shqiperise, megjthate, thone, se nuk mund t’i kontrollojnë levizjet e qytetareve, ata pa dijen e shtetit ndoshta mund te shkojne ne menyre private ne Ukrainë, qe eshte në pergjegjësine e tyre, te cilet padyshim do te perballen me ligjin.

Sa i perket numri te shqiptareve qe sot gjenden ne forntet e Ukraines perballe ruseve askush nuk e din sakte. Por, sipas nje aktivisti shqiptare nga Karakruti Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës: Numri i ushtarëve shqiptare ne luftime kunder rusëve nuk eshte i madh ashtu siq pretendon Moska zyrtare, numri i tyre sillet rreth 100 sish, te cilet jane kryesisht qytetare te Ukrainës, që i sherbejnë shteti tone ku jetojme.

Sipas perfaqesuesve shqiptare nga Ukraine aktualisht ne fronetet e luftes ne krah te ukarainasve perballe okupatorir rus jane duke luftuar rreth njeqind shqiptare, por këtet jane kryesisht qyterare te Ukraines, qe prej vitesh jetojnë dhe punojne atje, por ka edhe nga shqiptare te tjera të ardhur nga vendet perednimi. Kurse ata nga Kosova dhe Shqiperia janë më pak, te cilet mund t’i numërojme me gishtërinj.

Për keta vullnetare shqiptarë kane raportuar edhe televizinet nga Tirana si dhe nga Prishtina, madje shpesh duke i hedhur ne ekran ushtare dhe komandant te forcave qe luftojne nen flamurin kaltereverdh. Ne disa media shqiptare jane pare shqiptaret ne Ukraine te veshur deri ne dhembë, qe duket te jene qytetare nga rajoni i Odeses, numri i te cileve eshte i madhe ne ato rajone. Ata shifen me uniforme te ushtrise ukrainase duke valavitur flamurin kuqezi ne me sme shqiponjë.

Solidarizim i madh i shiptareve ne Zvicer dhe ballkan me Ukrainen. Qinda kosovarë i bashkangjiten aksioneve humanitare te zviceraneve per te ndihmuar popullaten civile të prekur nga lufta

Gazetari Le Canton27.ch gjate vizites së fundit ne Ukraine ka takuar disa te rinje dhe te reja shqiptare (Irina, Olga, Natasha, Sasha, Oksana, Vladimir, Nataliya apo Aleksander..) qe flasin shqip, ndoshta jo aq mire sa ata të Shqipëri apo Kosove, meqe ajte kane migruar qe 200 vite me pare.

“Në Odessa ka dy rrugë, rrugët Veliki dhe Mala Arnautska. Për shkak të disfatës së Rusisë në Luftën e Krimesë, shumë shqiptarë u shpërngulën në Ukrainën lindore në vitin 1861. Deri në shekullin e 20-të, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për origjinën e tyre ishte i dobët. Shqiptaret ne Ukraine kane ruajtur zakonet, dokey dhe traditat kombetare. Per shembull veshjet kombetare per festa apo dasmat nuk i bejne pa flamur kombetar tamam sikur ato ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo Presheve..” ka thëne per gazeten zvicerane Le Canton27.ch Vladislav Ilchenko, drejtues i organizatës “Unioni i Shqiptarëve ne Ukraine”.

Pjesëmarrerjen e vullentareve shqiptare ne Ukraine, disa nga ta e justifikojne se ne jemi njerez te paqes dhe jemi ne anen e viktimave. “Përderisa ne anen e serbeve gjate luftes ne Kosovë gjendeshin mbi 5000 burra rusë (kryesisht mercenare) pse edhe ne t’mos ndihmojme pupullin liridashes dhe vendin demokratike te Ukrainës…” thote nje analist shqiptar për gazten zvcerane Le Canton27.ch

“Mercenarë dhe grabitës. Vullnetarët e ushtrisë ruse erdhën për të luftuar përkrah vëllezërve serbë. Në emër të solidaritetit sllav. Ky përforcim i ushtarëve të rregullt u mbush me një faunë mercenarësh, paramilitarësh, spiunësh dhe grabitëssh duke arritur gjithsej 5000 burra…” ka shkruar gazeta e njohur franceze “Liberation” ne vitin 1999. (Liberation, 28.06. 1999: Mercenaires et pillards. Des volontaires de l’armée russe sont venus guerroyer aux côtés des frères serbes. Au nom de la solidarité slave. Ce renfort de soldats réguliers s’était grossi d’une faune de mercenaires, de paramilitaires, d’espions et de pillards atteignant en tout 5000 hommes.)

“Deri dje akuzonin se shqiptaret po shkojne te lufotjne ne Siri, ndersa sot na akuzojne pse po shkojne ne Ukraine. Ne me së shumti kemi vuajtur per liri dhe kemi perjetuar krime dhe maskara ne Kosove nga regjimi i eger i diktatorit serb Miloshevic, pse sot ne Ukraine t’mos shkojme te shpetojme jeterat e nje populli popull te kërcnuar nga nje katastorofe humanitare. Ne nuk po shkojme ne Ukrainë të vrasim fëmije e as te bëjme terrorizem, thjesht per t’u solidarizuar dhe per të sjellur rehati, paqen dhe lire perballe okupatrit rus te prire nga diktatori Putin”, thone disa.

Nese diplamacia ndekrombërtarpo flet dhe ka shprehur shqetesime per eskalimin e situates ne Ukraine, disa kosovare duekm omentuar luften mes Russie dhe Ukrainës, gazetës zvicerane Le Canton27.ch i kane thene se “me mire ta presim arushen ne komshi, se neser e ke edhe ne shtëpi..”

Duke folur për ndëshikimet dhe ligjet sikur te Zvicrës, po ashtu edhe Kosove dhe Shqipëri, me tri vjet burg, për ata persona qe shkojnë të lufotjne jashta vendit,  shqiptare ne diaspore deh ballkan, thone se “Me mire tri vjet burg se sa 300 vjet nder sundimin sllavë te regjimit diktatorial te Putinit?.. Ne shqiptare jemi lodhur me okupimet e njepasnjëshme. Dikur nga turqit për 500 vjet, me pas nga fashistet, deri dje nga serbet, neser nga ruset?.. Stop, ne shqiptaret nuk e duam robërinë, te gjtha luftar na i akne impnuar, ne duma lirine jo vetem për vete, por edhe të tjerëve..!” 

Kryeministri Kurti mori pjesë ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

0
Prishtinë, 5 mars 2022
Në shënim të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës bashkë me krerë të tjerë institucionalë mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Para të përfaqësuesve të shumtë institucionalë, politikë, ushtarakë, diplomatikë, familjes Jashari dhe familjeve të dëshmorëve të kombit, ai tha se populli ynë ka ndjekur projektin më të natyrshëm që rezulton nga historia: vullnetin dhe dëshminë më rrënjësore të vullnetit – dëshmorin. “Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmorë çlirimi. Në ditët dhe javët që po kalojmë, ky mesazh është më i nevojshëm se kurrë”, tha ai.
Vullnet dhe subjektivitet, kjo është porosia e dëshmorëve çlirimtarë, kjo është porosia e flijimit sublime të Jasharajve, u shpreh kryeministri në fjalën e tij, teksa tha se UÇK-ja e çliroi Kosovën. “Në jemi të qartë për këtë pikë. Një komb e mban të çliruar vullneti, aleancat i ndërton subjektiviteti” tha ai më tej.
Duke u ndërlidhur me atë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, ai tha se sot Ukraina mund ta kuptojë Kosovën dhe epopenë e luftës së saj. Populli i Kosovës, pa shtet e pa ushtri, gjeti vullnetin për të ndërtuar një ushtri çlirimtare. Sigurisht me një çmim historik. Ai uroi që Ukraina mos të jetë as Kosovë e as Bonje, mos të ketë as spastrim etnik e as të zhdukur me dhunë, as përdhunime e as masakra.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se paqja ndërtohet nga shtete e popuj, siç edhe pushtimit që kryhet nga shtete dhe heshtja ose bashkëpunimi i popujve të tyre, dhe se harmonia në Ballkan nuk është e vetvetishme nëse nuk është pjesë e ngutshme e projektit të Evropës. Në këtë drejtim ai tha se “nuk na lipsen luftërat për të kuptuar subjektivizmin e botës serbe dhe të botës ruse. Shqiptarët janë aleatët e Evropës, kanë qenë dhe do të jenë aleatët e demokracisë”.
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti
E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca,
I nderuar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari
I nderuar Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj,
I nderuar zëvendësministër i Mbrojtjes, Shemsi Syla,
I nderuar Zëvendës komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Gjeneral Major Enver Cikaqi,
I nderuar z. Rifat Jashari,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xheferi
E nderuar Familje Jashari, e kryekomandantit Adem Jashari, dhe familje të dëshmorëve të kombit,
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,
Të nderuar deputetë dhe deputete,
I nderuar ambasador i Turqisë, të nderuar përfaqësues diplomatik të shteteve mike,
Të nderuar ushtarakë të Republikës,
Të nderuar ushtarakë të NATO-s,
Të nderuar ish ministra, komandantë dhe gjeneralë të FSK-së,
Të nderuar komandant të zonave operative të UÇK-së,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta,
Të dashur dhe shumë të respektuar qytetarë të Republikës,
Të dashur bashkatdhetarë,
Zonja dhe zotërinj,
Politika për ne është angazhimi më i lartë dhe shprehja e sjelljes më publike e më të ndershme. Ajo është aftësia për të parashikuar kompleksitetin gjeopolitik rajonal dhe botëror, por edhe aftësia e projektimit kombëtar. Duhet t’i kthehemi në mënyrë të vazhdueshme përkufizimit të politikës si aktiviteti më publik, më patriotik dhe më i gjithanshëm i njeriut. Me sjelljen tonë politike ne mund të bëjmë në mënyrë të mbarë vlerësimin e inteligjencës dhe mirësinë e trashëgimisë, si një e tashme e cila merr përgjegjësi për të shkuarën e afërt dhe të largët.
Politika, me karakter publik, demokratik dhe universal nuk na lë të jetojmë një të ardhme që mohon arritjet e të shkuarës, dhe as që e redukton të tashmen në gjendje të shkuara, të afërta apo të largëta. Vetia publike e veprimtarisë sonë nuk duhet të na braktisë e nuk duhet të na lejojë të humbim udhën e integrimeve të drejta. Ajo duhet të mbajë gjallë direktivën e qartë: nuk duhet të ndërtojmë paqe të korruptuara, dhe as t’i lejojmë korrupsionit të funksionojë në paqe. Ne mendojmë e perceptojmë sipas këtyre direktivave dhe konstatojmë se nuk kemi gabuar.
Ne kemi ndjekur projektin më të natyrshëm që rezulton nga historia: vullnetin dhe dëshminë më rrënjësore të vullnetit – dëshmorin. Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmorë çlirimi. Në ditët dhe javët që po kalojmë, ky mesazh është më i nevojshëm se kurrë. Cilido individ apo shtet që ndjek porosinë e dëshmorit çlirimtar nuk ia huq subjektivitetit të lirisë dhe as universalitetit të drejtësisë.
Ne synuam integritet territorial, jo për hir të mbylljes sonë por për hir të paqes së drejtë. Shumë shpejt aktualiteti na vërtetoi se qëndrimi ynë ishte i saktë dhe i drejtë. Ne synuam përgjatë viteve dialog me parime, dhe shumë shpejt aktualiteti kontinental po na vërteton se ngutia  për dialog pa parime është e tillë që bëhet për pazare.  Kombet nuk janë monedhë e as mall në duar të shteteve dhe përfaqësuesve të tyre të lartë, veç në mos po flasim për Serbi, Rusi e Bjellorusi.
Ne duam paqe afatgjatë, andaj dhe nuk ngutemi e nuk vendosim data përfundimtare. Një dialog i imponuar e pa parime është një konflikt i ardhshëm me pazare.
Të nderuar të pranishëm,
Datat na duhen, por për zhvillimin e brendshëm. Progresi njerëzor, shoqëror dhe ekonomik kërkon data, afate dhe shpejtësi. Së jashtmi kompleksiteti ka shumë faktorë e aktorë, andaj kërkon veprim të pjekur e maturi, kërkon kohë.
Së brendshmi na duhet sinqeritet dhe së jashtmi reciprocitet.
Së brendshmi është emergjent veprimi i unifikuar, së jashtmi veprimi strategjik dhe i koordinuar.
Së brendshmi na duhet uniteti dhe së jashtmi aleanca.
Së brendshmi duhet të shtojmë fuqinë shoqërore, së jashtmi subjektivitetin shtetëror. Ne e kemi deklaruar gjithnjë se jemi për subjektivitet shtetëror e jo për subjektivizëm pushteti.
Vullnet dhe subjektivitet. Kjo është porosia e dëshmorëve çlirimtarë. Kjo është porosia e flijimit sublim të Jasharajve. Me vullnetin e tyre, ata na dëshmuan se vullneti e sjell subjektivitetin, se subjektiviteti e shpreh vullnetin. UÇK-ja e çliroi Kosovën. Në jemi të qartë për këtë pikë. Një komb e mban të çliruar vullneti, aleancat i ndërton subjektiviteti.
Këto ditë të planetit kur jemi dëshmitarë të pushtimit të Ukrainës na i sjellin edhe më të qartë rëndësinë dhe vlerën e epopesë së UÇK-së. Nëse Ukraina nuk do të rezistonte, edhe uniteti i drejtë perëndimor nuk do të ishte i mundur. Vullneti ukrainas do ta bëjë të mundur progresivisht kthjelltësinë e shprehjes botërore. Pra vullneti i Ukrainës do ta përcaktojë njëjësinë e subjektivitetit të saj sovran me subjektivitetin demokratik perëndimor. Njësimi i vullnetit të Ukrainës me subjektivitetin e saj do të rrisë mbështetjen botërore dhe qartësinë e kësaj mbështetje, duke i dhënë botës një drejtësi më të pjekur e afatgjatë. Luftrat çlirimtare të popujve të pushtuar e kanë pjekur gjithnjë mendimin e njerëzimit. Kështu ishte edhe në vendin tonë në kohën e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999.
Eh pra, sot Ukraina mund ta kuptojë Kosovën dhe epopenë e luftës së saj. Populli i Kosovës, pa shtet e pa ushtri, gjeti vullnetin për me ndërtu një ushtri çlirimtare. Sigurisht me një çmim historik: jo vetëm dy vite luftë, por me rezistencën shekullore, me pushtim e me burgosje, me protesta e me rezistencë ilegale. Ne i dhamë shembujt më shpjegues një bote të tërë, që nga viktima civile foshnje e gra, deri te familja dëshmore e deri te farefisi dëshmor. Të gjithë gamën e vullnetit ne ia shpallëm njerëzimit demokratik.
Ne urojmë që shpirti ynë të jetë i tillë që jehon gjithandej në botë, e që Ukraina mos të jetë as Bosnje e as Kosovë, të mos ketë  600 shekuj burg politik si pati për shqiptarët, të mos ketë as spastrimin etnik e as të zhdukur me dhunë, as përdhunime seksuale e as masakra të panumërta. Sakrifica jonë e kishte njoftuar botën demokratike mbi rreziqet e mbetur në Lindjen e padepërtuar nga demokracia dhe të drejtat e njeriut.
Të dashur miq, ne e dimë mirë se duhet menduar thellë për me pa larg. Ne mendojmë thellë sepse dëshmorët i kemi afër. Ne mendojmë së afërmi sublimen. Kosova i dhuroi botës aktin më të pashembullt – flijimin e të gjitha moshave për lirinë – familjen Jashari. Sa më shumë vonohet veprimi i shoqërisë politike, aq më shumë pesha civili bëhet ushtarë e dëshmorë sepse detyrohet. Dhe dëshmia do të na bërtasë më pas nga numri i varreve, nga emrat e grave dhe moshat e fëmijve të gdhenur në mermer.
Dëshmori është vullneti sublim. Sa më shumë që e mendojmë sublimin e tyre, aq më e sigurtë është drejtësia e paqes së ardhshme, aq më i pamundshëm është rreziku për njerëzimin.
Në kohën e rezistencës së një shekulli ne i kemi studjuar aleancat, i kemi njohur e i kemi shquar. Bota sot po shkon drejt segmentit luftë e ftohtë – luftë bërthamore. Aleanca e studjuar dhe efektive është e vetmja mundësi që të mos kenë mundësi subjektivizmat e shteteve autokratë dhe diktaturat despotike të pushteteve mbi popujt e tyre. Nuk mund të bëhet tregti me dikë që nuk ndan vlera njëjtat.
Në aleancat tona ne nuk flasim me emra abstraktë e të përgjithshëm. Ne flasim me emra shtetesh. Edhe kur mendojmë BE-në, ne mendojmë para së gjithash shtetet më të përparuar e më themelues të idesë së saj. Paqja ndërtohet nga shtete e popuj, siç edhe pushtimi që kryhet nga shtete dhe heshtja ose bashkëpunimi i popujve të tyre. Nëse Evropën e përcaktojnë shtetet që e mbrojnë më shumë idenë e saj, atëherë Evropa do të jetë afër idealit të saj. Evropa afër idealit të saj, do të jetë ajo që do të ndjejë se shqiptarët kanë qenë gjithnjë të sigurtë në zgjedhjen e tyre evropiane. Një bashkësi evropiane e fuqishme sa e drejtë do ta kuptojë se Ballkani ka qenë jo çështje e ngutshme e popujve të saj, por e vet Evropës. Harmonia në Ballkan nuk është e vetvetishme nëse nuk është pjesë e ngutshme e projektit të Evropës. Nuk na lipsen luftrat për të kuptuar subjektivizmin e botës serbe dhe të botës ruse. Shqiptarët janë aleatët e Evropës, kanë qenë dhe do të jenë aleatët e demokracisë. Sa më shumë BE-ja i mbante larg vetes shqiptarët, aq më shumë funksionimi shtetëror i tyre dëmtohej në nivelin e saj të brendshëm demokratik.
Sot, koha e neutralitetit mori fund. Neutraliteti nuk bën pjesë në politikë, por vetëm në diplomacinë pa politikë e pa parime. Ndaj ne nuk ngutemi. Në çdo akt tonin diplomatik ne synojmë të vendosim sa më shumë përgjegjësi të politikës  dhe të publikes. Institiucionet e Evropës duhet të nguten. Ne duhet të integrohemi në vetvete demokratikisht, dhe kjo kushtëzohet e lehtësohet në masën dhe shpejtësinë me të cilën na integron Bashkimi Evropian. Një popull që ka epope çlirimtarësh, nuk do të duhej të kishte epope refugjatësh, por vetëm epope integrimesh.
Ne i qëndrojmë njoftimeve e deklarimeve që kemi bërë, natyrisht me mundësinë tonë e në masën që mund të dëgjohemi. Evropës i duhet të integrojë luftën çlirimtare të Kosovës dhe jo varrezat masive që fshehin masakrat e ushtrisë serbe në trupin e shtetit serb. Nuk ka neutralitet kur bëhet fjalë për ndjenjën e lirisë. Nuk ka simetri mes pushtimit dhe lirisë. Sa më shumë tolerohet në simetrinë e gabuar, aq më shumë bashkësitë demokratike bien në faj, aq më të pakthyeshme bëhen pasojat. Aq më shumë pjesët e sëmura prej shovinizmit do të gjejnë mjedis të favorshëm. Rusia do të shkojë drejt të shkuarës sovjetike, ndërsa presidenti i saj drejt kohës së carëve. Serbia do të flasë për djepin e saj në Kosovë dhe Rusia për djepin e saj në Ukrainë. Të dyja do të kenë frikë instiktive për BE-në dhe NATO-n. Dorëlëshimi i gjatë i simetrisë së gabuar mes pushtimit dhe lirisë, mes shoqërive demokratike dhe shteteve autokratike do të sjellë bipolaritetin e luftës së ftohtë. Nuk duhet të ngutej Kosova e të dilte kundër dëshmorëve të saj, por duhet të ngutet Evropa e të zgjidhte dëshminë e çlirimtarëve të popujve të saj të shtypur. Kjo është rëndësia e madhe dhe themelore e dëshmorëve tanë. Ajo na mëson mbi vullentin dhe shijen e vërtetë të demokracisë perëndimore.
Lavdi kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Lavdi familjes Jashari.
Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.
______
* Bashkëngjitur gjeni linkun me foto nga ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

https://wetransfer.com/ downloads/ 9cc79140918880fd2b7c28b23b1253 6d20220305125757/ d50be5f895e393ae001843ac48b87f ba20220305125821/34e3fb

Nxënësit e Loyola-Gymnazium ndihmojnë fëmijtë e Ukrainës

0

Nxënësit e Loyola-Gymnasium solidarizohen me femijët ukrainas.


Prof. Fadil Bytyçi, Prizren

“Është e vështirë të shprehet me fjalë ndjesia aktuala e të gjithë neve,këtu,në Asociation”Loyola-Gymnasium” për popullin e në veçanti fëmijtë Ukrainës”,shprehet drejtori i këtij Gjimnazi në Prizren, prof.Enver Sulaj duke bërë të ditur nismën e aksionit vullnetar për grumbullimin e ndihmave për fëmijët ukrainas, nga nxënësit e këtij institucioni.
Tutje, prof.Sulaj u shpreh se iniciativa është mbështetur edhe nga drejtori ekzekutiv z.Elias Koller,ndërsa aksioni koordinohet me organizatën ndërkombëtare CONCORDIA e cila aktualisht është duke vepruar në shtetet fqinjë të Ukrainës në ofrimin e ndihmës për fëmijtë e strehuar në këto vende nga lufta.
Duke folur për këtë nismë, prof.Sulaj bëri të ditur se këtë aktivitet humanitar të nxënësve të kësaj shkolle e kanë mbështetur të gjithë nxënësit si dhe ka kërkuar mirkuptimin edhe të prindëve, për të treguar shpirtin solidar të fëmijëve tanë, siç u shpreh ai,duke pasur parasysh gjendjen e rëndë që po mbretëron në Ukrainë.

Nga aventi artistik i nxënësve të Loyola-Gymnasium në Prizren

“Ajo që mundë të bëjmë tani është të mbështesim njerëzit në Ukrainë,prandaj, ne fillojmë sot nismën konkrete për të mbledhur para për fëmijët dhe të rinjtë e larguar nga Ukraina, për të blerë lodra në terren dhe për të ofruar përballimin e parë të traumës dhe mbështetjen psiko-sociale me psikologë të trajnuar,”tha ai.
Duke ndjerë faktin e të përjetuarit të luftës,kudo në Kosovë,pra edhe në mesin e nxënësve të Asociation “Loyola-Gymnasium” në Prizren,po shprehet solidariteti me popullin e Ukrainës dhe kundër agresionit rus që po tronditë secilën mendje racionale në botë. Përmes organiizimeve të eventeve të ndryshme,nxënësit tanë, shpreht drejtori i këtij gjimnazi, po manifestojmë kundërshtimin tonë ndaj kësaj të keqe që po i kanoset lirisë dhe demokracisë glabole.
Asociation “Loyola-Gymnasium” është një OJQ e themeluar në viti 2005, nga njerëz të vullnetit të mirë nga Gjermania e cila ka brenda vetes tri institucione arsimore,Shkolla fillore “Loyola”, Gjimnazi dhe Shkolla e Lartë Profesionale “Loyola professional” me mbi 1000 nxënës.

Epopeja e UÇK-së, axhendë shtetërore veprimtarishë treditore në 24 vjetorin e heroizmit në Prekaz

-Në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave okupatore serbe/

-Derisa vijonte sulmi i forcave serbe në Prekaz,  Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, kërkonte që Kosova të merrej urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s/
-Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së/

-Raportime që kam bërë nga Kosova në Shqipëri për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve para 24 viteve në ditët e Marsit 1998/
-Reportazhi që ka shkruar në mbrëmjen e 31 Janarit 2010, i botuar atëherë  në 1 Shkurt  te Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë: KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ/

Shkruan: Behlul JASHARI, Prishtinë

PRISHTINË, 5 Mars 2022/ Në Kosovë me axhendë shtetërore – veprimtari përkujtimore treditore, që nisin në këtë 5 Mars 2022 shënohet 24 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari në fshatin Prekaz të rajonit të Drenicës.
Në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave okupatore serbe të kasapit të Ballkanit – presidentit të Serbisë Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Para 24 vitesh, në 5 Mars 1998,  raportoja nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.
Forcat serbe kishin zënë pozicione e fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare.
Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin burime të raportimeve që bëja nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.
Derisa vijonte sulmi i egër i forcave serbe në Prekaz, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të huaj dhe vendas,  përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes.
Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s.

Prekazi me 30 janar 2010 – Foto-Behlul-Jashari

5 MARS 2022 -FJALIMI I PRESIDENTES VJOSA OSMANI NË CEREMONINË E RRESHTIMIT TË NJËSIVE USHTARAKE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS ME RASTIN E 24 VJETORIT TË EPOPESË SË UÇK-së
Shumë e nderuar familje Jashari,
I nderuar baci Rifat,
I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Konjufca
I nderuar Kryeministër Kurti
I nderuar Ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj
I nderuar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Jashari
I nderuar kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Xhaferi,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë,
Të nderuar komandantë e oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Të nderuara familje të dëshmorëve e invalidëve të luftës,
Shumë të nderuar pjesëmarrës,

Marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri.
Në këtë ditë, fryma e lirisë që nisi në Prekaz në familjen Jashari u bart gjithandej nëpërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ditë, që është vetëm njëra prej disave të tilla, por do të mbesë në historinë tonë edhe për shekuj të tërë, Familja Jashari në Prekaz u ndodh nën rrethimin e forcave të regjimit gjenocidal serb.
Rrethime të tilla kjo familje kishte përjetuar edhe më 30 dhjetor 1991, më 22 janar 1998 dhe së fundi edhe më 5, 6 e 7 mars 1998.


Në të tri rrethimet, rezistenca e familjes Jashari në krye me bacën Shaban, Hamzën dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, nuk ishte përpjekje thjesht për mbrojtjen e pragut të shtëpisë së tyre.
Ata, bashkë u vunë në mbrojtje të pragut të Kosovës,  shtëpisë sonë të përbashkët për të cilën u flijuan. Në tri ditët e Epopesë, ata u heroizuan dhe të tillë, pra si heronj të kombit do të mbeten për sa të jetë Kosova.
Ata u vunë në mbrojtje të dinjitetit, të lirisë dhe të së drejtës për shtet, prandaj sot në këtë ditë, përulemi para veprës së tyre heroike
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 98, rezistenca e familjes Jashari ishte thirrje për mobilizim të të gjithë popullit për t`i dhënë fund robërisë, për ta kthyer dinjitetin në vend dhe për ta dërguar mesazhin se liria nuk ka çmim.
Duke refuzuar nënshtrimin, Komandanti Legjendar, Adem Jashari bashkë me shumë anëtarë të familjes e bashkëfshatarë ranë heroikisht, në mbrojtje të atdheut.
Ky sakrifikim epik i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë u bë guri themeltar i lirisë dhe shtetit tonë.

Kjo familje është portreti i lirisë sonë, e cila ishte e zorshme për t’u arritur, për të cilën u desh shumë mund, për të cilën ranë edhe 3 mijë dëshmorë të UÇK-së,  13 mijë civilë, u dhunuan afro 20 mijë gra e burra, dhe të zhdukur me dhunë janë ende mbi 1600 persona.

Por, ende nuk ka drejtësi për asnjërin nga ta.

Prandaj, duhet të vendoset drejtësia edhe për të pasur kuptim liria jonë, edhe për të nxjerrë mësime nga historia. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi, sepse këtë e kemi obligim për një të ardhme më të mirë.

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur ushtarak

Rezistenca dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishin dhe janë idealet për ta mbrojtur lirinë dhe të drejtën për të jetuar në shtet sovran. Këtë e bëri familja Jashari nën guximin, jo vetëm të familjarit, por edhe të komandantit të ushtrisë sonë, legjendarit Adem Jashari. Faleminderit komandant! Faleminderit familje Jashari! Faleminderit Ushtrisë sonë çlirimtare, të cilët vulosën fatin tonë si popull dhe si shtet.

Sot jemi këtu në këtë ditë përkujtimore, në kazermën që me krenari mbanë emrin e komandantit legjendar, prandaj si krenaria ashtu edhe përgjegjësia jonë janë bërë bashkë.

Përveç frymëzimit që jep ky emër për secilin ushtar të Republikës së Kosovës, i ngarkon ata edhe me përgjegjësi për atdheun në kohën kur paqja po bëhet gjithnjë e më sfiduese.

Sikurse dikur ne, bota sot është në përpjekje për mbrojtjen e lirisë si një e drejtë universale.


Sot, mbi ushtarët tanë bie barra e sigurisë për popullin dhe për shtetin tonë. Unë besoj fuqishëm se ju jeni gardianët tanë dhe gardianët e çdo cepi të territorit të Kosovës. Lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët tanë e bëri lirinë tonë, e ju të nderuar ushtarë do ta mirëmbani lirinë tonë.
Kërcënimet ndaj lirisë, tashmë janë realitet, të cilin ne akoma po e përjetojmë. Hegjemonia po shihet akoma në kontinentin tonë, pra në Evropë. Ne i njohim edhe sot vuajtjet e tyre dhe i njohim gjithnjë e më shumë ata që synojnë hegjemoninë.
Kjo situatë e bën të domosdoshme nevojën për unitet dhe për vigjilencë, sepse siç nuk ka luftë të përhershme, nuk ka as paqe të përhershme!
Ne nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga përpjekja jonë që shtetin ta mbajmë stabil, e t`i dalim zot kudo, e kurdo. Si komandante supreme e ushtrisë sonë, jam e bindur se ju të dhashur ushtar do ta bëni këtë dhe jeni të gatshëm për secilën situatë.
Megjithëse ushtria jonë është në fazën e transformimit, ju tashmë keni dhënë prova të mjaftueshme se krahas partnerëve ndërkombëtarë mund të shërbeni në çdo mision, të jeni jo vetëm garantues te paqes në shtetin tonë, por edhe importues të saj, kudo ku e kërkon nevoja.
Sot, sikurse asnjëherë më parë, ne duhet ta rrisim përkushtimin për ushtrinë tonë.
Prandaj, themelimi i Fondit të Sigurisë nga ana e Qeverisë është dëshmi se ne duam ta forcojmë ushtrinë tonë në të gjitha mënyrat dhe me kontributin e gjithsecilit.
Kjo është ushtria jonë e ndërtuar me shumë sakrifica, ndaj të gjithë ne duhet ta ndjejmë përkatësinë ndaj saj, jo vetëm nga shërbimet që i ofron ajo, por edhe duke e mbështetur konkretisht, sepse sa më shumë e mbështesim ushtrinë tonë, më të sigurt e kemi të ardhmen tonë.
Prandaj, besoj fuqishëm se do ta arrijmë këtë me përkushtimin, kurajën dhe guximin e vajzave dhe djemve të Forcës, e cila po rritet çdo ditë e më shumë së bashku me kapacitet tona.
Ushtria jonë në këtë proces po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s.
Prandaj, e them sërish siç e kemi thënë në këto 14 vite, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, ndaj anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike tani është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqe në rajon.
Prandaj, të nderuar ushtarë të Forcës, të nderuar pjesëmarrës, shumë e nderuar familje Jashari, luftëtarë të lirisë, aleatë tanë, heronjtë që ranë për lirinë tonë së bashku me viktimat civile e bën lirinë të mundshme, ne na mbetet që ta mirëmbajmë atë, ta forcojmë shtetin dhe ta sigurojmë atë duke e bërë pjesë të NATO-s, duke e bërë pjesë të Bashkimit Evropian, e të Kombeve të Bashkuara!

Zoti i bekoftë Forcat tona!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

KOSOVA-PREKAZI, RAPORTIME QË KAM BËRË PARA 24 VITEVE NË DITËT E MARSIT 1998:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-05.ata.html

[04] Fresh Serb attack in Drenice, dramatic situation in Kosove
PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Heavy Serb forces backed by armoured cars this morning launched a fresh military attack on Albanians in Drenice.
The Serb forces, fortified around the Prekaz, Laushe villages, are shelling Albanians’ homes. The Serb forces are also using heavy machine guns in their assaults in Prekaz, sources from Skenderaj, from the Human Rights Council and the Kosova Centre of Information told ATA.
Serbs’ gunfire has killed and wounded many Albanians, Albanian sources say.
A grave situation is also prevailing in the Gllogoc town in Drenice, which is seiged off by big Serb forces terrorizing the the Albanian unprotected population.
Many Albanian families have left their homes in Gllogoc since last night and have been sheltered in remote villages. The Gllogoc residents today are staying indoors and the roads are deserted.
Meanwhile the villages of Modrine, Krusheve, Polluzhe and Rozalle have also been surrounded.
The Serb forcesin their attacks are making use of machine guns, rockets, mortars as well as helicopters. In face of this situation the residents are trying to flee in the direction of the mountains. /r.xh/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[05] Kosova presidencey receives international contacts
PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Fehmi Agani, envoy of Kosova’s President Ibrahim Rugova, deputy chairman of the Democratic League of Kosova (LDK), left this morning for Belgrade, to meet British Foreign Secretary Robin Cook, whose country currently holds the rotating presidency of the EU. /fh/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency


[10] Kosova leader urges world leaders to use pressure on Belgrade
PRISHTINE, March 5 (ATA) – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said on Thursday that the leader of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova asked for an urgent interruption of Serb police and military operations against the civilian population in Skenderaj, Glogovc, Kline, Mitrovice, Vushtri and other parts of Kosova.
In an appeal broadcasted today, Rugova called on international community to undertake preventing measures in Kosova and exert greater pressure on Belgrade in order to put an end urgently to police and military operations in some villages of Drenica.
Rugova also appealed to U.S. president Clinton, British prime minister Blair, French president Chirac and German Chancellor Kohl to use pressure on Belgrade’s regime to stop Serb police and military operations.
He asked for an international presence of all forms to defend people of Kosova, which have said that they should fulfil their aspirations for independence through peaceful means.
Rugova urged his people not to submit to Serb provocations and misinformation, which aim at sowing fear and panic. To face this situation, he asked for mobilization of political parties in Kosova and communes.
It is necessary that the political forces in the neighbouring commune with Drenica be prepared to help its populace and get rid of the bad situation in that area.
He assured the people of Drenica and Kosova that he is in contact with international centers and that they are considering possible preventive steps in Kosova which aim at stopping Serb police and military operations.
Rugova asked the mass media to highlight the situation objectively. la/ak/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-06.ata.html
[01] Serbian forces continued night operations in Drenice
PRISHTINE, March 6 – By Belul Jashari: Many police and premilitary forces have continued their operations of cleansing last night in the region of Drenice.
Early on Friday, intensive shots of cannons and tanks were heard in other villages in vicinity of Drenice. The whole region is surrounded by many police forces.
Meanwhile it is reported that other police and military forces are moving from Mitrovice towards Drenice. /edk/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[02] Ambassadors of Contact Group to arrive in Kosova
PRISHTINE, March 6 (ATA) – By B. Jashari: Sources, still not confirmed officially, report that the ambassadors of the Contact Group countries, headed by the chief of the U.S. Mission, Richard Milles, are expected to arrive in Kosova today.
They will have many contacts in Prishtine in the framework of the engagements of the international community to interrupt the bloodshed in Kosova.
The visit precedes the meeting of the Contact Group, which will be held Monday in London and Kosova will be its main theme. /edk/mt/
Albanian Telegraphic Agency

[06] Kosova needs urgent food supply
PRISHTINE, March 5 (ATA) – Latest attacks of the Serbian police on Drenica, Kosova, have increased demands on food supply at a time when the foodstuffs are being reduced and many shops closed, Behlul Jashari, ATA correspondent said on Thursday.
The Serbian forces are preventing or raiding supplying firms and have blocked the distribution of International Red Cross aid.
Attacks continue in Drenica and roads of Prishtina are under tight control of Serb armed forces. cela/pas/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[07] Kosova president calls on international community to stop Serbs
PRISHTINE, March 6 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that the President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that he had called on international community to intervene without delay and force the Serbian authorities to promptly end bloodshed.
Rugova asked for Kosova issue be considered by the U.N. Security Council and that Kosova be urgently put under international protection, what implies military protection.
He informed journalists on the arrival of the ambassadors of the Contact group in Prishtina.
ATA correspondent, referring to witnesses, reported on an extension of Serbs’ battle front in Drenica.
Serb police and paramilitary forces undertook a massive attack at 11.30 a.m. against Llause, Raknice and Acareve villages. They are firing artillery shells from Pekazi and Klina. edk/ak/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-07.ata.html
[04] Intensive movements of Serbs forces in Drenica
PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reports on Saturday that Serbian forces in Drenica continue to deploy intensively around Llausha village.
A source close to the Council for the Human Rights in Kosova said that snipers were seen in the hills around Llausha at 11.00 a.m. shotting with high precision weapons at the village and other directions.
A column of the Serbian forces with heavy armaments, armoured carriers and trucks left Gllogovci for Skenderaj. /ak/
Albanian Telegraphic Agency

[07] Human rights council reports on 25 killed in Drenica
PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported on Saturday that the Council of Human Rights in Kosova had informed on 25 Albanians killed in the last two days in Drenica by the Serbian forces.
The council made public their names saying that four children, two young boys, two young girls and five women were among them.
It said that Adem Jashari, leader of the Albanians’ armed resistance in Drenica was also killed.
The council is also making evident the wounded, destroyed houses and other buildings. So far, seven houses have been destroyed in Prekaz and other buildings burned down. mp/ak/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-08.ata.html
[01] Serb forces continue military actions in Drenice
PRISHTINE, March 8 (ATA)- ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that military actions continued in Drenice also last night.
Serb forces did not stop neither machinegun fire in Vojnik nor volleys of other weapons’ shots, although sporadic, in Llaushe and Prekaz.
Serbian snipers around Llaushe yesterday killed two Albanians, as they are placed at positions covering a large area and shoot at people moving.
The latest reports from the Council for the Defence of Human Rights say that 34 Albanians, killed in the latest assaults of the Serb forces in Drenice since March 4, have been identified. The Albanians’ death toll is twice higher and more.
The night in Skenderaj was a little calmer. But in this town, as told by telephone from locals, two trucks carrying the first humanitarian aid for the people of Drenice were seized and sent to a Serb settlement, last night.
The atmosphere of war is also reflected in the capital of Kosova, Prishtine, where the streets last night were free of inhabitants and under a tight control of Serbian armed forces. The city’s calm is broken by sporadic shots. /lm/
Albanian Telegraphic Agency
[02] Prekaz again in flames
PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that large areas of Drenice continue to be under the fire of the Serb military-police and pre-military forces.
The flames of war are engulfing Prekaz. Grenades thrown from the Hunting Ammunition Factory yard in Skenderaj set this village on fire. Llaushe and several other villages continue to be targets of the Serb snipers.
The Council for the Defence of Human Rights in Kosova provides fresh evidence of the killed. According to this testimony seven other killed Albanian children, aged 7-15, have been seen in Prekaz.
Sources of the council say that in the villages of Llaushe, Vojnik, Kopilic, Acare and other villages, local Albanians continue organised resistance in defence against Serb attacks.
Serb forces do not allow humanitarian aid and reporters in these areas. There is a shortage of food and medicine, especially in places settled by the war refugees.
Tensions and risks are running high also in other parts of Kosova. Reports from Gjakova say that Serb military and police forces’ reinforcements continued today along the border line with Albania. Special teams of these forces have been filming the terrain, reports say.
A group of diplomats, accredited to Belgrade, are reported to have gone to Skenderaj to familiarize themselves with the damages and destructions caused to this zone. /fh/das/lm
Albanian Telegraphic Agency
[03] People’s protests to be staged throughout Kosova tomorrow
PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that all-peoples’ protests, under the motto “For peace, against Serb violence, war and terror”, will be staged in Prishtine and all other centres of the Republic of Kosova on Monday at 11.00.
The decision was taken on Sunday at a joint meeting of the Coordinating Council of the Kosova political parties, the Students Independent Union of the Prishtine University, the Union of the Independent Trade Unions of Kosova and the Coordinating Council of the Prishtine Political parties.
A communique issued after the meeting says that tomorrow’s protest is held by consent of the President of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova and Prime Minister Bujar Bukoshi. /fh/das/lm/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-09.ata.html
[04] Diplomats, reporters and representatives of International Red Cross visit Skenderaj
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
A group of diplomats accredited to Belgrade visited Skenderaj today to closely get to know war developments and consequences in Drenice. Foreign reporters were present as well.
Skenderaj was visited today also by representatives of the Red Cross International Committee.
Meanwhile an amount of medicine and other aid was sent there. But, it is not sure whether the Serb forces would allow it to reach the Albanian population, as it happened yesterday when two truckloads of aid were sent to Serb settlement.
Representatives of the Human Rights Council in Skenderaj were hardly allowed to talk for only few minutes with Red Cross representatives, in the presence of Serb forces.
Albanian representatives have asked the Red Cross representatives to intervene to allow the functioning of bake-houses, shops and other vital services. /la/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[05] Massive protests staged in Prishtine and other cities of Kosova
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
More than 200 000 people staged a massive peaceful protest today under the motto:”For peace, against Serb violence and terror”.
Inhabitants of Prishtine and surrounding villages packed the Kosova’s main and other roads shouting:”Drenica, Drenica”, “Kosova-Drenica”, “Halt to ethnic cleansing by Serbs” and other slogans.
Meanwhile heavy police forces were deployed in the Prishtine roads.
Similar protests were staged in many other cities of Kosova as well. /das/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[06] Number of Albanians killed in Drenice is larger than reported so far
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
More than 60 Albanian bodies, loaded on two trucks, have been transferred from the Prishtine hospital’s morgue to Skenderaj.
The Human Rights Council in Kosova has addressed itself to the U.S. office in Prishtine to mediate to create the conditions to organise the funeral ceremony.
Albanian sources from Drenice say that there have remained more killed and massacred on the killing spot.
Two Albanians from Llaushe last night left for Skenderaj to take and bury the body of a relative of theirs, but they did not come back, and according to the same source they are thought to have been killed by Serb snipers.
The Human Rights Council reports that Serb forces’ military operations continued in Drenice today and crackles of gunfire have been heard throughout the zone since in the morning. /cela/das/lm/
Albanian Telegraphic Agency

[10] Kosova Albanians hold peaceful protests against Serbian terror
PRISHTINE, March 9 (ATA) – By Belul Jashari: More than one million Albanians protested Monday along the streets and squares of Kosova “for peace and against violence, war and Serbian terror.” More than 200 000 Albanians protested in Kosova capital, Prishtina, in the main street “Mother Teresa,” in the square “July 2,” and others.
The peaceful protests, headed by outstanding intellectuals, representatives of state and political subjects and students, were held despite the curfew, detentions and barbarous interventions of armoured Serbian forces, reinforced later by new forces which came to Kosova from Serbia late on Sunday and early on Monday.
The groups of Albanian protestors were all the time in the target of Serbian snipers, put in tops of many buildings of Prishtine and other towns where rallies of protests were held.
Serbian civilians and police forces fired towards the Albanian protesters in Peje and Istog, but there were no reports on casualties.
The protesters powerfully expressed their support for the peaceful policy of Kosova and addressed an alarming appeal to the international community to urgently halt the shambles of crime and war of Belgrade in Kosova. /rxh/mima/mt/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-10.ata.html
[06] Serb forces issue ultimatum to bury Albanians killed in Drenice
PRISHTINE, March 10/ ATA correspondent from Prishtine Belul Jashari reports:
The Serb forces have issued an ultimatum that the 48 killed Albanians be buried today, no later than 13.00, failing this, they warn, the burial will be carried out by the Serb forces.
The bodies of 48 Albanians, among who 12 children, 14 women and two girls, were transferred yesterday from the Prishtine hospital’s mortuary to Skenderaj.
The relatives of the dead and the people have asked that the victims are not buried before an international commission arrives in Drenice.
The Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (KMDLNJ) in Kosova has asked the Contact Group, numerous international organisations and diplomatic missions to urgently set up an international commission of forensic experts and other specialists to carry out the victims’ autopsies, their identification and investigation into the case.
An experts commission of KMDLNJ coming from Skenderaj to gather evidence of the massacre against Albanians, was forcibly stopped and not allowed by the Serb forces to enter Drenice.
The Serb forces are also stopping many citizens on their way to take part in the burial, which is not known how and when will be carried out.
In the meantime U.S. special envoy of President Clinton for the Balkans, Robert Gelbard, who is in Belgrade, is expected to arrive in Prishtine.
The U.S. senior diplomat today visits Prishtine for the second time in a short a while, because of the tense situation created after Serb massacres in Kosova. /p.ta/lm/
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-11.ata.html
[09] Testimony provided by people experiencing massacre in Prekaz
PRISHTINE, March 11 (ATA)- A reportage from several villages of Drenice, published by newspaper Bujku on Tuesday, provides testimony by people experiencing the Serbian forces’ massacre in lower Prekaz.
“Faced with the volley of grenades hurled upon our houses that Thursday morning, the only way to escape was to descend in the ground floor and place the children under the building’s stairs,” Syleme Jashari says.
“We were all together when my brother, Halil, went out to see what was happening. We were 30 people, from one to 60 years old. We were waiting for Halil, but he did not come back. When the grenades exploded we thought no one would come out alive. Tear gas was being used from outside and we understood that the same thing like in Likoshan was happening. They were coming to massacre us.”
“The house was bombarded and, together with the children we went out in the yard where we were confronted with the police cordons. When approaching the first cordon we were ordered to pass to the second cordon of policemen, whose faces were coloured in black. They aimed their weapons at us. And while were were leaving the yard, Nazmiu, 27, who was holding his sick mother by her hand, was seized by two policemen and shot dead in his mother’s eyes”.
“They said they would kill all the men and then the rest. We fled to the fields …while the policemen ran to kill children and men….”
The testimony portrays only a small part of all that tragedy of Serbian terror against the unprotected population. In Shipol many families are said to know nothing about their men and sons. /p.ta/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency

[13] Kosova President holds news conference
PRISHTINE, March 11 (ATA) – ATA correspondent Belul Jashari informs:
Kosova President Ibrahim Rugova declared Wednesday in a news conference that he had not officially received an offer of talks from the Serbian government, as it announced on Tuesday.
Rugova held two news conference due to the big interest of foreign reporters.
Rugova stressed that it is not clear what kind of dialogue Serbia proposes, it is not clear whether it is a matter of a proper dialogue or a public dialogue, he said.
Kosova President stated that the Albanian party is ready to start negotiations with Belgrade for the solution of the Kosova issue, but they should be held with the help and mediation of the international community in all levels. This dialogue should not have preconditions, said Rugova.
Asked whether it will be better to hold a dialogue without preconditions and not to base hopes on the help of West, President Rugova said that “we have never conditioned the dialogue, but there are some rules of life, of the game of talks that the parties should be helped to negotiate. And in this direction Kosova needs the assistance of the West.
Asked whether does this mean that Rugova does not accept the suggestion of Gelbard to hold secret talks, he responded that the solution of Kosova problem accepts all sorts of talks which are legal, also including the secret ones.
Later on Rugova said that the confrontation in Kosova is dangerous because Serbia has many armed forces in Kosova, which can cause massive massacres, as it happened recently in Drenice. For the moment it is more important to save the people.
Rugova stressed that “we have not asked the change of borders, because Kosova has been member of a state which ceased to exist, former Yugoslavia, like Serbia, Croatia, Macedonia and others. The independence of Kosova would only stabilize the region, this part of Europe and would calm down Albania, Macedonia and Serbia as well, although it thinks different.”
Rugova considered as positive the proposal of the Contact Group that Felipe Gonzales be the OSCE special envoy for Kosova.
Asked about the parliamentary and presidential elections in Kosova, declared to be held on March 22, Rugova said that we are resolute to hold the elections, but we will be considering them because the situation is extremely grave. He said that the reporters would be duly notified about this.
President Rugova reported during the news conference that the Serbian regime has not allowed the Albanian experts to perform the autopsy of the victims and their burial. He greeted the operating plan of the Contact Group, approved in London, as well as the members of the group who worked for the Kosova question. He urged other countries to join this group in order to stop killings in Kosova. He asked a greater engagement of the international community for the salvation of the Kosova people, who is trying to realize his freedom and independence through peaceful means. /rxh/mt/
Albanian Telegraphic Agency

REPORTAZH NGA PREKAZI I PARA 12 VITEVE
Reportazhi nga Prekazi i korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari shkruar para 12 viteve në mbrëmjen e 31 Janarit 2010, botuar të nesërmen në 1 Shkurt te Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë- Agjencia Telegrafike Shqiptare:

REPORTAZH
KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ

Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën.
Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare.
Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.
Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.
Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.
Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…
Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës.
“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz.
“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”.
Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve.
“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”.

Gazetari Behlul Jashari me Rifat Jasharin

Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit.
“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati.
Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë.
“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…”
Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”.
“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”.
Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja.
Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin.
“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai.
Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës.
Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura.
Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë.

Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006.
“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner.
“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial.

Prekazi me 30-janar 2010 – Behlul Jashari me ciceronin e Kompleksit Memoral Xhevat Imeri

Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund.

Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.
Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund,  po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”…

Inteligjenca britanike raporton më pak sulme ruse, megjithëse ato e synojnë Odesën

0

 sot me 5 mars 2022, në ora 12:54. nga NTB

Sipas inteligjencës britanike, ka pasur më pak sulme ruse ndaj objektivave në Ukrainë në 24 orët e fundit sesa në ditët e mëparshme. Të dhënat e fundit mbi luftën në Ukrainë thonë se forcat ukrainase kanë ende kontroll mbi qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol, ndërsa luftimet në rrugë raportohen në Sumy.

– Ka shumë të ngjarë që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse, thuhet më tej. – Forcat ruse ndoshta po i afrohen edhe qytetit port të Mykolajiv në jug.

Ka të ngjarë që disa forca të përpiqen të ecin nëpër qytet dhe t’i japin mundësi përparimit drejt Odesës, thotë inteligjenca britanike.

Qyteti port i Odesa-s në Ukrainë, që synojnë ta pushtojnë forcat e ushtrisë së Federatës Ruse në vazhdim.

Mardhënjet shqiptaro serbe dhe ukrainaso ruse, është iluzore që të avansohen në miqësi

Automjet ushtarak rus në rrugët e Kherson të Ukrainës me 1. mars 2022.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • BLIC KRIGU Slobodan Milosheviqit dhe i Vladimir PUTINIT SI AUTOGOLA

Rusia ishte gati një shekull shtet totalitar dhe shkatrrimi i tij më 1991 përjetohej si një katastrofë. Në ato rrethana është shkolluar edhe V. Putini. Prandaj tani del hapur, pasi që e okupoi Krimenë (2014), se “Ukraina është shtet i sajuar”. Prandaj zgjërimi i NATO-s afër kufijëve të Rusisë sot, (brenda saj dje) në qarqet e Moskës spjegohet si “agresion”. Tani, okupimi i një pjese të Ukrainës Lindore, nuk do të thot se ndonjë Marrëveshje paqesore do të ketë qëndrueshmëri. Kjo për faktin se në Ukrainë janë minjerat e Uraniumit dhe shumë melave tjera të rrala. Madje, Ukrina është shumë më e pasur se sa që mendohet me GAS NATYROR, lëndë e parë kjo që ia ka rritë vlerën industria shtetërore dhe private gjermane. Mu për këtë aryse, shprehja “sajesë” tregon se ku jemi dhe ku do të jemi me “problemin Ukrainë” edhe për disa dekada.
Çështja e Kosovës, në frekuencat politike është spejguar nga shumë dimenzione. Por, mjafton të studiohet, nga 35 programe serbe për ta SHFAROSË kombin shqiptar, vetëm Programi “DEPËRTIMI NË DET”. Jo vetëm kaq, ky program u kthye në një “POEZI” me tri strofa, për ta kuptuar politikanët më mirë. Ai që e vargnoi quhet Prota Mateja Nenadoviq. Mëtej, mendimin imperilaist serb e ka zhvilluar Vlladan Gjorgjeviqi, duke shkruar se: “Shqiptarët janë popull pa emër, pa histiri. Nuk kanë alfabet, nuk kanë gjuhë letrare. Gjuha e tyre është në dhjeta dielekte sa që nuk mundën të mirrën vesh në mes veti. Ata nuk dijnë çka është krypa as sheqeri. Shumica në veri kanë bisht kali, e në jug bisht dhie. Ky popull i shpellave, meriton të civilizohet duke e shfarosë totalisht”. Dhe shtrohet payetja: A nuk veproi Serbia me këto prorosi më 1877 duke e shfarosë popullsinë autoktone shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Prirotit, me 714 katunde dhe 6 qytete me peshë gjeostrategjike për Ballkanin dhe lidhjet Evro-Aziatike.
Prandaj,ndërhyrja fashiste e Ushtrisë Ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022, në aspektin e filozofisë histoirisë, duke i analizuar të gjitha rrethanat, shpalosin në siperfaqe tri probleme të Vlladimit Putinit, si një Hitler i Madhë apo Millosheviq i Vogël, në fillim të shekullit XXI. Problemi i parë i Vladimir Putinit mendohet se është familiar-social. Dhe, me këtë luftë provon ta kompenzojë çmendurinë e tij pasikologjike, duke u konfrontuar me tërë botën demokratike. Problemi i dytë hipotetik, është se brenda pushtetit ka opozitë e cila edhe me pak vetëorganizm intelegjent, mund ta rrëxojë nga pushteti, në mënyrë që pastaj të pësojë burgimi, hetimi dhe gjykimi me denimin më të rëndë. Çështja e tretë, pse Rusia ka hy ushtrakisht në Ukarinë është inferioriteti i agjenitit të NKV karshi çështjeve që e rrethojnë sepse Rusia edhe njëzet vjetë nuk do të jetë më suoperfuqi atomike, por do të shndërrohet në fuqi rregjionale, ashtu si është sot në aspektin klasik, sepse përdorimi i bombave vetvrasëse ka krijuar teknologji të re, e cila që në start me siguri të lartë mund t` i shkatrrojë . Prandaj me saktësi matematikore, mbi këto plagë, duke pasë për bazë qëndrimin e aleatëve të Putinit, duke pasur për bazë orekset gjeostratregjike të tij, si rrezik për paqën në Botë, për të mbetuer në lojën e “madhe”, mardhënjet ruso- ukrainase, që të përmirësohen me ndonjë konventë paqesore, i shoh si iluzion. E qëndrimi është pesimist, por mjerishtë i sakt, sepse ky pozicion është zgjidhje tragjike e pushtetarëve dhe popullit rus, që është duke e kultivauar rusomadhësinë (e Pjetrit Parë dhe Ekaterinës) si një histori madhështore imperialiste, por njëherit si fatamoragnë që është, do të psojë uvertyra e tragejdisë në tri akte: me humbje të fuqisë, me degjenerim të shoqërisë dhe me katastrofë të eknomisë në përgjithësi. Në këtë histori brutale, më së shumti duart është kah i fërkon Kina komuniste.

Historia “paralele” dhe qëllimet alkimike ruse

Po, Vlladimir Putini jo vetëm për propogandë, por i yshtur nga ndonjë historikuc sllavë, i ngrakuar me shovinizëm, provoi pra ca ditësh të nxjerr në “pazar” një paralele në mes Kosovës dhe Krimesë, gjithnjë duke provuar të maskohet për ta matur pullsin e opinionit, se çka mendon nëse mendon kur Ushtria Ruse do ta pushtonte Ukrainën, sikurse e pushtoi pa ndonjë zhumrmë Krimenë, e cila historikisht i ka takuar një populli shumë të vjetër (Tataro-çerkez me premisa Hitite, popull shumë i civilizuar dhe trime-Hb). Mu për këtë, Rusia gjithëmonë ka lakmuar daljën në Detin e Zi, sikurse Serbia dlaje në Adriatik, e dalja sigurohej për Rusinë, vetëm nëse e ka në “kadastër” Krimenë, përkatësisht vetëm nëse Serbia e ka në “kadastër” treven e Shqiptarisë .
Po Serbia e vogël me “qiellin e madh” të kishës, në të njejtën mënyrë sigurohej se do t` i afrohet detit, nëse e sharosë Sanxhanuk e Nishit (10 250 kilometra katror) dhe nëse në vijim (1877) e okupon Kosovën (32 500 kilometra katror (1912) e i okupoi 39 400 kilometra katror, në emër se “po e largojmë ilsmin nga Evropa”, sepse pastaj i mbetej edhe një hap, për ta rrealizuar “ëndrrën e Danillevskin dhe Hamjakovit me Franjo Zahun e Ilija Garashanin (1886), në kanalizimin e shovinizmit, prej të cilit dalin vetëm cubat vrasës të fëmijëve dhe të moshuarëve, duke mos harruar dhunimet oridenere të ushtrisë dhe policisë serbiane, me mercenarë nga të gjitha meridianet, kanë mund të thonë në Londër më 1913: Ne dtyrën tonë e kryem. Ju na e dorëzoni tapinë”. Dhe ashtu ndodhi me pelqimin e GJASHTË FUQIVE EVROPIANE.

Pak histori

Për ta arsyetuar qëllimin, Rusia me kohë në fund të shekullit XVIII e shfaqi idenë se: Ukrina është “Rusia e Vogël”. Askund nuk u tha “Rusia e Vjetër”, sepse vërtetë Kievi dhe kultura shtetërore ukrainase është shumë më e fortë në aspektin rreligjioz dhe fanatik për vatanin e dëmtuar nga Mongolët dhe disa popuj që rrënuan çdo gjë, duke kaluar andej pari.
Në anën tjetër, propoganda rreligjioze dhe politike serbiane, për herë të parë e shpiku termin “Serbi e Vjetë” për Kosovën më 1853. Po, janë hulumtuar burime, leksikone, harta të çdo epoke dhe askund nuk figuron se Kosova do të ketë pasë tjetër emër, përpos DARDANI “CAMPUS DARDANORUM”-Fusha e Dardanisë, që u konvertua në Fushë të Kosovës shumë më vonë, por që nuk e ka asnjë lidhje burimore me të ashgtuquajturën “Luftën e Kosovës 28 VI 1389”, “luftë” kjo që fillim e mabrim është e trilluar, në shkallë rreligjioze dhe mesjetare, madje për interesa të altarit është bërë legjendë Evro- Aziatike.
Nëse ndokush provon ta bëjë ndonjë paralele në mes Ukrainës dhe Krimes, konkludoi se tash po atë minutë, që ka krisë bomba e parë ruse për ta okupuar tërë Ukrainën, Moska e ka të humbur edhe Krimenë, pra ose do t` i fitojë të dya ose do të humbë tërësisht . E nëse ndodhë ndarja në “grisha” faji historik do t` i mbegtet Perendimit, që nuk e ka pleqëruar çështjçën skajshmërisht drejtë, sikurse çështja Shqiptare në Londër më 1913. E politika “Londër 1913” nuk duhet të ndodhë, por me kusht që, vetëm nëse Perendimi nuk pozicionohet në oprtunizëm, si në rastin e Shqipërisë (1913) dhe Krimesë (2014). Ngjashëm duhet të pozicionohet Serbia karshi Kosovës, sipas diktatit rus. Por nuk do të ndodhë “ukrainizimi apo krimzimi i Kosovës” ,sepse Kosova ka histori origjinale shqiptare dhe popullsia ishte, është dhe do të jetë 92 përqindë shqiptare, duke respektuar të drejta kulmore për pakicat. Mbi të gjitha Shqiptarët kudo në Ballkan janë AUTOKTOIN, ndërsa Rusët në Krime dhe Ukrainë janë ardhacakë. E shtrohet pyetja: Cili është emruesi i përbashkët ruso-serbian për Ukrainë, alias Kosovë. Fjala është për URREJTJËN konstante ruse ndaj Ukrainasëve, dhe URRETËJE serbe ndaj Shqiptarëve. Pra urrejtjën të dy palët e kanë të përbashkët, por shansat për të dalë të përbaltur nga kneta, të dy palët i kanë gjithëashtu të përbashkëta.

Ku puçën dhe ku dallojnë dy rreshtimet neofashiste (Ruso-Serbiane)

Është fakt i pamohueshëm se Çështja Shqiptare është një plagë Ballkanike dhe Evropiano Perendimore. Ndërsa Çështja e Ukarinës është një plagë Aziatikedhe Lindore, por me përmasa më pak tragjike, sepse Ukrainasit nuk janë detyryar të shpërngulën në ndonjë vend tjetër , por janë aty, madje sot janë 44 milonë banorë, kanë një industri ushtarke-shtetërore majftë të zhvilluar dhe mund të mbrohen një kohë të gjatë, fakt ky që e shndërron Rusinë në agresor që patjetër urdhërdhënsit e sulmit ndaj Ukarinës do të denohen në Hagë, sikurse u denjuan serbianët për gjenocidin në Kosovë ndaj shqiptarëve.
E vërteta, Çështja e Kosovës, kur politika ruse e krahason me me Çështjën e Krimesë, ka për qëllim të krijojë paralelizma dhe t` i japi Rusisë, alias Serbisë të “drejtë hitostirke” në riokupim. E të dy çështjet me qëllim janë kthyer me kokë teposjhtë edhe me fajin e Prendimit, sepse një kohë të gjatë kanë shiquar nga bregu se çka po ngjanë në “luginë”.
Edhe qëndrimi i Rusisë edhe i Serbisë puqën dhe nuk dallojnë në mes tyre ndaj viktimave (Kosovës dhe Ukrainës), sepse për aq është forca e të dy okupatorëve, edhe pse Ukrina e ka një histori më të turbullt se sa Kosova. Madje duhet të dihet se në Ukrainë janë përzier një kohë të gjatë edhe polakët, po përmes martesave përziemje, mund të thuhet s ekanë bërë edhe gjermanët (Rasti i Caricës Ekagtarina).
Në realitet, Ukraina është një trevë gjeostrategjike, shumë interesante për ekoniminë e superfuqive në çdo etapë historike. Lidhur me këtë, orinetimi i drejtuesëve më të mëdhenjë shtetëror të Rusisë (Pjetri i Parë 1672-1725; Ekaterina 1729-1796), që e bërë këtë shtet me siperfaqe shumë të madhe, ishte që të okupohet kjo trevë (Ukrina) dhe njëherit si e aneksuar të shfrytzohet për zhvillimin ekonimik të brendëshëm dhe për interesimin që të investojë Prendimi për interesa të veta ekonomike, konjunkturë kjo që sigurohej nga deti, sepse rrugët toksore mungonin. Lidhur me këtë, pas Rusisë në Ukrainë ka qenë e implikuar edhe Prandoria Osmane, kuptohet përmes popujve të islamizuar që ishin shumë të aftë për luftëra dhe për tregti në shtigje të gjata tokësore. E vërteta, duhet të thuhet telegrafikisht se Ukrainën më së shumti nga Dyndja e popujve e kanë dëmtuar Mongolët. Rrënimet e tyre janë me permasa biblike, si tragjedi njerëzore dhe kulturore, nuk do të mësohen në detale kurrë.
Sot Ukraina është atraktive për minerale të rrala dhe për fuqi punëtore shumë të lirë.Prandaj lufta aty po zhvillohet për interesa gjeostrategjike dhe për sllavomadhësi të rusëve, që pretendojnë të mos bien në knetë, e janë në fund të saj. Po, Rusia ka bomba atomike dhe hidrogjenike sa për ta shkatrruar një të tretën e botës. Por shtrohet pyetja, ato bomba, rrezatimi i tyre a do të ndalen vetëm në trevat ku hudhën. Jo, ka mundësi të qindë për qidnë që të kthehën në autogol.

Historiku i Kosovës

Nëse Serbia ka marrë nga treva etnike e Kosovës (ku ishte Sanxhaku i Nishit me 714 katune…), mbi 15 000 kilometra katrorë, dhe ato i ka serbizuar në tërësi, madje tutje ka provuar nepër PESË etapa që ta shfarosë popullin shqiptar: 1877-1912; 1912-1914; 1918-1941; 1949-1966; 1989-1999, atëherë Rusia në Ukrainë tani (më2022) po provon që ta shkatrrojë së pari shtetin e Ukrainës, e pastaj në radhë të çmendurisë rusomadhe është çkombëtarizimi, sepse Ukraina ose është UNIJATE, ose KATOLIKE, pra nuk është pravosllve sikurse Rusia me rreligjion. Në lidhje me këtë, rasti i Kosovës ka treguar se nuk është e mundur që popujt sidomso në kohën e INFORMATIKËS të zhdukën me lehtësi. Ky fakt tregon se në çfar avanture ka hyrë Rusia, ky fakt tregon se sa e pasheruar është urrejtja serbiane ndaj Republikës Kosovës, mu për faktin se nxitët nga Rusia. Në realitet, orintimet ruse janë shumë të thella, e jo vetëm që duan “përtritje hapësirore”, por kërkohet diçka më tepër. E “më tepër”, është se Moska nuk donë të sheh afer murit vet NATO-n dhe tërë Perendimin. Këtë realitet, sidomos Kisha Ruse dhe ajo e Vaselenës me seli në Stamboll, nëse zbrapset Putini, atij nuk do t` ia falin kurrë. Sikurse nuk do t` ua falin komunistëve jugosllavë shkatrrimin e Jugoslavisë, e cila sipas kishës ruso-serbiane ishte një “bimë” shumë domethënse që një ditë “familjës Madhe sllave” t` i bashkohet edhe Bullgaria. Së këndejmi armiqësia në mes Kishës Ruse dhe Vatikanit është më e egra në histori, sepse ka lejuar më 1992 që (Roma) të pavarësohen Sllovenia dhe Kroacia katolike. Në esencë, në Ukrianë dhe Kosovë, armiqësia gjeostrategjime panslleve shihet në pasurinë e tyre me minelrale dhe ujëra të pastra, por edhe rrugë komunikative që premtojnë ardhmëri.
Shqiptarët tani më shumë se kurrë, duhet të kuptojnë se për gabimet që ndodhin sot, faji është i mbiellur dje, prandaj, nesër do të jetë shumë vonë, që për fatin e sigurimit kombëtar, duhet për të u lidhë edhe më fuqishëm me SHBA –t dhe NATO-n, rreshtim ky që duhet ta shfaqim më fuqishëm se kurrë, sot. O sot e kurrë. Pra shqiptarët duhet të ruhën nga ekstremizmi iranian, nga pansllavizmi dhe nga globalizmi perendimor, me kusht që Shqipëria të bëhet ashtu si e meritoi, dhe pse mos ta themi hapur, se u luftua me të gjitha mjetet dhe u pengua më 1913 në Konferencën e Londrës, për faktin se shumica e popullsisë shqiptare identifikohej me turkun- (Dosja e Eduard Greit 1912-1913 dhe vrasja e 500 politikanëve shqiptarë më 28 qrshor 1913 në Gazimwestan, nga ushtria e Bozhidar Jankut).

Çka ngjau në Konferencën e fituesëve të Luftës Dytë Botërore në tetor 1944 në Moskë dhe më 4-11 shkurt 1945 në Krime (Jaltë)

Në tetor 1944 në Moskë Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill, kishin marrë vendim unanim se: “ata popujë që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, të “racionalizohet” e drejta e t` u japim të drejtë atyre që kanë luftuar sado pak nazifashizmin t` i nxisim që t` i shfarosin (popujt kuislling!!), ose t` i deportojnë largë trojeve të tyre”. Mbi këto baza, Ruzvellt, Stalin dhe Cherchilli do të hapin PAZARE edhe për fatin e Ballkanit në rreshtimin e popujve në vijimin historik. Lidhur me këtë, Vinston Cherchilli :“si për mahi” do të provojë për ta peshuar pullsin politik të Visarion Josif Stalinit dhe në një pako të cigareve do ta shënojë se si duhet të disperzohet ndikimi i sferave të interesit në Ballkan. Në pakon e cigareve Cherchilli do të shënoi: 90 % Rumunia dhe 75% Bullgraria nën ndikimin Rus. Ndersa Greqia 90% nën ndikimin Anglo-Amerikan. Jugosllavia me Hungarinë mbetëshin 50 me 50 përqind (Fifti Fifti) të ndikimit. Shqipëria në “Dokumentin e mrapsht” të Cerchillit, në tetor 1944 nuk përmendej fare. Kjo do të thiot se “nuk duhej të ekzistonte”. Lidhur me këtë, sipas një letre të Dinastisë Karagjorgjeviq (1942) nga Lpndra, Cerchilli duhej ta refuzonte Mbretin Zog që të instalohet në Londër, për faktin se më 1916 shqiptarët në ÇANAKALA ia kishin dëmtuar ushtrinë dhe e kishte humbur luftën me Turqinë. Prandaj, u detyrua të “Japi dorëheqje”. Kështu HAKMARRJA ishte ruajtur për “momente të volitëshme” dhe pasonte si elemnt shumë i ulët, prej një burrshteti serioz. Sipas dokumenteve sekretet të CIA-s, Shqipërinë e futi në lojën Ballkanike përfaqsuesi i Ukrainës, që njëherit ishte MP Jashtëme i BRSS, e që quhej Mollotov. Ai me fuqinë e tij intelektuale arrijti që Shqipërinë ta fusë nën obrellën 50 me 50%. Dhe ky realitet, do të imponojë pas vitit 1946, një gjeostrategji të re filozofiko politike të re për Ballkanin. Kuptohet, se disa drejtues shtetëror dijtën ta lexojnë rrershtimi n e të fuqishmëve (fituesëve të luftës antifashiste), e disa mbetën në knetë. Formula foilozofiko politike dhe diplomatiko strategjike është 2+2+2. Kjo do të thot: dy shtete duhej të mbeteshin me Bllokun e Varashëvs, dy shtete me Bllokun e NATO-s dhe dy shtete në mes, si të pa anëshme. E në këtë paanësi duhej të rreshtohën Jugosllavia dhe Shqipëiria. E vërteta, Pakti ushtrak Ballkanik i vitit 1953, ishte një Pazar për ta ndarë Shqipërinë Jugosllavia me Greqinë ,kurse Turqia që ishte rreshtuar në sferën anglo-amerikane e që shpërblehej me popullsi shumë të shndoshë shqiptare, për afro 3 milion, thuhet në “pazarin e shekullit `53”. E mos të harrojmë se çdo gjë që ndodhëte në Moskë dhe Krime, shtabi i Titos informohej përmes dy diplomatëve rus, që ishin të afërt me Kishën Ortodokse serbiane. Prej tyre Vasa Qubrilloviqi do të “marrë dorë” dhe më 3 nëntor 1944 do ta shkruaj Elaboratin për shfarosjen e shqiptarëve, përkatësisht më 5 janar 1945 do të pasojë Elaborati i ri “Për shfarosjen e të gjitha pakicave në Jugosllavi”.(Këto elaborate me shumë të tjera i kam botuar më 1996, në librin: Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi –dokumente.).
Nga ky agresion misterioz edhe i qëndrimeve te të Mëdhnjëve edhe “aleatëve” të tyre, Shqiptarinë e pati shpëtuar Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në rend të parë, sepse trevat shqiptare u çliruan me armet e veta.Ndërsa pas vitit 1949, Shqipëria shpëtoi vetëm në saje të hyrjës në OKB dhe në Paktin e Varshavës, më 1955, se për ndryshe Shqipëria ishte e vizatuar për t` u ndarë në Shkumbim në mes Jugosllavisë dhe Greqisë. E me që më 1955 deshtoi ky plan, Jugosllavia titiste, e krijoi aferën “Panjot Plaku”, aferë ko e sajuar nga agjentura Dushan Mugosha nga Lufta Antifashiste, që e kishte fillimin në rregjionin e Vlorës. Mu për këtë “meritë”, Dushani do të avansohet në Sekretarë të Komunistëve të Kosovës deri më 1965, deri atëherë kur Tito-Kardel dhe Rankoviqi-Llukiq-Srefanoviq-Cervenkovski, ishin bërë gati ta skicojnë një Konventë të re me Republikën e Turqisë, për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadolli, kuptohet me akordim total sikurse ai i vitit 1938. Këtë plan agtentat do të disperzojë diaspora shqiptare, duke iu drenjtuar Senatit SHBA, dhe aty kah mesi i vitit 1965 çështja do të kaloi në stratregji të re, do të kaloi në politikë intenzive kah federimi i federatës (që kishte filluar të lakohet si rreshtim më 1962), përkatësisht ishte në rrugëtim përgatitja e aktit final për rrxuarjën e politikës byrokratike CENTRALISTE, dhe njëherit për hapje të frontit për t` u larguar nga kneta “shteti i vdekur ”, që quhej Jugosllavi, e për të cilën kishte folë Eduard Kardeli më 1957 (për shembjen e Jugiosllavisë) si një projekt francezo-rus i kohës Antantës (Angli, Francë, Rusi cariste). E Jugosllavia u rrënua definitivisht më 4 korrik 1992, pas një lufte në mes sllavëve. Çdo histori pastaj në vijim, ka pasë për nevojë që rrolin kryesor ta luaj fuiqa e luftës çlirimtare, si luftë e drejtë, e ku mbi të gjitha UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) mbeti model për shumë popuj të robëruar jo vetëm në Evropë.

Prishtinë, më 5 mars 2022