Kreu Blog Faqe 1380

Mbajeni në mend: Serbia mban anën e Putinit në agresionin kundër Ukrainës, jo të Perëndimit!

2

Të premten dukej kështu në Kharkiv, Ukrainë. Të shtunën mbrëma ka pasur shpërthime të reja në qytet. Fotoja është verifikuar nga Aftenposten e Oslos. Foto: Telegram


Nga: Frank Shkreli

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende evropiane, që refuzojnë të vendosin sanksione ekonomike kundër Rusisë, si masa për të dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, ashtu siç kanë bërë shumë vende anë e mbanë botës, por sidomos ato evropiane. Serbia është prononcuar se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë për agresionin e saj ndaj një vendi të pavarur e demokratik. Por këtë javë në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, Serbia votoi me 141 vende të tjera për të kërkuar ndalimin e agresionit rus në Ukrainë. Siç dihet, kjo është një votë vetëm simbolike, si shumë vota të tjera në të kaluarën në organizatën botërore të kësaj natyre, që nuk do të ketë asnjë ndikim mbi zhvillimet ushtarake e poilitike në terren: në Ukrainë.

Megjithëse jam i sigurtë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e di mirë se kjo votë në Asamblenë e Përgjithëshme nuk ka asnjë rëndësi sa i përket gjëndjes në Ukrainë ; as nuk i prish hiç punët e Moskës me Beogradin dhe se vota të tilla në OKB nuk kanë asnjë vlerë përveçse mund të shprehin qëndrimin e vendeve anëtare mbi një subjekt të veçantë. Por, çuditërisht, është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i vetmi që mendon se vota e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme, që “dënon” Rusinë për agresionin në Ukrainë, tregon, sipas tij, se, Serbia ka bërë një kthesë, se “Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, sipas një shënimi të Z. Rama në rrjetin social. Serbia nuk ka ndryshuar aspak qëndrimin e saj në lidhje me sulmin barbar të Rusisë kundër Ukrainës, pasi janë të mjaftueshme deklaratat e Beogradit zyrtar, që tregojnë se e kundërta është e vërtetë. Por edhe zyrtarë të lartë perëndimorë janë shprehur se Serbia është përcaktuar në krahun e Moskës dhe se agresioni i Putinit kundër Ukrainës së pavarur e demokratike gjatë ditëve të fundit, është i njëjtë, një kopje me të njëjtat justifikime të luftës së Millosheviçit kundër Kosovës 20 e ca vjet më parë.

Kjo është e qartë, por ajo që po habit njerëzit, sidomos shqiptarët kudo, por edhe disa zyrtarë të lartë perëndimorë, është fakti se pse e ndjen si obligim Kryeministri i Shqipërisë të lëvdojë e të mbrojë votën e Serbisë në OKB, si një kthesë, si shenjë se Serbia me votën e saj “kundër” Rusisë, po “unifikon Bashkimin Perëndimor me Perëndimin”. Sipas disa mediave, Beogradi zyrtar është shprehur një ditë a dy pas votës në Asamblenë e Përgjithëshme se Serbia votoi në favor të 5 pikave të para, nga 13 pikat gjithsejt, që kishte rezoluta kritike ndaj Rusisë dhe jo për rezolutën në tërësi. Hajde merre vesh tani se si dikush mund të arrijë në përfundimin se vota gjysmake e Serbisë në OKB (në favor të 5 pikave dhe jo në favor të rezolutës së plotë) kundër Rusisë, “unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin” kundër pushtimit të Ukrainës nga diktatori Putin.

Qëndrimi i Serbisë është një politikë jo vetëm dyfytyrësie, por edhe pafytyrësie nga ana e Beogradit zyrtar si dhe nga ata që shprehen pozitivisht për këtë politikë dhelpërore të Serbisë, duke e cilësuar atë si “unifikuese” me Perëndimin. Sepse, po të ishte Serbia e disponuar seriozisht për të dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo do duhej të dënonte më së pari agresionin dhe krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Presidenti serb Vuçiq, i përkëdheluri i disave, mbron gjithnjë agresionin kundër Kosovës dhe krimet e kryera atje ndaj mijëra shqiptarëve të pafajshëm, viktima të regjimit fashist serb. Gjithashtu, Serbia jo vetëm që  nuk njeh, por bën ç’mos për të minuar pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe së bashku me Rusinë, për vite tani, vepron kundër njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës,, në entet ndërkombëtare dhe rajonale.

Pamje nga Kiev i Ukrainës …

Udhëheqësit e Serbisë sot, disa prej të cilëve kanë qenë bashkëpunëtorë të Millosheviqit, përfshirë Vuçiqin, nuk ka sesi të dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, sepse diktatori kriminal Putin në Ukrainë po kopjon, pothuaj me përpikmëri, veprimet barbare të Millosheviqit në Kosovë, siç u shpreh Kryeministri britanik, Boris Xhonson, javën që kaloi në parlamentin britanik duke folur rreth sulmit rus në Ukrainë. Udhëheqësi britanik krahasoi agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviçit në Kosovë në vitet 1998/99. “Unë mendoj se njëra nga gjërat më impresionuese se çfarë Putin po bën është sa i përafërt është krahasimi midis veprimeve të tij dhe atyre të Sllobodan Millosheviçit. Ekzaktësisht i njëjti nonsens i përdorur mbi lidhjen mistike mes Kosovës dhe Beogradit dhe Kievit me Moskën. Ekzaktësisht i njëjti agresion dhe kujtoni se Sllobodan Millosheviç vdiq gjatë gjyqit”, ka thënë Boris Johnson. Ndërsa javën e kaluar, një zë nga Amerika, ish-ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Filip Kosnet dha alarmin në lidhje me qëndrimin e Serbisë në lidhje me sulmin barbar të Rusisë kundër Ukrainës: “mbajeni shënim”, ka shkruar ai, “Vuçiq mbajti anën e Putinit, jo Perëndimit.” Pra, duket se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës (ortodokse). Kjo nuk është udhëheqje; është moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani shënim! -ka shkruar ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett në rrjetin social.

Unë do të përfshija në këtë porosi të Ambasadorit Kosnet – drejtuar SHBA-ave dhe BE-së – edhe Tiranën zyrtare, në krye me Kryeministrin Rama dhe mbarë klasën politike shqiptare që: para se të bëjnë deklarata të tilla pro-serbe në lidhje me tmerrin që po ndodh sot në Ukrainë të kujtojnë mirë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, pak më shumë se 20-vite më parë, por edhe të mos harrojnë-  në euforizmën e tyre-, në mbështetje të “Ballkanit të Hapur”, se çfarë qëndrimi zyrtar vazhdon të mbajë Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit në lidhje me Kosovën dhe me shqiptarët në përgjithësi. Mos harroni vitin 1999. Mos harroni deportimin në masë e me dhunë nga trojet stërgjyshore të afër një milion shqiptarëve të Kosovës. Veçanërisht: ju lutem mos harroni aq shpejt vrasjen e mbi 12.000 viktimave civile të pafajshme dhe të pa-armatosur, të vrarë nga regjimi terrorist serb, qindra masakra dhe varrezat masive e pa shenjë si dhe ata të cilëve ende nuk u dihet varri. Kujtoni gjithashtu edhe përdhunimin e 20.000 femrave të Kosovës.

Serbia ende nuk i njeh as nuk i pranon këto krime të fund shekullit 20-të kundër shqiptarëve! Mendoni mirë se ç’po bëni dhe njëherazi kujtoni: është lutja dhe porosia ime drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare në përgjithësi këto viktima, të gjalla e të vrara nga Serbia, jo më larg se dy dekada më parë para se të hidheni në prehër të Serbisë, duke u bërë avokat i politikës së Beogradit ndaj agresionit rus në Ukrainë. Bota e di tashmë, se Vuçiqi është në anën e Putinit dhe jo të Perëndimit! Në përkujtimin e 578-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, (2 mars 1444 -2 mars 2022), dhe duke pasur parasysh gjëndjen ndërkombëtare në Evropë Kombi shqiptar ka nevojë për bashkim, bashkim idesh e interesi. Situata aktuale që po ndryshon, mot pas moti, kërkon vepra bashkimi dhe dashuri vëllazërore, jo përçarje.

Gjuha e trupit flet shumë: Kjo hare dhe sjellje aq e lirë e Edi Ramës me Aleksander Vuçiqin, nuk mund të haset në asnjë takim të Edi Ramës me cilindo politikan shqiptar…!

E kam thënë shpesh se diplomacia dhe marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Beogradin zyrtar, duhet të kalojnë nëpërmjet Prishtinës! Kam drojë se kini humbur drejtimin, të nderuar vëllëzër shqiptarë! Është momenti historik për një Besëlidhje të re Shqiptare – në bashkpunim me miqtë perëndimorë- në krye me Shtetetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të ideve dhe interesave kombëtare afatgjata.

Epopeja e Jasharëve, një heroizëm i pashembullt në historinë e njerëzimit!

1
Nga: Sheradin Berisha
* Në 24 vjetorin e Epopesë së UҪK’së!
Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i ndarë në lagje, i shtrirë në kodrina dhe lugina. Para luftës fshati kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera. Për të shkuar në Prekaz, nuk është shumë vështirë, në kthesën e parë sapo e kalon Skënderajin, në krah të djathtë të rrrugës së asfaltuar, është i vendosur mbishkrimi “Bac u kry!”.
***
Në hyrje të fshatit, para Kompleksit Memorial “Adem Jashari” ndodhet Kulla Memoriale e Hamit Jasharit (e familjes së Gjeneral Musa Jasharit), e cila në Betejën e Lavdishme të 5 – 7 marsit 1998, ishte fortesa e parë që u përballë me forcat ushtarake-policore serbe! Gjatë kësaj rezistence të fortë ranë dëshmorë 12 anëtarë të familjes së Hamit e Sala Jasharit, dhe 3 anëtarë të familjes Halili & Bazaj.
Rreth 200 metra mëtutje (prej Kullës së Hamit Jasharit), në të dy krahët e rrugës shtrihet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. Në të djathtë, (në një tatëpjetë të rregulluar mirë), janë varrezat e 61 dëshmorëve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharin, ndërsa në të mjatë të rrugës janë shtëpitë Muze të Jasharëve. Pranë varrezave të tre heronjëve të parë (të Shabanit, Ademit dhe Hamzës) pandërprerë qëndrojnë dy ushtarë të gardës së FSK’së, të cilët vëzhdimisht – bashkë me mijëra vizitorë që vijnë për homazhe, nderojnë sakrificën sublime të familjes Jashari, e cila ndryshoj një epokë.
Dalja publikisht e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës (me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci) ka bërë kthesë historike në vetëdijsimin e popullit shqiptar, në kuptimin, se UÇK’ja ekziston dhe si e tillë nuk ishte krijesë e “shërbimeve sekrete serbe”, ashtu siç e kishte cilësuar shpeshherë presidenti “historik” dhe kryetari i LDK’së Ibrahim Rugova.
Pas daljes publike të UÇK’së, kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq intensifikojë operacionet policore – ushtarake kundër UÇK’së dhe popullatës shqiptare. Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Më 22 janar 1998 forcat kriminale serbe sulmuan familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm. “Shërbimi Sekret Serb, me kohë kishte identifikuar pikat e rezistencës në Drenicë, duke shënuar si pikën më të rrezikshme Kullën e Jasharëve në Prekaz.
Sulmin mbi kullat e Jasharëve, njësitë policore serbe e ndërmarrin gjatë natës, më 22 janar 1998, nga një distancë e vogël, ndërsa Shaban Jashari me të birin, Hamzën dhe nipat e tij, Fitimin e Besimin, iu kundërpërgjigjën. Pasi merr vesh për sulmin, nga Llausha, ku kishte qëlluar atë natë, arrin me shpejtësi në Prekaz komandanti, Adem Jashari, së bashku me dajën, Osman Gecin dhe me bashkëluftëtarë të tjerë. Gjatë luftimeve, kanë marrë plagë Ilirianë dhe Selvete Jashari.
Të nesërmen në mëngjes, policët serbë, të stacionuar në Fabrikën e Municionit, në shenjë hakmarrje për disfatën e pësuar në Prekaz, kishin vrarë punëtorin Hysen Manxholli, nga Mikushnica.” (Adem Shaban Jashari dhe bërthama e parë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – vëllimi i dytë të monografisë, “Feniksët e lirisë” – Maj 2002.)
Pas kësaj rezistence, Kullën e Shaban Jasharit e vizitojnë shumë gazetarë, politikanë, e njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova. Shaban Jashari në të gjitha takimet kë thënë: “Nuk kemi ku të shkojmë më tej. Kur sulmohet shtëpia, meshkujt, po besa edhe gratë, kanë për detyrë ta mbrojnë nderin e shtëpisë, sepse nderi i shtëpisë është edhe nderi i atdheut”. (Po aty)
***
Intervista e Shaban dhe Hamz Jasharit
* * *
Në këtë kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotruese e situatës në Kosovë, u vu në lëvizje diplomacia ndërkombëtare. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur “mospranimi i gjendjes status quo” dhe “kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi”.
Mbi këtë bazë, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse (Shuttle diplomacy), do të ngarendin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Ngjarjet më kulmore që i dhanë kahje zhvillimeve politike në Kosovë, konsiderohen vizitat e shpeshta të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA’ve për ish’Jugosllavinë, në janar – mars të vitit 1998 në Prishtinë dhe në Beograd. Ambasadori Robert Geldbard në një nga takimet e tij (më 22. 02. 1998) me kryetarin e LDK’së Ibrhim Rugova në Prishtinë publikisht e akuzoi UÇK’në si “organizatë terroriste”.
Me këtë deklarim ndjellakeqës, ambasadori amerikan, qartazi përpiqej ta forconte lidershipin e moderuar politik në krye me Ibrahim Rugovën, për proceset e reja politike që ishin planifikuar të bëheshin gjatë verës së vitit 1998. Më 23 shkurt, z.Geldbard gjatë një takimi me Millosheviqin, i premtoj Beogradit lehtësira, duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike që ia kishin vënë Serbisë më herët do të hiqen!
Ky diplomat amerikan, skajshëmrisht akuzues për luftën e UÇK’së, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik kreut të LDK’së Ibrahim Rugova, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviq, për të marrë një ofensivë gjithëpërfshirëse për zhbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për vrasjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre. Dhe, në të vërtet kjo dramë e tmerrshme ndodhi!
Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, më 28 shkurt forcat ushtarake-policore të Millosheviqit në “emër të spastrimit të terenit nga bandat terroriste të UÇK’së” sulmuan fshatrat Likoshan të Drenasit dhe Ҫirez të Skënderajt. Në këtë sulm janë përdorur armatime të rënda dhe helikopterë.
Gjatë këtyre operacioneve në fshatrat e Drenicës, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë vendosi lidhjen mes Beogradit dhe bazave të veta në Kosovë dhe me helikopterë u sillte ndihmë forcave serbe, që qëllonin pa ndërprerë në fshatrat me popullsi shqiptare. Në këtë operacion, në Likoshan dhe Ҫirez u vranë e u masakruan pamëshirshëm 24 shqiptarë: gra, fëmijë e pleq të pafajshëm.
ADEM JASHARI: “NUK DO TË DORËZOHEMI PËR SË GJALLI!”
Kjo ekspeditë shfarosëse, vazhdojë nga 5, 6 e 7 mars 1998 edhe në Prekazin e Poshtëm. Prekazi i Poshtëm shtrihet rreth 2 km në lindje të Skënderajt. Është vendbanim i shtrirë në kodrina dhe lugina i ndarë në lagje. Para luftës fshati kishte 220 shtëpi, me 1630 banorë shqiptarë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz të Poshtëm janë vrarë 56 shqiptarë, prej tyre 21 anëtarë ishin të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit.
Në mesin e të vrarëve shumica ishin gra, fëmijë dhe pleq. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar 178 shtëpi dhe objekte të shumta ekonomike, ndihmëse dhe të tjera.
Më 3 dhe 4 mars 1998, rreth e përqark Fabrikës së Municionit në Skenderaj, ishin dislokuar forca të shumta serbe të artilerisë së rëndë. Po ashtu, policia serbe kishte bërë përforcime të shumta nëpër të gjitha postblloqet e saj në Drenicë.
Më 5 mars 1998, rreth orës 5.00 të mëngjesit, forcat ushtarke – policore serbe ndërmorën një sulm të kombinuar mbi fshatrat: Prekaz i Poshtëm, Llaushë, Polac, Marinë, Vojnik dhe Rakinicë të komunës së Skënderajt dhe ky sulm zgjati deri me 7 mars. Shënjestra kryesore e tyre ishte Familja e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm.
Komandanti Adem Jashari, në këtë situatë të rëndë ka marrë vendimin historik, vendimin më të vështirë dhe më të dhembshëm që ka marrë ndonjëherë njeriu, gjatë tërë historisë së qytetërimit. “Nuk do të dorëzohemi për së gjalli!Vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur”! ka thënë Adem Jashari. Dhe kështu ndodhi!
RRËFIMI I BESARTA JASHARIT
Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerie. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga këto pozicione: nga Fabrika e Municionit, nga kodrat e Skenderajt, Lisat e Xanit e pozicione të tjera. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK’së Adem Jashari dhe familjes së tij.
Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pas asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje.
Dëshmitarja Besarta Jashari (e bija e Hamzë Jasharit), e cila ka mbijetuar nga kjo ngjarje, rrëfen: “Ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan. Atë ditë, u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi, pasi ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushura me armatim. Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan.
Në mbrëmje, Adem Jashari së bashku me djemtë, Blerimin, Kushtrimin dhe Igaballin i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën”. (Bardh Hamzaj, Faik Hoti, “Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari”, Prishtinë, 2003, f. 91-92.)
Në ditën e dytë, më 6 mars, sipas rrëfimit të Besartës, ngjarjet janë zhvilluar kështu: “Që në mëngjes, nisën përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat. Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre.
Më tragjikja ka qenë një granatë e cila i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes tonë. Nga kjo granatë dhe disa të tjera që u hodhën rresht, nga plagët e marra vdiqën edhe Hidajetja, vajza e Rifatit dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Ademi, që luftonin nga një pozicion në tjetrin”. (B.Hamzaj, F.Hoti, Jasharët, f. 92-93.)
Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që konsiderohet edhe si dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK’së Adem Jashari dhe familjes së tij, Besarta i përshkruan edhe momentet e fundit të rezistencës në shtëpinë e Jasharajve. Besarta këtë ditë e kujton si vijon: “Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi. Afër derës së podrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekje për të na mbrojtur. Të gjallë ishim vetëm unë dhe Kushtrimi. E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra.
Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatikë në dorë. Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkojë te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite”. (B.Hamzaj, F.Hoti, Jasharët, f. 93-94.)
Kjo luftë heroike e pashembullt në historinë e njerëzimit, njihet me emrin – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shikoni rrëfimin tronditës të Besarta Jasharit
PËR MASAKRAT NË LIKOSHAN, ҪIREZ DHE NË PREKAZ TË POSHTËM – BËHET PËRGJEGJËS EDHE GRUPI I KONTAKTIT!
Pas Masakrës në Prekaz të Poshtëm (më 5, 6 e 7 mars 1998), “këndellet” diplomacia ndërkombëtare, e cila “urgjentisht” kërkon ndërprerjen e dhunës së armatosur për t´i lënë rrugë zgjidhjes së problemeve përmes dialogut në mes palëve.
Më 9 mars 1998 në Londër mblidhet Grupi i Kontaktit, për ta diskutuar eskalimin e gjendjes në Kosovë. Për çudi, në deklaratën e lëshuar nga Grupi i Kontaktit, kritikohet “përdorimi i tepruar i forcës” dhe “tejkalimi i autorizimeve” të njësive speciale të policisë serbe, “që ka sjellë për pasojë së paku 80 humbje jete…”, ndërsa denohen në tërësi siç theksohet në deklaratë “aksionet terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të çfarëdo grupi apo personi.”
Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosëse të njësive speciale serbe kundër shqiptarëve i cilëson si përdorim i tepruar i forcës, ndërsa veprimet e UÇK’së që ishin në mbrojte të popullatës shqiptare nga forcat serbe, i cilësonte si “aksione terroriste”!
Si rrjedhim, duke pasur parasysh këto veprime të njëanshme diplomatike, dhe deklaratën anti UҪK të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, pa hezitim mund të thuhet se, për vrasjen dhe masakrimin e familjeve shqiptare në Likoshan, Ҫirez dhe në Prekaz të Poshtëm, bëhen përgjegjës edhe shtetet e Grupit të Kontaktit!
KUSH U VRA E U MASAKRUA MË 5, 6 e 7 MARS 1998 NË PREKAZ?!
Gjatë tri ditëve të rezistencës, në Prekazin e qëndresës historike – ranë dëshmorë: 56 burra, gra, pleqë e fëmijë, prej tyre 20 anëtarë ishin të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit. Pas shumë pengesave që bënin njësitë kriminale serbe, të cilat e mbanin akoma të rrethuar fshatin, varrimi i kufomave u bë më 12 mars 1998.
Pesëdhjetëegjashtë (56) dëshmorët janë:
1.Adem Shaban Jashari
2. Shaban Murat Jashari
3. Zahide Shaban Jashari
4. Zarife Bahtir Jashari
5. Hidajete Rifat Jashari
6. Valdete Rifat Jashari
7. Igballe Rifat Jashari
8. Igball Rifat Jashari
9. Hamza Shaban Jashari
10. Feride Ramadan Jashari
11. Selvete Hamzë Jashari
12. Afete Hamzë Jashari
13. Besim Hamzë Jashari
14. Lirie Hamzë Jashari
15. Blerim Hamzë Jashari
16. Fatime Hamzë Jashari
17. Blerina Hamzë Jashari
18. Adile Bahtir Jashari
19. Fitim Adem Jashari
20. Kushtrim Adem Jashari
21. Artim Sejdi Jashari
22. Bahtie Muharrem Jashari
23. Abdullah Zen Jashari
24. Blerim Zen Jashari
25. Bujar Zen Jashari
26. Qazim Osman Jashari
27. Nazim Zuk Jashari
28. Beqir Bajram Jashari
29. Halil Bajram Jashari
30. Sherif Brahim Jashari
31. Faik Tahir Jashari
32. Sinan Ramadan Jashari
33. Ali Ramadan Jashari
34. Elheme Uka Jashari
35. Halit Imer Jashari
36. Mihrije Feriz Jashari
37. Hajzer Zymer Jashari
38. Myrtez Zymer Jashari
39. Sabrie Zymer Jashari
40. Hanife Zymer Jashari
41. Hamit Hus Jashari
42. Sala Sheremet Jashari
43. Qerim Hus Jashari
44. Shahin Qerim Jashari
45. Ukshin Qerim Jashari
46. Hajrije Zymer Jashari
47. Hamide Ajet Jashari
48. Kajtaz Maliq Jashari
49. Ajvaz Kajtaz Jashari
50. Smajl Asllan Jashari
51. Sadik Hysen Jashari
52. Afije Hysen Jashari
53. Hamdi Sadik Jashari
54. Elfije Sadik Jashari
55. Fatime Sadik Jashari
56. Ramiz Sadik Jashari.
Gjatë luftimeve në Prekaz kanë rënë dëshmorë: Osman Geci nga Llausha, daja i Komandantit Legjendar të UҪK’së Adem Jashari dhe tre miq të Hamit Jasharit (Isak Halili 1934 – 1998, Fatime Bazaj 1978 – 1998 dhe Smail Bazaj 1980 – 1998) të cilët ato ditë ishin strehuar te familja e tij.
KUSH U VRA NGA FAMILJA E SHABAN JASHARIT?
Nga familja e Shaban Jasharit (nga 5 – 7 mars 1998) bien dëshmorë:
1. Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit
2. Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit
3. Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit
4. Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit
5. Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit
6. Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit
7. Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit
8. Hamëz Shabani Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit
9. Feride Mecini -Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit
10. Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit
11. Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit
12. Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit
13. Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit
14. Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit
15. Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit
16. Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit
17. Adem Shaban Jashari (42) vëllai i Hamëz Jasharit
18. Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit
19. Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit
20. Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit
E KUSH MBIJETOJ…?
Më 12 gusht 2013, gjatë një vizite që i bëra Kompleksit Memorial “Adem Jasahri”, ciceroni i këtij kompleksi Rifat Bejta, para vizitorëve të shumtë thotë se: Pas sulmit të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, nga familja e Jararajve mbijetuan gjithsejt 10 anëtarë, gjashtë meshkuj (bashkë me Rifatin) e katër femra.
– Nga familja e ngushtë e Rifatit mbijetuan: tre djem e një vajzë;
– Nga familja e ngushtë e Hamzës mbijetuan: një djalë e një vajzë;
– Nga familja e komandantit Adem Jashari mbijetuan: një djalë e dy vajza.
Ndërsa prej anëtarëve të familjes Jashari që ishin në Prekaz, të gjallë kanë mbetur 6 anëtarë:
– Bashkimi, Iliriana dhe Fazliu (tre fëmijët Rifatit),
– Shqipja e Marigona (vajzat e Ademit) dhe
– Besarta (vajza e Hamzës).
Gjatë tri ditëve të rrethimit dhe qëndresësë në Prekaz, Ilirjana, Fazliu, Shqipja dhe Marigona ndodheshin të dajët, kurse Bashkimi dhe Besarta i mbijetuan rrethimit.
Ndërkaq në perëndim (Gjermani) në atë kohë ishin 4 të tjerë:
– Rifati,
– Murati, djali i Rifatit,
– Bekimi, djali i Hamzës dhe
– Lulzimi, djali i Ademit.
PËRTRIRJA E FAMILJES JASHARI
Pas luftës, tre djemtë e Jasharëve, Murati i Rifatit, Lulzimi i Ademit dhe Bekimi i Hamzës u martuan dhe nga këto martesa kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë, të prindërve, gjyshit dhe gjyshes së tyre. Në një foto me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare, simbolizon ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.
____________
Historia e familjes Jashari (Pjesa e parë)
***
Historia e familjes Jashari (Pjesa e dytë)

Pse do të fitojë Ukraina?

0

Nga: Lis Bukuroca
Me togfjalëshin „denazifikimi i Ukrainës“ Putini ka manipuluar vetveten dhe tani i beson atij licencimi „moral“, me të cilin përligj barbarinë amorale mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës.

Kur Biden tregonte se kur do të sulmohej Ukraina dhe si, ai dëshmonte se shteti amerikan kishte njerëzit e vet aty ku tirani rus po merrte vendime, apo se atë po e përgjonin. Mirëpo, duket se gjakftohtësia e Biden-it, ngurrimi, mospërgjigjet simetrike dhe ekuivalente, nga Putini u interpretuan si frikë ose si indiferentizëm. Madje ka pasur dhe shumë deklarata, që mund të interpretoheshin si nxitje për të marshuar në Ukrainë. Nëse ishin të tilla – që tani për tani ato nuk mund të përjashtohen- atëherë Putini e kafshoi karremin. Nga kjo luftë ai do të dalë si humbës i madh! Disi si Hitleri ose do të vdesë në burg si Millosheviqi.

Meqenëse ai nuk guxonte të sulmojë shtetet e NATO-së, për të treguar trimërinë e madhe ruse, (ajo trimëri është vetëm legjendë, sepse Rusia është rritur e zmadhuar duke shtypur vetëm popuj të vegjël dhe duke asimiluar dhjetëra gjuhë në Azi. Ndaj një kombi të madh jashtë kufirit ka fituar vetëm kundër gjermanëve, por e ndihmuar nga bota) sulmoi shtetin jashtë NATO-së.

Mu sikur një grua, që rrah fëmijën e vet, sepse nuk ka forcë t’i hakmerret burrit. Pra, Rusia sulmoi Ukrainën e pafajshme, por nuk pati guxim të sulmojë një vend anëtar të NATO-së. Kundër Perëndimit po lufton tani në Ukrainë, por edhe pse po lufton kundër tij, nuk ia ndal gazin. Kjo dëshmon se nga ajo shitje, ai do të financojë armatën. Nëse Europa nuk e mbyll vetë, do të jetë ndihmuese dhe bashkëfajtore.

Lavrovi tha dje se Europa po dominohet nga SHBA-të. Po pse qenka detyrë e Rusisë të kujdeset për mëvetësinë e Europës? Kush e autorizoi atë? Aty shihet si tirani rus paska bërë llogarinë pa hanxhiun. Ai nuk paska pritur bashkimin kaq të madh të vendeve perëndimore; madje kërcënoi edhe me armë bërthamore nëse përzihej dikush në konflikt. Perëndimi po përzihet! Perëndimi po e armatos Ukrainën! Synimi i Putinit dhe Lavrovit paska qenë përçarja e Europës, dobësimi i Amerikës dhe kështu, BE të mbetej nën tutorinë ruse: në mëshirën e Rusisë.

Tani së paku 19 shtete i dërgojnë armë publikisht Ukrainës, në mes tyre edhe Gjermania, nga ndoshta nuk e kishin pritur. Kërcënimet e Rusisë u konsumuan. Nuk vlejnë më. Në fakt ato ndihmuan në zgjuarjen e Perëndimit dhe në armatosjen e Ukrainës, ku po mbrohet demokracia perëndimore nga defekt-demokracia, siç quhen në shkencat politike krahasimtare demokracitë si ajo e Rusisë.

Putini qe trimëruar aq shumë, sa jo vetëm se ua ndalonte disa shteteve aderimin në NATO, por pat kërkuar daljen edhe të 14 shteteve tjera. Despoti rus, duke u bazuar në qëndrimet fillestare të Perëndimit, po besonte se ishte bërë car i NATO-së dhe i BE-së. Fotografia me kryetarin e Kinës i shërbente për të dërguar mesazhe marciale. Sjelljet e tij, gjykimet e tij, janë pikërisht si ato të Millosheviqit: edhe rrenat janë si të tij.

Pse nuk ka sukses armata e tij? Sepse ushtarët rus nuk dinë pse po marshojnë në vendin fqinj. Sepse ata nuk janë të motivuar për të vrarë. Sepse ata nuk kanë arsye. Sepse ushtarët rus po dërgohen në luftë me gënjeshtra, me manipulime. Sepse atyre u thuhet se po shkojnë për një „operacion të posaçëm“, ku do të priten krahëhapur.

Kur po arrijnë, aty po shohin se nuk ishte „operacion“, por luftë barbare! E motivi i marshimit? Motivi mungon! Motivi për të vdekur në tokën e huaj mungon në tërësi! E si të vritet dikush kur të mungon arsyeja për ta vrarë? Si të vritet njeriu të cilin nuk e urren? Njeriu që nuk të kërcënon, njeriu që nuk të rrezikon jetën?Aty ushtarët përjetojnë një tronditje, një shok: ata ndihen të mashtruar. Nga kush? Nga shteti i vet, që edhe mediave ua ndalon përdorimin e fjalëve „pushtim“„shpallje lufte“„vrasja e civilëve“ etj. dhe për të cilat mund të dënohen deri në  15 vjet burg.   Si në kohën e Stalinit. Ai në fakt është produkt i stalinizmit, si Vuçiqi e Daçiqi, që janë produkte të Millosheviqt. Urrejtja e tij ndaj SHBA-ve është traumë e shkollës komuniste, veprimi i tij është projekt i saj.

Putini po i dërgon të rinjtë rusë për të vrarë në vendin fqinj pa u treguar ushtarëve psenë. Cili është motivi që përligj mjerimin e shkaktuar? Nuk ka, nuk ka asnjë motiv, asnjë shkak pse duhet të vdiset atje, apo pse duhet të vrasin dhe deportojnë popullin e Ukrainës.

Kjo është arsye pse po raportohet për moralin e dobët të ushtrisë ruse. Kjo është arsyeja pse Rusia po përjeton humbje dramatike dhe nuk po arrin ta pushtojë Ukrainën. 

(Reporterët gjermanë lajmërojnë edhe për armë të vjetra dhe për mungesë ushqimi tek armata ruse. Dobësia e Rusisë po dëshmohet edhe me hyrjen e Bjellorusisë në konflikt dhe të bandave të Kadirovit nga Çeçenia si dhe të mercenarëve brutal të quajtur „grupi Wagner“-it. Aty shihet se Putini nuk ka më besim në forcat e veta!!!)

Kush rrezikon jetën? Ai që mbron shtëpinë e vet, apo ai që nuk di as arsyen pse ka ardhur të vrasë fqinjët, të cilët deri para marshimit i konsideronte vëllezër?

Për ta fituar një luftë, duhet vrarë; për të vrarë duhet pasur shumë motive, shumë urrejtje,  që të anulojnë alternativat tjera; duhet të ndihesh i rrezikuar prej tij, por nuk mjafton vetëm paranoja e tiranit. Pra duhet pikë së pari armiku i vërtetë. Armiku që të rrezikon ekzistencën. Për ushtarin rus nuk ka argumente logjike, as ekonomike, as ushtarake. Kjo është arsyeja kryesore pse Rusia do ta humbë edhe luftën edhe paqen!

Empatia me Ukrainën është madhështore dhe veprimet e saja janë të rralla në historinë e popujve: si e Volodimir Zelenskit, ashtu edhe e popullit. Edhe nëse vritet kryetari Zelenski, ai do të mbetet përgjithmonë shëmbëlltyrë e pavarësisë ukrainase: e orientimit perëndimor dhe e frymëzimit. Ai do të mbetet në Ukrainë si për ne Gjergj Kastrioti.

Pra, edhe nëse pushtohet Ukraina dhe në vend të tij sillet kukulla ruse e rrëzuar në vitin 2014, Viktor  Janukowiç, (babain polak, nënën ruse), hija e Zelenskit, fryma e tij, imazhi i tij, do të jetë ai që do të mobilizojë dhe motivojë për të luftuar, për të rezistuar, për ta dëbuar Rusinë dhe për ta rikthyer pavarësinë. Plaga e shkaktuar nga Putini, do të mbetet si stigmë, që do të shoqërojë me dekada, por edhe me shekuj dy kombet dhe dy shtetet fqinje.

Për pak ditë Zelenksi i madh, u mbajti një leksion politikanëve të botës sesi mbrohet atdheu dhe si mobilizohet populli: populli i Ukrainës është i rrallë, i veçantë, shëmbëlltyrë e rezistencë kolektive. Ky popull nuk mund të trembet, por jo të nënshtrohet!

Qeveria e Kosovës ka argumente të mira tani për të anuluar çdolloj autonomie për serbet, e cila nuk do të vlente edhe për Luginën. Republika serbe e Thaçit dhe Mustafës duhet të varroset një herë e përgjithmonë. Ata dy kanë pasur arsyet personale pse e kanë nënshkruar atë marrëveshje në dëm të Kosovës. Kosovës nuk i duhen Luhansk dhe Donbas. Kjo tani duhet të jetë e qartë: asgjë për serbet më shumë, sesa u jepet shqiptarëve në Luginë!

E Rama? Kryeministri i Shqipërisë është optimist i madh. Ai ende beson se me Serbinë pro-ruse dhe me Serbinë, e cila mbështet fashizmin rus, mund të ndërtohet një Ballkan i hapur. Distancimi i Vuçiqit nuk ishte i mjaftueshëm. Edi Rama duhet të flasë me fqinjët tjerë për Ballkanin e Hapur, por të distancohet nga Serbia, të përjashtohet ajo nga nisma deri kur ajo të mbajë qëndrim pro – rus.  Qëndrimi pro-rus është anti shqiptar, anti-Ballkan dhe anti-Europë.

E Schröder? Schröder ka vite që po gazon, por tani shihet se nuk i ka mbetur kokërr sedre dhe dinjiteti: e braktisën edhe ata që punonin për të, të gjithë. Ai mbetet stoik dhe po pret të shpërblehet nga Putini. Po sillet si qen i mirë dhe po tund ende bishtin. Një ditë Putini nuk do të ketë më lekë për ta paguar. Me sjelljen e tij Schröder ka cenuar sedrën gjermane dhe dinjitetin e zyrës së kancelarit. Ky është maskarai më i madh që ka pasur Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore! Nuk është makiavelist, por qindra herë më i ligë se ai. Thjeshtë është një mbështetës i një krimineli, i një tirani, i cili po vret fëmijë dhe si veprim humanitar i konsideron „korridoret“ e ferrit për t’i dëbuar njerëzit nga shtëpitë e veta!

Pse do të fitojë Ukraina? Sepse Davidi fiton kundër Goliatit. Sepse gjithmonë dashuria ngadhënjen mbi urrejtjen. Sepse gjithmonë paqja është më e fuqishme se lufta. Sepse ajo mbijeton më shumë se lufta. Sepse lufta pushtuese është barbari, kafshëri. Sepse sipas Augustin Thierry, kauza e popullit të shtypur bëhet kauzë e mirë pikërisht kur shtypja bëhet e padurueshme, shtazarake. Sepse populli rus do të zgjohet një ditë, nëse jo vetë, do ta zgjojë varfëria, që do të jetë si pasojë e sanksioneve.

Sepse edhe nëse tani përkohësisht e nënshtron, do të vazhdojë lufta partizane dhe një ditë, Rusia do të tërhiqet zvarrë si nga Afganistani, kokulur, por shumë më e dërmuar se atëherë. Tani do të dëmtohet në substancë edhe ekonomia e saj dhe do Rusia do të jetë e izoluar.

Në aso rrethana, tiranët nisin vrasjen e njerëzve të vet, të rrethit të vet. Kur të largohet Putini nga pushteti, Rusia do të mbetet me qindra shtete e armiqësuar dhe me një ekonomi përdhe si në fundin e Bashkimit Sovjetik. Aty do të kuptojë se kur je elefant, mund të peshosh shumë, por nuk do të kesh kurrë as shkathtësinë, as urtësinë dhe as aftësinë luanit, që është mbret i malit pa papasur nevojë për të marrë pajtimin e zorrës së madhe, që vazhdimisht turfullon.

Pse nuk largohet Putini kur e di tani se nuk do të fitojë? Ai nuk do të kthehet sepse ka frikë se rrëzohet. Ai për ta ruajtur fytyrën, do të shkojë deri në fund. Me „deri në fund“ nënkuptohet koha kur nis vrasjen e pjesëtarëve të popullit të vet. Tani vetëm po i burgos. E ka bërë Millosheviqi, Hitleri, edhe Musolini. Kur diktatorëve u mungon paranoja e shkaktuar nga jashtë, e përjetojnë në popullin vet dhe nisin eliminimin e çdo kundërshtari. E licencimi moral cili do të jetë tani? Opozitarët do t’i shpall tradhtarë dhe agjentë të Amerikës.

Putini do të shkojë deri në fund, sepse nuk është në natyrën e tiranëve të tregojnë emocione, të vuajnë për vdekjen e huaj. Në natyrën e tyre është mburrja, fitorja duke shpallur heronj mijëra të vdekur për çmenduritë e tyre. Të rinjtë që vdesin në Ukrainë për psikopatin janë vetëm numra. Asgjë më  shumë.

Në Ukrainë ka nisur ndryshimi i botës, si do të përfundojë nuk dihet ende, por nuk do të jetë më si ishte. Ajo që është e sigurt tani për tani është: fitorja e madhe e Ukrainës edhe pse jo definitive dhe humbja e madhe e Rusisë, por si humbje definitive.

Lufta e Prekazit dhe ndikimi i saj

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

24 vite më parë, më 5 mars 1998, në trojet shqiptare, në Drenicën kryengritëse të Kosovës, ndodhi një ngjarje e madhe, që njihet me emrin Lufta e Prekazit. Ajo luftë u zhvillua nga familja e madhe e Jasharjave, e udhëhequr prej Adem Jasharit. Ajo luftë 36 orëshe në rrethim të plotë 60 burra, gra e fëmijë të ngujuar në tri godina të rrethuara ato me një mur avllie dy metra të lartë, është një rast unik jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë botërore, ku një familje edhe pse shumë e madhe, por në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm, luftoi si një trup i vetëm dhe e gjitha, 56 pjestarë të saj – luftëtarë të të gjitha moshave ranë theror për çlirimin dhe kijimin e një shteti të ri – për Republikën e Kosovës.

Ajo luftë heroike mori me të drejtë përmasat e një legjende. Asaj lufte iu veshën përmasat e një legjende pasi populli shqiptar në Kosovë kishte një dekadë të tërë që ishte mësuar me jetën e robit, të ngulitur nga politika pacifiste. Ajo politikë i kishte bindur shqiptarët të bashkëjetonin në paqe me vrasësit e tyre të urryer për gjatë 14 shekuj resht, ndërkohë kur dihej se marrëdhëniet e tij me Serbinë kanë qenë një konflikt midis kokës dhe zemrës. Kjo gjendje psikologjike ishte rezultat i mashtrimit prej propagandës: “Po ndenjëm urtë e pa u ndjerë, lirinë do të na e dhurojnë të tjerë”. Mirëpo, ndryshe është ta fitosh vetë lirinë, e tjetër është të ta bëjnë dhuratë të tjerë apo armiku yt. Është e rrallë, për mos të thënë e pamundur, që një popull i pushtuar e i shtypur nga një diktaturë e huaj, siç ishte piopulli shqiptar në Kosovë, të gjejë mënyrën të çlirohet pa një luftë. Aq më pak shërbejnë për ta çliruar diskutimet e të tjerëve dhe masat e të tjerëve. Dhe ato ditë të fillim Marsit 1998 u takuan individi i duhur me situatën kritike të duhur, dhe ajo bëri që të brofi mekanizmi nga i cili historia në Kosovë mori një drejtim tjetër. Ai takim i individit me situatën ishte qëndresa heroike e Jasharajve kundër ushtrisë serbe, luftë e drejtuar nga Adem Jashari.

Të vrarët e familjes së Jasharëve në Prekaz …

Ajo luftë, sado e shkurtër, e çliroi popullin shqiptar në Kosovë prej kompleksit të inferioritetit. Këtu qëndron madhështia më e madhe e Luftës së Prekazit dhe personalisht e Adem Jasharit. Ndodhi pikërisht ajo çfarë populli shqiptar në Kosovë e pandehte të pamundur: shqiptarët u zgjuan nga gjumi pacifist që u kishte mjegulluar zgjuarsinë dhe u kishte topitur arsyen. Kjo është arsyeja kryesore pse Lufta e Prekazit për atë popull u shndërrua në legjendë. Ai heroizëm ishte një përmbysje historike e madhe ngaqë populli shqiptar në Kosovë, më në fund e gjeti të fshehtën e rrugës së vërtetë drejt lirisë së tij. Askush nuk e zgjon ndërgjegjen e popullit si heroi që ka vdekur. Nëse Adem Jashari nuk do ishte vrarë, nuk do të ndjenim çfarë ndjejmë tani që e dimë se Ai është nën tokë. Për fatin tonë, Lufta e Prekazit nuk mori fund me sakrificën e madhe të Jasharajve me në krye Adem Jasharin, heroizëm që ju bë i njohur gjithë botës. Ajo qëndresë e ajo sakrificë, duke marë përmasat e një legjende, nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i një pikënisjeje të madhe, i një misioni me rëndësi kombëtare. Prandaj, me të drejtë, Përfaqësuesi i parë Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Guvernatori i parë i saj ndërkombëtar, Bernard Kushner, deklaroi: “Nëse do të kishte çmim Nobel për një lloj të tillë sakrifice, kjo familje do të ishte e para që do ta gëzonte atë”. Pas asaj ngjarjeje të madhe të përmasave të një legjende do të vinte periudha e provave të mëdha jo vetëm në Kosovë por për mbarë kombin shqiptar, e më pas sfida e shporrjes nga Kosova e pushtuesit shumë shekullor të saj. Periudha e provave të mëdha natyrisht që do të ishte më e gjatë, pse mos të themi edhe më e vështira për të gjithë popullin shqiptar në Kosovë. Prova që do të vinte pas Luftës Legjendë të Jasharajve do të sfidonte gjithë kombin shqiptar, sepse gjatë asaj prove kombi ynë do të vihej ballë për ballë me cytje tepër të vështira kombëtare e ndërkombëtare. Dhe kjo sfidë, për vetë faktin se ishte rast i krijuar nga Adem Jashari që të viheshin në vend padrejtësitë që popullit tonë i ka bërë historia; ishte rasti që kombi shqiptar të arrinte t’i shtynte tej të gjitha komplotet që i ishin zhvilluar prej fqinjëve të tij të ndihmuar nga Evropa, siç ishin: haresa e Evropës dhe e fuqve të mëdha që ia kishin bërë ato komplote, vetmia e papërshkrueshme gjatë një shekulli, përsëritja monotone dhe e pareshtur e vuajtjeve nga izolimi total që na pat bërë Evropa, etj. Por asgjë nuk do të ishte më e keqe nëse nuk do të kalohej nga UÇK-ja kjo provë e dytë. Nëse kombi ynë nuk do të qëndronte i bashkuar, nëse do të dorëzoheshim sikundër u tentua në Konferencën e Rambujesë, atëhere ajo sakrificë e madhe e Jasharajve, e cila e bëri të njohur atë popull në mbarë botën, do të zhvlerësohej dhe misioni i nisur më 5 mars 1998 do të falimentonte e do të harrohej shumë shpejt. Dhe periudha e asaj prove të madhe e të gjatë do të quhej Lufta e Ushtrsë Çlirimtare e Kosovës. Ajo luftë-ferr do të vinte në provë të gjithë burrat e vërtetë të kombit shqiptar, të gjithë politikanët që i kishin rënë gjoksit deri atëherë.

Ceremonia e varrimit …

Ishte pikërisht heroizmi i Adem Jasharit dhe e gjithë familjes së tij të madhe që u bë me të vërtetë heroizëm i jashtëzakonshëm, diçka e pabesueshme, e cila u bë shkak për lindjen e UÇK-së në formën e një bumi. UÇK-ja e lartësoi dhe e përforcoi edhe më shumë legjendën Adem Jashari, duke e shndërruar Atë në simbol të Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të saj. Njëkohësisht Adem Jashari u bë edhe sinonim i UÇK -së, për vet faktin që Ai, edhe pse i rrethuar nga një ushtri prej 6.000 policë e ushtarë të armatosur edhe me tanke, i përballoi derisa u vra edhe fëmija e fundit e asaj familjeje heroinë. Si i tillë, Adem Jashari u krijua në simbol të krenarisë sonë kombëtare, si rrallë kush, jo me dekrete presidentësh, as me vendime parlamenti, apo kongrese partishë, por me veprimtarinë e tij personale. Ushtria Çlimtare e Kosovës, duke e pasur Adem Jasharin simbol të komandantit të saj, bëri të mundur që, edhe pse një ushtri gati 10 – 12 herë më e vogël se ushtria armike e saj, arriti ta përballonte atë ushtri, njësoj siç e përballoi komandanti simbol i saj, me sukses që rrallë herë është arritur në historinë e luftrave botërore. Atë sukses UÇK-ja e arriti përmes luftës guerile të saj, luftë që ua kalon gjithmonë edhe armëve më moderne. Është ajo fitore që, edhe pse u çarmatos me pëlqimin e drejtuesve politikë të saj e të Kosovës, edhe pse e burgosën, edhe pse e çuan në gjyq ndërkombëtar armiqtë e saj të brendshëm e të jashtëm për ta pushkatuar, duke e quajtur krim luftën e saj të armatosu kundër fashizmit serb, me akuzën se: “UÇK-ja ishte “enveriste” dhe si e tillë, duke luftuar fashizmin serb, ajo kërkonte vendosjen e sistemit komunist në Kosovë”, përsëri shumica e popullit të thjeshtë shqiptar e ka UÇK-në kurorë lavdie. Sa e vështirë është të jesh hero mes shqiptarëve! Por dhe, sa mizore është kjo gjë në thelb për shqiptarët: edhe e kotë edhe e pakuptimtë! Ata që mbushën radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e përmbushën atë detyrë duke menduar se dikush do t’i falënderonte, por sepse të tilla ishin dhe janë parimet e atyre pjestarëve të saj, sepse kështu ishin gatuar ata, ngaqë ishin dhe janë njerëz me dinjitet, si komandanti i tyre i shndërruar në legjendë. Ata janë heronj anonimë, të panjohur, të etur për një reze dielli për Kosovën, për një shirit qielli për të, për sa më shumë dashuri mes veti, të brengosur edhe ata nga mungesa e lirisë të një pjese të kombit të tyre. “Janë enveristë, janë të marrë!”, i quanin dhe i quajnë edhe sot indiferentët dhe pacifistët shqiptarë. Por ja që “të marrët”, Adem Jashari dhe UÇK-ja, janë ata që bënë historinë, dhe jo logjika e politikanëve.

Por historia shqiptare jo rrallë ka treguar se më të mirët, domethënë “të marrët”, pasi bëjnë historinë ose flaken në rrugë, ose përfundojnë burgjeve, ose edhe pushkatohen “për tradhëti”. Kurse indiferentët dhe ata që përshtaten, që bëjnë kompromise, që heshtin, që binden apo tradhëtojnë dhe pranojnë të jenë skllevër, këta jo vetëm që nuk përfundojnë kurrë në rrugë apo burgje, por bëhen edhe politikanë, edhe deputetë, edhe ministra, edhe kryeministra, edhe presidentë, edhe mbretër, si dhe u ngrihen pas vdekjes buste dhe monumente nëpër sheshet kryesorë të qyteteve e kryqyteteve.

Tiranë, 4 mars 2022

Edi Rama, naiv, idiot apo skizofren?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Sërish Edi Rama bën të njëjtin gabim dhe i beson Vuçiqit..
Mos lejoni t’ju mashtrojë ky psikopat që nuk e kupton, apo nuk dëshiron ta kupton se shumica absolute e serbëve dhe rusëve janë Putina dhe Millosheviça XXL në mendje dhe zemër, sepse brez pas brezi edukohen me urrejtje ndaj çdo vlere njerëzore dhe universale që nuk buron nga Rusia dhe Serbia.
Por nëse në anën e majtë të peshores vendosim vlera që tradicionalisht vijnë nga Rusia dhe Serbia, ndërsa në anën e djathtë të peshores vendosim vlera që vijnë tradicionalisht nga SHBA dhe Britania e Madhe, atëherë shohim peshoren e përmbysur në anën e djathtë.
Në fakt Serbia dhe Rusia prodhojnë larg më shumë anti vlera sesa vlera, sepse kanë sasi alarmante energjie kriminogjene në filozofitë e tyre shtetformuese dhe në gjenet e popujve të tyre
Energji kjo e cila manifestohet si klerofashizëm totalitar, prandaj kultivohet, përsoset dhe trashëgohet politikisht, shkencërisht dhe kulturalisht brez pas brezi.
Prandaj është iluzion i pafalshëm dhe utopi e paprecedentë të presësh nga këta popuj dhe këto shtete një korrigjim rrënjësor pa i mbështetur ushtarakisht, ekonomikisht dhe financiarisht për muri dhe pa ua pushkatuar të gjithë, oficerët ushtarak dhe policor, si dhe të gjithë politikanët, klerikët, analistët, shkrimtarët, poetët, gazetarët, shkencëtarët, edukatorët, mësuesit dhe profesorët që i helmojnë me urrejtje dhe doktrina totalitare klerikale-fashiste.
Mirëpo ne shqiptarët para se gjithash duhet t’i mbështesim për muri dhe t’i eliminojmë të gjithë komplotistët tanë udbashë, gjegjësisht të gjithë tradhtarët tanë vendor të të gjitha fushave, shtresave, gjinive, orientimeve seksuale dhe profesioneve, që e helmojnë popullin tonë me doktrina totalitare klerofashiste.
Sepse ata janë klyshë (agjentë) të Shërbimeve Sekrete të këtyre dy shteteve armike.
Sepse nëse nuk veprojmë kështu gjithmonë do të na sjellin rreth gishtit të vogël përmes mbjelljes, kultivimit dhe përhapjes së mentalitetit të robit.
Nga ana tjetër ne nuk i përkrahim ukrainasit për shkak të politikës armiqësore të Ukrainës ndaj Kosovës, por për shkak të rezistences heroike ndaj armikut tonë akoma më të rrezikshëm Rusisë.
Sepse tek e fundit shumica absolute e ukrainasve janë pro evropianë dhe pro amerikanë dhe si të tillë të parrezikshëm për ne.
Prandaj mos m’i dërgoni videoklipat ku shihet ambasadori ukrainas në Serbi duke thënë “Kosova është Serbi”, sepse ky nuk është ndonjë zbulim i ri për mua.
Shumë më tepër do të gëzohesha sikur ta kuptonit “pse shumica e shqiptarëve janë rreshtuar në anën e Ukrainasve”?!.
Përgjigja është shumë e thjeshtë:
Sepse shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurën e tyre terrorin dhe gjenocidin e Rusisë së Vogel , Serbisë.

Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

0

Prishtinë, 4 mars 2022

Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe hapat e mëtejmë për shtimin e bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit të sotëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur koordinimin ndërinstitucional dhe për të thelluar më tej raportet ndërshtetërore miqësore.

Kryeparlamentari Xhaferi shprehu mbështetjen e pa rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për synimet e Republikës së Kosovës, dhe për të gjitha nismat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ai tha se pikëpamjet dhe pikësynimet e të dy vendeve janë të përbashkëta.

Duke biseduar për kontekstin aktual politik dhe gjeopolitik të rënduar, pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, u theksua interesimi për të koordinuar politikën e jashtme në linjë me orientimin euroatlantik të të dyja vendeve dhe në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Kryeministri Kurti theksoi se është tejet e vlefshme që qëndrimet e të dy shteteve të forcohen me bashkëpunim të ndërsjellë. Ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm, teksa nuk frikësohemi.

Ndërsa, z.Xhaferi tha se beson që këto zhvillime kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për të përshpejtuar procedurat e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë në këto procese.

Gjatë takimit u ngrit shqetësimi për militarizimin e Serbisë, dhe kërcënimin që paraqet kjo për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Kryeministri Kurti theksoi se këtë situatë e rëndon mohimi i njohjes së Kosovës nga Serbia, mohimi i krimeve të kryera nga Serbia në luftën e viteve 1998-1999 si dhe refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Këtë pranverë në mbarë Kosovën përkujtohen përvjetorët  e masakrave të kryera nga Serbia mbi popullatën civile, tha ai.

U bisedua për progresin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 16 shtator 2021 në Shkup. U bisedua edhe për rrugën Prizren- Tetovë dhe përshpejtimin e punimeve për të mundësuar ndërlidhjen infrastrukturore dhe për të lehtësuar komunikimin mes dy vendeve.

Në aspekt të raporteve ekonomike u fol për shkëmbimet tregtare dhe investimet ekonomike.

Kryetari Glauk Konjufca: Ballkani Perëndimor duhet të pranohet sa më parë në BE dhe në NATO

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, diplomati Prindon Sadriu dhe këshilltarët e Kabinetit, priti sot në takim një delegacion parlamentar të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në takimin e përzemërt dhe përmbajtjesor me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u diskutuan një mori çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë edhe zhvillimet aktuale në rajon e më gjerë, si dhe mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kryetari Konjufca u shpreh i nderuar të pres në takim kryeparlamentarin Talat Xhaferi, duke e falënderuar për kontributin e tij të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që, siç tha, mund të konsiderohen më shumë se marrëdhënie miqësie e partneriteti.

“Besoj se në Kosovë ndjeheni si në shtëpinë tuaj dhe jeni kurdoherë i mirëseardhur”, tha ai.

Kreu i Kuvendit njëherë vlerësoi rolin pozitiv të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në rrugën e integrimit evropian, duke shprehur besimin se kjo mbështetje e fqinjit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Jemi në një rrugëtim të përbashkët. I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të pranohet sa më parë në BE dhe në NATO për të mos lënë hapësira destabilizimi në rajonin tonë”, ka thënë kryetari Konjufca.

Të dy homologët ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve në funksion të realizimit të agjendave të përbashkëta integruese.

Në konferencën për media pas takimit, kryetari Glauk Konjufca tha se relacionet e mira midis dy vendeve diktohen prej vet natyrës së lidhjes që e kanë të dy popujt me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimit shumë të mirë që institucionet e të dyjave vendeve kanë midis tyre.

Duke veçuar këtu rolin e parlamenteve, Konjufca përmendi miratimin në të njëjtën kohë nga Kuvendi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut të rezolutës, përkatësisht deklaratës, kundër agresionit rus në Ukrainë, e cila, siç tha ai, po sulmohet padrejtësisht nga Federata ruse, duke shkaktuar shumë humbje të jetëve të civilëve të pafajshëm, duke mos kursyer as fëmijët.

 

“Ne jemi shumë të gëzuar që në të njëjtën kornizë po veprojmë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të qenë plotësisht të përcaktuar për sanksionet për të cilat BE-ja, NATO-ja dhe shtetet më të fuqishme demokratike, në krye me diplomacinë më të fuqishme të botës, SHBA-në, po i vendosin Federatës ruse. Pra, edhe Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë në të njëjtën linjë të përcaktimit properëndimor, prodemokratik dhe protransantlantik”, tha kryetari Konjufca.

 

Kreu i Kuvendit shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO edhe njëherë po e sjell në vëmendje rëndësinë e vet, sidomos pas situatës së krijuar në Ukrainë.

 

“Të gjithë ata skeptikë që kishin dilema për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe të Malit të Zi e të Shqipërisë më herët, sot e kuptojnë se sa i rëndësishëm ishte ky anëtarësim dhe e kuptojnë po ashtu se edhe Kosova duhet sa më shpejt të bashkohet me këtë familje të ombrellës transantlantike të sigurisë, aty ku përfundimisht e ka vendin”, tha Konjufca.

 

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Konjufca tha se nuk duhet përjashtuar kurrë mundësia e agresionit serb mbi Kosovën, duke shtuar se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë më të këqija se ato mes Rusisë e Ukrainës.

 

“Federata Ruse e ka njohur Ukrainën, ishte pajtuar me shtetësinë e saj dhe prapë e ka sulmuar. Serbia as nuk e njeh Kosovën. Nga ky kuptim unë mendoj se duhet të kemi kujdes të shtuar me Serbinë. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta shtojnë nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Kosova duhet padyshim ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet dhe natyrisht që të gjitha këto ne do t’i bëjmë në bashkëpunim me NATO-n”, theksoi kryetari Konjufca.

 

Ndërkaq, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se sipas mënyrës që ato janë mbajtur deri tash, pra ilegale dhe në shpërputhje me praktikat ndërkombëtare, nuk i kontribuojnë stabilitetit të Kosovës. Rrjedhimisht, ai tha, sikurse referendumi Serbisë i cili nuk u lejua të mbahej, edhe zgjedhjet e kanë të njëjtin kuptim dhe ashtu duhet të trajtohen.

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga ana e tij, tha se ne jemi më shumë se fqinj dhe se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, që karakterizohen me respekt të ndërsjellë, dialog të hapur dhe konstruktiv.

 

Ai tha se kjo vizitë është provë konkrete për këtë konstatim, siç ishte edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Kryetari Xhaferi e konsideroi tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e Kuvendit të Kosovës në një varg institucionesh dhe mekanizmash ndërkombëtarë parlamentarë, në të cilat shtrihet edhe bashkëpunimi midis dy parlamenteve.

Po ashtu ai tha se Maqedonia e Veriut, si anëtarëve e plotfuqishme e NATO-s, mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës, duke qenë në dispozicion të ndajë njohuritë dhe përvojat e fituara nga rrugëtimi euroatlantik i saj.

“Ne si Maqedoni kemi qëndrim afirmativ sa i përket anëtarësimit të Kosovës në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale dhe do të vazhdojmë edhe më tej mbështetjen e anëtarësimit të saj në të gjitha organizatat dhe nismat ndërkombëtare, në të cilat jemi anëtar me fuqi votuese”, theksoi Xhaferi.

Duke folur në lidhje me dialogun ndemjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, Xhaferi tha se Maqedonia i jep mbështetje të plotë këtij dialogut, i cili duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Sa i përket agresionit rus mbi Ukrainën, Xhaferi përsëriti qëndrimin se Republika e Maqedonisë e dënon në mënyrën më të ashpër dhe pa rezerva këtë akt të paarsyeshëm, të pandërgjegjshëm dhe të paprovokuar, cili tanimë mori shumë jetë njerëzore dhe i cili, sipas tij, paraqet shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe njëherësh kanosjen më të madhe ndaj sigurisë euro atlantike.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë me ftesë të kryetarit Glauk Konjufca dhe gjatë ditës do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

A është e paligjshme që norvegjezët të shkojnë në Ukrainë për të marrë pjesë në luftë?

Britaniku George Parker ka përvojë si ushtar. Tani ai planifikon të shkojë nga Britania në Ukrainë për të luftuar në anën ukrainase. Këtu ai merr pajisje para nisjes. Foto: Henry Nicholls, Reuters / NTB

Lufta në Ukrainë tërheq luftëtarë të huaj nga afër dhe larg. Norvegjezët gjatë historisë kanë marrë pjesë në shumë luftëra. Por cilat janë rregullat e lojës për ata që udhëtojnë për të marrë pjesë?

  • Harald Stolt-Nielsen
  • Shpjegohet shkurt: Më 24 shkurt, Rusia pushtoi Ukrainën. Që atëherë, lufta ka shkatërruar vendin. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë detyruar të ikin. Në pjesë të mëdha të vendit sot po zhvillohen luftime.
  • Presidenti i Ukrainës u ka kërkuar evropianëve me përvojë lufte që të bashkohen me forcat ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.
  • Disa norvegjezë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë për të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit. Para luftës, disa norvegjezë kishin marrë pjesë në armiqësitë për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.                                                                                                                                                                                            
  • Çfarë thotë ligji?
  • Luftëtar i huaj. Mercenar. Fëmija i dashur ka shumë emra. Nga ana tjetër, nuk është një fenomen i ri që privatët të bëjnë valixhet dhe të udhëtojnë për të marrë pjesë në luftë. Por çfarë thotë ligji ndërkombëtar për udhëtimin në vende të tjera për t’iu bashkuar luftës?
  • Nëse burrat ose gratë norvegjeze udhëtojnë për të marrë pjesë në armiqësi në emër të Ukrainës ose Rusisë, kjo nuk është e paligjshme. Por ajo kërkon luftë në emër të një shteti dhe është nën komandën e atij shteti. Duhet të dallohet edhe nga popullsia. Kjo do të thotë që ju duhet të vishni një uniformë. Pra, nuk mund të jesh i veshur civilisht dhe të kryesh akte lufte.                                                                                                                                                                                                                           

    Në nivel ndërkombëtar, ekzistojnë disa ligje që përdoren si bazë. Më të rëndësishmet janë Konventat e Gjenevës. Këto janë marrëveshje ndërmjet të gjitha shteteve të botës. Ai duhet të sigurojë sa më pak vuajtje të mundshme në luftë dhe të mbrojë ata që nuk marrin pjesë në luftime. Që nga viti 2020, 196 shtete i kanë ratifikuar konventat.   

          Illustrimi: Terje Tønnesen                                                                                         

                                                                                                                                  Cilat janë rregullat e luftës?
    Gjithçka është ligj në luftë dhe dashuri, thuhet. Por çfarë thonë në të vërtetë ligjet dhe rregullat e luftës?                                                                                                   
    Ka rregulla të qarta loje se çfarë është ligj dhe çfarë nuk është ligj në një luftë. Rregullat e lojës quhen e drejta ndërkombëtare e luftës dhe manifestohen në Konventat e Gjenevës.                                                                                                           
    Konventë do të thotë marrëveshje ose traktat. Konventë nënkupton gjithashtu udhëzim, rregull ose normë të miratuar ose të pranuar përgjithësisht.                           
    Nëpërmjet këtyre Konventave të Gjenevës, shtetet e botës janë të detyruara të:
    Jo ta vrasësh kundërshtarin që është dorëzuar.
    Për të plagosurit duhet të kujdeset personi ose personat që i kanë në paraburgim.
    Të burgosurit e luftës kanë të drejtën e ushqimit, veshmbathjes, kontaktit me familjen dhe një vend për të jetuar.
    Civilët nuk janë objektiva të ligjshëm.                                                                                                                                                                                                    
    Pika e nisjes është që njeriu duhet të bashkohet me një shtet. Atëherë personi nuk mund të dënohet, dhe ju keni të drejtën e statusit të të burgosurit të luftës. Ajo që është kriminalizuar janë veprime që mund të kontribuojnë në dobësimin e aftësisë së Norvegjisë ose aleatëve për t’u mbrojtur. Për më tepër, një ligj i ri u miratua në vitin 2016, i cili e bën të paligjshme pjesëmarrjen në “konflikt të armatosur” jashtë Norvegjisë, përveç nëse merrni pjesë në emër të një shteti. 
    Është gjithashtu e mundur të bashkohesh me milicitë ose organizatat paraushtarake, siç është grupi rus Wagner. Nga ana tjetër, kërkohet që këto të inkorporohen në shtet. Kjo është: ata duhet të luftojnë në emër të Rusisë.
    Foto e një amerikani që e quajti veten “Hunter/Gjuetar” pranë një qyteti ukrainas në 2014 pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë. Pastaj ai luftoi në anën ruse të konfliktit. Një luftëtar klasik i huaj. Foto: MARKO DJURICA, Reuters / NTB
    Cila është tradita norvegjeze?
    Tashmë janë raportuar disa qytetarë norvegjezë që kanë zgjedhur të udhëtojnë në Ukrainë. Aty thuhet se i janë bashkuar Legjionit të Huaj të Ukrainës. Kjo është larg nga hera e parë që norvegjezët kanë udhëtuar për të luftuar diku tjetër në botë.
    Gjatë Luftës Civile Spanjolle (nga korriku 1936 deri në mars 1939) rreth 200 vullnetarë norvegjezë udhëtuan për të marrë pjesë në luftime. Në atë kohë, rekrutimi në luftë ishte zyrtarisht i ndaluar. Por të ashtuquajturit spanjollë kishin deri diku mbështetje popullore. Kjo mbështetje erdhi jo më pak nga lëvizja punëtore. Disa udhëtuan për të luftuar për komunistët, por disa norvegjezë morën pjesë gjithashtu në regjimin e Frankos, i cili përfundimisht doli fitues nga lufta civile.

    Disa norvegjezë shkuan në Luftën Civile Spanjolle në vitet 1930. Foto është e një milicie spanjolle nga fronti i Aragonit në vitin 1936. Foto: Ap / NTB                                                                                                                                                                          

  • Disa norvegjezë luftuan për Gjermaninë në front gjatë Luftës së Dytë Botërore.
  • Gjatë Luftës së Palestinës në 1948, disa norvegjezë udhëtuan për të marrë pjesë në luftime. Shumica luftuan për shtetin e ri të Izraelit.
  • Rreth 700 norvegjezë morën pjesë si vullnetarë në anën finlandeze gjatë Luftës së Dimrit në 1939-1940. Ajo përfundoi me fitoren sovjetike.                                                                                                                                                                        Gjatë Luftës së Ftohtë, një numër i vogël norvegjezësh u regjistruan si mercenarë në luftën kundër kryengritjeve komuniste në vende të tilla si Kongo, Rodezia, Nikaragua dhe Vietnami. Në vitet 1990, neo-nazistët norvegjezë udhëtuan në Afrikën e Jugut për t’u trajnuar me milicinë e ekstremit të djathtë Afrikaner Weerstandsbeweging. Që nga 2014, disa norvegjezë kanë udhëtuar për të luftuar në Ukrainën lindore.          Megjithatë, nuk janë këta që kanë marrë vëmendjen më të madhe.     
  • Pse është problematike me Sirinë?                                                                                                                                                                                                      Sirianët norvegjezë kanë marrë shumë publicitet.Rreth 100 persona me lidhje me Norvegjinë vlerësohet të kenë udhëtuar në Siri.Atje, shumë u bashkuan me organizatën terroriste Shteti Islamik (IS).Ndryshe nga shumë luftëtarë të tjerë të huaj, disa prej tyre janë dënuar.Pse?                                                                                                         Rreth 100 norvegjezë udhëtuan në Siri.Disa iu bashkuan organizatës terroriste Shteti Islamik (IS).Kjo foto është bërë në vitin 2013 në Siri.Burri i majtë u dënua me katër vjet e tre muaj burg.Në skajin e djathtë është miku i tij, Bastian Vasquez.Mes tyre është një burrë i panjohur dhe një norvegjez (nr. Three f.v.) i cili u vra në Siri në vitin 2013. Foto: Policia / NTB   

Arsyeja është se kujt iu bashkuan. Ata iu bashkuan një organizate terroriste.

Konventat e Gjenevës bëjnë dallimin e qartë ndërmjet shteteve dhe organizatave. Pjesëmarrja në grupe që nuk janë shtet është vepër penale. Grupi terrorist IS është shembulli më i qartë i kësaj. Edhe pse IS e shpalli veten shtet, ata nuk u njohën kurrë nga komuniteti botëror. Kështu, anëtarësimi në grup mbeti i paligjshëm.

Ata që përfundimisht bashkohen me ushtritë ukrainase ose ruse do të luftojnë në emër të njërit prej shteteve.

Fakte

Jus in bello – e drejta në luftë
Janë pesë parime që palët duhet të ndjekin pasi të ketë filluar lufta.
* Luftëtarët dhe joluftëtarët: Vetëm luftëtarët e tjerë duhet t’i nënshtrohen dhunës ushtarake. Megjithatë, mund të pranohet se veprimi ushtarak prek në mënyrë indirekte joluftëtarët.
* Nevoja ushtarake: Veprimi ushtarak duhet të ndërmerret vetëm nëse ndihmon në arritjen e qëllimit të luftës.
* Proporcionaliteti: Nuk duhet përdorur dhunën si disproporcionale. Kjo do të thotë se dëmi nga veprimet nuk duhet të jetë më i madh se rezultatet e mira që veprimi përpiqet të arrijë.
* Asnjë mjet i keq: Ndalohet përdorimi i mjeteve që konsiderohen të këqija në vetvete. Këto mund të jenë armë të shkatërrimit në masë, armë kimike dhe biologjike, gjenocid ose përdhunim.
* Të burgosurit e luftës duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë: Nëse një ushtar dorëzohet, ai ose ajo nuk duhet të konsiderohet më një luftëtar ose një kërcënim. I burgosuri i luftës do të trajtohet në përputhje me rrethanat.
Burimi: Enciklopedia e madhe norvegjeze (Aftenposten)
________
Për temën e ngjashme që po debatohet në Kosovë dhe Shqiptari
Disa mendime të Drinit rreth mendimeve të pakuptimta të politikanit të LDK-së dhe kryetarit të mëhershëm të Gjilanit, Lutfi Hazirit.
Lutfi Haziri, sipas “Bota sot” (03.03.2022), kishte thënë: “Jo standarde të dyfishta, ligji për mospjesëmarrje në luftëra të huaja të mbesë në fuqi
Me gjasë Lutfiun e paska kapë tuta (frika) se mos po shkon ndonjë shqiptar i Kosovës në luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë. Ata, dmth., panislamikët, duhet të shkojnë vetëm në luftëra për “çështjen e Islamit”, apo jo?
E jo si Xhemal Kada, Asim Vokshi, – “trëndafili i Dukagjinit” e shqiptarë të tjerë që shkuan në Luftën Civile Spanjolle në vitet 1930 ?! …
Në Ukrainë janë duke shkuar luftëtarë nga e mbarë bota për ta ndihmuar një popull e shtet të rrezikuar prej pushtimit të Rusisë. Ti ndihmojnë ukrainasit në një luftë të pabarabartë me federatën e Rusisë që po e vazhdon pushtimin e Ukrainës. A nuk qenke në dijeni Lutfi Haziri, se “Ukraina po përshëndet tashmë vullnetarët e huaj. 16 mijë ushtarët e parë janë tashmë në rrugën e tyre për të mbrojtur lirinë dhe jetën për ne dhe për të gjithë”, tha Presidenti i Ukrainës Zelenski , shkruan CNN sot , me 3 mars 2022.
_____
O Lutfi Haziri…, ai që e ka ndërmend me shkue me luftue nuk të pyet as ty, as mue dhe as që i intereson asnjë lloj ligji që mund t’ia ndaloj shkuarjen. Ti deri tash nuk i pate «dy standarde të ndryshme», por vetëm Një ore politikani «arnaut» , i njohur mirë për simbolikën e «Katër Gishtave» të Vëllazërisë Muslimane …! Për të cilën kur u zure ngushtë pastaj the që nuk kishe menduar fare për simbolikën e “Vëllezërisë Muslimane” me ngritjen e katër gishtërinjve, por ishte një arsyetim tjetër, tejet fëmijënor.
Edhe Shqiptar, edhe propagandist i famëkeqes «Vëllazëria Muslimane», nuk shkon kurrqysh. E vërteta është se Lutfi Haziri nuk është besimtar i devotshëm, por më shumë një besimtar shtinjak për nevojat e tij publike-propagandistike, si shumë të tjerë në shqiptari, që për votat e tyre të mjera janë në gjendje ta zhbëjnë edhe popullin që i përkasin. Besimtari/ët e vërtetë nuk bëjnë propaganda fetare, por vetëm e praktikojnë religjionin për vete pa asnjë lloj zhurme dhe duke mos dashur që t’i imponohen askujt.
Në këtë foto identifikohet Ridvan Aqifi nga Gjilani (në mes) dhe Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, të dytë “shehid” për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”. Në foto shihen me pasaportat e shtetit të Kosovës para se t’i shqyenin publikisht, pasi tashmë si pjesëtar të “umetit” Musliman i takonin një kombi e shteti tjetër, atij që në ato vite qe emërtuar si Islamic Stat për të cilin luftuan dhe i dhanë jetëkotat e tyre!
A të pati pyet ty Ridvan Aqifi (kur ishe kryetar komune),  ai shovenisti religjioz islamik i Gjilanit…, kur pati shkuar i udhëzuar nga hoxhallarët  dhe shërbimi i fshehtë turk që të luftonte «për Allah», duke u përzier në luftë civile të Sirisë, ku edhe u vra ndërkohë?
Disa gjilanlinj jo të pakët, që ti më mirë se të tjerët e din se kush janë, i patën shkue «për kryeshnoshje!», që do të thotë se u solidarizuan direkt apo indirekt me “çështjen” për të cilën e kishte dhënë jetën.
Përndryshe, Ligji i mëhershëm qe bërë “pas të vjelave” dhe kur “allahistët” tashmë ishin bërë të rrezikshëm edhe për ata që i kishin indoktrinuar me militantizmin religjioz për ti dërguar në theqafje. Pra, ishte bërë për ti penguar për aq sa ishte e mundur, panislamikët e tjerë që të merrnin pjesë si fanatik religjioz të përpunuem legalisht nëpër “xhamitë tona”, duke i përgatitur që të merrnin pjesë edhe “në luftën e Islamit kundër Kaurrit” në Siri e Irak, kur Islamic Stat (IS) e pati shpallur kalifatin islamik në të ashtuquajturen Toka e Shamit dhe Levanti, që sipas një hytbeje BIK-ut të fillimkorrikut 2013 , “asht aq e randësishme për Allahun”.
Ukraina e ukrainasit duan të kenë ushqime dhe armë, shërim të civilëve të plagosur, strehim të atyre që detyrohen ta braktisin vendin , me një fjalë çdo lloj ndihme për ta përballue pushtimin rusomadh dhe nuk kanë aq nevojë për njerëz që duan të luftojnë për ta, por edhe nëse shkojnë atje persona me përvojë lufte nga Shqiptaria, këtë e bëjnë për motive krejt njerëzore, që ta ndihmojnë një popull që mendja perandorake ruse do ta shkatërroj në vendin e vet.
Pamje nga tmerret e luftës në Ukrainë
Sikurse që do e nuk pajtohet Serbia me ekzistencën tonë në hapësirat e Gadishullit Ilirik.
Këto gjëra nuk janë të njejta, Lutfi Haziri …, pasi në Ukrainë mbrohet e luftohet Liria e një vendi nga pushtimi , kurse në Siri e Irak “arnautët” me “vëllezërit muslimanë” luftonin në emër të një iracionaliteti panreligjioz kundër lirisë që sirianët apo irakianët e donin në vendin e vet.

A duhet ta ndihmojmë fondin e sigurisë?

0

Pamje nga lufta në Ukrainë …

Ilir Canhasi, Suedi
Pyetje – përgjigje!
A duhet ta ndihmojmë fondin e sigurisë?
Po!
– – – – – –
A ka pas vjedhje të ndihmave të mbledhura të ”3%” dhe fondit ”Vendlindja thërret”?
Po!
– – – – –
A ka pasur të burgosur për këto vjedhje nga qeveritè e mëparshme dhe të tashme?
Jo!
– – – – –
Që të rritet numri i paguesve ndaj këtij fondi a duhet që qeveria e tashme të ngrit një komision dhe të hetojë të gjithë ata që kanë keqpërdorur këto ndihma?
Po!
– – – – – –
A është vonuar ky reagim nga qeveria dhe me këtë edhe dëmin që i ka shkaktuar vendit në mosbesimin e qytetarëve ndaj fondit që është ngritur ditë më parë?
Po!
– – – – – –
Motoja ime që nga viti 92/93 kur filluam me mbledhjen e ndihmave drejtuar popullit në Dardani ishte dhe ende mbetet në kokën time;
”Më mirë të vidhen 8 lek e 2 lek të shkojnë aty ku populli ka nevojë se sa asnjë.”
– – – – – –
Shkrimi im i botuar në Revistën Drini;
12 maj 2020
Isha i bindur që pas 20-30 vitesh fëmijët tanë do të ishin krenarë për punën që bënim mbi mbledhjen e fondit të“3% -it”.
Në atë kohë mburreshim me punën që bënim sepse punonim natë e ditë për të mirën e vendit, kritikonim veten se përse edhe ne të mos japim më tepër për vendin tonë, ashtu siq kishte bërë populli i izraelit për vendin e tyre në kohën kur ishte ministrja e punëve të jashtme Golda Meir.
Diaspora jonë ishte e re dhe shumë e varfër. Në të vërtetë ne dhuronim 3% nga të ardhurat që merrnim ndërkohë që 90 % nga ne ende nuk e kishim fituar lejeqëndrimit në shtetet përkatëse ku jetonim, por prapë se prapë ne arritëm të mbledhim me miljona para të valutave të ndryshme të Europës dhe botës.
Brenda një viti ne në Suedi arritëm të mbledhim 10.000.000 korona (shihni në foto), shumë e cila asokohe kishte vlerë shumë më të madhe se sot.
Mos të harroj të shtoj se neve filluan të na imitojnë popullata boshnjake duke iu ndihmuar vendit të tyre por pas tre muajve dështuan nga problemet e shumta që ju lindën; ndërkohë që ne nga viti ‘92-‘98 mbajtëm ritme të njëjta në iniciativën që patëm ndërmarrë.
Ne ishim shumë të vendosur dhe nuk lamë gurë pa lëvizur që të rrisnim numrin e pjesëmarrësve në fondacion. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në disa qytete përqindja u rrit në 94.
Kishte shumë nacionalitete të tjera që na kishin zili dhe shpesh na përgëzonin për punën që bënim.
Thuajse të gjithë e dhuronim këtë shumë të hollash me vetëdëshirë madje kishte nga ata që dhuronin edhe më shumë, por dua të sqaroj se ne 3%-in e dhuronim nga NDIHMAT që na jepte shteti suedez gjatë pritjes së marrjes apo refuzimit të lejeqëndrimit. Poashtu ne rrudhnim kafshatën e gojës që të kishim mundësi të dërgonim para edhe tek familjet tona në Kosovë.
Kishte edhe nga ata që mundoheshin ti iknin këtij obligimi patriotik për të ndihmuar vendin e tyre në kohën kur populli shqiptar po përjetonte dhunë shtetërore nga okupatori serb, por këta persona izoloheshin rreptësisht nga ne duke mos i lejuar të merrnin pjesë në aktivitetet tona kultorore dhe sportive që mbanim nē qytet.
Dhe vitet shkuan e shkuan, besa edhe dekadat…
Femijët tanë sigurisht që ndihen krenarë për patriotizmin që ne kemi treguar për Kosovën por krahas kësaj vjen edhe një dëshpërim i madh kur shikojnë gjendjen e tanishme në vend.
Për fat jo të mirë, keq e më keq!
Ndoshta pas shumë vitesh nipat e mbesat e mi do të mund të shohin atë lulëzim për të cilin ne kemi punuar kaq vite, ndoshta.
Se ku kanë shkuar pastaj këto para, mund të pyesni Isa Mustafen që ishte ministër i ekonomisë dhe financave në qeverinë në mërgim të Rugovës, ku ai të jetë i detyruar të tregojë në menyrë transparente se ku kanë shkuar të gjitha këto para të mbledhura nga diaspora e mbarë botës.
Kurrë nuk është vonë!!!
Disa foto që dëshmojnë punën e palodhur te qindra bashkëatdhetarëve gjatë mbledhjes së ndihmave dhe derdhjen e tyre ne konton e personave zyrtarë që ministri i ekonomisë Isa Mustafa ishte përgjegjës.

Albin Kurti për The Independent: Rusia demonstron ‘qëllim gjenocidal’ në luftën në Ukrainë, paralajmëron kryeministri i Kosovës

0

Ekskluzive: Albin Kurti thotë se Ballkani Perëndimor përballet me rrezik të shtuar të konfliktit ushtarak për shkak të situatës në Ukrainë Perëndimi duhet të dallojë synimin e Rusisë për të kryer gjenocid në Ukrainë, tha kryeministri i Kosovës, teksa paralajmëron se vendi i tij mund të jetë i vend i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë.

Albin Kurti, kreu i qeverisë së Kosovës, i tha The Independent se vendi i tij, i cili u përball me spastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës nga duart e forcave jugosllave dhe serbe në vitet e 90-ta, beson se një akt i ngjashëm shkatërrues është duke u zhvilluar tani në Ukrainë.
“Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi gjenocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike”, tha zotëri Kurti.
“Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje,” shtoi ai.
Z. Kurti vizitoi Londrën këtë javë për të ri-dyfishuar përpjekjet diplomatike të vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO. Aleanca ushtarake transatlantike ndërhyri në luftën e Kosovës në vitin 1999, me një bombardim ajror të caqeve serbe pas dështimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërmjetësuar paqen.
Pas pushtimit të Ukrainës, z. Kurti ka frikë se vendi i tij mund të përballet me një konflikt ushtarak të ndërmjetëm, pasi Rusia ushtron ndikimin e saj politik në Serbi. Paralajmërimet e tij vijnë pas një grumbullimi të forcave ushtarake në kufirin verior të Kosovës në fund të vitit të kaluar, që përfshinte tanke të prodhuara në Rusi dhe avionë luftarakë MiG.
“Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak”, tha Kurti. “Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.”
“Gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë. Në Moskë kemi një udhëheqës të fuqishëm që po pakëson rrugët e tij të arratisjes,” tha ai. “Ai nuk është një person që duket i gatshëm të bëjë paqe, përkundrazi do të bëjë përpjekje për zgjerim të luftës. Kjo është arsyeja pse jemi në rrezik.”
Megjithatë, Kosova nuk ka gjasa të realizojë anëtarësim të shpejtë në NATO. Ndërsa më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, katër shtetet anëtare të NATO-s nuk e kanë bërë këtë. Vendi gjithashtu nuk është anëtar i OKB-së, si rezultat i kundërshtimeve ruse. Z. Kurti ka kërkuar që, të paktën, forcat e NATO-s të shqyrtojnë shtimin e pranisë ushtarake në vendin e tij.
Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me këtë vend, në tetor të vitit të kaluar. Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se të dy vendet kanë mbajtur 96 stërvitje të përbashkëta në vitin 2019. Shumica e armëve të vendit janë të importuara nga Rusia, sipas CIA World Factbook.
Analistët rajonalë kanë vënë në dukje gjithashtu se infrastruktura energjetike dhe kompanitë e të dy vendeve janë gjithashtu të ndërlidhura ngushtë, gjë që mund të shkaktojë efekte të dëmshme për ekonominë e Serbisë në vazhdën e sanksioneve të ashpra perëndimore kundër Rusisë.
Z. Kurti tha se, që nga fundi i vitit të kaluar, dukej se Serbia, si e “autorizuar” e Rusisë, ishte “gati për të sulmuar” në kufirin verior me Kosovën. Trupat serbe në kufi u inspektuan nga ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, së bashku me politikanë të lartë serbë.
“Kur keni të bëni me Federatën Ruse dhe përfaqësuesit e saj në Ballkanin Perëndimor, mund të tronditeni, por asnjëherë të habiteni, sepse gjatë gjithë kohës ata ju japin prova dhe jo indikacione për sulmin e tyre të ardhshëm”, tha z.Kurti.
Mes këtij përshkallëzimi të një mosmarrëveshjeje për targat, BE dhe SHBA u thanë Kosovës dhe Serbisë t’i ulnin tensionet .
Z. Kurti tha se kronikat e lajmeve që shfaqin liderin bjellorus Aleksander Lukashenko para një harte që gdhendte Ukrainën, të kujtonin drejtpërdrejt raportet e takimeve ndërmjet z. Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Qeveria ruse dhe vetë presidenti Vladimir Putin e kanë krahasuar aneksimin e Krimesë me situatën në Kosovë. Media serbe e lajmeve RTV raportoi se Vuçiq pretendoi se ai dhe z. Putin kishin diskutuar për “hipokrizinë në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe duke përdorur veriun e Kosovës si shembull gjatë të cilit politikani serb “i tregoi atij [zonën] në hartë”.
Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe, për dallim nga shtetet e tjera evropiane, ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë në prag të invazionit të saj në Ukrainë.
“Ata [Rusia] ishin i vetmi vend që nuk kishte vendosur sanksione kundër nesh në vitet 1990,” tha z. Vuçiq javën e kaluar, sipas një raporti nga Agjencia e lajmeve Reuters. Ai shtoi se Rusia e kishte mbështetur Serbinë në “integritetin e saj territorial në Organizatën e Kombeve të Bashkuara” duke refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Ne nuk duhet ta harrojmë këtë”, tha z. Vuçiq.
Z. Vuçiq shërbeu si ministër i informacionit nën Sllobodan Millosheviqin, kreun e parë në pozitë të një shteti që u gjykua për krime lufte për përfshirjen e tij në mizori gjatë konfliktit në Ballkanin Perëndimor.