Kreu Blog Faqe 1559

Në Jarinjë dhe Bërnjak përcaktohet nëse Kosova do të ruajë territorin dhe sovranitetin e saj shtetëror ose jo!

0

Prof. Enver Bytyçi, Tiranë

Kur në Bruksel ishte nënshkruar para shumë vitesh marrëveshja për vendosjen e postave kufitare në Jarinjë e Bërnjak ishte rënë dakord midis Serbisë dhe Kosovës që kalimi të bëhej me targa dhe dokumente respektive të të dy shteteve. Por çfarë ndodhi? Gradualisht Beogradi përforcoi pozitën e tij të imponimit me mendësinë se “Kosova nuk është shtet” dhe se “Veriu i Kosovës i përket Serbisë”! Klasa politike e Kosovës u përça, sepse pati prej atyre politikanëve, midis të cilëve presidenti i vendit, që iu nënshtruan Beogradit! Prandaj dhe Serbia nuk i konsideroi kurrë Jarinjën e Bërnjakun si pika të kalimit kufitar, përkundrazi si pika të kontrollit policor, ta zëmë në formën e një post-blloku të vendosur diku në dalje të Kragujevacit!

Gjatë gjithë kohës autoritetet serbe imponuan rregulla dhe lojëra politike të pazakonta. Në Jarinjë, Bërnjak e në të gjitha pikat e tjera kufitare ndalesat ishin me orë për shkak të kohës që zinte ndërrimi i targave. Shqiptarët hynin në Serbi pasi kishin ndërruar targat e makinave nga RKS në KS, ose pasi pajiseshin me targa të përkohshme të qyteteve të Serbisë. Kjo praktikë u bë rutinë me vite .

Sot në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë stacionuar forca policore e të kontrollit kufitar, të cilat kontrollojnë zbatimin e masave të reciprocitetit të vendosur nga qeveria Kurti. Zoti Kurti u kishte shkruar një letër të gjithë kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian dhe i kishte paralajmëruar për masat e reciprocitetit me Serbinë. Nuk ka ndonjë informacion nëse dikush nga këto personalitete shtetërore evropiane i është përgjigjur letrës së kryeministrit të Kosovës. Por edhe nëse kemi të bëjmë me një heshtje të tyre, kjo heshtje jep mesazhin se “Reciprociteti është një çështje e brendshme e Kosovës, gjë për të cilën nuk mund të ketë një përgjigje nga partnerët”! Ndoshta është edhe një test prove për qeverinë e zotit Kurti, për të testuar vendosmërinë dhe suksesin e këtij aksioni politik!

Reciprociteti në këtë moment është produkt i diskriminimit dhe aparteidit që Serbia i bën Kosovës. Edhe pas heqjes së autonomisë nga ana e Milosheviçit, Kosova thirrej me emrin e saj të sotëm dhe nuk u thirr me emërtimin fyes dhe predikues të kolonializmit, “Kosovo-Metohi”! Ky emërtim i trashëguar nga koha e Aleksandër Rankoviç, u hoq me ndryshimet kushtetuese të vitit 1966 dhe u rikthye veçmas nga Aleksandër Vuçiq. E megjithatë ky Rankoviçi i sotëm është gjithashtu miku më i madh i të gjitha kohërave të qeverisë së Tiranës. Përveç Stalinit dhe Titos, asnjëherë Tirana zyrtare nuk ka pasur një mik kaq të veçantë e të respektuar sa Aleksandër Vuçiqin.

E gjitha ka ndodhur, sepse presidenti i sotëm i Serbisë është armiku më i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të Kosovës në veçanti pas Rankoviçit dhe Milosheviçit! Thjesht atë nuk e favorizojnë rrethanat ndërkombëtare për të bërë atë që bëri shefi i tij i qeverisë së viteve 1990, Sllobodan Milosheviçi. Për këtë arsye reciprociteti duket në këtë moment si masa më e efektshme që Serbisë t’i imponohet një qasje tjetër ndaj Kosovës. Ndoshta ky reciprocitet duhet të shkojë deri te emërtimi i Serbisë me ndonjë emër të dikurshëm, kur ishte thjesht sanxhak i perandorisë osmane. Ndoshta duhen gjetur metoda analoge që edhe në takimet zyrtare në Bruksel dhe në mbledhjet e tjera ndërkombëtare të gjendet një formulë fyese për të, siç ajo përdor formulën e emërtimit “Kosovo-Metohi”! Atëherë edhe reciprociteti do të kishte efekt të jashtëzakonshëm. Kjo për faktin se kopertura anti-Kosovë përdoret prej Aleksandër Vuçiq për kapital të brendshëm elektoral!

Reciprociteti është një e drejtë ndërkombëtare e çdo shteti në botë. Kosova nuk është njohur nga Këshilli i Sigurimit si shtet, për shkak të interesave gjeopolitike ruse. Por ajo është certifikuar si shtet i pavarur nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në fund të fundit vetë Këshilli i Sigurimit dhe OKB e ka adresuar çështjen në Hagë dhe Kosova ka dalë e fituar në të drejtën e saj që më 22 korrik 2010. Prandaj dhe masat reciproke me Serbinë janë legjitime.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e këtyre masave duket ndoshta i vonuar. Por edhe ngutja nuk do t’i shërbente si duhet qëllimit. Ndoshta duhej një kohë e caktuar për të sensibilizuar partnerët dhe miqtë e Kosovës. Ndërkohë kjo masë duhet të shtrihet në gjithçka, edhe në dokumentet doganore, certifikatat e sigurisë së mallrave dhe deri te përdorimi i pasaportave ekuivalente të të dy shteteve.

Duhet besuar se qeveria e Kosovës i ka marrë masat që aksionin e saj politik dhe ekonomik ta zhvillojë në harmoni me KFOR-in dhe aleatët më të fuqishëm të saj. Gjithsesi është me rëndësi që ajo t’i shkojë deri në fund këtij aksioni. Të mos tërhiqet jo vetëm në strategji, por as në ndonjë aspekt të veçantë, të cilin e parashikon vendimi për vendosjen e masave reciproke. Çdo tërheqje do të bëjë efektin e lëshimeve që Kosova ka bërë në dhjetë vitet e fundit ndaj Serbisë dhe ndërhyrjeve që ajo ka realizuar në territorin e vendit.

Megjithatë duhet besuar se Beogradi do të reagojë në format që ai di të reagojë në kësi rastesh. Vështirë të besosh se liderët politikë të Serbisë, të cilët kanë deklaruar krijimin e një shteti ku të përfshihen të gjithë serbët, të qëndrojnë indiferentë! Ata do të provokojnë trazira. Do të ankohen në qendrat e vendosjes ndërkombëtare. Do të shpifin e trillojnë lloj-lloj historish për akte që kurrë nuk kanë ndodhur e nuk mund të ndodhin në Kosovë. Do të shpërndajnë ndoshta trakte për rezistencë të serbëve në Kosovë! Çfarë nuk pritet prej kësaj Serbie të tërbuar nga etja për territoret e reklamuara e të pretenduara nga Garashanini, Gjergjoviçi, Pashiqi, Rankoviçi e Milosheviçi!

Kryeministri Albin Kurti: “Ka ardhur koha të kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishten”

1


Nga Frank Shkreli

At Gjergj Fishta, Albin Kurti dhe Dom Mikeli. Kush janë dhe çfarë kanë të përbashkët këta tre burra shqiptarë? At Gjergj Fishta, Frati i maleve, Politikani dhe Poeti i madh i Kombit shqiptar, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, një politikan ndryshe i një brezi të ri udhëheqsish shqiptarë. Të dy janë, emra të njohur të botës shqiptare — ndonëse i përkasin periudhave të ndryshme të historisë kombëtare dhe Dom Mikel Tarabulluzi, kleriku katolik dhe mësuesi, i cili në vitin 1905 hapi shkollën e parë shqipe në Kosovë. Këta tre burra të Kombit u “bashkuan” në “Takimet e Dom Mikelit”, të shtunën me 18 shtator në Stubëll të Vitisë, në Kosovë, njëri prej fshatrave më të vjetër të Dardanisë.

Stublla, sipas studiuesit vendas Engjëll Koliqi, është e njohur në historinë e asaj zone si një vatër dhe qendër lëvizjesh kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare nga zgjedha shumëshekullore e perandorisë osmane. SOT JEMI GJITHE ME TIA, O KOSOVE! (arbitalia.it) Ai shkruan në linkun e bashkangjitur se në Stubllën krenare është përgatitur edhe plani operativ i Luftës së Kaçanikut të vitit 1910, që shënoi fillimin e Kryengritjes mbarëkombëtare, për liri. “Siç shpreheshin nxënësit e Dom Mikel Mësues Tarabulluzi-t, që i kam takuar sa ishin të gjallë, (Shkollën e Dom Mikelit) shpesh e vizitonin patriotë të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe udhëheqës të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar. Për këtë, në intervistën e zhvilluar më 13 shkurt 1984, njëri nga ata – Tade Ballabani, ndër të tjera ka thenë: “Ma së shumti më kanë mbetë në kujtesë Imzot Lazër Mjeda dhe Idriz Beu (Idriz Seferi – E.K.), të cilët shpesh ardhshin me dom Mikelin me na vizitue edhe na mbajshin fjalime për përparimin e luftës dhe për fundin e pushtuesve turqë”.

Siç tregojnë plot fakte historike, por siç më tregonte edhe Lokja Ime (kushërië nga nëna me Idriz Seferin), Idriz Beu, me Engj Pal Koliqi-n, Joz Ballabani-n, Jak Munishi-n e Martin Gjergji-n kishin qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Dom Mikelit dhe që të pesët bashkë e kishin hartuar planin operativ të Luftës së Kaçanikut, të vitit 1910, që ishte praktikisht fillimi i Kryengritjes Mbarëkombëtare për çlirimin definitiv nga zgjedha pesëshekullore otomane. Sapo kishin mbaruar planin, ishin marrë vesh me Isë Boletinin, i kishin mbledhur trimat vullnetarë të Karadakut e të Luginës së Moravës dhe ishin nisur drejt Stagovës, ku ishin bashkuar me njësitë që Boletini i kish sjellur nga Carraleva. Me kushtrimin e fortë për liri, ishin futur në Grykën e Kaçanikut, ku kishin dërmuar hordhitë e tërbuara të Turgut Pashës. Kjo betejë e fituar e nisi serinë e fitoreve të njëpasnjëshme mbi turqit, deri në çlirimin definitiv të Shqipërisë”, shkruan studiuesi Engjëll Koliqi.

“Takimet e Dom Mikelit” është një manifestim i përvitshëm letrar, kulturor e shkencor, që organizohet tash 32 vjet me radhë, një aktivitet përkujtimor për At Mikel Turbulluzin, klerikun e Kishës Katolike Shqiptare, mësuesin dhe themeluesin e shkollës së parë shqipe në Kosovë. Është pra një takim vjetor që kujton veprimtarinë patriotike dhe kulturore të Dom Mikelit në fillim të shekullit të kaluar, por është gjithashtu edhe një kujtim-imitim i takimeve të periudhës së tij, siç shkruan edhe studiuesi vendas Engjëll Koliqi, të patriotëve shqiptarë më të njohur të kohës, të cilët takoheshin aty në Stubëll për të hartuar planet dhe strategjitë për çlirimin e trojeve shqiptare nga otomanët.

Sivjet, “Takimeve të Dom Mikelit” në Stubëll të Kosovës, përveç udhëheqësve të Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë dhe udhëheqësve të administratës së qeverisë vendore, u është bashkuar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, me qëllim, që përveç Dom Mikelit, “Të kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën”, ka thenë i pari i qeverisë së Republikës së Kosovës, në fillim të fjalimit të tij me atë rast.

Kryeministri Kurti në “Takimet e Dom Mikelit” është shprehur se, “Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar”, është shprehur Albin Kurti.

“Politikë, poemë dhe gjuhë. Kjo trini duhet parë si dimensionet e kohës së jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht që koha nuk është lineare. Koha nuk është e thjeshtë. Koha është prodhimi i përmasave të saj. Te Fishta këto tri përmasa janë operatorët punëtorë të kuptimit. Dhe ç’është më e rëndësishmja për ne, si përmasa të kohës ato ngërthehen mes veti në çdo çast”, ka thenë udhdëheqsi i qeverisë së Republikës së Kosovës.
Duke e rikujtuar Fishtën si politikan, si anëtar i përfaqësisë në Versajë, apo edhe në kongresin e Manastirit, i cili i ftonte shqiptarët në një projekt të përbashkët, përtej fesë, (“Kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, Fishta), Kryeministri Kurti theksoi se Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, pra të shprehjes më të madhe në një gjuhë.

Të “Kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën” ishin fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Z.Albin Kurti. Sa bukur tingëlloinë këto fjalë nga një Kryeministër shqiptar, po të marrim parasysh së në Shqipëri At Gjergj Fishta ende konsiderohet si një figurë e pa dëshiruar, si nga politika ashtu edhe nga akademia dhe shkenca. Presim dhe shpresojmë që në një ditë jo shumë të largët edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama të deklarojë, publikisht, se mbas 30-vjet post komunizëm ka ardhur koha që edhe matanë të kufirit shqiptaro-shqiptar, të “Kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën”, sepse siç është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, javën që kaloi në “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Kosovës, “Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar”, është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti.

Pason Fjala e plotē e Kryeministrit Kurti për lexuesit e interesuar:

Kryeministri Kurti në “Takimet e Dom Mikelit”: Fishta është politika e poemës në gjuhë – historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar – Zyra e Kryeministrit të Kosovës (rks-gov.net)

I nderuar shkëlqesia juaj, ipeshkv i Kishës Katolike Dodë Gjergji,
I nderuari Dom Jeton Thaçi, Kryetar i Shoqatës Kulturore Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi”,
E nderuara ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, zonja Rozeta Hajdari,
I nderuari deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zoti Gani Krasniqi,
I nderuari rektor i Universitetit Publik të Gjilanit, zoti Bajram Kosumi
I nderuari kreu i Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha,
I nderuari drejtor i Kulturës, në Komunën e Vitisë, zoti Milot Lala,
Zonja e zotërinj, motra e vëllezër,

Tash e 32 vite, në Stubëll të Epërme, organizohet ky aktivitet, takimet e Dom Mikelit. Shkas i organizimit është përkujtimi i Mikel Tarabulluzit, klerikut dhe mësuesit të respektuar nga gjithë shqiptarët, pa dallim besimi, i cili në vitin 1905 e hapi shkollën shqipe në Stubëll. Njashtu siç respekti për Dom Mikelin dhe figurën e veprën e tij është i madh dhe i gjithmbarshëm, edhe respekti për këtë aktivitet të përvitshëm është i fortë.

Takimet e Dom Mikelit, që mbahen pranë kishës së Stubllës, çdo vit çelin tema diskutimesh të prizmit shkencor, historik, kulturor e letrar, duke u bërë një pikëtakim i rëndësishëm intelektual dhe një kontribut, sërish jo vetëm i komunitetit katolik shqiptar, por i bashkësisë sonë të gjerë kombëtare. Figura të shquara çdo vit ligjërojnë në këto takime. Është interesante se si një aktivitet i tillë tregon për praninë e fortë dhe gjallërinë intelektuale të kahmotshme, në këtë fshat në juglindje të Kosovës. Sot mund të duket sikur këtu jemi pranë periferive të shqiptarësisë, mirëpo jo shumë kohë më parë kjo zonë ka qenë zemër e një rajoni të gjerë populluar me shqiptarë. Patriotët dhe figurat historike që kanë vepruar në këtë pjesë të atdheut tonë, tregojnë se Stublla e përgjithësisht Karadaku, apo Mali i Zi i Shkupit, përherë ka qenë një nga vatrat e veprimtarisë kombëtare, politike, intelektuale, e hera herës edhe luftarake, kur e ka kërkuar rasti.

Sivjet, këtu te Dom Mikeli, kujtojmë e mendojmë për At’ Gjergj Fishtën. Politikë, poemë dhe gjuhë. Kjo trini duhet parë si dimensionet e kohës së jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht që koha nuk është lineare. Koha nuk është e thjeshtë. Koha është prodhimi i përmasave të saj. Te Fishta këto tri përmasa janë operatorët punëtorë të kuptimit. Dhe ç’është më e rëndësishmja për ne, si përmasa të kohës ato ngërthehen mes vete në çdo çast. Gjuha është fushë e punës, nuk është fonema e vdekur. Le ta kujtojmë Fishtën si një prej kryesorëve të Kongresit themeltar të Manastirit. Por le ta kujtojmë edhe për ndërtimin poetik të gjuhës. Sepse në lëminë e poemës punon gjuha. Në këtë kuptim gjuha është puna e së ardhmes, e poema kontabiliteti i saj në arkivimin e së shkuarës. Puna është gjithnjë në të ardhmen, ashtu sikurse dhe kuptimi. Numri i rrokjeve të vargut është i vogël, por programi është i madh, po citoj “npër gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njoftë se ç’fis ju kini”. Gjuha është diferenca nëpër botë, por ajo është dhe karakteristika universale e botës – Leibniz.

Politikan, si anëtar i përfaqësisë në Versajë, apo edhe në kongresin e Manastirit, me thirrjen e shpeshtë ku fton shqiptarët përtej fesë në një projekt të përbashkët, Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, pra të shprehjes më të madhe në një gjuhë. Nuk ka politikë pa gjuhë, nuk ka kolektiv jashtë gjuhës, dhe nuk ka gjuhë që nuk mund të mos shprehë politicitetin e njerëzve.
Gjuha është poema politike në numrin e fjalëve që shpall, në emrat gjeografikë dhe ata historik që liston. Nga një tjetër filozof gjerman, mbase më i madhi prej tyre “Gjuha është publicitet i qenies historike, dhe si e tillë është politike” – Kant.

Vetë poema, në mpiksjen e traditës e vendos Fishtën në një vend të veçantë. Natyrisht që mund ta lidhim me diçka mes lirikës dhe epikës. Për Fishtën duket se në një akt themelimi duhet të gjendet gjeografia në të cilën shtjellen breza të shqipes dhe në të cilën lartohen emra të flijimit. Kuptohet që andej se Fishta mëton më shumë se kushdo tjetër të arkivojë në lëminë e poemës, në epikën e saj, energjinë e nevojshme të sipërores që mund të bashkojë. Si dhe ne, si dhe në çdo kohë, ai e ndjen se hallka e dobët është kompleksi i inferioritetit. Poema është gjuha politike e synimeve të epërme, e qëllimeve të mbramë – pra, Romantizmi.

Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar. Me respekt i përshëndes punimet e sesionit të sivjetshëm të takimeve të Dom Mikelit, qofshin të mbara për pjesëmarrësit dhe të gjithë ne.
Ju falemnderit.”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti me At Gjergj Fishtën në “Takimet e Dom Mikelit”


Shkolla e Dom Mikel Tarabulluzit në Stubëll, Kosovë

Shkolla e parë shqipe e Stubllës …

Dom Mikeli

Kryekuvendari Konjufca priti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali

0

Në foto: Kryekuvendari Konjufca priti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Kryekuvendari Glauk Konjufca priti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë. Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli znj.Spiropali përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral.

Në takimin e përzemërt, kreu i Kuvendit dhe ministrja Spiropali u dakorduan se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror. Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Komunikatë për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme

0

Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave në nivel vendi.

Me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lëvizjes së lirë, njoftohen qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdoj në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, z. Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, zëvendës-shefin e Misionit të Italisë në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Në këtë takim, u diskutua mbi vendimin e djeshëm rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase.

 

Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, tha kryeministri, duke theksuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet.

Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia, theksoi kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell.

Ministri Sveçla tha se policët tanë janë në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Qytetarët serbë nuk kanë pse të ndjehen të frikësuar, potencoi ai. Masat e ndërmarra nuk janë kundër atyre dhe as kundër ndokujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve. Ajo i mbron e respekton të gjithë qytetarët pa dallim, tha ministri.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë.

Kina – me një `Sistem Ekonomik që nuk ekziston askund në Botë`

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Askush nuk do ta besonte që pas shëmbjes së komunizmit, me rënien e mureve të Berlinit që sistemi capitalist do të kishte ndonjë system tjetër konkurent.
Ashtu siç u eksperimentua Revolucioni Socialist i Tetorit më 7 Nëntor 1917, Komunizmi nuk mbijetoi më shumë së 80 vjet , pra më shumë se sa dy breza në Rusi, dhe më shumë se një brez në vëndet e tjera të ish-bllokut komunist.
Mëdyshja, nëse sistemi socialist do të mbijetonte apo do ti` a kalonte atij kapitalist u paratha nga Lenini në frazën kuptimplotë se `kush do të fitojë? do të fitojë ai sistem që ka rendimentin e punës më të lartë!`
Dhe ashtu ndodhi sistemi komunist ra për shkak të dështimit ekonomik i cili u shoqërua edhe me vendosjen e diktaturës komuniste në të tëra vëndet duke treguar edhe një herë se centralizmi i ekonomisë i shoqëruar me luftën e klasavee ishte forma më e shëmtuar e e zhvillimit ekonomiko-social.
Sigurisht Lenini pati i pari idenë e NEP që në 1922 (Politika e Re ekonomike) ku pushteti komunist i drejtuar nga një parti do të shoqërohej dhe do të mbijetonte me biznesin privat, por kjo politike u ndërpre pasi diktatori Stalin vendosi diktaturën e sovjetëve.
Krahas sukseseve të para të sistemit socialist si arsimimi popullor, eëmancipimi i gruas, elektrifikimi i vëndit të cilat justifikuan për një farë kohe idenë se revolucioni socialist mund të fitojë në hallkat më të dobëta të zinxhirit kapitalist, ideja e NEP-it, u përpunua më tej nga ideologu komunist kinez Ten Hsiao Ping, i cili i mbijetoi diktaturës Maoiste dhe, pas vdekjes së Kryetarit Mao, pasardhësit e vendosën në sistem bazë – idenë e drejtimit të vëndit me një Parti, por zhvillimi ekonomik në Kinë. do të jetë kapitalist me biznesin privat konkurues.
Ky variant teorik i komunizmit,- komunizëm i cili u duk sikur u asgjësua përfundimisht pas viteve`90- mbijetoi në Kinë duke u zhvilluar me shpejtësi gjatë këtyre 30 viteve, duke arritur kulmin nën drejtimin e Presidentit të përjetshëm Xiping, cili si asnjë nga kryetarët e mëparshëm të PKK, pas vdekjes së Kryetarit Mao, nxorri në pah idenë se sistemi komunist nuk ka vdekur dhe se Kina komuniste po vazhdon rrugën e Kryetarit Mao.
Shkrimtar Kontribues Tim O’Donnell, në një artikull të ditës së hënë me titull: “ Xi mund ta lëvizë Kinën në sistemin ekonomik “që nuk ekziston askund në botë”, analizon se si Presidenti komunist kinez dëshiron të lejojë që biznesi privat i vogël dhe i mesëm të vazhdojë të zhvillohet, por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të “drejtojë rrjedhat e parave” dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të fituar fitime në një masë edhe më të madhe sesa tashmë bën.
Dhe më tej analizon se “Xi mendon se po kalon në një lloj të ri të sistemit që nuk ekziston askund në botë,” sipas Barry Naughton, një ekspert i ekonomisë kineze në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, për Journal.
“Unë e quaj atë një ekonomi të drejtuar nga qeveria.”
Për një kohë të gjatë, analistët kërkuan homazhet e Presidentit kinez Xi Jinping ndaj Mao Ce Dunit për “skenën politike”, por një ekzaminim i Wall Street Journal i shkrimeve dhe fjalimeve të fundit të Xi, sugjeron se ata duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Tani duket se Xi “me forcë” po përpiqet ta kthejë Kinën në vizionin socialist të Maos, shkruan Tim O’Donnell;
por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të “drejtojë flukset e parave” dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të bërë fitime në një masë edhe më të madhe sesa ajo tashmë (https://ëëë.yahoo.com/neës/xi-moving-china-economic-system-171146880.html).
Po të shohësh shifrat, ato tregojnë një realitet ashtu si përpiqet të bindë botën presidenti kines Xi (Xiping), një rritje më të madhe ekonomike të Kinës në raport me çdo vënd perëndimor.

United States (more) Americas 22,675,271 trillion 2021
China (more) Asia 16,642,318 trillion 2021
Japan (more) Asia 5,378,136 trillion 2021
Germany (more) Europe 4,319,286 trillion 2021
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/List_of_countries_by_GDP_(nominal)

GDP rritja ne %, GDP; per capita (2020-2021)
1. SHBA 2.27% $59,939
2 China 6.90% $8,612
3 Japan 1.71% $38,214
4. Gjermani 1.70% $51,860
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/List_of_countries_by_real_GDP_groëth_rate)
(https://en.ëikipedia.org/ëiki/List_of_countries_by_GDP_(nominal)_per_capita)

Sidoqoftë, po të shohësh tabelën e mësipërme me të dhënat e viteve 2020- 2021, rritja për kapita në dollar tregon se Kina është shumë prapa sistemit perëndimor në raport me të ardhurat për frymë me tre vëndet më të zhvilluara kapitaliste: SHBA, Japoni, Gjermani.
Në një farë mënyre , ish Presidenti Trump kishte shumë të drejtë kur deklaronte menjëherë pasi mori mandatin për President kur hidhte parrullën `Make Amerika Great Again`, se kundërshtari kryesor për SHBA është Kina dhe jo Rusia, sepse ajo po e konkuron dhe po ja merr tregun SHBA, dhe vëndeve të BE, së bashku me vëndet e tjera të të ashtuquajturës ish-botës së tretë: India, Brazili, Turqia, etj.
Dhe ashtu po ndodh.
Kina si një superfuqi ekonomiko e tashmë edhe ushtarake, po konkuron dhe sfidon SHBA në çdo sferë të ekonomisë, militare, në teknologji, dhe në kozmos, duke krijuar kështu një formë të re të ardhshme të luftës së ftohtë, por edhe një pikpyetje të madhe, atë që vuri në dilemë Lenini: Kush do të fitojë?
Sot bëhet fjalë për një konkurencë të re midis Sistemit Kapitalist egzistues dhe Sistemit komunist sepcifik të Kinës së sotme të Presidentit Xi.?
Kjo po vë në diskutim edhe vetë demokracinë perëndimore e cila po kalon një krizë morale, etike, dhe sociale, madje dhe në vetë mënyrën politike të zgjedhjes dhe ndërrimit të pushteteve në vëndet me demokraci perëndimore, sepse po shihet që sistemi bipolar kinez mund të mbijetojë edhe me një parti e cila ndrron drejtuesit brënda vetë sistemit.
Kjo të kujton gjithashtu edhe drejtimin me rotacion të Jugosllavisë pas vdekejes së Titos, ku secili President i gjashtë Republikave jugosllave merrte drejtimin pas çdo gjashtë muaj ose pas një viti.
Këtë tip sistemi të drejtimit demokratik brënda një partie, e ka përvehtësuar edhe vetë BE.
Pra kapitalizmi po mbijeton edhe duke marrë elementët më të mirë të ish sistemit komunist, por gjithashtu po reflekton edhe për dështimin e vendosjes me dhunë të demokracive perëndimore në vënde me tradita ku dominon islami dhe ligji Sharia.
Kjo të kujton përplasjen e sistemit të vjetër komunist i cili përhapte komunzimin me dhunë, duke u justifikuar se edhe kapitalizmi po përhap kapitalin në votë sipas Fidel Kastros i cili dergoi revolucionarin Çe Guevara për të nxitur revolucionin socialist në vëndet e Amerikës qëndrore dhe Amerikës së Jugut.
Gjiithmonë zgjidhja vjen pas përplasjes, pas konfliktit, dhe siç thotë filosofi kinez Lao Tze: `Kur largohen dëshirat, atëhere mund të shihet Misteri`.
Së fundmi mund të shprehemi se konflikti në kohën e sotme ndoshta do të mbetet më i rrezikshmi, sepse në këtë kohë po vihet në rrezik edhe vetë egzistenca e Planetit.

Prof. Pirro Prifti

Kultivim vlerash dhe ripërtëritje e traditave të bukura rugovase!

0

Nga: Florim Zeqa

Fotoreportazh nga Rugova

Në ditën e parë të gushtit, në fshatin Stankaj të Rugovës në prezencën e mijëra pjesëmarrësve u mbajtën Lojërat Tradicionale Rugova 2021. Ishte ky edicioni i 30-të i këtyre garave tradicionale me karakter garues.

Që në dalje të qytetit të Pejës, nuk kishin të ndalur kolonat e gjata të makinave përgjatë tërë rrugës në drejtim të grykës së Rugovës e deri në fshatin Stankaj, ku organizoheshin lojërat tradicionale “Rugova 2021”.

Lojërat tradicionale janë trashëgimi e lashtë kulturore e trevës së Rugovës, ndër më të vjetrat në nivel vendi. Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, garuesit pjesëmarrës në këtë eveniment ishin kryesisht nga treva e Rugovës, por jo vetëm. Në disciplinën e mundjes e kishim mundësin profesionist nga Tropoja, Haziz Murati.

Ky aktivitet kulturoro-sportiv u hap me ngritjen e flamurit të lojërave tradicionale nga njëri prej pleqëve më të vjetër dhe më autoritativ të kësaj treve, Mal Kapllan Nikçi. Fillimisht moderatorja Dodona Hysenaj, për një fjalë rasti e ftojë kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, i cili i deklarojë të hapura Lojërat Tradicionale Rugova 2021, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe uruar për mbarëvajtje të garave.

Më pas në fushën e lojërave tradicionale u paraqit Ansambli Folklorik Autokton Rugova me veshjen autoktone rugovase, i udhëhequr nga kryetari Vesel Nikçi, për të ekzekutuar në mënyrë briliante disa nga vallet më karakteristike të trevës së Rugovës, me motive nga historia e lavdishme e kësaj treve, të trashëguara brez pas brezi nga paraardhësit e tyre.

Përmes diciplinave; Gurapesh, Hedhja e Llastarit,Tërheqja e Litarit, Rrëzimi i Duarve, Mundje, Ngjitja në Shilor, përveq karakterit garues ku matet forca dhe qëndresa, përgatitja fizike dhe profesionalizmi i garuesve, pjesëmarrësve në këtë ngjarje kulturore ju kthehet kujtesa në të kaluarën e largët, të luftës dhe rezistencës së rugovasve ndaj pushtuesve serbo-malazez, e cila ngërthen në vete kultivimin e vlerave dhe ripërtëritjen e traditave të bukura rugovase. Këto aktivitete tradicionale sportive ishin tejët atraktive dhe tërheqëse për pjesëmarrësit e shumtë të ardhur nga gjitha anët e Kosovës dhe mërgata e jonë.

Për kënaqësinë e pjesëmarrësve të shumtë në këtë aktivitet kulturoro-sportiv, pas çdo discipline sportive, me këngë të përzgjedhura nga repertoari i tyre, përformuan këngëtarët e mirënjohur Shaban Demaj dhe Mehdi Berisha, të përcjellur me valle nga valltaret e Ansamblit Folklorik Autokton Rugova.

Secila valle rugovase ngërthen ngërthen në vete një histori të lavdishme, doket dhe zakonet e bukura të kësaj treve. Kur jemi në këtë këtë aspekt, isha më fat që pranë e kisha Prof. Dr. Zymer U. Neziri, këshilltarë shkencor pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, dega e Folklorit, profesorin universitar, apo më mirë të themi, enciklopedinë e gjallë të thesarit kulturor të rrënjëve tona, traditave dhe folklorit burimor shqiptarë, i cili më shpjegonte me fakte shkencore dhe historike çdo detaj të këngëve dhe valleve të bukura rugovase.

Në vazhdim po ua prezantoj fituesit për secilën disciplinë veç e veç.

Në disciplinën Gurapesh:

1)    Gani Nikçi me 8, 27 metra,

2)    Valdet Cukaj me 7, 76 metra,

3)    Elmaz Ahmetaj me 6, 20 metra.

Në disciplinën Hedhja e Llastarit:

1)    Lirim Mujaj me 13, 82 metra,

2)    Liridon Cukaj me 13, 48 metra,

3)    Valdet Cukaj 13, 46 metra.

Në disciplinën Tërheqja e litarit (meshkujt):

1)    Maja e Zezë,

2)    Pelajt,

3)    Djemt e Rugovës,

4)    Malajt.

Tërheqja e Litarit (femrat):

1)    Shkreli,

2)    Haxhaj,

3)    Koshutani.

Në disciplinën e Mundjes:

1)    Zenel Mahmuti,

2)    Haziz Murati,

3)    Lindi Lajçi,

4)    Imer Nikçi.

Në disciplinën Ngjitja në Shilor:

1)    Pajtim Nikçi për 19.88 sekonda,

2)    Mentor Lajçi për 24, 93 sekonda,

3)    Meriton Lajçi për 32, 66 sekonda.

Ky aktivitet ishte i organizuar nën patronatin e Komunës së Pejës, respektivisht Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në bashkëpunim me Bashkësinë Territoriale Rugovë, por barrën kryesore dhe meritat për organizimin briliant i takojnë Këshillit Organizativ në krye me veprimtarin e palodhshëm z. Vesel Nikçi, i ndihmuar nga:

1) Nazmi Ibërdemaj (kryetar i lojërave, refer ndërkombëtar dhe përgjegjës për disciplinat garuese),

2) Haxhi Ibërdemaj (refer kombëtar dhe përgjegjës për logjistikë),

3) Shaban Lulaj (përgjegjës për përgatitjen e aktiviteteve),

4) Dr. Islam Husaj (përgjegjës për Ambulancë dhe pritje të mysafirëve),

5) Shaban Demaj (përgjegjës për koordinim të programit artistik),

6) Jeton Kelmendi (përgjegjës media dhe përkthime),

7) Valdet Hysenaj (përgjegjës për skenarin e lojërave),

8) Dan Muqkurtaj (përgjegjës për kontabilitet dhe financa),

9) Naser Qorraj (përgjegjës për siguri dhe emergjencë),

10) Mustafë Lajçi (përgjegjës për pritjen dhe akomodimin e mysafirëve),

11) Dardan Nikçi (sekretar).

Për mbarëvajtjen e këtij evenimenti, Këshilli Organizativ ishte i ndarë disa njësi operative:

1)   Përgatitja e terrenit dhe të gjitha rekuizitave për gara,

2)   Përgatitja dhe mbajtja e garave,

3)   Përgatitja dhe mbajtja e programit artistik,

4)   Pritja, akomodimi (ushqimi) dhe përcjellja e mysafirëve,

5)   Promovimi i lojërave, përgatitjet e Bilbordeve dhe Fletëpalosjeve.

Këshilli Organizativ përveq Medaljeve për fituesit e garave në secilën disciplinë, kishte përgatitur edhe Mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit në organizim dhe për disa nga personalitet e nderit që ishin prezent në këtë aktivitet. Kështu pra, në përfundim të garave, moderatorja e shkëlqyer Dodona Hysenaj i ftoj në skenën e improvizuar një nga një të gjithë fituesit e garave për t’ua dhuruar Medaljet si dhe të gjithë të nderuarit për t’ua ndarë Mirënjohjet.

Për fotografitë u përkujdes fotoreporteri nga mërgata jonë, prezent në këtë aktivitet, z. Reshat Murati.

Ibrahim Kelmendi: Debat i nxitur nga spekulimi i Kryeministrit Albin Kurti

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
DEBAT I SHKAKTUAR NGA SPEKULIMI I KM KURTI:
“Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij.”
Këtij spekulimi unë (Ibrahim Kelmendi) iu përgjigja:
“Fatkeqësisht si argatë të ‘shtabit të rognerit’!”
Fatkeqësisht fare pak veta u angazhuan në debat, dhe këta ishin kryesisht të painformuar për zhvillime të atëhershme, të cilat mbaheshin nën rrogoz.
Fatmirësisht, reaguan Koleneli Dilaver Goxhaj, atëherë anëtar i Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së (një kohë edhe zv-komandan i komandantit operativ të SHP), dhe Ushtaraku Dritan Goxhaj, i angazhuar nga Sh.P. për të qenë ndërlidhës, ndërmjetësues e kooptues me Ushtarakët e Ushtrisë Amerikane dhe të Alencës NATO.
Parlajmërim: Të dy këta Ushrakë të lavdishëm janë konvertuar në tifozë kurtianë. Fatkeqësisht!
Megjithatë, po risjell këtu debatin që kishim mes nesh:
KOLONELI DILAVER GOXHAJ:
Ibrahim Kelmendi, deklarimi i Albinit: “Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij.”, eshte i sakte dhe prandaj edhe ju e pohoni. Madje, Demaci dhe ai ne kete drejtim kane nje epersi te madhe nga Ju personalisht, edhe pse je nje prej themeluesit e forces politike qe inicoi luften e armatosur ne Kosove, LPK-ne. Dhe ku qendron ajo epersi? Epersia e tij ndaj jush qendron ne faktin qe, kur ju personalisht , jo vetem si anetar i udheheqjes se ngushte i LPK, por edhe fizikish shkuat dhe e mbeshtetet ne Rambuje tradhetine e “Shtabit te Rognerit”, duke u nxitur edhe prej ju vete ta nenshkruanin tradhetine ndaj UCK-se, qe ajo te dorezonte armet dhe te nderpriste luften e te kthehej Kova ne gjendjen e paraluftes. Nderkohe qe Adem demaci i shoqeruar nga z.Albin Kurti jo vetem qe e kundershtoi nenshkrimin e asaj permbajtjeje te Marreveshjes se Rambujese, por ia thane edhe me goje znj. Ollbrajt kur u kerkoi takim ne Slloveni gjate asaj Konference te Rambujese, por shkuan edhe ne SHP ne 1 mars 1999 dhe ua thane ne sy delegateve te UCK ne ate Konference: Jakup Krasniqit dhe Azem Syles dhe keta te dy u thane: “Ne u zgjodhem ne keto funksione, ne u perzemi. Largohuni!”. Dhe demaci te nesermen , me 2 Mars 1999 dha doreheqjen. Por ju personalisht e vijuar ate tradheti edhe ne Mbledhjen e Prizerenit, sikunder ua kujtoi z.Ragip Shala, duke pranuar qe te shkrihej LPK, te delte nga skena e historise dhe Kosova andej e tutje t’i besohej “Shtabit te Rognerit”, kunder te cilit keni 20 vjet qe keni dale, qe do te thote se keni dale kunder vetes, pa i kerkuar ndjes si ish-anetaresise se LPK-se astu edhe opinionit shqiptar, duke nderuar flamuret disa here.
IBRAHIM KELMENDI:
Dilaver Goxhaj, FLM për informimin, “shtabi i rognerit” e emëroi AD në gusht 1998, po ai “shtab” e përzuri, më 1 mars 1999.
Edhe informimi, se AD dhe “sekretari” i tij, Albin Kurti, ishin kundër nënshkrimit të “marrëveshjes” në Rambuje, është me rëndësi.
Komentimet tona subjektive, kush ka tradhëtuar e kush jo, është i dorës të dytë. Ta zëmë, Hashim Thaçi nuk firmosi në Rambuje, jo pse ishte patriot apo pse dëgjoi AD dhe AK, por sepse ashtu e komandoi DGSE-ja francese (gjegjësisht RDM-ja serbe), sepse ishte në interes vital të Serbisë, Kosova të barazohej në “faj” dhe Alenaca NATO të ndërhynte për ta shtyp Kryengritjen tonë.
Meqë e di saktësisht, si ka ndodh qëndrimi “patriotik” i Hashimit në Rambuje (dhe kthesen në Paris), më mbetet të spekuloj për qëndrimin kundërshtues të AD, AK, dhe Sali Berishës.
Përgjithësisht, nuk dinim se kur organizohen Konferenca ndërkombëtare dhe aty kemi delegacion përfaqësues, duhet të akceptojmë qëndrimin e delegacionit, pa pretenduar se megjithatë “personalitetet” janë vendimmarrës, edhe pse nuk janë pjesëtarë të delegacionit.
Pyetje: Tradhtoi Hashim Thaçi kur firmosi “marrëveshjen” në Paris, më 15 mars 1999, pasi kishte marrë OK nga Shtabi i Përgjithëm?
Shëndet dhe respekte!
USHTARAKU DRITAN GOXHAJ:
Pyetja juaj esht e gabuar, Hashim Thaçi asnjeher nuk e ka marre miratimin e SHP. Kur ka dklaruar ne kete menyre ka genjyer, pasi ne asnje momwnt nuk e ka informuar shtabin per Rambujen e çfar ka firmosur. Kete e kemi diskutuar eshe here te tjera, por ju vazhdoni qellimisht ti perzieni gjerat.
IBRAHIM KELEMNDI:
Dritan Goxhaj, kërkoj falje, truri më është bërë “mall i skaduar”.
D.m.th., Shtabi i Përgjithëm ishte kundër, megjithatë delegacioni i UÇK-së, tashmë në Paris, më 15 mars 1999, ka nënshkruar “marrëveshjen”?
Këtë version nuk e kam dëgjuar as nuk e kam lexuar nga asnjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Shëndet dhe respekte!
KOLONEL DILAVER GOXHAJ:
Ibrahim Kelmendi, ju zakonisht, kur nuk keni pergjigje mundoheni t’i beni bisht ceshtjes. Juve u eshte thëne së e gjithë ajo marrëveshje që kundërshtonte Demaçi me Albinin ishte tradhëti, e sqaruar kjo hollësisht madje edhe me referenca në libri im “Drama e UÇK-së dhe e Adem Demaçit”, por juve lexoni vetëm Ibrahim Kelmendin. Vetë miratimi i Marrëveshjes përbënte tradhëti. Në atë tradhëti, nuk është vetëm Hashimi që ju e keni shumë dëshirë këtë gjë, por i gjithë delegacioni përfshi edhe ti personalisht dhe udhëheqja e LPK-së, ndryshe do ta kishit kundërshtuar sikundër bëri Demaçi. Megjithatë, zoti provokator, po u citoj zonjën Medlin Ollbrat që pohon se ajo marrëveshje ishte tradhëti për Kosovën: “Ajo (Marrëveshja e Rambujesë) do të çarmatoste UÇK-në, do të mbante Kosovën brenda Jugosllavisë dhe do t’i jepte mundësi ushtrisë së saj të vazhdonte të patrullonte kufirin” (Shil librin e saj “Zonja Sekretare”, f. 464)
IBRAHIM KELMENDI:
Dilaver Goxhaj, keqardhje që herë pas here po keqkuptohemi, pa pas arsye përkatëse.
Konfernca e Rambujesë ishte planifikuar si komplot i Kosovës, gjegjësisht sakrifikim i Kosovës. Vashingtone, Brukseli dhe Moska ishin dakorduar që ta shtypnin Kryengritje e armatosur Çlirimtare të UÇK-së dhe t’ia dorëzonin Serbisë Kosovës e paqësuar, me autonomi të ngjashmeKosovës që e kishte me Kushtetutë të vitit 1974, por pa prani të ushtrisë serbe brenda në Kosovë, autonomi që do të mbikëqyrej nga ushtria e Aleancës NATO. Që Vashingtoni, Brukseli dhe Moska të kishin potencial të mjaftueshëm për këtë sakrifikim që po ia bënin Kosovës, për hir të Serbisë imperialiste, ua angazhuan edhe Berlini, Londra, Parisi, Roma, Vjena. Këta gangsterë ndërkombëtar ishin përcaktuar: të dy palët do të duhej të nënshkruanin marrëveshjen, tekstin që e kishin formuluar gangsterët serbofilë, që të dukej sikur ishte zgjidhje PAQËSORE. Gjithashtu, ishin marrë vesh mes tyre, pala që do refuzonte marrëveshjen, do përballej ushtarakisht me Bashkësinë “ndërkombëtare”.
Në këto rrethana cila është zgjidhja racionale? Ajo sipas filozofisë racionale popullore, kur ke vetëm dy zgjidhje të këqija për të zgjedh, merr atë që është më pak e keqe. Që i bie, merr autonomi të mbikëqyrur ushtarakisht nga Alenca NATO, që të mos bëhesh fajtor dhe ta pësosh pa fituar asgjë, bashkë me sakrifica shumë të mëdha edhe njerëzore.
Këtë nuk e patëm kuptuar as ne, shumica e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, i cili që pozicinuar kundër nënshkrimit të asaaj “marrëveshjeje”, këtë nuk duhet ta ketë kuptuar as Adem Demaçi, Sali Berisha dhe sisoji i tyre. Këtë e pat kuptuar vetëm delegacioni i Kosovës, përjashto Hashim Thaçin, që ishte aty si kuadër i DGSE-së serbofile franceze, e jo si përfaqësues i Kosovës, gjegjësisht i UÇK-së. Dhe meqë Delagacioni i Kosovës e pat kuptuar dhe ishte për nënshkrim, u përkrah nga mbi 99 % e shqiptarëve që ishin pak më racional se një grusht i individëve që ishin kundër, të cilët kishin të drejtë se ajo “marrëveshje” ishte tradhti ndaj Kosovës, por alternativa e saj ishte akoma më tradhti.
Unë, duke qenë aktiv në Rambuje gjatë gjithë Konferncës, aty jam konvertuar në pjesën e atyre që ishin për nënshkrim, sepse përditë kisha takime me diplomatët operativë dhe shefa të shërbimeve gjermane e austriake, të cilët bënin presion mbi palen shqiptare që të firmoste. Pra, aty u binda se gjendja ishte tepër serioze, kundërshtimi i marrëveshjes kishte pasoja të rënda. Kërcënimet nuk ishin simulim, por ishin serioze.
Hashimin e kam akuzuar për mosnënshkrim qysh në Rambuje, më 23 shkurt 1999, por i dha afat Ushtrisë Serbe deri më 15 mars 1999 të dislokohen në Kosovë për të qenë më në gjendje të na shkakton ato tragjedi që tashmë i dimë. Hashimin e kam akuzuar se ka refuzuar nënshkrimin, si i vetmi i Delgacionit të Kosovës, i komanduar nga DSGE-ja (për ata që kanë informacion për ato zhvillime, dinë që DGSE-ja i koordinonte vendimet me RDM-në e Serbisë). Dhe ia doli, sepse DGSE-ja kishte komanduar që ai të “zgjedhej” kryetar i Delegacionit.
Ne që ishim PËR nënshkrim të “marrëveshjes” (tradhtare) patëm një fat të madh: REFUZIMIN e Milosheviqit edhe me 23 mars 1999, duke hidhëruar edhe përfaqësuesin rus, që ishte pjesë e treshës (BE, Vashington, Moskë), e cila ishte në Beograd për t’ia ofruar favorin e fundit. Nëse Millosheviqi do ta miratonte “marrëveshjen” e Rambujesë (tepër serbofile), atëherë do të rezultonte se ju, kundërshtuesit e nënshkrimit, do të ishit fitimtarë moral, por Kosova do ta pësonte më keq se variantin që i ndodhi.
Uroj ta kem shkruar shkurt e shqip, që ta kuptosh njëherë e mirë çështjen e (mos)nënshkrimit të “marrëveshjes së Rambujesë”.
Shëndet dhe respekte!
[Kaq ishte debati në statusin idhnak që pata afishuar dje. Regimi i Kolonelit ishte para një ore, i imi para gjysmë ore. Tani ora 13:00, data 21.09.2021.]
***
Fatkeqësisht vazhdoi me dyshua se emërimet e Adem Demaçit, si „përfaqësuses politik“ (bile më vonë „përfaqësues i përgjithshëm politik“ i UÇK-së), dhe përzgjedhja e Azem Vllasit (këshilltar) dhe Albin Kurtit (sekretar) nga AD, ishin fragmente komplotiste kundër Kryengritjes çlirimtare që e koordinonte UÇK-ja e Vëgjëlisë çlirimtare të Kosovës. Druaj, KM Kurti shpërdoroi atë komplot të atëhershëm për të përforcuar pozicion e tanishëm komplotist kundër Republikës së Kosovës.
Kan være et bilde av 4 personer, inkludert Ibrahim Kelmendi og tekst

Kryeministri Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Siguria bashkëpunuese mbetet detyra dhe angazhimi ynë kryesor

0

“Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “FSK dhe partnerët”.

Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë; në veçanti NATO dhe BE. Po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon, shtoi ai.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

 

Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti në Konferencën “FSK dhe partnerët”

I nderuar Ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj,

Të nderuar ambasadorë,

Të nderuar atashe, shkëlqesi

Të nderuar gjeneralë, oficerë,

Mirëmëngjes!

Është kënaqësi e madhe të ju drejtohem sot në këtë konferencë, “FSK dhe partnerët”.

Do të doja të filloja duke u falënderuar juve dhe vendeve tuaja për të gjithë mbështetjen dhe angazhimin në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në mjedisin aktual të sigurisë, paqja dhe stabiliteti rajonal, kontinental dhe global kërkojnë përpjekje të përbashkët në adresimin e shumë sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Shpesh këto sfida janë të paparashikueshme dhe paparashikueshmërisht komplekse. Kjo rikonfirmon besimin tonë të fortë që angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha vendeve dhe kombeve është i domosdoshëm në parandalimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë të kohës sonë.

Dhe kështu, siguria bashkëpunuese mbetet detyra dhe angazhimi ynë kryesor.

Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Kosova aspiron të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë; në veçanti NATO dhe BE. Po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon.

Armend Mehaj, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës, merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë. Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes.

Andaj, ne jemi duke i bërë një analizë aspekteve të ndryshme të sektorit të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes tashmë ka propozuar ndryshimin e ligjeve të mbrojtjes, që tashmë është miratuar nga Qeveria. Shpresoj që të gjithë ju do të mund ta mbështesni Ministrinë e Mbrojtjes në këtë çështje me ekspertizë profesionale nga vendet e juaja.

Republika e Kosovës synon të anëtarësohet dhe integrohet në strukturat euroatlantike që janë thelbësore për vendin tonë. Ne jemi të përkushtuar të jemi eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Në të vërtetë, siguria kombëtare e Kosovës ndërthuret me sigurinë rajonale dhe atë më të gjerë euroatlantike. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt të bëhemi anëtar i plotë në Kartën e Adriatikut, dhe në të gjitha nismat e tjera rajonale, si dhe të kontribuojmë në sigurinë rajonale e transnacionale.

Prandaj, e kërkojmë mbështetjen e të gjithë juve ashtu që të bëhemi anëtar i plotë i nismave rajonale dhe t’u bashkohemi fqinjëve tanë në ballafaqimin e kërcënimeve të reja në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Është në interesin e Republikës së Kosovës dhe sigurisht në interesin e të gjitha vendeve të rajonit, që të promovojmë dhe thellojmë bashkëpunimin e forcave tona.

Pavarësisht burimeve të kufizuara dhe kufizimeve buxhetore, Kosova do të donte të merrte pjesë në bashkimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve me fqinjët tanë. Kosova është e gatshme të kontribuojë në operacionet rajonale dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, do të doja të ju shpreh edhe një herë mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit dhe shpresoj që koha juaj këtu të jetë produktive, dhe të mund të takohemi fizikisht në konferencën e ardhshme. U uroj shëndet të mirë, prosperitet dhe paqe për ju e vendet tuaja.

 Ju falemnderit!

Për “popat e Serbisë” dhe për “popat tonë!”

0
Popat e Serbise nuk besojnë ne COVID, këndojnë këngë nëpër kishat … “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”

Kurse këta popat tonë, që na e kanë qa trapin, janë shtri në spital dhe janë sëmurë prej COVIDIT.
Ngrituni… Mos u Tutni prej Covidit. Ngrituni, se Ju jeni të Fortë! Ju e dini se une ju Dua…Ju keni qenë me Vazife, e jo Une!!!!Na duhet vetëm Frymëzim, retorika e juaj, na duhet me shku te molla e Kuqe dhe jo ne Mars, te molla KUQE me ndërtuar Penden e Dhulkarnjenit, e jo dicka tjetër.Ngrituni, se nuk vdes njeri prej Covidit, por prej Frikës!!