Kreu Blog Faqe 1560

Teologu Tim Shkupi: Të jemi durimtarë dhe qytetarë të disiplinuar të shtetit të Kosovës

0

Nga: Tim Shkupi, teolog nga Shkupi

Vetem info per disa. Eshte mire ta ruajne durimin. Jo te tregohen te shqetesuarara para kohe. Te behen durimtare dhe qytetare te disciplinuar te shtetit te Kosoves.

Nuk bene me menduar keshtu.

“Ne rastë të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës? Presidentja dhe Kryeministri kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?!”

Kjo keshtu eshte Keq. Shume keq. Kjo vetvetiu tregon se nuk besoni ne institucionet e Kosoves, por ne rrenat e televizionit te Berat BUzhalles, Baton Haxhiut, e qylave tjere.

Mendoni se jeni mbi sherbimet e Sigurise, Inteligjences, Policise dhe Ushtrise se Kosoves, por nuk jeni.

1999 – 2021

Jane 22 vjete te shkuar, Ka ikur gjenerata e juaj. Ju disa rrini kenaqnu me te kaluaren dhe mos beni keso pyetje palidhje.

Pse nuk besoni ne shtetin e Kosoves, eshte problemi i juaj, por nje veprim me pyetje te tilla eshte akt tradhtie. Ne anglisht i thone Treson!!!

Por eshte edhe kunder Zotit. Dhe si duket jane shenja qe po ju sprovon Zoti dhe po na kallxon punen e juaj.

Ne programin e qeverise se Kosoves eshte parapare obligimi ushtarak, i domosdoshem.

Ju disa jeni ba si qyl popat e fese se Bagdadit qe jane shtri ne spital prej Covidit.

Iku, iku… koha e genjeshtrave tuaja….

Une moti u kam kallxu se Albin Kur nuk perton me nise lufte me Serbine nese ajo sulmon e para.

Futne kete ne koke, e mos besoni ne xhamat e ekranit, por besoni te vetvetja, Zoti dhe Kosova!!!

Enver Hoxha në fillim ishte antikomunist

1

E fsheshta që dinte Ali Këlcyra

[ Shkarko librin në PDF: Enver Hoxha në fillim ishte antikomunist ]

Nga Arben Çokaj

Një libër i ri në PDF për Enver Hoxhën, me leje nga autori Ylli Polovina, bëhet publik për lexuesin tonë, që të mund lexohet online, por duke zbatuar të drejtat e autorit, të përshkruara në libër.

Figura e Enver Hoxhës dhe pushteti i tij komunist në 45 vjet e kanë presuar shumë shoqërinë shqiptare, duke krijuar një diktaturë, e cila ra në fund, ngaqë krijoi një varfëri e prapambetje të madhe sociale dhe ekonomike. Por jo çdo gjë ishte zi në atë kohë, u punua shumë, shumë vepra me karakter publik dhe ekonomik e social etj. u krijuan dhe u ndërtuan, shteti ishte shtet, ndoshta kishim shoqërinë shqiptare më e organizuar në histori. Por regjimi dështoi, e jo vetëm tek ne.

Prandaj Enver Hoxha la emrin e tij në këtë vend e sot kujtohet ende si diktatori që na la në prapambetje, por në 30 vjet demokraci kemi parë e kuptuar se nuk ështëe lehtë të bësh shtet në këtë vend, aq më tepër që korrupsioni ka patur e ka përmasda të mëdha.

Në librin në fjalë, autori Ylli Polivina sqaron një detaj, e paraqet Enverin si anti-komunist, duke iu referuar fakteve historike. Kjo ngjall kureshtje për lexuesit, prandaj edhe po e sjellim këtuu për ju, librin në PDF.

Ekstrakt nga libri:

YLLI POLOVINA – Shfaqet Enver Hoxha

Për ta uruar lindjen e vajzës së Ali Këlcyrës dhe të bashkëshortes së tij Advije Didush hanëm Vrioni, Hanës, në një nga ditët e mes marsit 1936, u erdhi në shtëpi edhe Enver Hoxha.
Hana pati lindur në 8 mars.
Sipas çfarë tregon për jetën e vet, por edhe rezulton nga dëshmitë e të tjerëve, këtë muaj Enver Hoxha duhej të ndodhej në Bruksel, duke kryer punën e ndihmësit të konsullit të nderit të Shqipërisë në Belgjikë, industrialistit francez Maroth Marothi.

[ Shkarko librin në PDF: Enver Hoxha në fillim ishte antikomunist ]

Absurde deklarata e Glauk Konjufcës se “mund të preket Kushtetuta e Kosovës” në “bisedimet me Serbinë”, ose të kërkoj ndjesë ose të japë dorëheqjen!

0
Prof. Dr. Enver Bytyçi, Tiranë
Në një intervistë dhënë ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se duke marr parasysh pushtetin në Serbi, nuk beson se mund të arrihet marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa u prekur Kushtetuta e Kosovës.

“Në prononcimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, zotit Konjufca, më së paku shoh frikë! Frikë nga pafuqia e tij dhe forca që ka shteti i Serbisë! Ai thotë se është pesimist, por në fakt është i frikësuar! Frika e zotit Konjufca në pamje të parë duket e justifikuar! Qëllimet serbe për të zhbërë shtetin e Malit të Zi, atë të Bosnjë-Hercegovinës dhe shtetin e Kosovës dihen. Nuk janë sot në skenën e politikës beogradase. Kanë qenë edhe para Vuçiç. Politikanët shqiptarë në Kosovë nuk besoj e kanë pritur një Serbi të çliruar nga nacionalizmi! Nëse kanë pritur që të ndodhte kjo, atëherë duhet thënë se këta politikanë janë naivë”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”, duke shtuar se kjo lloj frike mund ta ketë shtyrë Thaçin të pajtohet me ndarjen e Kosovës.

“Ndoshta kjo lloj frike e çoi Hashim Thaçin të pajtohet me ndarjen e Kosovës, d.m.th me zhdukjen nga harta politike e shtetësisë së saj! Dhe rasti i Thaçit duhej të ishte një mësim për politikanët pasues. Shqiptarët në Kosovë kanë votuar me bindje një klasë të re politike, të pa korruptuar, të vendosur për të drejtën dhe mbrojtjen e shtetësisë së vendit. Prandaj nuk është e përligjur frika e zotit Konjufca”, shprehet Bytyçi.

Sipas tij, Glauk Konjufca në vend të argumenteve, po shpreh frikë për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“Serbia prej 180 vitesh ka në projekt krijimin e një Serbie të Madhe, pra për një shtet ku “të përfshihen të gjithë serbët”! Të njëjtin projekt ka Vladimir Putin, për të përfshirë në shtetin rus të gjithë rusët që jetojnë në shtetet fqinjë. Po imagjino sikur kjo politikë nacionalsite të ndiqej nga të gjitha shtetet e botës?! Apo të Ballkanit?! Do të kishim jo një luftë të pestë ballkanike, por edhe një luftë të tretë botërore. Konjufca, në vend që të mendojë për argumente në kundërshtim të përpjekjeve të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe, shpreh frikën e tij për zhbërjen e shtetit të Kosovës?!”, thekson Bytyçi.

Ai e quan absurde dhe të rrezikshme deklaratën e Konjufcës, se mund të preket Kushtetuta e Kosovës me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në vend kryetari i Kuvendit të mendojë për krijimin e një aleance solide me Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë, përcjell te qytetarët mesazhe kapitullimi! Në vend që të shprehet i vendosur në mbrojtje të territorit, pavarësisë, shtetësisë, kushtetutës, shfaqet “pesimist’ se mund të bëhet gardian i këtyre entiteteve shtetërore?! Kjo është absurde dhe e papranueshme për një politikan të rangut të zotit Konjufca! Ne të gjithë e dimë se askush nuk mund t’i detyrojë shtetarët e Kosovës të nënshkruajnë kapitullimin, nëse ata nuk kapitullojnë vetë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës në mos pastë kapitulluar, po shkon me shpejtësi drejt kësaj. Është tragjike njëkohësisht kjo! Vetëm politikanët dhe njerëzit me vetëbesim janë e mund të jenë fitues! Kurrë nuk fitojnë frikacakët e pesimistët! Në këtë kuptim deklarata e zotit Konjufca është e rrezikshme!”, thekson profesor Bytyçi për “Bota sot”.

“Unë shpresoj të jetë kjo pasojë e një momenti emocional, të pa kontrolluar! Por nëse është kjo arsyeja, atëherë duhet dikush që kryetarin e Kuvendit të Kosovës ta mbajë nën kontroll! “Shteti i serbëve”, thotë Konjufca! Po mirë atëherë pse nuk flet edhe për shtetin e shqiptarëve, në të cilin të bëjnë pjesë veç Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi, përfshirë Tivarin, edhe shqiptarët nën Serbi, përfshirë Toplicën, të dëshmuar me tapi, edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, edhe shqiptarët e Çamërisë, me dëshmi të tapive që kanë [për pronat e pasuritë e tyre?!”, shpjegon më tej Bytyçi.

Ai shton se nëse shqiptarët pajtohen sot me Serbinë e Madhe, ata kurrë më nuk do të bëhen faktor në rajon.

“Nëse Vulin i mbështetur nga Vuçiç kërkon “shtetin serb” ku të jetojnë të gjithë serbët, pse shqiptarët nuk luftojnë për shtetin shqiptar ku të përfshihen të gjithë shqiptarët? Apo u dashka zhbërë Kosova që ajo të ndahet me Serbinë dhe trojet tjera shqiptare të qëndrojnë nën sundimin e shteteve tjera fqinjë, mundësisht nën sundimin e Serbisë?! Për këtë duhet të flasë Konjufca. Jo të bëjë rolin e lepurit! Nëse shqiptarët pajtohen sot me Serbinë e Madhe, ata kurrë më nuk do të bëhen faktor në rajon. Madje shqiptarët duhet ta kërcënojnë Serbinë edhe me Sanxhakun, popullsia e të cilit nuk është serbe. Krijimi I botës serbe do të thotë bashkimi i serbëve, por jo edhe i myslimanëve të Sanxhakut të ndarë në dy shtete, në Serbi e Mal të Zi”.

Sipas profesor Bytyçit, kryeministri Kurti duhet ta detyrojë Konjufcen që të kërkojë falje për deklaratën e bërë, ose të kërkohet shkarkimi i tij.

Në të kundërt, sipas Bytyçit, qytetarët kanë të drejtë të jenë skeptik për qëndrimet e kryeministrit të vendit.

“Deklarata e kreut të Kuvendit tingëllon e rrezikshme edhe në kuadër të asaj që shohim, ftesës dhe përpjekjeve për pajtim midis Ramës dhe Kurtit! Mundet që Rama ta ketë vënë si kusht kapitullimin para Serbisë për të rivendosur marrëdhënie të mira me Kosovën! Nuk e dimë pse Konjufca e bëri atë deklaratë. Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht! Gjithçka është e programuar dhe e planifikuar! Prandaj nuk besoj se zoti Konjufca nuk i paraprin një vendimmarrje të padëshirueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

Nacionalizmi shqiptar duhet të ngrihet më shumë

0
Shkruan Fahri Xharra
Pse e gjithë kjo frikë nga ”nacionalizmi” Shqiptar? Nacionalizmi Shqiptar nuk është aspak më i madh se ai Rumun , Bullgar ,Italian ,Francez apo Austriak , përkundrazi i kalon të gjitha nën nivelet europiane.
Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra : Duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje -Pavarësi.. (( Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.)
Askush nuk i friksohet nacionalizmit tonë ,sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë.
Kush po e nxitë këtë frikë nga “ Nacionalizmi Shqiptar “ . Dihet mirë : serbet greket dhe turqit .
Nacionalizmi Shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit Shqiptar dhe rolin e faktorit Shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin Ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminelë Serb dhe Grek dhe nacionalizmit agresiv Turk.(N. Loka)” .
Pse duhet të ngreme më lartë nacionalizmin shqiptar ? Po , ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me “ qëllime hitleriane , me qëllime pansllaviste dhe megalogreke dhe turke-osmane “ .
Kush jemi ne ?
Shqiptarët ,me shekuj e kanë vërtetuar që janë kozmopolit . Si na u revanshua kozmopolitanizmi ynë . Shikoni kufinjt tanë. Pse të jemi kosmopolit me të tjerët kur ata po janë nacionalist-gllabërues ndaj nesh? Por ,neve sipas Charles Taylor-t “duhet të jemi kosmopolit por patriot “ dhe jemi .
« Erdogani gjeti tek shqiptaret vetëdijen e krenarisë otomane dhe ai ndjehet këtu si ne shtëpi te vet. Biles Erdogan ju tha se shqiptaret musliman janë mbetje otomane dhe askush nuk kundërshtoi. Pra njeriu gëzon krenarinë kombëtare, por kur e ka krijuar kombin dhe gëzon frytet e një jete ne paqe ( A. Gj) « .Ku mbeti nacionalizmi ynë « ?
Kini parasysh, se rimëkëmbja e një kombi është fryti një pune kolosale te përbashkët i shume individëve, qe kane kompetenca specifike ne fusha te ndryshme nga njëra-tjetra, ndaj secili është përgjegjës për atë që është i aftë të bëjë.
Pra , te ngreme edhe pak nacionalizmin tonë , të cilit Europa nuk i frikësohet aspak e mos të biem preh e mashtrimeve të cilat që mbi 20 vjet na e kanë humbur orientimin kombëtar.
Çajupi e thoshte :” Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar! Mjaft punove për te tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.”
Fahri Xharra, Gjakovë, më 20.09.2021

Dje nisi udhën një tjetër turp që vjen nga zgjedhje të vjedhura, të blera, të dhunuara e të diktuara!

1
Nikoleta Kovaçi, gazetare, Tiranë
Vijimësia e turpit…!
E shkruar më 17 shtator 2021
Dje nisi turpi i radhes! Ai qe do t’gajase t’madh e t’vogel ne kte vend duke ua heq edhe ate grime nevoje per reflektim dhe reagim pas shitjes se votes se 25 prillit! Mjafton niveli mjeran i listaxhinjeve qe drejtojne edhe kabinete qeveritare per t’i hutuar e kalamendur shqiptaret qe sot jane ne udhekryq, ma shumë se asnjehere tjeter ne kete dekade!
Dje, teksa kryeministri i vendit lexonte hartimin e tij te mbushur me dokkra qe s’i beson asnje femije 5 vjeç (jo nga ata femijet qe thote ministrja e Femijeve) ne nentoken e minierave te kromit gjendej nje njeri! Askush nuk u kujtua! Sigurisht, edhe media e qeverise nxitoi te percaktonte qarte: Galeria shfrytezohej nga nje kompani e vogel! U tha 4-5 here togfjaleshi “kompani e vogel” per te shuar ndonje hamendje njeriu, qe i dhemb fati i atij burri zene ne gracken e nentokes, si na ne gracken e mbitokes, per kompanite qe jane zoter te asaj miniere qe pasuron kapot e vendit e varferon, mjeron e vret banoret e asaj zone!
Asnje hetim, nga ky sistemi qe po na reformohet thellesisht e thelbesisht nga organizmat e huaja, asnje institucion pergjegjes nuk u urdherua qofte edhe formalisht te ndiqte situaten, nderkohe qe kryeministri nga foltorja akuzonte opozitarët e vertet ne kte vend qe shajme dhe nxjerrim bishta nga kulltuku i shtepise!
Po, nga kulltuku i shtepise po shkruaj prape! Fale Zoti eshte blere me leke te pavjedhura, te pa ardhura nga trafiku i droges, as i pervetesimit te djerses se shqiptarëve qe shfrytezohen njejte si ne nje sistem skllaverie! Nga ketu kujtohem, ankohem e me dhemb shpirti per te ngjashmin tim qe vazhdon e gjendet ne zemren e dheut, atij dheu qe pasuron ju e vret te pafajshmit!
E di, lipset kuraje e madhe, ndjenje e fuqishme dhe shpirti sublim per te pranuar disfaten e madhe qe iu ka shkaktuar ketij populli! Sigurisht populli nuk jane ata qe marrin tendera, as ata qe i sherbejne pasunareve, as trafikantet e lidhur me ministra te njepasnjeshem, as perfituesit nga taksat tona, as vjedhesit e pasurise publike, as sundimtaret e ndertimit; jo, jane ata qe kane refuzuar çdo nder sado te vogel nga njerez te lidhur me pushtetin! Ata qe kane refuzuar edhe ndihmen e qelbur ekonomike vetem e vetem te mos e bejne pis emrin e tyre borderove bordello te shtetit qe i perbuz dhe perqesh çdo dite!
Jane pikerisht ata njerez, per te cilet kryeministri genjen publikisht ne foltoren e Parlamentit, ndersa prezanton nje tjeter program farsë qeverie, te cilet vazhdojne te jene ne çadra, te cilet refuzuan t’ja japin shpirtin shejtanit dhe zgjodhen per strehe nje mjet qe nuk i mbron as siperfaqesisht, por shpirterisht, aq sa me qene te ngjeshur ne lirine e tyre mbremjeve te pashpresa!
Sigurisht qe nga kulltuku i shtepise do te shkruaj, e madje ne FB, ose kudo qe te mundem, sepse kryeministri qe genjen haptazi me nje program qeverie sy deputetesh, nderkombetaresh e ekspertesh, nuk ka lene vend askund per mendimin ndryshe, te verteten dhe te drejten! Lukunia e ‘ushtareve’ te pajtuar ne çdo skute te mundesise se ekspozimit te ndonje njeriu te lire e te pakompromis, shfaqet e gatshme te kepuse fije e te mbyll dyer, edhe nese ndokush harron t’i mbaje lidhur dhe hapur!
Dje nisi udhen nje tjeter turp… Tashme eshte me i sigurte, me hapesire me te madhe e me mbeshtetje te habitshme nga faktore te jashtem qe duket se kane tejkaluar çdo cen logjike ne ushtrimin e kompetences se tyre! Ketij turpi duhet me ia nderpre udhen ne nje fare menyre! Ne ate parlament do te kete zera te vertete, do te kete edhe mospajtimtare me asnje baterdi antiligjore te ligjeruar tashme me paketa ligjore dhe akte normative, por do te jene te pamjaftueshem! Ashtu siç akuzohemi ne qe shkruajme nga kulltuku i shtepive, do te gjendet edhe nje forme etiketimi per keto zera kunder, vota e te cileve, fatkeqesisht s’ka peshe!
Dje nisi udhen nje tjeter turp qe vjen nga zgjedhje te vjedhura, te blera, te dhunuara e te diktuara! Dje u legjitimua serish trafiku i kokaines, mbjellja dhe ‘eksporti’ i kanabisit, pastrimi i parave te mafies, e jo vetem asaj te tones, vrasjet, rrembimet dhe zhdukjet e dhjetera burrave e djemve te grave dhe nenave shqiptare, te atyre qe dje, pa piken e turpit, kryeministri tentoi tua zhbente dhimbjen me nje mashtrim masiv per perfshirje femrash ne qeveri!
Dje nisi turpi i radhes… Une s’do resht asnje sekond se shkruari nga kolltuku modest i shtepise per te, per qeverine, per pushtetin mizor e per kryeministrin e paturp qe turpin ua faturon qenieve te pakta opozitare qe frymojne ne kete vend!
Vs-E shkruajta ne gjuhe letrare se mos duan ta lexojne ministret e Rames e mos te thone se nuk e kuptuam se ishte ne gjuhen GEGE!

Fillon zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë

0

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës lidhur me nisjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që obligon të pajisen me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“15 shtatori i vitit 2021, ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre “RKS”. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave “KS” sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide”, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij.

Ai i siguroi qytetarët e Republikës së Kosovës se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë, por vetëm zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, duke i lutur qytetarët serbë që të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë, pa shqetësime dhe brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

“Sikurse dje, sot por edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj. Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese. Sot, vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile, por edhe vlerë evropiane”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti përfundoi fjalën e tij duke thënë se trajtimi i barabartë nëpërmjet këtyre tabelave të përkohshme që nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër, do të vazhdojë për aq kohë sa pala serbe të veprojë njësoj.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të dashur qytetarë të Kosovës,

15 shtatori i vitit 2021, ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre “RKS”. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave “KS” sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide.

Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Republikës së Kosovës, sikurse edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë poseduesit e makinave me tabela jovalide, ato po konfiskohen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës, automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme.

Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë, u pat arritur në vitin 2011, për lëvizje të lirë e që u finalizua në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016. Që nga ajo kohë, Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe lehtësimin e procesit për regjistrimin e automjeteve. Është kompletuar infrastruktura administrative për lëshimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve. Janë bërë edhe plotësimet dhe ndryshimet ligjore për të lehtësuar regjistrimin e automjeteve nëpërmjet një sërë veprimesh.

Një ndër këto veprime ishte zgjatja e validitetit të tabelave “KS” për 5 vite, përkatësisht deri më 15 shtator 2021, kur ishte paraparë të jetë afati i fundit i heqjes nga përdorimi i këtyre tabelave, sikurse edhe i tabelave me akronimet “KM” (për Mitrovicën e Kosovës), “PR” (për Prishtinën), “UR” (për Ferizajn), “PZ” (për Prizrenin) dhe “GL” (për Gjilanin).

Të dashur qytetarë e të nderuar deputetë,

Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë.

Ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim t’i cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot por edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj.  Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese.  Sot, vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë evropiane.

Andaj, i lus qytetarët serbë, të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë, pa shqetësime dhe brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

Ju të gjithë jeni qytetarë të barabartë të këtij vendi, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Barazia për neve është vlerë të cilën e zbatojmë në praktikë dhe le të angazhohemi së bashku për të mirën tonë të përbashkët.

Në fund më lejoni vetëm të tregoj se si ky trajtim i barabartë bëhet me këto tabela të përkohshme të cilat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Pra, këto janë tabelat tona që janë të përkohshme për ata të cilët vijnë me tabela të tjera, ndërkaq ka 10 vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë. Ne nuk i duam as këto, as këto, mirëpo derisa të ketë këso, do të ketë edhe këso. (Kryeministri ka prezantuar në Kuvend tabelat e përkohshme që nisën të përdoren nga sot v.j)

Faleminderit.

KDI: Vendimi i sotëm i Qeverisë të pasohet me aplikimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me targat e përkohshme për veturat e Serbisë të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim është në frymën e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë, e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011, si dhe dakordimeve tjera mes dy shteteve në vitet pasuese lidhur me këtë çështje. Marrëveshjet në fjalë ia njohin palës kosovare zbatimin e regjimit të tabelave të përkohshme të automjeteve me targa serbe, që si praktikë është zbatuar nga Serbia prej vitit 2011 ndaj automjeteve me targa kosovare që udhëtojnë në territorin e Serbisë.

KDI kërkon nga Qeveria që përveç vendimit për aplikimin e targave të përkohshme, të fillohet me zbatimin e provizioneve tjera të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë, të cilat parashohin lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë që udhëtojnë në Kosovë, ashtu siç veprohet nga ana e autoriteteve serbe në raport me shtetasit e Kosovës, të cilat udhëtojnë në ose nëpër Serbi.

KDI konsideron se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë arrihet vetëm nëse dy vendet tregojnë përkushtim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e që në esencë synojnë lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë e Serbi.

Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

0

Prishtinë, 20 shtator 2021

Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme me qellim të vazhdimit të informimit të opinionit publik dhe njëherit mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Fjala e gazetares Marjana Bulku për librin “Lideri nuk lind… bëhet”, të autores Iris Halili

0

Nga Marjana Bulku

Për liderin e shekullit të ri

E ke të vêshtirë të shmangêsh subjektivizmin kur ndjek komunikimin e një bashkëmoshatareje me të cilën ke ndarë kohë të bukura në auditore universiteti por objektivizmi real që buron prej kualitetit komunikativ, dijeve të paana dhe elokuencës vibrantë të bëjnë ta përjetosh shumfish suksesin e tjetrit, mik apo edhe i panjohur qoftë.

Iris Halili mbërriti në Federatën Panshqiptare Vatra me botimin e saj më të fundit “ Lideri nuk lind… bëhet” një libër që ka marrë vlerësime maksimale nga Bukinist,kritikët , analistët dhe lexuesit e shumtë.

Ajo udhëtoi nga Florida drejt Nju Jorkut sepse zgjodhi pikërisht Vatrën si vendin nga ku historia , letërsia dhe patriotizmi u ndërthuren përmes dhjetra fijesh duke endur kështu rrënjët tona që këtu në emigrimin e largët konturojnë identitetin tonë.

Prezantimi i veprës “ Lideri nuk lind…bëhet” shpalosi nëpërmjet një komunikimi interaktiv profilin e një akademikeje , ish peragoge e letërsisë moderne në Universitetin e Tiranës, atë të studjueses dhe analistes që nuk i mungon shtypit të ditës me analizat dhe refleksionet e saj si dhe njohëses brilante të politikës së Tiranës dhe jo vetëm, ish shefe e kabinetit të Presidentit Alfred Moisiu dhe doktoruar në USA mbi çështjet  e Lidershipit.

Gjatë gjithë komunikimit të saj në Vatër Irisi solli shembuj nga historia, studimet e shumta , rastet shqiptare duke nxitur debat dhe refleksion mbi rolin e liderve dhe ndikimin e tyre në realitete të ndryshme kulturore ku fuqia e ndjekësve dhe ndikimi i tyre në fatet e politikave mbetet një çeshtje e hapur dhe mbase shteg nga ku buron shpresa e ndryshimit.

Alternimi i dijeve të kultivuara me përvojat profesionale e jetësore sollën një komunikim që pati efekte të shumta në  mes të pranishmëve duke nxitur pyetje, komente dhe reflektime nga më të larmishmet mbi politikën e ditës.

“Lideri nuk lind …bëhet” i konceptuar si një material i koncentruar studimesh mbi teoritë e lidershipit botuar nga shtepia botuese Dituria, erdhi tek lexuesit shqiptaro amerikanë edhe si tekst por edhe përmes një zbërthimi të detajuar të autores e cila për rreth një orë prezantoi tiparet e liderave që udhëhoqën botën dhe aftësitë e ndjekësve apo dhe pa aftësinë e tyre për të pranuar ose jo fatin apo fatalitetin nën trysninë e liderave toksikë, izolacionazistë, që iu imponuan skenave politike për arsye të shumta e ku pa dyshim ndjekësit dhe fuqia e panjohur e tyre në arenën e politikês radhitet si faktori x i ndryshimeve maksimaliste.

Frymës patriotike të Vatrës të cilën e mban gjallë historia dhe mendjet e ilustruara  me pendë , iu bashkua edhe një libër i ri, një mendimtare e re , një patriote në shpirt dhe në veprim që erdhi në Vatêr si vizitore e largët nga Florida dhe mbeti e paharruar aty përmes mendimit dhe veprës së saj.

Të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës

0

Prishtinë, 20 shtator 2021

Të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht, MPB dhe policia kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.