Kreu Blog Faqe 1561

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj

0

Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishim temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.

Znj. Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në këtë takim të përzemërt u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen.​

Njoftim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës

0

15 automjete të njësive speciale po qëndrojnë në Jarinje dhe BërnjakKosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë, Policia kontrolle në kufi

Prishtinë, 20 shtator 2021

Njoftim për qytetarë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.
Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pse bullgarët turq e krijuan Bullgarinë ? (2)

0

Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra

A kishte apo jo serb në tokat tona dhe kur u shfaq feja ortodokse këndej pari, do të mundohem të spjegoj me anën e këtij shkrimi, dhe me disa fakte të pamohueshme nga vet Kisha Pravosllave serbe.
E sigurt është që vërshimi sllav bëri disa ndryshime në toka ilire e kjo pas rënjës së fuqisë dhe rënjës së vet Perandorisë Romake të Perëndimit. Perandoria Bizantine u forcua dhe i morri në gjiun e vet edhe ardhacakët sllav.

“ Emri Asparuh është sinonim i origjinës së shtetit Bullgar. Asparuhu (Bullgarisht;Аспарух ) i udhëhoqi Bullgarët turq në në migrimin e tyre nga stepat aziatike në Gadishillin Ballkanik ( atëherë, Iliria ) dhe e krijoi shtetin e ri . Pra , Asparuhi ishte djali i tretë i Khan Kubratit, mbretëria e të cilit në Ukrainen lindore, filloi të shembet rreth vitit 665. Në vitin 679, Asparuh- Khani me 20-30 mijë ushtar e kaloi Danubin, dhe i krijoi vetit një tokë të vogël rreth Dobruzhes (qytet i sotem në Bullgari.) Bizanti ishte i lodhur. Asparuhi kishte aftësi të mëdha ushtarake, dhe duke i marrë me veti disa fise sllave nga Greqia ( që dyja palet ishin oagan derine kohën e Borisit I ) gjithashtu të posa ardhur në Thraki, e filloi luftën kundër Bizantit. . Sulmi i Bizantit i vitit 680 kundër turqëve bullgar deshtoi kështuqë iu desht të pranojë pavarrësinë e Bullgarisë së Asparuhit, me kushte që bullgarët ti paguanin Perandorisë Bizantine taksat vjetore .( https://bulstack.com/2010/04/12/khan-asparuh-and-the-bulgarian-state/ )
Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar –ortodoks në Thrakinë e lashtë . Edhe një herë sllavët në këtë kohë ishin të pa duskshëm. Serbët aq egzistonin si etni, të cilët s` i njeh e vërteta historike.

Pjesën e parë të këtij seriali shkrimesh e përfundova me Tzar Borisin e Parë të Buulgarisë, por do e vazhdojmë .
Ky shkrim nga kisha serbe ( në foton e më poshtme ), më bëri që të spjegoj që serbët në anën tonë as që ishin dhe as që paraqisnin ndonjë vlerë historike, as si etni e as si etni ortodokse. Po flasim për qytetin Prokuples, që sot i takon Serbisë : “Kisha e Shën Prokopit në Prokuple u ngrit në vitin 976 në kohën e Mbretërisë bullgare të Samuilit.” Për Samuilin do të flas në shkrimet e ardhshme ) Sipas shkrimit në foton e më poshtme edhe emri Prokuple rrjedhë nga Shën Prokopi, kishen e të cilit e ndërtuan bullgarët në tokat Dardane. Bullgaria e Samulit i kishte pushtuar jo vetëm Dardaninë por më shumë.


Me qenë se edhe sot ruhet “Kisha Latine” në Prokuple, Kjo tregon se Byullgari na e solli ortodoksinë në anët tona Kishte serbë në atë kohë ? Jo, bile asnjë. Pas kongresit të Berlinit 1878 u bë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga këto anë. Ja një tekst në anglisht për egzistimin e shqiptarëve në Toplicë.

“Toponyms such as Arbanaška and Đjake shows an Albanian presence in the Toplica and Southern Morava regions (located north-east of contemporary Kosovo) that dates to the medieval era.[13][14] The rural parts of Toplica valley and adjoining semi-mountainous interior during the Ottomans rule, was inhabited by compact Muslim Albanian population while Serbs in those areas lived near the river mouths and mountain slopes and both peoples inhabited other regions of the South Morava river basin.[15][16] As the wider Toplica region,[17]Prokuplje also had an Albanian majority.[18] During the 1877–1878 period, these Albanians were expelled by Serbian forces[19][20][21] in a way that today would be characterized as ethnic cleansing.[22] Prokuplje was captured by Serbian forces from the Ottomans on 19 December 1877, as was the whole Toplica region in 1877 and the Berlin Congress (1878) later recongised the city and wider area as part of Serbia.”

Toponimet Arabnashka dhe Djake e tregojnë prezencën e madhe të shqiptarëve në Toplicë dhe Jugun e e Moravës (shumëafër në Veri të Kosovës së sotme )… Prokuplja u zaptua prej serbëve nga otomanë me 19 Dhjetor 1877, ashtu si regjioni i Toplicës dhe më gjerë ranë nën Serbi pas Kongresit të Berlinit me 1878.
Shqiptarët në tokat e tyre në Serbinë e sotme u bën ortodoks pas pushtimit bullgar dhe me dhunë u konvertuan nga feja katolike. Çdo manipulim serb për kishat dhe ortodoksinë duhet dmantuar, sepse ne ishim të parët e asaj toke , duke mos harruar se edhe toponimet sllave janë të vendosura në kohën Bullgarisë ( shek 10-11 )
Nga erdhën Bullgarër dhe Hunët e Attiles shihen nga kjo harte ( nëse nuk e keni ditur, edhe Hunët që e pushtuan Panoninë Iliro-Kelte ishin turq) (The Huns were a nomadic people who lived in Central Asia, the Caucasus, and Eastern Europe between the 4th and 6th century AD. According to European tradition, they were first reported living east of the Volga River. , shihe harten )

Pason pjese e tretë ditët e ardhshme.

Fahri Xharra,20.09.21
Gjakovë

“Fryt i martesës – Dashuria dhe fëmijët”!!

0

Nga Fahri Dahri

Ç’farë ka në brendi të “Mitit të Sizifit“ të Albert Kamy-s?. Miti i famshëm i perëndive të lashtësisë, në një tjetër këndvështrim. Sizifi i dënuar, nuk e arriti dot që të shlyente dënimit për të ngritur gurin në majën e malit. Sforcimet, mbilodhja e Sizifit, mposhten pikërisht atëhere kur ai i afrohet majës së malit, vendit të caktuar për shlyerjen e dënimit. Guri i mposht forcat e Sizifit dhe rrokulliset me shpejtësi marramendëse drejt vendfillimit të ngritjes së gurit (apo ngarkesave të çdo llojshme).

Sa e vështirë, e lodhshme dhe rraskapitëse qenka e përpjeta e ngjitjes; por shumë e lehtë, e shpejtë dhe e gëzueshme është e tatëpjeta (e hqimta) e zbritjes.

Dy të kundërtat e Sizifit. Sigurisht jo vetëm të tij, të kundërtat gjinden pa “kursim” kudo udhe për këdo. Sizifi i Albert Kamy-s na zgjon që të dimë të gjejmë të kundërtat dhe pas njohjes së tyre të zgjedhim dhe të veprojmë. Çdo forcë që përdoret kundër rrymës, pa zbërthyer të kundërtat, është e destinuar të dështojë. Por Sizifi na tërheq vëmëndjen për të qenë gjithëmonë vigjilentë, të kujdesshëm, sepse pikërisht kur mendohet se gjithëçka është nën kontroll, atëhere ndodhin goditjet e forta, deri në shkatërrim.

Rituali i stërmundimshëm përsëritej çdo ditë. Arësyeja pse Sizifti nuk triumfonte ishte e qartë. Graviteti, forcë e natyrës, nuk mund të mposhtet me vetëm se “duam ta mposhtim”. Dënuesit e Sizifit, të personifikuara dje me perënditë, sot njihen si “Ligje Objektive të Natyrës”, i dhanë atë dënim që për kohën, dështimi ishte i sigurtë.

Trajtimin e rastit të Sizifit e bëj sepse ky shembull na tregon tepër të qartë, jo vetëm forcën e Natyrës mbi Njeriun, por na këshillon që aftësitë tona njerëzore të përqëndrohen tek të ndërtuarit e marëdhënieve sa më të përshtatshme në përballje të ligjeve objektive të Natyrës. Ata duhet të zbulohen dhe të bëhet e mundur të përshtaten në favor të Njeriut, duke ruajtur pa cënueshmërinë e Natyrës.

Sizifi nga vullneti për të shlyer dënimin, vendosi ti kundërvihej gravitetit, ndofta dhe nga padija, por dështoi.

Sot, në epokën tonë, qendrojnë si hije të zeza, të pashpresa pritshnëritë e katastrofave planetshkatërruese.

Të diturit, individë të fuqishëm, institucione shkencore ndërshtërore dhe të pavarur, në vazhdimësi na “tromaksin” me “Vrimat e Zeza”; Spostimet polare; Zmadhimi i “Vrimave të Ozonit”; Spostimet e Pllakave Kontinentale; me Tërmetet shkatërrese; me Sunamet; me Zjarret; por dhe “Vizitorët -Alienë”, herë armiqësorë dhe herë paqësorë”. (Këto shprehje më kanë shoqëruar gjithë jetën, që nga mosha shtatëvjeçare). Nuk mungojnë dhe “tromaksjet” që na kanosen me mjetet luftarake të krijuara nga njeriu, si bombat shfarosëse të të gjitha llojeve; Raketat, kultivimi në laboratorë i viruseve vdekjeprurës, rajonale dhe botërore, të hedhura në përdorim ndërbotëror që pagëzohen “COVID-19, Delta, Mu, Ebola, e shumë e shumë të tjera. Lutërat rajonale dhe të transferueshme që sa mbaron njëra, fillojnë të tjera. Këto, disa fakte, nuk janë thjeshtë deklarime apo hamendje. Jo. Këto janë fakte të vërteta që në të gjitha rastet duan përkushtim të vëmendshëm dhe masa të rrepta për tu frenuar. Por jo vetëm deklarime për bujë, apo për paralajmërime të pa shoqëruara me masa detyruese ndërshtërore.

Për qartësi le të analizojmë rastin e “COVID-19”, e cila i ka kaluar të gjitha kufijt moralë, profesionalë, rajonalë. Një virus, me aq sa njeh historia, i pari i shtrirë në mbarë planetin tonë. Virus vdekjeprurës në mbarë njerëzimin, që deri tani numurohen mbi 4,7 milionë njerës që i thithi COVID-19 dhe nuk po ndalet!.

Vrapoi OBSH dhe u quajt pandemi. Bukur fort. Pandemi! Po çfarë masa të detyrueshme vendosi OBSH-ja, organi suprem botëror për mbrojtjen e shëndetit?

E anashkalojmë paralajmërimin dhe befasinë që ndodhi në të gjitha shtetet dhe ndalemi tek masat në mbrojtje të jetës gjatë “pushtimit” që bëri pandemia – armiku i fshetë dhe virus vrastar i madh i shtrirë në shkallë botërore.

Në rolin e analistit, nuk arrij të justikoj meftëshinë e OBSH, bashkë me ‘të dhe gjithë institucionet e ndryshme shëndetësore ndërshtërore, kur nëpër spitale kufomat mbeteshin salloneve, apo groposeshin në gropa dherash të përbashkët jo me dhjetra, as me qindra, por me mijra njerëzit e moshuar, por që shpejt në kohë u shoqëruan dhe nga moshat e mesme dhe të reja. Pandemia vazhdon, bën sikur ndërron metamorfozë, por efektet vrasëse nuk rreshtin. Përpara kësaj katastrofe njerëzore, pa asnjë paramendim lind pyetja: Pandemia po  feston përpara “kufomatortave” dy vjetorin e lindjes “subjektive” të saj; ndërsa shëndetësia botërore, i rri në gjunjë duke i u lutur shoqërisë njerëzore në tërësi me “parrullat” jo shumë efektive, si kohore dhe numerike që të vazhdohet me respektimin e distancave, të mbahen maskat (herë këtu dhe herë atje) dhe kujdes higjenës. Këto masa, kanë efektin tyre, më tepër profilaktik, por realiteti në praktikë, është krejt ndryshe, kjo dihet. Kjo “krejt ndryshe”, në vetëdijen time, ngarkon me përgjegjësi të parevokueshme të gjitha qendrat shëndetësore rajonale, botërore dhe kupolën e saj OBSH-në.

Pandemi vrasëse e shkallës më të lartë, nuk zhduket me këshilla, por me urdhëra të rrepta shtrënguese të patolerushme dhe me masa antivirusale. COVID-i, dy vjet dhe sistemet shëndetësore botërore po thuaj të përgjunjur.

Si qytetar i ndjeshëm, përpara kësaj katastrofe njerëzore, një nga masat më efikase dhe urdhëruese që duhej të vendosej në shkallë Botërore, do të ishte dhe duhet të jetë: “Ndalim qarkullimi i çdo njeriu kudo qoftë; mos lëvizja e të gjithë njerëzve, si brenda çdo shteti dhe mes shteteve në gjithë Botën, për një afat prej 15 ditësh, aq ditë sa është karantina”. Ky ndalim qarkullimi botëror i njerëzve, me disa lëvizje të domosdoshme, të jetë i menjëhershëm, në të njëjtën orë, në të njëjtën datë, të ligjëruar nga OKB-ja dhe nga çdo shtet i këtij planeti, që të luftohet pandemia që po vret jetën, po vret njerëzimin.

                       II

Një temë për gjykime të thelluara që  detyron rishikimin e qendrimeve ndaj jetës, ndaj vetë ekzistencës. Më tërhoqën vemendjen disa thënia të vyera, të cilat, do nuk do, futesh në mendine.

Ndalemi tek njëra: Autori Albert Kamy-s ka konkluduar: “Çdo kapitull është një dështim, por dhe një fillim nga e para.  Është fjala, për këmbëngulje…. Sa më ekzaltuse është jeta, aq më absurde është ideja se mund ta humbësh”.

Një konkluzion me hapësira shumë interpretuese. Më sipër u përqëndruam tek jeta njerëzore, vazhdojmë  gjykimet me arritjet e Albert Kamy-s, ku çështja  shtrohet: “Çdo njeri është një dështim (sepse në fund vdes), por dhe një fillim (lindin fëmijët)”. Pra, njeriu i rtitur e di që gjatë jetës do ketë të mira, por dhe vështirësi, vuajtje, halle, padrejtësi, varfëri,humbje pronash, falimentime, sëmundje, etj etj. Do ketë vdekje të njerëzve të tij, të afërt, miq e shokë dhe çdo individ do vdesë, edhe unë, ti, ai, ajo!. Dihet që dështimi (vdekja) është i pashmangshëm për të gjithë. Çdo i lindur është e sigurtë, ka lindur për të vdekur. Çdo fillim i krijuar nga Universi ka një fund, nuk dimë nëse  Universi do ketë këtë fat. Dimë që gjithçka transformohet??.

Përpara këtyre të vërtetave, vetvetiu lind nevoja e arësyetimit lidhur me veprimet dhe mos veprimet ku çdo i lindur nuk ndalet të mendojë për mos të bëhet shkaktar i dështimeve për të tjerët.

Natyra, për zhvillimin e jetës, ka zgjedhur çiftimet tek njerëzit, kafshët, shpendët, bimët, kudo dhe mosha të caktuara. Shkrimi përqëndrohet tek fenomenet shqetësuese që po ndodhin në epokën tonë, ku mesa duket janë rrjedhojë e veprimeve dhe mos veprimeve tona, të cilat justifikohen me nevojat në rritje për përbalimin e shtimit galopant të njerëzimit.

Mendjet e grupnjerëzve që, në një farë mënyra shtrojnë shqetësimet për të ardhmen dhe na “trëmbin” me nxehtësinë globale, me shterrimin e ujrave apo me ndryshimet negative klimaterike etj. do të ishin më të pranishëm nëse do të studjonin dhe zbulonin masat e domosdoshme për të rikthyer kushtet klimaterike në gjendjen e tyre natyrale. Kjo është mundësi e realizueshme, nëse qendron ajo që thuhet se çekuilibrimi natyror është krijuar nga veprimet “hergjele”, të pa kontrolluara të industrialistëve të “pa ngopur”, etj. Të kuptohemi për ata industrialistë (supermen), apo kapitali finaciar në bashkëpunim me oligarkët industrialistë, bankierë, tregtar etj. që

galopatizmin e shtimit të aktiviteteve e justifikojnë me shtimin po galopant të njerëzimit. Në këtë rast, mendje ndrituarit duhet të gjejnë mënyrat më të pranueshme, më efektive për vazhdimin e tejshmërisë së jetës së gjallë të planetit Tokë.

Të gjithë e dimë se jeta zhvillohet nëpërmjet çiftëzimit dhe se nevojat jetësore janë në rritje progresive gjeometrike, por plotësimi i nevojave progresive ndikon tepër negativisht në kushtet klimatike, atëhere ndaj këtij ekuacioni zgjidhja realizohet me përdorimin e sistemit të eliminimit. Dhe element i eliminimit është “shtimi galopant i popullsisë në botë”. Nëse me sistemin e eliminimit duhet shqyrtuar problemi i shtimit “pa frena” i popullsisë, mendoj se zgjidhja nuk është e vështirë, ajo është subjektive që kërkon ligjimitetin përkatës.

Çdo njeri në moshë të përshtatshme kujdeset për tu çiftëzuar me synim normal edhe për të krijuar familje. E vërteta është se çdo çift është i vetëdijshëm që në fund vetë çifti dhe familja që synon të krijojë dhe ata mbas tyre kanë fatin vetëm të dështimit – fundi është dënimi me vdekje!. Por fakti është se edhe para largimit nga jeta, dështimet na ndjekin në vazhdimësi. Kur një çift vendos për vijimësi, të gjitha rastet e ripërtëritjes sjellin vetëm dështime, dëshpërime, patjetër edhe gëzime e mirësira. Çifti ka momente lumturimi, por ka dhe shumë momente të vështira që ndodhin gjatë jetës. Sa më shumë të shumohet familja aq më shumë rriten frekuencat e vështirësive të saj, kjo në anën individuale, personale; por ndikimi më i lartë negativ, siç u pa i bëhet natyrës që na rrethon. Çifti, në një mënyrë apo tjetër merr përsipër vazhdimësinë e jetës njerëzore dhe relativisht edhe përgjegjësinë për ‘ta, kjo deri sa çiftet janë gjallë. Me vdekjen e tyre, e zakonshme ose jo, “tretet” përgjegjshmëria. Të lindurit prej tyre i pret një jetë me shumë të papritura, përvoja tregon se shumica e të lindurve hasin vështirësira. Ata që i lindën nuk janë pranë tyre dhe as që “ndjejnë” dhimsuri. Çiftet me pasion marrin përsipër vijimësinë e jetës njerëzore, të ndërgjegjshëm në krijimin e vuajtjeve, vështirësive dhe të sigurtë për dështime të përhershme.

Teoria “vrastare” e Malthus, në demokraci nuk ka as pranim ligjor dhe as pranim moral (Thomas Robert Malthus, ekonomist, filozof, demograf, pararendës i sociologjisë moderne angleze. Lindi: 13/02/1766, Westcott, MB- Vdiq: 23/12/1834). Shoqëria njerëzore tashmë ka një ngritje intelektuale, kulturore, ka rritje morale, është e vetëdijshme dhe e aftë për të pranuar dhe zbatuar ligjet dhe rregullat ndërkombëtare dhe ato kombëtare. Në këto kushte, për të minimizuar vuajtjet, vështirësitë dhe dështimet e pa shmangshme, është e domodoshme vendosja e ligjit:”Detyrim botëror i planifikimit familjar”, i cili  eviton metodat neveritëse të malthuesve të djeshëm dhe të sotëm, që “rrallimin” e popullsisë e mbështesin tek luftërat dhe përhapjet e sëmundjeve vdekjeprurëse.

 *- Nëse vendoset që ço çift të sjelli vetëm një fëmijë, djalë apo vajzë, tek ai/ajo krijojnë mungesë, e ndjejnë veten të mangët pa motër apo pa vëlla, krijohet një e pa drejtë.

*- Edhe kur sjellin dy apo më shumë fëmijë, telashet, hallet, meraqet janë më të shumta. Sëmundje, vështirësi  ekonomike, varfëri, egoisëm dhe të tjera të ndryshme që gjithkush i ka në jetë, do të jenë me herë më të shumta, në raport me anëtarët e familjeve të tyre, por dhe motrave, vllezërve e të familjeve që do të krijojnë fëmijët e tyre. Është e drejta e specialistëve të demografisë dhe të mjekësisë për të gjetur të mesmen.

Ky qëndrim nuk është pesimizëm, as cënim i të drejtave të njeriut, por një realitet që doemos duhet të detyrojë shoqërinë njerëzore për zgjidhje, në vartësi të kushteve specifike të çdo shteti, në bashkërendim me seksionet përkatëse të OKB-së.

Të sqarohemi, problemet që shtrohen  janë të vërteta dhe pavarësisht se përfundojnë në “dështim” janë të paevitueshme. E ardhmja e tyre nuk dihet, prandaj duhet të përpiqemi të gjejmë ato që nuk dihen, por që i ndjejmë nga afër dhe çdo ditë pasojat e rënda të tyre. Duhet të arrijmë të mësojmë të pa diturat që t’u japim edhe zgjidhjen e përshtatshme.

     SI NJË KAPITULL I VOGËL

Vëzhgimet me zemër dhe llogjikë të ndryshimeve të dukshme që po zmadhohen dhe shtohen vazhdimisht, në arenën botërore, kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të njerëzimit me masa të shpejta, emergjente dhe të njëkohshme po në shkallë botërore.

Nuk vihen në dyshim përpjekjet dhe sinqeriteti i të “fuqishmëve” si individë, institucione shtetërore, ndërshtërore për zbulimin dhe transparencat për realitetet e pazakonta natyrore dhe shoqërore që ndodhin, por kjo është njëra anë. Ana tjetër është zgjidhja efektive, në rastin e temës, të frenimit galopan të shtimit të popullsisë, që shkakton dëme katastrofike ndaj natyrës dhe njerëzimit.

Aktualisht kemi arritur të ndodhemi përpara dy katastrofave të pa zakonta:

a)- Përkeqësimet e frikshme dhe në rritje të kushteve natyrore.

b)- Pandemia “COVID-19” dhe mutacionet në shtim me pasoja vrasëse pa dallim moshe dhe gjinie me shtrirje në çdo cep të Planetit tonë.

Masat e deritanishme nuk po japin efektin e duhurl. Me gjithë kurimet shtesë, nuk po arrihet siguria e plotë në goditjen përfundintare të të dyja katastrofave botërore.

Shqetësimet mbarëshoqërore dhe botërore, kërkojnë dhe preokupimin e të gjithëve për të mundësuar në zgjidhje. Në këtë kuptim hidhen për zgjidhje dy mënyra praktike veprimi:

*.- Detyrim botëror për “Planifikim familjar”. Kjo masë është shumë më efikase dhe njerëzore ndaj masave të praktikuara për “rrallimin” e popullsisë botërore me luftëra, sëmundje të kultivuara në laboratorë, varfëria etj.

*.- Detyrim për “Karantinë 15 ditore të njëkohshme në shkallë botërore. Nuk kanë efekt masat parciale dhe sipas dëshirave. Kur katastrofat janë mbarëbotërore detyrimisht duhet përgjigjur me masat mbrojtëse, të njëhershme dhe mbarëbotërore. Ndryshe COVID-i vazhdon të ndizet dhe të fiket në “vatra” të ndryshme, por jo të shuhet. Ndalimi i lëvizjeve njerëzore në mbarë botën, duke vendosur karantinën brenda çdo shteti dhe ndalim ligjor të lëvizjeve mes shteteve për 15 ditë, në të njëjtën kohë (orë, ditë, muaj). Kjo masë të vendoset me ligj për të gjithë popullsinë e botës. Gjatë 15 ditëve të karantinës, të ushtrohen kontrolle të rrepta ndaj çdo shteti, individi apo grupnjerëzish shkelës të ligjit.

Lëvizjet e domosdoshme gjatë kohës së karantinës për arësye specifike, të ligjërohen nga çdo shtet në vartësi të  kushteve konkrete.

***

Nisur nga fakti se “karantina është masë mbrojtëse për të ndaluar përhapjen e një epidemie, duke mbajtur të veçuar përkohësisht të sëmurët ose ata që dyshohen si të tillë”; ajo duhet të vihet me detyrim ligjor në zbatim nga gjithë popullsia botërore.

Fahri Dahri, Itali, më 20 shtator 2021

Ribotohet romani i Buxhovit “Dosja B”

0
Ribotohet “Dosja B”
Romani i Jusuf Buxhovit “Dosja B”, i botuar në vitin 2017, keto ditë del nga shtypi me një disajn të ri grafik. Deri më tani romani ka pasë tri botime dhe, përnga interesimi, radhitët ndër librat më të shitur në vend. Romani është përkthyer në anglisht në vitin 2018 nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing”. Autori është në fazën e marrëveshjeve për përkthimin e romanit në disa gjuhë botërore (italisht, frengjisht dhe gjrmanisht).

“Krimet e nderit” dhe etiologjia e këtij fenomeni kriminal- pjesa 1

0

Nga: Gjergj-Skender Jashari

Duke përcjellur me vëmendje shumicën e reagimeve dhe shpjegimeve, të dhëna edhe nga politikan, sociolog, psikolog, e deri edhe tek teolog, e që shumë pak janë trajtuar shkaqet e këtij fenomeni kriminal në Trojet tona. Në fakt, asnjë studim, analizë e mirëfilltë kriminologjike, nuk ka pasur për trajtimin e fenomenit kriminal të njohura në zhargonin profesional si “krime nderi” në Trojet tona. Ndër krimet e nderit që më së shumti janë të njohura në botë, janë vrasjet e nderit, kurse në Trojet tona ende nuk dëgjohet të përdoret as terminologji adekuate për këtë fenomen kriminal.
Sistemi shoqëror i patriarkatit në të cilin burrat mbajnë fuqinë primare dhe predominojnë në rolet e udhëheqësve politik, autoritetit moral, privilegjit social dhe kontrollon pronën etj. Historikisht patriarkati është manifestuar në shumicën e organizimeve sociale, ligjore, politike, fetare dhe ekonomike në kultura të ndryshme, madje edhe në ditët e sotme, nëse jo në mënyrë eksplicite në kushtetuta dhe ligje shumica e shoqërive janë në praktikë patriarkale. Patriarkati si sistem ka lindur pas përfundimit të periudhës së pleistocenit, duke ndjekur zhvillimin social dhe teknologjik si në agrokultur dhe çështjeve që i përket mbarëvajtjes së punëve shtëpiake. Pra sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth viteve 4000 para Krishtit, kur koncepti i atësisë lëshoi rrënjë mund të merret si fillimi i shpërndarjes së sistemit patriarkal. Edhe pse sipas disa historianëve që kanë trajtuar këtë çështje, theksojnë se nuk kanë gjentur ndonjë “ngjarje fillestare” dhe se nuk kishte as ngjarje të vetme dhe as të dokumentuar që patriarkati si sistem social u ngritë në vende të ndryshme të botës në kohë të ndryshme.
Ka disa teori që përpjeken të shpjegojnë lindjen e sistemit shoqëror patriarkal, si: teoria marksiste e thekson që me shfaqëjen e pronës private, e cila tradicionalisht është kontrolluar nga meshkujt, e që femrat ishin të kufizuara në punët e mbajtjes së shtëpisë dhe lindjen e fëmijëve; teoria biologjike, e cila dëshmon primatin mbi të tjerët, duke superiorizu seksin mashkullor dhe rezistencën e femrës dhe ky konflikt seksual parapriu patriarkatin në specie njerëzore, e që fuqia e mashkullit mbi femrat është e ndryshme varësisht nga specie; kurse disa biolog, e argumentojnë që patriarkati lindi shkaku i biologjisë njerëzore të femrës, e cila është më e butë, performon role më anonime, siç janë rritja dhe kujdesi ndaj fëmijëve në shtëpi, sesa profilet e larta vendim-marrëse, si pjesëmarrja si lider në betejë, përmes kësaj baze “të ndarjes së punës në bazë të gjinisë, ishte pika fillestare në shoqëritë antike që filloi patriarkati”. Teoria sociale, e cila hedhë poshtë shpjegimin e teorisë biologjike të patriarkatit, thekson procesi i socializimit është përgjegjësi primare për formimin e roleve gjinore, e që sipas shpjegimit të kësaj teorie patriarkati është rezultat i konstruksionit sociologjik që kalon nga gjeneratat në gjenerata, e që më shumë janë të theksuara në shoqëri me kultura tradicionale dhe me më pak zhvillim ekonomik. Teoria e hershme e psikologjisë evolucionare, ofron shpjegimin që origjina e patriarkatit buron nga pikëpamja që femrat gjithmonë kanë nevojë për më shumë kujdes, energji për të prodhuar pasardhësit sesa meshkujt, prandaj kërkohet më shumë vëmendje dhe kontroll mashkullor mbi femrat për t’i ndihmuar asaj në pasardhësit e saj, e që nga ana tjetër bënë presion në meshkujt, që krijon konkurencë për të fituar atë dhe fuqinë e saj. Por ka edhe teori të tjera, si ajo e hormoneve seksuale, që theksojnë se varësisht nga përqëndrimi i testosteronit( hormone mashkullor) dhe esterogjenit( hormone femëror) përcaktojnë rolin që ata luajnë në trupin maskulist a feminist.

Sipas arkeologes Marija Gimbutas, argumenton që vala e dyndjeve Kurgan( proto-indo-europian) nga stepet e Ukrainës, në kulturën e hershme agrikulturore të Egjeut, Ilirikut, Gadishullit Apenin në jug, formuan hierarkin mashkullore gjë që çoi në ngritjen e patriarkatit në shoqërinë perëndimore. Kurse studiues të tjerë theksojnë që patriarkati dominoi me shfaqjen e shtresave hierarkike politike dhe me institucionalizimin e dhunës dhe shpërndarjen e egos personale në periudha të vështira. Dominimi i femrave nga meshkujt, është krijuar në Lindjen e Mesme, diku rreth viteve 3100 para Krishtit, ku kufizimet e grave në fuqinë riprodhuese dhe përjashtimi nga “ procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”. Deri më tash njihet një nga ligjet e para të shkruara, që është më i kompletuar, e që është shkruar në kohën e mbretërimit të Hamurabit, në Mbretërinë e vjetër babilonase, gjegjësisht në kohën e mbretërimit të tij në vitet 1792-1750 para Krishtit, siç në hyrje të këtij kodi, thuhet që atë e kishte caktuar fuqia hyjnore e hyjnive të Babilonisë dhe e kishin ndihmuar ato në gdhendjen e shtyllave të Hamurabit, veçmas hyjnive Shamsha që ishte hyjni e diellit dhe drejtësisë. Siç edhe tek shumë popuj antik, edhe kodi i Hamurabit, shihej me origjinë hyjnore dhe sanksionet e vëna nga hyjnitë. Sa i përket rregullimit të çështjeve martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses, rregullohen për herë të parë me Kodin e Hamurabit, 1780 para Krishtit, pastaj është trajtuar çështja e sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë. Për më shumë, mund të vërejmë me lehtësi, që në Kodin e Hamurabit, trajtohen çështjet esenciale që lidhen edhe me sjelljet, besimtarët, zakonet dhe rrethanat sociale dhe ekonomike, po ashtu edhe krimet e nderit, siç janë:
⦁ 110, nëse gruaja hap një lokal ose hy në lokal të pijë( pije alkoholike), kjo grua do të digjet për vdekje.
⦁ 127, nëse dikush drejton gishtin ndaj një motre a gruaje të dikujt dhe nuk mund ta vërtetojë këtë, ky njeri do sjellet para gjykate dhe do t’i shenjohet vetulla e tij, duke ia prerë lëkurën ose edhe duke i’a rruar flokët.
⦁ 129, nëse gruaja e martuar kapet në flagrancë me një burrë tjetër duke kryer marrëdhënije seksuale, të dy lidhen dhe hedhen në ujë, por burri i gruas mund ta falë gruan e tij dhe mbreti mund ta fal skllavin e tij.
⦁ 130, trajtohet rasti kur një njeri kapet duke kryer marrëdhënije me gruan, të fejuarën ose gruan e djalit të burrit tjetër të cilin nuk e ka njohur kurrë por që jetojnë në shtëpinë e njejtë të babait të tyre, dënohej me vdekje kurse gruaja ishte e panjollë.
⦁ 131, nëse një burrë ngre akuzë kundër gruas së dikujt, por ajo nuk kapet në flagrancë me burrë tjetër, ajo duhet të bëjë një betim dhe pastaj kthehet në shtëpinë e saj.
⦁ 132, nëse gishti i drejtohet një gruaje të një burri tjetër për një burrë tjetër, por ajo nuk është kapur duke flejtur me burrë tjetër, ajo do të kërcej në lum për burrin e saj.
⦁ 133, nëse një njeri kapet rob në luftë, dhe familja e tij ka ushqim në shtëpi, por gruaja e tij e lë shtëpinë dhe shkon në shtëpi tjetër… ajo do të gjykohet me hedhje në ujë, kurse në nenin 134, rregullohet nëse një njeri kapej rob lufte dhe familja e tij nuk kishte mundësi të mbijetesës në shtëpi, e që gruaja e tij e le shtëpinë dhe shkon në shtëpi tjetër, ajo do të jenë e panjollë( nuk i njihet për turp).
⦁ 143, nëse gruaja nuk është e pafajshme, por e lëshon burrin e saj dhe e shkatërron shtëpinë e saj, e neglizhon kujdesin ndaj burrit, kjo grua do të hedhet në ujë të mbytet.
⦁ 154, nëse burri gjendet fajtor për incest me vajzën e tij, ai duhet ta lëshoj vendin( leçitet).
⦁ 155, nëse babai fejon vajzën me djalin e tij dhe se djali kryen marrëdhënije seksuale me të,…. dënimi për babain është që lidhet dhe hedhet në ujë.
⦁ 156, ndërsa nëse babai e fejon vajzën e tij me djalin e tij, por djali i tij nuk e njeh vajzën( motrën e tij) dhe kryen marrëdhënije seksuale, për këtë babai do paguaj gjymë ari “mina” dhe do kompensoj gjithë atë që ka nxjerrë nga shtëpia e babait të saj, kurse vajza mund të martohet me njeriun e zemrës.

Duke qenë se ideologjia e patriarkalizmit, pushtoi gjitha sferat e jetës antike, prej nga u fut edhe në ideologjitë fetare, siç u tha që Kodit të Hamurabit i jepej edhe ngjyrim hyjnor, e njejta ndodhi edhe me fetë tjera, gjegjësisht disa studiues theksojnë se kjo u shfaq tek Hebrenjët, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”. E pastaj u trashëgu edhe në besimet e tjera fetare monoteiste, veçmas në formën më ortodokse e ruajti Islamizmi.
Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar në komuntetet si: judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj. Duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”, shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet, derisa sipas disa burimeve thuhet që është shumë më i madh ( me mijëra), kurse vetëm 5% raportohen. Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën, por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione, e që më së shpeshti asocohen me vendet arabe dhe me muslimanët. Prandaj segregacioni gjinor, diskriminimit gjinor, dhuna dhe krimet e nderit, nuk janë thjeshtë patriarkale, kulturore, fisnore apo fetare, por produkt i përbashkët. Për këtë shkak, do duhej që në çdo rast konkret të analizohet dhe trajtohet klinikisht, për të parë shkaktarin kryesor që ka ndikuar në aktin konkret të dhunës a krimit të nderit. Pasiqë në shumicën e rasteve siç do paraqiten më pas, do shihet kanë qenë ndikimi fetar, që ka qenë vendimtar në kryerjen e akteve të tilla.

Më:20.09.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Pozita dhe fati i gruas në veprat e Nazmi Rrahmanit

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Lulzana Aliti, Studime pasdiplomike – cikli i dytë. Programi studimor: Letërsi e sotme shqipe. Teza: “Pozita dhe fati i gruas në veprat e Nazmi Rrahmanit”, Mentori: Prof. dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë, 2019. (Studimi i autorës është marrë si referencë shkencor, në trajtimin e Karakterit dhe Arketipit në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmani”, dhe s’ka të bëjë me vlerësimin akademik, por ka të bëjë me aspekte letrare rreth rolit të Hajries në romanin Malësorja).

Tipari si veçori letrare

Lulzana Aliti, ka bërë një studim të veçantë, interesant dhe mjaftë të kompletuar për romanet e Nazmi Rrahmanit. Objekt studimi i tezës së masterit ka qenë “Pozita dhe fati i
gruas në veprat e Nazmi Rrahmanit.” Tema është kundruar nga ky prizëm gjithëpërfshirës, por thelbi i qasjes së saj është koncentruar kryesisht mbi romanin Malësorja, megjithatë ajo ka arritur për ta arsyetuar studimin e saj, veçmas pasi shihet se “pozita dhe fati i gruas” në romanet e tjerë është kundruar përciptas. Natyrisht për të kompletuar studimin, hulumtimet i ka zgjeruar në vepra studimore nga autor të tjerë, të cilët janë marrë, qoftë direkt me romanet e Nazmi Rrahmanit, ose si studime të tjera tematike, për të cilat ajo ka pasur nevojë për ta kompletuar më mirë, më saktë dhe më bindshëm studimin e saj.

Tërësia e tekstit letrar

Siç shkruan autorja, tema është përqendruar tek romanet: Malësorja, Pas vdekjes, Tymi i votrës së fikun 1969, Toka e përgjakur, I-II, 1973, Rruga e shtëpisë sime 1978, etj., por siç thamë në epiqendër të studimit ka mbetur romani Malësorja, qasje me të cilën ka të bëjë edhe studimi ynë, andaj karakteret dhe arketipat e personazheve të këtij romani ne i kemi kundruar nga prizmi i “psikanalizës” por kjo qasje në studimin e kësaj autoreje plotëson edhe diçka më shumë në hulumtimin tonë përkitazi me romanin Malësorja, pa dashur t’ia fragmentarizojmë mënyrën e bërjes së këtij studimi, (që është më i gjerë,) i shtrirë mbi tërë opusin letrar të Nazmi Rrahmanit: “Veprat letrare të tij mund të studiohen si tërësi, apo veç e veç, me qasje të veçanta dhe prej perspektivave të ndryshme” por “për të krijuar një bazë të qëndrueshme mbi këtë temë, (punimi i saj,) ka qasje gjithëpërfshirëse dhe është i konceptuar në linjë me nevojat e identifikuara të temës dhe i ndërtuar për të nxjerrë përfundime të rëndësishme.”
Tashmë dihet se për të shkruar romanin Malësorja, si dhe romanet e tjera, autori zgjodhi të folmen e ambientit kosovar, duke përshkruar ngjarjet sa më thjesht, ashtu siç është e thjeshtë vetë jeta e përditshme, natyrisht me një përkushtim ndaj asaj që e njihte më së miri. Lulzana Aliti, shkrimtarin Nazmi Rrahmani, e kategorizon si njërin nga shkrimtarët e “realizmit klasik” i cili në “në veprat e tij e ka rimëkëmbur gjithashtu edhe dramën tonë artistike duke e reflektuar atë nga nënshtrimi i egër serb” andaj, siç shkruan ajo, “krijimtaria artistike e letrare e tij ka shumë forma, dhe si e tillë arti i fjalës, historisë dhe politikës është i thellë, kompleks dhe me një narrativ të jashtëzakonshëm” dhe për ta forcuar edhe më tej mendimin e saj, theksojmë se romanet kanë qenë një lloj proteste kundër pushtimit serb. Sigurisht kundrimi i ngjarjes nga ky prizëm, ka bërë që ajo të shkruajë se “shikuar nga aspekti i kontekstit kohor kur janë shkruajtur… vërehen qartë qëndrimet e Nazmi Rrahmanit përballë zhvillimeve politike serbe në Kosovë” dhe për ta bartur mendimin kritik në aspektet letrare, që përkon me kornizën studimore të kësaj teme, autorin e cilëson “të veçantë dhe i jashtëzakonshëm” veçanërisht, pasi ky autor “i dha një zë të fuqishëm dhe këndvështrim të ri temës së tij letrare, të cilën e parapëlqeu nga fillimi duke e kultivuar vazhdimisht, sidomos figurën e gruas së fshatrave kosovare” qasje kjo e saktë, pasi është kundruar nga roli i gruas në ato zhvillime, shikuar “nga aspekti social dhe moral.”

Aspekti dramatik i tekstit letrar

Nga një prizëm tjetër, duket se ky studim është parë nga aspekte dramatike nëpër të cilat kalonte shoqëria kosovare e cila përballej me format e kurdisura, që i kishte sajuar “sundimtari djallëzor serb.” Në këtë pikë duket se kulmon mendimi kritik të cilin ajo e kap mirë, ndërsa lëndën studimore e vë në kontekstin historik dhe të rrethanave shoqërore e politike që ishin në atë kohë, si veprime që kanë kundërshtuar heshturazi atë sistem, pastaj lartëson virtytin e intelektualit në ato rrethana, veçmas për qëndrimin e shkrimtarit që duhej të mbante karshi atyre raporteve, karshi dhunës fizike të asaj politike, karshi shpërnguljeve dhe të vobektësisë arsimore e varfërisë së skajshme. Këto janë vetëm disa nga temat që kjo studiuese i ka trajtuar me sukses, parë nga prizmi i studimeve për romanet e Nazmi Rrahmanit, por gjithmonë duke dashur ta fokusojë hulumtimin e saj në raport me pozitën dhe fatin e gruas në ato rrethana, ajo sjell përfundime me interes edhe për rolin e shkrimtarit karshi gruas nëpër veprat e tij.

Tragjikja e Hajries si rezultat i rrethanave

Fatin e Hajries tek romani Malësorja, kjo studiuese nuk e paraqet tërësisht si veprim patriarkal dhe as i cytur nga motive krejtësisht të ulëta, por më shumë e sheh si rezultat i marrëdhënieve politike në të cilën protagonistja e romanit Malësorja, “bie viktimë e pikëpamjeve reaksionare të cilat i ka synuar pushtuesi i egër serb i cili në realitet në faqet e kësaj vepre na del si djallëzori kryesor.” E, nëse nga ky prizëm i shqyrtojmë ato raporte do të bindemi se ajo gjeneratë, ai brez, si tërësi etnike, ishin avangardë e ndryshimeve të suksesshme edhe brenda atyre rrethanave dhe të atij sistemi shoqëror e politik. Si duket “në këto rrethana dhe në këtë ambient të kthyer me kokën poshtë” fati dhe pozita e gruas mund të ketë qenë edhe më e rëndë se sa ajo pozitë që mund ta ketë paraqitur në mënyrë artistike nëpër romanet e tij shkrimtari Nazmi Rrahmani.
Shikuar në fokusin e atyre zhvillimeve sociopolitike disa të dhëna reale na i japin edhe romanet e këtij autori i cili duke u marrë me temën e karakterit social ka realizuar synimin e tij patriotik e intelektual për t’iu kundërvënë sistemit në fuqi, me të cilin nuk ka shprehur kundërshti, por ka pasqyruar realitetin sociokulturor i cili ishte pasqyrë e qeverisjes dhe e sistemit të ndotur ideologjik. Këto romane, siç shprehet edhe vetë autorja e këtij studimi, “mund të lexohen edhe jashtë kontekstit historik ose politik” prandaj edhe studimi i saj trajtohet kryesisht mbi koncepte dhe nocione letrare, parë në kontekstin kohor, në rrethanat sociale e patriarkale kur janë zhvilluar ato ngjarje, përkatësisht kur janë botuar ato vepra letrare.
Romani trajton fatin e një malësoreje tipike e fshatit shqiptar në Kosovë, epitetet tjera që i jepen protagonistes Hajries, janë pjesë artistike e veprës letrare, sikurse edhe tërë rrëfimi që lidhet me një ndodhi të papritur, por që do të jetë ndikues dhe përcaktues i fatit dhe jetës së saj. Rrëfimi bëhet në vetën e tretë, kurse autori ka pozicionin e narratorit që rrëfen ngjarjen duke qëndruar në distancë si objekt rrëfyes. Ngjarjet shpjegohen rrjedhshëm, kuptueshëm dhe pa sforcime të shumta stilistike e figurative, madje shpesh duket se kemi të bëjmë me një ngjarje reale të asaj kohe, prandaj vepra ashtu siç është shkruar “ngërthen në vete një motiv mjaft tërheqës i cili zanafillën e ka nga jeta bashkëkohëse në fshatin shqiptar në Kosovë”, “që zanafillën e saj e ka nga ndodhitë të cilat bashkërisht krijojnë pamjen e vërtetë të një ambienti tipik kosovar ndërmjet dy luftërave botërore.”
Nga ky pasus, ashtu siç e ndeshim pothuajse në të gjithë literaturën e gjertanishme shkollore dhe në kritikat dhe studimet e tjera që kanë të bëjnë me këtë roman, edhe Lulzana Aliti, ngjarjen e romanit Malësorja e vendos në mes dy luftërave botërore.

Personaliteti i gruas dhe emancipimi i shoqërisë

Personaliteti i gruas, trajtohet si “individ që jetonte në harmoni me ndjenjat e saj më të thella” përkatësisht trajtohet pozita dhe fati i saj, qoftë në romanet e Nazmi Rrahmanit apo në studimet e tjera, së këndejmi edhe në këtë studim, trajtohet në mënyrë të drejtë, me respekt dhe në aspektin pozitiv, gjë që dëshmon se qasja e letërsisë ndaj pozitës dhe fatit të gruas, kurdoherë dhe në të gjitha rrethanat ka pasur prirje progresive, emancipuese dhe afirmuese, duke barazuar këtë koncept trajtimi i njëjtë si në shoqëritë e përparuara, në raport me gruan dhe rolin e saj në shoqëri. Gjithmonë epitetet e bukura që i jepen gruas në romanet e Nazmi Rrahmanit, janë në funksion të këtij angazhimi që ka një shoqëri në ndryshim, emancipim të vlerës morale, humane e njerëzore. Së këndejmi këto vlera letrare pasqyrojnë më mirë, më saktë edhe raportin shoqëror në familje, të cilat kudo janë përshkruar me respekt dhe pietet nga Nazmi Rrahmani.
Këto elemente i ka pikasur edhe studiuesja në trajtimin e saj mjaft mbresëlënës, duke potencuar bukuritë, të metat, forcën dhe dobësisë të cilat mund t’i ketë edhe gruaja si qenie njerëzore, prandaj edhe studimi i saj duket të ketë këtë synim, këtë qëllim, një vrojtim profesional që mëton për ngritjen e vetëdijes shoqërore në shërbim të shkencës, letërsisë dhe kulturë shqiptare në përgjithësi.
Janë këto disa arsye të cilat kanë ndikuar në bindjen e kësaj studiueseje se “veprat e këtij romancieri janë mjaft aktuale, për arsye se në këto bëhet fjalë haptas mbi çështjet intime morale, ndjeshmërinë e këtyre, naivitetin dhe çiltërinë, duke e shfaqur një botë të vërtetë ku ata jetojnë dhe operojnë në një kohë të vështirë të sundimit serb.” E ne mendojmë se këtu qëndron esenca e studimit, si lajtmotiv i kërkimit të shkaseve për pozitën dhe fatin e gruas në një shoqëri, e cila si tërësi etnike rrezikohej nga një sundim i ashpër, element ky të cilin kjo studiuese arrin ta kap qoftë si nuancë e atyre romaneve që janë shkruar në ato rrethana, ose si qëndrim intelektual i autorit në kuadër të atij sistemi politik, ku ka gjallëruar, refuzuar dhe paska kundërshtuar me mjaftë sukses. Kjo nuk ka asnjë dyshim, pasi kudo në botë sistemi politik përçakton edhe strukturën intelektuale dhe është ndikues i drejtpërdrejt edhe në sistemin shkollor, kulturor e letrar të një vendi, por më mirë se ky konstatim yni, ka potencuar vetë studiuesja se “kuptimi letrar dhe artistik është lëvizje e përhershme midis gjuhës dhe tekstit dhe rrjetës së nëntekstit, që nuk janë në vepër, po janë thelborë për ta kuptuar atë.” Më duket se ky lloj empirie e këtij studimi letrar është koherencë e saktë, për qasje më ndryshe (të reja) të studimeve letrare në mes të realitetit të atëhershëm dhe fiksionit për atë periudhë, si një “vegim, ku shfaqen ëndrrat e shpirtit të gruas” që paska ecur e gjallëruar në këtë ambient, ashtu siç duket të kenë vepruar edhe shkrimtarët “…në lidhje me krijimet e tyre letrare të cilat kanë për qëllim reflektimin e një rrethi shoqëror komunist me shumë vështirësi, mëdyshje dhe fshehtësi.”
Nga ky prizëm, romanet e Nazmi Rrahmanit, jo vetëm se japin njohuri për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri, por në të njëjtën kohë pasqyrojnë edhe sfidat e intelektualit në ato rrethana socio-politike, ndërsa “vepra letrare Malësorja përngjan edhe si himn i vyer ndaj Jetës” që duket të jetë përkufizimi më shembëllyes i një studiueseje për një vepër letrare dhe për mesazhin historik që bart ajo.

Faktorët ndikues

Autorja mendon se “kushtet historike” dhe ato socio-politike do të kenë ndikuar në formimin dhe botëkuptimin letrar, ndërsa krahasimet me shkrimtarët në sistemet e tilla totalitare e plotëson edhe më mirë këtë mendim, sidomos kur thekson kohën e formimit të Ismail Kadaresë si shkrimtar, pastaj shpjegimi për nocione të caktuar të cilat nuk reflektojnë dhe nuk pranohen njësoj nga dhënësi-autori dhe marrësi-lexuesi, raport ky sa i ndërsjellë po aq me një interes të theksuar specifik, i cili mund të ndodh të jetë relacion i errët për të dyja palët.
Në këtë plan, po aq i qëndrueshëm më duket të jetë konstatimi se veprën letrare Nazmi Rrahmani, e ka të ndërtuar mbi baza të forta dramatike, si në aspektin e krijimit të fabulës, zhvillimit të ngjarjes, ndërtimit dhe rrjedhës së ngjarjeve të karaktereve të personazheve, gjuhës në këtë vepër dhe veprimeve të tyre, sikurse i qëndrueshëm është vlerësimi që studiuesja i bënë edhe autorit të romaneve duke e cilësuar veprën dhe veprimin e tij me peshë dhe të rëndësishme për shoqërinë, kurse veprës i jep kuptim letrar dhe estetik, prandaj është i dashur dhe i pranuar për shkencën, letërsinë dhe lexuesin e veprave të tij, sepse “Nazmi Rrahmani ka prirje të veçantë për të pikëzuar secilën rrethanë morale në të cilën shkon gruaja shqiptare, duke u mbështetur në emocionet e veta shpirtërore dhe të njerëzishme.”
Në këtë studim autorja, mjaftë saktë i ka përcaktuar faktorët ndikues, rrethanat socio-politike që kanë ndikuar, nivelin arsimor, pastaj traditën dhe zakonet, që kanë lënë vragë për atë prapambetje, sikurse kur potencon se autori është përshkrues i saktë i realitetit ekzistues dhe vlerësues real i pozitës së gruas, ku shëmbëlltyrën e saj, si një botë femërore me ndjenja melankolike, gjithmonë e ka cilësuar drejt, pasi siç kuptojmë edhe nga këto romane, gruaja ka ushtruar ndikimin e saj dhe shpesh ka pasur rolin ndikues në procese dhe përgjithësisht në shoqëri, pra edhe në ato rrethana kur është shkruar a imagjinuar romani Malësorja.

Koncepti progresiv i kundërvihet atij patriarkal

Në qasjen e saj studimore, Lulzana Aliti, ka theksuar se në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit, janë dhënë dy koncepte, ai patriarkal dhe koncepti progresiv, e ky i fundit ka filluar në momentin kur Hajria ngrit zërin ndaj shtrembërimeve dhe padrejtësive të shumta shoqërore, sidomos kundër atyre që kishin të bënin me rolin e gruas në shoqëri. As gruaja shqiptare, si të tjerat, nëpër shekuj nuk ka mundur ta ketë rolin e merituar në shoqëri, edhe pse pa të, as shoqëria e asaj kohe nuk mund të zhvillohej, por ishin rrethana, ishin adete që kishin kufizuar rolin e gruas në shoqëri. Padrejtësitë tjera mjaftë të shëmtuara, bëheshin sidomos kur rritej dhe do të duhej të përcaktohej për fatin e vet. Pikërisht në ato rrethana fati i saj mbetej në mëshirën e burrave të cilët jo rrallë kanë vepruar në kundërshtim me vlerat morale edhe të asaj kohe, e ky veprim manifestohej më shumë kundër atyre vajzave që nuk kishin prindër, ndërsa fatkeqësi e dyfishtë për to do të ishte vdekja e burrit siç kishte ndodhur rasti me protagonisten e romanit Malësorja, të cilën jashtë vullnetit të saj e ndajnë nga djali i saj për ta martuar dhunshëm me një burrë tjetër të moshuar, ndërsa Hajria, sikur e kishte rolin e një fabrike për të prodhuar fëmijë, përkatësisht djalë, pasi vetëm djali në ato rrethana konsiderohej trashëgimtar i real i pronës dhe pasurisë.
Lulzana Aliti, është e bindur se “letërsia që shkruan Nazmi Rrahmani është e angazhuar në kuptimin e mirë të fjalës, angazhim me sens të humanizmit dhe të marrëdhënieve mes njerëzve” pasi në veprën letrare, në romanet e Nazmi Rrahmanit, është një “shkallë e përngjasimit me realitetin” që do të merr një trajtë subjektive, përkatësisht si qëndrim i individit, i cili nuk rrin indiferent ndaj realitetit socio-politik, por ato ngjarje i kthen në personazhe me të cilat i ndërton karakteret dhe arketipat të cilave iu jep ngjyrim e ngjasim të realitetit jetësor. Kurse përshkrimin e pamjes së gruas, që ia bënë Nazmi Rrahmani, “i përshtatet personalitetit femëror me hijeshinë shpirtërore që ka, sepse kjo është një magji që të magjeps dhe të mbanë peng” është shprehur në studimin e saj akademik, studiuesja e re Lulzana Aliti.

Përfundim

Natyra e këtij studimi, nuk ka toleruar mundësi më të mëdha zgjerimi, sepse detyrimet akademike determinojnë kufizime të tilla, por studimi në fjalë, përveç me aspektet letrare, ndërlidhet edhe me “subjektin e këtij punimi akademik,” ka shkruar ajo. E studimi letrar bazohet mbi të vërtetën që e determinon fakti shkencor, ndërsa krijimi letrar është art, është imagjinatë, një interpretim artistik i së bukures. Derisa interpretimi artistik i jep mundësi shkrimtarit sa më shumë të manipuloj me fjalët e shumta artistike, d.m.th. “në përputhje me nevojat artistike të veprës, (lejohen të) përdoren edhe dialektizmat”, shkenca studiuesin e vë përballë rregullave që domosdoshmërisht duhet t’iu përmbahet.
Gjithsesi ky studim, ky hulumtim, dhe kjo qasje është pa dyshim një realizim i suksesshëm, (kuptohet brenda nivelit të studimit akademik), ndërsa autorja duhet të vazhdojë me angazhime të tilla, sepse e përforcon pozitën e saj në fushën e studimeve letrare, po më shumë e përforcon rolin e gruas brenda shoqërisë që aspiron për ndryshim dhe emancipim!…

*Marrë me shkurtime nga libri i autorit “Karakteri dhe Arketipi në romanin Malësorja”, Prishtinë 2021.

Dy pyetje dhe një thirrje për parlamentin e ri në Tiranë dhe për diplomatët perëndimorë atje

0

Nga Frank Shkreli

Por, në çdo fillim të ri, është njerëzore që të shpresojmë, pasi shpresa është e fundit që humbet. Është e natyrshme që të shpresojmë e të themi, hajt, ndoshta ky është rasti, momenti. Gjatë 20-viteve të fundit kam shkruar dyzina artikuj duke trajtuar gjëndjen e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri dhe jam munduar të theksoj nevojën që ai vend dhe shoqëria shqiptare, në përgjithësi, të përballet zyrtarisht, njëherë e mirë me të kaluarën e saj komuniste, si obligim moral dhe një kërkesë e domosdoshme për zhvillimin e demokracisë normale në një vend ish-komunist, si Shqipëria. Veçanërisht, kam nenvijuar nevojën për dënimin zyrtar të krimeve të regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë shumica dërmuese (me përjashtim të Rusisë) e vendeve ish-komuniste të Evropës lindore e qëndrore. Por, ja sot në shekullin e XXI – 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe pas ndryshimit të regjimeve komuniste në Evropë – klasa politike shqiptare “post-komuniste — ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë gjithnjë me kokëfortësi dhe arrogancë dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe refuzon të përballet me të kaluarën e saj komuniste megjithë pasojat të cilat edhe sot e kësaj dite pengojnë zhvillimin normal të një demokracie të vërtetë në Shqipëri, duke i detyruar shpërngulje masive të rinisë shqiptare për në perëndim duke e larguar Kombin shqiptar për ditë e më shumë nga endërra shekullore për të zenë vendin e tyre në sofrën e kombeve evropiano-perëndimore, aty ku e kanë vendin. Jo vetëm që qeveritë shqiptare të këtyre 30-viteve të fundit nuk kanë dënuar krimet e komunizmit dhe kanë refuzuar vazhdimisht – në nivel zyrtar dhe personal — të përballen me atë të histori të shëmtuar. Por, kësaj klase politike të ricikluar në pushtet për 30-vjetë, pasardhës dhe nostalgjikë të klasës kriminale komuniste të regjimit të shekullit të kaluar – i ka munguar, vullneti, guximi, ndërgjegjja dhe bindja morale që të pakën – ashtu siç kanë bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës të përballet me atë histori. Kur do të caktojë Shqipëria një ditë në vit, për të kujtuar mijëra viktimat e komunizmit në atë vend, varrezat e të cilëve ende nuk dihen? Kjo pra është edhe kërkesa ime për të disatën herë dhe e shumë të tjerëve. Që edhe Shqipëria të trajtojë krimet e komunizmit, në përputhje me vendet e tjera të Evropës ishin komuniste.

Një barrë të madhe, për këtë papërgjegjësi morale, politike dhe shoqërore të politikës shqiptare mbajnë mbi supet e veta edhe përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë aktualë dhe të dekadave të kaluara në Tiranë, të cilët kurrë nuk e kanë ngritur dënimin e krimeve komuniste dhe kujtimin e viktimave të atij regjimi në Shqipëri si një çeshtje morale dhe si një obligim politik i Shqipërisë si anëtare e NATO-s. TURP TË KINI për veten tuaj dhe për vendet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare që ju përfaqësoni në Tiranë! Me heshtjen tuaj për krimet e komunizmit dhe për nevojen e Shqipërisë për tu përballur me të kaluarën e saj të zezë komuniste, ju diplomatët perëndimorë vetëm po ndihmoni në përjetësimin e një kulture qeverisëse autoritare dhe anti-demokratike, rrënjët e të cilës janë të ngulitura thellë në ish-regjimin komunist.

Jam i sigurt se diplomatët perëndimorë janë në dijeni të plotë së aty, në atë Shqipërinë që vazhdimisht thonë se e duan dhe e dashurojnë, një nomenklaturë ish-komuniste dhe ish-sigurimsa – shumë prej të cilëve kanë marrë mbështetjen e tyre të plotë për të siguruar detyra të rëndësishme në “demokracinë” e sotëme shqiptare — vazhdojnë të ushtrojnë kontrolle politike dhe ekonomike në të gjitha sferat e politikës, të drejtësisë dhe eknomisë, si parazitë të shoqërisë shqiptare. Edhe pas 30-vjetë të ashtuquajtur “tranzicion”, kjo nomenklaturë pseudo-komuniste, shpesh justifikon e lavdëron ish-regjimin komunist, publikisht, si një sistem që ka bërë shumë të mira për shqiptarët, si një sistem që “ishte në anën e duhur të historisë”, sipas Kryeministrit të vendit. Nganjëherë edhe duke u mburrur publikisht me krimet e ish-regjimit kundër njerëzimit, ndërsa, njëkohësisht, glorifikojnë edhe sot e kësaj dite ish-udhëheqsit kriminalë të regjimit komunist, disa prej tyre, krenarisht, kanë zenë karrigët në parlamentin e ri.

Në mungesë të drejtësisë gjyqësore, atëherë të pakën do duhej që drejtësia morale dhe njeërzore si dhe vlerat perëndimore nuk duhet të lejonin përjetësimin e një fryme tolerante ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zonja e Zotëri diplomatë perëndimorë në Tiranë, heshtja juaj ndaj krimeve të ish-regjimit të Enver Hoxhës dhe ndaj mungesës së përballimit me atë të kaluar barbare të klasës politike shqiptare, për tre dekada tani, duhet të marrë fund. Heshtja e juaj në mbrojtje të të drejtave viktimave të komunizmit në atë vend, nuk është njëra prej “vlerave të përbashkëta” që ndajmë me këtë klasë politike në atë vend. Është e turpshme që 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, qeveritë shqiptare të njëpasnjëshme, të kryesuara nga dy partitë kryesore atje, nuk kanë gjetur ende vullnetin as guximin moral që, zyrtarisht, të distancohen nga krimet e komunizmit në Shqipëri. E turpshme është gjithashtu edhe heshtja juaj ndaj këtij fenomeni të turpshëm shqiptar, të nderuar diplomatë perëndimorë. Thoni se po punoni dhe po shpenzoni fonde të taksapaguesve amerikanë e evropianë për reformën, pa dyshim shumë të nevojshme në drejtësi, me qëllim për të luftuar korrupsionin gjithpërfshirës në atë vend. Në rregull, por a kini pyetur kohët e fundit se pse partitë politike — përfshir atë Socialiste dhe Demokrate – nuk kanë kërkuar para zgjedhjeve të fundit nga Autoriteti i Dosjeve, pastërtinë e kandidatëve të tyre për në parlamentin e ri. Media shqiptare ka njoftuar se mund të jenë deri në 30-anëtarë në parlamentin aktual që kanë qenë ish-bashkpuntorë të Sigurimit famëkeq, ose persona, që në një mënyrë ose një tjetër, kanë qenë të lidhur ngusht me ish regjimin komunist. Kjo nuk u shqetëson ju të nderuar diplomatë perëndimorë, pasi thoni se po punoni për një “demokraci” perëndimore në Shqipëri? Unë nuk e di se kush është më i rrezikshëm për demokracinë shqiptare, një gjykatës i korruptuar materialisht, një deputet ish-sigurims, apo një zyrtar i lartë, nostalgjik i ish-regjimit komunist!? A nuk duhet të jenë krimet komuniste çështje drejtësie? A nuk duhet të ketë drejtësi për viktimat e komunizmit?

Sidoqoftë, unë propozoj dhe me përvujtëri i bëjë thirrje parlamentit të ri shqiptar dhe, njëkohsisht, kërkoj mbështetjen dhe aktivizimin diplomatik perëndimorë në Tiranë, për të ndryshuar sado pak këtë frymë të patoluershme në politikën dhe në shoqërinë shqiptare ndaj krimeve komuniste kundër njerëzimit – që një ndër aktet e para të këtij parlamenti të jetë dënimi i krimeve të komunizmit dhe zyrtarisht të deklarohet distancimi politik nga ish-regjimi enverist dhe nga e kaluara komuniste. Dhe në përputhje me vendet e tjera të Evropës të caktohet një ditë për kujtimin e viktimave të komunizmit ndërkombëtar, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Për këtë propozim e kërkojë mbështetjen e diplomatëve perendimorë në Tiranë, sepse ua kemi borxh atyre viktimave të shkreta të komunizmit shqiptar dhe sllav si dhe familjeve të tyre sot — pasi dihet se shumica e atyre viktimave janë vrarë e burgosur sepse besonin, pikërisht, në vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë. Fatkeqsisht, kjo botë është plot hipokrizi!

Për autoritetet shqiptare në Tiranë por edhe në Prishtinë përballimi me krimet e komunizmit dhe kujtimi i viktimave të atij regjimi gjakatar në trojet shqiptare duhet të jetë një obligim solemn mbarë kombëtar shqiptar, një angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në qoftë se kombi shqiptar dëshiron të shkojë përpara, krah për krah me demokracitë perëndimore dhe me kombet që kanë vuajtur nga komunizmi si një hap i domosdoshëm drejt një pajtimi të vërtetë kombëtar. Një vendim i tillë zyrtar për të kujtuar viktimat e komunizmit në trojet shqiptare – në mbështetje “të kujtesës kundër harresës”, siç ka thenë shkrimtari çek Milan Kundera — kërkon kurajë morale, vendosmëri politike dhe vullnet serioz për të kujtuar ato viktima të pafajshme të një regjimi ilegal dhe shtypës, siç ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe ai sllavo-komunist jugosllav në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Përcaktimi i një date kushtuar viktimave të komunizmit në trojet shqiptare, do të lehtësonte gjithashtu edhe përballimin aq të nevojshëm të politikës dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën komuniste dhe do të ndihmonte edhe në zbardhjen e krimeve të komunizmit, në përgjithësi kësaj ideologjie çnjerëzore të një regjimi të imponuar sllavo-aziatik mbi Kombin shqiptar për pothuaj gjysëm shekulli.

Vizatime sipas origjinalit në Kampin e Tepelenës nga piktori Lekë Pervizi, vet i internuar në atë kamp

Image
ImageImageMaskara e Tivarit – ende pret për drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës!
Viktimat e masakrës së Tivarit 1945– djem të ri nga Kosova drejt masakrimit të tyre në Tivar, nëpërmjet territorit të Shqipërisë nga Kukësi në Shkodër e Tivar. I implikuar në këtë ngjarje tragjike, shteti shqiptar gjithnjë hesht për këtë tragjedi. Pse dhe deri kur?

Vdekja, mjekja dhe une

0
Shkruan e këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
Mjekja :
Unik, a ke ndonjë pasojë anësore pas vaksines së parë.
Unë:
Më e dashura, më e bukura dhe më e shtrenjta mjeke :
-A guxoj me qënë 100% i sinqertë?
Mjekja :
Natyrisht që po. Çdo gjë tjetër nuk do të kishte kuptim.
Unë :
Të lutem lëshoje fustanin pak më poshtë, sepse mezi po përmbahem.
Mjekja :
Ok më fal, më paska ikur lartë nga era që fryen jashtë.
Unë :
Më e dashura, më e bukura dhe më e shtrenjta mjeke.
Me dasht diçka nga thellësia e zemrës dhe me pranu botërisht që e do, domethënë me jetu dhe vallëzu sipas notave muzikore do-re-mi-fa-sol-la-si-do.
Unë për vetën time pas vaksines fajzer po e përjetoj pubertetin më të puçrravt në jetën time.
Sepse edhe poret e lëkurës po me kallen për mardhënie të pandalshme intime.
Brengën me të madhe e kam për momentin se çka do të ndodh me mua pas vaksines së dytë.
Nëse pasojat anësore pas vaksines së dytë do të jenë të njëjta me pasojat anësore pas vaksines se parë, atëherë do të detyrohem për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës në bunar.
Mjekja :
Të garantoj që efektet anësore pas vaksines së dytë do të dyfishohen. Po flas nga përvoja personale.
Unë :
A i bashkojmë pra përvojat për ta krijuar një diagnozë më të saktë për të dy.
Besoj që do të na ndihmonte në terapinë që do t’ia bënim njeri tjetrit.
Mjekja :
Gjithçka në rregull, por mos m’u përzi në profesion.
Diagnozën dhe terapinë ta bëjë unë ty, e ti herë pas here më trego si po e ndien veten. Dakord?
Unë : Dakord.
Mjekja:
Ok, mos humb kohë pra, futu menjëherë në bunar.

Dy ëndrra, një ide, një varr pa fe! 

0

Nga Bajram Sefaj, shkrimtar nga Parisi 

Rilexime nostalgjike 

prozë urbane

ëndrra e ditës…  

Në ëndrrën e gjumit të ditës së pashpresë mërgimtare, në pëlhurën imagjinare të saj, me shfaqet qartë: në një faqe e tërë të Milosaos e zinte tregimi im!Befasia ishte aq e me madhe nga se ishte tekst që nuk e kisha shkruar fare! Fare nuk e kisha nisur në adresë të asnjë redaksie, për botim! Tregimi ishte shtypur me shkronja të praruara, si të argjendta, rrezatuese dhe në fletë fine. Ishte botuar solemnisht! 

Kështu e kallëzonte atë ëndrra e ditës! 

Nuk ishte e rastit që ëndrra e “botonte” aty dhe pse kishte zgjedhur pikërisht faqet e Milosaos! 

Ka kohë që preokupohem e rropatëm me një lloj proze, më një tip (“të ri”!) shkrimi, pagëzuar prozë urbane. Pa ditur fare se ku me shpie kjo rrugë e nisur, pa ditur as si do të dali puna e këtij projekti!  

Çfarë forme do të merr, përfundimisht! 

Redaktori i shtojcës për kulturë dhe art “Milosao” nga Tirana, kish guximin intelektual dhe përgjegjësinë profesionale që të botojë, tri herë radhazi, këto shkrime me titull të përbashkët “Prozë urbane”. Deri në këtë dekik dramatik, nuk ma thotë kush dot asnjë fjalë në lidhje me këtë lloj shkrimi, kur është pa zhanër, pa përkatësi gjinie e stili! Pa temë bosht, pa konflikt të brendshëm as të jashtëm, e trille të ngjashme… 

!?! 

Jam midis flakesh. Vishkull jam! 

Midis mjegullash, pa busull! 

Digjem, piqem e venitëm… si kandili qe s’ka…, opinion! 

Ëndrra e gjumit të ditës se pashpresë mërgimtare, shkonte edhe më tutje: kallëzonte qartë titullin fort të goditur “Bukuri shkatërrimtare”, të tregimit tim, respektivisht, te ëndrrës time mashtruese!  

Akoma ende pa e grisë e shkundë perden e saj, mendova e thash: kjo mund të këtë lidhje gjaku më preokupimin tim plot ethe e siklet, që nuk me shqitet as në gumë e nuk me le rehat tash e një kohë të gjatë. Shqetësimi bëhet edhe më zaptues, më i padurueshëm, kur nis të me bre kanceri i dyshimit, si duket redaktorit të Milosaos i ka fry dikush në vesh, apo ashtu vetvetiu, është ngopë me këto tekste, kur në komentin e tij të fundit shkruan: “Proza urbane e Bajram Sefajt ishte e këndshme, ku shpesh ai e lë të gurgullojë nënvetëdijen e tij, që duhet thënë se është asfare e paqtë dhe ka shume mendime kontroverse. Proza i ngjan më shumë një të riu por shqiptuar nga një i vjetër në moshën e Bajramit”! 

Kuku…! 

Kuku, për mua të mjerin!  

Çka me gjeti! 

 

Pa u zgjuar mirë prej gjumit, si jerm të i sha, yrysh e si cjap i kam kërcyer kompjuterit!  

Në faqen e parë të tij, nis radhitjen e këtij teksti që, merr rrugën drejt opinionit anonim! Gjithandej ndjekur dyshimi brejtës: pse në ëndërr nuk me ishte shfaqur ndonjë gazete tjetër, por pikërisht Milosao, që për tri vjet, (nga një në vit, 2013, 2014 dhe 2015!), i ka botua ato. 

Jo xhanëm, jo! 

 

Duke përfillur e përligjur vërejtën e redaktorit: “…autorit i shkon më shumë  formë mozaiku!”, kësaj radhe, prozës (time) urbane, pos që ia shtoj edhe dy fjalë: pa urbanizëm, në bisht ia var edhe një tjetër ëndërr, kësaj radhe të natës, që nuk ka asnjë lidhje, pos që është ëndërr, me të parën, një ide sekrete, dhe krejt në fund, rrëfimin e shkurtër rebel, cub e shyt: varri pa fe! 

Si kurth a pabesi, le të merret kjo! 

 

 A s’u tha jo njëherë se letërsia i ngjason një deti të madh! 

Çka s’ka në deti!  

Këtë e din çdo njeri!  

O njeri, ku je!  

Çfarë letërsie e leshit është ajo që brenda qenies saj, nuk ka një libër me prozë urbane, qoftë edhe pa urbanizëm, madje! 

Aman, aman!  

 ëndrra e natës…  

Është ëndërr e ligë, e pashpirt, dinake, tinëzare…, ëndërr e keqe që nuk me shqitet këtu e një kohë shumë të gjatë. Ka shumë riprodhime, të njëpasnjëshme, ka paksa nuanca. Ka të njëjtën shtrirje dramaturgjike. Edhe shtrirja skenografike është gati e njëjtë, me pak ndryshime të padiktueshme. Sa i takon kostumeve nuk kam haber. Mbase janë ato që, në atë dekik, i kam të veshura në trup! 

Ajo, shtrigë ëndërr, kurrë nuk harron të vi e paftuar e të më trazojë, deri në djersë të vdekjes, të me dhunojë. Rëndom vjen atje larg, në dhe të huaj, kur me djeg malli dhe, sa më shpejt e urgjentisht, dua të kthehem në vendlindje. Të kthehem tek të mitë… 

Diçka krejt e paqartë, e pakuptueshme, e pa zbërthyeshme, enigmatike e liga ajo, ndodh diçka e panjohur, një avari, një tragjedi e mistershme, në çast, janë mbyllur e gjitha rrugët dhe shtigjet që nuk me shpijnë deri atje, të sheshi i trenit të shpejt që, për pak minuta, duhet të niset. Edhe nëse ndodhë që përbirohem disi labirinteve, sikur të ishin ato të Labirintit në pallatin e mbretit Minos, atje në Knosos të Kretës… 

Ëndrra kurrë nuk gabon e të me shpie në drejtim të ndonjë aeroporti! 

një ide…       

Që nuk bën të kallëzohet hiç, para se të ndodhë, ashtu siç pritet të ndodhë! Në një dite me diell e rreze drite shumë, të kësaj verë po sa ajo t’i hapë dyert ndonjë herë!  

Rrëfimin e saj, pra, e kapërcej, e lë për atëherë kur t’i vjen vakti. Atëherë do t’ia heq duvakun e nusërisë, kur do t’ia heq vellon e misterit. Do të ndodhë kjo kësaj vere, para se në Tiranë, ani pse boll lakmoj të ndodhë atje, do të ndodhë para Bibliotekës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, atje ku bëhen gati  të gjitha përurimet e librave të ri, të shkrimtarëve tanë, nga Kosova dhe Shqipëria amë. 

Si do të duket ky promocion, nuk jam në gjendje në them tani. Kush do të flas e çka do të thotë, jo, por që do të jetë promocion i zjarrtë dhe i kallur flakë, justifikoj qysh tani. 

Spektakël unik dhe origjinal do të jetë, garant!       

Jini të pranishëm, do të bindeni! 

një varr pa fe! 

E kishim një kryq mbi varr, në një melodi të popullarizuar!  

Që erdhi fluturimthi nga Korça, pikërisht nga Sanremo jonë e bukur, bashkë me një kanconën fort të qëlluar e të bukur, kur ishte, sa sentimentale, aq edhe prekëse!   

Tash e kemi një gur mbi varr, në po të njëjtën melodi!  

Kryqi ka pësuar metamorfozë e është zhdukur, është bërë gur! 

Gur cullak, pa ngjyrë, pa fe as komb! 

Gur universal. Të lumtë na! 

Kur barazinë fetare e kemi kanonizua denbabaden dhe sa krenohemi, ore trim, deri në krekosje, duke e njomur, orë e çast, atë thënien e poetit tonë, Pashko Vasa:”Mos shikoni kisha e xhamia, Feja  e shqiptarit, asht shqiptaria”! 

Ku na mbeti krenaria, ku na mbeti harmonia (fetare)!   

Kuku për ne sa shumë e thellë ka hy në palcën tonë frika trishtuese që na ka pushtuar krejt… 

Jo etëm që nuk guxojmë të bëjmë kryq, por, as ta kthejmë kokën nga maja e lartë e kambanores se Katedrales madhështore Nëna Terezë në Prishtinë, që bën jehonë nga kupa e qiellit, kur duhej të ishte blu, e që mjerisht nuk është i pastër! 

Të mjerët na, të mjerë! 

As gjumin e përmotshëm nuk mund e bëjmë rehat e pa droje, me një kryq mbi varr! 

Varret tona janë të pa fe!  

Aman, aman! 

(dikur e diku në Francë, 2015)