Kreu Blog Faqe 1562

Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive

0

Tiranë-Shqipëri-Kosovë, pamje nga mbledhja e dy qeverite, e mbajtur më 23 mars 2015

nga Bahlul Jashari, korrespondent në Kosovë

PRISHTINË, 18 Shtator 2021 – Gazeta DIELLI dhe portali DRINI

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Prishtinë, këtë vit, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Këtë javë, në 17 Tetor 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një lëtër urimi  Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë,  e ftoi ta vizitojë Kosovën e të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Kryeministrin Kurti për urimin dhe ftesën theksoi: “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”.

Gjatë kësaj jave, në 16 Shtator 2021, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan 11 marrëveshje.Maqedonia e Veriut është shteti i dytë me të cilin Kosova mbanë mbledhje të përbashkët të qeverive.

Sali Berisha është politikani i vetëm në Shqipëri që ka shkruar histori, ashtu si Ibrahim Rugova në Kosovë dhe Albin Kurti tash e tutje

3
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
SALI BERISHA ËSHTË PATRIOT QË Ç’KE ME TË DHE JO TRADHTAR SIÇ E ETIKETOJNË NJERËZIT DASHAKEQ
Ata që thonë se Sali Berisha i ka shitur interesat nacionale të shqiptarëve sa ka qenë Kryetar dhe Kryeministër i Shqipërisë, ose nuk e njohin politikën sa duhet, ose fshehin edhe lidhjet edhe gjurmët e lidhjeve të tyre me tradhtarin Fatos Nano dhe pasardhësit dhe paraardhësit e tij të Partisë së Punës.
Sikur Sali Berisha të ishte i tillë, ai kurrën e kurrës s’do të guxonte ta çonte kokën prej Udbes dhe BIA-s, e lërë ma të dilte haptas dhe të ishte aq këmbëngulës kundër shitjes së territorit të Kosovës, Mini Shengenit, Open Ballkanit dhe sloganit “Bota Serbe”.
Por njerëzit naivë sa dinë aq flasin. Sepse janë të manipuluar nga propaganda e rrezikshme profesionale dashakeqe dhe perfide e agjentëve të vërtetë të Udbes, që e kanë bërë strokullin gjithandej në politikë, media dhe organet e sigurisë.
Edhe një gjë :
Pa Ibrahim Rugoven në njërën anë dhe Sali Berishen në anën tjetër, ne kurrën e kurrës s’do ishim asokohe aq të suksesshëm në diplomaci dhe lobiim as në Bruksel, as në Uashington, as në Vatikan dhe as në Tel Aviv.
Natyrisht që UÇK është e pazëvendësueshme, por për ta arritur stadin e nevojshem diplomatik dhe lobues, saqë fuqitë e mëdha ta mbështesin rezistencën e saj të armatosur dhe të drejtë është dashur paraprakisht ndryshim i kahjes ideologjike të rezistencës paqësorë dhe asaj të armatosur.
Dhe jo vetëm kaq, por harmonizim i saj me vlerat demokratike evropiane dhe amerikane.
Pse USA dhe Brukseli nuk e përkrahën kurrë Avdullah Oçalanin liderin Partisë Komuniste te Kurdistanit dhe rezistencën e popullin të shtypur kurd që është trefish më i madh se ai shqiptar?
Jo pse kurdet nuk kishin të drejtë, por sepse ideologjia e rezistencës së tyre ishte e natyrës komuniste dhe sidomos për Uashingtonin e papranueshme.
Pra është dashur shumë punë paraprake, për ta fituar besimin dhe përkrahjen e aleatëve tanë.
Dhe këtë punë e kanë kryer në mënyrën më të mirë të mundur Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
Natyrisht që janë bërë herë pas here edhe gabime gjatë rrugëtimit, por Partisë së Punës së Shqipërisë (përjashto Ramiz Alinë) populli i Kosovës lërë ma që kurrë nuk ia ka parë hajrin, por sherrin me tonelata.
Prandaj Sali Berisha i tillë siç është më të gjitha cilësitë dhe dobësitë, është deri më tani politikani i vetëm në Shqipëri që ka shkruar histori, ashtu si Ibrahim Rugova në Kosovë dhe Albin Kurti tani e tutje.
Albin Kurti për dallim nga Ibrahim Rugova do ta ketë më lehtë, sepse përveçse është Kryeministër i një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, është në sasi të njëjtë mendjehapur.
Dhe si njeri i UÇK-së natyrisht edhe urë-lidhës ndërmjet opsionit të dikurshëm paqësor dhe atij ushtarak.
Prandaj ai jo rastesisht bashkëpunon ngushtë me Vjosa Osmanit pasardhësen e vetme të Rugovës që e meriton këtë epitet.
Në anën tjetër Albini është politikan i pa korruptuar dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë.
Ndërsa biografia e tij është një thesar që nuk blihet me para, por që arrihet me shumë mund dhe sakrificë.
Në anën tjetër me Donika Gervallen në diplomaci jo vetëm që nuk do të ndodh asnjë gabim kardinal, por do të vijnë aq shumë ditë të mira për popullin dhe shtetin e Kosovës, saqë njerëzit dashakeq do ta vizitojnë veç e veç nga një psikolog para se të dërgohen nga populli me vota në bërllog.
E për Glauk Konjufcen s’kam çka të flas. Ai është një margaritar që nuk ia gjen shoqin në këto troje.
E di që shokut Ibrahim Kelmendi do t’i ngritët tensioni, por pikërisht ky është qëllimi im, pra që ai të plas dhe të kryhet emisioni.

Rrugës për në Kishë

0
Shefqet DIBRANI
Poezi
RRUGËS PËR NË KISHË
Sot është e Dielë – dhe në ora 9.00
Dyert e Kishës janë hapur
Rrugës qifte të moshuar shkojnë në Kishë
Zonja me veshje elegante
Po aq sa zotrinjtë që ato i shoqëronin
Të hareshëm dhe plot dinjitet
Shkonin Rrugës për në Kishë
Qiftet e bekuar të Perendisë
Plot gaz e hare pamja e tyre
Përshëndeteshin ngrohtësisht
Të moshuarit, Rrugës për në Kishë
Që shkonin për t’i bërë lutjet e së dielës
Një ritual shëmbëllyes, zili për t’ua pasur
Edhe përgjuesi i rëndomt si puna ime
Emigrant i vetmuar në rrugë të huaja
Dhe me duar në xhepa shëtit pa përcaktim
E rastësia e solli tek Rruga për në Kishë
Për tu bindur se bota s’ka përfunduar
Ndërsa zemra të moshuara flasin butësisht
Në ditën e lutjeve, Rrugës për në Kishë
***
Qifte me kapelë republike
Dhe me kostume elegante
Të veshur për ditë lutjesh
Të dielave bien kambanat
Ato thërrasin zemrat e vogla
Shpirtrat e trazuar, shpirtrat e frikësuar
Nga të ftohtit e vjeshtës që ka rënë sot
Në Kishë me ta për të shkuar
Dhe, kaloi aty pari pa përcaktim
Emigranti që ngashërehet nga malli
Kur sheh sa të qeta dhe fisnike
Janë gratë, Rrugës për në Kishë
Ato zbukurojnë jetën e burrave
Që i mbajn në krah me elegancë
Sado që jetën e tyre mbi supe mbajnë
Vetëm Rrugës për në Kishë
Shpirti zgjohet nga një urrejtje e vështirë,
Mëkatet fillojnë të ngrihen te Perëndia
Një frymë mirësie mbulon njerëzinë
Veçmas kur ecet Rrugës për në Kishë
E diela është për lutje pas një nate të zezë
Ku bota mbërthehet nga luftërat e pa kuptimta
Dhe nga Pandemia COVID19
Në orët e mëngjesit të dielen e shtatorit vjeshtak
Drithërima e ngashërime përjeton
Zemra e Emigrantit pse s’ka Kishë
Ai s’ka Lutjet e së Dielës ku t’i bëjë
Rrugës për në Kishë
Njerëzit buzëqeshin të zbukuruar
Dhe shkëlqejnë si vesa mbi bar
Kurse Zemra e Emigrantit rrah në heshtje
Veçmas kur pa përcaktim
Ndodhet Rrugës për në Kishë
Shqetësimet e vjetra, bashkë
Me ngjarjet e errëta që ndodhin mbi tokë
Në këtë vjeshtë të ftohtë, i ngrohë
E diela për lutje dhe Rruga për në Kishë!
Ndërsa Emigranti ka paqe vetëm në varr
Jeta e tij është mbushur me lot e mall
Si këmbët e urave mbi lumin e tërbuar
I lëkundet jeta me dridhërima
Veçmas kur pa përcaktim gjendet
Në Rrugën për në Kishë
E kur vet në Kishë s’shkon
Por zemra e trazuar qetsi nuk i prodhon
Atëherë kur ka dhembje të thellë
Që ia frenon hyrjen brenda në Kishë.
Oh, Emigranti mbuluar me pikëllim dhe mjerim
Në faltoren e Kishes nuk mund të ngjitet për bekim!
Zemra e tij është Kishë në miniaturë
Ndjenja e pastër atij i rrah
Dëshiron të jetë adhurues i Atdheut – Zot!…
Ky adhurues që rri në mërgim,
Çfarë ndjenje e mallëngjyer ka për Perëndinë
Nëse pas mallit të shenjtë, ngrysur në pakthim
Luftëtar i pa epur shpallet në portën e Atdheut!
Le t’na fryjë fryma e dashurisë për Zotin – Atdhe
Mos të kemi frikë nga largimi, se Atdheu na jep bekimin!
Këngët baritore tingëllojnë drejt ardhmërisë
Në ATDHE, çfarë shi i thellë po bjen sot!…

“Vragë jete”, një dhuratë e çmuar nga mësuesi i popullit, veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i UÇK-së së lavdishme

0
NJË DHURATË E ÇMUAR NGA MIKU IM IDRIZ DAKAJ
Dje, nëpërmjet postës, mora librin “Vragë jete” të dërguar me përkushtim nga miku im i mirë, Idriz Dakaj, (i lindur në vitin 1932, tash 89 vjeçar) mësues i popullit, veprimtarë i çështjes kombëtare, i dënuar nga armiku për veprimtari atdhetare, veteran i UÇK-së së lavdishme, poet, publicist, burrë i paepur në të gjitha valët e jetës.
Librin, siç thuhet rëndomë, e lexova me një frymë. Rrëfimet autobiografike, evokimet për ngjarje historike dhe për bashkëpunëtorët e tij gjatë dekadave të veprimtarisë së fshehtë dhe të hapur kundër pushtuesit serb, komentet, esetë dhe poezitë për padrejtësinë, shfrytëzimin, për dukuritë prapanike, mashtrimin nëpërmjet fesë, lartësimin e heroizmit të UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit, drejtësia, trimëria dhe largpamësia, si tema dhe motive te librit, shpalosin besnikërisht njerëzoren, shpirtin revolucionar dhe idealizmin krijues duke dëshmuar se te autori Idriz Dakaj fjala dhe veprimi janë një dhe nuk mund të ndahen njëra nga tjetra.
I vetëdijshëm për rëndësinë dhe për ndikimin e fjalës së shkruar te lexuesi, autori Idriz Dakaj, me dhimbje shpirti, që në hyrje, librin ia adreson popullit, me porosinë e vetme që atë ta shpëtojë “nga tri rreziqe shumë të rënda që e kërcënojnë.
E para, nga vdekja para kohe, e dyta, nga tjetërsimi i identitetit dhe e treta, shpëtimi i kuletës nga shpenzimet e kota” duke theksuar me plot bindje se “transmetues dhe trumbetues të këtyre rreziqeve janë krerët e partive politike, krerët e qeverive, klerikët fetarë, mediat e informimit, etj”, porosi që duhet të prekin në ndërgjegje të secilit shqiptar.
Me redaktor: Berat Luzha, lektor: Qerim Rexhaj, me recensione të shkrimtarëve Fadil Shyti dhe Muharrem Blakaj, në 296 faqe, libri është botuar në Shtypshkronjen “Lena”, Prishtinë, 2021.
Duke e falënderuar shumë për këtë dhuratë të çmuar, autorit Idriz Dakaj i uroj shëndet, suksese të reja dhe gjithë të mirat!

Si u krijua Bullgaria nga bullgarët turq? (1 )

0

1. Khan Kubrati ishte mbreti i Bullgarëve në rrethin e Ukrainës së sotme. Mbretëria e tij dështoi në shek. 7

Fahri Xharra
shkruan Fahri Xharra

Asparuh was ruler of a Bulgar tribe in the second half of the 7th century and is credited with establishment of the First Bulgarian Empire in 681. He is the most famous Bulgar ruler.
Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë,  mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit.
Serbët e “morën” Ilirinë, grekët antiken, sllavomaqedonët Aleksandrin e Madh dhe tani bullgarët po e përvetësojnë me të madhe Thrakinë dhe historinë e saj . E keni parasysh që Spartaku, gladiatori që e tronditi Romën “ paska “ rrënjë bullgare.?
Nëse këto shtete që i përmenda investojnë me të madhe  në përvetësimin e historisë së atyre tokave  në të cilat falë rrethanave historike, sot jetojnë; shqiptarët investojnë në mohimin e të vërtetës së vet. Shikoni, edhe heshtja si mohimi janë krim historik.!
Nëse doni të dini për thrakët, historinë e tyre më së miri e shkruajnë historianët bullgar, por kuptohet  kujdes se aty i gjeni lakminë bullgare me  të cilat ata mundohen ta bullgarizojnë Thrakinë e lashtë.

Pak histori jo aq të lashtë: “ Emri Asparuh është sinonim i origjinës së shtetit Bullgar. Asparuhu  (Bullgarisht;Аспарух ) i udhëhoqi Bullgarët turq në migrimin e tyre nga stepat aziatike në Gadishillin Ballkanik ( atëherë, Iliria ) dhe e krijoi shtetin e ri . Pra , Asparuhi ishte djali i tretë i Khan Kubratit, mbretëria e të cilit në Ukrainën lindore, filloi të shembet rreth vitit 665. Në vitin 679, Asparuh- Khani me 20-30 mijë ushtar e kaloi Danubin, dhe i krijoi vetit një tokë të vogël rreth Dobruzhes (qytet i sotem në Bullgari.) Bizanti ishte i lodhur. Asparuhi  kishte aftësi të mëdha ushtarake, dhe duke i marrë me veti  disa fise sllave gjithashtu të posa ardhur në Thraki, e filloi luftën kundër Bizantit. . Sulmi i Bizantit i vitit 680 kundër turqëve  bullgar dështoi kështu që iu desh të pranojë pavarësinë e Bullgarisë së Asparuhit, me kusht që bullgarë t\i paguanin Perandorisë Bizantine taksat vjetore .( https://bulstack.com/2010/04/12/khan-asparuh-and-the-bulgarian-state/ )
Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar në Thrakinë e lashtë .
Pra, pas rënjes së Perandorisë së Romës , Thrakia ashtu e molisur me ata pak njerëz që kishin mbetur, kishte përqafuar Krishterimin por në vitin 679 u pushtua nga nga populli turk dhe pagan i Khan Asparuhit i cili deri me ardhjen e Borisit I mbeti pagane.
Dinastia turke e udhëheqjes së tokës së quajtur Bullgari e udhëhoqi këtë vend deri te Cari Borisi I , i cili ishte po ashtu turk, vazhdues i turqve të Khan Asparuhit.

Bullgaria është emërtim turk nga populli turk bullgarët. Emri bullgar nuk ka as një lidhje me sllavët Deri te Borisi I , Bullgaria pa emër dhe pagane u udhëhoq nga këta turq:

2. I biri i tij Khan Asparuhi e lëshoi vendin e tij dhe me 30 000 burra , ushtar erdhi në një pjesë të Thrakisë e cila kishte mbetur pa zot.
3 mandej vjen Khan Tervel 4. Khan Krum, 5.Khan Omurtag dhe 6. Knjazi Borisi I, 7 Car Simeoni, 8. Car Petri dhe 9. Car Samuili , dhe me te Bullgaria u bë pushtuesi më i madhi i kohës. ku Mbretëria Bullgare lagej nga katër detëra: Deti Adriatik, Jon, Egje dhe Deti i Zi

Të kalojmë te Simeoni i I, pram me origjin Turke Bullgare. Pas konvertimit të tij zyrtar në Krishterim, Borisi I e mori emrin Michael

Shënimi i vetë për titullin e tij janë gjetur në Borsh ( Shqipëri ) dhe në Varna
( Bullgari e sotme ), Në Borsh u kurorëzua dhe mori titullin “Arkion i Bullgarisë “
i cili sikut të përkthehej ship do të thotë “ udhëheqës”. në shekujt 10-11, u quajt Knjaz, Car.

Pra nga titulli “khan “ ose “Kanasubigi “ pas fronimit dhe marrjes së fesë së krishter; Knjaz.
Borisi i I i njohur si Boris-Mihail (Michael) dhe Bogoris dhe vdiq me 2 Maj 907; i cili sipas historiani Steven Runciman u quajt njeriu me i madh i kohës, sepse me te Bullgaria hyri në historinë e Europës. Me te u ndalua paganizmi dhe filloi krishterimi


Mbreti Boris i I u quajt :Black Germany . Pse ?
Psei ishte i murrmë apo i zi , shihet edhe në foton nga një freskë e tij

Pyetja tjetër; Pse u pagëzua i krishter mu në Shqipëri ? (https://bnr.bg/en/post/100481527/was-boris-i-baptized-in-albania)

Mbetjet e Manastirit të Borshit ku Borisi u pagëzua nga pagani në të krishter dhe kisha e re e dhuruar nga Simeon Saxe-Coburg-Gotha
( shkrimi vazhdin më tutje në ditët e ardhshme )

Fahri Xharra, 19.09.17
Gjakovë

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në New York

0

Prishtinë, 18 shtator 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim.

Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Kurti priti një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA) me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë, situatën me pandeminë COVID-19 dhe rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik.
Kryeministri Kurti foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë.  Ai tha se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.

Kryeministri i njoftoi përfaqësuesit e agjencive të lajmeve edhe për veprimet ligjore që ka marrë Qeveria për luftimin e korrupsionit. Ai tha se fatmirësisht korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem i etabluar në institucione, dhe si i tillë ka më shumë mundësi të luftohet.

Sa i përket gjendjes së medias në Kosovë, kryeministri Kurti tha se nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq.

Ai tha se mediat në përgjithësi kanë kontribuar në informimin e publikut për gjendjen epidemiologjike. Por, vazhdoi ai, ka pasur edhe media që shpesh i kanë dëmtuar përpjekjet për menaxhimin e pandemisë, duke raportuar lajme të paverifikuara dhe dezinformata, të lansuara madje edhe nga deputetë opozitarë.

Përfaqësuesit e rrjetit të Agjencive të lajmeve të Evropës Juglindore e falënderuan kryeministrin për mirëpritjen dhe e njoftuan për punën e ABNA-s dhe sfidat e mediave gjatë dhe pas pandemisë.

Të pranishëm në takim ishin Valbona Zhupa, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi, kryetare e ABNA-së, Halit Ajdini, zëvendësdrejtor në agjencinë MIA (Maqedoni e Veriut), Mirela Bărbulescu, AGERPRES’ kryeredaktore e Internal Desk (Romani), Alexandra Stefan, specialiste e komunikimit, Sophia Papadopoulou, kryeredaktore ANA-MPA (Greqi), Kiril Valchev, drejtor gjeneral i agjencisë së lajmeve BTA (Bullgari), Zlatna Kostova, kryeredaktore e BTA, Srđan Bakoviq, redaktor përgjegjës i agjencisë kroate HINA, Skender Krasniqi, themelues i KosovaPress dhe Suzana Rakovica, drejtore e përgjithshme e KosovaPressit.

Rrjeti i Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore ka mbajtur këto ditë konferencën vjetore në Kosovë me temën qendrore “Media dhe turizmi në epokën post-pandemi”.

​ Bashkëngjitur gjeni linkun me fotografi nga takimi i Kryeministrit Albin Kurti me delegacionin e rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA)

https://we.tl/t-14OalyeRZo

Qytetarët meritojnë normalizimin – Emisari i posaçëm i BE-së, Lajçak gjatë vizitës së tij në Kosovë

0

Emisari i posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vizitoi Kosovën prej 15 deri më 17 shtator 2021.

 Gjatë vizitës së tij në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator 2021, Emisari i posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vazhdoi diskutimet e tij rreth hapave të ardhshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. 

Z. Lajčák mbajti takime thelbësore me dy bashkëbiseduesit e tij kryesorë në Kosovë, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin Besnik Bislimi. Në diskutimet e tyre, ata analizuan procesin e Dialogut deri më tani dhe diskutuan hapat e ardhshëm, përfshirë nivelin e ardhshëm të nivelit të lartë, si dhe takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Emisari i posaçëm i BE-së, gjithashtu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, udhëheqësit e grupeve parlamentare, si dhe udhëheqësit e partive politike, përfshirë PDK -në, LDK -në, AAK -në dhe Listën Serbe. Në takimet e tij, ai theksoi rolin e rëndësishëm të parlamentit dhe opozitës në mbështetjen e qeverisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Kosova ka bërë përparim të madh në shumë fusha dhe shumë nga kjo mund t’i atribuohet drejtpërdrejt Dialogut, por vetëm paramendoni përfitimet shtesë që Kosova mund t’i ketë për qytetarët e saj duke arritur një marrëveshje përfundimtare të normalizimit gjithëpërfshirëse me Serbinë”, theksoi Emisari i posaçëm i BE-së, Lajçak.

 Gjatë vizitës së tij, ai gjithashtu shkëmbeu mendime me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe diskutoi me studentët për përfitimet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Press release

Citizens deserve normalisation – EUSR Lajcak on his visit to Kosovo
EU Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues, Miroslav Lajčák, visited Kosovo from 15 to 17 September 2021.

EU Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkans regional issues, Miroslav Lajčák, continued his discussions about next steps in the EU-facilitated Dialogue during his visit to Kosovo from 15 to 17 September 2021.

Mr. Lajčák held substantive meetings with Prime Minister Albin Kurti and First Deputy Prime Minister and Chief negotiator Besnik Bislimi his two main interlocutors in Kosovo. In their discussions, they took stock of the Dialogue process so far and discussed future steps, including the next high-level, as well as the next Chief negotiators’ meeting.

While in Pristina, the EU Special Representative also met with President Vjosa Osmani, Speaker of the Assembly Glauk Konjufca, caucus leaders in the parliament, as well as the leaders of political parties, including PDK, LDK, AAK, and the Serbian List. In his interactions, he stressed the important role of both parliament and the opposition in supporting the government in the EU-facilitated Dialogue.

“Kosovo has made great progress in many areas and much of this can be directly attributed to the Dialogue, but just imagine the additional benefits Kosovo can gain for its citizens by reaching a final comprehensive normalisation Agreement with Serbia”, EU Special Representative Lajčák stressed.

During his visit, he also exchanged views about the benefits of full normalisation of relations with Serbia with representatives of the business community in Kosovo and he also discussed with students.

Mendime për asimilimin, për Eurabia”-n, “Arnautinë”, për mosmirënjohjen dhe për zhvatjen e mëtejshme nga zhvatësit e deritashëm!

0

Nga: Gjergj Kabashi

Shembulli i tmerrshëm i Malmå-s së Suedisë, Eurabia e Oriana Fallaqit dhe “Arnautia” e Ibrahim Kelmendit

Malmö një ndër qytetet më të mëdha të Suedisë, sipas një analize të Document.no, është gjithnjë e më pak një qytet suedez – më shumë se gjysma e banorëve janë emigrantë. Pamja në këtë foto është prej Amiralsbron në Malmø, atje ku migrantët në shkallë të madhe e shquajnë pamjen e vendit, gjithashtu edhe përtej pjesëve tipike të banuara me të huaj deri tash. Foto: Bente Haarstad.

Popullsia e Malmø është duke u rritur në shpejtësi rekorde, por jo nga suedezët etnik. Demografia në qytet ka ndërruar në mënyrë dramatike për një kohë të shkurtër në Malmö, që në kuptimin demografik është për tu llogaritur si një qytet jo-suedez.
Pjesëz nga artikulli i gjatë i botuar sot në Document.no, Malmö blir mindre og mindre svensk – mer enn halvparten av befolkningen er innvandrere, që është i shkruar nga : Rebecca Mistereggen

Për rrjedhat e tilla me kohë ka paralajmëruar shkrimtarja dhe gazetarja italiane me famë botërore Oriana Fallaqi, në shumë shkrime e libra të saj, në fund edhe me librin “Intervistë me vetvetën”. Ajo me pikëllim e parashihte krijimin e të ashtuquajturës EurAbia në Europë, përderisa asnjë Shqiptare e Shqiptar, me përjashtim të Ibrahim Kelmendit, nuk e parashikoj krijimin e së ashtuquajturës “Arnautia” (dmth., Jo-Shqiptarija) në Gadishullin Ilirik.

Në të vërtetë, shkrimtarë, gazetarë e intelektual të fushave të ndryshme në mbarë Europën tashmë i kanë lëshuar sirenat e alarmit për vdekjen dhe shuarjen e kulturave të tyre kombëtare, por elitat pushtetore deri më tash nuk i kanë dëgjuar. Tash me gjasë është mbushur kupa, por vetëdijësimi duket se ka ardhur kur është bërë tepër vonë. Për problemet e mëdha që i ka bartur ardhja e pakontrolluar e të huajve në Suedi, për shembull, ka paraqitur të dhëna rrënqethëse shkrimtari Johan Westerholm në librin e tij Vëllazëria myslimane, Islamizmi në Suedi (Det muslimske brorskapet ISLAMISMEN I SVERIGE) etj.

Në Francë janë afër 6 milionë të huaj që, megjithëse janë shtetas francez tashmë, nuk duan të integrohen në shoqërinë franceze, por me ëndje parapëlqejnë të jetojnë në “getot” e tyre, me Ligjin e Sharia-s që “ua rregullon jetën” si dhe me “policinë e moralit”, që shkon derë më derë për të pa se a janë duke u respektuar “shenjat” që “Muslimanin e bëjnë të jetë e duket si Musliman”. Probleme të përafërta ekzistojnë në shumë shtetet europiane, në Belgjikë etj. Sikurse edhe në Kosovë, në qytetin e Mitrovicës si dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në Norvegji po ashtu problemet me ardhjen jo aq të kontrolluar të të haujve i ka përshkruar detajisht në disa prej librave të saj aktivistja e njohur për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore, shkrimtarja Hege Storhaug. Sipas kësaj njohëseje të pakrahasueshme të islamit politik në vendin e saj, Storhaug, bazuar në të dhëna statistikore që tregojnë për lëvizjet demografike, jep parashikime jo aq optimiste nëse nuk bëhet një kthesë e duhur demokratike në integrimin e mirëfilltë të të huajve, të cilët natyrisht se janë të obliguar ti njohin ligjet dhe mënyrën e jetesës në vendin ku e kanë kërkuar strehimin, për shkak të jetës së rëndë ekonomike dhe politike në vendin e origjinës.

Ta njohin shtetin sekular e të mos “ëndërrojnë” jetesë sipas Ligjit Sharia dhe Islamit Politik në përgjithësi.

Ndër ne Shqiptarët ky problem tejet kanosës për kombin e kulturën e tij, ende nuk është kuptuar as përfaërsisht qysh e meriton si problem aq i madh. Deri tash temën e ka trajtuar ashtu siç duhet vetëm shkrimtari Ibrahim Kelmendi, askush tjetër si ai. Sidomos me librin e tij: Islami Religjion agresiv (?!).

Duke u marrë vazhdimisht me këtë temë, pasi që “më infektoj” I.K., kam ardhur deri tek të dhënat rrënqethëse për rolin e vogël, por tejet jonjerëzor dhe agresiv të “arnautëve” në synimet morbide për ti shembur kulturat e ndryshme nacionale dhe shtetet kombëtare të të tjerëve, krahpërkrah me “vëllezërit e tyre Musliman!”. Shqiptarët, deri tash, kanë heshtur ndaj veprimeve të këtyre deleve të zeza arnaute, gjë që sjellja e tillë i qet hije të zezë çdo shqiptarje e shqiptari.

Ndoshta pse jemi popupull me merita të mëdha në vetshembje, që na kanë shndërruar në një mënyrë në popull të shembur, ka bërë që të sillemi me kaq me gjakftohtësi e pandjeshmëri ndaj fatit të tjetrit, sikurse ndaj fatit vetjak.

Kur Shqiptarja e Shqiptari s’mendojnë për veten e vet, atëhere fara e keqe e dalë prej tij, “arnauti” i përpunuar në mënyrë metodike e me disiplinë nëpër xhami, u bashkohet qëllimeve panislamike, të detajuara nga Vëllazëria Muslimane:

Allahu është qëllimi ynë;
profeti është lideri ynë;
Kurani është ligji ynë;
Xhihadi është metoda jonë:
dhe vdekja për nderimin e Allahut është synimi ynë më i lartë.

(Citim nga libri i Johan Westerholm)

Pyetje: A nuk është ky ai nacionalizmi tjetër, i bazuar në një përkatësi fetare, nacionalizëm që mund të mposhtet vetëm nëse populli shqiptar ngritet shpejtë e papritur në një kryengritje kulturore paqësore për ta mbrojtur kulturën, historinë, doket, zakonet e traditat e stërlashta kombëtare, kuptohet pa i dëgjuar gjepurat e “udhëheqësve tanë” që për interesa të kobshme elektorale, janë në gjendje ta zhbëjnë kombin e vet.

Mu për këtë nacionalizëm tjetër po bëhen gjithë këto investime enorme religjioze nga ana e Turqisë neootomane në mbarë “Arnautllukun”, përderisa tek “kaurrët” po ndërtojnë fabrike e hapin vende pune.

Patriotët e rinj danez me një aksion pranë Christiansborg. Porosia është e pamundur që të keqkuptohet. Reflektorët që i shquajnë shkronjat e kanë këtë kuptim: Ndërtoje shpejt Europën. Foto: GI Danimarkë

Mosmirënjohës!

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e jep këtë shpjegim për Mosmirënjohjen, si shprehje, sjellje, veprim, si term:

MOSMIRËNJOHËS mb.
Që nuk është mirënjohës ndaj dikujt, bukëshkalë. Njeri mosmirënjohës.
Është (u tregua) mosmirënjohës.
MOSMIRËNJOHJE f.
Mungesë mirënjohjeje ndaj dikujt që na ka bërë një të mirë. Tregoi (shprehu) mosmirënjohje. Foli (ia ktheu) me mosmirënjohje.

Në të vërtetë, une do të përpiqem që për Mosmirënjohjen të flas si një gazetar me prani të madhe në publik dhe si një opinionbërës i zellshëm, i sinqertë, qëllimmirë dhe kurrë i korruptuar, duke filluar pandërpre si gazetar i ri i gazetës Rilindja qyshkur pata filluar të punoja në gazetë prej 1 dhjetorit 1982. Eshtë një kohë tepër e gjatë që të merresh me gazetari e të përpiqesh me mendje të hapur e sinqeritet për ta ndihmuar pa asnjë prapavij joprofesionale formimin e opinionit kritik publik të një populli.

Në këtë shënim do të flas shkurtimisht për dy periudha jetësore e profesionale, që e kanë shënuar veprimtarinë time në profesion.
E para është periudha prej 1 dhjetorit 1982, e deri kur përfundoj lufta në Kosovë, kah gjysma e Qershorit 1999.

Periudha tjetër ndërkaq është ajo e veprimtarisë sime profesionale në mërgim kur përpiqesha me zemër, shpirt e vendosmëri të jashtëzakonshme që ta rimëkëmbja atë jetë të rrënuar në AtMëmëdhe, pra kur përpiqesha për ta dhënë lajmin e vërtetë dhe ndihmuar ndriçimin e mendjes së opinionit publik të Kosovës së deriatëhershme.

Në përpjekjet për rrënimin e asaj jete njerëzore-profesionale, kanë marrë pjesë edhe “gazetarë” të tashmë ish-gazetës Rilindja dhe jo vetëm. Për shkak se ishin të mashtruar apo kanë vepruar qëllimisht për shkak se mund të jenë shpirtkqinj (e pa qenë shpirtkeq nuk mund të veprosh ashtu), kjo tashmë s’është me rëndësi. Madje edhe njëri QË VDIQ ME KA KREJT para një kohe, ai për të cilin gënjenin se është gazetar, por që nuk kishte produkt gazetari në “jetën e tij profesionale!”.

Njëri për të cilin disa më kritikuan se e kisha sulmuar pa iu palue mirë dheu mbi arkivol, duke e shkelur, sipas tyre, të drejtën zakonore që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke mos ditur apo harruar se i njejti , për së gjalli, me shokët e tij të poshtër e banditë, nuk më kishte lënë rehat (megjithëse ishte Jo-Gazetar) me dhunën e pashpirt që buronte nga “Kanuni i Aleksander Rankoviqit!”.

Ju që nuk i njihni rrugët e mija të gazetarisë, është më mirë mos të flisni fare!
MOSMIRËNJOHJA tek populli shqiptar i viseve të pushtuara nga ish-Jugosllavia, është e nxitur nga vet shërbimi sekret i UDB-ës, që e ka pasur një ndër metodata e punës, më vonë BIA, për me ia përvëlue shpirtin dhe plasë zemrën atij që pa sherr dhe larg syrit UDB-ash është munduar për lirinë e të mirën e poppullit të vet. UDB-a (BIA) as para luftës, e as disa vite pas asaj lufte, nuk ka dashur që asgjë ti shpëtoj syrit e vëmendjes së saj, prandaj gjithçka është munduar ta ketë nën vëzhgim, duke e përgjuar përmes superpatriotëve apo supergazetarëve të vet.

Si ata mutërit e fshehur pas e-mailit “bujarbukoshi@yaho.com!
Kushdo që ka pasur vesh, sy e shpirt për me pa, ka mundur deri tash ti shihte të gjitha këto që i them para e pas kësaj lufte.

Qoftë UDB e vërtetë apo bishtat e saj që janë shtirur me sjellje e veprime si UDB-a – BIA (krejt njësoj), e pati organizuar provokimin ndaj meje përmes e-mailit bujarbukoshi@yaoo.com, provokim që pati ndodhur prej 17 nëntorit 2000 e që përfundoj me 23 nëntor 2000, kur e vranë Xhemajl Mustafën.

Të gjithë ata “intelektual” dhe “gazetarë” që patën marrë pjesë në atë provokim ndaj meje, si shtinjak të vërtetë (shtihana, popullore), e vazhduan rrugën sikur asgjë të mos kishte ndodhur; sikur të mos ishte vrarë Xhemajli për shkak të bishtpërpjetës së tyre, e sikur të mos isha lënduar une që ua kisha turbulluar ujin prej vendit ku vazhdoj të jetoj.

Që nuk u bënë publik emrat e tyre DERI SOT, fajin më të madh e ka gazetaria e munguar kritike e Kosovës, e asaj gazetarie naive që sheh vetëm atë që ecën mbi dhe e që nuk ka aftësi të shoh asnjë urith që do të ketë ecur nën dhe!

Por, fajet janë edhe të Policisë së Kosovës, e cila kurrë nuk duhet të pres që une të tregoj (rrëfej) më shumë, pasi une kam kallxue mjaft, ma shumë se që duhet për ngjarjen e hidhur që ka ndodhur ATJE, mu pranë veshëve, syve e këmbëve të tyre!
Nuk ka më arsyetime për askend, pasi nëse hulumtimet e tilla janë penguar Dje, ato Sot nuk do të duhej të guxonte ti pengonte askush.

Të gjithë provokatorët e fshehur pas atij e-maili kobndjellës, kanë dashur të ma lenin këtë porosi mbi porostië: Ngacmimin, poshtërimin, pra bulizmin me emërtimin e vetëm kuptimor, se kontributi im për gazetarinë dhe vendin, sipas mendjes së atyre UDB-ashëve, paskësh qenë zero, asgjë, pra që për atë përkushtim profesional e kam merituar prej atyre “shtebërësve”, vetëm një gjë: Mosmirënjohjen!

Mosmirënjohës mund të jetë vetëm një individ dhe “popull” i pa kulturuar!
Askush tjetër …!

Si shenjë e kësaj MOSMIRËNJOHJEJE dhe sjelljeje të skajshme poshtëruese, pas vitit 1999 (Qershorit të atij viti), mu desht “ta ulja kokën” pasi më kishin qitur në gjunj dhe t’ia nisja për herën e dytë në jetën time nga zeroja që ta rimëkëmbja jetën e rrënuar familjare, që kishte pësuar si është më së ziu për shkak të idealizmin tim profesional dhe atdhedashunisë sime të pakorruptuar.

Se nuk isha NAIV , siç deshtën të më paraqisnin me zor ata UDB-ash, e tregova me ecjen time të pandalshme e të pamposhtur përpara. E ringrita jetën time ekonomike , pasi që tashmë më kishin dënuar përfundimisht edhe me varfëri, (ashtu të dënuar mos e pafsha as armikun!), dhe për t’ua plasur zemrën e shpirtin e keq krijesave të “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, e vazhdova gazetarinë time edhe në rrethanat kur isha pothuaj i gjunjëzuar e i shtrirë për toke.

Portali www.drini.us është dëshmi e angazhimit tim dhe i të gjithë atyre grave, vajzave e burrave të aftë e qëllimmirë, që shkruajnë për të.

Drini është i pakorruptuar se nuk ka si të jetë i korruptuar një portal që udhëhiqet prej një gazetari e njeriu të ndjekur, të përgjakur rrugëve të profesionit, madje të ndjekur edhe në rrethana Lirie! Drini i ka “dyert e dritaret” e hapura për këto që di të mendoj siç duhet, por jo për “krevatat intelektuale!”.

Gazetaria ime është dëshmi e madhe se ithtarët e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, nuk arritën kurrë të më mposhtnin, përkundrazi do të isha une që kisha për ti mposhtur ata sikur të mbështetesha nga gazetaria kritike dhe Policia Profesioniste e Vendit Tim.
Më 1 dhjetor 2021 i bëjë 39 vite punë e angazhim të parreshtur në gazetari, profesion që e kam ushtruar edhe në rrethanat kur shumë të tjerëve në gjendjen time as që do tu kishte shkuar mendja të merreshin me shkrimin e një lajmi të vetëm.

Une e kam ditur gjithë kohën që “i takoj një populli mosmirënjohës”, por kjo nuk më ka zhgënjyer e ndalur asnjë herë dhe s’ka ndikuar kurrë që të përpiqesha më tutje për ndriçimin e mendjes së mu atij populli.

Temat që shqyrtohen, hulumtohen e trajtohen nga mendjet e ndritura të bashkëpunëtorëve të Drinit, nuk i gjen askund tjetër. Megjithëse është i madh numri i atyre që shkruajnë aq bukur dhe analizojnë tema “tabu”, mjafton ta përmendi temën mbi temat për islamizimin e kombit shqiptar, dhe përpjekjet gjigande të shumë atutorëve të veçantë për ti dhënë përgjigjen e duhur këtij Anti-Shqiptarizmi.

Mjafton t’i kujtojmë shkrimet e Ibrahim Kelmendit në këtë temë.
Si dhe të shumë të tjerëve.
Edhe në çastet kur i shkruaj këto fjalë dhe i rendis këto mendime, jam në dijeni se njerëzit e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, kanë dëshirë me vazhdue të më shohin si NAIV dhe të më kallxojnë se për punën e bërë, e meritoj vetëm Mospërfilljen e Mosmirënjohjen!
Thuajse une nuk e dij se si mendojnë njerëzit e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, apo thuajse ata Jo-Njerëz janë aq të ndërlikuar, sa të mos i kuptoj une!

Thuase i kam harruar e nuk vazhdoj të jem në luftë të pandalshme profesionale me ta …
Përvoja në gazetari, sidomos e një gazetari të pashantazhuar hulumtues si une, është përvojë e shtrenjtë e me vlera të veçanta jetësore-njerëzore.

Dikur thoshin se pa e krye ushtrinë e serbit (shkaut!), nuk din çka me kallxue dhe se ajo ushtri “asht fakultet në vete”, ndërsa une Sot, me 19 shtator 2021 , them me bindje të plotë se pa qenë gazetar (këtë që e them e dijnë e kuptojnë më së miri vetëm ata që njëmend janë gazetarë, e të tillë nuk ka pak), nuk din asgjë për të treguar dhe se të jesh GAZETAR është si me i krye jo një, por disa fakultete, pasi një fakultet e kam të kryer qyshkur.

Kushdo që do prej “arnautëve” mund të vazhdoj me mendue se une e të tjerët si une jemi NAIV dhe që me shtetin “e tyre”, – si me atë të “bujarbukoshasve” të vitit 2000, mund të na ofrojnë Mosmirënjohjen e mëtejshme, le të vazhdojnë me mendue në atë mënyrë.
Une do të vazhdoj me punën time të deritashme, sikurse edhe të tjerët gjithandej, pasi jemi të vetëdijshëm se i takojmë një populli, procesi i asimilimit të të cilit nuk ka përfunduar edhe në rrethana të asaj që e quajmë liri kombëtare.

Sidoqoftë, ka ardhur koha që të zgjohet gazetaria kritike si dhe policia ti qaset krimit “elitar” pak më ndryshe, se më e mirë është fytyra (ftyra) ime që po vazhdoj me folë hapur, sesa “ftyrat” e fshehura pas maskës së “bujarbukoshit” të gjithë atyre burrecave të pafytyrë.

Të këqijat dhe krimet e para luftës dhe të këqijat dhe krimet e pas luftës…?!

Përpara luftës në Kosovë, isha ndoshta ndër gazetarët e pakët në vend me më shumë prani në terren, “aty ku zhvillohej jeta”, ajo jetë që ishte aq e ndjekur dhe e munduar, pra kur ajo ndiqej vazhdimisht e pamëshirshëm nga pushtuesit serbomëdhenj që
Ia patën sjellë shpirtin në fyt e si lenin shteg në jetë atij populli …!

Une punoja dhe isha i pranishëm “gjithkund”, jo që isha ndodnjë trim, por se dehja profesionale më kishte bërë të tillë që “nuk e dija se çka asht tuta!”

Në rrethana të tilla natyrisht se duhet me e ditë se si të sillesh dhe une jam i lumtur që në atë kohë e flisja serbishten pothuaj shkëlqyeshëm, gjithsesi ma mirë se që e flas sot. Njohja e serbishtes më ka pas çelur shumë “dyer e dritare” në profesion, madje ka qenë e mirëseardhur edhe “për komunikim” në postblloqet e policisë serbe, që ia kishin zënë frymën jetës (jetës së shqiptarëve!) kahdo që shkoje.

Të mos rezistoje atëhere, duke i kryer detyrat e profesionit për ta dhënë Lajmin, më dukej dezertim dhe shmangje e qëllimshme nga beteja mizore kur ose ne, ose serbët, duhej ta zotëronim e trashëgonim Kosovën.

Kam pa me sytë e mij shumë rrahje mizore të njerëzve të pafajshëm në mbarë Kosovën; rrahje të fëmijëve që zori i mbijetesës familjare i shtynte të shisnin cigare rrugëve, rrahje të bujqëve që punonin në arat e veta e që xhandarit serb ia vrisnin syrin, vetëm pse e mbanin plisin e stërlashtë në kokë etj.

Janë të pakët ata që mund ta kenë duruar dajakun dhe sjelljet tejet të dhunshme të policisë serbe në atë kohe.

Mua më kanë rrahur shpesh duke i përcjellë ngjarjet, por assesi si të tjerët, sikurse ata që i kam pa me sytë e mij se çka u kanë bërë.

Kadri Mani (Kadri Osmani) tashmë i ndjerë, me të cilin megjithëse patëm planifikuar të takoheshin dikur në Prishtinë e që megjithatë nuk munda ta takoja, ma ka pas lanë një fjalë për tu mbajtur në mend, përderisa zhvillonim biseda të shpeshta në “mesenger”: “Të rrallë kanë qenë ata të burgosur politik që kanë mundur ti qëndronin dajakut!” dhe rrahjeve aq të menduara të UDB-ës së Serbisë. “Nuk do të mund ti qëndroja as une…”, më pati thënë Kadri Mani, që ka qenë sigurisht i burgosuri ndër më të vedosurit shqiptar të Kosovës. “M a bajshin…, ” më thoshte Kadri Mani: “A e don të Shqipërinë e Madhe?”. “Po!”, u thoja. “A ke dashur ta bëje këtë …?”. “Po!”, u thoja. Natyrisht kur “ti” e pranon veprën, edhe dajaku ka qenë më i pakët, se janë ndeshur në njeriun që ska pasur mëdyshje pse është në burg dhe nuk ka pasur cka të fshihte.

Prandaj, kujtoj se duhet të jemi maksimalisht të kujdeshëm kur flasim për gjithë atë që ka ndodhur deri kah gjysma e Qershorit 1999. Ajo ka qenë një kohë tjetër, kur ne të gjithë: i burgosuri apo jo i burgosuri, ishim të pushtuar dhe nën këmbën e çizmes së policit dhe ushtarit serb.

Kjo pas lufte është tjetërgjë …

Për njerëzit që kanë bërë të këqija pas luftës, mendoj se duhet të flasim ndryshe, pa e “rrudhur” gojën fare.

Une kam qenë kritik i veprimeve të LDK në atë kohë, por mund të them me siguri të plotë se për asgjë nuk ka mund të ishte “më i mirë” Rexhep Qosja se sa Ibrahim Rugova, e kështu me radhë. Rugova ia ka ditur “hallin” vetës dhe është frikësuar shumë, sigurisht më shumë se që do të duhej të frikësohej Njeriu me ato përgjegjësi partiake apo shtetërore. Por, ma “frikacak” se Ibrahim Rugova ka mundur të ishte vetëm Rexhep Qosja me fobitë e tij të pafundme dhe me gjuhën enorme të urrejtjes, urrejtje kjo e jashtëzakonshme ndaj tjetrit që “si pëlqen”, sa nuk ka shembull tjetër për të keq sotpërsot ndër Shqiptarët e Kosovës.

Për vërejtet e disa intelektualëve të Kosovës …

Nja dy-tre intelektual të Kosovës, që mendojnë se përfaqësojnë mendime të kulturuara e largpamëse, ma kanë tërhequr vërejtjen,- njëri madje publikisht, se përse u merrkam vazhdimisht me temën e islamizimit të Kosovës …?

Vërejtjet e tilla edhe kur bëhen me qëllime të mira të vënë në pozitë të keqe, sidomos kur ti nuk do ta vësh tjetrin në pozitë të keqe me shpjegimin tënd. Sidomos, kur nuk do ta përulësh mikun e shokun që je i sigurtë se e ka gabim për vërejtjen e bërë.
E vërteta do të duhej të ishte krejt ndryshe, gjithsesi … Me temën e tillë do të duhej të mirreshin të gjithë banorët e Kosovës, pra të gjithë ata që janë shqiptarë, e jo vetëm Ibrahim Kelmendi, apo une e tjetri, që mund të flasim “prej kodre”.

Ty të ka hy “uji përfundi” e në të gjitha anët të ka rrethue flaka (jo vetëm simbolike) dhe nuk je duke e vërejtur dhe në anën tjetër të bije ndërmend me të “ardhur keq” pse dikush u merrka vazhdimisht me temën e caktuar.

Populli Shqiptar është një popull që ka filluar të asimilohet gradualisht e pandërpre në shekujt e gjatë të pushtimit turk-osman, dhe është vetëm Gjuha Shqipe që deri Sot nuk e ka lënë të rrëzohet përfundimisht.

“Ty” të ngrenë objekt kulti në vlerën 40 milionë eurosh, në kohën kur askund në botën e qytetëruar s’ta japin as përshëndetjen gratis, pa e meritue.
Cka mendon ti?
A të ngritë e ndërton kush objekt kulti apo ta jep një dhuratë pak më të vogël pa interes?

Une e kam përgjigjen për këtë, por nuk e shoh të arsyeshme të përgjigjem fare.
Ai popull që ende është duke e mbajtur gjallë Gjuha Shqipe, duhet ta kuptoj përfundimisht se bota është në shtegtim.

Janë miliona e miliona banorë të globit që po përgatiten për shtegtim, kryesisht të asaj që njihet si Bota Islame, ku po prinë Pakistani.

Pavarësisht se ata që janë nisur shtigjeve të mërgimit, nuk janë tashmë të mirëseardhur për asnjë vend, ata po të rrijnë në Kufi dhe po gjejnë mënyra e shtigje për tu futur mbrenda, tek ti.

Ne si Shqiptar është njerëzore që të tregojmë bashkëndjesi me vuajtjet e tjetrit, por njëherit duhet ta kuptojmë se ne vetëm “me fjalë e zhurmë” jemi popull “i madh dhe heroik”. Ne jemi një popull shumë i vogël (madje më i vogël se që jemi në numër), në raport me hartën globale të popujve të botës.

Une e kam tërheqë vërejtjen me kohe se ne mund të pësojmë keq nga ngashnjimet islamike, nga xhamizimi dhe islamizimi i dhunshëm i vendeve tona Shqiptare.

Ne ende nuk po arrijmë ta kuptojmë se pse na xhamizuan e islamizuan pa na pyetur fare?

Nuk po e kuptojmë se përse “udhëheqësit tonë” vazhdojnë ta përkrain islamizimin e vendit të tyre, islamizim që është interes jetik i Turqisë neoosmane dhe jo vetëmi saj. Parasëgjithash ky ka qenë dhe mbetët interes i Serbisë, që në këtë mënyrë i realizohet deshira e synimi i saj historik për të na shndërrue në një popull pa rrënjë, johistorik dhe pa tapi.
Popull “me tapi në qiell”, pra “popull i Allahut!”

Islamizimimi tashmë ka ndodhur, duke e futur Shqiptarinë pothuaj nën këmbë.
Une nuk do të flas më shumë rreth temës , se druaj se ndonjë intelektual i sapo ngritur prej gjumit, por ende pa i la sytë …, mund të më reagoj e të më idhnohet!
Sidoqoftë, çdo popull e ka fatin që e lyp, e se ai fat (i keq) e ka gjetë dhe i ka ardhur përderisa ishte tuj flejtë apo kur e kishte vetëm njërin sy të çelun, kjo tashmë nuk është aq me rëndësi.

Por, askujt mos ti shkoj mendja se jam duke menduar për atë se cilën fe (besim religjioz) e praktikon ky apo tjetri. Këto janë kotësira për mue. Nuk kam pasur e as që kam preokupime të tilla, pasi nuk i ndaj njerëzit e mij në bazë të përkatësive fetare a jofetare. Siç i ndanë ndonjë ish-Kryeministër coftan i Kosovo’s!

Kam menduar dhe po mendoj për diçka tjetër për të cilën po mendojnë edhe shumë shqiptare e shqiptarë të tjerë, e për të cilën DUHET të mendosh edhe ti.
Nëse tashmë nuk është tepër vonë!!

Kur “ty” ka me t’ra (rënë) në mend se për kë e për çka u ndërtuan gjithë këto xhami, “ti” do të jesh “vëllu” i vërtetë i pakistanezit apo ujgurit të Kinës, siç u digjet shpirti për ata “vllazën” që s’ua ka lindë nana, islamistëve politik të “Arnautllukut!”.

Pse t’u paguhen shpenzimet e avokatëve atyre që nesër mund të vërtetohet se kanë vrarë shqiptarë të partive të tjera…?

3.5 milionë euro janë shpenzuar deri tash për ata që janë në Burgun e Hagës … Nëse ata dalin të pafajshëm në fund, duke u liruar prej akuzave që mund tu bëhen, ndoshta i kanë “hallal” parat e taksapaguesve të Kosovës së varfër, por nëse gjykohen për vrasje (kryesisht të kuadrove të LDK-së), a kanë fytyrë femijet e tyre që ti shikojnë të tjerët në sy, se për ta (nese gjenden fajtorë) s’ka se çka të flitet e as të thuhet …?

Nuk ka ma zi e terr nëse nesër mund të vërtetetohet se dikush prej atyre që “ti” ua paguan shpenzimet e burgut, mund të akuzohet për vrasje ndërpartiake…, shkak i të cilave Kosova u fut në grindje dhe urrejtje të ndërsjellë që nga paslufta!

Dhe a kanë të drejtë taksapaguesit që ti kërkojnë tu kthehen paratë e tyre të keqpërdorura për ti ndihmuar ata që se meritojnë asnjë lloj ndihme?! …

Nëse pjesa më e madhe e atyre që gjenden në Burgu e Hagës, kanë pasuri së cilës nuk i dihet origjina, atëhere pse u dashka tu paguhen shpenzimet e burgut?

* * *

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se deri tani 3.5 milionë euro i ka dhënë MD për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

“Ministria e Drejtësisë është duke kryer punën në raport me komeptencat që na i ka dhënë kuvendi. Për mua secili cent i qytetatërve duhet të jetë publik Nuk ka asnjë kuptim që taksat e qytetarëve të mbahen konfidenciale, sepse e rritë dyshimin se dicka po keqpërdoret. Deri tani janë 3.5 milionë që janë shpenzuar për këtë kategori.

Në këtë drejtim md ka kryer çdo detyrë që ka”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ajo tha se nuk është problemi ku është fizikisht kjo gjykatë, por problemi sipas saj qëndron tek mandati që ka Gjykata Speciale.

Uk Lushi: E përgëzoj Ministren Artane Rizvanolli dhe i kritikoj mediat joprofesionale dhe të paditura që po sulmojnë Kosovën dhe interesat e saj

0
Nga: Uk Lushi, SHBA
E përshëndes qëndrimin e Ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli lidhur me investimet e gazit në Kosovë.
Ajo ka qenë e qartë që ministria që ajo udhëheq është duke bashkëpunuar me MCC dhe SHBA lidhur me projektin e madh të gazit dhe me përgjegjësi profesionale duhet të dihen detajet e nevojshme para se të jepet OK për diçka ambiguoze.
Mediat tona kryesisht janë pa përgjegjësi dhe nuk e kanë dijen e nevojshme as ekonomike dhe as biznesore të kuptojnë këto gjëra, e ka mundësi që kanë edhe agjenda politike dhe partizane pse sulmojnë ministren dhe qeverinë.
Para një viti unë, saktësisht më 3 shtator 2020, në suitën e tij kryeminsitrore në Washington DC, në një pritje nga KM Hoti, ekonomist, e pyeta Hotin dhe ekipin e tij pasi ai na informoi për pikat e Dorëzanisë së Washingtonit, se cila do të ishte marzha e fitimit gjegjësisht premiumi për një këmbë kubike të gazit që do të kalonte nëpër tubat e Kosovës. KM Hoti tha se nuk e dinte. Dhe kjo ishte shumë shqetësuese për mua. Por atëbotë projektet e LNG-së ishin ende në fazën e diskutimeve dhe SHBA bashkë me partnerët si Izraeli dhe Greqia ishin ende në fazën e projeksioneve. Qeveria Kurti ka tjetër përgjegjësi sot dhe nuk mund merr vendime kuturu pa ditur detajet si dhe përfitimet dhe kostot për Kosovën.
Unë jam investitor në LNG dhe nuk duhet ngutur në projekte gazi si kujtojnë disa.
Mediat tona duhet të ndalojnë lojën e turpshme duke paraqitur përgjegjësinë për shtetin dhe interesat e qytetareve, pra edhe të mediave, se gjoja qeveria qenka kundër Amerikës. Ky pozicion kaq banal është shumë i ulët. Qeveria nuk është as kundër Amerikës dhe as kundër projekteve të gazit. Qeveria po vepron si duhet duke kryer “due diligence” dhe duke mos dhënë PO pa kushte dhe pa ditur se për çka po thotë PO.
E përgëzoj edhe një herë Ministren Rizvanolli dhe i kritikoj mediat joprofesionale dhe të paditura që po sulmojnë Kosovën dhe interesat e saj duke bërë politikë të ulët partiake me gjoja antiamerikanizëm.
Nuk është antiamerikanizëm të dish, por të kërkosh veprime pa dije. Mediat që mbajnë këto pozicione sulmuese janë antiamerikane.