



Gjergj Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në hapje të manifestimit tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, që u mbajt në fshatin Stubëll e Epërme, të Komunës së Vitisë.Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” organizohet për 32 vjet me radhë, si aktivitet përkujtimor për Mikel Tarabulluzin, klerikun dhe mësuesin, i cili në vitin 1905 e hapi shkollën shqipe në Stubëll.
Sivjet, këtu te Dom Mikeli, kujtojmë e mendojmë për At’ Gjergj Fishtën, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij.
“Politikë, poemë dhe gjuhë. Kjo trini duhet parë si dimensionet e kohës së jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht që koha nuk është lineare. Koha nuk është e thjeshtë. Koha është prodhimi i përmasave të saj. Te Fishta këto tri përmasa janë operatorët punëtorë të kuptimit. Dhe ç’është më e rëndësishmja për ne, si përmasa të kohës ato ngërthehen mes veti në çdo çast”, tha ai.
Duke e rikujtuar Fishtën si politikan, si anëtar i përfaqësisë në Versajë, apo edhe në kongresin e Manastirit, i cili i ftonte shqiptarët në një projekt të përbashkët, përtej fesë, kryeministri Kurti theksoi se Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, pra të shprehjes më të madhe në një gjuhë.
“Nuk ka politikë pa gjuhë, nuk ka kolektiv jashtë gjuhës, dhe nuk ka gjuhë që nuk mund të mos shprehë politicitetin e njerëzve”, tha ai.

Fjala e plotē e Kryeministrit Albin Kurti:
I nderuar shkëlqesia juaj, ipeshkv i Kishës Katolike Dodë Gjergji,
I nderuari Dom Jeton Thaçi, Kryetar i Shoqatës Kulturore Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi”,
E nderuara ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, zonja Rozeta Hajdari,
I nderuari deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zoti Gani Krasniqi,
I nderuari rektor i Universitetit Publik të Gjilanit, zoti Bajram Kosumi
I nderuari kreu i Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha,
I nderuari drejtor i Kulturës, në Komunën e Vitisë, zoti Milot Lala,
Zonja e zotërinj, motra e vëllezër,
Tash e 32 vite, në Stubëll të Epërme, organizohet ky aktivitet, takimet e Dom Mikelit. Shkas i organizimit është përkujtimi i Mikel Tarabulluzit, klerikut dhe mësuesit të respektuar nga gjithë shqiptarët, pa dallim besimi, i cili në vitin 1905 e hapi shkollën shqipe në Stubëll.
Njashtu siç respekti për Dom Mikelin dhe figurën e veprën e tij, është i madh dhe i gjithmbarshëm, edhe respekti për këtë aktivitet të përvitshëm është i fortë.
Takimet e Dom Mikelit, që mbahen pranë kishës së Stubllës, çdo vit çelin tema diskutimesh të prizmit shkencor, historik, kulturor e letrar, duke u bërë një pikëtakim i rëndësishëm intelektual dhe një kontribut, sërish jo vetëm i komunitetit katolik shqiptar, por i bashkësisë sonë të gjerë kombëtare. Figura të shquara çdo vit ligjërojnë në këto takime.
Është interesante se si një aktivitet i tillë tregon për praninë e fortë dhe gjallërinë intelektuale të kahmotshme, në këtë fshat në juglindje të Kosovës. Sot mund të duket sikur këtu jemi pranë periferive të shqiptarësisë, mirëpo jo shumë kohë më parë kjo zonë ka qenë zemër e një rajoni të gjerë populluar me shqiptarë.
Patriotët dhe figurat historike që kanë vepruar në këtë pjesë të atdheut tonë, tregojnë se Stublla e përgjithësisht Karadaku, apo Mali i Zi i Shkupit, përherë ka qenë një nga vatrat e veprimtarisë kombëtare, politike, intelektuale, e hera herës edhe luftarake, kur e ka kërkuar rasti.
Sivjet, këtu te Dom Mikeli, kujtojmë e mendojmë për At’ Gjergj Fishtën. Politikë, poemë dhe gjuhë. Kjo trini duhet parë si dimensionet e kohës së jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht që koha nuk është lineare.
Koha nuk është e thjeshtë. Koha është prodhimi i përmasave të saj. Te Fishta këto tri përmasa janë operatorët punëtorë të kuptimit. Dhe ç’është më e rëndësishmja për ne, si përmasa të kohës ato ngërthehen mes vete në çdo çast.
Gjuha është fushë e punës, nuk është fonema e vdekur. Le ta kujtojmë Fishtën si një prej kryesorëve të Kongresit themeltar të Manastirit. Por le ta kujtojmë edhe për ndërtimin poetik të gjuhës. Sepse në lëminë e poemës punon gjuha.
Në këtë kuptim gjuha është puna e së ardhmes, e poema kontabiliteti i saj në arkivimin e së shkuarës. Puna është gjithnjë në të ardhmen, ashtu sikurse dhe kuptimi. Numri i rrokjeve të vargut është i vogël, por programi është i madh, po citoj “npër gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njoftë se ç’fis ju kini”. Gjuha është diferenca nëpër botë, por ajo është dhe karakteristika universale e botës – Leibniz.
Politikan, si anëtar i përfaqësisë në Versajë, apo edhe në kongresin e Manastirit, me thirrjen e shpeshtë ku fton shqiptarët përtej fesë në një projekt të përbashkët, Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, pra të shprehjes më të madhe në një gjuhë.
Gjuha është poema politike në numrin e fjalëve që shpall, në emrat gjeografikë dhe ata historik që liston. Nga një tjetër filozof gjerman, mbase më i madhi prej tyre “Gjuha është publicitet i qenies historike, dhe si e tillë është politike” – Kant.
Vetë poema, në mpiksjen e traditës e vendos Fishtën në një vend të veçantë. Natyrisht që mund ta lidhim me diçka mes lirikes dhe epikes. Për Fishtën duket se në një akt themelimi duhet të gjendet gjeografia në të cilën shtjellen breza të shqipes dhe në të cilën lartohen emra të flijimit.

Në linkun e mëposhtëm gjeni fotografitë nga ngjarja e sotme:
|
13 files sent via WeTransfer, the simplest way to send your files around the world
we.tl
|


Shkruan: Florim Zeqa
Dukuria e blerjes së votave me “një petë lakrori” asfalt nuk është dukuri e re, por dukuri e re është shitja e asfaltit “në të zezë” në kundërshtim me rregullat e tenderimit! Pa dyshim, çdo investim në vendet rurale është i mirëpritur nga banorët lokal, por investimet duhet të bëhen në përputhje me nevojat e qytetarëve e jo me oreksevet e pushtetarëve.
Paradokset e një pushteti lokal!
Nga paslufta, po vazhdon dukuria e shtrimit të asfaltit në prag të fushatave zgjedhore dhe blerja e votave me asfalt. Kryerja e punëve shkel e shko, pa asnjë kontrollë nga organet kompetente komunale, i motivon punëkryerësit që të manipulojnë me cilësinë dhe trashësinë e asfaltit dhe jo vetëm.
Shtrimi i asfaltit nëpër rrugicat e lagjeve dhe familjeve në fshatin Bokshiq të Klinës, në shikim të parë duket një mrekulli e pushtetit lokal. Por, në realitet është e kundërta! Cilësia e dobët (troshitja e asfaltit sikur krelana e misrit) dhe trashësia në përmasat e një “pete lakrori”, kanë bërë që asfalti që çahet (plasaritet) akoma pa kaluar një muaj nga shtrimi i tij!
Siq duket, ankesat e banorëve të disa lagjeve për prishjen e asfaltit, i motivuan pushtetarët komunal dhe punëkryerësin që t’i zbukurojnë rrugicat me shënjëzimin e vijave të bardha në tërë gjatësinë e tyre, por megjithatë ngjyra nuk i mbulon dot të çarat e asfaltit milimetrik!
Logjika e mashtrimit apo “Nusja e mirë, me syrin qorr”
Sikur të kishte qenë e rregulluar dhe e shënjëzuar traseja e rrugës ndër-komunale dhe ndër-rajonale, rrugë kjo që i lidhë disa fshatra të komunës së Klinës me Lugun e Baranit, me Deçanin dhe Pejën në distancë më të largët, do të kishte kuptim edhe asfaltimi i rrugicave dhe vijëzimi i tyre me ngjyrë të bardhë!
Por, jo vetëm që rruga kryesore është e pashënjëzuar, ajo është dëmtuar aq shumë, saqë në disa anekse është bërë e pakalueshme dhe e rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Nuk e kuptojë logjikën e qeverisjes së pushtetarëve komunal, si ka mundësi të lihet në gjëndje të mjerueshme rruga kryesore, ndërsa në anën tjetër të asfaltohen dhe zbukurohen (pa asnjë arsye) me ngjyrë të bardhë të gjitha rrugicat lagjeve, fushave dhe maleve, nuk e di se si ta quaj ndryshe, përpos paradoks të llojit të vet, me prapavijë korruptive për qëllime elektorale partiake, apo t’i themi me shaka “Nusja e mirë, me syrin qorr”!
Nëse syri i pushtetarëve komunal nuk e ka vërejtur katandisjen e rrugës kryesore, tashmë të kthyer në greminë, janë banorët e fshatit Bokshiq dhe fshatrave përreth, janë kalimtarët e rastit, të cilët në disa raste, për t’i ikur dëmtimit të makinave luksoze nga germadhat e rrugës, për 5 e jo më shumë se 10 metra gjatësi për të hyrë në “territorin e komunës së Pejës” ku rruga është super moderne, kthehen mbrapa dhe i bëjnë 20 km rrugë shtesë në drejtimin tjetër përmes Qeskove për të arritur në të njëjtin destinacion.

Kyqjet në rrugica me pagesë
Pushtetarëve të nderuar të komunës sime po ua shtrojë disa pyetje logjike, se si është e mundur që për një shtëpi të vetme të shtrohen qindra metra asfalt dhe rrugica të shënjëzohet me gjyrë të bardhë, kurse për një shtëpi (në të njëjtën lagje) që lidhet me rrugën kryesore të mos i shtrohen as tri metra asfalt!? Si është e mundur që kyqjet e shkurta në rrugicat e asfaltuara të bëhen në mënyrë selektive dhe me pagesë!? Si kanë qenë të rregulluara kyqjet në tender, me ose pa pagesë!?

Për arsye se punëkryerësi i ka detyruar banorët e fshatit Bokshiq që t’i paguajnë kyqjet edhe për gjysëm metre e më pak, kurse varësisht prej gjërësisë së rrugës, metra e asfaltit është paguar nga 100-300 euro për një familje!

Ky shkrim le t’i shërbejë ndërgjegjës së pushtetarëve aktual të Klinës, por, për më shumë se kaq, le t’u shërbejë qytetarëve për vetëdijësim, se për kë të votojnë me 17 Tetor 2021.

P.S. Fotografitë e shkrepura nga telefoni im, i vërtetojnë ato që ceka më sipër dhe e dëshmojnë në mënyrën më besnike dëmtimin e rrugës kryesore dhe paradoksin e shënjëzimit të rrugicave me “një petë lakrori” asfalt, tashmë të çarë dhe të dëmtuar nga çarkullimi i makinave të lehta.


Nga: Bajram Sefaj, Paris
dilema (e një maceje!)
(Rilexime nostalgjike)
Lexoj në gazetë “… Hungaria, muajve të fundit, në mënyrë dramatike, ka filluar të demokratizohet: është ndërruar udhëheqja e partisë, me të cilën tashti udhëheq krahu liberal; është legalizuar veprimtaria e partive të tjera; është ndryshuar vlerësimi i ngjarjeve të vitit 1956, është bërë rivarrimi solemn i Imre Nagjit, gjykimi dhe likuidimi i të cilit është gjykuar asjhper; janë paralajmëruar zgjedhjet e lira, kurse partia ka paraparë se do të shkojë në opozitë nëse humb në ato zgjedhje. Hungaria ka vë lidhje të reja me Perëndimin dhe, në disa elemente, të “perestrojkës” së vet ka shkuar edhe më larg se edhe BRSS, dhe nga vetë Polonia, që e para, ka fituar qeverinë jo komuniste…”!
Vështirë hetohen të gjitha këto ndërrime gjatë një udhëtimi të shkurtër natën, nëpër Hungari…
Dhe ja, këtu, në kalimin kufitar midis Hungarisë dhe Çekosllovakisë, gjersa presim me orë të tëra, “kap” dhe e shënoj dilemën “hamletiane” të një maceje të zezë, asht e lëkurë!
Në agun e ditës së re, kur maces dhe tërë natyrës, terri i zhvishet nga lëkura, nga vija e hollë kufitare, macja bën lëvizje plot dilemë. Sa shkon disa metra në territorin çekosllovak, sa kthehet e për disa metra mbrapa, në territorin hungarez.
Kështu nget e hamendet disa herë!
Sipas të gjitha gjasave macja e ka shijuar çorbën (çullin) e të dy anëve. Matanë dhe këtej gardhit. Dhe – asnjëra në këto anë, nuk ka arritur te trashet e majmet cazë. Macja ngel me dilemën e saj hamletiane. Rolin e luan shumë bukur. Pa asnjë gabim. Si shumë njerëz të mjerë, të fatit të saj.
(Shkëputë nga libri “Shpen’ udhëtar¨, Rozafa, Prishtinë – 2014)
Në Deçan, nën organzim të Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj, është bërë promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, libër që prezanton krimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor 1999 në territorin e Komunës së Deçanit, nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbo-sllavë. Në këtë libër prezantohen dëshmitë e mbi 200 dëshmitarëve dhe viktimave, dëshmi të mbledhura gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG). Përmes këtij libri jemi munduar t’a dëshmojnë krimin gjenocidial të Qeverisë së ish-Jugosllavisë, ndaj popullatës së pambrojtur deçanase, në krye të së cilës qëndronte kryekrimineli Sllobodan Millosheviç. Në të gjitha ofensivat e ndërmarra në këtë anë të Kosovës, nuk ishin kursyer gratë, pleqtë dhe as fëmijët. Krimet e bëra në këtë anë, bazuar në dëshmitë e prezantuara edhe në këtë botim, ishin natyrash të ndryshme, duke filluar nga plaçkitjet, torturimi psikik e fizik, djegia e shtëpive, granatimi dhe shkatërrimi i objekteve kulturore, historike dhe fetare, pastaj plagosje, arrestime dhe burgosje, vrasje dhe djegie kufomash, ekzekutime në masë, si dhe dhunime seksuale.
Jam i vetëdijshëm se nuk kam mundur t’i pasqyroj në këtë botim tërë krimet serbe të kryera në të gjitha lokalitetet Komunës së Deçanit dhe të Junikut, ngase ka qenë e pamundur të përfshihen të gjitha brenda kopertinave të këtij libri dokumentues dhe argumentues, njëkohësisht. Në anën tjetër, gjatë periudhës së mbledhjes së deklaratave kanë mbetur shumë dëshmitarë pa u intervistuar për shkaqe objektive, por edhe subjektive. Prandaj, disa periudha kohore në të cilat ka qenë i shtrirë terrori i makinerisë serbe, kanë mbetur të pa prezantuara, ose të prezantuara vetëm sporadikisht. Sigurisht se viti 1998, mbase shumë i rëndësishëm për t’u përshkruar i tërë terrori i ushtruar mbi popullatën e Deçanit dhe Junikut, mbetët jashtë këtij libri, pikërisht për vështirësitë e përmendura. Shpresojmë të mbushim këtë zbrazëtirë me një botim në një të ardhme jo të largët.

Botuesi i librit , biznesmeni i njohur Ramiz Tafilaj
Nga dëshmitë e prezantuara del se vërtet krimi ka adresë. Se kriminelët kanë emër dhe mbiemër! Këto dëshmi të pasqyruara në këtë libër, sipas lokaliteteve dhe datave të zeza për shqiptarët e përndjekur e të persekutuar, edhe sot mund të shfrytëzohen nga institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për të rehabilituar sado pak, të prekurit e të persekutuarit e ofensivave të përmendura.
Nuk do mend se viktimat e këtij krimi kërkojnë drejtësi. Familjarët e viktimave kërkojmë ndëshkimin e ekzekutorëve të të afërmve të tyre. Kërkojnë gjetjen dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tyre.

Autori Adem Lushaj
Prezantimi i këtyre të dhënave në këtë botim mund të jetë një nismë për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera në territorin e Kosovës. Mirëpo, nuk e përjashtojmë faktin se ky punim mund të nxit reagime institucionale, politike apo edhe të ndonjë individi ose të ndonjë familjeje. Të dhënat e prezantuara janë nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë, numri më i madh i të cilëve ishin viktima të krimit serbo-sllav. Po ashtu, në këtë botim nuk kemi bërë dallim nëse disa nga të rënët janë dëshmorë, heronj apo martirë të luftës, ngase këto kategori janë të rregulluara nga institucionet përgjegjëse.

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj
Ky botim shpresoj se do të plotësohet edhe më dëshmitë të tjera, të mbledhura edhe për periudhën mars-dhjetor 1998. Në këtë periudhë Deçani ishte vënë nën flakët e luftës. Arsyeja pse është marrë periudha janar-qershor 1999 është për faktin se krimi serbo-sllav mundohej të fshihej pas sulmeve të NATO-s. Arsyeja tjetër është se për periudhën 1998 na nevojitet një kohë më e gjatë e dokumentimit, ngase shtrirja e luftës ishte në gjithë territorin e komunës së Deçanin.

Dy pjesëmarrës të tjerë …, që dhanë kontribut në promovimin e librit të Adem Lushajt “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”

Autor: Lirim Gashi
Për momentin më së shumti më pengon mendësia sipas motos : “shtetin që e kapen dje njerëzit e Hashimit të keq, duhet ta ç’kapin dhe kapin sot njerëzit e Albinit të mirë”.
Thua se njerëzit që e përkrahin Albinin të gjithë pa dallim janë njësoj të aftë dhe të pa korruptuar si Albini.
Njerëzit që mendojnë në këto kategori primitive, janë vrasës të meritokracisë, demokracisë dhe kulturës politike sot, njësoj siç kanë qenë edhe dje.
Në Listen zgjedhore të VV-së kanë garuar dhe janë zgjedhur njerëz analfabetë që deri dje e kanë penguar ardhjen e Albinit në pushtet.
Kanë hyrë kameleonet e kameleonëve në garë, vetëm pse janë farefis me servilet e Vjosës dhe Albinit.
Ndërsa kanë mbetur jashtë njerëzit që nuk ia lëshojnë aspak rrugën Albinit për nga potenciali i përgjithshëm.
Dhe jo vetëm kaq, por që janë po aq të përgatitur, mendjehapur, produktiv dhe të avancuar në aspektin teorik, praktik, organizativ, kadrovik dhe metodik sa vetë Albini.
Nëse nuk ndryshon kjo qasje që ka çuar deri te kjo çorodi, ajo do të prodhojë rrënim dhe masakrim të mendësisë meritokratike, e cila është e vetmja garanci e suksesit në politikbërien moderne.
Prandaj poezitë romantike si formë e re e propagandës politike gebellsiane, që qindra tifozë ua kushtojnë liderëve të tyre, qoftë nga emocionet e verbëra, apo nga interesi i kalkuluar dhe tinëzar personal, e masakrojnë në mua çdo shpresë për ndryshim.
Nuk pres kurrë nga servilet e verbër që ta kuptojnë se unë për dallim prej tyre, kurrë nuk e kam përkrahur Vjosën dhe Albinin, por ndryshimin.
Që këta dy individë në ato momente historike, kanë qenë bartësit e vetëm të shpresës për ndryshim pozitiv rrënjësor, nuk është faji im.
Kapaciteti i këtij populli është i tillë që nuk prodhon shumë bartës të shpresës.
Prandaj ky popull pret si i mahnitur në tru mrekulli prej këtyre dy individëve, thua se janë dy magjistarë me dy shkopa magjik.
Thua se politika është sport individual dhe luftarak si boksi profesional, ku në ring boksojne dy individë kundër njëri tjetrit, e jo sport ekipor ku dy individë cilësor nuk mjaftojnë për ta fituar lojën.
Çfarë lidhje kanë me mendësinë dhe konceptin politik të Albinit rriçnat e Malishevës, që janë futur si parazitë në Listën Zgjedhore të Vetëvendosjes,
vetëm pse e kanë sebep servilin më të madh të njërit prej dy liderëve ?
Nëse shpresa ime për ndryshim varet prej tyre, atëherë selavi Kosovë ?
Sikur njerëzit që perceptojnë në kategori të tilla primitive, ta dinin saktësisht se sa naivë, të pa ditur dhe të pafytyrë janë, me siguri do të bënin harakiri, nga turpi prej vetvetes.
Nëse sistemi politik kosovar, nuk freskohet dhe aktualizohet me përmbajtje, respektivisht me njohuri profesionale dhe moderne teorike, praktike, organizative, taktike, strategjike dhe metodologjike të punës, si dhe me njerëz apo kuadro që dinë t’i jetësojnë idetë dhe njohuritë e tilla në praktikë, atëherë jo vetëm që s’do të jetë efikas, por do të vendnumërojë njësoj si në të kaluarën.
Ose edhe më saktësisht nëse Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë, i themeluar në ndërkohë nga Dr. Sadri Ramabaja, por edhe institutet e ngjashme të kësaj natyre, nuk mbështeten institucionalisht nga shteti do të ishte një mëkat i madh.
Sepse Institutet e tilla do ta frymëzonin, furnizonin, freskon in dhe fuqizonin politikën zyrtare kosovare, me ide kreative dhe autentike profesionale, përndryshe niveli i politikbëries do të vazhdonte të qëndronte edhe në të ardhmen pezull ndërmjet hamedësisë dhe improvizimit.
Sepse vetëm puna e më të mirëve në të gjitha lëmitë, fushat dhe sferat mund të rezulton me korniza dhe koordinata të qarta të veprimit teorik dhe praktik, perndryshe nuk ka përparim të popullit dhe shtetit tonë.
Sepse idetë kretative në kombinim me njohuritë moderne dhe avantgarde mund të jetësohen dhe ta trasojnë rrugën e sigurt në ardhmëri, vetëm nëse më të mirëve u jepet shansi për ta dhënë kontributin më cilësor të mundur për këtë popull dhe shtet.
Ndërkaq ata mund të jenë efikas dhe produktiv vetëm nëse përkrahën nga shteti dhe pavarësohen nga politikat ditore partiake.
Nëse Kosova nuk përfiton nga puna e përhershme dhe sistematike e ekspertëve më cilësor të të gjitha fushave lëmive dhe sferave, që do të përkrahëshin nga shteti, pavarësisht se cili konfiguracion politik është në pushtet, gjithçka tjetër do të ishte improvizuar dhe hamendësi dhe improvizim i mediokritetit gjysmë analfabet, njësoj sikur që ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Prandaj pikërisht për këtë arsye kërkoj nga pushteti aktual, që t’i mbështes mekanizmat kredibil që synojnë të pavarësohen nga politikat partiake dhe ditore, perndryshe Kosova kurrë s’do t’i plotësojë normat për të qenë një shtet modern, serioz, stabil dhe produktiv.

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë
Izraeli duket se tashmë ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë kthimin tek një marrëveshje bërthamore e negociuar nga SHBA me Iranin, tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për Foreign Policy
Irani ka kaluar me sukses bllokadën për programin e tij bërthamor, duke ju nënshtruar koncesioneve të vogla. Sipas një marrëveshjeje të negociuar nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, në Teheran, IAEA përsëri lejohet të sigurojë e shërbejë me pajisjet e domosdoshme për monitorimin e objekteve bërthamore në vend. Kjo zgjidhi problemin më urgjent, sepse pa këtë qasje, mbikëqyrja e vazhdueshme nuk mund të ishte më e garantuar, tha Grossi pas kthimit të tij nga Teherani. SHBA dhe partnerët e saj perëndimorë njoftuan të hënën (13 shtator) se nuk do të paraqesin kurrfarë rezolute ndaj Iranit në takimin aktual të Bordit të Guvernatorëve të IAEA. Megjithatë, inspektorët në Agjencinë e Energjisë Atomike ende nuk kanë qasje në të dhënat e ruajtura nga pajisjet.
Irani pavarësisht pezullimit të mbikqyrjes dhe tërheqjes së SHBA-ve (gjaët kohës kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Donald Tramp) nga marrëveshja, ai kishte vazhduar tutje me programin e tij bërthamor. Sipas një raporti të botuar nga IAEA më 7 shtator, Teherani ka katërfishuar sasinë e uraniumit të pasuruar brenda tre muajve. Ai tani ka 10 kg uranium që I shërbejnë për cakun e dëshirueshëm, e që janë në tërësi me një nivel pasurimi prej 60 përqind. Në maj kishte 2.4 kilogramë. Në të njëjtën kohë, sipas IAEA, Republika Islamike po përdorë centrifuga gjithnjë e më moderne dhe më të fuqishme për prodhimin e uraniumit të pasuruar. Për të ndërtuar një bombë atomike, uraniumi duhet të ketë një nivel pasurimi prej 90 përqind, por vetëm një sasi e vogël e pasurimit shtesë kërkohet deri në cakun e dëshirueshëm. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA -së Rafael Grossi, që në qershor ishte shprehur me shqetësim të theksuar për këtë prosperim të procesit.[1]
Për dallim nga paraardhësi i tij, J. Biden e sheh Marrëveshjen me Iranin si një ndërmarrje të rëndësishme për rivënjen gradual të kontrollit të armëve. Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken është shprehur qartë se SHBA-të janë gati për negociata: “Nëse Irani respekton plotësisht detyrimet e tij sipas marrëveshjes, edhe ne do ta bënim këtë. Dhe ne do ta përdorim atë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë për të arritur një marrëveshje më të qëndrueshme dhe afatgjatë “[2].
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, tha në një intervistë të dhënë për Foreign Policy[3] më 14 shtator se, brenda dy ose tre muajsh, Irani mund të ketë në dispozicion materialet e duhura dhe posedon aftësitë e nevojshme për të prodhuar bombën atomike. Duket se kjo është arsyeja themelore pse qeveria e re izraelite, e cila zëvendësoi qeverinë konservatore të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, pse është gati për një korrigjim të ndjehsëm në raport me negociatat për programin bërthamor të Iranit të udhëhequr nga Uashingtoni me Teheranin, që po zhvillohen ndërohë në kryeqytetin austriak – në Vjenë.
Në intervistën e përmendur, ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz thotë se “Izraeli do të ishte gati të pranonte një kthim tek marrëveshja bërthamore me Iranin”. Pavarësisht këtij qëndrimi të matur, Tel Avivi këmbëngulë tek aleati i saj strategjik – Uashingtoni që jo vetëm të përgadisë, por edhe të demonstojë gadishmëri për përdorimin e fuqisë serioze kundruall Teheranit, sidomos nëse sërish vije tek mundësia e dështimit për arritjen e një marrëveshje të dëshirueshme.
Sipas Gantz-it, Irani tashmë për dy deri në tre muaj pasues do ët zortëroj materialin, por edhe mbështetjen prfesionale për të prodhuar bombën bërthamore”. Por edhe më shqetësuese është tashmë gjendja në sferën e sigurisë, meqë në rajon, gjithnjë sipas ministrit Gancit, brenda pak kohësh do të kemi garë të hapur të shteteve për paisje me armë bërthamore në rajon, sidomos nëse Irani arrin të kapërcejë pragun e kontrollit dhe paiset me armën bërthamore. Ai gjithashtu vuri në dukje ndikimin e mundshëm negativ të tërheqjes së fundit të SHBA nga Afganistani, i cili mund të lejojë Iranin dhe mbështetësit e tij të veprojnë më me vendosmëri në planin afatgjatë. Teheranit nuk duhet t’i lejohet të nxjerrë përfundimin nga kjo situatë se gjithçka që duhet të bëjë është “të qëndrojë këmbëngulës dhe i vendosur” dhe se “Perëndimi do të dorëzohet”.
Izraeli duket se tashmë ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë kthimin tek një marrëveshje bërthamore e negociuar nga SHBA me Iranin, tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për Foreign Policy. A kërcënohet Irani tani me armatim bërthamor? Apo në horizont është një zgjidhje diplomatike që po e sjell presidenti Joe Biden?
Të kujtojmë faktin se sipas marrëveshjes nga korriku 2015 për Programin bërthamor iranian, garantuesit e të cilit janë grupi i të gjashtëve: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, ndërkaq sipas Planit të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar atbotë (JCPOA), do të pasohej me heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit.
Më 8 maj 2018, ish -presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje [JCPOA] dhe të kthejë të vjetrën dhe të vendosë sanksione të reja, madje edhe më të ashpra kundër Iranit. Në përgjigje, Teherani njoftoi një reduktim gradual të detyrimeve të tij sipas marrëveshjes, duke braktisur kufizimet në kërkimet bërthamore, centrifuga dhe nivelet e pasurimit të uraniumit.
Ndërkohë negociatat janë duke u zhvilluar në Vjenë për kthimin e JCPOA dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Raundi i fundit, i gjashtë, i negociatave, përfundoi në 20 qershor. Bëhet e ditur se marrëveshja është në përmbyllje e sipër. Bëhet fjalë tashmë për kornizimin politik të marrëveshjes që do ët garantonte mbikqyrjen e SHBA për të siguruar zbatimin e tyre.
Në këto rrethana të reja të krijuara, qeveria e re iraniane, më 5 gusht, është shprehur se janë të gatshëm për t’vazhduar me negociatat në Vjenë.
Ministri izraelit i mbrojtjes në intervisëtn në fjalë është shprehur se Izraeli do të donte të shihte një “Plan të qëndrueshëm B” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që merrë në konsideratë nevojën për presion të gjerë ekonomik mbi Iranin, gjithmonë duke konsideruar se marrëveshja mund të dështojë në rrugë e sipër gjatë bisedimeve, ndërkaq nuk përjashtoi si mundësi edhe “Planin C” të Izraelit, i cili do të përfshinte veprime ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes thotë se Izraeli mund të jetojë me një marrëveshje të re bërthamore me Iranin. Por Benny Gantz gjithashtu nuk heziton fare të kërcënojë qoftë edhe me ndërmarrje të karakterit ushtarak, nëse Teherani krijon armë bërthamore.
Gantz është skeptik në lidhje me mundësitë që ka diplomacia për ta përmbysur me sukses statuskuonë në raport me Iranin. Shih për këtë, Izraeli do ta shihte një plan mbështetës “të zbatueshëm”, që ndërlidhet me presionin politik, diplomatik dhe ekonomik të imponuar ndaj Teheranit nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Rusia, por mbi të gjitha edhe Kina.
“Ne duhet ta lidhim Kinën edhe në këtë ndërmarrje. Azia duhet të luajë rol të ndjeshëm,” tha Gantz, duke theksuar lidhjet kryesore tregtare midis Iranit dhe vendeve aziatike.
Gantz është një personalitet që vije nga piramida drejtuese e ushtrisë së Izraelit. Në fillim të karrierës së tij ai komandonte trupat izraelite të vendosura në Liban, pjesë të të cilave Izraeli i pushtoi për gati dy dekada para se të tërhiqej në vitin 2000.
Është interesant se gjatë intervistës së gjatë, e bërë në selinë e Ministrisë së mbrojtjes, në Tel Aviv, madje vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, Gantz tha se “përplasja e qytetërimeve” midis Perëndimit dhe grupeve militante në të gjithë botën është ende në lojë.
Të kujtojmë se në verën e vitit 1993 revista Vomgn Affairs botoi një ese të Samuel Huntington me titullin “Përplasja e qytetërimeve?” Më pas ai e zgjeroi dhe thelloi studimin, duke nxjerrë librin me po të njejtin titull. Ky artikull, e më pas edhe libri, sipas redaktorëve të Fotvign Affairs, pati ndezur më shumë diskutime se cilido artikull tjetër i botuar që nga vitet 1940.
Pas tërheqjes së SHBA-ve nga Avganistani dhe ripozicionimeve të reja në Azi e Afrikë, por edhe intencave për shtrirje ët influencës geopolitike të Rusisë, Kinës e Turqisë në Europën Juglindore, para së gjithash në Ballanin Perendimor – rikthimi tek teza e Hungtingtonit duket më shumë se një kambanë alarmi. Nëdrkaq krejt kjo, e shoqëruar edhe me pamjet vizive dhe marshin ushtarak që kënduan priftërinjtë me rastin e shugurimit të Joanikijes në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi, nuk ka se si të mos na kujtojë edhe shkrimtarin e famshëm amerikan Ernest Heminguein dhe romanin e tij “Për kë bien këmbanat”, dikur shumë popullor gjithandej në Perednim e Lindje.