



Foto e Lulzim Bashës me Sali Berishën

Nga: Eshref Ymeri
Në deklaratën e Bashës “Nuk ka kthim pas”, të botuar sot, 17 shtator 2021, në Portalin “Fjala e Lirë”, më bëri shumë përshtypje fjalia në vijim:
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Domethënë, Basha nxjerr në pah kontributin e Profesor Berishës për zhvillimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Po atëherë cila na qenkej arsyeja që Profesor Berisha duhej përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike? Sepse kështu dëshironte ambasadorja Juri Kim, e cila, sipas faqes së internetit “evropaelirë”, 30 korrik 2021, kërkonte largimin e Berishës nga grupi parlamentar?
Ne e dimë që prapa ambasadores Juri Kim qëndron Sekretari i Shtetit Blinken, i cili e shpalli Berishën “person të padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por deri tani nuk ka bërë publik asnjë fakt për afera korruptive të Berishës. Prandaj edhe Juri Kim vërtitet e vërtitet në takime me Bashën për “armatosjen” e tij kundër Berishës, por nuk po na nxjerr në shesh të mejdanit asnjë fakt konkret. Nëse faktet i ka, atëherë le t’i bëjë publike, t’i nxjerrë në sheshin e mejdanit, në mënyrë që opinioni i gjerë të sqarohet përfundimisht për drejtësinë e vendimit të Blinkenit dhe të Bashës dhe të mbajë qëndrimin e duhur ndaj Profesor Berishës.
Por në këtë mes ka diçka sa të çuditshme, aq edhe befasuese.
Në një informacion mjaft interesant, të botuar në internet më shumë se tre muaj e gjysmë më parë, thuhet:
“Në rrethet diplomatike, flitet se rreth 200 zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar, të lidhur me Edi Ramën, janë në listën e zezë, ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publike ende nga DASH… Edi Rama parashikon se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. Gjatë këtyre tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo rekord korrupsioni dhe plaçkitjeje. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për zhvillimet në Shqipëri, thotë se korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes së Edi Ramës.Për herë të parë, DASH ka dhënë alarmin se korrupsioni nën drejtimin e Edi Ramës tashmë është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nga Brukseli ka raporte po aq shqetësuese, ku Shqipëria është përfshirë në zonën e rrezikut, sa i takon pastrimit të parave të pista nga drejtorët, ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës… Në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, listohet si vendi më i korruptuar në Evropë dhe ndër më të korruptuarat në botë” (Citohet sipas: “Pse është tmerruar Edi Rama, ka hallin e fatit të tij apo të ministrave të korruptuar?! Heshtja dhe një mesazh që paralajmëron tërmet”. Gazeta “Plisi”. Faqja e internetit “gazetaora”. 28 maj 2021).
Nga ky informacion mjaft trishtues për fatet e vendit tonë që të sëmbojnë në zemër, vetvetiu, dalin disa përfundime:
Së pari, Departamentit të Shtetit dhe Brukselit nuk i bëka fare përshtypje korrupsioni i përmasave skanadaloze të qeverisë Rama gjatë këtyre tetë vjetëve. Madje Blinkenit i bëka përshtypje korrupsioni i Berishës i shumë viteve të shkuara. Tani hajde të rrimë dhe të vrasim mendjen se cila qenka arsyeja e vërtetë e vendimit të Blinkenit kundër Berishës, korrupsioni i Berishës i viteve të shkuara, apo kritikat e tij të forta kundër Sorosit, mikut të Blinkenit dhe të Ramës?
Së dyti, sipas informacionit të mësipërm, rezulton se Rama parashikuaka se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. E pabesueshme, por realitet. Domethënë, kryepushtetari te ne, që drejton një qeveri të korruptuar deri në vesh dhe që, për pasojë, e ka shndërruar vendin tonë në më të korruptuarin në Evropë dhe ndër më të korruptuarit në botë, mund të vjedhë dhe të plaçkitë sa t’i dojë qejfi sa ka pushtetin në dorë, se nuk do të ketë asnjë pasojë as nga Departamenti i Shtetit, as nga Brukseli. Pasojat Rama dashka t’i ketë, demek, pas largimit nga pushtetit!!! Po si shpjegohet që Departamenti i Shtetit që drejton Blinkeni dhe kryestrukturat e Brukselit nuk kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti? Qytetetarët e thjeshtë të vendit tonë a kanë të drejtë të dyshojnë dhe të shtrojnë pyetjen: mos vallë korrupsioni skandaloz i Ramës dhe i qeverisë që drejton ka stërpikur edhe strukturat e larta të Brukselit, me zgjatime deri te Blinkeni? Dhe mandej Blinkeni apo pasardhësi i tij do t’u kujtuakan për ndëshkimin e Ramës për korrupsion pas largimit të tij nga pushteti? Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të vënë ulërimën. Sepse vjen përfundimi i vetvetishëm për qëndrimin e Perëndimit ndaj kryepushtetarit shqiptar: vidh dhe plaçkit sa të duash sa je në pushtet, se kur të largohesh nga pushteti do të mjaftohemi vetëm me një shpallje vendimi si i padëshirueshëm, se kapitalet e vjedhura nuk do të të preken kurrë.
Së treti, për dijeninë e ambasadores Juri Kim dhe të shefit të saj Blinken, Profesor Berisha ka përkrahje dhe gëzon një mbështetje të fortë në radhët e një përqindjeje të konsiderueshme bashkatdhetarësh. Ai, gjithashtu, gëzon mbështetjen e fuqishme të shumicës së bashkëkombasve tanë në Republikën e Dardanisë, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, e cila i vëllazëroi edhe më shumë qytetarët e dy shteteve tona. Në atë Rrugë, për fatkeqësinë tonë kombëtare, Rama ngriti trarin e tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke ngjallur pakënaqësinë e shtetasve të Dardanisë, të cilët janë në mëri me Ramën jo vetëm për shkak të trarit të tradhtisë, por edhe për shkak të flirteve të tij me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, për nismën e të ashtuquajturit Ballkan i Hapur.
Në këto kushte, vendimi i Blinkenit kundër Profesor Berishës i lë qejfmbetur me Shtetet e Bashkuara shumë bashkëkombas të të dyja shteteve tona. Një gjë e tillë është në dëm të vetë politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të cilat, për arsyet që dihen mirë, te kombi shqiptar kanë besnikun më të madh, jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën. Hedhja në mëri e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, ka qenë dhe vazhdon të mbetet në rendin e ditës të trekëndëshit ortodoks Beograd-Athinë Moskë. Prandaj qëndrimi i Blinkenit ndaj Profesor Berishës më sjell në kujtesë senatorin e ndjerë John McCain, i cili, që në vitin 2014, kur Blinkeni qe zgjedhur zv.Sekretar i Shtetit, pati deklaruar:
“Në këtë rast, ky individ ka qenë në të vërtetë i rrezikshëm për Amerikën dhe për të rinjtë dhe të rejat që po luftojnë dhe i shërbejnë asaj” (Citohet sipas: “Afganistani / John McCain në 2014: Blinken i rrezikshëm për SHBA”. Faqja e internetit “Syri”. 19 gusht 2021).
Tani, duke u rikthyer te Basha, dëshiroj të ritheksoj se ai, vitet e fundit, në çdo hap të jetës së tij si polikan në krye të Partisë Demokratike, e ka vërtetuar se është “tredhur” politikisht që prej takimit të fshehtë me Ramën këtu e më shumë se katër vjet të shkuara. Ai takim vazhdon të mbetet njollë e zezë në karrierën e tij politike, ai ka mbetur rob i atij takimi, është zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, duke mbetur pa shtyllë kurrizore. Atë e tërheq për hunde Juri Kim, e cila, me qëndrimin e saj ndaj Profesor Berishës, sipas porosive të Blinkenit, dhe me përkrahjen që i jep Ramës, të krijon përshtypjen sikur është anëtare e asamblesë së Partisë Socialiste. Vetë deklarata e Bashës që citova në fillim, dëshmon fare qartë se ai mori një vendim absurd kundër Berishës, pa u bërë fillimisht publike faktet për vendimin e Blinkenit, çka dëshmon mungesën e shtyllës kurrizore në formimin e vet.
Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shqiptarët duhet të vetëdijëson një herë e mirë, nëse nuk dëshirojnë të shpërbëhen si komb krejtësisht, se demokracinë në trojet e tyre nuk e sjell as Vashingtoni, as Brukseli. Ata mund të merren si modele të ndërtimit të saj, por jo si “punëtor krahu” në shërbim të hapjes së rrugës drejt demokracisë shqiptare. Shqiptarët duhet “të shpërveshin mëngët” vetë dhe të ndërtojnë një shtet demokratik të tipit perëndimor, duke nxjerrë në krye të tij intelektualë të zgjedhur, me dinjitet personal dhe kombëtar. Qoftë Vashingtoni, qoftë Brukseli, nisen nga parimi hyjnor “ndihmo veten, të të ndihmoj unë”. Deri tani, sidomos këto tetë vitet e fundit, shqiptarët kanë dhënë prova boll të mjaftueshme se nuk kanë aftësi për ndërtimin e demokracisë, për vendosjen e shtetit ligjor, prandaj edhe pushtetin e kanë rrëmbyer dhe po e përdorin për vetëpasurim lloj-lloj horrash politikë. Duke ndjekur qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, që i kanë lejuar vetes të shndërrohen në mercenarë të tregut të shitblerjes së votës, Perëndimit s’i mbetet gjë tjetër, veç t’i urojë ta gëzojnë pushtetin e kryehajdutëve me nam.
San Diego, Kaliforni
17 shtator 2021


Bruksel, 17 shtator -Ne prag te lojrave politike te “Otvoreni balkan” dhe kercnimet e Vucicit per Lufte, NATO zbarkon ne Struge dhe Oher te Maqedonise (NATO Exercise North Macedonia 2021), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ushtrimi i NATO -s EADRCC Maqedonia e Veriut 2021
Ushtrimi “MAQEDONIA VERIORE 2021”, e bashkëorganizuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut, do të zhvillohet nga 20 deri më 23 shtator 2021 në zonën e Ohrit dhe Strugës, Maqedonia e Veriut.

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Komuniteti i biznesit është shumë i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe publik, bizneset në Kosovë ndajnë dëshirën për të ecur përpara dhe larg status quos. Bashkëpunimi ekonomik rajonal mund të përmirësojë shumë gjendjen aktuale ekonomike në vend. Kjo u tha gjatë takimit me Delegatin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Odën Ekonomike të Kosovës.
I deleguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka çuar në shumë përfitime sa i përket ekonomisë dhe tregtisë në Kosovë. Sipas Lajçak, dialogu i ka lejuar Kosovës që të ushtrojë kontroll më të madh mbi kufijtë e saj, duke mbledhur në mënyrë efektive tarifat. Vetëm në muajin e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 25% të të ardhurave nga tregtia në Kosovë, tha Lajçak. Për më tepër, Lajçak ngriti rastin e kodit të telefonimit të Kosovës, që do të thotë se ne nuk duhet të paguajmë Slloveninë për të përdorur kodin e tyre, si dhe krijimin e kontrollit tonë të energjisë, i cili i mundëson Kosovës të mbledhë tarifat e transitit. Ai po ashtu tha se krijimi i tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e sektorit privat, Krzetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, Drejtori Ekzekutiv I Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, Sytrime Dervisholli nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare si dhe Armend Malazogu nga kompania Cacttus dhe Alajdin Fusha nga kompania ABI, shprehën mbështetjen e tyre për dialogun që po ecën përpara për të mundësuar bashkëpunimin ekonomik në rajon. Bashkëpunimi rajonal, siç u shpreh nga pjesëmarrësit, është një nga mënyrat kryesore për të tërhequr investime të huaja direkte. Kosova përballet me shumë sfida përpara, njëra prej tyre janë pengesat për tregtinë. Për më tepër, rëndësia e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe mallrave u theksua në takim.
Në takim u theksua gjithashtu shqetësimi për mbetjen e izoluar të Kosovës për shkak të mosliberalizimit të vizave. Përderisa dialogu ka sjellë shumë përfitime, ka pasur rezerva të përcjella nga pjesëmarrësit se dialogu ndonjëherë mund të bëhet maskim për mos adresimin e çështjeve reale me të cilat ballafaqohet Kosova, përfshirë edhe barrierat tregtare.
Lajçak shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar të gjitha shqetësimet e shprehura gjatë takimit. Ai shpjegoi se një qasje pragmatike për të adresuar në mënyrë adekuate shqetësimet është përmes dialogut duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti i biznesit për dialogun.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar znj. Lindita Nikolla, për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh e ka ftuar atë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Telegrami i plotë:
E dashura Kryetare Znj. Lindita Nikolla,
Kam nderin që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për sukses në detyrën tuaj të re, në krye të institucionit që, për nga rëndësia, me të drejtë e keni quajtur shtëpi e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Duke ndjekur prioritetet e institucioneve të reja në Shqipëri, të cilat nuk kanë shumë dallim nga ato në Kosovë e që lidhen me tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, luftimin pa kompromis të krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, modernizimin shoqëror dhe integrimin evropian, shoh mundësi e potencial të gjerë bashkëpunimi mes dy parlamenteve, dhe më gjerësisht dy shteteve tona në mënyrë që t’i përshpejtojmë këto procese e të dalim sa më të suksesshëm prej tyre.
Ju siguroj se tek unë dhe Kuvendi i Kosovës do të gjeni gjithnjë gatishmëri për bashkëpunim, dhe jam besimplotë se nën drejtimin tuaj marrëdhëniet mes dy shteteve bija të të njëjtit komb, do të shtohen e shpeshtohen, dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të përparojë edhe drejt projekteve që rrisin sigurinë, mirëqenien dhe potencialin e shqiptarëve në rajon.
Me urimet më të mira për suksesin tuaj, dhe me ftesën që të na vizitioni, ju lus t’i pranoni konsideratat më të larta!
Sot u përmbush edhe një zotim dhe qëllim programor i Qeverisë së Republikës së Kosovës, vetëm një javë pas fillimit të mbështetjes për lehonat dhe shtesat për fëmijë.
Nga një 1 Tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.

Në konferencën për media, të mbajtur bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri Kurti rikujtoi një paragraf të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të vitit 2013 nga kur edhe daton synimi dhe zotimi për arsim publik falas.
“E drejta për arsim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme njerëzore dhe shteti ka për obligim t’ua sigurojë të gjithë qytetarëve mundësinë për t’u arsimuar dhe shkollim cilësor. Arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritetit shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, religjioni apo gjendje sociale duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, në mënyrë që të arrihet potenciali i plotë shoqëror”, citoi paragrafin kryeministri.
Më tej, ai tha se ne besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror.
Ndërsa, ministrja Nagavci thekoi se me këtë Udhëzim, studentët e nivelit baçelor dhe master do të lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të parë, përfshirë këtu edhe pagesat për provimin pranues dhe provimet diferenciale. Ajo tha se në këtë mënyrë, po shmangim diskriminimin për shkak të pabarazisë sociale, por edhe po sigurohemi për ruajtjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Sa i përket studimeve të doktoratës, ministrja Nagavci tha se janë paraparë disa lehtësi dhe lirimi nga pagesa e semestrit do të bëhet për më së shumti dy semestra gjatë periudhës së studimeve, me vendim të organit kompetent të institucionit.
Nga ky udhëzim administrativ do të përfitojnë edhe studentët që vinë nga vendet tjera, në veçanti ato të Rajonit, të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët të Republikës së Kosovës.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuara medie,
Javën tjetër bëhen gjashtë muaj të qeverisjes tonë, pra prej se jemi në detyrë, e vetëm në javën e fundit ne po realizojmë dy prej zotimeve tona kryesore programore. Sot një javë filluam me zbatimin e Masës 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për mbështetje për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Brenda vetëm një javë janë regjistruar në total 13 mijë e 180 aplikime, 1501 për mbështetje për lehona, e 11 mijë e 679 për shtesa për fëmijë.
Sot fiks një javë pas, po marrim një vendim tjetër me rëndësi për të jetësuar një zotim tonin që daton që nga viti 2010 e nga alternativat qeverisëse e vitit 2013, andaj më lejoni që ta ndaj këtë paragraf me juve, pra Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje e vitit 2013.
“E drejta për Arsim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme njerëzore dhe shteti ka për obligim t’ua sigurojë të gjithë qytetarëve mundësinë për t’u arsimuar dhe shkollim cilësor. Arsimi Publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritetit shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim gjinie, etnie, religjioni apo gjendje sociale duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor në mënyrë që ta arrihet potenciali i plotë shoqëror”.
Andaj, nga një 1 Tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ, me të cilin arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë. Kjo padyshim se kontribuon në barazinë sociale në vend.
Ne besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror.
Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, duke filluar prej të rinjve e të rejave, studimet e të cilëve financohen nga familjet, e deri te bashkëqytetarët tanë të cilët vendosin që në moshë të pjekur t’i vijojnë studimet universitare.
Do të përfitojnë edhe studentët që vijnë nga vendet tjera, në veçanti ato të rajonit të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët tanë. Për ta më herët, me vendim të ministritë tonë të Brendshëm z. Xhelal Sveçla, detyrimi për të dëshmuar qarkullim financiar ishte ulur në 500 euro nga 2500 euro sa ishte paraprakisht, me qëllimi lehtësimin e jetës studentore.
Krahas heqjes së tarifave ne do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët edhe në forma të tjera përmes bursave, ofrimit të akomodimit dhe ushqimit me kosto të përballueshme në konvikte e të tjera.
Tash për detaje të mëtutjeshme të këtij Udhëzimi Administrativ tejet të rëndësishëm që po shënon një kapërcim të jashtëzakonshëm për vendin dhe shoqërinë tonë, po ia kaloj fjalën ministres tonë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci.
Profesori i njohur nga Tirana, shkrimtari e publicisti Pirro Prifti, kohëve të fundit në Tiranë e ka botuar librin e tij pesëvëllimësh “Kombi Shqiptar – Univers historik dhe fetar”. Libri i Profesor Pirros është pesëvëllimor dhe përmbanë shkrime që Profesori i shquar nga Tirana i ka shkruar për vite të tëra, e që tash të redaktuara dhe përpunuara i boton në librin e tij pesëvëllimësh.
Shkrimet dhe publicistika janë të botuar në gazeten `Aleanca` (që nga viti 1995), dhe më vonë në gazetat e ndryshme shqiptare dhe Kosovare: Sot, Shekulli, Ballkan, Telegraf, Dita, Tema, Standart, MAPO, Liberale, rralle tek gazetat Zeri i Popullit dhe Rilindja Demokratike.
Gjithashtu janë botuar edhe në gazetat dhe revistat kosovare online: Botasot, në portalin Drini, Zemra Shqiptare, si dhe në profilet e mija në Facebook, Tëitter, etj.

Të pesë vëllimet e librit të Profesor Pirro Priftit, “Kombi shqiptar Univers historik dhe fetar”
Shkrimet e volumit te 5 jane te viteve 2016-2019, dhe është botuar disa ditë përpara nga shtëpia Botuese Jozef, Durrës.
Volumi i Parë ka shkrime që nga viti 1996- deri ne 2005, dhe botuar në vitin 2012;
Volumi I Dytë ka permbledhje të shkrimeve nga viti 2006 deri në 2009, dhe botuar në vitin 2014;
volumi e Tretë ka permbledhje te shkrimeve nga viti 2010-2013, dhe botuar në vitin 2016;
volumi i Katert ka permbeldhje te shkrimeve nga viti 2014-2015, dhe botuar në vitin 2019;
Parathënia e volumit të parë të përmbledhjes me shkrimet e mija historiko-fetare dhe publicistikë është bërë nga ish Deputeti dhe miku im Gaqo Apostoli.

Ne cdo kapak të pasëm është një c/v e shkurtër e imja për të shtatë tekstet që kam shkruar për Mjekësinë, me titullin tim Profesor Doktor, dhe dy libra të tjerë artistikë me emrin e zakonshem Pirro Prifti: `Të Penduarit ose Kombi përballë Zotit`, botuar në vitin 2002 nga Shtëpia botuese Eurorilindja, dhe libri me tregime `Buzëqeshje Hipokrite` botuar në vitin 2007 nga shtëpia botuese Dituria“.
Me respekte: Pirro Prifti, Tiranë

Nga: Klajd Kapinova, New York
“Nënë Tereza, përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj, se është e mrekullueshme, të shohësh katolikët në mbarë botën, që i bëjnë Asaj kaq shumë nderime.”- Donald J. Trump, President i 45-të i SHBA-së
Hapni sytë shqiptare se po ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden.
Për lexuesit shqiptarë të mediave elektronike dhe në rrjetet sociale rregjimin e Joe Biden dhe administratën e tij skandaloze nuk e njeh populli amerikanë. Mos degjoni dhe influenconi nga mediat propagandistike globaliste në Shqipëri (To Channel, Tv Klan, Vizion Plus etj., RTVSH), Kosovë (Tv Klan Kosova, TV21 etj.) apo CNN, EuroNews, BBC etj., dhe gazetat The New York Times, Washington Post, Daily News, Los Angelos Times, Boston News, etj., sepse ju gënjejnë dhe mashtrojnë ditën për diell.

Ju rikujtojmë, se këto media globaliste u shkaterruan zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikë, duke nxjerrë fitues me manipulime, vjedhje dhe masakër votash pensionistin e pavetëdijshëm O-Biden 3, që jetonte i fshehur nga turpi në katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, duke mbajtur maskë të madhe të zezë 24/7…
Këtë gjë po e bëjnë komunistët amerikanë të Bidenit dhe Sorosit kudo në të gjithë shtetet e tjera të botës, me qëllimin djallëzor, që të shkatërrojnë politikanët konservatorë dhe antikomunistë kudo në botë. Ata nuk e kanë hallin tek dr. Berisha, por tek nami i keq që kanë në Amerikë “demokratët” dhe administrata skandaloze e paligjshme Biden dhe për t’i hedh një sy popullit amerikanë, krijojnë show të turpshme dhe antishqiptare me viktima si kjo e personalitetit politik shqiptar dr. Sali Berishës.

Senatorët, kongresmenët, presidentët republikanë amerikanë si patriotë të atdhedashurisë America First, nuk e bëjnë këtë punë tw turpshme anti-demokratike.
Edhe radio Zëri i Amerikës ju gënjen ju dhe për vitet 2016-2020 ka trathtuar parimet për të cilën ajo u themelua nga pionierët e saj. Për 4 vjet turpërisht VOA ka qenë dhe është si papagall i gënjeshtrave kundër Presidentit Donald J. Trump dhe administrates atdhedashëse të tij, sepse “redaksia” e radios Zërit të Amerikës seksioni I gjuhës shqipe me qendër në Washingotn D.C., si agjenci e turpshme propagandistike, është e mbushur me bijtë e bijat e ish komunistëve të kohës së diktatorit otoman anti-shqiptar Enver Hoxha, alias Dullës…
Ata tregojnë përralla tek Top Channel-i juaj atje në Tiranë, në emër të informimit Fake News… Ish Presidenti dhe ish Kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha, është i mirëpritur në SHBA nga populli amerikanë dhe mos degjoni gënjeshtrat e administratës socialkomuniste amerikane e Joe Biden, sepse ai është i jashteligjshëm dhe familja e tij është e korruptuar prej shumë kohësh. Vetë kjo administrtatë është PERSONA NON GRATA, për miliona e miliona amerikanë.
Biden këtu akuzohet nga senatorët dhe kongresmenët republikanë amerikanë, se i ka DUART e lyer ME GJAKUN e 13 ushtarëve amerikanë (dhe 15 ushtarëve të tjerë të plagosur shumë rëndë) dhe 200 afganëve të pafajshëm, që u vranë dy javë më parë në Kabul.

Së shpejti del në qarkullim libri im: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), ku aty mund të lexoni se kush është Partia SocialKomuniste “Demokratike” Amerikane, pse ajo krijoi dhe drejtoi Klu Klus Klanin (KKK) etj., deri në ditët tona, mbëshgtetur në enciklopeditë, librat dhe në një literaturë të pasur historike dhe bashkohore të autorëve të shquar ameirkanë dhe nga mediat bashkohore të ditëve tona.

Media në Shqipni dhe Kosovë, janë të sponsorizuar nga bilioneri komunist George Soros, armiku më i madh i popullit amerikan dhe njerëzimit sot. Vendlindja e tij Hungaria e ka shpallur persona non grata, kurse ju verbërisht vazhdoni t’i besoni si lypsare për disa lëmosha apo kacille…

“Demokratët” në SHBA, janë si socialkomunistët në Shqipëri dhe vazhdimisht fshehen mbas emrit fallco “demokrat” dhe përdorin gjerësisht cdo 4 vjet në garën presidenciale, dhe për vendet në Senat (100 vende) dhe Dhomën e Përfaqsuesve në Kongres (435 vende) kartën e racizmit dhe disktriminimit të dikurshën, që vetë linderit kryesor demokrat amerikanë të KKK, kanë zbatuar tesh 220 vjet me radhë, që nga shekulli XVII, kur u themelua kjo parti…

Presidenti republikan Abharam Lincon, ka qenë ai që i dha liri dhe hoqi prangat e skllavërisë dhe racizmit në SHBA. Joe Biden, gjatë një debate televiziv me Presidentin republikan Donald J. Trump i tha atij, se Presidenti Abrahim Lincon, ka qenë Presidenti më racist në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë… Biden gënjeu dhe fyu rëndë familjen e pasardhësit të Presidentit republikan Lincon…

Ata po shkatërrojnë sot Amerikën dhe janë fatkeqsia jonë e madhe. Populli amerikan njeh vetëm Presidentin Donald J. Trump, sepse ai është President ynë real dhe kurrsesi njeriu i përgjumur Fake Sleepy Joseph Biden Jr.
“Demokratët në SHBA, më përpara dhe sot po përdorin dy standarte, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë. Ata të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur në SHBA çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.

Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtarë të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.”, shkruan studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj.

Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjishëm i SHBA-së dhe FBI po heshtin edhe pse kanë në duart e tyre laptopin e Hunter Biden, djalit të ish zv/Presidentit të SHBA-së Joe Biden, që brenda ka foto, e-mail dhe gjëra të tjera skandaloze.

Djali i tij Hunter Biden ka në proçess investigimi 4 (katër) çeshtje kriminale, që po hetohen nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë dhe media globaliste hesht dhe ju mashtron juve për gjoja korrupsionin në Shqipëri apo Kosovë.
