Kreu Blog Faqe 1565

Deutsche Welle: Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratave të Ramës për Open Balkan: Një vend autokratik si Serbia nuk e ka vendin në BE

0

Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.

Deutsche WelleZonja Presidente, situata me virusin korona në Kosovë në javët e fundit është bërë alarmante. Përse shkoi aq, sa thuajse doli jashtë kontrollit?

Vjosa Osmani: Ishte një situatë e ngjashme edhe me disa vende të tjera, ku ta zëmë, në dy javët e para të gushtit kishim diku dy-tri raste infeksioni në ditë, kurse në dy javët e fundit të gushtit, numri u rrit nga dy tri infeksione në mbi 2000 infeksione në ditë.

Kjo tregon rrezikun e madh që paraqet varianti “Delta”, i cili është shumëfish më infektues e më përhapës, sesa versioni i mëhershëm i korona virusit dhe po ashtu është gati trefish më i rrezikshëm sa i përket numrit të hospitalizimeve që i shkakton e që për fat të keq në Kosovë rezultoi edhe me humbjen e një numri të madh të qytetarëve tanë nga ky virus.

Tani janë ndërmarrë masa, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë mbylljen e vendeve të ndryshme, që kryesisht kanë qenë ndër arsyet themelore, pse është rritur kaq shumë ky numër i infeksioneve, së bashku me faktin që Delta është më shumë infektues…

Deutsche WelleA nuk ka të bëjë edhe me ardhjen e kosovarëve nga diaspora dhe me menaxhimin shumë liberal të turizmit?

Vjosa Osmani: Menjëherë pas dy javëve të gushtit, të cilat ishin vërtet alarmante dhe shumë të dhimbshme për qytetarët e Kosovës janë ndërmarrë masa, në mënyrë që të kemi mbyllje në një sërë sektorësh. Po e shohim që kjo po ndihmon në praktikë, sepse, edhe pse situata vazhdon të jetë e rëndë, sidomos sa i përket hospitalizimeve edhe numrit të vdekjeve, – sa i përket infeksioneve numri po bie deri diku, – dhe sa po mundemi me përcjellë, është pesë për qind të totalit të testeve që dalin pozitive.

Përkundër kësaj, ne duhet të vazhdojmë që stafi mjekësor të mbështetet maksimalisht, sepse barrën më të madhe e kanë ata, dhe përderisa spitalet përballen me një situatë kaq të rëndë, është vështirë të shohim ditë të mira. Ju e dini që kemi trashëguar një sistem shëndetësor që ka qenë afër kolapsit, edhe fare pa pandeminë.

Nuk është investuar fare për vite të tëra në këtë sistem dhe kjo ka krijuar një situatë shumëfish më të rëndë, sesa atë me të cilën janë ballafaquar shtete të tjera me një sistem shëndetësor më të konsoliduar dhe më të përgatitur për t’u përballur me situata të tilla.

Deutsche WelleNë tetor Kosova organizon zgjedhjet lokale dhe, me argumentin e situatës alarmante të Kosovës, ju u përpoqët t’i shtynit zgjedhjet lokale. Kjo është komentuar sikur ju me partinë tuaj dhe Albin Kurti me Vetëvendosjen frikësoheni nga humbja për shkak të mosmenaxhimit të krizës së koronës. Cili është komenti juaj?

Vjosa Osmani: Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mënyre komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës. Por ky është një realitet, me të cilin duhet të mësohen, sepse është në interes të vendit tonë, që të shikohet pikërisht ajo që është më e mira për qytetarët.

Dhe këtë e kam bërë, kur i kam ftuar partitë për diskutim dhe kam synuar që të arrihet konsensus ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Por propozimi i parë për shtyrje të zgjedhjeve ka ardhur nga Federata e Mjekëve. Pra, kanë qenë mjekët ata që kanë propozuar dhe pastaj dokumenti i dytë ka ardhur nga Instituti i Kosovës për Shërbim Publik, Instituti që ka barrën kryesore për të menaxhuar pandeminë, të cilët kanë kërkuar një gjë të tillë. Natyrisht, unë nuk e kam imponuar.

Sikur t’i merrja precedentët paraprake të krijuara, unë do t’i shtyja zgjedhjet pa e pyetur askënd. Por ky nuk është shembulli që unë kam sjellë në presidencë. Është pikërisht e kundërta, një shembull i cili nënkupton diskutime me partitë politike, konsensus me partitë politike dhe dëgjimin edhe të zërit të opozitës, pavarësisht nga numrat e vegjël që ata përfaqësojnë sot në kuvend. Prandaj, kjo është një propagandë e ulët, e cila është demaskuar, më datën 13 shtator, kur e bëra të qartë para qytetarëve të Kosovës, sidomos para të gjithëve që, në fakt, unë kurrë nuk kam kërkuar që ta marr vetë këtë vendim, por që ky të jetë një vendim i përbashkët i të gjitha partive të vogla e të mëdha në Kosovë.

Në mënyrë që të shikohet interesi, qytetar dhe t’u japim mjekëve tanë së paku një shans, pesë-gjashtë javë deri në dy muaj, që ata ta ulin kurbën e infektimeve dhe pastaj të mund të menaxhojnë spitalet e stërmbushura pak më lehtë. Kjo ka qenë arsyeja.

Deutsche WelleNë javët e fundit janë ftohur marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës. Një nga shkaqet është Open Balkans. Si e komentoni këtë dhe çfarë ndërmerrni ju për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendin fqinj shumë të rëndësishëm për Kosovën, Shqipërinë.

Vjosa Osmani: Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran.

Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian, ekzistojnë. Ai është Procesi i Berlinit dhe ne atë e shohim si atë kulmin e përbashkët ku rajoni ynë ulet dhe mund të arrijë sukses.

Deutsche WelleKëtë të javë, Gjykata speciale për krime lufte fnisi procesin e parë ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së. Presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët nga rangu i lartë në Komandën e UÇK-së përballen gjithashtu me akuzua si të përfshirë në krime lufte. Çfarë prisni ju nga Gjykata Speciale, në aspektin jo vetëm juridik, të drejtësisë, por edhe në aspektin e pajtimit të brendshëm të shoqërisë dhe të paqes në rajon.

Vjosa Osmani: Mendoj që është e domosdoshme që të ketë procese të pavarura, të paanshme dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e Kosovës. Sepse është pikërisht Kushtetuta jonë dhe këto ligje, që e kanë themeluar këtë gjykatë apo Dhomat e Spezializuara, siç njihen dhe janë themeluar, me përkrahjen e madhe të Parlamentit të Kosovës në atë kohë, me më shumë se dy të tretat.

Dhe ky ka qenë një akt ku Kosova ka dëshmuar se, jo vetëm që nuk i frikësohet drejtësisë ndërkombëtare, por bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare, sepse e vërteta e Kosovës ka ndodhur para syve të të gjithë botës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk lejojmë asesi që këto tendenca për rishkrimin e historisë të shkojnë përpara, sepse asesi nuk mund të pranojmë që të krijohet një barazi morale mes asaj çfarë ka bërë regjimi i Milosheviçit, si sistem i sponsorizuar nga shteti, i cili ka kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, dhe çfarë mund të ketë ndodhur me disa individë pas luftës.

Ato asnjëherë nuk kanë qenë veprime institucionale apo të përkrahura nga populli i Kosovës. Në secilin rast, Kosova ka dhënë përkrahjen e saj për këto institucione, gjithnjë duke besuar që drejtësia ndërkombëtare edhe njëherë do ta nxjerrë Kosovën faqebardhë.

Deutsche WellePresidente Osmani, pas Gjermanisë ju do të udhëtoni për SHBA. Ish-presidenti i Kosovës dhe qeveria e tij mbështeteshin më shumë nga SHBA-ja se sa nga Europa. Tash, marrëdhëniet me administratën e re amerikane duken mjaft interesante, pak më ndryshe. Ndoshta pak edhe më të ftohta. Ku e sheh veten Kosova në pozicionin politik, ndërmjet SHBA-së dhe BE-së?

Vjosa Osmani: Unë, në fakt, nuk e di se nga është krijuar përshtypja që marrëdhëniet tani me SHBA-në janë më të ftohta. Është pikërisht e kundërta. Kosova, është në një pikë të raporteve të shkëlqyeshme dhe të avancuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rikonfirmohet çdo ditë nga kontaktet që i kemi me zyrtarët më të lartë amerikanë.

Para disa ditësh unë kisha një telefonatë me zëvendëspresidenten amerikane, zonjën Kamala Harris. Kryeministri Kurti kishte telefonatë me sekretarin e shtetit, zotin Blinken. Ne, që nga zgjedhja jonë, kemi pasur vazhdimisht edhe shkëmbim letrash me presidentin Biden, edhe kontakte gati ditore me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, të National Security Council edhe të tjerë.

Kjo dëshmon, jo vetëm vlerësimin e lartë që e kanë ata, që Kosova po luan rol të rëndësishëm, jo vetëm në raportet bilaterale, por edhe për problemet globale, siç ishte gatishmëria jonë, si shteti i parë, për të marrë refugjatë afganë, si aleatë të Shteteve të Bashkuara, por edhe me rolin që po e luajmë në rajon dhe gjetiu. Ne nuk kemi asnjë çështje, për të cilën nuk pajtohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të cilën nuk e kemi përkrahjen e plotë të tyre.

Unë do të udhëtoj tani për Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nuk është vizitë bilaterale, por ka të bëjë me takime me liderë të shteteve të tjera, ku do të diskutojmë raportet me Kosovën, por në nëntor do të udhëtoj prapë në Amerikë dhe shpresoj shumë që edhe do të kemi vizita të rëndësishme nga vetë Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Por duke qenë njeri përbrenda takimeve të nivelit më të lartë nga zyra ovale prej vitit 2006 e tutje e deri tek takimet e tjera ku kam qenë prezente në kapacitetet e mia të ndryshme, unë mund të them që tani kemi raporte jashtëzakonisht të mira, dhe absolutisht asnjë dyshim të vetëm, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka nevojë ta ketë, se ka ftohje të marrëdhënieve se kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Deutsche WellePse ka një refuzim nga ana e Kosovës për këtë iniciativë, e cila është përkrahur edhe nga Amerika?

Vjosa Osmani: Jo nuk mund të them që ka refuzim. Thjesht, ka studim të ekspertëve dhe të ministrive përkatëse, të cilat janë në diskutim të përditshëm me shtetin amerikan, në mënyrë që e gjitha të sqarohet. Mirëpo asnjëherë deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë refuzim nga ana e qeverisë së Kosovës. Megjithatë ka kohë për përgjigje. Sepse afatet kohore për përgjigje janë të qarta nga ana e MCC në këtë rast.

Unë kam folur personalisht me MCC dhe po ashtu me përfaqësues të shtetit amerikan, ku personalisht si presidente kam dhënë përkrahjen time nga aspekti gjeostrategjik dhe gjeopolitik, pa hyrë në detaje të implementimit, sepse ato i bëjnë ministritë përkatëse dhe jo presidentja e vendit. Pra, ata duhet të merren me çështjen e ndërtimit të pipeline-it me çështjen e çmimit, me çështjen e shumave të ndryshme, se sa saktësisht do të blihet, kur pritet të vijë, cilat do të jenë loans që do t’i marrë, etj.

Mirëpo në aspektin politik, unë mendoj që ky është një vendim gjeostrategjik tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe gjithnjë duhet ta kuptojmë që energjia nuk është vetëm energji, është po ashtu çështje gjeostrategjike. Prandaj, mendoj se për Kosovën nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-në.

Ky është mendimi im si Presidente e Republikës. Por pastaj unë e kuptoj që ministritë e niveleve më të ulëta mund të kenë edhe shumë pyetje të tjera rreth implementimit dhe çështje të tjera. Si person që vërtet lufton që Kosova t’i arrijë këto qëllime të veta për energji të gjelbër natyrisht që unë e kuptoj që gazi nuk është 100 për qind i pastër. Mirëpo në krahasim me qymyrin, që përdoret sot në Kosovë, është shumëfish më i pastër dhe po ashtu është fazë tranzicionale.

Deutsche WellePra, ju e përkrahni projektin?

Vjosa Osmani: Unë mendoj që në aspektin gjeostrategjik ky është vendimi që duhet të marrë Kosova. Por nuk pretendoj të jem eksperte e çështjeve të energjisë, prandaj po e pres vlerësimin nga ana e ministrive përkatëse rreth çështjeve të tjera të implementimit, sepse nganjëherë nuk mjafton vetëm vendimi politik, duhet patjetër ta dimë edhe se si implementohet ai vendim dhe të kërkojmë përkrahje edhe më të lartë, dhe financiare nga ana e partnerëve tanë, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë që implementime të tilla të jenë të suksesshme. Por, nga aspekti gjeostrategjik, Kosova s’ka pse të shikoj tjetërkund. Shikimin duhet ta mbaj nga Shtetet e Bashkuara.

Deutsche WelleA duhet përfshirë SHBA-ja më shumë dhe drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi?

Vjosa Osmani: Kosova ka fatin që ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara historikisht, por në veçanti në procesin e Dialogut. Tani mund të them që ka një interesim të madh në këtë proces nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara. Formati, se si ata përfaqësohen aty, është çështje që duhet ta vendosin ata. Mirëpo interesimi është jashtëzakonisht i lartë, dhe ne jemi vazhdimisht në kontakt për të koordinuar edhe me ta…

Deutsche WelleEdhe me BE-në?

Vjosa Osmani: Natyrisht, edhe me BE-në, sepse BE-në po e marr si të mirëqenë duke qenë se ata janë aty në udhëheqje të procesit. Por, sa do të jenë fizikisht prezentë Shtetet e Bashkuara, do të jetë vendimi i tyre, për ne është me rëndësi që çdo veprim, çdo hap tonin ta koordinojmë edhe me shtete të caktuara të BE-së, sepse nuk do të thoja me të gjitha, sepse ka shtete, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por me shtete të caktuara, si Gjermania, në veçanti, dhe pastaj me Shtetet e Bashkuara është me rëndësi, që ne t’i koordinojmë hapat. Se kështu është i garantuar suksesi, si në dialog, ashtu edhe në procese të tjera.

Deutsche WelleZonja presidente, Gjermania pas disa ditësh do të ketë zgjedhjet federale. Çfarë prisni ju nga qeveria e re në lidhje me Kosovën dhe në lidhje edhe me Ballkanin Perëndimor?

Vjosa Osmani: Presim në radhë të parë që përkrahja të vazhdojë. Gjermania është partneri kryesor tregtar i Kosovës, nga radhët e Bashkimit Evropian dhe në këtë vit ka 95 për qind rritje të shkëmbimit tregtar me Gjermaninë. Dhe për këtë kontribuon në masë të madhe edhe mërgata jonë, e jashtëzakonshme dhe e suksesshme në Gjermani. Presim që me qeverinë e re ta intensifikojmë këtë bashkëpunim ekonomik e tregtar sepse është në interes të të dyja vendeve.

Nuk ka destinacion më ideal, sesa Kosova për investimet gjermane, duke pasur parasysh legjislacionin e jashtëzakonshëm, reformat që po bëhen në fushën e sundimit të ligjit, sigurinë dhe përkrahjen e investimeve që sigurojnë institucionet e reja. Faktin që kemi popullatën më të re në Evropë, numrin më të madh të gjermanofolësve, dhe të gjitha këto, bashkuar me faktin, që kemi një fuqi punëtore shumë të lirë, por shumë të shkolluar, e të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë informative, kjo e bën Kosovën vërtet vendin ideal për një shtet si Gjermania, për të rritur dhe zgjeruar investimet e veta. Kjo është e para.

E dyta, natyrisht presim përkrahje në fuqizimin e subjektivitetit tonë kombëtar, sepse suksesi i Kosovës në këtë drejtim është edhe sukses i Gjermanisë, sepse shteti ynë është rezultat i bashkëpunimit me shtetet si Gjermania e Amerika, dhe në këtë drejtim presim përkrahje për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E treta, shpresoj që Gjermania do të jetë e zëshme për ta thënë të vërtetën rreth Serbisë. E vërteta rreth Serbisë është që ai shtet po e destabilizon rajonin dhe Bashkimi Europian nuk do të duhej të pranonte të hapte asnjë kapitull të ri, në qoftë se Serbia nuk e njeh Kosovën, sepse njohja është parakusht për paqe dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Dhe e fundit: Pres që Gjermania të luajë rol lideri në Bashkimin Evropian për të shtyrë përpara vendet tona drejt anëtarësimit në BE. Por gjithnjë bazuar në kriteret që i plotësojmë. Sepse një vend autokratik ta zëmë si Serbia nuk e ka vendin në BE. Ata duhet të ndryshojnë shumë, nga pranimi i krimeve dhe drejtësia, e deri te reformat e tyre të brendshme në sundimin e ligjit, liria e mediave dhe e shoqërisë civile e të tjera, në mënyrë që të pranoheshin atje. Pra, nuk duhet të jetë një logjikë, ku t’i fusim të gjithë, pavarësisht, se a kanë plotësuar kritere a jo. Natyrisht, që është me rëndësi që të futemi në të njëjtën kohë, e pse jo , e jo të lejohet Serbia të hyjë, e pastaj të bllokojë shtetet e tjera megjithatë, gjithnjë duke u bazuar në plotësimin e kritereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me demokracinë.

Deutsche WelleShumë kërkesa, të shohim se çfarë do të na sjellë vota e popullit në fund të këtij muaji në Gjermani. Shumë falemnderit, zonja Presidente.

Vjosa Osmani: Faleminderit juve! Ishte kënaqësi.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke, drejtuese e departamentit të Europës në Deutsche Welle

Me 17 shtator 2021

Osmani: Punoj vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës | DW | 17.09.2021

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me një grup studentësh nga Austria për sfidat në qeverisje dhe në politikë

0

Prishtinë, 17 shtator 2021                                                                                              

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me një grup studentësh nga shtete të ndryshme të botës që ndjekin studimet master në Austri, në fushën e të drejtave të njeriut. Delegacionit të studentëve u prinin profesorët e tyre, znj. Marijana Grandits dhe z. Manfred Novak.

Duke e falënderuar për pritjen, profesorja Grandits tha se studentët kanë shprehur dëshirë që të dëgjojnë pikëpamjet dhe sfidat me të cilat përballet kryeministri Kurti në qeverisje dhe në politikë.

Kryeministri foli për prioritetet qeveritare, pandeminë Covid19, përmirësimin e arsimit, reformat e nisura në drejtësi dhe për rrugën politike të Republikës së Kosovës për integrim evropian dhe euroatlantik.

Duke folur për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19, kryeministri Kurti tha se pas shpërthimit të variantit të rrezikshëm Delta, në muajin e kaluar, e që rriti ndjeshëm numrin e infeksioneve, gjendja tani ka filluar të përmirësohet.

Ai tha se Kosova ka administruar mbi 1 milion doza të vaksinës dhe kjo shton shpresën për tejkalimin më të lehtë të gjendjes dhe forcimin e imunitetit të popullatës ndaj valëve të reja të mundshme të përhapjes së virusit.

Kryeministri tha se që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Republika e Kosovës nuk ka pasur stabilitet më të madh institucional dhe politik.

Dhe ky stabilitet po ndikon edhe në përparimin ekonomik, tha kryeministri gjersa i njoftoi studentët për rritjen e parashikuar ekonomike prej 7,9 % të bruto prodhimit vendor, rritjen e eksporteve prej 63%, të qarkullimit të biznesit prej 30% dhe të të hyrave të qeverisë prej 28%.

Studentët u interesuan të dinë nga kryeministri për politikën që do të ndjekë Kosova në arenën ndërkombëtare, për procesin e dialogut me Serbinë, për mënyrën sesi po e lufton korrupsionin etj.

Kryeministri tha se mënyra më e mirë që bashkësia ndërkombëtare mund të përkrahë Kosovën është heqja e regjimit të vizave, sepse kjo do t’ua lehtësonte studentëve lëvizjen për studime në universitete ndërkombëtare, ndërsa bizneseve do t’u ndihmonte të zgjerojnë dhe të zhvillojnë më lehtë aktivitetet e tyre.

Ai tha se mënyra tjetër e ndihmës do të ishin rritja e shkëmbimeve tregtare dhe  investimet e pëbashkëta të kompanive të huaja me bashkatdhetarët tanë në mërgatë.

Kryeministri tha se korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por sistem, dhe meqenëse nuk është shoqëror por institucional, së pari duhet të luftohet në institucione. Reformat e nisura në sistemin e drejtësisë, janë hapi i parë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tha ai.

Kush mund të jetë pishtari ?

0
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
TË JESH PISHTARË, DO TË THOTË TA TRASOSH I PARI NJË RRUGË TË RE PËR KOLEKTIVIN, PAVARËSISHT ÇMIMIT INDIVIDUAL
Po më kritikojnë disa miq dhe mikesha të mia se kinse po ua marrë fytyrën, pse po e përshkruaj haptazi karakterin vullkanik të disa shokëve dhe shoqeve të tyre.
Ato po harrojnë që vullkanet janë fenomene natyrore, prandaj unë asgjë s’kam kundër meshkujve vullkanik dhe femrave vullkanike.
E as kundër dëshirës së tyre për të bërë të lumtur sa më shumë njerëz që është e mundur.
Apo nuk janë ngopur ende miqtë dhe mikeshat e mia nga politikanët korrupt dhe kuisling që po bëjnë aq shumë njerëz të pa lumtur?
Unë jam thjesht vetëm një shkrimtar i talentuar, që veçoritë e tyre i përshkruan me një ironi të veçantë himoristike dhe sarkastike, pa i prangosur si individë, pa e cenuar dinjitetin e tyre dhe pa e mohuar të drejtën e tyre që të bëjnë çfarë dhe sa te të duan me organet e tyre intime .
Sepse vetëm shqiptaret, turqit dhe arabët besojnë se morali banon nën brekë.
Të gjithë të tjerët besojnë se nën brekë banojnë vetëm organet gjenitale, që janë shumë më të pastra, më të ndershme, më të moralshme, më humane, më të drejta dhe më transparente sesa politikanët tanë kleptokrat, kriminal dhe kuisling të të dyja gjinive.
Satira ime në fakt nxjerrë në pah me lehtësi të paparë qindra dobësi njerëzore, prandaj i bën nervoz pikërisht ata që e shohin veten në pasqyrën e saj.
Ndërkaq unë shkruaj satirë jo vetëm sepse jam ndoshta shkrimtari i vetëm në Kosovë i pajisur me arsenal të mjaftueshëm për këtë sport të rëndë, por edhe për të krijuar atmosferë relaksuese për miqtë dhe mikeshat e mia në këtë kohë kaq të vështirë.
Dhe ata dhe ato në vend se të jenë mirënjohës për sevapin që po e bëj me ta, kërkojnë qime me mikroskop në supen time.
Edhe pse në supat e tyre kanë qime të mjaftushme për të thurur tirçi, shoka, plisa të bardhë dhe xhurdia të zeza për gjithë kombin.
Unë krijoi humor të çmendur sepse  ajrin, ujin dhe tokën e kemi të çmendur
E kemi të helmuar, të ndotur dhe të zymtë, prandaj jam i bindur se një çikë optimizëm (diell) na bën mirë.
Sepse buzqeshja nga thellësia e zemrës shëron sëmundje dhe komplekse.
Pse thyej tabu?
Sepse dikush duhet ta bëjë edhe këtë punë, pavarësisht çmimit që paguan.
Dhe unë e bëj këtë këtë punë, edhe pse çmimi që paguaj momentalisht është shumë i lartë.
Por shkrimet e mia do të mbesin edhe pas meje, ndërsa gjeneratat e ardhshme do t’ua japin pikërisht vlerën që e meritojnë.
Ashtu siç do t’ua japin vlerën që meritojnë edhe atyre që i kritikojnë, pavarësisht motivit.
Sepse unë nuk kam talent për të aktruar dicka që s’jam.
Ndërkaq ju keni me tonelara talent për t’u shitur për diçka që s’jeni, prandaj i keni dyert e hapura kurdo dhe kudo.
I keni rrugët e hapura vetëm pse nuk e kuptoni si duhet rolin e politikës dhe artit të shkruar dhe gojor.
Prandaj ju dëshirojnë dhe mirëpresin si dele servile shtesë të tufës se tyre të pafundme, barinjtë kleptokrat, kriminel dhe kuisling.
Mirëpo unë kam talent të mjaftueshëm për t’i bërë të kapshme dhe të dukshme madje edhe për idiotet, pasojat që ia shkakton karakteri juaj hipokrit, dashakeq, servil dhe tinëzar familjeve, shoqërisë dhe shtetit.
Është detyrë e imja që ta bëjë këtë, sepse shqiptarët nuk e dallojnë shapin prej sheqerit edhe kur ua ndanë njërin prej tjetrit para vënies në tavolinë dhe servimit në pjatë.
Prandaj femrat që po i përshkruaj unë janë njëmijë fish më të ndershme, më humane, më të hareshme, më të drejta dhe më transparente sesa politikanët tanë të të dyja gjinive.
Në fakt mikeshat e mia nuk e kuptojnë që fytyrat publike nuk guxojnë të kenë jetë private.
Sepse në momentin që e kanë zgjedhur këtë rrugë të privilegjuar që bjen shumë famë dhe lekë, ato e kanë shitur privatësinë e tyre për lekë, famë dhe privilegje.
Prandaj nuk ka edhe shtima edhe po m’dhemb.
Përndryshe nuk do të shkruanin tablloidet me të njohura botërore për jetën private të figurave publike.
Sepse po të ishte kjo e ndaluar do të paguanin miliarda dëmshpërblim.
Në anën tjetër si do të lirohemi ne nga skllevëria prej dogmave fetare dhe partiarkale nëse nuk i lejojmë filozofët dhe shkrimtarët tanë që të jenë vetvetja.
Si do t’i shndërrojmë njerëzit e skllevëruar nga dogmat e rrezikshme fetare dhe anti kombëtare në njerëz të lirë, të vetëdijësuar, human dhe iluministë ?
Si do t’i bindim ndryshe besimtarët e sinqertë dhe joreligjioz në Zotin e tyre të bukur, human dhe paqësor, që nuk ia vlenë të besojnë në Zotin e shëmtuar dhe të dhunshëm të Bin Ladenit?
Do t’i bindim vetëm nëse u themi se çmimi që e paguajnë ata nuk është vetëm i tyre.
Është çmim nacional dhe shtetëror.

Tepër sekret – Spiro Koleka letër Enver Hoxhës: Ja sa vramë

1
Ne fotografi: Skuadra e pushkatarve tue ba nji ekzekutim. Të këtilla ishin pushkatimet komuniste.

Për herë të parë, raporti sekret që Spiro Koleka i dërgonte Enver Hoxhës, ku për të rrëfyer zellshmërinë e atyre që punonin për diktatorin ku rrëfehen krimet monstruoze dhe ku për statistikat.

Nëse kishe vrarë dikë shanset që regjimi komunist të të dënonte me vdekje ishin të mëdha, por asnjëherë aq të mëdha sa të atij që akuzohej se kishte folur keq kundër partisë apo ishte klasifikuar në listën e të ashtuquajturve armiq. Në letrën që Spiro Koleka, nënkryetar i Presidiumit Popullor, i shkruante diktatorit Hoxha, shpjegohen qartë pse të dënuarit për krime politike apo siç cilësohen këtu krime kundër shtetit, dënoheshin më shumë me vdekje, gati dyfishi i të njëjtit dënim të dhënë për të dënuarit për vrasje. “Punonjësit tonë, krimet kundër shtetit (sabotimi, arratisja dhe puçet) dhe autorët e tyre i urrejnë, i luftojnë dhe i dënojnë pa asnjë rezervë, pse rrezikshmëria e këtyre krimeve është më e qartë për ta. Por krimet e tjera, si vrasje, rrahje, fyerje, vjedhje, dëmtime të pronës socialiste nuk i kuptojnë kudo e kurdoherë sa e si duhet”, – shkruan Koleka. Kjo është dëshmi e qartë pse vrasjet dhe ekzekutimet të lidhura me krimet politike janë rreth dy herë më të larta se ato për krimet ordinere. Po ashtu është e qartë pse njerëzit që akuzoheshin për krime politike, edhe pse në pjesë më të madhe intelektualë e të shkolluar faleshin disa herë më pak sesa ata që akuzoheshin për vrasje banale. Të dhënat deri më tani të papublikuara zbardhin njëkohësisht edhe vitet më të egra të regjimit komunist. Në një raport, kur për dënimin me vdekje flitet si për “planin 5-vjeçarë të duhanit”, theksohet se vitet 1952 deri 1954 e më tej vitet ‘75-‘77 janë vitet me numrin më të madh të të ekzekutuarve për krime politike. “Ndërsa në vitet 1975-1977 ka një farë ngritje, si pasojë e punës armiqësore të puçistëve në ushtri, e grupit të sabotatorëve në ekonomi dhe i atij në fushën e kulturës dhe të arteve, që u goditën nga Plenumet e IV, V, VI, E VII të Komitetit Qendror të Partisë”, thuhet në letrën që Koleka i dërgon Hoxhës. Më poshtë gazeta publikon të plotë raportin, por edhe të dhënat dhe dënimet me vdekje në vite. Presidiumi i Kuvendit Popullor Dosja Nr.118 Viti 1977 Tiranë më 10.12.1977

Shokut Enver Hoxha Tepër Sekret Sekretar i Parë i Komitetit Qendror PPSH Lënda: Mbi dënimet me vdekje nga viti 1952 deri në nëntëmujorin e vitit 1977. Sipas një porosie që më kini dhënë gjatë vitit vazhdues të studionim “sa dënime me vdekje janë dhënë që nga viti 1950 e deri në vitin 1977 e pse” bëmë studimin të cilin po ju a dërgojmë. Për këtë studim u këshilluam edhe me Gjykatën e Lartë. Studimi është bërë nga viti 1952 e këndej, sepse për 1950 e 1951 Gjykata e Lartë nuk ka evidenca të plota të shumës së dënimeve, për të cilat ligja parashikon dënimin deri me vdekje. Nënkryetari i Presidiumit Spiro Koleka *** Tepër Sekret Dënimet me vdekje nga organet e drejtësisë janë dhënë për krime kundër shtetit, për vrasje dhe për vjedhje të pasurisë socialiste (e një për shpërdorim të pozitës zyrtare).

Gjatë periudhës 25 vjet e nëntë muaj janë dhënë dënime për 6.937 krime, për të cilat ligja parashikon dënimin deri me vdekje, të ndara kështu: 3.347 krime kundër shtetit, 1.424 vrasje me dashje dhe 2.166 përvetësime të pasurisë socialiste. Në Presidiumin e Kuvendit Popullor kanë ardhur nga Gjykata e Lartë 747 dënime me vdekje, të ndara në këtë mënyrë: 283 ose 37,8 për qind për krime kundër shtetit, 320 ose 42,87 për qind për vrasje dhe 142 ose 19,07 për qind për vjedhje. U është falur jeta 255 vetëve ose 34,1 për qind të të dënuarve janë zbatuar 492 vendime.

Po t’i marrim të dënuarit sipas llojit të krimit del: u është falur jeta 24.38 për qind të të dënuarve për krime kundër shtetit, 37.5 për qind të të dënuarve për vrasje dhe 45.77 për qind të të dënuarve për vjedhje. Nga ata që u është falur jeta 27.05 për qind janë për krime kundër shtetit, 47.06 për qind për vrasje dhe 25.49 për qind për vjedhje. Në numrin gjithsej të të dënuarve bëjnë pjesë vetëm 10 gra ose 1,33 për qind. Prej tyre dy për krime kundër shtetit dhe 8 për vrasje, të kryena për shkaqe të dobëta. Katër prej tyre iu fal jeta. Janë dënuar me varje gjithsej 8 veta ose 1.08 për qind, nga të cilët 2 për krime kundër shtetit, 2 për vrasje dhe 4 për përvetësim të pasurisë socialiste. Nga këta 3 janë varur, 5 janë pushkatuar. Për krime kundër shtetit: Shihet se nga viti 1952 deri në vitin 1964, me përjashtim të viteve 1956, 1957, 1958 e 1960, në asnjë vit tjetër numri i të dënuarve me vdekje nuk ka zbritur nën 10 veta, goditja e drejtësisë proletare ka qenë e fortë, në veçanti gjatë viteve 1952- 1955. Nga viti 1965 gjer në vitin 1974 numri i të numri i të dënuarve me vdekje është nën 10 veta, nga 1 në vitet 1971 e 1972, nga 2 në vitet 1965 e 1974, 4 në vitin 1967, nga 6 në vitet 1966 e 1969, e nga 8 në vitet 1968 e 1973. Në këto 10 vjet (1964- 1974) dënimet me vdekje për këtë lloj krimi kanë qenë më të pakët. Ndërsa në vitet 1975-1977 ka një farë ngritje, si pasojë e punës armiqësore të puçistëve në ushtri, e grupit të sabotatorëve në ekonomi dhe i atij në fushën e kulturës dhe të arteve, që u goditën nga Plenumet e IV, V, VI, E VII të Komitetit Qendror të Partisë.

Vetëm në vitin 1970 nuk ka të dënuar me vdekje për këtë lloj krimi. Për vrasjet: Vihet re se dënimet me vdekje nuk kanë qenë nën 10 për çdo vit, që nga viti 1952 deri në vitin 1968, me përjashtim të vitit 1961, kur kanë qenë 9 dhe të viti 1964, kur kanë qenë 7. Nga viti 1969 deri në fund të nëntë mujorit 1977 ato shkojnë nga 2 deri në 7 në vit. Nuk ka asnjë vit në këtë periudhë që të mos ketë pasur të dënuar me vdekje për vrasje po të gjykoç, pa marrë parasysh ata të dënuar me 10,15,20 e 25 vjet burg, gjendja paraqitet shqetësonjëse. Prandaj organet e Partisë e të pushtetit, organet e drejtësisë dhe organizatat e masave, ashtu si deri tani, duhet të bëjnë një punë shumë më të gjerë edukuese me punonjësit për parandalimin e këtij krimi. Për vjedhjet e pronës socialiste: Dënimet me vdekje vetëm në vitet 1952-1955 janë mbi 10 në vit (nga 16 deri në 31).

Nga viti 1956 gjer në vitin 1977 ato kanë zbritur nga 8 në 1. Në këta të 25 vjet e nëntë muaj ka vetëm 7 vjet, në të cilët nuk është dënuar me vdekje asnjë për këtë lloj krimi (vitet 1959, 1963, 1970, 1971, 1972, 1973 dhe 1976). Pra 90 dënime me vdekje për vjedhje janë dhënë në vitet 1952-1955 që llogaritet 63,38 për qind të krejt dënimeve me vdekje të dhëna për këtë lloj krimi nga vitet 1952 deri në vitin 1977. Pakësimi i tyre në këta të 22 vjetët e fundit ndodh jo se dëmet e shkaktuara nga krimet që janë zbuluar gjatë kësaj kohe kanë qenë më të pakta, por se vetë gjykatat janë kufizuar në zbatimin e këtij dënimi.

Nga të dhënat që paraqiten në pasqyrë del se në vitet 1952, 1957, 1960, 1962, 1965,1967,1969,1972 të marrun së bashku rreth 43 për qind e të dënuarve me vdekje për krime kundra shtetit iu është falur jeta nga Presidiumi.

Po kështu, për vitet 1952,1954, 1956,1957, 1958, 1960, 1961, 1963, 1965, 1969, 1970 rreth 50 për qind të dënuarave me vdekje, për krimin e vrasjes dhe të vjedhjes së pasurisë socialiste, ju është falur jeta nga Presidiumi.

Nga pasqyra del e qartë se politika e Partisë sonë për ta parë dënimin me vdekje si një fenomen të jashtëzakonshëm është zbatuar nga gjykatat tona: p.sh, kundrejt gjithsej 3.347 raste krimesh kundra shtetit në këta të 25 vjet e nëntë muaj, për të cilët ligja parashikon dënimin deri me vdekje, janë dhënë vetëm 8.5 për qind, për krimin e vrasjes 25.3 për qind dhe për atë të vjedhjes 6.6 për qind. Megjithëkëtë në punën e gjykatave dhe të kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ka pasur tek-tuk ndonjë teprim në vendosjen e dënimeve me vdekje, çka tregon se nuk janë çmuar gjithnjë politikisht dhe me kujdes rrethanat dhe shkaqet e kryerjes së krimeve si dhe përbërja politiko-shoqërore e ndonjë të gjykuarit, për të cilat ka tërhequr vëmendjen edhe Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në politikën e dënimeve me vdekje, në përgjithësi organet e drejtësisë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm e më të matur. Punonjësit tonë, krimet kundra shtetit dhe autorët e tyre i urrejnë, i luftojnë dhe i dënojnë pa asnjë rezervë, pse rrezikshmëria e këtyre krimeve është më e qartë për ta.

Por krime e tjera, si vrasje, rrahje, fyerje, vjedhje, dëmtime të pronës socialiste nuk i kuptojnë kudo e kurdoherë sa e si duhet, si shprehje e veprimtarisë së armiqve për të thyer unitetin e popullit tonë e për të degjeneruar e kompromentuar punonjësit dhe për të dëmtuar pronën e shenjtë socialiste. Në kërkesat për falje të paraqitura në organet e pushtetit e nga këto në Presidiumin e Kuvendit Popullor, jo për falje të dënuarish me vdekje, por për falje të dënimeve me heqje të lirisë ose me zhdëmtim të pronës socialiste, vërehet një liberalizim jo i vogël nga organizatat e masave dhe nga ndonjëherë edhe nga organet e pushtetit që bëjnë propozime për falje. Letra e Komitetit Qendror të Partisë, drejtuar Komiteteve të Partisë në rrethe e në ushtri, që të analizohesh në Plenume gjatë muajit tetor, gjendja mbi kriminalitetin dhe të merren masa të veçanta nga Partia e levat e saja për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen në këtë fushë, do të ndihmojë shumë që të kuptohet drejt e të zhvillohet më me forcë, lufta e klasave, duke forcuar sa më shumë e organizuar sa më mirë sqarimin dhe edukimin ideologjik të punonjësve për parandalimin e krimeve e të shkeljeve të ligjeve e si rrjedhim të rrisin vigjilencën e të kufizojnë sa më shumë veprimtarinë armiqësore.

E përgatiti: Paul Tedeschini, Itali

Lidhja e Kristaq Ramës me vajzën e Spiro Kolekës… (A është Edvini i biri?)

(Fotograia e Byrose Politike te Partise Punes Shqiperise ne vitin 1971)

Kristaq Rama rezulton të jetë kthyer nga Bashkimi Sovietik pas gati 8 vjet studime atje, më 1960-61, pikërisht atëhere kur shteti komunist shqiptar prishte marrëdhëniet diplomatike me BS, dhe shume studentë shqiptarë u shtrënguan të ktheheshin, madje pa përfunduar studimet. Nuk është e qartë nëse Kristaq Rama i përkiste asaj kategorie.

Në ato vite Spiro Koleka ishte zv/kryeministër i vendit në qeverinë e Mehmet Shehut, dhe anëtar i Byrosë Politike, praktikisht njeriu i tretë më i fuqishëm në Shqipëri pas Hoxhës e Shehut.

Duke patur parasysh rrethanat politike të asaj kohe, pozicionimin e ashpër të Enver Hoxhës ndaj BS, si dhe faktin që shumë studentë shqiptarë të sapo-kthyer viheshin nën survejimin/vëzhgimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit, pyetja është: si mundi Kristaq Rama ((1932 – 1998) të bëhej dhëndër i njeriut të tretë të kupolës së regjimit të Hoxhës (një eksperiment i ngjashëm do i hante kokën Mehmet Shehut dy-tre dekada më vonë…)?

A ka patur ndonjë problem shëndetësor vajza e Spiro Kolekës (1908 – 2001), Aneta Koleka (1938 – 2020) e lindur ne fashtin Vunoi , ndonjë difekt natyror, apo ndonjë rrethanë tjetër të pa zbardhur (të mbuluar/fshehur) që “shtrëngoi” Kolekën ta jipte “lirë” të bijën tek një individ anonim, dhe akoma më e debatueshme, një njeri me histori të gjatë studimi në BS në fushën e artit (shkollë liberale), studentë të cilët ndoshta ishin në shënjestër të rekrutimit të KGB-s më shume se të tjerët!?

Fakt është se pas krushqisë në fjalë marrëdhëniet e Kolekës me Hoxhën u ftohën, dhe S. Koleka do spostohej nga pushteti rreth mesit të viteve ’70. Gjithsesi, interesant është fakti se kur Koleka u mënjanua, çuditërisht u ngrit Kristaq Rama në hierarkinë e lartë të Partisë së Punës. A kishte folur/treguar gjë K. Rama për vjehrrin që ky i fundit u largua dhe i pari u promovua? Nuk dihet e vërteta, por natyrisht rastësi s’kishte atëhere, në regjimin që funksiononte në mënyrë tepër të kalkuluar e strikte.

(Foto Spiro Koleka e Edi Eama)

Shikoni sa ngjan Edi Rama me gjyshin Spiro Koleka. Edvini nuk ngjan shumë me të jatin. Me Kristaq Ramën ka ngjashmëri shumë djali tjeter, Olsi (shikoni foton më poshtë).

(Foto Kristaq Rama dhe Olsi)

A ka lindur Edi Rama para martese? A është ai djali vetëm i të ëmës? Apo i biri i dikujt tjetër brenda ish-bllokut hermetik komunist, ku surprizat e kësaj natyre nuk ishin surpriza? Ku “mëkati” mbulohej me mëkat, ku udhëheqësi, i biri, gardisti, shoferi, shoqeruesi… mund të mëkatonin pa protokoll?

Sali Berisha (një tjetër ish-bllokmen) jo rrallë ka akuzuar Edi Ramën se vuan nga “kompleksi i Edipit”, një sëmundje ku fëmija (djali) priret për marrëdhënie seksuale me te ëmën, dhe urren të jatin. Berisha ka insistuar në këtë linjë duke parë marrëdhëniet e ftohta (në nivel armiqësie) të Edvinit me të jatin Kristaqin, si dhe akuzat publike në gjykatë ndaj tij nga E. Rama për inçest brenda familjes me ish-bashkëshorten e tij.

Apo mbase (në vijim të këtij spekullimi) Edi Rama dinte faktin se Kristaqi s’ishte babai, dhe anasjelltas, gjë që i bënte marrëdhëniet mes tyre jo brenda një gjaku…

Kush nga këta mund të jetë mëkatari? Ramiz Alia (shembëllen çuditërisht) vinte nga e njëjta eksperiencë studimi nga BS si Kristaqi. A kishte ndonjë mister në marrëdhëniet e tyre të hershme, dhe a kishte/ka ndonjë kurdisje nga Ariu Polar i Vollgës në këtë histori, që synonte kapjen e lidershipit shqiptar?

Me 29 tetor 2016

Marre nga https://floripress.blogspot.com/2016/10/lidhja-e-kristaq-rames-me-vajzen-e.html

E përgatiti: Paul Tedeschini, Itali

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

0

Nga Aurel Dasareti

Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në shtëpi, por jo edhe të gjithë të vdekurit. Ne nuk mund ta çrrënjosim krimin pa kapur të keqen në rrënjët e saj. Nëse shqiptarët nuk bëhen të vetëdijshëm për këtë dhe nuk veprojnë menjëherë, të hedhin në koshat e plehrave të gjitha ato fëlliqësirat e këtyre 20-30 viteve të “demokracisë”, së shpejti nuk do të kenë më shtëpi. Mbështetni njëri-tjetrin në këtë kohë shumë të vështirë, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen.

***

Shqiptarë! Ditët më të errëta në luftën kundër mafies janë para nesh. Atdheu dhe Kombi janë në rrezik të madh të zhdukjes.
Të sulmuar nga të gjitha anët, nga brenda (kali Trojës) dhe nga jashtë (armiqtë tradicional, pushtuesit). Ne patjetër duhet të qëndrojmë së bashku. Sepse vetëm ashtu jemi më të fortë, dhe sepse askush nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Për të shpëtuar Kombin dhe Vendin. Vetëm në këto 8 vitet e fundit, afër 2 milion të rinj shqiptarë janë larguar. Si zëvendësim për ta, trojet tona të boshatisura mbushen me “refugjatë” afrikan, aziatik, arabik të cilët edhe do t`i trashëgojnë. Brenda 3 vitesh, do të ketë një ndryshim demografik.
Shëmbëlltyra e armikut i cili, ndërsa të tjerët flenë, mbjell barëra të këqija në mes të grurit është afër jetës së përditshme. Armiku që mbjell barërat e këqija mes drithit është djalli, joshësi dhe krijuesi i së keqes. Atdheu, është fjala e ditës për burrat. Ai rritet mes drithit, pra midis bijve dhe vajzave atdhedashëse shqiptare.
***
Shqiptari kokëtul mendon se klouni nuk e di se çfarë po bën. Mos e falni tradhtinë, atij ia di shumë mirë prapanica se çfarë po bën, përforcon sivëllezërit e shpellave të Karpateve, armiqtë e kombit, pushtuesit e vendit tuaj. Sikur ta kishte përjetuar në lëkurën e vet ligësinë dhe krimet e tyre kundër të tjerëve që janë gjenetikisht ndryshe nga ta, ndoshta nuk do të lehte aq shumë për t`i mbrojtur. Kushdo që i mungon karakteri nuk është qenie njerëzore, por një qen bir qeni. A është ai i ligë apo i çmendur? Kur ndjeshmëria për kombin dhe vendin e vet zhduket, është tradhtia dhe ligësia ajo që ka pushtuar njeriun. Jo çmenduria.
***
Gjyshi im shkruan me fuqi dhe autoritet, humor dhe ngrohtësi për një temë që meriton vëmendje të madhe. Ajo nuk portretizohet vetëm në një gjuhë aq piktoreske dhe me lëng, saqë mund të nuhasësh dhe dëgjosh jehonën e prapaskenës gjatë leximit, por gjithashtu mbart një admirim për njerëzit në përgjithësi, dhe kombin të cilit i takon – në veçanti, atë njerëzore kudo që e takon.
***
Çdo gjë që shfaqet në jetën tënde tërhiqet nga jeta jote. Dhe, ajo tërhiqet nga ty falë imazheve që formosh në mendjen tënde. Kjo është ajo që ty mendon. Çfarëdo që të ndodhë në mendjen tuaj, do t’ju tërheqë. E thënë thjeshtë, të gjitha të njëjtat tërheqin të njëjtën gjë. Por në fakt, është në rrafshin e mendimit – kjo që unë po flas.
A keni filluar ndonjëherë të mendoni për diçka me të cilën nuk ishit plotësisht të kënaqur, dhe sa më shumë që mendoni për të, aq më keq dhe e pashpresë duket? Kjo ndodh sepse kur mendoni për një mendim këmbëngulës (të qëndrueshëm), ligji i tërheqjes bën që më shumë t’ju vijnë mendime të ngjashme. Brenda pak minutash, ju keni kontribuar që të vijnë kaq shumë mendime po aq të pakënaqura saqë situata duket se do të përkeqësohet. Shpresa zbehet. Sa më shumë që mendoni për këtë, aq më të dëshpëruar bëheni. Dhe, më indiferent. Prandaj, kryen lartë. Të mos mendojmë më për të njëjtat gjëra, por të zgjohemi menjëherë dhe veprojmë sepse të gjithë e dimë kush janë çakejtë dhe kush janë viktimat. Mafiozët, që jo vetëm nënën Shqipëri por edhe nënën personale e shesin për disa lek, nuk u bëjnë asnjë përshtypje kritikat tona nga të cilat vetëm tallen dhe zgërdhihen, ata e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës së palarë. Pederastë të gërditshëm.
Për mua, gjëja më e lehtë për të bërë është të mendoj për veten si një magnet.
Një apel për patriotët dhe intelektualët e vërtetë:
Ju jeni magneti më i fuqishëm në univers! Ju keni një forcë magnetike që është më e fuqishme se çdo gjë në këtë botë, dhe kjo forcë magnetike e pabesueshme rrezaton në mendjen tuaj, e cila praktikisht të ndihmon të kontribuosh për Unitet Gjithëkombëtar. Të largojmë terrin. Të sjellim dritën. Të gjithë sëbashku në Unitet. Tërhiqemi nga njëri-tjetri sepse motra dhe vëllezër jemi.
***
PS: Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Qershor 1994.
“Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër, duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun.
(…) Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare.
(…) Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë kishte nga ata që i gjetën – fjalët që ngushëllonin, fjalët që frymëzuan,
fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut…”
***
Fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Gusht 1995.
“Bari i verdhë-gjelbër mund të jetë 2-3 metra i lartë. Frynë erë e butë. Në këtë qilim kodrinash janë transporti me ushqim, veshje, medicinë dhe armë, municion.
Shumica prej nesh kanë peshë të rëndë në shpinë. Ecim përpara të uritur dhe rraskapitur. Bari i ashpër ndeshet me fytyrat tona. Era është e fortë. Do të ishte shumë e kotë sikur të përpiqemi ta largojmë atë nga fytyrat. Me kohën mësohemi ta durojmë, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet të kujdesemi. Shkelim edhe mbi pengesa drurësh dhe gurësh, kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme të mos pengohemi dhe rrëzohemi. Nuk është e mundur për të parë më shumë se një ose dy ushtarë përpara. Bari është si një mur. Nga lart duhet të jetë një pamje e mahnitshme, kjo kolonë luftëtarësh në formën e gjarprit që marshon përpara. Por detyra jonë është shumë sekrete, askush nuk duhet të na shoh ndonjëherë nga ajri, edhe pse ka shumë që përpiqen.
Pandërprerë duken në qiell aeroplanë zbulimi, aeroplan bombardues dhe sulmues. Para se ata të kenë një shans për të na zbuluar, shtrihemi afër njëri-tjetrit në barin e dendur. Bimësia në këtë vend na jep një mbrojtje të mirë kundër agresorit. Nga koha në kohë ne duhet të kalojmë nëpër zonat e hapura. Atëherë tërë kolona e batalionit prej 473 ushtarësh ndahet në grupe më të vogla. Natën vendimtare për aksion kaluam lumin. Ne kemi ardhur me vonesë, në mesnatë, dhe batica është tashmë në rritje. Më tepër se gjashtë orë jemi të shtrirë duke pritur momentin e volitshëm që të mundemi me kujdes të depërtojmë në territorin e pushtuar nga armiku (…)
Ushtarët nikoqir i shtrojnë batanijet dhe shtrihen aty për të ra në gjumë. Ata nuk shtrihen kudo, por në një unazë rreth nesh, vëllezërve të mi të fushëbetejës, 14 luftëtarë të ardhur nga përtej oqeaneve. Zgjati do kohë derisa unë dhe miqtë e mi e kuptojmë se luftëtarët vendas na respektojnë dhe kujdesen më shumë për ne sesa për vetveten. Zgjohem pas disa orë gjumi dhe mendja ime pikërisht fillon të bredh mbi armikun që është i pozicionuar vetëm pak kilometra nga ne dhe betejës që afrohet (…)
Batalioni rreshtohet. Jepet “Urdhri luftarak për aksion”, u them:
“Luftëtarë, vishni gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit. Sepse ne nuk luftojmë kundër gjakut dhe mishit. Por kundër okupatorëve, terroristëve, principatave dhe pushteteve, kundër sunduesve barbarë të këtij terri. Nuk do të kursejmë fëlliqësirat. Toleranca bëhet një krim kur zbatohet kundër së keqes. Është dhuna e organizuar në krye ajo që krijon dhunën individuale në bisht. Fituesi ka të drejtë, sepse ai shkruan ligjet.”
(…) Një ushtar përpiqet të dezerton vetëm disa minuta para fillimit të përleshjes. I afrohem. Është i moshës sime, 18 vjeçar, beteja e parë e tij. Dridhet. Më vjen keq. I them me zë të ulët: “Shmangu prej betejës sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.” Dhe, luftoi si burrë…
***
Në shtator 2012, me disa miq-koleg dhe vëllezër të fushëbetejës që i përmenda më lartë, ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:
“Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin”.
***
PS: Ne (unë me miqtë-kolegët e mi) do të vijmë përsëri në atdheun e gjyshërve tanë në shtatorin e vitit 2022, dhe do ta përsërisim të njëjtën, me më tepër intensitet. Ditën që do të largohemi nga Shqipëria, do të shkruaj sa vijon:
Sonte rrugët janë mbushur me dashuri. Ne kemi zgjedhur t’i përgjigjemi mizorisë me afërsi, të zgjedhur për të përballuar urrejtjen me unitet.

__________

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nesër në Trevizo të Italisë mbahet festa e përvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës

0
Nga: Gëzim Muçolli
Me rastin e përvjetorit të pestë të shenjtërimit të Nënës së madhe të njerëzimit, nobelistes shqiptare Shën Nënë Terezës, komuniteti shqiptar i Trevizos organizon për herë të tretë Ditën e Shenjtores shqiptare.
Të shtunën me 18 shtator 2021 në qytetin e bukur Quinto di Treviso do të organizohet një manifestim i rëndësishëm kulturor dhe shpirtëror i cili tubon qytetarët italianë dhe mërgimtarët shqiptarë të cilët janë dëshmuar me punën dhe sukseset e tyre dhe të fëmijëve të tyre si një nga shembujt më të mirë të integrimit interkulturor në tërë Italinë.
Siç njohton veprimtari i dalluar, z. Bajram Desku kryetar i Shoqatës Kulturore-Humanitare “Shën Nëna Terezë”, në këtë ditë të shënuar autoritetet e komunës së Quintos në mëngjes do të organizojnë një takim me udhëheqësit e komunitetit shqiptar me ç’rast nga kryetarja e komunës zonja Stefania Sartori do të pritet me nderime të larta edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Lendita Haxhitasim.
Pas takimit protokollar në komunë, ambasadorja kosovare pritet të vizitojë edhe disa biznese të suksesshme të afaristëve shqiptarë si dhe do takohet me drejtues të tyre kryesisht mërgimtarë me prejardhje nga Kosova me ç’rast do të njihet me histori të suksesit dhe dëshirën e përhershme për të investuar në vendlindje.
Në orën 15 në vendndodhjen e shtatores së bronxtë të Shën Nënë Terezës e cila është dhuratë nga komuniteti shqiptar e inauguruar para tri vitesh, në sheshin pranë rrugës Guglielmo Marconi nr. 27,në udhëkryqin me rrugën San Pio X do të mbahet ceremonia solemne kushtuar jetës dhe veprimtarisë së saj e cila nderoi gjithë kombin me shembullin e saj frymëzues nëpërmasa planetare. Aty do të flasin disa nga autoritetet italiane nga komuna e Quintos, Provinca e Trevizos dhe Regjioni Veneto, udhëheqësi i Parrokias së Quintos, ambasadorja Haxhitasim, si dhe përfaqësues shqiptarë të Shoqatës së Quintos.
Pas mbylljes së pjesës ceremoniale sipas programit këshillit organizativ i festës ka organizuar në lokalet e Qendrës parrokiale të Quinto di Treviso në Via Graziati nr 2 një takim pune me kryetarët e shoqatave shqiptare si dhe drejtuesit e shkollave shqipe të Regjionit Veneto ku ambasadorja Lendita Haxhitasim do të bashkëbisedojë me ta lidhur me temat që i preokupojnë dhe motivojnë.
Gjithë veprimtaritë brenda manifestimit kulturor Dita e Shën Nënë Terezës dhe programi i vizitës së ambasadores së Republikës së Kosovës është përgatitur dhe do të mbahet me respektimin maksimal të masave mbrojtëse Anti-Covid 19 sipas rekomandimit të autoriteteve shëndetësore të Italisë.

Si është shndërruar SHIK-u në vegël të UDB-ës?

1
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Fëmijët e udbashve rankoviqist dhe titist të pasluftës se dyte botërore, janë shndërruar në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar në të rinj millosheviqist.
Në fakt baballarët e tyre kanë qenë njërzit e vetëm që kanë pasur monopol mbi krijimin e pseudo elitave intelektuale, politike, arsimore, kulturore, mediatike dhe religjioze në Kosovë.
Prandaj ia kanë hapur gjerë e gjatë rrugën djemve dhe vajzave të tyre për të mbërritur deri tek syri i uraganit, respektivisht deri te majat e hierarkisë politike, institucionale, kulturore, arsimore dhe religjioze.
Krerëve të SHIK-ut si duket u ka pëlqyer aq shumë talenti i tyre për spiunazhë, saqë fillimisht i kanë shantazhuar ata me dosjet e tyre klandestinë vetëm për t’i rekrutuar.
Ndërsa pasi që i kanë rekrutuar i kanë kthyer në lojtarë kryesorë të ekipit të tyre.
Prandaj ata e kanë zhvilluar dhe udhëhequr lojën e ndyrë të SHIK-ut, kush tjetër.
Sepse menjëherë pas çlirimit nga okupatori ata janë instaluar pikërisht me ndihmën, aminin dhe bekimin e krerëve të SHIK-ut në majat e hierarkisë partiake, shtetërore, publike, arsimore, kulturore, religjioze dhe mediatike.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe janë bërë lojtarë kryesorë të luftës vëllavrasëse dhe jo vetëm nxitës të rëndomtë.
Sepse krerët e SHIK-ut si duket me apo pa qëllim kanë harruar që këta talentë të paparë për spiunazhë janë supertalentë për tradhti.
Prandaj jo vetëm që nuk kanë arritur t’i fusin nën kontrollin e tyre, por ka ndodhur një paradoks i padëgjuar dhe paparë.
Ata e kanë futur SHIK-un së bashku me krerët e tij në kthetrat e UDB-es, e cila në ndërkohë është transformuar në BIA.
Sepse shumë sosh kanë qenë agjentë të shumëfishtë.
Në këtë konkludim kam ardhur pas një analize të fundamentuar shkencore të natyrës multidisciplinare.
Sepse hallkat e zinxhirit që i bashkojnë dy Shërbime Sekrete që do të duhej të kishin interesa diametralisht të kundërta ishin kombtarisht të krimbura.
Ose edhe më saktësisht, hallkat që kanë krijuar në mes tyre një koalicion jo parimor dhe paradoksal, ishin totalisht të devijuara njerëzisht dhe kombtarisht.
Respektivisht mutacione gjenetike, kombëtare, politike, kulturore, edukative dhe religjioze, prandaj si të tilla të panatyrshme.
Prandaj kemi pasur aq shumë koalicione të panatyrshme.
Si për shembull koalicion ndërmjet SHIK-ut dhe UDB-es, ndërmjet viktimave dhe vrasësve, ndërmjet Pdk-së dhe Ldk-së, e kështu me radhë.
Me një fjalë koalicione ndërmjet djajve dhe engjëjve.
Nga propaganda e tyre mediatike Kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti është shndërruar në armik të shqiptarëve, ndërkaq Sultan Murati në Kryehero të tyre!
Nga propaganda e tyre është manipuluar edhe shija e shqiptarëve prandaj kanë filluar të çmenden pas muzikës tallava, diplomave falco, krimit të organizuar, korrupsionit, plaçkës se buxhetit, shitjes së territoreve dhe manipulimit të tenderëve që kanë çuar në privatizim mafioz.
Ndërkaq në vend se të respektohen dhe dëgjohen këshillat e intelektualëve që i kritikojnë dhe prangosin vazhdimisht këto fenomene tepër të çmendura dhe të rrezikshme për ADN-në kombëtare dhe shtetërore, dëgjohen me vëmendje dhe respektohen deri në qiell këshillat e Shefqet Krasniqit.
Sepse ai e ka manipuluar shijen e tyre dhe i ka frymëzuar deri në qiell për t’u bërë armiq të vetvetes.
TIKA e afërt me qeveritë e Turqisë që nga paslufta në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, e sidomos në Kosovë, e përhap legalisht Anti-Shqiptarizmin. Ky Anti-Shqiptarizëm është zbuluar rrallë nga ndonjë atdhetar e kurrë nga shërbimet tona sekrete. Athua pse?
Sepse të jesh armik i Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë, dhe vëlla i Erdoganit dhe Sultanit do të thotë të jesh armik i vetvetes.
Ndërsa për t’ua humbur shqiptarëve fijen që po i shndërron indirekt edhe në vëllezër të Vuçiqit ai u thotë atyre që ka qenë në UÇK edhe pse kurrë askush nuk e di se në cilën Zonë ka luftuar, për sa kohë dhe me direktivën e kujt?
Prandaj, ai është Superstar i Mediave dhe jo kritikuesit e tij!
Që do të thotë se edhe shqiptarët që nuk janë fëmijë të udbashve kanë rënë lehtësisht viktimë e propagandës së tij.
Ky është vetëm një shembull signifikant se deri ku kemi arritur pa e hetuar fare.
Sepse e kemi nënçmuar dhe akoma e nënçmojmë rrezkun nga Lufta Speciale e Shërbimeve Sekrete të ish pushtuesve tanë, të cilat pikërisht pas çlirimit nga okupatori kanë qenë më aktive se kurrë më parë në Kosovë.
Sepse mungesën fizike ushtarake dhe policore në Kosovë ato e kanë kompensuar përmes riaktivimit të udbashve të fjetur shqiptarë, të cilët i kanë shndërruar në lojtarë kryesor të lojës së tyre të ndyrë.
Respektivisht në protagonistë kryesorë të politikës kosovare përmes shantazhimit me dosje klandestine që e përshkruajnë detajisht biografinë e tyre të krimbur dhe kalbur anti kombëtare dhe anti shtetërore.
Në aspektin pedagogjik, psikologjik dhe social sjellja e tyre është rezultat i një mendësie zvarranike, inferiore dhe skllëvërore që është ngulitur thellë në karakterin e tyre.
Ose më mire te them qe është shndërruar në mentalitet të robit.
Ndërkaq ky mentalitet ka depërtuar aq thellë në karakterin e tyre saqë ua ka helmuar me anti kombtarizëm edhe indet e kromozomeve.
E meqenëse këtyre individëve u mungon çdo ndjesi për komb, atdhe dhe shtet, ata sabotimin ndaj institucioneve shtetërore e kanë perfeksionuar aq shumë, saqë e kanë kapur komplet shtetin në dorë.
Prandaj jemi këtu ku jemi.
Sepse fronti i luftës së tyre speciale kundër popullit, atdheut dhe shtetit të tyre përbëhet nga shumë beteja të fëlliqura të cilat kanë ndodhur njëkohësisht dhe akoma vazhdojnë.
Prandaj mbrojtja prej tyre është kaq e vështirë.
E nëse krerët e shtetit nuk ndërmarrin masa urgjente për pastrimin e politikës, mediave, kulturës, fesë dhe edukatës shqiptare nga llumi udbash, lufta e suksesshme kundër zhdukjes së ADN-së kombëtare dhe shtetërore do të bëhet e pamundur.
Ose edhe më saktësisht, ne të gjithë së bashku do ta humbim atë, sepse do ta kthejmë rrotën e historisë prapa.
Lavdërim Muhaxheri dhe Irfan Aqifi që “me të rinj të tjerë myslimanë” i patën hapur “themelet e xhamisë së madhe” në Prishtinë përpara se të vriteshin si “luftëtarë të Allahut” në Lindjen e Mesme, përballë katedrales “Nënë Tereza”, por jo përpara Kishës Ortodokse të Milosheviqit … Si krijesa të shëmtuara të “një populli tjetër” që menduan ta krijonin përmes asimilimit të shqiptarëve në Muslimanë, edhe këta të dy nuk ka si të mos jenë përpunime të detajuara Anti-Shqiptare të UDB-ës, përkatësisht të BIA-s dhe shërbimeve të tjera sekrete Anti-Shqiptare, sidomos të shërbimit sekret të Turqisë.
Sepse nëse vazhdojmë kështu do ta humbasim përkrahjen e aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë që na kanë çliruar nga okupatori dhe na i kanë hapur gjerë e gjatë dyert për ta krijuar shtetin e dytë shqiptarë në Ballkan.
Sepse ne nuk jemi rastësisht këtu ku jemi por sepse kanë ndodhur gjërat e tmerrshme që i kam përshkruar më lartë.
Dhe jo vetëm që i kam përshkruar por edhe që i kam ndierë në lëkurën time së bashku me juve bashkatdhetarë të mi të dashur.
E kanë ndodhur sepse nuk e kemi pastruar me kohë politikën, fenë, kulturën, arsimin, edukatën dhe organet e sigurisë së brendshme shtetërore nga llumi udbash.

Një takim i ngrohtë me Sali Berishën në Tiranë

0
Në foto: Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi me Sali Berishën në Tiranë, udhëheqësin historik të demokracisë në Shqipëri. 
Nga: Jusuf Buxhovi
Me Sali Berishën, ish kryeministrin dhe presidentin e Shqipërisë, na lidhin ngjarjet e fundviteve të tetëdhjeta dhe ato të fillimviteve të nëntëdhjeta, ngjarje këto që kanë të bëjnë me rrënimin e monizmit si dhe fillimet e pluralizmit politik nëpër të cilat po kalonte shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë me të cilën u vunë në binarët e pakthyeshëm historik procesi i rrënimit të komunizmit si dhe lëvizja e shtetndërtimit, që çoi te shteti i pavarur si dhe themelimi i Partisë Demokratike në Tiranë , ndonëse në të dy anët i përcjellë me vështirësi të shumta, shoqërinë shqiptare, në njërën anë e nxori nga diktatura komuniste dhe në tjetrën anë, atë të Kosovës, nga pushtimi serb.
Në këtë zhvillim historik, intelektualët e Kosovës dhe të Shqipërisë, kishin një kauzë të përbashkët. Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë dhe dr Sali Berisha në Tiranë patën fatin që të jenë në krye të dy partive demokratike shqiptare që morën përgjegjësinë e kësaj kthese historike. Asokohe, te dy liderët shqiptarë udhëhiqeshin nga e njëjta kauzë, ajo që shoqërinë shqiptare do ta kthente kah perëndimi.
Në ato rrethana njoha Sali Berishën fillimisht si lider të pluralizmit dhe më vonë si kryeministër të Shqipërisë. Që të dy këto njohje ndodhën në Gjermani. I pari në maj të vitit 1991 në Berlin, në mbledhjen e OSBS-së kur Shqipëria u pranua anëtare e saj. Dhe herën e dytë, e takova në Bon, në vitin 1996, kur si kryeministër i Shqipërisë zyrtarisht vizitoi Gjermaninë. Si korrespodent i “Rilindjes” i akredituar në Bon mora pjesë në konferencën e përbashkët të kancelarit Kol me Berishën, ndërsa në mbrëmje edhe në pritjen që shtroi kancelari Kol për nder të kryeministrit të Shqipërisë në Bad Godesberg.
Gjatë takimit të djeshëm në Tiranë, pasi që ia dhurova disa nga librat e mia (“Kosovën – histori e shkurtër”, “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, “Dosjen B” dhe “Monën), duke u ndërlidhur edhe me veprat e mia që trajtojnë këtë problematikë, evokuam kujtimet e “kohës së madhe” siç e quajti ai dhe, po ashtu, me pietet kujtuam miqtë tanë që nuk janë më, të cilët ishin pjesë e atij rrugëtimit madhështor.
Berisha tha se përkundër sfidave me të cilat po përballohet kohëve të fundit, ndjehet i nderuar që ishte pjesë atij “rrugëtimi historik”, që shoqërinë shqiptare, në të dy anët, e liroi nga kthetrat e diktaturës komuniste dhe krijoi mundësitë që ajo tashmë të ec drejt bashkimit të pandalshëm…

Të dua, Glauk Konjufca!

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Maroj Adriatik Kelbmend Zeza t’u hulumtu me mikroskop mos po gjënë helbete naj konspiracion në vendimin e Qeverisë për ta hapur për Serbinë arkivin dhe ashtu të hapur të vendit tonë.
Por asgjë s’po gjënë, prandaj fytyra po i skuqet si speci i fanes, dhe me këtë po dëshmon që babai i tij udbash ka lënë gjurmë të thella në kulturën, edukatën dhe karakterin e tij tradhtar.
Adriatik Tinëzar Kelbmendi me karakterin e tij tipik për fëmijët e udbashve prishtinas të asaj kohe, po më shkon pafundësisht në nerva.
Të tillë ishin asokohe 50% të fëmijëve të Prishtinës.
E sidomos ata që e shihnin veten si alfa dhe omega të elitës intelektuale, politike, kulturore, arsimore dhe edukative të Provincës së Qelbur.
Sepse fëmijët e prindërve udbash të asaj kohe ishin të vetmit që kishin monopol mbi krijimin e elitave të vetshpallura intelektuale, politike, kulturore, arsimore dhe edukative, që në fakt ishin tufa bythlëpirëse të politikës shoviniste serbe.
Të tillët i kemi sot udhëheqës kryesorë të politikës dhe mediave kosovare.
Ky është rendimenti që po e korrim sot prej të mbjellave udbashe në atë kohë të trishtë.
Dhe përderisa këta fëmijë në moshën rinore e kanë veshur petkun e politikanëve për të dëshmuar besnikëri të paparë ndaj Serbisë Klerofashiste, për të njëjtën arsye e kanë veshur edhe petkun mediatik.
Dhe është shumë e logjikshme që ata më vonë nën petkun politik dhe mediatik janë dëshmuar si gjallesa dy këmbëshe të pavullnetshme, sabotuese, inerte, flegmatike, tinëzare, shterpe, servile, injorante, narcisoide, inferiore, lëkurë-trasha, kameleonike, tradhtarë dhe zvarranike, që ngrisin tym, pluhur dhe mjegull mbi të vërtetën.
Çka tjetër?
Ndërsa nën petkun mediatik janë dëshmuar si rojet më besnikë të mjegullës, tymit dhe pluhurit udbash serb mbi të vërtetën e hidhur shqiptare.
Sepse mjegulla, tymi dhe pluhuri ia humbin fijen të së vërtetës.
Prandaj kanë frikë nga hapja e dosjeve të hapura të arkivit shtetëror që po ashtu është i hapur për të gjithë, sepse SHIK-u menjëherë pas luftës i ka shantazhuar me dosje të mbyllura të arkivit të tij klandestin, për t’i shndërruar në lojtarë kryesorë të ekipit shikist.
Sepse krerët e SHIK-u me siguri kanë parë të ata talent të jashtëzakonshëm për spiunazhë.
Mirëpo krerët e SHIK-ut si duket kanë harruar që ata kanë talent edhe më të madh për tradhti.
Talent më të madh se 97% të qytetarëve të Kosovës.
Dhe pikërisht këta supertalentë të spiunazhes dhe tradhtisë e kanë futur SHIK-un në kthetrat e UDB-es.
Sepse në shumicën e rasteve kanë qenë agjentë të shumëfishtë.
Në anën tjetër pranë Glaukut madhështor, Adriatik Udbashi duket si paçavurë.
Dhe kjo është e vetmja gjë që po më pëlqen në këtë emision.
E madje që po më pëlqen shumë.
Të dua Glauk.