Kreu Blog Faqe 1599

Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une

2
 Nga: Dr. Nikë Gjeloshi
-Autori i emrit të UÇK-së është Nikë Gjeloshi-

Xhavit Haliti ne një intervistë në „Pressing T7“, me 16.08.2021 (min.74:40-75:43), deklaron se ai është autori i emrimit të UÇK-së: „Po, unë jamë. Po, unë kam propozue, LPK-ja e ka miratue, Kryesia e LPK-së, në vitin 94. Ka pasë veprime, ka pasë ashtu, tani ni moment ka ardhë kemi thanë çka me ba? Diskutimet ska nevojë, po ka pasë propozime; per shembull pas ni aksioni qe te emrohet nisiti gueril Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ky ka qenë ni nder propozimet. Asht arsyetue ai propozim, qe te mos hyjmë ne detale, ka fillue, ka metë UÇK dhe asht krye ajo punë….“.

1.Xavit Haliti disa javë para se të mbahej takimi i LPRK-së, me 17 nëntor 1994, në emer të Kryesisë se LPRK-së (Dajës-Fazli Vliut e Abazit-Ali Ahmetit), kerkon takim me mue „per ni konsultë“, në Zürich. Unë e caktoj takimin në „Restorantin Kely“, Farbhof/Altestetten. Aty do te bisedojmë per problemet në organizimin ushtarak. Kohë ma parë per ato probleme kisha bisedue me Fehmi Lladrovcin i cili shoqërohej me Abazin (A.Ahmetin). Xhaviti (Zeka) me thot: „Sipas rekomandimeve te kryesisë se LPRK kërkohet mendimi Yt per emrimin e formacioneve luftarake, nese sperthen lufta.“ Ai, i thekson disa emertime qe perfolen nder ata, edhe emertimin „Njesiti Gueril …“, qe e thot në „PresingT7“ (me 16.8.21).

Unë, u rekomandoj: „Nese shperthen lufta e amatosur në Kosovë ato formacione mund te emrohen vetem Ushtri Çlirimtare“! Xhaviti me pohon se „do ta perjellë ket mendim t‘uaj.“

Xhavit Halitin, me Azem Sylen, herën tjeter do ta takoj në shkurt 1998 ku rastësisht takohemi ne të njetin aeroplan, qe po udhëtonim, nga Zürichu per në NewYork. Edhe atëherë do tˋme kerkon t’u ndihmoj ta „hapin një pikë“ në NewYork, gja qe edhe ndihmoj.

Ne një debat në KTV, në vitin 2010, Xh.Haliti nder tjera deklaronte se „Ai i kishte dhanë emnin UÇK-së…“. Unë, mbase po e percjellja ate debat përmes TV-së, sapo kryhet debati, i shkruej një SMS: „… si nuk t’u kujtue takimi, në Farbhof/Altestette të Zürichut, kur ua rekomandova emertimin Ushtri çlirimtare?“ Nuk ka pergjigje. Disa ditë ma vonë e takoj ne Kafeterinë e Kuvendit qe ende funksiononte në hyrjën perëndimore. Aty, ia thom të njejtat fjalë qe ia kisha shkrue përmes SMS. „Pse me thanë Unë, Ti ske qenë me Ne në Organizatën tonë“, reagon Xhaviti. Megjithatë, kam mendue se ai ne deklarimet tjera do ta pohon të verteten! Sapo ndahem me te, po aty në Kafeteri, e takoj Emrush Xhemajlin (deputet) i cili bashk me ca shokë nga Maqedonia, po me pritnin per një konsultë qe kishte te bejë me problemin e patundshmerisë-shtepisë qe në Shkup babai Kola i kishte lanë trashigimi vajzës se vet Gongje Bojagjiut-Nënë Terezës, e cila patundshmeri po i tjetërsohej nga Shteti.

2.Xh. Haliti ne atë intervistë, në „Pressing T7“ (16.08.21), pohon edhe se „…. ne fillim ka qenë Ramush Tahiri, ma vonë Nikë Gjeloshi, „njeri ka qenë minister i punët te brendshme, tjetri i mbrojtjes…“. Ma tutje: „Nikë Gjeloshi e Ramush Tahiri… Ka pasë disa grupe të tyre …“, gja qe rezulton se atë kohë nuk e ka të qartë se kush qfar funksioni ka?!

Ne fakt, per shkaqe sigurie te ministrave dhe njerzve te strukturave institucionale qe po ndertonim, pos një grupi të ngusht te autoriteteve kryesore, kanë qenë te rrallë ata persona qe fillimisht kanë ditë kush është Minister i Mbrojtjes e kush i Punëve të Brendshme, te pakten formalisht. Edhe kur ndonjeri me ka pyet se a jamë Unë minister i mbrojtjes e kam injorue pergjigjen, sado qe ca bashkëpunëtor të afert e ca miq kanë patur dijeni. (Shih, ASHAK „Akte te Kuvendit të Republikës së Kosovës 2 korrikut 1990-maj 1992“, Prishtinë 2005) dhe në librin tim „Ministria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991-1995“, Prishtie 2015 e Zagreb 2017).

Ramush Tahirin, tashmë i ndjerë, atë kohë e kam autorizue Unë qe t‘i kontakton oficerët e ushtarët qe braktisnin Ushtrinë Jugosllave dhe luftën, derisa te arrijë Unë. Pas ca javesh, me te arritur ne Slloveni do t’i takoj ata ushtarakët e shumë luftetarë në Slloveni, Kroaci e vende tjera në Europë. Do te filloj strukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i ofrue e sistemue, pa dallim ideologjie, te gjith ata shqipëtarë qe deklarohen se do të veprojnë per çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ne strukturën e mbrojtjes e sistemoj edhe grupin e Bekim Berishës-Abe bashk me Fehmi Lladrovcin-Feja, me të cilet njifësha nga vitet e 70-ta, dhe ishin miq te mi të dashtun. (Shih: dokumentet unikate, provat e deshmitë e publikuara ne Librin tim „Ministria e mbrojtjes…“.

Ne ketë kuptim, ne saj të bisedimeve me drejtuesit e LPRK, në Zürch, me 17 janar 1993, i ngarkuari i LPRK per jasht vendit, me 6 prill 1993 ma dorëzon Listen me emrat dhe të dhënat e 30 personave „… qe do të shërbejnë per qellime kombëtare“! Ne Listë nen nr.1 është Xhavit Haliti. Ata emra Unë i sistemoj ne strukturën e Ministrisë, në Sektorin e veqantë“. (Shih, në Librin tim „Ministria e Mbrojtjes…, Zagreb 2017, f. 86, paragrafi i dytë Fuss 126).

Ne shtojcë pjesë të Faksimilit të Dokumentit të LPRK.

3.Regjimi okupues i Serbisë, ne vitin 1993/94, do t‘i burgosë e denon me burgim të rendë, nepër Gjykatat serbe në Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë), gjashtë grupe të shqiptarëve të strukturave: LPRK, LKQK, të Mbrojtjes, Policisë e individ te cilët do të denohen me 471 vjet burg të rendë. Në qershor te vitit 1995, Gjykata Supreme Ushtarake e Jugosllavisë në Beograd, mue-Nikë Gjeloshin „…si minister i mbrojtjes i Republikës se Kosovës në exil…, per organizimin e luftës se armatosur kunder Shtetit dhe popujve të Jugosllavisë…“, me denon në mungesë me 10 vjet burg te rendë. (Vendimi: Vojni Vrhovni Sud Federativne Savezne Republike Jugosllavije, ll-Sud, Br.18816/95, Beograd 18.Jun 1995).

4.Per shkak te mosfunksionalizimit te institucioneve shtetrore, veqmas nga fillimi i vitit 1995 deri ne marsin e vitit 1998, do të krijohet vakuum institucional. (Shih, ne Libra te mi: Ministria e Mbrojtjes…, dhe Kosova 1999 as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar, Tiranë 2002, 2004, si dhe Raportin e punës se Qeverisë se Republikës së Kosovës per periudhen tetor 1991-dhjetor 1999, Prishtinë 2000, f.12, 13,…).

Nga marsi i vitit 1998, pas luftës heroike të Familjës Jashari, në krye me heroin-legjendë Adem Jasharin, bëhën perpjekje per unifikimin e luftetarve per liri nen një akronym UÇK/Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kam veprue dhe kam ushtrue ndikimin tim qe në ate Luftë Çlirimtare kunder okupatorit-Serbisë të ketë vetem një Ushtri-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Haliti ne ketë paraqitje te theksuar në „PressingT7“ (16.08.21), edhe ne paraqitjet e mehërshme në masmedia, per shumë nga zhvillimet e asajë kohe i ngatërron ngjarjet…

5. Per luften e UÇK-së per liri e pavarësi, janë publikue shkrime e libra të shumta. Mund te konsultohet edhe libri im „Kosova 1999 as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar“, Tiranë 2002, 2004, si dhe publikime tjera te mia qe janë bazë e historisë se re politike të Kosovës. Ato publikime mbeshtetën ne veprimtarinë time praktike politike, si protagonist i asaj periudhe: me dokumente, deshmi e fakte per zhvillimet politike para, gjatë luftës se UÇK-së dhe me pas; si dhe per miqt qe me kanë mbeshtetë ne idetë per pavarësinë e Kosovës.

Zvicër, 23.08.2021

Politikanë …, mos vajtoni, por veproni !

0
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Pjekuria trupore në kombinim me papjekurinë mendore e dërgoi Marigonen në duart e xhelatit.
Nuk ka ditë që nuk e vërej këtë fenomen në Kosovë.
Femra të reja në trupat dhe fantazitë e të cilave vlonë jeta, vënë grim në fytyrë për t’u dukur më të vjetra.
Meshkujt shqiptarë që edhe ashtu kanë dobësi me tonelata në karakterin, kulturën dhe edukatën e tyre, mezi presin të hyjnë në lidhje intime me femrat adoleshente, që mund të jenë vajzat e madje edhe mbesat e tyre.
Prandaj tragjedia është e paraprogramuar në gjenet e tyre të pista.
Në shumicën e rasteve janë tipa inferior, respektivisht të kompleksuar, të prapambetur, të dhunshëm, të shëmtuar dhe të parealizuar, që nuk i duron as toka, aq të poshtër, të pangopur dhe të pamëshirshëm që janë
Prandaj se kanë fare dert nëse për shfryrje të një epshi të tyre, e shkatërrojnë një jetë.
Fatkeqësisht shumë gjëra të fëlliqura ndodhin tinëzisht edhe brenda familjeve shqiptare, por ne jemi një popull aq i pavlerë dhe i pafytyrë, sa që për ta ruajtur fytyrën që se kemi, e fshehim të keqen nën tepih dhe vazhdojmë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, vetëm e vetëm pse keqbërësi është një familjar i yni.
Ta pshurrsha atë familje që e mbron keqbërësin nga ndëshkimi.
Ajo familje që e fsheh krimin për ta ruajtur fytyrën që se ka, dhe kriminelin e saj nga ndëshkimi, është thjesht një familje e rrezikshme dhe kriminale.
Sepse në këtë mënyrë vetëm sa e multiplikon me numrin 1000 dinakërinë dhe pafytyrësinë e saj, si dhe rrezikun për viktimën e radhës.
Unë shpesh çuditëm që femrat shqiptare ende i gëzohen martesës me meshkuj shqiptarë, kur i analizoj sesi sillen me gratë e tyre disa dhjetëra njerëz që i njoh tërë jetën.
Ne duhet t’ia caktojmë një herë e përgjithmonë një diagnozë të saktë vetvetes për t’u shëruar përmes një terapie të saktë nga prapambeturia, paftytyrësia, dinakëria, pakultura, dhuna dhe krenaria e rrejshme që është e ngjashme me krekosen e gjelave kokorez.
Fakti që e kemi seksualizuar moralin duke besuar se ai banon nën brekë, është dëshmi për një krijim parakushtesh optimale për lulëzimin e fanatizmit ndërmjet partnerëve.
Sepse ata i nënshtrohen rregullave dhe botkuptimeve patriarkale dhe fetare për moralin që ngatërrohet me fjalën seks, prandaj ia lejojnë mashkullit kontrolln e plotë mbi organet seksuale femërore.
Thua qe seksi që është gjëja më e natyrshme në botë është krim, prandaj personi që e praktikon duhet të ndëshkohet me privim nga jeta, ndërsa ai që e privon nga jeta duhet të shpallet hero, sepse e ka ruajtur nderin e vrimes së gruas së tij dhe fytyrën e rrejshme të familjes.
Në fakt seksi kur bëhet me qef s’ka asgjë të përbashkët me nder, fytyrë, pafytyrë dhe familjare, por me kënaqësi individuale.
Thjesht është një nevojë biologjike që nuk vranë askënd, përkundrazi i kënaq dy apo me tepër individë..
Natyrisht diçka tjetër është seksi i dhunshëm.
Ai duhet të ndëshkohet me metodat më rigoroze.
Sepse ne kur nuk druajm nga ndëshkimi me varje në litar, jemi të rrezikshëm si bishat dhe si dhelpra tinëzarë.
Ne këtë e dëshmojmë për çdo ditë në çdo fushë, sferë dhe lëmi, e sidomos në politikë.
Sepse nuk lëmë gjë të keqe pa bërë në momentin që kemi pushtet ndaj të tjerëve.
Mashkulli shqiptar demonstrimin e pushtetit të dhunshëm e fillon qysh në rininë e hershme ndaj motrave të tij, pastaj e vazhdon ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, e krejt në fund nëse i vjen shansi edhe ndaj popullit dhe shtetit të tij.
Prandaj kur unë flas haptas për çdo dukuri negative, qoftë edhe përmes humorit të zi, thyerjen e tabuve e paramendoj si uvertyrë në shok terapi.
Sepse transparenca, sinqeriteti dhe korrektësia janë parakushte bazike për t’u shëruar nga dinakëria, jo sinqeriteti, pakorrektësia, fanatizmi, hipokrizia, psikopatia, narcizmi dhe sadizmi.
Kështu që kur ndodhin gjëra të tmerrshme, politikanët nuk duhet të vajtojnë dhe shkruajnë poezi por të aftësojnë përmes krijimit të kushteve optimale sa më shumë psikologë për diagnozë të saktë dhe terapi, përndryshe lirisht le t’shkojnë në shpi.

Shtypi grek kundër Elena Kocaqit, historianja: Jam e gatshme të ballafaqohem me çdo historian profesionist grek apo te huaj

1
Elena Kocaqi, historiane, Tiranë
Edhe gazeta e madhe greke Prototema dhe disa te tjera gazeta kane botuar sot shkrime me deklerata e mija publike me titull: Shqiptaret jane te vetmit trashegimtar te grekeve antik.
Ose e thene me qarte shqiptaret jane te vetmit paraardhes dhe pasardhes te grekeve antik.
Mire qe kane studiuar mire intervistat e mija, por duhet te shohin edhe faktet historike ne liber. Nese jane te zotet dhe kane fakte le ti hedhin poshte. Te gjithe shqiptaret qe kane kryer analizat e adn ne perendim jo rastesisht dalin sot si grek antik, pasi rrjedha historike tregon te njejten gje qe eshte sqaruar edhe tek libri im i fundit Pellazget- Origjina e Shqiptareve.
Greket antik ishin po pellazg dhe ilir si shqiptaret sot. Une kesaj çeshtje do i shkoj deri ne fund se kam edhe materiale te tjera te pa botura ende. Jam e gatshme te ballafaqohem publikisht me çdo historian profesionist grek apo te huaj.

Kryeministri Kurti priti në takim Gjon Muharremajn, këngëtarin që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”

0

Prishtinë, më 23 gusht 2021

Krejt çka dëshiron Gjon Muharremaj është që muzika e tij të lë gjurmë te njerëzit, qoftë gëzim apo melankoli. Thjesht unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme, tha këngëtari shqiptaro–zviceran gjatë bisedës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin në zyrën e tij.

 Kryeministri Kurti e përgëzoi këngëtarin për emocionet që ju dhuron njerëzve me zërin e tij të kristaltë dhe për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen kulminante në garën e Eurovisionit 2020, ku ai përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’univers”.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij stepë pa joshje shikuesin apo dëgjuesin. Ti Gjoni e ke arritur këtë në ‘Eurovision’”, i tha kryeministri fituesit të vendit të tretë të garës evropiane të këngës.

Gjon Muharremaj e falënderoi kryeministrin për vlerësimin dhe tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është. “Për mua merr më shumë kuptim kjo krenari meqenëse unë jam fëmijë i një babai nga rrethina e Suharekës në Kosovë dhe e një nëne nga rrethina e Tiranës, në Shqipëri”, tha ai.

Gjon Muharremaj, performon me nofkën Gjon’s Tears (Lotët e Gjonit). Ky emër i referohet një përjetimi të fëmijërisë, kur si nëntëvjeçar kishte performuar në piano për gjyshin e tij, të cilit i kishin rrjedhur lotët nga emocioni teksa i nipi këndonte. 

Këngëtari 23- vjeçar, që me zërin e tij unik ka fituar admirimin e miliona adhuruesve anekënd globit e njoftoi kryeministrin për planet që i ka në të ardhmen, ofertat e shumta muzikore dhe koncertet që planifikon t’i realizojë në vendlindjet e prindërve, si edhe nëpër shtete të tjera të Evropës, gjithnjë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit. “Po provoj të jem një dritë e vogël në këtë situatë të pandemisë”, tha ai.

Kryeministri Kurti: Nëse albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet

0

Prishtinë, 23 gusht 2021                                                                                                

Prodhimi i multidisiplinaritetit, relacioni i hollë i metodës me përmbajtjen, cilësia e shqipes dhe formëzimeve të saj letrare dhe kulturore, janë tri detyrat e përhershme që i kam ndeshur gjatë jetës në merakun e zëdhënësve tuaj, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para studiuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare, profesorëve dhe zyrtarëve të institucioneve universitare dhe shtetërore, në ceremoninë e hapjes së edicionit të 39-të të Seminarit  Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare.


Për pikën e tretë, kryeministri tha se kemi një rënie në plan të përgjithshëm. “Besoj se po shpreh shqetësimin tuaj në këtë pikë. Drejtshkrimi dhe leksiku janë dobësuar nga tre shkaqe: 1. shkëputja e sistemit arsimor, për shkak të ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete (duhet të mendojmë këtu edhe arbëreshët e Italisë), për shkak të aparteidit serb, për shkak të çoroditjes së sistemit arsimor gjatë dekadave të fundit; 2. Mësymja e teknologjive dhe mediumeve të tyre e sidomos thjeshtimi dhe rrallimi i shkrimit që kërkohet prej tyre; 3. Fakti që pjesa më e madhe e shqiptarëve janë larguar prej trojeve këto tri dekadat e fundit (pa përfshirë ata që kanë shkuar më herët)”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se nëse ndiqet teza themelore se albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet në një pjesë të trupës së tyre.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 I nderuar drejtor Munishi,

E nderuara drejtore Dhurata Sheri,

I nderuari kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja,

Të nderuar anëtarë të Akademisë dhe profesorë, Rexhep Ismaili, Eqrem Basha, Mehmet Halimi, Zejnullah Rrahmani

I nderuar rektor, Naser Sahiti,

I nderuar ministër, Hajrullah Çeku,

E nderuara zëvendësministre, Edona Maloku,

I nderuari drejtor i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi,

E nderuara dekane e Fakultetit Filologjik në UP, Lindita Rugova,

Të nderuar profesorë, studiues, zonja e zotërinj,

Kam nderin të jem në mes jush sot. Jo vetëm nderin të jem mes punonjësish shkencorë, akademikë dhe universitarë, por edhe në mes të problematikës që vlerëson nga afër cilësinë më intime të marrëdhënieve me mendimin, gjuhën. Unë kam aq formim prej lexuesi sa për të kuptuar që shkalla e intimitetit të gjuhës me mendimin është aq e lartë sa që ky relacion nuk mund të krijojë ndonjë kahje përparësie. Ndoshta mendojmë sa flasim, e ndoshta flasim sa mendojmë. Dhe në këtë pikë e mbi këtë pazgjidhshmëri mbështetet kultura dhe krijimtaria. 

Kam po aq formim shkencor sa për të kuptuar diçka që është thelbësore në vështrimin tim. Shkenca është një korpus i përbërë nga lëmi specifike shkencore. Përgjatë historisë së saj, shkencat nuk kanë dhënë vetëm informacion hipotetik-deduktiv, nuk është se vetëm kanë grumbulluar përfundime shkencore, por, secila shkencë herë pas here, në kohë revolucionesh shkencore, ka propozuar edhe metodë.

Shkenca nuk është vetëm teori e praktikë, por edhe metodë. Shkenca është njëherish metodë dhe përmbajtje. Që prej Descartesit që vlerësonte gjeometrinë si shkenca më metodë, deri te problemi i ndarjes normal/patologjik me Claude Bernard. Shkenca nuk është vetëm një procedurë njohjeje, as një objekt i thjeshtë historie, por mbi të gjitha një transformator i madh perceptimi. Nga kjo veti e fundit, rrjedh se ajo është prodhues kulture.

Në këtë dritë e keni parë gjatë viteve, ju studiuesit, albanologjinë, si një shkencë të një objekti special në kuptimin e intimitetit, mes gjuhës dhe mendimit, por edhe si një vend special të lëndës, mes perceptimit dhe kulturës. 

Me këtë dua t’ju them veçantinë tuaj, mbështetjen që duhet të keni, por edhe kompleksitetin e përgjegjësive që ju bien mbi supe. Më duket se, sa më shumë është specifike një shkencë në gjuhë e në përmbajtje, aq më shumë ajo përfshin në vete dijen dhe vetëdijen e shkencave të tjera. Dhe në këtë pikë, më duket se kam kuptuar drejt Auguste Comte. Sepse, albanologjia si gjuhësi është hulumtimi i formave të të thënit në një gjuhë të caktuar, është perceptimi singular që lind nga një gjuhë e caktuar, është tërësia e figurave të stilit që lindin në letërsinë e një gjuhe të caktuar.

Nëse albanologjia e ka për detyrë të jetë shkenca më singulare që propozojmë ne shqiptarët, nëse, më falni për ëndrrën e fortë, ajo mund të sjellë edhe një risi në metodë diku-diku, kjo do të vijë nga rritja ndërdisiplinore e punës suaj, nga bashkëpunimi juaj me fakultete të tjerë të njeriut. Dhe kjo jo vetëm me letërsinë dhe historinë, por edhe me filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, madje edhe me integrimin në ekipet tuaja të matematikanëve. Në bazë të kësaj përfshirjeje, ne mund të shpresojmë një gjenerim edhe të universitetit në tërësi, në subjektivitet, vullnet dhe në përfytyrim. 

Pra, nëse mendoni dhe ndiqni tezën themelore se albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet në një pjesë të trupës së tyre. Natyrisht që shtysa për një albanologji vjen nga fakti se gjuha shqipe mendohet që të ketë disa specifika, lashtësinë dhe morfologjinë e saj. 

Kështu që tri duket se janë detyrat e përhershme, të cilat nuk jam unë ai që i formuloj, por që i kam ndeshur gjatë jetës në merakun e zëdhënësve tuaj: prodhimi i multidisiplinaritetit, relacioni i hollë i metodës me përmbajtjen, cilësia e shqipes dhe formëzimeve të saj letrare dhe kulturore. 

Për pikën e tretë, duhet të themi se kemi një rënie në plan të përgjithshëm. Besoj se po shpreh shqetësimin tuaj në këtë pikë. Drejtshkrimi dhe leksiku janë dobësuar nga tre shkaqe: 1. shkëputja e sistemit arsimor, për shkak të ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete (duhet të mendojmë këtu edhe arbëreshët e Italisë), për shkak të aparteidit serb, për shkak të çoroditjes së sistemit arsimor gjatë dekadave të fundit; 2. Mësymja e teknologjive dhe mediumeve të tyre e sidomos thjeshtimi dhe rrallimi i shkrimit që kërkohet prej tyre; 3. Fakti që pjesa më e madhe e shqiptarëve janë larguar prej trojeve këto tri dekadat e fundit (pa përfshirë ata që kanë shkuar më herët).

Ne duhet pra të synojmë në shkencën më të lartë të shqipes, por dhe në pedagogjinë më krijuese dhe më operative të saj, kudo që janë shqiptarët. Natyrisht që këtu mendohet si faktor i fuqishëm mësimi i shqipes nga mësuesit tanë në mërgatë dhe shqipja si disiplinë në universitete të huaja.

Ne zotohemi për përpjekje maksimale e besoj që bashkarisht edhe sukseset nuk do të mungojnë.

Ju faleminderit.

Dr. Gëzim Alpion: Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi (1966-2021).

0

Ti që ikën

0

Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishash, legjenda shenjtorësh, shpella heremitësh. Ti që ikën dhe s’ke frikë se mallkimi i tyre do të ndjeki në fund të Botës, s’je shqiptar. Je stërkopil turku.
Nëpër katundet shqiptare ka njerëz të urtë që kanë zgjedhur të bëjnë jetët e tyre modeste në qetësi. Mbjellin, korrin, mbarsin gratë, rritin çiliminjtë, falen në Kishë ose në Xhami. Ti që ikën dhe jetën e përkorë të shqiptarëve shembullorë e përbuz, me siguri je stërnip greku.

Nëpër krahinat tona jetojnë dijetarë të veçuar që të mahnisin duke ta rrëfyer historinë fijepërpe. Jo si e tregojnë soc-historianët tanë burokratë rrogëtarë mercenarë të shitur, por si ka ardhur gojë më gojë nga lashtësia. Ti që ikën me të drejtë nuk beson se në Shqipëri ka dijetarë të heshtur. Sepse je stërlëng serbi.
Shqipëria ka peisazhe të magjishme që ja kanë ndezur shpirtin dhe fandaksur zemrën: Naimit, Nolit, Fishtës, Lasgushit, Kadaresë. Ti që ikën, atje ku vete, dridhesh e strukesh 24 orë me makthin e mbijetesës. Dhe nuk e di, e as kurrë nuk do ta dish, ku bie shpirti e fandaksja, aq më pak cilët janë Ata që ndizen e digjen si qiriu.
Shqipëria ka vende aq të bukura sa me të ik menia e kres’: Relieve danteske, dushknaja shekspiriane ku natën dalin magjistricat, katunde me ndërlikime dostojevskiane, zabele si ai ku bëri duel Pushkini, që kur i sheh të mbushen sytë me lotë. Kot lodhem. Ti që ikën, nga Bukuria e lotëve dhe lotët e Bukurisë s’ke asnjë ide.

Ti që ikën me siguri ke dëgjuar, për shembull, për piramidën e Keopsit që ka këto e ato të fshehta gjeometrike, matematike, inxhinierike, mahnitëse që kanë lidhje me pozicionet dhe këndet ndaj Diellit, hënës, yjve, yllësive. Ti që ikën, ikën, mes tjerash, edhe sepse nuk e di se Kishën e katundit tënd, apo Manastirin diku aty rrotull, nuk e kanë bërë budallenjtë si ty që ikën, por inxhinierë, matematicienë, astronomë, piktorë, nga më të mëdhenjtë e botës përmes kalkulimesh mahnitëse gjeometrike, historike, artistike, edhe më të sofistikuara se piramidat e Egjiptit.
Ka ca vjet në fshatrat tona mbajnë dhi’. Kopetë e dhive zënë rrugën duke kaluar tërthor. I them çobanit: Hej, mos u ngut, leri të ikin, me rregull, Ladies first. Kopeja e dhive e kuptojnë çfarë i them çobanit, dhe hap rrugën. Kopeja jote dhe e shokëve të tu që ikni drejt territ, s’keni tru as sa një dhi’.

Ka ca lugina dhe ca pllaja nëpër Shqipëri, ku aromën e mollëve, dardhave, kumbullave, rrushit, qershive, manaferrave, i nakatos era dhe bën parfumin më marramendës që se bën dot asnjë laborator, asnjë industri. Ti rrënjëshkuluri i pandjeshëm me shqisa të mangëta që ikën, nuk ke asnjë ide mbi atë parfum, ku ndodhen ato lugina e ato pllaja.
Të huajt që vinë atje prejnga ti ikën, shkallojnë nga trutë e kokës për ushqimet tona bio. Ti që ikën, s’bën asnjë dallim bio e stërbio. Ti që ikën do vetëm të ngopesh me produkte sa më të lira supermarketesh popullore me mish si kashtë, kos ai llastik, fruta të degjeneruara.
Ti që ikën edhe pa pasur asnjë difekt karakterial apo ndonjë problem tjetër, vetëm pse ikën, atje ku do shkosh do jesh një qytetar i dorës së dytë, një puthador, një hyzmeqar, prej të cilit, disa vjet rrjesht, askush nuk do presi ndonjë gjë tjetër përveç larjes së pjatave dhe pastrimit të haleve.

Ti që ikën, meqëse e konstaton shpejt sa e vështirë është të zësh rrënjë, nga inati, atje ku shkon, bën gjënë më të ligë mbi dhe’, shan Shqipërinë. Kësisoj je më i zi se serbi, më dinak se greku, më halldup se turku, je çun oficeri.
Ti që ikën dhe atje ku shkon, me kokën këndej, llap për politikë me gjuhën e Zërit të Popullit. Domethënë je një klysh kurvi që duhet me ta zhyt kokën te kazani i valuar ku lan pjatat e zbrazura nga ata që të shohin dhe të shfrytëzojnë si qënie e ulët, si bastard.
Ti që ikën, dhe atje ku shkon bërtet e çirresh se nuk duhet të presim afganë, je një zemërgur dhe shpirtkatran që s’e ke shokun në dynja.
Ti që ikën me idenë të kthehesh kur Shqipërinë ta kenë ndrequr ata që nuk ikin, je një skarcitet biologjik, një lapsus i Natyrës, një plehër.

Ti që ikën, dhe nga pasiguria se ku do shkosh e çfarë do bësh, ikjen e lidh me dërrdëllitje jopo kjo qeveri jopoajo qeveri, je thjesht dhe vetëm një ndyrësirë, një pisllëk i paevitueshëm, një ekskrement shoqëror.
Ti që ikën sot, mos kij asnjë dyshim se në Diktaturë nuk do ishe kurgjë tjetër veçse një spiun që do spiunoje ata që donin të iknin.
Ti që ikën, thua me vete: Iku Naimi, iku Noli, iku Kadarea, pse të mos iki dhe unë. Po e the këtë, nuk ke ikur nga Puka, nga Mirdita, Përmeti, Shkodra, Myzeqeja etj. Ke ikur nga ment’ e kokës.

Kur prostitutat politike e kushtëzojnë klientin e tyre të radhës me virgjinitet

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Ju që keni kontribuar me fjalët dhe veprat tuaja në krijimin e këtij Tualeti, Pufi dhe Cirku politik, ekonomik, edukativ, kulturor, arsimor, social, shkencor dhe ambiental, të kërkoni prej meje ta përshkruaj të njëjtin me fjalë të përzgjedhura, edhe pse po e ndjejë në lëkurën time, kundërmoj me hundën time, dëgjoj me veshët e mi dhe shoh me sytë e mi, është njësoj sikur prostitutat e Pufit t’i kushtëzonin klientët e radhës me virgjinitetin e tyre.
Apo sikur pronari i Tualetit Publik, të kërkonte nga pastruesja ta ruajë higjienën e fekaleve nga uji, sapuni dhe shamponi.
Me një fjalë pronari i tualetes publike kërkon prej pastrueses së tij që t’ia mirëmbajë higjienën e mutit.
Dhe pikërisht me këtë vetë-disiplinë apo vetë-censurë etike dhe morale po më kushtëzojnë mua krijuesit, mirëmbajtësit dhe moralistet e Pufit, Cirkut dhe Tualetit publik dhe politik në Kosovë.
Imagjinojeni sa larg shkon pafytyrësia e tyre.
Sepse këta njerëz janë aq injorantë, konfuzë, analfabetë, hipokritë dhe cinikë në kokat e tyre, saqë besojnë se fjalët vagjinë, vithë, penis dhe cica janë banale edhe pse pikërisht këto katër organe i duan më së shumti.
Në fakt ata shpesh këto katër organe i ngatërrojnë me imoralitet, sepse besojnë që morali banon nën brekë.
Sepse Shefqet Krasniqi i ka mësuar që t’a kenë kontrollin edhe mbi brekët dhe organet seksuale të femrave të botës, sepse vetëm në këtë mënyrë shërohet xhemati i tij i pavlefshëm nga inferioriteti, respektivisht nga kompleksi i vlerës se ulët.
Prandaj shqiptarët i ngatërrojnë gjërat bazike të cilat nuk i ngatërron asnjë popull i Oksidentit, por vetëm popujt e Orientit.
Prandaj seksin që është gjëja më e natyrshme në botë e quajnë imoralitet, ndërkaq gënjeshtrën, hajninë, mashtrimin dhunën dhe krimin “Delikt të Gentleman-it”.
Sepse politika dhe feja e prapambetur i ka lënë tmerrësisht prapa.
Për atë arsye liderve të tyre narcist, psikopatik, kleptoman dhe sadist u them me lehtësi të paparë :
Pušite kurac i jedite govna kreteni jedni bezobrazni, nepismeni i glupi.
A e keni të qartë apo duhet t’ua vizatoj?

Fakte interesante rreth Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, Shën Nënë Terezës, apostullit modern të ditëve tona

0

Nga: Argjira (Ari) Ukimeri, MA.SC. Pedagoge, Prizren

FAKTET INTERESANTE RRETH ANJEZË GONXHE BOJAXHIUT
(Kushtuar ditë-lindjes së Shenjëtores sonë)

Përgatiti dhe përzgjodhi: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE
PRIZREN – GUSHT 2020

Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal.
Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë.

Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit”

Familja BOJAXHIU ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë.

Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu: E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza.

Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj.

Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre.

Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj.

Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, BILL CLINTON. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin.

Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ku punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi.
Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore.

Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo. Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza”

Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë.

Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë.

Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”

JETA DHE VEPRIMTARIA E SHËN NËNË TEREZËS

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910 në Shkup. Prindërit e saj Kolë Bojaxhiu ishte me prejardhje nga Mirëdita e Shqipërisë, ndërsa nëna Drane ishte nga Novosella e Gjakovës. E njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte fëmiu i gjashtë i familjes. Një ditë pas lindjes, u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndërit e Gonxhes, kishin 5 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme. Nënë Dranja, kishte frikë që mos rastësisht edhe Gonxha do të vdiste, sepse kishte një trup dhe një shëndet të dobët. Por me kalimin e kohës, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte një vëlla dhe një motër. Lazri (Vëllau), studioi në Grac të Austrisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake. Mirëpo, për shkaqe politike, emigroi qysh herët në Itali. Ndërsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj, Kolë Bojaxhiu, merrej me tregti. Përveç tregtisë, ai mblidhte në shtëpinë e tij artistë, muzikantë dhe patriot shqiptarë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e përfundoi në Shkup, në gjuhën serbo-kroate. Në jetën e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Të bëhej mësuese, Të shkruante, të recitonte poezi, dhe Të kompozonte e të luante në muzikë. Në moshën 18 vjeçare e mori emrin TEREZË, kur vendosi të bëhet murgeshë. Më 26 shtator 1928, u bë BIJË – MOTËR. Ndërsa më 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar një letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Më 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, dhe dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithçka që ju deshiron zemra.

Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta, Gonxhja”. Kjo është koha, kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Nëna Drania dhe motra Age, u kthyen në atdhe, në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore. NËNË TEREZA, u vendos në Kalkuta (Indi). Në fillim u bë mësuese dhe shumë shpejtë u bë drejtoreshë e shkollës së vajzave. Nëna Tereza e Kalkutës e themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951. Qëllimi i themelimit të këtij urdhëri ishte për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve në Kalkutë dhe në mbarë botën. Në vitin 1979, Nënë Tereza e mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Përmes këtij çmimi, bota mori njohuri mbi Nënë Terezën dhe prejardhjen e saj shqiptare. Mirëpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhënë asnjëherë mudësinë nobelistes së ardhshme, për ta vizituar familjen. Aq më pak edhe kur nëna e saj vdiq dhe u varros në vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti në katër anët e botës, madje deri në vitin 1990. Nënë Terezë, ishte shqiptarja me trup të vogël, është kthyer në legjendë të gjallë. Bujaria, Humaniteti, Zemërgjerësia, janë karakteristikat që e veçojnë një person siç është Nënë Tereza. Përmes Durimit, Shërbimit të saj ndaj Zotit dhe dashurisë që tregoi ndaj të varfërve nëpër botë, Nënë Tereza arriti të thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armën e vetme, për të zhdukur urrejten dhe hidhërimin në sytë e njerëzve. Këtë e bëri përmes Dhembshurisë dhe Dashurisë që kishte për ta.

SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – LUTU PËR NE DHE PËR BOTËN MBARË

Kozma Etoliani, ortodoksi i krishterë i pa fe

0

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen .

“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.-thoshte Kozma Etoliani , qëllimi i të cilit  ishte helenizimi i shqiptarëve nëpër mjet fesë  ; kurse vet ai ishte i pa fe .Ai ishte një antikrisht dhe ishte grek

Ai nuk ishte luftëtar në anën e Krishtit ,por “Shën Kozmai është shpëtimtar i etnisë greke në Thesproti. Ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe, ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe helenizmit. Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike. : (Vasil Krapsiti në librin “Historia e Paramithisë” )

Kozmai është luftëtar i helenizmit . Këtu qëndron edhe thelbi pse kërkohet të respektohet si Shën Kozmai; jo për Krishtin e ortodoksinë por për grekun  dhe greqizimin e të tjerëve.

Kozma Etoliani ishte i pa fe : propagandonte vazhdimisht në trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte një kishë vetëm greke. Është për t`u përmendur gjithashtu se në meshat e tij ai i kërkonte të pranishmëve që jo vetëm në kishë por as në shtëpi të mos flisnin shqip se “vetëm greqishtja është gjuhë e Zotit” dhe se vetëm duke folur greqisht “laheshin mëkatet e bëra në këtë botë”. Zoti flet edhe shqip !

“Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj.” -ishte i pa fe , se ishte kundër Zotit .

Feja e tij ishte detyra e tij : “Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet.”

Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).

“Historia e Paramithisë” shkruan se “Shën Kozmai është shpëtimtar i etnisë greke në Thesproti. Ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe, ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe helenizmit. Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike.

Edhe një herë” Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike.” Pra , ai nuk kishte fe ishte vetëm grek e hiq më shumë. Por vonë ai e pagoi shtrenjtë” Etoliani u vra më 24 gusht 1779, pikërisht për punët e tij të pista kundër kombit shqiptar dhe në mënyrë urrejtje simbolike trupi iu hodh në lumin e Osumit.”

Pse them vonë ?, sepse :” “…Vëllezër, 40 vjet luftova për t`i mësuar të tjerëve germat e gjuhës greke. Mësoni pra fëmijëve këto germa të helenizmit. …Në qoftë se nuk mësoni greqisht vëllezërit e mi, nuk mund të kuptoni çështjet e kishës. Më mirë të keni një shkollë greke në vendet tuaja sesa të keni ujë dhe bukë në shtëpi. Kush i mëson fëmijëve gjuhën greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishën dhe ndriçon njerëzit”. Ishte i pa fe ; nuk e predikonte ortodoksizmin por çkombëtarizimin tonë.

Ishte koha e mashtrimit ( vitet  e 90-ta në Shqipëri ), ishte koha kur u  “hapën “ sytë e mbyllur për mbi 50 vjet dhe bëhej ajo që nuk do të ishte bërë në një vend normal :  “Më 24 korrik deri më 5 gusht 1995 erdhi në Shqipëri një grup arkeolog-priftëror i cili kreu një ekspeditë në rrethin e Fierit ku ndodhet kisha e quajtur “Shën Kozmai”,në fshatin Kolkadas (që për grekët është “Kolikonaq”). Gjatë gjithë kohës që ata qëndruan këtu u morën me gërmime në themelet e kishave të Fierit, për të provuar “rrënjët greke” të këtyre kishave. “

E vërteta nuk m`shihet :”Në përfundim të misionit u duk se gërmuesit nuk kishin gjetur atë që shpresonin dhe që mendonin të reklamonin me të shpejtë.”

Pra Kozma Etoliani ishte i krishterë ortodoks i pa fe.