Kryeministri Kurti priti në takim Gjon Muharremajn, këngëtarin që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”

Shkrime relevante

Shqipëria në protestë: pushteti nuk është i përjetshëm, e ardhmja i përket dijes dhe rinisë!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës SHQIPËRIA NË REVOLTË: PUSHTETI NUK ËSHTË I...

Kush janë Cincarët?

Flori Bruqi, Prishtinë  Cincarët (të njohur zyrtarisht si arumunët ose vllehët) janë...

Ndryshon pushteti në Beograd, por jo strategjia ndaj Kosovës: Lista Studentore dhe vazhdimësia e politikës së mohimit

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht...

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Muharrem Salihu, Medvegjë ____ Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por...

Shpërndaj

Prishtinë, më 23 gusht 2021

Krejt çka dëshiron Gjon Muharremaj është që muzika e tij të lë gjurmë te njerëzit, qoftë gëzim apo melankoli. Thjesht unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme, tha këngëtari shqiptaro–zviceran gjatë bisedës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin në zyrën e tij.

 Kryeministri Kurti e përgëzoi këngëtarin për emocionet që ju dhuron njerëzve me zërin e tij të kristaltë dhe për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen kulminante në garën e Eurovisionit 2020, ku ai përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’univers”.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij stepë pa joshje shikuesin apo dëgjuesin. Ti Gjoni e ke arritur këtë në ‘Eurovision’”, i tha kryeministri fituesit të vendit të tretë të garës evropiane të këngës.

Gjon Muharremaj e falënderoi kryeministrin për vlerësimin dhe tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është. “Për mua merr më shumë kuptim kjo krenari meqenëse unë jam fëmijë i një babai nga rrethina e Suharekës në Kosovë dhe e një nëne nga rrethina e Tiranës, në Shqipëri”, tha ai.

Gjon Muharremaj, performon me nofkën Gjon’s Tears (Lotët e Gjonit). Ky emër i referohet një përjetimi të fëmijërisë, kur si nëntëvjeçar kishte performuar në piano për gjyshin e tij, të cilit i kishin rrjedhur lotët nga emocioni teksa i nipi këndonte. 

Këngëtari 23- vjeçar, që me zërin e tij unik ka fituar admirimin e miliona adhuruesve anekënd globit e njoftoi kryeministrin për planet që i ka në të ardhmen, ofertat e shumta muzikore dhe koncertet që planifikon t’i realizojë në vendlindjet e prindërve, si edhe nëpër shtete të tjera të Evropës, gjithnjë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit. “Po provoj të jem një dritë e vogël në këtë situatë të pandemisë”, tha ai.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu