Kreu Blog Faqe 1600

VV nuk ka alternativë tjetër përpos që të pastrohet nga llumi, pasi me llumin brenda nuk mund ta pastrojë llumin jashtë saj!

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Gold AG falet sepse e imagjinon dhe do Zotin në mënyrën e tij përfituese. Nuk e di pse duhet çuar kaq shumë pluhur dhe bërë kaq shumë zhurmë për këtë punë?
Ai e di që tifozët e tij janë të formatit të njëjtë edukativ, kulturor dhe mendor prandaj ua jep pikërisht atë ushqim shpirtëror që ata e presin prej tij.
Lidhja e shqiptarëve per Zotin është e natyrës religjioze, sepse klerikët i kanë bindur ata se lutjet u pranohen vetëm nëse ndërmjetësohen prej tyre, gjë që kushton lekë dhe është idiotizem në vetvete.
Sepse Zoti i njeh të gjitha gjuhët e botës, prandaj individët që i luten s’kanë nevojë për përkthyes dhe ndërmjetësues.
Imagjinojeni sikur klerikët t’ia kushtëzonin xhematit trushpërlarë shqiptarë seksin me gratë e tyre me ndërmjetësimin e tyre, ndërkaq seksin më gratë e botës që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, me ndërmjetësimin plus përkthimin e tyre.
Që një shembull konkret për ata që janë pak më të trashë në tru.
Imagjinojeni sikur hoxha Shefqet t’i thoshte xhematit të tij :
Gratë e juaja mund të përjetojnë orgazëm dhe të mbesin shtatzënë vetëm nëse i asishni me haletin tim.
A thu si do të reagonte në atë moment xhemati i tij i hipnotizuar nga dashuria e zjarrtë për të ?
Shqiptarët e Maqedonisë dhe Lugines jo vetëm që e imagjinojnë Zotin në të njëjtën mënyrë, por janë edhe shumë më të lidhur shpirtërisht për të, sepse kohë të gjatë kanë jetuar në mëshirën e Tij.
Kjo për faktin se ata kohë të gjatë kanë qenë dhe mbetur të shkëputur nga trungu dhe rrënja kombëtare, respektivisht të pambrojtur nga Kosova e robëruar dhe Shqipëria e vetë-izoluar.
Shqiptarët e Kosovës po ashtu e imagjinojnë Zotin në mënyrë të ngjashme, por ata jetonin në një numër më të madh në një territor më kompakt dhe e kishin kushtetutën e vitit 1974 në shpinë.
Kjo u mundësoi atyre që të kenë një korpus me të madh dhe organizuar nacional, prandaj niveli i lidhjes së tyre shpirtërore me xhaminë dhe kishën ishte dhe mbeti pothuajse i natyrës simbolike.
Përjashtim bëjnë këtu grupet islamike ekstremistë, vehabiste dhe selefiste, të cilat i kontrollon dhe neutralizon Albin Kurti, i cili i ka futur disa përfaqësues të tyre në partinë e tij, për t’i shfrytëzuar për lekë dhe vota, si dhe për t’i mbajtur nën kontroll.
Mirëpo ata që t’i japin lekët, nesër apo pasnesër kur bëhen të bezdisshëm me kërkesat e tyre, ti dëshiron t’i heqësh qafësh.
Mirëpo ti ata nuk mund t’i heqësh aq lehtë qafësh, sepse të shantazhojnë me shkronja të zeza mbi letrën e bardhë, ku dëshmohet adresa e dhënësve dhe marrësve të donacioneve.
E ty pastaj do të duhet energji dhe shkathtësi e madhe për t’ia shpjeguar opinionit të gjerë, pse t’u deshën pikërisht lekët e tyre të pista.
Kur dështon shteti atëherë shndërrohet Halil Kastrati në Ent Social dhe dorën në zemër kontributi i tij për skamoret e Kosovës është më i madh se ai i nënës Terezë.
Kjo e fundit ishte më shumë e botës sesa e jona dhe nga reputacioni i saj botëror natyrisht përfituam ne te gjithë, sidomos në aspektin politik.
Prandaj Katedralja në Prishtinë me meritë e mban emrin e saj.
Çka dua të them me këtë?
Aty ku është i fortë shteti, xhamia dhe kisha tërhiqen si makinat e prishura dhe parkohën nëper garazha.
Dhe anasjelltas aty ku kapitullon shteti para krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit, makijavelizmit, psikopatisë narcizmit dhe shumë izmave të tjerë, lulëzon mungesa e perspektivës, papunësia, kisha dhe xhamia.
Mirëpo edhe ata pak punëmarrës që punojnë në sektorin privat eksploatohen, shtypen, shkilen dhe shtrydhen si sungjerat nga punëdhenësit sepse nuk funksionon as mbrojtja shëndetësore dhe sindikale.
Sepse edhe sindikatat korruptohen dhe shndërrohen në marioneta të oligarkëve.
Në këtë mënyrë hallkat e prangave që skllevërojnë punëmarrësit shtohen gjithnjë e më tepër dhe shndërrohen në një zinxhir që lidhet rreth qafës së asaj pjese të popullates që nuk e ka askënd jashtë.
Sepse organizmi dhe organizimi i shtetit është i natyrës bajraktare, klanore, farefisnore dhe mafioze.
Mirëpo në Kosovë kultura dhe edukata e shoqërisë dhe punëdhënësve nuk e ka arritur as nivelin imperialist, sepse përmban karakteristika dhe premisa feudale,
Prandaj këta të fundit nuk skuqen fare nëse në furrat dhe shitoret e tyre të vogla dhe të mëdha, punësojnë djem të rinj dhe vajza të reja të cilët i paguajnë maksimalisht 200 € në muaj për 10 deri 12 orë punë në ditë.
Në sektorin e ndërtimit punëtorët bijnë prej skeleve si thasët e cementit dhe askujt si ha palla për këtë punë, sepse po aq kushton dhe vlerësohet jeta e tyre.
Pra saktësisht sa një thes cement.
Nëse Vetëvendosje nuk i lufton këto dukuri dhe nuk dëshmon profil socialdemokrat, atëherë do të turpërohet aq shumë para njerëzve që në të e panë shpresën e vetme të ndryshimit saqë është e pamundur.
Sepse aq sa ishte e madhe lidhja e tyre shpirtërore për liderin e saj, po aq i madh do të jetë zhgënjimi dhe mllefi i tyre.
Dhe nuk është çudi nëse kthehet në shpoti dhe urrejtje.
Prandaj VV nuk ka alternativë tjetër përpos që të pastrohet nga llumi, sepse me llumin brenda saj nuk do të jet në gjendje ta pastrojë llumin jashtë saj.
Ima li šta nejasno u svemu tome?
Harrova t’ ju them unë jam Lirim Gashi dhe për mua e vërteta është vetë Zoti.
Ko ima nešto protiv nek mi se javi.

Të bukurave e të bukurve çdo gjë u falet, edhe gabimet ! 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar: Sinan Kastrati: “Komandantë” e ju ”çlirimatarë”, thenie qafen…! Drini.us, 20 Gusht 2021 

Letrat e tepelenases dhe turjakasit dhe disa fjalë e besëtytni turjakase

Nga Ditari im (10) 

Për Sylën më nuk fliste askush në Turjakë, në Qypevë e as në Bubël, Damanek e Panorc. Shumica e çobanëve që e kishin njohur Sylën, kishin vdekur ose ishin “Një kâmbë në dhe e tjetrën nëndhe”

Këto letra, nuk janë të lidhura por tregojnë gjendjen emocionale të tepelenës (?) që herë herë e humbte arësyen, deri në depresion.

Syla, duket më i qetë e i arsyeshëm.

Disa nga bisedat dhe letrat e Sylës (Sulo-s) dhe tepelenases.

”Humbja e një dashurie nuk është se kalon shumë lehtë dhe pa pasoja shpirtërore e psikoligjike, tek disa për një farë kohë e tek disa të tjerë për një kohë të gjatë. Mëgjithate më mirë të kesh dashur dhe të kesh humbur, se sa mos të kesh dashur kurrë” (Nuk më kujtohet autori. Tepelenasja ia kishte dërgua Sylës)

Tepelenasja:-Të kuptoj dhe te falenderoj. Adresën e ke nqse do të më shkruash. Megjithëse nuk besoj.

Të uroj shëndet! 

Me këte foto, që ke vënë ketu në fakt …është sjellja më e mirë e tëndja. Edhe një herë të falenderoj për çdo gjë që ke bërë. 

Sulo: -Faleminderit edhe nga ti. 

Tep.: -Unë me siguri, nuk do të kem asnjë burrë tjetër pas teje. As që më shkon në mendje por e shkruajta për ty. 

Duhet te ikësh nga mardhënja që ke, që të hapësh një të re. Jemi të dy vonë për këte edhe me të tjerë. Nuk të harroj. Të shkuara por të paharruara. 

Me ty, nuk i doja ëndërrat. Të desha vërtetë, nuk besoj se do të të doja më shumë po të isha e re, por siç thua ti, “të shkuara”. 

Sulo: -Nga zemra të përshëndes e të falenderoj.  

Tepelenasja: – Edhe unë sigurisht, nga zemra, të tjerat vijnë pas.  

Sulo: -Kudo je ti, edhe kur iku, edhe kur mëshifem, prap ti më del përpara. Më shikon e nuk më flet. 

Tepelenasja:- Shpirti im nuk vdes, është nga ato që të futet kudo sepse nuk bëj gjëra që nuk më pelqejnë kurrë. I bëj me qejf. Dhe ty të bëra me qejf e qejfli. 

Në këtë botë monotone, mbushur me njerëz pa fantazi e pa energji, unë i kam të dyja dhe jam e mirë në thelb. 

Këto 3 gjëra të kombinuara, gjenden rrallë tek gratë sot. Besoj se nga kjo nuk të hiqem nga sytë. Por ti je i zgjuar dhe i di mundesitë e tua. Kështu që mirë e bën që nuk më harron por i konsideron ”të shkuara dhe të paharruara”.

Sulo: – Po, i ke te githa. Më fal për shqetësimin por nuk munda pa të shkruajt.

Te dëshiroj shumë gëzime e shëndet, ty dhe gocave tua!

Tepelenja: -Nuk ka problem.

Sulo: -Nuk po të them ditën, natën e as lamtumirë se ndoshta ndonjëherë e ne ndonjë vend më të bukur, takohemi se njerezit edhe mund të takohen por jo malet

Tepelenja:- Është e mundur çdo gjë kur njerezit duan të bëjnë diçka. Ti e vërtetove këte. Erdhe nga aq larg e më takove se doje.

Tep. -Tash e kuptova edhe më mirë se sa shumë kam kujtime. Jeta mesatare e njeriut është 75, ne ishim bashkë, jetuam për gati 3 vjet, është 1/ 30 e jetës …nuk është pak.

Sulo:- Nuk po mund te iku edhe pse disa herë të shkruajta  … ”po shkoj”, ”po iku”.

Tep. -Po Sulo, nuk është e lehtë te ikësh nga dashuria.

Shko!

Sulo:- Po shkoj ama nuk te harroj për jetë e mot e nuk kam me shkua më në P. e as nuk kam me iu folur më gocave të reja.

Tep. -Sulo, ti je i lirë të bësh çfarë të duash. Ajo kohe iku. Prizreni është qytet i bukur. Sa për gocat e reja, veshtirë do e kesh. Ti je qejfli. Nuk ndryshon dot por gocat e reja nuk kanë se çfare të bëjnë me ty dhe ti nuk kënaqesh me to sepse të duhet reciprocitet, gra që të kuptojnë ty e moshën tënde. Por shikoji me deshirë dhe vazhdo rrugën tënde! Shikoji si objekte bukuri asgjë tjetër!

Sulo:-Kur të më merr malli, do të të shikoj ty e kur të shoh ndonje gocë të bukur, prap do të më kujtohesh ti

Tep.- E di

Kjo është një foto në …. As këte nuk e ke. Kjo është në …b….

Hahahahaha 

O Sulo, çobani turjakas, ti më kënaq. Mbase vdesim o Sulo. Ku i dihet, mos u mërzit! 

Sulo: -Unë mendova të them: Kjo është në ….zemrën time, në mendjen time, një nga shumë kujtime që kisha e kam. I ruaj me gjelozi e jo ”…b….” 

Tep. -Po ishte humor. Ne fakt kam 1 orë qe po qaj. Është e rëndë ndarja nga ty por e paevitueshme. Nuk mund të bëjmë asgjë. Kam dashur shume herë të iki nga ty sepse më rendonte në shpirt mungesa tënde. Dhe nuk mund të gënjeja veten e as ty. Por nuk isha e

zonja ta bëja. Sa më thërrisje ti, kthehesha me vrap. Por e kuptoj që njeriu nuk mund të vazhdoj një mardhënje serioze kur ne te dy kemi edhe (dy) njerëz të tjerë.

Dhe unë e kisha seriozisht. Prandaj doja dhe dua te iki. Po të ishte kot, do te rrija përjetë por nuk e bëj dot.

Kur kam nevojë për ty e për fjalët e tua e ti nuk je atje për mua, se nuk ke mundësi sepse ke … e punën e unë vij pas tyre.

Nuk e bëj dot.

Ika Sulo.

Kjo është historia ime. 

Fat fat fat fat (ora u bë 22:22 e natës)

Sulo: – Të deshiroj të kesh FAT e shëndet! Nuk mund të shkruaj më, nuk kam fjalë. Nuk dua të harroj.

Tep.- Unë të kam falur ! Për çdo gjë të kam falur. Ti po thua qe i re cel gabimisht. 

Sulo:- Po 

Tep. -Të fala 

Sulo:- Isha duke shikua a mos je dhe pa dashur e kam ndrydh aty ku shkr. “Tep.”dhe bam, kërsiti pushka.

Tep- Pushka e ditëve tona. Mi kujtove kohët e para prill- maj … me këte foto që e shikoja me qejf e pastaj kur te pash, kuptova që isha një enderrimtare e pandreqshme , ti ketu je 25 a 30 vjeç e kur u takuam ne, ishe … nuk mund të ishe njësoj. Por kjo foto më sjell kujtime të mira (të këqiat i kam harruar ). Më kujton atë kohë me dashuri të pamundura por pikërisht, aq të bukura….

Unë kam qenë më e bukur e re se çdo grua tjetër (që është). Më e bukur isha por ti më njohe tani.

Tur:-  Ti je si toka bukanike, e bereqetshme

Si bukë e ngrohtë e sapo dale nga furra ….

Je si deti me ujë me peshq bollëk  

Je si malet e buta tropikale

Je e plleshme

Që të ngrohin lëkurën

Tep.- Ashtu kam qenë. Plot veze….. Që po ti kisha shitur, do të isha e pasur. Një vezë e mirë në A. bënte nga 10000 – 20000$. Unë kisha 12 vezë. Te paktën 2 më duheshin. 10 i kisha shitur.

Sulo: -Posa të afrohesh, mbetesh … sepse je e forte.  

Tep.- Ashtu më thoshte nëna ime. 

Sulo:- Nuk të kuptova  

Tep. -Po isha me barrë 12 herë. 

Sulo.- Po kur the ”10 i kisha shitur”, për çka e kishe fjalën?   

Tep.- Vezët e mira, nën A. shiteshin, për gra që nuk mbeteshin me barrë .Jo, unë isha në Shqiperi kur mbesja me barrë. Në A. nuk ndodhi më asnjeherë se isha e lodhur nga puna

Sulo:- Po ta dergoj një foto nëse mund ta bëjë

Tep.- Sot? Çfarë? Ma dergo!

Tep.- E ke akoma? E pashe por mbrapa nuk e shoh, vizen e b… në trupin e ”plagosur”

Hahahahaha

Ma dergo nje foto!

Sulo:- Foto të … ? Gati kam fjetur.

Tep.- Ashtu të fjetur, mundohu, dua të shoh. Sa i mirë Mos ki merak.

Më çmalle.

Shikoja foton me luanin e luaneshën që ma dergove. Si ne të dy

Sulo:-E di por …. më k’theve në kohë si dikur

Tep.- Unë doja të të shikoja… Ishin kohë të bukura. Të lumtura. Ne ishim të kombinuar mirë 

Sulo: – Po ishin.

Unë jam … në shtepi. Kam pushim 

Tep.- E di 

Sulo:-Por me mori malli si dikur. Edhe këtë javë jam në pushim. E ti, je në…. qytet apo shtëpi?

Tep.- Në shtëpi. Sulo,edhe unë. Ti je burri më i afërt për mua.

Sulo:- Unë nuk të kërkova foto … tënden por i kujtoj ato ….

Tep.-Janë njësoj siç i ke lënë. Nuk harrohen kollaj. Dëshira mbetet .

Sulo:- Nganjëherë rritet por dëshirat nuk zvoglohen ….

Tep. -E imja është po aq sa e tëndja…dëshira… për ty.

Sulo:-Isha shumë i mërzitur por pasi të shkruata ty e ti mua, tash jam më mirë.

Të falenderoj e të dërgoj shumë urime, me letra me dëshirat më të mirat që kam për ty. Të gezohesh me goca e ndoshta … edhe …. me nipër e mbesa! 

Tep.- Sulo, edhe unë e ndjej mungesën tënde dhe në përgjithësi për atë mungesë jam grindur me ty. Ti ishe dhe je një pjesë e madhe e jetës sime të përditshme e cila nuk është aq e bukur tani. Sepse ti nuk je ashtu siç dua unë dhe gocat i kam larg dhe ato nuk po bëhen nëna e as po martohen. Pra as mbesa e nipër s`kam por jetës nuk i dihet. Qe në këtë botë njeriu merr çfarë i takon dhe kam shpresë e besim që gocat e mia që janë modeli më i mire i nje karakteri femror të marrin ate që ju takon të paktën

Sulo:- Kur të kujtoj ty, në çdo minut, trupi më dridhet e qimet më ngrihen përpjetë.

Tep. -Sa për mua dhe ty, nuk e kam fjalën për … se ate ne e kishim dhe mbase do e kemi po të takohemi ndonjëherë por unë do të doja shumë më tepër. Por e di që është e pamundur. Prandaj e kam ulur tempin. Sepse u lodha aq shumë këto kohë …..

Uroj të jesh mirë gjithmonë.

Sulo -Te … kujtoj me mall e me dashuri! Po të fleja ndonjëherë me ty, do të kujdesesha për ty, si për mikeshën time të vockël, do ti ledhatoja flokët deri sa të flije e pastaj, do të thoja ngadalë: Natën!

Tep.- Dhe sakaq, do të na zgjonte mëngjesi ….Po, do të ishte ndryshe. Të më vije në gjumë e jo të ktheje Bythen e të flije, Hahahahaha. E mor Sulo . 

Sulo- Jo! duart do ti mbaja mbi … trupin tënd.

Tep.- Njeriu ka aq shumë pengje në këtë botë dhe kur i mendon më vonë kupton se disa gjëra nuk përsëriten. 

Sulo- Ndoshta …. do te kishim edhe nje …. e 

Tep.- Jemi pleq. Asgjë nuk bëjmë dot më. Dhe për këte më vjen edhe më keq akoma.

Sulo:-Je e mire .

Tep.- Ashtu besoj. Edhe ti, je i mire? Mbi të gjitha, jemi të sinqertë e nuk mashtrojmë. Nuk dua më shumë. I thash shumicën. 

Sulo:- Ah sa do te doja veç ….  

Tep.- Cilën?

Sulo: -Nuk mund ta shkruaj por me fjalë, mund ta them, kur të flasim.

Tep.-Hahahahahaha. Kam 300 muaj që e dëgjoj përditë.

Po! …. Ishte dhe mbetet për ty.

Sulo: –Të DUA!

Tep.- E di Sulo, Shko! të puth. Po shkruaja per ty… Sulo!  

Sulo:-Nuk të harroj 

Tep.-Është normale. 

P. S. Po ta dërgoj këte për të qeshur. Dëgjoje se është për B.

Hahahahaha

Sulo- Faleminderit për dje!

Tep. -Ishte një ditë e ëmbël për të dy !

Sulo:- Me kishte marr malli por nuk guxoja të shkruaj.

Këtu është kohë e keqe, e mërzitshme. Shi ka rënë tërë natën. Disa here, kur me dilte gjumi, degjoja pikat e shiut mbi teneqetë e dritareve. Mundohesha me të kujtua ty, kur flenim bashkë por kur prekja, krevati ishte thatë. Ti nuk ishe por ama ti je në zemrën time.

Tep. -Prapë është bukur se ka lule. Edhe ne si zogjtë pa fole ikëm. Dje natën, këtu, kishte një hënë të madhe që ndrinte.

Kerthiza e botës është zbuluar. Është në një vend, Shirokë, Suharekë ,Kosovë. Aty ku toka u shkëput nga dielli. Miliona vjet me parë prandaj ti je çuditshëm. Hahahahaha. 

Sot do të kishte ditëlindjen e 90-të mamaja time, po të rronte. 

Sulo:- Kam shumë mallë e dëshira të ndrydhura. Do të mundohem që ato dëshira ti mbaj të ngujuara nën dry e ku ti dihet, ndoshta ndonjëherë e shohin edhe ato dritën. 

Shirokën, nuk e kam larg. Është katund afër Suharekës. Isha disa here se aty jeton një ish shok i klasës sime, Sh. Kry. i katundit Pagarushë, Pagarushës së Nexhmie Pagarushës, këngëtares së njohur kosovare.

Tep.- Edhe pa e thënë ti, e kupton çka ndiej unë për ty e çka dua unë.

Jam e merzitur. Më mungon … dhe më duket vetja vetëm në këtë botë jo aq të ngrohtë. Por tani kam filluar të mendoj më shpesh për vdekjen, më duket fare normale. E di Sulo se çfarë ndjen ti. Edhe ti besoj se e di se çfare ndjej unë.

Ika të ha mëngjes.

Sulo:-Të bëftë mirë! Edhe unë po ha kaftjall.

Një ditë të gëzueshme!

Tep. -Edhe për ty Sulo! 

Sulo:-E di se ke 90 vjet. e lindjes së nënes tënde, por jeta është kjo qe është. Edhe nëna ime po të ishte gjallë, do te mbushte 80 vjet. 

Mos u merzit se ke gocat e dashtë Zoti të mbushet shtëpia me mbesa e nipër. 

Tep.- Ishalla.  

Po të shkruaj në …  Nga këtej e tutje megjithëse unë nuk shkruaj kurrë e para. 

Sulo:- Shpresoj se po, familja juaj do të shtohet

Tep.- Po ashtu mendoj edhe unë. Jemi gen që duhet shtuar

Hahahahaha

Sulo:- Shko e mos më harro! 

Tep.- Nuk besoj se të harroj, vetëm nqse harron ti, atherë po. 

Sulo:- Asnjëherë deri sa të jam gjallë. Më merr malli për ty, për trupin tënd të bukur e mendjen të hollë e të e ndritur.

Të puth ! 

Tep. -Jemi puthur shumë e pak, por besoj se dëshira nuk do të ndryshoj sepse nuk jemi ngopur dhe kjo është gjë e mirë . 

P.S. Në Durrës isha për një drekë me miket e motrës, nga 10 dje deri ne 6 dje. 

Sulo:- Ku je moj tepel.?

Tep. – Nuk rri askund perveç se shtepisë sime

Sulo:- Nëse mundesh flasim e nëse nuk mundesh, flasim më vonë ose nesër, pasdreke

Tep.- Nuk mundem po pse, pasdreke e neser? Nuk besoj se mendon njësoj nga afër e nga larg për mua. Besoj

se largësia mes nesh, te lejon ty te fluturosh në imagjinata se si duhet të ishte një grua për ty… Po nga larg njeriun e mundon malli e nga afër, deshira. Po pra…malli se pastaj sa më shikon ikën malli dhe shikon S. e vertetë.

Sulo:- A te marr?

Tep. -Por ai në 2 ka një interviste në (Sk.) e ti besoj se nuk je i lire. Nuk besoj më herët por puthjet e tua në B. i marr me mend dhe po nuk folëm sot .

Je nje burre që unë të takova vonë se me ty, do të kisha bërë shumë gallate po të ishim pak më të rinj. Por tani çdo muaj, na çon drejt plakjes së sigurt. E kështu puthjet në B. më mirë nga vendi ku punon, ku je ti e krevati ku jam unë.

Hahahahahaha

Sulo, ti e di që unë kam deshirë të ekzekutoj puthjet e jo ti përflas por ja kështu erdhi.

Tash jam e lirë, më merr kur të kesh kohë! Unë dal të premteve por ti je gjithmonë i zënë në këtë ditë të bekuar hahahaha. Arrita në shtëpi.

Do të të le disa ditë pa të të shkruar që të bëhesh pak më merak për mua … hahahaha..

Sulo- A të marrë? 

Tep-Joooo! sapo u futa në shtëpi. Pushim i gjate për ne të dy. Një muaj pushim. 

Sulo:-  isha i zënë. Tep. -Sulo e di por as unë nuk jam në humor të mire tani. Zgjidh problemet atje…! Nuk dua të flas më se jam në shtepi.

Sulo, unë nuk jam makinë, jam njeri e tani nuk më shkruhet. E mban mend që unë vendosja se si e qysh ??? Tani ti shikon gjërat e tua e me do edhe mua kur ti ke pushim. Unë tani jam ngjitur me Y. se po hamë drekë. Nuk të shkruaj e nuk kam as ndonjë deshirë të shkruaj. 

Sulo- Këtu, sot është ditë e mirë, me diell por pakëz e freskët e me fllad nga jugu. 

Tep.- Miredita Sulo! Mirë jam. Kam dalë për një pije. Uroj një ditë të mbarë!

Sulo- Gëzohem shumë sepse të premten, mu duk mua, nuk ishe e disponueme dhe thënë të drejtën më erdhi keq dhe u mërzita.

Tep. -E premtja që ti kishe takim dhe pastaj unë nuk flisja dot se u ktheva në shtëpi. Aq ishte mërrzitja tënde ka lidhje me problemet tënd, nuk besoj nga une.

Sulo – Të puth!

Tep.- Puthjet e tua janë të vetmet për mua kështu që më duhen.

Sulo:- Je vetem apo … ? 

Tep. -Jo, jam me Y. Se në fakt jam me ty 

Sulo:- A ndjehesh me mire tani ? 

Tep.- Por kjo është e vërteta. Të dua Sulo! 

Sulo:- Te puthi në ballë!

Tep.- ështe tëndi e unë të puth qafen…. 

Sulo: -Po zbres … nga sytë .. e balli.

Tep.- Ehhh, je atje…larg

Tep.- Vdes kur m` puth. Ika se po me p……

Po ika. Dua te bëj dashuri me ty pafund. Të shqepemi 

Oh Sulo, Me çmende. 

Sulo ,gëzohem që ke pushim por jam në shtëpi sepse është një ditë e zymtë jashtë dhe nuk jam vetëm. Sa për “të dua “S. P”. më mirë shkruaj ” t`dua …nga larg dhe …” … dje ike si katundar mbasi u … nuk the as ditën e mirë …

Kot, sa për muhabet se ti nuk ndryshon asgjë. Ate do e ate do marrësh. Mua nuk më prish punë fare por më ka hequr dëshiren për të folur me ty. 

Është nga gjërat që dua ta bëj edhe për vete por edhe për ty, shumë rrallë sepse nuk më pelqen më ti ashtu. Nuk e di ku ishe por e ke bastarduar. Më ke kthyer në P… dhe ashtu nuk dua të jem. Ose dua të jem me të vertetë, jo kështu. Besoj duhet të shkëputemi nga kjo lidhje abuzive dhe që ka degjeneruar ne hiçKeshtu e ndjej dhe nuk eshte faji yt. Është edhe imi. I të dyve. Nuk kemi asgjë se çfarë të ofrojmë më: Fjalët kanë mbaruar, veprat po.

Sulo: -Si të duash por unë jam këtu e nuk iki, po gjete kohë, më shkruaj, jo sot!

Tep.- Ti duhët të ikësh e të gjesh një që bën …në linjë . Aq të duhet ty. Tani e besoj fort. Shko Sulo! Mos u lodh më! Unë e fillova që, sapo mbarove … ,u zhduke … se ne kemi bërë shumë herë llafe për këtë temë. “Qe ,S. flm e të uroj një ditë të mbarë, si njeri, jo si majmun që mbaron “punën” dhe vrapon në shtëpi të jetë në rregull.

Une nuk dua ta bëj ate gjë por ti kerkon të flasëssh me mua dhe kur flet, është vetëm për ate gjë. Ose nuk flet se nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Nuk dua, sinqerisht unë jam e lodhur nga ti.

Shko! E mbyllim ketu!

Ti po më keqpërdor dhe bën sikur unë dua të bëj si ti.

-Jo Nuk është ashtu. Gënjen për këte. Pikë. Mos më trajto mua si idjote. Prandaj je i lodhur?

Shko! Ti ike i pari dje.Ti ishe i pari e gjithmonë je i pari që fillon flet me ato fjalë. Mos me thuaj mua. E para, nuk kam qenë kurrë për asgjë. Asnjëherë. Asgjë. 

Çdo gjë, sëpari vjen prej teje. Kjo është e vërteta.

-Je lodhur? Edhe unë jam e lodhur. Pra u morem vesh.

Ik!

Është kaq e thjeshtë. Borxhe nuk të kam. As ti nuk më ke. U lamë. Shko!

P.S. meqë nuk lexon më asgjë nga këto që shkruaj unë, se nuk ke kohë dhe as të intereson, po e theksoj edhe një here : “Qe kur mbaron … me nje grua në…,përshëndete në fund dhe mos ik me vrap… se dukesh si kafshë e jo si njeri i qyteteruar”  

Kjo ishte tema sot.

Sulo:- Kur të kam kohë e ti lexoj, të përgjigjem.

Tep.- Nuk më intereson aq shumë, kuptoje për vete dhe ji i vërtetë me veten se aty fillojnë të këqiat, kur gënjen veten tënde.

Sulo:- Nuk kam çka të them pos qe je një grua e pamarrun vesh. Nuk besoj se ka edhe një si ti. Edhe unë po e mbylli. Me letra nuk po mund të mirreni vesh.

Tep.- Zhduku!

Ik, ik, ik ! Zhduku, humb ! 

Sulo- Uroj te jesh mire. Me shkruaj!

Tep.- Je në spital apo në shtëpi?

Sulo:- Më shkruaj po munde. Nuk Jam mirë. 

Tep. -Natën, ishalla gdhihesh mirë, më shkruaj po munde! 

Sulo:- Jo nuk mund të shkruaj. As ti mos më shkruaj sepse nuk jam mirë.  

Tep.- Ok. Po e mbyll. Mos më shkruaj më as kur shkon në spital! Lamtumire ! Nuk të shkruaj më kurrë. 

Bëj kujdes për veten!

Sulo:- Nuk kam pergjigje.

Tep.- Gjallë je? A ja hodhe m. që të shtypi ?

Aq është mire. Unë kam ikur . Të uroj shëndet. Ai na duhet. Vetëm shëndeti. Apo ishte gënjeshtër? Ku je në shtëpi apo në spital je akoma? 

Sulo:-Në spital.

Tep.- Po çfarë të ka ndodhur?

Të shkuara.

Kur të bëhesh mirë, më trego se çfarë ndodhi, tamam dhe pse?

Sulo:- Edhe unë nuk te harroj sepse edhe unë jam marrë me ty ,300 muaj të jetës sime . 

Tep.- Por…për mua nuk ka asnjë problem, vetëm ti shërohu ! Më trego se çfare ndodhi me m.!

Shko dhe përpiqu të ekuilibrosh jetën e veten tende pa aksidente e pa ekstreme. A ke dale nga spitali, a je mire ? Dukesh mire. 

Sulo:- Sot jam më mirë . 

Të …falenderoj për interesimin dhe kujdesin që ke tregua. Këtu sot është kohë e mirë. Dola në ballkon dhe shikova oqeanin dhe … zogjët që dikur e kishin folene. Kanë ikur tash. Janë duke fluturuar e këndojnë duke fluturuar.  Zogjtë ”vdesin duke fluturuar”. Fletët e pemëve kanë rënë e po bien e koha po ftohët

Tep:- Ika. Rëndësi ka që je mirë. E kuptove, besoj.

Ty nuk të kuptoj as kur e shkruan e jo me ta marr me mend. Të kuptoj vetëm që ke nevoja fizike por për të tjerat, besoj se nuk të duhem. Por të uroj të jesh mirë me shëndet. 

Çdo gjëje i vjen fundi.

Sulo:- nuk kam nevojë …

Tepel. -Ke nevojë telefoniko- fizike, se fizike ke Z. tjerë

Ditën e mire!

Sulo:- Aha. Tepelenase

Tepel. –Turjakas.

Sulo:- Unë nuk mund të ndahem, nuk mund të iku nga ti, nuk mund të harroj ty por …. nëse flasim, kur të tregoj

Tep.- Ok flasim. Unë të kam mik.

Sulo:- Jo, unë të dua. Së bashku me të mirat dhe të keqijat . 

Tep. -Edhe unë të dua ty. 

Sulo:- Je në qytet ?  

Tep.- Jo, jam në shtëpi. Bie shumë shi. 

Sulo:- Mendova mos je në qytet e flasim. 

Tep.- Flasim një herë tjetër . Y. po hekuros e unë po lexoj. Mbase më vonë mund të mbetem pak vetëm e të shkruaj nqse ti ke mundësi. 

Sulo:- Te puthi duart ! 

Tep.- Edhe unë të puth Sulo! 

Sulo:- Jam në pushim edhe javën tjetër. Më merr malli për ty, por jo me u … e as mos mendo se e kam Z. Nuk kam me te … e as 

Tep.- Të besoj. 

Sulo:- Të puth S. P. 

Tep.- Edhe unë të puthi ballin. 

Ato më pelqejnë, mua nuk më pelqen kur të merr për … ti dhe mbaron e iken pa thënë më asgjë sikur aq deshe e ike me vrap. 

Sulo:- Të  puthi oj S. P. 

Tep.- Më puth si burrë i mirë e i dashur e jo si kopuk. Dashnor i denjë. Ashtu dua të bësh ti: Të mbytësh thuaj!

Hahahha

Sulo:- U ktheva. Dola në ballkon perseri.

P. S. 

Ngrohtë do të doja të mbulohesha me një jorgan me ty 

Tep.- Po, do të ishte bukur. Poshtë jorganit me ty ngjitur, këmbët e futura tek njëri tjetri 

Sulo:- Do të puthja sa here të më dilte gjumi e dorën nuk do ta largoja nga…. trupi. 

Tep.- Mos e hiq dorën nga, vendi më i ngrohtë 

Sulo, çfarë është kjo njollë e tmerrshme? Më shkruaj kur të kesh kohë!

Sulo:-  Po, po, të shkruaj. 

Tep. – Çfare gjë e tmerrshme …mbase do të flasim ndonjë ditë të më tregosh se çfarë ndodhi, a ka pasoja ? 

Rri ngrohtë brenda !  Pse del në ballkon, apo akoma nuk ke In. atje brenda ? Rri rehat ! Clodhu!

Jam për drekë me Y. dhe motrën e burrin. Sulo, sapo mbarova drekën dhe u kthyem. 

Shpresoj të ndjehesh më mirë. 

Edhe unë nuk dua të ndahem nga ti. 

Jam mësuar me ty dhe mënyrën se si jemi bashkë. 

Duhet vetëm të jemi të kujdesshem me njeri tjetrin dhe me njerezit e shtepisë. 

Rëndesi ka të jesh mirë me shëndet. 

Sulo:- Ti ,edhe une. 

Tep.- Të tjerat rregullohen. Të puth e të dua Sulo ! 

Sulo:-  Faleminderit për letrat por mbrëme nuk munda të përgjigjem për aresye të njohura, besoj, shume besoj edhe për ty ndërsa jashtë e në ballkon, nëse dalë në kohë e pakohë me celul, kur në banesë ka njerëz, po bie në sy dhe nuk dua edhe ashtu të rritet dyshimi, pastaj edhe koha ka fillua të ftohët.  

Tep.- Mirëmëngjes. Të kuptoj shumë mirë. Unë nga ora 11 e 30 do të dal sekam një drekë me ca shoqe në Dajt, në mal. Po munde ti, flasim pak por mos dil në ballkon e as mos bej gjëra që le dyshime, nuk na duhen. Ne e kemi të percaktuar fatin tonë , shqiptarët duan të  kenë harem dhe jo grua të dytë apo të tretë . Këtu flas edhe për vete. 

Të uroj një ditë të qetë.

Të dua e të puth Sulo! 

Sulo:- Do të mundohem të marrë në orën e caktuar, nëse nuk më del ndonjë pengesë pasi që kam dhimbje! 

Tep.- Sulo i dashur, më vjen keq për ty e këto gjëra që nuk të duheshin fare. Shpresoj shumë të kaloj sa më shpejt e të flesh mirë ashtu siç di ti. Unë po te shkruaj ne ate ore, gjithsesi dhe ti shiko rrethanat e tua. 

E fillova me thënën “Të bukurve çdo gjë u falet”, edhe gabimet sipas Bojgsny e po e mbyll me Uajldin “Dashuria është iluzion”. 

Vazhdon 

Malmö, 22 gusht 2021 

Komandanti i UÇPMB-së, Shefket MUSLIU,takon Refik Hasanin

0

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit Shefket MUSLIU, u takua në Gjilan në ,,Kullën e Bashkimit’’, me Refik Hasanin, profesorin me prejadhje nga Zarbica e Bujanocit.

Shefket MUSLIU, dihet mirëfilli që organizoi dhe luftoi e mbrojti pragun e shtëpisë duke sakrifikuar dhe ishte pjesë aktive e Marrëveshjes së Konçulit të datës 20 Maj 2001.
Bashkëbisedimi është fokusuar për gjendjen në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

E veçmas u bisedua ku më 1 e 2 Mars të vitit 2022, mbushen tri dekada nga organizimi i Referendumit të datës 1 e 2 Mars 1992 për një Autonomi Territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën Amë, për shenimin jubilar të kësaj date historike të shprehur në mënyrë plebishitare . Në bisedë u shtrua që edhe Prishtina e Tirana zyrtare do të duhej mbështetur këtë krahinë me një qëndrim të përbashkët.

Profesori Refik Hasani, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për diskriminim,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, inicimin që të miratohet një Rezolutë,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Ishte pajtim që shenimi jubilar i Referendumit të 1 e 2 Mars 1992, të shënohet në mënyrë të dinjitetshme, por edhe për mos realizim të Marrëveshja së Konçulit do të duhej të parashtrohen pikat që nuk jan realizuar.

Akademikë proviancial, unë për juve jam superfuqi botërore!

1
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Mjafton që shqiptarët të pyesin veten kur, pse dhe prej kujt filloi debati idiotik që synon të sfidojë personazhin dhe veprën e Gjergj Kastriotit, në mënyrë që të gjejnë përgjigjen e pyetjes “pse është kaq i rrezikshëm”.
Sikur të ishte i dobishëm debati që konteston karakterin dhe veprën e Gjergj Kastriotit, personi i parë që do ta niste do të ishte diktatori psikopat, narcist dhe sadist Enver Hoxha, pasi kjo do ta kishte lënë atë si shqiptarin më të madh në histori.
Por as ai nuk e filloi një debat të tillë, sepse të hapësh një debat të tillë idiotik do të thotë të shkatërrosh thelbin e identitetit tonë etnik, të cilin historianët serbë po përpiqen me shekuj jo vetëm ta përvetësojnë, por edhe ta grabisin me forcë. , pasi ata kanë plaçkitur një pjesë të madhe të identitetit tonë etnik, fetar, historik, gjuhësor, kulturor, muzikor, etimologjik dhe arkeologjik në mënyrë që të plotësojnë boshllëkun themelor të identitetit të tyre historik, kulturor, etnik, etimologjik, gjuhësor, fetar dhe arkeologjik me përmbajtje të rreme .
Dhe jo vetëm kaq, por ata i shndërruan legjendat dhe mitet e tyre në fakte për të pajisur zinxhirin e tyre etnik me hallka të rremë historike.
Dhe çfarë po bëjmë ne shqiptarët?
Të paguar dhe të inkurajuar nga shërbimet e tyre sekrete, ne i kthejmë faktet tona historike në legjenda dhe mite, me qëllim që të shkaktojmë konfuzion dhe përçarje mes shqiptarëve, gjë që Serbia nuk e arriti as gjatë luftës.
Dhe kur përpiqem t’u shpjegoj shqiptarëve se lufta speciale e shërbimeve sekrete serbe është më e rrezikshme se lufta frontale, madje has në kundërshtimin e njerëzve që e quajnë veten intelektualë.
Dhe jo vetëm që ata e quajnë veten intelektualë, por si të tillë ata jetojnë në kujtesën kolektive të popullit të tyre.
Sepse në shkolla ata mësuan vetëm nga librat, ndërsa për mua libri më i madh dhe më i çmuar i të gjitha kohërave është jeta.
Prandaj, unë jam në gjendje të hedh në dysheme me nokaut klasik në raundin e parë çdonjërin prej tyre, për pothuajse çdo temë, sepse atyre thjesht u mungon sensi dhe talenti për të menduar racionalisht dhe pëzgjedhur mençerisht.
Sepse atyre u mungon mendimi dhe veprimi i thellë, i shumëfishtë, racional dhe efektiv.
Sepse ata kanë vetëm talentin për të grumbulluar njohuri, domethënë për të mbushur kokën me gjëra të panevojshme si një çantë cigane, pa e pastruar vlerën e çmuar prej plehrave.
Edhe mënyra se si ata formulojnë shkrimet e tyre është aq e vjetëruar, e ndërlikuar, e ekzagjeruar dhe e pasaktë saqë çdo djall mund të fshihet përgjithmonë në një pyll të tillë me detaje të panevojshme.
Prandaj, ata vazhdimisht merren me efektet anësore të problemeve, por rrallë me origjinën, gjenezën dhe burimin e tyre.
Rezultati i kësaj mënyre irracionale të perceptimit dhe veprimit janë diagnozat e pasakta që e bëjnë të pamundur terapinë tonë të saktë dhe efektive individuale dhe kolektive.
Asgjë nuk i përshtatet Serbisë më mirë se një shtet i dytë shqiptarë i shtrirë për toke, me njerëz të ndarë dhe të sëmurë, sepse e di që mjekët e saj nuk janë të aftë të bëjnë diagnoza të sakta që do të rezultonin në terapi të sakta dhe efektive.
Dhe kjo sëmundje quhet autoimune në mjekësi sepse sulmon dhe dobëson trupin nga brenda.
Unë as nuk dua të merrem me të metat stilistike në shkrimet e tyre sepse u mungon talenti artistik.
Por njerëzit nuk mund të bëhen kurrë kampionë në asnjë sport dhe në asnjë fushë nëse nuk i kanë mësuar të gjitha stilet e luftës.
Prandaj ata janë mediokër sepse janë të njëanshëm dhe monoton.
Unë as nuk dua të flas për të metat e tyre gjuhësore dhe shumëgjuhësore.
Unë do t’i falja nga zemra për të gjitha dobësitë, vetëm për t’i parë ata të fortë në gjuhën e tyre amtare.
Por për fat të keq edhe aty ata çalojnë si gomarët para ngordhjes.
Kështu që me diplomat e tyre as që do ta fshija bythën sepse janë më të ndotura dhe helmuese se fekalet.
Le të më quajnë lirisht arrogant, sepse kur e krahasoj arrogancën time me dëmin që ata i shkaktojnë popullit dhe vendit të tyre, atëherë më duket se ajo është një “Delikt Kavalier”.
Kur mendoj se sa dëme u shkaktojnë njerëzve dhe vendit të tyre me injorancën dhe karakterin e tyre të ndyrë, unë do t’i shkelja në qafë si një tren.
Unë jam thjesht një superfuqi për ta në çdo mënyrë.
Kështu që ata lirisht mund të kërkojnë leje nga Enveri dhe Titoja, nëse j’u thithet cigarja ime.
Gjergj Kastrioti, kryeheroi i kombit
PROVINCIJALNI AKADEMICI: JA SAM ZA VAS SVETSKA VELESILA
Dovoljno je da se Albanci zapitaju kada, zašto i od koga je započela idiotska rasprava koja ima za cilj osporavanje lika i djela Gjergja Kastriota, kako bi pronašli odgovor na pitanje “zašto je ona tako opasna”.
Da je rasprava koja osporava lik i djelo Gjergja Kastriota bila korisna, prva osoba koja bi je započela bio bi psihopatski, narcisoidni i sadistički diktator Enver Hoxha, jer bi ga ostavila kao najvećeg Albanca u istoriji.
Ali ni on nije započeo takvu raspravu, jer otvoriti takvu idiotsku raspravu znači uništiti suštinu našeg etničkog identiteta, koji su srpski istoričari stoljećima pokušavali ne samo prisvojiti, već i nasilno opljačkati. , budući da su opljačkali veliki dio našeg etničkog, vjerskog, povijesnog, jezičkog, kulturnog, muzičkog, etimološkog i arheološkog identiteta kako bi popunili temeljnu prazninu svog povijesnog, kulturnog, etničkog, etimološkog, jezičnog, vjerskog i arheološkog identiteta.
I ne samo to, oni su svoje legende i mitove pretvorili u činjenice kako bi svoj etnički lanac opremili lažnim povijesnim karikama.
I šta mi Albanci radimo?
Plaćeni i ohrabreni od njihovih tajnih službi, mi pretvaramo naše istorijske činjenice u legende i mitove, kako bismo izazvali zabunu i podjele među Albancima, što Srbija nije postigla ni tokom rata.
A kad pokušavam da objasnim Albancima da je specijalni rat srpskih tajnih službi opasniji od frontalnog, nailazim čak i na protivljenje ljudi koji sebe nazivaju intelektualcima.
I ne samo da sebe nazivaju intelektualcima, već kao takvi žive u kolektivnom sjećanju svog naroda.
Zato što su u školama učili samo iz knjiga, dok je za mene najveća i najdragocjenija knjiga svih vremena život.
Stoga sam u mogućnosti baciti bilo koga od njih na pod klasičnim nokautom u prvoj rundi za gotovo bilo koju temu, jer im jednostavno nedostaje smisla i talenta za racionalno razmišljanje i mudar odabir.
Zato što im nedostaje duboka, višestruka, racionalna i efikasna misao i akcija.
Zato što imaju samo talent da akumuliraju znanje, odnosno da napune glavu nepotrebnim stvarima poput ciganske vreće, a da ne očiste dragocjenu vrijednost iz smeća.
Čak je i način na koji formuliraju svoje spise toliko zastario, kompliciran, pretjeran i neprecizan da se svaki đavo može zauvijek sakriti u takvoj šumi s nepotrebnim detaljima.
Stoga se stalno bave nuspojavama problema, ali rijetko njihovim porijeklom, genezom i izvorom.
Rezultat ovog iracionalnog načina opažanja i djelovanja su netočne dijagnoze koje onemogućuju našu točnu i učinkovitu individualnu i kolektivnu terapiju.
Srbiji ništa ne odgovara bolje od druge albanske države koja leži na podu, sa podeljenim i bolesnim ljudima, jer zna da njeni lekari nisu sposobni da postave tačne dijagnoze koje bi rezultirale tačnim i efikasnim terapijama.
I ova se bolest u medicini naziva autoimuna jer napada i slabi tijelo iznutra.
Ne želim se ni baviti stilskim manama u njihovom pisanju jer im nedostaje umjetnički talent.
Ali ljudi nikada ne mogu postati prvaci u bilo kojem sportu i na bilo kojem polju ako nisu naučili sve stilove ratovanja.
Stoga su osrednji jer su pristrasni i monotoni.
Ne želim ni govoriti o njihovim jezičkim i višejezičnim manama.
Oprostio bih im od srca sve slabosti, samo da ih vidim snažne na svom maternjem jeziku.
Ali nažalost čak i tamo šepaju poput magaraca prije nego što umru.
Tako da s njihovim diplomama ne bih ni obrisao dupe jer su one zagađenije i otrovnije od govana.
Neka me zovu slobodno arogantnim, jer kad uporedim svoju aroganciju sa štetom koju nanose svom narodu i svojoj zemlji, onda mi se čini da je to “Cavalier Delict”.
Kad pomislim koliko štete nanose ljudima i svojoj zemlji svojim neznanjem i prljavim karakterom, zgazio bih im na vrat poput voza.
Ja sam za njih jednostavno supersila u svakom pogledu.
Tako da mogu slobodno zatražiti dozvolu od Envera i Tita ako im se puši moja kita.

Sa jemi afër e larg afganistanizimit e arabizimit të trojeve shqiptare

0
Selatin Retkoceri, Lipjan
Amerika për më shumë se 20 vjet, sa qëndroi në Afganistan, nuk arriti dot ta qytetroj e ta modernizoj, qytetarin e këtij shteti që në mesin e shekullit të XX-të, ishte një shtet me një popull të kulturuar, të edukuar, të civilizuar e me traditë përendimore.
Talebanët që përbëjnë një pjesë të vogël të popullit afgan, ata janë shëndërruar në diçka të qoroditur, padije, në idiot dhe injorant të pashpirt që po bëjnë namin, mbi trupat e rregullta ushtarake, policore e mbi civilët që do të duhej të ishin qytetarë të lirë në shtetin e tyre. Populli afgan janë në një pozitë të rënd dhe pa rrugëdalje, të vetmën rrugë ky popull i pafajshëm e sheh në ikjen nga ky vend i mallkuar. Talebanët edhe pse janë vetëm 10% e popullit, ata e dominojnë dhe e kontrollojnë ushtarakisht ma shumë se 90% të qyteteve, kështu që qytetet një nga një, po bien në dorën e terroristëve taleban. Kuptohet se Kandahari, konsiderohet apo ma mirë të themi është epiqendra e talebanëve e talebanizmit. Ushtria e rregullt qeveritare, thuajse me shumicë janë dorëzuar duke rënë nën sundimin e talebanëve, Talebanët i kanë robëruar ata, i kanë dërguar e po i mbajnë në kampe përqendrimi, në grupe njerzish të vendosur në depo dhe magazina të ish ushtrisë, ku i maltretojnë, i rrahin, i torturojnë deri në vdekje duke i vrarë në fund të gjithë ata që nuk i binden sheriatit, është interesante kur shihet në ndonjë fotografi rasti që mund ta shkarkosh nga interneti, ku një ushtar taleban me kallashnikov i mbathur me sandale, mban nën presion, i poshtron, i rrah, i terrorizon me një pushkë, derisa grupi i ushtarëve të dorëzuar mund të kaloj mbi 100 ushtar të dorëzuar, ku të njejtit kontrollohen vetëm nga një taleban trushpërlar, idiot, i pashkolluar, i ndrë e i palarë, i veshur si një terrorist e kriminel që i shohim gjithëandej në Afganistan, shtetet arabe, e besa kanë filluar të njejtit të shihen duke qarkulluar lirshëm edhe në shumë qytete të Kosovës, derisa të tillët apo këte farë të keqe, goxha moti e kemi pa në shumë pjesë të Iliridës, Luginës së Preshevës, Sanxhakut, e tani së fundmi edhe në Kosovë e Shqipëri.
Talebanët shpejt do ta marrin në dorë edhe kryeqytetin e Afganistanit Kabulin. Ata afganistanez që dëshirojnë të jetojnë nën sundimin taleban, janë të detyruar të nënshtrohen apo përqafojnë Sheriatin apo si ata e quajnë ligjin kuranor Sharia.
Sheriati diskriminon dhe abuzon pamëshirshëm me pozitën e gruas afgane, ata detyrojnë vajzat të martohen në moshë shumë të re, mosha 6 vjeqe e sipër, u lejon martesën, sheriati iu lejon burrave bigaminë apo martesën me shumë gra, gruaja nuk ka të drejt shkollimi, ajo duhet të ngujohet në shtëpi apo haremin e burrit dhe e njejta shërben si makinë për prodhim të fëmijëve, por edhe për kënaqje të epsheve seksuale shtazarake të burrave që janë sunduesit dhe dhunuesit e grave.
Kjo që po ndodh me Afganistanin, të tmerron e ta futë frigën deri në palcë, vallë a e din njerzimi se ky shtet përpara pushtimit sovjetik ishte ndër shtetet më të zhvilluara të botës, ky shtet ishte shumë para botës arabe, por edhe të botës tjetër, populli avgan ishte me traditë, kulturë, edukim, shkollim e civilizim të fortë.
Liritë, të drejtat e njeriut, shkollimi, edukimi, kultura, mirëqenja e zhvillimi ishin pothuaj shembull për një pjesë të madhe të botës e sidomos për arabët që ndanin të njejtin besim me ta, këta ishin shumë larg prej tyre në të gjitha aspektet. Në vitet e 60-ta të shekullit XX-të, këte shtet e karakterizonte niveli i lartë i arsimimit, shkollimi i femrës, veshja moderne, liria e lëvizjes, moda, emancipimi dhe edukimi që thuajse ishte i barabartë me meshkujt.
Amerika konsiderohet si shteti që i ndihmoj Afganistanit që të çlirohet nga Rusia, SHBA-të të mbështetura nga aleatët kanë ba shumë investime në të gjitha aspektet, me qëllimin e vetëm që ta rimëkëmbin këte shtet që ishte shkatërruar në të gjitha aspektet nga Rusia. Amerika ka investu shumë për 20 vite, ka ndihmu me më shumë se 1 trilion dollar, me qëllim që ta formoj shtetin me ushtri, polici, institucione komunale e qeveritare, ka hapur e financuar shumë shkolla e univerzitetete, i ka shkolluar kuadrot ushtarake, policore e politike edhe ate në univerzitetet e njohura të SHBA-së. Përkundër të gjitha këtyre investimeve, ky shtet ka bankrotu, duke rënë në duartë e talebanëve.
Amerika më në fund vendosi të tërhiqet nga Afganistani, ata tani janë prezent në Afganistan me disa trupa speciale të cilat i përdorin si siguri gjatë tërheqëjes të personelit civil amerikan dhe stafit të ambasadës.
Friga e shqiptarëve të Dardanisë është se mos po përseritet e njejta gjë edhe me ne, vallë a ka mundësi të ndodh diçka e tillë me shqiptarët e Dardanisë të cilët kanë filluar të talebanizohen menjëherë pas luftës të vitit 1999, atëherë kur në Kosovë depërtuan shumë shoqata talebane, apo së paku programet e tyre ishin të ngjajëshme, të cilat parashihnin që brenda një kohe të shkurtër të talebanizonin e islamizonin Kosovën dhe popullin esaj. Këto shoqata të cilat erdhën në Kosovë, gjoja për të ndihmuar, e në fakt ato punuan shumë në talebanizim, arabizim, turqizim e trushpërlarje të fëmijëve dhe të rinjëve që kishin mbetur jetim, por edhe të atyre të varfurëve të cilët nuk arrinin dot ekzistencën. Shumë hoxhollar, prijs fetar, bashkësia islame të tjerë shqipfolës, shpejtuan të hapin shoqata për ndihma, të cilat i keqpërdorën jo vetëm duke i vjedhur ato, por duke shpërlarë trurin e fëmijëve, duke i drejtuar ata drejt një islami radikal të modelit të Kandaharit, të cilin thuajse e kemi funkcional dhe agresiv në të gjitha qytetet e shtetit tonë. Kjo farë e keqe që po shtohet shumë, përveq xhamive që i kemi me shumicë në secilin fshat me një, dy e tre të tilla, kanë depërtu edhe në institucione si: në shkolla, në qeveri, në parlament, në kuvende komunale, polici, ushtri e gjithëandej nëpër institucione publike legale që me shumë mund i krijuam.
Ky është dështim i madh i Kosovës, nëse nuk arrijmë të pengojmë talebanizimin e institucioneve, atëherë do të jemi shumë afër të përjetojmë fatin e Afganistanit e afganistanezëve të cilët po përjetojnë një golgotë të tmerrëshme në këte fillim shekull të XXI-të. Ky paralajmrim i imi, paraqet një frigë të akumuluar për disa vite, ku po e shoh popullin tim dhe shtetin që po vetëmallkohet e po vetvritet, duke ju futur një rruge të errët e të dëshmuar tani më me Afganistanin, Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun e shumë shtete të tjera, të cilat dikur ishin model i kulturës dhe civilizimit bashkëkohor, dersa sot ato shtete thuajse nuk ekzistojnë, apo vetëm numërohen si shtete dikur të njohura ndërkombëtarisht. Kosova nuk guxon të vetmallkohet e të futet në labirinthin që sigurt e dërgon në skëterrë, vetizolim, errësirë, prapambeturi dhe në një shtet që kurr nuk do të pranohet në BE.
Arian Agushi, i vetquajtur “Gold AG”, tuj e falur “namazin” në Rrugën e Kombit …
Është koha e fundit për popullin shqiptar, që të i thërras mendjes, të mblidhen tok së bashku për një qëllim të përbashkët që ta shpëtojmë popullin nga indoktrinimi me islamin politik radikal, që pas luftës me Serbinë, pareqet rrezikun më të madh për qenjen kombëtare shqiptare, duke nënkuptuar që tani më nuk keni armik me të cilin do të luftojmë së bashku, përveq që lufta do të kthehet në vëllavrasje apo luftë ndërmjet sekteve fetare siq e kemi rastin me shumë shtete arabe.
Shkrimit tim po ja bashkangjes edhe një pjesë nga shkrimi i mikut tim
Z.Bajram Kabashi
Afganistanin e madh mund ta shpëtojnë vetëm afganistanasit, këtë e tha këtyre ditëve edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe çdo dashamir tjetër i këtij populli stoik.
Por, rënia kaq e lehtë e një shteti nën talebanët është zhgënjyese dhe e trishton mbarë botën. Ushtarët Taleban po i shkelin e poshtërojnë ushtarët qeveritar, dhe kjo është fatkeqësi kombëtare për afganasit dhe me pasoja edhe për botën.
Se bota është “në shtegtim”, këtë se kuptojnë vetëm popujt që kanë jetuar nën “talebanët” në të kaluarën, siç janë Shqiptarët, a më mirë të thuhet “arnautët”.
E mbarë Europa, me të drejtë, është e shqetësuar nga valët e pandalshme të refugjatëve. Thuhet se priten që mbi 3 milionë afgan do t’ia mësyjnë botës së lirë , kryesisht Europës, e jo ndonjë vendi “vëlla” mysliman.
Shqiptarët, sikurse tha edhe kryeministri Albin Kurti, duhet të mblidhen fort e në mënyrë të kulturuar pas interesit kombëtar shqiptar, se pa qenë të fortë e të lidhur mes vetës parasëgjithash, kurrë e në asnjë rrethanë nuk mund të mbrohemi nga të këqijat e jashtme, qoftë nga fatkeqësitë natyrore (zjarret, tërmetet, vërshimat), apo luftërat me refugjatë a pushtimet me armë.
Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdeshëm, sidomos me “brinat” e një religjioni, që ka mbi njëzet vite që e ka dëmtuar tejmase kulturën kombëtare unike të shqiptarëve.
Shenjat e kryengritjes së këtij antishqiptarizmi, janë krejtësisht “talebane” dhe me ata “brinat” nuk mund t’i bëjë askujt ndonjë të keqe, përpos vetës sonë. Prandaj, të mbrohemi prej të Marrit (budallës), duke ia mshelë gojën e treguar vendin, sa nuk është tepër vonë!
Nëse s’kemi arritur ta kuptojmë deri tash, do të dëmtohemi keq nga kjo farë e keqe.
_________________________

„Pse të pëlqen kaq shumë veshja e katunit …?”

0
Nga: Teuta Haxhijaj, Gjermani
„Pse të pëlqen kaq shumë veshja e katunit që po e reklamon kështu?“ më pyeti dikush që po ashtu vjen nga ana jem. „Hë, pse pra?“
Qe po t‘i tregoj arsyet pse, i thash, dhe ato janë të shumta: është veshje kombëtare e jona, me shekuj e vjetër, unike, e pa ndikuar nga veshjet e kulturave të huaja si dimijat e këto shëmtitë tjera, pastaj i ka rezistu dhe vazhdon m’i rezistu modernizimit dhe vishet edhe sot e kesaj dite. Kjo veshje e bënë secilen grua të duket si mbretëreshë dhe deshte e s‘deshte nuk ke qare pa patur respekt ndaj saj.
Pastaj të dy gjyshet e mija e kanë mbajtur deri ne vdekje këtë veshje, jam rritë tu i pa ashtu, por momenti se kur e kam regjistruar në mendje këtë veshje, lidhet me një përjetim në fëmijërinë time shumë të hershme…
Baba kishte shkuar ne Gjermani në fillimin e viteve te 70-ta, më vonë edhe nana e ma vonë edhe disa nga fëmijët.
Ishte një mëngjes vere. U zgjova vonë nga gjumi, vonë si zakonisht dhe kur dola ne koridor vellau me tha që është ardhë baba natën vonë. Vrapova në kuzhinë tuj mendu se duhet me qenë aty por kishte qenë veç nana tuj t‘hollu petë për pite për drekë.
– mirëmjes. Ku o baba? – e pyeta nanën me një frymë.
– mirëmjes. A ke fjetë mirë?- ma ktheu ajo- baba yt u shku te Mustafajt me pa nanën Hylë. ( Mustafajt ishin familja e mixhës me te riut ku jetonte edhe gjyshja).
Duke qenë ma e vogla ne familje, në qendër të vëmendjes dhe me e lazdruara, u hidhërova shumë që për babën paska rëndesi ma shumë dikush tjeter se sa unë, perndryshe ai m‘kish pritë deri sa isha çu prej gjumit e jo me shku te Mustafajt. Dola jashte duke e perplasë deren pas meje me shpresën qe ka me dalë nana pas meje për me ma ba dert këtë punë pak. Kot. Ajo nuk doli nga kuzhina hiç dhe pas pak erdhi vellau:
– po thot nana paja këtu për nji minut.
Shkova prap në kuzhinë, hundë e buzë të bera bashkë dhe u ula goxha larg nanes qe po vazhdonte me t‘hollu.
– a po don me hangër bukë?
– s‘du me hanger bukë as kurgjo.
– çka ki që je idhnu? Pse e përplase derën ashtu? Nigom mirë çka po t‘thom- vazhdoi nana- mos e përplas kurre ma deren ashtu edhe mos mendo se t‘vjen kush mrapa kur t‘rrebavesh kështu. A je tu m‘nigu?
Heshtje nga ana ime.
– çka m‘ki ti mu?- m‘pyeti nana.
– nanë- ia ktheva pa e kqyre ne sy
– a m‘don ti mu?- vazhdoi ajo.
Si kryeneqe qe isha, plus e hidheruar, mezi e qita nje „po“ nga goja.
– eh, qysh m‘ki ti mu e qysh m‘don, qashtu e ka baba yt nanën Hylë. Nuk e ka pa që sa mujë dhe e ka marrë malli për të.
Dola nga kuzhina me shku me humbë dikund. Baba nuk po m’dojka mu ma s’shumti e edhe nana m’bërtiti. Ma s‘miri me ikë dikund e mos me u kthye ma. U solla nëpër oborr teposhtë e përpjetë e dikur vendosa me ja dhanë babës edhe një shancë.
Shkova te Mustafajt.
Nana Hylë, baba, baci Mustafë dhe të tjerët kishin qenë ulur nër hije. Kur me pa baba i hapi duart dhe me perqafoi shumë. „Hala po më dojka“ mendova me vete dhe mu zbut hidhërimi pak. Nanën Hylë e shihja për herë të parë në veshje tjetër dhe jo në atë të katunit. Se çka bash kishte patur veshë nuk më kujtohet më por me erdhi shumë çudi sepse nuk isha mësuar me pa veshun ndryshe.
– valla bre nanë, dyqysh krejt tjetër po m’dokesh veshun keshtu- po i thot baba – s‘kokna mësu me
t‘pa kështu.
– paj u lava e u vesha ma kollaj qishtu- ia ktheu nana Hylë dhe vazhduan me biseda tjera. Nuk vonoi shumë dhe ajo u çu e hyni brenda n‘shpi. Shkoi ma shumë se gjysëm ore dhe baba po me thot shko kqyr çka u bo me nanën Hylë se u vonu shumë. Kishte qenë ne dhomën e saj. Tashmë e kishte veshë veshën e katunit dhe kishte qenë tu e lidhë lidhcën e marhamën në krye.
– qe, qe, gati jam me dalë – ma ktheu. U ndreq mirë, e kqyri vetën në një pasqyrë te vogël të varun në murë dhe u nisëm shkallëve teposhtë.
– o hajde nanë bre – ia bani baba- tash po ma çon mallin e nanës Hylë qysh jam mësu me pa tanaherët. U çuan në kamë të gjithë dhe ashtu qendruan deri sa ajo u ul.
Nana Hylë, nje plakë zojë me çehre të randë e cila nuk qeshte shpesh, iu buzëqeshi djemve të saj të cilët në të po e shihnin atë burimin e pashterrshëm të dashnisë.
Edhe pse çdo ditë e kisha parë atë veshje, ai ishte momenti kur vetdijshëm e kisha përceptu bukurinë dhe madhështinë e saj e bashkë me të edhe te nanës Hylë.
U nisëm me shku me hanger drekë që nana tashmë me siguri e kish ba gati. Rrugës mendoja me vete: ishalla nuk i kallxon nana babës që iu kam hidhëru sot në mëngjes ?

Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi

Nga: Mehmetali Rexhepi, Gjilan

Lamtumirë rapsodi i ditëve tona

Demir Krasniqi (1950-2021)

Lajmi i vdekjes gjithnjë vjen si dush i ftohtë, si tronditje e çastit të sapo marrjes së njoftimit… Edhe kësaj radhe erdhi, sikurse me rastin e këtij njoftimi për ikjen nga bota materiale e arsimtarit, këngëtarit, mbledhësit të folklorit të traditës, autorit të një sërë librash me këngë dhe të shkrimeve publicistike: Demir Krasniqit!… Demir Krasniqi që heret e kultivoi këngën shqipe, duke luajtur me violinë me vëllain e tij Hazirin, por edhe me instrumentalistë tjerë… Punoi me përkushtim për ruajtjen e traditave të folklorit shqiptar, të rapsodisë; mirëpo komponoi edhe këngë popullore të lirikës qytetare…

Para Luftës Çlirimtare, veçmas pas çlirimit të Kosovës nga okupimi i Serbisë, iu përkushtua grumbullimit, vjeljes dhe përpunimit të rapsodive, në brendi të cilave vendosi frymën epike të dëshmorëve, heronjve, martirëve, viktimave të dhunës e gjenocidit shekullor serb… Trajtoi në vargje shembuj qëndrese e sakrificash dhe, solli një mori publikimesh, qoftë për rapsoditë historike, qoftë për poetikën popullore lirike të kënduar…

Demir Krasniqi bëri monografi për këngëtarin popullor Qamili i Vogël, si dhe vëllime tjera librash më gërshetime motivesh epike-lirike… Këndoi në shumë mjedise dhe ahengje, mori pjesë edhe në festivalin e kultivuar, atëbotë të popullarizuar “Akordet e Kosovës”, përkrah emrash të shquar të këngës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, e të tjerë. Kështu, Demir Krasniqi u popullarizua në mjediset tona dhe, pothuaj se tërë jetën u përpoq të mbante gjallë jetën muzikore në Kosovë, në mjedise të mbyllura dhe të hapura të Kosovës. Doemos etnomuzikologjia shqiptare do t` i ketë borxh veprimtarit muzikor Demir Krasniqit, që t`i qaset në të ardhmen gjithanshëm studimit për opusin e këtij kompozitori, kantautori dhe vjelësi të zellshëm të folklorit muzikor shqiptar. Gjithsesi me interes, edhe në këtë rrethanë zije, vlen të theksohet ingazhimi publicistik për aktualitetin i Demir Krasniqit…

I palodhshëm për t`i pasqyruar në mënyrën e vet ngjarjet e pakëndshme dhe arritjet në shoqëri, me anë satirizimesh, ironizimesh dhe brohoritjesh të rimuara në strofa vargjesh dhe artikujsh në portalet: Rajoni press, “Zemra Shqiptare” e gjetiu… Këngëtari dhe rapsodi Demir Krasniqi pushoftë në dheun e Kosovës së lirë!

________

Intervistë Ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi

Zemra Shqiptare, 04.07.2009

Pjella e keqe: “Gold AG”

0

“Gold AG” me imamin Shefqet Krasniqin dhe futbollistin e famshëm nga Zvicra Xherdan Shaqirin

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

“Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, ne shënimet e tij. “… por kjo ishte koha e murtajës  që “kastile  ishte sjellur nga dora e njeriut në këto anë”.Po edhe unë po kam dro se me të vërtetë jemi edhe sot në kohën e sprovave të mëdha ;po  me problemet

që posaçërisht për ne po na i sjellin .Nuk është murtaja si sëmundje që valavitet në kohë të caktuar dhe në vend të caktuar sipas “strategut”; por janë sëmundje antikomb që pa dashtas nga ne po futen në mesin tonë.

“Gold AG” duke këndurar me Shyhrete Behlulin

«Atdhetaria është të pohosh historinë e kombit tënd me të gjitha majat dhe dështimet e tij, ta përqafosh kulturën, gjuhën, këngët, të duash rajonet dhe natyrën e vendit, të respektosh njerëzit sipas të arriturave të tyre (Angela Merkel , (Die Welt, 9.11.2004) dhe përveç kësaj të bësh gjithçka edhe për të tjerët në shoqëri me qëllim që Kosova e Shqipëria në sytë e botës të dalin si model i suksesshëm .” Kush po na e humbë këtë porosi?

Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, rritja e lëvizjes vahabiste dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj. ((Ramiz Lladeovci Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë?)

Në shtypin e Kosovës citohen  politikanët e ditës, deputetët e parlamentit të Kosovës si njerëzit e mediave pamore dhe të shkruara që janë të lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb në Kosovë;ata janë bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. .Ata na dhunojnë

Gold Ag . Kush është kjo pjellë e infektuar ? Kush na e solli në mesin tonë ?

Është pjellë e teorive agresive të hapura që i janë bërë viteve të fundit identitetit shqiptar.Është pjellë e keqe e disa akademikëve tanë , e institucioneve universitare e politikës dhe e mediave tona. . Është pjellë e konspiracionit anti shqiptar e posaçërish atij antiKosovë , i atyre që ju kerkojne shqiptareve me ngulm te heqin dorë nga identiteti kombëtar, në kembim te një identiteti tjetër, te copëtuar e gjysmak.(N.U)

Me Halil Kastratin …

Ta dijmë mirë që Gold Ag është pjellë e ” ……Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën,(1913) Gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni – or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun…”

Gold Ag është pjellë e :” “Deri në shekullin e 18, osmanët ishin fuqia me e përparuar, më humane dhe më demokratike e kohës… ishin osmanët që e bënë Shqipërinë të ishte një ndër vendet më të përparuara të Europës, ku kulmin e zhvillimit e ka pasur Kosova, të cilën mjerisht e shkatërruan luftërat e Austrisë, Serbisë dhe forcave shqiptare katolike të udhëhequra nga P.Bogdani kundër Perandorisë Osmane”.

Gold Ag është pjellë e:” që kërkojnë ndërtimin e shtetit fundamentalist islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara me ferexhe dhe ku burrat rrinë me mjekra dhe fustane, ku xhamia është vetë shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi.”

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”thoshte  Hakkı Paşa, (Ambasador Otoman në Itali(1862–1918))  . E do të delë , deshtën apo s ´deshën hakipashat e sotëm të të gjitha anëvë dhe shërbëtorëve të tyre në tokat tona.!

P.S. ”Deputeti Amir Ahmeti, dikur deputet i Partisë së Drejtësisë, tash i pavarur, i ka daalë në mbrojtje rap-këngëtarit Gold AG.Ai madje, ftesën e Policisë për ta intervistuar nën dyshimin për nxitje të urrjetjës, e quan “gjueti shtrigash”.

“Antiteistet, islamofobet dhe shteti ateist ne aksion “ne gjuajtjen e shtrigave”, (ftesa e policise per Gold AG), turp!”, shkruan Ahmeti në facebook.(gazetaexpress27 Shkurt 2014 11:20)  .Kurse i gjithëdijshmi Mustafa Nano në gazeten Dita na shkruan se: ”Fajtorë për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë … serbët” Mirë e ke Z. Mustafa , fajtorë janë shërbëtorët e tyre.

_______________

Portret: Gara e Blerta Kadri Halimit për asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës

0
E përgatiti: Mevi Rafuna, Mitrovicë
Juristja nga Prishtina Blerta Kadriu Halimi i hyn garës për Asambleiste në Kryeqytetin e Prishtinës në radhët e LDK -së.
Blerta, për vetën
Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe gjithë Ju qytetarë të vendlindjes sime, Prishtinës! Unë sot ndjej emocione e privilegj, aq sa ndjej edhe përgjegjësi që potencialisht të jem një përfaqësuese e ardhshme e qytetarëve të kryeqytetit tonë. Jam e nderuar t’ju them që unë kam pranuar propozimin nga kryesia e Lidhjes Demokratike Kosovës që në zgjedhjet e 17 Tetorit të jem kandidate për Asamble Komunale në Prishtinë.
Imazhi im u ndërtua në vendlindjen time, në Prishtinë dhe në vendlindjen e prindërve të mi. Ndërkohë, mora epitetin nënë në moshë të re, duke u martuar 14 vite më parë, në një familje te madhe, me tradita shqiptare. Paralelisht me këtë mbarova edhe studimet të nivelit bachelor dhe master, në Universitetin e Prishtinës. Konsideroj se këto shtylla më mbështollën me një imazh te një gruaje të fortë, që nuk dorëzohet para sfidave, vështirësive, dhe lufton me këdo për të arritur drejtësinë e qytetarëve, barazinë gjinore, e këtë duke filluar nga shtëpia, e deri te hallka më e lartë e shtetit.
Pas vetes kam një eksperiencë pune, 6 vjeçare, në fushën ligjore, në institucionet e Republikës së Kosovës. Tash, ka ardhur koha që të përballem me një sfidë tjetër, atë të përfaqësimit të qytetarëve. Të dashur qytetarë, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të dështimeve të hovshme dhe shkatërrimit të Prishtinës. Pas një periudhe të gjatë diskriminimi dhe padrejtësive ndaj qytetarëve të Prishtinës, unë ju ftoj që ta ndjejmë dorën e shtetit duke e mbështetur kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës z.PERPARIM RAMA.
Përparim Rama është punëtor, i ndershëm, i thjeshtë dhe i pakrahasueshëm në fushën e tij profesionale. Komuna e Prishtinës ka shumë punë. Unë jam pjesë e juaja – ju jeni pjesë e imja.
Ne jemi pjesë e zemrës së madhe të kryeqytetit tonë Prishtinës. Ja njohim dhimbjen, problemet dhe gjendjen në të cilën është. Prandaj, ma besoni kompetencën, të drejtën dhe lejen tuaj që të trokas në çdo derë për problemet tuaja. Të jemi bashkë-ndërtues të një kryeqyteti tjetër nga ai që jemi mësuar!
Unë jam e bindur se me gjithë potencialin dhe përkushtimin tim, bashkë me kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës z. Perparimi Rama, do t’i japim pamje tjetër Prishtinës.
Për Prishtinën!
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK!
Perparim Rama!
Blerta Kadriu Halimi!
Na priftë e mbara! Sinqerisht, Blerta!

ISIS mund të ketë hyrë në aeroportin e Kabulit

0

Një ushtar i U.S. Marine Corps i bën të qeshin fëmijët afgan. Tash ka arsye për frikë që terroristët e IS janë infiltruar me turmën e afganëve që duan ta ikun nga vendi. Foto: Sgt. Samuel Ruiz/ U.S. Marine Corps/ AP/ NTB

 

Portat e aeroportit të Kabulit u mbyllën të shtunën dhe u ndalën fluturimet. Kjo është për shkak se burimet e inteligjencës franceze dhe amerikane dyshojnë se IS ka hyrë në aeroport. Ata frikësohen nga një sulm në aeroport. Ekziston gjithashtu një rrezik që terroristët e IS të përzihen me ata që përpiqen të ikin prej vendit.

Më herët të shtunën, Shtetet e Bashkuara lëshuan një mesazh duke u thënë qytetarëve amerikanë që të mos drejtohen për në aeroport. Arsyetimi ishte rreziku i sigurisë në hyrje të aeroportit.

Josh Lederman
@JoshNBCNews
NEW this AM: Updated security alert from US Embassy Kabul tells Americans NOT to travel to Kabul airport unless individually told to due to “potential security threats outside the gates” bit.ly/382wCCE

New York Times raporton që SHBA frikësohet që Shteti Islamik (IS), mund të bëjë sulme që mund ta dëmtojnë SHBA-në, e të bëjnë që Talibanët ta humbin kontrollin në një situatë mjaf të tendosur. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby nuk deshti të komnetoj konkretisht se për cilat lloje të kërcënimit është fjala.

Ryan Saavedra
@RealSaavedra
The Biden administration refuses to answer a question about whether the terrorist threat against the United States has increased since the Taliban takeover of Afghanistan following Biden’s disastrous foreign policy decisions.
https://twitter.com/i/status/1429106205364875276
Gjendja në Aeroportin e Kabulit është kaotike. 5000 ushtarë amerikanë e e ruajnë aeroportin nga brendia. Përjashta aeroporti është nën një rrethim të hekurt nga luftëtarët Taleban. Shumë e kanë humbur jetën në përpjekje që të hyjnë në aeroport.
Sëpaku 12 persona e kanë vdekur afër aeroportit. Numri ekzakt i të vdekurve ende nuk dihet.

 

Shumë grupe terroriste i kanë në Afganistan. Dega e talebanëve që tash e kontrollon Kabulin  – Lidhja Haqqanin – e mbështet idenë e al-Qaidas për xhihad global.

CBS raporton se një përkthyes afgan ka pretenduar se talibanët jashtë aeroportit thonë që  se IS po planifikon një sulm. Sipas CNN, mendon që duhen aleternativa për kontrollin e trafikut ajror  për shkak të kërcënimeve të mundshme për sulm nga IS.

“Ekziston bindja se IS po planifikon një sulm ajrore,” i tha kanalit të lajmeve një zëdhënës ushtarak.

Amerikanët kanë frikë se rrjeti famëkeq Haqqani do të vë kontrollin ndaj mijëra qytetarëve amerikanë që janë ende në Kabul. Në rastin më të keq, situata mund të kthehet në historinë më të keqe të pengjeve në historinë e SHBA-së.

Lindsey Graham (R) tha në një intervistë me Fox News të premten se ai do të kërkojë dorëheqjen e presidentit Joe Biden nëse ai nuk përdor forcat ushtarake amerikane për të shpëtuar të gjithë shtetasit amerikanë dhe ndihmësit lokalë nga Afganistani.

Gjatë të ashtuquajturës krizë refugjatësh të vitit 2015, terroristët u fshehën në të mes fluksit të emigrantëve. IS mori përgjegjësinë për sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 vetë, shumica e të cilëve në teatrin Bataclan.

Nëse ISIS ka hyrë në aeroport, ekziston një rrezik i qartë se terroristët e IS-it mund të fshihen mes refugjatëve për të fluturuar nga Afganistani.

IS është i pranishëm në Afganistan që nga viti 2014, kur pakistanezët e lidhur me talebanët mbërritën në provincën Nangarhar në Afganistanin verior. Në vitin 2015, ky grup e shpalli veten dega afgane e Shtetit Islamik.

Expressen

Document.no

Përktheu: Drini