Kreu Blog Faqe 1601

Enver Hoxha i Adem Demaçit

0
Përgatitur: nga Ibrahim Kelmendi
Nga notesi i Adem Demaçit

ENVER HOXHA

[Shqiptari, Djali i Ademit, po publikon shkrime të AD, të pa publikuara deri tani, me shënimin: “Nga notesi elektronik” (12.01.2001). Kësaj radhe huazova vlerësimin që AD ka bërë për EH.]

Enver Hoxha, në historinë tonë, është një figurë ende e pastudiuar në mënyrë komplete, komplekse e të paanshme.
Enver Hoxha, varësisht se nga cili prizëm shikohet, merr pamje të veçantë. Shikuar nga prizmi i simpatizantit ose të anëtarit të partisë së tij, ai del një figurë politike me vlera të larta. Shikuar nga prizmi i kundërshtarit të tij politik, ai del një figurë me përmbajtje negative politike. Shikuar nga prizmi i qelepirxhiut, deri sa ishte i gjallë dhe në pushtet, ai del një figurë e bardhë dhe pa të meta, ndërsa pas vdekjes e rënies së pushtetit të tij, ai del një figurë e zezë dhe vetëm me të meta. Shikuar nga prizmi i kosovarit të robëruar, Enver Hoxha duket si një figurë politike e cila u mundua fort për çlirimin e Kosovës, por që vdekja e parakohshme e pengoi që ta bënte një gjë të tillë.
Të gjitha këto këndshikime, të gjitha këto pikëvështrime, të gjitha këto qasje të lartpërmendura burojnë nga mendjet e kufizuara në hapësirë e në kohë, nga interesat e njerëzve – ego. Njerëzit – ego, qendër të brendshme referuese kanë objektet e fenomenet jashtë tyre. Njerëzit – ego mendojnë ‘çfarë kam e jo çfarë jam’, prandaj edhe shkojnë pas pasurive, ideologjive, besimeve, autoriteteve, situatave e rrethanave kalimtare.
Vetëm njerëzit me mendje dinamike që kanë qendër të veten të brendshme referuese: shpirtin dhe që pyesin ‘çfarë jam e jo çfarë kam’, kanë mjaft energji dhe aftësi për të bërë vlerësimin objektiv dhe të saktë të objekteve, fenomeneve e rrethanave të caktuara.
Përse është kështu? Kështu është sepse, e gjithë historia e njerëzimit, që nga kalimi nga faza e parë zemërore e shpirtërore e zhvillimit të vet matriarkal, në fazën e dytë të mendjes së shëndoshë patriarkale, është histori e egove!
Karakteristikë themelore e egove është jo të menduarit me zemër e me shpirt, por të menduarit me mendje të shëndoshë, me arsye. Dhe mendja e shëndoshë llogaritë, kalkulon, bën hesap. Prandaj, egoja, duke llogaritur, duke kalkuluar e duke bërë hesap, vjen në konkludim katastrofik. Ky konkludim katastrofik, kur të zbërthehet në një formë të thjeshtësuar, për afërsisht, mund të duket kështu. Egoja, në mënyrë permanente, e sheh veten në rrezik. Ka frikë se do të humbë trupin e vet; ka frikë se do të humbë pronën e vet; ka frikë se do të humbë pasurinë e vet; ka frikë se do të humbë autoritetin e vet; ka frikë se do të humbë postin e vet; ka frikë se do të humbë pushtetin mbi të tjerët. Egoja tmerrohet nga vdekja.
Dhe, duke qenë i rrethuar nga të gjitha këto rreziqe, egoja dyshon tek të gjithë, frikohet nga të gjithë dhe bie në armiqësi me të gjithë. Dhe, për të larguar dyshimet, egoja kërkon prova të lojalitetit nga të gjithë. Për të larguar frikën, egoja mundohet t’i kontrollojë të gjithë. Për t’u mbrojtur nga armiqtë, egoja mundohet ta zgjerojë dhe ta forcojë pushtetin e vet mbi të tjerët deri në absurd.
Ja, ky ishte dhe është fati i egove në këtë fazë të dytë të zhvillimit të njerëzimit.
Nuk është kurrfarë zbulimi nëse them se shumica dërmuese e njerëzimit sot përbëhet nga egot. Egot i shohim në familjet tona, në rrugë, në punë e kudo. Kahdo që të shkojmë, kahdo që të shikojmë, jemi të rrethuar me egot. Sepse, me shumë pak përjashtime, edhe vetë jemi ego. Të vegjël ose të mëdhej, por shumica dërmuese e njerëzimit janë ego. Madhësia e egos varet nga roli të cilin ai luan brenda familjes, brenda ambientit ku jeton, punon, vepron e deri tek liderët më të mëdhej të shteteve më të mëdha të botës.
Do të dilnim nga tema nëse do të bënim fjalë për domosdoshmërinë, por edhe për dobinë e pallogaritshme të kalimit të njerëzimit, nga faza e parë zemërore-shpirtërore në fazën e dytë të arsyes së shëndoshë e kalkuluese. Sepse, pa arsyen e shëndoshë kalkuluese njerëzit, edhe sot e kësaj dite, do të jetonin nëpër shpella e mbi degët e lisave e të pemëve të egra.
Tema jonë është Enver Hoxha, prandaj, me këtë rast edhe disa fjalë. Ashtu siç ishte Gjergj Kastrioti përfaqësuesi ynë tipik në arenën e vogël të liderëve-shpirt të botës, ashtu edhe Enver Hoxha është përfaqësuesi ynë më tipik në galerinë e pafund politike të liderëve-ego të botës.
Nëse duam që të japim mendime e vlerësime të sakta e të drejta për personalitetin e Enver Hoxhës, atëherë atë duhet ta vështrojmë të pandarë nga koha në të cilën ai jetoi e veproi, nga rrethanat brenda trollit e popullit shqiptar, nga rrethanat politike në Ballkan, në Evropë e në botë.

[Marrë nga https://www.facebook.com/shdemaci
I publikuar më 23 maj 2021.]

***
Siç mund të vërehet, as një e katërta e tekstit nuk merret me prezantimin dhe vlerësimin e EH, tematikë kjo që është paralajmëruar në titull, por me ca shtjellime, në dukje filozofike, kryesisht për egon.

AD ka konstatuar: “Shikuar nga prizmi i kosovarit të robëruar, Enver Hoxha duket si një figurë politike e cila u mundua fort për çlirimin e Kosovës, por që vdekja e parakohshme e pengoi që ta bënte një gjë të tillë.”

Ku vlerësim është tepër i pa saktë, nëse si “kosovar të robëruar” i ka menduar të gjithë shqiptarët e Kosovës. Edhe pse nuk ka të dhëna empirike, edhe unë po përdor mënyrën e AD për të bërë vlerësim kuturu: as 10 % e shqiptarëve të Kosovës nuk e kanë pas këtë mendim pozitiv për EH. Përkundrazi, kanë menduar e mendojnë se EH nuk është angazhuar për çlirim të Kosovës. Bile janë shumë nga ata që broçkullisin: “EH e ka shit Kosovën”. Ky diskualifikim i fundit është inatçor, meqë askush nuk mund të shet diç që nuk e posedon si pronësi.

AD, kur ka bërë përgjithësimin “Enver Hoxha duket si një figurë politike e cila u mundua fort për çlirimin e Kosovës, por që vdekja e parakohshme e pengoi që ta bënte një gjë të tillë”, duhet të jetë kryesisht rrjedhojë nga subjektivizmi dhe tifozëria ideologjike e vet AD që ka pas për EH, qysh kur ka filluar të merret me veprimtari ideopolitike. Njësoj si AD dhe të frymëzuar prej tij, kanë menduar dhe i kanë bërë tifozëri EH edhe mijëra të ashtuquajtur enveristë.

Kryesisht për shkak të propagandimit publik të marksizëm-leninizmit enverist, çlirimit kombëtar të Kosovës, për t’iu bashkuar Shqipërisë, AD është burgos e dënuar dy herë: me 3 vite herën e parë (1958), me 10 vite herën e dytë (1964). Ndërsa herën e tretë (1975), AD është burgos pa bërë asnjë faj, qoftë edhe vetëm propagandë gojore, për çka e kanë dënuar 15 vjet burg. Herën e tretë duhet ta kenë dënuar me proces të montuar vetëm për hir të taktikës politike konjukturale të KSA të Kosovës, siç e ka thënë edhe njëri nga kryeshefat e atëhershëm të SDB-së, Shefqet Hashani; SDB ishte akronimi për shërbim sekret, i afirmuar me akronimin pezhorativ: UDB. Shefqet Hashani e ka ndërlidh këtë proces të montuar gjyqësor me hidhërimin e madh që ka pas udhëheqja e Republikës së Serbisë, për shkak të zbulimit, burgosjes dhe dënimit në Pejë, të një grupi të komunistëve stalinistë, të etnisë serbe dhe malazeze, në vitin 1973. Prandaj është montuar një proces politik gjyqësor ndaj AD dhe ca të tjerëve, për të bërë një si barazim etnik në përndjekje të “armiqve të shtetit dhe të rendit socialist”.

Vlerësimin tjetër të AD, “Enver Hoxha është përfaqësuesi ynë më tipik në galerinë e pafund politike të liderëve-ego të botës”, nuk po e komentoj, meqë edhe nuk jam duke e kuptuar.

Të habit taktika e anashkalimit nga AD për ta çvlerësuar EH si diktator, edhe pse vet EH, me krenari edhe delirante, e ka pohuar se në Shqipëri sundonte “diktatura e proletariatit” dhe se ai ishte udhëheqës i saj! 

A ka ekzistuar OMLK-ja e Dytë?

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Xhavit Haliti, në emisionin televiziv “Pressing” (16.08.2021), nisi intervistën duke e prezantuar vetën si kuadër udhëheqës i OMLK-së (akronim për Organizata Marksite-Leniniste e Kosovës), i cili qenkësh rrezikuar nga arrestimi më 4 nëntor 1985, prandaj paskësh kaluar në “ilegalitet” (siç po i thuhet gabimisht gjendjes klandestine / të fsheht). Por ai as kësaj radhe nuk ofroi informacion konkret, për cilën OMLK është fjala, kush, kur, ku, e kishte themeluar. Rrëfeu se Xhabir Morina ishte udhëheqës i OMLK-së, por u burgos më 4 nëntor 1985, natën kur qenkësh bërë përpjekje që ta arrestonin edhe Xhavitin, por ia kishte dalë të “arratiset”…
Për një OMLK, e afirmuar nga kuadrot e saj Mehmet Hajrizi (kryetar), Hydajet Hyseni, Gani Syla, Kadri Zeka, Nezir Myrta dhe të tjerë protagonist të strukturës udhëheqëse, tashmë janë shkruar edhe libra nga Mehmet Hajrizi dhe Gani Syla. Mehmet Hajrizi ka informuar:
“Natën e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: Në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e bashkimit të tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari në formën organizative dhe me emrin e deriatëhershëm, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK), e cila po mbushte dymbëdhjetë vjet veprimi të pandërprerë në shërbim të lirisë së Kosovës.” (Mehmet Hajrizi, “Historia e një organizate politike”, botuar në vitin 2008)
Ka kohë që gjurmoj për këtë OMLK, e cila e kishte kryetar Xhabir Morinën (e në Komitet e paskësh pas edhe Xhavit Halitin), por nuk po gjej informacion konkret. E kam lut për informim Xhabir Morinën dhe të tjerë, por po heshtin.
Dje gjeta një shkrim të ish Bashkëveprimtarit Metë Dura, magjistër historie, i cili paskësh trajtuar këtë tematikë. Por, fatkeqësisht, nuk më ngjau të përmban informimin bazik: kush, kur, ku, e ka formuar këtë OMLK, – për momentin po e quaj të dytë, – dhe kur e ka pushuar veprimtarinë dhe ekzistencën e saj.
Meta e fillon shkrimin me konstatimin: “Gjatë periudhës së viteve 1983 – janar 1984, LRSHJ të cilën e udhëhiqte Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, kishte zhvilluar aktivitete të shumta në të gjitha rrethet e Kosovës.”
LR(S)SHJ-në nuk e kanë udhëheq asnjëherë Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Komplotisti Xhafer Shatri i prezantonte ata si udhëheqës në Kosovë, që t’i shpërdoronte për aventura komplotiste në emigracion, duke u thirr “në emër të tyre”.
Metë Dura: “Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Osmani, formuan Organizatën ilegale – ushtarake të quajtur Partia e Luftës së Kosovës – PLK.”
Fatkeqësisht, edhe historiani Dura duhet të jetë ndikuar nga dezinformimi e manipulimi që ka bërë Xhafer Shatri! Rexhepi, Kadriu e Nuhiu nuk kanë formuar PLK, por Xhafer Shatri i ka dezinformuar dhe manipuluar, sikur Komiteti Ekzektutiv i LR(S)SHJ-së (në emigracion) kishte marrë vendim për themelim të “partisë së luftës së Kosovës”, prandaj i kishte urdhëruar Rexhepin, Kadriun e Nuhin, që ta zbatonin atë vendim. Cili ishte epilogu tragjik i atij komploti të Xhafer Shatrit, tashmë dihet: Vrasja e Rexhepin dhe Nuhiut më 11/12 janar 1984 dhe burgosja e Kadri Osmanit.
Metë Dura: “Në vitin 1983, në Drenicë, Shaban Shala, Fehmi Lladrovci dhe Ali Ahmeti, formojnë udhëheqësinë e ,,Celulës” – ,, Këshillin Organizativ” dhe zgjedhin udhëheqësinë e saj. Shaban Shala, zgjidhet sekretar, Fehmi Lladrovci zgjidhet këshilltar dhe Ali Ahmeti zgjidhet ndërlidhës i Këshillit Organizativ me ,,Celulën” në Kërçovë.
Këtu ketmi një pështjellim, nga i cili nuk kuptohet, për celulë të cilës organizatë bëhet fjalë.
Metë Dura: “Në vjeshtën e vitit 1983 Shaban Shala merr nga Nuhi Berisha Projektstatusin e LRSHJ-së.”
Për herë të parë Lëvizja ka miratuar Statutin e parë në Kuvendi e Parë, i mbajtur në tetor 1987. Deri atëherë nuk ka pas projekt-statut, siç ka shkruar Meta.
Metë Dura: “Të nesërmen më 19. 6. 1984, u denuan me shumë vite burg 20 anëtarë të Frontit Nacionalçlirimtar, në mesin e të cilëve ishin edhe Ramadan Avdiu dhe Afrim Zhitia.”
Nuk kam dëgjuar për kezistencën e kësaj organizate. Po shpresoj, Ramadan Avdia do të na ndihmon konkretisht.
Metë Dura: “Në vitin 1985 në banesën e Hasan Malës, në Zvicër, LRSHJ, mbajti mbledhje ku merrnin pjesë: Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, Hasan Mala, Saime Isufi, Faridin Tafallari, Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Novosella.”
Kryesisht në banesë të Hasan Malës i mbanim takimet e Qendrës Ekzekutive të Lëvizjes, pothuajse mujore, por në vitin 1985 Sabri Novosella nuk ishte më anëtar. Ai, bashkë më Xhafer Durmishin, Milaim Zekën, Xhevat Rambajën, Haxhi Berishën, Hafiz Gagicën, u vetë-larguan nga Lëvizja në mars 1984, pas një krimi që e shkaktuan në manifestimin e Lëvizjes dhe të Klubit Shqiptar në Dyseldorf. Provuan të vazhdonin veprimtarinë me një “lëvizje të vërtetë” në Suedi, por për disa muaj, me urdhër të Sabri Novosellës, e pushuan veprimtarinë. Në vitin 1985 Sabri Novosella u anëtarësua në sektën Dëshmitarët e Jehovës në Malmë të Suedisë, sipas “tabiatit” që kishin marioneta komplotiste kur “harxhoheshin” – ose simulonin se janë psikopatë, ose se janë angazhua në sekte fetare të psikopatëve!
Metë Dura: “Në prill të vitit 1985 në Prishtinë, në emër të Këshillit Organizativ, Shaban Shala, Xhabir Morina, Bashkim Mazreku, Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti, marrin vendim për bashkimin e grupeve te Komitetit Organizativ të MLK-së.”
Pështjellim në formulim, apo?! Po shpresoj, Meta do të provon ta sqaron këtë formulim, që të kuptojmë çfarë dallimi ekziston mes Këshillit Organizativ dhe Komitetit Organizativ. Tjera, si quhej organizata në këtë kohë?
Metë Dura: “Gjatë vitit 1985, u formua Komiteti i OMLK-së, në Prizren, Suharekë, në Prishtinë, Ferizaj, në Kaçanik, Vushtrri, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Bujanovc, Klinë, Pejë…, etj.”
Tashmë për herë të parë në shkrim Meta përdor akronimin OMLK. Po shpresoj, do rishoh edhe njëherë hulumtimet e tij, kur, kush, ku, e ka formuar këtë organizatë dhe nepër cilat shkallë të organizimit ka kaluar. Xhavit Halit në intervistë tha se e kishin planifikuar të mbanin tubim në Lubeniq të Pejës, më 5 nëntor 1985, për të formuar Komitetin për Rrethin e Pejës, por për shkak të arrestimeve dhe përndjekjeve nuk ishte mbajt.
Metë Dura: “Pak para arrestimeve të nëntorit 1985, kjo ide gjeti miratimin e përgjithshëm. Komiteti Qendror i LRSHJ- së, duke bazuar në këto mendime dhe në \”Tezat\” e lartpërmendura, mori vendim për ndërrimin e emrit nga LRSHJ ( Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi) në LPRK ( Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). LPRK u shëndrrua në një organizatë masash e udhëhequr nga Komiteti i OMLK-së, i cili ishte pararojë e LPRK-së dhe formoi Komitetet e saj në territoret shqiptare në ish – Jugosllavi.”
Në tetor 1987 Lëvizja ka mbajt Mbledhjen e Parë të përgjithshme, ka modifikuar emrin në Lëvizja Popullore për Republikë të Kosovës (LPRK), ka miratura për herë të parë Program dhe Statut, që nuk e përmbanin udhëheqjen e saj nga OMLK si pararojë. Lëvizja kishte Këshillin e Përgjithshëm, me 21 anëtarë, dhe Kryesinë, me 7 anëtarë.
Metë Dura: “Më 4 nëntor të 1985, për shkak të veprimtarisë në kuadër të LRSHJ-së, tash LPRK-së arrestohen edhe shumë veprimtarë të saj në trojet shqiptare në ish –Jugosllavi, të cilët synonin krijimin e Republikës së Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë.”
Nga 17 Janari 1982, kur është formuar Lëvizja, deri në qershor 1999, kur është zhbë, asnjëherë Lëvizja nuk e kishte përcaktim programor e statutar “bashkimin me shtetin amë”, por krijimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, dhe çlirimin e Republikës së Kosovës, siç është vendos në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme, tashmë të LPK-së, në tetor 1991, në Ujmir të Klinës!
Metë Dura: “Më 22 maj 1986, u bë shpallja e denimeve, ku të gjithë të arrestuarit u denuan me burg prej 13 vjet Xhabir Morina, deri në 3 muaj burg Isref Klinaku.”
Akgjykimi përkatës mban datën 27.04. 1987, protokolimi: P.nr. 77/87.-
***
Shkrimin e plotë të Magjistrit Metë Dura mund ta lexoni në:
Ilustrimi me faksimile të aktgjykimit të Xhabir Morinës me bashkëveprimtarë.

Gold AG bënë propagandë islamike, ndal veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin

0

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.

Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.

Edhe nëse në ndonjë nga vektet, atë e zë rruga për dikun – ai do të ndalet dhe ta kryejë se s’bën ritin fetar.

Foto: Gold AG/Instagram

Këtë gjë e ka dëshmuar një fotografi e publikuar nga një mik i reperit në rrjetet sociale, ku Gold AG shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin.

Me të parë postimin e mikut të tij, edhe vet Gold AG vendosi që ta rishpërndajë atë në InstaStory.

Foto: Gold AG/InstaStory

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte gjatë këtij sezoni veror.

Njohësi i islamit politik, Kuranit dhe Islamit në përgjithësi, shkrimtari Ibrahim Kelmendi, për “namazin” në rrugë të Arian Agushit, thotë:

ALLAHU E QOFTE N’AFGANISTAN !

Reperi Arian Agushi, alias “gold ag”, eshte teper kotrovers! E dine qe “profeti” Mohamed ka ndaluar muziken si “haram”, ky megjithate ndalet gjate rruge per te bere namaz / salat, edhe pse rrugetari nuk e ka obligim te bene namaz gjate rrugetimi.
A ta shkembejme reperin Arian me refugjate nga Afganistani??
_______
Propagandë panislamike, asgjë tjetër !

Mërgimtari

0

Lis Bukuroca

Kur çdo brez hedh lekë përpara, shpejtohet ecja e brezit të ardhshëm, kur hidhen ato prapa, përparimi në një shoqëri ngadalësohet.

Mërgimtari ua heq paratë fëmijëve të vet, për t‘ia dërguar prindërve të vet! (Pakicë janë ata që fitojnë aq shumë, sa të mos e ndiejnë se po heqin nga ajo që të tjerët ua falin fëmijëve, për të ndihmuar startin e tyre në jetë.)

Në atdhe do t’ia kritikojnë fëmijët për gjuhën! Kush? Ata që në atdhe, në shkolla shqipe, një fjali nuk dinë të shkruajnë pa gabime. Madje as arsimtarët e profesorët e tyre!

Fëmijët do ta kritikojnë për gjuhën e vendit që nuk e mësoi si duhet, në atdhe do t’ia kritikojnë fëmijët, pse nuk e flasin mirë gjuhën e vendit ku nuk jetojnë!!!

Ai do të asimilojë fëmijët e vet, për të ndihmuar prindërit dhe fëmijët e prindërve të vet, që (mund të) asimilohen edhe në atdhe!

Ai investon të tashmen e vet, për ta ndihmuar të kaluarën dhe për ta humbur të ardhmen nacionale, te fëmijët! (Sipas sociologëve, më së largëti në brezin e katër, asimilohemi të gjithë.)

Mërgimtari do të paragjykohet dhe qortohet nga fëmijët, por edhe nga prindërit!

Me të nuk do të jenë të kënaqur as fëmijët, as prindërit! Kur të përpiqet t’u pëlqejë prindërve, nuk do t’u pëlqejë më fëmijëve dhe anasjelltas!

Ai do të sillet e mbështillet në dy kultura, por në asnjërën nuk do të ndalet nga frika se do të paragjykohet!

Ai është urë që thyhet në dysh, sepse flijohet për të kaluarën, për prindërit dhe për ardhmen, për fëmijët!

Kur dërgon para, i duket se dërgoi tepër shumë, kur ta kaplojë mallëngjimi, mendon se dërgoi shumë pak.

Fëmijët do t‘i thonë se po dërgon shumë lekë, prindërit se po dërgon shumë pak!

Ai nuk do të ndihmojë vetëm të moshuarit dhe të sëmurët, por edhe të shëndoshët, që nuk duan të punojnë as tokën e vet. Pse? Sepse nuk paska llogari! Natyrisht se jo, sepse ai ka llogari dhe ftyrë të jetojë nga paratë e huaja!

Ndihmë po, por për të ecur para, jo për të dremitur dhe për të jetuar nga djersa e tjetrit! Nga financimi i përtacisë, dëmtohet një komb.

Mërgimtari dëshiron fëmijët të ndihen krenarë me të, por shpesh, nuk do të ndihen as fëmijët, as prindërit! Duke u përpjekur për t’i kënaqur të gjithë, para e prapa vetes, nuk do të ketë kohë për kënaqur vetveten! Të sigurt e ka vetëm sakrifikimin…

Do të përpiqet të tregohet i lumtur, por dëshpërimi i gjendet në palcë dhe shpesh e lë pa gjumë.

Për humbjen e atdheut i akuzon shpesh të gjithë, por rrallëherë vetveten.

Për ta bërë prindin krenar, apo për të mashtruar vetveten se do të kthehet, do të ndërtojë shtëpi në atdhe ku disa javë në vit nuk do të paguajë qira, por do të paguajë 12 muaj në mërgim!

Në fillim qante kur braktiste atdheun, tani shpesh gëzohet që po ikën! Atje kërkon shtetin dhe nuk e gjen, jashtë vendit nuk e kërkon, por praninë e tij e ndien kudo!

Ai kur del nga shtëpia, nuk e di si kthehet dhe a kthehet i gjallë.

Mund edhe të humbë jetën në në kthim e sipër. Njerëzit do të qajnë kur ai niset, por edhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet!

Çdo mërgim është edhe pak vdekje!

Çdo vdekje në kthim e sipër është vdekje e shumëfishtë!

Jeta jashtë atdheut nuk është vetëm jetë, por një njëpasnjëshmëri e vdekjeve të vogla që përsëriten vazhdimisht, orë e çast.

Në fund, të kthehet nuk ka ku të kthehet, të rrijë, nuk ka ku të rrijë. I mbetet të shtiret i lumtur, të shtiret i pasur, të shtiret mirë, edhe pse ai e di se ndihet keq!

Në fund, ai do të tmerrohet duke parë se në Kosovë, një shumë bukur e madhe e asaj që dërgon ai, më shumë se një milion euro në ditë, do të investohen në ekonominë  e Serbisë, (e cila e dëboi), por patriotët atje, do të acarohen, zjarr e flakë, pse Bregoviçi do të këndojë në Korçë, gjersa ekonomisë serbe i garantojnë mijëra vende të punës.

Ata që duan t’i japin goditjet e fundit, pas Millosheviqit, duhet t’ia kritikojnë fëmijët, t’ia shajnë, kështu nesër ata nuk do të kthehen më, sepse nuk do të ndihet të mirëseardhur: nuk do të ndihen në vendin e vet, rrjedhimisht, nuk do të ndihen pjesë e asaj shoqërie!

Në ShBA diku 45 milionë qytetarë amerikanë janë me origjinë gjermane, por shumica absolute nuk e flet më gjermanishten!

__________________

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Eja, Vëlla, ta krijojmë sërish Jugosllavinë! Hajmo brate da napravimo opet Jugoslaviju

0
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Eja, Vëlla, ta krijojmë sërish Jugosllavinë!
Një mik serb nga Serbia, më tha këtë mëngjes, “Le ta bëjmë përsëri Jugosllavinë, vëlla.
Ne do të jetojmë 100% më mirë se tani.
Unë i them atij: Hajde, vëlla, pse jo, por këtë herë me një kusht: ne shqiptarët ta bëjmë, dhe ju serbët të na mësoni se si shkon kjo punë.
Por druaj se ju serbët pastaj do ta rrënoni më shpejt sesa që do ta ndërtojmë ne shqiptarët. ???
Prandaj, të lutem na mësoni se si ta ndërtojmë, dhe unë të premtoj se ne do t’ju mësojmë se si ta rrënoni.
Të paktën ne nuk do të kemi monotoni, sepse vazhdimisht do të ndërtojmë dhe rrënojmë diçka së bashku.
Dhe Evropa dhe Amerika do të na admirojnë për këtë punë, sepse me duart tona do t’ua dorëzojmë vulën e budallallëkut.
Ai thotë: Unë mendova seriozisht, por ti si duket po bën shaka.
Unë i them: nuk po bëj shaka pak, po bëj shaka shumë.
Por të paktën po bëj seriozisht shaka.
Por shakatë anash, sepse rrëfimi i im mëposhtëm, është një realitet i hidhur.
Në momentin që do ta kem luksin për t’u marrë vetëm me gjërat që më shkojnë më së miri, nga mllefi pse nuk kam filluar më herët, do të bëj harakiri.
Nuk ka mallkim më të madh sesa të jesh në shumë lëmi dhe fusha, larg më i mirë se ata që i kanë studiuar gjatë gjithë jetës.
Një grua e një aktori të njohur serb pasi që i kishte lexuar disa shkrime dhe dëgjuar dy interpretime të mia në gjuhen serbokroate, m’u drejtua në inbox të Facebookut me këto fjalë :
“Bashkëshorti im është serb dhe që dyzet vite rresht njëri ndër aktorët më të suksesshëm në kinematografinë ish jugosllave dhe të tanishme serbe,
Por ai s’ka as gjasa teorike për t’i interpretuar këto dy poema të vështira në këtë nivel, edhe pse janë perle të thesarit letrar dhe artistik të gjuhes së tij amtare.
Ndërkaq shkrimet e tua as që dua t’i analizojë, sepse druaj që analiza ime e ftohtë do t’i hip si akull sipër mesazhit të tyre të ngrohtë dhe origjinal, që ngërthejnë në vetvete dhe përçojnë në njëmijë mënyra dhe ngjyra”.
Fjalën e kishte sidomos për interpretimet që ia kam bërë poemes lirike “Ne daj se Ines” dhe asaj epike “Čovjek pjeva poslije rata”.
T’jua them të drejtën asgjë nuk më pëlqen më shumë se arti letrar, artistik dhe politikë.
Por unë thjesht nuk kam talent për ta materializuar.
Sepse kohë të gjatë edhe pa këtë talent të rëndësishëm, goxha mirë kam jetuar, prandaj disi e kam nënçmuar.
Mirëpo më villët kur disa njerëz me diploma kiosku, ma kushtëzojnë hapjen e dyerve me diplomat e Kosovës, që janë shndërruar në kondoma, apo vula të injorancës.
Dorën në zemër disa sosh edhe m’i kanë hapur dyert, por duke më kushtëzuar që të mos jem vetvetja.
E pa malo sutra.
Të gjjthve ua fali premtet e rreme, sepse nuk dijnë se çfarë bëjnë, por jo Albin Kurtit.
Kur në këtë vend as Albini nuk e mban premtimin, atëherë nuk pres dhe shpresoj ma prej askujt asgjë.
Dhe mirë është kështu, sepse kohë të gjatë kam jetuar jashtë realitetit kosovar.
Mirëpo uji i rrëmbyeshëm e shpërthen çdo barrikadë.
Dhe nëse dikush mund ta ndalë, atëherë lirisht le t’më ndal edhe mua.
***
Lirim Gashi
Hajmo brate da napravimo opet Jugoslaviju
Prijatelj Srbin iz Srbije rekao mi je jutros, “Hajdemo brate opet napraviti Jugoslaviju.
Živjet ćemo 100% bolje nego sada.
Ja mu kažem: Hajde, brate, zašto ne, ali ovaj put pod jednim uslovom: mi Albanci da je gradimo, a vi Srbi da nas učite kako to ide.
Ali bojim se da ćete je vi Srbi brže srušiti nego što ćemo je mi Albanci sagraditi. ???
Stoga vas molimo da nas naučite kako je izgraditi, a ja obećavam da ćemo vas naučiti kako je srušiti.
Barem nam neće biti dosadno, jer ćemo stalno nešto zajedno graditi i rušiti.
A Evropa i Amerika će nam se diviti zbog toga, jer ćemo im svojim rukama dati pečat gluposti.
Kaže: Ma ja sam mislio ozbiljno, ali imam utisak da se ti šališ.
Ja mu kažem: ne šalim se ja malo, ja se puno šalim.
Ali barem se ozbiljno šalim.
Šala na stranu, jer spjev koji sledi opisuje jednu surovu realnost.
Onog trenutka kad ću imati luksuz baviti se samo stvarima koje mi najbolje idu, iz bijesa što nisam započeo ranije učinit ću harakiri.
Nema većeg prokletstva nego biti u mnogim poljima, daleko bolji od onih koji su ih čitav život proučavali i studirali.
Žena jednog poznatog srpskog glumca, nakon što je pročitala neke zapise i poslušala dvije moje izvedbe na srpskohrvatskom jeziku, obratila mi se u inboxu mog Facebook profila sa sljedećim riječima:
“Moj muž je Srbin i četrdeset godina zaredom jedan od najuspješnijih glumaca u bivšoj jugoslavenskoj i sadašnjoj srpskoj kinematografiji,
No, nema ni teoretskih šansi protumačiti ove dvije teške pjesme na ovoj razini, iako su biser književnog i umjetničkog blaga njegova maternjeg jezika.
U međuvremenu, ne želim ni analizirati vaše spise, jer se bojim da će moja hladna analiza skočiti poput leda na njihovu toplu i originalnu poruku, koju vi umijete prenositi na tisuću načina i boja”.
Fokus je posebno stavila na moja tumačenja lirske pjesme “Ne daj se Ines” i epa “Čovjek pjeva poslije rata”.
Iskreno da vam kažem, ne volim ništa više od književne, umjetničke i političke umjetnosti.
Ali jednostavno nemam talenta da materijalizujem svoj talenat.
Jer dugo sam i bez ovog važnog talenta živio prilično dobro pa sam ga nekako podcijenio.
Ali srce me boli, kad me neki ljudi s diplomama kioska uvjetuju kosovskim diplomama, koje su se pretvorile u kondome ili pečate neznanja.
Neki su mi čak otvorili vrata, ali su me istovremeno uvjetovali da ne budem svojstven.
E pa malo sutra.
Opraštam svima ružne vardije za osobnu korist, jer ne znaju što rade, ali ne i Albinu Kurtiju.
Kad u ovoj zemlji ni Albini ne održi svoje obećanje, onda to ne očekujem od nikoga.
I to je dobro jer dugo sam živio izvan kosovske stvarnosti.
No, bijesna voda ruši svaku barikadu.
A ako je netko može zaustaviti, neka zaustavi i mene.

Maca nën sofër

0
Raif Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Tregim
Nëna ime më kishte sjell në këtë botë, diku më mal, e kishin rrokur dhimbjet e nuk kishte mund me arritur te mjeku, pra shkurt, unë jam i lindur në mal.
U rrita si i malit, gjithnjë me një ashpërsi mali. Si fëmijë kurrë bukë nuk jam ngi. Thonë se, njëherë më kanë shpallur për të vdekur. po, po edhe vorrin e kishin hapur. Një trup e kishin sharrua për dërrasa. Pasi thanë lajmin se kisha vdek, erdhen gjinja me më vorrosur, u nisën e rrugës për te vorret diku te dardha e Krahinit, e tërhoqën këtë lajm.
Fëmijët e lagjës nuk më donin, as nuk më pranonin në lojën që luanin, e as në lojën symsheltas. Me bagëti më duhej të rri në këmbë gjithnjë, edhe hijet m’u bënin ujk dhe hije ujku. Në shkollë shkova i ri, te gjitha pesshat ua marrsha të tjerëve. Besoni isha shumë halitan, krejt e kishin thënë atëherë. Në shkollë nuk duroja fare. Edhe këtu kisha tiparet e njeriut të malit. Si çoban i deleve edhe pse ujku i hante delet pa më pyet, unë mbetsha fajtor dhe merrsha shpërblim një rrahje me rrip, e herë-herë edhe me çka kishte më ngatë.
Kur i rraha disa çoban shkije, hangra rreh se djemtë e axhës thanë se unë isha fajtor. Që atëherë nuk flas me ta. Kur shkova në gjimnaz të gjithë më thërrisnin katundar, deri sa ua pata skuqur me shpulla faqet “sheherlive” Tefikut e Faikut, e u qetësuan të tjerët. Ruajuni iu kishin thënë të tjerëve Tefiku e Faiku për mua, se ky ish i egër. Në gjimnaz profesoresha e serbishtes ma la njësh. Në gjimnaz më burgosën shoqen time të klasës, pata qajtë për të deri sa u kthye. Në gjimnaz lexoja secilën libër që më binte në dorë, edhe vjedhë kamë libër atë kohë. Në gjimnaz më kanë rrahur edhe profesorët që nuk më kuptonin, bile Adem Musmurati më ka pas rrahur shumë keq, por edhe unë ia shava nanën. Ha, ha, ha.
Kur shkova në fakultet situata ndërroj krejt. Lëndët profesionale merrja (dhjetë), e në sociologji (pesë), pesë herë rresht. Mos të harroj se secili fakultet ka pasur argatë të pushtetit, e këtu ishte sociologu që veç ka ikur në botën tjetër.
Kur hyna në ilegale nuk gjeja shokë për farë.
Kur më burgosën nana ime qau me lot, e axha im kërkoi me u nda me vëllain e vetë.
Shumëkush u gëzua. E ka lyp dhe e ka gjet, kishin thënë. Edhe një mik shtëpie kishte kërkuar që të prishet miqësia, sepse ia kisha prish hesapet me shkjaun. Nuk kishte faj i gjori punonte në ”Narodna odbranen” e shkjaut, e për kurreshtjen e juaj po ju tregoj se ende punon ai far pisi, në një post përgjegjës, bile po e respektojnë më shumë se mua.
Gjatë burgut më thanë se nuk mundem me u martua me atë që e doja.
Kur e pata pyetur babën tim se a po vjen ndokush mysafirë me ndejt, ai mu përgjigj shkurt se: kanë humb krejt bir-o. Kur dola nga burgu, të parët më vizituan disa zagar të shkjaut. Disa vinin në mbrëmje e disa të tjerë as nuk guxoni të ndihen gjallë.
Nuk e paska ndreq burgu hiq, thonin rrethi.
Në dasmën time vura vetëm një flamur, edhe atë me shqiponjë. Shumëkush bënte dasmë me shkja në ballë të dasmorëve e me dy flamuj, të shkjaut të parinë, e shqiponjën të dytën. Kishin kumbari me ta të shkretit. E kumbaria nuk prishet lehtë. Më parë prisheshinë me vëlla se me shkja.
Shumëkush nga ata sot janë në ballë të vendit, bile “patriot” me za.
Edhe këtu dola i mundur. Ha, ha, ha.
Kur ia drejtova pushkën shkaut, prapë më shanë, e nuk më lanë gjë pa thënë, bile edhe argat shkau më bënë.
Kur shkau u shporr nga këtu ata horra thanë: na e dëbuam, pa therë në këmbë e në ballë të vendit përsëri.
Përsëri mbeta i keq, por nuk jam i keq, edhe pse vendlindjen e kam në mal.
Unë ju dua shumë, e nga ju kërkoj të më doni vetëm sa e dashtët armikun.
Shkrimi është i Hygara Meka

Karakteri im i ndyrë më ka bekuar me shumë përfitime, lavdërohet ai

2

Nga Aurel Dasareti

“Karakteri është në gjene, jam i sigurt për këtë,” lavdëron ai veten më tej. Dhe vazhdon: “Klounit në mua i pëlqen të prekë njerëzit. Nëse i bëni njerëzit të qeshin tani, është më e lehtë t’i bëni ata të qajnë më vonë.”

***

Shqipëria është shtet-komb, sovraniteti i saj i takon vetëm kombit autokton shqiptar. Askujt tjetër.
Shteti kombëtar është një formacion shtetëror ku popullsia përbën tërësisht ose në thelb një komb, domethënë një njësi gjuhësore, kulturore dhe historike.
Qëllimi i nacionalizmit është që kombi, pra një njësi gjuhësore, kulturore dhe historike, të përbëjë një shtet të pavarur. Në mungesë të një shtet-kombi tashmë të krijuar, kjo mund të ketë të bëjë me bashkimin e një kombi të ndarë padrejtësisht nga kufijtë politikë, si për shembull Kombi Shqiptar.
Shqipëria (përfshirë Kosovën dhe gjitha trojet e copëtuara të saj) është Vendi i shqiptarëve që jetojnë aty qysh para se të lindte historia njerëzore. Nuk është vend shumetnik. Nuk është vend emigrantësh. Dardania nuk është zemra e Serbisë. Maqedonia nuk është pronë e fiseve me identitet të komplikuar.
Shqipëria nuk është pronë private e asnjë bastardi që të bëje gjëra e pazare në fshehtësi në dëm të vendit dhe kombit pa transparencë (çiltëri, sinqeritet) dhe miratim paraprakisht të sovranit, që për gjëmat informohen nga mediat e huaja, edhe atë, pasi është kryer ligësia.
Për çështjet kryesore kombëtare, me theks të veçantë në Politikën e Jashtme, vendos vetëm sovrani në një Referendum detyrues gjithëkombëtar. Askush tjetër.
Nuk vendos asnjë parti politike, asnjë qeveri, asnjë karkalec prej “politikani”, asnjë insekt, asnjë i droguar nga kanabisi apo i dehur nga birra, asnjë nudist, asnjë kuisling, asnjë servil, asnjë rezil. Shqipëria është e përjetshme. Të ligtë janë të përkohshëm. Tradhtarët duhet ta thyejnë qafën sa më shpejt të jetë e mundur. Më parë, kishte klounë në Kuvend, tani kemi një Kuvend klounësh.
Referendum gjithëkombëtar: Votim i përgjithshëm, formë e shprehjes së mendimit të popullit për një çështje të veçantë shoqërore e shtetërore. Çështje më specifike politike, mes të gjithë qytetarëve të përshtatshëm (që kanë të drejtë votimi) në një zonë, të tilla si një komunë, qark, vend, shtet.
Bëhet një dallim midis referendumeve detyruese dhe këshilluese.
Një referendum këshillues është një mjet për t’u dhënë votuesve një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre për një çështje politike, edhe nëse vendimi përfundimisht merret nga politikanët.
Në një Referendum Detyrues, vendimi politik vendoset me shumicë të votave në përputhje me rregullat që zbatohen për referendumet. Vendimi i zbatimit merret nga sovrani.
Në vendet serioze (demokratike), mosrespektimi i rregullave përbën Shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës. Vepër penale. Dhe, llogaridhënia sipas Kodit Penal ka pasoja të rënda për shkelësin. Kushdo qoftë ai.
Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Dakord?

Besimi në arsyen, të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor nuk krijohet nga kriminelët. Plotfuqishmëria absolute e qeveritarëve shqipfolës, është kërcënuese për mbijetesën e kombit dhe vendit.
***
Nëse vendosim frenat në gojën e kuajve që të na binden, ne mund të kontrollojmë të gjithë trupin e tyre.
Autoriteti ka të drejtë të komandojë dhe në përputhje me rrethanat, detyra e të tjerëve – për t’iu bindur atyre urdhërimeve. Doja të them se do të ishte e drejtë nëse kjo detyrë do të thoshte që ata që i lëshojnë ato, domethënë qeveria e korruptuar, t’i binden të njëjtave urdhra. Sidoqoftë, kjo është pikërisht poenta, sepse jo çdo individ ka nevojë për detaje për të cilat vetë pronari mund të mos jetë në dijeni. Për mua, pyetja kryesore është se kujt i duhet pushtet? Dhe, ofroj një përgjigje: vetëm atyre mafiozëve që janë në pushtet. Dikush thotë se kastraveci ka gabuar. Ai nuk ka gabuar, pisllëqet i bënë me qëllim djallëzor.
Unë mendoj se në botën tjetër Zoti do t`i thotë: “Përshëndetje, klouni im i stërgjatë.”
Por sot, unë nuk gjej midis jush përkushtimin e zemrës që kërkon të vë në dyshim të drejtën e zotërinjve të juaj për të urdhëruar, dhe detyrën tënde dhe detyrën e shokëve të juaj për t’u bindur verbërisht. Megjithatë, sapo të fillohet kjo çështje e rrezikshme, argumente të ndryshme mund të parashtrohen për të demonstruar mbrojtjen. Pavarësia e tyre, dominimi, dhe mjetet që u siguroi natyra dhe paaftësia e juaj, u shkaktuan nga tendenca për të mos iu bindur askujt. Ata janë të lumtur ta bëjnë këtë, sepse ju jeni thesari i tyre i preferuar. Robërit servil-indiferent. Që shesin dinjitetin burrëror për një tas groshë.
Por tani ju nuk keni aq shanse të prisni që ata të cilët ju kanë shfrytëzuar me dekada, t’i binden çdo dëshire tuajën, vetëm sepse ndarjet, servilizmi dhe indiferenca e juaj, në vend të logjikës së shëndoshë, akoma dominon personalitetin tuaj, të menduarit tuaj. Çfarë avantazhesh të mëdha janë brenda mundësive të atyre që janë të vetëdijshëm për varfërinë e guximit dhe shpirtit të tyre kozmopolit? Është sikur shumë bashkëkombës të mi për të cilët kam qenë krenar deri më tani, kanë tru pule, nuk e kuptoj plotësisht.
Që në fillim të sundimit ai u kap për vrasjen e juaj; ai kurrë nuk iu përmbajt besës dhe së vërtetës, sepse nuk ka të vërtetë në të. Kur predikon një gënjeshtër, ai e nxjerr atë nga bagazhi i tij i rrenave, sepse ai është një gënjeshtar i devotshëm dhe babai i gënjeshtrës. Një sekondë, desha të them “baba i kombit.”
Shqiptari tru-shpëlarë u ngrit më tej, më tej! Në dehjen e vetë-shkatërrimit, të rrëmbyer nga ideja vetëvrasëse!
Është pak e vështirë të ngrihemi së bashku kundër këtij shkatërrimi kur njerëzit të cilëve u është dhënë besimi dhe pozicionet (politik-bërësit që duhet të jenë shërbëtorët tanë) për të qenë në vijën e parë të frontit, janë pjesë e Shkatërrimit të vendit dhe Shfarosjes së Kombit.
Tragjedia në botën shqiptare nuk është shtypja dhe mizoria e njerëzve të këqij, por heshtja e njerëzve të mirë.
***
Leximi i ndonjë shkrimit të vogëlsisë sime, nuk është një arratisje në diçka që nuk ekziston, por një udhëtim drejt diçkaje që nuk ka ekzistuar, por që më pas ekziston.
Ne lexojmë shkrime të mirëfillta për të hedhur një dritë të pjerrët mbi jetën tonë, për të parë mendimet dhe idetë tona nga këndvështrime të reja dhe ndoshta për t’i korrigjuar ato.
Ndër detyrat e jetës, nuk di asgjë më të rëndësishme sesa të mos lavdëroj ata që meritojnë ndëshkim.

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Zgjedhjet lokale të tetorit po afrohën , le të dihet se ka kaluar koha e prostitucionit të politikës së vjetër në Kosovë

0

Skender MULLIQI

Shefat e politikës së vjetër , edhe pse të korruptuar nuk po i fshehin apetitet për tu kthyer në pushtet.Ata po i ndërrojnë maskat në paraqitjët e tyre publike , për të ardhur deri të synimi i dëshiruar.Paraqitjët e tyre kan mundësi më të shitën në opinionin e gjerë publik.Aq shumë gabime kan bërë për 20 vite sa nuk ka gjë që i lanë mëkatët e tyre . Ka skaduar koha e prostitucionit politikë në Kosovë?!I ka kaluar koha pendrekut të tipit diktatorial mbi shpinën e krrusur të popullit.Mjaftë gjatë e kan prishur disponimin e qytetarëve me punë të mbrapshta të tyre .Mjaftë na mbajtën fjalime si të ishim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar!U sollën dhe vepruan në mënyrë patologjike karshi demokracisë . E ërrësuan edhe botën e informacionit më rrena dhe manipulime të vazhdueshme .

Politika e vjetër do të duhej të përmbyset përfundimisht më zgjdhjet lokale të vjeshtës.PDK dhe LDK më zgjedhjet e tetorit plebishitare do të margjinilizohen edhe më shumë mendojë unë , sepse njerëzit e korruptuar nuk i duhen Kosovës. Ata janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara.Janë bërë pengesë e inkuadrimit në Evropën e Bashkuar, si synim I përhershëm I shqiptarëve .Ka humbur besimi në strukturat e këtyre subjekteve të pa reformuara apo shumë pak të reformuara politike .Sigurisht së nuk do të votohen më njerëzit e politikës në të cilët është humbur besimi. Nuk do të ishte normale që të ndodhë rikthimi i poltikave të sëmuara.Ata shumë rrejtën për para dhe për pushtet.Njerëzit më komplekse nga e kaluara komuniste duhet të skajohen nga politikëbërja tash , e jo më vonë.

Zgjedhjet nuk janë ndeshje futbolli , ku luhet për ti argëtuar shikuesit në tribuna të stadiumit, dhe për ti argëtuar shikuesit pranë ekraneve televizive.Ka përfundur koha kur vota është qitur mbi bazat e simpative dhe të parave . Qytetarët kan për kënd të votojnë.Të votojnë për forcat përparimtare politike .Gabojmë rëndë nese mendojmë ti përmirësojmë politikanët e vjetër . Për këtë gjë mendojë së shumica janë të vetëdijshem. Votat tuaja për ndryshime edhe në zgjedhjet locale , janë margaritarë I qmuar për Kosovën dhe qytetarët e saj të lodhur nga jeta e keqe.Dalja masovike në zgjedhje është e drejtë qytetare . Të votohen njerëzit e besueshem.Mos votoni për ata që mendoni së janë e keqja më e vogël, së nga ata nuk do të dalë asgjë e mirë .Nga e keqja më e vogël historia na mëson , së do të ndodhë e keqja e madhe e radhës .

Mendoni në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë racionale , së bëhët fjalë për të ardhmën e shtetit të Kosovës.Pas gabimit në votime, pendesa është e vonshme !Nuk është herët të flasim për këto gjera , së ka mbetur edhe një muaj e gjysëm deri të zgjedhjet locale të tetorit .

Mendoni për të ardhmën e Juaj , mendoni për të ardhmën e Kosovës …

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

0

Jon Leka
(Xhemal Ahmeti)

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë, myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?

 

PROBLEMET

Gjakovë: një poet me emrin Gjini arrestohet nga policia dhe futet në paraburgim 30 ditësh. Padia: nëpërmjet vjershave të tij të ketë bërë nxitje ndërfetare, duke kërkuar shporrjen e fesë islame nga kultura shqiptare.

Obiliq: një zonjë denoncoi një zyrtar të komunës për ngacmim seksual. Ajo kishte shkuar në komunë për shërbime, ndërkaq zyrtari ia kushtëzon ato me marrëdhënie seksuale. Komuna reagon: Shpall kod të veshjes. Jo për zyrtarët, por për qytetarët, kështu indirekt duke arsyetuar eksplodimin epshor të zyrtarit për shkak të provokimit nga zonja.

Tiranë: Në lokalin «Corner Comedy» një humorist bën shaka me ezanin. Imami radikal në doktrinë veprimi salafist Ahmet Kalaja bëri apel që të sulmohet lokali. Ky u mbyll dhe ka një javë që nuk hapet dot nga frika, ngase para dyerve të tij qëndrojnë grupe të xhematit të imamit në fjalë.

INTERPRETIMET

Përkrahësit e padisë ndaj poetit Gjini arsyetojnë veprimin e policisë në bazë të ligjeve që ndalojnë nxitjen publike në baza fetare, etnike apo racore. Në libër autori, sipas këtyre, paska kërkuar bombardimin e xhamive me dinamit dhe zhdukjen e fesë islame nga hapësirat e kulturës shqiptare. Kundërshtuesit e padisë thonë se policia ka shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes, duke arrestuar autorin. Edhe më keq: policia paska shkelur procedurën e parashkruar ligjore dhe pa vendim prokurori, pa fletarrestim ka vepruar krye në vete.

Mediat raportuan se në Obiliq (Klan Kosova) komuna ka bërë kod veshjeje për qytetarët, por nuk e lidhën fare aksionin me shkakun e tij. Nuk thanë asgjë për gruan e sulmuar seksualisht nga zyrtari, rast që çoi në veprimin e komunës. Reagimet për rastin mungojnë. Përveç Gazetës Metro nuk e problematizoi askush këtë punë.

Lokali «Corner Comedy» sipas xhematit të Kalasë thuhet të ketë bërë blasfemi; të ketë fyer myslimanët dhe të ketë nxitur urrejtje ndaj myslimanëve. Të njëjtët kërkojnë intervenim të policisë së shtetit dhe organeve të gjyqësisë. Shteti nuk reagon fare as konform kërkesës as konform kushtetutës për të garantuar rendin.

OPINIONE

Nëse poeti ka kërkuar bombardimin e xhamive dhe zhdukjen me dhunë të besimit islam ai ka shkelur ligjet e Kosovës që ndalojnë racizmin, nxitjen e urrejtjes dhe thirrjen për dhunë. Nëse policia ka arrestuar atë pa respektuar procedurën e paradhënë ligjore mbajtja në burg e autorit është shkelje dramatike e ligjeve në fuqi dhe padia shpallet null. Inspektorati duhet të suspendojë policët që kanë vepruar në mënyrë arbitrare dhe krye në vete. Në këtë e sipër shteti duhet të sigurojë barazinë e gjithëve para ligjit: ndalon dhe sanksionon çdo literaturë që ka përmbajtje të njëjta, të atilla që aludojnë në dhunë, urrejtje fetare, kombëtare e racore. Dhe pasi shteti është neutral përballë religjioneve, ai nuk do përjashtoj as librat fetarë që predikojnë dhunë, mosdurim dhe urrejtje ndaj tjerëve e që qarkullojnë gjithandej. Nuk ka dhunë të shenjtë e as profane.

Komuna e Obiliqit shkel Kushtetutën me diktimin e qytetarëve se si të vishen. Ajo nuk ka kompetenca të rregullojë uniformimin apo modën e qytetarëve. As shteti në bazë të kësaj Kushtetute siç është nuk e gëzon këtë privilegj përtej institucioneve të tij. Komuna mund tu diktojë (nëse këta nuk ankohen) nëpunësve të vetë se çka i lejohet dhe çka nuk i lejohet zyrtarit, por asnjëherë qytetarëve. Këtë, siç u potencia, as shteti nuk mund ta bëjë jashtë zonave administrative të tij.

Humori dhe satira janë të mbrojtura. Tashmë ekzistojnë qindra vendime të Gjykatave më të larta evropiane që rregullojnë këtë çështje: shakaja nuk mund të ndalohet nga asnjëri tabor i shoqërisë saherë që të ndihet i prekur. Shteti është sekular dhe neutral dhe vepron sipas kushtetutës dhe ligjeve të tij dhe jo sipas emocioneve të grupeve apo njerëzve të caktuar. Bllokimi i lokalit është sulm i një komuniteti ndaj rendit publik, lirisë së biznesit, kulturës, pra ka pushtuar në mënyrë ilegale, jashtë xhamisë, zona publike që nuk janë në administrimin privat të ndonjë shoqate, feje, partie e të ngjashme.

IMPLIKIMET

Të gjitha këto veprime sekularët dhe komunitetet tjera i interpretuan rrjetit si tendencë permanente e një komuniteti të caktuar fetar për të diktuar jetën publike sipas rregullave të tij. Përpjekja dekodohet si e rrezikshme ngase minon Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit dhe instalon një mendësi edhe më diskriminuese në raport me gjinitë (Obiliq: gruaja është përherë provokuese ngase nuk është mbuluar e tëra); ajo krijon kushte selektive të interpretimit të ligjeve (dikush mund të lexojë libra që kërkojnë vrasjen e gjithëve ndryshe – përjashto librat kanonikë të historisë – e tjerët jo) dhe i dikton humorit se kë mund ta ketë objekt e kë jo (atëherë duhet ndaluar filmat, literaturën që bëjnë humor me Jezusin, Budën, Isë Boletinin, dhe çdo njeri e grup tjetër që mund të preket nga humori).

PROGNOZË KONTINGENTE

Çdo aksion duhet të llogaris me reaksion. Kur del nga Kulla jashtë që të pushtosh hapësirat dhe njerëzit, nëse ato janë më shumë, nëse ata kanë të drejtë dhe gjenden në punën e tyre, reagojnë, rezistojnë dhe dikur ta marrin edhe Kullën dhe mbetesh fare pa të. Myslimanët duhet ta kenë parasysh këtë punë. Nëse ata dalin nga xhamitë dhe pretendojnë t’i pushtojnë sferat publike të rregulluara me kushtetutë sekulare dhe ligje, një ditë këto do të detyrohen t’i bastisin brenda ngase ua kërcënojnë tjerëve ekzistencën e sistemit politik, rendin dhe diversitetin; organet e shtetit do të detyrohen të jenë më rigoroze në kontrollimin e kanaleve të financimit; do të jenë më strikte në ndalimin e literaturës që është kundër ligjeve të tyre dhe shumëçka si këto. Është absurd kur vëren se si një komunitet që deri dje jetoi (i heshtur, i shtypur dhe pa dinjitet) në komunizëm provon po atë sistem t’ua imponojë shoqërive, duke ditur se ai mund tu rikthehet nën petkun e «sekularizmit» dhe ligjeve dhe sistemit politik në fuqi për shkak të provokimeve dhe tendencave që ushtrojnë për çdo ditë. Ideologët fetarë radikal duhet ta kuptojnë se kulturosferat shqiptare nuk janë afine për instalimin e sheriatit. Ndërkaq shtetet shqiptare nuk duhet të përfitojnë nga ky konflikt – për vota apo për subvencione – por duhet të parandalojnë radikalët e gjitha anëve, ashtu siç ua thonë ligjet dhe kushtetuta e sistemit falë të cilit janë aty.

Sinan Kastrati: “Komandantë” e ju ”çlirimatarë”, thenie qafen …!

0

Sinan Kastrati, Suedi

Theni qafën ”komandantë” e ju ”çlirimatarë”, shkoni atje ku bân dreqi voe!

Vazhdon nga numri i kaluar ”Dëshmi, fakte, fotografi e letra të ”bardha” të disa sahanlëpirësve që mëshifeshin pas luftës e ”UÇK-së” së xhavit halitave e hashim thaçave” botuar në rubrikën ”Dossier” Drini.us 18 Gusht 2021 

Nga Ditarim (9) 

Letrat e tepelenases dhe turjakasit 

Disa fjalë e beëstytni turjakase 

Mrizet e Turjakës, të kohës kur Syla i mrizonte delët. Tash edhe lisat janë plakur.

E fillova me proverbin popullor “… shkoni ku bân dreqi voe” 1*), që është një shprehje e rrallë popullore dhe është në rrezik, se po humbet. Kjo shprehje përdorej për personat që nuk kanë bërë asgjë të hajrit e që ishin e janë të dëmshëm edhe tash, sikurse ”komandantët” e ”çlirimatarët” e Kosovës.   

Pasi e kisha bëra gati vazhdimin e nëntë (9) me shumë mund, me një grumbull fletë të gazetave, revistave e portaleve që i kisha për hashimat e xhavitat dhe që kisha vendosur të flas vetëm edhe njëherë, për herë të fundit, përsëri posa i kisha qit në ”letër”, më kishin humbur nga komjuteri, të gjithat, sikur ti kish l`shue toka. Dhe kjo nuk është hera e parë e nuk besoj se do të jetë as hera e fundit.

Nuk ka gajle thash me vehte, se edhe ashtu jam mërzitur nga politika-jt dhe iu këtheva edhe njëherë jetës e dashurisë, zogjve, natyrës, Turjakës e letrat e tepelenases ?. 

Dy zogjtë e “mi” që vitin e kaluar kishin ndërtua folenë, në pemën para ndërtesës sime, e kishin “vendosur të banojnë” afër meje erdhën vetëm njëherë, në pranverë e pastaj u zhdukën. Dikush nga banorët, që është pakë e besueshme por e mundshme, apo erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm iu kishte prishur folenë në pemën e hollë e më nuk erdhën zogjët dashnorë. 

Foleja e çiftit të zogjve, para nje viti, Malmö, 2021

E në Sarandë, kur isha për pushime, në ballkonin e banesës sime, dy zogj të tjerë, çift 2*) ndoshta dallëndeyshe 3*), kishin ndërtua një fole të re. 

Se si kishin mundur ta ndërtojnë foletë zogjët mu në muri e vertikal pa pasur kurrfarë mbështetje e temel, kjo më habiti por edhe më gëzoi.

Megjithate, zogjët që nuk erdhën më me banua afër meje, në S. erdhën njëherë e fluturuan afër pemës, mu te dritarja ime e ikën. Nuk i pash më para banesës sime por në Sarandë, ato ditë sa isha nuk erdhi asnjëri zog por banesën e kishin mbarua dhe e kishin sigurua “kulm mbi kokë”.  

Çiftet sigurisht kanë vendosur që pushimet verore e “muajin e mjaltit” ta kalojnë diku tjetër. 

E unë duke shfletua nëpër arkivën e bibliotekës sime, gjeta disa letra të Sylë Turjakës (Sulo Turjakasit) dhe fillova ti lexoj në heshtje. Nuk dihej kur ishin shkrua as nga cili vend.  

Letrat e turjakasit sikur ma k`thyen forcën që e kisha humbur dhe fillova ta kujtoj personazhin tim më të dashur, Sylë çobanin e Turjakës, partizanin dhe mërgimtarin e mëvonshëm e të humbur.  

Pas vdekjes së turjakasit 

Pas vdekjes së Sylës, Turjaka nuk ishte më si dikur Turjaka e Sylës që i ruante delet e nuk kishte asnjë dert tjetër, përveç se si ti kullos sa më më mirë delet e ato të qesin sa më shumë tamel, ta rris shtoj tufën e deleve në 100 e sa copa e dëshira të tjera që i ka ëndërrua një çoban i viteve të largëta në mes të Dy Luftrave Botërore, një turjakas analfabet. 

Po edhe turjakasit kanë qenë dashnorë të flaktë por ”dashurinë” e kanë mbajtur për vete, të ndryshur. Eh po ta dinte dikush në Turjakë se një djalë i ri veç e kqyr (shikon) një qikë, bâhej nami 4*) prandaj edhe Syla i dinte këto e nuk “I kqyrte grate e huja” Edhe për tepelenasen

5*) gjithashtu nuk dihej se kush ishte në të vërtetë, a ishte ajo kryeqytetase? Në bazë të letrave, ajo “ishte” e quante vehten tiranse vetëm pse Tirana ishte kryeqytet por ajo duhet të ketë qenë e ndonjë krahine tjetër, sigurisht nga Jugu. Por dukej se edhe ajo kishte vdekur e vetmuar si “M. B.”.

Pema pa folenë e çiftit. Malmö, 2021

-Unë iku.

Kjo don të thoshte “rri urtë … se të lë”. Burrë ziu duhej të diciplinohej e … ti hante me bukë vetëm e vetëm që të ketë grue në shtepi e mos ta ketë “krevetin thatë”.  Vetëm njëherë, burri kishte guxua e thënë:

-Don të jetosh me mua apo don të shkosh …? 

Tepelenasja ishte e bukur sa s`ka më. Nuk e besoj që kishte vajzë më të pashme. Të gjithë djemt e rinj çmendeshin pas saj. E si mos ta donte edhe burri i ngratë. Ai ishte puntor i madh. Punonte shumë dhe kohën më të madhe ishte larg shtëpisë. Ai ishte i kënaqur që që kishte pasur fatin ta ketë një grua kaq të bukur e ai të jetoj me te …deri të plakej.

Ai bënte mëngjesin, kaftjallin (shpr. turjakase) e ajo flinte. Pastaj, ngadalë, afrohej dhe e zgjonte nga gjumi e hanin bashkë mëngjesin, si “çifti i lumtur” .

Ai bënte edhe punë të tjera “të grave”, hekuroste rrobat e veta mbulesat e tavolinave, çarçafët 6*). “Tiransja” nuk flente me një dhomë me burrin dhe burrri mund të “kënaqej”  vetëm kur ajo bënte dush e ai mund ta shikonte kur hynte “gabimisht” në banjo, gjoja se ka pasur “nevojë” ose kur ajo dilte gjysëm e zhveshur, cullak 7*) nga banjo me një peshkir të madh mbi krye dhe një tjetër në pjesën e poshtme të barkut. Gjokset i mbulonte me dorë. Cicat i kishte si dy molla të Tetovës. “Në mes të dy syve, kishte një si lyth 8*) që në Turjakë i themi puqërr. Lythi i dallohej shumë larg …” 

Foleja e çiftit tjetër në ballkonin e banesës në Sarandë, 2021

Në mes të faqeve kishte nga një birë të vogël që kur qeshte, edhe më shumë i shtohej bukuria.

Trupi i saj ishte si trup peshku. Nuk kishte gjokse e as bythe të trasha por ajo ishte kryevepër e përkryer sa s`ka më.

Pra, dyshohej se ajo ishte tiranse, por e quante veten si në të madh, vajzë kryeqyteti e me kulturë.

Mund të ishte edhe toske por me lidhje të forta farefisnie nga Korça plakë.

”Një tjetër karaktistikë te tepelenasja ishte se ajo e kishte gishtin e dytë të dorës, shumë të gjatë”

Nuk besonte në Zot? Nuk e dinte se çfarë besimi ka por festat si të Bajramit, të Pashkëve e Krishtlindjet i festonte. Dukej se ishte e një tarigu dervishësh, që i shkonin pas shehut ….

Kjo mund të shpjegohet nga fakti se sistemi monist në Shqipëri iu kishte shpërla mendjet e popullsisë dhe edhe ajo ishte një pioniere pasi që babai i saj kishte qenë me partizanët.

Gjatë një bisede që autori i shkrimit të romancës kishte pasur me shkrimtarin, Nazmi Rrahmani, autorin e romanit ”Malsorja”, në pyetjen se a është ”Hajrija” (Malsorja) person i vërtetë, ai tha: JO!

Por po ti thuhej lexuesit se ngjarja është e stisur, askush s`do ta lexonte as një radhe.

Pjesë nga biseda e tepelenes dhe turjakasit.

-Turjakas, me që është e diele dhe unë kam kohë të lirë, po të shkruaj se çfare fshiva.

Qe ti doje të ikje dhe mirë e bëre. Sepse je i lodhur dhe nuk do te harxhohesh kot. Ti doje të doje ”S. P”. por ”S. pa P-..on”. eshte më e mirë. S. shtë një grua e dashur që do të vërtetën se ajo ka vlerë edhe në këto mardhënje si kjo e jona, e pisët. Megjithese ti ke thene “Dashurine nuk e ndalon dot e asgjë”. Por kesaj rradhe ti erdhe në (T) Ballkan për tu ndarë miqësisht. Nuk e bëje dot më e as nuk do ta bësh më. As unë. Këto shkruajta por shumë më gjatë e më mirë se kaq.

 

Dashuria e luanit e luaneshès

Ti do te jesh i lirë, edhe unë dua të jem e lirë. 

Vetëm ti do edhe pakë kohë se ne u mësuam me të mirat e të keqiat e njeri tjetrit. Dhe me ate mbushnim kohën më të mirë të ditëve të mërzitshme mbushur me halle punësh e me halle kalamajsh. 

Unë nuk kam asgjë kundër teje. Asnjë ankesë, të tëra ti kam shkruar.

Sepse te njoh shumë mirë, arrita të të njohë deri në fund e thellë teje.

Ok Turjakas 

Kjo ishte pak a shumë. 

Si the ti? “Nuk vihet per ca ” buze ” deri ne (T) Ballkan”… pastaj me the” ti je si f. ime, je si pj. e f. sime “… pastaj me the “mund te blej nje apt në T. ” … e pastaj me the… plot e plot dhe ti vetëm do te thuash “S. P…” ndonjeherë. Ç’ ka të them më shume se kaq?

”Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh” (N. B.) Unë do të thosha ndryshe, ”Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos flasësh fare, të mos premtosh”. 

”Udhëtimi i një mijë kilometrave fillon me një hap të vetëm” (L. Tzu) e ”Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen” (V. Van Gogh). 

Prandaj, unë zgjodha fjalët e të tjereve sepse nuk iu besoja fjalëve të mia që do ti gjeja tash. 

-Tep. (shkurt për: tepelenase) përsëri jam i gatshëm të flas me ty, nëse edhe ti e je gatshme dhe ke kohë. Ne edhe ashtu po komunikojme me anë të letrave. 

-Turj.. të përshendes!

Ika.

-Diten e mire!

-Shendet! 

-Shko! 

-Edhe une do te iki. 

Dhe kujtime njeriu ka plot. Qe kur ka lindur e deri sa vdes. Nuk po e mbyll por nuk besoj se do te te pergjigjem ketu. Duhet ecur perpara.

Jeta vazhdon. Ika ose “po iku” siç e shkruan ti.

-Tep. , unë të shkruaj por nëse ti nuk më shkruan mua, edhe unë e mbylli. Jeta vazhdon edhe pa ty e pa mua.

-Të shkruaj shumë rrallë e kur të vije në Ballkan, të therras. Të lajmeroj, më së pakut 2 javë para se të vije. Po pate kohë, hame nga një drekë, po nuk deshe, s’ka gjë.

-Mos harro: Nuk te harroj.

Pasi i kishte. … i kishe fshirë.

-Kjo nuk është e ndershme.

-Kush është i ndershëm apo i pandershëm…kush do te na gjykoje… 

“Nuk po e mbyll por nuk besoj se do te te pergjigjem ketu”, me pate shkruajt dhe tash, mirë qe më shkruajte po pse i fshive?

Kjo ishte aresyeja qe te shkruajta “Kjo nuk është e ndershme”

-Ok. Qenke vetëm sot?

E diele, dite pushimi per ne të dy. Duhet te dilnim në punë…

-Hahahahaha

-Te kujtohet kur me ke thënë?

-jo!

-Qe për tu përgjigjur ty dal edhe në 12 të natës nga shtëpia ???

A është e ndershme kjo ???? 

-Po!

-Ok. Po e heq numrin.

-Te falenderoj. 

ka të them? 

-I kam lexua letrat tua. Më merzitën por me gjoks nuk shtyhet muri.

-Edhe une te shkruajta por ti tashme kishe ikur.

-Sulo, me merr malli per ty ,une te dua akoma. Por ashtu eshte.Muri është mur. 

Nuk kam forcë e as guxim të kërkoj asgjë TY por së pakut, nëse ndonjëhere do të vije në B, dua të takoj edhe ty. 

Letrat i kam lexua disa here. Me kanë prekur shumë. Por janë të vërteta.

-Nuk të harroj.

-Kur të vish në B. shihemi.

-Po? 

-Po 

-Tep. a din çka?  .   

fare ? 

-…. a je vetëm dhe a mund të flasim? 

-Nuk jam vetëm asnjëherë. 

-Nëse më lajmeron , kur ti ke mundesi, unë të marr. 

-Ok 

-Tash? 

-Joooo! 

-Po të shkruaj kur të shkoj atje, te vendi im i zakonshëm ku nuk më dëgjon… (shën. i aut.)

-Në 5 min, në celular..

-Mund te shkoj pak ne b. per 5 min ?

Vetëm i shikova fotot (në …. ) dhe asgjë më shumë. Nuk guxoja me të shkruajt e as nuk kam guxim me ti dergua keto që bera, që të shikova e të kujtova. Keto janë vetëm kujtime të paharrueshme, ëndërra. Ndejta një kohë të gjatë, disa herë në ditë, çdo ditë e deri natën vonë duke të shikua por ti nuk flisje. Po ku flet fotografia?

Ti nuk shkruaje ….  Edhe tash kur ti ike …. fotot tua po i shikoj ….nuk mundem se pastaj nuk po mund te qetësohem.

Ti je më e forte, më e durueshme por edhe unë jam, por jo me ty. Unë vetëm të kujtoj, ty të kam në mendje.

Ditën! 

Nuk pata qellim që të nxis e as te provokoj apo luaj me ndjenjat tua por thjesht nuk munda me durua më shumë pa të thënë edhe ty, ato qe mendoj. Nuk ke nevojë të më shkruajsh fare. Me rëndësi për mua është që ti të lexosh letrat e mia. 

Kjo edhe për faktin se nuk mund të harroj, më mirë me thënë: kujtoj të kaluarën me ty …nuk kam dashur asnjë vajzë tjeter sa ty. Nuk kam e as nuk dua të kam tjetër njeri në të ardhshmen, pas teje. Ti do te mbetesh e fundit.

Si student në Tiranë, 1979

Në mes të letrave të shumta, gjeta edhe një letër të një mikut. Ai jeton në në një shtet të Evropës dhe punon si mjek dhe disa thënie e besëtytni turjakase. 

Unë nuk e njihja mjekun, por një ish shoku im i studimeve, Ahmet Kelmendi, tash i ndjerë më pat folur shumë për të dhe më tha se ai të njihte ty e Xhevatin, një ish shok tjetër i studimeve dhe shok dhome në konviktet e studentëve në Prishtinë.  

Letra e mjekut 

Përshendetje !  

Unë të njoh dhe nuk të kam harruar edhe pse të kam parë vetëm disa herë kur kaloje pranë shtepisë se axhallarëve te mi ne Zh. Kusherinjte, R. i ndjere dhe E, djemte e S. me paten treguar per ty. Se ishe i burgosur politik dhe i perjashtuar nga puna prej pushtetit dhe bashkepunetoreve e tij. Qe atehere nuk e kam harruar figuren tende. 

Çdohere kisha nje admirim per ty. Edhe shkrimet tua shume te mira, te guximshme dhe te shkruara ne kohen e duhur i kam lexuar gjithkund ku i kam pare.  

Me deshiren me te madhe do te bisedojme. Neser kam kujdestari dhe punoj deri te henen ne mengjes. Pra 24 ore.

Të hënen në mbremje mund te bisedojme me shume kenaqesi.

Qofshi te nderuar tere jeten dhe te fala per m. N, femijte tuaj dhe gjithe familjen!

Mirëudegjofshim!

I lexova edhe ato tre letrat të R. e M.

Është e rëndë që të shkosh në b. e cdo shkrim nuk e tregon dot dhimbjen e poshterimin ne b. e asaj kohe, vitet 19 …

Por të paktën ke botuar diçka që ka vlerë për ty e që tregon se sa a kanë e shtrenjte dhe e vështirë (është) rruga drejt lirisë”

9*) BESËTYTNI-të 

*Në Turjakë, gruaja nuk duhej thënë burrit ”Udha e marë”, sepse me të thënë gruaja ”udha marë”, nuk të shkon puna (udha) marë (mbarë).

*Nëse dikush ka vdekur e sheh njerëz duke hapur varr, nuk duhet thënë: Punë e mbarë. 

*Puntorët që e kanë hapur varrin, dhe prejnë ndonjë lis, që në Turjakë shkojnë disa djem e ndonjë plak vullnetarisht dhe lisat për drrasa të varrit i kanë të katundit ”hajrat”, kur të këthehen në shtëpi, lopatat dhe shytnin nuk duhet me i qit në krah, por i mbajnë në duar. 

* Nëse shkon në të pame, kur vdes dikush, kur të hyne në odë të burrave, nuk duhet thënë ”Mirë se ju kemi gjetur”, sepse nuk janë tubuar për gëzim.

1*) VEZË f.
1. Kokërr me madhësi të ndryshme, e rrumbullakët e pak e zgjatur, me një cipë të hollë a me një lëvozhgë të fortë, që e pjellin femrat e shpendëve dhe të disa kafshëve të vogla, disa kandrra etj. Vezë e re (e prishur). Vezë e zier (e rrahur, rrufkë). Vezë syze vezë e skuqur pa e rrahur, duke ia ruajtur të verdhën të paprishur. Vezë pule (rose, pate). Vezë pëllumbi. Vezë peshku. Vezë gjarpri. Vezët e breshkës. Vezët e fluturave (e mizave). Vezë me dy të verdha. E bardha (e verdha) e vezës. Lëvozhga e vezës. Rrahëse vezësh. Bën (pjell) vezë. Lëshon vezët. Ngroh vezët. Rrahu (skuqi) dy vezë..

2*) ÇIFT m.sh.  

1. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi; dyshe. Një çift valltarësh. Një çift lojtarësh (sportistësh). Një çift kuajsh (qesh). Dy çifte aeroplanësh. Një çift shtyllash. Çifte gjethesh. Një çift trekëndëshash. Çift forcash. fiz. I ndaj në çifte.

2. Dhëndri me nusen ose i fejuari dhe e fejuara së bashku; një burrë e një grua ose një djalë e një vajzë që vallëzojnë së bashku. Çift i ri (i bukur). Çift i zgjedhur. Çift të rinjsh. Vallëzojnë çiftet. Ecin në çifte. Uroj çiftin. U ndanë në çifte. E bëj çift. bised. e martoj. Të trashëgohet çifti! ur.

3. Mashkulli dhe femra që jetojnë bashkë për t’u shumëzuar (për kafshët). Një çift pëllumbash. Një çift lepujsh.

3*) DALLËNDYSHE f. sh.

Zog shtegtar i vogël sa trumcaku, me krahë të mprehtë, me bisht të bigëzuar si gërshërë e me sqep të hollë, që fluturon shpejt e me zhdërvjelltësi të madhe dhe e bën folenë zakonisht nën strehët e ndërtesave. Foleja e dallëndyshes. Erdhën dallëndyshet. Dallëndyshet janë lajmëtaret e pranverës.

4*) NAM m. bised.
1. Emri që i del dikujt ose mendimi që është krijuar për dikë a për diçka për të mirë ose për të keq. Është me nam është shumë i njohur, i përmendur. Me nam të mirë (të keq). Me nam e në zë. Burrë (punëtor) me nam. Fshat me nam. I doli nami u bë i njohur. I doli nami i mirë (i keq). Fitoi (mori) nam të madh. Ka një nam. Ia rriti (ia shtoi) namin. I vajti nami larg. T’u shoftë nami! mallk. I humbtë nami! mallk.

5*) TEPELENA është qytet dhe kryeqendër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë. Tepelanse, banore femër e Tepelenës.

Tepelena është e njohur edhe me kampin e internimit.

Kampi i Tepelenës
Kampi i Internimit i Tepelenës apo Kampi i Tepelenës ka qenë një strukturë internimi në përngjasim me kolkozet sovjetike pranë kalasë së qytetit me të njëjtin emër, në Republikën Popullore të Shqipërisë, ku u mbajtën familjarët e të dënuarve, arratisurve dhe ushtarakëve dezertorë. U mbajtën dhe një numër i madh fëmijësh dhe nga kushtet pati një vdekshmëri të lartë foshnjore. Kampi identifikohej me dy numra, 4 dhe 6, dhe qëndroi aktiv prej prillit 1949 deri në mars 1954. Kampi i Tepelenës fitoi nam të keq në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e qeverisë amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955.[1] Dokumentacioni i trashëguar, sidomos ai vendimmarrës në lidhje me emrat e personave që kanë qenë në këto kampe, për shkak të cilësisë së dobët të administratës së kohës është shumë i pakët.

6*) ÇARÇAF m. sh.
1. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t`i mbajtur pastër. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Jorgan me (pa) çarçaf. Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Sa një çarçaf. Shkorsa çarçaf nuk bëhet. fj.u. 2. vjet. Mbulesë e hollë, zakonisht e zezë, që hidhnin mbi krye gratë myslimane kur dilnin nga shtëpia, duke lënë zbuluar vetëm sytë. Çarçaf i zi. Plakë me çarçaf. Hidhte (vinte) çarçafin. Mbanin çarçaf. Mbuloheshin (dilnin) me çarçaf. E hoqën (e flakën) çarçafin.

7*) CULLAK m. sh. krahin.

Cullë.
CULLAK mb.

Lakuriq. Fëmijë cullakë.

CULLAK ndajf. Lakuriq. E zhveshi (e la) cullak. Mbeti cullak.

CULLAKOJ kal.

Zhvesh lakuriq.

8*) LYTH m. sh.

1. mjek. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. I doli një lyth. Djeg (pres, shkul, heq) lythin.

2. Kallo që del në këmbë kur të vret këpuca. I ka këmbët me lytha.

3. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut. Me lyth në faqe (në mjekër, në hundë). Fytyrë me lytha.

4. bot. Xhungë e vogël që del në trungun ose në degët e disa drurëve. Degë me lytha.

5. fig. E metë, cen. E ka një lyth edhe ai. * E shkeli në lyth (në kallo) dikë shih te KALLO, ~JA.

LYTHËT mb.bot.

Që ka xhunga të vogla. Degë të lythëta. U gjetën 2 fjalë që fillojnë me [“lyth*” ]

9*) BESËTYTNI f.

Përfytyrim gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri merren si shenja të fshehta, që parathonë të ardhmen ose që sjellin të mirën e të keqen. Njeri me besëtytni.

Vazhdon 

Malmö, 20 gusht 2021