Kreu Blog Faqe 1602

SHBA-ja ia dhuron Kosovës kontingjentin e parë nga mbi gjysmë milion doza të vaksinës Pfizer

0

Duke e përmbushur zotimin e presidentit Biden për të ndihmuar partnerët anembanë botës në luftën kundër Covid-19, sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhuruan Kosovës kontingjentin e parë nga 503.100 doza të vaksinës jetëshpëtuese të sigurta dhe shumë efektive të Pfizer, të cilat priten të arrijnë në Kosovë. Kjo paraqet donacionin më të madh të vaksinës kundër Covid-19 që ndonjë vend apo organizatë ia ka dhuruar Kosovës. Me këto doza, qeveria e Kosovës do të ketë mundësi t’i vaksinojë plotësisht dhe të mbrojë qytetarët e saj, duke lëvizur për 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të përgjithshëm të vaksinimit.

Dërgesa e sotshme është pjesë e përkushtimit të Presidentit Biden për të ndarë dozat e vaksinës COVID-19 nga furnizimet vendore amerikane për të mbështetur nevojat globale. Pasiqë asnjë vend nuk mund ta mposhtë COVID-19 vetëm, në qershor, Shtetet e Bashkuara fillimisht u përkushtuan  për të ndarë 80 milionë doza vaksine me botën. Që nga 3 gushti, ne kemi dhuruar dhe dërguar mbi 110 milion doza në më shumë se 60 vende, dhe ky është vetëm fillimi. Sikurse ka thënë Presidenti Biden: „Po i ndajmë këto doza jo për të siguruar favore apo për të nxjerrë koncesione. Po i ndajmë këto vaksina për të shpëtuar jetë dhe për ta udhëhequr botën që t’i japim fund pandemisë.

Duke folur gjatë ceremonisë së arritjes së vaksinave, ambasadori Philip S. Kosnett tha: „Vaksinat bëjnë punë vetëm nëse njerëzit vaksinohen. Shumë njerëz ende besojnë se vaksina është e panevojshme ose nëse janë infektuar dhe i kanë mbijetuar Covid-it, që nuk do të sëmuren sërish. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë, veçanërisht në vazhdën e rritjes dramatike të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta. Prandaj, ju lutemi, vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet dhe komunitetin tuaj.

Vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja u dorëzuan përmes mekanizmit për Angazhim të avancuar të tregut për lehtësim të Covax-it (COVAX AMC), që është nismë globale në mbështetje të qasjes me mundësi të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid-19. Me kontributin financiar prej 4 miliardë dollarë për Gavi në mbështetje të COVAX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh financiar në Covax. Covax-i baskëudhëhiqet nga Koalicioni për gatishmëri dhe inovacion ndaj epidemive (CEPI), Gavi – Aleanca për vaksina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me UNICEF-i si partnerë kryesorë për dërgesa. Me këtë dërgesë, Kosova ka pranuar mbi 700.000 doza përmes COVAX AMC.

Përveç vaksinave, prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gati 4 milion dollarë për pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore, grante për mësim përmes internetit, si dhe ndihmë tjetër lidhur me Covid-19 për të ndihmuar shkollat, objektet shëndetësore, familjet dhe komunitetet anembanë 38 komunave të Kosovës. Me ndihmën e sotshme, po vëmë themelet për një Kosovë sovrane, të vetëmjaftueshme dhe të qëndrueshme të së nesërmes; një Kosovë që përqafon përgjegjësitë e saj në vend, por edhe si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë.

Arbnor HAXHIBEQIRI – NORI / Public Diplomacy – Media Coordinator

U.S. Embassy Pristina / Office: 038 59 59 ext.3748 Cell:    +383 (0)49 509 616

Kryeministri Kurti merr pjesë në takimin e organizuar nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman

0

Prishtinë, 20 gusht 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, zhvilloi një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan. Ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.

Në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane.

Në mbledhjen saj të 26-të, Qeveria ka marrë vendim për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Ekipet përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me hollësitë e strehimit të tyre.

Beteja për Prizrenin nuk do të përfundoj më 17 tetor 2021

0

Nue Oroshi

Sa afrohet dita e 17 tetorit 2021 ku do të mbahën zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës gara sa vjen e bëhet interesante.Një qytet që gjithmonë ka qenë gara shumë interesante dhe që i ka dhënë me pas edhe orientimin politik edhe Kosovës ka qenë Prizreni qyteti i dytë më i madh i Kosovës.Ky qytet ka sjellë befasi në zgjedhje lokale për faktin që është qytet ku asnjë parti politike nuk e ka bastion të vetin por që kohë pas kohe bëhen ndërrime politike,varësisht fuqisë së partive që kanë në momente të caktuara kohore.Në këtë qytet kryesisht që nga paslufta kanë udhëhequr tri parti LDK,PDK dhe VV, ku në koalicion i kanë pasur edhe partitë e tjera më të vogla si dhe partitë e pakicave.Beteja për Prizrenin në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do të zhvillohet në mes te tre kandidatëve:Anton Qunit të LDK-së,Shaqir Totajt të PDK- së dhe Mytaher Haskukajt të VV. Dy nga këta tre kandidat do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit 2021.Që të tre kandidatët i kanë karakteristikat e veçanta që mund të kalojnë në balotazh.Anton Quni është komandanti i Betejës se Kosharës dhe ka një reputacion të madh kombëtar.Në cilindo qytet të madh të Kosovës që do të kandidonte ai do të fitonte pa asnjë problem.Por Prizreni i ka disa veçori dhe karakteristika të ndryshme që munden mos të ja japin meritën e duhur komandantit të Kosharës dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës Anton Qunit.Nëse Antoni kalon në balotazh betejën e ka të fituar.Një kandidat tjetër që shihet kandidat serioz për ta fituar Prizrenin është edhe kandidati i PDK-së Shaqir Totaj.Shaqiri është një ekonomist i mirë i cili ka një vizion perëndimor të mendimit politik.Ai edhe në zgjedhjet e kaluara e kishte sfiduar seriozisht kandidatin e VV Mytaher Haskukën.Edhe Shaqiri nëse kalon balotazhin gjasat do ti ketë te mëdha që të udhëheq me Prizrenin.Mytaher Haskuka kryetari aktual i Prizrenit llogaritë që ta fitoj edhe një mandat vetëm në saje të fuqisë së liderit të VV Albin Kurtit dhe përkrahjes se partive të pakicave kryesisht turke,boshnjake dhe ashkalive, pasiqë edhe dega e VV e kishte kontestuar si kandidat dhe në dy përpjekje nuk ia kishte dalur që ta fitoj besimin e kësaj dege në Prizren dhe është një pakënaqësi e madhe në organet drejtuese të kësaj dege.Por një gjë dihet që në saje të frymës se VV që mbretëron në Kosovë Mytaher Haskuka do të shkoj në balotazh ku përballë do ta ketë Anton Qunin e  LDK-së ose Shaqir Totajn e PDK-së.

Sa i përket dy kandidateve te tjerë Zafir Berisha i Nismës dhe Lulzim Kabashi i AAK-së ata dy edhe më herët kanë qenë kandidat për Kryetar të Prizrenit dhe nuk kanë marrë ndonjë përkrahje nga qytetaret prizrenas. Ata janë sa për të plotësuar sharmin e demokracisë prizrenase pa asnjë shans reale që të shkojnë në balotazh përveç se të marrin nga dy eventualisht tre asambleistë me partitë e tyre, në Asamblenë e qytetit të Prizrenit.

Çfarë do sjellë balotazhi në Prizren?

Është shumë interesant të pritët se çfarë do të sjellë balotazhi në Komunën e Prizrenit.Ky balotazh do të jetë përseritje e balotazhit të vitit 2009 në Prizren por vetëm me role të ndërruara.Derisa në vitin 2009 kishim një rreshtim të partive politike shqiptare në një anë dhe PDK-së e partive turke,boshnjake e ashkalive në anën tjetër, balotazhi i vitit 2021 do ta sjellë Vetvendosjen në rolin e PDK-së që e kishte në vitin 2009.Partitë politike shqiptare në balotazh në Prizren do të rreshtohen rreth partisë që është në balotazh në këtë rast kandidatit të PDK-së ose LDK-së kurse VV do të mbetet në koalicion më partitë e pakicave kryesisht me turq,boshnjak e ashkali,si dhe me grupin e deputetit Haxhi Avdylit nga lista Guxo.Lufta politike do të bëhet interesante dhe vetëm pak vota do ta vendosin fituesin.Fituesi do të mvaret se sa janë në gjendje partitë të mobilizojnë përkrahesit dhe votuesit e tyre në balotazh.Kjo ndikon për faktin se shumë veprimtar e aktivist që janë nëpër listat e partive politike për të hyrë në Asamblenë e qytetit të Prizrenit do të dëshprohen me rezultatet që do të marrin në zgjedhje pasi shumica e tyre do të mbetën jashtë asamblesë së Prizrenit.Se cili nga këta tre kandidat do të fitoj që të shkoj në balotazh do të tregojnë zgjedhjet e 17 tetorit 2021 në Prizren kurse fituesi do të dihet dikur në dhjetorin e ftoftë dhe me borë.

Bubullimë në shpirt dhe logjika e talebanëve në Kosovë!

0
Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmuti
Filozofi dhe mendimtari i shquar francez Ernest Renan, veprat e të cilit ishin të ndaluara nga Selia e Shenjtë katolike, kishte shkruar në librin e titulluar “Ardhmëria e shkencës”:
“Sikur të kishte mundësi, Kisha do ta rikthente inkuizicionin. Nëse ajo nuk e bën një gjë të tillë, ajo nuk e bën për të vetmen arsye se nuk ka mundësi ta bëjë… Pushteti ka qenë gjithmonë njësi matëse e tolerancës së kishës. Jepni pushtet kishës dhe do të shihni tolerancën e saj”.
Një konstatim i tillë, i cili sot e kësaj dite nuk e ka humbur aktualitetin, është plotësisht i vlefshëm dhe universal për situatat kur kleri religjioz ka ndikim në pushtetin politik. Pasojat janë të njëjta qoftë nën ndikimin e dikurshëm të papëve të Vatikanit, qoftë të klerikëve të ISIS-it apo talebanëve të Afganistanit. Prandaj, arrestimin e shkrimtarit Gjin Morinës nuk mund ta shoh të shkëputur nga logjika e ndikimeve të lartpërmendura, që dëshiron të ngulfatë Bubullimën në shpirtrat e njerëzve!
Heshtja përpara akteve të ndikuara nga kjo logjikë është ogur i zi për lirinë e Kosovës!

Esad, njëri prej atyre që e lavdërove, nuk ka qenë gazetar kurrë !

0

Gjergj – Bajram Kabashi

  • Ky shkrim është botuar në Revista Drini më 26 janar 2020, por meqenëse Drini u riemërtua në www.Drini.us , po e ribotojmë sërish për hirë të aktualitetit që lidhet me temën e trajtuar.

Në Revista Drini dje ia botova një intervistë Esad Dujakës, redaktorit tim shumëvjeçar nga “Kronika e Prishtinës” së gazetës Rilindja, që e kishte dhënë për RTV21. Intervista më pëlqeu, sidomos disa pjesë të saj, por ajo që ishte më me rëndësi për mua ishte që “ta shihja” Esadin pas 20 vitesh, qëkur nuk e kisha parë, ndërsa dikur e kemi kaluar një kohë bukur të madhe të jetës në punën e përbashkët e të bashkëpunimit të ngusht profesional. Une u gëzova për gjallërinë dhe etjen e pashueme të Esad Dujakës për të tregue e rrëfye për të kaluemen. Për të folë për përvojat e veta në profesinin e gazetarit.

Mendoj që në gazetën Rilindja nuk ka pasë tjetër gazetar (redaktor), që e ka njohur e zotnue lajmin më mirë se ai, që të ketë pasë kurreshtje për kërkimin dhe sajimin-shkrimin e tij.

Si dhe për të dhënë detyra, që është shumë me rëndësi në profesion.

Prandaj, personalisht jam mirënjohës për vitet dhe kohën që e kam kaluar së bashku me të në gazetari, duke punuar në “Kronikën e Prishtinës”, ku disa herë më patën “gjujtë” si “të papërshtatshëm”.

Ishte kënaqësi të punoje me një njeri energjik dhe me besim e orientim drejt së ardhmes, si Esad Dujaka.
Titulli që ia vuna intervistës së tij, është:”
“Veterani i gazetarisë e redaktori shumëvjeçar i gazetës “Rilindja”, Esad Dujaka, për gazetarinë dikur e sot.”
Në të vërtetë, u pajtova me shumëçka që e tha Esadi, fundja, edhe me lavdërimet që ua bëri Veton Surrojt dhe Blerim Rekës, pavarësisht se nuk kanë qenë vetëm ata gazetarë të shquar aty, por kishte edhe të tjerë po aq meritor e të sinqertë, të zhdërvjellët e të aftë profesionalisht, megjithëse duhet ta themi e ta pranojmë hapur se gazetarin nuk e bëjnë as lavdërimet e as mohimet e askujt, por vetëm puna dhe vepra e tij profesionale!

Pra, ajo që e shohim përditë e që mbetët, mendimet që i rezistojnë kohës.

Duke pasur respekt për Veton Surrojn dhe Blerim Rekën, sidomos për Blerimin me të cilin kam bashkëpunuar më shumë në atë kohë, më duhet të them se nuk pajtohem me vlerësimin superlativ që ia bëri “gazetarisë” inekzistente të Ramush Tahirit, të cilin e mori si një nga tre shembujt e gazetarit shembullor, megjithëse ai nuk arriti të bëhej gazetar fare. Prandaj, nuk e kuptova se ku e paska pas pa Esadi “gazetarinë e tij” në atë kohë e më pas; në “Kronikën e Prishtinës” apo në gazetën Rilindja përgjithësisht, pasi gazetaria mbështetet vetëm në produktin profesional, si dëshmi për autorin e publikun, ndërsa ai jo që nuk la ndonjë produkt të tillë, ndonjë gjurmë profesionale, por kurrë, absolutisht kurrë, nuk arrinte as që ta plotësonte normën mujore për ta merituar “rrogën”.

Kjo që e rithem pas kaq vitesh është fshehtësi publike, që në gazetën Rilindja e dinin të gjithë, por që si oportunist të njohur heshtnin, sidomos e dinte mjaft mirë Zenel Demiri, që asaj kohe i plotësonte dhe regjistronte “normat” – fletët e punës, për ta arsyetuar e mbështetë marrjen e pagës mujore të secilit aty.

Madje, Zenel Demiri më ka treguar disa herë se si redaktorët e tij, madje edhe vet kryeredaktori aktual që ishte, gjatë gjithë kohës “sa punoj” në gazetë, ia arsyetonin dhe “vërtetonin” listën e tillë për ta marrë “rrogën”, sikur gjoja ai e kishte plotësuar “normën”! Kjo jo vetëm nuk ka qenë e vërtetë, por përkthyer me gjuhën e sotshme kjo flet për një korruptim, shfrytëzim, diskriminim të tjerëve, si dhe për një shkelje të madhe e skandaloze ligjore. Pra, për punën në gazetari ne mund të flasim çka të duam për të e tjetrin tash, por nëse duhet mbështetje në fakte e dëshmi, s’ka rrugë tjetër përveç tyre, kjo pra është e vërteta për të!

Ai ka mund të quhej vetëm bashkëpunëtor i mirë i gazetës (pasi nuk ka plotësuar ndonjë kriter tjetër) , madje shumë prej shkrimeve të tij të kohës, po t’i lexojmë sot janë joaktuale dhe anakronike. Puna dhe angazhimi i tij ka mundur të krahasohet vetëm me atë të  shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të jashtëm që i kishte gazeta, që kanë mundur t’i sillnin dy a tre-tema në muaj. Por, ai gazetar nuk ka qenë kurrë, as dje e as sot. Vetëm nëse do të ketë qenë “gazetar” i Esad Dujakës e redaktorëve të tjerë aty! Ai natyrisht që nuk meriton fajësim për paaftësinë e tillë, pasi gazetar nuk mund të bëhet gjithkush. Gazetar “lindesh” apo bëhesh me punë e angazhim të madh profesional, por duhet të shprehim mospajtim, zhgënjim e brengosje të ligjshme, nëse dikujt i jipen merita që nuk i ka. Eshte për keqardhje që redaktori i dikurshëm i “Kronikës së Prishtinës” së Rilindjes, ende nuk e shihka punën e gazetarëve, por atë të një jogazetari dhe të dy gazetarëve të tjerë, që megjithëse të shquar e me vepër në profesion, në realitet ata në Rilindje i kanë ndërtuar karrierat dhe synimet e tyre të tjera përmes pranisë në gazetarinë e kohës.

Në këtë mënyrë krijohen opinione të gabueshme në publik. E edukojmë e “formojmë” atë me të pavërteta. Përkohësisht, në këtë mënyrë edhe mund t’i mashtrojmë gazetarët e rinj, që nuk e njohin të kalurën profesionale a “profesionale” të tjerëve. Kjo është e padrejtë. Eshtë mëkat që ta quash gazetar personin kur nuk e kemi asnjë mundësi reale që ta vërtetojmë gazetarinë e tij me asgjë, siç mundemi ta vërtetojmë gazetarinë e të tjerëve aty, fatkeqësisht gazetarë të harruar, të braktisur e shpërfillur!

Ramush Tahiri ka qenë dhe mbetët më shumë se të tjerët i pranishëm në publik, (Si të ishte njeri i përzgjedhur prej dikujt dje e sot, për të qenë gjithsesi “fytyrë publike”!), por prania në publik nuk e bënë askend gazetar, e as që mundet me të dhënë kurrfar legjitimiteti për intelektualizmin tënd!
Edhe mos me e thanë kurrë ndonjë fjalë të mirë për mua e punën e angazhimin tim në atë kohë, personalisht Esad Dujaka për mua vazhdon të mbetët një ndër redaktorët që ka pasur ndikim të pakontestueshëm në formimin e shumë gazetarëve, pra edhe timin, për çka i jam mirënjohës.
Në fund, mund ta them edhe këtë se në profesionin e gazetarisë askujt nuk mund t’i mohohet puna, angazhimi e vepra, ashtu siç askush nuk mund të bëhet gazetar, qoftë edhe nëse e mbulojmë me lavde të pafundme dhe “mirënjohje publike”,  me “dekorata”  a me “çmimet” e kësaj bote. Apo që t’i merren meritat profesionale tjetrit, që mund “të mos e pranoj askush”!

Duhet ritheksuar që në gazetën Rilindja vazhdimisht janë dënuar gazetarët e vërtetë me format dhe metodat e shërbimeve sekrete antishqiptare. Andaj, Esad Dujaka me përvojën e tij të madhe në profesion, është dashur t’i kishte kuptuar këto “vrasje të padukshme” me kohë, por që për fat të keq del që nuk i paska kuptuar as tash, në kohën e pensionimit të tij, kur ka mundësi e nge të reflektoj më shumë e më thellë për jetën e profesionin, për të kaluarën në profesion dhe për “gazetarët e tij”!
Gazetaria është punë që shihet atë ditë që e bënë si dhe më vonë, pra ajo mbetët kronikë e gjurmë e gjithnjëshme, nëse vërtetë ka qenë e tillë.
Duke e dëgjuar me vëmendje intervistën që ma dërgoj Esad Dujaka, miku, kolegu e redaktori im i çmuar, mu kujtuan kontributet e jashtëzakonshme të gazetarëve të vërtetë të “Kronikës së Prishtinës” e të Rilindjes në përgjithësi; angazhimet e atyre njerëzve modest, të heshtur e “të pa zë”, si ai i redaktorit po aq të shquar Sulejman Aliut, që shquhej me sjelljet suptile dhe afrinë me gazetarët, Ibrahim Rexhepit, tashmë të ndjerë, (një gazetar e radaktor me sjellje gjithnjë të mira), ato të gazetarëve si Evliana Berani, Drita Ruhani, Hamide Latifi, Behar Zogiani, Ymer Avdiu, Zekë Geci, Veton Suroj, Blerim Reka, Emine Berisha, Feim Tahirsylaj, Besim Kajtazi, Rexhep Demiri i ndjerë, Afrim Maliqi i vrarë në Prishtinë kah fundi i vitit 1998 , e të disa tjerëve, secili më i mirë se tjetri.
Këta ishin gazetar, e jo Ramush Tahiri, i nderumi Esad Dujaka !
Kontributi i tyre për gazetarinë ka qenë i madh dhe i prekshëm, i zhvilluar nëpër vështirësi e vuajtje, ndërsa une që kam qenë aq prezent dhe i afërt për shkak të natyrës së punës me Esad Dujakën në atë kohë, pasi që isha i angazhuar me pasion, sinqeritet e dëshirë të madhe profesionale, Ramush Tahirin nuk e kam takue askund në profesionin e quajtun gazetari në atë kohë, përpos që e takoja në lokalet e gazetës apo restauranteve, ku ai ishte më i pranishëm se të tjerët.
Po të kishte Kosova gazetari të mirëfillt hulumutuese, gazetari që për fat të keq ende nuk e ka, ashtu siç e kanë të tjerët rreth e rrotur në Gadishullin Ilirik e botë, që moti do ta kishte hulumtuar rrënjësisht edhe punën dhe angazhimin “misterioz” të “gazetarit të padukshëm” Ramush Tahiri, që e paska pas pa vetëm miku e kolegu ynë Esad Dujaka, duke e hulumtuar e vërtetuar javë pas jave e vit pas viti, i cili merrte “rrogë” në Rilindje si të tjerët, por gazetari nuk arriti të bënte si të tjerët aty!


Prandaj, kurdo që flasim për gazetarinë dhe kontributet profesionale a joprofesioanle të tjerëve, duhet ta dijmë se gjurmët e punës së gjithkujt mbesin të pashlyera në profesion dhe nuk kanë kah të tresin. Ato as nuk mund të mohohen, e as të shlyhen prej askujt. Mjafton vetëm që të ulemi e të shfletojmë në arkivin e gazetës Rilindja, i cili në fund të fundit askë nuk e len me e fsheh të vërtetën, apo që të shpikë të vërteta që s’ekzistojnë për tjetrin.
Si në çdo arkiv tjetër.
Në këtë vështrim, prandaj, gjithmonë duhet të mendojmë për Etikën në Gazetari kur flasim për çështje që lehtë mund të vërtetohen.

Fundja, në gazetari edhe po të duash nuk mund të thuhen gjera që nuk janë të vërteta, pasi nëse nuk i vërteton dikush, del tjetri që i vërteton e sqaron.

Autori i shkrimit …, pas kthimit nga terreni duke shkruar për gazetën Rilindja në vendin e punës (kati i 3 në Pallatin e Shtypit), në fillim të viteve të ’80-ta …

Ky profesion nuk përbëhet prej “kapuçmëdhenjve”, qoftë ai edhe Maksut Shehu apo pasuesi i tij, anëtari i KQ të LK të Serbisë, kryeredaktori tjetër Beqir Hoti, apo prej “gazetarëve elitistë” (!), por vetëm prej gazetarëve dhe është Mëkat i Madh të mos ia njohësh meritën e angazhimit secilit gazetar, e në anën tjetër ti thuash që je gazetar “i madh”, atij që nuk ishte gazetar kurrë!

Gazetaria i mbronë të drejtat e liritë njerëzore të kujtdo që duhet mbrojtë, të atij që është i lig dhe i pafuqishem si dhe të fortit, natyrisht kur kanë të drejtë.

Esadi si redaktor i dikurshëm shumëvjeçar duhet të jep mendime të drejta e të peshuara, dhe t’ia mat (peshoj) e çmat’ secilit meritat e çmeritat, duke i peshuar gjërat me ndërgjegje të lartë njerëzore e profesionale, si në “peshoren e farmacistit».
Në fund, e kam një shqetësim e brengë njerëzore dhe profesionale jo vetëm për Esad Dujakën, këtë mik të gazetarisë e mësimdhënës të palodhur të shumë gazetarëve, tashmë i pensionuar. Nga biseda që e kam zhvilluar me të privatisht, erdha në përfundim që ky veteran i gazetarisë nga gazeta Rilindja, me kontribute aq të sinqerta dhe idealist i madh në profesion, nuk po jetonte mirë, pra jo ashtu siç e meriton për punën të thuash misionare në profesion.
Mostrajtimi i duhur i personave të kësaj kategoria të gazetarëve të dikurshëm, e tregon edhe një tjetër të vërtetë të hidhur për Kosovën e pasluftës.

VETERANI I GAZETARISË E REDAKTORI SHUMËVJECARI GAZETËS “RILINDJA”, ESAD DUJAKA, PËR GAZETARINË DIKUR E SOT

“Ballkani i hapur” dhe gjeopolitika postmoderne serbe

0
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Hyrje

Përfundimi i Luftës së Ftohtë shënoi edhe fillimin implodimit të socializmit, që do t’i jap fund BRSS, por edhe Federatës së sllavëve të Jugut të Europës — Jugosllavisë. Ndërkaq viti 1989 shënon njëkohësisht edhe fillimin e fundit të liberalizmit klasik.
Me këtë akt, siç shprehet I.Volerstin, zë fill procesi i restaurimit të neokonservatorizmit dhe restaurimi i Europës, rspektivisht rikthimit të saj në skenën e diplomacisë botërore të rikomponuar. Ky proces do të vazhdojë për dy dekada rresht konform interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha. Ndërkaq shfaqja e globalizmit monocentrik, ku fjalën kryesore do ta kenë SHBA-të, do të shenjojë hyrjen në epokën e shembjes së rendit ndërkombëtar, siç njihej ai përgjatë gjithë epokës së Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, pas përfundimit të luftërave në truallin e ish Jugosllavisë, shikuar nga ky kontest historik, Ballkani për diçka më shumës e dy dekada, ka përjetuar tranzicion të dyfishtë:

1. Tranzicionin ekonomiko-social dhe
2. Tranzicionin e thellë gjeopolitik.

Pranimi i rendit të ri politik — demokracisë liberale, tashmë në gjithë rajonin, ku në mënyrë më të organizuar e ku nën diktatin e neoliberalizmit ekstrem konservator, ka imponuar transformimin e plotë të pronës dhe i mjeteve të prodhimit. Ky fakt e ka shndërruar Ballkanin në një periferi të pa peshë të ekonomisë së BE-së, ndërkaq në kuptimin gjeoekonomik, ai tashmë ka rrëshqitur në terrenin e rikolonizimit të butë.
Në anën tjetër tranzicioni gjeopolitik i Ballkanit është në përmbyllje e sipër, duke ju rikthyer shumica e shteteve-kombe hemisferës Perendimore të interesit. Aderimi i Rumanisë dhe Bullgarisë në NATO pati reflektime të ndjeshme edhe në intervenimin e kësaj strukture politiko-ushtarake në Kosovë. Ai proces me peshë gjeostrategjike u pasuaa me aderimin e Sllovenisë, Kroacisë dhe së fundmi edhe të Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke i bërë kështu Serbisë një “rrethim demokratik” të plotë. Me këtë cikël aderimesh rajoni po shkonte drejt mbylljes së ndikimit rus, duke e kufizuar atë realisht vetëm në Serbi dhe brenda Republika Serbskës (në Bosnjë e Hercegovinë). Ndërkaq pesha që kishte dikur Serbia në ish Jugosllavi, vështirë se mund të rikthehet.
Në këto rrethana të reja, në nivelin ndërkombëtar, Beogradi ka ndjekur një politikë të jashtme dy-vektoriale, shpesh skizofrenike midis palëve pothuajse të ballafaquara sërish me elemente të Luftës së re të Ftohtë mes Perëndimit dhe Rusisë.

Dhe nuk është vetëm Serbia në një situatë kaq të papërcaktuar dhe të pakonsoliduar. Ka vende të tjera kryesisht pas konfliktit në Ballkanin Perëndimor — si Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova (de facto) — të cilat nuk janë integruar në BE dhe NATO dhe veprojnë në një situatë politike, ekonomike dhe të sigurisë pothuajse përgjithësisht të paqëndrueshme. Cila është perspektiva e politikës së jashtme të këtyre vendeve dhe sa ndikohet nga dinamikat e brendshme politike? Ku janë vendet e Ballkanit Perëndimor në pozicionimin gjeopolitik të aktorëve me ndikim dhe çfarë pasojash mund të ketë tranzicioni i tyre i vështirë për një kohë të gjatë — këto janë pyetjet që kjo analizë përpiqet të përgjigjet.[1]

Politikat e sukseshme lituaneze të energjisë – një leksion për Evropën Juglindore

Promovimi i Rusisë si një “superfuqi energjetike”, sidomos tani në prag të përfundimit të megaprojektit që do ta furnizojë Gjermanin me gas — Nord Stream 2, është shqetësues jo vetëm për Perëndimin. Gjermania, që cilësohet si partneri më i rëndësishëm tregtar, po shndërrohet gjithashtu në partner absolutisht i varur nga furnizimet me energji ruse. Serbia ka kohë që vullnetarisht është plotësisht e varur nga energjia ruse.

Rusia e Putinit është e vetëdijshme për pozicionin e saj të fortë që gëzon në rrafshin ndërombëtar, ndërkaq rikthimi i saj në Ballkan përmes Serbisë, mbetet një prej objektivave të saj strategjike që nuk e fsheh fare. Ky pozicion bazohet jo vetëm në pasurinë e burimeve të vendit. Asnjë shtet tjetër nuk ka kaq shumë lëndë të para. Rusia është prodhuesi më i madh i energjisë në botë; vendi zotëron më shumë se një të tretën e rezervave të gazit natyror në botë, rreth gjashtë përqind të rezervave të naftës në nivel botëror dhe rezervat e dyta më të mëdha të qymyrit. Kjo ngjall frikë gjithandej.
Furnizimi me lëndë të para minerale dhe energjike është tashmë thembra e Akilit e ekonomive në Evropë, veçanërisht për kampionin botëror të eksportit Gjermaninë. [2]
Por, krahas kësaj, edhe investimet gjermane në Rusi janë enorme.

Prandaj konkludimi i ekspertëve të fushës ekonomike se, nuk ka varësi të njëanshme, duket real. Varshmëria rezulton të jetë më shumë reciproke-me avantazhe të gjithanshme. Në këtë plan duke konstatuar me të drejtë se në shumicën e vendeve konsumatore, ekziston një potencial i lartë për mundësi ekonomike, shkencore dhe teknike për rritjen e efikasitetit të energjisë , në kombinim me dijen si resurs specifik, Gjermania dhe vendet tjera perendimore, madje edhe Lituania, pretendojnë ta shnëdrrojnë në një avantazh strategjik në konkurrencën globale.

Politikat e sukseshme lituaneze të energjisë mund të jenë një leksion jo vetëm për Gjermanin, por edhe për Evropën Juglindore.

Terminali LNG i Lituanisë ka qenë në funksion në portin e Klaipeda që nga viti 2014; ai ka shërbyer si strukturë e mirëmenduar për pranimin e gazit të lëngshëm natyror — LNG si “gaz natyror të lëngshëm”. Me këtë investim, një nga të parët e këtij lloji në botë, vendi i vogël me vetëm 2.8 milion banorë ishte në gjendje t’i jepte fund me sukses monopolit të gazit të Moskës në shtetet baltike. Në atë kohë, Ministri i Jashtëm Lituanis, Linas Linkevicius, foli vetëm për një “përparim” për Lituaninë dhe rajonin, pa rrahur gjoks më shumë.

Ndërkohë SHBA-të kanë vepruar ngjashëm në Greqi, duke vënë në veprim terminale të saj LNG, si në Lituani, e që do të jenë në dispozicion të Evropës Juglindore.

Një nga përkrahësit e diversifikimit në sektorin e energjisë është Tomas Janeliunas. Ai sheh avantazhe shumë të qarta. “Për Lituaninë, terminali është një garanci e stabilitetit të çmimeve. Por, gjithashtu ai siguron furnizimin në përgjithësi, sepse vendi nuk është më i varur prej vetëm një furnizuesi, “thotë politologu nga Universiteti i Vilnius-it, një nga ekspertët më të njohur në temën e sigurisë së energjisë.

Aktualisht sot asnjë vend evropian, nuk merr më shumë gaz natyror nga Rusia sesa Gjermania; në vitin 2019 ishte 55.6 miliardë metra kub, më shumë se gjysma e importeve të përgjithshme të gazit të Gjermanisë.
Italia doli e dyta me 20.7 miliardë metra kub. Nord Stream 2 së shpejti do të sjellë deri në 55 miliardë metra kub më shumë në Gjermani — gjë që do të rrisë ndjeshëm varësinë nga Moska. Përkrahësit e projektit të gazsjellësit janë të lumtur të theksojnë se edhe Bashkimi Sovjetik ishte një furnizues i besueshëm i lëndëve të para për Gjermaninë gjatë Luftës së Ftohtë — shqetësimet e Ukrainës ose qeverisë polake, të cilat Nord Stream 2 i klasifikon si një kërcënim për sigurinë e energjisë të të gjithë BE -së, kështu pretendohet të largohen mënjanë.[3]

Këtë gjendje e ka shfrytëzuar Rusia e Putinit duke e zbërthyer atë edhe në doktrinën e saj të re strategjike. Në qendër të kësaj doktrine gjithësesi qëndron nteresi nacional i kodifikuar me nocionin “Bota ruse”, që në thelb ka rikthimin e ndikimit rus jo vetëm në ish republikat e BRSS, ku kishte pakica ruse, por edhe më tej. Rikthimi i saj “i butë” në Ballkan prandaj është një prej objektivave të gjeopolitikës postmoderne ruse.
Këtë fakt Serbia po përpiqet ta shfrytëzo dhe, siç vëren studjuesi J.Bugajski, Serbia, nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç, po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo po kërkon të jetë fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe po kopjon ideologjinë “Bota Ruse” të Putin për një “botë serbe,” [4] qoftë kjo edhe më e vogël se ajo ruse. Por problemi për Beogradin është i dyfishtë: axhenda e tij ekspansioniste do të hasë në rezistencën e të gjithë fqinjëve të tij dhe atë të agjencive ndërkombëtare, ndërsa përpjkja për “madhështi” do të bëjë që Serbia të jetë gjithnjë e më e varur nga përllogaritjet e Moskës, konludon Bugajski në një editorial për gazetën DITA të Tiranës. [5]

Varësia ekonomike e Serbisë nga Rusia vazhdon të thellohet, veçanërisht në fushën e energjisë. Në janar 2021, Beogradi nisi një ndërlidhje të re gazi përmes Bullgarisë dhe Turqisë, me një pjesë prej 400 kilometrave të gazsjellëses TurkishStream (Rrjedha turke) për gazin rus. Serbia varet pothuajse tërësisht nga furnizimi i energjisë ruse dhe kjo e shton kontrollin e Rusisë mbi shtetin. Por kjo vaërsi e Serbisë ndaj Rusisë edhe më e thellë është në planin ushtarak.

Moska është e prerë që të mos tolerojë asnjë lëvizje të Serbisë drejt anëtarësimit në NATO, konkludon me ët drejtë Bugajski në analizën e tij në fjalë.

Këtë varësi Putini gjithësesi mund ta shfrytëzojë në qastin më të leverdishëm, duke nxitur konfliktin fillimisht në Bosnjë, por pa përjashtuar edhe mundësinë e një Blic-Krieg-e në veriun e Kosovës, që fare lehtë mund ta përfshijë gjithë Ballkanin.

Ndërkohë Bashkimi Europian për shkak të bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, ka vendosur sërish të mos çelë negociatat për antarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ishte e mundur të binim dakord për miratimin e korrnizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresojnë që kjo të arrihet nën presidencën e Sllovenisë.”[6], tha sekretarja e Portugalisë për Çështjet Europiane, Ana Paula Zacarias pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 21 qershor në Luksemburg. Në këtë gjendje pa perspektivë, kur procesi i integrimit të rajonit në BE po shtyhet për në “Kalendrat greke”, dalje në skenën politike me idenë e krijimit të të ashtuquajturit “Ballkani i hapur” rezulton të jetë më shumë një projekt i karakterit gjeopolitik, ku ngatërrohen sferat e interesit të fuqive të jashtme, se sa një zgjidhje e duhur e në kohën e duhur. Emri i tij për ideatorët, duket se është shfryëtzuar si “Letër lakmuesi”, si një mashtrim i llojit të vetë e për motive të dyshimta të atyre që e kanë inicuar.

„Ballkani i hapur – një alternativë që i kundërvihet procesit integruaes në BE

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat, ashtu si Kosova, kanë frikë nga mbizotërimi i Serbisë, nuk tregojnë asnjë interes për Ballknin e hapur. Ndërkohë edhe Bosnjë-Hercegovina gjithashtu është “tërhequr” nga iniciativa, si duket nga presioni që ka nga bashkësia ndërkombëtare. Ekziston shqetësimi në Malin e Zi se një Bashkim Ballkanik, që de fakto do të ishte një “Jugosllavi e re” pa Slloveninë dhe Kroacinë, por me Shqipërinë brenda, mund të krijohet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe se anëtarësimi në BE mund të zëvendësohet nga diçka tjetër. Dhe kjo nuk ishte ajo që ata dëshironin deri më tani në Podgoricë.

Për sa i përket përmbajtjes, “Ballkani i hapur” tani është paisur me prerogativa që de fakto janë më shumë sesa lehtësimi i lëvizjes së njerëzve — përkatësisht krijimin e një zone ekonomike rajonale, njohjen e diplomave, çështjen e lejeve të punës dhe shkëmbimet e studentëve, duke pretenduar madje edhe një treg të brendshëm me të gjithë katër liritë për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve, njerëzit dhe kapitalin. Megjithatë ky projekt edhe vetëm si ide ka rezultuar më shumë të jetë në funksion të ringjalljes së tensioneve politike dhe rritës së nacionalizmi, sidomos atij serb. Rrjedhimisht rezistenca ndaj kësaj ideje ishte më e theksuar në Kosovë dhe Mal të Zi, por ajo pritet të artikulohet edhe më qartë nga qarqet progresive gjithandej brenda Ballkanit Perendimor dhe nga Brukseli e Uashingtoni.

Për këtë ide, fillimisht të pagëzuar si Margaritis Schinas, nënkryetari i Komisionit Evropian, nuk ishte aspak i entuziazmuar, përkundrazi ai atë nuk e shihte në funksion të procesit të integrimit të rajonit në BE.

“Në asnjë mënyrë qëllimi për t’u kthyer në Shengenin tonë të zakonshëm, duke hequr kufizimet aktuale në kufijtë tanë të brendshëm, nuk do të zëvendësohet nga një lloj mini Shengeni rajonal që copëtojnë tregun tonë të vetëm dhe diskriminojnë Shtetet Anëtare jo-pjesëmarrëse. Kjo nuk është e mundur, ” pohoi ai.
Në veçanti, ai theksoi se nuk dëshironte që e ashtuquajtura ‘flluska e udhëtimit Baltik’ të bëhej një tipar afatgjatë, megjithëse ai nuk kundërshtoi veçanërisht heqjen e kufizimeve në udhëtimet e brendshme midis shteteve të BE me nivele të ngjashme epidemiologjike gjatë pandemisë .

Kjo marrëveshje e re midis Shqipërisë dhe Serbisë ndodh pikërisht kur BE po planifikon të rishikojë Zonën Shengen.[7]
Kalimi nga iniciativa e Novi Sadit, që u bë më shumë e njohur me emrin “Mini Shengen”, në “Balkan Open” duhet shikuar edhe si produkt i një lloj “ skepticizmi euro-atlantik”, e si i tillë ai merr një dimension më të strukturuar dhe më të etabluar në mendësinë e politikanëve, të cilët gjatë ditës mendjen e kanë në Bruksel e Washington, kurse natën punojnë në gjetjen e alternativave për t’i zëvendësuar ato.[8]
Në emisionin e njohur të njërit nga tv serbe, RasPravda, St. Protić, historiani dhe ish ambasadori serb në Zvicër dhe SHBA, pohon se bombardimet e NATO-s mbi caqet e armatës serbe dhe mbi qytetet serbe (24 maj 1999–10 qershor 1999), paskan ndodhur meqë Perendimi, më saktë “disa nga fuqitë perendimore, nuk na honepsin dot si lider të Ballkanit.” Ata, thellon më tej analizën e tij ish ambasadori dhe ndërkohë studjuesi St. Protić, e kanë të qartë se “ne serbët, kemi vullnetin dhe dëshirën, fuqinë dhe aftësinë që të krijjmë shtetin nacional dominant në Ballkan, i cili do të dominonte krejt këtë pjesë të kontinentit. Këtë fakt nuk mund ta tolerojë asnjë nga fuqitë e mëdha, e veçmas jo ato fuqi perendimore që në këto 20 vitet e fundit e kishin fjalën kryesore.”[9]

Në këtë linjë është edhe studjuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit. Ai në një analizë botuar në 31 korrik 2021, tek trajton idenë për Ballkanin e Hapur, duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, potencon se “Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.
Tutje ai nënvizon se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” — shkruan Valeri Emeljanov.[10]
Si nacionalisti racional e i matur serb Protić, edhe sivëllai i tij rus Valeri Emeljanov, nuk e fshehin faktin se ky projekt mudn të konsiderohet edhe si kunëdrvënie BE-së, respektivisht filozofisë bazë mbi ët cilën është ngritur ky bashkim sui generis për historinë politike botërore. Prandaj Protić angazhohet për qasje tjetër ndaj Kosovës, për këmbim popullsish mes Serbisë e Kosovës, për aneksimin e gadi gjysmës së Bosnjës (Republika Srbska…) dhe krijimin e Shtetit-komb të Serbisë.

Projekti “Ballkani i hapur” vallë, nuk na qenka pikërisht kjo qasje e Beogradit për krijimin e parakushteve që shpiejnë drejt arritjes së këti objektivi strategjik serb?!

Bashkimi doganor i pamundur

Për një treg unik, përveç katër lirive që parasheh ideja e “mini-Shengenit”, një bashkim doganor do të ishte i domosdoshëm. Ndërkaq realizimi i këtij objektivi rezulton të jetë thjeshtë i pakonceptueshëm, sepse të gjashtë vendet kanë tarifa doganore shumë të ndryshme me vendet e tjera të treta. Serbia, për shembull, ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë dhe tani gjithashtu një me Bashkimin Euroaziatik.

“Nuk ka gjasa që kufijtë për tregti dhe udhëtime midis vendeve të prekura do të hiqen,” thotë dojeni i ekonomistëve të Evropës Juglindore, Vladimir Gligorov, në lidhje me idenë mini-Shengen për të përditshmen austriake STANDARD. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë marrëveshje me BE mbi standardet dhe pengesat tregtare. “Nuk ka asnjë mënyrë për të sinkronizuar politikën përtej asaj që është rënë dakord me BE,” përmbledh ai.[11]

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh në një rast tjetër se, në rrethanat kur BE nuk ka një strategji të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, nisma rajonale Ballkani i hapur paraqet një mundësi, shpresë dhe detyrim të madh për të tre vendet për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe të ndryshme në e tyre.[12]
Ndërkaq në një nga takimet e treshes Vuçiq-Rama-Zajev, presidenti serb Vučić nënvizon se „deri në fund të vitit 2021 duam të krijojmë kushtet, që të kalojmë nga vendi në vend vetëm me kartë identiteti. Këtë me Shqipërinë nuk mund ta bëjmë tani dhe shpresojmë ta arrijmë në takimet e ardhshme. Njëzet e gjashtë orë humbasin kamionët duke pritur në kufij dhe shikoni çfarë do të thoshte për ekonominë heqja e këtyre barrierave“.

Këto deklarata të Vuçiqit duhet vështruar të ndërlidhur me strategjinë serbe për dominim në rajon. Por, për hir të së vërtetës duhet pohuar se rajoni ka nënshkruar marrëveshje paraprake në kuaëdr të nismave tjera, prandaj tashmë ekziston një marrëveshje ekonomike, por që nuk funksionon. Marrëveshja CEFTA nuk funksionin dhe përgjegjëse për këtë është vetë Serbia. Atëherë është logjike të bësh pyetjen, përse nuk punohet për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, por futet në lojë Ballknain e hapur’? Konkluzioni është i qartë: përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën si subjekt të barabartë në tavolinën e bashkëbisedimeve edhe për projekte të kësaj natyre, përderisa marrëdhëniet politike mes Beogradit dhe Prishtinës të mos zgjidhen, çfarëdo marrëveshje qoftë ajo, ,është vështirë, për të mos thënë e pamundur, të funksionojë, e mos të flasim për këtë lloj “bashkimi doganor”, siç prezantohet “Ballkani i hapur” nga treshja e kapur nga oligokratët e rajonit që si duket janë fuqishëm të mbështetur nga ata rus dhe jo vetëm.

“Ballkani i hapur” pengon procesin integrues në BE

Kjo iniciativë duket e pakonsultuar ose minimalisht — e pakoordinuar me fqinjin tonë kryesor, me Kosovën, e cila bashkë me Bosnjën e Malin e Zi, e kanë bërë të dështojë që në fillim këtë iniciativë. Qeveria franceze, thuhet se ka dijeni për një paketë të plotë të kësaj iniciative, e cila në thelbin e vet zhvendos rajonin nga aksi i integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian dhe e dyta, fut në labirinte të errëta pavarësinë e Kosovës.

Për ish-diplomatin, Shaban Murati nisma mund të ketë efekte të tjera gjeopolitike. “Realisht projekti serb është krijimi i një miniblloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian. Presidenti serb e shprehu hapur këtë pas refuzimit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, kur tha se ‘refuzimi i BE-së tregon se sa të drejtë kemi ne që jemi lidhur me Rusinë dhe me Kinën’. Orientimin miniblloqeve ua jep shteti nismëtar ose shteti më i fuqishëm, që në rastin konkret është Serbia. Rusisë i interesojnë vatra të vogla ballkanike të shkëputura nga BE dhe prandaj Moska e përkrah projektin serb të zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore”, argumenton Murati.[13]
Murati nënvizon tutje në raport me qëllimet reale të Serbisë që ndërlidhen me Bllkanin e hapur si projekt, duke e cilësuar si „lojë të komplikuar dhe të errët diplomatike dhe të metodës indirekte serbe për të marrë dalje në bregdetin shqiptar të Adriatikut“. Në këtë lojë, sipas Muratit, „Serbia hodhi ne tavolinat diplomatike shashkën që mund të pranonte njohjen e Kosovës në shkëmbim të së drejtës së daljes në bregdetin shqiptar në Adriatik. Është një tezë, që e përmend edhe media serbe “B92” në 20 mars 2020, kur del me njoftimin “Një pikë-dalje në det, ky është kompromisi i ofruar Serbisë”.[14]

Vladimir Gligorov thekson se BE do të donte idenë e “Mini-Shengenit”, sepse “ajo ngadalëson procesin e zgjerimit” dhe meqë BE gjithsesi po promovon bashkëpunimin rajonal për arsye të politikës së sigurisë. Premtimi i Mini-Shengenit është gjithashtu “reklamim i mirë në Evropë” për Vuçiqin dhe Ramën, thotë ai. “Por, kjo nuk paraqet një përmirësim për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Dhe Mali i Zi nuk dëshiron ndonjë ngadalësim të pranimit të tij në BE,” shpjegon ai tutje. Prandaj, Gligorov arrin në përfundimin se asgjë nuk do të dalë nga e gjithë ideja — “përveç shumë bisedave”.[15]

Shumë studjues të kësaj fushe gjithashtu theksojnë se tashmë ka mjaft iniciativa rajonale. Detyrimet për bashkëpunim më intensiv janë rënë dakord prej kohësh brenda kornizës së marrëveshjes ekzistuese rajonale të tregtisë së lirë Cefta dhe procesit të Berlinit. Kjo është arsyeja pse ideja Mini-Shengen “duket si një projekt tjetër i bashkëpunimit rajonal, i cili — kam frikë — së shpejti do të mbështetet nga Nisma e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Cefta dhe kompani të tjera”, thotë eksperti i njohur Florian Bieber i Universitetit të Graz-it në lidhje me pengesat që iniciativa të tilla u është dashur të përjetojnë deri më tani.

Pozicion i privilegjuar i Serbisë

Në fakt, marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë Cefta u nënshkrua nga administrata e KB-së Unmik në Kosovë në 2007. Qeveria në Prishtinë më pas theksoi se Kosova do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk do të përfaqësohej në Cefta si Republikë tashmë e njohur nga mbi 100 shtete sovrane. Në përgjithësi, tregtia brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë është kryesisht pa taksa doganore brenda kornizës së Cefta-s, por kontrollet kufitare ende kërkohen për të zbatuar rregullat e origjinës. Në një studim të ri interesant nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) dhe Fondacioni Bertelsmann, shqyrtohen me përpikëri përpjekjet e mëparshme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe në këtë mënyrë edhe të stimulojnë rritjen ekonomike.
Përveç Cefta-s, Gjermania dhe BE kanë promovuar zgjerimin e infrastrukturës në rajon që nga viti 2014 duke e trajtuar si pjesë të Procesit të Berlinit. Një total prej katër miliardë eurosh do të investohet në zgjerimin e energjisë dhe rrjeteve të transportit.
Autorët e studimit tregojnë se efekti i marrëveshjeve të mëparshme të tregtisë së lirë në rajon ishte shumë më i vogël për Serbinë sesa ishte rasti për pesë shtetet e tjera si Bosnjë-Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Krejt kjo sepse Serbia — e cila është ekonomikisht aq e fortë për sa i përket PBB-së sa të pesë shtetet e tjera së bashku — ka zgjeruar tregtinë e saj me BE, me theks në vitet e fundit. Falë Cefta-s, tregtia ndërrajonale u rrit me mbi 37%. Nëse Serbia do të përjashtohej nga llogaritja, ajo rritje ishte madje 70 %. [16]

Ndryshe nga Evropa Qendrore dhe Lindore përpara se të bashkoheshin në 2004, nuk kishte asnjë lulëzim në Ballkan — përveç ndoshta investimit të Fiat Chrysler në Serbi. “Gjeografia e armiqësisë”, siç e quajnë autorët e studimit tensionet e vazhdueshme politike midis Serbisë dhe Kosovës dhe brenda Bosnjë-Hercegovinës, është vendimtare për mungesën e zhvillimit. Kjo përforcon dobësinë ekonomike të rajonit, ky është argumenti kryesor.
“Serbia është në qendër të gjeografisë së armiqësisë, stimujt e saj për bashkëpunim të plotë rajonal janë të kufizuara,” potencohet në këtë studim. “Serbia ka probleme territoriale me shumicën e vendeve tjera në rajon, megjithëse në shkallë të ndryshme. E gjithë kjo çon në një shpërndarje shumë të njëanshme të pushtetit rajonal. Fqinjët e Serbisë janë dukshëm më të dobët në pothuajse çdo mënyrë, duke përfshirë popullsinë, fuqinë ushtarake dhe burimet e taksave shumë të vështira për të arritur ekuilibrin rajonal, “[17] thotë studimi në fjalë.

Zhvillimi ekonomik i rajonit në çdo rast dëmtohet rëndë nga mosmarrëveshjet territoriale dhe bllokadat kushtetuese. Prandaj — pa ndonjë përparim në këto çështje — edhe iniciativat e bashkëpunimit rajonal të tilla si “Ballknai i hapur” nuk mund të ndryshojnë thelbësisht situatën.
Shih për këtë, autorët e studimit propozojnë qasje më të mirë në buxhetin e BE, pranim në bashkimin doganor të BE dhe një zgjerim të marrëveshjeve të mëparshme me BE. Anëtarësimi në bashkimin doganor të BE do të nënkuptojë se shtetet do të duhej të barazojnë marrëveshjet e tyre doganore me ato të BE. Do të ishte gjithashtu pozitive që barrierat tregtare të hiqeshin. Pra, më shumë Evropë është e nevojshme në Ballkan, jo domosdoshmërisht më shumë ide për bashkëpunim rajonal, në mënyrë që të sigurohet që ekonomitë e varfra të arrijnë hapin me bllokun e prosperuar ekonomik të BE-së.
Zona e re Ballkani i hapur pretendohet të përbëhet nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Konkluzione

Në fjalën e tij gjatë konferëncës dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për dialog, kryeministri i Kosovës kërkoi që rajoni t’i rikthehet agjendës së integrimit europian.

Në rst se BE shtyn tutje këtë agjendë, ka rrezik që rajoni të rrëshqas sërish në kaos. Sipas studjuesit Boris Varga ekzistojnë katër faktorë kryesorë që ndikojnë në perspektivat e ardhshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor:

a) Ndryshimi i mjedisit të politikës së jashtme
b) Problemi i dinamikave të brendshme politike
c) Faktor Rusi
ç) BE -ja dhe paradigma e re integruese [
18]

Për shkak të ngërçit në zgjerimin e BE -së, oferta e anëtarësimit në NATO tashti për Kosovën është një lloj zëvendësimi real, por gjithësesi jo i plotë, në procesin integrues euroatlantik. Nëdrkaq anëtarësimi në NATO i Malit të Zi dhe Maqedonisë do të duhej nënkuptuar si distancim nga Rusia. Por, ndër vendet e që në vitin 2018 ishin objekt trajtimi e analize, vetëm në Maqedoni dhe Kosovë ekzistonte një konsensus i brendshëm social dhe politik në lidhje me anëtarësimin në Aleancë. Për Maqedoninë, anëtarësimi në NATO u dëshmua se ishte edhe një faktor shtesë i stabilizimit dhe sigurisë.
Gjatë gjithë procesit të integrimit të Ballkanit Perendimor në BE, për fat të keq, stabilokracia si fenomen qe aplikuar si prioritet nga Brukseli. Ky fakt dëshmon se Brukseli shpesh ka aplikuar standarde të dyfishta në vlerësimin e demokratizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po rezulton tashmë me minimin sistemik të demokracisë. Ballkani i hapur është produkt i atyre garniturave të papërgjegjshme politike, sidomos në Serbi dhe Shqipëri, që për kohë të gjatë, gjithësesi pa meritë, gëzonin mbështetjen e Brukselit zyrar. Në vitet 90-ta të shek. të kaluar edhe Sllobodan Millosheviqi qe konsideruar si një faktor stabiliteti. Përfundimi dihet tashmë.

Me refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut ndjenjat euroskeptike dhe madje edhe anti-evropiane mund të nxiten më tej në gjithë Ballkanin Perendimor. Këtë fakt ndërkohë po e shfrytëzojnë autoritarët e tipit të Vuçiqit e Ramës si në Serbi edhe në Shqipëri. Nëse braktiset orientimi evropian, elitat politike të orientuara nga këta lider autoritar, mund të kthejnë fare lehtë rajonin në fillimvitet e dekadës së fundit të sheulit të kaluar. Në këtë rast Serbia do të motivojë shkëputjen në Republikën Srpska, edhe përmes organizimit të një referendumi, ndërkaq Kosovën veriore edhe përmes një „blic krig-e“. Ajo logaritë gjithësesi në mbështetjen e Rusisë për këtë objektiv strategjik të saj.

“Lufta për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë do të jetë afatgjatë dhe e pasigurt. Ajo duhet e mund të bëhet, vetëm përmes një strategjie bashkëpunimi dhe lufte permanente për të zhvilluar një vetëdije politike autonome gjithandej tek popujt e Ballkanit për nevojën për bashkëpunimin e tyre (riafirmimi i fjalëkalimit strategjik “Ballkani për popujt e Ballkanit” dhe “Evropa për evropianët”), duke fituar kështu një lloj shprese për Europën e së ardhmes dhe botës. Duke u bërë një vend i fortë ekonomikisht dhe në rrafshin kulturor, Serbia do të rifitojë reputacionin e saj politik dhe do të sigurojë riintegrimin demokratik në këtë gjeohapësirë.” [Dr Ljubiša Mitrović: 2018]
Prandaj iniciativën, respektivisht projektin tashmë të koduar si Open Balkan duhet kuptuar si një lloj fjalëkalimi strategjik të Serbisë drejt “Botës serbe”.
Më qartë nuk ka se si thuhet se në themel të projektit “Ballkani i hapur” është pikërisht kjo strategji e përpunuar nga institucionet shkencore serbe në shërbim të politikës.

Rritja e fluiditetit gjeopolitik të Serbisë në njërën anë, që karakterizohen me raporte të mira qoftë me Moskën, qoftë me Brukselin, por po aq të afërta edhe me Pekinin, dhe, në anën tjetër, profilimi i saj si shtet autoritar, që nënkupton intensifikimi i politikave të forta shtetërore, i kanë imponuar qeverisë serbe të marrin masa shtesë për të zvogluar rreziqet që lidhen me “ndërveprimet ekonomike ndërmjet shteteve, të cilat kanë përdorur gjithmonë mjete të politikës ekonomike dhe të diplomacisë për të ndjekur qëllimet e tyre gjeopolitike.” [19]

Në kontekstet e analizave gjeopolitike, indikatorët ekonomik zënë një vend të rëndësishëm në vlerësimin e fuqisë së shtetit.
Interesave jetike të Kombit duhet t’i nënshtrohen interesat tjera politike e ekonomike. Politikat e dy republikave tona (Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës), duke marrë në konsideratë edhe interesin ekonomik të secilës veç e veç e të që të dyjave tok, janë të shtrënguara të balancojnë midis interesave gjeostrategjike të integrimit euroatlantik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që janë partneri ynë kryesor gjeostrategjik, dhe interesave të veta jetike. Procesi i Berlinit, duke qenë në përputhje me interesat gjeostrategjike shqiptare, nuk bie ndesh as me interesat ekonomike të akcilës palë ndërshqiptare. Përkundrazi, ato përputhen plotësisht.

Udhëheqja e Tiranës aktualisht është e ndarë mes gjeopolitikës dhe fitimit (nën ndikimin e presionin e oligokratëve), strategjive kryesore gjeopolitike të përballjes së Kosovës me Serbin, dhe nevojave për të siguruar rritje të vazhdueshme ekonomike.
Ajo duhet të gjejë rrugëdalje nga iniciativa e pagëzuar tashmë si Open Ballkan dhe t’i kthehet interesit jetik kombëtar.
Duke pasur parasysh realitetet e reja në botë, para së gjithash në Europën Perendimore dhe atë Juglindore, Shqipëria dhe Kosova duhet të ripërkufizojnë prioritetet e politikës së jashtme tok. Këto prioritete para së gjithash duhet të përqëndrohen e koordinohen në mbrojtje të interesit kombëtar.
Shqipëria politike tashmë është pjeës integrale e aleancës politiko-ushtarake më të madhe në historinë e njerëzimit — në NATO. Kosova aktualisht është nën suzerenitetin e Perendimit (SHBA-ve dhe partnerëve të saj tradicional). Këtë fakt duhet shfrytëzuar në maksimum.

_______________

Fusnotat

1. Boris Varga: https://pescanik.net/zapadni-balkan-geopolitika-nedovrsenih-drzava/

2. https://internationalepolitik.de/de/russlands-energie-europas-achillesferse

3. https://www.welt.de/politik/ausland/article232902687/Energiewende-Litauens-Erfolg-kann-fuer-Deutschland-eine-Lehre-sein.html

4. https://www.slobodnaevropa.org/a/vulin-vu%C4%8Di%C4%87-srpski-svet/31366884.html

5. Dita, 7 gusht 2021
http://www.gazetadita.al/raportet-mes-moskes-dhe-beogradit-janusz-bugajski-vucic-mund-te-nxitet-drejt-nje-konfrontimi-ushtarak-ndaj-fqinjeve-ne-ballkan/

6. https://www.youtube.com/watch?v=zWBdiar6iH0

7. https://www.etiasvisa.com/etias-news/mini-schengen-balkans

8. Shih: Emin Azemi, Fakti, 31 korrik 2021

9. https://www.youtube.com/watch?v=AhHqopkTDSo

10. Shih: “eadaily.ru”, 31 korrik 2021

11. Adelheid Wölfl: https://www.derstandard.at/story/2000121343070/wenig-begeisterung-fuer-mini-schengen-statt-eu-beitritts-auf-dem

12. https://www.glasistre.hr/svijet/vucic-kritizira-eu-kaze-da-je-otvoreni-balkan-povijesna-prilika-za-cijelu-regiju-737408

13. Shaban Murati: https://www.ishgj.org/gjeopolitika-rajonale/gjeopolitika-postmoderne-serbe-dhe-endrra-per-dalje-ne-adriatik/

14. Po aty

15. Adelheid Wölfl: https://www.derstandard.at/story/2000121343070/wenig-begeisterung-fuer-mini-schengen-statt-eu-beitritts-auf-dem

16. Po aty: https://www.derstandard.at/story/2000121343070/wenig-begeisterung-fuer-mini-schengen-statt-eu-beitritts-auf-dem

17. Po aty: https://www.derstandard.at/story/2000121343070/wenig-begeisterung-fuer-mini-schengen-statt-eu-beitritts-auf-dem

18. Boris Varga: https://pescanik.net/zapadni-balkan-geopolitika-nedovrsenih-drzava/

19. Rovena ALIRAJ, tema e disertacionit me titull: “GJEOPOLITIKA SERBE NË MIJËVJEÇARIN E RI: NDIKIMI I SAJ NË SIGURINË BALLKANIKE DHE HAPËSIRËN SHQIPTARE”
https://tradoc.mil.al/images/DOKTORATURAT/Doktoratura_Rovena_ALIRAJ_.pdf

Ç.Bukovski: Ti shkon duke më lënë në një dhomë me një hije llambe të shqyer

0
Përktheu nga anglishtja: Vera Xerxa
Ç.Bukovski
Për Gjejn Kuni Bejkër,
Vdiq më 22 janar 1962
(muza më e madhe e Ç.Bukovski – t)
dhe kështu ti shkon
duke më lënë këtu
në një dhomë me një hije llambë të shqyer
dhe Idhulli i Sigfridit duke lozur në radion e kuqe të vogël.
dhe kështu ti ike shpejtë
siç erdhe tek unë
dhe ne i patëm thënë lamtumirat më parë,
dhe gjersa fshiva fytyrën tënde dhe buzët
i hape sytë më të mëdhenj që unë akoma kam për t’i parë
dhe the, ” Kam mundur ta dija
do ishe ti,” …më pate por jo gjatë
dhe një plak me këmbë të holla të bardha tha, ” Nuk dua të vdes,”
dhe gjaku të rrodhi përsëri
dhe e mbajta në kovën prej duarve të mia
gjithë që patë mbetur prej netëve,
dhe ditëve poashtu
dhe plaku ishte akoma gjallë
por ne nuk ishim
ne nuk jemi.
dhe ti shkove siç erdhe,
më le shpejtë,
më le shumë herë më parë
kur mendova do më vriste
por nuk më vrau
dhe ti u ktheve.
tani e fika radion e kuqe
dhe dikush në apartamentin fqinj përplas derën.
aktakuza është përfundimtare: nuk do të gjej në rrugë as telefoni nuk do cingërrojë, dhe përveç kësaj secili moment nuk do më lejojë të jam unë.
nuk mjafton që ka shumë vdekje
dhe që kjo nuk është e para;
nuk mjafton që mund të jetoj më shumë ditë, ndoshta, më shumë vite.
nuk mjafton.
telefoni është si një shtazë e ngordhur që nuk do flasë. ka folur
por gjithnje zë i gabuar tani.
kam pritur më parë dhe ti ke kaluar nëpër derë. tani ti duhet të më presësh mua.
Londër 20.8.2021

Talebanët

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania
Talebanët që kanë pushtuar tani Afganistanin janë heterogjenë në aspektin etnik, por janë homogjen në imitim të “profetit” dhe Islamit selefist (zanafillor).
Ata tashmë e kanë thënë më shumë se njëherë, që Afganistani tani e tutje do jetë kalifat islamik, i cili ka për bazë SHARIAn.
Sharia në shqip i bie “rruga drejt burimit”, por në Islam e përdorin si emërtim të “jurispodencës” mohamedane. Nuk është i përmbledhur si kodifikim (siç e kanë shtetet e ndryshme kushtetutën dhe kodin penal), por është “jurispodencë” që e proklamojnë klerikët mohamedanë, rast pas rasti, duke u thirr në interpretim të Kuranit.
Vetëkuptohet çfarë gjykimi do të ndodh kur të zbatohet Kur’ani (recitali), ta zëmë ajeti i tij 33 i surës 5.
“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen e t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” (Kur’an, 5:33 / shpëruar nga teologu Sherif Ahmeti)
Ata që janë në gjendje ta kuptojnë këtë tekst me përmbajtje kaq groteske, mund ta marrin me mend se të gjithë jo-myslimanët, por edhe shumica e simulantëve myslimanë, nuk i zbatojnë dot urdhrat e ndalesat e “allahut” dhe të “profetit” Mohamed, prandaj i pret masakrimi i bazuar në dënimin e shqiptuar nga klerikët dhe i ekzekutuar nga talebanët…
Sfida të vështira për afganët sekularistë dhe për njerëzimin, kjo që po përjetojmë këto ditë gjatë pushtimit taleban të Afganistanit!??
***
Teksti në Flamurin taleban:
Arabisht:
“Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.”
(origjinal: لآ اِلَـهَ اِلاَّ لله محمد رسول الله )
Shqipërimi:
“Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij”.
Kan være et bilde av tekst

Kastriot Myftaraj: Si e kam njohur Milaim Zekën në Korçë në 1983, djalin kosovar që i dhuroi Enver Hoxhës 75 karafila të kuq

0

Kastriot Myftaraj, Tiranë

Në 1983 Milaim Zeka u bë i njohur në Shqipëri si djali kosovar, siç u tha për të në atë kohë, që i dhuroi Enver Hoxhës 75 karafila të kuq me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Me këtë rast Milaimin e shëtitën nëpër Shqipëri për propagandë si ariun e ciganëve, them kështu meqënëse Goran Bregoviçi për të cilin Milaimi erdhi tani në Korçë ka muzikë me motive cigane.
Në 1983 Milaimin e sollën edhe në vendlindjen time në Korçë ku vizitoi edhe shtëpinë-muzeum në të cilën kishte banuar Enver Hoxha kur kishte qenë mësues në Liceun e Korçës. Unë në atë kohë isha gjimnazist. Edhe ne na shpunë në mënyrë të organizuar që të vizitonim këtë shtëpi.
Kur hymë në oborr dëgjuam britma nga një zë burri që vinin nga brenda shtëpisë, një gjë e papritur kjo sepse atje gjithmonë mbretëronte heshtja dhe nuk dëgjohej asgjë veç zërit të ciceronit. Dikush na tha se po bërtiste ai kosovari që i dha karafilat Enver Hoxhës.
-Ka që në mëngjes që është shtrirë në krevatin e shokut Enver dhe nuk do të ngrihet.- Na tha dikush që po zbriste shkallët.
U ngjitëm në kat të dytë ku ishte dhoma e famshme dhe menjëherë sapo hymë në dhomë ndjemë se brenda ajri ishte i prishur ngaqë atë ditë kishin hyrë shumë njerëz në atë mjedis të vogël ku dritaret ishin të mbyllura dhe pak ajër hynte vetem nga korridori nëpërmjet derës. Por ajri që vinte nga korridori nuk ishte më i pastër pasi edhe atje dhe në shkallët e ngushta atë ditë kishin qarkulluar shumë njerëz. Më vonë kam mësuar se dritaret mbaheshin të mbyllura për arsye sigurie, më saktë për paranojë sigurie. Administruesi i muzeumit nuk guxonte që t’ i hapte dritaret nga frika se mos ndonjë armik i regjimit e përdorte këtë mundësi për të të bërë diçka të keqe në këtë tempull të diktaturës komuniste.
Me të hyrë në dhomë pamë të shtrirë gjerë e gjatë në shtrat atë djalin e karafilave të cilin e kishim parë në televizion përkrah Enver Hoxhës, pikërisht Milaim Zekën. Ai ulërinte:
“O loqka jem bre! Jastëku i loqkës, dysheku i loqkës. Këtu ka fjetur loqka!”
Ne të gjithë qeshëm pa dashje sepse në të folurën lokale korçare fjala “loqkë” ishte një formë zvogëluese e fjalës që tregonte organin seksual mashkullor në gjendje shfryrjeje. Vajzat që ishin me ne ulën kokën të turpëruara.
Sa për sqarim, në shqipen e Kosovës fjala “loqkë” është një huazim sllav që shenjon pjesën më të çmuar të zemrës së njeriut. Loqka e zemrës është muskuli i zemrës.
Në mur përreth shtratit ishin disa fotografi në njërën prej të cilave ishte Enver Hoxha me Miladin Popoviçin, të dërguarin serb për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe kryetarin faktik të saj deri në gusht 1944. Për Miladinin kishim mësuar në shkollë në historinë e partisë dhe nga emisionet televizive.
Dikush në dhomë tha se burri i shtrirë në shtrat ishte nipi i Miladin Popoviçit dhe kjo u përhap me pëshpërima te të gjithë ne të pranishmit.
Në fakt të gjithëve na kishte rënë në sy ngjashmëria e Milaimit me Miladinin. Po të kishte mustaqe Milaimi do të dukej si Miladini.
-Di gjë ti, a e ka pasur Miladini nënën shqiptare?- Më pyeti një shoku im.
-Jo, sepse do ta kishte shkruar Enver Hoxha në librin “Titistët” nëse do të kishte qenë kështu.- Iu përgjigja unë.
Por, vazhdova të arsyetoj me veten time në heshtje, ngjashmëria e dukshme ka një arsye. Babai i Miladinit kishte qenë një nga kolonistët serbë të ardhur në Kosovë. Këta kanë bërë krime të mëdha ndaj shqiptare deri edhe përdhunime të femrave. Këtu duhet kërkuar shpjegimi. Por shqiptarët e Kosovës të cilët kanë folur gjithmonë për gjenocidin serb ndaj tyre, kanë pasur mesveti atë që mund të quhet konspiracioni i heshtjes sa i përket përdhunimit të femrave shqiptare nga serbët.
Rasti më i domethënës është ai i Presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se e ndjen ende tytën e armës së gjatë që i futi në gojë një ushtar serb në Mitrovicë në 1999 kur ajo ishte vajzë 17 vjeçe. A thua që të jetë kursyer ky serb dhe të tjerët që ishin bashkë me të dhe të mos i ketë futur Vjosës ndonjë gjë tjetër të gjatë diku tjetër në trupin e saj përfshirë dhe gojën? Do të ishte një provë me rëndësi për padinë që Kosova kërkon të bëjë ndaj Serbisë për gjenocid, nëse Vjosa Osmani i pohon këto gjëra.
E thashë këtë se mund të nxiten edhe njerëz si Milaimi të bëjnë pohimin e tyre dhe kështu do të provohet kohëzgjatja e gjenocidit serb në Kosovë shumë më herët se lufta e fundit.
Gjithsesi, për ta përfunduar historinë time për njohjen me Milaim Zekën, ajri i prishur i dhomës bëri efekt edhe në stomakun e Milaimit i cili kishte ndenjur në atë mjedis shumë më tepër kohë se ne. Milaimi befas u ngrit nga shtrati dhe u përpoq të dilte me të shpejtë jashtë por dhoma ishte e mbushur me njerëz dhe ai u kthye me pamje të dëshpëruar dhe zgjati dorën të merrte një legen të famshëm ku shoku Enver lante duart dhe fytyrën në dimër kur ishte ftohtë dhe nuk dilte te pusi. Milaimi e afroi legenin te fytyra dhe volli. U përhap një erë e rëndë ku sundonte aroma e birrës. Qartësisht, Milaimi kishte pirë shumë birra “Korça” atë ditë.
Pasi volli dhe u lehtësua ai tha:
-Më fal bre loqka jem se ta ndota legenin!
I drejtohej Enver Hoxhës në fotografinë ku ishte me Miladinin.
Nuk e di nëse në Kosovë i thonë “legen” por Milaimi, me përjashtim të fjalës “loqkë” përpiqej ta fliste sa më saktë gjuhën letrare.
U ul në shtrat i rraskapitur dhe u mbështet te muri duke e mbajtur trupin pjerrtaz. Koka i takoi te fotografia e Enverit me Miladinin dhe meqënëse ishte mbështetur pjerrtaz buzët i takuan atje ku duhet të ishte organi seksual i Miladinit. Dhe rrinte kështu duke lëpirë buzët.
Për te respektuar vëllazërinë Enver-Miladin, Milaimi vajti tani në Korçë, 38 vjet pas vizitës së tij të parë, këtë herë me rastin e koncertit të Goran Bregoviçit si i ftuar nderi.
Për historinë që tregova më lart është dëshmitar edhe drejtori i sotëm i SHISH z. Elidon Bendo i cili atë ditë ka qenë vizitor te shtëpia-muzem si nxënës shkolle. Me siguri edhe atij i ka mbetur në mendje kjo skenë. Nuk di të them nëse z. Bendo sot me detyrën që ka sot ka kënaqur kureshtjen e vet për të parë disa sekrete të arkivave të shtetit komunist që kanë të bëjnë me Milaimin. Nëse e ka bërë do të mund t’ u vërtetonte shqiptarëve nëse donte se 75 karafilat e kuq që Milaimi i dhuroi Enver Hoxhës iu kanë kushtuar shqiptarëve si të ishin prej ari sepse Milaimi paguhej për shpërndarjen e librave të Enver Hoxhës në Suedi dhe më gjerë në Europë.
Nuk di të them sa e ka paguar Milaimin Irfan Hysenbelliu i Birra “Korça”, por një gjë di ta them me siguri që Milaimi nuk vinte pa para dhe po ta lironte dorën Fania, siç e quajnë Irfanin, Milaimi do të ngjitej në skenë për t’ i dhuruar karafila edhe Goran Bregoviçit.
Nëse Milaimi vjell edhe tani në Korçë ngaqë do të pijë shumë gota me atë lloj birre që e marrë në sasi të madhe ka për stomakun efektin e atij ajrit të rënduar të dhomës së shtëpisë-muzeum të Enverit, Fania le t’ i rrijë gati me legen. Sepse sado që Fania është bërë sot biznesmen i madh i llojit që Edi Rama e satirizoi me fjalët “ngushëllime bankave për kreditë që i kanë dhënë”, Fania ka mbetur në thelb ai ushtari gardist i regjimit komunist që ruante njerëzit si Milaimi dhe Bregovici të cilët vinin si të ftuar të regjimit komunist. Kam dëgjuar se miqësia e Fanes me Milaimin daton që nga vizita e Milaimit në Shqipëri në 1983 kur Milaimi i ka dhuruar Fanes një palë brekë plazhi suedeze, mall i huaj shumë i vlerësuar në Shqipëri në atë kohë, të cilat Fania ua jepte me pagesë me orë gardistëve që shkonin në takim me dashnoret e tyre. Kështu e filloi biznesin Fania.
Një herë Milaimi ka treguar një anekdotë në një dalje televizive në Kosovë në të cilën pyetej sesi e hapin shishen e birrës gjakovarët. Këta sipas Milaimit e hapin ndryshe nga të tjerët, duke e futur grykën e shishes nga pas vetes për të nxjerrë tapën. Tani me siguri që në pjesën private të festës së birrës në Korçë ku do të jenë pak të ftuar Milaimi për nder të Bregoviçit do ta ftojë këtë të fundit që ta hapë shishen e birrës duke përdorur vrimën e pasme të Milaimit. Me këtë rast Fania mund të bëjë edhe një spot publicitar që do ta rritë shumë shitjen e birrës së tij në Serbi.
Edhe diçka të fundit. Milaimi do të komentojë te ky status sepse faqja ime është e hapur, por do të përdorë aplikimin që unë të mos përgjigjem dot drejtpërdrejt komentit të tij./Kastriot Myftaraj

Vakitë e Shqipeve: Qysh u islamizuen katolikët e bajrakut të Sumës?

0
Agim Morina, Londër
“Një pjesë e bajrakut (43-45%) ishin islamizuar në intervalin 1878-1912.
Për motivin e ndërrimit të fesë në Sumë [bahet fjalë për bajrakun e Sumës së Pultit] raporton Ippeni, në një kremte të madhe katolike, në një ditë feste, bashkësia iu desh të priste gjatë për ardhjen e priftit, i cili duhet të vinte nga një fshat tjetër i largët për të lexuar meshën. Disa njerëz shkuan për ta kërkuar atë dhe e gjetën duke fjetur nën një pemë, Në zemërim e sipër e vranë atë dhe për t’iu shmangur ndëshkimit kaluan në fenë islame.”
(Peter Bartl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912), Tiranë, 2006, fq. 51)
Foto 2: Kopertina e librit